24
Pas prezantimit të strategjisë së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, përf- shirë edhe Shqipërinë, ditën e djeshme diskutimet u zhvendosën tek Parlamenti Evropian. Ky i fundit zhvilloi një seancë plenare gjatë së cilës u fol për strategjinë e re të Komisionit... Koloneli i detit, Myslim Pashaj ka reaguar dje sërish sa i takon negociatave me Greqinë për kufirin detar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se pushtetarët që firmosën paktin e vitit 2009 tani nuk po e bëjnë gjumin... Vendimi për të ndërtuar 3 hidrocentrale në kanionin e lumit Osum në Skrapar ka shkaktuar debate të forta politike. Dje ka pasur një reagim nga Ministria e Energjisë, e cila ka pranuar se po diskutohet për HEC-e në Bigas... Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dje Lëvizjen Socialiste për Integrim se fatin e Dasham- ir Xhikës do të kenë gjithë zyrtarët dhe drejtorët që kanë abuzuar me fondet e shtetit.Teksa ishte i pranishëm në Konferencën... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Marku paralajmëron hetim për të gjithë zyrtarët që shpëtoi Llalla: Do rihapim çështjet e pezulluara, ndëshkim për prokurorët që kanë shkelur ligjin Përfundojnë diskutimet për integrimin e Ballkanit, Fleckenstein: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave Myslim Pashaj: Pushtetarët që i shitën detin Greqisë nuk po e bëjnë gjumin rehat, negociatorët ende në administratë HEC-et në kanionin e Osumit, ngrihet grup pune për vlerësimin e situatës, Gjiknuri “përplaset” me Klosin Rama mesazh LSI: Parazitët nuk kanë më vend në administratë, abuzuesit para drejtësisë, luftë korrupsionit në nivele të larta Tirazhi 10000 kopje E Enjte 8 Shkurt 2018 Turqia vendos ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri, ish-truproja i Berishës gati të hapë “Kutinë e Pandorës” për vrasjen e Azem Hajdarit Faqe 6 Faqe 3 Faqe 9 Faqe 7 Faqe 5 Faqe 4 Biseda Hoxha-Hrushov, diktatori shqiptar i shqetësuar për marrëdhëniet me Jugosllavinë, kreu i BRSS kritika për linjën marksiste-leniniste Zgjedhjet në FSHF, fiton klani i Zemunit dhe i Saliut F. 12,13 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Mushka ARMO, Shteti dhe KLSH Nga Fatos ÇOÇOLI Nga Hyqmet ZANE Britanikët, Shtabi i Mesdheut, Napoleon Zerva dhe masakrat në Çamëri Nga Bardhyl BEJKO Le të bëjnë sa të duan arrestime, po kurrë nga partia ime! Qeveria miraton vetingun në polici, ja si do të zbrazen xhepat e efektivëve dhe do zbulohen lidhjet me krimin, verifikime nga udhëtimet e pronat, te faturat e dritave Afera e CEZ drejt zbardhjes, juristi i OSHEE nxjerr provat kundër djalit të Berishës, ja lista e dëshmi- tarëve që mund të fundosin ish-kryeministrin Çmimi 20 lekë Armand Duka mbajti edhe një herë tjetër postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi zgjedhjet e djeshme i dhanë atij një mandat të pestë në krye të futbollit shqiptar. Këtë fitore Duka e siguroi nëpërmjet klanit të Zemu- nit dhe të Saliut .... Faqe 8 Faqe 3 Faqe 20

Turqia vendos ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri, ish ......2 E Enjte Shkurt 201 GAZETA SOT“Kulmi i këtij mashtrimi dhe manipulimi të ulët, për llogari dhe në mbrojtje

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Pas prezantimit të strategjisë së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, përf-shirë edhe Shqipërinë, ditën e djeshme diskutimet u zhvendosën tek Parlamenti Evropian. Ky i fundit zhvilloi një seancë plenare gjatë së cilës u fol për strategjinë e re të Komisionit...

    Koloneli i detit, Myslim Pashaj ka reaguar dje sërish sa i takon negociatave me Greqinë për kufirin detar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se pushtetarët që firmosën paktin e vitit 2009 tani nuk po e bëjnë gjumin...

    Vendimi për të ndërtuar 3 hidrocentrale në kanionin e lumit Osum në Skrapar ka shkaktuar debate të forta politike. Dje ka pasur një reagim nga Ministria e Energjisë, e cila ka pranuar se po diskutohet për HEC-e në Bigas...

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dje Lëvizjen Socialiste për Integrim se fatin e Dasham-ir Xhikës do të kenë gjithë zyrtarët dhe drejtorët që kanë abuzuar me fondet e shtetit. Teksa ishte i pranishëm në Konferencën...

    CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

    Marku paralajmëron hetim për të gjithë zyrtarët që shpëtoi Llalla: Do rihapim çështjet e pezulluara, ndëshkim për prokurorët që kanë shkelur ligjin

    Përfundojnë diskutimet për integrimin e Ballkanit, Fleckenstein: Shqipëria e

    meriton hapjen e negociatave

    Myslim Pashaj: Pushtetarët që i shitën detin Greqisë nuk po e bëjnë gjumin

    rehat, negociatorët ende në administratë

    HEC-et në kanionin e Osumit, ngrihet grup pune për vlerësimin e situatës, Gjiknuri

    “përplaset” me Klosin

    Rama mesazh LSI: Parazitët nuk kanë më vend në

    administratë, abuzuesit para drejtësisë, luftë korrupsionit

    në nivele të larta

    Tirazhi 10000 kopje E Enjte 8 Shkurt 2018

    Turqia vendos ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri, ish-truproja i Berishës gati të hapë “Kutinë e

    Pandorës” për vrasjen e Azem Hajdarit

    Faqe 6

    Faqe 3

    Faqe 9

    Faqe 7

    Faqe 5

    Faqe 4

    Biseda Hoxha-Hrushov, diktatori shqiptar i shqetësuar për marrëdhëniet me Jugosllavinë, kreu i BRSS kritika

    për linjën marksiste-leniniste

    Zgjedhjet në FSHF, fiton klani i Zemunit dhe i Saliut

    F. 1

    2,1

    3

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17Mushka ARMO, Shteti dhe KLSH

    Nga Fatos ÇOÇOLI

    Nga Hyqmet ZANE

    Britanikët, Shtabi i Mesdheut, Napoleon Zerva dhe masakrat në Çamëri

    Nga Bardhyl BEJKO

    Le të bëjnë sa të duan arrestime,

    po kurrë nga partia ime!

    Qeveria miraton vetingun në polici, ja si do të zbrazen xhepat e efektivëve dhe do zbulohen lidhjet me krimin, verifikime nga

    udhëtimet e pronat, te faturat e dritave

    Afera e CEZ drejt zbardhjes, juristi i OSHEE nxjerr provat kundër djalit të Berishës, ja lista e dëshmi -

    tarëve që mund të fundosin ish-kryeministrin

    Çmimi 20 lekë

    Armand Duka mbajti edhe një herë tjetër postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi zgjedhjet e djeshme i dhanë

    atij një mandat të pestë në krye të futbollit shqiptar. Këtë fitore Duka e siguroi nëpërmjet klanit të Zemu-nit dhe të Saliut....

    Faqe 8

    Fa

    qe

    3

    Faqe 20

  • 2 GAZETA SOTE Enjte 8 Shkurt 2018

    2,5,9,11,15,18,19,20,21,24

    “Kulmi i këtij mashtrimi dhe manipulimi të ulët, për llogari dhe në mbrojtje të Saje Qorrit dhe Noriegës si dhe për të baltosur opozitën, arriti kur në kroniken e përgatitur nga vet “Opinion”, në tabelë dhe me zë ishte vendosur edhe emri i Andi Tomës si njeriu i arrestuar nga Krimet e Rënda, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë. Për hir

    të së vërtetës duhet thënë se të gjitha mediat, përfshi këtu televizionin Klan, lajmin e arrestimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishin korrekt, asnjëra prej tyre nuk kishte emrin e Andi Tomës, por kro-nika ishte përgatitur për të nxjerrë dyfytyrëshe opozitën, dhe ky ishte një operacion shume i suksesshëm i Saimir Trafikut”, tha Sali Berisha.

    SALI BERISHA SULMON FEVZIUN

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Vasilika Hysi: Koordinim mes institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, qytetarët do informohen për ligjetZëvendëskryetarja e Kuvendit, Vasilika

    Hysi deklaroi dje se ecuria e reformës në drejtësi pas miratimit të ndryshimeve kus-htetuese, sipas saj, varet nga dy faktorë, nga punonjësit e sistemit të drejtësisë dhe nga qytetarët. Teksa ishte e pranishme në takimin konsultues publik mbi “Strategjinë për Edukimin Ligjor të Publikut”, Hysi thek-soi se kjo strategji do të evitojë sorollatjet e qytetarëve në institucione. “Më vjen keq që e them që megjithëse ka dy vite që kanë hyrë në fuqi, një pjesë e mirë e ligjeve që lidhen me organizimin dhe funksionimin e drejtë-

    sisë, qytetarët nuk arrijnë të shfrytëzojnë ato lehtësi dhe atë akses që ligjet u kanë mundësuar, duke shmangur në këtë mënyrë proceset e gjata, e të kushtueshme”, deklaroi ajo. Sipas Hysit, koordinim mes institucion-eve për zbatimin e reformës në drejtësi është i rëndësishëm. “Unë ju inkurajoj dhe ju ftoj të jeni vëzhgues, monitorues të gjithë procesit të funksionimit të edukimit ligjor të publi-kut nëpërmjet rrjetit të institucioneve. Mos të harrojmë që kemi një ligj të konsultimit publik, një ndër ligjet më të avancuara që ka Shqipëria krahasuar, jo vetëm me vendet

    e rajonit, por edhe më gjerë. Ai ligj, nuk duhet të jetë një ligj në letër, por duhet të funksionojë dhe programi i transparencës, si dhe komunikimi online, është një gjë jashtëzakonisht shumë e mirë”, u shpreh ajo. Ndërkohë, sa i takon sfidave, Hysi deklaroi se një e tillë mbetet edhe buxheti për strategjinë e edukimit ligjor. “E katërta është buxhetimi. E them këtë sepse kjo strategji ka kosto. Në këtë kuadër do të jemi të vëmendshëm si Kuvend i Shqipërisë që jo vetëm të miratojmë strategjinë, por në momentin e diskutimit të projektbuxhetit të qeverisë të parashikojmë

    fonde të nevojshme në nivel të ministrive, por edhe të agjencisë të mbështetjes të sho-qërisë civile, e cila duhet të orientohet drejt mbështetjes së projekteve që kanë të bëjnë me forcimin dhe edukimin ligjor të publi-kut”, nënvizoi deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi. Bëjmë me dije se gjetjet dhe konkluzionet e konsultimeve publike do të shërbejnë për punën e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në kuadër të hartimit dhe shqyrtimit të projektvendimit “Për miratimin e Strategjisë së Edukimit Ligjor të Publikut.

    Hetimet për rrugët irritojnë Berishën, përplaset me gazetarin Artan Hoxha, e akuzon për lidhje me klanet mafioze

    Artan Hoxha: Berisha po më paralajmëron të mos e kaloj vijën e kuqe

    Mimoza IBRA

    Hetimet e hapura nga proku-roria për abuzimet e PD dhe LSI me rrugët, kanë irrituar ish-kryeministrin Sali Beri-sha. Dy ish-drejtorë të saj kanë shkuar në burg, ndërsa paralajmërohet që do të preken dhe nivele të larta. Kjo gjë duket se ka inatosur ish-kryeministrin, i cili dje ka shpërthyer në akuza dhe sulme ndaj mediave dhe gazetarëve që po merren me rastin në fjalë. Përmes një statusi shumë të gjatë në rrjetet sociale, Berisha ka folur mbi emisionin e zhvilluar të martën në “Opinion” për hetimet e rrugës Elbasan-Gjinar dhe Elbasan-Tiranë. Në atë emision gaze-tari Artan Hoxha u përplas me avoka-tin e një prej të arrestuarve dhe kërkoi të mbahet përgjegjësi. Por kjo ka bërë që Berisha të shpërthejë dje në akuza shumë të forta ndaj tij. Në Facebook ai e ka akuzuar për lidhje me mafien. “Duhet thënë që në fillim se skenari i debatit ishte i ekuilibruar, moderatori kishte ftuar aty, mendoj unë, siç duhet akuzën, prokurorinë, e cila kishte zg-jedhur të përfaqësohej duke i dorëzuar, me urdhër të kryeprokurorit Rama, dosjen sekrete të hetimit një njeriu që paguhet nga tre grupe kriminale dhe si hjekës është peng i vrasjes së dësh-mitarit të tij. Sqaroj këtu se vetëm një javë pasi i mori dëshminë një të riu ai u ekzekutua, dhe ky i quajtur mender gazetar, si për të justifikuar apo bërë të parëndësishme jetën e një njeriu, përdhos për së vdekuri viktimën e tij duke thënë se edhe ai i ri ishte i malavitës (d.m.th punë e madhe se u vra). Dua ti përsëris edhe njëherë sharlatanit Artan Hoxha, që trillon së fundi se mbrohet nga CIA, se deri sa të gjejë vrasësin e të ndjerit, dëshmitarit, ai dhe vetëm ai është i dyshuari nr 1 si hjekës, vrasjes së tij. Pavarësisht nga kjo, ky njeri del në çdo studio televizive duke vjellë lajme të rreme për çdo gjë”, tha Sali Berisha. Por ai nuk ka kursyer sulmet dhe ndaj gazetarëve të tjerë. Sipas tij, Sokol Balla përfitoi 200 mijë euro nga Saimir Tahiri në mënyrë që të bënte një emision për të pastruar imazhin e tij pas implikimit në trafikun e drogës. “Kjo fushatë e Saimir Trafikut pati dhe viktimat e tij, si largimin nga puna të ndonjë drejtuesi kryesor emi-sioni, nën pretekstin se u pagua 200

    mijë euro nga Saimir Trafiku për t’i bërë atij tualetin televiziv”, u shpreh Berisha. Po ashtu ai drejtoi sulme edhe për Mustafa Nanon, të cilin e quajti si papagall të qeverisë.

    Reagimi i Artan HoxhësPas sulmeve të ish-kryeministrit,

    i menjëhershëm ishte edhe reagimi i gazetarit Artan Hoxha. Po ashtu në rrjetet sociale, ai i ironizoi akuzat e Berishës, duke i konsideruar si reklama. Në vijim, Artan Hoxha shtoi se demokrati Sali Berisha është ndjerë i cenuar nga emisioni dhe tema e trajtuar prandaj ka patur këtë reagim. Po ashtu, ai theksoi se mesazhi i vetëm që i kishte dhënë

    “Ky mashtrues ordiner mashtronte qytetarët, pavarë-sisht se kishte në dorë dosjen që tregonte se Andi Toma ishte arrestuar nga Prokuroria e Elbasanit dhe jo Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pas tij, përfaqësuesi apo papagalli i qeverisë Muç Nano, i cili të paktën nuk mund të akuzohet se ka vrarë dëshmitarë, u hodh menjëherë dhe ai kundër

    standardit të dyfishtë imagjinar, të shpifur e të turpshëm të z. Hoxha. Pra me çdo kusht duhet të provonin se opozita e paska sulmuar për arsye politike Edi Ramën që bllokon drejtësinë për Saimir Trafikun. Por përsëri ky nuk ishte kulmi pasi dihet se papagajtë e qeverisë shkojnë aty për të thënë fluturoi fluturoi gomari”, u shpreh Sali Berisha.

    ISH-KRYEMINISTRI: MUSTAFA NANO, PAPAGALL I QEVERISË Petrit Vasili: Kryeministri do të ndërtojë shtetin e mikut

    Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili shtoi dozën e sulmeve dje ndaj kryeministrit Edi Rama. Në rrje-tet sociale, Vasili u shpreh se Edi Rama nuk do të ndërtojë një shtet me bazë në rregulla dhe ligje, por që të funksion-ojë në varësi të mikut. “Kryeministri i degraduar antishtet njeh vetëm mi-kun, jo ligjet. Kryeministri antishtet, i kapur dhe i kriminalizuar, e urren që të ndërtojë shtet që funksionon me ligje dhe rregulla. Kryeministri i fali-mentuar i Rilindjes ka vetëm një gjë në tru: shtetin e mikut. Këtë antishtet e urrejnë shqiptarët. Qytetarët nuk duan të fusin mik as shtetin e falimentuar e të korruptuar të kryeministrit dhe as gjithfarë sekserësh të pacipë. Qytet-arët duan thjesht standarde e ligje dhe zgjidhjen e problemeve ne baze te tyre pa nevojën e askujt. Kryeministri i de-graduar ka ne mendje vetëm shtet-tep-sinë private të tij, ku ai dhe ministrat e tij për sevap ju zgjidhin ndonjë hall njerëzve, në një kohë që ua kanë për detyrim të madh”, tha Petrit Vasili.

    Fatmir Mediu: Të shqyrtohen marrëdhëniet

    e reja Turqi-RusiKreu i PR, Fatmir Mediu mori

    pjesë dje në forumin mbi sfidat gjeop-olitike në Evropën Juglindore të mba-jtur në një nga mjediset e Kongresit Amerikan. Të pranishëm në forum ishin edhe ligjvënës amerikanë, si edhe politikanë të rajonit dhe vendeve evropiano-perëndimore, të cilët u shprehën të shqetësuar nga përpjekjet ruse për ndërhyrje në rajon. “Çështjet e para kanë të bëjnë me mënyrën e qeverisjes, respektimin e lirive, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pastaj partneritetin dhe fokusin tonë si vend anëtar i NA-TO-së. Marrëdhëniet e reja të Turqisë me Rusinë duhen t'i shqyrtojmë me një këndvështrim më real si vende të Ballkanit dhe ashtu siç duhet të shikojmë se kush është marrëdhënia që duhet të krijojmë me SHBA-të dhe BE-në, për të qenë partner real”, tha Fatmir Mediu. Ai shoqërohej edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri.

    Duhet thënë që në fillim se skenari i debatit ishte i ekuili-bruar, moderatori kishte ftuar aty, men-doj unë, siç duhet akuzën, prokurorinë, e cila kishte zgjed-hur të përfaqësohej duke i dorëzuar, me urdhër të kryeproku-rorit Rama, dosjen sekrete të hetimit një njeriu që paguhet nga tre grupe krim-inale, dhe si hjekës është peng i vrasjes së dëshmitarit të tij...

    Sali Berisha përmes postimit të tij ishte që të mos e kalonte vijën e kuqe. “Heuuuu breee, doktori paska shkruar statusin më të gjatë të jetës së vet, dhe ma ka dedikuar mua personalisht. Rrofsh për reklamën doktor, edhe për kohën e gjatë që paske konsumuar për tu marrë me mua. E shoh që Opinioni i djeshëm të paska djeg keq, nuk është faji im Bac, tjetërkund shikoi fajtorët. E kuptova qartë mesazhin e koduar që më çove. Po më thua të mos e

    kaloj vijën e kuqe...Doktor para pak ditësh nga faqja jote shpërndave kopertinën e Revistës Stern ku shkruheshin plot 12 faqe për trafi-kun e narkotikëve, edhe për atë rast faleminderit. Edhe aty unë isha dok-tor. Kaq sa për tani sepse jam duke ecur në këmbë nëpër shi doktor, se nuk kam as eskortë dhe as truprojë si ti, prandaj nuk kam mundësi të të shkruaj më gjatë”, ishte përgjigja e gazetarit Artan Hoxhës për depute-tin e PD, Sali Berisha.

  • GAZETA SOT E Enjte 8 Shkurt 2018 3

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Hamza Merxhani, sekseri i parë që lidhi qeverinë me CEZ

    Mimoza Vokshi, ish anëtare e grupit të negocimit

    Neritan Alibali, kryetar i grupit të negocimit

    Alfred Rushaj, ish anëtar i grupit të negocimit

    Fatjon Tungu, ish anëtar i grupit të negocimit

    Sherefedin Shehu, ish anëtar i grupit të negocimit

    Asllan Sherra, ish anëtar i grupit të negocimit

    Viktor Gumi, ish anëtar i grupit të negocimit

    Miran Kopani, ish anëtar i grupit të negocimit

    Ja emrat që pritet të merren në pyetje

    Myslim Pashaj: Pushtetarët që i shitën detin Greqisë nuk po e bëjnë gjumin rehat, negociatorët ende në administratëKoloneli i detit, Myslim Pashaj ka reaguar

    dje sërish sa i takon negociatave me Greqinë për kufirin detar. Përmes një postimi në rrjetet so-ciale, ai ka deklaruar se pushtetarët që firmosën paktin e vitit 2009 tani nuk po e bëjnë gjumin e qetë, ndërsa ka deklaruar se shumë nga ata që negociuan në atë kohë janë ende në administratë. “Në gjumin e Arkivës sogjeton për nandë vjet, si roje vetëm Vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Nuk e bëjnë gjumin rehat shtetarët e parë të Paktit të Tradhtisë. Ndërkohë flenë rehat negociatorët

    që ende janë në Institucione, flenë Akademia e Shkencave, Instituti Gjeografik Ushtarak, Uni-versiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik. Sa i përket Komandës së Forcave Detare, ne ndalim njëfarësoj, që të mos hyjmë në terma ushtarakë të Sigurisë…por edhe për atë mund ta themi një opinion: “Në vitin 2009 humbët betejën dhe hapë-sirën detare të Shqipërisë, duke ia lënë në push-tim, fqinjit jugor”. Kjo është e rëndë por e vërtetë! Kush duhet ta pyesë Komandën e Forcave detare se ç’hulumtime ushtarake të sigurisë dhe

    ç’përgatitje profesionale ka bërë që të përballoj një betejë të re që po përgatitet”, tha ai. Por ajo që ka shqetësuar zotin Pashaj është se qeveria dhe mazhoranca nuk po japin asnjë sqarim mbi negociatat, ai tha se duhet që të jepen detaje se çfarë realisht po negociohet me Greqinë. “A kemi guxim të njoftojmë apo të kujtojmë Ministrat apo ish-ministrat për këto “nandë vjet” që kaluan dhe ne nuk jemi në gjendje të mbrojmë Detin tonë!? Këtë pyetje dhe këtë kontroll të rreptë duhet që t’ia u bëjë Qeveria e asaj që sot thuhet: Shqipërisë

    që Duam! “Po a është kjo: “Shqipëria që Duam! “ kur kohët e fundit është dashur që Ministri i Jashtëm grek dhe pas dallgëzimit pakuptim të opinionit, të dalë edhe kryeministri i Shqipërisë për të sqaruar Terma, Parime, Metoda në përaf-rim të Negociatave? Dhe asnjë specialist, asnjë përfaqësues nga këto institucione të shtetit, nuk ka dalë. Kjo është shumë e rëndë! Në të gjithë mediumet, emisionet televizive, nga shumë politi-kanë që janë pyetur, nuk kanë sqaruar asgjë, ata nuk e njohin Problemin”, tha ai.

    Kliti TOPALLI

    Afera me privatizimin e OSSH nga çekët e CEZ, pritet që të tronditë seriozisht politikën shqiptare. Deri më sot asnjë zyrtarë i lartë nuk ka dhënë llogari për aferat që janë bërë në 27 vite, por prej disa ditësh prokuroria ka filluar të lëvizë dhe dosja më sensitive e momentit është pikërisht ajo e “CEZ”. Javën që lamë pas u thirr në prokurori Shkëlzen Berisha, ndërsa ka një fletëthirrje për ish-ministrin Genc Ruli. Mirëpo derën e prokurorisë pritet që ta shohin dhe shumë emra të tjerë, të cilët mund të rëndojnë pozitat e ish-qeverisë “Berisha”. Sipas burimeve, në vendimin që Gjykata e Tiranës mori për të rihapur hetimet, është kërkuar që të merren në pyetje 3 persona kryesorë: Shkëlzen Berisha, Nuel Kalaj dhe Hamza Merzhani. Deri më tani në organin e akuzës është paraqitur zoti Berisha, ndërsa Kalaj e ka refuzuar prokuror-inë. Ndërkohë për Merxhanin nuk ka ende një fletëthirrje. Por sipas informa-cioneve, shumë shpejt do të kërkohet dhe dëshmia e tij dhe ai është një ndër njerëzit që mund të dëmtojnë seriozisht personat e përfshirë në skandalin e CEZ. Sipas padisë që është bërë në prokurori, Merxhani është sekseri i parë që nisi ten-tativat për të sjellë çekët në Shqipëri, që më pas ja dha këtë të drejtë Nuel Kalajt. Merxhani ka dhënë një dëshmi për këtë ngjarje në komisionin hetimor të ngritur vjet për këtë çështje. Ai ka treguar se si ka mundësuar një takim mes çekëve dhe Genc Rulit, ndërsa për rolin që ka pasur ka marrë 0,3% të shumës së privatizimit të OSSH. Nga ana tjetër ai ka treguar se si pastaj ja kaloi stafetën Kalajt. “Shok pas shoku jam takuar me Nuelin, duke biseduar mu duk djalë shumë serioz. I tregova për ta bërë këtu si përcjellës i delegacioneve që nëse ndodh gjë në Shqipëri të jetë si njeriu më i sigurt”, u shpreh ai. Teksa Nuel Kalaj jeton jashtë vendit dhe dëshmia e tij duket e vështirë, Merxhani mund të komprometojë situatën. Por gazeta ka mësuar se nuk përjashtohet mundësia që të thërriten për tu pyetur dhe anëtarët e grupit ne-gociator me CEZ, të cilët janë: Mimoza Vokshi, Neritan Alibali, Alfred Rushaj, Fatjon Tungu, Sherefedin Shehu, Asllan Sherra, Viktor Gumi, Miran Kopani. Ata pritet të japin sqarime mbi firmosjen e marrëveshjes më CEZ.

    Romeo Kara nxjerr dokumentetNë kuadër të hetimeve që po zh-

    villon prokuroria për aferën e CEZ, ka

    “Mirdita Tomas. Në ankesë janë të përgatitura doku-mentet. Ne do të përmendim gjithashtu kërkesat tona ndaj qeverisë, sa është debia që duhet paguar tani, rregullimin e çmimit etj. Do të të pres ty me Nuelin në aeroport, në sallonin VIP. Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova në detaje se çfarë ne kërkojmë. Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Shënim i përkthimit: PM është shkurtim për Kryeminis-tri). Mbrëmë kam shtrënguar duart me Kryeministrin në takimin me investitorët. Ai tha se është i kënaqur që do të të takojë nesër. Çfarë duhet të presim nga Kryeministri? Sipas

    Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90 % konkrete. Ai më siguroi se për Kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili në mënyrë të spe-cializuar po trajton problematikën tonë. (Mund tu konfirmoj që kam folur me disa anëtarë të komisionit që po merren me këtë marrëveshje). Rezultatet e tyre nuk janë akoma të mbaruara apo përfundimtare. Ai më siguroi se përfun-dojnë shpejt dhe pas kësaj do ulemi sërish. Si përfundim, sapo detajet e negociatave do jenë gati, do të ftojmë MR në Tiranë. Gjithë të mirat. (Shënim i përkthimit: MR është Martin Roman)”, thuhet në email.

    JA EMAIL-I I PLOTË KUNDËR SHKËLZEN BERISHËS

    reaguar dje juristi i OSHEE, Romeo Kara, i cili bashkë me Kuvendin bënë padi kundër dhjetra zyrtarëve të PD për skan-dalin në fjalë. Ai ka publikuar dje provat që disponon sa i takon rolit të Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Beri-sha, në aferën e CEZ. Kara pretendon se ai është përmendur në email-e që kanë shkëmbyer drejtuesit e CEZ në Tiranë me ata në Çeki. Ai dje ka treguar një email të datës 28 janar 2010, shkruar nga Josef Hejsek për Tomas Pleskae. “Ky është një e-mail i nisur nga drejtori i CEZ në Tiranë tek drejtori i CEZ në Pragë. Drejtori i CEZ në Tiranë raporton se do ta presë eprorin e tij se bashku me Nuelin në sallonin VIP të Aeroportit të Rinasit. Ai raporton se sapo mbaroi negociatat me Nuelin. Takimin me të birin sipas Nuelit, është shtyrë pas ardhjes se kryeministrit. Drejtori çek i Tiranës raporton gjithashtu se: sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurtë do të jenë pozitive dhe 90% konk-rete. Nueli e ka siguruar se kryeministri po punon me një komision ndërministror

    Vetingu, DSIK dhe ILDKP duhet të publikojnë

    informacionetDy nga organet ndihmëse të

    vetingut, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive detyrohen të japin informacion për njerëzit e drejtë-sisë edhe tek Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Vendimi është dhënë nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit, i cili vendosi pro ankimimit të Komitetit të Helsinkit, që më herët kërkoi informacion statistikor. Pyetjet kyç të KSHH ishin sa prej njerëzve të drejtësisë konsiderohen të papërshtatshëm pasi kanë lidhje të dyshimta me per-sona të krimit të organizuar dhe sa prej tyre nuk justifikojnë pasuritë? Sipas njoftimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, kjo është beteja e parë e fituar nga publiku. Në fillim të vitit, drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj tha se organet ndihmëse të vetingut kish-in refuzuar të jepnin informacion, pavarësisht se janë të detyruara t’i bëjnë publike statistikat.

    Integrimi, Spartak Ngjela: Problem elita

    e korruptuarAvokat Spartak Ngjela ka

    reaguar dje sa i takon integrimit të Shqipërisë në BE, duke deklaruar se problem mbetet elita politike e korruptuar. “Asnjë vend tjetër nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është më pranë se Shqipëria për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por shqiptarët i ka gjetur rreziku i tyre i madh nga elitat politike të korruptuara të të dyja krahëve e politikës që nuk pranojnë të ikin. Por do të ikin. Ja, mu sikur kanë ikur. Se procesi ka filluar konkretisht kundër tyre. E gjithë Reforma në Drejtësi është formulim i ekspertizës juridike perëndimore për të larguar nga skena politike tërësisht këtë klasë politikë të korruptuar deri në palcë. Por këta janë edhe injorantë edhe të liq. Megjithatë Prokurorja e Përgjithshme dhe dy prokurorët, ai i Tiranës dhe ai i Elbasanit, e filluan këto ditë punën e tyre në funksion të goditjes së korrupsionit. Procesi do të vijojë”, tha ai.

    Afera e CEZ drejt zbardhjes, juristi i OSHEE nxjerr provat kundër djalit të Berishës, ja lista e

    dëshmitarëve që mund të fundosin ish-kryeministrin

    Romeo Kara publikon email-in ku përmendet Shkëlzen Berisha

    në lidhje me problematiken e tyre. Pra, si-pas bisedës të vetë çekëve, kemi të bëjmë me një ndikim të paligjshëm të ushtruar nga Nuel Kalaj, tashmë jo më në drejtim të procesit të privatizimit, por në drejtim të favoreve të tjera që i janë bërë CEZ

    në kurriz të shtetit shqiptar, nga Qeveria Shqiptare”, ka deklaruar ai, duke publi-kuar dhe një faksimile në rrjetet sociale të email-it në fjalë. Në kuadër të hetimeve, pritet që Kara të japë dëshmi dhe para prokurorëve mbi provat që ka depozituar.

    Në kuadër të hetimeve që po zhvillon prokuroria për aferën e CEZ, ka reaguar

    dje juristi i OSHEE, Romeo Kara, i cili bashkë me Kuvendin bënë padi kundër dh-jetra zyrtarëve të PD për skandalin në fjalë.

    Ai ka publikuar dje provat që disponon sa i takon rolit të Shkëlzen Berishës, djalit të

    ish-kryeministrit Berisha, në aferën e CEZ...

  • 4 GAZETA SOTE Enjte 8 Shkurt 2018

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Kryeprokurorja Arta Marku ka deklaruar pak ditë më parë se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit janë dy prioritete të punës së saj. Pasi nënsh-kroi marrëveshjen e bashkëpunimit me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për të luftuar bandat e të korruptuarit, Marku u shpreh se do të japë mbështetjen e nevojshme për operacionin “Forca e Ligjit”. “Proku-roria e Përgjithshme dëshmon me këtë marrëveshje garancinë e plotë në zbatim të ligjeve dhe në respekt

    të Kushtetutës, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në çdo nivel dhe ndaj cilitdo. Me këtë marrëveshje dëshmojmë gjithashtu se do t’i përmbahemi plotësisht bash-këpunimit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Hapësira e veprave penale që janë objekt i kësaj Marrëve-shjeje, mbetet kompetencë lëndore e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe prokurorive të rretheve gjyqësore me juridiksion të zakonshëm”, u shpreh kryeprokurorja pak ditë më parë.

    Kryeprokurorja: Do luftojmë krimin dhe korrupsionin

    Kryeprokurorja Arta Marku tre ditë më parë mori pjesë në analizën vjetore të institucionit të prokurorisë së Shkodrës. Ndonëse mbledhja u bë me dyer të mbyllura është mësuar se kryeprokurorja Arta Marku u kërkoi prokurorëve të Shkodrës që të njihen më mirë me re-formën në drejtësi dhe që të përmirësojnë imazhin e

    prokurorit. “Duhet të njiheni mirë me reformën në drejtësi dhe duhet që të bëni kujdes. Ju kërkoj që të përmirësoni imazhin e prokurorit si dhe të keni një marrëdhënie tjetër me publikun, më ndryshe. Po ashtu në raport me mediat të bëni kujdes dhe të jepni informacion aq sa lejon ligji”, deklaroi Arta Marku tre ditë më parë.

    ARTA MARKU: TË PËRMIRËSOJMË IMAZHIN E PROKURORIT

    përveç rihapjes së dosjeve të pushte-tarëve si dhe goditjes që duhet të bëj prokuroria ndaj këtyre të fundit, u ndal edhe situata e grupeve kriminale. Sipas Markut prokuroria e Elbasanit duhet të nisë hetimet për çdo person me precedent penal duke nisur nga e shkuara deri tek e tashmja pasi qyteti i Elbasanit rezulton pika më e nxehtë e grupeve kriminale. “Elbasani rezul-

    ton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuar, moderuar dhe prezente në jetën publike të qytetit duke investuar në tregun privat dhe punët publike. Duhet të hetohen në një mënyre më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminale me pasuri të dukshme ardhur në mënyre të paligjshme”, u shpreh Arta Marku.

    Endri ARIZI

    Kryeprokurorja Arta Marku ka paralajmëruar rihapjen e dosjeve që janë pezulluar gjatë kohës së Adriatik Llallës. Në një takim të mbajtur dje në Elbasan, ku u prezantua analiza vjetore e prokurorisë si dhe u inau-gurua godina e re e kësaj proku-rorie, Marku theksoi se do të rinisin hetimet ndaj të gjithë zyrtarëve që shpëtoi Adriatik Llalla. Madje, ajo tha se në kuadër të këtyre hetimeve prokurorët duhet të hartojnë raporte të përbashkëta me policinë e shtetit, në mënyrë që të identifikohen të gjithë autorët dhe çështjet e lëna pezull. “Prokuroret në bashkëpunim me policinë e shtetit duhet të bëjnë analiza të përbashkëta në lidhje me çështjet e pezulluara, të identifiko-jnë pikat e dobëta të tyre, veprimet që mund të çojnë në identifikimin e autorëve dhe të rifillojnë hetimet duke shtuar kapacitetet profesionale në funksion të zbulimit dhe ndësh-kimit të autorëve”, u shpreh Marku. Por ndonëse dihet se një numër i madh çështjesh të bujshme janë lënë pezull, jo vetëm nga Prokuroria e Përgjithshme deri më tani, por edhe nga ato të rretheve, duket se kjo gjë ka ndikuar që kryeprokurorja Marku të jap sinjalin për rinisjen e hetimeve. Madje një nga këto çështje të bu-jshme ka qenë dhe ajo që rinisi pak ditë më parë nga prokuroria e Elba-sanit, për rrugën Gjinar-Elbasan pasi për shumë kohë ka qenë e pezulluar nga prokuroria e këtij qyteti edhe pse ka pasur denoncime të shumta nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Megjithatë kryeprokurorja Arta Mar-ku duke marrë shkas edhe nga këto pezullime të hetimeve që kanë bërë vartësit e Llallës, lëshoi një mesazh të fortë edhe ndaj këtyre të fundit duke theksuar se prokurorët nuk mund të devijojnë nga ligji. “Pavarësia e prokurorëve në rrethe nuk do të thotë pavarësi nga ligji”, u shpreh kryep-rokurorja Arta Marku. Pra duket se me këtë lëvizje kryeprokurorja Arta Marku i ka hapur rrugë goditjes së prokurorisë ndaj zyrtarëve.

    Kryeprokurorja: Të godasim funksionarët

    Kryeprokurorja Arta Marku në

    kuadër të deklaratave të bëra parë prokurorëve të Prokurorisë së El-basanit, përveç rihapjes së dosjeve të hetimeve të lëna pezull deklaroi, gjithashtu, se duhet të nisin goditjet në radhët e funksionarëve shtetëror. Madje kryeprokurorja Arta Marku tha se prokuroria nuk duhet të qën-drojë vetëm pas goditjes së qytetarit të thjeshtë që kryen korrupsion por duhet të godasë dhe funksionarët shtetëror. “Nuk duhet të qëndrojmë vetëm pas qytetarit qe kryen kor-rupsion, por të shtrihemi edhe me tej duke siguruar bashkëpunimin e tij për të goditur funksionarin qe pranon këtë korrupsion”, tha kryeprokurorja Arta Marku. Më tej kryeprokurorja,

    Zv/ministri i Brendshëm: Nis pastrimi i të korruptuarve dhe të paftave nga policia, komisione të posaçme për drejtuesit

    Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj dje ka bërë me dije se është miratuar projektligji i vetingut dhe se shumë shpejt do të nis verifikimi i të gjithë efektivëve të policisë. Përmes një dekla-rate për mediat, zv/ministri i Brendshëm deklaroi se vlerësimi kalimtar i punonjësve të policisë nuk është një fshesë në radhët e policisë dhe Gardës por një pastrim nga të korruptuarit dhe të paaftët. “Sot, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, i njohur si Vettingu. Vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së,

    nuk është thjesht fshesa e radhës. Padyshim pastrimi i radhëve është i rëndësishëm në kushtet brenda tyre ka elementë të prekur nga krimi dhe korrupsioni apo të paaftë. Ky projektligj për-cakton parimet, kriteret, procedurat e vlerësimit kalimtar dhe periodik, standardet, organizimin dhe funksionimin e organeve të vlerësimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Repub-likës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme”, tha zv/ministri Hodaj. Ndërkaq, ai tha se është përzgjedhur një model i përzierë ku gradat e larta do të vlerësohen nga komisione të pavarura të ardhura nga jashtë vendit, ndërsa nivelet e tjera

    nga komisione me punonjës që kanë kaluar me sukses procesin e verifikimit. “Është përzgjedhur një model i përzier ku gradat e larta vlerësohen nga komisione të pavarura me punonjës të rekrutuar nga jashtë, ndërsa në nivelet e tjera komisionet integrohen me punonjës që e kanë kaluar me sukses vlerësimin. Drafti u hartua me bashkëpunimin dhe këshillat e vyera të mision-eve që asistojnë Policinë e Shtetit, PAMECA dhe ICITAP, të cilat ishin pjesë e grupit të punës që nga fillimi”, u shpreh Hodaj. Më tej, zv/ministri Hodaj bëri të ditur se Ministria e Brendshme nuk do të jetë pjesë e procesit të vlerësimit pasi, sipas tij, në këtë mënyrë do të sigurohet një proces që

    do të risë besueshmërinë në publik. Sakaq, ai tha që ndërkombëtarët do të kenë rol monitorues në këtë proces. “Ministria e Brendshme nuk do të pjesë e procesit e vlerësimit, për të garantuar pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e tij, përkundrejt punonjësve që vlerësohen apo përkundrejt publikut. Partnerët ndërkombëtarë do të kenë rol monitorues dhe këshillues përgjatë gjithë procesit, duke nisur që nga përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit të parë të vetingut dhe duke vazhduar këtë rol gjatë procesit të vlerësim-it, me qëllim garantimin e cilësisë, zbatimit të njëjtë të standardeve dhe garantimin e trans-parencës së vetë këtij procesi”, u shpreh Hodaj.

    Kryeprokurorja Arta Marku ka parala-

    jmëruar rihapjen e dosjeve që janë pe-zulluar gjatë kohës së Adriatik Llallës.

    Në një takim të mba-jtur dje në Elbasan,

    me prokurorët e këtij qyteti, ku u prezantua analiza vjetore si dhe

    u inaugurua godina e re e kësaj proku-

    rorie, Marku teksa ka mbajtur fjalën e saj, theksoi, para këtyre

    të fundit, se...

    Ardi Veliu pret drejtoren e SELEC: Të risim bashkëpunimin

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti Drejtoren e Përgjithshme të Qendrës për Zba-timin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), me qendër në Rumani. Palët diskutuan mbi nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të informacioneve, për një luftë më efikase kundër kriminalitetit dhe krim-it të organizuar në veçanti. Drejtuesja e SELEC Snejana Maleeva, tha gjatë takimit se rezultatet e deritanishme kanë rritur besimin e partnerëve tek Policia e Shtetit. “Të jeni të bindur që SELEC ju jep mbështetje të plotë, maksimale. Deri tani, ne kemi pasur rezultate shumë të mira. Jam e bindur që edhe në të ardhmen, sërish ju do të keni rezultate pozitive, me punën e devotshme dhe suportin tonë”, shtoi Maleeva. Ndërsa drejtori i Përgjith-shëm Veliu, shprehu vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar me të gjitha organizatat dhe policitë partnere, në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

    Dhimitraq Ziu komandohet kryepolic i Tiranës

    Pas ardhjes në krye të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka filluar dhe lëviz-jet e para. Kështu Dhimitraq Ziu është komanduar dje si Drejtor i Policisë së Tiranës. Vendimi është firmosur nga kryepolici i ri, Ardi Veliu, i cili ia la postin Ziut, deri në momentin e emërimit. Pak orë pasi Ardi Veliu mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm, ai firmosi komandimin e Dhimitraq Ziut si kryepolic të Tiranës. Kësisoj, Ziu zëvendëson Veliun, pasi ky i fundit shërbeu për afro një vit si Drejtor i Policisë së Tiranës, pas largimit të Ervin Hodajt. Komandimi i Dhimtraq Ziut në krye të bluve të kryeqytetit, do të zgjasë deri në momentin kur një oficer karriere të emërohet në këtë post. Prej më shumë se një viti Ziu ka mbajtur postin e zv/Drejtorit për Rendin në Policinë e Tiranës dhe përgjatë kësaj kohe është vërejtur shtim i prezencës së policisë, sa herë që ka pasur informacione për prishje të rendit dhe sigurisë.

    Arta Marku paralajmëron hetim për të gjithë zyrtarët që shpëtoi Llalla: Do rihapim çështjet e pezulluara,

    ndëshkim për prokurorët që kanë shkelur ligjin

    Kryeprokurorja: Të godasim funksionarët

  • GAZETA SOT E Enjte 8 Shkurt 2018 5

    2,5,9,11,15,18,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.alRomana Vlahutin i kthen reston PD-LSI: Zbatoni

    reformën në drejtësi, nuk bie pre e sulmeve tuajaAmbasadorja e Delegacionit të Bashkimit

    Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, duket se i ka kthyer reston Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat në mënyrë sistema-tike e kanë sulmuar si një zë i qeverisë. Gjatë një interviste për “Deutsche Ëelle”, ambasadorja ka folur për sulmet e opozitës, ndërsa ato i ka cilësuar si retorikë të politikës së ditës. Megjithatë ajo i ka dërguar një mesazh PD e LSI, duke thënë se vëmendja duhet të jetë te reforma dhe të punohet për zbatimin e saj. “Ne si BE mbështesim vendin dhe njerëzit e tij. Ne mbështesim reformat që do vendi

    dhe që i kërkojnë njerëzit. Ajo për të cilën tani ka nevojë Shqipëria është uniteti i qëllimit, Shqipëria ka nevojë që të gjithë politikanët të bashkohen dhe të zbatojnë plotësisht reformën në drejtësi, të bien dakord për çështjet kyçe me interes kombëtar që nuk mund të jenë objekt për asnjë mosmarrëveshje. Integrimi në BE është sigurisht një interes i tillë. Kjo është një sipërmarrje gjigante, e jashtëzakonshme e një brezi që luftoi për liri, që duhej të duronte shumë sakrifica dhe gjithashtu zhgënjime gjatë rrugës. Ky është një moment për unitetin kombëtar që qëndron pas qëllimit që ka pasur Shqipëria në

    shekuj, të jetë pjesë integrale e rrjedhës europiane”, u shpreh ajo. Ambasadorja është ndalur dhe te sulmet që PD e LSI kanë lëshuar veçanërisht ndaj saj. Emra si Petrit Vasili, Monika Kryemadhi apo dhe Sali Berisha, nuk kanë ngurruar të përmendin me emra dhe ta akuzojnë se po rreshtohet krah Ramës. Por Vlahutin ka deklaruar dje se ato janë thjesht politikë dite dhe ajo nuk do bjerë në grackën e opozitës. “Puna jonë si diplomatë nuk është që të biem në kurthin e retorikës së politikës së ditës por të shqyrtojmë faktet e konfirmuara dhe vetëm faktet e konfirmuara. Dhe kur them të konfirmuara e kam

    fjalën për fakte të vërtetuara nga institucione dhe agjenci të shumta të Bashkimit Europian, Shteteve Anëtare dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, në një proces shumë kompleks dhe gjithëpërfshirës të shkëmbimit të informacionit dhe konsultimeve ndërmjet shërbimeve. Kur Përfaqësuesja e Lartë e BE ose Komisioneri flasin për reformat në një vend, të lidhura me BE, vlerësimi i tyre bazohet në shumë burime informacioni dhe nëse ata thonë publikisht se Shqipëria po përparon, kjo do të thotë vetëm një gjë: që institucionet e BE-së kanë identifikuar se ka në fakt përparim”, deklaroi ajo.

    Sipas hetimeve që u bënë në atë kohë për vrasjen e Hajdarit, rezultonte se ishte një grup i organizuar nga Tropoja, kryesuar nga Fatmir Haklaj, me Jaho Mulosma-nin, si dhe vëllezërit Ismet dhe Izet Haxhia, por edhe Naim Çangu. Një pjesë e tropojanëve kishin mbërritur në Tiranë dy ditë para vrasjes, më datë 10 qershor e janë parë që ato ditë kanë lëvizur dendur pranë selisë së PD-së. Ndërkohë që në momentin e vrasjes historike, tri makina janë pozi-cionuar pranë selisë së PD-së. Personi që e ka kontaktuar i fundit ish-deputetin Hajdari ka qenë truproja e asaj kohe

    të ish-presidentit Sali Berisha. Ai ka takuar Hajdarin dhe i ka thënë se një grup tropojanësh kishin ardhur për ta takuar. Pasi ka dalë, Azemi i është drejtuar makinës me targa të Vlorës, i ndjekur nga dy truprojat e tij, Besim Çera dhe Zenel Neza. Por në ato momente, nga makina ka dalë fillimisht Fatmir Haklaj dhe më pas Jaho Mulosmani e Naim Çangu. Hajdari dhe ekzekutorët e tij fillimisht kanë shkëmbyer disa fjalë. Menjëherë pas kësaj, Fatmir Haklaj ka nxjerrë një automatik dhe ka qëlluar zjarr në drejtim të Hajdarit dhe truprojave të tij.

    HETIMET PËR VRASJEN E HAJDARIT

    Turqia vendos ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri, ish-truproja i Berishës gati të hapë

    “Kutinë e Pandorës” për vrasjen e Azem Hajdarit

    Haxhia pritet të trazojë ujërat në politikën Shqiptare

    Jaho (Salihi) Mulosmani, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, ndodhet në burgun e Burrelit.

    Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari, ndodhet në Turqi me status azilanti.

    Ismet Haxhia, i dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e de-putetit të PD-së, Azem Hajdari, liruar më 21 janar 2016 nga burgu i Peqinit.

    Isamedin Haxhia u dënua me 2.6 vite burg për armëmbajtje pa leje.

    Fatmir Meta është liruar në sallën e gjyqit, pasi nuk u gjetën prova dhe fakte që e implikonin në vrasjen e Azem Hajdarit.

    TË DËNUARIT PËR VRASJEN E HAJDARIT

    Kliti TOPALLI

    Ngjarja më e bujshme në Shqipërinë demokratike, ajo e vrasjes së Azem Ha-jdarit, pritet që të rihapet. Edhe pse kanë kaluar 20 vite që nga ekzekutimi i liderit të PD, dje Gjykata e Lartë e Turqisë vendosi ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë, ish-truproja e Sali Berishë, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Hajdarit. Që prej vitit 2006, kur ai u arrestua në Turqi nisi një kalvar i gjatë gjyqesh për ta ekstraduar në Shqipëri, por nuk u bë e mundur. Kërkesa ndaj Turqisë u bë mbi 15 vite para dhe vetëm dje Gjykata e Lartë e Turqisë vendosi ekstradimin e tij, duke trazuar dhe një herë ujërat në politikën shqiptare. Dje Haxhia ka folur për me-diat, duke thënë se do të hapë “Kutinë e Pandorës”, pasi do të rrëfejë të gjithë të vërtetën për vrasjen e Hajdarit. Ai tha se i përfshirë është ish-kryeministri Berisha, pasi sipas tij e nxori Hajdarin në pritë. “Ekstradimi është kërkuar që në 2006. Pas një maratone të gjatë, sot me anë të avokatit m’u komunikua vendimi, që gjykata e lartë ka marrë vendimin për lejimin e ekstradimit. Është një periudhë që qeveria shqiptare është e interesuar për kapjen e ‘peshqve’ të mëdhenj. Kthimi im është në favor të kësaj propagande, pasi po mundohen që t’i paraqesim publikut, që arritëm ekstradimin tim në Shqipëri. Unë nuk i kam ikur asnjëherë drejtësisë, edhe pse kam mundësi që t’i shpëtoj këtij ekstradimi. Do kthehem dhe do të jem në dispozicion të drejtësisë shqiptare për të gjitha akuzat”, tha ai dje. Haxhia deklaroi dje se çështja duhet të rihapet dhe ai do jetë i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë. “Kjo gjë varet nga drejtësia shqiptare, jam gati për përballje me të gjitha akuzat që janë bërë dhe atyre që mua më kanë dhënë dënimin. Jam i hapur për çdo gjë që të përgjigjem para drejtësisë, pa kërkuar asnjë lloj mbrojtje. Çështja duhet të rihapet, pasi jam gjykuar në mungesë. Ia kam pas kërkuar qever-isë shqiptare, kur ka qenë ministër Ilir Rusmajli. Kam kërkuar ekstradimin me kusht që çështja të rihapet dhe qeveria shqiptare e pranon në bazë të konventave ndërkombëtare. Është e dhënë me firmë nga Ilir Rusmajli”, vijoi ai.

    Vrasja e HajdaritDeputeti i Partisë Demokratike,

    Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen

    e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra. Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndë-sishme. Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, sipas akuzës telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekze-kutuan në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet realisht i paqartë. Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe

    Gjermania mbështet Shqipërinë në rrugën

    e integrimit në BEAmbasadorja Gjermane në Tiranë,

    Susanne Schutz ka inkurajuar dje shqiptarët për progresin e arritur në sis-temin e drejtësisë, teksa theksoi se ven-di i saj mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. “Përshëndes faktin, që komisioni nënvizon rëndësinë, që ka për Evropën transformimi i mëtejshëm dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor. Ky rajon, prej fundit të viteve ’90-të ka shënuar një progres të konsiderueshëm. Por të nevojshme vazhdojnë të mbeten reforma të tjera gjithëpërfshirëse dhe bindëse në se-ktorë qendrorë, sikurse është shteti ligjor, përfshirë këtu luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Ndaj dëshiroj të inkurajoj partnerët tanë shqiptarë për të arritur progres të mëtejshëm dhe rezultate konkrete në të gjithë sektorët kyç, veçanërisht në reformën e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, deklaroi ajo.

    Hapja e negociatave, Murrizi sulmon

    ambasadoren VlahutinDeputeti i PD, Myslim Murrizi

    ironizoi dje deklaratën e ambasadores, Romana Vlahutin, e cila në një dalje për mediat dy ditë më parë deklaroi se ende nuk ka një datë të caktuar për in-tegrimin e Shqipërisë në BE, por duhet vazhduar me punë e dashuri. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Murrizi ka thënë se kjo është një deklaratë e njëjtë me atë të LSI-së, por me një ndryshim, ndërsa tregoi edhe një shprehje që përdoret shpesh në Myzeqe, në të tilla raste. “Për 4 vjet që shkuan, dëgjuam si gjetje të rrallë, shprehjen: Me qetësi e dashuri. Dhe prapë në BE nuk na pranuan. Romana, e paska ndryshuar me punë dhe dashuri. Por prapë në BE pas 2025 kanë thënë ata që e kanë në dorë këtë “punë”. Si i bëhet edhe pas kësaj “shpikje” të Vlahutinit? Besoj që ka për ta ndryshuar shpejt. BE na “do”, me: drogë me dashuri, dhe pa reformën në drejtësi në Myzeqe, për shprehje të tilla “brilante”, dhe kur i artikulon një zonjë, thonë: të q...... moj shege se na ngeli plënci varë”, shkruan ai.

    20 vitet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari. Ndërkaq, u vërtetua se mbi deputetin kishte qëll-uar me dorën e tij Fatmir Haklaj, i cili është vrarë më vonë gjatë një atentati të mirëorganizuar.

    Akuzat ndaj HaxhisëIzet Haxhia, ish-oficeri i Gardës

    Kombëtare, është i dënuar me 25 vjet burg për veprën penale të “vrasjes për shkak të detyrës”. Ai u arrestua më 3 qershor të vitit 2006 në shtetin turk, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Hajdarit. Arrestimi i tij në atë kohë u bë i mundur falë një bashkëpunimi mes policisë shqiptare

    dhe Interpol Ankarasë në mesditën e datës 3 qershor, në Kushadasi të Turqisë. Menjëherë pasi bëri vras-jen, Haxhia u arratis përtej detit. Sipas informacioneve të policisë, ai jetoi në Stamboll deri në vitin 2004, ndërsa më pas lëvizi drejt Antalias, në Kushadasi, vend në të cilin dhe u arrestua. Haxhia ka qenë truproja e ish-presidentit Sali Berisha. Ai është akuzuar gjithashtu edhe për ngjarjet e 14 shtatorit të po atij viti, kur u sulmua Kryeministria. Madje, për këtë akuzë ai është hetuar nën masën e sigurisë arrest shtëpie. Izet Haxhia u largua nga vendi në fillim të vitit 1999, kur hetimet për vrasjen e ish-deputetit Hajdari po implikonin edhe vëllezërit Haxhia. Por pritet që kjo çështje të tra-zojë dhe një herë politkën shqiptare.

  • 6 GAZETA SOTE Enjte 8 Shkurt 2018

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Gjatë seancës së djeshme plenare në Parlamentin Evropian shprehën mendimin e tyre edhe disa eurodeputetë për strategjinë e integrimit në BE të Ballkanit. “Strategjia është hapi i duhur në drejtimin e duhur. Ne duhet të bëjmë më shumë sesa vetëm fjalë dhe ajo që nevojitet është që kjo të reflektohet në perspektivat fi-nanciare të Bashkimit Europian. Duhen më shumë iniciativa dhe më shumë investime në Ballkan”, tha Viktor Bostinaru. Ndërsa eurodeputeti David Mc Allister e vuri theksin tek përmbushja e kushteve. “Hyrja e vendeve të Ballkanit në BE do të varet nga situata në secilin vend dhe kushtet duhet të përmbushen të gjitha”, tha ai.

    Eurodeputeti David Mc Allister:

    Të përmbushen kushtet

    “Strategjisë nuk i mungojnë vullneti i mirë dhe fjalët e mira, por aty mungon shpe-jtësia e avancimit të procesit. Sigurisht që duhen hapur më shumë kapituj me

    Serbinë dhe Malin e Zi, por ne duam të hapim negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit. Shqipëria ka bërë

    progres, po ashtu edhe Maqedonia dhe ne nuk duhet të impresionohemi nga nacion-

    alistët në Selanik, Shkup apo Bruksel...

    Bushati me homologun estonez: Mbështetje për hapjen e negociataveMinistri për Evropën dhe Punët e

    Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi ditën e djeshme një takim me homologun e tij estonez, Sven Mikser. Sipas infor-macioneve, midis ministrave ka qenë temë diskutimi bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Estonisë, procesi evro-pian dhe bashkëpunimi në përballjen me sfidat e sigurisë. Gjatë fjalës së tij, Ditmir Bushati e vuri në dijeni kolegun e tij për hapat konkretë që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në fushën e reformave dhe në përmbushjen e prioriteteve kryesore me qëllim që hapja e negociatave për anëtarësim në BE të kryhet sa më shpejt. Ndërsa ministri Mikser nga ana e tij i shpre-hu Bushatit vlerësim për progresin e bërë nga vendi jonë dhe rikonfirmoi mbështetjen e Estonisë për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE, në vijim të re-komandimit të Komisionit Evropian. Në vijim të kësaj, ministri estonez u tregua i gatshëm për të ofruar eksper-tizën konkrete të Estonisë në procesin e negociatave.

    Majko në Boston: Të krijojmë lidhje mes

    shqiptarëve të diasporësMinistri i Shtetit për Diasporën,

    Pandeli Majko, nën shoqërinë e am-basadores së Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, mori pjesë në një diskutim të hapur në Universitetin e Harvardit, në Boston. Gjatë fjalës së mbajtur para studentëve, Majko u shpreh se duhet të krijohen më shumë lidhje mes shqiptarëve të diasporës. “Përfshirja e personave të suksesshëm në lidershipin e shqiptarëve të dias-porës dhe një koordinim më i madh mes shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë thelbësore për ta shndërruar diasporën në një vlerë të shtuar të Shqipërisë. Detyra ime është të mundësoj krijimin e lidhjeve mes shqiptarëve të diasporës. Jemi në fazën e ndërtimit dhe jo të gjitha muret janë të dukshme, por kemi hedhur hapa shumë të rëndësishëm drejt përfshirjes më të madhe të diasporës në axhendën politike”, tha Pandeli Majko. Më tej, ai u kërkoi studentëve e shqiptarëve të pranishëm në aktivitet që të gjejnë mënyrat për tu mbledhur së bashku në aktivitete vjetore.

    Abuzimet me rrugët, Krimet e Rënda lënë në burg Dashamir Xhikën dhe 2 ish-zyrtarët e tjerë

    Tre ish-zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, mes tyre edhe Dashamir Xhika, të cilët janë nën hetim për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan mbetën ditën e djeshme në burg. Ndryshe nga Gjykata e Elbasanit ajo e Krimeve të Rënda vendosi ta zhvillojë me dyer të mbyllura seancën e djeshme për cak-timin e masës së sigurisë për tre ish-zyrtarët e ARRSH-së të akuzuar për abuzime me rrugën Tiranë-Elbasan. Ish–drejtori i Përgjithshëm i

    Rrugëve, Dashamir Xhika, ishte i pari që mbër-riti të Krimet e Rënda, ndërsa nuk pranoi të japë sqarime dhe tha se do ta bënte këtë me15 shkurt. Ndërkohë, dy ish-vartësit e tij Aksel Qurduka dhe Albens Alite do të pyeten brenda kësaj jave. Gjatë seancës mësohet se avokatët mbrojtës të të akuzuarve janë shprehur se klientët e tyre janë arrestuar pa u kryer më parë një hetim, prokurorja Elisabeta Ymeraj argumentoi nga ana e saj se për ish-zyrtarët ka mbi një vit që

    zhvillohen hetime. Pasi dëgjoi palët argumentet e palëve, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të rikonfirmojë masën e sigurisë arrest me burg të marrë në mungesë të dielën e kaluar. Sipas informacioneve, pas këtij vendimi avokatët mbrojtës janë shprehur se do ta apelojnë atë. Të tre ish-funksionarët e lartë dyshohen për shpërdorim detyre në rrugën Tiranë-Elbasan, ndërsa për Dashamir Xhikën rëndon edhe aku-za e “Korrupsionit pasiv”. Sakaq, për Xhikën kjo

    nuk ishte seanca e parë gjyqësore pasi të dielën e kaluar u zhvillua një e tillë edhe në Gjykatën e Elbasanit për dosjen e rrugës Elbasan-Gji-nar. Gjatë kësaj seance u verifikuan kushtet e zbatimit të masës së sigurisë, si dhe u bënë verifikimet nëse është zbatuar masa, dhe nëse të ndaluarit janë njohur me masën e sigurimit e të drejtën e ankimit. Në këtë seancë ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto.

    Mbyllen diskutimet për integrimin e Ballkanit, Knut Fleckenstein: Shqiptarët meritojnë hapjen e negociatave,

    të mos impresionohemi nga nacionalistët grekë

    Eduard Kukan: BE do të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale

    Mimoza IBRA

    Pas prezantimit të strategjisë së Bashkimit Evropian për ven-det e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, ditën e djeshme diskutimet u zhven-dosën tek Parlamenti Evropian. Ky i fundit zhvilloi një seancë plenare gjatë së cilës u fol për strategjinë e re të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit. Gjatë kësaj seance, rapor-tuesi për Shqipërinë, Knut Flecken-stein kërkoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë përgjatë këtij viti. Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, ai shprehu konsideratën e tij për strategjinë e propozuar, por theksin kryesisht e vuri tek çelja e negociatave për Shqipërinë këtë vit, në mënyrë që vendi ynë të bëjë hapa para drejt familjes evropiane. Sipas Knut Fleckenstein, Shqipëria ka shën-uar progres në reformat e ndërmarra, ndërsa nënvizoi se Evropa nuk duhet të bjerë pre e nacionalistëve grek. “Ne e mirëpresim këtë strategji, pasi ajo injekton dinamizëm dhe përmes saj i dërgojmë një sinjal miqve tanë në Ballkan se ne jemi seriozë. Strateg-jisë nuk i mungojnë vullneti i mirë dhe fjalët e mira, por aty mungon shpejtësia e avancimit të procesit. Sigurisht që duhen hapur më shumë kapituj me Serbinë dhe Malin e Zi, por ne duam të hapim negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit. Shqipëria ka bërë progres, po ashtu edhe Maqedonia dhe ne nuk duhet të impresionohemi nga nacionalistët në Selanik, Shkup apo Bruksel”, deklar-oi raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein. Por interesant është fakti se në momentin që Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn nisi prezantimin e strategjisë për Ballkanin Perëndimor, pothuajse e gjithë salla e Parlamentit ishte bosh. Në karrige ishin të ulur për të dëgjuar vetëm 8 eurodeputetë, nga 751 që ka gjithsej ky Parlament. Një gjë e tillë vihet re në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga Johannes Hahn, ku bie në sy një mungesë e theksuar e eurodeputetëve, duke lënë të nënk-uptohet se tema e zgjerimit të BE nuk është prioritare për ta.

    Deklaratat e eurodeputetëve të tjerë

    Sakaq, përveç Knut Fleckenstein në seancën plenare diskutuan edhe disa eurodeputetët të tjerë për strateg-jinë e re të Komisionit Evropian për

    çështjes së kufijve. 2025 është një pers-pektivë e mirëpritur, por nuk mund të injorojmë skepticizmin e qytetarëve në disa shtete anëtare për zgjerimin e ardhshëm të BE-së kryesisht për çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Madje mund të kemi edhe një referendum në Francë për këtë”, tha eurodeputeti Charles Tannock. Ndërsa për eurodeputetin Eduard Kukan, Bashkimi Evropian do të jetë

    gati për të zgjidhur mosmarrëveshjet bilaterale. “Lidhur me mosmarrëvesh-jet bilaterale, Bashkimi Evropian do të ndihmojë për t’i zgjidhur këto çështje dhe duhet të gjejë mekanizmat e duhur për t’i dhënë fund këtyre mosmarrëve-shjeve para anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Parlamenti Evropian ka luajtur një rol të rëndësishëm për zgjedhjen e krizave politike në këto vende”, tha Kukan.

    vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo strategji u mirëprit nga të gjithë grupi-met kryesore politike në Parlamentin Evropian, por u vunë në pah edhe fakti sesa skeptikë janë qytetarët evropianë për zgjerimet e ardhshme të Bashkimit Evropian. Kjo pasi në perceptimin e opinionit publik evropian, çështja e forcimit të shtetit ligjor, korrupsioni i shpërndarë në të gjitha nivelet dhe krimi i organizuar mbeten çështje problematike për t’u zgjidhur në Ball-kan. “Shtetet e reja anëtare nuk duhet të diskriminojnë shtete që presin në radhë për t’u anëtarësuar për shkak të

    “Mbyllim debatin konstruktiv për Ballkanin Perën-dimor. Roli strategjik i rajonit është i qartë. 2025 është një indikator. Nuk është një datë e fiksuar. Duhet të jetë motivuese. Por nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëjnë detyrat e shtëpisë nuk ka për të ndodhur. E fundit por

    jo e fundit nga rëndësia. Në të gjithë duhet t’ua komuniko-jmë këtë qytetarëve të BE-së”, u shpreh në rrjetet sociale Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Johannes Hahn ditën e djeshme pas përfundimit të diskutimeve në Parlamentin Evropian për integrimin e Ballkanit.

    JOHANNES HAHN: VENDET E BALLKANIT TË BËJNË DETYRAT

  • GAZETA SOT E Enjte 8 Shkurt 2018 7

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    “Reforma do kërkojë kohën e vet, sepse kemi jo thjesht çfarë do bëjmë ne, por dhe çfarë duhet të bëjnë edhe qytetarët e sipërmarrja. Është domosdoshmëri që njerëzit të kenë mundësi të marrin atë që ju takon, pa pritur që kjo reformë, ky operacion të përfundojë e të japi të gjithë rezultatet në katër vite. Kjo do të thotë që sot, çdokush duhet të ketë forcën të reagojë

    dhe të marrë atë që i takon, kur gjen përballë një parazit apo një grabitqar që e pengon të drejtën e tij, sepse pjesa e dokumenteve që hiqen është njëra anë e medaljes, problemi është se me dokumentet që mbeten, kush është sjellja e shtetit. P.sh., kush është sjellja e shtetit me titullin e pronësisë, që është një dokument që mbetet e nuk mund të hiqet”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

    Edi Rama: Njerëzit të reagojnë dhe të marrin atë që u takon

    Prangosja e ish-drejtorëve të rrugëve, reagojnë socialistët: Sinjali i parë se reforma në drejtësi do funksionojë, do të ketë arrestime të tjera

    Arrestimi i ish-drejtorëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika nga LSI, Andi Toma nga PD dhe 9 zyrtarëve të tjerë si edhe nisja e hetimeve për ish-ministrin e Transporteve, Edmond Haxhinasto ngjalli një debat të gjerë politik. Disa nga aktorët politikë i konsideruan si arrestime politike, por për deputetët socialistë ky ishte sinjali i parë që reforma në drejtësi do të funksionojë. Gjatë një prononcimi për gazetën ditën e djeshme, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Bujar Çela deklaroi se pas

    kësaj lëvizjeje priten edhe arrestime të tjera. Sipas tij, ka edhe shumë emra të tjerë që duhet të marrin ndëshkimin e duhur për shkeljet e tyre. “Unë mendoj se ata nuk janë pak, por jam i sigurt që në këtë valë arrestimesh ka edhe të tjerë të cilët janë ato koka apo thembra e Akilit. Janë ata të cilët e kanë sjellë për 25 vite vërdallë këtë ekonomi dhe pushtet. Ata kanë emrat e atyre njerëzve të cilët i kanë emëruar në ato pozicione për të cilët dyshohen dhe akuzohen. Dhe po të gjeni se kush i ka emëruar ata në këto pozicione,

    ju kuptoni se kush është koka e vërtetë, e cila duhet të marr një gjykim sa më shpejt”, u shpreh Bujar Çela. Ndërsa deputeti i PS në qarkun e Vlorës, Andrea Marto po ashtu i pyetur nga gazeta, theksoi se këto lëvizje mund të konsid-erohen edhe si një shenjë se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur. “Përderisa çështjen po e heton drejtësia, çdo reagim e gjykoj të tepërt. Le të lemë organet kompetente të bëjnë detyrën e tyre! Pse jo, kjo mund të jetë edhe një shenjë se reforma në drejtësi po ecën në rrugën e duhur”,

    nënvizoi Andrea Marto. Sakaq, deputeti socialist në qarkun e Shkodrës, Paulin Sterkaj deklaroi se arrestimi i ish-drejtorëve të rrugëve për abuzimet e kryera është vetëm fillimi. “Unë nuk jam gjyqtar, reforma në drejtësi do të funksionojë. Ky është fillimi, më vonë do të shohim sesi do të shkojë. Ia lemë drejtësisë në dorë këtë, nuk është pjesë e jona. Nuk gjykojmë dot ne vendimet e proku-rorisë dhe gjykatave. Reforma në drejtësi do të funksionojë me patjetër, kam bindje absolute për këtë gjë”, tha Paulin Sterkaj.

    Edi Rama mesazh LSI: Parazitët nuk kanë më vend në administratë, abuzuesit para

    drejtësisë, luftë korrupsionit në nivele të larta

    Nis aksioni “antitepsi”, kryeministri: T’i godasim parazitët në administratë me grusht institucional turinjve

    “Ka mjaftuar thjeshtë dhe vetëm hyrja në platformë dhe kjo zonjë, si çdokush tjetër që bën këtë hap, merr në dorë fatin e vet, bashkëqeveris për hallin e vet dhe minis-trja e Drejtësisë bëhet drejtpërdrejtë për tre minuta, forca që vihet në shërbim të saj. Ky është thelbi i platformës së bashkëqeverisjes, që shumë nga këta shkencëtarët e kazanit, çfarë nuk e komentojnë, por nuk arrijnë dot ta

    shohin siç është. Është një instrument i thjeshtë, për t’i rënë me grusht institucional turinjve, një paraziti apo një grabitqari që është i veshur me kostum, apo që rri mbrapa recepsionit dhe në vend të të japë të drejtën, të nxin jetën, siç ka ndodhur në rastin konkret, për 12 vjet. Ky është një mesazh shumë i qartë për të gjithë ata që janë akoma nëpër zyrat e hipotekave”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

    KRYEMINISTRI: T’I GODASIM PARAZITËT ME GRUSHT INSTITUCIONAL

    vetingu janë ilaçi i duhur për korrup-sionin e lartë, edhe vetingu. Kemi dhe korrupsionin e gjithëpërhapur, që është tipik për vendet në zhvillim dhe që nuk e gjen në vendet e zhvilluara, ku korrupsioni i lartë është prezent kudo. Arsyeja themelore ka qenë sjellja e administratës në raport me qytetarin, me sipërmarrësin. Për një muaj e kon-statuam këtë qartësisht. Ky problem ishte i kudondodhur, dhuna, presioni, tortura e parazitëve dhe grabitqarëve të shtetit ndaj qytetarit. Kjo për ne është një

    betejë për jetë a vdekje. Është një betejë dhëmbë për dhëmbë dhe një betejë me armikun publik numër 1, sot, të qyte-tarit dhe të sipërmarrjes shqiptare, që është paraziti dhe grabitqari në zyrën e shërbimit përkatës administrativ”, u shpreh ai.

    Operacioni “antitepsi”Duke u ndalur tek shkurtimi i

    burokracive gjatë këtyre 4 muajve qeverisje, i pari i qeverisë deklaroi se u mbyll me sukses faza e parë e asaj, që ai e quan “Operacioni anti-tepsi”. Madje,

    Rigels SELIMAN

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dje Lëvizjen Socialiste për Integrim se fatin e Dashamir Xhikës do të kenë gjithë zyrtarët dhe drejtorët që kanë abuzuar me fondet e shtetit. Teksa ishte i pranishëm në Konferencën Kom-bëtare për Reformimin e Shërbimeve Administrative, kreu i qeverisë deklaroi se të gjithë punonjësit e korruptuar të administratës dhe ata që torturojnë qytetarët, jo vetëm që nuk do të kenë më vend në administratë, por sipas tij, do të përballen me drejtësinë. Dhe për këtë, Rama iu referua denoncimeve të qytetarëve, në sajë të së cilëve plot 35 punonjës hipotekash janë para proku-rorisë. Madje, Rama iu kërkoi punon-jësve të administratës, duke i quajtur ata parazitë dhe grabitqarë, se duhet të ruhen nga qytetarët e pafuqishëm, pasi nga një denoncim i tyre mund të jenë të ‘vdekur’ dhe nuk mund të rikthehen më kurrë në karrigen e pushtetit. “Ruhuni dhe nga qytetarët e pafuqishëm. Je i vdekur, je i mbaruar, nuk të mban më në karrige asgjë, nuk ka kushëri që të mban më aty. Sot kemi 35 punonjës hi-potekash që janë në derën e prokurorisë. Nuk i ka dërguar auditi, por i ka dërguar ai numër qytetarësh që kanë reaguar, kanë ngritur krye e nuk kanë pranuar më të zvarriten, por që kanë marrë ato tre minuta, tek shqiperiaqeduam.al kanë denoncuar rastin. Ama është hetuar se kush ua ka penguar me vite dhe të gjithë ata që e kanë penguar janë larguar nga detyra e janë për hetim. Ta provojnë ata, pse e kanë penguar. E kanë penguar se janë parazitë, apo se janë grabitqarë. Në të dyja rastet, qofshin grabitqarë, qof-shin parazitë, shtetit dhe administratës nuk i duhen. Në rastin kur janë thjesht parazitë, le të vazhdojnë të kërkojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë dyerve të shtetit. Kur janë grabitqarë, le të shkojnë aty ku e kanë vendin. Këtë e provon prokuroria dhe gjykata”, deklaroi ai.

    Lufta ndaj korrupsionitDuke u ndalur për një moment

    tek prioritetet e qeverisë që ai drejton, kryeministri Edi Rama e cilësoi re-formën në drejtësi dhe vetingun si ilaçin e duhur për t’i dhënë fund korrupsionit në nivel të lartë. Dhe për këtë, Rama paralajmëroi të gjithë punonjësit e korruptuar se do të përballen me një betejë të ashpër dhëmbë për dhëmbë me qeverinë. “Reforma në drejtësi dhe

    Ky problem ishte i kudondodhur, dhu-na, presioni, tortura

    e parazitëve dhe grabitqarëve të

    shtetit ndaj qyteta-rit. Kjo për ne është

    një betejë për jetë a vdekje. Është një betejë dhembë për

    dhembë dhe një betejë me armi-

    kun publik numër 1, sot, të qytetarit

    dhe të sipërmarrjes shqiptare, që është

    paraziti dhe gra-bitqari në zyrën e

    shërbimit përkatës administrativ...

    Ahmetaj: Vetëm në dy muaj janë marrë 144 mijë

    vërtetime online Ministri i Financave, Arben Ah-

    metaj, në fjalën e tij në Konferencën Kombëtare për Reformimin e Shërbi-meve Administrative, deklaroi se vetëm në dy muaj janë marrë 144 mijë vërte-time online. Madje, ai shprehu bindjen se deri në fund të vitit do të kemi jo 600 mijë, por deri në 800 mijë klikime online për të marrë këto vërtetime. “Në tetor të vitit të kaluar ne kaluam online me alternativë printimin, fillimisht u hoq dorë me një përqindje e vogël nga printimi dhe prezantimi në sportelet e tatimeve. Momenti që kaluam pa alter-nativë vetëm online sot janë 144 mijë vërtetime në dy muaj që merren online. Jam i bindur se deri në fund të vitit do kemi jo 600 mijë, por deri në 800 mijë klikime online për të marrë këto vërte-time. Një shembull fare i thjeshtë sa kemi kursyer e i kemi lehtësuar punën sipërmarrjes, dua të sjell me shumë kënaqësi vlerësimin e përqendruar të deklaratave online të importit që mbi të gjitha përveç se kursen kohë, ul edhe korrupsioni”, deklaroi ai.

    Gjonaj: Deregulimi do thjeshtojë procedurat

    për qytetarinNë kuadër të procesit të dereg-

    ulimit që qeveria shqiptare ka ndër-marrë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi dje se qytetarët kanë mundësi të marrin shërbime më profe-sionale në një kohë më të shkurtër dhe më me pak dokumente të kërkuara. “Me ndryshimet ligjore të bëra së fundmi përsa i përket dëshmive të penalitetit, institucionet shtetërore kanë detyrimin e tyre që të kërkojnë dhe të verifikojnë të dhënat penale për qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt në regjistrin e gjendjes gjyqësore. Gjithashtu në kuadër të këtij procesi kemi shkurtuar afatet e kërkesave për dëshmi penaliteti kur bëhen nga qytetarët për interesa të tyre nga 15 ditë në 7 ditë. Ftoj të gjithë qytetarët që të refuzojnë të dorëzojnë dokumentet e kërkuara nga institucionet ligjzbatuese të ministrisë së Drejtësisë dhe garantoj si ministre Drejtësisë se do të marr të gjitha masat për uljen e burokracive dhe ofrimin e shërbimeve profesionale për qytetarët”, deklaroi ajo.

    Rama theksoi se objektivi i qeverisë së tij është çuarja e tepsisë për skrap. “ Ne shkurtojmë 1360 vjet pritje në një vit të vetëm. Është një operacion anti-tepsi në kuadër të objektivit strategjik të këtij mandati, për ta çuar tepsinë për skrap, sepse shumëkush që vazhdon dhe kërkon një punë shteti, nuk e kërkon për t’i shërbyer shtetit, por e kërkon me idenë e rehatisë dhe mundësisë për të zgjatur duart në drejtim të xhepit të qytetarëve dhe sipërmarrjes”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

  • 8 GAZETA SOTE Enjte 8 Shkurt 2018

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    1. Anëtarët e Trupave të Vlerësimit kanë këto kompetenca:

    a) ndërmarrin të gjitha inici-ativat dhe kryejnë të gjitha proce-durat për të garantuar provat dhe indicjet e nevojshme për procesin e vendimmarrjes së vlerësimit;

    b) marrin të gjitha masat për të hartuar dokumentacionin e nevojshëm, deri në përfundimin e çështjes;

    c) kërkojnë informacion sht-esë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;

    d) përgatisin dosjet që disku-tohen;

    e) thërrasin individët apo persona të tjerë të informuar mbi faktet në seancat dëgjimore;

    f) caktojnë detyra për anëtarët e Sekretariatit Teknik në funksion të verifikimit të çështjeve

    Ja detyrat e anëtarëve të Trupave të Vlerësimit

    JA SI DO TË VEPROHET PËR KONTROLLIN E PASURISË DHE TË FIGURËSDeklarimi i pasurisë

    1. Punonjësi që i nënshtrohet vlerësimit deklaron:

    a) të ardhurat personale dhe ato të personave të lidhur, sipas certifikatës familjare, nga çfarëdo lloj aktiviteti, për të gjithë periudhën e përcaktuar në pikën 1, të nenit 30, të këtij ligji;

    b) shpenzimet e vitit të fundit për qira banese, ujë, drita, telefon dhe internet, si dhe të gjitha ato pagesa periodike për kontratat e furnizimit apo pajtimit në emër të tij apo të personave të lidhur;

    c) udhëtimet private personale apo të per-sonave të lidhur, jashtë shtetit gjatë tre viteve të fundit duke specifikuar vendin, kohëzgjatjen dhe me përafërsi shpenzimet e përballuara;

    d) arsimimin e fëmijëve, madhorë apo të mi-tur në momentin e deklarimit, apo personave të lidhur, duke deklaruar fillimin, llojin e institucionit arsimor, emrin e institucionit, pagesat vjetore si dhe kohëzgjatjen e studimeve, për të gjithë periud-

    hën e përcaktuar në pikën 1, të nenit 30, të këtij ligj;e) pronat e paluajtshme të fituara, tjetërsuara,

    poseduara apo përdorura për të gjithë periudhën e përcaktuar në pikën 1, të nenit 30, të këtij ligji;

    f) pronat e luajtshme apo sendet me vlerë mbi 300.000 lekë, përfshirë por pa u kufizuar, mjetet motorike të fituara, tjetërsuara, poseduara apo përdorura për të gjithë periudhën e përcaktuar në pikën 1, të nenit 30, të këtij ligji;

    g) investimet apo mjete të tjera financiare që prodhojnë të ardhura, përfshirë por pa u kufizuar aksionet apo kuotat e shoqërive tregtare, titujt e borxhit, licenca, patenta apo të drejta të tjera;

    h) llogaritë bankare, brenda dhe jashtë vendit, duke specifikuar numrat, vendndodhjen, datën e krijimit dhe gjendjen aktuale;

    i) detyrimet financiare ndaj personave jurid-ikë dhe fizikë;

    j) të gjitha marrëdhëniet juridike që kanë vlerë ekonomiko-pasurore;

    k) burimet e krijimit të këtyre pasurive.

    Vlerësimi i rrethanave për kontrollin e figurës1. Për kontrollin e figurës, Trupat e

    Vlerësimit mbajnë në konsideratë rrethanat e mëposhtme:

    a) verifikimin e saktë të identitetit në të shkuarën dhe të tashmen për çdo punonjës që i nënshtrohet i kontrollit dhe arsyen e ndryshimeve të emrit e mbiemrit;

    b) të dhënat për vendbanimin aktual dhe të mëparshëm (brenda dhe jashtë vendit);

    c) rastet e ndryshimeve ose marrjes së shtetë-sive të tjera;

    d) refuzimin për hyrje në vendet e Bashkimit Evropian ose të NATO-s;

    e) kërkesa për azil në ndonjë shtet;f) verifikimin e procedimeve penale të nisura

    ndaj punonjësit, brenda dhe jashtë vendit;g) verifikimin e procedimeve administrative

    apo vendimeve përkatëse, brenda dhe jashtë vendit;

    h) dëbimin nga shtete të tjera, për shkelje të rregullave të hyrjes apo qëndrimit;

    i) përballimin e presioneve që kanë për qëllim komprometimin e punonjësit gjatë ushtrimit të detyrës;

    j) raste të nepotizmit të punonjësit që i nën-shtrohet vlerësimit;

    k) vlerësimin e përgjithshëm, nëse punon-jësi mund të vihet nën presion nga struktura kriminale;

    l) testimin për përdorim lëndësh narkotike;m) varësinë nga alkooli apo nga lojërat e fatit;n) verifikimin nëse ka qenë anëtar, bash-

    këpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit “Mbi të drejtën e informimit me dokumentet e ish-shërbimit të sigurimit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

    1. Për kontrollin e figurës së punonjësit, organet e vlerësimit i drejtohen Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klas-ifikuar, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, për informacionet ose të dhëna të tjera që mund të ketë ky shërbim ose shërbimeve të tjera informative, brenda vendit.

    2. Organet e vlerësimit i drejtohen për informacion edhe strukturave të mëposhtme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit: a) Drejtorisë së Analizës së Informa-

    cionit Kriminal; b) Zyrës së Interpol Tirana; c) Zyrës së Europol Tirana;

    3. Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, me kërkesë të organeve të vlerësimit, komunikon me shtetet e huaja për të marrë informacionin e nevojshëm për per-sonat e përfshirë në veprimtari kriminale, ose për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtarinë kriminale, për qëllim të këtij ligji;

    JA SI DO KONTROLLOHET FIGURA

    do të duhet të jap llogari. Sakaq, efek-tivët duhet të deklarojnë edhe të dhënat e vendbanimit aktual si dhe atë mëpar-shëm qoftë brenda apo jashtë vendit si dhe nëse kanë ndryshuar shtetësinë. Por pavarësisht këtyre deklaratave

    që do të duhet të bëjnë efektivët, do të kryhen verifikime nëse këta të fundit janë të kërkuar jashtë vendit apo jo. Më tej do të verifikohet nëse ka pro-cedime penale për çdo efektiv. “Për kontrollin e figurës, trupat e vlerësimit

    Endri ARIZI

    Qeveria ka miratuar dje pro-jektligjin për vetingun në Po-licinë e Shtetit. Projektligji pritet që brenda pak ditësh të shkojë në Parlament për tu votuar. Një gjë të tillë e ka pohuar dje vetë zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i cili përmes një deklarate për shtyp theksoi se Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin e vetingut dhe se do të verifikohen 13 mijë efektivë. Ndërkohë gazeta ka mundur të sig-urojë projektligjin e plotë të vetingut ku përcaktohet edhe mënyra sesi do të bëhet verifikimi i gjithë punonjësve të policisë dhe Gardës. Kështu në projek-tligjin e siguruar nga gazeta, përcakto-het qartë mënyra që do të ndiqet për verifikimin e pasurisë së efektivëve të policisë. Aty thuhet se verifikimet ndaj efektivëve për deklarimin e pasurisë do të fillojnë që nga shpenzimet e qerasë së banesës, faturat e energjisë, ujit, internetit apo dhe pagesave të tjera periodike që kanë kryer. Madje ndaj efektivëve do të ushtrohen kontrolle edhe për shpenzimet e udhëtimeve personale apo atyre familjare që kanë kryer jashtë shtetit gjatë këtyre viteve të fundit. Sakaq, do të ketë verifikime edhe për të ardhurat personale si dhe ato familjare nga çfarë do lloj aktiviteti që këta të fundit i kanë siguruar të ardhurat. “Punonjësi që i nënshtrohet vlerësimit deklaron: të ardhurat per-sonale dhe ato të personave të lidhur, sipas certifikatës familjare, nga çfarë-do lloj aktiviteti; shpenzimet e vitit të fundit për qira banese, ujë, drita, telefon dhe internet, si dhe të gjitha ato pagesa periodike për kontratat e furnizimit apo pajtimit në emër të tij apo të personave të lidhur; udhëtimet private personale apo të personave të lidhur, jashtë shtetit gjatë tre viteve të fundit duke specifikuar vendin, kohëzgjatjen dhe me përafërsi shpen-zimet e përballuara”, thuhet në projek-tligjin e vetingut.Verifikim sistemit arsimor të fëmijëve

    Por kontrolli i pasurisë ndaj efek-tivëve të policisë, përveç verifikimit të faturave të energjisë, ujit apo kostove të udhëtimeve, do të kaloj edhe tek

    arsimimi i fëmijëve të këtyre të fundit. Kështu sipas projektligjit të vetingut, efektivët do të duhet të deklarojnë llojin dhe emrin e institucionit arsi-mor ku studiojnë fëmijët e tyre si dhe pagesat vjetore që kanë kryer për ar-simimin fëmijëve. Ndërkaq, në fokus të verifikimit do të jenë dhe pronat e paluajtshme që disponojnë efektivët apo dhe llogaritë bankare, brenda apo jashtë vendit. Sakaq, efektivët do të duhet të deklarojnë edhe nëse kanë aksione në shoqëri tregtare apo nëse disponojnë licenca në fushën e biznesit. Por një pikë tjetër interesante e ligjit të vetingut është se efektivët do të duhet të deklarojnë edhe detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë. “Arsimimin e fëmijëve, madhorë apo të mitur në momentin e dekla-rimit, apo personave të lidhur, duke deklaruar fillimin, llojin e institucionit arsimor, emrin e institucionit, pagesat vjetore si dhe kohëzgjatjen e studi-meve; pronat e paluajtshme të fituara, tjetërsuara, poseduara apo përdorura; investimet apo mjete të tjera financiare që prodhojnë të ardhura, përfshirë por pa u kufizuar; aksionet apo kuotat e shoqërive tregtare, titujt e borxhit, licenca, patenta apo të drejta të tjera; llogaritë bankare, brenda dhe jashtë vendit, duke specifikuar numrat, vendndodhjen, datën e krijimit dhe gjendjen aktuale; detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë”, thuhet në projektligj.

    Verifikimi i figurës Ashtu si deklarimi i pasurisë një

    pikë tjetër interesante e projektligjit të vetingut është ai i verifikimit të figurës së efektivëve. Kështu verifikimet do të fillojnë kryesisht me identitetin nëse efektivi e ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin apo jo dhe nëse po, atëherë

    Ja si do të zhvillohen kontrollet e pasurisë dhe figurës për efektivët e policisë dhe Gardës

    Qeveria miraton vetingun në polici, ja si do zbrazen xhepat e efektivëve dhe do zbulohen lidhjet me krimin, verifikime nga udhëtimet e pronat, te faturat e dritave

    “Qeveria ka miratuar dje projektligjin për vetin-gun në Policinë e Shtetit. Projektligji pritet që

    brenda pak ditësh të shkojë në Parlament për tu votuar. Një gjë të tillë e ka pohuar dje vetë

    zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i cili përmes një deklarate për shtyp theksoi se

    Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin e vetin-gut dhe se do të verifikohen 13 mijë efektivë...

    mbajnë në konsideratë: verifikimin e saktë të identitetit në të shkuarën dhe të tashmen; të dhënat për vendbanimin aktual dhe të mëparshëm; rastet e ndryshimeve ose marrjes së shtetësive të tjera; refuzimin për hyrje në vendet e Bashkimit Evropian ose të NATO-s; kërkesa për azil në ndonjë shtet; veri-fikimin e procedimeve penale të nisura ndaj punonjësit, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet aty. Por përveç këtyre verifikimeve ajo ç’ka bie në sy është se efektivët do të verifikohen edhe nëse janë apo jo përdorues së alkoolit apo lëndëve narkotike. Por ata do të shihen gjithashtu edhe nëse janë nën varësinë e lojërave të fatit. Madje një pikë tjetër interesante është se ata do të vlerëso-hen edhe në lidhje me mënyrën sesi i përballojnë presionet. “Testimin për përdorim lëndësh narkotike; varësinë nga alkooli apo nga lojërat e fatit; Përballimin e presioneve që kanë për qëllim komprometimin e punonjësit gjatë ushtrimit të detyrës”, thuhet në projektligj. Ndërkaq efektivët, ashtu si në vetingun në sistemin gjyqësor, do të verifikohen nëse kanë qenë pjesë e ish Sigurimit të Shtetit.

  • GAZETA SOT E Enjte 8 Shkurt 2018 9

    2,5,9,11,15,18,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Qeveria miraton fondet për bujqësinë, ja kush do të përfitojë, kushtet dhe kriteret që duhet të plotësohen

    Qeveria ka miratuar kushtet dhe kriteret për subvencionet ndaj fermerëve. Përmes një vendimi të marrë dje, janë përcaktuar rrugët që do të ndiqen për shpërndarjen e 35 milionë lekëve me qëllim nxitjen e bujqësisë. Fondi do të jetë i fokusuar në disa aspekte kyçe, si shtimi i pemëve frutore apo serrave. Për investimet më të mëdha, qeveria do të ofrojë edhe një kompensim më të madh, ndërsa mbështetje të veçantë do të marrin edhe fermerët e rinj. Fermerët që kultivojnë të paktën 5 ha tokë bujqësore, në pronësi private ose me qira, do të subvencionohen në vlerën 25 mijë lekë për

    grurin dhe elbin, si dhe deri në 20 mijë lekë për thekrën, tërshërën dhe koçkullën. Mbarështimi i bletarisë do të mbështetet me një vlerë prej 1 mijë lekësh për koshere për fermat me mbi 100 koshere, për një mbështetje jo më të madhe se 150 mijë lekë. Mbjellje e mollës me kultivarë të kërkuar nga tregu, do financohet në vlerën 350 000 lekë/ha për pemëtoret intensive dhe në vlerën 250 000 lekë/ha për pemëtoret me te-knologji të përmirësuara; Mbjellje e qershisë me kultivarë të kërkuar nga tregu, në vlerën 250.000 lekë/ha; Mbjellje arrash, në vlerën 300 000 lekë/ha për mbjelljet me fidanë të shartuar; Mbjellje e

    ullinjve me fidanë autoktonë, në vlerën 250 000 lekë/ha, për format intensive të kultivimit dhe në vlerën 180 000 lekë/ha, për format tradicionale. Edhe pronarët e anijeve të peshkimit do të përfi-tojnë deri në 85 mijë lekë mbështetje për njësi për sistemet e monitorimit për pajisjet MTU. Gjithashtu do të ketë një mbështetje deri në 70% të vlerës për instalimin e bankinave lundruese. Një nxitje e veçantë do të shkojë për peshkimin e açugeve dhe sardeleve, deri në masën 20 lekë për kilogramë. Sipas vendimit, për fermerët me moshë nga 22 deri në 35 vjeç, masa e financimit të rritet me 25%. Aplikuesi, në çdo rast, duhet të

    ketë tokën në pronësi private dhe/ose të marrë me qira nga subjekte të tjera që e kanë tokën në pronësi private. Po ashtu do të mbështetet ndërtim i serrave diellore për kultivimin e domates, kastravecit dhe specit, me sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të investimit të përfunduar, por jo më shumë se: 1.500.000 lekë/dynym, për serra me lartësi anësore jo më të vogël se 4 m, përfshirë dhe ujitjen me pika; 1.300.000 lekë për dynym, për serra me lartësi anësore jo më të vogël se 2.8 m, përfshirë dhe ujitjen me pika.

    HEC-et në kanionin e Osumit, ngrihet grup pune për vlerësimin e situatës,

    Gjiknuri “përplaset” me Klosin

    Ministri Klosi ka kërkuar të rishikohen hidrocentralet në Osum

    Kliti TOPALLI

    Vendimi për të ndërtuar 3 hidrocentrale në kanionin e lumit Osum në Skrapar ka shkaktuar debate të forta politike. Dje ka pasur një reagim nga Ministria e Energjisë, e cila ka pranuar se po diskutohet për HEC-e në Bigas dhe Veleshnje, ndërsa është paralajmëruar se do të vlerësohet më parë situata. Por këto hidrocentrale kanë shkaktuar dhe përplasje mes ministrit të Energjisë Da-mian Gjiknuri dhe ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi. Pak javë më parë, ky i fun-dit i ka kërkuar Ministrisë së Energjisë që të rishikojë koncesionet në Osum. “Në kuadër të rishikimit të disa lejeve të dhëna për aktivitete që kanë ndikim të madh në mjedis dhe bien ndesh me legjislacionin mjedisor, ju bëj me dije se kemi evidentuar rastin e kompanisë “HP Bigas & Veleshnja Energy” me vendndodhje në derdhjen e përrenjve Bigas dhe Veleshnje që përfundojnë në Kanionet e lumit Osum”, shprehej Min-istria e Mjedisit. Mirëpo dje Ministria e Energjisë ka deklaruar se po ngrihet një grup pune mes dy ministrive dhe nëse vërtetohet se ka ndikim në mjedis, atëherë do të pezullohet gjithçka. “Min-istria e Infrastrukturës dhe Energjisë është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit nga e cila ka kërkuar verifikimin e lejes mjedisore të lëshuar nga ky institucion. Në momentin që Ministria e Mjedisit do të konstatojë parregullsi në lejen e lëshuar nga ky institucion dhe do kryejë revokimin e kësaj leje, Ministria e Infra-strukturës dhe Energjisë mund të fillojë procedurat për prishjen e kontratës bazuar mbi legjislacionin përkatës. Në funksion të shqyrtimit të këtij rasti, Ministria e Infrastrukturës ka shprehur gatishmërinë për krijimin e një grupi të përbashkët pune në nivel teknik mes dy ministrive”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Energjisë.

    Letra e KlositNë letrën që ministri Klosi i ka dër-

    guar kolegut të tij Damian Gjknuri në janar, ka nxjerrë në pah dhe abuzime. Sipas tij, gjatë kohës që Ministria e Mje-disit drejtohej nga LSI, është gabuar me koordinatat. “Nga shqyrtimi i vendimeve të marra më parë sipas koordinatave

    të vendosura rezulton se ujërat nuk shkarkohen në Përroin e Bigasit për HEC-in Bigas, por në fshatin Dhorës ku kalon një përrua tjetër, ai i Dhorasit, dhe kuota është mbi 500 metra. Kjo shkel pikën e kushteve të lejes nga Këshilli Kombëtar i Ujit që duhet të shkarkojë ujin në të njëjtin përrua, dhe nga ana tjetër duke mos respektuar kuotat e dhëna bën absurd funksionin e tij hidrik. Gjithashtu, vendimi i ish-Ministrisë së Mjedisit për VNM-në paraprake, thotë se

    “subjekti të kryej aktivitetin vetëm bren-da koordinatave të dhëna në kontratën koncesionare dhe kontratat shtesë”, gjë që i bën të pavlefshme lejet e tjera që kontradiktojnë nga këto koordinata. Gjithashtu leja për përdorimin e ujit që jepet nga KKU-ja mungon për HEC-in Veleshnje dhe për këtë arsye propozo-jmë se për këtë HEC nuk duhet të jepet leja e ndërtimit” thuhet në letrën që ministri Klosi i dërgon kolegut të tij Gjiknuri, për rastin në fjalë. Në të një-

    jtën linjë edhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, i ka dërguar një memo sqaruese ministrit të Mje-disit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ku shpjegon se AKZM ka identifikuar disa parregullsi që