Upload
others
View
50
Download
2
Embed Size (px)
Citation preview
1
AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT
LEGJISLACIONI FISKAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Teza me Përgjigjet - 2014
SEKSIONI I : Pyetje me alternativa (1 PIKË SECILA)
1. Drejtoria e apelimit tatimor është:
a. një njësi e pavarur brenda administratës tatimore qendrore
b. një njësi e varur brenda ministrise s financaveadministratës tatimore qendrore.
c. një njësi evarur nga Keshilli Konsultativ i Biznesit.
d. një njësi e pavarur brenda Keshillit te Ministrave.
Përgjigja e saktë: alternativa A
2. Nëse nuk bie dakord me vlerësimin e detyrimit tatimor, të kryer nga administrata
tatimore, tatimpaguesi, mund të ankimojë, në përputhje me procedurat e parashikuara
në kreun XIII të këtij ligji.
a. brenda 90 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit, ose të vlerësuar
si të jetë marrë.
b. brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit, ose të
vlerësuar si të jetë marrë
c. brenda 60 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit, ose të vlerësuar
si të jetë marrë
d. brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit, ose të vlerësuar
si të jetë marrë
Përgjigja e saktë: alternativa B
3. Tatimpaguesi ka të drejtë t’i kundërshtojë rezultatet e kontrollit tatimor:
a. brenda 5 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga
tatimpaguesi
b. brenda 10 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga
tatimpaguesi
2
c. brenda 30 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga
tatimpaguesi
d. brenda 15 ditëve kalendarike pas datës kur vlerësohet se raporti është marrë nga
tatimpaguesi
Përgjigja e saktë: alternativa D
4. Cili eshte kufiri I detyrueshem I te ardhurave vjetore bruto, qe detyron nje individ te
deklaroje te ardhurat e tij personale:
a. 8 milion leke /vit
b. 5 milion leke/vit
c. 2 milion leke/vit
d. Asnjera prej tyre
Përgjigja e saktë: alternativa C
5. Cila nga te ardhurat personale me poshte , nuk perfiton nga perjashtimi tatimor?
a. Bursat e studenteve
b. Shperblimet e marra ne rast semundje e fatkeqesish
c. Te ardhura te perfituara si kompensim financiar per ish-pronaret
d. Asnjera
Përgjigja e saktë: alternativa D
6. Nje shoqeri gjermane e regjistruar ne Gjermani kontraktohet nga nje shoqeri
Kosovare e regjistruar ne Kosove dhe realizon projektin e nje qendre tregtare qe do te
ndertohet ne Tirane. Vendi i furnizimit te sherbimit te projektimit te qendres tregtare
eshte:
a. Ne Gjermani
b. Ne Kosove
c. Ne Shqiperi
d. Te gjitha te mesipermet
Përgjigja e saktë: alternativa C
3
7. Cfare eshte furnizimi me Energji Elektrike i popullsise?
a. Furnizim malli
b. Furnizim sherbimi
c. Furnizim i perzier malli
d. Furnizim i perzier sherbimi
e. Asnje nga te mesipermet
Përgjigja e saktë: alternativa A
8. Taksa e reklames paguhet:
a. nje here ne vit
b. nje here ne gjashte muaj
c. percakohet nga keshilli bashkiak
d. percakohet nga taksa paguesi
Përgjigja e saktë: alternativa C
9. Detyrimi i takses doganore paguhet per:
a. regjimin e lejimit te perkohshem me perjashtim te pjesshem
b. regjimin e perpunimit aktiv me perjashtim
c. ne magazinimin doganor
d. ne eksportimin e mallrave
Përgjigja e saktë: alternativa A
10. Te vetepunesuarit ne bujqesi duhet te paguajne kontribut te detyrueshem:
a. Sigurimin shendetesor 23% dhe shendetesor 7% te pages minimale
b. Sigurimin shendetesor 7 %
c. 27.9% te pages minimale 19026 leke
d. Sigurimin shoqeror 30000 leke ne vit
Përgjigja e saktë: alternativa D
4
SEKSIONI II: Administrimi i detyrimeve tatimore në Republikën e Shqipërisë,
procedurat që zbatohen për mbledhjen e tatimeve dhe detyrimeve të tjera tatimore.
Struktura e tatimeve dhe taksave. Autoritetet përgjegjëse të taksave në nivel kombëtar e
vendor.
1. Sqaro dhe komento 3 llojet e kontrolleve tatimore. (4 pike)
Përgjigja Pyetja Nr.1
Kontrollet jane tre llojesh:
Kontroll i plote – keto jane kontrolle gjitheperfshirese qe ndermerren per te kontrolluar te gjitha
aspektet e biznesit te tatimpaguesit per te gjitha periudhat kohore qe nga kontrolli i plote i fundit.
Ky kontroll kryhet zakonisht nje here ne 3 vjet. Jo me shume se 30 % e te gjitha kontrolleve te
kryera mund te jene kontrolle te plota.
Vizitat fiskale – keto jane vizita te shkurtra te kryera gjate nje periudhe te shkurter kohore per te
verifikuar saktësine e deklaratave dhe pagesave. Gjate kesaj vizite nuk behen perpjekje per te
kryer nje kontroll te plote por ne rastet kur vizita fiskale zbulon tatim te papaguar, kontrollori
mund te shtrije qellimin e vizites nese autorizohet nga organet drejtuese te deges tatimore.
Kontrolli kryhet:
Vetem per nje periudhe te perzgjedhur tatimore
Vetem per nje lloj te zgjedhur tatimi
Vizitat e perziera – keto jane vizita shume te shkurtra per te verifikuar nje çeshtje te veçante
p.sh. nje kerkese urgjente per transaksion e cila eshte derguar ne administraten tatimore. Në këtë
rast mund të verifikohet në detaje transaksioni në fjalë.
2. Cilat jane parimet nga te cilat udhehiqet administrate tatimore per administrimin e sistemit
tatimor të Republikës së Shqipërisë. (5 pike)
Përgjigje Pyetja Nr. 2
Në administrata tatimore udhëhiqet nga parimet e mëposhtme:
a) zbatimi i njëjtë dhe efektiv i legjislacionit nga ana e administratës tatimore;
b) vetëvlerësimi dhe vetëdeklarimi i detyrimit tatimor nga ana e tatimpaguesit;
c) nxitja e respektimit vullnetar të legjislacionit tatimor, nëpërmjet informimit, edukimit dhe
publikimit të akteve nënligjore;
ç) hartimi i strategjive dhe marrja e masave përkatëse për pakësimin e rreziqeve që rezultojnë
nga mosrespektimi i legjislacionit tatimor;
d) bashkëpunimi me organet tatimore vendase dhe ndërkombëtare, në funksion të globalizimit të
ekonomive botërore;
5
dh) ndjekja e ndryshimeve në mjediset e biznesit dhe atij legjislativ, si dhe përshtatja e sistemeve
të organizimit të burimeve, të teknologjisë së informacionit dhe proceseve të punës, për arritjen e
efiçencës dhe të efektivitetit të duhur;
e) nxitja e veprimtarive elektronike, sidomos të deklarimit dhe pagesës elektronike të detyrimit
tatimor;
ë) rekrutimi, trajnimi dhe ngritja në detyrë e punonjësve tatimorë, të ndershëm, të sjellshëm dhe
të drejtë dhe që, për çdo rast, zbatojnë ligjin, aktet nënligjore dhe vendimet, në bazë të fakteve
objektive
3. Ne cilat raste administrata tatimore e anulon marreveshjen e pageses me keste te detyrimit
tatimor dhe ne cfare afati paguhen detyrimet tatimore te papaguara sipas marreveshjes. (5
pike)
Përgjigje Pyetja Nr.3
Marrëveshja e pagesës me këste zgjidhet nga administrata tatimore kur:
a) tatimpaguesi nuk i bën pagesat në përputhje me marrëveshjen;
b) tatimpaguesi nuk paguan detyrimet e tjera tatimore, që lindin gjatë periudhës së mbuluar nga
marrëveshja.
Nëse marrëveshja e pagesës me këste zgjidhet, të gjitha detyrimet tatimore të papaguara, që
mbulohen nga kjo marrëveshje, paguhen brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes së
vendimit të zgjidhjes së marrëveshjes.
4. Kompania shqiptare e ndërtimit “M” ka 100 punonjës. Në muajin maj ajo kaloi një krizë
financiare dhe mbajti në burim tatimin nga punonjësit e saj, por nuk ia pagoi këtë shumë
shtetit. (6 pike)
a. Sa është shuma e kamatëvonesës që duhet të paguajë “M” ? Çfarë faktesh shtesë ju
nevojiten për t’iu përgjigjur kësaj pyetje?
b. Çfarë gjobash mund t’i vendosen “M” ?
c. A mund t’a ankimojë “M” vendosjen e gjobave dhe kamatëvonesave?
Përgjigje Pyetja Nr.4
1- Shuma vjetore e kamatvoneses do te jete 120 % e normes se interesit bankar. Per te bere
llogaritjet na duhet shuma e detyrimit te papaguar ne afat, norma e interesit bankar dhe muajt e
voneses se pageses se detyrimit.
2- Kompanise mund t’i vendoset gjobe per pagese te vonuar. Asaj mund t’i vendoset edhe gjobe
per deklarim te vonuar, nese deklaraten e dorezon tej afatit ligjor.
3- Mund ta apeloje duke dhene shkaqet e forta qe e kane detyruar te deklaroje me vonese dhe te
mos paguaje ne afat detyrimin
6
5. Shoqeria “Devolli” nuk dorezoi deklaraten e fitimit te tatueshem per vitin 2013. Administrata
tatimore vendosi qe te beje nje vleresim alternativ te detyrimit. Ne vitet 2010-2012 shoqeria
Devolli kishte paguar mesatarisht nga 1.500.000 leke tatim mbi fitimin. Administrata
tatimore ka te dhena se ne vitin 2013 kjo shoqeri ka rritur shitjet me 50 % ndersa blerjet jane
ne nivelin e viteve te kaluara. Cfare vleresimi alternativ do te beje administrata tatimore per
shoqerine “Devolli” ne lidhje me tatimin mbi fitimin per vitin 2013, pasi deklarata nuk eshte
dorezuar. (7 pike)
Përgjigje Pyetja nr. 5
Administrata tatimore ka te drejte te beje vleresim alternativ te detyrimeve kur tatimpaguesi nuk
dorezon deklaraten. Ajo perdor te dhenat e viteve e kaluara qe disponon per te bere kete vleresi
apo edhe te dhenat e vitit per te cilin do te behet vleresimi.
Ne rastin konkret tatimi mbi fitimini paguar per vitet e kaluara 1.500.000 leke, por ne vitin 2013
jane rritur te ardhurat me 50 %, ndersa shpenzimet jane ne te njejtin nivel.
Pra 1.500.000 + 1.500.000x50 %= 2.250.000 leke tatim mbi fitimin do te jete vleresimi alternativ
per shoqerine “Devolli” per vitin 2013.
SEKSIONI III: Tatimet mbi të ardhurat
1. Pershkruani dokumentacioni duhet të përdoret për rastet e promocioneve dhe promovimit, që
të njihen si shpenzime të zbritshme për efekt fiskal? (4 pike)
Përgjigje Pyetja Nr.1
Dokumentacioni qe duhet te perdoret per rastet e promocioneve dhe promovimit jane:
- Vendimi i asamblese se ortakeve ose administratorit ku te jene te percaktuar vendi, periudha e
organizimit te promocionit, sasia e produkteve qe do te shperndahen, materialet publicitare qe do te
perdoren, etj.
- Projekt – ideja lidhur me menyren e organizimit te promocionit dhe promovimit.
- Proçes - verbali per produktet qe shperndahen me personat qe perfitojne produktin falas
- Flete shoqerimi malli, me ekstreme te plotesuara, ku tek marresi i mallit do te firmosin promovusit e
shoqerise. Fleta e shoqerimit te mallit do te jete ditore per çdo promovues te ciles duhet ti bashkangjiten
ne fund te dites process verbalet e mbajtura me personat perfitues.
Dokumentacioni qe duhet te perdoret per dhenien e dhuratave simbolike: -Vendimi i asamblese se ortakeve ose administratorit per llojin dhe sasine totale te mallrave qe dhurohen
dhe kujt do t’i dhurohen.
7
2. Listoni sipas kategorive respektive : (4 pike)
- Shkallet tatimore
- Afatet e parapagimit
Përgjigje Pyetja Nr. 2
Per efekte te tatimit mbi te ardhurat/ fitimin , bizneset ndahen ne dy kategori : Biznese te medha ,
ato qe realizojne nje qarkullim vjetor mbi 8 000 000 leke dhe Biznese te Vogla me qarkullim
vjetor deri ne 8 000 000 leke.
Bizneset e vogla ne vetvete jane te ndara ne nenkategori :
-Me qarkullim vjetor 0-2 milion leke , dhe jane subjekt i Tatimit te Thjeshtuar mbi Fitimin ne
vlere fikse 25 000 leke. Afati i parapagimit ( nje kest) : Brenda 30 qershorit te vitit korrent.
-Me qarkullim vjetor 2 000 001 leke- 8 000 000 leke , dhe jane subjekt i Tatimit te thjeshtuar
mbi fitimin , me shkalle tatimore 7,5 %.
Afatet e parapagimit ( 4 keste ): 20 Prill, 20 Korrik,20 Tetor dhe 20 Dhjetor te vitit korrent
-Bizneset e Medha me qarkullim vjetor 8 000 0001 leke e lart. Jane subjekte te Tatimit mbi
fitimin me shkalle tatimore 15 %. Afati i parapagimit ( 12 keste) : Brenda dt.15 te cdo muaji
3. Individi AG ka përfituar gjatë vitit 2014 këto lloje të ardhurash personale: (7 pike)
a. Te ardhura nga paga ne vit si inxhinier teknik i punesuar në një shoqëri tregtare
1.200.000 lekë; (paga mujore 100.000 leke)
b. Interesat nga depozita e kursimit, të cilat nuk i ka tërhequr nga banka, 100.000
lekë;
c. Shpërblim nga shoqëria ku punon për një fatkeqësi familjare që i ndodhi 50.000
lekë;
d. Ka përfituar të ardhura nga qeraja 120.000 lekë, pasi ka lëshuar me qera një dyqan
pronë të tij;
e. Nga shpronësimi i një sipërfaqe toke që dispononte, ku do të kalojë autostrada ai
ka përfituar 2.000.000 lekë;
f. Ka përfituar pagesë 3.000.000 lekë kompensim si ish i dënuar politik;
g. Është paguar nga shtëpia botuese me 500.000 lekë si e drejtë autori, në lidhje me
një libër të tij të botuar.
Gjeni shumën e tatimit mbi të ardhurat personale që paguan ky individ për vitin 2014.
Përgjigje Pyetja Nr. 3
a. 70.000 x 13%=9100 x12= 109 200 leke
b. 100 000 x10% = 10.000 leke
8
c. e perjashtuar
d. 120 000 x 10% = 12 000 leke
e. e perjashtuar
f. e perjashtuar
g. 500.000 x 10% = 50 000 leke
Ne total per vitin 2014, AG duhet te paguaje 181.200 leke Tatim mbi te ardhurat e tij personale.
4. Shoqeria CD 2 sh.a, rezidente ne Shqiperi, vendos te shperndaje nje dividend ne masen
600.000 leke. Struktura aksionere te shoqerise eshte: (7 pike)
Shtetasi A.B 20% aksione Resident ne Shqiperi
Shoqeria “Ulliri” 30% aksione Me seli ne Berat
Shoqeria “Roma” srl 50% aksione Me seli ne Itali
Pyetje:
Te llogaritet tatimi ne burim qe duhet te mbaje dhe te derdhe shoqeria CD2 si tatim mbi
dividentin, per secilin nga aksioneret. Midis Shqiperise dhe Italise ekziston Marrveshja per
eliminimin e dyfishte. Mund te perfitojne palet nga Marrveshja ne kete situate? Nqs.po ,
pershkruaj procedurat.
Përgjigja Ushtrimi Nr. 4
Shoqeria CD2 shperndan divident ne vlerat respektive :
shtetasi AB 120 000 leke Tatim mbi dividentin 12 000 leke
Shoqeria Ulliri ,me seli ne Berat 180 000 leke Nuk tatohet per dividentin
Shoqeria Roma srl,me seli ne Rome 300 000 leke .
Meqenese midis Shqiperise dhe Italise eshte ne fuqi Marrveshja per eliminimin e Taksimit te
Dyfishte, kjo Marrveshje prevalon (ka epersi) ndaj Ligjit te brendshem. Si rrjedhoje, perpara
taksimit duhet ti referohemi Marrveshjes , ne kapitullin per dividentin. Marrveshja mund t’i jape
te Drejten shoqerise Roma srl ta paguaje ne Itali tatimin mbi kete te ardhur ose te perfitoje nga
ndonje shkalle e reduktuar tatimore ne Shqiperi. Per kete arsye, Shoqeria srl, fillon procedurat tip
ndermjet dy administratave tatimore Itali dhe Shqiperi, per zbatimin e Marreveshjes dhe per te
perfituar nga termat lehtesuese te saj.
9
SEKSIONI IV: Tatimi mbi vlerën e shtuar
1. Duke pasur parasysh qe prej 1 Prillit 2014 furnizimi i sherbimeve shendetesore nga
insitucionet shendetesore publike dhe private eshte furnizim i perjashtuar nga TVSH-ja.
Permendni te pakten 3 raste sherbimesh te kryera nga institucione shendetesore publike dhe
private per te cilat nuk aplikohet perjashtimi nga TVSH. (4 pike)
Përgjigja Pyetja Nr. 1
Shpjegimi 1 pike; cdo percaktim i saktë i furnizimit jo te perjashtuar nga 1 pike (3 x 1 pike)
Total 4 pike
Shenim: Me poshte sipas udhezimit te TVSH-se jane percaktuar 5 lloje sherbimesh. Eshte e
rendesishme qe pjesemarresi ne testim te kete permendur te pakten 3 nga 5 llojet e meposhtme te
sherbimeve.
Furnizimet e sherbimeve shendetesore te perjashtuara kane te bejne me ato sherbime, te cilat
kane karakter terapeutik si dhe te domosdoshem per arritjen e qellimeve terapeutike te synuara
nga hospitalizimi dhe kujdesi mjeksor ndaj shtetasve.
Ne kete kontekst perjashtimi nga TVSH nuk aplikohet, (duke i trajtuar si sherbime me shkalle
tatimore 20%), per:
1. Analizat biologjike të kryera në kuadrin e kërkimit të atësisë;
2. Lëshimi i certifikatave mjekësore për vlerësimin e dëmeve trupore të pësuara (veprim
gjyqësor) etj;
3. Shërbimet e ofruara nga veterinerët në ushtrimin e profesionit të tyre;
4. Shërbimet e kryera nga qendrat e trajtimit të bukurisë, masazheve, shërbime e trajtime
estetike, kozmetike, rekonstruktive, nga institucione shëndetësore, publike apo private, apo
institucione të tjera të licencuara për këtë qëllim;
5. Shërbimet e ofruara nga individë, të cilët aplikojnë metoda jotradicionale trajtimi
mjekësor.
2. A eshte furnizim per qellime te tvsh-se, transferimi i veprimtarise ekonomike. Sqaroni
transferimin e veprimtarise ekonomike nepermjet sqarimit te kushtit ekonomik dhe ligjor. (4
pike)
Përgjigje Pyetja Nr. 2
Percaktimi i kuptimit te transferimit te veprimtarise ekonomike 2 pike; sqarimi i kushtit
ekonomik 1 pike; sqarimi i kushtit ligjor 1 pike;
(2 pike) Per qellime te TVSH-se sipas legjislacionit tatimor ne fuqi, transferimi i një veprimtarie
ekonomike te tatueshme apo një pjese të saj nga një person i tatueshëm te një person tjetër, i cili
është ose bëhet person i regjistruar per TVSH-ne në lidhje me veprimtarinë ekonomike ose
pjesën e saj që transferohet, nuk është një furnizim mallrash a shërbimesh. Kalimi konsiderohet
10
transferim i veprimtarisë ekonomike dhe nuk është i tatueshëm, nese ky transaksion plotëson
njëkohësisht kushtin ekonomik dhe ligjor.
Nëse personi i tatueshëm jep mallra të cilat janë pjesë e aseteve të veprimtarisë së tij ekonomike,
p.sh. i shet, i fal ose i përdor privatisht, ky është një furnizim i tatueshëm dhe mbi vlerën e
tatueshme të këtyre furnizimeve llogaritet TVSH.
(1 pike) Plotësimi i kushtit ekonomik kërkon që veprimtaria qe transferohet të ketë autonomi
ekonomike, pra të ketë mundësi të funksionojë si e pavarur tek marrësi. Autonomia ekonomike
presupozon ekzistencën e të gjitha kushteve për realizimin e prodhimit, si ambientin, lëndët e
para, makineritë, etj. Shitja vetëm e njërës prej tyre (lëndës së parë, makinerive ose ambienteve,
etj) nuk konsiderohet transferim i veprimtarisë ekonomike, por vetëm një furnizim i zakonshëm
mallrash, për të cilin aplikohet TVSH.
(1 pike) Plotësimi i kushtit ligjor kërkon që të bëhet në të gjitha rastet verifikimi i bilancit të
personit që kalon veprimtarinë, të verifikohet sa dhe cilat asete të aktivit përdoreshin për
prodhimin e produktit dhe sa janë transferuar dhe po kështu në pasiv, sa të ardhura janë realizuar
për shkak të këtij kalimi. Të njëjtat verifikime do të bëhen në bilancin e personit tek i cili kalon
veprimtaria, sa asete kanë hyrë dhe çfarë veprimesh jane bërë në pasiv. Midis dy personave
duhet të jetë përpiluar gjithashtu një kontratë transferimi e noterizuar, mbështetur në Kodin Civil.
3. Nje person i tatueshem A i regjistruar ne Shqiperi kryen veprimtari call-center, duke kryer
sherbime per te promovuar nepermjet telefonit mallrat e nje kompanie te huaj B, qe nuk eshte
e regjistruar ne Shqiperi. Shoqeria A ofron sherbime mujore per kompanine B jo rezidente ne
Shqiperi prej 10.000 euro cdo muaj. Nderkohe nga ana tjeter shoqeria A ka kryer blerje me
TVSH si blerje kancelari, kompjuter, sherbime telefonie dhe energji elektrike total 400.000
leke ne muaj perfshire TVSH. Ka marre edhe nje fature per nje sherbim konsulence kontabel
nga nje shoqeri C jashte shqiperise prej 2000 euro. (1 euro = 140 lek) (8 pike)
a. Kryeni te gjitha veprimet perkatese duke dhene edhe sqarimet e nevojshme per cdo
transaksion shitje ose blerje te kryer.
b. Si do te jete fatura e shitjes e leshuar nga shoqeria A per shoqerine B.
c. Si do te regjistrohen faturat e blerjes te marra brenda dhe jashte vendit dhe tvsh-ja
perkatese.
d. Llogarisni TVSH per tu paguar apo per tu rimbursuar.
Përgjigja Ushtrimi Nr. 3
a) 1 pike; b) 2 pike; c) 3 pike; d) 2 pike
a. Shoqeria A cdo fature te leshuar dhe fature te marre per blerjet e kryera te mallrave ose
sherbimeve e regjistron ne librin e shitjes dhe te blerjes.
Shoqeria A e regjistruar ne Shqiperi per sherbimin qe i kryen shoqerise B jo rezidente ne
Shqiperi cdo muaj i leshon nje fature tatimore me TVSH ne vleren 10.000 euro. Ky sherbim
11
konsiderohet si sherbim nderkombetar qe perfitohet nga nje shoqeri te huaj e regjistruar
jashte shqiperise dhe sherbimi konsumohet jashte territorit shqiptar, ne baze te nenit 25.9 te
Ligjit “Per TVSH-ne” eshte furnizim sherbimi i perjashtuar nga TVSH.
b. Fatura e shitjes se leshuar nga A per B eshte fature me TVSH dhe pervec pershkrimit te
sherbimit permban vlerat ne euro dhe leke si me poshte:
Vlera e tatueshme: TVSH Vlera totale
Veprimi 1: 10.000 euro (e perjashtuar) 10.000 euro
1.400.000 leke (e perjashtuar) 1.400.000 leke
Ne te njejten kohe ne fature shenohet kursi i kembimit te dites : 1 euro = 140 leke dhe
vlerat e kembyera ne leke te fatures .
Fatura e shitjes me te dhenat perkatese regjistrohet ne librin e shitjes ne muajin perkates. Vlera e
fatures prej 1.400.000 leke do te regjistrohet ne Rubriken me pershkrimin ”Shitje te
perjashtuara” dhe ne te njejeten rubrike ne deklaraten e TVSH-se, pa llogaritur TVSH.
c. Blerjet e shoqerise A sipas faturave per muajin, ne total kane perkatesisht vlerat:
- Per blerjet brenda vendit me fatura me TVSH kemi perkatesisht vlerat:
Vlera e tatueshme TVSH Vlera Totale
333.333 leke 66.667 leke 400.000 leke
- Per faturen e huaj te marre nga jashte per konsulence kontabel nga nje shoqeri C e
regjistruar jashte Shqiperise me vlere prej 2000 euro shoqeria A harton nje fature
me TVSH per vete (autofature) duke e plotesuar me vlerat perkatese si me poshte:
Vlera e tatueshme TVSH Vlera Totale
2000 euro x 140 leke
280.000 leke 56.000 leke 336.000 leke
Kjo fature bashkangjitur ka ne cdo rast faturen e huaj te marre nga shoqeria C per
sherbimin e konsulences, pasi kjo fature regjistrohet ne kontabilitet si fature e furnitorit.
Kjo menyre aplikohet nga shoqeria A e njohur si reverse-charge (autofaturim i TVSH-se)
ne zbatim te percaktimit ligjor sipas nenit 15, pika 5, te ligjit të TVSH, bazuar ne parimin
e vendit te furnizimit te sherbimit per sherbime të furnizuara nga një person që nuk ka
vend të veprimtarisë ekonomike në Shqipëri, për një person që kryen veprimtari
ekonomike(i regjistruar) në Shqipëri.
Personi A në Shqipëri, të cilit i janë furnizuar shërbimet, konsiderohet sikur ta ketë bërë
furnizimin në Shqipëri si pjesë të veprimtarisë së tij ekonomike.
12
Për këto raste dokumentimi i furnizimit bëhet me anë të skemës së autofaturimit (reverse-
charge).
Faturen e leshuar me vlerat e mesiperme shoqeria A e regjistron ne librin e shitjes dhe te
blerjes njekohesisht:
Pra, ne librin e shitjes, autofatura e leshuar nga A regjistrohet ne rubrikat:
Shitje te tatueshme TVSH Vlera totale
Veprimi 2: 280.000 56.000 336.000 leke
Ne librin e blerjes si faturat per blerje brenda vendit dhe autofatura e leshuar per
sherbimin e marre nga jashte do te regjistrohen ne rubriken “Blerje me TVSH jo te
zbritshme” me vlerat perkatesisht:
Veprimi 3: Blerje me TVSH jo te zbritshme 400.000 leke (blerje brenda vendit)
+ 336.000 leke (autofatura)
= 736.000 leke
Pra shoqeria A sipas nenit 33 te ligjit “per TVSH-ne” ka te drejte te kreditoje (zbrese)
TVSH-ne e blerjeve qe i sherbejne veprimtarise (shitjeve) te tatueshme, jo te perjashtuar.
Keshtu shoqeria A nuk ka te drejte te zbrese (kreditoje) tvsh-ne e paguar ne blerje dhe as
te autofaturuar, pasi keto blerje shoqeria i perdor per veprimtarine e saj te perjashtuar nga
TVSH.
d. TVSH per tu paguar = TVSH e llogaritur ne shitje - tvsh e zbritshme ne blerje
TVSH e llogaritur = 0 leke (fatura e shitjes me TVSH te perjashtuar) + 56.000 leke (tvsh e
autofatures ne shitje) = 56.000 leke
TVSH e zbritshme = 0 leke, (faturat e blerjes brenda vendit dhe autofatura regjistrohen si blerje
me tvsh jo te zbritshme )
TVSH per tu paguar sipas deklarates: 56.000 leke – 0 leke = 56.000 leke
4. Firma e ndertimit T (person i regjistruar) ne Tirane ka mare prej tregtarit te makinerive D nga
Durresi detyren qe ne territorin e tij ne Durres te ndertoj nje magazine me vlere investimi 12
milion lek (perfshire TVSH). T do te bleje materialet dhe do ti dorezoje ne fund te cdo muaji
vleren e punimeve te kryera D-se me situacionet perkatese. (8 pike)
T fillon ndertimin me 10.04.2013 dhe e mbaron pastaj me 20.6.2013.
Faturat e blerjeve kane te regjistruar perkatesisht vlerat e TVSH-se si me poshte:
13
Prill = 200.000 lek, maj = 800.000 lek, qershor = 200.000 lek, korrik = 200.000 lek
D i ka paguar me 10.3.2013T-se 3,6 milion lek paradhenie sic kane rene dakord, dhe pjesen tjeter
kane rene dakord tia likujdoje me 20.7. 2013.
Situacionet dhe faturat perkatese te T-se per D-ne kane regjistruar vlerat si vijon:
Prill = 2.857.143 leke TVSH = 571.428 leke
Maj = 4.285.714 leke TVSH = 857.143 leke
Qershor = 2.857.143 leke TVSH = 571.428 leke
10.000.000 leke 2.000.000 leke
Per cdo periudhe me vete, kryeni llogaritjet perkatese per TVSH-ne dhe shumat perkatese te
TVSH-se se llogaritur, te zbritshme dhe te mbartura per T.
Llogaritjet mujore te TVSH-se mund te paraqiten edhe ne tabele.
Përgjigja Ushtrimi Nr. 4
1) 1 pike; 2) 2 pike ; 3) 3 pike ; 4)1 pike; 5) 1 pike total 8 pike
Shenim nese zgjidhja eshte dhene me tabele ndarja e pikeve eshte e njejte si me siper per cdo
muaj.
Vlera e investimit 12.000.000 leke
Vlera e tatueshme: 10.000.000 leke (Vlera totale /1.2 = 12.000.000/1.2=10.000.000 leke)
Tvsh : 2.000.000 leke
Koha e ndertimit perfshin periudhat tatimore mujore per TVSH-ne :
Prill, Maj, Qershor .
Sipas Ligjit « Per TVSH-ne » punimet e ndertimit jane furnizim sherbimi dhe faturohen me
fature me TVSH cdo muaj sipas vlerave perkatese te situacioneve te punimeve te kryera.
1. Ne momentin e arketimit te parapagimit ne Mars 2013 per vleren e arketuar 3.6 million
leke T leshon fature me TVSH dhe llogarit dhe paguan TVSH perkatesisht :
Vlera e tatueshme 3.000.000 leke TVSH : 600.000 leke
Ne Mars T nuk ka blerje te kryera, pra nuk ka TVSH te zbritshme keshtu qe TVSH per
tu paguar : 600.000 leke
2. Ne Prill T harton situacionin dhe faturen me TVSH per punimet e kryera perkatesisht me
vlere e tatueshme 2.857.143 leke ; TVSH 571.428 leke.
Meqe kjo vlere e situacionuar ne Prill eshte me e vogel se vlera e arketuar parapagim per
te cilen eshte paguar TVSH ne Mars 2013, kjo fature deklarohet ne librat e shitjes se Prill
2013 (me te kuqe) duke stornuar faturen e parapagimit te deklaruar ne Mars dhe persa
akoma vlera e tvsh nuk e kalon vleren e tvsh-se se paguar ne Mars per parapagimin ne
deklaraten e tvsh-se ne rubrikat e shitjes me tvsh deklarohet 0 leke .
14
Ne librin e blerjes dhe rubriken perkkatese te blerjes TVSH deklarohet perkatesisht sipas
fatures se blerjes se Prill : 200.000 leke.
Ne Prill deklarata e TVSH rezulton me TVSH te zbritshme -200.000 leke qe do te
mbartet ne muajin pasardhes.
3. Ne Maj T harton situacionin dhe faturen me TVSH per punimet e kryera perkatesisht me
vlere totale : 4.285.714 leke; TVSH = 857.143 leke
Stornon vleren e tvsh qe e mbulon tvsh e paguar ne Mars sipas parapagimit prej 28.572
leke:
600.000 (Mars) – 571.428 leke (prill) = 28.572 leke, tvsh e paguar sipas parapagimit ne
Mars 2013.
TVSH e llogaritur (situacion – parapagim) = 857.143 -28.572 leke = 828.571 leke
Pra ne rubrikat perkatese te shitjes se Maj 2013, T deklaron perkatesisht :
Shitje : 4.142.857 leke TVSH 828.572 leke
TVSH per tu paguar ne Maj 2013 : 828.572 leke – 800.000 lek(tvsh fature blerje) –
200.000 tvsh e zbritshme e mbartur nga Prill = - 171.428 leke.
Pra ne Maj deklarata e TVSH rezulton me TVSH te zbritshme -171.429 leke qe do te
mbartet ne periudhen pasardhese qershor 2013.
4. Ne Qershor 2013 harton situacionin dhe i deklaron ne librin e shitjes dhe ne deklarate
perkatesisht vlerat 2.857.143 leke; TVSH = 571.428 leke
TVSH per tu paguar ne Qershor 2013: 571.428 leke- 200.000 leke (blerje)-171.428
(tvsh e zbritshme e mbartur) = 200.000 leke
5. Ne Korrik 2013 T regjistron ne blerje faturen e blerjes me TVSH te zbritshme prej
200.000 leke dhe rezulton me tvsh te zbritshme prej -200.000 leke.
E paraqitur me tabele zgjidhja e mesiperme eshte :
Muaji Baza e
matjes
TVSH TVSH e
zbritshme
e blerjeve
Tvsh per
t’u paguar
TVSH e
zbritshme
Mars
(parapagim
3.000.000 600.000 - 600.000
Prill 0 0 200.000 0 -200.000
Maj 4.142.857 828.572 800.000 0 -171.428
Qershor 2.857.143 571.428 200.000 200.000 0
Korrik - - 200.000 0 -200.000
15
Shuma 10.000.000 2.000.000 800.000
Shpjegime per tabelen e mesiperme:
TVSH mujore llogaritet fillimisht sipas situacioneve te ndertimit duke stronuar tvsh te paguar per
parapagimin.
Parapagesa: - 3.000.000 leke - 600.000 leke
Prill(situacioni) 2.857.143 leke 571.428 leke
Mbetet -142.857 leke - 28.572 leke
Maj (situacioni) 4.285.714 leke 857.143 leke
Mbetet 4.142.857 leke 828.571 leke
SEKSIONI V: Taksa vendore direkte
1. Sa eshte taksa e ndricimit per nje biznes te klasifikuar me tatim fitimi 15%, me keto te dhena:
subjekti ka dy adresa ku ushtron aktivitetin, brendas nje qyteti. Tarifa eshte 4,000 leke / vit.
biznesi ka filluar ne date 01.10.2013. (4 pike)
Përgjigja Ushtrimi Nr. 1
2 njesi x 4000 here x 50% = 4000 leke
SEKSIONI VI: Akcizat dhe Taksat doganore
1. Nje prodhues kafeje qe ka fituar statusin e regjimit te pezullimit, fut ne proces prodhimi 100
kilogram kafe per te cilat nuk ka paguar dogane dhe i rezulton se 25 kilogram jane firo
teknologjike dhe 75 kilogram produkt i gatshem qe leshohet per shitje. Sa detyrim
parashikohet te paguhet bazuar ne firot teknologjike te kafese qe parashikohet ne ligjin per
akcizen. Kush jane keto procedurat e parashikuara nga ligji per akcizat, nese shoqria kerkon
te ule detyrimin per akcizen. kush jane dokumentat me te cilat shoqeria ben deklarimin ne
sistemin informatik te doganes per te gjithe kete proces. Sa detyrim paguan njesia nese
aplikon ne baze te procedurave te parashikuara ne ligjin e akcizes per uljen e ketij detyrimi.
Firo e lejuar per kafene eshte 19%, akciza per kafen eshte 60 leke / kg. (4 pike)
Përgjigja Pyetja Nr.1
a) detyrimi per akcizen qe lind eshte 100 kilogram x 81%x 60 leke / kg = 4,860 leke
b) Shoqeria njofton me ane te nje kerkese me shkrim organin doganor lokal per kete firo,
doganieri mbikqyres e konstaton kete firo prej 25 kilogram me ane te nje procesverbali,
c) shoqeria perdor Dokumentin Shoqerues Administrativ ose DSHA per te bere deklarim ne
sistemin informatik te doganes, nga numri 1 deri ne numrin 6
d) nese ndodh kjo procedure lehtesuese shoqeria paguan 75 kg x 60 leke / kg= 4500 leke.
16
SEKSIONI VII: Kontributet e detyrueshme të Sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
1. Nje punemarres, me kontrate me kohe te plote, me page mujore 130,000 leke ne muaj ,
ka ne muajin korrent 10 dite raport. (muaji I plote ka 22 dite dhe personi ka me pak se 10
vjet i siguruar) (4 pike)
a. Sa jane detyrimet per sigurime shoqerore per kete punemarres?
b. Sa jane detyrimet per sigurimet shendetesore per kete punemarres?
c. Sa jane detyrimet per sigurime shoqerore per kete punemarres , nese personi ka me shume se
10 vjet i siguruar ?
d. Sa jane detyrimet per sigurime shendetsore per kete punemarres , nese personi ka me shume se
10 vjet i siguruar?
Përgjigje Pyetja Nr. 1
a. 23,307
b. 3,818
c. 23,307
d. 4,018
2. Jeni ne kushtet e konsulentit fiskal dhe duhet te shpjegoni si duhet te veprojne
personat qe jane para dy situatave te meposhtme. (5 pike)
a. Henri A është administrator ne dy shoqeri te regjistruara prane Drejtorinë Rajonale Tatimore
Durres. Ne secilen nga shoqerite ai perfiton nje page vjetore 1.200.000 lekë. Si duhet te
veproje Henri ne llogaritjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetsore dhe
tatimi i tij mbi paga?
b. Si duhet te llogarisi kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore një individ i dy-
punësuar në dy shoqeri A dhe B, me pagë bruto respektivisht 80.000 dhe 67.000 lekë. Si
procedohet në nje rast të tille?
Përgjigje Pyetja Nr. 2/a
Henri A duhet të paguajë detyrime për pagë maksimale. Ai paguan në një shoqëri sigurimet
mbi pagen e tij bruto dhe në shoqërinë tjëtër paguan sigurime për diferencë. Në rastin e
detyrimit për TAP, ai paguan këtë detyrim duke zbatuar progresivitetin e pagës duke u
klasifikuar në shkallën më të lartë përkatëse. Në njërin prej subjekteve ku është punësuar ai
paguan për atë normë tatimi mbi pagën që prek paga e tij për segmentin nga 0 zero deri
1,200,000 lekë dhe për pagën e dytë normën për segmentin nga 1,200,000 lekë në 2,400,000
lekë
Përgjigje Pyetja Nr. 2/b
Subjekti nga i cili ai merr pagën më të lartë deklaron dhe paguan kontributet mbi bazën e pagës
reale.
17
2.Subjekti tjetër, nga i cili punëmarrësi merr pagën më të ulët, deklaron dhe paguan kontributet
mbi bazën e pagës mujore, që rezulton si diferencë midis pagës maksimale mbi të cilën llogariten
kontributet me pagën, që punonjësi merr nga subjekti prej të cilit ai merr pagën më të lartë.
3. Në këtë rast subjekti i dytë, nga i cili punëmarrësi merr pagën më të ulët, te reshti i emrit në
listëpagesë, në kolonat e kontributeve shënon “Paguar kontribute me pagë ......... te subjekti ”x”
me NIPT..........”, duke dorëzuar në organin tatimor vërtetimin e subjektit që deklaron dhe paguan
pagën më të lartë.
4. Për personat e punësuar gjatë muajit në dy ose më shumë subjekte të regjistruara në drejtori
rajonale të ndryshme, me të vetmin ndryshim që në këto raste vërtetimet për kontributet e
paguara në emrin e këtyre personave të jenë t ё lëshuara zyrtarisht nga Drejtoria Rajonale
Tatimore ku është regjistruar subjekti tjetër ku ata kanë punuar gjatë muajit përkatës.
Te subjekti 1
-Llogarit sigurime shoqerore dhe shendetesore mbi pagen 80,000 leke. Pra , Sigurime shoqerore
19,600 leke dhe sig shendetesore 2,720 leke
Te subjekti 2
-Shenohet tek shenimi perkates se : personi paguhet me page 80,000 leke ne subjektin XXXX me
NIPT xxxxx.
- Llogarit sigurime shendetesore mbi diferencen e pages maksimale me pagen ne subjektin me
tjeter (ku paga ishte me e larta) gjithsej 3.707 leke.
- Por, Llogarit sigurime shendetesore mbi pagen bruto 67.000 leke gjithsej 2,278 leke.