34
STANDARDE PËR DIGJITALIZIMIN E PLANEVE URBANISTIKE

Standards for digitalisation AL

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Стандарди за дигитализација на урбанистичките планови (Albanian)

Citation preview

Page 1: Standards for digitalisation AL

STANDARDE PËR DIGJITALIZIMIN E PLANEVE URBANISTIKE

Page 2: Standards for digitalisation AL

SSTTAANNDDAARRDDEE PPËËRR DDIIGGJJIITTAALLIIZZIIMMIINN

EE PPLLAANNEEVVEE UURRBBAANNIISSTTIIKKEE

Page 3: Standards for digitalisation AL

2

Përmbajtja

Nevoja për digjitalizimin e planeve urbanistike ....................................................................................... 4 Gjendja egzistuese e planeve urbanistike ............................................................................................... 5 Të dhëna në raster ................................................................................................................................... 5 Të dhëna në vektor .................................................................................................................................. 7 Ndarja sipas tipit të planit ........................................................................................................................ 9 Gjendja e nevojshme e planeve urbanistike .......................................................................................... 10 Standarde për digjitalizim – Përpunimi i planeve rasterike ................................................................... 12 Standarde për vektorizim ...................................................................................................................... 13 Paqete softverike për digjitalizim dhe vektorizim ................................................................................. 14 Rregulla për vektorizim .......................................................................................................................... 15 Rregulla themelore topologjike ............................................................................................................. 17 Gabimet më të rëndomta topologjike .................................................................................................. 19 Sistemi shtetëror koordinativ ................................................................................................................ 20 Nivele tematike që duhet të vektorizohen ............................................................................................ 21 Gabimet gjatë të vizatuarit .................................................................................................................... 24 Vizualizimi i niveleve tematike ............................................................................................................... 24 Nivele tematike plotësuese ................................................................................................................... 28 Organizimi i të dhënave në ArcVieë ....................................................................................................... 29 Organizimi i të dhënave në AutoCAD .................................................................................................... 31

Page 4: Standards for digitalisation AL

3

Lista e fotografive

Foto 1: Rasteri – plani kadastral, plani urbanistik, inçizimi ajror ........................................................................ 6

Foto 2: Vektori – elementet primitive gjeometrike ............................................................................................ 8

Foto 3: Baza e planeve urbanistike ................................................................................................................... 11

Foto 4: Rregulla për vektorizim, përmbylljae e poligoneve .............................................................................. 16

Foto 5: Mënyra e drejtë dhe e gabuar e vizatimit të sipërfaqeve për ndërtim ................................................ 18

Foto 6: Prezentimi i të dhënave hapësinore pa vizualizim ............................................................................. 255

Foto 7: Prezentimi i të dhënave hapësinore me vizualizim .............................................................................. 26

Foto 8: Organizimi i të dhënave në ArcVieë ..................................................................................................... 30

Foto 9: Organizimi i të dhënave në AutoCAD ................................................................................................... 32

Ky doracak është përgaditur në suaza të rpojektit "Përshpejtimi i procedurave për leje ndërtimi" nga ana e msc. Naumçe Llazareski dhe grupit të anëtarëve të Institutit WIN-WIN në Tetor të vitit 2011.

Page 5: Standards for digitalisation AL

4

NEVOJA PËR DIGJITALIZIMIN E PLANEVE URBANISTIKE

Qasjet bashkëkohore në përpunimin e të dhënave i potencojnë përfitimet nga përdorimi i të dhenave ne formë digjitale. Sasia e madhe e të dhënave që përdoren në planifikimin urban, si dhe dinamika e ndryshimit të tyre, e imponon nevojën për përpunimin e të dhënave në formë digjitale me ndihmën e mjeteve dhe softverëve bashkëkohor. Përfitimet dhe nevoja për digjitalizimin e planeve urbanistike si formë më e ndërlikuar e të të dhënave në planifikimin urban rrjedh nga:

- Ruajtja e planit urbanistik nga dëmtimi, shkatërrimi, etj;

- Sigurimi i themelimit të bazës digjitale të planeve urbanistike;

- Sigurimi i të dhënave hapësinore gjatë procedurave për realizim të planeve dhe lëshim të lejeve të ndërtimit;

- Krijimi i bazës së qëndrueshme për planifikim urban dhe reduktimi i harxhimeve gjatë përpilimit të planeve urbanistike përmes shfrytëzimit të të dhenave egzistuese;

- Përshpejtimi dhe lehtësimi i punës së të gjithëv përdoruesve të planeve urbanistike;

- Qasja e njëherëshme e planeve urbanistike nga numër i pakufizuar i përdoruesve;

- Krijimi i thjeshtë, i shpejtë dhe i saktë i analizave statistikore për nivelin dhe kualitetit e realizimit të planeve, si dhe lehtësimi dhe përmirësimi i drejtimit të procedurave për përpilimin e planeve urbanistike.

Page 6: Standards for digitalisation AL

5

GJENDJA EGZISTUESE E PLANEVE URBANISTIKE

Rregulloret e ndryshme ligjore, si dhe teknologjitë e ndryshme të punës dhe qasja e firmave projektuese në përpunimin dhe dorëzimin e të dhënave te komunat, sjell deri te paraqitja e planeve urbanistike në format të ndryshëm. Sot, përdoren formate të ndryshme të planeve urbanistike (në aspect të formatit të regjistrimit), si dhe formate të ndryshme të datotekave që përdoren për regjidtrim digjital:

- Format analog (në letër) si format më i përhapur i planeve urbanistike dhe deri ne kohët e fundit ,si formë e vetmë e mbështetur me ligj;

- Format në raster – plane urbanistike të skenuara ose plane urbanistike në raster të marra nga vizatimet burimore të planerëve urbanistike;

- Format në vektor – vizatim burimor i përpunuar nga planerë urbanistik ose raster i vektorizuar;

- Format hibrid (i përzier) it ë dhënave – kombinim it ë dhënave në vektor dhe raster. Të dhënat në raster sherbejnë si bazë, ndërsa të dhënat në vector shërbejnë për kërkim (hulumtim) dhe analizë.

TË DHËNA NË RASTER

Rasteri është termin i gjeneralizuar për rrjet të katrorëve. Në GIS (Geographic Information System – sisteme informative gjeografike) dhe CAD (Computer-Aided Design) është shprehje që përdoret për rrjet katrorësh, ku çdo katror i posaçem posedon vlerë të posaçme, njëkohësisht duke paraqitur fotografi të planit kadastral apo urbanistik, ose të inçizimit ajror.

Page 7: Standards for digitalisation AL

6

Në planifikimin urbanistik paraqitet si prapavijë ose bazë për punë dhe planifikim. Si burime të dhënave në raster shërbejnë:

Plani urbanistik apo kadastral i skenuar, i cili duhet të gjeorefencohet, me çka largohen deformimet e planit analog (në letër), deformimet gjatë skenimit, përderisa plani vendoset në koordinata reale hapësinore (sistemi shtetëror koordinativ);

Inçizimi ajror apo satelitor, projekcisni i të cilit duhet të korigjohet (nga projeksioni qendror i objektivit të vendoset në projeksion orthogonal), si dhe të vendoset në koordinata reale hapësinore (sistemi shtetëror koordinativ).

Foto 1: Raster- - plani kadastral, plani urbanistik, inçizimi ajror

Page 8: Standards for digitalisation AL

7

TË DHËNA NË VEKTOR

Të dhënat në vektor shërbejnë për paraqitje të lokacionit të elementit apo fenomenit hapësinor me aplikimin e elementeve gjeometrike primitive. Gjatë ketij procesi përdoren këto elemente:

Pika (objekt jodimenzional)

Paraqtitet përmes çiftit të koordinatave (X,Y), ose (X,Y,Z). Përdoret për prezentimin e elementeve të veçanta hapësinore, si për shembull llamba, banka, etj. Tek pikat nuk është e mundur të bëhet matja e dimenzioneve të objektit (matja është e mundshme vetëm në mes dy apo më shumë pikave).

Vija (objekt njëdimenzional)

Seria e njëpasnjëshme e çifteve të koordinatave paraqesin objekte hapësinore vijore (ose pjesë të gjata por të ngushta të hapësirës). Shënohen si {(X1, Y1) (X2, Y2) (X3, Y3) (X4, Y4) ……… (Xn, Yn)}. Shembuj të objekteve që mund të paraqitën si vijë janë gyp ii ujit, linja elektrike dhe objekte tjera të ngjashme. Në këtë rast matja e gjatësisë së vijës, apo gjatësisë së objektit është e mundshme.

Poligoni (objekt dydimenzional)

Është vargu i vijave të njepasnjëshme të cilat paraqesin sipërfaqe të mbyllura saktë të definuar si pjesë të hapësinore. Shembuj për këtë lloj të objekteve janë: Atari i vendbanimit, parcela ndërtimore, parcela kadastrale, zona e planifikimit, etj. Tek poligonet është e mundshme matja e sipërfaqes dhe perimetrit të tyre.

Page 9: Standards for digitalisation AL

8

Foto 2: Vektori – elemente primitive gjeometrike

Page 10: Standards for digitalisation AL

9

NDARJA SIPAS TIPIT TË PLANIT

Sipas normave ligjore, dokumentacioni i planeve ndahet sipas destinimit të planit, edhe ate në disa lloje:

Plani Hapësinor i Republikës së Maqedonisë;

Plane hapësinore të regjioneve;

Plani hapësinor i komunës;

Plani gjeneral urbanistik;

Plani detal urbanistik;

Plani urbanistik për fshat;

Plani urbanistik jasht vendbanimit;

Dokumentacion urbanistik planor shtetëror;

Dokumentacion urbanistik planor lokal.

Për nevojat e sistemit elektronik për lëshimin e lejeve të ndërtimit, është i nevojshëm digjitalizimi i dokumentacionit të planit urbanistik nga i cili lëshohet kopje nga plani. Në atë grupë janë të kyçra planet detale urbanistike dhe tipet e tjera të planeve në përpjesë apo nivel të njejtë apo më të lartë të planifikimit.

Duhet cekur se, disa plane urbanistike të përpiluara sipas rregullativës ligjore e cila nuk është më në fuqi, edhe pse kanë afat të kaluar, vazhdojnë edhe më tej të aplikohen. Në raste kur për sipërfaqet që janë të përfshira me ato plane nuk ka filluar procedurë për përpilimin e planeve urbanistike të reja, atëherë të njejtat duhet të vektorizohen duke përdorur përmbajtje tematike të cilat janë të prezentuara në to edhe atë sipas rregullativës ligjore sipas të cilës planet janë përpiluar.

Page 11: Standards for digitalisation AL

10

GJENDJA E NEVOJSHME E PLANEVE URBANISTIKE

Me qëllim që të plotësohen parashikimet dhe gëzohen përfitimet nga përdorimi i të dhënave digjitale, është e nevojshme të definohet, krijohet dhe azhurohet baza e planeve urbanistike. Njëkohësisht duhet të caktohet zona e vektorizimit, respektivisht të bëhet përpunimi i vetëm atyre elementeve për të cilat komuna ka jurisdiksion dhe detyrim ti udhëheqë. Qëllimi i fundit që duhet të arihet është::

Bazë e përpunuar e planeve urbanistike:

o Indeks i planeve urbanistike;

o Formë rasteri në sistemin koordinativ shtetëror;

o Baza e dokumenteve në procedurën e planifikimit.

Vektorizim i elementeve që kanë të bëjnë me planifikimin urban

o Gjendja e planifikuar ;

o Gjendja e realizuar sipas planeve urbanistike;

o Baza e objekteve informale.

Nivele tematike me të dhëna në jurisdiksion të komunës apo institucioneve tjera publike

o Infrastruktura komunale (ujësjellësi, kanalizimi, energjetika);

o Infrastruktura rrugore;

o Pajisja urbane.

Page 12: Standards for digitalisation AL

11

Si shtesë, po jo edhe domosdoshmërisht, mund të bëhet edhe vektorizimi i të dhënave lidhur me aktivitetet e institucioneve tjera, me qëllim që të njejtat të shërbejnë në procesin e hulumtimit dhe analizave, por, derisa këto institucione të themelojnë baza të veta të dhënash, pas çka do të pasonte krijimi i një sistemi dhe protokole për këmbim të të dhënave hapësinore në mes institucioneve të interesuara.

Baza e planeve

urbanistike

Përdorues Rasteri

Dokumentacioni

Urbanizëm - të

dhëna në vektor

Foto 3: Baza e planeve urbanistike

Page 13: Standards for digitalisation AL

12

STANDARE PËR DIGJITALIZIM – PËRPUNIM I PLANEVE NË RASTER

Planet në raster krijohen në dy mënyra, duke patur parasysh rregullat që vijojnë, me qëllim që të sigurohet saktësi pozicionale:

Skenimi. Planet urbanistike analoge digjitalizohen ne formë rasteri në dy hapa:

o Skenim – fitohet datotekë në raster pa informata hapësinore. Skenimi i planeve urbanistike duhet të bëhet në sipërfaqe të rrafshtë dhe të thatë, në çrast plani urbanistik është pa deformime (thyerje gjatë palimit, pjesë të grisura etj.). Rezolucioni gjatë skenimit duhët të rregullohet në më së paku 300 DPI, dhe më së paku 8bit njgyra indeksi. Datoteka në raster ruhet në TIF format me kompresion lossless.

o Gjeorefencim – deformimet e planit analog, të shkaktuara gjatë procesit të skenimit meënjanohen dhe plani vendoset në koordinata reale hapësinore (sistemi shtetëror koordinativ). Gjatë këtij procesi shfrytëzohen të gjitha pikat kontrolluese të rrjetit decimetral (të dokumentacionit apo planit kadastral si prapavijë) apo pikat kontrolluese me koordinata të njohura në sistemin shtetëror koordinativ. Duhet të kushtohet vëmendje që pikat kontrolluese të jenë të shpërndara në mënyrë të rregullt nëpër tërë sipërfaqen e shfrytëzueshme të planit. Plani i gjeoreferencuar shenihet si GeoTIF (apo Tif me datotekë ndihmëse TFW).

Krijimi i rasterit nga vizatimi burimor. Mjetet bashkëkohore CAD dhe GIS që përdoren gjatë përpilimit të planeve urbanistike, mundësojnë krijimin e bazave në raster drejtëpërsëdrejti nga të dhënat në vektor. Kjo është mënyra më e saktë teknike për krijimin e të dhënave në raster, pasi që në atë mënyrë fitohet dokument në raster i çliruar nga gabimet që krijohen gjatë bartjes së planit nga letra. Njëkohësisht duhet të rruhen parametrat pozicional dhe përmbajtësor: rezolucioni në më

Page 14: Standards for digitalisation AL

13

së paku 300DPI, më së paku 8bit ngjyra të indeksit dhe format përshkrimi në TIF me datotekë përcjellëse TFW me parametra të lokacionit të planit.

STANDARDE PËR VEKTORIZIM

Me standarde për vektorizim nënkuptojmë elementet që vijojnë:

Saktësi pozicionale. Saktësia pozicionale është e përcaktuar me anë të përpjesës së planit urbanistik, dhe llogaritet si 0,2мм*М (ku М është emëruesi i përpjesës), respektivisht:

o 1:2500 posedon saktësi pozicionale horizontale prej 50 см;

o 1:1000 posedon saktësi pozicionale horizontale prej 20 см;

o 1:500 posedon saktësi pozicionale horizontale prej 10 см.

Përmbajtja e kompletuar dhe e saktë. Paraqet masë të vektorizimit të të gjitha elementeve hapësinore të planit urbanistik. Pasi që në planin urbanistik janë të shënuara tipe të ndryshme të objekteve (për secilin prej të cilëve krijohet nivel tematik i posaçëm), testet përsëriten për çdo tip të dhënash.

o Bëhet krahasimi i pjesës tekstuale (e cila zakonisht është në Excel datotekë) dhe kontrollohet se a janë të gjitha regjistrimet e pjesës tekstuale në formë vektoriale dhe anasjelltas;

o Bëhet krahasimi i numrit të regjistrimeve nga të dhënat vektoriale me të dhëna nga burime të tjera si për shembull: lista e rrugëve, numri dhe sasia e pajisjes urbane, sipërfaqet e gjelbëruara etj.;

Page 15: Standards for digitalisation AL

14

o Bëhet krahasimi i sipërfaqeve të fituara me vektorizim (poligonet kanë veti të quajtur “sipërfaqja grafike” me sipërfaqet të cilat janë të regjistruara në pjesën tekstuale. Këta vlera nuk mund të jenë identike, por dallimet e mëdha në vlerat e fituara janë indicator për parregullësi gjatë vektorizimit apo ndërtimit të tipologjisë.

Konsistenca e të dhënave. Paraqet masë për mungesën e gabimeve në të dhënat në bazën hapësinore. Përderisa gabimet nuk janë detektuar në testet e mëparshme të kualitetit, ato shprehen përmes paraqitjes së tyre nga ana e përdoruesve.

o Mungesë e gabimeve në nivelet e veçanta tematike (hapësinore dhe përshkruese);

o Mungesë e gabimeve në rregullat topologjike;

o Mungesë e gabimeve në mes niveleve të ndryshme tematike.

PAQETE SOFTVERIKE TË DESTINUARA PËR DIGJITALIZIM DHE VEKTORIZIM

CAD – Computer Aided Design (Drafting) ose vizatim i ndihmuar nga kompjuteri, është process i krijimit të vizatimeve teknike, projekteve inxhinjerike, planeve dhe hartave me ndihmën e kompjuterit dhe softverit komjuterik. Si dalje fitohet datoteka kompjuterike (vektoriale) për përdorim të mëtutjeshëm apo printim.

Nga datoteka kompjuterike në formë vektori, mundet të gjenerohet edhe fotografi në raster. Ky princip i punës është present në planifikimin urban në Maqedoni. CAD paqet softverik më i përdorur është AutoCAD.

Page 16: Standards for digitalisation AL

15

GIS – Geographic Information System или sistemi gjeografik informativ është çdo system i cili bën mbledhjen, ruajtjen, analizën, udhëheqjen dhe paraqitjen e të dhënave në lidhje me lokacionin. GIS sistemet kanë fuqi të madhe për analizë, përpunim dhe vizuelizim të të dhënave alfanumerike.

Nuk egziston kufi i qartë në mes CAD dhe GIS softverëve. Por, përsëri disa softverëjanë më të orientuar kah CAD, e disa kah GIS.

RREGULLAT E VEKTORIZIMIT

Të gjithë objektet (poligonet dhe vijat) vektorizohen si vija.

Elementet që paraqiten si poligone, krijohen duke përdorur vijat pas kontrollimit të rregullave topologjike.

Vektorizimi fillon nga objekti më i madh deri te objekti më i vogël, si për shembull: kufijtë e atarit, kufijtë e moduleve urbane, parcelat ndërtimore, elementet e parcelave ndërtimore (vija e ndërtimit, vija ndarëse, sipërfaqa e ndërtimit, etj.).

Për të baskangjitur elementet nga niveli më i ulët në ate më të lartë, çdo herë përdoret funksioni snap. Gjithështu është e mundur edhe marrja e segmenteve dhe kopjimi e tyre nga niveli më i lartë në nivel më të ulët në pjesën ku ata përputhen.

Vektorizimi bëhet përgjatë boshtit të vijës nga bazat në raster. Përjashtim nga kjo rregull kemi kur bëhet vektorizimi i planeve të vjetra urbanistike, ku vektorizimi i sipërfaqeve të ndërtimit bëhat nga ana e jashtme e sipërfaqes.

Page 17: Standards for digitalisation AL

16

Gjatë vizatimit të objekteve në hapësirë, është e nevojshme që gjeometrija të vizatohet në tërësi.

KUJDES: Kur bëhet vizatimi i elementit të tipit poligon në nivel më të ulët, dhe i njejti ndodhet në kufi me element të nivelit më të lartë, atëherë domosdoshmërisht duhet të krijohet poligon i plotë. Për shembull, parcela ndërtimore që ndodhet në kufi me modulin urban vizatohet në tërësi, e jo si vië e hapur. Gjatë kësaj mund të shfrytëzohen vegla për kopjim të të dhënave hapësinore nga niveli më i lartë në ate më të ulët.

GIS softverët (AutoCAD dhe ArcMAP) nuk janë vetëm zëvendësim i letrës dhe lapsit, por ata janë vegla për krijimin e të dhënave hapësinore në formë të vektorit.

Foto 4: Rregullat për vektorizim, përmbyllja e poligoneve

JO PO

Page 18: Standards for digitalisation AL

17

RREGULLAT THEMELORE TOPOLOGJIKE

Topologjia ëhstë pjesë e dizajnit të bazës me të dhëna hapësinore. Topologjia është varg i regullave të cilat definojnë relacionet e elementeve në suaza të një niveli tematik, si dhe të objekteve në mes dy apo më shumë niveleve tematike.

Në suaza të një niveli tematik bëhet definimi i disa regullave topologjike: lidhshmëria, fqinjësia, mungesa e përputhshmërisë, mungesa e zbrazëtirës (sipërfaqet e zbrazëta).

Në mes elementeve të niveleve tematike të ndryshme (port ë lidhura në përmbajtje) bëhet definimi i këtyre rregullave topologjike: i takon ХХХ, domosdoshmërisht i takon në tërësi ХХХ, përmban një element të veçntë nga ХХХ, në tërësi është i plotësuar me elemente nga ХХХ.

Rregulla topologjike që duhet respektuar gjatë vektorizimit të planeve urbanistike:

Qarku urban është shumë e objekteve në disa nivele tematike;

Objektet nga niveli i parcelës ndërtimore krijohen me lidhje topologjike të objekteve nga niveli tematik i kufirit të parcelës ndërtimore;

Objektet nga niveli i parcelës ndërtimore në tërësi janë në objekt të nivelit të qarkut urban;

Objekti nga niveli i parcelës ndërtimore përmban një element numër të veçantë të parcelës ndërtimore;

Objekti nga niveli tematik i sipërfaqes për ndërtim gjendet në tërësi në objekt nga niveli tematik i parcelës ndërtimore;

Objektet nga niveli tematik i sipërfaqes së ndërtimit krijohen më lidhje topologjike të objekteve nga niveli tematik i vijës ndërtimore.

Page 19: Standards for digitalisation AL

18

Si rregull topologjike llogaritet edhe normalizimi i bazës me të dhëna hapësinore duke mënjanuar të dhëna atributesh për entitete të cilat mund të llogariten. Për shembull, parcela ndërtimore nuk përmban atribut emri (apo indikatori) i planit urbanistik (qarku urban). Kjo e dhënë nxiret nga analiza hapësinore (“parcela ndërtimore ndodhet në?”).

Rregullat e n jejta përdoren për të gjithë identifikatorët dhe atributet e të dhënave të elementeve nga nivelet tematike më të ulta të cilët i përshtaten rregullës topologjike “i takon tërësisht”.

Foto 5: Mënyra e gabuar dhe e dretjë e të vizatuari të sipërfaqes për ndërtim

Page 20: Standards for digitalisation AL

19

GABIMET MË TË ZAKONTA TOPOLOGJIKE

Gabimet që më së shumti paraqiten gjatë vektorizimit janë:

nëntakimi (undershoot)

Tejtakimi (overshoot)

Prerja (intersection)

Përputhja, zbrazëtira

Të njejtat largohen duke u përsëritur në procedurën e kontrollit të topologjise.

Vërejtje: Gjatë përdorimit të veglave automatike për pasrtrim të gabimeve topologjike nga vektorizimi, tolerimi maksimal i lejuar është sa gjysma e saktësisë pozicionale horizontale e planit që vektorizohet. Për shembull për përpjesë 1:1000, tolerimi maksimal i lejuar është 10cm.

Page 21: Standards for digitalisation AL

20

SISTEMI KOORDINATIV SHTETËROR

Të gjitha të dhënat hapësinore të futura në GIS kanë koordinatat e veta. Koordinatat paraqesin distancën nga boshti fillestar i sistemitt koordinativ. Njëkohësisht definohet sistemi koordinativ shtetëror në të cilin bëhet përpunimi it ë gjitha të dhënave hapësinore me qëllim që të sigurohet njëtrajtësia në lokacione, por edhe të sigurohet përputhja e të dhënave në mes bazave të ndryshme dhe institucioneve të ndryshme.

Sistemi koordinativ shtetëror i Maqedonisë definohet si:

Elipsoid i Bessel-it për aproksimacion të tokës në sipërfaqe të definuar në mënyrë matematikore;

Projeksion transversal i Merkator-it për transformimin e të dhënave nga elipsoidi në sipërfaqe të rrafshtë;

Vlera korigjuese për deformimin vijor është 0,9999;

Boshti fillestar X është ekuatori. Distancat janë të shprehura në metër nga ekuatori dhe janë në formën 4.6xx.xxx,xx;

Boshti fillestar Y është meridiani i 21 (kalon nëpër Tetovë). Vlera e meridianit filestar është dhënë 500.000,00 (që të mos ketë vlera negative në perëndim të Tetovës);

Simboli – numri „7“ është symbol për zonë (zonat janë 3⁰ dhe nisin nga meridian ii Griniçit). Prandaj Maqedonia gjendet në zonën e 7-të. Numri 7 është shënjë e zonës koordinative dhe nuk shënohet në koordinata.

Page 22: Standards for digitalisation AL

21

NIVELE TEMATIKE QË DUHET TË VEKTORIZOHEN

EMRI I NIVELIT TEMATIK TIPI I TË DHËNËS HAPËSINORE ATRIBUTI

Komuna administrative Poligon

Vendbanimi Poligon

Kufiri i atarit Vijë

Atari Poligon Emri i planit urbanistik, afati, vendimi i miratimit, përpiluesi, përpjesa e planit

Kufiri i qarkut Vijë

Qarku Poligon

Kufiri i bllokut Vijë

Blloku Poligon

Kufiri i parcelës ndërtimore Vijë

Parcela ndërtimore Poligon Numri, klasa e destinimit, klasa kompatibile e destinimit, Përqidnja e ndërtimit, Koeficient i shfrytëzueshmërisë

Vija regulluese Vijë

Vija ndërtimore Vijë Tipi i vijës ndërtimore

Sipërfaqja për ndërtim Poligon Lartësia maksimale

Page 23: Standards for digitalisation AL

22

Objektet legale egzistuese Poligon Rruga, numri i shtëpisë, leja e ndërtimit

Boshti rrugor Vijë Emri i rrugës, gjerësia e rrugës, tipi i rrugës

Elementet e rrugwve Vijë Tipi i elementit

Rrjeti rrugor Poligon Tipi i rrugës, emir i rrugës, gjerësia, numri i shiritave

Gjelbërimi urban Poligon Tipi i gjelbërimit

Infrastruktura egzistuese

Ujësjellësi L

Vijë Tipi i infrastrukturës, përshkrimi, diametri

Infrastruktura egzistuese

Ujësjellësi T

Pikë Tipi i infrastrukturës, përshkrimi,

Infrastruktura egzistuese

Elektrika L

Vijë Tipi i infrastrukturës, përshkrimi, fuqia

Infrastruktura egzistuese

Elektrika T

Pikë Tipi i infrastrukturës, përshkrimi,

Infrastruktura egzistuese

Telekomunikacioni L

Vijë Tipi i infrastrukturës, përshkrimi,

Infrastruktura egzistuese

Telekomunikacioni T

Pikë Tipi i infrastrukturës, përshkrimi,

Page 24: Standards for digitalisation AL

23

Infrastruktura e planifikuar

Ujësjellësi L

Vijë Tipi i infrastrukturës, përshkrimi,

Infrastruktura e planifikuar

Ujësjellësi T

Pikë Tipi i infrastrukturës, përshkrimi, diametri

Infrastruktura e planifikuar

Elektrika L

Vijë Tipi i infrastrukturës, përshkrimi, fuqia

Infrastruktura e planifikuar Elektrika T

Pikë Tipi i infrastrukturës, përshkrimi,

Infrastruktura e planifikuar

Telekomunikacioni L

Vijë Tipi i infrastrukturës, përshkrimi,

Infrastruktura e planifikuar Telekomunikacioni Т

Pikë Tipi i infrastrukturës, përshkrimi,

Lista e niveleve tematike paraqet bashkësi logjike të organizuar për deponimin e të dhënave hapësinore. Të dhënat hapësinore të elementeve të rruajtura në nivelet tematike përmbajnë të dhëna vetëm për lokacionin dhe të dhëna përshkruese për çdo element.

Page 25: Standards for digitalisation AL

24

GABIME GJATË TË VIZATUARIT

Gabimet më të zakonta gjatë krijimt të të dhënave vektoriale dhe ndaj të cilave duhet të kemi kujdes janë:: ndarja e gabuar ne nivele tematike, poligonet e hapura, vizatimi i elementeve ne nivele tematike të gabuara, mos respektimi i rregullave topologjike (undershoot, overshoot, dangling nodes) dhe mungesa e të dhënave përshkruese (atributeve).

VIZUALIZIMI I NIVELEVE TEMATIKE

Në sistemet hapësinore informative bëhet ndarja e të dhënave nga vizuAlizimi. E dhëna është vlerë e paraqitur si numër, shkronjë, fjalë, tingull, apo fotografi. Informacioni është shumë e të dhënave të lidhura në mënyrë logjike të cilëve iu është dhëne një domethënie e caktuar.

E dhëna + Vizuelizimi = Informacioni

Vizualizimi i niveleve tematike kryhet sipas nevojave të caktuara. Vetë të dhënat hapësinore nuk kanë stil të vizualizimit. Të dhënat hapësinore vizualizohen me qëllim të përpunimit të kartografit sipas një apo më shumë kushteve, si për shembull: destinimi i prezentimit kartografik, përpjesa e prezentimit kartografik, niveli tematik, karakteristikë e entitetit hapësinor.

Me vektorizim krijohen të dhëna në formë vektori (vargje të X,Y koordinatave) të cilat deponohen në bazën hapësinore të të dhënave dhe nuk posedojnë rregulla precize të vizualizimit. Shfaqja e këtyre të dhënave bëhet në ekran në kompjuter ose në letër. Vizualizimi i tyre (caktimi i trashësisë së vijës, ngjyrës dhe shrafurës) bëhet në atë moment, sipas nevojës, qëllimit të planit dhe përpjesës.

Page 26: Standards for digitalisation AL

25

Foto 6: Paraqitja e të dhënave hapësinore pa vizualizim

Page 27: Standards for digitalisation AL

26

Foto 7: Paraqitja e të dhënave hapësinore me vizualizim

Page 28: Standards for digitalisation AL

27

Vizualizimi i niveleve tematike për planifikimin urban është i dhënë në tabelën që vijon.

NIVELI TEMATIK PREZENTIMI VIZUAL I ENTITETIT

Kufiri i atarit të planit

Kufiri i vetëqeverisjes lokale

Kufiri i zonës me destinim të njejtë (PGJU)

Vija rregulluese

Kufiri i parcelës ndërtimore

Vija ndërtimore

Vija ndërtimore ndihmëse

Elementet e trafikut

Boshti rrugor

Infrastruktura e ujësjellësit

Page 29: Standards for digitalisation AL

28

Kanalizimi fekal

Kanalizimi atmosferik

Infrastruktura elektrike

NIVELE TEMATIKE PLOTËSUESE

Në bazën e planeve urbanistike janë të nevojshme edhe nivele tematike plotësuese të rëndësishme për planifikimin urban, si dhe për realizimin e planeve urbanistike. Të dhënat në këto plane mirëmbahen nga institucione tjera. Lista e këtyre niveleve tematike është dhënë në tabelën e mëposhtme.

EMRI I NIVELIT TEMATIK ТИП НА ПОДАТОК

ATRIBUTET INSTITUCIONI I AUTORIZUAR

Kufiri i komunës kadastrale Poligon Shifra e komunës kadastrale, emir i komunës kadastrale

Agjensioni për kadastër dhe patundshmëri Kufiri i parcelës kadastrale Vijë

Parcela kadastrale Poligon Numri i parcelës kadastrale

Page 30: Standards for digitalisation AL

29

ORGANIZIMI I TË DHËNAVE NË ARCVIEW

Nivelet në ArcView gjeobazën e të dhënave janë:

Niveli i I. Organizim i bazuar në File ku çdo nivel tematik paraqet datotekë të veçante SHP. Aplikohet në Desktop version të punës në një kompjuter.

Niveli i II. Krijohet Personal Geodatabase, dhe njëkohësisht të dhënat deponohen në një datotekë (bazë MDB). Të dhënat organizohen në DataSet.

Niveli i III. Paraqet zgjidhje korporative ku të dhënat deponohen në vend qendror (server qendror) në bazë relacionesh bashkëkohore të të dhenave. Qasja deri te të dhënat kontrollohet nëpërmes privilegjeve përkatëse (Read Only, Read/Write, Modify, Delete, Create).

Gjatë vektorizimit bëhet ndarja e të dhënave në kompjuterin lokal sipas zonës që vektorizohet. Bëhet organizimi logjik i të dhënave hapësinore në direktoriume të posaçme. Një nivel tematik paraqet një SHP datotekë. Të dhënat deponohen në direktoriume sipa rregullave që vijojnë:

• Dosje e veçantë krijohet për PGJU;

• Dosje e veçantë krijohet për të dhënat e përgjithshme lidhur me planifikimin urban dhe realizimin e planeve urbanistike;

• Për planet urbanistike, një dosje paraqet lokacionin për deponimin e të gjitha SHP datotekave nga një PDU;

• Dosje e veçantë krijohet për deponimin e të dhënave lidhur me GIS të dhënat e komunave. Kjo dosje mandej degëzohet në nëndosje tjera që përmbajnë të dhëna lidhur me turizmin, atlasin komunal, modelin e adresave, infrastrukturen etj.

Page 31: Standards for digitalisation AL

30

Foto 8: Organizimi it ë dhënave në ArcView

Page 32: Standards for digitalisation AL

31

ORGANIZIMI I TË DHËNAVE NË AUTOCAD

Në AutoCAD të dhënat hapësinore organizohen në mënyrë hierarkike duke filluar nga Dosje -> DËG vizatim -> Nivele tematike. Organizimi i të dhënave në nivele tematike bëhet me këto principe:

Në një leyer (nivel tematik) vizatohen entitete që paraqesin objekte hapësinore të njëtrajtëshme.

Në AutoCAD ëahtë e lejuar dhe e mundshme të bëhet vizatimi i tipeve të ndryshme të objekteve (vija, pika, poligone, shrafura, tekste) në nivel tematik të njejtë. Por, për shkak të konzistencës topologjike, ky rast duhet të shamnget.

Poqese paraqitet nevoja që në një nivel tematik të vizatohen objekte të tipit të ndryshëm, atëherë kemi të bëjmë me ndarje jo të rregullt të niveleve tematike. Për shembull, gjatë vizatimit të rrjetit të ujësjellësit (vijat si simol për gypat), nëse ka nevojë që të vizatohet ventili (i paraqitur si pikë), ajo domethënë se nuk është krijuar nivel plotësues tematik (në këtë rast pikat e ujësjellësit).

Rekomandohet që të gjitha objektet që vizatohen të kenë vizuelizim (ngjyrë, tip dhe trashësi të vijës ByLayer). Ndryshimi i vizuelizimit në këtë rast bëhet njëkohësisht për të gjitha objektet në atë nivel tematik.

Nëse ka nevojë aplikimi i mënyrave të ndryshme të prezentimit vizuel për objekte nga i njejti nivel tematik, atëherë duhet të shifet nevoja për ndarjen e mëtutjeshmë të objekteve në nivele plotësuese tematike.Për shembull, trashësia e ndryshme e gypave të rrjetit të ujësjellësit paraqet nevojën për krijimin e niveleve tematike të veçanta. Ndarja në nivele tematike mund të kufizohet në organizimin logjik, si rrjetë primare, sekundare dhe distributive.

Përveç grupimit të elementeve të ngjashme në një nivel tematik, është e nevojshme që të bëhet grupimi i te dhënave të njëtrajtshme në vizatime të veçanta. Për shembull, të dhënat kadstrale për

Page 33: Standards for digitalisation AL

32

planin urnbanistik në një DËG vizatim. Në të gjitha DËG vizatimet që paraqesin dokumentaciob të planit urbanistik, të dhënat kadastrale si prpavijë lexohen në XREF format. Në këtë mënyrë, nësë ndosh ndryshimi (koreksion) të të dhënave në planin kadastral, atëherë ndryshimi reflektohet edhe në të gjitha planet urbanistike.

Foto 9: Organizimi it ë dhënave në AutoCAD

Page 34: Standards for digitalisation AL

Ky publikim u mundësua me grantin nga programa CIVICA

Mobilitas, e implementuar nga CIRa dhe e mbështetur

finansiarisht nga SDC. Të gjitha përmbajtjet paraqesin

mendime të autorit/ve dhe nuk i reflektojnë mendimet e CIR-

a dhe SDC