30
UDHËZUES KUVENDI I SHQIPËRISË DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE TË FEMIJËVE Tiranë 2016

UDHËZUES - parlament.al · tregoi së dhuna ndaj femijëve është një fenomen i përhapur gjerësisht dhe se dhuna seksuale po kërcënon një numër gjithnjë e më të madh të

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

UDHËZUES

KUVENDI I SHQIPËRISË DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE TË FEMIJËVE

Tiranë 2016

2

Përmbajtja

Falenderime

1. Hyrje

2. Legjislacioni ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

3. Legjislacioni kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna

4. Grupi Parlamentar për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve në Kuvendin e Shqipërisë

5. Çfarë mund të bëjnë parlamentarët për të mbrojtur fëmijët nga dhuna dhe shfrytëzimi?

Bibliografia

3

Lista e shkurtimeve ASHMDF Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve BE Bashkimi Europian BECAN Studimi Ballkanik për Dhunën dhe Neglizhencën e Femijëve CRCA Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri GPMF Grupi Parlamentar “Miqtë e Femijëve” KE Këshilli i Europës KDF Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve e OKB-së NJMF Njesia e Mbrojtjes së Femijëve OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OSHC Organizata të shoqërisë civile UNICEF Fondi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

4

UDHËZUES

për deputetët për promovimin e të drejtave të femijëve në Kuvendin e Shqipërisë

Përgatitur nga:

Altin HAZIZAJ

Mersila BALLO

5

Falenderime

Parlamenti është një ndër shtyllat e demokracisë. Ai është forumi ku të gjitha problemet dhe çështjet që shqetësojnë individët dhe shoqërinë, diskutohen dhe gjejnë zgjidhje ligjore dhe politike.

Roli i Parlamentit, në këtë aspekt, është i rëndësishëm pasi i jep mundësi qytetarëve, që nëpërmjet të zgjedhurve të tyre, të vendosin makinerinë e demokracisë në lëvizje. Deputetet nga ana tjetër, i përgjigjen ankesave dhe kërkesave të votuesve të tyre, duke i kërkuar Qeverisë që ajo të jetë e përgjegjshme përballë nevojave të qytetarëve, duke i dhënë përparësi zhvillimit të programeve në ndihmë të tyre.

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) shpreson që ky botim t’ju vij në ndihmë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, atyre që janë pjesë e kësaj legjislature dhe atyre që do të bëhen pjesë e tij në të ardhmen, për të punuar për avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve, e në veçanti për të luftuar për eleminimin e dhunës dhe keqtrajtimit të fëmijëve.

Ky Udhëzues u përgatit në kuadër të bashkëpunimit të Grupit Parlamentar “Miqtë e Femijëve” me UNICEF dhe CRCA Shqipëri, nëpërmjet zbatimit të programit të përbashkët “Mbrojtja e Fëmijëve nga Dhuna”, i mbështetetur nga UNICEF dhe Bashkimi Europian.

Synimi kryesor i programit është angazhimi i deputetëve që kanë treguar ndjeshmëri dhe punojnë për të drejtave të fëmijëve me Parlamentin në mënyrë pro-aktive për të krijuar një klimë më të madhe mbështetëse për çështjen e fëmijëve, marrjen e masave nëpërmjet ligjeve dhe politikave të reja për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe për të garantuar që institucionet shtetërore që punojnë për fëmijët do të kenë mbështetje në punën e tyre nga Kuvendi dhe do të japin llogari përpara tyre për arritjet dhe sfidat. Udhëzuesi u përgatit nga Altin Hazizaj dhe Mersila Ballo, nga CRCA Shqipëri, të cilët së bashku kanë punuar për lehtësimin e procesit për ngritjen e Grupit të Parlamentarëve “Miqtë e femijëve”. CRCA gjen rastin për t’i falenderuar ata për kontributin e tij të veçantë në përgatitjen e Udhëzuesit, që është i pari i këtij lloji në Shqipëri. CRCA kërkon të falenderoj deputetet Albana Vokshi, Olta Xhaçka dhe Vasilika Hysi, për drejtimin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë fuqizimit të Grupit Parlamentar për të Drejtat e Femijëve dhe për konsultimin e këtij udhëzuesi. Po ashtu CRCA falenderon Znj. Albana Shtylla dhe Znj. Jonida Hoxha (Tafani), nga Kuvendi i Shqipërisë, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e të gjithë procesit të funksionimit të Gruopit Parlamentar të Femijëve. Ky Udhëzues dhe përmbajtja e tij është konsultuar me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ALO 116, Koalicionin BKTF, Fëmijët Sot, të cilat ne gjejmë rastin t’i falenderojmë për mendimet dhe sugjerimet e vlefshme të dhëna gjatë procesit të konsultimit. Së fundi, CRCA kërkon që të falenderojë të gjithë deputetet e Kuvendit të Shqipërisë, që u bënë pjesë e Kaukusit të Parlamentarëve për të Drejtat e Fëmijëve dhe që ndanë me ne eksperiencën e tyre të gjerë në përshtatjen e këtij Udhëzuesi dhe bërjen e tij sa më të përdorshëm nga të gjithë deputetet, të cilët duan të punojnë për avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në Shqipëri.

6

1. Hyrje

1.1 Dhuna ndaj fëmijëve dhe nevoja për parandalimin e saj

Dhuna dhe keqtrajtimi i fëmijëve nuk është një fenomen i ri, as në Shqipëri dhe as në Botë. Megjithatë shumë shtete nisën të punojnë seriozisht për marrjen e masave për eleminimin e përdorimit të dhunës dhe keqtrajtimit kundër fëmijëve vetëm në fillim të viteve ’70 të shekullit të kaluar, pasi një serë studimesh serioze treguan pasojat e rënda që ka dhuna në zhvillimin mendor, fizik dhe emocional të qënies njerëzore. OKB raporton se mbi 150 milionë fëmijë vajza dhe 73 milionë djem janë çdo vit viktima të dhunës seksuale në Botë, zakonisht nga një person i njohur apo pjesë e familjes së fëmijës1. Ndërmjet 20-50% e fëmijëve raportojnë se janë viktima të dhunës fizike çdo vit në Botë. Edhe Shqipëria paraqet të njëjtat tendenca si ato globale në drejtim të dhunës seksuale dhe fizike ndaj fëmijëve. Ndonëse studimet shkencore në vite mungojnë, një serë raportesh serioze, tregojnë se dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri është e përhapur gjerësisht dhe nevoja për mbrojtjen e fëmijëve prej saj është urgjente. Studimi rajonal i BECAN për Shqipërinë2, i realizuar nga CRCA Shqipëri me mbështetjen e BE-se, tregoi së dhuna ndaj femijëve është një fenomen i përhapur gjerësisht dhe se dhuna seksuale po kërcënon një numër gjithnjë e më të madh të femijëve, ku 4.9% e tyre deklarojnë se janë viktima tё dhunёs seksuale. Një tjetër studim, i mbështetur nga UNICEF, i vitit 2006, tregoi se mbi 45 përqind e fëmijëve raportuan se ndaj tyre ushtrohej dhunë fizike në familje dhe 30 përqind të tjerë raportuan për dhunë fizike në shkollë.3 Dhuna dhe keqtrajtimi paraqiten në katër forma: fizike, emocionale, seksuale dhe neglizhencë. Megjithatë studimet dhe vetë raportimet nga fëmijët tregojnë se format e dhunës shpesh kombinohen me njera-tjetrën, gjë që e bën peshën e saj akoma edhe më të rëndë për fëmijët. Dhuna ka pasoja të rënda mbi shëndetin fizik, mendor dhe zhvillimin e fëmijës. Ajo ka tendencën të gjenerojë një cikël dhune, i cili shpesh mund të dalë jashtë kontrollit, duke prodhuar pasoja të rënda si për familjet ashtu edhe shoqërinë në tërësi. Studimet disa vjeçare të realizuara në rajon e më gjerë tregojnë se fëmijët që janë viktima të dhunës paraqesin një serë problemesh dhe sjelljesh, që pengojnë zhvillimin dhe mirëqenien e tyre. Pasojat e dhunës mund të shkaktojnë një zhvillim jo të duhur të trurit të fëmijës, shëndet të paktë emocional dhe psikologjik, rezultate të ulta në mësime dhe në procesin e të nxënit; probleme zhvillimi në adoleshencë (tendenca për të kryer krime apo vetë-vrasje), abuzime me drogat dhe substancat, dhunë ndaj fëmijëve e adoleshentëve të tjerë. Të gjitha këto pasoja rrisin kostot e trajtimit të tyre nga shoqëria dhe shteti. Një studim i vitit 2001 i organizatës “Parandalo Dhunën ndaj Fëmijëve në Amerikë” gjeti se shteti Amerikan shpenzonte 24 miliardë USD çdo vit për të trajtuar pasojat e dhunës tek fëmijët.

1 “Child maltreatment” Fact sheet N°150, August 2010,Organizata Botërore e Shëndetësisë. Source: http://www.who.int/mediacentre/factsheets/fs150/en/ 2 Hazizaj, A., Coku, B., Cenko, E., Haxhiymeri, E., Case-based surveillance study on violence against children in Albania, CRCA Albania, Tirana 2013. 3 A. Tamo, Th. Karaj, ‘Dhuna ndaj fëmijeve në Shqipëri’, UNICEF, 2006. Source: http://www.unicef.org/albania/Violence_against_children_in_Albania.pdf

7

Nisur nga kjo, Parlamenti dhe deputetët për shkak të funksioniot të tyre në shtet dhe shoqëri, mund të luajnë një rol të madh në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, parandalimin e saj dhe rritjen e gamës së shërbimeve sociale për trajtimin e fëmijëve që janë viktima të dhunës dhe keqtrajtimit.

1.2 Qëllimi i udhëzuesit

Ideja për këtë Udhëzues ka lindur prej kohësh, nisur nga eksperienca e gjatë që CRCA ka në bashkëpunimin e saj më Kuvendin e Shqipërisë për të ndryshuar e rinovuar legjislacionin për fëmijët në Shqipëri. Parlamentarët luajnë një rol të pazëvendësueshëm në shoqëri, ndaj është jo vetëm e drejtë, por edhe detyrë e tyre, që të kujdesen për më të vegjlit e shoqërisë sonë, fëmijët, të cilët kanë nevojë për kujdesin, jo vetëm të prindërve, të afërmve dhe shoqërisë, por edhe mbrojtjen nëpërmjet masave dhe shërbimeve sociale, aty ku ata jetojnë. Ky udhëzues ka për qëllim që nëpërmjet shpjegimeve praktike të ndihmojë dhe asistojë deputetët, të cilët duan që një pjesë të veprimtarisë së tyre parlamentate t’ia dedikojnë fëmijëve, të njihen me kuadrin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, nismat që ata mund të ndërmarrin për fëmijët, rolin që ata mund të luajnë për të nxitur Qeverinë dhe shoqërinë për të luftuar kundër dhunës ndaj fëmijëve, rëndësinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile etj. Në këtë aspekt, Udhëzuesi, kërkon që nëpërmjet propozimeve modeste dhe ndarjes së eksperiencave nga parlamente dhe parlamentarë të vendeve të tjera në Europë, të sjellë në vemendjen e deputetëve të Parlamentit shqiptar, rolin që ata mund të luajnë dhe përgjegjësinë që ata kanë përpara fëmijëve dhe të ardhmes së vendit.

1.3 Përkufizimi i dhunës kundër fëmijëve

Fëmijë: Sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF), konsiderohet personi nën 18 vjeç, me përjashtim të rasteve kur ligji i vendit jep një përkufizim tjetër se kush konsiderohet fëmijë. Sipas Ligjit Nr.10 347, datë 4.11.2010 Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, fëmijë konsiderohet personi nën 18 vjeç, që është në përputhje me KDF-në. Dhunë4: Përdorimi i qëllimshëm i forcës fizike apo fuqisë, që ka ndodhur apo mund të ndodhë, ndaj vetes, një personi tjetër, ose kundër një grupi ose komuniteti, që çon ose ka mundësi të çojë në plagosje, vdekje, dëmtim psikologjik, keq-zhvillim apo humbje të aftësive. Dhunë / keqtrajtim i fëmijës: Keqtrajtim i fëmijës është çdo lloj dëmtimi ose dhune që ushtrohet ndaj fëmijës, duke përfshirë neglizhencën, dhunën fizike, seksuale apo psikologjike (mendore) nga personi i cili është përgjegjës për femijën apo ka pushtet/kontroll mbi të, ose ka një marrëdhënie besimi me fëmijën (OBSH, 1999). Abuzimi i fëmijëve ndodh në të gjitha mjediset: në shtëpitë dhe familjet tona, në shkollë, në vendin e punës, në mjediset e kujdesit për fëmijët, në institucionet e drejtësisë dhe ato penitenciare, në komunitet etj. Dhuna, jo vetëm që ka pasoja serioze për mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijës, por ajo zvogëlon kapacitetin tonë për të arritur potencialin tonë të plotë si familje, shoqëri dhe komb5.

4 Etienne G. Krug, Linda L. Dahlberg, James A. Mercy, Anthony B. Zëi and Rafael Lozano, ‘World report on violence and health’, Geneva 2002. 5 Studimi Global i OKB-së mbi Dhunën kundër Fëmijëve, 2006

8

2. Legjislacioni ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Shqipëria përdor sistem monist të bërjes së legjislacionit ndërkombëtar pjesë të legjislacionit të saj të brendshëm, nëpërmjet ratifikimit të konventave dhe akteve ndërkombëtare. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon një hierarki pozitive të ligjit ndërkombëtar, duke e vendosur normën ndërkombëtare, përmbi Kodet dhe ligjet e vendit. Një ndër karakteristikat kryesore të normës ndërkombëtare, është se ajo është e detyrueshme për t’u zbatuar nga shteti ratifikues dhe organet e zbatimit të ligjit, njësoj si ligji i brendshëm. Në këtë aspekt, ligji ndërkombëtar, paraqet një rëndësi të madhe për individët, pasi ata kanë të drejtë që të përdorin mekanizmat e ankimit dhe mbrojtjes si në nivel kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Më poshtë do të paraqesim një përshkrim të shkurtër të akteve kryesore ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Europës, të ratifikuara nga shteti shqiptar ndër vite dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar.

2.1 Konventa për të Drejtat e Femijës e OKB-së dhe Komiteti për të Drejtat e Femijës

Komuniteti Ndërkombëtar ka lëvizur ngadalë përsa i përket mbrojtjes të të drejtave të femijëve. Përpjekjet e para ligjore në drejtim të respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve u ndërmorën në vitin 1924, kur Lidhja e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën e parë për të Drejtat e Femijës. Aprovimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nga OKB-ja, më 10 Dhjetor 1948, përforcuan mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në botën e pas-Luftës së 2-të Botërore. Deklarata thotë: “Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta”. Ajo gjithashtu thekson se: “Nëna dhe femija kanë të drejtë për një kujdes dhe mbrojtje speciale”. Po në vitin 1948, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi edhe Deklaraten e Dytë për të Drejtat e Femijës, bazuar kryesisht në Deklaratën e vitit 1924. Kjo Deklarate e nxiti Asamblenë që në vitin 1959 të miratonte Deklaratën e Tretë të të Drejtave të Femijës. Zhvillimet e mëvonshme në legjislacionin ndërkombetar u pasuan nga miratimi i dy akteve të tjera shumë të rëndësishme: Pakti per te Drejtat Civile e Politike, Pakti për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.Të dy këto akte u hapën për ratifikim për shtetet anëtare të OKB-së në vitin 1976. Viti Ndërkombëtar i Fëmijeve, i organizuar nga OKB- ja për herë të parë në vitin 1979, rezultoi me një propozim, që pavaresisht se u hodh nga një vend komunist në atë kohë (Polonia), do te përbënte pikënisjen e përgatitjes dhe aprovimit të Konventës për të Drejtat e Femijës. Konventa për të Drejtat e Femijës (KDF) e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u aprovua nga Asambleja e Përgjithshme në 20 Nëntor 1989, dhjetë vjet pas fillimit të punës për përgatitjen e saj, dhe hyri në fuqi në 10 Shtator 1990.

9

Konventa përmban 54 nene. Nenet nga 1 në 41 përmbajnë nenet thelbesore që përmbledhin detyrimet që kanë shtetet palë sipas Konventës. Nenet nga neni 42-45 përmbajnë procedurat për monitorimin dhe zbatimin e KDF-së, përfshirë edhe procesin e Raportimit nga shtetet palë. Nenet nga neni 46 - 54 janë klauzolat formale që përmbajnë informacion mbi hyrjen në fuqi të KDF-së nga shtetet pale. Konventa përcakton se femijë konsiderohet personi nën moshën 18 vjeç. Ndër të tjera ajo përcakton të drejtat bazë civile, politike, sociale, ekonomike dhe kulturore të fëmijëve. Ajo është ratifikuar nga 193 shtete, ndërkohë që vetëm 3 shtete nuk e kanë ratifikuar (SHBA-të, Sudani i Jugut dhe Somalia). Shqipëria e ratifikoi KDF-në në 28 Shkurt 1992 dhe ajo hyri në fuqi një muaj më vonë, në Mars të të njëjtit vit. KDF ngrihet mbi katër parime bazë, të cilat janë:

- Mosdiskriminimi; - Interesi më i lartë i femijës; - E drejta për mbijetesë dhe zhvillim; - Pjesëmarrja e femijëve.

KDF-ja përmban disa nene që i dedikohen mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe keqtrajtimi, përfshirë edhe mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e shfrytëzimit, duke e konsideruar atë si një ndër format më të rënda të dhunës ndaj fëmijëve. Neni 19, paragrafi i parë, i KDF-së thotë: “Shtetet Palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore, fyerja ose keqtrajtimi, braktisja apo mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë që ai është nën ruajtjen e prindërve të tij ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve të tij ligjorë ose të çdo personi tjetër të cilit i është besuar.” Neni 19 gjithashtu përcakton se masat e mbrojtjes, të propzuara në paragrafin 1 më sipër, përfshijnë ndër të tjera edhe “procedura të efektshme për hartimin e programeve shoqërore për përkrahjen e nevojshme të fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, si dhe për forma të tjera parandalimi dhe identifikimi, raportimi, referimi, hetimi, trajtimi dhe ndjekjeje të rasteve të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruara më lart, duke përfshirë, në se duhet, procedurat e ndërhyrjes gjyqësore.” Neni 34: Shtetet Palë marrin përsipër të mbrojnë fëmijën nga çdo lloj forme e shfrytëzimit seksual dhe keqtrajtimit seksual. (a) Fëmijët të nxiten ose të detyrohen për t’u përfshirë në veprimtari të paligjshme seksuale; (b) Fëmijët të shfrytëzohen për qëllime prostitucioni ose praktika të tjera seksuale të paligjshme; (c)Fëmijët të shfrytëzohen për shfaqje ose materiale pornografike. Neni 35: Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme në planin kombëtar, dypalësh dhe shumëpalësh, për të mos lejuar rrëmbimin, shitjen, ose trafikun e fëmijëve për çdo qëllim dhe në çfarëdo forme qoftë. Neni 36: Shtetet Palë mbrojnë fëmijën nga çdo formë tjetër shfrytëzimi, që dëmton në çfarëdo aspekti mirëqënien e tij.

10

Sot Konventa për të Drejtat e Femijës është një nga aktet kryesore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe dokumenti më universal për mbrojtjen e të drejtave të fëmijeve në botë, pasi ndër të tjera ka këto karakteristika:

- Është një instrument universal; - Është një Instrument ligjërisht i zbatueshem; - Krijon një vizion për femijën; - Ripërforcon rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor; - Mbron rolin e familjes në jetën e femijës ; - Kërkon respekt për femijët; - Ngarkon përgjegjësi të qarta për të gjitha palët.

Konventa tashmë është një dokument universal i pranuar gjerësisht nga thuajse të gjitha shtetet e botës. Ajo cakton standarte universal për të drejtat e fëmijëve, të cilat nuk janë të negociueshme e që i japin mbrojtje dhe mbështetje fëmijëve e të drejtave të tyre.

Komiteti për të Drejtat e Femijës

Për të monitoruar zbatimin e Konventës është ngritur edhe Komiteti për të Drejtat e Femijëve. Ai përbëhet nga tetëmbëdhjetë anëtarë të zgjedhur nga të gjitha shtetet palë në konventë. Anetarët zgjidhen çdo katër vjet. Shtetet palë raportojnë në mënyrë periodike përpara Komitetit për situatën e të drejtave të femijëve në vendin e tyre. Data caktohet nga Komiteti për të Drejtat e Femijës. Raportet e tilla quhen Raporte Kombëtare dhe prezantohen nga një anëtar i Qeverisë apo i zgjedhur / caktuar nga ajo. Kuvendi dhe deputetet e tij mund të luajnë një rol të rëndësishëm si në nxitjen e përgatitjes së procesit të përgatitjes së raportit të shtetit, ashtu edhe në pjesmarrjen në prezantimin e tij. Raporte te tjera mundet te prezantohen edhe nga organizatat e ndryshme kombetare ose nderkombetare te specializuara ne pregatitjen e raporteve ose nga nje grup organizatash te cilat kane monitoruar situaten e te drejtave te femijeve dhe keto raporte quhen “Raporte hije” ose “Alternative”. Pas seances degjimore nga ana e anetareve te komitetit dhe pjesmarresve ne kete seance mundet te ngrihen pyetje mbi raportin per te sqaruar situaten me qarte. Keto raporte fillojne me Raportin Fillestar qe duhet te behet menjehere mbasi nje vend ratifikon Konventen mbi te Drejtat e Femijes, dhe me pas vazhdojne me Raportet Periodike qe paraqiten cdo kater vjet. Konventa per te Drejtat e Femijes, u miratua nga Shqiperia ne Shkurt te vitit 1992, katër vjet pas adoptimit te Konventes nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Deri më sot Shqipëria ka dorëzuar dhe raportuar dy herë përpara Komitetit, i cili pas përfundimit të procesit të raportimit i ka dorëzuar shtetit tonë edhe listen e rekomandimeve (ndryshe lista e vëzhgimeve), zbatimi i të cilave janë një moment me shumë rendësi. Një pjesë e mirë e vendeve pasi del lista e rekomandimeve të KDF-së përgatisin një plan 4 vjeçar veprimi dhe Parlamenti organizon seanca të gjëra konsultimi me institucionet qeveritare dhe shoqërinë civile, për ta bërë planin e veprimit që të ketë një impakt të gjerë në drejtim të

11

përmirësimit të situatës të të drejtave të femijëve në vend. Edhe ky është një moment që Grupi Parlamentar Miqtë e Femijëve mund të angazhohet gjithnjë e më tepër.

2.2 Protokollet Fakultative të Konventës për të Drejtat e Fëmijës Për të rritur fuqinë dhe aftësinë e Konventës për të Drejtat e Fëmijës në zbatimin e saj në nivel ndërkombëtar, gjatë viteve është bërë e nevojshme edhe miratimi i 3 protokolleve fakultative, të cilat trajtojnë aspekte specifike të mbrojtjes të të dretave të fëmijës. Qëllimi i protokolleve është që të japin një mbrojtje akoma më specifike për aspekte, ku janë vënë re shkelje të rënda të të drejtave të fëmijës. Protokolli i parë fakultativ, i miratuar gjatë vitit 2000, i dedikohet mbrojtjes së fëmijëve nga konfliktet e armatosura. Ai përcakton moshën 18 vjeç, si moshën minimale për rekrutimin për ushtarë të të rinjve nga shtetet palë të KDF-së. Protokolli kërkon gjithashtu që shtetet të marrin të gjitha masat e mundshme për të parandaluar pjesmarrjen e personave nën 18 vjeç të marrin pjesë në luftime dhe konflikte të armatosura. Protokolli i dytë fakultativ (opsional) mbi shitjen, prostitucionin dhe pornografinë e fëmijëve, u aprovua edhe ky në vitin 2000. Ai kërkon t’i shtrijë efektet e mbrojtjes së Konventës drejt mbrojtjes së fëmijëve nga shfrytëzimi për qëllime të përfitimit seksual. Protokolli kërkon nga shtetet palë që ato të marrin masa të kriminalizojnë këto shkelje të rënda të të drejtave të fëmijës duke e vendosur theksin tek rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar këto fenomene. Protokolli i tretë dhe i fundit fakultativ i KDF-së, ai mbi mekanizmin e ankesave mbi rastet e shkeljeve të të drejtave të fëmijës, u hap për nënshkrime në 28 Shkurt 2012. Qëllimi i protokollit është që t’i jap mundësi fëmijëve, që si individë të ankohen për shkelje të të drejtave të tyre në bazë të Konventës dhe dy protokolleve të tjera fakultative. Të tre protokollet fakultative të KDF-së janë të tilla pasi jo në mënyrë automatike janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga shtetet që kanë nënshkruar dhe ratifikuar Konventën. Në të vërtete, Protokollet shtojnë kërkesat dhe përgjegjësinë ndaj shteteve, ndaj ato duhet të zgjedhin në mënyrë të pavarur nëse do i ratifikojnë ato apo jo.

2.3 Konventa e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual

E njohur ndryshe si Konventa e Lanzarotit, ajo është një ndër aktet ndërkombëtare më të të rëndësishme për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual në Europë. Konventa është e detyrueshme për t’u zbatuar vetëm në vendet që janë pjesë e Këshillit të Europës. Ajo u përgatit nga një Komitet Ekspertësh të Këshillit të Europës dhe hyri në fuqi në 1 Korrik 2010. Objektivi i Konventës është mbrojtja e fëmijëve nga çdo lloj formë e dhunës dhe shfrytëzimit seksual. Qëllimi i këtij dokumenti është mbrojtja e viktimave të dhunës nga njera anë dhe parandalimi i shfrytëzimit dhe dhunës seksuale të fëmijëve nga ana tjetër, duke kërkuar në mënyrë të posaçme përndjekjen e atyre që kryejnë krime ndaj fëmijëve. Konventa, ashtu si edhe shumë akte të tjera ndërkombëtare, e vendos parimin e interesimit më të lartë

12

të fëmijës, në qendër të saj. Ndër të tjera Konventa garanton një frymë koherente dhe mbrojtje të barabartë për fëmijët, duke vendosur standartë dhe përkufizime të zbatueshme në të gjithë Europën. Në veçanti ajo ndihmon në harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit penal dhe masave të tjera penale në vendet anëtare të Këshillit të Europës. Shqipëria e ratifikoi Konventën në 14 Prill 2009, duke u renditur ndër 4 vendet e para që vepruan në këtë mënyrë. Deri më tani shteti shqiptar nuk ka përgatitur dhe dorezuar ndonjë raport specifik pranë KE për gjendjen e dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri.

2.4 Konventa e Këshillit të Europës mbi Ushtrimin e të Drejtave të Fëmijëve

Kjo konventë që para hyrjes së saj në fuqi, ka ndeshur kritika të një serë ekspertëve të të drejtave të fëmijëve në Europë, për shkak se ekziston bindja se ajo kufizon disa nga të drejtat e garantuara nga Konventa për të Drejtat e Fëmijës të OKB-së. Ajo është ratifikuar vetëm nga 17 shtete anëtare të Këshillit të Europës, ndërkohë që vetëm 11 prej tyre e kanë nënshkruar atë. Konventa ka për qëllim të mbrojë interesin më të lartë të fëmijës nëpërmjet masave procedurale, të cilat lejojnë që fëmijët të ushtrojnë pa pengesa të drejtat e tyre, sidomos në procedurat familjare përpara autoriteteve gjyqësore. Konventa ngre një Komitet të Përhershëm, i cili merr në shqyrtim të gjitha problemet që ndeshen në zbatimin e saj. Konventa u hap për nënshkrim dhe ratifikim në Strasburg në 25 Janar 1996. Ajo hyri në fuqi në 1 Korrik 2000. Shqipëria e ratifikoi këtë instrument vetëm në 1 Shkurt 2012.

13

3. Legjislacioni kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve

3.1 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Në themel të legjislacionit shqiptar qëndron Kushtetuta, e cila u miratua me referendum popullor në 28 Nëntor 1998. Neni 25 i Kushtetutës përcakton se “Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues. Neni 54 i Kushtetutës parashikon një mbrojtje të veçantë të fëmijëve nga Shteti. Gjithashtu ajo parashikon të drejtën e çdo fëmije për të qënë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë veçanërisht nën moshën minimale për punë të fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën ose zhvillimin e tij normal.

3.2 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë

Shqipëria nuk ka një kod të veçantë për femijët dhje të rinjtë që bien në konflikt me ligjin. Kodi Penal i vitit 1995 i mbron femijët dëshmimtarë dhe viktima të veprës penale, duke e shtrin veprimin e tij në një sëre kapitujsh dhe nenesh, të cilat ndonëse lenë hapësira për mbrojtjen adekuate të fëmijëve nga krimet apo kundravajtjet penale. Në në vitet 2008 dhe 2013, Kodit Penal iu bënë një serë ndryshimesh dhe shtesash për të kriminalizuar një serë veprash të reja penale kundër femijëve, përfshi për herë të parë edhe mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi, në nenin 1246 me qëllim përfshirjen në të të veprës penale të keqtrajtimit të fëmijës. Paragrafi i ri (b) i Nenit thotë: “Abuzimi fizik ose psikologjik i fëmijës nga një person që sipas ligjit është i detyruar të kujdeset për të, dënohet nga 2 muaj deri në 2 vjet burg”.

3.3 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë

Kodi Civil i Shqipërisë (1994) nuk përmban ndonjë nen që ka të bëj me mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna e keqtrajtimi, apo aspekte të lidhura me të. Kodi paraqet rëndësi, pasi përcakton moshën se kur fëmija fiton zotësinë e plotë apo atë të kufizuar juridike, të cilat janë të rëndësishme në aspektin ligjor pasi nga janë të lidhura me veprimet dhe mos-veprimet e fëmijës deri kur ai konsiderohet i rritur, dhe nga ana tjetër tregojnë nevojën për mbrojtje që ka fëmija që nuk ka fituar zotësinë e plotë juridike për të vepruar.

6 Ligji nr. 9859, datë 21.1.2008 “Mbi disa ndryshime dhe amendime te Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”

14

3.4 Kodi i Familjes

Kodi i Familjes hyri ne fuqi në 21 Dhjetor 2003. Kodi përfshin disa koncepte të reja, një ndër të cilat është “Përgjegjësia Prindërore”. Përpos detyrimit për ushqim dhe kujdesje, amësisë dhe atësisë, Kodi jep një sërë përkufizimesh, një nga të cilat është edhe ‘përgjegjësia prindërore’, e cila përkufizohet në nenin 215. Sipas Nenit 215, përgjegjësia prindërore përfshin tërësinë e të drejtave dhe detyrave që kanë për qëllim të sigurojnë mirëqenien emocionale, sociale dhe materiale të fëmijës, duke u kujdesur për të, duke i siguruar atij mirërritjen, edukimin, arsimimin, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurive të tij. Neni 215 i Kodit nuk kërkon nga prindërit që ata të respektojnë shprehimisht të drejtat e fëmijës, duke i kufizuar ato tek mirëqenia emocionale, sociale dhe materiale, duke lënë jashtë rregullimit ligjor mirëqenien fizike të fëmijës. Prindërit e ushtojnë në mënyrë të përbashkët përgjegjësinë prindërore, derisa gjykata nuk ka vendosur ndryshe. Neni 223 i Kodit përshkruan shkaqet se kur prindërit mund të humbasin përgjegjësinë e tyre prindërore. Ndër shkaqet kryesore që renditen janë: vendimi penal që dënon prindërit si autorë ose si bashkëpuntorë për një vepër penale ndaj fëmijës së tyre, si bashkëpunëtorë në një vepër penale të kryer nga fëmija i tyre ose nëse janë dënuar për ndonjë nga shkaqet e braktisjes së familjes, për sa kohë që ata nuk kanë marrë përsipër detyrimet që kanë ndaj saj. Neni 228 i Kodit rregullon shkaqet dhe mënyrat sesi hiqet përgjegjësia prindërore. Sipas këtij neni: “Kur prindi shpërdoron përgjegjësinë prindërore ose tregon pakujdesi të rëndë në ushtrimin e saj, ose me veprimet e tij ndikon në mënyrë të dëmshme në edukimin e fëmijëve, me kërkesën e prindit tjetër, të të afërmve të fëmijës ose të prokurorit, mund t’i hiqet përgjegjësia prindërore. Heqja e përgjegjësisë prindërore bëhet me vendim të gjykatës, duke u thirrur si i paditur prindi, për të cilin kërkohet kjo heqje.”

3.5 Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijës në Shqipëri

Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës7 është një ndër më të reja që iu shtua korpusit të legjislacionit për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri. Ligji ndalon në mënyrë shprehimore ushtrimimin dhe përdorimin e çdo forme të dhunës kundër fëmijëve në të gjitha mjediset, si private ashtu edhe ato publike. Ndër të tjera, Ligji rregullon disa të drejta bazë të fëmijës, si:

- Neni 18: E drejta për nivel jetese të përshtatshëm; - Neni 19: E drejta për kujdes shëndetësor; - Neni 20: E drejta për mbrojtje sociale; - Neni 21: Mbrojtja nga të gjitha format e dhunës; - Neni 22: Mbrojtja nga shfrytëzimi ekonomik; - Neni 24: Mbrojtja nga trafikimi dhe çdo lloj forme e shfrytëzimit dhe e keqtrajtimit

seksual; - Neni 26: Mbrojtja e fëmijës nga tortura, dënimi, trajtimi mizor, çnjerëzor ose

poshtërues.

7 Ligj Nr. 10347, datë 04.11.2010, Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës.

15

Ligji i mbron fëmijët në shtatë nga format më të rënda të shkeljes të të drejtave të tyre. Agjensia Shtetërore e Mbrojtjes të të Drejtave të Fëmijës ka të drejtë të vendosë sanksione, sipas Nenit 40, vetëm në dy prej neneve të përmendura më sipër (Neni 21 dhe 26). Neni 21 i Ligjit garanton mbrojtjen e fëmijës që ndodhet në territorin shqiptar nga të gjitha format e dhunës përfshirë neglizhencën, braktisjen apo shfrytëzimin. Subjekte të shkeljes së ligjit (Neni 40) mund të jetë çdo person fizik apo juridik që ndodhet i rregjistruar apo ushtron veprimtari në vend, përfshirë edhe vetë prindërit e fëmijës. Vetë ligji nuk trajton masat që do të merren ndaj personave që neglizhojnë, shfrytëzojnë apo braktisin fëmijët apo procedurave që do të ndiqen për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijës kur shfrytëzuesi është prindi i fëmijës. Gjobat që mund të vendosë Agjensia si kundravajtje administrative variojnë nga 30,000 – 80,000 Lek për personat fizik deri tek 60,000-120,000 Lek për personat juridik. Neni 40 po ashtu vendos gjoba edhe për personin fizik brenda një personi juridik apo edhe persona që ushtojnë një funksion publik. Sipas Ligjit për Kundravajtjet Administrative8, neni 41 shpjegon se “Të ardhurat nga gjobat dhe të ardhurat e tjera, të mbledhura në zbatim të dispozitave të këtij ligji, kalojnë në Buxhetin e Shtetit…”. Fondet e gjobave të vendosura nga Agjensia nuk parashikohen të shkojnë në një fond të veçantë në ndihmë të fëmijëve që i kanë mbijetuar keqtrajtimit. Gjatë vitin 2016, Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve (ASHMDF) hapi procesin e ndryshimit dhe përmirësimit të këtij ligji, me qëllim final, krijimin e një kuadri ligjor më të plotë për mbrojtjen e femijëve në Shqipëri, përfshi edhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e tyre në situata emergjence apo të dhunës. Ligji i ri për Mbrojtjen e Femijëve dhe të të Drejtave të tyre, pritej që të miratohej gjatë vitit 2017.

3.6 Ligji “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Ligji “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, hyri në fuqi në 1 qershor 2007. Gjatë vitit 2012 ligjit iu bënë disa shtesa dhe ndryshime për ta përshtatur atë me nevojat dhe problemet që ishin ndeshur paraprakisht gjatë zbatimit të tij. Ligji vetë është një sukses I bashkëpunimit të shoqërisë civile me Kuvendin e Shqipërisë, pasi ai u inicua nga një grup OJF-ësh dhe u propozua për miratim në Kuvend me përkrahjen e gjerë të një grupi deputetësh. Ligji presupozon se mbron në mënyrë të barabartë të gjitha subjektet e tij. Megjithatë gjatë zbatimit të tij është venë re se mbrojtja që ligji i jep anëtarëve të rritur të familjes nuk është e njëjtë me atë të fëmijëve apo adoleshentëve. Neni 13 i Ligjit thotë se të drejtën për të kërkuar një urdhër mbrojtjeje për të miturin e kanë: a) prindi ose kujdestari i të miturit; b) përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës; c) të afërmit; ç) përfaqësuesit e zyrës së shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës, ku ka banimin e përhershëm apo të përkohshëm viktima, që kanë dijeni për ushtrimin e dhunës; d) qendrat dhe shërbimet për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje, të njohura/licencuara nga MPÇSSHB. Ligji nuk i jep një përgjigje çështjes së përgjegjësisë prindërore, kur dhe si kufizohet apo hiqet ajo kur prindërit janë dhunuesit e fëmijës. Ai nuk ndalet as tek faktet sesi apo në çfarë mënyre do të administrohet procesi i vendosjes së fëmijës në një vend të sigurtë, nga kush do të ndiqet dhe kush ka përgjegjësi ligjore për fëmijën kur ai/ajo është larguar nga mjedisi familjar.

8 Ligj Nr. 10 279, datë 20.5.2010 Për Kundravajtjet Administrative

16

3.7 Ligji “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në RSH9”

Në fund të vitit 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, i cili zëvendësoi ligjin e vitit 2005 “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore10. Ligji Për Shërbimet shoqërore është një ndër aktet më të rëndësishme ligjore për mbrojtjen sociale të fëmijëve dhe familjeve në situata të vështira, përfshirë ata në situata shfrytëzimi apo situata të tjera ekstreme. Ligji ka për qëllim “përcaktimin e rregullave për sigurimin dhe ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, të cilat ndihmojnë në mirëqenien dhe përfshirjen shoqërore të individëve e të familjeve që kanë nevojë për kujdes shoqëror11.” Administrimi i shërbimeve shoqërore administrohet në bazë të parimeve universale në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe në mënyrë të veçantë në bazë të këtyre parimeve themelore: a) Parimi i universalitetit; b) Parimi i drejtësisë sociale; c) Parimi i subsidiaritetit; ç) Parimi i mbështetjes shoqërore; d) Parimi i deinstitucionalizimit; dh) Parimi i partneritetit; e) Parimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe integritetit të përfituesit; ë) Parimi i mosdiskriminimit; f) Parimi i konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Sipas Nenit 6 të Ligjit, përfitues të shërbimeve shoqërore janë “a) familjet dhe çdo fëmijë, si dhe fëmija që gëzon mbrojtje ndërkombëtare…; b) personat me aftësi të kufizuar; c) të rriturit, me probleme sociale, viktimat e dhunës, trafikimit, varësisë së provuar ndaj drogës e alkoolit; ç) vajzat shtatzëna apo prindi i vetëm i një fëmije deri në moshën njëvjeçare; d) të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin, që kanë përfunduar periudhën e dënimit dhe kanë nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror…; dh) të moshuarit në nevojë etj. Në krahasim me ligjin e vjetër të vitit 2005, Ligji i ri i Shërbimeve sjell një serë tipologjish të reja të shërbimeve në komunitet dhe në familje, ndërkohë që përfshin edhe krijimin e Fondit Social, i cili do të jetë mekanizmi i vetëm i financimit të shërbimeve shoqërore. Për shkak të ndryshimeve të gjëra që sjell në punën e një serë institucionesh, ligji hyn në fuqi 8 muaj

3.8 Ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” Diskriminimi mund të shprehet në një serë formash e mënyrash, të cilat ndër të tjera mund të përfshijnë edhe dhunën ndaj fëmijës së diskriminuar. Ligji mbron të gjithë shtetasit pavarësisht moshës, përfshirë edhe fëmijët, të cilët mund të jenë viktima të diskriminimit për një apo disa nga shkaqet e përshkruara në Nenin 1 të ligjit. Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi12 për herë të parë përfshiu në legjislacionin shqiptar një serë konceptesh të reja si “diskriminimi i drejtëpërdrejtë”, “diskriminimi i terthortë” apo edhe

9 Ligj Nr. 121/2016 Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë. Miratuar në datën 24.11.2016 dhe shpallur me dekretin nr. 9886, datë 6.12.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. 10 Ligj Nr. 9355, datë 10.03.2005

11 Neni 1, Ligji “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”

12 Ligj Nr. 10221, datë 04.02.2010, “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Fletore Zyrtare Nr. 15, 25 Shkurt 2010, botim i Qendra e Publkimeve Zyrtare. (mund të lexohet në këtë link: http://www.kmd.al/?fq=brenda&emri=Baza%20Ligjore&gj=gj1&kid=110&kidd=86 )

17

“diskriminimi për shkak të shoqërimit”. Është një ligj që konsiderohet i përparuar, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shumë shtete të Bashkimit Europian, fal edhe ekspertizës më të mirë kombëtare dhe ndërkombëtare që u dha në përgatitjen e tij. Ligji ndalon të gjitha format e diskriminimit dhe fokusohet në diskriminimin në fushën e punësimit, arsimit, shërbimeve dhe të mirave materiale. Ligji ngre një mekanizëm të pavarur për trajtimin e ankesave në fushën e diskriminimit (Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi), por pa i hequr të drejtën çdo individi për t’u ankuar përpara Gjykatës.

REZOLUTA E KUVENDIT TË SHQIPËRISË PËR

TË DREJTAT E FEMIJËVE

Në 26 Nëntor 2013 Kuvendi i Shqipërisë, pas një diskutimi të gjerë me deputetet dhe shoqërinë civile, nëpërmjet një Seance të Posaçme dëgjimore, që organizohej për herë të parë në historinë e Parlamentit shqiptar, vendosi me votat unanime të të gjithë deputetëve miratimin e Rezolutës “Për Mbrojtjen dhe Respektimin e të Drejtave të Femijëve në Shqipëri”.

Rezoluta është një një arritje thelbësore e luftës dhe përpjekjes së gjerë të vetë Kuvendit, në bashkëpunim me shoqërinë civile, për të ngritur në një stad të ri nivelin e përgjegjësisë, por edhe llogaridhënies për femijët dhe të drejtat e tyre në Shqipëri.

Ndër të tjera Rezoluta fokusohet në rolin që deputetet dhe Kuvendi i Shqipërisë do të luajnë në vitet në vijim, duke e vendosur theksin tek monitorimi i vazhdueshëm i punës ë Qeverisë dhe organeve të saj për të mbrojtur femijët; mbështetjen që duhet dhënë për shërbimet në mbrojtje të femijëve etj.

18

4. Grupi Parlamentar për të Drejtat e Fëmijëve në Kuvendin e Shqipërisë (Kaukus)

4.1 Çfarë është Grupi Parlamentar “Miqtë e Femijëve” (GPMF) Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim UNICEF dhe CRCA Shqipëri, me mbështetjen e Bashkimit Europian, gjatë vitit 2013 punuan së bashku me një grup deputetësh, për të ngritur atë që në shumë parlamente në botë njihet si Kaukus (Parliamentary Caucus) Parlamentar për të Drejtat e Fëmijëve. Në Shqipëri, ky grup është vendosur të quhet: Grupi Parlamentar MIQTË E FËMIJËVE (GPMF). Ngritja e GPMF bazohet në eksperiencat më të mira të parlamenteve në Botë siç është Komiteti i Fëmijëve i Bundestag-ut Gjerman - organi i parë parlamentar në botë i dedikuar për të përfaqësuar interesat e fëmijëve dhe një ndër më të suksesshmit në këto vite, ku deputetët, i përkushtohen kauzës së mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve dhe të adoleshentëve, duke ndërmarrë një sërë nismash, që fuqizojnë zërin e fëmijëve në organin më të lartë ligjvënës, siç është Parlamenti. Në vendet e tjera, Kaukuset kanë sjellë ndryshime madhore në jetën e fëmijëve dhe të rinjve, duke u bërë një zë i fuqishëm i mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të fëmijëve dhe të njeriut. Në vijim të punës disa mujore dhe të seancës dëgjimore të mbajtur nga mbledhja e përbashkët e dy komisioneve të përhershme parlamentare, atij të Ligjeve dhe të Çështjeve Sociale, të Kuvendit të Shqipërisë në datë 13 Nëntor 2013, dhe në mënyrë të veçantë të miratimit të Rezoutës së Kuvendit “Për Mbrojtjen dhe Respektimin e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri”, u vendos ngritja e Grupit Parlamentar MIQTË E FËMIJËVE në Shqipëri, i cili do të funksionojë si një grup ad-hoc në Kuvendin e Shqipërisë. GPMF është një grupim i deputetëve të partive të ndryshme politike, me përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend. GPMF përbëhet nga përafërsisht 23 deputetë, burra dhe gra, të përkushtuar ndër vite në përparimin e të drejtave të njeriut, të fëmijëve, të grave etj, gjë që e bën punën e Grupit, sa të larmishëm aq edhe mbështetës në drejtim të vështrimit të të drejtave të fëmijëve nga këndvështrime dhe eksperienca të ndryshme profesionale, duke propozuar edhe zgjidhje shumëdisiplinare në ligjvënie. GPMF ka si synim kryesor angazhimin e deputetëve që kanë treguar ndjeshmëri dhe avokojnë për të drejtat e fëmijëve me qëllim që të krijohet një klimë mbështetëse për çështjen e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve fëmijëve në Kuvendin e Shqipërisë, marrjen e nismave ligjore, hartimin e politikave efektive për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, si dhe për të garantuar që institucionet shtetërore që punojnë për fëmijët do të kenë mbështetje në punën e tyre nga Kuvendi.

4.2 Roli i GPMF në Kuvendin e Shqipërisë Roli i GPMF është të propozojë e të mbështesë nisma të reja legjislative që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e femijëve dhe të rinjve në Shqipëri; të promovojë instrumenta që kanë

19

të bëjnë me eliminimin e dhunës ndaj fëmijëve, përmirësimin e shërbimeve ekzistuese dhe shtimit të gamës së shërbimeve të reja për fëmijët anembanë Shqipërisë. Në kuadër të reformave të rëndësishme që po kryhen për forcimin e shtetit të së drejtës, reformën në drejtësi dhe respektimin e të drejtave të njeriut, GPMF është një mekanizëm i duhur i mbështetjes, konsultimit dhe propozimit të nismave legjislative që nxisin mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Roli i GPMF, është i gjerë dhe në parim duhet të udhëheqë si procesin e përgatitjes së ligjeve të reja, ashtu edhe të ushtrimit të kontrollit parlamentar për punën që bëjnë institucionet për të zbatuar ligjet dhe mbrojtur fëmijët. Roli i tij shtrihet në këto aspekte: Ndërmarrja e nismave legjislative të përbashkëta me shoqërinë civile, por edhe të deputetëve të veçantë, për mbrojtjen e fëmijëve; Ndërgjegjësimin e publikut mbi situatën e të drejtave të fëmijëve dhe rëndësinë e respektimit të tyre; Organizimin e seancave dëgjimore me përfaqësues të Qeverisë dhe OJF-ve për të mbledhur informacion mbi situatën e fëmijëve; Promovimin e instrumentave të reja ligjore ndërkombëtarë të të drejtave të fëmijëve; Monitorimi i progresit të Shqipërisë në lidhje me zbatimin e instumentave ndërkombëtarë për të drejtat e fëmijës dhe në mënyrë të veçantë të Aquis të Bashkimit Europian; Sjellja në vëmendjen e Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetëve të tij të raporteve dhe të dhënave që flasim për ndikimin dhe pasojat e dhunës, shfrytëzimit, neglizhimit dhe abuzimit kundër fëmijëve; Alokimi i burimeve financiare të mjaftueshme për promovimin dhe mbështetjen e shërbimeve për fëmijët, në nivel vendor dhe kombëtar. Të zhvillojnë seanca pyetje–përgjigje për çështje që kanë të bëjnë me mirëqenien e fëmijëve, seancave dëgjimore me grupet e interesit dhe përfaqësues të institucioneve që kanë përgjegjësi për fëmijët, si dhe të zhvillojnë interpelanca për çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen më të mirë të të drejtave të fëmijëve. Anëtarët e GPMF janë zëri i ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe respektimin e fëmijëve dhe të të drejtave të tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

20

MODELE SUKSESI TË PJESMARRJES SË FEMIJËVE DHE TË RINJVE NË PUNËN E PARLAMENTIT NË SHQIPËRI

FEMIJËT DHE TË RINJTË NË KUVEND

Qëllimi: Zëri i fëmijëve dhe të rinjve në Kuvendin e Shqipërisë ka për qëllim të sigurojë dhe të rrisë pjesëmarrjen kuptimplotë të fëmijëve dhe të rinjve në të gjitha proceset e vendimarrjes. Ky grup do të përfshijë fëmijë dhe të rinj të motivuar dhe të informuar mbi çështje që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe synon:

❖ Rritje të pjesëmarrjes të fëmijëve dhe të rinjve në Kuvendin e Shqipërisë; ❖ Rritjen e vëmendjes dhe përgjegjësisë të Parlamentit, Qeverisë dhe gjithë

institucioneve të tjera ndaj të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve; ❖ Institucionalizimin e mekanizamve që lehtësojnë pjesëmarrjen e fëmijëve

dhe të rinjve në proçeset e vendimmarrjes; ❖ Konsultim dhe përshirje të fëmijëve dhe të rinjve në politikat shtetërore që

lidhen drejpërdrejt me ta; ❖ Ndërjarrje të nismave të përbashkëta duke u bazuar në interesin më të

lartë të fëmijëve dhe të rinjve; ❖ Krijimi i vizionit qeverisës të orientuar drejt fëmijëve dhe të rinjve.

Pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve në proçeset e vendimmarrjes zhvillohet në 3 komponentë kryesorë; Përfshirje, Informim, Konsultim dhe për të bërë të mundur që pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve të jetë më frytdhënëse duhet që përfshirja dhe angazhimi të politikbërësve dhe fëmijëve/të rinjve të institucionalizohet në nivelin e tij më të lartë. Zëri i Fëmijëve dhe të Rinjve në Kuvendin e Shqipërisë, do të synojë përfaqësimin real të zërit të fëmijëve/të rinjve në të gjitha ato proçese që lidhen drejtpërdrejt me fushat që prekin interesat e tyre, sepse është e rëndësishme që pikëpamjet dhe interesat e fëmijëve dhe të rinjve të reflektohen gjatë prioritizimit të objektivave të qeverisë. Komiteti për të Drejtat e Fëmijës 1 , i rekomandon Qeverisë që të ndryshojnë përqasjen ndaj fëmijëve duke theksuar se Shteti ka detyrim pozitiv për të siguruar ose lehtësuar formume, ku fëmijët mund të shprehin opinionet e tyre dhe të ngrenë struktura këshilluese, të cilat marrin në konsiderate dhe kontaktojnë me strukturat e fëmijëve. Ky grup lehtësohet dhe mbështetet nga CRCA Shqipëri, një organizatë me eksperiencë 20 vjeçare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, lobimit, advokimit, informimit, ndergjegjësimit e shërbimeve për fëmijët, të rinjtë, gratë e minoritetet.

21

4.3 Qëllimet strategjike të GPMG Qëllimi kryesor i GPMF është zbatimi i plotë i Rezolutës “Për Mbrojtjen dhe Respektimin e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në Nëntor 2013. Grupi parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” synon të jetë proaktiv në punën për mbrojtjen, respektimin dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Ndër të tjera, orientimet strategjike të GPMF, përfshijnë:

- Mbrojtje dhe fuqizim të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri; - Angazhim pro-aktiv për ta vendosur interesin më të lartë të femijëve dhe të rinjve,

në qendër të Ligjeve, politikave dhe programeve kombëtare në Shqipëri; - Nisma në nivel vendor e kombëtar, rajonal e ndërkombëtar, për avancimin e të

drejtave të fëmijëve.

4.4 Bashkëpunimi dhe partneriteti i GPMG me shoqërinë civile GPMF është e e hapur për bashkëpunim, mbështetje dhe partneritet me organizata të shoqërisë civile në nivel lokal dhe qëndror, institucione publike, institucione të pavaruara, botën akademike, biznesin, median, grupet e fëmijëve dhe të rinjve dhe çdo të interesuar që do të ndihmojë GPMF në përmbushjen e objektivave të tij. CRCA Shqipëri dhe UNICEF Shqipëri mbështesin GPMF duke i vënë në dispozicion burimet e saj njerëzore, ekspertizën dhe sipas mundësive edhe burime financiare. Në kuadër të miratimit të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë në datë 26 Nëntor 2013 “Për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri”, GPMF do të ftojë dhe nxisë bashkëpunimin dhe koordinimin me të gjithë partnerët e shoqërisë civile, organizatat dhe grupet e fëmijëve, Ministritë dhe institucionet publike, institucionet arsimore dhe bizneset, për të ndërtuar një Plan Veprimi të përbashkët për arritjen e të gjtha detyrimeve që burojnë nga Rezoluta. Bashkëpunimi i Kuvendit të Shqipërisë dhe në mënyrë të posaçme i GPMF me shoqërinë civile është i rëndësishëm në një sërë aspektesh. Së pari, Kuvendi përfaqëson qytetarët dhe po ashtu, shoqëria civile përfaqëson interesat e tyre. Së dyti, bashkëpunimi midis të zgjedhurve dhe shoqërisë civile rrit premisat e sjelljes së zërit të qytetarëve më afër parlamentarëve, si një mënyrë për të adresuar problemet e tyre; Së treti, ndikon në planifikimin e nismave të përbashkëta dhe rritjen e llogaridhënies së qeverisë dhe institucioneve shtetërore përkundrejt të zgjedhurve dhe qytetarëve. Nga ana tjetër GPMF do të bashkëpunojë ngushtësisht me institucionet publike, botën akademike dhe biznesin, për shkak të rolit, misionit dhe përgjegjësive që secili prej tyre luan në shoqëri. GPMF për të realizuar objektivin madhor të saj, që është mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, do të bashkëpunojë ngushtësisht me shoqërinë civile dhe grupet e fëmijëve dhe të rinjve, nëpërmjet ngritjes së një plani të përbashkët pune, i cili do të zbatohet përgjatë viteve 2016-2018.

22

4.5 Struktura e GPMF Struktura e GPMF është e përbërë nga Kryetari, Nën/kryetaret, Anëtarët dhe Komitetet. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë është edhe Kryetari i GPMF duke pasur një rol honorifik. GPMF koordinohet nga 3 deputete të Kuvendit që janë njëkohësisht edhe nën-kryetare të tij, specifikisht kryetaret e Nën/komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut; Komisioni për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe Nën/komisioni për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje. Drejtimi i Koordinimit rregullohet me rotacion mes tre nën-kryetareve me konsensus mes tyre në baza 4/6 mujore. GPMF aktualisht përbëhet nga 23 parlamentarë: 19 anëtarë si edhe kryetari e 3 nën kryetaret, por gjithsesi ai është i hapur për të zgjeruar anëtarësinë e tij. Brenda GPMF do të krijohen komitete të vogla, të deputetëve anëtarë, të specializuara për të ndjekur çështje specifike.

4.6 Anëtarësia e GPMF Pjesmarrja e deputetëve nga Kuvendi i Shqipërisë është e hapur dhe pjesmarrja e tyre në GPMF përfshin çdo grup parlamentar të partive politike që kanë deputetë në Kuvend. Kjo në vetëvete është një arritje e Kuvendit, grupeve parlamentare dhe vetë deputetëve, pasi tregon që dedikimi i tyre për avancimin e të drejtave të fëmijëve, është një kauzë që i përfshin të gjithë. Përbërja aktuale e GPMF është: Kryetar: Z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit Nën-kryetare: Znj. Albana Vokshi, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë; Znj. Olta Xhaçka, Kryetare e Nën-Komisionit Parlamentar për të Miturit, Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje; dhe Znj. Vasilika Hysi, Kryetare e Nën-Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut. Anëtarë: Znj. Albina Deda, Z. Arben Çuko, Znj. Arta Dade, Znj. Blerina Gjylameti, Z. Eduart Selami, Znj.Evis Kushi, Z. Ervin Koçi, Znj. Esmeralda Shkjau, Znj. Jorida Tabaku, Z. Kastriot Islami, Znj. Kejdi Mehmetaj, Znj. Klodiana Spahiu, Znj. Liljana Elmazi, Z. Omer Mamo, Znj. Majlinda Bregu, Znj. Mesila Doda, Znj. Mimoza Hafizi, Znj. Monika Kryemadhi, Z. Xhemal Qefalia.

4.7 Komitetet e GPMF Një ndër idetë e shprehura nga GPMF ka qenë krijimi i komiteteve të vogla të deputetëve brenda GPMF për të ndjekur çështje me interes për deputetët dhe që njëkohësisht do të mundësonte informimin dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile, institucionet publike etj. Një komitet mund të përbëhet nga 2-3 deputetë që vijnë nga komisione të ndryshme parlamentare. Disa nga këto komitete mund të jenë:

- Komiteti për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna; - Komiteti për të Miturit në Konflikt me Ligjin; - Komiteti për Fëmijët në Institucione Publike; - Komiteti për Shëndetin dhe Mirëqenien e Fëmijëve;

23

- Komiteti për Marrëdhëniet me OSHC-të; - Komiteti për Buxhetin e Fëmijëve.

4.8 Komunikimi i GPMF me femijët dhe qytetarët GPMF e zhvillon komunikimin e saj me publikun e gjerë, fëmijët, të rinjtë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, me grupe të tjera të ngjashme në rajon, me institucionet, me median, etj., përmes disa mënyrave si: a) një Rubrike të posaçme për GPMF në faqen e internetit të Kuvendit; b) një Fletpalosje të GPMF-së; c) një Udhëzuesi se ”Çfarë parlamentarët mund të bëjnë për të mbrojtur fëmijët nga dhuna”; d) prezantimeve mediatike, etj. Rubrika e GPMF-së në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë Në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë është hapur një Rubrikë e posaçme e titulluar “Grupi i Deputetëve Miqtë e Fëmijëve”. Kjo rubrikë do të ketë si qëllim të pasyrojë aktivitetet e Grupit, të njohë publikun e gjerë, fëmijët dhe gjithë të interesuarit me punën dhe rolin e tij, me nismat legjislative të ndërmarra në mbështetje të fëmijëve, me dokumentat e grupit, anëtarët e tij, etj. Rubrika do të ketë edhe një sesion për të kontaktuar me anëtarët e grupit. Pasurimi i vazhdueshëm i rubrikës me informacion në gjuhën shqip dhe anglisht, rreth legjislacionit shqiptar për fëmijët, insitucionet që punojnë për ta si edhe studimeve më të fundit për situatën e fëmijëve në vend, do t’ju vijë në ndihmë jo vetëm shqipfolësve por edhe të interesuarve të huaj e ndërkombëtarë. Përdorimi i medias së shkruar e asaj vizive do të jetë një ndër mënyrat e komunikimit të GPMF-së me publikun e gjerë. Përmes daljeve mediatike të anëtarëve të GPMF-së, synohet që ky grup të shndërrohet në një pikë referimi për gazetarët, vetë fëmijët e të rinjtë dhe për publikun e gjerë për iniciativat ligjore të ndërmarra për fëmijët dhe të rinjtë. Debatet, prezantimet në emisione televizive e radio-fonike do të shërbejnë si një mundësi e mirë për të bërë publike iniciativat e grupit por edhe për të përcjellë mesazhe në lidhje me të drejtat e fëmijëve. Deklaratat e njoftimet për shtyp në rast eventesh apo shkeljesh të të drejtave të fëmijëve do të përdoren si mënyrë reagimi në lidhje me çdo rast që mund të jetë shkelje e të drejtave të fëmijëve apo për çështje që kanë të bëjnë direkt apo edhe indirekt me punën e grupit. Konferencat për shtyp do të synojnë të sjellin në vëmendje të publikut çështje të rëndësishme e kyçe të fëmijëve e të rinjve apo të iniciativave të suksesshme të GPMF. Çdo produkt komunikimi që GPMF prodhon, si raporte, publikime, etj., do ti dërgohet përmes formave elektronike apo dhe të shtypur përfaqësuesve të medias. Në rastet e ditëve ndërkombëtare të lidhura me të drejtat e fëmijëve, GPMF do të marrë përsipër të organizojë evente e takime mediatike për të adresuar mediatikisht problemet e fëmijëve/të rinjve.

4.9 Përgjegjësi specifike të Kaukusit brenda Kuvendit

- Ndërmarrja e nismave legjislative për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe keqtrajtimi;

- Ndërgjegjësimin e publikut të gjërë mbi çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve.

24

- Organizimin e seancave dëgjimore me përfaqësues të Qeverisë dhe OJF-ve për të mbledhur informacion mbi situatën e fëmijëve viktima të keqtrajtimit;

- Promovimin e instrumentave të reja ligjore ndërkombëtarë të të drejtave të

fëmijëve; - Monitorimi i progresit të Shqipërisë në lidhje me zbatimin e instumentave

ndërkombëtarë mbi këtë çështje. - Sjellja e vëmëndjes në Komisionin përkatës të Çështjeve Sociale dhe Komisione të

tjera Parlamentare të raporteve dhe të dhënave që flasim për ndikimin shkatërrues të dhunës kundër fëmijëve, përmes avokimit, lobimit dhe legjislacionit specifik për amendim.

- Kanalizimi i burimeve financiare për çështjet e fëmijëve është një tjetër element

shumë I rëndësishëm për lobim dhe avokim. - Të ngrenë pyetje dhe kërkojnë llogari përmes debateve të hapura parlamentare,

seancave dëgjimore publike, dhe thirrjes së zytarëve publik në parlament për llogaridhënie (pra mbikqyrja e veprimtarisë së qeverisë mbi dhunën ndaj fëmijëve).

4.10 Kaukusi i Feëmijëve dhe nxitja e llogaridhënies së Institucioneve shtetërore

Në kuadër të zbatimit të legjislacionit për të drejtat e femijëve funksionojnë edhe një serë institucionesh dhe mekanizmash kombëtarë dhe vendorë për mbrojtjen e femijëve. Ligji për Mbrojtjen e Femijëve ndër të tjera krijon edhe Agjensinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve (ASHMDF), si një institucion përgjegjës shtetëror në nivel kombëtar. Ndërsa në nivel lokal mbrojtja e femijëve bazohet tek funksionimi i Njësive të Mbrojtjes së Femijëve. Të gjitha këto institucione, së bashku, duhet të bejnë të mundur mbrojtjen e femijëve nga çdo situatë abuzuese apo shfrytëzuese. ASHMDF është e detyruar që çdo vit të raportojë për punën e kryer për mbrojtjen e femijëve dhe buxheti i tyre financohet tërësisht nga taksa-paguesit shqiptarë. Në këtë drejtim GPMG ka ndër të tjera përgjegjësinë që të mbështesë punën e AMSHD, por në të njëjtën kohë të analizojë punën e tyre dhe nëse ky institucion qendror i ka plotësuar detyrimet e tij ligjore përkundrejt shoqërisë dhe femijëve. Nga ana tjetër, pushteti vendor, nëpërmjet 61 Bashkive në të gjithë vendin, ka për detyrë që të mbështesë punën NJMF-ve dhe zgjidhjen e çdo rasti të femijëve dhe forcimin e punës së këtyre strukturave të rëndësishme vendore. Në këtë drejtim GPMF dhe deputetët anëtarë të saj mund të luajnë një rol të pazëvendësueshëm në shumë aspekte si më poshtë: - Kryerjen e vizitave informuese dhe monitoruese pranë ASHMDF dhe NJMF-ve për

t’u njohur nga afër me punën e tyre;

25

- Kërkimin e raporteve periodike nga çdo NJMF dhe ASHMDF me të dhëna mbi rastet e trajtuara të femijëve dhe problemeve që këto institucione ndeshin në mbrojtjen e femijëve;

- Analizën e shpenzimeve buxhetore dhe përmbushjen e nevojave të tyre

përkundrejt rasteve të trajtuara, si dhe planifikimin buxhetor për vitin / vitet pasardhëse;

- Kërkesa për dorëzimin e raporteve periodike tematike dhe thirrjen e tyre në seanca dëgjimore, për çështje specifike të shkeljes të të drejtave të femijëve, si puna e femijëve, dhuna, shfrytëzimi, arsimi etj;

4.11 Grupi Parlamentar Miqtë e Femijëve dhe Institucionet e pavarura të të drejtave të njeriut

Në vijim të rolit gjithnjë e më të gjerë që mund të luajë Grupi Parlamentar “Miqtë e Femijëve” dhe deputetet anëtarë të tij, duhet të jetë edhe bashkëpunimi, por edhe monitorimi i institucioneve të pavaruara të të drejtave të njeriut. Është prerogativë e Kuvendit që të zgjedhë dhe të mbështesë funksionim e institucioneve kushtetuese dhe ligjore si Avokati i Popullit (AP) dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Për më tepër, Kuvendi ka mbështetur edhe krijimin pranë zyrës së AP edhe të një Komisioneri për të Drejtat e Femijëve, si një mundësi për një mbrojtje më të mirë të të drejtave të femijëve nga veprimet ose mos-veprimet e institucioneve shtetërore. Nisur nga kjo, GPMG gjatë punës së tij mund të realizojë një serë nismash si më poshtë:

- Kerkimin nga të dyja institucionet e raporteve të posaçme mbi çështje sensitive të funksionimit të këtyre institusioneve, në lidhje me dhunën ndaj femijëve në institucione shtetërore; diskriminimin e femijëve; mbrojtjen sociale apo varfërinë; situatën e femijëve në institucionet e vuajtjes së dënimit apo ato rezidenciale etj;

- Organizimin e vizitave monitoruese pranë këtyre institucioneve për të parë nga afër sesi ato funksionojnë dhe problemet që ndeshin gjatë punës;

- Organizimin në Kuvend të seancave të hapura informuese mbi raportet e posaçme të këtyre institucioneve si dhe takimi me femijë dhe të rinj që i kanë mbijetuar dhunës, shfrytëzimit etj;

26

5 Çfarë mund të bëjnë deputetet për të mbrojtur fëmijët nga dhuna?

5.1 Roli i Kuvendit në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri

Konventa për të Drejtat e Fëmijës (KDF) nënkupton të drejtat e fëmijëve si një aspekt i të drejtave të njeriut. Ajo përcakton/krijon një marrëdhënie reciporke në mes të të drejtave të bartësve (fëmijës) dhe përgjegjësve (parlamentarëve) duke njohur kështu rolin e parlamentit si mbrojtës i të drejtave të fëmijëve. Parlamentarët kështu kanë një detyrim parësor për të mbështetur dhe përkrahur të drejtat e fëmijeve dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve, si rrjedhojë edhe fëmijëve, përpos normave ndërkombëtare, traktateve dhe standardeve të tilla si KDF. Si lidera dhe përfaqësues të zgjedhur, parlamentarët mbulojnë një pozicion unik për të mbështur të drejtat e fëmijëve në vend. Për shkak të ndikimit të madh që ata mund të ushtronje si funksion të detyrës së tyre dhe si anëtarë të partive politike që ata përfaqësojnë, kthehen në ambasadorë të fëmijëve në vend. Në shumë vende, përpos kryerjes së funksionit legjislativ, ata shpesh janë thirrur të luajnë rolin e liderit të komunitetit duke nxitur efektivisht politikat në lidhje me të drejtat e njeriut, duke përfshirë ketu edhe të drejtat e fëmijëve. Ata kështu mund të shërbejnë si modele duke përqafuar nisma mbi avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe duke i dhënë fëmijëve zë në çështjet që i përkasin. Katër janë funksionet kryesore që kryen parlamenti për promovimin e të drejtave të fëmijeve në vend. Këto funksione janë shpesh të ndërlidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe kërkojnë vazhdimisht një ndër-veprim institucional për të siguruar një angazhim parlamentar sa më të efektshëm. Ndër funksionet më të rëndësishme mund të përmendim funksionin e kontrollit i cili është një nga gurët e themelit të demokracisë. Kontrolli i parlamentit bën që ekzekutivi të përgjigjet për veprimet e tij dhe të garantojë zbatimin efikas të politikave të tij. Kontrolli i ekzekutivit prej parlamentit është një tregues i qeverisjes së mirë. Përveç funksionit legjislativ, nëpërmjet kontrollit, parlamenti garanton ekuilibrin e pushteteve dhe afirmon rolin e tij si mbrojtës i interesave të popullit.13 Këto funksione janë:

Ligjbërja14: – Miratimi i ligjeve që rregullojnë shoqërinë në një mënyrë të strukturuar.

a) Ratifikimi i instrumentave ndërkombëtarë. Parlamentarët mund të luajnë një rol

thelbësor në ratifikimin e traktateve ndërkombëtare relevante për të drejtat e fëmijëve dhe veçanërisht në lidhje me dhunën ndaj fëmijëve;

13 Roli i Kuvendit, Kuvendi i Shqipërisë, http://www.parlament.al/web/ROLI_I_KUVENDIT_1152_1.php : Rregullorja e organizimit të Kuvendit http://www.parlament.al/web/Rregullorja_e_Kuvendit_te_Republikes_se_Shqiperise_e_perditesuar_1154_1.php, 14 IPU-UNESCO publication “A Guide to Parliamentary Practice: A Handbook, 2004

27

b) Harmonizimi i ligjeve kombëtare me legjislacionin/instrumentat/angazhimet ndërkombëtare. Përgjegjësia për të siguruar që harmonizimi i ligjeve kombëtare me ato ndërkombëtare qëndron në parlament. Pas ratifikimit të një instrumenti ndërkombëtar, shpesh herë duhet të propozohen dhe miratohen ligje të reja, apo edhe dispozita të posaçme duhet të inkorporohen në legjislacionin kombëtar;

c) Ndihmojnë në përpilimin e planeve kombëtare të veprimit. Parlamentarët mund të sigurojnë që planet e veprimit paraprakisht të konsultuara me zgjedhësit, të kenë burimet e duhura financiare dhe të reflektojnë nevojat dhe shqetësimet e njerëzve;

d) Ndihmojnë në përmbushjen e detyrimeve kombëtare të raportimit. Shumë instrumenta ndërkombëtarë detyrojnë shtetet palë të dorëzojnë raporte periodikë në veprimet e ndermarra në zbatimin e instrumentit. Parlamentarët mund të marrin pjesë në përpilimin e këtyre raporteve, mund të shqyrtojnë rekomandimet e dhëna nga organet e Kombeve të Bashkuara dhe të sigurojnë folloë-up;

e) Ndihmojnë në draftimin e legjislacionit miqësor për fëmijët dhe/ose amendime në legjislacion;

f) Angazhojnë median dhe anëtarët e shoqërisë civile në ndërtimin e koalicioneve të gjëra në mbështetje të të drejtave të fëmijëve.

SHEMBUJ NGA BOTA

Grupi Parlamentar për të Drejtat e Femijëve në Sri Lankë, ka si synim:

1. Për të bërë ndryshime të politikave aktuale dhe nxitur politika të reja për mirëqenien e fëmijëve dhe rregullisht t’i shqyrtojë dhe rishikojë ato.

2. Të koordinojë me ministritë, Departamentet dhe Agjencitë që punojnë për fëmijët.

3. Për të tërhequr vëmendjen më të madhe të agjencive shtetërore dhe publikut për problemet dhe çështjet me të cilat përballen fëmijë.

4. Të shqyrtojë dhe të rishikojë ligjet ekzistuese kanë të bëjnë me fëmijët të jenë të përgjegjshëm për sfidat e të drejtave të fëmijëve dhe të monitorojë zbatimin e ligjit.

5. Të avokoj për rritjen e buxhetit të shtetit për femijët.

6. Për të tërhequr së bashku burimet e qeverisë, shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit për të adresuar sfidat që lidhen me përmirësimin e zbatimit të të drejtave të fëmijëve dhe në këtë mënyrë, në cilësinë e jetës së tyre.

7. Për të siguruar që e gjithë popullsia e fëmijëve në Sri Lanka ka qasje cilësore në shërbimet e fëmijërisë së hershme, arsimin fillor dhe të mesëm, kujdes të përshtatshëm shëndetësor dhe mirë-ushqyerje, mbrojtje nga dhuna, abuzimi, neglizhenca dhe shfrytëzimi, dhe femijët kanë mundësi të marrin pjesë në vendimet që ndikojnë në jetën e tyre dhe ata mund të shprehin pikëpamjet e tyre.

8. Të kontribuojë në zhvillimin e potencialit të plotë të çdo fëmijë pa diskriminim dhe në barazi.

28

Mbikëqyrja: Monitorimi i performances dhe shpenzimeve të qeverisë për të siguruar që

ekzekutivi performon në mënyrë të përgjegjshme dhe llogaridhënëse. Mbikqyrja parlamentar

lejon të shihet nëse politikat e qeverisë janë të zbatueshme dhe nëse ato kanë pasur impaktin

e dëshiruar.

a) Sigurojnë përputhshmëri të ekzekutivit me standartet ndërkombëtare. Parlamenti

dhe anëtarët e tij mund të bëjnë presion mbi ekzekutivin për të siguruar që veprimet e tij të jenë në përputhje me detyrimet e Shtetit sipas të drejtës ndërkombëtare;

b) Shtyjnë në krijimin e një Komisioneri ose Avokati për të drejtat e fëmijëve;

c) Marrin pjesë në auditimin dhe/ose vlerësimin e performancës së ekzekutivit në lidhje me fushat që janë të lidhura ngushtë me të drejtat e fëmijëve. Parlamentarët mund të promovojnë reforma dhe politika të favorshmë në sektorët e edukimit, shëndetësisë etj;

d) Nxisin debat parlamentar në çështjet e dhunës ndaj fëmijëve. Parlamentarët mund të përdorin pushtetin e tyre kushtetues për të pyetur anëtarët e ekzekutivit në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me mirëqënien e fëmijëve dhe dhe që kanë nevojë për veprime të shpejta për të korrigjuar mangesitë e sistemit;

e) Inkurajojnë komisionet parlamentare përkatëse për të kryër hetime dhe mund të thërrasin zyrtarë të lartë të qeverisë, shoqërisë civile dhe palë të treta të rendësishme për tu paraqitur përpara këtyre komisioneve;

f) Krijojnë ose mbështetesin një Komision për të drejtat e fëmijëve ose të një Kaukusi

/ grupimi vullnetar parlamentar. Organe të tilla parlamentare mund të jenë një mënyrë efektive për të kanalizuar çështjet e të drejtave të fëmijëve.Një Komision për të drejtat e Fëmijës është një komitet i specializuar i cili shqyrton ndikimin e politikave, ligjeve dhe buxhetit për të fëmijët. Komisioni mund të shqyrtojë politikat, buxhetet dhe legjilacionet nga prespektiva e të drejtave të fëmijëve, në vend që të fokusohet në një fushë të caktuar apo një departament të veçante qeveritar. Një Kaukus Parlamentar ose një grupim informal parlamentarësh mund ta bëjë këtë gjithashtu, por i mungon fuqia formale e komisioneve si aftësia për të detyruar një dëshmi përpara komisionit të një qeveritari dhe/apo fillimi i një hetimi parlamentar. Një avantazh i nje Kaukusi parlamentar ose një grupimi informal parlamentarësh qëndron në faktin se ai është i hapur për anëtarësinë e të gjithë legjilatorëve, të cilët mund të rrisin shtrirjen e tyre ndërsektoriale.

Buxhetimi15: Miratimi dhe alokimi i të ardhurave që ekzekutivit i nevojiten për të zbatuar

politikat e tij: mbikëqyra dhe monitorimi I shpenzimeve qeveritare në mënyre që ato të përdoren si duhen. Për të garantuar përgjegjësinë financiare, parlamenti aprovon dhe shqyrton hollësisht shpenzimet e qeverisë duke denoncuar abuzimet në nivelin e

15 Influencing Budgets for Children’s Rights, UNICEF, 2004 http://www.unicef.org/policyanalysis/files/Influencing_Budgets_for_Children_Rights.pdf

29

shërbimeve të financuara nga shteti, duke patur si objektiv përmirësimin e ekonomisë, eficiensën dhe efikasitetin e shpenzimeve qeveritare, nëpërmjet:

a) Hetim dhe monitorim të buxheteve kombëtare nga një prespektivë e të drejtave të

fëmijëve dhe vënia në presion të ekzekutivit për të siguruar që një pjesë e konsiderueshme e buxhetiti të shtetit të jetë i alokuar në sektorë thelbësor për fëmijët;

b) Ngritja e kapaciteve kërkimore të pavarura për të analizuar informacionin e ardhur nga qeveria per aprovim;

c) Advokim për buxhet më të lartë për sektorët dhe institucionet që ofrojnë shërbime për fëmijët;

d) Monitorimi i zbatimit të buxhetit dhe realizimin e shpenzimeve / investimeve të parashikuara për femijët.

Përfaqësimi: Parlamenti përfaqëson interest e popullit duke vepruar si lider të opinionit

publik për të ndikuar në komunitetet lokale dhe duke u bërë zeri i qytetarëve në komisionet parlamentare, nëpërmjet:

a) Organizimi i fushatave për të mobilizuar mbështetjen kolektive në lidhje me të

drejtat e fëmijëve;

b) Sigurimi dhe mbështetja e pjesëmarrjes së fëmijëve. Parlamentarët mund të sigurojnë që të rinjtë dhe fëmijët të kenë hapësirë të marrin pjesë në proceset parlamentare;

c) Forcimi i marrëdhënieve me qytetarët, nëpërmjet organizimit të takimeve konsultuese, vizitave të qytetarëve në Kuvend dhe takimit me deputetët, takimeve tematike me OSHC-të, vizitave në institucione ku jetojnë femijët etj;

d) Duke nxitur që partitë politike të promovojnë të drejtat e fëmijëve në programet dhe nismat e tyre legjislative në kuvend dhe në shoqëri;

e) Shfrytëzimi i fushatave elektorale për të promovuar të drejtat e fëmijëve në axhendat parlamentare.

30

Bibliografia A Handbook on Child Participation in Parliament, UNICEF 2011. “A Guide to Parliamentary Practice: A Handbook, IPU-UNESCO 2004 Off the books, Guidance for Europe’s parliaments on law reform to eliminate corporal punishment of children, 2008, Council of Europe. “Child maltreatment” Fact sheet N°150, August 2010, Organizata Botërore e Shëndetësisë. Case-based surveillance study on violence against children in Albania, CRCA Albania, Tirana 2013. Dhuna ndaj fëmijeve në Shqipëri’, UNICEF, 2006. World report on violence and health, Geneva 2002. Studimi Global i OKB-së mbi Dhunën kundër Fëmijëve, 2006 Rregullorja e organizimit të Kuvendit, Kuvendi i Shqipërisë Influencing Budgets for Children’s Rights, UNICEF, 2004