20
studera.nu Shqip Studimet e arsimit të lartë në Suedi Janë të shumtë ata që mendojnë të studiojnë në nivelin e arsimit të lartë, që nga studentët që sapo kanë përfunduar studimet e shkollës së mesme dhe dëshirojnë të vazhdojnë arsimimin e tyre, e deri te të rriturit që dëshirojnë të mësojnë diçka të re duke kryer kurse në distancë. Arsimi i lartë është pozitiv për zhvillimin profesional të një individi dhe rrit aftësinë e tij konkurruese në tregun e punës. Studentët shtojnë aftësitë e tyre ndërkulturore dhe gjuhësore, duke përmirësuar mundësitë e tyre në botën e sotme që globalizohet gjithnjë e më shumë. Në këtë broshurë, dotë gjeni informacion rreth studimeve në nivel universitar në Suedi. Këtu ju mund të zbuloni më shumë rreth universiteteve dhe kolegjeve, kurseve dhe programeve, procesit të aplikimit, mbështetjes financiare gjatë studimeve tuaja, informacion praktik rreth akomodimit dhe punësimit pas studimeve. Studime universitare për të gjithë Universitetet dhe kolegjet suedeze janë të hapura për këdo që dëshiron të vazhdojë studimet Një pjesë gjithnjë e në rritje e popullsisë studion në universitet në një moment të caktuar të jetës. Disa kalojnë direkt në arsimin e lartë pas

studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

studera.nu

ShqipStudimet e arsimit të lartë në Suedi

Janë të shumtë ata që mendojnë të studiojnë në nivelin e arsimit të lartë, që nga studentët që sapo kanë përfunduar studimet e shkollës së mesme dhe dëshirojnë të vazhdojnë arsimimin e tyre, e deri te të rriturit që dëshirojnë të mësojnë diçka të re duke kryer kurse në distancë. Arsimi i lartë është pozitiv për zhvillimin profesional të një individi dhe rrit aftësinë e tij konkurruese në tregun e punës. Studentët shtojnë aftësitë e tyre ndërkulturore dhe gjuhësore, duke përmirësuar mundësitë e tyre në botën e sotme që globalizohet gjithnjë e më shumë.

Në këtë broshurë, dotë gjeni informacion rreth studimeve në nivel universitar në Suedi. Këtu ju mund të zbuloni më shumë rreth universiteteve dhe kolegjeve, kurseve dhe programeve, procesit të aplikimit, mbështetjes financiare gjatë studimeve tuaja, informacion praktik rreth akomodimit dhe punësimit pas studimeve.

Studime universitare për të gjithëUniversitetet dhe kolegjet suedeze janë të hapura për këdo që dëshiron të vazhdojë studimet Një pjesë gjithnjë e në rritje e popullsisë studion në universitet në një moment të caktuar të jetës. Disa kalojnë direkt në arsimin e lartë pas

Page 2: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

përfundimit të shkollës së mesme, ndërsa të tjerë zgjedhin që në fillim të punojnë ose të udhëtojnë jashtë vendit përpara se të nisin universitetin. Shumica e studentëve janë të moshës 20 deri 25 vjeçare, megjithëse shumë janë më të mëdhenj në moshë.

Universitetet e Suedisë po bëhen gjithnjë e më multikulturore. Shumë studentë të huaj vijnë në Suedi si pjesë e programeve të ndryshme të shkëmbimit të studentëve. Atmosferës multikulturore i jepet një konsideratë e lartë në arsimin e lartë dhe bëhet shumë për të kontribuuar në rritjen e diversitetit.

Fakte dhe shifra të arsimit të lartë në Suedi• Numri i studentëve që studiojnë në Suedi çdo vit: 357 000• Numri i programeve që ofrohen në nivel Bachelor dhe Master: më shumë se

4000• Numri i programeve që ofrohen në anglisht në nivel Bachelor dhe Master: më

shumë se 700• Përqindja e popullsisë suedeze të moshës 30­34 vjeçare me të paktën dy vjet

studime të larta: 47,5 %• Shuma maksimale e financimit studentor në vit e disponueshme për një

student me kohë të plotë (kombinim i granteve dhe huave): 90 240 SEK• Përqindja e aplikanteve fillestare femra në vitin 2012: 58 %• Numri i studentëve të rinj me origjinë të huaj për periudhën 2011­2012: 13

100• Numri i studentëve që kryejnë studime në distancë: 68 000• Numri i studentëve për doktoraturë për semestrin e vjeshtës 2012: 19 000• Numri i studentëve që studiojnë jashtë vendit për periudhën 2011­2012: 27

700• Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e

mesëm: 7,3 %• Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin e lartë: 4,8 %

Page 3: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

studera.nu

Studime në suedisht apo anglisht?

Universitetet suedeze ofrojnë mijëra kurse dhe programe që jepen në suedisht dhe anglisht. Studentët që nuk e zotërojnë ende nivelin e kërkuar të suedishtes (suedisht 3, niveli i suedishtes që mësohet në vitin e 3­të të shkollës së mesme) mund të studiojnë në kurset që jepen në anglisht.

Suedishtja për Emigrantët (SFI) nuk është e detyrueshme për studimet e arsimit të lartë. Të gjithë katalogun e kurseve që jepen në suedisht mund ta gjeni në uebsajtin Antagning.se.

Këto kurse mund t'i krahasoni duke përdorur funksionin “Jämför utbildning” (e disponueshme vetëm në suedisht) në uebsajtin studera.nu. Universityadmissions.se ka katalogun e plotë të kurseve që jepen në anglisht.

Ju lutemi vini re se kurset që jepen në anglisht kanë një kusht të caktuar minimal për anglishten. Më shumë informacion rreth asaj që kërkohet për studimet mund të gjeni në uebsajtin Antagning.se, Universityadmissions.se, ose në uebsajtin e universitetit që ofron kursin.

Page 4: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

studera.nu

Universitet apo kolegj?

Suedia ka rreth 50 institucione të arsimit të lartë, nga Kiruna në veri e deri në Malmö në jug. Shumica prej tyre janë publike, që do të thotë se zotërohen nga shteti. Ekzistojnë gjithashtu rreth dhjetë subjekte që ofrojnë programe të pavarura (private) të cilat lejohen të japin tituj në lëndë të ndryshme. Universitetet dhe kolegjet e marrin lejen për të dhënë tituj për programet e tyre të studimit nga një agjenci qeveritare suedeze e quajtur Autoriteti Suedez i Arsimit të Lartë. Kjo agjenci i inspekton rregullisht institucionet e arsimit të lartë dhe programet e tyre për të siguruar cilësinë. Vetëm programet që kanë kaluar inspektimin lejohen të japin tituj.

Mund të keni vënë re se kjo broshurë përdor termat universitet dhe kolegj (högskolan). Suedia ka si universitete ashtu edhe kolegje të cilat nuk ndryshojnë nga njëra­tjetra në lidhje me cilësinë. Ndryshimi është se universitetet mund t'u ofrojnë gjithmonë studime pasuniversitare (PhD) studentëve që kanë marrë titullin e tyre të parë, ndërsa kolegjet jo. Megjithatë, disa kolegje janë të pajisur me leje që u lejojnë të ofrojnë tituj pasuniversitarë brenda fushave të caktuara të studimit. Termi "institucion i arsimit të lartë" (HEI) u referohet si universiteteve ashtu edhe kolegjeve.

Page 5: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

Në këtë broshurë, ndonjëherë përdorim termin universitete kur u referohemi universiteteve dhe kolegjeve së bashku, ju lutemi vini re se të njëjtat rregullore aplikohen për të dyja.

Një pyetje që bëjnë shpesh studentët e ardhshëm është se cili universitet apo kolegj është më i miri. Është e pamundur që t'i jepet një përgjigje kësaj pyetjeje sepse varet se çfarë mendoni ju se është më e rëndësishme. Gjërat që duhen shqyrtuar përveç programeve të ofruara janë sa i madh është universiteti, vendi ku ndodhet, atmosfera dhe faktorë të tjerë që ju i konsideroni të rëndësishëm.

Një numër universitetesh dhe kolegjesh specializohen në lloje të caktuara arsimimi, të tilla si disiplinat artistike apo subjektet e inxhinierisë. Të tjerë ofrojnë programe në shumë fusha të ndryshme. Kini parasysh se cilësia e arsimit vlerësohet rregullisht nga Autoriteti Suedez i Arsimit të Lartë.

Ka gjithashtu edhe kompani të arsimit privat që veprojnë në Suedi. Shpesh këto vetëquhen universitete dhe kolegje, por nuk plotësojnë ndonjë standard akademik. Shpesh në to duhen paguar pagesa shkollimi. Informacioni në këtë broshurë nuk u referohet këtyre institucioneve. Përveç kësaj, nuk do të gjeni informacion rreth këtyre kompanive private të arsimit në uebsajtet studera.nu, Antagning.se ose Universityadmissions.se.

Page 6: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

studera.nu

Kurset dhe programet

Arsimi juaj universitar do të jetë i përbërë nga njësi mësimore të quajtura kurse. Në Suedi mund të zgjidhni të ndiqni kurse individuale dhe t'i kombinoni ato vetë në një titull, ose mund të zgjidhni një program studimor ku universiteti ka vendosur paraprakisht se cilat kurse përfshihen. Të gjitha programet e studimit çojnë në marrjen e një titulli, ndërsa nëse zgjidhni kurse individuale, duhet të zgjidhni ato të duhurat për t'i kombinuar në një titull.

Kur pranoheni në një program studimi, ju garantohet një vend në të gjitha kurset e përfshira. Nëse studioni kurse individuale të zgjedhura vetë, duhet të aplikoni dhe të pranoheni në secilin kurs individual gjatë studimeve tuaja. Prandaj, nëse kombinoni kurse për të ndjekur një titull pa qenë pjesë e një programi, nuk ka asnjë garanci se do të keni një vend të lirë në secilin kurs.

Ju mund të studioni me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme. Nëse nuk mundeni ose nuk dëshironi të transferoheni në një qytet me universitet apo kolegj, mund të zgjidhni mësimin në distancë. Kjo do të thotë se mund të studioni në shtëpi apo në një qendër mësimdhënieje në komunën tuaj. Qendrat e mësimdhënies kanë studentë dhe këshillues karriere që mund t'ju japin këshillë dhe mbështetje. Disa kurse në distancë kërkojnë që ju të zhvilloni disa takime në universitet, ndërsa të tjera jo. Ju mund të kërkoni për kurse në distancë me ose pa takime të detyrueshme në uebsajtet e pranimit Antagning.se dhe

Page 7: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

Universityadmissions.se ose mund të krahasoni kurse të ndryshme në distancë në studera.nu duke përdorur “Jämför utbildning”. Ky shërbim ofrohet vetëm në suedisht.

Vlerësimi i kursit dhe kreditetTë gjitha kurset dhe programet e arsimit të lartë ju japin një numër kreditesh studimi. Një semestër studimesh me kohë të plotë ju jep 30 kredite dhe një vit i plotë akademik ju jep 60 kredite. Programet shpesh janë trevjeçare (180 kredite) në nivelin Bachelor dhe një ose dyvjeçare (60 ose 120 kredite) në nivelin Master.

Për të vlerësuar punën dhe progresin e një studenti, zhvillohen provime nga instruktori i kursit. Provimet mund të jenë provime me kohë dhe me shkrim, provime në shtëpi, ose provime me gojë. Studentëve u kërkohet gjithashtu të përgatisin dhe të paraqesin detyra individuale dhe në grup. Gjithashtu kërkesa të shpeshta të kurseve të ndryshme janë punët e laboratorit, puna në grup dhe detyrat akademike.

Studentët vlerësohen bazuar në rezultatet e punës së tyre. Ju keni të drejtën të përsëritni provimet, por jo më shumë se 5 herë. Në disa raste, studentët mund të apelojnë notën e marrë në një provim. Më shumë informacion rreth provimeve dhe vlerësimit mund të gjendet në uebsajtin studera.nu.

Llojet e titujvePas përfundimit të studimeve, mund të kërkoni t'ju jepet një titull nga universiteti ose kolegji ku keni studiuar. Ka tre lloje titujsh që mund të jepen: të përgjithshëm, artistikë dhe profesionalë.

Ekzistojnë dy lloje titujsh të përgjithshëm në nivelin e ciklit të parë studentor: Diploma Universitare (2 vjeçare) dhe Titulli Bachelor (3 vjeçar). Gjithashtu, ekzistojnë dy lloje titujsh të nivelit të ciklit të dytë studentor: Titulli Master (1 vjeçar) dhe Titulli Master (2 vjeçar).

Programet që ofrojnë kualifikim për një profesion të caktuar përfundojnë me një titull profesional. Shembuj të këtyre programeve janë infermieria, inxhinieria dhe psikologjia.

Page 8: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

studera.nu

Konsultimi

Një mënyrë e shkëlqyer për të marrë ndihmë në lidhje me pyetjet që keni rreth studimeve universitare është të bisedoni me një konsulent. Nëse jeni duke frekuentuar një shkollë të mesme suedeze (gjimnaz), mund të kontaktoni me konsulentin në shkollën tuaj. Edhe studentët që studiojnë në një shkollë të mesme popullore (folkhögskolan) ose në një program arsimimi komunal për persona të rritur, u vihet në dispozicion konsultim. Çdo universitet dhe kolegj ka gjithashtu shërbime konsultimi për studentët. Shërbimi “Jämfor utbildning” në uebsajtin studera.nu (vetëm në suedisht) ka informacion kontakti për shërbimet e konsultimit për universitetet në të cilat jeni i interesuar.

Page 9: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

studera.nu

E drejta e ndjekjes së studimeve

Për të studiuar në një universitet ose kolegj, duhet të plotësoni kushte të përgjithshme dhe specifike pranimi për kursin apo programin ku keni aplikuar.

Kushtet e përgjithshme të pranimitTë gjitha kurset dhe programet kanë kushte të caktuara bazë. Nëse keni kualifikim parapërgatitor të shkollës së mesme për arsim të lartë (gymnasieexamen) nga një shkollë e mesme suedeze (gymnasium) ose nga një program arsimimi komunal për persona të rritur, ju plotësoni kushtet e përgjithshme të pranimit për studime të larta në Suedi. Edhe ata studentë me kualifikim profesional nga një shkollë e mesme suedeze ose program i arsimit për të rritur me nota kaluese (A­E) në suedisht ose me suedishten si gjuhë të dytë 2 + 3 dhe anglisht 6 plotësojnë kushtet e përgjithshme të pranimit për studime të larta. Nëse ju mungon kualifikimi në suedisht ose anglisht, duhet të studioni që t'i kaloni këto kurse.

Nëse keni kryer shkollën e mesme në një vend tjetër dhe ky kualifikim ju jep të drejtën për studime të larta në vendin tuaj, ka shumë mundësi që të keni të drejtën e studimit në Suedi me kusht që të plotëson kushtet për suedishten, anglishten dhe matematikën.

Page 10: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

Mund të fitoni gjithashtu të drejtën e përgjithshme përmes së ashtuquajturës "reell kompetens", ose mësimit paraprak. Më shumë informacion rreth vlerësimit të mësimit paraprak mund të gjeni në uebsajtin e secilit institucion.

Kushtet specifike të pranimitPër shumicën e kurseve, studentëve u kërkohet që të demonstrojnë njohuri paraprake shtesë. Kjo quhet e drejta specifike e zgjedhjes. Një shembull për këtë mund të ishte një program inxhinierie, ku studenti duhet të ketë kryer me sukses një kurs matematike të nivelit të lartë dhe kurse të tjera të shkencave natyrore. Kurse dhe programe të tjera të caktuara, për shembull në disiplinat artistike, mund të kërkojnë një portofol krijimesh ose një provim të veçantë pranimi.

Po nëse nuk i plotësoj kushtet?Nëse nuk i plotësoni kushtet e përgjithshme apo specifike të pranimit, ekzistojnë mënyra për t'i arritur këto kushte. Mund të gjeni më shumë informacion pranë shkollave të mesme, zyrave komunale të arsimit për persona të rritur dhe pranë shkollave të mesme popullore. Mund të merrni gjithashtu ndihmë edhe nga një konsulent. Vizitoni uebsajtet folkhogskola.nu dhe studera.nu ose uebsajtin e komunës suaj për më shumë informacion.

Testi Shkollor Suedez i AftësiveNëse plotësoni kushtet e pranimit, mund të rrisni shanset e pranimit duke dhënë Testin Shkollor Suedez të Aftësive. Ky test i standardizuar ndahet në tetë pjesë dhe përmban 160 pyetje me alternativa. Të gjitha fushat me përjashtim të leximit dhe kuptimit të anglishtes janë në suedisht, prandaj kërkohet një njohuri e mirë e gjuhës suedeze. Fushat që testohen janë: matematika, krahasimet sasiore, diagramet, tabelat dhe hartat, mjaftueshmëria e të dhënave, leximi dhe kuptimi i anglishtes, leximi dhe kuptimi i suedishtes, leksiku i suedishtes dhe plotësimi i fjalive.

Testi zhvillohet dy herë në vit dhe mund ta jepni sa herë të dëshironi. Rezultatet janë të vlefshme për 5 vjet. Mund të aplikoni dhe të konkurroni për vendet e lira në kurse dhe programe bazuar në notat dhe rezultatet e testit të aftësive, prandaj nuk humbisni asgjë nëse e bëni këtë test.

Më shumë informacion rreth testit (në suedisht), përfshirë dokumentet e aplikimit, mund të gjeni në uebsajtin www.hogskoleprov.nu .

Për informacion në anglisht rreth testit, ju lutemi vizitoni uebsajtin studera.nu.

Page 11: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

studera.nu

Aplikimi për arsim të lartë

Këshilli Suedez për Arsimin e Lartë (UHR) në bashkëpunim me universitetet dhe kolegjet suedeze është përgjegjës për procesin e pranimit në kurse dhe programe. Studentët mund të aplikojnë në të gjitha universitetet dhe kolegjet suedeze në uesbajtet Antagning.se (për kurset dhe programet që jepen në suedisht) dhe Universityadmissions.se (për kurset dhe programet që jepen në anglisht).

Nëse keni një identitet të mbrojtur, të dhëna personale që nuk mund të zbulohen ose arsye të tjera për të mos aplikuar në internet, mund të kontaktoni me UHR për ndihmë. Më shumë informacion mund të gjendet në uebsajtin studera.nu dhe Antagning.se.

Informacione rreth procesit të aplikimit, kushteve për të drejtën e aplikimit dhe procesit të përzgjedhjes mund të gjenden në uebsajtin Antagning.se (në suedisht) ose Universityadmissions.se (në anglisht). Aty mund të kërkoni për kurse dhe programe, mund të krijoni një llogari përdoruesi, mund të dorëzoni aplikimin tuaj për pranim dhe të merrni rezultatet tuaja të pranimit. Ju lutemi vini re se Universityadmissions.se është uebsajt i përshtatur për nevojat e studentëve ndërkombëtarë, por mund të gjeni informacionin përkatës rreth pranimeve në anglisht dhe katalogun e plotë të kurseve dhe programeve të ofruara në anglisht në uebsajt.

Page 12: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

Viti i aplikimeve ndahet në dy semestra. Semestri i vjeshtës fillon në gusht/shtator dhe përfundon në mes të janarit. Semestri i pranverës fillon në mesin e janarit dhe përfundon në qershor. Afatet përfundimtare të aplikimit janë:

• Për studentët ndërkombëtarë për kurset dhe programet që jepen në anglisht (tëgjithë studentët mund të aplikojnë në këtë raund pranimesh nëse dëshirojnë), 15janari për semestrin e vjeshtës dhe 15 gushti për semestrin e pranverës

• Për rezidentët e Suedisë ose vendeve të BE­së / Zonës Ekonomike Evropiane përkurset dhe programet që jepen në suedisht dhe anglisht (vini re se disa kurse qëofrohen në raundin e parë nuk ofrohen gjatë këtij raundi pranimesh), 15 prilli përsemestrin e vjeshtës dhe 15 tetori për semestrin e pranverës

Nëse dëshironi të studioni gjatë verës, universitetet ofrojnë një shumëllojshmëri kursesh të shkurtra të ndryshme. Afati përfundimtar për aplikimin për kurset verore është 15 marsi.

Page 13: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

studera.nu

Mbështetja financiare

Arsimi i lartë në Suedi është falas për qytetarët e vendeve të BE­së / Zonës Ekonomike Evropiane ose Zvicrës. Edhe personat me leje qëndrimi në Suedi për arsye të tjera veç studimeve nuk paguajnë pagesa shkollore. Studimet e doktoraturës janë falas për këdo.

Si student, gjithsesi do t'ju nevojiten të holla për shpenzimet e jetesës, të tilla si ushqimi, akomodimi dhe literatura e kurseve, etj. Mënyra më e zakonshme se si studentët mbështeten gjatë studimeve është të aplikojnë për asistencë studentore nga Bordi Kombëtar i Asistencës Studentore (Centrala studiestödsnämnden, CSN). Asistenca studentore përbëhet nga grante studentore të cilat nuk është e nevojshme që të shlyhen, si dhe një hua studentore që duhet të paguhet më vonë. Ju mund të zgjidhni të aplikoni vetëm për grantin nëse keni financime të tjera. Mund të merrni gjithashtu asistencë edhe për studimet me kohë të pjesshme.

Asistenca studentore për studime universitare është e disponueshme për një maksimum prej 240 javësh. Ju mund të merrni asistencë studentore deri sa të mbushni 56 vjeç, por e drejta për të huazuar të holla bie gradualisht që nga dita kur arrin moshën 47 vjeçare.

Page 14: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

E drejta për asistencë studentore nuk ndikohet nga shuma e të hollave që keni në bankë apo se sa fiton familja juaj. Megjithatë, ekziston një limit në lidhje me shumën që mund të fitoni vetë gjatë një viti kalendarik gjatë kohës që studioni, përpara se kjo të ketë ndikim në shumën e asistencës studentore që mund të merrni. Nuk është nevoja të jepni ndonjë lloj garancie për huanë, por duhet të fitoni një numër të caktuar kreditesh çdo semestër që të mund të vazhdoni të merrni asistencë studentore.

Aplikohen rregulla të veçanta nëse nuk jeni qytetar suedez. Më shumë informacion mund të gjeni në uebsajtin e CSN www.csn.se .

Shlyerja e huasëHuanë tuaj studentore nuk është e nevojshme të filloni ta shlyeni deri gjashtë muaj pas marrjes së asistencës së fundit studentore. Shuma që shlyeni në vit varet nga shuma e parave që keni marrë hua, norma e interesit dhe mosha juaj. Më shumë informacion rreth shlyerjes disponohet në uebsajtin e CSN.

Bursat dhe asistenca e strehimitNë Suedi, nuk ka shumë bursa për të cilat mund të aplikojnë studentët e arsimit të lartë, dhe ato që ekzistojnë shpesh nuk mjaftojnë për të përballuar jetesën. Kryesisht, studentët në Suedi marrin asistencë studentore në vend të bursës. Bibliotekat publike kanë më shumë informacion rreth aplikimit për bursa. Më shumë informacion mund të gjendet në uebsajtin studera.nu.

Studentët të cilëve u kërkohet të paguajnë pagesa shkollimi në Suedi mund të aplikojnë për bursa përmes Institutit Suedez, dhe universiteteve e kolegjeve. Më shumë informacion mund të gjendet në uebsajtin Studyinsweden.se.

Nëse jeni prind i moshës 18 deri 28 vjeç dhe keni të ardhura të ulëta, mund të aplikoni për asistencë strehimi. Ju mund të zbuloni më shumë në uebsajtin e Zyrës së Sigurimeve Shoqërore Suedeze www.forsakringskassan.se.

Puna gjatë studimeveËshtë e rëndësishme që të kini parasysh se studimet kërkojnë kohën e tyre. Studimet me kohë të plotë shpesh kërkojnë po aq kohë sa një punë me orar të plotë, pra 40 orë në javë. Disa studentë punojnë me kohë të pjesshme gjatë studimeve, megjithatë kur nuk jeni në leksione shumicën e kohës duhet ta shpenzoni duke studiuar vetëm ose së bashku me studentët e tjerë.

Kostoja e jetesës

Page 15: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

Buxheti i mëposhtëm për studentët meshkuj dhe femra është hartuar nga Agjencia Suedeze e Konsumatorëve (Konsumentverket). Këto janë thjesht përllogaritje, secili ka mundësinë që të kursejë në fusha të ndryshme, për shembull te ushqimi. Vini re se kostot janë normalisht më të larta në qytete të mëdha si Stokholmi apo Goteborgu, dhe më të ulëta në zona më të thella të Suedisë.

Përllogaritjet janë mujore dhe në korona suedeze (SEK).Meshkuj Femra

Ushqim 2380 1790

Higjienë personale 380 510

Veshje dhe këpucë 590 600

Kohë e lirë 620 620

Telefon celular 230 230

Furnizime të tilla si letra higjienike, etj. 100 100

Media, përfshirë internetin dhe licencën etelevizorit

600 600

Sigurim shtëpie 90 90

Qira 3500 3500

Energji elektrike 250 250

Tekste shkollore dhe literaturë tjetër 750 750

Transport publik 510 510

Totali 10 000 9550

Page 16: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

studera.nu

Akomodimi i studentëve

Ekzistojnë disa lloje të ndryshme akomodimi të disponueshme për studentët. Nëse jeni pranuar në një kurs apo program në një universitet në vendin ku jetoni, mund të zgjidhni sigurisht të vazhdoni të jetoni aty ku banoni aktualisht. Opsione të tjera janë marrja me qira e një apartamenti për studentë apo një dhome në konvikt. Nëse jetoni në konvikt, do të keni dhomën tuaj personale dhe do të ndani kuzhinën me studentët e tjerë.

Llojet e akomodimit të disponueshme për studentët mund të variojnë në varësi të vendit ku ndodhet universiteti. Vendi më i mirë për të gjetur informacion rreth asaj që disponohet është uebsajti i universitetit që planifikoni të frekuentoni. Akomodimi për studentët, bashkë me informacionin në lidhje me të, mund të sigurohet nga institucioni, Unioni Studentor ose kompanitë private të strehimit.

Gjetja e një vendi për të jetuar gjatë studimeve mund të jetë e vështirë. Është shumë e rëndësishme që ta filloni kërkimin herët, veçanërisht nëse do të studioni në një qytet të madh. Te studera.nu mund të gjeni informacion kontakti për të gjitha universitetet dhe kolegjet në Suedi, si edhe informacion rreth akomodimit të garantuar.

Page 17: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

studera.nu

Punësimi pas studimeve

Vendi më mirë për të gjetur informacion rreth punëve dhe profesioneve, perspektivave të punësimit dhe arsimit që ato kërkojnë është Zyra Publike Suedeze e Shërbimeve të Punësimit. Uebsajti i tyre, http://www.arbetsformedlingen.se/ , përmban shumë informacion të dobishëm rreth karrierës dhe për individët që kërkojnë punësim. Te studera.nu ju do të gjeni parashikimet e tregut të punës për programe të ndryshme studimi.

Nëse keni përfunduar studimet në një vend tjetër, ato mund të vlerësohen nga Këshilli Suedez për Arsimin e Lartë. Nëse aplikoni për studime universitare në Suedi, kualifikimet tuaja të arsimit të mesëm dhe të lartë do të vlerësohen në lidhje me të drejtën për të vazhduar kursin apo programin për të cilin keni aplikuar. Ju mund të kërkoni gjithashtu një vlerësim të veçantë për kualifikimet tuaja për qëllime punësimi. Ky vlerësim është i rëndësishëm për ju dhe punëdhënësin tuaj kur aplikoni për punë. Në rastin e profesioneve që kërkojnë autorizim zyrtar, regjistrim, etj., kualifikimet tuaja do të vlerësohen nga autoritete të tjera. Mund të gjeni më shumë informacion nga Këshilli Suedez për Arsimin e Lartë në uebsajtin www.uhr.se .

Page 18: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

studera.nu

Mënyra të tjera studimi

Ekzistojnë opsione të tjera për studentët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet pas shkollës së mesme. Arsimi i Lartë Profesional (Yrkeshögskolan) kombinon studimet teorike dhe ato praktike në bashkëpunim të ngushtë me punëdhënësit dhe industrinë. Programet ofrohen në fushat ku ka kërkesë për kompetencë në atë zonë. Më shumë informacion mund të gjendet në uebsajtin www.yrkeshogskolan.se.

Studentët mund të studiojnë gjithashtu në kurse dhe programe në një shkollë të mesme popullore. Ekzistojnë rreth 175 shkolla të mesme popullore në Suedi, të cilat ofrojnë arsim për të rritur në një numër lëndësh. Shkollat e mesme popullore mund të përgatisin studentët për universitet, ose mund t'u ofrojnë individëve arsim të mëtejshëm në fushat që u interesojnë atyre. Zbuloni më shumë në uebsajtin www.folkhogskola.se .

Page 19: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

studera.nu

Studimet jashtë vendit

Shumica e universiteteve suedeze kanë marrëveshje me universitetet e huaja për lloje të ndryshme programesh studimi jashtë vendit. Koha juaj e studimeve jashtë vendit konsiderohet si pjesë e programit suedez dhe kreditet e fituara në institucionin pritës do të pranohen pas kthimit tuaj.

Për të marrë pjesë në një program studimi jashtë vendit, duhet të pranoheni në një universitet apo kolegj suedez dhe, në shumicën e rasteve, duhet të keni fituar një numër të caktuar kreditesh në Suedi përpara se të largoheni për studime në një vend të huaj.

Studentët mund të përdorin grantet dhe huatë e marra nga CSN për studimet e tyre jashtë vendit. Në shumë raste, studentët kanë të drejtën të marrin edhe një bursë shtesë. Për të zbuluar më shumë, duhet të kontaktoni me koordinatorin tuaj ndërkombëtar pranë universitetit tuaj. Në uebsajtin studera.nu mund të gjeni edhe informacion rreth studimit jashtë vendit.

Erasmus+Programi më i madh i shkëmbimit të studentëve quhet Erasmus+, programi i Bashkimit Evropian për studimet në Evropë. Erasmus+ u ofron studentëve mundësinë të studiojnë 3 deri 12 muaj në një universitet tjetër në një vend

Page 20: studera · • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 % • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin

evropian. Studentët e Erasmus nuk paguajnë pagesa shkollimi dhe marrin bursë prej 315 ose 375 eurosh në muaj. Studentët e Erasmus+ mund të studiojnë në nivel Bachelor, Master ose doktorature.

Mund të gjeni më shumë informacion rreth programit Erasmus+ në studera.nu.