1
U POLIS //////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////// //////////// Mars 2017 Ceremonia e ditës së parë të shkollës për vitin akademik 2016-2017 - Takime dhe konferenca- Ceremonia e diplomimit-Konkursi i projekteve për riorganizimin e hapësirave të shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli” -Projekti i mobilitetit në Universitetin Minho, Portugali-Vizita studimore-Workshope-Drama dhe aktivitete të tjera UNIVERSITETI POLIS ESHTE AKREDITUAR ME URDHER TE MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SHKENCES NR.227, DATE 22.07.2009. I LICENSUAR ME VENDIM TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, NR. 698, DATE 11.10.2006 BOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE NR 114, FAQE 4475, VITI 2006. PER ME SHUME MUND TE KLIKONI NE : WWW.QPZ.GOV.AL OSE WWW.MASH.GOV.AL. U_POLIS është anëtar i shoqatës së shkollave evropiane te arkitektures (AEEA). Anëtar i shoqatës së shkollave evropiane të planifikimit (AESOP) dhe nënshkrues i “Magna Charta” te Bolonjës. Universite Polis – Shkolla ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Polikave të Zhvillimit Urban, Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar Kodi Postar 1051, Kua Postare 2995, Tirana, Albania. Tel:+ 355.(0) 4 240 74 20 / 240 74 21; Fax:+ 355.(0)4 240 74 22. Mob. +355 (0) 69 40 88 111. www.universitepolis.edu.al NR.28 Konkursi i projekteve për riorganizimin e hapësirave të shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli” Në datën 27 janar 2017, ora 11:30, në ambjentet e U_POLIS, u zhvillua prezantimi dhe konkursi i Projekteve për riorganizimin e hapësirave të shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli”. Ky projekt u zhvillua në kuadër të projektit pilot mbi De-institucionalizimin në të cilin U_POLIS së bashku me Shtëpinë e Fëmi- jëve “Zyber Hallulli” dhe me autorë studentët e vitit të katërt Arkitekturë dhe vitit të parë Dizajn i Aplikuar, të udhëhequr nga stafi dhe pedagogët e lëndës “Studio dhe Teori Arkitekture Interieri”, tentoi të jepte një ndihmesë vullnetare për riorganizimin e hapësirave të brendshme të shtëpisë së fëmijëve, për t’i kthyer ato në ambjente komforte dhe me standarde evropiane. E gjithë kjo punë u krye me shumë kënaqësi dhe përkushtim nga pedagogët dhe studentët e U_POLIS. Gjatë aktivitetit u prezantuan 10 projekte dhe pas shqyrtimit të tyre, Juria me në krye ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Blendi Klosi, përcaktoi tre projektet më të mira të cilat ishin “Light cavity”, “Një hapësirë për të vizatuar” dhe “Shpërthime Z, Y, Z”. Projekti i mobilitetit në Universitetin Minho, Portugali Studentë të U_POLIS në nga programe të cikleve te ndryshme si Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor, Programe te Integruara, Doktoraturë janë bërë pjesë e projektit të mobilitetit midis U_POLIS dhe Universitetit Minho në Portugali. Ata do ta ndjekin semestrin e dytë në Guimarães, Portugali. Përveç studentëve edhe një grup i stafit dhe kërkuesve shkencorë të Universitetit POLIS do të kenë një qëndrim 3-mujor për programin e mobilitetit Erasmus+ me Universitetin Minho, Portugali. Ndër të tjera, ato po zhvillojnë edhe programe të reja të përbashkëta kërkimore dhe mobiliteti. Ceremonia e diplomimit Në datën 21 Dhjetor 2016, ora 17:00, Universiteti POLIS zhvilloi ceremoninë e shpërndarjes së diplomave, në hollin kryesor. Ky ishte një moment i veçantë për studentët e sapo diplomuar, të cilët kurorëzuan më në fund punën e tyre të gjatë, të bërë plot pasion dhe përkushtim. Ceremonia u moderua nga Ark. Ledian Bregasi, e cila vijoi me një përshëndetje nga ana e Rektorit të Universitetit POLIS, Prof. Dr. Besnik Aliaj. Përveç përshkrimit të disa nga arritjet dhe sfidat që universiteti është përballur ndër vite, citojmë mbylljen e fjalimit të tij duke thënë se “…ka ende shumë punë për të bërë, ka ende shumë sfida te reja që presin zgjidhje, dhe për të cilat stafi dhe vetë studentët në vite duhet të kontribuojnë…”. I ftuari special i ceremonisë ishte Dr. Alberto Cutillo, ambasadori Italian në Tiranë, në respekt të disa partnerëve kryesorë Italianë të U_POLIS ndër vite. Në emër të studentëve përshëndeti edhe studentja e sapodiplomuar Shega Erebara, e cila shprehu falënderim për U_POLIS për kulturën dhe dijet që kanë arritur të fitojnë gjatë viteve akademike, si edhe familjarët e studentëve për mbështetjen e tyre në këtë rrugëtim formimi. Administratori i U_POLIS, Prof. Sotir Dhamo, i ktheu studentët pas në kohë duke i kujtuar ditët e para në universitet, mënyrën se si ata janë rritur profesionalisht gjatë këtyre viteve, duke lexuar fragmente nga disa letra të shkruara nga vetë studentët vite më parë. Padyshim që momenti më emocionues dhe më i shumëpritur i ceremonisë ishte shpërndarja e diplomave, ku studentët prisnin me padurim të dëgjonin emrin e tyre dhe të merrnin në dorë atë diplomë që shumë prej tyre do të duan ta vënë në një kornizë dhe ta vendosin në mur, për t’u ndjerë krenarë me veten dhe për të qenë një shtysë për të ecur përpara me hapa më të sigurtë për t’u bërë dikush në të ardhmen. Por të njëjtin emocion shprehën edhe familjarët e tyre që ishin dëshmitarë të një momenti kaq të gëzueshëm dhe të paharrueshëm për ta duke i dhuruar lule dhe duke e ngrirë atë moment nëpërmjet disa fotove familjare që më vonë do të jenë një kujtim i bukur për ta. Në respekt të traditës së krijuar, ceremonia u finalizua me një foto të përbashkët të të gjithë diplomantëve. Vizita studimore 2 Nëntor 2016 - Pedagogë dhe studentë të U_Polis vizituan qytetin e Vlorës në kuadër të lëndës “Planifikim dhe Dizajn Urban” ku u trajtua gjiri i Vlorës - Rradhime/Orikum - si pjesë e Bashkisë së re Vlorë. Vizita e parë ishte në sitin arkeologjik te Orikumit të Vjetër në bazën e Pashalimanit! Në këtë mënyrë, universiteti lidh praktikën me teorinë dhe i shërben komuniteteve vendore. 23 Nëntor 2016 - Studentët e Art & Di- zajn, viti i tretë, vizituan ambientet e Shtëpisë Botuese “Pegi” për t`u njohur me teknikat e printimit në kuadër të lëndës Dizajn Grafik, drejtuar nga pedagogia Sonia Jojic. 3 Dhjetor 2016 - Në kuadër të laboratorit të integruar urban, studentët e programeve master në U_POLIS, bënë një udhëtim me tren në linjen Durrës-Tiranë, dhe takim me drejtuesit e Hekurudhës Shqiptare. Prej 2 vitesh POLIS po punon në projekte akademike dhe kërkimore në lidhje me riaftësimin e hekurudhës si mjet alternativ dhe mjedisor transporti publik, si dhe për riaktivizimin e stacioneve lokale si pika fokale zhvillimi ekonomik dhe shërbimesh komu- nitare.6 Dhjetor 2016 – Studentë të degës Studime Mjedisore (Bachelor dhe Master) zhvilluan vizita në terren dhe në laboratorë të specializuara partnere (Altea Gjeoshkence) me prof. Elizabeta Susaj dhe prof. Luljeta Bozo. 24 Janar 2017 - Studentët e vitit të 3-të të Inxhinierisë së Ndërtimit në U_POLIS organizuan diskutim praktik në terren për: konkretizimin e llogaritjeve në aftësi mbajtëse dhe sizmicitet të ndërtesave ekzistuese TIP me muraturë, verifikimin e ndërhyrjeve strukturore në këto ndërtesa, degradimin e materialeve dhe strukturës në tërësi. Evidentimi në terren është një nga mënyrat më të mira të të mësuarit të koncepteve të ndryshme, prandaj studentët i shohin nga afër strukturat në lëndë dhe tema të caktuara. 25 Janar 2017 - Studentët e vitit të dytë te degës Arkitekturë dhe Inxhinieri Ndërtimi ishin në nyjen e betonit të kompanise “Vega” shpk. Vizita kishte për qëllim: Njohjen praktike me materialet kryesore të betonit: çimento, rërë, granil; njohjen praktike të teknologjisë së prodhimit të betoneve të klasave C 20/25, C25/30, C30/37; dhe përdorimet e betonit në elementë të ndryshëm strukturorë. Gjatë vizitës u bënë diskutime dhe pyetje me inxhinierët e kompanisë rreth problemeve të ndryshme teknike. 8, 9 Shkurt 2017 – Në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Dropull, një grup stafi dhe studentësh të Universitetit POLIS kanë kryer ekspediten e parë në terren për hartimin e pyetësorëve me banorët e zonës në datën 8-9 shkurt 2017. Vizita në 41 fshatrat e Bashkisë Dropull u zhvillua brenda 2 ditëve, dhe grupet e punës patën mundësinë jo vetëm të vizitojnë territorin e mrekullueshëm të kësaj Bashkie, por edhe të zhvillojnë biseda dhe takime me banorët, të cilët treguan një mikpritje të jashtëzakonshme. Të dhënat e mbledhura gjatë kësaj vizite të parë do të përdoren si një input me mjaft rëndësi gjatë fazës së hartimit të Strategjisë së Zhvillimit për Bashkinë Dropull, ndërkohë vizita të tjera do të realizohen së shpejti. Universiteti POLIS është duke punuar në Bashkinë Dropull, duke dhënë një kontribut social përmes konsulencës teknike dhe profesionale, të cilat do të përdoren në dobi të punës kërkimore shkencore të universitetit. Ceremonia e ditës së parë të shkollës për vitin akademik 2016-2017 Data 24 Tetor 2016 shënoi zyrtarisht fillimin e vitit akademik 2016-2017 në Universitetin POLIS, ceremonia e saj u zhvillua një ditë më pas, në datën 21 Tetor, ku hapja u bë nga Administratori, njëkohësisht përfaqësues i Borditit të Themeluesve, Doc. Sotir Dhamo. Pas tij, rektori i Universitetit POLIS, Prof. Dr. Besnik Aliaj, bëri një përshëndetje mirëseardhje për të gjithë studentët, veçanërisht, për studentët e vitit të pare të cilët sapo filluan udhëtimin e tyre akademik, dhe më pas fjala i kaloi tre dekanëve të fakulteteve përkatëse. Vëmendje e veçantë ju kushtua orientimit të studentëve për mënyrën e organizimit të institucionit, rregulloreve dhe procedurave të U_POLIS, të cilat prekin shumë shërbime si ato që kanë të bëjnë me sekretarinë mësimore, çështjeve financiare, çështjeve ligjore si edhe çështje të IT-së. Në fund të ceremonisë, studentët u shoqëruan, për të parë ambjentet e universitetit, atje ku ata do të kalojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre, si një investim i vlefshëm për të ardhmen. Si çdo vit, U_POLIS i uroi suksese dhe një vit me “Hapësirë dhe Mendime të Reja dhe Inovative”. Workshope Dhjetor 2016 - Workshopi “On-Site-Research on Energy Balance” me Prof. Stephan Pinkau. Në 16 dhjetor 2016, Prof. Stephan Pinkau (Anhalt University, Dessau, Germany) udhëhoqi një trajnim On-Job lidhur me humbjen e përçimit dhe të ventilimit. Pas një leksioni hyrës, studentët analizuan ndërtesën e Universitetit POLIS duke përdorur termokamerën. Kjo pajisje është blerë në kuadër të projectit DAPEEWB me TEMPUS BE. Imazhet e kamerës treguan shpërndjarjen e ngrohtësisë në fasadën e jashtme: pjesët e “ngrohta” të sipërfaqes me humbje të madhe energjie u treguan me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe; pjesët e ftohta me ngjyra blu. Studentët mësuan se zonat e dyerve dhe dritareve janë përgjithësisht ato që transferojnë shumë energji nga brenda – jashtë për sa kohë nuk janë të ekspozuara ndaj diellit. Në zonat e ekspozuara ndaj diellit, zonat intransparente të fasadës përthithnin energji solare – dhe u reflektuan në termokamerë si të nxehta – kurse dritaret tregonin të ishin të ftohta; energjia solare thithej kryesisht nga sipërfaqet që rriheshin nga dielli Brenda ndërtesës; duke treguar një përdorim pasiv të rrezatimit diellor. 16-20 janar 2017 - Workshopi “Teknologji e Avancuar në Arkitekturë”, me Prof. Sandra Silva dhe Prof. Ricardo Mateus nga Universiteti Minho në Portugali dhe Etleva Dobjani nga Universiteti POLIS, ku morën pjesën studentë të vitit të tretë të programit Arkitekturë dhe Dizajn Urban, si dhe studentët e vitit të parë Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi. Qëllimi i këtij workshopi ishte zhvillimi i aftësive në kontekstin e vlerësimit të impaktit mjedisor të lëndëve të ndërtimit, produkteve të ndërtimit, elementeve të ndërtimit dhe ndërtesave. Gjithashtu, workshopi synonte zhvillimin e aftësive në përdorimin e metodave mbështetëse vendimmarrëse me shumë kritere në procesin e zgjedhjes së më shumë elementeve të qëndrueshëm në projektimin e më shumë ndërtesave të qëndrueshme. 20-27 Janar 2017 - Workshopi “Vleresim i ndikimit ne Mjedis/ Vleresim Strategjik Mjedisor” nga Prof. Asoc. Dr. Elisabeta Susaj dhe Lucia Lourenço nga Universiteti i Minho, Portugali. Në workshop morën pjesë studentët e vitit të pestë të programit Planifikim dhe Menaxhim Urban, si dhe studentët e vitit të dytë të programit “Menaxhim Mjedisor Urban”. 16-26 Shkurt 2017 - Programi doktoraturë ndërkombëtare PhD POLIS/Ferrara në Arkitekturë dhe Planifikim Urban organizuan një workshop për ciklin e 32-të, me përpjekjen për të eksploruar më thellë disa nga fushat më të fundit kërkimore që kanë qenë aktive vitet e mëparshme brenda Departamentit të Kërkimit të Aplikuar (OBM) Observatori i Basenit Mesdhetar Fakulteti FKHZ në Universitetin POLIS. Baza e diskutimit për këtë vit ishte ideja e zhvillimit të aftësisë kritike dhe analitike të çdo studenti për të gjetur, brenda një projekt plani të caktuar, mjete që mund të sjellin proçese të reja në arkitekturë dhe dizajn për zhvillimin e ardhshëm të qytetit Shkodër në Shqipëri. Drama dhe aktivitete të tjera 28 Tetor 2016 – Për të shënuar mbylljen e 5 javëve të Tirana Architecture Weeks 2016, ku ishin shumë të ftuar që dhanë kontributin e tyre me leksione, workshope dhe evente te ndryshme, si edhe për të festuar suksesin e TAW 2016 dhe punën e shkëlqyer të organizatorëve të këtij eventi, U_POLIS organizoi një Party në Tulla Center. 25 Nëntor 2016 - Përfaqësia Studentore U_POLIS organizoi “Bake Sale”, një event bamirësie në prag të festave të Nëntorit, ku të gjithe të ardhurat do të shkonin për Shtëpine e Fëmijës! Në këtë event morën pjesë studentët dhe stafi i U_POLIS, duke sjellë gatime të ndryshme që u shitën gjatë orarit të eventit dhe të gjitha të ardhurat shkuan për bamirësi. 13 Dhjetor 2016 – Në hollin e saj, U_POLIS mirëpriti “Performanca”, një vepër e shkruar nga Odise Kote, e përpunuar dhe e përshtatur për skenën e teatrit nga aktori dhe producenti Marsias Lila dhe me regji nga Edlira Baholli. Kjo mon- odramë është vënë në skenë për herë të parë në Teatrin e Metropolit , në 4 Dhjetor 2014. Më pas ka bërë një tur në qytete të Shqipërisë duke u rikthyer në Tiranë, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Kryqi i Kuq në U_POLIS Ashtu si çdo vit tjeter, në 2 Shkurt Universiteti POLIS mbështeti nismën e Kryqit të Kuq për dhurimin e gjakut në fushatën “Dhuroni gjak, shpëtoni një jetë”. Stafi dhe studentët erdhën në ndihmë të fëmijëve talasemikë duke dhuruar gjakun e tyre gjatë gjithë ditës. Në Shqipëri 600 femijë janë të prekur nga sëmundja e talasemisë. Këta femijë marrin një herë në 2 javë gjak. Ky gjak nuk sigurohet nga prindërit, pasi prindërit janë bartës të talasemisë. Perveç të semurëve me talasemi ka të sëmurë me tumore, leuçemi etj, kështu që nevojat për gjak janë mjaft emergjente. GAZETË INFORMATIVE Takime dhe konferenca 16 Nëntor 2016 – Përfaqësues nga Aleanca Kunder Importit te Plehrave (AKIP) patën një takim mjaft interesant informal për të informuar mbi aktivitetin e tyre, me perfaqësues të shoqaëes studentore dhe staf e aktivistë mjedisorë nga Universiteti POLIS dhe Instituti Co-Plan. Në takim u fol mbi aktivitetin e kësaj levizjeje dhe statusin e mjedisit në vend. Folësit dhe pjesëmarrësit zhvilluan një debat mjaft konstruktiv qytetar dhe profesional duke theksuar rëndësinë e aktivizimit qytetar dhe intelektual ndaj sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm në vend! Në perfundim u ra dakort të koordinohet e bashkëpunohet më mirë në çeshtje të aktivizmit mjedisor e qytetar si dhe në nisma me vlerë për kërkim praktik e shkencor. 9 Dhjetor 2016 - Qendra Art Kontakt së bashku me U_POLIS zhvilluan në ambjentet e Universitetit POLIS konferencën mbi “Identifikimin dhe Zhvillimin e Itinerarëve Historiko-Kulturore, bazuar në Trashëgiminë e Ali Pashë Tepelenës”, ku u prezantuan dhe vlerësuan rezultatet e këtij studimi. Konferenca ishte e hapur për publikun dhe studentët, ndaj dhe pjesëmarrja ishte masive. 16-18 Shkurt 2017 - Si pjesë e “Future Architecture Platform” nëpërmjet Tirana Architecture Week dhe Tirana Design Week, në datën 16-18 shkurt Universiteti POLIS mori pjesë në Konferencën vjetore (Matchmaking Conference) që u zhvillua në Ljubljane në kuadër të kësaj platforme, dhe prezantoi punën dhe misionin në Shqipëri në RTV 3 Slloveni si dhe në gazetën më të madhe në vend DELO. Future Architecture Platform, e mbështetur nga projekti Creative Europe, bashkon institucionet më të rëndësishme në fushën e arkitekturës në Evropë, duke i dhënë mundësi arkitektëve të rinj të prezantojnë idetë e tyre për të Ardhmen e Arkitekturës,

U POLISGAZETË INFORMATIVE - Universiteti Polis 28.pdfakademike dhe kërkimore në lidhje me riaftësimin e hekurudhës si mjet alternativ dhe mjedisor transporti publik, si dhe për

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: U POLISGAZETË INFORMATIVE - Universiteti Polis 28.pdfakademike dhe kërkimore në lidhje me riaftësimin e hekurudhës si mjet alternativ dhe mjedisor transporti publik, si dhe për

U POLIS

//////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////// /////////////Mars 2017

Ceremonia e ditës së parë të shkollës për vitin akademik 2016-2017 - Takime dhe konferenca- Ceremonia e diplomimit-Konkursi i projekteve për riorganizimin e hapësirave të shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli” -Projekti i mobilitetit në Universitetin Minho, Portugali-Vizita studimore-Workshope-Drama dhe aktivitete të tjera

UNIVERSITETI POLIS ESHTE AKREDITUAR ME URDHER TE MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SHKENCES NR.227, DATE 22.07.2009. I LICENSUAR ME VENDIM TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, NR. 698, DATE 11.10.2006 BOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE NR 114, FAQE 4475, VITI 2006. PER ME SHUME MUND TE KLIKONI NE : WWW.QPZ.GOV.AL OSE WWW.MASH.GOV.AL. U_POLIS është anëtar i shoqatës së shkollave evropiane te arkitektures (AEEA). Anëtar i shoqatës së shkollave evropiane të planifikimit (AESOP) dhe nënshkrues i “Magna Charta” te Bolonjës. Universiteti Polis – Shkolla ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban, Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995, Tirana, Albania. Tel:+ 355.(0) 4 240 74 20 / 240 74 21; Fax:+ 355.(0)4 240 74 22. Mob. +355 (0) 69 40 88 111. www.universitetipolis.edu.al

NR.28

Konkursi i projekteve për riorganizimin e hapësirave të shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli” Në datën 27 janar 2017, ora 11:30, në ambjentet e U_POLIS, u zhvillua prezantimi dhe konkursi i Projekteve për riorganizimin e hapësirave të shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli”. Ky projekt u zhvillua në kuadër të projektit pilot mbi De-institucionalizimin në të cilin U_POLIS së bashku me Shtëpinë e Fëmi-jëve “Zyber Hallulli” dhe me autorë studentët e vitit të katërt Arkitekturë dhe vitit të parë Dizajn i Aplikuar, të udhëhequr nga stafi dhe pedagogët e lëndës “Studio dhe Teori Arkitekture Interieri”, tentoi të jepte një ndihmesë vullnetare për riorganizimin e hapësirave të brendshme të shtëpisë së fëmijëve, për t’i kthyer ato në ambjente komforte dhe me standarde evropiane. E gjithë kjo punë u krye me shumë kënaqësi dhe përkushtim nga pedagogët dhe studentët e U_POLIS.Gjatë aktivitetit u prezantuan 10 projekte dhe pas shqyrtimit të tyre, Juria me në krye ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Blendi Klosi, përcaktoi tre projektet më të mira të cilat ishin “Light cavity”, “Një hapësirë për të vizatuar” dhe “Shpërthime Z, Y, Z”.

Projekti i mobilitetit në Universitetin Minho, PortugaliStudentë të U_POLIS në nga programe të cikleve te ndryshme si Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor, Programe te Integruara, Doktoraturë janë bërë pjesë e projektit të mobilitetit midis U_POLIS dhe Universitetit Minho në Portugali. Ata do ta ndjekin semestrin e dytë në Guimarães, Portugali.Përveç studentëve edhe një grup i stafit dhe kërkuesve shkencorë të Universitetit POLIS do të kenë një qëndrim 3-mujor për programin e mobilitetit Erasmus+ me Universitetin Minho, Portugali. Ndër të tjera, ato po zhvillojnë edhe programe të reja të përbashkëta kërkimore dhe mobiliteti.

Ceremonia e diplomimit Në datën 21 Dhjetor 2016, ora 17:00, Universiteti POLIS zhvilloi ceremoninë e shpërndarjes së diplomave, në hollin kryesor. Ky ishte një moment i veçantë për studentët e sapo diplomuar, të cilët kurorëzuan më në fund punën e tyre të gjatë, të bërë plot pasion dhe përkushtim. Ceremonia u moderua nga Ark. Ledian Bregasi, e cila vijoi me një përshëndetje nga ana e Rektorit të Universitetit POLIS, Prof. Dr. Besnik Aliaj. Përveç përshkrimit të disa nga arritjet dhe sfidat që universiteti është përballur ndër vite, citojmë mbylljen e fjalimit të tij duke thënë se “…ka ende shumë punë për të bërë, ka ende shumë sfida te reja që presin zgjidhje, dhe për të cilat stafi dhe vetë studentët në vite duhet të kontribuojnë…”. I ftuari special i ceremonisë ishte Dr. Alberto Cutillo, ambasadori Italian në Tiranë, në respekt të disa partnerëve kryesorë Italianë të U_POLIS ndër vite. Në emër të studentëve përshëndeti edhe studentja e sapodiplomuar Shega Erebara, e cila shprehu falënderim për U_POLIS për kulturën dhe dijet që kanë arritur të fitojnë gjatë viteve akademike, si edhe familjarët e studentëve për mbështetjen e tyre në këtë rrugëtim formimi. Administratori i U_POLIS, Prof. Sotir Dhamo, i ktheu studentët pas në kohë duke i kujtuar ditët e para në universitet, mënyrën se si ata janë rritur profesionalisht gjatë këtyre viteve, duke lexuar fragmente nga disa letra të shkruara nga vetë studentët vite më parë. Padyshim që momenti më emocionues dhe më i shumëpritur i ceremonisë ishte shpërndarja e diplomave, ku studentët prisnin me padurim të dëgjonin emrin e tyre dhe të merrnin në dorë atë diplomë që shumë prej tyre do të duan ta vënë në një kornizë dhe ta vendosin në mur, për t’u ndjerë krenarë me veten dhe për të qenë një shtysë për të ecur përpara me hapa më të sigurtë për t’u bërë dikush në të ardhmen. Por të njëjtin emocion shprehën edhe familjarët e tyre që ishin dëshmitarë të një momenti kaq të gëzueshëm dhe të paharrueshëm për ta duke i dhuruar lule dhe duke e ngrirë atë moment nëpërmjet disa fotove familjare që më vonë do të jenë një kujtim i bukur për ta. Në respekt të traditës së krijuar, ceremonia u finalizua me një foto të përbashkët të të gjithë diplomantëve.

Vizita studimore2 Nëntor 2016 - Pedagogë dhe studentë të U_Polis vizituan qytetin e Vlorës në kuadër të lëndës “Planifikim dhe Dizajn Urban” ku u trajtua gjiri i Vlorës - Rradhime/Orikum - si pjesë e Bashkisë së re Vlorë. Vizita

e parë ishte në sitin arkeologjik te Orikumit të Vjetër në bazën e Pashalimanit! Në këtë mënyrë, universiteti lidh praktikën me teorinë dhe i shërben komuniteteve vendore. 23 Nëntor 2016 - Studentët e Art & Di-

zajn, viti i tretë, vizituan ambientet e Shtëpisë Botuese “Pegi” për t`u njohur me teknikat e printimit në kuadër të lëndës Dizajn Grafik, drejtuar nga pedagogia Sonia Jojic. 3 Dhjetor 2016 - Në kuadër të laboratorit të integruar urban, studentët e programeve master në U_POLIS, bënë një udhëtim me tren në linjen Durrës-Tiranë, dhe takim me drejtuesit e Hekurudhës Shqiptare. Prej 2 vitesh POLIS po punon në projekte akademike dhe kërkimore në lidhje me riaftësimin e hekurudhës si mjet alternativ dhe mjedisor transporti publik, si dhe për riaktivizimin e stacioneve lokale si pika fokale zhvillimi ekonomik dhe shërbimesh komu-

nitare.6 Dhjetor 2016 – Studentë të degës Studime Mjedisore (Bachelor dhe Master) zhvilluan vizita në terren dhe në laboratorë të specializuara partnere (Altea Gjeoshkence) me prof. Elizabeta Susaj dhe prof.

Luljeta Bozo. 24 Janar 2017 - Studentët e vitit të 3-të të Inxhinierisë së Ndërtimit në U_POLIS organizuan diskutim praktik në terren për: konkretizimin e llogaritjeve në aftësi mbajtëse dhe sizmicitet të ndërtesave ekzistuese TIP me muraturë, verifikimin e ndërhyrjeve strukturore në këto ndërtesa, degradimin e materialeve dhe strukturës në tërësi. Evidentimi në terren është një nga mënyrat më të mira të të mësuarit të koncepteve të ndryshme, prandaj studentët i shohin nga afër strukturat në lëndë dhe tema të caktuara.

25 Janar 2017 - Studentët e vitit të dytë te degës Arkitekturë dhe Inxhinieri Ndërtimi ishin në nyjen e betonit të kompanise “Vega” shpk. Vizita kishte për qëllim: Njohjen praktike me materialet kryesore të betonit: çimento, rërë, granil; njohjen praktike të teknologjisë së prodhimit të betoneve të klasave C 20/25, C25/30, C30/37; dhe përdorimet e betonit në elementë të ndryshëm strukturorë. Gjatë vizitës u bënë diskutime dhe pyetje me inxhinierët e kompanisë rreth problemeve të ndryshme teknike.

8, 9 Shkurt 2017 – Në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Dropull, një grup stafi dhe studentësh të Universitetit POLIS kanë kryer ekspediten e parë në terren për hartimin e pyetësorëve me banorët e zonës në datën 8-9 shkurt 2017. Vizita në 41 fshatrat e Bashkisë Dropull u zhvillua brenda 2 ditëve, dhe grupet e punës patën mundësinë jo vetëm të vizitojnë territorin e mrekullueshëm të kësaj Bashkie, por edhe të zhvillojnë biseda dhe takime me banorët, të cilët treguan një mikpritje të jashtëzakonshme. Të dhënat e mbledhura gjatë kësaj vizite të parë do të përdoren si një input me mjaft rëndësi gjatë fazës së hartimit të Strategjisë së Zhvillimit për Bashkinë Dropull, ndërkohë vizita të tjera do të realizohen së shpejti. Universiteti POLIS është duke punuar në Bashkinë Dropull, duke dhënë një kontribut social përmes konsulencës teknike dhe profesionale, të cilat do të përdoren në dobi të punës kërkimore shkencore të universitetit.

Ceremonia e ditës së parë të shkollës për vitin akademik 2016-2017Data 24 Tetor 2016 shënoi zyrtarisht fillimin e vitit akademik 2016-2017 në Universitetin POLIS, ceremonia e saj u zhvillua një ditë më pas, në datën 21 Tetor, ku hapja u bë nga Administratori, njëkohësisht përfaqësues i Borditit të Themeluesve, Doc. Sotir Dhamo. Pas tij, rektori i Universitetit POLIS, Prof. Dr. Besnik Aliaj, bëri një përshëndetje mirëseardhje për të gjithë studentët, veçanërisht, për studentët e vitit të pare të cilët sapo filluan udhëtimin e tyre akademik, dhe më pas fjala i kaloi tre dekanëve të fakulteteve përkatëse. Vëmendje e veçantë ju kushtua orientimit të studentëve për mënyrën e organizimit të institucionit, rregulloreve dhe procedurave të U_POLIS, të cilat prekin shumë shërbime si ato që kanë të bëjnë me sekretarinë mësimore, çështjeve financiare, çështjeve ligjore si edhe çështje të IT-së. Në fund të ceremonisë, studentët u shoqëruan, për të parë ambjentet e universitetit, atje ku ata do të kalojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre, si një investim i vlefshëm për të ardhmen. Si çdo vit, U_POLIS i uroi suksese dhe një vit me “Hapësirë dhe Mendime të Reja dhe Inovative”.

WorkshopeDhjetor 2016 - Workshopi “On-Site-Research on Energy Balance” me Prof. Stephan Pinkau.Në 16 dhjetor 2016, Prof. Stephan Pinkau (Anhalt University, Dessau, Germany) udhëhoqi një trajnim On-Job lidhur me humbjen e përçimit dhe të ventilimit. Pas një leksioni hyrës, studentët analizuan ndërtesën e Universitetit POLIS duke përdorur termokamerën. Kjo pajisje është blerë në kuadër të projectit DAPEEWB me TEMPUS BE. Imazhet e kamerës treguan shpërndjarjen e ngrohtësisë në fasadën e jashtme: pjesët e “ngrohta” të sipërfaqes me humbje të madhe energjie u treguan me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe; pjesët e ftohta me ngjyra blu. Studentët mësuan se zonat e dyerve dhe dritareve janë përgjithësisht ato që transferojnë shumë energji nga brenda – jashtë për sa kohë nuk janë të ekspozuara ndaj diellit. Në zonat e ekspozuara ndaj diellit, zonat intransparente të fasadës përthithnin energji solare – dhe u reflektuan në termokamerë si të nxehta – kurse dritaret tregonin të ishin të ftohta; energjia solare thithej kryesisht nga sipërfaqet që rriheshin nga dielli Brenda ndërtesës; duke treguar një përdorim pasiv të rrezatimit diellor.

16-20 janar 2017 - Workshopi “Teknologji e Avancuar në Arkitekturë”, me Prof. Sandra Silva dhe Prof. Ricardo Mateus nga Universiteti Minho në Portugali dhe Etleva Dobjani nga Universiteti POLIS, ku morën pjesën studentë të vitit të tretë të programit Arkitekturë dhe Dizajn Urban, si dhe studentët e vitit të parë Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi. Qëllimi i këtij workshopi ishte zhvillimi i aftësive në kontekstin e vlerësimit të impaktit mjedisor të lëndëve të ndërtimit, produkteve të ndërtimit, elementeve të ndërtimit dhe ndërtesave. Gjithashtu, workshopi synonte zhvillimin e aftësive në përdorimin e metodave mbështetëse vendimmarrëse me shumë kritere në procesin e zgjedhjes së më shumë elementeve të qëndrueshëm në projektimin e më shumë ndërtesave të qëndrueshme.

20-27 Janar 2017 - Workshopi “Vleresim i ndikimit ne Mjedis/ Vleresim Strategjik Mjedisor” nga Prof. Asoc. Dr. Elisabeta Susaj dhe Lucia Lourenço nga Universiteti i Minho, Portugali. Në workshop morën pjesë studentët e vitit të pestë të programit Planifikim dhe Menaxhim Urban, si dhe studentët e vitit të dytë të programit “Menaxhim Mjedisor Urban”.

16-26 Shkurt 2017 - Programi doktoraturë ndërkombëtare PhD POLIS/Ferrara në Arkitekturë dhe Planifikim Urban organizuan një workshop për ciklin e 32-të, me përpjekjen për të eksploruar më thellë disa nga fushat më të fundit kërkimore që kanë qenë aktive vitet e mëparshme brenda Departamentit të Kërkimit të Aplikuar (OBM) Observatori i Basenit Mesdhetar Fakulteti FKHZ në Universitetin POLIS. Baza e diskutimit për këtë vit ishte ideja e zhvillimit të aftësisë kritike dhe analitike të çdo studenti për të gjetur, brenda një projekt plani të caktuar, mjete që mund të sjellin proçese të reja në arkitekturë dhe dizajn për zhvillimin e ardhshëm të qytetit Shkodër në Shqipëri.

Drama dhe aktivitete të tjera28 Tetor 2016 – Për të shënuar mbylljen e 5 javëve të Tirana Architecture Weeks 2016, ku ishin shumë të ftuar që dhanë kontributin e tyre me leksione, workshope dhe evente te ndryshme, si edhe për të festuar suksesin e TAW 2016 dhe punën e shkëlqyer të organizatorëve të këtij eventi, U_POLIS organizoi një Party në Tulla Center. 25 Nëntor 2016 - Përfaqësia Studentore U_POLIS organizoi “Bake Sale”, një event bamirësie në prag të festave të Nëntorit, ku të gjithe të ardhurat do të shkonin për Shtëpine e Fëmijës! Në këtë event morën pjesë studentët dhe stafi i U_POLIS, duke sjellë gatime të ndryshme që u shitën gjatë orarit të eventit dhe të gjitha të ardhurat shkuan për bamirësi. 13 Dhjetor 2016 – Në hollin e saj, U_POLIS mirëpriti “Performanca”, një vepër e shkruar nga Odise Kote, e përpunuar dhe e përshtatur për skenën e teatrit nga aktori dhe producenti Marsias Lila dhe me regji nga Edlira Baholli. Kjo mon-odramë është vënë në skenë për herë të parë në Teatrin e Metropolit , në 4 Dhjetor 2014. Më pas ka bërë një tur në qytete të Shqipërisë duke u rikthyer në Tiranë, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Kryqi i Kuq në U_POLIS Ashtu si çdo vit tjeter, në 2 Shkurt Universiteti POLIS mbështeti nismën e Kryqit të Kuq për dhurimin e gjakut në fushatën “Dhuroni gjak, shpëtoni një jetë”. Stafi dhe studentët erdhën në ndihmë të fëmijëve talasemikë duke dhuruar gjakun e tyre gjatë gjithë ditës. Në Shqipëri 600 femijë janë të prekur nga sëmundja e talasemisë. Këta femijë marrin një herë në 2 javë gjak. Ky gjak nuk sigurohet nga prindërit, pasi prindërit janë bartës të talasemisë. Perveç të semurëve me talasemi ka të sëmurë me tumore, leuçemi etj, kështu që nevojat për gjak janë mjaft emergjente.

GAZETË INFORMATIVEGAZETË INFORMATIVE

Takime dhe konferenca16 Nëntor 2016 – Përfaqësues nga Aleanca Kunder Importit te Plehrave (AKIP) patën një takim mjaft interesant informal për të informuar mbi aktivitetin e tyre, me perfaqësues të shoqaëes studentore dhe staf e aktivistë mjedisorë nga Universiteti POLIS dhe Instituti Co-Plan. Në takim u fol mbi aktivitetin e kësaj levizjeje dhe statusin e mjedisit në vend. Folësit dhe pjesëmarrësit zhvilluan një debat mjaft konstruktiv qytetar dhe profesional duke theksuar rëndësinë e aktivizimit qytetar dhe intelektual ndaj sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm në vend! Në perfundim u ra dakort të koordinohet e bashkëpunohet më mirë në çeshtje të

aktivizmit mjedisor e qytetar si dhe në nisma me vlerë për kërkim praktik e shkencor. 9 Dhjetor 2016 - Qendra Art Kontakt së bashku me U_POLIS zhvilluan në ambjentet e Universitetit POLIS konferencën mbi “Identifikimin dhe Zhvillimin e Itinerarëve Historiko-Kulturore, bazuar në Trashëgiminë e Ali Pashë Tepelenës”, ku u prezantuan dhe vlerësuan rezultatet e këtij studimi. Konferenca ishte e hapur për publikun dhe

studentët, ndaj dhe pjesëmarrja ishte masive. 16-18 Shkurt 2017 - Si pjesë e “Future Architecture Platform” nëpërmjet Tirana Architecture Week dhe Tirana Design Week, në datën 16-18 shkurt Universiteti POLIS mori pjesë në Konferencën vjetore (Matchmaking Conference) që u zhvillua në Ljubljane në kuadër të kësaj platforme, dhe prezantoi punën dhe misionin në Shqipëri në RTV 3 Slloveni si dhe në gazetën më të madhe në vend DELO. Future Architecture Platform, e mbështetur nga projekti Creative Europe, bashkon institucionet më të rëndësishme në fushën e arkitekturës në Evropë, duke i dhënë mundësi arkitektëve të rinj të prezantojnë idetë e tyre për të Ardhmen e Arkitekturës,