1
“Të njohësh shkrimin Brail”
Revistë tremujore sociale - kulturore dhe edukative
Kjo revistë realizohet dhe botohet në kuadër të projektit:”Mbrojtja,unifikimi dhe nxitja e shkrimit special
Brail” financuar nga Shoqata e të verbërve të Shqipërisë dhe fondacioni Vodafone Albania,implementuar nga
Shoqata e të verbërve të Shqipërisë.
Qëllimi i kësaj reviste është ndërgjegjësimi mbi njohjen dhe përdorimin e shkrimit brail,duke e parë këtë shkrim
si akses mbi marrjen e çdo informacioni.
Revista:“Të njohësh shkrimin Brail” ka si synim përhapjen e shkrimit brail duke bashkëpunuar me të gjitha
anëtarët e degëve të të verbra të Shqipërisë me qëllim që ky shkrim të mos zhduket ,duke ditur se zhdukja e tij
do të përkthehet analfabetizëm.Dhe analfabetizimi do të ketë si pasojë mos integrimin e këtyre personave në
shoqëri apo në rrethe të ndryshme sociale.Duke sjellë pranë jush tema të ndryshme sociale,edukative dhe
informuese,shpresojmë të zgjojmë dëshirën dhe interesin tuaj për të qenë”konsumatorë”të kësaj reviste me
qëllimin e vetëm ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shkrimit brail.
Punoi dhe ideoi: Nora Islami
Koordinatore/projekti
Transkriptoi:Nora Islami
Adresa: Rruga “Nikolla Lena’’ Nr 62, Tirane.
Tel: 04 259635, Tel/Fax 04 259611
E-mail: [email protected], www.shvsh.org.
Financuar nga Fondacioni Vodafone Albania dhe Implementuar nga Shoqata e të Shoqata e të verbërve të Shqipërisë Verbërve te Shqipërisë
2
PËRMBAJTJA
1.Pajisje tifloteknike ...........................................................................
2.Kompjuteri & Jaws ............................................ ..........................
3.Personalitete të njohura botërore, jetojnë me ................................
4. Kuriozitete .......................................................................................
5. Për ju amvisa ...................................................................................
6.Së bashku mbi brailin ......................................................................
3
1.Pajisje Tifloteknike
Llojet e përshkrimeve të njerëzve me aftësi të kufizuar në shtyp apo media si njerëz barrë,të paaftë apo dhe
të dehumanizuar është një përkufizim që bëhet në vende dhe rajone të ndryshme. Jo çdo shoqëri pranon
përkufizime të tilla mbi personat me aftësi të kufizuar.
Janë pa dyshim, qëndrimet përbuzëse, ofendues dhe të mbushur me stereotipet që janë përjetësuar nga gazetarë
të papërgjegjshëm.
Një media demokratike informon dhe fuqizon të gjithë anëtarët e shoqërisë dhe rrit vlerat demokratike të
saj. Ajo bazohet mbi tolerancën dhe duhet të avancojë në të drejtat e njeriut si dhe respektit për diversitetin. Ky
lloj diskriminimi në media ndihmon të përjetësojnë vlerat diskriminuese në shoqëri.
Aq shumë mund të ndikojë një media për të ulur vlerën dhe aftësinë e personave me aftësi të kufizuar,saqë
mund të krijojë dhe mund të ndikojë në mentalitetin e shoqërisë duke krijuar një opinion jo real për këta
persona,si persona barrë, madje duke abazuar me ta deri në cungimin e informacionit me ose pavetëdije.Duke
ditur se informacioni për çdo qënie njerëzore është shumë i rëndësishëm,po për personat e verbër ku kanë të
pamundur të marrin rreth 90 përqind të informacionit si shkak i humbjes së shqisës së të parit sa i rëndësishëm
dhe ivlefshëm mund të jetë për ta? Investimi jonë si shoqatë është që të informojmë personat e verbër mbi të
rejat e teknologjisë në rastin konkret për pajisje të ndryshme tifloteknike pa ç’ka se këto pajisje kanë kosto.Por
duhet theksuar se njohja dhe përdorimi i këtyre pajisjeve e bën jetën e personave të verbër më të thjeshtë dhe
më të pavarur.Shoqata e të verbërve të Shqipërisë ka bërë dhe vazhdon të bëj kurse informimi dhe prezantimi
mbi llojet e pajisjeve tiflotenike në disa degë të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.
Ja disa lloje pajisjesh tiflotenike
1. Tastjere kompjuteri për fëmijë
2. Indikator për nivelet e lëngjeve
3. Laps lexues
4. Kanë matëse folëse
5. Termometër folës
6. Makinë llogaritëse folëse
7. Step-hear
8. Peshore ushqimesh folëse
9. Orë folëse
10. Matës tensioni folës
11. Celular folës folëse
12. Fjalor folës
13. Skaner zanor
14. Pllakë brail format xhepi
15. Matës diabeti folës
16. Orë dore e prekshme
17. Orë dhe alarm zgjimi [e prekshme]
18. Fjalor folës zotërues për të rritur
19. Furrë mikrovale për të verbër
20. Lapsa për të vizatuar në reliev për të verbër
21. Busull e prekshme e vogël
22. Makinë llogaritëse me kufje
23. Alarm për ngrirje frigoriferi për të verbër
24. Topa futbolli me sinjal akustik
25. Pllakë braili format xhepi
26. Tabela shahu
4
27. Busull braili
28. Lexues mp3 me cd dhe hyrje usb
29. Termometër zanor
30. Topa plastik palestre me sinjal akustik
31. Ibrik mikrovale për të verbër
2. Kompjuteri & Jaws
Kompjuteri (lat. Computere = mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të
dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi
impulsive (quajtur informacione, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë,
informacion në dalje).
Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirëfilltë efektiv në mes të elementit softuerik
dhe harduerik.
Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha,duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria
ose Nasa,pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht,e deri te kompjuterët e dorës që janë sa
madhësia e një çokollate.
Detyra kryesore e kompjuterit është që të ndihmojë njeriun(përdoruesin) në përpunimin e informacionit.
Përdoruesi fut informacion në kompjuter, kompjuteri e përpunon atë dhe përfundimi është një informacion i ri
për përdoruesin. Megjithatë gjuha e kompjuterit nuk është e njëjtë me atë të njeriut. Por ekziston një “fjalor” që
bën “përkthimet” e këtyre dy gjuhëve nga njëra tek tjetra dhe anasjelltas. Ky fjalor funksionon në këtë mënyrë:
informacioni futet në kompjuter me anë të pajisjeve hyrëse nga përdoruesi dhe përkthehet në gjuhën e
kompjuterit (që nuk është gjë tjetër vec se një rradhë 0 dhe 1 pasi këto janë dy elementet që përbëjnë gjuhën e
kompjuterit) në rregjistrat e tij, pasi përpunohet dhe bëhet gati informacioni i ri përkthehet në gjuhën e njeriut e
më pas del me anë të pajisjeve dalëse. Termi Informacion përdoret shumë si në jetën e përditshme ashtu edhe në
shumë disiplina shkencore dhe teknologji të ndryshme. Shkenca e cila studion mënyrat e formimit, mbartjes,
regjistrimit, përpunimit dhe shfrytëzimit të informacionit është Informatika. Vetë termi Informatikë rrjedh si:
Informacion + Automatik = Informatikë
Detyra kryesore e informatikës është ndërtimi i sistemeve të kompjuterizuara të informacionit për nevojat
shoqërore dhe probemet shkencore. Teoria e informacionit është disiplinë shkencore mjaft komplekse dhe mjaft
e rëndësishme në zhvillimin e teknologjisë së informacionit.
Për të përcaktuar njësitë matëse të informacionit kompjuterik ai duhet zbërthyer në pjesë elementare. Një bit
është njësia elementare e informacionit. Një bit mund të prezantohet vetëm në dy forma të mundshme 0 ose 1.
Bitet janë të organizuara në Byte ku:
8 bit = 1 Byte
5
1024 Byte = 1 kilobyte (kb)
1024 Kilobyte = 1 megabyte (mb)
1024 megabyte = 1 gigabyte (gb)
1024 gigabyte = 1 terrabyte (tb)
Pjesët kryesore të Kompjuterit
Kompjuteri është i përbërë nga dy pjesë të mëdha shumë të ndërlidhura njera me tjetrën:
Hardëare (pjesa fizike)
Softëare (programet).
Këto dy pjesë janë shumë të rëndësishme për funksionimin e rregullt të kompjuterit dhe të ndara nuk kanë
kuptim të funksionojnë pasi cdo pjesë fizike është e lidhur me hyrjen, përpunimin dhe daljen e informacionit në
kompjuter. Po nuk funksionojë mirë njëra pjesë është e kotë të përdoret dhe pjesa tjetër pasi nuk është
funksionale në maksimum.
Pjesa fizike (Hardëare) gjithashtu ndahet në dy pjesë shumë të rëndësishme:
Njësia Qendrore (cpu – Central Processor Unit)
Njësia Periferike
Pjesët më të rëndësishme të Njësisë Qendrore janë:
Motherboard ose pllakëza nënë
Njësia e diskut të ngurtë (Harddisk).
Njësia e disketës dhe e CD Rom-it.
Kartat për veprimet e hyrjes dhe të daljes.
Koproçesori i cili kryen të gjitha veprimet matematike.
Ushqyesi elektrik.
Memorja e kompjuterit
Pjesët më të rëndësishme të Njësisë periferike janë:
Monitori
Tastiera
Miu (Mouse)
Joystick
Shkruesi {printer).
Skaneri {scanner}
Modemi
Ndërtimi i Tastierës
Tastiera është një ndër pajisjet më të rëndisshmë të kompjuterit për futjen e të dhënave. Ajo ndahet në 4 blloqe
nëntastierash:
Tastiera e funksioneve F1 – F12
Tastiera Qendrore
Tastiera e Kontrollit të Kursorit
Tastiera Numerike
Tastiera e Funksioneve përbëhet nga tastet e funksioneve F1 – F12.
Tastiera Qendrore përbëhet nga tastet alfa-numerike si dhe nga tastet funksionale:
Backspace, Tab, Enter, capslock, ctrl, alt, ëin, spacebar, fn.
Tastiera e Kontrollit të Kursorit përbëhet nga tastet e shigjetave drejtuese majtas, djathtas, lart dhe poshtë,
delete, insert, home, end, page up, page doën.
Tastiera Numerike përbëhet nga numrat 0-9, operatorët aritmetik, numlock.
6
Funksioni i tasteve shkruese, komanduese dhe ndihmëse
Shtypni Insert+J për tu futur në dritaren e Jaws.
Shtypni alt+O për të selektuar opsionet në menu dhe pastaj lëvizni në Basics... Menu item (njësia bazë ne
menu).
Shtypni enter për të hapur Basics dialog (dialogjet bazë).
shtypni alt+a për të lëvizur në Automatically Start Jaws checkbox. Kjo kuti mesazhesh ju nxit të konfirmoni se
ju dëshironi që Jaws të filloj automatikisht kur hapet dritarja (Ëindoës). Shtypni enter.
Për të mbyllur Jaws, përdorni insert+f4.
Ndihma për tastierën - insert+1
Shtypni insert+1 për të dalë nga ndihma në tastierë.
Ndima për ndjeshmërinë e ekranit- insert+f1
Shtypni insert+f1 dhe Jaws ju siguron mesazhe që përshkruajnë kontrollin aktual të dritares ku ndodheni.
Screen Sensitive Messages do të shfaqet në Virtual Viewer, nga të cilat mund të gjeni lidhje në tema të
ngjashme.
Lexoni kontrol dhe ndihmë - insert+tab
Windowskey help - insert+ë.
Hot Key Help - insert+h
Ndihma e teknikut per ndjesine e ekranit - ctrl+insert+f1
Jaws ju jep mundësinë e përdorimit të 4 kursorëve:
Përdorimi i kursorit të pc përdoret për të naviguar në menutë, botuar tekste në dokumenta dhe për të naviguar
në kutitë e dialogjeve. Kursori i pc përdoret për funksionet me standarte të Windowsdhe siguron funksionim të
lartë. Kursori i pc-së është aktiv kur Jaws nis të punoj fillimisht, por nëse ju e ndërroni me një kursor tjetër, ju
mund të shtypni num pad plus për të bërë kursorin e pc-së përsëri aktiv.
Përdorimi i kursorit të Jaws përdoret për të manipuluar mausin e sistemit, për të lexuar tekste të
pandryshueshme në të cilat kursori i pc nuk ka akses dhe gjithashtu për të patur akses në pjesë të tjera të
Windowsnë të cilat kursori i pc-së nuk mund të lëviz.Kursori i Jaws përdoret gjithashtu për të parë në mënyrë
të shpejt informacionin e mundshëm në ekran.Shtypni num pad dash për të aktivizuar kursorin Jaws.
Përdorimi i kursorit të padukshëm ju lejon të lëvizni rreth ekranit pa ndryshuar pozicionin e kursorit të pc -së
ose treguesit të mausit. Ju mund ta përdorni këtë kursor për të lexuar tekste dhe për të patur akses në opsionet që
ju nuk mund ti lëvizni me kursorin e pc-së. Ju mund të përdorni gjithashtu kursorin e padukshëm për të siguruar
një përmbledhje të shpejtë të informacionit aktualisht të mundshëm në ekran. Për të aktivizuar kursorin e
padukshëm, shtypni num pad minus dy herë shpejt njëra pas tjetrës.
Hyrje në Windows, Tastat baze komandues.
Ndodhen pesë komponentë të desktopit:
Desktop List Vieë
Start Button
7
Quick Launch Bar
Taskbar
System Tray
Tab përdoret për të lëvizur nga një komponent i desktopit të Windows në një tjetër, përdorni çelësin.
SHift+tab përdoret për tu kthyer mbrapsht, shtypni.
Windows Key+m përdoret për të minimizuar të gjithë aplikimet dhe ktheheni në listën e pamjeve se desktopit.
Për të naviguar në desktopin e Windows, ju fillimisht duhet të shtypni Spacebar për të selektuar opsionin e parë
në listë, i cili zakonisht është My Computer.
Pasi të keni shtypur Spacebar, ju mund të përdorni shigjetat për të lëvizur në kolonat apo rreshtat e ikonave në
desktop.
Shtypni Enter në ndonjë nga këto opsione për ti hapur ato.
Përdorni Insert+F10 për të hapur një kuti dialogu që do të rendis të gjitha aplikimet që janë duke funksionuar.
Përdorni Insert+F11, për të patur akses lehtësisht në System Tray.
System Tray funksionon edhe aty ku ju gjeni kohën dhe datën egzakte. Për të patur akses në këtë informacion
shtypni Insert+F12 për kohën dhe Insert+F12, dy herë radhazi shpejt për datën.
WindowsExplorer
Përdorni komandën Jaws insert+f6 nëse Jaws ka humbur fokusimin.
Përdorni Insert+t të verifikuar që ju jeni tani në dritaren që mendoni se jeni.
Shtypni butonin alt, pastaj shkronjën V për menunë pamore, selektoni dhe zgjidhni listën me shigjetën poshtë.
Përdorni shigjetat lart dhe poshtë për të dëgjuar disa nga aplikimet dhe programet të ndodhura në hard drive- in
e kompjuterit tuaj.
Mbyllni dritaret me alt+f4.
Për të filluar Jaws, shtypni kombinimin e butonave Insert+doën arroë. Kjo është komanda say all.
Ju mund të shtypni shigjetën Left (majtas) ose Right (djathtas) për të kaluar sa më shpejt materialin. Ju mund të
shtypni gjithashtu Page down ose Page up për rritur ose ulur ritmin e të folurit.
Për të ndaluar bisedën shtypni Ctrl.
Num pad 5 thuaj karakter-in
Insert+num pad 5 fjalën
Insert+num pad 5 shqiptoje
Insert+left arroë thuaj fjalen primare
Insert+right arroë thuaj fjalën tjetër
Insert+up arroë thuaj rreshtin
Insert+home (7) thuaja kursorit
Insert+page up (9) thuhet nga kursori
Insert+page doën (3) thuaj rreshtin e fundit të dritares
Insert+end (1) thuaj rreshtin e parë të dritares
Thuaj karakterin e parë - Left arrow (shigjeta majtas)
Thuaj karakterin tjetër - Right arrow (shigjeta djathtas)
Thuaj karakterin - Num pad 5
Thuaje karakterin fonetikisht - Num pad 5 dy herë shpejt
Thua fjalën parësore - Insert+left arrow
Thuaj fjalën tjetër - Insert+right arrow
Thuaj fjalën - Insert+num pad 5
Gërmëzo fjalën - Insert+num pad 5 dy herë shpejt
8
Thuaj rreshtin parësor - Up arrow
Thuaj rreshtin tjetër - Down arrow
Thuaj rreshtin aktual - Insert+up arrow
Gërmëzo rreshtin aktual - Insert+up arrow dy herë shpejt
Thuaj fjalinë parësore - Alt+up arrow
Thuaj fjalinë tjetër - Alt+down arrow
Thuaj fjalinë aktuale - Alt+num pad 5
Thuaja kursorit - Insert+home
Thuaj nga kursori - Insert+page up
Gërmëzo kursorit - Insert+home dy herë shpejt
Gërmëzo nga kursori - Insert+page up dy herë shpejt
Thuaje të gjithë - Insert+down arrow
Kaloje shpejt ndërsa thuhet e gjitha - Right arrow
Përsërite gjatë thënies të gjithë - Left arrow
Thuaj ngjyrën - Insert+5
Thuaj vlerën ASCII (kodi informatik)- Num pad 5 tre herë shpejt
Thuaj font - Insert+f, dy herë shpejt për tu treguar në një vëzhgues virtual
Thuaj tekstin dhe cilësitë - Alt+insert+down arrow
3.Personalitete të njohura botërore, jetojnë me …
Marla Runyan – Lindur më 4 janar 1969 në SantaMaria të Kalifornisë.
Ajo është e para vrapuese Olimpike maratonë e verbër.
Në moshën nëntë vjeçare Runyan iu zhvillua sëmundja Stargardt, (është forma më e zakonshme e degjenerimit
makular të trashëguar tek të miturit. Stargardt shkaktohet nga vdekja e qelizave photoreceptor në pjesën
qendrore të retinë quajtur Macula.) Stargardt është shkaku më i zakonshëm i verbërisë në Shtetet e Bashkuara.
Ajo mbaroi studimet e Larta, në Adolfo School Camarillo ku diplomua në vitin 1987, dhe më pas ajo mori një
BS në shkollën e të shurdhëve në San Diego në Universitetin Shtetëror dhe një MS në shkollën e
fëmijëve shurdhër-të verbër në vitin 1994.
9
Ajo është tre herë kampione kombëtare në 5.000 metërsh. Runyan ishte atletja e parë e verbër që konkurroi
në Lojërat Olimpike.Ajo u vendos e teta në 1500 metërsh në Olimpiadën e Sidneit të vitit 2000 duke e bërë
atë të përfundojë vrapimin-garën më shpejt se të gjitha gratë amerikane që morën pjesë në atë event. Në vitin
2002 në Maratonën e zhvilluar në Neë York City ajo bërë debutimin më të shpejtë se sa një grua amerikane.
Ndërsa ndiqte takime në shtetin e San Diegos ajo filloi të konkurrojë në disa ngjarje atletike: si në
200-metërsh,kërcim për së larti, në vrapim 100 metërsh me pengesë,hedhje shtize,dhe në 800 metërsh.
Runyan gjithashtu ka marrë pjesë në gjimnastikë .
Runyan filloi të dallohet si një vrapuese e klasit botëror në vitin 1999 në Lojërave Pan amerikane. Një vit më
pas Runyan u bë personi i parë ligjor i verbër dhe Paralympian për të konkurruar në Lojrat Olimpike në Sydney,
të Australisë.
Që prej vitit 2001, Runyan ka shërbyer si ambasadore e parë në Shkollën Perkins për të Verbërit, e cila
është shkolla e parë për të verbërit në Shtetet e Bashkuara. Perkins vihet re shpesh për studentët e tij më
të famshëm, si Helen Keller. Roli Runyan si ambasadore i jep asaj mundësinë që të ndërhyjë në tendencat e
fundit arsimore në mësimdhënie tek nxënësit e shurdhër dhe të verbër, si dhe duke u përfshirë në mënyrë
aktive me studentët e saj.
Runyan nuk ka lejuar asnjeherë që gjendja e saj e përkeqësimit të ndikojë në karrierën e saj. Ajo planifikon të
vazhdojë të konkurrojë në drejtimin e ngjarjeve. Në vitin 2001, ajo botoi dhe publikoi autobiografinë e saj, “
Jeta ime si unë e shoh atë”. Marla aktualisht banon në Eugene,
Oregon, me burrin dhe njëkohësisht trajnerine saj Matt Lonergan, të cilin ajo u martua në gusht të vitit
2002. Marla dhe Matt kohët e fundit u bënë prindërit për herë të parë kur vajza e
saj, AnnaLee Runyan Lonergan, u lind më 1 shtator, 2005.
4. Kuriozitete & anektoda
I kishin thënë njërit se I kishte vdekur një mik: “është rrenë, u përgjigj, sepse unë marr letër për çdo javë nga
vetë ai.Po të ishte e vërtetë kjo, ai do të më kishte shkruar.”
Një lajkatar shoqëronte mbretin dhe i shërbente. Kur mbreti e pyeti sesa ishte ora, dha këtë përgjigje: “varet nga
urdhëri juaj madhëri.”
Luigji i 14 e pyeti njërin nga bashkëpunëtorët e vet: “në filan vend kishte një mulli me erë, a të kujtohet?’.
Bashkëpunëtori u përgjigj:”po madhëri, më kujtohet fare mirë.Tani mulliri nuk punon më, është lënë pas dore,
por era ende vazhdon të fryje atje.”
Një princ kishte marrë një ditë në karrocë një njeri që fliste tepër. Me përrallat shumë të gjata që tregonte, e
vuri princin në gjumë.Kur filloi ta përhiqte për teshash, me qëllim që ta bënte t’ai dëgjonte përrallat, princi I tha:
“ose mos më bëj të fle, ose më lër të fle.” (Anektoda nga Sami Frashëri)
10
23 kuriozitete 1. Sikur uji i deteve të kthehej në kripë
Sikur nga të gjithë ujërat e deteve dhe oqeaneve të nxirrej kripa,me të do të mbulohej gjithë sipërfaqja e tokës
sonë me një shtresë prej rreth 130 metrash.
2. Prejardhja e emrit "tenis"
Fjala tenis është shkruar ne anglisht dhe anglezët e kanë marrë nga frëngjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri
gjuante me rraketë para se topi të hidhej i thoshte kundërshtarit:"tenez" që do të thotë:"mbaje". Anglezet i dhanë
fjalës formën që ka sot.
3.Lotët e krokodilit
Prej kohësh njerëzit kishin venë re se krokodilët,pasi hanin gjahun e kapur në ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo
dukuri të linte përshtypjen se kjo kafshë qante prenë e ngrenë.Prandaj dhe lindi shprehja "lotët e krokodilit" që
personifikon hipokrizinë e njerëzve të ligj. E vërteta ështe se krokodilit nuk i vjen keq për kafshën e ngrenë,por
është gjendra e kripës ajo që prodhon lotët. Dhe pikërisht pasi krokodili ka kollofitur kafshën së bashku me ujin
e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripës që ndalon sasinë e tepërt të kripës,e cila del jashtë në formën e
pikave të lotëve.
4. Popullsia e botës deri sot
Mendohet se që nga krijimi i shoqërisë njerëzore në botë kanë jetuar mbi 80 miliard njerëz.
5. Pse Deti i Zi quhet kështu?
Përqindja e vogël e kripëzimit prej 1.9 përqind i jep Detit të Zi një ngjyrë të errët karakteristike.
6 .Gjuhët e botës
Në shoqërinë e sotme njerëzore fliten 2796 gjuhë të ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe
"gjuhësh të vogla".Njerëzit që flasin këto gjuhë përdorin rreth 8000 dialekte.
7. Kanguri
Kur u duken për herë të parë në Australi,europianët vune re një kafshë të çuditshme:ajo ecte me këmbët e
prapsme ndërsa në bark kishte një si qese nga nxirrnin kokën të vegjëlit.-Ç'është kjo?- i pyesnin ata indigjentët.
-Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata.Qe nga ajo kohë kafsha e çuditshme u quajt kanguru.Kur më vonë studjuan
gjuhën vendase,evropianët mësuan se "kanguru" do të "nuk kuptoj".
8. "Insekti i zbutur"
Bleta ështe i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.
9 . Elefanti frikacak
Elefantët i tremben lepujve dhe qenve, qofshin këta edhe të vegjël.
10. Sa kushton 1 kg mjaltë?
Për të prodhuar një kilogram mjaltë,një bletë i duhet të thithë nektarin e 12 milion luleve dhe për këtë të
përshkojë një rrugë me gjatësi rreth 300.000 kilometra.
11. Numëri i gjallesave në det
Në çdo litër ujë të sipërfaqes së detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,në 100 metra ka 3.000 dhe në 5.000
metra ka mesatarisht 15 gjallesa.
12 .Thellësia më e madhe e deteve dhe oqeaneve
Thellësia më e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet në pjesën perendimore të Oqeanit Perëndimor dhe arrin
11
në 11030 metra.
13. Njerëzit më të gjatë e më të shkurtër
Njeriu me shtatin me të lartë ka qenë austriaku Frederik Vinkelmeir,që ka jetuar në shek.VII.Ai ishte 2.78 m i
gjatë.Gruaja më e gjatë e të gjitha kohërave ka qenë gjermania Mariane Ëehler me gjatësi 2.55 m.Njeriu më i
shkurtër ka qenë Xhin Vorenburgu me gjatësi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatësi
vetëm 38 cm.
14. Kuriozitete demografike
Çdo ditë në botë lindin 250.000 njerëz.Në çdo 100 vajza të sapolindura korrespondojnë 105 djem të
sapolindur.Brenda 50 viteve të ardhshëm popullsia e botës do të dyfishohet.
15.Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë deri 100 km.
16.Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim nga Sri Lanka prej
22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.
17.Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë
gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.
Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u
lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.
18.Marilyn Monroe, gjegjësisht Norma Jean Mortenson, legjendë e filimit, muzikës dhe bukurisë, e lindur më
01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje përkujdesëse
19.Kinezët si Antibiotik natyror më të mirë e përdorin kivi-n? (Kivi e forcon sistemin e imunitetit duke i
shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë)
20.Ushtari japonez Teruo Nakamuro 30 vjet mbas përfundimit të luftës (i cili u gjet në pyjet e pashkelura) nuk
dinte asgjë për përfundimin e luftës.
21.Kafepirësit mendojnë më shpejtë dhe veprojnë më logjikisht se ata që nuk e përdorin kafe-në.
22.Gangsteri Al Capone më në fund u burgos për shkak të mospagimit të tatimeve?
23.Sahara-ja është më e madhe se Australia?
5. Për ju amvisa
1.Tavë dheu me karkaleca deti dhe pana
Gjëja e parë që bëhet është të ngrohen tavat e dheut ne 220 gradë.
Si fillim skuqen karkalecat me gjalpë dhe pas 10 min shohet edhe mielli. Trazohen derisa edhe mielli të skuqet
pak dhe më pas shtohet panna. Nëse pana nuk është shumë e lëngshme mund të hollohet me qumësht. Lihen
vetem për pak minuta së bashku dhe më pas shtohet djathi kaçkavall (guda) i cili duhet të jetë i grirë në mënyrë
që të shkrihet. Lihen në zjarr për nja 5 min dhe më pas e gjithë masa hidhet në tavat e dheut të cilat tashmë janë
mëse të ngrohta. Hapi i fundit është pjekja në furrë derisa të marri një ngjyre si të verdhë
12
Për 4-5 persona duhen:
gjalp 50 gr. karkaleca 200 gr. miell 40 gr, pana 200 gr, djathe 100 gr.
Përgatitja per 4 persona:
6 kunguj mesatarë tulin e të cileve do ta hiqni
2 qepë mesatare
150 gr kimë
nje grusht oriz
kopër, majdanoz
kripë,piper i zi
1 filxhan kafeje vaj(mund të jetë dhe vaj ulliri apo sojë)
Në një tas përzini mirë qepët e grira hollë , orizin e lagur dhe zbutur më parë me ujë të nxehtë, mishin e grirë,
kripën,koprën,majdanozin,vajin dhe piperin dhe përzijini mirë deri sa të krijojnë një fare mase homogjene.Më
pas mbushni me këtë masë shtretërit e boshatisur të kungujve dhe pasi të keni mbaruar punë , vijeni për tu
pjekur në furrë.Ju beftë mirë.
Ne gjithashtu këtë e bëjmë dhe vetëm me perime dhe pa mish dhe jo të pjekur por të gatuar në tigan.Në vened të
mishit të grirë i shtojme 3 domate të pjekura fort dhe salcë speci të kuq.Pasi i vendosim në tigan i shtojmë pak
ujë dhe i lemë të zihen në zjarr të ulet.Ju bëftë mirë!
2.Oriz me kërpudha
Përbërësit: 500 gr. oriz,200 gr. majanzoz,1 litër lëng mishi,500 gr.
kërpudha,njeë kokërr qepë,një thelpi hudhër,vaj ulliri.50 gr. gjalp,djathë i grirë.Kini parasysh se çdo lloj orizi
mund të gatuhet me kavardisje me një bazë që quhet soffrito e pëerbërë nga qepa dhe hudhra dhe sipas dëshirës
selinoja karota,etj.Marrim qepen dhe hudhrën,i grijmë hollë dhe i hedim një tenxhere të gjatë bashkë me vajin e
ullirit.I vëmë në zjarr dhe i përziejmë pa pushim.Kur të kenë marrë ngjyrë ari hedhim kërpudhat e qëruara dhe
të prera në feta të holla.Përziejmë derisa kërpudhat të marrin ngjyrë të kuqërremtë.Në atë pikë hedhim orizin
dhe gjysmën e majdanozit,vazhdojmë të përziejmë masën duke pas parasysh që orizi të mos ngjisë dhe të mos
digjet.Kur shohim se kokrrat e orizit janë në ngjyrë ari atëherë fillojmë e hedhim pak e nga pak me durim
lëngun e mishit.Lëngu hidhet nga pak duke shterruar çdo herë e duke përzierë pa pushim në mënyrë që mos të
ngjisë derisa të ziejë komplet.Kur shohim se orizi është i zierë fikim zjarrin marrim gjalpin,majdanozin që na
mbeti dhe djathin e grirë e hedhim brenda orizit dhe e përziejmë në mënyrë energjike duke përfshirë gjithë
masën.E lëmë të pushojë 5 minuta me kapak sipër dhe e servirim me pak djathë të grirë në pjatë.Ju bëftë mirë.
13
6.Së bashku mbi brailin
Të dashur lexues !
Stafi i kësaj reviste është i interesuar të bashkëpunoj me ju më qëllim integrimin dhe ndërgjegjësimin mbi
rëndësinë e shkrimit brail.Duke e parë brailin si një identifikim të gjuhës dhe jo gjuhë më vete ai është i
barabartë me pavarësi,në marrjen e çdo informacioni.Ne shpresojmë shumë që ky shkrim të mos zhduket ,duke
ditur se zhdukja e tij do të përkthehet analfabetizëm.Dhe analfabetizimi do të ketë si pasojë mos integrimin e
këtyre personave në shoqëri apo në rrethe të ndryshme sociale.
Për këtë jeni të lutur të bashkëpunoni me ne,duke dhënë idetë tuaja mbi përhapjen e këtij shkrimi,apo dhe
shfaqur kritikat,opinionin tuaj mbi temat e revistës ”Të njohësh shkrimin Brail” dhe stafi ynë do të jetë
mirënjohës në bashkëpunimin tuaj.
Lexim të këndshëm!