25
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government MINISTRIA E DREJTËSISË MINISTARSTVO PRAVDE MINISTRY OF JUSTICE RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KODIN PENAL REPUBLIKËS KOSOVËS Korrik 2018

konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of KosovoQeveria - Vlada - Government

MINISTRIA E DREJTËSISË

MINISTARSTVO PRAVDE MINISTRY OF JUSTICE

RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KODIN PENAL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Korrik 2018

Page 2: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

Hyrje

Hartimi i Kodit Penal të Republikës së Kosovës është paraparë në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë, respektivisht Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2018.

Respektivisht lidhur me sektorin e Sundimit të Ligjit është paraparë rishikimi dhe miratimi i Legjislacionit Penal qe ka për qëllim forcimin dhe konsolidimin e mëtejmë të institucioneve gjyqësore të pavarura dhe efikase në luftimin e dukurive negative si korrupsioni dhe krimi i organizuar, parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe sigurimin e qasjes së drejtë dhe efektive në sistemin e drejtësisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Vlen të ceket se në draftin e Kodit Penal përveç amendamenteve të shumta teknike, të cilat do ta bëjnë punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës më efektive, nga propozimet për ta ndryshuar Kodin Penal, vihen në pah dhe dispozita të reja qe kanë të bëjnë me parandalimin, hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin, duke përfshirë shpëlarjen e parave, dhe krimit financiar, konfiskimin dhe kthimin e aseteve, parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e trafikimit të qenieve njerëzore, duke përfshirë shfrytëzimin seksual të fëmijëve si dhe financimin e terrorizmit, në pajtim me acquis të BE-së.Kodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit, si dhe të humanizmit, si dhe është hartuar në përputhje me standardet evropiane dhe shënon një hap përpara në reformimin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Hartimi i Kodit Penal është bërë nga Grupi Punues i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë si dhe është mbështetur nga ana e ekspertëve nga Ambasada Amerikane.Vlen të ceket se grupi punues ka qenë gjithëpërfshirës si: profesor të Universitetit nga fusha penale, gjyqtar, prokuror, përfaqësues nga policia, avokat, përfaqësues nga shoqëria civile , përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga OSBE-ja, përfaqësues nga EULEX-i, përfaqësues nga UNICEF-i, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor , etj.

Finalizimi i draft Kodit Penal është pasuar nga procesi i konsultimit i cili është bërë në formë elektronike. Për shkak të rëndësisë qe ka Kodi Penal dhe bazuar në nenin 7 paragrafi 3 nën paragrafi 3.3 të Rregullores së Punës së Qeverisë nr. 09/2011, me kërkesë në zyre të Kryeministrit është shkurtuar afati i konsultimeve me publikun në tetë (8) ditë.

2

Page 3: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

Mundësia për të dhënë komente ka qenë e hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për ekspertë të ndryshëm përmes platformës elektronike te publikuar në Web faqen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Konsultimi i draft Kodit Penal është bërë ne pajtim të plotë me Rregulloren Nr.05/2016 për standardet minimale për procesin e konsultimit publik.

Ecuria procesit të konsultimit

Kodi Penal i Republikës së Kosovës është publikuar për konsultim me publikun në platformën elektronike për konsultimet me datë 6/3/ 2018 dhe ka qenë e hapur për komente deri me datë 13/3/2018. Sipas Rregullores për standardet minimale të konsultimit publik, Draft i Kodit Penal është publikuar së bashku me Dokumentin e Konsultimit i cili në formë të shkurtër ka paraqitur informatat e përmbledhura për Kodin Penal, qëllimet, objektivat, opsionet dhe hapësirën për konsultim, informatat për hapat pas përfundimit të procesit të konsultimit etj.

Përveç publikimit të dokumenteve për konsultim, Ministria e Drejtësisë ka dërguar me shkrim në mënyrë elektronike draftin e Kodit Penal për konsultim tek institucionet publike (të përfshihen kategoritë e palëve të interesit) p.sh. zyra e BE-së, OSBE-ja, policia, Zyra e Presidentit, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor , Ministria e Financave etj.

Konsiderohet se konsultimi me shkrim dhe përmes platformës elektronike, kanë qenë mjet i përshtatshëm për të marrë të gjitha kontributet nga ana e palëve të interesit.

Metodat e Konsultimit Datat/kohëzgjatja Numri i pjesëmarrësve/kontribuesve

Konsultimet me shkrim / në mënyrë elektronike;

8 ditë pune 8 pjesëmarrës

Publikimi në ueb faqe/Platforma elektronike

8 ditë pune 8 pjesëmarrës

Punëtoritë me nëngrupet

Takimi i nëngrupit për krim të organizuar, narkotikë dhe korrupsion,

10 tetor 2017 6 pjesëmarrës

3

Page 4: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

Takimi i nëngrupit për Veprat kundër Integritet Seksual, Martesës dhe Familjes, dhe Jetës dhe Trupit,

Takim i nëngrupi për Mjedisin, Shërbimet Komunale dhe Krimet e Pasurisë,

Takimi i nëngrupit të veçantë për Kodin e Procedurës Penale lidhur me Sekuestrimin dhe Konfiskimin,

11 tetor 2017

12 tetor 2017

13 tetor 2017

7 pjesëmarrës

6 pjesëmarrës

5 pjesëmarrës

Punëtoritë me grupin e madh punues

14- 15 korrik 2017

22- 23 shtator 2017

29 -30 shtator 2017

21-23 nëntor 2017

29- 30 nëntor 2017

8 - 9 dhjetor 2017

25 pjesëmarrës

22 pjesëmarrës

30 pjesëmarrës

25 pjesëmarrës

30 pjesëmarrës

27 pjesëmarrës

Takimet sy në sy: Takim me përfaqësues

nga Zyra e BE- së Takim me përfaqësues

nga Ministria e Ambientit

Takim me përfaqësues nga Ministria e MF

Takim me përfaqësues nga Dogana

Takim me përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës

14 Shtator 2017

6 Mars 2018

7 Mars 2018

9 Mars 2018

2 pjesëmarrës

4 pjesëmarrës

4 pjesëmarrës

7 pjesëmarrës

4

Page 5: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

Përmbledhje e kontributeve të pranuara gjatë procesit të konsultimit

Kontributet për draft Kodin Penal janë dhënë me shkrim nga palët e interesit përmes komunikimit të drejtpërdrejtë nga ana e palëve të interesit, d.m.th përmes e-mail-it. Përmes e-mail-it janë dhënë propozime relevante nga Zyra e BE-së, OSBE-ja, UNICEF, Zyra e Presidentit, Zyra Ligjore e Kryeministrit, Policia, OJQ-të, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor , Ministria e Financave etj.

Çështje tjera

Të gjitha kontributet e pranuara janë shqyrtuar veç e veç nga Zyra Ligjore , kabineti i Ministrit dhe Eksperti nga Ambasada Amerikane. Të gjitha kontributet e pranuara janë shqyrtuar veç e veç, ndërsa raporti i detajuar për komentet e pranuara, kontribuuesit dhe statusin e kontributeve janë paraqitur në formë të plotë ne shtojcën nr. 1 të këtij raporti.

Hapat e ardhshëm

Draft Kodi Penal është finalizuar, dhe është miratuar në Qeveri me datën 13 Prill 2018.

5

Page 6: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

Shtojca – tabela e detajuar me informatat për kontribuuesit, arsyetimet për përgjigjet e pranuara dhe të refuzuara.

Koncept Dokumenti për zhvillim rajonalTEMAT E KONSULTIMIT DHE SHQYRTIMI i OPCIONEVETemat e konsultimit

Komentet Kush ka komentuar

Statusi i Komenteve- pranuar, pjesërisht pranuar, nuk është pranuar

Komente (komentimi për pranimin pjesërisht dhe mos pranimit te komenteve është i detyrueshëm)

TEMA 1: Mundësimi dhe detyrimi në prositucion dhe ofrimi i lokaleve për prositucion

1.Te vepra penale e Mundësimit ose Detyrimit në Prostitucion” të hiqet Detyrimit , sepse detyrimi në prostitucion të dërgon te vepra penale e Trafikimit me Njerëz, pra te mbetet vetëm “Mundësim në Prostitucion”

2.Një nga format e shfrytëzimit te vepra penale e trafikimit me njerëz është edhe shfrytëzimi në prostitucioni (neni 165 par. 6.1, 6.2)  dhe kur kemi të bëjmë me fëmijë (nën moshën 18 vjeqare) vetëm veprimi me qëllim të shfrytëzimit konsiderohet Trafikim me Njerëz edhe nëse nuk përdoret asnjë nga mjetet (shih nenin 165 par. 6.4) Andaj propozojmë  që paragrafet 3, 4 dhe 5  të nenit 234 të hiqen sepse këto i zavendëson neni 165 i Trafikimit me Njerëz.

3.Propozim i njejtë për heqjen e paragrafëve ku janë në pyetje fëmijët është edhe te vepra penale e “Ofrimi i Lokaleve për Priostitucion” neni 235, dhe të shtohen paragrafët si:

a).Nëse vepra penale është kryer në objekte biznesi si

Policia e Kosovës

Nuk Pranohet

Nuk Pranohet

Nuk Pranohet

Propozimi për ndryshimin e tillë është refuzuar sepse grupi punues nuk është pajtuar që te fshihet fjala detyrim siç pretendon propozuesi.

Propozimi për ndryshimin është refuzuar sepse paragrafët 3,4, 5 te Nenit 234 nuk mbulohen nga Neni 165 siç pretendon propozuesi.

Propozimi për shtimin e paragrafëve te ri në nenin 235 është refuzuar sepse nuk mund të krijohet një prezumim penal i pashprehur në Ligjin Penal.

6

Page 7: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

hotele, motele, sallone të masazhava, apo biznese tjera që ofrojnë shërbime të ngjashme, e që nuk e kanë bërë regjistrimin e vizitorëve sipas ligjeve dhe rregulloreve për mbajtje të atij biznesi, konsiderohet se pronari apo përgjegjësi i atij biznesi ka qene në dijeni dhe dënohet sipas këtij neni. (235)

b).Në raste kur lokalet kanë vepruar si biznese për të ofruar ndonjë shërbim por në atë lokal/biznes janë ofruar shërbime të prostitucionit,  ai biznes duhet të mbyllet menjëherë me vendim të gjykatës.

4 .Propozojm qe ne nenin 371 te Kodit Penal pasi qe mungon pasoja ne vend te 0.50g/kg te jete  mbi 1,50 g/kg, respektivisht me sasi përkatëse në miligram për litër të ajrit të  nxjerrë.

Nuk pranohet Refuzohet propozimi i tillë pasi qe limiti është jashtëzakonisht i lartë.

7

Page 8: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

TEMA2:Zbatimi i ligjeve penale të Republikës së Kosovës ndaj veprave të caktuara penale të kryera jashtë territorit të Republikës së Kosovës

1. Neni 108, nën paragrafi 1.1 parasheh për një juridiksion ekstra territorial për një numër të veprave të caktuara. Megjithatë, ai nuk mbulon akte të ndryshme të korrupsionit të numëruara në Kodin Penal. Prandaj, rekomandohet të shtohet një paragraf i ri 1A:"1A. Ligjet penale të Republikës së Kosovës zbatohen për çdo person që është shtetas i Republikës së Kosovës dhe që kryen vepër penale të parapare në nenet 309-310 dhe nenet 420-423 jashtë territorit të Republikës së Kosovës pavarësisht nëse veprimi në fjalë është gjithashtu i dënueshëm në vendin e kryerjes së tij. "

Zyra e BE-së

Pranohet

8

Page 9: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

TEMA 3. Dhuna në familje

1.Rekomandohet të ndryshohet neni 248 si vijon:Kushdo që kryen dhunë fizike, psikologjike ose ekonomike ose keqtrajtim me qëllimin për të shkelur dinjitetin e një personi tjetër brenda një marrëdhënieje familjare dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

2.Te hartohet nje kapitull i vecante per dhunen ne familje ku do te definoheshin saktesisht te gjitha aktet e dhunes ne familje dhe te kodifikohen te gjitha nenet e kodit penal te tanishem ne kete kapitull. Ne rastet kur mungojne definicionet e akteve te dhunes duhet perfshire kerkesat e konventes se stambollit.

Zyra BE-së

UN-Woman

Pranohet

Nuk Pranohet

Propozimi për shtimin e kapitullit të ri per dhunën në familje është diskutuar ne grup te gjërë dhe ka ardh si përfundim se propozimi cili është pranuar i mbulon shqetësimet e ngritura.

TEMA 4: Shmangia nga tatimi, dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin

1.Kushdo qe me qëllim që ai apo personi tjetër të fsheh apo t’i shmanget, pjesërisht apo tërësisht, pagesës së tatimit, apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, apo i shmanget tatimit duke përfituar rimbursimet tatimore apo kreditë tatimore të pajustifikuara, jep të dhëna të pavërteta për të ardhurat apo nuk i përfshin të dhënat lidhur me të ardhurat e tij, gjendjen ekonomike apo fakte të tjera, ose përndryshe ofron informata false relevante për vlerësimin e detyrimeve të tilla, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në katër (4) vjet.

2. Kushdo që jep deklaratë të rrejshme ose përdor

MF Pranohet

9

Page 10: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

dokument të rrejshëm, përfshirë por pa u kufizuar në faturë fiktive, kur paraqitja e deklaratës apo dokumentit të vërtetë kërkohet me ligj, ose kushdo që nuk lëshon dokumentin lëshimi i të cilit kërkohet me ligj, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. 3.Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin numër të madh të dokumenteve, ose nëse vepra penale është kryer për të shmangur pagesën e tatimit prej pesëmbëdhjetë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

4 .Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon shumën prej pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

5. Personi i cili kryen veprën nga paragrafi 1 i këtij neni për herë të parë, kur shuma e detyrimeve doganore nuk tejkalon shumën prej pesëqind (500) Euro, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

6.Mallrat nga paragrafi 1., 2. ose 3 i këtij neni konfiskohen. Nëse mallrat nuk mund të gjinden ose për ndonjë arsye tjetër nuk mund të konfiskohen, paguhet ekuivalenti i shumës së mallrave.

7.Mjetet e transportit apo mjetet për bartjen e mallrave

MF

MF

MF

MF

MF

Pranohet

Pranohet

Pranohet

Pranohet

Pranohet

10

Page 11: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

të cilat janë përdorur për transportimin e mallrave nga paragrafi 1., 2. ose 3 i këtij neni mund të konfiskohen.

TEMA 5:Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga Komuniteti Ndërkombëtar

1.Kushdo që qëllimisht përdor ose paraqet deklarata apo dokumente të rrejshme, të pasakta apo jo të plota dhe si rezultat i këtij veprimi pranon ose merr fonde në mënyrë të kundërligjshme nga Komuniteti Evropian, Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose cilido vend i huaj, ose nga ndonjë agjenci apo entitet që vepron në emër të Komisionit Evropian, Kombeve të Bashkuara, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose cilitdo vend të huaj, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

2.Kushdo që fsheh të dhëna në shkelje të detyrimit të posaçëm për zbulimin e të dhënave të tilla dhe si rezultat i kësaj pranon apo mban në mënyrë të kundërligjshme fonde nga Komuniteti Evropian, Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose cilido vend i huaj, ose nga ndonjë agjenci apo entitet që vepron në emër të Komisionit Evropian,

OSBE

OSBE

Pranohet

Pranohet

Pranohet

11

Page 12: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

Kombeve të Bashkuara, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose cilitdo vend të huaj, dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. 3.Kushdo që përdor fondet nga Komuniteti Evropian, Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose cilido vend i huaj, ose nga ndonjë agjenci apo entitet që vepron në emër të Komisionit Evropian, Kombeve të Bashkuara, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose cilitdo vend të huaj për tjera qëllime nga ato për të cilat janë dhënë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet.

OSBE

12

Page 13: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

TEMA 6. Falja e personave

Neni 105 (1) i Draft Kodit Penal të riformulohet si në vijim: “Me falje dhe në pajtim me Ligjin për Falje, personave të caktuar emrat e të cilëve saktësohen u jepet lirimi i plotë ose i pjesërishëm nga ekzekutimit i dënimit”.Neni 105 (2) i Draft Kodit Penal të fshihet, ngase kjo dispozitë e kufizon Presidentin e Republikës në shpalljen individuale të faljes për personat e dënuar, për më tepër nëse nuk fshihet kjo dispozitë ligjore, Falja do të varet edhe me tutje nga procesi i lirimit me kusht, edhe pse Falja është kompetencë kushtetuese e Presidentit, ku në nenin 84 (29) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcaktohet se: “Presidenti i Republikës së Kosovës: shpall falje individuale, në pajtim me ligjin”,.

Zyra e Presidentit

Nuk pranohet. Ky propozim është diskutuar disa here mirëpo nuk ka gjet konsensus nga

grupi punues.

13

Page 14: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

TEMA 7. Ndërtimet pa leje

1.Kur organi kompetent ka lëshuar vendim për ndalim të punimeve dhe personi nga paragrafi 1 dhe 2 vazhdon me ndërtim, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

2. Nëse vepra nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet në pronë publike apo shtetërore, në pronën e tjetrit, në zonat e mbrojtura, zonat e veçanta, zonat e veçanta të mbrojtura, zonat me interes të veçantë ekonomik, zonat sanitare për përdorimin e ujit ose zonat e mbrojtur për qëllime strategjike, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

3.Personi përgjegjës i cili me rastin e projektimit, mbikëqyrjes apo kryerjes së ndonjë ndërtimi apo të punëve ndërtimore ose përfundimit të punëve ndërtimore, vepron në shkelje të ligjit apo në kundërshtim me standardet profesionale përgjithësisht të pranuara ose në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit ose çertifikatës së përdorimit, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

MMPH

MMPH

MMPH

Pranohet

Pranohet

Pranohet

14

Page 15: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

TEMA 8.Dhuna dhe Kanosja

1.Të përkufizohet termi “papërballueshëm”, qoftë këtu qoftë në kuadër të pjesës së përkufizimeve në nenin 113.

Termi “i papërballueshëm” i përdorur në Nenin 14 nuk është përkufizuar ligjërisht. Prandaj, për hir të qartësisë juridike, sugjerojmë që të përkufizohet dhe qartësohet kuptimi ligjor i termit “i papërballueshëm.

OSBE

Nuk pranohet

Ky propozim është diskutuar në grupin e gjere, mirëpo askush nga grupi nuk ka vërejtur ndonjë problem në përdorimin e këtij termi.

15

Page 16: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

TEMA 9.Keqtrajtimi i kafshëve dhe Ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve

1.Në kapitullin XXVII propozohet që të shtohet një nen që sanksionon të gjithë personat të cilët keqtrajtojnë kafshët duke i përdorur për luftëra, testime të shpejtësisë dhe fuçisë, me ç’rast kafsha mund të pësojë dhembje, lëndime apo ngordhje. Shumë studime shkencore kanë arritur në konkludim se njerëzit që i keqtrajtojnë kafshët kanë më shumë prirje për të kryer vepra kriminale ku viktimat janë njerëz të pafajshëm. Fenomeni i maltretimit në formë të abuzimit fizik (rrahje, therrje, futje në luftë) dhe psiqik (mos ushqyerje, mbajtje në zinxhir të ekspozuar ndaj elementeve në qiell të hapur) të kafshëve të buta, është në nivel shqetësues. Duke marrë parasysh këtë, propozojmë që neni si në vijim të futet në Kodin Penal:

“Parandalohet çfarëdo keqtrajtimi i kafshëvë shtëpiake dhe endacake dhe organizimi i garave në të cilat testohet shpejtësia apo fuçia e kafshës, me ç’rast kafsha mund të pësojë dhembje, lëndime apo ngordhje.Veprat të cilat janë në kundërshtim me këtë nen, janë të dënushme me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj”

ZKM Pranohet

16

Page 17: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

TEMA10. Sanksionet për krime ndaj të miturve

Të shtohet një nen i ri si në vijim:Sanksione për krimet ndaj fëmijës1.Ndëshkimet e parapara për cilëndo nga veprimet e përcaktuara si vepra penale të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi, duhet të jenë strikte dhe në përpjesëtim me ato të parashikuara për vepra penale krahasimisht të rënda.

2.Çdo përpjekje për t'u angazhuar në cilëndo nga veprimet e ndaluara nga ky ligj, do ti nënshtrohet dënimit sipas legjislacionit në fuqi.

3. Çdo subjekt që merr pjesë përmes prokurimit, lehtësimit, vëzhgimit, lejimit ose që ndihmon apo nxit në ndonjë mënyrë tjetër kryerjen e çfarëdo vepre të ndaluar nga kylegjislacioni në fuqi, do t’i nënshtrohet dënimit sipas këtij Kodi;

4. Ndëshkime shtesë do të zbatohen në rastet që përfshijnë rrethana të rënda, duke përfshirë rastet kur: 4.1Fëmija pëson lëndime fizike të rënda dhe/ose afatgjata ose trauma psikologjike si pasojë e veprës penale;

4.2.Vepra me dashje ose me neglizhencë të madhe e rrezikon jetën e fëmijës ose çon në vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës;

4.3.Fëmija është veçanërisht i ndjeshëm nga vepra penale si p.sh. fëmijët shumë të vegjël,me aftësi të kufizuara, fëmijët e emigrantëve;

ZKM Nuk pranohet

Ky propozim nuk pranohet pasi qe çështje e tilla mbulohet nga Kodi i Drejtësisë për të mitur.

17

Page 18: konsultimet.rks-gov.net · Web viewKodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë

4.4. Vepra kryhet në baza të rregullta ose nga një grup i organizuar ose nga një recidivist;

4.5.Vepra kryhet nga një person në një pozitë të besuar ose të autoritetit në lidhje me fëmijën ose një person i cili është ligjërisht përgjegjës për fëmijën si prindërit, kujdestarët ose çfarëdo personi tjetër;

4.6.Kryerja e çdo akti e ndaluar sipas legjislacionin ne fuqi e cila realizohet me anë të kërcënimeve, dhunës, formave të tjera të shtrëngimit ose duke përfituar nga një situatë e domosdoshme ose cenueshmëri tjetër specifike e fëmijës;

4.7.Vepra penale ka natyrë ndërkombëtare

4.8. Në kryerjen e veprës përdoren armë, ilaçe ose medikamente

18