18
Studim teorik Agresiviteti në shoqërinë tonë Punoi :Hamedije Meti Qershor,2009

studim teorik

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: studim teorik

Studim teorik

Agresiviteti në shoqërinë tonë

Punoi :Hamedije Meti

Qershor,2009

Page 2: studim teorik

Platforma

Hyrje

1. Ç’kuptojme me aggression ?

2. Shkaqet e agresionit.

3. Agresiviteti tek fëmijët.

4. Teoritë e agresionit.

4.1 Teoria e instikteve

4.2 Teoria e të mësuarit social

4.3 Teoria e frustacion-agresion

4.4 Teooria kognitive neoasosacioniste.

Përfundime

Bibliografia

2

Page 3: studim teorik

Hyrje

Sot jetojmë në një shoqëri ku agresiviteti është shumë I përhapur, pothuajse në të

gjitha moshat.Është shumë e vështirë që të zhduket ky fenomen, ngaqë ka jetuar

shumë kohë para nesh,shumë breza ka përshkruar deri në ditet tona,si rrjedhojë

edhe rrënjët I ka shumë të thella dhe ne ndjehemi shumë të dobët karshi tij,derisa

nuk kemi arritur akoma që ta nxjerrim nga qarkullimi.

Për këtë arsye kam marrur në studim këtë cështje,ngaqë përbën një rrezik për

shoqërinë njerzore.Do të flas shumë shkurt,por do të përmendi pikat kryesore dhe

gjërat më të rëndësishme.Fillimisht do të përmendi se si shfaqet ky fenomen dhe

cfarë kuptojmë me të,si është shfaqur në shoqëri dhe mbi të gjitha sa I pranishëm

është në jetën e fëmijëve dhe pse është I pranishëm,cila mund të jetë rruga që

mund të hiqet nga jeta e tyre.Për këto dhe shumë të tjera do flasim në cështjet

përkatësë.

Dua të bëj një falenderim përsonelit të Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës që

më ndihmuan për gjetjen e materialeve dhe për korrektesen e tyre.

1. Ç’kuptojmë me agresivitet

3

Page 4: studim teorik

Agresiviteti është një concept shumë I vështirë për të bërë një përkufizim të saktë.Ky është një concept shumë I gjërë ku fillimisht do të sjellim disa shembuj ku kemi sjellje agresive tek individë të ndryshëm.Për shembull njeriu I thjeshtë, aggressive quan sjelljen e një tregtari që mbyll njëanshmërisht një kontratë,apo kur një mësues fyen padrejtësisht nxënësin ,tek I cili mund të shkaktojë ndrydhje të ndjenjave dhe në këtë rast sjellja mund të quhet aggressive. Psikologu Robert Baron e përkufizon agresivitetin si një sjellje që synon të dëmtojë një anëtar tjetër të të njëjtit lloj.Për psikologët social ,të studiosh agresivitetin njerzorndo të thotë të studiosh atë sjellje që synon dëmtimin e një njeriu tjetër.1

Në lidhje me këtë që thamë më sipër ,po sjellim disa shembuj:një ushtar në front hedh granaten e vret armiqtë;një kirurg operon të sëmurin pa anestezi;një nazist turturon viktimën ;një fëmijë godet shokun meqenëse ky nuk e lë të luaj me lodren e vet;një nënë në zemërim e sipër I thotë të birit se,ai është një zhgënjim I saj dhe ajo s’do të kish dashur

ta kishte fëmijë. Të gjithë shembuj që përmendëm ka dhimbje,fyerje apo dëmtim,shkaktuar një individ nga një tjetër.Megjithate mes tyre ka dallim,ku kirurgu nuk kryen një dëmtim agresiv dhe nuk ka për qëllim të dëmtojë tjetrin, ndërsa nazisti po.Pra,jo çdo sjellje që dëmton tjetrin është aggression.Kjo hedh poshtë përkufizimin e asaj çka thamë më sipër dhe përforcon faktin që është e vështirë të jepet një përkufizim I saktë dhe I pranuar nga të gjithë për termin agresion..Por pavarësisht këtyre,kemi një përkufizim që është pranuar nga shumica e studiuesve I cili është:”Agresioni është një dëmtim I qëllimshëm I një përsoni tjetër kundër dëshirës së këtij të fundit”.

1 Pettijohn,Terry F. “Psikologjia nje hyrje koncize”Tiranë 1996 fq ,557

4

Page 5: studim teorik

2. Shkaqet e agresionit.

Siç thamë më sipër ,që agresiviteti është sjellja verbale ose fizike e cila ka për qëllim që në ndonjë mënyrë të lëndoj apo dëmtoj një person apo objekt tjetër. Pa marrë parasysh nëse agresiviteti manifestohet nga individët apo grupet (duke përfshirë edhe popujt) ai është forca më destruktive në raportet shoqërore dhe kështu një agjent i rëndësishëm social. Preokupimi kesor për agresivitetin, si individual ashtu edhe grupor mbetet gjeneza e tij.

Duke e studiuar se si mund te formohet agresiviteti tek individi mund te dalin disa hipoteza k under me kryesoret do te permendim:

• Aspekti biologjik ka një rol të rëndësishëm në agresivitet. Ndikimi gjenetik luan rol të pjesërishëm në nivelin e agresivitetit, gjë kjo e dëshmuar në mënyrë specifike në manifestimin e sjelljes agresive nga ana e kafshëve. Studimi i binjakëve identik ka treguar herë pas here se nëse njëri nga binjakët i ekspozohet sjelljes agresive tjetri binjak do të bëjë të njëjtën gjë gjithashtu. Agresiviteti mund të ketë po ashtu bazë nervore; sjellja agresive tek kafshët është arritur që të fitohet përmes stimulimit elektrik në pjesë të ndryshme të trurit. • Konrad Lorenz ishte një etiologjist i cili propozoi se agresiviteti buron nga instinktet dhe se instinkte të tilla ndihmojnë pjesëtarët e një lloji të maksimalizojnë përdorimin e ushqimit të hapësirës dhe të burimeve tjera. Biolog të tjerë kanë studiuar agresivitetin e fituar nga ekspozimi i sistemit nervor ndaj kemikaleve (drogave të tilla si alkooli) apo hormoneve (të tilla si testosteroni). • Përkrahësit e teorisë së të mësuarit si John Dollard, kanë sugjeruar se frustrimi nga pengesat për arritjen e qëllimit qojnë në agresivitet (hipoteza frustrim-agresivitet). Parafytyroni përgjigjen tuaj në rastet kur iu është dashur të qëndroni në rresht për orë të tëra për të marrë biletën për një lojë, dhe personi që gjendet para juve rezulton të jetë personi i fundit që merr biletë.  Të mësuarit social ia atribuon përvetësimin e sjelljes vëzhgimit të tjerëve, dhe ndanë besimin se vëzhgimi i të tjerëve ka funksion qendror në të mësuarit e sjelljes agresive. Hulumtime të ndryshme kanë treguar se fëmijët modelojnë sjelljen agresive, gjithashtu ka të dhëna që sugjerojnë se ekspozimi ndaj dhunës në media e rritë tendencën e individit për sjellje agresive. Dhuna familjare (në të cilën

5

Page 6: studim teorik

një person rrahet nga burri i saj apo gruaja e tij) është një problem serioz bashkëkohor. Studimet parashtrojnë idenë se abuzuesit meshkuj zakonisht rrjedhin nga familjet në të cilat nëna ka qenë e abuzuar ose e ka qenë e pranishme kur të tjerët janë abuzuar.

Njeriu reagon edhe ndaj frustracionit, kur kushtet e jashtme jetësore pengojnë synimet për të arritur qëllimet apo për të realizuar dëshirat e tij. Në shumë studime psikologjike gjejmë të dhëna se kjo formë e reagimit është e trashëguar d.m.th e lindur. (Konard Lorenc & Sigmund Freud), por sot të dhënat më të reja shkencore tregojnë se sjellja agresive fitohet në jetë (A.Bandura& R.Baron). Këtë, më së miri e argumenton edhe studimi i Margaret Mid, i bërë me fisin Arapesh, tek të cilët dominon qëndrimi miqësor që nga vegjëlia. Pra, reagimet e njerëzve me sjellje agresive mësohen që në fëmijërinë e hershme, zakonisht mësohen, së pari, nga prindërit, ku prindi agresiv ushtron ndikim në zhvillimin e sjelljes agresive te fëmija ose për shembull, kemi rastet kur prindi lëshon pe së tepërmi, ia plotëson të gjitha dëshirat fëmijës, me qëllim që të largojë sjelljen agresive. Në raste të tilla arrihet efekti i kundërt, d.m.th agresiviteti nën ndikimin e tolerimit shfaqet edhe më shumë. Mënyra më e thjeshtë e të mësuarit të sjelljeve agresive nga prindi është edhe imitimi i tij dhe i sjelljeve të tij. Duke ditur ndikimin e madh të prindit në zhvillimin e sjelljes agresive te fëmija (i cili një ditë do të bëhet i rritur) dhe më i fuqishëm, prindërit duhet që të përmbajnë vetveten e tyre dhe të pengojnë në çdo mënyrë agresivitetin dhe shfaqjen e tij në prani të fëmijëve.

3. Agresiviteti tek fëmijët.

6

Page 7: studim teorik

Agresiviteti tek femijët mund të jetë i natyrave të ndryshme.Ndoshta femija është i lindur me ndonjë pasojë ose shqetesim psiqik , por ne s’do të ndalemi në keto diskutime se mund të jenë shumë të gjëra,por të sqarojmë vetëm atë se cka i bënë femijët agresiv. Disa shkaqe nga ku mund të lindë agresiviteti tek fëmijët, së pari mund të përmendim ndikimin e televizionit , grindjet mes prindërve në prani të femijës, perdorimi i dhunes ndaj femijës , shtrengimi disiplinor i femijës , mos lejimi i shprehjes dhe mendimit të lirë ,etj. Perdorimi i dhunes tek femijet nuk permireson asgjë , vetem qe e demton një femijë dhe se nga kjo , ne të ardhmen ai do të jetë trashegues i dhunes edhe ne jeten e tij , pra do të ketë si imponim se dhuna kerkohet në jetë , dhe ketë dhunë ai do ta perdorë edhe me femijen e tij ,në marrdhëniet bashkshortore por edhe ne rrethin ku jeton.

Te kemi femij të lumtur e të aftë dhe talentë , duhet të qëndrojmë shumë afer tyre , të krijojmë një mardhenie shoqerore me femijet , që ata të mos kenë frikë aspak kur shprehen dhe diskutojnë me ne,të ndjehen të lirë, pra ata edhe nese gabojnë të dijnë se nuk denohen , ose nuk goditen nga prinderit ,sepse edhe ceshtja hormonale e femijeve ndikon shumë ne crregullimin e tyre ku ata ne faktë binë ne konfliktë me veten e tyre. Nese shkallet e dhunes dhe të agresivitetit e kanë arritur piken kulmore ose janë perfshirë ne boten e një femije ose e te rriturit, është moment te veprohet, të kontaktohet me ndonjë psikoterapist, cka do të thotë se treumatizimi i femijës dhe sjellja e tij duhet të ndryshohet nga keto terapi të preferuara , pra pavaresishtë nga rasti në rastë, me perdorimin e psikoterapis dinamike arrihet deri të ulja e

7

Page 8: studim teorik

dhunes , tek ndryshimi i bindjes dhe tek mardheniet e tij se pari me veten e vetë e pastaj me rrethin , familjen ,shoqerin ku ai bën pjesë dhe jeton. Përvec atyre që thamë më sipër në sjelljet agresive kontribuojnë edhe institucionet e tjera, mbi të gjitha shkolla, duke mos iu ofruar nxënësve edukatë të mirëfilltë, pastaj televizioni, përmes shfaqjes së filmave, ku tematikë kryesore kanë acarimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore. Shikimi i filmave me perdorimin e dhunes dhe të vrasjeve është një nga ceshtjet kyce ,të cilat i nxisin femijet që të kenë mendime dhe bindje të tilla se " vetem dhuna i zgjidhë problemet" arsye kjo se ne filma, ata më të miret dhe më të forti janë krenar dhe të respektuar. Por në anen tjeter , kemi edhepërdorimin e lojrave kompjuterike si p.sh.:Playstation , janë shumë efektive për futjen e agresivitetit në mendjen dhe natyren e femijës. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë botoi një studim 10 vjeçar mbi pasojat e shikimit të televizorit. Përfundimi ishte se shikimi i dhunës në televizor mund të ngjallë sjellje agresive te shikuesit. Po ashtu edhe R. Filips ka bërë të ditur se numri i sulmeve dhe i vrasjeve rritet në mënyrë të dukshme pas transmetimit të ndeshjeve të boksit në televizion. Kjo, sipas psikologëve ndikon në masë të madhe në rritjen e shkallës së agresivitetit, por nuk ndodh e njëjta kur filmi përfundon me porosi të qartë të dënimit të agresivitetit.Mbrojtësit e programeve televizive mendojnë se po te shohesh sjellje agresioni në television je nën ndikimin e efekteve positive.Por ka edhe të tjerë që mendojnë se ndikimi I televizionit është negative.Studimet e bëra nga Instituti Ndërkombëtar I Shëndetit Mendor kanë nxjerrë në përfundim, se ka një lidhje të ngushtë mes agresivitetit të ndjekur në television nga fëmija dhe shkallës së agresionit që zbaton ai te të tjerët.2

Janë hedhur edhe hipoteza të tjera ndër të cilat thuhet,që fëmijët me përsonalitet agresiv preferojnë më shumë të ndjekin programe me përmbajtje dhune në television.Për të vërtëtuar këtë janë bërë shumë vëzhgime tek fëmijët në shkollë e në shtëpi,ka rezultuar sërish rritje e agresionit kur fëmijët ndiqnin programe të violencës.Meqenëse nuk është provuar akoma se dhuna që shfaqet në television e rrit agresionin, studiuesit janë të mendimit që duhet të fokusohet problem se në c’kushte e bën ajo këtë,nën c’faktor.Ekziston mundësia ,që dhuna në në television të mos shihet si model,por si dicka që e shtyn individin të mendojë se agresioni është një sjellje shoqërisht e pranueshme dhe në fakt njëriu mund të mësojë se si të jetë agresiv pikërisht nëpërmjet ndjekjes së televizionit.Mbrojtësit e televizionit pretendojnë nëpërmjet tij

2 Pango,Ylli.”Psikologjia sociale” Tiranë 1997 fq,183

8

Page 9: studim teorik

fëmija edukohet dhe se emisionet ndonëse përmbajnë skena dhune prosociale,kun ë fakt një fëmijë tetë vjec e poshtë nuk arrin të kuptojë fabulen e ngjarjeve ,ai thjesht e shikon,dhe mund të ndikohet vetëm nga ana sipërfaqësore e tyre,efektet spektakolare,pra nga skenat aggressive në në vetvete,kjo bën që të ketë shumë të ngjarë që më vonë ai ta imitojë agresionin.

Në lidhje me këtë cështje janë bërë shumë studime dhe vazhdojnë duke u bërë për të arritur një përfundim,në një mendje dhe në një konluzion që qëndron.

4 . teoritë e agresivitetit.

Për agresivitetin janë bërë shumë studime ,të cilët janë zhvilluar në katër këndëvështrime: në këndëvështrimin e teorisë së instikteve ,të teorisë frustracion-impuls,së të mësuarit social dhe të teorisë cognitive neoasosacioniste.

4.1 teoria e instikteve

Teorine e instikteve e njohim si teorinë më të vjetër për agresivitetin,e cila e mbështet mendimin që njërzit janë nga natyra agresivë.Sigmund Frojd I cili mund të mbahet si mbështetësi më I shquar I kësaj teorie ,argumenton se agresiviteti është rezultat I instiktit të vdekjes më të cilin lindin të gjitha qëniet njerzore.Ndërsa studiesi Konrad Lorenz,që ishte edhe mbështetsi më I madh I kësaj teorie,e sheh agresionin më shumë si adaptive se sa si vetshkatërrues.

Sipas Lorenz,njerzit kanë një instikt luftarak ndaj pjstarëve të së njëjtës specie,I cili në kohë më të hershme siguronte mbrojtjen e ushqimit dhe zhdukte më të dobëtit të species.3Kjo teori synon të zbulojë faktorët biologjik që fshihen nën sjelljen sociale të çdo qënie të gjallë ,që nga kafshët deri tek njeriu. Sipas teoris se instikteve kafshët kanë në shumicën e tyre një instikt luftarak që e përdorin për arsye esenciale;për shembull ,ato nëpërmjet agresionit ruajnë territorin duke

3 Ylli Pango “Psikologjia Sociale” fq 180

9

Page 10: studim teorik

siguruar furnizim të vazhdueshëm me ushqim,po në këtë mënyrë ato zhdukin kafshët e dobëta duke lejuar të riprodhohen më të fortat dhe duke siguruar një përfitim evolucionar afatgjatë për specien.

Instikti I agresivitetit I kombinuar me zhvillimin e armëve e ka bërë njeriun kafshën më të rrëzikshme të natyres.Teoria e instiktit ka një vision mjaft pessimist për agresivitetin njerzor.4

4.2. teoria e të mësuarit social.

Teoria e të mësuarit social thotë se agresiviteti është një formë e sjelljes së mësuar sociale,d.m.th. se sjellja aggressive është e fituar nga mjedisi në të cilin jeton.Përfaqësuesit kryesor të kësaj teorie janë Albert Bandura dhe Robert Baron,të cilët mendojnë që agresiviteti është I mësuar përmes vëshgimit dhe imitimit të njerëzve të tjerë përmes përforcimit pozitiv.

Pra,një rrugë kryesore për të çuar në aggression është vëzhgimi I sjelljeve dhe imitimi I tyre.Bandure dhe koleget e vet demonstruan në një ekspëriment konceptin e të mësuarit social të agresivitetit.Studiuesit moren disa fëmijë për të parë një film,ku paraqitetnjë sulm të të rriturve mbi një kukull të madhe “Bobo”,e cila qëndronte me këmbë.Të rriturit kryenin me kukullen disa veprime të pazakonshme aggressive,pastaj kur iu lejua fëmiijëve të luanin me kukullen,shumica e tyre imitonin sjelljet aggressive të të rriturve të filmit.Fëmijët mësuan të jenë aggressivë nëpërmjet vëzhgimit të të tjerëve.

4.3. Teoria e frustracion-impuls.

4 Terry F. Pettijohn “Psikologjia,një hyrje konçize” fq 558

10

Page 11: studim teorik

Teoria e frustracion-impuls u propuzua nga psikologët social Dollard,Doob,Miller,Moërer dhe Sears.Sipas kësaj teorie frustracioni çon në zgjimin e një impulse agresiv për të goditur burimin e frustracionit.P.sh., në qoftë se dëshironi që të shkoni në një festë dhe por prindërit nuk të lejojnë,frustracioni mund t’iu çojë në frustracion ndaj prindërve tuaj.Kjo teori hodhi idenë se agresiviteti ynë vjen si rezultat I frustracionit dhe mënyra për ta kontrulluar është që të qëndrojmë në një mjedis ku mund të eliminojmë frustracionin.Atëherë kur njeriu ka çdo gjë që I nevojitet dhe në momentin kur e do,bën të mundur zhdukjen frustracionit.

4.4. teoria kognitive-neoasosacioniste.

Berkoëitz propozoi teorinë kognitive-neoasosacioniste,e cila thote që agresiviteti është një reagim ndaj ngjarjeve të pakëndëshme.Sipas kësaj teorie,kur njerzit përjetojnë ngjarje të pakëndëshme,ato gjithashtu marrin një gjendje emocionale negative.Kjo gjë bën që njezit t’I shmangin ngjarjet që mund të sjellin veçse sjellje aggressive kundrejt tyre.

Në fakt kjo teori është propuzuar këto kohët e fundit,prandaj akoma nuk është vlerësuar dhe nuk është bërë shumë e njohur.

Përfundime

11

Page 12: studim teorik

Agresiviteti është një fenomen shumë I pranishëm në jetët tona,sa që nganjëherë ndihemi shmë të dobët përballë tij.

Agresiviteti është I pranishëm në çdo moshë,si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët,ku tek këto të fundit lind si pasojë e imitimit të të rriturve apo të asaj që ata vëzhgojnë.

Shkaqet e agresivitetit janë të shumta ,ato mund të vinë nga arsye të ndyshme.

Janë propuzuar shumë teori për të gjetur përgjigjen e pyetjes së madhe dhe shumë të përhapur:”Nga lind agresiviteti” ,nder këto mund të përmendim:teorinë e insstiktit;teorinë e të mesuarit social;teorinë frustracion-impuls;teorinë kognitive-neoasosacioniste.

Sado që janë bërë përpjekje për të elminuar këtë fenomen,akoma nuk është arritur asgjë,mesa duket nuk do të jemi në gjendje ta zhdukim derisa të ketë jetë në këtë planet dhe njerzit të jenë pjesë e tij.Kështu është gatuar natyra e njeriut.

12

Page 13: studim teorik

13