33

Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

Vlerësimi Institucional i Institucioneve

të Arsimit të Lartë në Shqipëri

Raporti i “Universitetit Polis” Korrik 2017

Page 2: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm:

1 Kevin Kendall Kryetar

2 Janthia Taylor Anëtare

3 Gjergj Thomai Anëtar

Datë: 3 deri në 4 qershor 2017

Page 3: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

Përmbajtja Rreth këtij vlerësimi ............................................................................................................... 1

Konteksti i këtij vlerësimi ....................................................................................................... 2

Raport i përmbledhur ............................................................................................................ 3

Përmbledhje e gjetjeve .......................................................................................................... 5

Raporti i detajuar ................................................................................................................... 7

Fusha e Vlerësimit 1: Organizimi dhe Menaxhimi i tij ............................................................ 7

Fusha e Vlerësimit 2: Burimet ............................................................................................. 11

Fusha e Vlerësimit 3: Kurrikula ........................................................................................... 15

Fusha e Vlerësimit 4: Mësimdhënia, Mësimnxënia, Vlerësimi dhe Kërkimi .......................... 20

Fusha e Vlerësimit 5: Studentët dhe Mbështetja e tyre ....................................................... 24

Lista e dokumenteve ........................................................................................................... 28

Page 4: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

1

Rreth këtij vlerësimi

Qëllimi kryesor i Vlerësimit Institucional është të vlerësojë se në çfarë shkalle institucionet e

arsimit të lartë (IAL-të) përmbushin Standardet Shtetërore të Cilësisë në Shqipëri, që hynë

në fuqi në vitin 2011. Vlerësimi Institucional është procesi i vlerësimit nga grupi i ekspertëve

të vlerësimit, që përbëhet nga një ndërthurje e ekspertëve nga Mbretëria e Bashkuar, të

caktuar nga QAA-ja dhe të ekspertëve shqiptarë, të caktuar nga APAAL-i. Grupi i vlerësimit

drejtohet nga një ekspert i QAA-së.

Raportet përkatëse nuk shërbejnë vetëm për akreditimin institucional, që mbështetet në

shkallën e përmbushjes së Standardeve nga IAL-të, por edhe për t’iu ofruar IAL-ve, qeverisë

shqiptare, publikut dhe studentëve informacion për mënyrën se si IAL-të përmbushin

Standardet. Ky raport i ndihmon gjithashtu IAL-të të identifikojnë prioritetet që kanë nevojë

për përmirësim (procesi që ofruesit e arsimit të lartë zbatojnë për përmirësimin sistematik të

cilësisë së ofrimit dhe mënyrave për mbështetjen e të nxënit të studentëve).

Standardet Shtetërore të Cilësisë në Shqipëri janë grupuar në pesë kapituj, Fusha Vlerësimi:

Organizimi dhe Menaxhimi i tij; Burimet; Kurrikula; Mësimdhënia, Mësimnxënia, Vlerësimi

dhe Kërkimi; si dhe Studentët dhe Mbështetja e tyre.

Ky raport identifikon karakteristikat e praktikës së mirë, rekomandimet, pohimet e veprimeve

në zhvillim e sipër dhe dobësitë për çdo Fushë Vlerësimi, duke përfshirë gjykimin se në

çfarë niveli IAL-ja i përmbush Standardet. Format e gjykimit që ekspertët mund të japin janë:

Standardet janë përmbushur plotësisht; Standardet janë përmbushur kryesisht; Standardet

janë përmbushur pjesërisht; ose Standardet nuk janë përmbushur.

Në fund, ekspertët do ta përmbyllin punën e tyre duke i rekomanduar Këshillit të Akreditimit

të APAAL-it një gjykim të përmbledhur. Gjykimi i përmbledhur është një nga katër nivelet e

mëposhtme:

Standardet Shtetërore të Cilësisë janë përmbushur

Standardet Shtetërore të Cilësisë janë përmbushur kryesisht

Standardet Shtetërore të Cilësisë janë përmbushur pjesërisht

Standardet Shtetërore të Cilësisë nuk janë përmbushur.

Në kuadrin e procesit të përgatitjes së raportit, QAA-ja i ka ofruar Grupit të Vlerësimit të

Jashtëm mbështetje të specializuar, duke u siguruar që grupi t’i mbështesë gjetjet në raport

me fakte, si dhe duke korrektuar dhe përmbledhur raportin e plotë për përmbledhjen që

vijon.

Page 5: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

2

Konteksti i këtij vlerësimi

Universiteti “Polis” është një institucion privat i arsimit të lartë që ndodhet në periferi të Tiranës, i themeluar fillimisht në qendër të Tiranës në vitin 2006. Ai u themelua nga një grup profesionistësh dhe akademikësh shqiptarë me qëllim lehtësimin e përparimin e Shqipërisë dhe rajonit drejt prirjeve evropiane dhe ndërkombëtare. Misioni i tij është krijimi, transmetimi, zhvillimi dhe ruajtja e njohurive nëpërmjet veprimtarive të mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe inovacionit në fushën e artit dhe dizajnit, arkitekturës, ndërtimit, planifikimit të territorit, menaxhimit mjedisor dhe sipërmarrjes. Ai synon mundësimin e praktikave arsimore afatgjata, nxitjen e zhvillimit ekonomik në nivel rajonal, kombëtar dhe vendor, dhe dhënien e kontributit për rritjen e Standardeve të demokracisë dhe qytetërimit të shoqërisë, si dhe përgatitjen e brezit të ri për përballimin e dinamikave të tyre. Universiteti “Polis” fitoi akreditimin institucional në vitin 2009, dhe në vitin 2010 u akreditua për ofrimin e programeve të arsimit të lartë. Programet e para ishin në fushën e arteve të aplikuara dhe dizajnit, dhe studimeve mjedisore. Në vitin 2012, Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë e akreditoi Universitetin “Polis” si një universitet që kishte mundësi të ofronte programe doktorature. Ai ofron një gamë programesh në fushën e artit dhe dizajnit, arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit dhe ruajtjes së trashëgimisë, strehimit dhe çështjeve sociale, studimeve mjedisore, inxhinierisë strukturore, efikasitetit të energjisë, sipërmarrjes dhe lidershipit. Universiteti përfshin Fakultetet e: Arkitekturës dhe Dizajnit, Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban, dhe Kërkimit dhe Zhvillimit. Ai ofron katër programe Bachelor, tetë programe Master dhe një program doktorature. Ato janë të gjitha programe me kohë të plotë, përveç dy programeve të Masterit Profesional me kohë të pjesshme. Programet Bachelor dhe Master zhvillohen në gjuhën shqipe, ndërsa programi i doktoraturës zhvillohet në gjuhën angleze. 318 studentë ndjekin programet Bachelor, 503 ndjekin programet Master dhe 35 studentë ndjekin programet e doktoraturës. Shumica e këtyre studentëve janë shtetas shqiptarë, por ka edhe 130 studentë nga Kosova, 19 nga Italia, 10 nga Maqedonia, 7 nga Mali i Zi, 5 nga Serbia, si dhe një numë i vogël studentësh (më pak se 10) nga pesë shtete të tjera. Gjatë viteve të fundit, numri i studentëve është rritur me një normë prej afërsisht 200 studentësh në vit. Universiteti ka punësuar gjithsej 66 pedagogë me kohë të plotë dhe 36 me kohë të pjesshme, ku 21 prej tyre janë shtetas të huaj. Gjithashtu, universiteti ka punësuar 27 anëtarë të personelit administrativ dhe mbështetës, të cilët janë të gjithë shtetas shqiptarë. Universiteti i nënshtrohet vlerësimit dhe akreditimit nga një sërë organesh të jashtme. Për shembull, në akreditimin e programit të tij të doktoraturës ai u vlerësua nga Universiteti i Ferraras i Italisë, njohja e programit Master në Planifikim dhe Menaxhim Urban u bë nga Shoqata e Shkollave Evropiane të Planifikimit, si dhe arriti Standardin e menaxhimit ISO 9001. Universiteti i Ferraras lëshon diplomë të dyfishtë për programin e doktoraturës, si në Itali edhe në Shqipëri.

Page 6: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

3

Raport i përmbledhur

Raporti i Vetëvlerësimit u hartua nga një ekip i universitetit, i përbërë nga kryetari i Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, Dekani i Fakultetit për Kërkim dhe Zhvillim, një ekspert i jashtëm dhe përfaqësues nga departamenti i kërkimit, administrimit, stafit akademik dhe studentë. Procesi u ndërmor dhe raporti përfundimtar u miratua nga Senati Akademik. Grupi i Hartimit të Raportit të Vetëvlerësimit e ndau punën ndërmjet tyre, si dhe u mblodhën çdo muaj për diskutime dhe më pas hartuan projektraportin përfundimtar. Projektraportet iu shpërndanë një audience të gjerë në departamentet e universitetit, përpara përfundimit dhe miratimit nga Senati Akademik. Universiteti ishte plotësisht bashkëpunues në procesin e vlerësimit, dhe dokumentacioni u ofrua në gjuhën angleze, ndërsa dokumentacioni shtesë u ofrua sipas kërkesës. Vizita u krye gjatë dy ditëve. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm përbëhej nga dy ekspertë të arsimit të lartë me përvojë, nga Mbretëria e Bashkuar, dhe një anëtar me përvojë në arsimin e lartë nga personeli i institucionit shqiptar. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm u mbështet nga Menaxheri i Vlerësimit dhe mbajtësi i shënimeve të siguruar nga APAAL, agjencia përgjegjëse për vlerësimet e arsimit të lartë në Shqipëri. Grupit të Vlerësimit të Jashtëm iu vu në dispozicion Raporti i Vetëvlerësimit dhe një dosje me dokumente mbështetëse, tetë javë përpara fillimit të vizitës së vlerësimit, të plotësuara më pas nga dokumentet e kërkuara shtesë. Gjithsej, u morën në konsideratë 140 dokumente, të cilat e ndihmuan Grupin e Vlerësimit të Jashtëm të njihen me strukturën, politikat dhe procedurat e menaxhimit, dhe me natyrën e mësimdhënies dhe veprimtarisë kërkimore të ndërmarrë nga universiteti. Dokumentet e shqyrtuara përfshinin Statutin e universitetit, rregulloret e përgjithshme, raportet vjetore, marrëveshjet e bashkëpunimit, procesverbalet e mbledhjeve, procedurat e pranimit dhe orientimit të studentëve, shembuj të informacionit për programet dhe prova nga mbledhjet vendimmarrëse. Gjatë dy ditëve të vizitës së vlerësimit, u organizuan një sërë takimesh, që i mundësuan Grupit të Vlerësimit të Jashtëm të kuptojë më qartë përgjegjësitë, procedurat dhe pikëpamjet e personelit dhe studentëve. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm u takua me Rektorin, drejtuesit e lartë, duke përfshirë dekanët dhe përgjegjësit e departamenteve, studentët, stafin akademik, personelin administrativ dhe mbështetës, dhe disa punëdhënës, partnerë dhe alumni. Në të gjitha mbledhjet u mbajtën shënime. Si pjesë e turit të kampusit qendror, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm vizitoi bibliotekën, ambientet e mësimdhënies, strukturat e IT-së, sallat e punës, laboratorët, dhe një galeri ekspozitash. Pas vlerësimit të të gjitha dokumenteve të vëna në dispozicion, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm arriti në përfundimet e renditura në vijim. Universiteti i përmbush plotësisht Standardet për Organizimin dhe Menaxhimin e tij. Ai është në përputhje me statutin dhe rregulloret e tij, dhe është i organizuar në mënyrë të tillë që siguron menaxhim efikas. Ai nxit debatin konstruktiv dhe respekton kufijtë e autonomisë së tij. Ai ka një strategji zhvillimi që përcakton misionin dhe qëllimin e tij, si dhe planet për të ardhmen. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi si karakteristikë të praktikës së mirë strategjinë efikase të zhvillimit. Kjo i mundëson universitetit të ketë ndikim pozitiv në projektim dhe planifikim në qarkun e Tiranës. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi, nuk dha asnjë rekomandim, si dhe nuk bëri asnjë pohim. Universiteti i përmbush plotësisht Standardet për Burimet. Ai i përmbush të gjitha Standardet e kësaj fushe lidhur me burimet njerëzore, menaxhimin financiar, menaxhimin e sistemit të informacionit, infrastrukturën, lehtësirat dhe mbajtjen e të dhënave. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi dy karakteristika të praktikës së mirë. Karakteristika e parë lidhet me nivelin e lartë të përfshirjes së stafit dhe studentëve në aktivitete publike që mundësojnë angazhimin e gjerë nëpërmjet tematikave në aktivitete të arkitekturës dhe dizajnit, si në

Page 7: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

4

Javën e Arkitekturës në Tiranë dhe Javën e Dizajnit në Tiranë. Karakteristika e dytë lidhet me mënyrën se si universiteti nxit dialogun social nëpërmjet kontributit të tij në shoqëri përmes reformave të rëndësishme, si reforma territoriale, reforma në arsimin e lartë dhe reforma e planifikimit. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi, nuk dha asnjë rekomandim, si dhe nuk bëri asnjë pohim në lidhje me këtë fushë vlerësimi. Universiteti i përmbush plotësisht Standardet për Kurrikulën. Ai i përmbush të gjitha Standardet për sa i përket gamës së programeve të studimit lidhur me misionin dhe kapacitetet e tij, si dhe ofrimin e tyre. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi tre karakteristika të praktikës së mirë. Karakteristika e parë lidhet me rolin e diplomave të përbashkëta për mbështetjen e mobilitetit të studentëve, zhvillimin e kërkimit dhe promovimin e standardeve të larta akademike. Karakteristika e dytë lidhet me ofrimin e programeve të studimit të doktoraturës dhe Masterit Profesional në gjuhën angleze, që iu mundëson studentëve të bazohen te literatura në gjuhën angleze dhe të angazhohen për studim ose punësim jashtë vendit. Karakteristika e tretë lidhet me fokusin e qartë strategjik të universitetit në partneritete me industrinë që iu garantojnë studentëve vendosjen në vendet e duhura të praktikës, dhe që partnerët e industrisë të japin kontributin e tyre në hartimin e kurrikulës. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi, nuk dha asnjë rekomandim, si dhe nuk bëri asnjë pohim. Universiteti i përmbush plotësisht Standardet për Mësimdhënien, Mësimnxënien, Vlerësimin dhe Kërkimin. Ai i përmbush të gjitha Standardet lidhur me ofrimin e programeve, metodat e përmirësimit të vazhdueshëm dhe organizimin e përfundimet e kërkimit. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi tre karakteristika të praktikës së mirë. Karakteristika e parë lidhet me qasjen pjesëmarrëse të universitetit ndaj zhvillimit të strategjisë së kërkimit që lehtëson dhënien përparësi fushave të kërkimit dhe kërkimin ndërdisiplinor. Karakteristika e dytë lidhet me disponueshmërinë e programit të doktoraturës që ofrohet në partneritet me një universitet tjetër evropian, i cili mbështet strategjinë e kërkimit të universitetit, dhe iu mundëson stafit të emëruar së fundmi të integrohen me komunitetin e kërkimit shkencor të universitetit. Karakteristika e tretë lidhet me vlerësimin sistematik dhe të rregullt të kërkimit të stafit bazuar në standarde që theksojnë cilësinë e botimeve. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi, nuk dha asnjë rekomandim, si dhe nuk bëri asnjë pohim. Universiteti i përmbush plotësisht Standardet për Studentët dhe Mbështetjen e tyre. Ai i përmbush të gjitha Standardet lidhur me pranimin e studentëve dhe orientimin, komunikimin, mentorimin, mbështetjen, literaturën e disponueshme, pjesëmarrjen në jetën kulturore dhe sportive, dhe ndihmën për punësim. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi një karakteristikë të praktikës së mirë, e cila lidhet me punën e shoqatës Alumni për lehtësimin e punësimit të të diplomuarve. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi, nuk dha asnjë rekomandim, si dhe nuk bëri asnjë pohim.

Page 8: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

5

Përmbledhje e gjetjeve

Praktika e mirë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi karakteristikat e mëposhtme të praktikës së mirë:

strategjinë efikase të zhvillimit që i mundëson universitetit pasjen e një ndikimi pozitiv në projektimin dhe planifikimin e qarkut të Tiranës (pika 1.5; Kapitulli III Standardi I.5)

shkallën e lartë të përfshirjes së stafit dhe studentëve në veprimtari publike që mundësojnë angazhimin e gjerë nëpërmjet tematikave për arkitekturën dhe dizajnin në veprimtari si Java e Arkitekturës në Tiranë dhe Java e Dizajnit në Tiranë (pika 2.2; Kapitulli III Standardi IV.2)

nxitjen e dialogut social nëpërmjet kontributit në shoqëri përmes reformave të rëndësishme si reforma territoriale, reforma në arsimin e lartë dhe reforma e planifikimit (pika 2.4; Kapitulli III Standardi IV.4)

rolin e diplomave të përbashkëta për mbështetjen e mobilitetit të studentëve, zhvillimin e kërkimit dhe promovimin e standardeve të larta akademike (pika 3.11; Kapitulli I Standardi I.10)

ofrimin e programeve të studimit të doktoraturës dhe Masterit Profesional në gjuhën angleze për t’iu mundësuar studentëve të bazohen në literaturën angleze dhe të angazhohen në studim ose punësim jashtë vendit (pika 3.12; Kapitulli I Standardi I.10)

fokusin e qartë strategjik të universitetit në partneritete me industrinë që garantojnë se studentët vendosen në vendet e duhura të praktikës dhe se partnerët e industrisë japin kontributin e tyre në formësimin e kurrikulës (pika 3.14; Kapitulli I Standardi I.12)

qasjen pjesëmarrëse të universitetit në zhvillimin e strategjisë së kërkimit që lehtëson dhënien përparësi fushave të kërkimit dhe kërkimin ndërdisiplinor (pika 4.8; Kapitulli II Standardi I.4)

disponueshmërinë e programit të doktoraturës në partneritet me një universitet tjetër evropian që mbështet strategjinë e kërkimit të universitetit dhe i mundëson stafit të sapozgjedhur integrimin me komunitetin e kërkimit shkencor të universitetit (pika 4.9; Kapitulli II Standardi I.4)

vlerësimin sistematik dhe të rregullt të kërkimit të stafit bazuar në standarde që theksojnë cilësinë e botimeve (pika 4.11; Kapitulli II Standardi I.8)

punën e shoqatës Alumni në lehtësimin e punësimit të të diplomuarve (pika 5.9; Kapitulli I Standardi III.9).

Dobësitë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi.

Rekomandime

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk dha asnjë rekomandim.

Pohimi i veprimeve të ndërmarra

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk pohoi asnjë veprim të ndërmarrë.

Page 9: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

6

Përmbledhje e gjykimeve për çdo Fushë Vlerësimi

1 Standardet për Organizimin dhe Menaxhimin e tij janë përmbushur plotësisht. 2 Standardet për Burimet janë përmbushur plotësisht. 3 Standardet për Kurrikulën janë përmbushur plotësisht.

4 Standardet për Mësimdhënien, Mësimnxënien, Vlerësimin dhe Kërkimin janë përmbushur plotësisht.

5 Standardet për Studentët dhe Mbështetjen e tyre janë përmbushur plotësisht.

Gjykim i përmbledhur

Ekspertët i rekomandojnë Këshillit të Akreditimit se në Universitetin “Polis”, Standardet Shtetërore të Cilësisë janë përmbushur plotësisht.

Page 10: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

7

Raporti i detajuar

Fusha e Vlerësimit 1: Organizimi dhe Menaxhimi i tij

1.1 Senati Akademik i universitetit miratoi Statutin aktual [A15] në qershor të vitit 2016, ndërsa miratimi i tij nga Ministria u bë në shtator të po atij viti. Rregulloret e universitetit [A17] po përshtaten që të jenë në përputhje me Statutin e ri. Statuti përcakton misionin e

universitetit, organizimin dhe menaxhimin e tij, veprimtaritë e tij mësimore dhe shkencore, procedurat lidhur me pranimin dhe diplomimin e studentëve, si dhe të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre. Statuti e përshkruan universitetin si një institut privat të arsimit të lartë që ofron programe të niveleve 5 deri në 8 sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Universiteti pati sukses në akreditimin institucional periodik të vitit 2016 [A11].Ai dhe strukturat e tij funksionojnë në përputhje me Statutin e tij. [A3, M1, M2, M3, M4, M5, M6, M7] [Kapitulli III Standardi I.1]

1.2 Universiteti është organizuar për të garantuar efikasitetin e menaxhimit, në përputhje me Statutin [A15] dhe Rregulloret [A17]. Siç mund të shihet në organigramën e tij [A18], ai përfshin fakultete, departamente, Qendrën Studimeve Ndërdisiplinore Kërkimore

dhe të Inovacionit, si dhe njësitë e mbështetjes administrative. Për menaxhimin e tij ndiqet qasja 'nga poshtë-lart' [M1, M3, M6, M7] ku propozimet bëhen në nivel departamenti, së

bashku me buxhetin e propozuar dhe merren parasysh kur përgatitet buxheti vjetor para miratimit nga Senati Akademik dhe miratimit përfundimtar nga Bordi Administrativ [M7]. Rrjedha e informacionit nga stafi, nëpërmjet departamenteve te Senati Akademik dhe qarkullimi i vendimeve të marra nga Senati drejt stafit dhe studentëve është efikas [M1, M2, M3, M4, M6, M7]. Menaxhimi dhe administrimi i institucionit dhe proceset vendimmarrëse

funksionojnë në mënyrë të përshtatshme dhe janë të kuptueshme nga stafi i të gjitha niveleve [M2, M3, M6, M7]. Kjo është lehtësuar edhe nëpërmjet strukturave drejtuese të

universitetit, si për shembull Këshilli i Profesorëve, Këshilli i Etikës dhe Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë. [A18, M7] [Kapitulli III Standardi I.2]

1.3 Senati Akademik dhe Bordi Administrativ mblidhen në mënyrë periodike [B2, B3, B4] dhe stafi monitorohet për vendimet ose nëpërmjet përfaqësimit të stafit, faqes së

internetit dhe intranetit, ose nëpërmjet emailit. Stafi ka akses në informacionin konfidencial të portalit me anë të një fjalëkalimi [M6]. Rolet dhe përgjegjësitë e stafit kryesor të universitetit, si dekanët dhe përgjegjësit e departamentit, janë përcaktuar në Statut [A15] dhe Rregullore [A17]. Stafi që u takua me Grupin e Vlerësimit të Jashtëm [M1, M2, M3, M6, M7] u shpreh se atyre iu jepet informacion dhe përfshihen në procesin e vendimmarrjes,

veçanërisht sipas qasjes ‘nga poshtë-lart’. Struktura e menaxhimit funksionon me efikasitet dhe efektshmëri duke nxitur në këtë mënyrë debatin konstruktiv. [Kapitulli III, Standardi I.3]

1.4 Universiteti garanton respektimin e kufijve të autonomisë dhe funksionimin e tij në përputhje me ligjin dhe rregulloret. Auditimi financiar kryhet nga strukturat e brendshme të universitetit dhe ato të jashtme [M7]. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë [A20]

verifikon administrimin e universitetit dhe veprimtarive të tij [http://www.universitetipolis.edu.al/?q=en/node/2026]. Ajo i paraqet Rektorit dhe Senatit Akademik një raport vjetor [A22], dhe mund të propozojë modifikime të rregulloreve. Universiteti ka Zyrën Marrëdhënieve dhe Projekteve Ndërkombëtare [A2, M7] që garanton mundësinë e tyre për të përfituar financimet e disponueshme të programeve evropiane (shihni gjithashtu pikën 4.7) [Kapitulli III Standardi I.4]

1.5 Universiteti ka një Strategji Zhvillimi (2014-2020) [A21, http://www.universitetipolis.edu.al/?q=en/node/1112] që përmban misionin e tij për krijimin,

transmetimin, zhvillimin dhe ruajtjen e njohurive nëpërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe veprimtarisë së inovacionit në fushën e arkitekturës dhe dizajnit, ndërtimit, planifikimit territorial, menaxhimit mjedisor, dhe shkencave të sipërmarrjes. Ajo synon mundësimin e

Page 11: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

8

praktikave mësimore për të nxënit gjatë gjithë jetës; nxitjen e zhvillimit ekonomik në nivel rajonal, kombëtar dhe vendor; si dhe dhënien e kontributit për rritjen e standardeve të demokracisë dhe qytetërimit të shoqërisë dhe përgatitjen e brezit të ri për t’u përballur me dinamikat e tij. Për Grupin e Vlerësimit të Jashtëm është e qartë se universiteti e përmbush misionin e tij nëpërmjet transferimit dhe aplikimit të njohurive përmes lidhjeve me partnerë strategjikë, lidershipit të tij në aktivitete vjetore si Javët e Arkitekturës dhe Dizajnit në Tiranë dhe lidhjet e tij me aktorë kyç në rajon [A3, M1, M3, M5]. Për shembull, ai ka lidhje me “Co-

Plan” dhe“Metropolis” që janë studio tregtare arkitekture dhe planifikimi në rajon. Sipas Grupit të Vlerësimit të Jashtëm, strategjia efikase e zhvillimit, që i mundëson universitetit pasjen e një ndikimi pozitiv në dizajnin dhe planifikimin e qarkut të Tiranës, përbën praktikë të mirë. [Kapitulli III, Standardi I.5]

1.6 Universiteti përgatit një raport vjetor [A22]për veprimtarinë e tij akademike,

kërkimore dhe administrative. Ai është një vlerësim vjetor i veprimtarive të universitetit, krahas Strategjisë së Zhvillimit, dhe përfshin kontribute nga secila prej njësive në organizimin e tij. Raporti miratohet nga Senati Akademik para dërgimit të tij në Ministri në shtator të çdo viti [A3]. Raportet janë të disponueshme për stafin dhe studentët nëpërmjet Sekretarisë Mësimore. [M7, A3] [Kapitulli III Standardi I.6]

1.7 Universiteti ka autonomi të plotë dhe liri akademike në mësimdhënie dhe kërkimin akademik, në përputhje me nenin 4 të Statutit të tij [A15]. Kjo përfshin liri për përzgjedhjen e

stafit të tij, ofrimin e programeve të studimit, krijimin e partneriteteve me universitete dhe organizata të tjera, pranimin e studentëve dhe menaxhimin e burimeve në pronësi të ligjshme të universitetit në përputhje me misionin e tij dhe aktin e themelimit. Struktura e universitetit organizohet në njësi mësimdhënieje dhe kërkimi që mbështeten nga organet administrative [A3; M7]. Universiteti ka gjithashtu një Qendër të përkushtuar Studimore Ndërdisiplinore Kërkimore dhe të Inovacionit [A3, A18] që lehtëson arritjen e misionit dhe

qëllimit të tij. Programet e studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë, të ofruara nga universiteti, menaxhohen nëpërmjet departamenteve dhe fakulteteve përkatëse [M1, M2, M3, M6] dhe publikohen në faqen e internetit të institucionit, [http://universitetipolis.edu.a] që

mundësohet si në gjuhën shqipe, edhe në atë angleze. [Kapitulli III, Standardi II.1]

1.8 Universiteti këshillohet me palët kyçe të interesit në kuadrin e kërkimit të tij të tregut, për shembull me “C-Plan” dhe“Metropolis” [M5, Turi] lidhur me aftësitë që kërkohen në

rajon, si dhe ka identifikuar dhe zhvilluar trajnime në fusha të rëndësishme, si në auditin e energjisë [tur, M6].Universiteti ka një profil të specializuar dhe përqendrohet në çështje brenda fushës së tij të ekspertizës, duke mbledhur informacione nga statistikat e disponueshme në nivel kombëtar [A23], si dhe reagime nga të diplomuarit përmes shoqatës Alumni [A96, A98]. Transferimi dhe zbatimi i njohurive, dhe kontributi i drejtpërdrejtë në

projekte është objektiv i universitetit që shërben si bazë për mësimdhënien dhe kërkimin [A2]. Nga 720 studentët me kohë të plotë dhe 101 me kohë të pjesshme, afërsisht 170 janë nga vendet fqinje dhe pjesa tjetër nga Shqipëria [A2]. Kjo do të thotë se universiteti ka

ndikim të ndjeshëm në fushën e dizajnit dhe arkitekturës në rajonin e Ballkanit kur këta studentë kthehen të punojnë në vendlindjen e tyre. Zyra e Mbështetjes së Studentëve dhe Këshillimit të Karrierës mban kontakte me të gjithë të diplomuarit e universitetit që prej krijimit të saj, dhe raporton se 93% e të gjithë të diplomuarve janë të punësuar në programin që ata kanë studiuar. [M7] [Kapitulli III Standardi III.1]

1.9 Universiteti ka një Strategji Ndërkombëtarizimi [A29], që detajon objektivat lidhur

me stafin dhe studentët, standardet e kurrikulës, kërkimit dhe cilësisë. Për sa i përket kësaj, ai ka marrë pjesë në një sërë projektesh ndërkombëtare gjatë vitit të fundit akademik. Këto përfshijnë projektet Tempus, Erasmus+ dhe Horizon 2020 A31]. Ai ka gjithashtu shumë partnerë në Shqipëri dhe jashtë vendit [A30]. Universiteti zhvillon programin e doktoraturës

së përbashkët me Universitetin e Ferraras në Itali, si dhe ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Erasmus në Roterdam dhe Shkollën e Biznesit IPAG në

Page 12: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

9

Paris [A24, A25, A26, A27, A28]. Ai zbaton gjithashtu një program shkëmbimi me Universitetin e Detroit në SHBA. [M6] [Kapitulli III Standardi III.2; Kapitulli III Standardi

III.3]

1.10 Në përputhje me strategjitë e zhvillimit dhe ato ndërkombëtare [A21, A29], universiteti e konsideron ndërkombëtarizimin si prioritet të tij. Afërsisht 63% e stafit akademik ka punuar jashtë vendit gjatë pesë viteve të fundit [PS]. Anketimi i studentëve

tregon se aktualisht vetëm rreth 13% e studentëve kanë studiuar jashtë vendit, por Grupi i Vlerësimit të Jashtëm mendon se numri i tyre ka gjasa të shtohet duke pasur parasysh veprimtarinë aktuale të universitetit. Të gjithë studentët e doktoraturës udhëtojnë jashtë vendit si pjesë e studimeve të tyre, pasi shumë studentë studiojnë në programe Masteri, ndërsa kjo vlen më pak për vitet e para të programeve Bachelor [M6]. Nga 102 pedagogë, 21 janë shtetas të huaj dhe pjesa tjetër janë shqiptarë. Megjithatë, gjatë takimeve me Grupin e Vlerësimit të Jashtëm u pa fare qartë [M1, M2, M3, M6, M7] se niveli i gjuhës së folur angleze të stafit ishte i shkëlqyer. Nga 821 studentë të programit Bachelor [A2], 176 janë shtetas të huaj. Programet Bachelor zhvillohen në përgjithësi në gjuhën shqipe, ndërsa disa programe Masteri dhe të gjitha programet e doktoraturës zhvillohen në gjuhën angleze. Studentët që u takuan me Grupin e Vlerësimit të Jashtëm e flisnin shkëlqyeshëm gjuhën angleze, dhe është e qartë se universiteti ndjek politikën pozitive të mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve në nivel ndërkombëtar. [Kapitulli III, Standardi III.4]

Page 13: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

10

Gjetje

Praktika e mirë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi karakteristikën e mëposhtme të praktikës së mirë:

strategjinë efikase të zhvillimit që mundëson pasje e një ndikimi pozitiv në projektimin dhe planifikimin e qarkut të Tiranës (pika 1.5; Kapitulli III Standardi I.5).

Dobësitë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi.

Rekomandime

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk dha asnjë rekomandim.

Pohimi i veprimeve të ndërmarra

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk pohoi asnjë veprim të ndërmarrë.

Gjykimi

Standardet për Organizimin dhe Menaxhimin e tij janë përmbushur plotësisht.

Page 14: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

11

Fusha e Vlerësimit 2: Burimet

2.1 Universiteti ndjek politika të qarta dhe të hapura të burimeve njerëzore, që mbulojnë rekrutimin dhe punësimin e personelit që përmbush kërkesat rregullatore. Politika dhe procedurat mbështesin procesin konkurrues për rekrutimin e stafit të kualifikuar me kohë të plotë dhe të pjesshme për përmbushjen e kërkesave akademike dhe administrative të universitetit. Ai ka organigramë që është e publikuar në faqen e tij të internetit[http://www.universitetipolis.edu.al/]. Stafi akademik rekrutohet sipas kërkesës për plotësimin e ngarkesës mësimore brenda departamenteve duke i dhënë përparësi aplikantëve me kualifikimet e duhura me gradat përkatëse nga universitetet e Evropës Perëndimore. Departamenti i Burimeve Njerëzore i shpall vendet e lira të punës në faqen e tij të internetit. Kriteret e punësimit vihen në dispozicion të palëve të interesuara nëpërmjet publikimit të tyre në faqen e internetit të universitetit. Procedura e punësimit për personelin administrativ është e njëjtë me atë për stafin akademik, dhe mbështetet në Kodin e Punës. Stafi akademik ka në përbërje pedagogë nga Shqipëria, Italia dhe vende të tjera evropiane, si dhe nga SHBA-ja. Universiteti pohoi se i gjithë stafi i ri akademik kryen studime doktorature nëpërmjet Universitetit të Ferraras në Itali. Personeli teknik dhe mbështetës marrin trajnimin e duhur. [A3 fq.12, A15, A17, A18, A32, A33, A34, A35, M2, M7] [Kapitulli

III Standardi IV.1]

2.2 Universiteti angazhohet në integrimin e stafit akademik dhe administrativ nëpërmjet mënyrave formale dhe joformale. Integrimi bëhet përmes përfaqësimit të secilit grup në organet vendimmarrëse, përfaqësimit të personelit të ri dhe trajnimit nga mësuesit dhe pedagogët me përvojë nëpërmjet workshop-it të përcaktuar për këtë qëllim. Universiteti organizon aktivitete sociale dhe konkurse sportive që ndihmojnë për të garantuar se ata integrohen plotësisht në komunitet. Këto aktivitete përdorin hapësira të përcaktuara në qytet si “Googoats bar” dhe“Archhouse”. Sipas Grupit të Vlerësimit të Jashtëm, shkalla e lartë e përfshirjes së stafit dhe studentëve në aktivitete publike, që mundësojnë angazhimin e gjerë nëpërmjet tematikave për arkitekturën dhe dizajnin në aktivitete si Java e Arkitekturës në Tiranë dhe Java e Dizajnit në Tiranë, përbën praktikë të mirë. Gjithashtu, janë organizuar aktivitete të tjera si kampionate futbolli dhe takime me alumnit. [A3 fq.12, A33, A29, M3, M6][Kapitulli III, Standardi IV.2]

2.3 Universiteti ka procedura të përshtatshme për vlerësimin e efikasitetit të stafit të tij akademik. Në fillim të secilit vit, të gjithë anëtarët e stafit akademik nënshkruajnë një plan pune individual që miratohet nga dekani i fakultetit. Performanca e stafit në mësimdhënie dhe kërkim vlerësohet në mënyrë periodike duke përdorur instrumente vlerësimi, që administrohen nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC). Vlerësimi bazohet në vlerësimin e studentëve, vlerësimin nga kolegët dhe vetëvlerësimin, dhe kontrollohet dhe plotësohet nga eprori i drejtpërdrejtë. Universiteti përdor metoda të tjera për vlerësimin e performancës së stafit, duke përfshirë vlerësimin nga Rektorati dhe Dekanati, mbledhjet vjetore për analizimin e punës akademike dhe kërkimore, si dhe raportet vjetore për performancën akademike dhe kërkimore në nivel departamenti. Studentët plotësojnë vlerësimet vjetore të ofrimit të programit dhe performancës së pedagogut pas përfundimit të procesit mësimor, por para se të japin provimet. [A3 fq.12-13, A29, A34, A35, A36, B9, C7, M2, M3, M4, M6] [Kapitulli III Standardi IV.3]

2.4 Universiteti nxit dialogun social nëpërmjet kontributit në shoqëri përmes reformave të rëndësishme si reforma territoriale, reforma në arsimin e lartë dhe reforma e planifikimit, dhe sipas Grupit të Vlerësimit të Jashtëm, kjo përbën praktikë të mirë. Ata e bëjnë këtë përmes hartimit së ligjit për planifikimin territorial, përgatitjes së normave dhe standardeve në planifikimin urban në Shqipëri, pjesëmarrjes në reformën e arsimit të lartë në Shqipëri, si dhe përmes organizimit dhe pjesëmarrjes në konferenca dhe workshop-e, duke përfshirë Javën e Arkitekturës në Tiranë dhe Javën e Dizajnit në Tiranë. Studentët angazhohen në veprimtari me vlerë sociale, si rritja e ndërgjegjësimit për çështje mjedisore nëpërmjet

Page 15: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

12

aktiviteteve si “Dita e Tokës”(mbjellje pemësh) ose ndërtimi i stacionit të autobusit me shishe plastike, që fitoi dhe çmimin “Vepro Tani” nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Gjithashtu, stafi dhe studentët përfshihen në projekte bashkëpunimi me organizata publike, siç janë bashkitë, për përgatitjen e planeve të zhvillimit, si për shembull Zagori, Krume dhe Dropull,ku ata përftojnë aftësi praktike dhe ambientohen me praktikat e planifikimit duke ofruar kontribut për zhvillimin e fushës. [A3 fq.13, www.tiranadesignweek.com, www.tiranaarchitectureweek.com, A101, A102, M2, M3, M4, M6] [Kapitulli III Standardi IV.4]

2.5 Universiteti punëson staf akademik me kualifikimet përkatëse, por gjatë procesit të përzgjedhjes së tij merret parasysh mosha dhe gjinia, si dhe kualifikimet akademike. Ai ka ndërmarrë masa për krijimin e një mjedisi mundësues për burimet e tij njerëzore dhe sigurimin e menaxhimit të tyre efikas. Kjo mbështetet në strategjinë e zhvillimit, si dhe në strategjinë dhe procedurat e burimeve njerëzore me të cilat Grupi i Vlerësimit të Jashtëm u njoh gjatë vizitës. [A3 fq.13, A32, M3, M6, M7] [Kapitulli III Standardi II.2]

2.6 Ai ka një sistem efikas të menaxhimit financiar dhe hartimit të buxhetit vjetor në përputhje me ligjin për arsimin e lartë dhe rregulloret e universitetit. Duke qenë se universiteti është institucion jopublik i arsimit të lartë, ai operon sipas një buxheti afatmesëm trevjeçar dhe një buxheti vjetor. Ky diskutohet dhe miratohet nga Bordi Administrativ. Bazuar në shifrat e rekrutimit të studentëve për të cilat është rënë dakord me Ministrinë, buxhetet e departamentit akademik dorëzohen për miratim nga Administratori para se të shqyrtohen nga Bordi. Zyra e Financës mbikëqyr zbatimin e buxhetit të miratuar. Operacionet financiare i nënshtrohen auditimit të brendshëm dhe të jashtëm. Gjithashtu, proceset financiare përmbushin kërkesat e Standardit ISO 9001. [A3 fq.13, A37, A37, A38, C9, M1, M3, M6]

[Kapitulli III Standardi VI.1]

2.7 Qëndrueshmëria e universitetit mbështetet në kapacitetet dhe strukturat e menaxhimit financiar optimal. Universiteti ka burime financiare të qëndrueshme që vijnë nga kontributet personale të themeluesve, tarifat e shkollimit, të ardhurat nga projektet e kërkimit dhe konsultimet, kontributet në natyrë të palëve të treta, dhe donacionet. Nëpërmjet departamentit të dedikuar financiar, universiteti siguron se veprimtaria institucionale dhe zbatimi i projekteve janë kryer në mënyrë të saktë, transparente dhe në përputhje me rregullat. Duke marrë parasysh jetëgjatësinë prej vetëm 10 vjetësh dhe të qenit një institucion i financuar tërësisht në mënyrë private, universiteti ka qenë i suksesshëm në qëllimin e tij për diversifikimin e burimeve të saj financiare dhe të ardhurave burimore financiare alternative, si grante për projekte të përbashkëta, duke mos u bazuar vetëm në tarifa shkollimi. [A3 fq.13, A37, M7] [Kapitulli III Standardi VI.2; Kapitulli III Standardi

VI.3]

2.8 Universiteti ka një sistem të integruar të informacionit. Burimi kryesor i informacionit është faqja zyrtare e internetit që ofron informacion për studentët, stafin akademik dhe personelin administrativ, si dhe për publikun. Ai ofron gjithashtu një sërë platformash të rrjeteve sociale. Universiteti ka një sistem digjital plotësisht funksional të informacionit që mund të ofrojë menaxhimin e informacionit (OSIRIS, EMIS ofruar nga MC Networking). Dy sistemet janë të koordinuar dhe të ndërlidhur, dhe përdoren si nga stafi akademik edhe nga studentët. [A3 fq.14, A39, www.universitetipolis.edu.al; http://46.183.121.39/polis.mcn.al/platforma/form1.wgx, M3, M4, M6,M7] [Kapitulli III

Standardi VII.1]

2.9 Infrastruktura e përshtatshme e teknologjisë së informacionit përmbush nevojat e stafit dhe studentëve. Interneti dhe Wi-Fi janë të disponueshme kudo në mjediset e universitetit. Universiteti ka një larmi laboratorësh për praktikën, të cilët janë të pajisur me pajisje moderne të specializuara për të mbështetur të nxënit e studentëve. Krahas saj, sallat e leksioneve janë të pajisura me mjete moderne elektronike për mësimdhënien dhe ka

Page 16: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

13

hapësira të përshtatshme kompjuterike në këto salla për të përmbushur nevojat e mësimnxënies së studentëve. Ka gjithashtu dy salla të përkushtuara kompjuterësh me sisteme operimi Windows dhe Mac, që përdorin ACAD dhe programe kompjuterike të përparuara modelimi. [A3 fq.14, M3, M4, M6, M7, Turi i kampusit] [Kapitulli III Standardi

VII.2]

2.10 Ai ka një Politikë Menaxhimi të Pronës që përcakton qartë rolet dhe përgjegjësitë e menaxhimit lidhur me pronën e universitetit. Universiteti është vendosur në një godinë të re katërkatëshe. Kampusi i përmbush të gjitha kërkesat fizike për proceset mësimore dhe kërkimore që kryhen në universitet. [A3 fq.14-15, A40, A41, A42, A43, A44, A45, A46, A47, A48, C14, C15, C16, M7] [Kapitulli III Standardi VII.3]

2.11 Megjithëse universiteti funksionon prej vetëm 10 vjetësh, ai ka zhvilluar plotësisht kulturën dhe trashëgiminë e tij akademike dhe shkencore. Ai garanton zhvillimin e kulturës së tij nëpërmjet ruajtjes në bibliotekë të syllabuseve dhe literaturës përkatëse për të gjitha programet e studimit, botimet dhe librat e hartuar nga stafi akademik me kohë të plotë në përputhje me legjislacionin shqiptar. Universiteti ka krijuar një arkiv në format elektronik dhe në format të shtypur. Ai ka ngritur gjithashtu Zyrën e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes, që është përgjegjëse për administrimin dhe mirëmbajtjen e aseteve të tij. [A3 fq.15, http://46.183.121.39/polis.mcn.al/biblioteka/, A82, C13, M1, M2, M3, M4, M6, M7, Turi i kampusit] [Kapitulli III Standardi VII.4]

2.12 Infrastruktura ekzistuese, personeli akademik me përvojë dhe i kualifikuar, laboratorët e pajisur me mjete moderne, dhe lidhjet e përshtatshme me tregun e punës ndihmojnë për të siguruar se të gjitha veprimtaritë e universitetit kryhen në mënyrë të efektshme. Nëpërmjet Zyrës së Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes, universiteti bën inventarin dhe monitorimin ditor të auditorëve, laboratorëve, dhe pjesës tjetër të ambienteve. Janë mbledhur gjithashtu reagime nga studentët, nëpërmjet anketimeve dhe pyetësorëve lidhur me faktin se sa të kënaqur janë ata me këto shërbime. Më pas, këto reagime përdoren për përmirësimin e performancës. [A3 fq.15, A40, A41, A42, A43, A44, A45, A46, A47, A48, C13, C14, C15, C16, Turi i kampusit] [Kapitulli III Standardi VII.5; Kapitulli III Standardi

VII.6]

2.13 Universiteti ka në pronësinë e tij kampusin dhe godinat që ndodhen në të njëjtën zonë të Tiranës. Përgjegjësitë për administrimin e burimeve dhe ambienteve përcaktohen qartë në Statutin dhe Rregulloret e Universitetit. Senati Akademik, themeluesit dhe Rektori janë përgjegjës për pronat. Universiteti deklaron se ka ambiente të përshtatshme për të përmbushur kërkesat statutore dhe kërkesat e mësimnxënies dhe mësimdhënies. Ai ka krijuar hapësira të tjera që përfshijnë një bibliotekë qendrore dhe aksesueshmëri gjithëpërfshirëse për studentët me aftësi të kufizuara. [A3 fq.15-16, A42, M1, M2, M3, M4, M5, M6, M7, Turi i kampusit] [ Kapitulli III Standardi V.1]

2.14 Të gjitha dokumentet zyrtare janë regjistruar dhe ruajtur në përputhje me kërkesat ligjore. Sekretaria Mësimore, Zyra e Protokollit dhe Çështjeve Juridike, dhe zyra të tjera kanë përgjegjësi individuale për ruajtjen e dokumentacionit përkatës në format të shtypur dhe elektronik. Sistemi i integruar i menaxhimit të informacionit të universitetit përdoret për të mbledhur dhe ruajtur materialet në mënyrë elektronike. [A3 fq.16, A22, A84, M7, http://www.universitetipolis.edu.al/?q=en/node/171] [Kapitulli III Standardi V.2]

Page 17: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

14

Gjetje

Praktika e mirë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi karakteristikat e mëposhtme të praktikës së mirë:

shkallën e lartë të përfshirjes së stafit dhe studentëve në aktivitete publike, që mundësojnë angazhimin e gjerë nëpërmjet tematikave për arkitekturën dhe dizajnin në aktivitete, si Java e Arkitekturës në Tiranë dhe Java e Dizajnit në Tiranë (pika 2.2; Kapitulli III Standardi IV.2)

nxitjen e dialogut social nëpërmjet kontributit në shoqëri përmes reformave të rëndësishme si reforma territoriale, reforma në arsimin e lartë dhe reforma e planifikimit (pika 2,4; Kapitulli III Standardi IV.4).

Dobësitë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi.

Rekomandime

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk dha asnjë rekomandim.

Pohimi i veprimeve të ndërmarra

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk pohoi asnjë veprim të ndërmarrë.

Gjykimi

Standardet për Burimet janë përmbushur plotësisht.

Page 18: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

15

Fusha e Vlerësimit 3: Kurrikula

3.1 Universiteti ofron një program profesional, tre programe Bachelor, tre programe të Masterit të integruar, tre programe të Masterit të Shkencave, tre programe të Masterit Profesional dhe një program doktorature. Programet pasqyrojnë fokusin e veçantë të universitetit në fushat e ndërlidhura të dizajnit, arkitekturës, planifikimit, ndërtimit dhe sipërmarrjes [A21]. Detajet e programit janë përcaktuar qartë në faqen e internetit, duke përfshirë dhe kërkesat e pranimit [http://www.universitetipolis.edu.al/?q=en/node/89; A72]. Studentët pohojnë se informacioni që iu është dhënë para hyrjes në universitet ishte i saktë [Anketimi i studentëve, Q4; M4]. Politika e pranimit është përcaktuar në Statut [A3 fq.24; A15 seksionet 38, 40, 42, 44, 45.5-6] dhe zbatohet nga Zyra e Marketingut dhe Zyra e Mbështetjes së Studentëve dhe Këshillimit të Karrierës [A3 fq.24; M7]. Universiteti promovon kurset e tij nëpërmjet vizitave në shkollat e mesme, ditëve të hapura dhe takimeve individuale, si dhe nëpërmjet medias. [A34; A73; M7] [Kapitulli I Standardi I.1]

3.2 Ofrimi i programeve të shkollës profesionale, Bachelor, Master dhe doktoraturë siguron mundësi për përparimin e studentëve. Arsimi profesional në vazhdim përfshin një sërë programe trajnimi me fokus industrinë, si për shembull Auditi i Efikasitetit të Energjisë i zhvilluar nëpërmjet financimit të BE-së përmes programit Tempus [A3 fq.17; Tur; M4; M5; M6; M7]. Studentët kanë mundësi për trajnim ekstrakurrikular, [B11; B12] si për shembull në programin MATRA [C4, C5, C6; M2]. Universiteti njeh nevojën e atyre që ndjekin

programin e Masterit Profesional dhe organizon programe me kohë të plotë gjatë fundjavës. [Kapitulli I Standardi I.2]

3.3 Në përputhje me rregulloret [A3 fq.17-18; A17 seksionet 62-64], specifikat e

programit përfshijnë rezultatet e mësimnxënies, kurrikulën, pranimet dhe kërkesat për tezat [A49-A53]; ndërsa përshkrimet e modulit mbulojnë përmbajtjen, orët mësimore, vlerësimin dhe literaturën e rekomanduar [A55-A59]. Studentët pohuan se ata e kanë marrë këtë informacion gjatë Javës së Orientimit dhe se ky informacion ishte i qartë. [M4] [Kapitulli I

Standardi I.6]

3.4 Politika e vlerësimit është qartësisht e përcaktuar [A17 seksionet 79, 84-87; A55-A59]. Të nxënit e studentëve testohet nëpërmjet formave të shumëllojshme të vlerësimit, si për shembull projekte, teza dhe provime. Studentët marrin informacion lidhur me përmirësimin e performancës [M4; M6]. Studentët pohuan se ata marrin informacion

formuese nga bashkëmoshatarët, pedagogët e ftuar dhe specialistët e industrisë për të mbështetur përmirësimin [M4]. Kërkesat për tezën dhe mbrojtjen e diplomës janë qartësisht të përcaktuara [A17 seksionet 43-44, 48, 51, 54, 56, 57.5; A49-A53; M4]. Diploma përfshin edhe një suplement të saj, që dokumenton modulet e studiuara [A67]; studentët që përfundojnë programe të përbashkëta marrin një diplomë nga të dyja institucionet. [A3 fq.17; A62; A64-A66] [Kapitulli I Standardi I.1; Kapitulli I Standardi I.2; Kapitulli I

Standardi I.3; Kapitulli I Standardi I.4]

3.5 Objektivat e Strategjisë së Zhvillimit të universitetit përputhen me ofertën, theksojnë përparësitë për përparimin e kërkimit dhe praktikës profesionale në përputhje me nevojat kombëtare, duke përfshirë programet krahasuese me programe të ngjashme jashtë vendit [A3 fq.17; A21 fq.9; M1]. Universiteti është përgjegjës ndaj politikave kombëtare, si për shembull për politikën e ndërkombëtarizimit, nëpërmjet ofrimit të në programi doktorature të dyfishtë me Universitetin e Ferraras [A3 p17; M1; M3; M4]; dhe zhvillimit të studimeve ndërdisiplinore. [A18] [Kapitulli I Standardi I.3; Kapitulli I Standardi I.4]

3.6 Cikli vjetor i vlerësimit të programit garanton se ka investime të qëndrueshme në studimin për burimet [A3 fq.17; M3; M7]. Për shembull,në Raportin Vjetor 2015-2016 jepen

rekomandime për përmirësime në sistemet elektronike të menaxhimit, administratën akademike dhe laboratorë [A22 fq.70; M7]. Stafi pohoi planin për krijimin e një qendre

Page 19: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

16

kryesore në Tiranë [M1; M3; M5], megjithëse studentët nuk ishin në dijeni të saj [M4]. Përgjegjësit e departamentit bien dakord se ngarkesa mësimore vjetore për stafin akademik duhet të jetë:40% mësimdhënie, 20% administrim dhe 40% kërkim [M6]. Stafi me kohë të pjesshme plotëson specializimet e stafit me kohë të plotë dhe praktikën e industrisë [A3 fq.17; M5]. Stafi pohoi se mbështetja administrative ishte e mirë. [Anketimi stafit, Q7.x]

[Kapitulli I Standardi I.5]

3.7 Zyra e Mbështetjes së Studentëve koordinon Javën e Orientimit [A3 fq.18, fq.25; M4; M6; M7]. Krahas ofrimit të detajeve të programit për studentët, ajo krijon gjithashtu një

sistem miqsh të kryesuar nga studentë të vitit të dytë që kanë aftësitë e duhura për të mbuluar kërkesat e studentëve [M6]. Në nivel departamenti, studentët e rinj prezantohen me burimet e specializuara, si për shembull laboratorë, dhe marrin pjesë në punë në grup [M4]. Pedagogët prezantojnë syllabuset e moduleve, duke qartësuar edhe procedurën e vlerësimit [M6]. Studentët pohuan se programet e tyre të studimit janë përcaktuar qartësisht. [M4]

[Kapitulli I Standardi I.6]

3.8 Programet e ciklit të parë mbulojnë njohuritë bazë, metoda shkencore të përgjithshme, parime dhe aftësi profesionale [A17 seksioni 40; A49-A53]. Ky fokus iu

mundëson studentëve të përparojnë drejt programeve përkatëse të Masterit ose të arrijnë të kenë mundësi të praktikohen profesionalisht. [A3 fq.18; A49-A53] [Kapitulli I Standardi I.7]

3.9 Studentët marrin mbështetje dhe udhëzime gjatë studimeve të tyre sipas nevojës. Ata që kanë vështirësi të studiojnë në gjuhën angleze kanë akses në orë të gjuhës angleze dhe një pedagog zgjidh vështirësitë me përkthimin [A3 fq.18; M6]. Referencat akademike dhe plagjiatura trajtohen rregullisht në takimet për caktimin e detyrave [M4; M6]. Mbështetja

për personat me aftësi të kufizuar fizike mundësohet nëpërmjet vendosjes së rampave dhe ashensorëve [A3 fq.25; Tur; M6; Anketimi i studentëve, Q15.ii]. Universiteti ka të punësuar një mjek [M6], si dhe ka ngritur së fundmi Zyrën e Mbështetjes së Studentëve për

mbikëqyrjen e mbështetjes studentore. Gjithashtu, biblioteka ka një shërbim për përkthimin e artikujve në gjuhën shqipe [M3]. Nëse sipas reagimeve të studentëve rekomandohen orë mësimore shtesë, dekani mund ta realizojë këtë. [M6] [Kapitulli I Standardi I.8]

3.10 Programet e ciklit të dytë mbështeten në programe paralele të ciklit të parë, që mbulojnë teorinë dhe praktikën gjithëpërfshirëse; dhe që përqendrohen në zhvillimin e kërkimit dhe aftësive profesionale për karrierën në të ardhmen [A3 fq.18; A17 seksioni 45]. Zakonisht, stafit akademik i kërkohet të angazhohet në kërkim shkencor [A15 seksioni 57; A17 seksioni 27.1]. Stafi akademik për diplomat e përbashkëta përfshin akademikë që merren me kërkim shkencor nga universitete partnere, që garantojnë se mësimdhënia ofrohet nga staf me përvojë në kërkim. Në rastin e Masterit Profesional, profesionistët praktikantë që kontribuojnë në mësimdhënie për të siguruar aktualitet [A3 fq.12, fq.17; A15 seksioni 60; M4] dhe stazhet lehtësojnë zhvillimin e aftësive profesionale dhe kontekstit të botës reale për projektin e diplomës [A30 fq.2-3; M5]. Plani i detajuar i zhvillimit të kërkimit

përfshin axhendën e kërkimit, e cila përcakton se temat e tezës së diplomës janë në përputhje me përparësitë [A33 Aneksi 1]. Stafi dhe studentët pohuan se këta të fundit angazhohen në projekte të kërkimit të aplikuar, të udhëhequra nga stafi [A3 fq.22-23; A33; M4; M6], si për shembull projekti arkitekturor që menaxhohet nga organizata tregtare simotër e universitetit,“Co-PLAN”[A101 fq.48]. Shoqata Alumni ndjek rezultatet e punësimit të studentëve ku 96% e të diplomuarve të ciklit ë dytë nga periudha akademike 2010-2016 janë punësuar ose vazhdojnë studime të mëtejshme. [A3 fq.18; A54 fq.5; M6][Kapitulli I

Standardi I.9]

3.11 Siç përcaktohet në Strategjinë e Ndërkombëtarizimit, mobiliteti i studentëve është një përparësi strategjike [A29 fq.6; M3; M7], me 20% të studentëve të regjistruar për

periudhën akademike 2016-2017 nga jashtë vendit (duke përfshirë 17.7% nga vendet e tjera të Ballkanit dhe 2.3% nga vende të BE-së) [A1 fq.6]. Mobiliteti i studentëve mundësohet

Page 20: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

17

nëpërmjet ofrimit nga ana e universitetit të një programi të përbashkët të doktoraturës dhe tre programe të Masterit Profesional të menaxhuara në bashkëpunim me institucione partnere në Itali, Francë dhe Holandë [A29 fq.9-10; M1]dhe që ndiqen nga 21% e

studentëve të universitetit. Studentët e këtyre programeve i zhvillojnë mësimet me akademikë nga institucione partnere. Në rastin e programit të doktoraturës, studentëve iu është kërkuar të ndjekin një pjesë të studimeve të tyre në Universitetin e Ferraras [A3 fq.11; M3; M4], ndërsa ata në programet Master vihen në dijeni të mundësive për të studiuar në

institucione partnere, si për shembull pesë studentë të programit Master në Administrim Biznesi u përzgjodhën për të studiuar për tre muaj në Francë [M4]. Programi i përbashkët i

doktoraturës rezulton në kualifikim nga të dyja universitetit, nga Universiteti “Polis” dhe nga instituti partner evropian, Universiteti i Ferraras. Ky program iu jep mundësinë studentëve të studiojnë nën mbikëqyrjen e akademikëve të njohur në nivel ndërkombëtar dhe për të marrë pjesë në stazhe jashtë vendit, duke ngritur dhe ruajtur standarde të larta akademike dhe duke përballuar aktualitetin ndërkombëtar të studentëve në tregun e punës. Siç tregohet në pikat 4.8 dhe 4.9, projektet e doktoraturës kontribuojnë ndjeshëm në axhendën e universitetit për kërkimin, duke përfshirë mbështetjen e zhvillimit të akademikëve të rinj. Përputhshmëria me Procesin e Bolonjës iu garanton studentëve të huaj të kuptojnë ofertën e universitetit [A15 seksioni 39.2], duke përfshirë anëtarësimin në Sistemin Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS), dhe pranimin e transferimit të krediteve të studentëve në dhe nga universiteti [A15 seksioni 48-49]. Sipas Grupit të Vlerësimit të

Jashtëm, roli i diplomave të përbashkëta për mbështetjen e mobilitetit të studentëve, zhvillimin e kërkimit dhe promovimin e standardeve të larta akademike përbën praktikë të mirë.

3.12 Mobiliteti i studentëve përmirësohet më tej nëpërmjet angazhimit të universitetit për mësimdhënien në gjuhën angleze. Kalimi me sukses i provimit të anglishtes është kusht për pranimin në të gjitha programet [M4; M6], ndërsa programet e doktoraturës dhe Masterit

zhvillohen në gjuhën angleze. Studentët ishin shumë mbështetës për orët e zhvilluara në gjuhën angleze dhe për mundësinë që u jepej atyre për të paraqitur punimet e tyre me shkrim ose me gojë në gjuhën angleze, duke përmirësuar në këtë mënyrë edhe mundësitë e tyre të punësimit [M4]; ata vlerësuan gjithashtu mbështetjen e ofruar nga tutorët shqiptarë anglishtfolës [M4] dhe, aksesin në literaturën e huaj (veçanërisht në gjuhën angleze dhe italiane) nëpërmjet shërbimit të përkthimit të universitetit [M3]. Sipas Grupit të Vlerësimit të

Jashtëm, ofrimi në gjuhën angleze i programeve të doktoraturës dhe Masterit Profesional, që iu mundëson studentëve të mbështeten në literaturë në gjuhën angleze, si dhe angazhimin në studime ose punësim jashtë vendit, përbën praktikë të mirë. [A31 fq.19]

[Kapitulli I Standardi I.7; Kapitulli I Standardi I.10; Kapitulli I Standardi I.11]

3.13 Studentët dhe alumni pohuan se planifikimi i programeve të studimit të universitetit iu mundëson atyre të zhvillojnë praktikën nëpërmjet mësimnxënies bazuar në projekte dhe stazhe [M4; M5]. Teza e diplomës bazohet zakonisht në një projekt praktik, që shpesh përfshin bashkëpunimin me industrinë [A3 fq.19; M4; M5]. Studentët mund të marrin pjesë

në seminare dhe konferenca të organizuara nga universiteti, si për shembull konferenca studentore për planifikimin urban. [M3; C10] [Kapitulli I Standardi I.11]

3.14 Në përputhje me Strategjinë e Zhvillimit, programet e studimit përqendrohen fuqimisht në përgatitjen e studentëve për punësim [A21 fq.9]. Portofoli i programeve të

universitetit mbulon disiplina që janë shumë të kërkuara në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, si inxhinieria e ndërtimit, projektimi, planifikimi urban dhe mbrojtja e mjedisit [A3 fq.13]. Procesi i zhvillimit të programit të ri mbështetet nëpërmjet studimit sistematik të tregut dhe këshillimit me profesionistët e industrisë, të cilët japin këshilla për përditësimin dhe përmirësimin e programeve ekzistuese nëpërmjet procesit të vlerësimit sistematik vjetor të universitetit [A3 fq.9; B14 fq.62; M1; M5; M6], si për shembull ndryshimet në ofrimin e kurrikulës në programin Master në Administrim Biznesi [M5]. Studentët angazhohen në

mënyrë progresive me praktikë profesionale përmes moduleve në Teori-Studio, anglisht dhe

Page 21: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

18

shkrim akademik, sipërmarrje dhe stazhe [A3 fq.19; B11; B12; M4], duke siguruar se ata janë të gatshëm për punësim sapo diplomohen [A3 fq.19]. Shumë i vlerësuar nga studentët dhe alumini ishte moduli i vitit të fundit të stazhit [M4; M5]. Cilësia e angazhimit në industri,

që përjetuan studentët, ishte e mundur nëpërmjet programit të partneritetit të zgjeruar të universitetit me industrinë, që përfshin një gamë mbresëlënëse të organizatave publike dhe private [A30] dhe tërheq mbështetje të rëndësishme nga shoqata e tij alumni [A54; A97; M1; M5; M6] dhe organizatat e saj tregtare simotra, “Co-PLAN”dhe “Metro_POLIS” [A3 fq.10; M1], të cilat kanë që të gjitha lidhje të rëndësishme me industrinë. Sipas Grupit të Vlerësimit të Jashtëm, fokusi i qartë strategjik i universitetit për partneritetet me industrinë, të cilat iu garantojnë studentëve vendosjen në vende të përshtatshme të praktikës, si dhe garantojnë kontributin e partnerëve të fushës së industrisë në formësimin e kurrikulës, përbën praktikë të mirë. Norma e përgjithshme e punësimit të studentëve prej 93% [A3 fq.26] dëshmon për efikasitetin e fokusit të universitetit te industria. [Kapitulli I Standardi

I.12]

Page 22: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

19

Gjetje

Praktika e mirë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi karakteristikat e mëposhtme të praktikës së mirë:

rolin e diplomave të përbashkëta për mbështetjen e mobilitetit të studentëve, zhvillimin e kërkimit dhe promovimin e standardeve të larta akademike (pika 3.11; Kapitulli I Standardi I.10)

ofrimin e programeve të studimit të doktoraturës dhe Masterit Profesional në gjuhën angleze, për t’iu mundësuar studentëve të bazohen në literaturën angleze dhe të angazhohen në studim ose punësim jashtë vendit (pika 3.12; Kapitulli I Standardi I.10)

fokusin e qartë strategjik të universitetit në partneritete me industrinë, që garantojnë se studentët vendosen në vendet e duhura të praktikës, dhe se partnerët e industrisë japin kontributin e tyre në formësimin e kurrikulës (pika 3.14; Kapitulli I Standardi I.12).

Dobësitë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi.

Rekomandime

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk dha asnjë rekomandim.

Pohimi i veprimeve të ndërmarra

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk pohoi asnjë veprim të ndërmarrë.

Gjykimi

Standardet për Kurrikulën janë përmbushur plotësisht.

Page 23: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

20

Fusha e Vlerësimit 4: Mësimdhënia, Mësimnxënia, Vlerësimi dhe Kërkimi

4.1 Universiteti ka mekanizma efikase dhe të ligjshme për sigurimin e organizimit dhe dokumentimit efikas të programeve të studimit [A17 seksioni 39; A81 seksioni 2], si për shembull varësinë burimore ndërmjet kurseve (A17, kapitulli7). Fakultetet janë përgjegjëse për menaxhimin e programeve dhe hartimin e dokumentacionit (për shembull, syllabuset, oraret mësimore) [A17 seksioni 59], që kryhen në nivel departamenti [A3 fq.20; M2]. Universiteti ka një sërë laboratorësh me cilësitë lartë, punishte dhe studio, dhe i vlerëson ato çdo vit [A81 seksioni 11; M1; M2; M4; M5; Turi]. Nëpërmjet përdorimit të këtyre

ambienteve, studentët angazhohen gradualisht në praktikë profesionale, si përgatitje për projektet e tezës së diplomës,si dhe në stazhe të mbështetura nëpërmjet rrjetit të zgjeruar të partneritetit me universitetin [A17; M1; M4; M5].Studentët kanë akses të mjaftueshëm në

burimet e mësimnxënies nëpërmjet bibliotekës, duke përfshirë koleksione në format të shtypur [Anketimi i studentëve, Q13.v-vii] dhe elektronik [Anketimi i studentëve, Q13.iv & viii; Q14.x]. Punonjësi i bibliotekës kërkon rekomandime për përditësimin e përvitshëm nga departamentet dhe nxit dhurimet [A81 seksioni 92.6; M3; M4]. Studentët deklaruan se

organizimi dhe fondi i bibliotekës po përmirësoheshin si përgjigje ndaj reagimeve të tyre[M4], siç është rasti që për këto ambiente të qëndrojnë hapura edhe gjatë fundjavës.[M3; M7; Tur] [Kapitulli I Standardi II.1]

4.2 Rregulloret e miratuara nga Senati Akademik për provimet përfundimtare në universitet janë përcaktuar qartë në Rregulloren e Përgjithshme, dhe me detaje në Rregulloren Mësimore dhe rregulloret e programeve [A17 seksioni 64; A81, A49-A53].

Tezat e mëparshme të diplomave janë të disponueshme në faqen e internetit [http://www.universitetipolis.edu.al/?q=en/node/1386]. Studentët pohuan se i kanë kuptuar kërkesat për vlerësimin përfundimtar [M4]. Komisioni i Etikës merr ankimime nëse qasjet joformale nuk rezultojnë efikase [M4; M6]. Për arsye sigurie, diploma lëshohet vetëm një herë pa dublikatë, pas regjistrimit të Ministrisë dhe konfirmimit nga Rektori dhe Dekani[A3 fq.20; A15 §50]. Suplementi i diplomës shoqëron çdo diplomë, dhe dokumenton performancën e studentit në lëndët e programit.[A67] [Kapitulli I Standardi II.2]

4.3 Programet e studimit iu nënshtrohen rishikimit periodik, që nxit përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike. Nëpërmjet pyetësorëve të administruar dhe analizuar nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC), studentët vlerësojnë performancën e pedagogëve në fund të çdo moduli [A36; B9]; ky vlerësim bëhet në tre mënyra: vlerësim paralel nga kolegët,vlerësim nga menaxheri dhe vetëvlerësim [A3 fq.21; M2; M3], gjë që mundëson trajtimin e çështjeve që lidhen me mësimdhënien e dobët [M4]. Studentët iu përgjigjen çdo vit pyetësorëve për shërbimet që ofron universiteti [A41; B10], çka ka mundësuar rritjen e aksesit në shërbimin wireless [B13; M7], përmirësimin e monitorimit të frekuentimit [B2] dhe fushat shtesë të argëtimit, duke përfshirë një plan për ambientet e reja sportive [A3 fq.27; M1; M4; M7]. Gjithashtu, studentët japin reagime gjatë vitit nëpërmjet grupeve të tutorimit dhe Këshillit Studentor [M4; M6] të cilat kanë mundësuar zgjatjen e orarit të bibliotekës[M4]. Të informuar nga reagimet e studentëve, stafi kontribuon

në vlerësimin vjetor nëpërmjet një workshop-i të organizuar me pjesëmarrjen e të gjithë stafit, fokusi i të cilit është përmirësimi dhe planifikimi për të ardhmen [A3 fq.9; M1; M6; M7]. Universiteti merr gjithashtu në konsideratë këndvështrimet e partnerëve ndërkombëtarë[M3], aluminit [M3; M5] dhe punëdhënësve [M1; M3; M5], i cili është një

proces që ka mundësuar zhvillimin e një Instrumenti Auditi për Efikasitetin e Energjisë, që është baza e projektit Tempus të financuar nga BE-ja për universitetin [M5; M6]. Gjithashtu, programet vlerësojnë rezultatet e punësimit [A3 fq.20; M3; M7]. Gjetjet merren fillimisht në konsideratë në nivel departamenti [A3 fq.9; M1; M6]; rekomandimet për përmirësime i

dërgohen Bordit të Fakultetit dhe më pas Senatit Akademik që mbikëqyr planet e zbatimit. [A81 seksioni 11; B2; M2; M3; M4] [Kapitulli I Standardi II.3]

Page 24: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

21

4.4 Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë ka përgjegjësi të përgjithshme për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies [A17; B8; A20 seksioni 6]. Siç tregohet në pikën

4.3, procesi për këtë përfshin reagimet sistematike të studentëve për modulet e studimit dhe shërbimet mbështetëse, që pasohen nga përgjigje të qarta. Rezultate të tjera përfshijnë ndryshime në ofrimin e programit të Masterit në Administrim Biznesi që bazohet në këshillat për industrinë [M5], zgjatjen e orarit të bibliotekës [M7], aksesin e përmirësuar në workshop [B13] dhe caktimin e orarit të ri për shërbimin e transportit me autobus për të garantuar arritjen në kohë të studentëve për orët e leksionit që fillojnë herët [M4]. Artikulimi i objektivit strategjik lidhet me përdorimin e metodologjive novatore të mësimdhënies [A21 fq.9], ndërsa trajnimi i stafit në pedagogji mbështet përmirësimin e mësimdhënies [A3 fq.21; M3],

për shembull nëpërmjet projekteve të financuara nga BE-ja, si Consus dhe QAinAL, ndërkohë që stafi prezantohet me pedagogji alternative. [A3 fq.21; A31; M3][Kapitulli I

Standardi II.4]

4.5 Secili departament është njësi e veçantë e universitetit për mësimdhënien dhe kërkimin, që nxit dhe menaxhon kërkimin sipas disiplinës [A15 seksioni 8; A17 seksioni 9; M3]dhe mbikëqyr buxhetin e departamentit [A3 fq.13; M3; M7]. Universiteti ka nëntë

departamente që janë pjesë e tre fakulteteve, duke përfshirë departamentet e kërkimit, plus “Innovation Factory”, Qendrën e Studimeve Ndërdisiplinore Kërkimore dhe të Inovacionit, që lidh departamentet nëpërmjet projekteve ndërdisiplinore [A17 seksioni 6, seksioni 9; A18].Departamenti luan një rol thelbësor në workshop-in dyditor për vlerësimin dhe planifikimin vjetor dhe e informon universitetin për prioritetet kërkimore. [A33]. Rezultatet e workshop-it përcaktojnë prioritetet buxhetore të departamentit. [A3 fq.13; M3] [Kapitulli II

Standardi I.1]

4.6 Një qëllim strategjik i universitetit është zhvillimi i kërkimit shkencor që reflekton disiplinat e programit studimor [A21 fq.9]. Ky i jep shtysë axhendës së universitetit për kërkimin, i cili synon krijimin e reputacionit [A33] dhe programit të partneritetit të gjerë, duke

përfshirë biznesin, qeverinë dhe organizatat profesionale për bashkëpunime në fushën e kërkimit, si dhe institucione ndërkombëtare për diploma dhe veprimtari kërkimore të përbashkëta [A3 fq.21; A30; M1; M3; M4; M6; M7; http://www.universitetipolis.edu.al/?q=en/node/105]. Ofertat për financime në bashkëpunim kanë qenë gjithmonë e më të suksesshme, duke përfshirë projektet Tempus, Erasmus dhe Horizon 2020 [A3 fq.21-22; A31; M1; M2; M5; M6; M7]. Një tregues i suksesit në këtë

fushë është marrja e financimit nga programi Tempus,ku universiteti ishte i vetmi institucion shqiptar që ishte institucion drejtues. [A3 fq.24; M1; M5; M7][Kapitulli II Standardi I.2]

4.7 Universiteti e arrin ndërkombëtarizimin e kërkimit shkencor nëpërmjet shkëmbimeve, si për shembull nëpërmjet programit Erasmus [A33, Aneksi 2];

partneriteteve që kanë lehtësuar ofertat për financime në bashkëpunim për kërkimin, si për shembull me Universitetin e Minhos, Portugali, dhe “Riga Building College”, Letoni [A30; A33, Aneksi 2; M1; M3]; ofrimit të diplomave të përbashkëta me universitete partnere nga

jashtë vendit (shihni pikën 1.9); organizimit të konferencave ndërkombëtare si Konferenca Evropiane “Gjeo-Mjedisi dhe Ndërtimi” në vitin 2015 [A3 fq.22; http://www.universitetipolis.edu.al/?q=en/node/III4; M3; M6]; si dhe nëpërmjet akordimit të

buxhetit për pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare në Australi dhe Korenë e Jugut. [A69 fq.15; M3] [Kapitulli II Standardi I.3]

4.8 Në përputhje me Strategjinë e Universitetit, workshop-i vjetor dyditor iu mundëson departamenteve të rishikojnë prioritetet e kërkimit, të cilat aktualisht janë projektimi inteligjent, inovacioni dhe qëndrueshmëria [A21; A33]. Duke filluar me prezantime dhe

diskutime në nivel departamenti, komuniteti i kërkimit identifikon përparësitë dhe përcakton se si të organizojë dhe të harmonizojë temat e kërkimit me Strategjinë e Zhvillimit [A3 fq.22; M3; M6; M7]. Temat e kërkimit për programin e përbashkët të doktoraturës janë fokus i rëndësishëm i bashkëpunimit me stafin e universitetit partner [A33, Aneksi 1]. Workshop-i

Page 25: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

22

përmbyllet me një projekt axhendë për kërkimin, e disponueshme për komente [A33] dhe me një bazë për identifikimin e temave të kërkimit ndërdisiplinor që do të zhvillohen nga “Innovation Factory” [M3]. Sipas Grupit të Vlerësimit të Jashtëm, qasja me pjesëmarrje e

universitetit ndaj zhvillimit të strategjisë së kërkimit që lehtëson dhënien përparësi fushave të kërkimit dhe kërkimit ndërdisiplinor përbën praktikë të mirë. Emërimi i stafit akademik me kualifikime në kërkimin shkencor siguron kapacitete kërkimore në të ardhmen. [A3 fq.12; A32 fq.3; A33 fq.3] [Kapitulli II Standardi I.4]

4.9 Strategjia e Zhvillimit e universitetit synon zhvillimin e kërkimit shkencor në shkallë botërore [A21 fq.9]. Axhenda e Kërkimit identifikon rezultatet e detajuara, si për shembull

bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe zhvillimin e metodave për informimin e palëve të interesit për rezultatet e kërkimit [A33 fq.3]. Stafi e konsideronte ndërkombëtarizimin [M3] dhe ofertat e financimit në bashkëpunim me BE-në [M1; M7] si pika kyçe të forcimit të

kapaciteteve të tij. Një numër gjithmonë e më i madh i stafit po studion jashtë vendit nëpërmjet programit Erasmus [M1; M6; M7]dhe projekteve të financuara të kërkimit [A33, Aneksi 2]. Programet e përbashkëta Master dhe doktoraturë zhvillohen në bashkëpunim me

universitete evropiane, si në Itali, Francë ose Holandë, dhe synojnë që studiuesit e caktuar ndërkombëtarë të kontribuojnë në mësimdhënie dhe kërkim,duke iu ofruar pedagogëve shqiptarë modele të praktikës së mirë dhe mundësi për vizita reciproke [A3 fq.17; M2; M3]. Programi i doktoraturës synon ndjekjen e studimeve në Universitetin e Ferraras, si dhe nxjerr përfundime të rëndësishme të kërkimit dhe i përfshin studiuesit e rinj dhe stafin akademik në grupe të kërkimit shkencor [A33 Aneksi 1]. Sipas Grupit të Vlerësimit të Jashtëm, disponueshmëria e programit të doktoraturës së ofruar në partneritet me një tjetër universitet evropian, që mbështet strategjinë e kërkimit të universitetit dhe iu mundëson anëtarëve të stafit të emëruar së fundmi të integrohen në komunitetin e kërkimit shkencor të universitetit, përbën praktikë të mirë. Universiteti mbështet pjesëmarrjen e stafit në konferenca, si dhe botimet e tyre [M3]; ai bashkëpunon gjithashtu me organe shkencore kombëtare, si për shembull me Akademinë e Shkencave [A30], dhe ka pasur ndikim madhor për auditin e energjisë në Ballkan nëpërmjet projektit të tij Tempus. [A3 fq.24; M1; M3; M5; M7] [Kapitulli II Standardi I.6]

4.10 Universiteti merr në konsideratë botimet si tregues të ndikimit ndërkombëtar dhe planifikon rezultatet vjetore të kërkimit individual dhe në nivel departamenti, bazuar në analizën SWOT të rezultateve të vitit të mëparshëm [A3 fq.23; A68; A69]. Kjo kontribuon në

krijimin e kulturës së kërkimit në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Për shembull, universiteti, në bashkëpunim me partnerë të specializuar, si Shoqata Shqiptare Gjeoteknike [http://www.universitetipolis.edu.al/?q=en/node/1528], organizon seminare dhe konferenca që trajtojnë çështje kombëtare në kontekst ndërkombëtar [A3 fq.23; http://www.universitetipolis.edu.al/?q=en/node/1114] të cilat më pas shoqërohen me botime. [A69, fq.18-26] [Kapitulli II Standardi I.7]

4.11 Universiteti ka ndjekur procesin e vlerësimit të kërkimit shkencor të pedagogëve të veçantë duke përdorur sistemin e krahasimit të zhvilluar nga vetë universiteti, bazuar në metodat e vlerësimit të ofertave për financim nga BE-ja [A71]. Ky proces i ofron secilit

anëtar të stafit patenta, udhëheqje të projektit, botime (nëse botohen në nivel kombëtar ose ndërkombëtar) dhe mbikëqyrje të tezave. Sipas Grupit të Vlerësimit të Jashtëm, vlerësimi sistematik dhe i rregullt i kërkimit të stafit bazuar në metrika, që nxjerrin në pah cilësinë e botimeve, përbën praktikë të mirë. Universiteti e nxit stafin të botojë në revista ndërkombëtare dhe të mbrojë pronën intelektuale, siç janë patentat [A3 fq.23; M1]. Partneritetet e universitetit me dy biznese vendase, “Co-Plan”dhe“Metro_Research”[A3 fq.10, fq.27; A30; M1; M5; https://issuu.com/aidaciro/docs/annual_report_eng]

përmirësojnë forcimin e bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Universiteti mbështet shpërndarjen e kërkimit nëpërmjet botimeve të tij:Forumi A+P; MAD dhe Habitat [A70; M1], dhe nëpërmjet monografive për çështjet sociale dhe ekonomike, si për shembull Manifesti Shqiptar 2030. [A70 fq.7] [Kapitulli II Standardi I.8]

Page 26: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

23

Gjetje

Praktika e mirë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi karakteristikat e mëposhtme të praktikës së mirë:

qasjen pjesëmarrëse të universitetit në zhvillimin e strategjisë së kërkimit që lehtëson dhënien përparësi fushave të kërkimit dhe kërkimin ndërdisiplinor (pika 4.8; Kapitulli II Standardi I.4)

disponueshmërinë e programit të doktoraturës në partneritet me një tjetër universitet evropian që mbështet strategjinë e kërkimit të universitetit dhe i mundëson stafit të sapozgjedhur integrimin me komunitetin e kërkimit shkencor të universitetit (pika 4.9; Kapitulli II Standardi I.4)

vlerësimin sistematik dhe të rregullt të kërkimit të stafit bazuar në metrika që theksojnë cilësinë e botimeve (pika 4.11; Kapitulli II Standardi I.8).

Dobësitë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi.

Rekomandime

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk dha asnjë rekomandim.

Pohimi i veprimeve të ndërmarra

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk pohoi asnjë veprim të ndërmarrë.

Gjykimi

Standardet për Mësimdhënien, Mësimnxënien, Vlerësimin dhe Kërkimin janë përmbushur plotësisht.

Page 27: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

24

Fusha e Vlerësimit 5: Studentët dhe Mbështetja e tyre

5.1 Universiteti ka një sërë procedurash dhe përgjegjësish të qarta për pranimin e studentëve të rinj. Pranimi i studentëve në programe bëhet në përputhje me rregulloret dhe kërkesat e pranimit, ndërsa informimi për programet është i disponueshëm për studentët e ardhshëm dhe palët e tjera të interesit në faqen e internetit [http://www.universitetipolis.edu.al/]. Procesi i pranimeve administrohet nga Zyra e

Mbështetjes së Studentëve, e cila koordinon të gjitha komunikimet dhe marketingun, udhëzimin e studentit, vizitat dhe takimet në kampus. Zyra bashkëpunon gjithashtu me Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore. Gjithashtu, universiteti përdor median dhe rrjetet sociale për të komunikuar me kandidatët që janë të interesuar në programet e studimit Bachelor dhe Master. Zyra e Marketingut, së bashku me Zyrën e Mbështetjes së Studentëve dhe Këshillimit të Karrierës, siguron që studentët të marrin informacion të plotë dhe udhëzime para dhe gjatë regjistrimit të tyre. Universiteti është një institucion ku përdoret gjuha angleze, dhe si rrjedhojë është i hapur për studentët e të gjitha kombësive. [A3 fq.24-25, A15, A72, A73, A74, A75, A76, M3, M4, M6, M7] [Kapitulli I Standardi III.1]

5.2 Universiteti ka një politikë informimi dhe komunikimi efikase, dhe përdor një paketë softuer për menaxhimin e informacionit të studentëve dhe stafit të brendshëm, duke përfshirë procesin e pranimeve. Gjithashtu, sistemet e emaileve të studentëve dhe stafit janë integruar plotësisht në sistem. Përdoruesit kanë akses në informacione, të cilat mund të aksesohen nëpërmjet përdorimit të fjalëkalimeve personale në përputhje me Politikën e Internetit. Të dhënat personale të studentëve ruhen në regjistrin themeltar. Komunikimi me studentët bëhet nëpërmjet intranetit ku stafi dhe studentët kanë një llogari personale, për shembull emër_mbiemë[email protected]. Universiteti tregoi se njoftimet e tjera bëhen në faqen zyrtare të internetit, si dhe nëpërmjet rrjeteve të tjera sociale [https://sq-al.facebook.com/polisuniversity/]. Komunikimi me jashtë sigurohej nga Zyra e Protokollit. [A3 fq.25, M3, M4, M6, M7, Turi i kampusit] [Kapitulli I Standardi III.2]

5.3 Nëpërmjet Zyrës së Informacionit dhe Mbështetjes së Studentëve, universiteti mundëson ofrimin e informacionit dhe këshillimit të studentëve. Kjo Zyrë ofron informacion për kriteret e pranimit dhe i vë studentët në dijeni të zyrave në nivel departamenti dhe burimeve të tjera të mbështetjes. Studentët janë pajisur me manualin gjithëpërfshirës të studentit, dhe pohuan për Grupin e Vlerësimit të Jashtëm se kishin marrë informacione të detajuara për syllabuset, dhe para regjistrimit ishin shumë të qartë për detyrimet e tyre financiare. Në rregullore përfshihen marrëveshje të qarta për transferimin e studentëve, të cilat janë pjesë edhe e manualit të studentit. Studentët që duan të ndryshojnë programet e tyre informohen nga përgjegjësit e kurrikulave për pasojat e një vendimi të tillë. Më pas kryhet procedura dhe dokumentohet nga Komisioni i Ekuivalentimit të Krediteve sipas Rregullores Mësimore. Studentët informohen për procesin gojarisht, në mënyrë elektronike ose nëpërmjet materialeve të shtypura. [A3 fq.25, A39, A74, A75, A76, A77, A81, M3, M4, M6, M7] [Kapitulli I Standardi III.3]

5.4 Universitetet kanë politikë të qartë dhe gjithëpërfshirëse të mbështetjes së studentëve nga grupet e identifikuara nëpërmjet kuadrove të përcaktuara në Statut dhe në Rregulloret për Studentët me Aftësi të Kufizuara. Ambientet janë të aksesueshme për studentët me aftësi të kufizuara dhe i mbështesin ata nëpërmjet bursave. Disa grupe të veçanta, si studentët romë ose fëmijët e policëve të rënë në detyrë, kanë marrë bursa për programe të ndryshme studimi [A3 fq.25, http://www.universitetipolis.edu.al/?q=en/node/1110, M3, M6, M7] [Kapitulli I Standardi

III.4]

5.5 Biblioteka ka një buxhet të identifikuar për ta mbështetur atë, si dhe një fond prej afërsisht 10,000 tituj, i cili përditësohet çdo vit me rreth 500 libra. Përpjekjet për pasurimin dhe rritjen e mëtejshme të kapacitetit të bibliotekës janë mbështetur nga partnerët,

Page 28: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

25

programet dhe projektet ku universiteti merr pjesë. Fondi i bibliotekës shtohet gjithashtu edhe nëpërmjet një politike aktive të përfitimeve të dhurimeve të librave nga partnerët, si“IAUV Venezia”, “Co-PLAN” ose nga vetë universiteti (studentët dhe stafi). Shumë pedagogë kanë botuar librat e tyre (më shumë sesa 20), ndërsa shumë të tjerë janë angazhuar në procesin e përkthimit të librave ndërkombëtarë më të mirë në fushat e tyre përkatëse (janë botuar katër libra të përkthyer, ndërsa tre të tjerë janë në përkthim e sipër). Biblioteka qëndron e hapur çdo javë, nga ora 8.30 deri në orën 18.00, si për stafin edhe për studentët, ndërsa universiteti mund të monitorojë përdorimin e saj nëpërmjet dosjeve personale të bibliotekës që regjistrojnë veprimtarinë e saj. Gjithashtu, biblioteka ofron një sërë materialesh në format elektronik, si revista. Për më tepër, studentët e programeve të përbashkëta, si programi i doktoraturës, kanë akses në bibliotekat e institucioneve të tyre partnere. [A3 fq.25-26, A41, A82, C13, M3, M6, M7, Turi i kampusit] [Kapitulli I Standardi

III.5]

5.6 Studentëve iu ofrohet mbështetje në masën e duhur. Procedurat e tutorimit dhe këshillimit akademik janë përcaktuar në rregullore. Studentët pajisen me manualin e studentit, i cili përmban informacionin përkatës që ata kanë nevojë. Studentët kanë çdo javë në dispozicion kohë të mjaftueshme për t’u takuar me tutorin e tyre, dhe sipas studentëve kjo ishte në dobi të tyre. Aksesi te burimet e mësimnxënies sigurohet nëpërmjet leksioneve dhe materialeve të kursit. Studentët pohuan se atyre iu ishin ofruar gjithmonë udhëzime dhe ndihmë nga stafi. Disa prej kurseve, veçanërisht studiot që kërkojnë aftësi të veçanta, kanë ofruar orë shtesë për të ndihmuar studentët që kanë vështirësi dhe ata që kanë mbetur prapa. Shërbimet e tutorimit ofrojnë gjithashtu të dhëna të qarta lidhur me literaturën e përshtatshme për secilën lëndë, ndërsa detajet jepen në burimet e detyrueshme dhe ato plotësuese që do të përdoren. Biblioteka ka një sërë kopjesh të secilit titull të rekomanduar. [A3 fq.26, A55, A56, A57, A58, A59, A83, A84, M3, M6, M7] [Kapitulli I Standardi III.6]

5.7 Këshilli Studentor përbëhet nga përfaqësues të studentëve që zgjidhen çdo vit nga studentët e tjerë, dhe reagimet e tij ia komunikon Zyrës së Mbështetjes së Studentëve dhe Këshillimit të Karrierës në emër të organit studentor. Përfaqësuesit e tyre janë pjesë e Senatit Akademik, Këshillit të Etikës, Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe mbledhjeve me organet drejtuese të universitetit. Përfaqësuesi i studentëve në Grupin e Vetëvlerësimit ishte caktuar nga anëtarët e Këshillit Studentor. Këshilli Studentor mblidhet çdo javë për të diskutuar çdo çështje apo për të organizuar aktivitete sociale. Studentët dhe stafi folën për aktivitete sociale të përbashkëta, si organizimi i kampionatit të futbollit. Këshilli Studentor ka akses në burimet e tij financiare të ofruara nga universiteti. [A3 fq.26, A86, A87, A88, A89, M2, M6, M7 ][Kapitulli I Standardi III.7]

5.8 Studentët kanë akses në një sërë veprimtarish sportive dhe sociale, duke përfshirë një kampionat futbolli dhe aktivitete sociale. Ata angazhohen gjithashtu në një sërë mundësish lidhur me kurrikulën, si 'Walking the City' (Shëtitje në qytet) dhe 'Biking the City' (Xhiro me biçikletë në qytet). Gjithashtu, ata janë përfshirë në organizimin e aktiviteteve kombëtare, si Java e Arkitekturës në Tiranë dhe Java e Dizajnit në Tiranë. Universiteti bashkëpunon gjithashtu me partnerë të ndryshëm, që ofrojnë mundësi për ndjekjen e aktiviteteve kulturore, si Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut, Festivali i Filmit “48-Orë”, dhe Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor në Tiranë. Për sa i përket shërbimit të kujdesit mjekësor, si pjesë e stafit është punësuar edhe një mjek, i cili do të asistojë stafin dhe studentët sipas nevojës. [A3 fq.26, A91, A92, A93, A94, A95, M2, M3, M6, M7] [Kapitulli I Standardi III.8]

5.9 Universiteti ka një mision të qartë për ofrimin e programeve që përmbushin nevojat e punëdhënësve dhe ekonomisë, dhe që është në përputhje me tregun e punës. Shoqata Alumni është një urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet universitetit dhe punëdhënësve, dhe përqindja e punësimit të të diplomuarve është e lartë. Shoqata ka organizuar aktivitete të përvitshme, si “ArchTalks” (Diskutime për arkitekturën), Java e Dizajnit në Tiranë dhe Java e

Page 29: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

26

Arkitekturës në Tiranë, si dhe ka marrë pjesë në workshop-e ndërkombëtare, dhe ka ndjekur forume të hapura që i ndihmojnë të diplomuarit të kuptojnë më mirë jetën profesionale dhe punësueshmërinë. Shoqata mban të dhëna të detajuara të punësimit të të diplomuarve, dhe që prej themelimit të universitetit, shpërndarja e të diplomuarve në tregun e punës është si në vijim:23% janë punësuar në sektorin publik; 51% janë punësuar në sektorin privat; 12.5% si të pavarur dhe 13.5% ndjekin studime të mëtejshme. Shoqata Alumni [http://www.universitetipolis.edu.al/?q=en/node/1118] bashkëpunon gjithashtu me Zyrën e

Mbështetjes së Studentëve dhe Këshillimit të Karrierës për lehtësimin e kontakteve të tyre me komunitetin e biznesit. Gjithashtu, universiteti ka përdorur formularë vlerësimi për të kuptuar këndvështrimet e studentëve dhe të të diplomuarve për punën e shoqatës. Sipas Grupit të Vlerësimit të Jashtëm, puna e shoqatës Alumni në lehtësimin e punësimit të të diplomuarve përbën praktikë të mirë. Gjithashtu, universiteti ka një politikë të punësimit të

të diplomuarve të tij, sa herë që është e mundur. Edhe partnerët strategjikë“Co-PLAN” dhe“Metro_POLIS”[http://www.universitetipolis.edu.al/?q=en/node/1113 - Shtojcat 49-50]e

kanë miratuar këtë politikë. Aktualisht, në këto tre njësitë e universitetit janë punësuar rreth 20 të diplomuar. [A3 fq.26-27, A96, A97, A98, A101, A102, M1, M2, M3, M4, M5, M6, M7]

[Kapitulli I Standardi III.9]

Page 30: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

27

Gjetje

Praktika e mirë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi karakteristikën e mëposhtme të praktikës së mirë:

punën e shoqatës Alumni në lehtësimin e punësimit të të diplomuarve (pika 5.9; Kapitulli I Standardi III.9).

Dobësitë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi.

Rekomandime

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk dha asnjë rekomandim.

Pohimi i veprimeve të ndërmarra

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk pohoi asnjë veprim të ndërmarrë.

Gjykimi

Standardet për Studentët dhe Mbështetjen e tyre janë përmbushur plotësisht.

Page 31: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

28

Lista e dokumenteve

A. Faza e Vetëvlerësimit

A1 Shkresë Nr. 359-17, datë 05.05.2017.pdf A2 Dokumenti i Përgjithshëm i Informacionit POLIS 2017.pdf A3 RVV_Universiteti_POLIS_05.05.2017.pdf A4 Shtojca 1. Vendim i themelimit_NAMES.pdf A5 Shtojca 1. Vendim i themelimit të SET.pdf A6 Shtojca 2. Vendim i Senatit Akademik, miratimi i raportit.pdf A7 Shtojca 3. VKM Nr. 698, datë 11.10.2006 për licensimin e POLIS.pdf A8 Shtojca 3. VKM Nr. 746, datë 24.10.2012 për dhënin e statusit të universitetit.pdf A9 Shtojca 3. Vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 35386.pdf A10 Shtojca 3. URDHËR i MAS Nr. 227, datë 22.07.2009 për akreditimin institucional dhe të programeve.pdf A11 Shtojca 3. URDHËR i MAS Nr. 267, datë 20.05.2016 për akreditimin institucional periodik.pdf A12 Shtojca 4. Akreditim ndërkombëtar - Akreditim nga Ministria e Arsimit e Italisë, 2013.pdf A13 Shtojca 4. Akreditim ndërkombëtar - Akreditim nga Ministria e Arsimit e Italisë, 2014.PDF A14 Shtojca 4. Akreditim ndërkombëtar, AESOP, Certifikatë e Cilësisë.pdf A15 Shtojca 5. Statuti aktual i POLIS.pdf A16 Shtojca 5. Statuti i mëparshëm i POLIS.pdf A17 Shtojca 6. Rregullore e Përgjithshme.pdf A18 Shtojca 7. Struktura organizative_en.pdf A19 Shtojca 8. Broshura IF.pdf A20 Shtojca 9. Rregullore e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë_en.pdf A21 Shtojca 10. Strategjia e Zhvillimit.pdf A22 Shtojca 11. Raporti Vjetor_2015-2016.pdf A23 Shtojca 12. Dokumente për studimin e tregut.pdf A24 Shtojca 13. Marrëveshje Bashkëpunimi, Program i Përbashkët - IHS Erasmus.pdf A25 Shtojca 13. Marrëveshje Bashkëpunimi, letër mbështetjeje, Program i Përbashkët - IHS Erasmus.pdf A26 Shtojca 13. Marrëveshje Bashkëpunimi, Program i Përbashkët - Ipag.pdf A27 Shtojca 13. Marrëveshje Bashkëpunimi, Program i Përbashkët - UNIFE.pdf A28 Shtojca 13. Marrëveshje Bashkëpunimi, Program i Përbashkët - UNIFE-POLIS.pdf A29 Shtojca 14. Strategjia e Ndërkombëtarizimit.pdf A30 Shtojca 15. Lista e institucioneve partnere.pdf A31 Shtojca 16. Lista e projekteve ndërkombëtare_POLIS.pdf A32 Shtojca 17. Strategjia për Burimet Njerëzore.pdf A33 Shtojca 18. Axhenda e Kërkimit .pdf A34 Shtojca 19. Kontrata e stafit akademik.pdf A35 Shtojca 19. Aneksi_kontrata_2016-2017_.pdf A36 Shtojca 20. Formular i vlerësimit të mësimdhënies.pdf A37 Shtojca 21. POLIS_Politika Financiare.pdf A38 Shtojca 22. Auditim i jashtëm.pdf A39 Shtojca 23. [email protected] A40 Shtojca 24. Plan Evakuimi.pdf A41 Shtojca 25. Formular vlerësimi për shërbimet administrative.pdf A42 Shtojca 26. Ambientet e Polis.pdf A43 Shtojca 26. Kati 0.pdf A44 Shtojca 26. Kati 1.pdf A45 Shtojca 26. Kati 2.pdf A46 Shtojca 26. Kati 3.pdf

Page 32: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

29

A47 Shtojca 26. Mexanine.pdf A48 Shtojca 26. Fushatat.pdf A49 Shtojca 27. Arkitektura dhe Dizajni Urban _Rregullore.pdf A50 Shtojca 27. Art dhe Dizajn_Rregullore.pdf A51 Shtojca 27. MBA_Rregullore.pdf A52 Shtojca 27. PHD_Rregullore.pdf A53 Shtojca 27. Planifikim Urban_Rregullore.pdf A54 Shtojca 28. Raport Vjetor për Alumnin 2010-2016.pdf A55 Shtojca 29. Arkitekturë dhe Dizajn Urban_Syllabus.pdf A56 Shtojca 29. Art dhe Dizajn_Syllabus.pdf A57 Shtojca 29. MBA_Syllabus.pdf A58 Shtojca 29. PhD.pdf A59 Shtojca 29. Planifikim dhe Menaxhim Urban_Syllabus.pdf A60 Shtojca 30. Arkitekturë dhe Dizajn.pdf A61 Shtojca 30. Art dhe Dizajn.pdf A62 Shtojca 30. PhD_Dilplomë.pdf A63 Shtojca 30. Planifikim dhe Menaxhim Urban.pdf A64 Shtojca 30. MBA - marketim dhe strategji.pdf A65 Shtojca 30. MBA - pasuritë e paluajtshme.pdf A66 Shtojca 30. MBA - sipërmarrje inovacioni.pdf A67 Shtojca 30. MBA-Suplement Diplome.pdf A68 Shtojca 31. Raport Vjetor për Kërkimin 2012-2015.pdf A69 Shtojca 31. Raport Vjetor për Kërkimin 2015-2016.pdf A70 Shtojca 32. POLIS_Press.pdf A71 Shtojca 33. Sistemi i krahasimit_en_al.pdf A72 Shtojca 34. Pranimi-Kritere-Procedura.pdf A73 Shtojca 34. Universiteti POLIS - Marketim - 2017-1.pdf A74 Shtojca 35. Udhëzuesi i studentëve 2016-2017_en.pdf A75 Shtojca 36. Broshura POLIS @ Glance 2014.pdf A76 Shtojca 36. Broshura Universitare U_POLIS.pdf A77 Shtojca 36. Master i Shkencave.pdf A78 Shtojca 36. Master Profesional në Universitetin POLIS.pdf A79 Shtojca 36. MBA @ U_POLIS.pdf A80 Shtojca 37. Startup Inovacion.pdf A81 Shtojca 38. Rregullore akademike_en.pdf A82 Shtojca 39. Bibliotekë_POLIS_Udhëzues_2016-2017.pdf A83 Shtojca 40. MBA Master_prezantim mirëseardhjeje_2016.pdf A84 Shtojca 40. Prezantim nga Sekretaria Mësimore.pdf A85 Shtojca 40. Master Profesional 2016.pdf A86 Shtojca 41. Anëtarët e Senatit_POLIS_en.pdf A87 Shtojca 42. Rregullore e Senatit Sudentor_al.pdf A88 Shtojca 43. Anëtarët e Këshillit Studentor_POLIS_en.pdf A89 Shtojca 44. Klubet Studentore_POLIS_en_al.pdf A90 Shtojca 45. Njoftime – Veprimtari Sociale.pdf A91 Shtojca 45. Konferencë Studentore.pdf A92 Shtojca 46. POLIS - IMK.pdf A93 Shtojca 46. POLIS - Academia Belle Arti Catania.pdf A94 Shtojca 46. POLIS - AHF.pdf A95 Shtojca 46. POLIS – Konsorcium.pdf A96 Shtojca 47. Broshurë Alumni.pdf A97 Shtojca 47. Formular Kontakti POLIS ALUMNI.pdf A98 Shtojca 47. Statuti i Alumnit.pdf A99 Shtojca 48. ISO 9001_2008.pdf A100 Shtojca 48. ISO 9001_2015.PDF A101 Shtojca 49. Raport Vjetor Co-PLAN.pdf

Page 33: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Polis University EER AL.pdf · arkitekturës, planifikimit dhe menaxhimit urban, dizajnit urban dhe peizazhit, restaurimit

30

A102 Shtojca 50. Metro_POLIS PORTOFOLI.pdf A103 Raporti i Vlerësimit të Brendshëm, Universiteti POLIS, 2017.pdf A104 Vetëdeklarim_Universiteti_POLIS.pdf B. Faza e vlerësimit bazuar në shqyrtimin e informacionit

B1 Universiteti Polis –Dokumente shtesë.pdf B2 Shtojca 50. Procesverbal i Senatit Akademik, 2008.pdf B3 Shtojca 50. Procesverbal i Senatit Akademik, 2015.pdf B4 Shtojca 51. Procesverbali Bordit Administrativ.pdf B5 Shtojca 52. Procesverbal për programin MBA.pdf B6 Shtojca 53. Procesverbal i Këshillit të Etikës.pdf B7 Shtojca 54. Procesverbal i Këshillit të Profesorëve.pdf B8 Shtojca 55. Vendim, Procesverbal i NJSBC-së.pdf B9 Shtojca 56. Vlerësim i përfunduar i performancës së stafit.pdf B10 Shtojca 57. Formular i plotësuar në mënyrë elektronike nga studentët.pdf B11 Shtojca 58. Arkitekturë dhe Dizajn Urban.pdf B12 Shtojca 58. Planifikim dhe Menaxhim Urban.pdf B13 Shtojca 59. Shembuj të reagimeve të studentëve për vlerësimin.pdf B14 RAPORT VJETOR_15_16_EN.pdf C. Vizita e vlerësimit

C1 Axhenda e vizitës në terren, Universiteti Polis.pdf C2 Dokumente shtesë për akreditimin nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë, 03.07.2017.pdf C3 Shtojca 60. Plan Veprimi i RVV-së.pdf C4 Shtojca 61. Programi MATRA.pdf C5 Shtojca 62. Programi MATRA, Vendim i Senatit Akademik.pdf C6 Shtojca 63. Shembull certifikatë për programin MATRA.pdf C7 Shtojca 64. Formular vlerësimi i pedagogëve nga studentët (procesi i mësimdhënies).pdf C8 Shtojca 65. Sistemi i krahasimit.pdf C9 Shtojca 66. Kërkesë e departamentit dhe fakultetit për buxhetin.pdf C10 Shtojca 67. Punime në konferencën e studentëve.pdf C11 Shtojca 68. Projekti CONSUS.pdf C12 Shtojca 69. Hapja e programit MBA.pdf C13 Shtojca 70. Kapacitetet dhe infrastruktura e POLIS.pdf C14 Shtojca 71. Akti teknik për mbrojtjen nga zjarri në POLIS.pdf C15 Shtojca 72. Trajnim për stafin lidhur me sigurinë nga zjarri.pdf C16 Shtojca 73. Leja higjieno-sanitare.pdf C17 Shtojca 74. Marrëveshje POLIS – IPAG.pdf C18 Shtojca 75. Mbledhje e Bordit MBA në shtator 2015.pdf C19 Shtojca 76. Shembull i aplikimit të benchmark system.pdf C20 Dokumente shtesë për akreditimin nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë, 03.07.2017.pdf C21 Lista e dokumenteve të ofruara nga Universiteti Polis.docx Mbledhjet

M1 Rektori M2 Grupi i Vetëvlerësimit M3 Stafi i lartë M4 Studentët M5 Punëdhënësit, Alumni dhe Partnerët M6 Stafi akademik M7 Personeli mbështetës Tur Turi i kampusit