20
Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) Janar, 2012 Prishtinë, Kosovë

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të

Prokurimit Publik (KRPP)

Janar, 2012

Prishtinë, Kosovë

Page 2: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

Përmbajtja

1 Qëllimi dhe Struktura e Dokumentit ...................................................................... 1

2 Rolet dhe Përgjegjësitë kryesore të KRPP-së ........................................................ 3

2.1 Referencat në Ligj ........................................................................................... 3

2.1.1 Përgjegjësitë e KRPP-së për elaborim, përmirësim dhe përtërirje të

rregullave të prokurimit ......................................................................................... 3

2.1.2 Faqja e internetit e KRPP-së dhe Regjistri i Prokurimit Publik ............... 4

2.1.3 Qasja në informata të aktiviteteve të prokurimit ...................................... 5

2.1.4 Zyrtarët e Prokurimit................................................................................ 6

2.1.5 Monitorimi ............................................................................................... 7

2.1.6 Njoftimi i KRPP-së nga Autoritetet Kontraktuese ................................... 8

2.2 Rolet dhe përgjegjësitë (Nenet 86-93) ............................................................ 9

3 Struktura Organizative e KRPP-së....................................................................... 10

4 Funksionet Kryesore të KRPP-së......................................................................... 11

4.1 Funksioni Ligjorë .......................................................................................... 11

4.2 Funksioni i Trajnimeve ................................................................................. 11

4.3 Funksioni i Revokimit të Certifikatës ........................................................... 12

4.4 Funksioni i Monitorimit ................................................................................ 13

5 Përshkrimet e Pozitave të KRPP-së .......................................................................... 16

5.1 Zyrtari për monitorim ........................................................................................ 16

4.5 Zyrtari për Rregulla ....................................................................................... 17

Page 3: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

1

1 Qëllimi dhe Struktura e Dokumentit

Qëllimi kryesorë i dokumentit aktual është që të ofrojë një sërë të Udhëzimeve

Operative praktike për menaxhmentin dhe stafin e Komisionit Rregullativ të

Prokurimit Publik (KRPP). Udhëzimet janë të bazuara në Rregullat Procedurale të

reja të KRPP1 të cilat janë të bazuara në Ligjin e Prokurimit Publik (LIGJI Nr. 04/L-

042, 18/19 Shtator 2011, këtu e tutje “LPP”). Udhëzimet janë përgatitur në mënyrë

që të lehtësojnë prezantimin e Rregullave Procedurale si dhe të udhëzojnë

menaxhmentin dhe stafin e KRPP-së përgjatë procedurave të ndryshme shqyrtuese

dhe administrative të cilat janë pjesë e operacioneve të përditshme.

Dokumenti aktual është përgatitur në kontekst të Detyrës 3.5.2 (“Harto udhëzimet

operative për të gjitha institucionet – përfshirë IKAP”) të projektit “Përkrahje në

Reformë të Prokurimit Publik, EuropeAid/126497/C/SER/KOS”.

Të dyja, Rregullat Procedurale dhe Udhëzimet Operative janë të përqendruara në

ndryshime apo përmirësime të propozuara nga ky projekt në lidhje me rolin dhe

operacionet e KRPP-së. Këto ndryshime së pari janë prezantuar dhe arsyetuar në

Dorëzimin “Shqyrtimi Organizativ dhe Menaxherial i Komisionit Rregullativ të

Prokurimit Publik (KRPP), Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), Organit Shqyrtues

të Prokurimit (OSHP)” të cilat janë dorëzuar në Korrik 2010 dhe korrespondonin me

Dorëzimet e Projektit D3.1 –D3.3. Çka është më me rëndësi, ndryshimet e njëjta ishin

përfshirë në LPP, të propozuara nga ky projekt dhe të miratuara më 17/18 Shtator

2011.

Udhëzimet Operative ofrojnë një prezantim të strukturuar dhe të kuptueshëm të

organizatës në përgjithësi, roleve, përgjegjësive dhe kompetencave, si dhe udhëzime

specifike për implementimin e funksioneve të ndryshme të KRPP-së. Në këtë aspekt,

këto mundë të shërbejnë si udhëzues i brendshëm për të gjithë punëtorët e KRPP-së,

duke ngritur njohuritë e secilit nga punëtorët për përgjegjësitë e tij ose sajë ndaj

organizatës dhe publikut në përgjithësi. Për më shumë, këto mundë të ofrojnë një bazë

për material të trajnimeve i nevojshëm gjatë prezantimit të personelit të ri apo

caktimit të përgjegjësive të reja te personeli ekzistues. Së fundi, këto mund të

shërbejnë si udhëzues referent për të mbështetur procesin e kontrollit të brendshëm të

organizatës.

Për të arritur këtë qëllim, ky raport është strukturuar si në vijim:

o Kapitulli 2 prezanton shkurt rolin dhe përgjegjësitë e KRPP-së, siç janë

përkufizuar nga Ligji i Prokurimit Publik. Këto duhet të implementohen

1 Ju lutemi vëreni që “Rregullat Procedurale” është termi i përzgjedhur për të përshkruar organizatën e

brendshme dhe metodat e punës të KRPP-së. Nganjëherë Rregullat Procedurale gjithashtu referohen si

“Kushtetuta”, “Rregullorja e Punës” ose “Rregullat e Organizative dhe Operative”. Megjithatë, është

vendosur që termi “Rregullat Procedurale” të miratohet për të tri institucionet e prokurimit të Sistemit

të Prokurimit Publik në Kosovë: Agjencia Qendrore e Prokurimit – AQP , Komisioni Rregullativ i

Prokurimit Publik– KRPP, dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit – OSHP

Page 4: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

2

plotësisht në praktikë në mënyrë që sistemi i prokurimit në Kosovë të

harmonizohet me acquis Evropian.

o Kapitulli 3 ofron një pasqyrë të strukturës organizative të re të propozuar të

KRPP-së.

o Kapitulli 4 prezanton, me ndihmën e tabelave rrjedhëse të thjeshtëzuara,

funksionet kryesore të kryera nga KRPP dhe identifikon përgjegjësitë për

implementimin e tyre, duke ndërlidhur funksionet dhe proceset me strukturën

organizative dhe rolet specifike organizative.

o Së fundi, Kapitulli 5 prezanton përshkrimet e pozitave kryesore për stafin e

KRPP-së, të hartuara në pajtim me LPP, Rregullat Procedurale të reja dhe

analizat e prezantuara në Kapitullin 2-4 më lartë.

Page 5: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

3

2 Rolet dhe Përgjegjësitë kryesore të KRPP-së

2.1 Referencat në Ligj

Themelimi i KRPP-së – Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik është paraparë në

paragrafin 1.39 të Nenit 4 – Përkufizimet. Në paragrafin 1.47 të Nenit të njëjtë Ligji

themelon Regjistrin e Prokurimit Publik dhe në paragrafin 1.48 përkufizon rregullat e

prokurimit publik pasi që udhëzimet, rregullat, dokumentet, kodet e etikës, dhe

formularët e standardizuar miratohen dhe publikohen nga KRPP.

Rolet dhe operacionet

e KRPP-së janë më shumë të përshkruar në Nenet 86-93.

Referencat për KRPP në Ligj mund të grupohen si në vijim:

2.1.1 Përgjegjësitë e KRPP-së për elaborim, përmirësim dhe përtërirje të rregullave të prokurimit

Neni §

RREGULLAT E PROKURIMIT

KRPP-ja do të vendosë rregulla dhe kushte, që rregullojnë zbatimin e

secilës nga procedurat e vendosura të prokurimit.

32 2.

Të përcaktojë një procedurë të veçantë në rregullat e prokurimit

publik për të rregulluar dhënien e kontratave me vlerë minimale.

37

Të zhvilloj dhe shpallë rregullat dhe procedurat e nevojshme që

qeverisin dhënien dhe përdorimin e kontratave publike kornizë. 38 7.

Të vendosë rregulla në lidhje me përshkrimin e furnizimeve,

shërbimeve apo punëve sipas kontratës të cilat duhet të përshkruhen

me anë të fjalorit të përgjithshëm te prokurimit dhe kodeve të duhura.

27 3.

Të vendosë rregulla që e rregullojnë dorëzimin e njoftimeve të

çfarëdo lloji.

42 1.

Nxjerrë rregulla që sqarojnë në detaje menaxhimin e kontratave. 81 2.

Qeveria në koordinim me KRPP-në është e autorizuar që të nxjerrë

rregulla në lidhje me pajisjet e dorëzimit elektronik dhe pranimin e

tenderëve si dhe për pajisjet për pranimin elektronik të kërkesave për

pjesëmarrje.

129 3.

Përcakton procedurë të veçantë për kuotimin e çmimit për misionet

diplomatike/konsullore dhe harton legjislacionin sekondar për këtë

procedurë.

126 3.

Rregullon të gjitha çështjet të cilat i referohen procedurave të

prokurimit publik në misionet diplomatike që nuk janë të rregulluara

me këtë ligj, rregullohen me akte nënligjore në konsultim me

Ministrinë për punë të jashtme.

128

Page 6: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

4

Neni §

Vendosë një tarifë të arsyeshme që autoriteti kontraktues dhe KRPP-

ja mund ta vendosin për të mbuluar shpenzimet e fotokopjimit të

dokumentacionit të tenderit.

10 7.

PROCEDURAT E DHËNIES SË KONTRATËS

Vendosë në rregullat e prokurimit publik një procedurë të detajuar që

autoritetet kontraktuese do ta përdorin për Seleksionimin e

Pjesëmarrësve dhe Dhënien e Kontratave.

56 2.2

Nxjerrë rregulla në lidhje me formën dhe përmbajtjen e Sistemin

Kualifikues.

84 3.

Përgatit dhe miraton rregullat lidhur me llojet e dokumenteve,

provave dhe/ose deklaratave që operatori ekonomik duhet ti paraqes

për të dëshmuar se ai nuk është i përjashtuar sipas dispozitave të

nenit 65 të këtij ligji. KRPP-ja po ashtu duhet të përgatisë dhe

miratojë rregulla për llojet e dokumentacionit që autoriteti

kontraktues mund të kërkojë nga një operator ekonomik për të

dëshmuar përshtatshmërinë e tij profesionale sipas nenit 66 të këtij

ligji.

67 1.

Të nxjerr rregulla që detajojnë menaxhimin e kontratave. 81 2.

FORMA STANDARDE

Forma standarde “Deklaratë e Nevojave dhe Vendosshmërisë për

Diponueshmërinë e Fondeve”.

9 5.

Format standarde dhe përmbajtja e njoftimeve të kontratës të çfarëdo

lloji.

43

Forma standarde dhe përmbajtja e Njoftimit Indikativ. 45 2.

Forma dhe përmbajtja e Njoftimit Indikativ. 83 3.

Forma standarde dhe përmbajtja e Njoftimit të Anulimit. 62 2.

Forma standarde dhe përmbajtja e Njoftimit për Konkurs të

Projektimit.

76

Forma standarde e Planit të Menaxhimit të Kontratave. 81 2.

2.1.2 Faqja e internetit e KRPP-së dhe Regjistri i Prokurimit Publik

Ligji parashikon për KRPP një rol qendror në shpërndarjen e kornizës ligjore në tërësi

për prokurimin publik të Kosovës.

Prandaj, sipas paragrafit 6 të Nenit 10 – Nënkupton promovimin e Transparencës,

KRPP do të publikoj në formë elektronik Ligjin dhe rregullat e prokurimit publik në

faqe të internetit, si dhe (paragrafi 9 të Nenit të njëjtë) çdo legjislacion sekondarë për

implementimin e Ligjit.

Page 7: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

5

Neni 10 – Mjetet për promovimin e Transparencës

9. Në çdo rast kur KRPP, OSHP, AQP planifikon të nxjerrë një akt nënligjor për

zbatimin e këtij ligji, janë të obliguara qe draftin e aktit nënligjor ta vënë në

disponim për publikun dhe palët e interesuara, jo më pak se pesëmbëdhjetë (15)

ditë për të komentuar draftin.

Për më shumë KRPP do të publikojë të gjitha njoftimet për kontratë në faqen e

internetit të sajë dhe në Regjistrin e Prokurimit Publik, si dhe listën e mallrave ose

artikujve të përdorimit të përbashkët, prokurimi i të cilave i është përcaktuar AQP-së.

Neni 42 – Publikimi i Njoftimeve

2. Brenda dy (2) ditëve pasi që KRPP-ja të ketë pranuar njoftimin në fjalë nga

një autoritet kontraktues sipas paragrafit 1 të këtij neni, KRPP-ja do t’i

publikojë versionet në të gjitha gjuhët e njoftimit në fjalë në faqen e KRPP-së

në internet dhe në Regjistrin e prokurimit Publik. KRPP mundet që brenda

afatit të njëjtë kohor të kërkojë që autoriteti kontraktues të korrigjojë gabimet

apo mangësitë në njoftim. Autoriteti kontraktues në rastet e përfshira me

paragrafin 4. të këtij neni do të publikojë dhe qarkullojë korrigjimet.

Neni 95 – Aktivitetet e Prokurimit të AQP-së

2. Qeveria sipas propozimit të Ministrisë për financa vendos një listë të mallrave

ose artikujve të përdorimit të përbashkët, prokurimi i të cilëve i është caktuar

AQP. Kjo listë miratohet në formën e një Udhëzimi Administrativ. Kjo listë

dhe çdo ndryshim i saj duhet të publikohen në media dhe të shpallen në faqen

e internetit të KRPP-së, të përcaktuar në nën-paragrafin 2.11 të paragrafit 2. të

nenit 87 të këtij ligji.

2.1.3 Qasja në informata të aktiviteteve të prokurimit

Si një nga tri autoritetet e prokurimit në Kosovë, KRPP ka të drejtë të ketë qasje në

çdo informatë të aktiviteteve të prokurimit.

Neni 10 - Mjetet për promovimin e Transparencës

8. Autoriteti kontraktues do t’i sigurojë një eksperti shqyrtues, KRPP-së, OSHP-

së dhe/ose një paneli shqyrtues, qasje në kopjet e cilitdo aktivitet të prokurimit,

duke përfshirë edhe informatat sekrete afariste dhe çfarëdo informata të tjera

që kanë të bëjnë me prokurimin, menjëherë pas kërkesës së të mësipërmve....

Neni 21 – Kufizimi për zbatimin e neneve 16-20

2. Gjithashtu, të gjitha informatat në lidhje me përllogaritjen specifike ose të

përgjithshme të vlerës së një kontrate publike ose një konkursi të projektimit,

si dhe të gjitha informatat mbi fondet në dispozicion për financimin e

kontratës ose konkursit të projektimit, nuk duhet të zbulohen para asnjë

personi deri në përmbylljen e aktivitetit të prokurimit. Mirëpo, autoriteti

kontraktues duhet të sigurojë këto të dhëna për KRPP-në, AQP-në, ekspertin

shqyrtues, OSHP-në ose një gjykatë, menjëherë pas kërkesës së këtyre të

fundit.

Page 8: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

6

Neni 80 – Përbërja dhe Vendimet e Jurisë

5. Personave që nuk janë anëtarë të jurisë do t’u zbulohet vetëm vendimi i jurisë.

Diskutimet e jurisë dhe opinionet e anëtarëve të jurisë gjatë diskutimeve të

tilla do të mbahen si sekret nga të gjithë anëtarët e jurisë. Asnjëri nga anëtarët

e jurisë nuk do të zbulojë përmbajtjen e diskutimeve të jurisë para një personi

tjetër që nuk është anëtar i jurisë, përveç kur kërkohet nga një urdhër me

shkrim nga KRPP-ja, OSHP, ose një gjykatë kompetente.

Neni 97 - Fshehtësia

AQP mund të mbrojë nga përhapja në publik ose persona të paautorizuar,

informacionet e përgatitura ose marra prej AQP-së gjatë kryerjes së detyrave të veta,

por vetëm në masën e lejuar nga ky ligj edhe Ligji për Qasjen në Dokumentet Publike.

Pavarësisht nga sa më sipër, AQP i ofron qasje dhe kopje të çdo informacioni dhe

dokumenti që ka në posedim ose kontroll, duke përfshirë informacionin dhe

dokumentet e fshehta, Auditorit të Përgjithshëm, KRPP, dhe/ose OSHP menjëherë pas

kërkesës apo urdhrit të ndonjërit prej tyre. AQP i ofron po ashtu qasje dhe kopje të

informacioneve dhe dokumenteve të tilla një gjykate kompetente nëse kjo qasje ose

këto kopje kërkohen me një urdhër të nxjerrë nga kjo gjykatë.

2.1.4 Zyrtarët e Prokurimit

Neni 23 – Zyrtarët e Prokurimit

4. Asnjë person nuk mund të shërbejë si Zyrtar i Prokurimit ose si punonjës i

njësisë së Prokurimit përveç dhe përderisa ai të ketë dorëzuar një deklaratë me

shkrim nën betim se ai: (i) është i kualifikuar për të shërbyes si Zyrtar i

Prokurimit sipas këtij neni, (ii) do të ushtrojë aktivitetet e prokurimit të

autoritetit kontraktues në mënyrë të ndershme dhe të ndërgjegjshme dhe në

pajtim të plotë me këtë ligj, dhe (iii) menjëherë do të ushtrojë në mënyrë

profesionale të gjitha detyrat tjera të përcaktuara në këtë ligj. Deklarata nën

betim dorëzohet në KRPP, e cila menjëherë e regjistron deklaratën dhe i

siguron personit në fjalë një vërtetim për regjistrimin e deklaratës. KRPP do të

mbajë të gjithë deklaratat e dorëzuara sipas këtij paragrafi në dokumentacionin

publik të KRPP.

Neni 24 – Zyrtarët e prokurimit gjatë ushtrimit të aktiviteteve të prokurimit

3. Zyrtari i Prokurimit i një autoriteti kontraktues është përgjegjës që menjëherë

t’i raportojë KRPP-së mbi aktivitetet e prokurimit të autoritetit përkatës

kontraktues që ekzekutohen në një mënyrë që nuk është në pajtim me këtë ligj.

4. Në rast të ndonjë arsyeje që një Zyrtar i Prokurimit nuk mund të mbajë më atë

post për shkaqet e parapara në paragrafin 3. të nenit 23 të këtij ligji, autoriteti

kontraktues menjëherë do të njoftoi KRPP-në. KRPP do të vendosë nëse

ekziston ndonjë arsye e tillë, dhe udhëzon në bazë të rastit. Në rast të largimit

të zyrtarit të prokurimit aplikohen dispozitat e Ligjit të Shërbimit Civil.

Neni 25 – Trajnimi i Zyrtarëve të Prokurimit

1. IKAP në bashkëpunim me KRPP është përgjegjës për zhvillimin e moduleve

të trajnimit dhe kurrikulës për kualifikimet në prokurim. IKAP dhe KRPP

duhet të identifikon personat, me përvojë në prokurimin publik, të

përshtatshëm për mësimdhënie në kurset e prokurimit të hartuara nga KRPP.

Page 9: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

7

IKAP duhet të aranzhojë zhvillimin dhe mbajtjen e kurseve profesionale të

prokurimit me kohëzgjatje të paktën pesëmbëdhjetë (15) ditë. KRPP në

bashkëpunim me IKAP siguron që kurse të tilla të përgatiten dhe mbahen nga

një person i trajnuar ose organizatë e trajnimeve që ka ekspertizë substanciale

në praktikat më të mira ndërkombëtare të prokurimit dhe në sistemin e

prokurimit të BE-së.

8. Çdo certifikatë e prokurimit e lëshuar nga IKAP mund të anulohet nga OSHP

nëse konstatohet se personi i cili e posedon atë certifikatë nuk i plotëson ose

më nuk i plotëson kushtet e kualifikimit të përcaktuara në nenin 23 të këtij ligji

ose ka bërë një shkelje të rëndë të këtij ligji ose të rregullave të prokurimit.

Nëse poseduesi i certifikatës është nëpunës civil, procesi i anulimit duhet të

bëhet në përputhje të plotë me kërkesat e Ligjit për Shërbimin Civil. Nëse

poseduesi i certifikatës nuk është nëpunës civil, KRPP duhet t’i dërgojë këtij

personi një njoftim paraprak me shkrim prej nëntëdhjetë (90) ditëve për

qëllimin e anulimit të certifikatës së tij/saj; ky njoftim i jep personit në fjalë të

drejtën e ankesës sipas Ligjit për Procedurën Administrative. Nëse pas

përfundimit të procedurës së ankesës sipas Ligjit për Procedurën

Administrative, personi në fjalë është i pakënaqur me rezultatin, atëherë ai

mund të ankohet për anulimin e certifikatës në Gjykatën Supreme të Kosovës.

9. Në bazë të një kërkese nga një autoriteti kontraktues, KRPP vendos nëse janë

plotësuar kushtet e kualifikimit të specifikuara në nenin 23 për një certifikatë

profesionale të prokurimit. Në rast se KRPP konstaton se kushtet e

përmendura nuk janë plotësuara, KRPP do të dorëzoj rekomandimin e tyre në

OSHP me një kërkesë për revokimin e certifikatës në pajtim me procedurat e

theksuara në paragrafin 8. të këtij neni.

2.1.5 Monitorimi

Neni 27 – Dosja e Tenderit

4. Kurdo që një aktivitet i prokurimit kërkon publikimin e njoftimit të kontratës,

dosja e tenderit duhet të kompletohet para publikimit të njoftimit të kontratës;

KRPP-ja mund të vendosë për monitorimin e kësaj dispozite, me akte

nënligjore.

Neni 42 – Publikimi i njoftimeve

2. Brenda dy (2) ditëve pasi që KRPP-ja të ketë pranuar njoftimin në fjalë nga

një autoritet kontraktues sipas paragrafit 1 të këtij neni, KRPP-ja do t’i

publikojë versionet në të gjitha gjuhët e njoftimit në fjalë në faqen e KRPP-së

në internet dhe në Regjistrin e prokurimit Publik. KRPP mundet që brenda

afatit të njëjtë kohor të kërkojë që autoriteti kontraktues të korrigjojë gabimet

apo mangësitë në njoftim. Autoriteti kontraktues në rastet e përfshira me

paragrafin 4. të këtij neni do të publikojë dhe qarkullojë korrigjimet.

Neni 81 – Aktivitetet e Menaxhimit të Kontratës

3. Plani i menaxhimit të kontratave duhet të paktën të përfshijë: (i) emrin e

zyrtarit/zyrtarëve të autoritetit kontraktues përgjegjës për menaxhimin e

kontratës, dhe ku është e aplikueshme, rezidentin e kualifikuar për mbikëqyrje

apo inxhinierin / inxhinierët e projektit; (ii) numri dhe kategoritë e personelit

ndihmës në dispozicion të zyrtarit për qëllime të menaxhimit të kontratave,

duke përfshirë ekspertë teknik të jashtëm të rekrutuar; (iii) një afat kohor ose

Page 10: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

8

një plan projekt gantogram (ganat charts), diagrame për aktivitetet e

menaxhimit të kontratave që përfshijnë kohëzgjatjen e kontratës. KRPP-ja

monitoron menaxhimin e kontratës.

2.1.6 Njoftimi i KRPP-së nga Autoritetet Kontraktuese

Neni 24 – Zyrtarët e prokurimit gjatë ushtrimit të aktiviteteve të prokurimit

4. Në rast të ndonjë arsyeje që një Zyrtar i Prokurimit nuk mund të mbajë më atë

post për shkaqet e parapara në paragrafin 3. të nenit 23 të këtij ligji, autoriteti

kontraktues menjëherë do të njoftoi KRPP-në. KRPP do të vendosë nëse

ekziston ndonjë arsye e tillë, dhe udhëzon në bazë të rastit. Në rast të largimit

të zyrtarit të prokurimit aplikohen dispozitat e Ligjit të Shërbimit Civil.

Neni 32 – Rregullat e Përgjithshme

5. Pavarësisht nga kërkesat e përcaktuara në paragrafin 4. të këtij neni kur më

pak se dy tender të përgjegjshëm apo kërkesa për pjesëmarrje janë dorëzuar në

përgjigje të një procedure të hapur, procedure të kufizuar apo procedure të

negociuar pas publikimit të njoftimit për kontratë, me kusht që a) specifikimet

e para të kontratës nuk ndryshohen b) që autoriteti kontraktues ka demonstruar

që për arsye të konkurrencës shumë të kufizuar në treg për kontratën në fjalë,

një procedurë e re e hapur, e kufizuar ose e negociuar pas publikimit të

njoftimit për kontratë nuk do të rezultoi në ngritje të numrit të tenderëve

përgjegjës, kur është e aplikueshme, kërkesat për pjesëmarrje, autoriteti

kontraktues mundë të anuloi këtë kërkesë. Megjithatë KRPP duhet të njoftohet

nga autoriteti kontraktues përkatës brenda dy ditëve nga dita e vendimit për

anulimin e kërkesës.

Neni 35 – Procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës

1. Autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat e negociuara pa publikimin

e njoftimit të kontratës për të ushtruar aktivitetin e prokurimit vetëm pasi që të

jetë në pajtim me këtë nen. KRPP duhet të njoftohet nga autoriteti kontraktues

në fjalë brenda dy ditëve nga data kur vendimi për përdorimin e procedurave

të tilla është marrë. Autoriteti kontraktues duhet që në njoftim të ofrojë një

shpjegim të hollësishëm të fakteve të konsideruara dhe justifikimin për

përdorimin e procedurës.

Neni 42 – Publikimi i njoftimeve

1. Çdo autoritet kontraktues menjëherë do t’i dorëzojë KRPP-së versionet në të

gjitha gjuhët të një njoftimi që ka përgatitur sipas nenit 39, 40 ose 41 të këtij

ligji. KRPP do të vendosë rregulla që e rregullojnë dorëzimin e këtyre

njoftimeve.

Neni 61 – Tenderët Jo-normalisht të ulët

a. Autoriteti kontraktues është i obliguar për të njoftuar KRPP-në brenda dy

ditëve që nga data e ndonjë refuzimi nën paragrafin 4 të këtij neni. Njoftimi

duhet të ofrojë informacionin, shpjegimet dhe arsyet e përmendura në atë nen.

Page 11: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

9

Neni 75 – Njoftim mbi Konkursin e Projektimit

Kur autoriteti kontraktues planifikon të mbajë një konkurs për projektim, autoriteti

kontraktues do të përgatisë njoftimin mbi konkursin e projektimit në gjuhët e cekura

në nenin 13 të këtij ligji. Autoriteti kontraktues menjëherë do të ia dorëzojë KRPP-së

versionet në të gjitha gjuhët e njoftimit në fjalë.

Neni 78 – Njoftim mbi Rezultatet e Konkursit të Projektimit

Autoriteti kontraktues që ka mbajtur konkursin e projektimit, duhet që brenda dy (2)

ditëve të punës pas përfundimit së konkursit të përgatisë një njoftim lidhur me

rezultatet e konkursit të projektimit në gjuhët e cekura në nenin 13 të këtij ligji.

Autoriteti kontraktues menjëherë do t’ia dorëzojë KRPP-së versionet në të gjitha

gjuhët e njoftimit në fjalë.

2.2 Rolet dhe përgjegjësitë (Nenet 86-93)

Përgjegjësitë kryesore të KRPP-së janë të detajuara në Nenin 87 të Ligjit dhe mund të

përmblidhet si në vijim:

FUNKSIONI LIGJOR

FUNKSIONI I TRAJNIMEVE

FUNKSIONI I REVOKIMIT TË CERTIFIKATËS

FUNKSIONI I MONITORIMIT

1. Planifikon monitorimin e prokurimit

2. Monitorim të prokurimit Ad-hoc

3. Monitorimi pas njoftimit dhe kontrolli i njoftimeve të kontratës

4. Hetimet

Page 12: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

10

3 Struktura Organizative e KRPP-së

Struktura e KRPP-së është si në vijim:

Agjencia udhëhiqet nga Drejtori.

Departamentet, divizionet dhe numri i stafit të sugjeruar është përshkruar më poshtë:

Departamenti i Rregullave dhe Trajnimeve i përbërë nga:

o Divizioni i Rregullave

o Divizioni për Trajnime

Departamenti i Monitorimit dhe TI i përbërë nga:

o Divizioni për Monitorim

o Divizioni i TI dhe Statistikës

Zyre për Administratë

o Zyrtari për Personel, Zyrtari për Financa, Zyrtari i Prokurimit,

Përkthyesit, Menaxheri i Zyrës, Arkivisti, Zyrtari i Logjistikës dhe

Vozitësi.

Kryetari

KRPP

Zyrtari Financiar

ë

Zyrtari për

Personel

Zyrtari i Prokurim

it

Zyrtari i Logjistikë

s

Përkthyesit

Menaxherë i Zyrës

Vozitës Arkivist

ANTAR BORDI

Departamenti i Rregullave dhe

Trajnimeve

UDHËHEQËSI

Divizioni i Trajnimeve

UDHËHEQËSI

Divizioni i Rregullave

ANTAR BORDI

Departamenti i Monitorimit dhe

TI

UDHËHEQËSI

Divizioni i TI dhe Statistikës

UDHËHEQËSI

Divizioni i Monitorimit

Zyra Administrative

Page 13: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

11

4 Funksionet Kryesore të KRPP-së

Ndërlidhja “logjike” e funksioneve të KRPP-së është paraqitur në figurën e

mëposhtme:

Bazuar në informata dhe të dhëna të siguruara dhe të dokumentuara përmes funksionit

të monitorimit, KRPP do të detektoj (a) zbrazëtira dhe mangësi të kornizës ligjore të

prokurimit publik dhe do të inicioi procesin për ndryshime të nevojshme, (b) nevojat

për trajnime të zyrtarëve të prokurimit dhe në bashkëpunim me IKAP do të elaborojë

iniciativat e nevojshme të trajnimeve.

Funksioni i certifikimit të zyrtarëve të prokurimit publik mundë të shihet si funksion

që vjen nga funksioni i trajnimeve.

4.1 Funksioni Ligjorë

Divizioni i Rregullave, nën Departamentin e Rregullave dhe Trajnimeve të KRPP-së

është përgjegjëse për vendosjen e rregullave dhe kushteve që rregullojnë

implementimin e çdo llojit të aktiviteteve të prokurimit publik në Republikën e

Kosovës, përfshirë kontratat kornizë (të cilat nuk janë të mbuluara me Ligjin aktual të

Prokurimit Publik).

Për më shumë, KRPP duhet të nxjerrë rregullat që detajojnë menaxhimin e kontratave.

Ngjarja iniciues për intervenime të KRPP-së në Legjislacionin sekondarë të

Prokurimit Publik do të jenë zbrazëtira dhe mangësi që përsëritën të detektuara dhe

dokumente gjatë monitorimit të aktiviteteve të prokurimit publik.

4.2 Funksioni i Trajnimeve

Divizioni i Trajnimeve, nën Departamentin e Rregullave dhe Trajnimeve të KRPP-së

është përgjegjëse për përkrahje të IKAP-it në hartimin dhe zhvillimin e moduleve

Page 14: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

12

trajnuese dhe kurrikulës për kualifikimin e zyrtarëve të prokurimit. Në këtë aspekt

Divizioni i Trajnimeve do të shfrytëzoi zbrazëtirat dhe mangësitë e detektuara dhe

dokumentet gjatë monitorimit të aktiviteteve të prokurimit publik.

Divizioni i Trajnimeve, nën Departamentin e Rregullave dhe Trajnimeve të KRPP-së

është gjithashtu përgjegjëse, së bashku me IKAP për të identifikuar trajner të

përshtatshëm (trajner individë apo organizata të trajnimeve) në prokurimin publik për

të ofruar kurset relevante.

Kurset e trajnimeve në prokurim do të zgjasin të paktën (15) ditë.

Trajnerët duhet të kenë përvojë në trajnime të prokurimit publik, në praktikat më të

mira ndërkombëtare të prokurimit dhe në sistemin e prokurimit të BE-së.

4.3 Funksioni i Revokimit të Certifikatës

Divizioni i Rregullave, nën Departamentin e Rregullave dhe Trajnimeve KRPP është

e involvuar në revokim të certifikatave të Zyrtarëve të Prokurimit Publik, sipas

diagramit të rrjedhës së punës:

Hapi 1: Një Autoritet Kontraktues kërkon nga KRPP të konstatojë nëse kërkesat e

përshtatshmërisë për certifikatë profesionale të prokurimit janë përmbushur.

Hapi 2: Në rast që Divizioni i Rregullave, nën Departamentin e Rregullave dhe

Trajnimeve të KRPP-së, vendos që kërkesat e përshtatshmërisë nuk janë

Page 15: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

13

plotësuar dhe që certifikata duhet të revokohet, KRPP dërgon kërkesë për

revokim në OSHP.

Në rast që mbajtësi i certifikatës NUK ËSHTË shërbyes civil, KRPP do të

njoftoi atë me shkresë (90) ditë paraprakisht për kërkesën për revokim në

OSHP.

Në rast që mbajtësi i certifikatës ËSHTË shërbyes civil, certifikata do të

revokohet nga OSHP sipas Ligjit për Shërbyesit Civil.

4.4 Funksioni i Monitorimit

Funksioni i monitorimit implementohen nga Divizioni i Monitorimit, nën

Departament të Monitorimit dhe TI, sipas diagramit të rrjedhës së punës:

Hapi 1: Implementimi i planit vjetorë të monitorimit, në baza ad hoc ose pas

njoftimit, Divizioni i Monitorimit vendosë të monitoroj procedura specifike

të prokurimit te autoritetit kontraktues.

Hapi 2: Ekipi i monitorimit emërohet, nga zyrtarët e prokurimit të Divizionit të

Monitorimit.

Page 16: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

14

Hapi 3: Ekipi i monitorimit ndërmerr monitorimin, pasi që (në mënyrë indikative)

ndodhë si në vijim:

a. Sigurimi i dokumentacionit të tenderit (njoftimi për tender, dokumentet

e tenderit, pyetjet e dorëzuara për sqarime dhe përgjigjet relevante,

nëse ka)

b. Sigurimi i të gjitha ofertave të dorëzuara

c. Sigurimi i tërë dokumentacionit të vlerësimit (vendimi për përbërjen e

komisionit të vlerësimit, pyetjet për sqarime të ofertuesve dhe

përgjigjet relevant, nëse ka, protokollet e komisionit vlerësues, raportet

interim dhe final të vlerësimit).

d. Ekzekutimi i kontrollit të përshtatshmërisë të procedurës në tërësi me

kornizën ligjore të prokurimit publik.

Hapi 4a:Nëse nuk ka shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, ekipi monitorues drafton

një raport pozitiv të monitorimit dhe KRPP e dërgon te Udhëheqësi i

Departamentit të Prokurimit të autoritetit kontraktues në fjalë dhe te organi

relevant mbikëqyrës.

Raporti përcjellët te Divizioni i TI dhe Statistikës në mënyrë që të publikohet

në faqe të internetit të KRPP-së.

Hapi 4b: Nëse ekzistojnë devijime të vogla procedurale nga Ligjit i Prokurimit Publik

të cilat janë dokumentuar, KRPP organizon një takim me pjesëmarrjen e

personave politikisht përgjegjës te Autoriteti Kontraktues për të diskutuar

rastin, të shkëmbehen shpjegimet dhe të elaborohen masat për të ndërmarr.

Ekipi monitorues do të draftoi një raport të monitorimit negativ në formë të

këshillave profesionale, duke përfshirë rezultatet e takimit të lartpërmendur.

KRPP dërgon raportin te Udhëheqësi i Departamentit të Prokurimit të

autoritetit kontraktues respektiv dhe te organi relevant mbikëqyrës.

Raporti përcjellët te Divizioni i TI dhe Statistikës në mënyrë që të publikohet

në faqe të internetit të KRPP-s.

Hapi 4c: Në raste të devijimeve serioze procedurale nga Ligji i Prokurimit Publik të

cilat janë dokumentuar, KRPP do të konsideroj nevojën e ndërmarrje së një

hetimit dhe, në disa raste, pyet për asistencë të zyrtarëve për zbatim të ligjit.

Gjatë hetimeve

a. Zyrtarët e seleksionuar të autoritetit kontraktues mund të ftohen për

dëgjime

b. Përfaqësuesit e operatorëve ekonomik mund të ftohet për dëgjime

c. Çdo tjetër person mund të ftohet gjithashtu, nëse hetuesit vendosin

që ata kanë informata relevante

KRPP mund të vendosë të organizojë një takim me pjesëmarrje të personave

me përgjegjësi politike të autoritetit kontraktues që të diskutohet rasti,

shkëmbehen shpjegime dhe elaborohen masa për të ndërmarrë.

Page 17: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

15

Ekipi i monitorimit dhe hetimeve do të draftoi një raport të monitorimeve

negative në formë të këshillave profesionale, duke përfshirë rezultatet e

takimit të lartpërmendur.

KRPP dërgon raportin te Udhëheqësi i Departamentit të Prokurimit të

autoritetit kontraktues respektiv dhe te organi relevant mbikëqyrës.

KRPP dërgon raportin e monitorimit te çdo palë tjetër e interesuar, siç është

zyra e auditorit qendrorë, agjencia antikorrupsion, etj.

Raporti përcjellët te Divizioni i TI dhe Statistikës në mënyrë që të publikohet

në faqe të internetit të KRPP-s.

Page 18: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

16

5 Përshkrimet e Pozitave të KRPP-së

5.1 Zyrtari për monitorim

Nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e drejtpërdrejtë të Udhëheqësit të Divizionit dhe

Drejtorit të Departamentit, Zyrtari i Monitorimit ndërmerr aktivitete të monitorimit

dhe hetimeve në Autoritete Kontraktuese, gjithnjë duke respektuar standardet më të

larta profesionale dhe sjelljet etike.

Ai ushtron përgjegjësit e tij duke respektuar Ligjin e Shërbyesve Civil të Kosovë,

Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin e Menaxhimit Financiarë Publik dhe Rregullat

Procedurale të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, , dhe ligje tjera dhe

rregulla relevante.

Zyrtari i monitorimit (në mënyrë udhëzuese dhe jo ekskluzive):

Merr pjesë në elaborimin dhe implementimin e planit vjetorë të monitorimit

Ndihmon në zhvillimin dhe implementimin e një sistemin efektiv për

monitorim të autoriteteve kontraktuese, duke përfshirë, përveç tjerash,

elaborimin e udhëzimeve dhe listave të kontrollit të monitorimit.

Mbikëqyrë implementimin e dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik në

Kosovë dhe rregulla relevante të prokurimit.

Vëzhgon dhe monitoron procedurat e prokurimit te Autoritetet Kontraktuese

për të cilat është caktuar ti monitoroj.

Shqyrton dokumentacionin e prokurimit, përfshirë dokumentet e ofertave,

raportet e vlerësimit të ofertave, dhëniet e kontratave dhe dokumenteve tjera të

prokurimit dhe ofron këshilla profesionale për autoritetet kontraktuese.

Merr pjesë dhe lehtëson takimet me Autoritetet Kontraktuese dhe përgatit

dokumentacion relevant mbështetës.

Përgatit raporte me shkrim për monitorime dhe hetime.

Identifikon çështje të përgjithshme të prokurimit, dhe vlerëson kapacitetet e

autoriteteve kontraktuese për të kryer prokurime efikase dhe definon nevoja të

mundshme për trajnime.

Qëndron i informuar me procese, teknologji, materiale, metoda të blerjes,

kërkesa ligjore dhe kushte të tregut të cilat janë në risi. Komunikon me

menaxhmentin e divizionit dhe departamentit ndonjë faktor të rëndësishëm që

mundë të afektojnë aktivitetin e prokurimit të KRPP-së.

Përfaqëson Divizionin dhe Departamentin, nëse i përcaktohet, në takime të

ndryshme me administratë, agjenci të jashtme, organizata profesionale, dhe

grupe tjera. Në këtë aspekt ai elaboron dhe bënë prezantime dhe trajnime sipas

kërkesave.

Është përgjegjës për çështje administrative të Divizionit, siç është

mirëmbajtja/ndryshimi i politikave dhe procedurave, raportimi i problemeve

Page 19: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

17

administrative dhe përdorimi i sistemeve dhe infrastrukturës së KRPP-së me

kujdes.

Ekzekuton detyra tjera të përcaktuara nga Udhëheqësi i Divizionit dhe/ose

Drejtori i Departamentit.

4.5 Zyrtari për Rregulla

Nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e drejtpërdrejtë të Udhëheqësit të Divizionit dhe

Drejtorit të Departamentit, Zyrtari për Rregulla elaboron rregulla dhe pjesë tjera të

sistemit ligjorë të prokurimit publik, gjithnjë duke respektuar standardet më të larta

profesionale dhe sjelljet etike.

Ai ushtron përgjegjësit e tij duke respektuar Ligjin e Shërbyesve Civil të Kosovë,

Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin e Menaxhimit Financiarë Publik dhe Rregullat

Procedurale të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, , dhe ligje tjera dhe

rregulla relevante.

Zyrtari për rregulla (në mënyrë udhëzuese dhe jo ekskluzive):

Merr pjesë në komisione sipas kërkesës.

Merr pjesë dhe lehtëson takime të ekipit, përgatit dokumente mbështetëse dhe

asiston me zhvillimin e strategjisë.

Ndërmerr aktivitete në hartimin dhe zhvillimin e rregullave, udhëzimeve,

direktivave, formularëve dhe dokumenteve standarde të prokurimit në pajtim

me Ligjin e Prokurimit Publik.

Ndërmerr shpërndarjen e rregullave, udhëzimeve, dokumenteve dhe

formularëve (në formë elektronike dhe formë të printuar) për të gjitha

Autoritetet Kontraktuese.

Monitoron implementimin e rregullave të prokurimit publik duke studiuar

monitorimin dhe raportet e hetimeve të elboruara nga Divizioni i

Monitorimeve .

Elaboron raporte në lidhje me implementimin e rregullave të prokurimit publik

në Kosovë dhe propozimet e dokumentuara për përmirësimin e sistemit ligjorë

të prokurimit publik.

Identifikon çështje të përgjithshme të prokurimit, dhe definon nevoja të

mundshme për trajnime.

Merr pjesë në zhvillimin e materialeve të trajnimit.

Ndërmarr trajnimin e zyrtarëve të prokurimit publik sipas përcaktimit.

Page 20: Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të ... e Punes Krpp/Udhezimet... · Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik 4 Neni § Vendosë një

Udhëzimet Operative për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

18

Qëndron i informuar me procese, teknologji, materiale, metoda të blerjes,

kërkesa ligjore dhe kushte të tregut të cilat janë në risi. Komunikon me

menaxhmentin e divizionit dhe departamentit ndonjë faktor të rëndësishëm që

mundë të afektojnë aktivitetin e prokurimit të KRPP-së.

Përfaqëson Divizionin dhe Departamentin, nëse i përcaktohet, në takime të

ndryshme me administratë, agjenci të jashtme, organizata profesionale, dhe

grupe tjera. Në këtë aspekt ai elaboron dhe bënë prezantime dhe trajnime sipas

kërkesave.

Është përgjegjës për çështje administrative të Divizionit, siç është

mirëmbajtja/ndryshimi i politikave dhe procedurave, raportimi i problemeve

administrative dhe përdorimi i sistemeve dhe infrastrukturës së KRPP-së me

kujdes.

Ekzekuton detyra tjera të përcaktuara nga Udhëheqësi i Divizionit dhe/ose

Drejtori i Departamentit.

Hyrja në fuqi: 01.02.2012