45
I SHQIPËRIA

I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

Embed Size (px)

DESCRIPTION

I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

Citation preview

Page 1: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

I ♥ SHQIPËRIA

Page 2: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

HYRJE

• Shqipëria (Gegërisht:Shqipnia,

Historikisht: Arbri ose Arbëria,

Ndërkombëtarisht:Albania,

Zyrtarisht: Republika e Shqipërisë) , është

shtet i pavarur në Europën Juglindore.

Page 3: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

HYRJE

• Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar një përparim

të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje

nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas

rënies së sistemit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë

kalimtare të vështirë drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së tregut. Prej

vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kanditete

për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i

rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur

pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në

Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim e zhvillim të

turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e

mjedisit. Në fillim të vitit 2014 Shqipëria u rendit në vendin e 4 nga Gazeta

prestigjoze “New York Times”, si një nga destinacionet më të bukura për

t’u vizituar.

Page 4: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

VENDNDODHJA GJEOGRAFIKE

• Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri,

nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në lindje, dhe Greqia në

jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur

në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon. Gjatësia e vijës

kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657

km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse

përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve. Sipërfaqja e

përgjithshme është 28.748 kilometra katrorë. Kryeqyteti i saj

është Tirana.

• Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat

janë:

657 km (kufi tokësor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe

73 km (kufi liqenor).

Page 5: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

VENDNDODHJA GJEOGRAFIKE • Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën

dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje

me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria

laget ngaDeti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon.

• Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në

kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu

perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin

përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të

lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht,

lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së

Vogël me viset e Mesdheut. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut,

bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit.

Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalzit, i Durrësit, i

Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.

Page 6: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

RELIEVI

• Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u

formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua

procesi malformues në tërësinë e Albanideve, që tani përbëjnë tokën e

nëntokën e Shqipërisë. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2

herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në

Alpet Shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin

e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).

• Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik,

por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të

pellgut të Korçës, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden

kryesisht përgjatë lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin,

Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra

të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme lidhjesh.

Page 7: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

RELIEVI

• Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore:

1. Alpet Shqiptare

2. Krahina Malore Qendrore

3. Krahina Malore Jugore

4. Ultësira Bregdetare

• Lagunat kryesore janë:

1. Laguna e Lunrës (Vilunit)

2. Laguna e Patokut

3. Laguna e Bishtrakës

4. Laguna e Karavastasë

5. Laguna e Nartës

6. Laguna e Pashalimanit

Page 8: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

RELIEVI

• Plazhet kryesore janë:

1. Plazhi i Velipojës

2. Plazhi i Shëngjinit

3. Plazhi i Talës

4. Plazhi i Durrësit

5. Plazhi i Divjakës

6. Plazhi i Semanit

7. Plazhi i Vlorës

8. Plazhi i Dhërmiut

9. Plazhi i Himarës

10. Plazhi i Sarandës

• Kepat kryesore janë:

1. Kepi i Rodonit

2. Kepi i Bishtit të Pallës

3. Kepi i Gjuhezës

• Ishujt kryesore janë:

1. Ishulli i Sazanit

2. Ishulli i Kunës

3. Ishulli i Zvërnecit

• Gadishulli i vetëm

1. Karaburuni

Page 9: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

KLIMA

• Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën e klimës mesdhetare, me dimër të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështirën e ajrit, etj.

• Ndriçimi diellor lëviz nga 2,731 orë në vit në Xarë të Sarandës, 2,722 orë në vit në Vlorë, 2,560 orë në vit në Tiranë, 2,246 orë në Peshkopi dhe 2,046 orë në vit në Kukës.

• Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.

Page 10: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

PAK NGA HISTORIA E SHQIPËRISE

• Historia e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshin

vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike

mbi të cilën gjenden territoret shqiptare por edhe

hapësirat e tjera të banuara me shqiptarë e që kanë

mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme e që në

të kaluarën kanë qenë një tërësi.

Page 11: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

HISTORIA

• Lashtësia:

• Mendohet që rrjedha parahistorike e shqiptarëve të jetë nga një fis i

stërlashtë indo-evropian të cilët historiani grek Herodoti i përshkruante

me emrin "pellazgë". Shumë njerëz i quajnë shqiptarët pasardhës të

drejtpërdrejtë të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani",ose "Albanët" i

cili ishte i vendosur në Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë se

Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra

vjet para Krishtit. Prania e tyre mund të shikohet shumë mirë në

ndërtimin politik në shekullin e 6 p.e.s. Metalpunues dhe luftëtarë të

shkëlqyer, ilirët krijuan shumë mbretëri të vogla brenda vendit të tyre,

duke luftuar ndërmjet njeri-tjetrit për kohën më të madhe të historisë së

tyre. Vetëm gjatë shekullit të 6 p.e.s, të gjitha mbretëritë u bashkuan për

të mbrojtur vendin nga fqinjët: nga mbretëria e Molosianëve në veri te

Shqipërisë, mbretëria e Maqedonisë dhe nga mbretëria e Pionisë.

Page 12: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

HISTORIA

• Pellazgët:

• Pellazgët ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve

të lashta të lëna nga (Homeri, Herodoti, Tukididi etj.) jetonin në

pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël, në

Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre

viseve.

• Në mesin e mijëvjeçarit të tretë dhe në fillim të mijëvjeçarit te dytë para

Krishtit erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin

me blegtori. Këtu u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua

bashkësia e re kulturore e Gadishullit Ballkanik. Kjo popullsi mendohet

të jetë popullsia e lashtë pellazge. Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të

huaj, pellazgët ishin paraardhësit e ilirëve.

Page 13: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

HISTORIA

• Ilirët:

• Ilirët, paraardhësit dymijë vjeçarë të kombësisë së sotme me prejardhje

gjenetike të grupeve fisnore të familjeve të mëdha shqiptare si në zonat

urbane e rurale si dhe nga studimet mbi shumë individë me lidhje gjaku

99% shqiptare, vërtetuar edhe nga studimet e botimet e fundit nga

institutet kërkimore shkencore nga Evropa kontinentale, SHBA e

Kanada, nga specialistët e huaj dhe shqiptarë të shkencave

antropologjike, gjenetike e arkeologjike, banonin që nga pjesa veri-

perëndimore e Detit Adriatik deri në Detin Jon, si dhe përgjatë kufirit

tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatët, Maqedonasit dhe Grekët.

Page 14: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

HISTORIA • Shqipëria nën sundimin osman:

• Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve

80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në

vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri. Kur Balsha II

ishte i zënë në konflikt me mbretin e Bosnjës, Tvërtkon (1376-1391), për

çështjen e zotërimit të Kotorrit, një ushtri e fuqishme osmane, e komanduar nga

Timurtash Pasha, në shtator të vitit 1385 u fut me shpejtësi në thellësi të tokave

shqiptare. Balsha II së bashku me një grup fisnikësh të udhëhequr prej tij,

mobilizuan me shpejtësi një pjesë të ushtrisë dhe u dolën përpara osmanëve në

fushën e Savrës (pranë Lushnjës). Në betejën e Savrës, që u zhvillua më 18 shtator

1385, forcat ushtarake shqiptare u thyen dhe vetë Balsha II gjeti vdekjen. Fitorja e

betejës i dha mundësi ushtrisë osmane që të pushtonte Beratin, Krujën etj., të cilat

i mbajti përkohësisht, derisa ua lëshoi zotëruesve të mëparshëm. Inkursionet e tyre

u shtrinë edhe në Shqipërinë e Epërme deri në Lezhë, si dhe në Shqipërinë e

Poshtme. Në vitin 1386 osmanët pushtuan Nishin dhe pas një viti Selanikun, që e

mbajtën përkohësisht në duart e tyre, deri më 1403. Shqipëria ndenji gati 500 vjet

e pushtuar nga ushtria osmane.

Page 15: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

HISTORIA • Rilindja Kombëtare:

• Nga mesi i shekullit të 19-të Turqia ishte në ethet e "Çështjes Lindore", në

kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin

ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre

kombëtare, shqiptarët u mblodhën në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin

1878 dhe krijuan “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” të njohur më shpesh sot

si ”Lidhja e Prizrenit”. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë

kulturore. Së pari, u përpoq (pa sukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare

- atë kohe të ndara në katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës,

e Manastirit, e Janinës - në një shtet vetëqeverisës brenda sistemit të

Perandorisë Osmane. Së dyti, mprehu një lëvizje për zhvillimin e gjuhës

shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin

1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit dhe përshtatën

një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky

zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përfshirë alfabetin arab dhe grek, që

ishin gjer në atë kohë në përdorim.

Page 16: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

POPULLSIA

• Shqipëria ka 2,821,977 banorë. 46% e shqiptarëve jetojnë nëpër fshatra. Mbas kohës së diktaturës ndodhi një ndryshim demografik. Me qindra shqiptarë kanë emigruar (të ligjshëm ose të paligjshëm) në Itali, Greqi, BE edhe në vendet e Amerikës Veriore. Në 2004 shteti shqiptar shpalli një milion emigrantë në më pak se 15 vjet. Pavarësisht se njerëzit kanë emigruar, rritja e popullsisë në qytete si Tirana dhe Durrësi nuk u ndalua. Tirana, në vitin 1990 kishte 250,000 banorë edhe 20 vjet me vonë ka më shumë se 900,000 banorë, kjo është një rritje prej 350%. Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore. Midis tyre janë pakica greke (etnia më e madhe), vllahët (10,000), sllavët (3,000 serbë, boshnjakë, goranë dhe maqedonas, romë 9,000). Rreth 25,000 grekë kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qendrat e mëdha si Durrësi, Tirana.

Page 17: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

EKONOMIA

• Përpara vitit 1991, Partia Komuniste atëherë në pushtet e drejtonte ekonominë e vendit me anë të një serie planesh pesë-vjeçare. Të gjitha degët prodhuese kontrolloheshin nga shteti, bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe industria ishte pronë e shtetit, ndërsa sipërmarrjet private ishin të ndaluara rreptësisht. Përveç kësaj Kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë e ndalonte qeverinë të kërkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të lejonte investime të huaja në vend. Dështimi i kësaj ekonomie të kontrolluar e shtyu qeverinë paskomuniste të decentralizojë procesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i tregtisë private është shfuqizuar qysh nga fillimi i viteve 90-të, qeveria ka kohë që pranon borxhe dhe kredi të huaja, dhe përpiqet të krijojë vende të reja pune, me anë të bashkëpunimeve me partnerët nga jashtë. Këto masa kanë për qëllim rritjen e industrisë së lehtë, prodhimet ushqimore dhe bujqësore, si dhe ekonominë në tërësi. Progresi i viteve të fundit është i dukshëm, tregu permban të gjithë artikujt e nevojshëm industrialë dhe bujqësorë, ekonomia në përgjithësi po ecën me hapa të shpejta dhe po zhvillohet gradualisht duke pasur për çdo vit një rritje mesatarisht shumë të lartë vjetore në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore.

Page 18: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

POLITIKA

• Shqipëria është Republikë Parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të punëve të shtetit i bie kryeministrit. Shqipëria për herë të parë është shpallur Republikë më 12 nëntor 1912. Kuvendi i shpalljes së pavarsisë së Republikës nga Perandoria Osmane është mbajtur në Vlorë dhe në histori ky kuvend është i njohur si Asambleja e Republikës së Shqipërisë.

• Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 28 nëntor 1998 përmes referendumit mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike". Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv.

• Presidenti i Shqipërisë apo Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës sipas Kushtetutës së Shqipërisë është kryetari i shtetit. Kryetar i Republikës së Shqipërisë është Presidenti. Në Kushtetutën e Republiks së Shqipërisë është përcaktuar mënyra e zgjedhjes, mandatit, shkarkimit ose të zëvendësimit të Presidentit të Republikës. Kushtet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë janë të parapara në nenin 86 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe përfaqëson unitetin e popullit. Si president mund të zgjidhen vetëm personat me moshë mbi 40 vjeçare me shtetësi shqiptar nga lindja dhe që së paku dhjetë vitet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri. Aklualisht ne Shqiperi Kryeminister eshte Edi Rama dhe President i Republikes eshte Bujar Nishani.

Page 19: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

KULTURA & ARTI

• Kultura e Shipërisë është e pasur në shumë drejtime të artit si kinematogafi, teatër, art figurativ etj.

• Pas Luftës së II-të Botërore nën udhëheqjen e sistemit Komunist të Shqipërisë është futur në shoqërine shqiptare edhe shpërndarja e mirënjohjeve për veprimtari të ndryshme të personava me profesione artistike. Ndër mirënjohjet më të njohura janë Artist i popullit dhe Artist i Merituar. Me ndërrimin e sistemit të qeverisjes, në Shqipëri shpërndarjen e mirënjohjeve e bën Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Mirënjohjet që presidenti i bën shqiptarve dhe shtetasve të tjerë janë shenjë e mirënjohjes për kontributin e individëve për sfera të ndryshme të kulturës shqiptare.

Page 20: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

KULTURA & ARTI

• Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm.

• Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekorim, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elemente plastike. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonasitë apo romakët.

Page 21: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

Qytete të veçanta të Shqipërisë

• Qytete arkeologjike : Albanopoli

Page 22: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

Qytete të veçanta të Shqipërisë

• Qytete arkeologjike : Apolonia

Page 23: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

Qytete të veçanta të Shqipërisë

• Qytete arkeologjike : Butrinti

Page 24: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

Qytete të veçanta të Shqipërisë

• Qytete arkeologjike : Bylisi

Page 25: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

Qytete të veçanta të Shqipërisë

• Qytete arkeologjike : Durrësi

Page 26: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

Qytete të veçanta të Shqipërisë

• Qytete arkeologjike : Lezha

Page 27: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

Qytete të veçanta të Shqipërisë

• Qytete të mbrojtura nga UNESCO: Berati

Page 28: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

Qytete të veçanta të Shqipërisë

• Qytete të mbrojtura nga UNESCO: Gjirokastra

Page 29: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI MALOR

• Vendet më të bukura të Turizmit Malor në Shqipëri:

THETHI

Page 30: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI MALOR

• Vendet më të bukura të Turizmit Malor në Shqipëri:

VOSKOPOJA

Page 31: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI MALOR

• Vendet më të bukura të Turizmit Malor në Shqipëri:

RAZMA

Page 32: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI MALOR

• Vendet më të bukura të Turizmit Malor në Shqipëri:

LUGINA E VALBONËS

Page 33: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI MALOR • Vendet më të bukura të Turizmit Malor në Shqipëri:

LUGINA E VALBONËS

Page 34: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI MALOR

• Vendet më të bukura të Turizmit Malor në Shqipëri:

ALPET SHQIPTARE

Page 35: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI MALOR

• Vendet më të bukura të Turizmit Malor në Shqipëri:

DARDHË, KORÇË

Page 36: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI BREGDETAR • Vendet më të bukura të Turizmit Bregdetar në

Shqipëri: VELIPOJA

Page 37: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI BREGDETAR • Vendet më të bukura të Turizmit Bregdetar në

Shqipëri: SHËNGJINI

Page 38: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI BREGDETAR • Vendet më të bukura të Turizmit Bregdetar në

Shqipëri: VLORA

Page 39: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI BREGDETAR

• Vendet më të bukura të Turizmit Bregdetar në

Shqipëri: DHËRMIU

Page 40: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI BREGDETAR • Vendet më të bukura të Turizmit Bregdetar në

Shqipëri: JALA

Page 41: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI BREGDETAR • Vendet më të bukura të Turizmit Bregdetar në

Shqipëri: QEPAROI

Page 42: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI BREGDETAR • Vendet më të bukura të Turizmit Bregdetar në

Shqipëri: LLAMAN

Page 43: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI BREGDETAR • Vendet më të bukura të Turizmit Bregdetar në

Shqipëri: HIMARA

Page 44: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

TURIZMI BREGDETAR

• Vendet më të bukura të Turizmit Bregdetar në

Shqipëri: SARANDA

Page 45: I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)

I ♥ SHQIPËRIA

Punoi: Eris TODRI