30
Westminster YOUR CHOICE FOR PRIMARY EDUCATION A guide for parents with children starting Primary and nursery schools in 2009/10 (Albanian) ______________________________________________________________

Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

Westminster

YOUR CHOICE FOR PRIMARY EDUCATION

A guide for parents with children starting Primary and nursery schools in 2009/10

(Albanian) ______________________________________________________________

Page 2: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

PREZANTIM ME SHKOLLAT FILLORE TË WESTMINSTERIT Kjo librushkë është për prindërit e nxënësve të moshës tre deri 11 vjeç, por merret kryesisht me çështjet e atyre prindërve fëmijët e të cilëve janë në kohë për të nisur shkollën fillore në 2009. Jep informacion se si dhe kur duhet aplikuar për vende, shpjegon se si merren vendimet për pranime dhe jep informacion për secilën shkollë për të ndihmuar prindërit të bëjnë zgjedhjen më të mirë për fëmijët e tyre. Në Westminster gjenden 41 shkolla fillore dhe akademi të financuara nga shteti si dhe katër kopshte të finanuara. Arsimimi i disponuar në secilën nga këto shkolla është falas. Të gjitha shkollat e tjera në Westminster që disponojnë arsimim fillor apo parashkollor janë ose të pavarura (private) ose nën drejtimin e organizatave të tjera që mund vënë tarifa pagese. Shërbimi Informativ për Familjet në Westminster nxjerr edhe Udhëzuesin për Moshat nen 14 që jep detajet e të gjitha kushteve te siguruara në zonë, dhe mund të merret duke telefonuar 020 7641 7920 ose vizituar www.westminster.gov.uk/children. Informacion i mëtejshëm mbi shkollat e pavarura disponohet nga Këshilli i Shkollave të Pavarura (www.isc.co.uk) dhe nga Direktorati dhe Burimet e Shkollave të Pavarura (www.independentschools.co.uk). Shumë prej pyetjeve të ngritura nga prindërit u jepet përgjigje në këtë librushkë, por nëse ju duhet më shumë informacion, komisioni i pranimeve shkollore do të ketë kënaqësinë t’ju ndihmojë.

SI TË KONTAKTONI KOMISIONIN E PRANIMEVE

Komisioni i pranimeve shkollore i bashkisë gjendet në zyrat e bashkisë në Lisson Grove, NW8. Mund të kontaktohet në disa mënyra • me shkrim tek: Westminster City Council, School Admissions team, Schools and Learning Directorate, 1st floor, 215 Lisson Grove, London, NW8 8LF • me telefon në 020 7641 1816/1817 • postë elekronike: [email protected] • visitoni: www.westminster.gov.uk/admissions • flisni me personelin në Zyrat e Shërbimeve Publike në Westminster që do të jenë në gjendje t’u përgjigjen kërkesave tuaja elementare. Nëse keni nevojë të takoni një pjesëtar të komisionit të pranimeve shkollore, mund t'ju duhet të lini një takim nëse janë të ngarkuar me punë. SHKOLLAT KOMUNITARE, ME FONDE VULLNETARE DHE AKADEMITË - SHPJEGIMI Në Westminster gjenden 41 shkolla fillore dhe akademi të financuara nga shteti si dhe katër kopshte të finanuara. Katërmbëdhjetë nga këto janë shkolla fillore

Page 3: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

komunitare, 19 janë shkolla fillore me fonde vullnetare të Kishës Anglikane, shtatë janë shkolla fillore me fonde vullnetare të Kishës Katolike Romake dhe njëra është akademi. Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e pranimeve. Shkollat me fonde vullnetare ngrihen nga një organ fetar apo vullnetar por financohen nëpërmjet këshillit bashkiak. Drejtuesit kanë përgjegjësi shtesë mbi ato të shkollave komunitare, duke përfshirë dhe caktimin e kërkesave për pranime dhe vendimmarrjen se cilët fëmijë do pranohen. Akademitë janë shkolla të pavarura të financuara me fonde drejtpërdrejt nga pushteti qendror. Organi drejtues i secilës akademi cakton masat e veta të pranimit në marrëveshje me Sekretarin e Shtetit dhe seksionin lokal të arsimit. AKADEMITË NË WESTMINSTER Westminsteri ka katër akademi. Westminster Academy dhe Paddington Academy u hapën në shtator 2006. King Solomon Academy, për nxënës të moshës 3 – 18 vjeç, u hap në shtator 2007 në vendndodhje të përkohshme në Penfold Street, NW1. Godina e saj e re e përhershme do të hapet në shtator 2009 në vendin ekzistues gati për të marrë për herë të parë nxënësit e klasës së 7-të. Mbas konsultimeve të gjera në 2007 dhe në fillim të 2008-ës, shkolla Pimlico u bë akademi në shtator të 2008-ës. Sipas programit Ndërtimi i Shkollave për të Ardhmen, shkolla po i nënshtrohet punimeve të mëdha rindërtuese që do të përfshijnë një bibliotekë publike dhe një qendër mësimore për të rritur, me afat përfundimi në fillim të 2011-ës.

NDËRTIMI I SHKOLLAVE PËR TË ARDHMEN Këshilli bashkiak ka plane ambicioze për të ardhmen e shkollave tona. Programi Ndërtimi i Shkollave për të Ardhmen do të përmirësojë cilësinë e masave arsimore, si dhe të Informatikës (ICT) për çdo student të shkollave të mesme apo speciale. Në Westminster propozimet për përmirësime do të përkrahen nga një investim mbi 152 milion sterlina në Informatikë dhe godina të reja apo të rimobiluara për të dhjeta shkollat e mesme dhe Njësitë e Referimit të Nxënësve. Kemi zhvilluar një program interesant përmirësimesh dhe ndryshimesh të propozuara ndaj shkollave gjatë viteve që vijnë për të na ndihmuar të arrijmë synimin. Programi Ndërtimi i Shkollave për të Ardhmen është pjesë e programit kombëtar qeveritar për të rindërtuar ose rimobiluar shkollat e mesme. Westminsteri është një nga bashkitë e para në këtë program dhe puna ka nisur në fillim të 2008-ës. Ky program do të ketë: • ripunimin në vendin ekzistues të akademisë Pimlico, që ka nisur në fillim të 2008-ës.

Page 4: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

• zgjerimin e shkollës St. Marylebone CE nga fillimi shkollor 2010, me një godinë të re të ndërtuar në sheshin e afërt në Blandford Street, që për momentin strehon qendrën e studimeve të përparuara (sixth form) të shkollës, nisur nga fillimi i 2008-ës. • një shtesë të re dhe rimobilim të shkollës Westminster City, nga fillimi i 2008-ës. • zgjerimin e shkollave St. George’s RC dhe St. Augustine’s CE nga viti i ri shkollor 2010 me anë të rimobilimit të ndërtesave ekzistuese dhe mjediseve të reja të ndërtuara ne vendet ekzistuese. • një godinë shtesë e re dhe rimobilim për The Grey Coat Hospital • një rindërtim i përmirësuar për shkollën Quintin Kynaston • një Njësi Referimi për Nxënësit e ndërtuar posaçërisht, për të siguruar arsimim për fëmijë që nuk mund të ndjekin shkollën.

PROGRAMI MËSIMOR KOMBËTAR Shkollat fillore të Westminsterit ndjekin programin mësimor kombëtar. Kur fëmija juaj nis shkollën fillore në klasën pritëse (reception), do t‘i jepet mësim në ciklin Themeltar (parashkollor). Pjesa e mbetur e kohës së fëmijës në shkollim fillor dhe të mesëm ndahet në katër faza të njohura si Cikle (Key Stages). Çdo cikël ka programin e vet të studimit, synimet dhe masat për vlerësime. Katër ciklet janë: Cikli 1 Moshat 5 – 7 (Viti i 1-rë dhe i 2-të i shkollës) Cikli 2 Moshat 7 – 11 (Vitet shkollore nga i 3-ti te i 6-i) Cikli 3 Moshat 11 – 14 (Vitet shkollore nga i 7-i te i 9-i) Cikli 4 Moshat 14 – 16 (Vitet shkollore nga i 10-i dhe i 11-i) Në shkollën fillore fëmija do të kalojë Ciklin 1 dhe 2. Lëndët që do të mësojë janë këto: Anglisht Matematikë Shkencë Histori Gjeografi Vizatim Teknik Muzikë Edukim Fizik Art Edukim Fetar Informatikë Bëhet gjithashtu një lutje kolektive e përditshme nga të gjithë nxënësit, përveç atyre të cilët prindërit e vet kanë kërkuar të hiqen.

ARSIMI PARASHKOLLOR DHE KUJDESI PËR FËMIJËT

Shërbimet për Fëmijë Parashkollorë dhe Grupi i Efikasitetit Shkollor mbajnë përgjegjësi për përkrahjen e realizimit me cilësi të arsimit dhe kujdesit për fëmijët kudo në Westminster. Kjo po realizohet nëpërmjet një sërë qendrash, ku përfshihen

Page 5: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

12 qendra fëmijësh të cilat gjithashtu sigurojnë përkrahje ndaj familjeve, mundësi mësimi për të rritur dhe këshillim për punësime. Prindërit mund të kenë një vend parashkollor falas me orar të pjesshëm për dy orë e gjysmë në ditë deri në 38 javë në vit për tre dhe katër vjeçarët. Vizitoni www.westminster.gov.uk/children ose contaktoni Shërbimin Informativ për Familje në 020 7641 7929 ose në postën elektronike [email protected] për inforrmacion të mëtejshëm.

Page 6: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

SI TË APLIKONI PËR VEND KOPSHTI NË NJË INSTITUT PARASHKOLLOR APO SHKOLLË FILLORE ME FONDE NGA SHTETI INSTITUTE PARASHKOLLORE APO KLASA KOPSHTI TË FINANCUARA NGA SHTETI

Gjenden katër institute parashkollore(kopshte) dhe 32 klasa kopshti në shkolla fillore të financuara nga bashkia. KOPSHTET Dorothy Gardner Nursery Centre Mary Paterson Nursery School Portman Early Childhood Centre Drejtuar në bashkëpunim me Church Street Sure Start

Tachbrook Nursery School Për informacion të mëtejshëm mbi këto shkolla, ju lutemi shikoni versionin e plotë në anglisht të kësaj broshure. KLASA KOPSHTI NË SHKOLLAT FILLORE TË WESTMINSTERIT Disa shkolla fillore ofrojnë klasa kopshti ditore. Shkolla të tjera ofrojnë vetëm sesione me orar të pjesshëm, kurse disa ofrojnë edhe me orar të pjesshëm, edhe me të plotë. Jeni të mirëpritur të pyesni cilëndo nga shkollat se si i organizon klasat e veta. Shkollat e poshtëpërmendura të financuara të Westminsterit kanë klasa kopshti: All Souls CE Primary School St. Augustine's CE Primary School Burdett-Coutts CE Primary School St. Clement Danes CE Primary School Christ Church Bentinck CE Primary School St. Edward's RC Primary School Churchill Gardens Primary School St. James' and St. Michael's CE Primary

School Edward Wilson Primary School St. Joseph's RC Primary School Essendine Primary School School St. Mary Magdalene CE Primary School Gateway Primary School St. Mary of the Angels RC Primary School George Eliot Infant School St. Mary's Bryanston Square CE Primary

School Hallfield Infant School St. Matthew's CE Primary School Hampden Gurney CE Primary School St. Peter's Eaton Square CE Primary

School King Solomon Academy St. Saviour's CE Primary School

Page 7: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

Millbank Primary School St. Stephen's CE Primary School Our Lady of Dolours RC Primary School St. Vincent de Paul RC Primary School Paddington Green Primary School St. Vincent's RC Primary School Queen's Park Primary School Soho Parish CE Primary School Robinsfield Infant School Wilberforce Primary School Për informacion të mëtejshëm mbi këto shkolla, ju lutemi shikoni versionin anglisht të kësaj librushke. Ju lutemi kini parasysh: regjistrimi në kopshtet e renditura më sipër nuk rezulton automatikisht në pranim në shkollën përkatëse. Të gjithë prindërit këshillohen të bëjnë aplikimet për në shkollat që parapëlqejnë, në përputhje me procedurën e renditur në faqen tjetër. SI TË APLIKONI Për të aplikuar për vend në një klasë kopshti të një shkolle fillore apo kopësht të financuar në Westminster, duhet të aplikoni drejtpërdrejt tek shkolla/kopshti përkatës. Jeni të mirëpritur t’i kontaktoni shkollat vetë për të caktuar një vizitë dhe për të bërë aplikimin. Detajet e kontaktit për shkollat jepen në pjesën e kopshteve dhe shkollave fillore në versionin e plotë anglisht të kësaj broshure. Shkollat komunitare/Kopshtet Mund të mos ketë vende të mjaftueshme në një kopësht apo klasë kopshti për të pranuar të gjithë fëmijët që kanë dëshirë të regjistrohen. Për shkollat komunitare dhe kopshtet e financuara ku janë bërë më shumë kërkesa se sa vende, shkolla do t'i caktojë vendet sipas rendit të mëposhtëm: 1. Fëmijë nën kujdesin publik 2. Fëmijë me nevojë të veçantë mjekësore apo sociale për vend në pikërisht atë

shkollë. 3. Fëmijë që kanë një motër apo vëlla që shkon në atë kopësht apo klasë kopshti,

ose në shkollën ku bën pjesë kjo klasë, në kohën e pranimit. (Në rastin e klasave-kopësht në shkollat Robinsfield, George Eliot dhe Hallfield Infant, kjo parësi përfshin edhe aplikantët që kanë një fëmijë nga familja që ndjek përkatësisht një nga shkollat Barrow Hill, George Eliot ose Hallfield Junior, sipas parësisë ndërlidhore për fëmijë nga familja, që ekziston midis këtyre palëve të shkollave për pranimin e fëmijëve nga klasa pritëse e më sipër)

4. Fëmijë për të cilët shkolla apo klasa-kopësht është më e afërta në shkollë

komunitare. Brenda këtij grupi parësia u jepet atyre që jetojnë më pranë shkollës sipas matjes së distancës më të shkurtër në ecje.

5. Fëmijët që jetojnë më pranë shkollës Shkollat me fonde vullnetare Shkollat me fonde vullnetare kanë kriteret e veta për të vendosur se cilët fëmijëve u duhet dhënë një vend në klasat-kopësht. Prindërit duhet të kontaktojnë secilën shkollë drejtpërdrejt për më shumë informacion.

Page 8: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

TRANSFERIMI I FËMIJËVE TË KOPSHTIT NË KLASËN PRITËSE. Ju lutemi vini re se nuk ka transferim automatik nga kopshti në klasën pritëse të një shkolle. Shkolla për të mitur apo ajo fillore ku fëmija shkon në klasën-kopësht nuk do të jetë medoemos në gjendje të ofrojë një vend në klasën pritëse. Ka një procedurë tjetër aplikimi për vende në klasën pritëse në shkolla. Të gjitha shkollat kanë kritere pranimi, të cilat i përdorin për caktimin e vendeve atje ku ka mbingarkesë kërkesash.

Page 9: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

SI TË APLIKONI PËR VEND NË KLASË PRITËSE NË NJË SHKOLLË FILLORE KUR TË APLIKONI PËR VEND NË KLASË PRITËSE NË SHKOLLA FILLORE Në qoftë se fëmija ka lindur mes 1 shtatorit 2004 dhe 31 gushtit 2005, atëherë ka kohën për të nisur klasën pritëse në shkollë në vitin shkollor 2009/010. Duhet ta bëni aplikimin brenda 2 marsit 2009. Mund të aplikoni që në shtator 2008, por ju lutemi të kini parasysh se kohëzgjatja për të cilën emri i fëmijës suaj është në listë nuk ndikon në parësinë për t'i dhënë vend. Po të aplikoni pas datës së mbylljes, mund të merrni vesh se shkolla e lagjes është mbushur me fëmijë prindërit e të cilëve kanë aplikuar në kohën e duhur. Bashkia po bashkërendon procesin e pranimeve për 2009/10. Atyre prindërve dhe kujdestarëve që kanë aplikuar në një shkollë të Westminsterit para shtatorit 2008 do t’u duhet të aplikojnë rishtazi. Këta prindër do të kontaktohen drejtpërdrejt dhe do t'u dërgohet formulari i përbashkët i aplikimit për Westminsterin si dhe shënimet udhëzuese për pranimet në klasat pritëse të shkollave fillore në shtator 2008/janar 2009. Në qoftë se nuk ju ka ardhur formulari deri në janar 2009, ju lutemi kontaktoni Komisionin e Pranimeve Shkollore në numrin 020 7641 1817.

KUR DUHET TË NISË FËMIJA SHKOLLËN FILLORE Klasa ku do të hyjë fillimisht fëmija juaj kur të nisë shkollën fillore do të jetë klasa pritëse (reception class). Sipas ligjit kërkohet që fëmijët, pasi të kenë mbushur pesë vjeç, të arsimohen me kohë të plotë gjatë semestrave shkollorë. Megjithatë, në Westminster fëmijët e nisin shkollën më herët. Fëmijët normalisht do të pranohen në shkolla komunitare në Westminster në shtator nëse mbushin 5 vjeç mes 1 shtatorit dhe fundit të shkurtit, ose në janar nëse mbushin pesë mes 1 marsit dhe 31 gushtit. Ju mundeni, nëse keni dëshirë, ta shtyni për një semestër afatin e hyrjes së fëmijës në shkollë, brenda vitit akademik, për në semestrin e pranverës (në janar) ose për në fillimin e semestrit të verës (në prill). Nëse dëshironi të veproni kështu, kur të merrni ofertën për një vend, duhet të kontaktoni shkollën vetë dhe të diskutoni çështjen. Shumica e shkollave me fonde vullnetare i pranojnë fëmijët në klasat pritëse në të njëjtën mënyrë në dy periudha të vitit (shtator dhe janar). Shkollat Christ Church Bentinck, King Solomon Academy, Our Lady of Dolours, St Augustine's, St. Barnabas, , St Mary of the Angels, St Matthew’s, St Saviour's, St Vincent de Paul, St Vincent’s dhe Soho Parish zakonisht i pranojnë të gjithë fëmijët në klasën pritëse në shtator. Megjithatë, pas konsultimeve me prindër dhe mësues, është e mundur të shtyhet nisja e shkollës për një fëmijë që është veçanërisht i mitur apo i papërvojë. Për këtë duhet të pyesni kur aplikoni në shkollë.

Page 10: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

MASAT E PRANIMIT TË BASHKËRËNDUARA NGA WESTMINSTERI. Siç kërkohet me ligj, këshilli bashkiak do të bashkërendojë pranimet në të gjitha shkollat dhe akademitë e financuara nga shteti. Masat e bashkërenduara për pranimet janë paraqitur për t’ua bërë më të lehtë prindërve aplikimin në shkollat fillore që kanë zgjedhur vetë si dhe për të rritur numrin e fëmijëve të cilëve, në ciklin fillestar të ofertave, u ofrohet një vend në klasë pritëse në një shkollë të parapëlqyer nga vetë ata. Çdo aplikant mund të shprehë deri në gjashtë preferenca për shkolla fillore në Westminster, sipas radhës së parapëlqimit, në Formularin e Përbashkët të Pranimeve për Westminsterin. Këshilli bashkiak do të bashkërendojë procesin e pranimeve për të siguruar që asnjë fëmijë të mos marrë më shumë se një ofertë për vend në një shkollë fillore në Westminster (preferencën më të lartë për të cilën përmbush kushtet) me 8 maj 2009. Ka shumë rëndësi që t'i vendosni preferencat tuaja në radhën e duhur. Komisioni i Pranime Shkollore i bashkisë do t’ua kalojë detajet e aplikimit secilës nga shkollat tuaja të preferuara. Organet drejtuese të shkollave me fonde vullnetare dhe të akademisë King Solomon do t'i rendisin aplikantët në përputhje me kriteret e tyre të pranimit. Për shkollat komunitare kjo do bëhet nga komisioni i Pranimeve. Në rastin kur një fëmijë përmbush kushtet për t’iu ofruar vend në më shumë se një shkollë, Komisioni i Pranimeve do të mbajë ofertën për preferencën më të lartë prej këtyre shkollave në formularin e prindit dhe do t'i lirojë të gjitha ofertat e tjera më pak të parapëlqyera. Këto vende mund t’u ofrohen aplikantëve të tjerë. Të gjitha ofertat për shkolla në Westminster do bëhen në të njëjtën ditë – 8 maj 2009.

Page 11: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

CILËN SHKOLLË? SI TË VENDOSNI PËR SHKOLLËN E PARAPËLQYER Para se të vendosni se në cilat shkolla të aplikoni dhe në ç’radhë preference, ju këshillojmë të lexoni udhëzuesin që gjendet brenda kësaj librushke. Informacionin për secilën shkollë e përmban versioni kryesor i kësaj broshure. Broshura përmban edhe informacion mbi kriteret e pranimeve për të gjitha shkollat komunitare dhe udhëzime për masat e pranimeve për shkollat me fonde vullnetare (kishtare). Secila shkollë nxjerr gjithashtu edhe broshurën e vet (të disponuar drejtpërdrejt nga shkollat) që jep informacion të mëtejshëm rreth shkollës. Do t’ju rekomandonim gjithashtu që të vizitoni secilën shkollë për të cilën jeni të interesuar. Ju këshillojmë në mënyrë të veçantë të vini emrat e të paktën tre shkollave në Formularin e Përbashkët të Aplikimeve të Westminsterit dhe t’i përfshini si të parapëlqyera të gjitha shkollat komunitare që gjenden në afërsi. Në rast se nuk veproni kështu, do të na kufizoni mundësinë për t'ju ofruar vend në një shkollë nëse preferencat e tjera nuk mund të realizohen. Ju lutemi të mbani në mendje se shumica e shkollave do të marrin më shumë kërkesa se sa kanë vende, dhe në kësi rastesh do t'ua japin vendet fëmijëve që kanë parësi më të larta sipas kritereve të pranimit të shkollës. Kriteret e pranimit për shkollat komunitare janë renditur në pjesën 'Kriteret e Pranimit' të kësaj librushke. Shkollat me fonde vullnetare (kishtare) kanë kriteret e veta të pranimit dhe është e rëndësishme që t'i kontrolloni këto kritere për të parë nëse fëmija juaj i përmbush kushtet për vend. Në rast aplikimi për shkaqe fetare, do t’ju kërkohet që, në formularin shtesë të shkollës, të siguroni vërtetim për pjesëmarrjen tuaj në kishë dhe/ose përkushtimin fetar. (Ju lutem kini parasysh se, nëse një shkollë është e mbingarkuar me kërkesa, përmbushja e kritereve të pranimit të asaj shkolle nuk garanton dhënien e një vendi.) Pjesa informative për secilën shkollë tregon se sipas cilave kritere janë dhënë vendet në vitet e shkuara. Ju lutem mbani në mendje se jo të gjitha shkollat u japin parësi fëmijëve që kanë motra apo vëllezër që ndjekin atë shkollë, dhe shumica e shkollave nuk u japin parësi fëmijëve që shkojnë në kopshtin e shkollës. Aplikimi në një shkollë nuk garanton marrjen e vendit për fëmijën tuaj. . Të gjitha shkollat me fonde vullnetare (përveç Soho Parish) kanë formularë shtesë për të plotësuar, të cilët disponohen drejtpërdrejt nga shkollat. Këto shkolla janë renditur më poshtë në pjesën ‘Formularë Shtesë për Aplikime'. Nëse po aplikoni për vend në një nga këto shkolla, duhet që gjithashtu të plotësoni formularin shtesë të shkollës. Nëse dëshironi të aplikoni në një shkollë fillore jashtë Westminsterit, duhet të kontaktoni bashkinë përkatëse, që do t’ju informojë për procedurat e veta të aplikimit. Nëse dëshironi të aplikoni për një shkollë të pavarur (private me tarifa), do t’ju duhet të aplikoni drejtpërdrejt tek ajo shkollë.

Page 12: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

SI TË APLIKONI FORMULARI I APLIKIMIT – FORMULARI I PËRBASHKËT I APLIKIMIT PËR WESTMINSTERIN Për të aplikuar në cilëndo shkollë në Westminster do t'ju duhet të plotësoni formularin e përbashkët të aplikimit për Westminsterin. Mundeni gjithashtu të aplikoni nëpërmjet internetit. Informacion i mëtejshëm për aplikimet në internet jepet nga brenda kopertinës së kësaj broshure dhe në www.westminster.gov.uk/admissions. Formularë letre disponohen drejtpërdrejt nga shkollat fillore të Westminsterit dhe nga komisioni i Pranimeve Shkollore në 020 7641 1817. Një kopje e formularit mund të shkarkohet nga www.westminster.gov.uk/admissions. Në formularin e përbashkët të aplikimeve për Westminsterin mund të rendisni deri në gjashtë shkolla sipas radhës së parapëlqyer. Kjo do të thotë se në kuadratin 'preferenca 1' duhet të shkruani zgjedhjen e parë, pra shkollën ku keni më shumë dëshirë ta çoni fëmijën. Në kuadratin 'preferenca 2' duhet të shkruani shkollën e zgjedhur si të dytën, e kështu me radhë. Nëse keni ndonjë vështirësi, ju lutemi kontaktoni komisionin e Pranimeve Shkollore. Këshilli do të bashkërendojë procesin e pranimeve për të siguruar që asnjë fëmijë të mos marrë më shumë se një ofertë për vend në një shkollë fillore në Westminster (preferencën më të lartë për të cilën përmbush kushtet) në ditën e përbashkët të ofertave (8 maj 2009). Prandaj ka shumë rëndësi që t'i vendosni preferencat tuaja në radhën e duhur. Të gjitha shkollat me fonde vullnetare në Westminster (përveç shkollës fillore Soho Parish CE) kanë edhe formularë shtesë. Shikoni pjesën 'Formularë Shtesë’ në vijim për informacion të mëtejshëm. Duhet të përfshini vetëm shkolla fillore të Westminsterit në formular. Nëse dëshironi të aplikoni në shkolla jashtë Westminsterit, duhet ta bëni këtë veçmas – hollësitë do të disponohen nga seksioni i arsimit lokal ku bën pjesë shkolla. Duhet të plotësoni vetëm një Formular të Përbashkët Aplikimi të Westminsterit. Nëse dërgoni më shumë se një formular, komisioni i pranimeve do të përpiqet t’ju kontaktojë për të konfirmuar se cili është aplikimi që parapëlqeni. Nëse nuk është e mundur t'ju kontaktojnë, seksioni lokal i arsimit do t’i rendisë shkollat e parapëlqyera sipas largësisë, duke nisur me shkollën më të afërt si atë më të parapëlqyerën. Duhet ta dërgoni formularin e përbashkët të plotësuar tek: Westminster City Council School Admissions team 215 Lisson Grove London NW8 8LF Nëse dëshironi, mund ta dorëzoni formularin e plotësuar tek shkolla komunitare e lagjes, që do t'ia kalojë komisionit të Pranimeve Shkollore.

Page 13: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

Formularët duhen marrë nga komisioni i Pranimeve Shkollore brenda orës 17.00 të datës 2 mars 2009. Aplikimet në internet do të pranohen deri në orën 23.59 të kësaj date. Një pohim do t'ju dërgohet për të konfirmuar marrjen e aplikimit.

FORMULARË SHTESË APLIKIMI Të gjitha shkollat me fonde vullnetare (përveç shkollës fillore Soho Parish CE) kanë formularë shtesë për t'u plotësuar, të cilët disponohen drejtpërdrejt nga shkollat. Këto formularë janë të nevojshëm që drejtuesit e shkollës të vendosin nëse aplikantët i përmbushin kriteret e besimit fetar e kritere të tjera. Në rast aplikimi për shkaqe fetare, do t’ju kërkohet që, në formularin shtesë të shkollës, të siguroni vërtetim për pjesëmarrjen tuaj në kishë dhe/ose përkushtimin fetar. Nëse po aplikoni për vend në një prej këtyre shkollave, duhet ta plotësoni këtë formular. Nëse nuk veproni kështu, do të thotë se drejtuesit e shkollës nuk do të jenë në gjendje ta konsiderojnë plotësisht aplikimin tuaj kundër kritereve të publikuara të shkollës për mbingarkesë aplikimesh.

Shkollat për të cilat është e nevojshme të plotësohet një formular shtesë Shkollat me fonde vullnetare (kishtare) të Wesminsterit All Souls CE Primary School, W1W 7JJ Burdett-Coutts and Townshend Foundation CE Primary School, SW1P 2QQ Christ Church Bentinck CE Primary School, NW1 5NS Hampden Gurney CE Primary School, W1H 5HA Our Lady of Dolours RC Primary School, W2 5SR St. Augustine’s CE Primary School, NW6 5XA St. Barnabas’ CE Primary School, SW1W 8PF St. Clement Danes CE Primary School, WC2B 5SU St. Edward’s RC Primary School, NW1 6LH St. Gabriel’s CE Primary School, SW1V 3AG St. George’s Hanover Square CE Primary School, W1K 2XH St. James’ and St. Michael’s CE Primary School, W2 3QD St. Joseph’s RC Primary School, W9 1DF St. Luke’s CE Primary School, W9 3EJ St. Mary Magdalene’s CE Primary School, W2 5TF St. Mary of the Angels RC Primary School, W2 5PR St. Mary’s Bryanston Square CE Primary School, W1H 1DL St. Matthew’s CE Primary School, SW1P 2DG St. Peter’s CE (Chippenham Mews) Primary School, W9 2AN St. Peter’s Eaton Square CE Primary School, SW1W 0NL St. Saviour’s CE Primary, W9 2JD St. Stephen’s CE Primary School, W2 5QH St. Vincent de Paul RC Primary, SW1P 1EP St. Vincent’s RC Primary School, W1U 4DF Westminster Cathedral RC Primary School, SW1V 3SE

Page 14: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

Shkollat për të cilat nuk nevojitet formular shtesë Shkollat Komunitare të Westminsterit Churchill Gardens Primary School, SW1V 3EU Edward Wilson Primary School, W2 5TL Essendine Primary School, W9 2LR Gateway Primary School, NW8 8LN George Eliot Infant School, NW8 0NH Hallfield Infant School, W2 6JJ Millbank Primary School, SW1P 4HR Paddington Green Primary School, W2 1SP Queen’s Park Primary School, W10 4DQ Robinsfield Infant School, NW8 6PX Wilberforce Primary School, W10 4LB Shkollat me fonde vullnetare (kishtare) të Wesminsterit Soho Parish CE Primary School, W1D 7LF Akademitë King Solomon Academy, NW1 6RX SHKOLLAT JASHTË WESTMINSTERIT

Nëse jetoni në Westminster, por do të dëshironit që fëmija juaj të shkonte në shkollë diku tjetër, duhet të kontaktoni shkollën në të cilën jeni të interesuar si dhe seksionin e arsimit lokal ku ndodhet shkolla për informacion mbi pranimet. Masat për aplikime në seksionet e tjera ka mundësi të jenë të ndryshme nga ato të Westminsterit dhe do t'ju duhet të plotësoni formularin e tyre përkatës. Mund t’ju kërkohet të plotësoni edhe një formular shtesë nga shkolla. Të dhënat për të kontaktuar secilën nga bashkitë fqinje të Westminsterit jepen në fund të kësaj librushke.

SHKOLLA PRIVATE TË PAVARURA (ME TARIFA PAGESE) Informacion i mëtejshëm mbi shkollat e pavarura disponohet nga Këshilli i Shkollave të Pavarura (www.isc.co.uk) dhe nga Direktorati dhe Burimet e Shkollave të Pavarura (www.independentschools.co.uk). Do t’ju kërkohet gjithashtu të paguani tarifa për të ndjekur këto shkolla. Këto shkolla nuk janë pjesë përbërëse e organizimit të pranimeve të bashkërenduar nga bashkia, ndaj ju duhet të aplikoni vetë tek ato. NDRYSHIME NË PARAPËLQIM

Nëse dëshironi të ndërroni radhën e preferencave të shkollave të renditura në formularin tuaj të aplikimit, duhet të bëni kërkesë me shkrim para datës së mbylljes me 2 mars 2009. Pas kësaj date nuk është e mundur të bëhen ndryshime.

FËMIJË ME DËFTESË NEVOJASH ARSIMORE TË POSAÇME

Nëse fëmija juaj ka një dëftesë nevojash arsimore të posaçme, procedura ndryshon dhe ju nuk duhet të plotësoni formularin e përbashkët të aplikimit për Westminsterin.

Page 15: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

Ju lutemi kontaktoni ekipin e Nevojave të Posaçme Arsimore të bashkisë në 020 7641 5351/5353.

Page 16: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

SI DO T'JU KONSIDEROHET APLIKIMI PROCEDURA PËR T’U MARRË ME APLIKIMET Komisioni i Pranimeve Shkollore do t’i dërgojë një listë me aplikimet e marra deri në datën e mbylljes çdo shkolle me fonde vullnetare dhe akademie. Pas kësaj drejtuesit e shkollës do t’i rendisin aplikantët sipas kritereve të tyre të pranimit dhe do t’ua kthejnë listat komisionit të Pranimeve Shkollore. Komisioni i pranimeve (në konsultim me personelin e shkollës) do t’i rendisë aplikantët për secilën shkollë komunitare në përputhje me kriteret e pranimit të bëra të njohura nga shkollat komunitare të Westminsterit. Komisioni i pranimit nuk do t’i tregojë asnjë shkolle për preferencat tuaja për shkolla të tjera apo të ndajë informacionin me to. Pas kësaj Komisioni i Pranimeve do të kontrollojë listat për të parë nëse ndonjë fëmije i është ofruar më shumë se një vend, rast në të cilin fëmijës do t'i ofrohet shkolla më e parapëlqyer nga të zgjedhurat. Të gjitha ofertat nga shkollat më pak të parapëlqyera do t’u ofrohen aplikantëve të tjerë. Të gjitha ofertat për shkolla në Westminster do bëhen në të njëjtën ditë – 8 maj 2009. KUR DO TA MARR VESH REZULTATIN E APLIKIMIT TIM?

Nëse aplikimi juaj merret brenda datës së mbylljes 2 mars 2009, do t’ju dërgohet njoftim mbi rezultatet me 8 maj 2009. Këshilli bashkiak do t'ju informojë me shkrim mbi rezultatin e aplikimit tuaj. Ata që kanë aplikuar në internet do të kenë mundësinë të shikojnë rezultatin e aplikimit të tyre nga ora 7.00 e datës 9 maj 2009. Gjithashtu do të merrni një letër nga shkolla që mund t’ju ofrojë një vend. Shkolla do t'ju kërkojë të konfirmoni me shkrim që dëshironi ta pranoni vendin e ofruar deri me 22 maj 2009. Nëse nuk veproni kështu, oferta mund të tërhiqet. Veç kësaj, ato akademi apo shkolla me fonde vullnetare që nuk janë në gjendje t’ju ofrojnë vende do t'ju shkruajnë për t'ju njoftuar pse aplikimi juaj ka qenë pa sukses dhe për t’ju njoftuar për listat e pritjes dhe procedurat e apelimit. Për shkollat komunitare kjo do bëhet nga komisioni i Pranimeve Shkollore i bashkisë. Nëse formulari juaj është marrë pas datës 2 mars 2009, do të merret në konsiderim vetëm pas datës së ofertave fillestare me 8 maj 2009.

DËSHMI ADRESE DHE DATËLINDJEJE Kur ofrohet një vend, shkolla do të kërkojë edhe dëshmi të adresës së banimit dhe datëlindjes së fëmijës. Ju lutemi të kini parasysh se, po të mos jeni në gjendje të siguroni një formë të pranueshme të dëshmisë së adresës, aplikacioni juaj mund të bëhet i pavlefshëm dhe oferta për vend mund të anulohet. Forma të pranueshme si dëshmi adrese janë si vijon: • faturë tatimesh bashkiake (council tax) • kontratë qiramarrjeje me bashkinë/shoqatën e banesave • njoftim/librezë e përfitimeve për fëmijë (Child Benefit).

Page 17: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

Dëshmitë e dhëna duhet të kenë një datë jo më të hershme se gjashtë muaj nga data e shkrimit në letër. Forma të pranueshme si dëshmi datëlindjeje janë si vijon: • certifikatë lindjeje • pasaportë • dokument imigracioni • njoftim/librezë e përfitimeve për fëmijë (child benefit) (ku tregohet datëlindja), • certifikatë pagëzimi. Duhen paraqitur vetëm dokumente origjinale. Fotokopjet nuk janë të pranueshme. Ju lutem kini parasysh se dhënia e informacioneve të rreme apo çorientuese me qëllim në formularin e përbashkët të aplikimeve, formularin shtesë të shkollave dhe/apo në informacione përforcuese, mund ta bëjë aplikimin të pavlefshëm, ose të çojë në anulimin e ofertës për vend.

LISTAT E PRITJES Emrat e aplikantëve do të përfshihen në listat e pritjes për shkollat që janë shënuar si më të parapëlqyera se ajo që është ofruar. Për shembull, nëse një fëmije i është ofruar shkolla e radhitur si preferencë e tretë, ai do të përfshihet në listën e pritjes për shkollat e vëna si preferencë e parë dhe dytë. Emrat e aplikantëve normalisht nuk do të përfshihen në listat e pritjes për shkollat që kanë qenë një preferencë më e ulët se sa ajo e ofruara. Shkolla ose Komisioni i Pranimeve i bashkisë (për shkollat komunitare) mund gjithashtu t'ju kontaktojë për të konfirmuar nëse dëshironi të mbeteni në listën e pritjes për ndonjë shkollë në veçanti. Të gjitha vendet në listën e pritjes janë radhitur në përputhje me kriteret e pranimit të publikuara për secilën shkollë dhe do t'u ofrohen fëmijëve sapo të ketë vende të lira. Pas datës së ofertave fillestare me 8 maj 2009, komisioni i Pranimeve do të ofrojë ato vende që lirohen në shkollat komunitare dhe, në shkollat me fonde vullnetare, drejtuesit e shkollave do të vendosin se kujt do t'i ofrohen vendet e liruara në vijim, në përputhje me kriteret e publikuara të pranimit dhe sipas radhitjes në listat e pritjes. Nëse hasni vështirësi në gjetjen e një vendi në klasë pritëse për fëmijën tuaj, kontaktoni me Komisionin e Pranimeve në numrin 020 7641 1817 për ndihmë.

APLIKIMET E MARRA MBAS DATËS SË MBYLLJES ME 2 MARS 2009 Nëse aplikoni për vend në klasë pritëse pas datës së publikuar të mbylljes, aplikimi juaj do të konsiderohet vetëm pas datës së ofertave me 8 mars 2009. Emri i fëmijës suaj do t'i shtohet listës së pritjes bashkë me aplikantë të tjerë të pasuksesshëm që janë konsideruar në fazën fillestare të caktimeve. Shikoni më sipër se si funksionojnë listat e pritjes. Nëse jeni të interesuar në një shkollë me fonde vullnetare, duhet të kontaktoni shkollën drejtpërdrejt për të bërë aplikimin. Nëse jeni të interesuar për një shkollë komunitare ose akademi, ju lutemi të kontaktoni Komisionin e Pranimeve në 020 7641 1817 që do të punojë bashkarisht me shkollat komunitare dhe akademinë King Solomon për të administruar listat e tyre të pritjes deri në janar.

Page 18: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

SI TË APELONI NDAJ VENDIMEVE PËR PRANIME Nëse nuk ka qenë e mundur t’i ofrohej një vend fëmijës në shkollën tuaj të parapëlqyer, me ligj keni të drejtë të apeloni tek një juri e pavarur apelesh. Hollësitë e të drejtës suaj për apel do të përfshihen në letrën e dërguar nga shkolla (ose nga këshilli bashkiak në rastin e shkollave komunitare). Që prej shtatorit 2001, me përjashtim të disa rasteve të kufizuara, klasat e të vegjëlve, ato pritëse, të para dhe të dyta nuk janë lejuar me ligj të mbajnë më shumë se 30 nxënës nëse klasa ka vetëm një mësues. Pushteti i jurive të apeleve për të përkrahur apelet në të tilla rrethana është tepër i kufizuar. Ato do të jenë të afta të përkrahin apelin tuaj vetëm nëse e konsiderojnë vendimin për t'i refuzuar vendin fëmijës suaj si të paarsyeshëm nga ana ligjore apo nëse është bërë një gabim në zbatimin e masave të pranimeve shkollore që nuk lejoi ofrimin e vendit për fëmijën tuaj. Ju lutemi vini re se nuk ka të drejtë zyrtare për apel për sa u përket pranimeve në kopshte apo klasa kopshti. Informacion më i hollësishëm rreth apelimeve disponohet nga komisioni i Pranimeve Shkollore në numrin 020 761 1817. Udhëzime do të jepen edhe në formularin e apelimit nëse vendosni ta ushtroni këtë të drejtë.

Page 19: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

DATAT KRYESORE

Shtator 2008 Broshura e Westminsterit "Nisja e Shkollës” , formulari i përbashkët i aplikacionit dhe shënimet udhëzuese disponohen nga Zyrat e Shërbimeve Publike, bibliotekat, shkollat si dhe nëpërmjet postës. Prindërit e fëmijëve të lindur mes 1 shtatorit 2004 dhe 31 gushtit 2005 duhet të nisin të aplikojnë për vend klase pritëse (reception).

Nga 1 shtatori 2008 Prindërit mund të aplikojnë në internet në www.westminster.gov.uk/admissions

2 mars 2009 Data e mbylljes për aplikimet. 8 Maj 2009 Dita e ofertave të përbashkëta. Komisioni i Pranimeve

Shkollore do t’ju dërgojë një letër ku ju bën të ditur rezultatin e aplikimit.

9 Maj 2009 Ata që kanë aplikuar në internet do të mund të shikojnë rezultatin e aplikimit në internet.

9 Maj 2009 e më tej

Vendet e lira do të mbushen nga listat e pritjes të shkollave. Për prindërit që dëshirojnë të apelojnë do të organizohen seanca apelimesh.

22 maj 2009 Aplikantët që kanë pasur sukses duhet të kthejnë letrën e pranimit nëpër shkolla.

Page 20: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

KRITERET E PRANIMIT Nëse një shkollë ka më shumë kërkesa se vende, vendet caktohen në përputhje me kriteret e pranimit të publikuara të shkollës. Këto caktohen nga Këshilli Bashkiak i Westminsterit në rastin e shkollave komunitare dhe nga organi drejtues shkollor në rastin e shkollave me Fonde Vullnetare dhe akademive. Të gjitha shkollat me fonde vullnetare në Bashkinë e Westminsterit kanë përkatësi fetare, ose të Kishës Anglikane, ose Katolike Romake, dhe kjo shfaqet në kriteret e pranimit të secilës shkollë. Masat e pranimit për shkollat me fonde vullnetare dhe akademinë King Solomon disponohen drejtpërdrejt nga vetë shkollat dhe kriteret e pranimit të këtyre shkollave parashtrohen edhe në versionin anglisht të kësaj librushke. Kriteret për shkollat komunitare shtrohen më poshtë:

Barrow Hill Junior School Churchill Gardens Primary School Edward Wilson Primary School Essendine Primary School Gateway Primary School George Eliot Infant and Junior Schools Hallfield Infant and Junior Schools Millbank Primary School Paddington Green Primary School Queen's Park Primary School Robinsfield Infant School Wilberforce Primary School Vendet do t’u jepen më parë fëmijëve me dëftesa të nevojave arsimore e posaçme të cilët e kanë zgjedhur shkollën, si dhe në marrëveshje me bashkinë. Në rast mbingarkese me kërkesa, vendet do të caktohen si vijon: 1) Fëmijë që janë nën kujdesin publik 2) Fëmijë me nevoja mjekësore, shoqërore e të tjera, që mund të plotësohen më

mirë në shkollën në fjalë se sa në ndonjë shkollë tjetër (vendimi merret në konsultim me Kreun për Shkolla dhe Mësim në secilin rast)

3) Fëmijët me një fëmijë nga familja në atë shkollë 1 në kohën e pranimit. Një fëmijë

nga familja përkufizohet si motër apo vëlla, gjysmë-motër apo vëlla, ose vëlla apo motër i gjetur nga martesa, që banon në të njëjtën adresë. Ju lutem vini re se

1 Në rastin e klasave pritëse në shkollat Robinsfield, George Eliot dhe Hallfield Infant

parësia e femijeve nga familja u jepet edhe aplikantëve të cilët kanë një fëmijë nga familja që shkon përkatësisht në shkollat Barrow Hill, George Eliot ose Hallfield Junior dhe anasjelltas.

Page 21: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

parësia fëmijëve nga familja zbatohet vetëm për fëmijët me motër/vëlla në të njëjtën shkollë nga klasa pritëse në të gjashtën në kohën e pranimit, por jo në kopësht.

4) Fëmijë për të cilët shkolla e zgjedhur është më e afërta fillore komunitare 5) Fëmijë për të cilët shkolla e zgjedhur nuk është më e afërta fillore komunitare. Brenda kategorive 4) dhe 5) si më lart, parësi do t’u jepet atyre fëmijëve që jetojnë më në afërsi të shkollës, matur me distancën më të shkurtër në këmbë. Distancat maten me udhën më të shkurtër në këmbë, duke përdorur rrugë dhe shtigje të ndriçuara nga qendra e adresës së shtëpisë së fëmijës deri në hyrjen e shkollës më të afërt për nxënës, siç matet nga sistemi i kompjuterizuar i bashkisë. Aty ku bëhet e nevojshme të konsiderohen raste aplikantësh që jetojnë në apartamente në të njëjtën rrugë, parësi do t'u jepet aplikantëve që jetojnë më afër katit përdhes dhe pastaj në radhë ngjitëse të numrit të apartamentit. Aplikimet e bëra nën kriterin 2) do të konsiderohen vetëm nëse kanë të bashkangjitur në formularin e aplikimit të bashkisë lokale ndonjë dëshmi mbështetëse nga një profesionist përkatës (p.sh. mjek apo punonjës social).

Fëmijë nga lindje të shumëfishta (psh. binjakë/trinjakë) Aty ku pranimi i fëmijëve nga lindje të shumëfishta çon në tejkalimin e numrit të publikuar të pranimeve, parësi do t'i jepet më të madhit nga fëmijët.

Në banim të ndarë Në rastin kur fëmija jeton me prindër që ndajnë përgjegjësitë kujdestare, secili për një pjesë të javës, adresa ku jeton fëmija përcaktohet me përdorimin e një deklarate të përbashkët nga prindërit ku tregohet koha e banimit. Nëse banimi i fëmijës ndahet barabar mes dy prindërve, atëherë prindërve do t'u kërkohet të përcaktojnë se cila është adresa e banimit për arsye pranimi në shkollë. Nëse banimi nuk ndahet barabar mes dy prindërve, atëherë adresa e përdorur do të jetë ajo ku fëmija kalon shumicën e javës. Si të aplikoni Prindërit/kujdestarët duhet të aplikojnë me anë të formularit të përbashkët të aplikimit të Westminsterit. Ky mund të plotësohet në internet në www.westminster.gov.uk/admissions ose në formular letre të disponuar drejtpërdrejt nga shkollat, libraritë ose komisioni i Pranimeve Shkollore. Data e mbylljes dhe data fillestare e njoftimeve Sipas masave të bashkërenduara për pranime të Westminsterit data e mbylljes për aplikimet për klasa pritëse është 2 mars 2009. Letrat njoftuese do të dërgohen me 8 maj 2009. Aplikimet e vona Aplikimet e marra pas datës së caktuar të mbylljes do të pranohen, por normalisht nuk do të konsiderohen për vend shkolle deri pas datës fillestare të ofertave. Lista e pritjes

Page 22: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

Aplikantët e pasuksesshëm do të përfshihen në listën e pritjes së shkollës të vendosur në radhë parësie sipas kritereve të publikuara për mbingarkesë kërkesash pa konsideruar datën e marrjes së aplikimit. Apelet Aplikantët e pasuksesshëm kanë të drejtë apelimi tek një juri e pavarur apelesh. Detaje të mëtejshme do të përfshihen në letrën njoftuese. Pranime të rastit/gjatë vitit Për pranime gjatë vitit shkollor, prindërit/kujdestarët duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në shkolla. Aplikantët do të konsiderohen në përputhje me kriteret e mësipërme të mbingarkesës së kërkesave. Në rast se nuk është e mundur të ofrohet vend, procedura e apelit dhe listës së pritjeve do të vihet në zbatim. Pranimet në klasën e 3-të. Në rastin e pranimit në klasën e 3-të në shkollat Barrow Hill, George Eliot dhe Hallfield Junior, u jepet parësi pranimi nxënësve që transferohen përkatësisht nga shkollat Robinsfield, George Eliot dhe Hallfield Infant.

Page 23: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

INFORMACIONE TË TJERA PRANIMET ‘BRENDA VITIT’ Nëse doni që ta fusni fëmijët në një shkollë fillore të Westminsterit dhe ai/ajo e ka kaluar moshën për në klasën pritëse (për shembull nëse sapo jeni transferuar në këtë zonë), duhet të kontaktoni vetë shkollën që parapëlqeni për të kërkuar dhe plotësuar një formular. Nëse shkolla tek e cila keni aplikuar ka vende të lira në klasat e moshës së fëmijës suaj, duhet t'ju ofrojnë një vend. Nëse nuk mund ta pranojnë fëmijët menjëherë sepse nuk ka vende në klasën vjetore të kërkuar, duhet t'ju tregojnë për të drejtën e apelimit tek një juri e pavarur, dhe se si mund të apeloni. Fëmija juaj do të futet në një listë pritjeje që do të mbahet sipas radhës së parësive të përcaktuara nga kriteret, dhe në rast se lirohet ndonjë vend ngaqë ikën një fëmijë, vendi do t'i ofrohet aplikantit që ka radhën në listë. Kohëzgjatja për të cilën fëmija rri në listën e pritjes nuk ndikon në faktin se sa shpejt do t’ju ofrohet vendi, dhe emri i fëmijës suaj mund të lëvizë lart e poshtë në listë ndërkohë që njerëz të tjerë futen apo largohen nga lista. Për shkollat komunitare, listat e pritjes kategorizohen duke përdorur të njëjtat kritere pranimi si për moshat e klasës pritëse. Këto renditen në pjesën e kritereve të pranimit si më sipër. Kriteret e pranimit për shkollat me fonde vullnetare dhe akademinë King Solomon disponohen drejtpërdrejt nga shkollat. Çfarëdo qofshin masat e listave të pritjes, ju prapëseprapë keni të drejtë të apeloni nëse fëmijës nuk i ofrohet vend.

Nëse hasni vështirësi në gjetjen e një vendi në shkollë fillore ose kërkoni ndihmë apo udhëzime të mëtejshme, ju lutem kontaktoni komisionin e pranimeve të Westminsterit në 020 7641 1817.

SHËRBIMI I MBARËVAJTJES ARSIMORE Tel: - 020 7641 7580 Shërbimi i Mbarëvajtjes Arsimore është pjesë e Departamentit të Shërbimeve për Fëmijë të bashkisë. Ka dy ekipe me katër Punonjës të Mbarëvajtjes Arsimore, ku secili drejtohet nga një menaxher. Një menaxher i tretë dhe një Punonjës i Mbarëvajtjes Arsimore mbajnë përgjegjësi për administrimin e veprimtarive dhe punëve ligjore të zbatuara nga shërbimi. Në përputhje me rregulloret ndër-bashkiake, Shërbimi bashkiak për Mbarëvajtjen Arsimore punon me nxënësit dhe mund të përforcojë pjesëmarrjen në shkollë të të gjithë nxënësve në shkollat e Westminsterit pa marrë parasysh ku jetojnë. Westminsteri merr një numër të madh nxënësish nga bashkitë fqinje. Çdo shkollë ka një Punonjës për Mbarëvajtjen Arsimore që mbështet shkollën për të zbatuar përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të zhvillojë sisteme menaxhimi efikase për pjesëmarrjen në shkollë. Shumë fëmijë dhe të rinj bëjnë mungesa në shkollë pa dijeninë e prindërve të tyre. Disa të tjerë përballen me vështirësi jashtë shkollës që mund të kenë ndikime të pafavorshme në mungesa dhe rezultate. Duke mos shkuar në shkollë rregullisht

Page 24: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

fëmijët dhe të rinjtë mund të përfshihen në veprime jo-shoqërore dhe të bëhen të prirur ndaj krimit dhe abuzimit. Shërbimi për Mbarëvajtjen Arsimore ndihmon familjet të kapërcejnë këto probleme, por gjithashtu ka detyrë ligjore të përdorë sanksione ligjore aty ku nuk ka arsye të justifikueshme për mungesa nga nxënësit. Me ligj, të gjithë fëmijët e moshës 5 deri 16 vjeç duhet të marrin shkollimin e duhur me orar të plotë. Prindërit kanë detyrim ligjor që të bëjnë të mundur këtë duke:

• regjistruar fëmijët në një shkollë

• siguruar që fëmija të shkojë në shkollë rregullisht, në kohë, dhe i përgatitur për mësim

• siguruar përkrahje ndaj nismave të shkollës që ndihmojnë në përparimin e fëmijës

• siguruar që shkolla të lajmërohet për ndonjë ndryshim që mund të ndikojë tek mungesat dhe/apo sjellja;

• marrë masa të tjera për t'i dhënë fëmijës një shkollim të përshtatshëm me moshën, aftësitë, prirjet dhe nevojat e posaçme arsimore.

• siguruar që pushimet familjare të mos bëhen gjatë semestrave shkollorë.

NEVOJAT E POSAÇME ARSIMORE Tel: 020 7641 5350/5351/5352 Këshilli bashkiak duhet të sigurojë marrjen e masave për identifikimin, vlerësimin dhe sigurimin e kushteve për fëmijë me nevoja të posaçme arsimore. Shumica e këtyre fëmijëve do të integrohen në shkolla të përgjithshme ose institute parashkollore pasi çdo shkollë apo institut duhet të sigurojë kushtet për fëmijë me nevoja të posaçme arsimore. Për ata që kanë nevoja të posaçme arsimore të rënda dhe/ose komplekse e të zgjatura mund të jetë e nevojshme të ndërmerret një vlerësim ligjor ose i hollësishëm pasi mund t'u duhet një dëftesë nevojash të posaçme arsimore. Ky është një dokument që përshkruan nevojat e posaçme arsimore të fëmijës dhe masat apo vendosjen e kërkuar për të siguruar që fëmija të marrë mbështetjen e duhur. Kjo masë mund të jetë përkrahje shtesë në shkollën e përgjithshme apo në shkollën e posaçme ku është vendosur, cilado të konsiderohet më e përshtatshme dhe në varësi të dëshirës së prindërve. Nëse mendoni se fëmija mund të ketë nevoja të posaçme arsimore, që në fillim duhet të kontaktoni Koordinatorin e Nevojave të Posaçme Arsimore (SENCO) në shkollën apo institutin e fëmijës. Nëse fëmija nuk ka vend në shkollë apo kopësht, atëherë kontaktoni ekipin e bashkisë për Dhënie Dëftesash për Nevoja të Posaçme Arsimore në 020 7641 5350/5351/5353.

SHËRBIMI INFORMATIV PËR FAMILJET (FIS) I WESTMINSTERIT FIS-i (më parë i njohur si Shërbimi Informativ i Fëmijëve) siguron një shërbim ligjor informacioni për prindër të ardhshëm, prindër, kujdestarë, kujdestarë ligjorë, fëmijë dhe të rinj deri në ditëlindjen e 20-ë. Ky shërbim ofron informacion të saktë, të paanshëm dhe udhëzime mbi kujdesin për të vegjël, arsimin parashkollor, veprimtari për fëmijë dhe të rinj si dhe shërbime të tjera për fëmijë në Westminter dhe në shkallë kombëtare.

Page 25: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

FIS-i mban informacion mbi kujdesin për të vegjël dhe shërbimet arsimore parashkollore të regjistruara me Ofsted-in (inspeksionin e arsimit). Këtu përfshihen kopshtet private, mjediset për kujdesje fëmijësh jashtë shkollës, parashkolloret (e quajtura dhe playgroups) dhe dadot. FIS-i mund të japë këshilla edhe mbi shërbimet që nuk kanë nevojë të jenë të regjistruara, siç janë grupet për prindër dhe të vegjël dhe sesione të hapura. FIS-i jep informacion të përgjithshëm mbi përfitimet tatimore (tax credits) dhe vendet parashkollore për moshat tre dhe katër vjeç. Informacione të tjera të disponueshme përfshijnë: • dado – detaje të përtërira ku ka vende të lira, ku përfshihen dhe kujdesja pas-

shkollore dhe kujdesja gjatë orëve josociale. Sesione “Takohuni me Dadon" disponohen gjithashtu për prindërit që të takohen me dadot e ardhshme.

• kopshte private, kopshte dhe klasa kopshtesh në shkolla – informacion mbi vende me orar të plote dhe të pjesshëm në kopshtet e Westminsterit.

• përfitimet tatimore (tax credits) • vende arsimi në kopshte për tre dhe katër vjeçarët • parashkollat – të renditura sipas kodit postar të zonës me detaje e orareve • kujdesje për të vegjël dhe lojëra jashtë shkolle – detajet e klubeve që sigurojnë

kujdes për të vegjël dhe veprimtari e lojëra për moshat 5 deri 12 në zonën tuajgrupe për prindër dhe të vegjël

• shkollat – lista të shkollave fillore dhe të mesme Informacion mbi arsimimin në shtëpi dhe shkollat e pavarura

• zbavitje – klasa noti, lojëra, valle, muzikë, sport, sesione tregimesh në biblioteka, arte marciale dhe të tjera informacione mbi veprimtari për fëmijë dhe të rinj.

• nevoja të posaçme – grupe përkrahëse dhe shërbime për fëmijë dhe të rinj deri në moshën 21 vjeç

• grupe përkrahëse për prindër dhe kujdestarë – detajet e kontaktit për grupe përkrahëse lokale si Fondi Kombëtar i Lindjeve Foshnjore

Telefononi 020 7641 7929 nga e hëna në të premte nga ora 9.00 deri 17.00, vizitoni www.westminster.gov.uk/educationandlearning/childrensinformationservice ose shkruani me postë elektronike në [email protected] për më shumë informacion. Të gjitha kërkesat procedohen brenda 24 orësh.

Page 26: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

NDIHMË FINANCIARE DREKA FALAS NË SHKOLLË Tel: (020) 7641 3412. Fëmijëve me prindër që marrin cilëndo nga të mëposhtmet u takojnë dreka falas në shkollë:

• ndihmë të ardhurash (income support)

• përfitime punëkërkuesish me bazë të ardhurash (income-based jobseeker’s allowance)

• mbështetje sipas pikës VI të Ligjit për Imigracionin dhe Azilin 1999

• përfitime tatimore për familje me fëmijë (child tax credit ), me kusht që të mos u takojnë përfitime tatimore lidhur me punën (Working Tax Credit ) dhe të kenë të ardhura vjetore, sipas vendimit të Zyrës Tatimore, që nuk i kalojnë £15.575 (nga 6 prilli 2007)

• element garancie për përfitime të pensionit shtetëror

• të mbështetur nga Shërbimi Përkrahës Kombëtar i Azilit ose nga ekipi qendror i azilit i autoriteteve përkatëse të vendit nga kanë ardhur

Format e aplikimit disponohen nga të gjitha shkollat e Westminsterit, ose nga përfitimet studentore në 020 7641 3412. Nëse fëmija juaj ndjek një shkollë të Westminsterit, duhet të aplikoni me anë të formularit të Westminsterit pavarësisht se ku jetoni. Të drejtat e përfitimeve shqyrtohen çdo vit dhe prindërit mbajnë përgjegjësi për të siguruar që aplikimet përtërihen çdo vit.

PAGESA PËR SHPENZIME UDHËTIMI Tel: 020 7641 1816 Të gjithë fëmijët me banim në Londër nën moshën 11 vjeç mund të udhëtojnë falas në autobusë dhe tramvaj brenda Londrës nëse kanë fotokartën përkatëse. Formularët për fotokarta disponohen në Zyrat kryesore të Postare. Këshilli bashkiak jep karta udhëtimi falas (duke përfshirë treni dhe metroje) vetëm për fëmijët me banim në Westminster që janë në moshë shkollimi të detyrueshëm nëse: • për fëmijë nën tetë vjeç: shkolla e konsideruar është më e afërta, udhëtimi shkollë-shtëpi është mëse dy milje sipas udhës më të shkurtër në këmbë dhe do të ishte e pajustifikueshme të pritet që fëmija ta bëjë udhëtimin me autobus, tramvaj apo metro, pasi do të merrte mbi 45 minuta secila vajtja dhe ardhja, ose; • për fëmijë të moshës tete vjeç e sipër: shkolla e konsideruar është më e afërta, udhëtimi shkollë-shtëpi është mëse tre milje sipas udhës më të shkurtër në këmbë dhe do të ishte e pajustifikueshme të pritet që fëmija ta bëjë udhëtimin me autobus, tramvaj apo metro, pasi do të merrte mbi 45 minuta secila vajtja dhe ardhja, ose; • për fëmijë të moshës tetë deri dhjetë vjeç nga familje me të ardhura të pakta; shkolla e konsideruar është më e afërta, udhëtimi shkollë-shtëpi është mëse dy milje sipas udhës më të shkurtër në këmbë dhe do të ishte e pajustifikueshme të pritet që fëmija ta bëjë udhëtimin

Page 27: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

me autobus, tramvaj apo metro, pasi do të merrte mbi 45 minuta secila vajtja dhe ardhja, ose;

• rrethanat janë kaq të jashtëzakonshme saqë Kreu i Shkollave dhe Mësimit bie dakord për dhënien e një karte udhëtimi. Shënime 1. Një shkollë e konsideruar përkufizohet si shkollë komunitare, themeltare apo me fonde

vullnetare; një akademi, Kolegj Teknologjik (CTC); shkollë e posaçme komunitare apo themeltare; shkollë e posaçme jo e financuar nga shteti; njësi referimi për nxënësit apo institut parashkollor i financuar.

2. Fëmijët nga familje me të ardhura të pakta përkufizohen si ata që u takojnë dreka falas

në shkolla ose ata nga familje që marrin nivelin maksimal të përfitimeve tatimore në lidhje me punën (working tax credits)

3. Koha më e shkurtër e udhëtimit është sipas asaj që është caktuar dhe publikuar prej

Transportit për Londrën në faqen e vet të internetit për planifikimin e udhëtimeve. Krahas atyre më sipër, fëmijëve me dëftesa nevojash të posaçme arsimore dhe atyre që bëjnë pjesë në masat e posaçme mund t’u takojë ndihmë me udhëtimin shtëpi-shkollë. Ekziston e drejta e apelimi ndaj refuzimit për kartë udhëtimi. Hollësitë e mëtejshme disponohen nga komisioni i Pranimeve Shkollore i bashkisë.

SHKOLLAT E MESME TË WESTMINSTERIT Nga shtatori 2009, Westminsteri do të ketë dhjetë shkolla të mesme:

Akademitë: King Solomon Academy (nga shtatori 2009) E përzier, moshat 3 - 18 Penfold Street London, NW1 6RX Telefon: 020 7258 0893 Drejtor Max Haimendorf Paddington Academy E përzier, moshat 11 – 19 Marylands Road London, W9 2DR Telefon: 020 7479 3900 Drejtor: Phil Hearne Pimlico Academy E përzier, moshat 11 – 19 Lupus Street London, SW1V 3AT Telefon: 020 7828 0881 Drejtor: Jerry Collins Westminster Academy

Page 28: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

E përzier, moshat 11 – 19 255 Harrow Road London, W2 5EZ Telefon: 020 7121 0600 Drejtoreshë: Smita Bora

Shkollë Themeltare: Quintin Kynaston School E përzier, moshat 11 – 19 Marlborough Hill London, NW8 0NL Telefon: 020 7722 8141 Drejtoreshë: Jo Shuter

Shkollat me fonde vullnetare: The Grey Coat Hospital Vajza, moshat 11 – 19, Kisha Anglikane Grey Coat Place London, SW1P 2DY Telefon: 020 7969 1998 Drejtoreshë: Rachel Allard St. Augustine's CE High School E përzier, moshat 11 – 19, Kisha Anglikane Oxford Road London, NW6 5SN Telefon: 020 7328 3434 Drejtor: Alex Thomas St. George’s RC School E përzier, moshat 11 – 16, Katolike Romake Lanark Road, Maida Vale London, W9 2DR Telefon: 020 7328 0904 Drejtor: Martin Tissot The St. Marylebone School Vajza, moshat 11 – 19, Kisha Anglikane 64 Marylebone High Street London, W1M 4BA Telephone: 020 7935 4704 Drejtoreshë: Elizabeth Phillips Westminster City School Djem, moshat 11 – 19, Kristiane, pa ndarje fetare 55 Palace Street London, SW1E 5HJ Telefon: 020 7641 8760 Drejtor: David Maloney

Page 29: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

Kur vjen koha që fëmija të kalojë nga shkolla fillore në atë të mesme, juve do t’ju jepet informacion mbi procedurën e transferimit nga drejtori/drejtoresha e shkollës fillore. Këshilli bashkiak përgatit një broshurë që përshkruan çdo shkollë të mesme, kërkesat për pranime, oraret e vizitave dhe itinerarin e transferimeve. Ju mund të aplikoni nëpër shkolla të mesme në bashki të tjera. Për informacion mbi këto ju lutemi kontaktoni seksionet arsimore lokale ku bëjnë pjesë. Prindërit e fëmijëve që janë pranuar në shkolla fillore me fonde vullnetare (kishtare) duhet të kenë parasysh se ndjekja e këtyre shkollave nuk jep gjithnjë parësi në moshën 11 vjeç për transferimin në shkollë të mesme të së njëjtës përkatësi fetare. Kopje të broshurës për pranime në shkolla të mesme të Westminsterit disponohen tek www.westminster.gov.uk ose nga ekipi i Pranimeve Shkollore i bashkisë në 020 7641 1816 ose me postë elektronike: [email protected] TË DHËNAT SE SI TË KONTAKTONI BASHKITË FQINJE Informacion i hollësishëm rreth shkollave jashtë Westminsterit dhe masave të tyre të pranimit do të disponohen drejtpërdrejt nga vetë shkollat dhe nga bashkia në të cilën ndodhen. Ju lutemi kini parasysh të kontrolloni masat e pranimit për secilën shkollë për të llogaritur nëse ka mundësi t’ju ofrohet një vend. Mund t’ju kërkohet të plotësoni edhe një formular shtesë. Brent Telefon: 020 8937 3110 Posta elektronike: [email protected] Faqja e internetit: www.brent.gov.uk/admissions Camden Telefon: 020 7974 1625 Post -el: [email protected] Faqja e internetit: www.camden.gov.uk/admissions Hammersmith & Fulham Telefon: 020 8753 2627/3643/3644 Post -el: [email protected] Faqja e internetit: www.lbhf.gov.uk/admissions Islington Telefon: 020 7527 5515/5516 Post -el: [email protected] Faqja e internetit: www.islingtonschools.net/Admissions Kensington & Chelsea Telefon: 020 7361 2210 Post -el: [email protected] Faqja e internetit: www.rbkc.gov.uk/schools/admissions Lambeth Telefon: 020 7926 9503 Post -el: [email protected] Faqja e internetit: www.lambeth.gov.uk/eadmissions

Page 30: Translation cover Arabic - Welcome to …...Shkollat Komunitare janë shkolla të financuara nga fonde publike dhe të mbajtura nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e

Southwark Telefon: 020 7525 5337 Post -el: [email protected] Faqja e internetit: www.southwark.gov.uk/schooladmissions Wandsworth Telefon: 020 8871 8265/8318/6224 Post -el: [email protected] Faqja e internetit: www.wandsworth.gov.uk/admissions