23

Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

1

RAPORTI PERFUNDIMTAR

I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

PËR

VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË:

Bachelor (BA) Në: Infermieri e Përgjithshme

NË INSTITUCIONIN E ARSIMIT TË LARTË PRIVAT

SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANËS”

Grupi i vlerësimit të jashtëm

Dr. GENTIAN STRONI

Tiranë, Qershor 2012

Page 2: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

2

Përmbajtja e raportit

1. HYRJE

2. OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

3. ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I INSTITUCIONIT

BËHET NË PËRPUTHJE ME NEVOJAT E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

4. PERSONELI I INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË PËRBËHET NGA

PERSONELI AKADEMIK, PERSONELI NDIHMËS MËSIMOR SHKENCOR

DHE PERSONELI ADMINISTRATIV

5. INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

6. INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE

BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

7. INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME

DHE TË JASHTME

8. INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË

9. ANALIZA SWOT

10. REKOMANDIME

Page 3: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

3

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Hyrje

Ky raport përmban gjetjet e vlerësimit të jashtëm të kryer në kuadrin e kërkesës së IAL-së për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me: Diplomë Universitare “Bachelor” në: INFERMIERI E PËRGJITHSHME.

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” (SHLP UPT) është një institucion arsimor privat. Ky institucion është licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 911, datë 26.06.2009: “Për

licencimin e Shkollës së Lartë Private: UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANËS”, të botuar në Fletoren Zyrtare Nr.142, datë 06.10.2009.

Programi i studimit zhvillohet në dy cikle studimi, në përputhje me procesin e Bolonjës, me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe të

udhëzimeve nr 14, datë 03.04.2008 dhe nr 15, datë 04.04.2008 të MASH :Për hapjen dhe organizimin e programeve të studimit në

institucionet Publike të Arsimit të Lartë”. Shkolla e ka filluar aktivitetin mësimor gjatë vitit akademik 2009-2010 dhe ofron programe

studimi të ciklit të parë të studimeve (Bachelor) dhe të ciklit të dytë të studimeve (Master Profesional).

Grupi i vlerësimit të Jashtëm e ka zhvilluar veprimtarinë vlerësuese bazuar në dokumente ligjore të mëposhtme:

1. Ligjit Nr.9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar me ligjet Nr. 9832, datë 12.11.2007, Nr. 10 307, datë 22.7.2010, Nr. 1 0 493, datë 15.12.2011 dhe aktet nënligjore të dala në bazë të tij.

2. Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr. 911, datë 26.06.2009: “Për licencimin e Shkollës së Lartë Private: UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANËS”.

3 Udhëzimet e MASH-it për përmbajtjen e programeve të studimit, për hapjen dhe funksionimin e institucioneve private të arsimit të lartë, për transferimin dhe njohjen e krediteve, për administrimin e dokumentacionit, etj.

4 Lejet e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës për hapje programesh studimi për Shkollën e Lartë Private “Universiteti Planetar i

Tiranës”. 5 Urdhri nr.134 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, datë 21.03.2011 “Për miratimin e standardeve shtetërore të cilësisë për

vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të ciklit të parë të institucioneve të arsimit të lartë”. 6 Udhëzues i APAAL mbi vlerësimin e jashtëm të cilësisë në arsimin e lartë.

7 Aspektet dhe treguesit e vlerësimit të cilësisë në Arsimin e Lartë (APAAL).

Page 4: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

4

Përbërja e GVJ

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me: Diplomë Universitare “Bachelor” në: INFERMIERI E PËRGJITHSHME përbëhet nga :

1. Dr. GENTI STRONI

Veprimtaria e GVJ u asistua nga specilist i Sektorit të Promocionit dhe Vlerësimit të Cilësisë në Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL).

Parimet e Punës së GVJ

Për realizimin e vlerësimit dhe hartimin e këtij raporti, GVJ u mbështet në parimet e mëposhtme:

Besueshmëria

Gjetjet janë të besueshme, pasi ato janë bazuar në prova dhe fakte të besueshme.

Kompetenca

Anëtaret e GVJ zotërojnë ekspertizën dhe kompetencat që e garantojnë cilësinë e procesit të vlerësimit.

Integriteti/Ndershmëria

Vlerësuesit garantojnë ndershmërinë dhe integritetin e procesit të vlerësimit në tërësi, konsistencën e veprimeve, vlerave, metodave.

Pavarësia Parimi i pavarësisë ka dy dimensione:

a) shmangja e konfliktit të interesit dhe b) sigurimi i pavarësisë së gjykimit që do të thotë se përfundimet e vlerësimit nuk janë të ndikuara ose të marra nën presion nga një

palë tjetër.

Page 5: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

5

Paanësia

Vlerësimi paraqet një tablo të balancuar të anëve të forta dhe të dobëta të aspekteve të vlerësuara. Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në takim me pedagogët, studentët, administratën, të interesuarit, në analizën dhe prezantimin e gjetjeve.

Transparenca

Ky parim kërkon që palët në vlerësim të jenë të vetëdijshme për arsyen e vlerësimit, kriteret me të cilat vlerësimi kryhet, qëllimet dhe procedurat. Sipas këtij parimi dokumentet e IAL dhe raporti i vlerësimit të jashtëm janë lehtësisht të lexueshëm dhe të disponueshme për të gjitha palët e interesuara.

Mbështetja në një shumëllojshmëri burimesh

Vlerësimi u bazua në të dhënat e mbledhura nëpërmjet: Raportit të Vlerësimit të Brendshëm të Shkollës së Lartë Private “Universiteti

Planetar i Tiranës””; të dokumentacionit bazë mbi të cilën organizohet e gjithë veprimtaria e zhvillimit të programeve mësimore, të tilla si: Statuti i IAL-së, Rregullore e IAL-së, Rregullore e Studimeve për programin që vlerësohet, dosjen e programit të studimit, regjistrat e të dhënave për studentët, dokumentacioni i sekretarisë mësimore, dokumentacioni i personelit; vizitës në institucion,

intervistave më drejtues të IAL-së, me pedagogë, studentë dhe punonjës të administratës së IAL-së.

Page 6: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

6

Të dhëna për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me: Diplomë Universitare “Bachelor” në: INFERMIERI E

PËRGJITHSHME

Programi i Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me: Diplomë Universitare “Bachelor” në: INFERMIERI E PËRGJITHSHME është aplikuar në procesin mësimor të filluar në nëntor 2009 duke regjistruar 16 student. Në vijim, si pasojë e transferimit të krediteve, në

kursin e dytë dhe të tretë i vazhduan studimet përkatësisht nga 18 student.

Tabela format

për vlerësimin e jashtëm të Programit të Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me: Diplomë Universitare “Bachelor” në: INFERMIERI E PËRGJITHSHME, mbështetur në Standardet shtetërore për programet e studimit të Ciklit të Parë

Standardet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e standardit/kriterit1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1 Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të

akredituara të studimeve, të organizuara në

module dhe të vlerësuara në kredite, sipas

Sistemit Evropian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Programi që ofron institucioni është miratuar nga Këshilli i Akreditimit dhe ofrohet në bazë të lejes së dhënë nga Ministri i Arsimit dhe i Shkencës. Programi është i organizuar në module, të cilat janë të vlerësuara me kredite, sipas

Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS).

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të

grumbulluara gjatë një viti nga një student që

ndjek një program studimi me kohë të plotë është

60 kredite;

Plani mësimor i këtij programi parashikon ngarkesën me 180 kredite të shpërndara në tre vite me 60 ECTS dhe në dy semestra për çdo vit mësimor.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e

institucionit;

Misioni i programit të studimit përputhet me qëllimet dhe misionin e institucionit.

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gji tha kri teret. Në fund të kri tereve duhet të japë mendimin e ti j për përmbushjen e s tandardit në tërës i .

Page 7: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

7

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva

të përcaktuar qartë për formimin e studentëve në

atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe

kompetencat profesionale që duhet të fitojnë

studentët në përfundim të programit të studimit

dhe që karakterizojnë profilin e programit;

Programi i studimit ka objektiva të qartë për përgatitjen e infermierëve të rinj me dijet, aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për përmbushjen e karrierës profesionale në infermieri.

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me nevojat e tregut të punës;

Programi i studimit është hartuar në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Programi i përgjigjet kërkesës për infermier dhe është përsosur duke përmirësuar disa aspekte të tij që lidhen me specializimin e ardhshëm në fushat e kërkimit shkencor apo kompetencës profesionale për punën me pacientët.

Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Programi mban parasysh zhvillimin shëndetësor e ekonomik të vendit, e theksuar

kjo edhe për arsyen se ky IAL ka në fokus programet e fushës së zhvillimit strategjik të vendit si: shëndetësisë, ekonomisë, drejtësisë, mësuesisë, informatikës,

shkencave sociale etj.

Konkluzione:

Programi i Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me: Diplomë Universitare “Bachelor” në: INFERMIERI E PËRGJITHSHME

përputhet me misionin dhe qëllimin e Institucionit. Ky standard përmbushet plotësisht.

Standardi I.2

- Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit

Programi i Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me: Diplomë Universitare “Bachelor” në: INFERMIERI E PËRGJITHSHME është përshtatur me strategjinë për zhvillimin e institucionit.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda

e parime shkencore të përgjithshme;

Programi i Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me: Diplomë Universitare

“Bachelor” në: INFERMIERI E PËRGJITHSHME i pajis studentët me njohuri të thelluara teorike dhe praktike si në fushat bazë të shkencës, ashtu dhe në fushën e

infermieristike. Grupuar në drejtimet e lëndëve bazë që janë pjesë edhe e kurrikulës së Infermierisë së Përgjithshme, programi i studimit është i pasur edhe me njohuri dhe aftësi të shkencave infermieristike e mjekësore.

Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë

synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në

një llojshmëri të gjerë profesionesh e

Programi i Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me: Diplomë Universitare

“Bachelor” në: INFERMIERI E PËRGJITHSHME mban parasysh udhëzimet e MASH për programin Bachelor, por mund të përmirësohet me futjen e moduleve të

metodave të kërkimit shkencor apo edhe synimit të një specializimi më të thelluar

Page 8: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

8

specialitetesh. në infermieristikë. Njekohesisht eshte pare si perparesi thellimi ne fusha specifike si Kirurgji dhe Semundje te Brendshme per te pergatitur specialiste vecanrisht te ketyre fushave. Kjo gjente shprehi edhe ne kohen qe ky institucion i jepte praktikes

pikerisht ne keto fusha specifike ku edhe studentet deshironin te thelloheshin.

Konkluzione:

Programi i Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me: Diplomë Universitare “Bachelor” në: INFERMIERI E PËRGJITHSHME përputhet me strategjinë për zhvillim të institucionit; bazohet në udhëzimet e MASH për studimet Bachelor në fushën e Infermierisë , krijon mundësi për formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri fushash të disiplinave bazë dhe karakterizuese. Ky standard

përmbushet plotësisht.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.1

- Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje

me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar

Programi i Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me: Diplomë Universitare “Bachelor” në: INFERMIERI E PËRGJITHSHME është në përputhje me nevojat e

tregut të punës dhe me synimet strategjike të zhvillimit kombëtar

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave

të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në

tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e

pritshëm të studentëve që mund të

regjistrohen në këtë program; d. numrin e të regjistruarve në programe të

ngjashme në institucionet simotra.

Institucioni ka një vlerësim të tregut të punës; numri i studentëve të regjistruar

është i pandryshuar dhe është i krahasueshëm edhe me programet e ngjashme në institucionet simotra. Pjesa më e madhe e studentëve të regjistruar në këtë program studimi janë student të rinj. Mundesia e punesimit eshte pare si pjese perberse e

sistemit shendetsor Shqiptar ne te gjitha nivelet por edhe ne risin qe ky institucion promovon “mjeksine ne familje” me te cilen shihet si perparesi kujdesi infermieror

prane pacientit ne kushte ambulatore. Por nje tjeter hapsire eshte edhe punesimi jasht vendit ne kete dege mjeksore shume te kerkuar ne tregun perendimor. Megjithate numri i pritshem i studenteve duke pare kapacitetet aktuale shkon ne 30-

40 studente te rinj ne vit. Ndersa te rregjistruarit ne institucionet simotra eshte e veshtire te kalkulohen pas liberallizimit te tregut arsimor. Njihen vetem kapacitetet

shtetrore ne Tirane e rrethe.

Konkluzione:

Ky program studimi ndihmon në përgatitjen e specialistëve në përputhje me nevojat e tregut të punës vendas. Ky standard

përmbushet plotësisht.

Standardi II.2

Page 9: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

9

- Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Programi i studimit synon të zhvillojë njohjen dhe mbështetjen e interesave kombëtare duke i promovuar ato në forma të ndryshme

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të

ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi i studimit pasqyron vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit. Në programin që vlerësohet kjo realizohet përmes përfshirjes

në programin e lëndëve të temave që trajtojnë vlera të shëndetit dhe ndikimin e tyre në kontekstin e zhvillimeve globale.

Konkluzione:

Programi i Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me: Diplomë Universitare “Bachelor” në: INFERMIERI E PËRGJITHSHME promovon vlerat dhe interesat kombëtare. Ky standard përmbushet plotësisht.

Standardi II.3

- Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për

ecurinë e tyre.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për

ecurinë e programeve të studimeve;

Raporti i vlerësimit të brendshëm dhe intervistat me drejtues të IAL-së dëshmojnë

se Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” ka përcaktuar një metodologji dhe instrumente përkatës për të vlerësuar programin e studimit. Nga

takimet dhe raporti i vetvlerësimit u konstatua se drejtuesit e institucionit ishin në kontakt me APAAL dhe standardet e sigurimit të cilësisë , të publikuara nga ky institucion

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë

informacion në vetëvlerësimin institucional; Institucioni e ka përfshirë këtë informacion në raportin e vlerësimit të brendshëm.

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e

pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Edhe pse ky është vlerësimi i parë për programet e studimit , një pjesë e të cilave janë në proces, rezultatet shihen të jenë të pasqyruara në faqen e internetit të IAL-

së. Nga kontaktet dhe kërkesat e bëra prej grupit vlerësues u pa se transparenca e arritjeve është realizuar.

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit,

përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;

Nga raporti i vlerësimit të brendshëm dhe intervistat me pedagogë dhe studentë

konstatojmë se IAL ka përcaktuar metoda të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për kryerjen e vlerësimit.

Në kërkesat që u bënë për vënien në dispozicion të provimeve të ndërmjetme apo procesverbaleve të provimeve lëndore IAL, personat përgjegjës dhanë përgjigje

Page 10: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

10

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale;

d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara

kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);

b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe përfundimtare;

provime për module, praktikë; e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët

(detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së

ushtrimeve/praktikës; g. Etj.

pozitive duke krijuar mundësi hulumtimi të plota për grupin, madje me të dhëna që datojnë nga hapja tre vite më parë e këtij Programi Studimi.

Vleresimi i studenteve ishte e percaktuar me pike dhe me nota dhe menyra dhe metodat qe ndiqeshin qysh nga formulimi i tezes, sekretimi, hapja, hedhja e notes

ne procesverbal dhe ne database kompiuterik ishte adekuat dhe funksiononte me se miri. U njohem me nje praktike konkrete te tille dhe me ruajtjen e tezave te provimit te perdorura. Po keshtu edhe me temat e diplomimit te ruajtura ne

biblioteken e institucionit. Njekohesisht dhenia e mesimit i gjithi me metoda bashkohore dhe te paraqitura me ppoint dhe njekohesisht me ilustrimin me mjetet

treguse-ilustruese tabela dhe mulazhe.

Konkluzione:

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” ka përcaktuar instrumente të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për vlerësimin e programit dhe përdorimi i këtyre instrumenteve është i evidentueshëm. Ky standard përmbushet plotësisht.

Standardi II.4

- Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e

programeve të studimeve;

GVJ konstatoi që njësitë përgjegjëse japin informacionin e nevojshëm për përmbajtjen e programit të studimit. Keto njesi ishin te pershkallzuara prej

strukturave drejtuese, ne departament, deri tek sekretaria mesimore.

Page 11: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

11

Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me

zgjedhje apo të detyruara për semestër;

Njësitë përgjegjëse japin informacion edhe për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër. Per cdo dege ekzistonte nje pedagog pergjegjes qe informonte per

detajet e cdo viti mesimor

Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin

informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Njësitë kryesore, përgjegjëse për programin e studimit të ciklit të parë, japin

informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, si dhe për frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e

detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

Dokumentacioni i paraqitur nga njësitë përgjegjëse demonstron për syllabuse të

detajuara , praktika dhe elemente të tjera mësimore të realizuara

Konkluzione:

Në hartimin dhe zbatimin e këtij programi studimi , është mbajtur parasysh plotësimi i kushteve dhe parakushteve të rrjedhura nga Ligji i Arsimit të Lartë dhe Udhëzimet përkatëse të MASH. Përmbajtja e programit të studimit është në përputhje me kriteret e

përcaktuara në Udhëzimet përkatëse të MASH. Ky standard përmbushet plotësisht.

Standardi II.5

- Institucioni vlerëson dhe dokumenton gjendjen e tij financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të

situatës financiare të tij;

Bazuar në informacionin e vënë në dispozicion, në momentin e vlerësimit, rezulton

se institucioni ishte në mes të një procesi auditimi të jashtëm të pasqyrave financiare për tre vite të funksionimit të tij. Ky institucion kryen një audit të

brendshëm të përvitshëm dhe kjo evidentohet me të dhëna konkrete të pasqyrave financiare

Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit,

shpenzimet operative, etj.;

Në raportin e auditit të brendshëm paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e

personelit, shpenzimet operative, etj.

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe

kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit

Institucioni nuk ka përftuar grante të huaja.

Page 12: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

12

të parë.

Konkluzione:

Mbi bazën e raporteve të vlerësimit të brendshëm, vlerësojmë se ky standard përmbushet plotësisht.

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT

Standardi III.1

- Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore

dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” ka kritere për pajtimin në

punë të personelit të brendshëm dhe të jashtëm dhe përzgjedhja e tij është bërë në përputhje me këto kritere.

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me

kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë;

GVJ vëren se ky kriter plotësohet nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës”.

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;

Ky kriter është e nevojshme të jetë më i qartë, veçanërisht për pjesën e personelit jo akademik.

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të

njoftimeve për punë, etj.

Kjo bazë të dhënash ekziston si për personelin akademik, ashtu edhe për personelin jo akademik.

Konkluzione:

Personeli akademik, ndihmës dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programit të studimit. Në kontratat e punës dhe të shërbimit janë specifikuar përgjegjësitë, detyrat dhe të drejtat në funksion të përmbushjes së objektivave të programeve të ofruara. Ky standard përmbushet pothuajse plotësisht për personelin akademik por duhet të dëshmohet më konkretisht për

personelin ndihmës.

Standardi III.2

- Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të

dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit

përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Institucioni ka të dhëna për personelin, të sistemuara në dosjen personale të secilit pedagog.

Page 13: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

13

Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të

personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ;

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” dispononte listën e plotë të personelit akademik që ishte përfshirë në programin e studimit që vlerësohet.

Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik;

Kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit ishin të përcaktuara dhe publikoheshin nga IAL.

Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të

lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së paku

gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent„.

Stafi akademik i brendshëm që ka zhvilluar mësim në këtë Program Studimi numëron 11 pedagog nga të cilët 7 ose rreth 63% me titullin Prof.; Prof as. Dr. dhe doktor, ndërsa pjesa tjetër me master. Nga stafi i jashtëm që ka zhvilluar mësim në

këtë Program Studimi janë me tituj dhe grada rreth 53% e tyre.

Konkluzione:

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” ka një zyrë të burimeve njerëzore e cila merret me politikën e rekrutimit dhe të

vlerësimit të personelit dhe ruan të gjitha të dhënat për personelin. Ky standard përmbushet.

Standardi III.3

- Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim

optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor

për realizimin e orëve laboratorike dhe për

mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve

shkollore;

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” ka të angazhuar një numër

modest të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve shkollore. Punonjëset e sekretarisë ishin punësuar nga fillimi i veprimtarisë së institucionit dhe nuk kishin shkallën e

nevojshme të kualifikimit, gjë që vihej re që në kontaktet e para.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim

optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e

objektivave të programeve të studimeve të ciklit

të parë;

Nga intervistat dhe fokus grupet e zhvilluara me pedagogë dhe studentë dëshmohej

se personeli ndihmës punonte me përkushtim për përmbushjen e objektivave mësimorë të programit të studimit.

Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel

të mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe

mbikëqyrjen e studentëve në praktikën

profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” e zbaton një kriter të tillë sipas marrëveshjesh të miratuara me institucione nga më prestigjiozet në fushën e

shëndetësisë ku studentët bëjnë praktikën reale dhe efektive.

Page 14: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

14

studentë).

Konkluzione:

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” ka angazhuar një personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të vet. Ky standard është i përmbushur.

Standardi III.4

- Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe

specifike për kualifikimin e mëtejshëm

profesional të personelit akademik e të personelit

mësimor-shkencor;

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” ka programe konkrete

specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik, sidomos për pedagogët e departamentit të shkencave mjekësore të përfshirë në doktoraturë dhe ku përfshihet ky program studimi. Kishte prova të ftesave dhe konferencave që

ishin bërë me partnerë të tjerë, si p.sh. me Fakultetin e Infermierisë të Universitetit të Tiranës.

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të

dhënash të programeve të studimeve të ofruara. Shkolla i disponon këto të dhëna.

Konkluzione:

Informacioni që pati në dispozicion GVJ dëshmon për përmbushjen e këtij standardi, veçanërisht për pedagogët e përfshirë në programin e doktoraturës.

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standardi IV.1

- Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.

Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë

21.5.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në

fuqi.

Në SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” procesi i pranimit dhe i regjistrimit të kandidatëve edhe në programin e studimit të ciklit të parë (Bachelor) në Infermiri e Përgjithshme, kryhet sipas Urdhrit Nr. 33, datë 05.08.2011, të Ministrit të Arsimit

dhe Shkencës dhe në zbatim të tij, sipas Udhëzimit përkatës të rektorit të institucionit. Për këtë qëllim bëhet shpallja e procedurës se pranimit te kërkesave të

kandidatëve që dëshirojnë të vazhdojnë në këtë program studimi duke filluar nga data 01 shtator. Aplikimi për regjistrim kryhet deri me date 15 dhjetor. Për aplikim, kandidati duhet te dorëzoje dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Diplomën e Maturës Shtetërore se bashku me certifikatën e notave ose

diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri. Kandidatet që kanë përfunduar shkollën e mesme

Page 15: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

15

përpara vitit 2011, dorëzojnë dëftesë pjekurie të shkollës se mesme; b) Dokumentin e identifikimit (karte identiteti, letërnjoftim ose pasaporte). Ne dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;

c) 2 fotografi; ç) Shtetasit e huaj duhet te paraqesin lejen e qëndrimit ne Shqipëri (kopje e

noteruar) Në qoftë se kandidati nuk ka dëftesë pjekurie të shkollës se mesme, duhet të

paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë , të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga Drejtoria Arsimore

Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave te shkollës së mesme

lëshuar nga Arkivi Qendror i Shtetit.

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e

kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Kriteret e propozuara nga IAL jo gjithnjë janë në përputhje me ligjin dhe rregullat e

nxjerra nga MASH

Konkluzione:

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” ka procedura e kritere ligjore dhe të zbatuara me korrektesë për pranimet e reja

dhe transferimet. Ky standard përmbushet.

Standardi IV.2

- Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin

dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve;

Nga sondazhet me studentët del se në pjesën më të madhe të tyre, ata janë të

informuar në detaje për programin e studimit që ndjekin Sekretaria mësimore dhe personeli akademik informon në mënyrë të vazhdueshme

studentët për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit.

Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit;

GVJ gjeti fletë vlerësime të pedagogëve nga studentët dhe në përgjithësi ata ishin të ndërgjegjësuar për cilësinë e pedagogëve të tyre.

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës;

GVJ pati në dispozicion një material konkret të hartuar nga një grup pune i ngritur në nivel institucional për këshillimin e karierës, po kështu funksion një zyrë për zhvillimin e karierës.

Page 16: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

16

Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.

Pjesa më e madhe e studentëve në këtë program studimi janë të informuar mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.

Konkluzione:

Institucioni organizon informimin për studentët në lidhje me politikat e punësimit. Ky standard përmbushet.

Standardi IV.3

- Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;

Statistikat në lidhje me këtë program studimi janë transparente, por institucioni nuk

ka ende të diplomuar në këtë program.

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore

për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet

nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik në të cilin zhvillohet programi i

studimeve;

Institucioni ka statistika të plota vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në këtë program studimi të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik në të

cilin zhvillohet programi i studimeve. Institucioni nuk ka ende të diplomuar në këtë program.

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit

të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

Këto të dhëna janë në sekretarinë e institucionit në formë elektronike dhe hardcopy.

Konkluzione:

Institucioni disponon të dhëna të plota për numrin e studentëve që ndjekin apo janë larguar nga programi. Pohojmë se standardi në

fjalë është i plotësuar.

Standardi IV.4

- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon

ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;

Nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës dhe departamentit përkatës, studentët e këtij programi ndihmohen në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata zhvillojnë

praktikat profesionale, si në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, në Spitalin “K. Glozheni”, në Spitalin “Sh. Ndroqi” etj.

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për

këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të

Këtë detyrë e shohim të përmbushur nga stafi akademik dhe administrativ

Page 17: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

17

zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Konkluzione:

Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve nëpërmjet stafit pedagogjik si dhe nëpërmjet një qendre këshillimi për karrierën e cila shërben gjatë gjithë vitit akademik. Ky standard rezulton i plotësuar.

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME

TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1

- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë

ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore;

Në shumicën e rasteve pedagogët ofrojnë tekste dhe literaturë të mjaftueshme mësimore në sasi dhe cilësi. Literaturë bazë rekomandohen edhe tekste të

përkthyera nga shtëpi të ndryshme botuese, si dhe tekste në gjuhë të huaj. Në çdo rast, pedagogu u ofron studentëve leksionet e tij të shkruara.

Literatura ndihmëse është gjithashtu e parashikuar dhe e pasqyruar në syllabusin e çdo lëndë dhe njësie lëndore. Është krijuar edhe fondi e-book.

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për

realizimin me sukses të programit të studimit;

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” disponon një bibliotekë modeste dhe një shërbim të mirë të saj në ndihmë të studentëve.

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të

nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit;

Fondi i bibliotekës është në pasurim të vazhdueshëm si me tekste universitare, ashtu dhe me periodikë. Deri tani në fondin e bibliotekës numërohen rreth 4250

libra (rreth 10 libra për çdo student) që u përkasin rreth 2000 titujve të ndryshëm.

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një

plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të;

Punonjësi i bibliotekës në bashkëpunim me pedagogët ka një plan për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit që vlerësohet.

Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe

nevojat e studentëve.

Biblioteka punon me orar të zgjatur, nga ora 8.00 deri në orën 19.00. Ky orar është i shpallur në mjediset e saj. Për çdo student ka kartelë regjistrimi dhe sigurimi të literaturës si dhe sistem të kompjuterizuar të shërbimit bibliotekar. I gjithë fondi i

bibliotekës është i informatizuar. Kjo detyrë dhe programi i menaxhimit të saj është

Page 18: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

18

hartuar nga vet studentët e institucionit, si pjesë e detyrave të kursit dhe e prezantimeve të tyre në konferenca shkencore.

Konkluzione:

IAL ka një bibliotekë modeste dhe me shërbime cilësore. Fondi e-book mund të jetë më i zgjeruar për këtë program studimi. Ky

standard përmbushet pothuajse plotësisht.

Standardi V. 2

- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e

mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve;

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” disponon një infrastrukturë

të një cilësie bashkëkohore e cila u ofron studentëve të gjitha mundësitë e realizimit të tyre.

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Mjediset janë ta pajisura në përputhje me qëllimet e programit dhe standardet bashkëkohore.

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe

mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;

Laboratorët ku studentët e këtij programi zhvillojnë mësimin e shkencave të natyrës

janë të mira dhe studentët mund të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike sipas syllabuseve.

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të

studimeve që ofron, ka së paku një laborator.

Për numrin e disiplimave që programi i studimit ofron, ka më shumë se një

laborator.

Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjuterë në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me

programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhinieri, ekonomi,

mjekësi, programe stimulimi për shkencat sociale etj.

Infrastruktura kompjuterike është e pasur dhe plotëson nevojat e të gjithë

studentëve të këtij programi studimi. Në institucion gjendet afërsisht 1 kompjutër për çdo 4 student.

Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet

që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave

profesionale.

Për këtë program studimi institucioni vë në dispozicion mjediset e veta të

përshtatshme por ka gjithashtu marrëveshje të rregullta zyrtare me institucione shëndetësore nga më seriozet.

Page 19: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

19

Konkluzione:

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” ka një infrastrukturë të përshtatshme dhe efektive. Ky standard përmbushet

plotësisht.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Standardi VI.1

- Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë të hollësishme financiare

të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose

ndarjen e burimeve financiare;

Institucioni ka një raport financiar që përmban një pasqyrë të të të ardhurave nga tarifat e shkollimit.

Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike;

Institucioni ka një raport financiar për çdo vit buxhetor (për tre vitet e kaluara) të hartuar dhe certifikuar nga ekspert i jashtëm.

Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka

kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe

gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

Situata e derisotme financiare dhe bankare dëshmon se Institucioni ka një

qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të këtij programi studimi dhe ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësim të mëtejshëm dhe gjenerim të të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

Konkluzione:

GVJ mund të shprehet për përmbushjen e këtij standardi. Ky standard vlerësohet i përmbushur.

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME

Standardi VII.1

- Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin

ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” ka nxitur bashkëpunim të efektshëm ndërmjet personelit të saj. Gjatë vizitës u konstatua një klimë pozitive,

bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërmjet personelit të IAL-së ,si atij të brendshëm, ashtu dhe atij të jashtëm.

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së

detyrave mes personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës

së vazhdueshme të punës së tyre, garanton

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” ka ndarje të qartë të detyrave sipas vendeve të punës dhe përshkrimi i punës orienton secilin punonjës që të kryejë detyrat që i takojnë.

Page 20: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

20

marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Konkluzione:

Institucioni garanton frymën e bashkëpunimit në stafin e tij. Ky standard përmbushet plotësisht

Standardi VII.2

- Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të

huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve

dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë

vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” ka krijuar dhe zhvilluar marrëdhënie bashkëpunimi në formë projektesh të përbashkëta dhe shkëmbimi

akademik me institucione universitare brenda vendit dhe me specialist të caktuar jashtë tij, si p.sh me Fakultetin e Infermierisë të U Tiranës; të Universitetit

“Aldent”; Spitalin Universitar “Nënë Tereza” etj.

Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe

mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë;

Për këtë program studimi praktika mbikëqyret nga pedagogë të institucionit dhe

tutorë nga institucionet spitalore ku kryhet praktika.

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me

punëdhënësit;

Nuk ka të dhëna

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në

funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Institucioni ka raporte të veçanta të përgatitura nga pedagogu që udhëheq praktikat

profesionale për secilin semestër dhe kurs veças.

Konkluzione:

Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe dhe ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me

institucione për të realizuar praktikat profesionale në kuadrin e programit të studimit . Ky standard përmbushet pothuajse plotësisht.

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË

Standardi VIII.1

- Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet

institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e

programeve të studimeve;

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” është në process akreditimi institucional dhe për këtë program studimi, pasi tani plotëson afatin ligjor.

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e Sigurimi i brendshëm i cilësisë kryhet nga IAL-ja. IAL përdor disa instrumente për

Page 21: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

21

duhura për sigurimin e cilësisë; sigurimin e cilësisë si: kontrollon zbatimin me rigorozitet të planit mësimor sipas orareve të shpallura nga Sekretaria mësimore; përdor vlerësimet formale të studentëve në fund të çdo moduli.

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për

sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron;

IAL ka përcaktuar procedura të caktuara për vlerësimin e brendshëm dhe ka një

dokument të posaçëm të politikës së vlerësimit.

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që

ofron;

Institucioni ka mekanizma formalë për vlerësimin e programeve të studimit si për,

miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit; ka gjithashtu edhe një paketë paraprake me dokumente mbështetës. Në institucion organizohen mbledhje periodike te departamentit në të cilën

diskutohen edhe programet dhe planet mësimore megjithëqë nuk kanë pasur rast për ndryshimin e tyre.

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e

personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin

këtë Program Studimi që ofron për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në të. Nuk dokumentohet plotësisht mënyra se si realizohet kjo.

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të

cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Nga raporti i vlerësimit të brendshëm dhe konsultimi me faqen e internetit të IAL rezulton se ka hartuar një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Institucioni ka parashikuar gjithashtu që të bëjë një vlerësim pas diplomimit të

brezit të parë të studentëve dhe mbi gjetjet e këtij raporti do të punojë për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.

Konkluzione:

GVJ konstatoi se IAL-ja ka një ndjeshmëri të lartë në drejtim të sigurimit të cilësisë të programeve dhe të formalizuar në një dokument të politikës së sigurimit të cilësisë. GVJ mund të shprehet se edhe ky standard përmbushet.

Page 22: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

22

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit

Pikat e Forta Pikat e dobëta

Programi i Studimit të ciklit të parë: “Bachelor” në INFERMIERI E PËRGJITHSHME është një program që i

përgjigjet kërkesave të tregut të punës.

Programi i Studimit të ciklit të parë: “Bachelor” në

INFERMIERI E PËRGJITHSHME integron përvojën më të mirë vendase dhe të huaj.

Programi i Studimit të ciklit të parë: “Bachelor” në

INFERMIERI E PËRGJITHSHME respekton standardet bashkëkohore të programeve të ciklit të parë të studimeve.

Infrastruktura është bashkëkohore dhe kushtet janë të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

Treguesit cilësorë të personelit akademik të brendshëm dhe të jashtëm garantojnë përmbushjen e qëllimeve të programit të

studimit.

Ka marrëveshje bashkëpunimi me institucione arsimore dhe të

fushave të tjera në funksion të zhvillimit të institucionit dhe të realizimit të programit të studimit.

Shihet një bashkëpunim i frytshëm pedagog-studentë.

Duhet bërë më tepër punë për vetkualifikimin e stafit akademik për njohjen

e standardeve të arsimit të lartë.

Të studiohet mundësia e abonimit vjetor në bibliotekat elektronike në

fushën e infermieristikës.

Punonjësit e sekretarisë duhet të kualifikohen për veprintarinë e tyre të

përditshme

Mundësi Pengesat

Kërkesa e tregut të punës për infermier.

Kërkesa e studentëve që ndjekin ciklin e parë për të ndjekur syllabuse më të specializuara për të zgjeruar formimin e tyre

për drejtime të ndryshme të shëndetit publik.

Marrëveshje bashkëpunimi me universitete të tjera.

Rritja e konkurrencës si rezultat i ofrimit të një numri të konsiderueshëm të

programeve “Bachelor” për Infermieri të Përgjithshme nga IAL të tjera.

Nevoja e bashkëpunimeve më institucionale me partnerë të huaj.

Page 23: Tiranë, Qershor 2012aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc...Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha etapat e tij: Në vizitën në institucion, në

23

Rekomandimet

Pas shqyrtimit të Raportit Vetvlerësues për Programin e Studimit të ciklit të parë: “Bachelor” në INFERMIERI E PËRGJITHSHME,

si dhe të vlerësimeve të bëra gjatë vizitave në vend dhe mbi bazën e provave të gjetura në Shkollën e Lartë Private “Universiteti

Planetar i Tiranës, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm i rekomandon Këshillit të Akreditimit si më poshtë:

Për përmirësimin e raportit pedagog–staf ndihmës, SHLP UPT mund të gjejë zgjidhje duke angazhuar më shumë student të

fushës përkatëse, si të punësuar me kohë të pjesshme.

Do të duhet që IAL të realizojë kriteret për përzgjedhjen e kantidatëve për studentë konform ligjit dhe rregullave të nxjerra nga MASH

Programi i Studimit i ciklit të parë: “Bachelor” në INFERMIERI E PËRGJITHSHME konsiderohet i vlerësuar pozitivisht dhe duhet

të akreditohet pa kushte.

Grupi i vlerësimit të jashtëm

Dr. GENTIAN STRONI

Tiranë, 24 Qershor 2012.