54
Transfuzioni i gjakut

Transfuzioni i gjakut

  • Upload
    nikok79

  • View
    5.155

  • Download
    20

Embed Size (px)

Citation preview

Transfuzioni i gjakut

Transfuzioni i gjakut

Transfuzioni i gjakut është procesi i transferimit të gjakut apo produkteve të bazuara tek gjaku nga një person në sistemin qarkullues të një tjetri.

Historia Orvatja e parë historike për të kryer një

transfuzion gjaku është përshkruar nga kronisti i shek 19 Stefano Infesura, në 1492, kur papës Inocenti VIII, iu dha gjaku i tre djemve.

Historia

Në 1818, dr. Xheims Blandëll, një obstetër britanik, kreu transfuzionin e parë të suksesshmë me gjak njerëzor, për trajtimin e një hemoragjie pas lindjes.

Në 1840, në Londër Samuel Armstrong Lein dhe dr. Blandëlli, kryen transfuzionin e parë për të kuruar hemofilinë.

Xhorxh Uashington Krile ka kryer operacionin e parë duke përdorur transfuzion gjaku.

Historia

Vepra e Karl Landshtainerit bëri të mundur të përcaktohen grupet e gjakut (A, B, AB, O) dhe kështu hapi rrugën për transfuzione të sigurta. për këtë ai mori Çmimin Nobel për Mjekësi në 1930.

Transfuzioni i parë që përdori gjak të rezervuar dhe të ftohur u krye më 1 janar 1916 nga Houp Robertson, kërkues mjekësie dhe oficer i ushtrisë amerikane, të cilit iu atribua banka e parë e gjakut kur ai shërbente në Francë gjatë Luftës sëI Botërore.

Institucioni i parë akademik që ju kushtua transfuzionit të gjakut u krijua nga Aleksandër Bogdanov në Moskë në 1925.

Grupet e gjakut

Grupi i gjakut është klasifikimi i gjakut që bazohet nga prania apo mungesa e substancave të trashëguara antigjenike mbi sipërfaqen e eritrociteve.

Disa nga këta antigjenë sipërfaqssorë eritrocitarë, që dalin nga një alel (apo gjene shumë pranë njëri tjetrit), formojnë së bashku një sistem grupi gjaku.

Grupet e gjakut trashëgohen dhe paraqsein kontributin nga të dy prindërit. Njihen 30 sisteme grupesh gjaku.

Serologjia

Nqs një individi i jepet një antigjen grupi gjaku që nuk njihet si i tiji, sistemi imun do të prodhojë antitrupa që mund të lidhen në mënyrë specifike një antigjen të veçantë grupi gjaku dhe formohet një kujtesë imunologjike kundër antigjenit.

Serologjia

Kur antitrupat IgM lidhen me qelizat e transfuzuara, qelizat e transfuzuara (eritrocitet) mund të aglutinohen.

Serologjia

Kështu që, papërshtatshmëri më serioze mund të çojnë në përgjigje imune më të fuqishme me shkatërrim masiv të eritrociteve, presion të ulët të gjakut bile edhe vdekje.

Grupimet ABO dhe Rh

Antitrupat IgM, Anti-A dhe Anti-B ndaj natigjenëve sipërfaqsorë të eritrociteve të sistemit të grupeve të gjakut ABO, përshkruhen si "natyralë"; por ata formohen gjatë fëmijërisë ashtu si antitrupat e tjera.

Zorrra e të prosalindurit kolonizohet me florën që shpreh këta antigjenë të ngjashëm me A dhe B, duke krijuar antitrupa kundër antigjenëve që eritrocitet nuk i kanë.

Këta antitrupa aglutinojnw eritrocitet, që mund të çojnë deri në vdekje.

Grupimet ABO dhe Rh

Antigjeni Rh është i rëndësishëm. Termi "pozitiv" apo "negativ" wshtw ose prania ose mungesa e antigjenëve të tjerë të sistemit Rhesus.

Anti RhD zakonisht nuk është një antitrup që ndodh në mënyrë natyrale. Përzierja për RhD është shumë e rëndësishme sepse antigjeni RhD është imunogjenik.

Kur një organizëm sensibilizohet nga antigjeni RhD ai prodhon antikorpe kundër tij.

Sistemi i grupit të gjakut ABO

Sistemi i grupit të gjakut ABO

Sistemi i grupit të gjakut ABO

Sistemi ABO është sistemi më i rëndësishëm i grupeve të gjakut në transfuzionin e gjakut .

Antitrupat anti-A dhe ato anti-B janë zakonisht "Imunoglobulina M", shkurt IgM.

Fenotipi A B

AB O

AA ose AO BB ose BO

AB OO

Gjenotipi

Sistemi i grupit të gjakut Rhezus

Sistemi Rhesus është sistemi i dytë më i rëndësishëm për transfuzionin e gjakut tek njeriu. Antigjeni më i rëndësishëm tek Rhesusi është antigjeni RhD sepse është më imunogjeniku midis 5 antigjenëve Rhesus. Zakonisht personat me grup gjaku Rhesus negativ nuk kanë natitrupa anti-RhD Igm apo IgG, sepse antitrupat anti-RhD nuk prodhohen nga substanca ambientale ata prodhohen nga ndonjë problem sensibilizues.

Sisteme të grupeve të gjakut

Sot njihen 30 sisteme grupesh gjaku ku hyjnë edhe sistemet ABO dhe Rh. P.sh., një person mund të jetë AB Rh pozitiv dhe në të njëjtën kohë të jetë pozitiv edhe për M dhe N (sistemi MNS), për K (sistemi Kell), apo Lea apo Leb negativ (sistemi Ljuis) dhe kështu me radhë. shumë nga sistemet janë emëruar sipas pacientit të parë që janë gjetur.

Rëndësia klinike

Rëndësia klinike

Pacientët idealisht duhet të marin gjakun e tyre apo produkte të tij. Reziqet pakësohen kur bëhet prova e përzierjes së gjakut të dhuruesit me atë të marësit për të parë nqs përzierja aglutinon. Kur ky nuk duket me sy të lirë duhet të kërkohët me mikroskop. Kur kemi aglutinim atëherë nuk duhet të kryhet transfuzioni me atë gjak.

Grupi i gjakut duhet të përfshihet edhe në dokumente apo tatuazhe, për të gjetur se çfarë gjaku duhet për transfuzion në raste urgjence.

Sëmundja hemolitike e të porsalindurit (HDN)

Një grua shtatzanë mund të krijojë antitrupat IgG të grupit të gjakut nqs fetusi i saj ka një antigjen të grupeve të gjakut që ajo nuk e ka. Kjo ndodh, nqs disa qeliza të gjakut të fetusit kalojnë në qarkullimin e gjakut të nënës apo disa herë pas transfuzioneve terapeutike të gjakut. Kjo mund të japë sëmundjen Rh apo forma të tjera të sëmundjes hemolitike të të porsalindurit (HDN).

Në atë shtatzani apo në shtatzanitë e mëvonshme. Nqs një grua dihet se ka antitrupa anti-RhD, grupi i gjakut RhD i fetusit mund të testohet nga analiza e ADN në likidin amiotik tw nënës për të vlerësuar rezikun e fetusit për sëmundjen e Rh.

Pengimi I kësaj sëmundjeje bwhet me anë të një medikamenti injektabël që quhet imunoglobulina Rho(D).

KompatibilitetiProduktet e gjakut

Bankat e gjakut fraksionojnë gjakun e plotë në disa produkte.

Më të zakonshmet janë eritrocitet, plazma, trombocitet, krioprecipitati dhe plazam e freskët e ngrirë (FFP).

FFP është diçka e ngrirë shpejt për të mbajtur faktorët e koagulimit V dhe VIII.

Kompatibiliteti i eritrociteve

Grupi i gjakut AB ka edhe antigjenin A edhe atë B në sipërfaqen e eritrociteve të tyre dhe serumi i gjakut nuk ka asnjë nga antitrupat e secilit nga grupet.

Kështu që një individ me grup gjaku AB mund të marë gjak nga secili nga grupet (më mirë AB), por mund të dhurojë gjak vetëm për një individ tjetër me grup AB.

Kompatibiliteti i eritrociteve

Grupi i gjakut A ka antigjenin A në sipërfaqen e eritrociteve dhe serumi i gjakut ka antitrupa IgM kundër antigjenit B.

Kështu që një grup A mund të marë gjak nga njerëz me grup A apo O (preferohet A) dhe mund ti dhurojë gjak individëve me grup A apo AB.

Kompatibiliteti i eritrociteve

Grupi i gjakut B ka antigjenin B në sipërfaqe të eritrociteve dhe serumi i gjakut ka antitrupat IgM kundër antigjenit A.

Kështu grupi B mund të marë gjak vetëm nga grupet B dhe O (më mirë B) dhe mund ti dhurojë gjak grupeve B dhe AB.

Kompatibiliteti i eritrociteve

Grupi i gjakut O nuk ka as antigjenin A as atë B, por serumi i tyre ka antitrupat IgM kundër antigjenëve të grupi A dhe atyre të grupit B. kështu, grupi O mund të marë gjak vetëm nga grupi O dhe mund ti dhurojë gjak secilit nga sistemi i grupeve të gjakut ABO.

Kompatibiliteti i eritrociteve

Kompatibiliteti i eritrociteve

Një pacient RhD-negativ që nuk ka antitrupa anti-RhD mund ta marë transfuzionin me gjak RhD-pozitiv një herë, por kjo mund të japë sensibilizimin ndaj antigjenit RhD dhe një femër mund të jetë në rezik për sëmundjen hemolitike të të porsalindurit.

Nqs pacienti RhD-negativ ka antitrupa anti-RhD, ekspozimi me gjakun RhD-pozitiv mund të japë reaksion të rëndë transfuzioni. Gjaku RhD-pozitiv kurrë nuk i duhet dhënë femrave me RhD-negativ në moshën e shtatzanizë apo pacientëve me antitrupa RhD.

Kompatibiliteti plazmatik

Kompatibiliteti plazmatik

Të sëmurët mund të marin plazmë nga i njëjti grup gjaku, por e kundërta është e kundërta e eritrocitit: plama e ekstraktuar nga grupi i gjaku AB mund ti jepet individëve me çdo grup gjaku; individët me grup gjaku O mund të marin plazmë nga çdo grup gjaku; dh plazma e grupit O mund të përdoret vetëm nga ata me grup O.

Kompatibiliteti plazmatik

Antitrupat Rhesus D janë të rallë, kështu që në përgjithësi as gjaku RhD pozitiv as ai RhD negativ nuk kanë antitrupa;

kështu që Rh nuk ka shumë rëndësi për këtë problem.

Dhënësit universalë dhe marësit universalë

P.sh.,duke konsideruar transfuzionin e gjakut me grup O RhD negativ në një marës me grup A RhD pozitiv, nuk parashikohet ndonjë reaksion imun. Megjithëatë, sasitë realivisht të vogla tëë plazmës në gjakun e transfuzuat kanë antitrupa anti-A, që mund të veprojnë me antigjenët anti-A por reaksioni është i dobët për shkak të sasisve të vogla të antitrupave.

Infeksionet gjatë transfuzioneve të gjakut

Një numër sëmundjesh infektive (si HIV, sifilizi, hepatiti B dhe hepatiti C, ndërmjet të tjerave mund të kalojnë nga dhuruesi tek marësi.

Kështu që kur një person ka nevojë për transfuzion që mund të paraprihet, apo në rastet e operacioneve të planifikuara, mund të përdoret dhurim autolog.

Përpunimi i gjakut përpara transfuzionit

Ndarja e komponentëve: ndahen eritrocitet, plazma, trombocitet në qese të ndryshme dhe rezervophen në konditat specifike. Eritrocitet janë si transportues oksigjeni, plazma përdoret si plotësues për faktorët e koagulimit dhe trobocitet përdoren kur numri i tyre është i pakët.

Përpunimi i gjakut përpara transfuzionit

Leukoreduksionin, është heqja e leukociteve nga produkti i gjakut me anët ë filtrimet. Ka më pak mundësi për alloimunizim. Përodret në: Pacientë që transfuzohen në mënyrë kronike acientë që mund të kryejnë transplante Pacientë me reaksione transfuzioni më parë

febrile jo hemolitike. Pacientë të rezikuar seronegitvë CMV

Përpunimi i gjakut përpara transfuzionit

Rrezatimi. pacientë me imunodefiçienca

Procedura

Transfuzione homologë apo transfuzione që përdorin gjakun e rezervuar të dhënë nga të tjerët.

Transfuzione autologë, apo transfuzione që përdorin gjakun e vetë pacientit.

Përpara se gjaku të transfuzohet hollësitë e pacientit janë krahsuar me ato të gjakut që do të transfuzohet.

Reaksionet e transfuzionit

Reaksione transfuzioni jo febrile, jo hemolitike. Infeksion bakterial dhe viral Reaksion hemolitik akut. Reaksion anafilaktik. Dmtimet akute tw mushkwrisw qw shoqworjnw

transfuzionet (TRALI). Mbingarkesa e volumit. Mbingarkesa me hekur. Reaksione tw vonuara hemolitike. Reaksione tw flakjes

Reaksionet febrile jo hemolitike të transfuzionit

Reaksionet febrile jo hemolitike të ransfuzionit janë tipe reaksionesh transfuzioni që japin ethe por jo hemolizë të drejtpërdrejtë.

Mund të ndërmjetsohen nga citokinet. Mjekohen me acetaminofen dhe

difenhidraminë dhe leukoreduksioni e ul incidencën e tyre.

Infeksioni bakterial

Produktet e gjakut përbëjnë një mjedis të shkëlqyetr për ritjen bakteriale, dhe mund të kontaminohen gjatë grumbullimit.

Rreziku më i madh është gjatë transfuzioneve trombocitare sepse trombocitet ruhen në temperaturë afër temperaturës së dhomës dhe nuk futen në frigorifer.

Reziku i infeksioneve të rënda bakteriale dhe sepsisit vlerësohet (2001) si 1 në 50000 transfuzione trombocitare dhe si 1 në 500000 transfuzione eritrocitare.

Infeksione virale

Hepatiti B, Hepatiti C, HIV Hepatiti B: 1 në 50,000. Hepatiti C: 1 në 3000-4000. HIV: 1 në 150,000

Reaksioni hemolitik akut Është urgjencë mjekësore. Hemoliza e menjëhershme nga antitrupat e amrësit,

nga papajtueshëmria e sistemi të gjakut ABO, më e rënda e tëcilave ndodh kur jepet gjak grup A një pacienti me grup O.

Shkaku më i zakonshmë është gabimi njerëzor. Simptomat janë ethe me të dridhura, disa herë

dhimbje shpine dhe urinë rozë apo e kuqe (hemoglobinuria).

Komplikacioni madhor është që hemoglobina e çliruar nga shkatërrimi i qelizave të kuqe do të japë insuficiencë renale akute.

Reaksioni hemolitik akut

Mund të ndodhë brenda disa minutash pas transfuzionit

Reaksioni hemolitik akut (mjekimi)

Ndalohet transfuzioni sa më shpejt që të jetë e mundur. Fillohet solucion fiziologjik. Ruhet gjaku që ka dhënë reaksion. Jepet furosemid për të ritur fluksin renal të gjakut. Jepet dopaminë me dozë të vogël për të ritur fluksin reanl

të gjakut. Bëhet përpjekeje të mbahet debiti urinar në 30-100 mL/orë Jepen kortizonikë Si edhe monitorizohet reptësisht oksgjenimi, pulsi tensioni

dhe frymëmarja dhe vazhdimi është si shok anafilaktik nqs i sëmuri rëndohet.

Dëmtimi akut i mushkërisë që lidhet me transfuzionin (TRALI)

TRALI

TRALI është një nga komplikacionet serioze që karakterizohen nga fillimi i menjëhershëm i edëms pulmonare jo kardiogjene nga produktet e transfuzionit të gjakut.

Mund të japë deri në 50% të vdekjeve nga transfuzioni i gjakut (shkaku më i shpeshtë).

Përkufizimi

TRALI përkufizohet si një dëmtim akut i mushkërisë që lidhet me transfuzionin e gjakut; gjashtë orët e para pas transfuzionit.

Trajtimi

Trajtimi i TRALI-it është me metoda suportive.

Shumë pacientë kanë nevojë për ventilim mekanik.

TRALI shoqërohet me dëmtime mikrovaskulare dhe jo ngarkesë likidësh kështu që nuk ka nevojë për diuretikë.

Mbingarkesa e volumit

Pacientët me dëmtim të funksionit kardiak mund të mbingarkohen si rezultat i transfuzionit të gjakut, duke dhënë edema, dispne dhe ortopne.

Mbingarkesa me hekur

Çdo njësi transfuzioni me eritrocite ka afërsisht 150 mg hekur . derisa rrugët e eliminimit të hekurit janë të kufizuara pëersonat që kryejnë transfuzione masive gjaku mund të kenë mbingarkesën me hekur, që nga ana e sa dëmton mëlçinë, veshkat, zemrën dhe pankreasin. Pragu ku ngarkesa me hekur bëhet e dëmshme nuk dihet mirë por është afërsisht 12 – 20 njësi me masë eritrocitare të transfuzuar.

Reaksionet e vonuara hemolitike

Luhaten nga nga reaksione subklinike deri në reaksione të rënda që kërcënojnë jetën. karakteristikat janë ethja, hemoglobinë më e ulët se ajo që pritej me verdhëzë dhe urobilinogjenuri.

Ndodh 5 – 10 ditë pas transfuzionit.

Sëmundja e flakjes që shoqëron transfuzionin

GVHD i referohet sulmit imun nga qelizat e transfuzuara kundrejt atyre të marësit. Ndodh tek pacientët me imunosupresion të rëndë, kryesisht në defiçiencat imunologjike kongjenitale apo malinjitetet hematologjike tek pacientët me kemioterapi. Kur ndodh tek pacientët e transfuzuar është gati gjithmonë vdekjeprurëse. Mund të pengohet duke rezatuar produktet e gjakut përpara transfuzionit.

< 0.15%