14
LIDHJA E SAJ ME USHQIMIN MBIPESHA PUNOI : XHULIO NAÇO

Xhulio Naço - Mbipesha

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Xhulio Naço - Mbipesha

LIDHJA E SAJ ME USHQIMIN

MBIPESHA

PUNOI : XHULIO NAÇO

Page 2: Xhulio Naço - Mbipesha

Mbipesha ne vendin tone

Vitet e fundit numri i njerëzve mbipeshë është rritur në proporcione alarmante dhe epidemike, si në botë, edhe në vendin tonë. Kjo rritje vihet re si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim, ndaj sot mbipesha vazhdon të mbetet një sfidë e re për shëndetin publik në tërë botën

Page 3: Xhulio Naço - Mbipesha

Në vendin tonë, të dhënat e deritanishme flasin se 20% e të rinjve të shkollave të mesme janë mbipeshë. Tek femrat, mbipesha shkon mesatarisht deri 26 %, ndërsa nga një studim në qytetin e Tiranës për mosha mbi 55 vjeç u vu re se ky fenomen arrin në shifrën 28,6 %. 

Page 4: Xhulio Naço - Mbipesha

Kjo, pasi, trajtimi i obezitetit të instaluar është shumë i vështirë, por dhe mundësia e të qenurit një i rritur obez është shumë i lartë. Gjithashtu, po kaq i vështirë është korrigjimi i zakoneve të gabuara ushqyese në moshë të rritur, të cilat janë fituar që në fëmijëri.

Page 5: Xhulio Naço - Mbipesha

…vazhdim

Për mbajtjen e peshës trupore ne limitet e rekomanduara (IMT te 20-25) dhe për të patur një ushqyerje të shëndetshme,

mjekët rekomandojnë konsumimin e ushqimeve të larmishme, bazuar në ushqime të ndryshme me origjine kryesisht bimore sesa shtazore, konsumimin e bukës, drithërave, orizit, disa herë në ditë, si dhe të  zarzavateve e frutave të freskëta (së paku 400 gr në ditë), etj. 

Gjithashtu, krahas kësaj ata rekomandojnë kryerjen e aktivitetit fizik çdo ditë (30 minuta ecje e moderuar të paktën 4 herë në javë). 

"Ne si vend jemi tamam në kohë për të punuar për informimin, edukimin e popullsisë për t'u ushqyer në mënyrë të shëndetshme", pohojnë specialistët e shëndetësisë, sipas të cilëve, një nga drejtimet kryesore të politikave që do të ndiqet, është të ndihmohet  popullata për të bërë zgjedhjen e duhur për një ushqyerje të shëndetshme. 

Page 6: Xhulio Naço - Mbipesha

Si përcaktohet mbipesha e obeziteti

Obeziteti është masa e madhe dhjamore, që vjen si rezultat i ngrënies së tepërt dhe djegies së pakët të kalorive të marra, apo depozitimi i tepruar i tepricave kalorike në formë dhjami.

Për të përcaktuar peshën e shëndetshme, apo indeksin e masës trupore, çdo njeri mund ta përcaktojë vetë këtë tregues duke pjesëtuar peshën e tij me gjatësinë në katror. Treguesi i masës trupore (IMT), midis 18,5 - 24,9 është normal apo i shëndetshëm. 

Nëse treguesi i masës trupore (IMT) është midis 25 - 30 personi është mbipeshë dhe nëse treguesi i masës trupore (IMT) është mbi 30 personi është obez.

Page 7: Xhulio Naço - Mbipesha

…vazhdim

Për mbajtjen e peshës trupore ne limitet e rekomanduara (IMT te 20-25) dhe për të patur një ushqyerje të shëndetshme,

mjekët rekomandojnë konsumimin e ushqimeve të larmishme, bazuar në ushqime të ndryshme me origjine kryesisht bimore sesa shtazore, konsumimin e bukës, drithërave, orizit, disa herë në ditë, si dhe të  zarzavateve e frutave të freskëta (së paku 400 gr në ditë), etj. 

Gjithashtu, krahas kësaj ata rekomandojnë kryerjen e aktivitetit fizik çdo ditë (30 minuta ecje e moderuar të paktën 4 herë në javë). 

"Ne si vend jemi tamam në kohë për të punuar për informimin, edukimin e popullsisë për t'u ushqyer në mënyrë të shëndetshme", pohojnë specialistët e shëndetësisë, sipas të cilëve, një nga drejtimet kryesore të politikave që do të ndiqet, është të ndihmohet  popullata për të bërë zgjedhjen e duhur për një ushqyerje të shëndetshme. 

Page 8: Xhulio Naço - Mbipesha
Page 9: Xhulio Naço - Mbipesha

Mbipesha ne bote

Në botë ka 1 milionë fëmijë me probleme me peshën, ndërkohë që në shkolla një në tre fëmijë, të moshës 6-11 vjec, janë obezë. Një alarm që japin mjekët është mënyra e ushqyerjes, ku edhe dieta mesdhetare jep efektet e saj në mbipeshën e fëmijës.

Të gjtha vendet perëndimore regjistrojnë të njëjtat të dhëna, një rritje të fenomenit të obezitetit tek fëmijët.

Sipas të dhënave të International Obesity Task Force, fëmijët në moshë shkollore që janë obezë numërohen reth 155 milionë në të gjithë botën, që do të thotë 2-3 % të kësaj grupmoshe, nga 15-17 vjec. Ky problem është më i përhapur në Evropë.

Page 10: Xhulio Naço - Mbipesha

Si te mbajme nen kontroll Mbipeshen

Mbipesha trupore mund të kontrollohet duke shtuar ushtrimet fizike dhe duke pakësuar marrjen e kalorive.

Për marrjen e ushqimit njeriu kontrollohet apo nxitet nga sinjalet e trurit dhe vetëm në disa raste, marrja e ushqimit kontrollohet nga dëshira e personit.

Mos përfshirja në dietë e frutave të freskëta, perimeve, mishin dhe peshkun lidhen me çmimet e larta me të cilat ato shiten në treg. Kjo do të thotë se njerëzit e varfër e kanë të vështirë për të blerë ushqim të shëndetshëm.

Page 11: Xhulio Naço - Mbipesha

Për parandalimimin e mbipeshës trupore nevojitet një rol më i gjërë i edukatës ushqimore, industrisë ushqimore, qeverive, shkollave, sistemeve të transportit në mënyrë që çdo njeri të jetë në gjendje të marrë ushqim të mjaftueshëm dhe të kryejë veprimtari të mjaftueshme fizike.

Mungesa e gjumit mund të dobësojë personin, duke neglizhuar aktivitetin fizik, i nevojshëm për të ruajtur formën fizike.

“Nëse flini tepër ose shumë pak sesa norma e lejuar, për disa vjet do të shtoni në peshë.

Page 12: Xhulio Naço - Mbipesha

Rreziku për shëndetin

Obeziteti dhe mbipesha përbëjnë rrezik për zhvillim të një sërë sëmundjesh, si diabet, hipertension, sëmundje ishemike të zemrës e të arterieve të trurit, sëmundje të tëmthit, disa lloje kanceri (mitrës, gjirit, prostatës, zorrës, tëmthit, mëlçisë, etj).

Page 13: Xhulio Naço - Mbipesha

Por, këto sëmundje mund të parandalohen ose të evitohen! 

Për këtë duhen vetëm tre masa të thjeshta:

1. Dietë ushqimore,

2. Aktivitet i përditshëm fizik,

3. Mospirje ose ndalim i duhanit.

Page 14: Xhulio Naço - Mbipesha

PUNOI : XHULIO NAÇO