52
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). TREGIMET TONA RAZVOJ istraživačkog NOVINARSTVA KOD NOVINARA KOJI IZVEšTAVAJU NA SRPSKOM JEZIKU NA KOSOVU

tregiMet tona

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: tregiMet tona

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

tregiMet tona

razvoj istraživačkog novinarStva KoD novinara Koji izveštavaju na SrPSKoM jeziKu na KoSovu

Page 2: tregiMet tona

32

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

nënkalaja është lagje e qytetit, qytetit mbi Lumbardh, e cila ofron pamjen më të bukur të qendrës së Prizrenit. Shumë shtëpi në këtë vendbanim, të vendosura në kodër, pikërisht mbi qendër, janë

specifike për arkitekturën e tyre, por edhe për fasadat e bardha që i bëjnë ato të dallojnë nga shtëpitë tjera. Ngjyra e bardhë këtu është një shenjë e besueshme se disa prej pak serbëve të Prizrenit jetojnë në to.

Kjo lagje u dogj gjatë trazirave në mars të vitit 2004. Shumë shtëpi u rindërtuan më vonë. Në njërën prej tyre jetojnë Lubisha dhe Snezhana Jeftiq (Ljubiša dhe Snežana Jeftić), një çift, i cili pas disa vitesh jetese si të zhvendosur në Serbi vendosi të kthehej në shtëpinë e tyre.

Lubisha Jeftiq

“Unë u jam përshtatur këtyre rrethanave dhe disi shumë më shumë më pëlqen këtu me këta njerëz sesa në Kralevë ku jetoja, sepse me këta njerëz shpejt gjej gjuhë të

uDhëtiM i gjatë në ShtëPi – KthiMi i Serbëve në Prizren

njëzet vjet pas konfliktit në Kosovë, Prizreni është i vetmi qytet në jug të ibrit në të cilin është shënuar kthimi i serbëve. ata pak serbë që jetojnë në këtë qytet thonë se shtyllat kryesore për mbijetesë të qëndrueshme janë: punësimi, arsimi, kujdesi shëndetësor, kthimi i pasurisë së uzurpuar dhe siguria. Problemi është se si të arrijmë te kjo dhe sa janë të gatshme autoritetet të ballafaqohen me këto probleme.

Shkruan: Fejzo Kapllani, Prizren

Page 3: tregiMet tona

3

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

përbashkët, kemi tema të përbashkëta, mbi të gjitha temat e së kaluarës kur kemi punuar së bashku, takuar dhe jetuar në rrethana të njëjta”, thotë Lubisha.

Lubisha është ish-drejtor i ndërmarrjes tregtare “Progres” nga Prizreni, sot është pensionist dhe kohën e lirë zakonisht e kalon në shoqërim me një numër të vogël të fqinjëve serbë, kryesisht pensionistë.

Në Prizren janë rreth njëzet serbë të kthyer, kryesisht të moshuar. Lubisha nuk beson në ndonjë kthim më të madh, veçanërisht jo nga të rinjtë, sepse, siç thotë ai, kanë kaluar më shumë se njëzet vjet që nga lufta dhe shumë rrethana të jetës kanë ndryshuar.“Unë jam skeptik kur është fjala për kthimin e të rinjve, pasi ata janë adaptuar aty ku jetojnë, janë të lidhur me shkollat, kanë të dashura, shumë kanë krijuar familje, janë punësuar, prandaj gjasat për kthimin e tyre janë shumë të vogla” thotë Lubisha.

Fjalët e këtij prizrenasi më së miri përshkruajnë situatën aktuale në qytet lidhur me të kthyerit.

Vala e parë e refugjatëve nisi në vitin 1999 dhe më pas edhe në vitin 2004 pas trazirave të marsit, kur u dogjën shumë shtëpi serbe. Disa nga dy herë.

Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi të moshuarës 77-vjeçare Svetllana Nikolliq (Svetlana Nikolić), e cila përkundër të gjithave jeton vetëm në shtëpinë e saj të rindërtuar. Thotë se ndjehet e sigurt dhe pa ndonjë problem lëviz në qytetit dhe fol me njerëzit.

“Nuk kam probleme në qytet. Shumë më njohin, madje edhe shumë prej tyre më njohin nga mbiemri i vajzërisë – Çuçanoviq (Čučanović)”, thotë Svetlana.

Ajo shton se problemi më i madh i saj është varfëria me të cilën përballet. Ajo ka punuar në Printeks për 37 vjet dhe tani merr rreth 90 euro nga Serbia. Thotë se nuk mjaftojnë për një jetë normale.

“Me këto para i mbuloj të gjitha shpenzimet: rrymën, ujin, mbeturinat, tatimet dhe çfarë më mbetet pastaj nga ato? Nuk më mbetet as për ilaçe, e lerë më për furnizime të tjera”, thotë Svetllana, duke shtuar se nga askush nuk merr ndihmë në ushqim, dru për ngrohje ose ndonjë gjë tjetër.

Kthimi në mjediset multietnike

Prizreni është një qytet mbi lumin Lumbardh që ndodhet në jug të Dukagjinit në pellgun e Prizrenit. Është një qytet me një numër të madh të vendbanimeve dhe monumenteve të shumta kulturore e historike dhe objekteve fetare. Sipas regjistrimit të vitit 1981, numri i përgjithshëm i banorëve në komunën e Prizrenit ishte rreth 134.000, nga të cilët 11 650 serbë.

Deri në qershor të vitit 1999, në territorin e komunës së Prizrenit, sipas regjistrimit të vitit 1991, jetonin pak më shumë se 10.000 serbë. Regjistrimi i popullsisë i vitit 2011 tregoi të gjithë vëllimin dhe madhësinë e eksodit. Nga 177.000 banorë të komunës, vetëm 237 janë serbë.

Aspak më mirë nuk është as në pjesën tjetër të Kosovës.

Pjesë e lagjes Nënkalaja

Page 4: tregiMet tona

54

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Pas konfliktit të vitit 1999, sipas të dhënave të UNHCR-it, të cilat citohen shpesh nga Prishtina zyrtare, rreth 72.000 serbë, pa llogaritur rreth 50.000 boshnjakë dhe rreth 10.000 romë dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera, u larguan nga Kosova. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Serbisë shpesh theksojnë faktin se nga Kosova u larguan më shumë se 220.000 njerëz.

Sipas të dhënave të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, nga viti 2004 deri më sot në Kosovë janë kthyer rreth 6.800 persona. Pas luftës, falë, para së gjithash, institucioneve ndërkombëtare dhe donatorëve të huaj, në Kosovë u nisën shumë projekte që kishin për qëllim mundësimin e kthimit të personave të zhvendosur. Realizimi i projekteve të tilla shpesh u pengua nga rrethana të shumta.

Mundësitë ekonomike, prona e uzurpuara, incidentet e sigurisë dhe, para së gjithash, mungesa e gatishmërisë së komuniteteve lokale për të pranuar të kthyerit janë vetëm një pjesë e pengesave që e vështirësojnë zbatimin e procesit dhe realizimin e programit të kthimit. Secila komunë ballafaqohet me specifika të veçanta, të cilat në masë më të vogël ose më të madhe ndikojnë në procesin e kthimit.

Sipas përvojës së deritashme, të kthyerit në përgjithësi kanë vendosur të kthehen në mjedise multietnike ose të pastra serbe. Shumë më i vështirë ishte kthimi, ose thuajse është inekzistent, në ato zona me popullatë shumicë shqiptare. Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës shpesh përmendin Prizrenin si shembull të një kthimi të organizuar me sukses.

Kthim ka, para se gjithash falë donatorëve të huaj dhe programeve të realizuara, por edhe mbështetjes së ofruar nga vetëqeverisja lokale, shumë shtëpi dhe objekte kishtare janë rindërtuar. Megjithatë, nëse vlerësohet nga numri i atyre që janë kthyer, kthimi në këtë qytet vështirë se mund të konsiderohet i suksesshëm.

Me përjashtim të rasteve kur gjatë kremtimit të festave të rëndësishme fetare këtu vijnë dhe mblidhen me dhjetëra ish-prizrenas dhe dëgjojnë kambanat e Katedrales së Shën Gjergjit.

Zyrtarët e institucioneve në Komunën e Prizrenit, kryesisht nga Zyra për Kthim dhe Komunitete, menjëherë në vitin 2002 kishin filluar hartimin e programeve strategjike për kthimin në disa faza. Me shumë kujdes, projekti i parë i kthimit në Komunën e Prizrenit u realizua në fshatin Gornjasellë në vitin 2002, pasuar pastaj nga projektet në qytet.

Në fillim zbatoheshin në kuadër të programit “Shko-shih vizita” në vendet ku ishte planifikuar kthimi. Pas “Strategjisë Komunale për Komunitete dhe Kthim 2012-2015”, sot është në fuqi “Strategjia Komunale për Komunitete dhe Kthim 2016-2020”, për kujdesin për personat e zhvendosur dhe kthimin e tyre të sigurt.

Igballe Rama-Fazli, koordinatore e Zyrës për Kthim dhe Komunitete në Komunën e Prizrenit, thekson se zbatimi i projektit me “Këshillin Danez për Refugjatë”, i mbështetur me mjete financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar kishte filluar në vitin 2002 zbatimi i projektit “REK” për qëndrueshmërinë dhe integrimin e refugjatëve brenda qytetit – më saktësisht në lagjen serbe Nënkalaja në qendër të Prizrenit.

Igballe Rama

Projekti zgjati deri në vitin 2018. “Organizatat ndërkombëtare të përfshira në procesin e kthimit të personave të zhvendosur, në përgjithësi në të gjitha lokacionet, përveç të përmendurave janë edhe UNHCR-i (Agjencia e KB për Refugjatë), OSBE-ja dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete. “Në Nënkala deri sot janë ndërtuar 43 shtëpi familjare për të kthyerit serbë”, thotë Rama.

të kthyerit e parë

Kthimi i serbëve në regjionin e Sredskas fillimisht u nis në vitin 2002 në Gornjasellë, kur siguria për të kthyerit serbë ishte e paparashikueshme. Sllobodan Vuçkoviq (Slobodan Vučković) nga Gornjasella ishte i pari i kthyer në regjion. Ai u kthye nga Serbia në fillim të vitit 2002.

“Të jem i sinqertë, nuk gjeta paqen personale atje, sepse me tërhiqte ky vend dhe u ktheva i pari. Rrija më shpesh në Brezovicë, Shtërpcë dhe me përcjelljen e KFOR-it gjerman, hyra në shtëpinë time të djegur. Pas rindërtimit të saj, solla edhe gruan time”, thotë Vuçkoviq. Ai shton se nuk ka pasur ndonjë problem nga fqinjët boshnjak, lëviz lirshëm nëpër Prizrenit dhe fshatrat përreth.

Page 5: tregiMet tona

5

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Vuçkoviq thotë se çdo ditë mirëmban kishën e Shën Gjergjit, si dhe mbikëqyr varrezat serbe. Lajmërohet nga kambanorja e kishës çdo të diel dhe në festat ortodokse, veçanërisht për Shëngjergj, kur këtu mblidhet një numër i madh i serbëve.

Ndërsa në fshatin Zhivinjanë, në regjionin e Sredskas, jeton një familje pesë anëtareshe e Tihomir Stojanoviqit (Stojanović), e cili u kthye këtu para dhjetë vjetësh.

Ai, bashkëshortja, djali, nusja dhe mbesa janë shembuj të të kthyerve të suksesshëm. Tihomiri thotë se ai mbijetoi sepse merrej me zanatin e riparimit të drynave për dyer, si dhe me punën në pronën e tij bujqësore.

Tihomir Stojanoviq

Ai u rekomandon bashkatdhetarëve të tij “të dëgjojnë zemrën e tyre dhe të provojnë recetën e tij”. “Që secili person i zhvendosur të vjen, sheh dhe vendos të qëndrojë, sepse nuk ka asgjë për tu frikësuar, përveç se, natyrisht, duhet të punohet. Sepse, pa punë nuk ka asgjë askund, sikundër gjithandej”.

U them atyre të vijnë dhe personalisht të binden se çdo gjë është në rregull dhe të ndjekin rrugën time”, thotë Tihomiri dhe vazhdon: “Unë jam çdo ditë në regjion dhe në Prizren. Unë punoj me të gjithë dhe nuk kam kurrfarë problemi. Personalisht jam i kënaqur me punën që merrem si dhe me stafin e “Zyrës për Kthim”.

Përndryshe, Komuna e Prizrenit, deri më sot, në këtë fshat të regjionit ka ndërtuar rreth dhjetë shtëpi. Pas Gornasellës në regjionin e Sredskas, fshati Novakë ishte vendi i dytë në të cilin ishte punuar me plan në kthimin e serbëve refugjat. Në këtë fshat janë rindërtuar 43 shtëpi familjare të cilat ishin shkatërruar.

Fshati Novakë gjendet rreth dhjetë kilometra nga Prizreni, në drejtim të Suharekës. Të kthyerit e parë serbë arritën në këtë fshat në mars të vitit 2003.

Zyrtari i Zyrës për Kthim dhe Komunitete në Komunën e Prizrenit, Spasa Andrijeviq (Andrijević), i cili përndryshe jeton në këtë fshat, thotë se rrethanat për qëndrueshmërinë e të kthyerve janë shumë më të vështira në zonat urbane, se sa në zonat rurale.

“Përparësitë në zonat rurale reflektohen në vetëpunësimin përmes zhvillimit të aktiviteteve të vogla biznesore, kultivimin e kulturave bimore, prodhimin e mishit dhe produkteve të qumështit për mbulimin e nevojave personale dhe kryerjen e veprimtarive të vogla zejtare. Ndërsa në zonat urbane rrethanat për të gjetur burimin dhe për të krijuar të ardhura për qëndrueshmërinë e të kthyerve janë shumë më të vështira”, thotë Andrijeviq.

Ai thekson se sot në Novakë jetojnë rreth pesëmbëdhjetë serbë që kanë një lloj biznesi familjar dhe produktet e veta ja shesin popullatës lokale.

Në fshatin Verbiçanë situata është e ngjashme. “Shoqata e Vërbiçanasve”, e kryesuar nga Vellimir Spasiq (Velimir Spasić), inkurajon banorët e këtij fshati për kthimin e tyre dhe organizon vizita të shpeshta. Përveç fshatit, ka vizita të rregullta edhe në Seminarin e Prizrenit, Arkangjujve të Shenjtë dhe varrezave të qytetit. Sipas të dhënave të tij, pas konfliktit të armatosur nga Komuna e Prizrenit u zhvendosën gjithsej 29.910 persona, nga të cilat rreth gjysma janë serbë (15.028 persona).

Velimir Spasiq

Page 6: tregiMet tona

76

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

„Otpočeli smo i sa projektom izgradnje seoske crkve na temeljima stare, porušene „Svete Trojice“, gde se nadam da će se uspešno završiti sredstvima Vlade Srbije i Opštine Prizren“, kaže Spasić.

Naši sagovornici ističu da je zapošljavanje, obrazovanje dece kao i neadekvatna zdravstvena zaštita u velikoj meri utiču na održivost i opstanak povratnika. Nepoznavanje albanskog jezika je još jedan od problema koji im otežava svakodnevnu komunikaciju kažu povratnici.

U Drajčićima, malom selu koje se nalazi na Šar planini, živi desetak Srba. Dvanaest porodičnih kuća izgrađeno je za sada, ne samo srpskoj, već i bošnjačkoj zajednici od kojih su neke samo adaptirane. Jedna grupa Srba se nije nikada udaljavala iz svoga sela.

Zllatko Cvetkoviq

“Kemi filluar me projektin e ndërtimit të kishës së fshatit në themelet e “Trinisë së shenjtë” të vjetër e të rrënuar dhe shpresoj se çdo gjë do të përfundoj mirë me mjetet e Qeverisë së Serbisë dhe të Komunës së Prizrenit”, thotë Spasiq.

Bashkëbiseduesit tanë theksojnë se punësimi, arsimi i fëmijëve dhe kujdesi joadekuat shëndetësor ndikojnë shumë në qëndrueshmërinë dhe mbijetesën e të kthyerve. Mosnjohja e gjuhës shqipe është një problem tjetër që e bën të vështirë komunikimin e përditshëm, thonë të kthyerit.

Në Drajçiq, një fshat i vogël që gjendet në Bjeshkët e Sharrit, jetojnë afërsisht dhjetë serbë. Për momentin janë ndërtuar dymbëdhjetë shtëpi familjare, disa prej të cilave

vetëm janë adaptuar, jo vetëm për serbët, por edhe për komunitetin boshnjak. Një grup serbësh nuk u largua kurrë nga fshati i tyre.

I tejkaluan të gjitha vështirësitë e pasluftës. Në fshat gjithashtu funksionon edhe kisha e fshatit “Shën Nikolla”, kambanat e së cilës kumbojnë për besimtarët ortodoks duke iu falënderuar të riut Dejan Simiq (Simić). Gjallëri ka në veçanti verës, kur shumë kthehen në vendlindje. Zllatko Cvetkoviq (Zlatko Cvetković) jeton vetëm në një shtëpi të ndërtuar nga mjetet e donatorëve për kthimin e personave të zhvendosur.

Nadezhda Ristiq

“Unë kam lindur këtu dhe ndihem si në vendin tim, plotësisht i sigurt dhe kurrë nuk kam hasur në ndonjë provokim, nga askush. Lirisht lëvizi nëpër Prizren, fshatrat përreth, shitore dhe objektet hoteliere. Mediat publike serbe shpesh raportojnë gabimisht, për sa i përket sigurisë”, thotë Cvetkoviq.

Bashkëbiseduesi ynë thotë se një nga problemet kryesore me të cilin përballen të kthyerit është i natyrës ekonomike pasi shumica e tyre janë të papunë.

Ai konsideron se në këtë kuptim mungon një mbështetje më e madhe nga institucionet e Republikës së Serbisë: “Pak ndihma vijnë, përveç një herë në vit me disa kanaçe dhe mjete higjienike” thekson Zllatko, më mirë i njohur me nofkën “Minatori (Rudar)”. Siç kemi mësuar nga zyrtarët komunalë në “Listën për Kthim” për momentin janë edhe shtatë persona që presin t’iu ofrohen kushtet themelore për qëndrimin e tyre.

Te familja Ristiq gjejmë Nadezhdan, një grua shtatëdhjetë e tre vjeçare pranë shporetit me dru të markës “Smedereva”, të zënë me përgatitjen e shujtës. Për vizitë e ka djalin, Vlladimirin. Ka ardhur pak ditë më parë për të vizituar

Page 7: tregiMet tona

7

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

nënën e tij, si dhe dy vëllezërit që qëndruan për të jetuar këtu:

“Jam i martuar dhe jetoj në Beograd. Edhe pse disi më tërheq vendlindja ime, mendoj se këtu nuk ka kushte adekuate që do të më jepnin mundësinë dhe do të nxisnin ëndrrën time për kthim”, thotë ky beogradas.

Ristiqët jetojnë në një shtëpi e cila, afër shtëpisë së vjetër dhe të dëmtuar, ishte ndërtuar e re me mjetet e organizatës donatore nga Gjermania “ABS”, por theksojnë se shtëpia është ndërtuar në mënyrë jo cilësore, izolimi është i dobët prandaj shpenzohet shumë për ngrohje. Përndryshe, ata rregullisht marrin ndihmë sociale nga Republika e Serbisë, kështu që me pensionin e nënës së tyre në Kosovë mbijetojnë disi.

takimi i Dojniçasve me zyrtarët komunalë

Që shumë serbë këtu janë të interesuar të kthehen jemi bindur para pak kohësh në takimin që u mbajt me përfaqësuesit e qytetit, UNHCR-në dhe Zyrën për Kthim. Rreth njëzet Dojniças kishin shprehur vullnetin për kthim të organizuar, në grup, dhe kështu edhe nënshkruan kërkesat para këtyre zyrtarëve. U diskutua për kushtet për kthim në fshatin e lindjes, por ata parashtruan edhe kërkesën për t’u takuar me banorët vendas, fqinjët e tyre, nga fshatrat boshnjake; Gërnçarë, Novosellë dhe Skorobishtë për të marrë mbështetjen e tyre.

Prizren FOTO: Crno beli svet – CBS (Bota

bardh e zi)

Amvisja Vesna Spasiq i jep ëmbëlsira personave në festë në fshatin Vërbiçanë

Page 8: tregiMet tona

98

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

rruga për te Manastiri i shna Prenës (sveta Petka), jo larg nga Leposaviqi, në pranverën e hershme më shumë i ngjan një rruge që kalon nëpër deponi plehrash. Çdo vit e njëjta histori. Gjatë vjeshtës

dhe dimrit mblidhen mbeturinat të cilat i hedhin qytetarët e pandërgjegjshëm, pastaj kur vjen pranvera, murgeshat nuk kanë çka të bëjnë tjetër pos të kërkojnë ndihmë nga vullnetarët për të pastruar rrugën për në këtë vend të shenjtë.

Këtë vit thirrjeve iu përgjigjën dhjeta të rinj, dhe për herë të parë në shoqërinë e mbledhësve vullnetarë ishte një ruse. Ajo është gazetare me profesion. Ajo u diplomua nga

Universiteti Shtetëror në Shën Petersburg dhe është ish korrespondente e televizionit moskovit “Kanali i parë” nga ky qytet.

Jullija Mihanova Gjerkoviq është zhvendosur në Leposaviq para një viti. Thotë se nuk e ka të vështirë të përvjel mëngët dhe të mbushë qesen sepse që nga fëmijëria e kanë mësuar të kujdeset për natyrën.

“Erdha të ndihmoj pak pasi të njëjtën kemi bërë shpesh në Rusi. Vet mblidheshim për të mbledhur mbeturina, për të pastruar zonën rreth shkollës, përreth ndonjë vendi të shenjtë, kjo është shumë e rëndësishme. Që nga mosha

njerëzit heDhin, ibri Merr

Komuna më veriore në Kosovë – Leposaviqi, për shumë vite ka problem me deponimin e mbeturinave komunale. edhe pse autoritetet komunale për vite me radhë paralajmëronin ndërtimin e një deponie ose gjenin zgjidhje të përkohshme, këtë problem nuk ia dolën ta zgjidhin. gjatë kësaj kohe, ka gjithnjë e më shumë deponi të egra në zonën rreth Leposaviqit.

Shkruan: Fillip radojeviq

Deponia në Leposaviq

Page 9: tregiMet tona

9

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

e hershme na kanë edukuar kështu. Për shembull, çdo pranverë dhe çdo vjeshtë kemi dalë dhe kemi mbledhur mbeturina rreth shkollës. Kur ti i mbledh qeset, shishet, ti pas kësaj nuk do t’i hedhësh më ato”, thotë Jullia.

Në zonën më të gjerë rreth Leposaviqit janë regjistruar dhjetëra deponi të egra, të cilat janë përskaj pothuajse çdo fshati. Ajo që mungon në këtë rajon janë Julliat e shumta, respektivisht qytetarë të vetëdijshëm se ndotja e mjedisit nuk zgjidh asnjë problem.

Leposaviqi ende nuk e ka as deponinë sanitare që do të ishte e rregulluar sipas standardeve komunale. Ka shumë probleme në fushën e ekologjisë që për vite me radhë shtyhen nën qilim, respektivisht, për të qenë më të saktë, hidhen në tokë. Por të fillojmë me radhë.

Përkohësisht për gjithmonë

Në vend të një deponie të rregulluar, Leposaviqi në fakt ka një deponi të egër e të madhe sa gati dy fusha futbolli. Vendi i quajtur “Fusha (Polje)” ku kamionët e ndërmarrjes lokale komunale çdo ditë shkarkojnë tonelata të mbeturinave ndodhet pranë lumit Ibër. Kjo deponi u krijua shtatë vjet më parë duke e mbushur një pellg që ishte lënë prapa pas nxjerrjes së zhavorrit.

Menjëherë në vitin e parë të punës së kësaj deponie, ekspertët kanë bërë testime, d.m.th. konstatonin ndotjen mikrobiologjike të ujit. Përcillej ndotja në lumin Ibër mbi deponi (në rrjedhën e sipërme), pastaj në shtresën e zhavorrit në një thellësi prej 6m, ujit nëntokësor para deponisë, të ujit në vetë deponi, të ujit nëntokësor prapa deponisë, të cilin banorët vendas përdorin për ujitje të mbjellave dhe në lumin Ibër në rrjedhën e poshtme.

Një nga ekspertët që ka punuar në testime ishte edhe profesori i Fakultetit të Mjekësisë në Mitrovicë, Aleksandër Qorac. Ai thotë se rezultatet që u morën atëherë ishin të tmerrshme.

“Në vet deponi, përmbajtja totale e baktereve ishte mbi 200.000 në 1ml ujë, ndërsa uji që u përdor si mostër kishte ngjyrë të zezë. Në rrjedhën e poshtme, edhe pse uji ishte shumë më i kthjellët, mostra e baktereve ishte 160.000 baktere në 1ml ujë. Para hedhjes së mbeturinave në vendin ku aktualisht është deponia, ishin 800 baktere”, thotë ky ekspert.

Ai gjithashtu kujton se i gjithë rajoni ka probleme me hedhjen e mbeturinave dhe dekada të ndotjes sepse përveç mbeturinave komunale ka problem edhe në zgjidhjen e mbetjeve industriale që paraqiten gjatë procesit të përpunimit të plumbit dhe zinkut.

Në afërsi të deponisë Polje janë edhe pronat e banorëve lokal. Profesor i Fakultetit të Bujqësisë, Aleksandër Gjikiq na njofton me pasojat që mund të paraqiten pas përdorimit të ujit të tillë.

“Duke përdorur ujin nga lumi Ibër për ujitje të të mbjellave, shumë kimikate, kryesisht jo degraduese, arrijnë te bimët, gjë si konsekuencë përfundimtare ndikon në cilësinë e të mbjellave. Por gjithashtu ndikon që një ditë kur do të ju duhet të respektoni standardet, atë produkt nuk do të jeni në gjendje ta shisni”, thekson Gjikiq.

Uji sipërfaqësor është i pastrueshëm dhe uji sipërfaqësor mund të pastrohet në procese të caktuara me sasi të caktuar mjetesh dhe ky do të mund të ishte problem i zgjidhshëm në një procedurë tjetër.

Megjithatë, sipas Jellena Gjokiqit, profesoreshë në Fakultetin e Teknologjisë, ndotja e ujërave nëntokësore do të paraqiste një problem të pazgjidhshëm, pasi uji nëntokësor nuk mund të pastrohet. Në këtë rast do të kishim pasoja të mëdha për shëndetin e popullatës sepse i gjithë uji në puset në rrethinë do të ishte i ndotur.

Dhe varësisht se sa e madhe është pishina e atyre ujërave nëntokësore dhe sa e ka shtrirjen, do të ishte i prekur rajoni disa kilometra përreth. Në fotografinë më poshtë është e paraqitur deponia e egër e cila gjendet në një përrua vetëm pak metra nga burimi i ujit të cilin banorët e përdorin për pije.

Deponi të egër mund të gjeni pothuajse në çdo fshat dhe ato janë zakonisht përgjatë lumit Ibër, ose janë në ndonjë përrua. Përveç qytetarëve të pandërgjegjshëm, të cilët janë fajtorët kryesorë për shfaqjen e këtyre deponive, një pjesë të madhe të përgjegjësisë e bart edhe vetëqeverisja. Për shkak të mungesës së kontejnerëve apo vendeve të rregulluara si duhet për hedhjen e mbeturinave, qytetarët janë të detyruar të hedhin mbeturinat në vendet që nuk janë për këtë qëllim. Kështu shkaktohet një dëm i pamasë për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

një deponi për 4 komuna

Problem me deponi të mbeturinave nuk ka vetëm Leposaviqi, por të katër komunat në veri të Kosovës. Kjo çështje u trajtua vitin e kaluar edhe në Institutin për Zhvillim Territorial dhe Ekonomik (InTER). Jovana Jakovleviq, hulumtuese në InTER thotë se mbrojtja e mjedisit dhe menaxhimi i mbeturinave nuk janë tema për të cilat angazhohen për së tepërmi këto komuna.

“Problemi me komunat në veri të Kosovës është se në ndërmarrjet komunale nuk ka kapacitete të mjaftueshme për punë, ndërsa edhe pajisjet që përdoren nuk janë adekuate. Komunat kryesisht mbledhin mbeturinat në zonat urbane. Të dhënat tregojnë se rreth 80% mbulojnë territorin e komunave të tyre në mbledhjen e mbeturinave, ndërsa problemi paraqitet në zonat e fshatrave dhe ato rurale ku mbeturinat nuk mblidhen sistematikisht – nuk ka vizita të rregullta të automjeteve për mbeturina”, thotë Jovana Jakovleviq.

Në Kosovë vërehet trendi i rritjes së sasisë së mbeturinave për kokë banori, në vitin 2008 – 0,5 kg mbeturina për kokë

Page 10: tregiMet tona

1110

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

banori, ndërsa në vitin 2013 mesatarja ishte rreth 0,9 kilogramë mbeturina për kokë banori.

“Në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, situata u përkeqësua ndjeshëm me mbylljen e deponisë Ballaban në vitin 2012, kur Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk kishte më vend për të deponuar mbeturinat dhe tani deponon mbeturinat në Komunën e Zubin Potokut, ku funksionon e vetmja deponi operacionale në Lluçka rekë (Lučka reka). Megjithatë, as ajo definitivisht nuk i plotëson standardet e kërkuara, sepse nuk ka sistem drenazhi”, thonë në InTER.

Për të zgjidhur këtë problem në afat të gjatë, Bashkimi Evropian që në vitin 2014 mbështeti projektin e ndërtimit të një deponie rajonale, e cili do të ishte e vendosur në mes Zveçanit dhe Leposaviqit – e ashtuquajtura Savina stena.

Sipas mediave lokale, projekti është dashur të përfundonte në shtator të vitit 2018, por për shkak të problemeve të caktuara, është shtyrë afati përfundimtar për përfundimin e punimeve. Është planifikuar që sipërfaqja e deponisë të jetë 300mx100m, plus objektet ndihmëse, ndërsa kapaciteti – rreth 720.000 m3.

Vlera e projektit është pak më shumë se 5 milionë euro dhe është plotësisht i financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë. Deponia rajonale do të funksionojë në kuadër të legjislacionit të Kosovës. Është planifikuar që dy vitet e para me menaxhimin e deponisë të merret një ekip i përzgjedhur nga Komisioni Evropian, e pastaj menaxhimin e deponisë do ta merrte përsipër Komuna e Zveçanit.

Në deponi duhet të punësohen rreth 80 persona, të cilët do të punojnë në ndarjen e mbeturinave dhe punë të tjera në deponi. Nënshkruese për përdorimin e deponisë rajonale janë të katër komunat në veri të Kosovës.

Megjithatë, sipas analizës së bërë nga InTER, funksionimi dhe qëndrueshmëria e kësaj deponie është vënë në pikëpyetje. Për ta bërë veprimtarinë në këtë sektor të suksesshme dhe fitimprurëse duhet të grumbullohet një sasi e caktuar e mbeturinave, të cilat do të përpunoheshin më tej dhe do të shiteshin për qëllime ricikluese.

Duke marrë parasysh situatën në veri të Kosovës nga ky aspekt vërehet një problem i qëndrueshmërisë dhe funksionimit të deponisë “Savina stena”. Sasia e mbeturinave të mbledhura në tri komunat veriore (Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut) nuk është e mjaftueshme që kjo deponi të jetë ekonomikisht e qëndrueshme.

Për të arritur këtë është e nevojshme që deponia rajonale “të pranojë” mbeturinat e të paktën 200.000 banorëve. Megjithatë, numri i banorëve në tri komunat e përmendura nuk tejkalon 50.000.

Edhe pse komponenti ekologjik është përmbushur përmes projektit të ndërtimit të një deponie rajonale, parashtrohet pyetja si do të përmbushet komponenti ekonomik pas përfundimit të financimit nga Bashkimi Evropian, vlerësojnë në InTER.

Ndër të tjera, dokumentacioni i projektit nuk ishte në dispozicion të publikut, prandaj nuk dihet se si parashihet financimi dhe funksionimi i mëtejshëm i deponisë. Ka vetëm indikacione se mbështetja financiare mund të sigurohet në formën e subvencioneve nga autoritetet lokale ose qendrore në Kosovë, që, në aspektin e qëndrueshmërisë, nuk paraqet zgjidhje afatgjatë.

Problemi tjetër pasqyrohet në funksionimin e kompanive publike në veri të Kosovës, posaçërisht në statusin e tyre pas ndërtimit të deponisë rajonale. Sistemi i Kosovës nuk njeh

Page 11: tregiMet tona

11

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Toka e punueshme në afërsi të menjëhershme të deponisë “Polje” në Leposaviq

ndërmarrjet publike komunale të regjistruara në sistemin e Republikës së Serbisë, prandaj duhet të vendoset se si do të veprojnë këto ndërmarrje, të cilat aktualisht janë kompetente në fushën e grumbullimit të mbeturinave në veri të Kosovës.

Prandaj, çështja kryesore është si do të harmonizohen këto dy sisteme. Duhet të theksohet se këto ndërmarrje nuk ofrojnë vetëm shërbime të grumbullimit të mbeturinave komunale, por edhe të shërbimit të furnizimit me ujë, pastrimit të hapësirave publike dhe gjelbërimit.

Shërbimet kompetente

Në nivel lokal, përgjegjësinë kryesore për zgjidhjen e problemit të deponimit të mbeturinave, si dhe të problemeve të tjera mjedisore kanë Ndërmarrja Publike Komunale dhe vetëqeverisja lokale.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale “24 nëntori”, Dragan Baraq, nuk donte të fliste për këto tema të rëndësishme, kështu që publikut iu mohua përgjigja në çështjet e shumta. Ndër të tjera është çështja se me çfarë kapaciteti punon ndërmarrja komunale, pse nuk ka kontejnerë të mjaftueshëm, pse nuk kemi zbrazje të rregullt të tyre etj.

Ish-drejtori i kësaj ndërmarrje komunale, Goran Llazoviq, thotë se problemi më i madh kur është fjala për hedhjen e mbeturinave paraqesin deponitë e egra. “Secili fshat më i madh te ne ka deponinë e vet lokale dhe kjo për neve paraqet problem gjatë kryerjes së detyrimeve tona ndaj qytetarëve”.

Ai beson se ndërtimi i një deponie të re do të zgjidhte vetëm pjesërisht problemin e deponive të egra. “Zakon i qytetarëve tanë është se mbeturinat ende të hidhen pranë lumenjve dhe në disa sipërfaqe të lira”.

Sa i përket deponisë në Leposaviq, sipas fjalëve të ish-drejtorit, planifikohet që ajo të jetë aty përkohësisht. “Ose të mbledhim mbeturinat dhe t’i deponojmë në këto vende të përkohshme ose thjesht të mos e kryejmë këtë pjesë të punës sonë, e cila është e përditshme, e kjo është të mos largojmë mbeturinat nga qyteti”, thotë ish-drejtori i NPK-së.

Në Departamentin për Çështje të Mjedisit në Komunën e Leposaviqit thonë se për vite me radhë përpiqen të zgjidhin problemin e ndotjes sistematikisht, por se ai është i një shkallë shumë më të gjerë dhe kap gjithë Serbinë.

“Kuvendi Komunal i Leposaviqit i jep rëndësi të veçantë edukimit të qytetarëve në fushën e ruajtjes së mjedisit. Dhe më duket se njerëzit gjithnjë e më shumë flasin për këtë dhe i kushtojnë më shumë vëmendje. Ne ende kemi probleme të mëdha me deponitë e egra. Ky nuk është problem vetëm për rrethin tonë, por në të gjithë Serbinë, ndërsa ne sistematikisht përpiqemi t’i zgjidhim këto probleme”, thotë Zorica Timotijeviq nga Departamenti për Ekologji në Komunën e Leposaviqit.

Në periudhën e kaluar në Leposaviq janë organizuar disa fushata për pastrimin e hapësirave publike, e krejt me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ruajtjen e mjedisit dhe mënyrës së jetuarit shëndetshëm.

Organizatore e një prej aktiviteteve të fundit ishte edhe vetëqeverisja lokale. Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, rikujtoi problemin e deponisë lokale në një deklaratë të shkurtë për media.

“Shumë mirë e dini që ne nuk kemi një deponi të përshtatshme për hedhjen e mbeturinave në Komunën e Leposaviqit. Ndërtimi i deponisë rajonale në Komunën e Zveçanit, në lokacionin Savina stena, është në fazën përfundimtare të ndërtimit dhe kjo deponi do funkcionalizohet këtë vit që edhe ne të kemi kushte adekuate për deponimin e mbeturinave”, thotë Kryetari i Komunës.

Page 12: tregiMet tona

1312

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

anketa me qytetarët

Për tu njohur më mirë me gjendjen në terren, kemi anketuar 40 qytetarë të Komunës së Leposaviqit. Kur u pyetën se ku hedhin mbeturinat më së shpeshti, numri më i madh i të anketuarve u përgjigj se mbeturinat i hedhin në deponitë e egra, gjë që më së miri ilustron përmasat e këtij problemi.

Si vende për deponim të mbeturinave u përmenden deponitë e egra e madje edhe rrjedhat e lumenjve. Pjesëmarrësit në anketë thonë se kujdesi për mbrojtjen e mjedisit, zakonet dhe ruajtja e shëndetit të anëtarëve të familjes janë arsyet kryesore të cilat ndikojnë në vendimin ku të hedhin mbeturinat. Në fushën e grumbullimit dhe deponimit të mbeturinave si tri grupe problemesh, të anketuarit shohin:

mungesën e një sistemi efikas për deponimin e mbeturinavevetëdijen dhe qëndrimet e qytetarëve për hedhjen e mbeturinave,gjendjen e ndërmarrjeve komunale.Megjithatë, si problem kryesor përmendin mungesën e kontejnerëve dhe zbrazjen jo të rregullt të tyre. Problemet e përmendura, sipas mendimit të të anketuarve, duhet të zgjidhen nga ndërmarrjet komunale dhe vetëqeverisja lokale.

Pjesëmarrësit e anketës treguan se gjysma janë të kënaqur me cilësinë e grumbullimit të mbeturinave (Në pyetjen A jeni të kënaqur me cilësinë e grumbullimit të mbeturinave? 50% e të anketuarve thanë se ishin të kënaqur).

Nga kjo mund të konkludojmë se nëse do të ekzistonte një strategji e qartë dhe e rregulluar për largimin e mbeturinave, qytetarët do t’i përmbaheshin asaj, e me këtë edhe mjedisi i tyre do të ishte më i pastër dhe më i shëndetshëm.

Është e rëndësishme të theksohet se qytetarët e Komunës së Leposaviqit nuk paguajnë për shërbimet e Ndërmarrjes Publike Komunale. Kjo situatë u paraqit pas luftës së vitit 1999.

Nga kjo ndërmarrje disa herë i kanë bërë thirrje qytetarëve të paguajnë detyrimet e tyre rregullisht sepse me këtë do t’i kontribuonin punës më të mirë dhe më efikase të shërbimeve komunale.

Mjetet e mbledhura për shërbimet e tyre kjo ndërmarrje do t’i përdorte për blerjen e kontejnerëve që mungojnë (qytetarët kanë thënë se ky është një nga problemet kryesore) dhe automjeteve të reja për zbrazjen e tyre.

Mes dëshirave dhe mundësive

Sipas mendimit të shumë prej bashkëbiseduesve tanë, për të zgjidhur problemin e deponimit të mbeturinave në Leposaviq, ndër të tjera, duhet të rriten investimet e vetëqeverisjes lokale, e pastaj edhe të autoriteteve qendrore dhe donatorëve për projektet në fushën e zgjidhjes së problemit të mbetjeve komunale dhe deponive ilegale, veçanërisht në zonat rurale.

Komuna gjithashtu do të duhej të miratonte një strategji nga fusha e mjedisit, ku do të përcaktohej cilat janë prioritetet e saj mjedisore dhe si do të zbatohen ato. Duke marrë parasysh numrin e deponive të egra, gjithashtu është e domosdoshme të rritet vetëdija e popullatës, si dhe edukimi i tyre për dëmin që shkakton hedhja joadekuate e mbeturinave. Përveç vetëqeverisjes lokale, e cila me disa aktivitete (disa veç ekzistojnë) ose manifestime duhet të inkurajojë qytetarët për të ruajtur mjedisin e tyre, rol kryesor kanë edhe mediat, veçanërisht ato lokale.

Me paraqitjen e spoteve promovuese ose programeve edukuese në fushën e ekologjisë, do të mund të kontribuonin në ngritjen e vetëdijes te njerëzit e zakonshëm për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Natyrisht, edhe pagesa e rregullt e shërbimeve komunale me siguri do të ndryshonte pamjen në terren.

Kështu kthehemi në fillim të tregimit tonë. Këto ditë, rruga që çon te Manastiri i shna Prenës duket krejtësisht ndryshe krahasuar me periudhën para disa muajsh. Para pak kohësh u vendos edhe një kontejner, kështu që tani nuk ka asnjë arsye që banorët ose vizitorët e manastirit të hedhin mbeturinat skaj rrugës. Vetëm edhe të filloj punën deponia e re rajonale që të ketë vend ku të zbrazët.

Page 13: tregiMet tona

13

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Dgašena Drita të fikura, dryni në derën e sallës së madhe dhe oborri i mbuluar me bar. Kështu duket sot objekti për të cilin as fshatarët e Llaplasellës nuk janë më të sigurt nëse është një sallë sportive

apo fabrikë. As nuk merret kush me sport këtu, e as nuk prodhohet gjë. E duhej.

Vendet e para të punës në sektorin real në komunën e Graçanicës, pas vitit 1999, u hapën pikërisht këtu. Pak më shumë se para një viti e gjysmë, në sallë u vendosën makinat për prodhimin e poçave elektrik, ndërsa një nga të punësuarit ishte elektricisti 25 vjeç Lazër Kostiq (Lazar Kostić):

“Në fillim ishte një eksperiencë e këndshme. Prodhonim llamba për rrugë dhe reflektorë. Punuam për më shumë se një vit. Por, nuk na paguan. Dhe kështu gjithçka u shpërbë”.

Historia e një investimi që u shpërbë, e që duhej të punësonte më shumë se 40 punëtorë, fillon në fund të vitit 2016, rastësisht ose jo, në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Në atë kohë Komuna e Graçanicës me Vendim për dhënien e hapësirës komerciale në shfrytëzim ia jep me qira ish sallën e sportit në Llaplasellë investitorit Millosh Jokanoviq (Miloš Jokanović), pronar i firmës “Power of nature plus”.

FabriKatnë terr

Fabrika e poçave elektrik në Llaplasellë, e shpallur si investim i madh në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, u hap dhe pastaj shumë shpejt, me habinë e publikut lokal, u mbyll pa një shpjegim të qartë. hapja e vendeve të reja të punës në Kosovë është një temë e preferuar parazgjedhore e politikanëve, ndërsa numri i premtimeve të realizuara është minimal.

Shkruan: Maria Stanojkoviq

Foto: Pixabay.com

Page 14: tregiMet tona

1514

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Me këtë rast, Jokanoviq premtoi investime të mëdha nga foltorja e sallës së Kuvendit:

“Publikisht them se projekti nuk do të dështoj, qëllimet reale dhe tregu janë të siguruara dhe vendet e punës për 47 punëtorë janë punë e kryer. Buxheti për zbatimin e këtij projekti është siguruar dhe deri tani janë shpenzuar më shumë se 230.000 euro, vetëm për licencimin 60.000 euro, ndërsa për sigurimin e pajisjeve 180.000 euro, ndërsa do të nevojiten edhe afërsisht 70.000 euro për të pajisur sallën”.

Në atë kohë “Power of Nature Plus” ishte prezantuar si një kompani me eksperiencë evropiane në fushën e efiçiencës energjetike dhe prodhimin, e cila daton që nga viti 1992.

“Ne planifikojmë të bëjmë prodhimin e parë 30 ditë nga instalimi i dyshemesë në sallë. Kam vizituar shkollën e mesme dhe njohuritë e tyre në tërësi i plotësojnë kriteret tona, ndërsa për prodhimin e llambave të para trajnimi do të zgjasë vetëm tri ditë. Ideja është të punësojmë të rinjtë, ndërsa për dy nxënësit më të mirë të Shkollës elektro–teknike kemi siguruar bursa”.

E paralajmëroj investitori atëherë, ndërsa mediat lokale e transmetuan. Më pas u tha se realizimi i këtij investimi vjen në bashkëpunim me Komunën e Graçanicës dhe se kjo do të kontribuojë në zhvillimin e këtij vendi.

Llaplasella është disa kilometra larg nga qendra e Graçanicës, ndërsa pranë këtij vendi kalon edhe autostrada Prishtinë-Shkup. Duke vozitur në drejtim të Prishtinës është e pamundur të mos vërehet numër i madh i qendrave tregtare, hoteleve dhe restoranteve, pompave të benzinës dhe objekteve të tjera, në të shumtën e rasteve në pronësi të shqiptarëve, e të cilat gjenden njëra pranë tjetrës përgjatë rrugës.

Kur kthehet rruga për Llaplasellë, fotografia është krejtësisht tjetër. Vetëm ndonjë lokal, restorant apo shitore, dhe kjo është kryesisht gjithçka që ekziston nga sektori privat.

Popullata lokale serbe, ashtu si dhe në shumicën e vendeve të tjera në komunat serbe në Kosovë, kryesisht varet nga të ardhurat në sektorin publik. Fabrikat e vjetra janë shkatërruar kah moti, papunësia është e lartë, prandaj edhe çdo paralajmërim i ndonjë investimi këtu paraqet lajm të madh.

Page 15: tregiMet tona

15

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Megjithatë, lajmi i parë rreth fillimit të punëve në uzinën për prodhimin e LED dritave u botua vetëm pas një viti e gjysmë, në mars të vitit 2018. Investitori më pas shpjegoi në një prononcim për RTV KIM lokale se burokracia dhe procedurat e ngadalësuan të gjithë procesin.

“Problemi i madh ishte marrja e certifikatës në Kosovë, marrja e licencave. Është dashur të zgjasë më pak, sipas mendimit tonë, por zgjati shumë më gjatë. Tani kemi filluar dhe ngadalë dalim me produktet tona”, tha Jokanoviqi.

Gazetarja e RTV KIM lokal, Zorica Vorguçiq, ishte një nga të paktët që hynë në fabrikë në atë kohë. Nuk ishte e impresionuar nga ajo që pa:

“Kur erdhëm e pamë derën e mbyllur të fabrikës, ndërsa ishte para dite. E thirra Aleksandër Mihailloviqin, Drejtorin e Departamentit Komunal për Zhvillim Ekonomik, për të pyetur përse nuk është askush, dhe pastaj përnjëherë u shfaqën drejtori i fabrikës së supozuar dhe dy punëtorë. Ne hymë brenda dhe pastaj ata filluan të bëjnë diçka dhe të na shpjegojnë si funksionon dhe si planifikojnë të eksportojnë këto produkte, poça elektrik”.

Zorica Vorguçiq thotë se ajo shkoi për të bërë një histori rreth fabrikës, sepse në atë kohë Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Serbisë, Branimir Stojanoviq, siguronte publikun se fabrika ishte duke punuar. Ajo thotë se i gjithë ky tregim ishte vetëm një lajthitje e madhe e publikut:

“Me sa kam njohuri, ajo fabrikë nuk funksionon më dhe aty po përgatitet diçka tjetër, respektivisht një fabrikë e re. Ish Kryetarët e Komunës, Branimir Stojanoviq dhe Vlladeta Kostiq kanë paralajmëruar shumë gjëra sa i përket hapjes së fabrikave dhe vendeve të reja të punës, pastaj investimet

nga Greqia, por asgjë nuk u bë nga këto. Mendoj se këto janë të gjitha fjalë të zbrazëta dhe lajthitje e publikut para zgjedhjeve”.

Fabrika në Llaplasellë nuk është rast i vetëm. Asgjë nuk ishte më mirë as me investimin e paralajmëruar në fshatin e afërt, në Batusë.

Në dhjetor 2016, në seancën e lartpërmendur të Kuvendit Komunal, Kryetari i atëhershëm i Komunës, Vlladeta Kostiq paralajmëroi hapjen e uzinës së fabrikës “Metalka Majur” për prodhimin e njehsorëve elektrik.

Në maj të vitit 2017 madje u organizua edhe aksion për pastrimin e rrethit të fabrikës së vjetër Radioton, në të cilën morën pjesë edhe vetë Kryetari i Komunës Vlladeta Kostiq, si dhe Zëvendëskryeministri i atëhershëm i Kosovës, Branimir Stojanoviq.

“Meqenëse investitori tashmë ka kontrata me distributor të caktuar dhe tregun në Kosovë, është në interesin e dyanshëm të zhvendoset një pjesë e prodhimit në këto objekte prodhimi, ndërsa ne gjithsesi jemi të interesuar për vende të reja pune”, tha Vlladeta Kostiq, ndërsa e transmetuan mediat lokale.

Megjithatë, kjo uzinë nuk është hapur deri më sot.

Në pranverën e vitit 2017 në Graçanicë paralajmëroheshin investime të mëdha dhe pritej të hapeshin hiq më pak se 150 vende të reja pune në dy fabrika, por doli se nuk kishte asgjë prej kësaj pune.

Historia e fabrikës në Llaplasellë përsëri u bë aktuale në fund të vitit 2018. Komuna publikoi një shpallje me të cilën jepte me qira mu atë sallën ku është dashur të funkcionalizohej fabrika e poçave. Komuna tash kërkon një investitor të ri, oferta thotë se çmimi i qirasë për metër katror është 2 euro, ndërsa periudha kohore është e kufizuar në 15 vjet.

Sidoqoftë, publiku mbeti i privuar nga përgjigjja në pyetjen se çfarë në të vërtetë ndodhi me investimin e mëparshëm? Çka shkaktoi mbylljen e fabrikës?

Që atëherë humbin të gjitha gjurmët e Millosh Jokanoviqit. Është i paarritshëm për media, kompania e tij, e regjistruar në vitin 2013 është ende e regjistruar në Agjencinë e regjistrimit të biznesve të Kosovës (ARBK).

Adresa më e duhur për të folur për këtë temë gjithsesi janë ish Kryetari i Komunës, Vlladeta Kostiq, si dhe ish Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq. Megjithatë, as pas një muaji ende nuk ka përgjigje nga ana e tyre në pyetjet e gazetarëve që ua kemi dërguar.

Kryetari i ri i Komunës, Sërgjan Popoviq nuk deshi të komentojë shumë këtë histori.

“Komuna është e detyruar të krijojë kushte të mira për të tërhequr investitorët që do të mundësojnë hapjen e vendeve

Page 16: tregiMet tona

1716

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

të reja të punës dhe të cilët do të investojnë në komunë”, u përgjigj shkurtimisht Kryetari i Komunës, duke thënë se me ardhjen në pozitën e Kryetarit të Komunës së Graçanicës gjeti tregimin e fabrikave të pahapura, por edhe borxhet e papaguara për marrjen me qira të sallës.

Ai shton se kjo vetëqeverisje lokale është e hapur për investime të reja dhe investitorë seriozë.

Ndryshe nga përfaqësuesit e qeverisë, opozita ka pikëpamjen e vet për këtë.

Nenad Rashiq, ish-ministri i punës në Qeverinë e Kosovës, thotë se në atë kohë ishte befasuar nga shuma e qirasë që Komuna e Graçanicës ia kishte caktuar Millosh Jokanoviqit.

“Vet Jokanoviqi disa herë më kishte thënë se shuma mujore e qirasë ishte 3.000 euro, që ishte e tepërt për të në atë moment dhe se nuk ishte në gjendje ta respektonte këtë, kështu që disa herë kishte provuar ta paguante në këste, por nuk ia doli as me këtë. Dhe, sipas tij, kjo ishte një nga pengesat kryesore për punën e fabrikës. Për fat të keq, vetëqeverisja lokale nuk ishte e gatshme të zvogëlonte çmimin e qirasë. Unë madje kam sugjeruar që Komuna ta jepte në shfrytëzim për një kohë të caktuar, por kjo për fat të keq nuk ndodhi për shkak të qëndrimit rigid të përfaqësuesve të Komunës”, tha Rashiqi.

Millena Zdravkoviq, nga Partia e Pavarur Liberale – një parti që kishte asambleist në Kuvendin Komunal në atë kohë, thotë se i gjithë projekti ishte diskutabil që nga fillimi.

“Çka i parapriu fiaskos së fabrikës vetëm mund të spekulojmë. A ka parë investitori mundësinë për të fituar disa subvencione shtetërore duke nisur këtë biznes, anash investimeve vetanake prej rreth 200.000 euro, ose pushteti komunal në këtë ka parë një karrem të mirë për

trupën votuese e cila kërkon vende pune, respektivisht 50 vende pune në vitin zgjedhor? Mbeti vetëm një enigmë e pazgjidhshme për të gjithë ne”, tha ajo.

Goran Llaziq, i cili në atë kohë ishte kreu i grupit të asambleistëve të Lidhjes së Serbëve të Kosovës, e cila vepronte si opozitë në parlamentin lokal, thotë se pushteti i ri me ardhjen e tyre fillimisht kërkoi të bëhet ndërrimi i destinimit të sallës së sporteve në hapësirë komerciale me arsyetimin që një nga holding kompanitë më të mëdha në rajon, MK grup, do të investonte mjetet dhe të hapte 52 vende pune.

Kjo ishte, me sa i kujtohet Llaziqit, premtimi i parë i pushtetit të atëhershëm:

“Ishte e para në një serë gënjeshtrash që ata i than. Në Kuvendin Komunal unë pata thënë se kjo nuk do të duhej të bëhej pasi joseriozitetin e të gjithë historisë e kisha vërejtur me faktin e mosardhjes së asnjë përfaqësuesi të MK Grupit. Pas një viti përsëri u mbajtën zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Graçanicës dhe atëherë u premtua hapja e asaj fabrike të famshme në Batusë. Përsëri, përfaqësuesit e kësaj fabrike nuk u shfaqen, ndërsa premtoheshin rreth 100 vende të reja pune. Normalisht, edhe kjo, si historia e parë, ishte një gënjeshtër e kulluar”.

Pas këtyre premtimeve, pasoi më i riu. Në atë kohë fillon historia e hapjes së një fabrike për LED poça, kujton Llaziq:

“Jokanoviqi, ndryshe nga të tjerët, u paraqit në Kuvendin Komunal të Graçanicës dhe prezantoi tregimin e tij. Ai pati thënë se fabrika tashmë vepron në Mal të Zi dhe se urgjent duhet të filloj punën. Pastaj të gjithë këshilltarët e mbështetën këtë ide, mes tyre isha edhe unë, sepse njeriu u shfaq dhe dukej sikur kjo do të kalonte. Ai atje ka investuar mjaft mjete, janë hapur disa zyra, madje mendoj

Page 17: tregiMet tona

17

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

se kishte filluar puna me një numër të vogël të punëtorëve. Megjithatë, gjithçka u ndal papritmas”.

Në historinë e një investimi të madh nuk patën besuar shumë as banorët e Llaplasellës. Të paktën jo ata pak që ranë dakord të flisnin për këtë temë.

“Nuk ka pasur kurrë diçka këtu, e as nuk do të ketë as tash” – janë fjalët e një banori që takuam në afërsi të sallës. Një tjetër fqinj i fabrikës së dështuar thotë:

“Gazetat patën shkruar se 60-70 njerëz duhet të punësohen, por nuk ka asgjë nga kjo. Megjithatë, për një kohë ishin disa punëtor dhe vegla, megjithatë, ai pronari i pati marr veglat në shtëpi. E dini, puna e politikanëve është që të flasin dhe të premtojnë. Mendoj se kjo hapësirë për një kohë kishte shërbyer për ruajtjen e kostumeve për teatrin e Prishtinës”.

I pyetur a beson se një fabrikë do të hapet ndonjëherë në Llaplasellë? një fshatar kështu sheh situatën: “Unë nuk besoj as që do të mbesim këtu!”

Në faqen zyrtare të Komunës së Graçanicës, në pjesën ku ndodhen dokumentet, dokumenti më i shkarkuar është aplikacioni për punë. Ironia është se këtu është shumë vështirë të gjeni punë, ndërsa ofertë nuk ka pothuajse aspak.

Komuna e Graçanicës ka rreth 25.000 banorë. Shumica e vendasve të punësuar marrin paga duke punuar për institucionet publike zë Serbisë ose të Kosovës. Ashtu si kudo në Kosovë, migrimi i popullsisë së re serbe, si gjithandej, kryesisht të papunë, shkon kryesisht në një drejtim, në këtë rast nga Graçanica në Serbinë qendrore ose jashtë vendit.

Një nga ata të rrallët që u kthyen nga studimet në Beograd është Shtjefën Fillipoviq. Ky i diplomuar i Fakultetit të Shkencave Politike tani është anëtar i Organizatës Joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë. Kjo organizatë tashme tri vjet i ofron mundësi të diplomuarve për stazhim në disa nga institucionet në nivel lokal dhe qendror në Kosovë. Shtjefni thotë se kërkesa për punë në mesin e të rinjve është e madhe dhe se për 20 vende stazhiste në komunë për çdo vend paraqiten të paktën katër herë më shumë kandidatë:

“Ekonomia dhe sistemi ekonomik në Kosovë nuk ekzistojnë. Nuk ekziston një cikël i rrumbullakuar ekonomik dhe si i tillë është shkaku kryesor i mungesës së perspektivës për të rinjtë nga të gjitha komunitetet në Kosovë, të cilët po përpiqen të gjejnë një strategji si të largohen nga Kosova dhe se kjo të mos jetë vetëm ikje por edhe diçka e dobishme. Shikuar si treg, Kosova nuk është destinacion joshës për investitorët e huaj”.

Ky i ri beson se kompanitë serbe në Kosovë nuk mund të mbijetojnë nëse nuk janë pjesë e një tregu më të gjerë:

“Duhet të përpiqemi të zhvillojmë një histori më të gjerë tregu që do të ketë lidhje më të fortë ekonomike edhe me Serbinë edhe në nivel lokal. Do të mund të ishte një lloj modeli me përfshirjen e KOS-it (shënim i përkthyesit: Kisha

ortodokse Serbe) dhe me sipërfaqe të madhe të tokës që zotëron dhe pozitat e privilegjuara të KOS-it”.

Premtimet e politikanëve për hapjen e fabrikave dhe vendeve të reja të punës i interpreton si premtime të dhëna lehtë sepse iu pëlqejnë veshëve të të rinjve.

“Pse kanë premtuar politikanët hapjen e fabrikave? Sepse premtimi i perspektivës është ajo që një i ri i dëshiron të dëgjojë edhe nëse është i sigurt se dikush po e gënjen, sepse është i gatshëm të mbështesë një histori të tillë, sepse askush nuk është me të vërtetë i lumtur dhe nuk është ndonjë arritje e madhe të palos gjërat dhe të largohet nga vendi i tij”, vlerëson Fillipoviq.

Premtimet për investime të mëdha në mjediset serbe në Kosovë u dëgjuan edhe në shtator të vitit të kaluar në Forumin e Biznesit në Leposaviq. Në këtë takim pune mori pjesë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndërsa analizën e nevojave ekonomike dhe sociale të komunave serbe e kishte bërë Zyra për KiM.

Asokohe u patën premtuar projekte edhe për Komunën e Graçanicës, respektivisht promovimi i etno turizmit, rritja e kapaciteteve ekzistuese të industrisë së therjes, si dhe ndërtimi i një ferme për 10.000 pula vojse. Megjithatë, nga Zyra për KiM, nuk ishim në gjendje të kuptojmë se deri ku ka mbërritur realizimi i këtyre projekteve pasi ata nuk iu përgjigjën pyetjeve tona.

Në Graçanicë deri më sot askush nuk ka vënë re të jetë ndërtuar një fermë e re dhe askush nuk ka parë 10.000 pula vojse.

Kështu që përsëri i kthehemi rastit të fabrikës së poçave në Llaplasellë. Në mungesë të informatave zyrtare dhe përgjigjeve nga autoritetet, çdo herë e më shumë rritet numri i atyre që besojnë se hapja e fabrikës ka shërbyer për qëllime parazgjedhore. Kur përfunduan zgjedhjet, fabrika u mbyll.

Llazar Kostiq, një ish-punëtor i Power of Nature Plus, nga fillimi i tregimit tonë, sot po përpiqet të nis biznesin e vet në fushën e elektronikes. Ai nuk ka ndërmend të largohet nga Kosova dhe shpreson se herën tjetër ai do të ketë më shumë fat me investitorë, nëse vijnë.

Ndërsa nga Komuna e Graçanicës para pak kohësh u publikua se ndriçimi publik në rrugën Graçanicë-Llaplasellë, pas një kohe të gjatë, është përsëri në funksion. Ndriçimi nuk ka funksionuar që nga maji i vitit 2015. Llambat ishin thyer, kabllot këputur e shumë shtylla rrezuar. Këto ditë poçat e vjetër janë zëvendësuar me drita të reja LED.

Në kohën kur paralajmërohej investimi, flitej edhe që rrugët graçanicase në të ardhmen do të ndriçoheshin nga poçat vendor – made in Llaplasellë.

Sot, Komuna blen poça nga importi; salla e fabrikës në Llaplasellë mbetet në terr.

Page 18: tregiMet tona

1918

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Siç thotë, në vitin 2014, ai përgatiti të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, mori edhe certifikatën e nevojshme në Prishtinë dhe e dërgoi në Ministrinë e Arsimit në Beograd.

“Prita një kohë dhe i thirra, ata më thanë – po presim që Ministri të na thotë të fillojmë nostrifikimin për juve që keni kryer në Kosovë. I kam thirrur disa herë, por kam marrë të njëjtën përgjigje”, përshkruan përvojën e tij Ramizi.

Edhe Fismir Jegiu jeton në Bujanoc. Ka mbaruar studimet bazike dhe master në Prishtinë në Departamentin për Menaxhim dhe Informatikë në Fakultetin e Ekonomisë. Tash dy vjet nuk ka marrë asnjë përgjigje në kërkesën për nostrifikimin e diplomave të tij në Serbi. Për këtë arsye në institucionet shtetërore në Serbi mund të gjejë punë vetëm me shkollë të mesme:“Kam paraqitur kërkesën në ministri në Beograd në fund të vitit 2016 ose fillim të vitit 2017. Nuk kam marrë kurrfarë

në Serbi DiPLoMat e KoSovëS Si ato nga harvarDi?

Përderisa në bujanoc mungesa e mjekëve është një nga problemet më të mëdha; almedin ramizi nga bujanoci, mjek i përgjithshëm me profesion, që pesë vjet pret nostrifikimin e diplomës së tij në Serbi.

Shkruan: verka jovanoviq

Ilustrimi: Millenko Todoroviq

Page 19: tregiMet tona

19

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

përgjigje. Për fat të mirë, punoj në sektorin joqeveritar ku nuk kam probleme për shkak të diplomës, përndryshe do të diskualifikohesha menjëherë sepse nuk i plotësoj kriteret për vendet e punës në institucionet publike”.

Me Rregulloren e Qeverisë nga viti 2014, e ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2016, dhe e miratuar në bazë të ndryshimeve në Ligjin për arsimin e lartë, si dhe të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel në lidhje me njohjen e ndërsjellë të diplomave, është rregulluar mënyra e njohjes së diplomave të Kosovës në Serbi.

Qendra Kombëtare për Njohjen e Dokumenteve të Shkollave të Larta të Huaja (ENIC/NARIC) është përgjegjëse për vlerësimin e programit të studimit të huaj për qëllime punësimi, ndërsa njohja për qëllimet e vazhdimit të arsimit kryhet nga universitetet.

Afati për njohjen akademike është maksimum 5 muaj, ndërsa periudha e njohjes për qëllime punësimi është dukshëm më e shkurtë dhe është 3 muaj.

Megjithatë, edhe pse ekziston rregullativa ligjore në formën e marrëveshjeve, ligjeve, rregulloreve dhe udhëzime, në praktikë çdo gjë nuk funksionon si duhet, kështu që është pothuajse e pamundur për të diplomuarit e Kosovës të punësohen në profesion në Serbinë qendrore.

“Pra, procesi është shumë i ndërlikuar dhe nuk jep rezultate”, deklaroi për CBS Ragmi Mustafa, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare në Serbi.

Bashkëbiseduesi ynë shton se procesi i njohjes së diplomave nga Kosova në Serbi është jofunksional dhe se procesi i njohjes së diplomave në Qendrën ENIC/NARIC zgjat deri në tre vjet, ndërsa shumë parashtrues të kërkesës nuk marrin as përgjigje në kërkesë.

Ne u përpoqëm të siguronim statistika nga Qendra ENIC/NARIC, si dhe nga Universitetet në Beograd, Nish dhe Novi Sad për numrin e pranuar dhe më pas të aprovuar,

respektivisht të refuzuar, të kërkesave për njohjen e diplomave të marra në Kosovë në institucionet e arsimit të lartë që nuk funksionojnë sipas sistemit të Republikës së Serbisë.

Deri në kohën kur u botua ky artikull, vetëm universitetet në Novi Sad dhe Beograd iu përgjigjën kërkesës sonë për informacion me rëndësi publike.

Çfarë thonë universitetet

Nuk është për t’u habitur që Universiteti i Novi Sadit nuk ka pranuar asnjë kërkesë për njohjen e diplomës nga Kosova me qëllim të vazhdimit të arsimit duke pas parasysh distancën territoriale të këtij qyteti nga Kosova dhe Serbia e jugut, ku janë kryesisht të përqendruar personat nga zona ku flitet shqipja e të cilët kanë diploma nga Kosova.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Universitetin e Beogradit, i cili pranoi vetëm dy kërkesa, nga të cilat, siç thonë përfaqësuesit e universitetit, “të dy kandidatët u tërhoqën gjatë procedurës, duke i dhënë fund këtyre procedurave”.

Decentralizimi i njohjeve akademike ka sjell që numri më i lartë i aplikacioneve për këtë qellim të paraqitet në Universitetin e Nishit.Rektori i Universitetit të Nishit Dragan Antiq në një prononcim për Radion Evropa e Lirë në vitin 2018 deklaroi se nga Universiteti i Nishit në periudhën nga viti 2012 deri në 2014 janë njohur 30 diploma nga Kosova, duke e bërë këtë universitet institucionin që njohu më së shumti diploma nga territori i Kosovës.

Gjithashtu kishte theksuar se numri i kërkesave për njohjen e diplomave në universitet ka rënë ndjeshëm që nga koha kur universiteti më nuk bën njohjen për qëllime punësimi, por vetëm me qëllim të vazhdimit të arsimit.

Krahas kësaj, ka shumë të ngjarë që Qendra ENIC/NARIC të ketë pranuar një numër të konsiderueshëm kërkesash për njohjen e diplomave për qëllime punësimi. Megjithatë,

Universiteti i Nishit; Foto: pacificlc.com

Page 20: tregiMet tona

2120

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

fati i këtyre kërkesave, si dhe numri i tyre, nuk janë të njohura për publikun, ndërsa Qendra ENIC/NARIC deri më sot nuk është i përgjigjur kërkesës tonë për këtë informacion me rëndësi publike, e cila ishte dërguar më 20 mars 2019, në e-mail adresën e Drejtoreshës së Qendrës, Emine Najdanoviq, me të cilin, ndër të tjera, kishim kërkuar informacione për numrin e kërkesave të pranuara, të refuzuara dhe të aprovuara për njohjen e diplomave nga Kosova.

Problemi më i madh i të rinjve në Luginën e Preshevës

Të rinjtë nga jugu i Serbisë vazhdojnë të regjistrohen masovikisht në fakultetet e Prishtinës. Këtë e tregojnë edhe të dhënat për bursat komunale në Bujanoc të ndara për vitin shkollor 2018/2019. Vetëm për vitin e parë të studimit, 140 qytetar të Bujanocit kanë fituar bursë nga Komuna e Bujanocit për studime jashtë kësaj Komune.

Saktësisht 50% të këtyre studentëve të vitit të parë kanë regjistruar fakultete në Prishtinë, 70 sosh, ndërsa në Nish në fakultet janë regjistruar 19 bursist nga Bujanoci, 13 në Beograd, katër janë regjistruar në Mitrovicë dhe 9 bursist nga Bujanoci kanë filluar studimet e tyre në vitin 2018 në Tiranë.

Megjithatë, edhe pse nota mesatare iu ka mundësuar ndihmën financiare nga Komuna, e ardhmja e të rinjve nga Serbia që regjistrohen në fakultete në Kosovë dhe Shqipëri është ende e paqartë sa i përket çështjes së punësimit të tyre nëse kthehen në Serbi pas shkollimit.

Agon Islami, kryeredaktor i portalit “Lugina Lajm” dhe aktivist i sektorit civil nga Bujanoci, vlerësoi se njohja, respektivisht nostrifikimi i diplomave është problemi më i madh për të rinjtë në Bujanoc.

Ai thotë se përkundër ekzistencës së Qendrës ENIC/NARIC për njohjen e këtyre diplomave, për momentin duket se Qendra është e bllokuar ndërsa studentët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja me vite e kanë të pamundur të nostrifikojnë diplomat e tyre.

“Janë më shumë se njëqind studentë nga Lugina e Preshevës që kanë parashtruar kërkesë për njohjen e diplomës. Disa prej tyre morën përgjigje se procesi i nostrifikimit ishte ende në proces, me nga një vit e gjysmë dhe dy vjet pas paraqitjes së kërkesës. Një numër i madh i të rinjve largohen nga Bujanoci për shkak të kësaj. Gjermania ka filluar të marrë fuqinë punëtore këtu dhe njerëzit kryesisht largohen sepse nuk kanë zgjidhje tjetër”, tha Islami për CBS.

Mosnjohja e diplomave nga Kosova e vështirëson shumë, madje pengon procesin e punësimit për qytetarët e Serbisë. Nga ana tjetër, në institucionet publike ka mungesë të personelit për punët që kërkojnë arsim të lartë ose universitar.

Për shkak të pamundësisë për të nostrifikuar diplomën në Serbi, Agon Islami mbaroi studimet master në Maqedoni. Siç thotë, ishte i detyruar ta bënte këtë.

“Kam përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe kam diplomuar në vitin 2009. Në atë kohë, procesi i nostrifikimit të diplomave nga Kosova në Serbi ishte i bllokuar. Për të aplikuar për vend pune dhe studime të doktoratës në Serbi, më duhej të përfundoja një master në Maqedoni dhe pastaj të aplikoja për nostrifikimin e masterit. Nostrifikimin e diplomës nga Maqedonia e kam bërë në Universitetin e Novi Sadit, duke dhënë dy provime shtesë dhe nuk kisha asnjë problem”, shpjegon Islami.

Sidoqoftë, shumë studentë nga Lugina e Preshevës kanë probleme edhe me nostrifikimin e diplomave nga Shqipëria

Agon Islam në bisedë me Verka Jovanoviq

Page 21: tregiMet tona

21

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

dhe Maqedonia dhe tema e kontestit është shumë shpesh – simboli i statusit të Kosovës.

Siç sqaron Islami më tej, një student nga komuna e Bujanocit, i cili ka lindur në Kamenicë dhe ka diplomuar në Maqedoni, ka problem njohjen e diplomës në Serbi sepse në diplomën e tij shkruan se vendlindja e tij është “Kamenicë, Republika e Kosovës”.

Sapo e panë këtë në Qendrën ENIC/NARIC në Beograd, ata i kanë thënë se nuk mund ta njohin diplomën e tij nga Maqedonia sepse nuk e njohin Kosovën si republikë e as Kamenicën si pjesë të Kosovës, shpjegon bashkëbiseduesi ynë.

Formulari kontestues nuk i lehtëson gjërat

Ndërkohë, formulari për plotësimin e kërkesës për nostrifikimin e diplomës në faqen e internetit të Qendrës ENIC/NARIC ka historinë e vet. Gjëja e parë që mund të vërehet është mungesa e opsionit për plotësimin e formularit në cilëndo gjuhë tjetër përveç serbishtes, madje as në anglisht.

Pastaj, nëse keni lindur ose jetoni në Kosovë, e vetmja mundësi që ofrohet për të shënuar shtetin e lindjes, shtetësisë dhe shtetit të qëndrimit për juve është “shteti” respektivisht “shtetësia” – Kosovë dhe Metohi.

Paradoksi është i qartë – nëse keni lindur ose jetoni në territorin e Kosovës, respektivisht në Kosovë dhe Metohi, për të nostrifikuar diplomën tuaj në kuadër të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, detyroheni ta quani shtet.

Sipas vlerësimit të Agon Islamit nga Bujanoci, problemi i njohjes së diplomave nga Kosova është më shumë i natyrës

politike sesa teknike dhe se do të përfundojë nëse zgjidhet çështja e Kosovës.

Ndërkohë, derisa pritet zgjidhja e kësaj çështje, gjithnjë e më shumë të rinj nga Serbia e jugut kryejnë fakultete në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Diplomat e Kosovës si të harvardit

Drejtoria për Kosovë dhe Metohi në raportin e vet për vitin 2015 kishte theksuar se diplomat nga universitetet e Kosovës në Serbi kalojnë të njëjtën procedurë “si diplomat e lëshuara nga, p.sh. Universiteti i Vjenës, Oksfordit, Harvardi”.

Por, mbase, kjo deklaratë nuk ka një konotacion pozitiv, edhe pse mund të duket ashtu në shikim të parë. Ndoshta deklarata nuk ka të bëjë me mosekzistimin e problemit, por që diplomat nga Oksfordi dhe Harvardi në të vërtetë kanë të njëjtat probleme.

Sidoqoftë, nevoja e individëve që kanë pasur mundësi të studiojnë në Harvard dhe Oksford për nostrifikim të diplomës në Serbi (duke pas parasysh njohjen e gjithanshme dhe të drejtpërdrejtë të këtyre diplomave në të gjithë botën) është shumë më pak se nevoja për të diplomuarit nga fakultetet e Kosovës që jetojnë në jug të pazhvilluar të Serbisë. Ata nuk duan që diploma e tyre në Serbi të trajtohet si ajo nga Harvardi, por vetëm që të njihet.

Disa prej tyre shpresojnë se problemi do të zgjidhet deri në kohën kur të diplomojnë. Pjesa tjetër e këtyre qytetarëve të Serbisë të aftë për punë planifikon largimin nga vendi ku diploma e tyre do të pranohet dhe ku ata do të jenë në gjendje të gjejnë punë në përputhje me arsimimin e tyre.

Page 22: tregiMet tona

2322

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Pranë pusit të vjetër – ishte një vend grumbullimi kulti për mitrovicasit në pjesën jugore të qytetit në një kohë kur Mitrovica e Veriut dhe e Jugut ishin një qytet. Për Renata Millosavleviq (Renata

Milosavljević) është vendi ku dikur ishte shtëpia e familjes – e djegur në vitin 1999. Tani në parcelën e njëjtë gjendët një shtëpi tjetër, thotë ajo, e familjes Q. (mbiemri i njohur për redaksinë).

“Të gjitha gjykatat kanë vendosur në favorin tonë. Ishte vendosur për rrënimin e shtëpisë brenda 30 ditëve, por asgjë”, thotë Renata Millosavleviq në intervistën për CBS-në. Tash jeton në Malli Zvornik. Pjesa tjetër e familjes në pjesën veriore të Mitrovicës.

Një hotel i mrekullueshëm po ndërtohet në njërën prej ngastrave afër rrugës magjistrale Pejë-Deçan. Pronarët e

Për një oSe Dy DeKaDa Para gjyKatave, Paratë, ShënDeti … Dhe PërSëri Pa të Drejtë në Pronën PerSonaLe

Shtëpitë, banesat, ngastrat e tokës – janë në shënjestër të uzurpuesve në Kosovë që nga viti 1999. Disa pronarë deri sot nuk kanë arritur të marrin pronën e tyre. Çka thonë ata, çka përfaqësuesit e institucioneve dhe çka thonë ata që luftojnë për të drejtat e pronarëve për dy dekada – lexojeni në vazhdim.

Shkruan: ana Marija ivkoviq

Page 23: tregiMet tona

23

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

tokës janë Petroviqët (Petrović).

“Jemi nëpër gjykata tash katërmbëdhjetë vjet”, thotë në bisedën me CBS, Ivan Petroviq, i cili tani jeton në Krushevc. Ata dëshmojnë pronësinë mbi tokën e tyre.

Naser Avdiu ka në pronësi një banesë në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës. Në vitin 2006 zbuloi kush ishte saktësisht në pronën e tij, ndërsa filloi të marrë qiranë nga 2014. Ende nuk është në banesën e tij.

Të tre tregimet filluan në 1999.

Renata Millosavleviq dhe familja e saj u larguan nga shtëpia e tyre në pjesën jugore të Mitrovicës së Kosovës, në rrugën e asaj kohe Bora Vukmiroviq, pasi filluan bombardimet.

“Ia dolëm të shkonim disa herë për të marr gjërat më të nevojshme, veshjet. Ne absolutisht nuk nxorëm asgjë tjetër nga shtëpia jonë”, thotë Renata.

Në të njëjtën ditë kur KFOR-i mbërriti në Kosovë, shtëpia u dogj. Të nesërmen ia del të vizitojë shtëpinë e djegur e shoqëruar nga xhandarët francezë.

“Nuk kishte asgjë për tu parë përveç blozës, gjithçka ishte djegur krejtësisht, ndërsa pusi, i cili ishte mishërimi i Mitrovicës, qindra vjeç i vjetër, u mbulua. Unë isha e revoltuar nga shtëpia e djegur dhe pusi i mbuluar”, shton ajo.

Naser Avdiu largohet nga banesa e tij në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës, afër Poletit, një muaj pas bombardimeve, flet për CBS-në.

U rrah, thotë ai, nga “paramilitarët” dhe në një moment iu kërcënuan me vrasje. Megjithatë, në fund u lirua.

“Një çantë dhe asgjë më shumë, kështu na thanë” – sqaron Avdiu se kjo ishte e tëra që nxorën nga banesa e tyre.

Edhe Petroviqët largohen nga Peja në 1999.

Kthimi i serbëve të parë në vendet afër Pejës filloi, thotë Ivan Petroviq, në 2003-2004. Gjatë njërës prej vizitave të “shko-shiko”, babai i Ivanit përpiqet që me fletën e vjetër poseduese të nxjerrë një të re. Për të gjithë pronën, përveç ngastrës afër magjistrales, çdo gjë ishte në rregull:

“Për ngastrën afër rrugës magjistrale Pejë-Deçan kuptoi se nuk ishte në emrin e tij. Ishte një shok për të. Dhe lëmshi fillori të zgjidhej. Paramendojeni, hallka e parë në gjithë këtë tregim ishte në Beograd”

“Kinse babai im paska autorizuar në Beograd, në Gjykatën e Parë Themelore, një person nga Savski venac, i cili nuk fakt nuk ekziston, që të disponoj me pronën e tij. Pastaj, ky person inekzistent, me gjithë atë dokumentacion të falsifikuar, shkon në Berane dhe bartë autorizimin tek një person i tretë. Pala e tretë shkon në Pejë dhe e shet pronën dhe më pas ajo bartet te personi tjetër. Pastaj ndodh se ky

person pas një muaji ndanë në dy pjesë ngastrën tonë dhe ia bartë të afërmve”, sqaron Ivani.

Familja e Renata Millosavleviq në të njëjtën mënyrë mësoi se prona e familjes, respektivisht ngastra në të cilën ndodhej shtëpia e familjes, nuk ishte në emër të gjyshes së tyre, e cila ishte pronarja.

“Babai i një kolegeje shkoi për të nxjerr për neve listën poseduese në komunën jugore. Fleta poseduese kishte për titullar A. Q. (emri dhe mbiemri i plotë të njohur për redaksinë). Pra, ngastra jonë ishte e regjistruar në emrin e saj, jo në emrin tonë”, sqaron ajo.

Deri në vitin 2006, Naser Avdiu një herë vizitoi banesën e tij.

“Isha nën përcjelljen e KFOR-it francez. Në banesë kishte mbetur vetëm shporeti Alfa dhe asgjë tjetër. Vetëm në vitin 2006 e kuptova se kush ishte në banesën time”, thotë ai.

Edhe tash e din se kush është në banesën e tij, por, shton se nuk dëshironte të dëbonte familjen pasi ishin dakorduar të paguajnë qiranë, me të cilën filluan vetëm

Ivan Petrović

Naser Avdiu

Page 24: tregiMet tona

2524

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

në vitin 2014.

Vazhdimi në rastin e Petroviqëve dhe Renata Millosavleviq pasoi në formën e procedurave të gjata gjyqësore dhe provave se është fjala për orvatjet mashtruese për të marrë tokën e tyre, siç besojnë ata.

Në rastin e Petroviqëve, gjykata në Beograd konfirmoi se nuk kishte lëndën e autorizimit të personit nga Savski venac, e për të cilin gjithashtu u konstatua se në të vërtetë nuk ekziston.

“Ne ishim në gjykatë dhe për këtë kemi konfirmimin e gjykatës”, thotë Ivan Petroviq, duke shtuar se megjithatë, në Berane ishte regjistruar çështja.

Renata Millosavleviq thekson se atyre oferta e parë për shitje të pronës iu kishte ardhur nga ish kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë (emri i njohur për redaksinë), me një ofertë prej 7.000 euro.

Pasi nuk kishte pranuar, i gjithë procesi vazhdoi. Në ballafaqim, në të cilin ishte ftuar bashkë me anëtaren e familjes Q, në emrin e të cilës ishte regjistruar toka, të gjithë dëshmitarët dëshmuan në favor të familjes së saj.

“Dëshmitarët e mi dëshmuan ashtu siç ishte, ndërsa të saj, përndryshe fqinjët e mi të mëparshëm, gjithashtu dëshmuan të vërteten – se ishte prona ime, respektivisht që i vetmi trashëgimtar ishte nëna ime, Liljana Millosavleviq (Ljiljana Milosavljević), pasi ajo ishte trashëgimtarja e vetme ligjore e ngastrës”, shpjegon më tej Renata.

Sidoqoftë, ky nuk ishte fundi.

Përkundër vendimit, shton ajo, një zyrtar në komunën e Mitrovicës së Jugut refuzonte të bartte pronën në familjen e Renatës dhe nuk ishte respektuar vendimi për rrënimin e objektit në ngastrën e saj në afat prej 30 ditësh, si dhe ajo që uzurpatorët nuk kishin të drejtën e ankesës.

“Ne kemi marrë konfirmim nga të gjitha gjykatat e mundshme që [sh.p. ngastra] është e jona dhe se nuk kanë të drejtën e ankesës. Dhe asnjë kompensim, asnjë qira,

asgjë askujt”, thotë bashkëbiseduesja jonë.

Për më tepër, thotë se pas vendimeve në favor të familjes së saj kishte pasur kërcënime, përmes mesazheve me SMS, dhe pastaj disa herë nga një person i panjohur për të, të cilën ka raportuar në polici. Ajo beson se kërcënimet erdhën sepse nuk hiqte dorë nga prona e saj.

“Ne kemi dashur të shesim pronën. I pata pyetur pyeta – A doni të blini pronën për një shumë të arsyeshme parash që të mos rrënoni shtëpinë? Njëri nga vëllezërit e Q. më tha – Sllobodan (Millosheviqi) ka vdekur“, dëshmon Millosavleviq, duke shtuar se ishte veçanërisht dëshpëruese kur familja që kishte uzurpuar pronën, kishte vendosur ngastrën në hipotekë dhe kishte marr një kredi.

Kjo është arsyeja pse, pas të gjithave, ajo beson se uzurpuesit e ngastrës së saj në një mënyrë janë të mbrojtur edhe nga institucionet.

Kur u pyet nëse ndonjëherë kanë marrë shpjegim përse nuk është rrënuar objekti në ngastrën e tyre, Renata përgjigjet: “Jo, askush, askush, kurrë nuk kemi marrë!”

Edhe bashkëpunëtorët në çështjen Petroviq janë ende të pandëshkuar.

“Babai im, pasi ka mbledhur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, ka ngrit padi në Gjykatën Themelore në Pejë dhe kallëzim në policinë e UNMIK-ut. Megjithatë, nga ai kallëzim deri më sot nuk ka asgjë. Në ndërkohë, ne e kemi zgjeruar padinë edhe ndaj personit që ndërton hotelin” – thotë Ivan Petroviq.

Ai beson se kanë përjetuar pengesa të mëdha në këtë rast, duke deklaruar se çështja e tyre pandërprerë është zhvendosur nga kompetenca e njërës gjykatë në tjetrën. Procesi i gjatë 14 vjet, megjithatë ende vazhdon. Petroviqët tash presin një seance të re.

Sa ka raste të pasurisë së uzurpuar – nuk ka të dhëna të sakta

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) merret me këto raste. Siç shpjegojnë në këtë Agjenci, ajo ka mandatin të pranojë, krahasojë dhe përmes Komisionit për verifikim dhe vendimmarrje për pronë të vendosë për dallimet dhe mosmarrëveshjet midis dokumenteve origjinale kadastrale nga para qershorit 1999 dhe dokumentacionit aktual kadastral në Kosovë, përkatësisht për pronën private, pronën private komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare. Ka mandat edhe që përmes Komisionit për kërkesa pronësore të zgjidhë kërkesat për pronësi dhe kërkesat për të drejtën e përdorimit (me të drejtë ankese në Gjykatën Supreme të Kosovës) në lidhje me pronën e paluajtshme private, përfshi pronën bujqësore dhe komerciale.

AKKVP ka trashëguar mandatin e Agjencisë Kosovare për Pronë (AKP), e cila ka trashëguar mandatin nga Drejtoria

Renata Milosavleviq, foto: Fejsbuk

Page 25: tregiMet tona

25

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

për çështje banesore dhe pronësore (HPD). Mandati i trashëguar nga AKP-ja përfshin kompetencat ekzekutive në zbatimin e vendimeve të AKP-së, dhe nga ky aspekt, përveç vendimmarrjes, AKKVP ka edhe autoritetin ekzekutiv në zbatimin e vendimeve të AKP-së dhe Drejtorisë për çështje banesore dhe pronësore, mbyllja e së cilës, shtojnë ata, përkoi me krijimin e AKP-së.

Ne kërkuam nga kjo Agjenci, ndër të tjera, informacion se cili është numri i pronave të uzurpuara në Kosovë sipas të dhënave të tyre.

Agjencia na dorëzoi “statistika në lidhje me mandatin e AKP-së”.

“Gjithsej janë pranuar 42.749 kërkesa, janë marrë 41.849 vendime, apelime (padi) në Gjykatën Supreme të Kosovës 1310, shqyrtuar 1124, në pritje 186”.

Megjithatë, nuk specifikohet nëse numri i mbi 42.000 kërkesave mund të interpretohet edhe si numri i pronave të uzurpuara.

Ndërsa kombësia e personave që kanë parashtruar kërkesë në shumicën e rasteve është serbe, respektivisht në gati 97% të rasteve.

“Shqiptarët – 1,35%; serbët – 96,84%, turqit – 0,07%; romët – 0,76%; boshnjakët – 0.22%; ashkalinjtë – 0,04%; goranët – 0,19%; egjiptianët – 0.01%; nuk janë deklaruar – 0.25%”- shkruan në përgjigjen e AKKVP-së.

Numri i përgjithshëm i zhvendosjeve të kryera ishte 8,167, të anuluara 2,271, në pritje janë 83, ndërsa numri i kallëzimeve penale të dërguara në prokurori është 449, theksuan ata gjithashtu.

Meqenëse Agjencia është përgjegjëse edhe për administrimin e pronës, kemi kërkuar statistika edhe për këtë çështje.

“Gjithsej ishin 12.454 prona nën administrimin e Agjencisë, edhe pse në 65 raste bartësi i të drejtës

pronësore/pronari i pronës kishte paraqitur kërkesë për ndërprerjen e administrimit. Kur një palë vendos pronën në administrimin e agjencisë, ajo ka mundësinë të hyjë në programin vullnetar të qiramarrjes së pronës. Për gjithsej 1.020 është paguar qiraja, nga të cilat 284 janë prona bujqësore, 7 komerciale dhe 729 prona banesore. Gjithsej 4.112 u përfshinë në programin e qiramarrjes vullnetare dhe 8.342 prona u identifikuan si të papërshtatshme për përfshirje në program për shkak të vendndodhjes së tyre, kushteve të dobëta dhe mosdhënies së pëlqimit nga bartësi i drejtës pronësore për të përfshirë pronën në programin e qiramarrjes vullnetare”, saktësuan ata.

Në pyetjen çfarë shohin si pengesë kryesore për punën e kësaj Agjencie, deklaruan se ishte ndryshimi dhe plotësimi i ligjit që është në pritje për miratim në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që Agjencia të vazhdojë punën e saj.

“AKKVP administron pronën dhe zbaton programin e qirasë jo më vonë se tetëmbëdhjetë (18) muaj nga data e hyrjes në fuqi të Ligjit për AKKVP, respektivisht deri më 18 maj 2018. Qeveria e Kosovës, ndërkohë, ka miratuar një koncept dokument për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë. Për të dalë nga kjo situatë për shkak të boshllëkut juridik, Agjencia vazhdoi t’u përmbahet rregullave dhe procedurave të brendshme për inspektimin e pronës pas 18 majit 2018, për të parandaluar shpërdorimin e këtyre pronave. Ende pritet votimi në Kuvend për këtë ndryshim dhe plotësim të Ligjit” – thanë ata.

në 90 për qind të rasteve, të njëjtët persona janë përsëri uzurpatorë

Sidoqoftë, vonesat në Kuvendin e Kosovës nuk janë të vetmet. Raporti i Avokatit të Popullit në Kosovë për vitin 2018 thekson se ndodhin vonesat në kontekst të procedurave gjyqësore, ndërsa shumicën e çështjeve përbëjnë mosmarrëveshje pronësore.

“Nuk mund të mohohet fakti se përmirësimet në aspektin e të drejtave pronësore të personave, të cilëve u është uzurpuar prona, ka treguar një lëvizje pozitive në zgjidhjen e këtij problemi, por ende ekzistojnë një sërë problemesh esenciale në aspektin e gëzimit paqësor dhe pasjes në dispozicion të pronës së paluajtshme private, me të cilat ballafaqohet një numër i madh i qytetarëve. Ende është shqetësues uzurpimi i vazhdueshëm kundërligjor i pronës private të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në .Kosovë, por edhe pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në veri të Kosovës” – thuhet në këtë raport.

Avokati i Popullit, thuhet, ka pranuar dhe regjistruar një numër të ankesave në lidhje me uzurpimin dhe/ose ri-uzurpimin e pronave të paluajtshme, të cilat janë në procedurë përpara organeve gjyqësore, qoftë si lëndë penale të uzurpimit të pronës së paluajtshme ose si lëndë kontestimore, por të cilat ende nuk janë zgjidhur në një afat të arsyeshëm, siç theksohet se është përcaktuar me Nenin 6 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të

Aleksandra Dimitrijević; foto: CBS arhiva

Page 26: tregiMet tona

2726

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (KEDNJ).

Alleksandra Dimitrijeviq (Aleksandra Dimitrijević) nga Zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Graçanicë, përndryshe juriste me eksperiencë shumëvjeçare në çështjen e pronës së uzurpuar, thotë se uzurpimi i vazhdueshëm i pronës private ende paraqet shqetësim.

Kjo pyetje kërkon një përgjigje të vendosur nga pushteti, i cili duhet të garantojë mbrojtje të plotë të të drejtave pronësore si të drejtave themelore të njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë, vlerëson ajo.

“Sidoqoftë, përgjigjja e vendosur mungon jo sepse ligjet janë të këqija ose për shkak të mungesës së kapaciteteve për të realizuar këtë problem, por për shkak të moskonsistencës në zbatimin e ligjit, si dhe dënimeve të buta që u janë shqiptuar uzurpuesve të pronës në procedurë penale”, sqaron Dimitrijeviq për CBS.

E mësuar nga përvoja e deritanishme, Dimitrijeviq beson se është e nevojshme që organet gjyqësore të reagojnë më ashpër jo vetëm ndaj uzurpimit, por edhe të ri-uzurpimit, pasi që, në 90% të rasteve, të njëjtët persona përsëri uzurpojnë:

Numri i përgjithshëm i pronave të uzurpuara përsëri, që janë iniciuar para prokurorive kompetente ka arritur në 449 – të dhëna nga AKKVP. Nga ky numër, 327 lëndë janë vendosur para gjykatave themelore/komunale dhe 122 lëndë janë në pritje në prokuroritë ose gjykatat themelore. Megjithatë, ata shtojnë se edhe numri i uzurpimeve ka filluar të bie ndër vite, kështu që, për shembull, në 2015 ishin 157, në vitin 2016 – 212 raste, ndërsa në 2017 ishin 133 dhe në 2018 17. AKKVP deklaron se përparimi është bërë “falë përfshirjes së Agjencisë dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet përkatëse”.

“Atyre u shqiptohet vetëm gjobë, ndërsa në rastet e caktuara që kishim, gjykata nuk ka urdhëruar dëbimin e këtyre personave nga prona e uzurpuar, por e ka referuar palën e dëmtuar në kontest, ku ata do të padisin për largimin e personave dhe sendeve nga prona e tyre, që është një proces i gjatë. dhe i cili zgjat mesatarisht 6 vjet në shkallë të parë, 4-5 në shkallën e dytë, dhe më pas zvarritet me mospërmbarim për shkak të faktit se procedura tani është marrë përsipër nga përmbaruesit privatë të cilët nuk kanë dëshirë të punojnë lëndë të tilla. Derisa gjykatat merreshin me përmbarimin pritej për disa vjet, sepse deri në kohën kur përmbaruesit privat filluan të punojnë, në lëndët e përmbarimit punonte një numër i vogël i gjyqtarëve të cilët punonin një numër të madh lëndësh”.

Problemi është i natyrës sistematike, thotë, duke theksuar se gjykatat kompetente duhet t’i trajtojnë rastet e tilla me prioritet dhe kujdes të veçantë:

“Sepse vetëm e drejta e pronësisë vetëm është një e drejtë absolute e njeriut dhe si e tillë është e patjetërsueshme dhe gëzon mbrojtje të veçantë nga vetë shteti. Gjykatat duhet të identifikojnë, t’i zgjidhin me prioritet, gjykatat e shkallës së dytë duhet t’u japin prioritet këtyre lëndëve,

pa marrë parasysh nëse është fjala për pengimin e pronës, uzurpim të pasurisë, largim të personave dhe sendeve nga patundshmëria, kthimi i patundshmërisë në posedim etj. Këto janë të gjitha janë padi të titulluara në mënyra të ndryshme në gjykata, por në 90% të rasteve kanë të bëjnë me uzurpimin e mëparshëm të pronës, dhe të cilat pronarët e patundshmërive nuk mund t’i përdorin ose disponojnë as pas 20 vjetësh nga përfundimi i konfliktit – që është zhgënjyese nga këndvështrimi i drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit në përgjithësi”.

Kur u pyet çfarë mund të bëjnë qytetarët kur bëhet fjalë për uzurpimin e pronës, respektivisht nëse ata mund t’i drejtohen Zyrës së Avokatit të Popullit, Dimitrijeviq sqaron se qytetarët së pari duhet të shfrytëzojnë mjetet ligjore në dispozicion të tyre.

“Avokatit të Popullit gjithmonë mund t’i drejtohen për këshillë juridike nëse nuk e dinë se kujt t’i drejtohen së pari për të zgjidhur këtë problem. Gjithashtu, ata mund të na drejtohen nëse kanë vërejtje në punën e prokurorisë në kuptimin që kallëzimi penal është hedhur poshtë, se ka kaluar shumë kohë në procesin e hetimit”, shtoi Dimitrijeviq, duke përmendur shembullin e një rasti në Prizren.

Pas letrës së rekomandimit nga Avokati i Popullit, Prokuroria Themelore ndërmori veprimet specifike të përshkruara në rekomandim dhe ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore për veprime të mëtejshme. Më parë, kallëzimi kishte qëndruar e pazgjidhur për dy vjet në prokurori.

“Kur bëhet fjalë për procedurat gjyqësore, qytetarët mund të paraqesin një ankesë për kohëzgjatjen e procedurave në padinë e tyre nëse lënda është në gjykatë dhe nuk është trajtuar as pas një viti të paraqitjes së saj, si dhe për punën e përmbaruesve privat nëse ata refuzojnë të punojnë në lëndët e dëbimit të uzurpuesit nga patundshmëria e uzurpuar etj”, thotë Dimitrijeviq.

Por, vendimet dhe aktvendimet e Avokatit të Popullit nuk janë të përmbarueshme.“AP nuk ka një mekanizëm përmbarues për përmbarimin e detyrueshëm të rekomandimeve, por varet nga vetë institucionet – nëse dëshirojnë dhe në çfarë mase jo vetëm të zbatojnë rekomandimet tona, por vetë ligjin, sepse rekomandimet tona bazohen në zbatimin e ligjeve në fuqi në Kosovë. Kështu, sipas të dhënave për vitin 2018, janë zbatuar 38% të rekomandimeve, 11% nuk janë zbatuar, ndërsa 51% e rekomandimeve janë ende në pritje të zbatimit.

Mënyrat e uzurpimit të pronës si inspirim për doktoraturat e ardhshme

Sipas raporteve të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë, transaksionet mashtruese, kontratat e falsifikuara të shitblerjes, autorizimet e falsifikuara – janë disa nga mënyrat më të zakonshme të uzurpimit të pronës në Kosovë.

Page 27: tregiMet tona

27

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

“Që nga viti 1999 deri sot është një nga çështjet më aktuale juridike në Kosovë. Në çfarëdo mënyre mund të vihej deri të prona. Njerëzit nuk guxonin të udhëtonin për Kosovë, nga ana tjetër, deri në vitin 2002-2003 ishte e lejuar që autorizimet e shitjes së pronës të mund të vërtetoheshin para gjykatave serbe. Gati secili qytet kishte praktikisht një grup të organizuar që bënte këtë dhe përpilonte autorizime të falsifikuara dhe shiste pronën. Me kalimin e kohës kjo u zbulua, njerëzit filluan të padisin dhe të procesoheshin këto raste”, thotë avokati na Mitrovica e Kosovës, Dejan A. Vasiq (Dejan A. Vasić).

Si avokat, ai merr pjesë në një projekt shumëvjeçar të ndihmës juridike falas të cilin e implementon një Konsorcium në krye me Grupin evropian për konsalting. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e Zyrës për Kosovës dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë. Me çështjen e pronës është marrë edhe para se të merrte pjesë në projekt.

Proceset gjyqësore, kur bëhet fjalë për pronën, thekson, në përgjithësi janë më të gjata, duke shpjeguar disa nga arsyet për këtë:

“Le të themi se kemi një çështje të autorizimit të falsifikuar, se duhet të kontrollohet nëse me të vërtetë është vërtetuar në gjykatën në Krushevc dhe më pas gjykata e Kosovës, para së cilës zhvillohet procedura, duhet t’i drejtohet institucioneve serbe”.

Ai më tej sqaron se një verifikim i tillë kërkon shumë kohë, pasi kalon nëpër një procedurë të gjatë të njoftimit dhe dërgimit të kërkesës në disa ministri të Serbisë, që më pastaj përgjigja të kthehet përmes të njëjtës rrugë.

“Vetëm ky proces i verifikimit të autorizimit mund të zgjasë shumë kohë, nga njëra anë. Nga ana tjetër, ka

ndodhur që gjykatat për shkak të vëllimit të punës, për shkak se nuk mund t’i ftojnë të dy palët – ato lëndë të zvarriten dhe të zgjasin shumë. Janë disa që zgjasin edhe për 20 vjet”, shpjegon Vasiq për CBS.

Raporti Statistikor i Gjykatave Themelore në Kosovë për Gjashtë muajt e Parë të vitit 2019:Numri i lëndëve të pazgjidhura në fillim të periudhës së raportimit – 211.090Numri i lëndëve të pranuara në punë gjatë PR – 44.028Numri i lëndëve në punë gjatë PR – 255.118Numri i lëndëve të zgjidhura gjatë PR – 66753Numri i lëndëve të pazgjidhura në fund të PR – 188.260Lëndët e bartura – 105.Numri i gjyqtarëve në gjykatat themelore në Kosovë, sipas të njëjtit raport, është “218,5”, me përjashtim se gjyqtarët për kundërvajtje janë përfshirë.Të dhënat për Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut dhe degët e saj nuk janë përfshirë. Emri i kategorive është marrë nga raporti.Mu këto janë pengesat më të mëdha në procese të tilla, thotë Vasiq.

Ai gjithashtu vlerëson se pikërisht duke iu falënderuar sistemit të ndihmës juridike falas dhe punës së avokatëve me përvojë çështja e uzurpimit është institucionalizuar dhe është adresuar në mënyrë sistematike dhe sistemore.Në pyetjen për mënyrat e uzurpimit në të cilat ka hasur gjatë praktikës së tij shumëvjeçare, përgjigjet se lëndët e uzurpimit të pronës në Kosovë përmbajnë “doktorata të ardhshme për avokatët e të drejtës reale”.

“Për shkak të të gjitha mënyrave si është tjetërsuar prona dhe të gjitha atyre çfarë iu ra ndërmend uzurpuesve, si kanë lënë jashtë trashëgimtarët nga procesi i trashëgimisë, falsifikuar, bartur nga njëri në tjetrin. Është një thesar i tërë i mënyrave me të cilat mund të abuzohet me ligjin për të drejtën trashëgimore. Unë mendoj se kësaj çështje duhet dhënë rëndësinë edhe më të madhe në aspektin juridik, pavarësisht nga kombësia, sepse është e pabesueshme ajo që bëhej” shpjegon ky avokat.

Si shembull të uzurpimit përmend rastin e prishjes së shtëpisë së familjes Marushiq (Marušić) në Klinë.

“Ne jemi në pritje të aktgjykimit të shkallës së parë. Në atë ngastër u ndërtua ndërtesa për veteranët e UÇK-së. Kërkuam kompensim dëmi për shtëpinë e rrënuar. Komuna nuk ka zbatuar procedurën ashtu si duhet pasi ka munguar vendimi për rrënim. Komuna mori një vendim të cilin asnjëherë nuk e kemi pranuar, as nuk e kemi parë. Vendimi duhet të jetë marrë dhe pala ka të drejtë ankese ndaj tij. Familja ishte në Klinë në atë kohë dhe kishe mundësi të ju dorëzohej vendimi, e nëse jo, komuna është dashur ta vendoste në tabelën e njoftimeve”, thekson Vasiqi.

Që mënyrat e uzurpimit janë të llojllojshme nuk jemi bindur vetëm nga rastet e sipërpërmendura. Një tjetër, në cilin po ashtu patëm qasje, është për shkak të uzurpimit të një pjese të pronës private nga Komuna e Prishtinës,

Dejan Vasić; foto: I. Radulović

Page 28: tregiMet tona

2928

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

i cili pjesërisht ka arritur para Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme. Kjo dhomë ndryshe merret me pronën shoqërore.

Sidoqoftë, para kësaj Dhome të Gjykatës është një numër tejet i madh i lëndëve të pazgjidhura, ndërsa numër më të madh zënë lëndët e vjetra.

Gjykata Supreme për CBS thotë se pengesa më e madhe për punën e Dhomës së Posaçme është “numri i pamjaftueshëm i gjyqtarëve dhe stafit administrativ”.

DHPGJS aktualisht ka 11 gjyqtarë për dy shkallë gjyqësore dhe presin, shtojnë ata, që gjatë këtij viti të emërohen edhe nëntë gjyqtarë shtesë.

Si rrjedhojë edhe rastet si i lartpërmenduri, edhe pse para Gjykatës, është në pritje.

“Durim” për drejtësi

“Kam thënë se nuk e shes pronën derisa të përfundojë procesi sepse ata janë të sigurt se do ta humbasin pasi hallka e parë është një falsifikim”, thotë Ivan Petroviq.

Betejën gjyqësore, pasi babai dhe xhaxhai i vdiqën nga një sëmundje të rëndë – e bën vetë.

“Edhe sot pallati i tyre është në tokën time, e gjithë prona është uzurpuar”, kujton Renata Millosavleviq.

Bashkëbiseduesit tanë do të kalojnë kohën e tyre duke pritur në salla gjykatash, një siguri më të mirë, vullnetin e uzurpatorëve, një përgjigje më të vendosur nga institucionet – të cilët as pas njëzet vjetësh nuk kanë arritur të përmbushin të drejtën absolute dhe të patjetërsueshme të njeriut.

Page 29: tregiMet tona

29

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

arsyeja pse Avokati i Popullit nuk ka qëndrim është se as pas pesë muajsh nuk është pranuar ndonjë ankesë, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Megjithatë, Avokati i Popullit gjithashtu ka autorizime për të nisur një hetim sipas detyrës zyrtare kur merr informata për shkelje të të drejtave të njeriut të qytetarëve, gjë që nuk e bëri në këtë rast.

Për gati një vit, qytetarët e Shtërpcës protestojnë në mënyrë aktive kundër ndërtimit të mini-hidrocentraleve në këtë komunë. Një nga një serë protestash, në fillim të majit, u shënua edhe me një përplasje midis policisë dhe protestuesve.

Njëzet qytetarë pretendohet të jenë plagosur sepse policia përdori forcë të tepruar, madje një pjesëmarrësi i ishte thyer hunda, e një tjetri dora, kishin thënë ata në atë kohë, duke paraqitur edhe fotografitë e të plagosurve.

“Zyrtari i policisë është i autorizuar të përdorë forcën vetëm kur e njëjta është e domosdoshme dhe vetëm deri në masën e duhur për të arritur objektivat legjitime të policisë. Në rastet e përdorimit të forcës, zyrtari policor duhet të përpiqet të minimizojë ndërhyrjen në të drejtat dhe liritë e personave dhe të minimizojë çdo pasojë të dëmshme”.

Sipas pohimit të tyre, shtatëmbëdhjetë prej tyre kishin marrë trajtim mjekësor në Shtërpcë – pastrim të syve,

KuSh i rrahu ShtërPCaSit? avoKati i PoPuLLit nuK niS hetiMet “SePSe aSKuSh nuK iu anKua”

avokati i Popullit i Kosovës nuk ka qëndrim në lidhje me pretendimet e banorëve të Shtërpcës se Policia e Kosovës kishte përdorur forcë të tepruar në fillim të majit gjatë një proteste kundër ndërtimit të një heC-i në këtë komunë.

Shkruan: Millica radovanoviq

Foto: KoSSev

Page 30: tregiMet tona

3130

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

trajtim të lëndimeve dhe djegieve, një protestuesi i ishte thyer hunda, një tjetri dora. Në të njëjtën ditë ishte prononcuar edhe Kryetari i Komunës së Shtërpcës, i cili kishte dënuar “përdorimin e forcës së tepruar”, si dhe Zyra për KeM.

Policia e Kosovës tha në një njoftim për shtyp në atë kohë se “megjithëse policia informoi dhe urdhëroi protestuesit të mos pengojnë punën dhe të largohen, ata nuk i ekzekutuan urdhrat. Me atë rast, policia përdori gaz lotsjellës dhe protestuesit u shpërndanë”. Sidoqoftë, në këtë deklaratë nuk ishte përmendur nëse kishte të lënduar gjatë këtij aksioni policor.

Në fund të shtatorit iu drejtuam Institucionit të Avokatit të Popullit dhe kërkuam qëndrimin e këtij institucioni për pretendimet e mësipërme për përdorim të forcës së tepruar nga ana e Policisë së Kosovës.

Çfarë thotë avokati i Popullit

“Avokati i Popullit nuk ka pranuar asnjë ankesë nga asnjë qytetar për përdorimin e forcës së tepruar gjatë protestave të 3 majit 2019. Duke pas parasysh që asnjë ankesë nuk është pranuar dhe një rast i tillë nuk është hetuar, Avokati i Popullit nuk ka asnjë qëndrim për këtë rast” thuhej në përgjigjen e këtij institucioni nga 1 tetori, e cila na intrigoi.

Institucioni i mbrojtësit të qytetarëve – të Avokatit të Popullit – është një institucion i pavarur, detyra e të cilit është të marrë masa për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut kur ato janë shkelur me ndonjë akt, veprim ose mosveprim të organeve shtetërore. Ky institucion parimisht

vepron sipas ankesës, megjithatë, ligji parashikon edhe raste në të cilat Avokati i Popullit mund të veprojë edhe sipas detyrës zyrtare, nëse ka arsye të besojë se në një rast të veçantë ka pasur shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut të qytetarëve.

FOTO: KoSSev

Page 31: tregiMet tona

31

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Ligji përcakton që Avokati i Popullit ka përgjegjësi “të hetojë shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut dhe veprimet e diskriminimit dhe të angazhohet për eliminimin e tyre”, por edhe të tërheqë vëmendjen për rastet kur autoritetet i shkelin të drejtat e njeriut dhe të bëjë rekomandim që t’u jepet fund rasteve të tilla dhe kur është e domosdoshme të shprehë mendimin e vet mbi qëndrimet dhe reagimet e autoriteteve përkatëse në lidhje me rastet e tilla”.

Pas një jave, më 7 tetor, përsëri iu drejtuam këtij institucioni për të na sqaruar përgjigjen e tyre, respektivisht përgjegjësitë e tyre.

Në nenin 16 pika 4 e Ligjit për Avokatin e Popullit, 05/L-019, thuhet se Avokati i Popullit “ka kompetencë të bëjë hetime qoftë për t’iu përgjigjur ankesës së parashtruar apo me iniciativën e vet (ex officio), nëse nga konstatimet, dëshmitë dhe faktet e paraqitura me parashtresë ose nga njohuritë e fituara në mënyrë tjetër, ka bazë të rezultojë se nga ana e autoriteteve janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara me Kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me instrumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

A nënkupton përgjigja juaj e mëparshme që Institucioni i Avokatit të Popullit konsideron se në këtë rast konkret nuk ka arsye për të dyshuar se mund të jetë përdorur forca e tepruar nga policia në maj të këtij viti dhe se Avokati i Popullit nuk do ta hetojë këtë rast sipas detyrës zyrtare? – thuhej në pyetjen tonë.

Në të njëjtën ditë nga zyra e Avokatit të Popullit morëm një përgjigje se pyetja jonë i ishte dërguar shërbimit përkatës.

Pastaj, më 21 tetor, dërguam edhe një e-mail me pyetjen se kur mund të presim një përgjigje.

“Aktualisht, përgjigja e pyetjes bie nën përgjegjësinë e Avokatit të Popullit, z. Hilmi Jashari”, na ishte thënë nga zyra e mbrojtësit të qytetarëve me lutjen nga shërbimi për medie që pyetjen ta dërgojmë në e-mail adresën e z. Jasharit, siç edhe kemi vepruar.

Asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje nga këto adresa, edhe pse ende jemi në pritje.

A nënkupton përgjigja e parë që kemi marrë se Avokati i Popullit në këto raste vepron vetëm në bazë të ankesës së qytetarëve dhe se megjithëse ka informacione për shkelje potenciale të të drejtave të njeriut nga institucionet, nuk është detyra e tij të ketë ndonjë qëndrim për këtë, nëse ata, drejtat e të cilëve janë shkelur, nuk i janë drejtuar atij?

Apo pretendimet e qytetarëve, fotografitë e personave me duar dhe hundë të lidhura me fasho, gjykimi i Kryetarit të Komunës së Shtërpcës, shkrimet e shumta në media nuk paraqesin bazë të mjaftueshme për të dyshuar se policia mund të ketë përdorur forcë të tepruar kundër protestuesve? Apo se thjesht nuk dëshiron të nis hetimin e këtij rasti?

Fatkeqësisht, mu kjo heshtja njëmujore e mbrojtësit të qytetarëve lë publikun të vendosë vetë se cilën nga këto përgjigje dëshiron të besojë. Ndoshta Avokati i Popullit në fakt mund të ketë nisur një hetim zyrtar lidhur me këto pretendime, por ai nuk e ka parë të arsyeshme të na informojë për këtë.

FOTO: KoSSev

Page 32: tregiMet tona

3332

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Që nga Marrëveshja e Brukselit në vitin 2013 dhe integrimi i institucioneve serbe në sistemin e Kosovës, punësimi në sistemin e Kosovës më nuk është një temë tabu. Kufijtë janë thyer. Por,

një nga parakushtet në shumë konkurse për vende pune

është që me dokumentacion të dorëzohet një diplomë e nostrifikuar. Që të verifikohen diplomat universitare, ato fillimisht duhet të nostrifikohen. Institucionet e Kosovës janë përgjegjëse për procesin e nostrifikimit të diplomave të Serbisë. Por, ky proces është “ngrirë”.

DiSa të DiPLoMuar nga Serbia QenDrore të PaDuKShëM në KoSovë

Problemi i njohjes së ndërsjellë i diplomave të universiteteve të Serbisë dhe të universiteteve të Kosovës në territorin e Serbisë qendrore ekziston që nga viti 1999. Problemi do të duhej të zgjidhej me nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen e diplomave në 2011, e cila hyri në fuqi më 1 prill të vitit pasardhës. ajo u zgjerua në vitin 2015. Megjithatë, implementimi i marrëveshjes është ndalur dhe kjo është arsyeja pse serbët nga Kosova që kanë diplomuar në universitete në Serbi nuk mund të nostrifikojnë diplomat e tyre në Kosovë. Për këtë ata mbesin pa punë dhe mundësi për të avancuar në profesion në sistemin e Kosovës.

Shkruan: Millosh timotijeviq

Page 33: tregiMet tona

33

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

I vetmi verifikim që zhvillohet pa pengesa është për Universitetin e Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës. Por, kjo në sistemin e Kosovës është bërë falë vendimit të Qeverisë së Kosovës në vitin 2015 për të njohur diplomat e këtij universiteti në mënyrë që pronarët e tyre të mund të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës. Megjithatë, për Qeverinë e Kosovës, kjo ishte një “masë kalimtare e përkohshme” deri te “integrimi i plotë” i Universitetit shtetëror të Serbisë në sistemin e Kosovës.

ndalimi selektiv i punësimit

Nga ana tjetër, shumë të diplomuar që jetojnë në Mitrovicë, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë dhe mjedise të tjera serbe kanë diploma të universiteteve që funksionojnë në territorin e Serbisë qendrore. Nuk është i njohur numri i tyre, por është e njohur për komunitetin lokal që, për shembull, Universiteti i Nishit dhe Beogradit janë shpesh pika grumbullimi të studentëve nga Kosova. Edhe pse këto diploma nuk janë faktor vendimtar për studentët kosovar për të fituar një vend pune në sistemin e Kosovës. Për më tepër, më parë janë pengesë për një gjë të tillë.

Studentja e diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, Jellena Simiq (Jelena Simić) është ballafaquar me çështjen e punësimit në vitin 2018.

Ajo thotë se nga 2015 deri në 2018 ka punuar për Komisionin e Pavarur për Media, i cili është pjesë e institucioneve të Kosovës dhe financohet nga buxheti i Kosovës. Punonte si anëtare e bordit, ku kishin nevojë për një person me diplomë fakulteti.

Në atë kohë, askush nuk vinte në dyshim diplomën e saj. Por, e gjeti veten në problem kur aplikoi për një vend pune në qershor 2018 në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, për pozitën e Zyrtarit për Informim dhe Media.

“Kur dorëzova dokumentet, më është kërkuar diploma e nostrifikuar. Unë nuk e kisha. Kjo ishte arsyeja pse nuk e gjeta veten në raundin e dytë. Më është thënë që diploma ime as që mund të merrej në konsideratë dhe se për këtë arsye aplikacioni nuk kishte asnjë bazë ”, thotë Simiq, duke shtuar se ajo i ishte drejtuar në mënyrë joformale një mike të saj, e cila punon në zyrën e Avokatit të Popullit në Kosovë.

Kur u pyet a u përpoq të nostrifikonte diplomën e saj, Simiq thekson se ajo njëkohësisht ka kontaktuar Ministrinë e Arsimit të Kosovës, ku ka marrë përgjigje se kjo ministri aktualisht nuk pranon aplikacione dhe se një procedurë e tillë nuk ekziston, si dhe se rasti i saj është i izoluar.

“Por, problemi nuk është i njëjtë për të gjithë. Unë njoh disa njerëz që kanë diploma nga Universiteti i Beogradit e që punojnë në institucionet e Kosovës. Kjo do të thotë që kjo ndalesë zbatohet në mënyrë selektive – vlen për disa njerëz, e për disa jo”, shton ajo.

Simiq gjithashtu tha se me siguri do të parashtrojë ankesë në Zyrën e Avokatit të Popullit në Kosovë, por se nuk ka pritje të mëdha në lidhje me zgjidhjen e rasteve të tilla.

Duke gjurmuar pas informatave të bashkëbisedueses tonë rreth kontaktimit me Zyrën e Avokatit të Popullit edhe redaksia jonë kontaktoi këtë zyrë për të mësuar më shumë nëse Avokati i Popullit ka pranuar ankesa nga të diplomuarit që kanë përfunduar fakultetin në Serbinë qendrore ose Vojvodinë dhe çfarë mund të bëhet për këtë çështje. Ne i parashtruam pyetjet me shkrim, por asnjë përgjigje nuk është pranuar deri sot.

Procesi i “ngrirë”

Procesi i verifikimit dhe certifikimit të diplomave, në bazë të marrëveshjes nga viti 2011, filloi më 15 shkurt 2012 dhe zgjati deri më 14 qershor 2014. – thotë për redaksinë tonë Kumrie Gagica nga Qendra kombëtare e Kosovës për njohje akademike dhe informacionin në Ministrinë e Arsimit të Kosovës.

Ajo rikujton se me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, ishte kontraktuar organizata joqeveritare nga Holanda, SPARK, për të menaxhuar pjesën teknike të procesit të njohjes së diplomave, ndërsa Asociacioni i Universiteteve Evropiane (AUE) u përfshi si “autoritet për certifikimin e diplomave”.

Aplikacionet dërgoheshin në zyrën e SPARK-ut në Ministrinë e Arsimit të Kosovës, më pas në AUE në Bruksel, dhe AUE merrte vendimin për njohjen e këtyre diplomave, me ç’rast lëshonte një dokument që konfirmonte autenticitetin e diplomës.

Më tej sqaron se procesi i certifikimit ishte kryer në katër cikle – cikli i parë i aplikimit nga shkurti deri në qershor 2012; cikli i dytë nga korriku deri në dhjetor 2012; cikli i tretë nga janari deri në qershor 2013 dhe cikli i katërt nga korriku deri në shkurt 2014.

“Kjo do të thotë se që nga 2012 deri në 2014, diplomat e Serbisë u njohën përmes këtij projekti” – shtoi më tej Gagica.

“Marrëveshja e vitit 2016 ende nuk është zbatuar, edhe pse palët kanë ndërmarrë disa veprime përgatitore. Më 25 shkurt 2016, Bashkimi Evropian kontraktoi organizatën nga Holanda, SPARK, për ofrimin e ndihmës teknike në njohjen e diplomave të arsimit të lartë, por projekti ende nuk ka filluar të zbatohet me sukses, kështu që procesi i certifikimit të diplomave është ende “i ngrirë”,” përfundoi ajo.

Ajo më tej vlerësoi se “çështja e njohjes së diplomave midis Kosovës dhe Serbisë është një çështje që duhet të adresohet në nivelin më të lartë politik”, dhe se Ministria e Arsimit e Kosovës do të vazhdojë të punojë “pasi të jetë marrë çfarëdo vendimi për këtë çështje”.

Page 34: tregiMet tona

3534

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Edhe nga Zyra për Kosovë dhe Metohi kemi kërkuar përgjigje me shkrim pse nuk zbatohet marrëveshja dhe nëse është diskutuar apo diskutohet rreth zgjidhjes së këtij problemi.

Në përgjigje thuhej se problemi u paraqit pasi Prishtina nuk e pranoi listën e institucioneve të arsimit të lartë të akredituara në Republikën e Serbisë sepse në të gjendej edhe Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës, për të cilin autoritetet e Prishtinës pretendojnë se i përket sistemit të Kosovës.

Në përgjigje gjithashtu pretendohet se që nga lidhja e Marrëveshjes në vitin 2011 e deri më sot autoritetet e Prishtinës nuk kanë njohur asnjë diplomë të vetme prej 13 sosh me certifikatë të Asociacionit të Universiteteve Evropiane (AUE), përderisa shtojnë se Serbia kishte zgjidhur pozitivisht 80% të diplomave të dorëzuara (28 nga 38 diploma).

Më tej deklarojnë se bllokimi në zbatimin e marrëveshjes do të mbetet në fuqi përderisa Prishtina të mos njohë të gjitha institucionet e akredituara të arsimit të lartë të Republikës së Serbisë, përfshi edhe universitetin me seli në Mitrovicën e Kosovës.

Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë është i nevojshëm për të zgjidhur këtë çështje, shtuan nga Zyra për Kosovë dhe Metohi.

të bllokuar në sistem

Një shembull tjetër i pasojës së dështimit në nostrifikimin e diplomave është ai i të intervistuarit tonë i cili dëshironte të mbetej anonim (emri i njohur për redaksinë). Bashkëbiseduesi ynë është i punësuar në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut. Pasi përfundoi Fakultetin e Drejtësisë në Beograd dhe u kthye në Mitrovicë, gjithashtu kishte kryer punën praktikë dyvjeçare në prokurorinë në sistemin e Serbisë, që ishte parakusht për të paraqitur provimin e jurisprudencës.

Para integrimit në sistemin e Kosovës ishte punësuar në Gjykatën Themelore, e pas këtij procesi, të gjithë punonjësit e gjykatës u integruan, përfshirë edhe ata që kishin diploma nga Beogradi, Nishi, Kragujevci, Novi Sadi dhe vendet tjera në Serbi.

Megjithatë, problemet filluan në vitin 2018 kur bashkëbiseduesi i jonë ishte dashur të hynte në provimin e jurisprudencës. Edhe pse ai siguroi dhe dorëzoi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, emri i tij nuk u shfaq në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës. Pasi u sigurua se nuk ishte bërë asnjë gabim, ai mori informacion nga Ministria se ai nuk kishte një diplomë të nostrifikuar dhe se ky proces mund të zgjas me vite.

“Shikuar nga ana juridike, nuk ekziston ndalesa e nostrifikimit të diplomave, por de fakto me vite pritet përgjigja. Këtë ma kanë thënë njerëzit që dinë për këtë problem”, tha djali i ri me të cilin folëm.

Pas konsultimit me njohësit e situatës, atij iu tha që procesi ishte ngadalësuar dhe se rrethanat tani kishin ndryshuar edhe pse ishte arritur një marrëveshje.

“Në të vërtetë, e gjithë kjo më ka dekurajuar, veçanërisht pasi kam parasysh se njerëzit që filluan të nostrifikojnë diplomat nuk kanë arritur të bëjnë asgjë në këtë proces”, tha ai.

Pasi ai gjithashtu posedon edhe diplomë masteri nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, ai u përpoq të nostrifikojë diplomën përmes rrugës anësore, por për momentin nuk ka asnjë informacion nëse është procesuar diploma e dorëzuar.

Kështu, edhe pse ai tashmë është i punësuar në institucionet e Kosovës, bashkëbiseduesi ynë thotë se është bllokuar në vendin e tij të punës dhe se nuk mund të avancojë më tej prej tij, pikërisht sepse nuk mund të nostrifikojë diplomën e tij.

Ai theksoi se problem për të marrë pjesë në provimin e jurisprudencës ishte në veçanti diploma nga Universiteti i Beogradit.

Për shkak të procesit të “ngrirë” të njohjes së diplomave dhe dialogut, disa në Kosovë janë të bllokuar në pozitat e tyre, të tjerët nuk mund të hyjnë në sistemin e Kosovës. Aplikacionet për punë ndoshta janë refuzuar edhe përpara se të shqyrtoheshin CV-të nga ana e komisioneve.

Page 35: tregiMet tona

35

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë për vite me radhë ka tensione të shumta, qoftë politike ashtu edhe në fushën e tregtisë. I fundit në radhë u nxit nga vendimi i 6 nëntorit të viti 2018 i Qeverisë

së Kosovës për të rritur tarifën doganore për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina për 10%, me

arsyetimin e mbrojtjes së tregut vendor. Ky vendim është në kundërshtim me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë CEFTA, sipas të cilës dërguesi i mallit ka privilegjin e lirimit nga pagesa e doganës për atë mall, por jo edhe të detyrimeve të tjera (TVSH, akciza e të tjera).

taKSat e KoSovëS – MiDiS intereSave eKonoMiK Dhe PoLitiK

U odnosima kosova i srbije godinama unazad postoje brojne, kako političke, tako i tenzije u oblasti trgovine. Poslednja u nizu izazvana je odlukom vlade Kosova od 6. novembra 2018. da se poveća carina na uvoz robe iz srbije i Bosne i Hercegovine za 10% pod obrazloženjem zaštite domaćeg tržišta. ovakva odluka je u suprotnosti sa CEFta sporazmom o slobodnoj trgovini, po kome pošiljalac robe ima povlasticu oslobađanja plaćanja carine na tu robu, ali ne i ostalih dažbina (PDv, akcize i drugo).

Shkruan: jovana jakovleviq

FOTO: RTV Kim

Page 36: tregiMet tona

3736

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Rezultati i parë i vendimit ishte tërheqja e delegacionit serb nga negociatat në Bruksel me arsyetimin se nuk do të ktheheshin në tryezën e bisedimeve derisa të ishte në fuqi vendimi për vendosjen e taksave dhe të ekzistojë shkelja e marrëveshjes për tregti të lirë. Situata u komplikua më tej pas aplikimit të pasuksesshëm të Kosovës për pranim në INTERPOL, kur Qeveria e Kosovës fajësoi Serbinë për dështimin e saj dhe ngriti 100% taksat për importin e mallrave nga Serbia dhe BeH.

Për më tepër, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës lëshoi urdhëresë për Inspektoratin e Tregtisë dhe institucionet tjera kompetente që të ndalojnë importin dhe shitjen e të gjitha produkteve të cilat në deklaratë mbajnë emërtimin “Kosovë dhe Metohi”, “Kosovë UNMIK” ose “Kosovë Rezoluta 1244”. Nga Inspektorati u kërkua që të largohen produktet që kanë çfarëdo shenje tjetër në etiketë përveç “Republika e Kosovës” sepse vetëm në këtë mënyrë veprohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Përveç ndërprerjeve në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, në afat prej një viti taksat gjithashtu kanë ndikuar në ndryshimin e parametrave (treguesve) ekonomik të të dy palëve. Sipas informacioneve të fundit të prezantuara nga Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Lajiq, nga vendosja e taksës deri më 8 gusht 2019 në Kosovë është liferuar më pak mall në vlerë prej 280.800,000 euro. Për një periudhë prej 261 ditësh, në Kosovë në ditë dërgohen më pak mallra në vlerë prej 1,075,000 €, e që sipas vlerësimeve të tyre, është një humbje e madhe financiare.

Para vendosjes së taksave, Serbia kishte hisen me të madhe në importin e përgjithshëm në Kosovë me 13.3%. Nga raporti i fundit në dispozicion i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin shtator 2019 mund të vërehet një rënie drastike e importit të mallrave me origjinë serbe në Kosovë, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Konkretisht, në shtator 2018 importet nga Serbia ishin në vlerë 37,588,000 euro, ndërsa në të njëjtin muaj këtë vit mallrat janë importuar në vlerë prej vetëm 492,000 euro, që paraqet rënie prej 98%. Nga ana tjetër, eksporti i Kosovës në Serbi mbeti pothuajse i pandryshuar. Për momentin, me shumën prej 2,569,000 euro në shtator 2019 tejkalon importin nga Serbia.

Edhe pse një nga rezultatet e futjes së taksës është se eksporti i Kosovës në Serbi është më i lartë se importi, ai është goxha i papërfillshëm nga këndvështrimi i ekonomisë së Kosovës në tërësi, kështu që masa reciproke e Serbisë nuk do të kishte të njëjtat pasoja si tarifa doganore në import nga Serbia. Serbia aktualisht është duke vlerësuar sa është dëmi i eksportit të zvogëluar në Kosovë për BPV, ndërsa skenari i rastit më të keq është se mund të ndikojë me 0.8%, që do të thotë praktikisht se asnjë nga bizneset që eksportojnë mallra në Kosovë nuk ka gjetur ndonjë treg alternativ. Megjithatë, në Ministrinë e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë kanë një qëndrim optimist dhe besojnë se ndikimi i taksave të vendosura në BPV të Serbisë do të jetë më i vogël se parashikimi më i keq.

Analizat ekonomike në Kosovë tregojnë se përkundër rënies drastike të importeve nga Serbia, importi i përgjithshëm ka vazhduar të rritet si dhe deficiti tregtar, i cili shënon rritje prej 5.4% krahasuar me vitin e kaluar. Mallrat me origjinë serbe janë zëvendësuar me produkte nga vendet tjera, kryesisht nga Turqia, Greqia, Gjermania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia, të cilat kanë rritur ndjeshëm eksportet e tyre në Kosovë.

Pasi që nuk ka pasur ndonjë analizë paraprake të efekteve të mundshme të futjes së taksës nga pala e Kosovës, përveç ndikimit negativ në ekonominë serbe, taksat po ashtu shkaktuan rritje të çmimeve në Kosovë. Me zëvendësimin e produkteve serbe me produktet e vendeve të tjera çmimet e ushqimit në Kosovë në periudhën pas futjes së taksës (nëntor 2018 – mars 2019) ishin 5.3% më të larta se në të njëjtën periudhë të viteve të kaluara, thuhet në Hulumtimin e Institutit GAP nga Prishtina. Gjithashtu, prodhuesit vendas nuk kishin zëvendësim të duhur për produktet e caktuara ndaj të cilave u zbatua vendimi për rritje të taksës 100%. Arsyet tjera që mund të ndikonin në rritjen e çmimeve ishin rritja e shpenzimeve për lëndën e parë dhe rritja e shpenzimeve për produktet e importuara nga vendet tjera.

Ekzistojnë dyshime se disa lloje të mallrave me origjinë serbe, siç janë drithërat, importohen në Kosovë përmes vendeve të tjera të rajonit, gjë dëmton edhe më shumë prodhuesit vendor pasi kjo ndikon në rritjen e çmimit të importit për shkak të rritjes së kostos së transportit. Në mbështetje të kësaj janë edhe të dhënat e Agjencia së Statistikave të Kosovës të cilat tregojnë se taksat ndikojnë në ngritjen e çmimeve të produkteve, respektivisht që, për shembull buka dhe drithërat janë shtrenjtuar në Kosovë për 12.5%.

ndikimi në të hyrat doganore

Bazuar në të dhënat më të fundit doganore në dispozicion, importi i rregullt i mallrave nga Serbia në periudhën janar – prill 2019 është zvogëluar për më shumë se 98%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përkatësisht, në bazë të regjistrave doganor, për periudhën janar-prill 2019, dogana ka inkasuar rreth 1.03 milion EUR të hyra doganore për vlerën e importeve me origjinë nga Serbia, ndërsa në periudhën e një viti më parë ishin inkasuar rreth 30.32 milion EUR. Efekti negativ në të ardhurat doganore nga importi i mallrave me origjinë nga Serbia u kompensua me rritje të importeve nga vendet tjera, me një efekt shtesë në të ardhurat doganore, thuhet në buletinin e parë tremujor ekonomik të Ministrisë së Financave të Kosovës për vitin 2019. Sipas përllogaritjes së paraqitur, efekti neto në të ardhurat doganore për periudhën janar-prill 2019 është afërsisht 7 milion EUR më i lartë si rezultat i zbatimit të vendimit për vendosjen e taksës.

Një segment i veçantë i të hyrave doganore është Fondi për zhvillimin e veriut të Kosovës, i cili u krijua për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik në katër komuna në veri të Kosovës. Mjetet për Fondin sigurohen nga të

Page 37: tregiMet tona

37

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

ardhurat doganore të mbledhura në vendkalimet 1 (Jarinjë) dhe 31 (Bërnjak), nga zhdoganimi i mallrave të destinuara për veriun e Kosovës, si dhe nga zhdoganimi i mallrave të ndërmarrjeve të regjistruara në njërën prej katër komunave në veri të Kosovës. Deri në fund të viti 2018 në këtë Fond ishin mbledhur më shumë se 15.5 milion €, nga të cilat afro 11 milion iu ndanë komunave në veri përmes financimit të projekteve caktuara infrastrukturore dhe zhvillimore. Por, që nga nëntori i vitit 2018, që kur është në fuqi vendimi për vendosjen e taksës për mallrat me origjinë serbe e deri më sot nuk janë ndarë mjetet nga Fondi për realizimin e asnjë projekti në ndonjërën prej komunave në veri të Kosovës. Për më tepër, nuk ka njohuri për dinamikën e as pasojat për mbledhjen e mjeteve në Fond pas vendosjes së taksës.

ndikimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet beogradit dhe Prishtinës

Që nga vendosja e taksave dhe tërheqja e Serbisë nga procesi negociues, të dy palët janë bërë edhe më të largëta në vend të përparimit në normalizimin e marrëdhënieve. Nga njëra anë ekziston një qëndrim i fortë i Serbisë se nuk do të kthehet në tryezën e bisedimeve për aq kohë sa është në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksave 100% për mallrat me origjinë serbe, ndërsa nga ana tjetër, qëndrimi i Qeverisë së deritashme të Kosovës ishte se nuk do të ketë heqje të taksës përderisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu, bashkësia ndërkombëtare ishte shumë e qartë në dënimin e masave të Kosovës dhe paralajmëroi se politika e tillë tatimore nuk kontribuon në përparim në negociata me Beogradin dhe se paraqet shkelje të qartë të Marrëveshjes së CEFTA-së. Gjatë samitit të Berlinit, një takim i mbajtur në prill të këtij viti dhe i cili kishte të bënte me fatin politik dhe ekonomik të shteteve ballkanike që nuk janë pjesë e BE-së, Franca dhe Gjermania treguan gatishmëri për të kontribuar në vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por se për këtë rol do të duhej të vërenin dedikimin e dy palëve.

Mu për këto arsye një nga sfidat kryesore për partitë politike të cilat do të formojnë Qeverinë e re pas zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë më 6 tetor 2019 do të mund të jetë shqyrtimi i çështjes nëse do të duhej të shfuqizohej ose të vazhdoj zbatimi i vendimit të Qeverisë së kaluar që ka të bëjë me rritjen e taksës. Në këtë kuptim, rrjedha e mëtutjeshme e negociatave me Serbinë, si dhe vet procesi i normalizimit të marrëdhënieve, i cili duhet të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi, sigurisht se do të varet shumë nga qëndrimi i Qeverisë së re ndaj vendimit për heqjen e taksës.

Është e qartë se një vit pas ndërprerjes së dialogut e me qellim të gjetjes së një zgjidhje kompromisi është më real të pritet kthimi në tryezën e bisedimeve sesa radikalizimi i mëtejshëm. Sidoqoftë, duke pas parasysh historinë e ngjarjeve në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, çdo zhvillim i ngjarjeve që krijon një “realitet të ri” është i mundur.

Page 38: tregiMet tona

3938

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Pothuajse çdo mëngjes para ndërtesës në rrugën Azem Jashanica nr. 66 në Prishtinë krijohet një rresht i gjatë njerëzish që presin. Përkatësisht, në këtë adresë, lëshohen vizat për tri shtete, Austri,

Zvicër dhe Gjermani.

Në kohën që mbërritëm, ishin rreth 30 njerëz në oborr, ndërsa shumë më tepër në rrugë. Të rinj dhe të moshuar, shqiptarë dhe serbë, pjesëtarë të komuniteteve të tjera të Kosovës, shtyhen njëri pranë njëri-tjetrit dhe presin t’i thërrasin. Në këtë rresht është edhe bashkëbiseduesi ynë, i

Dy PaSaPorta – të Dyja në venDin e FunDit në evroPë

Serbët që jetojnë në Kosovë, edhe pse zakonisht kanë dy pasaporta, nuk udhëtojnë shumë jashtë vendit. Përkatësisht, si për pasaportat e Kosovës ashtu edhe për pasaportat e lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e MPb-së të Serbisë, nuk vlen liberalizimi i vizave. në rreshtat për vizë para ambasadave të huaja në Prishtinë, shqiptarët dhe serbët presin bashkë dhe pajtohen për së paku një gjë – që janë qytetarë të rendit të dytë.

Shkruan: jovana Stojanoviq

Ilustrimi: Millenko Todoroviq

Page 39: tregiMet tona

39

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

cili donte të mbetej anonim, dhe të cilin ne do ta paraqesim si Aleksandër.

Ky serb i ri nga Mitrovica tashmë dy muaj pret vizën dhe shpreson që së shpejti do udhëtoj drejt Gjermanisë. Në pasaportën e tij, të lëshuar nga Republika e Serbisë, janë dy fjalë që i pamundësojnë regjimin pa viza – Drejtoria Koordinuese. Kjo është arsyeja pse ai duhet të qëndrojë para ambasadës.

Një nga problemet më të rëndësishme për serbët lokalë këtu janë dokumentet e udhëtimit. Në të vërtetë, për personat që jetojnë në territorin e Kosovës, janë pasaporta të posaçme të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Kur u hoq regjimi i vizave për Serbinë në vitin 2009, ky privilegj anashkaloi serbët e Kosovës. Me frikën e migrimeve të mundshme të paligjshme të personave nga Kosova, Këshilli i Bashkimit Evropian, me Rregulloren EC nr. 539/2001 kërkoi që të themelohej Drejtoria Koordinuese dhe përjashtimi nga regjimi pa viza, gjë që edhe u bë në atë kohë.

Ilustrimi 1. Ekstrakti nga Rregullorja EC No. 539/2001 për regjimin me viza për pasaportat e Drejtorisë Koordinuese, burimi: https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:52009PC0366&from=EN

Deri në vitin 2009, pasaportat e Republikës së Serbisë ishin të njëjta për të gjithë dhe po ashtu edhe për serbët e Kosovës, të cilët i merrnin ato nga MPB e Rashkës. Duke pas parasysh që pasaportat e lëshuara deri në vitin 2009 janë afër skadimit, shumë serbë pyeten çka më tej dhe si të marrin dokumente të reja udhëtimi.

Problemi është se bartësit e kësaj pasaporte nuk kanë mundësi ta vazhdojnë atë. Shumë e shohin zgjidhjen në marrjen e një pasaporte që do t’iu lëshohej në ndonjë qytetet jashtë Kosovës. Por kjo do të thotë që sistemi duhet të mashtrohet.

Kur një person nga Kosova kërkon ndërrim vendbanimi, kontrollet e policisë janë shumë më të rrepta dhe më të shpeshta krahasuar me nëse dikush nga qytete e Serbisë qendrore e bën këtë. Për shembull, kur dikush dëshiron të ndryshojë vendbanimin nga Rashka në Kralevë, kjo punë mund të përfundojë brenda pak ditësh, pa asnjë kontroll të madh.

Nga ana tjetër, kjo nuk do të ndodhë për dikë që dëshiron të ndërroj vendbanimin nga Kosova në qytetin e Kralevës. MPB-ja e Kralevës do të shkoj disa herë për tu siguruar që personi në të vërtetë jeton atje. Përveç kësaj, ata do të kërkojnë vërtetimin nga fqinjët ose të afërmit tek të cilët lajmërohet.

Se sa i mundimshëm është procesi i marrjes së vizës e dinë të gjithë ata që presin para ambasadës. Për largimin në shumicën e vendeve të BE-së, bartësit e pasaportave të Drejtorisë Koordinuese drejtohen tek ambasadat në Prishtinë. Këtë e dëshmon edhe bashkëbiseduesi ynë, Aleksandri, i cili aktualisht është duke pritur miratimin e vizës. Historia e tij është e ngjashme me shumë të tjerë, dhe ka të bëjë me largimin nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.

Aleksandri thekson: “Vendosa të largohem nga Mitrovica e Kosovës sepse mendoj se ky qytet, edhe pse i bukur dhe shumë i dashur për mua, nuk jep asnjë shans për një jetë normale dhe prosperitet”. Aleksandri thotë se vendimin për t’u larguar nga vendi ia lehtësoi fakti qe e dinte se e pret

Ilustracija 1. Isečak iz uredbe EC No 539/2001 o viznom režimu pasoša Koordinacione uprave, izvor: https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:52009PC0366&from=EN

Page 40: tregiMet tona

4140

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

një punë e sigurt në profesionin e tij, madje në firmën e të afërmve të tij.

Për të aplikuar për vizë, duhet fillimisht të caktoni një termin. Kjo kryesisht bëhet në mënyrë elektronike, përmes faqeve dhe shablloneve që i kanë të gjitha ambasadat. Ndërkohë pason mbledhja e dokumenteve.

Nëse, për shembull, keni një pasaportë të Kosovës, atëherë keni nevojë për një numër të madh dokumentesh si: shtetësia e Kosovës, një ekstrakt nga administrata tatimore e Kosovës, një ekstrakt – ekuivalent me certifikatën e lindjes, një vërtetim për bashkësinë familjare, certifikata e martesës, kontrata e punës, një raport bankar për të ardhurat në 6 muajt e mëparshëm etj.

Theksojmë se vizat e punës dhe ato turistike dallojnë pak a shumë lidhur me disa dokumente, ndërsa në momentin e aplikimit paguhet taksa për vizë në shumë prej 60 eurosh.

Aleksandri aplikoi në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Ai është ende duke pritur miratim të vizës. Respektivisht, afati i lajmërimit është një vit nga dita e dërgimit të kërkesës. I riu dërgoi një aplikacion për vizë në formë elektronike.

Më tej thuhet “në emailin kthyes, me të cilin Ambasada Gjermane konfirmoi se kam aplikuar me sukses, shkruante të mos dërgoj e-maila të tjerë sepse kjo do t’jua vështirësonte punën atyre. Dhe se është shumë më mirë të pres që ata të më lajmërojnë kur e kam terminin, sepse termini patjetër do të vjen”.

Një lloj kornizë kohore është që ambasadat të miratojnë vizat për një periudhë prej 60 ditësh. Ky nuk është rregulli, kështu që ndodh që disa të presin disa muaj, ndërsa disa njerëz ta marrin me procedurë të përshpejtuar.

Si shembull, do të marrim Ambasadën e Italisë në Prishtinë. Kjo ambasadë në faqen e saj jep një mundësi për të caktuar termin për dorëzimin e dokumenteve vetëm pas 3-4 muajsh.

Nëse planifikoni të veroni në këtë shtet dhe keni pasaportë të Drejtorisë Koordinuese ose pasaportë të Kosovës, filloni të mendoni për këtë që nga fillimi i vitit të ri, menjëherë pas festave. Lënë shakatë mënjanë, edhe nëse gjeni termin, nuk do të thotë se do të merrni vizën.

Me dëshirën për të kuptuar sa shpesh udhëtojnë serbët nga veriu i Kosovës dhe ku, kemi hartuar një pyetësor në një mostër prej 300 personash përmes platformës “Gugl Forms”, ku pyetësorët janë shpërndarë në mënyrë të shënjestruar përmes rrjeteve sociale.

Përveç kësaj, kemi shqyrtuar qëndrimet e qytetarëve të veriut të Kosovës në lidhje me liberalizimin e vizave dhe cilën pasaportë posedojnë. Pra, 55% e të anketuarve kanë pasaportë të lëshuar nga Drejtoria Koordinuese.

Më pas, 10% kanë pasaportë të Kosovës dhe 10% kanë pasaportë të lëshuar nga Republika e Serbisë në qytetet e Serbisë qendrore. Udhëtojnë më së shumti për arsye turistike, 89.7%, 17.2% për punë dhe 6.9% për studim.

Ndër të tjera, serbët nga Kosova në pyetjen ku udhëtojnë më së shpeshti përgjigjen: Mal të Zi (72.4%), shtetet evropiane (41.4%), Maqedoni (27.6%), Bosnje dhe Hercegovinë (13.8%), Greqi dhe Turqia me nga 6.9% dhe të tjera. Më së shumti për arsye turistike, që përfundon te fqinji – Mali i Zi, për shkak të lehtësisë së udhëtimit dhe ish shtetit të përbashkët.

Një rrethanë lehtësuese është mundësia e hyrjes në këtë vend vetëm me letërnjoftim.

Nga ana tjetër, autoritetet e Kosovës nuk i njohin pasaportat e Drejtorisë Koordinuese. Pra, një person që posedon pasaportë të Drejtorisë Koordinuese nuk mund të fluturojë nga aeroporti i Prishtinës. Dhe kur një person merr një vizë, fluturon nga Shkupi ose Beogradi, sepse në atë rast e di se me siguri do të shkojë në destinacionin e dëshiruar.

Edhe pse shtetësia e dyfishtë është e garantuar me dispozitat e Ligjit mbi Shtetësinë, personat me pasaportë të Drejtorisë Koordinuese nuk mund të fluturojnë nga ky aeroport.

Gazetarja e portalit Kossev, Millica Andriq Rakiq (Milica Andrić Rakić), kishte trajtuar këtë temë derisa ka punuar në organizatën joqeveritare Aktiv. Millica sqaron se në të dy sistemet, në sistemin legjislativ të Kosovës dhe Serbisë, ekziston e drejta për shtetësi të dyfishtë.

Pastaj thekson se kjo e drejtë do të respektohet meqë shqiptarët e Kosovës kanë një diasporë të madhe dhe nuk është në interes të tyre të kushtëzojnë qytetarët e tyre të kenë vetëm një shtetësi.

“Kushdo që mbetet këtu, me siguri do të ketë dokumentacion të dyfishtë. Besoj se dokumentet e udhëtimit të Serbisë duhet të barazohen me të tjerat. Drejtoria Koordinuese duhet të shpërbëhet si një organ brenda ministrisë së

Millica Andriq Rakiq, FOTO: Facebook

Page 41: tregiMet tona

41

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

punëve brendshme dhe të shikohet një mënyrë tjetër për nxjerrjen e këtyre dokumenteve”, thotë Andriq Rakiq.

E pyetur çka duhet të bëhet që pasaportat e Drejtorisë Koordinuese të bëhen pa viza, Millica thotë që “Serbia, po të dëshironte, do të mund të gjente mënyrën për të mënjanuar disa nga brengat të cilat i kishte Bashkimi Evropian kur kërkoi që pasaportat e Drejtorisë Koordinuese të përjashtoheshin nga regjimi i liberalizimit të vizave”.

Pastaj, thotë se këtu i referohet kontrollit konkret të të dhënave në terren dhe mundësisë e migracionit të paligjshëm. “Serbia nuk ishte në gjendje të garantonte saktësinë e të dhënave sepse nuk kishte policinë në territorin e Kosovës që do të garantonte që personat jetojnë aty”.

Rreziku i migracionit të paligjshëm pushon së qeni një argument i vlefshëm, duke pas parasysh se Prishtina ka dëshmuar se kjo më nuk paraqet kërcënim. Në Bashkimin Evropian ekziston frika nga migrimi i paligjshëm dhe ndryshimet sociale, gjë që kjo ndjeshëm mund të pengojë fitimin e liberalizimit të vizave.

Ajo që mbetet është një negocim midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë lidhur me garancinë e të dhënave. “Kjo do të kërkonte një qasje mjaft fleksibile me Policinë e Kosovës. Kjo është diçka e realizueshme, por nevojitet një vullnet i jashtëzakonshëm politik, për të cilin aktualisht nuk ka parakushte në Serbi”.

Në faqen e internetit schengenvisainfo.com mund të gjeni informata interesante për numrin e vizave të lëshuara. Sipas këtyre të dhënave, Kosova renditet në vendin e lartë, të 25-in në botë për nga numri i aplikimeve për viza në vendet e zonës së Shengenit.

Sipas të dhënave për vitin 2017, ambasadat në Prishtinë kanë pranuar pak më shumë se 90.000 aplikacione, ndërsa u lëshuan gjithsej 63.424 viza. Kërkesa më e madhe ishte për Gjermani, pak më shumë se 29.000. U miratuan 23.573 viza.

Analisti politik nga Prishtina, Shpëtim Gashi, konsideron se liberalizimin e vizave për pasaportat e Kosovës e bllokojnë disa shtete anëtare të BE-së, të udhëhequra nga Franca. Ai thotë: “Duket se këto vende kanë frikë nga migrimi masiv nga Kosova nëse ata miratojnë liberalizimin e vizave. Megjithatë, korrupsioni dhe sundimi i ligjit janë po ashtu bazë për shtyrje”.

Një tjetër pyetje interesante është se cila pasaportë ka vlerën më të madhe, respektivisht kalueshmëri, pasaporta e Kosovës ose Drejtorisë Koordinuese. Millica Andriq është e bindur se do të kalojmë më mirë me pasaportën e Drejtorisë Koordinuese.

Ndër të tjera, thotë se bartësit e kësaj pasaporte mund të udhëtojnë pa viza në disa shtete që nuk janë në dispozicion të pasaportave të Kosovës, përfshi Rusinë, Kinën, shtetet e Amerikës së Jugut, disa shtete afrikane etj.

Përveç kësaj, Millica beson se do të ndodh një trend në rritje i marrjes së pasaportave të Kosovës në rast të liberalizimit për pasaportën e Kosovës, veçanërisht te serbët e rinj.

Shpëtim Gashi gjithashtu beson se pasaporta e Kosovës është një nga më të pavlerat në botë. “Së pari, ju duhen viza për pothuajse të gjitha shtetet. Së dyti, ka një numër shtetesh, siç është Spanja, të cilët nuk i njohin fare këto dokumente.

Pasaporta serbe e lëshuar nga Drejtoria Koordinuese është ngjashme me atë të Kosovës sepse vizat janë të nevojshme vetëm për këto dy pasaporta në Evropë. Kjo pasaportë është shumë më e dobishme se e Kosovës sepse njihet nga të gjitha shtetet. Për shembull, mund të shkosh në Spanjë me pasaportë të Drejtorisë Koordinuese, ndërsa nuk mundesh me atë të Kosovës”.

“Kosova nuk do të marrë liberalizimin e vizave përderisa krimi i organizuar udhëheq institucionet dhe derisa të dënuarit për krime lufte vendosen në pozita të larta qeveritare”, konsideron Shpëtim Gashi.

Ky analist beson se një ditë kur të ndodh liberalizimi i vizave, ajo do të zbatohet në mënyrë të barabartë për pasaportën e Kosovës si dhe pasaportat e lëshuara nga Drejtoria Koordinuese. Ai konsideron se kjo mund të ndodhë më së voni për dy vjet.

Pasaporta e Drejtorisë Koordinuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë do të mund të bëhej pa viza, po të bëhej ndryshimi i Rregullores së sipërpërmendur të Bashkimit Evropian në nenin 4.

Respektivisht, po të hiqej referenca e veçantë që ekziston për Republikën e Serbisë, e cila i referohet regjimit të vizave për pasaportat e Drejtorisë Koordinuese. Përndryshe, me nenin 3 lejohet lëvizja e lirë nëpër zonën Shengen. Aty janë të listuara shtetet që kanë të drejtë në këtë.

Procedura e ndryshimit zgjat të paktën 6 muaj. Kjo do të thotë se në qoftë se ndodh liberalizimi i vizave për

Shpëtim Gashi, FOTO: Facebook

Page 42: tregiMet tona

4342

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

pasaportat e Kosovës, është e nevojshme të fillohet procesi i dytë që do të lidhet me ndryshimin e kësaj rregulloreje, shpjegon Millica Andriq.

Një analizë interesante sa vlen pasaporta e kujt, mund të gjendet në faqen e internetit Henley and Partners passport index. Sipas këtij vlerësimi, pasaporta e Kosovës radhitet e 95-ta në shkallën prej 1 deri në 104 dhe vlen sa edhe pasaportat e Kongos dhe Sri Lankës.

Pasaporta e Serbisë radhitet në vendin e 38, ndërsa i Shqipërisë në vendin e 48-të. Pasaportat më të vlefshme janë ajo e Japonisë, Koresë së Jugut dhe Gjermanisë, pronarët e të cilave mund të udhëtojnë në më shumë se 188 shtete pa viza. Pasaporta të cilën e lëshon Drejtoria Koordinuese sipas të gjitha gjasave nuk është njohur si dokument, prandaj edhe nuk gjendet në këtë listë.

Vitin e kaluar organizata joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut, publikoi të dhëna interesante për numrin e pasaportave të lëshuara në Kosovë. Sipas analizës së tyre të titulluar “Zona e pasaportave të veçanta”, në periudhën nga gushti 2009 deri në qershor 2016 Drejtoria Koordinuese ka lëshuar 97.809 pasaporta.

Nga ana tjetër, deri në gusht të vitit 2016, Qeveria e Kosovës ka lëshuar 2.586 pasaporta për komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Në një studim tjetër të kryer nga organizata joqeveritare Crno-beli svet (Bota bardh e zi) nga Leposaviqi nën titullin “A ka harruar Marrëveshja e Brukselit qytetarët?”, thuhet se ka dallime të konsiderueshme në lidhje me posedimin e pasaportave në mesin e banorëve të veriut dhe jugut të Kosovës.

Pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e RS, për të cilat nevojitet viza, kanë 34% të të anketuarve nga veriu dhe 17.6% të të anketuarve nga jugu. Pasaporta të lëshuara nga stacionet e policisë për Mitrovicën e Kosovës ose ndonjë qytet tjetër në Kosovë, pa viza, kanë 21% të pjesëmarrësve në hulumtim nga veriu dhe 12% nga jugu i Kosovës. Pasaporta të Kosovës kanë 6.3% të të anketuarve nga jugu dhe 8.0 nga veriu.

Pasaportë të Republikës së Serbisë të lëshuar në qytetet e Serbisë qendrore kanë 2.67% të të anketuarve nga veriu i Kosovës dhe 1.67% nga jugu i Kosovës, thuhet ndër të tjera në këtë hulumtim.

Megjithatë, shumë persona nga Kosova nuk duhet të presin në rreshta për viza. Mediat në Prishtinë para disa vitesh raportuan se shumë politikanë, biznesmenë dhe njerëz të tjerë me ndikim kanë shtetësi dhe pasaporta shqiptare, të cilat nuk i nënshtrohen regjimit të vizave me BE-në.

Për shembull, Tirana me dekret të veçantë i ka dhënë shtetësinë shqiptare Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt, Shpend Ahmetit dhe shumë të tjerëve. Çfarë lloj pasaporta kanë përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova nuk kemi arritur të zbulojmë, por pak njerëz këtu besojnë se ata nuk

ia kanë dal të gjinden dhe ndërkohë të marrin një pasaportë të Serbisë pa viza.

Cili ishte qëndrimi i Zyrës për KiM kur kemi të bëjmë me pasaportat dhe liberalizimin e vizave, nuk ishim në gjendje të kuptojmë? As pas më shumë se një muaji të pritjes që të na e caktojnë bashkëbiseduesin për këtë temë, nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Nga Zyra disa herë deri më tani përmes mediave ose në kumtesat e tyre kanë shprehur qëndrimin e tyre për këtë temë. Në një nga raportimet e mëparshme të tyre, Portali Kossev transmetoi edhe deklaratën e tyre si vijon:

“Disa shtete diskriminojnë bartësit e këtyre dokumenteve, duke i trajtuar ndryshe nga qytetarët e tjerë të Serbisë. Institucionet kompetente të Republikës së Serbisë vazhdimisht tërheqin vërejtjen për papranueshmërinë e kësaj forme të diskriminimit”.

Për shkak të trazirave të vazhdueshme politike, të dy sistemeve dhe shumë fatkeqësive, jeta vazhdon. Çështja e pasaportave nuk zgjidhet. Ndër të tjera, me shumë probleme me të cilat ballafaqohet komuniteti serb ballafaqohet edhe pala shqiptare.

Pritje të gjata, rreshta para ambasadave, stresi gjatë mbledhjes së letrave dhe paratë e shpenzuara për të gjitha këto janë pasqyrim i procesit të aplikimit për vizë. Vetëm njerëzit nga kjo zonë, pavarësisht nëse kanë pasaportë të Kosovës apo pasaportë të Drejtorisë Koordinuese, nuk kanë të drejtë të udhëtojnë nëpër zonën Shengen.

Dukej se regjimi i vizave për pasaportat e Kosovës do të përfundonte vitin e kaluar. Megjithatë, në korrik të vitit 2018, Parlamenti i Bashkimit Evropian hodhi poshtë propozimin e Komisionit Evropian që kishte rekomanduar heqjen e regjimit të vizave.

Kështu që sot, në rreshta para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, afër njëri-tjetrit qëndrojnë shumë Aleksandra, Shpëtima, Millica dhe të gjithë ata që ndjekin ndonjë ëndërr evropiane ose thjesht duan të shkojnë për pushime në këtë vend.

Page 43: tregiMet tona

43

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

ndalimi i votimit me letërnjoftimet e Serbisë pas pesë cikleve zgjedhore, problemet shëndetësore të zyrtarëve shqiptarë të KQZ-së pas kontaktit me votat e ardhura me postë nga Serbia, verifikimi

i mëvonshëm i votave nga Serbia qendrore në rroba mbrojtëse dhe ankesat për “kushtetutshmërinë” e votave

nga Serbia dhe kërkesat për refuzimin e tyre.

E në fund, akuzat e koalicionit të Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit (NISMA-AKR-PD) se ata nuk e kaluan pragun mu për shkak të pranimit të votave “joligjore” nga Serbia qendrore, janë tema që kanë mbajtur votat e serbeve të

votat Serbë në KoSovë: nga të DëShiruarat teK joLegjitiMet

votat serbe, të cilat sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, përbëjnë rreth 7% të numrit të përgjithshëm të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, janë një nga kundërthëniet kryesore të cilat, përveç fitores bindëse të partive opozitare, shënuan procesin e fundit zgjedhor në Kosovë.Precedentët e shumta të cilat autoritetet e Kosovës i kishin pranuar lidhur me votimin brenda komunitetit serb, e synimi i të cilave ishte të nxitej dalja dhe dhënia e legjitimitetit proceseve të mëparshme zgjedhore kosovare në Kosovë, sot ngadalë po etiketohen dhe hidhen poshtë si jolegjitime.

Shkruan: Millica andriq rakiq

FOTO: Crno beli svet

Page 44: tregiMet tona

4544

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Kosovës në qendër të vëmendjes së publikut të Kosovës gjatë dy muajve të fundit të procesit më të ri zgjedhor.

Në listën zgjedhore, por pa të drejtë vote

Në vjeshtën e vitit 2013 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) azhurnoi listën votuese, e cila për herë të parë do të përfshinte edhe votuesit e regjistruar në listën votuese të Serbisë për qytetet në territorin e Kosovës, e të cilët në të njëjtën kohë nuk posedonin domosdoshmërisht dokumente të Kosovës.

Për të ushtruar të drejtën e votës, këtyre votuesve iu ishte mundësuar qasja në votim me dokumente të Serbisë. Këtë vit, 6 vjet pas bashkimit të listave votuese të Kosovës dhe Serbisë, KQZ, megjithatë, vendosi që, për herë të parë, me javë më herët të paralajmëroj vendimin për ndalimin e përdorimit të dokumenteve të Serbisë gjatë votimit.

Uputstvo o neophodnim dokumentima za glasanje, biračko mesto u Severnoj Mitrovici

FOTO: Crno beli svet

Këtë 6 tetor, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Kuvendin e Kosovës, disa votues të regjistruar në listën votuese nuk mund të ushtronin më të drejtën e tyre të votës me dokumente të Serbisë, pasi nga ky vit dokumentet dhe numrat amzë, sipas të cilëve ishin regjistruar në listën e vitit 2013, konsiderohen të pavlefshme.

“Institucionet e Kosovës në 2013 e mbyllën njërin sy”

Me Vendimin e 9 shtatorit KQZ-ja urdhëronte Komisionet Komunale Zgjedhore dhe Komisionet Votuese për identifikimin e votuesve, se identifikimi i votuesve në zgjedhjet e ardhshme është i mundur vetëm me dokumentet e lëshuara nga institucionet e Kosovës.

Kur u pyet si ndodhi që personat e përfshirë në listën votuese të Kosovës në vitin 2013 tash megjithatë nuk do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv i një organizate joqeveritare që merret me mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe reformën zgjedhore, Demokracia për Zhvillim, tha se ishte fjala për një vendim politik, e jo ligjor.

“Në vitin 2013, institucionet e Kosovës e mbyllën njërin sy për të inkurajuar votuesit serbë që të dalin në zgjedhje”, shpjegon Emini për CBS.

Zgjedhjet e para lokale në tërë Kosovën u organizuan në vitin 2013. Si pjesë e pakos së Marrëveshjes së Brukselit, këto zgjedhje u organizuan më 3 nëntor 2013 edhe në komunat në veri.

Deri atëherë, në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok organizoheshin vetëm zgjedhjet lokale të Serbisë. Në atë kohë njëkohësisht ishte edhe fushata më e spikatur për të bojkotuar zgjedhjet e Kosovës.

Edhe pse pjesëmarrja e votuesve në veri nuk ishte e madhe (17% deri 31%), zgjedhjet u shpallën legjitime dhe përfaqësuesit politik të zgjedhur me atë rast formuan strukturat komunale në sistemin e Kosovës, në radhë të parë kuvendin komunal dhe kabinetin e kryetarit të komunës.

Lista votuese e Kosovës u azhurnua për herë të fundit në vitin 2017, por personat e regjistruar në vitin 2013 që nuk posedonin dokumente të Kosovës nuk u hoqën nga ajo listë, prandaj edhe në këto zgjedhje ata ishin në listën e votuesve të regjistruar, por pa mundësi votimi. Kjo është e mundur sepse procedura për largimin e personave nga lista votuese është e ndërlikuar, shpjegon Emini.

“Është e vështirë të largoni votuesit nga lista, madje edhe nëse raportoni, për shembull, vdekjen e një anëtari të familjes në shërbimin komunal të regjistrimit civil, për shkak të mungesës së komunikimit midis organeve lokale dhe Agjencisë qendrore të regjistrimit civil, dhe ky informacion mund të mos arrijë në KQZ kur të vjen koha për azhurnimin e listës votuese dhe ai person nuk do të largohet nga lista”, thotë Emini për CBS.

Shpend Emini, Demokracia për ZhvillimFOTO: Facebook

Page 45: tregiMet tona

45

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

“Atëherë familjes i mbetet vetëm t’i drejtohet gjykatës së shkallës së parë, vendimet e së cilës janë të detyrueshme për KQZ-në”, shton ai, duke sqaruar se pak njerëz do të zgjedhin një proces të tillë burokratik për të larguar një anëtar të familjes nga lista votuese.

Për më tepër, sipas çfarë kriteri do të mund të hiqeshin këta votues nga lista votuese në fund të fundit?

Me këtë vendim u pezullua praktika e deritashme sipas të cilës e drejta e votimit mund të ushtrohej edhe me dokumente të Serbisë, e, sipas vlerësimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për shkak të këtij vendimi, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, ka humbur rreth 3.500 vota.

Ishte kjo parti që më së shumti kundërshtoi këtë vendim dhe e kundërshtoi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e më pas edhe në Gjykatën Supreme, por të dy instancat mbështetën vendimin e KQZ-së, duke ngritur pyetjen nëse proceset e mëparshme zgjedhore që nga viti 2013 ishin të rregullta.

Sidoqoftë, vendimi nuk ndikoi në pjesëmarrjen e votuesve që votuan për opsionet politike serbe, kështu që këtë vit, për legjislativin e shtatë të Kuvendit të Kosovës, partitë serbe bashkë mblodhën madje 60,358 vota, prej të cilave më shumë se 57,000 i shkuan Listës Serbe.

Ky përndryshe është edhe rezultati më i mirë i Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare të Kosovës në të cilat kanë marrë pjesë, në 2014 dhe 2017.

Problemi në qasje në dokumentet e Kosovës

Vendimi i KQZ-së shkurtimisht përsëri ngriti çështjen e qasjes në dokumentet e Kosovës, por kjo shumë shpejt ra në harresë. Problemi vazhdon për një shtresë të qytetarëve që përpiqen, por nuk ia dalin të regjistrohen në Regjistrin Civil të Kosovës dhe të marrin dokumente identifikimi. Kjo është më e theksuar për personat që me origjinë nuk janë nga Kosova dhe që janë martuar në Kosovë dhe banojnë këtu.

Edhe pse në korrik të vitit 2018 Qeveria e Kosovës ka lejuar regjistrimin e mëvonshëm të vdekjeve dhe lindjeve me ekstraktet nga librat amzë të Serbisë, si dhe të asaj që quan regjistrim i “martesave të paligjshme serbe”, ky vendim është ende i kufizuar vetëm në ndryshime në gjendjen civile që kanë ndodhur deri më 14.09.2016.

Njëkohësisht, kjo mundësi e regjistrimit të mëvonshëm vlen vetëm deri më 31 dhjetor të këtij viti, ndërsa më vonë vazhdimi i së njëjtës do të varet nga disponimi politik brenda Qeverisë së re të Kosovës.

BE para zgjedhjeve: Ka kohë të mjaftueshme për votuesit që të nxjerrin dokumentet e Kosovës

Fatkeqësisht, ky problem i komunitetit serb nuk është zyrtarizuar, madje as nga ata që janë më të thirrur për ta emëruar këtë problem si të tillë – përfaqësuesit politik serb – e as nga vëzhguesit e huaj, të pavarur.

FOTO: Crno beli svet

Page 46: tregiMet tona

4746

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me problemet e komunitetit serb në qasjen në dokumentet e Kosovës, krye vëzhguesja e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve EU (EOM), Viola von Kramon-Taubadel sqaroi se qëndrimi i misionit ishte që “të gjithë personat që janë në listën votuese duhet të kenë të drejtën e votës”.

Megjithatë, ajo shtoi, se KQZ u kishte sqaruar përfaqësuesve të këtij misioni se personat në listën votuese që nuk kanë dokumente të Kosovës kanë kohë të mjaftueshme për të paraqit kërkesën dhe për të nxjerrë dokumentet e Kosovës.

Deri në fund të procesit vëzhgues, Misioni Zgjedhor i BE-së kishte ardhur në përfundim se nuk kishte “prova të prekshme se ka persona që nuk mund të marrin letërnjoftimet e Kosovës”.

Viola fon Kramon-Taubadel FOTO: Crno beli svet

Odgovarajući na pitanje novinara o problemima srpske zajednice u pristupu kosovskim dokumentima, glavna posmatračica Izborne posmatračke misije EU (EOM) Viola fon Kramon-Taubadel objasnila je da je stav ove misije bio da „svi ljudi koji su na glasačkom spisku treba da imaju pravo da glasaju“.

Ipak, kako je dalje dodala, iz CIK-a je predstavnicima ove misije objašnjeno da osobe koje se nalaze na biračkom spisku ali nemaju kosovska dokumenta, imaju dovoljno vremena da podnesu prijave i izvade kosovska dokumenta.

Do kraja posmatračkog procesa Izborna misija EU došla je do zaključka da nema „opipljivih dokaza da ima ljudi koji ne mogu da dobiju kosovske lične karte“.

Gjetje të tjera të EOM në 2017

Në kundërshti me gjetjet e këtij viti, EOM dhe ekipi i saj në vitin 2017 kishin regjistruar njoftime nga zyrtarët e Kosovës

se përdorimi i dokumenteve të lëshuara jashtë Kosovës do të mund të ndalohej në ciklin e radhës të zgjedhjeve dhe kishte ardhur në këtë përfundim:

“EOM ka pranuar raporte, veçanërisht por jo ekskluzivisht nga katër komunat në veri, në lidhje me vështirësitë për komunitetet jo-shumicë (veçanërisht serbët dhe romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët) për të konfirmuar statusin e banorit dhe për të marrë letërnjoftimet e Kosovës.

Kjo është e vërtetë për të kthyerit, si dhe për personat që asnjëherë nuk kanë pasur një letërnjoftim (të Kosovës ose) të UNMIK-ut, e që nuk ka qenë e nevojshme deri më tani për shumë serbë të Kosovës që jetojnë në komunat e veriut, e as për pjesëtarët e komunitetit RAE, për të cilët ishte më lehtë të regjistroheshin në sistemin e Serbisë”.

edhe votimi me postë problematik

Votimi me letërnjoftime të Serbisë nuk është vendimi i vetëm i autoriteteve të Kosovës që rrjedh nga praktika e mbajtjes së zgjedhjeve të para lokale në veri në vitin 2013 dhe e cila u vu në dyshim këtë vit.

Një kundërthënie shumë më të madhe kanë nxitur votat që duhet të vijnë nga Serbia me postë. Përderisa votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Serbi iu është mundësuar që të regjistrohen me postë dhe të votojnë në zgjedhjet e Kosovës, nëse dëshirojnë, për shkak të mungesës së bashkëpunimit zyrtar midis Postës së Serbisë dhe Postës së Kosovës, transportimi i këtyre votave nuk bëhet nga Posta, por bartja e tyre organizohet nga institucione të tjera.

Deri në këtë vit, votimi me postë nga Serbia qendrore organizohej nga OSBE-ja me ç’rast të gjitha votat grumbulloheshin në disa qendra kolektive në Serbi dhe më vonë, në organizimin e këtij misioni, barteshin në Kosovë. Këtë vit, megjithatë, sipas mediave kosovare, transportimi i votave ishte përgjegjësi e Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Për shkak të mënyrës specifike të ardhjes së votave me postë nga Serbia, shumë subjekte politike në Kosovë konsiderojnë se ato nuk duhet të pranohen. Në mesin e tyre në vitet e kaluara printe Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa këtë vit ligjshmërinë e këtyre votave e vuri në dyshim koalicioni NISMA-AKR-PD, i cili edhe paraqiti një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. PZAP-i refuzoi këtë ankesë si të parakohshme.

“Që prej vitit 2013, aplikimet nga jashtë nga Serbia dhe Mali i Zi kanë ardhur përmes kanaleve ilegale, ato nuk kanë ardhur as me postë, as me faks, e as me e-mail… Ato vijnë në pako të organizuara fizike dhe kolektive, pa fahun postar të KQZ-së, nuk ka dyshim për këtë. Ky ishte një aspekt tjetër i jo legjitimitetit të këtyre votuesve, por kjo është një temë tjetër që duhet të theksohet në mënyrë që të mos përsëritet herën tjetër”.

Page 47: tregiMet tona

47

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Ishin këto vërejtjet e përfaqësuesit të Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi, të paraqitura në një takim të KQZ-së në vitin 2017 e në lidhje me praktikën e veçantë të KQZ-së kur është fjala për votat nga Serbia qendrore.

FOTO: Crno beli svet

Page 48: tregiMet tona

4948

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

nga sot keni shtëpinë tuaj” - ishte mesazhi i kandidatit të Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq (Goran Rakić), më 16 maj gjatë fushatës zgjedhore.

Ndeshja e parë në këtë sallë u luajt vetëm në tetor. Para ndeshjes, përsëri në vlugun e fushatës zgjedhore, por tani për zgjedhjet e fundit parlamentare të Kosovës, në sallë u pa Kryetari i Organit të përkohshëm të Komunës së Mitrovicës së Kosovës, Aleksandër Spiriq (Aleksandar Spirić).

Ai njoftoi publikun se çdo vit ndahen rreth 15 milion dinarë përmes Entit për sport për funksionimin e 23 klubeve sportive, e mediat se ndeshja e parë pritet për rreth dhjetë ditë. Gjë që edhe ndodhi.

Çfarë ndodhi në pauzën pesë mujore midis majit dhe tetorit?

Ne vizituam sallën një pasdite të shtatorit, duke mos ditur ende se ndeshja e parë do të luhej një muaj më vonë.

SaLLa e SPorteve në MitroviCë - inveStiMet Dhe aFatet

Mitrovicasit kanë pritur një kohë të gjatë për sallën e sporteve në të cilën ndeshja e parë u zhvillua në fillim të tetorit. Mjetet për ndërtimin e sallës u ndanë që në vitin 2015, ndërsa përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale asnjëherë nuk njoftuan publikun pse kishte vonesa në përfundimin e punimeve. Megjithatë, kanë përgëzuar objektin e ri, madje në dy raste. të dyja herë në vlugun e fushatës zgjedhore.

Shkruan: jellena Simiq

Dukja e jashtme e sallës në shtator

Page 49: tregiMet tona

49

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Atëherë takuam disa punëtorë.“Ne jemi këtu çdo ditë nga mëngjesi deri në pesë pasdite”, u përgjigj njëri prej tyre me mirësjellje, duke mos dashur të prezantohet.Nga dy hyrjet në sallë, vetëm njëra funksiononte, rruga hyrëse nuk ishte rregulluar, një pjesë e pllakave ende nuk ishte vendosur, paletat me thasë me material ndërtimor ishin mu para hyrjes së vetë sallës.

Edhe pse sportistët fituan “shtëpinë” kah mesi i majit, ndriçimi në sallë u instalua vetëm në fillim të shtatorit. Edhe vetë Kryetari i Komunës Goran Rakiq u lavdërua me “ndriçimin modern” në faqen në Facebook të Komunës së Mitrovicës së Veriut.Një nga punëtorët në atë kohë na shoqëroi brenda të sallës, nëpër korridoret e parregulluara dhe zhveshtoret ende jo funksionale.Sidoqoftë, vetë salla me kosha dhe gola dukej e rregulluar, në tribuna ishin vendosur flamuj serbë, e në ato tribuna ishin vendosur edhe karriget.

Në atë kohë nuk ishim në gjendje të merrnim përgjigjen për disa pyetje nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut e që kishin të bënin me përdorimin dhe ndërtimin e sallës.

Përveç faktit se pushteti vendor nuk sqaroi pse u hap salla në maj, ndërsa ndeshjet u zhvilluan vetëm në tetor, publikut iu mohuan edhe informacionet pse kishte vonesa në përfundimin e ndërtimit të sallës.

Mjetet, afatet, premtimet…

Mjetet për ndërtimin e sallës sportive në Mitrovicën e Veriut fillimisht u ndanë nga Fondi për zhvillimin e veriut në fund të vitit 2015. Vlera e projektit në atë kohë ishte gati një milion euro, respektivisht 907.900 euro.

Fondi për zhvillimin e komunave në veri të Kosovës u krijua si rezultat i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në bazë të konkluzioneve të arritura në mbledhjen e Grupit punues për doganë, më 17 janar 2013 në Bruksel, u përcaktua se të ardhurat e mbledhura në kalimet 1 në Jarinjë dhe në kalimin 31 në Bërnjak do të përbenin burimin kryesor të të ardhurave për Fondin e zhvillimit.

Në fund të gushtit 2016, më shumë se 9.4 milion euro ishin mbledhur në Fond, ndërsa deri atëherë Bordi kishte miratuar 22 projekte të ndryshme me një vlerë të përgjithshme prej afërsisht 7.5 milion eurosh - janë të dhënat nga hulumtimi “A po jetojmë më mirë?”.

Deri në fund të viti 2018 në këtë Fond ishin mbledhur më shumë se 15.5 milion €, nga të cilat afro 11 milion iu ndanë komunave në veri përmes financimit të projekteve caktuara infrastrukturore dhe zhvillimore.

Fillimi i punëve për ndërtimin e sallës nisi zyrtarisht në shtator 2016, kur nga Kabineti i Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, u paralajmërua përfundimi i punimeve deri në fund të 2017.

Megjithatë, ky afat nuk u respektua.

Publiku mbeti pa informacione përse salla nuk u përfundua deri në fund të vitit 2017 ashtu siç ishte premtuar.

Një pjesë e shpjegimit erdhi nga Zyra e Auditorit në Raportin e Auditimit për Komunën e Mitrovicës së Veriut për vitin 2018.Për fazën e dytë të ndërtimit të sallës së sporteve kontrata u nënshkrua më 04.12.2018. në vlerë prej 325.351 €.

“… me planin dinamik është paraparë që punimet të përfundojnë në afat prej 90 ditëve kalendarike. Gjatë vizitave në terren më 15.04.2019 kemi vërejtur se ka pasur vonesë në ekzekutimin e punimeve. Kjo vonesë është shkaktuar nga kushtet atmosferike dhe OE (Operatori Ekonomik/Kontraktuesi, vërej. red.) kishte kërkuar shtyrjen e afatit për kryerjen e punimeve, gjë që u miratua nga menaxhmenti i komunës”, - ishte një nga gjetjet e auditorit

Për fazën e dytë të këtij projekti të ndërtimit të sallës së sporteve, Komuna e Mitrovicës së Veriut në dhjetor nënshkroi kontratë me firmën e ndërtimit P.T.P. “RAD” nga Zveçani.Sipas informacioneve të disponueshme në ueb faqen për prokurime publike, kjo kompani më së shpeshti merr tenderë nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, veprimtaria kryesore e kësaj ndërmarrje është ndërtimi i ndërtesave rezidenciale dhe jo-rezidenciale.

Pasoi paralajmërimi i ri për hapjen e sallës - 1 tetor 2018 - dhe përsëri nga përfaqësuesit komunal.“Salla e sporteve, siç qëndrojnë gjërat tani, do të përfundojë që në fillim të tetorit. Shpresojmë që salla e sporteve të hapet zyrtarisht më 1 tetor. Salla e sporteve ndërtohet sipas standardeve evropiane dhe mendoj se do të jemi në gjendje të krijojmë kushte për organizimin e garave të nivelit evropian dhe botëror “- tha në atë kohë shefja e administratës në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Adriana Hoxhiq (Adriana Hodžić).

Edhe ky afat nuk u respektua. Për më tepër, një vit më vonë, përsëri ndodh transferimi i parave.

Page 50: tregiMet tona

5150

zhvillimi i gazetarisë hulumtuese te gazetarët që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë

Kështu, në seancën e KK të Mitrovicës së Veriut në fund të prillit 2019. u miratua vendimi për transferimin e mjeteve nga Fondi i për zhvillimin e veriut, nga i cili financohet edhe projekti për ndërtimin sallës së sporteve.

“Për objektin e sallës së sporteve, gjithashtu nga transferimi i parë, transferohen 406 euro dhe një shumë shtesë mbi 226.305 euro”, pati thënë në atë kohë Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Çështje Sociale në administratën komunale, Vlladimir Jakshiq (Vladimir Jakšić).

Fondi për Zhvillimin e Veriut kryesohet nga Bordi Drejtues i përbërë nga - Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, si kryesues, Ministri i Financave të Kosovës, ne emër të autoriteteve të Kosovës, dhe përfaqësuesi i komunitetit serb të katër komunave.

Anëtar i këtij Bordi në emër të komunitetit serb që nga marsi i vitit 2018 është Lubomir Mariq (Ljubomir Marić).I pyetur për realizimin e projektit dhe si po ecin punët në të, Mariq nuk pranoi të komentojë.

“Ju mund t’i gjeni të gjitha informacionet në lidhje me punën e vetë Fondit dhe projektet që po zbatohen në faqen zyrtare të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Pas çdo takimi, ata lëshojnë njoftime”, kishte thënë Mariq në atë kohë.

Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë deklaruan se nga Fondi për zhvillimin e veriut për projektin për ndërtimin e sallës së sporteve ishin [v.p. ndarë] gjithsej 1.233.333 euro.

Pak më shumë se dy javë më vonë, Goran Rakiq uroi sportistët për shtëpinë e re.

Jo vetëm se nuk u zhvillua ndeshja pas urimit, por është dashur të pritet deri në tetor.

“Pas dy dekadash loje në fusha mysafire, sportistëve nga Mitrovica e Veriut iu ofrua mundësia të presin rivalët në qytetin e tyre dhe të jenë nikoqir në kuptimin e plotë të fjalës” - ishte një nga fjalitë e mediave lokale për ndeshjen e parë të zhvilluar.

Kjo nuk është hera e parë që është ndërtuar një sallë sportive në Mitrovicën e Kosovës.Ndërtimi i të parës, afër tempullit të qytetit, kishte filluar në vitin 2005, në kohën e Qeverisë së Vojisllav Koshtunicës. Kryes i punimeve ishte firma private “MBA Miljković”, në bashkëpunim me JP “Sport centar” - Mitrovica e Kosovës, ndërsa për tre vjet ishin përfunduar vetëm rreth 30% të ndërtesës, respektivisht skeleti i ndërtesës. Së bashku me largimin e pushtetit të atëhershëm u ndal edhe ndërtimi, ndërsa skeleti i ndërtesës edhe sot mund të vërehet në pyllin me pisha sipër qytetit, afër kishës së qytetit.

Pse kishte vonesa në punime në këtë projekt? A kishte pengesa dhe sfida në lidhje me zbatimin e këtij projekti? Kush ishte kontraktuesi për sallën e përmendur? A është e mundur të merret dokumentacioni i tenderit në lidhje me këtë projekt? - janë vetëm disa nga pyetjet për të cilat nuk kemi arritur të marrim [sh.p. përgjigje] nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut as me shkrim e as me telefon.

Page 51: tregiMet tona

51

Page 52: tregiMet tona

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile

(KCSF).