34
Law. Fiscal. Transparency Dokumente fiskale nga AL-Tax 1 AL-Tax Center Dokumente Fiskale, Nr. 2013/02/15 www.al-tax.org [email protected] Datë 20.02.2013 Tiranë, Shqipëri Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit dhe industria minerare (nxjerrëse) Mënyrat e aplikimit të transferimit të çmimit në Shqipëri dhe informacione lidhur me industrinë nxjerrëse Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e AL-TAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të kthehet në një burim diskutimi për gjithë ata që interesohen, ose kanë lidhje të pandashme me tatimet në zbatimin e praktikave të tyre. Autorësia është e © AL-TAX dhe nga çdonjëri që do të përdorë këtë matërial apo pjesë të tij kërkohet të shënojë autorësinë si referencë në materialet që do të përdorë. Dokumenti mund të shkarkohet në PDF nga faqja në internet www.al-tax.org Nëse keni kërkesa, pyetje dhe sugjerime ju lutem postojini elektronikisht te [email protected]

Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit, apo shkurt transferimi i çmimit (TC) ështe çmimi, që shoqëritë evendosin për mallra, shërbime, aktivet afatshkurtra dhe afatgjata, që ata tregtojnë me filialet dhe njësitëe ngjashme të kontrolluara nga to në tregjet e huaja.Sipas ligjit të tatimit mbi të ardhurat në Shqipëri, ashtu si dhe në vendet e tjera të zhvilluara, transferimii duhur i çmimit është ai ku dy palët e lidhura bien dakord për një transaksion të caktuar. Si pasojë,çmimi që rezulton është quajtur çmimi i parimit të "transferimit të çmimit të tregut", dhe parimi ipërdorur për të përcaktuar një çmim të tillë është parimi i "transferimit të çmimit të tregut". Ky parimështë një gur themeli në metodologjitë tatimore të transferimit të çmimeve dhe përdoret ngaadministratat e tatimeve në shumicën e vendeve në botë.

Citation preview

Page 1: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 1

AL-Tax Center

Dokumente Fiskale,

Nr. 2013/02/15

www.al-tax.org

[email protected]

Datë 20.02.2013

Tiranë, Shqipëri

Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit dhe industria

minerare (nxjerrëse)

Mënyrat e aplikimit të transferimit të çmimit në Shqipëri dhe informacione lidhur

me industrinë nxjerrëse

Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e AL-TAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të

kthehet në një burim diskutimi për gjithë ata që interesohen, ose kanë lidhje të pandashme me tatimet në

zbatimin e praktikave të tyre.

Autorësia është e ©

AL-TAX dhe nga çdonjëri që do të përdorë këtë matërial apo pjesë të tij kërkohet të shënojë

autorësinë si referencë në materialet që do të përdorë.

Dokumenti mund të shkarkohet në PDF nga faqja në internet www.al-tax.org

Nëse keni kërkesa, pyetje dhe sugjerime ju lutem postojini elektronikisht te [email protected]

Page 2: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 2

©AL-Tax

Dokumente fiskale

Shkurt 2013

Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit dhe industria

nxjerrëse

Informacione dhe llogaritje lidhur me industrinë nxjerrëse dhe mënyrat e aplikimit

të transferimit të çmimit në Shqipëri

PËRMBLEDHJE

Qendra AL-Tax (Albanian Taxation Association) prezanton në këtë dokument përpjekjen për trajtimin në mënyrë të

përmbledhur të dimensionit të transferimit të çmimit, si dhe praktikat e ndjekura deri më sot për monitorimin dhe

administrimin tatimor të të ardhurave që gjenerohen në vend.

Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së ligjvënësve dhe medias, si dhe kritikëve që

mund të mos pëlqejnë parashtrimin e fakteve dhe llogaritjeve apo kanë pyetje në lidhje me metodologjinë.

Bazuar në të dhënat që janë marrë nga burime të ndryshme, u përdorën mënyrat e llogaritjes dhe përdorimi i

raporteve të të dhënave.

Fjalëkyçë: transferimi i çmimit, industria nxjerrëse, shqiperia, tatime, taksa, evazion

Page 3: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 3

PËRMBAJTJA

Parathënie Faqe 7

1. Transferimi i çmimit: parimet, studimi i funksionimit të tij Faqe 8

1.1. Identifikimi dhe analiza e transaksioneve Faqe 8

1.2. Analiza e Tregut dhe Industrisë Faqe 8

1.3. Analiza Funksionale Faqe 9

1.4. Nevoja për dokumentacionin e transferimit te çmimeve Faqe 11

2. Industria nxjerrëse në Shqipëri dhe transferimi i çmimit Faqe 13

2.1. Hidrokarburet Faqe 15

2.1.1. Sasia, cilësia, çmimi Faqe 16

2.2. Kromi Faqe 16

2.2.1. Sasia, cilësia, çmimi Faqe 17

2.3. Bakri Faqe 18

2.3.1. Sasia, cilësia, çmimi Faqe 19

2.4. Nikeli Faqe 19

2.4.1. Sasia, cilësia, çmimi Faqe 20

2.5. Komente për gjithë industrinë Faqe 20

3. Baza ligjore dhe orientuese, metodat për përcaktimin e çmimeve Faqe 21

3.1. Metodat për përcaktimin e çmimeve Faqe 21

3.1.1. Metodat e Çmimit të Pakontrolluar të Krahasueshëm Faqe 21

3.1.2. Metoda e Çmimit të Rishitjes Faqe 22

3.1.3. Metoda Kosto Plus Faqe 22

3.1.4. Metoda të tjera Faqe 23

SHTOJCA Faqe 24

Analiza funksionale dhe e krahasueshmërisë: Procesi i formimit të çmimeve të produkteve Faqe 24

Page 4: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 4

Sqarime termash

Kufiri i vlerës së tregut

Shprehje e përdorur në kontekstin e transferimit të çmimit dhe e përkufizuar nga OECD-ja si një “sërë të dhënash që janë të pranueshme për të përcaktuar nëse kushtet e një transaksioni të kontrolluar janë në vlerën e tregut dhe që burojnë ose nga zbatimi i së njëjtës metodë të transferimit të çmimit për të shumëfishuar të dhëna të krahasueshme ose nga zbatimi i metodave të ndryshme të transferimit të çmimit”. Në përgjithësi, për t’u përfshirë në kufijtë e vlerës së tregut, transaksionet e krahasueshme duhet të kenë një nivel të ngjashëm krahasueshmërie dhe vërtetësie, dhe duhet të identifikohen dhe saktësohen gjithë ndryshimet kryesore ndërmjet transaksioneve të kontrolluara dhe transaksioneve të pakontrolluara. Nëqoftëse transferimi i çmimit i përdorur nga tatimpaguesi është brenda kufijve të vlerës së tregut, organet tatimore zakonisht nuk bëjnë saktësim të transferimit të çmimit. ©

IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)

Filial

Një tatim direkt mbi të ardhurat. Megjithëse termi përgjithësisht zbatohet për një tatim mbi Term popullor i përdorur për t’iu referuar një selie të përhershme. Një nga shembujt e dhënë në Modelin e OECD-së për selinë e përhershme. Sipas Komentarit të Modelit të OECD-së këto shembuj përbëjnë një seli të përhershme, vetëm nëqoftëse ato plotësojnë kërkesa të tjera të dispozitës. Megjithatë kjo pikëpamje nuk pranohet nga të gjitha vendet. Termi përdoret në ligjet vendase të disa vendeve, për t’iu referuar një koncepti të ngjashëm (p.sh. më parë, MB). Termi nuk ka një kuptim të përcaktuar qartësisht por mund të kuptohet gjerësisht si një sektor, zyrë, ose njësi tjetër biznesi e vendosur në një vend të ndryshëm nga ai i zyrës kryesore ose selisë. ©

IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)

Tatim i filialit

Shumë vende vendosin mbi fitimet e degëve të shoqërive të huaja një “tatim dege” përmbi tatimin normal të të ardhurave të shoqërisë mbi fitimet e degës. Tatimi i degës është i barasvlefshëm me tatimin mbi dividendët që do të ishte i pagueshëm nëqoftëse dega do të ishte një filial i shoqërisë së huaj dhe do i shpërndante fitimet e saj si dividendë. Shumica e vendeve që vendosin një tatim dege e vendosin atë mbi fitimet totale të degës, pas zbritjes së tatimit mbi të ardhurat e shoqërisë, edhe kur nuk ka derdhje faktike, d.m.th. pavarësisht nëse fitimet i janë paguar faktikisht zyrës kryesore. Vende të tjera tatojnë vetëm pjesën që nuk investohet në aktivet e qëndrueshme të biznesit që i përkasin degës. Disa vende tatojnë vetëm pjesën e paguar të fitimeve. Në këtë rast përdoret termi “tatim mbi pagesat”. Megjithëse Modeli i OECD-së përjashton vendosjen e një tatimi dege, disa marrëveshje tatimore, të nënshkruara ndërmjet vendeve që vendosin një tatim të tillë, e kanë ruajtur këtë të drejtë, por përqindja është zvogëluar, në përgjithësi, në të njëjtën mënyrë si përqindja e tatimit të mbajtur në burim për dividendët. ©

IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)

Page 5: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 5

Analizë krahasimi

Një analizë e bërë në rastet e transferimit të çmimit për të krahasuar një transaksion të kontrolluar nga një transaksion i pakontrolluar. Në përgjithësi, që një transaksion i pakontrolluar të jetë i krahasueshëm, duhet të bëhet e mundur të identifikohen dhe saktësohen të gjitha ndryshimet thelbësore, ndërmjet transaksionit të pakontrolluar dhe transaksionit të kontrolluar. Standardet për krahasueshmëri përfshijnë krahasueshmërinë lidhur me llojin e pasurisë ose të shërbimeve të transferuar, funksionet e kryera nga palët, burimet e përdorura, termat kontraktuale, rreziqet kryesore që merren parasysh nga palët, dhe kushtet ekonomike kryesore që do të ndikonin çmimin që do të kërkohej për t’u paguar ose fitimet që do të nxirreshin. ©

IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)

Metodë e ndarjes së fitimit të

krahasueshëm

Njëra nga dy metodat e ndarjes së fitimit që përdoret në Rregulloret e Transferimit të Çmimit të SHBA-së. Metoda e ndarjes së fitimit të krahasueshëm ndan fitimet ose humbjet operative të kombinuara të një grupi tatimpaguesish të kontrolluar në të njëjtin raport me të cilin ndahen fitimet ose humbjet nga tatimpaguesit e pakontrolluar që përfshihen në transaksione ose veprimtari biznesi të ngjashme. ©

IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)

Metodë krahasimi financiar të pakontrolluar të krahasueshëm

Një metodë e përdorur në Rregulloret e Transferimit të Çmimit të SHBA-së për transferim të ardhurash, zbritjesh, fitimesh dhe humbjesh në operacione të përgjithshme lidhur me letra me vlerë. Metoda vlerëson nëse shuma që duhet paguar është me vlerën e tregut me referencë në shumën që duhet paguar në transaksione financiare të pakontrolluara të krahasueshme. ©

IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)

Metodë çmmi të pakontrolluar të krahasueshëm

Metoda e çmimit të pakontrolluar të krahasueshëm përcaktohet (OECD) si një “metodë e transferimit të çmimit që krahason çmimin për pasuri ose shërbime të transferuar në një transaksion të kontrolluar me çmimin që duhet paguar për pasuri, ose shërbime të transferuar në një transaksion të pakontrolluar të krahasueshëm në rrethana të krahasueshme”. ©

IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)

Metodë transaksioni të pakontrolluar të krahasueshëm

Metoda e transaksionit të pakontrolluar të krahasueshëm është një metodë e transferimit të çmimit që përcakton çmimin në vlerën e tregut për transferimin e pasurisë së patrupëzuar me referencë në shumën e paguar në transaksione të pakontrolluara të krahasueshme. Transaksionet e pakontrolluara duhet të kenë të bëjnë me një transferim të së njëjtës pasuri të patrupëzuar ose të krahasueshme me të në rrethana të njëjta ose të përafërta. Kjo gjë mund të ndodhë vetëm nëqoftëse ka ndryshme të vogla ndërmjet transaksioneve të kontrolluara dhe të pakontrolluara dhe efekti i këtyre ndryshimeve mbi shumën e paguar mund të saktësohen. ©

IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)

Metodë kosto plus

Metoda kosto-plus është një metodë e transferimit të çmimit e përdorur për të përcaktuar çmimin me vlerë tregu për transferimin e pasurisë dhe shërbimeve. Një vlerë e shtuar e fitimit bruto i shtohet kostos së prodhimit të pasurisë ose të kryerjes së shërbimeve për të arritur në çmimin me vlerën e tregut. Vlera e shtuar e fitimit bruto përcaktohet në bazë të funksioneve të kryera nga tatimpaguesi (duke mbajtur parasysh aktivet e përdorura, rreziqet e marra, dhe kushtet e tregut) ose mbi bazën e transaksioneve të pakontrolluara të krahasueshme. Kjo metodë përdoret zakonisht në lidhje me shitjen e produkteve gjysëm të gatshme (p.sh. në kontekstin e prodhimit me kontratë) ose furnizimin e shërbimeve ndërmjet palëve të lidhura. ©

IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)

Page 6: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 6

Metodë e ndarjes së fitimit

Metoda e ndarjes së fitimit është një metodë e transferimit të çmimit që transferon fitimin ose humbjen operacionale të kombinuara nga një transaksion në subjekte të lidhura në mënyrë që të pasqyrojë ndarjen e fitimeve që do të priteshin në një skemë me vlerë tregu. Kjo mund të përfshijë një ndarje bazuar në kontributin relativ të çdo pjesëmarrësi në transaksion. Vlera relative e kontributit të çdo pjesëmarrësi normalisht përcaktohet nga marrja parasysh e funksioneve të kryera, rreziqeve të marra, dhe burimeve të përdorura nga pjesëmarrësi. Ekzistojnë një sërë metodash të ndryshme të ndarjes së fitimit, duke përfshirë metodën e ndarjes së fitimit të krahasueshëm, metodën e ndarjes së fitimit të mbetur, dhe metodën e ndarjes së fitimit të plotë. ©

IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)

Metodë e çmimit të rishitjes

Metoda e çmimit të rishitjes, është një metodë e transferimit të çmimit sipas së cilës, çmimi me vlerën e tregut për pasuri të blerë nga një subjekt i lidhur përcaktohet mbi bazën e marzhit të çmimit të rishitjes të realizuar nga shitja e pasurisë së njëjtë ose të ngjashme në transaksione të pakontrolluara të krahasueshme. Marzhi i çmimit të rishitjes i përcaktuar në këtë mënyrë, zbritet nga çmimi i rishitjes në transaksionin e pakontrolluar, për të arritur në çmimin me vlerën e tregut për blerjen nga subjekti i lidhur. Metoda e çmimit të rishitjes normalisht përdoret në rastet kur pasuria e trupëzuar blihet nga një shoqëri e lidhur dhe i rishitet një subjekti të pavarur, dhe subjekti që bën rishitjen nuk i ka shtuar pasurisë vlerë të konsiderueshme nëpërmjet përdorimit të pasurive të patrupëzuara ose formave të tjera. ©

IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)

Çmim i tregut Është çmimi që do të kishin mallrat në shitje në tregun e lire, ndaj një personi të palidhur në datën e shitjes ose levrimit në vendndodhjen në të cilën është kryer transaksioni.

Person i lidhur

Person i lidhur me tatimpaguesin, sipas rastit, janë: i) personat, me të cilët është/janë lidhur një/shumë marrëveshje biznesi; ii) kontrolluesi apo i kontrolluari prej tij; iii) individët, që kanë lidhje gjaku deri në shkallën e dytë në rastin e individit tregtar; iv) individët, që ushtrojnë detyra drejtuese në organizimin e më shumë se një

tregtari; v) individët, që kanë marrëdhënie punësimi edhe me tatimpagues të tjerë.

Persona të palidhur

Persona të palidhur konsiderohen ata tatimpaguesë të cilët kanë interesa të kundërta brenda aktivitetit të tyre ekonomik.Në këtë kuptim seicili prej tyre në transaksion kërkon të arrijë përfitime individuale, duke shfrytëzuar cmimin më të favorshëm për të.

Transferimi i aktiveve afatgjata

Këto transaksione janë zakonisht të rralla, por ato mund të përfshijnë një transferim te aktiveve në një vlerë të konsiderueshme. Si pasojë, është e nevojshme për t'u marrë parasysh se a ka ndodhur ndonjë transferim i tille. Është gjithashtu e nevojshme për tu siguruar se këto transferta kanë të bëjnë me pasuritë kapitale dhe jo me inventare.

Transferimi i aktiveve afatshkurtra

Këto transaksione përfshijnë transfertat e emrave të markave tregtare, sekreteve teknologjike dhe inndustriale, pronesi intelektuale dhe industriale dhe aktive te natyres së ngjashme. Aktivet e patrupëzuara mund të transferohen duke ndare shpenzimet dhe/ose përfitimet e pronësisë së aktiveve të tilla me një shoqeri të huaj jorezidente, e cila nuk eshte e lidhur me shoqerine qe eshte rezidente ne Shqiperi.

Transferimi i shërbimeve brenda grupit

Këto janë të shërbimeve që i ofrohen një shoqërie në një grup me shoqëri të tjera, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ofruesit e shërbimit ose ndajnë shpenzimet apo detyrimet e një tarifë (me ose pa marzh), të tilla si tarifat e menaxhimit, blerjen e taksat, shërbimet administrative, taksat, etj.

Page 7: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 7

Parathënie

Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit, apo shkurt transferimi i çmimit (TC) ështe çmimi, që shoqëritë e

vendosin për mallra, shërbime, aktivet afatshkurtra dhe afatgjata, që ata tregtojnë me filialet dhe njësitë

e ngjashme të kontrolluara nga to në tregjet e huaja.

Sipas ligjit të tatimit mbi të ardhurat në Shqipëri, ashtu si dhe në vendet e tjera të zhvilluara, transferimi

i duhur i çmimit është ai ku dy palët e lidhura bien dakord për një transaksion të caktuar. Si pasojë,

çmimi që rezulton është quajtur çmimi i parimit të "transferimit të çmimit të tregut", dhe parimi i

përdorur për të përcaktuar një çmim të tillë është parimi i "transferimit të çmimit të tregut". Ky parim

është një gur themeli në metodologjitë tatimore të transferimit të çmimeve dhe përdoret nga

administratat e tatimeve në shumicën e vendeve në botë. Në një mënyrë më formale, ky parim është i

bazuar në nenin 9 të Modelit te Konventës Tatimore, i botuar prej Organizatës për Bashkëpunimin

Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Synimi kryesor është që administrata tatimore të detyrojë shoqëritë e

lidhura për të shitur mallrat e tyre, shërbimet, aktivet afatshkurtra dhe afatgjata të njëri-tjetrit me

çmimet e tregut për qëllime tatimore.

Në politikën fiskale në vitet e fundit, të nxitur edhe nga ekspertë të Bankës Botërore i është dhënë

rëndësi faktit të ekzaminimit te transferimit te çmimit. Për më tepër, fokusimi tek këto instrumenta të

tregut global vjen edhe si rrjedhojë e rritjes së volumeve të transaksioneve si dhe rritje e kërkesës së

kontrollit tatimor për një vëmendje të veçantë në shqyrtimin dhe analizën e këtyre transaksioneve dhe

aktiviteteve tregtare dhe financiare te shoqeruar me azhornimet qe do te pasojne aktet ligjore dhe

nenligjore. Si pasojë, shoqëritë e regjistruara në Shqipëri, madje edhe më të vogla janë bërë të

interesuara për standartizimin e metodologjisë së auditimit të transferimit të çmimit.

Ky dokument përbëhet nga tre pjesë. Në pjesën e parë bëhet një sqarim i parimeve të transaksioneve të

transferimit të çmimit. Në pjesën e dytë jepet panorama e përgjithshme e aktiviteteve të industrisë

nxjerrëse dhe pozicionimi në lidhje me transferimin e çmimit. Në pjesën e tretë jepen metodat e

trajtimit tatimor në lidhje me transaksionet e përfshira në transferimin e çmimit. Në fund të dokumentit

(Shtojca) janë përfshirë shembuj praktikë për të pasqyruar sa më drejt orientimin që duhet të ndiqet për

trajtimin tatimor në kushtet e zbatimit të transferimit të çmimit midis palëve.

Page 8: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 8

1. Transferimi i çmimit: parimet, studimi i funksionimit të tij

Kur pale të pavarura (persona jo të lidhur) zhvillojnë transanksione me njëra-tjetrën, kushtet

tregtare dhe financiare të marrëdhënieve të tyre (p.sh. çmimet e mallrave apo shërbimeve të

furnizuara) përcaktohen nga faktorët e tregut. Kur palë të varura (personat e lidhur) që

zhvillojnë transanksione me njëra-tjetrën, marrëdheniet tregtare dhe financiare të tyre mund të

mos ndikohen direkt në të njëjtën mënyrë nga faktorët e tregut. Në këto raste transaksionesh,

personat e lidhur synojnë të bien dakort midis tyre për dinamikën e forcave të tregut nëpërmjet

përcaktimit të çmimeve për transaksionet që kryejnë me njëra-tjetren.

1.1. Identifikimi dhe analiza e transaksioneve

Gjatë fazës së parë e përgatitjes së çdo studimi te transferimit te çmimit është e nevojshme që

të identifikohen transaksionet që janë subjekt për transferimin e rregullave të çmimeve. Përveç

kësaj, aspekte të tjera të transaksioneve duhet gjithashtu të konsiderohen, p.sh. selia, të dhënat

e shoqërisë mëmë, ndikimi prej marrëveshjeve tatimore, marrëveshje dhe rregulla të lidhura

me konkurencën, monopolin, etj.

1.2. Analiza e Tregut dhe Industrisë

Analiza e tregut dhe industrisë ofron një përshkrim të një mjedisi biznesi të përgjithshëm, si dhe

një sfond të konsiderueshëm për një analizë funksionale. Ajo përfshin një përshkrim të plotë të

industrisë së bashku me faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në zhvillimin e saj. Ajo

gjithashtu duhet të përshkruajë praktikat përgjithësisht të pranuara industriale dhe komerciale

(të tilla si përdorimi i shërbimeve nga jashtë (outsourcing), zgjedhja e kanaleve të shpërndarjes,

etj.). Përveç kësaj, analiza e industrisë përfshin të dhëna të përgjithshme dhe specifike të

industrisë, statistika të biznesit, të dhëna për punësimin e burimeve dhe të dhëna të veçanta të

industrisë së raportet financiare (nëse ka).

Page 9: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 9

Për më tepër, analiza e tregut dhe industrisë zakonisht përshkruan përqendrimet e tregut dhe

identifikon dhe përshkruan profilet e përgjithshme të konkurrentëve, duke përfshirë edhe

madhësinë e tyre, strategjitë dhe veprimet në treg. Ajo gjithashtu përshkruan tendencat e

tanishme në industri dhe faktorët kritikë të suksesit.

1.3. Analiza Funksionale

Analiza funksionale përfaqëson një nga pjesët më të rëndësishme të studimit të transferimit të

çmimit. Analiza funksionale përshkruan faktet që rrethojnë transaksionin përkatës dhe përdoret

për të mbështetur krahasueshmërinë dhe nevojën e rregullimeve për një transaksion që

analizohet për zbatimin e metodave krahasuese. Ajo gjithashtu identifikon vlerën e shtuar në

zinxhirin e vlerës që fillon prej blerjes, prodhimit dhe deri në shitjen e produkteve.

Shumllojshmëria e produkteve dhe kompleksiteti i kryerjes së transaksioneve (e-transaksionet)

në botën e sotme të biznesit shpesh përbëjnë vështirësi jashtëzakonisht të mëdha në kërkimin

e gjetjen e transaksioneve të krahasueshme. Prandaj, është e rëndësishme për të kuptuar

modelin e biznesit dhe mënyrat e operimit të tij në treg dhe me klientët dhe furnziuesit para se

të përgatitet një analizë e hollësishme funksionale. Në përgatitjen e analizave funksionale nuk

duhet të lihet jashtë vëmendjes edhe analizimi i anomalive të biznesit që në disa raste mund të

ndihmojnë për të gjetur transaksione që transferojnë fitimin nëpërmjet parimit të transferimit

të çmimit të tregut aty ku kërkojnë të përfitojnë.

Komponentet kryesore të analizës funksionale janë:

Funksionet. Funksionet janë në thelb të aktiviteteve të tilla si blerja, logjistika, prodhimi, kërkimi

& zhvillimi, menaxhimi i inventarit, logjistika e drejtuar për nga jashtë, marketingu dhe

aktivitete të shitjes, shërbime të pas-shitjes, aktivitete mbështetëse. Aktivitetet që kanë vlerën

më të madhe të shtuar duhet të diskutohen më në thellësi se aktivitetet e tjera.

Rreziqet. Sipas teorisë financiare, rrezik paraqet ndryshueshmëria e mundshme e rezultateve të

Page 10: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 10

ardhme ose rreziku i mosrekuperimit të investimit sipas programit. Si pasojë, rreziku më i madh

i mundshëm duhet të kërkohet te pjesa e fitimit para tatimit. Rreziqet e mundshme janë

kryesisht në kompani dhe industri të veçanta, por rreziqet më të përgjithshme janë si më

poshtë:

• rreziku financiar (duke përfshirë likujditetet, mallin, normën e interesit, dhe rreziqet e

financimit, etj)

• rreziku i grumbullimit të kredisë;

• rreziku operativ (duke përfshirë sistemet e rrezikut të dështimit, besueshmëria te furnizuesit,

rreziku i inventarit dhe shpenzimeve të mbajtjes së tij, rreziku i kërkim-zhvillimit, rreziku për

mjedisin etj.);

• rreziku i tregut (duke përfshirë vendin si rrezik politik, besueshmëria e konsumatorëve,

luhatje e kërkesës dhe e çmimeve, etj);

• rreziku i produkteve (duke përfshirë përgjegjësi të rrezikut nga produkti, rreziku garancive për

produktet, kontrata e zbatimit etj) .

Nga gjithë rreziqet e renditura më lart duhet të analizohen me një vëmendje të veçantë ato që

konsiderohen si rreziqe të rëndësishme. Në këtë analizë përcaktohet dhe përzgjidhet pjesa e

transaksioneve që mbart rreziqet si ligjore, po ashtu dhe ato ekonomike.

Shembull për këtë mënyrë analizimi dhe fokusimi janë aktivet afatshkurtra materiale, ku disa

nga ato gëzojnë mbrojtje ligjore (të tilla si patenta, licenca, markat tregtare dhe emra tregtarë).

Por edhe grupe të tjera të kësaj kategorie janë njësoj të rëndësishme edhe pa ndonjë mbrojtje

juridike ("know-how", sekretet tregtare, emri i mirë, të drejta ekskluzive importi dhe eksporti,

monopoli natyror etj.). Rregulli bazë është përcaktimi lidhur me faktin se cila nga palët që

kryejnë transaksionin ka pronësinë ligjore të tyre, dhe cila përfiton prej tyre.

Page 11: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 11

1.4. Nevoja për dokumentacionin e transferimit te çmimeve

Ligji i Tatimit mbi të ardhurat, në piken 2, te nenit 36 të Ligjit në mënyrë që të shmanget dënimi

mbi transferimin e çmimit kërkon që të përgatitet dokumentacioni i transferimit të çmimit. Në

mungesë të dokumentacionit të transferimit te çmimit, kontrollori tatimor do të veprojë bazuar

mbi nenin 71 dhe 72 te ligjit te procedurave tatimore.

Dokumentacioni duhet të jetë i njëkohshëm (p.sh. përgatitur dhe / ose i përditësuar në çdo

fundviti) dhe duhet të sigurohet për administratën tatimore brenda tre muajsh sipas një

kërkese me shkrim për ta bërë këtë. Prandaj, është e preferueshme për të përgatitur dhe të

rinovuar dokumentacionin e transferimit të çmimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Në këto kushte, administrata tatimore, duke u mbështetur në argumentat dokumentare, mund

të supozojë, se në cilat transaksione personat e lidhur kanë synuar të manipulojnë fitimet e

tyre. Por, mund të ekzistojnë vështirësi reale, që kanë të bëjnë me çmimin e saktë të tregut, në

mungesë të faktorëve të tregut, apo sidomos kur adoptohet nje strategji tregtare e veçantë.

Prandaj, është e domosdoshme të bëhen rregullime, me qëllimin për t'ju afruar vlerës reale të

tregut në këto trensaksione, pavarësisht nga detyrimet kontraktuale të ndërmarra nga palët

nëpërmjet të cilave ato vendosin çmime të veçanta me synim për të minimizuar shumën e

tatimit që duhet të paguajë.

Është e domosdoshme që në kushtet e tregut të lirë çmimet (e tregut) mes palëve të pavarura

të merren për bazë edhe te transaksionet e kontrolluara që zhvillohen midis "personave të

lidhur". Në mënyrë që një procedurë e tillë të jetë sa më pranë situatës së tregut duhet që

krahasimi të bëhet për situata me karakteristika ekonomikisht të ngjashme, pra që janë

efektivisht të krahasueshme. Por, përputhshmëritë nuk duhet të mbarojnë këtu. Faktorët që

përcaktojnë krahasueshmërinë janë ndër të tjera, karakteristikat e mallit apo shërbimit, analizat

funksionale, kushtet kontraktuale, rrethanat ekonomike dhe strategjitë e biznesit.

Page 12: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 12

Nje transaksion i pakontrolluar (midis personave të pavarur) është i krahasueshëm me një

transaksion të kontrolluar (midis personave të varur) për qëllime të metodave të përshkruara

më poshtë, nëse plotësohet njëri nga kriteret që vijojnë:

a. Asnjë nga ndryshimet (nëse ka të tilla) midis transaksioneve që krahasohen ose midis palëve

që i kryejnë këto transaksione nuk do të ndikonte faktikisht në vendosjen e çmimit në tregun e

lirë; ose

b. Rregullime konkrete të arsyeshme bëhen për të eliminuar efektet faktike të diferencave të

tilla.

Percaktimi i cmimit të tregut nga administrata tatimore në transaksionet midis personave të

lidhur duhet të bëhet vetëm nëqoftëse ka prova dhe fakte të pakundershtueshme se

transaksionet janë zhvilluar midis palëve "të lidhura sipas perkufizimit ligjor”. Përcaktimi i

cmimeve të tregut nuk mund të bëhet në qoftë se personat nuk janë të lidhur, pavarësisht nga

fakti se mund të kenë marrëdhënie tregtare shitblerje të lëndëve të para dhe produktit të

gatshëm brenda një vendi ose në disa vende.

Strukturat e transferimit të cmimeve të administratës tatimore në punën e tyre për përcaktimin

e cmimit të tregut, duhet të përdorin, së pari, metoden e cmimit të pakontrolluar të

krahasueshëm, dhe në pamundësi të përcaktimit të cmimeve mund të perdorin metoda të tjera

sikurse sqarohet më poshtë.

Pavarësisht nga prononcimet dhe studimet e ndryshme te tregut, caktimi i transferimit të

çmimit të duhur mbetet shumë subjektiv. Si rrjedhoje, është e nevojshme analiza e kujdesshme

për të gjykuar ndikimin e disa faktorëve kyç, të tille si: aktivitetet e shoqerisë, rreziqet, aktivet

afatshkurtra dhe afatgjata, të punësuarit, karakterizimin e paleve te lidhura, si dhe

krahasueshmërinë e transaksioneve sipas parimit te ""transferimit të çmimit të tregut"" me

transaksionet që nuk janë objekt zbatimi i këtij parimi.

Page 13: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 13

2. Industria nxjerrëse në Shqipëri dhe transferimi i çmimit

Sipas studimit të publikuar të vitit 2012, kryer nga Banka Botërore lidhur me industrinë

minerare dhe të nxjerrjes dhe prodhimit të naftës, ndër të tjera trajton çështje të transferimit

të çmimit në lidhje me këto industri, me qëllim zbatimin e Iniciativës për Transparencë të

Industrive Nxjerrëse (EITI). Nga ky studim rezulton se:

Industria nxjerrëse përfshin operatorë ekonomikë të lidhura me shoqëritë

ndërkombëtare dhe është i hapur ndaj tregjeve ndërkombëtare;

Barra tatimore për operatoret e industrisë nxjerrëse është një element për tu trajtuar

me vëmendje nga administrata tatimore dhe doganore pasi përbën objekt analize për

evazion tatimor që lidhet me problemet që vijnë nga zbatimi i transferimit të çmimit.

Problemet kryesore te lidhura me transferimin e çmimit jane:

Rritje e shpenzimeve duke u transferuar nga shoqeria e lidhur me shoqerine qe operon

ne Shqiperi dhe ulje te fitimit qe sjell renie te tatimit mbi fitimin;

Mosdeklarim korrekt të çmimeve te shitjes, te cilat i transferohen nepermjet eksportit

shoqerise se lidhur jashte Shqiperise dhe duke ulur ne kete menyre fitimin dhe tatimin

mbi fitimin dhe rentes minerare.

Industria e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës paguan në 2011 afërsisht 3.3 deri 4.5 miliarde

lekë (32 deri 43 milionë dollarë amerikanë, 1 US.D=105 leke) detyrime tatimore dhe doganore

për një vit;

Industria e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve (Krom, baker, nikel, lëndë bituminoze)

paguan në 2011 afërsisht 900 deri 960 milionë lekë (8.5 deri 9.1 milionë dollarë amerikane, 1

US.D=105 leke) detyrime tatimore dhe doganore për një vit.

Page 14: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 14

Shumica e shoqërive që operojnë në këtë sektor është pjesë e shoqërive të listuara në Bursat

Ndërkombëtare si: Toronto TSX (Kanada), London AIM Stock Exchange (Britania e Madhe) dhe

si rrjedhojë janë të hapura dhe të besueshme në informacione financiare për shoqerite e grupit

dhe filialet në Shqipëri.

Mungesa e koordinimit midis agjensive qeveritare (Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore,

DPT, DPD) eshte arsyeja e forte qe rrisqet qe vijne prej transaksioneve te transferimit te çmimit

nuk jane adresuar dhe parandaluar si duhet. Në kete kontekst, kontrollet qe duhet te kryhen në

këta operatorë duhet të jenë gjithpërfshirës, të plotë dhe të orientuar sipas udhërrëfyesve të

hartuara nga EITI.

Tatimi mbi të ardhurat mund të manipulohet sipas praktikave të transferimit të çmimit në

mënyrat e përmendura më poshtë:

Kostot e aktivitetit të rritura në menyre të egzagjeruar

Konsulence teknike e huaj më shumë nga sa është e nevojshme;

Çmime të egzagjeruara të materialeve në importe;

Çmime të egzagjeruara të transportit ndërkombetar;

Kosto të zyrës qendrore të grupit të shkarkuara te filiali;

Kosto të shpenzimeve të kërkimeve dhe zhvillimit, që kanë natyrë të vështirë për ta

matur efektin direkt në të ardhurat e filialit.

Aplikim i çmimeve të shitjes nën vlerën e tregut ndërkombetar

Çmime shitje poshtë çmimit te tregut;

Kosto të egzagjeruara të shitjes apo transportimit në destinacion.

Mosdeklarim i sasisë së saktë te shoqëria e lidhur.

Page 15: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 15

2.1. Hidrokarburet

Në kuadër të prodhimit botëror, prodhimi i naftes bruto në Shqipëri klasifikohet si prodhim

ditor i vogël me një mesatare ditore 16.000 fuçi në ditë.

Nafta shqiptare është e rëndë dhe ky fakt e bën më pak të vlefshme në tregjet ndërkombetare

(sipas krahasimit të referencës Brent).

Rezervat e naftes ne Shqiperi konsiderohen te jene afer 251 milion fuçi, por mundesia e

eksplorimit mbetet ende e madhe.

Fushat naftembajtese kryesore jane:

1. Patos, Marinez, Kolonje (63%), operon Bankers petroleum Ltd, e cila aktualisht prodhon

rreth 10.000 fuçi ne dite

2. Delvine (22%), operon Stream Oil and Gas, e cila aktualisht prodhon rreth 3.500 fuçi në

ditë .

3. Cakran, Mollaj (15%), operon Stream Oil and Gas. Per te dy zonat prodhon rreth 2500

fuçi ne dite.

Sektori i naftës në Shqipëri ka:

Operatorë të besueshëm ndërkombëtarë;

Të drejtë hyrje të besueshme në të dhënat e tyre financiare;

Investime të huaja;

Shikueshmëri e mundshme e çmimeve të tregut

Nisur nga ky kuadër i përgjithshëm, ky sektor është transparent lidhur me problemet që prek

transferimi i çmimit. Çmimet mund të kontrollohen duke ndjekur çmimet ndërkombëtare të

tregut, duke patur parasysh zbritjet e çmimit sipas sasisë së tregtuar, por edhe cilësisë.

Page 16: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 16

2.1.1. Sasia, cilësia, çmimi

Sistemi aktual i matjes së peshës dhe cilësisë konsiderohet i pështatshëm. Për matjen e cilësisë

angazhohen palë të treta që testojnë ngarkesat.

Përcaktimi i çmimeve bëhet sipas analizës së kostos, pra duke i vendosur elementet e formimit

të cmimit sipas radhës si pjesë e një analize zë për zë. Këtë menyre zbaton p.sh. Alb Petrol sh.a.

Nga perceptimi i dy kompanive të tjera, rezulton se çmimet e tyre nuk janë optimale dhe kriteri

i percaktimit të çmimit sipas rëndesës së naftes bruto nuk është i pershtatshem. Këshillohet që

praktika e përcaktimit të çmimit të jetë njësoj si kompania ende publike.

2.2. Kromi

Ky sektor është mjaft i rëndësishëm aktualisht, por me një rëndësi në rritje për të ardhmen kur

shikon se rezervat natyrore janë 37 milion. Në 2010, operatorët e këtij sektori prodhuan

330.000 tonë (2.3 milionë m³). Prodhimi boteror arriti në 2007 në nivelin 5,8 milion metra kub.

Ne kete sektor, ne 2008 nga 590 leje te dhena per shfrytezim dhe hapje minierash, 220 prej tyre

ishin vetem per kromin.

Zonat kryesore me mineral jane:

Bulqiza, operon Albanian Chrome shpk, e cila zoteron edhe nje furrnalte ne Elbasan. Kjo

shoqeri zoterohet nga DCM Deco Metal GmBH (austri). Ne 2008 prodhoi 74674 metra

kub krom dhe 11916 metra kub ferrokrom, nepermjet furrnaltes, e cila ka nje kapacitet

prej 15000 metra kub. Per kete zone ka marre kater licensa shfrytezimi edhe Empire

Mining Corporation (kanada), por pa filluar ende nga pordhimi.

Kuksi, ka perfunduar projektin operatori Jab Resources Ltd (australi) qe synon te ndetoje

nje fabrike perpunimi me kapacitet 700000 metra kub.

Tropoja

Shebenik, Pogradec

Page 17: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 17

Sektori i kromit ka:

Disa operatore nderkombetare me te drejta hyrje te besueshme ne informacionet

financiare te tyre

Operatore te vegjel dhe te mesem, qe nuk kane besueshmeri ne informacionet

financiare

Monitorim mjaft i kufizuar i çmimeve nderkombetare te tregut.

Ky sektor eshte mjaft i veshtire per tu monitoruar, duke patur parasysh se çmimet e kromit nuk

jane te kuotuara ne tregjet nderkombetare. Kjo mungese informacioni ndikon si mbi

insitucionet qe e kane te nevojshem informaconin, por edhe mbi operatoret e vegjel dhe te

emsem qe kane nevopje te dine çmimin perpara se t’ja shesin ndermjetesit per ta eksportuar,

qe per shumicen prej tyre eshte Albanian Chrome. Disa prodhues dalin drejtperdrejt ne tregun

nderkombetar.

2.2.1. Sasia, cilësia, çmimi

Sistemi i monitorimit te peshes se mineralit kur ngarkohet ne anije eshte i pershatshem.

Kontrolli i cilesise behen ne menyre te pavarur nga eksportuesit ne laboratore jashte vendit,

kryesisht ne France dhe Zvicer. Keta laboratore konsiderohen te besueshem, pasi punojne sipas

standarteve nderkombetare. Megjithate, kjo nuk duhet te shmange kontrollin prej

institucioneve.

Veshtiresia kryesore per monitorimin e cmimeve eshte se ky mineral nuk eshte i kuotuar ne

tregjet nderkombetare. Hapi i pare per zgjidhjen e kesaj situate eshte vendosja e rregullit te

cmimeve dysheme bazuar mbi periudha kohore periodike. Ne rastin e Shqiperise, qe zoterohet

tregu nga vetem nje shoqeri, e cila ka edhe rolin e eskportuesit per prodhuesit e vegjel dhe te

mesëm çmimi duhet të percaktohet bazuar mbi analiza të rregullta të secilit element, bazuar

mbi kostot dhe normat e fitimit.

Page 18: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 18

2.3. Bakri

Shqipëria është prodhuesi më i vogel i bakrit në Ballkan. Rezervat natyrore janë 30 milionë

tonë. Ne 2010 u prodhua 140.000 tonë (rreth 1 milionë metër³). Cilësia e bakrit shqiptar është

mesatare, e lidhur me koncentrimin në mineral. Nisur nga depozitat që ka në vend, sipas

Bankës Botërore ka mundesi që Shqipëria të kthehet në një prodhues të nivelit boteror, nëse

shfrytëzohet duke investuar shumë më tepër se deri më sot në këtë sektor.

Zonat kryesore janë:

Munella, operon Ber Oner (turqi), i cili prodhon 70.000 metra kub, që e eksporton te

shoqëria e lidhur me të në Turqi.

Lak Roshi

Karma

Perlati, ku ka 5 leje shfrytëzimi operatori Balkan Resources Inc. (Kanada). Kjo zonë është

e pasur në mineral bakri.

Spaçi

Bregu i Gështenjës

Mirdita, ku ka leje shfrytëzimi operatori Tirex Resources Ltd (Kanada. Kjo zonë ka

depozita të mëdha minerali bakri, argjendi dhe ari.

Ky sektor përfshin operatorë të nivelit rajonal dhe nuk është i besueshëm në të dhënat dhe

informacionin financiar. Disa investime të huaja të realizuara janë ende në nivele të ulta. Çmimi

për këtë mineral është i monitorueshëm në tregun ndërkombetar, por me një kufizim në

verifikimin e kostove të çmimeve të tregut ndërkombëtar.

Nisur nga ky kuadër, kontrollet për transferimin e çmimit në këte sektor janë të nevojshme të

kryhen rregullisht duke krijuar një traditë në monitorimin e sektorit.

Page 19: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 19

2.3.1. Sasia, cilësia, çmimi

Ber Oner eksporton bakrin në Turqi, te tregu i saj. Transporti është rrugor. Ka pak informacion

për mënyrën e kontrollit në pikat doganore kufitare. Kontrolli i cilësisë së bakrit është i kufizuar

nga shoqëria. Nisur nga këto fakte kërkohen kontrolle të rregullta prej institucioneve.

Çmimi i këtij minerali mund të monitorohet sipas treguesve të çmimeve të tregjeve

ndërkombetare. Duhet krahasuar sasia dhe cilësia me keto çmime për prodhuesit vendas. Edhe

ky sektor këshillohet për të njëjtën metodologji si për industritë e tjera.

2.4. Nikel

Rezervat e nikelit janë afer 300 milion tonë dhe kjo industri përbën potencialin më të madh për

Shqipërinë. Ky sektor është i dominuar nga operatorë të vegjël dhe të mesëm vendas me një

prodhim të përbashkët vjetor prej 270.000 tonë (1.9 milionë metër³). Ky prodhim eksportohet

ne Maqedoni, Kosovë dhe Greqi.

Zonat kryesore janë:

Has, Kukes, Lurë

Librazhd, Pogradec

Devoll, e cila operohet nga Balkan Resources Inc. (Kanada) dhe European Nickel Plc

(Britania e madhe). Këta operatorë synojnë të prodhojnë 15 deri 20 mijë metra³ në vit,

për 15 vitet e ardhme.

Ky sektor përfshin operatorë vendas të vegjël dhe të mesëm. Marrja e të dhënave është e

kufizuar dhe informacionet financiare janë jo të besueshme. Investimet e huaja janë në volume

të ulta. Çmimi për këtë mineral është i monitorueshëm në tregun ndërkombëtar, por me një

kufizim në verifikimin e kostove dhe çmimeve të tregut ndërkombëtar.

Nisur nga ky kuadër, kontrollet për transferimin e çmimit në këtë sektor janë të nevojshme të

kryhen rregullisht duke krijuar një traditë në monitorimin e sektorit.

Page 20: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 20

2.4.1. Sasia, cilësia, çmimi

Ky sektor është i vështirë të monitorohet lidhur me peshën dhe sasinë në pikat doganore

rrugore. Dominimi i këtij sektori nga operatorët vendas e bën deri të pamundur informacionin

nëse bëhen kontrolle cilësie. Por, duket se kontrolle të tilla bëhen rrallë. Nisur nga kjo situate

kërkohen kontrolle te rregullta prej institucioneve.

Çmimi i këtij minerali mund të monitorohet sipas treguesve të çmimeve te tregjeve

ndërkombetare. Duhet krahasuar sasia dhe cilësia me këto çmime për prodhuesit vendas. Edhe

ky sektor këshillohet për të njëjtën metodologji si për sektorët e tjerë.

2.5. Komente për gjithë industrinë

E gjithe industria nxjerrëse dhe përpunuese e naftes dhe mineraleve ka mangesi të kontrolleve

prej institucioneve, të cilet konsiderohen të dobët dhe të kufizuar ne objektin e tyre.

Kjo dikton nevojen per kontrolle te plota, si dhe specialistë që njohin:

nivelin e investimeve, si dhe rezervat minerare dhe kapacitetet

tipin e aktivitetit dhe teknologjisë

njohjen e vlerësimin e përfitimeve të lejeve të dhëna

njohjen dhe zbatimin e rregullave që fillojnë me shmangien tatimore dhe rrjedhojat e

zbatimit rezultojnë si transferim i çmimit

Shumica e shoqërive të lidhura me shoqëritë qe operojnë ne industritë nxjerrëse janë të

listuara në bursat e tregjeve ndërkombëtare, te vendeve ku shoqëritë ndërkombëtare kanë

selinë. Prezenca në këto bursa tregon për standarte të mirëfillta të zbatimit të rregullit të këtyre

tregjeve, që përfshijne informacione për publikun, të besueshme, dhe të pamanipulueshme.

Kontrolli i elementëve që mund të përfitohet kur zbatohet transferimi i çmimit fillon me

identifikimin e palëve të lidhura potenciale, që mund të japin shërbime për operatorët në

Shqipëri me çmime të egzagjeruara. Shumica e operatorëve në Shqipëri japin informacion të

paplotë për personat e lidhur me ta.

Page 21: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 21

3. Baza ligjore dhe orientuese, metodat për përcaktimin e çmimeve

- Ligji Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, neni 36 “Transferimi i çmimit”.

- Udhëzimi nr.5 datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat”, pika 6 “Transferimi i çmimit”.

- Rregullorja e Ministrit të Financave nr.1 datë 11.2.2002 “Për transferimin e çmimeve”.

- Guida e transferimit të çmimit për shoqëritë ndërkombëtare dhe administratat tatimore e OECD

- Struktura e re organizative me ngritjen e strukturës për monitorimin dhe asistimin e problemeve

të transferimit të fitimit nëpërmjet çmimit, 2013

Për përcaktimin e cmimit të tregut (çmimit real të pamanipuluar midis personave të lidhur),

struktura e administratës për transferimin e çmimeve, është e detyruar të përdorë njërën

nga metodat e paraqitura më poshtë :

3.1. Metodat për përcaktimin e çmimeve

3.1.1. Metodat e Çmimit të Pakontrolluar të Krahasueshëm (Metoda MÇP)

Metoda e çmimit te pakontrolluar te krahasueshem (MÇP), bazohet ne krahasimin e çmimit te

bazuar per mallin apo sherbimin e furnizuar, ne nje transaksion te kontrolluar midis personave

te lidhur, me çmimin e zbatuar per mallin apo sherbimin e furnizuar, ne nje transaksion te pa

kontrolluar midis personave te palidhur, ne rrethane te krahasueshme.

Nese midis ketyre çmimeve ka diferance, kjo tregon se kushtet e marredhenieve tregtare dhe

financiare mes personave të lidhur, nuk përputhen me kushtet e tregut. Në këtë rast, është e

nevojshme që çmimi i perdorur ne transaksionin e kontrolluar (mes personave te lidhur), të

zëvendësohet me çmimin, që përdoret në transaksionet e ngjashme të pa kontrolluara midis

personave te pavarur.

Page 22: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 22

3.1.2. Metoda e Çmimit të Rishitjes

Metoda e çmimit te rishitjes, konsiston ne gjetjen e çmimit me te cilin produkti i blere nga nje

person i lidhur, i është rishitur një personi të palidhur. Ky çmim (çmimi i rishitjes), reduktohet

me nje nivel normal fitimi bruto (marzh tregtar), i cili perfaqson shumen me te cilen reshitesi do

te mbulonte shpenzimet e tij operative e te shitjes dhe do te realizonte nje fitim normal (duke

marre parasysh edhe asetet e perdorura si dhe rrezikun e mundshem).Pjesa qe mbetet pas

zbritjes se fitimit bruto (marzhit tregtar), pasi korrekohet perseri me shpenzimet e tjeraqe

lidhen me blerjen e produkteve(p.sh. taksa doganore, etj), konsiderohet "çmim i tregut" (çmim

normal i pa manipuluar) per transferimin origjinal te mallit apo sherbimit midis personave te

lidhur. Kjo matode mund te perdoret dhe te jete efektive, ne operacionet tregtare te cilave u

njihet çmimi i rishitjes.

Marzhi i cmimit te rishitjes, (fitimi bruto) per rishitesin ne transaksionet e kontrolluara, mund te

percaktohet duke ju referuar marzhit, (fitimit bruto) qe i njejti rishites realizon per mallra te

blera dhe te shitura ne transaksionet te pavarura te krahasueshme, dhe qe ai realizon me

persona të palidhur.

Ky marzh i çmimit te rishitjes (fitimi bruto), i realizuar me persona te pavarur ne

transaksione te pavarura te krahasueshme, mund të shërbejë për administraten tatimore, si

tregues orientues, per vleresimin e transaksioneve të kontrolluara midis “personave të lidhur”.

3.1.3. Metoda Kosto Plus

Metoda kosto plus, bazohet në vlerën me të cilen furnizuesi (shitesi), furnizon bleresin qe eshte

person i lidhur me mallra apo sherbime, ne nje transaksion te kotrolluar.

Në këtë rast, vlerës së mësipërme, u shtohen shpenzimet e kryera nga bleresi, si dhe një

perqindje e arsyeshme fitimi, e cila merr parasysh ne menyre te perafert, realizimin e nje fitimi

normal ne baze te operacioneve te kryera, si dhe te kushteve te tregut.

Page 23: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 23

Shuma që rezulton, pasi shtohet kjo përqindje mbi shpenzimet (koston), konsiderohet "cmim i

tregut" per transaksionin e kotrolluar. Kjo metodë përdoret në rastet kur mallrat e

papërfunduara (gjysem produktet) shiten midis personave te lidhur.

Menyra me e mire per percaktimin e perqindjes, qe i shtohet shpenzimeve ne transaksionet e

kotrolluara, eshte ajo qe bazohet ne perqindjen (rentabilitetin), që i njejti furnizues realizon ne

transaksione te pakotrolluara (midis personave te pavarur).

Pra, këtu mund te merret si baze rentabiliteti i realizuar nga nje subjekt i pavarur ne

transaksionet e kotrollueshme.

Niveli i sakte i rentabilitetit, percaktohet ne raste te vecanta nga struktura e administratës që

monitoron transferimin e çmimeve .

3.1.4. Metoda të tjera

Metodat e përmendura më lart, japin mënyrat direkte për të gjykuar, nëse kushtet e

vendosura në marrëdheniet tregtare dhe financiare, midis “personave të lidhur”, jane reale

(pra nuk kemi te bejme me manipulim te çmimeve, me qëllim transferimin e fitimit dhe

shmangien nga detyrimet tatimore).

Megjithate, kompleksiteti i situatave reale te biznesit, mund të krijojë vështirësi praktike në

mënyrën e zbatimit të ketyre metodave. Në raste të vecanta,

- kur nuk disponohen të dhëna të vlefshme,ose,

- kur të dhënat në dispozicion nuk mjaftojnë, që të mbeshtetet ne njeren nga tre metodat

e mesiperme,

atëhere këto metoda nuk mund te perdoren dhe administrata tatimore, mund të përdorë

metoda te tjera, sikurse sqarohet ne udhezimin e transferimit të çmimeve te OECD-së të muajit

korrik të vitit 1995.

Page 24: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 24

SHTOJCA

Shembull kontrolli në rastin e transferimit të fitimit nëpërmjet çmimit Analiza funksionale dhe e krahasueshmërisë: Procesi i formimit të çmimeve të produkteve

Faza 1. Seleksionimi për një rast të transferimit të fitimit nëpërmjet çmimit

Firma mëmë Y në shtetin C është prodhuese e shumë lloje biçikletash. Filiali i saj X eshte nje shperndares i

biçikletave ne tregun e shtetit D dhe eshte shperndares ekskluziv i markës S, nje biçiklete e grades se larte te

perdorimit profesional prodhuar nga Y. Ju merrni informacionin e meposhtem mbi X dhe Y

Deklarate e te ardhurave te X

2010 2011 2012 Në €uro

Shitjet 560 000 650 000 800 000

Kosto e shitjeve 440 000 510 000 660 000

(Humbja inventarit) (1 000) (2 000) (30 000)

Fitimi bruto 120 000 140 000 140 000

Perqindja e fitimit bruto 21,4 21,5 17,5

Shpenzimet e prodhimit 110 000 130 000 160 000

Te ardhurat e operimit 10 000 10 000 - 20 000

Perqindja e te ardhurave te

operimit 1,8 1,5 - 2,5

Shitjet, fitimi bruto dhe perqindja e fitimit bruto te Y

Shitjet Y Fitimet bruto Y % fitimit bruto Në €uro

2010 20 000 000 6 000 000 30,0

2011 23 000 000 6 500 000 28,3

2012 28 000 000 8 500 000 30,4

Faza 2. Të dhënat dhe informacioni.

Ju do te shqetesoheshit rreth faktit qe perqindja e fitimit bruto e firmes X ka rene ne vitin 2012, kryesisht, per

shkak te rritjes se shpejte te humbjeve ne inventar. Ne kontrast me kete, perqindja e firmes meme Y, e cila

prodhon biçikletat nuk ka treguar te tille renie. Ne kete faze ju nuk mund te jeni te sigurte nese ka nje problem por

Page 25: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 25

nje shqyrtim i metejshem i hollesishem i transaksioneve te kontrolluara ndermjet X dhe Y eshte sigurisht i

domosdoshem. Me qellim qe te vendosim nese ka nje problem te transferimit te fitimit nepermjet çmimit jane te

domosdoshme te dhena te metejshme dhe informacioni ne lidhje me X dhe Y si dhe informacioni krahasues ne

treg per shperndarjen e biçikletave ne shtetin D. Ideal do te ishte perfitimi i informacionit te meposhtem :

- Informacion mbi transaksionet e kontrolluara ndermjet X dhe Y, te tilla si deklaratat tatimore, deklaratat e

plota financiare (bilanci, llogaria humbje-fitime, dhe informacion me nje liste te detajuar te te ardhurave dhe

shpenzimeve), kontratat e shperndarjes, planin e prodhimit dhe te shperndarjes, katalogun e mallrave, strategjine

e tregut, te dhena te negociatave per formimin e çmimit, detake te çmimeve dhe konditat e vena si dhe ndonje

dokument tjeter te brendshem te firmes ne lidhje me aktivitetin e shperndarjes.

- Tipe te njejta te te dhenave dhe informacionit nga ndermarrje te tjera te palidhura qe shperndajne biçikleta ne

shtetin D qe te perdoren si tregues krahasues per transaksionet e kontrolluara ndermjet X dhe Y ; dhe

- Informacion tjeter te tille si informacioni mbi rrethanat ekonomike te tilla si shkalla e tregut, pjesa e çdo

shperndaresi.

Megjithate, eshte jo e zakonshme per autoritetet tatimore qe te jene ne gjendje te perfitojne te gjithe

informacionin qe deshirojne.

Supozojme qe ju nuk mund te perfitoni informacion te detajuar mbi firmen Y, por ju jeni ne gjendje te merrni

informacion te metejshem ne tatimpaguesit vendas per qellime te berjes se nje kontrolli per transferimin e fitimit

nepermjet çmimit mbi tatimpaguesin tjeter. Prandaj, ju mund te filloni te krahasoni çmimet e shitjes me shumice

te vena per biçikletat ndermjet ndermarrjeve te lidhura Y dhe X me ato te vena mdermjet ndermarrjeve te

pavarura te cilat, sipas percaktimit, do te jete ne gjatesine e krahut.

Kjo njihet si “Analiza e krahasueshmerise” dhe eshte nje hap thelbesor ne çdo hetim te transferimit te fitimit

nepermjet çmimit. Nje analize e tille fillimisht do te bazohet mbi informacionin ne dispozicion nga firmat X dhe

tatimpaguesit e tjere vendas dhe disa te dhena mund te jene te vlefshme, gjithashtu, per te ndihmuar ne gjetjen e

treguesve te krahasueshem.

Ne kete rast supozojme qe ju gjeni shperndares te palidhur, firmen A dhe B ne shtetin D te cilet, gjithashtu,

shperndajne biçikleta te prodhuara nga Y. A dhe B blejne, veçanerisht, te njejtat sasi per biçikleten T, biçiklete e

shkalles se mesme te perdorimit popullor, nga Y dhe i shesin ne tregun e shtetit D. Prandaj keto jane nje pike

fillestare e dukshme per çdo analize te krahasueshmerise.

(Ne kete shembull, dy firmat jane zgjedhur si te krahasueshme. Ne qofte se A dhe B jane te vlefshem si tregues te

krahasueshem, ju do te ishit ne gjendje te shmangnit korigjimet ne lidhje diferencat e prodhimit qe rezultojne nga

Page 26: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 26

emri i markes tregtare te Y. Megjithate, do te vihej re qe eshte e domosdoshme te ekzaminohej nje numer

treguesish te krahasueshem per te zbatuar metoda te besueshme te transferimit te fitimit nepermjet çmimit.

Gjithashtu, duhej te kujtoni se nuk mund te jete gjithnje e pershtatshme te perdorni shperndaresit e biçikletave si

tregues te krahasueshem krejt, pikerisht sepse ata i perkasin se njejtit sektor te industries. Per shembull, biçikletat e

firmes Y mund te ishin shume te specializuara qe ato te mos ishin ne te vertete krejt tregues te krahasueshem me

biçikletat e shperndara na firmat A dhe B te cilat synohen ne treg plotesisht te ndryshem. Ne vend te kesaj ju mund

te keni nevoje te krahasoni shperndares te produkteve njelloj te specializuara.)

Duke mbajtur ne mend keto paralajmerime ju ndiqni analizen tuaj te krahasueshmerise dhe perfitoni

informacionin financiar te meposhtem:

Të dhëna financiare në lidhje me shitjet e firmës X, A dhe B

(Per thjeshtesi supozohet qe firma X nuk shperndan ndonje model tjeter perveç biçikletes S dhe firma A dhe B

shperndajne, gjithashtu, vetem nje model, biçikleten T. Ne te kundert do te ishte e domosdoshme para se gjithash

te dallojme te ardhurat dhe shpenzimet qe lidhen me transaksionet qe perfshijne keto modele nga transaksionet qe

lidhen me modele te tjera biçikletash dhe produktesh te tjera.)

Çmimi shitjes me shumice dhe çmimi shtjes me pakice te S dhe T (Mesatare nga viti 2010 deri ne 2012)

S T

Çmimi i shitjes me shumice 565 445(per A), 455 (per B)

Çmimi i rishitjes 720 610

Firma X

Në €uro 2007 2008 2009 2010 2011 2012 Mesatare

Shitjet 500.000 710.000 730.000 560.000 650.000 800.000 658.000

Kosto shitjeve 390.000 560.000 600.000 440.000 510.000 660.000 527.000

(Humbja invent) (2.000) (1.000) (28.000) (1.000) (2.000) (30.000)

Fitimi bruto 110.000 150.000 130.000 120.000 140.000 140.000 132.000

% e Fitimit bruto 22,0 21,1 17,8 21,4 21,5 17,5 20,0

Shpenz. operat. 100.000 138.000 145.000 110.000 130.000 160.000 131.000

(Shpenz.garanc.) 8.500 12.000 12.000 9.500 11.000 14.000

(Shpenz.reklam.) 1.000 750 600 600 700 800

Te ardh. operimi 10.000 12.000 –15.000 10.000 10.000 - 20.000 700

Te ardh. operimi

Ne( % e shitjeve) 2,0 1,7 - 2,1 1,8 1,5 - 2,5 0,1

Page 27: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 27

Firma A

Në €uro 2007 2008 2009 2010 2011 2012 Mesatare

Shitjet 350.000 500.000 520.000 400.000 450.000 540.000 460.000

Kosto shitjeve 255.000 370.000 380.000 290.000 330.000 390.000 336.000

(Humb.invent) 0 0 0 0 0 0 0

Fitimi bruto 95.000 130.000 140.000 110.000 120.000 150.000 124.000

% e Fitimit bruto 27,1 26,0 26,9 27,5 26,7 27,8 27,0

Shpenz.operat. 83.000 115.000 120.000 95.000 105.000 130.000 108.000

(Shpenz garanc) 6.000 8.500 9.000 7.000 8.000 9.000

(Shpenz.reklam) 0 0 0 0 0 0

Te ardh.operat 12.000 15.000 20.000 15.000 15.000 20.000 16.000

Te ardhur. Operat

Si % shitjeve 3,4 3,0 3,8 3,8 3,3 3,7 3,5

Firma B

Në €uro 2007 2008 2009 2010 2011 2012 Mesatare

Shitjet 240.000 340.000 350.000 270.000 310.000 400.000 318.000

Kosto shitjev. 180.000 260.000 260.000 200.000 230.000 300.000 238.000

(Humb. Invent) 0 0 0 0 0 0

Fitimi bruto 60.000 80.000 90.000 70.000 80.000 100.000 80.000

% e Fitimit bruto 25,0 23,5 25,7 25,9 25,8 25,0 25,2

Shpenz. operat. 52.000 70.000 78.000 61.000 70.000 87.000 70.000

(Shpenz.garanc) 0 0 0 0 0 0 0

(Shpenz,reklam) 0 0 0 0 0 0 0

Shpenz. operat. 8.000 10.000 12.000 9.000 10.000 13.000 10.000

Te ardhurat si

% shitjeve 3,3 2,9 3,4 3,3 3,2 3,3 3,1

Page 28: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 28

Faza 3. Analiza e Mëtejshme

Do te jete e domosdoshme qe te ekzaminojme nese ka ndonje diference materiale ndermjet biçikletes S dhe T dhe

te ndermarrim nje analize funksionale te metejshme te X, A dhe B ne qofte se A dhe B duhet te perdoren si tregues

te krahasueshem.

Duke gjykuar nga te dhenat dhe informacioni me lart per kete duket se eshte nje diference domethenese ndermjet

biçikletes S dhe T. Gjithashtu, duket se eshte nje diference materiale ne funksionet e realizuara nga X, A dhe B ne

fushat e supozimit te riskut te inventarit, qe siguron nje sherbim garancie per klientet dhe ne bartjen e kostove te

reklames per prodhimet e Y. Eshte e qarte, transaksionet ndermjet A dhe Y dhe B dhe Y nuk jane direct tregues te

krahasueshem me transaksionet e kontrolluara ndermjet X dhe Y. Megjitheate, nuk eshte e gjitha e humbur, te

siguruar qe korigjimet mund te behen me keto tregues te krahasueshem jo te sakte qe t’i llogarisesh per

diferencat.

Do te jete e domosdoshme qe t’i ekzaminojme keto diferenca me ne detaje dhe, gjithashtu, te shohim nese ka

ndonje diference te metejshme. Zakonisht diferencat ne kosto dhe shpenzime pasqyrojne diferencat funksionale

por disa diferenca te tilla si shfrytezimi i aseteve te patrupezuara mund te mos pasqyrohen ne nivelin e kerkesave

te kohes ne te dhenat financiare. Ne rastet praktike, do te ishte e domosdoshme qe te ekzaminojme shfrytezimin e

aseteve te patrupezuara, te tilla si nje rrjet shperndarjeje si edhe supozimin e shpenzimeve te tjera qe mund te

pasqyronin funksione shtese te shperndarjes te tilla si pagesat e transportit per dergimin e biçikletave ne shtetin D.

Ne kete analize eshte e rendesishme te njihet se si merren persiper ne te vertete transaksionet. Ju mund te fitoni

informacion te detajuar nga dokumenta te tilla si afatet kontraktore dhe raportet e brendshme te biznesit.

Here pas here per thjeshtesi, supozohet, ne kete shembull, qe nuk ka diferenca materiale te metejshme qe kerkon

korigjim perveç atyre tashme te identifikuar dhe analizuar me poshte. Ju fitoni informacionin dhe te dhenat e

meposhtme gjate procesit te ekzaminimit.

Nënfaza 3.1. Analiza e Diferencave të Produktit

Te ngasesh biçikleten eshte nje sport popullor ne shtetin D dhe biçikletat S dhe T synohen te sportitstet qe mezi

presin te kene nje te tille per hobi. Kjo i difirencon ato nga tregu i biçikletes se zakonshme e synuar te

konsumatoret te cilet i perdorin biçikletat shume pak ose per qellime me te zakonshme. Megjitheate, ka diferenca

ne cilesine dhe funksionet e dy produkteve. Diferencat jane : S ka nje trup aliazh te peshes me te lehte, material

me te forte dhe, gjithashtu, nje system shume te sofistikuar ingranazhesh. Si rezultat, çmimi shitjes me pakice i S

eshte me i larte sesa ai i T siç tregohen, tashme, ne tabelen e mesiperme. Do te vihej re, ne rastet e verteta, qe

çmimet influencohen nga disa elemente te tjere te tille si fluktuacionet e perqindjeve te shkembimit te valutes se

huaj.

Page 29: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 29

Nënfaza 3.2. Analiza Funksionale

Nënfaza 3.2.1. Politika e Shitjeve dhe Risku Inventarit

Firma X ben nje plan prodhimi te bazuar ne projektimet dhe objektivat e shitjes per biçikleten S ne tregun e shtetit

D. Firma X porosit biçikleta nga firma Y ne lidhje me numrat e planifikuar. Firma X nuk eshte e autorizuar te ktheje

gjendjet e pashitura te S sipas afateve per marreveshjen e saj ekskluzive qe te rishese S ( jo “shitje ose kthim).

Ne kontrast me kete, A dhe B blejne biçikleten T sipas kontratave te vetme qe ata negociojne te bazuar ne

projektimet e shijeve te tyre, objektivat dhe situaten ne treg. Sipas kontratave, ata kane te drejte te kthejne

gjendjet e pashitura te T te Y. Prandaj, firma X bart riskun e inventarit por A dhe B jo. (Ne kete shembull, ne

fokusohemi mbi humbjet e inventarit – ne rastet e verteta magazinimet dhe shpenzimet e interesit per gjendjet e

pashitura, gjithashtu, do te ekzaminoheshin).

Shifrat tregojne se humbja e firmes X ne vitin 2006 shkaktohet nga nje humbje ne inventar. Investigimi i

metejshem tregon qe kjo u shkaktua nga prezantimi i nje versioni te ri te permiresuar te biçikletes S e cila te çon ne

flakjen e disa gjendjeve te pashitura te modelit te vjeter. Firma X pretendon se ky eshte nje rezultat normal biznesi

dhe qe eshte mjaft i zakonshem per nje strategji marketingu qe shkon keq. Te dyja, si politika e shitjeve dhe plani

prodhimit ishin nen kontrollin e firmes X. Ne te vertete, ekzistenca e dhenies se nje te drejte ekskluzive per te

rishitur biçikleten S, ishte nje prej konditave qe shperndaresi duhej te supozonte riskun e inventarit. Ju vini ne

dyshim nese kjo e drejte ekskluzive i ka dhene shume vlere asaj qe biçikleta T shitet gjeresisht.

Nënfaza 3.2.2. Shërbimi i Garancisë së Produktit

Firma X dhe A te dyja bashke sigurojne nje sherbim te garancise se produktit per konsumatoret e tyre qe mbulon

riparimet e biçikletave per dy vjet pas shitjes Firma B nuk siguron ndonje sherbim garancie dhe me anen e kesaj

ben me pak shpenzime.

Nënfaza 3.2.3. Aktiviteti i Reklamës

Firma X reklamon fuqishëm S me qellim qe t’i beje prodhimet e Y te mirenjohura per konsumatoret ne tregun e

shtetit D. Ndërkohë, firma A dhe B nuk ndermarrin ndonje reklamim dhe mbeshteten ne perpjekjet e X per te bere

te mirenjohura market tregtare te Y per konsumatoret ne shtetin . Prandaj, firma X duket te kete kontribuar ne nje

rritje te vleres se markes tregtare te Y. Firma Y ka ruajtur te drejten ligjore per market e saj tregtare dhe X, A dhe B

nuk kane interes ligjor ne marken tregtare te Y perveç asaj qe ata mund ta perdorin per shitjet e mallrave te Y.

Faza 4. Metoda e Seleksionimit

Fatkeqesisht nuk kishte direkt nje çmim te krahasueshem te pakontrolluar, te vlefshem, per shkak te diferencave

te produktit dhe diferencave funksionale qe ju keni gjetur. Çeshtja eshte nese çmime te krahasueshme jo te sakta

Page 30: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 30

do te mund te korigjoheshin ne menyre te besueshme per te marre ne konsiderate keto diferenca keshtu qe

metoda e Çmimit te Krahasueshem te Pakontrolluar (ÇKP) ende mund te zbatohet Nuk eshte e pazakonshme per

te qene e veshtire te korigjosh ne menyre te besueshme per te tilla diferenca dhe ne kete rast veshtiresia kryesore

do te shfaqej ne berjen e nje korigjimi te besueshem per diferencat e produktit.

Prandaj, ju merrni ne konsiderate perdorimin e metodes se çmimit te rishitjes (ÇR), e cila perdoret shpesh ne

praktike me shperndaresit dhe duket veçanerisht e pershtatshme ne kete rast sepse :

1. Funksioni i realizuar nga X, A dhe B jane gjeresisht te njejte, dhe

2. Diferencat ne funksioe te tilla si supozimi riskut te inventarit, pergjegjesite e sherbimit te garancise dhe bartja e

kostove te reklames per marken tregtare duket e afte per korigjim te besueshem te bazuar mbi te dhenat dhe

informacionin qe ju tashme keni fituar.

Shenim 1: Ne kete shembull, ne kemi vetem te dhena per te bere nje korigjim per tre vitet e kaluara megjithese

shpesh eshte rasti qe autoritetet tatimore bejne korigjimet e transferimit te fitimit nepermjet çmimit per periudha

me te gjata te tilla si pese vjeçare.

Shenim 2: Ne kete shembull, transferimi fitimit nepermjet çmimit duhet te korigjohet sipas supozimit qe shitjet e

biçikletave ne tregun e shtetit D levizin ne te njejten menyre dhe raporti i shpenzimeve totale te operimit mbi

fitimet bruto (raporti Berry) jane ne te njejtin nivel. Do te vihej re qe ky supozim shpesh nuk do te ishte i vertete ne

praktike sepse ka nje numer elementesh te tjere – pamjaftueshmeria e menaxhimit, strategjia e biznesit dhe situata

ne treg – te cilat mund te kene nevoje te merren ne considerate. Mund te kerkohen korigjime te metejshme, ne

qofte se keto elemente te tjere jane gjetur si materiale. Raporti Berry, gjithashtu, mund te mos pasqyroje ne

kerkesat e kohes nje situate ku vihen ne pune asete te patrupezuara domethenese te marketingut ne funksionin e

shperndarjes, mbasi nuk mund te jete nje marredhenie direkte ndermjet kostos se krijimit ose mirembajtjes te nje

aseti te tille te patrupezuar dhe perfitimet qe ky i fundit sjell me menyren e shitjeve shtese.

Faza 5. Korigjimi për diferencat funksionale ndërmjet X, A dhe B

Nënfaza 5.1. Korigjimi për Riskun e Inventarit

Korigjimet per shtresen e çmimit te rishitjes duhet te behen ne ate menyre qe te pasqyrohet siç duhet risku i

inventarit te supozuar. Firma X ka pretenduar qe supozimi i riskut te inventarit iu dha me ane te se drejtes

ekskluzive per te rishitur S te dhuruar nga Y. Nje marreveshje e tille pershkruhet si nje “kompensim”. Çeshtja eshte

se ne çfare shkalle risku inventarit balancohet ne fakt me ane te se drejtes ekskluzve per te rishitur. Ne qofte se

risqet e inventart parashikohen si ekzistence qe ka te ngjare ne afat te shkurter deri ne afat te mesem, ndermarrjet

e palidhura ne transaksionet e gjatesise se krahut do te synonin te negocionin nje shtrese fitimi shtese me qellim

per te kompensuar palen qe e ka supozuar ate risk. Shuma e shtreses do te ishte e lidhur me shumen e riskut qe

Page 31: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 31

parashikohet te ndodhe gjate jetegjatesise se kontrates. Per te vleresuar risqet e inventarit, informacioni nga te

dhenat e viteve te meparshem te tilla si ciklet e prodhimit do te ishin te dobishme.

Le te supozojme qe per kete tip prodhimi risqet e inventarit rrjedhin gjeresisht per shkak te ndryshimeve ne

modele qe tentojne te ndodhin ne nje cikel trevjeçar. Raporti i humbjes se inventarit mbi koston e plote te shitjeve

mund te ishte nje menyre e besueshme per diferencen ne riskun e inventarit. Nje ekzaminim i tregut ka treguar qe

2 % e te gjithe gjendjeve te biçikletave behen shume jashte mode qe ato duhet te flaken çdo tre vjet. Ne kete

shembull, kete risk e bart firma X dhe jo firma A dhe B. Ne transaksionet ndermjet Y dhe A ose B, risqet e

inventarit do te paraqiteshin siç u supozuan nga Y. Do te ishte e natyrshme qe firma X do te fitonte nje dy perqind

shtese mbi fitimin bruto te saj per biçiklete per te kompensuar per kete risk te supozuar. Per te perdorur

transaksionet ndermjet Y dhe A si dhe Y e B si tregues te krahasueshem, prandaj eshte e domosdoshme ta

korigjojme per diferencen e riskut te inventarit me ane te dy perqind shtese per fitimet bruto te A dhe B.

Nënfaza 5.2. Korigjimi për Shërbimin e Garancisë

Çmimi shitjes me shumice i zbatuar per shitjet e biçikletes T ndermjet Y dhe A ndryshojne. Çmimi i vene per A

eshte me i lire sesa ai i vene per B, qe i jep nje fitim bruto me te madh A sesa B. Diferenca ndermjet ketyre

çmimeve me shumice mund te shpjegohet me ane te faktit qe A kryen sherbime garancie nderkohe qe B nuk e ben

nje gje te tille.

Shtresa e rishitjes se B do te duhej te rritej ne qofte se B duhej te kryente sherbime garancie si X dhe A. Ne kete

shembull, A shpenzoi rreth 1,7 % te shitjeve per sigurimin e sherbimeve te garancise dhe u kompensua me teprice

me ane te fitimit 1,8 % te fitimeve bruto me shume sesa B per gjashte vitet e shkuara. (Do te ishte e pershtatshme

qe te perdorim nje perqindje mesatare ne qofte se ka vonese kohe ndermjet kohes se blerjeve nga Y dhe kushti i

sherbimeve te garancise per konsumatoret.) Ne qofte se nuk ka ndonje diference tjeter materiale ndermjet A dhe

B qe do te ndikonte mbi fitimin bruto, A do te fitonte nje shtese prej 1,8 perqind te fitimit bruto si kompensim per

sigurimin e sherbimit te garancise.

Nënfaza 5.3. Korigjimi për Aktivitetin e Reklamës

Ne kete shembull do te ishte e pershtatshme te paraqitej X si sigurues i nje sherbimi per Y, me sakte sesa kryerjen

e kesaj per interesin e vet, me ane te berjes se kostove te reklames te cilat efekt per mirembajtjen e vleres se

markes tregtar te Y ne tregun e shtetit D. Prandaj, nje korigjim duhet te behet per te pasqyruar diferencen ne

aktivitetin e reklames. Duket me e pershtatshme per te pecaktuar kompensimin e ndare me sakte sesa t’i jape X

nje shtrese shtese te rishitjes, qe merr ne konsiderate shitesit e pavarur me pakice qe nuk bejne aktivitete reklame.

Ka nje çeshtje persa i perket nese kostot perkatese te reklames do te sishin me fitim tregtar, si kompensim per

berjen e sherbimit. Ne qofte se vendoset per te rimbursuar koston per kompensimin (sepse kjo eshte ajo çfare

Page 32: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 32

ndodh ndermjet paleve te palidhura ne biçikleten ose industrite e produkteve te tjera te konsumit) atehere

shpenzimet e reklames qe behen nga X do t’i shtoheshin fitimit bruto te A dhe B per qellimin e krahasimit.

Faza 6. Llogaritja e Fitimit Bruto në zbatim të parimit të “transferimit të çmimit të tregut

Per qellim te krahasimit, do te jete e domosdoshme qe te kalkulojme shtresat bruto te firmes A dhe B mbi

supozimin qe ato kryejne funksione te njejta per firmen Y ashtu siç ben firma X. Kjo behet me ane te korigjimit te

shtresave bruto te treguar ne llogarite e tyre qe te pasqyrojne diferencat funksionale te pershkruara ne Hapin 5.

Shtresat bruto te krahasueshme te firmes A dhe firmes B mund te llogariten si vijon :

Treguesi i krahasueshem A :

Shitjet e X * PFB e A + Koston e shitjeve te X * 2,0%(kompensimi per riskun e inventarit) – humbjen e inventarit +

Shpenzimet e reklames te X (PFB = perqindja e fitimit bruto)

Treguesi i krahasueshem B :

Shitjet e X * (PFB e B + 1,8%(kompensimi per sherbimin e garancise)) + Koston e shitjeve te X * 2,0%

(kompensimi per riskun e inventarit) – humbjen e inventarit te X + Shpenzimet e reklames te X

Shenim 3. Do te jete e domosdoshme qe te krahasojme fitimet bruto te X dhe fitimet bruto te krahasueshme te

korigjuara. Ne te kundert, thjeshte, duke shtuar nje shtrese bruto shtese ne fitimin bruto origjinal te X si kompensim

per funksione te ndryshme mund te rezultoje ne dhenien firmes X te nje fitimi bruto te tepert me ane te llogaritjes

dyfish te ketyre funksioneve. Do te vihej re qe fitimi bruto i X mund te jete me i madh sesa ato te treguesve te

krahasueshem qe nga fillimi sepse diferencat funksionale ishin marre ne considerate, tashme, ne vendosjen e

transferimit te fitimit nepermjet çmimit.

Rezultatet per te tre firmat per tre vitet e fundit jane :

2012 Në €uro

Firma X : Siç tregohet nga llogarite e saj 140.000

E krahasuesh A: 800000*27,8%+660000*2,0%+800-30000= 206.000

E krahasuesh. B: 800000*(25,0%+1,8%)+660000*2,0%+800-30000= 198.000

2011 Në €uro

Firma X: Siç tregohet ne llogarite e saj 140.000

E krahasuesh. A: 650000*26,7%+510000*2,0%+700-2000 = 182.450

E krahasuesh. B: 650000*(25,8%+1,8%)+510000*2,0%+700-2000 = 188.300

Page 33: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 33

2010 Në €uro

Firma X : Siç tregohet ne llogarite e saj 120.000

E krahasuesh. A: 560000*27,5%+440000*2,0%+600-1000 = 162.400

E krahasuesh. B: 560000*(25,9%+1,8%)+440000*2,0%+600-1000 = 163.520

Si rezultat, sigurisht ju keni nevojë që të bëni një korigjim në secilin vit për fitimet bruto për transaksionet që

merren përsipër nga firma X. Por ka dy tregues te krahasueshem te gjatesise se krahut qe ju mund te zgjidhni. Qe

te dy treguesit e krahasueshem duken njesoj te besueshem dhe prandaj perfaqsojne skaje me te larte ose me te

ulet te hapesires se gjatesise se krahut. (Vini re qe gjeresia e hapesires se gjatesise se krahut mund te ndryshoje ne

qofte se fitohen me shume tregues te krahasueshem dhe keto tregojne nje fitim bruto me te madh ose me te vogel

sesa gjejme per firmen A dhe B)

Prandaj, fitimi bruto i firmes ashtu siç tregohet ne llogarite per vitet 2010,2011 dhe 2012 duhej te korigjohet qe ta

sjelle ate ne hapesiren e gjatesise se krahut. Megjitheate, ka nje çeshtje persa i perket asaj se ne cilen pike te

hapesires duhet bere korigjimi. Zakonisht, korigjimi i transferimit te fitimit nepermjet çmimit duhej bere ne pikat

qe pasqyrojne me mire faktet dhe rrethanat e transaksioneve te kontrolluara ne fjale. Ne mungese te

informacionit, supozohet qe do duhej te perdoret pika e mesme e hapesires. Si rrjedhoje është e nevojshme të

bëhen rritjet e mëposhtme :

2012 (206.400 + 198.400) / 2 – 140.000 = 62.400

2011 (182.450 + 188.300) / 2 – 140.000 = 45.375

2010 (162.400 + 163.520) / 2 – 120.000 = 42.960

Page 34: Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit (Transfer pricing) dhe industria nxjerrëse_AL-Tax.org

Law. Fiscal. Transparency

Dokumente fiskale nga AL-Tax 34

Referenca

Transfer Pricing Guidelines for Multinational Enterprises and Tax Administrations, OECD 1995

Elizabeth King, book on “Transfer Pricing and Corporate Taxation” Problems, Practical

Implications and Proposed Solutions

The Albanian Extractive Industries Transparency Initiative, Report for Albania 2010, Paris 2012

The Albanian Extractive Industries Transparency Initiative, Report for Albania 2010, Paris 2012

Report to the Albania EITI Working Group Validation of the implementation of EITI in Albania,

August 2011

Transfer Pricing Audit Checklist, OECD seminar, Ankara 2006

Rregullore Nr. 1, date 11.02.2002 e Ministrit të Financave, PER TRANSFERIMIN E CMIMEVE