50
2013 Fakulteti i Shkencave Politiko Juridike Punoi: Viola CIKALLESHI [TVSH, SUKSESI I ADMINISTRIMIT TË SAJ DHE NDIKIMI NË TË ARDHURAT PUBLIKE]

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

  • Upload
    lydiep

  • View
    264

  • Download
    8

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

2013

Fakulteti i Shkencave Politiko Juridike

Punoi: Viola CIKALLESHI

[TVSH, SUKSESI I ADMINISTRIMIT TË SAJ DHE NDIKIMI NË TË ARDHURAT PUBLIKE]

Page 2: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 1

ABSTRAKT

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve që zbatohen nga Qeveria Qëndrore. Në to përfshihen 6 kategori kryesore: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi mbi Fitimin, Akciza, Tatimi mbi të Ardhurat Personale, Taksat Doganore dhe Taksat Nacionale e të tjera.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat përbëjnë zërin kryesor në sigurimin e të ardhurave në Buxhetin e Shtetit. Duhet theksuar se në ndryshimin e secilit zë përbërës të të ardhurave doganore dhe tatimore, si në vlerë absolute ashtu edhe në atë relative nga viti në vit kanë ndikuar ndjeshmërisht edhe politikat fiskale që janë zbatuar nëpër periudhat përkatëse. Gjithsesi, siguruesi kryesor i të ardhurave tatimore vazhdon të jetë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) me rreth 50%.

Strategjia e reformimit të sistemit tatimor u bazua në disa elemente thelbësore lidhur me TVSH: sistem TVSH-je me bazë të gjerë dhe normë standarde 20% (me një normë të reduktuar 10%), si dhe një prag përjashtimi "brenda normales" për bizneset e vogla;

Ky studim përpiqet të vlerësojë efektet e politikës fiskale tek Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Shqipëri dhe se sa i suksesshëm është sistemi tatimor në lidhje me zbatimin e ligjit mbi TVSH-në.

Studimi konstaton se TVSH ka të nevojshme të vazhdojë të administrohet fuqishëm, duke rritur përdorimin e kapaciteteve në dispozicion dhe luftuar sëmundjen që mund të zhvillohet: korrupsionin. Gjithashtu ka vend për rishikimin e përqindjes së aplikimit të saj në vendin tonë.

Page 3: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 2

Mirënjohje

Studimi shumëvjecar në fushën e financave, ka zhvilluar njohuritë e mia dhe më shërbeu si faktor kyc në realizimin e kësaj teme. Dua t’i shpreh mirënnjohjen nga zemra familjes sime që më suportooi në cdo hap të edukimit dhe studimeve të mia.

Page 4: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 3

PERMBAJTJA HYRJE.............................................................................................................................................5 1. APLIKUESHMERIA E TVSH NE SISTEMIN FISKAL SHQIPTAR....................................6 1.1 Rrjedha e shpërndarjes së mallrave e shërbimeve………………………………………………….7 1.2 Kostot e zbatimit të legjislacionit tatimor……………………………………………………………8 2. NDIKIM DHE PESHA E TVSH NE PBB................................................................................9 2.1 Taksimi i konsumit (indirekt) ………………………………………………………………………….9 2.2 Të Ardhurat sipas Burimeve ………………………………………………………………………..11 2.3 Kush e ndikon ndryshimin ne te ardhurat nga TVSH……………………………………………..12 2.4 Krahasim me vendet e rajonit………………………………………………………………………..12 2.5 Performanca e administratave tatimore ………………………………………………………...…13 3. RRJEDHOJA E PERMIRESIMEVE NE KUADRIN LIGJOR............................................17 3.1 Politika fiskale te realizuara deri me 2010 ne lidhje me TVSH…………………………………18 3.2 Politikat Fiskale Afatshkurtra ………………………………….……………………………………19 4. RIMBURSIMI, thembra e Akilit të sistemit të TVSH.............................................................21 4.1Kategorizimi i pretenduesve………………………………….…………………………………….…24 5. BOSHLLEKU TATIMOR NGA TVSH ..................................................................................26 5.1 Si llogaritet boshllëku për TVSH-në me metodën makro?.……….……………………….……..26 5.2 Boshllëku tatimor në Shqipëri ………………………………….……………………………………28 5.3 Boshllëku tatimor në Ballkan ………………………………….…………………………….………30 6. BARRA TATIMORE................................................................................................................31 6.1Cili është ndryshimi midis furnizimeve të përjashtuara dhe atyre me 0 % TVSH? …………..31 6.2 TVSH-TAP: A mundet sistemi fiskal të pranojë ulje/heqje tatimesh? ………………………….……………32 6.3 Ndikimi i ofertës politike te të ardhurat e buxhetit………………………………………………..33 7. KUFIZIMET E TVSH..............................................................................................................35 7.1 Pikepamje kontroverse në lidhje me TVSH………………………………………………………...36 7.2 Konseguencat sociale nga ndryshimet në TVSH ………………………………………………….40

7.2.1 Shtrirja e TVSH-së në “zonat e thella” …………………………………………………40 7.2.2 Sektorët “e vështirë” për t’u taksuar…………………………………………………….41

7.3 Probleme kyce për tu shqyrtuar në lidhje me TVSH………………………………………………43 8. KONKLUZIONE.......................................................................................................................46 9. REKOMANDIME.....................................................................................................................47 10. BIBLIOGRAFI.......................................................................................................................48

Page 5: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 4

FJALORTH TVSH Tatimi mbi Vlerën e Shtuar PBB Produkti i Brendshëm Bruto VITTVSH Viti kur ka hyrë Tatimi i Vlerës së Shtuar në zbatim TVSHSTAND Shkalla standarte e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar TVSHRED Shkallët e reduktuara të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (eksporti taksohet me

0% në të gjitha vendet) PBTVSH Raporti i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar aktual ndaj potencialit te mbledhjes

se Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ne lidhje me konsumin privat PRODTVSH Tatimi i Vlerës së Shtuar i arketuar si % e Prodhimit të Brendshëm Bruto,

llogaritur sipas shkalles standarte 20% PRAGTVSH Shuma e qarkullimit total vjetor (in €) e pragut te cilit duhet te regjistrohet

tatimpaguesi ne skemen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar TVSHARK Perqindja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të arketuar ne raport me

Prodhimin e Brendshëm Bruto AGTVSH Vlera e shtuar e Sektorit të Agrikultures (%) në volumin e Prodhimit të

Brendshëm Bruto

IMPTVSH Importet e mallrave dhe sherbimeve ne raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (ne %)

Page 6: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 5

HYRJE

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është një formë e tatimit të konsumit. Nga perspektiva e blerësit, ajo është një taksë mbi çmimin e blerjes. Nga ajo e shitësit, kjo është një taksë e vetme mbi vlerën e shtuar për një produkt, material, ose shërbim, në fazën e prodhimit të tij ose të shpërndarjes (sipas trajtimit kontabël). Prodhuesi i paguan qeverisë diferencën mes këtyre dy shumave, dhe mban pjesën tjetër për veten e tij për të kompensuar tatimin e paguar më parë për inputet.

Vlera e shtuar për një produkt nga ose në një biznes është çmimi i shitjes që i ngarkohet të klientit të tij, minus koston e materialeve dhe inputeve të tjera të tatueshme. Një TVSH është si një taksë e shitjes të cilën e paguan në fund të fundit vetëm konsumatori përfundimtar. Ajo ndryshon nga tatimi i shitjes, sepse tatimi është mbledhur dhe kthehet në qeveri vetëm një herë, në pikën e blerjes nga konsumatori final. Pagesa e TVSH, ndodh çdo herë që një biznes shet produktet në zinxhirin e furnizimit.

Sot, që prej vitit 1990, janë më shumë se 120 vende në botë të industrializuara dhe në zhvillim që zbatojnë TVSH, tatim të cilin e paguajnë rreth 4 miliardë njerëz (konsumatorë fundorë), nga i cili mblidhen 18 mld $, ose 25% të totalit të të ardhurave tatimore. Ajo është bërë taksa kryesore e konsumit. TVSH lindi në Francë në vitin 1948, kur fillimisht u zbatua vetëm në transaksionet e prodhimit të fabrikuara. Më pas gradualisht u zbatua në Brazil më 1967 në të gjitha nivelet e transaksioneve, për tu përhapur gjatë viteve 1970-1980 në 63 vende.

Page 7: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 6

1. APLIKUESHMERIA E TVSH NE SISTEMIN FISKAL SHQIPTAR Megjithë arsyet specifike në adoptimin e TVSH-se të ardhurat nga ajo janë të ndryshme nga njëri vend në tjetrin. Argumenti kryesor për këtë ndryshueshmeri është se një TVSH e hartuar në mënyrën e duhur për kushtet e zhvillimit ekonomik të vendit i rrit të ardhurat tatimore duke mbajtur një kosto ekonomike dhe administrative të ulet në raport me koston për arketimin e të ardhurave nga taksa të tjera mbi konsumin. Nga një studim i bërë mbi aplikimin e tarifave të TVSH-se është verejtur se mund të grumbullohen mesatarisht rreth 0.4 % të PBB-se të ardhura tatimore për cdo 1% tarife tatimore. Në vendet e industrializuara pjesa e të ardhurave nga TVSH-ja kap 15% - 20% të totalit të të ardhurave tatimore apo 5% - 8% të PBB-se. Ndersa në vendet në zhvillim edhe pse ajo nuk është në këto nivele perqindje zë një peshe të konsiderueshme të të ardhurave tatimore. Dhe në dallim nga tatimi mbi të ardhurat, TVSH-ja nuk influencon në formen dhe menyren e biznesit. Një TVSH e pershtatur mbi kushtet specifike ekonomike kombetare siguron gjithashtu një neutralitet në fushen e tregtise se jashtme nepermjet mostaksimit të eksporteve dhe trajtimit të importeve mbi një mesatare te prodhimeve brenda vendit.

Rregullimi ligjor në lidhje me TVSH-në në Shqipëri bëhet sipas ligjit nr. 7928 datë 27.04.1995 Për Tatimin e Vlerës së Shtuar dhe amendamenteve të bëra atij gjatë viteve, si dhe udhëzimeve të nxjerra në zbatim të tij. Futja e TVSH-se edhe në Shqiperi mund të konsiderohet si ngjarja me e rendesishme në evolucionin e struktures tatimore shqiptare. Gjatë periudhës gati 8-vjeçare të zbatimit të këtij ligji, përgjithësisht mund të thuhet se ai ka qenë një nga ligjet fiskale më pak të kontestueshme. Pavarësisht se ligji është miratuar në muajin prill të vitit 1995, në fakt hyrja e tij në fuqi është bërë në muajin qershor të vitit 1996, duke i lënë kështu një kohë të nevojshme tatimpaguesve për njohjen e procedurave, funksionimin dhe zbatimin e tij. Në historikun e legjislacionit fiskal të Shqipërisë ai paraqet rastin pothuajse unikal që ka parashikuar një periudhë njohjeje para hyrjes në fuqi. Parimi i përgjithshëm që sanksionohet në këtë ligj është llogaritja e detyrimit për TVSH-në në faturim.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) zbatohet ndaj mallrave dhe shërbimeve brenda territorit të Shqipërisë. Çdo person fizik apo juridik me një xhiro vjetore mbi 5 milion Lekë dhe/ ose çdo person tjetër që importon mallra (pavarësisht xhiros vjetore) është i tatueshëm. E zbatueshme që nga 1 Shkurti i 2011, profesionistët si përshembull, juristët, noterët, kontabilistët e certifikuar, inxhinierët, mamitë dhe infermierët, arkitektët e të tjerë janë të detyruar të regjistrohen për pagesën e TVSH-së.

TVSH-ja për për të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve të kryera si dhe për importet është 20%.

Një normë më e ulët prej 10% aplikohet ndaj ilaçeve dhe shërbimeve mjekësore. Eksportet taksohen me 0%. TVSH-ja e zbritshme mund të jetë e përjashtuar për qëllime të llogaritjes së detyrimit të TVSH-së së tatimpaguesit.

Dhënia me qera e tokës dhe ndërtesave, faturimi mujor i principalit për dhënie me qera/hua; shërbimi postar; shërbimet financiare, shërbimet arsimore të siguruara nga institucionet arsimore

Page 8: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 7

private a publike dhe furnizimi me libra, gazeta, revista si dhe lojërat e fatit dhe reklamat në shërbimet mediatike të shkruara a elektronike janë të përjashtuara nga TVSH-ja.

Pagesa e TVSH-së duhet të kryhet jo më vonë se ditën e 14 të të çdo muaji. Gjithashtu të ardhurat nga TVSH-ja për muajin e kaluar duhet të përgatiten në datën 14 të çdo muaji.

Personat jo-rezidentë që kryejnë transaksione të taksueshme në Shqipëri tatohen në Shqipëri në të njëjtën mënyrë si edhe personat rezidentë. Kështu, të njëjtat kërkesa për rregjistrim për TVSH aplikohet edhe ndaj jo-rezidentëve. Gjithashtu, jo-rezidentët duhet të emërojnë një përfaqësues të TVSH-së. Nëse një jorezident nuk regjistrohet për pagesën e TVSH-së në Shqipëri, ai/ajo nuk mund të marrë të ardhurat e TVSH-së.

Parimet kryesore të TVSH-së, të harmonizuara me Direktivën e Gjashtë të Komunitetit Europian, mishërohen në ligjin nr. 7928 dt. 27.04.1995 ₺Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ₺, si :

i. tatim i përgjithshëm, që mbulon të gjitha fazat e prodhimit dhe të shpërndarjes ; ii. i zbatueshëm në parim pëër të gjitha llojet e mallrave dhe shërbimeve ;

iii. tatim i një lloji që e kresiton TVSH-në (zbritjen e TVSH-së së paguar në blerje nga personi i tatueshëm me kusht që blerja të ketë lidhje me shitjen) ;

iv. tatim që bazohet në vendin ku kryhet furnizimi ; v. tatim mbi konsumin (tatim që paguhet për mallrat dhe/ose për shërbimet që blen

konsumatori i fundit që i përdor për konsum personal)

Zbatimi i sukseshëm i ligjit për TVSH-në ndikohet nga 4 faktorë kryesorë:

1. Efektiviteti i administratës tatimore, sepse një administratë e dobët tatimore, ashtu si për cdo tatim tjetër, ka një performancë të ulët, dhe për këtë arsye, TVSH-ja mund të konsiderohet pjesë e strategjisë për të forcuar administratën tatimore, vecanërisht kur bëhet trainimi i stafit ekzistues dhe atij të ri.

2. Kultura e mbajtjes së të dhënave dhe llogarive, nga e cila varet vendosja e saktë e cmimit, lëshimi i faturave tatimore, kërkesat që duket të plotësojne ato si dhe informacionin që përmbajnë ato, tregues që ndikojnë direkt në forcimin e kërkesave për mbajtjen e të dhënave dhe llogarive.

3. Niveli arsimor i të rriturve, sepse nuk mund të presësh cilësi në plotësimin e kërkesave ligjore të TVSH-së nga njerëz me arsim të pakët.

4. Kosto e vënies në jetë të ligjit për TVSH

1.1 Rrjedha e shpërndarjes së mallrave e shërbimeve

Zinxhiri 1: Përdoret më së shumti për veshjet

Zinxhiri 2: Përdoret për mallrat ushqimore, pijet e buta dhe ato alkoolike

Zinxhiri 3: Përdoret në shërbimet parukeri, shërbimet bankare

Zinxhiri 4: Përdoret shpesh për materialet e ndërtimit dhe ato shtëpiake e elektroshtëpiake

Page 9: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 8

1.2 Kostot e zbatimit të legjislacionit tatimor

Nuk ka një shifër të saktë për kostot e zbatimit të legjislacionit tatimor. Teksa kostot administrative duhet të kalojnë përmes procesit të buxhetimit, kostot e zbatimit të legjislacionit tatimor janë të fshehura. Që këtej mund të ketë një tendencë për të menduar një politikë e cila zvogëlon kostot administrative në kurriz të një rritjeje të barabartë (ose më të madhe) në kostot e zbatimit të legjislacionit tatimor si një ulje në koston shoqërore, për arsye se kjo rezulton në uljen e shpënzimeve të qeverisë. Kërkuesit kanë vlerësuar kostot e zbatimit të legjislacionit tatimor në vende të ndryshme (Sandford et al.), (Slemrod, Agell et al.), (Vaillancourt, Allers, Tran-Nam et al.), kanë arritur në konkluzionet e mëposhtme:

1. kostot e zbatimit të legjislacionit tatimor janë relativisht të mëdha, vecanërisht për tatimet madhore. Në të njëjtën kohë ato janë më të mëdha se kostot administrative dhe kostot e zbatimit të legjislacionit tatimor mund të arrijnë deri në 10% të të ardhurave tatimore;

2. kostot e zbatimit të legjislacionit tatimor janë regressive dhe prandaj krijojnë disa efekte të padëshirueshme shpërndarëse;

3. kostot e mëdha të zbatimit të legjislacionit tatimor mund të influencojnë konkurrueshmërinë ndërkombëtare të bizneseve;

4. kostot e mëdha të zbatimit të legjislacionit tatimor zvogëlojnë zbatimin vullnetar të legjislacionit tatimor;

5. kostot e zbatimit të legjislacionit tatimor mund të shkaktojnë barrë tatimore të tepruar.

Administrata tatimore ka mbledhur gjatë 10 mujorit janar- tetor 2012 (përfshire kontributet) 132.9 miliardë lekë, që do të thotë 1.7 përqind më shumë të ardhura se 10 mujori i vitit 2011 ose 2,157 milion lekë më shumë (përfshirë dhe kontributet). Totali i të ardhurave tatimore (pa përfshirë kontributet) ishte për periudhën rreth 88.3 miliardë lekë, duke patur një rritje te lehtë prej 1 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe një mosrealizim të planit në masën -6.6 përqind, ndërsa të ardhurat nga kontributet janë rritur me 3.3 përqind mbi baza vjetore. Administrata tatimore ka rritje në masën 40.7 përqind në mbledhjen e taksave nacionale për këtë periudhë krahasuar me një vit më parë, ndërsa TVSH ka pasur një renie prej -1.1 % mbi baza vjetore; Tatim Fitimi ka pësuar rënie prej -16.1 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Tatimi mbi të ardhurat personale ka pësuar gjithashtu rënie prej -0.6% në krahasim me vitin 2011; Akciza ka pësuar renie prej -12.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare.1

1 “Raporti Fiskal Mujor Janar - Tetor ,2012“ Ministria e Financave <http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/raporti_fiskal_tetor_2012_draft_4321_1.pdf>

Page 10: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 9

2. NDIKIM DHE PESHA E TVSH NE PBB Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve që zbatohen nga Qeveria Qëndrore. Në to përfshihen 6 kategori kryesore: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi mbi Fitimin, Akciza, Tatimi mbi të Ardhurat Personale, Taksat Doganore dhe Taksat Nacionale e të tjera.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat përbëjnë zërin kryesor në sigurimin e të ardhurave në Buxhetin e Shtetit. Ndër vite vihet re një performancë gjithmonë e më e lartë e këtyre të ardhurave, gjë që përgjithësisht reflekton përmirësimin e menaxhimit të financave publike, të sistemit të mbledhjes së të ardhurave dhe klimës së biznesit. Në vitet 2000-2005 ka pasur një rritje mesatare 11% në vit, ndërkohë që rritja më e lartë është shënuar në vitet 2006-2007-2008 përkatësisht me 14% në dy vitet e para dhe 16% në vitin e fundit. Pas vitit 2009 fillojnë të shfaqen shenjat e para të ndikimit të krizës globale, me një rritje vetëm 2% ndërsa në vitin 2010, me 7%.

Duhet theksuar se në ndryshimin e secilit zë përbërës të të ardhurave doganore dhe tatimore, si në vlerë absolute ashtu edhe në atë relative nga viti në vit kanë ndikuar ndjeshmërisht edhe politikat fiskale që janë zbatuar nëpër periudhat përkatëse. Gjithsesi, siguruesi kryesor i të ardhurave tatimore vazhdon të jetë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) me rreth 50%, Akciza në vend të dytë, ndërkohë që Tatimi i të Ardhurave Personale (TAP) dhe Tatimi mbi Fitimin kanë shkëmbyer vendet me njëra-tjetrën përgjatë viteve.

2.1 Taksimi i konsumit (indirekt)

Nga TVSH janë mbledhur gjithsej për 10 mujorin 97.1 miliardë lekë, ose 1.7 përqind më shumë

se një vit më parë dhe -6.8 përqind më pak se parashikimi për vitin 2012.

Page 11: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 10

Nga Administrata Doganore janë mbledhur 76 miliardë lekë TVSH mbi mallrat e importuar,

duke realizuar planin e periudhës në masën 95.2 përqind. Për këtë periudhë, të ardhurat nga

TVSH-ja në doganë përbëjnë rreth 78.3 përqind të të ardhurave gjithsej nga TVSH-ja. Ndërsa

krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar ato rezultojnë të jenë 1.7 miliardë lekë më

shumë ose 2.5 përqind më shumë. Për muajin tetor TVSH në doganë ka një realizim prej 46

milionë lekë ose 0.5 përqind më shume se parashikimi mujor. Të ardhurat nga TVSH në doganë

ndikohen direkt nga vlera e importeve (volumet e importuara, çmimet në import dhe kursi i

këmbimit). Nga statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, importet e periudhës janar

tetor 2012 rezultojnë 453 .6 miliardë lekë, me rënie vjetore prej 0.6 përqind. Me rënie vjetore

janë importi i taksuar (-1.2 përqind), dhe importi nën regjimin e përpunimit aktiv (-2.15 përqind).

Importi i pataksuar ka një rritje të lehtë vjetore prej 1.76 përqind.

Nga administrata tatimore për periudhën Janar – Tetor janë mbledhur 21 miliardë lekë TVSH

nga 24.2 miliardë lekë të planifikuara, që do të thotë -13.3 përqind më pak se parashikimi dhe -

1.1 përqind më pak se një vit më parë. Për këtë periudhë, të ardhurat nga TVSH-ja në tatime

përbëjnë rreth 21.7 përqind të të ardhurave gjithsej nga TVSH-ja.

Në strukturën e të ardhurave tatimore që mbledhin tatimet, vihet re renie e peshës specifike të

TVSH-së ndaj totalit, nga 22 përqind në 10 mujorin 2011 në 21.7 përqind për 10 mujorin 2012.

Sikurse e shikojmë dhe në tabelën e mëposhtme që pasqyron TVSH-në e mbledhur sipas

sektoreve, rritjen e vetme e ka pësuar sektori i Shërbimeve me 33.7%. Sektoret qe kane pësuar

një rënie të ndjeshme jane sektori i Prodhimit me -24.2%, sektori i Ndertimit me -11.1% , sektori

Page 12: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 11

i Transportit me -29.6% dhe sektori i Tregtisë me -4.4%.

2.2 Të Ardhurat sipas Burimeve

Të ardhurat gjithsej të realizuara për periudhën janar - shtator 2012 ishin rreth 244.9 miliardë lekë, nga të cilat të ardhurat tatimore rreth 225.2 miliardë, të ardhurat jo-tatimore në rreth 17.6 miliardë. 2

2 Ekonomia dhe buxheti”, shtator 2012, MInistria e Financave <http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/ekonomia_dhe_buxheti_shtator_2012_4289_1.pdf>

Page 13: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 12

2.3 Kush e ndikon ndryshimin ne te ardhurat nga TVSH

Te ardhurat nga TVSH per 11 mujorin janar-nentor 2012 sipas te dhenave te Ministrise se Financave jane 99.9 miliarde leke, 4.2 miliarde me pak se parashikimi dhe 2.3 perqind me shume se nje vit me pare. Te ardhurat nga TVSH ne import gjate 2009 jane ndikuar nga renia e importeve krahasuar me vitin 2008 (duke perfshire ketu edhe efektin e zhvleresimit te lekut) si dhe nga ulja e cmimeve te disa produkteve si drithrat, materialet e ndertimit, karburantet, etj. Te dhenat mbi shperndarjen sektoriale te TVSH tregojne se sektori i industrise ka dhene gjate ketij viti 20 perqind te te ardhurave nga TVSH, ndertimi 36 perqind,sherbimet 31 perqind. Rritja vjetore e te ardhurave nga TVSH ne industri (6 mujori i pare 2009 kundrejt 6 mujorit te pare te 2008) eshte negative me 24 perqind me pak, ndersa ndertimi, sherbimet dhe transporti kane rritje pozitive te te ardhurave nga TVSH. Per 12 mujorin te ardhurat nga TVSH pritet te arrijne ne rreth 109 miliardë lekë , me rritje vjetore 1.75 perqind (rritja ne Dogana 2.4 përqind, ndërsa rritja në Tatime 0.2 përqind).

2.4 Krahasim me vendet e rajonit

Kolona e parë tregon vitin e hyrjes së TVSH-së, sipas 16 shteteve. Renditja është bërë sipas një llogaritje të bazuar mbi raportin që zë në raport me totalin TVSH që mblidhet, apo i quajtur ndryshe hendeku. Në dy kolona janë paraqitur shkallët standarte dhe ato të reduktuara. Me Shqipërinë kanë ngjashmëri Italia, Sllovakia, Kroacia, Sllovenia. Mali i Zi, Bosnja, Hungaria, Kosova, Cekia nuk kanë shkallë taksimi të reduktuara. Në rastin e Malit të Zi, me këtë nivel mbi 100% duket se nuk pasqyron realitetin, por për korrektësi llogaritje është paraqitur në tabelë. Mundësia është që të dhënat e servirura të mos jenë pasqyrë e realitetit. Me produktivitet të TVSH më të ulët paraqitet Turqia me një raport 0.27 peqrind. Më mirë është Mali i Zi me raport 0.84%. Shqipëria renditet në këtë listim e 9-ta. Përsa i përket pragut të TVSH-së, përveç Turqisë dhe Italisë që nuk kanë prag xhiroje për të qenë pjesë e skemës së TVSH-së, pragun më të ulët e ka Hungaria me afër 3,759 Euro xhiro dhe më të lartin e ka Kosova me 51,064 Euro. Shqipëria me uljet e vitit 2010 ka një prag të lartë të krahasuar me vendet e tjera, me 36,453 Euro. 3

3 ; Al-Tax, Treguesit e performancës së tatimeve shqiptare dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Jugore, 24 Tetor 2011

Page 14: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 13

Tabela e performancës së TVSH e krahasuar me vendet e rajonit dhe BE-se*

Përsa i përket pragut të TVSH-së, përveç Turqisë dhe Italisë që nuk kanë prag xhiroje për të qenë pjesë e skemës së TVSH-së, pragun më të ulët e ka Hungaria me afër 3,759 Euro xhiro dhe më të lartin e ka Kosova me 51,064 Euro. Shqipëria me uljet e vitit 2010 ka një prag të lartë të krahasuar me vendet e tjera, me 36,453 Euro. Nëse shikojmë raportin e TVSH-së arkëtuar me PBB, Turqia është më treguesin më të ulët me 4.9% të PBB-së dhe Mali i Zi me treguesin më të lartë me 14.3 përqind. Shqipëria renditet e 11-ta me një tregues krahasueshmërisht të konkurueshëm me vendet e tjera. Tre kolonat e fundit, synojnë të tregojnë strukturën e varësisë së ekonomisë nga bujqësia dhe importet, si dhe ndikimi i inflacionit në këtë produktivitet. Të dhënat mund të shihen direkt për të bërë edhe krahasimet me vendet e tjera. Në vlerësimin e përgjithshëm, pesha dhe rëndësia e TVSH-së për vitin 2010 nuk paraqitet e konkurueshme me vendet e tjera me një renditje në vendin e tretë nga fundi. Natyrisht, që analiza të tjera me këndvështrime ndryshe mund të bëjnë që të ndryshojë kjo rendtije. 2.5 Performanca e administratave tatimore Në tabelë, verehet se pesha e te ardhurave tatimore ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) është e krahasuesme me Bosnjën, Kroacinë, Greqinë, Çekinë. Nga ky aspekt, që i përket politikës së buxhetit të vendit vërehet se Shqipëria zë vendin e shtatë në vendet me barrën më të ulët fiskale në rajon. E para është Kosova, e pasuar nga Slovakia, Turqia, Kroacia, Bosnja dhe

Page 15: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 14

Kroacia. Mbeten pas Shqipërisë, Çekia, Italia, Rumania, Maqedonia, Mali i Zi, Slloveni, Bullgari, Serbia dhe Hungaria. Përsa i takon kostos administrative, Shqipëria është e 11-ta në këtë grupim, ku Serbia rezulton me koston më të ulët, ndërsa Kroaci, Mali i Zi, Turqi kanë koston administrative pas Serbisë, më pas vjen Rumania, ndërsa Çekia, Maqedonia, Sllovenia janë një pikë më para. Shqipëria i përket grupit me Italinë dhe Sllovakinë. Pas këtij grupi vjen Hungari, Bullgari, Greqi, Kosovë dhe Bosnjë. Përsa i përket Numrit të punonjësve tatimorë për 1000 banorë, Kosova është me treguesin më të ulët (0.32 punonjës për 1000 banorë). Hungaria mbyll këtë renditje me treguesin më të lartë, që rezulton 1.55 punonjës për 1000 banorë. Shqipëria renditet në këtë listim e dyta me 0.41 punonjës për 1000 banorë. Numri i tatimpaguesve aktivë për punonjës tatimore rezultoin që të ketë tregeusin më të lehtësuar në Kroaci me 10 tatimpagues aktivë për punonjës dhe mbyllet me Maqedoninë me 180 tatimpaguesë aktivë për 1 punonjës. Shqipëria është e 9-ta në këtë renditje. Dy kolonat e fundit tregojnë të ardhurën mesatare për frymë, si një tregues referues lidhur me ekonominë, si dhe konsumin privat që konsiston në mallrat dhe shërbimet e përdorura nga familjet individuale ose komunitetet dhe llogaritet si shumë e konsumit final të familjeve, konsumit final të administratës publike dhe konsumit final të Institucioneve JoFitimprurëse që i shërbejnë familjeve. Deficiti fiskal, i llogaritur si diferenca e të ardhurave me shpenzimet gjithsej të buxhetit të konsoliduar, arriti në 45.7 miliardë deri në fund të 2011, 1 miliardë lekë më pak se planifikimi. Deficiti është financuar në pjesën më të madhe me burime të brendshme (kryesisht huamarrje): 438 milionë lekë janë të ardhurat nga privatizimi të destinuara për financimin e deficitit; 28.2 miliardë lekë të ardhurat nga huamarrja e brendshme neto. Financimi i huaj neto i deficitit ka qenë në nivelin 18 miliardë lekë.

Page 16: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 15

Page 17: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 16

Piket e renditjes për tabelën e perfromancës tatimore janë percaktuar nga niveli i pajtueshmerise (4 pike),produktiviteti (3 pike), % ne GDP (3 pike) Piket e renditjes për tabelën eTVSH, taksave të punës dhe tatimit mbi fitimin janë percaktuar nga niveli i pajtueshmerise, produktiviteti, % e arketimeve ne GDP + peshen e taksave te punes. Shteti grek, I ka të integruara në një agjensi administratat tatimore dhe doganore. Administratat tatimore të Sllovakisë, Rumanisë, Bullgarisë, Sllovenisë, Greqisë dhe Italisë funksionojnë si agjensi gjysëm të pavarura nga Ministria e Financave. Numri i punonjësve është ai që është dekalruar nga vetë administratat respective për vitin 2010. Përveç Çekisë, Greqise dhe Malit te Zi gjithe administratat e tjera me lart kane te ngritur Njesine e Tatimpaguesve te Medhenj Të gjitha administratat tatimore që janë analizuar janë te organizuara mbi baza funksionesh dhe jo tatimesh

Page 18: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 17

3. RRJEDHOJA E PERMIRESIMEVE NE KUADRIN LIGJOR Zhvillimet në sektorin fiskal gjatë vitit 2009 janë ndikuar nga ecuria e faktorëve makroekonomikë të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe nga politikat buxhetore të Qeverisë për të minimizuar efektet negative të krizës ekonomike dhe financiare botërore. Politika tatimore ka vijuar të ketë si objektiv zgjerimin e bazës së taksueshme përmes uljes së barrës tatimore mbi të ardhurat nga puna, thjeshtimit të sistemit, forcimit të administrimit tatimor dhe doganor.

Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në kuadër të tatimit mbi vlerën e shtuar. Më këto ndryshim është permbushur edhe një prej rekomandimeve te komisionit europian për përafrimin e legjislacionit tonë të TVSH-së në linje me atë të BE-së, për këtë kategori mallrash.4

Ashtu sic është prezantuar në Artikullin 98 të SAA, nënligjet e mëposhtme janë përgatitur në kuadër të implementimit të ligjit nr. 7928 of 27.04.1995 “Për TVSH”:

a) Bazuar në VKM Nr. 1058 date 21.10.2009 “Për përcaktimin e pragut minimal për regjistrimin për TVSH-në”, pragu i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) ndryshon në 5,000,000 (pesë milionë) Lekë xhiro për vit kalendarik dhe hyn në fuqi nga 1 Janari 2010 (Fletore Zyrtare 162/27.11.2009). Ulja e pragut të TVSH-së nga 8 milion Lekë në 5 milion Lekë erdhi si rrjedhoje e iniciativës për të zgjeruar bazën taksative të TVSH. Kjo do të cojë ne rritjen e numrit te personave fizike dhe juridike që deklarojnë TVSH, në rritjen e barazisë së bizneseve, rritjen e transaksioneve bankare, në rritjen e transparencës dhe të ardhurave në buxhetin e shtetit, si edhe në uljen e evazionit fiskal.

b) Udhëzimi Nr. 30 datë 12.05.2009 “Për disa ndryshime në Udhezimin nr.17 datë 13.05.2008 “Mbi TVSH”, ndryshuar, përmban këto ndryshime:

Eshtë shtuar pika 8.1.3 "Pajisja e ndërtesave të marra me qera":“Pavarësisht përjashtimeve në artikullin 20 të ligjit nr 7928 datë 27.4.1995 “Për TVSH”, ndryshuar si më sipër, personi i tatueshëm ka të drejtë, bazuar edhe në kërkesën paraqitur autoriteteve taksuese, të marre me qera ndërtesen që ai/ajo mobilon, sipas pikës 3 të të njëjtit artikull. Këto pajisje nuk duhet të trajtohen si një përjashtim nga TVSH, por do të konsiderohet si një objekt taksimi, sipas artikullit 16 të ligjit “Për TVSH”. Në këto raste, personi i tatueshem paraqet një kërkesë të shkruar në drejtoritë rajonale të tatimeve ku personi është regjistruar, duke specifikuar të dhënat personale (emër, mbiemër, adresë etj).

Rregullime të tjera janë si më poshtë:

Importi i mjeteve që ndihmojnë integrimin e jetës së paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, duke përfshirë këtu edhe mjete të adaptuara për përdorim nga këta të fundit.

Importi i anijeve, sipas neë kapitujve 8901 20, 8901 30, 8901 90, 8902 00 për nomenklaturën e kombinuar të mallrave.

4 “Programi ekonomik e fiskal 2010-2012”, Janar 2010, Ministria e Ekonomisë Transportit dhe Energjitikës <http://www.mete.gov.al/doc/Programi_Ekonomik_dhe_Fiskal_2010_-_2012.pdf>

Page 19: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 18

Në mungesë të një përfaqësuesi të zgjedhur tatimor, të gjitha detyrimet dhe penalitetet e tyre do të paguhen nga përfituesi lokal, bazuar në ligjin nr. 10 003 datë 06.10.2008. Janë marrë masa për rimbursimin e TVSH-së dhe parashikime për interesat mbi vonesat në rimbursime. Shtimi i nenit 75/1 “Rimbursimi i TVSH dhe kompensimi i detyrimeve tatimore” në ligjin nr. 9920 date 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” përcakton rimbursimin e personave tatimpagues të regjistruar me TVSH për TVSH e paguar më tepër, me një kërkese për rimbursim në Drejtoritë Rajonale Tatimore. Brenda 30 ditëve kalendarike, Administrata Tatimore bën verifikimin e dokumentave përkates, dhe TVSH rimbursohet në momentin që përmbushen të gjitha kushtet. Në të kundërt, personi tatimor ka të drejtë të mos paguajë detyrimet e ardhshme deri sa të plotësohet shuma e TVSH për tu rimbursuar. (Ligji Nr. 10148 date 28.09.2009, publikuar ne fletoren zyrtare 144/12.10.2009).

Ligji Nr. 10144 date 28.09.2009 në ndryshim të Ligjit Nr. 7928 datë 27.04.1995" Për TVSH", ka sjellë keto ndryshime:

Në nenin 52, "Rimbursimi si rrjedhojë e apelimeve tatimore”, përcaktohet rimbursimi i TVSH si pasojë e apelimit të një vlerësimi tatimor, sipas afateve dhe rregullave specifikuar në nenin 110 të Ligjit nr. 9920 datë 19.05.208 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.

Në nenin 53 “Interesat për pagesat e vonuara të rimbursimeve”, specifikohet qartë se kur autoritetet tatimore nuk rimbursojnë TVSH brenda afateve ligjore, ato janë të detyruara të paguajnë interesa për vonesat, sipas nenit 76 të ligjit të procedurave.

Eshtë rivendosur përjashtimi nga TVSH-ja në import për të gjitha shtypshkrimet, revistat, gazetat dhe librat e cdo lloji. Efekti në të ardhura për vitin buxhetor 2010 llogaritet në rreth 350 milionë lekë. Më këtë ndryshim është permbushur edhe një prej rekomandimeve te komisionit europian për perafrimin e legjislacionit tonë të TVSH-së në linje me atë të BE-së, për këtë kategori mallrash.

3.1 Politika fiskale te realizuara deri me 2010 ne lidhje me TVSH

Nga 1 janar 2010, hyri në fuqi ulja e pragut TVSH nga 8’000’000 Lekë në 5’000’000 Lekë. Synimi i kësaj politike të uljes së pragut bëhet për të qënë në linjë me praktikat e vendeve të tjera, si dhe për fomalizimin e faturave midis biznesit te madh dhe biznesit te vogël. Gjithashtu, ulja e pragut do te vazhdoje ne vitet ne vijim per te sjelle sipas niveleve te vendeve te BE-se.

Nga 1 tetor 2010, hyri ne fuqi përjashtimi nga TVSH i furnizimit te shërbimeve arsimore nga institucionet arsimore publike dhe private. Synimi i këtij propozimi është lehtësimi i nxënësve e studentëve nga barra e TVSH prej 20%, si pagues realë të kësaj takse. Ky përjashtim synon që tarifat që paguajnë nxënësit e studentët në institucionet private të ulen.

Furnizimi i shërbimeve të bëra jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga një person i tatueshem, vendi i veprimtarisë ekonomike të të cilit eshte ne Shqiperi, ose në rastin e një individi, vendi i zakonshëm i rezidencës së të cilit është në Shqipëri, u bë furnizim i përjashtuar nga furnizim me TVSH 0% që është aktualisht. Ky ndryshim bazohet ne problemet e evidentuara gjatë administrimit të deritanishëm të këtij Ligji, synojnë se pari shmangjen e keqinterpretimeve ne lidhje me trajtimin tatimor te disa sherbimeve brenda vendit apo nderkombetare dhe për

Page 20: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 19

pasojë kreditimin padrejtësisht të TVSH-së, reduktimin e evazionit si dhe përmirësimin dhe lehtësimin e proçedurave administrative si për tatimpaguesit ashtu edhe për administratën tatimore.

Në muajin Dhjetor 2010, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për disa ndryshime ne ligjin baze të TVSH, në të cilin është propozuar që furnizimi i shërbimeve të bëra jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga një person i tatueshem, vendi i veprimtarisë ekonomike të të cilit eshte ne Shqiperi, ose në rastin e një individi, vendi i zakonshëm i rezidencës së të cilit është në Shqipëri, është furnizim i përjashtuar nga furnizmin me TVSH 0% që ështe aktualisht. Gjithashtu është propozuar që TVSH te zbatohet në masën zero për qind ne keto raste:

1. Per transportin ndërkombëtar të mallrave ose të pasagjerëve dhe furnizimet e mallrave e të shërbimeve në lidhje me te, Ministri i Financave dhe Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit kane të drejtë të caktojnë me udhëzim te perbashket, cilat jane furnizimet e mallrave e te sherbimeve ne lidhje me transportin nderkombetar te mallrave dhe pasagjereve.

2. Per furnizimet e mallrave a shërbimeve në lidhje me veprimtaritë tregtare ose industriale në det.

Në Dhjetor 2010, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin per disa ndryshime ne ligjin bazë të TVSH, në të cilin midis të tjerave, është shfuqizuar dispozita e cila parashikonte se importimi i materialeve ushtarake për Forcat e Armatosura të dhuruara nga vendet e Aleancës së NATO-s dhe ato partnere eshte furnizim i përjashtuar. Për importet e këtyre produkteve, TVSH-ja do të perballohet nga perfituesit vendas te ketyre materialeve.

Tatimi me 10% i të ardhurave në formë monetare për shtimin e kapitalit me burime nga jashtë shoqërisë, që nuk janë të tatuara më parë dhe që nuk janë të shoqëruara me dokumenta zyrtarë që vertetojnë origjinën e këtyre të ardhurave. Gjatë zbatimit në praktikë të këtij neni nga administrata tatimore janë evidentuar një sërë rastesh ku kompani të ndryshme shtojnë kapitalin e tyre me te ardhura të tjera monetare, pa deklaruar origjinën e burimit të tyre. Për të kontrolluar dhe taksuar të ardhurat që individë të ndryshëm fusin në kapitalin e shoqërive si shtesë kapitali, është propozuar tatimi i shtimit të kapitalit me 10% Gjithashtu, të ardhurat nga burime të ndryshme të patatuara nëpërmjet këtij filtri do të taksohen nga organi tatimor. Kjo do të realizohet edhe nga mosdeklarimi i tyre nga ana e individëve që investojnë kapitale në shoqëri.

Heqja e taksës së importimit të makinave të përdorura dhe prezantimi i një takse të re –taksa e tregtimit të mjeteve të përdorura.

Disa produkte që janë ndotës të ambientit do te trajtohen si produkte me akcize te tilla si gomat ( e reja, per riveshje, te perdorura) ambalazhet , fishekzjarret dhe akumulatoret.

Përfshirja e tatimit mbi vlerën e shtuar për profesionet e lira, ne vitin 2010.

3.2 Politikat Fiskale Afatshkurtra

Futja e Deklarates personale te te ardhurave, ne fund te vitit 2011 dhe implementimi i saj gjate 2012.

Page 21: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 20

Draftimi i ligjit të ri integral të TVSH në përputhje të plotë me Direktivën 6 të KE-së. Përgatitja e këtij ligji po bëhet me asistencën teknike të Komosionit Evropian, në kuadër të IPA 2010 dhe do perfundoje ne qershotr 2013.

Page 22: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 21

4. RIMBURSIMI, thembra e Akilit të sistemit të TVSH Nëse TVSH e zbritshme, është më e madhe se TVSH e mbledhëshme, pra personi i tatueshëm ka paguar më tepër TVSH tek furnizuesit e tij nga c’ka mbledhur prej klientëve apo konsumatorëve të tij, atij(personit) i lind e drejta mbartjes së diferencës së TVSH të paguar në blerje me atë të zbatuar në shitje. Kjo tepricë sic dihet është quajtur tepricë kreditore. Rimbursimi i TVSH, mund të kryhet me një nga tre format e mëposhtme: a) duke e kaluar shumën e paguar më tepër në llogarinë e tatimpaguesit b) duke e kaluar shumën e paguar më tepër për llogari të pagimit të detyrimeve të tjera tatimore të papaguara të tatimpaguesit. c) duke e kaluar shumën e paguar më tepër, me pelqimin e tatimpaguesit për llogari të pagimit të detyrimeve tatimore të mëvonëshme të tatimpaguesit. Për të fituar të drejtën e rimbursimit të kësaj teprice, duhet te plotësohen dy kushte njëkohësisht. a) Personi i tatueshëm duhet të mbartë një shumë të barabartë me tepricën kreditore te muajit kalendarik (periudha tatimore) për 3 muaj rradhazi. Pra situata në TVSH e personit të tatueshëm duhet të paraqitet kreditore,për tre muaj rradhazi. b) Teprica kreditore e kërkuar për t’u rimbursuar e tejkalon shumën prej 400.000 lekë. Kjo shumë në muajin e parë dhe të dytë mund të jetë më e vogël se ky prag, por nëse shuma e tepricës kreditore edhe në muajin e tretë rezulton më e vogël se shuma 400.000 lekë, personit të tatueshëm nuk i lind e drejta për t’u rimbursuar.

Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, vetëm 15% e tyre kanë implementuar sistemin e rimbursimit të TVSH-së. TVSH është tatim mbi veprimet thelbësore të shitblerjes në ekonomi, që paguhet nga konsumatori, pra është tatim indirekt dhe përbën një prej burimeve kryesore të totalit të të ardhurave tatimore. Por, sistemi i TVSH është kompleks dhe si i tillë kërkon një rrugëzgjidhje, sa strategjike aq edhe realiste, me qëllim që të inkurajohet dhe maksimizohet pjesëmarrja e biznesit privat në një proces eficent të deklarimit dhe pagesës së TVSH. Sepse zbatimi i sistemit të TVSH, në mjedisin e bizneseve private ka implikime direkte në kostot për zbatimin e ligjit dhe zyrtarizimin (regjistrimin) e tyre, për arsye se sistemi i vetëvlerësimit, më saktë i deklarimit të TVSH për tu paguar mbi bazën e këtij vetëvlërësimi, kërkon që për shitjet e mallrave dhe/ose shërbimeve që bëjnë bizneset të përllogarisin edhe kreditimin e TVSH që ata kanë paguar për blerjen e tyre. Një proces kritik ky që lidhet me funksionimin në mënyrë efektive të sistemit.

Por që bizneset të bëjnë vetëvlerësimin duhet të kenë kapacitetin e duhur përsa i përket ndjekjes dhe mbajtjes së të dhënave financiare, gjë që në pamje të parë duket e lëhtë, porn ë praktikë nuk është e tillë për shkak se biznesi në zbatimin e ligjit të TVSH ndeshen me një kosto të shumëfishtë:

a) e para është vetë vlera e tatimit b) e dyta është kosto që kërkohet për të zbatuar ligjin për TVSH, për sa i përket mbajtjes së

të dhënave, deklarimit, pagesave etj c) dhe e treta është ndikimi i TVSH mbi kapitalin e punës dhe rrjedhën e parasë në dorë.

Page 23: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 22

Këto kosto i kanë cuar tatimpaguesit e rregullt në përfundimin se e vetmja arsye për të marrë pjesë në këto proces është detyrimi për të zbatuar ligjin për TVSH.

Për tatimpaguesit që nuk përfshihen në procesin ligjor të zbatimit të TVSH, merret me mend se ata do të detyrohen të bëjnë një gjë të tillë si rezultat i nxitjes që shkakton kreditimi i TVSH së paguar në zinxhirin e shitjeve dhe blerjeve. Eksportuesit, që përqindjen e TVSH në shitje e kanë zero dhe bizneset e mëdha prodhuese dhe importuese, kur investojnë/blejnë peguajnë më shumë TVSH në krahasim me TVSH-në që do të paguajnë për shitjet që do të bëjnë më pas, për këtë arsye ata, për një shumë të caktuar dhe kohë të caktuar me ligj, fitojnë të drejtën ligjore t’i kërkojnë administratës tatimore tu kthejë diferencës e TVSH-së së paguar më shumë.

Tek eksportuesit sasia e paguar më tepër për TVSH-në lidhet direkt me bilancin tregtar dhe atë valuator, ndërsa përsa i përket tatimpaguesve që bëjnë investime, lidhet direkt me ruajtjen e rritjes ekonomike dhe punësimin, sepse nqs nuk rimbursohet TVSH-ja e paguar më shumë në blerje, investimi bëhet 20% më i shtrenjtë. Prandaj sigurimi i një mekanizmi efektiv të rimbursimit të TVSH-së është shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm, sepse shërben si për ta mbrojtur TVSH-ne si tatim konsumi, ashtu edhe për të shmangur shtrembërimet në caktimin e burimeve për të mos bërë të mundur rënien e eksporteve dhe sasinë e valutës së huaj që sjellin ato, si dhe të mos rritet papunësia.

Në praktikën e gjatë të periudhës, që nga 1 korriku 1996, e deri më sot, procesi i rimbursimit të TVSH është ndeshur me probleme të mëdha, pasi sistemi i TVSH për fat të keq “është martuar” me elementin e faturave false që krijojnë vështirësi për funksionimin e tij.

Së pari, sepse pagesa e rimbursimit krijon mundësi që bizneset të mashtojnë dhe nuk janë të pakta rastet kur tatimpaguesit kanë bërë kërkesa për rimbursim të TVSH-së mbi bazën e faturave false për blerjet me TVSH.

Së dyti, për shkak të pushtetit që gëzojnë zyrtarët tatimorë në interpretimin dhe miratimin e rimbursimeve, ky pushtet bëhet një ftesë e përhershme për korrupsion.

Dhe së treti, shkak i vonesës së rimbursimeve të TVSH bëhet presioni që ushtron mosmbledhja e sasisë së të ardhurave tatimore të parashikuara në buxhet mbi asministratën tatimore.

Procesi i rimbursimit të TVSH me këto probleme të mëdha që ndesh, ka bërë që TVSH pjesërisht të kthehet nga një tatim mbi konsumatorin në një tatim mbi prodhimin dhe në këtë mënyrë shtrembëron transaksionet ndërmjetëse dhe godit rëndë konkurrencën e eksportuesve, vecanërisht eksportuesit e rinj që fillimisht kane kosto të larta. Kësisoj rimbursimi i TVSH nga një nxitës pozitiv kthehet në një nxitës negative (të mos harrohet se në kushtet aktuale të ndikimit të krizës ekonomike botërore mbi ekonominë e vendit, bizneseve prodhuese dhe eksportuese u kërkohet rritja e prodhimeve dhe eksporteve).

Në këto kushte, për të nxitur rimbursimin e TVSH, së fundi Kuvendi i Shqipërisë miratoi një amendament në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i cili përkufizon të drejtën ligjore që ka cdo biznes për të marrë përgjigje brenda 30 ditëve pasi ka bërë një kërkesë për rimbursim, përndryshe biznesi ka të drejtë të mos paguajë detyrimet rrjedhëse për TVSH ose për tatime të tjera, por ende nuk ka dalë udhëzimi përkatës në zbatim të këtij amendamenti, c’ka nënkupton se ai nuk mund të zbatohet. Ky bëhet objekt konflikti midis bizneseve private dhe

Page 24: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 23

administratës tatimore, sepse nga njëra anë biznesi ka nevojë të rimbursohet dhe nga ana tjetër administrate tatimore, me të drejtë ka nevojë të mbështetet në dokumente dhe informacion të saktë.

Përfshirja e një segmenti të gjerë biznesesh të sektorit privat që ndodhen në brezin që ndan biznesin e vogël nga biznesi i mesëm, ose nga kufiri i informalitetit, natyrisht e ka rritur shumë volumin e punës që kërkohet në lidhje me kontrollin tatimor për kreditimin dhe vecanërisht për rimbursimin e TVSH-së, ndërkohë që burimet e administratës tatimore mbeten po ato. Prandaj thjeshtimi i i procedurave të deklarimit dhe rimbursimit, duke përcaktuar një periudhë të përshtatshme është mjaft e rëndësishme në lidhje me koston e zbatimit të ligjit për TVSH-në.

Përvoja dëshmon se në administrimin e TVSH, kanë qënë ato administrata tatimore të cilat kanë vërtetuar se sistemet më efektive dhe eficente të rimbursimit janë ato që: a) arrijnë të bëjnë dallimin nëpërmjet pretendentëve me një histori positive në zbatimin e ligjit të TVSH dhe atyre me një histori të varfër, b) atyre që kanë përdorur kontrollet para kërkesave për rimbursimin e TVSH me një risk të madh në krahasim me rimbursimet me risk të vogël, dhe:

a) mbajtja e numrit të tatimpaguesve për TVSh në atë nivel që mund të menaxhohet nga administrata tatimore, gjë që përcatohet nga pragu i qarkullimit vjetor të tatimpaguesit;

b) aplikimet për regjistrim për qëllime të TVSH duhet të jenë subjekt i identifikimit dhe verifikimeve të tjera me qëllim që të parandalohen tregtarët fiktivë të hyjnë në sistemin e TVSH;

c) vendosja e sistemeve të përshtatshme të monitorimit dhe parashikimit, si dhe krijimi në nivele të mjaftueshme të fondeve në dispozicion për të plotësuar të gjitha kërkesat e drejta për rimbursimin e TVSH;

d) përpunimi i kërkesave për rimbursimin e TVSH të bëhet brenda periudhës së përcaktuar me ligj që nga dita e dorëzimit të kërkesës;

e) kujdesi për rimbursimin e TVSH-së së kohëve të fundit; f) kompensimi i rimbursimit të TVSH të bëhet me anë të detyrimeve për tatimet e tjera; g) prioritet t’i jepet rimbursimeve të TVSH për eksportuesit; h) verifikimi i kërkesave për rimbursim të bëhet pjesë e një program kontrolli tatimor më të

gjerë; i) trajtim preferencial për eksportuesit me historik të mirë të zbatimit të legjislacionit

tatimor; j) sanksione të përshtatshme për tatimpaguesit që falsifikojnë faturat për qëllime të

rimbursimit të pamerituar të TVSH; k) procedura të qarta apelimi në lidhje me rimbursimin e TVSH; l) sigurimi i shërbimeve të vecanta për tatimpaguesit që kërkojnë rimbursimin e TVSH-së.

Rimbursimi i TVSH, më shumë se me arkëtimin e të ardhurave të biznesit ka të bëjë me ndikimin pozitiv në veprimtarinë prodhuese (që jep vlerë të shtuar), prandaj nuk kemi të bëjmë me trajtimin e një cështjeje të izoluar, por me një system në tërësi.

Rimbursimi faktik i TVSH-së, është një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet me tatimpaguesit dhe një detyrim ligjor. Gjatë vitit 2010, janë dorezuar rreth 540.000 deklarata tatimore për TVSH, Sigurimet Shoqërore dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale. Kështu për vitin 2010 është rimbursuar rreth 8.2 miliardë lekë, nga rreth 3.1 miliardë ne vitin 2009.

Page 25: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 24

Gjatë 5 muajve të parë të vitit 2011, rimbursimi i TVSH, pra kthimi te biznesi, ka arritur në 2.67 miliardë lekë ose rreth 26 milionë USD. Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2011, janë regjistruar 3.173 tatimpagues të rinj, duke ruajtur të njëjtin trend të vitit të kaluar. Krahasimisht, shifra është rreth 4.9 milionë USD më shumë se një vit më parë. 5

Rimbursimi i TVSH-së për periudhën 10 mujore janar-tetor 2012 nga tatimet dhe doganat ka arritur shifrën 6.76 miliard lekë me një rritje vjetore prej 25.9 përqind, sikurse pasqyrohet në tabelë.

4.1 Kategorizimi i pretenduesve

Vetëm kategorizimi i pretenduesve për rimbursim të TVSH – së, sipas skemës: kategori e parë, kategori e dytë dhe kategori e tretë, që njeh përvoja e disa vendeve të suksesshme në procesin e rimbursimit të TVSH – së do të bënte të mundur që: Grupi i parë, pretenduesit që përfshihen në riskun e të ardhurave minimale, të merrnin pagesat e rimbursimit më shpejt dhe me më pak procedura administrative sesa në rastin e pretenduesve të grupeve të mëposhtme; në këtë grup do të përfshihen eksportuesit me të paktën tre vjet histori eksporti, të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme: kanë libra të saktë kontabël për të paktën tre vjet; nuk kanë asnjë dëshmi për mashtrim ose pretendime për rimbursim të mbideklaruar në mënyrë domethënëse; kanë një histori të saktë të pagesave dhe në kohën e duhur për të gjitha detyrimet doganore dhe tatimore; kanë vërtetimin bankar se llogaritë i kanë në gjendje të mirë; kanë regjistrime kontabël që janë kontrolluar nga organet tatimore gjatë 24 muajve të fundit; dhe nuk kanë asnjë vlerësim tatimor thelbësor në përfundim të kontrolleve tatimore së fundi. Grupi i dytë, pretenduesit me risk të moderuar; në këtë grup përfshihen eksportues me të paktën një vit histori eksporti, të cilët, mbasi t’u jetë caktuar kufiri i rimbursimit, të kenë paraqitur dokumentet mbështetëse dhe mbasi të jetë kryer një kontroll i shpejtë nga zyra, u jepet miratimi për rimbursim po të plotësojnë kushtet e mëposhtme: kanë libra të saktë kontabël për zgjatjen e afatit të veprimtarive të tatueshme (ose tre vjet, cilidoqoftë më i vogli); kanë modele (forma) të qëndrueshme të veprimtarive të eksportit dhe produkteve; kanë histori të saktë dhe në kohën e duhur për pagesat e detyrimeve tatimore për të paktën 12 month; nuk kanë asnjë dëshmi për mashtrim ose të drejtë të mbideklaruar për rimbursim në të paktën katër pretendimet e fundit për rimbursim; regjistrimet kontabile janë kontrolluar nga organet tatimore gjatë 24 muajve të fundit. Grupi i tretë, për të tjerët, të cilëve do t’u refuzohet e drejta e rimbursimit brenda afatit të caktuar

5 NJOFTIM PER MEDIAT, zyra e shtypit, Shkurt 2011, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve “Performanca pozitive e Administrates Tatimore ne mbledhjen e te Ardhurave vazhdon edhe gjate muajit Shkurt”

Page 26: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 25

nga dita e pranimit (ose marrjes) së kërkesës për rimbursim; pretendimi duhet të shoqërohet me dokumente mbështetëse dhe pretenduesit i nënshtrohen kontrollit me përzgjedhje me qëllim që të paguhen menjëherë ato që e meritojnë dhe që të verifikohen të tjerët.

Page 27: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 26

5. BOSHLLEKU TATIMOR NGA TVSH “Boshllëku tatimor është diferenca midis tatimeve dhe taksave, që duhet të konsiderohen si të pagueshme për të gjithë qytetarët dhe bizneset, dhe tatimeve dhe taksave që deklarojnë dhe paguajnë aktualisht brenda nje viti fiskal gjithë tatimpaguesit dhe që mblidhen nga administrata tatimore me burimet e saj dhe të agjentëve të saj”.Integrimi i vendit në BE dhe efekti i matjes së boshllëkut tatimor”.6

Boshllëku tatimor ndihmon në vlerësimin e një tendence fiskale për të ardhmen në ndihmë të politikës fiskale dhe debatit fiskal të gjithë të interesuarve për të vendosur vijën e qartë ndarëse midis vullnetarizmit dhe jovullnetarizmit, sipas sistemit tatimor që ka nevojë të përshtatet me nivelin e boshllëkut tatimor të vendit.

Boshllëku tatimor mund të llogaritet në disa mënyra. Njëra mënyrë do të ishte duke u bazuar niveli i vullnetarizmit. Një mënyrë tjetër është duke u bazuar në tipin e tatimeve dhe grupet e tatimpaguesve. Në llogaritjen që do të prezantohet në këtë dokument do të bazohemi në boshllëkun sipas modelit makroekonomik.

Mënyra me tregues makroekonomikë

Duke e filluar me sqarimin e mënyrës së parë, metodologjia gjen zbatim nëpërmjet përdorimit të treguesve makro të ndryshëm që ndryshe mund të thuhet si një mënyrë nga lart-poshtë (ndryshe mënyrë indirekte). Kjo mënyrë i përgjigjet pyetjes kryesore se sa tatime dhe taksa duhet të paguhen në një zonë të caktuar? Me këtë mënyrë mund të matet boshllëku tatimor për TVSH dhe akcizën. Këto të dhëna që nxirren nga aktualiteti i deklarimeve dhe pagesave aktuale kur krahasohen me nivelin e duhur të tatimeve dhe taksave, që duhet të deklarohen dhe paguhen rezulton me një diferencë që konsiderohet si boshllëk tatimor. Kjo mënyrë përcakton kufirin absolut të boshllëkut, i cili duhet të mbushet duke bërë gjithë modifikimet e mundshme të politikave me administrimin fiskal. Kjo mënyrë përcakton madhësinë e zonës apo aktivitetit që i shpëton taksimit duke dhënë sipas rastit edhe sqarimet apo arsyet se pse ndodh kjo. Por, kjo mënyrë ka kufizimet e veta. Ajo nuk jep sqarime të lidhura me faktin se si shpërndahet boshllëku në pjesë të ndryshme të zonës së matur. Një tjetër vështirësi lidhet me faktin e kompleksitetit të sistemit tatimor. Në rastin konkret, është e vështirë matja e efekteve tatimore të aktiviteteve që nuk janë objekt taksimi, apo për aktivitete që janë pjesë e përjashtimeve globale nga taksimi i TVSH-së (shërbimet financiare). Nga ana tjetër, të dhënat makroekonomike nuk mund të identifikojnë madhësinë e zonave dhe tatimeve që i shpëtojnë taksimit (p.sh. nuk identifikohet dot boshllëku tatimor nëse kemi tipe të ndryshme të shkallëve tatimore të TVSH-së). Në përmbledhje të gjithë sa u përshkrua, kjo mënyrë është e mirë për të përmbledhur gjithë aktivitetet dhe tatimet, të cilat lënë gjurmë në statistikat kombëtare për shkak të specifikave të tyre.

5.1 Si llogaritet boshllëku për TVSH-në me metodën makro?

Për llogaritjen e boshllekut tatimor të TVSH-së përdoren të dhënat e qarkullimit të prodhimit dhe konsumi i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve. Mbi këtë bazë, një TVSH teorikisht e

6 “Tatimi i munguar në Shqipëri”, 2012, Al-Tax Center

Page 28: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 27

mbledhshme llogaritet. Kjo pasqyron pjesën e duhur të TVSH-së, që konsiderohet se duhet të mblidhet, nëse do të taksoheshin gjithë mallrat dhe shërbimet. Për të arritur në llogaritjen teorike të TVSH-së, përdoret zakonisht një shkallë mesatare që ndikohet nga pesha që mban secila nga shkallët në TVSH, duke patur parasysh përjashtimet nga TVSH, shkallët tatimore jostandarte (në Shqipëri është 10%), si dhe pragu për të qenë pjesë e TVSH-së. Pasi merret rezultati i kësaj llogaritje teorike bëhet krahasimi me TVSH-në e mbledhur faktikisht duke rezultuar në boshllëkun e TVSH-së.

BE është e ndjeshme për gjithë anëtarët e saj në llogaritje e boshllëkut të TVSH-së. Të njëjtën kërkesë BE e ka mjaft të qëndrueshme edhe për vendet që hyjnë, apo që kanë marrë statusin për të filluar procedurat e hyrjes në BE. Kjo shpjegon faktin, që në buxhetin e BE-së përfshihet një detyrim bazuar te Law. Fiscal. Transparency TVSH-ja dhe boshllëku tatimor në vendet anëtare. Sa më i madh të jetë boshllëku tatimor, aq më i madh do të jetë detyrimi i vende anëtare. E njejta logjikë vlen për vendet që hyjnë rishtazi, por edhe për vendet aspiruese. Kjo do të thotë se për sa kohë që boshllëku tatimor është larg mesatares së BE-së, aq më shumë detyrime për tu paguar nga buxheti i vendit do të ketë në periudhën kur do të hyjmë. Pra, thënë ndryshe është një ndër kriteret fiskale që bëhet publik në momentin kur nuk ke kohë në dispozicion për ta modifikuar ashtu si kërkohet nga BE-ja. Nëse boshllëku është i ndryshëm sipas shteteve, po ashtu edhe detyrimi për tu paguar në buxhëtin e BE-së do të jetë ndryshueshmërisht pasqyrim i nivelit të boshllëkut të TVSH-së. Por, këto transaksione në funksion të buxhetit kanë nevojë për relatimin e elementëve përbërës të boshllëkut, që përfshijnë mashtrimin me TVSH-në dhe nivelin e barazisë së barrës tatimore. Për këtë qëllim, kompani private bëjnë llogaritjet dhe matjet e boshllëkut të TVSH-së dhe akcizës në vendet anëtare, apo edhe në vende që mund ta kërkojnë një llogaritje të tillë.

Boshllëku tatimor, që llogaritet në vende të ndryshme të botës përmbledh vlerësimet për këto tatime:

Page 29: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 28

5.2 Boshllëku tatimor në Shqipëri Shumica e tatimpaguesve në Shqipëri e paguajnë detyrimin e tyre tatimor. Administrata tatimore qendrore dhe vendore (së bashku me administratën doganore, në rolin e agjentes tatimore) kanë mbledhur për vitin 2011 shumën 292 miliard lekë (2,75 miliard US.Dollarë) tatime dhe taksa (përfshirë Kontributet e Sigurimeve). Por, jo të gjithë bizneset dhe qytetarët kanë paguar pjesën e tyre të tatimeve dhe taksave. Administrata tatimore mund të kishte mbledhur më shumë të ardhura tatimore nëse nuk do të kishte të bënte me evazion tatimor, shmangie tatimore, gabime në llogaritje, pakujdesira nga administrimi.

Boshllëku tatimor bruto mban një peshë sa 9.46 % e PBB-së, si edhe vlen sa 44% e barrës tatimore të vitit 2011. Boshllëku tatimor Neto mban një peshë sa 7.7 % e PBB-së. Boshllëku tatimor Bruto për vitin 2011 është 29.1%. Ndërsa boshllëku tatimor Neto është 25%. Nëse do të ngushtohej boshllëku tatimor me 1% të PBB-së për cdo vit, atëherë do të kishim një ulje të deficitit buxhetor vjetor deri në 25% dhe një rritje të të ardhurave buxhetore me 5% për vitin e parë dhe me një rritje me 1% më tepër se kjo rritje për vitet në vijim. Nëse boshllëku tatimor ngushtohet deri në 5% të PBB-së, atëherë do të kemi një efekt në reduktimin e borxhit publik në nivelin poshtë 20% ndaj PBB-së brenda një periudhe 7 deri 8 vjecare. Një efekt shtesë do të jetë edhe rritja e ekonomisë formale dhe PBB-së, ku për cdo 1% formalizim të ekonomisë në vit do të ketë një rritje të PBB-së me 2% në vit. Boshllëku i TVSH-së është bazuar në llogaritë kombëtare statistikore, ku përfshihet edhe llogaria mbi Shpenzimet e Konsumit Final. Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2011 ky tregues për Shqipërinë është 87% e PBB-së. Në krahasim me vitin 2010 ky tregues është 8,8 % më i lartë në vlerë absolute. Në vitin 2010 Shpenzimet e Konsumit Final ishin sa 87,4% e PBB-së. Për të llogaritur boshllëkun e TVSH-së Neto, bëhen përjashtimet nga Konsumi Final, sipas listës. Nga ky konsum final nuk përfshihet ne llogaritje: - sektori bujqësor, - sektori financiar, - sektori i edukimit; - media elektronike dhe të shkruar - eksporti i shërbimeve ndërkombëtare, - rimbursimet e TVSH, si dhe, - të tjera përjashtime në ligjin e TVSH-së. Në llogaritje nuk përfshihet edhe qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve për segmentet e tatimpaguesve, të cilët janë poshtë pragut për regjistrim në TVSH (kryesisht segmenti i biznesit të vogël). Llogaritja e boshllëkut të TVSH-së, 2011

Page 30: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 29

Boshllëku i TVSH-së llogaritur për të dy shkallët tatimore është sa 2.9% e PBB-së, apo sa 33.8% e TVSH-së së arkëtuar në vitin 2011. Pesha e TVSH-së, që hyri në buxhetin e vitit 2011 ishte sa 8.67% e PBB-së. Vlerësimi teorik i peshës që duhet të mbajë TVSH-ja është sa 11.5% e PBB-së. Boshllëku i TVSH Neto është sa 25.2% e vlerësimit teorik të TVSH-së për tu arkëtuar në 2011. Nëse e krahasojmë boshllëkun e TVSH-së në Shqipëri me mesataren e vendeve anëtare të BE-së, shikohet një diferencë prej 13.2 pikë përqind më të lartë. Nëse krahasohemi me vende të vecanta, Shqipëria ka një boshllëk të TVSH-së me 4.8 pikë përqind më të ulët se Greqia dhe 2.8 pikë përqind më të ulët se Sllovakia.

Page 31: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 30

5.3 Boshllëku tatimor në Ballkan

Nëse krahasojmë treguesit e tabelës: Së pari, tregohet se pjesa e ekonomisë, e cila nuk është pjesë e sistemit fiskal përbën 1/3 e PBB-së së Ballkanit. Kjo do të thotë se 1 në 3 US.Dollarë që qarkullojnë në Ballkan nuk futen në sistemin fiskal dhe të taksohet. Më mirë ky raport është në Greqi ( 1 në 4) dhe Serbi (1 në 3.4). Më keq është në Maqedoni (1 në 2.7), në Bullgari (1 në 2.8) dhe Kosovë e Mali i Zi (1 në 2.9). Nëse krahasohet me raportin botëror (1 në 6) dhe me raportin në Europë (1 në 5), atëherë Ballkani tregon se është larg ekonomisë formale europiane dhe duke ngjasuar me nivelet në Amerikën Latine (1 në 2.7) dhe me Afrikën (1 në 2.9). Së dyti, tregohet se boshllëku tatimor që vjen kryesisht nga evazioni tatimor, por edhe tatimet e pambledhura, si dhe efektet nga zbatimi i skemave ndërkombëtare të shmangies tatimore është sa 10% e PBB-së ballkanike. Së treti, tregohet se aq sa janë shpenzimet qeveritare të buxhetit të Ballkanit është edhe ekonomia informale në nivelin 33 % të PBB-së. Ky nivel i lartë tregon se evazioni tatimor që fshihet në këtë nivel të lartë të informalitetit përbën një krim ndaj demokracisë në zhvillim, por edhe ndaj shoqërisë dhe moralit të saj. Kjo është një sëmundje e rëndë shoqërore, që ligështon ekonominë në këto periudha krize dhe ndikimi nga krizat e vendeve të tjera që ka nevojë më shumë se në periudha të mëparshme. Ekonomia ka nevoje për shërbime publike në rritje, por që nuk i merr ato për arsye të këtij niveli kontributi të ulët në buxhet, por edhe ndikimin te tatimpaguesit që deklarojnë dhe paguajnë vullnetarisht tatimet. Konkluzione të tjera mund të njerr secili nëse krahason statistikat duke i përplasur me njëra- tjetrën.

Page 32: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 31

6. BARRA TATIMORE 6.1 Cili është ndryshimi midis furnizimeve të përjashtuara dhe atyre me 0 % TVSH? Furnzimet e perjashtuara si ne shitje, por edhe ne blerje jane pjese e nje grupi nenesh, qe percaktohen te ligji i TVSH. Megjithate, ne zbatimin e ligjit ne praktiken e perditshme, në rastin e nje eksportuesi, ai ka te drejten e kreditimit te TVSH-se se blerjeve duke kerkuar rimbursim te tyre. Ne rastin e nje aktiviteti te perjashtuar cdo blerje e tij nuk mund te kreditohet me TVSH per furnizmet që kryen. Nese jeni në rastin e furnizimeve të perjashtuara, ju nuk do të mund të merrni TVSH, pasi nuk jeni pjese e skemes se perfitimit. Në Shqipëri aplikohen 3 shkallë të përqindjeve të TVSH: - shkalla standarte, aktualisht 20 % - shkalla e reduktuar, 10% (për medikamentet); - shkalla e ulet, 0 %

Krahasimi i shkallëve tatimore midis shteteve edhe pse është një tregues që tregon barrën sipas përqindjeve që aplikohen për tatime të ndryshme është i vështirë dhe mbart subjektivizëm në analizën që bëhet. Arsyeja është te legjislacioni tatimor që ndryshon sipas shteteve, por edhe politikat sipas grupeve të popullsisë dhe industrive të ekonomisë kanë specifika në politikat fiskale.

Page 33: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 32

Pergjate viteve, taksimi i konsumit e ka rritur rendesine kundrejt taksimit te te ardhurave: nga TVSH dhe akciza merrej rreth 44.3 perqind e te ardhurave tatimore ne vitin 2001, kundrejt 52 perqind te vitit 2009. theksojme se norma e TVSH ka mbetur e pandryshuar per me shume se dhjete vjet; rritja domethenese e te ardhurave nga ky tatim eshte reflektim i rritjes se PBB, ndryshimit te struktures se ekonomise dhe mire administrimit. Te ardhurat nga taksimi i te ardhurave dhe fitimit kane ruajtur pak a shume te njejtin nivel prej 16-17 perqind te te ardhurave tatimore. Ketu ka pasur dy efekte te kunderta mbi te ardhurat: ulja e normave te taksave direkte dhe zgjerimi i bazes se taksueshme.

6.2 TVSH-TAP: A mundet sistemi fiskal të pranojë ulje/heqje tatimesh?

Oferta politike për ulje (heqje) të shkallëve tatimore është edhe një përpjekje për të zgjeruar bazën e tatueshme. Një politikë e tillë sadopak mund të reduktojë numrin e atyre që veprojnë të fshehur dhe kjo do të ishte një ndihmë në luftën ndaj evazionit dhe informalitetit. Por ulje (heqje) e tarifave tatimore duhet të ketë parasysh ambientin e lodhshëm fiskal dhe ekonomik për grupe të shumta tatimpaguesish, mbi të cilët ka rënë më fort barra e zbatimit të legjislacionit tatimor.

Page 34: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 33

Është e rëndësishme të përmendim, që të ardhurat buxhetore për këto 20 vite janë bazuar te tatimet mbi konsumin. Edhe në vitin më të fundit ky raport nuk ka ndryshuar. Po kështu, barra më e lartë në tatimin mbi të ardhurat është mbajtur nga tatimi mbi fitimin, dhe vetëm 3 vitet e fundit tatimi mbi të ardhurat personale ka arritur të mbajë peshën kryesore te tatimi mbi të ardhurat.

Kjo do të thotë, se në kushtet kur buxheti plotësohet në pjesën më të madhe nga tatimet e konsumit (pjesa kryesore në doganë), politika fiskale ka pasur një efekt jo të plotë në krijimin e kushteve të barabarta në administrimin fiskal të TVSH-së dhe akcizës lidhur me barrën fiskale që duhet të mbajnë tatimpaguesit importues, tregtarë, prodhues nëpër zinxhirin e qarkullimit të mallrave. Sipas llogaritjeve, nëse analizojmë një tregtar pakice (biznesi i vogël aktual) me një normë fitimi para tatimit deri 20%, ai përfiton nga shmangia e TVSH-së afër 1% të fitimit. Natyrshëm që ai është i interesuar të mos jetë pjesë e skemës së TVSH-së. Por kjo është një arsye e fortë, pse ata që janë të përjashtuar nga skema e TVSH-së duhet të jenë pjesë integrale në skemën e saj dhe të përdorin kreditimin e TVSH-së së faturave të blerjes, si pjesë e një sistemi kompleks që ka nevojë për çdo pjesë të mekanizmit të tij, që të funksionojë në harmoni me tjetrën. Sipas mundësive që ofron sistemi aktual tatimor, duke marrë parasysh edhe përjashtimet tatimore (përjashtimet nga tatimi mbi të ardhurat, TVSH-ja, akciza) përllogaritjet nxjerrin përfundimin se shkalla tatimore standarde optimale e TVSH-së do të ishte 15%, të paktën 5% më e lartë se tatimi mbi fitimin dhe TAP. Natyrisht që një shkallë të tillë nuk e përmendim si pjesë e një mendimi apriori, por e përllogaritur sipas praktikës së administrimit tatimor.

6.3 Ndikimi i ofertës politike te të ardhurat e buxhetit

Ne analize te efekteve nga aplikimi i shkallëve tatimore për secilin tatim të sistemit tatimor, të lidhur me zhvillimet industriale, demografike dhe kulturore, në funksion të arkëtimit të të ardhurave të mundshme optimale buxhetore, por duke mos dëmtuar ekonominë dhe kursimet e individëve, sqarohet sa me poshte. Çdo ndryshim i shkallës tatimore ka një efekt të dukshëm edhe në shpërndarjen e të ardhurave sipas klasave shoqërore. Nëse kemi parasysh të ardhurat sipas klasave shoqërore, nuk mund të përjashtohet tatimi mbi të ardhurat.

Po të bazojmë logjikën e skemës aktuale të taksimit të të ardhurave personale, por me një shkallë tatimore prej 15% (pra 5% më lart se shkalla aktuale) dhe ta llogaritim atë në raport me të ardhurat që merr çdo grup shoqëror (si masë matëse), atëherë individët e varfër (sektori bujqësor) do të kishin një ndikim në të ardhurat nga 3% deri 5%. Ndërsa individët e klasës së mesme do të kishin një ndikim në të ardhurat në nivelin nga 2% deri 4%. Ndërkaq, individët e klasës së pasur do të përjetonin ndikim në të ardhurat deri në nivelin e 10%. Ky efekt do të ishte më i dukshëm, nëse neutraliteti i të ardhurave do të arrihej nëpërmjet aplikimit të përjashtimeve sa më të pakta. Por, nëse shkallëzimi ngjitës i tatimit të të ardhurave personale do të zbatohej me një prag më të lartë përjashtues nga tatimi se deri më sot, atëherë do të kishte një përpjesëtim më të drejtë të tatimit të individëve dhe bizneseve me të ardhura deri në kufijtë e të ardhurave normale të jetesës dhe kursimeve, si dhe një barrë më të madhe në vlerë, por në përpjesëtim të drejtë me të ardhurat për individët që realizojnë të ardhura mbi kufijtë, p.sh. 100 milionë lekëve.7

7 Eduart Gjokutaj, <http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/22/tvsh-tap-a-mundet-sistemi-fiskal-te-pranoje-ulje-heqje-tatimesh/> 22 Tetor 2012

Page 35: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 34

Nëse mbajmë parasysh të ardhurat e shpërndara sipas brezave të shoqërisë, propozimi për të zhvendosur barrën tatimore nga tatimi mbi konsumin drejt tatimit mbi të ardhurat do ta kalonte këtë barrë në fakt në më shumë shtresa dhe grupime të ndryshme shoqërore. Barra tatimore do të zhvendosej me ngadalë nga konsumi individual te paga dhe kapitali. Duke qenë se individët e pasuruar rishtazi zotërojnë tashmë kapitale, barra do të tentojë të zhvendoset mbi këta individë.

Atëherë…

Ka një mendim të përbashkët se një tatim është “i mirë” kur ai mbulon një numër sa më të gjerë tatimpaguesish dhe aktivitetesh apo thënë ndryshe është një piramidë me bazë sa më të gjerë. TVSH dhe TAP kanë të nevojshme të vazhdojnë të administrohen fuqishëm, duke rritur përdorimin e kapaciteteve në dispozicion dhe luftuar sëmundjen që mund të zhvillohet: korrupsionin. E kundërta mund t’i degjenerojë këto tatime në deformuese të sistemit tatimor, që frenojnë rritjen e ekonomisë dhe specializimin e sektorëve të saj, duke i kthyer në një peshë mbi zinxhirin e qarkullimit, duke bllokuar qarkullimin normal. E gjithë shoqëria, pavarësisht ylberit politik ku është përfshirë, duhet që t’i shikojë agjencitë e të ardhurave si një aset i vendit, që duhet të promovohet. E kundërta nuk vlen.

Çdo hap i administrimit është një distancë e shkurtuar drejt të mirave publike.

Më mirë parandalimi, sesa kurimi që ka kosto dhe nuk garantohet rezultati pozitiv.

Page 36: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 35

7. KUFIZIMET E TVSH

Një TVSH, si shumica e taksave, të shtyn të mendosh çfarë do të kishte ndodhur pa atë. Meqënëse rritet çmimi për konsumatorin, sasia e mallrave të tregtuara ulet. Rrjedhimisht, situta financiare e disa njerëzve përkeqësohet ndërkohë që ajo e qeverisë përmirësohet nga të ardhurat tatimore. Domethënë, kemi humbje për shkak të furnizimit dhe reduktimet në kërkesë fitohen nga tatimi. Kjo është e njohur si një humbje deadweight. Nëse të ardhurat e humbura nga ekonomia janë më të mëdha se të ardhurat e qeverisë, taksa është e paefektshme. Ajo që duhet të theksohet është se TVSH dhe taksat e tjera kanë implikime të njëjta mbi modelin mikroekonomik.

Tërë shuma e të ardhurave të qeverisë (të ardhurat tatimore) nuk mund të jetë një humbje deadweight, në qoftë se të ardhurat tatimore përdoruren për shpenzime produktive ose nëse sjell eksternalitete pozitive - me fjalë të tjera, qeveritë mund të bëjnë më shumë sesa thjesht të konsumojnë të ardhurat tatimore. Taksat e konsumit si TVSH janë konsideruar shpesh superiore për të crregulluar stimujt për të investuar, kursyer dhe për të punuar më pak se llojet e tjera të tatimeve - me fjalë të tjera, një TVSH dekurajon konsumin në vend të prodhimit.

Page 37: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 36

7.1 Pikëpamje kontroverse në lidhje me TVSH

"Tatimi mbi vlerën e shtuar", është kritikuar si barrë që bie mbi konsumatorët fundorë personalë të produkteve. Disa kritikë e konsiderojnë atë si një taksë regresive, do të thotë që të varfërit paguajnë më shumë, si një përqindje e të ardhurave të tyre, se sa të pasurit. Mbrojtësit argumentojnë se lidhja nivele tatimore me të ardhurat është një standard arbitrar, dhe se tatimi mbi vlerën e shtuar është në fakt një taksë proporcionale në se njerëzit me të ardhura më të larta paguajnë më shumë në atë që ata konsumojnë më shumë. Progresiviteti apo regresiviteti i një sistemi të TVSH mund të ndikohet edhe kur klasa të ndryshme të mallrave taksohen me ritme të ndryshme. Për të ruajtur natyrën progresive të taksave totale për individët, vendet zbatuese të TVSH kanë ulur tatimin mbi të ardhurat tek individët me të ardhura të ulëta, si dhe kanë krijuar transfertat e pagesave direkte për grupet me të ardhura të ulëta, duke ulur barrën e taksave për të varfërit.

Të ardhurat nga një taksë e vlerës së shtuar janë shpesh më të ulëta se sa pritej për shkak se ata janë të vështira dhe të kushtueshme për tu administruar dhe mbledhur. Në shumë vende, megjithatë, ku mbledhja e tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatimit mbi fitimin ka qenë historikisht e dobët, mbledhja e TVSH-së ka qenë më e suksesshme se llojet e tjera të tatimeve. TVSH është bërë më e rëndësishme në shumë juridiksione teksa nivelet tarifore kanë rënë në mbarë botën për shkak të liberalizimit të tregtisë, pasi TVSH ka zëvendësuar në thelb të ardhurat tarifore të humbura. Mbetet cështje debati nëse kostot dhe shtrembërimet e taksës mbi vlerën shtuar janë më të ulëta se joefikasiteti ekonomik dhe çështjet e zbatimit (p.sh. kontrabanda) nga tarifat e importit të lartë, por teoria sugjeron TVSH është shumë më efikase.

Page 38: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 37

Disa industri (shërbimet në shkallë të vogël, për shembull) kanë tendencë të kenë më shumë shmangie nga TVSH, veçanërisht kur transaksionet cash mbizotërojnë, dhe TVSH mund të kritikohet për nxitjen e kësaj. Nga perspektiva e qeverisë, megjithatë, mund të jetë e preferueshme TVSH, sepse ajo arkëton një pjesë të konsiderueshme të vlerës së shtuar. Për shembull, një marangoz mund të ofrojë shërbime me pagesë cash (dmth pa një faturë dhe pa TVSH) për një zotërues të një shtëpie, i cili zakonisht nuk mund të pretendojnë TVSH-në e zbritshme mbrapa. Konsumatori kështu do të ketë kosto më të ulëta dhe marangozi mund të jetë në gjendje të shmangë taksat e tjera (fitimi ose taksat mbi pagat). Qeveria, megjithatë, mund të marrë TVSH për inpute të ndryshme të tjera ( lëndë druri bojë, benzinë, mjetet, etj) që i shiten marangozit, i cili do të jetë në gjendje të kërkojë TVSH-në për këto inpute (sigurisht nëse marangozi ka shitur së paku disa punë me fatura, dhe deklaron të gjitha inputet e blera të përdorura në ato punë). Ndërsa arkëtimet totale të taksave mund të jenë më të ulëta në krahasim me sa duhej të ishin, ajo nuk mund të jetë më e ulët se sa në sistemet e tjera të mundshme tatimore.

Page 39: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 38

Duke qënë se eksportet janë përgjithësisht të taksuara me përqindjen zero (dhe TVSH kthehet ose kompensohet kundrejt taksave të tjera), kjo është shpesh pjesa ku ndodh mashtrimi me TVSH. Në Evropë, burimi kryesor i problemeve është quajtur mashtrim karusel. Sasi të mëdha të mallrave me vlerë (shpesh mikroprocesorët ose telefonat celularë) janë transportuar nga një shtet anëtar në tjetrin. Gjatë këtyre transaksioneve, disa kompani borxh TVSH, të tjerët fitojnë të drejtën për të kërkuar TVSH. Tregtarët e kompanive të para, të quajtur humbës, shkojnë drejt falimentimit pa paguar. Grupi i dytë i kompanive të mund të 'pompojnë' paratë drejt e tek thesarët e shtetit. Ky lloj i mashtrimit origjinon në vitet 1970 në vendet e Beneluksit. Sot, thesari britanik është një viktimë e madhe. Ka gjithashtu mundësi të ngjashme mashtrimi brenda një vendi. Për të shmangur këtë, në disa vende si Suedia, pronari i madh i një kompanie është personalisht përgjegjës për tatimet. Kjo anashkalohet nga të paturit e një personi të papunë pa asete si pronar formal. 8

Sipas një sistemi tatimor të shitjes, vetëm bizneseve të shitjes me përdorues finalë u kërkohet të mbledhin taksën dhe të mbajnë koston e kontabilitetit për mbledhjen e taksave. Sipas TVSH, megjithatë, prodhuesit dhe kompanitë me shumicë gjithashtu duhet të punësojnë kontabilistë dhe bëjnë shpenzime të kontabilitetit për të trajtuar dokumentet shtesë të kërkuara për mbledhjen e TVSH, duke rritur kostot e mësipërmee duke ia ngarkuar ato kostos së produktit, ndoshta duke krijuar një efekt kaskadë cmimesh të larta në të gjithë zinxhirin e prodhimit. Prodhuesit dhe shitësit me shumicë kanë fitim të përgjithshëm më të ulët, ose kalon në kosto shtesë tek klientët e tyre në formën e çmimeve të rritura.

8 http://en.wikipedia.org/wiki/Value_added_tax

Page 40: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 39

Shumë politikanë dhe ekonomistë në Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë TVSH mbi mallrat amerikane dhe vlerën e TVSH për mallrat nga vendet e tjera që të jetë praktikë e padrejtë. P.sh. Koalicioni i Aksionit American për Tregun e Prodhimit (AMTAC) pohon se disa vlera apo taksa të veçanta për mallrat e importuara nuk duhet të lejohen nga rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. AMTAC pretendon se i ashtuquajturi "disavantazh i taksës kufitare " është faktori më i madh që kontribuon në deficititin $ 5800000000000 të llogarisë amerikane aktuale për dekadën e viteve 2000, dhe vlerëson këtë disavantazh për prodhuesit amerikanë dhe ofruesit e shërbimeve në vlerën $ 518.000.000.000 vetëm në vitin 2008.

Page 41: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 40

7.2 Konseguencat sociale nga ndryshimet në TVSH

Megjithe arsyet specifike në adoptimin e TVSH-se të ardhurat nga ajo janë të ndryshme nga njeri vend në tjetrin. Argumenti kryesor për këtë ndryshueshmeri është se një TVSH e hartuar në mënyrën e duhur për kushtet e zhvillimit ekonomik të vendit i rrit të ardhurat tatimore duke mbajtur një kosto ekonomike dhe administrative të ulet në raport me koston për arketimin e të ardhurave nga taksa të tjera mbi konsumin. Nga një studim i bërë mbi aplikimin e tarifave të TVSH-se është verejtur se mund të grumbullohen mesatarisht rreth 0.4 % të PBB-se të ardhura tatimore për cdo 1% tarife tatimore. Në vendet e industrializuara pjesa e të ardhurave nga TVSH-ja kap 15% - 20% të totalit të të ardhurave tatimore apo 5% - 8% të PBB-se. Ndersa në vendet në zhvillim edhe pse ajo nuk është në këto nivele perqindje zë një peshe të konsiderueshme të të ardhurave tatimore. Dhe në dallim nga tatimi mbi të ardhurat, TVSH-ja nuk influencon në formen dhe menyren e biznesit. Një TVSH e pershtatur mbi kushtet specifike ekonomike kombetare siguron gjithashtu një neutralitet në fushen e tregtise se jashtme nëpërmjet mostaksimit të eksporteve dhe trajtimit të importeve mbi një mesatare te prodhimeve brenda vendit. 9 7.2.1 Shtrirja e TVSH-së në “zonat e thella” Ka një mendim të perbashket se një TVSH është bërë “e mirë” kur me në fund mbulon një baze sa me të gjere tatimpaguesish dhe aktivitetesh. Me fjale të tjera, kjo do të thote që prodhuesit, shitesit me shumice dhe shitesit me pakice duhet të jenë në pjesen derrmuese të tyre aplikues të ligjit të TVSH-se. Vendi ynë e nisi zbatimin e TVSH-se kryesisht për subjektet prodhuese dhe importuesit dhe tregtuesit e mallrave me shumicë. Përpjekjet e mëtejshme të administrates tatimore u shtrinë në zgjerimin e bazës së subjekteve që duhet të regjistroheshin në TVSH nga përmbushja e kriterit të realizimit të xhiros mbi 8 milion lekë (mbi 58,000 €uro) e së fundmi mbi 5 milion lekë brenda një viti fiskal. Ky kriter është i zbatueshem për cfarëdo lloj aktiviteti që nga prodhuesit deri te shitjet me pakicë.

9 Eduart GJOKUTAJ, “Konseguencat sociale nga ndryshimet në TVSH”, Tirane, Mars 2003, <http://www.google.com>

Konsumatori

Shitës me pakicë

Shitës me shumicë

Prodhuesi

Konsumatori

Shitës me pakicë

Prodhuesi

Konsumatori

Prodhuesi

Konsumatori

Shitës me shumicë

Prodhuesi

Page 42: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 41

Shumë vende të tjera që e kanë nisur me zbatimin e TVSH-së si në rastin shqiptar e kanë zgjeruar aplikimin e tij dhe në shitjet me pakicë. Këto vende përfshijnë Argjentinën, Perunë dhe vendet frankofone të Afrikes (që filluan me taksimin e tipit francez mbi prodhimin). Në këto vende u vërejt se aplikimi i TVSH-së vetem tek tatimpaguesit me aktivitete prodhuese shtrembëronte politikën e neutralitetit tatimor dhe favorizonte aktivitete të tilla si: produktet e luksit dhe akcizës, importuesit dhe furnizuesit e mëdhenj të shërbimeve të ndryshme. Kjo shkaktonte një shperndarje të pabarabarte të barres fiskale dhe efekte regresive të TVSH-se në lidhje me konsumin. Si pasoje, krijoheshin dhe probleme të mprehta (kur prodhuesit shisnin direkt të shitësit me pakicë apo te konsumatorët përfundimtarë ose krijonin kanalet direkte të tyre të shpërndarjes). Në dallim nga kjo shkalle e zbatimit të TVSH-së, kur ajo shtrihet deri në shitjet me pakicë, probleme si ato të mësipermet minimizohen. Neutraliteti fiton terren, pasi taksa në këtë mënyrë vendoset sa më afër konsumatorit përfundimtar. Prodhuesit apo shperndaresit nuk mund të jenë të përcaktuar dhe vlerat e tatueshme janë gjithnje të njëjta me cmimet aktuale. Kështu nuk është shkalla në të cilën TVSH-ja është vendosur ajo, që përcakton numrin e tatimpaguesve, por masa e përjashtimit të biznesit të vogël. Për më tepër, ky përjashtim nuk është i kushtueshëm në kuptimin e të ardhurave të humbura, pasi bizneset e vogla të perjashtuara do të vazhdojne të paguajne TVSH-në për blerjet që kryejnë. Ndërsa për shtrirjen e TVSH-së deri te shitjet me pakicë ka me shumë unitet mendimi, përsa i përket shtrirjes së saj në sektoret e shërbimit publik ka mendime të ndryshme. Në fakt shumë vende europiane nuk i taksojnë aktivitetet që kryejne organizmat e shtetit me mendimin se nuk ka kuptim të ngarkohen me TVSH aktivitete të tilla (të përjashtuara nga pagesa e TVSH-se) kur kjo do të kerkoje vetem rritje fondesh, pra rritje të shpenzimeve buxhetore. Por, praktika për ato vende që nuk i perjashtojne në fakt nga pagesa e TVSH-se këto lloj furnizimesh ka qene e shoqeruar me rritje të pergjegjesise dhe transparences se veprimeve të organizmave shteterore. Kohët e fundit në disa nga vendet europiane ka nisur një praktike e re e taksimit të sektoreve të sherbimit publik. Një sektor që po zbatohet një politike ndryshe jane shërbimet postare, të cilat në fund të fundit futen në konkurencë me letren, gazetat apo periodikët e blerë nga privatë apo kryejnë shperndarjet e postës me transportues që vijne po nga sektori privat. Rast tjetër i ngjashem është transporti publik që konkuron në kushte jo të barabarta me transportin privat. Kushtet e konkurences janë shtremberuar në këto raste, ku sherbimet e sektorit publik janë të pataksuara dhe shërbimet e sektorit privat janë të ngarkuar me gjithe taksat e sistemit tatimor. Aplikimi i TVSH-se në sektorin publik (i ndërthurur me subvencione) ka avantazhin e konfrontimit të politikëbërësve më drejtperdrejt me koston e ndërhyrjes së shtetit. 7.2.2 Sektorët “e vështirë” për t’u taksuar Ndërsa flasim për një TVSH me një baze sa më të gjere mbulimi disa sektore kanë qene të veshtire të perfshihen në “tokat” e administrimit tatimor. Kështu, nuk ka qënë i kollajtë taksimi i shërbimeve ndërtimore, shërbimeve financiare, prodhimeve agroindustriale. Po të përmendim rastet e blerjeve të pasurive të patundshme për qëllime biznesi, në teori nuk janë të ndryshme nga blerjet e mallrave ushqimore, industriale, sherbime etj. që janë të taksueshme. Por, derisa vlera e blerjes së një ndertimi perfaqeson vleren e kapitalizuar për shërbime në të ardhmen, taksimi i kesaj vlere perfaqeson taksën, që duhet të ishte vendosur për sherbimet që i janë kryer ndertimit para blerjes. Për qeradhenien e pasurive të patundshme, deri në momentin që u vendos pagesa e TVSH-se kishte një rrjedhje të saj, e cila gjithsesi në kuadrin e një zbatimi sa me të drejte kerkon në radhe të pare në kushtet tona transparence të tregut të pasurive të paluajtshme. Aplikimi i

Page 43: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 42

qendrueshem dhe neutral i TVSH-se mbi pasurite e paluajtshme, kerkon gjithashtu, që gjithe materialet ndertimore, sherbimet ndertimore dhe format e leasing-ut duhet të jenë të taksueshme në një tarife standarte. Kjo politike zbatohet në Shqiperi, por nuk ka qene neutrale në të kaluaren, për shkak të shtremberimeve që vinin nga menyra e administrimit të të ardhurave të taksueshme. Në rastin e perjashtimit të sherbimeve financiare (bankat, bursa e të ngjashme) institucionet financiare bejne blerje me TVSH, por nuk ngarkojne dot me TVSH sherbimet e tyre që shesin, ndoshta për pamundesi reale të ndarjes se pjeses se sherbimit bankar, sigurues etj. Shumë vende (si dhe Shqiperia) nuk kanë një spjegim të qarte se nga se nisen që e bejne këtë perjashtim. Shumë sherbime plotesuese, si pjese brenda sherbimit financiar, të tilla si: keshillimet ligjore, fiskale, të ndara janë të taksueshme. Nderkaq perjashtimi i tyre nga TVSH-ja shmang gjithashtu problemin kaskade. Një mënyrë interesante taksimi i bankave është rasti i Izraelit. Metoda që perdoret konsiston në ate se vleren e shtuar e llogarit si shumë të të ardhures nga puna dhe mbi perfitimet normale. Vende të tjera perdorin rruge e metoda të ndryshme, të cilat kanë në baze të tyre menyren e ndarjes se vleres se shtuar në mënyrë që të mund të jete baze për taksim. Agroindustria është një tjetër fushe problematike për TVSH-në. Në vendin tonë ajo perben 52% të PBB-se dhe 50.5% e popullsise është e punesuar në këtë sektor. Derisa vlera me e madhe shtohet pas “gardhit” të fermes, shpenzimet për krijimin e produkteve janë të pazberthyeshme kollaj. Por, këto produkte perbejne dhe një baze të madhe për eksport. Nisur nga kjo roli i ketij sektori behet akoma me i rëndësishëm për administraten tatimore, pavaresisht nga kushtezimet politike dhe kostot administrative të problemit në fjale. Nisur nga kushtet specifike të cdo vendi dhe nga faktoret politike dhe administrative shume vende i kanë lehtesuar fermeret nga TVSH-ja e blerjeve për farerat, pesticidet, pleherat, makinat dhe paisjet bujqesore. Por cdo perjashtim perben dhe një mundesi për shmangje tatimore dhe ketu, rreziku i abuzimit tatimor është egzistent sidomos për rastin e perdorimit të makinave bujqesore dhe për sherbime të tjera jashte fushes se bujqesise p.sh. traktoret, që mund të perdoren vertet në bujqesi, por gjithashtu mund të perdoren dhe për të kryer pune private. Megjithate, këto perjashtime behen gjithmone për të ruajtur prodhimin vendas ndaj konkurences nga importi për të mos shkaktuar gervishtje sociale sidomos persa i perket krahut të punes në këtë sektor. Por, gjithsesi ajo sjell shtremberime të politikes se neutralitetit të TVSH-se.

Page 44: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 43

7.3 Probleme kyce për tu shqyrtuar në lidhje me TVSH

Por, a ka probleme të cilat duhet të zgjidhen në lidhje me TVSH-në e që duhet të mbahen parasysh në hartimin e paketave fiskale të vitit të ardhshëm? Nisur nga përvoja e grumbulluar nga deklarimet e biznesit dhe të vetë organeve tatimore, ka një sërë problemesh që lidhen me TVSH-në dhe që kërkojnë një zgjidhje, në varësi të problemit, afatshkurtër ose afatgjatë. Problemet dhe zgjidhja e tyre në lidhje me TVSH-në, janë të lidhura edhe me problemet e përgjithshme të sistemit tatimor në Shqipëri. Unë mendoj se në paketën fiskale të vitit 2005 qëndrimi dhe përpjekjet e biznesit e të autoriteteve tatimore duhet të përqendrohen në zgjidhjen e çështjeve që përqendrohen në dy drejtime kryesore:

1) Në drejtim të zgjidhjes së problemeve me karakter teknik në legjislacionin tatimor, të cilat duhet të synojnë rregullime të neneve dhe ligjeve të caktuara të tatimeve e taksave, me qëllim që të sigurohet një zbatim korrekt, joevaziv dhe transparent i legjislacionit, njëlloj për të gjithë tatimpaguesit, si dhe duke trajtuar në pozita të barabarta tatimpaguesit me autoritetet tatimore. Kjo do të krijonte kushtet për një legjislacion tatimor të pranueshëm nga tatimpaguesit si nga pikëpamja e transparencës, ashtu edhe nga pikëpamja e barazisë në konkurrencën e biznesit dhe e mosndikimit të konkurrencës nga ana e organeve tatimore;

2) Në drejtim të problemeve të politikave tatimore, të cilat, në përgjithësi s’duhet të synojnë në uljen e nivelit të presionit tatimor nëpërmjet uljes së tarifave tatimore, si dhe shtrirjen e bazës së tatimpaguesve. Kurse në veçanti problemet e politikave tatimore duhet të shohin edhe mundësinë e futjes në mënyrë të kontrolluar dhe efikase të nxitësve fiskalë të tillë që lidhen p.sh., me tarifat në lidhje me fitimin e riinvestuar, uljen e tarifës së kontributit të sigurimeve shoqërore etj. Qëllimi i këtij materiali është të përqendrohet në problemin e politikave fiskale në lidhje me TVSH-në, dhe që do të duhet të mbahen parasysh gjatë hartimit të paketës për vitin e ardhshëm. Politikat në lidhje me tarifën e TVSH-së mund të përmirësohen sipas pikave në vijim: a) Një diferencim i TVSH-së për grupe të caktuara të artikujve;b) Mbajtja e një tarife, por synohet ulja e saj. Në lidhje me qëndrimin e parë do të mund të thuhej se do të ishte zgjidhja më e mirë nga pikëpamja sociale dhe më gjerë. Të gjitha vendet e Europës Perëndimore, si dhe një varg vendesh të tjera e zbatojnë me sukses këtë formë të zbatimit të TVSH-së.10 Por, duke pasur parasysh nivelin aktual të organizimit të organeve tatimore në Shqipëri, kulturën fiskale në përgjithësi, situatën e përgjithshme të zhvillimit ekonomik dhe politik të vendit, si dhe të tjera probleme të ngjashme, mund të nxirret përfundimi se do të duhet edhe një periudhë kohe për të filluar zbatimi i diferencuar i TVSH-së. Gjatë kësaj kohe do të duhet të zgjidhen problemet e modernizimit të infrastrukturës së administratës tatimore, të nivelit profesional të punonjësve tatimorë, të një sërë problemeve me karakter teknik e ligjor, të cilat do të bëjnë të mundur të zbatohet me sukses grumbullimi i të ardhurave nga TVSH-ja me tarifa të diferencuara sipas grup artikujve ose edhe brenda të njëjtit artikull. Duhet të përcaktohet një program masash i qartë nga administrata shtetërore për të përcaktuar pas kësaj afate të sakta në lidhje me zbatimin e tarifave të diferencuara të TVSH-së. Kjo periudhë përgatitore nuk duhet të zgjasë më shumë se 3 vjet.Por mbajtja e një tarife të TVSH-së duhet të shoqërohet me politikën e uljes së saj. Aktualisht, niveli

10 http://www.monitor.al/tvsh-probleme-dhe-rekomandime/

Page 45: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 44

prej 20% i tarifës së vetme që zbatohet në Shqipëri për të gjitha mallrat, duket të jetë tepër i lartë. Ky nivel nuk është i argumentuar plotësisht edhe nga pikëpamja teorike dhe teknike. Nga ana tjetër, niveli i lartë sjell si pasojë edhe uljen e kërkesës për mallra dhe shërbime nga ana e popullsisë për shkak të çmimeve të larta, duke ndikuar kështu në dy drejtime kryesore: së pari, në uljen e nivelit të jetesës së popullsisë; dhe së dyti, në pengimin e zhvillimit të biznesit, i cili në kushtet e uljes së kërkesës do të ulë edhe produktet, mallrat dhe shërbimet që ofron. Indirekt kjo ndikon edhe në uljen e të ardhurave të buxhetit të shtetit, nëpërmjet pakësimit të TVSH-së, por edhe të tatimit mbi fitimin dhe të tjera të lidhura me këto biznese. Prandaj, tarifa e TVSH-së do të duhej të ulej. Për llogaritjen e madhësisë së kësaj tarife mund të përdoren metoda të ndryshme. Kështu, mund të nisemi nga supozimi i thjeshtëzuar sikur të zbatoheshin tarifa të diferencuara të TVSH-së për artikuj dhe grupe artikuj të veçantë, të bazohemi në vëllimin e qarkullimit të tyre për çdo lloj tarife TVSH-je, dhe të llogaritej kështu një mesatare e peshuar. Kjo do të rezultonte në llogaritjen e një tarife TVSH-je që do të siguronte një nivel të ardhurash të barabartë me atë që do të mund të sigurohej sikur të zbatoheshin tarifa të diferencuara të saj. Kjo mënyrë ka përparësinë se do të ishte e pranueshme nga të gjitha palët e përfshira në interes. Po të përdorej kjo mënyrë llogaritje në kushtet konkrete të Shqipërisë në mënyrë të përafërt, kjo tarifë do të ishte në intervalin 12-15%.

3) Nuk duhet të anashkalohet edhe efekti social në popull i ndërmarrjes së kësaj mase. Sigurisht, po të shoqërohej me një administrim korrekt të grumbullimit të TVSH-së e zbatimit të ligjit edhe të ardhurat e buxhetit të shtetit do të ishin më të mëdha. Politikat e TVSH-së në lidhje me biznesin agro-industrial. Në paketën fiskale të vitit 2004 është arritur që për tatimpaguesit, të cilët përpunojnë lëndë të parë të grumbulluar nga fermerët shqiptarë, të mundësohet kreditimi i TVSH-së. Kështu u pranua llogaritja dhe kreditimi i TVSH-së për disa prej agrobizneseve kryesore si përpunimi i grurit, prodhimi i vajit, përpunimi i nënprodukteve të qumështit etj. Kjo masë bën që këto sipërmarrje të mos ngarkohen me kosto shtesë financiare dhe të sigurohet kështu edhe një element nxitës për zhvillimin e këtyre aktiviteteve, që në kushtet e Shqipërisë mund të konsiderohen shumë të rëndësishme. Në kushtet e vendit tonë, ku bujqësia ka pasur dhe do të ketë një rol parësor në zhvillimin ekonomik dhe social, është shumë e rëndësishme të gjenden dhe të përdoren politika të tilla që të sigurojnë nxitjen e zhvillimit të biznesit bujqësor dhe atij të përpunimit të produkteve bujqësore. Një element i rëndësishëm i përdorur me sukses në vende të tjera, është dhe ai i politikave të drejta fiskale. Parashikohet rritja e numrit të agrobizneseve, të cilët do të duhet të autofaturojnë blerjet e tyre nga fermerët individualë për efekt të kreditimit të TVSH-së. Përcaktimi i këtyre agrobizneseve duhet të bëhet duke u bazuar në disa tregues, të cilët sigurojnë mundësinë e zgjedhjes së atyre që realisht do të duhet të mbështeten që kjo politikë të jetë frytdhënëse. Tregues të tillë mund të marrin parasysh p.sh., vëllimin e aktivitetit, shifrën e afarizmit, llojin e aktivitetit e rëndësinë e tij në sigurimin e plotësimit të nevojave të tregut të brendshëm e të jashtëm, zhvillimet e aktivitetit e të zonave që synohen etj.

4) Parapagimi i TVSH “së në import. Siç u përmend më sipër, Ligji Për TVSH-në�detyron llogaritjen dhe pagimin e TVSH-së për mallrat e importuara që në momentin e kryerjes së veprimeve përkatëse në doganë për hyrjen e mallrave në Shqipëri (përvec makinerive dhe pajisjeve të përcaktuara në ligj). Për më tepër, ligji e përcakton atë sikur të ishte taksë doganore. Pra, këtu ligji shmanget nga parimi i përgjithshëm i llogaritjes dhe pagimit të TVSH-së. TVSH-ja, siç mund të kuptohet nga vetë emri, është një tatim që zbatohet mbi vlerën e shtuar të

Page 46: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 45

realizuar. Por në momentin e zhdoganimit të mallrave të importuara nuk është realizuar vlera e shtuar. Madje, sipërmarrësi ende nuk e di se sa dhe nëse do ta realizojë këtë mall. Për më tepër i kërkohet që TVSH-në në doganë ta paguajë me para në dorë dhe jo pas një periudhe kohe kur të ketë realizuar të paktën një pjesë të mallrave të veta, ashtu siç ndodh shpesh për blerjet e mallrave brenda vendit. Kësaj situate i duhet shtuar edhe mënyra e llogaritjes së vleftës doganore, e cila çon në llogaritjen e TVSH-së edhe mbi taksat doganore, pra duke rezultuar në tatimin e një takse. Kjo situatë sigurisht që nuk është e pëlqyeshme për biznesin shqiptar, i cili ndodhet kështu në situatën kur ka nevoqë për fonde financiare, pra për para, më shumë sesa do t i duhej po të blinte një mall brenda vendit. Këtij fakti i duhet shtuar edhe argumenti tjetër që për shkak të nivelit të ulët të besimit që sipërmarrësit e huaj kanë ndaj sipërmarrësve shqiptarë blerjet jashtë vendit bëhen kryesisht vetëm me para në dorë. Këto vështirësi financiare për para sjellin disa pasoja: uljen e vëllimit të mallrave që mund të blihen jashtë vendit; rritjen e presionit ndaj biznesit për të kërkuar para; rritjen e tendencave për evazion, sepse edhe përfitimet e palëve të përfshira janë të mëdha etj. Në diskutimet që bëhen në lidhje me këtë situatë, shpesh sillet si argument që shumë vende e ndjekin këtë mënyrë grumbullimi TVSH-je në doganë. Por edhe për ato vende ku zbatohet ky sistem, ka një sërë mekanizmash financiare që ndihmojnë biznesin për të përballuar vështirësitë, mekanizma të tillë si p.sh., kreditimi nga sistemi bankar, pagimi i mëvonshëm i detyrimeve doganore e të tjerë mekanizma, që për fat të keq në vendin tonë nuk funksionojnë ende. Përveç kësaj, raporti i importeve me eksportet nuk është në nivelin e vendit tonë. Heqja e pagimit të TVSH-së nga dogana do të kishte disa pasoja pozitive si p.sh., zbutjen e problemeve për para në dorë për biznesin shqiptar importues, (mbani parasysh raportin import-eksport në Shqipëri, që është 4-5 herë më i lartë në favor të importeve sipas raportit “Ekonomia dhe buxheti”,shtator 2012 të Ministrisë së Financave); heqja e TVSH-së, e shoqëruar edhe nga ulja apo heqja e taksave doganore do të sillte shumë uljen e tendencave për evazion dhe kontrabandë në dogana, aq shumë të përfolur në këto vite; do të rriste të ardhurat për buxhetin e shtetit, sepse paratë në vend që të shkojnë në xhepat e punonjësve të doganave dhe të subjekteve evadues, do të shkojnë në arkën e shtetit etj. Por transferimi i grumbullimit të TVSH-së nga doganat në organet tatimore do të kërkonte edhe një punë më të kualifikuar, më serioze të organeve tatimore e të atyre të kontrollit për të shmangur evazionin në deklarimin e TVSH-së. Kjo do të kërkonte edhe një bashkërendim të punës së organeve doganore me ato tatimore e shoqëruar kjo me infrastrukturën e nevojshme informatike për të mbyllur të gjitha shtigjet për evazion. Në këto situata mundet që fillimisht të bëhet hapi i lejimit të pagimit të TVSH-së të llogaritur për mallrat e importit në një periudhë më të vonshme nga data e kryerjes së importit, periudhë e cila do të duhet të diskutohet edhe me biznesin, me qëllim që të bëhet i pranueshëm nga ata që do t a zbatojnë. Në një kohë të dytë, kur të jenë krijuar mundësitë e infrastrukturës së nevojshme, të bëhet transferimi i grumbullimit të TVSH-së për mallrat e importuara nga organet tatimore.

Page 47: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 46

8. KONKLUZIONE TVSH-ja nuk është bërë ende një tatim mbizotërues dhe i konsoliduar në të ardhurat tatimore duke u krahasuar me vende ngjashmërisht të afërt me Shqiprinë, si dhe nisur nga ndikimi i përjashtimeve tatimore dhe pragut përfshirës të tatimpaguesve në skemën e TVSH-së.

Shqipëria ka një boshllëk tatimor që ndodhet në hartën e vendeve me evazion tatimor të lartë. Boshllëku tatimor për vitin 2011 është në përmasat e 29.1%. Boshllëku i TVSH-së është në përmasat e 25.2%. Nëse krahasohet me boshllëkun tatimor mesatar të Ballkanit Shqipëria është 3.4 pikë përqind më lart. Boshllëkun tatimor më të lartë në Ballkan e mban Maqedonia me 31.1%. Boshllëkun tatimor më të ulët në Ballkan e mban Serbia me 19.1%.

Një konkluzion mund të nxirret përfundimisht për Ballkanin. Edhe pse nuk ka një borxh publik të lartë si rajon gjeografik (48,3% të PBB), përsëri duhet që të merret shumë më fort me evazionin dhe problemet e brendshme të administrimit tatimor, pasi mjafton që të ngushtohet me vetëm 5% boshllëku tatimor dhe borxhi publik likujdohet në më pak se 10 vite duke përfshirë këtu edhe Greqinë, që është prej 3 vitesh e “sëmura” e Ballkanit.

Nisur nga ato sa u thane me lart TVSH-ja nese nuk administrohet fuqishem mund të degjeneroje në një takse që deformon sistemin tatimor, që frenon rritjen e ekonomise dhe specializimin e sektoreve të saj duke u kthyer në një takse (peshe) mbi xhiron e grumbulluar në zinxhirin e qarkullimit.

Mundet që fillimisht të bëhet hapi i lejimit të pagimit të TVSH-së të llogaritur për mallrat e importit në një periudhë më të vonshme nga data e kryerjes së importit. Në një kohë të dytë, kur të jenë krijuar mundësitë e infrastrukturës së nevojshme, të bëhet transferimi i grumbullimit të TVSH-së për mallrat e importuara nga organet tatimore.

Të ardhurat nga një taksë e vlerës së shtuar janë shpesh më të ulëta se sa pritej për shkak se ata janë të vështira dhe të kushtueshme për tu administruar dhe mbledhur. TVSH ka të nevojshme të vazhdojë të administrohet fuqishëm, duke rritur përdorimin e kapaciteteve në dispozicion dhe luftuar sëmundjen që mund të zhvillohet: korrupsionin.

Page 48: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 47

9. REKOMANDIME Politikat në lidhje me tarifën e TVSH-së mund të përmirësohen sipas pikave në vijim: a) Një diferencim i TVSH-së për grupe të caktuara të artikujve; b) Mbajtja e një tarife, por synohet ulja e saj. Administrata tatimore duhet të: a) arrijnë të bëjnë dallimin nëpërmjet pretendentëve me një histori positive në zbatimin e ligjit të TVSH dhe atyre me një histori të varfër, b) atyre që kanë përdorur kontrollet para kërkesave për rimbursimin e TVSH me një risk të madh në krahasim me rimbursimet me risk të vogël; në mënyrë që të jenë të suksesshme për administrimin e TVSH.

Page 49: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 48

10. BIBLIOGRAFI

Armela Mancellari, "Efektet makroekonomike të politikës Fiskale në Shqipëri: Vlerësim me modelin Svar" AL-Tax Center, Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në Shqipëri për 2011 dhe krahasimi me vendet e rajonit ballkanik dhe në botë: Analiza dhe përshkrimi i metodologjisë, Datë 09.11.2012, Tiranë, Shqipëri AL-Tax Center, Hyrjet dhe daljet e TVSH-së Dokument per njohjen e zbatimit të TVSH Studime dhe mendime mbi legjislacionin fiskal në Shqipëri, 11-01

Projekti IPA- 2007, Draft Ligji “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ” Me mbështetjen e Eksperteve Tatimore të Asistencës Franceze

Ministria e Financave, Strategjia Sektoriale e Financave Publike 2008 – 2013, Janar 2008 AL-Tax Center,Treguesit e performancës së tatimeve Shqiptare dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Jugore, 24 Tetor 2011, AL-Tax AL-Tax Center, Tatimi i munguar në Shqipëri, 24 Dhjetor 2012 www.wikipedia.com Brian Gleeson, CUSTOMS MANUAL ON IMPORT VAT, September 2009 Ernst & Young, Value Added Tax, A study of methods of Taxing Financial and Insurance Services, Study carried out by Ernst & Young by the European Commission Reckon Llp. 21 September 2009. Study to quantify and analyze the VAT gap in the EU-25 Member States, DG Taxation and Customs Union Report, Buletini fiskal, i Ministrisë së Financave. 2011-2012. Tremujorët I, II, III, IV Instat. Databaza statistikore. Statistika sipas temave: Publikime mbi treguesit e llogarive kombëtare vjetore 2011 USAID. December 29, 2010. Albania Gap Analysis Strategic Planning & Analysis Division E&E Bureau USAID Ministria e Financave Programi fiskal dhe ekonomik 2012-2014, Shkurt 2012 minfin.gov.al www.europa.eu http://europa.eu/legislation_summaries/taxation/l31057_en.htm

Page 50: TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ... · PDF fileTë ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve

TVSH, suksesi i administrimit të saj dhe ndikimi në të ardhurat publike

Page 49

ABSTRACT Income tax and customs revenues are collected as all kinds of taxes that are implemented by the Central Government. These include 6 main categories: Value Added Tax, Income Tax, Excise, Personal Income Tax, Customs Duties and other National Taxes. Tax and customs revenues constitute the main voice in providing income to the State Budget. It should be noted that the change of each component item of customs and tax revenue, both in absolute and in the relative year-on-year have significantly affected fiscal policies that have been implemented in the respective periods. However, the leading provider of tax revenue continues to be the Value Added Tax (VAT) of 50%. The strategy of reforming the tax system was based on several key elements associated with VAT: VAT system wide basis and the standard rate of 20% (with a reduced rate of 10%), and a threshold exemption "within normal" for small businesses; This study attempts to assess the effects of fiscal policy to Gross Domestic Product (GDP) in Albania and how successful is the tax system in relation to the implementation of the Law on VAT. The study finds that VAT is necessary to continue to vigorously administered, increasing the use of available capacity and combat the disease the development of corruption. Also there is space for review of its rate application in our country.