24
CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Spartak Ngjela: Ja pse Greqia është tmerruar nga Himara, politika e Athinës ndaj shqiptarëve mizerabël, SHBA të rihapë çështjen çame Thellohen verifikimet për gjyqtarët dhe prokurorët, bashkëpunim me 28 shtete për të zbuluar lidhjet me botën e krimit, DSIK ndryshon strukturën e vetingut CIA: Ahmet Zogu financohej nga arabët pasi braktisi Shqipërinë, u lidh me shërbimin sekret britanik, Mit’hat Frashëri bashkëpunoi me gjermanët e italianët Mazhoranca skenar për të bllokuar zgjatjen e mandatit të Adriatik Llallës, kryeprokurori sytë te Meta dhe Berisha Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 PS vë në zbatim planin e ri për largimin e militantëve të LSI, inspektime në 209 institu- cione, qindra punonjës me status civil të jashtëligjshëm Përçahet PD, krijohen 5 klane në bazë, nisin pakënaqësitë ndaj Bashës dhe aleancës me LSI APOLLON BAÇE: Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk ekziston më, fondet e Ministrisë së Kulturës shpërndahen aty ku nuk duhen ARBEN MILORI: Presidentët e futbollit tonë s’kanë projekte, e dhimbshme çka ndodhur me Dinamon Mazhoranca qeverisëse ka vendosur që të përfshijë Komisionerin e Shërbimit Civil për t’i dhënë fund kapjes së institucioneve nga militantët. Gazeta e ka deklaruar pak kohë më parë se Partia Socialiste po has shumë vështirësi në largimin e militantëve të Lëvizjes Socialiste... Nisin përçarjet në Partinë Demokratike. Humbja e thellë që demokratët korrën në zg- jedhjet parlamentare të 25 qershorit, përveç përplasjeve që ka shkaktuar pak kohë më parë mes kupolës drejtuese të PD-së... Akademiku Apollon Baçe shprehet se sot In- stituti i Monumenteve të Kulturës është kthyer në një institucion inkompetent. Ish drejtori i IMK në intervistën për “SOT” flet për gjendjen problematike, që është në trashëgiminë kulturore... Futbolli ynë ka ulje-ngritjet e tij, në varësi edhe të situatave ekonomike në vend, por duk- shëm disa klube kanë mundur të ruajnë vitet e fundit një ecuri pozitive dhe të funksionojnë në kushte moderne, ku shembull... Ora e vetingut ka nisur të trokasë për gjyqtarët dhe prokurorët. Tentativat e tyre për ta bllokuar procesin në Kushtetuese dështoi dhe & KOMENT ANALIZE Të dëshpëruarit e mëdhenj të 1 përqindëshit Nga Bardhyl BEJKO F. 16-17 Tirazhi 7500 kopje E Diel 5 Nëntor 2017 Faqe 20 Faqe 7 Faqe 6 Nga Skënder S. KAPITI Pas 100 vitesh filloi të punojë ora e drejtësisë për shqiptarët Nga Luan SHTËPANI Dosjet e sigurimit, shoqëria civile dhe media Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen të gjitha emërimet nepotike, ish-kryespiuni futi në institucion 6 të afërm, ja si abuzuan drejtuesit e tjerë Faqe 18 tani hapja e dosjeve është shumë e afërt.Të gjithë i kanë sytë te verifikimi i pasurisë së tyre, por një proces shumë i rëndësishëm është ai i kontrollit të pastërtisë së figurës. Me këtë proces po mer- ret Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar. Ky institucion deri më tani mësohet... Faqe 8 Faqe 3 Faqe 2 Faqe 5 F. 12,13

Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

CMYK

Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

Spartak Ngjela: Ja pse Greqia është tmerruar nga Himara, politika e Athinës ndaj shqiptarëve mizerabël, SHBA të rihapë çështjen çame

Thellohen verifikimet për gjyqtarët dhe prokurorët, bashkëpunim me 28 shtete për të zbuluar lidhjet me botën e krimit, DSIK ndryshon strukturën e vetingut

CIA: Ahmet Zogu financohej nga arabët pasi braktisi Shqipërinë, u lidh me shërbimin sekret britanik, Mit’hat Frashëri

bashkëpunoi me gjermanët e italianët

Mazhoranca skenar për të bllokuar zgjatjen e mandatit të Adriatik Llallës, kryeprokurori sytë te Meta dhe Berisha

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

PS vë në zbatim planin e ri për largimin e militantëve të

LSI, inspektime në 209 institu-cione, qindra punonjës me

status civil të jashtëligjshëm

Përçahet PD, krijohen 5 klane në bazë, nisin

pakënaqësitë ndaj Bashës dhe aleancës me LSI

APOLLON BAÇE: Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk ekziston më,

fondet e Ministrisë së Kulturës shpërndahen aty ku nuk duhen

ARBEN MILORI: Presidentët e futbollit tonë

s’kanë projekte, e dhimbshme çka ndodhur me Dinamon

Mazhoranca qeverisëse ka vendosur që të përfshijë Komisionerin e Shërbimit Civil për t’i dhënë fund kapjes së institucioneve nga militantët. Gazeta e ka deklaruar pak kohë më parë se Partia Socialiste po has shumë vështirësi në largimin e militantëve të Lëvizjes Socialiste...

Nisin përçarjet në Partinë Demokratike. Humbja e thellë që demokratët korrën në zg-jedhjet parlamentare të 25 qershorit, përveç përplasjeve që ka shkaktuar pak kohë më parë mes kupolës drejtuese të PD-së...

Akademiku Apollon Baçe shprehet se sot In-stituti i Monumenteve të Kulturës është kthyer në një institucion inkompetent. Ish drejtori i IMK në intervistën për “SOT” flet për gjendjen problematike, që është në trashëgiminë kulturore...

Futbolli ynë ka ulje-ngritjet e tij, në varësi edhe të situatave ekonomike në vend, por duk-shëm disa klube kanë mundur të ruajnë vitet e fundit një ecuri pozitive dhe të funksionojnë në kushte moderne, ku shembull...

Ora e vetingut ka nisur të trokasë për gjyqtarët dhe prokurorët. Tentativat e tyre për ta bllokuar procesin në Kushtetuese dështoi dhe

&KOMENT ANALIZE

Të dëshpëruarit e mëdhenj të 1 përqindëshit

Nga Bardhyl BEJKO

F. 16-17

Tirazhi 7500 kopje E Diel 5 Nëntor 2017

Faqe 20

Faqe 7

Faqe 6

Nga Skënder S. KAPITI

Pas 100 vitesh filloi të punojë ora e

drejtësisë për shqiptarëtNga Luan SHTËPANI

Dosjet e sigurimit, shoqëria civile dhe media

Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen të gjitha emërimet nepotike, ish-kryespiuni futi në institucion 6 të afërm, ja si abuzuan drejtuesit e tjerë

Faqe 18

tani hapja e dosjeve është shumë e afërt. Të gjithë i kanë sytë te verifikimi i pasurisë së tyre, por një proces shumë i rëndësishëm është ai i kontrollit

të pastërtisë së figurës. Me këtë proces po mer-ret Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar. Ky institucion deri më tani mësohet... Faqe 8

Faqe 3

Faqe 2

Faqe 5

F. 1

2,1

3

Page 2: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

2 GAZETA SOTE Diel 5 Nëntor 2017

p o l i t i k e www.sot.com.al

Anëtari i KQZ, Bledar Skënderi: Kryebashkiakut të Mallakastrës duhej t’i hiqej mandati, vendimi i PD-LSI i motivuar politikisht

Diskutimet e bëra në KQZ, para dy ditësh, për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanajt kanë mbetur çështje diskutimi dhe dje. Ka qenë anëtari i PS-së në KQZ, Bledar Skënderi, ai që ka deklaruar se kryebashkiakut demokrat Agon Kapllanaj duhet t’i hiqej mandati në mbledhjen e KQZ. I ftuar në një studio televizive, Skënderi u shpreh se pavarësisht preteksteve që nxori KQZ, Kapllanaj ishte brenda periudhës 10 vjeçare të ndalimit. Por veç kësaj Bledian Skënderaj nuk

i ndali as sulmet kundrejt anëtarëve të KQZ, sepse sipas tij, ka qenë dhe vetë prokuroria ajo që ka mbështetur pretendimet e socialistëve për Kapllanajn por këto pretendime nuk janë marrë parasysh nga KQZ. “Zoti Kapllanaj e ka pas-qyruar vetë këtë dënim të marrë në 2004, vepër penale e vjedhjes, Ne i kemi kërkuar prokuror-isë të përgjithshme, dhe pas disa kohësh na ka ardhur përgjigjja, në bazë të ligjit ata që janë dënuar me dy vjet u ndalen 10 vjet ushtrimi i funksioneve të tilla . Dënimi i zotit Kapllanaj

ka mbaruar në 2006 se ka qenë në periudhë lirimi me kusht. Përfundimi i dënimit quhet kur të dalësh prej kushtit. Ai ka qenë brenda periudhës 10 vjeçare të ndalimit. Që ditën që ka marrë mandatin ka qenë kundër ligjit”, u shpreh Skënderaj. Ndërkaq anëtari i PS-së në KQZ, Bledian Skënderi theksoi se kërkesa e ngritur prej socialistëve në KQZ u rrëzua pasi qëndrimi i palës tjetër ishte i motivuar politikisht. “Është rrëzuar kërkesa e dy anëtarëve të KQZ-së. I kemi kërkuar prokurorisë verifikim të hollësishëm.

Ky ligj përveçse pjesës ligjore, dekrimanilizimi, ka dhe një efekt moral. Në aspektin moral, një person i dënuar për një vepër të tillë nuk duhet të jenë në funksione të tilla. Qëndrimi i palës tjetër është i motivuar politikisht”, tha Skënderi. Këto deklarata të Bledian Skënderit kanë ard-hur pikërisht pasi KQZ para dy ditësh refuzoi të hiqte mandatin e kryebashkiakut të Mal-lakastrës pasi katër anëtarë të këtij komisioni votuan kundër heqjes së mandatit pavarësisht pretendimeve të ngritura nga socialistët.

Mazhoranca skenar për të bllokuar zgjatjen e mandatit të Adriatik Llallës, kryeprokurori sytë te Meta dhe Berisha

Kushtetuta nuk mund të ketë fuqi prapavepruese

Avokati Sokol Hazizaj pak ditë më parë tha për gazetën se pretendimet e Kryeprokurorit nuk janë të drejta, ndërsa shtoi se në janar ai duhet të kërkojë një mandat të dytë. Kështu, Haz-izaj shpjegoi se mandati i Llallës përfundon në 3 dhjetor dhe në këtë datë ai duhet edhe të heqë dorë nga posti i tij. “Ndryshimet e reja të ligjit kanë hyrë në fuqi, por nëse Adriatik Llalla i ka mbushur vitet e parashikuara në ligj për të qëndruar në de-tyrë, atëherë nuk ka rëndësi me çfarë ligji është zgjedhur. Unë mendoj se Llalla fillimisht duhet të largohet dhe në janar mund të kërkojë një mandat të dytë”, deklaroi Hazizaj pak ditë më parë për gazetën.

HAZIZAJ: LLALLA DUHET TË LARGOHET

“Mazhoranca qeverisëse ka vendosur të mos lejojë zgjatjen e mandatit për Adriatik Llallën.

Me ndryshimet e reja ligjore kryeprokurori do të ketë mandat 7 vjeçar dhe Llalla mendon se du-

het të përfitojë nga këto ndryshime duke iu zgja-tur mandati me dy vite të tjera. Por socialistët nuk e pranojnë një gjë të tillë dhe e kanë gati

skenarin për bllokimin e zgjatjes së mandatit...

Endri ARIZI

Mazhoranca qeverisëse ka vendosur të mos le-jojë zgjatjen e mandatit për Adriatik Llallën.

Me ndryshimet e reja ligjore kryep-rokurori do të ketë mandat 7 vjeçar dhe Llalla mendon se duhet të përfitojë nga këto ndryshime duke iu zgjatur mandati me dy vite të tjera. Por socialistët nuk e prano-jnë një gjë të tillë dhe e kanë gati skenarin për bllokimin e zgjatjes së mandatit. Me përfundimin e mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla më 3 dhjetor, socialistët kanë menduar që në krye të prokurorisë të zgjedhin një prokuror të për-kohshëm. Kjo për faktin se deri në krijimin e KLP-së, organit që bën i bën Kuvendit propozimet e tre emrave të kandidatëve për kryep-rokurorë, socialistët po mendojnë që të mbështeten në ligjin e ri për prokurorin dhe bëjnë të mundur neutralizimin e mandati të Lla-llës. Pasi sipas ligjit të ri, deri në përzgjedhjen e një prokurori tjetër ai zëvendësohet me një prokuror të përkohshëm. “Funksionet e Proku-rorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, caktohet t’i kryejë për-kohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, sek-sioni I, të këtij ligji”, thuhet në ligjin e ri për Prokurorinë. Kjo dhe për faktin se socialistët duke qenë në mazhorancë dhe duke pasur votat e mjaftueshme, pavarësisht kontes-timeve që mund të ketë opozita, do të bëjnë të mundur bllokimin e mandatit të Llallës. Por kryep-rokurori duke e ditur rrezikun e bllokimit të mandatit, pavarësisht se po mundohet të përdor skenarin e ndryshimeve të reja ligjore, vazh-don të besoj se Presidenti Meta dhe ish-kryeministri Berisha do vazh-dojnë ta mbajnë në krye të detyrës edhe për dy vite të tjera. Sepse si demokratët ashtu edhe deputetët e LSI i kanë dal në mbrojtje proku-rorit edhe pse ky i fundit shpesh ka vepruar ndesh me Kushtetutën. Madje deputetët e opozitës për të

Kreu i PSD Skënder Gjinushi, para disa ditësh, ka akuzuar kryeprokurorin Llalla se nuk mund të kërkoj shtyrjen e mandatit edhe me dy vite të tjera. “Kushdo që vlerëson sesa e ka mandatin vetë nuk është në rregull. Tani rregulli është që ai që të ka zgjedhur të ka vendosur dhe mandatin. Dhe ai mund ta interpretojë nëse hapet na një diskutim. Por nuk kam dëgjuar që të të zgjatet mandati rrugës. Dhe krahasimi me Ina Ramën përkundrazi është kundërargument dhe jo argument. Rama hyri pa mandat

të përcaktuar dhe kur Kushtetuta e vendosi mandatin, ajo e respektoi këtë. Pra kufizimin, pasi mund të luante. Por kur qe zgjedhur ajo ishte pa kufizim. Ndërsa kur je zgjedhur me një mandat të caktuar, ti aq e ke. Nuk ta shton dot njeri. Rregulli është që po të shkurtohej mandati këtej e tutje nuk mund të prapaveprohej në këtë rast. Por as mund edhe ta zgjasë. Pastaj ai e ka marrë mandatin para dhe ligji i ri thotë sesi zgjidhet prokurori këtej e tutje”, u shpreh Gjinushi para disa ditësh për gazetën.

GJINUSHI: LLALLA NUK MUND TA ZGJASË MANDATIN

mbrojtur prokurorin kanë filluar të marrin si argument edhe rastin e shkarkimit të ish-prokurores Ina Rama. Argument që Llalla e ka përfshirë si preteks për të shtyrë mandatin edhe me dy vite të tjera.

Manja: Mandati mbyllet më 3 dhjetor

Deputeti socialist, Ulsi Manja duke ju referuar çështjes së krye-prokurorit Adriatik Llalla ka qenë i prerë duke deklaruar se mandati i kryeprokurorit mbaron më 3 dhjetorë dhe se pavarësisht përpjek-jeve që mund të bëj Llalla së bashku me opozitën nuk do të ketë shtyrje afati pasi sipas tij ligji për Prokuror-inë nuk lë asnjë vend për diskutim.

“Nuk ka ende një vendim zyrtar se si do të veprohet në këtë rast, pasi kjo do të diskutohet në komisionin e ligjeve. Por mandati i kryeproku-rorit Llalla mbaron në 3 dhjetor dhe se nuk ka mundësi për shtyrje, kjo është e përcaktuar në ligjin për Prokurorinë dhe nuk lë asnjë hapësirë për diskutim”, u shpreh Manja. Sakaq Manja u ndal edhe tek rasti i Ina Ramës apo preteksi që

po përdoret nga kryeprokurori për të shtyrë mandatin, ku theksoi se edhe për këtë rast se Kushtetuta nuk mund të ketë fuqi prapavepruese. “Ashtu si në rastin e Ina Ramës, kur mandati duhej të ishte llogaritur prej hyrjes në fuqi të kushtetutës dhe jo prej ditës së emërimit, edhe në këtë rast Kushtetuta nuk mund të ketë fuqi prapavepruese”, tha depu-teti socialist Manja për “BIRN”.

Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë

70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë

e të moshuarve në bashkitë e pjesës perëndimore të vendit do të instalo-hen panele diellore, duke mundësuar kursimin e energjisë elektrike. Lajmi është bërë me dije nga ministri i In-frastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili gjatë ditës së djeshme teksa inspektoi një model të tillë të sapoinstaluar në qytetin e Vlorës, deklaroi se këto lloj instalimesh ulin me 70% nevojën për energji. Madje, sipas ministrit Damian Gjiknuri pro-dhimi i energjisë elektrike nga dielli po shihet gjithmonë e më tepër me interes të madh nga ana e investitorëve, pasi kjo lloj energjie është një kërkesë në rritje për ndërtimin e parqeve fotovol-taike. Megjithatë, ministri i Infrastruk-turës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka bërë me dije dje se dikasteri që ai drejton do të ndjekë një politikë të ma-tur për të balancuar këtë kërkesë, pasi nëse nuk menaxhohet siç duhet, mund të pasohet me mungesë të tregut.

70 kompani VIP padisin tatimet në gjykatë

Në muajin tetor, ka arritur në 70 numri i kompanive VIP që kanë paditur tatimet në gjykatë. Ndonëse këto denoncime kanë qenë të shum-ta, shifra ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me muajt e verës, kur numri i padive kundër Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj ishte mbi 80. E megjithatë, në përplasje me tatimet rezultojnë aktualisht disa prej kompanive më të mëdha në vend. Kjo për faktin se të gjitha këto kompani i kërkojnë Gjykatës shfuqizimin e gjobave të kripura prej miliona lekëve, apo rimbursimin e detyrimeve të vjelura pa të drejtë nga ana institucionit të tatimet. Madje gjobat dhe kamatëvonesat e kontestuara në disa raste arrijnë deri në 100 mijë dollar. Tetori shënon një rënie të lehtë edhe të numrit total të bizneseve që kanë paditur nëpër gjykata administratën tatimore. Ak-tualisht rezultojnë në total 396 padi kundër administratës tatimore, nga 426 të shënuara në muajt e verës.

Page 3: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

GAZETA SOT E Diel 5 Nëntor 2017 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish- kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho dhe anëtarë të tjerë të këtij komi-sioni kanë lëshuar akuza në drejtim të kreut të SHISH pak kohë më parë. Spartak Bra-ho ka thënë për mediet se në SHISH shiten dhe blihen infor-macione, duke ju referuar një rasti ku u arrestua një agjent i SHISH, i cili kishte nxjerr informacione. “Kjo ngjarje i kalon masat e një shqetësimi të zakonshëm. Kuptohet që ka ç’fryrje të informacioneve. Pse mos të themi që ka edhe shit-blerje. Nuk është thjesht një shpërdorim detyre që siç kam lexuar për akuzën. Ai është kriminel sepse luan edhe me fatet dhe jetën e bashkëpunëtorëve të tjerë punonjësve të SHISH apo pol-icisë”, tha Spartak Braho pak kohë më parë.

Braho akuza Visho Likës për shit-blerje

informacioni

Zv/ministri i Brendshëm: Nuk do ketë asnjë person të paprekshëm, masa konkrete ndaj krerëve të krimit

Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, ka deklaruar dje se policia është duke marr masa konkrete në luftën ndaj botës së krimit dhe krerëve të saj. Në një intervistë televizive, ai ka folur për fenomenin e kanabisit dhe zhvillimet e fundit në vend. Sa për deklaratat e ministrit të Brendshëm italian, Marco Minitti se duheshin luftuar të paprekshmit, Hodaj tha se me siguri që në Shqipëri askush nuk është i paprekshëm. “Në dijeninë time nuk ka sot të paprekshëm. Viti 2018 do jetë domethënës në këtë drejtim.

Do planifikojmë akoma më mirë masat e marra dhe do hedhim një hap cilësor në luftën ndaj këtij fenomeni dhe grupeve që kultivojnë dhe trafikojnë”, tha ai. Hodaj komentoi më tej edhe rezultatet e raportit të monitorimit nga ajri të territorit shqiptar nga Guardia di Finanza për vitin 2017-të, prej të cilit tha se policia ka shumë arsye të jetë e kënaqur. “Nuk ishin thjesht rezultate inkurajuese por entuziaste. Jemi të kënaqur se ky raport se është një burim i besueshëm e s’mund të akuzohet për spekulime”, vijoi ai. Por pavarësisht

rezultateve, Hodaj pranoi se zona si Shkodra, Malësia e Krujës por edhe një zonë e Skraparit mbeten ende problematike sa i përket kultivimit të kanabisit. Ai foli për një strategji të qartë me të cilën do vijohet të luftohet fenomeni i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. “Po punojmë që tani, që të parandalojmë kultivimin e drogës vitin që vjen. Do mundohemi ti rafinojmë lëvizjet që të kemi rezultate sa më konkrete”, shtoi Hodaj. Ai ka folur dhe mbi akuzuat e opozitës se policia e Elbasanit kishte tentuar të fshihte arrestimin

e biznesmenit O.S, që nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, e që më pas rezultoi se udhëtonte me 368 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundruese në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri. “Faktet janë aty, ky shtetas u ndalua nga policia e shtetit se nuk iu bind urdhrit të policisë, u kontrollua makina, u konstatuan paratë dhe u informua prokurori. Kush e njeh pak Kodin e Procedurës Penale e di që është prokurori ai që merret me këtë. Çdo gjë është e dokumentuar, prokuroria ka ndërhyrë në kohë reale dhe policia ka bërë punën e saj”, tha ai.

Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen të gjitha emërimet nepotike, ish-kryespiuni futi në institucion 6 të afërm, ja si abuzuan drejtuesit e tjerë

SHISH është kthyer në një institucion ku punësohen familjarë e kushërinj

Kliti TOPALLI

Visho Ajazi Lika e kishte kthyer SHISH në një institucion të mbytur nga emërimet nepotike.

Dorëheqja e tij ka ngjallur shumë debate dhe aludime. Gazeta dje deklaroi se shkak ishte humbja e një tableti me të dhëna sekrete, por ky nuk ishte abuzimi i vetëm i tij. Lika është akuzuar shpesh se ka futur në institucion militantë të PD, por gazeta ka zbuluar se gjatë 5 viteve të fundit, ka pasur me dhjetëra emërime nepotike, nga vetë ish-kreu i SHISH, por dhe shumë drejtorë të tjerë. Sipas listës së publikuar më poshtë, Visho Lika është personi që qëndron në krye, pasi në SHISH falë tij janë në punë sot 6 të afërm. Burimet thanë se në SHISH janë punësuar: djali i tezes së Visho Ajazi Likës, mbesa, vajza e dajës së bashkëjetueses së tij, një kushëri dhe bashkëshortja e tij. Më pas vijnë të gjithë drejtuesit e SHISH, ku kanë punësuar në institucionin e inteligjencës bashkëshortët/et dhe familjarë, si vëlla ose motër, apo dhe nipër e mbesa. Nëse shihet lista, janë 26 raste të emërimeve nepotike, ku personat janë të afërm me njëri tjetrin. Secili prej tyre ka funksione të ndryshme, por duket qartë se si janë emëruar, pasi SHSIH është kthyer në një hambar punësimesh. Lika akuzo-hej shpesh për lidhjet e tij me PD dhe gazeta pak kohë më parë ka denon-cuar emërimet e militantëve. Por nuk ka qenë vetëm ky fenomen, pasi kanë lulëzuar edhe emërimet nepotike. Burime të gazetës thanë se kjo ka ardhur për shkak të mungesës së një kontrolli të rreptë ndaj institucionit. Komisioni i Sigurisë tentoi disa herë të kontrollonte SHISH, por nuk ja doli dhe sot ky institucion punon pa asnjë

Ish- kreu i spiunazhit shqiptar, Visho Ajazi Lika, është akuzuar më herët se ka ngritur një zyrë dhe celulë survejuese në Aeroportin e Rinasit, për të vëzh-guar dhe identifikuar të gjitha lëvizjet e dyshimta, të elitës politike, mediatike, personazheve të biznesit, personave të ekspozuar ndaj krimit etj. Bazuar në të dhënat e Thesarit të Shtetit, ku dalin transaksionet e SHISH me kompaninë që menaxhon sot Aeroportin e Rinasit, zyrat e SHISH janë hapur në aeroport para se Sali Berisha të hidhte akuza mbi qeverinë,

për trafik droge në këtë aeroport në atë kohë. Konk-retisht, Berisha ka folur për kalim të trafikantëve në sallonin VIP, duke shpëtuar nga kontrollet. Ku i mori Sali Berisha të gjitha informacionet, e reflektuara në akuza në Parlament, konferenca shtypi dhe në rrjetin social Facebook, për trafikun e drogës në Aeroportin e Rinasit? Të gjitha dyshimet të çonin në konkluzionin se, zyra e survejimit të Visho Likës në Aeroportin e Rinasit, ka përgatitur raporte për Sali Berishën, lidhur me lëvizjet në sallonin VIP dhe sallonet e tjera.

VISHO LIKA, I AKUZUAR PËR ZYRË PËRGJIMI NË RINAS

JA EMËRIMET NEPOTIKE NË SHISH1-Visho Ajazi Lika ka

të punësuar:-N.B (Djali i tezes)-A.L (Mbesa)-A.H (Vajza e dajës së bash-këjetueses së Visho Likës)-E.A (Kushëri)-E.L (Nusja e kushëririt)-Kushëriri2-I.Z ka të punësuar:-E.Z ( i nipi)

3-K.Sh ka të punësuar:-K.SH (Bashkëshortja)4-Sh.Sh ka të punësuar:-E.Sh (E bija)

5-S.K ka të punësuar:-F.K (Kushëri)-E.A (Shoku i ngushtë)6-S.B ka të punësuar:-J.G (E motra)7-M.V ka të punësuar:

-I.Sh (Dhëndri)8-G.B ka të punësuar:-M.B (I vëllai)9-S.G ka të punësuar:-E.G ( I Vëllai)

10-M.K ka të punësuar:-J.K ( E bija)-O.F ( Mbesa)11-V.D ka të punësuar:-S.D (E bija)

12-A.T ka të punësuar:-A.T ( I afërm)-L.T ( I afërm)13-V.L ka të punësuar:-A.L ( Bashkëshortja)14-S.B ka të punësuar:-R.B (I BIRI)

15- M.G ka të punësuar:-B.G ( E bija)16-B.R ka të punësuar:

-B.P ( E bija)17-V.H ka të punësuar:-K.RR (Bashkëshorti) 18- S.SH ka të punësuar:-Bashkëshortin19-F.P ka të punësuar:-B.P (E bija)20-S.XH ka të punësuar:-L.XH (Bashkëshortja)21-T.N ka të punësuar:-V.N (Bashkëshortja)

22-I.A, -mbesa e ish zv/kreut të SHISH, Ylli Alushi.23-H.XH ka të punësuar:-D.XH ( E bija)24-R.P ka të punësuar:-G.P (I biri)

25-L.SH ka të punësuar:-Z.SH (E bija)26-L.H ka të punësuar:-SH.H (Bashkëshortja)

lloj varësie. Dëshmia është e qartë se si të gjithë në SHISH janë kushërinj dhe familjarë me njëri-tjetrin, edhe pse ka një ligj që nuk e lejon një gjë të tillë. Ky është një ndër shkeljet e Visho Likës, por gazeta ka denoncuar me dhjetëra raste të tjerë gjatë kohës që ai ishte në krye të SHISH.

Rastet e punësimeveBurime të gazetës thanë se

ka pasur shumë raste të rënda

emërimesh. Një rast është kur me urdhër të Visho Likës është emëruar një zonjë në Departamentin e Mar-rëdhënieve me Jashtë, e cila nuk ka kryer asnjë funksion. Në një pjesë të madhe të rasteve ka qëndruar jashtë institucionit, por pagën e ka marrë. Rasti më flagrant është se në SHISH punojnë me dhjetëra persona që kanë mbushur moshën e pensionit, por asnjë nuk largohet. Sipas ligjit

ata duhet të dalin në pension, por në SHISH nuk është zbatuar ky përcak-tim ligjor. Një tjetër skandal është se janë emëruar njerëz me arsim që nuk kanë fare lidhje me fushën. Burimet thanë se në SHISH ka pasur debate të forta për një person që ka mbarur për inxhinieri minierash, por sërish

është punësuar. Kur kreu i burimeve njerëzore ka parë dosjen e tij nuk e ka pranuar, duke deklaruar se nuk bën për në SHISH, por vetë Visho Lika i bëri paralajmërim me shkrim kreut të burimeve njerëzore, i cili e ankimoi paralajmërimin dhe u rrëzua. Skandali është se të gjithë personat e emëruar në mënyrë nepotike kanë marrë poste shumë të rëndësishme në SHISH, pasi nuk janë nëpunës të rëndomtë. Pra, pano-rama është e qartë se si SHISH është kthyer në një institucion familjar, ku krerët e tij kanë punësuar të afërmit.

Gjatë 5 viteve të Visho Likës ka pasur me dhjetëra emërime nepotike, nga vetë ish-kreu i SHISH, por dhe shumë drejtorë të tjerë. Sipas listës së publikuar më poshtë, Visho Lika është personi që qëndron në krye, pasi në SHISH falë tij janë në punë sot 6 të afërm...

Page 4: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

4 GAZETA SOTE Diel 5 Nëntor 2017

p o l i t i k e www.sot.com.al

Problemi në pikat kufitare greke, policia zbardh negociatat me autoritetet greke

Pas krijimit të situatës së rëndë në pikat kufitare greke me emigrantët shqiptar, ku këta të fundit u ndaluan të kalojnë kufirin, ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Shtetit. Përmes një njoftimi të nisur për mediat, autoritetet shqiptare kanë shpjeguar se është komunikuar vazh-dimisht me policinë kufitare greke dhe është thënë se situata është krijuar për shkak të një problemi në sistemin kompjuterik. “Në lidhje me situatën e krijuar në Pikat e Kalimit Kufitar

për në Greqi, ju informojmë se: Policia Kufitare ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me policinë kufitare greke, ku nga komunikimi me autoritetet policore greke, rezulton se: Që prej mbrëmjes së djeshme, sistemi kompjuterik i palës greke ka shfaqur probleme teknike deri në bllokimin e plotë të tij. Sistemi kompjuterik është bllokuar për shkaqe teknike, jo vetëm në kufirin më Shqipërinë, por edhe me shtetet e tjera si me Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë.

Për këtë arsye shtetasit që nuk kanë dokument udhëtimi të një vendi të BE-së e kane të pa-mundur të kalojnë deri në rregullimin e defektit në sistem”, shkruhet në njoftimin e policisë shqiptare. Po ashtu, ata kanë shtuar se kontakti me policinë greke ka qenë i vazhdueshëm dhe se pala greke ka siguruar se po punohet që problemi të marrë zgjidhje sa më shpejt. “Policia Kufitare ka mbajtur kontakt të pandërprerë me Policinë Greke, ku është marrë përgjigje se po

punohet për rregullimin sa më shpejt të sistemit. Pala greke pretendon se deri sot pasdite ky defe-kt të rregullohet dhe të filloje lëvizja e qytetarëve me funksionimin normal të sistemit”, shton më tej Policia e Shtetit. Ata gjithashtu u kanë kërkuar qytetarëve dhe drejtuesve të mjetit që ta mirëkuptojnë situatën dhe të mos dynden në pikat e kalimit duke krijuar radhë e konfuzion sepse do të lajmërohej me anë të medies sapo të rregullohej sistemi.

Greqia nis hakmarrjen pas prishjes së ndërtimeve në Himarë, bllokon kalimin e emigrantëve shqiptarë, Ditmir Bushati kontakton homologun Nikos Kotzias

Qytetarët: Na thanë e keni peshqesh nga Himara

Mimoza IBRA

Greqia ka nisur hakmar-rjen ndaj Shqipërisë dhe politikës së saj. Pas vendimit për të prishur

disa banesa në Himarë në kuadër të rikualifikimit të qendrës në këtë zonë, shteti grek ka bllokuar kalimin e emigrantëve shqiptarë në doganën e Kakavijës. Që prej orëve të mbrëmjes të së premtes, qytetarët shqiptarë kanë denon-cuar se autoritetet greke nuk i le-jojnë të kalojnë kufirin, duke kri-juar kështu radhë të gjata dhe irri-tim tek njerëzit. Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe policia shqiptare, e cila ka pyetur grekët për arsyet pse në pikën kufitare është krijuar radhë dhe është nda-luar kalimi i emigrantëve. Sipas tyre, i gjithë problemi ka ardhur si pasojë e në problemi të krijuar në sistemin kompjuterik për shkaqe teknike. Por, qytetarët shqiptarë e kanë hedhur poshtë “justifi-kimin” e Greqisë. Sipas tyre, kjo nuk është e vërtetë sepse vetëm personat me pasaporta shqiptare nuk lejohen të kalojnë kufirin, ndërsa ata me dokumente greke dhe që janë brenda zonës Schen-gen, po. Po ashtu, ata e lidhin këtë gjendje me çështjen e Himarës, e cila gjatë ditëve të fundit u kthye në një “mollë sherri” mes poli-tikës shqiptare dhe asaj greke. “Mendojmë se është më shumë se thjesht një problem sistemi. Na kanë thënë e keni peshqesh nga Himara. Po na e bëjnë me qëllim. Kjo është e turpshme”, u shprehën qytetarët. Kujtojmë që në zonën e Himarës është tentuar shumë herë të arrihet një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe banorëve, por konsensusi nuk u arrit kurrë. Pak ditë më parë IKMT nisi ak-sionin për prishjen e shtëpive dhe kjo krijoi një situatë të rënduar, ku qytetarët u përplasën edhe me forcat e policisë për të ndaluar operacionin.

Bushati në doganëPas krijimit të një situate

të rënduar në pikën kufitare të Kakavijës, ku u krijuan radhë të gjata sepse mjetet e emigrantëve shqiptare nuk lejoheshin të kalonin, në këtë zonë ka mbër-ritur edhe ministri i Punëve të

“Greqia ka nisur hakmarrjen ndaj Shqipërisë dhe politikës së saj.

Pas vendimit për të prishur disa banesa në Himarë në kuadër të rikualifikimit të qendrës në këtë zonë, shteti grek ka bllokuar

kalimin e emigrantëve shqiptar në doganën e Kakavijës. Që prej orëve të mbrëmjes të së premtes, qytetarët shqiptar kanë denon-

cuar se autoritetet greke nuk i lejojnë të kalojnë kufirin, duke u krijuar kështu radhë të gjata dhe irritim tek njerëzit...

“Më vjen shumë keq për këtë që po ndodh. Nuk i takon shtetit grek të sillet kështu kur kryeministri deklaroi se ka zero probleme me shtetin grek. Ka 2 orë e 49 minuta që presim me pasaporta për të udhëtuar si turistë. Nuk na duan. Propozoj, thirrni Vangjel Dulen, Ditmir Bushatin dhe gjeneral Haki Çakon e të mos bëjnë konferenca

boshe e t’i lënë shqiptarët të presin si dele, si popull i kategorisë së tretë. Kjo është e vërteta. Shefi i postës na tha mund të prisni 2-3 orë ose gjithë ditën. Kjo është fyerje. Shteti duhet të reagojë. Thërrisni kryeministrin, Bushatin, Xha-fajn, Haki Çakon pse trajtohen njerëzit si dhen, si dele”, tha Agim Doçi, teksa priste në radhë.

PUBLICISTI: PO NA TRAJTOJNË SI DELE

Pikat e kalimit grek u bllokuan për rreth 24 orë dhe emigrantët shqiptarë nuk u le-juan të kalojnë. Madje, një prej qytetarëve tha se doganieri ia hodhi letrat në fytyrë. "Kam që në orën 11 të mbrëmjes së djeshme këtu, është një diçka shumë e shëmtuar që ne na ndodhin këto gjëra. Na kanë kthyer. Unë jam rezident i Bashkimit Europian, më kanë kthyer. I kam paraqitur pasaportën dhe më tha që nuk është e lejueshme të kaloja. Pol-ici grek mi ka hedhur pothuajse letrat në fytyrë. Nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim se përse nuk lejohet të kalojmë kufirin", u shpreh një qyetar.

QYTETARI: NA HODHËN LETRAT

FYTYRËS

hak. “Nuk dua të bëj avokatin e askujt. Pala greke ka thënë se ka rënë sistemi. Duhet të kupto-jmë dhe të tregohemi të duruar. Nuk besoj se situata është e qëllimshme”, iu ka thënë Bushati qytetarëve. I njëjti problem ishte edhe në Kapshticë dhe Qafë-Botë. Për të zgjidhur këtë situatë, ai kontaktoi me homologun e tij

grek, Nikos Kotzias dhe me Min-istrin e Brendshëm grek, Nikos Toskas. Pas diskutimeve intensive, mes tyre u ra dakord që të nisë lëvizja duke mundësuar skanimin e pasaportave. Kështu, pritja me orë të gjata e emigrantëve shqiptar dhe vuajtjet e tyre në radhë morën fund dhe problemi u arrit të zgjid-het pas 14 orësh.

Jashtme, Ditmir Bushati. Me të, ndodhej edhe ministrja e Kul-turës, Mirela Kumbaro të cilët së bashku zhvilluan disa takime me qytetarët për të dëgjuar nga afër shqetësimin e tyre. Qytetarët e in-dinjuar e rrethuan Bushatin duke i kërkuar të gjithë njëzëri llogari për këtë gjendje të pakëndshme. Ata kanë deklaruar se duhet të ishin njoftuar më parë për këtë problem dhe kështu nuk do të ishin të detyruar të prisnin gjatë gjithë ditës. Nga ana tjetër, teksa pala greke ka deklaruar se kjo gjendje erdhi si pasojë e një prob-lemi në sistemin kompjuterik, ministri Bushati iu ka kërkuar shtetasve shqiptar të bëjnë durim, pasi sipas tij, kjo pengesë nuk bëhet me qëllim e për të marrë

Situata në dogana, reagon ish-ambasadori

shqiptar në GreqiDiplomati dhe ish-ambasadori

i Shqipërisë në Greqi, Bashkim Zeneli ka reaguar pas situatës së pa-këndshme të krijuar në pikat kufitare greke. Gjatë një interviste televizive, ai ka deklaruar se marrëdhëniet me shtetin fqinj janë në nivelin më të ulët ndërsa, shtoi se kjo ngjarje nuk ka prapavijë politike. "Nuk mund të paragjykoj ngjarjet. Ne jemi në nivelin më të ulët të marrëdhënies në këto 25 vite. Nuk mund të them se ka prapavijë politike. Nuk besoj se për 14 apo 15 orë politika greke do të donte të na jepte një mesazh. Ka probleme mes palëve që duhen zgjidhur. Ka një ngërç. Marrëdhëniet në këtë nivel janë shumë të ulëta", u shpreh Zeneli. Nga ana tjetër, praninë e ministrave Ditmir Bushati dhe Mirela Kumbaro, ai e quajti si një gabim dhe populizëm. "Nuk ishte e nevojshme prania e ministrit Bushati dhe ministres Kumbaro në Kakavijë. Do ta konsideroja të gabuar e lëvizje populiste. Nuk ka pse shkojnë dy ministra për të zgjidhur punën e kompjuterëve", tha Zeneli.

Agim Doçi: Greku po tallet me ne

Mes personave që pritën me orë të tëra në doganën e Kakavijës ishte edhe poeti e publicisti Agim Doçi. I pyetur nga mediet në lidhje me këtë situatë, ai u shpreh se ka komunikuar vetë me autoritetet greke dhe i kanë thënë se është dhuratë nga Hima-ra. “Janë mbi 850 turistë shqiptarë, punonjës dhe emigrantë. Ua kanë kthyer disave duke iu thënë se do vish pas 24 orësh, më 3 nëntor. I gjithë inati sipas bisedës, ku i thashë çfarë është kjo situatë, ata thanë ju “e keni peshqesh nga Himara”. Kjo është një politikë”, tha ai. Nga ana tjetër, Doçi u shpreh i indinjuar për mos-reagimin e autoriteteve shqiptare. “Po sensibilizoj qeverinë time që po fle gjumë. Sa të du-ash ka lëvizje nga Greqia në Shqipëri. Agjencitë tona turistike kujt i shërbe-jnë? Do rri këtu deri sa t’i teket grekut, ose deri sa këta tanët të vendosin t’ju mbyllin traun. Kjo s’është normale. Më ndjeni për tonin e zërit se jam malësor, unë s’mund të flas me zë të tredhur por greku po tallet me ne”, tha ai.

Page 5: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

GAZETA SOT E Diel 5 Nëntor 2017 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vota e emigrantëve shqiptarë, Majko dorëzon kërkesë në Komisionin e Reformës Elektorale

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka depozituar ditën e djeshme pranë çdo anëtari të Komisionit të Reformës Elek-torale çdo informacionin dhe opinionin për të drejtën e votimit të shtetasve jashtë kufijve të vendit. Sipas tij, duke qenë se edhe të ardhurat e emigrantëve kanë sjellë një rritje ekonomike, marrëdhënia me ta duhet të mbetet prioritet. “Marrëdhënia me emigracionin dhe diasporën shqiptare përfaqëson një prioritet. Kush nuk

jeton në Shqipëri ndjen boshllëkun e komu-nikimit apo të kujdesit minimal shtetëror. Në të kundërt, duhet thënë se ekonomia shqiptare vështirë se do t’ia dilte pa të ard-hurat e bollshme të cilat ajo ka akumuluar nga emigracioni dhe diaspora e saj. Pavarësisht përhapjes së lajmeve me “kriminalitet” për shqiptarët në emigracion, e vërteta e vërtetë është se ata kanë zhvilluar një përshtatje e cila bën diferencë nga të tjerët”, deklaroi Majko.

Nga ana tjetër, ai ka shtuar se shtetet fqinje do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë bashkëpunim, pasi edhe vetë emigrantët kanë shprehur patriotizëm dhe përgjegjësi për vendin e vet. “Për çështjet e emigracionit dhe diasporës do të bashkëpunohet sidomos me shtetet fqinje. Do të ishte ironike që or-ganizimi i shqiptarëve në diasporë të ndahej me kufijtë e shteteve ku ata jetojnë dhe nga vinë. E drejta e votës është një kërkesë që vjen

nga qendrat më të organizuara të emigracionit shqiptar në Greqi, Itali, Britani, Shtetet e Bash-kuara të Amerikës, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Kanada e deri në Australi. Përgjegjësia qyte-tare e njerëzve tanë në emigracion karshi të ardhmes së vendit është shprehur edhe duke ardhur nga larg për të marrë pjesë në votimet elektorale. Ata kanë treguar se janë shprehje e patriotizmit dhe përgjegjësisë për vendin e vet”, u shpreh më tej Pandeli Majko.

Spartak Ngjela: Ja pse Greqia është tmerruar nga Himara, politika e Athinës ndaj shqiptarëve

mizerabël, SHBA të rihapë çështjen çame

Avokati thirrje qeverisë shqiptare të mbrojë interesat e vendit

Mimoza IBRA

Avokati Spartak Ngjela ka shpërthyer në kritika kundër qeverisë greke sa i takon çështjes së

Himarës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai, teksa e quan politikën greke ndaj shqiptarëve mizerabël, i ka akuzuar ata se kanë 150 vjet që e lakmojnë dhe synojnë zonën e Himarës, duke dhënë edhe argumentet për këtë ide. Avokati ka shtuar se grekët kanë filluar të reagojnë për Himarën tani që e shikojnë se çështja çame është ngritur ndërkombëtarisht dhe kjo, sipas tij, i frikëson ata. “Himarën reaksioni grek ka 150 që e ka ide fikse. Sepse Himara në Jug ashtu sikurse Mirdita në Veri të Shqipërisë, kanë qenë dy qendrat shqiptare au-tonome kundrejt pushtimit osman. Dhe mos mendoni se nuk kanë dhe lidhje fisnore bashkë: shihni mbiemrat himariotë. Po, Himara, që në thelb është labëri, është simbol në Jugun shqiptar kundër pushtimit grek të territoreve shqiptare; njëlloj si zona e Korçës. Dhe kjo e tmer-ron reaksionin grek, sepse është pjesë e ortodoksisë shqiptare që ka mbështetur Rilindjen Kombëtare dhe nacionalizmin shqiptar. Të gjitha këto, i heqin kartën politikës mizerabël greke që ka 150 vjet që çirret duke thënë: "shqiptarët janë turq". Arsyeja e dytë është fakti i rëndë për shovinizmin grek: ka filluar dhe do vazhdojë me forcë të ngrihet ndërkombëtarisht çështja e Çamërisë”, u shpreh Spartak Ngjela.

Thirrje Fuqive të MëdhaNë l idhje me çësht jen e

Çamërisë, Ngjela ka shkruar se tashmë është koha që amerikanët dhe gjermanët, por jo vetëm, të riparojnë dëmet e pamerituara që janë i janë shkaktuar shqiptarëve. Sipas Ngjelës, arsyeja kryesore pse askush nuk e ndal dot më çështjen shqiptare në Ballkan është fakti se amerikanët dhe gjermanët e kanë kuptuar se shqiptarët e gjymtuar kanë qenë aleatët e tyre të vetëm në zonën e Çamërisë. “Në këtë kohë ka ardhur çasti që fuqitë e mëdha të riparojnë dëmet e rënda që iu kanë shkaktuar padrejtësisht shqiptarëve dhe Shqipërisë në një shekull e gjysmë. Politika amerikane po e bën këtë, edhe

politika gjermane gjithashtu. Tani që u mbyll çështja kosovare dhe pavarësia e Kosovës, patjetër që shpejt do të fillojë ndërkom-bëtarisht çështja e Çamërisë.

Bashkimi kombëtar i shqiptarëve sot është pashmangësi historike. Kjo po shqetëson pushtuesit his-torikë të territoreve shqiptare në Ballkan. Tani, vetë politika amer-ikane dhe ajo gjermane e kanë të qartë, që shqiptarët e gjymtuar padrejtësisht janë të vetmit aleatët natyrorë të tyre në këtë zonë. Kjo është arsyeja kryesore që çështja shqiptare sot është në vendin që meriton. Askush nuk mund ta ndalojë dot më progresin e çështjes shqiptare në Ballkan”, u shpreh avokati.

Thirrje qeverisë shqiptareNga ana tjetër, Ngjela i është

drejtuar edhe qeverisë shqiptare, duke shkruar se ka ardhur koha

që në ndryshim me të shkuarën, të tregojë se mbron interesin shqiptar. “A do të qëndrojë qeveria aktuale shqiptare dhe t'i tregojë vendin arkaizmit antishqiptar grek? Nëse e bën këtë, tregon se është me shqiptarët. Të gjitha qe-veritë e Tiranës deri tani nuk kanë qenë me shqiptarët dhe me inter-esin shqiptar, kur ka rënë rasti për të drejtat e shqiptarëve në vendet fqinje që kanë pushtuar territore shqiptare. Qeveria shqiptare sot duhet të qëndrojë në Himarë për të treguar se çështja e Himarës është dëshpërimi grek kundrejt historisë së re të shqiptarëve të bashkuar. Çdo lëshim është antishqipta-rizëm”, përfundoi Spartak Ngjela.

“Për vetë politikën perëndimore aneksimi i Çamërisë dhe genocidi antishqiptar grek kundër çamëve shqiptarë të lashtë aty, është një padrejtësi e madhe historike. Të ardhurit nga Anadolli kanë shpërngulur me dhunë dhe kanë vrarë autoktonët e lashtë historikë. Kjo është paradigma historike që po

dominon në këtë kohë e cila po flet shqip në Ballkan, për realizimin aktiv të të drejtave të shqiptarëve si bashkim kombëtar. Bashkimi kombëtar i shqiptarëve sot është pashmangësi historike”, nënvizoi avokati Spartak Ngjela në një reagim në rrjetet sociale sa i takon çështjes çame dhe asaj të Himarës.

Avokati Spartak Ngjela shpërtheu në akuza dje kundër qeverisë greke, duke marrë shkas nga çështja e Himarës. Në lidhje me pretendimet e grekëve që shqiptarët janë turq, avokati u shpreh se ne jemi autok-tonë në Ballkanin Perëndimor. “Le t'i bien këmbës: feja nuk ka lidhje me etninë. Ku ka turq në Shqipëri, zotërinj!

Shqiptarët sot janë autoktonët kryesorë të Ballkanit Perëndimor. Edhe në Greqinë e sotme, arvanitasit janë autoktonë; shumica tjetër, mbi 60 përqind të folësve grek kanë ardhur nga Anadolli. Gjuha shqipe shumë shpejt do të jetë gjuhë gjithëkombëtare në Ballkanin Perën-dimor”, ka shkruar në rrjetet sociale Spartak Ngjela.

AVOKATI: ANEKSIMI I ÇAMËRISË PADREJTËSI HISTORIKE

NGJELA: SHQIPJA GJUHË GJITHËKOMBËTARE

Klosi në Berat: Të ndërtojmë projekte rajonale

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka marrë pjesë ditën e djeshme në ceremoninë e prezanti-mit të prefektit të ri në Berat, Harilla Dafa. Ai do të qëndrojë në krye të këtij institucioni, pasi dhe vetë kryeministri Edi Rama ka theksuar se prefektët e rinj kanë një rol shumë të rëndësishëm për qeverisjen e ven-dit dhe identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave në qarqet ku ata do të veprojnë. Duke u nisur nga kjo deklaratë e kreut të qeverisë, Klosi ka theksuar se kemi nevojë të ndërtojmë projekte rajonale, për bu-jqësinë dhe ofertat turistike. Sipas tij, vetëm kështu mund të konsolidohet zhvillimi i ekonomisë dhe vendin mund të ecë drejt një të ardhmeje më të mirë. “Kemi nevojë që të ndërtojmë projekte rajonale që të zhvillojmë ekonominë, ofertën turistike dhe bujqësinë. Vetëm kështu mund të bëjmë hapa para dhe kemi një rritje ekonomike më të kënaqshme”, ka thënë Blendi Klosi.

Bushati dhe Kumbaro në Derviçan, takim

me minoritarëtMinistri për Evropën dhe Punët

e Jashtme, Ditmir Bushati mëngjes-in e djeshëm ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Derviçan të Gjirokastrës. Kjo është hera e parë që në 27 vite një ministër i Punëve të Jashtme shkon në këtë fshat mi-noritar grek. Ditmir Bushati gjatë kësaj vizite shoqërohej edhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kum-baro, ku prezantuan me banorët zv.ministren e minoriteteve dhe ligjin për mbrojtjen e minoriteteve. “Dropulli është pjesë e një programi të madh siç është rilindja rurale, si një zonë me potencial të madh zh-villimi ekonomik dhe turistik”, tha Kumbaro. Por, ndërkohë ka ndod-hur edhe një “incident”. Banorët i kanë pritur ministrat me parulla në gjuhën greke, duke u nisur nga situata e krijuar së fundmi në zonën e Himarës. “Rama-Bushati jo në ligjet e shtetit grek. Mbështetje për Himarën”, shkruhej në parullat e vendosura në ballë të Kinemasë së zonës, pikërisht aty ku u mbajt edhe takimi me banorët mes ministrit Bushati dhe ministres Kumbaro. “

Në këtë kohë ka ar-dhur çasti që fuqitë e mëdha të riparo-jnë dëmet e rënda që iu kanë shkak-tuar padrejtësisht shqiptarëve dhe Shqipërisë në një shekull e gjysmë. Politika amerikane po e bën këtë, edhe politika gjermane gjithashtu. Tani që u mbyll çështja kosovare dhe pa-varësia e Kosovës, patjetër që shpejt do të fillojë ndërkom-bëtarisht çështja e Çamërisë...

Page 6: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

6 GAZETA SOTE Diel 5 Nëntor 2017

hapjes së partisë duke ftuar në gjirin e saj parti që natyrshëm janë të djathta.

Baza demokrate kundër bashkëpunimit me LSI

Mirëpo demokratët kanë shfaqur revoltë edhe sa i takon bashkëpunimit që PD ka nënshkruar me LSI. Mëso-het se gjatë takimit anëtarët e PD-së me tone të ashpra iu kanë kërkuar të deleguarve të partisë që të heqin dorë nga bashkëpunimi me LSI, pasi sipas

p o l i t i k e www.sot.com.al

Prej disa ditësh Lulzim Basha ka shpërndarë një urdhër për analizën e zgjedhjeve të 25 qershorit. Ai është shprehur se zgjedhjet u vodhën, por nuk ka përjashtuar as përgjegjësitë personale, dhe aq më pak ato të struk-turave që ndikuan në rezultatin me kritik që PD ka marrë në një palë zg-jedhje në këto 27 vjet. Mirëpo, duket se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pavarësisht se arriti të shmangë presionet e gardës së vjetër në parti, ditët e fundit po has në vështirësi të

shumta sa i takon analizës, sidomos kur vjen puna tek dorëheqjet që ai, iu ka kërkuar krerëve të PD që humbën në 25 qershor në zonat e tyre. Sakaq, disa krerë të PD-së i thanë gazetës se jo vetëm që nuk kanë ndërmend të dorëhiqen, por ata e argumentuan vijimin e punës së tyre në këtë post edhe me një detaj tjetër. Ata pohuan se teksa humbësi më i madh i zgjedhjeve të 25 qershorit nuk është dorëhequr, i cili sipas tyre është Lulzim Basha, të njëjtin qëndrim do të mbajnë edhe ata.

Krerët e PD sfidojnë Bashën

Përçahet PD, krijohen 5 klane në bazë, nisin pakënaqësitë ndaj Bashës dhe aleancës me LSI

Baza kundër Bashës: Po falimenton partinë

Ristani: Listat e Bashës nuk ishin faktori kryesor që PD humbi, Edi Rama rrëzohet vetëm me protesta

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokra-tike, Arben Ristani ka folur dje për humbjen e thellë që PD mori në zgjedhjet e 25 qershorit, situatën në të cilën ndodhet kjo parti por edhe sa i takon axhendës së saj. Kështu, Ristani deklaroi se listat e Bashës nuk ishin faktori kryesor për humbjen katastrofike të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit, por sipas tij, mjetet në garë nuk ishin njësoj me ato të kundërshtarit politik. Dhe për të justifikuar humbjen, ish-deputeti i PD theksoi se Rama përdori bandat e krimit dhe drogës, gjë që ia lehtësoi fitoren. “Zgjedhjet e fundit ishin tron-ditje për PD për shkak të rezultatit. Unë humba

dhe personalisht, nuk jam më pjesë e parlamentit aktual. Zgjedhjet janë një pjesë e taktikës që zgjedh lidershipi. Basha pati strategjinë e tij në fushatë elektorale. Kishte specifikat e veta. Ne kishim në listë edhe dy aleatë, specifika kontradiktore, siç ishte ai i PBDNJ, apo Tahiri i çamëve. Kështu menduam se do fitonim 5 mandate në Vlorë. Por nuk luanim në të njëjtën fushë, me të njëjtat mjete me kundërshtarin. Humbja nuk erdhi për shkak të taktikës së Bashës, por përballë kishim krimin, drogën”, deklaroi ai. Ndërsa i pyetur nëse u mërzit me zgjedhjen e Bashës në fushatë, Ristani theksoi se si njeri i politikës, zbaton vendimet e lidershipit

të partisë ku ai bën pjesë. Megjithatë demokrati këmbënguli se Rama erdhi në pushtet me paratë e krimit. “Unë jam njeri politik dhe zbatoj vendim-marrjen e lidershipit të PD, e respektoj se ai ka marrë përgjegjësinë për ta çuar partinë në pushtet. Kam komunikuar me të, dhe arsye është pjesë e taktikës. Nuk ndjej keqardhje, por a ishte taktikë e mirë apo e gabuar, kjo mund të diskutohet, por nuk luanim të njëjtën lojë me kundërshtarin”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, Ristani tregoi me detaje analizën që do të nisë forca më e madhe opozitare për të kuptuar pse u humbën zgjedhjet parlamentare. “Bashkë me analizën do testojmë

gatishmërinë e strukturave për të nisur një stinë protestash. Do nisë një stinë e fuqishme protestash që do i lërë në rutinë këto çështjet politike”, tha ai. Ndërkohë ish-deputeti shtoi se, protestat janë e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverinë, që mori pushtetin me paratë e krimit dhe drogës, siç tha ai. “Kjo qeveri banditeske që kemi është e vështirë të rrëzohet me rrugë demokratike. Kur në pushtet ke një bandë krimi, që krahasohet me kartelet e drogës kolumbiane, vështirë se mund t’i rrëzosh nëpërmjet zgjedhjeve, se s’janë të lira e të ndershme. Protesta, duket si e vetmja zgjidhje, nëse s’do kemi as ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë”, nënvizoi Ristani.

Rigels SELIMAN

Nisin përçarjet në Partinë Demokratike. Humbja e thellë që demokratët korrën në zgjedhjet parlamentare

të 25 qershorit, përveç përplasjeve që ka shkaktuar pak kohë më parë mes kupolës drejtuese të PD-së me disa prej themeluesve apo të njohur ndryshe si garda e vjetër, tashmë është zhvendosur edhe mes anëtarëve të bazës demokrate. Prej disa ditësh, Partia Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve, ka nisur analizën në të gjithë vendin për të nxjerrë shkaqet dhe përgjegjësitë. Edhe pse procesi i analizës u lajmërua nga drejtuesit e PD-së se do të ishte objektive dhe do të bëhej nën frymën e bashkimit, ka pasur zhvillime të papritura. Degët dhe grup seksionet e PD-së në thuajse gjithë vendin, janë përfshirë në luftë të brendshme, ku mësohet se janë krijuar 5 klane në bazë, të cilat janë: grupi që kërkon largimin e Bashës, grupi kundër bashkëpunimit me LSI, grupi pro protestave, grupi pro pakteve me të gjitha partitë, grupi që po jep alarmin për rrënimin e bazës. Duket se baza demokrate nuk e ka gëlltitur dot, jo vetëm rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, por edhe mënyrën se si po drejtohet kjo parti nga lidershipi i saj apo edhe sa i takon aleancës së fundit që PD ka bërë me Lëvizjen So-cialiste për Integrim. Po çfarë po ndodh brenda partisë më të madhe opozitare dhe kush janë këto pesë klanet e krijuara në bazën demokrate? Sipas burimeve të gazetës, gjatë analizës që PD po zhvillon në zona të ndryshme të vendit, ku me tone të larta, themelues, anëtarë, simpatizantë dhe drejtues të kësaj partie kanë deklaruar se, PD nën drejtimin e Lulzim Bashës, po shkon drejt falimentimit, duke paralajmëruar në të njëjtën kohë mundësinë e për-fundimit si forcë e tretë në zgjedhjet vendore të 2019. Gjithashtu, gjatë kësaj analize mësohet se demokratët kanë kërkuar edhe dorëheqjen e liderit të PD-së, Lulzim Basha me argumen-tin se nuk mund ta rikthejë kurrë këtë parti në pushtet. Nga ana tjetër, themeluesit dhe drejtuesit e struk-turave, në sy të deleguarve të Bashës, e kanë vënë theksin tek çorganizimi i partisë, dobësimi i strukturave për shkak të largimit të anëtarëve drejt partive të tjera, mosmarrëveshjet bren-da llojit, dështimi i departamenteve dhe seksioneve, apo edhe mungesës së

tyre një nga faktorët që çoi PD-në në humbje të thellë në 25 qershor, ishte pikërisht faktori LSI. Po ashtu burimet i thanë gazetës, se gjatë analizës së humbjes që PD po zhvillon, anëtarët kanë kërkuar që për hir të ardhjes në pushtet, Lulzim Basha duhet të bëjë aleancë me këdo, qoftë edhe me djallin. Ndërsa po ashtu mësohet se një tjetër grup ka kërkuar Partia Demokratike duhet të përshkallëzojë protestat, si e vetmja mënyrë për të ardhur në

pushte. Gjithashtu mësohet se gjatë analizës, shumë anëtarë demokrat kanë shfaqur pakënaqësi ndaj disa prej figurave aktuale të kësaj partie, ku më shumë e kanë ndalur theksin tek disa nga deputetët e rinj. Dhe pikërisht këtë të fundit, demokratët i akuzojnë se ishin një ndër faktorët pse kjo parti humbi zgjedhjet. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse debatet e krijuara gjatë analizës së PD, janë shpërthime spontane apo do vijojnë më tej.

Fabian Topollaj: Analizën në PD po e

bëjnë votuesit e RuçitKëshilltari i Partisë Demokra-

tike në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj ka shfaqur rezerva sa i takon analizës së humbjes që PD ka nisur prej disa ditësh në bazë, duke shpërthyer në akuza ndaj eksponentëve më të lartë të kësaj partie. Kështu, përmes një statusi në rrjetet sociale, Topollaj deklaroi se analizën në Partinë Demokratike po e bëjnë votuesit e Ruçit. Madje, ai theksoi se do ta bojkotoj mbledhjen e së dielës me argumentin se aty ka nga ata që votuan pro Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. “Dje, në kuadër të analizës për humbjen e 25 qershorit, u bë takimi me grupsek-sionin 6 të degës 5 Tiranë, ku jam votues, në prani të nënkryetares së degës dhe të deleguarit Jamarber Malltezi. Për hir të së vërtetës anal-iza vajti shumë mirë. U mbajtën shënim të gjitha ato që u thanë nga diskutantët. Mendimet ndaheshin në 2 grupe, ata që mendonin se re-zultati i dobët erdhi edhe si pasojë e mosangazhimit të strukturës së degës tonë dhe anëtarësisë së degës 5 (këtë qëndrim çuditërisht e mba-jtën vetëm të afërm të rrethit të parë të funksionareve të lartë të PD) dhe të tjerë që kryesisht përgjegjësitë e brendshme i gjenin në qendër dhe vendimmarrjet e kryetarit të partisë dhe kryesisë së madhe (këtu bëja pjesë dhe unë). Jam njoftuar se analiza do të përmbyllet me një takim të aktivit të degës ditën e diele ku unë kam vendosur të mos marr pjese, sepse atje do të jenë prezent dhe deputete të PD (përfshi deputetin e zonës Halim Kosova), për të cilët unë kam dyshime të forta se kanë votuar pro Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Kjo vendimmarrje e imja vjen si pasojë e faktit se unë e kam te pamundur të ulem në një tryeze bashkë me dikë që voton pro Gramoz Ruçit”, deklaroi ai. Ndërkohë, Topollaj iu drejtua pjesëmarrësve që do jenë të pranishëm në mbledhjen e së dielës se nuk duhet të tregohen arrogantë duke e gjetur fajin e humbjes së PD-së në 25 qershor tek anëtarët e thjeshtë. Madje ai theksoi se kjo analizë e nisur duhej të ishte bërë para zgjedhjeve në parti.

Mësohet se gjatë ana-lizës, shumë anëtarët

demokrat kanë shfaqur pakënaqësi

ndaj disa prej figurave aktuale të kësaj partie, ku më shumë e kanë

ndalur theksin tek disa nga deputetët e rinj. Dhe pikërisht këtë

të fundit, demokratët i akuzojnë se ish-

in një ndër faktorët pse kjo parti humbi

zgjedhjet. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse debatet e kri-

juar gjatë analizës së PD, janë shpërthime

spontane apo do vijo-jnë më tej...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ua besoi disa personave konkretë përgjegjësinë për fushatën dhe re-zultatin në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit 2017. Ata janë deputetët që kanë kryesuar listën në qarqe, drejtuesit e fushatës dhe kryetarët e degëve të Partisë Demokratike. PD ka humbur në 9 qarqe nga 12 të tilla, krahasuar me re-zultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 2013. PD ka marrë një rezultat pozitiv, gjithnjë krahasuar me zgjedhjet

e 2013, në Qarkun e Fierit me 535 vota plus, në Gjirokastër me 105 vota plus si dhe në Vlorë me 1175 vota plus. Humbjen më të thellë Partia Demokratike e ka shënuar në Qarkun e Tiranës me minus 21 987 vota, ndjekur nga Elbasani me minus 13171 vota, Durrësi me minus 9047 vota, Shkodër minus 4772 vota, Korçë minus 5020 vota, Dibër minus 8 558 vota, Lezhë minus 3599 vota, Berat minus 2534 vota si dhe Kukës me minus 2483 vota.

PËRGJEGJËSITË PËR HUMBJEN

Page 7: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

GAZETA SOT E Diel 5 Nëntor 2017 7

LSI STRATEGJI PËR TË MBROJTUR MILITANTËT E SAJ

p o l i t i k e www.sot.com.al

PS vë në zbatim planin e ri për largimin e militantëve të LSI, inspektime në 209 institucione, qindra

punonjës me status civil të jashtëligjshëm

Zbulohen skandalet e LSI me punësimet, emërime pa arsimin përkatës

Kritikët e Lulzim Bashës gati propozimet për ndryshimet statusore: PD s'ka kapacitete për protesta

Kundërshtarët e Lulzim Bashës po punojnë me mish e me shpirt për të rihyrë në Partinë Demokratike pas përjashtimit që iu bëri kreu i PD. Edhe pse mundësia më e lehtë për të mun-dur Bashën, ishte të garonin përballë tij, gjatë zgjedhjeve që u zhvilluan pak muaj më parë, të vjetrit hezituan të hynin në garë me argumentin se ishte e paracaktuar apo e pabarabartë. Meg-jithatë, grupi anti-Basha ka gati platformën stat-utore për demokratizimin e PD. Kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive. Ai

tha se propozimet synojnë decentralizimin e pushtetit në parti në mënyrë që drejtimi ekze-kutiv i PD të mos jetë në dorë të një personi të vetëm. Madje, Kulluri tha se organizimi i PD duhet të jetë njësoj si pushteti legjislativ në qeverisje, e njëjta formulë organizimi si partitë simotra të PD, Kristian Demokratët gjermanë dhe Konservatorët anglezë, arsye për të cilat Basha duhet të pranojë propozimet. “Propozimet konsistojnë në decentralizimin e pushtetit në parti dhe krijimin e një rrjeti institucionesh dhe funksionesh që do balancojnë atë që sot

është një drejtim arbitrar i PD nga një person i vetëm. Të kalojmë nga një part one man show në një parti politike serioze, ku të ketë një bllok ekzekutiv, të ngjashëm me atë legjislativ në qeverisje, të ketë një gjykatë ku njerëzit të ankohen dhe të ketë fuqinë të gjykojë sjelljen e organeve që drejtojnë partinë. Të krijohet një balancë ku kryetari i partisë të jetë drejtuesi ekzekutiv dhe kandidati për kryeministër, por që s’mund të drejtojë edhe grupin parlamentar edhe këshillin kombëtar edhe seksionet. Vendi sot është shumë më demokratik se partitë që e

ndërtojnë sistemin”, deklaroi Kulluri. Ndërkohë sa i takon paralajmërimeve të nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka për nisjen e protestave, Kulluri theksoi se PD s’ka kapacitete për të ngritur njerëzit. “Aty ku ka pasur një akt të fortë që duhet të ishte një aksion, në 18 shkurt, përfunduan në çadër. Unë mendoj se e gjithë kjo situatë kërkon një kundërpeshë nga opozita, e cila nuk jam i sigurt se ka kapacitetin për të ngritur njerëzit në protestë dhe për të rrëzuar këtë qeveri që është e zhytur në korrupsion dhe krim”, nënvizoi Edvin Kulluri.

Rigels SELIMAN

Mazhoranca qeverisëse ka vendosur që të përf-shijë Komisionerin e Shërbimit Civil për t’i

dhënë fund kapjes së institucioneve nga militantët. Gazeta e ka deklaruar pak kohë më parë se Partia Socialiste po has shumë vështirësi në largimin e militantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga zyrat e adminis-tratës publike. Kjo për shkak se një pjesë e tyre janë futur në shërbimin civili. Por duket se do të jetë detyra e Komisionerit të Shërbimit Civil për të zbardhur gjithë aferat e partisë së Ilir Metës. Sipas informacioneve janë miratuar aktet e kontrollit për 209 institucione për të parë nëse ka pasur ose jo abuzime me futjen e per-sonave të caktuar në shërbimin civil. Procesi është mbyllur për një pjesë të institucioneve, teksa mësohet se një pjesë e individëve janë punësuar në mënyre të jashtëligjshme, e kësisoj janë futur edhe në shërbimin civil jashtë kritereve. Pra mësohet se për të gjithë këta, është dërguar edhe shkresa shoqëruese e komisionerit. Ndërkohë që për disa institucione të tjera pritet që në bazë të gjetjeve që ka bërë Komisioneri i Shërbimit Civili, t’u dërgohet shkresa në ditët në vijim. Edhe për këta, motivacioni është i qartë pasi janë punësuar por edhe janë bërë pjesë e Shërbimit Civili jashtë çdo lloj kriteri. Nga ana tjetër, gazeta ka mësuar se verifi-kimet do të vijojnë edhe për një sërë institucionesh të tjera ku padyshim më të ekspozuarat do të jenë ato drejtori e institucione që janë dhe kanë qenë drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndërkohë ajo që vihet re gjatë kontrolleve që Komisioni i Shërbimit Civil ka ushtruar në këto institucione, ku një pjesë prej të cilave janë të drejtuara nga LSI, ka pasur shkelje nga më të ndryshmet. Kështu, shkelje ka pasur në shumicën e drejtorive të LSI siç janë ato të Bujqësisë apo ato të Rrugores dhe Patentave. Pra edhe pse është deklaruar se ligji në disa raste kërkon master shkencor, por pavarësisht kësaj, shumë persona janë emëruar në këto drejtori. Ndërsa skandali thellohet se të gjithë këta

militantë të LSI janë në shërbimin civil. Sa i takon këtyre, grupi i auditit ka zbuluar se shumë drejtorë që janë emëruar, jo vetëm që janë pjesë Shërbimit Civili, por edhe pa arsimin përkatës, duke shkelur ligjin.

Shkelje me punësimet në bashkitë e LSI

Mirëpo abuzime ka pasur edhe në disa bashki të cilat drejtohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim, siç janë konkretisht bashkia Skrapar, Kuçovë, Bulqizë apo edhe ajo e Beratit. Në të gjitha këto janë gjetur shkelje të ndryshme duke filluar nga futja në punë e personave pa

arsimin përkatës, apo edhe që nuk janë raportuar pranë DAP që janë bërë pjesë e Shërbimit Civil. Ndërsa po ashtu një tjetër fenomen është se shumë persona që janë shkarkuar nga puna nuk janë hequr nga sis-temi, duke rezultuar ende në punë. Ndërkohë fenomeni më i përhapur

janë emërimet e përkohshme, për më pak se 1 vit, sidomos gjatë pe-riudhës zgjedhore. Nëse bëjmë një krahasim, në drejtoritë e drejtuara nga PS, ka vetëm nga 1 rast që janë futur në mënyrë të paligjshme në shërbimin civil, ndërsa në drejtoritë e LSI janë me dhjetra. “

Ja institucionet që po kontrollohen

• Autoriteti Kombëtar i Ushqimit • Shërbimi Gjeologjik Shqiptar• Drejtoria e Bujqësisë Fier• Instituti i Sigurisë Ushqimore

dhe Veterinarisë • Prefekti i Qarkut Elbasan• Drejtoria e Përgjithshme e Do-

ganave • Prefekti i Qarkut Tiranë• Drejtoria e Përgjithshme e Do-

ganave• Agjencia Kombëtare e Bregdet-

it• Drejtoria e Bujqësisë Tiranë• Agjencia Kombëtare e Du-

han-Cigareve• Bashkia Bulqizë• Bashkia Kurbin• Prefektura e Qarkut Lezhë• Bashkia Tepelenë• Bashkia Libohovë• Bashkia Mallakastër• Bashkia Përmet• Prefekti i Qarkut Durrës• Prefekti i Qarkut Kukës• Drejtoria e Bujqësisë Kukës• Prefekti i Qarkut Shkodër.• Bashkia Dibër• Drejtoria e Bujqësisë Dibër.• Bashkia Kavajë• Prefektura e Qarkut Korçë• Drejtoria e Bujqësisë Shkodër• Drejtoria e Bujqësisë Korçë• Drejtoria e Bujqësisë Durrës• Prefekti i Qarkut Gjirokastër• Drejtoria e Bujqësisë Elbasan.• Drejtoria Arsimore Rajonale

Tiranë.• Zyra Arsimore Elbasan, Li-

brazhd, Peqin dhe Gramsh.• Bashkia Kamëz• Drejtoria e Bujqësisë Lezhë• Këshilli i Qarkut Dibër• Këshilli i Qarkut Lezhë• Bashkia Krujë• Autoriteti Kombëtar i Ushqimit• Prefekti i Qarkut Shkodër.• Drejtoria e Bujqësisë Shkodër

Abuzime ka pasur edhe në disa bashki të cilat drejtohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim, siç janë konkretisht bashkia Skrapar, Kuçovë,

Bulqizë apo edhe ajo e Beratit. Në të gjitha këto janë gjetur shkelje të ndryshme duke filluar nga futja në punë e personave pa arsimin përkatës, apo edhe që nuk janë raportuar pranë DAP që

janë bërë pjesë e Shërbimit Civil...

Skandali i të punësuarve të LSI në administratën publike thellohet më shumë, teksa po t’i referohem raportit vjetor të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, rezulton se vetëm gjatë këtij viti një pjesë e madhe e drejtorëve të LSI kanë punësuar në administratë shumë punonjës që vijnë nga radhët e partisë së tyre. Pra automatikisht të gjithë këtë drejtorë dhe punonjës të administratë kanë marrë statusin e nëpunësit civil. Në këto kushte, qeveria “ Rama 2”,

edhe pse e ka si prioritet kryesor që t’i largojë të gjithë këta militantë nga administrata, e ka të pamundur t’i shkarkojë pasi gëzojnë statusin e nëpunësit civil, duke i bërë ata të pa prekshëm dhe të pa lëvizshëm nga po-zicioni i tyre. Pra gjithë këta punonjës të administratës që vijnë nga radhët e LSI, janë imunë ndaj çdo lloj shkarkimi, pasi edhe nëse do të merret një vendim nga kryeministri Edi Rama, shkarkimin e tyre do të duhet ta firmosë pikërisht drejtori, ky i fundit është pjesë e LSI.

Një ndër bashkitë që është audituar nga Komisioneri i Shër-bimit Civil, është ajo e Skraparit, e drejtuar nga LSI. Në 47 raste janë futur në shërbimin civil per-sona në kundërshtim me ligjin. “Aktet e emërimit në pozicionin aktual për punonjësit dhe, janë nxjerrë në kundërshtim me pro-cedurat e parashikuara në ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, pasi në këtë rast, nuk janë kryer procedurat e ngritjes në detyrë, të përcaktuara në nenin 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndrysh-uar dhe kreun III, të vendimit nr. 242, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave ‘Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese’”, thuhet në raport.

SHKELJET NË BASHKINË

SKRAPAR

Page 8: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

8 GAZETA SOTE Diel 5 Nëntor 2017

3,5,8,9,11,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e

Procedura për kontrollin e figurës

1. Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me grupin e punës, brenda 60 ditëve nga konstituimi i grupit të punës, verifikon nëse informacioni është i saktë dhe nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar. Në përfundim të afatit 60-ditor, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar mund t’i kërkojë Komisionit një zgjatje 30-ditore të afatit të verifikimit, në rast se është kërkuar informacion nga shtete të tjera.

Etilda Gjonaj: Zbatimi i reformës në drejtësi prioritet kryesor i qeverisë, ndihmë juridike falas për qytetarët

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë vizitës së saj në Kukës pas prezantimit të Prefektit të Qarkut, në kuadër të programit të bashkëqever-isjes, zhvilloi një takim me qytetarët e këtij qarku, anëtarë të shoqërisë civile ku të pranishëm ishin gjithashtu gjithë drejtuesit vendorë të institucioneve të varësisë të Ministrisë së Drejtësisë për qytetet e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Gjonaj parashtroi para qytetarëve të qarkut Kukës prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare në fushën e drejtësisë si dhe të Ministrisë së Drejtësisë duke theksuar faktin se një ndër prioritetet kryesore është bashkëqeverisja

me qytetarët. Në emër të institucionit që ajo dre-jton shprehu angazhimin e plotë se do te ndjekë çdo shqetësim që do të vijë nga qytetarët për t’i dhënë zgjidhje. Sipas saj, tashmë është atashuar pranë Ministrisë së Drejtësisë Platforma për Bashkëqeverisje me qytetarët, lançuar edhe nga Kryeministri, që do të ndjekë të gjithë ankesat e qytetarëve në çdo hap deri tek zgjidhja e problemit. Ministrja e Drejtësisë në kuadër të bashkëqever-isjes me qytetarët theksoi që dy janë prioritet kryesore të Ministrisë në këto 100 ditë të para; përmirësimi i pritjes së ankesave të qytetarëve në

çdo sportel si dhe ofrimi i shërbimeve ligjore falas nëpërmjet Klinikës ligjore falas që do të hapet së shpejti në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Gjonaj nënvizoi gjithashtu që një ndër prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë dhe të Ministrisë së Drejtësisë është zbatimi i reformës në drejtësi si dhe mbështetja e saj në aspektin financiar dhe logjistik. Kjo reformë synon një gjyqësor të paanshëm, të pa korruptuar dhe të pavarur nga politika, duke i dhënë fund sorollatjeve për 20 vjet të qytetarëve në dyert e gjykatave për shkak të zvarritjeve që bëhen nga gjyqtarët apo prokurorët. Ministrja e

Drejtësisë u shpreh se prioritet tjetër është reforma në burgje. Ministrja theksoi që nuk do të ketë më drejtues burgjesh me rekorde penale apo të dënuar më parë për shpërdorim detyre si dhe drejtues të cilët nuk plotësojnë kriteret ligjore për të qenë në krye të këtyre institucioneve. Për këtë arsye për të parandaluar korrupsionin në burgje janë shpallur konkurset për drejtues të këtyre institucioneve, për të cilat ministrja Gjonaj theksoi që ky është një konkurs real dhe ftoi të gjithë ata të cilët plotësojnë kriteret ligjore për të konkurruar duke garantuar procedura transparente dhe mbi baza meritokracie.

Thellohen verifikimet për gjyqtarët dhe prokurorët, bashkëpunim me 28 shtete për të zbuluar lidhjet me botën e krimit, DSIK ndryshon strukturën e vetingut

Institucionet vihen në lëvizje për pastërtinë e figurës të njerëzve të drejtësisë

Kliti TOPALLI

Ora e vetingut ka nisur të trokasë për gjyqtarët dhe prokurorët. Tentativat e tyre për ta bllokuar procesin në Kushtetuese dështoi

dhe tani hapja e dosjeve është shumë e afërt. Të gjithë i kanë sytë te verifikimi i pasurisë së tyre, por një proces shumë i rëndësishëm është ai i kontrollit të pastërtisë së figurës. Me këtë proces po merret Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar. Ky institucion deri më tani mësohet se ka kryer procesin paraprak të verifikimit për një pjesë të madhe të gjyqtarëve dhe prokurove dhe po vijohet me shpejtësi. Mirëpo sipas informacion-eve, verifikimi i gjyqtarëve është shtrirë përtej kufijve dhe po angazhohen shtete partnere për të verifikuar gjyqtarë e prokurorët. Pasuria do sjellë verifikim për ata emra që nuk e justifikojnë, por shumë të tjerë mund t’ia hedhin paq nëse kanë fshehur të ardhurat. Por ajo që i tremben gjyqtarët e prokurorët janë zbulimi i lidh-jeve të tyre me kontigjentë të krimit. Nëse zbulohet se një prej tyre ka pirë kafe apo është shoqëruar me një person të dënuar, apo të kërkuar, ai largohet nga sistemi. Kjo detyrë i është ngarkuar DSIK, e cila po verifikon në bashkëpunim me SHISH dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm. Por një rëndësi e madhe po u kushtohet dhe proceseve gjyqësore. DSIK po bash-këpunon me vendet partnere për të parë nëse ka pasur dënime për këtë individë apo jo. Burimet thanë se janë në total 28 që DSIK ka lidhur marrëveshje dhe me to këmbehet informacione në raste të caktu-ara. Nga ana tjetër, edhe Drejtoria e Pas-trimit të Parave ka lidhur marrëveshje me dhjetra shtete ku po shihet nëse njerëzit e drejtësisë kanë nxjerrë apo jo jashtë paratë e vëna në mënyrë të dyshimtë.

DSIK ndryshon strukturënDrejtoria e Informacionit të Klasifi-

kuar ka vendosur të ndryshojë strukturën e ngritur për procesin e vetingut. Në faqen e Departamentit të Administratës Publike janë shpallur 5 vende vakante për punonjës që do i shtohen stafit aktual, me qëllim që procesi të ecë sa më shpejt. Në ligj janë përcaktuar dhe detyrat e DSIK. Sipas tij, Drejtoria e Sigurisë së Infor-macionit të Klasifikuar ka të drejtë të caktojë një personel shtesë, për të kryer kontrollin e figurës për qëllim të këtij ligji. Personat që kryejnë kontrollin e figurës përmbushin standardet e zbat-ueshme për mbrojtjen e privatësisë dhe të konfidencialitetit në detyrë. “Drejtoria e

Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) dhe Shërbimi i Kontrollit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHKÇBA) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, krijojnë një grup pune për zbatimin e këtij ligji. Këto struktura mund të cakto-jnë personel për të mbështetur grupin e punës për një periudhë kohe jo më pak se 1 vit. Drejtoria e Sigurisë së Informacion-it të Klasifikuar, me kërkesë të grupit të punës ose të institucioneve të rivlerësimit, ka të drejtë të komunikojë me shtetet e tjera për të marrë informacionin e nevo-

STANDARDET E KONTROLLIT E FIGURËS

1. Kontrolli i figurës zhvillohet bazuar në prova të sakta, në informacione konfidenciale, si dhe informacione të tjera të disponueshme.2. Kontrolli i figurës zhvillohet në mënyrë objek-tive dhe pa ndikime të karakterit personal, arm-iqësor dhe miqësor, të cilat mund të favorizojnë ose disfavorizojnë subjektin e rivlerësimit.3. Kontrolli i figurës përfshin vlerësimin e provave dhe informacioneve që lidhen me rrethanat që merren parasysh në konstatimet, sipas parashiki-meve të pikave 4 dhe 6, të këtij neni, dhe rrethanat lehtësuese, sipas parashikimeve të pikave 5 dhe 7 të këtij neni. Vlerësimi duhet të përmbajë rre-thanat që merren parasysh në konstatim, si dhe rrethanat lehtësuese të këtij konstatimi. Nëse vlerësimi nuk përmban elementet e parashikuara në këtë paragraf, konsiderohet i paplotë.4. Rrethanat që merren parasysh në konstatimin se ekziston një kontakt i papërshtatshëm me një person të përfshirë në krimin e organizuar, janë kur:a) subjekti i rivlerësimit është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar;b) subjekti i rivlerësimit ose personi i lidhur me të ka pasur një komunikim jorastësor me një person të përfshirë në krimin e organizuar;c) subjekti i rivlerësimit ose një person i lidhur me të ka shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar;ç) subjekti i rivlerësimit ka lidhje të ngushta me një person të përfshirë në krimin e organizuar;d) subjekti i rivlerësimit merr pjesë ose është i pranishëm në takime me një ose më shumë perso-na të përfshirë në krimin e organizuar. Anëtarësia e dyshuar e personit në krimin e organizuar duhet të jetë e njohur, e publikuar ose të jetë një çështje e dokumentuar në regjistrat përkatës.5. Rrethanat lehtësuese që merren parasysh në konstatimin se ekziston një kontakt i papërsh-tatshëm me një person të përfshirë në krimin e organizuar janë kur:a) subjekti i rivlerësimit në mënyrë të besueshme parashtron se nuk është në dijeni të faktit se personi është i përfshirë në krimin e organizuar. Kjo rrethanë mund të vlerësohet në raport me rre-thanat e parashikuara sipas pikës 4, të këtij neni; b) marrëdhënia familjare e subjektit të riv-lerësimit me personin e përfshirë në krimin e organizuar është e largët, ose ka kontakte familjare të rralla;c) subjekti i rivlerësimit ka qenë i hapur, i bes-ueshëm dhe i plotë në lidhje me kontaktet dhe është distancuar prej tyre. Kjo rrethanë mund të vlerësohet në raport me kohëzgjatjen e kontak-teve ose me perceptimin e arsyeve të veprimeve të ndërmarra nga subjekti i rivlerësimit;

1. Belgjika2. Bullgaria3. Danimarka4. Estonia5. Franca6. Greqia7. Gjermania

8. Hungaria9. Hollanda10. Islanda11. Italia12. Kanada13. Kroacia14. Letonia

15. Lituania16. Luksemburg17. Mbretëria e Bashkuar18. Maqedonia19. Norvegjia20. Polonia

21. Portugalia22. Çekia23. Sllovakia24. Rumania25. Sllovenia26. Spanja27. Shtetet e

Bashkuara të Amerikës28. Ukraina

VENDET ME TË CILAT BASHKËPUNON DSIK

www.sot.com.al

jshëm për personat e përfshirë në krimin e organizuar ose për personat e dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar për qëllim të këtij ligji”, thuhet në ligj.

Të gjithë i kanë sytë te verifikimi i pasurisë së tyre, por një proces shumë i rëndësishëm është ai i kontrollit të pastërtisë së figurës. Me këtë proces po merrte Drejtoria e In-formacionit të Klasifikuar. Ky institucion deri më tani mësohet se ka kry-er procesin paraprak të verifikimit për një pjesë të madhe të gjyqtarëve dhe prokurove dhe po vijohet me shpejtësi...

Page 9: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

GAZETA SOT E Diel 5 Nëntor 2017 9

“Ja përcaktimet në variantin paraprak të ligjit 1. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për çdo nivel gjykimi përllogaritet mbi bazën vlerëssë çështjes gjyqësore civile, administrative ose penale si më poshtë:a) 1% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në shkallë të parë;b) 0.5% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në shkallë të dytë;c) 0.5% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në Gjykatën e Lartë;d) 5.000 lekë për gjykimin e ankimeve të veçanta;

e) 2.500 lekë për gjykimin e kërkesave civile, administrative dhe penale;f) 5.000 lekë për paraqitjen e ankimit kundër vendimit penal në gjykatat e apelit;g) 5.000 lekë për paraqitjen e rekursit kundër vendimit penal në Gjykatën e Lartë.h) 5.000 lekë për gjykimin e çështjeve penale në ato raste kur gjykata vihet në lëvizje me kërkesë nga i dëmtuari akuzues. Për paraqitjen e ankimit, ankimit të veçantë dhe të rekursit në këto çështje, tarifa është 2.500 lekë;

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ministrat zbresin në terren për “bashkëqeverisjen”, MAS skemë të re kualifikimi me kritere më të forta për mësues e pedagogë

Bashkëqeverisja me qytetarët u zhvendos këtë herë në Gjirokastër ku ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së bashku me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, njëherësh deputete në këtë qark, zhvilluan një seri takimesh me përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Gjirokastrës, Zyrës Arsimore të Tepelenës e Përmetit. Ndalesën e parë ministrja e Arsimit e pati në shkollën e mesme “Siri Shapllo” nga ku ajo foli për standardizimin e shkollës së dre-jtorëve si modeli më bashkëkohor i funksion-imit në të gjithë vendet e zhvilluara. Ky projekt, sipas ministres, synon që të në të ardhmen çdo drejtor aktual i një shkolle apo kushdo tjetër që

aspiron te jetë drejtues i një institucioni arsimor të ketë kaluar nga kjo shkollë formimi. Në vijim të takimeve të saj në Gjirokastër, ministrja u ndal tek shkolla e mesme “Asim Zeneli”, me një traditë 90 vjeçare, ku kanë formësuar dijet e tyre dhe gjenitë e letërsisë shqipe, si Kadare dhe Agolli. Pikërisht në vlerësim të kësaj tra-dite të mirë shkollimi dhe të këtij institucioni muze për nga historia qe mbart, ministrja e arsimit dha lajmin e mire, për rikonstruk-sionin e plotë të kësaj godine. Ndërkaq min-istrja Nikolla kërkoi angazhimin e të gjithë mësuesve dhe prindërve në mënyrë që shkolla të shëndrrohet në një qendër komunitare, ku

të diskutohen dhe t’i jepet zgjidhje të gjitha problemeve të komunitetit. Duke u ndalur tek rritja e cilësisë së mësuesve, ministrja e arsimit foli për ndërtimin e një skeme të re kualifi-kimi me kritere më të forta në programin e mësuesisë në universitete. Më tej, ministrja e arsimit, sportit dhe rinisë vizitoi dhe një nga investimet më të mira të bëra në institucionet arsimore, në Tepelenë ku u zotua se gjatë këtij mandati të dyte të kësaj qeverie fokusi do të jetë tek mësuesit. “Ne kemi marrë angazhim në 100 ditët e para që të kualifikojmë të gjithë ata mësues që dolën me nevoja emergjente pas testimit që realizuam. Ndërkohë që kual-

ifikimet dhe trajnimet kanë vazhduar me një specifikë të veçantë që lidhet me kurrikulën e re. Njëherësh ministria e arsimit ka organi-zuar disa tryeza të rrumbullakëta dhe 2 kon-ferenca ndërkombëtare si dhe shumë vizita studimore modelesh, për të ngritur një sistem të ri të kualifikimit në vazhdim, që synon të sjellë një transformim rrënjësor dhe një qasje të re.”, theksoi ministrja Lindita Nikolla. Ajo nënvizoi se qëllimi i kësaj reforme është që të ndryshoje mentalitetin e kualifikimit të mësuesve, të cilët deri më sot kanë kërkuar trajnimet vetëm sa për të marrë kreditet e nevojshme 1 herë në 5 vite.

Zbardhen ndryshimet në ligjin për tarifat gjyqësore, ja sa duhet të paguajnë qytetarët,

shifrat shkojnë deri në 10 milionë lekë

Tarifat gjyqësore ndryshojnë mbi bazën e vlerës së padisë

Endri ARIZI

Mazhoranca qeverisëse ka ndryshuar një pjesë të madhe të ligjit për tarifat gjyqësore. Ndonëse në projektligjin e prezantuar dhe dis-kutuar në Komisionin e Çështjeve Ligjore, tarifat gjyqësore do të përcaktoheshin në bazë të nivelit të gjykimit, në projektligjin e miratuar ditën e enjte në Kuvend tarifat nuk do të përcaktohen në bazë të vlerës së çështjes gjyqësore, por mbi bazën e vlerës së padisë. Por kush janë tarifat e reja gjyqësore që do të paguajnë qytetarët? Sipas ligjit të ri të miratuar në Kuvend, masa e tarifave të përgjithshme gjyqësore do të jetë jo më e ulët se 1000 lekë dhe jo më e lartë se 20 milion lekë. Kurse tarifat gjyqësore për gjykatat e apelit dhe Gjykatën e Lartë do të variojnë nga 2000 lekë deri në 10 milionë lekë. “Masa e tarifave gjyqësore të përgjithshme sipas pikës 1 të këtij neni, është jo më e ulët se 1000 (njëmijë) lekë dhe jo me e lartë se 20.000.000 (njëzet milion) lekë; Masa e tarifave gjyqësore të përgjithshme për gjykimet në gjykatat e apelit dhe Gjykatën e Lartë është jo më e ulët se 2000 (dy mijë) lekë dhe jo më e lartë se 10.000.000 (dhjetë milion) lekë”, thuhet në ligjin e miratuar nga Kuvendi. Ndërsa tarifat gjyqësore për paraqitjen e kërkesave në Gjykatën Kushtetuese do të fillojnë nga 5000 lekë si dhe përcaktimi i vlerës së padisë do të bëhet nga vetë personi që e ka ngritur këtë çështje në Gjykatë. “Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e kërkesave në Gjykatën Kushtetuese është 5.000 (pesëmijë) lekë, me përjashtim të rasteve të par-ashikuara në nenin 9 të këtij ligji; Përcaktimi i vlerës së padisë bëhet nga personi, i cili ka ngritur padinë përpara gjykatës”, thuhet në ligjin e ri që u miratua në Kuvend ditën e enjte.

Ja tarifat e propozuara në Komision Projektligji që shkoi në Komisionin e Lig-

jeve fillimisht kishte një ndarje me përqindje të tarifave, ndërsa me ndryshimet e reja tarifat janë fikse. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për çdo nivel gjykimi përllogaritet mbi bazën vlerës së çështjes gjyqësore civile, administrative ose penale si më poshtë: 1% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në shkallë të parë; 0.5% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në shkallë të dytë; 0.5% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në Gjykatën e Lartë; 5.000 (pesëmijë) lekë për gjykimin e ankimeve të veçanta; 2.500 (dymi-jepesëqind) lekë për gjykimin e kërkesave civile, administrative dhe penale”, thuhej në variantin e vejtur të ligjit. Pra tarifat gjyqësore në gjykatat e Apelit dhe Gjykatën e Lartë do të fillonin nga 5000 lekë dhe jo 2000 sa është përcaktuar me variantin e ri. “5.000 (pesëmijë) lekë për paraqit-jen e ankimit kundër vendimit penal në gjykatat e apelit; 5.000 (pesëmijë) lekë për paraqitjen e rekursit kundër vendimit penal në Gjykatën e

Lartë”, thuhej në projektligjin e prezantuar në Komision. Kurse tarifa për Kushtetuesen nuk ka ndryshim. “Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e çështjeve gjyqësore në Gjykatën

1. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për para-qitjen e kërkesëpadisë përllogaritet mbi bazën e vlerës së padisë për çështje gjyqësore civile dhe administrative.

2. Masa e tarifave gjyqësore të përgjithshme sipas pikës 1 të këtij neni, është jo më e ulët se 1000 (njëmijë) lekë dhe jo me e lartë se 20.000.000 (njëzet milion) lekë.

3. Masa e tarifave gjyqësore të përgjithshme për gjykimet në gjykatat e apelit dhe Gjykatën e Lartë është jo më e ulët se 2000 (dy mijë) lekë dhe

jo më e lartë se 10.000.000 (dhjetë milion) lekë.4. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për para-

qitjen e kërkesave në Gjykatën Kushtetuese është 5.000 (pesëmijë) lekë, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 9 të këtij ligji.

5. Përcaktimi i vlerës së padisë bëhet nga personi, i cili ka ngritur padinë përpara gjykatës.

6. Në rast se përllogaritja e vlerës së padisë mungon ose nuk është llogaritur në mënyrë të saktë, veprohet ne përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.

JA TARIFAT E REJA GJYQËSORE TË MIRATUARA NGA KUVENDI DISA PREJ PËRCAKTIMEVE

NË LIGJIN E RI PËRJASHTIMIN NGA

PAGESA E TARIFËS GJYQËSORE1. Palët ndërgjyqëse mund të përjashtohen nga detyrimi për të paguar tarifë gjyqësore ose shpenzimet e tjera gjyqësore kur është bërë kërkesë prej tyre, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për ndihmë juridike.2. Çdo organ publik buxhetor që kryen funk-sione administrative, gjykatat ose prokuroria, përjashtohen nga detyrimi për të paguar tarifë gjyqësore, përveç rasteve kur humbasin çësht-jen gjyqësore dhe ligji procedural parashikon detyrimin e tyre për paguar shpenzimet e palës tjetër.3. Rregulli i parashikuar në pikën 2 të këtij neni nuk zbatohet për Avokaturën e Shtetit, e cila përjashtohet edhe nga pagesa e shpen-zimeve gjyqësore.

JA KUR PAGUHET TARIFA GJYQËSORE E PËRGJITHSHME

1. Tarifa gjyqësore e përgjithshme paguhet në momentin e paraqitjes së padisë, të ankimit, të ankimit të veçantë ose të rekursit në gjykatë, përveçse kur ligji parashikon ndryshe.2. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e kërkesave në Gjykatë Kushtetuese paguhet në momentin e paraqitjes së kërkesës pranë kësaj gjykate.3. Nëse tarifa gjyqësore e përgjithshme nuk është paguar në momentin e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, gjykata vepron në përputh-je me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.4. Tarifa gjyqësore e përgjithshme paguhet gjatë gjykimit ose përpara dhënies së vendim-it përfundimtar vetëm në rastet e mëposhtme:a) kur çështja gjyqësore ka për objekt dhënien e pensionit ushqimor;b) për paditë për marrëdhëniet e punës në vlerë deri në 700.000 (shtatëqindmijë) lekë.5. Tarifa e paguar nuk kthehet kur hiqet dorë nga kryerja e veprimeve gjyqësore;

MËNYRA E PAGIMIT TË TARIFËS GJYQËSORE

1. Tarifa gjyqësore mblidhet dhe paguhet sipas mënyrës së përcaktuar me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për dre-jtësinë dhe ministrit përgjegjës për financat pas marrjes së mendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.2. Nga shuma e përgjithshme e arkëtuar për tarifën gjyqësore 10 (dhjetë) përqind i kalon buxhetit gjyqësor.3. Mbi tarifat gjyqësore të parashikuara në këtë ligj nuk aplikohet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Kushtetuese është 5.000 (pesëmijë) lekë. Kjo tarifë paguhet vetëm në ato raste, kur Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të indi-vidëve”, thuhet në variantin e vjetër.

Sipas ligjit të ri të miratuar në Kuvend, masa e tarifave të përgjithshme gjyqësore do të jetë jo më e ulët se 1000 lekë dhe jo më e lartë se 20 milion lekë. Kurse tar-ifat gjyqësore për gjykatat e apelit dhe Gjykatën e Lartë do të variojnë nga 2000 lekë deri në 10 milionë lekë...

Page 10: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

10 GAZETA SOTE Diel 5 Nëntor 2017

e k o n o m i www.sot.com.al

“Në relacionin e pr/buxhetit 2018 thuhet se detyrimet e prapam-

betura të krijuara rishtazi për njësitë e vetëqeverisjes vendore deri në qershor të vitit 2017, arrijnë në vlerën 9.5 miliardë lekë,

ose afro 70 milionë euro, kryesisht investime, shpenzime për mallra dhe shërbime dhe vendime gjyqësore...

Pr buxheti 2018, qeveria planifikon t’i shlyejë vetë borxhet e bashkive

Pushteti lokal ka krijuar ndër vite një borxh të prapambetur, i cili kap shifrën 9.5 miliardë lekë të rinj, ose rreth 70 milionë euro.

Shifra mësohet në projektbuxhetin e planifikuar nga qeveria për vitin 2018. Detyrimet e njësive të vetëqeverisjes vendore janë krijuar në vite, si rrjedhojë e keqmenaxhimit të financave publike në nivel vendor, si dhe parashikimit optimist të të ardhurave. Në relacionin e pr/bux-hetit 2018 thuhet se detyrimet e prapam-betura të krijuara rishtazi për njësitë e vetëqeverisjes vendore deri në qershor të vitit 2017, arrijnë në vlerën 9.5 miliardë lekë, ose afro 70 milionë euro, kryesisht investime, shpenzime për mallra dhe shërbime dhe vendime gjyqësore. Në tremujorin e dytë të vitit 2017, mësohet se janë krijuar detyrime që kapin vlerën 3.2 miliardë lekë, kryesisht investime, shpen-zime për mallra dhe shërbime. Një pjesë e detyrimeve të krijuara deri në qershor 2017 janë likujduar dhe ndërkohë pritet likujdimi i plotë i tyre në periudhën në vazhdim. Në tremujorin e dytë të vitit 2017 janë likujduar rreth 3.9 miliardë lekë dhe vlera e mbetur e cila parashikohet të shlyhet në vitin në vazhdim, është rreth 9.1 miliardë lekë.

Ligji i ri për financat vendore Ligji i ri për financat e vetëqeveris-

jes vendore pritet të forcojë disiplinën financiare për të parandaluar aku-mulimin e detyrimeve të prapambetura në të ardhmen, që mund të kthehen në një risk serioz potencial për këto njësi, me impakt negativ edhe në ekonominë e vendit në tërësi. Në këtë

e detyrimeve të prapambetura, i cili ka filluar të zbatohet nga ana e tyre, duke filluar nga viti 2016 dhe në vazhdim. Në vitin 2018 do të vazhdojë të monitorohet periodikisht zbatimi i planit të shlyerjes së detyrimeve nga njësitë e vetëqever-isjes vendore.

Buxheti vendor për 2018 Buxheti vendor i vitit 2018, së bashku

me të gjithë komponentët e tij (transferta e pakushtëzuar, transfertat specifike, renta minerare dhe të ardhurat e veta), do të jetë rreth 7.5 për qind më i lartë se në vitin 2017. Gjithashtu, ky buxhet për vitin 2018

Zbardhen borxhet e bashkive, 65 milionë euro detyrime nga keqmenaxhimi i financave

dhe parashikimi optimist i të ardhurave

Tatimet, apel bizneseve të deklarojnë pagat reale të punonjësve

Shpenzimet kapitale në 9 muaj, 10.7 mld lekë më shumë se 2016

Pas kontrolleve në terren, tatimet, që janë në kulmin e aksionit anti informalitet, e kanë përqendruar vëmendjen tek deklarimi i punonjësve dhe pagave reale të tyre. Në një njoftim që u është dërguar së fundmi bizneseve, tatimet i kanë ftuar subjektet që të përm-bushin vullnetarisht detyrimet tatimore, përmes vlerësimit të deklaratave. Konkretisht subjekteve u kërkohet ulja e tepricës kreditore; rritja e numrit të punonjësve të përf-shirë në skemën e sigurimeve shoqërore si dhe deklarimin

real të pagave të punonjësve të specializuar dhe të adminis-tratës. Edhe më herët drejtues të tatimeve kishin paralajmëru-ar se do të përqendroheshin në deklarimin e pagave reale të punonjësve. Drejtoresha rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj gjatë një takimi pak javë më parë me Dhomën Amerikane pohoi se përsa i përket punësimit, kontrollet s’do të jenë më për sigurimin, por për nivelin e pagës. Mos-deklarimi i pagave reale është një nga format më të përhapura të evazionit në vend.

Zëri i investimeve publike është një ndër më të rëndësish-mit në buxhetin e shtetit, në këtë kohë kur opinioni publik po zien nga debatet për buxhetin e vitit të ardhshëm. Ndërkohë që çdo vit që korrespondon me zgjedhjet parlamentare, investimet elektorale janë ato që diskutohen më tepër. Por duke parë statistikat zyrtare të Ministrisë së Financave, vihet re se për periudhën 9 mujore realizimi i këtyre investimeve është në nivele jo të larta, me konkretisht në afro 56 % e plan-ifikimit vjetor. Kështu referuar

të dhënave të treguesve fiskalë për këtë periudhë, shpenzimet kapitale paraqesin një realizim në masën rreth 41.3 miliard lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ky zë është rreth 10.7 miliard lekë më shumë. Po sipas këtyre të dhënave, realizimi me financim te brendshëm është në vlerën e 25.1 miliardë lekëve, ndërsa investimet me financim të huaj për këtë periudhë arrijnë në 19.4 miliardë lekë. Ndryshimet në ligjin për buxhetin e shtetit ka bërë që të mirëmenaxhohen financat publike.

Sipërmarrësit në rajon: Shqipëria të lehtësojë procedurat doganore

Shqipëria ende ka bar-riera në dogana, të cilat nuk lejojnë zhvillimin e tregtisë së lirë. Kështu është shprehur sipërmarrësja nga Maqe-donia, Gëzime Fejzi, e cila nënvizoi si të rëndësishme lehtësimin e procedurave do-ganore, që do të ndihmonte në rritjen e mëtejshme të inves-titorëve të huaj, të cilët janë të interesuar për të investuar në Shqipëri. “Biznesmenët tanë janë ballafaquar me doganën. Unë mendojë që këto barriera nëpërmjet kë-tyre konferencave dhe odave

ekonomike duhet të thyhen, që të vazhdojë të lulëzojë biznesi si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoni. Të arrijmë suksesin që të bëjmë një tregti të lirë”, tha sipërmarrësja nga Maqedonia, Gëzime Fejzi. Por, pavarësisht kësaj, Fejzi deklaron se, të bësh biznes në Shqipëri është më e lehtë se në shtetin Maqedonas, kjo për arsye të financimit nga qeveria shqiptare me anë të granteve, siç është rasti i mbështetjes së fermerëve, gjë e cila sipas Fejzit mungon në shtetin maqedonas.

parashikohet të jetë 2.8 për qind e PBB dhe krahasuar me vitin 2014, një vit para fillimit të zbatimit të reformës administra-tivo-territoriale buxheti vendor i vitit 2018 parashikohet me një rritje të ndjeshme me rreth 40 për qind. Me buxhetin e vitit 2018, do të financohen funksionet e trans-feruara në 61 bashkitë, në vlerën rreth 7.4 miliardë lekë, ndërsa transferta specifike do të shërbejë vetëm për financimin e funksioneve të reja të transferuara tek njësitë e vetëqeverisjes vendore. Shpen-zimet e buxhetit vendor për vitin 2018, janë parashikuar në masën 46.1 miliardë lekë ose 2.8 për qind e PBB. Në këtë zë është përllogaritur rritja e transfertës së pakushtëzuar për njësitë e vetëqeverisjes vendore, rritja financimit të funksioneve të reja, të cilat janë transferuar në nivel vendor si dhe rritja e të ardhurave të veta. Të ardhurat nga taksat dhe tarifat ven-dore për vitin 2018, parashikohet të kenë një rritje rreth 2 miliardë lekë më shumë se sa në 2017 ose e thënë ndryshe me një rritje prej 7.9 %, ndërkohë krahasuar me vitin 2014 të ardhurat vendore parashiko-hen me një rritje të konsiderueshme me rreth 50 për qind. Kjo rritje e nivelit të të ardhurave do të vazhdojë si rrjedhojë e reformimit të tarifave të shërbimeve pub-like, ndarjes më të drejtë dhe transparente të financave për njësitë e vetëqeverisjes vendore, përmirësimit të vazhdueshëm të skemës së financimit të funksioneve të veta. Gjithashtu, ndryshimet që po për-gatiten në taksën e pronës dhe kadastrën fiskale parashikohen të mbajnë peshën më të madhe të rritjes të ardhurave në buxhetin vendor.

kuadër, qeveria po i kushton një fokus të posaçëm shlyerjes së detyrimeve të prapambetura nga njësitë e vetëqever-isjes vendore. Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore ka hartuar një plan veprimi për shlyerjen

Vendosja e taksës sipas vlerës së bane-save parashikohet të sjellë rritje të ndjeshme të ardhurave në njësitë e qeverisjes vendore. Raporti, i përgatitur nga Co-PLAN mbi financat publike vendore nxjerr në pah se aktualisht njësitë e vendore patën rritje, të ar-dhurave nga taksa mbi ndërtesat të cilat rezul-tuan në rreth 2.4 miliard lekë, me një rritje prej 5.6% në gjashtë muajt e parë të vitit 2017. Në të kundërt, të ardhurat nga taksa mbi tokën bujqësore shënuan rënie vjetore të theksuar me rreth 20.6% krahasuar me një vit më parë. Më negative situata paraqitet në të ardhurat

nga Taksa e truallit e cila nuk rezulton të ketë regjistruar të ardhura për 6 muajt e parë të këtij viti. Kjo situatë lidhet me problematikat e mungesës pothuajse totale të regjistrave të bazës së taksës dhe taksapaguesve. Nisur nga këto konstatime vlerësohet se mund të ketë probleme të raportimit financiar, dhe për këtë kërkohet një vlerësim më i thellë nga autoritetet për të ndryshuar situatën.

Në gjysmën e parë të vitit 2017 të ardhurat për njësitë e qeverisjes vendore u rritën me 8.5 miliardë lekë. Peshën kryesore në arritjen e këtyre rezultateve duket se e ka mbajtur

rritja e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë e cila është ndikuar edhe nga rritja e ndjeshme e numrit të lejeve të ndër-timit. Ndërkohë në pr/buxhetin 2018 thuhet se ndryshimet që po përgatiten në taksën e pronës dhe kadastrën fiskale parashikohen të mbajnë peshën më të madhe të rritjes të ardhurave në buxhetin vendor. Për vitin 2018, bashkitë do të përfitojnë edhe nga ndarja e të ardhurave nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale, një instrument i ri i financimit të bashkive, që pritet të rrisë edhe partneritetin në luftën kundër informalitetit.

Taksat për banesat do të mbushin “arkën” e njësive vendore

Page 11: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

GAZETA SOT E Diel 5 Nëntor 2017 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Rusia, Venezuela e Sudani goditen nga sanksionet e Kanadasë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraRusia kundërvepron pas shtimit të sanksioneve nga Kanadaja

Andi LAMKO

Vendosja e sanksion-eve ndaj 30 zyrtarëve rusë nga Kanadaja është quajtur dje nga Mos-

ka veprim "i pakuptimtë dhe i dënueshëm", që do të shoqërohet me kundër-masa nga Kremlini. Kanadaja njoftoi një ditë më parë sanksione ndaj zyrtarëve rusë të përfshirë në vdekjen e avokatit rus anti-korrupsion Sergei Magnitski në vitin 2009 gjatë kohës që ishte i burgosur për shkelje taksore. Kirill Kalinin, zëdhënësi i am-basadës ruse në Ottawa, tha për agjencinë TASS se nisur lëvizjet për masa kundër-vepruese ndaj Kanadasë. "Vendimi i Kanadasë për zgjerimin e sanksioneve an-ti-ruse nën pretekstin hipokrit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, është absolutisht i pakuptimtë dhe i dënueshëm", tha Kalinin. Ai shtoi se me lëvizjen e saj, Ottawa izolon veten nga një prej fuqive më të mëdha botërore, për të kënaqur lobin rusofob. “Kjo e fut politikën kanadeze në këndvështrimin e ngushtë bardhë e zi të botës, të papërshtatshëm me gjeopolitikën moderne Dhjetra kanadezë do të ndalohen të hyjnë në Rusi”, shtoi Kalinin.

Ligji i ri MagnitskiQeveria kanadeze përdori së

fundmi armën e saj të re legale, Ligjin Magnitski duke vendosur sanksione mbi 52 individë nga Ru-sia, Venezuela dhe Sudani i Jugut. Vetë ligji është quajtur me emrin e avokatit rus Sergei Magnitski të vdekur në burgim. Biznesmeni

Zgjedhjet në Austri, Kurz pranë koalicionit me radikalët e djathtë

Gjermania ende pa qeveri, Merkel: Do ta arrijmë marrëveshjen

Fituesit e zgjedhjeve në Austri, konservatorët e Par-tia e Lirisë (FPO) janë një hap më pranë koalicionit me radikalët e djathtë, Partia e Popullit. Ashtu siç pritej lid-erët e dy forcave politike kanë gjetur akordin në pika kyçe për qeverisjen, si kufizimi i emigracionit, ulja e taksave dhe vijimi i angazhimit ndaj Bashkimit Europian. Partia e Popullit dhe FPO kanë arritur akordin për angazhim ndaj Bashkimit Europian dhe për buxhetin, si politika themelore

për koalicionin e ri qeverisës të vendit. Konservatorët e ud-hëhequr nga Sebastian Kurz dhe ekstremistët e djathtë të udhëhequr nga Heinz-Chris-tian Strache, gjithashtu kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe në shkurtimet për përfi-timet e mirëqenies për emi-grantët, një premtim kryesor i fushatës së Partisë së Popullit. Ulja e taksave dhe reduktimi i joefikasitetit në shpenzimet shtetërore janë të tjera pika për të cilat liderët Kurz dhe Strache kanë rënë dakord.

Gjermania vijon të mbetet pa një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve federale një muaj më parë, por kancelarja Angela Merkel ka besim se së shpejti do të arrihet një marrëveshje. Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë mbeten skeptikë për krijimin e një koalicioni me konservatorët e Merkel, ndërkohë që dështimi i negociatave mund ta çojë Gjer-maninë sërish drejt zgjedhjeve. Pasi humbi një pjesë të mirë të mbështetjes në zgjedhjet feder-ale të muajit të kaluar, Merkel do t’i duhet të bashkojë tre blloqe të

kundërta për të siguruar një shu-micë në parlamentin e ri. Liderët do të takohen mbrëmjen e së hënës, përpara se negociatorët të hyjnë në bisedime më të deta-juara. “Kemi përpara diskutime të vështira, por unë ende mendoj se mund të bëhemi së bashku nëse përpiqemi dhe punojmë shumë,” u shpreh Merkel për mediat gjermane. Dështimi në krijimin e një koalicioni me gjasa do të rezultojë në zgjedhje të reja, ku partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë mund të thellojë mbështetjen.

Lideri i shkarkuar i Katalonjës kërkon unitet për zgjedhjet

Lideri i shkarkuar i Kat-alonjës, Carles Puigdemont ka bërë thirrje nga Belgji-ka që separatistët të bash-kohen në zgjedhjet rajonale të dhjetorit për të finalizuar fushatën e pavarësisë na Span-ja. Thirrja e Puigdemont në rrjetet sociale vjen një ditë pasi prokuroria ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për akuza rebelimi dhe nxitje kryengritjeje gjatë fushatës së tij të pavarësisë. "Ka ardhur koha që të gjithë demokratët të bashkohen, për Katalonjën,

për republikën dhe për lirimin e të burgosurve politikë”, ishte komenti i 54 vjeçarit që refuzoi urdhrat e Madridit për t’u para-qitur në gjykatë. Ai ka thënë se kërkon garanci për një gjykim të drejtë por prokurorët belgë morën dje urdhër-arrestin dhe thanë se do të veprojnë brenda 24 orëve. Puidgemont dhe katër ish-ministrat e tij mund të shty-jnë procesin duke apeluar çka do t’i jepte atyre rreth tre muaj kohë. Katalanasit kanë shprehur mbështetjen e tyre për qeverinë me protesta të vazhdueshme.

britanik të cilin ai përfaqësonte Bill Browder, thotë se Magnitski është vrarë nga zyrtarë rusë, që kërkonin të mbulonin faktin se kishin vjedhur 230 milionë dollarë taksa që ishin paguar nga kompa-nia e tij, Hermitage Capital, një nga investitorët më të mëdhenj në Rusi. Kanadaja ka të drejtë të sanksionojë çdo qeveri të huaj që mendon të arsyeshme, ndërsa ligji Magnitski i jep asaj fuqi të sekuestrojë asetet e individëve që autoritetet besojnë se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe abuzime me të drejtat në vendet e tyre. Ndër 30 rusët e përfshirë në listën e zezë janë të akuzuarit me mashtrimin dhe vrasjen e Magnitksit. Ata janë zyrtarë taksash dhe autoritetet që kishin përgjegjësi me trajtimin e çështje4s së tij si gjenerali i minis-trisë së brendshme Oleg Logunov

dhe vartësja e tij Natalya Vinogra-dova, të akuzuar se i kanë mohuar trajtimin mjekësor Magnitskit.

Zyrtarë rusë e venezuelanëTë tjera janë zyrtarë të burg-

jeve ku Magnitksi është mbajtur dhe gjykatësit që kanë manipulu-ar çështjen. Një nga emrat në listë është bankieri Dmitry Vladislavo-vich Klyuev, i akuzuar për ndihmë në pastrimin e 230 milionë dol-larëve të përfituar nga mashtrimi. Kanadaja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë që prej vitit 2014, mbi zyrtarët ushtarakë e politikë të akuzuar për nxitje të konfliktit në Ukrainë, ndërsa Rusia u hakmorr me sanksione ndaj 13 kanadezëve, ku përfshiheshin anëtarë të tre partive kryesore politike federale. Në listë përfshihet gjithashtu presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, për të cilin Kanadaja thotë se po e fut vendin "më thell ë në

Trump udhëtim 11 ditor në Azi, vizitë në 5 shtete

Presidenti i Shteteve të Bash-kuara, Donald Trump ka nisur dje një udhëtim 11 ditor në Azi, gjatë së cilës do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet. Ky do të jetë turneu më i gjatë në Azi i një presidenti amerikan në 25 vite, dhe vjen në një kohë tensionesh të larta me Korenë e Veriut mbi programin e saj bërthamor e raketor. Trump pritet të tregojë një front të bashkuar me Korenë e Jugut dhe Japoninë, duke shtyrë Kinën për të marrë linjë më të fortë ndaj Phenianit.

Kina penalizon mosrespektimin

e himnit kombëtarMosrespektimi i himnit kombëtar

kinez në publik është tashmë krim që ndëshkohet me dënime të rënda. Komiteti i Përhershëm i Kongresit Kombëtar të Popullit theksoi se pe-nalizimet do të përfshijnë ndalimin dhe burgimin deri në tre vite, siç janë dhënë edhe më parë edhe per-sonave që përdhosën flamurin dhe emblemën kombëtare në publik. Ligji do të zgjerohet tashmë edhe në rajonin gjysmë-autonom të Hong Kongut dhe në Makau. Himni kinez është fishkël-lyer në ndeshje të fundit në Hong Kong.

Papa, thirrje që priftërinjve t’u

lejohet martesaPapa Françesku ka kërkuar dhe

hapjen e debatit rreth mundësisë që klerikëve katolikë romanë t’u lejohet martesa në Brazil, lajmëro-jnë burimet nga Vatikani. Është e njohur se, për shembull, në Afrikë, shumë priftërinj kanë të dashura por edhe fëmijë. Papa konsideron se situatat e tilla duhet të rregullohen në një mënyrë të ligjshme. Papa ka pranuar të diskutohet rreth heqjes së pjesshme të beqarisë priftërore.

Presidenti i Maqedonisë tha dje për mediat britanike se Bashkimi Evropian po i lë derën hapur influencës ruse e kineze me dështimet në inves-timin në rajon. Në intervistën me rrjetin Telegraph, presidenti konservator tha se BE ishte e bllokuar në mendësinë e shekullit të 20-të të polemikave të vogla të brendshme, të cilat po e pengonin në sfidat e shekullit aktual si emigracioni masiv, krimi dixh-ital dhe Rusia revanshiste. “Deri kohët e fundit nuk kishim parë investime ruse në Maqedoni. Por Evropa po tërhiqet, ose të paktën nuk po mban premtimin për ta bërë Ballkanin pjesë e Bashkimit Evropian, prandaj kjo është një thirrje qe Evropa të zërë këtë hapësirë të rëndësishme që lidh detin Adriatik me detin e Zi”, paralajmëroi ai.

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka reaguar dje ndaj deklaratës së homologut të ti serb, Ivica Daçiç, i cili propozoi se duhet të organizohet një konferencë e re ndërkombëtare me pjesëmarrjen e BE, SHBA dhe Rusisë për të gjetur zgjidhjen për Kosovën. Ministri kosovar Enver Hoxhaj refuzoi propozimin duke thënë se procesi aktual i normalizimin me ndërm-jetësimin e BE, është i mjaftueshëm. “Nuk ka nevojë për një tjetër konferencë ndërkombëtare. Dialogu i Bashkimit Evropian duhet të përfundojë me një marrëveshje për normalizim të plotë të raporteve dhe njohje reciproke. Serbia historikisht nuk ka qenë për marrëveshje paqësore dhe kurrë nuk i ka pranuar marrëveshjet e negociuara ndërkombëtarisht”, ka shkruar Hoxhaj një tjetër postim.

IVANOV: DËSHTIMET E BE NË BALLKAN, FTESË PËR RUSINË DHE KINËN HOXHAJ: SERBIA NUK KA QENË KURRË PËR MARRËVESHJE PAQËSORE

diktaturë," dhe zyrtarët e tij krye-sorë, për rolin e tyre në shkeljen e demokracisë dhe rendit ligjor. "Këta individë janë përgjegjës ose bashkëpunëtorë në shkeljen e të drejtave ndërkombëtare të njeriut si dhe kanë kryer akte të rënda korrupsioni," tha një zyr-tar i agjencisë shtetërore, duke shpjeguar sanksionet. Ai shtoi se venezuelanët ishin përfshirë në trafik drogash, duke iu referuar dënimeve në New York vitin e kaluar të dy nipave të bash-këshortes së Maduros, që ishin përpjekur të trafikonin 2 tonë kokainë në SHBA.

Vendimi i Kana-dasë për zgjerimin e sanksioneve an-ti-ruse nën preteks-tin hipokrit të mbrojt-jes së të drejtave të njeriut, është abso-lutisht i pakuptimtë dhe i dënueshëm. Me lëvizjen e saj, Ottawa izolon vet-en nga një prej fu-qive më të mëdha botërore, për të kën-aqur lobin rusofob...

Page 12: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

12 GAZETA SOTE Diel 5 Nëntor 2017

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Ahmet Zogu financohej nga arabët pasi braktisi Shqipërinë, u lidh me shërbimin sekret britanik, Mit’hat

Frashëri bashkëpunoi me gjermanët e italianët

CIA i ka dhënë rëndësi lëvizjeve të ish-Mbretit Ahmet Zog pas largimit të tij nga Shqipëria. Duke qenë se ai ishte rival i En-

ver Hoxhës, CIA bashkëpunoi më vonë me të, ndërsa në një dokument të vitit 1954 tregon se si Ahmet Zogu u lidh me arabët dhe gjeti financime prej tyre. Nga ana tjetër, CIA ka deklaruar se ai kishte lidhje me shërbimin sekret britanik.

Prill 1950Leksion i oficerit sovjetik në

shkollën ushtarakeMë 4 korrik 1949, majori sovjetik

Shtemenko dha në leksion në shkollën ushtarake të Karunar mbi përdorimin e mburojave dhe armatimeve. Shtemenko tha se mjetet e blinduara duhet të kon-siderohet si arma kryesore e ushtarit dhe të gjitha degët e tjera të ushtrisë si artileria dhe aviacioni duhet të shërbejnë për mbrojtjen e trupave të blinduara. Në situatë luftimi tanket duhet të mbrohen dhe të maskohen. Sipas majorit Shemen-ko përdorimi taktik i tankeve duhet të jetë si më poshtë:

Ato duhet të grumbullohen e monto-hen në zonën e caktuar 60-70 kilometra larg frontit të luftës, ndërsa grupimi i tyre në formacion luftarak bëhet 20-30 kilo-metra larg frontit. 10 km larg frontit bëhet përgatitja e tyre për zjarr. Përqendrimi i tankeve për sulm duhet të shoqërohet me mbulimin e avionëve të monitorimit dhe luftimit, për t’i mbrojtur nga bombar-duesit. Tanket duhet të nisin veprimin në momentin e caktuar të sulmit. Ata duhet të mbështeten nga këmbësoria dhe zjarri i mortajave me qëllim paralizimin e artil-erisë anti-tank të armikut. Këmbësoria du-het të ndjekë tanket sa më afër që mundet, në mënyrë që ushtarët të mbrohen nga zjarri armik. Pas thyerjes së linjës së parë të mbrojtjes së armikut, kjo linjë duhet të zihet nga këmbësoria. Tanket të vazhdojnë avancimin me mbështetjen e artilerisë sulmuese, në një distancë prej 200 metra. Në kushte të tilla, tha majori Shtemen-ko, suksesi është i garantuar. Në asnjë moment nuk duhet ndaluar likuidimi i grupeve të izoluara të rezistencës armike prapa linjës së sulmit. Kjo është detyrë e këmbësorisë së motorizuar e cila ndjek trupat e blinduara. Në asnjë moment tan-ket nuk duhet të ndalojnë përveç rastit kur nuk kanë karburant. Në rastin e mbrojtjes nga një ofensivë e armikut, kushti i parë në përdorimin e tankeve është krijimi i një zone të mbrojtur antitank. Kjo zonë duhet të jetë e gjerë rreth 2 km dhe 1 deri në 5 km e thellë. Zona ndahet në tre sektorë me kompani luftimi, që më tej ndahet në skuadra luftimi. Skuadrat duhet të punojnë për mbrojtjen e të gjitha anëve të sektorit të tyre, me armë automatike dhe antitank. Mitralozat e rëndë, mortajat dhe artileria antitank duhet të instalohet prapa sektorëve defensivë, ndërsa komandanti i kompanisë zë pozicion në qendër të sek-torit të kompanisë së tij. Batalionet duhet të kenë qendrat e tyre të mbrojtjes antitank në qendër. Qendrat e kompanive të mbro-jtjes duhet të jenë të varura nga njëra-tjetra dhe të komunikojnë me anë të qendrës së batalionit. Këto qendra janë zakonisht rreth 1500 metra larg njëra-tjetrës dhe hapësirat ndërmjetëse kanë pozicione të vogla këmbësorie të armatosur dhe fusha të minuara. Zjarri i armëve automatike të nisë në distancë 800 metra, qëlluesit e mirë të godasin nga 600 metra larg ndërsa qëlluesit e elitës nga 40 metra larg.

Qershor 1952Gazeta Bashkimi

Me dekretin e Kuvendit Popullor të 26 nëntorit 1951, krijohen Këshillat e lag-jeve me kompenteca të njëjta me këshillat lokalë të Tiranës, përfshi zonën industrial dhe kombinatin Stalin. Këshilli numër 1 përfshin zonën 11 Janari, Ali Demi dhe Shkozën, deri në kufi me Saukun dhe Selitën. Këshilli numër 2 përfshin zonën 29 Nëntori, Guerrile, që kufizohen në

Amerikanët tregojnë se si sovjetikët jepnin leksione ushtarake

nga ajri. Objektivat e inteligjencës janë caktuar nga Uashingtoni, duke përfshirë dhe informacionin e dëshiruar mbi gru-pet e rezistencës, kushtet e brendshme politike dhe instilacionet ushtarake të mbrojtjes. Plani ka hyrë në fazën opera-cionale në shkurt 1949, kur katër agjentë në dy grupe me mjete të veçanta radio, u lëshuan në kushte perfekte të motit në pikën e dëshiruar të Serrisht, në Mirditë. Agjentët ishin Alush Lleshakanu e Xhev-det Bloshmi të grupit të parë, dhe Ndue Gjonmarkaj e Ndue Mlyshi në grupin e dytë. Shyqyri Biçaku dhe Kolë Çuni ishin pjesë e grupit të dytë mbështetës, por po mbahen në rezervë për arsye shëndeti të keq. Ende nuk është vendosur kontakt radio me dy grupet e para. Një fluturim në kushte të mira moti u krye mbi Shqipëri natën e 12 prillit por nuk u vërejt asnjë sinjal në zonën e caktuar, sipas planit paraprak. Më 24 prill Ismail

Verlaci mori një kabllogram komercial nga Kastoria në Greqi, të nënshkruar nga Lleshanaku, ku thuhej se ai dhe Blloshmi kishin arritur mirë në Kastoria. Më 28 prill ai mori telegramin se dy agjentët kishin arritur në Athinë, ku menjëherë u vunë në kontakt me qendrën tonë atje për dhënie të informacioneve.

Plani IINjë tjetër plan po përgatitet aktu-

alisht në Itali dhe pritet të hyjë në fazën operacionale në qershor. Aktualisht agjentët, që me shumë gjasa do të lësho-hen nga ajri, duket se nuk kanë shumë mundësi për propagandë apo krijim rezistence. Nëse në të ardhmen potenciali i tyre rritet, dega e OPC do të informohet.

Plani IIIKy plan është aprovuar më 1 mars

1949 dhe ka të bëjë me përdorimin e personelit nga organizata Keva, më e madhja e refugjatëve grekë nga Shqipëria

e jugut (e njohur ndryshe si Epiri i Veriut) për mbledhjen e inteligjencës. Agjentët e këtij operacioni janë Stefanos Venakides, sekret i Keva, dhe një punonjës i bankës kombëtare të Greqisë, Nikolaos Pangos, zëvendës-president i Keva. Këta dy indi-vidë kanë punuar prej kohësh në infiltrim-in e agjentëve në Shqipërinë jugore, dhe raportojnë për një total prej tetëmbëdhjetë agjentë në qytetet shqiptare të Gjirokas-trës, Leskovikut, Përmetit, Vlorës, Koriza dhe Himarës. Aktualisht pesëmbëdhjetë korrierë janë të gatshëm për kalimet kufit-are. Një listë prej njëzeteshatë agjentësh të njohur dhe korrierë nga organizata Keva, bashkë me vendndodhjet dhe punësimet e tyre, i është bashkangjitur dokumentit. Organizata Keva ka një rang të gjerë funksionesh, duke përfshirë aktivitete ndihmëse në Greqi dhe grupe rezistencë në Shqipëri, me një anëtarësi prej rreth 5000 njerëzish në Greqi dhe rreth 2300 në

Në një përmbledhje informacioni të datës

17 maj 1954 refle-ktohej informacioni i mëposhtëm mbi

partinë shqiptare të Legalitetit; ajo rezul-

ton të jetë eksponenti politik i ish-mbretit Zog të Shqipërisë dhe për-

bëhet kryesisht nga ish-anëtarë të ushtrisë shqiptare të Zogut. Pa largimit nga Shqipëria të Zogut partia nisi të veprojë jashtë shtet-

it me në krye Abaz Kupin, ish-major të ush-

trisë. Anëtarë të tjerë përfshijnë gjeneral Pe-verskin, Xhemal Ranti-sta, Avdul Suija. Partia

e Legalitetit kishte dy qendra kryesore, njëra

në Egjipt, ku partia mer-rte ndihmë nga liderë

arabë dhe lëvizje të tjera muslimane...

veri nga rruga Qemal Stafa, në lindje nga Perroi i Gjurozës dhe në jug nga Lana dhe bulevardi Dëshmorët e Kombit. Këshilli Popullor 3 përfshin zonën Misto Mame dhe 1 Maji, kufizohet në veri nga rruga Bajram Curri , në perëndim nga rruga Siri Kodra dhe në jug nga rruga Qemal Stafa. Këshilli Popullor 4 përfshin zonat Vojo Kushi dhe 17 nëntori. Ai kufizohet në lindje nga rruga Siri Kodra, në jug nga rruga Bajram Curri e Mine Peza. Këshilli Popullor 5 përfshin zonat Partizani dhe Vasil Shanto. Ai kufizohet nga bulevardi kryesor dhe në perëndim nga depot e ushtrisë dhe aeroporti. Këshilli Popullor 6 përfshin zonën industriale të kombinatit Stalin dhe kufizohet në veri nga rruga Kongresi i Përmetit dhe fshatrat Mzez dhe Yrshek. Në lindje kufizohet nga de-pot e ushtrisë. Këshilli Popullor 7 përfshin kooperativën Ylli i Kuq në Laprakë.

3 maj 1949Operacionet e inteligjencës në

Shqipëri nga Italia e GreqiaAktualisht dega e jashtme është

e angazhuar në dy operacione intelig-jence kundër Shqipërisë dhe do të nisin një të tretë gjatë muajit qershor. Detajet e tyre listohen më poshtë:

Plani IOperacione të përbashkëta me in-

teligjencën detare italiane për infiltrim të grupeve të inteligjencës në Shqipëri në rrugë ajrore.

Organizata u kontaktua nga intelig-jenca detare italiane në pranverën e vitit 1948 me propozimin për operacione të përbashkëta inteligjence në Shqipëri. Në korrik 1948, u dha aprovimi final për përkushtimin tonë në operacion, ku përf-shihet edhe dhënia e një avioni C-47 për lëshimin e personelit dhe furnizimeve. Një oficer i shërbimeve italiane të in-teligjencës ka punuar bashkë me grupin për zhvillimin e operacionit. Avioni C-47 erdhi në tetor 1948 dhe furnizimet e tjera u siguruan nga Gjermania e Zvicra. Anëtarët e grupit u rekrutuan nga kam-pe refugjatësh në Itali dhe në Greqi, dhe transporti i sigurua nga CIA. Agjentët e dërguar në Shqipëri do të kontaktojnë me lëvizjet lokale të rezistencës me anë të liderëve të tyre, të identifikuar në memo-randumet të datës 18 janar. Të gjithë indi-vidët janë kontrolluar në skedarët e CIA për informacione denigruese. Shqiptarët janë zgjedhur për arsye të lidhjeve të tyre familjare në rajonet qendrore të Elbasanit e Mirditës, ku është raportuar më parë për ekzistencën e grupeve të rezistencës. Në grupe përfshihen agjentë të besimeve myslimane dhe katolike. Lideri shqiptar në Itali i cili ka punuar në matinën italiane dhe CIA, është Ismail Verlaci.

Infiltrimi Objektivi i parë i planit është infiltrimi

i agjentëve nga ajri, të cilët të pajisur mjete transmetimi radio do të vendosin kon-takte me grupet vendase të rezistencës, për të mbledhur informacione. Fillimisht ata do të vëzhgojnë situatën lokale dhe do të vendosin një bazë komunikimesh dhe marrjes së furnizimeve të lëshuara

Page 13: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

GAZETA SOT E Diel 5 Nëntor 2017 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Ahmet Zogu financohej nga arabët pasi braktisi Shqipërinë, u lidh me shërbimin sekret britanik, Mit’hat

Frashëri bashkëpunoi me gjermanët e italianët

Amerikanët tregojnë se si sovjetikët jepnin leksione ushtarake

Shqipëri, sipas raportimeve. Objektivat e këtij operacioni përfshijnë mbledhjen e inteligjencës mbi grupet e rezistencës në jug të Shqipërisë dhe programet e planet e tyre, të dhëna mbi portet e aeroportet, ndërtimet, si dhe mbi asistencën që Shqipëria i jep rebelëve grekë. Korrierët do të nisen në kufirin shqiptar për krijimin e rrjeteve të agjentëve. Bazat kryesore të këtij operacion janë në Athinë, por është planifikuar që ato të zhvendosen në Janinë. Pritet që grupet e para të korrierëve nën drejtimin tonë të nisen pas disa javësh. Ndërkohë, është marrë një numër i vogël lajmesh me vlerë, mbi aktivitetet e dy zyrtarëve të grupit Keva të identifikuar më sipër. Pritet që produk-tet e rëndësishme të këtij operacioni të rriten në mënyrë të konsiderueshme kur drejtimi dhe mbështetja jonë të ndjehen më shumë

Informacione mbi ZogunNë një përmbledhje informacioni të

datës 17 maj 1954 reflektohej informacio-ni i mëposhtëm mbi partinë shqiptare të Legalitetit; ajo rezulton të jetë eksponenti politik i ish-mbretit Zog të Shqipërisë dhe përbëhet kryesisht nga ish-anëtarë të ush-trisë shqiptare të Zogut. Pa largimit nga Shqipëria të Zogut partia nisi të veprojë jashtë shtetit me në krye Abaz Kupin, ish-major të ushtrisë. Anëtarë të tjerë përfshijnë gjeneral Peverskin, Xhemal Rantista, Avdul Suija. Partia e Legalitetit kishte dy qendra kryesore, njëra në Egjipt, ku partia merrte ndihmë nga liderë arabë dhe lëvizje të tjera muslimane, dhe tjetra gjendej në Romë në Via Laverno 42. Kjo e fundit ishte qendra teknike e politike e partisë e drejtuar nga Kupi. Grupi merrte mbështetje financiare nga një grup italian simpatizantë të Shqipërisë gjatë regjimit

të Zogut. Legaliteti ishte gjithashtu në kontakt me inteligjencën britanike me të cilën takoheshin në ishullin grek të Kretës, ku janë mbajtur dhe kurse kundra-inteligjencë për agjentët që do të dërgoheshin më vonë në Shqipëri për llogari të britanikëve. Grupimi ishte pjesë e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë të formuar në SHBA, i cili kishte gjithashtu qendra në Romë.

Roli i Mit’hat FrashritRaportimi i 5 maj 1954 mbi par-

titë politike shqiptare në emigracion, tregon se Balli Kombëtar është krijuar fillimisht në vitin 1939 nën influencën e Mithat Frashërit (më parë president i Shqipërisë nga 1929-1931). Frashri ishte kolaboracionist me fashistët dhe më pas me gjermanët që e emëruan drejtues të administratës së Shqipërisë. Pas kapit-ullimit të Italisë, Balli Kombëtar i përça dhe nuk ishte më i organizuar. Shumica e grupit u zhvendos në Itali bëshkë me

trupat italiane, ku fillimisht u mbajtën si t burgosur lufte. Të tjerë iu bashkuan lëviz-jes partizane të rezistencës në Shqipëri në udhëheqjen e Enver Hoxhës apo në Ju-gosllavi nën drejtimin e Titos. Vetë Frashëri emigroi drejt Shteteve të Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ka kaluar disa vite në vende të tjera duke u përpjekur të organizojë grupe të rezistencës shqiptare, dhe më 26 gusht 1949 në Paris arriti të krijojë Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, qëllimi i të cilit ishte organizimi i të gjitha grupeve shqiptare kundër regjimit komunist. Frashri ka qenë lideri i Ballit Kombëtar deri në vdekjen e tij në 4 tetor 1950, kur u zëvendësua nga Hasan Dosti, i cili hubi postin e tij kohët e fundit pas zgjedhjeve të 24 shkurtit 1954 në Napoli. Aktualisht Balli Kombëtar është i ndarë në dy fraksione. I pari është ai Agrar me seli në Nju Jork dhe i drejtuar nga Abaz Ermeni, i cili ka degë në Londër, Paris e Athinë. Ky fraksion dëshiron vendosjen e një qeverie demokratike në Shqipëri dhe përfaqësohet gjithashtu në Bash-kimin Ndërkombëtar Fshatar ashtu si dhe në NCFA.

Mars 1956Panoramë e shtypit shqiptarNjë editorial i gjatë në edicionin e

marsit 1956 të Rruga e Partisë, argumen-ton se puna politike me popullin është garancia e suksesit në bujqësi. Editoriali thotë e mes detyrave të punonjësve të bu-jqësisë ishin mbjellja e 380 000 hektarëve tokë nga të cilat të përftohen 11.8 kuintalë për hektarë grurë, 13 kuintalë misër, 6.7 kuintalë pambuk, 6.5 kuintalë duhan, 160 kuintalë panxhar sheqeri, 13 kuintalë elb dhe 28 kuintalë oriz. Me plotësimin e këtyre kërkesave do të arrihet plani i prodhimit të vitit 1956 për nevojat e popullit dhe të industrisë së ushqimit. Editoriali thotë se mbjelljet e pranverës janë veçanërisht të rëndësishme pasi ato duhet të kompensojnë deficitet e shkaktu-ara nga moti i keq dhe organizimi i dobët i punës. Editoriali thekson punën e disa organizatave të partisë dhe autoriteteve lokale për neglizhim të masave praktike gjatë fokusimit te propaganda e kolektiv-izimit. Ai nxit më shumë frymë militante dhe thotë se problemet duhet të diskuto-hen bashkarisht për të evituar zvogëlimin e prodhimit. Programi i mbjelljeve të pranverës duhet të ndiqet në çdo hap, nga zyrat më të larta deri në fushat, fshatrat dhe bazat e furnizimit. Punëtorët e partisë nuk duhet vetëm të regjistrojnë shifrat, mangësitë dhe gabimet, por të japin ndi-hmë praktike në zgjidhjen e problemeve. Drejtuesit nuk duhet të kufizohen vetëm në mobilizimin e njerëzve në punë, por të përfitojnë nga eksperienca e fermerëve që japin rezultate të larta dhe të konsultohen me agronomët e specialistët sa herë është e mundur. Artikulli thotë se planet e pro-dhimit të partisë e qeverisë, janë plotësisht të realizueshme, pasi tashmë burimet ma-teriale e teknike janë përmirësuar. Sipas tij, zhvillimi i bujqësisë varet nga puna e shtetit dhe organizatave të partisë në fshatrat, kolektivat dhe fermat shtetërore.

Vetëm me mobilizimin e njerëzve nuk mund të arrihet suksesi. Planifikimi, propaganda dhe të mësuarit, nuk do të japin rezultate nëse nuk janë të lidhura ngushtë me kushtet e punës dhe të jetesës. Autori bën thirrje më tej për organizim të konkurrencës mes qendrave fshatare të prodhimit, dhe krijimin e iniciativave të aktivitetit me masat. Në Shqipëri ka shumë ferma që arrijnë rezultate të mira, por metodat e tyre pozitive nuk janë pjesë e propagandës, pasi kjo e fundit fokusohet zakonisht vetëm në gabimet e mangësitë.Kongresi i 20-të i Partisë Sovjetike

Në një artikull mbi Kongresin e 20 të partisë komuniste sovjetike, Misto Treska lavdëron direktivat sovjetike për planin e gjashtë pesë-vjeçar, duke thënë se me këto ritme BRSS do të kalojë së shpejti prodhimin e vendeve kapitaliste si SHBA dhe Britania. Ai ngre lart gjithashtu ndihmën sovjetike për Shqipërinë dhe për demokracitë e tjera, si dhe përpjek-jet e tyre për marrëdhënie ekonomike paqësore me vendet jashtë kampit sovjetik. Treska nuk foli fare për kultin e individit apo denigrimin e Stalinit.Aleanca mes klasës punëtore dhe

fshatarësisë punëtoreAlfred Uci përmend në një editorial

meritat e partisë në shtimin e lidhjeve mes qytetit dhe fshatit, me qëllim shkurtimin e diferencave mes të dyjave. Megjithëse industria është në pronësi të shtetit ndër-sa bujqësia kryesisht në duar private, ato lidhen nga nevoja për prodhimet e njëra-tjetrës. Uci thotë se fshati ka nevojë për prodhimet industriale të uzinave, ashti si qyteti ka nevojë për prodhimet bujqësore dhe shtazore. Ai thotë se fshatarët kanë marrë 6 herë më shumë prodhime veshmbathjeje në vitin 1954.

Miqësia dhe bashkëpunimi në kampin socialist

Në një artikull nga Niazi Jaho mbi lidhjet mes vendeve të orbitës sovjetike, thuhet se një nga rezultatet më të rëndë-sishme të viteve të fundit, ashtu siç është theksuar dhe në kongresin e 20-të sovje-tik të partisë, është përforcimi i lidhjeve ekonomike mes vendeve të kampit so-cialist. Sipas tij këto vende kanë ideologji të përbashkët për parimet leniniste dhe triumfin e komunizmit, prandaj mirëkup-timi duhet të bazohet në “barazinë e plotë dhe të vërtetë, në respektin e pavarësisë kombëtare dhe ndihmën reciproke. Ai përmend për këtë marrëveshjet me Kinën dhe vende të tjera, për të treguar se çdo vend është i lirë të ndjekë tipin e tij të socializmit, që i përshtatet zhvillimit të tij, duke e vënë në kontrast me dëshirën e vendeve kapitaliste për të dominuar kombet me të cilat bëjnë marrëveshje. Si një shembull i parimeve sovjetike, Jaho citon ndihmën sovjetike për Shqipërinë dhe mbrojtjen e Shqipërisë prej saj. Ai për-mend më tej arritjet sovjetike për paqen dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes shteteve. Ai bën kontrastin mes Traktatit paqësor të Varshavës dhe aleancës mili-tante të NATO-s, s dhe dënon refuzimet e SHBA për t’u sjellë në mënyrë miqësore me Bashkimin Sovjetik. Jaho përmend ndihmën e madhe ekonomike që BRSS ka dhënë për vende të ndryshme në fushat shkencore, ekonomike, teknike, ar-simore dhe financiare, që kanë kontribuar në mirëqenien e popullit të tyre.

Çështja e linjës së partisëAutori i paidentifikuar H. M. shkru-

an në një artikull se pjesëmarrja e vendeve në kampin socialist shton kapacitetet e ekonomive të tyre për rritje të prodhimit, shfrytëzim të burimeve dhe forcës punëtore. Mes karakteristikave të industrializimit në Shqipëri, H. M. për-mend: “BRSS është shumë i fuqishëm nga ana industriale prandaj nuk është e nevojshme që Shqipëria të angazhohet në shumë tipe të industrisë së rëndë, por ajo duhet vetëm të koordinohet me planet e Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të tjera demokratike socialiste.

Raportimi i 5 maj 1954 mbi partitë politike

shqiptare në emigra-cion, tregon se Balli Kombëtar është kri-juar fillimisht në vitin 1939 nën influencën

e Mithat Frashërit (më parë president i

Shqipërisë nga 1929-1931). Frashri ishte kolaboracionist me

fashistët dhe më pas me gjermanët që e emëruan drejtues

të administratës së Shqipërisë. Pas kapit-

ullimit të Italisë, Balli Kombëtar i përça dhe

nuk ishte më i or-ganizuar. Shumica e grupit u zhvendos në Itali bëshkë me trupat italiane, ku fillimisht u mbajtën si t burgosur lufte. Të tjerë iu bash-

kuan lëvizjes partizane të rezistencës në

Shqipëri në udhëheq-jen e Enver Hoxhës...

Page 14: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

14 GAZETA SOTE Diel 5 Nëntor 2017

3,5,8,9,11,14,18,19,20,21,24

Kapet rreth 1.3 tonë drogë nga policia, 6 të arrestuar dhe 3 në kërkimPolicia e Tiranës ka ndërmarrë dy opera-

cione antidrogë mbrëmjen e së premtes duke arrestuar 6 persona si dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Ka qenë drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu që ka dhënë detaje për operacionet ku është kapur droga. Si rezu-ltat i këtyre operacioneve janë arrestuar në flagrancë 6 persona, pasi i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 ton e 291 kg, 1armë zjarri, 2 automjete dhe 6 telefona celularë. Gjatë operacionit "Befasia", janë arrestuar në flagrancë shtetasit, Fajton Mesi, 31 vjeç, banues në Nikël Çerek; Ilir Ferati, 31 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës; Izmir Muja, 32 vjeç, banues në Lum Kukës, i dënuar me parë; Sajmir Grosha, 33 vjeç, banues në

Bardhoc i Ri, Kukës, i dënuar më parë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet A. Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Mbi bazën e informacioneve të marra nga policia në rrugë operative rreth orës 21:30 është bërë ndërhyrja, me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve. Një patrrullë ka tentuar të ndalojë një automjet ku udhëtonin Fatjon Mesi dhe personi me iniciale A. C, por ai ka shtuar shpejtësinë në tentativë për të shpëtuar. Në një moment pasagjeri që ka qenë në automjet ka zbritur nga makina dhe ka mundur të humbë gjurmët ndërsa makina ka vijuar të ecë derisa ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë. Efektivët i vunë prangat drejtuesit të mjetit Fatjon Mesi, 31-vjeç nga Nikla e Fushë

Krujës. Në bagazh dhe në pjesën e pasme të makinës u gjet një sasi e madhe kanabisi. Ndërkohë janë vënë në pranga edhe 3 persona të tjerë që mbikqyrnin në distancë drogën. Në kryqëzimin e Paskuqanit u arrestuan Ilir Ferati, Izmir Muja dhe Sajmir Grosha. Policia ka zbu-luar se droga ishte marrë në Rinas, në banesën e Hasan Sulën, 50 vjeç, i cili u vu në pranga bashkë me bashkëshorten Merita Sula, 45 -vjeçe ndërsa në kërkim u shpallën dy djemtë e tyre 25 dhe 26 vjeç. Në katin e dytë të shtëpisë së familjes Sula u gjetën 170 thasë me kanabis dhe një pushkë model 56 me 25 fishekë, si dhe një peshore elektronike. Për të gjithë grupin është përpiluar një dosje e plotë, e cila i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë.

k r o n i k e www.sot.com.al

Ndërron jetë 20-vjeçarja njëzet ditë pas lindjes

Njëzet ditë më parë një grua nga Korça kishte sjellë në jetë një fëmijë në maternitetin e Tiranës, por ditën e djeshme ka ndërruar jetë sapo është paraqitur në spital. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, ndërsa 20-vjeçarja kishte shkuar në spital pasi vuante nga tensioni i lartë. Ajo kishte pasur një shtatzëni me probleme, ndërsa gjatë gjithë kohës vuante nga tensioni i lartë. Për këtë arsye një muaj më parë ajo u shtrua në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, ku 20 ditë më parë solli në jetë fëmijën përmes një ndërhyrje kirurgjikale. Por edhe pas lindjes, e reja duket se ka pasur vazhdimisht probleme me tensionin. Familjarët pohojnë se e ndjera ishte ndjerë keq dhe ka shkuar në spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë menjëherë. Familjarët jashtë kamerës pretendojnë se shkak i vdekjes ka qenë mjekimi i pakujdesshëm. Ndërkohë, trupi i së resë është dërguar pranë morgut të spitalit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore, që mund të zbardhë edhe shkaqet e vdekjes së saj.

Jetonte e vetme, 45-vjeçarja i vë flakën vetes në Lezhe

Një grua me plagë të rënda në trup të shkaktuara nga djegia ka mbërritur dje rreth orës 13:00 në spitalin e Lezhës. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tresh të Lezhës, kur 45-vjeçarja Bardhe Përndoj i ka vënë flakën vetes pasi është lyer me benzinë. Mësohet se ajo vuante nga probleme psikologjike, e se kishte tentuar edhe para disa vitesh t’i jepte fund jetës duke u vetëhelmuar me fos-toksinë. Burime bëjnë me dije se gjendja e saj ishte rënduar pas humbjes së prindërve, ç’ka e kishte detyruar të jetonte e vetme. Disa vite kishte jetuar në shtëpitë e motrave, por me kthimin e vëllait nga Belgjika, ishte kthyer sërish në shtëpinë e vajzërisë, gjë që e ka rënduar situatën e saj. Në momentin që i ka vënë flakën vetes, raportohet se 45-vjeçarja ka qenë krejt e vetme në banesën e saj. Në ndihmë i kanë ardhur fqin-jët, të cilët të alarmuar e kanë çuar në spital. Megjithëse ajo u transportua me urgjencë drejt spitalit të Tiranës, në repartin e djegieve në QSUT, gjendja e saj vijon të jetë e rëndë.

Tritol banesës së kreut të Bashkisë Burrel, Nezir Rizvani: S’kam konflikt me asnjë, nuk kam pasur kërcënime

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPD: Akt i turpshëm, policia dhe prokuroria të zbardhin ngjarjen

Elvis MYRTA

Qyteti i Burrel i t është tronditur mesnatën e kaluar nga një shpërthim

i fuqishëm. Një shpërthim tritoli ka tronditur qyte-tin e Burrelit vetëm pak minuta pas mesnatës në katin e katër të një pallati, ku banon kryetari i Bash-kisë Mat, Nezir Rizvani. Mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e shesh pushimit, 2 metra larg banesës së kryetarit të bashkisë Mat. Fatmirësisht në dy banesat që ndodheshin pranë eksplozivit nuk ka pasur njeri dhe nuk ka të lënduar. Dyert e dy banesave janë dëmtuar dhe ka pasur dëme të konsiderueshme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe gru-pi hetimor. “Lënda plasëse ishte vendosur në shesh pushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit me inicialet M. B, rreth 55 vjeç, dhe 2 me-tra larg derës së banesës të shtetasit me inicialet N. R, 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat. Sasia e tritolit e cila dyshohet të ketë qenë 50- 100 gramë, është vendosur në sheshpushimin e pallatit pesë katësh në lagjen "Drita" të Burrelit. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, është shprehur policia. Po ashtu dhe kreu i Bashkisë së Burrelit Nezir Rizvani është shprehur në lidhje me ngjarjen e ndod-hur mesnatën e djeshme, ku iu vu një sasi prej rreth 50-100 gr tritol para derës. Ai deklaroi se nuk ka pasur asnjë lloj kërcënimi apo konflikti dhe se nuk ka dy-shimet tek ndonjë person për vendosjen e eksplozivit pranë apartamentit të tij. “Përpara derës time ka ndodhur një shpërthim, unë nuk kam qenë në banesë në

për rastet e përsëritura të kërcënimeve dhe akteve kriminale ndaj të zgjedhurve të Partisë Demokratike. Ne i kërkojmë me urgjencë policisë dhe prokurorisë të zbulojnë autorët, të zbardhin ngjarjen, e të vendosin para ligjit përgjegjësit”, është shprehur Partia Demokra-tike në deklaratën për me-diat. Gjithashtu në lidhje me shpërthimin pranë derës së kryebashkiakut të Matit, ka reaguar edhe deputetja Dhurata Çupi, e cila shprehet

se ky akt kriminal rrezikoi jetën e Rizvanit. "Nëse nuk je në anën e pushtetit duhet të kesh frikë nëse zgjohesh në mëngjes. Nëse tenton të punosh për njerëzit e tu që të kanë votuar por nuk je në linjën politike me pushtetin ekzekutiv, atëherë të rrezi-kohet madje edhe familja", shkruan Çupi në rrjetet sociale, e cila shton se i bën gjithashtu thirrje prokuror-isë që një orë e më parë të zbardh të vërtetën e plotë të kësaj ngjarjeje.

“Përpara derës time ka ndodhur një shpërthim, unë nuk kam qenë në banesë në momen-tin e shpërthimit. Në hyrjen ku unë banoj jetojnë 4 familje, eksplozivi është vënë pranë banesës time dhe të fqinjit. Unë nuk kam asnjë lloj konflik-ti. Edhe familja tjetër përballë është familje emigrantësh, nuk besoj të ketë konflikte...

momentin e shpërthimit. Në hyrjen ku unë banoj jetojnë 4 familje, eksplozivi është vënë pranë banesës time dhe të fqinjit. Unë nuk kam asnjë lloj konflikti. Edhe familja tjetër përballë është familje emigrantësh, nuk besoj të ketë konflikte. Është një familje punëtore. Unë vetë nuk kam pasur konfliktin më të vogël më njeri e jo më konflikte që të shkojnë deri këtu”, është shprehur krye-tari i bashkisë, Mat.

Reagon PD Part ia Demokrat ike

ka reaguar nëpërmjet një deklarate për mediat për sa i përket shpërthimit të tritolit pak pas mesnate në banesën e shtëpisë së kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani. Selia blu ka dënuar aktin kriminal dhe shpreh shqetësimin e saj për rastet e përsëritura të kërcënimeve ndaj të zgjed-hurve të kësaj force politike. Gjithashtu PD i ka bërë thir-rje policisë dhe prokurorisë që të zbulojë autorët dhe t’i vendosi ata para drejtësisë. “Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të vendosjes së lëndës shpër-thyese në banesën e krye-bashkiakut të Matit, Nezir Rizvani. Partia Demokra-tike shpreh shqetësimin

Korçë, 4 persona nën hetim penal prej prerjes së pyjeve

Evidentohen 4 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve në Korçë. Në lidhje me këtë rast ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasit me inicialet I. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Vithkuq dhe N. D., 34 vjeç, banues në fshatin Vinçan. Këta persona më datë 03.11.2017, midis fshatrave Shtyllë dhe Panarit, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Korçë, duke prerë lëndë drusore pa patur lejen përkatëse. Në afërsi të vendngjarjes këtyre shtetasve iu konstatua e sekuestrua edhe një mjet furgon tip "Mercedes-Benz" me targë MK2482A, i cili përdorej për transportimin e lëndës drusore. Nga këto shërbime gjithashtu në rrugën Dvoran-Korçë, janë konstatuar shtetasit me inicialet K. R., 21 vjeç dhe G. E., 32 vjeç, të dy banues në Korçë, duke transpor-tuar me dy mjete të ndryshme, lëndë drusore për të cilat nuk dispononin dokumentacion. Veprimet e mëtejshme lidhur me këto raste, do të ndiqen nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Page 15: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

GAZETA SOT E Diel 5 Nëntor 2017 15

U kap me 863 mijë euro dhe dy patenta të Tahirit, gjykata lë në burg Orest Sotën Orest Sota, personi të cilit policia i gjeti

në makinë 863 mijë euro dhe 2 leje drejtimi për mjete lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Elbasanit. Ai u paraqit mëngjesin e djeshëm në Gjykatën e Elbasanit, e cila vendosi të lërë në burg pa afat. Mbi Sotën rëndojnë katër akuza; dre-jtim pa leje të automjetit, mosbindje ndaj urdhrit të policisë, fshehja e të ardhurave dhe pastrim parash. Ai i mohoi akuzat, por gjykata pranoi kërkesën e prokuror-isë. 25-vjeçari u arrestua në flagrancë në rrugën nacionale Elbasan-Peqin në fshatin Balldren duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Biznesmeni Sota ka pasur një

debat me policët dhe është larguar nga aty duke i dhënën gaz mjetit, por blutë janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa 25 – vjeçari ka hyrë në ambientet e kompanisë “Kurum”. Oficerët e policisë kanë hyrë brenda duke bërë kontrollin e mjetit dhe arrestimin në flagrancë të të riut. Gjatë kontrollit janë gjetur në sediljen e pasagjerit sasi prej 863 mijë eurosh dhe gjithsej 4 patenta, dy prej të cilave në emër të Saimir Tahirit. Pas këtij momenti 25-vjeçari është marrë në pyetje ku ka deklaruar se paratë i kishte për të bërë disa pagesa në kompaninë “Kurum”, me të cilën punonte babai i tij Lefter Sota. Ndërsa për patentat i riu ka sqaruar se nuk e njihte Tahirin, por i kishte harruar

në mjetin e tij shoferi i ish-ministrit, më të cilin ai ka miqësi. Për llogari të hetimin është marrë edhe dëshmia e Lefter Sotës, i cili ka konfirmuar thëniet e të birit. Pas këtyre deklarimeve prokuroria ka nisur dhe një pasuror për këtë rast, pasi me ligjin shqiptar nuk lejohen që pagesa me këto lloj shifrash të bëhen jashtë sistemit bankar. Burime bëjnë me dije se zyrat e kompanisë “Kurum” në Elbasan dhe në Tiranë, nuk kanë bërë komente nëse do të kryhej ndonjë transaksion me paratë e bllokuara nga policia apo jo. Hetuesit pritet të sekuestrojnë nga QKR bilancet e kompa-nisë se biznesmenit Sota për të parë nëse e justifikon shifrën prej 863 mijë eurosh.

k r o n i k e www.sot.com.al

Angli, 25 vite burg për 4 shqiptarët që trafikonin kokainë Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në këto orë të

mbrëmjen ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës. Një 20-vjeçar është qëlluar në afërsi të lagjes “Kiras”. Një telefonatë e ardhur në sallë operative ka njoftuar se në afërsi të kësaj lagjeje ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, ku nga verifikimet e para rezultuar se në një lokal është plagosur shtetasi Hermes Beqqiri, i cili është jashtë rrezi-kut për jetën.. Burime policore bëjnë me dije se Beqiri ishte një peron me precedent penal, i dënuar më parë për vjedhje. Sipas raportimeve të para, thuhet se Beqiri është qëlluar teksa ishte në një lokal. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve, ku janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje daljet e qytetit të Shkodrës dhe po bëhet krehja e zonës. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar disa persona në komisariatin e Shkodrës në cilësinë e dëshmitarit. Policia vazhdon hetimet dhe marrjen në pyetje të disa personave për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

U plagos gjatë grabitjes së banesës, shqiptari padit italianin

Në vitin 2013 një shtetas italian qëlloi një shqiptar i cili i kishte hyrë në shtëpi për ta vjedhur, dhe tani rrezikon një dënim me 5 vite e dy muaj burg. Ky thuhet të jetë dënimin për Valter Onichini, kasapin e Legnaro-s, që plagosi hajdutin shqiptar dhe më pas e futi në makinën e tij, ku e ka lënë të plagosur në mes të rrugës. Kasapi tashmë është denoncuar nga shqiptari për tentativë vrasje dhe në rast se dënohet duhet ta dëmshpërblejë shqiptarin Elson Ndreca 324 mijë euro. Onichini qëlloi sepse kishte frikë se hajduti do t’i rrëmbente djalin”, shpjegoi avokati i italianit, Ernesto De Toni, raporton TGCom24. Ngjarja ka ndodhur më 22 korrik të vitit 2013, ku Onichini qëlloi dhe plagosi disa persona që kishin hyre për te vjedhur banesën e tij dhe që po përpiqeshin të merrnin makinën e tij nga shtëpia. 24-vjeçari shqiptar Elson Ndreca, mbeti i plagosur nga italiani në momentin që hyri në shtëpinë e tij për ta grabitur. Ai më pas ngriti një padi mbi italianin dhe pritet të marrë shumën e majme.

Biznesmeni kërcënon kunatat, akuzohet për vrasjen e gruas

Shteti u ka afruar statusin e dëshmitareve të mbrojtura dy grave në Shkodër, që janë motrat e Suela Sulës e gjetur e mbytur në tualet nëntë muaj më parë. I akuzuari kryesor për vrasjen e saj është bashkëshorti i të ndjerës, Sadetin Sula, një biznesmen në fushën e mobilerisë, i cili prej nëntë muajsh refuzon të ketë lidhje me krimin. Dy motrat e viktimës, Flutura Shpori dhe Tatjana Hyseni dëshmuan kundër 47-vjeçarit në një proces me dyer të mbyllura në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Të dyja gratë u sollën me forca policie, pasi siç vlerësojnë autoritetet atyre u rrezikohet jeta, pasi pak kohë më parë ndaj Flutura Shporit është organizuar një atentat për ta vrarë. Flutura Shpori i tha gjykatës se ish-kunati e dhunonte prej kohësh Suelën, por ajo heshti me shpresën se bashkëshorti do të ndryshonte. Për këtë dosje do të rrëfejnë edhe fëmijët e çiftit, të cilët kanë qenë dësh-mitarë gjatë dhunës. Prokurori Henrik Ligori i kërkoi gjykatës që të thërrasë dy ekspertë për të vlerësuar disa regjistrime të kryera prej viktimës me telefonin e saj në çaste dhune.

Bosët e Elbasanit nën hetim për “pastrim parash”, mes tyre biznesmenë të njohur të qytetit

Altin Qato: Policia nuk i tejkalon normat e hetimit

Prokuroria e Elbasanit ka nisur një superhe-tim për pastrim parash ndaj familjeve krye-

sore të Elbasanit. Bëhet fjalë për familje e persona që janë pronarë të bizneseve të ndrys-hme me miliona euro xhiro e fitime. Prokurorisë e Elbasanit ka bërë një kërkesë zyrtare, ku ajo i kërkon drejtorisë rajonale të tatimeve që të japë infor-macion për 67 persona, nëse janë të regjistruar si subjekte, a i kanë paguar detyrimet dhe çfarë fitimi kanë patur ndër vite. “Shtetasit e mëposhtëm janë të regjistruar si subjekt tatimpagues dhe nëse po, të na dërgoni informacion të detajuar në lidhje me objek-tin e veprimtarisë, vendin e ushtrimit, statusin, faktin nëse është debitor në pagesat e de-tyrimeve fiskale, masat admin-istrative te marra, sa aktivitete janë të regjistruar në emër të tyre, fitimet që kanë realizuar ndër vite”, është kërkesa që prokuroria i ka drejtorisë së tatimeve. Shefi i Prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina, ka deleguar drejtuesen e sek-sionit Erida Kokonozi, për të ndjekur dosjen voluminoze mbi 67 personat e listuar nga ana e prokurorisë. Kërkesa për drejtorinë tatimore mban datën 27 tetor 2017 dhe ajo vjen pas regjistrimit të procedimit penal me nr 1542 për veprën penale te “pastrimit te produk-teve te veprës penale dhe vep-rimtarisë kriminale” te parashi-kuar nga neni 287 i kodit penal. Prokuroria e Përgjithshme e pyetur për këtë çështje nuk pranoi të bënte komente. Por burime pranë organit të akuzës pohuan lidhjen e këtij super-hetimi me ngjarjen e mesit të muajit shtator në Elbasan, kur një makinë “Audi” goditi mjetin e policisë gjatë një aksioni pranë tregut të qytetit. Hetimet duket se janë zgjedhur në një përmasë të paparashikuar në nisje të dosjes. Ato përfshijnë emrat më të njohur në Elbasan dhe jo vetëm. Mund të kon-siderohet mega hetim, dosja e prokurorisë së Elbasanit e

për ngjarjen që ka përfshirë qytetin e Elbasanit pasditen e së shtunës ku janë publikuar emrat e 67 biznesmenëve nga ky qytet të cilëve po u hetohen pasuritë. I pyetur nga mediat nëse a është Drejtoria e Policisë Elbasan pjesë e këtij hetimi, Qato u përgjigj me diplomaci, që policia nuk i tejkalon normat e hetimit. “Ne nuk i tejkalojmë

normat e hetimit. Të dhënat dalin nga hetimet. Ne nuk kemi nxjerrë emra”, është shprehur Qato përpara mediave. Sipas kësaj deklarate të drejtorit të Policisë së Elbasanit Altin Qato, emrat e biznesmenëve elbasan-as që po hetohen, kanë dalë ose nga burime të drejtorisë së tati-meve ose nga burime hetimore të organit të Prokurorisë.

“ Shtetasit e mëposhtëm janë të regjistruar si subjekt tatimpagues dhe nëse po, të na dërgoni infor-macion të detajuar në lidhje me objektin e veprimtarisë, vendin e ushtrimit, statusin, faktin nëse është debitor në pagesat e dety-rimeve fiskale, masat administra-tive te marra, sa aktivitete janë të regjistruar në emër të tyre, fitimet që kanë realizuar ndër vite...

regjistruar për hetim pasurorë ndaj këtyre 67 personave, pasi në këtë listë ka biznesmen të ndryshëm dhe të njohur si të fuqishëm në Elbasan. Ndër ta është dhe Petrit Çela, pronar i tregut agro-ushqimor dhe djali i tij Marjus Lulaj (Suel Çela) i shpallur në kërkim për përplasje me policinë e Elba-sanit më 18 shtator. Por nën hetim për pastrim parash janë edhe persona që kanë qendra tregtare, kompani ndërtimi, kompani transporti, lokale e biznese nga më të ndryshmet. Bie në sy fakti se shumë prej emrave përbëjnë familje të tëra në qytetin e Elbasanit. Prokuroria dyshon se pronat janë transferuar mes anëtarëve të të njëjtës familje me qëllim fshehjen e te ardhurave. Ky hetim që prek elitën ekono-mike të Elbasanit vjen në kohën kur procesi i vetingut në drejtësi sapo ka nisur por ai do të përfshijë sigurisht edhe lidhjet e biznesit dhe krimin dhe drejtuesit politike në nivel lokal dhe qe qendror.

Altin Qato për mediatDrejtori i komanduar i

Drejtorisë së Policisë Elbasan, Altin Qato, është shprehur edhe

Page 16: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

16 GAZETA SOTE Diel 5 Nëntor 2017

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Pas 100 vitesh filloi të punojë ora e drejtësisë për shqiptarët

Nga Skënder S. KAPITI

Nuk ka më asnjë shpresë as politika, as prokurorët, as kr-yeprokurori A. Llalla dhe as kryeministri Berisha, dhe as

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë për të sabotuar dhe penguar zbatimin e Ligjit të Vetting-ut. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi ankesën e Unionit të Gjyqtarëve të cilët kërkonin shfuqizimin e 25 neneve të tre ligjeve pasi sipas tyre ato ishin drastike. Pra, dështoi përpëlitja e fundit edhe e gjyqësorit në Shqipëri kundër Vetting-ut. Pas fitores politike kundër politikanëve të kriminalizuar, Vetting-u e fitoi edhe betejën ligjore me Unionin e Gjyqtarëve shqiptarë, Reformë e cila u mbështet nga SHBA, BE dhe Komisioni i Venecias. 30 Tetori 2017 shënon orën e kthesës dhe shpresës së madhe për shqiptarët.

Nuk po shkojmë thellë dhe larg në histori, por po ta shohim edhe vetëm historinë 100 vjeçare të Shtetit, politikës, drejtësisë dhe të

“Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion

për zyrtarët që propo-zohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në in-stitucionet kushtetuese dhe autoritetet publike

kur ata kanë marrë cer-tifikatën e pastërtisë së

figurës nga institucionet përgjegjëse sipas ligjit

nr.8001, date 22.09.1995, “Për Genocidin dhe

krimet kundër njerëzim-it kryer në Shqipëri

gjatë sundimit komu-nist për motive politike, ideologjike dhe fetare”

si dhe ligjit nr.8043, datë 30.11.1995 “Për kontrol-lin e figurës së zyrtarëve

dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e

shtetit demokratik...

shoqërisë shqiptare problem më i madh ka qenë drejtësia. Shqiptarët edhe pse 100 vjet shtet kanë vuajtur dhe e kanë pësuar nga padrejtësitë. Aq e vërtetë është kjo, pasi kur e kanë studiuar edhe mendimtarë, politikanë dhe diplomatë të huaj vendin tonë, Shqipërinë dhe historinë e saj, janë habitur se si është e mundur që edhe ka mbijetuar shteti ynë, i cili në shumë raste ka rënë dhe është ringritur mundimshëm dhe pëvuajtshëm.

Mbijetesa e Shtetit shqiptar është meritë e vetëm shqiptarëve të cilët duruan gjithfarë regjimesh, klikash dhe pushtetesh të politi-kanëve, të cilët për interesa të tyre nuk kursyen por sakrifikuan dhe tradhtuan interesat dhe imazhin kombëtar, tradhtuan dhe spekuluan tmerrësisht me sakrificat dhe vuajtjet e pop-ullit të vet. Aq e tmerrshme ishte gjendja e drejtësisë shqiptare sa që edhe vetë shoqëria ishte paralizuar nga padrejtësia dhe nga krimi i politikës dhe i drejtësisë, prej së cilës shqiptarët braktisin Shqipërinë dhe marrin arratinë në Europë. Si rezultat e pasojë i këtij realiteti u

desh ndërhyrja vendimtare e SHBA-së për ta miratuar Reformën në Drejtësi, fitoren e VETTING-ut, ngritjen e institucioneve të tij dhe fillimin e funksionimin e tij.

Aleati ynë i madh SHBA, pasi e pa se çfarë politikanësh ordinerë, halabakë, injorantë, tradhtarë dhe hajdutë e të kriminalizuar të cilët e kishin kapur shtetin, shoqërinë dhe drejtësinë shqiptare, dhe pasi përcaktuan diagnozën e sëmundjes së rëndë e të pashërueshme në Shqipëri, në politikë, pushtet, drejtësi dhe në shoqëri, e cila ishte padrejtësia, ata gjetën dhe ilaçin për kurimin e saj, që ishte Dekrim-inalizimi i politikës shqiptare dhe Vetting-u i sistemit të Drejtësisë, pra sundimi i Ligjit, i cili është ilaçi që e ruan dhe shëron edhe vetë demokracisë, pra, ligji dhe sundimi e zbatimi i tij njëlloj dhe barabar për të gjithë, që është vetë thelbi i Vetting-ut. Më në fund falë tërësisht vull-netit dhe këmbënguljes së SHBA dhe të BE-së, tashmë me fillimin e funksionimit të Vetting-ut, fillon të punojë edhe ora e koha për shqiptarët, për shtetin modern shqiptar dhe për kombin

shqiptar, sepse Vetting-u do të ketë pasoja jo vetëm për Drejtësinë por edhe për shoqërinë, për politikën, për demokracinë dhe për Shte-tin, sepse ata do të fillojnë të funksionojnë me fillimin e funksionimit të Vetting-ut.

Vetting-u është për shqiptarët fitorja e dytë pas asaj të Pavarësisë, sepse me fitoren e drejtësisë fillon vrullshëm edhe konsolidimi i lirisë, pavarësisë, progresit, emancipimit, demokracisë dhe i integrimit të Shqipërisë. Dhe për këtë i detyrohemi shumë Aleatit tonë të madh, SHBA-ve. Vetting-u është fitore shumë e madhe sepse shteti, shoqëria, drejtësia, sistemi politik, demokracia dhe drejtësia do të fillojnë të punojnë dhe t’i binden që të gjithë pa dallim Ligjit. Kjo do të ndodhë me çdo kusht pasi ga-rant i funksionimit të ligjit do të jenë SHBA dhe mbikqyrësit apo vëzhguesit ndërkombëtarë, ONM, Operatori Ndërkombëtar i Monitorimit, të cilët janë të paanshëm dhe të pavarur nga politika dhe nga korrupsioni i shqiptarëve dhe të cilët do të vlerësojnë komisionet e VETTING-ut.

Autoriteti i përgjigjet institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike për zyrtarin që emëro-het ose ngrihet në detyrë, përkatësisht nëse: ka qenë, ose jo person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm; ka qenë ose jo bashkëpunëtor aktiv i ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji. figuron ose jo në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike kur ata kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga institucionet përgjegjëse sipas ligjit nr.8001, date 22.09.1995, “Për Genocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komu-nist për motive politike, ideologjike dhe fetare” si dhe ligjit nr.8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lid-hen me mbrojtjen e shtetit demokratik. Bazuar në deklarimet e drejtuesve të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit objekti i punës do të jetë administrimi i 212.000 dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, 250.000 kartelave indi-viduale, rreth 15.000 dosjesh hetimore gjyqësore, 21.000 dosjesh të personave të përndjekur nga sigurimi, disa mijëra regjistrave, procesverbalesh e aktesh normative. Rreth 32 milionë faqe doku-mente te hartuara nga ish–Sigurimi i Shtetit në një Shqipëri që asokohe nuk i kalonte 3 milionët.

Pra janë këto statistika që flasin vetë për ek-zistencën e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, të krijuara në periudhën 29 nëntor 1944 deri më 2 ko-rrik 1991. Për sa më lart gjykoj se për t’u analizuar mbetet formimi i rrjetit të bashkëpunëtorëve dhe pozicioni i drejtuesve të sigurimit karshi tyre dhe qytetarit të investiguar. Në radhët e sigurimit ka patur drejtues që me veprimet e tyre profesionale dhe të drejta kanë shpëtuar jetë njerëzish. Po aq e vërtetë është se të tjerë të verbuar nga karriera, të frymëzuar nga ideologjia e kohës bërë krime, duke zbuluar kështu anën më të errët të këtij organi, megjithëse është pranuar se në Shqipëri kanë dështuar shumë shërbime inteligjente të huaja. Vlen të theksohet se në ballë të luftës kundër elementit të cilësuar armik, ishin sigurimsat dhe bashkëpunëtorët të cilët për të plotësuar planin

ditor, thurnin komplote kundër njerëzve të pa-fajshëm dhe pa përkrahje. Shfrytëzohej elementi i pakënaqur nga regjimi për tu marrë në hetuesi dhe nën presion për t’u hedhur më pas në aktivit për të zbuluar të tjerë “agjentë”.

Duke u ndalur tek rrjeti i bashkëpunëtorëve in-formatorë ato mund të klasifikohen, “të dashuruar pas këtij profesioni”, “të bindur”, “nën presion”, etj. Me porosi nga lart, bëheshin armiq njerëz pa asnjë të metë, ndëshkoheshin të tjerë për mendime përpa-rimtare, përbuzeshin dhe nuk u jepej asnjë e drejtë fëmijëve të “armiqve të popullit” etj. Sot çdokush prej nesh e ka mëse të qartë se të betuarit e regjimit të vjetër kanë uzurpuar ekonominë dhe se do të lëviznin çdo gurë vetëm e vetëm që të mos lakohen në media. Te gjithë jemi dëshmitarë se si ka evoluar situate pas viteve ‘90. Një pjesë nga ky kontigjent emigroi jashtë, të tjerë ulën kokën duke pohuar se kanë qenë të detyruar nga regjimi të vepronin kështu apo ashtu dhe se kush shkelte rregullat e pësonte. Më të lehtën e mundshme e gjetën ata të cilët u rradhitur në shoqërinë civile, apo në media. Harresa ndaj këtyre institucioneve dëmton sepse i jep dorë të lirë këtij kontigjenti bashkëpunëtorësh të injektojnë sjellje dhe metodat e dikurshme, bëhen pengesë për të vërtetën. Si njohës të mirë të intrigës dhe konfliktit arrijnë të bindin dhe rekrutojnë të tjerë. Ndaj për ta patur secili ndërgjegjen pastër, çdo individ, OJF, media, vullnetarisht mund të kërkojë hapjen e dosjeve për punonjësit e tyre. Kjo është më minimalja. Megjithëse kanë kaluar 27 vjet përsëri diskutohet dhe thuhet se ai ka qenë spiun; mua më ka spiunuar; unë të kam paditur; ti më ke denigruar; ti më ke thënë kështu apo ashtu; unë të kam thënë se si duhet të kishe vepruar; e të tjera si këto. Për sa më lart, për shumë e shumë arsye të tjera të pathë-na, mendoj se është momenti i duhur që secili të marrë vendin e merituar. Para disa viteve Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka vlerësuar se ish bashkëpunëtorët e regjimit paraqesin dy rreziqe potenciale. Ata mund të jenë moralisht të konvertuar, ose mund të jenë pre e shantazhit për shkak të veprimeve të tyre në të shkuarën. Prandaj duhet informacioni që siguron lustracioni. Për më tepër, lustracioni paraqet një mënyrë për të testuar integritetin dhe kredibilitetin moral.

Dosjet e sigurimit, shoqëria civile dhe media

Nga Luan SHTËPANI

Tashmë kemi një ligj për hapjen e dosjeve. Pavarësisht se me vonesë u bë realitet një kërkesë e kahershme për të larguar nga politika bashkëpunëtorët e ish

sigurimit të shtetit. Sipas informacioneve të dala nga institucioni që merret me hapjen e dosjeve numri i kërkesave është i vogël krahasuar me interesimin e madhe të demonstruar në vite. Se përse ka ndodhur kështu ja vlen të thellohesh për të kuptuar se nuk është rastësi një neglizhencë e tillë. Po ta analizosh ligjin ndoshta do të ishte më i arrirë sikur në të përfshiheshin OJF dhe media.

Sipas ligjit, Autoriteti ka detyrimin t’i përg-jigjet çdo kërkese të institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit, sipas legjislacionit përkatës, të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për t’u emëruar ose ngritur në detyra si: President i Republikës; anëtarë të Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, funksionarë politikë, anëtarë të Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues në adminis-tratën shtetërore dhe pozicione të barazvlershme me to; anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë në gjykatat e prokuroritë e të gjitha niveleve; ç) anëtarë të Gjykatës Kushtetuese; funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, Gardën e Republikës, oficerë me gradën “Gjeneral” dhe “Kolonel”; dh) prefektë; drejtues dhe punon-jës të Shërbimit Informativ Shtetëror, Shërbimit Informativ Ushtarak dhe çdo njësie tjetër të inteligjencës; ë) drejtues në Policinë e Shtetit deri në nivel qarku dhe komisariati; f) drejtues të përfaqësive diplomatike; g) guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë të Bankës së Shqipërisë; gj) anëtarë të Akademisë së Shkencave, rektorë, zëvendësrektorë, dekanë, zëvendësdekanë në universitetet publike; drejtor i Përgjithshëm dhe zëvendësdrejtorë të Radiotelevizionit Publik Shqiptar; drejtor dhe zëvendësdrejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare; çdo person tjetër i dekret-uar nga Presidenti apo i zgjedhur nga Kuvendi.

Page 17: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

GAZETA SOT E Diel 5 Nëntor 2017 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Të dëshpëruarit e mëdhenj të 1 përqindëshit

Nga Bardhyl BEJKO

Raporti i Guardia di Finanzës italiane konfirmoi se nga fotografimet e avi-

onëve që kontrollojnë parcelat e drogës së mbjellë në territorin e Shqipërisë, gjatë këtij viti është konkluduar se sipërfaqja e mb-jellë me kanabis, është vetëm një përqind krahasuar me atë të një viti më parë. Nëse i referohemi statistikave të raportuara nga Guardia di Finanza për katër vite, rezulton se: Gjatë vitit 2013 janë fotografuar rreth 323 ha, në 2014-ën 16.2 ha, në 2015 janë 44.7 ha dhe në vitin 2016 sipërfaqja është shtuar në 213 ha. Këto janë të dhënat e publikuara pas fotografimit dhe përpunimit nga institucione shkencore rigoroze të shtetit fqinj të territorit të vendit tonë. Ndërsa nga fotografimet e bëra gjatë këtij këtij viti, i cili ka qenë një monitorim më i rreptë dhe i shtrirë si hapsirë dhe kohë, pasi veç financimit të qeverisë italiane, është mbështetur teknologjikisht dhe financiarisht edhe nga BE, siç deklaroi gjatë vizitës në vendin tonë, ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti, kjo sipërfaqe është vetëm 1 përqind, krahasuar më sipërfaqen e mbjellë një vit më parë. Nga një llogari e thjeshtë rezulton se kjo sipërfaqe është rrudhur, diku tek 1.9 ha. Ose në 4444 rrënjë nga 754 mijë një vit më parë. 1.9 ha nga 219 ha dhe janë bërë 58 fluturime nga 42 në 2016-ën. Dhe verifikimi është bërë me kujdes të veçantë, duke vëzhguar me pajisje speciale si dhe kontrolluar, jo vetëm sipërfaqet në terren, por edhe mbjelljet e mundshme në sera kur ato janë lokalizuar në lartësi, ku nuk kultivohen perime apo fidane të tjera për vetë distancën dhe relievin, ku janë ndërtuar. Dhe siç mësohet edhe nga informacionet e policisë shqiptare, gjatë këtij viti janë kryer qindra kontrolle të rrepta në gjithë vendin edhe në kuadrin e task- forcës së ngritur në shkallë vendi e cila ka ush-truar kontrolle permanente në çdo qark, bashki, deri në fshatrat më të thella të Shqipërisë. Dhe është fakt që gjatë muajve janar – tetor, kontrollet kanë qenë të shpeshta dhe rigoroze. Kjo edhe për vetë masat drastike që janë marrë nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme, dhe drejtoritë rajonale të policisë shqiptare. Rastet e kultivimit kanë qenë sporadike dhe në terrene të thepisura në skajet më të largëta për t̀ i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes së kul-tivuesve si dhe organizatorëve nga policia. Goditjet e herëpashershme të policisë, si dhe angazhimi i shumë faktorëve, kanë bërë që të parandalohet në masë të ndjeshme kultivimi i kanabisit gjatë 2017. Gjatë kësaj periudhe është bërë një luftë intensive dhe dhëmb për dhëmb me ata që kanë tentuar të mbjellin bimën e ndaluar. Kjo që po themi nuk synon të justifikojë as të minimizojë këtë fenomen, as nuk është një mbulim i situatës së kanabisit dhe nuk ka për qëllim të nxjerri të larë qeverinë e policinë, përballë këtij fenomeni epidemik. As kërkojmë të themi se është plotësisht i ezauruar fenomeni. Se nuk ka më kultivues dhe kultivim të kanabisit. Aq më tepër që sot ka forma të sofistikuara, siç janë përdorimi i mjediseve të mbyllura, të fshehta, depo, tunele, mes pyjeve, përzgjedhje e farërave me cikël të shkurtër nga mbjellja deri në tharje, po kështu edhe mbjellja në vende që në jo pak raste mbeten të pazbuluara nga policia. Kultivimi i kanabisit për 27 vjet është bërë tanimë një fenomen. Është kthyer në një plagë shoqërore dhe mjet efikas për pasurim të shpejtë, ku trafikantët përsosin format, mjetet për t̀ ia arritur të kultivojnë dhe trafikojnë në vendet e tjera, duke e shndërruar trafikun nga kombëtar në ndërkombëtar. Dhe rastet e një veprimtarie të tillë kriminale, janë të shumta. Kronikat televizive dhe komunikatat, si dhe variantet e përdorura, janë pa numërim. Gjithsesi, masat e marra nga shteti dhe aksionet e vazhdueshme, por edhe qëndrimet më korrekte të policisë, duke mos u bërë mburojë e “

Mjafton të bëhen pengesë të dështojë hapja e negociatave

dhe vetë vetingu. Dhe e gjitha kjo, si rrjedhojë e

luftës pa principe e zhur-mës pa fund e urrejtjes

dhe sulmeve të opozitës tonë për ta paraqitur këtë vend si delja e

zezë e botës. Ndaj ishte “tërmet” deklarata e

ministrit të Brendshëm italian, që Shqipëria ka ulur në nivele ekstreme te një përqindshi, kultiv-imin e kanabisit dhe po shkon drejtë eliminimit

total mbjellja e saj. Dhe liderët tanë opozitarë, besoj se janë vënë në garë si ta përgënjesh-trojnë këtë lajm. Pësh-përitin nëpër dhëmbë:

Obo ç`na bëri ky italiani. Përse erdhi në këto mo-mente. Është i porositur.

I dërguar. I kontrolluar. I komanduar. Kërkon të shpëtojë qeverinë e krimit. Të ndihmojë Ramën. Ç`e gjeti që

mori rrugën në këtë fillim nëntori për të na hequr

nga duart tërë këtë propagandë, aksionin

politik, për të na marrë kauzën, për të na lënë

me gisht në gojë...

krimit të kultivimit të kanabisit, kanë bërë që sipër-faqja e mbjellë me bimën e helmatisur të jetë ulur në mënyrë drastike. Është një lajm i gëzuar ai që u deklarua nga autoritetet italiane dhe që duhet të na inkurajojë të gjithëve. Ishte një shpresë, por edhe një rezultat që ka ardhur nga masat efikase të shtetit, të organeve ligjzbatuese, të luftës së medias, të denon-cimit të saj dhe një kompleks masash që rezultuan efikase. Ndaj çdo shqiptar duhet të ndihet sot mirë nga një vlerësim i tillë, i cili në gjykimin tonë është objektiv dhe i verifikuar nga organizma rigoroze dhe të besueshme. Tek ky lajm duhet të gjejë veten mazhoranca. Prokuroria. SHISH. Policia. Pushteti lokal. Mbi të gjitha qytetarët e këtij vendi. Duhet pranuar se rol të pazëvendësueshëm edhe pse me synim krejt të kundërt, ka opozita që e ktheu këtë luftë në kauzën e saj të përditshme, e cila ka goditur çdo rast dhe ka bërë kaq shumë propagandë deri sa është kapërcyer llahtarshëm masa.

Ashtu siç presim deklaratat e liderëve pas çdo kapje trafikantësh apo kg kanabisi deri në Gjermani apo Francë, Itali e Greqi dhe demaskimi që i bëhet shtetit e mazhorancës së sotme, pritëm që të ndodhte i njëjti veprim. Kuptohet në kahje të kundërt. Liderët opozitarë, nëse nuk do donin të thonin asnjë falë pro deklaratës të miqve, jo për pozitën, së paku të lavdëronin vetveten që arritën, falë sensibilizimit të opinionit dhe demaskimit të pozitës për të marrë masa drastike dhe për ta zhdukur këtë fenomen kriminal në vendin tonë. Po jo, opozita jonë nuk është nga ai stof. As mos prisni të bëhet përcjellëse e lajmeve të mira. Ato nuk i njeh. S`mundet t̀ i përtypë. Sepse gjykon se janë nga një planet tjetër. Asaj i interesojnë dështimet. Anatemimet. Denigrimet. Një lajm i tillë edhe pse nuk e thonë autoritetet shqiptare, por të huajt, pasi një lajm i tillë nëse do thuhej nga organet e policisë shqiptare, do gjëmonin trumbetat, do dukej një mashtrim i pastër me kaq sa është bom-barduar opinioni ynë dhe do të ishte kundër zhurmës e rrymës së tërë debateve që zhvillohen sot tek ne nuk ka bërë efekt pozitiv tek opozita jone. Dhe në vend të prononcimeve qoftë edhe sa për të larë gojën, liderët e opozitës së bashkuar, janë duke u përtypur me vetveten. Nga dëgjimi i deklaratës deri sot, kushedi sa mallkime kanë lëshuar, jo vetëm për shtetin shqiptar, të cilin e kanë kthyer në tabelë qitje dhe goditjet janë pareshtur, por edhe ndaj autoriteteve italiane. Ç’është kjo deklaratë?! Si është e mundur në kulm të temperaturës në çast vlimi, momentin ku zien kazani i deklarimeve dhe lajmeve sensacionale në kushtet kur opozita ka kalë beteje kanabisin dhe prisnin me padurim dosjet bombë të hidhet ky lajm që është në të kundërt të luftës dhe përpjekjeve të opozitës që nuk shikon asgjë të ndritshme veç të zezës? Ata nuk do donin të vinte një ditë e tillë e cila ̀i prishte kaq shumë humorin dhe t̀ i zbehte kaq fortë kauzën e madhe të krimit dhe trafikut. Ndaj, nëse opinioni i shëndoshë, populli që nuk është para mikrofonave, burrat e gratë e këtij vendi i ka gëzuar një lajm i tillë, ai ka bërë të kundërtën për opozitën. Një dush i ftohtë, një kovë akulli mbi kokat e nxehta të politikanëve të opozitës. Një gjëmë mbi pritshmëritë e saj. Një ndërprerje hovi. Një ulje me këmbë në tokë. Një hedhje tuç mbi ring. Ndërprerje turravrapit opozitar. Kjo temë, kauza më e dashur dhe e pakrahasueshme e gjithë liderëve opozitarë që njëzetë e katër orë në ditë iu bien borive për tonelatat e kanabisit, për qeverinë e drogës, për krimin e korrupsionin, paaftësinë qeveritare për t̀ ia arritur të çrrënjosë kanabisin nga tokat tona, anatemimet e etiketimet për kryeministrin e krimit, për mazhorancën e blerë me paratë e kanabisit për kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Europës, po venitet. Akuzat e egra për shndërrimin e ekonomisë shqiptare në ekonominë e narkotrafikut ndërkom-bëtar, ku sipas “ekspertëve” të opozitës, financat tona siç tha zëplotë, deputetja Tabaku, kanë në dorë mbi pesë miliardë dollarë që kanë ardhur nga tregtia e kanabisit dhe programet qeveritare të zhvillimit nuk mbështeten mbi të ardhurat që vijnë si rezultat i punës, investimeve, eksporteve, taksave që paguajnë

shqiptarët, por nga trafiku dhe trafikantët që punojnë për të financuar qeverinë, u goditën “tragjikisht”.

Histeritë e deklaratave me drogë, fjalimet me trafikantë, krime e oligarkë, plantacione pa fund, të ardhurat nga droga e mijëra shpifje e kanë shpënë shoqërinë tonë në gjendje shoku. Thirrjet për rev-olucion. Për protesta. Për rrëzim e poshtërime. Për të larguar këtë qeveri. Për t̀ i shporrur këta deputetë të mazhorancës. Për t̀ i demaskuar këta prefektë banditë. Për t̀ i prerë rrugën zhvillimit. Që bota të izolojë qeverinë e krimit, të largojë menjëherë këtë mazhorancë, e anatemimet pa fund e kanë ndezur atmosferën politike dhe kanë nxitur veprime që bien ndesh me të ardhmen e vendit. Aksionet opozitare dhe gara se cili prej liderëve do shajë më fort e kush do fyejë më ashpër, cili do zgjedhë fjalorin më të poshtër, kush do ofendojë më rëndë, cili do thotë një mijë të zezat për qeverinë, kush do ta shpjerë në ferrë kryeministrin në këtë turravrap të çmendur sa të duket sikur je jo në Shqipëri, por në çmendi, sikur nuk flasin pretendues të fronit, por njerëz që nuk kanë as qytetari as patriotizëm që janë të gatshëm të shpien në gijotinë secilin që sot është në pushtet, mjafton të arrijnë në objektivin e vet, drejtë e në pushtet. As duan ta gjykojnë se kështu siç veprojnë, jo se i simpatizojnë më shumë, po qëllimi i tyre është çoroditja dhe shkatërrimi. Mjafton të bëhen pengesë të dështojë hapja e negociatave dhe vetë vetingu. Dhe e gjitha kjo, si rrjedhojë e luftës pa principe e zhurmës pa fund e urrejtjes dhe sulmeve të opozitës tonë për ta paraqitur këtë vend si delja e zezë e botës. Ndaj ishte “tërmet” deklarata e ministrit të Brendshëm italian, që Shqipëria ka ulur në nivele ekstreme te një përqindshi, kultivimin e kanabisit dhe po shkon drejtë eliminimit total mbjellja e saj. Dhe liderët tanë opozitarë, besoj se janë vënë në garë si ta përgënjesh-trojnë këtë lajm. Pëshpëritin nëpër dhëmbë: Obo ç̀na bëri ky italiani. Përse erdhi në këto momente. Është i porositur. I dërguar. I kontrolluar. I komanduar. Kërkon të shpëtojë qeverinë e krimit. Të ndihmojë Ramën. Ç`e gjeti që mori rrugën në këtë fillim nën-tori për të na hequr nga duart tërë këtë propagandë, aksionin politik, për të na marrë kauzën, për të na lënë me gisht në gojë.

Dhe e vërteta është se PD, LSI, PR, gjithë ana-listët e portalet, TV dhe mediumet, qytetari dixhital, fotografët, vidiobërsit, opinionbërësit, janë sot të dëshpëruarit e mëdhenj. Nga kulmi i kënaqësisë nga qielli i shtatë në delirë për instrumentin madhështor që kishin në dorë e gjithë kauza u avullua. Se kjo puna e kanabisit u bë një lojë e madhe. Asi nën mëngë. Bingua e shekullit për opozitën. Rrufetë në duart e Zeusve tanë. Ishte kopaçja me të cilën godet përditë gjithë llumi politik e mediatik. Dhe tërë kjo propagandë e ngritur si kështjellë ishte një mrekulli me shumë fantazi. Po ja që deklarata e autoriteteve italiane e bëri për pak minuta, pluhur e hi. As e priste opozita jonë këtë njoftim. Që u bë pa paralajmërim. Vetëm këtë lajm nuk do ta donte opozita jonë. E urrente. Për të do ishte mirë dhe do brohoriste e do iu frynte gjithë borive, do thyente ekranet e podiu-met, sikur të deklarohej që Shqipëria ka dyfishuar prodhimin dhe kultivimin. Dhe sipërfaqja e mbjellë me kanabis është më shumë se njëqind përqind. Se u filmuan dhe u gjetën shumë e më shumë parcela se herët e tjera. Se sipërfaqet e mbjella janë sa gjithë vitet e tranzicionit. Se rrënjët e kanabisit janë dh-jetëfishuar. Ky po do të ishte kryelajm! Do ishte buka dhe gjella. Kurajua dhe shtytja për vepra të mëdha për protesta. Për demostrata. Revolucion. Dhe rruga do ishte për opozitën e hapur, drejt e në fron. Këtë priste opozita jonë. Për këtë, lutet për ditë. Kjo do i shtonte shumë pikë. Ky do ishte motivi për të vrap-uar me yrysh. Për ta bërë fërtele mazhorancën. Jam kureshtar të di, si do e përcjelli këtë njoftim Lulzim Basha, zonja Monika. Po i shumëditori Petrit Vasili? Si do komentojë Mediu, Dulja, Noka, Ndoka, Berisha? Deklarata e ministrit të Brendshëm të Italisë, është vlerësim dhe nuk është një dekoratë për qeverinë. As se këtu u shua kanabisi. Sidoqoftë është inkurajim!

Page 18: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

18 GAZETA SOTE Diel 5 Nëntor 2017

3,5,8,9,11,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Akademiku dhe ish drejtori i IMK, akuza Kumbaros për keqmenaxhim në trashëgiminë kulturore

Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk ekziston më, fondet e Ministrisë së Kulturës shpërndahen aty ku nuk duhen

APOLLON BAÇE:APOLLON BAÇE:

Akademiku Apollon Baçe shprehet se sot Instituti i Monu-menteve të Kulturës

është kthyer në një institucion inkompetent. Ish drejtori i IMK në intervistën për “SOT” flet për gjendjen problematike, që është në trashëgiminë kulturore, ku sipas tij jo vetëm ka mungesë specialistësh, por dhe fondet nga Ministria e Kulturës nuk shkojnë për problemet më emergjente që ka trashëgimia me monu-mentet e kulturës. Akademiku shprehet gjithashtu se ndërtimi në parkun kombëtar të Butrintit për mënyrën se si është vepruar nga Ministria e Kulturë është në shkelje të ligjit. Sipas tij, sot parku i Butrinti ka probleme të tjera për të cilat duhet të men-dojë Ministria e Kulturës dhe jo të bëhen projekte që janë dhe në shkelje të ligjit. Në lidhje me largimin e artizanëve nga parku kombëtar i Butrintit, akademi-ku Baçe shprehet kundër, duke lënë të kuptohet se vëmendja duhet të jetë për komunitetin e zonë. Pjesë e intervistës me ish drejtorin e IMK janë dhe të tjera probleme në trashëgiminë kulturore, por sipas tij është një arrogancë e madhe nga ministrja e Kulturës, e cila nuk po pyet as për reagimet e specialistëve të fushës. Më tej ai sjell në vëmendje dhe qendrën historike të Gjirokastrës, duke thekuar se paratë që janë për projektin “Ve-liera” nëse do të përdoreshin për banesat monument kulture do të përmirësonin gjendjen sot.

-Butrinti këto kohë ka qenë në vëmendjen e specialistëve të trashëgimisë për atë çfarë po ndodh. Një projekt ndërtimi tyre që prej tyre është kundërshtuar jo pak deri tani. Në gjykimin tuaj si e shikoni këtë projekt që ka dhe miratimin e Ministrisë së Kulturës?

Unë gjithnjë mendoj që kush vjen ta pijë një kafe apo të ketë një tualet atje. Në parkun kombëtar të Butrintit tualetet janë bërë me lejen time, dhe po këtë unë pata kërkuar dhe për Lezhën, që kur shkojnë atje nuk ka një gotë ujë për të pirë, nuk ka një banjë, por atëherë u sulën. Tani me këtë që po ndodh në parkun kombëtar të Butrintit, në Akropol është një ndërtesë që është bërë që në vitet ’70, që ka shërbyer dhe si magazinë. Tani ajo zgjerohet dhe bëhet një lloj dyshemeje dhe kthehet në multiqendër. Gabimi është sepse Butrintit nuk është se i mungon

kafeja, nuk i mungojnë banjot sepse janë bërë që kur kam qenë unë, ku dhe kafeja është në hyrje të parkut, atëherë në këtë mes kjo sipërfaqe e Akropolit është shumë e vogël dhe i duhet lënë arkeologjisë që të bëjë gërmime, sepse kjo tamam mund të tregojë origjinën. Por unë të keqen e shikoj që këto punime ia japin pa licensë atyre firmave që nuk kanë. Licensa është që duhet të kesh drejtues teknik, i cili duhet të ketë dhjetë vjet në punë, të ketë bërë restaurime. Atëherë duke futur jo vetëm këtë por të gjithë monumentet e Butrintit kjo që po bën Ministria e Kul-turës është një shkelje me dy këmbë e ligjit. Por ka dhe të tjera probleme, përshembull fondet nga Ministria e Kulturës me sa kam parë harxhohen në mënyrë skandaloze.

-Ministria e Kulturës flet për projekte të rëndësishme në fushën e trashëgimisë ju pohoni se fondet harxhohen në mënyrë skandaloze. Ku e shikoni këtë?

Po ju jap një shembull. Bëhen projekte në parkun e Apollonisë. Atje bëhet sistemi kundër zjarrit, që në Apolloni nuk ka absolutisht asgjë ka vetëm bar, dhe parku kombëtar i Butrintit që është pylli aq i bukur që mund të

digjet dhe që na është kërkuar dhe me ngulm nga UNESCO nuk bëhet asgjë. Por ndërkohë që harxhohen 700 mijë euro në parkun e Apollonisë dhe këto kot më kot. Bëhet rruga në Finiq, që kalonte me kalldrëm dhe këta e bëjnë me zhavorr, e cila shem-bet menjëherë me disa pisha në një moment që nuk vete asnjë njeri. Pra shikojmë që kemi të bëjmë me një keqmenaxhim maksimal, por dhe me shkelje. Mos të flasim më pas për projek-tin Veliera në qytetin e Durrësit, që për mua është shkelur kom-plet ligji.

-Ju pohoni shkelje ligji, por edhe ky projekt është mbrojtur nga Ministria e Kulturës...

Projekti “Veliera” në Durrës e kam pohuar dhe më parë është në shkelje të ligjit. Me sa di gjykata ka vendosur, që të mos bëhen punime, por këta duke qenë se kanë forcën e kartonave mund të thuash që dhe lopa cicërin apo harabeli pëllet. Por “Veliera” për mua është komplet shkelje e ligjit. Veç kësaj men-dimi im është që nëse projekti “Veliera” bën diku të 6 milionë euro ato para të shkonin në Gjirokastër.

-Për ju sa do ndihmonin në Gjirokastër ato para për banesat monument kulture?

Me ato para Gjirokastra, por dhe Berati do shpëtonin nga rreziku me banesat monument kulture. Paratë për “Velierën” nëse do të ishin për Gjirokas-trën, do të vinte në terezi me problemet që ka. por monumen-tet po ikin nga dita në ditë. Në Gjirokastër duhet të dini, që çatia e shtëpisë është një tank, pra pesha e një tanku është e një çatie në Gjirokastër. Por po iku ajo nuk ka zot më që të jetë në gjendje që të ringrejë një tank. Por sot nuk ka më as Institut të Monumenteve të Kulturës, por ka vetëm ministri diktat të min-istres së Kulturës. Ka një minis-tre kazëm.

-Dikur keni qenë drejtues në Institutin e Monumenteve të Kulturës, si e shikoni sot insti-tutin?

Unë kur kam qenë në Insti-tutin e Monumenteve të Kulturës kam bërë shkollën e restau-rimit, që ishte e UNESCO-s me pedagogë të huaj italianë, etj. Por unë herën e fundit kur kam qenë në Institutin e Monument-eve të Kulturës nga 60 veta që pata lënë kur unë u largova prej IMK njoha vetëm dy, sekretaren dhe atë të protokollit. Të gjithë të tjerët ishin hequr. Për mua Instituti i Monumenteve të Kul-turës është kthyer në një organ inkompetent. Personi që drejton sot Institutin e Monumenteve të Kulturës, eksperienca e saj është

pritje populli në bashki dhe

për mua ministrja

e Kulturës Kumbaro është aq arrogante saqë dhe Neritan Ce-kës, i cili dhe të atin e ka pasur arkeolog dhe po ashtu dhe vetë është arkeolog gjithë kohën, por ajo i thotë: unë për dy muaj do të di shumë më tepër se ti në arkeologji. Pra ministrja arrin deri sa ti thotë këto fjalë dhe një arkeologu si Neritan Ceka.

-Ministria e Kulturës përmes drejtorisë së parkut të Butrintit urdhëron largimin e artizanëve. Ju me parë keni qenë drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës, si e shikoni këtë urdhër të ministrisë që edhe pse pohon se artizanët nuk kanë pambushur detyrimet kjo gjë kundërshtohet prej tyre duke iu përgjigjur ministrisë se i kanë zbatuar ato?

Balerina e famshme Izado-ra Duncan dhe bashkëshortja e Sergej Eseninit, e cila kur banonte në Korfuz atje blinte lesh dhe vinte në Butrint ia jepte banorëve që i qepnin triko, të cilat më pas i merrte me vete. Përmes kësaj që bënin ato famil-je jetonin me këtë punë. E solla këtë si shembull, por tani kjo është një ministre kazëm. Është një ministre që nuk do t’ia dijë për ata.

-Ju renditët disa probleme,

që shikoni në trashëgiminë kulturore. Folët për fonde apo dhe shkelje të ligjit, ndërkohë që në reagimet e tyre specialistë të njohur të fushës së trashëgimisë janë shprehur se Ministria e Kulturës nuk dëgjon zërin e tyre për probleme me monumentet e kulturës. Si është për ju kjo situatë?

Unë kam ikur vetë nga Insti-tuti i Monumenteve të Kulturës dhe debati im që ka qenë në fillim me ministren e Kulturës për këto probleme ajo më thotë: a merr vesh apo jo, apo e do me shkrim. Jo i them, unë nga natyra kam lindur debil, por ma jepni me shkrim sepse këto janë mendime shumë të thella dhe nuk i kuptoj. Për mua ajo minis-tre është një arrogante e klasës së parë ose e klasës së fundit. Por mund t’ju them që në kohën e komunizmit ishte një sistem që zoti na ruajt mos e pastë as Kenia atë sistem, por për mon-umentet e kulturës bëhej punë. Atë kohë monumentet e kulturës mbaheshin në mënyrë perfekte. Nuk e kam jo se është PS apo me PD, por e kanë lënë për faqe të zezë trashëgiminë kulturore.

Intervistoi: Julia VRAPI

Për mua Instituti i Monumenteve të Kulturës është kthyer në një organ inkompetent. Personi që drejton sot Institutin e Monumenteve të Kulturës, eksperienca e saj është pritje popul-li në bashki dhe për mua ministrja e Kulturës Kumbaro është aq arrogante saqë dhe Neritan Cekës, i cili dhe të atin e ka pasur arkeolog dhe po ashtu dhe vetë është arkeolog gjithë kohën, por ajo i thotë: unë për dy muaj do të di shumë më tepër se ti në arkeologji...

Page 19: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

GAZETA SOT E Diel 5 Nëntor 2017 19

k u l t u r e www.sot.com.al

“Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni

Shqipëria” po vjen edhe këtë vit, për të 12-ën herë, në datat 20-24 nëntor. Por nuk do jetë më vetëm një prezantim e diskutim filmash. Shumë shpejt do të jetë shumë më shumë se kaq. Drejtori i “Giffoni Shqipëria” Namik Ajazi tha se ky vit do t’i paraprijë një ndryshimi shumë të madh. “Shqipëria e mbaroi misionin e njohjes së fëmijëve dhe të rinjve me kinemanë. Ne do të zgjerojmë gamën e atyre që kemi bërë deri më sot, edhe pse nuk janë pak, sepse kemi përfshirë me “Giffoni”-n për gjithë këto vite 45 mijë fëmijë e të rinj, që na kanë përfaqësuar dhe kanë lënë gjurmë. Vitet 2018, 2019 dhe 2020 do të na çojnë drejt një Giffoni që do të prodhojë kienastët e ardhshëm që do të punojnë për kinemanë”, u shpreh gjatë konferencës për shtyp dre-jtori i “Giffoni Shqipëria”, Namik Ajazi, duke sqaruar se këtë vit në festival do të konkurrojnë 8 filma, 4 ndër të cilët janë shqiptarë. Por derisa ditët e festivalit të afrohen, lajmin më të bukur e dha Claudio Gubitosi, drejtori i “Giffoni Film Fes-tival”. “31 dhjetori i këtij viti shënon të shkuarën. Në tre vitet e ardhshme “Giffoni” do të hyjë në një rrugë që do ta bëjë edhe më të fortë në raport me shoqërinë. Që prej “Giffoni”-t të gjithë të mund të shohin, kuptojnë dhe reagojnë për kuptimin e të rinjve gjatë kësaj periudhe historike. Objektivi im është që të punësoj të rinjtë nëpërmjet kinemasë, artit, kulturës, televizionit” tha ai. Platforma e re e “Giffonit” parashikon që në Tiranë të formohet një grup të rinjsh nga Universiteti i Arteve, por jo vetëm. Edhe nga ekonomia, marketingu, komunikimi dhe ky grup do favorizojë zh-villimin e shumë aktiviteteve në Tiranë dhe Shqipëri, duke u kthyer në një formë të vërtetë punësimi për të rinjtë. Si do të ndodhë kjo? Gubitosi i ka idetë të qarta edhe në këtë pikë. “Një numër i caktuar të rinjsh studentë do t’i marr me vete në Itali, do krijojmë grupe edhe me të rinj nga vende të tjera të botës që të mendojë si “Giffoni”, që do të quhen Giffoners. Ata që duhet të kuptojnë mirë formën, idenë dhe filozofinë tonë për ta aplikuar më pas në vendet e tyre”, shpjegoi Gubitosi. Por jo vetëm kaq. Një tjetër objektiv i Claudio Gubitos-t është krijimi i platformës “Mai Giffoni”. Të rinjtë nga të gjitha cepat e Shqipërisë, me anë të smartphoneve ose videokamerave, do të mund të realizojnë video prej 10 minutash mbi tema të ndryshme e të thjeshta, si shkolla ime, familja ime, vendi im.

Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

bur”, u shpreh Stamati. Pranë armëve të ekspozuara janë vendosur edhe etiketat shpjeguese dhe kushdo sipas restauratorit Frederik Stamati mund të mësojë se çfarë është harbija, pal-corja, etj. “Në se do të shikojmë me syrin e specialistëve që i njohin armët do të kuptojmë edhe diçka tjetër, se cilat janë armët e përdorura në luftë dhe cilat janë armët dekorative, sepse nuk janë njëlloj. Armët për luftë nuk kishin zbukurime, ato ishin të forta për të përballuar kushtet e rënda të luftës”, vijon restauratori Stamati.

Zejtaria dhe prodhimi i armëve Në fund të shek. XVIII dhe në

fillim të shek. XIX pati një zhvillim të gjithanshëm të zejtarisë, përfshirë edhe zejtarinë e prodhimit të armëve. Disa nga qendrat më të rëndësishme të peodhimit të armëve ishin në Shkodër, Prizren, Dibër, Berat, El-basan dhe Janinë. Në Elbasan janë

prodhuar armë zjarri që prej vitit 1670. Shqiptarët e Shkodrës, Gjak-ovës dhe të Prizrenit qenë mjeshtër në punimin e armëve dhe të objek-teve të tjera prej metali. Por, duket se fama e armëve të prodhuara prej shqiptarëve ka shkuar shumë larg. Në Konkursin e Londrës në vitin 1866, ato armë morën tituj nderi. Në Ekspozitën Universale të Parisit në vitin 1867 pati armë dhe disa punime filigrani, të prodhuara në punishtet e Prizrenit, të cilat nuk qëndronin më poshtë se ato të armëpunuesve më të kualifikuar të Europës. Ndërsa në Ekspozitën Universale të Çikagos, të vitit 1894, qe vendosur edhe një martinë, e punuar me mjeshtëri të hollë nga dora e një armëtari të tal-entuar nga Tetova. Ekspozita “Armë të mjeshtërve shqiptarë” do të jetë e hapur në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar deri më 13 nëntor.

“Giffoni Shqipëria”, jo vetëm një festival filmash

Ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar armë të punuara me argjend

dhe ar nga mjeshtërit shqiptarëJulia VRAPI

Ekspozita “Armë të mjeshtërve shqiptarë” u çel në Muze-un Historik Kombëtar në kuadër të 105-vjetorit të

shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ekspozita përmban 47 objekte: 21 kobure, 8 pushkë, 10 vezme, 2 harbi dhe 6 jataganë. Armët ilustrohen edhe me fotografi, me anën e të cilave pasqyrohet puna artistike e armëtarëve shqiptarë. Zbukurimet e armëve janë bërë me teknikën e filigranit. Kjo vërteton se shqiptarët ishin mjeshtër në punimin dhe zbukurimin e armëve. Armët e tyre ishin të punuara me argjend, por edhe të lara me ar. Dr. Dorian Koçi drejtori i Muzeut Historik Kombëtar tha se bukuria dhe teknika e punimit të armëve të shqiptarëve ka tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të huaj, por dhe figurave të rëndësishme të kul-turës kombëtare. “Eruiditi dhe studiu-esi i njohur i kulturës shqiptare, Faik Konica kur përshkruan zejtaritë e shqiptarëve ka thënë: “Dy kanë qenë mjeshtëritë më të mira të shqiptarëve - argjendaria dhe qëndistaria. Armët e tyre ishin të punuara me argjend, por edhe të lara me ar”, pohon drejtori Koçi. Restauratori Frederik Staamti vlerëson jo pak ekspozitën “Armë të mjeshtërve shqiptarë”. Si-pas tij ekspozita që është kuruar nga stafi i Muzeut Historik Kombëtar nuk duhet humbur nga vizitorët. “Natyr-isht që MHK ruan në koleksionet e veta shumë armë të periudhave të ndryshme, që lidhen me ngjarje historike të Shqipërisë. Në këtë kënd-vështrim armët janë të ekspozuara nëpër vitrina të veçanta si sfond luftarak i periudhës përkatëse. Atje ka shumë pak vitrina, dy mos gaboj, me armë të koncentruara në to. Në këtë mënyrë është e pamundur që të krijosh një mendim të saktë për armët që ka MHK, aq më tepër për llojin e tyre, funksionin, zhvillimin, mjeshtërinë etj. Duke qenë të kon-centruara në disa vitrina, ke mundësi që të shikosh më mirë këtë pasuri, që natyrisht nuk është gjithçka që ka muzeu dhe të përfitosh njohuri. Kjo ekspozitë në muze nuk duhet hum-

Ambasadorja e Kinës pret në takim ministren Mirela Kumbaro

“La Traviata”, dy mbrëmje në teatrin "Andon Zako Çajupi"

S h k ë m b i m e t k i n -eze-shqiptare në fushën kul-turore kanë pasur zhvillim të vrullshëm gjatë viteve të fundit. Kjo u evidentua nga ambasa-dorja e Kinës në Tiranë, Jiang Yu, e cila priti të enjten në një takim ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Në takim, ambasadorja Jiang u shpreh se vitet e fundit. Sidomos sivjet, tha ajo, dy vendet kanë organizuar me sukses një sërë aktivitetesh përfshi ato simfonike, drama, dhe performancat e grupeve kulturore në dy vendet përmes shkëmbimit të vizitave recip-

roke, duke nxitur njohjet mes dy popujve. Nga ana e saj, ministrja Kumbaro tha se pala shqiptare është shumë mirënjohëse për mbështetjen që Kina ka dhënë dhe jep për zhvillimin kulturor të vendit dhe shprehu kënaqësi për prirjen pozitive të bash-këpunimit dhe të shkëmbimeve dypalëshe në fushën kulturore. Ajo shtoi se Ministria e Kulturës është e gatshme të shpeshtojë kontaktet me palën kineze, për të bërë përpjekje aktive për thellimin e këtyre shkëm-bimeve dhe për të pasuruar marrëdhëniet shqiptaro-kineze.

Shfaqja operistike “La Traviata” për dy mbrëmje me radhë, 4 dhe 5 nëntor u shfaq për publikun në skenën e teatrit "Andon Zako Çajupi" në qytetin e Korçës. Giorgo Germont in-terpretuar nga Ylber Gjini, nuk është dakord me dashurinë e djalit te tij Alfredo, interpretuar nga Armaldo Kllogjeri, dhe kurtizanes Violetta Valeri, inter-pretuar nga Eva Golemi. Ai i kërkon asaj të ndahet nga djali i tij, sepse kjo dashuri rrezikon martesën e vajzës së Germont. "La Traviata" në qytetin e Korçës u mundësua me mbështetjen e

Bashkisë Korçë. “La Traviata” është një opera e tre akteve nga Xhuzepe Verdit e vendosur në një libret italian nga Francesco Maria Piave. Ajo është e bazuar në La Dame aux Camelias (1852), një dramë e përshtatur nga romani i Alexandre Du-mas. Xhuzepe Verdi (1813-1901) është kompozitori me njohur i operës italiane, jo vetëm i shek-ullit te XIX. Ai mbetet si njëri ndër kompozitorët më të njohur të botës në historinë e operës. Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqën qysh herët, por shkollimi qe i vështirë.

Zef Çuni: Bashkia e Shkodrës po shkatërron parkun e Thethit

Ish zëvendësministri i Kulturës Zef Çuni pohon se me ndërtime pa leje por dhe me leje po shkatërrohet nga Bashkia e Shkodrës një nga perlat e turizmit shqiptar. Përmes një postimi në Face-book ku ka postuar dhe foto, Çuni thotë se për këtë shkatër-rim në Theth modelin e ka dhënë vetë Bashkia e Shkod-rës, që sipas tij është një shem-bull i keq për trashëgiminë kulturore. “Ndërtime me leje dhe pa leje po shkatërrojnë një nga perlat e turizmit shqiptar. Modelin e ka dhënë vetë Bash-

kia Shkodër me një ndërtesë betoni gjoja për ti ardhur në ndihme turizmit, por me formën e tarracën prej betoni si një stacion treni është shem-bulli më i keq se si ndërtohet aty. Dhe kjo bëhet kur Thethi është shpallur edhe zonë mon-ument kulture dhe e mbrojtur dhe njëkohësisht është edhe park kombëtar”, shkruan Zef Çuni ish zëvendësministër i Kulturës. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas.

Në fund të shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX pati një zhvillim të gjithanshëm të zejtarisë, përfshirë edhe zejtarinë e pro-dhimit të armëve. Disa nga qendrat më të rëndësishme të peodhimit të armëve ishin në Shkodër, Prizren, Dibër, Berat, Elbasan dhe Janinë. Në Elbasan janë prodhuar armë zjarri që prej vitit 1670...

Page 20: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

20 GAZETA SOTE Diel 5 Nëntor 2017

3,5,8,9,11,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ish-futbollisti dinamovit kritik për mënyrën si funksionojnë klubet, shfaq besim për Kombëtaren e Panuçit

Presidentët e futbollit tonë s’kanë projekte, e dhimbshme çka ndodhur me Dinamon

ARBEN MILORI:ARBEN MILORI:

Futbolli ynë ka ulje-ngritjet e tij, në varësi edhe të situat-ave ekonomike në vend, por dukshëm disa klube kanë

mundur të ruajnë vitet e fundit një ecuri pozitive dhe të funksionojnë në kushte moderne, ku shembull për t’u marrë është Skënderbeu. Por futbolli nuk bëhet vetëm me një skuadër, sepse klubet e tjera lënë për të dëshiruar, nuk kanë qëndrueshmëri dhe zhvillohen vetëm në mënyrë sporadike. Sa i takon kombëtares, ajo mban një profil më të lartë si skuadër sepse mbledh elementë që luajnë në kampionate elitare, por edhe pse ka ndryshuar staf, ku Panuçi ka zëvendësuar De Biazin, ka ende dilema për të ardhmen. Mbi të gjitha, për atë çfarë ka ndodhur me futbollin shqiptar brenda vendit, duhet kujtuar dëmtimi i rëndë i infra-strukturës, por edhe sikleti që pro-vuan mbi kurriz Partizani e Dinamo, klube që humbën “shtëpinë” e tyre dhe dolën në rrugë. E nëse Partizani u kthye falë sponsorizimeve, Dinamo endet rrugëve pa pasur një busull të qartë e pa e ditur as vetë statusin e saj. I intervistuar nga “SOT”, një nga dinamovitët e viteve të arta të bluve, por edhe lojtar i Kombëtares, Arben Milori, riktheu edhe një herë në vëmendje çështjen dinamovite, e cila, e ndarë në dy shoqata, ku njërën e njeh gjykata e tjetrën e njohin federata e MAS-i (rast unikal në botë), vijon të jetë e pazgjidhur. Sa i takon Kombëtares, Milori mendon se Panuçi ka bërë ndryshime për mirë, duke guxuar në fazën sulmuese më shumë, ndërsa përshëndet ardhjet e reja, pa lënë mënjanë skepticizmin e tij për disa lojtarë që vijojnë të ftohen me pa të drejtë (sipas tij) në ekip.

Panuçi ka shpallur listën e lo-jtarëve për ndeshjen miqësore me Turqinë që luhet më 13 nëntor. Ka disa prurje të reja, si Ajdareviç dhe Ramadani, por edhe rikthimi i Sa-bien Lilajt. Problemi i lindur ka të bëjë me emrat e ftuar, sepse në listë janë disa lojtarë që s’kanë skuadër e mungojnë Balaj e ndonjë tjetër, apo dhe Salihi që po shënon shumë gola në Austri. Si e shihni grupin e ndërtuar nga Panuçi në tërësi?

Unë mendoj se Panuçi nuk duhet paragjykuar, për më tepër që trajneri ka ekskluzivitetin e zgjedhjes. Në ato ndeshje që ekipi ka luajtur nën drejtimin e Panuçit unë kam kon-statuar se ai po bën diçka ndryshe nga De Biazi, ai po guxon, është më agresiv në lojë dhe përpiqet më shumë në fazën sulmuese. Panuçi po kërkon të bëjë një lojë më kërkuese. Pra Kombëtarja sulmon më shumë, pavarësisht konkludimit. Efikasiteti, apo konkludimi i sulmit është çështje tjetër.

Luan me një modul tjetër nga De Biazi, se i jep përparësi fazës ofensive...

Jo, nuk ka ndryshuar modul tak-

tik. Luan po si De Biazi, thjesht i ka dhënë prioritet lojës më kërkuese në sulm dhe kjo duket nga agresiviteti i skuadrës në fushë.

Një nga emrat që ka spikatur në drejtimin e Panuçit dhe që ai po i jep besim është Eros Grezda. Me-diat italiane shkruan pas ndeshjes me Italinë në Shkodër se ky djalosh mund të luajë me klubet e Serisë A. Ju keni folur herët për të, si është e vërteta?

Grezda është lojtar me vlera, është lojtar që ka forcë, qën-drueshmëri dhe shpejtësi. E veçanta e tij është se luan mirë me të dy këmbët. E kam njohur në Grac (Aus-tri), gjatë një aktiviteti. Menaxher i tij ishte Adrian Aliaj. E solli atje të provohej. Unë atje e pashë për herë të parë dhe kuptova që kishte pro-filin e një lojtari me të ardhme. Kur erdha në Tiranë u thashë Redi Jupit e Foto Strakoshës që ishin në krye të ekipeve kombëtare ta kishin para-sysh, ta merrnin në skuadër sepse ia vlente. Nuk e di pse ata nuk e morën në atë periudhë. Më pas i thashë edhe Skënder Gegës që ishte në krye të U-21, por ai më kujtoi moshën e tij, sepse ende nuk kishte bërë 17 vjeç, pra ishte i vogël për Shpresat. Ironia e solli që ta marrë vetë Jupi kur erdhi në krye të Kombëtares U-21. Sot lojtarë me karakteristika si të Grezdës janë të rrallë. Bota i çmon shumë sepse marrin krahun, janë të shpejtë dhe bëjnë diferencë. Duket që italianët e ndjekin, ia dinë vlerën. Unë gjykoj se Grezdën mund ta shohim më lart se Serie A, varet sa do të punojë. Do të ishte kënaqësi e madhe sikur të kishim më shumë lojtarë të tillë.

Megjithatë, iu larguam grupit, se në Kombëtare ka dhe elementë të tjerë të rinj, por ka dhe nga grupi bërthamë që ishte më parë. Dhe janë shumica sigurisht. Nuk ka ndryshime në portë, as në mbrojtje. Pastaj, janë dhe disa lojtarë që...

Grupi, një pjesë dominuese, është i njëjti që ishte në Europian dhe në “Francë-2016” ekipi u prezantua mirë. Por koha kalon dhe nëse Panuçi syn-on të lërë gjurmë i duhet të rinovojë vazhdimisht grupin. Mbi të gjitha, ai duhet të ndërthurë dhe harmonizojë

si duhet elementin bërthamë që ka eksperiencë me të rinjtë e ardhur së fundmi, që të marrë gjëra pozitive. Kualifikimi në Europianin e ard-hshëm varet nga shumë gjëra, krye-sisht dhe nga shorti, por shanset janë. Megjithatë, unë i qëndroj mendimit se 2-3 lojtarë nuk duhet të ftohen. Kam folur për këtë çështje dhe më parë, kështu që s’dua të zgjatem.

Një trajner i pikas “dembelët” dhe ata që s’janë për këtë punë. Atëherë pse këta ftohen në skuadër?

Kjo më çudit, këtë pikëpyetje mund ta zgjidhë vetë Panuçi. Urojmë të mos ndikohet nga kulisat, se do të ishte e rëndë shumë. Por as të mos e paragjykojmë trajnerin. Le t’i japim kohë të tregojë vlerat e të përmbushë objektivin e tij.

Ju keni luajtur vetë futboll me Dinamon, në një kohë që kishte më shumë pasion dhe emocion. Por sot Dinamo nuk është gjëkundi. Si ka mundësi, gjithë ju dinamovitët, të mos arrini ta ndryshoni për mirë gjendjen e kësaj ikone të futbollit shqiptar?

Për mua ka qenë pjesa më e bukur e jetës sime. ishin vite të mrekullueshme. Luaja për ekipin tim të zemrës. Sot është kohë tjetër, natyrisht, shumë gjëra kanë ndrys-huar dhe ne si dinamovitë, sado të përpiqemi, jemi të pafuqishëm për ta ndryshuar gjendjen. Kjo është një çështje juridike. Ju e dini se ishin dy shoqata që përfaqësonin Dinamon. Shoqata jonë ishte e dinamovitëve, tjetra se di..., me kamarierë e ku di unë, jo e dinamovitëve. Gjykata na dha të drejtë ne, por federata e institucionet njohin shoqatën tjetër. Hajde merre vesh këtë punë është çështje e tmerrshme kur nuk të njeh shteti. Kjo është njëlloj sikur të prishësh amfiteatrin me aq vlera për të ndërtuar diçka tjetër, për të ndryshuar destinacionin. Dhe Di-namo, shkatërrimi i saj, nuk ishte i rastësishëm, por ishte një veprim për të ndryshuar destinacionin e kompleksit, nga fusha në pallate. Dinamo është pjesë e historisë, por këtu kjo vlerë nuk njihet.

Dhe të mendosh që ky veprim nuk ka ndodhur me vendet e tjera të

Lindjes që kaluan të njëjtin sistem si ne....

Jo, nuk ka ndodhur. Përkundrazi, atje ruhet infrastruktura. Kjo është një marrëzi që nuk ka ndodhur në asnjë vend. Kam dhimbje kur shoh kështu Dinamon, është një pasion i humbur. Shoqata jonë do ta kishte bërë Dinamon ekip model, na u afrua edhe një izraelit për ta blerë, por u tërhoq sepse kishte këto problemet ligjore që unë përmenda më sipër. Sa i takon kohës që ne luajtëm fut-boll, ishte padiskutim kohë tjetër, me shumë pasion brenda, kohë e papërsëritshme.

Tani është ky problemi i fëmijëve që pretendohet se kanë trajnerë të mirë, por s’dihet kush i stërvit. A është ky element në përputhje me trendin e zhvillimit bashkëkohor të futbollit?

Ndjesinë më të madhe një lojtar e merr në fëmijëri prandaj kjo punë kërkon seriozitet në trajningun e fëmijëve. Është gjë e tmerrshme të merresh me futboll kur nuk ke prekur top me këmbë e nuk ke luajtur një ndeshje. Dakord, unë e di që ka njerëz që e kanë pasion këtë punë dhe ka trajnerë shumë të mirë që nuk kanë qenë futbollistë, por i kanë dhënë provat ama, kurse këta tanët janë të dobët, nuk lexojnë dhe nuk ndjekin zhvillimet bashkëkohore në futboll. S’mund të jesh trajner i mirë nëse nuk lexon, nëse nuk studion. Problemi i futbollit shqiptar është se presidentët e klubeve janë njerëz pa vizion, janë individë që nuk kanë projekte, as ide. Ne kemi folur dhe herë tjetër për këtë problem, sepse dihet që këtu është thelbi i çështjes, tek futbolli i fëmijëve.

Nga 0 deri në 10, çfarë note do t’i vijë kampionatit shqiptar?

Kjo është e vështirë, sepse duhet një bazë krahasimi. Megjithatë, kam-pionatit po i vë notën 7.

A nuk po e vlerësoni më shumë se sa duhet?

Të sqarohemi, po e vlerësoj me këtë notë thjesht për rivalitetin brenda garës, për kushtet ku operon, por jo

në krahasim me kampionatet elitare europiane, se atëherë do të kishim notë negative. Brenda për brenda garës po i jap këtë notë, le të themi për inkurajim. Skënderbeu është cilësisht më lart, një klub i organizuar dhe e tregon edhe në Europa League me ndeshje të mira, duke dominuar në lojë ndaj kundërshtarëve. Luajti cilësisht shumë mirë ndaj Partizanit të Beogradit. Dakord, nuk është Partiza-ni i dikurshëm, por gjithsesi këta janë kundërshtarë shumë të fortë.

Po kombëtares së Panuçit, çfarë note i vë (për ndeshjet që ka luajtur deri tani)?

Kombëtares do t’i vë notën 6.5-7, kurse kampionatin më duhet ta inkurajoj. Mos harroni, ne na duket kampionati i dobët pasi shohim çdo ditë ndeshjet e kampionateve elitare. Dhe i parë në këtë formë, sigurisht që kampionati ynë duket i dobët. Nëse do të kishim ndjekur vetëm kampionatin tonë atëherë do të na dukej me rival-itet dhe i fortë.

Ju keni prej kohësh që bëni ana-listin në media për ndeshjet e Cham-pions League. Futbolli po evoluon shumë. Çfarë mendimi keni për këtë trend të ri taktik të futbollit në botë?

Është një ndryshim i madh. Ka një ndryshim sidomos në shpejtësi, sepse futbolli i sotëm është shumë i shpejtë dhe më agresiv se më parë. Punohet në çdo repart dhe me markime. Je gjithë kohës nën presion dhe fazat e lojës, pra mbrojtja dhe sulmi, janë sofistikuar. Ne pamë Totenhem-Real dhe anglezët ishin më agresivë se sa Reali (të mendosh që përballë ishte Reali me sueprlojtarë). Individualitete të spikatura do të ketë në çdo kohë (si Pele, Maradona apo Mesi), por edhe si grup loja po bëhet akoma më e shpejtë.

Në Shqipëri kombëtaren vijojmë ta kemi të lidhur me shkollën italiane. Edhe trajnerët tanë të rinj po ndjekin skemat taktike italiane. Sipas jush, a është zgjedhja e duhur?

Shkolla italiane aplikohet edhe në futbollin tonë, por unë dua të theksoj se ka disa mënyra loje. Sot për sot shkolla latine e futbollit është më tërheqëse dhe më rezultative. Është e vërtetë se shkolla italiane është e njohur me “Corveciano”-n e saj dhe teknikët e kampionatit tonë e kanë aplikuar mirë atë, por kjo shkollë nuk ka fituar trofe të mëd-henj dhe unë po marr shembull dy teknikë përfaqësues, Konten dhe Alegrin. Kanë fituar kampionate por jo Champions. Futbolli latin është i shpejtë, me pasime të shumta dhe gjen shprehjen e vet dhe përfaqëso-het me Guardiolën. Futbolli italian është pragmatist, sepse kërkon rezultat, por fitorja nuk vjen nëse nuk sulmon. Dhe shanset për fitore i kanë ata që sulmojnë më shumë. “Coverciano” nuk guxon të sulmon, prandaj futbolli i Guardiolës, që e mora si shembull, është më tërheqës dhe më rezultativ.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“Problemi i futbol-lit shqiptar është se presidentët e klubeve janë njerëz pa vizion, janë in-dividë që nuk kanë projekte, as ide. Ne kemi folur dhe herë tjetër për këtë prob-lem, sepse dihet që këtu është thelbi i çështjes, tek futbolli i fëmijëve...”

Page 21: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

GAZETA SOT E Diel 5 Nëntor 2017 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

NDESHJET, JAVA IXDJE

Luftëtari-Lushnja 2-0 Kamza-Partizani 1-0Teuta-Laçi 1-1

SOTFlamurtari-KukësiVllaznia-Skënderbeu

RENDITJASkënderbeu 22Kukësi 17Flamurtari 15Kamza 15Partizani 11Laçi 11Teuta 8Luftëtari 8Vllaznia 6Lushnja 5

Lojtarët e kombëtares po i japin la-jme të mira trajnerit Kristian Panuçi, në prag të ndeshjes miqësore me Turqinë, më 13 nëntor. Hamburgu i Mërgim Mavrajt është rikthyer te fitorja, pas 8 ndeshjesh, ndërsa mbrojtësi i kom-bëtares luajti gjatë gjithë 90-minutëshit. Ata mposhtën 3-1 Shtutgartin, që luajti për rreth 80 minuta me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Burniç në minutën e 12-të. Një tjetër lajm i mirë për kuqezinjtë është rikuperimi i mesfushorit Amir Abrashi, që luajti 30 minuta në sfidën e sotme ndaj Shalkes. Abrashi ishte edhe pjesë e listës së fut-bollistëve të grumbulluar nga Panuçi, për miqësoren me Turqinë.

Disiplina ka penalizuar Flamur-tarin një ndeshje pa tifozë, por vlonjatët kanë apeluar dhe pretendojnë që kjo masë ndëshkimore të anulohet. Si në çdo vend të botës apo institucion, min-imalisht të drejtat në “gjykatë” respek-tohen. E dini çfarë ndodhi? Komisioni i Apelit nuk u mblodh fare këtë javë. Një shpërdorim i hapur detyre dhe një shkelje e Kodit të Disiplinës Sportive. Në rast se organi juridik nuk mblidhet, duhet të shpallte një vendim të për-kohshëm, i cili konsiston në shpalljen, modifikimin ose anulimin e dënimit. Asnjë prej këtyre nuk ka ndodhur. Flamurtari me Kukësin do luhet pa tifozë, edhe pse Komisioni i Apelit nuk ka dhënë akoma një vendim.

LEGJIONARËT

MESFUSHORI

FEDERATA

Të kuqtë pësojnë disfatën e dytë radhazi, kurse Luftëtari i Likës rikthehet tek fitorja

Partizani zhytet në krizë të thellë, Kamza është për Europë

Adriatik BALLA

Partizani nuk di të fitojë dhe humbja e djeshme në kampi-onat e ka zhytur thellë në një krizë që mund të jetë fatale

për stafin teknik e veçanërisht për trajnerin Mark Juliano. Ky Partizan ka probleme dhe sado të përpiqet Juliano ta rregullojë duket e pamundur. Janë dy humbje radhazi dhe Partizani pas disfatës me Kamzën ditën e djeshme e sheh praktikisht veten jashtë garës për titull. Nga ana tjetër, Kamza është su-priza më e bukur e këtij sezoni në Kat-egorinë Superiore. Falë një goli të Ym-erit 6 minuta përpara fundit të kohës së rregullt, Kamza shokoi Partizanin duke fituar 1-0 përballë të kuqve në derbin e vogël të kryeqytetit. Mbushet kupa për Partizanin dhe trajnerin ital-ian Mark Juliano i cili pas kësaj disfate, e 4-ta për të kuqtë në 9 javë kampionat rrezikon seriozisht shkarkimin. Goli i Ymerit në minutën e 84-t i dha fitoren e 2-të radhazi Kamzës që shfrytëzoi kundërsulmin vrasës në minutat e fundit për të lënë pa gjë Partizanin, që në këtë sfidë luajti më mirë madje goditi edhe shtyllën me Bathën në fillimin e pjesës së dytë. Pas kësaj humbjeje, e dyta radhazi, Partizani e sheh veten 4 pikë pas Kamzës dhe gjithnjë e më larg kreut të renditjes. Fitimi i titullit kampion tashmë mund të konsiderohet një mision i pamundur për të “demat” e kryeqytetit. Mbetet vetëm të shihet se çfarë do të veprojë klubi pas kësaj humbjeje, por e sigurt është se trajneri Juliano nuk do të mund ta shtyjë deri në takimin tjetër, pasi tifozët janë acaruar dhe vetë klubi po kërkon “kokë turku” për të kaluar gjendjen. Ndoshta një tra-

jner i ri mund ta përmirësonte gjendjen në favor të të kuqve, por ndoshta mund të jetë edhe një situatë që do të vazhdojë gjatë, pasi ky Partizan nuk ka cilësi të mjaftueshme për të qenë kampion apo për të pretenduar të jetë fitues i ndonjë trofeu këtë edicion futbollistik. Ndër-kohë, në shënjestër është vënë trajneri Mark Juliano, i cili pas ndeshjes nuk pranoi të dorëhiqet, duke ia lënë këtë çështje në dorë klubit dhe presidentit Gazmend Demi. “Është një mëkat se skuadra impenjohet, mjafton një rast pastaj për të humbur ndeshjen. Tifozët kanë të drejtë të kontestojnë se rezulta-tet nuk arrijnë, edhe pse puna që bëjnë djemtë është shumë dhe handikapi ynë është se nuk shënojmë. Puna ime është e vështirë, por e bëj gjithmonë në maksimumin e mundësive. Sot

kemi pengesë këtë handikap që nuk shënojmë, na ka kushtëzuar se krijo-jmë shumë raste. Shpesh nuk është e lehtë të komentosh, dëshira ekziston, shoqëria duhet të marrë vendimet e veta, e ka për zemër fatin e skuadrës dhe i ka qëndruar pranë. Ekipi nuk e meriton këtë klasifikim që ka. Mjafton të kem ata që më mungojnë, por nuk mund të flas për dëshirën dhe për meritën e lojtarëve në këtë ndeshje, se është një skuadër që pëson me një gjuajtje dhe nuk është gjë e re. Krijo-jmë shumë, dominojmë gjithë ndesh-jen dhe humbim pastaj. Të kisha në dispozicion të gjithë do të ishte një lloj tjetër klasifikimi për ekipin”, u shpreh Juliano duke justifikuar performancën e skuadrës dhe mungesën e rezultatit. Duhet thënë se kjo nuk mjafton dhe ai

Superiorja u përqendrua dje tek ndeshja Kamza-Partizani, për shkak të situatës së brendshme në klubin e kuq dhe pozitat e vështira ku ndodhej trajneri Mark Juliano. Por java e nëntë luajti dje edhe dy takime të tjera, me mjaft rëndësi për kundërshtarët në fushë dhe natyrisht me peshë për fatet e sezonit të këtyre ekipeve. Kështu, në kuadër të javës së nëntë u rikthye te fitorja pas 6 javëve zhgënjim Luftëtari që mposhti 2-0 Lushnjën në Gjirokastër duke regjistruar fitoren e dytë në

këtë sezon dhe të parën me trajnerin Hasan Lika në stol. E nisi me humbje aventurën e tij te Lushnja, tekniku i ri Hysen Dedja. Sfida e Gjirokastrës mori drejtimin që minutat e para pasi në të 3-tën Eduart Rroca kaloi në avantazh bluzinjtë ndërsa në të 70-tën vetëm 4 minuta pasi kishte hyrë në fushë mbrojtësi Donald Rapo shënoi edhe golin e dytë për vendasit duke vulosur fitoren e gjirokastritëve, të cilët me këtë sukses iu larguan disi fundit të renditjes duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve.

Në fakt Luftëtari mori tri pikë dhe i iku paksa fundit, por nuk ka shpëtuar, pasi ende llogaritet ndër ekipet që luftojnë për mbijetesë. Gjirokastritëve u duhen shumë pikë që të largohen përfundimisht nga zona e “ftohtë” e renditjes e të kthehen në mesin e artë, atje ku pozitat më të forta i ka Kamza e Flamurtari, dy ekipe që po bëjnë surprizën deri tani në Kategorinë Su-periore. Gjithsesi, fitorja e djeshme në Gjirokastër i jep Luftëtarit forcë për të përballuar me moral garën në vazhdim.

Luftëtari rikthehet te fitorja, Lika e bën “sefte” në Gjirokastër

Komisioni i Apelit s’jep vendim,

Flamurtari-Kukësi “në ajër”

Mavraj gjen fitoren në Bundesligë, Abrashi kthehet nga dëmtimi

e di mirë se kjo situatë nuk do të kalojë lehtë, sidomos me tifozët që tani janë acaruar së tepërmi. Por pavarësisht të gjitha këtyre, Juliano nuk e dha dorëheqjen, megjithëse është në pritje të mësojë edhe zyrtarisht shkarkimin nga presidenti Gazmend Demi. “Puna ime është të ndihmoj skuadrën duke punuar më shumë. Ata janë vendime që i merr klubi, i ka mundësitë ta bëjë. Unë bëj punën, por këto vlerësime bëhen diku tjetër”, përfundoi Juliano. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë sot, por mësohet se drejtori Luçiano Moxhi ka kërkuar një takim të dielën me presidentin demi, për të vendosur rreth të ardhmes së Julianos. Nëse shkarkimi nuk vjen gjatë natës, atëherë Juliano do ta marrë këtë vendim pikërisht sot, pasi Partizani me humbjen e djeshme ka dalë jashtë objektivave në kampionat.

Një tjetër lojtar i Kombëtares spikati sot në fushë. bëhet fjalë për Odise Roshin që luajti titullar dhe ndikoi në fitoren e skuadrës së tij, Akhmat Grozni ndaj skuadrës tjetër ruse të Rostovit. Akhmat Grozny i shqiptarëve fitoi 1-0 dhe u ngjit në vendin e 8-të me 21 pikë në 16 ndesh-je të zhvilluara. Roshi u aktivizua si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 85-të, ndërsa në po të njëjtën minutë u ndëshkua me karton të verdhë për vonesë në daljen nga fusha. Bekim Balaj nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë takim për Akhmat Groznyn, edhe pse ishte i gatshëm në stolin e rezervave, ndërsa Bernard Berisha nuk ishte i grumbulluar. Roshi është ftuar në Kombëtare, kurse Balaj jo.

Roshi protagonist në Premier të Rusisë për

Akhmar Grozni

Tirana ka pësuar humbjen e parë në Kate-gorinë e Parë, pas shtatë javë garë në këtë kategori. Dhe pëson disfatë brenda në fushën e saj “Selman Stërmasi”, pikërisht me Bylisin, në një ndeshje që luhej ndaj një rivali direkt në ambiciet për t’u ngjitur në Superiore sezonin tjetër. Ka përfunduar ndeshja Tirana-Bylis në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ka fituar Bylisi me një gol të Zisit në pjesën e dytë. Ndërkohë, një incident

i pakëndshëm ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes, pasi policia ka prangosur dy tifozë të cilët besohet se kanë ofenduar presidentin e klubit bardheblu, Refik Halili. Dy tifozë të skuadrës së bardhe-bluve janë arrestuar nga poli-cia menjëherë sapo kanë dalë nga stadiumit. Nuk dihet ende

arsyeja, por besohet se ata mund të kenë pasur ndonjë konflikt me persona të tjerë. Policia i ka shtrirë në tokë para stadiumit dhe më pas i ka shoqëruar në rajonin e policisë.

Kategoria I/ Tirana pëson humbjen e parë, dy tifozë të saj përfundojnë në pranga

Java e nëntë e Kate-gorisë Superiore konfir-moi dhe një herë krizën e skuadrës durrsake, Teutës. Kjo pasi, edhe pse kishte bërë ndryshime dhe kishte larguar “rebelët” nga gjiri i saj, sërish nuk ia doli të dalë me tri pikë nga fusha, duke mbetur prej më shumë se 5 javësh pa fitore. Vetëm një barazim ndaj Laçit dhe një pikë e marrë në Durrës përballë kurbi-nasve është pak për një ekip që pretendonte se ishte për trofe. Pra, pavarësisht pezullimeve dhe

ndëshkimeve, sërish Teuta nuk arrit te fitorja, teksa u ndal në barazim 1-1 me Laçin. Skuadra e Maganit edhe këtë herë kaloi e para në avantazh, me anë të mbrojtësit Dediç, por laçianët barazuan vetëm 4 minuta më pas me anë të Nikës. Teuta kërkoi me ngulm fitoren, por nuk arriti të dërgojë sërish topin

në rrjetë, ndërsa Laçi i Mezanit u mbrojt mirë dhe tentoi disa herë me anë të kundërsulmeve. Në fund përfundoi 1-1, një rezultat qe i shkon më shumë përshtat lojës së zhvilluar në fushë.

Java 9/ Teuta nuk di të fitojë, Magani kënaqet me një pikë në duelin me Laçin

Page 22: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

22 GAZETA SOTE Diel 5 Nëntor 2017

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Johnny Depp i dehur në premierën e “Murder On The Orient Express”

1-Zamira e Skenës. 2-Një nënë gjirokastrite. 3-Ndryshe për aktorin amer-ikan Zhan Klod. 4-Është kafsha më elegante e Savanës. 5-Italia në tabelën elektronike. 6-Përemër vetor. 7-Një dythundrak i egër i zonave të Amerikës së Veriut, me një gungë mbi shpatulla. 8-Bujk. 9-Çekiç i madh, pa të fundit. 10-I thuhet ndryshe kalit të shalës. 11-Qirjazi e këngës. 13-Një ngjyrë. 14-Është shtet afrikan me kryeqytet Librevill. 16-Aktori Edmond ... (Si gjithë të tjerët). 17-Rojtar pylli. 18-Filipe ... i garave të formulës uno. 20-Letër në format të madh. 21-Një shtet i madh në Amerikën Latine. 22-Ndërtesa ku ushtron funksionet një organ drejtues. 23-... Peci, botoi për herë të parë gazetën shqip në Boston të Amerikës. 24-Harrison ... aktor i Hollivudit. 25-Një shenjë e horoskopit. 26-Tas i thellë për çorbë. 27-Ëshë lumë në veri, degë e lumit Drin. 29-Fuçi druri për bulmet. 30-Një opera e Puçinit. 31-Kafshë nga Peruja, ka lesh të mirë. 33-“Mbreti” i Shekspirit. 34-Zotëroj. 35-Rrethi çiklistik i Francës. 36-Durhan, etnografe dhe publiçiste angleze në inic. 37-Humoristi anglez Atkinson në inic.

1- Litarë çeliku. 4-... Zof, ish portieri i përfaqësueses italiane. 7-Land në Gjermani. 12-Gjika e skenës. 13-Goli në Olimpikun e Romës. 14-Janë vegla gjimnastikore për muskujt e dorës. 15-U orovata, ose ... 17-Treg. 18-Notë në pentagram. 19-Porcion. 20-Njësi ushtarake në kohën e Sulltanit me njëmijë vetë. 21-Shkrimtari amerikan Tomas ... 22-Janë konstruksione betoni për ndërtim. 23-Ka një të tillë mode dhe bukurie. 24-Takije prej cohe zakonisht e kuqe që mbajnë në kokë disa banorë në Lindjen e Mesme. 25-Ish aktorja Melpomeni ..., pa të fundit. 27-Një gjitar i madh deti. 28-Poeti dhe shkrimtari kosovar ... Podrimja. 29-Vend me baltë dhe llucë. 30-Njëri muaj i vitit. 32-Poho-jnë italianët. 33-Fshat në Librazhd. 34-Njëlloj si kushte. 36-Ai i Ana Frankut. 37-Shkrimtari Brahimi. 38-Është material inert. 39-Është gadishull në Europë. 40-Thikë me dy presa. 41-Shkurre që bën kokrra të kuqe që hahen.

Aktori Johnny Depp u paraqit këtë javë në premierën botërore të filmit “Murder On The Orient Express” në Londër të enjten. Ylli i Hollywoodit u paraqit në tapetin e kuq përballë qindra fansave, ndërsa u ndihmua nga një ndi-hmës, duke çuar në sugjerimet që ai kishte lejuar vete disa gota përpara nisjes. Kështu së paku bëri të ditur një burim i The Sun, i cili u shpreh: “Të gjithë mendonin se ai kishte pirë”. Aktori Johnny Depp nuk dukej aspak i qëndrueshëm në premierën e “Murder on the Orient Express”. Duke u shfaqur në ngjarjen magjepsëse në sallën “Royal Albert Hall”, 54-vjeçari thuhet se ka qenë i ‘ngopur me alkool’ duke u shoqëruar bashkë me yjet e tjerë si: Dame Judi

Dench, Penelope Cruz dhe Kenneth Branagh. I veshur me një kostum të zi dhe mjaft elegant, ylli me sa duket kishte nevojë për një shoqërues që ta mbante atë teksa hynte në sallën ku do të shfaqej premiera. Aktori ndihmohej nga një shoqërues gjatë parakalimit në tapetin e kuq, gjë që ngriti edhe më shumë dyshimet se ai mund të kishte arritur i dehur në premierë. Ylli u tha gjithashtu se e kishte vizituar klubin famëkeq të Londrës, “The Box”, një natë më parë, thuhet në burimin e brendshëm të The Sun. “Johnny nuk u ndal. Aktori kishte një natë të ngarkuar e cila vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit. Ai u gjithashtu shkeli rreg-ullat duke pirë tre herë duhan brenda sallës” vijon burimi.

Biondet dhe brunia

Gjatë ngjitjes nëpër shkëmbinj 11 bionde dhe një zeshkane kishin ngecur të kapura pas litarit. Por, litari nuk arrinte t’i mbante të gjitha në të njëjtën kohë ai mund të këputej dhe të gjitha do të vdisnin. Brunia filloi t’u flas përzemërsisht biondeve duke i thënë:

“Do të sakrifikoja veten time, vetëm për të shpëtuar jetën tuaj”.

Në këtë moment të 11 biondet filluan të duartroka-sin duke lënë mënjanë litarin dhe përfundojnë në humnerë, brunia vazhdoi të ngjiste e qetë shkëmbin duke u mbaj-tur tek litari, i cili ishte mëse i mjaftueshëm për të.

Numri i telefonit

Ishin tre shokë, njëri amer-ikan, njëri gjerman dhe tjetri shqiptar. Vënë bast me njëri- tjetrin se kush do të qëndroj më gjatë në shkretëtirë. Shkojnë në shkretëtirë dhe aty afër kanë një kabinë telefoni, që sapo ata të mos ndjehen mirë të thërrasin menjëherë ambulancën. Shkon i pari gjermani, rri dy ditë dhe nuk mundet më. Menjëherë thërret ambulancën që të vij ta marri e ta çojë në shtëpi. Kështu largohet i pari gjermani. Më pas i vjen radha amerikanit, por as ai nuk rri shumë. Pasi kalon një javë thërret ambulancën dhe kthehet në shtëpi. Vjen radha e shqiptarit. Kalon një javë, një muaj, dy, tre por ai nuk po merrte në telefon ambulancën. Shokët të shqetësuar shko-jnë në shkretëtirë dhe shohin shqiptarin të ulur tek kabina telefonike. I thotë i pari gjerma-ni:

“Çfarë je duke bërë, pse nuk na lajmërove?”

Shqiptarit të cilit i kishte ikur edhe zëri duke belbëzuar thoshte:

“Më ka humbur numri i telefonit dhe nuk mundesha t’ju lajmëroja dot”.

k u l t u r e www.sot.com.al

3 7 8 4 9 5

6

8 1 7

2 4

4 8 5 3

3 1

1 9 5

8

9 7 5 2 8 1

8 3 7

1 2 7 4 5

5 3 6

3 8 8

2 1

2 4 7

1 9 6

6 7 5 1 8

3 4 5

2 1

3 7 8

8 5 6

9 7 2

3 6 7 4

9 8 3

9 4 3

8 9 3

5 7

Page 23: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

GAZETA SOT E Diel 5 Nëntor 2017 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Është momenti t’i demon-stroni të gjithëve projektet tuaja. Mos qëndroni pasiv me personin e zemrës, sepse nuk keni motive konkrete.

23 shattor-22 tetor

Pas një dite, e cila nuk ka qenë e mirë fillon një dite me punë që ju kthen humorin. Yjet nuk do të jenë prezent në zgjidhjen e problemeve.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Marsi në shenjën tuaj ju bën të ndiheni mirë. Por, mund të ndihet sensi juaj kri-tik ndaj atyre që ju rrethojnë. Evitoni polemikat.

Ndikimi i hënës i cili është kundër jush do të re-flektoj në punën tuaj. Do të arrini të keni çdo gjë tuajën dhe kjo do t’ju sjell kënaqësi.

Rikthimi në punë do t’ju ndihmojë shumë sot. Mund të përdorni në jetën tuaj profe-sionale të gjitha energjitë. Kësh-tu edhe nervozizmi do të iki.

Dashi Demi

Mund të gjeni përkrahje tek dikush që di më shumë se ju. Dëshira juaj për tu përmirësuar është e madhe. Hiqni mënjanë pak para.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Sot është dita ideale për të filluar një projekt të rëndë-sishëm. Me ndihmën e Diellit dhe Mërkurit keni energjitë dhe vëmendjen e duhur.

Përfundoi koha e pritjes. Ka persona që po përgatisin faljet e tyre, bëjeni edhe ju këtë gjë. Përgatitni një surprizë për personin tuaj të zemrës.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Keni filluar të ndjeheni më të qetë dhe më pak kon-fuzë. Dëgjoni partnerin dhe kjo gjë do t’ju ndihmojë për të marrë vendimin e duhur.

Apple, në 4 muaj 52.6 mld dollarë të ardhura

Duhet të jeni më pak pes-imist dhe do të arrini të shih-ni anën pozitive të medaljes. Jo gjithmonë puna është ai vend që ju bezdis.

Horizontal

Nëse dëshironi të filloni një aktivitet të rrezikshëm duhet të sforcoheni. Do të arrini njëkohësisht shumë gjëra të suksesshme.

Sot do të jeni miqësorë me të tjerët. Do të keni një energji të madhe dhe mendja juaj do të jetë aktive. Në punë gjithçka do të shkoj mirë.

Apple ka publikuar rezultatet finan-ciare për tremujorin e saj të katër fiskal. Kompania nga Kupertino ka lajmëruar të ardhura prej 52,6 miliardë dollarësh ndërmjet korrikut dhe shtatorit, që paraqet rritje prej 12 përqind në nivel vjetor. Shitja ndërkombëtare përbën 62 përqind të këtyre të ardhurave. Sipas të dhënave nga raporti, Apple ka shitur 46,67 milionë iPhone; 10,3 milionë iPad dhe gjeneroi 8,5 miliardë dol-larë përmes Services në tremujorin fiskal. Kjo paraqet rritjen më të madh të të ard-hurave për Services, në të cilën përfshihen AppleCare, Apple Pay, liçensimet dhe shër-bimet tjera. Ndërkohë Apple pret rritjen e të ardhurave prej 84-87 miliardë dollarësh.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Një qytetar nga Gjermania i ka telefonuar policisë duke thënë se në oborrin e tij gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore, ku pasi forcave të shumta të policisë dhe atyre të deminimit dolën në vendin e ngjarjes, u kon-statua se bëhet fjalë për një kungull të madh. Telefonata e 81-vjeçarit ka ndodhur gjatë e enjtes në Bretenm në afërsi të qytetit Karlsrue në jugperëndim të Gjermanisë. Në komunikatë thuhet se policia ka konstatuar se “ai objekt vërtetë është dukur si bombë”, por që në fakt bëhej fjalë për një kungull të gjatë 40 centimetra. Kjo perime e “frikshme” që kishte ngjyrë të hirtë të mbyllur, peshon rreth pesë kilogramë, kurse policia beson se dikush e kishte hedhur në arën e tij. Megjithatë, në shumë qytete gjermane vazhdojnë të gjenden bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore.

Fjalëkryq i shifruar

Gjermani, kungullin e kujtojnë për bombë

1-Një organizatë rinore në vendin tonë. 6-Lumi i Tiranës. 7-Patrioti ... Kuka. 8-Ale-anca Demokratike. 9-Rojë Operative. 10-Një numër. 11-Shkrimtari amerikan ... Tuen. 12-Port slloven në Adriatik. 16-Fjalë që tregon burimin nga është marrë lajmi. 17-Kryetari i një manastiri. 18-Kolosi i ... një ishull grek që njihet si një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër. 19-Pije alkoolike që përdorin piratët. 20-Titull i ulët në hierarkinë myslimane. 22-Asistencë Sociale. 23-Irena ... aktore amer-ikane me origjinë greke. 24-Notë në penta-gram. 25-Ndryshe për mbledhjen. 26-Bujtinë primitive. 27-Formacion i madh ushtarak. 29-Një qytet bregdetar italian. 30-Hoxha që drejton lutjet në xhami. 31-Ka simbolin kimik Bo. 32-Pikturë shenjtori në dru. 33-Ndryshe i thonë dorëzanës. 35-Shkrimtari amerikan Tomas ... 36-Patrioti ... Xhelo. 37-Organi-zatë Terroriste. 38-Shok pune. 39-Mamaqi e letrave në inic. 40-Shkrimtar që qeveris me dhunë si Pinoçeti. 41-Patrioti ... Kuka. 42-Regjisori Minga.

1- Bota bimore dhe shtazore. 2-Velado-ni i priftit. 3-Dirigjenti Koço ... 4-Ndajfolje sasie. 5-Ndryshe i thonë tregues. 8-Janë ato të kokosit. 10-Është lumë dhe fshat afër Fushë Krujës. 11-Në mes. 12-Dete në Amerikën Qendrore, pa fund. 13-Bën pjesë në artilerinë e rëndë me grykë të shkurtër. 14-Firmë e njohur e baterive të automjeteve. 15-Ernest Telman. 16-Vend i rregulluar para portës së shtëpisë për të ndenjur. 18-Një ekip futbolli i Vjenës. 20-Banjo allaturke. 21-Tepsi prej bakri e cekët dhe me buzë të kthyera. 23-Njeri që beson në shumë perëndi. 24-... Barleti. 25-Kompozitori Gjoni. 26-Njeri koti që nuk i hyn në punë asnjërit. 28-Zogjtë e rosës. 29-I thonë pishës së zezë, i thonë edhe cetinë. 31-Një sisor deti. 32-Qytet në Itali ku zhvillohen garat e formulës uno. 33-Stërqokat, femrat e gallofit. 34-Gjendër e huaj në trupin e njeriut. 36-Vagabond, imoral, ndërmjetës për punë të pista. 38-Kush?, ital. 39-Letra e parë më me vlerë. 40-Pjestari i cir-kut, Baçova në inic. 41-Organizatë Laburiste.

k u l t u r e www.sot.com.al

Page 24: Visho Ajazi Lika batërdi me punësimet në SHISH, zbardhen ...€¦ · Gjiknuri: Me panelet diellore kursejmë 70% energji Në të gjitha kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve

24 GAZETA SOTE Diel 5 Nëntor 2017

3,5,8,9,11,14,18,19,20,21,24

NDESHJET E JAVËS 11

TË PREMTENFrankfurt-Verder 2-1

TË SHTUNËN Augsburg-Leverkusen 1-1M'gladbah-Mainz 1-1Freiburg-Shalke 0-1Hamburger-Shtutgart 3-1Leipzig-Hanover 2-1Dortmund-Bajern 1-3

TË DIELËNKëln-Hofenheim Wolfsburg - Berlin

RENDITJA E BUNDESLIGËS

1 Bajern Munih 26 2 Leipzig 22 3 Borusia Dortmund 20 4 Shalke 20 5 Hanover 18 6 Eintraht Frankfurt 18 7 Munshengladbah 18 8 Bajer Leverkusen 16 9 Augsburg 16 10 Hofenheim 16 11 Hertha Berlin 13 12 Shtutgart 13 13 Mainz 12 14 Volfsburg 10 15 Hamburger 10 16 Freiburg 8 17 Verder Bremen 5 18 Këln 2

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; Marketing : Cel 06 720 50 425 email: [email protected]

KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim CacoSTAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Bundesliga luajt i javën e 11-të të saj, e cila kulmoi me derbin e Gjer-

manisë, Borusia e Dort-mundi-Bajern i Mynihut, e cila përfundoi me fitoren e bavarezëve 3-1, në një duel direkt për kreun. Padyshim, kjo fitore e ndihmon Ba-jernin e Mynihut të marrë jo vetëm kryesimin por edhe të shfaqet si pretendenti krye-sor për titull në Gjermani. Nën erën e Jup Hejnkes, Bajerni nuk njeh ndalesa dhe kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e Bajernit që kur ko-mandën e ekipit e mori vete-rani Hejnkes. Duhet thënë se Bajerni e dominoi ndeshjen dhe e meritoi fitoren.

Ndeshja Sipas vetë mediave gjer-

mane, Bajerni i Jup Hejnkes nuk ka të ndalur, teksa dje mori fitoren e 4-t radhazi në kampionat, në shtëpinë e rivalit kryesor, Borusias së Dortmundit, në “Signal Idu-na park”. Bavarezët arritën të dominojnë takimin që nga fillimi dhe të marrin fitoren

NGJARJA/ Sëlltiku thyen rekordin 100 vjeçar

të fitoreve radhazi

LA LIGA Në Spanjë Reali ka humbur pe-shën e tij dhe kriza në lojë e rezultate poo sjell largimin e tij nga pretendi-mi për titull, sepse rivalja kryesore, Barcelona, vijon të jetë shumë pikë para tij në klasifikim dhe padisku-tim në vend të parë. Por dje mori një fitore me vlerë një tjetër pretendent, Atletiko e Madridit, e cila mposhti në një duel emocionues Deportivo La Korunjën 1-0, në një takim që po shkonte drejt një barazimi dhe ku ishin humbur shpresat për fitore

nga skuadra madrilene. Pra, Atletiko Madridi ka shënuar fitore minimale në ndeshjen e djeshme ndaj Depor-tivo La Korunjës. Në një lojë që ishte e barabartë, ishte goli i Thomasit në minutën e 90+1 që i siguroi pikët e plota skuadrës së Diego Simeones. Thomas shënoi pas asistimit nga Gabi. Atletiko Madridi zë vendin e tretë e me 23 pikë, kurse La Korunja në vendin e 16-të dhe ka 11 pikë. Du-het thënë se këtë sezon Atletiko nuk e ka fuqinë e saj të mëparshme dhe

për herë të parë në këta vitet e fundit, Atletiko po vë në diskutim kalimin e grupit në UEFA Champions League. Kjo ndodh ngaqë në grup ata janë shortuar me Çelsin dhe Romën, dy kundërshtarë të drejtpërdrejtë dhe shumë të fortë. Por e keqja skuadrës së Simneones i ka ardhur nga një tjetër ekip, në letër i papërfillshëm, Karabagu i Ansi Agollit, që e ka ndalur dy herë në barazim skuadrën e Atletikos, duke bërë që madrilenët të jenë tani një hap larg eliminimit.

SUKSESI DEKLARATA SUKSESI

Alavesh merr 3 pikë mbijetese, buzëqesh De Biazi

Liverpuli kthehet bindshëm me fitore ne Premier League

Në kampionatin spanjoll po konkurron këtë sezone dhe ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi. Alaveshi i i tij, arriti dje një fitore domethënëse, gati jetike përballë Espanjolit, me rezultatin e ngushtë, 1-0. Goli i parë dhe i vetëm, u shënua që në minutën e parë të takimit, nga Santos. Ndeshja ishte e luftuar, por kartoni i kuq në të 39-tën për Espanjolin, e lehtësoi edhe më shumë fi-toren e vendasve. Kjo ishte fitorja e dytë për De Biazin që nga emërimi si trajner i Alaveshit, dhe kështu e çon ekipin në kuotën e 6 pikëve,

Trajneri i Torinos, Sin-isha Mihajloviç, tha dje se Interi nuk është i pamposhtur, përderisa ka përkujtuar se ishte pikërisht ai që njëherë e kishte “shkarkuar” trajnerin Spaleti nga posti i teknikut tek Sampdoria. Megjithatë, serbi pranoi se nesër Torino e tij do të luajë kundër një ekipi shumë të fortë. “Ndeshja e nesërme është shumë e fortë, pasi luajmë ndaj vendit të dytë në ligë, por nëse e shfrytëzo-jnë shpirtin e “demit – toro”, atëherë s’kemi humbur ende. Interi është i fortë, por ka edhe dobësi. Spaleti meriton shumë

Liverpuli i Jurgen Klop duket se është rikthyer te re-zultatet pozitive, teksa sot ka regjistruar një tjetër fitore. ‘The reds-at’ kanë mposhtur Uest Hemin me rezultatin 1-4, në një sfidë të dominuar totalisht prej tyre. Salah dhe Matip shënuan në pjesën e parë, ndërsa Lan-zini ngushtoi diferencën në fillimin e të dytës. Por Çamber-lain dhe sërish egjiptiani Salah, shënuan dy gola të tjerë dhe vulosën fitoren e Liverpulit, me rezultatin 1-4. Pas 11 javësh, Liverpuli mban vendin e 6-të, me 19 pikë, po aq sa kanë edhe Arsenali e Çelsi, që mbajnë

por përsëri mbetet në vendin e 18-të, në zonën e ftohtë në renditje. Tashmë italiani lufton të sigurojë mbijetesën me ekipin e tij.

lëvdata për sezonin e tij, por më kujtohet kur e “shkarko-va” atë kur ai ishte trajner i Sampdorias dhe unë luaja për Lacion”, tha Mihajloviç.

vendin e 4-t dhe të 5-të, por kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Gjithsesi, kjo fitore e ndihmon Liverpulin të futet në garën e pretendentëve.

Bavarezët fituan 3-1 përballë rivalëve kryesorë të Bundesligës brenda në “Signal Iduna Park”, duke u konfirmuar në krye të renditjes dhe si favoritë për titull

me rezultatin e pastër 1-3. Skuadra e Hejnkes kaloi në avantazh me anë të holan-dezit Roben, në minutën e 17-të, ndërsa polaku Le-vandovski dyfishoi shifrat në të 37-ën. Në minutën e 67-të, ishte mbrojtësi aus-triak David Alaba që shënoi golin e 3-të dhe vulosi fitoren. Në minutat në vijim Bajerni administroi rezultatin, ndër-sa Dortmundi arriti të gjejë golin e nderit, me anë të mbrojtësit spanjoll Bartra, vetëm 2 minuta nga përfun-

dimi i kohës së rregullt. Pas 11 javësh të Bundesligës, Bajerni i Mynihut kryeson me 26 pikë, i ndjekur nga Leipzig me 22 dhe Dort-mund me 20. Një muaj më herët, Dortmundi kishte një avantazh prej 5 pikësh me Bajernin, por në vetëm 4 javë, skuadra e Hejnkes përmbysi gjithçka, duke marrë të gjitha pikët e mundshëm. Nga ana tjetër, verdhezinjtë, kanë marrë vetëm 1 pikë në 4 javët e fundit, ndërsa 3 ndeshjet e tjera i kanë humbur.

Bajerni fiton derbin e Gjermanisë me Dortmundin, Hajnkes i pathyeshëm

Atletiko fitore “in extremis” ndaj Deportivo La Korunjës

Mihajloviç: Spaletin e kam shkarkuar një herë...

Një rekord i madh u shënua në Skoci gjatë ditës së djeshme dhe bëhet fjalë për një prej ekipeve legjendë të këtij vendi, Sëlltikun. Kështu, skuadra më e trofeshme e futbollit skocez, Sëlltik, ka vendosur një rekord të ri sa i përket ndeshjeve rad-hazi pa humbje, duke mbetur të pamposhtur në 63 ndeshje me radhë në garat vendore. Fitorja prej 4-0 ndaj St. John-stone të cilën ata e realizuan sot, ishte një fitore historike për “The Hoops”. Ata e kanë thyer rekordin që e mbanin vet që nga vitet 1915-1917, kur qëndruan të pamposhtur për 62 ndeshje. Re-kordi aktual i Sëlltikut ka filluar që nga ndeshja e fundit e sezonit

2015/16 kur ata e mundën Moth-eruellin, e deri më sot kur ata thyen rekordin me fitoren ndaj St. Johnstone. Gjatë kësaj peri-udhe ata kanë fituar 55 ndeshje, kanë barazuar në shtatë, dhe nuk kanë humbur asnjëherë në 63 ndeshjet e fundit në garat vendore, duke shënuar 183 gola dhe pranuar 35. Që nga viti 2016, menaxher i skuadrës skoceze është ish-menaxheri i Liverpulit, Brendan Roxhers, i cili nuk di për humbje në Skoci. Duhet thënë se pesha e Sëlltikut në futbollin europian ka rënë disi, si pasojë e daljes në skenë të klubeve të tjera të mëdha të kontinentit, por brenda për brenda Skocisë.