12
LIGJ Nr. 147/2015 PËR BUXHETIN E VITIT 2016 Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 158, të Kushtetutës, dhe të nenit 30, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I BUXHETI Neni l Buxheti për vitin 2016 është: Të ardhurat 418 894 milionë lekë; Shpenzimet 453 325 milionë lekë; Deficiti 34 431 milionë lekë. Ai përbëhet nga Buxheti i Shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve. Neni 2 Buxheti i Shtetit për vitin 2016 është: Të ardhurat 323 891 milionë lekë; Shpenzimet 358 322 milionë lekë; Deficiti 34 431 milionë lekë. Neni 3 Buxheti vendor për vitin 2016 është: Të ardhurat 49 569 milionë lekë; Nga të cilat: - Transferta e 13 000 milionë lekë; pakushtëzuar nga buxheti qendror - Transferta specifike 7 917 milionë lekë;

 · Web viewPaga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetë-sore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1:  · Web viewPaga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetë-sore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që

LIGJ

Nr. 147/2015

PËR BUXHETIN E VITIT 2016

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 158, të Kushtetutës, dhe të nenit 30, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDII

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU IBUXHETI

Neni l

Buxheti për vitin 2016 është:Të ardhurat 418 894 milionë lekë;Shpenzimet 453 325 milionë lekë;Deficiti 34 431 milionë lekë.Ai përbëhet nga Buxheti i Shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.

Neni 2

Buxheti i Shtetit për vitin 2016 është:Të ardhurat 323 891 milionë lekë;Shpenzimet 358 322 milionë lekë;Deficiti 34 431 milionë lekë.

Neni 3

Buxheti vendor për vitin 2016 është:Të ardhurat 49 569 milionë lekë;Nga të cilat:- Transferta e 13 000 milionë lekë; pakushtëzuar nga buxheti qendror- Transferta specifike 7 917 milionë lekë;- Fondi për Zhvillimin 9 000 milionë lekë; e RajoneveTë ardhura të tjera 19 652 milionë lekë;Shpenzimet 49 569 milionë lekë.

Neni 4Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2016 është:l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqërorTë ardhurat, gjithsej 108 180 milionë lekë;Nga të cilat:- kontributet 66 093 milionë lekë;

Page 2:  · Web viewPaga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetë-sore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që

- transferimet nga 40 975 milionë lekë; Buxheti i Shtetit- transferta për rritjen 1 112 milionë lekë; e pensioneve nga buxhetiShpenzimet 108 180 milionë lekë.Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetë-sore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i Ministrave përcakton masën e kontributit për personat e vetëpunësuar në bujqësi, si dhe të kategorive të veçanta të personave të vetëpunësuar, duke mbuluar nga Buxheti i Shtetit diferencën midis këtyre kontributeve me masën e kontributit të përcaktuar për personat e vetëpunësuar në qytet. Për vitin 2016, teprica ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, sipas degëve të sigurimit shoqëror dhe programeve të tjera të veçanta e suplementare, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.2. Skema e sigurimit suplementarTë ardhurat, gjithsej 5 169 milionë lekë;Nga të cilat:- kontributet 778 milionë lekë;- transferimet nga 4 333 milionë lekë; Buxheti i Shtetit- fondi për rritjen e 58 milionë lekë; pensioneveShpenzimet 5 169 milionë lekë.Shpenzimet administrative, si pjesë e shpenzimeve totale për skemën e sigurimeve shoqërore, janë jo më shumë se 2 130 milionë lekë dhe ndahen sipas skemave në proporcion me shpenzimet e drejtpërdrejta.

Neni 5

Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2016 është:Të ardhurat, gjithsej 36 244 milionë lekë;Nga të cilat:- kontributet dhe të 10 630 milionë lekë; tjera- transferimet nga 25 614 milionë lekë; Buxheti i ShtetitShpenzimet 36 244 milionë lekë.Fondi për shërbimin spitalor detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 6

Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2016 është:Të ardhurat, gjithsej, 3 000 milionë lekë;Nga të cilat:- të ardhura të tjera 1 000 milionë lekë;- transferimet nga 2 000 milionë lekë; Buxheti i ShtetitShpenzimet 3 000 milionë lekë.

Neni 7

Përdorimi dhe investimi i fondit rezervë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet sipas dispozitave ligjore në fuqi.

KREU IIBURIMET PËR MBËSHTETJEN E SHPENZIMEVE TË BUXHETIT TË SHTETIT

Neni 8

Të ardhurat e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:Grantet 13 000 milionë lekë;Të ardhurat tatimore 282 211 milionë lekë;

Page 3:  · Web viewPaga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetë-sore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që

Të ardhurat jotatimore 28 680 milionë lekë.

Neni 9

Kufiri i financimit të deficitit të Buxhetit të Shtetit dhe huamarrjes totale nga burime të brendshme dhe të huaja është 34 431 milionë lekë. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.Të ardhurat nga privatizimi, që mund të krijohen gjatë vitit 2016, përdoren jo më pak se 50 për qind për uljen e borxhit publik dhe pjesa tjetër përdoret, me vendim të Këshillit të Ministrave, për rritjen e kufirit të shpenzimeve kapitale, e cila, automatikisht, rrit kufirin e deficitit të Buxhetit të Shtetit, të përcaktuar në nenet 1 dhe 2 të këtij ligji.

KREU IIISHPENZIMET E BUXHETIT TË SHTETIT

Neni 10

Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:Shpenzime të buxhetit350 322 milionë lekë; qendrorFondi rezervë dhe 3 000 milionë lekë; kontingjencaHuadhënie për 5 000 milionë lekë. energjinëKufiri i shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion, në nivel programi, për shpenzime korrente dhe kapitale është sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Fondi prej 4 miliardë lekësh nga shpenzimet kapitale do të përdoret gjatë vitit 2016 kundrejt arkëtimit të të ardhurave nga dividenti në të njëjtën masë.Në tabelat 1/1 dhe 1/2 janë kufijtë e shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion, në nivel programi, për shpenzime korrente dhe kapitale, përkatësisht për vitet 2017 dhe 2018. Përjashtimisht, transferta e pakushtëzuar e pushtetit vendor miratohet vetëm për vitin 2016.Këshilli i Ministrave vendos norma dhe standarde financiare për shpenzimet publike, të cilat janë të detyrueshme për t'u zbatuar nga të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme.

Neni 11Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 81 147 veta. Numri maksimal i punonjësve për çdo ministri dhe institucion qendror, i dhënë në tabelën 2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, detajohet nga ministritë dhe institucionet qendrore, në përputhje me strukturat e miratuara për çdo institucion varësie. Këshilli i Ministrave mund të rishpërndajë numrin e punonjësve ndërmjet institucioneve të përmendura në tabelën 2, në rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja.Numri rezervë, i parashikuar në tabelën 2, përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për krijimin e institucioneve të reja. Këshilli i Ministrave përcakton numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme për çdoministri dhe institucion qendror. Fondi i veçantë i institucioneve buxhetore prej 400 milionë lekësh shpërndahet dhe përdoret me miratimin e Ministrit të Financave dhe sipas procedurave që përcaktohen me udhëzim të tij.Për vitin 2016 nuk miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit, të përllogaritur sipas strukturës së miratuar, me përjashtim të institucioneve të reja.Ky përcaktim përfshin edhe ato struktura, në të cilat paga për funksion jepet ose është sipas gradës përkatëse, ku çdo rritje në gradë do të bëhet efektive vetëm nëse nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë në koston e përllogaritur sipas gradave të miratuara.

Neni 12

Page 4:  · Web viewPaga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetë-sore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që

Paga e Presidentit të Republikës është 257 000 lekë në muaj.

Neni 13

Fondi rezervë i buxhetit prej 1 000 milionë lekësh përdoret nga Këshilli i Ministrave për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore. Fondi i kontingjencës prej 2 000 milionë lekësh përdoret nga Këshilli i Ministrave për ekzekutimin e pagesave për detyrime ndërkombëtare, si dhe për shtimin e financimeve mbi fondet e miratuara të programeve ekzistuese.

Neni 14

Buxheti i pushtetit gjyqësor administrohet nga zyra e administrimit të buxhetit gjyqësor, në mbështetje të ligjit nr. 8363, datë 1.7.1998, "Për krijimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor". Bordi i kësaj zyre bën shpërndarjen e fondeve buxhetore nga programi i buxhetit gjyqësor sipas tri niveleve të këtij pushteti.

Neni 15

Transfertat e pakushtëzuara, që buxheti qendror ia transferon pushtetit vendor, përfshijnë fondet për përballimin e veprimtarive dhe të funksioneve që përcaktohen në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Transfertat e pakushtëzuara shpërndahen ndërmjet njësive të pushtetit vendor, sipas formulës së paraqitur në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Shuma e transfertës së pakushtëzuar dhe specifike për çdo njësi të pushtetit vendor paraqitet në tabelën 3, që i bashkëlidhet këtij ligji.Fondi rezervë nga totali i transfertës së pakushtëzuar përdoret nga Ministria e Financave, në përputhje me kriteret e përcaktuara në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Fondi për zhvillimin e rajoneve shpërndahet sipas aneksit 3, që i bashkëlidhet këtij ligji.Fondet për funksionet e reja të transferuara në bashkitë shpërndahen sipas aneksit 4, që i bashkëlidhet këtij ligji.Këshilli i Ministrave, brenda muajit janar 2016, nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ndan e detajon fondin dhe numrin e punonjësve për drejtoritë e bujqësisë, midis pushtetit qendror dhe bashkive. Këto fonde i shtohen transfertës specifike në tabelën 3 të këtij ligji.Këshilli i Ministrave detajon sipas bashkive fondin për investime për funksionin e ujitjes dhe kullimit parashikuar ne tabelën 3 bashkëlidhur këtij ligji. Shpërndarja e këtij fondi reflektohet në transfertën specifike në tabelën 3 të këtij ligji.Bashkitë, duhet të përdorin jo më pak se 40 për qind të transfertës së pakushtëzuar, sipas tabelës 3, për investime publike,Personeli administrativ i këshillit të qarkut nuk mund të jetë më shumë se 10 veta.Fondet që, sipas këtij neni, u vihen në dispozicion njësive të qeverisjes vendore, fondet e tjera që, me akte të tjera ligjore dhe nënligjore, u kalojnë njësive të qeverisjes vendore, si dhe me vendimet e këshillave bashkiakë dhe të qarqeve, që kanë lidhje me përdorimin e fondeve buxhetore, bëhen publike.

Neni 16

Fondet e Buxhetit të Shtetit për arsimin e lartë shpërndahen në formën e grantit. Form ula për ndarjen e grantit jepet në aneksin 5, që i bashkëlidhet këtij ligji. Kriteret për përdorimin e granteve konkurruese në arsimin e lartë janë të njëjta me ato të përcaktuara në aneksin 3, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 17

Kufiri i shpenzimeve, sipas tabelës l, që i bashkëlidhet këtij ligji, mund të rishpërndahet gjatë vitit ndërmjet programeve brenda të njëjtit institucion buxhetor apo ndërmjet programeve të institucioneve të ndryshme nga Këshilli i

Page 5:  · Web viewPaga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetë-sore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që

Ministrave deri në masën 10 për qind të shumës së përgjithshme të shpenzimeve korrente apo shpenzimeve të përgjithshme kapitale, duke ruajtur totalin e shpenzimeve korrente dhe kapitale. Bëjnë përjashtim nga ky rregull shpenzimet që përfshihen në Fondin për Zhvillimin e Rajoneve dhe shpenzimet, të cilat do të kalojnë përkatësisht nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave në pushtetin vendor, të cilat mund të transferohen nga një program në tjetrin apo në pushtetin vendor pa kufizim.

Neni 18

Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2016, është 38 031 milionë lekë, i dhënë me hollësi, si më poshtë:- Për huamarrjen e brendshme vjetore deri në 20 979 milionë lekë.- Për huamarrjen neto për financimin e projekteve të huaja deri në - 548 milionë lekë.- Për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, deri në 3 600 milionë lekë.- Për mbështetjen e huaj buxhetore nga institucionet ndërkombëtare dhe nga burime të tjera deri në 14 000 milionë lekë.- Stoku i borxhit shtetëror (pa përfshirjen e detyrimeve të prapambetura) vlerësohet të arrijë në 1 105 514 milionë lekë, i dhënë me hollësi, si më poshtë:- Stoku i borxhit shtetëror vlerësohet të arrijë në 1 034 222 milionë lekë.- Stoku i borxhit të garantuar vlerësohet të arrijë në 71 293 milionë lekë.

Neni 19

Ngarkohet Ministria e Financave të nxjerrë udhëzime për zbatimin e këtij ligji.

Neni 20

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2016.

Miratuar në datën 17.12.2015

Shpallur me dekretin nr.9376, datë 24.12.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Page 6:  · Web viewPaga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetë-sore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që
Page 7:  · Web viewPaga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetë-sore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që
Page 8:  · Web viewPaga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetë-sore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që
Page 9:  · Web viewPaga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetë-sore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që
Page 10:  · Web viewPaga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetë-sore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që