Prill, 2014
LETRA INFORMATIVE
Mileniumi i Tretë
SHKOLLA “MILENIUMI I
TRETË” FITON ÇMIMIN
E AKADEMISË SË
SHKOLLAVE TË
EVROPËS QENDRORE
(ACES) PËR ARRITJE TË
VEÇANTA
M
Ë
S
I
M
I
I
B
A
Z
U
A
R
N
Ë
P
R
O
J
E
K
T
E
GARA E DITURISË NË
LËNDËT SHKENCORE
7 MARSI
FESTA JONË E BUKUR
MBP - PRODUKTE TË
SHUMTA PËR NJË JAVË
2
Prej 17 – 21 Mars 2014 në shkollën tonë u realizua Java e Mësimit të Bazuar në Projekte. Edhe këtë herë, si gjithë
herëve të tjera u zhvilluan tema shumë interesante të cilat nxitën vëmendjen e nxënësve dhe i motivuan ata për
punë. Ishte një javë më e veçantë se javët e tjera të projekteve për faktin se u karakterizua në masë shumë të
madhe nga puna e vazhdueshme praktike, përveç karakterit të saj hulumtues që është i zakonshëm për nxënësit
tanë. Nxënësit mësuan të bëjnë gjëra të cilat do t’i mbajnë gjatë në kujtesën e tyre.
Përderisa kësaj here klasat e para u përgatitën për Festën e Abetares, në klasat II-V u realizuan këto tema:
Bimët
Stinët e vitit
Arkeologjia
Stilet e sjelljes dhe komunikimit
Familja ime
Bota nënujore
Ishujt dhe oqeanet
Evropa si kontinent
Temat e realizuara në klasat VI-XI ishin:
Lojërat në matematikë
Siguria në shkollë
Rritja ekonomike – Gjermani – Kosovë
Psikologjia e modës
Shiu acidik dhe vullkanet
Lojërat popullore
Në fokusin tim – Fotografia
Cikli i jetës së kafshëve dhe mbrojtja e tyre
Zilja na thërret
Përmes syrit të mikroskopit
Bota nesër dhe UJI
Rregullimi i oborrit të shkollës me materiale të përdorura
Gjatë gjithë javës rezultatet e të nxënit të këtyre temave u arritën përmes disa aktiviteteve dhe vizitave shumë
atraktive.
Ka shumë produkte të dala nga këto projekte. Disa nga ato janë: posterë të ndryshëm vetëdijësues, broshura, pre-
zantime në Poëer Point, maketa të ndryshme, lojëra shumëngjyrëshe logjike të vizatuara në tokë në oborrin e
shkollës, zile të ndërtuara nga vetë nxënësit, fotografi me tematika te veçanta, fotografi e shpjegime të bëra nga
syri i mikroskopit, ku nxënësit analizuan preparate duke u nisur nga gjethet e bimëve e deri te gjaku i bretkosës,
ulëse të ndërtuara nga paletat e drurit dhe inskenimi i një situate emergjente (zjarri) në shkollë ku morën pjesë të
gjithë nxënësit dhe stafi i shkollës. Në këtë rast do të donim të falënderonim Policinë e Kosovës dhe Brigadën e
Zjarrfikësve për përkrahjen e tyre gjatë këtij aktiviteti.
Mësimi i Bazuar në Projekte, një javë tepër e
frytshme
3
ACES
Ndryshe? Mrekullueshëm!
Me projektin me titullin "Ndryshe? Mrekullueshëm!",
në bashkëpunim me gjimnazin Bezigrad nga Ljublana
e Sllovenisë dhe gjimnazin Lipany nga Lipany i
Sllovakisë, shkolla jonë shpërblehet në kategorinë për
pjesëmarrjen e nxënësve. “Është kënaqësi e
jashtëzakonshme kur fiton një çmim të tillë në mesin
e shumë shkollave garuese. Duke ditur angazhimin e
nxënësve tanë dhe duke marrë parasysh edhe
përkrahjen e vazhdueshme të shkollës sonë për
zhvillim të shkathtësive tek nxënësit, atëherë s’ka se
si të mos jemi ndier mrekullueshëm me nderin që
ACES na e bën, duke na dhënë këtë çmim”, shprehet
Krenare Lleshi, mësimdhënëse dhe koordinatore e
projektit. Në garën e këtij viti, me temën "Diversiteti",
kanë marrë pjesë më shumë se 500 shkolla dhe janë
përzgjedhur 44 projekte. Në Akademinë ACES,
shkollat kanë prezantuar rezultatet e punës së tyre dhe
një juri ndërkombëtare me ekspertë dha shpërblime
për projekte më interesante.
Adea Loxha është nxënëse në klasën IX-1, pjesëmarrëse në projektin
ACES. Nuk mund të themi se cila është ana e fortë e saj, pasi ajo
është thjeshtë perfekte në çdo gjë që bën, si në art, lëndët shoqërore,
ato shkencore, në sport etj.
Sa e bukur është
jeta! A thua sa
ngjyra të saj kam
ngjyrosur deri më
tani?!
ACES është një nga rrjetet më të mëdha
ndërkufitare të shkollave në Evropë, të cilën e
përbëjnë 15 vende partnere.
Shkolla “Mileniumi i Tretë” fitoi
çmimin e Akademisë së Shkollave të
Evropës Qendrore (ACES) për arritje
të veçanta në kuadër të projektit
shkollor ndërkufitar.
4
Ndonëse çdo ditë në shkollë kemi orën e Gjuhës
shqipe dhe letërsisë, prapëseprapë Javën e
Gjuhës Shqipe e presim sikur të jenë orët e para e
të vetme në këtë lëndë. Edhe kësaj here kjo
javë ishte e veçantë, madje më e bukura
vitet e kaluara. Ide, kreativitet,
bukurshkrim,
drejtshkrim, krijime letrare,
saktësi gramatikore,
projekte, lexim e
shumëçka tjetër realizohet brenda
kësaj jave që për ne nxënësit është një
kënaqësi e jashtëzakonshme. Ditën e fundit
të kësaj jave shpallim fituesit në çdo kategori dhe
presim garën me fituesit e klasave të tjera.
Arsimtarja jonë, Violetë Pllana na motivon që të
punojmë fort, ta duam shqipen tonë dhe ta përdorim
drejt atë. Na mbetet të presim finalen e madhe!
pikë a pika
Letra
informative
5
Të qenit mësimdhënës do të thotë të arsimosh dikë
të së ardhmes, i cili nën hijen tënde tregon kulturën
dhe dijen e tij. Dita e 7 dhe 8 Marsit në shkollën
tonë festohet me programe të ndryshme në të cilat,
përveç tjerash, prezantohen vjersha që shkruhen
nga vetë nxënësit e shkollës, si për nënën, ashtu
edhe për mësuesen. Edhe këtë vit, kreatorët e vegjël
thurën disa vargje të ngrohta. Gjithashtu edhe
kënga nuk mungon. Në shkollë kemi grupin e
instrumentistëve dhe këngëtarëve të cilën çdoherë
prezantohen duke luajtur e kënduar drejtpërdrejt.
Një koktej për mësimdhënëset e mësimdhënësit
tanë, organizuar nga ne nxënësit, ishte një gjest
simbolik për të shprehur respektin e thellë që kemi
për ta. Por, prapëseprapë, kjo festë nuk do të ishte e
veçantë, nëse ne nuk do të shprehnim çdo ditë
respekt e dashuri ndaj mësimdhënësve tanë.
Marsi, muaji i festave për më të shtrenjtit
Pas dy garave kualifikuese në kuizin e diturisë për
shkenca, nxënësit finalistë nën ethe pritën ditën
finale, kur garuan për më të mirin në lëndën e
Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë dhe
Informatikës. Nxënësit ishin të gatshëm të sfidohen
dhe t’i pranojnë rezultatet e arritura.
Gara për dije në lëndët shkencore
Të ftuar ishin edhe prindër, në mënyrë që t’i përcillnin arritjet e fëmijëve të tyre. Nxënësit u ndien të përkrahur nga prindërit dhe mësimdhënësit. Gara e Diturisë u mbajt më 14 shkurt 2014 nga ora 14:00 në objektin e KEC-it. Fituesit u shpërblyen me mirënjohje dhe dhurata.
6
Në kuadër të vizitave mujore nxënësit e klasave të para,
më datën 24.01.2014 realizuan vizitë në Studion e Baletit
Rudina. Kjo vizitë u realizua me ndihmën e prindit të
klasës I/1, znj.Rudina Bërdyna, që njëkohësisht është
edhe udhëheqëse e kësaj studioje.
Gjatë vizitës njëorëshe, nxënësit patën rastin të njihen
me elementet përbërëse të një shfaqjeje baleti.
Gjithashtu, nxënësit panë një shfaqje të shkurtër baleti,
ekzekutuan lëvizje bazike dhe bënë ushtrime që e
ndihmojnë zhvillimin e imagjinatës dhe koncentrimit.
Znj. Bërdyna, u dha shumë këshilla të vlefshme për
fëmijët, ku veçohet të mbajturit e trupit drejt në çfarëdo
pozite që qëndrojnë, gjë që është e domosdoshme për
zhvillimin normal të këtyre vogëlushëve.
Të mërzitur që po largoheshin nga ajo studio, por shumë
të kënaqur me ato që dëgjuan, panë e praktikuan,
nxënësit u kthyen në shkollë duke folur tërë kohën rreth
asaj se si kishin kaluar.
Baleti, një tjetër interesim i fëmijëve
Leximi, pasioni ynë i madh
Më datë 19.03.2014 klasat e para vizituan Bibliotekën
Ndërkomunale “Hivzi Sulejmani”, dega Përrallat. Vizita u
realizua në kuadër të javës së projekteve. Gjatë kësaj vizite,
nxënësit patën rastin të njihen me ambientin fizik të një
biblioteke, me rregullat që duhet patjetër t’u përmbahemi që
nga momenti kur futemi në bibliotekë dhe me pasurinë e
bibliotekës.
Nxënësit dëgjuan dy përralla për fëmijë, që kishin të bënin me
edukimin social të fëmijëve. Përrallat u lexuan nga dy
bibliotekaret dhe u komentuan e u nxorën porositë bashkë me
nxënësit.
Ajo që i kënaqi më shumë fëmijët ishte
poezia për pranverën të cilën e recitoi
bibliotekarja. Poezia kishte për qëllim
edukimin ambiental të fëmijëve, atë se si
duhet të kujdesemi për natyrën, për bimët e
të mos hedhim mbeturina rrugëve.
7
Me datë 24.3.2014 prindi i klasës V-2 Arsim Ilazi,
mbajti një orë mësimore me plot aktivitete argëtimi.
Nxënësve u demonstroi se si ata mund të punojmë në
programe të ndryshme edukative, siç janë program
“alice” , “greenfoot” etj., me të cilat fëmijët mund të
krijojnë animacione të ndryshme, të bëjnë video e
performanca të tjera varësisht nga interesimi i tyre.
Nxënësit punuan në ekipe. Njëri grup punoi rreth lego-
robotëve dhe funksionimi i tyre.
Klasa V-2 falënderon prindin Arsim Ilazi për
pjesëmarrje me aktivitetet e tij në klasë.
Prindërit kontribuojnë në procesin mësimor
24 mars, Dita e Tuberkulozit
Në jetë
njerëzit
përballen me
sëmundje të
shumta. Ndër
to është edhe
tuberkulozi.
Pikërisht më
24 mars,
ditën
ndërkombëta
re të
tuberkulozit,
në shkollën
tonë u shënua
kjo ditë
përmes një
aktiviteti më
shumë me
karakter
informues.
Tuberkulozi është një
sëmundje ngjitëse
shkaktar i së cilës është
bacili i tuberkulozit, i cili
nëpërmjet rrugëve të
frymëmarrjes arrin në
organizëm.
Një grup nxënësish prezantuan projekt, ndërkaq
nxënësit bënë shumë pyetje edhe arsimtares së
biologjisë, Arta Shala, e cila me kënaqësi u
përgjigjej të gjithë nxënësve kureshtarë.
8
në galeri Në Galerinë e Arteve në Prishtinë qëndroi për disa ditë e hapur
ekspozita e skulptorit të njohur botëror, Henry Moore.
Galeria priti edhe nxënës
të shkollës sonë, të të
gjitha gjeneratave. Arsim-
taja Mirlinda Ramadani
tha se të shohësh vepra
artistike të këtij artisti
është një privilegj.
Ndërkohë që nxënësit
qenë mjaft kureshtarë për
të hulumtuar rreth këtij
skulptori të njohur
botërisht. Të ekspozuara
ishin punime të teknikave
të ndryshme në grafikë
dhe disa nga skulpturat e
përmasave më të vogla.
Kushedi! Mbase ndonjë
nga nxënësit nesër do ta
ketë model këtë emër në
rrugën e artit.
Mësimdhënësja e Artit figurative, Mirlinda Ramadani, bashkë me një
grup nxënësish në Garinë e Arteve në Prishtinë.
9
Fotografia është një tjetër dimension artistik i
shprehjes së kreativitetit. Projekti me titull
“Në fokusin tim” na ka mundësuar që për një
javë rresht të mësojmë rreth fotografisë. Në
përgjithësi njerëzit mendojnë se të qenit
fotograf është një punë e lehtë, por ne
kuptuam se për të bërë një fotografi duhet
punë e madhe duke u përqendruar në ngjyrat,
teknikën dhe fokusin e fotografisë. Më pas
kemi realizuar fotografi të ndryshme.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave, në kuadër të
projektit “Në fokusin tim” është hapur
“Konkursi i fotografisë”, për fotografinë më të
bukur të realizuar. Ky konkurs do të jetë
tradicional. Konkursi do të ketë dimension më
të madh vitin e ardhshëm.
NË FOKUS TIM
10
Sporti është jetë
Turniri në futboll të vogël dhe në basketboll është një nga ngjarjet më emocionuese për të gjithë nxënësit
e shkollës sonë. Këtë gjysmëvjetor ky organizim u mbajt nga data 17 – 21. 3. 2014. Nxënësit përgatiten
prej fillimit të vitit shkollor, pasi synim kanë që të dalin kampionë. Çdo lojë u zhvillua me një frymë
shumë luftarake, mirëpo pa ndonjë gjest josportiv. Edhe në lojë nxënësit treguan kulturë të lartë.
11
Letrën informative
e përgatitën
Erna Stublla
Valëza Stanovci
Vlera Shehu
Rrita Lluka
Fotografia: Erna Stublla