Pyetje dhe Përgjigjëje nga lënda
Historia e shtetit dhe e së Drejtës
Me ç’ka merret historia e shtetit dhe e së Drejtes ?Historia e shtetit dhe së drejtes si shkencë shoqërore merret me studimi e fenomeneve shoqërore,siq janë shteti dhe e drejta.
Kush është objekt studimi i Historis së shteti dhe së drejtes?Objekt studimi ose më mirë të thuhet lënd të studimit historia e shtetit dhe se te drejtes ka shtetin dhe te drejten prej momentit të krijimit të tyre e deri më sotë.
Si ndahet historia e shtetit dhe së drejtes nga lënda e studimit?Për nga lënda e studimit Historia e shteti dhe se drejtes ndahet në:
Historin e përgjithshme të shtetit dhe së drejtes dhe Historin Nacionale të shtetit dhe se te drejtes së një populli të caktuar.
Në cilat shkenca historike mbështetet historia e shtetit dhe se drejtes? Kronologjia- Shkencë e cila mirret me logaritjen e kohës,më saktë caktimin e datatve
të ngjarjeve Historike.
Poleografia- shkencë e cila mirret me studimin e veqorive të shkrimeve të vjetra më
saktë dëshifrimin e tyre.
Diplomatikja - shkencë e cila mirret me studimin e Bulave ,Diplomave,dhuruesve te
kartmonedhave,njëkohësisht verteton saktësin ,burimin apo origjinalitetin dhe kohen e
nxjerrjes së tyre
Hartografia - shkencë e cila mirret me studimin e Hartave Historike.
Herraldika- shkencë e cila mirret me studimin e stemave dhe shenjave shtetrore në
periudha të ndryshme të zhvillimit të historis.
Numizmatika- shkencë e cila mirret me studimin e monedhave dhe medaljeve në
periudha të ndrushme të zhvillimit historik.
Gjenealogjia- është shkencë ndihmëse e Historis e cila merret me studimin e brezave
të një fisi apo familje njëri pas tjetrit,sidomos kur duhet te konstatohet prejardhja
e ndonjë sundimtari apo dinastije të ndonjë shteti.
Kush është apo (konsiderohet)si babai i shtetit dhe së drejtes?Babaj i Historis se shtetit dhe se drejtes është apo ( konsiderohet) Horodoti i cili vdiq në
vitin 429 para eres së re.Edhe pse shpeshëher u besonte ne menyr naive fakteve historike
dhe e rrefente Historien. Me gjith atë,ka dhene mjaft të dhëna per shtetin e Persis dhe disa
polisa greke.
Kush ishin glosatorët dhe posglosatorët?
Glosatorët -kah fundi i shekullit të –XI- ( njëmbëdhet ) në qytetet e Italis veriore
u shtrua nevoja per ekspert Juridik për shkak të logjikshmëris, precizitetit dhe
elasticitetit dhe per shkak të nevojave të shfaqura te prodhimit dhe qarkullimit te
mallrave në qytete lidhur me rregullimin e mardhanjeve Juridike,kështu që një
jurist i njohur IRNERJUS në Bolonjë themeloj shkollen Juridike ne te cilen do te
studiohej E DREJTA ROMAKE shkolla te tilla e themeluan edhe neë Pavija,
Padovë etj. bJuristet e ketyre shkollave studionin Korpusin sidomos DIKASTET-
njëren nga pjesët me te rendësishme të CORPUS IURIS CIVILES-IT duke shenuar
ndermjet rreshtave INTER LINES ose ne margjinat e tekstit
IN MARGINE vrejtëjet komentet dhe shpjegimet e tyre për ta kursyer
PËRGAMENEN e cila ishte shumë e shtrenjët në atë kohë kurse shenimet e tyre
quheshin GLOSSA andaj këta edhe quheshin GLOSATORË
Posglosatorët - Juristet e me vonshem të quajtur POSGLOSATOR ose
Shpjegues prej mesit të shekullit të –XIII- (trembëdhjetë) e deri në shekullin e
–XVI- ( gjashtëmbdhjetë ) merren me shqyrtimin e glosave dhe eleminimin e
kunderthanjeve të tyre.Kontribut te madh ne kete drejtim kan dhen Juristët nga
PERUGJIA, PAVIJA, PADOVA DHE BOLONJA.
Deri sa glosatoret e studionin te drejten romake drejteperdrejt nga KURPUS
IURISI Posglosatorët këtë e bënin në mënyrë të terthortë nëpermjet glosave.
Kush ishte themelues I shkolles Natyrore-le?Themelues i shkolles të së drejtes Natyrare-le është juristi,filozofi dhe diplomati i njohur
Holandez Hugo Grotius 1583-1645 i cili në vitin 1625 botoij librin e tij të njohur (mbi të
drejten e luftes dhe paqes ) de iure belli ac pacis.
Te shkolla Juridike hasim në Jurist Elegant te cilet bashk me humanistët ne
shkence filluan ta kritikojn Biblen te paret ,perdoren metoden historike ne
studimin e se drejtes shtrohet pyetja se?ç’ka kan thënë për shkencen
Juridike se është ? Sipas juristve elegant metoda historike eshte kusht themelor i vetë shkences Juridike
(sine historia ceaceam esse iurisprodentiam—pa histori shkenca juridike eshte e verber)
1. Ç’ka e karakterizon shkollen e se drejtes natyrore?
Shkollen e të Drejtes Natyrore e karakterizon zhvillimi i SHKENCES Juridike
gjatë shekullit të XVII dhe XVIII në EVROPEN Perendimore në shenjë të
dominimit të plotë po të vet kësaj shkolle.gjë që manifestohet me fitoren e plotë
të racionalizimit edhe periudha e zbulimeve epokale në shkencat humanitare e
edhe në shkencen JURIDIKE
Periodizimi kronologjik eshte periodizim Kohore ne te njejten kohe.Fjala
eshte per ndarjen e historis njerzore apo sipas tipit te shtetit dhe te së
drejtes,historia e shtetit dhe se drejtes ne sa periudha te zhvillimit
Periodizohet?Hstoria e shtetit dhe së drejtes periodizohet ne 4 (katër) periudhe te mëdha te zhvillimit :
1. periudha e shtetit dhe se drejtës skllavopronare,
2. periudha e shtetit dhe se drejtës feudale,
3. periudha e shtetit dhe se drejtës liberale dhe bashkëkohëse dhe
4. periudha e shtetit dhe se drejtës socialiste në mezokohe.
Si ndahet zhvillimi Historik i shoqeris njerzore ?Zhvillimi Historik i shoqërisë njerëzore ndahet në : 1. Historinë e kohës se vjetër, 2. Historinë e kohës se mesme, 3. Historinë e kohës se re dhe 4. historinë e kohës me te re.
Në mesjete Historia e botes ne sa periudha te emertuara sipas perandorive te
medha ndahej?Në mesjete historia e botes ndahej ne 4 katër periudha te emertuara sipas perandorive te
medha
1. Periudha megjano –persiane
2. Asiro-babilonase
3. Greko-Maqedonase dhe
4. Romako-Bizantine
Ky periodizim mbështetet në bibël dhe për të ideja e zhvillimit eshte e huaja
Perandoria romake sipas pikpamjeve kishtare ishte e fundit dhe kjo duhet të qendroj deri
në fundë të botes.
Kurse në shekullin e-XIX- (nëntëmbdhjetë) historian danez TOMSON zhvillimin e
shoqëris njerzore e ndan ne tri periudha ose perioda të mëdha
1. Periudha e gurit
2. Periudha e bronzit dhe
3. Periudha e hekurit
Ky periodizim ka te bëj me para historin me qen se periudha e hekurit sipas Tomsonit zgjat
edhe sotë
Ç’ka quajm burime historike
Me burime kuptojmë të gjitha ato materiale ,fakte dhe të dhëna që na ofrojnë njohuri per një
qështje,burimet mund të jenë të ndryshme varsisht nga ajo se ciles kohë i takonë qështja për
të cilen jemi të interesuar ti studiojm apo te informohemi. Kur këto studime apo qeshtje i
takojnë të kaluares atëher materialet faktet dhe të dhënat që na ofrojnë njohuri i quajm
Burime Historike .
Si naden burimet historike ? Burime Historike naden në :
Monomentet e Kultures Materiale
Dokumentet e shkruara dhe
Burimet gojore
Ç’ka janë monomentet e kultures materiale?Monumentet e kultures material janë sendet e ndryshme të perdorimit personal dhe kolektiv si
p.sh:Veglat e punës,Armët,Stolitë,objktet e banimit,Godinat e
ndryshme,kanalet ,varrezat,vizatimet ,kockat dhe mbeturinat e ndryshme.Në bazë të këtyre
monumenteve mund të konstatohet shkalla e zvillimit të forcave prodhuese në shkallë të
ndryshme të periudhes parashtetrore konkretisht të bashkësisë primitive.
Ç’ka janë dokumentet e shkruara?Dokumentat e shkruara janë burimet me të rëndësishme historike më të besueshmet më të
shumtat dhe më të perdorshmet.
Si ndahen dokumentet e shkruara?Dokumentet e shkruara ndahen në burime historike dhe burime historiko juridike.
Ç’ka eshte burimi historik?
Burim historik-është ç’do dokument i shkruar që bënë fjalë për të kaluaren e shoqërisë
njerzore.
Ç’ka eshte burimi historik-juridik dhe kush hyn aty? Burim historiko juridik-është vetëm ajë dokument i cili drejtëpërdrejt apo në mënyrë të
tërthortë bënë fjalë për shtetin dhe të drejten apo institucionet juridike dhe shtetrore,në
burimet historiko juridike hyjnë: Ligjet, derkretligjet, urdhëresat dhe aktet e tjera të
organeve te administrates, Aktëgjykimet dhe vendimet e organeve gjyqësore, traktatet
nderkombetare, kontratat, testamentet, bulat dhe kartdhuresat, urbarët, statutet e qyteteve
dhe te organizatave koorporative, përmbledhjet e ndryshme te se drejtes zakonore etj.
këtu hyjnë edhe mbishkrimet e ndryshme në dru, gurë, metal, tabela te ndryshme
gjeneologjike, kronika, biografi të sundimtarve dhe udheheqës të ndryshëm ushtarak,
dokumente te ndryshme historike, vepra etj
Si mund të jenë dokumentet e shkruara ?Dokumentet e shkruara janë më të sigurta dhe me te besueshme, mirpo edhe keto duhet të
shfrytëzohen me rezervë, sepse shpesh her ndodhe qe me dashje apo pa dashje te jene te
shtrembruara apo edhe te falsifikuara. Dokumentet e shkruara mund te jenë Publike dhe
Sekrete, këto të fundit ruhen si sekrete shtetrore për një kohë të caktuar dhe per deri sa te mos
lejohet shikimi i tyre as qe mund te bëhet fjalë per shkrimin objektiv te historisë. Nga kjo rrjedh
se sipas rregullit historia mund te shkruhet vetem pas 50 viteve qe ka ndodhur ngjarja apo te jet
objekt trajtimi.
Çka janë burimet gojore dhe si ndahen ato?
Në grupin e tretë të burimeve historike hyjnë burimet gojore të cilat ndahen në Kulturë
shpirtërore (krijimtarinë gojore, popullore) dhe në kujtimet e aktorve të ngjarjeve dhe
deshmitarve te kohes per te cilen shkruhet, këtu hyjnë Këngët, tregimet, legjendat, anekdotat, dhe
proverbat popullore. Këto u krijuan nga goja e popullit dhe ne menyr precize shprehin
mardhanjet juridike ndermjet njerëzve.
p.sh proverba popullore shqiptare : (n’dekt detyruesi, rrnoftë dorzani ose Mos paç borxh hy
dorzan) apo kau lidhet per brina e burri per fjale etj.
Cilat janë format më të rëndësishme të burimeve juridike?Format me te rendesishme te burimeve juridike janë:
E drejta zakonore,
ligjet,
dekretligjet,
praktika gjyqësore,
precedenti gjyqësor etj.
Si ishte shteti i parë Skllavopronar?Shteti i parë Skllavopronar ishte rudimentar mjaft primitive dhe sakral.
Te shteti Skllavopronar si ishin të perqendruara funksionet shtetërore?Funkësionet shtetrore nuk ishin të diferencuar nga ato ligjëvënse,administrative dhe
gjyqësore,këto të gjitha ishin të përqendruara në duart e një individi-organi.Funksionet religjioze
nuk ishin të ndara nga ato shtetrore, normat juridike nuk ishin të difirencuara nga ato morale,
religjioze dhe zakonore.
Kur jane krijuar shtetet e para Skllavopronare?
Sipas njohurive të deritanishme historike dihet se shtetet e para skllavopronare janë krijuar në
mileniumun e katërt para eres së re, monumentet dhe burimet historike nuk flasin për vitin e
krijimit të shtetit të parë por për egzistimin e tij.
p.sh burimet historike dëshmojnë se në vitin 3200 para eres së re ishte bër bashkimi i Egjiptit
verior me atë jugor, kurse qytetet –shtete (nomet) të cilat u bashkuan një her në veri e më vonë në
jug të Egjiptit ishin krijuar shumë më parë.Mirpo supozohet se edhe këto ishin krijuar ne gjysmen
e par të mileniumit të katërt.
Si ndahen shtetet Skllavopronare dhe kur formohen ato?Shtetet Skllavopronare ndahen apo klasifikohen në:
Shtetet Skllavopronare të lindjes së lashtë –të cilat formohen prej mileniumit të katërt
e deri në mileniumun e parë p.e.së re kurse
Shtetet Skllavopronare Përendimore-paraqiten shumë më vonë që nga fundi i
mileniumit të dytë p.e.së re
Në sa klasë është polarizuar shoqeria në shtetet skllavopronare?Në shtetet skllavopronare shoqëria polarizohej në dy klasë themelore: Skllavopronar dhe
Skllevër
Dhe sa më shumë që polarizohej shoqëria e atëhershme antagonizmat bëheshin edhe më të
mdha kështu që klasa sunduese skllavopronare pa ndihmen e forces se shtetit nuk do të arrinte ta
mbante të nënshtruar klasen e sklleverve.
Kush janë skllavopronarët?Ishin pronarët e mjeteve te prodhimit duke përfshir edhe vetë skllevërit,pra ata kishin monopol të
plotë në pushtetin shtetrorë,në ekonomi,dhe në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe politike.
Ata pra skllavopronarët i gëzonin të gjitha atributet e subjektit Juridik,numerikisht ishin më pak
se skllevërit
Kush janë skllevërit?
Skllevërit ishin klasa e shtypur dhe e shfrytëzuar nga skllavopronarët, numerikisht ishin më
shumë se skllavopronarë mirpo nuk kishin zotësi juridie per të vepruar, pra ishin objekt e jo
subjektë i së drejtes.e drejta i konsideronte si send e jo si njerzë. Pronari i skllavit mund ta
dispononte lirisht skllavin e vet aj mund ta shiste ta tjetersonte mund ta lironte por eedhe ta
vriste, pra skllabvopronari kishte te drejten e jetes dhe vdekjes mbi skllavin (ius vitae ec nacis)
Si quhej monarku i pare i Egjiptit te lashte dhe a ishte i trashigueshem apo jo
i trashigueshëmNë krye të shtetit qendronte monarku i trashegueshëm dhe quhej FARAON i cili kishte pushtet
të pakufizueshëm në personalitetin e tij ishin të njësuara të tri pushtetet Legjislativi, Egzekutivi
dhe Gjyqësori si dhe ishte komandant suprem i Forcave te armatosura.
Cilat jane shtresat shoqerore te shtetit Skllavopronar te lindjes se lashte?
Përveq klasve ne shtetet Skllavopronare egzistonin edhe ndërmjat klasët. Pra
edhe ndërmjet klasve egzistonin garancione sipas pozites, privilegjeve te pasuris
pra egzistonin shtresa të ndryshme shoqërore .Shtresat shoqërore janë grupe
shoqërore pozita e te cilave ne shoqeri ishte e rregulluar me norma juridike.
Dhe ato ishin Skllavopronart dhe ,sklleverit .
Ç’ka jane kastet?Janë grupe të mbyllura shoqërore pozita e të cilve në shoqëri është e përcaktuar me norma
religjioze dhe e sanksionuar me norma juridike.Kalimi nga një kast në kastin tjeter është
apsolutisht i pa mundu dhe njeriu pavarsisht nga aftësit e tij intelektuale dhe fizike lind dhe vdes
brenda një kasti.
Në sa faza te zhvillimit ka kaluar skllaveria?
Skllavëria ka kaluar në tri faza të Zhvillimit:
Fazen Patriarkale
Klasike dhe
Postklasike
Cila ekonomi dominon ne shtetin skllavopronar?Në shtetet Skllavopronare dominon kryesisht ekonomia natyrale,ekonomia autokratike kurse
ekonomia e tregut paraqitet shumë më vonë.
Çfar shtete janë shtetet skllavopronare?Shtetet Skllavopronare pa marr parasysh kohen dhe vendin e krijimit të tyre kan disa
karakteristika themelore dhe të pergjithshme,Klasifikohen në shtete Skllavopronare të lindjes së
lasht dhe ato perendimore mirpo këto shtete kan qenë:
Shtete Skllavopronare Eksploatuese,sunduese,Dominonte ekonomia natyrale dhe
autokratike,ishin shtete luftarake dhe pushtuese,i pershkonte ideologjia fetare,ishin perplot me
relikte të rendit të meparshem klano-fisnor,ishin shtete të pabarazis formale juridike ishin
perplot me antagonizma dhe kunderthanje shoqerore dhe ndikimi i tyre shpejton dekomponimin
e bashksis primitive dhe krijimin e shtetit ne teritorin fqinje.
Cila fe dominon në periudhën skllavopronare?Në shtetet Skllavopronare kryesisht dominonte feja Politeiste ndon se kah fundi i kësaj periudhe
paraqiten edhe fillet e religjionit Monoteist
Cilat janë shtetet më të njohura skllavopronare te lindjes se lasht?
Shtetet më të njohura Skllavopronare të lindjes së lashtë kanë qenë:
Egjipti,
Babilonia,
Kina,India,
Persia,
Asiria,
Fenikia,
shteti Hebrej,dhe
Shteti i Hetitve
Ç’ka quajm nome?
Në luginen e lumit Nil në mileniumin e IV p.e.së re u krijuan qytet-shtetet e quajtura nome
Ç’far monarkie ishte Egjipti dhe kush qendronte ne krye te shtetit?
Egjipti per nga forma e pushtetit shtetror ka qenë Monarki Despotike Orientale dhe në krye të shtetit qendronte monarku
Ç’ka quajm patesiate?Në Mesopotami në mileniumin e IV p.e.së re u krijuan qytet-shtetet e quajtura Patesiate
Si ndahet zhvillimi historik i Egjiptit?
Zhvillimi historik i Egjiptit sipas historis së egjiptit të KLERIKU MANETON ndahet ne periudhen e krijimit dhe bashkimit të nomeve,Perandoria e vjeter,e mesme dhe perandoria e re si dhe periudhen e shkatrrimit të Egjiptit.
Kush e ka shkruar kodin e hamorabit ne cilen gjuhe eshte i shkruar dhe prej sa pjesve perbehet?Këtë pra (kodin e hamorabit) e ka nxjerr apo shkruar Sundimtari i Babilonis Hamorabi andaj edhe quhet sipas emrit të tij,është i shkruar në gjuhen AKADE me alfabetin KUNIEFORM dhe eshte i perbër prej tri pjesve :
PROLOGUT ose hyrjes TEKSTIT NORMATIV dhe EPILOGUT apo pjeses perfundimtare
Të e drejta martesore dhe familiare në babiloni martesa pa kontrat si konsiderohej?
Martesa pa kontrat në Babiloni konsiderohej NULE ose më mirë të themi inegzistente
Për cilat raste lejohej martesa e dytë në babiloni ?
Martesa parimisht ka Keene Monogame por në qoft se gruaja nuk lindëte Fëmij ,Lejohej edhe Martesa e dytë ose buurit i lejohej KONKUBINA ose Skllavja (ose sherbëtorja) për lindjen e fëmijve .
Në babiloni Burri gruan e sëmurë kishte apo nuk kishte të drejtë ta lëshonte ?
Burri në babiloni Burri gruan e sëmurë nuk kishte të drejt ta lëshonte mirpo e kishte obligim që ta ushqente tër jeten,kurse gruaja kishte mundësi të kerkonte zgjidhjen e manteses dhe në këtë rast merrte shiritken dhe mbante Tirhaten.
Vejusha dhe gruaja e ndar nga Burri, me fëmijë të mitur a mund të lidhte martes apo rimartohej pa pëlqimin e Gjykatës ?
Vejusha dhe gruaja e ndar nga burri me fëmijë të mitur nuk kishte mundësi të rimartohej pa pëlqimin e gjyqit. Nëse gjykata jepte pëlqimin atëher bëhej regjistrimi i pasuris së burrit të më parshëm kurse Burri i mbram dhe nëna caktoheshin kujdestar të fëmijve dhe ta drejtonin pasurin e tyre deri ata të rriteshin dhe te bëheshin madhor.
Në babiloni cilat kan qene veprat penale me te shpeshta ?
Të gjitha veprat penale në babiloni mund ti klasifikojm në kater grupe: Veprea penale kunder shtetit dhe religjionit Veprea penale kunder Personit Veprea penale kunder Pasuris Veprea penale kunder Familjes dhe Moralit
Cilat ishin veprat penale kunder personit ?
Veprat penale kunder personit kanë qenë:Vrasja,Lendimi trupor,dhunimi dhe fyerja.
Cilat ishin veprat penale kunder Pasuris ?
Veprat penale kunder pasuris kan qenë Vjedhja dhe Hajdutia dhe denimi mme i shpesht per këto vepra ka qenë denimi me vdekej.
Cilat ishin veprat penale kunder familjes dhe moralit ?
Veprat penale më të shpeshta kunder familjesh dhe moralit kan qenë:Dhunimi,tradhtia bashkshortoree gruas,incesti,keqtrajtimi i prindervengaana e femijve dhe e kunderta
Si ka qen sistemi i denimeve ne babiloni ?
Sistemi i denimeve në babiloni sikur se edhe ne shtete tjera të lindjes ka qen i ashper dhe jo human dhe kryesisht aplikoheshin keto denime:
Denimi me vdekje ( perveq që parashihej per vepra penale me ligj parashihej edhe menyra e egzekutimit dhe keto menyra ishin:me djegje,me vrasje,me hedhje ne ujë,kurse nga disa burime tjera mesohet se egzekutimi ishte ber edhe me hudhje ne kafazin e egersirave dhe ngulja ne hu.)
Denimet trupore Gjobat Ndalimi i ushtrimit te prefesionit etj.
Cilat ishin format e gjykimit Hyjnor?
Hudhja në ujë, kapja me dore e shufres se nxeht apo të skuqur ,dyluftimi,deja ne ujë etj.
Qka është Eklezia?
Pas reformave të Sollonit iu vunë themelet republikes demokratike dhe tubimi i gjith popullit ose me mirë te themi KUVENDI POPULLOR i quajtur EKLEZIA ishte organi me i lart dhe me i rendesishem i pushtetit shtetror
Qka ishte misthoforija ne athine ?
Misthoforia ishte ligj i cili u miratua për qëllim të dhënjes së dietes ose kompensimit për kohen e humbur per të gjit ata që merrnin pjesë në Kuvend dhe organe te tjera shtetrore .
Qka ishte helijea ne athine?
Helijea në periudhen e republikes demokratike ishte ndër organet qendrore të Pushtetit ,gjykat porotike d.m.th ishte gjykata me e lart në Athinë
Si ndahej popullsija ne athine ?
Popullsia në athinë klasifikohej apo ndahej prej reformave të TEZEUT më vonë edhe të SOLLONIT në Aspektin Juridik e që vlen për për të dy periudhat kryesore e tër popullsia e Athines ndahej në;
Popullsin e Lirë Popullsin jot ë lirë
Kush e përbënte popullsin e lire ne athine?
Popullsin e lirë e përbënin qytetarët,përkatësisht shtetasitAthinas dhe të huaj të cilët quheshin metik
Kush e përbënte popullsin jo te lire ne athine?
Popullsin jo të lirë të athines e përbënin Skllevërit të cilët numerikisht ishin më të shumtë se sa qytetarët e lirë. Mirpo nga popullsia jo e lirë që e përbënin Skllevërit ndaheshin në dy grupe skllever shtetroer që ishin në pronësi të shtetit dhe skllever Privat dhe ishte një dallim këtu që sklleverit shtetror ishin në pozitë më të mirë apo të volitshme se ata privat.ajo arsye ishte ( sepse kishin mundesi te posedonin sende te lujshme,te drejt te lidhjes se manteses me skllvain shtetror apo edhe me personin e lirë.
Cilat kan qene kontratat me te shpeshta ne te drejten detyrimore athinase ne ate periudhe?
Ndër kontratat më të shpeshta në të drejten detyrimore Athinase ishin: Shitëblerja,qiraja,Huaja,huaperdorja,Kontrata mbi punën personale,depozita dhe ortaklleku.
Qka eshte areopogu ne shtetin e athines dhe pse quhej ashtu?
Emertimi apo marja e emrit AREOPOG bëhet kështu: mbledhjet me arkondet e dikurshme mbaheshin ne kodren ARES pra AREOPAGU mund te themi se ishte apo te definohet si kuvendi i të gjitha arkodeve të dikurshme dhe pas kufizimit njëvjeqar të mandatit të arkodeve AREOPOG u bë organi kryesor i pushtetit shtetror
Qka ka thene solloni per shtetin e athines se shtet i kujt eshte?
Athina është atëdheu dhe shteti i të gjithve thoshte Solloni
Cilat ishin organet kryesore ne athine?
Organet kryesore të pushtetit shtetror në Athinë ishin 9 ( nëntë) ARKODËT dhe AREOPOGU
Qka u proklamua athina me reformat e sollonit?
Republik demokratike skllavopronare