36
Zona Mortise e San Lazzaro SHERBIMI DERË MË DERË – MORTISE E SAN LAZZARO QELQ MBETURINA ORGANIKE UDHËZUES PËR GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR DERË MË DERË

UDHËZUES PËR GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR DERË MË DERË

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Zona Mortise e San Lazzaro

SHERBIMI DERË MË DERË – MORTISE E SAN LAZZARO

QELQ

MBETURINA

ORGANIKE

UDHËZUES PËR GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR DERË MË DERË

Një grumbullim i diferencuar i bollshëm dhe cilësor përbën një kontribut thelbësor për ndërtimin e një bashkësie më të vetëdijshme dhe aktive, meqë e bën konkrete idenë e një qytetësie të parë jo vetëm si tërësi të drejtash, por edhe si tërësi detyrash dhe angazhimesh, ndër të cilat edhe detyra dhe angazhimi për t’i dorëzuar vetvetes dhe fëmijëve të vetë një mjedis dhe një ekonomi më të qëndrueshëm. Një grumbullim i diferencuar cilësor, përveç përfitimeve mjedisore të lidhura me sasinë më të vogël të mbeturinave për t’u trajtuar dhe tretur, u jep edhe limfë filierave të gjelbra të rikuperimit, në gjendje t’i vlerësojnë mbeturinat si lëndë për prodhimin e të mirave të reja. Është fjala për sektorë industrialë që po përjetojnë një rritje të fortë dhe i japin konkretësi një sistemi ekonomikgjithnjë e më pak “për të humbur” e gjthnjë e më të kujdesshëm për të mos i shpërdorur burimet: e ashtuquajtura ekonomi rrethore.

Ështe mbi këto baza që Administrata bashkiake, me bashkëpunimin e AcegasApsAmga-s, ka vendosur ta shtrijë grumbullimin e direfencuar të mbeturinave derë më derë edhe në zonën Mortise e San Lazzaro, me bindjen se, në bazë të indit urban të zonës, ky sistem është ai që më mirë do të arrijë të rikuperojë dhe të vlerësojë mbeturinat e prodhuara.

HYRJE

NJË JAVË GRUMBULLIMI DERË MË DERË

Kjo tabelë jep informacione të përgjithshme. Ju këshillojmë të konsulltoni kalendarin e detajuar që ju është dorëzuar bashkë më këtë udhëzues.

Nxjerrja jashtë e mbajtësve: mbrëmja para ditës së tërheqjes (brenda orës 12 për qelqin).

DITA E NXJERRJES JASHTË MATERIALET

MBETURINA TË THATA TË PARICIKLUESHME

E martë MBETURINA TË NJOMA ORGANIKE

E merkurë QELQ

E enjte MBETURINA TË NJOMA ORGANIKE(vetëm që nga muaji qershor e deri në shtator)

E premte LETËR DHE KARTON(me alternim çdo 15 ditë)

AMBALAZHE PLASTIKE DHEKUTI TENEQEJE/KANAÇE(me alternim çdo 15 ditë)

E shtunë MBETURINA TË NJOMA ORGANIKE

E dielë

E hënë

Fletore, libra, gazeta dhe revista, fletë, fletëpalosje, fotokopje, kartonë për ushqime dhe pije (tetrapak), letër mbështjellëse, qese dhe zarfe letre, ambalazhe të vogla prej kartoni të hollë (kuti për snake, biskota, krakera, mbajtëse vezësh, etj.).

PO

Peceta dhe shami letre, letër karboni, letër kimike (kuponë tatimorë), letër furre, letër dhe karton të lyrët dhe të pistë (p.sh. kartonët e picave), letër-muri, letër fotografike.

JO

- Hiqni mbështjelljet çellofani përpara se të dorëzoni gazeta dhe revista.

- Letra duhet dorëzuar e palidhur në mbajtësen e posaçme ose në qese letre.

- Shtypni dhe zvogëloni vëllimin e ambalazheve prej kartoni.

SI

Dita e tërheqjes: çdo 15 ditë, ditën e premte (alternuar me radhë me tërheqjen e ambalazheve prej plastike dhe të kutive teneqeje/kanaçeve)

Ora e nxjerrjes jashtë:mbrëmja para ditës së tërheqjes

LETËR DHE KARTON

NJË MBAJTËSE PËR ÇDO MATERIAL

NJË MBAJTËSE PËR ÇDO MATERIAL

PO

JO

Mbeturinat e njoma organike duhen dorëzuar në mbajtëset e posaçme në qese të kompostueshme, jo në qese plastike.SI

Dita e tërheqjes: - që nga muaji qershor e deri

në shtator ditët e martë, e enjte dhe e shtunë;

- që nga muaji tetor e deri në maj ditët e martë dhe e shtunë

Ora e nxjerrjes jashtë:mbrëmja para ditës së tërheqjes

Mbeturina ushqimore, filtra për çaj/kafe/bimë mjekësore (përjashtuar filtrat e pakompostueshëm për makinat e kafesë), peceta dhe shami letre, lule të thata ose të prera dhe bimë të vogla.

Filtra të pakompostueshëm për makinat e kafesë, ushqime të nxehta ose të lëngëta, guaska molusqesh, vaj, lëndë të rrezikshme, lecka edhe të lagëta, qelq, plastikë ose papastërti të tjera.

MBETURINA TË NJOMA ORGANIKE

NJË MBAJTËSE PËR ÇDO MATERIAL

PO

JO

Ambalazhet duhen dorëzuar të palidhura në mbajtësen e posaçme, pa përdorur qese.

Dita e tërheqjes:e merkura e tretë e çdo muaji

Ora e nxjerrjes jashtë:brenda orës 12 të ditës së tërheqjes

QELQ

Shishe, gota, kana, kavanoze qelqi, ampula, flebo, flakonë qelqi, mbajtës prej qelqi në përgjithësi, pa tapa dhe kapakë.

Mbajtëse me simbolë e lëndësh të rrezikshme, mbajtëse dhe tigane qelqi zjarrdurues, objekte kristali, pjata, filxhana dhe objekte të tjera keramike, porcelane ose deltine të pjekur, pasqyra, qelqe të thyera, llamba, llamba fluoreshente, llamba neon.

SI

NJË MBAJTËSE PËR ÇDO MATERIAL

PO

JO

- Ambalazhet duhet të jenë boshe, pa mbeturina lëndësh të lëngëta ose të ngurta.

- Shpëlani dhe shtypni shishet dhe flakonët plastike.

SI

Dita e tërheqjes: çdo 15 ditë ditën e martë (alternuar me radhë me tërheqjen e lëtrës dhe të kartonit)

Ora e nxjerrjes jashtë:mbrëmja para ditës së tërheqjes

Shishe, flakonë dhe mbajtëse prej plastike në përgjithësi, kanaçe alumini, kuti teneqeje, tava alumini njëpërdorimshme, bombola të vogla dhe mbajtëse produktesh spraj për higjienin e personit (p.sh. deodorante), tapa metalike, letër alumini, lidhëse plastike, çellofan, polistirol, pjata dhe gota plastike.

Mbajtëse plastike ose metali me simbolet e lëndëve të rrezikshme, kuti tetrapak, cd, videokaseta, muzikaseta dhekutitë e tyre, lugë, thika, pirunë plastike, lodra, mobilje kopshti, nderëse rrobash, tenxhere, bidonë dhe objekte të tjera plastike ose metali që nuk janë ambalazhe, artikuj për ndërtimtari (p.sh. tuba, kabllo).

AMBALAZHE PLASTIKE DHE KUTI TENEQEJE/KANAÇE

NJË MBAJTËSE PËR ÇDO MATERIAL

PO

JO

Nesë keni ndonjë dyshim për se si duhet ta dorëzoni një mbeturinë, konsulltoni gjithmonë il Rifiutologo (www.ilrifiutologo.it). Nëse ju mbetet ndonje pasiguri ende, është më mirë t’i hidhni materialet në mbajtësen e mbeturinave të thata të pariciklueshme, që të mos e prishni cilësinë e grumbullimit të diferencuar dhe të mos e kotësoni punën e përditshme të atyre që i veçojnë në menyrë korrekte tipologjitë e ndryshme të mbeturinave.

Dita e tërheqjes:dita e hënë

Ora e nxjerrjes jashtë: mbrëmja para ditës së tërheqjes

MBETURINA TË THATA TË PARICIKLUESHME

Të gjitha mbeturinat e pariciklueshme, përfshirë edhe panolina, absorbentë, shtretër për kafshë shtëpiakë, pambuk, llamba inkandeshente, cd, videokaseta dhe kutitë e tyre, lugë, thika, pirunë plastike, lodra, objekte keramike, porcelane ose deltine të pjekur, pasqyra, mbajtëse prej qelqi dhe tava qelqi zjarrdurues, objekte kristali, qelqe të thyera, tapa prej lisi tape, letër dhe karton të lyrët dhe të pistë, guaska molusqesh.

Mbeturina të riciklueshme dhe ambalazhe prej materialesh tërikuperueshme, lëndë të rrezikshme, ushqime të lëngëta, vaj, bar, lule ose gjethe, rrënjë, kositje e degë të krasitura.

SI

SI FUNKSIONON SHËRBIMIPër të përfituar nga shërbimi, duhet të kërkoni paraprakisht, në huapërdorje falas, dorëzimin e kazanit të posaçëm me përmbajtje 240 litra, duke marrë me telefon shërbimine klientëve (800.955.988 , falas edhe nga telefoni celular).Zbrazja e kazanit bëhet gjithashtu me prenotim, që mund ta bëni edhe me sms.

TËRHEQJA

POBar, lule, bimë pa dhe, rrënjë, mbetje nga pastrimi i kopshtit, kositje e degë të krasitura.

JOMbeturina të njoma organike nga kuzhina, dhe, gurë, vazo për bimë dhe nën-vazo.

Tërheqja në shtëpi e mbeturinave bëhet me prenotim, nëpërmjet dërgimit të një sms-je. Së pari, duhet të kontaktoni shërbimin e klientëve, për ta aktivizuar shërbimin. Pasi e aktivizuat, klienti do të njoftohet për numrin të cilit duhet t’i dërgojë sms-në dhe për menyrat e komunikimit. Është e mundur, gjithsesi, ta prenotoni shërbimin e tërheqjes edhe duke marrë me telefon drejtpërdrejt shërbimin e klientëve.

Ju përmendim se mbeturinat e gjelbra mund të dorëzohen edhe te qendrat e grumbullimit.

SIMbetjet duhen hedhur të palidhura në kazanet. Kositjet duhen lidhur vandak me gjatësi maksimum 1,5 m, diametër maksimum 50 cm dhe peshë maksimum 20 kg, që të mund të ngrihen nga një person i vetëm.

shërbim me aktivizim dhe prenotimMBETURINA NGA KOPSHTI

Veshje, çanta, kapele, rripa, lesh dyshekësh,çarçafë, këpucë çift, tenda, mbulesa tryeze.

Në kazanet e verdhë të Caritas-it.KU

PO

Bateri njëpërdorimshme për pajisje elektrike shtëpiake të vogla dhe telefona celularë. Jo bateritë për aparatet kundër vjedhjes.

PO

KU

PILA

STOFRA E LËKURË

Në mbajtëset e posaçme pranë dyqaneve ose qendrave të grumbullimit.

Pikat Src të zonës janë ato të treguara në hartë: 1 — rruga Madonna della Salute, përballë supermerkatit

2 — rrruga Madonna della Salute, përballë shpërndarësit të benzinës në parking3

— rruga Giolitti, në kambanat pranë fushës sportive4

— rruga Giolitti, nr. 205

— rruga Orlando Forte, perballe nr. 36

— rruga Bajardi pranë Qendrës Tregtare “La Corte” (hyrja ngaana e shkollës)7

— rruga Cardan, përballë rrugës Sedea 8

— rruga Mortise, kryqësimi me rrugën Cantele9

— rruga Bergamini, kryqësimi me rrugën Madonna della Salute

SHERBIMI I GRUMBULLIMIT TË KARTONËVE

SI FUNKSIONON SHËRBIMIShërbimi u kushtohet aktiviteteve të vendosura në zonë. Mund t’i nxirrni jashtë kartonët e ambalazheve në pikat Src (Servizio raccolta cartoni - Shërbimi i grumbullimittë kartonëve) çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, që nga ora 19.30 e deri në orën 20.

Cipa dhe materiale të tjera plastike, metale, qelq, karton i lyrët me yndyra ose vajra, kartonxhes. Gazeta, libra, revista, çanta, zarfe ose qese letre, karton të hollë, mbajtëse vezësh prej kartoni të hollë, fletë, tava letre njëpërdorimshme, etj. Për të gjitha këto duhet të përfitoni nga sherbimi i zakonshëm i grumbullimit të diferencuar të letrës.

JO

SI

Ambalazhe kartoni.PO

KU

Kuti, kuti të mëdha dhe kartonë duhet të palosen për ta pakësuar sa më shumë vëllimin e tyrë. Mos nxirrni jashtë kartonë ditët kur ka erë të fortë ose turbullime atmosferike. Mbeturinat çeluloze duhet të jenë pa polistirol dhe mundesisht edhe pa skoç.

Mortise

San Lazzaro

1

2

34

5

6 7

8

9

Pajisje elektrike shpëtiake, mobilje dhe objekte shtëpiake të ndryshme, tenxhere, bidonë, mbeturina nga mirëmbajtje shtëpiake, llamba fluoreshente, neon, vajra mineralë, mbajtëse me etiketat:

Pranë qendrave të grumbullimit të Padova-s:

1 — në qendrën e grumbullimit - Euganea rruga Montàora 12-16 ditët nga e marta e deri në të premten | 8.30-12.30 dhe 14.30- 18.30 ditën e shtunë | 8.30-15 ditën e dielë

2 — në qendrën e grumbullimit - Stanga rruga Jacopo Corrado, 1 ora 12-16 ditët nga e marta e deri në të premten | 8.30-12.30 dhe 14.30- 18.30 ditën e shtunë | 8.30-15 ditën e dielë

3 — në qendrën e grumbullimit - Zip korzo Stati Uniti, 5ora 11-16 ditët nga e marta e deri në të premten | 8.30-12.30 dhe 14.30-18.30 ditën e shtunë | 8.30-16 ditën e dielë

4 —në qendrën e grumbullimit – Guizza rruga Giulio Pontederaora 12-16 ditët nga e marta e deri në të premten | 8.30-12.30 dhe 14.30-18.30 ditën e shtunë | 8.30-15 ditën e dielë

PO

KU

TË VËLLIMSHMETË RREZIKSHME

në qendrat e grumbullimit

TËRHEQJA

Mund të prenotoni tërheqjen në shtëpi të objekteve të vëllimshme nëpërmjet sherbimit të klientëve (800.955.988 – falas edhe nga telefoni celular).

Ju përmendim se ta lini këtë lloj mbeturine në rrugë ose gjatë pendëve tregon mungesë qytetërimi dhe është gjest i dëmshëm për mjedisin dhe hijen e qytetit.

e ndezshme ngacmuesetoksike e ndezshmee dëmshme gërryese1

2

3

4

5

1

2

3

4

5

1

3

4

2

39,9 kggjelbërim

37,2 kgplastikë

AcegasApsAmga, në përkim me politikat e qëndrueshmërisë të Grupit Hera, angazhohet për vlerësimin maksimal të mbeturinave të grumbulluara në menyrë të diferencuar. Për këtë arsye, boton çdo vit raportin “Mbi gjurmët e mbeturinave” (certifikuar nga Dnv GI), që llogarit në menyrë të detajuar përqindjen e grumbullimit të diferencuar efektivisht të destinuar për rikuperim, duke treguar edhe destinacionin përfundimtar të çdo tipologjie mbeturine të grumbulluar në çdo territor. Raporti, të cilin mund ta gjeni në link-un www.acegasapsamga.it, tregon se në vitin 2015 AcegasApsAmga ka destinuar për rikuperim mesatarisht 94.6%-ën e grumbullimit të diferencuar, me hollësirat që mund të shihni në tabelën e mëposhtme.

Për AcegasApsAmga maksimizimi i përqindjes së mbeturinave të destinuara me të vertetë për rikuperim nuk është vetëm një kontribut për qëndrueshmërinë, por edhe menyra më konkrete për të vlerësuar angazhimin e qytetarëve për grumbullimin e diferencuar.

74,3 kgletër

89,9 kgmbeturina organike

40,1 kgqelq

13,3 kgdru

1,7 kghekur

3,5 kgmetale

Mbeturina të grumbulluara(kg për frymë/vit)

Mbeturina të grumbulluara(kg për frymë/vit)

Materiale të rikuperuara %

Materiale të rikuperuara %

% mbeturinash të diferencuara të rikuperuara në territorin e Padova-s

98,7

92,5

94,9

96,3

84,2

95,1

99,8

94,6

99,7

Të dhëna për komunat e Provinceës së Padova-s ku AcegasApsAmga menaxhon shërbimin e mbeturinave. Të nxjerra nga raporti: “Sulle tracce dei rifiuti” – dhjetor2017.* “mbi gjurmët e mbeturinave”

VLERË ANGAZHIMIT TUAJ: “SULLE TRACCE DEI RIFIUTI”*

Fitime nga Conai dhe

nga shitja në treg*

4,2 milionë euro

(baras me 37,4 %-ën e

kostove të përballuara

për grumbullimin e

diferencuar)

Banorë të shërbyër 469 mijë

Fitime nga Conai dhe

nga shitja në treg për

banor të shërbyër9 euro/banor

Përfitim ekonomik i

vlerësuar ne farurë për

familje**

27 euro/familje, baras

me 12%ën e faturës

(227 euro)

GRUMBULLIMI I DIFERENCUAR CILËSOR = KOSTO MË TË ULËTA

Grumbullimi i diferencuar cilësor ndikon pozitivisht mbi koston e shërbimit të higjienit urban të paguar nga çdo qytetar, falë mekanizmit të kontributeve Conai (Consorzio Nazionale Imballaggi – Ortaku Kombëtar i Ambalazheve), te ndermarrjet e të cilit për ricuperim mbërrijnë tipologjitë e ndryshme të mbeturinave të diferencuara të grumbulluara. Në fakt, Ortaku u derdh Bashkive dhe menaxhuesve të shërbimit të grumbullimit një kontribut ekonomik të përpjesëtuar me sasinë dhe cilësinë e mbeturinave të derdhura. Me ligj, ky kontribut zbritet nga kostot e shërbimit të grumbullimit për qytetarët. Prandaj një grumbullim i diferencuar cilësor ndikon pozitivisht mbi sa paguajnë qytetarët (i ul kostot).

+përfitim ekonomik

+cilësi në grumbullimin e

diferencuar

+material të rikuperuar

–mbeturina në gropën e

plehrave dhe ne djegësin e plehrave

* Të dhëna për letër, plastikë, qelq, alumin, çelik dhe dru. Janë këto materialet nga grumbullimi i diferencuar për të cilat parashikohet një kontribut Conai ose për të cilat Grupi Hera nxjerr fitime nga shitja e tyre.** Duke marr parasysh nje familje të përbërë nga 3 veta, që banon në një apartament prej 80 metrash katrorë, qe në vitin 2016 ka paguar 227 euro për shërbimin e higjienit urban (mesarare e territorit AcegasApsAmga).

(të dhëna më datën 31/12/2016)

PËRZGJEDHJA

Materiali dërgohet tekimpiantet përzgjedhëse. Meanë të sistemeve mekanike,magnetike ose me dorë, qelqiveçohet nga trupat e huaj.Pastaj çdo fraksion niset përriciklim veç e veç.

2

THËRRMIMI

Qelqi i rikuperuar therrmohetnë copëza me madhësihomogjene dhe më në fundlahet.

3

FABRIKA E QELQIT

Më pas qelqi dergohet tekfabrika e qelqit.

4

FURRA

Qelqi i thërrmuar, i përzier melëndët e para në përqindje tëndryshueshme, shkrihet.

5

PRODUKTE TË RICIKLIMIT

Pasta prej qelqi fryhet nëkallëpe të posaçme dhekthehet në objekte dhembajtëse të reja.

6

GRUMBULLIMI

Qelqi i dorëzuar nëmenyrë të diferencuarnga qytetarët tërhiqet ngaAcegasApsAmga.

1

CIKLI I QELQIT

CIKLI I LETRËS

PRODUKTET E RICIKLIMIT

Nga riciklimi i letrës mund tëprodhohen fletore, libra,gazeta e revista, kuti kartoni.

6

GRUMBULLIMI

Letra dhe kartoni të dorëzuar nëmenyrë të diferencuar nga qytetarëttërhiqen nga AcegasApsAmga.

1

PRESA

Materiali i përzgjedhurshtypet dhe paketohetnë dengje.

3

FABRIKA E LETRËS

Më pas, materiali dërgohettek fabrika e letrës.

4

PËRPUNIMI

Këtu bluhet dhe kthehetnë pastë, duke i shtuarujë të nxehtë. Pasi u filtruadhe u kullua, pasta letre tërikuperuar mund të futetnë ciklin e zakonshëm tëprodhimit të letrës, duke epërzier me celulozë virgjër nëpjesë të ndryshueshme sipasllojit të përdorimit për të cilindo të destinohet.

5

PËRZGJEDHJA

Materialet dërgohen tekimpiantet përzgjedhëse. Këtume anë të sistemeve mekanikeose me dorë, veçohen tipat endryshëm të letrës.

2

CIKLI I PLASTIKËS

GRUMBULLIMI

Plastika e dorëzuar në menyrëtë diferencuar nga qytetarëttërhiqet nga AcegasApsAmga.

1

IMPIANTI PËRZGJEDHËS

Materiali, i dërguar tekimpiantet përzgjedhëse,veçohet me kujdes ngametalet dhe trupat e huajdhe ndahet sipas kategorisëmerceologjike.

2

PËRZGJEDHJA

Këtu plastika veçohet ngatrupat e huaj dhe ndahet sipastipologjisë: Pe (polietilen), Pp(propilen), Pvc (klorid polyvnyl),Pet (tereftalat polietileni), Ps(polistiren) e të tjera.

3

BLUARJA

Materiali i përzgjedhur bluhetdhe lahet.

4

PËRPUNIMI

Pastaj kthehet në petëzaose kokrriza të gatshme përt’u shkrirë dhe të prodhuarobjekte të reja plastike,përjashtuar ato tëdestinuara për përdorimngushtë ushqimor.

5

PRODUKTET E RICIKLIMIT

Nga plastika e ricikluar mund tëbëhen mbushje, triko sintetike,flakonë, moketa, vazo për lule,thasë për mbeturina, objektearredimi urban, etj.

6

PE PET TË TJERA

CIKLI I MBETURINAVE ORGANIKE

GRUMBULLIMI

Mbeturinat organiketë dorëzuara në menyrëtë diferencuar ngaqytetarët tërhiqen ngaAcegasApsAmga.

1

PËRPUNIMI

Me metoda teknike tëndryshme (aerobike dheanaerobike) mbeturinatorganike dekompozohen.

3

PËRZGJEDHJA DHE BLUARJA

Mbeturinat organikedërgohen tek impiantete kompostimit. Këtu, sëpari bëhet një përzgjedhjemekanike, për të veçuarmateriale të mundshme tëpapërshtatshme për procesin.Më pas, materiali bluhet.

2

PRODHIMI I KOMPOSTIT5

PRODHIMI I ENERGJISE ELEKTRIKE TË RIPËRTËRITSHME

4Nga procesi i dekompozimitprodhohet biogas, që mund tëpërdoret për të prodhuar energjielektrike të ripërtëritshme.

Në përfundim të procesit tëdekompozimit, prodhohet kompostcilësor, një ushqim thelbësor përbimët, që i ben pjellore tokat dukeliruar dalëngadalë, por vazhdimisht,elemente ushqyese si azot, fosfor,potas, etj.

IL RIFIUTOLOGO

Il Rifiutologo është një aplikacion i Grupit Hera (i personalizuar mbi AcegasApsAmga) në mbështetje të shërbimeve të higjienit mje-disor në qytet, në dispozicion për të gjitha smartfonet dhe tabletet. Aplikacioni ju lejon:

- të njihni menyrën korrekte të dorëzimit të secilës mberutinë, thjesht duke shkruar emrin e saj ose nepermjet leximit të barkodit mbi ambalazhin;

- të lajmëroni në kohë reale për probleme lidhur me grumbullimin e mbeturinave ose me pastrimin e rrugëve, nëpërmjet dërgimit të fotografive vendtreguese;

- të lokalizoni qendrën e grumbullimit më të afërt;

- të njihni menyrat korrekte për tërheqjen e mbeturinave të vëllimshme.

Aplikacionin il Rifiutologo mund ta shkarkoni nga siti internet www.ilrifiutologo.it.

Il Rifiutologo mund ta konsulltoni edhe drejtpërdrejt në internet, gjithashtu në adresën www.ilrifiutologo.it ose në seksionin ambiente (mjedis) të sitit www.acegasapsamga.it

MBETURINAT NGA A-JA E DERI NË ZH-NË

MBETURINA SHTËPIAKE MËNYRAT E GRUMBULLIMIT TË DIFERENCUAR

A

Absorbentë për higjienë personale Të thata të pariciklueshme

Aceton e tretës Produkte të rrezikshme - qendër grumbullimi*

Acide Produkte të rrezikshme - qendër grumbullimi*

Akull i çastit Të thata të pariciklueshme

Alkool Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Alumin (jo ambalazhe) Mbetje të vëllimshme - Qendër grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Alumin, ambalazhe të produkteve të konsumit Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Ambalazhe alumini ose çeliku Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Ambalazhe letre Letër e karton

Ambalazhe plastike Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Amiant - çimento (eternit) Thërrit Shërbimin e Klientëve**

Aparatura elektrike dhe elektronike Raee - Qendër Grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Artikuj grimi e kozmetikë Të thata të pariciklueshme

Artikuj kozmetikë Të thata të pariciklueshme

Axhenda Letër e karton

B

Bar Kositje e degë të krasitura

Barna Kontejner pranë farmacive

Bateri, akumulatorë për automjete e motorë Rishitës ose Qendër Grumbullimi*

Faqet që vijojnë janë një përmbledhje e zërave më kryesorë të bankës së të dhënave të “Il Rifiuto-logo”-s, për të pasur udhëzime të sigurta lidhur me dorëzimin korrekt të mbeturinave.

KU T’I DORËZOJ MBETURINAT E MIA

* Dyqanet, zyrat dhe aktivitetet ekonomike duhet të thërrasin shërbimin e klientëve të mjedisit për udhëzime për dorëzimin e mbeturinave.** Shërbimi i klientëve të mjedisit numri i gjelbër 800.955.988 falas nga rrjeti fiks dhe nga celulari nga e hëna të premten nga ora 8.00 deri 22.00, të shtunën nga ora 8.00 deri 18.00.

MBETURINA SHTËPIAKE MËNYRAT E GRUMBULLIMIT TË DIFERENCUAR

Benzol e benzina Drejtohuni ndërmarrjeve të specializuara ose rishitësve

Bidonë Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Bimë apartamenti me përmasa të vogla Të njoma organike

Bimësi Kositje e degë të krasitura

Bishta cigaresh Të thata të pariciklueshme

Bishtajore të thata Të njoma organike

Bizhuteri Të thata të pariciklueshme

Blister të zbrazët për tableta, prej alumini Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Blister të zbrazët për tableta, prej disa materialesh Të thata të pariciklueshme

Bombola gazi të rikarikueshme Drejtohuni rishitësve

Bombola të vogla gazi të zbrazëta e të pakarikueshme Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Bombola të vogla spray të zbrazëta, pa simbole të rrezikshmërisë Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Bombola të vogla spray, me simbole të rrezikshmërisë Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Brisqe rroje njëpërdorimshme Të thata të pariciklueshme

Brisqe rrojesh njëpërdorimshme Të thata të pariciklueshme

Bulona, vida, gozhdë, çelësa Të thata të pariciklueshme (sasi të vogla) - CDR* për sasi të mëdha

C

Cd e kutia përkatëse Të thata të pariciklueshme

Celularë e aksesorë përkatës Raee - Qendër Grumbullimi*

Cigare puro e duhan (jo cigare me filtër) Të njoma organike

Cikërrima Të thata të pariciklueshme

Ç

Çadra Të thata të pariciklueshme

Çakmakë Të thata të pariciklueshme

Çamçakëz Të thata të pariciklueshme

Çanta grash e burrash, në gjendje të mirë Kontejner rrugor i verdhë "Caritas”

Çanta shpine Të thata të pariciklueshme

MBETURINA SHTËPIAKE MËNYRAT E GRUMBULLIMIT TË DIFERENCUAR

Çarçafë Kontejner rrugor i verdhë "Caritas”

Çelik, ambalazhe të produkteve të konsumit Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Çelik, jo ambalazhe Mbetje të vëllimshme - qendër grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Çorape najloni e geta Të thata të pariciklueshme

D

Damixhana Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Degë të krasitura Kositje e degë të krasitura

Detaje metalike Të thata të pariciklueshme

Detergjent dhe enët e tyre me etiketë me simbole rrezikshmërie, të karakterit të dëmshëm

Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Dezinfektues Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Dërrasa për hekurosje Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Diluentë Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Divane e poltrona Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Dollapë e dollapë të vegjël Mbetje të vëllimshme - Qendër grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Doreza gome Të thata të pariciklueshme

Doreza njëpërdorimshme Të thata të pariciklueshme

Dru Mbetje të vëllimshme - Qendër grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

DVD e kutia përkatëse Të thata të pariciklueshme

Dyer e dritare Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Dyshekë Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

E

Ekskremente kafshësh Të thata të pariciklueshme

Elektroshtëpiake me përmasa të mëdha Raee - Qendër grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Elektroshtëpiake me përmasa të vogla Raee - Qendër Grumbullimi*

Enë lëndësh të rrezikshme (verifiko simbolet në etiketë) Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Enë plastike Të thata të pariciklueshme

Enë plastike për ushqime (kuti, kuti të vogla, etj.) Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

MBETURINA SHTËPIAKE MËNYRAT E GRUMBULLIMIT TË DIFERENCUAR

F

Fije elektrike Të thata të pariciklueshme

Fikës Drejtohuni rishitësve

Filma për fotografi Të thata të pariciklueshme

Filtra ajri ose vaji për makina Ndërmarrje të specializuara ose rishitës

Filtra për çaj/kafe/bimë mjekësore Të njoma organike

Filtra për kafe e për pije, në letër të kompostueshme Të njoma organike

Fishekzjarrë të paplasur Ndërmarrje të specializuara ose rishitës

Flakonë prej plastike me etiketë me simbole rrezikshmërie, të karakterit të dëmshëm Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Flakonë prej plastike pa simbole: i rrezikshëm, helmues, i dëmshëm Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Flash USB Raee - Qendër Grumbullimi*

Fletë letre Letër e karton

Fletë në sasi të vogla Të njoma organike

Fletore Letër e karton

Flokë Të thata të pariciklueshme

Fotografi Të thata të pariciklueshme

Fruta të thata Të njoma organike

Fshesa Të thata të pariciklueshme

Fshesë me korrent Raee - Qendër grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Fshirëse këmbësh para derës Të thata të pariciklueshme

Furça, furça dhëmbësh e krehër Të thata të pariciklueshme

G

Gërmadha punimesh të vogla shtëpiake – sasi të vogla Inerte - Qendër Grumbullimi* ZIP c.so Stati Uniti 5a, Padova

Goma për makina, motorë e biçikleta Rishitës ose Qendër Grumbullimi* ZIP c.so Stati Uniti 5a, Padova

Gomë e sfungjer Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Gota plastike Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Gota qelqi Të thata të pariciklueshme

MBETURINA SHTËPIAKE MËNYRAT E GRUMBULLIMIT TË DIFERENCUARGozhdë, bulona, vida, sende të vogla metalike Të thata të pariciklueshme

Guaskat e molusqeve Të thata të pariciklueshme

Gj

Gjethe Kositje e degë të krasitura

H

Hekur e metale të tjera Mbetje të vëllimshme - Qendër grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Herbicide Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Hi i fikur druri ose qymyr Të njoma organike

I

Insekticide Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Insekticide, pesticide, etj. Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

J

Jastëkë Kontejner rrugor i verdhë "Caritas”

K

Kafshë të ngordhura Drejtohuni shërbimeve veterinare

Kafshë të ngordhura në vend publik Thërrit Shërbimin e Klientëve**

Kancelari Të thata të pariciklueshme

Kapakë kutish teneqeje Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Kapele e bereta Kontejner rrugor i verdhë "Caritas”

Kapsula kafeje e pijesh prej plastike (të pastruara nga mbetjet e kafesë) Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Kapsula kafeje prej alumini (të pastruara nga mbetjet e kafesë) Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Kartela të vogla e kartela plastike Të thata të pariciklueshme

Karton ambalazhi Letër e karton - Pikat SRC

Karton për picë (i pastër) Letër e karton

Karton për picë i pistë Të thata të pariciklueshme

Karroca fëmijësh Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Karroca për fëmijë Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

MBETURINA SHTËPIAKE MËNYRAT E GRUMBULLIMIT TË DIFERENCUAR

Kavanoza qelqi (pa tapë) Qelq

Kavanoza të vegjël për ushqime Qelq

Këpucë të përdorura Të thata të pariciklueshme

Këpucë, njëlloj si të reja e në çift Kontejner rrugor i verdhë "Caritas”

Kocka Të thata të pariciklueshme

Kompjuter e aksesorë Raee - Qendër Grumbullimi*

Korniza Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Korniza dritaresh (pa xhama) Mbetje të vëllimshme - Qendër grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Kristale Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Kruese dhëmbësh prej druri Të njoma organike

Kuti druri e shporta me thupra shelgu Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Kuti filtruese (për kanë uji, për hekur, etj.) Të thata të pariciklueshme ose Qendër Grumbullimi*

Kuti me etiketë me simbole rreziku, karakter të dëmshëm Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Kuti metalike Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Kuti për ushqime prej polistiroli ose alumini Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Kuti plastike Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Kuti të vogla ushqimi të zbrazëta për kafshë Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Kuti të zbrazëta barnash, prej kartoni të hollë Letër e karton

Kuverta Kontejner rrugor i verdhë "Caritas”

L

Lampadarë Mbetje të vëllimshme - Qendër grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Lapsa Të thata të pariciklueshme

Lastra radiografie Të thata të pariciklueshme

Legenë e kova plastike Të thata të pariciklueshme

Lesh, lëmshe Të thata të pariciklueshme

Letër Letër e karton

Letër e argjenduar (jo prej alumini) Të thata të pariciklueshme

MBETURINA SHTËPIAKE MËNYRAT E GRUMBULLIMIT TË DIFERENCUAR

Letër furre Të thata të pariciklueshme

Letër kimike ose termike (p.sh. kuponët tatimorë) Të thata të pariciklueshme

Letër thithëse për kuzhinë Të njoma organike

Letër ushqimore (p.sh. për sallame) Të thata të pariciklueshme

Letra mbështjellëse karamelesh, bonbonesh, ëmbëlsirash… Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Lëkura frutash e perimesh Të njoma organike

Lëndë kërpudhëvrasëse Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Lëndë kimike fotografike Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Lëvozhgë arrash e frutash të thata Të njoma organike

Lëvozhgë veze Të thata të pariciklueshme

Libra, gazeta e revista Letër e karton

Lodra elektronike dhe elektrike Raee - Qendër Grumbullimi*

Lodra jo elektrike - elektronike Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Lugë, thika, pirunë prej metali ose druri Të thata të pariciklueshme

Lugë, thika, pirunë prej plastike Të thata të pariciklueshme

Lule Të njoma organike

Ll

Llamba Neon Qendër Grumbullimi*

Llamba të vogla inkandeshente Të thata të pariciklueshme

Llamba të vogla LED Qendër Grumbullimi*

Llamba të vogla me kursim energjetik Qendër Grumbullimi*

Llum kafesh ose çaji Të njoma organike

M

Material elektrik Raee - Qendër Grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Material shpërthyes Ndërmarrje të specializuara

Mbajtëse optike e magnetike e kutitë përkatëse (p.sh. CD, DVD, pen drive) Të thata të pariciklueshme

Mbajtëse vezësh prej kartoni Letër e karton

MBETURINA SHTËPIAKE MËNYRAT E GRUMBULLIMIT TË DIFERENCUAR

Mbajtësi vezësh plastike Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Mbetje krasitjesh Kositje e degë të krasitura

Mbeturina nga mirëmbajtje ndërtimore, sasi të vogla Inerte - Qendër Grumbullimi* ZIP c.so Stati Uniti 5a, Padova

Mbeturina ushqimore Të njoma organike

Mbulesa tryezash plastike Të thata të pariciklueshme

Metale Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Mobilie Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Moket Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

N

Najlon për ambalazh (i pastër) Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

P

Pajisje sportive Mbetje të vëllimshme - Qendër grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Panolina, absorbentë, leokoplastë, garza Të thata të pariciklueshme

Parmakë e kangjella Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Pasqyra Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Pastruese pambuku për vesh e shuka pambuku Të thata të pariciklueshme

Peceta letrash të përdorura Të njoma organike

Pelush Të thata të pariciklueshme

Pemë të Vitit të Ri (natyrale) Grumbullim gjelbërimi - Thërrit Shërbimin e Klientëve**

Pemë të Vitit të Ri (sintetike) Mbetje të vëllimshme - Thërrit Shërbimin e Klientëve**

Peshore Qendër Grumbullimi*

Pila e bateri (për orë, radio, etj.) Rishitës ose kontejner publikë për pila

Pirex Të thata të pariciklueshme

Pjata njëpërdorimshme plastike Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Pjata prej misri ose prej bioplastike Të njoma organike

Pjata qeramike Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Pjesët përbërëse të banjës, lavamanë e të ngjashëm

Inerte, me sasi të vogla - Qendër Grumbullimi* ZIP c.so Stati Uniti 5a Padova

Plehra kimike Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

MBETURINA SHTËPIAKE MËNYRAT E GRUMBULLIMIT TË DIFERENCUAR

Plehra me prejardhje organike Të njoma organike

Polisterol ambalazhi (përmasa të mëdha) Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Polisterol për ushqime, enë Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Post it Të thata të pariciklueshme

Pulla Të thata të pariciklueshme

Q

Qeramikë, terakotë, porcelan Inerte - Qendër Grumbullimi*

Qese për fshesë me korrent Të thata të pariciklueshme

Qese plastike, të zbrazëta e të pastra Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Qirinj dylli Të thata të pariciklueshme

Rr

Rrathë automjeti, motori e biçikletash (pa goma) Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Rripa lëkure e të ngjashme Kontejner rrugor i verdhë "Caritas”

S

Sfungjerë e lecka Të thata të pariciklueshme

Silikon, orendi kuzhine e sende të ndryshme Të thata të pariciklueshme

Skelete kafshësh Drejtohuni shërbimeve veterinare

Skelete kafshësh, në vend publik Thërrit Shërbimin e Klientëve**

Smartphone Raee - Qendër Grumbullimi*

Solventë Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Stilolapsa, penarelë, penelë Të thata të pariciklueshme

Stofra, mbetje pëlhure e copa të prera Të thata të pariciklueshme

Suva nga punime ndërtimi Inerte me sasi të vogla - Qendër Grumbullimi* ZIP c.so Stati Uniti 5a Padova

Syze Të thata të pariciklueshme

Sh

Shami letre (të përdorura) Të njoma organike

Shiringa (të pajisura me këllëfin e vet) Të thata të pariciklueshme

Shirit ngjitës Të thata të pariciklueshme

MBETURINA SHTËPIAKE MËNYRAT E GRUMBULLIMIT TË DIFERENCUAR

Shiritë ose litarë për të lidhur Të thata të pariciklueshme

Shishe plastike, të zbrazëta e të pastra Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Shishe qelqi, të zbrazëta e të pastra Qelq

Shkrepëse druri (të fikura) Të njoma organike

Shtretër për kafshë shtëpiake Të thata të pariciklueshme

Shuka pambuku ose fibrash të tjera Të thata të pariciklueshme

T

Tablet (kompjuter dore) Raee - Qendra Grumbullimi*

Tallash Të njoma organike

Tapa metalike Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Tapa prej lis tape Të njoma organike

Tapa prej silikoni ose plastike Të thata të pariciklueshme

Tapetë Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Telefona, celularë e fiks Raee - Qendër Grumbullimi*

Tenxhere, fultere e tiganë Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Termometër elektronik Raee - Qendër Grumbullimi*

Termometër, jo elektronik Produkte të rrezikshme - Qendër Grumbullimi*

Tesera magnetike Të thata të pariciklueshme

Tetrapak e kartonë me shumë përbërës për pije Letër e karton

Të kuqe buzësh e kozmetikë në përgjithësi Të thata të pariciklueshme

Toner Drejtohuni ndërmarrjeve të specializuara

Toner për printer Qendër Grumbullimi*

Tryeza Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Tubete të zbrazëta (p.sh. konservë ose pastë dhëmbësh) Të thata të pariciklueshme

Tulla e pllaka (sasi të vogla) Inerte - Qendër Grumbullimi* ZIP c.so Stati Uniti 5a, Padova

U

Ushqime, mbeturina pa ambalazhe Të njoma organike

Në mungesë të emërtimit të kërkuar konsultoni faqen internet www.ilrifiutologo.it

MBETURINA SHTËPIAKE MËNYRAT E GRUMBULLIMIT TË DIFERENCUAR

V

Vajra minerale (nga motori) Rishitës ose Qendër Grumbullimi* ZIP c.so Stati Uniti 5a, Padova

Vajra ushqimore për kuzhinë Kontejner të vajrave ushqimore ose Qendër Grumbullimi*

Valixhe e çanta udhëtimi Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Varëse rrobash Të thata të pariciklueshme

Varëse rrobash plastike Ambalazhe plastike e kuti teneqeje

Vaskë banje Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Vazo plastike (për bimë) Të thata të pariciklueshme

Vazo terakote ose qeramike Inerte - Qendër Grumbullimi*

Vegla plastike Të thata të pariciklueshme

Veshje Kontejner rrugor i verdhë "Caritas”

Vizore plastike Të thata të pariciklueshme

Xh

Xhama me përmasa të mëdha Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi* ose tërheqje në shtëpi**

Z

Zinxhirë dëbore për automjete Mbetje të vëllimshme - Qendër Grumbullimi*

Për të kërkuar informazione ose të prenotuar një shërbim

SHËRBIMI E KLIENTËVE800.955.988, falas edhe nga telefoni celular

ORARI I SHËRBIMITNga dita e hënë e deri në të premten, nga ora 8 e deri nëorën 22, të shtunën nga ora 8 e deri në orën 18.

PËR TË DËRGUAR NJË SINJALIZIM MJEDISORAplikacioni il Rifiutologo

PËR TË DITUR SAKTËSISHT SE SI DUHET TA DORËZONI NJË MBETURINË TË CAKTUARAplikacioni il Rifiutologo Ose kërkoni mbi: www.ilrifiutologo.it

Për informacione mbi AcegasApsAmga dhe Grupin Herawww.acegasapsamga.itwww.gruppohera.it

botu

ar n

ë m

uajin

kor

rik 2

018,

sht

ypur

mbi

letë

r C

yclu

s of

fset

– d

esig

n: K

oan

mol

timed

ia -

për

kthe

u: K

ey C

ongr

essi

Trie

ste

KONTAKTE

HIQNI NGA VETJA BARRËN E MBETURINAVE TE VËLLIMSHME

MERRNI ME TELEFON NUMRIN 800. 955.988FALAS EDHE NGA TELEFONI CELULARPËR TËRHEQJEN FALAS OSE DORËZOJENI JU VETË NË QENDRËN E GRUBULLIMIT TË AFËRT