47
1 Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti Filologjik Programi Gjuhë shqipe PUNIM DIPLOME Marin Barleti “Historia e Skënderbeut” Mentori: Kandidatja: Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi Klodina Kurtaj Gjakovë 2019

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

1

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti Filologjik

Programi Gjuhë shqipe

PUNIM DIPLOME

Marin Barleti “Historia e Skënderbeut”

Mentori: Kandidatja:

Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi Klodina Kurtaj

Gjakovë 2019

Page 2: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

2

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT ....................................................................................................................... 4

HYRJA ................................................................................................................................ 5

KAPITULLI I ..................................................................................................................... 7

Jeta e Marin Barletit ............................................................................................................ 7

Rrethimi i Shkodrës ......................................................................................................... 8

Historia e Skënderbeut .................................................................................................... 8

Histori e shkurtër e jetëve të Papëve dhe Perandorëve ................................................... 8

Vlera e Marin Barletit si historian ...................................................................................... 9

Kritikat ndaj M. Barletit .................................................................................................. 9

Idetë e M. Barletit.......................................................................................................... 10

Stili i M. Barletit............................................................................................................ 11

Ndikimi dhe rëndësia M. Barletit .................................................................................. 11

KAPITULLI II .................................................................................................................. 12

Historia e Skënderbeut ...................................................................................................... 12

Përkrenarja e Skënderbeut ............................................................................................. 15

Shpata e Skënderbeut .................................................................................................... 16

Vula e Skënderbeut ....................................................................................................... 17

Stema e familjes së Kastriotëve .................................................................................... 18

KAPITULLI III ................................................................................................................. 19

Librat e Marin Barletit mbi jetën dhe veprat e Skënderbeut ............................................. 19

Libri i parë ..................................................................................................................... 19

Libri i dytë ..................................................................................................................... 20

Libri i tretë ..................................................................................................................... 21

Page 3: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

3

Libri i katërt ................................................................................................................... 23

Libri i pestë.................................................................................................................... 25

Libri i gjashtë ................................................................................................................ 26

Libri i shtatë .................................................................................................................. 28

Libri i tetë ...................................................................................................................... 30

Libri i nëntë ................................................................................................................... 32

Libri i dhjetë .................................................................................................................. 34

Libri i njëmbëdhjetë ...................................................................................................... 36

Libri i dymbëdhjetë ....................................................................................................... 41

Libri i trembëdhjetë ....................................................................................................... 43

PËRFUNDIM ................................................................................................................... 46

LITERATURA ................................................................................................................. 47

Page 4: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

4

ABSTRAKT

Marin Barleti si historian i parë shqiptar e përshkruan historinë e Skënderbeut, në mënyrën

më të mirë të mundur, por jo vetëm historinë e tij po edhe te popullit shqiptar që në atë kohë lulëzon

dhe zhvillohet në shumë mënyra. Autori na la një vepër të madhe, ku ndriçohet koha në të cilën ka

jetuar dhe vepruar edhe vetë, kurse vepra e tij përgjithësisht cilësohet si vepra më e mirë e shkruar

për Skënderbeun.

Skënderbeu – Gjergj Kastrioti përveç që ishte strateg shumë i zoti dhe mbajti ushtarakisht

gjatë Shqipërinë e lirë nga një Perandori aq e madhe sa ishte ajo Osmane, por në të njëjtën kohë

përdori shpesh edhe diplomacinë gjatë jetës se tij.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur

për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat

e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare

Fjalët kyçe: Marin Barleti, Skënderbeu, historia, populli shqiptar, liria, pavarësia etj.

Page 5: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

5

HYRJA

Lufta një shekullore e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë, veçanërisht epopeja e tyre

legjendare, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut përbën një nga ngjarjet më të

rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Ajo mbrojti lirinë një pjesë të madhe të viseve shqiptare

për dekada të tëra dhe frymëzoi banorët e viseve të paçliruara të vazhdonin me kuraje luftën për

dëbimin e pushtuesve të huaj. Ajo pati gjithashtu një varg rrjedhojash shumë të rëndësishme për

historinë tonë kombëtare.

Lufta kundër pushtuesve osman u zhvillua nën një udhëheqje të vetme të Skënderbeut dhe

në të morën pjesë aktive të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, pa dallime krahinore e fetare.

Prandaj ajo ndikoi fuqishëm në kompaktësimin e shqiptarëve dhe në forcimin e unitetit kombëtar

të tyre, kudo që ata banonin, duke përfshirë edhe banorët e viseve të largëta që kishin mbetur jashtë

shtetit të Skënderbeut. Dëshmi e gjallë për këtë janë legjendat, tregimet, e këngët popullore për

figurën e heroit, të cilat ruhen ende te shqiptarët katolikë, ortodoksë e myslimanë të të gjitha viseve

Shqiptare, madje edhe jashtë atdheut si tek Arbëreshët e Italisë.

Vepra që e ngriti figurën e historianit shkodran Marin Barleti, shkruar në gjuhën latine

është vepra “Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut”, e botuar në Romë rreth viteve

1508-1510. Deri në mesin e shek. XVIII kjo vepër voluminoze njohu jo më pak se 21 ribotime në

disa gjuhë të Evropës, si latinisht, gjermanisht, italisht, portugalisht, polonisht, spanjisht si dhe

nëpërmjet një përkthimi të lirë dhe përshtatjeje edhe në frëngjisht , e anglisht.1

Në të gjithë botën për figurën e Skënderbeut janë shkruar rreth 600 libra. Mes tyre janë

dhjetëra romane, libra historikë, studimorë dhe legjenda. Buste dhe shtatore të Skënderbeut

ndodhen në Tiranë, Prishtinë, Gjenevë, Londër, Bruksel, Budapest, Romë, Miçigan. Pritet që bust

të tij të ketë edhe në Spanjë, Australi, etj. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron

hipur mbi kalë duke simbolizuar luftëtarin.

1 Marin Barleti, Historia e Skënderbeut, “Infbotues”, Tiranë 2005, f. III.

Page 6: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

6

2

Faksimile e botimit të parë të veprës së M. Barletit “Historia e jetës dhe veprave të

Skënderbeut”, Romë, 1508 – 1510.

2 Marin Barleti, Historia e Skënderbeut, “Infbotues”, Tiranë 2005, f. I.

Page 7: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

7

KAPITULLI I

Jeta e Marin Barletit

Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra.

Çmohet si historiani i parë dhe i vetëm shqiptar prej dëshmisë okulare të rrethimit të Shkodrës më

1478. Barleti njihet më shumë për veprën e tij të dytë, një biografi e Skënderbeut, përkthyer në

disa gjuhë prej shek. XVI deri XX.3

Hipoteza lidhur me origjinën e Marin Barletit nga disa historian, Jorga mbështetet në faktin

se emri i tij mund të lidhet me emrin e qytetit Barleta të Apulisë, e nxjerrin me origjinë italiane.

Familja e tij, mendohet prej këtyre, se ka ardhur në Shkodër aty nga fundi i shekullit XIV (1396),

kur Gjergj Balsha ia dhuroi këtë qytet, bashkë me të tjerë, Venedikut.

Këto thënie nuk janë të bazuara. Emri “Barletius” mund të lidhet me emrin e qytetit Barleta,

por mund edhe të mos lidhet, duke pasur origjinë tjetër. Pastaj, të kesh emrin e një qyteti apo të

një krahine, nuk do të thotë patjetër që të jesh nga ai qytet apo nga ajo krahinë. Mandej, si humanist

Barleti do ta formonte më fort mbiemrin e tij nga trajta e vjetër e emrit të qytetit të Barletës, d.m.th

nga Barulum apo Baretum (sipas Strabonit).

Në favor të mendimit që ne përkrahim se Barleti është shqiptar dhe jo italian, dëshirojmë

të shtojmë edhe pohimin e prof, E. Çabejt i cili në: “Revista Shkencore e Institutit Pedagogjik

Dyvjeçar të Shkodrës”, nr.1, viti 1964, e shpjegon emrin Barletius nga një Bardheci, Barlleci etj.,

emër “Që ndodhet edhe sot si emër familjesh në Shqipëri të Veriut”. Le të shtojmë këtu se në viset

veriore të Shqipërisë (Pukë) ndodhet edhe sot toponimi “Bardheti”, emër lumi, dhe kjo na bën të

mendojmë se mund të mbrohet më drejt shqiptimi “Barleti” dhe jo “Barleci”.

Aq më pak mund të mendohet Barleti italian nga kultura nga ndjenjat e tij. Kështu, një palë

të tjerë e kanë nxjerrë me origjinë dalmate, sepse lavdëron fort Raguzën.4 Por në këtë bazë Barleti

del, mbi të gjitha, shqiptar, sepse vepra e tij është fund e krye një himn i flakët i një zemre shqiptare

për atdheun e vet, për heroin e adhuruar të tij, për çdo gjë shqiptare. Prandaj më të drejtë Noli

thotë: “Ai nuk ishte italian i jugut, siç e merr me mend Jorga”.5

3 Marin Barleti, Historia e Skënderbeut, “Infbotues”, Tiranë 2005, f. IV. 4 Francesco Pall, Marino Barlezio, uno storico umanista, “Imprimeria nationala”, Bukuresht 1938,

f. 1-2. 5 Fan S. Noli,”George Castrioti Scanderbeg”, “International Universities Press“, New York, 1947,

f. 78.

Page 8: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

8

Vepra e Marin Barletit

Marin Barleti ka shkruar tri vepra, të cilat sipas rendit kronologjik, janë këto:

1. Rrethimi i Shkodrës (De obsidione Scodrensi).

2. Historia e Skënderbeut (De vita et gestis Scanderbegi Epirotarvm Princips).

3. Histori e shkurtër e jetëve të Papëve dhe Perandorëve (Compendium vitarum

pontificum et imperatorum).6

Rrethimi i Shkodrës

Vepra e parë e Barletit është "Rrethimi i Shkodrës" e shkruar në gjuhën latine (De

obsidione Scodrensi), botuar në Venecia për herë të parë më 1504. U rishtyp disa herë në gjuhën

italiane, frënge, polake dhe angleze. Në shqip u përkthye nga latinisti Henrik Lacaj.

Historia e Skënderbeut

Vepra e dytë dhe më e plotë e Barletit është "Historia e Skënderbeut" po në latinisht, me

titullin e plotë “Mbi sjelljet e jetës dhe punët”, veçanërisht kundrejt turqve, bëmat e Gjergj

Kastriotit, princi i shkëlqyer i epirotëve, i mbiquajtur Skanderbeg për veprat e tij, ndryshe

Aleksandri i Madh. Shkruar prej Marin Barlet Shkodranit (lat. De Vita Moribus Ac Rebus

Praecipue Aduersus Turcas, Gestis, Georgii Castrioti, Clarissimi Epirotarum Principis, qui propter

celeberrima facinora, Scanderbegus, hoc est, Alexander Magnus, cognominatus fuit, libri

Tredecim, për Marinum Barletium Scodrensem conscripti). Vepra u bë burim i një literature të

gjerë, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës si portugalishtja, spanjishtja, gjermanishtja më

1533[4], frëngjishtja, anglishtja, serbishtja, greqishtja e deri në japonisht. Ndryshe prej Rrethimit,

për këtë vepër Barleti u mbështet tek dëshmitë e të tjerëve.

Është cilësuar nga Jireçek si burimi kryesor i historisë së Skënderbeut.

Histori e shkurtër e jetëve të Papëve dhe Perandorëve

Një vepër e tretë i vishet Barletit, Histori e shkurtër e jetëve të Papëve dhe

Perandorëve (Compendium vitarum pontificum et imperatorum, Venecie, 1555). Por kërkimet e

reja vërtetojnë që është vepër e Giovanni Stella, botuar nga Bernardino de Vitali.7

6 Marin Barleti, Historia e Skënderbeut, “Infbotues”, Tiranë 2005, f. X. 7 https://sq.wikipedia.org/wiki/Marin_Barleti#Veprat.

Page 9: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

9

Vlera e Marin Barletit si historian

Vepra e Barletit na jep mundësinë të flasim edhe për vlerën e tij si historian, që në

parathënie të “Historisë së Skënderbeut” ai shpreh, siç u tha, disa nga parimet themelore, mbi të

cilat mbështetet në hartimin e saj dhe që e përcaktojnë, në përgjithësi, konceptin e tij për historinë

si shkencë, dhe së pari Barleti thotë se gjëja “që historia e kërkon me të madhe”, është e vërteta.

Ai do të përpiqet që asnjëri të mos mund ta qortojë veprën e tij për mungesë besimi apo për

plogështi, duke ruajtur kështu seriozitetin e historisë. Barleti u jep rëndësi të madhe burimeve dhe

të dhënat të tilla janë, së pari, ato që ai ka parë vetë, më sytë e tij, dhe në bazë të të cilave është

ndërtuar vepra e tij e parë “Rrethimi i Shkodrës”. Ai ka marrë të dhëna edhe nga bashkëqytetarë

të tij, që kanë qenë luftëtarë në ushtrinë e Skënderbeut dhe që u duhet t’u zënë besë pa ngurrim, i

tillë ka qenë edhe Pjetër Engjëlli.

Noli e vlerëson shumë librin Historia e Skënderbeut, ku edhe thotë së ky libër “ ka

shërbyer si bazë për veprat e panumërta që u botuan për Skënderbeun qysh prej shekullit të XVI

gjerë XX”.8 Vepra e Barletit nuk është një roman i imagjinuar, por një realitet historik, i zbukuruar

tej kufijve të lejuar shkencërisht, ai gaboi por ai nuk shpiku apo trilloi.

Kushdo që e lexon Barletin më durim, më vëmendje dhe pa paragjykim, “që në krye e

deri në fund, pa kapërcyer as një radhë”, 9 formon bindjen së qëllimi kryesor i tij në këtë vepër

është jo që të humbasë në hollësirat e ngjarjeve dhe të stepet para pamundësisë për të dhëna më të

sakta për to, por që të vërë në dukje përmbajtjen kryesore të “tragjedisë shqiptare” dhe format e

madhërishme të shtjellimit të saj, të tregojë, pra forcën e pa epur të një populli nga më të lashtët,

drejtësinë e luftës së tij të imponuar, rolin e tij kundër barbarisë turke, që i kërcënohej gjithë

Evropës në shekullin XV, të ngrejë kështu lart, përmes përshkrimit të akteve të veçanta, ndjenjën

kombëtare, t’i mësojë popullit të vet idetë më të larta të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar dhe t’i

kujtojë kështu luftën për t’u ngritur e për të shkundur.10

Kritikat ndaj M. Barletit

Ndaj Barletit ka pasur dyshime dhe kritika nga autorë të ndryshëm si: Morieri shkruan

“Pal Jovi mendon se lavdet, që i bën (d.m.th Barleti) këtij princi, janë shumë të tepruara dhe shumë

8 Fan S. Noli, George Castrioti Scanderbeg, “Infbotues”, New York 1947, f. 79. 9 Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut, “Dudaj”, Tiranë 1962, f. 136. 10Marin Barleti, Historia e Skënderbeut, “Infbotues”, Tiranë 2005, f. XIII.

Page 10: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

10

madhështore dhe duhen dyshuar për të rreme. Megjithëkëtë Barleti nuk ishte aspak i detyruar për

të lavdëruar Skënderbeun”.11

Josef Hameri ka thënë “gjatësia e fjalimeve që Barleti ka vënë në gojë të Skënderbeut, e

kalon kufirin e asaj që lejohet prej historiografisë”.12

Kamijë Paganeli duke folur për veprat e Barletit, thotë gjithashtu “njeriu gjen në këto vepra

historike një mori dokumentesh interesante dhe Barleti është një udhëheqës i sigurt dhe i vërtetë.

Por ai u atribuon shumë shpesh heronjve dhe personave të tjerë fjalime dramatike, që s’janë

shqiptuar kurrë. Prandaj ato duhet pranuar më shumë rezervë”. 13 Edhe Cinkaizeni thotë se vepra

e Barletit duhet përdorur më shumë rezerva, kurse Karl Hofi sipas Pallit, e ka cilësuar veprën e

Barletit “më forte një roman”.14

Barleti pra, kritikohet për së tepërmi, për gjërat të paqena në historinë e tij për karakterin

panegjirik sidomos të fjalimeve dhe për çështje të tilla të tjera. Ai lavdëron fitoret e heroit, ndërsa

fatkeqësitë e tij i kalon në heshtje, të vrarë turq i shton më mijëra, ndërsa humbjet shqiptare i

pakëson.

Idetë e M. Barletit

Në veprën e tij Historia e Skënderbeut, Barleti shpreh një mori idesh shumë të larta, të cilat

tregojnë karakterin përparimtar të tij. Ideja se mendja e njeriut është e zonja për gjithçka, është një

nga mendimet kryesore të humanizmit, mendim që përbën goditjen më të fortë kundër fatalizmit

dhe nihilizmit dhe që ngreh lartë vlerën e njeriut, forcën dhe përgjegjësinë e tij njëkohësisht në

veprimtarinë për një jetë më të mirë, prandaj Barleti e vë njeriun mbi fatin. Dashuria për atdheun

është një nga idetë më të larta që përshkon fund e krye veprën e Barletit. Barleti, si humanist që

adhuron botën e vjetër greke dhe romake, ka një dashuri të veçantë për çdo gjë të lashtë. Ai e quan

letërsinë latine letrat tona d.m.th. letërsia jonë. Ideja e bashkimit të forcave kombëtare kundër

barbarisë osmane dhe në përgjithësi, ideja e veprimit kundër së keqes është një nga qëndrimet më

të fuqishme kundër fatalizmit, kundër pesimizmit dhe ky qëndrim zbulon thelbin e shpirtit, të

zemrës e të mendjes të një humanisti të flaktë që digjet nga dashuria për lirinë e për atdheun.15

11 Petroviç, “Scanderbeg”, Paris 1881, f. 4. 12 Po aty, f. 5. 13 Po aty, f. 4. 14 Po aty, f. 4. 15 Marin Barleti, Historia e Skënderbeut, “Infbotues”, Tiranë 2005, f. XXXVII.

Page 11: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

11

Stili i M. Barletit

Stili i Barletit është gjithashtu i madhërishëm, si vetë përmbajtja e veprës, si vetë lufta

vigane e popullit kundër atij oqeani të tërbuar barbarie, që po përpiqej të mbyste Shqipërinë e të

vërshonte pastaj mbi të gjithë botën. Në përgjithësi gjuha e Barletit është e pasur dhe në raste të

veçanta. Stili i tij është i rrjedhshëm, i gjallë, shpesh i vrullshëm, që të rrëmben, tërë ngjyrë e

pasion. Në veçanti si tipar të stilit të Barletit mund të vihen në dukje këto: krahasimet, antitezat,

figura të tjera, përkthimi i toponimeve, përdorimi i shprehjeve pagane dhe në përgjithësi, të vjetra,

pjesëmarrja e natyrës.

Ndikimi dhe rëndësia M. Barletit

Ndikimi dhe rëndësia dalin jashtë kufijve të ngushtë kombëtare, ai ka karakter evropian,

ndërkombëtar. Më idetë e tij përparimtare, më figurën e madhërishme të Skënderbeut legjendar

dhe më penën e tij të talentuar, Barleti u bë jo vetëm mbrojtësi por edhe një nga predikuesit më të

zjarrtë e më tërheqës të humanizmit. Emri i Barletit është i lidhur kështu më emrin e Skënderbeut,

prandaj edhe kujtimi i tij do të mbetet për ne i përjetshëm, ashtu si vetë kujtimi i emrit të kryetrimit,

që ai përjetësoi në veprën e tij.

Noli ka thënë, lidhur më rolin e Barletit “më latinishten e tij elegante dhe shtyllën e tij të

kujdesur fitoi këndues anembanë botës dhe bëri të pavdekshëm kujtimin e Skënderbeut në

Evropë”.

Page 12: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

12

KAPITULLI II

Historia e Skënderbeut

Gjergj Kastrioti (lindi me 6 maj 1405 dhe ndërroj jetë me 17 janar 1468), i njohur

si Skënderbeu , ishte një fisnik dhe udhëheqës ushtarak shqiptar. Skënderbeu gjithmonë e

nënshkroi veten si Zot i Arbërisë (latinisht: Dominus Albaniae), dhe nuk pretendoi tituj të tjerë

përveç tij në dokumentet zyrtare.16

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i

fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Pasi u mor peng u dërgua në Edrene ku u edukua në shkollën

e iç-ogllanëve. Gjergji kishte dhunti të veçanta, ishte shtatlartë, shpatullgjerë, mendjemprehtë dhe

shumë i fuqishëm. Ishte i aftë në përdorimin e armëve. Iu vu emri mysliman Skënder dhe mori

pjesë në fushata të ndryshme ushtarake në Ballkan dhe në Azi të Vogël gjatë të cilave fitoi përvojë

ushtarake. Gjatë kohës së qëndrimit larg atdheut, mbajti lidhje të ngushta me familjen e tij. Në

vitin 1438 përmendet si subash i Krujës. Pas vitit 1439, sulltani e largoi nga ky post duke e emëruar

me sa duket larg tokave shqiptare. 17

Në vitin 1443 trupat hungareze të komanduara nga Janosh Huniadi u futën në thellësi të

Ballkanit dhe në nëntor u ndeshën me ushtrinë osmane duke e thyer. Këtë rast e shfrytëzoi Gjergj

Kastrioti Skënderbeu për tu kthyer në atdhe. Pasi çliroi Krujën me 28 nëntor 1443 ngriti flamurin

e Kastriotëve, flamur të kuq me shqiponjë të zezë dykrenore. Para krutanëve mbajti një fjalim të

zjarrtë. Pa humbur kohë hyri në bisedime me fisnikët shqiptarë dhe me ndihmën e tyre çliroi edhe

një varg kështjellash tjera. Në hapësirat e çliruara ndodheshin zotërimet e shumë fisnikëve

shqiptarë. Çlirimi i vendit në vitin 1443 ishte fitore historike, por Skënderbeu e kuptoi se për të

mbrojtur territoret e çliruara duhej kapërcyer copëtimi politik dhe duhej bashkuar. Prandaj mblodhi

16 Grup autorësh, Historia e popullit shqiptar (vëllimi i parë), “Akademia e Shkencave të

Shqipërisë”, Tiranë 2002, f. 8. 17https://sq.wikipedia.org/wiki/Sk%C3%ABnderbeu#Epoka_e_Sk%C3%ABnderbeut_n%C3%AB_

veprat_e_autor%C3%ABve_shqiptar%C3%AB

Page 13: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

13

në Lezhë një kuvend të fisnikëve shqiptarë, një praktikë tradicionale e shqiptarëve për të realizuar

bashkimin dhe bashkëpunimin e tyre. U formua Besëlidhja shqiptare e Lezhës, një aleancë politike

dhe ushtarake kryetar i së cilës u zgjodh Skënderbeu. Ai u zgjodh edhe komandant i përgjithshëm

i ushtrisë së përbashkët e cila do të formohej.

Në vitin 1444 forcat shqiptare të komanduara nga Skënderbeu thyen ushtrinë osmane në

Betejën e Torviollit. Me 10 tetor 1445 një ushtri osmane prej 9,000-15,000 vetësh nën komandën

e Firuz Pashës u nis drejt Shqipërisë nga ana e Prizrenit. Këto lëvizje nuk i shpëtuan Skënderbeut.

Osmanët në luginën e Mokrës ndërsa Skënderbeu i sulmoi dhe i shpartalloi me 3500

luftëtarë. Vitin pasues ai theu osmanët edhe dy herë tjera, një herë forcat osmane nga Ohri, dhe

prapë në Betejën e Otonetës me 27 Shtator 1446.

Në vitin 1450 sulltan Murati II erdhi në Shqipëri me një ushtri të madhe dhe rrethoi Krujën.

Ushtria osmane sipas një bashkëkohësi kudo ku kalonte “dogji duke i vënë zjarrin çdo gjëje që

takonte". Skënderbeu qëndroi jashtë kështjellës bashkë me luftëtarët e tij dhe godiste ushtrinë

osmane papritur dhe pandërprerë nga drejtime të ndryshme. Duke parë humbjet sulltani urdhëroi

asgjësimin e trupave të Skënderbeut duke i ndjekur kudo, por këto ekspedita u kushtuan osmanëve

shumë humbje. Gjendja e osmanëve filloi të keqësohej nga mungesa e ushqimeve për shkak se

shqiptarët sulmonin karvanët e furnizimeve. Pas disa muajsh rrethimi të pasuksesshëm, Murati

humbi shpresat se mund ta merrte Krujën prandaj me fillimin e stinës së shirave e ndërpreu

fushatën ushtarake. Lufta për mbrojtjen e Krujës ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të

Skënderbeut. 18

Më 1451, u martua me Donikën, të bijën e Gjergj Arianitit. Skënderbeu u përpoq të

siguronte ndihma për të çliruar territore tjera që ishin nën osmanët. Atë vit Skënderbeu dhe Alfonsi

V i Napolit nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi si dy zotër të barabartë. Në vitin 1452

sulltani i ri Mehmeti II dërgoi dy ushtri në Shqipëri të cilat u thyen njëra pas tjetrës nga

Skënderbeu. 19

Në vitin 1455 ushtria shqiptare rrethoi Beratin. Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti ishin

larguar kur u njoftuan për sulmin e papritur të ushtrisë osmane. Kur arritën në fushëbetejë çdo gjë

kishte përfunduar. Pas Betejës së Beratit gjendja e brendshme politike në Shqipëri u keqësua, duke

18 Grup autorësh, Historia e popullit shqiptar (vëllimi i parë), “Akademia e Shkencave të

Shqipërisë”, Tiranë 2002, f. 25. 19 Kristo Frashëri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu: jeta dhe vepra 1405–1468, “Toena”, Tiranë 2002

f. 15.

Page 14: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

14

shkaktuar lëkundje te fisnikët shqiptarë. Moisi Golemi i trembur kaloi në anën e osmanëve të cilët

në vitin 1456 e dërguan në krye të një ushtrie osmane në Shqipëri por ushtria e Skënderbeut e theu

keqas. Në vitin 1456 Gjergj Stres Balsha, u shiti osmanëve kështjellën e Modriçit për 30,000 aspra

argjendi. Ai u mundua ta fshehë këtë; megjithatë tradhtia e tij u zbulua, dhe ai u burgos në

Napoli. Më 1456 Gjergjit i lindi djalë. Hamza Kastrioti, nipi i Skënderbeut, humbi shpresat se do

të trashëgonte principatën pas vdekjes së Skënderbeut dhe iu bashkua osmanëve. Më 27 qershor

1458, Alfonsi V vdiq në Napoli dhe Skanderbegu dërgoi emisarë te i biri Ferdinandi.

Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë shqiptare dhe ushtrive

osmane të drejtuara nga Ballaban Pasha, ku shqiptarët dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi

se kishte ardhur koha për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë

Osmane. Në pranverën e vitit 1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar

Krujën. Pasi dy muaj luftimesh të ashpra ai u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve

prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të

dorëzoheshin nga uria. Këtë detyrë ia ngarkoi Ballaban Pashës duke ia lënë drejtimin e ushtrisë

osmane në Shqipëri. Krahas rrethimit, forcat e tij do të ushtonin presion të vazhdueshëm në viset

e lira shqiptare.

Në prill 1467, Skënderbeu u kthye në atdhe ku me përkrahjen e popullit riorganizoi një

ushtri të fuqishme dhe me 19 prill shpartalloi plotësisht ushtrinë osmane të komanduar nga vëllai

i Ballabanit, Jonima, të cilin e zuri rob. Më 23 prill ushtria shqiptare së bashku me mbrojtësit e

Krujës sulmuan dhe shpartalluan ushtrinë e Ballabanit duke e lënë këtë të fundit të vdekur.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmurë gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga

ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 janar 1468 në Lezhë. U varros

në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, po në atë vend ku u mbajt Kuvendi i Lezhës. Vdekja e tij

shkaktoi pikëllim të thellë në gjithë popullin shqiptar.

Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të

birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.

Page 15: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

15

Përkrenarja e Skënderbeut

Përkrenarja e Skënderbeut apo helmeta e Skënderbeut është e përbërë nga metal i

bardhtë, i zbukuruar me një shirit të veshur me ar. Në majë të saj gjendet koka e bronztë e një

dhie me brirë, por që është e veshur me ar. Pjesa e poshtme përmban një shirit bakri me

mbishkrimin * IN * PE * RA * TO * RE * BT *, që do të thotë: Jhezus Nazarenus * Principi

Emathie * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Regi Epirotarum * Benedictat

Te (Jezus Nazarene E Bekon Skënderbeun, Princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i

Osmanëve, Mbret i Epirit).20 Mendohet se shiriti i bakrit me mbishkrimin janë shtuar nga

pasardhësit e Skënderbeut, kurse Skënderbeu vetë nuk ka mbajtur asnjë titull tjetër veç atij të

“Lordit të Shqipërisë” (Latin: Domi inus Albaniae). Duhet thënë megjithatë se përkthimi i saktë

latin i fjalës Regi është Mbretëri meqenëse është fjala Rex që do të thotë Mbret. Kështu që

20 https://sq.wikipedia.org/wiki/Skënderbeu

Page 16: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

16

mbishkrimi në helmet lidhet me emrin e pavendosur me të cilin Shqipëria njihej në atë kohë, në

mënyrë që të përcaktonte udhëheqjen e Skënderbeut mbi gjithë shqiptarët. Burimet bashkëkohore

shfaqin se Shqipëria e shekullit të XIV-të përcaktohej si një grupim etnik e fisnor, që nuk kishte

një shtet të vetin. Kështu që, në varësi të vendit ku jetoje – Veri ose Jug, në fusha ose male dhe

me cilin qytetërim ishe lidhur – ne

kemiturqisht: Arnaut, Greqisht: Arbanas, Arbanensis,Italisht: Albanian, Epirotarum, Albanensis,

Shqip: Arbër, Arben, Arbëresh, Epirotas.21

Shpata e Skënderbeut

Kjo shpatë e drejtë, që gjendet në Muzeun e Ambrasit së bashku me helmetën, ka dy cepa

dhe është e larë në ar. Është 85.5 centimetra e gjatë, 5.7 cm e gjerë dhe peshon 1.3 kilogramë. Milli

21 Kristo Frashëri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu: jeta dhe vepra 1405–1468, “Toena”, Tiranë 2002, f. 258-

263.

Page 17: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

17

ishte prej lëkure. Sipas Faik Konica, që e kishte parë shpatën në fillim të shekullit të 20-të, kishte

akoma njolla gjaku në shpatë.22

Nga ana tjetër, shpata e lakuar, bashkë me dorezën, është 121 cm e gjatë dhe peshon 3.2 kg.

Kjo shpatë është e ndikuar prej stilit otoman të kohës dhe siç ka thënë edhe Dhimitër Frengu pesë

shekuj më parë është prej çeliku të Damaskut me shumë zbukurime e stolisje. Ka një nënshkrim

në turqisht që sipas Faik Konicës është i pasaktë. Nënshkrimi thotë: (Libehadur Allah Iskander

beg – Kampion i Zotit, Skënderbe).

Vula e Skënderbeut

Kjo ishte vula dhe emblema më prestigjioze e gadishullit ILIRIK. Për herë të parë në histori

emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjën dykrerëshe shfaqet në vitin 1451. Ajo paraqitet në një

libër uratash që ju dhurua Skënderbeut nga Alfonsi i V-të, Mbreti i Napolit me rastin e nënshkrimit

të traktatit të Gaetës – 26 Mars 1451. Ai ju dorëzua ambasadorëve të Skënderbeut që nënshkruan

këtë traktat, Peshkopit Stefan të Krujës dhe at Nikola Bergucit nga Protonoteri i Alfonsit Arrnaldo

Fonoleda.23

22 Po aty, f. 265. 23 http://www.njekomb.com/?p=12993

Page 18: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

18

Stema e familjes së Kastriotëve

Stemën e Kastriotëve, e gjejmë në librin e Marin Barletit “Historia e Skënderbeut” ku për

herë të parë u botua ne vitin 1504 ne Venedik. Kjo Stemë është stema e vërtetë e Kastriotëve, pasi

shumë hulumtues evropian më vonë të cilat merreshin me Heraldiken, publikonin Stemën e

Kastriotëve e cila me kohën pati ndryshime.

Page 19: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

19

KAPITULLI III

Librat e Marin Barletit mbi jetën dhe veprat e Skënderbeut

Libri i parë

Gjon Kastrioti dhe Vojsavë kishin nëntë fëmijë, pesë femra: Marën, Jellën, Anxhelinën,

Vlajkën, Mamicën, dhe katër meshkuj: Raposhin, Stanishin, Konstadinin, dhe Gjergjin i cili nga

mosha ishte më i vogli, ku më vonë osmanet iu dha emri Skënderbej.

Gjoni u detyrua të kërkonte paqe, por kjo i kushtoi shumë, më kusht që t’i jepte peng të

gjithë bijtë. Djemtë pasi shkuan në Otomani u detyruan të bëheshin menjëherë synet sipas zakonit

muhamedan. Epiroteve (quhen djemtë e Gjon Kastriotit d.m.th shqiptarë), ua ndërruan emrat u

vunë të tjerë, të ndryshëm, Gjergji siç e cekëm më lartë u quajt Skënderbeg që është baraz më

Aleksandër zot. Ai si nëntë vjeçar mësoi gjuhën dhe letërsinë turke, arabe, greke, italike, dhe

sllave. Bashkë më moshën po i shtoheshin edhe fuqitë dhe shkathtësitë luftarake.

Murati së pari e nderoi më gradën e sanxhakut (komandat dhe qeveritarit të një njësie

administrative- ushtarake) Skënderbeu u vu në krye të pesë mijë ushtarëve kalorës. Pasi i kaloi të

tetëmbëdhjetat u nis më urdhër të sulltanit për në Azi, ai mori pjesë në forcat e veta në shumë

fushata dhe u kthye fitimtar tek otomani bashkë më shokët, u mbulua me lavdi.

Më vonë u zgjodh më vendim të prerë komandat suprem, dhe iu dha urdhri që të luftonte

në Azi. Ku arriti një fitore edhe më të lavdishme së të parën. Kur u kthye në Adrianopojë gjeti një

tjetër kundërshtarë, kishte ardhur nga Skithija një luftëtar i egër dhe i shkolluar më tepër se një

trim e fton Skënderbeun për një dyluftim ku edhe humbet skithasi. Pas kësaj ai ndeshet edhe më

dy luftëtar nga Persia ku i kërkuan luftim edhe këta pësuan, pas këtyre ngjarjeve Skënderbeu merr

shumë lëvdata dhe mirënjohje. Pastaj Murati e dërgoi shpesh në Evropë të luftoj kundër të

krishterëve, grekëve dhe hungarezëve, fitoj emër më të forte të një komandanti.

Murati helmoi së pari të atin e Skënderbeut, pastaj e pushton Krujën, fatin e njëjtë e kishin

edhe vëllezërit e Skënderbeut por ai heshti. Thonë së Murati thirri në një bisedim të gjatë për ta

“ngushëlluar”, dhe njëkohësisht i ofroi një mbretëri shumë më të pasur në Azi që ta kishte kur të

donte nën sundimin e vetë. Skënderbeu, duke ia kuptuar dhelpërinë, nuk ia pranoi dhe i premtoi

që do të jetë “besnik” ndaj tij. Skënderbeut iu ngritën shumë kurthra, por ai me zgjuarsi i anashkaloi

Page 20: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

20

dhe në mendjen e tij ishte kthimi në vendlindje për çlirimin e Krujës dhe të gjithë Shqipërisë. Në

luftën për ta pushtuar Mbretërinë e Misisë, Murati mori këshilla nga Skënderbeu por këto mëdyshje

nuk ishin të sakta, ku edhe tradhton Mbretërinë Osmane, Murati pëson humbje të madhe të

luftëtarëve nga komandanti hungarez Huniadi. E gjithë kjo ishte plani i Skënderbeut, i cili e zë rob

sekretarin dhe merr një letër të rremë për qeveritarin e Krujës, më anë të cilës ky urdhërohej, në

emër të Muratit, t’i dorëzonte Skënderbeut qeverisjen e Krujës dhe gjithë kujdesin e qytetit. Ku së

bashku më nipin e tij Hamzën dhe 300 luftëtarë, arriti për shtatë ditë në Dibër të Sipërme, 70 mijë

hapa larg Krujës. Më diplomaci dhe më zgjuarsi Skënderbeut ia besuan dokumentin fals dhe ia

lëshuan Krujën, të dorëzuarit në Krujë u vranë të gjithë dhe plaçkat u morën. Rreth Skënderbeut u

mblodhën shumë trima, krerë, princa, për t’iu bashkuar qëllimit të Skënderbeut për Shqipërinë e

lirë. Pastaj Skënderbeu mbajti një fjalim të gjatë dhe dha më shumë kurajë për luftën kundër

armikut, citojmë disa fjali “Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu… Lirinë e pashë se e keni kudo

në kraharorë, në ballë, në shpatë…”. Skënderbeu më shkathtësi dhe me besim që iu dha pushtuesve

në qytete, ata i dorëzuan qytetet, kështjellat si Tirana e Madhe, Petrela, Petralbë, Stellushi. 24

Libri i dytë

Në librin e dytë më në fund, del në shesh një armik i ri i otomaneve, pra Skënderbeu, pas

kthimit në Shqipëri, Skënderbeu formon ushtrinë e vetë më në krye komandant.

Murati pas dëmeve që i kushtoi lufta më hungarezët, ku Skënderbeu ia ktheu shpinën,

Murati vendos që të dërgoi një delegacion për të hungarezët, që Misia tu jepet krishterëve dhe të

kërkohet një pushim lufte për 10 vjet. Huniadi nuk i mohoi kushtet që i parashtruan osmanet pasi

që ushtria hungareze nuk ishte e aftë për luftë. Murati ngurroi e nuk ndërmori ndonjë fushatë

kundër Skënderbeut për shpagimin që e kishte menduar prej kohësh, kjo i konvenoi Skënderbeut

që të mobilizohej dhe të bëjë mbledhje më gjithë krerët dhe trimat shqiptarë si Arianit Golem

Topia, Andrea Topia bashkë më dy të bijtë, Kominin e Muzaken dhe nipin Anushin, Gjergj Stresi,

Nikollë e Pal Dukagjini, Lek Zaharia etj. Ku Skënderbeu mbajti një fjalim të gjatë: Ai iu flet për

dredhitë dhe luftën që i pret shqiptarët nga Murati i pamëshirshëm, Skënderbeu kërkon që të gjithë

prijësit, trimat të jenë të bashkuar dhe të luftojnë kundër një Perandorisë Osmane ku edhe citojmë

24 Marin Barleti, Historia e Skënderbeut, “Infbotues”, Tiranë 2005, f. 2.

Page 21: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

21

fjalinë e Skënderbeut “…Ejani, pra, kryetrima, merrni harkun, mbroni me lavdin më të madhe

atdheun, gratë, fëmijët dhe të mirat tuaja, silluni atyre qetësinë e vërtetë…”.25 Menjëherë sapo

Skënderbeu u dha fund fjalëve, e gjithë ushtria miratoi mendimin e tij duke thirrur “Duam të nisemi

sa më shpejtë, të vrapojmë kundër armikut dhe madje ta sulmojmë!”. Këtu tregon se fjalimi i

Skënderbeut iu dha shumë vetëbesim për të luftuar kundër Perandorisë Osmane.

Skënderbeu u nis menjëherë në drejtim të armikut, pasi që mori vesh që armiku po vinte

më një ushtri të madhe, ku qëllimi i tij ishte të arrinte fitoren më një gjakderdhje sa më të vogël

dhe vendosi Gjin Mozaken dhe Hamzën bashkë më tre mijë veta që të sulmonin me vonesë, me

vrull e papritmas nga prapa duke vënë armikun në mes dy zjarresh. Pasi fitojnë betejën,

drejtoheshin me gëzim të madh e më brohori për Skënderbeun, ku ushtria bëhet copë copë dhe

pësoi një kërdi të tmerrshme, ku u vranë njëzetë e dy mijë dhe dy mijë u kapën të gjallë, kurse nga

ana e shqiptarëve mezi bëheshin njëqind e njëzetë, por numri i të plagosurve ishte shumë i madh.

26

Pas humbjes që pësoi Ali Pasha i drejtohet Muratit si një lajmëtar ku i tregon për humbjet

e mëdha që i pësuan të cilat ishin të pabesueshme për Muratin, ku rritet edhe më shumë zemërimi

kundër Skënderbeut.

Pas fillimit të sulmit nga Murati, ku u hap lajmi që po vinte më forca të mëdha, kundër

hungarezeve, Vladislavi dhe princër tjerë menduan për të ikur por Huniadi nuk pranon por pasi

shikon forcat e armikut Huniadi iku. Këtu nuk mundi të arrijë Skënderbeu i cili ishte nisur për këtë

betejë. Murati fiton kundër Hungarezeve pa luftë.27

Libri i tretë

Murati edhe pse e fiton luftën kundër hungarezëve ai nuk ishte fitues, sepse Skënderbeu

gjithnjë e më tepër forcohej dhe siguronte të mira ushqimore. Murati plak donte ta kalonte jetën e

mbetur në qetësi dhe nuk ishte i gatshëm ta sulmonte Skënderbeun për arsye edhe të luftës kundër

Hungarisë dhe shkatërrimit të ushtrisë së Ali Pashës nga Skënderbeu.

25 Po aty, f. 63. 26 Po aty, f. 67. 27 Po aty, f. 95

Page 22: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

22

Murati, princi dhe Perandor i Otomanëve i dërgon letër Skënderbeut “… Nuk i dërgon

përshëndetje por e qorton shumë keq, duke e quajtur bukëshkelës, i pa respektuar për të mirat që

t’i dhurova, të rrita të edukova të stërvita më arte të bukura ku dita e ditës bëhej më i fuqishëm. Po

t’i fali të gjitha të jesh edhe udhëheqës i Krujës me kusht që qytetet tjera që i ke marrë pa të drejtë

të m’i kthesh…”.28

Në përfundim të letrës Murati i thotë Skënderbeut “Mbetsh më shëndet, në rast se jemi

marrë vesh. Prej Adrianopojës, më 15 qershor 1444, pas lindjes së Krishtit.”

Skënderbeu kësaj letre nuk i zuri aspak besë, përkundrazi ai e përbuzi njësoj si dhe autorin

e saj. Ai ia kthen letrën Muratit “…Atleti i Krishtit, Gjergj Kastrioti, ndryshe Skënderbeu, Princ i

Epirotëve, i dërgon përshëndetje Muratit prijësit të turqve. Ku i shkruan më paske bërë fort borxhli

me gjitha këto nderime ku letra jote më bëri shumë të qeshë, për arsye së në fillim më kritikon aq

shumë dhe pastaj kinse m’i falë të gjitha, por unë nuk i harroi, ku mbretërinë atërore ma rrëmbeve,

vëllezërit m’i vrave dhe mua vetë, që si trembesha aspak një gjëje të tillë, më kishe taksuar qysh

më parë për vdekje mizore, më gjitha këto janë pak o Otoman, në krahasim më ato që unë dëshiroj.

Unë nuk kërkoj prej teje këshilla as paqe, por më ndihmën e perëndive fitore kërkojmë. Qofsh

shëndoshë! Nga kampi ynë, më 12 gusht 1444….”

Murati i pa kënaqur me letrën që i kishte dërguar Skënderbeu, iu shtua më shumë një fare

frike sesa u shtua zemërimi në shpirtin e tij. Më shumë zemërim thotë: “Ti, o i prapë qenke i

dëshiruar për ndonjë emër të bukur vdekjeje”. Do të shkoi dëshira në vend, besomë mua, ne vetë

do të marrim pjesë në varrimin e djalit tonë, që e kemi ushqyer do të përcjellim me madhështi.

Murati i besoi një komandanti Ferizin e ftoi ta sulmoj Skënderbeun më nëntë mijë kalorës

nga më të zgjedhurit, Ferizi lakmitar fillon udhëtimin për në Epir por Skënderbeu ia bën një prit të

Lugina e Mokrës që ishte e vetmja rrugë për barbarin, aty i lëshohet një mijë e pesëqind këmbësorë

dhe i grinë nga prapa, nga përpara e anash. Ata pësojnë shumë më jetë dhe disa dorëzohen por

Ferizi më disa ushtarë vendos t’ia mbath atëherë Skënderbeu lëshon dymijë kalorës që t’i ndjekin

dhe t’i vrasin. Katastrofën e Ferizit e pësoi fati aspak i kënaqshëm i Mustafait, ku tani i jepet

komandantit Mustafai dhe t’i shtohej ushtria edhe gjashtë mijë Ferizit. Ushtria e komandanti

Mustafait pasi mbërritën në disa fshatra të Epirit, shkatërronin dhe plaçkitnin çdo gjë dhe vendosen

në një kamp. Pasi merr vesh me vonesë Skënderbeu mban një fjalim ku i porosit ushtarët që nuk

kanë të bëjnë më një plaçkitës por më një armik nga më dhelparakët, ku edhe tregon planin që

28 Po aty, f. 107.

Page 23: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

23

duhet sulmohet direkt kampi dhe jo plaçkitësit për rreth, pasi sulmojnë kampin Skënderbeu arrijnë

fitore, ku ia shkatërron ushtrinë, dhe Mustafai vendos të ikë nga kampi. Përveç me Otomanët u

desh të merrej edhe me Venedikasit të cilët e shihnin ushtrinë e Skënderbeut që po forcohej gjithnjë

e më tepër. Skënderbeu mbajti prapë fjalim ku tregon për grindjet e reja më Venedikasit dhe i

pikëlluar nga vdekja e Leka Zaharinit (I vrarë nga Lekë Dukagjini i biri i Palit), ku Venedikasit ia

morën mbretërinë e tij ku pastaj Skënderbeu thotë se nuk do të heq dorë nga lufta, deri ta kem

fituar të drejtën e fitimit të Dejës.

Me taktikat që përdori Skënderbeu fitoi edhe këtë luftë kundër venedikasve dhe e mbajti të

rrethuar qytetin e Dejës. Përveç fitores ai vazhdon t’i marr edhe zotërimin e tyre që kishin në

Shkodër. Skënderbeu i vuri në krye të punës nipin e tij Hamzën dhe Marin Spanin. Hamza vendosi

ta rrethonte qytetin e Drishit pa miratimin e Skënderbeut dhe fillon duke plaçkitur, por Skënderbeu

në fund e falë nga lutjet e ushtarëve.29

Libri i katërt

Përderisa të krishterët ishin ne mosmarrëveshje ndërmjet vete, Mustafai kërkoi nga Murati

që t’i lejohet riluftimi kundër Skënderbeut. Murati e lejon dhe e këshillon që të jetë shumë më i

kujdesshëm, Mustafai merr rrugën për në luftë. Pasi merr vesh Skënderbeu, merr ajkën e ushtarëve

dhe niset për t’i dalë ballë ku takohen në Oronik dhe quhet beteja e Oronikut. Kur marrin vesh

shkodranët se Skënderbeu ishte nisur në luftë, ia mësyn qytetit Balsit ku edhe shkatërruan e lanë

qytetin me pamje të shkatërruar. Kthehemi të beteja e Oronikut ku ishin grumbulluar dy forcat, një

kapedan me osman i quajtur Karakuz del nga rreshti dhe kërkon një trim nga ana e epirotëve dhe,

për këtë fyerje të barbarit nuk e duroj Pal Maneshi ku mori leje nga Skënderbeu dhe niset në dy

luftim, ku e vret Karakuzin, në këtë moment fati ishte në anën tonë për arsye se mori zemër ushtria.

Skënderbeu nis luftën ku edhe e fiton bindshëm dhe zënë rob Mustafain e shumë të tjerë, pastaj

më vonë në shkëmbim të njëzetë e pesë mijë monedha floriri i lë të lirë Mustafain bashkë më të

tjerët. 30

Skënderbeu pasi mori vesh për atë që bënë shkodranët nuk ishte i gëzuar për fitoren kundër

osmanëve, dhe si i tërbuar ia mësyn Shkodrës duke shkatërruar gjithçka çka i del përpara dhe duke

29 Po aty, f. 120. 30 Po aty, f. 125.

Page 24: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

24

mbajtur të rrethuar Dejën. Venediku dërgoi delegat ku kërkojnë paqe dhe kërkojnë nga Skënderbeu

të heqë dorë nga rrethimi i Dejës dhe në shkëmbim të kësaj t’i jepet një terren pranë lumit Drin

dhe një vend që e quajnë Buzëgjarpni. Skënderbeu i pranoi me kënaqësi kushtet që paraqitën ata.

Murati i çmendur nga inati e tërbimi mblodhi këshilltarët, ku dhe lajmëroj për luftën që

duhej ta bëjë ai vetë për arsye se dështuan dhe pësuan shumë keq si Ali Pasha, Ferizi, dhe Mustafai

të cilët Perandorisë Osmane i shkaktuan shumë dëme. Ai kërkoi nga këshilltarët të bëhej

organizimi i mijëra ushtarëve dhe armatimi i tyre dhe kur të jenë të gatshëm ta pushtojnë Epirin.

Skënderbeu pasi mori vesh planin e Muratit edhe ky nuk ndenji duar kryq por veproi, duke

marrë të gjithë ata që janë të aftë për luftë, duke larguar nga qyteti të gjithë ata që nuk janë të aftë

për luftë si gra, fëmijë dhe pleq. Skënderbeu veprimin e parë që e bëri për këtë luftë që po vinte

shkoi në Sfetigrad, për arsye se ky vend do të ishte i pari që do ta pushtonte ushtria e Muratit, ku

e mbajti dhe një fjalim të gjatë dhe shumë të rëndësishëm për ushtarët, që do ta mbronin qytetin.

Dy versione i jep Marin Barleti për numrin që kishte Murati, njëri version ishte 150 mijë

luftëtarë, 90 mijë kalorës dhe 60 mijë këmbësorë, ndërsa tjerët thonë 120 mijë luftëtarë, 70 mijë

kalorës e 50 mijë këmbësorë duke u drejtuar për në Sfetigrad ku rrethuan qytetin dhe ngritën

kampet. Skënderbeu shkon për të parë armiqtë bashkë më Moisiun dhe Tanush Topin, ku i dërgoi

Moisiun dhe Mozakën e Angjelinës burra të pa shoq, bashkë më 30 të rinjë dhe trima, i afrohen

kampit dhe me taktikë tërhiqen kinse po frikësohen, disa ushtarë osman vendosin t’i ndjekin me

numër të njëjtë, dhe kur bëhet ky luftim ata pësojnë dhe kthehen në kamp të lënduar rend.

Murati jep urdhër që të sulmohen godinat ku ishin ushtarët e Skënderbeut, Moisiu i

mashtron duke bërë se kinse ishte duke ikur dhe i ngriti kurth ku i sulmojnë nga gjitha anët

Skënderbeu, Pejk Mandi, Tanushi, dhe i shkaktojnë dëme të mëdha ushtrisë ku disa ia mbathin

duke ikur dhe i vendosin frikë ushtarëve tjerë në kamp. Murati i inatosur dhe i zemëruar vendos

që ta rrethoi kështjellën e Sfetigradit dhe kërkon t’i dorëzohen pa luftë me premtimet e rrena që i

bënte, por komandanti i kështjellës Perlati nuk e thyen besën e dhënë Skënderbeut dhe refuzon çdo

marrëveshje, pastaj Murati vendos ta sulmoi.31

31 Po aty, f. 151.

Page 25: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

25

Libri i pestë

Murati vendosi të sulmoj me predha muret e Sfedigradit ku edhe bëri shembjen e një pjese

të murit, ku nga aty të futej ushtria, por ushtarët vendas nuk e lejuan që kjo të ndodh, fati ishte në

anën e tyre për shkak të kushteve që gjendej kështjella shumë lartë. Tani Murati jep udhëzime që

ushtria të futet nga dyert hyrëse në kështjellë, por as kjo nuk qe e mundur për arsye të shkallëve të

larta që gjendeshin para portës, dhe aty i prite një tmerr i madh nga ushtarët e qytetit. Murati i

nervozuar, duke parë që nuk mund të futej në qytet i jep urdhër një komandanti shumë të fuqishëm,

që quhej Feri Pasha më tre mijë ushtarë, ku në fillim u duk sikur po fitonte, por këtë nuk e lejon

komandanti vendas Prelati, ai i dërrmon kundërshtarët duke i mbuluar më një breshër predhash

dhe i shpartallon duke i bërë copa mjetet që kishin. Skënderbeu i vjen në ndihmë me shtatë mijë

kalorës, afër dymijë hapa afër armikun, ai e ndau sipas zakonit ushtrinë që të jetë rezervë, në krye

Moisiun bashkë me gjithë këmbësorinë dhe më dymijë kalorës. Skënderbeu në pjesën tjetër të

kalorësve u lëshua me vrull më të madh kundër armikut duke i dhënë ndihmë atyre të qytetit. Edhe

pse kundërshtari ishte në numër shumë të madh, nuk u trembën aspak ku me sulmin e parë ata

zmbrapseshin e i shpërndan dhe filluan të shfrynin tërbimin me shpatë. Murati i ra burisë për tu

kthyer mbrapa dhe i zemëruar nga ushtria aq e madhe e tij, dha urdhër që prapë të sulmojnë por

Skënderbeu vendosi që të tërhiqet te Moisiu, pasi ishte i kënaqur me fitoren. Këtë ditë Otomanit

gjithçka i vajti keq, sulmi kundër qytetit u ndërpre, pasojat ishin të mëdha tre mijë të vdekur dhe

katër mijë të plagosur, si dhe një numër i madh i mjeteve ushtarake u dëmtuan. Murati vendos

prapë që t’i sulmoj muret e qytetit më predha, duke ju shkaktuar dëme mureve, tre ditë rresht por

gjithçka ishte e kot dhe pa asnjë rezultat, për pushtimin e qytetit. Skënderbeu në tjetrën anë,

planifikon që ta zë në befasi armikun ku vendos më dymijë kalorës, të shkonte fshehurazi deri te

kampi natën, dhe ta sulmoj duke bërë kërdi në ushtrinë otomane. Në agim Skënderbeu tërhiqet, ku

numri i të vrarëve ishte dymijë e pesëqind të plagosur kurse nga ana jonë dyzetë e dy veta. Sulmet

vazhduan për marrjen e qytetit, dhe numri i qytetarëve zvogëlohej, ku fillonte frika se mund të

pushtohej Sfedigrati, Murati e mobilizon ushtrinë e Feri Pashait ku edhe Skënderbeu, ndeshet ballë

për ballë me ta. Ferizi kërkon që të bëj dy luftim më Skënderbeun të cilën e pranoi, në këtë dyluftim

Page 26: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

26

pësoi Ferizi me vdekje. Bashkë më vdekjen e tij pëson edhe ushtria e tij. Murati gjithnjë e më tepër

po zemërohej, edhe pas shumë përpjekjeve për ta marrë qytetin, ku edhe premtonte shpërblime të

mëdha për atë që do të bashkëpunoi. Një qytetar i Sfedigradit i mashtruar nga shpërblimi i Muratit

vendos të bashkëpunoi më të, por problem ishte se ai nuk mund të hapte dyert që të futej ushtria e

Muratit. Qyteti nuk kishte lum por vetëm një bunar, dhe ai pabesisht në bunar hodhi një qen për ta

ndotur ujin e pijshëm. Qytetin e kaploi trishtimi dhe menjëherë u hap lajmi, ku kërkojnë të

dorëzohen pa luftë. Komandanti Perlati i qytetit i zemëruar kërkon me çdo kusht që të mos thyhet

besa e dhënë Skënderbeut ku mban një fjalim të madh, duke ju treguar që çfarë e zezë do t’i pres

qytetin dhe qytetarët po të dorëzohen. Qytetarët nuk deshën t’ia dinin për rrezikun që i pret dhe

kërkonin nga Perlati që të arrinte marrëveshje me Muartin për dorëzimin e qyteteve me kushtet që

qytetarët t’i lërë të lirë, edhe ushtarët bashkë më mjetet e tyre. Murati e pranon kushtin dhe i lënë

të lirë sipas marrëveshjes, ku e merr qytetin dhe nis fortifikimin e qytetit. Perlati vendos me ushtarë

t’i bashkohet Skënderbeut të zemëruar, por pasi e kuptoi ngjarjen Skënderbeu i fali dhe e ngriti

Perletin si komandat të zgjuar dhe shumë trim për veprimet e tij. Murati vendos të kthehej në

Adrianopojë dhe largohet nga Epiri me një humbje prej tridhjetë mijë njerëzish.32

Libri i gjashtë

Skënderbeu, edhe pse i kishte kaluar të 40-tët ishte ende beqar, pa pasardhës, gjë që populli

i kërkonte ta kishte, por ai ngurronte dhe thoshte që së pari duhet çliruar Sfedigrati. Ai menjëherë

mori vendim që të shkonte ta rrethonte qytetin, dhe të provonte ta shtinte në dorë qytetin me

marrëveshje, gjë që nuk hasi në miratimin e ushtrisë Otomane. Pas shumë luftërave që luftoi,

provonte në çdo mënyrë por gjithçka ishte e kotë dhe pa sukses, veç dëme pësoi në ushtrinë të cilat

nuk ishin të pakta. Murati kishte hapur lajmin që do të rikthehej të luftonte në Epir, gjë që

luftëtarëve pak sa ju shtini frikën dhe kërkojnë nga Skënderbeu të tërhiqen nga rrethimi i

Sfedigradit. Skënderbeu pasi e pa dëshirën e paktë të luftëtarëve për të vazhduar luftën vendosi të

heqë rrethimin dhe të kthehej në Krujë, me humbje me 500 ushtarë dhe shumë të plagosur.

Skënderbeu ndihmoi nga Venediku, si nga ushtarë vullnetar, mjete lufte, të holla si dhe grurë ku i

mbushi hamaret dhe siguroi për gjithë vitin. 33

32 Po aty, f. 159. 33 Po aty, f. 203.

Page 27: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

27

Murati vendos të punoi në heshtje dhe e shtyn sulmin në Epir për në pranverë ku kishte për

qëllim dhe rrethimin e Krujës. Në tjetrën anë Skënderbeu së bashku me Moisiun dhe Tanushin

nisin të organizojnë për mbrojtje. Pas mbledhjes së ushtrisë së Muratit prej njëqind e gjashtë dhjetë

mijë luftëtarë besonin të gjithë se rrethimi i Krujës do të jetë më i gjatë, Murati kishte vendosur të

mos kthehej në Adrianopojë. Skënderbeu në atë kohë kishte vetëm tetë mijë luftëtarë dymijë

këmbësor, të tjerët kalorës. Pas disa ditësh Murati së bashku me ushtrinë e tij e rrethon Krujën,

dhe vendoset në kampe përreth qytetit. Skënderbeu ishte jashtë Krujës dhe kishte vendosur t’ia

besonte Vrana Kontit. Murati para se ta sulmoj vendos të provoi ta shtinte në dorë qytetin me

marrëveshje, t’i lërë të lirë bashkë më rojet dhe gjitha sendet, përveç këtyre jepte dyqind mijë

aspra. Komandanti bashkë më ushtarët as që e menduan këtë dhe refuzuan menjëherë. Të nesërmen

Murati vendos të sulmojë dhe më predha të rënda, shemb gjysmën e murit të kalas dhe ushtarët

menduan që do të përfundonin shumë shpejt luftën, por këtë e shkatërron Skënderbeu i cili i sulmon

kampet barbare dhe iu shkakton dëme të mëdha. Pas sulmit ushtria e Skënderbeut tërhiqet, por

Skënderbeu rrezikon dhe i vërsulet ushtrisë i vetëm. Ushtarët tanë menduan se e humbën

Skënderbeun por një trim si ai nuk humbet lehtë, ku kthehet të ushtarët e vet dhe e presin më plot

gëzim. Komandanti i qytetit Vrana Konti ishte i pagabueshëm, ku së bashku me ushtarët i

shkaktojnë dëme të mëdha Muratit deri në tetë mijë ushtarë. Murati kishte të birin Mehmetin i cili

ishte shumë i zemëruar dhe nuk ndalej t’i jep zemër ushtarëve që ta sulmojnë qytetin më shumë.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve Murati tërheq ushtarët dhe dy ditë ai këshillohet më parinë e të vetëve.

Murati provon të gjitha mënyrat, me sulme të pa ndërprera, me hapjen e tuneleve, por për shkak të

kushteve ku gjindej kalaja ishte i pa mundur pushtimi. Në tjetrën anë Skënderbeu provonte t’ia

fuste frikën ushtarëve duke i ngacmuar dhe larguar.

Murati prapë vendos që t’i dërgoi dhurata komandantit të Krujës, Vrana Kontit që ai të

bisedonte me Muratin por prapë këto nuk merren parasysh. Murati, me inat vendos ta sulmoj edhe

më shumë Krujën, edhe pse ai më shumë i bënte dëm vetës dhe ushtrisë e cila asnjëherë nuk pat

sukses vetëm humbje të mëdha. Mukati i cili ishte plakur, cakton prapë mbledhje me satrapët, të

cilët thonë se ishin katër, pashallarë ishin dy, i Rumanisë dhe i Azisë, dhe dy që i quajnë këshilltarë

dhe u këshillua gjatë më ta për fatin e gjithë luftës. Mbledhja u nda në tri mendime: njëra të

vazhdonte rrethimi i Krujës dhe të kaloj dimri atje gjerë sa uria e pa mbaruar t’i dërrmonte gjithë

njerëzit dhe t’i bënte të pa zot për luftë, tjetra këshillë të linte Krujën, të ndiqte Skënderbeun me

tërë ushtrinë, ta rrethonte në një vend dhe të vdiste nga uria. Dhe i fundit, nuk duhet zgjatur lufta

Page 28: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

28

më shumë por të detyrojnë të paguajnë dhjetë mijë monedha ari për çdo vit, kjo e kënaqi Muratin

dhe iu duk më e pranueshme. Murati i liron dibranët me kusht që të dërguarin e vet ta dërgojnë tek

Skënderbeu për marrëveshje, pasi shkojnë tek Skënderbeu bëhet propozimi i cekur më lartë, dhe

ku ai shpjegon për humbjet dhe dëmet e luftës që i kishin shkaktuar Epirit, humbjen e qytetit

Sfedigrat, dhe dëmtimin e mureve të Krujës. Pasi i dëgjoi këto Skënderbeu refuzoi kërkesën e

Muratit dhe i thotë iu keni pësuar dëme shumë më shumë se ne. Skënderbeu ndërmori tri fushata

të vogla të luftës, vetëm që mos ta lërë rehat Muratin i cili tani më ishte i plakur dhe i sëmurë,

vendos të tërhiqet me turp nga Epiri. Skënderbeu mori lëvdata dhe dhurata të shumta për arritjen

e fitores kundër një perandorie aq të madhe siç ishte Perandoria Osmane. Ky qe fundi i luftës me

Muratin.34

Libri i shtatë

Pas vdekjes së Muratit, udhëheqësin e Perandorisë Osmane sipas traditës e merr i biri i

Muratit pra Mehmeti, i cili thuhet se nuk kursej as familjarët e vet, nga që ishte i pa besë dhe i etur

për pushtet. Në tjetrën anë Skënderbeu rregullon muret e Krujës, të cilat ishin të dëmtuara për arsye

se ai priste të kishte prapë sulme nga armiku. Skënderbeu vendos të martohet më të bijën e Arianit

Komenit, Donikën. Murati i vëzhgonte ngjarjet që ndodhnin në Shqipëri, por nuk mund të

ndërhynte për arsye se ishte i zënë me rregullimin e perandorisë brenda për brenda Perandorisë

Osmane dhe luftën me Persinë. Ai dërgon një përfaqësues që të sillte paqen kinse Skënderbeut, që

ai t’i paguaj shpërblimet siç i kishte thënë i ati Murati, gjë që Skënderbeu nuk e lejoj të poshtërohej.

Skënderbeu vendos që në kufij të vetë ta ndërtoi kalanë në Modrisë, për të zmbrapsur sulmet e

para në kufij. Ai mban një fjalim në Krujë, ku i tregon se lufta ende s’kishte mbaruar dhe që duhej

përgatitur me gjithë forcat që ta mbroj Epirin. Skënderbeu nuk ishte i kënaqur sepse Sfedigrati nuk

ishte ende i çliruar. Pas mbledhjes Skënderbeu i la të lirë ushtrinë që të ktheheshin në shtëpi të

veta. Skënderbeun e shqetësuan menjëherë lajmëtarët, se lufta persiane kishte pushuar dhe Tirani

po i drejtonte armët kundër Epirit Skënderbeu, nxori menjëherë një dekret, ku së bashku më pesë

mijë njerëz shkuan në Dibër, nuk kaluan as dhjetë ditë dhe ia mbërritën armiqtë, nën udhëheqjen

e Hamza Pashës më trembëdhjetë mijë kalorës. Gjatë udhëtimit të tyre natën, kaluan malin e

34 Po aty, f. 211.

Page 29: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

29

Mokrës po bëheshin gati të ngjiteshin Modrisës, ku i zë në befasi sulmi i Skënderbeut në njërën

anë, në tjetrën anë nipi i tij Hamza dhe rojet e Moisiut. Në këtë betejë ata shpartallohen dhe humbin

gjashtë mijë luftëtarë, të tjerët zihen rob bashkë me Hamza Pashën, dërgohen në Krujë dhe i

kërkojnë Mehmetit monedha për lirimin e tyre.

Mehmeti i tronditur ngurron t’i paguaj shpërblimet që i kërkonte Skënderbeu për larinë e

Hamza Pashës, por më vonë bindet dhe i paguan, ku edhe Skënderbeu i liron natën e Krishtlindjes.

Pas kërkesës së komandantit Otoman Debrea për ta sulmuar Skënderbeun, Mehmeti i shton numrin

edhe tre mijë ushtarë më tepër, në pranverë u nis menjëherë. Skënderbeu pasi mori vesh, mblodhi

shpejt shtatë mijë njerëz, më shpejtësi të madhe për t’i a zënë pritën armikut, ai la mbas kambsorinë

dhe së bashku më gjashtë mijë kalorës shkoi përpara.35

Barbari kishte zënë vend aty në fushë të Pologut dhe po priste ushtrinë e Skënderbeut, e

cila në krahasim me të vetën iu duk shumë e vogël, ku edhe i motivon ushtarët që të marrin hak,

për betejën që e pat humbur Hamza Pasha. Në tjetrën anë Skënderbeu i foli ushtarëve duke iu thënë

se paskan marr zemër prapë të sulmojnë dhe iu ushtarë trima s’duhet t’i lini më gjurmë armikut të

gjallë. Para se të fillojë beteja Skënderbeu kërkon që ushtarët të jenë të bashkuar dhe kërkon ta

godit së pari komandantin e tyre Debrean. E pret sulmin nga barbarët ku ata vazhdojnë përpara me

një frikë të madhe, pasi fillon dy luftimi Moisiu, e mbyt komandantin Osman ku edhe ushtria e tij

fillon të ikin me shpejtësi, ushtria pëson dëme katër mijë e njëqind e njëzetë armiq. Kështu edhe

më shumë iu shtohet turpi ushtrisë dhe zemërimi i Mehmetit.

Mehmeti mundohej me çdo dredhi që të përfitoj nga ky turp, ai e përdor një metodë që ta

bëj për vete Moisiun duke i premtuar gjëra shumë të mëdha, dhurata si dhe ar etj. Moisiu i tunduar

nuk i pranon dhuratat, por ai vendosi pabesim. Por prapë Mehmeti nuk mund t’i besonte Moisiut.

Skënderbeu kërkon ndihma nga Alfonsi ku ai e mirëpret kërkesën e tij dhe i dërgon dhurata

dhe ushtarë për përgatitjen e sulmit të radhës të Perandorisë Osmane. Skënderbeu vendos ta

rrethojë e ta sulmojë Belegradin i cili ishte nën sundimin Osman.36

35 Po aty, f. 264. 36 Po aty, f. 288.

Page 30: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

30

Libri i tetë

Lajmet për rrethimin e Beligradit ia prishën planin Perandorisë Osmane që të hidhej në

Azi, për të vënë në dorë perandorinë e Trapezuntës. Mehmeti ishte i zemëruar dhe e dinte që po të

merrej Belgradi (Berati) nuk mund ta kthej qytetin më lehtë, kurse luftën në Azi mund ta bëjë më

vonë.

Tirani pas një këshillimi si është zakon të bëhej për punët e tilla, ai caktoi forcat e veta prej

dyzetë mijë kalorës prej më të mirëve, kapedanit Sebalian. Bashkë me këta dy burra fort trima me

emrat Ahmat dhe Bara e binden perandorin dhe i premtuan për zhdukjen e Skënderbeut ku në

këmbim do të përfitonin të holla të mëdha për jetën e tij. Murati e dërgon një lajmëtarë të vetë, ta

dërgoj në Belgrad një njoftim që po i vinin forcat ndihmëse dhe të zihen në befasi ushtria e

Skënderbeut, pra kjo ndodhi, pakujdesia, pabesia, pamundësia e vendosjes më larg e rojeve të

Skënderbeut etj. Pasi erdhën ushtarët osman i sulmojnë kampet që ishin vendosur rreth qytetit,

kampi i Muzakës bien i pari ku luftojnë deri në vdekje të gjithë ushtarët bashkë më Muzikën. Në

tjetrën anë Tanush Topa, kur e pa që ishte e kotë s’mund t’i ndihmonte Muzakës, filloj të shpëtoj

të tjerët, duke ikur, po kështu bëri edhe Tanush Gjinaku. Kampi i Skënderbeut ishte më largohej,

ai ngriti flamujt që t’iu vij në ndihmë dhe të flijohej me ta, por me lutjet e ushtarëve që mos të

shkoi të vdes edhe ai ndalet disi, ku pas organizimit të ushtrisë duke sulmuar dhe duke u tërhequr,

ia ndal turrin barbarëve, të cilët ishin të kënaqur më grabitje. Humbje të mëdha nga ana jonë tre

mijë vetë, nga të cilët dy mijë këmbësorë e të tjerët kalorës.

Skënderbeu pasi mblodhi si ndonjë kapedan i pa trembur përgatitej t’i përvishej një furtune

të re, me më shumë guxim se sa me shpresë dhe përballet me armikun. Ata dy që i kishin premtuar

perandorit, ndeshen përballë me Skënderbeun, njëri që quhej Bara, ia çau fytyrën në mes të syve,

kurse tjetri pas shumë goditjeve që morën, bijnë në tokë dhe Skënderbeu ia hoqi kokën. Kjo fitore

ushtrisë osmane i solli shumë mërzi, kurse tanëve shumë ngushëllime. Pasi Sebalia ishte i lodhur

vendos të pushojnë natën, dhe në mëngjes të fillojnë prapë luftën, por tanët nuk kishin më forcë të

Page 31: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

31

luftojnë dhe tërhiqen, ku kthehen në Krujë. Ushtarët osman bënë kërdi me kufoma të plagosurish

ku mbyteshin në mënyrë mizore. 37

Moisiu kur mori vesh kërdinë e ushtrisë, dhe u bë e ditur fatkeqësia e Skënderbeut, u

rebelua kundër atdheut Moisiu. Kastrioti në fillim mbeti i shtangur dhe i ngrirë në vend, ku dukej

që ishte më fort i pikëlluar më tepër për atë se sa për gjithë kërdinë e Beogradit, Skënderbeu mbajti

një mbledhje më pleq në Dibër, ku pasuria e Moisiut konfiskohet, dhe i kalon arkës së shtetit.

Moisiu shkon para Sebalisë në Stamboll, ku edhe pritet mirë nga Mehmeti, me dhurata të

shumta dhe rrogë të majme se ia kishte thyer Skënderbeut zemrën. Sebalia erdhi më vonë në

Stamboll me shumë rob, ku edhe njofton mbretin Osman për humbjen që ia kishte shkaktuar

Skënderbeut, ai ndjehet i kënaqur se edhe Skënderbeu po u mposhtka. Moisiu i kërkoi menjëherë

Perandorit Osman Mehmetit, që të luftoi kundër vendit vetë, por këtë ai e shtyri për në pranverë

se ishte dimër. Skënderbeu në tjetrën anë e kaloi dimrin e qetë sa në Krujë, e sa në Dibër.

Tirani pas kërkesës së Moisiut menjëherë në pranverë me pesëmbëdhjetë mijë kalorës, të

cilët i zgjodhi dhe i rregulloj po thuaj se më dorë të vetë. Osmani ia pëlqente mendimet për çdo

gjë e la në dorë dhe kujdesin e tij, edhe pse ushtarët ia kishin frikën dhe nuk i zinin besë. Moisiu

merr rrugën përmes Trakës, përmes Maqedonisë, drejtë e në Dibër të poshtme, ku zuri vend pranë

fushës së njohur në Epir nga betejat e shumta.

Skënderbeu i lajmëruar, armatoset dhe i përgatit ushtarët, gati për çdo gjë qoftë për ta pritur

si mik, qoftë të luftoi kundër tij me zemërim të furishëm. Skënderbeu nuk vonoi dhe erdhi

fluturimthi menjëherë, me ushtri të radhitur e shpata të zhveshura ashtu siç e do armiku.

Një komandant Osman më emrin Ahemaxe i kërkon Moisiut, siç e donë zakoni një dy

luftim, i dërgon një lajmëtar të Skënderbeu, ku i paraqet kushtet e luftës të cilat i pranon të gjitha,

edhe dy luftimet me komandantin Osman, ku me lejen e Skënderbeut përgatitet Zaharia. Me të

filluar dy luftimi i këtyre dy luftëtarëve, të cilët i lëshojnë kuajt, përplasen njëri me tjetrin dhe bien

në tokë, luftojnë me shpata të dy, dhe Zaharia korr fitore, luftëtarët e Epirit brohorisin për fitoren.

Me të parë Moisiu i kërkon dyluftim Skënderbeut me zë të madh, Skënderbeu shumë i zemëruar e

pranon dhe kur niset drejt luftimit, Moisiu ia mbath me të katërtat duke ikur bashkë me ushtarët.

Skënderbeu i kënaqur me veprim të tij, i lëshon ushtarët, të bëjnë kërdi kundër ushtarëve Osman

që po ia mbathnin nga frika. Kjo fitore ishte e madhe, ku hakmerren për humbjen në Belegrad.

37 Po aty, f. 301.

Page 32: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

32

Moisiu e kishte shumë të rëndë të kthehej para mbretit Osman, Mehmetit, por pas një kohe

ai kthehet dhe mbreti nuk i mirëpret veprimet e tij, dhe ishte shumë i zemëruar me të. Moisiu ikën

natën dhe merr rrugën për në Epir, ku njoftohet se Skënderbeu ishte në Krujë, dhe menjëherë

drejtohet për tek ai. I pikëlluar sa s’ka, i ra përpara në gjunjë si një lypës dhe i kërkoi me lot në sy

t’ia falte, jo që e meritonte. Skënderbeu me një zemërmadhësi që kishte ia falë.38

Libri i nëntë

Tirani i mërzitur për kthimin e Moisiut në Epir, ku ai mendonte se ishte dredhi edhe kishte

pësuar humbje për fajin e tij. Skënderbeu përgatitej që mos do të sulmohej, por kjo nuk ndodhi dhe

për një kohë iu dha qetësia Epirit, sepse Perandoria Osmane ishte e zënë më luftërat kundër

Hungarezëve. Pa harruar ende tradhtinë e Moisiut, Epirin e tradhton pasardhësi i Skënderbeut i cili

ishte nipi i tij Hamza. Më premtimet që ju bënë fshehtas nga Mehmeti ra në grackë edhe Hamza,

të cilit i premtoi udhëheqjen e Epirit. Hamza bashkë me gruan dhe fëmijët e tij, shkoi në Stamboll,

familjen e kishte marrë si garanci që nuk do të tradhtonte Perandorinë Osmane. Pas një bisede të

gjatë të Hamzës me Mehmetin ku edhe ja mbush mendjen që t’i besoi dhe i kërkon falje për gjitha

dëmet që i kishte shkaktuar me arsyen se ishte i ri dhe që nuk ishte i vetëdijshëm me atë çfarë

kishte bërë. Edhe ky kërkon nga Mehmeti që të sulmohej Epiri, por kësaj radhe udhëheqjen nuk

do ta merr Hamza, por Pashai i Romës së Re, i quajtur Isaak, iu besua kujdesi kryesor i ushtrisë

dhe komanda e përgjithshme, pa i ardhur aspak rëndë Hamzës. Perandoria Osmane, shpalli urdhër

t’i mbledh pesëdhjetë mijë ushtarë, kurse nën udhëheqjen e Hamzës pesë mijë. 39

Lajmet mbërritën shpejt në Epir, edhe pse Skënderbeu në fillim nuk i besoi për arsye se

mendonte që Mehmeti s’kishte për ta lënë kurrë turpin hungarez, duke e kthyer mërinë e tij kundër

Epirit, por me anë të arratisurve që vinin, ngjarja u vërtetua për numrin e armiqve si edhe për

Hamzën. Skënderbeu thërret bashkë më ushtrinë edhe porpuratet e të gjitha vendeve, bujarët dhe

disa dibranë, si shokë dhe këshilltarë të gjithë u mblodhën në Dibër të Poshtme. Aty ishte edhe

Moisiu. Skënderbeu mbajti një fjalim shumë të gjatë, ku e lajmëron për rreziqet që po vinin, për

frikën që duhet pasur, për humbjen e Belegradit, por përveç humbjeve ai i përmend edhe fitoret

kundër Ali Pashës dhe të tjera. Ai lajmëron që nuk duhet dalë përballë një numri aq të madh

38 Po aty, f. 325. 39 Po aty, f. 336.

Page 33: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

33

armiqsh, jo që nuk do të fitonin, por humbjet tona do të ishin shumë të mëdha dhe druhej që

luftëtarët e Epirit duhet ruajtur me kujdes. Skënderbeu i mori masat kudo për luftërat ku edhe

mblodhi ushtrinë dhe sigurimin e ushqimit për shumë muaj nëpër qytete. Më në fund ushtria e

armikut kaloi pjesën më të madhe të Maqedonisë dhe po hynte në Epir. Hamza i dinte dredhitë që

i bënte Skënderbeu dhe në shumicën e rasteve nuk i lejonte të ecnin natën. Skënderbeu e priti

armikun mjaft afër, deri sa pothuajse ta ndijë zhurmën dhe pluhurin që ai bënte. Atëherë, pasi i

mblodhi të gjithë dhe vuri përpara flamujt, i lëshoi vendin armikut. Barbari ishte i lodhur nuk ia

mbajti t’i ndiqte, për shkak të frikës dhe vështirësisë së rrugës, por dërgoi disa kalorës për

vëzhgimin e tyre. Kur e panë që nuk gjetën rrezik, e priten me gëzim këtë fitore të pagjak, por aq

edhe me pikëllim nga lakmitarët që nuk gjetën gjë për të plaçkitur. Barbarët vazhduan tri ditë rresht

në kërkim për të luftuar, por Skënderbeu nuk i japi atë mundësi gjerë sa vet po përgatitej që ta

sulmonte, atëherë kur armiku ishte i pakujdesshëm dhe i lodhur nga rruga deri në Mat, dhe më

kryesorja ishte se ishin të uritur shumë.

Skënderbeu, s’pushoi gjëkund, por duke u endur nëpër male dhe kodrina, i cakton secilit

detyra, u jep këshilla, i udhëzon, tani Moisiun, Tanushin, pastaj Stresët e gjithë të tjerët me radhë,

për luftën që do të zhvillohej. Ai i ndau ushtarët sipas kushteve të vendit, sipas numrit, ku pjesën

më të madhe të ushtrisë, katër mijë kalorës dhe po aq këmbësorë, i mbajti për veti dhe u ngjit në

Tumenisht. Ai ia nis luftës i pari, duke sulmuar rojet por një i shpëton dhe i lajmëron në kamp se

Skënderbeu po sulmonte. Menjëherë sulmuan gjithë ushtria e Epirit në gjitha anët e kampit, ku

ishin vendosur ushtria Osmane, të cilët i zuri menjëherë paniku duke u rreshtuar keq, duke mos

mund të luftojnë, duke ikur. Hamza mundohet të organizojë ushtrinë, por edhe ky dështoi dhe

mundohet të ikë, por nuk ia arrin dhe zihet rob bashkë me një sanxhak dhe shumë ushtarë të tjerë,

kurse komandanti Isaak, mezi ia arriti të ikë me një pjesë të vogël të ushtarëve. Humbjet e Osmanve

ishin pothuajse njëzet mijë, kurse tonat më pak se gjashtëdhjetë. Lajmi i madh për fitoren e

Skënderbeut arriti në gjithë Evropë dhe bujë të madhe për mënyrën si e fiton luftën.

Mehmeti e pranon humbjen dhe kërkon ta kthej sanxhakun i cili ishte zënë rob, dhe bashkë

me këtë ai kërkon një armë pushim prej dhjetë vjetësh. Kështu ai vendosi për lirimin e sanxhakut

pesëmbëdhjetë mijë florinj dhe dyzet mijë për lirimin e të tjerëve. Hamzën e dërgon në burg të

përjetshëm në Itali Napoli.

Skënderbeu nuk e pranon armëpushimin prej dhjetë vjetësh, sepse nuk i beson këtij

pushimi, ku edhe e cek që do të luftoj që të gjitha trojet e Epirit të jenë të lira.

Page 34: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

34

Pas vdekjes së Alfonsit, Hamzën e kthejnë në Epir, ku me lot në sy i kërkon falje

Skënderbeut, pa dyshim që me zemërmadhësinë që kishte Skënderbeu ia falë nipit vetë, ku dhe

bëjnë marrëveshje të mbahet e fshehtë falja për arsye që të kthehej në Perandorin Osmane, që ta

rikthej familjen e vetë në Epir. Mirëpo kjo nuk ndodhi për arsye se ai vdiq në Konstadinopoj,

shkaku i helmimit që iu kishte bërë nga Mehmeti dhe kështu familja e tij mbeti në Stamboll.

Libri i dhjetë

Në librin e dhjetë Marin Barleti i kushton rëndësi ngjarjeve pas vdekjes së Alfonsit në

Itali. Tani Skënderbeu, po mendon të sfidoj vetën me një armik të ri në Apuli, kjo krahinë e Italisë.

Këta ishin Galët me një ushtri të madhe, duke iu prirë duka Joan, biri i mbretit Renat. Të cilët pasin

kishin mbërritur në Itali i kishin pushtuar, rrethuar mbretin Ferdinand, birin e Alfonsit.

Ndërkohë të deleguarit e papës Piu, të Sforcës dhe të mbretit Ferdinant, arritën t’i luteshin

Skënderbeut, të hidhej bashkë me ushtrinë, për ta çliruar dhe për ta mbrojtur mbretin Ferdinant.

Skënderbeu e pranon lutjen e tyre, për arsye të miqësisë së mëhershme të mbretit Alfons.

Para së të nisej Skënderbeu për në Itali, arrin marrëveshje me Perandorinë Osmane, pra me

Mehmetin dhe bëri me të një armëpushim për një vit. Kur Skënderbeu arriti në Raguzë, u derdh i

gjithë qyteti, dhe i doli përpara për ta pritur me duartrokitje e më gëzim të madh. Të nesërmen

shkoi në senat ku u nderua me shumë dhurata të ndryshme, dhe ku u lavdërua zyrtarisht para

mbledhjes, nga Davidi, shkrimtar raguzian, i cili iu drejtua Skënderbeut me fjalë shumë të mëdha

dhe mbresëlënëse për luftërat dhe fitoret e Skënderbeut aq madhështore kundër Osmanëve. Në

tjetrën anë kryepeshkopi i Durrësi, Palë Engjëlli iu falënderua qytetarëve dhe popullit për një

kulturë dhe tregti siç ishte Raguza, dhe ku e quajti me të denjë Epidaurum, që do të thotë qytet mbi

ari, i pasur. Për ushtrinë e Skënderbeut u dhanë këto mendime, pesë mijë këmbësorë dhe dymijë e

dyqind kalorës, kurse tjetri mendim dy mijë këmbësorë e tremijë e pesëqind kalorës. Skënderbeu

jep urdhër që të bëhet gati ushtria për të sulmuar. Skënderbeu para se të niset e bënë lutjen e

mëngjesit si çdo i krishterë, duke iu lutur Jezu Krishtit, që t’i prihet e mbara dhe të jetë triumfues.

Ata nisen me anija, por pas pak ata duhet të ndalen në një ishull të quajtur Agusta, për arsye të

stuhisë dhe dallgëve ku edhe qëndruan tetë ditë, ku pushuan stuhitë dhe dallgët ata nisen për në

Apoli, pas pak ata mbërritën. Kur duka Joan bashkë me kontin Jakov panë se Skënderbeu kishte

ardhur për ndihmë te mbreti Ferdinand, ata e lanë rrethimin dhe u tërhoqën tridhjetë mijë hapa larg

Page 35: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

35

tyre. Ndërkohë Ferdinandi, kur e pa se ishte liruar nga rrethimi dhe se armiku ishte larguar, e la

qytetin nga gëzimi dhe i doli Skënderbeut përpara për ta pritur.

Të nesërmen Skënderbeu bashkë më mbretin Ferdinant thirren në mbledhje kapedanët dhe

kryetarët e kampeve, ku filluan të mendojnë se ç’duhet bërë, se a duhet hedhur kundër galëve me

tërë ushtrinë, apo duhet shkuar në Abrutium, për tu çelur rrugë forcave të Piut dhe të Sforcës, dhe

mendimi i dytë del më i drejtë, se duhet nisur për në Abutrium, që të mblidheshin forcat, ku edhe

i hapin rrugët dhe bëhen të gjithë së bashku në një ushtri të vetme. Skënderbeu niset menjëherë me

forcat e veta për në Bari, sepse kishte frikë nga konti Jakov, se mos i sulmonte qytetin apo ta

pushtonte. Pasi mbërriti Skënderbeu, vendosën të luftojnë kundër kontin Jakov me dukën Joan,

duke i radhitur ushtritë. Skënderbeu ndau në tri pjesë ushtrinë, duke i vënë në krye Moisiun nga

Dibra, tjetrin Gjuricin nip prej motrës, kurse të tretin e mbajti për vete që dëshironte të përleshej

në kontin Jakov ai vetë. Pasi filloi lufta ushtritë e Skënderbeut po korrnin fitore të madhe dhe

Piqenini thërriti Skënderbeun, për një bisedë. Pasi takohet Skënderbeu me kontin Jakov i cili i

premton Skënderbeut që galët do të tërhiqen nga Italia, të ndalet lufta, dhe të ketë armë pushim

por gjatë bisedimeve, dy kapedanët e Skënderbeut Moisiu dhe Gjorici, shpartalluan ushtritë dhe i

zunë rob, njëqind burra të armatosur të cilët Skënderbeu më vonë u liron. Konti kishte ftuar

Skënderbeun të nesërmen, për bisedë pa ushtri ku i përgatiti kurth për ta zënë apo për ta vrarë, por

falë një ushtari të armikut i cili e lajmëron se çfarë kishin përgatitur. Pas kësaj pabesie Skënderbeu

i shpall menjëherë luftë, ku të nesërmen ata tërhoqën nga Bari, dhe vendosen në Nuçëria.

Skënderbeu, mori rrugën për në Ursara dhe bashkohet më ushtrinë italiane, kurse nga armiku i

ndante vetëm një mal i cili quhej Segjano, ku konti Jakov ëndërronte ta pushtonte i pari këtë mal,

por kjo nuk ndodhi, sepse Skënderbeu ishte vendosur aty më parë. Këtu do të bëhej një luftë e

madhe, për arsye se ishin, dy prijës shumë trima, dy kapedan shumë të zgjuar, dy ushtri shumë të

forta, të cilat donin ta fitonin luftën me lavdi. Kjo luftë zgjati tetë ditë dhe betejat ishin shumë të

ashpra, nga të dyja anët, ku edhe bijën jo pak ushtarë. Falë trimit, Skënderbeut, konti Jakov bashkë

me Dukën ikën dhe largohen nga beteja më pak ushtarë. Pasi i kishte vënë fund luftës, Skënderbeu

vendosi mbretin Ferdinand në fron e fuqi, t’i kthente trojet e veta. Mbreti Ferdinand i nderoi

ushtarët e Skënderbeut me shumë dhurata, këtej e tutje ai i thotë babë Skënderbeut, për triumfin

që i bëri dhe që solli paqen në gjithë krahinën e Daunisë dhe të Apulisë.40

40 Po aty, f. 377.

Page 36: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

36

Libri i njëmbëdhjetë

Pas mbarimit, të armëpushimit një vjeçar, dhe kthimit të Skënderbeut nga Italia, sulmet e

Perandorisë Osmane u shtuan, për arsye së Mehmeti, kishte forcuar pushtetin e vetë, duke u

rrëmbyer si grekëve, si muhamedanëve, në Azi dhe në Evropë shumë vende tjera. Për ta shtypur

Skënderbeun, barbari dërgoi kapedanin e vetë Sinamin me njëzetë mijë veta, për ta sulmuar

papritur. Por Skënderbeu i lajmëruar menjëherë prej miqve, i doli përpara me tetë mijë kalorës e

këmbësorë dhe i zuri pritën i pari, në malin që quhet Mali i Mokrës, nga kalonte Sinami me

ushtrinë. Skënderbeu e sulmoi papritur, e shpartalloj dhe u dha dëme tërë ushtrisë së tij, ku pjesën

më të madhe u vranë, duke flakur flamujt dhe stemat, kurse Sinami me disa të pakët mezi shpëtuan.

Disa të zënë rob u liruan me të holla.

Pothuajse në të njëjtën kohë, Hasan Beu, me tridhjetë mijë veta, në Ohrit, provoi se

Skënderbeu, jo vetëm që ishte trim mbi trima, por edhe bujar, për arsye se ai ishte i plagosur, dhe

pas humbjes së betejës dhe dorëzimit të tij, Skënderbeu e mjekoi dhe e la të lirë. Pas pak ditësh të

njëjtën rrugë e ndoqi edhe Jusuf Beu, fatin e njëjtë duke pësuar kërdi të madhe, pasi ishte me

numër më të pakët ushtarësh, ku në Shkup më tetëmbëdhjetë mijë veta, në territorin e vetë e sulmon

Skënderbeu, që në sulmin e parë e mori arratinë.41

Pas këtyre humbjeve njëfarë Karaxhabeu prej Azie, plak i dëgjuar për shumë fushata e

beteja të fituara i kërkon Mehmetit ta provoi fatin dhe t’ia kthej fitoren e humbur në shumë beteja,

ku ai së bashku më katërdhjetë mijë vetë, për ta sulmuar Epirin dhe gjallë a vdek ta rrëmbejë

Skënderbeun. Një kujdes të shtuar i dha këtij sulmi Skënderbeu, ku mobilizohet jo vetëm në Epir

por edhe në Maqedoni, duke dërguar përpara përmes dy Dibrave, dymijë kalorës duke pritur të

fshehur nëpër male, duke sulmuar e mbyllur në mes, nga do vinte armiku. Barbari dërgoi katër

mijë pararojës, kurse pjesa tjetër të vendosej në Maqedoni, Kier. Pasi u zbuluan nga të tanët u

sulmuan dhe atyre katër mijë vetëve i shpartalluan, disa u kthyen në kamp duke lajmëruar se ishin

sulmuar. Barbari i dërgon fjalë Skënderbeut që të bëjë betejën, te vendi i quajtur Livad, të ndeshej

në betejë të rregullt. Skënderbeu u dha shenjë, u lëshua mbi armikun, se s’ishin bërë ende gati, por

më të filluar beteja, ku një shi i madh e rrëmbeu vendin, ku edhe u ndal beteja. Tri ditë radhazi

kishte reshje të mëdha dhe Karaxhabeu, vendosi të rikthehej për të sulmuar në pranverë për shkak

41 Po aty, f. 452.

Page 37: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

37

se ishte vjeshta. Mehmeti në fillim e qortoi ashpër por pastaj e lavdëroi pasi që e kishte shpëtuar

ushtrinë.

Mehmeti e pa që nuk mund të mposhte Skënderbeun, ku më anë të dredhive provon dhe i

dërgon më anë të lajmëtarit një letër ku i kërkon bashkëpunim dhe paqe. “Duke ia kujtuar

fëmijërinë e rritur bashkë, kinse sulmet ndaj Skënderbeut, ishin bërë pa vetëdijen e tij, dhe e

përgëzon për fitoren. Duke i lënë këto anash kërkon marrëveshje, që t’i lihej ushtria e tij përmes

Epirit ta sulmoj Venediktin dhe të plaçkitë tokat e tyre. T’i jap peng birin e tij Gjonin, tregtarët

tanë, shitësit, blerësit të jenë të lirë dhe pa rrezik. Në rast se këto gjëra do t’i pranosh, do ta japim

fjalën prej mbreti se do të sigurojmë për ty dhe mbretërinë tënde, paqen dhe qetësinë e përhershme.

Prej Kostandinopojës sonë mbretërore, 2 maj 1461, pas lindjes së Krishtit”.

Skënderbeu, pasi lexoi letrën më kujdes thirri, gjithë kapedanët e vetë dhe krerët e kampit,

ku shtroi çështjen se çfarë duhet bërë. U vendos njëzëri se duhet arritur paqja, por vetëm me një

kusht, tregtarët e njërës dhe tjetrës palë të lëvizin lirshëm në dy anët, gjitha kushtet tjera të

Muhametit u hodhën poshtë. Pas kësaj Skënderbeu i shkroi letër Mehmetit “Atleti i Krishtit Gjergj

Kastrioti, ndryshe Skënderbeu, princ i arbërve, dhe epirotëve, dërgoi shumë të fala Mehmetit,

prirës të turqve. Kushtet e tua përveç tregtisë nuk do t’i pranoj dhe as djalin tim të vetëm nuk do

ta dorëzoi, kur të vijë moment siç kërkon ti do të vijë të të vizitoj. Nga kampi ynë 30 maj 1461.”

Sapo e mori letrën e Skënderbeut, Mehmeti ia ktheu Mehmeti, beu, sulltan, emir,

sundimtari i gjithë viseve të botës, i dërgon shumë të fala Skënderbeut, princit të arbërve dhe

epirotëve “Unë e pranoi vullnetin tënd, dhe i pranoi arsyet tua ku, unë më anë të përfaqësuesit

Mustafai, me vulën tonë imperiale dhe të zakonshme do ta vulos paqen, të njëjtën bëje edhe ti.

Tokat e prindit tim po t’i lë ty dhe do të quaj gjithmonë princ i arbërve dhe epirotëve. Prej

Konstadinopojës më 22 qershor 1461, pas lindjes së Krishtit.” 42

Pas katërdhjetë ditëve mori letrën Skënderbeu, thirri kapedanët dhe krerët e vetë dhe e lexoi

para tyre ku e pranuan dhe mendohen se ishte nder t’i kërkonte paqe Mehmeti.

Kjo paqe u ruajt për një kohë, por barbarëve nuk duhet zënë besë, ku hynë të parët në tokat

e Skënderbeut dhe nxorën plaçka të mëdha. Skënderbeu iu ankua Mehmetit më letër dhe lajmëtarë,

por ai u përgjigj se s’dinte gjë, kinse ushtarët e kishin bërë pa urdhrin e tij. Ai u kujdes që t’i

ktheheshin disa gjëra Skënderbeut. Në të njëjtën kohë ata plaçkitën vendin e venedikasve në

Peloponez, të cilët ishin aleat me Skënderbeun. Ku i dërguan Skënderbeut, përfaqësuesin Gabriel

42 Po aty, f. 462.

Page 38: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

38

Trivizanin, ku i kërkojnë Skënderbeut që të ndërpritet paqja me Mehmetin, së nuk duhet zënë besë,

sepse ai po luftonte krishterimin dhe sa të forcohej për vete do t’iu sulmojë edhe ju.

Skënderbeu, bashkë më krerët dhe kapedanët e vetë, pra vendosi që të mos i shpallë luftë.

Venediku nxiti kryepeshkopin e Durrësit, Palë Engjullin, pasi që ishte mik i ngushtë i Skënderbeut,

ta bindte atë që ta prish paqen me Mehmetin, gjë që edhe ndodhi, ku bindi Skënderbeun dhe krerët

e kapedanët e vetë, se nuk duhet zënë besë një armiku siç ishin ata të pa besë. Ky mendim si në të

mirë të fesë, i pëlqeu Skënderbeut dhe të tjerëve, u vendos se duhet ndezur lufta kundër Mehemtit

dhe duhet mbrojtur Republikën e Krishterë. U dha urdhër që të thirreshin, të mblidheshin ushtarë,

ata që ishin në kufij si roje, u hodhën kundër viseve turke, ku plaçkitën gjashtëdhjetë mijë qe,

tetëdhjetë mijë bagëti, tri mijë pela bashkë më mazat, të cilat ishin kupeja e prijësit Mehmet. Pasi

mori vesh u zemërua shumë, por ai e dinte që Skënderbeu ishte i nxitur nga Venediku dhe ishte i

lajmëruar se Papa Piu, po bënte një fushatë kundër tij. Mehmeti prapë vendos t’i shkruaj

Skënderbeut, ku i shkruan: “Mehemti emir, sulltan i Lindjes dhe i Perëndimit. Unë besoj se ti e ke

thyer besën me ndikim nga Venediku, por unë prapë do të falë dhe po kërkoj prapë nga ti paqe dhe

be, që ta forcojmë përjetë besëlidhjen tonë dhe paqen ndërmjet nesh nga dy anët. Ti i di fuqitë e

mia dhe nuk do të shpëtojnë as fqinjët e tu as venedikasit nga duart e mia dhe tërbimi im. A nuk e

sheh se pothuajse grekët janë zhdukur, Perandori Trapezuntës është rrëzuar nga fronti prej nesh,

se princërit rashian dhe tribal janë rrëzuar, ilirikët janë shpartalluar e se mbretërit e gjithë Azisë

dhe mbretërit e princërve tjerë janë vënë nën sundimin tim. Nga Konstadinopoja qyteti ynë

mbretëror, 7 maj 1463, pas lindjes së Krishtit.”

Skënderbeu i përgjigjet: “Atleti i Krishtit, Gjergj Kastrioti ndryshe Skënderbeu, princ i

arbërve, epirotëve. Nuk iu besoj dredhive tua që më janë bërë nga ju, në shumë mënyra, unë do ta

mbroj fenë e krishterë dhe po të kërkoj që të bëhesh i krishterë sa nuk është vonë dhe të shpëtosh

nga mizoria jote e kapluar nga zotimet e ndryshme që ti beson se i ke, por në fakt ti nuk je as

sundues i Perëndimit e as Lindjes, dhe çfarë zoton në Azinë e Madhe dhe Azinë e Vogël, asgjë në

Evropë përveç Trakes, Misisë, një pjesë të Greqisë dhe të Peloponezit, e të krahinës Taurikës. Në

Afrikë këmba jote nuk ka shkelur kurrë, ky vallë është sundimi i yt i gjithë botës? Po më vjen të

qeshë me fjalët tua. Me 25 qershor 1463.”

Sapo e dërgoi këtë letër, për Mehmetin, Skënderbeut i erdh lajmi në letër nga Papa, se ai

do të dilte së shpejti nga Roma bashkë më forcat e shumta kryqtarësh kundër prijësit Otoman, dhe

do të drejtohet për në limanin e brigjeve të Ankonës me qëllim që të hidhej së andejmi, së bashku

Page 39: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

39

më tërë ushtrinë në Epir. Ku pastaj do ta shpallte mbret të epirotëve dhe arbërve Skënderbeun, ku

edhe të ishte në krye të forcave të krishtera me qëllim që ta shpinte gjerë në fund fushatën që kishin

marrë për sipër kundër barbarit. Kjo letër u lexua para gjithë krerëve dhe kapedanëve të kampit,

ku edhe duartrokitën me një gëzim shumë të madh, pas kësaj Skënderbeu, radhiti forcat dhe u

lëshua me vrull kundër viseve turke dhe armike, duke u kallur tmerrin më të madh barbarëve dhe

i shpall Mehmetit, luftën e përgjithshme. Otomanit i erdh lajmi se Skënderbeu, ishte futur në viset

e tij, se kishte djegur dhe rrëmbyer çdo gjë. Menjëherë Mehmeti nisi kundër tij kapedanin e vet

Shermetin, bashkë me katërmbëdhjetë mijë kalorës, më tepër për t’i frenuar atij vrullin dhe furinë

se sa për të bërë ndonjë gjë të madhe. Mehmeti thirri, krerët e kapedanët e vetë, ku mbajti fjalim

të gjatë motivues për luftën që do të bëjë kundër epirotëve dhe i lajmëron se Papa, bashkë më të

gjithë kryqtarët kanë bërë aleancë, për të luftuar kundër nesh, ai thotë se ushtria jonë nuk mund të

krahasohet me ushtrinë e tyre e cila nuk ka mjete, as disiplinë, as komandant e trima sa ne, fakt

është zotërimi i gjitha këtyre trojeve që i posedojmë ne. Duhet të luftojmë që të mos bëhem sllav

të krishterëve.

Sherermeti kishte ardhur në Ohrid, duke ngritur çadra kudo për rreth. Skënderbeut i vjen

lajmi dhe vendos t’i dilte patjetër përpara me qëllim që t’i kishte mundësitë të përleshej me të.

Skënderbeu, dërgoi pesëqind kalorës të shpejt, me qëllim që ta ngacmonin armikun të dilte dhe të

përleshej me ta dhe i porosit ushtarët e vetë të bënin sikur po ia mbathnin më qëllim që ata t’i

ndiqnin gjerë në vendin ku i priste Skënderbeu. Dhe Skënderbeu, kur e pa armikun së ishte afër,

ju hodh në katër anët më vrull më të madh mbi ta e dërmoi dhe e shpartalloi armikun, ku u vranë

më së dhjetë mijë, shumë u zënë gjallë, vetë arkëtari bashkë më të birin e komandantit të kampit

dhe me dymbëdhjetë burra të tjerë të një rëndësie të madhe. Ku u paguan lirimin e vetë për dyzetë

mijë florinj. Skënderbeu u kthye kështu fitimtar në çadrat e viset e veta. Skënderbeut i erdhi lajmi

se Papa Piu dhe princi i Venedikut sapo kishin arritur në qytetin e Ankonës, kishte ndërruar jetë

Papa. Pas kësaj tërë ushtria e krishterë dhe gjithë kryqtarët u shpërndan dhe u kthyen në shtëpitë e

veta. Me vdekjen e tij Republika e Krishterë, pati një dëm shumë të madh. 43

Mehmeti, kur dëgjoi për kërdinë dhe arratinë e ushtrisë së vetë, të cilët ishin dërrmuar së

bashku m kapedanin Sheremet, i ndezur nga zemërimi dhe tërbimi, i nisi pesëmbëdhjetë mijë

kalorës, tre mijë këmbësorë me komandant në krye Ballaban Baderën, i cili ishte i pari në muret e

Kostandinopojës me prejardhje epirote, i cili që i vogël ishte marrë nga turqit. Pasi arriti në Alhris

43 Po aty, f. 464.

Page 40: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

40

në kufij të Maqedonisë, ai vendos ta sulmoj Skënderbeun natën, i cili ishte me katër mijë kalorës

dhe njëmijë e pesëqind këmbësorë të vendosur në fushat e Valkalit. Barbari vendosi t’i ngrij kurth

dhe kur filloj lufta e barabartë, por me një vendosshmëri të madhe të epirotëve, filluan t’i

zmbrapsin ushtarët osman, edhe pse Skënderbeut i kishte lajmëruar për kurthet, për të mos i

ndjekur ushtarët ata në atë moment i rrëmben furia ku edhe gabojnë. Ata ishin tetë luftëtarë të

pashoq si Moisiu i Dibrës, Gjuriq Vladeni, Mozaka i Angjelinës, Gjin Muzaka, Gjon Përlati,

Nikollë Berisha, Gjergj Kuka, Gjin Maneshi, të cilët u zunë rob dhe me vdekjen e tyre e bënë

Arbërinë më të përlotur se ndonjëherë më parë. Skënderbeu i kërkoi Mehmetit në të gjitha mënyrat

t’i paguaj apo t’i shkëmbej me rob, por ai nuk pranoi dhe vendosi t’i vras në mënyrë mizore. Kjo

ishte një humbje e madhe për Skënderbeun.

Ballabani u vendos në Dibër të Sipërme, të quajtur Oronik, pa marrë vesh rojet e

Skënderbeut, vendos ta sulmoj, por zhurma e kuajve dëgjohet dhe mbledh ushtrinë me ngut e pa

rregull dhe nis betejën. Beteja u bë e rreptë në dy anët, por më në fund ai e vuri përpara duke ia

dërrmuar pothuajse tërë ushtrinë, dhe duke i shtënë në dorë kampin, por jo pa derdhur gjak edhe

ushtria e vet. Pasi dëgjoi Mehmeti vendosi t’ia plotësoi ushtrinë në shtatëmbëdhjetë mijë kalorës,

e tremijë këmbësorë në qytetin e Ohrit, ku i dërgon dhurata Skënderbeut, kuaj dhe rroba prej ari e

argjendi. Skënderbeu, ia kthen me përbuzje dhuratat dhe miqësinë e tij. Pas tre muajsh qëndrimi

Ballabani, vendosi ta provonte fatin, në luftë të sheshit me Skënderbeun. Ku edhe i ndezi ushtarët

për të luftuar kundër kryqtarëve. Në tjetrën anë Skënderbeu, vendosi ushtrinë e vetë në krahinën e

Sfedigradit, ku kishte ardhur edhe ballabani. Skënderbeu ndau ushtrinë në katër pjesë, të parën,

Goiko Stresit, të dytën Tanush Dukagjinit, të tretën kapedan Muzakës, të katërtën për vete. Pasi

filloi beteja ishte shumë e rreptë por ushtarët e Skënderbeut ia futën në çdo anë tmerrin dhe kryesori

për këtë betejë ishte vet Skënderbeu, i cili gjendej aty ku kishte më shumë nevojë për të, me të parë

ushtria osmane atë fillonin të humbasin. Në një moment plagoset kali i Skënderbeut dhe ai rrëzohet

në tokë ku edhe mendojnë se atë e kishin vrarë, por një trim si ai, nuk mposhtet lehtë, me ndihmën

e ushtrisë së vet vazhdon luftën për t’i thyer dhe për t’ia dhënë arratinë. Me pak ushtarë Ballabani

kthehet në Stamboll ku edhe qortohet nga Mehmeti, por ai arsyetohet në një fjalim të gjatë me

Mehmetin, ku edhe e bind që ai prapë duhet ta sulmoj, por me një numër shumë të madh, të ndarë

në dy ushtri. Njërën ushtri ia jep shokut të vet epirot, Jakup Arnautit, që ta shpinte ushtrinë në Epir

duke udhëtuar përmes Greqisë dhe Tasalisë me gjashtëmbëdhjetë mijë kalorës nga ana e detit, në

Page 41: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

41

tjetrën anë ai me njëzet mijë kalorës dhe katër mijë këmbësorë përmes Trakës e Maqedonisë, hyri

më shpejt se Jakupi.

Skënderbeu, i lajmëruar përgatitet dhe i del përpara Ballabanit, ku ai vendos të luftoi pa

bashkuar forcat osmane. Skënderbeu dërgon tre vrojtues, por ata e tradhtojnë për arsye të lidhjes

së gjakut me Ballabanin, Skënderbeu i trembur së mos ishin kapur nga armiqtë, ia mësyn ai vet

me pesë ushtarë ku bie në pritë dhe mezi shpëton ai vetëm, të tjerët i vrasin.

Skënderbeu vendos të luftoj edhe pse Ballabani priti deri në fund ndihmën e ushtrisë tjetër,

dhe kur e pa që ata nuk po vinin fillojnë luftimet ku kishte të rënë në dyja anët, por Skënderbeu

me ushtrinë e vetë shkatërron gjithë ushtrinë e Ballabanit, ku mezi ai arratiset për vete.

Këtë fitore të Skënderbeut e pasoi menjëherë një furtunë e re e armiqve më në krye Jakupin,

i cili ishte vendosur në Tiranën e vogël dhe Skënderbeu vendos që menjëherë ta sulmoj dhe niset

menjëherë drejtë armikut. Ai zhvendoset jashtë Tiranës kur e merr vesh që Skënderbeu po vinte

dhe e zënë vendin e tij. Skënderbeu, për ta bërë më të lehtë luftën, afrohet afër kampit të tyre, dhe

hidh disa koka të armiqve të vrarë të Ballabanit dhe i dërgon gjashtëqind kalorës ta ngacmojnë

armikun dhe të tërhiqen, gjë që edhe u bë. Jakupi ndoqi Epirotët dhe atëherë nisë beteja e ashpër

nga dy anët, por e fituar lehtë nga krishterët, sepse Skënderbeu duke iu kthyer Jakupit, e shpoi atë

së pari me heshtë, pastaj i këputi kokën, barbarët kur e panë Jakupin të vdekur morën të gjithë

arratinë, disa duke u vrarë e duke u zënë rob, të tjerë që ikën u vranë nga fshatarët.

Kjo fitore ishte shumë e madhe për Skënderbeun, njëzet e katër mijë armiq të vrarë, gjashtë

mijë të zënë rob, plaçka të mëdha ari dhe argjend, mbi katër mijë fshatra të liruara. Nga të tanët

më pak se një mijë. Kjo fitore bëri bujë të madhe në gjithë Evropën, ku Skënderbeu iu dërgoi

dhurata shumë princërve të krishterë. Pas kësaj, ai vit qe për epirotët e arbrit, aq i shënuar sa i

ndritur e i gëzuar.

Libri i dymbëdhjetë

Kur lajmi i ngjarjes dhe kërdisë së pësuar të Ballabanit e të shokit të tij Jakupit, arriti te

prijësi Mehmet, e pikëlloi dhe e shqetësoi shumë, ku edhe mblodhi gjithë krerët dhe kapedanët e

vet, merr vendim që të sulmoj Skënderbeun ai vetë më dyqind mijë ushtarë. Skënderbeu në tjetrën

anë, me ndihmën e princërve dhe përfaqësuesin e Venedikut, vendosi dhe urdhëroi që qytetet dhe

kështjellat të forcohen të gjitha dhe të siguroheshin me një ushtri të fuqishme, e me sende të

nevojshme. Krujën, veçanërisht e siguroi dhe në krye e vuri italianin Baldezar Perdukën burrë trim

Page 42: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

42

e besnik. Ushtria e Mehemtit në fillim kishin ardhur tetëdhjetë mijë kalorës, të zgjedhur nga

komandanti Ballaban Bedera, ku edhe pati përleshje çdo ditë me krutanët. Ndërkohë erdhi pranë

qytetit prijësi Mehmet, ku sipas zakonit e kërkon qytetin pa luftë, por ata i përgjigjen me predha e

me përdredhore dhe lloje të tjera të armëve, ku edhe dalin nga qyteti, përleshen me armikun dhe i

shkaktojnë një kërdi jo të vogël. Skënderbeu i cili ishte i vendosur jashtë qytetit, çdo ditë sulmonte

kampin e Mehmetit, ku e trondiste atë kudo, i shkaktonte armikut vrasje, kërdi, dëme dhe humbje

shumë të mëdha. Prandaj Mehmeti, duke parë çdo ditë që po pësonte dhe nuk kishte shpresë për

tu bërë zot i qytetit, sepse Kruja jo vetëm që nuk mund të pushtohej lehtë por as të rrethohej,

vendosi të largohej krejt që andej dhe të kthehej në Bizant Ballabanin me njëzetë e tre mijë ushtarë,

e tetë komandant. Gjatë kthimit në Bizant hakmerret duke vrarë civil tetë mijë burra, veç grave

dhe fëmijëve.

Skënderbeu, mblodhi nga katër anët princërit shokët dhe kapedanët, mbajti një fjalim se

çfarë duhet bërë me Ballabanin sepse kishte rrethuar Krujën dhe ishin të pajtimit ta sulmojnë për

arsye se nuk ishte vetëm armik i Skënderbeut po i gjithë Epirit. Skënderbeu vendosi që të shkonte

në qytetin e Romës, që të kërkonte ndihmë nga kreu suprem dhe nga mbledhja e etërve, papa Pali

II. Skënderbeu e mbajti një fjalim të gjatë ku kërkon ndihmë, në gjitha mënyrat që i nevojiten, për

ta luftuar armikun e për ta mbrojtur fenë krishterë, lajmëron për dëmet që ishin shkaktuar për

luftërat e mëdha, dëmet në popullsi e kërkon të luftojnë armikun bashkë. Ai pranon dhurata të

shumta, sasi të madhe të arit e argjendit dhe me para të mëdha u kthye për në Epir shumë i kënaqur.

Pasi u kthye nga Roma mblodhi ushtri shumë të madhe, me aleat dhe fqinjë rreth e rrotull si prej

Epirit dhe Maqedonisë, si prej Ilirie dhe prej Dalmacisë, për ta sulmuar Ballabanin e ndau ushtrinë

dy pjesë, në krye të njërës vuri princin Lekë Dukagjini, në krye tjetrës Nikollë Monetën, fisnik prej

Shkodre. Kurse vetë Skënderbeu, pasi mori lajmin se Jonima vëllau i Ballabanit, bashkë më një

ushtri po i vinte në ndihmë, Skënderbeu e sulmon papritur, dhe i zënë robër Janinen bashkë më të

birin Hederin. Ballabani, kur e mori vesh këtë shumë i dëshpëruar për fitoren e Skënderbeut,

vendosi ta sulmoj Krujën bashkë më disa ushtarë, ku e vranë Ballabanin një burrë epirot i quajtur

Gjergj Aleksi. Pas vrasjes së Ballabanit ushtria, e la rrethimin e Krujës dhe vendoset në Tiranë tetë

mijë hapa larg Krujës. I dërgojnë dy lajmëtarë të Skënderbeu, më qëllim që të largoheshin e të

shpëtonin vetëm jetën duke lënë kampin dhe gjithçka të tyre.

Skënderbeu mblodhi krerët dhe zor ju bindën që mos ta sulmojnë armikun ku edhe ju thotë

“të kërkosh në kohë të qetë stuhinë, është çmenduri, përkundrazi t’i kundërshtosh asaj për çfarë do

Page 43: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

43

arsye, kur të shtrëngon koha apo nevoja, është urti. Perëndia na dërgoi neve fitore nga qielli, pa

hekur, pa përleshje, pa vrasje dhe qyteti u lirua” Këto fjalë i zemëruan ushtarët sepse kërkonin t’i

sulmonin dhe të luftonin. Ata ikin natën, ku gjithë fajin ia lëshojnë Skënderbeut, ushtarët e vetë,

Skënderbeu iu dha shumë dhurata ushtarëve të vetë. Kështu ai qe për skenderbegasit i shënuar dhe

i gëzuar.44

Libri i trembëdhjetë

Në këtë kohë, punët e Skënderbeut ishin në gjendje mjaft të mirë dhe po lulëzonin, kurse

në tjetrën anë Mehmeti ishte i mërzitur për humbjen e Ballabanit dhe humbjen e rrethimit të Krujës.

Ai menjëherë i zemëruar mblodhi ushtri të pa numër në katër anët për ta sulmuar Epirin dhe të

shpaguhej kundër Skënderbeut. Kur u njoftua Skënderbeu ai menjëherë mblodhi ushtarë, me

kujdesin më të madh se zakonisht, dhe forcoi të gjitha qytetet për luftë.

Më të dalë pranvera, Mehmeti u nis për në Epir ku zuri vend, dhe ngriti kampin në një

fushë të gjerë dhe të madhe të cilët banorët e quanin Saurë, pranë lumit Shkumbin ku ishte zot

princi Aranit Poneni, vjehërri i Skënderbeut. Ai niset për ta pushtuar qytetin e Durrësit, duke

menduar ta sulmoj papritur, të pa mbrojtur, e të pa përgatitur. Por nuk doli si e mendoi Mehmeti

për arsye se qyteti ishte i mbrojtur, si me ushtri tokësore dhe detare, me forca të Venedikut e të

Skënderbeut, kështu që otomani u zmbraps me turp, dhe u largua me kërdi të madhe. 45

Pasi pra Mehmeti u pritë aq keq nga durrsakët, ku i dështoi plani për pushtimin e Durrësit

për arsye se aty ishte kryetrimi Skënderbeu, ai vendosi ta rrethojë qytetin e Krujës në katër anët,

ku kërkon dhe qytetarët që të dorëzoheshin së bashku me qytetin dhe ta kishin për zot, njëkohësisht

ai i premtoi atyre dhurata të shumta. Krutanët ia dhanë përgjigjen përdredhoreve dhe predhave të

ndryshme, pastaj duke shpërthyer me vrull jashtë qytetit përleshen shumë me armikun ku edhe u

kthyen fitimtar në qytet, me gëzim e më shumë koka armiqsh të vrarë. Në tjetrën anë Skënderbeu

i cili gjendej jashtë rrethimit, nuk e lanë barbarin pa u ndëshkuar ku e sulmonte ditë e natë duke i

shkaktuar humbje e dëme të ndryshme, aq sa Mehmeti e pa se nuk mundi të vazhdonte, ku edhe

merr rrugën pranë bregut të detit Adriatik jo larg Durrësit që quhet tani nga banoret Kepi i Rodonit,

ku kryetrimi Skënderbeu kishte filluar shumë pak kohë më parë ta ngriste qytetin, të cilin e quajti

44 Po aty, f. 468. 45 Po aty, f. 481.

Page 44: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

44

Kjurilë. Këtë qytet otomani e gjeti të pa mbrojtur dhe të pa banuar, ku edhe e shembi nga themelet.

Skënderbeu nuk i ndahet duke e ndjekur këmba këmbës, dhe e detyron të lë Arbërinë dhe Epirin

dhe mori rrugën për Bizant nga kishte ardhur duke u larguar me turp të madh. Pas largimit të

Mehmetit ai vendosi dy nga kapedanët Aliu dhe Ajazi, ai i dërgoi për të mbrojtur dhe për të

shpëtuar tokat nga Skënderbegasit. Skënderbeu dha urdhër të mblidheshin nga katër anët ushtarë

për ta pushtuar qytetin e Valmëve, që e kishte themeluar para pak kohësh Mehmeti, por fati i keq

e goditi më një sëmundje të rëndë dhe e largon nga ajo fushatë. Skënderbeu pasi e pa vetën që ishte

në prag të vdekjes, thirri gjithë princërit shokët, të deleguarit e venedikaseve, kapedanët e krerët e

kampit, ku të gjithëve iu mbajti një fjalim të madh, motivues që të mos dozohen kurrë kundër një

armiku, por të luftojnë së bashku, dhe biri im Gjoni trashëgimtari është shumë i vogël që të jetë

udhëheqës dhe po iu a dorëzoi juve në duar, si pasqyrën time. Pastaj ai thërret të birin Gjonin dhe

e njofton se ishte në prag të vdekjes, që të jetë i kujdesshëm me ushtarët dhe mbretërinë që po ta

lë unë, ti konsideroi si vëllezër e të luftoni së bashku. Pasi t’i mbyll sytë unë dhe të më varrosësh,

shko menjëherë së bashku me nënën tënde në Dauni, dhe shko sa më shpejtë në qytetin e

kështjellave tua, të dhuruara nga Ferdinanti mbret i Napolit. Pasi të rritësh të shkosh në Venedik,

të lypësh ndihmë dhe të më zëvendësosh mua dhe shumë fjalë të tjera mbresëlënëse ia lë djalit për

atdheun. Pa mbaruar fjalimin, një zhurmë e madhe në qytet, pasi që erdhi lajmi se turqit ia kishin

mbërritur t’i djegin disa vise fqinjë. Skënderbeu menjëherë dha urdhër që të dalin ushtarët dhe ta

sulmojnë me kalorës kampin e barbarëve, pasi kishin plaçkitur krahinat e Shkodrës, kishte ardhur

me pesëmbëdhjetë mijë veta kapedan Ahmeti. Barbari duke menduar se edhe Skënderbeu ishte me

ta duke sulmuar lanë plaçkat, marrin arratinë dhe pasi që ishte dimër dhe me dëborë atyre iu

shkaktohen humbje të përgjakshme, ku edhe të shumtët u zënë e shumë u vranë.

Atë natë që ushtria osmane mori arratinë, Skënderbeu, pas përfundimit të shenjtë të rrëfimit

dhe pas misteresh të tjera kishtare që i bëri më respektin e duhur, vdiq duke ia dorëzuar vetën dhe

shpirtin Zotit më 17 Janar 1468 pas lindjes së Krishtit. Thuhet se u nda nga jeta në moshën 63

vjeçare, në vitin e 24 të mbretërimit të tij të cilin e filloi më 28 nëntor 1443. Skënderbeu u varros

në Lisosit, në Kishën e Shën Kollit, me ceremoni dhe madhështi të madhe, pikëllim dhe vaj të

madh nga të gjithë. Pas pushtimit të Lisosit nga Mehemti, eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën, dhe

shumë ushtarë turk mbanin në qafë një copëz të eshtrave të Skënderbeut t’i sjellin fat dhe trimëri.

Page 45: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

45

Këtu përfundon libri për Historinë dhe jetën e Skënderbeut, dhe Marin Barleti vazhdon me librin

tjetër për Rrethimin e Shkodrës.46

46 Po aty, f. 491.

Page 46: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

46

PËRFUNDIM

Vepra “Historia e Skënderbeut” e shkruar në latinisht nga historiani i parë shqiptar Marin

Barleti është e shkruar në tërësi jeta dhe vepra e heroit tonë shqiptar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Barleti e ndjen si detyrim që t’u lë brezave të ardhmen, emrin dhe lavdinë e Skënderbeut. Me

veprën e Marin Barletit figura më e ndritur e popullit shqiptar nuk do të harrohet kurrë. Për veprën

e tij Noli shkruan: Me latinishten e tij elegante dhe shtyllën (stilin) e tij të kujdesur fitoj këndonjës

anembanë botës dhe e bëri të pavdekur kujtim e Skënderbeut në Evropë.

Vepra dëshmon se autori pra Barleti, ishte një shkrimtar i nivelit të lartë dhe historian që

përpiqet të ndërtoje kuadrin e saktë të jetës së heroit tonë shqiptarë Skënderbeut, me gjitha

vështirësitë objektive për të siguruar burimet. Vepra e Marin Barletit shënon një arritje me vlera

të mëdha origjinale, ajo mbetet një burim i dorës së parë e i pazëvendësueshëm për historinë e

shekullit XV, të Shqipërisë, si dhe të Evropës Juglindore. Vepra “ Historia e Skënderbeut” Marin

Barleti, ka trembëdhjetë libra, të cilat përshkruajnë jetën dhe veprat e Gjergj Kastriotit deri në

vdekjen e tij.

Figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe lufta e shqiptarëve nën udhëheqjen e tij kundër

pushtuesve Osmanë ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve. Të frymëzuar prej tyre,

intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në

të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare. Marin Barleti shkroi “Historia e Skënderbeut”, të

cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër njohu shumë ribotime në gjuhë

e në vende të ndryshme të Evropës.

Skënderbeu dëshmoi edhe tolerancë fetare. Skënderbeu dëshmoi aftësitë e tij si burrë shteti

edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. I vetëdijshëm se për t'i bërë ballë fuqisë Osmane kërkohej

bashkim, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut

të përbashkët. Skënderbeu ishte udhëheqës ushtarak i talentuar. Ai u mbështet mbi një ushtri të

armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe dhe aftësi goditëse të lartë. Ai dallonte shumë nga

princërit dhe mbretërit e kohës, veprimtaria ushtarake e të cilëve bazohej mbi trupat mercenare të

armatosura rëndë.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur

për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat

e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Page 47: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · 2019-11-05 · Jeta e Marin Barletit Marin Barleti (1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet

47

LITERATURA

Barleti, Marin, Historia e Skenderbeut, Venedik (1508-1510).

Grup Autorësh, Historia e popullit shqiptar (vëllimi i parë), “Akademia e Shkencave të

Shqipërisë”, Tiranë 2002.

Fan Noli, George Castrioti Scanderbeg, “International Universities Press“, New York

1947.

Fan Noli, Historia e Skënderbeut, “Infobotues”,Tiranë 1962.

Kristo Frashëri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu: jeta dhe vepra, 1405–1468, 2002.

Kristo Frashëri, Skënderbeu i shpërfytyruar nga një historian zviceran dhe disa analistë

shqiptarë. “Toena”,Tiranë 2009.

Petroviç, Scanderbeg, Paris 1881.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Marin_Barleti#Veprat.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Sk%C3%ABnderbeu#Epoka_e_Sk%C3%ABnderbeut_n%

C3%AB_veprat_e_autor%C3%ABve_shqiptar%C3%AB

Francesco Pall, Marino Barlezio, uno storico umanista, Bukuresht 1938.

http://www.njekomb.com/?p=12993

https://sq.wikipedia.org/wiki/Skënderbeu