36
UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” FAKULTETI EKONOMIK PUNIM DIPLOME Rëndësia e NVM-ve në Ekonominë e Kosovës Mentori: Msc. Besart HAJRIZI Kandidati: Valmir SALIHU Mitrovicë, 2017

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” FAKULTETI … · UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” FAKULTETI EKONOMIK PUNIM DIPLOME Rëndësia e NVM-ve në Ekonominë e

  • Upload
    others

  • View
    61

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” FAKULTETI EKONOMIK

PUNIM DIPLOME

Rëndësia e NVM-ve në Ekonominë e Kosovës

Mentori:

Msc. Besart HAJRIZI Kandidati:

Valmir SALIHU

Mitrovicë, 2017

2

ABSTRAKT

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) kanë një rol ekonomik dhe social shumë të

rëndësishëm, për shkak të kontributit të tyre në funksionimin e rrjetit ekonomik dhe në

krijimin e vendeve të punës. Këto kontribute janë shumë të vlershme në kushtet e krizës dhe

të rritjes së papunësisë. Sidomos në Kosovë, zhvillimi i NVM-ve mund të kontribuojë në

përballimin e sfidave të shumta të lidhura me zhvillimin ekonomik, efektet e pabarazisë,

nivelin e lartë të papunësisë, rritjen demografike dhe nevojën për ndryshime strukturale.

Zhvillimi i NVM-ve ofron shumë mundësi punësimi, që mund të ndihmojnë në zvogëlimin

e nivelit të papunësisë dhe në përballimin e sfidave demografike të këtyre popullatave, të

cilat janë në rritje të shpejtë. Përveç kësaj, zhvillimi i sektorit të NVM-ve mund të

kontribuojë në përforcimin e konkurrueshmërisë dhe të prodhueshmërisë, duke nxitur

njëkohësisht rritjen e të ardhurave globale dhe të ardhurave për frymë. Ky zhvillim do të

promovojë edhe transformimin struktural të sektorit të NVM, për shkak të lidhjes së tij me

inovimin dhe zhvillimin teknologjik.

Nga ana tjetër, ky proces kontribuon në zhvillimin rajonal dhe lokal, si edhe në kohezionin

social, duke mundësuar zvogëlimin e pabarazive, sepse rritja e të ardhurave të një segmenti

të gjerë të popullsisë do të përforcojë kërkesat për një qeverisje më të mirë. Këto zhvillime

pozitive do të përmirësojnë mundësitë ekonomike dhe politike, duke transformuar

projektimet demografike dekurajuese, të cilat thellojnë varfërinë dhe paqëndrueshmërinë,

në forca që mund të shkaktojnë ndryshime pozitive. Për këtë arsye nuk është e tepruar të

themi që NVM kanë mundësi të ndikojnë pozitivisht në vektorët kryesorë të zhvillimit në

tërë Kosovën.

Studimi ka për qëllim të identifikojë dhe të analizojë treguesit kryesorë që ndikojnë në

suksesin dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), pra në performancën e

tyre, si dhe të analizojë efektet që japin këta tregues në rritjen ekonomike të NVM-ve.

Në këtë kërkim shkencor janë trajtuar disa çështje të rëndësishme dhe problematika të

përgjithshme të sistemit të financimit, të situatës financiare dhe rentabilitetit të bizneseve të

vogla dhe të mesme në Kosovë. Gjithashtu, ky punim do të paraqesë, si nga pikëpamja

teorike dhe empirike, lidhjen ndërmjet këtyre treguesve kryesorë të performancës, apo thënë

ndryshe, të rritjes së NVM-ve.

Prandaj, zhvillimi i sektorit të NVM është shumë i rëndësishëm në Kosovë, sidomos duke

marrë parasysh që problemet sociale e atyre vendeve janë, në masë të madhe, pasoja e rritjes

ekonomike të pabarabartë.

Zhvillimi i qëndrueshëm i rajonit kërkon shpërndarjen e kulturës së promovimit të

investimeve dhe të territoreve ndër vepruesit lokalë, duke mundësuar ndarjen më të mirë të

investimeve, vendeve të punës dhe pasurive, si edhe përballimin e konkurrencës, e cila

intensifikohet vazhdimisht.

Fjalët kyqe : Performanca e NVM-ve, rritja NVM-ve, zhvillimi i sektorit të NVM

3

P ë r m b a j t j a

Lista e shkurtesave ..........................................................................................................4

Regjistri i tabelave ..........................................................................................................5

Regjistri i Ilustrimeve .....................................................................................................6

FALENDERIME .............................................................................................................7

HYRJE .............................................................................................................................8

1.1 Qëllimi dhe objektivat e punimit ......................................................................................... 9

2. Përkufizimi i NVM-ve ...............................................................................................10

2.1Rëndësia e NVM-ve ...........................................................................................10

2.2. Karakteristikat e NVM-ve ................................................................................12

2.3. Probleme të përkufizimit të NVM-ve ...............................................................13

3. Përkufizimi i NVM-ve në Kosovë ............................................................................14

3.1 Bizneset e Regjistruara në Kosovë ....................................................................14

3.2 Kontributi i NVM-ve në BPV ...........................................................................16

4. Situata ekonomike e tanishme në Kosovë dhe në rajon ........................................17

4.1 Sektori privat në Kosovë ...................................................................................18

4.2 Roli dhe struktura sektoriale e NVM-ve nё Kosovё ..........................................19

4.3 Zhvillimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme .............................................21

5. ANALIZA EMPIRIKE .............................................................................................22

5.1 Metodologjia ......................................................................................................22

5.2 Gjetjet e anketës .................................................................................................22

5.3 Performanca e NVM-ve ............................................................................................... 23

5.4 Përqindja e nvm-ve eksportuese ........................................................................24

5.5 Ndikimi i MSA-së në nivelin e shitjeve .............................................................25

5.6 Burimet e Investimeve .......................................................................................26

5.7 Fuqia punëtore ...................................................................................................27

5.8 Numri mesatar dhe përqindja e punëtorëve sipas gjinisë nëpër vite ............................ 28

5.9 Analizë e barrierave në të bërit biznes ....................................................................... 29

5.9.1 Inovacioni dhe rritja e NVM-ve .....................................................................31

PËRFUNDIM ................................................................................................................33

Konkluzione.............................................................................................................33

Rekomandime ..........................................................................................................34

4

LISTA E SHKURTESAVE

NVM – Ndermarrje të vogla dhe të mesme

ASK – Agjensia Kosovare e statistikave

ARBK – Agjensia e Regjistrimit të Bizneseve

MTI – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

ATK – Administrata Tatimore e Kosovës

MSA – Marrëveshja e Stabilizim Asociimit

BB – Banka Botërore

5

Regjistri i tabelave

Tabela 1 : Përkufizime të ndryshme për NVM-të ........................................................................... 13

Tabela 2: Ndërmarrjet e Regjistruara në Kosovë sipas Numrit të Punëtorëve – 2010 .................... 14

Tabela 3: Ndërmarrjet e Regjistruara në Kosovës sipas Numrit të Punëtorëve - 2010 ................... 15

Tabela 4: Qarkullimi vjetor sipas madhësisë së Ndërmarrjes dhe Pjesës së BPV-së, 2010 ............ 16

Tabela 5: Renditja e barrierave në të bërit biznes në kosovë (sipas pikëve të intensitetit)............. 30

6

Regjistri i Ilustrimeve

Figura 1 : Numri i nvm-ve në 1000 banorë në rajon ..........................................................19

Figura 2: Përqindja e nvm-ve eksportuese ..........................................................................24

Figura 3: Ndikimi i MSA-së në nivelin e shitjeve ...............................................................25

Figura 4: Burimet e Investimeve .........................................................................................26

Figura 5: Numri mesatar i punëtorëve 2000-2016 ...............................................................27

Figura 6: Numri dhe përqindja mesatare e punëtorëve ndër vite ........................................28

7

FALENDERIME

Falënderimi i takon ZOTIT të madhërishëm që më mundësoi të

studioj, hulumtoj dhe të dal si një vlerë e re e tregut të dijes kosovare.

Atë e falënderoj dhe gjithmonë kërkoj ndihmë dhe përkrahje prej Tij,

sepse nuk ka ndihmës më të mirë dhe nuk ka destinacion më të saktë

për të falënderuar sesa të Madhërishmin Zot.

Një falënderim të veçantë ua dedikoj prindërve të mi, , dhe

vëllëzërve për motivim e përkrahje të pakursyer.

Ky punim, për të qenë më ndryshe nga shumica e punimeve tjera,

duhet mbikëqyrje dhe menitorim nga një vlerë ndryshe akademike

dhe, këtë vlerë ndryshe, e gjeta tek z. Besart L. Hajrizi i cili në formë

të palodhshme ma mundësoj që të mbarështroj këtë punimë. Këshillat

e tij metodike dhe profesionale kanë qënë të domosdoshme, ndërsa

mbështetja e tij morale më ka inkurajuar në mënyrë të vazhdueshme.

8

HYRJE

Procesi i tranzicionit ka sjellë ndryshime të rëndësishme, duke bërë të domosdoshme që

Kosova të përshtatet me tendencat dhe nevojat për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm,

të aftë të operojë sipas rregullave të Tregut të Përbashkët Evropian. Në të njëjtën kohë

diferencimi i ekonomisë lokale, si pasojë e kërkesave të tregut të lirë, rritjes së konkurrencës

dhe dinamikes së zhvillimit, kërkon rregullime dhe rivlerësime të prioriteteve dhe

marrëdhënieve që ekzistojnë ndërmjet pushtetit dhe sipërmarrjeve të biznesit, biznesit dhe

komunitetit, si dhe brenda komunitetit të biznesit, në mënyrë që të ngrihen struktura

bashkëpunuese të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit

dhe të rajonit tonë.Në këtë situatë të re, ku ekonomia Kosovare përveç nevojës për tu

përshtatur me rregullat e reja të konkurrencës së lirë, kërkesave për tu përgatitur t’i bëjë

ballë sfidave të Tregut të Përbashkët Evropian, duhet të përshtatet edhe me sfidat që shfaqen

si pasojë e globalizimit të ekonomisë, hapjes ndaj konkurrencës ndërkombëtare. Prandaj

është me rëndësi që politikat ekonomike të përpiqen të përqendrohen në përcaktimin e

drejtimeve të ardhme për menaxhimin e mirë të burimeve të disponueshme, në përcaktimin

e qartë të rolit të faktorëve të zhvillimit, dhe politikave të reja për zhvillimin e mëtejshëm

të këtyre faktorëve që përcaktojnë suksesin. Padyshim, në kushtet ekonomike dhe sociale

në të cilat ndodhet Kosova, zhvillimi i sipërmarrjeve të biznesit të vogël zë një vend të

parësor përveçse të rëndësishëm.

Në bazë të statistikave të ASK, ekonomia kosovare vuan nga ritmet e ngadalta të rritjes së

biznesit dhe të evoluimit të bizneseve të vogla drejt atyre të mesme dhe të mëdha. Është

shumë e vështirë që ekonomia jonë të bëhet konkurruese me një strukturë të tillë të

bizneseve, ku 98% e tyre janë biznese të karakterit mikro-biznese. Prandaj, nisur nga kjo

gjendje, mendoj se problemi themelor (i cili ka qenë në qendër të diskutimit të gjithë temës)

është rritja dhe zgjerimi i bizneseve të vogla.Një nga sfidat kryesore të tregut kosovar

aktualisht është përballja dhe mbijetesa e suksesshme e sipërmarrësve shqiptarë të vegjël e

të mesëm nga presionet e prodhuesve/furnizuesve të tregut global të cilët mund të furnizojnë

tregun Kosovar me cilësi dhe çmime konkurruese. Nën këtë presion, sigurisht që është

veçanërisht e vështirë mbijetesa e prodhuesve të rinj, dhe e ndërmarrjeve/shoqërive të sapo

formuara apo të reja në moshë të cilat përballen me rrezikun potencial të mbylljes gjatë 3-4

viteve të para të ekzistencës së tyre.Për rrjedhojë, është një kërkesë jetike që prodhuesit,

sipërmarrësit kosovarë të identifikojnë dhe të gjejnë mekanizmat që i bëjnë ata jo vetëm më

konkurrues në tregun vendas, por edhe të mbijetojnë më gjatë dhe të jenë të suksesshëm.

9

1.1 Qëllimi dhe objektivat e punimit

Ky studim ka për qëllim të identifikojë dhe të analizojë treguesit kryesorë që ndikojnë në

suksesin dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), pra në performancën e

tyre, si dhe të analizojë efektet që japin këta tregues në rritjen ekonomike të NVM-ve,

respektivisht të analizojë rendësinë e NVM-ve në ekonominë kosovare.

Ky studim kërkon në veçanti të konstatohet, studiohet dhe analizohet se cilët janë faktorët

që ndikojnë më shumë në rritjen ekonomike të NVM-ve. Identifikimi i këtyre faktorëve do

të bëjë të mundur shpjegimin e rëndësisë së vetë NVM-ve.

Në këtë kërkim shkencor do të trajtohen disa çështje të rëndësishme dhe problematika të

përgjithshme të sistemit të financimit, të situatës financiare dhe rentabilitetit të bizneseve të

vogla dhe të mesme në Kosovë. Gjithashtu, ky punim do të paraqesë, si nga pikëpamja

teorike dhe empirike, lidhjen ndërmjet këtyre treguesve kryesorë të performancës, apo thënë

ndryshe, të rritjes së NVM-ve

10

2. Përkufizimi i NVM-ve

2.1Rëndësia e NVM-ve

Ndërmarrjet “mikro dhe ato të vogla” zënë një peshë të madhe në ekonominë e një

vendi. Kontributi që ato japin në rritjen, krijimin e punësimit dhe zhvillimit social është

për tu vlerësuar. Si studiuesit dhe mbarë opinioni publik kanë njohur rëndësinë e madhe

që ato kanë (Stanëorth dhe Gray, 1991). Madje shpesh herë ato konsiderohen si

“lokomotiva e rritjes ekonomike”. Përgjithësisht rreth 65% e totalit të numrit të

punonjësve (Madsing, 1997) janë të punësuar pranë bizneseve të vogla dhe mikro.

Ndërsa në vendet në zhvillim NVM-të punësojnë rreth 22% të popullsisë në moshë

madhore.1

Gjatë viteve të mëparshme, pjesa më e madhe e studimeve kanë patur si objekt studimi

bizneset e mëdha. Kjo për arsye se, deri në 1970, zhvillimi ekonomik ishte arritur

kryesisht përmes prodhimit në masë që ofronin ato. Qysh atëherë, është vënë re një

tendencë e ndryshme drejt “zvogëlimit të prodhimit” dhe kjo ka rritur ndjeshëm

rëndësinë tregtare të bizneseve të vogla (Lèbre La Rovere, 1998). Për sa i përket

studimit të tyre, për një kohë të gjatë, ka mbizotëruar një hamendësim i heshtur se teoritë

dhe modelet organizative të zhvilluara mbi bizneset e mëdha ishin drejtpërsëdrejti të

zbatueshme edhe për NVM-të. Megjithatë, de Berranger dhe Tucker (1999) kanë

konstatuar se në ditët e sotme pranohet gjerësisht se bizneset e vogla ndryshojnë shumë

nga ato të mëdhatë. 2

Sipas Curran et al. (1986), nuk ka dyshim se bizneset e vogla mbeten ekonomikisht të

rëndësishme në çdo shoqëri të lirë të industrializuar. Ato marrin pjesë në pothuajse çdo

sektor të madh të ekonomisë, dhe sipas Binks dhe Coyne (1983) vazhdojnë të sigurojnë

një nivel të lartë punësimi jo vetëm në industritë tradicionale si ndërtimi, por edhe në

sektorë më të rinj siç janë shërbimet profesionale dhe shkencore.3

Fleksibiliteti ndaj ndryshimeve që ndodhin në mjedis, inovacioni, ndikimi në punësim,

rritja e dinamikes ekonomike e bëjnë sektorin e NVM-ve jo vetëm atraktiv po edhe të

rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe strategjik. Ndërmarrjet e Vogla dhe te Mesme

janë shtylla kurrizore e sektorit privat te cilat përbejnë mbi 90% te ndërmarrjeve në

mbare Boten dhe te cilat kontribuojnë ne 50-60% te punësimit.4

Sipas studimeve në nivel Bashkimi Evropian (BE), bizneset mikro, të vogla dhe të

mesme luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomi. Ato janë një burim i madh aftësish

sipërmarrëse, risish dhe mundësi punësimi. Në bazë të një studimi të kryer në vitin

2005, në rang BE-je, rezultoi se rreth 23 milionë NVM ofronin rreth 75 milionë vende

pune dhe përfaqësonin 99% të të gjitha bizneseve.5 E siç do të thoshte edhe vetë

komisioneri për sipërmarrjet dhe industrinë, Günter Verheugen:

“Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) janë motori i ekonomisë evropiane.

Ato janë një burim thelbësor i vendeve të punës, krijojnë një frymë sipërmarrëse

dhe sjellin risi në BE dhe në këtë mënyrë janë të rëndësishme për nxitjen e konkurrencës

dhe punësimit.”6

1

Tongue, 2001, Part 1, fq.5. 2 Ibid. 3 Ibid. 4 Dr. Sarëar Hobohm ”Small and Medium-Sized Enterprises in Economic Development: The UNIDO

Experience” 5 EC, 2005, The Neë SME definition, User Guide and Model Declaration, fq, 5 6 Günter Verheugen, Member of the European Commission, Responsible for Enterprise and Industry.

11

Po ashtu edhe në rang global, bizneset e vogla përbëjnë shumicën e bizneseve në të

gjitha ekonomitë në botë. Ato gjithashtu japin një kontribut të madh në prodhimin dhe

punësimin në sektorin privat, një kontribut që me kalimin e kohës është në rritje (Storey,

1994).

Fakti se ka kaq shumë biznese të vogla në ekonomitë më të zhvilluara çon në ngritjen e

një sërë pyetjesh, veçanërisht në atë se si mund të matim saktësisht sa biznese ekzistojnë

në një ekonomi në një kohë të caktuar. Shumë biznese të vogla qëllimisht nuk

regjistrohen pranë autoriteteve shtetërore. Të tjera kanë një jetëgjatësi aq të shkurtër sa

autoritetet shtetërore nuk arrijnë të regjistrojnë ekzistencën e tyre përpara se ato të

pushojnë së ekzistuari.

Së fundmi, shumë nga bizneset janë aq të vegjël sa shteti nuk mund të marrë në

konsideratë si të vlefshëm për t’i regjistruar, dhe këto ndërmarrje janë përjashtuar nga

detyrimi për tu regjistruar mbi bazë të madhësisë. Kjo gjë shkakton probleme në

aspektin e matjes së madhësisë së sektorit të bizneseve të vogla, kontributin e tyre në

prodhim dhe punësim, në bërjen e matjeve nëse ky fenomen ndryshon gjatë një periudhe

të caktuar kohe dhe në bërjen e krahasimeve me vende të tjera. Për të gjitha këto arsye,

statistikat e bizneseve të vogla kanë tendencë të jenë disi spekulative (Storey, 1994).

E megjithatë kur flasim për ndërmarrjet e vogla e të mesme (NVM-të), mbi bazën e një

logjike të thjeshtë praktike është evidente se ato kanë një rëndësi të veçantë për rritjen

e sektorit privat. Përdorimi i gjerë i termit “NVM” në përcaktimin e politikave të

zhvillimit ekonomik ka lënë të kuptohet se segmenti i bizneseve që zënë hapësirën

ndërmjet sipërmarrjeve mikro dhe atyre të mëdha paraqet mundësi dhe sfida dukshëm

të ndryshme nga ato të dy grupeve të tjera. Pretendimi se NVM-të janë shtylla kryesore

e ekonomisë, është theksuar e trumbetuar shumë nëpër gazeta, prezantime, dhe artikuj

në lidhje me zhvillimin e sektorit privat.7

7 Guibson & van der Vaart, Defining SMEs: A Less Imperfect Ëay of Defining Small and Medium

Enterprises in Developing Countries, 2008, bookings ëebsite, fq, 4

12

2.2. Karakteristikat e NVM-ve

Përpara se të japim një përkufizim të NVM-ve le të shohim cilat janë karakteristikat

tipike të tyre sipas disa studiuesve. Në mënyrë të përmbledhur ato janë si më poshtë:

• Janë shumë fleksibël. Përparësia kryesore konkurruese e NVM-ve është

fleksibiliteti i tyre; shpesh ato janë të afta të përmbushin shpejt kërkesat dhe

nevojat e konsumatorëve (Temperley, Galloëay et al, 2004. Antony, Kumar et

al 2005. Edëards, Delbridge et al 2005. Murphy dhe Ledëith 2007).

• Sjellin inovacion. Inovacioni përmes një programi kërkimi dhe zhvillimi është

jetik për ekzistencën e një NVM-je tipike. (Temperley, Galloëay et al, 2004.

Oke, Burke et al 2007) .

• Të shpejta në zbatimin e vendimeve të marra. Ato karakterizohen nga zbatim

i shpejtë i vendimeve të marra për të zbutur kërcënimet e jashtme dhe për të

kapitalizuar mundësitë (Antony, Kumar et al 2005. Murphy dhe Ledëith 2007).

• Integrim vertikal. NVM-të janë më tepër të integruara vertikalisht se sa

kategoritë e tjera të bizneseve, pasi ka më pak nivele administrimi dhe

burokraci. Kjo lehtëson menaxhimin e tyre, por nga ana tjetër kjo ka një

mangësi, pasi bën që NVM-të të përqendrohen më tepër në çështjet operative

(Antony, Kumar et al. 2005; Deros, Yusof et al. 2006; McAdam, Keogh et al.

2007).

• Suksesi varet nga aftësitë e shefit ekzekutiv. Personaliteti i shefit ekzekutiv të

një NVM-je ose drejtori ekzekutiv është një element kyç në menaxhimin, rritjen,

dhe suksesin e biznesit. Kështu, NVM-të janë më shpesh të orientuara nga

njerëzit (Temperley, Galloëay et al. 2004).

• Mungesa e pajtueshmërisë me kërkesat për marrëdhëniet e punës. Tek NVM-

të, marrëdhëniet e punës janë shpesh të lira dhe informale; mungon procesi i

standardizimit (Antony, Kumar et al. 2005).

• Procedura politikë-bërëse tërësisht të ndryshme nga ato të bizneseve të mëdha.

Procedurat e hartimit të politikave dhe shfrytëzimi i burimeve që janë të

përshtatshme për bizneset e mëdha nuk janë doemos të përshtatshme për NVM-

të (Ëelsh dhe Ëhite 1981; Deros, Yusof et al. 2006

13

2.3. Probleme të përkufizimit të NVM-ve Nëse do të duam të japim një përkufizim se çfarë quajmë ndërmarrje të vogla e të mesme

do të shohim se jo vetëm që është shumë e vështirë, por edhe që nuk ka pajtueshmëri

mendimesh ndër studiues, ekonomistë e politikë-bërës.

Sipas Storey (1994), vihet re një mungesë njëtrajtshmërie në lidhje me përkufizimin.

Përkufizime që përdorin përmasat (si numri i punonjësve, xhiro, rentabiliteti dhe fitimi

neto) nëse i përdorim në një sektor mund të ndodhë që të gjitha bizneset të klasifikohen si

të vogla ndërsa të njëjtat përmasa kur aplikohen në një sektor tjetër mund të çojnë në

rezultate të ndryshme. Kjo pasi një biznes i vogël në sektorin e shërbimeve, ka kapital, xhiro

dhe punëson një numër të caktuar punonjësish të ndryshme nga ato që ka një biznes i vogël

në sektorin e prodhimit të lëndëve të para. Pra, nëse do të krahasojmë sektorët e ndryshëm,

bizneset e vogla e të mesme të këtyre sektorëve nuk paraqesin cilësi të njëjta për sa i përket

kapitalit, xhiros dhe numrit personave që punësojnë. Kjo ka sjellë ide dhe qasje të ndryshme

të autorëve të ndryshëm për sa i përket përkufizimit të NVM-ve (Storey, 1994)

Në praktikë, mund të hasen kuptime të ndryshme që aplikohen në kontekste të ndryshme.

Realisht, Curran et al. (1991), kur diskutohet për çështjen e përkufizimit, duke iu referuar

dhe autorëve të tjerë, thonë se është një “çështje problematike”. Ndërkohë teoricienë dhe

studiues të tjerë janë përpjekur të bëjnë një përkufizim të biznesit të vogël, por pa rezultat

të kënaqshëm. Të tillë kanë qenë Bolton (1971), Binks dhe Coyne (1983), Curran dhe

Stanëorth (1984).

Një nga arsyet që nuk mund të arrihet në një përfundim të kënaqshëm është problemi i

përmasës. Një biznes që konsiderohet i vogël në sektorin e petrokimisë mund të ketë nivel

kapitali, të ardhurash dhe numër të punësuarish shumë herë më të lartë se një biznes që

konsiderohet i vogël në sektorin e riparimit të makinave. Për pasojë, përkufizimi në nivel

sektori që merr për bazë përmasat objektive të madhësisë, si numri i të punësuarve, xhiroja,

fitimi dhe kapitali neto, na çon në përfundimin se, në disa sektorë, të gjitha bizneset mund

të konsiderohen të vogla, ndërsa në sektorë të tjerë ndoshta nuk ka aspak biznese të vogla

(Storey, 1994). Këto përkufizime që marrin në konsideratë numrin e punonjësve, xhiron,

fitimin, të ardhurat neto, etj., quhen përkufizime objektive (Storey, 1994).

Tabela 1 : Përkufizime të ndryshme për NVM-të

Shteti Kriteri i

ndarjes

Mikro Të vogla Mesme Mëdha

Australi Nr. punonjësve 1-4 5-19 20-199

> 200 Kinë Nr. punonjësve E ndryshme

sipas industrisë

së prodhimit

< 300 300-2000 > 2000

BE Nr. punonjësve

dhe

xhiro vjetore

< 10

< 2 mil €

<50

< 10 mil €

<250

< 50 mil €

> 250

OECD Nr. punonjësve 1-9 10-49 50-499 > 500 Burimi: Temperley et al., (Temperley, Galloëay et al. 2004), UN-ECE (1996) , NBSC (2003)

14

3. Përkufizimi i NVM-ve në Kosovë

3.1 Bizneset e Regjistruara në Kosovë

Sipas ARBK-së në MTI, numri i NVM-ve të regjistruara më 31 dhjetor 2010 ishte më i

madh se 100.000, të cilat punësojnë 216.799 punëtorë, ose 79.59% të totalit të të punësuarve

në sektorin privat dhe 62.24% të totalit të punësuarve në Kosovë. Madhësia e NVM-ve në

Kosovë është e definuar me Ligjin nr. 2005/02-L5 dhe me Ligjin nr. 03/L-031 për

mbështetjen e e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Numri i të punësuarve është kriteri i

vetëm që përdoret për klasifikimin e ndërmarrjeve sipas madhësisë në Kosovë. Kjo paraqet

dallimin me vendet e BEsë, ku përveç numrit të punëtorëve, merret parasysh edhe qarkullimi

vjetor. Në tabelë është dhënë spektri i ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë në bazë të

numrit të punëtorëve.

Tabela 2: Ndërmarrjet e Regjistruara në Kosovë sipas Numrit të Punëtorëve – 2010

Klasifikimi sipas madhësisë

Numri i punëtorëve

Numri i ndëemarrjeve

Përqindja në total

Mikro 1 - 9 102,070 98.37

Të vogla 10 - 49 1,406 1.35

Të mesme 50 - 249 221 0.22

Të mëdha 250 e më shumë 58 0.06

Gjithsej 103,755 100.00

Burimi:ARBK

Nga gjithsej 103.755 ndërmarrje: 102.070 (ose 98.37%) janë mikro-ndërmarrje; 1.406

(1.35%) janë të vogla; 221 (0.22%) janë të mesme dhe vetëm 58 (0.06%) klasifikohen si të

mëdha. Mbizotërimi i madh i mikro-ndërmarrjeve ka implikime për Strategjinë për NVM.

15

Në kuptim të zbërthimit të sektorëve, NVM-të kryesisht janë të përqendruara në: tregti me

pakicë (rreth 50%); transport, deponim dhe distribucion (14%); produkte ushqimore, pije

dhe duhan (9%); si dhe hotele dhe restorante (9%).

Sipas Indeksit të Politikave për NVM 2009, shpërndarja sektoriale ka mbetur stabile me

kalimin e kohës.8

Tabela 3: Ndërmarrjet e Regjistruara në Kosovës sipas Numrit të Punëtorëve - 2010

Lloji Lloji i Pronësisë

Numri i Përqindja Nr.

Ndërmarrjeve

në total

1 Biznes individual 93,129 90.00

2 Ortakëri e përgjithshme 3,383 3.20

3 Ortakëri e kufizuar 90 0.08

4 Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar të 6,170 5.80

5 Shoqëri Aksionare 368 0.35

6 Ndërmarrje në pronësi të huaj 486 0.46

7 Ndërmarrje shoqërore 16 0.01

8 Ndërmarrje publike 12 0.01

9 Kooperativë bujqësore 68 0.06

10 Tjera – nën juridiksionin e AKP-së 33 0.03

Gjithsej 103,755 100.00

Burimi : AKRB

8 STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË NVM-ve NË KOSOVË 2012-2016 ME VIZION 2020, fq, 17 dhe 18

16

3.2 Kontributi i NVM-ve në BPV Tabela 4: Qarkullimi vjetor sipas madhësisë së Ndërmarrjes dhe Pjesës së BPV-së, 2010

Madhësia e Numri i Qarkullimi Pjesa e BPV-

së (%)

Ndërmarrjeve Ndërmarrjeve (€)

Mikro 14,968 656,885,164.33 16.79

Të vogla 1,210 667,585,914.82 17.07

Të mesme 185 369,455,655.16 9.44

Të mëdha 58 528,558,359.84 13.51

Gjithsej 16,421 2,222,485,094.15 56.81

Burimi: Raporti i Vjetor i NVM-ve 2011

Bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore në Kosovë (ATK), të paraqitura në

tabelën 3 më poshtë, totali i qarkullimit të NVM-ve në vitin 2010 ishte

1.693.926.734,31 euro ose 43.30% e BPV -së. Qarkullimi total i të gjitha bizneseve

ishte 2.222.485.094,15 (56.81% e BPV-së).9

9 STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË NVM-ve NË KOSOVË 2012-2016 ME VIZION 2020, fq, 19.

17

4. Situata ekonomike e tanishme në Kosovë dhe në rajon

Sipas Ministrisë së Financave (MF), mesatarja e rritjes reale të Bruto Produktit Vendor

(BPV) në Kosovë për vitetet 2006-2009 ishte 4.8%. Dëshmitë tregojnë se vendimi i

qeverisë i vitit 2008 për rritje të nivelit të investimeve publike mbi 120% ka qenë shtytës

kryesor për rritjen ekonomike. Veç kësaj, kjo zhvendosje e resurseve të ndara për

investime publike është dëshmuar si stimulim për ekonominë në vitin 2009 dhe mbajtur

mundësitë për gjenerim të rritjes mbi 4% në një kohë kur shumica e vendeve regjionale

janë përballur me rënie ekonomike. Për shkak të nivelit relativisht të ulët të integrimit të

Kosovës në ekonominë globale dhe politikave të dobëta fiskale, ekonomia e saj ka qenë

dukshёm e mbrojtur nga kriza ekonomike globale.

Ekonomia është rritur në vitin 2009 dhe ka vazhduar rritjen në vitin 2010. Rritja

ekonomike me të madhe ka qenë e shtyrë nga shpenzimet qeveritare, ndërsa bilanci tregtar

i jashtëm ka mbetur i lartë (Raporti i Progresit i KE-së për Kosovën për vitin 2010).

Bazuar në raportet e Bankës Botërore, një pjesë e madhe e progresit ekonomik të kohëve

të fundit ka qenë i bazuar në ndihmën e donatorëve dhe remitancat, të cilat nuk mund të

jenë bazë për strategji të qëndrueshme ekonomike. Sa i përket vendeve të Evropës

Juglindore, ato kanë kaluar nëpër krizën ekonomike ngjashëm sikur vendet e eurozonës,

e kjo si rezultat i nivelit të lartë të integrimit ekonomik të këtij rajoni me shtetet e

eurozonës.

Gjatë viteve të krizës (me përjashtim të Shqipërisë e cila ka shënuar një rritje ekonomike

prej 3.3%) ekonomitë e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore kanë pasur rënie nga rritja

më e lartë prej 5.8% (Kroacia) në atë më të ulët prej 0.8% në IRJM-së . Edhe viti 2010

nuk ka rezultuar me rritje pozitive në vendet e rajonit, ku Kroacia, Rumania dhe Mali i zi

kanë vazhduar me rritje negative të BPV-së (FMN 2010). Përkundër rritjes ekonomike,

niveli aktual i BPV-së në Kosovë është 4.2 miliardё euro, që është dy herë më pak se

Shqipëria dhe IRJM-së dhe tri herë më pak se Bosnja dhe Hercegovina (FMN 2010)10.

Varfëria mbetet problem në Kosovë. Bazuar në raportet e UNDP-së, niveli i papunësisë

në Kosovë është rreth 43% kur 34% e njerëzve jetojnë në varfëri me më pak se 1,41 euro

në ditë. Tetëmbëdhjetë për qind jetojnë në varfëri të skajshme me më pak se 94 eurocent

në ditë. Numri i hyrjeve të reja në tregun e punës është shumë i lartë në krahasim me

vendet në rajon.

Vlerësohet se numri i të rinjve që hyjnë çdo vit në tregun e punës është i tillë që kërkohet

së paku një rritje reale ekonomike prej 7.0% vetëm do të shpijnë drejt një sektori dinamik

të NVM-ve që do të krijojë vende të reja pune për Koso

10 Republic of Kosovo: Technical Assistance Report- Public Investment Management Assessment; IMF

Country Report 16/100 (Albanian Version); February 2016

18

4.1 Sektori privat në Kosovë

Zhvillimi i sektorit privat ёshtё i lidhur ngushtё me zhvillimin ekonomik nё njё vend. Njё

sektor privat i fortё është pasqyrë e zhvillimit tё njё vendi. Kosova vazhdon tё ketё rritje

ekonomike mё tё lartё sesa mesatarja nё rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas Bankës

Botërore, Kosova pritet të ketë rritje ekonomike stabile gjatë tri viteve të ardhshme, me 3.9%

për vitin 2017, 4.2% për vitin 2018 dhe në vitin 2019 është parashikuar të jetë 4.4%.

Sidoqoftë, kjo rritje ekonomike buron kryesisht nga investimet publike, konsumi privat dhe

të hyrat e majme nga remitencat.

Pavarësisht nga rritja ekonomike stabile, sektori privat në Kosovë ballafaqohet me mjaft

sfida, ku niveli i lartë i informalitetit dhe një pjesë e madhe e barrierave në të bërit biznes

mbeten ende të pa adresuara. Prezenca e këtyre barrierave bën që performanca e sektorit

privat në Kosovë të jetë e pa lakmueshme. Mbi gjysma e NVM-ve janë të përfshira në

sektorin e tregtisë përderisa sektorët e prodhimit dhe të teknologjisë informative janë të

pazhvilluara. Pjesa dërmuese e NVM-ve janë mikro ndërmarrje dhe të vogla.

Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Associmit (MSA) në vitin 2016 është supozuar

se do të rrisë produktivitetin e ndërmarrjeve kosovare dhe do të ndikojë pozitivisht në rritjen

ekonomike të Kosovës, mirëpo rezultatet mbeten të shihen. Kosova në fund të vitit 2015 ka

pasur një rritje të lehtë të Investimeve të Huaja Direkte duke arritur në 287.3 milionë euro,

rritje kjo e madhe krahasuar me vlerën prej 123.8 milionë euro në vitin paraprak (BQK,

2016)11. Sidoqoftë, fuqia e Kosovës në tërheqjen e IHD mbetet më e dobët krahasuar me

vendet e rajonit.

11 Raporti Vjetor i BQK-së, 2016

19

4.2 Roli dhe struktura sektoriale e NVM-ve nё Kosovё

Nga statistikat e marra nga Agjensia Statistikore të vendeve rezultojmë me një konkludim

se nga ndërmarrjet e intervistuara gjatë vitit 2016, 10% e tyre janë themeluar në tri vitet e

fundit. Kjo tregon që trendi i shtimit të ndërmarrjeve të reja mbetet pak a shumë i njëjtë.

Nëse krahasojmё numrin e NVM-ve në Kosovë dhe në rajon shohim që numri i NVM-ve

për 1000 banorë në Kosovë është më i vogël se sa nё vendet e tjera të rajonit

Figura 1 : Numri i nvm-ve në 1000 banorë në rajon

Burimi: Agjencite statistikore të vendeve të rajonit

Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë ta kenë pagën mesatare më të ulët ndër vendet e rajonit.

Në Kosovë paga mesatare cilësohet të jetë më e lartë në sektorin publik dhe kjo ka shkaktuar

që sektori privat të mos jetë punëdhënës i dëshirueshëm nga kosovarët. Për më tepër,

shpeshherë kushtet e disfavorshme të punës, mosrespektimi i kontratave të punës dhe puna

jashtë orarit kontribuon që sektori privat të cilësohet si një vend i pasigurt pune. Pjesa

dërmuese (81%) e ndërmarrjeve të

në Kosovë udhëhiqen nga pronari. Në rreth 8% të tyre, drejtorët apo menaxherët kanë rolin

e udhëheqësit të ndërmarrjes, ndërsa 11% e ndërmarrjeve udhëhiqen bashkërisht nga pronari

dhe drejtori apo menaxheri. Bizneset në Kosovë për shkak të strukturës së madhësisë të tyre,

kryesisht nuk kanë borde. Sipas të dhënave mbi 90% e ndërmarrjeve kanë deklaruar se

operojnë pa ndonjë bord, ndërsa vetëm 8% kanë borde. Këto të fundit shumica janë

ndërmarrje të mesme dhe të mëdha të cilat operojnë si shoqëri aksionare. Shumica e

ndërmarrjeve në Kosovë janë në pronësi vendore ku sipas të dhënave 89% e bizneseve janë

plotësisht vendore, 6% në pronësi të huaj ndërsa pjesa e mbetur me kapital të përzier. Të

qenurit pjesë e ndonjë ode të biznesit apo asociacioneve të ndërmarrësve nuk luan rol për

pronarët dhe menaxherët e ndërmarrjeve kosovare. Mbi 80% e ndёrmarrjeve nuk janё

anёtare tё ndonjё shoqate apo organizate. Anёtarё-simi nё organizata apo asociacione tё

ndryshme ka rёnё sistematikisht këto 10 vitet e fundit, kryesisht si pasojё e dominimit të

ndërmarrjeve mikro dhe tё vogla tё cilat nuk shohin ndonjë përfitim prej anёtarёsimit nё

kёto organizata kryesisht pёr shkak tё besimit tё ulёt qё kanё nё to.

38.5

48.7

25.5

33.635.9

39.3

0

10

20

30

40

50

60

Shqiperia Bosnja &Hercegovina

Kosova Mali i Zi Maqedonia Serbia

NUMRI I NVM-VE NË 1000 BANORË NË RAJON

20

Ndёrmarrjet prodhuese kosovare kanё mungesё tё theksuar besimi tek organizatat apo

shoqatat qё kanё pёr qёllim avokimin pёr pёrmirёsimin e performancёs sё bizneseve

kosovare. Sipas rezultateve më shumë se gjysma e bizneseve janë indiferent ndaj odave apo

shoqatave në të cilën janë anëtare dhe kryesisht janë anëtarë pasiv të këtyre organizatave.

Një numër mjaft i lartë i bizneseve në Kosovë drejtohen nga meshkujt. Gratë ndërmarrëse

marrin pjesë vetëm 8.3% të numrit të përgjithshëm të bizneseve. Ngjashëm pak a shumë

është situata edhe me vendet e rajonit. Shumica e ndërmarrjeve në Kosovë janë të

regjistruara si biznese individuale. Në vitin 2016, 84% e ndërmarrjeve të regjistruara janë

biznese individuale. Sidoqoftë, krahasuar me vitet paraprake kemi një ndryshim të strukturës

së bizneseve sa i përket statusit ligjor të tyre. Në njërën anë kemi një rënie të pjesëmarrjes

së Bizneseve individuale nga 90% sa ishin në vitin 2013, ndërsa në anën tjetër është rritur

pjesëmarrja e Ortakërive dhe Shoqërive me përgjegjësi të kufizuar (SH.P.K). Pjesëmarrja e

Shoqërive me përgjegjësi të kufizuar është rritur në 6% nga 2.8% sa ishte në vitin 2013,

ndërsa Ortakëritë në vitin 2016 marrin pjesë me afërsisht 10% nga 6% në vitin 2013. Numri

i Shoqërive aksionare mbetet ende i vogël në Kosovë; vetëm 0.5% të numrit të përgjithshëm

të bizneseve në Kosovë në vitin 2016 janë të tilla. Bizneset kosovare janë të përqendruara

kryesisht në rajonin qendër ku bën pjesë qyteti më i madh Prishtina, pastaj pason rajoni i

Prizrenit, Ferizajit dhe Peja. Struktura gjeografike e ndërmarrjeve ka mbetur pothuajse e

njejtë gjatë viteve. Rreth 37% e të gjitha bizneseve operojnë në rajonin e Prishtinës

21

4.3 Zhvillimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

Ekonomia e Kosovës që nga viti 1999 ka qenë kryesisht e mbështetur nga ndihma

ndërkombëtare, sektori publik dhe remitancat (BB, 2010)12. Roli i sektorit privat, e

posaçërisht i NVM-ve ka qenë relativisht i dobët. Pavarësisht kësaj, Kosova është ende në

fazën e tranzicionit ku ndërmarrësia dhe krijimi i bizneseve të vogla pritet të luajnë rol të

rëndësishëm në rrugën drejt një ekonomie moderne të tregut të lirë dhe si rrjedhim edhe drejt

zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Kosova vuan nga bilanci negativ i pagesave ku importet

dominojnë dukshëm eksportet. Kjo është kryesisht për shkak të faktit që NVM-të e Kosovës

nuk janë aq konkurrente në nivel ndërkombëtar. NVM-të eksportuese tё dobëta, jo

konkurruese, pengojnë kontributin e mëtutjeshëm të NVM-ve në BPV, krijimin e vendeve

të punës dhe rritjen ekonomike në përgjithësi. Për shkak të mjedisit jo të favorshëm për

biznes që ka dominuar në të kaluarën, të mungesës së kulturës kreative tё ndërmarrësisë dhe

mungesës së investimeve në Hulumtim dhe Zhvillim, Kosova ka mungesë të firmave

inovative me rritje të shpejtë, të cilat janë kontribuesit kryesor në krijimin e vendeve të punës

në ekonomitë e zhvilluara perëndimore. Mbi 50% e të gjitha NVM-ve që operojnë në

sektorin tregtar karakterizohen me investime të vogla dhe joproduktive. Ky model i pasuar

me qasjen kopjuese “edhe unë” të bizneseve të reja, kufizon kapacitetin e sektorit të NVM-

ve për gjenerimin e vendeve të punës. Në kuptim të zhvillimit të politikave, raporti “Indeksi

i Politikave për NVM-te 2009" tregon se Kosova për arsye të ndryshme, ende është në fazën

e kompletimit të kërkesave themelore institucionale, ligjore dhe rregullative që kanë të bëjnë

me politikat e NVM-ve.13

Nga hulumtimet që janë zhvilluar me ndërmarrjet, mikro të vogla dhe të mesme, konkretisht

duke ju referuar hulumtimit të 800 NVM-ve të realizuar në fund vitit 2010 dhe fillim të vitit

2011rezultatet tregojnë se pengesat kryesore në zhvillimin e NVM-ve të ndërlidhura me

krijimin e vendeve të punës janë si ne vijim:

• Qasja në financa (kreditimet, kamatat, afatet kohore);

• Situata e përgjithshme ekonomike;

• Energjia elektrike;

• Konkurrenca jo-lojale (mes ndërmarrjeve vendore);

• Rrethanat e jashtme tregtare, etj.

Veshtiresit per qasjen ne financa dhe implementim te legjislacionit theksohen edhe ne

raportet e progresit te vitit 2010, 2011 si dhe te raportit te studimit te fizibilitetit poashtu.

Ndersa, mungesen e konkurrueshmërisë e tregon fakti qe mbi 100,000 biznese janë të

regjistruara në Kosovë, mirëpo vetëm rreth 18,000 deklarojnë tatime pranë Administratës

Tatimore të Kosovës (shih tabelën në vijim).

12 Banka Botërore (2010). Raporti i të bërit biznes 2010: Profili ekonomik: Kosovë. Banka Botërore,

Ëashington. 13 Ministria e Tregёtisё dhe Industrisё, STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT 2013-

2017

22

5. ANALIZA EMPIRIKE

5.1 Metodologjia

Mbledhja e të dhënave është bërë përmes anketës së realizuar me 600 biznese që operojnë

në të gjithë territorin e Kosovës Përzgjedhja e mostrës është bërë nga baza e të dhënave të

bizneseve aktive në Kosovë e cila numëron rreth 50,000 biznese. Kjo bazë e të dhënave

përmban të gjitha informatat e nevojshme mbi të cilat është bërë shtresimi i mostrës, si

profili i bizneseve dhe sektori në të cilin operojnë, madhësia, dhe lokacioni. Mostra prej 600

biznesesh është statistikisht reprezentative për të ofruar rezultate me interval konfidence prej

95% si dhe marzhë të gabimit prej +/- 3%. Anketa është realizuar përmes intervistave të

drejtpërdrejta duke përdorur pyetësorin dhe përmban pesë seksione kryesore të ndara sipas

fushave në vijim: (i) shitjet dhe operacionet, (ii) fuqia punëtore, (iii) çështjet fiskale, (iv)

financat, dhe (v) barrierat në të bërit biznes. 14

5.2 Gjetjet e anketës

Në këtë seksion janë të përmbledhura të gjeturat kryesore të anketës. Fillimisht ky seksion

analizon gjendjen e përgjithshme dhe performancën e NVM-ve në Kosovë dhe pritjet e tyre

për të ardhmen. Pjesa e dytë e këtij seksioni prezanton dhe analizon të gjeturat që kanë të

bëjnë me fuqinë punëtore ndërsa dy pjesët e fundit trajtojnë çështjet financiare dhe fiskale

respektivisht barrierat dhe perspektivën e bizneseve lidhur me ambientin e të bërit biznes në

Kosovë.

14 Instituti RIINVEST, Klima e Biznesit në Kosovë, nga perspektiva e NVM-ve, fq, 13

23

5.3 Performanca e NVM-ve

Në përgjithësi struktura e ndërmarrjeve në Kosovë në pikëpamje të madhësisë ka mbetur

relativisht e njëjtë. Megjithatë, sa i përket NVM-ve, të dhënat nëpër vite tregojnë për një

progres sa i përket shitjeve të realizuara, rrjedhimisht edhe ndryshimit të strukturës së tyre.

Nëse marrim parasysh NVM-të që gjenerojnë shitje më pak se 10,000 € shohim se numri i

tyre ka rënë nga 67% në vitin 2001 në 26% të numrit të përgjithshëm të NVM-ve në

Kosovë. Në anën tjetër kemi një rritje të pjesëmarrjes së atyre ndërmarrjeve që shitjet e

tyre kanë tejkaluar pragun vjetor prej 10,000 €. Po ashtu vlen të theksohet se pjesëmarrja e

ndërmarrjeve që shitjet e realizuara i kishin mbi 1 milion euro, ka shënuar rritje nga 1.2%

në vitin 2011 në plot 4% të numrit të përgjithshëm të NVM-ve në vitin 2016. Figura në

vijim tregon ndryshimet në strukturën e NVM-ve për nga niveli i shitjeve nga viti 2001.

Më shumë se një e treta e ndërmarrjeve të intervistuara kanë pohuar që shitjet në vitin

2016 kanë shënuar rritje në krahasim me vitin paraprak. Përderisa 32% kishin deklaruar që

ky vit ishte karakterizuar me rënie të shitjeve, pjesa tjetër kishin pasur stagnim në këtë

drejtim.

Pjesën më të madhe të të hyrave nga shitjet, bizneset kosovare e realizojnë nga amvisëritë.

Mesatarisht 70% e të hyrave burojnë nga amvisëritë përderisa nga shitjet mes bizneseve

dhe të hyrat nga aktivitetet e ndryshme të prokurimit të qeverisë ato realizojnë mesatarisht

26% respektivisht 4% të të hyrave të përgjithshme. Vlen të theksohet se norma e

shfrytëzimit të kapaciteteve tek bizneset kosovare është relativisht e kënaqshme; në vitin

2016 përqindja mesatare e shfrytëzimit të kapaciteteve ishte 70% krahasuar me 81.6% sa

ishte mesatarja e vendeve të Euro zonës.15

Numri i ndërmarrjeve që realizojnë mbi 1 milion euro shitje ka shënuar rritje nga 1.2% në

vitin 2011, në 4% të numrit të përgjithshëm të NVM-ve në vitin 2016. 16

15 https://tradingeconomics.com/euro-area/capacity-utilization 16 Instituti RIINVEST, Klima e Biznesit në Kosovë, nga perspektiva e NVM-ve, Gjetjet e Anketës, fq, 15

24

5.4 Përqindja e nvm-ve eksportuese

Struktura gjeografike e destinacionit final të produkteve kosovare dëshmon edhe njëherë për

nivelin e konkurueshmërisë dhe zhvillimit të industrisë vendore. Pavarësisht që numri i

ndërmarrjeve eksportuese është gjithnjë në rritje, vetëm një pjesë e vogël e produkteve

“made-in Kosova” janë të destinuara për eksport. Nga 4.2% e totalit të NVM-ve në vitin

2011, vitin që lamë pas numri i

Figura 2: Përqindja e nvm-ve eksportuese

Burimi : Kalkulimet në bazë të anketës “ Klima e biznesit në Kosovë” Instituti Riinvest, Maj, 2017

NVM-ve që kanë depërtuar në tregjet e eksportit është rritur në 14%. Tek ndërmarrjet të

cilat kishin deklaruar rritje të shitjeve, vlera e eksporteve në vitin 2016 mesatarisht ishte

6.5%. Përkundër këtij trendi pozitiv, vetëm 4% e totalit të shitjeve buron nga eksporti.17

17 Instituti RIINVEST, Klima e Biznesit në Kosovë, nga perspektiva e NVM-ve

4.2%

7.3%

14%

NVM-të eksportuese në Kosovë

2016

2013

2011

25

5.5 Ndikimi i MSA-së në nivelin e shitjeve

Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA) e nënshkruar në Prill të vitit 2016 mes

Kosovës dhe Vendeve të Bashkimit Evropian, pavarësisht që ishte pritur me entuziazëm të

madh nuk pritet që efektet e saj të jenë të menjëhershme. Të paktën jo për eksportet ngase

produktet kosovare veçse kanë pasur trajtim preferencial në tregun e BE-së që nga viti 2000.

Ndikim më të madh pritet të kenë importet nga tregu i BE-së të cilat do t’i bëjnë konkurrencë

prodhimit vendor përmes çmimeve më të lira si rrjedhojë e lirimit nga taksa doganore.

Figura 3: Ndikimi i MSA-së në nivelin e shitjeve

Burimi : Kalkulimet në bazë të anketës “ Klima e biznesit në Kosovë” Instituti Riinvest, Maj, 2017

Pjesa dërmuese e ndërmarrjeve kanë deklaruar se MSA-ja nuk ka pasur ndonjë ndikim në

shitjet e tyre. Kjo sidomos është evidente tek ndërmarrjet mikro dhe të vogla

Impakti i MSA-së mund të themi që ishte pozitiv në mbi gjysmën e ndërmarrjeve që kanë

deklaruar që ka pasur ndikim ngase shitjet e tyre ishin rritur gjatë vitit 2016 18

18 Instituti RIINVEST, Klima e Biznesit në Kosovë, nga perspektiva e NVM-ve

97%

84%

45%

3%

16%

55%

Ndikimi i MSA-së në nivelin e shitjeve

JO

Bizneset e mesme

Bizneset e vogla

Mikro

PO

26

1%Grante nga

org. nderkmb

1%Kredi nga bankat

e jashtme

67 %Kapital

vetanak

3%Remitanca

22%Kredi nga

bankat apo

institucionet

mikrofinanciare

6%Hua nga

familja apo

miqtë

5.6 Burimet e Investimeve

Investimet gjatë vitit 2016 ishin bërë kryesisht me kapital vetanak ndërsa mbi një e pesta e

investimeve ishin bërë nga huatë e marra nga bankat apo institucionet tjera mikrofinanciare

që operojnë në Kosovë. Familja dhe miqtë po ashtu mbesin një burim alternativ për financim

të aktiviteteve biznesore. Rreth 6% e investimeve të bëra në vitin 2016 ishin siguruar nga të

afërmit apo miqtë e ndërmarrësve 19

Figura 4: Burimet e Investimeve

Burimi : Burimi : Kalkulimet në bazë të anketës “ Klima e biznesit në Kosovë” Instituti Riinvest,

Maj, 2017

19 Instituti RIINVEST, Klima e Biznesit në Kosovë, nga perspektiva e NVM-ve

27

5.7 Fuqia punëtore

Ky raport prezanton një pasqyrë të fuqisë punëtore në Kosovë, sipas raportimeve të

përfaqësuesve të kompanive të intervistuara. Qëllimi kryesor i këtij seksioni është të ofrojë

të paraqes gjendjen e punësimit në bizneset kosovare përgjatë viteve 2000-2016, metodat e

punë- simit nga kompanitë, kriteret e përzgjedhjes, si dhe nivelin e kënaqshmërisë së

punëdhënësve me performancën e punëtorëve. Në bazë të rezultateve të anketës, numri

mesatar i punëtorëve me orar të plotë për vitin 2015, në kompanitë e anketuara ishte 8.5

kurse në vitin 2016 ishte 8.8. Ky numër ka shënuar rritje që nga viti 2013 ku numri mesatar

ishte 6.9 (Instituti Riinvest, 2014)20. Në Figurën 13 janë paraqitur të dhënat për numrin

mesatar të të punësuarve nëpër vite. Duke filluar nga viti 2012, numri mesatar është

relativisht më i vogël në krahasim me vitet paraprake mirëpo që nga ajo kohë trendi është

pozitiv. Një prej arsyeve të një ndryshimi kaq të madh është procesi i privatizimit dhe

kompanitë e privatizuara të cilat kanë pasur një numër të madh të të punë- suarve dhe

gjithashtu rritja e numrit të kompanive mikro.

Figura 5: Numri mesatar i punëtorëve 2000-2016

Burimi : Kalkulimet në bazë të anketës “ Klima e biznesit në Kosovë” Instituti Riinvest, Maj, 2017

20 Instituti Riinvest (2014). Klima e Biznesit në Kosovë. Prishtinë, Republika e Kosovës.

28

5.8 Numri mesatar dhe përqindja e punëtorëve sipas gjinisë nëpër vite Figura 6: Numri dhe përqindja mesatare e punëtorëve ndër vite

Burimi : Kalkulimet në bazë të anketës “ Klima e biznesit në Kosovë” Instituti Riinvest, Maj,

2017

29

5.9 Analizë e barrierave në të bërit biznes

Në këtë seksion të raportit prezantohen barrierat kryesore me të cilat bizneset në Kosovë

ballafaqohen. Rezultatet e përgjithshme të anketës tregojnë që ‘tregu i vogël i

brendshëm’ i prin listës së barrierave të perceptuara në 2016-ën me intensitet prej 61.3

pikë, përcjellë nga

• ‘korrupsioni’ (58.9),

• ‘krimi dhe vjedhja’ (57.3),

• ‘normat tatimore’ (57.3) dhe

• ‘evazioni fiskal dhe informaliteti’ (57.0).

Krahasuar me vitin 2013, gjetjet tregojnë se këto pesë barriera janë të ndryshme pasi që

në atë vit, pesë (5) top barrierat e identifikuara ishin ‘kostoja e lartë e financimit’ me 83.7

pikë, përcjellë nga

• ‘korrupsioni’ (81.2),

• ‘mungesa e subvencioneve shtetërore’ (81.1),

• ‘konkurrenca jo-fer’ (80.1)

• dhe ‘sistemi gjyqësorë jo-funksional’ (76.2).

Për informata të detajuara mbi listën e përgjithshme të barrierave gjatë vitit 201621

Vlen të theksohet se intensiteti i barrierave është zvogëluar dukshëm nga vitet e kaluara,

pasi që në vitin 2013 barriera kryesore ka shënuar një intensitet prej 83.7, kurse në vitin

2016, barriera kryesore ka shënuar intensitet prej 61.3 pikësh. Një arsye mund të jenë

reformat, kryesisht fiskale, të vitit 2015 ku: i) është përshkallëzuar Tatimi në Vlerë të

Shtuar (TVSH), dhe ii) është hequr TVSH në makineri dhe lëndën e parë, duke e ulur në

këtë mënyrë koston e financimit të prodhimit, përmirësuar likuiditetin e prodhuesve dhe

potencialisht rritur investimet në sektorë prodhues (Instituti GAP, 2015)22. Për më tepër,

raporti i të Bërit Biznes në Kosovë i përpiluar nga Banka Botërore (2017)23, e rangon

Kosovën në pozitën e 60-të në ranglistë nga gjithsej 189 vende. Kjo pozitë paraqet një

përmirësim prej 4 pozitave në rangim nga viti 2016, dhe një përmirësim prej 15 pozitave

nga viti 2015. Këto të dhëna indikojnë se ambienti i të bërit biznes në Kosovë mund të jetë

përmirësuar. E rëndësishme është të theksohet se me kalimin e viteve, barriera

‘infrastruktura jo-adekuate e transportit’ ka pësuar ndryshim. Kjo barrierë ka shënuar 53.5

pikë në 2009-të, 44.5 në 2013-ën; dhe 35.7 në 2016-ën . Përmirësimi i theksuar i kësaj

barriere duhet t’i atribuohen një sërë politikash qeveritare në mandatet e kaluara, të cilat e

kanë pasur cak infrastrukturën.

21 Instituti Riinvest (2017). Klima e Biznesit në Kosovë. Prishtinë, Republika e Kosovës. 22 Instituti GAP (2015). Efektet ekonomike dhe buxhetore të reformave fiskale 2015. Prishtinë: Republika e

Kosovës, 2015 23 Banka Botërore (2017). Raporti i të bërit biznes 2017: Profili ekonomik: Kosovë. Banka Botërore,

Ëashington

30

Tabela 5: Renditja e barrierave në të bërit biznes në kosovë (sipas pikëve të intensitetit)

Barrierat Intensiteti

2016 Renditja

2016 Intensiteti

2013 Renditja

2013 Intensiteti

2011 Renditja

2011

Tregu i vogël (kërkesa e vogël)

61.3 1 68.8 9 - -

Korrupsioni 58.9 2 81.2 2 63.6 2

Krimi dhe vjedhja 57.3 3 71.0 7 75.2 1

Normat tatimore 57.3 4 74.8 6 47.3 8

Eëzioni fiskal dhe informaliteti (konkurrenca jo fer)

57.0 5 80.1 4 59.5 5

Kostoja e financimit 56.5 6 83.7 1 56.2 6

Ngarkesat administrative

54.3 7 - - - -

Administrata Tatimore 53.8 8 52.2 15 46.5 9

Ligjet dhe sistemi gjyqësor

52.8 9 76.2 5 60.5 4

Siguria dhe stabiliteti politik

52.2 10 - - 43.8 11

Furnizimi me energji elektiike

51.2 11 42.8 22 61.7 3

Oasja në kredi 50.7 12 65.7 10 55.0 7

Inkasimi i borxheve 47.9 13 60.3 13 - -

Haraçi 47.3 14 44.1 21 - -

Doganat (Tarifat e larta doganore)

47.0 15 64.4 11 45.1 10

Potencialet e kufizuara ti ndërmarrjes

45.9 16 - - - -

Procedurat e licensimit 43.8 17 47.2 19 36.1 12

Sigurimi i lëndës së parë dhe paisjeve

41.8 18 - - - -

Aftësimi dhe arsimimi i punëtorëve

38.7 19 47.7 17 - -

Qasja në informacione për ndërmarrjen

37.1 20 - - - -

Aftësitë menaxhuese 36.9 21 - - - -

Transporti 35.7 22 44.5 20 35.9 13

Telekomunikimi 32.0 23 35.9 23 29.9 14

Burimi: Kalkulimet në bazë të anketës “ Klima e biznesit në Kosovë” Instituti Riinvest, Maj, 2017

31

5.9.1 Inovacioni dhe rritja e NVM-ve

Inovacion është një tjetër tregues i rritjes dhe zhvillimit të NVM-ve. Përmirësimi i sistemit

të shkëmbimit të informacioni nxit vënien në punë të teknologjive të reja. Sipas Hughes

(1997), NVM-të që ishin të suksesshme dhe që ishin rritur kishin paraqitur produkte të reja

ose procese prodhimi inovative. Disa prej tyre kishin zhvilluar rrjete bashkëpunimi dhe i

kishin bërë ballë kërkesave të administrimit dhe riorganizimit me rritjen e tyre.

Fatkeqësisht këto janë vështirësi të brendshme dhe varen nga aftësia për të vlerësuar se

çfarë duhet shkëmbyer përpara në kohë. Në rastin e informacionit, vlerësimi nuk mund të

bëhet. Kur një blerës potencial e di se sa është i vlefshëm informacioni i shitësit, ai di edhe

se cili është informacioni, dhe prandaj nuk e ka të nevojshme të japë asgjë në shkëmbim të

tij. Por për shkak se s’mund të krijojnë të drejtat e autorit mbi informacionin dhe njohurinë,

këto biznese mund të dështojnë. Në një studim të bërë në vitin 1990 në Angli, NVM-të nuk

sollën asnjë risi, por kjo mungesë në risi u shoqërua me rritjen e tyre (North dhe Smallbone,

2000).

Hulumtimet tregojnë që 12 për qind e qarkullimit të NVM të BE-së vjen nga produktet apo

shërbimet e reja ose të përmirësuara dukshëm ( Komisioni Evropian, 2007, f.5). Të dhënat

tregojnë se kompanitë inovuese mbajnë një performancë më të lartë dhe rriten më shpejtë

se jo-inovatorët. Inovacioni është definuar gjerë si shfrytëzimi i suksesshëm i ideve – apo

kthimi i ideve në produkte profitabile, procese, shërbime apo praktika biznesi. Me fjalë të

tjera, një inovacion e është komercializueshme, ndërsa një shpikje nuk është e tillë. Veq

këtyre pohimeve për inovacionin si të qenit vital për ekonominë dhe suksesin e biznesit të

vogël individual, sidoqoftë, është një koncept që mund të mendohet në një prej mënyrave

krejtësisht të ndryshme. Zakonisht janë paraqitur tri konceptualizime kryesore (Tether,

2003, f.3). Këto e tregojnë inovacionin si arritje, pasojat apo ndikimet që dalin nga rritjet

dhe kapacitetin për të ndryshuar apo inovacioni si aftësi dinamike24

Aftësitë dhe trajnimi. Bizneset mbijetojnë dhe rriten në një mjedis konkurrues nëse arrijnë

diçka që tregu e kërkon. “Kompetencat” e bizneseve në këtë mënyrë mund të jenë çelësi i

rritjes (Kay, 1993). Kështu mund të mendojmë se nëse biznesi investon dhe i kushton

rëndësi njohurive dhe aftësive specifike si dhe trajnimit të duhur, kjo do të çojë në rritjen e

tij. Kështu Cosh et al. (2000, fq.1) vuri re se “trajnimi lidhet pozitivisht me rritjen e

punësimit, sidomos kur e ke vendosur në një gamë më të gjerë të praktikave të

marrëdhënieve të njerëzore”. Një tregues i përshtatshëm i trajnimit është standardi i

“investimit tek njerëzit”

Punonjësit e kualifikuar ndikojnë në rritjen e produktivitetit të biznesit dhe për pasojë në

konkurrueshmërinë e bizneseve, individëve dhe të shteteve. Rritja e boshllëkut në

diferencat e pagave në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, si dhe rritja e papunësisë në

Evropë duket se vjen si pasojë e globalizimit dhe e ndryshimit të aftësive bazuar në anën

teknike (Acemoglu, 2002). Prandaj bizneset që kanë një fond të caktuar për trajnimin e

punonjësve kanë më shumë gjasa të kenë rritje më të madhe.

Forma ligjore. Ndër strategjitë më themelore është zgjedhja e formës ligjore për NVM-të.

Partneriteti është ndoshta forma më e rrezikshme, sepse secili ortak përgjigjet për gabimet

24 Besart L. Hajrizi, Tema e Masterit, Determinantet e brendshme dhe të jashtme të inovacioneve tek firmat

e vogla: Evidencë empirike nga një ekonomi tranzicionale - Rasti i Kosovës, (DEFINIMI DHE

KARAKTERISTIKAT E INOVACIONIT) –fq, 29

32

e tjetrit, ndërkohë që mund të ketë kontroll të vogël mbi ta (ortakëria nuk është e lidhur në

mënyrë të konsiderueshme me rritjen në modelin në shqyrtim). Ortakut të vetëm të paktën

i mungon kjo dobësi (ka një lidhje të dobët negative me rritjen). Dega e biznesit mëmë

mund të jetë më pak e rrezikshme për shkak të mbështetjes që ajo mund të japë. Por

ndërkohë shoqëria mëmë mund të shqetësohet për rentabilitetin.

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar redukton rrezikun e administratorit ortak, duke i dhënë

njëfarë mbrojtje për pronat personale. Leland (1972) tregon se një rritje e vogël e rrezikut

zvogëlon si prodhimin ashtu edhe çmimin. Prandaj nëse do të zgjidhet kjo formë e

shoqërisë, ka të ngjarë që fitimi të jetë i ulët, ashtu si edhe çmimi dhe produkti.

33

PËRFUNDIM

Konkluzione

• Trendi i bizneseve të integruara në tregjet e eksportit është në rritje. Në vitin 2016,

14% e bizneseve (NVM) kishin eksportuar produktet apo shërbimet e tyre. Kjo

përqindje në krahasim me vitin 2013 është më e lartë për afro 7 pikë të përqindjes.

Po ashtu, numri i punëtorëve të punësuar në sektorin privat në Kosovë ka shënuar

rritje krahasuar me tri vitet paraprake. Në vitin 2016 bizneset në Kosovë punësonin

mesatarisht 9 punëtorë, krahasuar 8.5 apo 7 punëtorë në vitet 2015 dhe 2013

respektivisht.

• Vlera mesatare e investimeve të bëra në vitin 2016 ishte 52,500 EUR, vlerë kjo pak

a shumë e ngjashme me mesataren e pesë viteve paraprake. Pothuajse gjysma e

bizneseve kanë investuar në vitin 2016 dhe trendi është pozitiv që nga viti 2005.

Investimet gjatë vitit 2016 ishin bërë kryesisht me kapital vetanak ndërsa mbi një e

pesta e investimeve ishin bërë nga huatë e marra nga bankat apo institucionet tjera

mikrofinanciare.

• Të tregojnë për një rënie të përgjithshme të intensitetit të barrierave që ndikojnë në

funksionimin dhe rritjen e bizneseve kosovare. Bizneset e intervistuara në këtë

anketë kanë vlerësuar seriozitetin e 23 barrierave potenciale në zhvillimin e

biznesit. Barrierat janë vlerësuar për nga intensiteti, prej 20 (minimumi) deri në

100 (maksimumi); ku rezultatet më të larta nënkuptojnë se ndikimi negativ është

më serioz ndaj bizneseve.

• Kompanitë kryesisht nuk arrijnë të shohin mangësitë e tyre të brendshme dhe

pengesat drejt inovacionit dhe të shohin kufizimet financiare dhe qeverinë si

pengesat kryesore për inovacion. Investimi i tyre në burimet njerëzore është një

forcë potenciale, e cila duhet të mundësojë zhvillimin e ardhshëm të inovacionit në

kompanitë, por ky potencial është i balancuar pak. Shoqatat e biznesit dhe

organizatat mbështetëse të biznesit luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin e

inovacionit në Kosovë, por zbatimi i një politike efektive të inovacionit do të

kërkojë nga ata që të përmirësojnë kapacitetin e tyre për t’i mbështetur inovacionet

34

Rekomandime

• Duke qenë se biznesi i vogël dhe i mesëm është me rëndësi jetike për zhvillimin

ekonomik të vendit, ashtu edhe mbështetja ndaj tyre është një proçes që kërkon

vëmendje të vazhdueshme nga të gjithë aktorët që lidhen me ekonominë dhe me

biznesin.Për rrjedhojë Qeveria e Kosovës duhet t’i kushtojë rëndësi hartimit të

politikave që janë të orientuara dhe promovojnë zhvillimin e NVM-ve. Ajo duhet të

bëjë ende përpjekje për krijimin e një klime sa më të favorshme biznesi, për zhvillimin

e biznesit në tërësi dhe NVM-ve në veçanti

• Duhet të ekzistoj një përkrahje solide për aktivitetet e planifikimit urban për të siguruar

një ambient urban të favorshëm për qasje më të lehtë ndaj lokacioneve të përshtatshme

për afarizëm. Kjo gjithashtu përfshinë thjeshtëzimin e procedurave administrative dhe

zvoglimin e shpenzimeve për marrjen e lejeve për investime të reja;

• Investimi në trajnimin dhe arsimimin e ndërmarrëseve dhe personelit të punësuar është

nevojë e pashmangshme. Që të kemi shoqëri të shëndoshë duhet të kemi biznesmen të

shkolluar dhe punëtor të kualifikuar, vetëm atëherë në mund të jemi të përgatitur që

produktet tona ti plasojmë në tregun ndërkombëtar me suksese të larta. Ndërmarrësit e

rinjë duhet ndjekur sa më shumë projekte të organizuara nga organizatat vendore dhe

ndërkombëtare në lidhje me trajnimin e ndërmarrësve. Ndërmarrjet me kapacitete me

të mëdha financiare dhe kapitale duhet ofruar intership për të rinjtë me rezultate të

larta në studime dhe pikërisht ofrimi i intershipit të llogaritet si aset i të ardhmes së

ndërmarrjes se tyre.

• Menaxhimi i ndërmarrjeve duhet besuar menaxherëve profesionist të shkolluar brenda

vendit por edhe jashtë tij, përmes menaxhimit të bizneseve me njerëz profesionist

bizneset do të arrinin të mënjanonin në masë të madhe problemet me të cilat përballen.

Kërkesat e tregut të furnizimeve, tregut të shitjeve edhe të tregut financiar nuk mund

t’i menaxhojë një person i cili nuk ka kualifikimin e kërkuar andaj është e

rekomandueshme që një profesionist të organizojë një ndërmarrje më karakteristika të

tilla.

• Të vendoset si prioritet nacional dhe lokal Inovacioni, Sistemi arsimor t’i kushtojë

vëmendje të veçantë fushës së inovacioneve teknologjike dhe të investohet më tepër në

Hulumtim dhe Zhvillim, Të financohen programe që kanë në thelb promovimin,

edukimin, përkrahjen e inovacionit që nga rinia shkollore dhe nëpër organizata të

ndryshme dhe kompani, Të thellohet bashkëpunimi mes Universiteteve dhe

Kompanive private e publike në Hulumtim dhe Zhvillim, drejt nxitjes së inovacioneve

teknologjike

35

• Ndryshimi i strukturës organizative. Decentralizimi i strukturës organizative ka rolin e

vet në organizimin e mirëfilltë të ndërmarrjes. Shumica e ndërmarrjeve nuk kanë bërë

ndryshime të strukturës së tyre organizative, rekomandohet të ndërmarrjet prodhuese

të behën ndryshime të strukturave organizative, sidomos departamenti i marketingut

dhe shitjes të kenë përgjegjësinë me të madhe të organizimit të ndërmarrjes.

• Teknologjia informative duhet të jetë pjesë e pandashme e zhvillimit të ndërmarrjes.

Digjitalizimi i biznesit do të sjelle lehtësira të mëdha në lidhje me organizmin e

ndërmarrjes, komunikimi ndërmjet niveleve do të realizohej me shpejt dhe do të rritej

efikasiteti dhe efektiviteti i operimit të ndërmarrjeve.Në fund të fundit, mund të themi

që rrijta e investimeve private në Kosovë garanton zhvillimin e nëpërmjet rritjes

ekonomike duke hapur vende të reja të punës ngritjen e nivelit të të ardhurave. Kjo

gjithashtu ndikon edhe në uljen e nivelit të krimit dhe e bën Kosovën shtet të sigurt

dhe atraktivë për investime të tjera.

36

LITERATURA

Prof.Asoc.Dr.Besnik Krasniqi, Prof. Dr. Enver Kutllovci, Prof.Asoc.Dr.Petrit Gashi, Prof.Dr.

Muhamet Mustafa “ Biznesi i vogwl dhe i meswm” Krijimi, menaxhimi dhe rritja e bizneseve.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (2017). Statistikat e Tregtisë së Jashtme 2017.

Banka Botërore (2014). Raporti i të bërit biznes 2014: Profili ekonomik: Kosovë. Banka

Botërore, Washington.

Banka Botërore (2017). Raporti i të bërit biznes 2017: Profili ekonomik: Kosovë. Banka

Botërore, Washington.

Instituti GAP (2015). Efektet ekonomike dhe buxhetore të reformave fiskale 2015. Prishtinë:

Republika e Kosovës, 2015.

Instituti GAP. (2017). Dallimet mes Projektligjit dhe Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin

2017.

Instituti Riinvest (2014). Klima e Biznesit në Kosovë. Prishtinë, Republika e Kosovës.

Instituti Riinvest (2017). Sektori bankar në Kosovë.

Instituti Riinvest dhe Euforia (2017). Analizë e Boshllëkut të Njohurive dhe Shkathtësive në

Kosovë: Një Perspektivë e Punëdhënësve.

World Bank Group (2017). Western Balkans Regular Economic Report No.11.

Ministria e Tregёtisё dhe Industrisё, STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT

2013- 2017

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË NVM-ve NË KOSOVË 2012-2016 ME VIZION 2020