Transcript
Page 1: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

Menaxhimi i projektit

Zhvillimi i Kapaciteteve në Udhëheqjen Arsimore

Page 2: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

2

Projekti: Zhvillimi i Kapaciteteve nĂ« Sektorin e Arsimit Fillor nĂ« KosovĂ«Rr. Anton. Çetta, nr.1

Autorët:Ms. Carmen Mattheis, Landesakademie Bad Wildbad, Germany & M.Sc Selim Mehmeti

Koordinatorët:Vesel Hoda dhe Sokol Elshani

Dizajni dhe faqosja nga: Envinion, Prishtinë

Prishtinë, Janar 2012

Copyright©2012. Deutsche Gesellschaft fĂŒr Internationale Zussammenarbeit (GIZ) GmbHTĂ« gjitha tĂ« drejtat i pĂ«rkasin Deutsche Gesellschaft fĂŒr Internationale Zussammenarbeit (GIZ) GmbH,Projekti „Zhvillimi i Kapaciteteve nĂ« Sektorin e Arsimit Fillor nĂ« KosovĂ«â€œ. Ky material ose pjesĂ« tĂ« tij, nuk mund tĂ« ndryshohen nĂ« çfarĂ«do mĂ«nyre, pa tĂ« drejtat autoriale. Kopjet e tij mund tĂ« bĂ«hen nĂ« mĂ«nyrĂ« elektronike ose mekanike, pĂ«rmes fotokopjimit apo mĂ«nyra tĂ« tjera, por pa ndĂ«rhyrĂ« nĂ« tekstin origjinal.

Page 3: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

3

PĂ«rmbajtja

1. Hyrje ............................................................................................................................................................................................ 41.1. QĂ«llimi i modulit .............................................................................................................................................................................51.2. Performanca e pritur ....................................................................................................................................................................5

2. Menaxhimi i projektit – shpjegimi i nocioneve ...................................................................................................... 62.1 Ç’ështĂ« projekti? ...............................................................................................................................................................................62.2. Ç’ështĂ« menaxhimi? .......................................................................................................................................................................72.3. Ç’ështĂ« menaxhimi i projektit shkollor? ..........................................................................................................................72.4. Cilat janĂ« karakteristikat e menaxhimit tĂ« projektit? ............................................................................................82.5. Cilat janĂ« pĂ«rparĂ«sitĂ« dhe mangĂ«sitĂ« e menaxhimit tĂ« projektit? .................................................................82.6. CilĂ«t janĂ« faktorĂ«t mĂ« domethĂ«nĂ«s/tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r suksesin e projektit shkollor? .............10

3. Fazat e menaxhimit të projektit ...................................................................................................................................133.1. Inicimi i projektit shkollor .....................................................................................................................................................13

3.1.1. Formulimi i synimeve .................................................................................................................................................153.1.2. Rezultatet themelore të projektit ......................................................................................................................163.1.3. Buxheti i projektit ........................................................................................................................................................163.1.4. Terminet dhe etapat e projektit ..........................................................................................................................173.1.5. Organizimi i projektit .................................................................................................................................................18

3.1.5.1. Detyrëdhënësi i projektit .................................................................................................................................183.1.5.2. Udhëheqësi i projektit.......................................................................................................................................193.1.5.3. Grupi projektues ...................................................................................................................................................193.1.5.4. Grupet punuese .....................................................................................................................................................203.1.5.5. Këshilltari i projektit .........................................................................................................................................20

3.2. Planifikimi i projektit ................................................................................................................................................................213.2.1. Planifikimi i strukturës së projektit .................................................................................................................223.2.3. Planifikimi i terminëve ..............................................................................................................................................243.2.4. Planifikimi i resurseve dhe shpenzimeve .....................................................................................................253.2.5. Organizimi i sistemit informativ për projektin shkollor ......................................................................25

3.3. Zbatimi i projektit .......................................................................................................................................................................283.3.1. Sugjerime praktike për zbatimin e projektit .............................................................................................283.3.2. Rrjedha e mbledhjeve pasuese të grupeve punuese .............................................................................293.3.3. Përmbledhjet mbi gjendjen e projektit ...........................................................................................................303.3.4. Bisedimet për etapat e projektit ........................................................................................................................31

3.4. Monitorimi dhe vlerësimi i projektit ...............................................................................................................................313.5. Përfundimi i projektit ................................................................................................................................................................33

Fjalorthi .........................................................................................................................................................................................35

Referencat.....................................................................................................................................................................................36

Shtojcat ..........................................................................................................................................................................................37Shtojca 1: Modeli i projektit shkollor, i bazuar në doracakun për grantet shkollore (2003) .............37Shtojca 2: Modeli i projektit ideor të simuluar .................................................................................................................39Shtojca 3: Skema e procesit të gjenerimit dhe planifikimit të buxhetit shkollor ......................................40

Page 4: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

4

1. Hyrje

Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit të menaxhimit të shkollës.

Dallon në disa aspekte, prandaj doracaku që kemi në duar sjell informacione, ide dhe sugjerime sesi duhet menaxhuar një projekt shkollor.

Përmbajtja e doracakut për menaxhimin e projektit iu referohet fushave të cilësisë së shkollës, të elaboruara në modulet paraprake dhe aspekteve kryesore të menaxhimit të projekteve në kuptimin e zhvillimeve të reja në arsim, në kontekst të decentralizimit dhe autonomisë së shkollës, si dhe doracakut me të njëjtin titull të hartuar nga H.-W. Baumann në vitin 2004.

Kultura e mësimit, cilësia e

mësimdhë-nësit

Udhëheqja dhe me-naxhimi i shkollës

Profesion-alizmi i

mësimdhë-nësve

Gjithë-përfshirja

Kultura e shkollës

Rezultate dhe

Suksesi

Strategjia e zhvillimit të cilësisë

Fushat e cilësisë së shkollës

Menaxhimi i objekteve shkollore

Detyrë:

1. Në cilën pjesë të zhvillimit të shkollës (të grafikonit) do ta vendosnit menaxhimin e projektit?

2. Cilat pjesë tjera të zhvillimit të shkollës do të mund apo do të duhej të përfitonin nga projekti i shkollës?

3. Merrni disa shënime dhe i kontrolloni më vonë.

Page 5: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

5

1.1. Qëllimi i modulit Moduli Menaxhimi i projektit, ka për qëllim që pjesëmarrësve të trajnimit për udhëheqje arsimore, eduka-torëve dhe drejtuesve të shkollave dhe arsimit në Kosovë tu ofrojë informata mbi menaxhimin e projektit me bazë shkolle.

1.2. Performanca e pritur Duke marrĂ« pĂ«r bazĂ« temat, qĂ« do tĂ« trajtohen nĂ« kĂ«tĂ« modul, pritet qĂ« pjesĂ«marrĂ«sit e trajnimit pĂ«r udhĂ«heqje arsimore, edukatoret dhe drejtuesit e shkollave dhe arsimit nĂ« KosovĂ« t’i arrijnĂ« kĂ«to rezultate themelore.

‱ TĂ« njohin definicionin e projektit dhe menaxhimit tĂ« projektit‱ T’i njohin pĂ«rparĂ«sitĂ«, mangĂ«sitĂ« si dhe faktorĂ«t, tĂ« cilĂ«t e rrezikojnĂ« suksesin e menaxhimit tĂ«

projektit‱ TĂ« hartojnĂ« projekte shkollore, duke u mbĂ«shtetur nĂ« Planet Zhvillimore tĂ« ShkollĂ«s dhe nĂ« tĂ« gjitha

fazat e menaxhimit tĂ« projektit‱ TĂ« vlerĂ«sojnĂ« ndikimin e projektit‱ TĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« menaxhimin e projektit

Page 6: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

6

2. Menaxhimi i projektit – shpjegimi i nocioneve

Për të definuar menaxhimin e projektit, kërkohet që së pari ta trajtojmë dhe ta definojmë konceptin e pro-jektit.

2.1 Ç’ështĂ« projekti? Projekti Ă«shtĂ« operacionalizimi i aktiviteteve tĂ« veçanta, qĂ« i ndĂ«rmerr individi ose personat pĂ«rgjegjĂ«s me qĂ«llim tĂ« arritjes sĂ« rezultateve praktike dhe konkrete.

Pra, projekti është:

- aktivitet i planifikuar paraprakisht dhe i vlerësuar në fund të tij - aktivitet i orientuar drejt rezultateve të caktuara - veprim i orientuar mbi bazën e të dhënave drejtë zgjidhjes së problemeve - aktivitet i kryer gjatë një kohe të caktuar dhe me resurse të caktuara

Detyrë:

Luteni të plotësoni emrat e 4 fazave. Nëse nuk jeni të sigurt mund të shikoni në dora-cakun rreth zhvillimit të shkollës.

Projekti ka gjithmonë katër faza:

Shënim:

Projektet shkollore dallojnë nga projektet tjera të jetës së përditshme, për faktin se iu dedikohen përmirësimit të përformancës së punës së shkollës bazuar në të dhënat e shkollës. Ato në fakt nuk mund të krahasohen me projekte në ekonomi.

Page 7: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

7

2.2. Ç’ështĂ« menaxhimi? Menaxhimi Ă«shtĂ«:

- përpjekja për të planifikuar, organizuar dhe udhëhequr njerëzit dhe burimet për një qëllim të caktuar - procesi i ndërmarrë për koordinimin e veprimeve të të tjerëve me qëllim të arritjes së rezultateve të

përcaktuara - përmbledhja e të gjitha detyrave, organizimit, teknikave, resurseve dhe metodave të menaxhimit për

t’i arritur rezultatet e pĂ«rcaktuara tĂ« projektit

Thjeshtësimi i të kuptuarit të konceptit të menaxhimit të projektit, shkon deri në atë masë saqë disa autorë thonë se menaxhimi i projektit është vetëm një mjet, një listë metodash dhe teknikash, të cilat na ndihmojnë të arrijmë qëllimin dhe objektivat tona.

2.3. Ç’ështĂ« menaxhimi i projektit shkollor?Menaxhimi i projektit Ă«shtĂ« krijimi i njĂ« forme organizative pĂ«r realizimin e projekteve si dhe pĂ«r ud-hĂ«heqjen e projektit (planifikimi, mbikĂ«qyrja dhe drejtimi)

Menaxhimi i projektit shkollor është një instrument për përpunimin e detyrave dhe aktiviteteve në kuadër të projektit të caktuar:

‱ tĂ« cilat i referohen njĂ« plani, qĂ« ndodh vetĂ«m njĂ« herĂ«, pra qĂ« nuk pĂ«rsĂ«ritet nĂ« formĂ«n e njĂ«jtĂ«,

‱ tĂ« cilat i delegohen personave tĂ« tjerĂ« nĂ« shkollĂ« nga ana e drejtorit tĂ« shkollĂ«s, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ta shkarkojnĂ« drejtorin e shkollĂ«s nga ngarkesa e punĂ«s,

‱ tĂ« cilat janĂ« tĂ« nduarduarshme dhe komplekse, saqĂ« Ă«shtĂ« e domosdoshme pĂ«rfshirja e mĂ« shumĂ« personave dhe bashkĂ«punimi ndĂ«rmjet mĂ« shumĂ« personave,

‱ tĂ« cilat janĂ« tĂ« kufizuara nĂ« aspektin kohor,

‱ tĂ« cilat janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tĂ«rĂ« zhvillimin e shkollĂ«s.

Detyrë:

Jepni njĂ« ose dy shembuj nga temat, qĂ« do tĂ« mund tĂ« ishin nga pĂ«rmbajtja e projektit tĂ« shkollĂ«s. NĂ«se jeni tashmĂ« duke punuar nĂ« njĂ« projekt tĂ« tillĂ«, bĂ«ni njĂ« pĂ«rshkrim tĂ« shkurtĂ«r prej njĂ« ose dy fjalish lidhur me tĂ«. Ju lutem t’i kontrolloni pikat, nĂ«se tĂ« gjitha janĂ« tĂ« duhura pĂ«r juve.

Page 8: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

8

2.4. Cilat janë karakteristikat e menaxhimit të projektit?KARAKteRiStiKAt PëRSHKRiMi i KARAKteRiStiKAve

Përcaktimi i qëllimit Secili projekt ka një qëllim. Duhet të arrihen rezultatet e caktuara bazuar në të dhënat, p.sh. trajnimi i mësimdhënësve për zbatimin e kurrikulit të ri; ngritja e një sistemi elektronik të të dhënave për materialet mësimore; zbatimi i profilit (të ri) shkollor, i cili arrin për shembull trajtimin me respekt dhe kulturën e shkollës sa i përket ambientit, etj...

Kufizimet në kohë, personel dhe resurse të tjera

Projekti ka një kohëzgjatje të caktuar me pikën e definuar të nisjes dhe mbarimit. Resurset, numri i personave dhe numri i projekteve brenda vitit shkollor janë të kufizuara; ekziston një kufi i caktuar i shpenzimeve, etj..

Kufizimet ndaj aktiviteteve të tjera

NjĂ« projekt Ă«shtĂ« nĂ« njĂ«farĂ« forme njĂ« ngjarje „e papĂ«rsĂ«ritshme“ dhe nuk Ă«shtĂ« ndonjĂ« veprimtari rutinore, e cila mund tĂ« pĂ«rsĂ«ritet gjithmonĂ«. KĂ«rkon shumĂ« kohĂ« dhe punĂ«, dhe prandaj duhet tĂ« jetĂ« nĂ« ndĂ«rlidhje me objektivat; Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« instrument i menaxhimit.

Organizimi specifik projektues

Projektet dallojnë nga planet e veçanta përmes organizimit të projektit (detyrë-dhënësi, udhëheqësi i projektit, ekipi i projektit, rrjedhat e caktuara gjatë bisedimeve për projektin, etj.).

2.5. Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e menaxhimit të projektit?Njohja e përparësive dhe mangësive të menaxhimit të projektit është një mundësi e mirë, që bartësit e pro-jektit të gjejnë formën më të mirë organizative të projektit për të arritur objektivat e përcaktuara.

Përparësitë e menaxhimit të projektit:

‱ TĂ« punuarit nĂ« projekt nĂ«nkupton mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« punuar nĂ« objektivat, tĂ« cilat janĂ« tĂ« orientuara drejtĂ« rezultateve dhe qĂ« sjellin ndryshime nĂ« shkollĂ«!

‱ Menaxhimi i projektit rrit transparencĂ«n e vendimeve pasi qĂ« pĂ«rfshihen akterĂ« tĂ« ndryshĂ«m;

‱ Menaxhimi i projektit rrit llogaridhĂ«nien pasi qĂ« puna e kryer diskutohet nga akterĂ« tĂ« ndryshĂ«m tĂ« pĂ«rfshirĂ«.

‱ Menaxhimi i projektit ndihmon gjatĂ« planifikimit tĂ« projekteve komplekse: pĂ«r tĂ« pĂ«rcjellĂ« çka ndodh nĂ« fusha tĂ« ndryshme nĂ« vende tĂ« ndryshme nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«.

‱ Menaxhimi i projektit e shkarkon barrĂ«n nga drejtori i shkollĂ«s, ngase ai i delegon detyrat dhe punĂ«t tek persona tĂ« tjerĂ«.

‱ PĂ«rgjegjĂ«sia dhe presioni pĂ«r tĂ« gjetur zgjidhje i jepet njĂ« grupi tĂ« njerĂ«zve dhe nuk kryhet mĂ« vetĂ«m nga drejtori i shkollĂ«s.

‱ Problemet tĂ« cilat paraqiten gjatĂ« procesit arsimor mund tĂ« kuptohen dhe tĂ« pĂ«rpunohen mĂ« shpejtĂ«. Niveli i lartĂ« i pranimit tĂ« rezultate pasi qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« akterĂ« tĂ« ndryshĂ«m;

Page 9: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

9

‱ ShpĂ«rndarja e mirĂ« e informatave tĂ« projektit tek komuniteti i gjerĂ« nga pjesĂ«marrĂ«sit e grupit tĂ« projektit, gjĂ« qĂ« rezulton nĂ« mĂ« shumĂ« mbĂ«shtetje tĂ« komunitetit nĂ« tĂ«rĂ«si;

‱ Me grumbullimin e njohurive dhe tĂ« pĂ«rvojĂ«s tĂ« personave tĂ« ndryshĂ«m, dhe bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat e shkollĂ«s, mund tĂ« merren vendime tĂ« kualifikuara dhe me informata nĂ« dispozicion pĂ«r zgjidhjen e problemeve.

‱ Duke pasur kompetenca tĂ« ndryshme tĂ« njerĂ«zve tĂ« pĂ«rfshirĂ« sĂ« bashku, analiza Ă«shtĂ« mĂ« e thellĂ« dhe vendimi mund tĂ« merret mĂ« shpejtĂ«;

‱ Shkolla vazhdon ta mbajĂ« formĂ«n e vetĂ« organizative si deri mĂ« tani; nuk ka nevojĂ« pĂ«r ristrukturim.

‱ Personeli i shkollĂ«s ka mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r t’i paraqitur dhe zbatuar idetĂ« e veta; janĂ« mĂ« tĂ« pĂ«rf-shirĂ« nĂ« procesin e zhvillimit tĂ« shkollĂ«s.

‱ Procesi kreativ i pĂ«rbashkĂ«t, i cili bashkon idetĂ« dhe kompetencat e ndryshme tĂ« mĂ«simdhĂ«nĂ«sve.

Mangësitë kryesore të projektit lidhen me përgatitjet për realizimin e projektit dhe me faktorin kohor. Kjo nënkupton se:

‱ UdhĂ«heqĂ«si i projektit nuk ka nevojĂ« vetĂ«m pĂ«r kompetencat profesionale lidhur me pĂ«rmbajtjen e projektit, por edhe kualifikimet e larta nĂ« ndĂ«rmjetĂ«simin dhe njohuritĂ« lidhur me planifikimin, udhĂ«heqjen dhe organizimin

‱ Trajnimi i posaçëm ndihmon nĂ« zbatimin e projektit nĂ« mĂ«nyrĂ« profesionale (posaçërisht pĂ«r ud-hĂ«heqĂ«sin e projektit)

‱ Menaxhimi i projektit nuk zvogĂ«lon kohĂ«n dhe fuqinĂ« punĂ«tore tĂ« nevojitur, pasi qĂ« persona tĂ« ndry-shĂ«m janĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« prandaj duhet tĂ« mbahen takimet etj.

‱ Pjesa kryesore e punĂ«s sĂ« projektit shkollor duhet tĂ« plotĂ«sohet sĂ« bashku me aktivitete ditore, posaçërisht sĂ« bashku me procesin e mĂ«simdhĂ«nies.

‱ AnĂ«tarĂ«t e grupit tĂ« projektit kanĂ« nevojĂ« pĂ«r motivim, praktikĂ«/pĂ«rvojĂ« si dhe kompetenca sociale dhe profesionale

‱ KĂ«rkesĂ« e lartĂ« nga udhĂ«heqĂ«si i projektit (komunikimi, ndĂ«rmjetĂ«simi, menaxhimi i projektit si drejtori i shkollĂ«s, njohuritĂ« etj.): menaxhimi i projektit Ă«shtĂ« njĂ« detyrĂ« jashtĂ«zakonisht profesionale!

‱ GjatĂ« procesit tĂ« planifikimit dhe zbatimit tĂ« projektit Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m monitorimi; monitorimi Ă«shtĂ« pjesĂ« e detyrĂ«s sĂ« pĂ«rditshme tĂ« drejtorĂ«ve tĂ« shkollĂ«s, por nĂ« varĂ«si prej natyrĂ«s sĂ« projektit kjo do mund tĂ« kĂ«rkohet qĂ« tĂ« intensifikohet.

‱ Procesi nuk pĂ«rfundon me gjetjen e zgjidhjes. ËshtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m zbatimi nĂ« tĂ«rĂ« zhvillimin e shkollĂ«s si dhe vlerĂ«simi i zgjidhjes dhe procesit. Por kjo kĂ«rkon kohĂ« dhe njohuri profesionale, ko-munikim dhe bashkĂ«punim ndĂ«rmjet akterĂ«ve tĂ« ndryshĂ«m tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« projekt sipas nevojĂ«s.

Page 10: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

10

Detyrë:

Ju lutem kontrolloni listĂ«n nĂ«se Ă«shtĂ« e plotĂ«. PlotĂ«sojeni listĂ«n, nĂ«se keni mĂ« shumĂ« pika rreth pĂ«rparĂ«sive dhe mangĂ«sive.NĂ«nvizoni dy pika tĂ« pĂ«rparĂ«sive, tĂ« cilat janĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r juve, dhe dy pika tĂ« mangĂ«sive, tĂ« cilat duhet tĂ« kontrollohen me shumĂ« saktĂ«si para se tĂ« inicio-het projekti. Krahasojini tani pĂ«rparĂ«sitĂ« me idetĂ« tuaja tĂ« projektit shkollor dhe mendoni lidhur me mangĂ«sitĂ« qĂ« i keni nĂ«nvizuar. A jeni ende tĂ« bindur se tema/ideja e juaj duhet tĂ« kryhet nga menaxhimi i projektit? Vini re arsyet (pĂ«rparĂ«sitĂ«) tuaja dhe i diskutoni ato me drejtorĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« shkollave ose persona tĂ« tjerĂ«. A keni ndonjĂ« pĂ«rmbajtje tjetĂ«r tĂ« procesit tuaj shkollor, i cili Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«-sishĂ«m pĂ«r personelin dhe i cili do tĂ« mund t’i delegohej grupit tĂ« projektit?

PĂ«r t’i tejkaluar kĂ«to mangĂ«si, ne duhet t’i marrim parasysh gjĂ«rat nĂ« vijim:

‱ Menaxhimi i projektit kĂ«rkon veprime profesionale lidhur me pĂ«rdorimin e tĂ« dhĂ«nave gjatĂ« plani-fikimit tĂ« projektit dhe udhĂ«heqjes sĂ« tij pĂ«rgjatĂ« fazave tĂ« zhvillimit.

‱ Projektet shkollore mund tĂ« azhurnohen vetĂ«m atĂ«herĂ« kur mund tĂ« realizohen mĂ« sĂ« miri nga per-sona tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« projekt.

‱ Shpenzimet e organizimit si dhe numri dhe madhĂ«sia e grupeve pjesĂ«marrĂ«se tĂ« projektit duhet tĂ« jenĂ« sa mĂ« tĂ« ulĂ«ta, sepse pĂ«rndryshe do tĂ« nevojiten grupe shtesĂ« pĂ«r koordinimin dhe ndĂ«rm-jetĂ«simin e punĂ«ve pĂ«rgjatĂ« tĂ« gjitha grupeve tĂ« projektit.

2.6. Cilët janë faktorët më domethënës/të rëndësishëm për suksesin e projektit shkollor?Suksesi i projektit varet shumë nga rregullimi i marrëdhënieve në mes të udhëheqësisë së projektit dhe udhëheqësisë së përhershme të shkollës. Pra, raporti duhet të jetë i qartë në organizimin e drejtë dhe pa konf-likte, si dhe përgatitja e projektit nga ana e drejtorisë së shkollës.

⇒PĂ«rgatitja mbi parimin e bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«na

PĂ«rgatitja e projektit - Menaxhimi i projektit kĂ«rkon trajnim specifik nga drejtoria e shkollĂ«s. Para sĂ« gjithash, para se drejtori i shkollĂ«s tĂ« marr vendimin pĂ«r fillimin e pĂ«rgatitjeve pĂ«r projektin, bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat e shkollĂ«s, duhet t’iu pĂ«rgjigjet pyetjes nĂ« vijim: Cila Ă«shtĂ« lista e prioriteteve lidhur me problemet/aktivitetet e planifikuara? A mund tĂ« zgjidhet njĂ« problem apo njĂ« detyrĂ« nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« me ndi-hmĂ«n e grupit projektues apo pĂ«rmes udhĂ«heqĂ«sisĂ« sĂ« pĂ«rhershme? PĂ«rgjigjja e kĂ«saj pyetjeje siguron njĂ« hap pĂ«rpara nĂ« rregullimin e marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rmjet udhĂ«heqĂ«sisĂ« sĂ« projektit dhe udhĂ«heqĂ«sisĂ« sĂ« pĂ«rhershme.

⇒Rregulloret, detyrat dhe pĂ«rgjegjĂ«sitĂ«

Menaxhimi i projektit dhe menaxhimi i përhershëm, ka të bëjë me rregullimin e marrëdhënieve në mes të udhëheqësisë së projektit dhe udhëheqësisë së përhershme të shkollës. Kjo nënkupton se kërkohet, që raporti në mes të udhëheqësisë së projektit dhe udhëheqësisë së përhershme të jetë i qartë, i drejtë dhe pa konflikte.

Page 11: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

11

Sa më të qarta të jenë këto raporte, aq më pak do të jetë rreziku për domosdoshmërinë e ndërhyrjeve në pu-nën e projektit. Qartësia e detyrës, përcaktimi i afateve kohore dhe ofrimi i resurseve sigurojnë një hapësirë të konsiderueshme për persona dhe grupe të angazhuara në projekt.

Përkitazi me këtë, gjatë zbatimit të projektit duhet të qartësohen të drejtat dhe obligimet reciproke në mes të udhëheqësit të projektit dhe drejtorit të shkollës:

‱ e drejta pĂ«r marrje tĂ« vendimit, duke marrĂ« parasysh procesin e punĂ«s dhe dispozitat ligjore,

‱ detyrimi pĂ«r raportim nga ana e udhĂ«heqĂ«sisĂ« sĂ« projektit,

‱ e drejta pĂ«r vendosje – dhĂ«nie apo mosdhĂ«nie tĂ« lejes nga ana e drejtorisĂ« sĂ« shkollĂ«s, duke marrĂ« parasysh pĂ«rmbajtjet dhe rezultatet e projektit,

‱ kĂ«shillimi, mbĂ«shtetja dhe pĂ«rkrahja,

‱ e drejta pĂ«r intervenim nga udhĂ«heqĂ«si i projektit, dhe

‱ eventualisht edhe e drejta pĂ«r intervenim nga ana e drejtorisĂ« sĂ« shkollĂ«s.

UdhĂ«heqĂ«sit tĂ« projektit duhet t’i bartet pĂ«rgjegjĂ«sia brenda shkollĂ«s nga ana e drejtorit tĂ« shkollĂ«s. Kjo do tĂ« thotĂ«, se drejtori i shkollĂ«s dhe udhĂ«heqsi i projektit heqin dorĂ« nga disa pĂ«rgjegjesi nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« menax-himit tĂ« projektit.

Raporti i ekipit projektues me kolektivin e shkollës duhet të përshkruhet në mënyrë kuptimplotë në lidhje me detyrat, mënyrat dhe mjetet e komunikimit. Në të kundërtën, mund të krijohet një situatë e atillë, që mund të shpie deri në atë masë saqë menaxhimi i projektit të konsiderohet si faktor pengues dhe të refuzohet apriori nga kolektivi i shkollës.

Problemi lidhet me faktin se drejtori i shkollës qëndron në një fushë tensioni në mes të përmbushjes së tërë përgjegjësisë në menaxhimin e shkollës dhe të përgjegjësisë lidhur me projektin, udhëheqësin dhe ekipin e projektit. Drejtori, para së gjithash ka për detyrë përkrahjen e punës së projektit deri në parashtrimin e rezultatit final të projektit.

Disa sugjerime praktike për menaxhimin e projektit

‱ Menaxhimi i projektit Ă«shtĂ« i dobishĂ«m vetĂ«m pĂ«r detyrat dhe problemet, tĂ« cilat kanĂ« domethĂ«nie pĂ«r pjesĂ«marrĂ«sit dhe pĂ«r tĂ« cilat ata munden dhe dĂ«shirojnĂ« tĂ« kontribuojnĂ« diçka substancialisht.

‱ Detyrat dhe problemet e udhĂ«heqjes, tĂ« cilat nuk i interesojnĂ« personelit tĂ« shkollĂ«s, zgjidhen mĂ« sĂ« miri nga ana e drejtorisĂ« sĂ« shkollĂ«s, ashtu qĂ« personeli i shkollĂ«s tĂ« mos ngarkohet.

‱ PĂ«r shkaqe tĂ« qartĂ«sisĂ« rekomandohet qĂ« grupit projektues t’i jepet detyra me objektiva nĂ« formĂ« tĂ« shkruar si kontratĂ«.

‱ Pajtimi i qartĂ« rreth mĂ«nyrave dhe mjeteve tĂ« komunikimit pĂ«rgjatĂ« tĂ«rĂ« procesit.

‱ Organizimi i qartĂ« i projektit, planit tĂ« punĂ«s, resurseve dhe planit kohor janĂ« vendimtare pĂ«r suk-sesin e projektit, sepse kĂ«to paraqesin instrumentin e vĂ«rtetĂ« tĂ« udhĂ«heqjes pĂ«r punĂ«n projektuese.

Page 12: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

12

‱ Grupi projektues parimisht duhet tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje tĂ« vetorganizohet dhe tĂ« krijojĂ« metoda kreative tĂ« punĂ«s.

‱ NĂ« planin e punĂ«s dhe nĂ« planin kohor nuk duhet tĂ« planifikohet vetĂ«m puna brenda grupit projek-tues, por duhet tĂ« mendohet edhe pĂ«r aktivitetet e tjera, qĂ« zhvillohen nĂ« shkollĂ« nga mĂ«simdhĂ«nĂ«sit dhe personeli tjetĂ«r, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ato tĂ« mos pengohen.

‱ I gjithĂ« procesi duhet tĂ« jetĂ« transparent pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Personeli duhet tĂ« njoftohet pĂ«r projektin shkollor, objektivat e tij, aktivitetet kryesore dhe kalendarin kohor tĂ« projektit.

Page 13: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

13

3. Fazat e menaxhimit të projektit

Ekzistojnë tri elemente të rëndësishme që përcaktojnë fazat e projektit:

‱ Koha – çdo projekt shkollor ka njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar, qĂ« Ă«shtĂ« e ndryshme pĂ«r ngjarje tĂ« ndryshme,‱ Trajtimi – varĂ«sisht çfarĂ« trajtimi do t’i jepet problemit, qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fokus pĂ«r t’u zgjidhur nga pro-

jekti shkollor,‱ Grupi /individĂ«t, qĂ« do tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« projekt.

Menaxhimi i projektit kalon nëpër faza të rëndësishme të ciklit të projektit. Cikli i projektit vendos fushat kryesore të çdo projekti, duke shmangur lënien jashtë të elementeve të ndryshme të projektit. Menaxhimi i projekteve shkollore është i lidhur ngushtë me arritjen e vizionit të shkollës, të përcaktuar me Planin Zhvil-limor të Shkollës. Kjo nënkupton se projektet kryesore shkollore mbështeten në planin zhvillimor shkol-lor, nëpërmjet të cilit bëhet analiza e nevojave dhe caktimi i prioriteteve të projekteve shkollore. Rrjedha e një projekti zakonisht ndahet në katër faza kryesore. Ndarja dhe lidhja e fazave të projektit pasqyrohet në figurën në vijim.

Cikli i projektit

vlerësimi i projektit

inicimi i projektit

Zbatimi i projektit

Planifikimi i projektit

Analiza e nevojave

Monitorimi

Diagnostifikimi

vizioni

vlerësimi

Përcaktimi i udhëheqësit

Plani i zbërthyer

Zbatimi

3.1. inicimi i projektit shkollor Zakonisht inicimi i projektit shkollor është detyrë e drejtorit të shkollës. Por nganjëherë ideja për inicimin e projektit shkollor jepet nga personeli i shkollës apo njerëz nga jashtë.

Çdo projekt shkollor fillon me njĂ« vizion, ide tĂ« caktuar, pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e cilĂ«sisĂ« sĂ« punĂ«s nĂ« shkollĂ« ose zgjidhjen e njĂ« problemi tĂ« caktuar. Kjo mund tĂ« jetĂ« rezultat i ndonjĂ« konference ose dĂ«shirĂ« e drejtorit tĂ« shkollĂ«s. MirĂ«po, nĂ« çdo mĂ«nyrĂ«, pĂ«rmbajtja e projektit shkollor Ă«shtĂ« pjesĂ« e planit zhvillimor shkollor.

Page 14: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

14

Inicimi i projektit shkollor kalon në tre hapa:

‱ Analiza e projekteve prioritare tĂ« shkollĂ«s, tĂ« pĂ«rcaktuara me planin zhvillimor shkollor

‱ Analiza e zhvillimeve aktuale nĂ« mjedisin shkollor – diagnostikimi i gjendjes sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« shkollĂ«s dhe ndĂ«rlidhja e komplet shkollĂ«s

‱ PĂ«rcaktimi i detyrĂ«s sĂ« projektit – synimit tĂ« projektit.

Analiza:

Hapi i parë i inicimit të projektit le të kuptohet se ideja e projektit shkollor mbështetet në Planin Zhvillimor Shkollor. Mirëpo, në këtë fazë kërkohet që edhe një herë të bëhet një analizë e prioriteteve dhe zhvillimeve, që janë në shkollë në momentin kur iniciohet projekti dhe kur pritet të fillojë projekti.

Pse duhet tĂ« bĂ«het analiza e zhvillimeve aktuale nĂ« mjedisin shkollor – diagnostifikimi i gjendjes sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« shkollĂ«s, para se tĂ« fillojmĂ« me hapat tjerĂ« tĂ« projektit? Kjo duhet tĂ« bĂ«het nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ«:

‱ tĂ« mos pengohen proceset nĂ« shkollĂ«, p.sh. periudha e vlerĂ«simit tĂ« nxĂ«nĂ«sve,

‱ tĂ« shihen projektet tjera, qĂ« janĂ« duke u zbatuar, sepse mund tĂ« ndodh qĂ« shumica e resurseve njerĂ«-zore janĂ« tĂ« angazhuar nĂ« projekte dhe aktivitete tĂ« tjera dhe mund tĂ« mos kenĂ« kohĂ« tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« projektin e iniciuar,

‱ tĂ« mos dyfishohen projektet, p.sh. ne rast se nĂ« ndĂ«rkohĂ« shkollĂ«s i Ă«shtĂ« ofruar ndonjĂ« projekt i ngjashĂ«m nga partnerĂ«t e arsimit p.sh. MASHT, DKA, OJQ.

Detyra e projektit:

Pas analizës së zhvillimeve aktuale në mjedisin shkollor, ecim drejt përcaktimit të detyrës së projektit.

Detyra e projektit është saktësimi se ku dëshirojmë të arrijmë me një projekt, ose çfarë dëshirojmë të zgji-dhim ose përmirësojmë. Kur njeriu nuk din se ku dëshiron të arrijë, arrin aty ku fare nuk dëshiron të arrijë. E njëjta vlen edhe për projektet shkollore.

Nëse detyra e projektit nuk sqarohet në mënyrë të qartë, bartësit e projektit doemos do të ngatërrohen në rrugë të tërthorta dhe të gabuara. Gabimet gjatë formulimit të detyrës së projektit nuk mund të korrigjohen në etapat e mëvonshme të rrjedhës së projektit dhe mund të kenë pasoja vendimtare.

Profili i udhëheqësit të projektit

Në procesin e përcaktimit të detyrës së projektit, ne së pari identifikojmë profilin e udhëheqësit të projektit në raport me temën e projektit. P.sh. për projektin: Kultivimi i vlerave demokratike në shkollë, nuk mund ta caktojmë udhëheqës të projektit një mësimdhënës, i cili nuk ka treguar gatishmëri për kultivimin e vlerave demokratike në shkollë, që ka shenja së është i politizuar në masë të konsiderueshme, që nuk lidhet ngushtë me fushën tematike, që nuk ka qenë i përfshirë në trajnime për demokratizimin e shkollave, etj. Por, ne gjithashtu duhet të kërkojmë udhëheqësin e projektit që ka aftësi të larta personale dhe planifikuese, sepse ka për të udhëhequr një grup personash. Ai/ajo duhet të ketë praktikën dhe përvojën në udhëheqje dhe ndërmjetësim.

Page 15: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

15

Synimi i projektit shkollor

Pasi kemi zgjedhur udhëheqësin e projektit, detyra e projektit vazhdon me përcaktimin e qartë të synimit të projektit. Përcaktimi i qartë i synimit të projektit është shumë i rëndësishëm, sepse tregon se çfarë dëshirohet të arrihet deri në fund të projektit. Kjo mund të bëhet në bashkëpunim me udhëheqësin e projektit.

Synimi i përgjithshëm i projektit është artikulimi i detyrës së projektit. Synimi i projektit përshkruan një situatë, e cila duhet të arrihet pas përfundimit të projektit. Përshkrimi duhet të diskutohet me grupin projek-tues dhe posaçërisht me udhëheqësin e projektit.

Mungesa e definimit të qartë të synimit të projektit shpie deri tek pasojat e mëdha negative, si:

‱ Problemet nuk identifikohen si tĂ« tilla, sepse “Ai, i cili nuk ka synime, nuk ka as probleme”.

‱ Devijimet DUHET/ËSHTË nuk mund tĂ« konstatohen.

‱ Vendimet pĂ«r orientimin e synimeve nuk janĂ« tĂ« mundshme.

‱ Aktivitetet dhe veprimet nuk mund tĂ« koordinohen tĂ« orientuara drejtĂ« synimeve.

‱ VĂ«shtirĂ«sohet zgjidhja e konflikteve, pasi qĂ« mungon baza e pĂ«rbashkĂ«t e punĂ«s.

‱ PĂ«son motivimi nga kushtet paraprake tĂ« synimit, pasi qĂ« nuk mund tĂ« bĂ«hen shtytjet, tĂ« cilat varen nga synimi.

3.1.1. Formulimi i synimeve Ekzistojnë një mori kërkesash parimore për formulimin dhe përcaktimin e synimeve të projektit:

a) Synimet duhet të formulohen si SMART ?

S – specifike, domethĂ«nĂ«se

M – tĂ« matshme

A – tĂ« arritshme

R – tĂ« rĂ«ndĂ«sishme

T – nĂ« kohĂ« tĂ« duhur/caktuar

Kjo do tĂ« thotĂ« se synimet duhet tĂ« formulohen nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ«, qĂ« tĂ« mund tĂ« konstatohet qartĂ« se a Ă«shtĂ« arritur qĂ«llimi i caktuar. NjĂ« synim si: „Duhet tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet bashkĂ«punimi me prindĂ«rit“ nuk Ă«shtĂ« synim, i cili mund tĂ« vlerĂ«sohet lehtĂ«. Dhe pasoja e kĂ«saj do tĂ« ishte, qĂ« askush nuk di saktĂ«sisht se a Ă«shtĂ« arritur me tĂ« vĂ«rtetĂ« qĂ«llimi apo jo. Kjo do tĂ« thotĂ« se duhet tĂ« pĂ«rcaktohet saktĂ«sisht rezultati i synuar me projekt. GjatĂ« pĂ«rcaktimit specifik tĂ« rezultatit, tĂ« dhĂ«nat [statistikore] tĂ« shkollĂ«s kanĂ« njĂ« rol tĂ« veçantĂ«. NĂ«se vazhdojmĂ« me shembullin e mĂ«sipĂ«rm, pĂ«rmes tĂ« dhĂ«nave ne do tĂ« shohim qartazi se sa shpesh dhe nĂ« cilat fusha prindĂ«rit kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« dhe sipas kĂ«saj ne mund tĂ« pĂ«rcaktojmĂ« me saktĂ«si rezultatet, qĂ« dĂ«shirojmĂ« t’i arrijmĂ« brenda periudhĂ«s sĂ« caktuar tĂ« zhvillimit tĂ« projektit.

Page 16: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

16

b) Synimet të formulohen me shkrim

Formulimi me shkrim i synimit orienton më lehtë në arritjen e qëllimit të caktuar dhe vlerësimin e tij në fund të projektit. Në një numër të konsiderueshëm të projekteve shkollore për shkak të mungesës së synimit dhe detyrës projektuese me shkrim, ka ndodhur që udhëheqësi i projektit në fund ka dëgjuar se prej tij është pritur diçka krejtësisht ndryshe nga ajo që ai ka bërë.

c) Të gjithë pjesëmarrësit të informohen për synimet

Pjesëmarrës në njërën anë janë të gjithë ata persona, të cilët bashkëpunojnë në projekt dhe në anën tjetër të gjithë ata, të cilët janë të prekur nga rezultatet e projektit dhe nga zbatimi i tyre në programin shkollor dhe në punën e përditshme të shkollës, duhet të jenë të informuar saktë me synimin e projektit. Kanalet dhe mjetet e komunikimit të synimit tek të gjithë akterët duhet të planifikohen paraprakisht.

d) Të sigurohet një marrëveshje për synimin dhe të merret pëlqimi nga të gjithë pjesëmarrësit

Ndërsa detyra e projektit nënshkruhet nga ana e detyrë-dhënësit dhe udhëheqësit të projektit, sigurohet edhe njëherë kuptimi i detyrës së projektit. Përveç kësaj, rekomandohet që në detyrën e projektit të futen edhe të dhënat mbi kushtet e përgjithshme, resurset në dispozicion, pikënisjen dhe përfundimin si dhe ndryshimin e etapave (pikat me të cilat gjendja e projektit i prezantohet detyrë-dhënësit).

3.1.2. Rezultatet themelore të projektitKrahas përcaktimit të synimit/synimeve të projektit, duhet të përcaktohen edhe rezultatet themelore, që duhet të arrihen përmes projektit. Përcaktimi i rezultateve themelore është edhe një artikulim i synimit të projektit. Rezultatet themelore të projektit në fund të projektit maten me treguesin e projektit.

Për tu arritur synimi i projektit dhe rezultatet themelore të projektit, duhet të shtrohen disa detyra specifike, të cilat duhet të realizohen në faza të tjera të projektit. P.sh. në rast se kemi projektin: Pajisja e bibliotekës me libra shkollorë. Detyrat, që do të mund të përpunoheshin, do të mund të ishin: përgatitja e lokalit, blerja dhe grumbullimi i librave, vendosja e librave, përgatitja e dokumentacionit, përgatitja e pjesës së menaxhimit elektronik dhe sistemit vlerësues të bibliotekës, etj.

Shtrimi në këtë mënyrë i detyrave ndihmon në fazën e planifikimit të aktiviteteve të projektit.

3.1.3. Buxheti i projektit Hapi tjetĂ«r i shtrimit tĂ« detyrĂ«s sĂ« projektit Ă«shtĂ« pĂ«rcaktimi i buxhetit tĂ« tij. Buxheti i projektit Ă«shtĂ« njĂ« paraqitje e qartĂ« e burimeve financiare tĂ« nevojshme pĂ«r tĂ« zbatuar planin e aktiviteteve. NĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, ana-lizohet buxheti nĂ« dispozicion, mundĂ«sitĂ« e punĂ«s vullnetare nĂ« projekt, mundĂ«sitĂ« e pĂ«rkrahjes sĂ« komu-nitetit tĂ« shkollĂ«s dhe nĂ« fund vendoset pĂ«r shumĂ«n e buxhetit tĂ« projektit. Nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« çdo projekt i shkollĂ«s duhet tĂ« ketĂ« patjetĂ«r buxhetin e vetĂ«; ka mjaft projekte shkollore, qĂ« mund tĂ« kryhen edhe pa buxhet. MirĂ«po, projekti shkollor qĂ« kĂ«rkon buxhet, buxheti i tij duhet tĂ« menaxhohet mirĂ«, “njĂ« buxhet i pĂ«rgatitur keq çon nĂ« shumĂ« probleme gjatĂ« fazĂ«s sĂ« zbatimit tĂ« projektit”. Analizoni figurĂ«n nr. 3 nĂ« Shto-jcĂ«n pĂ«r procesin e planifikimit dhe shfrytĂ«zimit tĂ« buxhetit shkollor.

Page 17: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

17

3.1.4. terminet dhe etapat e projektit Hapi i radhës i detyrës së projektit është përcaktimi i terminëve dhe etapave të projekti. Në këtë fazë përgjigjemi në pyetjen kryesore: Cila është koha optimale për projektin tonë? Dhe, në marrëveshje me ud-hëheqësin e projektit vendosim për terminin e projektit.

ËshtĂ« shumĂ« me rĂ«ndĂ«si, qĂ« skica e projektit tĂ« diskutohet brenda grupit projektues – zakonisht, nĂ« mbled-hjen e parĂ«, sepse mund tĂ« ndodhĂ« qĂ« formulimi i tanishĂ«m nuk Ă«shtĂ« i qartĂ« nĂ« disa çështje, dhe kĂ«shtu mund tĂ« ketĂ« propozime pĂ«r ndryshimin e disa synimeve.

Pas udhëzimeve për fazën e parë të projektit, bëni një reflektim të shkurtër në hapësirën e mëposhtme, sig-urohuni se çdo gjë është e qartë për këtë fazë dhe në faqen në vijim plotësoni detyrën e një projekti ideor, të nxjerrë nga plani zhvillimor shkollor.

Aktiviteti:

Pas udhëzimeve për fazën e parë të projektit, bëni një reflektim të shkurtër në hapë-sirën e mëposhtme, sigurohuni se çdo gjë është e qartë për këtë fazë dhe në faqen në vijim plotësoni detyrën e një projekti ideor, të nxjerrë nga plani zhvillimor shkollor.

Detyrat e projektit

Projekti:

Detyrëdhënësi:

Udhëheqësi i projektit:

Paraqitja e detyrave:

Synimi dhe objektivat:

Rezultatet, që duhet të përpunohen:

Anëtarët e grupit të projektit dhe ekspertët tjerë:

Resurset:

Buxheti:

terminët, dinamika e punës:

Detyrëdhënësi Udhëheqësi i projektit

Page 18: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

18

3.1.5. Organizimi i projektitNë fazën e inicimit të projektit, duhet të analizohet procesi i organizimi të projektit. Organizimi i projektit ka të bëjë me përcaktimin e detyrave të detyrëdhënësit në projekt, udhëheqësit të projektit, grupit projektues dhe grupeve punuese të përfshira në projekt.

Lidhur me procesin e organizimit të projektit shkollor, ekziston një përparësi që duhet shfrytëzuar. Përparësia e projekteve shkollore qëndron në faktin se mund të realizohen përbrenda shkollës dhe nuk kërkojnë kur-rfarë ndryshimesh themelore të organizimit të procesit shkollor, por në fakt paraqesin një instrument, i cili mund të vihet shpejtë në përdorim, në dobi të një synimi të caktuar.

Figura në vijim paraqet faktorët kryesor të përfshirë në një projekt shkollor. Grafikoni përpiqet të tregojë strukturën kryesore të komunikimit së bashku me strukturën vertikale të tërë menaxhimit të projektit.

Në pjesën në vijim do të veçojmë disa nga detyrat kryesore të ekipeve të projekteve shkollore.

3.1.5.1. Detyrëdhënësi i projektit Pavarësisht se drejtori është detyrëdhënësi për projektet shkollore, për çdo projekt duhet të saktësohen, se cilat janë detyrat e drejtorit në mënyrë që edhe drejtori sikur anëtarët e tjerë të projektit të jetë pjesë e de-tyrave dhe përgjegjësive.

Detyrëdhënësi ka detyrat vijuese:

‱ PĂ«rcakton detyrat pĂ«r njĂ« projekt tĂ« caktuar

Page 19: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

19

‱ PĂ«rcakton udhĂ«heqĂ«sin e projektit dhe anĂ«tarĂ«t e grupit

‱ Harmonizon marrĂ«veshjen pĂ«r periudhĂ«n kohore tĂ« zhvillimit tĂ« projektit, duke pĂ«rcaktuar fillimin e projektit, pĂ«rfundimin dhe etapat e projektit nĂ« tĂ« cilat monitorohet projekti

‱ BĂ«n ndarjen e resurseve tĂ« nevojshme pĂ«r projektin

‱ Jep leje pĂ«r tejkalimin e limitit tĂ« paraparĂ« kohor

‱ ZgjidhĂ« konfliktet nĂ« mes tĂ« pjesĂ«marrĂ«sve tĂ« projektit dhe udhĂ«heqĂ«sit tĂ« projektit

‱ PĂ«rcakton prioritetet nĂ« mes tĂ« projekteve tĂ« veçanta

‱ MbĂ«shtet tĂ«rĂ« grupin dhe procesin.

3.1.5.2. Udhëheqësi i projektit Udhëheqësi i projektit është figurë kyçe në realizimin e projektit, pra edhe në projektin shkollor. Përmes ud-hëheqësit, projekti qëndron dhe zhvillohet në hapat e planifikuar, por edhe mund të rrënohet dhe të dështojë i gjithë procesi. Për këtë arsye rekomandohet, që në këtë pikë të mendohet dhe të sigurohet zgjidhja dhe të vendoset me kujdes të veçantë udhëheqësi i projektit.

Udhëheqësi i projektit ka detyrat vijuese:

‱ Specifikimin e detyrĂ«s sĂ« projektit sĂ« bashku me detyrĂ«dhĂ«nĂ«sin ‱ UdhĂ«heqjen e grupit projektues dhe drejtimin e mbledhjeve pĂ«r projektin ‱ Planifikimin e projektit nĂ« bazĂ« tĂ« tĂ« dhĂ«nave ‱ PĂ«rcjelljen e realizimit tĂ« projektit dhe drejtimin e tij ‱ Sigurimin e dokumentacionit projektues ‱ Kontrollimin e gjithĂ« procesit tĂ« projektit ‱ Informimin e detyrĂ«dhĂ«nĂ«sit pĂ«r procesin e projektit

Nga udhëheqësi i projektit kërkohen kushtet vijuese:

‱ Njohuri profesionale nĂ« lidhje me projektin, pĂ«r t’i identifikuar me kohĂ« problemet dhe pĂ«r t’i vlerĂ«suar mundĂ«sitĂ« e ndryshme pĂ«r zgjidhjen e tyre

‱ Kompetenca pĂ«r udhĂ«heqje tĂ« projektit (metoda tĂ« ndryshme, njohuri drejtimi, aftĂ«si komunikimi)

ShĂ«nim: UdhĂ«heqja e projektit mund tĂ« jetĂ« njĂ« hap i ndĂ«rmjetĂ«m nĂ« rrugĂ«n drejt fuqisĂ« pĂ«r udhĂ«heqje: ai, i cili e tregon veten si udhĂ«heqĂ«s i projektit nĂ« situata tĂ« vĂ«shtira tĂ« njĂ« projekti, dĂ«shmon me kĂ«tĂ« njĂ«kohĂ«-sisht aftĂ«sinĂ« e tij pĂ«r pĂ«rmbushjen e detyrave tĂ« udhĂ«heqjes. NjĂ« projekt njĂ«kohĂ«sisht ofron edhe mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’i fituar pĂ«rvojat pĂ«r udhĂ«heqje.

3.1.5.3. Grupi projektues Projekti shkollor pritet të ndikojë në përmirësimin e performancës së shkollës, vetëm atëherë kur përgatitet nga një grup projektues i lidhur me kontekstin e projektit dhe me kompetencat për të hartuar projekte shkollore.

Page 20: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

20

Për këtë qëllim duhet respektuar parimet në vijim për formimin e një grupi projektues:

‱ NĂ« grupin projektues duhet tĂ« pĂ«rfaqĂ«sohen pikĂ«pamjet e ndryshme tĂ« tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« grupit, tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« nevojshĂ«m pĂ«r zgjidhjen e njĂ« problemi tĂ« caktuar. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye qĂ«llimi i grupit pro-jektues Ă«shtĂ« qĂ« perspektivat e ndryshme t’i sjell drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« njĂ« tavolinĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« prob-lemet tĂ« mund tĂ« pĂ«rpunohen sipas kĂ«ndvĂ«shtrimeve tĂ« ndryshme.

‱ Kompetencat e anĂ«tarĂ«ve tĂ« grupit duhet tĂ« jenĂ« profesionale, por edhe kompetencat e pĂ«rgjithshme, si kreativiteti dhe pasuria e tĂ« menduarit sipas nevojĂ«s, e cila rrjedh nga detyra gjegjĂ«sisht plani.

Anëtarët e grupeve mund të përzgjidhen në mënyra të ndryshme:

1. të përcaktohen nga drejtori i shkollës

2. të përzgjidhen nga personeli

3. gatishmëria vullnetare dhe interesimi i madh i personit

4. përzierje e të tri mënyrave më lartë

Në fund, drejtori i shkollës vendos se kush me të vërtet mund të punojë në grupin projektues.

3.1.5.4. Grupet punuese Përpunimi i detyrave të veçanta nuk bëhet brenda grupit projektues, por nga ana e anëtarëve të veçuar të grupit ose brenda grupeve punuese. Dy deri katër persona ulen së bashku dhe diskutojnë p.sh. për rrjedhën e një seminari për kualifikim të mëtejshëm. Nuk është e nevojshme që të gjithë anëtarët e këtij grupi punues të jenë nga grupi projektues. Por së paku nga një anëtar prej grupit projektues do të duhej të përfaqësohej në secilin grup punues, në mënyrë që të mund të krijohet një raport i brendshëm për pyetjet që lidhen me projektin.

Projekti shkollor nuk duhet të ketë më shumë se 5 deri 10 grupe punuese. Të gjitha grupet punuese kanë nevojë për pako të veçanta të punës, të cilat nevojiten për tërë grupin dhe procesin.

Secili grup punues nuk duhet të ketë më shumë se 7 anëtarë. Njëri nga anëtarët është përgjegjës për komuni-kim, organizim, etj, të atij grupi punues.

3.1.5.5. Këshilltari i projektit Nëse njohuritë profesionale mbi menaxhimin dhe organizimin e projekteve nuk posedohen ose nuk janë të përvetësuara në mënyrë të mjaftueshme ose në qoftë se fjala është për projekte të vështira, është me rëndësi që udhëheqësi i projektit të ketë një këshilltar. Këshilltari duhet të jetë ekspert në lëmin e menaxhimit të projektit dhe njëkohësisht të ketë aftësi për këshillim. Ai nuk është udhëheqësi i fshehtë i projektit, por përk-rah dhe jep këshilla për projektin. Detajisht kjo do të thotë:

‱ KĂ«shillimi pĂ«r udhĂ«heqjen e projektit, p.sh. gjatĂ« formulimit tĂ« detyrĂ«s sĂ« projektit, gjatĂ« pĂ«rgatitjes sĂ« mbledhjeve pĂ«r projektin, gjatĂ« konflikteve ndĂ«rmjet projektit dhe udhĂ«heqĂ«sisĂ« sĂ« shkollĂ«s

Page 21: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

21

‱ PĂ«rkrahja e grupit projektues, eventualisht udhĂ«heqja e mbledhjeve pĂ«r projektin ose pĂ«rcjellja e mbledhjeve tĂ« projektit si ekspert profesional pĂ«r menaxhim tĂ« projektit

‱ KĂ«shillimi i detyrĂ«dhĂ«nĂ«sit dhe pĂ«rkrahja e tij gjatĂ« etapave tĂ« projektit ‱ PĂ«rkrahja nĂ« rast tĂ« vĂ«shtirĂ«sive ndĂ«rmjet projektit dhe udhĂ«heqĂ«sisĂ« ‱ PĂ«rkrahja gjatĂ« pĂ«rcjelljes sĂ« projektit

Aktivitetet

Duke u bazuar në detyrën e projektit dhe në udhëzimet për organizimin e projektit, bëni një skicë të projektit tuaj dhe caktoni detyrat kryesore të të gjithë përfaqësuesve të projektit.Shfrytëzoni fleta tjera të zbrazëta për këtë detyrë.

3.2. Planifikimi i projektit Faza planifikuese është njëra prej fazave kryesore për suksesin e projektit. Vetëm me anë të një planifikimi të kujdesshëm mund të koordinohen punët, të cilat duhet të kryhen, dhe eventualisht të pengohet humbja e kohës për shkak të harmonizimit të pamjaftueshëm.

Takimi i parĂ« startues i projektit - Faza planifikuese Ă«shtĂ« zakonisht detyra e udhĂ«heqĂ«sit tĂ« projektit dhe grupit projektues. Pasi qĂ« drejtori i shkollĂ«s (detyrĂ«dhĂ«nĂ«si) ta ketĂ« shpjeguar idenĂ« me kontekstin dhe synimin e tij tĂ« projektit nĂ« “Takimin Startues”, udhĂ«heqĂ«si i projektit fillon fazĂ«n planifikuese sĂ« bashku me grupin projektues.

Hapat dhe struktura e rrjedhës së projektit lidhet me pjesëmarrësit e përfshirë në projekt.

Takimi startues zakonisht zgjat rreth dy deri në tri orë.

a) Pjesëmarrësit. Në takimin startues duhet të marrin pjesë të gjithë pjesëmarrësit e përfshirë në projekt, duke filluar nga detyrëdhënësi, udhëheqësi i projektit, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të projektit. Në takimin startues të projektit, sipas nevojës duhet të përfshihen edhe ekspertët e lidhur me projektin që janë planifi-kuar të këshillojnë në faza të ndryshme të projektit.

Sa i përket ekspertëve dhe përfaqësuesve të tjerë është me rëndësi që të ftohen në takimin startues, edhe nëse pastaj nuk do të marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e projektit.

Pjesëmarrja në takimin e parë startues nga të gjithë pjesëmarrësit të përfshirë në projekt siguron hapin e parë të duhur drejtë suksesit të synuar. Ilustrimi në vijim tregon pamjen e një takimi startues.

Page 22: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

22

b) Plani i rrezikut. Si hap i parë, bëhet analiza e situatës dhe e të gjitha pikave, të cilat përbëjnë rreziqe ose sfida të posaçme për projektin në të tre hapat:

1. identifikimi i rreziqeve 2. vlerësimi i rreziqeve (gjasa/probabiliteti, efektet)3. mundësitë e masave kundërvepruese

Kjo analizĂ« do tĂ« duhej qĂ« t’i ndihmonte tĂ«rĂ« grupit nĂ« planifikimin e projektit. Duhet t’i rekomandohet drejtorit tĂ« shkollĂ«s, nĂ«se grupi dhe/ose udhĂ«heqĂ«si i projektit mendon se Ă«shtĂ« e nevojshme njĂ« gjĂ« e tillĂ«.

c) Llojet e planifikimit

GjAtë PlAniFiKiMit të PROjeKtit SHKOllOR DAllOjMë DiSA llOje të PlAniFiKiMit të PROjeKtit

1) Planifikimi struktural Zbërthimi i projektit në projekte pjesë, faza të projektit dhe pako të punës veç e veç

2) Planifikimi i rrjedhës Përcaktimi ndaras i rendit të pakove të punës

3) Planifikimi i termineve Gërshetimi i aktiviteteve të veçanta me kohën e duhur

4) Planifikimi i resurseve dhe shpenzimeve Përcaktimi i nevojës për personel, resurseve të nevojshme materiale dhe shpenzimeve që duhen

5) Planifikimi i sistemit informativ projektues Përcaktimi i formave të informimit për projektin

3.2.1. Planifikimi i strukturĂ«s sĂ« projektit Plani i strukturĂ«s sĂ« projektit Ă«shtĂ« njĂ« pasqyrĂ« mbi tĂ« gjitha aktivitetet, tĂ« cilat duhet tĂ« realizohen nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« projekti. NĂ«se projekti shkollor Ă«shtĂ« ndonjĂ« detyrĂ« e madhe, plani i strukturĂ«s sĂ« projektit ka nevojĂ« pĂ«r etapa (synimet e vogla gjatĂ« rrugĂ«s pĂ«r t’i arritur objektivat). Me ndihmĂ«n e kĂ«tyre etapave, grupi projek-tues mund tĂ« mendojĂ« pĂ«r pako tĂ« veçanta tĂ« punĂ«s pĂ«r t’i arritur etapat.

Page 23: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

23

Shembulli i planit struktural me etapat:

teMA e PROjeKtit SHKOllOR:DAtA e niSjeS:DAtA e PĂ«RFUnDiMit:OBjeKtivAt:

Etapa Data Pakot e punës Vërejtjet

1. ------

2. ------

Për të kuptuar, se cilat pako/aktivitete janë me të vërtet të rëndësishme, ju së bashku me tërë grupin mund të bëni një listë brenda të gjitha pakove (për shembull shkëmbimi i ideve).

Secilit anĂ«tarĂ« tĂ« grupit i jepni pikat (pĂ«r shembull: 7 pako, jo mĂ« shumĂ« se 4 pika) nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« t’u cak-tohen prioritete pakove dhe aktiviteteve. Ndoshta njĂ« pako nuk Ă«shtĂ« edhe aq e rĂ«ndĂ«sishme, ashtu qĂ« atĂ« e lĂ«ni nĂ« listĂ«. Ndoshta do t’iu duhet mĂ« vonĂ«.

Aktiviteti:

Bazuar në planit tuaj zhvillimor shkollor, të bazuar në të dhënat, përpiquni të hartoni planin tuaj struktural të projektit me etapa.

3.2.2. Planifikimi i rrjedhĂ«s sĂ« punĂ«s ⇒ PĂ«rcaktimi i pakove tĂ« veçanta tĂ« punĂ«s

Pakot e punës janë ato aktivitete, të cilat duhet të realizohen në kuadër të projektit. Gjatë përcaktimit të pakove të punës ja vlen të mendohet edhe për shpenzimin e kohës, nevojën për personel dhe shpenzimet eventuale.

Pyetjet udhĂ«heqĂ«se: ÇfarĂ« duhet tĂ« bĂ«het nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«? Kush Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r kĂ«to pako tĂ« punĂ«s? Cilat kapacitete nevojiten pĂ«r kĂ«tĂ« (nĂ« kohĂ«, personel, mjete)?

⇒ Strukturimi i pakove tĂ« punĂ«s

Në mënyrë që të kemi një vështrim të plotë mbi projektin, rekomandohet që të renditen pakot e veçanta të punës në një plan të strukturës projektuese. Parimisht ekzistojnë dy mundësi të strukturimit të pakove të punës:

1. Plani struktural i orientuar sipas subjektit: Ndarja e pakove të veçanta të punës sipas subjekteve të ndryshme.

2. Plani struktural i orientuar sipas funksionit: Përmbledhja e pakove të veçanta të punës sipas funk-sioneve.

Janë të mundshme edhe planet e përziera strukturale, tek të cilat pjesërisht dallohen subjektet dhe pjesërisht funksionet.

Page 24: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

24

Me anë të planifikimit të rrjedhës përcaktohet rendi kohor i pakove të punës. Për të planifikuar rrjedhën e projektit me një rend funksional, që nuk pengon aktivitetet e një pakoje të punës me pakon tjetër të punës, duhet të udhëhiqemi nga disa pyetje:

‱ Si Ă«shtĂ« rendi logjik i pakove tĂ« punĂ«s?

‱ Çka duhet tĂ« pĂ«rfundohet sipas rendit kronologjik?

‱ Çka mund tĂ« zhvillohet paralelisht?

‱ Ku qĂ«ndrojnĂ« cezurat/prerjet (nĂ« etapat e projektit)?

‱ Sa Ă«shtĂ« kohĂ«zgjatja e pakove tĂ« punĂ«s veç e veç?

Sa shpesh gjatë zhvillimit të projektit del se veprimtaritë nuk janë përshkruar mjaft saktë në planifikimin e projektit. Si rrjedhim i kësaj nga një aktivitet i planifikuar lindin një mori veprimesh të tjera, të cilët nuk ishin të parashikuara në fillim dhe të cilat rrezikojnë afërsinë reale të rendit vijues të aktiviteteve. Me vështirësi të tilla mund të përballemi në mënyra të ndryshme madje edhe gjatë planifikimit:

‱ Duhet tĂ« parashikohet kohĂ« e mjaftueshme gjatĂ« rrjedhĂ«s sĂ« projektit.

‱ Mund tĂ« zhvillohet njĂ« plan alternativ, Plani “B” i rrjedhĂ«s pĂ«r aktivitete tĂ« veçanta.

‱ Mund t‘i shtohet edhe njĂ« „çantĂ« rezervĂ« – komplet i mjeteve“, nĂ« tĂ« cilĂ«n shĂ«nohen tĂ« gjitha mendimet, konkretizimet dhe detyrat e tjera, tĂ« cilat janĂ« tĂ« lidhura me aktivitetet e pakos sĂ« punĂ«s.

3.2.3. Planifikimi i terminëve Planifikimi i terminëve gërsheton planifikimin e rrjedhës me kohen dhe datat e caktuara. Këtu duhet të përcaktohen si në vijim:

‱ Datat e nisjes dhe pĂ«rfundimit pĂ«r pakot e veçanta tĂ« punĂ«s gjegjĂ«sisht pĂ«r fazat projektuese dhe projektin nĂ« tĂ«rĂ«si.

‱ Etapat e projektit d.m.th. datat, nĂ« tĂ« cilat duhet tĂ« arrihen rezultate thelbĂ«sore, tĂ« cilat pastaj iu prezantohen detyrĂ«dhĂ«nĂ«sit dhe pĂ«r tĂ« cilat eventualisht duhet tĂ« merren vendime plotĂ«suese.

Planifikimi i terminëve mund të kontrollohet me anë të një analize të trendit të etapave të projektit:

‱ Ndarja e projektit nĂ« faza,

‱ Regjistrimi i terminĂ«ve tĂ« planifikuara pĂ«r etapat e projektit,

‱ Paraqitja e pĂ«rmbajtjes, vonesĂ«s sĂ« terminĂ«ve dhe caktimit tĂ« terminĂ«ve para afatit,

‱ Hulumtimi i shkaqeve, nĂ« raste kur nuk mund t’iu pĂ«rmbahet terminĂ«ve tĂ« planifikuara,

‱ Ndryshimi i masave paraprake pĂ«r shkak tĂ« problemeve tĂ« lartshĂ«nuara.

Page 25: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

25

3.2.4. Planifikimi i resurseve dhe shpenzimeve

Për projektin shkollor janë të rëndësishme këto resurse:

‱ Resurset e personelit dhe kohĂ«s, ‱ Resurset materiale dhe financiare, si dhe eventualisht‱ Resurset kĂ«shilluese dhe ato tĂ« kualifikimit tĂ« mĂ«tejmĂ«.

Vënia në dispozicion e këtyre resurseve dhe përmasa në të cilën resurset janë në dispozicion për projektin, duhet të vlerësohen qysh gjatë ndarjes së detyrave dhe të sigurohen me kohë në mënyrë që projekti të zhvil-lohet sipas hapave të planifikimit. Sigurimi i tyre mund të jetë gjithashtu një synim në kuadër të projektit.

Planifikimi i resurseve do tĂ« thotĂ«, qĂ« detyrave nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« projekti t‘i nĂ«nrenditen gjithmonĂ« personeli i nevojshĂ«m, pajisjet objektive (materiale) dhe financat e nevojshme - me njĂ« vlerĂ«sim dhe arsyetim sa mĂ« real qĂ« Ă«shtĂ« e mundur. Gjithashtu, duhet pasur parasysh se mjetet ekzistuese pĂ«r njĂ« projekt duhet tĂ« pĂ«rdoren nĂ« mĂ«nyrĂ«n sa mĂ« efikase dhe me kursime sa mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« Ă«shtĂ« e mundshme.

Shembulli i planit me pakot e punës, afatet kohore dhe resurset:

ÇKA? (PAKOt/AKtivitetet)

KUSH? (PeRSOni

PëRGjeGjëS i GRUPit)

Me Kë? (AnëtAR të tjeRë, PeRSOneli

APO eKSPeRtë)

DeRi KUR? (DitA e SAKtë)

nevOjAt/ReSURSet

pako

pako




3.2.5. Organizimi i sistemit informativ për projektin shkollor Planifikimi i organizimit të sistemit informativ për projektin shkollor i referohet dy aspekteve kryesore:

‱ rrugĂ«ve informative, tĂ« cilat janĂ« tĂ« nevojshme pĂ«r lidhje tĂ« ndĂ«rsjellĂ« me projektin,

‱ mbledhjes sĂ« informatave, tĂ« cilat janĂ« tĂ« nevojshme pĂ«r dokumentacionin e projektit.

Mënyrat e informimit në kuadër të projektit parimisht ndahen në ato verbale dhe me shkrim:

‱ MĂ«nyrat e informimit/komunikimit verbal: - Mbledhjet pĂ«r projektin, - PĂ«rmbledhjet, tek tĂ« cilat verifikohet gjendja e projektit, - Bisedime me detyrĂ«dhĂ«nĂ«sin nĂ« lidhje me etapat e projektit.

‱ MĂ«nyrat e informimit/komunikimit me shkrim: - Protokollet e rezultateve nga grupet punuese,

Page 26: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

26

- Protokollet e rezultateve nga mbledhjet për projektin, - Raportet për gjendjen dhe ecurinë e projektit (p.sh. raportet mujore, me anë të të cilave para-

qitet gjendja e projektit në lidhje me terminët e planifikuar), - Raportet e fazave të projektit dhe ato përfundimtare, - Komunikimi elektronik përmes postës elektronike.

Aktivitet:

Bazuar në planin tuaj struktural me etapa, përpiquni të hartoni planin e aktiviteteve me pakot e punës, datat dhe resurset e nevojshme.Mendoni për procedurat e informimit dhe shkruajini vërejtjet. Mbështetuni në modelin e tabelës në vijim.

Shembulli nĂ« vijim1 pasqyron njĂ« model tĂ« planifikimit tĂ« rrjedhĂ«s dhe planifikimit tĂ« terminĂ«ve pĂ«r disa pakove tĂ« punĂ«s pĂ«r njĂ« projekt tĂ« caktuar. Le ti referohemi projektit tĂ« shkollĂ«s “X”: Masat preventive tĂ« shkollĂ«s pĂ«r parandalimin e braktisjes. Do ti referohemi vetĂ«m procesit tĂ« intervistimit tĂ« subjekteve tĂ« pĂ«r-zgjedhur pĂ«r kĂ«tĂ« temĂ«.

PAKOt e PUnëS DHe AKtivitet PëR PAKO

teRMinët - AFAti i ReAliZiMit të

PAKOve të PUnëS DHe AKtiviteteve

15 jAnAR – 31 MAj 2012

ReSURSet e nevOjSHMe inFORMiMi

Afati i realizimit tĂ« projektitJanar – Maj 2012

1 2 3 4 5 Personel dhe kohë

Materiale Buxheti Përgjegjës

Pako e punës 1: Përcaktimi i dizajnit të intervistës

Dëfinimi i qëllimit të intervistës

tre persona – 1 ditĂ«

letër, 
.*

Drejtori Me shkrim

Përcaktimi i pikave të intervistimit

tre persona – 3 ditĂ«

letër

*

Udhëheqësi i projektit

Me shkrim

Hartimi i doracakut për intervista

PesĂ« persona – 10 ditĂ«

letër, raporte,të dhëna statisti-kore,kom.etj.

*

ekipi për hartimin e doracakut

Me shkrim

1    NjĂ«â€ƒshembull i simuluar i cili shĂ«rben pĂ«r ndĂ«rlidhjen e aspekteve tĂ«â€ƒplanifikimit tĂ«â€ƒprojektit. 

Page 27: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

27

Pako e punës 2: Realizimi i intervistave

Intervistat me prindër

NjĂ« person – 5 ditĂ«

Letër, diktafon telefon

100 euro Ekipi për realizimin e intervistave

Me gojë dhe me shkrim

Intervistat me nxënës

NjĂ« person – 3 ditĂ«

Letër, diktafon

* ”

Me gojë dhe me shkrim

Intervistat me personelin e shkollës

NjĂ« person – 3 ditĂ«

Letër,diktafon

* ”

Me gojë dhe me shkrim

Intervistat me institucione të tjera

NjĂ« person – 5 ditĂ«

Letër,diktafontelefon

100 euro

”

Me gojë dhe me shkrim

Pako e punës 3: .........

Page 28: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

28

3.3. Zbatimi i projektit Zbatimi i projektit është proces përmes të cilit vihen në jetë planet e përgatitura në fazat paraprake.

Sfidat me të cilat përballet menaxhimi i projektit në këtë fazë janë:

‱ organizimi i takimeve/mbledhjeve dhe koordinimi i aktiviteteve

‱ respektimi i afateve kohore

‱ mbajtja parasysh e objektivave tĂ« projektit

‱ dokumentimi i projektit

‱ grumbullimi dhe shpĂ«rndarja e informatave

‱ vendimmarrja

‱ monitorimi dhe vlerĂ«simi

‱ mbajtja e kontakteve eventuale me partnerĂ«t

‱ llogaridhĂ«nia

‱ krijimi i atmosferĂ«s sĂ« punĂ«s

‱ shfrytĂ«zimi i resurseve tĂ« nevojshme, dhe

‱ çdo gjĂ« tjetĂ«r qĂ« mund tĂ« shfaqet ose tĂ« lindĂ« gjatĂ« procesit tĂ« zbatimit.

3.3.1. Sugjerime praktike për zbatimin e projektit Faza e zbatimit të projektit lidhet me udhëheqjen dhe zhvillimin e projektit.

GjatĂ« realizimit tĂ« projektit vazhdimisht shfaqen probleme tĂ« shumta. PĂ«r t’i evituar problemet e kĂ«tilla duhet tĂ« strukturohen me kujdes mbledhjet e projektit dhe bisedimet e grupeve punuese si dhe tĂ« pĂ«rpilohet diçka si plan i rrjedhĂ«s sĂ« punĂ«s.

⇒ Lista e pikave tĂ« hapura (LPH)

Lista e pikave tĂ« hapura (LPH) Ă«shtĂ« njĂ« instrument shumĂ« i thjeshtĂ« dhe njĂ«kohĂ«sisht tepĂ«r efektiv pĂ«r t’i fiksuar marrĂ«veshjet nĂ« projekt. Lista e çështjeve tĂ« hapura gjithmonĂ« e fikson atĂ«, se cilat detyra janĂ« pĂ«r t‘u kryer dhe me kĂ«tĂ« mundĂ«son njĂ« pasqyrĂ« tĂ« shpejtĂ« pĂ«r anĂ«tarĂ«t e projektit dhe udhĂ«heqĂ«sin e projektit mbi atĂ« se cilat punĂ« duhet tĂ« kryhen.

Lista e çështjeve tĂ« hapura zakonisht pĂ«rmban kolonat vijuese: ÇfarĂ« duhet tĂ« bĂ«het? Kush Ă«shtĂ« kompetent pĂ«r kĂ«tĂ«? Deri kur duhet tĂ« kryhet detyra pĂ«rkatĂ«se? Çka Ă«shtĂ« kryer? VĂ«rejtje: Problemet e veçanta gjatĂ« pĂ«rpunimit, shtyrjes sĂ« terminĂ«ve, etj.

Page 29: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

29

LPH përpilohet zakonisht si formular dhe pastaj i bashkëngjitet protokollit:

LISTA E PIKAVE TË HAPURA (LPH)

nR. DAtA ÇFARĂ« DUHet tĂ« BĂ«Het?

KUSH Me KĂ«?

DeRi KUR?

ÇKA Ă«SHtĂ« KRyeR?

vëRejtje

3.3.2. Rrjedha e mbledhjeve pasuese të grupeve punuese

⇒ Mbledhjet pasuese tĂ« grupit

Mbledhjet e mëtejme të grupeve organizohen sipas planit dinamik dhe nevojave të grupeve punuese. Secili grup ka detyrat dhe përgjegjësitë e veta dhe duke u nisur nga ky parim dihet se çka i takon dhe çka nuk i takon një grupi të diskutojë dhe të përpunojë. P.sh. grupit projektues nuk i takon përpunimi përmbajtjesor i temave të projektit, mirëpo i takon të shkëmbej informatat për rrjedhën e punës së projektit.

Kështu mund të duket rrjedha e mbledhjes së grupit projektues:

1) Përshëndetja e pjesëmarrësve

2) Raportet: raporti i udhëheqjes së projektit, raporti i anëtarëve të projektit

Pyetjet udhëheqëse për raportet:

‱ Çka ka ndodhur ndĂ«rkohĂ« me projektin?

‱ Çka Ă«shtĂ« realizuar nga anĂ«tarĂ« tĂ« veçantĂ« ose nĂ« grupet e punĂ«s?

‱ Çka Ă«shtĂ« realizuar sipas pikĂ«pamjes sĂ« personave nĂ« fjalĂ«?

‱ NĂ« cilat raste janĂ« shfaqur problemet?

KĂ«shillĂ«: ËshtĂ« e dobishme tĂ« kufizohet kohĂ«zgjatja e fjalimit (rreth 5 minuta pĂ«r udhĂ«heqĂ«sin e projektit dhe maksimalisht 2 minuta pĂ«r anĂ«tarĂ«t e projektit veç e veç) nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« evitohen diskutimet e gjata.

3) Shtjellimi i listës së pikave të hapura (shih tabelën e mësipërme)

4) Tema të tjera të hapura

Pyetjet udhëheqëse:

‱ A ka tema dhe pika tĂ« tjera, tĂ« cilat duhet tĂ« shtjellohen?

Page 30: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

30

‱ A nĂ«nkuptohen probleme tĂ« tjera, tĂ« cilat duhet tĂ« shjellohen?

5) PĂ«rfundimi

‱ PĂ«rcaktimi i datĂ«s pĂ«r mbledhjen e ardhshme,

‱ Vendimi mbi ekspertĂ«t eventual, tĂ« cilĂ«t veç kĂ«saj duhet tĂ« ftohen nĂ« mbledhjen e ardhshme,

‱ Leximi i procesverbalit dhe LPH .

Për secilën mbledhje të grupit projektues ose të grupeve punuese, është e dobishme të mbahet dhe të shëno-het një procesverbal, i cili i përfshin rezultatet e rëndësishme. Modeli në vijim përfshin aspektet kryesore, që duhet të shënohen në një procesverbal të takimeve/mbledhjeve.

PROCESVERBALI I MBLEDHJES

Subjekti i bisedës/qëllimit:

Udhëheqësi i mbledhjes: Pjesëmarrësit: Shpërndarësi

Procesverbali: (numri i procesverbalit)

Data: Fillimi: Mbarimi:

Rendi i ditës Tema

Tema Rezultati/Vendimet

Vendi, data Udhëheqësi i mbledhjes Procesmbajtësi

3.3.3. PĂ«rmbledhjet mbi gjendjen e projektitPĂ«rmbledhjet janĂ« kontrollime shtesĂ« tĂ« gjendjes sĂ« projektit, tĂ« cilat mund tĂ« realizohen sipas projektit. QĂ«llimi Ă«shtĂ« marrja e informatave pĂ«r rezultatet e arritura, identifikimi i hershĂ«m i problemeve tĂ« mund-shme dhe marrja e udhĂ«zimeve pĂ«r ecurinĂ« e mĂ«tejme. EkzistojnĂ« mĂ«nyra tĂ« ndryshme pĂ«r t’i bĂ«rĂ« pĂ«rm-bledhjet:

⇒ PĂ«rmbledhja e punĂ«s sĂ« grupit projektues

Këtu kemi të bëjmë me evidentimin e përparësive dhe mangësive të punës projektuese brenda grupit projek-tues. Përmbledhja në këtë rast është një mjet i mirë ndihmës, për të fituar nxitje për përmirësimin e punës projektuese.

⇒ PĂ«rmbledhja si anketim i personave tĂ« tjerĂ« - KĂ«tu p.sh. mund tĂ« bĂ«het njĂ« anketim i personave tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« projekt. KĂ«tu paraqitet njĂ« spektĂ«r i gjerĂ« i mundĂ«sive: prej pyetĂ«sorĂ«ve tĂ« shkurtĂ«r deri te intervistat, diskutimet brenda grupeve, etj.

⇒ PĂ«rmbledhja nĂ« bazĂ« tĂ« vrojtimeve - Me kĂ«tĂ« duhet tĂ« mendohet, se cilat vrojtime mund tĂ« jenĂ« indikatorĂ« pĂ«r suksesin e projektit. Pastaj, rezultatet e pĂ«rmbledhjes i prezantohen grupit projektues dhe diskutohen, duke pasur parasysh masat e mundshme.

Page 31: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

31

3.3.4. Bisedimet për etapat e projektit Etapat e projektit janë cezura/prerje pas fazave të veçanta të projektit, në të cilat gjendja e projektit i prezan-tohet detyrëdhënësit. Duhet të ofrohen informata të plota dhe të dhëna të sakta (përfshirë edhe numrat, përqindjen - sa më shumë që është e mundshme) kur projekti është në rrugë të drejtë, duke pasur parasysh detyrën e projektit dhe planifikimin e projektit, gjegjësisht kur janë të nevojshme ndryshimet e mundshme të detyrës së projektit, të planit të terminëve dhe/ose eventualisht të masave plotësuese. Pjesëmarrësit në bisedimet për etapat e projektit janë udhëheqësi i projektit, detyrëdhënësi dhe eventualisht anëtarët e tjerë të projektit (në bisedim zakonisht nuk merr pjesë i tërë grupi projektues).

Pikat kryesore që janë pjesë e bisedimeve në etapat e projektit:

‱ Synimi i projektit: Cili Ă«shtĂ« qĂ«llimi kryesor i projektit? Cili Ă«shtĂ« qĂ«llimi i fazĂ«s projektuese tĂ« pĂ«r-funduar me kĂ«tĂ« etapĂ« tĂ« projektit? Sipas cilave rezultate tĂ« vrojtueshme matet arritja e qĂ«llimeve?

‱ Masat e zbatuara deri tani: ÇfarĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ«? Kush ka marrĂ« pjesĂ«?

‱ Krahasimi ËshtĂ«-Duhet: NĂ« çfarĂ« mase janĂ« arritur qĂ«llimet? Sa iu Ă«shtĂ« pĂ«rmbajtur planifikimit tĂ« terminĂ«ve dhe tĂ« resurseve? Ku janĂ« shfaqur ndryshimet?

‱ Analizimi i ndryshimeve ËshtĂ«-Duhet: Cilat janĂ« shkaqet pĂ«r ndryshime/devijime? Cilat pĂ«rfundime mund tĂ« nxirren pĂ«r veprimet e mĂ«tejme?

‱ Masat e planifikuara: Cilat hapa tĂ« mĂ«tutjeshme janĂ« paraparĂ«? Cilat pjesĂ« tĂ« masave janĂ« parashikuar pĂ«r devijimet ËshtĂ«-Duhet? A janĂ« tĂ« nevojshme ndryshimet e detyrĂ«s sĂ« projektit apo tĂ« planifikimit tĂ« projektit? A janĂ« tĂ« nevojshme masat shtesĂ« pĂ«r pĂ«rkrahje?

‱ Rreziqet dhe shanset e projektit: Cilat rreziqe shfaqen pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejme? A ekzistojnĂ« udhĂ«-zime pĂ«r mundĂ«sitĂ« mĂ« tĂ« mira pĂ«r zgjidhje nĂ« lidhje me arritjen e qĂ«llimit tĂ« projektit?

3.4. Monitorimi dhe vlerĂ«simi i projektit JanĂ« procese tĂ« lidhura ngushtĂ« njĂ«ra me tjetrĂ«n. NĂ« fillim do t’i referohemi procesit tĂ« monitorimit.

Monitorimi i projektit ofron informata, në bazë të të cilit udhëheqësia mund të identifikojë dhe të zgjidhë problemin e zbatimit dhe të analizojë progresin2. Monitorimi i projektit përfshin mbledhjen e të dhënave dhe dokumentimin e tyre, analizën e progresit të projektit bazuar në të dhënat dhe nxjerrjen e përfundimeve për hapat e mëtejmë, si dhe rekomandimet e masat për përmirësimin e hapave të zhvillimit të projektit.

Monitorimi i projektit është pjesë përbërëse e menaxhimit të projektit. Ai ofron informata në mënyrë sis-tematike për ecurinë e rrjedhës së projektit, për progresin e arritur apo edhe për problemet eventuale.

Monitorimi i projektit ndërlidhë të gjitha fazat e projektit. Dy janë aspektet kryesore të monitorimit të pro-jektit shkollor: aktivitetet e projektit dhe progresi i arritur në rezultatet e projektit.

2   Dukagjin Popovci (2009): Planifikimi me metodĂ«n e kornizĂ«s logjike (Doracaku pĂ«r administratorĂ«t e arsimit), KEC, PrishtinĂ«â€ƒfaqe 22

Page 32: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

32

Përmes monitorimit të aktiviteteve të projektit krahasohet koha e planifikuar me kohen e shpenzuar për aktivitetet gjegjëse të projektit. Monitorimi i rezultateve bazohet në treguesit e rezultateve. Progresi i arritur i treguesve analizohet, duke bërë krahasimin në mes të situatës fillestare dhe situatës aktuale. Figura në vijim pasqyron progresin e arritur të treguesve të një projekti të caktuar.

Tabela e monitorimit të projektit mbështetet në pyetjet kryesore të ngritura për procesin e monitorimit të projektit dhe në listën e pikave të hapura.

ÇFARĂ« DUHet BĂ«RĂ«?

Si DUHet BĂ«RĂ« DHe

KUSH DO tA BĂ«j?

KUR DUHet BĂ«RĂ«?

KU DUHet BĂ«RĂ«?

CilAt jAnë ReZUltAtet Që DUHen ARRitUR?

Cilët jAnë tReGUeSit e ReZUltAteve të ARRitURA?

Cili ëSHtë BUxHeti i

nevOjSHĂ«M?

VlerĂ«simi i projektit nuk kryhet vetĂ«m nĂ« fazĂ«n pĂ«rmbyllĂ«se tĂ« tij. ËshtĂ« mirĂ« tĂ« kryhen3:

- vlerësimet sipas fazave apo ecurisë së projektit gjatë çdo faze të rëndësishme të tij, të cilat ndihmojnë në përmirësimin dhe përshtatjen e nevojshme të projektit,

- vlerësimi përfundimtar në fund të projektit, - vlerësime të vazhdimësisë pas disa muajsh deri në një vit nga përfundimi i projektit, - pas një periudhe kohore, sukseset dhe mësimet e nxjerra mund të shërbejnë për të shtuar aspekte të

reja në projektet e ardhshme dhe zhvillimin e organizatës.

Përfundimi me sukses i një projekti kërkon vlerësimin e ndikimit të projektit. Rezultatet e projekteve shkol-lore që kanë synim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në shkollë nuk mund të shihen shpejt, mirëpo ndikimet e tyre mund të shihen gjatë fazave të zhvillimit të projektit, si dhe mund të shihen në aspektet organizative të shkollës, në raportet e bashkëpunimit dhe përgjithësisht në klimën e shkollës.

ËshtĂ« detyrĂ« e drejtorit tĂ« shkollĂ«s qĂ« nĂ« faza tĂ« ndryshme tĂ« vlerĂ«sojĂ« ndikimin e secilit projekt qĂ« po zbato-het nĂ« shkollĂ«. VlerĂ«simi i ndikimit tĂ« projektit duhet tĂ« orientohet nĂ« tri fusha tĂ« veprimit:

1. Në projekte të tjera2. Në aspektet e përgjithshme të punës në shkollë, dhe 3. Në fushën specifike së cilës i adresohet projekti

3 Grup autorësh (2002): Menaxhimi i projektit, Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore, Szentendre, Hungari faqe 22.

Page 33: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

33

Projektet shkollore nuk perceptohen tĂ« izoluara nga njĂ«ri – tjetri, prandaj duhet shfrytĂ«zuar pĂ«rvojat pozitive tĂ« secilit projekt tĂ« pĂ«rfunduar pĂ«r projektet nĂ« zhvillim, si dhe pĂ«r projektet qĂ« priten tĂ« jenĂ« pjesĂ« e punĂ«s sĂ« shkollĂ«s. PĂ«rveç pĂ«rvojave pozitive, duhen shfrytĂ«zuar edhe gabimet nĂ« funksion tĂ« pĂ«rmirĂ«simit tĂ« projek-teve tĂ« tjera, nĂ« tĂ« gjitha fazat e projektit.

Zhvillimi i një projekti shkollor nuk nënkupton se duhet hequr dorë nga përcjellja e aspekteve të përgjith-shme që zhvillohen në shkollë, përkundrazi projektet shkollore në realizim e sipër, vazhdimisht duhet të vlerësohen edhe nga ndikimi i tyre në aspekte të përgjithshme të organizimit të punës së shkollës. Për shem-bull, duhet vlerësuar ndikimin e projektit për masat parandaluese të braktisjes së shkollës, në përmirësimin e disiplinës në shkollë, në përmirësimin e rezultateve në mësimnxënie, në zvogëlimin e konflikteve, në ndërtimin e klimës pozitive në shkollë, në nxitjen e konkurrencës për realizimin në formën më të mirë të projekteve të tjera në konkurrencë me shkollat tjera, etj.

Pa dyshim, vlerĂ«simi i ndikimit tĂ« projekti duhet tĂ« shikohet me “llup” tĂ« veçantĂ« nĂ« fushĂ«n specifike sĂ« cilĂ«s i adresohet projekti. VlerĂ«simi i ndikimit tĂ« projektit nĂ« kĂ«tĂ« aspekt, fillimisht mbĂ«shtetet nĂ« fazat e procesit tĂ« projektit. ÇfarĂ« anĂ« pozitive apo probleme tĂ« tjera ka nxjerrĂ« nĂ« pah fillimi i projektit apo faza tĂ« tjera tĂ« projektit? PĂ«r shembull:

Në fazën tjetër, vlerësimi i ndikimit të projektit mbështetet në synimet e projektit, në objektivat specifike të projektit përmes të cilave është synuar zgjidhja e një numri të caktuar të problemeve të lidhura ngushtë me temën e projektit. Për të arritur në një vlerësim më të plotë të ndikimit të projektit, analizoni doracakun e modulit M6, Shkolla e mirë, në mënyrë të veçantë instrumentet për hulumtimin e efikasitetit të punës së shkollës.

3.5. Përfundimi i projektit Dihet mirëfilli se projekti nuk përfundon me zbatimin e aktivitetit të fundit të paraparë me planin e veprimit të projektit. Një pako e sugjerimeve praktike për përfundimin e projektit vije nga autorët König dhe Volmer (1998). Sipas tyre, përfundimi i projektit ndjek synime të shumta:

‱ Duhet tĂ« dokumentojĂ« dhe prezantojĂ« rezultatet e projektit.

‱ Duhet tĂ« jep udhĂ«zime pĂ«r realizimin e projekteve nĂ« tĂ« ardhmen (Çka mund tĂ« mĂ«sohet nga ky projekt?).

‱ NĂ« fund, ai e ka domethĂ«nien e shpĂ«rndarjes sĂ« organizimit projektues dhe kthimit tĂ« bashkĂ«punĂ«-torĂ«ve tĂ« projektit nĂ« udhĂ«heqĂ«sinĂ« (pĂ«rkatĂ«se) tĂ« shkollĂ«s.

Baza për përfundimin e projektit është dokumentacioni projektues, në të cilin paraqiten rezultatet dhe rrjedha e projektit. Bazë për këtë njëherësh janë kriteret objektive, por edhe vlerësimet subjektive të person-ave të ndryshëm të përfshirë në projekt.

Për dokumentacionin e projektit jepet mundësia e strukturimit vijues:

1) Dokumentimi i synimit të projektit

- Çka Ă«shtĂ« caktuar si synim? - Sipas cilave rezultate matet arritja e qĂ«llimit?

Page 34: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

34

2) Analizimi i rezultateve të projektit

- Në bazë të synimeve dhe treguesve të operacionalizuar: Sa është arritur synimi i projektit? - Në bazë të anketimit të personave të përfshirë në projekt (p.sh. me ndihmën e pyetësorëve, interv-

istave, etj.)

3) Analizimi i rrjedhës së punës të projektit

- Cilat hapa janĂ« realizuar nĂ« projekt? (P.sh. nĂ« bazĂ« tĂ« dokumentacionit tĂ« mbledhjeve tĂ« projektit) - Çka ka qenĂ« veçanĂ«risht e suksesshme gjatĂ« rrjedhĂ«s sĂ« punĂ«s tĂ« projektit? - Ku u paraqitĂ«n problemet dhe vĂ«shtirĂ«sitĂ« gjatĂ« rrjedhĂ«s sĂ« punĂ«s tĂ« projektit?

4) Pasojat për të ardhmen

- Çka duhet tĂ« shtjellohet ende edhe pas pĂ«rfundimit tĂ« projektit, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« arrihet synimi i plotĂ« i projektit?

- Çka duhet tĂ« mirret parasysh pĂ«r projektet nĂ« tĂ« ardhmen? - Cilat pĂ«rvoja mund tĂ« shfrytĂ«zohen pĂ«r projektet e ardhshme? - Çka do tĂ« duhej tĂ« ndryshohej nĂ« projektet e ardhshme?

Në përfundim të projektit, udhëheqësi i projektit, para detyrëdhënësit si dhe eventualisht faktorëve të tjerë të shkollës, si kolektivit, prindërve, këshillit të shkollës, strukturave komunale etj., zakonisht ia prezanton rezul-tatet dhe rrjedhën e punës së projektit.

Page 35: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

35

Fjalorthi

Aktivitetet – veprimet, qĂ« duhet tĂ« ndĂ«rmerren pĂ«r t’i arritur rezultatet dhe synimet e projektit.

Analiza SWOT (përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet) - është një mjet për të bërë analiza strategjike, që ndihmojnë në identifikimin e një situate dhe në shqyrtimin e planifikimit dhe zhvillimet e mundshme të projektit.

Menaxhimi - pĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« planifikuar, organizuar dhe udhĂ«hequr njerĂ«zit dhe burimet pĂ«r njĂ« qĂ«llim tĂ« caktuar. ËshtĂ« procesi i ndĂ«rmarrĂ« pĂ«r koordinimin e veprimeve tĂ« tĂ« tjerĂ«ve me qĂ«llim tĂ« arritjes sĂ« rezultat-eve tĂ« pĂ«rcaktuara.

Menaxhimi i projektit shkollor - është instrument për përpunimin e detyrave dhe aktiviteteve në kuadër të projektit të caktuar.

Monitorimi - Zakonisht nënkupton procedurat e rregullta sistematike për mbledhjen e të dhënave për aspekte të rëndësishme të arsimit në nivel kombëtar, rajonal, lokal dhe institucional.

Monitorimi i projektit - përfshin mbledhjen e të dhënave dhe dokumentimin e tyre, analizën e progresit të projektit dhe nxjerrjen e përfundimeve për hapat e mëtejmë, si dhe rekomandimet e masat për përmirësimin e hapave të zhvillimit të projektit.

Organizimi i projektit - ka të bëjë me përcaktimin e detyrave të të gjithë personave të përfshirë në projekt. Në organizimin e projektit hyjnë detyrat dhe përgjegjësitë, format e komunikimit, raportimit dhe llogarid-hënia.

Pakot e punës - janë ato aktivitete, të cilat duhet të realizohen në kuadër të projektit, ose të një faze të projektit.

Projekti - është operacionalizimi i aktiviteteve të veçanta, që i ndërmerr individi ose personat përgjegjës me qëllim të arritjes së rezultateve praktike dhe konkrete, që mund të shihen ose të verifikohen.

Rezultatet thelbĂ«sore tĂ« projektit – janĂ« artikulime tĂ« synimit tĂ« projektit. Rezultatet themelore tĂ« projek-tit, nĂ« fund tĂ« projektit maten me tregues tĂ« projektit.

Synimi i përgjithshëm i projektit - është artikulimi i detyrës së projektit. Synimi i projektit përshkruan një situatë, e cila duhet të arrihet pas përfundimit të projektit.

Synimi i projektit shkollor - arritja e ndryshimeve në shkollë, të cilës i kontribuon projekti.

Zbatimi i projektit - është procesi përmes së cilit vihen në jetë planet e përgatitura në fazat e projektit.

Page 36: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

36

Referencat

‱ Doracak i buxhetit dhe financave pĂ«r shkolla, PIZHA i financuar nga Banka BotĂ«rore dhe zbatuar nga Ministria e Arsimit, ShkencĂ«s dhe TeknologjisĂ« (MASHT).

‱ Dukagjin Popovci (2009): Planifikimi me metodĂ«n e kornizĂ«s logjike (DoracakĂ« pĂ«r administratorĂ« tĂ« arsimit), KEC, PrishtinĂ« fq. 22

‱ Goddard, T., Duraku, N., Ninaku, Xh. (2006): Njoftimi me udhĂ«heqjen arsimore, UdhĂ«zues pĂ«r trajnerĂ«, KEDP, PrishtinĂ«.

‱ Grup autorĂ«sh (2002): Menaxhimi i projektit, Qendra Rajonale e Mjedisit pĂ«r EvropĂ«n Qendrore dhe Lindore, Szentendre, Hungari,

‱ Grup autorĂ«sh (2005): PĂ«rmirĂ«simi i performancĂ«s sĂ« organizatĂ«s, ADEA, PrishtinĂ«.‱ H.W. Baumann 2004): Menaxhimi i projektit, GTZ, PrishtinĂ«.‱ Hyseni, H., Salihaj, J., Nikoleta, M., Pupovci, D., (2003): Qeverisja dhe udhĂ«heqja nĂ« arsim, KEC,

PrishtinĂ«.‱ Ligji nr. 03/L-048. pĂ«r Menaxhimin e Financave Publike dhe PĂ«rgjegjĂ«sitĂ«.‱ Standardet e Praktikes Profesionale pĂ«r DrejtorĂ«t e Shkollave-Draft (2011).

Page 37: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

37

Shtojcat

Shtojca 1: Modeli i projektit shkollor, i bazuar në doracakun për grantet shkollore (2003)

Titulli i projektit:

QëlliMi i PROjeKti (PëRKUFiZiM i SHKURtëR)

Përmbledhja e projektit (1 faqe përmbledhje, plus shtojcat, p.sh. skema e problemeve, skema e objektivave, tabela e kornizës logjike)

Fusha(t) e përmirësuara të projektitp.sh. a) aktivitetet për përmirësimin e cilësisë b) pengesat për arsimimin e fëmijëve me nevoja të adresuara

NDËRLIDHJA ME PLANIN ZHVILLIMOR SHKOLLORSa Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m propozimi i projektit pĂ«r adresimin e prioriteteve pĂ«r gjithĂ« shkollĂ«n?

Efekti i projektit në regjistrimin e nxënësve dhe vijueshmërinë e mësimit

Lista e rezultateve të hollësishme të projektit dhe treguesve lidhur me suksesin

Rezultatet Treguesit e suksesit

QĂ«ndrueshmĂ«ria e projektiFokusohuni nĂ« pyetjen: Çka pritet tĂ« ndodh nĂ« shkollĂ«n tuaj pas pĂ«rfundimit tĂ« realizimit tĂ« projektit?

Lista e personave që kanë marrë pjesë në planifikimin e projektit

Funksioni, roli

Page 38: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

38

Plani i aktiviteteve (viti 2012)

Aktivitetet e planifikuara Personi përgjegjës

Janar 2012

Shkurt 2012

Mars 2012

Prill 2012

Maj 2012

Qershor 2011

Korrik 2012

Gusht 2012

Page 39: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

MENAXHIMI I PROJEKTITZHvIllIMI I KAPAcITETEvE NĂ« UdHĂ«HEqJEN ARsIMORE

39

Shtojca 2: Modeli i projektit ideor të simuluar

titUlli i PROjeKtit: tRAjniMi i MëSiMDHënëSve PëR vleRëSiMin në KlASë

Bartësit e Projektit: Besa, teuta dhe Dardani

ÇfarĂ« probleme zgjidhĂ« projekti?Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« shkollĂ«s, mĂ«simdhĂ«nĂ«sit e shkollĂ«s sonĂ«, ashtu sikur njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e mĂ«simdhĂ«nĂ«sve nĂ« KosovĂ«, ballafaqohen me sfida tĂ« mĂ«dha nĂ« zbatimin e vlerĂ«simit nĂ« klasĂ«. Sfidat priten tĂ« shtohen me fillimin e zbatimit tĂ« risive nĂ« komponentĂ«n e vlerĂ«simit, qĂ« sjellĂ« Korniza e re e Kurrikulumit tĂ« KosovĂ«s. nĂ« kĂ«tĂ« kuptim, mĂ«simdhĂ«nĂ«sve tĂ« shkollĂ«s sonĂ« u nevojiten kompetenca nĂ« zbatimin e kurrikulumit tĂ« ri, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« pĂ«r vlerĂ«simin e klasĂ«s bazuar nĂ« kompetencat kryesore.

Ku realizohet projekti?Projekti realizohet në shkollën tonë, në dy faza. në fazën e parë do të bëhet trajnimi i mësimdhënësve të ciklit lëndor, kurse në fazën e dytë do të bëhet trajnimi i mësimdhënëse të ciklit klasor. Menaxhimi cilësor i testit të maturës do të realizohet në dy faza. në fazën e parë, projekti do të realizohet në të gjitha shkollat e mesme të larta të rajonit të Prishtinës, ndërsa në fazën e dytë, projekti do të realizohet në të gjitha shkollat e mesme të larta në Kosovë.

ideja e projektit (përshkrim i shkurtër) Projekti ka për qëllim të organizojë trajnimin e mësimdhënësve për vlerësimin në klasë. Disa nga aktivitetet kryesore të këtij projekti janë:Hartimi i programit të trajnimit të mësimdhënësve, duke u bazuar në nevojat e tyre dhe në kërkesat e kurrikulumit të ri,Gjetja e ekspertëve për ofrimin e trajnimit,Realizimi i programit të trajnimit,Përcjellja e efekteve të programit të trajnimit në klasë,vlerësimi i performancës së mësimdhënësve në komponentën e vlerësimit në klasë.

Projekti realizohet në mbështetje të Planit Zhvillimor Shkollor, prioriteti nr. 2.

trajnimi i mësimdhënësve për vlerësimin në klasë është nevojë e domosdoshme kur kemi parasysh dallimet në mes të rezultateve të vlerësimit të jashtëm me rezultatet e vlerësimit të brendshëm.vlerësimi në klasë bazohet në planifikim të mirë dhe i cili bazohet në kritere të vlerësimit, që krijon mundësi reale për të nxjerrë të dhëna për gjendjen e shkollës dhe siguron mundësi për të bërë krahasime me nivele të tjera të vlerësimit dhe me shkolla të tjera të përafërta në kontekstin e shkollës sonë. Aftësimi i mësimdhënësve të shkollës sonë në fushën e vlerësimit në klasë do të shtojë në radhë të parë besimin e nxënësve, prindërve dhe të komunitetit; do të përmirësojë imazhin e shkollës sonë, si dhe do të krijojë mundësi, që nxënësit tanë të mund të garojnë me nxënësit tjerë kudo në Kosovë dhe më gjerë.

Page 40: Menaxhimi i projektit - cdbe. · PDF fileMenAxHiMi i PROjeKtit ZHvilliMi i KAPACiteteve në UDHëHeQjen ARSiMORe 4 1. Hyrje Menaxhimi i një projekti shkollor është pjesë e procesit

40

MENAXHIMI I PROJEKTITZHVILLIMI I KAPACITETEVE NË UDHËHEQJEN ARSIMORE

Shtojca 3: Skema e procesit të gjenerimit dhe planifikimit të buxhetit shkollor

Drejtorati i arsimit komunal

Plani i buxhetit të shkollës

Drejtorati i arsimit komunal

Korniza afatmesme Komunale Buxhetore

çdo vit

Miraton

Miraton

Asambleja komunale Kryetari i komunës

KĂ«rkon miratim

Shkolla 1 plani i buxhetit

Shkolla 2 plani i buxhetit Drejtorati i

Buxhetit dhe Financave në

komunëShkolla 3 plani i buxhetit

Korniza afatmesme e buxhetit dorëzohet në Ministrinë për ekonomi dhe Financa

Marrë nga Doracaku i trajnimit për Autonominë Financiare të Shkollave, Hartuar nga MASHt, me mbështetje të Projektit iDeP

Këshilli i shkollës Drejtori i shkollës

Shkolla

Cakton kufirin për personel dhe shfrytëzon formulën komunale për të gjeneruar shumën fikse të buxhetit shkollor nët qarkohen buxhetore

Procesi i gjenerimit dhe planifikimit të buxhetit shkollor


Recommended