17
PARTNERITETI - NJË SHPRESË E RE PËR TË ARDHMEN E GJIROKASTRËS Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës – GCDO (Fondacioni “ Gjirokastra”) Raport vjetor 2011

 · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1:  · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

PARTNERITETI - NJË SHPRESË E RE PËR TË ARDHMEN E GJIROKASTRËS

Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës – GCDO (Fondacioni “ Gjirokastra”)

Raport vjetor 2011

Përmbledhje

Page 2:  · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

Ky raport për aktivitetin vjetor të Organizatës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO) gjatë 2011-ës, shpërndahet në një ditë kur përuron një projekt të ri të financuar nga Komisioni Europian të quajtur REVATO “Rijetëzimi në qytetet historike të Gjirokastrës e Beratit dhe kapërcimi i mospajtimeve penguese”.

Emri i këtij projekti tregon përmbledhtazi filozofinë e punës së GCDO-së gjatë 2011-ës: tejkalimi i pengesave nëpërmjet partneritetit që do të sjellë rijetëzimin e trashëgimisë kulturore.

Arritjet e GCDO-së gjatë vitit të kaluar kanë qenë thelbësore:

1- Brenda një viti GCDO-ja arriti të përcaktojë Gjirokastrën si një “destinacion” të rëndësishëm të financimeve e projekteve të Komisionit Evropian, duke fituar dy projekte evropiane.

2- GCDO-ja ka shtrirë partneritetin e saj në komunitetin e Gjirokastrës, por edhe më gjerë, duke krijuar një bashkëpunim dhe me qendrën tjetër të Trashëgimisë Kulturore Botërore në Shqipëri, Beratin.

3- Disa modele bashkëpunimi që GCDO-ja ka ndërtuar e konsoliduar në Gjirokastër, po bëhen shembuj zhvillimi në shkallë kombëtare e ndërkombëtare.

Mbi të gjitha, vlen për tu përmendur që programi i punës së GCDO-së, është një sistem i tërë zhvillimi i cili synon të “lidhë” bashkë të gjitha grupmoshat, grupet e interesit, pushtetin qendror e lokal, OJQ-të, biznesin, pronarët e shtëpive monument kulture në një zinxhir bashkëpunimi që gjeneron zhvillim.

Tre janë drejtimet kryesore të punës së GCDO gjatë 2011:

1. Projekte zhvillimi të financuar nga Bashkimi Evropian, EVAH dhe REVATO, projekte të rëndësishme që ndërgjegjësojnë dhe nxisin veprimin qytetar për zhvillim, mbështetur në Trashëgiminë Kulturore.

2. Projekte konkrete të rijetëzimit të trashëgimisë kulturore ku listohen:

2.1Muzeu “Kronikë në Gur” në Kalanë e Gjirokastrës.

2.2Rijetëzimi i dy shtëpive monument kulture të familjes Babameto në bashkëpunim me Organizatën Trashëgimia Kulturore pa Kufij.

2.3Kërkimi dhe përgatitja e një propozimi për çeljen e të ashtuquajturit “Tunel” ose Muzeu i ardhshëm i konfliktit dhe luftës së ftohtë në Gjirokastër.

2.4 Mbajtja gjallë e traditës së polifonisë nëpërmjet trajnimit të të rinjve gjirokastritë. Projekti i nisur në 2010-ën, përfundoi

2Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (Fondacioni “Gjirokastra”) GCDO, mbështetur nga Packard

Humanities Institute. Adresa: Qafa e Pazarit, Obelisku, Gjirokastër. Tel: ++35584267077; website: www.gjirokastra.org , e-mail: [email protected]

Page 3:  · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

suksesshëm në 2011-ën dhe u financua nga Fondacioni Vodafone, Albania.

3. Programi i zhvillimit të zejeve dhe të artizanatit ku vlen të përmendet suksesi i Qendrës së Artizanatit në Gjirokastër dhe Inkubatorit artizanal të hapur në të që prej 2010-ës, në disa projekte si më poshtë:

3.1 Trajnimi i 10 të rinjve për dru dhe gur gdhendje, përzgjedhur nga e gjithë Lugina e lumit Drino dhe Gjirokastra. Projekti është mbështetur nga Zyra Zvicerane e Bashkëpunimit në Shqipëri.

3.2 Organizimi i artizaneve gjirokastrite në përgatitjen e produkteve të reja artizanale si dhe ri-organizimi i dyqanit të artizanatit. Ky projekt është financuar nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Shqipëri (GIZ Albania).

3.3 Panairi i V Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit; tashmë një traditë, ky panair vazhdon të jetë arena më e madhe e trashëgimisë dhe artizanatit në Shqipëri dhe nga trojet e tjera shqiptare. Këtë vit Panairi u mbështet nga Agjencia Kombëtare për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

4. Projekte të tjera te ndryshme, ku vlen të përmendet një arritje e rëndësishme: përfundimi me sukses nga GCDO i projektit të mbështetur nga Programi i përbashkët i Kombeve të Bashkuara “Trashëgimia Kulturore për Zhvillim Ekonomik dhe Social”. Thelbi i këtij projekti ishte promovimi i mënyrave të rijetëzimit të banesave monumente të kulturës në Berat dhe Gjirokastër bazuar në një model të zhvilluar nga GCDO.

Grupi I: Projekte të financuar nga Komisioni Evropian

1.1 EVAH – projekti i parë ndërkombëtar i udhëhequr nga GCDO

Vlerat e Europiane në Trashëgimi – ky është një projekt i rëndësishëm për GCDO-në: një organizatë jo-qeveritare shqiptare për trashëgiminë kulturore bëhet udhëheqëse e një projekti ndërkombëtar rajonal i financuar nga Komisioni Evropian.

Ky projekt ndërkombëtar rajonal 18 mujor po zbatohet në një partneritet 4 palësh me organizata jo-qeveritare të vendeve fqinje, në të cilin GCDO-ja është udhëheqëse. Pjesëmarrës në projekt janë edhe organizatat: Akademia për Trajnim dhe Asistencë Teknike (ATTA) në Prizren (Kosovë), Shoqata e Artizanëve Maqedonase (MATA) në Shkup dhe Ohër (Maqedoni) dhe Fondacioni Egnatia Epirus në Mecovo (Greqi). Qëllimet kryesore të projektit janë ndërgjegjësimi për vlerat ekonomike të trashëgimisë kulturore të qyteteve historike si një trashëgimi e përbashkët europiane; krijimi i

3Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (Fondacioni “Gjirokastra”) GCDO, mbështetur nga Packard

Humanities Institute. Adresa: Qafa e Pazarit, Obelisku, Gjirokastër. Tel: ++35584267077; website: www.gjirokastra.org , e-mail: [email protected]

Page 4:  · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

kapaciteteve përkatëse tek vendimmarrësit dhe publiku, si dhe zhvillimi i sinergjive mes OJQ-ve që veprojnë në këtë fushë mbi bazën e standardeve dhe vlerave europiane. 4 konferenca janë planifikuar të mbahen në secilin nga qytetet pjesëmarrëse dhe do të botohet një udhëzues për politikat në këtë fushë etj.

Projekti u hap në Gjirokastër në Prill të 2011-ës, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Ambasadores së Republikës së Gjermanisë në Shqipëri, Carola Mueller Holtkemper.

Në fund të majit u mbajt në Meçovë seminari i parë i EVAH; seminari me temën “Trashëgimia Kulturore – motor për zhvillim ekonomik”, mblodhi mes të tjerëve, 38 specialistë dhe punonjës të institucioneve më të rëndësishme ekzekutive qendrore dhe vendore të trashëgimisë kulturore nga të 4 vendet pjesëmarrëse në projekt: Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Greqia. Nga Shqipëria morën pjesë 10 përfaqësues nga institucione respektive në Tiranë, Gjirokastër e Berat. Seminari përfshinte edhe një tryezë të rrumbullakët, ku u arritën konkluzione konkrete për rolin e financimit dhe investimeve në trashëgiminë kulturore, artizanat, turizëm dhe teknologjinë informative. Seminari u organizua nga Egnatia Epirus Foundation, njeri prej 3 partnerëve të GCDO në projektin EVAH.

Një seminar i ngjashëm u organizuar në Shtator të vitit 2011, në Ohër, me temë: “Roli i artizanatit në zhvillimin ekonomik të qendrave historike”. Aktiviteti tjetër i këtij projekti do të jetë në pranverë në Prizren.

1.2 - REVATO – projekti që vendos theksin te krijimi i partneriteteve për rijetëzim.

REVATO do të zbatohet gatë 18 muajve të ardhshëm por ai është “mbjellë” në 2011-ën. Ai trajton një problem të rëndësishëm: krijimin e partneriteteve midis organizatave publike (shtetërore) të trashëgimisë kulturore (apo që kanë të bëjnë me trashëgiminë), organizatave jo-qeveritare, biznesit dhe komunitetit të pronarëve të shtëpive monument kulture në Berat e Gjirokastër. Ky projekt është në thelb një shembull i pastër i krijimit të krijimit të partneritetit publik e privat për të kaluar mospajtimet që pengojnë zhvillimet.

Përqasja e REVATO-s është e veçantë: projekti kërkon të krijojë lehtësira dhe struktura bashkëpunimi në mënyrë që partneriteti publik privat të funksionojë. Më konkretisht ajo që të arrijë të bëjë REVATO përmblidhet si më poshtë:

Kërkimi për të identifikuar pronarët e shtëpive Kërkimi në arkiva për dokumente që vërtetojnë pronësinë dhe verifikim

nëterren.

4Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (Fondacioni “Gjirokastra”) GCDO, mbështetur nga Packard

Humanities Institute. Adresa: Qafa e Pazarit, Obelisku, Gjirokastër. Tel: ++35584267077; website: www.gjirokastra.org , e-mail: [email protected]

Page 5:  · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

Krijimi i një baze të dhënash-i me të dhëna për pronarët dhe monumentet. Të gjitha të dhënat nga kërkimi do të administrohen në një database (bazë tëdhënash), e cila do tu shërbejnë institucioneve publike e private dhe

shoqatësqë do të krijohet. Lehtësimi i regjistrimit të pronave monumente kulturore të braktisura dhe

të paregjistruara. Krijimi dhe trajnimi i një shoqate të zotëruesve të ndërtimeve monument

kulture. Synohet krijimi i shoqatës për Pronarët e MK që jetojnë në qytet përkatëse por edhe në qytete të tjera. Shoqata do trajnohet dhe fuqizohet si Organizatë e Shoqërisë Civile (OSHC).

Restaurimi i 10 çative të dëmtuara në Gjirokastër dhe Berat, është një nga momentet

më kulmore të projektit, ku procesi i përzgjedhjes së çative nëpërmjet:- kontributit të specialistëve dhe institucioneve të specializuara në këtë fushë- konsiderimit dhe vlerësimit që anëtarët e shoqatës do të bëjnë në lidhje me

përcaktimin tëçative që do të kenë përparësi për restaurim. Krijimi i planeve të biznesit për rijetëzimin në shtëpi të restauruara

monument kulture nëpërmjet:- krijimit të një komiteti të biznesit- këshillimit nga një konsulent biznesi Vlerësimi reale të tregut për ndërtime monument kulture. Një kompani e pasurive të paluajtshme, bën vlerësimin real të ndërtimeve

MK. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të orientuar më mirë pronarët dhe të

interesuar të tjerë, të cilët duan të investojnë në fushën e Trashëgimisë Kulturore dhe turizmit.

Një konferencë donatorësh do të synojë të ngrejë fonde dhe të ndihmojë koordinimin

e bashkëveprimit të faktorëve publikë, privatë dhe të shoqërisë civile që mund të

kontribuojnë në rijetëzimin e Trashëgimisë Kulturore. Për më shumë informacion rreth

projektit REVATO shih www.revato.info

Grupi II: Projekte RIJETËZIMI

2.1- Hapa të reja për krijimin e muzeut Kronikë në Gur

Projekti i krijimit të Muzeut “Kronikë në gur” hyri në fazën e tij kulmore dhe finale gjatë 2011-ës. Tashmë është krijuar një draft i parë i dizajnit që përcakton pamjen që do ketë muzeu, është përcaktuar një platformë e përmbajtjes së tij dhe një koleksion fotosh dhe dokumentesh të qëmtuara nëpër arkiva kombëtare e lokale. Këto elementë përbëjnë “lëndën e parë” për grupin e punës përgjegjës për ngritjen e muzeut.

5Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (Fondacioni “Gjirokastra”) GCDO, mbështetur nga Packard

Humanities Institute. Adresa: Qafa e Pazarit, Obelisku, Gjirokastër. Tel: ++35584267077; website: www.gjirokastra.org , e-mail: [email protected]

Page 6:  · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

Kjo lëndë e parë po i nënshtrohet shqyrtimit nga specialistët dhe institucione të specializuara në Tiranë dhe Gjirokastër si dhe nga publiku lokal.

Në Gjirokastër, gjatë gjithë vitit u ndërmorën konsultime me publikun. Konsultimi i parë u bë me gazetarët lokalë në vjeshtë, për të tërhequr mendimin e tyre për gjithë fushatën e diskutimit publik dhe përmbajtjen e muzeut. Një diskutim interesant u zhvillua me fëmijët për të parë çfarë presin ata nga ky muze. GCDO në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës, që do jetë edhe administratore e muzeut, hapën kështu një fushatë masive për të ftuar publikun e gjerë të kontribuojë me sugjerime, komente apo edhe objekte për muzeun e ri.

Këshilli Kombëtar i Muzeve miratoi zyrtarisht projekt propozimin për formën e muzeut, i cili do të hapet gjatë vitit këtij viti, viti jubilar i 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare. Muzeu është një shembull i drejtpërdrejtë se si një monument kulture me kaq rëndësi si Kalaja e Gjirokastrës, mund të rijetëzohet në mënyrën e duhur dhe me përfitime për komunitetin dhe turizmin në Gjirokastër.

Foto 1: Pamje tredimensionale e Muzeut të ardhshëm

2.2 - Rijetëzimi i Shtëpive Babameto  

6Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (Fondacioni “Gjirokastra”) GCDO, mbështetur nga Packard

Humanities Institute. Adresa: Qafa e Pazarit, Obelisku, Gjirokastër. Tel: ++35584267077; website: www.gjirokastra.org , e-mail: [email protected]

Page 7:  · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

Restaurimi i shtëpive karakteristike (monument kulture) nuk është veçse hapi i parë në përpjekjet e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të ndërtuar. Eksperienca e deritanishme e GCDO-së, e vërteton këtë më së miri këtë thënie. Pas banesës Omari në pazarin karakteristik të Gjirokastrës, një shembull tjetër janë dy banesa Babameto në Qendrën Historike të Gjirokastrës. Këto dy shtëpi janë gjatë procesit të restaurimit përmes projektit të organizatës Trashëgimi Kulturore pa Kufinj (CHwB) me mbështetjen e GCDO-së, projekt disa- vjeçar midis dy organizatave.

Po çfarë do ndodhë pas restaurimit? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, GCDO ka nisur gjatë 2011-ës, hartimin e një plani të detajuar për përdorimin e shtëpive Babameto. Synimi është që këto shtëpi, monumente të kategorisë I dhe II, të transformohen në qendra për zhvillimin e kërkimeve mbi trashëgiminë dhe turizmin.

Përdorimet e ndërtesave janë parashikuar që në fazën e planifikimit të restaurimit. Qëllimi është që përdorimi i këtyre banesave të gjenerojë të ardhura të nevojshme për restaurime të tjera. Ndryshe as restaurimi as rijetëzimi nuk do kishin sukses e jetëgjatësi.

2.3 - Vendstrehimi i postëkomandës së Rrethit Gjirokastër – ose ndryshe “TUNELI”

Trashëgimia kulturore nuk “prodhohet” vetëm në një periudhë të historisë: çdo komb vazhdon të ndërtojë objekte, vlerat e të cilave ia vlejnë të ruhen dhe të përdoren. Mbase objektet më simbolike të ndërtuara gjatë komunizmit janë bunkerët dhe vendstrehimet ushtarake dhe civile. Një ndër ta, vend-strehimi i postëkomandës së Gjirokastrës, ka qenë objekt pune disa-vjeçar i GCDO-së.

7Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (Fondacioni “Gjirokastra”) GCDO, mbështetur nga Packard

Humanities Institute. Adresa: Qafa e Pazarit, Obelisku, Gjirokastër. Tel: ++35584267077; website: www.gjirokastra.org , e-mail: [email protected]

Page 8:  · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

Foto 2: pamje e një prerjeje tërthore të tunelit

Gjatë 2011-ës, u krye një matje e studim i thelluar i situatës aktuale të tunelit, u projektua një ide për shndërrimin e tunelit në një vend të vizitueshëm, në Muzeun e Konfliktit dhe Luftës së Ftohtë. Që tashmë ka shumë kërkesa nga vizitorë të huaj për ta vizituar tunelin. Në vjeshtën e

2011-ës, u pyetën banorë të Gjirokastrës të cilët përkrahën hapur dhe fort projektin. Rezultat i këtij anketimi është shumë i rëndësishëm: mbështetja e komunitetit vendor për të shndërruar një objekt të historisë së errët shqiptare, komunizmin, është një shenjë e qartë se trashëgimia mund të përdoret si për edukim, sidomos të rinisë, por edhe si një tërheqje turistike.

2.4 - Mbajtja gjallë e traditës së këngës polifonike nëpërmjet trajnimit të të rinjve gjirokastritë.

Projekti i financuar nga Fondacioni Vodafone Albania, ishte një tjetër risi për

8Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (Fondacioni “Gjirokastra”) GCDO, mbështetur nga Packard

Humanities Institute. Adresa: Qafa e Pazarit, Obelisku, Gjirokastër. Tel: ++35584267077; website: www.gjirokastra.org , e-mail: [email protected]

Foto 3: Grupi "Obelisku"

Page 9:  · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

Gjirokastrën gjatë vitit që kaloi. Projekti ishte një bashkëpunim i frytshëm i një këngëtari të njohur gjirokastrit të iso-polifonisë, Roland Çenko dhe GCDO-së. Gjatë 6 mujorit të parë të 2011-ës, 14 të rinj gjirokastritë të përzgjedhur me një konkurs ndër shkollat 9 vjeçare të Gjirokastrës, u trajnuan si të këndojnë këngët iso-polifonike. Isopolifonia shqiptare është shpallur nga UNESCO “Kryevepër e Trashëgimisë Gojore dhe jo Materiale të Njerëzimit” në vitin 2005. Pas këtij trajnimi të plotë, grupi i të rinjve, i titulluar “Obelisku” dha një koncert në Gjirokastër. Më parë ata kishin regjistruar albumin e tyre të parë të quajtur, “Zëra të Njomë nga Qyteti i Gurtë”. Ky koncert shënoi përmbylljen me sukses të plotë të projektit “Rilidhja e brezit të ri me Trashëgiminë Kulturore përmes muzikës isopolifonike”. Tani vazhdojnë përpjekjet që grupi të vazhdojë aktivitetin dhe, nën shembullin e tij, isopolifonia, e cila rrezikon të harrohet e të humbasë, të popullarizohet tek brezi i ri i qytetit.

Grupi III: Projekte te programit për zhvillimin e zejeve dhe artizanatit

Pas hapjes së Qendrës së Artizanatit dhe Inkubatorit të Qendrës në 2010-ën, aktiviteti i GCDO-së në lëmin e zejeve dhe artizanatit u intensifikua gjatë vitit të kaluar. Në fakt ka qenë programi i zejeve dhe artizanatit ai që shërbeu GCDO-së si një projekt pilot për bashkëpunimin me pronarët e shtëpive monument kulture në Gjirokastër. Përgjatë 2011-ës arritjet më të rëndësishme të programit janë:

3.1 Trajnimi i 10 të rinjve për dru dhe gur gdhendje .

Përfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan në punimin e gurit dhe drurit që janë mjeshtëritë bazë tradicionale në ndërtimin dhe restaurimin e ndërtesave karakteristike në Gjirokastër. Ky projekt synoi të sjellë kualifikim të mëtejshëm për kërkesat në rritje të tregut lokal të punës për mjeshtra restaurues si dhe për prodhues të suvenireve. Të rinjtë e trajnuar ndihen entuziastë për dijet e fituara dhe mundësitë që ata shohin për të punuar në Gjirokastër. Disa prej tyre vazhduan kualifikimin në kampe ndërkombëtare restaurimi, ndërkohë që 2 prej tyre, tashmë janë punësuar në projekte restaurimi. Një fletëpalosje dhe një shtesë në websajtin e GCDO-së shënuan përfundimin e projektit.

Gjatë projektit u përfundua edhe një laborator i punës praktike pranë shkollës së kualifikimit profesional të Gjirokastrës, e cila do të përdoret në trajnimet e ardhshme të GCDO. Projekti i u financua nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Tiranë.

9Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (Fondacioni “Gjirokastra”) GCDO, mbështetur nga Packard

Humanities Institute. Adresa: Qafa e Pazarit, Obelisku, Gjirokastër. Tel: ++35584267077; website: www.gjirokastra.org , e-mail: [email protected]

Page 10:  · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

Foto 4: Gjatë trajnimit të të rinjve në inkubatorin e artizanatit, hapur nga GCDO në 2010-ën

3.2 Përmirësimi i produkteve artizanale në Gjirokastër dhe vetë organizimi i artizaneve gjirokastrite

Në Qendrën e Artizanatit të GCDO-së u përurua në Shtator 2011, ekspozita e prodhimeve të reja mbështetur mbi traditat artizanale dhe motive gjirokastrite. Ekspozita përmbante një koleksion prej 40 modelesh të reja që përfshijnë veshje të ndryshme, aksesorë dhe zbukurime të prodhuara nga 12 artizane lokale gjatë një trajnim një mujor nën drejtimin e një dizenjatoreje të kualifikuar. Këto modele u paraqiten në një katalog dhe më pas, u bënë pjesë e një ekspozite që u hap në Tiranë në kuadrin e aktiviteteve kulturore “Ditë të Tetorit Gjerman”.

10Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (Fondacioni “Gjirokastra”) GCDO, mbështetur nga Packard

Humanities Institute. Adresa: Qafa e Pazarit, Obelisku, Gjirokastër. Tel: ++35584267077; website: www.gjirokastra.org , e-mail: [email protected]

Page 11:  · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

Foto 5: Produktet e reja të ekspozuara në shitoren e rinovuar

Projekti i zbatuar nga GCDO u mbështet nga zyra në Tiranë e Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ. Në zbatim të projektit u bë edhe një rikonceptim i plotë i tregtores së artizanatit në pazarin e Gjirokastrës, duke sjelle një ndryshim të pamjes së tij mbështetur në traditën e interierëve gjirokastrite.

Ky projekt si dhe disa projekte që janë zhvilluar 2 vitet e fundit në Qendrën e Artizanatit, kanë shënuar hapa përpara për vetorganizim e artizanëve. Duket se së shpejti do të ketë një shoqate të artizanatit edhe në Gjirokastër. Për këtë GCDO organizoi një tryezë e rrumbullakët, në kuadër të Panairit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit, me pjesëmarrjen e artizanëve nga Shqipëria dhe Kosova dhe përfaqësues të shoqatave të tyre. Në tryezën e rrumbullakët me temë “Vetorganizimi – shanse dhe sfida” u sollën përvoja të ndryshme për kooperimin për sa i përket prodhimit, zhvillimit të produktit dhe marketingun.

3.3 Panairi i V Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit në Gjirokastër

11Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (Fondacioni “Gjirokastra”) GCDO, mbështetur nga Packard

Humanities Institute. Adresa: Qafa e Pazarit, Obelisku, Gjirokastër. Tel: ++35584267077; website: www.gjirokastra.org , e-mail: [email protected]

Foto 6 dhe 7: nga ekspozita e hapur në Ambasadën Gjermane në Tiranë

Page 12:  · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

Sipas traditës 5 vjeçare, në fund të Shtatorit 2011, në Gjirokastër u zhvillua Panairi V Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit. Për 3 ditë rresht rrugët e kalldrëmta dhe pa trafik makinash të Pazarit karakteristik u mbushën me qytetarë dhe vizitorë që u njohën me punime të 120 artizanë nga gjithë Shqipëria dhe Kosova.

Panairi është aktiviteti më i madh në Shqipëri për artizanatin shqiptar që zhvillohet rregullisht prej 5 vitesh dhe siguron një mbështetje e nxitje të madhe për zhvillimin e tij. I shoqëruar gjithnjë veprimtari të tjera kushtuar trashëgimisë kulturore, Panairi gjithashtu është kthyer në një ngjarje e rëndësishme për qytetin e Gjirokastrës. Këtë vit të fundit, Panairi u shndërrua në një vend të hapur diskutimi dhe debate. Një pavijon i veçantë pasqyroi projektin për krijimin e një muzeu në kalanë e Gjirokastrës, kushtuar traditave të qytetit dhe rrethinave të tij, projekt ky që është në fazën e finalizimit të tij në prag të viti të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Pjesë e panairit ishte si zakonisht edhe pavijoni i gatimeve gjirokastrite, që janë me emër në të gjithë vendin dhe po marrin gjithnjë e më shumë vlerë si një nga asetet turistike të qytetit.

Çmimi e parë i Panairit për produktin më të mirë vajti në Mitrovicë të Kosovës për prodhimin e një fustani me motive tradicionale.

Panairi u organizua nga GCDO në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës dhe u mbështet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Grupi IV: projekte të tjera

4.1- Roli aktiv i qytetarëve në mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Ndërtuar

“Roli kyç i qytetarëve në rijetëzimin e Monumenteve të Kulturës” është projekti që GCDO zbatoi në Berat e Gjirokastër, ku ndodhen rreth 1000 monumente kulture, pjesa më e madhe në pronësi private.

Projekti u mbështet nga Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara “Kultura dhe Trashëgimia për Zhvillim Shoqëror dhe Ekonomik” dhe u financua nga Fondi Spanjoll për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit – (MDG-F). Kjo tematikë jo shumë e rrahur u trajtua përmes 2 anketimeve ku u testua perceptimi i qytetarëve për rolin dhe bashkëpunimin e tyre me entet publike dhe biznesin në mirëmbajtjen, restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të trashëgimisë së ndërtuar. Më pas u zhvilluan edhe 2 diskutime të mëdha publike në formën e një dialogu shumëplanësh mbi këtë temë.

12Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (Fondacioni “Gjirokastra”) GCDO, mbështetur nga Packard

Humanities Institute. Adresa: Qafa e Pazarit, Obelisku, Gjirokastër. Tel: ++35584267077; website: www.gjirokastra.org , e-mail: [email protected]

Page 13:  · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

Një udhëzues për përdorim masiv, që synon të informojë dhe të rritë e demokratizojë rolin e qytetarëve në restaurimin dhe rijetëzimin e trashëgimisë kulturore u botua në Tetor 2011.

Ky është projekti i parë i cili sjell së bashku qytetarët e dy qyteteve shqiptare që janë përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe ndajnë të njëjtin vend në këtë listë (dhe për pasojë të njëjtin fat) . Veprimtaritë e projektit u pasqyruan gjerësisht në dy dokumentarë që u transmetuan nga media përkatëse lokale.

Ishte ky projekt që shërbeu si bazë për përgatitjen dhe fitimin e projektit REVATO.

4.2. Promovimi i Gjirokastrës dhe sfidës për shpëtimin e saj

Në vazhdim të punës së saj për promovimin e përpjekjeve për shpëtimin e Gjirokastrës historike, GCDO ka marrë pjesë në disa aktivitete ndërkombëtare. Si pjesë e rrjetit South East Europe Heritage Network, GCDO morri pjesë në Kongresin e Europa Nostra, mbajtur në Amsterdam në qershor 2011. Europa Nostra është një organizatë pan europiane që grupon organizata të trashëgimisë kulturore nga i gjithë kontinenti. Çdo vit ata organizojnë një konkurrim për projektet më të mirë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Këtë vit për herë të parë çmimi u fitua me një projekt restaurimi nga organizata shqiptare “E ardhmja e së Shkuarës së Shqipërisë.”

GCDO u ftua në kampin veror që Universiteti i Pensilvanisë organizoi në Kotorr të Malit të Zi dhe mbajti dy leksione për sfidën në mbrojtje të Gjirokastrës, ndërsa një anëtar i stafit mori pjesë në një trajnim për zejet e restaurimit organizuar në Rumani nga Transylvania Trust. Së fundmi, GCDO u ftua të paraqesë skemën e saj inovative në bashkëpunimin me pronarët e ndërtesave historike për përdorimin apo rijetëzimin e tyre në konferencën

13Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (Fondacioni “Gjirokastra”) GCDO, mbështetur nga Packard

Humanities Institute. Adresa: Qafa e Pazarit, Obelisku, Gjirokastër. Tel: ++35584267077; website: www.gjirokastra.org , e-mail: [email protected]

Foto 8: pamje nga takimet publike të mbajtura gjatë këtij projekti

Page 14:  · Web viewPërfundoi me sukses të plotë në qershor 2011, projekti “Ringjallja e Traditave të Zejeve dhe Artizanatit në Gjirokastër”. 10 të rinj gjirokastritë u trajnuan

organizuara nga ICCROM në Romë me titull “Pjesëmarrja në vendimet për restaurim”.

14Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (Fondacioni “Gjirokastra”) GCDO, mbështetur nga Packard

Humanities Institute. Adresa: Qafa e Pazarit, Obelisku, Gjirokastër. Tel: ++35584267077; website: www.gjirokastra.org , e-mail: [email protected]