15
UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” Fakulteti i Shkencave te Edukimit Departamenti i Edukimit DETYRE KURSI Lenda:Edukim Special

Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU”

Fakulteti i Shkencave te Edukimit Departamenti i Edukimit

DETYRE KURSI

Lenda:Edukim Special

Page 2: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

TEMA:

INTEGRIMI I FEMIJEVE ME PRAPAMBETJE MENDORE NE SHKOLLEN FILLORE

Page 3: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

PERMBAJTJA: 1.HYRJA

1.1 Prapambetja mendore 1.2 Karakteristikat 1.3 Strategji per mesuesit dhe edukatoret

2.EDUKIMI I FEMIJEVE ME PRAPAMBETJE DHE CRREGULLIM TE TE FOLURIT

2.1 Integrimi i tyre ne shkollen fillore 2.2 Integrimi ne procesin mesimor 2.3 Perfitimi nga integrimi i femijeve normale

nga integrimi me femijet qe kane nevoja 2.4 Perfitimi i mesuesve 2.5 Perfitimi i nxenesve me aftesi te kufizuara 3.REKOMANDIME 4.BIBLIOGRAFI

Page 4: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

HYRJA Prapambetja mendore eshte nje nga problemet

e shpeshta qe haset ne pervojat tona shkollore me grupin e femijeve me aftesi te kufizuara.Ajo kerkon nje trajtim te vecante dhe te zgjatur,te mbushur me veshtiresi,suksese dhe mos suksese.Ne kete detyre do te synohet te sqarohet teorikisht prapambetja mendore,karakteristikat e saj,problemet qe sjell ne shkollat me femije normale si dhe mundesite dhe veshtiresite e integrimit te ketyre femijeve ne jeten e perditshme shkollore.Gjithashtu do te behet nje studim rasti konkret i nje femije me prapambetje mendore te moderuar ne fund do te jepen disa rekomandime per palet e interesit.

Page 5: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

Prapambetja mendore Prapambetja mendore eshte mosfunksionimi i

konsiderueshem intelektual i pergjithshem,nen mesataren,qe ekziston njekohesisht me deficite ne sjelljen e pershtatshme dhe qe manifestohet gjate periudhes se zhvillimit,e cila ndikon shume negativisht ne performancen edukative te femijes.Prapambetja quhet prapambetje mendore per tre arsye:

1.Niveli i funksionimit intelektual nen 70 deri ne 75 IQ 2.Kufizime te dukshme qe ekzistojne ne dy a me shume fusha te aftesise per tu pershtatur

3.Prezenca e ketyre kushteve qe nga femijeria

Page 6: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

KARAKTERISTIKAT Prapambetja mendore mund te ndodhe ne cdo

familje,pavaresisht races,edukimit apo prejardhjes shoqerore/sociale.Prapambetja mendore mund te jete e lehte,mesatare,e rende dhe shume e rende.Shoqata Amerikane e prapambetjes mendore nuk i sheh me femijet/njerezit sipas ketyre kategorive,por i shikon ata sipas interesit dhe shkalle te ndryshimit te nevojave per tu mbeshtetur nga individet e tjere gjate jetes se perditshme te individit ne fjale.89% e personave me prapambetje mendore kane prapambetje te lehte mendore dhe jane me pak te ngadalshem sesa mesatarja per te mesuar e per te marre informacion te ri,ndersa 13% kane kufizime serioze ne funksionimin mendor.Ne disa raste te lehta,prapambetja mendore mund te mos vihet re,deri sa femija te hyje ne shkolle.Ndersa ne raste te tjera,prapambetja mendore mund te jete shume e dukshme para se femija te jete ne moshen e shkolles.Meqenese ritmi i zhvillimit mund te jete shume i ngadalte per femijet me prapambetje mendore eshte shume e rendesishme te fillojne sherbimet edukative te pershtatshme qe ne foshnjeri dhe te vazhdojne gjate gjithe periudhes se zhvillimit.

Page 7: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

STRATEGJI PER MESUESIT DHE EDUKATORET

Shume klasa te rregullta kane nxenes me prapambetje mendore,zakonisht ata me prapambetje te lehte ose disi te lehte.Mesuesit duhet te percaktojne qellime/objektiva realiste per nxenesit me prapambetje mendore sepse eshte e domosdoshme qe ata te ndjehen te suksesshem ne perpjekjet e tyre.Detyrat qe shume njerez mesojne te kryejne vete pa udhezime perkatese jane te veshtira per t’u kryer nga femijet me prapambetje mendore.Perdorimi i objekteve konkrete eshte i domosdoshem.Nxenesi me prapambetje eshte ne gjendje te kuptoje me mire,te preke dhe te luaje me materiale te ndryshme.Numeratoret mund te perdoren per te mesuar veprimet baze matematikore dhe keto shkathtesi te perforcohen me lojra te ndryshme mesimore.Mesuesi,gjithmone duhet te pershtase detyren me aftesite e nxenesit qe ka prapambetje te lehte mendore.Kur testojme nxenesit ne nje klase te zakonshme eshte e nevojshme qe te modifikojme testin per femijet me prapambetje te lehte mendore.

Page 8: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

EDUKIMI I FEMIJEVE ME PRAPAMBETJE DHE CRREGULLIM TE TE FOLURIT Nga shkencetaret,dhe nga opinioni i gjere deri para pak

dekadash mendohej se disa crregullime te zhvillimit te femijes,si prapambetja e rende dhe crregullimet ne komunikim etj ,jane te pandryshueshme dhe se pavaresisht nga qasjet e natyres mjekesore e psikopedagogjike,eshte e pamundur te arrihen rezultate pozitive.Problemi i edukimit dhe zhvillimit te femijeve me prapambetje mendore deri me vone shikohej si nje dukuri qe eshte mjaft e parendesishme per popullacionin shkollor.Ky trajtim i ketyre femijeve mbeshtetej ne pikepamjen se kjo kategori femijesj ne popullsi, nuk paraqet ndonje problem te vecante,sepse na paraqitet ne nje perqindje te vogel,qe eshte e parendesishme.Sot qendrimet kane ndryshuar,sepse ky problem shikohet krejt ndryshe,”Ky nuk eshte me vetem problem i prinderve qe kane femije te kesaj kategorie,por eshte nje problem qe ka rendesi te gjere socio-pedagogjike,problem qe shoqeria sot duhet ti kushtoje kujdes te miratuar.”

Page 9: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

INTEGRIMI I TYRE NE SHKOLLEN FILLORE

Integrimi eshte nje proces perfshirjeje si nga ana edukative dhe ajo shoqerore e psikologjike.Ky proces nuk eshte i lehte apo i veshtire,por eshe nje proces i vazhdueshem i pershtatjes se femijes me nevoja te vecanta me femijet e tjere normale.Ka pasur shume diskutime rreth ceshtjes se perfshirjes se ketyre femijeve ne shkollat normale dhe kjo eshte e kuptueshme.Se pari eshte ceshtja e pershtatjes me ambientin e klases me grupin e bashkemoshatareve dhe me mesuesin,si figure kryesore qe do te luaje nje rol kyc ne kete proces.Se dyti eshte ceshtja e pershtatjes se programeve dhe pershtatjes dhe planeve mesimore per femijet me nevoja te vecanta.Se treti eshte ceshtja e infrastruktures shkollore dhe mungesa e mjeteve te vecanta per keta femije.Megjithate,duke marre parasysh keto probleme perseri votohet ne dobi te ketij integrimi.

Page 10: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

INTEGRIMI NE PROCESIN MESIMOR Integrimi ose perfshirja e sukseshme e

femijeve me nevoja te vecanta e shkollat e rregullta,nuk eshte ndonje ideologji a nje forme e re,por integrimi eshte nje projekt individual ekzistence,ne te cilin secili duhet ta gjeje vendin e vet ne shoqeri.Te integrosh”do te thote ti lesh vend te drejtes per te qene i ndryshem,te kesh besim ne cdo femije,te tregosh dinjitetin e tij,te tregosh se shkolla eshte bere per te dhe kete t’ua demonstosh te gjitheve.Le ti bejme keta femije jese e nje realiteti te ri,ku ata te gjejne veten te pranuar.

Page 11: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

PERFITIMI NGA INTEGRIMI I FEMIJEVE NORMALE NGA INTEGRIMI ME FEMIJET QE KANE NEVOJE

Perparesite qe vijne nga integrimi i femijeve te kesaj kategorie me femijet normale – jane:

1.se femijet duhet te mesohen me ndryshimet midis njeri-tjetrit

2.qe te ndiejne keqardhje per personin tjeter me paaftesi

3.qe ti respektojne dhe vleresojne dallimet midis tyre sepse personat e ketille nuk mund ti zhvillojne plotesisht potencialet e tyre

4.se integrimi u mundeson nxenesve normale qe te punojne dhe luajne bashke me femijet qe kane natyra te ndryshme dhe ritme zhvillime me ta se marrin nje edukim te plote dhe te perbashket.

Page 12: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

PERFITIMI I MESUESVE 1.Ne kete pune mesuesve u jepet rasti te

ngriten profesionalisht 2.ata krijojne pervoja me interesante dhe

me te vlefshme gjate gjithe karrieres se tyre

3.nga keto pervoja ato e ndiejne te nevojshme te punojne me nxenes te ndryshem

4.behen burim informacioni dhe partnere ne trajtimin dhe pranimin e ketyre femijeve dhe u japin shembull konkrete kolegeve dhe prinderve

Page 13: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

PERFITIMI I NXENESVE ME AFTESI TE KUFIZUARA

1.per kete kategori femijesh,do te sillnin nje dem te madh,si ne aspektin edukativ,ashtu edhe ne ate social,neqoftese do ti trajtonim te vecuar,duke i perjashtuar rastet kur ky veprim eshte i nevojshem

2.nxenesit e kesaj kategorie kane mundesi te zhvillojne potencialet e tyre dhe te kontribuojne per shoqerine

3.edukimi i tyre i perbashket ne shkolla te zakonshme

Page 14: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

REKOMANDIME

Rasti ne fjale eshte i rekomanduar dhe kompleks sepse permban ne vetvete disa probleme te natyrave te ndryshme.Per kete arsye rekomandimet jane te grupuara ne target grupe.Target grupi jane familjaret.Duke marre parasysh edhe nivelin e tyre arsimor e intelektual mund te them se fillimisht atyre iu nevojitet nje kurs i plote trajnimi me nje psikolog apo edhe nje specialist logopedist qe tu flase per rendesine dhe vemendjen e madhe qe duhet ti kushtoje femijes.Target grupi tjeter jane mesuesit.Ata kane nje rol kyc ne diagnostikimin,trajtimin dhe integrimin e tyre.Fillimisht do te duheshin kurse trajnimi,per njohjen dhe mbeshtetjen,kujdesin dhe pranimin e tyre ne klasa.Qellimi kryesor i edukatoreve ose i mesuesve per nxenesit qe jane me prapambetje mendore eshte qe te ndihmojne aftesite e tyre per tu kujdesur per nevojat e veta personale dhe te punojne ne nje vend pune te mbuluar ose ne mjedis shtepie.Target grupi tjeter eshte teper i madh.Aty futet opinioni i gjere publik,shteti dhe institucionet mbeshtetese,koleget e bashkemoshataret te cilet duhet te mbeshtesin fuqimsht dhe financiarisht integrimin e tyre ne shoqeri.

Page 15: Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore

BIBLIOGRAFI Health National Institute of Mental(2012).

www.nimh.nih.gov. Retrieved Feb 14,2012,from http//www.nimh.nih.gov/health/publications/treatment-of-children-with-mental-illness-fact-sheet/index.shtml

-http://www.ucl.ac.uk/news/news-articles/March2012/26032012-Targeted-mental-health-support-in schools-Wolpert

http://www.apa.org/pi/families/children/mental-health.aspx