Upload
others
View
8
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: PARASHKOLLOR, GJAKOVË
Punim diplome
Tema: KOMUNIKIMI MIDIS
PRINDËRVE, EDUKATORES DHE
FËMIJËVE NË KOPSHT
Mentor: Kandidatja:
Prof. asc. dr. Xheladin Zymberaj Valbone Avdimetaj-Peli
Gjakovë, 2017
2
Përmbajtja:
Abstrakt………………………………………………………………………...…………...…3
Hyrje……………………………………………………………………...…………………....4
Kapitulli i parë…………………………………………………………..……………………..5
1.1 Komunikimi midis prindërve, edukatores dhe fëmijëve………………………………......5
1.1.1 Sqarimi i nocioneve kryesore………………………………………………………...….5
1.1.2 Edukatorja si faktor i edukimit të fëmijëve dhe bashkëpunimi i saj me prindërit…….....6
1.2 Rëndësia e institucioneve për fëmijët e vegjël………………………………………...…..8
1.2.1 Përgaditja e fëmijës para se të shkojë në kopsht…………………………………...……9
Kapitulli i dytë………………………………………………………………………...……...10
2.1 Zhvillimi i fëmijës, nevojat dhe aftësitë e komunikimit……………………………...….10
2.1.1 Komunikimi me fëmijët, parimet dhe udhëzimet e komunikimit me ta…………….....10
2.2 Kominikimi me fëmijët, t‟i përshtatet moshës dhe të jetë i shoqërueshëm………….…….12
2.2.1 Përdorimi i gjuhës së pështatshme me fëmijët…………………………………………12
2.2.2 Inkurajimi i ndërveprimit racional………………………………………………….….12
2.2.3 Modeli i ndërveprimit………………………………………………………………….12
2.2.4 Përdorimi i efekteve speciale të mençura…………………………………………..…..14
2.3 Kominikimi për fëmijët duhet t‟iu adresohet fëmijëve…..…...……………………...…….14
2.3.1 Integrimi i komunikimit………………………………………………………………..15
2.4 Komunikimi me fëmijët duhet të jetë pozitiv dhe i bazuar në përparësi……………….……..16
Kapitulli i tretë….…………………………………………….………………………………18
3.1 Rëndësia e raportit të fëmijës me prindërit dhe edukatoren……...…………………………18
3.2 Bashkëpunimi i prindvrve me edukatoren e fëmijës së tyre ..........……………………..…....19
3.2.1 Ndërtimi i marrëdhënieve prind-edukatore……………………..…………………...…19
3.2.2 Përfitimet e fëmijës………………………………………………………………….....20
3.2.3 Përfitimet e edukatores…………….………………………………………………..….21
3.3 Komunikimi i mirë dy-anësor…………….………………………………………………..21
3.4 Strategjitë e komunikimit…………….……………………………………………………21
3.4.1 Befasojeni prindin………………………………………………………………..…….23
Përfundim………………….…………………………………………………………………..24
Literatura……………………………………………………………………………………..25
Jetëshkrimi………………………………………………………………………….………...26
3
ABSTRAKT
Në kohët e hershme të fëmijërisë, secili moment që edukatoret dhe fëmijët ndërveprojnë
me njëri-tjetrin është mundësi që të zhvillojnë marrëdhënie pozitive. Për edukatoret është e
rëndësishme të përdorin strategji të duhura dhe të zhvilluara dhe të cilat kanë parasysh
nevojat e fëmijëve, interesat, stilet dhe aftësitë e tyre. Hulumtimet sugjerojnë se komunikimet
edukatore-fëmijë luajnë një rol domethënës duke ndikuar në zhvillimin social dhe emocional
të fëmijëve të vegjël.
Nga ana tjetër, komunikimi është një aftësi prindërore e rëndësishme. Të qenurit prind mund
të jetë një ndjenjë kënaqësie kur një marrëdhënie pozitive prind-fëmijë është e stabilizuar.
Kur jeni prind i një fëmije të vogël apo adoleshenti, komunikimi i mirë është çelës i ndërtimit
të vetëvlerësimit dhe poashtu është një respekt i përbashkët.
4
HYRJE
Hulumtimet tregojnë se në përfshirjen e një prindi në edukim nuk përfiton vetëm fëmija
por edhe prindërit dhe edukatoret. Funksioni i një komunikimi të mirë prind-edukatore është
më shumë se thjeshtë një udhëzim për raportet e edukatores për prindin, se si sillet dhe
performon fëmija i tij në kopsht. Është me të vërtetë një partneritet i cili mundëson rrjedhjen
e informatave në të dyja anët nga edukatorja tek prindërit për arritjet e fëmijës në kopësht si
dhe nga prindi tek edukatorja për bërjen e detyrave në shtëpi.
Ajo siguron mekanizmin që edukatoret ta ftojnë dhe ta mbështesin pjesëmarrjen aktive të
prindërve në edukimin e fëmijëve në ambientin shtëpiak.
Në përgjithësi, prindërit apo kujdestarët e kanë njohurinë bazike më të mirë për fëmijën.
Është për interesin më të mirë të fëmijëve tonë që të përfitojnë përparësi të plotë nga ai
informacion si një ndihmë në kuptimin dhe vlerësimin e një fëmije. Të diturit se si një fëmijë
sillet në shtëpi dhe në kontekste tjera si sillet ai jashtë shkollës, mund t‟i ndihmojë edukatoret
që t‟i balancojnë mirë vlerësimet e tyre për fëmijët.
Komunikimi me prindërit ka një rëndësi të madhe. Edukatoret duhet të jenë të përgatitura që
të punojnë me një llojllojshmëri kujdestaresh të fëmijeve, duke filluar nga prindërit që
punojnë e deri tek kujdestari i fëmijës apo ndonjë i afërm i cili kujdeset për të. Edhe
komunikimi me fëmijët në kopsht ka rëndësi tejet të madhe sepse ai komunikim ndikon në
krijimet e koncepteve të para dhe thelbësore për jetën e tij
Në këtë temë të diplomës pra do të flitet për temën e komunikimit prind-edukatore-fëmijë, ku
do të shtjellohet rëndësia, metodat dhe strategjitë për komunikim sa më efikas dhe frytdhënës
për secilin subjekt.
5
KAPITULLI I PARË
1. 1 KOMUNIKIMI MIDIS PRINDËRVE, EDUKATORES DHE
FËMIJËVE
Komunikimi me familjet rreth fëmijëve është një pjesë e rëndësishme e përgjegjësve të
personelit mësimor. Të gjitha familjet shqetësohen për fëmijët e tyre dhe duan që fëmijët e
tyre të mësojnë të lumtur e me plot sukses. Cikli parashkollor shënon përjetimin e parë të
fëmijës larg familjes. Anëtarët e familjes dëshirojnë të dinë ecurinë e fëmijës. Personeli
mësimor dëshiron të diskutojë aktivitetet e fëmijës, përparësitë, dobësitë dhe problemet e
tjera shqetësuese me familjet, në mënyrë që aktivitetet dhe konceptet të përforcohen në
shtëpi.1
Në vitet parashkollore ka rëndësi që familjet dhe shkollat të komunikojnë hapur dhe lirisht
lidhur me fëmijët dhe aktivitetet. Shkolla dhe familja janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën.
Sa më i mirë të jetë komunikimi në mes tyre, aq më shumë do të ndihmohen fëmijët në
përjetimet e tyre të para mësimnxënëse. Nuk është gjithëmonë e lehtë të gjesh kohë për
komunikim në programin e ngjeshur ditor, por kur mësuesit e konsiderojnë komunikimin si
sukses të fëmijëve, ai bëhet pjesë e aktiviteteve ditore.
1.1.1 Sqarimi i nocioneve kryesore
Përcaktimi i nocioneve bazë, që kanë të bëjnë me problemin studimor, paraqet një çështje
kyçe, e cila orienton semantikisht përmbajtjen e punës studimore. Një gjë e tillë është e
nevojshme, për shkak të mundësisë që gjatë përdorimit të këtyre nocioneve në përmbajtjen e
këtij punimi, këtyre termave, mund t‟u jepen kuptime të ndryshme dhe jo adekuate. Saktësimi
teorik i nocioneve kyçe, mundëson tejkalimin e paqartësive dhe kuptimin më të thellë të
problemit të trajtuar.
Komunikim: nënkupton veprimin e shkëmbimit të informacioneve apo lajmeve. Për më
tepër, në veçanti nënkupton lidhjen në mes njerëzve apo vendeve.2
1 A. Coughlin, Pamela, A. Hansen, Kirsten dhe Kaufmen, Roksane, “Programi “Step by Step” për arsimin
parashkollor”, Fondacioni “Soros”, 1994, f. II-6 2 www.google.com
6
Bashkëpunim: Ky nocion, është sinonim i një pune të përbashkët për të kryer një punë apo
për të arritur një rezultat.
Bashkëpunimi edukatore-prind: Nënkupton ndërveprimin mes institucionit parashkollor
dhe familjes, gjegjësisht edukatores dhe prindit, në mënyrë të vazhdueshme, përmes
alternativave të ndryshme të bashkëpunimit konkret, i cili reflekton direkt në zhvillimin e
fëmijës e njëkohësisht edhe në realizimin e punës më cilësore të institucionit. Të dy faktorët
bashkëpunues kanë detyrat dhe përgjegjësitë e veta edukative e zhvillimore si dy subjekte
kryesore për edukimin dhe zhvillimin e fëmijës.3
Edukimi parashkollor: Ky nocion i referohet edukimit në fëmijërinë e hershme, gjegjësisht
edukimit të fëmijëve të moshave 0-6 vjet. (Kjo është, sipas standardeve të edukimit
parashkollor në Kosovë, sepse ky nivel edukimi, në shumë vende nënkupton edukimin e
moshave, 0-8 vjet).
Qëllimi i shërbimeve të edukimit parashkollor është që të promovojë zhvillimin e
përgjithshëm të fëmijëve, duke i ndihmuar ata. për të marrë qëndrimet dhe kompetencat që do
të lehtësojnë suksesin e tyre si nxënës, si individë dhe duke u mundësuar atyre që të
integrohen gradualisht në shoqëri.
Edukator/e: personi i kualifikuar sipas dispozitave të ligjit mbi arsimin parauniversitar, me
përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për
fëmijët e moshës 0-6 vjet.4
1.1.2 Edukatorja si faktor i edukimit të fëmijëve dhe bashkëpunimi i saj
me prindërit
Rëndësia e pakontestueshme e bashkëpunimit edukator - prind është konfirmuar edhe me
Ligjin për Edukimin Parashkollor, ku ky bashkëpunim është përcaktuar si një ndër parimet
kryesore të këtij niveli të edukimit. Prandaj, funksionimi i këtij komponenti, gjatë realizimit
të punës me fëmijët e moshës parashkollore, është obligim i secilit institucion parashkollor në
përgjithësi, dhe i secilës edukatore në veçanti.
3 Plakolli, Zehrie dhe Aliu-Gashi, Mevlude, “Bashkëpunimi edukator-prind në institucionet parashkollore”,
Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë, 2016, f. 12 4 Po aty,
7
Alternativat e bashkëpunimit me prindër, janë specifike për secilin vend, për secilën shoqëri
dhe për secilën kulturë të familjes, kurse edukatorja, gjatë praktikës së bashkëpunimit, duhet
t‟i ketë parasysh këto specifika. Mirëpo, janë edhe disa strategji universale të komunikimit
me fëmijët dhe të cilat ndikojnë në krijimin e disa vetive, po ashtu universale, të cilat vlejnë
për të gjithë fëmijët e të gjitha shoqërive dhe kulturave. Disa prej tyre mund të jenë edhe:5
Mbledhje periodike të prindërve në ambientin e kopshtit, ku bashkëbisedohet për
temat rreth funksionit dhe programit të kopshtit dhe informatat e përgjithshme për
fëmijët.
Konsultime të shkurtëra, të përditshme me edukatoren, kur prindërit sjellin ose marrin
fëmijët e tyre nga kopshti duke këmbyer informata reciproke rreth fëmijës.
Takime të posaçme, individuale të prindërve me edukatoren (dhe sipas nevojës), ku u
jepet mundësia të dyve që të japin mendime dhe vlerësime që kanë të bëjnë me
zhvillimin e fëmijës.
Kontakte telefonike ose përmes adresave elektronike me prindin, në rast se ka diç më
specifike për të cilën duhet të dijë prindi.
Takime informuese me specialistët e fushës së arsimit parashkollor, në të cilat
shqyrtohen temat që u interesojnë prindërve.
Bisedat konkrete me prindin, për çdo nevojë urgjente
Edukatorja si ekspert i punës, bartë përgjegjësinë për funksionimin e duhur të këtij
bashkëpunimi. Ajo është kompetentja që bartë informacionet e identifikuara rreth fëmijës te
prindi dhe ajo e cila kërkon informata nga ai.6
Nga qasja serioze dhe e qëlluar ndaj çështjes së bashkëpunimit me prindër, varet edhe suksesi
i përgjithshëm i punës së institucionit parashkollor, dhe i edukatores në veçanti.
Bashkëpunimi edukatore - prind, mund të jetë i suksesshëm, vetëm kur të dy palët,
vazhdimisht përcjellin dhe kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës.
Meqenëse bashkëpunimi me prindër, nuk është aspak i thjeshtë dhe duhet të jetë shumë
përmbajtësor dhe i efektshëm, si kriter kyç i një bashkëpunimi të tillë duhet të jetë
5 Plakolli, Zehrie dhe Aliu-Gashi, Mevlude, “Bashkëpunimi edukator-prind në institucionet parashkollore”,
Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë, 2016, f. 15 6 Po aty, f. 16
8
përshtatshmëria me kulturën familjare. Edukatorja duhet ta njohë dhe ta respektojë
mentalitetin dhe nivelin intelektual të prindit-familjes së fëmijës.
Një komunikim i tillë (edukator-prind), ia lehtëson shumë punën me fëmijët vet edukatores,
dhe prindërve u mundëson një trajtim të nevojshëm e adekuat ndaj fëmijës së tyre. Si e tillë
(edukatorja e përgatitur profesionalisht), inkurajon të gjithë prindërit për bashkëpunim e
informim reciprok rreth fëmijës dhe ky reciprocitet patjetër që do të sigurojë ,,përfitime” për
fëmijën, prindin dhe vet institucionin parashkollor.
Pra, angazhimi i prindërve, është një element shumë domethënës, për institucionin
parashkollor. Mirëpritja, duhet të fillojë, që në takimin e parë të tyre, me edukatoren-
institucionin. Prindërit, duhet të konsiderohen si specialistë, për fëmijët e tyre dhe si
pjesëmarrës aktiv në procesin e zhvillimit dhe të edukimit të këtyre fëmijëve. Prandaj është e
preferuar që të gjitha institucionet parashkollore, ta vlerësojnë dhe ta institucionalizojnë,
partneritetin ,,edukator–prind”.7
1.2 RËNDËSIA E INSTITUCIONEVE PËR FËMIJËT E
VEGJËL
Përpos familjes, për zhvillimin gjuhësor, intelektual, motorik dhe social të fëmijës rol të
veçantë luajnë institucionet parashkollore. Këto janë të rëndësishme për të gjithë fëmijët.8
Në raste optimale prindërit dhe institucionet parashkollore ndikojnë në të mësuarit e
njëkohshëm apo paralel të dy apo më tepër gjuhëve dhe të normave kulturore, të cilat
ndikojnë pozitivisht në integrimin dhe në zhvillimin e fëmijës. Këto institucione i përkrahin
prindërit, roli i të cilëve, megjithatë, mbetet qendror.
Me rëndësi të madhe janë institucionet jashtëfamiljare, sepse fëmijët e moshës së re mësojnë
shpejt dhe i formojnë kompetencat e tyre themelore, siç janë: përceptimi, fantazia, të
menduarit, afërsia sociale si dhe shkathtësia trupore.
7 Vadahi, 2002, f. 94
8 Selimi, Naxhi, “Bazat e integrimit parashkollor”, ISEAL, Zvicërr, 2012, f. 37
9
Pra, çerdhja dhe grupi i lojës, të cilat do t‟i paraqesim më poshtë, janë faktorë vendimtarë për
fazat e mëvonshme të të mësuarit.
1.2.1 Përgatitja e fëmijës para se të shkojë në kopsht
Në ditët apo javët e para në kopsht fëmija mund të ketë vështirësi me mjedisin e ri. Ai është
mësuar që gjithmonë të jetë pranë nënës së tij dhe e ka të vështirë të ndahet prej saj. Mirëpo,
kjo situatë nuk zgjatë shumë, sepse fëmija shpejt gjen shokë dhe shoqe me të cilët fillon të
luajë.
Procedura e adaptimit të fëmijës në kopsht zakonisht zgjatë dy javë. Gjatë këtyre dy javëve
përgatitet si prindi ashtu edhe fëmija. Nëse prindërit e sjellin fëmijën e parë në kopsht,
atëherë menaxherja e kopshtit merret shumë edhe me ta, duke ua treguar mjedisin, lojërat,
trajtimin e fëmijëve të tyre, etj.
Kalimi i fëmijës prej familjes në kopsht paraqet, pra, një ndryshim mjedisi. Për prindërit gjatë
fazës së parë ndoshta është vështirë ta lënë fëmijën në kopsht duke qarë.9 Disa prindër
brengosen dhe ndiejnë keqardhje kur e zgjojnë fëmijën në mëngjes në vend se ta lënë të flejë
sa të dojë. Një numër prindërish për herë të parë përjetojnë diçka të tillë. Ata mendojnë se
janë duke i dhënë fëmijës obligime që në moshë foshnjore. Pavarësisht kësaj bindjeje, fëmija
që shkon në kopsht ka shumë përparësi, qoftë për sa i përket gjuhës, qoftë për sa u përket
sjelljeve shoqërore. Përpos kësaj, ai ndihet i lumtur dhe do të ketë vetësiguri kur të shkojë në
ente parashkollore.
9 Selimi, Naxhi, “Bazat e integrimit parashkollor”, ISEAL, Zvicërr, 2012, f. 41
10
KAPITULLI I DYTË
2.1 ZHVILLIMI I FËMIJËS, NEVOJAT DHE AFTËSITË E
KOMUNIKIMIT
Kur është fjala për zhvillimin e fëmijës, theksi më i madh vëhet në kontekstin se cilët
fëmijë rriten dhe zhvillohen në ambientin e brendshëm të shtëpisë së tyre dhe gjithashtu në
ambiente të jashtme të shoqërisë dhe kulturës rreth tyre.10
Kur flasim për fëmijët, është thelbësore të kujtojmë moshën e tyre dhe shkallën e zhvillimit.
Aftësitë njohëse, emocionale, fizike dhe sociale të fëmijëve zhvillohen gjatë tërë jetës së tyre.
Me rritjen dhe pjekurinë e tyre, nevojat, aftësitë, intereset dhe sfidat e tyre ndryshojnë.
Vitet më të hershme të fëmijës janë ndër kohërat më kritike në zhvillimin njerëzor.11
2.1.1 Komunikimi me fëmijët, parimet dhe udhëzimet e komunikimit me
ta
Kur është fjala te komunikimi me fëmijët duhet të kemi parasysh aftësi të ndryshme dhe
nevojat në shkallë të ndryshme, dhe për më tepër, ai komunikim duhet të ketë në qendër
fëmijën dhe moshën që ai ka. Komunikimin cilësor e mbështesin programe zhvillimore të
cilat tashmë ekzistojnë dhe prioritete për t‟iu adresuar nevojave dhe kompetencave të
veçanta. 12
Këto mund të ndryshojnë sipas: nevojës për të ndihmuar fëmijën në mësimin kur dhe si t‟i
pastrojë duart në mënyrë të duhur; rëndësisë që secili duhet të trajtohet me respekt; si të
shmanget shfrytëzimi i njerëzve dhe abuzimi; bërja gati për shkollë; të qenurit i shëndoshë;
apo të jenë të gatshëm për raste urgjente.
Fëmijët të cilët nuk ndihen se janë të dashur, të sigurtë dhe me vetbesim, apo të cilët nuk kanë
aftësi kopjuese të shëndosha, do të kenë vështirësi më të mëdha në arritjen e njohurive dhe
gjithashtu do të kenë vështirësi edhe në lulëzimin fizik.
10
Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, “Komunikimi me fëmijët”, UNICEF, 2011, f. 15 11
Po aty, 17 12
Po aty, f. 27
11
Figura 1. Karakteristikat kryesore të zhvillimit (Vitet e hershme: nga lindja deri në 6 vjeç)13
Njohëse E sjelljes/Fizike Shoqërore/Emocionale Nevojat e komunikimit
- Përvoja e re për çdo gjë:
format, ngjyrat, njerëzit,
kafshët, zërat, ritmet,
vendet
-Zhvillimi i gjuhës
-Zhvillimi i vetëdijes dhe
ndjeshmërisë në
ndryshimet në gjini, racë,
paaftësi dhe qëndrimet
shoqërore
-Vështirësi në dallimin e
fantazisë nga realiteti dhe
vështirësi në kuptimin e
rastësisë (që një
gjë/veprim drejton tek një
tjetër)
-Përqëndrimi në aspekte
konkrete të realitetit
(çfarë mund të shoh unë,
të dëgjoj dhe të prek)
-Vështirësi në kuptimin e
kodeve dhe sustave të TV
-Rritja e vetëdijes së
gjinisë dhe
“ndryshimeve” të tjera
-Të mësuarit duke bërë
dhe duke luajtur
-Të mësuarit përmes
përsëritjeve dhe rutinës
-Zhvillimi i aftësive
motorike – nga zvarritja
në ecje, vrapim,
hulumtim i ambientit
-Zhvillimi i aftësive të
mira motorike në gishta
që lehtësojnë pavarësinë
dhe të mësuarit (p.sh,
prerja, ngjyrosja, lidhja,
larja)
-Të mësuarit për të
shprehur dhe kontrolluar
ndjenjat
-Të përjetuarit e
emocioneve të reja dhe
shpesh të frikshme
-Zhvillimi nga varësia e
plotë tek të tjerët në
ndarjen dhe autonominë
-Evoluimi i vetëdijes së
emocioneve të veta dhe
të tjerëve
-Rritja në kuptimin se të
tjerët mendojnë dhe
ndihen ndryshe
-Luajtja me të tjerët, të
mësuarit për të zgjedhur
konfikte shumë të
thjeshta dhe për të
bashkëpunuar
-Shfaqja e shenjave të
ndjeshmërisë, pro-
shoqërisë dhe sjelljeve
për ndihmë
-Ta dinë se janë të dashur
dhe të sigurtë
-Të zhvillojnë ndjenja
pozitive për vetveten dhe
të tjerët
-Të dijnë së vargu i
emocioneve dhe frikave
që i kanë janë normale
-Të ndihen mirë për
mësimet dhe përvojat e
reja
-Të zhvillojnë
elasticitetin e të mësuarit
“kthehu prapa” dhe të
mundohen të japin
ndihmë
13
Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, “Komunikimi me fëmijët”, UNICEF, 2011, f. 18
12
2.2 KOMUNIKIMI PËR FËMIJËT, T’I PËRSHTATET MOSHËS
DHE TË JETË I SHOQËRUESHËM
Fëmijët kanë të drejtë për një komunikim të qartë dhe tema të jetë e përqëndruar tek
fëmijët (jo temë për të rritur). Fëmijët, në faza të ndryshme kanë nevoja dhe interese shumë të
ndryshme dhe mësojnë në mënyra të ndryshme nga mediat apo materiale të ndryshme. Kjo
nënkupton që fëmijët kanë nevojë për një llojllojshmëri përmbajtjesh dhe fushash të
materialeve. Është kruciale të mbahet në mend se vetëm personazhet që i duan fëmijët ose
gjërat e tjera që ata i pëlqejnë, siç janë filmat vizatimor apo komikë, nuk paraqet diçka “të
përshtatshme për ata” automatikisht.
Më poshtë do t‟i japim disa sugjerime se si të veprohet me fëmijët.
2.2.1 Përdorimi i gjuhës së përshtatshme për fëmijët14
Kjo mund të kthehet në komunikim në shumë mënyra, përfshirë:
Për fëmijët nga lindja deri në moshën 6 vjeçare, të përdorim gjuhë të thjeshtë me fjalë
përshkruese dhe të ndjeshme, përsëritje, ritëm dhe këngë, e poashtu edhe personazhe
kafshësh apo njerëzish
Për fëmijët nga lindja deri në 6 vjeç, përdorimi i ritmit, gjëegjëzave, rrotullimi i
gjuhës dhe shakatë e thjeshta që ta bëjnë përmbajtjen sa më tërheqëse që të jetë e
mundur
Krijimi i komunikimit që i fton fëmijët të shohin, imagjinojnë, dëgjojnë dhe të
krijojnë gjëra për të cilat ata nuk kanë menduar më parë
2.2.2 Inkurajimi i ndërveprimit racional
Komunikimi ndërveprues ndodh kur fëmijët janë të motivuar që të angazhohen më shumë
dhe të marrin pjesë në një tregim të caktuar. Komunikimi pjesëmarrës, ashtu si edhe edukimi
pjesëmarrës, është më shumë fëmijë-shoqërues, duke iu ofruar fëmijëve mundësinë që të
angazhohen në mënyrë logjike, fizike dhe emocionale, veçanërisht kur e krahasojmë atë me
format didaktike të komunikimit.
14
Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, “Komunikimi me fëmijët”, UNICEF, 2011, f. 29
13
Edhe pse komunikimi i bazuar në teknologji siç është interneti apo shkrimi i mesazheve,
është i dizajnuar në mënyrë specifike të jetë ndërveprues, ndërveprimit gjithashtu mund t‟i
shtohen edhe mediat tradicionale siç janë librat, lojërat, kënga, radioja dhe televizori. Sa më
shumë që ne i ftojmë fëmijët ta shprehin vetveten, t‟i përdorin lëvizjet e trupit, të mendojnë
në mënyrë kritike dhe të kërkojnë rezultate përfundimtare, aq më shumë i afrohemi
komunikimit të vërtetë pjesëmarrës.
2.2.3 Modeli i ndërveprimit
Kjo mund të përkthehet në komunikim përmes shumë mënyrave, përfshirë ato më poshtë:15
Të ftuarit e një musafiri apo personazhi të diskutojë drejtpërdrejt me fëmijët, t‟u bëjë
atyre pyetje dhe t‟iu ipet kohë e mjatueshme për t‟u përgjigjur
T‟i ftojmë në këndim, ushtrime, lëvizje, vallëzim dhe sjellje të tjera me mimikë
Të krijojmë pyetje dhe t‟iu themi fëmijëve t‟i shkruajnë ato dhe në fund të
komunikimit me ta të përfshihen në aktivitete ndërvepruese (shkrim, vizatim, marrja e
një fotoje, etj.)
Përfshirja e komenteve spontane nga fëmijët që inkurajon shumë përgjigje, dhe jo
vetëm një përgjigje
Ushtrimi i parimit “secili të mësoj një person”, ku fëmijët inkurajohen të “shkojnë të
mësojnë dikë tjetër për diçka të cilën ata vetë e kanë mësuar shumë mirë”
15
Pugh, G dhe De’Ath, E, “Të punuarit drejt partneritetit në vitet e hershme”, Londër, National Children’s Bureau, 1989, f. 31
14
2.2.4 Përdorimi i efekteve speciale të mençura
Mësimi dhe argëtimi vjen nga një tregim i mirë dhe personazhe të mira. Efektet speciale janë
zhvilluar që të bëjnë të veçantë diçka që ishte e zakonshme. Në ditët e sotme të kulturës
komerciale televizive, hapësira e shpejtë, ndryshimi i vazhdueshëm i kornizave, pikselëve
dhe mijëra efekteve vizuele dhe auditoriale, janë norma dhe shpesh mund të shpërqendrojë
nga mesazhi i rëndësishëm.16
Disa hapa si të vëhet kjo në praktikë janë:
Përdorimi vetëm i efekteve speciale vizuele apo dëgjimore për të mësuar ose
theksuar një mesazh kyç apo aspekt tjetër relevant të një mesazhi
T‟i testojmë së pari të gjitha komunikimet për t‟u siguruar që mesazhi është i qartë
dhe me temë të caktuar
Eksperimentimi me komunikim që është me kohë të ngushtë dhe që kërkon reflektim
2.3 KOMUNIKIMI PËR FËMIJËT DUHET T’IU ADRESOHET
FËMIJËVE
Hulumtimet nga fusha e shëndetësisë, vlerave ushqyese, psikologjisë, zhvillimit të
fëmijës dhe antropologjisë, ndërmjet tjerave, dëshmojnë se të gjitha aspektet e zhvillimit të
fëmijëve janë të ndërlidhura. Zhvillimet fizike, sociale, emocionale dhe të njohjes janë të
lidhura në mënyrë të pandarë. Një fëmijë mund të jetë i zgjuar, por të jetojë në neglizhencë
16
Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, “Komunikimi me fëmijët”, UNICEF, 2011, f. 31
15
dhe abuzim. Një fëmijë mund të jetë i ushqyer mirë, por të jetë i uritur për dashuri. Një fëmijë
mund të jetë i dashur, por mund të jetë i brisht fizikisht dhe emocionalisht.
Komunikimi që balancon dhe i cili jep vëmendje plotësuese të gjitha nevojave të tyre
zhvillimore më së miri iu shërben fëmijëve, duke filluar që nga fëmijëria.17
2.3.1 Integrimi i komunikimit
Kjo mund të përkthehet në komunikim përmes shumë mënyrave, përfshirë modelimin në
mënyra të ndryshme të kopjimit me një çështje të vetme. Për shembull, në komunikimin për:
Imunizim – përfshinë mënyra përmes së cilave fëmijët mund ta qetësojnë veten (të
mendojnë gjëra të lumtura , ta shtrydhin një lodër, të këndojnë një këngë) për të pasur
shëndet, vetrespekt dhe elasticitet emocional
Pastrimi i duarve – përdorni një këngë që zgjatë dy herë sa kënga e ditëlindjes,
numëroni fjalët në secilin gisht (duke përdorur fjalë si para/pas, lartë/poshtë; përdorni
fjalë interesante dhe fjalë që japin inkurajim si “të lumtë” apo „çdo bakterie është
zhdukur”) për të shtyrë në shëndet të mirë, higjienë, parapërgatitje shkollore, vetbesim
Vlera ushqyese - përdorni një fjali të tillë si “ të hamë një ylber ushqimesh që të na
bëjë të fortë dhe të mençur” për të stimuluar shëndet, vlera ushqyese, parapërgatitje
shkollore, vetëbesim
Komunikimi për fëmijët duhet të jetë një model pozitiv për kujdestarët dhe në përgjithësi për
të gjithë të rriturit që ndërveprojnë me fëmijët. Kjo gjithëmonë është e rëndësishme, por
sidomos duhet të jetë kështu në rrethanat kur fëmijët jetojnë në kushte të vështira.
17
Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, “Komunikimi me fëmijët”, UNICEF, 2011, f. 32
16
2.4 KOMUNIKIMI ME FËMIJËT DUHET TË JETË POZITIV
DHE I BAZUAR NË PËRPARËSI
Komunikimi i bazuar në përparësi më tepër duhet të fokusohet në portretizim dhe
theksimin e përparësive dhe potencialit tek çdo fëmijë sesa në fokusimin tek dobësitë apo
problemet. Duke përdorur këtë parim, qëllimi është që jo vetëm të mësohet por edhe të
zhvillohet elasticiteti dhe kapaciteti për bashkëpunim.18
a) Ndërto vetëbesim si dhe kompetenca: një fëmijë me vetbesim jo vetëm që mund të mësojë
më mirë po ka shumë gjasa të dëshirojë të mësojë më shumë. Në shumicën e zhvillimeve të
komunikimit dhe veçanërisht në atë të fëmijëve, fokusimi është në rritjen e vetëdijes dhe
krijimin e aftësive. Megjithatë, kur fëmijët vazhdimisht shohin se vlerësohen dhe janë të
rëndësishëm, ata mësojnë të ndërtojnë një bazë për mendimin kritik dhe një dashuri të
përjetshme për mësim.
Më e rëndësishme se çka fëmijët kanë nevojë të mësojnë është se çka mund të jenë ata.
Vetëbesimi promovon aftësi kopjuese, gjetje të zgjidhjeve dhe potencial të plotë të secilit
pjesëtar që i përket situatës të tyre. Vetbesimi shfaqet në personat elastik të cilët tregojnë
shkathtësi, të kujdesshëm, optimist, të vendosur dhe kreativë.19
Ndërtimi i vetbesimit dhe i kompetencave tek komunikimi mund të shpjegohet në disa
mënyra:
Përdorimi i tregimeve, fjalëve, mjeteve vizuele dhe modeleve që krijojnë besim dhe
gjithashtu kompetenca duke përfshirë gjuhën e cila e mbështetë vetëbesimin (“ jam
shumë krenare që qëndrove larg atyre pulave”, “Shiko sa mirë i pastrova duart”
Përfshirja e ideve rreth “gjërave të vogla që mund t‟i ndihmojnë fëmijët për ta bërë
një ndryshim”, veçanërisht në komunikimin me fëmijët në rastet urgjente ( p.sh. të
dijnë çka të marrin me vete kur të dalin nga shtëpia, ta mbajnë mend adresën e tyre)
Prezentimi i mënyrave përmes së cilave fëmijët çdo ditë mbështesin njëri-tjetrin
përmes fjalëve të thjeshta, veprave, lojës dhe mësimit
18
Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, “Komunikimi me fëmijët”, UNICEF, 2011, f. 36 19
Pugh, G dhe De’Ath, E, “Të punuarit drejt partneritetit në vitet e hershme”, Londër, National Children’s Bureau, 1989, f. 43
17
Duke i mësuar ata ta falenderojnë njëri-tjetrin që “janë fëmiu më i mirë”, pavarësisht
rrethanave jetësore
b) Fëmijët, ashtu si edhe të rriturit, më së miri mësojnë nga shikimi dhe dëgjimi i
vazhdueshëm i veprimeve apo mënyrave të mendimit të cilat ne do të donim që ata t‟i marrin
si “model‟, megjithëse pjesa më e madhe e komunikimit shfaqin modele negative, me një
mesazh të shkurtër në fund që mos të veprojnë ashtu siç është shfaqur.
Në vend që t‟iu thuhet fëmijëve çka të mos bëjnë dhe t‟iu portretizohet vetëm vetë problemi,
është më tepër efektive të portretizohen modele pozitive të cilat do t‟i donim që t‟i bëjnë ata
(siç është të qenurit zemërgjerë, i drejtë, i sinqertë, i interesuar dhe përgjegjës) për t‟i
përforcuar veprimet dhe mendimet pozitive.
Për ta përkthyer në komunikim modelimin pozitiv ekzistojnë disa mënyra, përfshirë:
Në vend se fëmijët të jenë të përfshirë në sjellje të rrezikshme dhe duke i vuajtur
pasojat (p.sh. ndezjen e një shkrepseje dhe të digjen), duhet t‟iu tregojmë atyre të
ndërmarrin veprim pozitiv për ta parandaluar lëndimin (p.sh. kur e shohim një kuti të
shkrepsave, ta diskutojmë nëse duhet të largohemi nga to apo t‟i tregojmë një të
rrituri, të bëjmë diçka që i parandalon ata nga lëndimi)
Në vend se të përshkruhen situata apo pamje të frikshme, t‟iu tregojmë fëmijëve
mënyra përmes së cilave ata mund ta ndihmojnë veten në momente kur kanë frikë (të
flasin me një të rritur të cilit i besojnë, ta këndojnë një këngë, të mendojnë për një
moment të lumtur, etj.)
T‟iu japim fëmijëve një model që t‟i mobilizojnë komunitetet e tyre (p.sh. në ndonjë
rrugë ku mbeturinat janë të shpërndara, t‟i mësojnë edhe të tjerët që t‟i grumbullojnë
në një vend; apo ndonjë person i cili nuk sheh mirë ta mësojnë si ta kalojnë rrugën në
mënyrë të sigurtë duke dëgjuar me kujdes zërat nga të dy anët dhe përballë tij)
Të rriturve t‟iu japim një model dhe t‟ua dëshmojmë se si fëmijët mund të mësojnë pa
masë nga burimet e kufizuara
18
KAPITULLI I TRETË
3.1 RËNDËSIA E RAPORTIT TË FËMIJËS ME PRINDËRIT
DHE EDUKATOREN
Raporti i mirë i fëmijës me prindërit dhe edukatoren ndikon që ai të ndihet i kënaqur. Mu
për këtë arsye është shumë me rëndësi që prindërit dhe edukatorja ta përmbushin rolin e tyre
edukativ dhe ta nxisin fëmijën që t'i përforcojë dhe t'i zgjerojë aftësitë gjuhësore dhe
sociale.20
Kjo arrihet, kur fëmija ka mundësi të vizitojë vende të volitshme për të fituar
përvojë, si, për shembull:
kopshtin zoologjik për fëmijë
teatrin e fëmijëve
vende të përshtatshme në natyrë
bibliotekat për fëmijë
vende të tjera atraktive që e vlen të vizitohen
Kjo vlen sidomos atëherë, kur kushtet e banimit nuk ofrojnë mundësi për frymëzime dhe
përjetime të volitshme për fëmijën.
20
Selimi, Naxhi, “Bazat e integrimit parashkollor”, ISEAL, Zvicërr, 2012, f. 35
19
3.2 BASHKËPUNIMI I PRINDËRVE ME EDUKATOREN E
FËMIJËS SË TYRE
Një ndër veçoritë më të rëndësishme të një bashkëpunimi të frytshëm të prindërve me
edukatoren e fëmijës është kur komunikimi mes tyre nuk kufizohet ose nuk reduktohet në
informata dhe situata të rastit dhe sipërfaqësore për fëmijën, por zhvillohet në mënyrë
partneriteti dhe është transparent.21
Një bashkëpunim i tillë nuk bën të reduktohet vetëm në dorëzimin e ndonjë fletushke
informative, e cila, për shkaqe gjuhësore, ndoshta nuk kuptohet ose nuk lexohet fare.
Përkundrazi, prindërit duhet:
të kërkojnë biseda, me ç‟rast mund të flasin mbi zhvillimin gjuhësor dhe social të
fëmijës,
të pyesin për shembuj konkretë dhe forma të ndryshme të cilat praktikohen në kopsht
apo në grup loje dhe të cilat mund të praktikohen nga prindërit në familje,
të ofrojnë shembuj dhe ide të veta, të cilat do të zgjojnë interes te fëmija, do t‟u
përgjigjen preferencave të fëmijës etj.
Hapa të këtillë jokonvencionalë janë të vlefshëm në radhë të parë për fëmijën, kurse më
pastaj edhe për prindërit dhe për edukatoren. Pjesëmarrja aktive e prindërve në proceset
mësimore dhe edukative pa dyshim paraqet një ndihmesë të rëndësishme dhe të frytshme për
fëmijën. Prandaj, ndihmesa e tillë gjithsesi e vlen që të shfrytëzohet në mënyrë aktive, sepse
kështu do të përforcohet bashkëpunimi mes prindërve dhe edukatores. Pra, në këtë mënyrë
mundësohet zhvillimi i një bashkëpunimi të sinqertë, pa paragjykime, me plot respekt e i
gjallë, i cili, në fund të fundit, është në interes dhe në të mirë të të gjithëve.
3.2.1 Ndërtimi i marrëdhënieve prind-edukatore22
Komunikimi efektiv është thelbësor për ndërtimin e partneritetit shkollë-familje. Kjo konsiston
në themelimim e të gjitha formave të përfshirjes së familjes në edukim.
21
Selimi, Naxhi, “Bazat e integrimit parashkollor”, ISEAL, Zvicërr, 2012, f. 36 22
http://www.readingrockets.org/article/building-parent-teacher-relationships
20
Në komunikimet pozitive prind-shkollë përfitojnë prindërit. Mënyra në të cilën shkollat
komunikojnë dhe ndërveprojnë me prindërit ndikon në nivelin dhe cilësinë e përfshirjes së
shtëpisë së prindërve me mësimin e fëmijëve të tyre. Për shembull, shkollat të cilat
komunikojnë lajme të këqija për performancën e fëmijëve, më shpesh se ta pranojnë sjelljen e
mirë të tyre, do ta dekurajnë përfshirjen e prindit, duke i bërë ata prindër të ndihen se nuk mund
t‟i ndihmojnë fëmijët e tyre në mënyrë efektive.
Prindërit gjithashtu përfitojnë duke qenë të përfshirë në edukimin e fëmijëve të tyre sepse
marrin ide nga shkolla se si t‟i ndihmojnë dhe t‟i mbështesin ata, dhe duke mësuar më shumë
nga programi i shkollës dhe si funksionon ai.
Kur komunikojmë me prindërit duhet t‟i kemi parasysh ankesat tona të cilat ndahen në tri
kategori dhe të cilat ndikojnë në mënyrën se si prindërit marrin pjesë. Për shembull, a po
komunikoni për:
Aktivitetet e mësimit në klasë?
Arritjet e fëmiut?
Si prindërit mund të ndihmojnë në shtëpi që fëmiu i tyre të mësojë?
3.2.2 Përfitimet e fëmijës
Ekzistojnë dëshmi të konsiderueshme të cilat tregojnë që me përfshirjen e prindit përfitojnë
fëmijët. Janë disa përparësi për fëmijët kur prindërit përshihen: iu rrisin motivimin për
mësim, përmirësojnë sjelljen, frekuentim më i rregullt në shkollë, dhe qëndrim më pozitiv
ndaj detyrave të shtëpisë dhe shkollës në përgjithësi.
21
3.2.3 Përfitimet e edukatores
Hulumtimet tregojnë së përfshirja prindërore mund t‟i lirojë edukatoret të fokusohen më
shumë në detyrën e tyre si mësues të fëmijëve. Gjithashtu, duke pasur më shumë kontakt më
prindërit, edukatoret mësojnë rreth nevojave të fëmijës dhe ambientit shtëpiak, se cilat
informacione mund t‟i përdorin për t‟i plotësuar ato nevoja të fëmijëve. Prindërit të cilët janë
të përfshirë kanë tendencë të kenë një mendim më pozitiv për edukatorët, gjë e cila rezulton
në përmirësimin e gjendjes morale të tyre.
3.3 KOMUNIKIM I MIRË DY-ANËSOR
Komunikimi i mirë dy-anësor në mes familjeve dhe shkollave është i domosdoshëm për
suksesin e fëmijëve. Jo befasisht, hulumtimet tregojnë se sa më shumë që prindërit dhe
edukatorët i ndajnë informacionet relevante me njëri-tjetrin për fëmijën, aq më të pajisur do
të jenë të dy palët që fëmija të bëhet i arritur.
Mundësitë për komunikimin dy-anësh përfshijnë:
Konferencat e prindërve
Organizatat prind-edukator ose këshillet e komunitetit të shkollës
Dosjet javore apo mujore të punës së fëmijëve që ata t‟i dërgojnë në shtëpi për t‟i
shikuar prindi dhe që ai t‟i komentojë ato
Thirrjet telefonike
E-mail-et ose webfaqja e shkollës
3.4 SRATEGJITË E KOMUNIKIMIT
Kontakti personal, përfshirë konferencat, vizitat në shtëpi, thirrjet telefonike, duket të jenë
forma më efektive e komunikimit dhe poashtu mund të jetë edhe më e familjarizuar.
Megjithatë, stabilizimi i komunikimit efikas shkollë-shtëpi është bërë më kompleks me
22
ndryshimin e shoqërisë. Diversiteti i madh në mes të familjeve nënkupton që nuk është e
mundur të mbështetemi në një metodë të vetme të komunikimit që do t‟i arrinte të gjitha
shtëpitë me një porosi. Është thelbësore që një llojllojshmëri strategjishë, e përshtatur me
nevojat e familjeve të caktuara dhe orareve të tyre, të jetë e përfshirë brenda një plani të
përgjithshëm.
Disa nga strategjitë përfshijnë:
Revistat prindërore
Qendrat e hapura vjetore
Vizitat shtëpiake (aty ku aplikohen)
Thirrjet telefonike
Kalendaret vjetore të shkollës
Revistat lokale shtesë
Gjyshërit e vitit apo ditët e “personave të veçantë”
Webfaqja për shkollën
Punëtoritë për prindërit
Komunikimet që fokusohen tek baballarët gjithashtu edhe për nënat
Strategjitë e komunikimit efikas përfshijnë:
Nisjet: edukatorët duhet të nisin kontaktin sapo të dinë cilët studentë do të jenë në
klasën e tyre vitin e ardhshëm. Kontakti mund të fillojë me një thirrje telefonike apo
me një letër të dërguar në shtëpi me të cilën edukatori ua prezanton veten prindërve të
fëmijës dhe i baraspeshon pritjet.
Afatet kohore: të rriturit duhet ta kontaktojnë njëri-tjetrin menjëherë pasi problemi të
jetë identifikuar, me qëllim që të gjendet një zgjedhje sa më shpejtë. Pritja e gjatë
mund të shkaktojë probleme të reja, ndoshta përmes frustrimit të personave të
përfshirë.
Konsistenca dhe frekuentimi: prindërit duan të marrin rezultate të vazhdueshme rreth
asaj se si fëmijët e tyre po performojnë me detyrat e tyre të shtëpisë.
Vazhdimi logjik: Si prindërit ashtu edhe edukatorët duan të shohin që pala tjetër
faktikisht do ta bëjë atë që thotë se do ta bëjë.
23
Qartësia dhe dobia e komunikimit: Prindërit dhe edukatorët duhet t‟i kenë
informacionet që iu duhen për t‟iu ndhmuar fëmijëve, në një formë dhe në një gjuhë
që ka kuptim për ta.
3.4.1 Befasojeni prindin
Prindërit nuk janë të mësuar të dëgjojnë komente pozitive, nëse nuk i kërkojnë, nga
edukatoret për fëmijët e tyre, sidomos nga një telefonatë nga shkolla. Imagjinojeni si do të
ndiheshit, si prind, nëse do të kontaktoheshit nga një edukatore apo një drejtor i shkollës që
do t‟ju thoshte se djali apo vajza juaj po tregon rezultate të mira në shkollë, apo që fëmiu juaj
e ka tejkaluar një mësim apo një problem. Kur ju telefononi për t‟iu dhënë një lajm të mirë
prindërve, përgatituni që zëri i tyre të tingëllojë i befasuar – i befasuar në mënyrë të
kënaqshme.
Hulumtimet tregojnë se komunikimi shkollë-shtëpi është rritur në shkallë të madhe përmes
konktaktit pozitiv me telefonatat ndërmjet edukatorëve dhe prindërve. Duhet të kujtojmë, kur
një telefonatë nga shkolla përcjell lajme të mira, atmosfera në mes shtëpisë dhe shkollës
përmirësohet. Kur kemi për të dhënë një lajm të mirë, atëherë t‟ua komentojmë menjëherë
prindërve sepse marrëdhënia mes edukatorit dhe atyre do të përmirësohet edhe më shumë.
24
PËRFUNDIM
Edukatorët dhe prindërit kujdesen për cilësinë e edukimit të fëmijëve dhe të dy palët e
duan më të mirën për ta. Megjithatë, shpesh, për shkak të presionit, apo mungesës së
informacionit të rriturit i kthejnë frustrimet e tyre nga njëri-tjetri. Kur ata kanë mundësi të
punojnë bashkë për të mbështetur rolin e tjetrit dhe të angazhohen në partneritet, atëherë
mund të ndodh bashkëpunimi i mirë.
Edhe pse kanë qëllime të përbashkëta, prindërit dhe edukatoret shpesh kanë nevoja të
ndryshme nga njëri-tjetri. Që të dytë e pranojnë se, në mënyrë që edukimi të jetë funksional,
që të dyja palët duhet ta bëjnë pjesën e vet.
Prindërit dhe mësuesit nganjëherë e sabotojnë komunikimin e tyre kur ata nuk e kuptojnë
njëri-tjetrin apo kur ndjehen se nuk po dëgjohet fjala e tyre. Kur nevojat e edukatores apo të
prindit nuk plotësohen, apo edhe kur nevojat e fëmijës nuk plotësohen, të rriturit mund ta
mbrojnë vetveten apo ta fajësojnë tjetrin.
Prindërit dhe mësuesit ndajnë shumë qëllime për fëmijët. Të dy palët duan që fëmijët të kenë
sukses, të lulëzojnë dhe të kenë rezultatete të mira në shkollë në mënyrë që të krijojnë rrugë
të duhura për suksese në të ardhmen.
25
Literatura:
1. A. Coughlin, Pamela, A. Hansen, Kirsten dhe Kaufmen, Roksane, “Programi “Step by
Step” për arsimin parashkollor”, Fondacioni “Soros”, 1994
2. Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, “Komunikimi me fëmijët”, UNICEF, 2011
3. Plakolli, Zehrie dhe Aliu-Gashi, Mevlude, “Bashkëpunimi edukator-prind në
institucionet parashkollore”, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë, 2016
4. Pugh, G dhe De‟Ath, E, “Të punuarit drejt partneritetit në vitet e hershme”, Londër,
National Children‟s Bureau, 1989
5. Selimi, Naxhi, “Bazat e integrimit parashkollor”, ISEAL, Zvicërr, 2012
Të tjera:
1. www.google.com
2. www.readingrockets.org/article/building-parent-teacher-relationships
26
Jetëshkrimi
Unë quhem Valbone Avdimetaj-Peli. Kam lindur në Pejë, më 1.4.1974, nga prindërit Brahim
dhe Sofe Avdimetaj. Shkollën fillore e kam kryer në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë,
ndërsa shkollën e mesme e kam kryer në gjimnazin “Bedri Pejani”, poashtu në Pejë.
Në vitin 1996 e kam përfunduar Shkollën e Lartë Ekonomike, në seksionin “Afarizmi
Financiar në Ndërmarrje”.
Në vitin 2001 jam punësuar në kopshtin e fëmijëve “Pëllumbat e Paqes”, si motër edukatore
dhe kam punuar me fëmijët e moshës 0-3 vjeç. Me këtë moshë kam punuar 10 vite.
Në vitin 2005 jam martuar me bashkëshortin Dukagjinin, me të cilin krijuam familje dhe tani
kemi dy fëmijë, Anilin 10 vjeç dhe Idilen 8 vjeç.
Duke qenë se gjashtë vitet e fundit kam punuar me fëmijët e grupmoshës 3-6 vjeç, kjo e shtoi
dëshirën tek unë që një ditë të bëhem edukatore e kualifikuar dhe për ta realizuar këtë dëshirë
timen, në vitin akademik 2013/2014 u regjistrova në Universitetin e Gjakovës “Fehmi
Agani”, në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Parafillor.
Këtë profesion do të vazhdoj ta ushtroj me mjaftë dëshirë dhe përkushtim.