33
S O C I O L O G J I KATALOGU I PROVIMIT PËR PROVIM TË MATURËS NË GJIMNAZ TË PËRGJITHSHËM VITI SHKOLLOR 2009/2010

Sociologji al

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Sociologji al

S O C I O L O G J I KATALOGU I PROVIMIT PËR PROVIM TË MATURËS NË

GJIMNAZ TË PËRGJITHSHËM VITI SHKOLLOR 2009/2010

Page 2: Sociologji al

Katalogun e provimit e përgatitën: Mira Shpadijer, Gjimnazi “Sllobodan Shkeroviq” Podgoricë Momir Dragiqeviq, SHMP “ Ivan Goran Kovaçiq” Herceg Novi Dragoje Gjokiq,këshilltar për grupin shoqëror të lëndëve, Qendra e provimeve Recensente: Dr. Natasha Krivokapiq, Fakulteti Filozofik, Nikshiq Përktheu Luigj Berisha

Page 3: Sociologji al

PËRMBAJTJA 1. Hyrje........................................................................................................................4 2. Rregullat e provimit ...............................................................................................5 3. Qëllimet e përgjithshme të provimit.....................................................................6 4. Struktura e provimit.................................................................................................7 5. Programi i provimit...................................................................................................8 6. Format e pyetjeve në test......................................................................................15 7. Shembulli i testit me skemë për vlerësim..............................................................16 8. Shembulli i fletës për përgjigje të pyetjeve me zgjedhje të shumëfishta..........31 9. Literatura....................................................................................................................32

Page 4: Sociologji al

1. HYRJE Matura Shtetërore në sistemin arsimor të Malit të Zi futet në vitin shkollor 2009/2010 dhe paraqet kontrollimin ekstern të standardizuar të arriturave shkollore të nxënësve në fund të arsimit katërvjeçar në gjimnaz. Në bazë të Ligjit për gjimnazin,provimi i maturës jepet në mënyrë eksterne(neni 38),kurse për përgatitjen e materialit të provimit dhe zbatimit të procedurës së Maturës Shtetërore është e ngarkuar Qendra e Provimeve. Në Maturën Shtetërore sociologjia është lëndë zgjedhëse. Në këtë provim verifikohen dijet, aftësitë dhe shkathtësitë të cilat bazohen në pjesët kryesore të programit të lëndës të cilat duhet ti kenë nxënësit në fund të vitit të arsimimit katërvjeçar në gjimnaz të përgjithshëm. Katalogu i provimit hollësisht e përshkruan provimin nga sociologjia dhe i kushtohet nxënësve dhe mësimdhënësve. Në katalogun e provimit janë cekur qëllimet e përgjithshme të provimit, është përshkruar struktura e provimit,kurse me formën e qëllimeve të provimit saktësisht është thënë përmbajtja e lëndës e cila do të pyetet. Është ofruar shembulli i testit me skemën e detajuar për vlerësim.

Page 5: Sociologji al

2. RREGULLAT Të gjithë nxënësit të cilët kanë zgjedhur sociologjinë si lëndë zgjedhëse në Maturë,do ta japin provimin të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë. Është paraparë që nxënësi të ulet vetëm në bankë dhe që rendi i bankave në dhoma të mësimit të jetë i tillë që më së shumti në një klasë të vendosen 15 nxënës. Materiali i provimit do të paketohet në qese të veçanta dhe të sigurta,të cilat do të hapen para nxënësve menjëherë para fillimit të provimit. Në provim nuk lejohet: ...prezantimi i rrejshëm ...hapja e detyrave të provimit para kohës së lejuar ...pengimi i nxënësve tjerë ...shfrytëzimi i mjeteve të palejuara …futja e ushqimit në provim(lejohet vetëm uji) ...dëmtimi i shifrës në librezën e testimit ...mosrespektimi i shenjës për përfundimin e provimit Mjetet e lejuara: lapsi i thjeshtë, goma dhe lapsi kimik/stilolapsi. Punimi i nxënësit duhet të jetë i shkruar me laps kimik/stilolaps. Pas provimit,testet do të kthehen në QP ku do të bëhet vlerësimi i tyre.

Page 6: Sociologji al

3. QËLLIMET E PËRGJITHSHME TË PROVIMIT Qëllimi i provimit të Maturës nga Sociologjia është që:

- të kontrollojë se sa e ekupton nxënësi kompleksitetin e realitetit shoqëror

dhe specificitetin e determinizmit shoqëror; - të kontrollojë njohurinë për kuptimet themelore sociologjike dhe të

kuptuarit e tyre; - të kontrollojë njohurinë dhe kuptimin e teorive themelore sociologjike dhe

kuptimin e rëndësive të tyre për kuptimin e shoqërisë në tërësi; - të kontrollojë njohurinë dhe kuptimin e metodave të ndryshme të

hulumtimeve sociologjike të dukurive të shoqërisë si mënyrë për njohje dhe kuptimin e funksionimit të realitetit shoqëror;

- të kontrollojë njohurinë për sistemin shoqëror të bazuar në ndarjen e fuqisë shoqërore dhe në pabarazi shoqërore;

- të kontrollojë njohuritë dhe kuptimin e punës dhe aktiviteteve të grupeve shoqërore, institucioneve dhe organizatave në të cilat zhvillohet jeta shoqërore;

- të kontrollojë dijen, kuptimin dhe zhvillimin e ndryshimeve bashkëkohore të shoqërisë dhe pasojat e tyre në mikro dhe makro nivel;

- të kontrollojë aftësitë e dallimeve të shpjegimeve të mendjes së shëndoshë nga sqarimet sociologjike të dukurive dhe proceseve në shoqëri ;

- të kontrollojë kuptimin e mundësive të përdorimit praktik të njohurive sociologjike në zgjidhjen e problemeve shoqërore;

- të kontrollojë aftësitë e bashkimit të dijes nga sociologjia me lëmitë e shkencave të përafërta;

- të kontrollojë aftësitë e lidhjes së njohurive nga sociologjia me jetën e përditshme;

- të vërtetojë nëse nxënësi e kupton kompleksitetin e realitetit shoqëror,vendin dhe rolin e kulturës në të;

- të vërtetojë nëse nxënësi ka njohuri për formimin e kulturës, për kuptimet themelore të kulturës dhe elementeve strukturore të saj;

- të vërtetojë nëse nxënësi i njeh elementet themelore të kulturës dhe dinamikën e tyre;

- të vërtetojë nëse nxënësi i njeh dhe i kupton ndryshimet bashkëkohore të shoqërisë dhe ndikimin e tyre në ndryshime në kulturë;

- të vërtetojë nëse nxënësi njeh,kupton dhe ka qëndrim kritik ndaj ndryshimeve bashkëkohore në kulturë dhe ndikimin e tyre në sferën e jetës së përditshme;

- të vërtetojë nëse nxënësi e kupton rolin dhe rëndësinë e kulturës në arsimim të personalitetit të njeriut;

- të vërtetojë nëse nxënësi e kupton rëndësinë e gjeneratës së re në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e kulturës.

Page 7: Sociologji al

4. STRUKTURA E PROVIMIT Provimi zgjatë 90 minuta. Provimi përmban dy lloj detyrash:

a) detyrat me zgjedhje të shumëfishtë Nxënësi nga disa përgjigje të ofruara zgjedh një të saktë. b)detyrat e tipit të hapur Te këto detyra zgjidhja mund të jetë:

1. përgjigjja e shkurtër-zgjidhja është fjala,fjalia e thjeshtë apo numri deri te i cili mund të arrihet pas disa hapave të bashkuar;

2. përgjigjja më e gjatë-zgjidhja është më e gjerë dhe përbëhet nga më shumë hapa.

Numri maksimal i pikëve është 100. Detyrat i vlerësojmë ashtu që çdo njëra merr prej 1 deri në 5 pikë varësisht nëse ka apo nuk ka vlerësim të pjesshëm. Detyra që nuk është zgjidhur saktë apo ajo që nuk është kryer nuk sjell pikë negative. Në detyrat me zgjedhje të shumëfishta,kapitulli i zgjidhur saktë në detyrë sjell më së shpeshti 1 pikë. Nëse është kërkesa më e thjeshtë ,dy kapituj do të vlerësohen me 1 pikë. Në detyrat e tipit të hapur vlerësohet çdo hap i definuar. Detyrat e këtij tipi i vlerësojmë ashtu që secili merr prej 1 deri në 4 pikë. Tipat e detyrave Numri I detyrave Numri I pikëve Detyrat e tipit të hapur 15 - 20 1- 4 Detyrat e tipit të mbyllur 20 - 25 1- 6 Lënda mësimore nga Sociologjia për gjimnaz është e ndarë në 5 lëmi(fusha) dhe mësohet në vitin e katërt. Për plotësimin e standardit të Maturës nga Sociologjia nxënësit duhet të zgjedhin lëndën e përgjithshme zgjedhëse Sociologjia e kulturës,të cilën mund t’ a mësojnë në vitin e tretë ose të katërt. Me tabelë është dhënë përfaqësimi i përmbajtjes në strukturë të provimit. Numri rendor

Fusha Përfaqësimi i përmbajtjes %

I Sociologjia 70% 1. Hyrje në sociologji 10% 2. Njeriu, shoqëria, kultura 30% 3. Stratifikimi i pabarazisë shoqërore 10% 4. Puna, grupet shoqërore dhe institucionet 15% 5. Ndryshimi dhe zhvillimi në shoqëri 5% II Sociologjia e kulturës 30%

Page 8: Sociologji al

5. PROGRAMI I PROVIMIT 1. Sociologjia 1.1. Hyrje në sociologji Qëllimet e provimit Nxënësi tregon se di: 1.1.1. të përkufizojë sociologjinë si shkencë dhe të caktojë elementet

themelore të saj; 1.1.2. të kuptojë specificitetet e sociologjisë dhe të caktojë qëllimin dhe detyrën

e saj; 1.1.3. të përmend paraardhëset e sociologjisë; 1.1.4. të bëjë dallimin në mes të parahistorisë dhe historisë së sociologjisë; 1.1.5. të numërojë elementet e metodave sociologjike; 1.1.6. të shpjegojë bazën teknike të dy procedurave metodike; 1.1.7. të përkufizojë nocionin e teorisë sociologjike; 1.1.8. të shpjegojë dallimin në mes të teorive të vjetra dhe teorive bashkëkohore

sociologjike. 1.2. Njeriu, shoqëria, kultura Qëllimet e provimit Nxënësi tregon se di: 1.2.1. të cekë një përcaktim thelbësor të njeriut dhe t’a sqarojë atë; 1.2.2. të përkufizojë nocionin e shoqërisë; 1.2.3. të analizojë përcaktimin dhe elementet e dukurive shoqërore; 1.2.4. të kuptojë thelbin e nocionit dhe thelbin e nocionit të determinizmit dhe

format e determinizmit; 1.2.5. të caktojë nocionin e pronës dhe t’i numërojë format e saj; 1.2.6. të shpjegojë nocionin e strukturës shoqërore; 1.2.7. të shpjegojë dallimin në mes të rolit shoqëror dhe pozitës shoqërore; 1.2.8. të caktojë nocionin, elementet dhe llojet e grupit shoqëror; 1.2.9. të shpjegojë dallimin në mes të institucionit shoqëror dhe organizatës; 1.2.10. të shpjegojë nocionin e simbolit; 1.2.11. të shpjegojë dallimin në mes të traditës dhe civilizimit; 1.2.12. të shpjegojë dallimin në mes të nocioneve të kulturës dhe civilizimeve; 1.2.13. të kuptojë kushtet shoqërore për krijimin e kulturës masive dhe t’i numërojë

karakteristikat e saja; 1.2.14. të përkufizojë fenomenin e kiçit dhe shundit dhe të shpjegojë nocionin e

subkulturës; 1.2.15. të përkufizojë nocionin e fesë; 1.2.16. të analizojë tipat e besimeve të bashkësive primitive; 1.2.17. të identifikojë tipat e fesë monoteiste; 1.2.18. të shpjegojë dallimin në mes të magjisë dhe fesë; 1.2.19. të shpjegojë dallimin në mes të besimit dhe fesë; 1.2.20. të shpjegojë nocionin e socializimit dhe të numërojë subjektet e saj;

Page 9: Sociologji al

1.2.21. të shpjegojë nocionin e devijimit dhe të numërojë format e tij; 1.2.22. të kuptojë ndikimin e sanksioneve në eliminim( kapërcimin shoqëror) të

sjelljes së devijueshme. 1.3. Stratifikimi dhe pabarazitë shoqërore Qëllimet e provimit Nxënësi tregon se di: 1.3.1. të shpjegojë nocionin dhe shkaqet e pabarazisë shoqërore dhe ti numërojë llojet; 1.3.2. të shpjegojë paralelen pabarazia shoqërore – barazia shoqërore; 1.3.3. të kuptojë relacionin ndarja shoqërore e punës – pabarazia; 1.3.4. të shpjegojë nocionin e strukturës vertikale të shoqërisë; 1.3.5. të analizojë shkaqet e dallimeve sociale; 1.3.6. të shpjegojë nocionin e lëvizjes shoqërore; 1.3.7. të dallojë format e shtresave shoqërore( kasta, shtresa, klasa....,); 1.3.8. të shpjegojë nocionin e shoqërisë së hapur dhe të mbyllur; 1.3.9. të përkufizojë nocionin e forcës shoqërore dhe të numërojë burimet e forcës shoqërore; 1.3.10. të vlerësojë në mënyrë kritike lidhjen në mes të forcës shoqërore, grupit politik dhe vendosjes. 1.4. Puna, grupet shoqërore dhe institucionet Qëllimet e provimit Nxënësi tregon se di: 1.4.1. të përkufizojë punën dhe të numërojë kategoritë e punës; 1.4.2. të shpjegojë disa nga teoritë të caktimit të punës; 1.4.3. të shpjegojë dallimin në mes të punës, veprimit shoqëror, mjeshtrisë dhe

profesionit; 1.4.4. të numërojë vetitë themelore të ndarjes shoqërore të punës dhe t’i

sqarojë ato; 1.4.5. të kuptojë shkaqet e pabarazisë në lëminë e punës; 1.4.6. të numërojë grupet shoqërore që lidhen me sferën e punës,profesionit, detyrës që ushtron,të drejtat ekonomike dhe sociale; 1.4.7. të shpjegojë nocionin teknikë dhe teknologji; 1.4.8. të përmend dallimin në mes të niveleve teknologjike; 1.4.9. të shpjegojë ndikimin e determinizmit teknik; 1.4.10. të sugjerojë në disa pasoja të përdorimit të teknologjive të ndrashme; 1.4.11. të numërojë llojet e grupeve në hapsirë; 1.4.12. të përkufizojë nocionin e vendbanimit; 1.4.13. të përkufizojë nocionin e urbanizimit dhe deagrarizimit; 1.4.14. të përkufizojë nocionin e familjes dhe të numërojë funksionet e saj dhe

tipat; 1.4.15. të dallojë familjen harmonike dhe disharmonike;

Page 10: Sociologji al

1.4.16. të dallojë nocionin e bashkëshortisë dhe nocionin e familjes dhe të cekë format e bashkëshortisë dhe farefisit;

1.4.17. të shpjegojë nocionin e grupit etnik dhe të përmend karakteristikat e tij; 1.4.18. të numërojë karakteristikat e kombit dhe të shpjegojë një përcaktim të

nocionit të kombit; 1.4.19. të përkufizojë nocionin e asimilimit dhe identifikimit nacional; 1.4.20. të shpjegojë dallimin në mes të popullit dhe kombit; 1.4.21. të numërojë disa nga vetitë e kombit malazez; 1.4.22. të përkufizojë dhe të numërojë elementet e shtetit; 1.4.23. të përmend format e pushtetit shtetëror; 1.4.24. të shpjegojë disa nga teoritë e shtetit; 1.4.25. të përkufizojë nocionin qytetari, partia politike, lëvizja dhe të shpjegojë

nocionin e sovranitetit. 1.5. Ndryshimi shoqëror dhe zhvillimi Qëllimet e provimit Nxënësi tregon se di: 1.5.1. të gjej paralelen në mes të shoqërisë tradicionele dhe shoqërisë moderne; 1.5.2. të identifikojë karakteristikat e shoqërisë postmoderne; 1.5.3. të përkufizojë nocionet ndryshimet shoqërore,tranzicionet,demokratizimet

dhe liberalizimet; 1.5.4. të shpjegojë disa nga teoritë e ndryshimeve shoqërore; 1.5.5. të përkufizojë nocionin e ekologjisë dhe të shpjegojë shkaqet edh format

e problemeve ekologjike dhe mënyrën e kapërcimit të tyre; 1.5.6. të shpjegojë esencën e nocionit shteti ekologjik.

2. SOCIOLOGJIA E KULTURËS

1.1.Hyrje në sociologjinë e kulturës

Qëllimet e provimit Nxënësi tregon se di:

1.1.1. të përkufizojë lëndën e sociologjisë së kulturës dhe të theksojë kategoritë themelore, përmbajtjet, interesimet dhe elementet themelore të sociologjisë së kulturës;

1.1.2. të kuptojë teoritë themelore të afrimit në kuadër të sociologjisë së kulturës.

2.1. Nocioni definicioni i kulturës

Page 11: Sociologji al

Qëllimet e provimit Nxënësi tregon se di:

2.1.1. të përkufizojë nocionin e kulturës dhe të kuptojë problemet dhe njëanshmëritë e përcaktimit të kulturës;

2.1.2. të definojë nocionin e civilizimit dhe të analizojë kuptimet e ndryshme të këtij nocioni;

2.1.3. të shpjegojë dhe t’i dallojë nocionet normat themelore dhe vlerat shoqërore;

2.1.4. të analizojë qëllimet themelore të kulturës

2. 2.5. të nxjerr përfundime për lidhjen e traditës dhe progresit;

2.1.6. të theksojë tipat kryesor të kulturës dhe të analizojë karakteristikat e tyre themelore;

2.1.7. të analizojë format e nevojave kulturore dhe të nxjerr përfundime për vërtetësinë dhe pseudo nevojat.

3.1. Antropologjia kulturore

Qëllimet e provimit Nxënësi tregon se di:

3.1.1. të përkufizojë lëndën e antropologjisë kulturore;

3.1.2. të shpjegojë nocionin e dashamirësisë dhe të di strukturën themelore të qenies shoqërore të njeriut;

3.1.3. të analizojë periodën dhe funksionin e mitit;

3.1.4. të shpjegojë nocionet,elementet dhe format e simboleve;

3.1.5. të kuptojë karakteristikat themelore dhe funksionet e fesë,ritit dhe kultit;

3.1.6. të kuptojë rëndësinë e punës dhe kulturës së punës.

4.1.Funksionet e kulturës

Page 12: Sociologji al

Qëllimet e provimit Nxënësi tregon se di:

4.1.1. të kuptojë funksionet themelore të kulturës

4.1.2. të shpjegojë nocionet e komunikimit dhe funksionit të kulturës si mjete komunikuese;

4.1.3. të shpjegojë funksionin nornmativ dhe funksionin mbrojtës të kulturës;

4.1.4. të përshkrauj format e përgjithshme dhe karakteristikat e formave themelore të kulturës;

4.1.5. të kuptojë rëndësinë e institucioneve kulturore dhe organizatave.

5.1. Loja

Qëllimet e provimit Nxënësi tregon se di:

5.1.1. të kuptojë nocionin dhe funksionet e lojës në kulturën njerëzore;

5.1.2. të dallojë format themelore të lojës dhe të shpjegojë karakteristikat e tyre;

5.1.3. të kuptojë partikularizmin dhe përgjithësinë e lojërave garuese, lojërave të fatit, maskimit dhe entuziazmit .

5.1.4. të analizojë karakteristikat themelore të sportit dhe sportit modern;

5.1.5. të vërejë dhe analizojë devijimet themelore, normativizmin,instituciona-lizmin dhe komercializmin në lojëra të shoqërisë bashkëkohore.

Page 13: Sociologji al

6.1. Kultura masive

Qëllimet e provimit Nxënësi tregon se di:

6.1.1. të analizojë shkaqet themelore të formimit të kulturës masive dhe karakteristikat e saj;

6.1.2. të analizojë format e kohës së lirë dhe „industrisë së argëtimit“

6.1.3. të kuptojë rëndësinë e mediave elektronike dhe globalizimin në fushën e komunikimeve;

6.1.4. të përshkruaj karakteristikat e kiçit dhe shundit;

6.1.5. të përshkruaj karakteristikat themelore kulturës popullore

7.1.Kultura e personalitetit

Qëllimet e provimit Nxënësi tregon se di:

7.1.1. të shpjegojë nocionin e personalitetit dhe fazat e zhvillimit të tij;

7.1.2. të analizojë dukuritë e konformizmit,angazhimit dhe vërtetësisë në kulturë

7.1.3. të shpjegojë socializimin dhe përfaqësuesit e tij

8.1. Kultura e të rinjëve

Qëllimet e provimit Nxënësi tregon se di:

8.1.1. të shpjegojë karakteristikat e moshës së pleqërisë dhe zhvillimin e jetës psikike të njeriut;

8.1.2. të analizojë stilet e ndryshme të jetës;

Page 14: Sociologji al

8.1.3. të analizojë lëvizjet e ndryshme të të rinjëve dhe subkulturën e lëvizjes;

8.1.4. të shpjegojë format e çrregulluara të sjelljes së të rinjëve dhe format kundërkulturore të tyre.

9.1.Sociologjia e artit

Qëllimet e provimit Nxënësi tregon se di:

9.1.1. të përkufizojë nocionin dhe fushat më të rëndësishme të të artit;

9.1.2. të shpjegojë funksionet e artit;

9.1.3. të dallojë dhe të shpjegojë stilet e krijimtarisë artistike;

9.1.4. të numërojë karakteristikat themelore të artit klasik dhe bashkohor;

9.1.5. të shpjegojë karakteristikat kryesore të artit avangard;

9.1.6. të analizojë nocionin e modës dhe ndarjen e saj;

9.1.7. të shpjegojë nocionet e: të folurit, gjuhës, kushtëzimin kulturor të gjuhës dhe letërsisë;

9.1.8. të kuptojë kushtëzimin shoqëror të filmit

Page 15: Sociologji al

6. FORMAT E PYETJEVE NË TEST

Testi përmban llojet e detyrave si vijojnë: a) detyrat me zgjedhje të shumëfishtë Nxënësi nga disa pyetje të ofruara zgjedh një të saktë dhe e rrethon shkronjën apo numrin para asaj përgjigje. Këtu janë edhe pyetjet që bashkohen, në të cilat është për detyrë që të lidhen kuptimet nga dy kolonat paralele. Në disa detyra shkruhen numrat në linja para kuptimit përkatës, kurse në disa kuptimet bashkohen me shigjeta. Pran çdo pyetje është dhënë udhëzimi për mënyrën e zgjidhjes. Pyetjet në testin nga Sociologjia janë të renditura sipas llojeve, gjegjësisht sipas formave të pyetjeve. Në test së pari janë pyetjet e tipit të mbyllur, nga të gjitha fushat, pastaj pyetjet e tipit të hapur dhe në fund pyetjet që janë të lidhura me ndonjë tekst të caktuar, të cilat mund të jenë të tipit të hapur dhe të tipit të mbyllur. Përgjigjet në pyetjet me zgjedhje të shumëfishtë në të cilat kërkohet të qarkosh (të rrethosh), kalohen në listën për përgjigje, e cila ndodhet në faqen 31. b) detyrat e tipit të hapur Te këto detyra zgjidhja mund të jetë:

1. përgjigjja e shkurtër-zgjidhja është një fjalë, fjali e thjeshtë apo viti;

2. përgjigjja më e gjatë-zgjidhja është më e gjatë dhe përbëhet nga më shumë fjali.

Page 16: Sociologji al

7. SHEMBULLI I TESTIT ME SKEMË PËR PIKËZIM Me kujdes lexoni pohimet dhe caktoni nëse janë të sakta S apo të pasakta P. Në fletë për përgjigje duhet shënuar me shenjën x një përgjigje të saktë nga dy përgjigje të ofruara. 1. Shprehja „ status“ ka të bëjë , me teorinë e Veberit, me dallimet në mes të grupeve shoqërore në aspekt të moralit apo prestigjit të cilat ua caktojnë të tjerët.

1. S 2. P

2. Grupet shoqërore të cilat dallohen në mes veti posaçërisht në karakteristikat kulturore(gjuhë, fe, histori…) quhen grupe etnike.

1. S 2. P

3. Emil Dirkem pohon se me ndarjen e punës rritet solidariteti dhe ndërmvartësia në shoqëri. 1. S 2. P 4. Në shtetin juridik,të gjithë organet e pushtetit dhe individët sjellen të lirë, sipas bindjes së tyre. 1. S 2. P 5. Simboli të udhëzon në shumë domethënie që nuk vërehen. 1. S 2. P 6. Simboli paraqet diçka që dëgjohet dhe preket. 1. S 2. P Në detyrat në vijim një përgjigje është e saktë. Në fletë për përgjigje shëno me shenjën X një prgjigje të saktë nga tri përgjigje që të janë ofruar. 7. Konti në fillim ka shfrytëzuar shprehjen:

1. Fiziologjia shoqërore 2. Gjeometria shoqërore 3. Fizika shoqërore

8. Sipas pohimit të Lasllo Vajtit, fjalët për njeriun janë: 1. shenja 2. simbole

Page 17: Sociologji al

3. shenja dhe simbole 9. Partitë politike në parim janë: 1. organizata të bashkëmendimtarëve me ide të njëjta 2. grupacione politike rreptësisht të mbyllura 3. institucione vullnetare politike Në detyrat në vijim një përgjigje është e saktë. Në fletë për përgjigje shëno me shenjën X një prgjigje të saktë nga katër përgjigje që të janë ofruar. 10. Kush e ka komentuar i pari në mënyrë sitematike përparimin e organizatave moderne:

1. Emil Dirkem 2. Talkot Parsons 3. Maks Veber 4. Mishel Fuko

11. Metoda me të cilën studiohet përmbajtja e një materiali simbolik(letrave, emisioneve televizive e kështu më radhë) me qëllim të zbulimit të strukturës së rëndësishme, përkatësisht ideologjisë së autorit të përmbajtjeve të tilla quhet: 1. analiza e përmbajtjes 2. metoda e anketës 3. metodologjia 4. metoda e eksperimentit 12. Çka nga ajo që është dhënë më poshtë nuk paraqet institucion shtetëror politik? 1. Kuvendi 2. Votimi në zgjedhje 3. Ligjet për zgjedhjet 4. Partia politike 13. Rregullimi politik në të cilin shteti mbikqyr të gjitha sferat e jetës shoqërore me ndihmë të kultit të personalitetit dhe ideologjisë së bashkuar të pushtetit quhet: 1. përfaqësia demokratike 2. demokraci e drejtëpërdrejtë 3. totalitarizëm 4. autoritarizëm 14. Konformizmi është: 1. formë e sjelljes së çrregulluar 2. karakteristikë e tipit të caktuar të shoqërisë

Page 18: Sociologji al

3. përshtatja me normat dhe qëndrimet shoqërore 4. lmënyra komode e jetës 15. Pjesë përbërëse me rëndësi e kulturës, karakteristikat e të cilës janë pranimi dhe përcjellja e fryteve të krijuara dhe të arriturave të saj, është:

1. Akulturimi 2. Progresi 3. Evolucionia 4. Tradita

16. Përcaktimi antropologjik i punës është: 1. puna është përshtatje e vetëdijshme natyrore nevojave të njeriut 2. me punë njeriu prodhon veten si qenje kulturore dhe historike 3. puna është ” mbretëri e nevojës” 4. puna është prodhim i të mirave materiale 17. Autori i veprës ” Loja dhe njerëzit” është: 1. Ratko Bozhoviq 2. Zhan Munie 3. Lesli Vajt 4. Rozhe Kajoa 18. Shprehja civilizim është futur në literaturë në shekullin e: 1. 16 2. 18 3. 19 4. 20 19. Forca shoqërore e individit pasqyrohet në: 1. pozitën që ka në shoqëri 2. mundësinë e imponimit të vullnetit të tij të tjerëve 3. respektitn vullnetar dhe me qejfë që i jepet 4. shkallën e arsimit që ka 20. Bashkëshortësia e një burri me më shumë femra quhet: 1. poliandri 2. endogami 3. poligami 4. egzogami

Page 19: Sociologji al

Në detyrat në vijim në mes të katër përgjigjeve të ofruara zgjedhi tri të cilat mendon se janë të sakta. Në fletë për përgjigje shëno me shenjën X vetëm një të saktë nga katër përgjigje që të janë ofruar. 21. Familja është bashkësi:

A. në mes të burrit, gruas dhe fëmijëve të tyre B. e cila bazohet në marrëdhënie të gjakut dhe fisit C. funksioni i të cilës është lindja dhe edukimi i fëmijëve D. e cila mund të ketë numër më të vogël të anëtarëve sesa ka në

bashkëshortësi Kombinimet e ofruara:

1. ABC 2. ABD 3. ACD 4. BCD

22. Shteti juridik krijon sistemin politik që në qendër të vëmëndjes vendos:

A. njeriun qytetar B. të drejtat dhe liritë e njeriut C. monopolet dhe kierarkitë e hasura D. detyrat dhe obligimet njerëzore

Kombinimet e ofruara: 1. ABC 2. ABD 3. ACD 4. BCD

23. Lëvizja vertikale e shoqërisë realizohet:

A. me ndryshimin e e rolit shoqëror B. me ndryshimin e pozitës shoqërore C. me rritjen e pasurisë D. me rritjen e shkallës së arsimimit

Kombinimet e ofruara:

1. ABC 2. ABD 3. ACD 4. BCD

24. Shteti është:

A. formë specifike e organizimit të shoqërisë klasore B. forcë e cila qendron mbi shoqëri C. kategori natyrore dhe artificiale D. kategori historike dhe shoqërore

Kombinimet e ofruara: 1. ABC 2. ABD

Page 20: Sociologji al

3. ACD 4. BCD

Në detyrat në vijim në mes të pesë përgjigjeve të ofruara zgjedhi tri të cilat mendon se janë të sakta. Në fletë për përgjigje shëno me shenjën X vetëm një të saktë nga tetë përgjigje që të janë ofruar.

25. Lëvizjet e të rinjëve janë:

A. Lëvizja pacifiste B. Lëvizja hipi C. Lëvizja ekologjike D. Lëvizja pank E. Lëvizja gotike

Kombinimet e ofruara: 1. ABC 2. ABD 3. ABE 4. ACD 5. ADE 6. BCD 7. BDE 8. CDE

26. Format themelore të kulturës janë:

A. kultura elite B. kultura popullore C. kultura masive D. kultura televizive E. kultura e të rinjëve

Kombinimet e ofruara: 1. ABC 2. ABD

3. ABE 4. ACD 5. ADE 6. BCD 7. BDE 8. CDE

27. Kultura postmoderne veçohet: A. me origjinalitet dhe vërtetësi B. me homogjenizimin e kulturës C. me tjetërsimin e konsumatorëve nga kultura D. me përzierjen e llojeve dhe zhanreve E. me figurat që kanë përparësi para fjalëve

Page 21: Sociologji al

Kombinimet e ofruara: 1. ABC

2. ABD 3. ABE 4. ACD 5. ADE 6. BCD 7. BDE 8. CDE

28. Globalizimi i kulturës nënkupton:

A. Perceptimin e dritës B. Imitimin dhe kopjimin e kulturave të vjetra C. Idealet dhe aspirimet D. Krijimin e rregullit të normës në kulturë E. Pretendimin për të drejtën sociale

Kombinimet e ofruara: 1. ABC

2. ABD 3. ABE 4. ACD 5. ADE 6. BCD 7. BDE 8. CDE

Në detyrat në vijim secilit kuptim në shtyllën e majtë mund t’ia bashkoni vetëm një nocion nga shtylla e djathtë. Në fletën për përgjigje duhet që pranë numrit që tregon kuptimin në shtyllën e majtë ta shënoni me shenjën X shkronjën e përgjigjes së saktë nga shtylla e djathtë. Kujdes në detyrën e parë në kolonën e majtë një kuptim është i tepërt kurse në detyrat tjera të këtij tipi dy kuptime janë të tepërta. 29. Teoricienët e shoqërisë bashkoni me drejtimet gjegjëse:

1. Talkot Parsons A) Interaksionizmi simbolik 2. Xhorxh Mid B) Strukturalizmi 3. Klod Levi-Stros C) Funksinalizmi D) Marksizmi

30. Themeluesëve të sociologjisë bashkangjituni tiparet e mësimit të tyre. 1. Spenser A. Materjalizmi historik 2. Marks B. Tipi ideal 3. Weber C. Evolucioni

Page 22: Sociologji al

4. Dirkem D. Grupet primare E. Solidariteti mekanik dhe organik F. Fizika sociale 31. Gabimeve në përkufizimin e kulturës i bashkangjitni emrat e përfaqësuesëve të tyre. 1. pozitiviste A. Moric Schlick 2. kulturaliste B. Max Scheler 3. natyraliste C. Ralf Linton 4. metafizike D. Talkot Parsons 5. normative E. Rut Benedikt F. Lesli White G. Osvald Spengler 32. Bashkoni autorët dhe veprat e tyre. 1. Edgar Moreno A. Sociologjia forever 2. Ernest Kasirer B. Modelet e kulturës 3. Roberto Pagjoli C. Teoria e artit avangard 4. Rut Benedikt D. Shpirti i kohës E. Prova e kohës së lirë F. Gjuha dhe miti Në detyrën në vijim në mënyrë kronologjike radhiti tri forma të shoqërisë të cilat sipas strukturës dallojnë në mes veti. 33. Cakto radhitjen e saktë të formave gjegjësisht të tipave të strukturës shoqërore. A. Bashkësia e personalitetit B. Bashkësia vitale C. Shoqëria në kuptim të ngushtë të fjalës Radhitja është si në vijim:

1. __________________________ 2. __________________________ 3. __________________________

Detyrat e plotësimit dhe përgjigjeve të shkurtra 34. Ideologjia e cila para së gjithash angazhohet për të drejtat dhe liritë e individit quhet___________________________.

Page 23: Sociologji al

35. Organizata shoqërore veprimtaria e të cilës është e orjentuar në marrje të ligjshme të pushtetit shtetëror në zgjedhje quhet _____________________. 36. Ndryshimet demografike në ndonjë shoqëri varen nga lëvizja natyrore e popullatës dhe ____________________. 37. Kërcënimet globale ndaj mjedisit jetësor paraqiten në dy forma themelore:

1. _______________________________________________________________________. 2. _______________________________________________________________________.

38. Sipas teorive psikologjike përmendi tri karakteristika të çrregullimit:

1. ____________________ 2. ____________________ 3. ____________________

39. Autori i njërës nga veprat më të rëndësishme nga lëmi i Sociologjisë së kulturës që mban titullin « Shkatërrimi i Perëndimit» quhej ___________________. 40. Sipas Osvald Spenglerit tre tipat themelor të kulturës janë: 1. _________________________ 2. _________________________ 3. _________________________ 41. Krahas nocionit të përgjithshëm të kulturës pra kulturës universale të njeriut, ekzistojnë edhe forma dhe manifestime tjera të cilat janë karakteristike për disa grupe shoqërore dhe quhen ____________ ose _____________. 42. Procesi i shtrirjes së formave qytetare të mendimit,veprimit dhe sjelljes,pra mënyrës së jetës qytetare në fshat quhet________________________. 43. Grupet shoqërore të përbëra dhe ato shumëfunksionale të cilat krijohen me lidhjen relativisht të përhershme të individit apo grupit me ndonjë territor të caktuar dhe ndërlidhjen e tyre shoqërore me bashkësinë vendore të shoqërisë i quajm__________________.

Page 24: Sociologji al

Detyrat me përgjigje më të gjatë 44. Numëro karakteristikat e tipit ideal të burokracisë sipas Veberit: _____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________. 45. Numëro burimet e forcës shoqërore: ____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________. 46. Cili është dallimi në mes të punës dhe veprimit shoqëror? _______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________. 47. Duke marrë parasysh numrin e gjeneratave të cilat janë të pranishme në një familje,ajo mund të jetë: _________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________.

Page 25: Sociologji al

Puna në tekst „Në fazën e ulët të egërsisë nuk ka pas armë më të mirë për sulme dhe mbrojtje sesa të rrahurit dhe shkopit. Mirëpo edhe të rrahurit dhe guri, më vonë kanë përjetua përsosje,njerzit u kanë rritur peshën dhe u kanë dhënë formën në mënyrë që t’ua ngrisin vdekjeprurësinë dhe efikasitetin. Pastaj,ajo armë është zhvilluar në topuz, sepse i është rritur shtrirja me rastin e helljes, pastaj në shtizë, të cilës forma i ka mundësuar një hellje më të largët, kurse maja e mprehtë dhe përdorimi i materialeve helmuese, ia kanë ngritur efikasitetin. Mirëpo, të gjitha ato armë i ka prodhuar njeriu dhe veprimi i tyre ka qenë mjaft i kufizuar. Kjo gjendje do të ndryshojë me zbatimin e mjeteve mekanike për prodhim të armëve. Fillimisht këtu kemi harkun dhe shigjetën, e pastaj edhe katapultin. Në fazën më të avancuar paraqiten armët me zjarr: revolja, pushka dhe mitrolozi“.(teksti është marrë nga faqja 21 e libri Sociologjia e kulturës e autorit Millosh Iliq) Me vëmëndje lexo tekstin dhe përgjigju shkurt dhe qartë, duke u orjentuar në atë që është me rënësi për vetë detyrën. Në fletën për përgjigje pranë numrit rendor të detyrës shkruaj përgjigjen në vendin e paraparë për të. Wilson Wallis konsideron se fazat e kulturës në disa situata përshkruajn evolucionin , kurse në disa të tjera konstituojnë progresin. Në detyrat në vijim një përgjigje është e pasaktë. Në fletë për përgjigje shënoje me shenjën X një përgjigje të saktë nga dy sa janë ofruar. 48. Fragmenti i mësipërm përshkruan progres apo evolucion? 1.Progres 2. Evolucion 49. A mundet evolucioni të paraqes progres?

1. po 2. jo

50. Çfarë janë dallimet në mes të evolucionit dhe progresit? _________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________.

Page 26: Sociologji al

Puna në tekst Qytetet e mëdha gjithmonë kanë qenë seli e ekonomisë së parave për arsye se llojllojshmëria dhe grumbullimi i ekonomisë së shkëmbimit i siguron mjetit shkëmbyes rëndësinë te e cila në mungesë të qarkullimit jashtë qendre nuk do të mund të vinte. Kurse ekonomia e të hollave dhe sundimi i arsyes janë të lidhura ngusht. Të përbashkët kanë racionalitetin e pastër të lëndës drejt njerëzve dhe sendeve ku e drejta formale shpesh bashkohet me ashpërsinë e pamëshirshme. Njeriu i vetëdijes së pastër është indiferent ndaj çdo gjëje individuale sepse nga ai pasojnë marrëdhëniet dhe reaksionet të cilat mund të thithen me arsye logjike mu ashtu si në parimin e të hollave nuk hyn dukuria e individualitetit. Sepse paraja pyet vetëm për atë që është e përbashkët për të gjithë, për vlerën shkëmbyese e cila të gjithë cilësinë dhe veçoritë i nivelizon në pyetjen sa.( teksti është marrë nga libri ”Qytetet e mëdha dhe jeta shpirtërore”- G. Simel të botuar nga Janeski dhe Turi, Zagreb,2001) Në detyrën në vijim plotëso fjalinë: 51. Ekonomia e parave, mënyra e jetës në qytete të mëdha dhe nacionaliteti janë forma të dhëna të jetës shoqërore në të cilat individi nuk mund të ndikoj. Durkheim i quan ______________________ shoqërore. Në detyrën në vijim një përgjigje është e saktë. Në fletë për përgjigje shëno me shenjën X një përgjigje të saktë nga katër sa janë ofruar. 52. Simmel me „ekonomi të parave”nënkupton: 1. formën e planifikuar të shkëmbimit 2. formën e shkëmbimit të tregut 3. formën tradicionale të shkëmbimit 4. formën e dhunshme të shkëmbimit

Page 27: Sociologji al

PËRGJIGJET ME SKEMË PËR PIKËZIM 1. Përgjigjja është nën 1. S................................................................................ 1 pikë 2.Përgjigjja është nën 1. S................................................................................1 pikë

3. Përgjigjja është nën 1. S............................................................................... 1 pikë 4. Përgjigjja është nën 2 . P............................................................................. 1 pikë 5. Përgjigjja është nën 1. S............................................................................... 1 pikë 6. Përgjigjja është nën 2. P.............................................................................. 1 pikë 7. Përgjigjja është nën 3. Fizika shoqërore .................................................... 1 pikë 8. Përgjigjja është nën 3. shenjat dhe simbolet........................................... 1 pikë 9. Përgjigjja është nën 1. organizata e bashkëmendimtarëve ................ 1 pikë 10. Përgjigjja është nën 3. Maks Veber....................................................... 1 pikë 11. Përgjigjja është nën 1. analiza e përmbajtjes....................................... 1 pikë 12. Përgjigjja është nën 4. Partia politike..................................................... 1 pikë 13. Përgjigjja është nën 3. totalitarizami....................................................... 1 pikë 14. Përgjigjja është nën 3. përshtatja e normave dhe qendrimeve shoqërore ........................................................................................................................... 1 pikë 15. Përgjigjja është nën 4. Tradita................................................................. 1pikë

16. Përgjigjja është nën 2. me punë njeriu prodhon veten si qenie kulturore dhe historike.............................................................................................................. 1 pikë 17. Përgjigjja është nën 4. Rozhee Kajoa...................................................... 1 pikë 18. Përgjigjja është nën 2. shekulli i 18.......................................................... 1 pikë 19. Përgjigjja është nën 2. mundësia e imponimit të vullnetit të tij të tjerëve ...... ............................................................................................................................1 pikë 20. Përgjigjja është nën 3. poligamia............................................................. 1 pikë

Page 28: Sociologji al

21. Përgjigjja është nën 1. ABC pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë e cila sjell .............................................................................................................. 2 pikë 22. Përgjigjja është nën 2. ABD pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë e cila sjell .............................................................................................................. 2 pikë 23. Përgjigjja është nën 4. BCD pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë e cila sjell .............................................................................................................. 2 pikë 24. Përgjigjja është nën 2. ABD pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë e cila sjell .............................................................................................................. 2 pikë 25. Përgjigjja është nën 7. BDE pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë e cila sjell .............................................................................................................. 3 pikë 26. Përgjigjja është nën 1. ABC pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë e cila sjell .............................................................................................................. 3 pikë 27. Përgjigjja është nën 6. BCD pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë e cila sjell .............................................................................................................. 3 pikë 28. Përgjigjja është nën 4. ACD pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë e cila sjell .............................................................................................................. 3 pikë 29. Përgjigjet: 1. C ; 1 pikë 2. A ; 1 pikë 3. B 1 pikë Për çdo përgjigje të saktë nga 1 pikë, gjithsej ............................................ 3 pikë 30. Përgjigjet: 1C 1 pikë 2A 1 pikë 3B 1 pikë 4E 1 pikë Për çdo përgjigje të saktë nga 1 pikë, gjithsej …………………………… 4 pikë 31. Përgjigjet janë:1. C ; 1 pikë 2. F; 1 pikë 3. E ; 1 pikë 4. B ; 1 pikë 5. A 1 pikë Për çdo përgjigje të saktë nga 1 pikë, gjithsej………………………… 5 pikë 32. Përgjigjet: 1. D ; 1 pikë 2. F ; 1 pikë 3. C ; 1 pikë 4. B 1 pikë Për çdo përgjigje të saktë nga 1 pikë, gjithsej……………………… 4 pikë

Page 29: Sociologji al

33. Përgjigjet : 1. B ( Bashkësia vitale) ; 2. C ( Shoqëria në kuptim të ngushtë të fjalës) 3. A ( Bashkësia dhe personaliteti). Për një përgjigje të saktë 1 pikë ; Për dy përgjigje të sakta që nënkupton se edhe e treta do të jetë e saktë .....................................................................................…………………………2 pikë 34. Përgjigjja është: liberalizmi.......……………………………………………1 pikë 35. Përgjigjja është: subjekti politik, partia, partia politike ........................ 1 pikë 36. Përgjigjja është: migracionet ................................................................... 1 pikë 37. Përgjigjet: 1. Ndotja apo krijimi i mbetjeve të cilat në një kohë të shkurtër mund të strehohen në një vend ose të përdoren përsëri (të reciklohen)..1 pikë 2. Thithjet e resurseve natyrore është e pamundur t'i kompensojmë................................................................................................1 pikë Gjithsej............................................................................................................ 2 pikë 38. Përgjigjet: 1. frustrimi ; 1 pikë 2. gjendja e nderë(e tensionuar); 1 pikë 3. agresiviteti 1 pikë Për çdo përgjigje të saktë nga 1 pikë, gjithsej........................................... 3 pikë 39. Përgjigjja është: Osvald Spengler.......................................................... 1 pikë 40. Përgjigjet: 1. tipi antik apo tipi i apolonisë 1 pikë 2. tipi arabik apo magjik 1 pikë 3. tipi europerendimor apo i faustit 1 pikë Për çdo përgjigje të saktë nga 1 pikë, gjithsej ...............................................3 pikë 41. Përgjigjet: subkultura ( 1 pikë) ose nënkultura ( pikë)............................... 2 pikë 42. Përgjigjja është: urbanizimi........................................................................... 1 pikë 43. Përgjigjja: vendbanim ...................................................................................1 pikë 44. Përgjigje e dëshirueshme:- Ekzistimi i kierarkisë së qartë të autorizuar ;( 1 pikë) – Me rregulla të shkruara caktohet sjellja e zyrtarëve në të gjitha nivelet organizative; ( 1 pikë)- Zyrtarët punojnë kohën e plotë të punës dhe kanë rrogën;( 1 pikë)- Ekziston ndarja në mes të detyrës së zyrtarit në punë dhe jetës së tij jashtë punës ( 1 pikë) – Pjestarët e organizatës nuk janë pronar të mjeteve materjale me të cilat punojnë.( 1 pikë)

Page 30: Sociologji al

Gjithsej........................................................................................................... 5 pikë 45. Përgjigje e dëshirueshme: - Fuqia ekonomike- buron prej pronës( 1 pikë) – fuqia funksionale – bazohet në rëndësinë e rolit shoqëror që ushtron ndonjë individ apo grup( 1 pikë) fuqia e statusit- bazohet në vlerësimin e rëndësisë së vendit që trashëgon apo fiton gjatë jetës individi ose grupi( 1 pikë) – fuqia manipuluese- të ushtruarit e pushtetit me ndihmë të mjeteve të komunikimit masiv ( 1 pikë) – forca fizike- fuqia më e vjetër e forcës që dominon në shoqëritë primitive( 1 pikë) dija dhe informacionet- në shoqëritë moderne ndodhen në planin e parë të burimit të pabarazisë ( 1 pikë) Gjithsej........................................................................................................... 6 pikë 46. Përgjigje e dëshirueshme: Veprimtaria shoqërore është një nocion më i gjerë sesa puna ( 1 pikë ). Çdo punë është veprimtari shoqërore por jo edhe e kundërta, p.sh.. Disa lojëra shoqërore, simpatizimet në ndeshje të futbollit janë veprimtari shoqërore por nuk mund të konsiderohen ndonjë punë( 1 pikë). Puna është veprimtari e domosdoshme e njeriut me të cilën ai prodhon të mira materiale dhe i përmbush nevojat e tija dhe të shoqërisë( 1 pikë). Gjithsej............................................................................................................... 3 pikë 47. Duke marrë parasysh atë ajoo mund të jetë: bërthamore( bashkëshorti, bashkëshortja dhe fëmijët e tyre) ( 1 pikë) ; e zgjeruar( praprind, prind dhe fëmijët e tyre) ( 1 pikë) ; bashkësia familjare( në te jetojnë më shumë gjenerata: bashkësia e farefisit, vëllazëritë) ( 1 pikë) Gjithsej................................................................................................................ 3 pikë 48.Përgjigjja është nën 2. evolucioni.......................................................... 1 pikë 49. Përgjigjja është nën 1 Po.............................................................................1 pikë 50. Përgjigje e dëshirueshme: Progresi ka për qëllim që të rrisë efikasitettin dhe cilësinë e asaj që është e dëshirueshme ( 1 pikë) dhe siguron ekzistimin e vlerave më të larta në krahasim me ato që kanë ekzistuar më parë ( 1 pikë) . Për progres nuk është me rëndësi perspektiva e kohës( 1 pikë), çka don të thotë se ajo që është më e re përnga koha, nuk është njëheri edhe më progresive( 1 pikë) . Evolucioni paraqet përparimin në pajtim me perspektivën e kohës, gjegjësisht ndryshimeve në raport me gjendjen e mëparshme( 1 pikë) Gjithsej............................................................................................................. 5 pikë

51. Përgjigjja është: me fakte…………………………………………...... 1 pikë

Page 31: Sociologji al

52. Përgjigjja është nën 4. në formë të dhunshme të shkëmbimit......... 1 pikë

Page 32: Sociologji al

Fleta për përgjigje

Page 33: Sociologji al

7. LITERATURA Teksti ekzistues i sociologjisë nuk i përgjigjet kërkesave të programit të propozuar, apo të paktën nuk i përgjigjet në tërësi, dhe komisioni i lëndës ka propozuar që deri sa të hartohet teksti i ri si zgjidhje të mundshme të shfrytëzohet teksti i Sociologjisë nga Entoni Gidens,botuar nga CID, Podgoricë; 1998. Gjithashtu për sociologji të kulturës komisioni i lëndës deri në hartimin e tekstit të ri, si zgjidhje të mundshme, propozon që në proces të mësimit të shfrytëzohet literatura e mëposhtme: „Modelet e kulturës“ nga Benedikt R., Prosveta , Beograd, 1976; „Religjioni i ri“ nga Benc E., Çigoja, Beograd, 2005; „Leksikoni i kulturologjisë“nga Bozhoviq R., Beograd 2006; „Kultura nevojë“ nga Bozhoviq R.R., Narodna kniga, Beograd,1989; „Kultura individuale dhe kultura masive“ nga Dolo L., CLIO, Beograd, 2000; „Sociologjia forever“ nga Gjorgjeviq D., Nish, 1996; „Njeriu i Malit të Zi“ nga Gezeman G., CID, Podgoricë, 2003; „Sociologjia e kulturës dhe artit“ nga Iliq M., Narodna kniga, Beograd,1991; „Lojërat dhe njerëzit“ nga Kajoa R., Nolit, Beograd,1965; „Multikulturalizmi“ nga Kimlika V., CID, Podgoricë, 2004; „Sociologjia e kulturës“ nga Kloskovska A., Shtypi Çigoja , Beograd,2001; „Sociologjia e religjionit“ nga Paviqeviq V., BIGZ, Beograd,1979; „Aspektet sociologjike të progresit dhe kulturës“ nga Vukiqeviq, S. Bozhoviq R.R.:, Jasen, Nikshiq, 2001.