8
Viti VII • Nr. 75 • 04 Janar 2019 • Ministria për Forcën e Sigurisë të Republikës të Kosovës Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi tri projektligjet për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në Presidenti dekreton ligjet që zyrtarizojnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës Kryeministri Haradinaj në natën e fundvitit viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në D eputetët e Kuven- dit të Republikës së Kosovës pas votimit në lexim të dytë, më datë 14 dhjetor 2018, miratuan me shumicë absolute të votave tri projektligjet bazë të FSK- së: Projektligjin për Minis- trinë e Mbrojtjes, Projektlig- jin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sig- urisë së Kosovës. Në seancën solemne të mbajtur në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilën e kryesoi kryetari i Ku- vendit, z. Kadri Veseli, ishin të pranishëm edhe presiden- ti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri Rrustem Berisha, komandan- ti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, si dhe ka- detë e oficerë të tjerë të FSK- së. Arsyetimin e raporteve me rekomandime për tri projektligjet i paraqi- ti kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës, z. Haxhi Shala, i cili ftoi deputetët të votojnë projektligjet së bash- ku me amendamente. Në një atmosferë festive, me 105 vota për, Kuven- di miratoi Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes bashku me 11 amendamente, projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 45 amendamente dhe me 107 vota, si dhe miratoi Projekt- ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me gjithsej 45 amendamente dhe me 107 vota për. Me aprovimin dhe pas hyrjes në fuqi të këtyre ligjeve, FSK-ja merr mision ushtarak, kurse Kosova rrumbullakosi fazën e shtet-ndërtimit me insti- tucionin më të rëndësishëm siç është Ushtria. P residenti i Repub- likës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, mw 28.12.2018 një ceremoni të organizuar në Presidencë, ka dekretuar tri ligjet bazë që e ndryshojnë mandatin dhe misionin e FSK-së. Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. ceremoninë solemne të or- ganizuar me rastin e nënsh- krimit të ligjeve për Ushtrinë e Kosovës ishte i pranishëm edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe kadetë të FSK- së. Këto tri projektligje janë miratuar me shumicë votash nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 14 dhjetor 2018, ndërkaq me nënshkrimin e tyre nga Presidenti Thaçi, Kosova zyrtarisht u bë me ushtri. Presidenti Hashim Thaçi si Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës ka uru- ar ushtarët e Kosovës dhe aleatët ndërkombëtarë. „Ju uroj juve, i nderuar koman- dant, gjithë ushtarët, ofi- cerët, nënoficerët dhe pop- ullin e Kosovës. I falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, SHBA-të dhe të gjitha shtetet e tjera aleate në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizim- it të Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi. Ndërsa para mediave, pres- identi Thaçi ka deklaruar: ”Me përgjegjësinë më të lartë shtetërore dhe me krenari, sot kam dekretuar ligjet që zyrtarizojnë krijimin e Ush- trisë së Kosovës. Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 20 vjet pas çlirimit, e bëmë ushtrinë tonë mbi të cilën përherë do të qëndrojnë nderi, siguria dhe mirëqenia e shtetit. Në dekadat e fun- dit kemi arritur ta përmbys- im shekullin e shtypjes dhe ta projektojmë të ardhmen e sigurt të Kosovës evro- piane. Por, e tërë kjo u bë e mundur vetëm falë sakrificës së shumë brezave që ishin gjithmonë udhërrëfyes për ne. Të qëndrojmë të bash- kuar përpara çdo sfide, siç ishim të bashkuar për Ush- trinë e Kosovës, që t’ua sig- urojmë një perspektivë më të mirë brezave të rinj!’’ M e rastin e përfundim- it të vitit kalendarik 2018, më 31.12.2018 Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës e vizitoi kryeministri i Re- publikës Ramush Haradi- naj me bashkëpunëtorë. Në kazermën „Adem Jashari“ Komandës Forcave Tokësore të FSK-së, kryem- inistri u prit nga ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zv. ministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Vizita e kryeministrit Hara- dinaj në FSK, ishte në kuadër të agjendës së tij, për të vizit- uar institucionet e Kosovës, që në ndërrimin e moteve punojnë, kur të tjerët fes- tojnë. Para të pranishmëve kryeministri Haradinaj, u shpreh: „Me vizitën këtu, te Ushtria e Kosovës i përmbyl- la vizitat e zhvilluara gjatë ditës. Vizitova zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe tash Ushtrinë e Kosovës. Qytet- arët e Kosovës mund pushojnë të qetë. Ushtria e Kosovës është në detyrë edhe sonte“. Në fund, kryeminis- tri Haradinaj të gjithë ush- tarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të FSK-së ua uroi Vitin e Ri 2019.

Viti VII • Nr. 75 • 04 Janar 2019 • Ministria për Forcën e ... › repository › docs › Gazeta_Forca_Jone_75__1_.pdfViti VII • Nr. 75 • 04 Janar 2019 • Ministria për

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Viti VII • Nr. 75 • 04 Janar 2019 • Ministria për Forcën e Sigurisë të Republikës të Kosovës

    Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi tri projektligjetpër Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

    Presidenti dekreton ligjet që zyrtarizojnë krijimin eUshtrisë së Kosovës

    Kryeministri Haradinaj në natën e fundvitit viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

    Deputetët e Kuven-dit të Republikës së Kosovës pas votimit në lexim të dytë, më datë 14 dhjetor 2018, miratuan me shumicë absolute të votave tri projektligjet bazë të FSK-së: Projektligjin për Minis-trinë e Mbrojtjes, Projektlig-jin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sig-urisë së Kosovës.

    Në seancën solemne të mbajtur në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilën e kryesoi kryetari i Ku-vendit, z. Kadri Veseli, ishin të pranishëm edhe presiden-ti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri

    Rrustem Berisha, komandan-ti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, si dhe ka-detë e oficerë të tjerë të FSK-

    së. Arsyetimin e raporteve me rekomandime për të tri projektligjet i paraqi-ti kryetar i Komisionit për

    Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës, z. Haxhi Shala, i cili ftoi deputetët të

    votojnë projektligjet së bash-ku me amendamente.

    Në një atmosferë festive, me 105 vota për, Kuven-di miratoi Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes së bashku me 11 amendamente, projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 45 amendamente dhe me 107 vota, si dhe miratoi Projekt-ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me gjithsej 45 amendamente dhe me 107 vota për. Me aprovimin dhe pas hyrjes në fuqi të këtyre ligjeve, FSK-ja merr mision ushtarak, kurse Kosova rrumbullakosi fazën e shtet-ndërtimit me insti-tucionin më të rëndësishëm siç është Ushtria.

    Presidenti i Repub-likës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, mw 28.12.2018 në një ceremoni të organizuar në Presidencë, ka dekretuar tri

    ligjet bazë që e ndryshojnë mandatin dhe misionin e FSK-së. Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën

    e Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë solemne të or-ganizuar me rastin e nënsh-krimit të ligjeve për Ushtrinë e Kosovës ishte i pranishëm edhe komandanti i FSK-së,

    gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe kadetë të FSK-së. Këto tri projektligje janë miratuar me shumicë votash nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 14 dhjetor 2018, ndërkaq me nënshkrimin e tyre nga Presidenti Thaçi, Kosova zyrtarisht u bë me ushtri.

    Presidenti Hashim Thaçi si Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës ka uru-ar ushtarët e Kosovës dhe aleatët ndërkombëtarë. „Ju uroj juve, i nderuar koman-dant, gjithë ushtarët, ofi-cerët, nënoficerët dhe pop-ullin e Kosovës. I falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, SHBA-të dhe të gjitha shtetet e tjera aleate në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizim-it të Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi. Ndërsa para mediave, pres-

    identi Thaçi ka deklaruar: ”Me përgjegjësinë më të lartë shtetërore dhe me krenari, sot kam dekretuar ligjet që zyrtarizojnë krijimin e Ush-trisë së Kosovës. Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 20 vjet pas çlirimit, e bëmë ushtrinë tonë mbi të cilën përherë do të qëndrojnë nderi, siguria dhe mirëqenia e shtetit. Në dekadat e fun-dit kemi arritur ta përmbys-im shekullin e shtypjes dhe ta projektojmë të ardhmen e sigurt të Kosovës evro-piane. Por, e tërë kjo u bë e mundur vetëm falë sakrificës së shumë brezave që ishin gjithmonë udhërrëfyes për ne. Të qëndrojmë të bash-kuar përpara çdo sfide, siç ishim të bashkuar për Ush-trinë e Kosovës, që t’ua sig-urojmë një perspektivë më të mirë brezave të rinj!’’

    Me rastin e përfundim-it të vitit kalendarik 2018, më 31.12.2018 Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës e vizitoi kryeministri i Re-publikës Ramush Haradi-naj me bashkëpunëtorë. Në kazermën „Adem Jashari“ të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, kryem-inistri u prit nga ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha,

    zv. ministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

    Vizita e kryeministrit Hara-dinaj në FSK, ishte në kuadër të agjendës së tij, për të vizit-uar institucionet e Kosovës, që në ndërrimin e moteve punojnë, kur të tjerët fes-tojnë. Para të pranishmëve kryeministri Haradinaj, u shpreh: „Me vizitën këtu, te

    Ushtria e Kosovës i përmbyl-la vizitat e zhvilluara gjatë ditës. Vizitova zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe tash Ushtrinë e Kosovës. Qytet-arët e Kosovës mund të pushojnë të qetë. Ushtria e Kosovës është në detyrë edhe sonte“. Në fund, kryeminis-tri Haradinaj të gjithë ush-tarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të FSK-së ua uroi Vitin e Ri 2019.

  • 02 LajmeMinistri Rrustem Berisha ka pritur në takim komandantin e KFOR-it,

    gjeneralin Lorenzo D’Addario

    Komandanti i FSK-së priti ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë

    Komandanti i FSK-së pritikomandantin e KFOR-it

    Republika Çeke e mbështet Kosovën dhe FSK-në

    Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha më 5 dhjetor 2018 ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Lo-renzo D’Addario. Në fillim, ministri Berisha i ka uruar detyrën e re komandantit të KFOR-it, gjeneralit D’Add-ario, si dhe i ka shprehur falënderim të veçantë për ndihmën e vazhdueshme që KFOR-it ka dhënë për FSK-në. Ministri Berisha, ndër të tjera tha se „ne jemi të hapur që bashkëpunimin tonë me KFOR-in ta avancojmë edhe më tej. Jemi të kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm dhe do të vazhdojmë me këtë

    bashkëpunim korrekt, të ha-pur dhe të sinqertë edhe në të ardhmen“. Ministri Berisha, shtoi, se KFOR-i ka luajtur dhe po luan një rol të rëndë-sishëm për krijimin e një ambientit të qetë në Kosovë.

    „Roli juaj këtu, në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, është shumë i rëndësishëm” -ka thënë ministri Berisha. Ministri Berisha e ka njoftuar

    gjeneralin D’Addario edhe me ecurinë e FSK-së, suk-seset dhe sfidat me të cilat po përballet ajo. Po ashtu e ka njoftuar edhe lidhur me procesin e tranzicionit gjatë periudhës së pritjes për mi-ratim të ligjeve të FSK-në në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës. „Mandati i ri i FSK-së, do të ruajë karakterin pro-fesional, me mision mbro-jtës. Një Forcë e hapur për të gjithë qytetarët dhe në shër-bim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne jemi zotuar se rajoni do të ketë edhe një forcë aleate, të ndërveprueshme me ale-atët dhe në shërbim të kri-jimit dhe ruajtjes së paqes

    dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, jo vetëm si konsu-muese por edhe si ofruese e paqes”, ka shtuar në fund ministri Berisha. Ndërsa, ko-mandanti i KFOR-it, gjenera-li D’Addario, ka falënderuar ministrin Berisha për pritjen si dhe e ka përgëzuar për punën dhe përkushtimin e deritanishëm. „Jemi këtu që të kontribuojmë për sig-urinë e qëndrueshme në Kosovë. Jam mirënjohës për gatishmërinë që po tregoni për bashkëpunim, në qëllim-in e përbashkët për të krijuar siguri dhe paqe në vend”, shprehet komandanti i KFOR-it, gjenerali D’Addario.

    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama më 13.12.2018 priti në vizitë am-basadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë, z. Filip Kosnet (Phil-ip Kosnett). Gjeneral Rama e falënderoi ambasadorin Kos-net për mbështetjen ameri-kane në të gjitha fazat, dhe e siguroi atë, se FSK-ja do të vazhdojë të jetë profesio-nale, gjithëpërfshirëse dhe e besueshme. Bashkërisht dis-kutuan lidhur me procesin e ndërtimit gradual të aftësive të reja bazuar në misionin e ri. “Thellimi i bashkëpunimit

    të ndërsjellë do të vazhdo-jë edhe më tej, në ndërtimin e një Force profesionale, të edukuar dhe të trajnuar me standardet më të larta, për të qenë kontribuuese e sigurisë në vend dhe rajon. FSK-ja është faktor stabiliteti dhe do të vazhdojë të operojë në koordinim me KFOR-in dhe institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare. FSK-ja është institucion me vlera dhe si i tillë do të zhvillo-het më tej bashkërisht me NATO-n dhe SHBA-të”, u shpreh gjeneral Rama.

    Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral ma-jorin Lorenzo D’Addario. Gjeneral Rama së pari i uroi detyrën e re komandantit të KFOR-it gjeneralit Loren-zo D’Addario, dhe më pas e

    njoftoi me zhvillimet e fun-dit rreth miratimit të ligjeve për misionin të ri të FSK-së. Ai po ashtu e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdue-shëm në shumë fusha të NATO/KFOR-it me FSK-në.

    Gjatë takimit, të dy gjen-eralët vlerësuan lart bash-këpunimin e FSK-së me KFOR-in.

    Zëvendësministri i MF-SK-së, Burim Rama-dani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, më 5 dhjetor 2018 qëndruan për një vizitë zyrtare në Republikën Çeke, ku janë pritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga zv. ministri për Siguri dhe Çështjet Multilaterale Mar-tin Povejshil dhe zv. ministri dhe drejtori i Departamen-tit për Evropën Jugore dhe Juglindore Martin Koshatka. Gjatë takimit të përbashkët, zv. ministri Ramadani i ka informuar zyrtarët e lartë çekë për procesin e tran-sicionit të FSK-së në man-dat ushtarak dhe mbrojtës, duke qartësuar objektivin e Qeverisë së Kosovës dhe procedurat e rregullta par-lamentare për këtë proces. „Procesi i transicionit të FSK-së është legjitim, gradual dhe transparent, si dhe ndihmon në forcimin e angazhimit të

    marrëdhënieve në temat e sigurisë e të mbrojtjes mid-is shteteve në rajon. Kosova synon që të kthehet në of-rues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv në misione paqerua-jtëse nëpër zona të konfliktit kudo nëpër botë, krah për krah me ushtritë e shteteve të NATO-s”, tha z. Rama-dani, duke nënvizuar qëllim-in nacional të Kosovës, për anëtarësim në NATO.

    Kurse, komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama, shpjegoi rrjedhën e procesit të transicionit të FSK-së, duke filluar nga zhvillimi i kapaciteteve trajnuese dhe të doktrinës. “Transicioni i FSK-së do të ketë tri faza të zhvillimit dhe do të realizo-het në përputhje me planin afatgjatë, transparent dhe të koordinuar, në mënyrë që FSK-ja të vazhdojë të jetë institucioni shumetnik, pro-fesional dhe model në vend

    dhe në rajon”, ka thënë ndër të tjera gjenerali Rama.

    Ndërsa, zv.ministri për Sig-uri dhe Çështjet Multilat-erale, Martin Povejshil dhe zv.ministri dhe drejtori i Departamentit për Evropën Jugore dhe Juglindore, Mar-tin Koshatka kanë shprehur mirëkuptimin e Republikës Çeke për procesin e tran-sicionit të FSK-së, duke theksuar mbështetjen për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

  • 03Lajme

    Në MFSK mbahet takimi me gazetarë në prag të përfundimit të vitit 2018

    Ministri Rrustem Berisha priti myftiun Naim Tërnava

    Në mjediset e Min-istrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në prag të përfundimit të këtij viti kalendarik, më 28.12.2018, u mbajt një takim me gazetarë dhe përfaqë-sues të mediave, të cilët kanë përcjellë aktivitetet e MFSK/FSK-së gjatë gjithë vitit që po e lamë pas. Në takimin me gazetarë ishin të pranishëm: zëvendësministri Burim Ra-madani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjith-shëm Shkëlzen Sylaj, gjener-alë Gëzim Hazrolli, gjeneral Naim Haziri, si dhe oficerë dhe zyrtarë të informimit të Ministrisë dhe të FSK-së. Në emër të Departamentit për Marrëdhënie me Publi-kun të pranishmit i përshën-deti drejtori Ibrahim Shala, ndërsa në emër të ministrit Berisha zv. ministri Burim Ramadani, i cili tha. „Kam kënaqësinë, që në emër të ministrit, Rrustem Berisha, t’ju uroj për një vit me plotë

    angazhime, detyra, sfida e zhvillime të mëdha. Kjo përmbyllje e vitit, sigurisht se është më e veçantë dhe më e suksesshme për Ministrinë tonë, për Forcën tonë, për Kosovën dhe për partnerët tanë po ashtu. Mandatimi ushtarak i Forcës sonë–Ush-trisë sonë–është një sukses që i tejkaloi sfidat, me përku-shtim dhe shpeshherë edhe me kryeneçësi të argumen-tuar. Vendime të këtilla, si miratimi i ligjeve më 14 dh-jetor 2018, ndodhin një herë në jetën e një shteti. Prandaj, është e qartë se ky vit mund të cilësohet edhe si Viti i Ush-trisë. Tash në përmbyllje të vitit, e shoh se gjendja nuk ka qenë e lehtë në fillim të 2018. Por, kjo ka ndryshuar me plan e aktivitete të detajuara dhe me përkushtim të madh. Njëkohësisht, përkrahja nga partnerët strategjikë ka qenë dhe mbetet e madhe. Kemi prezantuar arritjet e Forcës dhe planet e Kosovës në shumë kryeqytete të vendeve

    të NATO-s, prej të cilave kemi marrë mbështetje vazh-dimisht. Ne u jemi mirën-johës SHBA-ve dhe vendeve partnere të NATO-s e të BE-së, vendeve të rajonit po ash-tu, për mbështetje të plotë. I jemi mirënjohës KFOR-it dhe NALT-it për punën në Kosovë. Tash, anëtarësimi në NATO është synimi ynë. Unë pres dhe jam i bindur që Kosova do të jetë vendi i 31-të i NATO-s. Kjo mbetet puna jonë dhe sfida jonë për vitet e ardhshme. Të nderu-

    ar, me lejoni që edhe juve, gazetare e gazetarë, t’ju uroj krijimin e Ushtrisë së re të Kosovës, sepse ajo është e gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallime profesioni, gjinie apo etnie. Për arritjen e këtij suksesi historik për shte-tin tonë, dua që në emër të ministrit Berisha t’ju falën-deroj për bashkëpunimin e mirë të deritashëm secilin prej jush, për kontributin që keni dhënë në shpërndar-jen, shfaqjen, prezantimin e aktiviteteve dhe sukseseve

    të FSK-së në publik. Ne kuj-tojmë me respekt dhe përul-je të gjithë kontribuuesit për këtë sukses, të cilët nuk janë më në mesin tonë. At-dhetarët dhe profesionistët, dëshmorët dhe martirët që nuk kanë kursyer asgjë – as jetën e tyre – për suksesin e Kosovës! Urime Vitin e Ri 2019! Gëzuar!’’ Gjatë këtij kokteji, gazetarët patën rastin të bisedojnë për të arriturat dhe bashkëpun-imin e ndërsjellë.

    Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, më 26.12.2018 priti në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava. Myftiu Tër-nava pasi e falënderoi min-istrin për pritjen, shprehu edhe gëzimin e tij që Kosova arriti të formojë ushtrinë, e cila siç tha ai “është garanci e fortë për paqen dhe sigurinë e vendit tonë dhe rajonit”. Ai po ashtu tha se BIK-u ka

    kontribuar në të kaluarën dhe do të vazhdojë të kontribuojë për forcimin e ushtrisë. “Zoti ju ndihmoftë në rrugën tuaj për ndërtimin e kapaciteteve të plota ushtarake. Na ka gëzuar pa masë edhe përkrah-ja e miqve tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bash-kuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe miqtë tjerë të shtetit tonë”,- u shpreh myftiu Tërnava. Minis-tri e falënderoi Myftiun Tër-

    nava për vizitën, duke thënë se “kjo vizitë është shumë domethënëse dhe do t’i shër-bejë zhvillimit dhe ecjes për-para të proceseve shtet-for-muese të Kosovës dhe se roli i BIK-ut është shumë i rëndë-sishëm për paqen dhe sig-urinë në Kosovë”. Ministri Berisha theksoi se ush-tria e Kosovës do të jetë forcë paqësore që do t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

    Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në Prekaz

    Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrustem Beri-sha, komandanti i FSK-së,

    gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministri Agim Çeku, zëvendësmin-istri Burim Ramadani si dhe

    një delegacion i gjerë nga MFSK-ja dhe FSK-ja, më 15.12.2018, bënë homazhe në varrezat e heronjve në Prekaz

    dhe në Marinë të Skenderajt.

    Ministri Berisha së bashku me delegacionin e tij, së pari vendosën buqeta lulesh të freskëta te varri i komandan-tit legjendar Adem Jashari dhe te varret e familjarëve të familjes Jashari, si dhe vizituan të gjitha varret e të rënëve në kompleksin me-morial ,,Adem Jashari’’ në Prekaz.

    Më pas, delegacioni i lartë i MFSK dhe FSK-së u pritën në odën e familjes Jashari nga z. Rifat Jashari dhe kryetar i Komunës së Skend-erajt, Bekim Jashari, të cilët i uruan krerët e Ministrisë së FSK-së për formimin e Ush-trisë së Kosovës. Gjithashtu edhe ministri Berisha dhe delegacioni i tij, uruan famil-jen Jashari duke ju shprehur

    nder dhe e lavdi për ko-mandantin legjendar Adem Jashari dhe sakrificën sub-lime të familjes Jashari.

    Ministri Berisha dhe ko-mandanti Rama gjatë kësaj vizite u shoqëruan edhe nga sekretari i përgjithshëm, Shkelzen Sylaj, komandan-ti i Forcave Tokësore, gjen-eral brigade Enver Cikaqi, pastaj gjeneral major Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Ir-fete Spahiu, gjeneral Fadil Hadërgjonaj, gjeneral Naim Haziri, gjeneral Xhevahir Geci, gjeneral Skender Zhitia si dhe oficerë të tjerë të lartë të FSK-së. Ky ishte aktiviteti i parë i MFSK-së dhe FSK-së pas votimit në Parlamentin e Kosovës të projektligjeve për tranzicionin e FSK-së.

  • 04 Aktivitete

    Diplomon piloti i parë i FSK-së

    Kapiteni Bujar Ferizi nderohet me dy çmime në shkollën ushtarake në SHBA

    Dy kadetë të FSK-së diplomohen në Akademinë Ushtarake të Gjermanisë

    Nënkoloneli Zejnullahu kreu me sukses trajnimin ,,Blerjet ndërkombëtare për mbrojtje’’ në SHBA

    Nëntogeri i FSK-së, Afrim Zabeli, më 13 dhjetor 2018 ka diplomuar në Shkollën e Aviacionit Tokësor të Turq-isë, duke u bërë piloti i parë i helikopterëve në kuadër të Forcës së Siguresë të Kosovës. Nëntoger Zabeli, në mesin e 26 oficerëve të tjerë pjesëmar-rës të këtij trajnimi u shpall njëri ndër tre më të mirët. Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe gjeneral bri-gade Naim Haziri, koman-dant i Brigadës së Mbështetjes së Operacioneve. Gjeneral Haziri u prit nga komandan-

    ti i shkollës, gjeneral brigade Nadir Gündüz i cili i shprehu kënaqësinë e tij, gjeneral Haz-irit, për bashkëpunimin e der-itanishëm të ushtrisë turke me Forcën e Sigurisë të Kosovës. Ai po ashtu premtoi se shkolla e tij, është e gatshme që të tra-jnojë edhe pilotë të tjerë të rinj nga radhët e FSK-së. Ndërkaq, gjeneral Haziri, tha se „është një ndjenjë e veçantë krenarie diplomimi i pilotit të parë të FSK-së. Sukseset e panumërta të FSK-së, dhe ngritja e vazh-dueshme e kapaciteteve të saj, tashmë e përfshijnë edhe pilo-tin e parë të FSK-së, nëntoger-

    in Afrim Zabeli“. Në Shkollën e Aviacionit Tokësorë në Turqi, janë duke i vijuar më-simet edhe dy nëntogerë të tjerë të FSK-së, Atdhe Hasani dhe Krenar Voca. Gjeneral Haziri, në emër të FSK-së e përgëzoi pilotin Afrim Zabeli për përkushtimin dhe profe-sionalizimin e treguar gjatë trajnimit në Turqi, ndërsa dy pilotëve të ardhshëm, Atdhe Hasanit dhe Krenar Vocës, ju dëshiroi diplomim sa më të shpejtë.

    Diplomimi i pilotit të parë, është njëri ndër sukseset më të rëndësishme të Forcës së Sig-urisë të Kosovës.

    Pjesëtarët e FSK-së, kudo që po marrin pjesë në trajnime dhe shkollime jashtë vendit, po arrijnë rezu-ltate të shkëlqyeshme. Njëri ndër ta është edhe kapiten Bujar Ferizi, shef i Qendrës së Operacioneve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili ka përfunduar me sukses tra-jnimin „Kursi i kapitenëve për mbrojtje kimike“, në shkollën e Mbrojtjes Kimike- Atomike dhe Biologjike (MKAB) në Fort Leonard Wood, në shtetin Missouri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky kurs ka filluar

    më 10 korrik dhe ka përfun-duar më 07 dhjetor 2018.

    Oficeri i FSK-së, kapiteni Bujar Ferizi, gjatë shkollimit 22 javor në shkollën e MK-AB-së në SHBA, për paraqit-je të dalluar akademike është nderuar me çmimin „Student Ndërkombëtar Nderi, kurse për rezultate të shkëlqyera në testin fizik ka marr çmimin „Njeriu i Hekurt“.

    Kursi për kapiten të kar-rierës përfshin përgatitjen e përgjithshme të oficerëve në fushën e MKAB-së, në aftë-si udhëheqëse, teknike dhe

    taktike luftarake, procedura shtabore, doktrina të gjinive të kombinuara të ndërlidhura me procesin e vendimmarrjes ushtarake, punë grupore dhe aftësim në operacionet e de-tektimit dhe dekontaminimit të materieve kimike-atomike-bi-ologjike dhe nukleare.

    Kapiten Ferizi, është oficeri i parë nga Kosova i cili për-fundon trajnimin e mbrojtjes nga helmet kimike, atomike, biologjike dhe nukleare të nivelit Kapiten karriere, në „United States Army CBRN School“.

    Kadetët e FSK-së, Art Sahiti dhe Dhurim Shemsedini, ditë më parë u diplomuan në Akade-minë Ushtarake ,,Bundeswehr –OffizierLehrgang” të Repub-likës Federale të Gjermanisë.

    Kadetët e FSK-së i kanë për-funduar me sukses studimet trevjeçare në Akademinë Ushtarake më prestigjioze për logjistikë në Gjermani, ku edhe janë graduar në gradën nëntoger. Nëntogerët, Art Sa-

    hiti dhe Dhurim Shemsedini, pas kryerjes së Akademisë Ushtarake janë emëruar në detyra të reja në Brigadën e Mbështetjes Operacionale, në Departamentin e Logjistikës, pasi që edhe studimet i kanë mbaruar në këtë fushë. Të dy nëntogerët e sapoemëruar në detyrë, u shprehen të kënaqur dhe shumë mirënjohës ndaj FSK-së që ju ofroi mundësinë për të studiuar në një shtet mik dhe të fuqishëm si Gjer-mania, e cila vazhdimisht ka

    kontribuar për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, duke e ndihmuar në të gjitha fus-hat si në fushën e arsimimit, trajnimeve, logjistikës (pajisje logjistike), mjekësore (pajisje mjekësore), transportit etj.

    Akademia ,,Bundeswehr–OffizierLehrgang” në Gjerma-ni është e njohur për cilësinë e lartë të shkollimit në nxjer-rjen e kuadrove profesionale dhe specialistike në degë të ndryshme ushtarake dhe në logjistikë.

    Nga data 10 deri më 23.11.2018 nënkolone-li Mentor Zejnullahu, shef i Sektorit për Plane dhe Programe në Departamentin e Logjistikës në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka marrë pjesë në trajnimin „Negociatat në blerjet ndër-kombëtare për mbrojtje“ në Naval Postgratuade School në Monterey të Shteteve të Bash-kuara të Amerikës.

    Fokusi i këtij kursi/tra-jnimi ka qenë „përgatitja për procesin e negocimit, duke filluar nga plani për negocim me të gjitha elementet brenda tij, e deri te vetë akti i nego-cimit gjatë blerjeve ushtarake ndërkombëtare“. Nënkolone-li Mentor Zejnullahu tha se „njohuritë e fituara nga pjesëmarrja në këtë kurs/tra-jnim janë të dobishme si në as-pektin profesional ashtu edhe

    në atë praktik. Përgatitjet për proceset e negociatave gjatë blerjeve të planifikuara për të ardhmen në institucionin tonë, do t’i përcjelli edhe tek zyrtarët tjerë të Ministrisë dhe FSK-së“.Oficerët e FSK-së, kudo ku kanë marrë pjesë; qoftë në trajnime, shkollime apo gara të ndryshme jashtë vendit kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme.

  • 05AktiviteteKapiteni Besnik Thaçi kreu Kursin përv mbrojtje kimike, biologjike,

    radiologjike dhe atomike në Turqi

    Qendra për Studime Universitare e FSK-së mbajti debatin ,,Forumi i Sigurisë’’

    Oficeri i Forcës së Sig-urisë të Kosovës, ka-piteni Besnik Thaçi, ka përfunduar me rezultat të shkëlqyeshëm trajnimin 5-javor „Kursi i Oficerit për Mbrojtje Kimike, Biologjike, Radiologjike dhe Atomike” të ushtrisë turke, të mbajtur në qytetin e Konyas në Turqi.

    Kapiten Thaçi, në bazë të të arriturave teorike dhe praktike gjatë trajnimit, është radhitur i treti, nga të gjithë pjesëmarrësit vendorë dhe ndërkombëtarë që kanë marrë pjesë në këtë trajnim. Trajnimi specialistik ka

    filluar nga data 05.11.2018 dhe ka përfunduar më 07.12.2018, dhe është mbajtur në Shkollën specialistike për mbrojtje ki-mike, biologjike, radiologjike dhe atomike në Konyas.

    Trajnimi për detektimin dhe mbrojtjen ndaj armëve kimike, biologjike, radiologjike dhe atomike është realizuar në te-ori dhe në praktikë me pajisje të ushtrisë turke. Në këtë trajnim, përveç nënoficerëve të forcave ajrore turke, kanë marrë pjesë edhe oficerë me gradën nënto-ger e deri te grada kolonel të gjinive të ndryshme ushtarake

    turke. Gjithashtu pjesëmarrës kishte oficerë edhe nga Azer-bajxhani, Kosova e vende të tjera. Shkolla specialistike për

    mbrojtje kimike, biologjike, ra-diologjike dhe atomike është shkolla e vetme në Republikën

    e Turqisë dhe në rajon për këtë fushë ushtarake dhe konsid-erohet si njëra ndër shkollat më cilësore në fushën e mbro-jtjes KBRA.

    Pjesëmarrja e kapitenit të FSK-së, Besnik Thaçit, ka shënuar bashkëpunimin e parë në këtë fushë të ofruara nga Republika e Turqisë.

    Tashmë në këtë shkollë janë ofruar edhe vende të reja për pjesëmarrjen e nënoficerëve dhe oficerëve të FSK-së, duke shënuar kështu bashkëpunim të rëndësishëm të FSK-së me ushtrinë turke.

    Në ambientet e kazer-mës ,,Adem Jashari” në Prishtinë, më 7 dhjetor, nën organizimin e Qendrës për Studime Univer-

    sitare (QSU) në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së është mbajtur ,,Foru-mi i Sigurisë“, edicioni i I, me temë “Nataliteti dhe Migrimi

    2019-2035 dhe efektet afatg-jata në aspektin e sigurisë në Kosovë”. Punimet e Forumit i shpalli të hapura koman-danti i QSU-së, major Vegim Krelani i cili paraqiti qëllimin e forumit dhe synimin që edi-cionet tjera të Forumit të Sig-urisë të kthehen në mekaniz-ma të rregullta të diskutimit akademik në nivel të FSK-së.

    Në këtë edicion të Forumit të Sigurisë, të ftuar si panelist ishin prof. Dr. Armend Muja i cili prezantoi tezën “Nataliteti dhe Emigrimi” si dhe major

    Korab Dauti i cili prezantoi temën ,,Emigrimi dhe pasojat për FSK-në”. Në këtë forum pjesëmarrës ishin oficerët dhe nënoficerët e të gjitha njësive të FSK-së, partnerë ndërkom-bëtarë, stafi i QSU-së dhe ka-detët e vitit të IV-të.

    Qëllimi i forumit ishte njohja me trendët e emigrim-it në Kosovë, ndikimi i em-igrimit në sigurinë afatgjate si dhe efektet e emigrimit në FSK. Të gjithë pjesëmarrësit kontribuuan me pyetjet dhe komentet e tyre në arritjen e

    qëllimit të forumit. Me ras-tin e përfundimit të forumit, panelistëve: Prof. Dr. Armend Muja dhe major Korab Dautit iu ndanë mirënjohje në emër të komandantit të KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu, në shenjë falënderimi për kon-tributin e dhënë në realizimin e forumit. Forumi është vlerë-suar si mjaft pozitiv, dhe se forume të tilla do të vazhdo-jnë të organizohen edhe në të ardhmen me qëllim të ngritjes për diskutim të temave të rëndësishme për FSK-në.

    Qendra e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim në Reg-jimentit të Mbrojtjes Civile i FSK-së, në Pomozotin, zyr-tarisht zbulon helikopter-in-kornizë, që do të përdoret për qëllime të trajnimeve për kërkim-shpëtim. Prerjen e shiritit e kanë bërë koman-danti i Regjimentit të Mbro-jtjes Civile, koloneli Shaip Haziri dhe drejtori i QTKSH-së, z. John Doone. Korniza e helikopterit do të përdoret në skenarë të ndryshme për zhvillimin e disa trajnimeve; përfshirë këtu një aksident helikopteri me viktima bren-da tij, një helikopter në ngrit-

    je me viktima përbrenda, një helikopter në ulje me vikti-ma në të dhe një ekip mjekë-sor të gatshëm për të ofruar ndihmë në rast nevoje. Shumë skenarë tashmë janë testuar gjatë trajnimeve të ndryshme të kërkim-shpëtimit, ndërkaq gjatë vitit 2019 do të fillojnë trajnime, në veçanti, lidhur me helikopterë. E veçanta e këtij helikopteri është se, i tëri sistemi është ndërtuar nga vet stafi i Qendrës së Trajnimit të Kërkim-Shpëtimit dhe është përdorur materiali i ricikluar i gjetur brenda kampit. Korni-za e helikopterit ka një gjatësi prej 23 m, me 3 m gjerësi dhe

    me rreth 3 m lartësi. Pesha totale e tij është diku rreth 12 tonë. Është i ngjyrosur me ng-jyra kamuflazhi, me emblemë të Kryqit të Kuq në të dyja anët dhe ka përmasa dhe pamje të një helikopteri të vërtetë. Për-brenda ka dy ulëse për pilot, 6 ulëse me komplet pajisje për udhëtarë, dhe 6 shtretër për viktima. Për qëllime trajnimi, pjesës qendrore të helikopterit mund t’i vihet zjarri dhe sër-ish struktura e helikopterit do të mbetet e padëmtuar.

    E gjithë puna e planifi-kuar është kryer nga stafi dhe është mbështetur nga RMC-ja, gjatë kohës së trajnimeve të

    QT-së, në mbrëmje apo edhe gjatë vikendeve. Koha e para-parë për ndërtim ishte 4 javë. Kostoja materiale e gjithë pro-jektit ishte €105.00.

    QT e RMC–së tani ofron një objekt trajnues që asnjë insti-

    tucion tjetër trajnues vendor e ndërkombëtar në Kosovë nuk mund ta ofrojë. Gjithashtu, QT-ja do të ofrojë mundësi tra-jnuese të tjera në bashkëpun-im me partnerët rajonalë dhe ata ndërkombëtarë.

    Në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, për dy ditë rresht nga 26-28.12.20180 i ka zhvilluar pun-imet konferenca e nënoficerëve të FSK-së, bazuar në planin vjetor të aktiviteteve të korit të nënofi-cerëve të FSK-së. Konferenca e nënoficerëve të FSK-së ka për qëllim përmbledhjen e punës së kanalit mbështetës të nënoficerëve gjatë vitit 2018, si dhe hapat që duhen bërë në të ardhmen. Në konferencën e nënoficerëve kanë marrë pjesë shumë personalitete të njohura nga fusha e artit, kulturës dhe fusha të tjera. Në hapjen e konferencës, rreshter majori i Ko-mandës së Forcave Tokësore Fetah Zejnullahu foli për rëndësinë që ka kjo konferencë për korin e nëno-

    ficerëve, vlerësimin e punës së tyre, si dhe shkëmbi-min e përvojave me personalitete të profesioneve të ndryshme të Kosovës.

    Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pasi përshëndeti pjesëmarrësit, foli për rrugën, sfidat dhe të arriturat e përgjithshme. Në konferencë, në cilësinë e mysa-firëve ishin: rreshter majori i FSK-së Genc Metaj, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës Enver Peci, këngëtarët Kreshnik Fazliu-MC Kresha dhe Festim Arifi –Lyrical Son, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, kampionia e Botës Majlinda Kelmendi, trajneri Driton Kuka, minis-

    tri i Financave Bedri Hamza, gazetarët Shkumbin Ahmetxhekaj dhe Jehona Zhitia etj.

    Pjesëmarrësit përgjithësisht folën për eksperi-encat e tyre në jetë, vështirësitë dhe sfidat që kanë kaluar për të arritur atë të cilën ata kanë dëshiruar. Kjo ishte një përvojë e mirë për pjesëmarrësit e korit të nënoficerëve të të gjitha njësive të FSK-së.

    Gjatë konferencës pati pyetje të shumta nga nëno-ficerët drejtuar mysafirëve, dhe në fund fare, për pjesëtarët e FSK-së të cilët kanë arritur maksimumin e pikëve të kërkuara sipas kritereve të testimit është realizuar ceremonia e Bexhit të Fitnesit Fizik.

    FSK-ja bëhet me helikopter për qëllime trajnimi

    Mbahet konferenca dyditore e nënoficerëve të FSK-së

  • 06 AktivitetePresidenti Thaçi drekon së bashku me ushtarët e FSK-së

    Komandanti i FSK-së gjenerali Rrahman Rama ndau dhurata për fëmijët e Klinikës së Pediatrisë

    FSK-ja mban ligjërata për vetëdijesimin nga rreziku i mjeteve piroteknike

    Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë trajnohen në Qendrën e Kërkim-Shpëtimit Urban të FSK-së

    Presidenti i Republikës së Kosovës, njëherësh Koman-dant Suprem i Ushtrisë së Kosovës, Hashim Thaçi, më 24.12.2018 vizitoi kazermën „Adem Jashari“ të FSK-së në Prishtinë, ku u prit nga komandanti i saj, gjeneralle-jtënant Rrahman Rama, si dhe nga ushtarë, oficerë dhe gjen-eralë të FSK-së.Me këtë rast, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kosovës, Hashim Thaçi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë drekës u kanë

    shërbyer ushqimin ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së si dhe kanë drekuar bashkë me ta.Pas drekës, presidenti i Kosovës, Z. Thaçi, para përfaqësuesve të mediave, u shpreh i kënaqur për hapin e madh që është bërë në Këshillin e Sigurim-it të Kombeve të Bashkuara, ku edhe një herë u verifikua botërisht themelimi i ushtrisë së Kosovës.” Sot jam këtu për t’ju shërbyer ushtarëve të Kosovës, në një drekë të për-bashkët, me këtë rast i urojë të gjithë pjesëtarëve festat e

    fundvitit, duke ju uruar shën-det atyre dhe familjeve të tyre. Unë si president i Republikës së Kosovës, kam vendosur që t’i propozojë Qeverisë së Re-publikës së Kosovës ngritjen e pagave për FSK-në, që nëno-ficerët dhe oficerët të kenë një jetë më me dinjitet në shër-bim të qytetarëve të Kosovës dhe shpresoj se Qeveria do t`i përgjigjet pozitivisht kërkesës sime për rritjen e pagave“, tha në fund, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Komandanti i FSK-së, gjeneralle-jtënant Rrahman Rama së bashku me ministrin e Shëndetë-sisë, z. Uran Ismajli, më 24.12.2018 kanë vizit-uar fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së në Prishtinë,

    ku u pritën nga dre-jtoresha e Klinikës, Drita Telaku-Qosaj dhe stafi mjekësor i kësaj klinike. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama dhe min-istri Ismaili, me rastin e festave të fundvitit iu dhuruan dhurata fëmi-jëve të shtrirë në këtë

    klinikë, duke ju dëshiru-an shërim sa më të shpe-jtë dhe duke ju uruar që Krishtlindjet dhe Vitin e Ri t’i festojnë së bashku me familjarët e tyre.

    Ky aktivitet i FSK-së është organizuar në bashkëpunim me Minis-trinë e Shëndetësisë.

    Tashmë që po afrohen fes-tat e fundvitit, përdorimi i mjeteve piroteknike nga ana e të rinjve në Kosovë është rritur me të madhe. Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit nëpër komuna, ka organizuar

    fushatë vetëdijesimi nëpër shkollat fillore të Kosovës me qëllim të ndërgjegjësimit të nx-ënësve për rrezikun që mund të shkaktojë përdorimi nga ana e tyre i mjeteve piroteknike. Fushata është realizuar nga data 10 deri më 19 dhjetor 2018 dhe janë përfshirë nxënës të

    shkollave fillore të Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Ferizajt, Gjilanit dhe Dragashit. Gjatë kësaj periud-he janë realizuar 17 orë mësimi ku kanë marrë pjesë mbi 1000 nxënës. Ligjëratat janë mbaj-tur nga instruktorët e Kompa-nisë së Deminimit, të cilët janë

    të përgatitur dhe të trajnuar për mjete të rrezikshme. Nxënësit shfaqen interesim të madh gjatë këtyre ligjëratave, gjë që u pa edhe nga pyetjet e tyre të shum-ta rreth këtyre mjeteve. Vlen të ceket se një numër i madh i tyre ishin mjaft të zëshëm kundër përdorimit të tyre. Instruktorët

    ligjërues të angazhuar në këtë aktivitet, rreshter Valon Abdy-li, tetar Butrint Kastrati, tetar Liridona Musaj, tetar Shpejtim Gashi, shprehen mjaft të kën-aqur me interesimin e nxënësve dhe angazhimin e personelit të shkollave ku janë realizuar këto ligjërata.

    Në kuadër të bash-këpunimit të FSK-së me FA të Shqipërisë, nga data 09-21 dhjetor 2018, në kazermën „Evropianet e Rinj“ në Pomozotin, u zhvillua trajnimi për „Kërkim-Shpë-tim-Urban, Niveli Bazik“, në të cilin kanë marrë pjesë 14 pjesëtarë të FASH-së. Në cer-emoni morën pjesë: drejtori i DO-së në MFSK, gjenerali Gëzim Hazrolli, atasheu ush-tarak i Shqipërisë, koloneli Eduard Bala, komandanti i BMO-së, gjenerali Naim Ha-ziri, komandanti i RMC-së, koloneli Shaip Haziri, drejtori i QTKSH-së, John Doone, si dhe oficerë të FSK-së dhe të FARSH-së. Gjeneral Hazrolli, në fjalën e tij, tha se ky është një moment i veçantë për ne, për Qendrën e Regjimentit

    dhe për FSK-në. Duke iu dre-jtuar pjesëtarëve të FARSH-së, ai tha: „ne kemi arritur që t’ju ofrojmë trajnime, por mbi të gjitha një eksperiencë të mirë si në aspektin teorik ash-tu edhe në atë praktik. Unë jam shumë i sigurt, që gjatë kohës së trajnimit keni pasur mundësi të jashtëzakonshme që t’i merrni ma të mirat nga instruktorët e FSK-së. Synimi ynë është që kjo qendër të bëhet një qendër ekselence, dhe jam i sigurt që nuk do t’i mungojë as gjë, nga qendrat tjera të NATO-s“. Ndërsa, kolonel Bala, falënderoi FSK-në për bashkëpunimin dhe trajnimin e zhvilluar për ush-tarët e FA SH-së, ai njëherësh vlerësoi lart nivelin e trajnimit dhe eksperiencën e instruk-torëve të FSK-së. Gjithashtu,

    ky specializim është jashtëza-konisht i nevojshëm jo vetëm për mbrojtjen tonë, sepse një nga elementet kryesor është siguria e jetës së qytetarëve, tha në fund koloneli Bala. Ndërkaq, drejtori i QTKSH-së John Doone theksoi se të gjitha trajnimet në QTKSH vlerësohen jo vetëm nga as-pekti specialistik, por edhe për nga qëndrimi dhe karak-teri që tregojnë pjesëtarët gjatë kursit. Vlerësimi i kursantëve u bë në bazë të angazhimit të tyre gjatë këtyre ditëve dhe sh-kallës së njohurive teorike dhe praktike, që ata kanë arritur të fitojnë nga ky trajnim. Qëllimi i këtij trajnimi është mirëmba-jtja e njohurive ekzistuese si dhe avancimi dhe ngritja pro-fesionale e tyre.

  • 07AktiviteteKomandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama mbajti ligjëratë para

    studentëve të Universitetit „ISA BOLETINI“ në Mitrovicë

    FSK-ja mbështeti projektin humanitar me moton „Unë ty, dashuri në pako“

    Gjenerali Enver Cikaqi vizitoi kursantët e trajnimit ,,Evakuimi në kushte të vështira malore”

    Në Universitetin „Isa Boletini“ në Mitro-vicë, në organizim të Fakultetit Juridik më 26.12.2018 komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, para studentëve dhe stafit akademik mbajti një ligjëratë me temën: Të arritu-rat e përgjithshme të FSK-së, transformimi si dhe e ardhmja e FSK-së. Gjeneral Rama, me këtë rast, përshëndeti stu-dentët dhe stafin akademik duke ju uruar aprovimin e tri ligjeve bazë për transformim-in e FSK-së dhe Ministrinë e Mbrojtjes, dhe njëherazi falën-deroi për angazhimin ushtarët dhe oficerët e të FSK-së, part-nerët strategjikë, veçanërisht SHBA-të, me theks të veçantë ata të cilët kontribuuan më së shumti për të ardhur kjo ditë; dëshmorët e rënë, familjet e dëshmorëve dhe luftëtarët e UÇK-së. Duke falënderuar për kontributin e të gjithë ak-torëve relevantë dhe parlam-entarët për aprovimin e tri lig-

    jeve, gjeneral Rama, theksoi se ‘’qëllimi dhe synimi ynë, është ta ndërtojmë një forcë që është në shërbim të të gjithë qytet-arëve tanë. Synimi ynë është që FSK-ja me mision të ri, në të ardhmen të jetë forcë paqeru-ajtëse’’. Gjeneral Rama, më tej, shtoi se ‘’nuk është qëllimi ynë ta rrezikojmë dikë, dhe mbi bazën e këtij parimi, këto dy vitet e fundit kemi pasur angazhim të madh njoftues nëpër kryeqytetet më të mëdha evropiane, ku qëllimi dhe synimi ynë ishte njoftimi për së afërmi me procesin e transformimit të FSK-së. Ob-jektiv ynë është të jemi pjesë e strukturave të NATO-s, dhe jemi duke e ndërtuar FSK-në mbi bazën e standardeve të NATO-s’’.

    Duke folur për shkollim-in, trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së, gjeneral Rama tha se ‘’djemtë dhe vajzat e FSK-së, kudo që kanë marrë pjesë kanë qenë më të mirët’’, duke numëruar shtetet si: SHBA-

    të, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Maqedoninë, Kro-acinë, Turqinë, Shqipërinë etj. ‘’

    Këto rezultate janë arritur vetëm falë përkushtimit, di-siplinës dhe punës këmbën-gulëse. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me NATO-n Ne kemi një ekip Këshillues

    në FSK, me të cilët bash-këpunojmë ngushtë dhe çdo gjë e bëjmë mbi bazën e stan-dardeve të NATO-s. Me NA-TO-n/KFOR-in, marrim pjesë në ushtrime të përbashkëta të cilat mbahen nga KFOR-i ose nga FSK-ja. Ne jemi shumë mirënjohës për ndihmën e

    NATO-s dhe KFOR-it’’. Në fund, studentët dhe

    stafi akademik i universitetit i parashtruan shumë pyetje ko-mandantit të FSK-së, që kishin të bënin me inkuadrimin e të rinjve në radhët e FSK-së, me mundësitë e shkollimit, tra-jnimit dhe perspektivën.

    Nën organizimin dhe përkujdesjen e Min-istrisë për Forcën e Sigurisë dhe Forcës së Sig-urisë të Kosovës, përkatësisht Departamentit për Bash-këpunim Civilo-Ushtarak, në prag të festave të fundvitit, është mbështetur projekti me moton „ Unë ty, dashu-ri në pako“. Për mbledhjen dhe shpërndarjen e afro 4000

    dhuratave, të grumbullu-ara nga nxënësit e shkollave të Prishtinës, e që të njëjtat më pastaj janë shpërndarë te moshatarët e tyre në shkollat e fshatrave të rrethit të Prisht-inës, FSK-ja ofroi mbështet-je logjistike, transport dhe mbështetje me personel. Projekti me moton “Unë ty, dashuri në pako” është real-izuar nga fondacioni „Mute“

    në bashkëpunim me MF-SK-në dhe Drejtorinë për Ar-sim të Komunës së Prishtinës. Aksioni i FSK-së është shtrirë në 15 shkolla dhe në katër shoqata: REA, Fushë-Kosovë; Fëmijët jetim dhe të varfëritë, në kuadër të Komunës së Fushë Kosovës, shoqata „AU-TIZMI“ dhe Shoqata „Nëna dhe fëmijët e lumtur“

    Më 29 nëntor 2018 ka filluar realizimi i tra-jnimit ,,Evakuimi në kushte të vështira malore”, me instruktorë të shkollës luftarake malore, nga shteti i Vermontit, SHBA. Trajnimi është duke u realizuar dhe koordinuar nga Qendra e Tra-

    jnimit e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civi-le të FSK-së, mbështetur nga instruktorët e Kërkim-Shpëti-mit dhe në bashkëpunim me instruktorë nga SHBA-të. Në këtë trajnim po marrin pjesë 32 pjesëtarë nga FSK-ja, Policia e Kosovës, Agjencia

    për Menaxhimin e Emergjen-cave, Forcat e Armatosura të Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Bullgar-isë. Trajnimi po realizohet në pjesën malore në mes Prizrenit dhe Dragashit; në një territor i cili i plotëson kriteret për re-alizimin e një trajnimi të tillë, dhe i cili është i nevojshëm për përgatitjen e njësiteve të cilat në vazhdimësi janë në aktivitetet e tyre në terrene të vështira, siç është Policia Ku-fitare e Kosovës dhe Kërkim-Shpëtimi i FSK-së Komandanti i Forcave Tokësore, gjenerali Enver Cikaqi, përcolli nga afër pro-cedurat e punës në tërheqjen e viktimave nga terrenet e thy-era malore dhe vështirësitë me të cilat përballet personeli në këto situata, me këtë rast,

    gjeneral Cikaqi, u bë edhe vet pjesë e këtij trajnimi duke ndihmuar në tërheqjen e një viktime nga një thellësi në një mjedis të vështirë malor. Ko-mandanti i KFT-së, gjeneral Cikaqi, falënderoi instruk-torët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e dhënë në të gjitha fushatë, në ngritjen profesionale të personelit të FSK-së, po edhe të agjencive të sigurisë në Kosovë dhe më gjerë.

    Gjeneral Cikaqi, tha se: „rëndësia e këtij trajnimi ka bërë bashkë të gjitha agjencitë e sigurisë po edhe partnerët nga Maqedonia dhe Bullgar-ia. Më gëzon fakti, për punën tuaj të përbashkët si grup, këto kapacitete të krijuara, ne do t’i ruajmë edhe në misionin e ri në të ardhmen, Njësia

    jonë e Kërkim-Shpëtimit na ka bërë krenar me punën dhe aktivitetin e saj, si brenda ash-tu edhe jashtë vendit. Duke i parë kushtet, ku ju jeni duke e realizuar këtë trajnim, që është shumë sfidues, tregon për përkushtimin tuaj për të mësuar sa më shumë nga për-vojat e partnerëve tanë të cilët kanë marrë një rrugë të gjatë nga Vermonti i SHBA-ve, për të trajnuar dhe përgatitur pjesëtarët tanë”.

    Instruktorët amerikanë ishin magjepsur me përkushtimin e secilit kursantë, për të nx-ënë sa më shumë njohuri dhe për të arritur përvoja sa më të mira, që këto përvoja t`i përdorin në rastet reale në jetën dhe punën e tyre të për-ditshme.

  • 08 AktiviteteFSK-ja realizoi një projekt

    humanitar në Llapashticë të Podujevës

    Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për logjistikë nga njësia turke

    Batalioni i Dytë i BRSH-së realizoi ushtrimin fushor „Ujku 02“

    Me nderime të larta është varrosur kapteri Ali Sinani

    Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpun-im me Komunën e Podu-jevës kanë realizuar projektin humanitar në fshatin Llapa-shticë të Epërme, ku kanë bërë nivelimin e oborrit të shkollës fillore “Naum Veqilharxhi” të këtij fshati. Më 7 dhjetor 2018, punimet i përcolli edhe ko-mandanti i BMO-së, gjeneral brigade Naim Haziri dhe ko-mandanti i Batalionit të Xhe-nios, nënkoloneli Rifat Maloku. Me këtë rast, duke falënderuar FSK-në, për ndihmën që i ka dhënë kësaj shkolle dhe në veçanti nxënësve u shprehën shumë falënderues drejtori i shkollës Musli Muqiqi dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit

    të Podujevës Agim Blakqori. Ata u ndanë shumë të kënaqur me punën dhe mbështetjen e vazhdueshme të FSK-së.

    Ndërsa, gjenerali Naim Haziri i përgëzoi pjesëtarët e Batalionit të Xhenios, për real-izimin e këtij projekti dhe pro-jekteve të tjera humanitare, në ndihmë të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës. Ai tha se ne po mundohemi të jemi gjithmonë afër qytetarëve për realizimin e kërkesave të tyre, duke u bazuar në kapacitete tona, por ndihma e FSK-së, nuk do të mungojë asnjëherë e sidomos kur kemi të bëjmë me fëmijët, të cilët janë e ardhja e këtij vendi.

    Më 14.12.2015, nga familjarë të ushtara-kut Ali Sinani, miq, shokë e ushtarakë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, i është dhënë lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së, kapterit Ali Sinani.

    Në kazermën ,,Adem Jashari” , në mes ditë janë bërë homazhe te arkivo-li i Ali Sinanit nga të gjitha njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kolegë, shokë e bashkëluftëtarë të tij.

    Më pas kortezhi i përmort-shëm ka vazhduar për në fsha-tin e lindjes ku me nderime ushtarake dhe në praninë e një numri të madh të qytetarëve nga e gjithë Kosova, është var-rosur ushtaraku i FSK-së.Për herë të fundit nga i nd-

    jeri është ndarë komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqi, i cili në fjalën e tij tha: ,,Ne, po përpiqemi të mos dorëzohe-mi para humbjes së madhe, por të ndihemi krenarë që e patëm në mesin tonë. Ndi-hemi krenarë që bashkërisht ndërtuam themelet e sigurta të ushtrisë së Kosovës për të cilën Aliu punoi pareshtur gjithë jetën”.

    E nderuar familje, Ushtria e Kosovës, gjithherë do të jetë afër jush, dhe ju gjithmonë do të keni vend të rëndësishëm në organizatën tonë. Në fund të ceremonisë u vendosën kurora të shumta lulesh nga shok, miq, bashkëluftëtarë, kolegë, ushtarakë e shokë nga të gjitha viset shqiptare.

    Nga data 18-22. 2018, në kazermën „Sulltan Murati“ në Prizren, u mbajt trajnimi/seminari për logjistikë nga Njësia Tra-jnuese Turke. Në kuadër të këtij trajnimi/seminari kanë marrë pjesë pesë (5) pjesëtarë të MFSK/FSK-së, të cilët i kanë perfeksionuar njohuritë e tyre në lëmin e logjistikës. Tema e këtij trajnimi/-semi-nari ishte:„ Sistemi i menax-himit të logjistikës dhe kurset e furnizimit“. Pas përfundimit të trajnimit/seminarit, instruk-torët e ushtrisë turke u ndanë shumë të kënaqur me arritjet e përgjithshme të pjesëtarëve

    të MFSK/FSK-së. Njësia Tra-jnuese Turke premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimin për logjistikë me pjesëtarët e MFSK-së dhe

    FSK-së. Në fund, për përfun-dimin me sukses të trajnimit/seminarit për pjesëmarrësit u ndanë certifikata.

    Kompania 2B e Batali-onit të Dytë të Brigadës së Reagimit të Shpe-jtë, në kuadër të realizimit të planit vjetor të aktiviteteve dhe trajnimeve, për vitin 2018, ka përfunduar trajnimin „Gjenerimi i Forcës“ i cili trajnim u zhvillua nga data 10.09.2018. deri më 06.12.2018. Ky trajnim është përmbyllur me ushtrimin fushor „Ujku 02“. Qëllim i këtij ushtrimi ishte testimi i gatishmërisë dhe personelit të kompanisë 2B, gjatë intervenimeve në operacionet taktike si: pikë kontrolli, okupim i bazës pa-trulluese, patrullim, sulm në objektivë, ngritja e pikës së vëzhgimit etj.

    Pjesëtarët e kompanisë 2B,

    janë vlerësuar lart nga eki-pi vlerësues/kontrollues i BAT-2, për motivin e lartë, di-siplinën dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohës së realizimit të ushtrimit fushor.

    Në operacionet përfundim-tare të ushtrimit fushor „Ujku 02“ që u mbajt në territorin e Istogut, ishin të pranishëm edhe zv. komandanti i BRSH-së, kolonel Hysen Dreshaj, ko-mandant i Batalionit të Dytë, nënkolonel Astrit Haliti, si dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së.

    Zëvendës komandanti i BRSH-së, kolonel Dreshaj, tha: se ushtrimi fushor „Ujku 02“ ishte një ushtrim i nivelit të lartë; me çka tregon, se, BAT-2, ka bërë përgatitje se-

    rioze dhe profesionale të cilat i demonstruan pjesëtarët e kompanisë së saj, gjatë këtij ushtrimi. Ai përgëzoi stafin komandues të kompanisë, ofi-ceret, nënoficerët dhe të gjithë pjesëtarët e angazhuar gjatë ushtrimit.

    Në përmbylljen e ushtrimit fushor „Ujku 02“ komandan-ti i BAT-2, nënkolonel Haliti i falënderoi të gjithë pjesëmar-rësit për angazhimin dhe mo-tivimin e treguar gjatë gjithë kohës, për të shtuar; se ky ushtrim dëshmon që ne jemi të gatshëm dhe kemi kapac-itete të zhvillojmë operacione që t’iu dalim në ndihmë të gjithë qytetarëve të Kosovës, në zonën e përgjegjësisë dhe me gjerë.