Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “domenick Scaglione”
Qendër Kombëtare Zhvillimi për Fëmijët
PROJEKTI I FONDACIONIT “FEMIJET SHQIPTARE”
NR.4 Janar - Tetor 2010
Llogaria Bankare : Banka Intesa San Paolo Llog. ne LEKE nr: 1000231800 1000231805Llog. ne USD nr: 1000231801Llog. ne EURO nr: 1000231804
SWIFT: USALALTR
Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “domenick Scaglione”
Fondacioni Femijet Shqiptare “Domenick Scaglione” Rr. “Deshmoret e 4 shkurtit”, Pallati nr.30
Tirane, Albania, P.O.BOX 8285
Tel/Fax: +35542270663
Dhuronipër të na ndihmuar të vazhdojmë misionin tonë!
Në brendësiHistori suksesi
“Si më kthyen dritën e syve”. ................................ Fq 14
Ndërgjegjësimi
“Autizmi ‘çel’ Bursën e New Yorkut. ....................... Fq 10
marrëvesHjaManual ndihmës për autizmin . ............................ Fq 17
iNvestimi
Inagurohet kopështi “Luleborë”. ........................... Fq 27
Pergatiti: Etiola KOLADesign: Sonila KRASHI
Shtypur në shtypshkronjën "KRISTALINA"
4
Vetëm një vit e gjysëm më parë nuk mund të dallonte
as pjatën e supës kur e ëma ja vinte përpara për të
ngrënë. Nje goditje aksidentale me një mjet të fortë nga
një shok i tij, teksa luante në oborrin e shtëpisë, i mori shikimin.
Një dhimbje e fortë jo vetëm për Lorenc Plakun, sot 13 vjeç, por
për të gjithë familjen e cila po përjetonte humbjen graduale të
shikimit të tij.
Historine e dhimbshme e mësojme nga nëna e Lorencit, Shpresa
Plaku, e cila e shoqëron çdo ditë të birin në Institutin Kombëtar
të Fëmijëve me shikim të pjesshëm në Tiranë. Kur i drejtohemi
dyerve të këtij Insituti, të gjithë, duke filluar që nga roja e deri
tek drejtori e njihnin Lorencin. Në klasën e Lorencit, me vetëm
7 nxënës, 13-vjeçari, pavarësisht vendosjes së një maske
“Më kthyet dritën e syve”
Historia e rrallë e Lorencit, që realizoi transplant të syrit falë ndihmës së Fondacionit Fëmijët Shqiptarë
mbrojtëse për syrin, binte në sy si fëmija më i shëndetshëm i
klasës dhe ngjyrës së kuqe të faqeve. I emocionuar, Lorenci e
kishte të vështirë të tregonte mbi atë çka kishte perjetur...
Shpresa për të rikthyer Lorencin e parë ishte vetëm transplanti
i syrit, mjaft i kushtueshëm për mundesitë financiare të familjes
së tij. Nëna e tij, rrëfen se kësaj shprese i dha jetë Fondacioni
“Fëmijët Shqiptarë”.
“Kishim dëgjuar për fondacionin që drejton znj. Liri Berisha dhe
menduam pas konsultave që bëmë me mjekët tanë këtu, t’i
drejtohemi dyerve të këtij fondacioni për të gjetur shpëtim. Gjatë
gjithë kohës i luteshim Zotit, i faleshim për të na shpëtuar djalin”,
tregon Shpresa, nëna e Lorencit, e ngazëllyer.
Në fakt lutjet nuk i dëgjoi vetëm Zoti. Pas konstatimit të rastit,
Nga Sonila Mlloja Cemurati
Lorenc Plaku sot është 13 vjeç dhe ka nisur
të shohë sërish shpresën falë ndihmës së
Fondacionit Fëmijët Shqiptarë. Lorenci është vetëm
një nga dhjetra rastet e fëmijëve që janë trajtuar nga
Fondacioni i drejtuar nga znj. Liri Berisha.
Diagnoza e tij: Humbje e syrit të djathtë dhe ulje e
shikimt të syrit të majtë.
Mbas operimit shikimi i syrit të majtë është përmirësuar
mbi 55%.
Lorenci sot arrin të shkruajë disa fjalë, si falenderimi
më i madh për Fondacionin që i ktheu dritën e syve.
5
Fondacioni e dërgoi Lorencin për transplant të syrit në një nga
spitalet e Athinës.
“Nuk e prisnim qe Lorenci do të kishte këtë shikim që ka sot.
Me 26 shtator të vitit të kaluar, Lorenci ka bërë ndërhyrjen e dytë
kirurgjikale dhe syri i djalit tashmë është në gjendje shumë të
mirë. Edhe sot më duket sikur jam në ëndërr”, rrëfen Shpresa.
Djali sot gëzon mbi 55% të shikimit nga 5% që shikonte pas
aksidentit.
Lorenci në mjediset e shtëpisë, së bashku me nënën e tij, Shpresën
Provën më të madhe të efektit të jashtëzakonshëm të ndërhyrjes
kirurgjikale, e shohim në shkollën e Lorencit. Ai lexon mirë. Në
orën e mësimit të gjuhës, teksa ne e ndoqëm, ai zgjedhoi pa
problem kohën e ardhme të foljes “jam” dhe “kam” si dhe lexoi
tekstin e mësimit të ditës duke vënë në punë edhe gishtin
tregues për të ndjekur rradhën e fjalëve dhe fjalive në paragraf.
Arrijmë t’i shkëpusim disa fjalë Lorencit, jeta e të cilit po i
rikthehet ngadalë normalitetit.
6
Instituti Kombëtar i Fëmijëve me shikim të pjesshëm e ka aftësuar edhe më tepër Lorencin e vogël, ndërsa ecejakjet e vazhdueshme mes Athinës dhe Tiranës ende janë të pranishme edhe për disa kohë me vizitat për kontrollin e syve dhe protokollet e mjekimit post-transplant për mbajtjen nën vëzhgim të syve.
Lorenc kush merret me ty më shumë në shtëpi?
“Gjyshja, ajo rri gjithë ditën me mua”.
Cila është loja që të pëlqen më shumë?
“Futbolli. Më pëlqen shumë futbolli”.
Si e ndjen syrin tani pasi mjekët e operuan?
“Tani jam shumë mirë, nuk kam më turbullira”.
Çfarë këshillash të kanë dhënë mjekët?
“Ti mbaj pastër dhe të mos i lodh”.
7
Rikthimi i shikimit të Endritit të vogël
Histori suksesi
Znj. Liri Berisha ishte e pranishme në një nga klinikat e
kryeqytetit për të parë nga afër kurimin e vogëlueshit
Endrit Zeqiri. Para disa kohësh, Endriti teksa luante me
bashkëmoshataret e tij, dëmton njërin nga sytë. Në kushte jo
të mira ekonomike, nëna e tij troket në dyert e Fondacionit
Fëmijët Shqiptarë, me shpresën se Endritit do t’i rikthehej
shikimi. Falë bashkëpunimit të Fondacionit Fëmijët Shqiptarë
me International Eye Clinic, mundi të sigurojë operacionin e tij, i
cili pati një sukses dhe një perkrahje nga i gjithë stafi mjekësor.
Dr.Liri Berisha u shpreh se nuk është rasti i parë që Fondacioni
Fëmijët Shiqiptarë ndihmon fëmijë në nevojë, siç është dhe
rasti i Endritit. International Eye Clinic është një ndër klinikat
më serioze ku janë bërë dhe ndërhyrje të cilësuara shumë të
vështira që kanë rezultuar të suksesshme.
Disa prej femijeve te trajtuar ne Torino te Italise, fale ndihmes se Fondacionit Femijet Shqiptare
EMRI MBIEMRI DITëLINDJA MoSHA DIAGNoZA VITI
Kledion Shallari 5/19/2006 3 vjeçDismorfi faciale dhe sindaktili te gishtit te II, III, IV
te dores se majte dhe sindaktili te gishtit te III-IV te dores se djathte
May 2010
Makalena Hidri 3/26/1992 17 vjeç Vulmus femunis sin et calcores dex post calp 22 June 2010
Enver Gurakuqi 1/23/2010 2 muaj Kardiopati komplekse e lindur 28 June 2010
Melani Koltraka 5/16/2006 4 vjeç Kolestaze intrahepatike familjare 14 July 2010
Fabio Kola 9/5/2005 4 vjeçCeliac Disease, Trompoze Venaporta, Splenoral
shunt hipertension porta14 July 2010
Vesel Xheka 12/4/1995 14 vjeç Contraktura Coli Post Combustio 13 July 2010
8
Organizohet Mbrëmja Gala për të finalizuar projektin e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë
Qendër Kombëtare Zhvillimi për Fëmijët
Znj. Liri Berisha duke marre cmimin e mirenjohjes nga ministrja italiane e Turizmit, znj. Brambilla
Si çdo vit, Fondacioni Femijët Shqiptarë, me
Presidente znj. Liri Berisha, organizojnë mbrëmjen
Gala të Bamirësisë, ku tema e këtij viti ishte finalizimi
i Qendrës Kombëtare të Zhvillimit për Fëmijë.
Qendra e re do të krijojë kushte bashëkohore për trajtimin e
përditshëm të më shumë se 100 fëmijëve dhe vlerësimin dhe
diagnostikimin e më shumë se 1.000 fëmijëve në vit. Qendra
do të ketë ambjente të nevojshme për psikologë, logopedistë,
punonjës socialë, terapistë për të kryer terapi individuale dhe
grupi, si dhe këshillime për prindërit. Qendra, në ambjentet
e saj do të ketë palestrën dhe pishinën terapeutike. Ajo
është konceptuar gjithashtu si një berthamë shkencore ku
specialistë të ndryshëm nga Shqipëria, të kenë mundësinë
të kryejnë kërkime shkencore në fushen e Autizmit dhe
zhvillimit të fëmijëve, duke patur në dispozicion si ambjentet
klinike ashtu edhe ambientet e bibliotekës, etj. Gjithashtu
Qendra, me sallen e saj të konferencave dhe seminareve si
dhe të ambjenteve te tjera, do te zhvilloje programe trajnimi
te specialisteve te ndryshem dhe te studenteve te fushes.
Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm rreth 300 persona,
9
nder te cilet dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare,
ambasadorë e përfaqesues organizatash Ndërkombetare në
Shqipëri si dhe përfaqesues të biznesit shqiptar e të huaj.
Gjate fjales pershendetese, Zj. Berisha u shpreh se “Kemi
ndjerë mirënjohjen e shumë e shumë prindërve dhe femijeve
te shpetuar, respektin e dhjetra jetimëve, që sot vazhdojne
shkollat e larta, dashurine e te moshuarve ne azilet ku jetojne
vitet e fundit te jetes se tyre, falenderimin e prinderve te
femijeve talasemike qe luftojne cdo dite per piken e gjakut
qe eshte baraz me jeten”. Me tej, znj. Berisha vazhdoi “Jam
ndjere gjithmone krenare per pjesmarrjen dhe rolin qe kane
luajtur donatoret private ne problematiken sociale te cilat
trajton Fondacioni.
Nje pjese prej tyre jane sonte ne kete salle, por une dua t’i
falenderoj te gjithe per kontributin e tyre te cmuar pa te cilin
nuk do te kishim mundur te arrinim ketu jemi sot dhe per
besimin e treguar ndaj nesh.”
Gjithashtu, te pranishmit u pershendeten dhe nga themeluesi
i Fondacionit, z. Domenick Scaglione i cili falenderoi Zj.
Berisha per perkushtimin dhe punen e madhe qe po ben
per femijet shqiptare ne nevoje.
Gjate mbremjes, ishte e pranishme dhe pershendeti ministrja
e Turizmit te Italise Znj. Michela Vittoria Brambilla. Znj. Brambilla
vleresoi znj. Berisha per angazhimet dhe perpjekjet per te
ndihmuar femije shqiptare si dhe percolli pershendetjet me te
perzemerta nga Kryeministri Italian Z. Silvio Berlusconi.
Ministrja Brambilla i dorezoi nje medalje znj, Berisha me
motivacionin “Per perkushtim ne ndihme dhe perkrahje
te ketyre femijeve te mrekullueshem” Mbremja Gala ishte
e mbushur me emocione te cilat kulmuan me shfaqjen
e nje dokumentari me aktivitetet e Fondacionit dhe me
performancen live te sopranos shqiptare me fame boterore
Inva Mula.
Gjithashtu, pervec nje programi te kendshemartistik, u
organizua dhe nje ankand me 16 vepra arti. Te gjitha veprat e
artit ishin perzgjedhur me kujdes te vecante nga koleksionet
e piktoreve shqiptare me aktivitet te njohur artistik, si: Sotiraq
Kuqali, Shkëlqim Kokonozi, Ali oseku, Genti Korini, Vangjush
Tushi, Heldi Pema, Milto Jorgji, orion Shima, Arben Bajo,
Rafael Dembo, Alush Shima, Ibrahim Kodra, Kostandin
Shpataraku, Vangjush Tushi, Alban Hajdinaj dhe Eltion Valle.
Te ardhurat nga ankandi jane rreth 200 mije euro te cilat se
bashku me te ardhurat nga e gjithe mbremja Gala do te
perdoren per ndertimin e Qendres Kombetare te Zhvillimit
per Femije.
Mbremja Gala ishte dhe nje moment per te hedhur syte
perpara ne axhenden e ngjeshur te Fondacionit e cila
sigurisht ka nevoje per vazhdimesine e ketyre mbeshtetjeve
per te qene sa me prane femijeve qe kane nevoje per dashuri
dhe mbeshtetje.
Mbrëmja Gala për të finalizuar projektin e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë
10
Krijimi i një Qendre Kombëtare të Zhvillimit Mjekësor për fëmijë
Pamje të projektit të Qendrës së zhvillimit Mjekësor për Fëmijë
Misioni i qendres eshte te ofroje per femijet, qe
jane ne grupin e synuar si dhe per familjet e tyre,
kujdes terapeutik modern, duke i nxitur personat
qe punojne drejtperdrejt me kete grup, te kuptojne rritjen,
menyren e zhvillimit dhe potencialet per zhvillim qe gjenden
tek femijet dhe te rriturit qe punojne me ta.
Autizmi dhe Çrregullimet e Vazhdueshme te Zhvillimit
(PPP) karakterizohen nga nje vonese dhe devijance ne
zhvillimin e aftesive sociale, komunikuese dhe konjitive ne
vitet e para te jetes.
Problemet e shumefishta ne zhvillim dhe problemet ne
sjellje qe shoqerojne ato, shpesh kerkojne kujdesin e
shume ofruesve; gjithashtu eshte i rendesishem koordinimi
i sherbimeve si dhe mbeshtetja per familjet e tyre. Ketu
del ne pah nderhyrja ne fazat e para dhe e vazhdueshme
si dhe perdorimi i modaliteteve te ndryshme te trajtimit
(p.sh. farmako-terapi, edukim i veçante, terapi e veçante
per te folurit-komunikimin dhe modifikimin e sjelljes).
Çdo femije kerkon nje program unik, te plote te sherbimeve
qe ofrohet nga eksperte te disiplinave te ndryshme.
Nje nga keta profesioniste duhet te jete pergjegjes per
koordinimin e sherbimit dhe per perkrahje.
11
Znj. Liri Berisha celebron në New York përvjetorin e 3-të të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin
Me ftesë të ‘Autism Speaks’, në New York,
znj. Liri Berisha ishte e ftuar në celebrimin
e përvjetorit të 3-të të Ditës Botërore të
Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, event i cili u organizua
nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshem të Kombeve
të Bashkuara z. Ban Ki-Moon. Aktivitete të shumta u
zhvilluan nga datat 31 Mars deri më 2 Prill, në kuadër të
këtij eventi me fokus Autizmin. Mesazhe të rëndësishme
sensibilizuese dhe mbështetëse, u transmetuan nga
presidenti amerikan z. Barak obama dhe nga z. Ban Ki-
Moon, të cilët mbështetën sërish nxitjen për përpjekje
globale në të kuptuarit më shumë në lidhje me autizmin,
si çrregullimin shoqëror në shoqërine e sotme anembanë
botës, që ndikon në dhjetra miliona njerëz në mbarë
globin.
Në këtë takim ishin të pranishëm dhe znj. Yoko ono Lennon
(bashkëshortja e këngetarit të famshëm John Lennon)
si dhe shumë personalitete nga vende të ndryshme të
Botës. Gjatë takimeve, u vlerësuan veçanërisht arritjet dhe
rezultatet pozitive që znj. Berisha dhe Fondacioni Fëmijët
Shqiptarë kanë bërë deri më sot për ndërgjegjësimin
dhe sensibilizimin e shoqërisë shqiptare mbi çrregullimet
Autizmi, dita botërore e ndërgjegjësimit
Ne kuader te punimeve te seksionit te 65-të të OKB u zhvillua Takimi i III Vjetor “Vemendje Boterore mbi Autizmin”, organizuar nga Autism Speaks ne New York, ku znj. Berisha ishte e ftuar nderi.
12
Liri Berisha në celebrimin e përvjetorit të 3-të të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, në New York
e spektrik autik. Gjithashtu u përgëzua
partneriteti i shkëlqyer me ‘Autism Speaks’,
si dhe arritjet e deritanishme në ‘Inciativën
Globale të Autizmit për Shëndetin Publik’ të
realizuara në Shqipëri.
Programi më pas vijoi me një aktivitet mjaft
interesant siç ishte dhe lançimi i fushatës “Nën
Dritat Blu” nga Autism Speaks. Kjo inciativë
simbolizon një dritë të ndritshme blu mbi
autizmin, si një krizë në rritje e shëndetit
global. Ndriçimi në ngjyrën blu u shfaq në
pjesën e sipërme në një nga ndërtesat më
të njohura në Botë, Empire State Building,
në mbrëmjen e datës 1 Prill. Kësaj fushate iu
bashkuan dhe vende të tjera të Botës.
Znj. Berisha gjatë kësaj vizite u takua
dhe me Dr. Shekhar Saxena, Drejtor i
Shëndetit Mendor i organizatës Botërore të
Shëndetësisë, me seli në Gjenevë. Znj. Berisha përgëzoi
bashkëpunimin e ri të oBSH-së me ‘Autism Speaks’, në
fushën e shëndetit mendor të fëmijës, duke përfshirë
dhe çrregullimet e zhvillimit, siç është dhe autizmi. Dr.
Saxena tregoi gadishmërinë e tij dhe të oBSH-së për të
bashkëpunuar me Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri
dhe me Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, në lidhje me
projekte të ndryshme jo vetëm në fushën e autizmit.
Gjatë takimeve të organizuara në kuadër të këtij eventi, si
rezultat i arritjeve dhe përpjekjeve pozitive të Fondacionit
Fëmijët Shqiptarë, u vendos të organizohet në vjeshtë të
këtij viti në Shqipëri, takimi rajonal ballkanik për autizmin.
Gjithashtu Fondacioni Fëmijët Shqiptarë do të ketë rolin
lider, jo vetëm në këtë takim, por dhe në aktivitete që do
të organizohen në të ardhmen.
13
Në kuadër të ditës botërore të ndërgjegjësimit mbi autizmin,
një vizitë e posaçme është zhvilluar në Bursën e New York-ut,
ku znj. Berisha dhe disa personalitete së bashku me fëmijët
e tyre, celebruan përvjetorin e 3-të të Autizmit duke hapur Bursën
e New York-ut të shoqeruar me rënien e ziles tradicionale. Hapja e
Bursës në të njëjtën dite u celebrua dhe në qytete të tjera europiane
si Amsterdam, Bruksel, Lisbonë dhe Paris, të cilët mbështetën këtë
inciativë të ‘Autism Speaks’.
Autizmi ‘çel’ Bursën e New Yorkut
Znj. Berisha gjatë vizitës së posaçme zhvilluar në Bursën e New York-ut
14
Nis puna për hartimin e strategjisë për Autismin në Shqipëri
Strategji për autizmin
Gjatë prezantimit të strategjise për autizmin ne Shqiperi
Nis puna për hartimin e strategjisë për Autismin
në Shqipëri. Znj.Liri Berisha në bashkëpunim me
Ministrinë e Shëndetësisë si dhe me shoqatën e
‘Autism Speaks’ në New York, përfaqësuar nga z. Simon
Wallace, drejtor shkencor për Europën, ngritën një grup pune
i cili në konsultim me të gjitha institucionet shtetërore dhe jo
shtetërore, publikun dhe mediat, do të hartojnë strategjinë
për të adresuar problematikën e autizmit në Shqipëri. Për
Fondacionin Fëmijët Shqiptarë ky është një moment mjaft
i rëndësishëm sepse një Strategji Kombëtare për Autizmin
do të mundësojë që eksperienca e deritanishme e punës së
Fondacionit, të marrë një dimension të ri. Në fjalën e saj, znj.
Liri Berisha shprehu falenderimet dhe mirënjohjen e saj ndaj
Ministrisë së Shëndetësisë, e cila perkrahu këtë iniciativë dhe
po e institucionalizon atë plotësisht. Gjithashtu një falenderim
ishte dhe për ‘Autism Speaks’, për asistencen e çmuar që i ka
dhënë Fondacionit dhe u përfshi pa mëdyshje në këtë proces.
Znj. Berisha tha se brenda vjeshtës do të kemi një produkt të
parë të punës së grupit të ndërtuar sot dhe brenda pranverës
që vjen do të fillojë puna për zbatimin e saj.
Më pas, në këtë tavolinë u diskutua se autizmi është një problem
i cili kërkon të adresohet në mënyrë profesionale, kërkon zgjidhje
afatshkurter dhe afatgjatë. Duhet menduar në mënyrë urgjente
se si do të ulet barra e rëndë e familjeve që kanë fëmijë me
autizëm, duke përcaktuar se si institucionet shtetërore dhe jo
shtetërore do të marrin dora dorës rol kryesor në mbështetjen
ndaj personave me autizëm dhe familjeve të tyre, duke i dhënë
shpresë këtyre fëmijëve dhe familjarëve të tyre për një të ardhme
më të mirë, për përfshirjen në jeten sociale, duke u perpjekur t’i
bëjë të aftë për jetën e tyre.
15
AUTIZMIPromovohet libri mbresëlënës i prof. Edmond Tupjes
“Kur dhimbja premton dashuri”
Në Teatrin e Operas e Baletit, ku promovua nga Znj. Liri Berisha libri i ri i Prof. Edmond Tupja me titull “Kur dhimbja premton dashuri”,
Në ambjentet e Teatrit të operas e Baletit, u promovua
nga Znj. Liri Berisha libri i ri i Prof. Edmond Tupja me titull
“Kur dhimbja premton dashuri”, ku autori rrëfen jetën e
tij duke jetuar me një fëmijë autik, djalin e tij. Të pranishëm në
këtë promovim libri ishin personalitete nga fusha të ndryshme,
disa përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues nga
organizata ndërkombëtare, shkrimtarë, psikologë, prindër te
femijëve me autizëm si dhe bashkëpunëtorë e miq të autorit.
Ky aktivitet u hap nga moderatori Artan Hoxha, më pas
fjala i kaloi Znj. Berisha e cila shumë e emocionuar nga libri
transmetoi ndjenjë dhe dhimbje për periudhën e vështirë qe
autori se bashku me të shoqen Xhildën kanë kaluar dhe po
përjetojnë ankthin e një të ardhme të pasigurt për djalin e tyre.
Gjithashtu Dr. Berisha shprehu angazhimin e të gjitheve së
bashku për të mbështetur dhe mposhtur fenomenin e autizmit
me të gjitha forcat njerëzore, si dhe përcolli mesazhin që trajtimi
i Autizmit duhet të ketë një prioritet të vecantë në profesionin
e psikologut, pasi numri i fëmijeve të prekur nga kjo sëmundje
po rritet ndjeshëm.
Z. Edmond Tupja është profesor dhe studiues, përkthyes e
publicist, por në librin e tij të ri ka përcjellë dhe transmetuar tek
lexuesi emocione të thella dhe ndjenja vërtet mbresëlënëse. Më
pas vijuan falenderimet dhe përshtypjet nga miqtë e ngushtë
të autorit si Mark Simoni, Edmond Harizaj, Mirela Kumbaro,
Anila Sulstarova, Mirela Sula, Gëzim Tafa, Zhani Ciko, dhe u
mbyll nga vetë Z.Edmond Tupja. Shumë të ftuar si dhe kritikë
përgëzuan Z. Tupja për këtë libër i cili do të jetë një thesar në
bibliotekën e gjithsecilit.
Më pas një program i këndshëm artistik ishtë përgatitur nga
Teatri i operas dhe Baletit me këtë rast.
16
Nisma e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë dhe Autism Speaks
Trajnim për specialistët e Autizmit
Gjate prezantimit te projektit per trajnimin e specialisteve lidhur me autizmin
Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë ka filluar trajnimin
e specialistëve të Qendrës “Fluturo për Jetën” me metodat
më bashkohore të trajtimit të fëmijëve të spektrit autik.
Ky trajnim bëhet në kuadër të Projektit: “Program Formimi në
ndërhyrjet e sjelljes për terapist femijesh me crregullime te spektrit
autik”. Projekti eshte nje bashkepunim i Fondacionit Femijet
Shqiptar me asistence profesionale nga ‘Autism Speaks’ ne New
York dhe financohet nga Fondacioni Vodafone Albania.
Projekti do te zbatohet ne nje periudhe 1- vjecare gjate se
ciles specialistet e Qendres do te trajnohen, mbikqyren dhe
çertifikohen profesionalisht nga eksperte amerikane te ‘Autism
Speaks’ ne New York. Ne kuader te ketij projekti do te hartohet
nje model trainimi ne shqip i cili do te perdoret me pas per te
trajnuar dhe çertifikuar specialiste te qendrave te tjera ne
kete fushe. Gjithashtu nepermjet ketij projekti Fondacioni
Femijet Shqiptare sjellje ne Shqiperi modelin “STANDART” te
trajtimit te femijeve me crregullime te spektrit autik si dhe do te
realizoje ndertimin e infrastruktures per trajnimin ne distance te
specialisteve.
Perfitues te projektit do te jene femijet me crregullime te spektrit
te autizmit, familjet e tyre, si dhe profesionistet e asistences se
drejteperdrejte terapeutike per femijet autike ne Shqiperi.
17
Fondacionin e Femijve Shqiptare ‘Domenick Scaglione’ dhe
Zyra e Bashkepunimit Zviceran ne Shqiperi (SCO-A) firmosën
një marreveshje bashkepunimi mbi financimin e nje projekti
qe synon permiresimin e jetes se femijeve qe jetojne me autizem
dhe te familjeve te tyre. Projekti do te mundesoje pergatitjen dhe
publikimin e nje libri si material udhezues rreth autizmit per prinderit
dhe profesionistet e ndihmes, si dhe influencimin e opinionit publik
mbi kete fenomen ne Shqiperi.
Marreveshja u firmos nga z. Daniel Züst, Drejtor i SCO-A, and zj . Liri
Berisha, Presidente e Fondacionit te Femijve Shqiptar ‘Domenick
Scaglione’. Shuma mbi 2,000,000 lek do te perdoret per te
garantuar guiden me te fundit e cila do te shperndahet falas per
prinderit dhe profesionistet e ndihmes.
Znj.Liri Berisha, Presidente e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë
‘Domenick Scaglione’ shprehu vlerësimin e saj për mbështetjen e
marre. “Ne falënderojmë Bashkëpunimin Zviceran për mbështetjen
ndaj këtij projekti, i cili do t’u sherbejë fëmijëve, prinderve te tyre si
dhe profesionisteve te ndihmes. Kjo mbeshtetje tregon se puna
sensibilizuese e bere gjate dy viteve te fundit nga fondacioni ka
terhequr vemendjen jo vetem te institucioneve shqiptare por edhe
Firmoset marrëveshja
Manual ndihmës për autizmin
te organizatave nderkombëtare qe punojne ne Shqiperi”, tha znj.
Berisha pas firmosjes se marreveshjes.
“Ka shume njerez te cilet do te perfitojne nga marrëveshja e
sotme“,tha z. Daniel Züst, Drejtor i Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran.
“Ne presim të shohim trajtim më të mirë, familje më të fuqizuara, dhe
profesionistë të shëndetësisë më të pajisur për dobinë e fëmijëve të
cilët jetojnë me autizëm”, shtoi z. Züst ndërsa përmendi projekte të
mëparshmë të financuara nga Bashkëpunimi Zviceran.
Autizmi është një nga problemet më serioze të shëndetit publik i
cili rëndon jetën dhe funksionimin e shumë fëmijëve dhe prindërve
të tyre. Në Shqipëri zgjidhjet për këtë problem janë në hapat e
para dhe akoma mungojnë strukturat shëndetësore mbështetëse
për ata që vuajnë nga ky çrregullim. Autizmi ka marre me shume
vemndje kohet e fundit sepse ai ndikon per keq ne jeten e femijve
dhe mund te demtoje ata per gjithe jeten. Prevalenca e autizmit
vleresohet tek rreth 1 në 100 që do të thotë rreth 32.000 fëmijë
dhe të rritur vuajnë nga autizmi në Shqipëri. Megjithatë, trajtimi dhe
shërbimet terapeutike janë të pamjaftueshme për këtë çrregullim.
Në mungesë të strukturave të shëndetit publik qe merren efektivisht
me autizëm, barra bie mbi prindërit
Z. Daniel Züst dhe zj . Liri Berisha gjatë nënshkrimit të marrëveshjes
18
Zj. Liri Berisha, Presidente e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë,
priti në një takim të ngrohtë dhe miqësor znj. Cherie
Blair, bashkëshorten e ish Kryeministrit të Mbretërisë së
Bashkuar, z. Tony Blair.
Znj. Berisha i uroi znj. Blair mirëseardhjen dhe e falënderoi për
mbështetjen dhe përkrahjen që Fondacioni që ajo kryeson i ka
dhënë shumë nismave të ndërrmara nga Fondacioni Fëmijët
Shqiptarë në ndihmë të fëmijëve në nevojë dhe të përmirësimit
të jetës së tyre ekonomike dhe sociale. Znj. Blair vizitoi qendrën
‘Fluturo për Jetën’ dhe ambjentet e saj, si dhe u njoh më nga
afër me punën e stafit. Znj. Berisha e nderoi znj. Blair me
simbolin e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, me vlerësimin si një
nga promotoret kryesore të hapjes së qendrës për trajtimin e
Vizita në Tiranë e gruas së ish-Kryeministrit britanik
Bashkëpunimi, znj. Berisha pret znj. Blair
Autizmit dhe për mbështetjen e saj në iniciativa të rëndësishme të
Fondacionit. Znj. Blair shprehu vlerësimin e saj për punën shumë
të mirë të Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” dhe të shoqërisë civile,
në drejtim të ndihmës për fëmijët dhe gratë e vajzat në nevojë,
duke ritheksuar se mbështetja e saj dhe e Fondacionit që ajo
drejton do të jetë e vazhdueshme. Gjithashtu znj. Blair vleresoi
hapjen e qendrës ‘Fluturo për Jetën’ si dhe angazhimin e znj.
Berisha në ndërtimin e një qendre të re kombëtare.
Bashkepunimi i znj. Berisha me znj. Blair ka qenë i vazhdueshëm.
Dy zonjat janë takuar dhe më parë në aktivitete të rëndësishme
ndërkombëtare. Gjithashtu ato shprehën dëshirën dhe
gatishmërinë për të vazhduar më tej këtë bashkëpunim me hapa
me konkrete.
19
Bashkëpunim me Malajzinë
Znj. Liri Berisha, Presidente e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë priti në një takim të përzemërt gruan e ish- Kryeministrit
të Malajzisë, znj. Mahathir, e cila zhvilloi një vizitë në Shqipëri.
Gjate takimit, znj. Berisha e njohu Zj. Mahathir me punën dhe aktivitetin e Fondacionit , në mbështetje të fëmijëve
autik, të fëmijëve në nevojë si dhe me projektet e shumta të Fondacionit. Zj. Mahathir vlerësoi punën dhe angazhimet
e znj. Berisha si dhe shprehu një interes të veçantë për punën e Fondacionit. Më pas vizita vijoi edhe në Qendrën
‘Fluturo për Jetën’ ku znj. Mahathir u njoh nga afër dhe me stafin, si dhe metodat dhe terapitë që zhvillohen në këtë
qendër. Gjithashtu, dy zonjat biseduan per mundesinë e bashkëpunimit në të ardhmen, në ndihmë të fëmijëve dhe
shtresave në nevojë.
Znj. Berisha takon
kryetaren e Bashkise se Milanos
Ne vijim te vizites ne Shqiperi te Kryetares se Bashkise
se Milanos, znj. Letizia Morati pati nje takim dhe me znj.
Liri Berisha, Presidente e Fondacionit Femijet Shqiptare
dhe Fondacionit Kulturor Nene Tereza. Gjate takimit, znj.
Berisha e njohu znj. Morati me punen dhe aktivitetin e te
dy Fondacioneve si ne mbeshtetje te femijeve ashtu dhe
ne ridimensionim dhe promovimin e humanistes shqiptare
Nenes Tereze.
Znj. Morati vleresoi punen dhe angazhimet e znj. Berisha
si dhe shprehu nje interes te vecante per Nene Terezen.
Gjate bisedimeve, znj. Morati propozoi qe Fondacioni
te hape dhe ne Milano ekspoziten per Nene Terezen.
Gjithashtu u bisedua per mundesine e bashkepunime te
tjera ne te ardhmen, në ndihmë të fëmijëve dhe shtresave
në nevojë.
Gjate takimit te znj. Mahathir me perfaqesues te Fondacionit
Znj. Berisha pret znj. Morati
20
Me rastin e 1 Qershorit,Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, ka
organizuar një sërë aktivitetesh. Qëndra “Fluturo për Jetën”,
një qëndër e hapur nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë
për vlerësimin dhe trajtimin e Autizmit, festoi një vjetorin
e ngritjes së saj. Kjo qendër për një vit ka shërbyer me
profesionalizëm për diagnostikim dhe trajtim të fëmijëve që
vuajnë nga crregullime të spektrit autik, si dhe i ka shërbyer
mbi 200 fëmijëve dhe 50 prej tyre marrin shërbime intensive
terapeutike. Gjatë fjalës së saj, Zj. Liri Berisha ndër të tjera
theksoi se “dëshiroj t’ju informoj sot se kemi avancuar drejt
idesë jo vetëm te një qëndër, por të nje Kompleksi me disa
ndërtesa ku do të trajtohen jo vetëm fëmijëria e hershme
por dhe grupmoshat mbi 6 vjec, si dhe do të përfshihen një
numër i madh funksionesh.”
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë në bashkëpunim me
Ministrinë e Shëndetësisë, në shenjë respekti i I akorduan
çmimin e mirënjohjes Profesor Giovanni Bocchiotti.
Ky cmimi i jepet Prof Bocchiotti për kontributin e tij të
jashtëzakonshëm në ndihmë të fëmijëve shqipëtarë në
nevojë. Prof. Giovanni Bocchiotti është një nga partnerët
e rëndesishëm të Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, i cili ka
drejtuar prej vitesh Shkollën e Specializimit të Kirurgjisë
Plastikë dhe Rikostruktive, Universiteti i Torinos në Fakultetin
e Mjekësisë. Aktualisht është Drejtor Nderi i Repartit të
Kirurgjisë Plastike dhe Rikostruktive të Spitalit San Giovanni
Batista, Molinette, Torino.
Me rastin e 1 Qershorit, znj. Liri Berisha dhe bashkepunetorë
të Fondacionit Femijët Shqiptarë bënë një vizitë në
spitalin e Pediatrisë, ku vizituan femijet te cilet per shkak
te gjendjes se tyre shendetesore nuk munden te festojne
me bashkemoshataret e tyre ne kete dite perkushtuar
pikerisht femijeve ne mbare boten. Zgjidhja e problemeve
shendetesore dhe sociale e femijeve jane dhe mbeten
ceshtje prioritare te Fondacionit Fëmijët Shqiptare sepse
ata jane e ardhmja e vendit.
Aktivitet e Fondacionit me rastin e 1 Qershorit
Qendra “Fluturo Për Jetën” mbush 1 vjeç
Çmimi i Mirënjohjes për Profesor Giovanni Bocchiotti
Znj.Liri Berisha viziton të vegjlit në Pediatri
21
Dr. Liri Berisha, në takimin e zhvilluar në Qipro për rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me çrregullimet e hemoglobinës
Talasemia, nismë për rritjen e ndërgjegjësimit
Dr. Liri Berisha, me ftesë të Zonjës së Parë të
Qipros, Znj Elsi Christofia, mori pjesë në takimin
për themelimin e “Rrethit të Personaliteteve të
Shquara,” për ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi crregullime
të hemoglobinës. Takimi u mbajt në kryeqytetin e Qipros,
Nicosia, dhe organizohej nga Federata Ndërkombëtare
e Talasemisë. Në këtë takim ishin të pranishëm dhe e
përshëndetën gjithashtu personalitete të larta nga vende
të tjera si Libani, Greqia, etj. Grupit nismëtar do t’i
bashkohen dhe personalitete nga vende të ndryshme ku
Talasemia, si një sëmundje mesdhetare, mbetet akoma
nje problem serioz. Rrethi i Personaliteteve të Shquara
do të ketë si objektiv kryesor mbështetjen e përpjekjeve
të Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë në rritjen
e ndërgjegjësimit të çrregullimeve të hemoglobinës,
efektive e parandalimit të tyre si dhe për ngritjen në
shkallë maksimale të kujdesit ndaj pacientit. Federata
Ndërkombëtare e Talasemisë prej shumë vitesh është
Gjate takimit te zhvilluar ne Qipro
22
prezente në Shqipëri duke kontribuar në mënyrë aktive si
përsa i përket mbështetjes profesionale ashtu dhe duke
siguruar aparatura të ndryshme mjekësore për këtë qëllim.
Në fjalën e hapjes, Zonja e Parë e Qipros, ndër të tjera,
përgëzoi Qeverinë Shqiptare për punën e deritanishme
si dhe vlerësoi përpjekjet e saj të vazhdueshme në
parandalimin dhe trajtimin e pacientëve me Talasemi.
Gjatë fjalës së saj në këtë takim, Znj Berisha theksoi se:
“Eshtë kaluar nga trajtimi fillestar në atë bashkëkohor:
transfuzione ose hipertransfuzione, shoqëruar me
eliminues të hekurit. Që nga viti 2005 shteti shqiptar
rimburson 100% pacientët që marrin medikamentin
Deferosirox (EXJADE), në ndryshim nga vende të tjera që
nuk e rimbursojnë atë. Ky medikament është mjaft komod
për pacientin pasi ata marrin vetëm 1 tabletë nga goja
para transfuzionit duke zëvëndësuar infuzionet në bark
me desferal me pompë për 24 orë që ishte traumatike
për pacientin”. Më pas Znj. Liri Berisha, prezantoi masat e
marrë nga Qeveria Shqiptare për të rritur sasinë, sigurinë
dhe cilësinë e gjakut të mbledhur, si përmirësimi i kuadrit
ligjor dhe hartimi e një programi kombëtar për dhurimin
vullnetar të gjakut. Në mbyllje të fjalës, Zj Berisha nënvizoi
vëmëndjen e vecantë që Qeveria Shqiptare do t’ kushtojë
parandalimit të kësaj patologjie dhe sidomos reduktimit
të lindjes së fëmijëve me talasemi, si dhe rëndësinë e
bashkëpunimit me Shoqatën Shqiptare të Talasemisë dhe
organizatën Botërore të Shëndetësisë. Gjithashtu Zn.
Berisha prezantoi punën e vazhdueshme që Fondacioni
Fëmijët Shqiptarë ka bërë dhe do të vazhdojë në të
ardhmen në drejtim të Talasemisë dhe dhurimit vullnetar
të gjakut. Nismëtarët në takim vendosën që për vitin në
vazhdim, ky Rreth do të drejtohet nga Zonja e Parë e
Qipros, ku u vendos gjithashtu që çdo dhjetor kjo stafetë
drejtimi do të kalojë nga njëri personalitet nismëtar i
një vendi në tjetrin. Gjithashtu Rrethi do të koordinohet
nga Federata Ndërkombëtare e Talasemisisë me zyra
qëndrore në Nicosia. Në fund të takimit, u organizua një
konferencë shtypi e përbashkët, ku u lancua publikisht
themelimi i ‘Rrethit të Personaliteteve të Shquara’ si dhe
mbështetja që do të bëjë ky Rreth për ndërgjegjësimin e
shoqërisë mbi crregullime të hemoglobinës. Në kuadër të
këtij takimi, pala qipriote organizoi disa aktivitete kulturore
për delegacionet pjesëmarrëse, si dhe një darkë të
shtruar nga Zonja e Parë e Qipros në ambjentet e Pallatit
Presidencial.
Znj. Berisha dhe Zonja e Pare e Qipros, Elsi Christofia
23
Dr. Liri Berisha - Qytetare nderi e qytetit të Lushnjes
është rast i parë, i rrallë, që një grupim shoqëror, shoqata e talasemikëve, nderojnë znj. Liri Berisha me titullin e lartë qytetare nderi. Ishte iniciativa e znj. Liri Berisha dhe Fondacionit Fëmijët Shqiptarë që sensibilizoi gjithë shoqërinë për sëmundjen e shekullit XX dhe XXI, për talaseminë, për heqjen e turpit për ta pranuar këtë sëmundje dhe për ndryshimin e gjithë mendimit ndaj trajtimit të saj. Në një takim në ditën ndërkombëtare të luftës kundër talasemisë, u mblodhën në qytetin e Lushnjës shumë mjekë, prindër e fëmijë që kanë lidhje të ndryshme me sëmundjen në fjalë. Dhe pas një analize të zhvillimit të kësaj sëmundjeje, të masave që ka marrë shteti shqiptar hap pas hapi në parandalimin, në kujdesin ndaj këtij grupi njerëzish, pas diskutimeve profesionale të mjekëve të ndryshëm që janë pjesë e sakrificës, lodhjes dhe përkushtimit për të përballuar punën e jashtëzakonshme e të veçantë në këtë fushë beteje me sëmundjet, znj. Berisha në fjalën e saj theksoi: Eshtë dita dhe rasti që të kujtoj se çfarë kemi bërë dhe do bëjmë për këtë qytet, do ishte i pamundur pa ndihmën e bashkëpunimin e çmuar të personelit mjekësor, të mjekëve të cilët kanë shpalosur humanizmin e tyre, janë bërë njësh me shqetësimet dhe problemet e të sëmurëve, kanë ndarë çdo të mirë dhe dhimbje më ta. Po kështu, kujtoj se është ndihma e biznesit lushnjar dhe gjithë bizensmenëve të tjerë të vendit që kanë siguruar lidhje dhe mundësi për të marrë donacione nga arritjet më të fundit të shkencës dhe teknologjisë mjekësore për qytetin e Lushnjes; që e bëri të lehtë gjithë iniciativë për tu realizuar.”Me motivacionin “Për kontribut të shquar në fushën e shëndetësisë për ndihmë e kujdes të jashtëzakonshëm për fëmijët talasemikë”, këshilli bashkiak i jep titullin Qytetare Nderi e qytetit të Lushnjës – znj. Liri Berisha”.
24
Znj. Liri Berisha i akordohet çmimi “Nderi i Komunës” Bradashesh, Elbasan
Për banoret e Komunës Bradashesh, të Elbasanit 4 Qershori është një ditë e veçantë.
Kjo ditë festohet në mbarë treven e Bradasheshit, si e tillë prej 5-vitesh është shpallur
festë zyrtare për banorët e kësaj komune.
Kjo ditë mbart dhe trashegon vlerat më të çmuara që këtë trevë e kanë shoqëruar
qysh nga lashtësia si mirëkuptimi, harmonia, mirësia, bashkëjetesa mes njerezve pa
dallim feje ideje rrace e kombësije.
Për festimet e këtij viti, Komuna Bradashesh ftoi znj. Berisha për kontributin mirësinë,
përkushtimin dhe humanizmin e treguar gjatë gjithë jetës së saj në shërbim të njerëzve.
Këshilli i Komunës së Bradasheshit në Elbasan i ka dhënë zonjës Liri Berisha, presidente
e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” titullin “Qytetare Nderi e Komunës” me motivacionin
“Për kontribut të shquar dhe mirësinë e dhuruar për fëmijët dhe njerëzit në nevojë”.
Gjithashtu Këshilli i Komunës Bradashesh me Kryetar z. Sabri Sollaku i akordoi
Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”nje stimul prej 10 000 Euro.
Në fjalën e saj zonja Berisha theksoi se titulli dhe dhurata kanë vlerë të veçantë,
në një ditë të veçantë. Mes emocioneve të shumta znj. Berisha falenderoi të gjithë
pjesmarrësit ne kete festim duke e theksuar se ky cmim dhe kjo shume e akorduar
nga Komuna Bradashesh, do te shkoje ne ndihme te femijeve ne nevoje, pasi eshte
nje nder qellimet kryesore te Fondacionit Femijet Shqiptare.
Më pas,Dr. Liri Berisha ka marrë pjesë në festën e Shën Gjon Vladimirit, e cila festohet
në manastirin me të njëjtin emër që ndodhet në fshatin Shijon.
25
Iniciativa e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë dhe Parlamentit Rinor në Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli”
Bibliotekë për fëmijët
Dhurohen libra për bibliotekën e Shtëpisë së Fëmijës, “Zyber Hallulli”
Parlamenti Rinor në bashkëpunim me Fondacionin
“Fëmijët shqiptarë” gjatë zhvillimit të një aktiviteti në
Shtëpinë “Zyber Hallulli”, i dhuruan fëmijëve të kësaj
shtëpije rreth 500 tituj të ndryshëm librash, me synim për
të kontribuar sadopak në edukimin e këtyre fëmijëve. Titujt
e librave janë përzgjedhur me kujdes të veçantë, duke
përfshirë emra të njohur të letërsisë klasike për fëmijë e
asaj kontemporane. Kjo sepse edukimi është një ndër
çështjet proritare si për Fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”
ashtu edhe për Parlamentin Rinor. Një falenderim i veçantë
për këtë nismë i shkon znj. Liri Berisha, Presidenteses së
Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, e cila me ndihmesën e
saj të çmuar ndihmoi në suksesin e këtij aktiviteti, falë të
cilit fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli”, do të jenë më prane
botës së çmuar të librave. Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”
dhe Parlamenti Rinor, uruan që kjo dhuratë librash të jetë
vetëm fillimi i ndërgjegjësimit se, edukimi duhet të jetë një
ndër vlerat parësore të shoqërisë sonë, dhe se cilido fëmijë
dhe i ri duhet inkurajuar e ndihmuar në këtë drejtim.
26
Iniciativa e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë në Elbasan
“Pedalo për jetën”Z
nj. Liri Berisha dhe përfaqësues të Fondacionit
Fëmijët Shqiptarë ishin të pranishëm në
qytetin e Elbasanit, ku u organizuan disa
aktivitete bamirësie dhe sensibilizuese nën moton
“Pedalo për Jetën”. Duke qënë se objektivi kryesor
i Fondacionit është mbështetja e kategorive më në
nevojë të shoqerisë, më së pari atyre të fëmijëve,
vizita parë e znj. Berisha vijoi në Qendrën e personave
me aftësi të kufizuar të cilëve iu dhuruan 10 karroca
invaliditeti.
Më pas, aktiviteti i radhës vijoi në Shtëpinë e
Fëmijëve “Shtëpia e Shpresës” ku Fondacionit
Fëmijët Shqiptarë i janë bashkuar dhe një ekip
mjekesor nga “Klinika Internacionale e Syve” me
qendër në Tiranë. Fondacioni në bashkëpunim
më këtë Klinikë do të mundësojnë depistimin falas
të syve tre shtëpi fëmijësh të qytetit të Elbasanit.
Ky bashkëpunim do të vijojë dhe në qytete të
tjera të vendit duke i ardhur në ndihmë kësaj
kategori fëmijësh te cilet jo gjithmone i kanë këto
mundësi. Një aktivitet i rëndësishëm është dhe
hapja e deges se Fondacionit Femijet Shqiptare
27
si dhe dega e Qendres se Autizmit ne qytetin e
Elbasanit. Profesioniste te ndryshem nga ky qytet
do te behen bashkepunetore te ketij fondacioni
ku mbeshtetja e tyre vullnetare do ti vije ne
ndihme komunitetit me probleme të ndryshme
shendetesore.
Mbas disa qyteteve, slogani “Pedalo per Jeten”
zbret ne qendren e qytetit te Elbasanit. Rreth 40
bicikleta u dhuruan nga znj. Berisha dhe Fondacioni
per femijeve te shkollave te ndryshme me rezultate
te shkelqyera ne mesime si dhe talenteve te qytetit.
Pergjate gjithe qendres se qytetit do te zhvillohet
nje gare me bicikleta nga keta nxenes. Tashme per
Fondacionin eshte bere nje tradite fushata Pedalo
per Jeten e cila do te vazhdoje dhe ne qytete te
tjera.
Znj. Berisha gjate aktiviteteve te zhvilluara ne Elbasan
28
Kopshti u “pagezua” me emrin Lulebore nga Presidentja e Fondacionit, Zj. Liri Berisha
Fondacioni rikonstrukton kopshtin e Lushnjes
Inagurohet kopshti i Lushnjes
Plot 180 femije i jane gezuar sot ambienteve
te reja ne kopshtin nr 2 ne Lushnje, i cili
eshte rikonstruktuar teresisht fale Fondacionit
“Femijet Shqiptare”. Muret me lageshtire dhe kushtet e
papershtatshme i kane lene vendin ambienteve te ngrohta
dhe lojrave te shumellojshme ne kopshtin me te madh te
qytetit te Lushnjes, i cili u inagurua sot nga presidentja
e fondacionit “Femijet Shqiptare” dr. Liri Berisha. “Sa
here kemi ndaluar ne Lushnje, kemi ndihmuar femije te
semure, femije me probleme dhe veshtiresi ekonomike.
Por sot jam shume e lumtur qe po kontriubuojme edhe
per femije te shendetshem”, u shpreh dr. Liri Berisha gjate
bashkebisedimit me prinderit dhe stafin e ketij kopshti.
Me nje fond prej 3.2 milione leke te reja, kopshti me i
vjeter i qytetit, i ndertuar ne vitin 1958, i cili ishte ne nje
gjendje teresisht te amortizuar, sot pret femijet ne kushte
29
optimale. Ngjyrat e shumellojshme gjallerojne tashme cdo
ambient te kopshtit, i cili ka nje pamje tjeter fale iniciatives
se Fondacionit Femijet Shqiptare, mbeshtetur nga biznesi
i qytetit te Lushnjes. “Jam jo vetem e gezuar, por edhe
shume krenare qe kemi ne krah biznesin vendas fale te
cilit po realizojme gjera te mrekullueshme ne te gjithe
vendin. Shqiptaret dine te mbeshtesin njerezit ne nevoje
dhe biznesi po e tregon kete fakt dite pas dite”, tha
presidentja e Fondacionit Femijet Shqiptare.
Ne inagurimin e kopshtit nr 2, merrte pjese edhe aktorja
e mirenjohur Margarta Xhepa e cila u shpreh: “Ju
falenderoj nga zemra per ndihmen e jashtezakonshme
qe po jepni per qytetin e Lushnjes, qyteti ku une jam
lindur e rritur. E shoh me gezim te madh kontributin e
cmuar te znj. Berisha, e cila eshte prane femijeve ne
nevoje jo vetem ne Lushnje, por ne te gjithe Shqiperine”.
Perpos ambienteve te brendshme, te rikonstruktuara
teresisht dhe te pajisura me mjete bashkohore mesimore,
argetuese dhe shplodhese, femijet kane tashme nje kend
lojrash modern, ne ambientet e jashtme te kopshtit. Fale
ndihmes se biznesit dhe perkushtimit te perfaqesuesve
te fondacionit Femijet Shqiptare, rikonstruksioni teresor
i kopshtit me te madh te Lushnjes u arrit ne nje kohe
rekord. Brenda 1 muaji nga nisja e punimeve, ambientet
kane ndryshuar teresisht pamje, duke krijuar keshtu, nje
ambient te shendetshem per 180 femijet e ketij kopshti.
Fale rikonstruksionit u mundesua vendosja e rrjetit te ri
elektrik me linja te vecanta te dedikuara per kondicioneret,
dushet dhe ndricimin; u vendosen 4 kondicionere
te medhej per ngrohjen e ambienteve te kopshtit; u
vendosen 4 dushe, duke siguruar keshtu uje te ngrohte
ne cdo kohe. Gjithashtu eshte vendosur rrjet i ri hidraulik,
rrethimi me mur i kopshtit qe rrit sigurine e femijeve, u
realizua nje sistem i ri ndricimi si dhe kendi i lojrave ne
ambientet e jashtme, me perberje plastike, te sigurta per
shendetin e femijeve. “Sot kthehemi ne Tirane me 180
miq te rinj, 180 femije te shendetshem qe do ti japin me
shume dashuri qytetit te tyre”, u shpreh dr. Liri Berisha.
Kopshti i rikonstruktuar u “pagezua” me emrin Lulebore
nga Presidentja e Fondacionit Femijet Shqiptare
30
Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” feston me nxënësit e Rubikut
Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” dhe znj. Liri Berisha
uruan diten e pare te shkolles nxënësve te rrethit
të Rubikut. Kjo ditë u bë krejt e veçantë në oborrin
e shkollës 9 - vjeçare të Rubikut, pasi për 100 nxënës,
të përzgjedhur nga familje të varfra nga gjithë shkollat, u
dhuruan komplete librash dhe nga një çantë shkolle për
secilin nxënës që ulet në bankat e klasës së parë.
Në fjalën përshëndetëse zj. Berisha pasi uroi të gjithë
nxënësit e këtij rrethi për një fillim të mbarë, ndër të tjera
theksoi se këta fëmijë kanë shumë ëndrra, por ëndrrat
e kanë fillimin te shkolla dhe te librat. Ju do mësoni
me këto libra, do keni rezultate të larta e kështu do të
bëheni qytetarë të nderuar të këtij vendi. Sivjet arritëm të
siguronim 100 komplete librash dhuratë dhe 100 çanta
për nxënësit e klasave të para, por në të ardhmen ne do
vijmë sërish në Rubik,- u shpreh Presidentja e Fondacionit
“Fëmijët shqiptarë”.
Këto dhurata u realizuan nga bashkëpunimi me shtëpinë
botuese Media Print dhe “City Park” të cilët vlerësuan
këtë bashkëpunim e premtuan se ky bashkepunim do
te vazhdoje dhe ne te ardhmen. “Ne e kemi pjesë të
biznesit tonë kontributin për fëmijët në nevojë, theksoi z.
Elvis Themeli, botues i Media Print. Me gjithë vështirësitë
teknike të sigurimit të këtij kontigjenti komplete librash,
pasi shkollat marrin nga botues të ndryshëm, ne për 100
nxënësit e këtij rrethi i blemë librat nga botues të tjerë.
Dëshironim të shikonin se asnjë libër nuk u mungon në
ditën e parë të shkollës. është shenjë e mirë kur e nis vitin
shkollor me një dhuratë të tillë.”
Edhe drejtorja e këtij enti botues, zj. Anila Bisha (Leka)
vlerësoi bashkëpunimin me Fondacionin “Fëmijët
shqiptarë” dhe siguroi një plan më të gjerë bashkëpunimi
në të ardhmen, sepse, si theksoi ajo, të dhurosh libra,
është shenjë mbarësie jo vetëm për fëmijët që i morën
ato, por edhe për çdokënd që e bën këtë dhuratë.
Ndërsa përfaqësues të City Park theksuan dëshirën e
tyre për të vijuar më tej bashkëpunimin me Fondacionin
“Fëmijët shqiptarë”.
Më tej në fjalën e tyre përshëndetëse drejtues të pushtetit
local, drejtori i DA të Rubikut vlerësuan këtë ndihmë të
fondacionit për familjet në nevojë të rrethit të Rubikut
dhe falenderuan zj. Berisha për vëmendjen ndaj këtyre
fëmijëve.
Në emër të ministrisë së arsimit, përshëndeti zv.ministrja,
zj. Nora Malaj e cila theksoi kujdesin e institucionit që ajo
përfaqëson për gjithë arsimin shqiptar dhe për investimet
në rrethin e Rubikut në veçanti.
31
“Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë”
PRoJEKTI/ Fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë’ dhe Eagle Mobile përmbyllin me sukses nismën
Eagle Mobile së bashku me Fondacionin ‘Fëmijët Shqiptarë’
kanë përmbyllur me sukses projektin “Biznesi në Mbështetje
të Fëmijëve Jetimë”. Eagle Mobile ishte iniciatore dhe
shumë biznese të tjera mbështetën më pas nismën në ndihmë të
fëmijëve jetimë. Fondacioni ka bashkëpunuar për këtë qëllim dhe
ka mundur të jetë përfituese e pesë femijëve jetimë, duke i krijuar
atyre mundësinë për një të ardhme më të sigurt.
Gjithashtu, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë,
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministria e Brendshme
(lidhur me fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës), etj.
kanë bashkëpunuar lidhur me përcaktimin e fëmijëve në nevojë
që ndihmat e këtyre kompanive të ishin sa më efikase.
Përvec Eagle Mobile, biznese të tjera që mundësun këtë
inciativë, janë dhe Agna Group, Aksoy Group, Alpet, Dhoma e
Tregtisë dhe Industrisë, FIAA dhe Konfindustria, Spitali Amerikan
i Tiranës, Hotel Sheraton, Epoka University e shume biznese te
tjera.
“Ne si Fondacion kemi ndjerë në mënyrë të vazhdueshme
ndihmën dhe suportin që ju na keni dhënë. Fondacioni ynë
nga ky aktivitet ka përfituar pesë bursa studimi. Eshtë shumë
e rëndësishme që për fëmijët në nevojë dhe veçanërisht për
jetimët të mos mendohet vetëm në problemet e arsimimit, por
të mendohet dhe për probleme të tjera që ata kanë nevojë, sic
është shëndeti, shkollimi, mirëqenia sociale për t’i siguruar dhe
këtyre fëmijëve mundësinë për t’u integruar dhe për një jetë sa
më të mirë. Falenderoj të gjithë bizneset si dhe përgezoj Eagle
Mobile për iniciativen e re në lidhje me ‘Vitin e Mjedisit’” , u shpreh
Znj. Berisha gjate fjalës përshëndetëse në këtë aktivitet.
Znj. Berisha vleresoi ndihmen e biznesit ne mbeshtetje te femijeve jetime
32
Nën sloganin “Promovojmë Gjithpërfshirjen” është zhvilluar java sensibilizuese
për të inkurajuar mundësi të barabarta për njerëzit me aftësi të kufizuar dhe
ndërmarrë veprime pozitive. Nisur nga fakti se gjithëpërfshirja në shoqëri
për njerëzit me aftësi të kufizuar mbetet një nga detyrat dhe përgjegjësitë e gjithë
shoqërive të integruara, British Council së bashku me
Shoqatën Shqiptare të Personave me Aftësi të Kufizuar
dhe Vodafone Albania, ndërmarrin këtë iniciativë në javën
sensibilizuese (2-5 Mars) e cila vijoi më pas në qytetin
e Durrësit dhe Vlorës. Nisma për integrimin e personave
me aftësi të kufizuar është një përputhje e qëllimit që
Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë ka në cdo iniciativë
që i shërben shtresave në nevojë e nuk mund ta gjente
veten jashtë kësaj nisme kaq të gjerë nga Tirana, Durrësi
e Vlora.
Znj. Liri Berisha në fjalën e saj theksoi se gjithëpërfshirja
e personave me aftësi të kufizuar në shoqërinë shqiptare
është një mision i vështirë por që të ngjall shpresën dhe
vullnetin e frenuar si pasojë e periudhave inaktive. Nga
këto nisma nuk përfitojnë vetëm personat me aftësi të
kufizuar por e gjithë shoqeria jonë që është duke ngjitur
shkallët e integrimit europian dhe gjithë shoqëria duhet të ndalë hapin para këtyre
njerëzve që edhe ata të ndjejnë veten qytetarë të një familje të madhe.
Pjesë e kësaj jave sensibilizuese është dhe performanca e kompanisë së kërcimit
“Stop the Gap”. E veçanta e këtij grupi është se në stafin e tyre performojnë dhe
2 persona me aftësi të kufizuar të integruar, një vajzë me karrocë dhe një djalë me
sindromën down, të cilët sjellin forcën, vullnetin dhe dashurinë e tyre për jetën.
Gjatë aktiviteteve të javës
sensibilizuese për njerëzit
me aftësi të kufizuar
“Promovojmë gjithëpërfshirjen”
Javë sensibilizuese për të inkurajuar mundësi të barabarta për njerëzit me aftësi të kufizuar