REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT
KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË
PROGRAM LËNDOR
Fusha: TEKNOLOGJI
Lënda: TIK
Klasa: 4-9
Kodi: _______
Koordinatore:
Irida SINA
Tiranë, 2012
2
TIK
Grupi i punës:
Ilia NINKA
Ardiana SULA
Antonela PRECI
Edlira SINA
Admir KRAJA
Irida SINA
3
TIK
1. TË PËRGJITHSHME
Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit është kthyer në një
mënyrë jetese me të cilën fëmijët janë të tërhequr. Për t‟u përshtatur sa më mirë ndryshimeve të
kohës, është i nevojshëm integrimi i TIK-ut në ciklin fillor, si lëndë dhe si aftësi ndërkurrikulare
në lëndët mësimore. Fëmijët e sotëm fillojnë të përdorin mjetet digjitale në një moshë shumë të
re, ndaj shkolla duhet t‟u përgjigjet nevojave të nxënësit.
Sipas Bibeau-t (2004a): “TIK-u në edukim, përveç përmirësimit të mënyrave të
komunikimit, të menaxhimit dhe të përmirësimit të procesit të mësimdhënies ka edhe një
avantazh tjetër, i cili mundëson të nxënit gjatë gjithë jetës, forcon lidhjet nëpërmjet shkëmbimit
të përvojës me vendet e zhvilluara, mundëson relacione pedagogjike në distancë në çdo situatë
dhe një komunikim direkt pa humbje informacioni. Gjithashtu, siguron vazhdimësi gjatë gjithë
kohës, duke përmirësuar procesin e të nxënit në klasë dhe jashtë saj. Pikërisht për komunikimin
jashtë klase, përdorimi i TIK-ut do të ishte ndihmës shumë i mirë.1
Nisur nga këto këndvështrime, programi i TIK-ut për ciklin fillor do të bazohet kryesisht
në zhvillimin e procesit të të shkruarit në kompjuter, bashkëbisedimit me të tjerët, si edhe
realizimit të prezantimeve të ndryshme. Nxënësit do të aftësohen të:
• gjejnë informacione nga një shumëllojshmëri burimesh, do të përzgjedhin dhe
sintetizojnë informacionin për të përmbushur nevojat e tyre;
• zhvillojnë idetë e tyre, duke përdorur mjete të TIK-ut për të përmirësuar cilësinë për të
ndryshuar dhe përsosur punën e tyre;
• shkëmbejnë dhe ndajnë informacione përmes medieve elektronike;
• shqyrtojnë, ndryshojnë dhe vlerësojnë punën e tyre, duke reflektuar në mënyrë kritike
për cilësinë e saj.
Në klasën e 4-t, nxënësit do të mësojnë në lidhje me hapjen, ruajtjen dhe mbylljen e
skedarëve. Përdoret një editor teksti për të zhvilluar aftësitë në tastierë. Prezantohet nocioni i
resë (fillon me të mësuarin e përgjithshëm dhe kalohet te specifikja. Nxënësit mësojnë të shtypin
në tastierë me anë të një loje, ku shfaqet një qiell dhe ata i kapin germat pa i lënë të rrëzohen).
1 Bibeau, R. (2004a). Répertoire des répertoires de scénarios pédagogiques et d'activités d'apprentissage avec les TIC. Document télé-accessible
à l'adresse suivante: <http://thot.cursus.edu/rubrique.asp?no=20976>
4
TIK
Fillon të kuptuarit e dosjeve web. Ideja e përgjithshme këtu, është që të integrohen në procesin e
të mësuarit konceptet hardware dhe software, në mënyrë që nxënësit t‟i përdorin njëkohësisht
dhe ata të punojnë së bashku.
Tema e programit: Fuqizimi. Nxënësit kuptojnë se ata janë zotërues të krijimit të
informacionit, ashtu edhe të mënyrës së sjelljes on line. Më tej, ata fillojnë të mësojnë aftësi të
reja për të përdorur këtë pushtet me mençuri. Mësimi i bazave të kompjuterit në këtë klasë do të
bëhet duke u bazuar në praktikën e të mësuarit nëpërmjet praktikimit të tij edhe në detyrat e
shtëpisë.
Në klasën e 5-të, nxënësit do të përdorin aftësitë që kanë përftuar në klasën e 4-t dhe do
të njohin koncepte më të avancuara në lidhje me përdorimin e internetit, e-mail-it dhe të
programit Paint.
Tema e programit: Fitimi i thellësisë të të kuptuarit. Lidhet me shfrytëzimin e
koncepteve, që lidhen me kompleksitetin e mëtejshëm të përmbajtjes së TIK-ut, të tilla si: World
Wide Web, magazinimi i të dhënave dhe rikthimi. Në këtë klasë është e rëndësishme që
nxënësve t‟u jepen herë pas here detyra në grup, në mënyrë që ata të mësojnë nga njëri-tjetri.
Në klasën e 6-të, nxënësit fillojnë të njohin përmbajtjen e Excel-it dhe disa nga opsionet
kryesore të motorëve të kërkimit dhe browserve. Nxënësit mësojnë të kërkojë informacion në
mënyrë më të detajuar, si dhe aftësohen në ruajtjen dhe në përzgjedhjen më të mirë të tij. Në
klasën e 6-të, nxënësit praktikojnë më shumë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të qenë njohës më
të mirë të specifikave kompjuterike, të cilat janë çdo ditë e më shumë duke u shtuar.
Tema e programit: Nxënësit fillojnë të përdorin në mënyrë të avancuar rrjetet sociale, si
dhe njohin rëndësinë e informacionit. Aftësitë e fituara në klasat paraardhëse vihen në praktikë
nëpërmjet projekteve kurrikulare dhe orëve mësimore të lira. Ata tashmë kanë më shumë
autonomi në zgjidhjen e problemeve që dalin gjatë punës në kompjuter. Nxënësit mësojnë si të
mbrohen kur punojnë on line.
Programi i ciklit fillor për secilën klasë ka pesë linja. Ndarja e orëve për secilën linjë
bëhet në varësi të vështirësisë së linjës dhe rëndësisë së saj. TIK-u realizohet me një orë
mësimore në javë dhe ka gjithsej 35 orë vjetore.
Në klasën e 7-të është e rëndësishme që t‟i kushtohet rëndësi aftësive bazë, duke pasur
parasysh se TIK-u përdoret nga nxënësit që nga klasa e 4-t. Mësuesit u kërkojnë nxënësve të
shtrijnë dhe të thellojnë të kuptuarit e tyre, si dhe të përdorin aftësitë krijuese për të realizuar
5
TIK
detyrat. Në këtë klasë, i kushtohet rëndësi e veçantë informacionit dhe mënyrës së transmetimit
të tij.
Tema e programit: Tema e këtij viti është komunikimi i qartë, duke pasur parasysh
saktësinë e informacionit, qartësinë e tij dhe mënyrën e përpunimit të informacionit.
Në klasën e 8-të, nxënësit do të zgjerojnë njohuritë e tyre nëpërmjet përzierjes së tekstit
dhe grafikës, kuptimit të parimeve të komunikimit dhe eksplorimit të thellësisë së aplikimit.
Tema e programit: Sofistikimi përmes aftësive të përgjithshme.
Në klasën e 9-të: në këtë cikël njëri nga aspektet më të rëndësishme do të jetë gjuha e
programimit. Këto nocione janë të rëndësishme dhe të përhapura në mbarë botën. Zotërimi i
këtyre aftësive dhe njohurive mbi Excel-in, janë çelësi i suksesit profesional dhe biznesit. Klasa e
9-të shfrytëzon laboratorët e tri viteve të mëparshme: nxënësit janë gati të kalojnë në grafikë dhe
në një kuptim më të thellë të funksionit të internetit.
Tema e programit: Përdorimi i njohurive TIK në mënyrë të mençur për të strukturuar
skedarë dhe dokumente për komunikim maksimal dhe fleksibilitet në realizimin e detyrave.
Programi i arsimit të mesëm të ulët për secilën klasë ka pesë linja me përjashtim të klasës
së 7-të, e cila ka shtatë linja për të bërë të mundur përparimin më të shpejtë të nxënësve dhe për
t‟i ndihmuar ata të përshtaten më lehtë në vitet në vijim. Gjithashtu, në klasën e 7-të kalojmë nga
cikli fillor në arsimin e mesëm të ulët. Nxënësit duhet të përgatiten me këtë shtim niveli të
njohurive. Ndarja e orëve për secilën linjë bëhet në varësi të vështirësisë së linjës dhe rëndësisë
së saj. TIK-u realizohet me një orë mësimore në javë dhe ka në total 35 orë vjetore.
2. SYNIMET E PROGRAMEVE LËNDORE SIPAS CIKLEVE/NËNCIKLEVE
Programi i lëndës së TIK-ut për klasat 4-6 synon që nxënësit:
të përdorin mjete të ndryshme teknologjike (si: aparati digjital, kamerat, blogjet, programin
Paint për të zhvilluar komunikimin, si dhe të menduarin kritik dhe krijues;
të organizojnë dhe të komunikojnë informacione duke përdorur mjetet e duhura të
komunikimit teknologjik dhe për të komunikuar me të tjerët (p.sh.: e-mail, internet, video-
konferencë, Word Processor, të krijojnë postera mbi një temë të caktuar);
të përshkruajnë se si teknologjia ndryshon jetën, shoqërinë dhe veten;
6
TIK
të instalojnë dhe të përdorin pajisjet për input, si: mausin, tastierën, mikrofonin dhe mjete të
tjera për ruajtjen e informacioneve;
të përdorin programet kryesore kompjuterike, si: Word, PowerPoint, Excel;
të përdorin me saktësi komandat e tastierës, komandat e menusë së programeve dhe të
lundrimit në web;
të përdorin shumëllojshmëri të mediave dhe teknologjisë, në dobi të veprimtarive mësimore
dhe krijimit të produkteve;
të përdorin imazhet digjitale për të modifikuar ose krijuar vepra të artit për një prezantim
digjital;
të shpjegojnë avantazhet dhe disavantazhet në përdorimin e teknologjive të ndryshme, për të
ofruar informacionin për një audiencë të synuar (për shembull: të krahasojnë komunikimin
përmes videove dhe mjeteve të komunikimit masiv; e-mail, CD-ROM, Messenger).
Programi i lëndës së TIK-ut për klasat 7-9 synon që nxënësit:
të përvetësojnë njohuritë dhe aftësitë e lartpërmendura, të marra në klasat 4-6,
si dhe:
të praktikojnë përdorimin e teknologjive të ndryshme për të ofruar informacionin për një
audiencë të synuar (për shembull: të krahasojnë komunikimin e tyre përmes videove dhe
mjeteve të komunikimit masiv; e-mail, CD-ROM, Messenger);
të zbatojnë disa nga hapat bazë të gjuhës së programimit dhe të vlerësojnë rëndësinë e
programimit për jetën dhe për punën në të ardhmen.
3. KËRKESA PËR ZBATIMIN E PROGRAMEVE, SIPAS
CIKLEVE DHE NËNCIKLEVE
Në kompetencat për të nxënit gjatë gjithë jetës, kompetenca digjitale zë një vend të
rëndësishëm. Për t‟i aftësuar nxënësit në përdorimin e TIK-ut gjatë gjithë jetës, shihet si i
rëndësishëm integrimi i kësaj lënde në ciklin fillor.
Për realizimin e plotë të programit, është e rëndësishme që çdo shkollë të jetë e pajisur
me laboratorë informatike, në mënyrë që TIK-u të realizohet në laboratorin e informatikës.
Nxënësit aftësohen në lëndën e TIK-ut vetëm nëse ata vënë në praktikë njohuritë e marra gjatë
7
TIK
realizimit të programit. Njohuritë në lëndën e TIK-ut zhvillohen nëpërmjet të mësuarit, madje
edhe duke bërë gabime gjatë të nxënit.
Objektivat e programit
Objektivat e programit janë për të gjithë nxënësit dhe janë detyrim për përdoruesit e
programit. Kjo do të thotë se të gjithë nxënësve duhet t‟u jepet mundësia që të nxënë çka
përshkruhet tek objektivat. Secilit nxënës duhet t‟i jepet mundësia të punojë në kompjuter gjatë
orarit mësimor. Për arritjen e objektivave mësimorë, mësuesit mund të përdorin burime të
larmishme (website, revista, gazeta, blogje etj.), madje mësuesit duhet të nxitin nxënësit në
përdorimin e burimeve të ndryshme për arritjen e objektivave.
Orët mësimore (klasa 4-6)
Programi i lëndës së TIK-ut për klasën e 4-t, 5-të dhe 6-të është i organizuar në pesë linja
kryesore. Secila linjë ka objektivat e saj dhe disa prej objektivave kanë edhe veprimtari.
Realizimi i linjave duhet të bëhet sipas renditjes së vendosur në tabelën e objektivave. Mësuesi/ja
e fillon lëndën duke u shpjeguar në fillim fëmijëve atë çka është e rëndësishme, për të vijuar më
tej me objektiva më specifikë. Këtë rend duhet ta ndjekin edhe hartuesit e teksteve për t‟u
përshtatur në mënyrën e duhur programit dhe planit mësimor të mësuesit. Gjithashtu, disa linja
zënë një pjesë më të madhe në program dhe kjo lidhet: së pari më rëndësinë e linjës dhe, së dyti,
me vështirësinë e saj për t‟u përvetësuar nga nxënësit.
Sasia e orëve mësimore për secilën linjë është rekomanduese. Mësuesit janë të lirë të
ndryshojnë me 10% (më shumë ose më pak) orët e rekomanduara për secilën linjë. Përdoruesit e
programit duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës, si edhe ndarjen e orëve sipas
linjave. Ata janë të lirë vetëm në ndarjen e objektivave brenda së njëjtës linjë, për të realizuar
tematikat e orës mësimore.
Programi i TIK-ut për klasën e 4-t, zhvillohet në 35 orë mësimore vjetore, prej të
cilave: 14 orë njohuri të reja dhe 21 orë përpunim njohurish, pra në raportin 40% njohuri të
reja kundrejt 60% përpunim i njohurive.
8
TIK
Programi i TIK-ut për klasën e 5-të, zhvillohet në 35 orë mësimore vjetore, prej të
cilave: 17 orë njohuri të reja dhe 18 orë përpunim njohurish, pra në raportin 50% njohuri të
reja kundrejt 50% përpunim i njohurive.
Programi i TIK-ut për klasën e 6-të zhvillohet në 35 orë mësimore vjetore, prej të
cilave: 21 orë njohuri të reja dhe 14 orë përpunim njohurish, pra në raportin 60% njohuri të
reja kundrejt 40% përpunim i njohurive.
Orët mësimore (klasa 7-9)
Sasia e orëve mësimore për secilën linjë është rekomanduese. Mësuesit janë të lirë të
ndryshojnë me 10% (më shumë ose më pak) orët e rekomanduara për secilën linjë. Përdoruesit e
programit duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës, si edhe ndarjen e orëve sipas
linjave.
Programi i TIK-ut për klasën e 7-të zhvillohet në 35 orë mësimore vjetore, prej të
cilave: 21 orë njohuri të reja dhe 14 orë përpunim njohurish, pra në raportin 60% njohuri të
reja kundrejt 40% përpunim i njohurive.
Programi i TIK-ut për klasën e 8-të zhvillohet në 35 orë mësimore vjetore, prej të
cilave: 18 orë njohuri të reja dhe 17 orë përpunim njohurish, pra në raportin 50% njohuri të
reja kundrejt 50% përpunim i njohurive.
Programi i TIK-ut për klasën e 9-të zhvillohet në 35 orë mësimore vjetore, prej të
cilave: 21 orë njohuri të reja dhe 14 orë përpunim njohurish, pra në raportin 60% njohuri të
reja kundrejt 40% përpunim i njohurive.
Përpunimi i njohurive
Për të realizuar përpunimin e njohurive në lëndën e TIK-ut, është e rëndësishme që mësuesit të
përdorin një sërë teknikash, si:
Punët praktike (mësuesit i realizojnë bashkë me nxënësit në laboratorin e informatikës,
ndërsa nxënësi/ja mund t‟i realizojë nëpërmjet detyrave të shtëpisë).
Përsëritjet brenda kapitullit mund të realizohen duke u kërkuar nxënësve të bëjnë
veprimtari specifike, ku duhet të vënë në dukje konceptet themelore që ata kanë mësuar.
9
TIK
Testimi i njohurive bazë duhet të bëhet gjithnjë në laboratorin e informatikës, testimi nuk
duhet të ketë vetëm pyetje teorike, por edhe pyetje praktike, si p.sh.: nxënësve u kërkohet
të shkruajnë një dokument në Word, të krijojnë tabela në Word, të kërkojnë një
informacion në internet etj… Duke u bazuar në atë çfarë nxënësit realizojnë gjatë kësaj
detyre, por edhe duke u bazuar në kritere fikse, të cilat nxënësit i njohin paraprakisht,
mund të bëhet vlerësimi.
Integrimi i njohurive të reja të një kapitulli me njohuritë e kapitujve paraardhës, realizohet
nëpërmjet ndjekjes së linjave në rendin e vendosur, pasi objektivat janë të vendosur në
rendin rritës, që do të thotë ata mësojnë hap pas hapi përdorimin e programit. P.sh.:
Nxënësit mësojnë në fillim ikonat e Word-it, më pas domethënien e tyre dhe më tej
mënyrën e përdorimit të tyre. Është e rëndësishme që nxënësve t’u shpjegohet kur kalojmë
nga një linjë në tjetrën ose kur mund të integrojmë dy linja me njëra-tjetrën, si p.sh. gjetja
e informacionit në internet dhe përgatitja e një prezantimi me PowerPoint.
Projektet kurrikulare lëndore zënë një vend të rëndësishëm në lëndën e TIK-ut, pasi TIK-u
mund të përdoret si mjet që nxënësit e përdorin për të realizuar projektet kurrikulare të
lëndëve të tjera. Gjithashtu, në lëndën e TIK-ut projekti kurrikular duhet të shihet si një
nxitës që i ndihmon nxënësit të punojnë në grup, si edhe të bashkëndajnë informacionin
me njëri-tjetrin. Gjatë projekteve kurrikulare, nxënësit duhet të dinë të bëjnë një plan
pune, në mënyrë që ata të ndajnë detyrat mes tyre dhe secili të japë kontributin e kërkuar.
Testimi vjetor mund të shikohet si një testim përmbledhës, ku nxënësve mund t‟u kërkohet
të bëjnë një detyrë specifike, në të cilën duhet të merren parasysh të gjithë objektivat e
mësuar gjatë vitit.
Në lidhje më përpunimin e njohurive, mësuesit mund ta ndajnë klasën në grupe, në këtë
formë nxënësit mund të përvetësojnë edhe më shumë kur ata mësojnë nga njëri-tjetri. Ata mund
të organizojnë edhe klube reflektimi, ku secili mund të shprehë atë çfarë ka mësuar, por edhe
mund të flasë rreth vështirësitë që ka hasur gjatë të mësuarit.
10
TIK
Shembull konkret i përpunimit të njohurive (klasa 7-9)
Interesi më i madh i TIK-ut në klasë është mbi të rejat që ai sjell ndërmjet informacionit dhe
komunikimit.
T‟u dërgosh mesazhe shumë personave në të njëjtën kohë.
Të vesh në dispozicion të nxënësve shumë informacione.
Të përdorin forma të ndryshme burimesh, të gjetura në web ose në dokumente të shkruara.
Të dialogosh shpejt dhe saktë në kohë reale.
Mësuesi/ja zbaton veprimtari metodike, duke përdorur burime të shumëllojshme.
Një nga rastet konkrete do të ishte përdorimi i klasës informuese, e cila i motivon nxënësit
të punojnë së bashku, si edhe të marrin rolin si lider të informacionit.
Klasa informuese
Në klasat informuese, nxënësit mund të këmbejnë informacion mes tyre. Në këtë formë të
gjithë e njohin informacionin dhe, në të njëjtën kohë, nxënësit zhvillojnë aftësitë e
bashkëpunimit me njëri-tjetrin. Është e rëndësishme që të jenë të ftuar edhe specialistë të fushës
për të pasuruar mësimdhënien.
Rëndësia e këtyre veprimtarive është se shumë njerëz mund të diskutojnë në forma të
ndryshme për të njëjtën temë, si edhe të kenë, gjithashtu, mendime të ndryshme mbi të njëjtën
temë. Për këtë arsye, vendoset që një klasë të shërbejë si klasë informuese, në mënyrë që
informacioni të përqendrohet në një vend dhe më pas të shpërndahet. Kjo detyrë mund të
realizohet në tri faza, gjë që nënkupton në tri javë mësimore.
Faza 1: Klasa e caktuar si klasë informuese kërkon informacion mbi temën, duke
përdorur media të ndryshme (enciklopedi, video, CD-ROM, WEB), të cilat i lexojnë ose i
shikojnë. Në të njëjtën kohë, mësuesi/ja realizon në klasë veprimtari që lidhen me mënyrën e të
kuptuarit dhe të seleksionimit të informacionit. Këto shpjegime i ndihmojnë nxënësit që të
përgatiten për të prodhuar këto lloje tekstesh shpjeguese. Në të njëjtën kohë, kjo lloj detyre jep
mundësinë të korrigjohen fenomenet ortografike dhe sintaksore. Më pas, ky informacion
11
TIK
shpërndahet te klasat e tjera, të cilat mund të kërkojnë edhe më pak informacion mbi temën ose
të përgatitin pyetje rreth temës së studiuar.
Faza 2: Nxënësit e klasës informuese realizojnë tekste mbi temën e zgjedhur. Në fund të
këtyre detyrave, nxënësit mund të organizojnë një ekspozitë brenda shkollës, në të cilën
paraqesin krijimin e një faqeje ueb, ku vendosin punët e tyre dhe mund të përgatisin edhe dosje
për nxënësit e tjerë. Qëllimi i këtij ushtrimi do të ishte vendosja në një dokument të vetëm e të
gjitha informacioneve të gjetura gjatë fazës kërkimore.
Faza 3: Do të ishte arritja finale ku dhe nxënësit e klasave të tjera mund të kenë dëshirë
të diskutojnë mbi temën dhe diskutimi realizohet on line nëpërmjet e-mail-it.
Gjatë këtyre fazave janë përdorur të gjithë komponentët e TIK-ut:
Kërkimi i informacionit në internet.
Prodhimi i informacionit dhe publikimi i tij në faqe ueb.
Kontaktimi i nxënësve të tjerë përmes e-malit-it.
Qendërzimi i përgjigjeve në një dokument të vetëm.
Përdorimi i TIK-ut duhet të shihet si një mjet që i ndihmon nxënësit të përqendrohen më
gjatë në klasë, pasi informacioni mund të transmetohet në forma të ndryshme: audio-vizive
(eksperimentet virtuale, filmat dokumentarë, prezantime PowerPoint, postera, leximi i historive
on line, të ritregojnë historinë duke e rishkruar në Word, të ndajnë informacione me shkollat e
tjera nëpërmjet e-mail-it). Në paragrafin në vijim gjenden shembuj se si mund të integrohet TIK-
u me lëndët e tjera.
12
TIK
4. INTEGRIMI DHE LIDHJA NDËRLËNDORE
KLASAT 4-6
TIK MATEMATIKA
Përdorimi i Excel-it Nxënësit: e përdorin për realizimin e
llogaritjeve, analizën e të dhënave
matematikore dhe hedhjen e të dhënave
matematikore në një faqe Excel.
TIK GJUHA SHQIPE
Përdorimi i Word-it, përdorimi i fjalorëve
gjuhësorë
Korrigjimi në mënyrë automatike i gabimeve
ortografike, vendosja e duhur e sintaksës, gjetja
e sinonimeve ose gjetja e shpjegimeve të
fjalëve. Nxënësit kopjojnë në mënyrën e duhur
tekstin dhe e shkruajnë atë në Word.
Atyre mund t‟u kërkohet të përshkruajë se si ka
mësuar të përdorë alfabetizimin për përdorimin
e TIK-ut.
Kërkimi në internet
Gjejnë informacion për figurat e shquara të
letërsisë shqiptare.
Përgatisin kartolina duke i shkruar në mënyrë
korrekte nga ana letrare.
TIK MUZIKIKA
Përdorimi i MP3, video, magnetofon,
regjistrimi i muzikës, prerja e fragmenteve
Nxënësit i përdorin këto mjete për të
përvetësuar më mirë lëndën e muzikës, duke i
ndjekur imazhet vizualisht ose duke krijuar
pjesë të vogla muzike, nëpërmjet përdorimit të
teknologjive. Nëse nxënësit e dëgjojnë këngën,
në të njëjtën kohë kanë mundësinë të shohin
video-klipin e këngës, kjo e bën më të lehtë
mësimin e saj.
13
TIK
TIK SHKENCA NATYRORE
Përdorimi i laboratorëve virtualë
Përdorimi i internetit
Për të kuptuar më mirë eksperimentet, nxënësit
ndjekin eksperimente, të cilat gjenden on line
(në prani të një të rrituri), si dhe shumë lehtë
edhe në faqen e www.youtube.com, si edhe në
faqe të specializuara për shkencat.
Nxënësit mund të organizojnë projekte
kurrikulare, duke përdorur internetin për gjetje
informacioni dhe PowerPoint-in për prezantim.
TIK HISTORIA
Interneti
Nxënësit mund të përdorin internetin për të
zgjeruar njohuritë e tyre mbi faktet historike,
por edhe për t‟i mbajtur mend më lehtë. P.sh.,
në lidhje me Luftën e Dytë Botërore, ata mund
të gjejnë sekuenca filmike, dokumentarë,
shkrime, që mund t‟i ndihmonin për të mbajtur
mend më lehtë ngjarjet.
TIK GJUHA E HUAJ
Interneti
Rrjetet sociale
Nxënësit mund të përvetësojnë më mirë
shqipërimin e fjalëve, duke i dëgjuar ata në
website të gjuhëve të huaja.
Mund të komunikojnë me bashkëmoshatarë që
jetojnë në vende të tjera ku flitet gjuhë e huaj.
Mund të mësojnë më shumë për kulturën,
traditën dhe zakonet e këtyre vendeve.
14
TIK
KLASAT 7-9
TIK MATEMATIKA
Përdorimi i Excel-it Të hedhurin e të dhënave matematikore,
nxënësit mund ta realizojnë nëpërmjet
vizatimit të grafikëve, të cilët mund të
shërbejnë më pas edhe për të realizuar analizën
e të dhënave. Krijimi i një database ku të
hedhim të dhënat për nxënësit: emër, mbiemër,
ditëlindja, vendlindja etj. Kjo database mund të
përdoret më pas për përllogaritje formulash kur
nxënësit të kenë përvetësuar Excel-in.
TIK GJUHA SHQIPE
Përdorimi i tastierës
E-mail-i
Krijimi i paragrafëve
Korrigjimi në mënyrë automatike i gabimeve
ortografike, vendosja e duhur e sintaksës. Gjatë
dërgimit të e-mail-eve të shihet nëse është
zgjedhur adresa e saktë dhe nëse është përdorur
gjuha e duhur ndaj dërguesit.
Kur nxënësit mësojnë ndarjen e paragrafëve
dhe të fjalëve, atyre u korrigjohet edhe ana
linguistike, si dhe shihet nëse ndarja e
paragrafëve është e saktë.
Kërkimi në internet
Nxënësit shohin se sa i saktë është
informacioni i gjetur nga ana gjuhësore dhe
mundohen ta sintetizojnë për të arritur më pas
te përmbledhja. Është e rëndësishme që
përmbledhja të jetë e organizuar sipas
rregullave që ata i kanë mësuar në gjuhë.
TIK GJEOGRAFIA
Interneti
Google map
Nxënësit e përdorin internetin për të gjetur
informacion në lidhje me fenomenet
15
TIK
gjeografike. Gjithashtu, nëpërmjet internetit ata
njohin më nga afër qytetet, të cilat mund t‟i
vizitojnë në të ardhmen.
Për të kuptuar më mirë hapësirat, pozitat
gjeografike dhe zhvendosjen në terren,
nxënësit përdorin www.googlemap.com
Nëpërmjet Google map ata mund të
organizojnë edhe një guidebook, me rregullat
që duhet të dinë dhe të marrin parasysh secili
kur udhëton drejt një vendi që nuk e njeh.
TIK MUZIKA
Përdorimi i MP3, video, magnetofon,
regjistrimi i muzikës, prerja e fragmenteve
Nxënësit i përdorin këto mjete për të
përvetësuar më mirë lëndën e Muzikës. Duke i
ndjekur imazhet vizualisht ose duke krijuar
pjesë të vogla muzikore nëpërmjet përdorimit
të teknologjive. Nëse nxënësit e dëgjojnë
këngën, por në të njëjtën kohë kanë dhe
mundësinë të shohin videoklipin e saj, kjo e
bën më të lehtë mësimin e muzikës.
TIK SHKENCA NATYRORE
Përdorimi i laboratorëve virtualë
Përdorimi i internetit
Për të kuptuar më mirë eksperimentet, nxënësit
ndjekin eksperimente, të cilat gjenden on line,
dhe shumë lehtë edhe në faqen e
www.youtube.com, po edhe në faqe të
specializuara për shkencat ekzakte.
Nxënësit mund të organizojnë projekte
kurrikulare, duke përdorur internetin për gjetje
informacioni dhe PowerPoint-in për prezantim.
TIK HISTORIA
Interneti
Nxënësit mund ta përdorin internetin për të
zgjeruar njohuritë e tyre mbi faktet historike,
16
TIK
por edhe për të mbajtur mend më lehtë. P.sh.,
në lidhje me Luftën e Dytë Botërore, ata mund
të gjejnë sekuenca filmike, dokumentarë,
shkrime, që mund t‟i ndihmonin për të mbajtur
mend më lehtë ngjarjet.
TIK GJUHA E HUAJ
Interneti
Rrjetet sociale
CD-ROM, DVD
Gjuhët e huaja mund të përdoren edhe si aftësi
ndërkurrikulare. Nxënësve u kërkohet të gjejnë
informacione nga interneti dhe, më pas, të
hartojnë rregullat e klasës, mund të shkruajnë
një bibliografi të vogël për veten, mund të jenë
në gjendje të krijojnë një faqe ku të vendosin
punime të anglishtes, si dhe mund të
organizojnë postera për tema të ndryshme që
prekin jetën e përditshme.
Nëpërmjet CD-ROM dhe DVD ata zhvillojnë
më shumë fjalorin, duke e pasuruar atë dita-
ditës. Ana vizuale i ndihmon nxënësit të
mbajnë mend më shpejt dhe më lehtë shumë
fjalë.
5. METODOLOGJITË E MËSIMDHËNIES
TIK-u i ofron shkollës potenciale të shumëfishta, si për shembull: me ndihmën e
kompjuterit dhe të internetit zhvillohet të nxënit bashkëpunues, autonom dhe problem-zgjidhës.
Kjo kërkon përdorimin e duhur të mjeteve teknologjike, si dhe njohjen specifike të tyre. Pra, të
mësuarit me to, mënyra dhe përdorimi i tyre janë pjesë e pandashme në formimin e aftësive të
TIK-ut te nxënësit, duke ndikuar edhe në metodologjinë e mësimdhënies.
Në përgjithësi, njeriu mëson nëpërmjet fitimit ose shkëmbimit të informacionit,
vëzhgimit, nismës vetjake për gjetjen e zgjidhjes së problemit ose duke u motivuar nga strategjitë
e të nxënit. Sot, potencialet e mjeteve teknologjike përfshijnë edhe ofrimin e shërbimeve në këto
17
TIK
drejtime, duke bërë të mundur të nxënit. P.sh.: kompjuteri me programet dhe mundësitë e tij
mund të kthehet në mjet burimor të informacionit dhe komunikimit, gjithashtu ai është
mbështetës, ilustrues, prezantues, ndihmës, plotësues i materialeve mësimore. Në këtë formë,
mësuesi/ja gjatë lëndës së TIK-ut nuk ndihmon vetëm nxënësit të përvetësojnë njohuritë e reja,
por i ndihmon ata t‟i përdorin këto njohuri edhe në lëndët e tjera. Përdorimi sa më i saktë dhe
efektiv i TIK-ut kërkon së pari të pasurit një objektiv mësimor të qartë dhe konkret, pastaj dijen
mbi mjetin teknologjik, përzgjedhjen e tij dhe përpunimin e informacionit ose prodhimin e
produktit. Mbarëvajtja e orës së mësimit arrihet me sukses gjatë gërshetimit të këtyre
komponentëve: njohurive, aftësive dhe qëndrimeve.
Njëra nga metodat më të sakta të përvetësimit të njohurive të TIK-ut do të ishte realizimi
i projekteve kurrikulare, në mënyrë që nxënësit të vënë në praktikë njohuritë e marra, si edhe t‟i
gërshetojnë këto njohuri me njohuritë e lëndëve të tjera.
Në arsimin fillor duhet marrë parasysh që nxënësit nuk duhet të mbingarkohen gjatë orës
së TIK-ut, por përkundrazi të mësojnë nëpërmjet lojës dhe praktikës. Ora e mësimit duhet të
bazohet në një tematikë të përshtatur për moshën e nxënësit. Kompjuteri përdoret si mjet për të
luajtur me programet, qoftë lojëra zbavitëse mësimore, qoftë programe për shkrim, prerje,
prezantime, kërkim në internet ose komunikim. Në këtë mënyrë nxitet kreativiteti, zhvillohet
motorika dhe nxitet të menduarit për zgjidhjen e problemeve. Suksesi i kësaj ore mësimore
pasqyrohet sidomos në lirinë e fituar te nxënësit për t‟i përdorur mjetet e TIK-ut, vlerëson
bashkëpunimin me shokët e shoqet e klasës, krijon lirshmërinë e vendimmarrjes dhe të
përgjegjësisë ndaj komunitetit.
Përveç kësaj jepen detyra praktike, nga ku dalin produkte reale ose morale për
nxënësin/en, i cili përballë një zhvillimi gjithnjë e më të shpejtë teknologjik përballet me
nocionet e komunikimit, të etikës, të bashkëpunimit dhe kryesisht të punës e përgjegjësisë
vetjake. Njohuritë e para merren të mirëpërpunuara kur detyrat lidhen edhe me veprimtaritë në
shkollë. Puna në grup ose në dyshe jep mundësi për debat ose konsultim. Kështu zhvillohet
përgjegjësia ndaj komunitetit ose komunikimi me të tjerë, duke fituar siguri vetjake, aftësi në
përdorimin e saktë të mjeteve të TIK-ut me një synim të caktuar.
Për nxënësit e ciklit fillor, do të ishin të përshtatshme edhe metodat gjysmëkërkimore për
një problem të caktuar. Këto metoda i nxitin nxënësit të kërkojnë në fillim vetëm zgjidhjen e
18
TIK
problemit dhe, më pas, të punojnë në grup për zgjidhjen e plotë të tij. Gjatë këtyre hapave,
mësuesi/ja ka rolin e moderatorit dhe i ndihmon nxënësit të shkojnë drejt zgjidhjes së duhur.
Mësuesit duhet të përdorin edhe format e pyetje-përgjigjes para se të fillojnë shpjegimin e
temës së re. Krijimi i një diskutimi në klasë është gjithnjë një atmosferë lehtësuese për nxënësit e
këtij cikli. Ata vijnë me disa njohuri bazë në klasën e 4-t, ndaj është e rëndësishme që të fillojmë
në fillim me atë që ata njohin dhe, më pas, me atë pjesë që ata nuk njohin.
6. METODAT E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE
Vlerësimi si proces lidhet me tërësinë e metodave, praktikave dhe teknikave që përdorin
mësuesit për të testuar, për të kontrolluar dhe për të matur nivelin e dijeve, aftësive dhe
performancën e nxënësve. Vlerësimi duhet të jetë i realizueshëm, i vlefshëm, korrekt, i
besueshëm dhe i saktë.
Vlerësimi duhet të japë një pasqyrë për arritjet e nxënësit, si edhe vështirësitë që mund të
kenë nxënësit gjatë realizimit të detyrave ose projekteve kurrikulare. Të vlerësosh nxënësit nuk
do të thotë vetëm t‟i vendosësh atij një notë, si edhe ta ndihmosh atë të kalojë vështirësitë gjatë
arritjes së objektivave. Vlerësimi në klasë luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si mësojnë
nxënësit, në motivimin e tyre për të mësuar dhe në mënyrën e shpjegimit të mësuesit. Pyetjet që
lidhen me cilësinë (besueshmërinë, burimet e referencës, vlefshmërinë) janë të rëndësishme për
të gjitha llojet e vlerësimit në klasë.
Objektivi kryesor i vlerësimit është të ndihmohen nxënësit të bëhen autonomë dhe të jenë
në gjendje të vetëvlerësojnë progresin e tyre. Mësuesit zhvillojnë vetë dhe në bashkëpunim me
nxënësit, një larmi mënyrash vlerësimi, që kanë të bëjnë me njohjen ose me familjarizimin me
kompjuterin dhe pjesët e tij (në klasat e ulëta 1-3), si dhe me njohjen nga afër dhe përdorimin
efektiv të tij (në klasat 4-6) etj. Vlerësimi bëhet në atë çka nxënësit kanë përvetësuar dhe janë të
aftë të bëjnë. Vlerësimi mund të bëhet individual ose në grup, në klasë ose jashtë saj. Mësuesit
nuk e kanë të detyrueshëm vlerësimin me notë të nxënësve në çdo orë mësimore dhe vendosjen e
notave në regjistër për secilën orë mësimore.
19
TIK
a. Vlerësimi formues
Ky lloj vlerësimi duhet të realizohet në mënyrë të vazhdueshme nga mësuesi/ja, në
mënyrë që të kuptohen vështirësitë e nxënësve, më pas të shihet ecuria e tyre dhe në fund të
kapitullit të shihet nëse janë arritur objektivat. Për nxënësit e ciklit fillor, ky vlerësim është
shumë i rëndësishëm dhe mund të realizohet nëpërmjet detyrave të shtëpisë. Lënda e TIK-ut nis
për herë të parë për ta, dhe duhet që herë pas here të sigurohemi që njohuritë të jenë kuptuar nga
nxënësit. Gjatë këtij vlerësimi, mësuesi/ja duhet të vëzhgojë herë pas here nxënësit, të realizojë
bashkëbisedime me ta, të realizojë produkte të ndërmjetme para produkteve finale. Ky lloj
vlerësimi i ndihmon nxënësit të gjejnë mënyrën e duhur për të mësuarin efektiv.
b. Kriteret e vlerësimit
Për të bërë vlerësimin e nxënësve është e rëndësishme që nxënësit të njohin kriteret sipas
të cilave ata do të vlerësohen para se të dorëzojnë detyrat, ose para realizimit të projektit
kurrikular, ose kur ata të përgatiten për t‟u vlerësuar gjatë orëve mësimore. Këto kritere mund të
hartohen bashkë me nxënësit dhe t‟i bashkëngjiten fletores së detyrave. Kjo lloj forme e bën
nxënësin autonom, duke i dhënë më shumë rëndësi procesit dhe formës së të mësuarit se sa
notës.
20
TIK
Gjatë kohës që bëhet planifikimi i programit ose i vlerësimit, është e rëndësishme që të
bëhen pyetjet e mëposhtme:
Një formë tjetër vlerësimi është edhe vlerësimi nëpërmjet portofolit, është një formë që e
ndihmon nxënësin të shohë se si ai përparon hap pas hapi. Portofoli i nxënësit është një mundësi
vlerësimi e vetëvlerësimi, i cili përmban një koleksion punimesh që ai organizon përgjatë vitit
shkollor. Ai mund të përmbajë detyra shtëpie me shkrim, detyra tematike, projekte kurrikulare,
fotografi e produkte të veprimtarive kurrikulare. Përzgjedhjet për portofolin bëhen nga nxënësit,
kurse mësuesi/ja është në rolin e atij që drejton dhe rekomandon. Qëllimi kryesor i portofolit
është që nxënësi/ja të koleksionojë ato dokumente që atij mund t‟i shërbejnë në vitet në vijim.
Gjithashtu, në portofol, nxënësi/ja mund të shohë se si ai/ajo përparon nga muaji në muaj ose nga
semestri në semestër. Në ciklin fillor është shumë e rëndësishme që mësuesi/ja të jetë një
monitorues i/e mirë i dokumenteve që përzgjidhen për portofolin.
6.1 Vetëvlerësimi
Ku lloj vlerësimi është gjykimi që secili nxënës jep për arritjet e tij. Vetëvlerësimi shpesh
shërben si një plotësues i domosdoshëm i teknikave të vlerësimit, të bëra nga mësuesi/ja dhe nga
provimet. Pika e fortë e vetëvlerësimit qëndron në faktin se ai është një faktor motivimi dhe
ndërgjegjësimi: ai i ndihmon nxënësit të njohin pikat e tyre të forta dhe të dobëta dhe kështu të
organizojnë më mirë të nxënit e tyre. Duhet theksuar që vetëvlerësimi është më i vlefshëm dhe
më objektiv nëse nxënësit i jepen kritere të sakta mbi të cilat ai/ajo bën vetëvlerësimin e punës së
tij/saj. P.sh.: mund t’i kërkohet nxënësit të hartojë një skedë vetëkorrigjimi, për të korrigjuar me
shkrim gabimet më të shpeshta dhe, më pas, ai/ajo ta integrojë korrigjimin në veprimtarinë e
kërkuar. Ky tip vlerësimi duhet të zërë një pjesë të konsiderueshme në ciklin fillor.
Përse është i
rëndësishëm
vlerësimi?
Çfarë do të
vlerësojmë te
nxënësit?
Cilat metoda të
vlerësimit duhet të
përdor?
Si të rris cilësinë
gjatë procesit të
vlerësimit?
Si mund t‟i
shfrytëzoj të
dhënat që dalin
nga vlerësimi?
21
TIK
6.2 Vlerësimi me shkrim
Në lëndën e TIK-ut vlerësimi me shkrim do të realizohet vetëm në rrugë elektronike. Në
vlerësimin me shkrim, nxënësi/ja shpreh në praktikë objektivat e mësuar. Pyetjet gjatë këtij
testimi duhet të jenë të bazuar në proces dhe jo në teori. P.sh.: njëra nga linjat e lëndës së klasës
së 4-t është të njohë disa menu kryesore të përdorimit të Word-it, si përdorimi i shkrimeve ose i
ikonës së “BOLD, ITALICS, UNDERLINE”. Mësuesit do t’u kërkojnë nxënësve që t’i aplikojnë
këto forma në një tekst të shkruar ose të ruajnë dokumentin në një skedar. Gjatë këtij vlerësimi
duhet t‟i jepet rëndësi nëse nxënësi di ta realizojë detyrën, e jo faktit nëse ai i di përmendësh
emërtimet.
Mësuesi/ja planifikon testime periodike me shkrim për blloqe orësh mësimore, që
përbëhen nga një ose dy kapituj, të cilët i bashkojnë objektivat e ndërlidhur të të nxënit. Në ciklin
fillor, vlerësimi me shkrim duhet bazuar kryesisht në miniteste, në lidhje me një linjë të caktuar
ose në teste të bazuara në forma konkrete të realizimit të objektivit. Në lëndën e TIK-ut është e
rëndësishme që nxënësi/ja t‟i përdorë njohuritë e përftuara për gjatë gjithë jetës dhe t‟i vërë në
praktikë edhe jashtë shkollës.
6.3 Vlerësimi në praktikë (rekomandime)
Në asnjë metodologji vlerësimi, qëllimi final nuk është që mësuesit ose vlerësuesit të
arrijnë të përdorin të gjitha shkallët dhe tipat e vlerësimit (në të gjitha nivelet) në të njëjtën kohë.
Dihet që mësuesit dhe vlerësuesit do të hasin vështirësi për të përdorur në të njëjtën kohë një
numër të madh kategorish vlerësimi. Kështu del detyrë që në çdo praktikë vlerësimi, mësuesit
dhe vlerësuesit duhet të përpiqen të zvogëlojnë numrin e kategorive të mundshme në një sasi
lehtësisht të manipulueshme. Përvoja ka treguar se 4-5 kategori kërkojnë një përqendrim
maksimal, ndërsa 7 kategori përbëjnë një prag psikologjik që nuk mund të kapërcehet. Pra, duhet
bërë një zgjedhje. Një shembull konkret do të ishte:
Nëse për realizimin e një detyre ka shumë kategori për t‟u arritur, mësuesi/ja duhet të
zgjedhë 4-5 kritere që mund të arrihen nga secili nxënës.
22
TIK
Kategoritë gjatë realizimit të një projekti kurrikular dhe pune në grup:
Strategji e marrjes së fjalës
Strategji të bashkëpunimit
Kërkesë për sqarime
Lirshmëria
Fleksibiliteti
Koherenca
Zhvillimi tematik
Saktësia
Fusha e përgjithshme
Shtrirja e fjalorit
Burimet e përdorura për realizimin e punimit
Respektimi i kohës së prezantimit
Qartësia e slide-ve
Kriteret kryesore që duhen të merren parasysh dhe që ta vlerësojnë nxënësin/en në mënyrë sa më
objektive do të ishin:
Zhvillimi tematik
Strategji e marrjes së fjalës
Burimet e përdorura për realizimin e punimit
Lirshmëria
Qartësia e slide-ve
23
TIK
7. OBJEKTIVAT SIPAS LINJAVE/NËNLINJAVE, SIPAS KLASAVE
LINJA: BOTA E KOMPJUTERIT
Orë të sugjeruara: 5 orë
1 Objektiva Veprimtari
Kompjuteri
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të bëjnë dallimin midis pjesëve hardware dhe software;
të dinë të kujdesen për mirëmbajtjen e pjesëve kompjuterike
(pastrimi i tyre, fikja dhe ndezja e kompjuterit në mënyrë
korrekte, respektimi i ngjyrave të çelëta në desktop, si dhe të
dinë të përdorin kompjuterin duke respektuar kohëzgjatjen e
përdorimit të tij;
të bëjnë dallimin midis internetit dhe kompjuterit (shembuj
nga jeta e përditshme);
të bëjnë dallimin midis sistemit operativ dhe software-ve
aplikativë.
Nxënësit shkojnë në laboratorin
informatik dhe mësuesi/ja është
në gjendje t‟u tregojë në mënyrë
konkrete dallimin midis pjesëve
të kompjuterit dhe programeve,
po gjithashtu, cilat janë
programet që përdoren dhe cilat
janë sistemet operative.
KLASA 4
35 x 1orë/javë = 35 orë
24
TIK
LINJA: PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT
Orët e sugjeruara: 11 orë
2 Objektivat e të shkruarit: Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të hedhin të dhënat, të aftësohen në përdorimin e tastierës, të
futin (ngjisin) tekst me saktësi kur e kopjojnë nga një burim
tjetër informacioni;
të përdorin mausin dhe të njohin funksionin e butonave të tij;
të bëjnë detyra të thjeshta, duke përdorur kompjuterin dhe
tastierën në shtëpi;
të shkruajnë tekstin, të selektojnë (përzgjedhin), të kopjojnë,
të fshijnë dhe të printojnë;
të përdorin formatimin e thjeshtë të tekstit: “Bold”,
“Underline”, “Italic”, Justify dhe të ndryshojnë llojin e
shkrimit: “Times New Roman”, “Arial”;
të njohin funksionet e tasteve kryesore, si: “Ctrl”, “Tab”,
“Esc” dhe komanda të tjera të veçanta;
të vendosin shpejt pjesë teksti, fusha tekstore, kalim rreshti e
paragrafi ose numrin e faqeve;
të mbledhin informacion nga një shumëllojshmëri burimesh
[për shembull: njerëz, libra, database, CD-ROM-et, videot
dhe TV];
Kur të tregohen fotot e tasteve
me funksion individual,
nxënësit do të përshkruajnë
aftësitë e secilit tast të tastierës.
Shkruan në Word titujt e
dokumenteve të përdorura dhe
di të bëjë dallimin midis
burimeve digjitale dhe atyre të
gjetura në forma të tjera.
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të ruajnë informacionin në një shumëllojshmëri formash [për
shembull: ruajtja e informacionit në një bazë të dhënash të
përgatitur, ruajtja e punës];
25
TIK
të krijojnë një skedar (të hapin një skedar të ri me një editor
teksti);
t‟i emërtojnë skedarët në mënyrë profesionale;
të ruajnë një skedar (të mësojnë „save‟ dhe „save as‟ për të
vendosur një skedar në harddrive).
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të rigjejnë informacionin që është ruajtur [për shembull:
përdorimi i një CD-ROM-i, ngarkimi i punës së ruajtur];
të lexojnë, të kuptojnë informacionin letrar dhe të analizojnë
se sa është i besueshëm informacioni;
të shohin World Wide Web (www) si një vend ku mund të
ndodhen informacionet e këqija dhe ato të nevojshme;
të përgatitin informacionin, duke përdorur TIK-un, përfshirë
edhe përzgjedhjen e burimeve të përshtatshme, duke e gjetur
informacionin, duke e klasifikuar dhe duke e kontrolluar për
saktësi.
Kërkojnë informacion nga librat
dhe revistat, duke krijuar në
klasë një database, duke i
klasifikuar sipas
karakteristikave dhe qëllimeve,
duke kontrolluar që drejtshkrimi
i emrave të jetë korrekt.
LINJA: PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE DHE PREZANTIMI
Orët e sugjeruara: 5 orë
3
Objektivat Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të krijojnë pamje të thjeshta me anë të një programi të
thjeshtë vizatimi, si Paint;
të bashkëndajnë idetë e tyre, duke e prezantuar
informacionin në forma të ndryshme.
Prezantojnë informacionin në
formë teksti, imazhi ose tabele.
Punojnë në grup për të realizuar
një prezantim që i përmban të
tria format e informacionit
(tekst, imazh, tabelë) në formën
e një projekti kurrikular.
26
TIK
LINJA: KËRKIMI NË WEB/INTERNET
Orët e sugjeruara:10 orë
4 Objektivat
Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të hapin dhe të mbyllin Web Browser, Firefox, Internet
Explorer;
të shkruajnë dhe të hapin linqet nëpërmjet faqeve kërkuese;
të navigojnë në internet (të mësojnë përdorimin e tasteve
kryesore, si të kalojmë nga një link në një tjetër apo si të
kthehemi mbrapa kur jemi në një link);
të njohin konceptin që interneti dhe World Wide Web
(www) është vetëm një pjesë e shumë mundësive që
mundësohen nga interneti;
Nxënësit ofrojnë shpjegim me
shkrim se pse informacioni i
keq është kaq i kapshëm në
World Wide Web (www).
Nxënësit do të sigurojnë të
paktën dy mënyra për
identifikimin e informacionit që
ka të ngjarë të jetë i besueshëm.
të flasin rreth informacionit që u nevojitet dhe se si mund ta
gjejnë dhe ta përdorin atë;
të njohin konceptin e burimit të informacionit dhe të
përmendin shembuj të informacioneve të dyshimta.
Ata e gjejnë informacion duke
përdorur materiale të printuara,
duke pyetur njerëzit, duke
kërkuar në internet me ndihmën
e një të rrituri për të gjetur
informacionin që përshtatet me
moshën.
27
TIK
LINJA: SIGURIA NË INTERNET DHE SIGURIA E TË PUNUARIT NË KOMPJUTER
Orët e sugjeruara: 4 orë
5 Objektivat Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të njohin format e sjelljeve të papërshtatshme në internet;
të njohin dhjetë rregullat për t‟u mbrojtur nga interneti dhe
për të punuar në mënyrë të sigurt;
të njohin rëndësinë e përdorimit të një Username dhe
Password, për t‟u futur në kompjuter, si edhe për të pasur një
adresë në internet;
të kërkojnë zgjidhjen te më të rriturit kur kanë probleme me
kompjuterin;
Përgatitja e broshurave me
mësuesit dhe nxënësit me
rregullat e punës në kompjuter,
si dhe mbrojtja prej tij.
Broshurat krijohen duke
përdorur informacionin e gjetur
nga fëmijët, foto, imazhe dhe
tekste.
Nxënësit do të përmendin tri
sjellje të rrezikshme në internet
që duhen shmangur.
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të bëjnë kujdes për shëndetin gjatë punës në kompjuter dhe
të shmangin rreziqet shëndetësore (mbajtja pastër e
kompjuterit), të zbatojnë pozicionin e qëndrimit në karrige
dhe zbatimit të largësisë nga ekrani, drita që përdoret kur
punojmë në kompjuter, shmangies së zhurmës dhe dëgjimit
me zë të lartë të muzikës ose filmave.
28
TIK
KLASA 5
35 x 1orë/javë = 35 orë
LINJA: BOTA E KOMPJUTERIT
Orët e sugjeruara: 5 orë
1 Objektiva Veprimtari
Kompjuteri
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të mësojnë kuptimin e kujtesës si të dhëna të koduara bazuar në
sistemin binar të magazinimit;
të njihen me pjesët kryesore të kompjuterit, rendin e punës së tij
dhe me mjetet e ruajtjes së informacionit (pjesët e brendshme të
kompjuterit, video dhe sound card; pjesët e tjera të kompjuterit
hardware dhe software; rendi i punës së kompjuterit; mjetet
ndihmëse të kompjuterit dhe ato të ruajtjes së informacionit).
Mësuesi/ja tregon në laborator
pjesët e kompjuterit, të cilat pas
shpjegimit ua lë nxënësve t‟i
montojnë.
Skica të rendit të punës me
pajisjet mund të vizatohen nga
nxënësit në tabelë ose në
fletore.
LINJA: PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT
Orët e sugjeruara: 11 orë
2 Objektivat e të shkruarit: Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të realizojnë dhe të ndryshojnë formatizime të thjeshta
(ndryshimi i shkrimit, i madhësisë, i llojit, i ngjyrës etj.);
29
TIK
të zhvillojnë dhe të përmirësojnë idetë duke bashkuar,
organizuar dhe riorganizuar tekste, tabela, imazhe dhe zëra, si
të jetë e përshtatshme [p.sh.: publikim desktopi, prezantime
multimedia];
të përdorin më gjerësisht disa lloje të formatimit të tekstit;
të kopjojnë tekste dhe fotografi të formës digjitale dhe t‟i
ngjisin në programin kompjuterik (MS Word);
të printojnë një dokument;
të njohin komandën Print Preview;
të vendosin kornizën e një teksti dhe të ngjyrosin sfondin e tij;
të përdorin korrigjimin ortografik;
të jenë të aftë të krijojnë dhe të ruajnë skedarët;
të redaktojnë dhe të kontrollojnë gabimet ortografike;
të vendosin vijën ndarëse dhe të krijojnë paragrafë;
Tekste të thjeshta nga jeta e tyre
ose lajmërime të aktiviteteve
shkollore për nxënësit
përpunohen nga ato në
kompjuter dhe printohen.
Redaktimi bëhet nën kujdesin e
mësuesit/es.
Një temë tjetër është rrëfimi
mbi kafshën e pëlqyer. Tekstet
e shtypura mund të vendosen në
faqen e internetit të shkollës.
të përdorin programe të përgjithshme aplikative, si: sisteme të
përpunimit të teksteve, shfletuesit e internetit, e-mail-in;
të kërkojnë në tekst dhe të ndryshojnë e të zëvendësojnë germat
ose fjalët;
të bëjnë kontrollin drejtshkrimor (spell checker), të vendosin
kryeradhën në paragraf (paragraph indent) ose hapësirën e rritur
mes paragrafëve (increased space);
të rendisin fjalët (numbering), të vendosin nëntituj (bullets) dhe
të ndryshojnë fillimin e rreshtit (indent);
të shtojnë simbole ose shenja të veçanta;
të ngjisin dhe të rregullojnë një figurë nga ClipaArt-i;
të shtojnë një shkrim të zbukuruar (Word Art), p.sh., për të bërë
një ftesë për ditëlindje;
të njohin formatimet e ndryshme të rreshtave dhe të simboleve,
si dhe të përdorin komandat me përzgjedhje për të futur
mundësi të zgjeruara në tastierë të tilla, si: simbole
Një kombinim i mirë i
përdorimit të figurave dhe
teksteve është tema-projekt:
përshkrimi i kohës. Nxënësit
pasi mësojnë drejt fjalët e
duhura, konceptet e statistikave,
realizojnë në pllakate letre mbi
hartë parashikimin e motit.
Ky projekt realizohet më së miri
me punë në grup dhe me
prezantim me role.
30
TIK
matematikore, theksa dhe karaktere të veçanta;
të njohin rolin e komandës UNDO;
të njohin formatet e ndryshme të dokumenteve tekst, si: TXT,
RTF, DOC, ODT, PDF ose HTML;
të ruajnë dokumentet në një format tjetër, si p.sh.: RTF, DOCX
ose DOC;
të ndryshojnë emrin dhe të dhënat e dokumentit;
të ruajnë dokumentin e Word-it në formatin PDF;
të njohin mënyrën e krijimit të një tabele, si vendosen ngjyra te
kolonat e tabelës, si shtohen ose hiqen rreshtat dhe kolonat.
LINJA: PËRPUNIMI DIGJITAL - PROGRAMI I VIZATIMIT (PAINT)
Orët e sugjeruara: 5 orë
3 Objektivat Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të njohin programin Paint 7 dhe pjesët e tij;
të njohin mjetet e punës në grupin Tools;
të njohin dhe të përdorin komandat e grupit Clipboard, Image;
Nxënësit marrin fotografi nga
kamera dhe i ndryshojnë
formatin ose ngjyrat ose
mbishkrimin.
të përdorin mjetin furçë (brush) me versionet e tij, të përdorin
butonin Paint dhe komandat përbërëse;
të përdorin sa më mirë mjetet e punës në Paint;
të rregullojnë përmasat e faqes (Page set up).
Krijojnë kartëvizita të thjeshta
dhe më pas t‟i paraqesin ato në
një konkurs.
31
TIK
LINJA: E-MAILI DHE CHATI
Orët e sugjeruara: 6 orë
4 Objektivat Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të krijojnë një adresë e-mail-i në faqe të ndryshme ueb-i
(serioziteti i emrit të zgjedhur);
të njohin kuptimin dhe funksionin e fushave TO, CC dhe BCC;
të shkruajnë, të dërgojnë dhe të marrin një e-mail, qoftë on line
në internet, qoftë me program në kompjuter;
Nxënësit dërgojnë me e-mail
një urim, njoftim ose pyetje
shokut/shoqes ose mësuesit/es.
Kjo zhvillohet me role në klasë.
Përmbajtja mund të diskutohet
së bashku në grup, para se të
shkruhet e të dërgohet me
e-mail.
të bëjnë forward, të bashkëngjisin, të ruajnë ose të printojnë një
e-mail;
të hapin dhe të ruajnë dokumentet e bashkangjitura;
të dërgojnë dokumente me bashkëngjitje (attachment);
të dërgojnë e-mail-e në seri ose njëherësh një grupi;
të përdorin dhe të menaxhojë listën e kontakteve;
të ruajnë në chat historikun e bisedimit;
të mënjanojnë shqetësimet ose fyerjet gjatë chat-it;
të dinë si të sillen ndaj fyerjeve ose bezdisjeve.
Nxënësit mësojnë dhe
respektojnë rregullat e chat-it
me përgjegjësi pas
demonstrimit nga mësuesi/ja.
32
TIK
LINJA: KËRKIMI NË WEB/INTERNET
Orët e sugjeruara: 5 orë
5 Objektivat Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të njihen me pajisjet e nevojshme që duhen për t‟u lidhur me
internetin;
të hapin një webshfletues / webbrowser si Internet Explorer
ose Firefox e të hapin një link interneti;
të dinë sesi navigohet në faqen e internetit (para, pas, faqe
kryesore);
të kapin konceptin e një website si një grumbull dosjesh
individuale;
të kuptojnë strukturën URL;
të përdorin faqet e ruajtura;
të kërkojnë informacionin e dëshiruar sipas detajeve të dhëna
nga mësuesi/ja, të kërkojnë në faqe të sigurta dhe të ruajnë
informacionin;
të përdorin Google, si shembull, të shpjegojnë se si të kërkojnë
informacione të sakta dhe të përshtatura për moshën e tyre;
të përdorin lehtësisht internetin ose burime të tjera elektronike
për kërkim informacioni;
Kërkimi në internet e ndihmon
nxënësin/en për të gjetur
informacione edhe për lëndët e
tjera. Zgjedhja e lirë e temës,
puna kërkimore dhe përzgjedhja
e informacionit ndihmon në
referatin e ardhshëm.
të kuptojnë nga shembujt që jepen nga mësuesi/ja, duke treguar
një website si një grumbull skedarësh individualë;
të kuptojnë konceptin e një home page (faqe shtëpi), që është
shpjeguar si mënyrë për të lidhur një site (vendndodhje) me një
emër domain (territori);
të ruajnë e të shkarkojë dokumente nga një server on line;
t‟i organizojnë dhe t‟i menaxhojnë vetë të dhënat në
Bëhet ruajtja e materialeve të
gjetura sipas tematikës, pasi
janë krijuar, po ashtu edhe
nëndosjet.
33
TIK
kompjuter: krijimin e dosjeve, nëndosjeve, kopjimin dhe
mbishkrimin e tyre;
të shkarkojnë dhe të ruajnë në dosjen e synuar;
të kuptojnë nocionin “të drejtat e autorit” dhe të dinë kur
lejohet të përdorin ose të shpërndajnë dokumente të huaja;
të njohin shenjat e sigurisë në faqet e internetit (si p.sh.: https
etj.);
të njohin kritere për të dalluar besueshmërinë e burimeve në
internet;
të njohin të drejtat e ruajtjes she të mbrojtjes së privatësisë dhe
të veprojnë sipas tyre.
Loja e hetuesit: në kompjuter
përgatiten të dhënat me kartelë
të çdo nxënësi në klasë nga një
nxënës tjetër. Pasi rrëfehet
historia e krimit, inspektori
zbulon “kriminelin”, pasi
krahason databazën (kartelat)
me të dhënat e tij të mbledhura.
LINJA: BOTIMET DHE SIGURIA NË INTERNET
Orët e sugjeruara: 3 orë
6 Objektivat Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të përdorin me kujdes informacionet personale dhe
fjalëkalimet;
të mos tregojnë shumë nga vetja në internet dhe të dinë si të
ruhen nga shqetësimet/bezdisjet;
të raportojnë në rast se dikush abuzon në internet;
të kuptojnë funksionimin e rrjetit social për të shmangur
rreziqet e rënies në grackë nëpërmjet nxjerrjes së
informacioneve private, të ndjeshme ose të kontaktit me
individë të padëshiruar;
të kuptojnë anët pozitive dhe negative të publiciteteve që
lidhen me përdorimin e video game apo me përdorimin e
mjeteve të tjera elektronike.
Krijimi i broshurave informuese
për mësuesit, nxënësit dhe
prindërit në lidhje me kujdesin e
privatësisë dhe etikës në botën
virtuale.
34
TIK
LINJA: BOTA E KOMPJUTERIT
Orët e sugjeruara: 5 orë
1 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të njohin më në detaje pjesët e kompjuterit dhe rolin e tyre në
bashkërendimin e punës;
të njohin ndryshimin e portave dhe kabllove të pajisjeve të
jashtme (tastiera, mausi, USB, bokset audio, ekrani, porta
HMDI (për lidhje video dhe DVD), porta VGA për lidhjen me
ekranin ose me video projektor).
Mësuesi/ja tregon në laborator
pjesët e kompjuterit, të cilat pas
shpjegimit ua lë nxënësve për
t‟i montuar.
Nxënësve u ofrohet edhe
trajnim për seanca aktivitetesh,
ku do të ketë prezantim.
LINJA: PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT
Orët e sugjeruara: 5 orë
2 Objektivat e të shkruarit: Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të shkruajnë, të selektojnë, të fshijnë dhe të printojnë tekste;
të kërkojnë në tekst, të ndryshojnë dhe të zëvendësojë germat
ose fjalët;
të shtojnë simbole të veçanta që mund t‟i përdorin në lëndë të
ndryshme, si p.sh.: shkrimi me germa romake në histori...;
Nga mësuesi/ja do të jepet një
dokument me karaktere të
veçanta. Nxënësit pastaj do ta
rikrijojnë dokumentin duke
përdorur njohuritë e tyre në
tastierë.
KLASA 6
35 x 1orë/javë = 35 orë
35
TIK
të përdorin funksionet kryesore të programeve të shkrimit
(p.sh. format e formatimit të tekstit, faqes etj.);
të njohin formatimet e ndryshme të rreshtave dhe të
simboleve;
të dinë të formatojnë paragrafët, të përdorin rregullat
sintaksore të të shkruarit në Word, të arrijnë t‟i gjejnë lehtë
gabimet ortografike dhe t‟i korrigjojnë ato;
të shkruajnë tekste me llojin e formatimit të paradhënë;
Mësuesi/ja shpërndan një tekst
me gabime gramatikore dhe
ortografike. Nxënësit kanë për
detyrë ta korrigjojnë si nga ana
ortografike ashtu edhe nga ana
e formatit.
të ndërtojnë dhe të formatizojnë një tabelë të re (ndryshojnë
ngjyrat e rreshtave, trashësinë e vijës, tabela të jetë brenda
formatit A4 dhe të formatizojnë tekstin e tabelës);
të krijojnë lista me numra dhe numërime;
të njohin shumëllojshmërinë e opsioneve të përdorimit të
tabelave;
Nxënësit mund të realizojnë në
një tabelë të thjeshtë orarin e
tyre javor.
të mësojnë të hedhin të dhënat sipas metodave të ndryshme
nga burime të ndryshme (linqe nga interneti, dokumente të
skanuara, fotografi të ruajtura, dokumente nga browser i
kompjuterit);
të citojnë gjithnjë burimet nga të cilat marrin informacionet,
fjalët, fjalitë ose paragrafët.
LINJA: OBJEKTIVAT E MBLEDHJES DHE ANALIZËS SË TË DHËNAVE (EXCEL)
Orët e sugjeruara: 8 orë
3 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të njohin ikonat kryesore dhe të thjeshta të Excel-it, të cilat
mund të kuptohen në këtë klasë dhe janë të ngjashme me ato të
Word-it;
të hedhin shifrat në një libër ose fletë pune të programeve, si Nxënësit mund të realizojnë me
36
TIK
Microsoft Excel (ose OpenOffice Calculators);
të praktikojnë “praktikat efektive”, si p.sh.: shmangien e
qelizave boshe, formatimin e përmbajtjeve (p.sh.: të ndajë në
qeliza të veçanta emrin dhe mbiemrin);
të përdorin ikonën për të renditur të dhënat nga A në Z;
një tabelë të thjeshtë orarin e
tyre javor, ku të vendosin
përqindjen (%) e orëve
mësimore, por edhe ta
modifikojnë tabelën.
të kuptojnë rëndësinë e shkrimit të numrave në formë të
njëtrajtshme në Excel;
të përdorin ikonën për gjetjen e shumës në një kolonë;
të formatojnë përmbajtjen e qelizave dhe hedhjen e tyre në një
tabelë;
të llogarisin të dhënat e disa qelizave sipas formulave të
thjeshta;
të krijojnë një diagram në formë rrethi, duke u bazuar te të
dhënat e gjetura.
Alternativë do të ishte një listë
me emrat e nxënësve të klasës
për ekskursion ose një listë
notash ose për blerje etj.
LINJA: E-MAIL-I DHE CHAT-I
Orët e sugjeruara: 4 orë
4 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të dallojnë e-mail-et spiun ose të padëshiruar si ato SPAM dhe
të ruhen (bazuar në rregullat e mbrojtjes nga interneti dhe
platforma e vetë e-mailit ose të programit të e-mail-it);
të kuptojnë se kompjuteri mund të infektohet me virus nëse
hapim e-mail-e ose nëse shkarkojmë dokumente nga dërgues të
panjohur;
Mësuesi/ja shpjegon se çfarë
është SPAM-i, tregon
komandën për ndalimin e tyre.
(Mund të përdoren filma me
metrazh të shkurtër për
sensibilizim.) Më pas, një kuis
për sigurinë në internet dhe
(anti) viruset.
të njohin madhësinë e dokumentit kur e dërgojnë në bazë të
kufizimit të vendosur nga provideri i e-mail-it;
të kuptojnë stilin e të shkruarit dhe të jenë të vetëdijshëm për
Nxënësit (nën kujdesin e
mësuesit/es) i shkruajnë letër
shokut/shoqes dhe drejtorit ose
37
TIK
ndikimin te marrësi. teknikut të shkollës për (gjoja
problemin e kompjuterit, i cili
ka virus).
Të dallohet gjuha e përdorur.
LINJA: KËRKIMI NË WEB/INTERNET
Orët e sugjeruara: 5 orë
5 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të regjistrohen, të hyjnë dhe të dalin nga akaunti në
platformat në internet;
të bëjnë dallimin midis web-browserve të ndryshme (Internet
Explorer, Mozilla, Google Chrome);
të njohin dhe të ndryshojnë opsionet e web-browserve
(paracaktimin e ruajtjes dhe shkarkimit të dokumenteve,
instalimin e shtesave);
Nxënësit krahasojnë
webbrowserat për ngjashmëritë
dhe dallimet. Ato i instalojnë
dhe i çinstalojnë ato.
të njohin opsionet specifike të motorëve të kërkimit, si p.sh.,
Google kur ata kërkojnë një informacion (sipas germave, një
fraze, gjuhës, llojit të dokumenti, kohës dhe vendit të
botimit, të drejtave të autorit...);
të skicojnë strukturën e internetit dhe të njohin mënyrën si të
kërkojnë dokumente në portale të ndryshme;
të vetëdijshëm se materialet në formën digjitale janë të lehtë
për t‟u manipuluar, të analizojnë informacionet e gjetur nga
motorë të ndryshëm dhe të jenë në gjendje të kuptojnë
dallimin kur një informacion merret me pagesë;
Nxënësit analizojë kërkimin e
rezultateve të motorit për
të bërë dallimin mes rangjeve të
kërkimit të fituar me pagesë.
Kuptojnë komponentët e një
kërkimi të përputhur.
Si detyrë ato kanë mbledhjen e
informacionit mbi një godinë të
njohur në qytet. Kërkimet
realizohen te faqja zyrtare dhe
në forume në internet. Pastaj
bëhen krahasimet.
38
TIK
të njohin konceptin e licencave të programeve që janë pa
pagesë (Freeware), atyre pjesërisht me pagesë (Shareware)
ose atyre me kod të hapur (Open Source).
Krahasim mes MS Word dhe
Open Office
LINJA: BOTIMET DHE SIGURIA NË INTERNET
Orët e sugjeruara: 4 orë
6 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të njohin problemet që mund të lindin kur ata komunikojnë
në rrjete sociale;
të studiojnë Facebook-un si shembull të ngatërrimit dhe
konfuzionit në përpjekje për të mbrojtur privatësinë, duke
marrë në konsideratë çështjen e privatësisë në rrjet;
të dallojnë profilet reale dhe serioze të krijuara në rrjete
sociale (nxënësit mund të jenë pre e manipulimeve të më të
rriturve që i përdorin këto rrjete sociale në formë jo të
përshtatshme);
të njohin rreziqet e blerjes së CD-ve pa të drejtën e autorit
ose të shkarkimit të filmave, këngëve nga website pirate;
të kuptojnë rëndësinë e mbylljes (log out) të adresave
personale (e-mail, blogje, forume, rrjete sociale), nëse i
hapin ato në vende publike.
Nxënësit analizojnë Facebook-
un për nga siguria dhe vendosjet
e opsioneve të privatësisë, të
cilat asnjëherë nuk janë të qarta.
Kryesisht trajtohet çështja e
fshehtësisë në rrjet.
Nxënësit shkruajnë një ese me
temë: “Përse është e
kundërligjshme të blesh një CD
pirate”.
LINJA: PËRDORIMI I MJETEVE MEDIATIKE
Orët e sugjeruara: 4 orë
7 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të përdorin një aparat fotografik dhe të shkarkojnë në
Ruajtja e fotove dhe e videove
të aktivitetit shkollor në
39
TIK
kompjuter të gjitha fotografitë;
të ruajnë fotografitë dhe të dinë t‟i transferojë në CD ose
USB;
të përpunojnë fotografitë (me programin PAINT, MS Office
Picture manager);
të lidhin një video-kamera me kompjuterin;
të hedhin file-t video ose audio në DVD.
kompjuter. Menaxhimi,
riemërimi dhe ruajtja në CD,
shumëfishimi i tyre për t‟u
shpërndarë nxënësve.
LINJA: BOTA E KOMPJUTERIT
Orët e sugjeruara: 3 orë
1 Objektivat Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të përdorin programet e mbrojtjes kundër viruseve
në kompjuter;
të kryejnë përditësimin e antiviruseve;
të përshkruajnë problemet që mund t‟u lindin gjatë
punës në kompjuter në nivelin Hardware ose
Software;
të kryejnë hapjen deri në tri dritare në Desktop dhe
të punojnë njëkohësisht me to;
të çinstalojnë programet nga skedari i Software dhe
të shkarkojnë një program më të përditësuar;
KLASA 7
35 x 1orë/javë = 35 orë
40
TIK
të vlerësojnë rëndësinë e shkarkimit të faqeve nga
faqet zyrtare dhe kompanitë e autorizuara për
krijimin e programeve kompjuterike.
LINJA: OBJEKTIVAT E TË SHKRUARIT: PËRPUNIM DIGJITAL I TEKSTIT
Orët e sugjeruara: 5 orë
2 Objektivat Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të përdorin funksionet kryesore të programeve të
shkrimit (p.sh. format e formatimit të tekstit, faqes
etj.), në mënyrë që të dinë të shkruajnë qartë dhe
saktë një detyrë shtëpie.
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të dallojnë pjesët e tekstit ose të grafikës, që fshihen
ose nuk printohen;
të përzgjedhin opsionin Print Preview para
printimit të tekstit për të kuptuar cilësinë e
printimit;
të përzgjedhin opsionet: printim me ngjyra, printim
bardhezi, të zgjedhin formatin e fletës, të printojnë
dy faqe në një, të dinë të përdorin opsionin për të
printuar para dhe prapa faqes;
të mirëmenaxhojnë printimin për të kursyer bojën;
të rregullojnë problemet që mund të lindin gjatë
printimit, p.sh., nëse i bllokohet një faqe, të dinë ta
nxjerrin nga printeri, të kuptojnë kur mbaron boja e
printerit dhe të dinë të vendosin një të re.
41
TIK
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të vendosin, të pozicionojnë dhe të ngjisin grafikë e
fotografi;
të ndryshojnë opsionet (të dhënat bazë) e grafikëve.
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të futin të dhëna të gatshme që gjenden në ikonat e
Word-it, si: imazhe, fjalë, sinonime;
të gjejnë shumëllojshmëri fjalësh nëpërmjet ikonës
Research në Word;
të përdorin ikonën Clip Art për të integruar imazhe
sipas fjalëve;
të shtojnë Header and Footer në një tekst të
shkruar;
të kuptojnë rëndësinë e përdorimit të Header dhe
Footer për dokumente të rëndësishme;
të përdorin Page Break për kalimin në një faqe të
re.
Mësojnë historinë bazë të
shtypshkrimit, duke përfshirë
qëllimin e Shrift-it dhe pse u
sfiduan në fillimet e shekullit XX.
Nxënësit do të bëjnë dallimin mes
shtypshkrimit me dhe pa Shrift.
Kuptojnë dallimin mes përgatitjes
së dokumentit për rezultate digjitale
dhe printimi.
Përdorin menu dhe komanda për të
ripunuar përmbajtjen dhe strukturën
e dokumentit.
LINJA: OBJEKTIVAT E KOMUNIKIMIT FUNKSIONAL: PREZANTIMI DIGJITAL: POWERPOINT
Orët e sugjeruara: 7 orë
3 Objektivat Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të dallojnë ikonat bazë të PowerPoint që janë të
ngjashme me ato të programit Microsoft Word;
të krijojnë faqe të re dhe të dinë të ndryshojnë
rendin e tyre;
Krijojnë prezantim PowerPoint
vetëm me tekst me përmbajtje që
vetëzhvillohet.
42
TIK
të përpunojnë tekstin, të krijojnë dhe të përpunojnë
faqe prezantimi me anën e programeve të
prezantimit, si Microsoft PowerPoint;
Nxënësit do të prezantojnë para
klasës një prezantim vetëm tekst në
PowerPoint. Nxënësit do të
tregojnë parimin e përdorimit me
kursim të fjalëve. Nxënësit do t‟u
japin dëgjuesve një dokument të
shkruar me dorë që ta marrin me
vete.
të ndryshojnë dizajnin e slideve që janë të gatshme
në PowerPoint;
të përdorin Animation;
të përdorin slide show për prezantimin;
të prezantojnë nga kompjuteri dhe ta shfaqin me
anën e projektorit;
të përdorin saktësisht projektorit;
të konfigurojnë laptop-in me projektorin (nëpërmjet
Ctrl+ F5 ose Ctrl + F8);
të përshtatin përmasat e ekranit të laptop-it, nëse
projektori kërkon përmasa specifike;
të ruajnë prezantimin në formate të ndryshme;
të përdorin ikonat e komandës VIEW;
të shtojnë shënime në prezantimin e tyre;
të përdorin skedarët ekzistues të përpunuesit të
fjalës, në mënyrë që ata të importojnë, figura fotosh
të shkarkuara nga kamerat dhe krijim skedarësh
PDF.
Eksperimentojnë me hyrje shtesë të
dhënash duke përfshirë import
skedarësh, shkarkim figurash të
fotografive nga kamera dhe skedarë
PDF.
të printojnë sipas nevojës dhe kërkesës së audiencës
për prezantimin e bërë;
të printojnë disa handouts në një fletë të vetme;
të zgjedhin ngjyrat e duhura të backgroundit dhe të
shkronjave që prezantimi të jetë i lexueshëm.
43
TIK
Objektivat e kërkimit në ueb/internet dhe e-mail
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të kërkojnë nëpërmjet programeve kërkuese dhe të
përpunojnë materialin pasi e kanë gjetur;
Bazuar në një temë të dhënë nga
mësuesi i klasës, nxënësit do të
nxjerrin përfundime të ilustruara
me prova eksperte specifike.
Nxënësit do të japin cilësime
(atribute) në formë kllapash.
të kërkojnë në mënyrë të pavarur në internet dhe në
burime të tjera elektronike të informacionit;
të dallojnë përmbajtjet digjitale legale dhe ilegale;
të shënojnë faqet e tyre të preferuara gjatë punës në
internet për t‟i hapur më lehtë kur u nevojiten
(Bookmarks dhe Favorites);
të menaxhojnë librin e adresave të kontakteve në
e-mail.
LINJA: OBJEKTIVAT E BOTIMIT NË INTERNET (SIGURIA NË INTERNET)
Orët e sugjeruara: 6 orë
4 Objektivat Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të krijojnë blogje dhe t‟i menaxhojnë ato;
të botojnë fotografi dhe tekste në një blog apo Wiki
interneti;
të mos publikojnë foto që nuk janë të tyre, pa marrë
aprovimin e personazhit të gjendur në foto;
të mos publikojnë foto që cenojnë personalitetin e
shokëve dhe të afërmve;
të analizojnë vërtetësinë e informacioneve në bazë
të kritereve të paracaktuara.
Krijon një blog me lidhje, titrat dhe
lundrimin (links, headings and
navigation). Kjo mund të bëhet
duke përdorur një kopje ekzistuese
ose duke punuar bashkë me
mësuesin e klasës për të bërë
kërkimin që më pas të aplikohet në
projektin e zhvillimit të rrjetit.
44
TIK
LINJA: OBJEKTIVAT E MBLEDHJES DHE ANALIZËS SË TË DHËNAVE (EXCEL)
Orët e sugjeruara: 7 orë
5 Objektivat Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të përllogaritin përmbajtjen e një qelize me anën e
formulave;
të lexojnë gabimet që mund të dalin gjatë llogaritjes së
qelizave në Excel;
Krijojnë një database në
klasë, të cilin mund ta
përdorin për të kuptuar më
mirë formulat e matematikës
dhe se si këto formula
aplikohen në Excel.
të formatojnë shifrat dhe tabelat e një flete pune, t‟i
kopjojnë, t‟i ndryshojnë, t‟i zhvendosin dhe t‟i
riemërojnë;
të formatojnë dhe të ndryshojnë të dhënat e një
diagrame;
të përshtatin dhe të ndryshojnë parametrat dhe
opsionet e fletës së punës kur do të printojnë.
LINJA: OBJEKTIVAT E PËRPUNIMIT DIGJITAL
Orët e sugjeruara:7 orë
6 Objektivat Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të njohin formatet BMP dhe JPEG;
të dinë të përdorin në mënyrë të thjeshtë programet e
përpunimit të fotografive, si: Paint, MS Picture
Manager, Irfan View;
të përpunojnë fotografitë: t‟i presin, t‟i rrotullojnë, t‟u
ndryshojnë ngjyrat dhe madhësitë, t‟i transferojnë, t‟i
ruajnë në një dosje në formatin e dëshiruar.
45
TIK
KLASA 8
35 x 1orë/javë = 35 orë
LINJA: BOTA E KOMPJUTERIT
Orët e sugjeruara: 3 orë
1 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të njohin termin e autenticitetit të dokumentacionit dhe
të dinë se si e ku ta shpërndajnë informacionin e gjetur;
të ruajnë me fjalëkalim fotot dhe informacionet e
kompjuterit të tyre;
të kujdesen në postimin e informacioneve të
rëndësishme personale (adresa e shtëpisë, numri i
telefonit, ditëlindja, numri i pasaportës ose i kartës së
kreditit...);
të përdorin formatet e shumë përdorshme, si: PDF,
HTML, ZIP ose RAR, si dhe programet respektive për
t‟i hapur;
të kompresojnë një bashkësi dokumentesh nëpërmjet
programeve të posaçme, p.sh.: WIN RAR dhe WIN
ZIP;
të hedhin dokumente të formateve të ndryshme, video,
foto, dokumente Word, dokumente të punuara në
PowerPoint, në CD ose në DVD;
të përdorin back-up (kopje rezervë) të dokumenteve në
dosje ose në pjesët e ndryshme të memories së
Diskutime në grup për zgjedhjen
e strategjisë se ku dhe sa herë do
të bëhet magazinimi i të dhënave:
në particionin e ri, memorien e
jashtme (usb, hard disk) ose në
internet (cloud).
Me ndihmën e mësuesit/es bëhet
përzgjedhja e programit Free ose
Open Source të përshtatshëm për
lehtësimin dhe automatizimin e
backup-it.
Projektet aktuale të nxënësve
ruhen në kopje rezervë të ndara
në dosjet përkatëse, të cilat
kompresohen dhe shpërndahen
me e-mail.
46
TIK
kompjuterit (p.sh.: particionet si C: D: apo USB,
google doc...);
të instalojnë driverat nga CD-të e bashkëngjitura me
objektin që duan të lidhim me kompjuterin (kamera,
aparat fotografik, celular etj.).
Printimi i produkteve të projektit
në klasë me një printer të ri, për
të cilin drajverat instalohen nga
CD-ja ose shkarkohen nga faqja
zyrtare në internet (duke marrë
parasysh firmën prodhuese,
numrin e serisë ose emrin e
printerit dhe sistemin e
kompjuterit).
LINJA: PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT
Orët e sugjeruara: 5 orë
2 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të vendosin, të pozicionojnë dhe të shkallëzojnë
grafikët dhe fotografitë;
të lidhin grafikët dhe fotografitë në disa mënyra duke
ndryshuar opsionet dhe cilësitë;
të përdorin ikonën e SMART ART për të bërë kartat
konceptuale, që kërkohen nga mësuesit e lëndëve;
të kuptojnë një artikull analitik dhe të dinë të nxjerrin
në pah idetë kryesore duke përdorur SMART ART;
të përdorin ndihmat e përkthimit ose korrigjimit për
shmangien e gabimeve në tekst.
Një dokument të dhënë nga
mësuesi/ja nxënësit do ta
përmirësojnë, duke përdorur
veglat dhe komandat të tilla, si:
ngjitje speciale (Paste Special),
ndërprit faqen (Page Break),
tabela, plumbime e numërim
(bullets and numbering), bordura
dhe ngjyrosje me të errët aty ku
është e nevojshme (borders and
shading) dhe smart art, për t‟i
shtuar dokumentit fleksibilitetin
dhe sofistikimin e kërkuar.
47
TIK
LINJA: E-MAIL-I DHE CHAT-I
Orët e sugjeruara: 5 orë
3 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të sistemojnë e-mail-et, si dhe dokumentet e marra
nëpërmjet e-mail-eve;
të grupojnë sipas grupeve të ndryshme adresat e e-
mail-eve;
të menaxhojnë në mënyrë profesionale listën e
kontakteve;
të njohin e-mail-in dhe adresat e institucioneve
përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna
vizuale dhe virtuale;
të ruajnë rregullat e komunikimit në e-mail/ chat;
të skanojë me antivirus bashkëngjitjet e shkarkuara
nga e-mail-et;
Nxënësit mirinformohen mbi e-
mail-in, duke e parë atë si
aplikim bazë të internetit.
Në një orë praktike nxënësit
realizojnë një fletëpalosje ose një
artikull në webfaqen e shkollës
me informacion mbi strukturën
themelore të e-mail-it, duke
shpjeguar me anë të një diagrami
mënyrën se si një e-mail udhëton
nga kompjuteri i tij/saj te marrësi.
(Këtu informacioni mund të
lidhet me studimin e kujtesës së
kompjuterit, magazinimin dhe
sigurinë nga viruset.)
të ruajnë rregullat e etikës në chat;
të ruhen në chat nga njerëzit e panjohur ose nga dhuna
psikologjike, që u shkaktohet nëse ata janë nën
ndikimin e materialeve me përmbajtje seksuale, të
cilat transmetohen nëpërmjet kamerës dhe e-mail-it;
të sinjalizojnë abuzimet nëse ndodh diçka e tillë.
Reflektim dhe diskutim në klasë
për mundësitë, të mirat dhe të
këqijat e chat-it dhe krijimi i një
tabele me rregullat e
komunikimit.
Krahasim me studimet e fundit.
Orë praktike me anë të chat-eve
për nxënës.
48
TIK
LINJA: KOMUNIKIMI FUNKSIONAL: PREZANTIMI DIGJITAL
Orët e sugjeruara: 8 orë
4 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të ngjitin dhe të përpunojnë grafikët ose fotografitë në
faqet e prezantimit;
të kombinojnë tekstin, fotografitë dhe tabelat në
mënyrë kreative.
Nxënësit krijojnë një prezantim
PowerPoint, ku kombinojnë
tekstin me grafikën. Ata ua
prezantojnë këtë prezantim
shokëve të klasës.
të përdorin shabllonet dhe konceptet e pamjeve gjatë
përpunimit të prezantimit;
të navigojnë nga njëra faqe në tjetrën nëpërmjet
hiperlidhjeve në prezantim;
të përdorin efektet vizuale dhe auditive;
të përdorin mundësitë grafike të PowerPoint-it për të
zmadhuar prezantimin e tekstit;
të njohin raportin midis efekteve dhe informacionin
që do të përçohet tek audienca bazuar te tematika e
prezantuar;
të njohin ngjyrat që përdoren për të pasur një
prezantim të lexueshëm.
Nxënësit duke eksploruar dhe
duke përdorur mundësitë grafike
të PowerPoint-it për të zmadhuar
prezantimin e tekstit, për të
shkuar përtej me grafikë, ngjyra e
sinjale, kuptojnë se cilat efekte
do ta largojnë nga qëllimet e
prezantimit.
Në klasë krahasohen 2-3 lloje të
prezantimeve për të arritur në atë
më idealin.
49
TIK
LINJA: KËRKIMI NË INTERNET
Orët e sugjeruara: 6 orë
4 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të përdorin fjalorë të instaluar ose on line;
të kërkojnë dhe të abonojnë Podcasts;
Nxënësit përdorin faqet me
fjalorë për të përkthyer tekstet e
thjeshta, pasi gjejnë informacion
në faqet ose blogjet e
përshtatshme për moshën dhe
lëndën.
Materialet publikohet në
webfaqen ose shpërndahet me
e-mail.
Për të ruajtur faqet burimore ata
mësojnë ruajtjen e lidhjeve (duke
përdorur shiritin e lundrimit),
konceptin e metadatave dhe
rregullat e lundrimit.
të njohin përdorimin e RSS/lajmeve të shkurtra;
të përdorin laboratorët virtual në shkencat ekzakte;
të publikojnë dokumente në mënyrë kolektive;
të korrigjojnë blogjet që i kanë krijuar në grup;
të mësojnë të krijojnë portofola elektronikë, në të
cilin ruajnë dokumentacione të rëndësishme;
të përdorin periodikët elektronikë për kërkim
dokumentacionesh zyrtare;
të ruajnë, të përpunojnë apo të ngarkojnë
dokumentet në Google Doc nga USB, PC etj.;
të përdorin Google Group, për t‟i shpërndarë
dokumentet dhe për t‟i përpunuar njëkohësisht me
miqtë e grupit.
50
TIK
LINJA: MBLEDHJA DHE ANALIZA E TË DHËNAVE ME EXCEL
Orët e sugjeruara: 8 orë
5 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të radhisin përmbajtjet e tabelave sipas kritereve;
të krijojnë, të kopjojnë, të ngjisin, të radhisin dhe të
modifikojnë fletët e punës;
të dallojnë, të përllogarisin dhe të masin të dhënat;
të eksperimentojnë me llogaritjen e tabelave;
të njohin formulat kryesore dhe të bëjnë përllogaritje
më të ndërlikuara;
të analizojnë disa të dhëna kur u jepet një tabelë në
Excel;
të ndërtojnë grafikë duke u bazuar te variablat e
matshëm;
të përzgjedhin grafikët e duhur bazuar në llojin e të
dhënave dhe qëllimit të analizës;
të përdorin logjikën dhe analizën në ndërtimin e
grafikëve.
Ndërtimi dhe korrigjimi i
tabelave me të dhënat e
ndryshme, me temë shoqërore
(numri i popullsisë në Evropë,
shpenzime të muajit etj.).
Shtimi i një kolone për përqindjet
dhe realizimi i një grafike të
përshtatshme.
51
TIK
KLASA 9
35 x 1orë/javë = 35 orë
LINJA: BOTA E KOMPJUTERIT DHE SIGURIA
Orët e sugjeruara: 4 orë
1 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të kuptojnë se si sisteme të ndryshme operative dhe
aplikacione të ndryshme softuerike mund të
instalohen dhe të përdoren nga i njëjti hardwer
(p.sh.: Windows ose Linux dhe MS Office ose
LibreOffice në të njëjtin PC);
të kuptojnë se kompjuterët mund të punojnë shpejt
me realizimin e disa detyrave, duke kaluar
njëkohësisht shpejt nga një proces në tjetrin;
të dallojnë ndryshimin mes kompjuterit me pjesët e
tij dhe pajisjeve të ndryshme, që kanë përbërës
pjesë kompjuterike dhe të dinë të zgjidhin
problemet teknike të nivelit të parë;
të zgjidhin dhe t‟i parandalojnë problemet që lindin
në kompjuter (p.sh.: lidhja e pjesëve harduer,
ruajtja dhe pastrimi nga viruset etj.);
të kuptojnë rolin dhe funksionimin e formatimit të
hard diskut ose të memorieve të tjera (USB, Flash,
kamera etj.);
të njohin mirë çështjet etike dhe sociale, që lidhen
Orë praktike:
formatimi i kompjuterit,
instalimi dhe radhitja, njohja
dhe krahasimi i sistemeve
operative Linux me Windows në
një kompjuter ose laptop.
Diskutim mbi rolin dhe
zhvillimin e kompjuterit në
jetën e përditshme. Analizë e
varësisë nga kompjuteri.
Avantazhet dhe disavantazhet
në fushat e komunikimit,
teknologjisë, sociologjisë,
shëndetit etj.
52
TIK
me rolin e kompjuterit në jetën tonë;
të kuptojnë se teknologjia përparon me hapa të
shpejtë çdo ditë e më shumë, si pasojë kompjuterët
punojnë me performancë gjithnjë e më të shpejtë
dhe efikasiteti i tyre në jetën e përditshme është në
rritje.
LINJA: GJUHA E PROGRAMIMIT (APLIKIMI I FORMULAVE BAZË)
Orët e sugjeruara: 8 orë
2 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të shqyrtojnë zhanret dhe format e ndryshme të
shprehjes kreative, duke zhvilluar familjaritet
dhe rrjedhshmëri me konceptet dhe praktikat
kompjuterike;
të kuptojnë konceptin e programimit
kompjuterik në kontekstin e Scratch;
të familjarizohen me burimet e ndryshme që
mbështesin krijimet e tyre kompjuterike;
të familjarizohen me një gamë të gjerë të
bloqeve të Scratch;
të krijojnë një projekt në Scratch, që është një
prezantim interaktiv digjital i interesit të tyre;
të krijojnë një projekt në Scratch që kombinon
animacionin dhe muzikën;
të jenë fluentë në konceptet e programimit (si
sekuencat, loops, ngjarjet) dhe të praktikojnë
testimin dhe debugging duke punuar në projekte
të tyre;
të krijojnë një projekt në Scratch që tregon një
prezantimi i koncepteve të
programimit dhe të mjedisit
të Scratch;
prezantimi i shembujve të
ndryshëm të projekteve në
Scratch;
rishikimi i proceseve të
dizanjimit;
eksploromi i ndërfaqes në
Scratch;
krijimi i projekteve
biografike në Scratch;
ndarja e këngëve dhe
historive të preferuara të
nxënësve nëpërmjet
projekteve të Scratch;
krijimi i një përmbledhje të
aktiviteteve apo detyrave të
nevojshme për të
përfunduar një projekt;
53
TIK
histori, një ngjarje;
të përdorin aftësitë e të menduarit kritik për të
planifikuar dhe për të kryer hulumtime,
menaxhimin e projekteve, zgjidhjen e
problemeve, si dhe të marrin vendime të
informuara duke përdorur mjetet e duhura dhe
burimet digjitale.
gjatë të gjitha seancave
mësimore nxënësit punojnë
në projektin final të tyre në
Scratch.
LINJA: KOMUNIKIMI FUNKSIONAL: PREZANTIMI DIGJITAL
Orët e sugjeruara: 3 orë
3 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të kuptojnë që prezantimet digjitale mund të
përdoren në mënyrë efikase për komunikimin e
ideve;
të planifikojnë dhe të përgatisin një skicë për
prezantimin;
të ngjisin objekte, linja, diagrame dhe t‟i
sistemojnë në një pamjeje (slide);
të përgatisin dhe të transferojnë një video-klip
në një prezantim;
të përdorin efektet vizive, auditive dhe
animacionet në mënyrë të përshtatshme.
Nxënësit realizojnë një
prezantim në klasë mbi ditë ose
tema të shënuara, si: Dita e
Verës, Dita e Pavarësisë, festat
e fundvitit, prezantim të një
shteti, ekskursioni, të një
personazhi etj.
Në bazë të tematikës
përzgjidhen paraqitja, pamja,
diagramet, tabelat, animacionet
dhe vetitë e tyre, gjithnjë duke
pasur parasysh rregullat e
prezantimit.
54
TIK
LINJA: KËRKIMI NË INTERNET
Orët e sugjeruara: 3 orë
4 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të njohin disa strategji dhe opsione të kërkimit
të informacionit në internet;
të dinë se kompjuterët lidhen nëpërmjet
internetit (rrjetit global) edhe nëse gjenden në
vende të ndryshme të botës;
të mësojnë planimetrinë e qyteteve,
aeroporteve etj., duke i kërkuar në internet;
të njohin hapat që duhen bërë kur blejmë një
biletë avioni e deri te chek-in-i;
të përdorin lidhjen e internetit në aeroport, kur
punon nga laptop-i ose celulari;
të kuptojnë se si kompjuteri dhe interneti kanë
ndryshuar raportet shoqërore në ditët e sotme.
Orë me role (udhëtari):
përdorimi i Google Maps ose
Google Earth për gjetjen dhe
përllogaritjen e rrugëtimit në
destinacione të dëshiruara.
Plotësimi i formularëve on line.
Hapja, sigurimi dhe kyçja me w-
lan (rrjet pa tela).
LINJA: SIGURIA DHE BOTIMI NË INTERNET
Orët e sugjeruara: 5 orë
5 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të krijojnë faqe të thjeshta interneti nëpërmjet
programeve kompjuterike ose sistemeve, si
p.sh.: CMS, Blog etj.;
të shkarkojnë dhe të instalojnë përditësimet e
programeve aplikative, si: antiviruset etj.;
Nxënësi/ja do të krijojë faqe
web të thjeshta me arkitrarë,
kolona, foto dhe kontroll
tipografik (headers, columns,
photographs, and typographic
control).
55
TIK
të përdorin me kujdes komunikimin në rrjetet
sociale, si Facebook etj., duke shmangur
dëmtimin e privatësisë.
Nxënësit eksplorojnë
përdorimin dhe rreziqet e punës
në rrjet shoqëror.
Duke përdorur Facebook-un si
fillim, ata do të eksplorojë site
të tjera rrjetesh shoqërore të
tilla, si: Twitter, Flickr dhe
Tumblr.
LINJA: MBLEDHJE DHE ANALIZA E TË DHËNAVE (EXCEL)
Orët e sugjeruara: 4 orë
6 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të dallojnë te formula ndryshimin mes
referencës absolute dhe asaj relative;
të përdorin funksionet e ndryshme të programit
për të arritur rezultatet përfundimtare (të punojë
me formula) (p.sh. të dhënat mbi ndryshimet
klimatike);
të kuptojnë gabimet standarde në formulë kur e
lajmëron programi;
të kuptojnë që të dhënat mund të mblidhen në
periudha ose distanca të shkurtra dhe të gjata (të
dhënat e hyrjes, të dhënat gjatë plotësimit të
formularëve);
të njohin opsionin e lidhjes së kompjuterëve në
rrjet dhe të ndajë dokumente, dosje, të dhëna
dhe softuerë ndërmjet tyre.
Duke punuar me një temë të
përcaktuar nga mësuesi/ja,
nxënësi/ja do të kërkojë dhe
gjejë të dhëna. Këto të dhëna do
të përdoren për të krijuar një
fletë (spreadsheet) bazë të
formatuar në Excel (me kolona
dhe rreshta).
Ata përdorin lloje të ndryshme
tabelash, grafikësh dhe
formulash, duke eksploruar
fuqinë e Excel-it për të
ekspozuar të dhënat në mënyrën
më informuese.
56
TIK
LINJA: PËRPUNIMI DIGJITAL
Orët e sugjeruara: 4 orë
7 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të njohin opsionet kryesore të përdorimi të
Photoshop-it;
të shikojnë, të presin dhe të modifikojnë
fotografitë me programet, si: Photoshop (p.sh.
t‟i rrotullojnë, t‟i zvogëlojnë/t‟i zmadhojnë, të
ndryshojnë ngjyrat etj.);
të qartësojnë fotografitë duke optimizuar
kontrastin dhe ngjyrat;
të komprimojnë dhe të ruajnë fotografitë në
formate të ndryshme.
Në orën praktike nxënësit
përdorin Photoshop-in për
ndryshimin e fotografive (si ato
festive etj.) për të prodhuar një
kolazh të thjeshtë fotografish.
Nxënësit përdorin edhe veglat
në Microsoft Word për të prerë,
ndryshuar ngjyrat dhe
tonalitetet, rrotulluar dhe
pjerrësuar objektet. Ata
aftësohen në përdorimin e
shiritit të veglave të vizatimit të
Wordit (Word drawing
toolbar).
LINJA: KRIJIMI DHE PËRPUNIMI I MUZIKËS NË KOMPJUTER DHE PËRPUNIMI ME
MEDIA
Orët e sugjeruara: 4 orë
8 Objektiva Veprimtari
Nxënësit duhet të jenë të aftë:
të presin skedarë muzikorë sipas dëshirës me
anë të programeve, si p.sh.: Audacity ose Magix
music Manager;
të regjistrojnë një sekuencë audio (nëpërmjet
programeve incizuese) ose audio-vizive
(nëpërmjet Camtasia Studio).
Në orë praktike presin disa
këngë të preferuara për një kuic
në klasë.
Për orët autoriale mund të
incizojnë vetë nxënësit punën
në kompjuter.