Të zotërosh rrezikun
Më e rëndësishmjapër sigurimin tuaj
Tëpunosh në siguri
«Mua s’do të më ndodhë gjë.»2
Shumë aksidente ndodhin gjatë veprimeve të zakon-
shme: kur ecën, kur ngjit shkallët ose kur ngre pesha.
Në këto raste rreziku nënvlerësohet. Ne mendojmë:
«Mua s’do të më ndodhë gjë».
Por statistika e aksidenteve tregon që çdo vit njëri nganëntë të siguruarit e Suva-s pëson një aksident. Këto aksidente nuk janë thjesht «fat i keq». Më mirë është qëtë ndërmerrni në mënyrë aktive diçka në drejtim të sigu-risë dhe mbrojtjes së shëndetit tuaj. Këshilla të rëndë-sishme lidhur me këtë çështje gjeni në këtë broshurë, ecila u drejtohet punëtoreve dhe punëtorëve të industrisëdhe profesioneve të ndryshme.
Së pari provoni njohuritë tuaja për sigurimin në punë nëquicin që pason.
Aksidente me kimikateAksidente me rrymë elektrikeAksidente nga rrëzimet
Me materiale që e lidhin vajinAsnjëra, këtë punë e bën skuadra e pastrimitMe ujë
Përpara dritares Përballë dritaresAnash, në mënyrë që supi të shikojë dritaren
Në më pak se 5 %Në 10 – 20 %Në më shumë se 40%
Patenta për veturë InstruksioniKualifikim special për shoferë shtapleri
popo, por vetëm gjatë kohës së punësjo, kjo gjë kufizon lirinë time personale
Vlerësimi në faqen 33
Një e treta e aksidenteve janë…?
Cila është mënyra më e mirë për ta larguar vajin e derdhur nga toka?
Si vendoset ekrani në mënyrë optimale?
Në sa përqind të aksidenteve në punë shkaktari kryesor është alkoholi?
Çfarë është e domosdoshme kur ecën me shtapler?
A i lejohet shefit tuaj që për arsye ligjore t’ju detyrojë të mbani pajisje personale sigurie (helmetë, doreza, këpucë sigurie etj.)?
6
5
4
3
2
1
Kuici për sigurimin 3
Përmbajtja
Hyrje 2
Kuici për sigurimin 3
Të dallosh rreziqet 5
Rrëshqitja, pengimi, rrëzimi 6
Presioni i kohës 8
Instruktimi 9
Shkallët 10
Rrobat e punës 13
Pajisjet mbrojtëse personale 14
Uria dhe etja 15
Transportimi i peshave
me dorë 16
Të ngresh ashtu siç duhet 17
Shtapleri me vend për shoferin18
Shtapleri i dorës 19
Pesha që varen 20
Orientimi i kamionëve (Lkw) 21
Ergonomi 22
Puna në ekran 23
Mirëmbajtja 24
Produktet kimike 26
Mbrojtja e lëkurës 27
Veglat e dorës 28
Elektriciteti 29
Rreziku nga shpërthimet 30
Mbrojtja nga djegiet 31
Urgjencat 32
Vlerësimi i kuicit 33
Të drejta dhe detyra 34
Dëftuesi i botimit 36
4
Kjo broshurë informon për rregullat kryesore të sigurimitnë punë dhe u drejtohet punëtoreve dhe punëtorëve të industrisë dhe të profesioneve të ndryshme. Në rastinideal ajo dorëzohet në kuadrin e një instruktimi mbi ndërmarrjen ose të një kualifikimi. Kjo broshurë ështëpërkthyer edhe në frengjisht, italisht, spanjisht, portu-galisht, serbisht, shqip dhe turqisht.
Për të punësuarit në ndërtimtari rekomandojmë botiminspecial për këtë fushë «Falsch – richtig: Situationen aufBaustellen» (Suva- nr. i porosisë 11043).Ky botim përmban vetëm figura (pa fjalë).
Mbi broshurën
Të dallosh rreziqet!
Aksidentet nuk janë rastësi.
Kontrolloni para fillimit të punëssigurinë e veglave të punës, materialeve, rrugëve dhe magazinave.
Mos rrezikoni dhe mënjanoni menjëherë rreziqet. Kur kjo nuk është e mundur: njoftoni shefin, me qëllim që ai të kujdeset për shmangien e rrezikut.
1
5
1
Kontrollo mirë rrugën.6
1
2
Gati një e treta e gjithë aksiden-
teve shkaktohen nga rrëzimet.
Çfarë mund të bëni ju?
Shënoni ose rrethoni me gardh vendet e rrezikshme.
Pastroni menjëherë me mjetet e duhura vendet e rrëshqitsh-me, p. sh. me lëndë pastruese ose materiale që e lidhin vajin*.
Shmangni ose hiqni tutje sendet që pengojnë (rregull).
* Pas përdorimit materialet që lidhin vajin të hidhen në enë metalike të mbyllura (për shkak të rrezikut nga zjarri) dhe të largohen pa e dëmtuar ambjentin.
2
1
Kështu mund të mbroheni nga
rrëzimet:
Në shkallë përdorni gjithmonë mbështetësen.
Vishni këpucë që rrinë shtrën-guar mirë pas këmbës dhe me shuall që nuk rrëshqet.
Kujdesuni për pamje të qartë (Ndizni dritën).
2
1
7
1
2
Presioni i kohës dhe rehatia të
nxisin të improvizosh. Por në këtë
rast lihet pas dore siguria.
Për shembull mos përdorni ngjitje provizore.
Përfytyroni sikur ju të mungoni për shkak të një aksidenti. Atëhere humbet shumë më tepër kohë, se sa koha që do t’ju duhej për t’u mbrojtur
Nëse nxitoni, atëhere ndodh diçka.8
Kërkoni një instruksion dhe pyesni, kur jeni i pasigurt.
Punoni vetëm me vegla dhe makina, të cilat mund t’i përdorni me siguri.
Të pyesësh nuk është turp. 9
Shkallët kanë të papriturat e tyre.
Çdo vit aksidentohen rreth 6000
punonjës për shkak të shkallëve.
Kini kujdes sidomos pikat e
mëposhtme.
Kontrolloni shkallën para për-dorimit. Mos përdorni shkallë me difekt.
Gjatë ngjitjes dhe zbritjes duart t’i keni të lira që të mbaheni te shkallinat.
Këpucët të rrinë shtrënguar mirë pas këmbës.
Siguroni pjesën e sipërme që të mos rrëshqasë. Ajo duhet të dalë 1m mbi vendin e zbritjes.
Mos qendroni kurrë mbi tri shkallinat e fundit.
3
2
1
1
2
3
10
Përveç kësaj për shkallët mbësh-
tetëse duhet të keni parasysh:
Kujdesuni që këndi i mbësh-tetjes të jetë në rregull (prova e bërrylit)
Siguroni këmbët e shkallës që të mos rrëshqasin.
1
1
1⁄4 G
Gjatësia = G
11
Shkallët
Shkallët dyshe përmbysen anash
me lehtësi. Ato duhet të përdoren
vetëm atëhere, kur shkalla mund
të qëndrojë lirshëm në një vend.
Përdorni një shkallë mbësh-tetëse ose një shkallë me tre këmbë, nëqoftëse ndikojnë forca horizontale (p. sh. gjatë punimeve me turjelë elektrike).
Për punë të gjata dhe të vështira mos përdorni shkallë, por një skelë të lëvizshme.
Mos qendroni kurrë mbi tri shkallinat e fundit.
1
1
12
Veshje «të parrezikshme»
Kujdesuni që të mos kapeni,
sidomos kur punoni në makina
me pjesë që vërtiten:
Mbani mëngë të ngushta.
Mos mbani flokë të lëshuara.
Mos mbani pulovra të gjerë, përparëse të pakopsitura ose shalle.
Mos mbani stoli.
Mos lini doreza në afërsi të frezave rrotulluese, turjelave elektrike ose rulave.
2
1
13
1
2
Shefi juaj ju vë në dispozicion pajisjet mbrojtëse personale të nevojshme.
Dhe ju jeni aq profesionist sa t’i mbani ato.
Me rëndësi: Zëvendësoni pajisjet mbrojtëse difektoze.
Profesionistët e mbrojnë veten.14
Uria dhe etja
Hani vetëm në ambjentet e parashikuara për këtë gjë. Përndryshe papritur do të gjeni gjurmë të vendit të punës në sanduiçin tuaj.
Në 10 deri 20 përqind të aksidenteve në punë shkaktar është alkoholi. Para dhe gjatë punës mos pini alkohol dhe mos merrni droga të tjera (p. sh. hashish).
15
Nëse është e mundur përdorni gjithmonë për transportimin e peshave mjetet e duhura ndihmëse.
Kur ke një peshë, mund të pengohesh lehtë. Kujdesuni që pamja të jetë e mirë dhe që rrugët e transportit të jenë të lira.
Ka rrezik që duart dhe këmbët të ngecin diku: siguroni më përpara vendin e shkarkimit.
1
STOP – Mendohu para se të ngresh diçka 16
1
Ngrini si një peshëngritës
Prej një vendi të sigurt.
Nga qendrimi në bisht (por uluniaq sa është e nevojshme).
Shpinën mbajeni drejt.
Peshën mbajeni sa më afër trupit.
Mos e ngrini me hope.
Mos rrotulloni kurrë pjesën e sipërme të trupit.
3
2
1
17
1
2
3
Shtapler me vend për shoferin
Shtaplerët lejohen të përdoren vetëm nga shoferë të kualifikuar për shtapler.
Vishni gjithmonë këpucë mbrojtëse.
Ngritja e personave në lartësi me shtapler lejohet vetëm në raste të veçanta dhe me një miratim nga Suva, si edhe me një kosh konform rregullave të sigurimit.
1
18
1
Transportimi dhe ngritja e per-sonave në lartësi me shtapler dore është e ndaluar .
Ecni përpara makinës në pozicion anash
Vishni gjithmonë këpucë mbrojtëse
3
2
1
Shtapler dore (me tre rrota) 19
3
1
2
Kurrë mos qëndroni ose kaloni poshtë një ngarkese të varur!Kjo vlen për drejtuesit e vinçave dhe lidhësit e ngarkesave, si edhe për personat e tretë.
Mbani gjithmonë distancën e nevojshme anësore!Kështu zvogëloni rrezikun që të shtypeni ose të goditeni nga pesha që lëkundet.
Me rëndësi:Mos përdorni mjete lidhëse (litarë) me difekt.
1
Rreziku nga peshat që varen20
1
Udhëtreguesit jetojnë në rrezik.
Gjithmonë udhëtreguesit shtypen
ose mbyten nga kamionat që
ecin mbrapsh. Si udhëtregues
zbatoni rregullat e mëposhtme:
Mbani me shoferin kontakt me shikim dhe me zë nëpërmjet dritares së hapur.
Kujdesuni që prapa kamionit të mos ndodhet asnjë person.
Për dhënien e sinjalit «Ec mbrapsh» qëndroni anash automjetit.
Mos qëndro kurrë në rrugën e lëvizjes së automjetit.
2
1
21
1
2
Çdo njeri është ndryshe. Rregu-
lloni vendin e punës në atë
mënyrë që t’ju përshtatet juve.
Kujdesuni që
të punoni me kurrizin drejt
të mos punoni me supe të ngritura, kokë të kthyer ose me trup të përdredhur
gjatë uljes të keni vend të mjaf-tueshëm për këmbët
2
1
Regulloni vendin e punës sipas trupit tuaj22
1
2
Puna me kompjuter
Mënjanoni reflekset e dëmshmetë dritës dhe verbimet, duke e vendosur ekranin ashtu siç duhet (sipas rregullit drejtimi i shikimit për në ekran duhet të jetë paralel me sipërfaqen e dritares, supet në drejtim të dritares).
Kujdesuni për lartësinë e karriges, sipërfaqen e punës dhe ekranin (shiko figurën).
Distanca midis syve dhe ekranit:60 deri 80 cm (në rastin e CAD- ekraneve pak më tepër).
23
Një e pesta e aksidenteve me
vdekje në punë ndodhin gjatë
procesit të mirëmbajtjes dhe
mënjanimit të difekteve.
1. Planifikoni: Studioni udhë-zimet e mirëmbajtjes, sqarojini ato me prodhuesit, koordinojini
2. Siguroni, kjo do të thotë evitoni vënien në punë të pajisjes/ makinerisë pa dëshirën tuaj. Mbroni veten dhe personate tjerë.
1
Mirëmbajtje e sigurt24
1
3. Përdorni mjete pune të
përshtatshme (përfshirë pajisjetmbrojtëse personale)
4. Punoni sipas planit – mos improvizoni!
5. Kontrolli përfundimtar
(gjithashtu kontrolli i funksionimittë pajisjeve mbrojtëse, doku-mentacionit të punës). Dorëzo-jani prodhuesit pajisjen ose makinën në gjendje të sigurt dhe të gatshme për punë.
25
1
1
Merrni parasysh tabelën, të dhënat e shkruara në etiketë dhe dokumentacionin e sigurimit
Ruani produktet kimike në paketimin origjinal - kurrë mos i zbrazni ato në shishe pijesh
Ajrosni mirë ambjentet e punës
Mbrohuni sipas nevojave (syze mbrojtëse, doreza pune, maskë)
2
1
A i njihni rreziqet e produkteve? 26
1
2
A ndihet mirë lëkura juaj?
Sëmundjet e lëkurës si ekzemat
alergjike janë për të predispozu-
arit tepër të pakëndshme.
Shpesh bëhet bile i domosdo-
shëm ndërrimi i profesionit.
Të rëndësishme janë tre gjëra:
1. Mbrojtja: Të mënjanohet kontakti direkt i lëkurës me pro-duktet e dëmshme. Të përdorendoreza të përshtatshme pune, rroba pune, krem për mbrojtjen e lëkurës.
2. Pastrimi: Pas çdo ndërpre-rjeje dhe përfundimi të punës. Për pastrim mundësisht të mos përdoren solucion tretës dhe produkte gërryese.
3. Mirëmbajtja: Lyerja e duarve me krem pas punës.
27
Kontrolloni rregullisht gjendjen e veglave të punës (mprehtësinëe veglave prerëse, gjendjen e bishtave, dorezave etj.)
Përdorni gjithmonë veglat e përshtatshme të punës: Çelësatnuk duhet të përdoren si mjete goditëse.
Veglat me majë dhe të mprehta gjatë transportimit duhet të jenë të mbrojtura.
1
Veglat e punës28
1
Rryma elektrike!
Për aksidentet elektrike shkaku
më i shpeshtë është pakujdesia
gjatë punës me rrymën. Po japim
këshillat kryesore:
Çelësat – FI përdoren kryesisht në dhomat me lagështirë, në kantjeret e ndërtimit dhe në natyrë.
Para se të përdoren prizat, kabllot dhe veglat elektrike të punës të kontrollohen se mos janë të dëmtuara.
Aparaturat me difekt të ripa-rohen vetëm nga specialisti.
1
29
1
Solucionet tretëse si aceton,
benzinë dhe hollues formojnë në
kontakt me ajrin përzierje plasëse.
Masat e sigurimit:
Vendi i punës të ajroset në mënyrë artificiale (p.sh. thithje në vendin e prodhimit të tyre).
Të mënjanohen vatrat ndezëse, p. sh. flaka e hapur.
Të përdoren pajisje elektrike të hermetizuara (të pështatshme për vende me rrezik eksplozioni).
Gjatë zbrazjes së lëngjeve që ndizen lehtë në enë të tjera të gjitha kabllot elektrike të lidhen me njëri – tjetrin dhe të tokëzohen.
2
1
Kujdes, rrezik shpërthimi!30
1
2
Rrugëdaljet rezervë të mbahen të lira.
Rrugëdaljet rezervë të mbahen të lira. Në rast zjarri edhe pen-gesat fare të vogla për shkak të tymit mund të sjellin vdekjen.
Mos bllokoni asnjëherë daljet për raste rreziku.
31
A e dini se kujt duhet t’i drejto-heni në rast urgjence? Numrat e urgjencës varini në vende të dukshme ose mbajini në vende ku mund t’i gjeni shpejt.
Të aksidentuarit të mos lëvizen ose transportohen, vetëm në ato raste kur rreziku është i madh.
Në rastet e aksidenteve me solucione gërryese: sy, lëkurë të shpëlahen menjëherë me ujë të bollshëm për 10 deri 15 minuta. Njëkohësisht të njoftohet mjeku.
1
Dhënia e alarmit dhe ndihma e parë32
1
Vlerësimi i kuicit
Përgjigjet e sakta
Aksidentet nga rrëzimi.
Njollat e vajit të thithen menjëherë me materiale që e lidhin vajin.
Ekrani të vihet në atë mënyrë që pjesa anësore e tij të shikojë nga dritarja, kështu që drejtimi i supeve të jetë perpendikular me dritaren. Kështu ka më pak reflektime të dëmshme mbi ekran.
Në 10 deri 20 përqind të aksidenteve në punë shkaktar është alkoholi.
Kualifikim special për drejtues shtapleri.
Po, shefi juaj lejohet t’ju detyrojë që gjatë kohës së punës të mbani pajisjet mbrojtëse personale të nevojshme.
6
5
4
3
2
1
33
Vlerësimi
0 – 2 përgjigje të sakta: Ju jeni në rrezik. Ne ju rekomandojmë urgjentisht tëstudioni këshillat e kësaj broshure.
3 – 4 përgjigje të sakta: Ju jeni në rrugë të drejtë. Broshura ju ndihmon për tëmbyllur boshllëqet që keni.
5 – 6 përgjigje të sakta: Bravo! Ju jeni i përsosur. Studioni megjithatë këtë broshurë. Ndoshta mund të mësoni edhe ju diçka përsigurimin tuaj.
Sipas Ligjit të Sigurimit nga Aksidentet (UVG) dhe Urdhëresës përkatëse mbi mbrojtjen nga
aksidentet dhe sëmundjet profesionale (VUV), punëdhënësi juaj duhet
T’ju informojë mbi rreziqet e mundshme dhe t’ju udhëzojë në lidhje me masat e sigurimit (kjo vlen edhe për punëtorët e përkohshëm, që punëdhënësi i huazon nga një ndërmarrje tjetër).
Në rast nevoje t’ju vërë në dispozicion pajisje mbrojtëse personale të përshtatshme (syze mbrojtëse, mbrojtje për veshët, veshje mbrojtëse etj.).
Në ndërmarrjen e tij të marrë masat e domosdoshme për mbrojtjen nga aksidentet dhe dëmtimet e shëndetit.
T’ju sigurojë të drejtën e bashkëvendosjes punonjëseve dhe punonjësve ose përfaqësuesve të tyre në të gjitha çështjet e sigurimit në punë
A i njihni të drejtat tuaja?34
Dhe këto janë detyrat tuaja kryesore:
Ju duhet
të zbatoni udhëzimet e punëdhënësit në lidhje me sigurimin në punë
të respektoni rregullat e sigurimit të njohura për të gjithë dhe ato specifike të ndërmarrjes
të përdorni në rregull pajisjet e sigurimit
të përdorni pajisjet mbrojtëse personale
të mënjanoni menjëherë një mangësi që dëmton sigurimin në punë ose – kur kjo nuk është e mundur – të njoftoni punëdhënësin.
Veç këtyre ju duhet
të mos dëmtoni efektshmërinë e pajisjeve të sigurimit dhe
të mos bini në një gjendje të tillë, që të rrezikoni veten ose të tjerët (alkohol, droga etj.)
35
Suva
Mbrojtja e shëndetitKutia postare, CH-6002 LuzernTelefoni: 041 419 5111Faksi: 041 419 5917 (për porositë)Interneti: www.suva.ch
Të zotërosh rrezikun
Më e rëndësishmja për sigurimin tuaj
Autori: Robert Hartmann, Margot VanisSuva, Sektori i informacionit
Përpunuesi: Kunz und Partner, Basel
Lejohet rishtypja duke dhënë burimin.1. Auflage – Juni 20023., überarbeitete Auflage – März 2003 – 6000 bis 8000Numri i porosisë: 88154.alb