Upload
vuongmien
View
343
Download
15
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE
Doktorata “Gjeoshkencat, Burimet Natyrore dhe Mjedisi” Rruga e Elbasanit, Tiranë – Albania
Tel/Fax: +355 4 2 375 246, Email: [email protected]
DISERTACION
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË
QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE
NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
(për marrjen e gradës shkencore “Doktor”)
Doktoranti: Udhëheqësi shkencor:
Msc. Halime Hajra Prof.Dr. Përparim Hoxha
Tiranë, 2014
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE
Doktorata “Gjeoshkencat, Burimet Natyrore dhe Mjedisi” Rruga e Elbasanit, Tiranë – Albania
Tel/Fax: +355 4 2 375 246, Email: [email protected]
Disertacion i përgatitur nga: Msc. Halime Hajra
Për marrjen e Gradës Shkencore: DOKTOR
TEMA DISERTACIONIT
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË
QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE
NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Mbrojtur më datë 5 Dhjetor 2014 para Jurisë:
1. Prof.Dr. Çerçiz DURMISHI, Kryetar
2. Prof.As.Dr. Kristaq MUSKA, Anëtar
3. Prof.Dr. Arjan BEQIRAJ, Anëtar
4. Prof.Dr. Vladimir PEZA, Anëtar
5. Prof.Dr. Vahdet PRUTHI, Anëtar
Tiranë, 2014
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 1
TREGUESI I PËRMBAJTJES: 1
PARATHËNIE 4
HYRJE 5
PËRMBLEDHJE 7
LISTA E FIGURAVE 9
LISTA E TABELAVE 13
LISTA E FOTOVE 15
INDEKSI I SHKURTIMOREVE 16
I. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME FIZIKO - GJEOGRAFIKE TË RAJONIT 18
1.1. Pozicioni gjeografik dhe gjeomorfologjia e basenit qymyror të Kosovës 18
1.2. Rrjeti hidrografik i Basenit të Kosovës 20
1.3. Të dhënat klimatike 22
II. NDËRTIMI GJEOLOGO–STRUKTUROR I BASENIT QYMYROR TË KOSOVËS 31
2.1. Stratigrafia 31
2.2. Tektonika e basenit 41
III. KUSHTET HIDROGJEOLOGJIKE TE BASENIT QYMYROR 46
3.1. Mbi kushtet hidrogjeologjike të basenit qymyror 46
3.2. Ujërat e cekta nëntokësore që lidhen me depozitimet e shkrifta aluvialo – deluviale(Q4
el-d) 57
3.3. Ujërat nëntokësore që lidhen me shkëmbinjtë kompaktë 58
IV. KUSHTET TEKNIKO – MINERARE TË SHFRYTËZIMIT TË VENDBURIMIT TË QYMYREVE
4.1. Karakteristikat litologjike të pakos qymyrmbajtëse 60
4.2. Klasifikimi dhe shkalla e qymyrzimit (rangu) 65
4.3. Parametrat kryesor të shfrytëzimit sipërfaqësor 67
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 2
4.4. Karakteristikat fiziko-mekanike të shkëmbinjve 68
4.4.1. Vetitë fizike 68
4.4.1.1.Dendësia e shkëmbinjve 68
4.4.1.2.Pesha vëllimore 71
4.4.1.3.Lagështia natyrore 72
4.4.1.4. Poroziteti, koeficienti i porozitetit 75
4.4.2. Vetitë mekanike 79
4.5. Qëndrueshmëria e shkëmbinjve 80
4.6. Rezistenca në prerje 82
4.7. Deformimi i shkëmbinjve argjilorë dhe i qymyreve 90
V. KARAKTERISTIKAT FIZIKE – KIMIKE DHE MEKANIKE TË QYMYREVE 92
5.1. Cilësia e qymyrit 92
5.1.1. Përbërja kimike e qymyrit 92
5.1.2. Analizat teknike të qymyrit 100
5.1.3. Analizat elementare të qymyreve 111 5.1.4. Përbërja mineralogjike e qymyreve 112
5.2. Krahasimi i përbërjes elementare të qymyrit në gjendje natyrore
dhe qymyrit të thatë 116
VI. PËRPUNIMI STATISTIKOR I REZULTATEVE TË PËRBËRJES KIMIKE 125
6.1. Baza teorike të analizës statistikore 125
6.1.1. Statistikat përmbledhëse të treguesve kimik 126
6.1.1.1. Vlerat qëndrore 126
6.1.1.2. Vlerat e variacionit 128
6.1.1.3. Vlerat e asimetrisë (skewness) dhe sheshimit (kurtosis) 132
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 3
6.1.2. Shpërndarja statistikore – histogramat e treguesve kimik 132
6.1.3. Analiza korrelative 133
6.1.4. Analiza hapësinore 134 6.2. Përpunimi statistikor i rezultateve të përbërjes kimike në basenin qymyror të Kosovës 135
6.2.1. Statistikat përmbl. të analizave elemen. dhe teknike të linjitit natyror 135
6.2.2. Statistikat përmbl. të përmb. së mineraleve (oksideve) në qymyr–linjit 137
6.2.3. Statistikat përmbledhëse të përmbajtjes së elementeve inorganike dhe elementeve gjurmë në qymyr – linjit 139
6.2.3.1. Shpërndarja statistikore – histogramat e treguesve kimik 143
6.2.4. Analiza korrelative 146
6.2.4.1. Analiza korrelative e përmbaj. elemen. dhe teknike të linjitit natyror 147
6.2.4.2. Analiza korrelative e përmbaj. së miner. (oksideve) në qymyr – linjit 148
6.2.4.3. Analiza korrelative e përmbajtjes së elementeve inorganike dhe elementeve gjurmë në qymyr – linjit 149
6.2.5. Analizë hapës. e parametrave kryesor të linjitit në basenin e Kosovës 152
VII. NDIKIMI NË MJEDIS I SHFRYTËZIMIT TË QYMYRIT LINJIT NË BASENIN E KOSOVËS
7.1. Aspekte të përgjithëshme të shfrytëzimit të qymyreve 159
7.2. Problemet mjedisore në minierat me karierë të hapur 160
7.3. Ndikimet mjedisore në ajër 162
7.4. Emetimet në ujërat sipërfaqësor 170
7.5. Rezultatet e monitorimit të ujërave nëntokësor 177
7.6. Vetëndezja e linjitit 183
7.7. Ndikimi i shfrytëzimit të qymyreve në zhurmat 185
KONKLUZIONE 192
LITERATURA 194
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 4
PARATHËNIE
Ky punim disertacioni është përgatitur mbas një pune relativisht të gjatë ( rreth 4 vjeçare) në kuadër të angazhimit tim në shkollën e Doktoratës së Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.
Punimi reflekton edhe eksperiencën time të fituar pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale të Kosovës, duke patur edhe këshillat e vazhdueshme të udhëheqësve të këtij disertacioni, Prof. Dr. Përparim Hoxha (Fakulteti Gjeologji-Miniera, Tiranë) dhe Prof.Asoc. Dr. Naser Peci, (Fakulteti i Gjeoshkencave, Mitrovicë).
Gjatë kësaj periudhe të përgatitjes së disertacionit, një pjesë e rezultateve të punës janë prezentuar dhe botuar në konferenca ndërkombetare si dhe janë botur në revista shkencore ndërkombëtare .
Për realizimin e ketij punimi, e ndjej obligimin tim personal të falenderoj të gjithë ata kolegë, e miq që më kanë ndihmuar në të gjitha etapat e përgatitjes së tij.
Më konkretisht:
- Ju jam jashtëzakonisht mirënjohëse udhëheqësve të këtij disertacioni: Prof. Dr. Përparim Hoxha dhe Prof.Asoc. Dr. Naser Peci për mbështetjen e pafund, për seriozitetin, dhe për përkushtimin e tyre.
- Stafin adminstrativ dhe akademik të Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave për mbështetjen dhe dashamirësinë në plotësimin e të gjitha procedurave administrative që nga fillimi i doktoratës.
- Pedagoget e Departamentit të Gjeologjisë së Zbatuar ,Mjedisit dhe Gjeoinformatikës që me sygjerimet më kanë ndihmuar në orientimin e drejtë për realizimin e doktoratës.
- Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Institutin INKOS, Departamentin e Mjedisit në kuadër të KEK, dhe veçanërisht Inxh. i dipl. Xehetarisë Beqir Xhema dhe Dr. Sc. Eflorim Hajra për të gjithë predispozitetin e tyre në punimet e terrenit, apo ato laboratorike e eksperimentale.
- Stafin e Komisionit e Pavarut për Miniera dhe Minerale të Kosovës për përkrahjen dhe bashkëpunimin në vazhdimësi gjatë punës së doktoratës.
Së fundi, unë përfitoj nga ky rast për të shprehur mirënjohjen time për familjen time për mirëkuptimin e tyre, inkurajim dhe mbështetje të pandërprerë.
Autorja
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 5
HYRJE
Energjia si forca lëvizëse e jetës sëçdo shoqërie mund të sigurohet në rrugë dhe mënyra të ndryshme.
Aktualisht shoqëria njerëzore , pjesën më të madhe të nevojave energjitike e siguron nga industria minerare e qymyrit. Nga ana tjetër, burimet energjitike nga hidrokarburet kanë drejtuar edhe zhvillimin e ekonomisë botërore me një trend më pozitiv se sa në shekullin e kaluar. Ky trend vazhdon edhe për këtë shekull në vijim.
Industria e zbulimit, shfrytëzimit dhe përdorimit të qymyreve nënkupton vlerësimin e të gjitha karakteristikave natyrore apo teknologjike të tyre në dobi të shoqerisë njerëzore.
Duke qenë se aktualisht në Republikën e Kosovës, pjesën më të madhe të burimeve energjitike e siguron industria e qymyreve, është më se e domosdoshme vlerësimi i këtyre qymyreve në pikpamje të vetive të tyre fizike, kimike, mekanike dhe energjetike, në funksion të përfitimeve sa më të mëdha të energjisë dhe të një impakti sa më minimal të përdorimit të tyre në mjedisin që na rrethon.
Pikërisht vlerësimi i këtyre karakteristikave për qymyret e basenit të Kosovës, ka qenë dhe objektivi kryesor i punimit tim, me bindjen se jo çdo gjëështë ezauruar plotësisht dhe se ka vend për plotësime dhe përmirësime të vazhdueshme.
Rezervat gjeologjike të qymyrit në Kosovë janë vlerësuar në 12.5 miliard ton (INKOS 2008), ku baseni qymyror i Kosovës është baseni më i madh. Qymyri i këtij baseni qëështë i tipit linjit, kryesisht përdoret për gjenerimin e energjisë elektrike ( rreth 98 % e saj sigurohet nga industria e qymyreve) dhe një pjesë shumë të vogël për ngrohje.
Shfrytëzimi i qymyreve të basenit të Kosovës, me metodën me qiell të hapur, krahas anëve pozitive, është i shoqëruar edhe me një ndikim të kosiderueshëm të tij, në mjedisin natyror, duke u reflektuar ky ndikim, në pjesën e litosferes, të hidrosferës dhe sidomos të atmosferës. Rritja e shkallës së ndotjes së mjedisit, natyrisht që rrit koston e prodhimit dhe të përdorimit të qymyreve, dhe pse jo disa raste, çon në vendimin për të mos lejuar vazhdimin e shfrytëzimit të qymyreve, në këtë mënyrë, por në rritjen e masave të parandalimit të ndotjes së mjedisit.
Punimi është i përbërë nga dy pjesë kryesore, ku pjesa e parë prezanton përgjithësisht karakteristikat gjeologjike, gjeomorfologjike dhe hidrogjeologjike të basenit qymyror të Kosovës, dhe pjesa e dytë përshkruan kushtet tekniko-minerare të shfrytëzimit të këtij baseni qymyror, karakteristikat fizike, kimike dhe mekanike të qymyreve dhe të shkëmbinjve rrethues të tyre, impaktin e këtij shfrytëzimi në mjedisin rrethues të minierës si dhe
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 6
njëpërpunim statistikor të treguesve të matur nga analizat laboratorike të plota që janë kryer nga ana jonë dhe nga laboratoret e çertifikuar të kompanive të huaja të angazhuara për vlerësimin e këtyre qymyreve në Kosovë.
Nga ana statistikore janë vlerësuar korelacionet ndërmjet parametrave të ndryshëm kimik duke përdorur softe bashkëkohore.
Në pikpamje të ndikimit në mjedis janë vlerësuar nëpërmjet analizave laboratorike apo nëpërmjet matjeve direkte në terren, sa janë këto ndikime në ujërat sipërfaqësor, në ujërat nëntokësorë, në dherat sipërfaqsore apo cilat janë ndikimet mjedisore nga vetëndezja e linjitit.
Gjykojmë se me këtë studim kemi tashmë një përfytyrim sintetizues, gjithëpërfshirës dhe real të gjendjes mjedisore në këtë regjion si pasojë e shfrytëzimit të qymyreve. Mbi këtë bazë janë rekomanduar edhe masat për parandalimin apo minimizimin e ndotjes nga shfrytëzimi i linjitit në të ardhmen.
Në fund, por jo e fundit nga rëndesia, dëshiroj të theksoj se për përgatitjen e këtij disertacioni kam patur ndihmën e pa kursyer të familjes sime dhe të kolegeve të mij , të cilëve Ju shpreh falënderimet e mija.
Një mirënjohje të veçantë Ju shpreh udhëheqësve të këtij studimi, Prof. Dr. Përparim
Hoxha dhe Prof. Ass. Naser Peci, për seriozitetin, përgjegjshmërinë dhe kopetencën
profesionale, me të cilën ata me orjentuan për të përgatitur një punim të tillë voluminoz
dhe konkret.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 7
PËRMBLEDHJE
Qymyri historikisht ka qenë dhe ende mbetet një nga burimet kryesore të energjisë dhe një
kontribues i madh për rritjen ekonomike. Fillimisht qymyri është përdorur si burim i nxehjes e
pastaj për përfitimin e energjisë nëpër termocentrale si dhe në industri. Rritja e konsumit të
qymyrit në tregun ndërkombëtar u pasua nga një imazh gjithnjë e më të pafavorshëm për
qymyrin si një kontribues i emetimit të gazrave serrë që identifikohet me ngrohjen globale.
Industria e qymyrit është përgjigjur pozitivisht ndaj kësaj brenge kështu që shfrytëzimi i sotëm
i qymyrit si dhe termolelektranat moderne kanë nivelet e emitimit shumë më të ulëta se
viteve të kaluara.
Pra, është e qartë se nuk ka industri që ka tërhequr më shumë vëmendjen se sa industria e
qymyrit. Shfrytëzimi dhe përdorimi i qymyrit mbetet një çështje emotive për ambientalistët
dhe mbështetësit e tyre politik pavarësisht përmirësimeve të dukshme në rehabilitimin e
minierave dhe emisioneve nga termoelektranat. Në të kaluarën, industria e qymyrit ka lënë
trashëgim të dyja ndotjet: atë të tokave dhe atë atmosferike dhe kjo ka ndikuar në diskutime
irracionale rreth industrisë së qymyrit edhe pse kjo nuk ka lidhje me industrinë moderne të
qymyrit.
Për shkak të vëmendjes së ngushtë të ambientalistëve në lidhje me përdorimin e qymyrit,
industria e qymyrit ka adresuar një sërë çështjesh mjedisore. Kjo ka përfshirë rregullimin e
dëmtimeve mjedisore nga e kaluara si dhe parandalimin e dëmtimeve mjedisore në të
ardhmen. Rregullimet mjedisore të tanishme dhe ato të ardhshme si rezultat i marrëveshjeve
ndërkombëtare do të sigurojë që industria e qymyrit do të vazhdojë të ketë përmirësime në
të dy aspektet: praktikat e punës dhe profilin publik.
Qymyri është burimi kryesor i energjisë duke zënë aktualisht rreth 98% të konsumit total të
energjisë në Kosovë. Kosova ka disa prej rezervave më të mëdha të qymyrit në rajon dhe
Evropë. Shfrytëzimi i qymyrit tani në Kosovë bëhet nga baseni qymyror i Kosovës që është
baseni më i madh në Kosovë me përmbajte më të mëdha të rezervave të qymyrit.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 8
“Cilësia e qymyrit” është term që i referohet karakteristikave të qymyrit të cilat ndikojnë në
sjelljen dhe përdorimin e qymyreve. Ndër karakteristikat e qymyrit që janë të rëndësishme
për përdorimin e tij është koncentrimi, shpërndarja dhe forma e shumë elementeve që
përmbahen në qymyr. Njohja e këtyre karakteristikave të qymyreve të basenit të Kosovës
mund të lejojnë përdorimin e këtij burimi thelbësor të energjisë në mënyrë më efikase dhe
efektive dhe me më pak ndikime të padëshirueshme mjedisore..
Objektivi i punës së kësaj doktorate është të përcaktojë karakteristikat kimike të
qymyreve të basenit të Kosovës në bazë të rezultateve të analizave më të reja dhe të
plota bazuar në të njëjtin kriter si dhe ndikimi në mjedis gjatë shfrytëzimit të qymyreve
në miniera dhe rrethinë. Ndikimet në mjedis janë analizuar nga të dhënat e
monitorimeve të viteve të fundit. Këto të dhëna mund të përdoren si konsiderata bazike
për shqetësimet në të ardhmen, si janë përdorimi i qymyrit dhe shfrytëzimi i tij.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 9
LISTA E FIGURAVE
I.
Figura 1.1. Harta e pozicionit gjeografik të vendburimeve qymyrore të basenit të Kosovës
Figura 1.2. Rrjeti hidrografik i Basenit të Kosovës
Figura 1.3. Harta e temperaturës mesatare vjetore në Basenin e Kosovës
Figura 1.4. Grafiku i temperaturave minimale, mesatare dhe maximale mujore
Figura 1.5. Grafiku i temperaturave mujore me rekord minimal,mesatar, dhe maximal
Figura 1.6. Grafiku i trëndafilit të erës në Basenin e Kosovës.
Figura 1.7. Harta e klimës mesatare vjetore me pozitën e Basenit Kosovës
Figura 1.8. Grafiku i shpërndarjes afatgjate të reshjeve mesatare mujore
Figura 1.9. Grafiku i shpërndarjes së reshjeve minimale ,mesatare maximale mujore për (1974-2005)
Figura 1.10. Grafiku i reshjeve mesatare ditore për periudhën (2001-2005)
Figura 1.11. Harta e reshjeve mesatare vjetore me pozitën e Basenit Kosovës
II.
Figura 2.1. Harta gjeologjike e basenit të Kosovës
Figura 2.2. Profili gjeologjik gjatësor e tërthor në Basenin e Kosovës
Figura 2.3. Harta tektonike e basenit të Kosovës.
Figura2.4. Harta gjeologjike e pjesëve të basenit të Kosovës (vendburimi i Sibovcit).
III.
Figura 3.1. Harta hidrogjeologjike e rajonit me pozicionin e Basenit të Kosovës
Figura 3.2. Harta hidrogjeologjike e fushës qymyrore Sibovc
Figura 3.3. Paraqitja 3Dimensionale e fushës se Sibovcit me karierat aktive
Figura 3.5. Harta hidrogjeologjike me zonat ujëmbledhës
Figura 3.6. Kolona litologjike e shpimit në aluvionet e lumit Sitnica
Figura 3.7. Harta e niveleve të ujërave nëntokësore me nivel të lirë
Figura 3.8. Harta e niveleve minimale të ujërave me nivel të lirë.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 10
Figura 3.9. Harta e niveleve maksimale.
Figura 3.10. Drejtimi i lëvizjes së ujërëve nëntokësorë
IV.
Figura 4.1. Profili gjeologo - tektonik I - I’
Figura 4.2. Profili skematik i serisë tavanore
Figura 4.3. Diagrama e rezistencës në prerje për argjilat e verdha
Figura 4.4. Diagrama e rezistencës në prerje për argjilat ngjyrë hiri
Figura 4.5. Diagrama e rezistencës në prerje për argjilat e gjelbërta
Figura 4.6. Diagrama e provës treaksiale për argjilat e verdha
Figura 4.7. Diagrama e provës treaksiale për argjilat ngjyrë hiri
Figura 4.8. Diagrama e provës treaksiale për argjilat e gjelbërta
V.
Figura 5.1. Harta me pozitën e shpimeve për analiza kimike (INKOS 2008) Figura 5.2. Përmbajtja e elementeve përbërës të qymyrit natyror
Figura 5.3. Përmbajtja e elementeve përbërës të qymyrit të tharë
Figura 5.4. Paraqitja grafike e përbërjes elementare të linjitit natyror
Figura 5.5. Paraqitja grafike e përbërjes elementare të linjitit të tharë
Figura 5.6. Përmbajtja e oksideve në hirin e linjiteve a) në miligram për kilogram dhe b) sipas përqindjes
Figura 5.7. Përbërja e elementeve inorganike në hirin e linjitit a) në miligram për kilogram dhe b) sipas përqindjes
Figura 5.8. Përbërja e elementeve gjurmë në hirin e linjitit
Figura 5.9. Përmbajtja e elementeve kimike në qymyrin natyror dhe qymyrin e thatë
Figura 5.10. Përbërësit mineral në qymyrin natyror dhe qymyrin e thatë
Figura 5.11. Përmbajtja e lagështisë në linjitin e tharë
Figura 5.12. Përmbajtja e hirit në linjitin e tharë
Figura 5.13. Përmbajtja e volatileve në linjitin e tharë
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 11
Figura 5.14. Përmbajtja e karbonit fiks në linjitin e tharë
Figura 5.15. Përmbajtja e sulfurit në linjitin e tharë
Figura 5.16. Përmbajtja e karbonit dhe hidrogjenit në linjitin e tharë
Figura 5.17. Përmbajtja e azotit në linjitin e tharë
Figura 5.18. Përmbajtja e oksigjenit në linjitin e tharë
Figura 5.19. Përmbajtja e fluorit në linjitin e tharë
Figura 5.20. Përmbajtja e vlerës termike në linjitin natyror
VI.
Figura 6.1. Shpërndarja statistikore për përbërësit kryesor të linjiteve të basenit të Kosovës
Figura 6.2. Harta e izolinjave të përmbajtjes së Cfix
Figura 6.3. Harta e izolinjave të materieve fluturuese (volatileve)
Figura 6.4. Harta e izolinjave të përmbajtjes së hirit në linjite
Figura 6.5. Harta e izolinjave të përmbajtjes së vlerës termike
Figura 6.6. Harta e izolinjave të përmbajtjes së sulfurit
VII.
Figura 7.1. Ndikimet mjedisore nga shfrytëzimi, procesimi dhe përdorimi i qymyreve
(Burimi: Mamurekli, 1997)
Figura 7.2. Pikat e monitorimit të kualitetit të ajrit, (burimi: departamenti i mjedisit,
KEK,2012)
Figura 7.3. Përqëndrimi i blozës për vitin 2006
Figura 7.4. Përqëndrimi i SO2 sipas viteve a) miniera Mirash, b) miniera Bardh
Figura 7.5. Vlerat mesatare të pluhurit total të depozituar në minierën Bardh sipas viteve
Figura 7.6. Vlerat e përqëndrimit të pluhurit për vitin 2006 në minierën Bardh
Figura 7.7. Përmbajtja e pluhurit në pikat matëse Seperacion dhe minierën Bardh për vitin
2004
Figura 7.8. Skema e monitorimit të ujërave sipërfaqësore
Figura 7.9. Vlerat karakteristike të cilësisë së ujit për lumin Sitnica
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 12
Figura 7.10. Vlerat karakteristike cilësisë së ujit për lumin Drenica
Figura 7.11. Karakteristikat e cilësisë së ujit të drenazhuar (STEAG 2006)
Figura 7.12. Skema e monitorimit të ujërave nëntokësorë (burimi;KEK 2012)
Figura 7.13. Analizat e ujërave nëntokësor për vitin 2011 në zonën e minierës
Figura 7.14. Analizat e ujërave nëntokësor për vitin 2012 në zonën e minierës
Figura 7.15. Pikat e monitorimit të nivelit të zhurmës (burimi: KEK 2012)
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 13
LISTA E TABELAVE
Tabela 1.1. Intensiteti i reshjeve në Stacionin e Prishtinës
Tabela 4.1. Përbërja macerale e qymyreve të basenit të Kosovës (Vaso P., Premti I.)
Tabela 4.2. Vlerat e peshës specifike për argjilat e verdha
Tabela 4.3. Vlerat e Peshës specifike për argjilat ngjyrë hiri
Tabela 4.4. Vlerat e Peshës specifike për argjilat e gjelbërta
Tabela 4.5. Vlerat e peshës vëllimore dhe të lagështisë natyrore për argjilat e verdha
Tabela 4.6. Vlerat e peshës vëllimore dhe të lagështisë natyrore për argjilat ngjyrë hiri
Tabela 4.7. Vlerat e peshës vëllimore dhe të lagështisë natyrore për argjilat ngjyrë hiri
Tabela 4.8. Poroziteti për argjilat e verdha
Tabela 4.9. Poroziteti për argjilat ngjyrë hiri
Tabela 4.10. Poroziteti për argjilat ngjyrë jeshile
Tabela 4.11. Vlerat e Modulit të Deformimit për të tre shtresat
Tabela 5.0. Komponentet kryesore të qymyreve
Tabela 5.1. Analizat kimike teknike të qymyrit natyror
Tabela 5.2. Analizat kimike të qymyrit të thatë
Tabela 5.3. Rezultatet e analizave kimike, shpimet 1- 4
Tabela 5.4. Rezultatet e analizave kimike, shpimet 5- 8
Tabela 5.5. Rezultatet e analizave kimike, gjithësejt shpimet 1 - 8
Tabela 5.6. Rezultatet e analizave kimike inorganike, shpimet 1 - 2, 3 - 4
Tabela 5.7. Rezultatet e analizave kimike inorganike, shpimet 5 - 6, 7 - 8
Tabela 5.8. Rezultatet e analizave kimike inorganike, gjithësejt shpimet 1 – 8
Tabela 5.9. Analizat kimike elementare të qymyrit natyror
Tabela 5.10. Analizat kimike elementare të qymyrit të tharë
Tabela 5.11. Analiza përmbledhëse e përmbajtjes së elementeve gjurmë
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 14
Tabela 6.1. Tabela përmbledhëse e parametrave kryesore statistikore të përbërjes kimike
elementare e teknike të linjitit natyror
Tabela 6.2. Tabela përmbledhëse e parametrave kryesorë statistikorë të përbërjes së
oksideve të linjitit
Tabela 6.3. Tabela përmbledhëse e parametrave kryesore statistikore të përbërjes së
elementeve inorganike të linjitit
Tabela 6.4. Tabela përmbledhëse e parametrave kryesore statistikore të përbërjes së
elementeve gjurmë të linjitit
Tabela 6.5. Matrica e korrelacionit e përmbajtjes elementare dhe teknike të linjitit natyror
Tabela 6.6. Matrica e korrelacionit e përmbajtjes së mineraleve (oksideve) të linjitit
Tabela 6.7. Matrica e korrelacionit e përmbajtjes së elementeve inorganike të linjitit
Tabela 6.8. Matrica e korrelacionit e përmbajtjes së elementeve gjurmë në linjit
Tabela 7.1. Emetimet e blozës për vitin 2005 dhe 2006
Tabela 7.2. Emetimet e SO2 për vitin 2005 dhe 2006 sipas muajve
Tabela 7.3. Emetimet e SO2 sipas viteve për minierat Mirash dhe Bardh
Tabela 7.4. Vlerat e pluhurit total të depozituar (PTD) për minierat Mirash dhe Bardh sipas
viteve
Tabela 7.5. Vlerat mesatare mujore në minierën Bardh në vitin 2006
Tabela 7.6. Vlerat e disa parametrave të ujërave të minierës dhe lumenjëve
Tabela 7.7. Krahasimi i cilësisë së ujit
Tabela 7.8. Cilësia e ujit për vitet 2010- 2012 Miniera Bardh – Lumi Drenica
Tabela 7.9. Cilësia e ujit për vitet 2010- 2012 Miniera Mirash – Lumi Sitnica
Tabela 7.10. Ndotja e minierave
Tabela 7.11. Cilësia e ujit në miniera për vitet 2010 -2012
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 15
Tabela 7.12. Kriteret për caktimin e gjendjes ambientale të ujërave nëntokësor (KEK 2012)
Tabela 7.13. Kriteret për caktimin e gjendjes kuantitative të ujërave nëntokësor
Tabela 7.14. Gjendja kimike e ujërave nëntokësor
Tabela 7.15. Klasifikimi kimik i ujërave nëntokësor bazuar në analizat kimike
Tabela 7.16. Klasifikimi kimik, kuantitativ dhe ambiental i ujërave nëntokësor për vitin 2012
Tabela 7.17. Klasifikimi kimik, kuantitativ dhe ambiental i ujërave nëntokësor për vitin 2011
Tabela 7.18. Standardi i zhurmës së ambientit nga BB (1)
Tabela 7.19. Kriteret e rekomanduara të nivelit të zhurmës, sipas BE
Tabela 7.20. Vlerat e matura të zhurmës në departamentin e prodhimit të qymyrit (DPQ) në
vitin 2012
LISTA E FOTOVE
Foto 7.1. Ndotja e ajrit të ambientit e shkaktuar nga minierat
Foto 7.2. Shiriti transportues i linjitit
Foto 7.3. Shembuj të vetëndezjes së qymyreve në galeritë e vjetra
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 16
INDEKSI I SHKURTIMOREVE 0 shkallë µg/l mikrogram litër 0C shkallë Celsius
BE Bashkimi Evropian cm3 centimetër kub daN/cm2 dekanjutën centimetër katror dB decibel DPQ Divizioni për Prodhimin e Qymyrit ESTAP Projekti i asistencës teknike në sektorin e Energjisë gr/l gram për litër INKOS Instituti INKOS JJL jug-juglindje JP jugperëndim K Koeficienti filtrimit KEK Korporata Energjetike e Kosovës km kilometër
km² kilometër katror kN kilonjutën kN/m2 kilonjutën metër katror kPa kilopaskal l/min litër për minutë l/s litër për sekondë
m metër m.n.d. mbi nivelin e detit M.S. mihja sipërfaqësore m/s metra për sekond m² metër katror
m³ metër kub
m3/sec. metër kub për sekondë mg/(m2d) miligram metër katror ditë
mg/l miligram litër
mg/m2 miligram metër katror MJ/kg megaxhul kilogram mm milimetër
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 17
OBSH Organizat Botërore e Shëndetësisë Pa Paskal PTD pluhuri total i depozituar
qn qymyri në gjendje natyrore qth qymyri në gjendje të thatë R0 reflektanca e vitrinitit
TC A Termocentrali A Vmh/vit vlera mesatare e orëve që mund të tejkalohen brenda një viti VNM Vlerësimi i ndikimit në mjedis Vrmax vlerat e rekomanduara maksimale
VRp vlera e rekomanduar e pranueshme VVP veri-veriperëndim Wn lagështia natyrore μg/m3 mikrogram metër kub
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 18
1.0 . TË DHËNA TË PËRGJITHSHME FIZIKO - GJEOGRAFIKE TË RAJONIT
1.1 Pozicioni gjeografik dhe gjeomorfologjia e basenitqymyror të Kosovës
Baseni qymyror i Kosovës mund të identifikohet me rrafshin e Kosovës, që ka një shtrirje
gjatësore veri-jug dhe ngritje në drejtim të perëndimit, ndërsa shtrirja e përgjithshme e
basenit është veri veri perëndim – jug jug lindje. Rrafshi i Kosovës shtrihet në veri nga
Mitrovica dhe në jug deri në Kaçanik, me një gjatësi 85 km dhe gjërsimesatare 10 km dhe
përfshinë një sipërfaqe rreth 850 km2[19].
Baseni është i kufizuar në anën veri-lindore nga një zonë me reliev të ngritur me masivin e
Kopanikut dhe Cërnushës, me lartësi mbidetare (1009m), Gradinet (802m) dhe Gërdeçin
(836m). Në anën lindore shtrihet në mes luginës së Llapit dhe lugut të Graçanicës, në jug-
lindje të Prishtinës shtrihet Prugovci (1028m), Gërmija (1095m) dhe Zhegovci (1070). Në
pjesën jugore me Klysyren e Kaçanikut dhe rreth saj kufizohet me malet e Sharrit (2498m) në
perëndim dhe masivin e Shkupit dhe Malit të Zi në lindje. Në perëndim në mes të lugut të Ibrit
dhe rekës së Brusnikut shtrihen malet e Çiçavices nga më të njohurat në zonën perëndimore
(1097m). Në jug nga kjo shtrihet Goleshi markant (1018m), kurse më tutje në jug-lindje
ndodhet Lipovica (850m) dhe Cërnoleva (1160m). Në anën verilindore të Mitrovicës në
periferi të basenit ndodhet kupa e lartë e Zveçanit me lartësi(797m) [19] [36].
Kufiri morfologjik midis basenit dhe maleve rrethuese është shumë i diferencuar me kalim të
shpejtë nga fusha e rrafshët ose bregore në malet e larta. Kufi të këtillë të mprehtë janë
prezentë në pjesën periferike perëndimore ndaj Çiçavices, Goleshit, Lipovecit maleve të
Sharrit si pasojë e ndikimit të zhvillimit të tektonikës dhe dinamikës së shpejtë të disa pjesëve
të basenit dhe rajonit për rreth.
Nga shumë arsye, baseni i Kosovës morfologjikisht është shumë i izoluar në raport me
basenet tjera qymyrore të Drenicës dhe Dukagjinit, me të cilat është i lidhur vetëm përmes
disa luginave relativisht të ngushta.(Fig. 1.1).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 19
N
HARTA E KOSOVËS ME POZITEN E BASENIT TË KOSOVËS
LEGJENDA
KONTURA E BASENIT TË KOSOVËS
ZONA KU JANË BËRË HULUMTIMEHIDROGJEOLOGJIKE
KASTRIOT
Rrafshi i Kosovës ka një lartësi mesatare 650m m.n.d. dhe mund të konsiderohet si një
rrafshnaltë. Lumenjtë që rrjedhin nëpër këtë bazen janë: lumi Sitnica i cili mbledh një numër
të madh prrenjësh e prrockash si në anën e majtë ashtu edhe në të djathtë.
Baseni kryesor ujëmbledhës është lumi i Sitnicës i cili përbënë mbi 80% të gjithë basenit.
Basenin e Kosovës nga pikëpamja morfologjike mund ta konsiderojmë si një rrafshlartë
ndërmalore ku ndryshimi në mes të kuotës më të ulët dhe më të lartë nuk kalon 80 m.m.n.d.
Fig.1.1- Harta e pozicionit gjeografik të vendburimeve qymyrore të basenit të Kosovës
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 20
Në aspektin morfologjik baseni mund të ndahet në dy pjesë:
- pjesa e rrafshët qëndrore që përfshinë kryesisht terrenin rreth lumit Sitnica dhe
-pjesët e ngritura kodrinore që shtrihen rrëzë maleve të Qiqavicës, Goleshit, Sharrit etj.
Në përgjithësi baseni i Kosovës ka një rënje nga jugu në drejtim të veriut me kuotë më të ulët
se 500 m. në hyrje të lumit Sitnica në Ibër. Morfologjia e ‘’Basenit të Kosovës’’ ka kushtëzuar
shfrytëzimin e favorshëm të shtresës qymyrmbajtëse me sistem me qiell të hapur (karrierë).
1.2 Rrjeti hidrografik i Basenit të Kosovës
Rrjeti hidrografik i ‘’Basenit të Kosovës’’ është mjaft i zhvilluar (fig.1.2).
Rrjedhjet sipërfaqësore të cilat kalojnë nëpër Kosovë ose mbeten në të janë të panumërta me
drenim të përgjithshëm në pellgun e Detit të Zi (përmes ujëmbledhësit të Sitnicës, i cili
bashkohet me lumin Ibër në Mitrovicë) dhe në pellgun e Detit Egje ( përmes ujëmbledhësit të
Nerodimes, e cila bashkohet me lumin Lepenc në afërsi të Kaçanikut)[19].
Përveç disa prrenjëve dhe rrëkeve që shtrihen në jug të basenit e që derdhen në pellgun e
Lepencit dhe lumit Lushta, që ndodhet në pjesën veriore të basenit e që ndodhet në lumin
Iber, të gjithë lumenjtë, prrenjët dhe prrockat e tjera i takojnë pellgut të Sitnicës, i
cilibashkohet me Ibrin në hyrje të Mitrovicës.
Lumi Sitnica fillon nga fshati Radovc dhe lidhet me përroin Sazlija nga ana e majtë prej
bifurkacionit artificial të Nerodimes dhe lumit Shtimles.
Sipërfaqja e pellgut të Sitnicës, është 2867.4 km2. Llumi rrjedh në drejtimin juglindje –
veriperëndim të Basenit të Kosovës. Ai është një lum me një shtrat tipik të rrafshët me një
rënje hidraulike shumë të vogël, i cili në periudhat e thata të verës ka një ulje të theksuar të
nivelit. Sitnica mbledh një numër të madh prrënjësh si në anën a majtë ashtu edhe në atë të
djathtë, si: Sazlija, Cërnaleva, Drenica, Btuzniku, Zhegovci, Graqanka, Prishtevka, Llapi me
Batllavën, Dumnica, Kaqanolli, Kumoviku i madh, Stanovci, Dumnica, Sllakovci, Studime,
Smrekovnic etj. Këta përrenj në Sitnicë derdhen kryesisht nga rrafshnaltat dhe nga zonat e
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 21
larta, të cilat vijnë nga bregoret dhe malet e thella. Erozioni i fuqishëm fundor dhe anësor i
Sitnicës, mbledh material të madh proluvial në shtratin e Sitnicës, duke bërë të mundur që
gjatë kohës së reshjeve të mëdha të shiut dhe shkrirjes borës, të ndodhin vërshime për gjatë
gjithë zallishtores së lumit.
Për këtë qëllim janë marrë masa për sistemimin e tij nëpërmjet argjinaturave anësore të
lumit, ku aktualisht janë evituar vërshimet e këtij lumi.
Kolektori më i madh ujëmbledhës i Basenit të Kosovës është lumi i Sitnicës që rrjedh
pothuajse gjatë gjithë basenit. Për shkak të rrjedhjes së ngadalshme në muajt me reshje të
bollshme, ky lum vërshon dhe përmbyt sipërfaqe tokash të punuara. Për shkak të afërsisë së
M.S. Mirash në sektorin lindor ky lum ka ndikim të madh në shfrytëzimin e qymyrit që
shtrohet në kuota më të ulta.
Bazuar në hidrografinë e lumit Sitnica sasia më e madhe e ujit vjen në pranverë dhe vjeshtë.
Prurja mesatare maksimale shumë vjetore e lumit arrin në 105.7 m3/sec. Kjo prurje duhet të
merret parasysh projektimin eventual të shtratit të ri të rrjedhjes së sotme të lumit Sitnica.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 22
N
HARTA E RRJETIT HIDROGRAFIK TE KOSOVËS
KASTRIOT
42 3
0'
20 30'
ZONA KU JANË BËRË HULUMTIME T
LEGJENDA:0
0
Figura 1.2. Rrjeti hidrografik i Basenit të Kosovës
1.3 Të dhënat klimatike
Duke u bazuar nga të dhënat e temperaturave mesatare të disa vendeve, temperaturat
sezonale, si dhe nga të dhënat e temperaturave mesatare vjetore të stacionit
hidrometeorologjik të Prishtinës arrijmë në përfundim se ajo është rreth 10.20C. Muaji më i
ftoftë është janari, me temperaturë mesatare -1.50C kurse muaji më i ngrohtë është gushti
me temperaturë mesatare 20.40C (Fig. 1.3) [25].
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 23
Fig 1.3-Harta e temperaturës mesatare vjetore në Basenin eKosovës
Interesant është fakti që vjeshta në rajon është më e ngrohtë se sa pranvera me 1.50C.
Temperaturë mesatare e dimrit (dhjetor-shkurt) është 0.20C, e pranverës (mars-maj) 9.70C, e
verës (korrik-gusht) 19.50C dhe vjeshtës (shtator-nëntor) 11.20C. Temperaturat më të ulta që
janë shënuar në dimër janë -250C ( Fig. 1.4).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 24
Fig. 1.4- Grafiku i temperaturave minimale, mesatare dhe maksimale mujore
Temperaturat e verës janë më të qëndrueshme se ato të dimrit, gjë që vërehet nga rënja
grafike e temperaturës.
Temperatura mesatare në shkurt arrin 5.90C dhe minimale në -5.40C (Fig. 1.5) [36].
Fig. 1.5 - Grafiku i temperaturave mujore me rekord minimal,mesatar, dhe maksimal
Nga të gjitha llojet e erërave, më të theksuara janë erërat në drejtim veri-lindje (me 20.3%)
erërat e veriut e (19.4%) dhe erërat perëndimore (50%). Erërat verilindore janë karakteristike
në pranverë të tjerat në dimër . Muajt pa erëra janë ,muajt e verës (gusht). Shpejtësia
mesatare e erërave luhatet nga 3.2 m/sec (mars) deri në 1.8 m/sec (gusht). (Fig. 1.6 & 1.7)
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 25
Fig.1.6-Grafiku i trëndafilit të erës në Basenin e Kosovës.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 26
Fig .1.7-Harta e klimës mesatare vjetore me pozitën e Basenit tëKosovës
Muaji me reshje më të dendura është muaji (me 70 mm), kurse në janar-shkurt dhe mars bien
gjithsejtë 35 mm të reshura. Lartësia mesatare vjetore e reshjeve arrin në 576 mm, me vlera
maksimale 755 mm, dhe minimale 381 mm. Sasia maksimale e reshjeve mujore është
regjistruar në muajin maj me 157 mm dhe më e ultë në muajin korrik dhe tetor.
Në rajonin e Prishtinës, sasitë më të mëdha të reshjeve ditore janë në muajin tetor 23.3mm,
kurse më të ulëtat janë në muajt janar dhe mars (12.0 mm dhe 12.2 mm)(Fig. 1.8; 1.9 & 1.10))
[25] [36].
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 27
mesatarisht 25 vjet, mesatarja 1948 - 1978, mesatarja 1979 - 2005
Fig.1.8 Grafiku i shpërndarjes afatgjate të reshjevemesatare mujore
minimumi i reshjeve 1974-2005, mesatarja, 1974-2005, maximumi1974-200
Fig.1.9Grafiku i shpërndarjes së reshjeve minimale ,mesatare maximale mujore për (1974-
2005)
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 28
Fig 1.10 Grafiku ireshjeve mesatare ditore përperiudhën(2001-2005)
Informacionet shtesë janë siguruar nga www.qwikcast.com ku në vitin 2004 është paraqitur
përpilimi statistikor mbi bazën e tetëmbëdhjetë vjetëve.
Instituti hidrometeorologjik i Kosovës disponon të dhëna edhe mbi ndryshimin e vlerave të
reshjeve ditore për vitet 2001 deri 2004. Sasi më të mëdha të reshjeve ditore janë
regjistruarmë 11 Prill 2001 me 44.5 mm dhe me 5 Gusht 2002 me 42.5 mm. Reshjet absolute
maksimale të regjistruara janë arritur më 5 Shtator 1954 me 64.1 mm (INKOS; 1987).
Përsa i përket vlerësimit të intensitetit të reshjeve janëshfrytëzuar të dhënat e marra nga
Instituti Hidrometeorologjik i Republikës së Serbisë (Beograd 1990), ‘’Raport mbi kushtet
klimatike dhe parametrat për rajonin që përfshijnë basenin qymyror të Kosovës, si më poshtë
(tabela 1.1) [25] [36].
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 29
Tabela 1.1Intensiteti i reshjeve në stacionin e Prishtinës
Me këto të dhëna është mundur të ndertohet harta e shpërndarjes së reshjeve vjetore në
Kosovë dhe në basenin qymyror në studim ( Fig. 1.11).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 30
Fig.1.11-Harta e reshjeve mesatare vjetore me pozitën e BasenitKosovës
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 31
2.0 NDËRTIMI GJEOLOGO–STRUKTUROR I BASENIT QYMYROR TËKOSOVËS
2.1. Stratigrafia
Lëvizjet tektonike, të cilat u kryen kah fundi i Miocenit të Poshtëm, kanë kushtëzuar formimin
e depresioneve të Kosovës, Dukagjinit dhe të Drenicës.
Baseni i Kosovës, duke përfshirë edhe zonat periferike të tij, është e ndërtuar nga formacionet
e paleozoikut, mesozoikut dhe kenozoikut (terciari dhe kuaternari) (fig.2.1) [13][19] [41].
Paleozoiku– Formacioni i paleozoikut nga përbërja litologjike përfaqësohet me rreshpe
kristalin dhe gëlqerorë kristalin.
Rreshpet kristalin zënë vend të rëndësishëm në ndërtimet anësore të basenit të Kosovës dhe
kanë shtrirje si në pjesën perëndimore ashtu edhe në atë lindore të basenit. Këto rreshpe janë
të përfaqësuara me rreshpe argjilore ngjyrë hiri, rreshpe filitike, rreshpe mikore, kuarcit,
kuarcit filite dhe rrallë me rreshpe amfibolike.
Në pjesën perëndimore të periferisë së basenit seria kristalore shtrihet nga lumi i Brusnikut
deri në Shipitull dhe aty ka një ndërprerje dhe vazhdon nga Grabovci që shtrihet deri te masivi
i Goleshit, dhe vazhdon në drejtim të jugut deri në Ferizaj dhe Nerodime. Në anën lindore të
basenit shfaqen gjithashtu rreshpet, andezitet dhe dacitet deri te ana e djathtë e lumit Llap
dhe pas një ndërprerje të formacionit të andeziteve dhe daciteve seria rreshpore vazhdon
deri në pjesën lindore të Mivicës, që i takon rajonit të Stan-Tërgut. Gëlqeroret kristalorë
përfaqësojnë shfaqje më të shprehura të paleozoikut në pjesët anësore të basenit të Kosovës.
Për arsye të lëvizjeve të fuqishme tektonike nuk mund të caktohet pozicioni i tyre parësor.
Në pjesën perëndimore të basenit, gëlqeroret kristalin paraqiten në formë të thjerrëzave. Në
disa raste këto thjerrëza janë të silifikuara dhe është vështirë të dallohen nga kuarcitet filitike.
Në anën lindore të basenit gëlqerorët kristalin kanë një shtrirje më të vogël dhe shfaqen në
pjesën erozive në fshatin Stagov, Babush dhe Gadime. Seria e gëlqerorëve kristalin daton në
periudhëne Devonit (të Mesëm dhe të Sipërm).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 32
Mesozoiku – formacionet e mesozoit janë të përfaqësuara nga serpentinitet, peridotitet,
flishet e Kretakut të Sipërm dhe gëlqerorët.
Serpentinitet dhe peridotitet në pjesët anësore të basenit dalin në sipërfaqe në disa zona me
drejtim shtrirje veri veri perëndim – jug jug lindje. Serpentinitet shfaqen në anën
perëndimore të basenit, si në masivin Lubovec – Galicë, pranë basenin terciar të Kosovës, në
Sibovc etj. Masivi më i madh dhe më i shprehur i serpentiniteve dhe peridotiteve është ai i
Goleshit. Duke shkuar më në jug në kufirin perëndimor të basenit kemi edhe disa zona të
shfaqjes së serpentiniteve që janë të rrethuara me gëlqerorë rudiste, flish dhe reshpe.
Shfaqjet e serpentiniteve në anën lindore janë të rralla. Ato shfaqen në luginën e lumit
Graçankë.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 33
Fig 2.1- Harta gjeologjike e basenit të Kosovës
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 34
Flishet e Kretakut të Sipërm dhe gëlqerorët e mesozoit kanë një përhapje të konsiderueshme
në krahët periferikë të basenit. Flishet në anën lindore i takojmë në fshatin Stagovë në rrugën
Ferizaj – Gjilan dhe në disa vende të tjera në drejtim të veriut deri në lumin Llap.
Kenozoiku – Formacionet e Kenozoikut janë të përfaqësuara me depozitimet e Terciarit dhe
Kuaternarit. Terciari përfaqësohet nga shkëmbinjtë andezite-dacite, si dhe tufitet e Neogjenit
të basenit të Kosovës.
Shkëmbinjtë andezito-dacit kanë shtrirje të madhe në pjesën verilindore të periferisë së
basenit. Ato bëjnë pjesë në zonën magmatite intruzive të Kopaonik – Trepçës. Kjo pjesë e
basenit paraqet bazamentin, përmes së cilës në formë transgresive dhe diskordante shtrihet
Plioceni i basenit të Kosovës.
Depozitimet e Neogjenit të Terciarit të basenit kanë qenë objekt studimi për një kohë të gjatë.
Ato tregojnë që baseni i Kosovës ka ndërtim litologjik të shumëllojshëm si në shtrirje
horizontale ashtu edhe në atë vertikale. Duke u bazuar në përbërjen litologjike të serisë
qymyr-mbajtëse të basenit të Kosovës, veçojmë disa zona:
zona jugore e basenit, që është – joproduktive,
zona qëndrore – produktive,
zona veriore – joproduktive,
Në zonën jugore dhe veriore formacioni qymyror mbajtës i basenit pykëzohet dhe si të tilla
ato konsiderohen si zona joproduktive për shfrytëzim.
Zona qëndrore emërtohet si ‘’Baseni qymyror i Kosovës’’ dhe përfshin një sipërfaqe 300km2.
Seritë litologo-faciale që ndërtojnë zonën produktive janë (fig. 2.2).
a) Seria e dyshemesë
Ajo përbëhet nga një shumëllojshmëri litologo-faciale si në shtrirje horizontale ashtu edhe në
atë vertikale. Në këtë seri në shtrirje vertikale dallojmë dy zona litologjike, që janë të lidhura
njëra me tjetrën me kalime graduale litologjike. Zona e parë litologjike përfshin pjesën më të
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 35
thellë të serisë së dyshemesë, dhe përfaqësohet nga argjilat e gjelbërta me ndërthurje të
ranorëve kokërr imtë, me çimentim karbonator. Shpesh herë takohen edhe ranorë kokërr
trashë dhe konglomerate të çimentuara mirë. Në bazë të litologjisë që hasim në këtë zonë,
mungesa e florës dhe faunës, si dhe shtresëzimi i ranorëve kokërr imtë dëshmon për krijimin
e tyre në një basen me ujëra të cekta. Thellësia e serisë së dyshemesë arrin deri në 250 m.
Zona e dytë e serisë së dyshemesë është në kontakt të drejtpërdrejt mbi argjilat e gjelbërta.
Ato përfaqësohen me argjilat hiri me ndërthurje të ranorëve kokërr imët dhe argjilave
yndyrore. Shtresëzimi i tyre nuk është i qartë. Trashësia e kësaj zone shkon deri në 50 m.
Argjilat e gjelbërta që kontaktojnë drejtpërdrejtë me qymyr janë ndërfutje qymyrore, e cila
gradualisht kalon në serinë qymyrore.
b) Seria qymyrore
Kufijtë horizontalë dhe vertikal të kësaj serie janë caktuar në bazë të shpimeve të zbulimit. Ky
kufi, në raport me zonat joproduktive, nuk është prerë, por me kalime graduale. Kalimi
gradual i serisë qymyrore është në kufirin jugor, lindor dhe verior të basenit, ndërsa në kufirin
perëndimor të tij ndërprerja e serisë qymyrore me atë joproduktive është i prerë dhe i qartë.
Në varësi të trashësisë së shtresës së tavanit dhe të tektonikës, seria qymyrore shfaqet në
thellësi të ndryshme. Duke e parë shtresën qymyrore si një të tërë ajo ka një rënie
centriklinale. Përmes shkarjeve që shfaqen në formë të shkallëve, shtresa qymyrore zhytet në
drejtim të pjesës qëndrore të basenit, ku dhe janë edhe më të shprehura këto lëvizje
tektonike. Të tilla janë drejtimi Lajthisht-Dobraj e Madhe. Thellësia më e madhe e shfaqjes së
serisë qymyrore arrin në 110 m, ndërsa në zonat ku aktiviteti erozional është më aktiv,
thellësia e kësaj serie zvogëlohet. Në vende ku kjo seri ka dalje në sipërfaqe është shfaqur
fenomeni i vetëndezjes së qymyrit. Nga kjo ndezje ka ardhë edhe krijimi i porcelanit- brandit
(argjilave të pjekura).
Ndërshtresat në serinë qymyrore janë argjilat. Në pjesën e poshtme të serisë ato marrin
karakterin e qymyrit dhe gradualisht kalojnë në argjila të gjelbërta në hiri. Përveç argjilës si
një ndërfutje në shtresën qymyrore kemi edhe thjerrëza me drunj të karbonizuar dhe
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 36
shoqërohen me një masë pluhurore në formë të shtresave të holla. Këto ndërfutje ndikojnë
në uljen e cilësisë së qymyrit.
Qymyri i basenit të Kosovës hyn në grupin e linjiteve. Midis tyre dallojmë qymyrin me
strukturë drurësore (shumë të karbonizuar) dhe tipin e qymyrit të krijuar nga fraksionet e
imta drurësore (qymyrdheu). Këto dy tipe qymyresh rrallë paraqiten si të veçanta, por ato
zakonisht shkojnë së bashku të ndërfutura me njëra tjetrën. Nga studimet e deri tanishme
ksiliti ose qymyri i karbonizuar dominon në pjesën e sipërme të serisë qymyrore, ndërsa
qymyrdheu në pjesëne poshtme të serisë. Ngjyra e qymyrit varion nga kafe e çelët në kafe të
errët. Kur seria qymyrore i ekspozohet ajrit ajo e humb lagështinë (Wn > 40 %) copëtohet dhe
kalon në pluhur ngjyrë të errët – hiri[13] [14] [16].
c) Seria e tavanit
Kjo seri përbën mbulesën e serisë qymyrore dhe përbëhet nga këto njësi litologo-faciale:
ngjyrë hiri me ndërthurje rëre, zhavori, argjilave të verdha dhe shtresave humusore. Argjila
ngjyrë hiri janë në kontakt të drejtpërdrejtë me serinë qymyrore. Ato kanë shtrirje të gjerë
horizontale, që fillon nga Sibovci e deri në Prelez. Trashësia më e madhe e kësaj pakoje
argjilore arrin aty ku thellësia e qymyrit rritet. Argjilat ngjyrë hiri janë mjaft homogjene. Për
shkak të trashësisë së madhe të tyre këto argjila shpesh kalojnë në mergele, të cilat herë herë
pykëzohen me shtresa shumë të holla ranorë kokërr imët, dhe me praninë e fosileve me
trashësi 2-3 m. Në pjesën e sipërme të serisë së tavanit, për shkak të çarjeve, nën ndikimin e
kushteve atmosferike ndodh pasurimi i tyre me oksid hekuri dhe mangani, si dhe karbonat
kalciumi ku argjilat ngjyrë hiri kalojnë në argjila të verdha deri në të kuqe.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 37
Fig.2.2 Profili gjeologjik gjatësor e tërthor në Basenin e Kosovës
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 38
Për shkak të shkapërderdhjes dhe pranisë së ranorëve kokërr-imët argjilat e verdha në
periudhat me lagështi fitojnë veti plastike dhe aftësi rrëshqitëse përgjatë kontaktit me argjilat
ngjyrë hiri kompakte dhe ekranizuese.
Në pjesën veri-perëndimore të basenit për shkak të shfaqjes të procesit të vetëndezjes të
pjesës së sipërme të qymyrit ka ndodhur pjekja e argjilës ngjyrë hiri dhe e argjilës me
ndërthurje ranore dhe krijimi i të ashtuquajturës brandit.
Në zonën Dardhish-Fushë Kosovë përgjatë shtratit të Sitnicës seria qymyrore është në kontakt
të drejtpërdrejt me shtresën e rërave dhe zhavorreve aluviale. Në këtë sektor ndodh erozioni
sekondar i serisë qymyrore.
Në sektorët që zënë sipërfaqen për rreth fshatrave Palaj, Lajthisht, Hamidi, Bivolak, Gurakuq,
në mbulesën e sipërme të tavanit kemi formimin e materialit të Brand-porcelanitit, që është
krijuar si shkak i proceseve të metamorfizmit termik (i pjekjes) nga argjilat mergelore ngjyrë
hiri të pasura me argjila qymyrore. Kjo përbërje i jep terenit ngjyrë karakteristike të kuqe, që
quhet terrarose.
Nga analiza e hartës gjeologjike,(Fig.2.1),baseni i Kosovës është kryesisht zonë tektonike e
tipit grabenor e mbushur me sedimente terciare[28].
Teritorin e basenit e përfaqësojnë shkëmbinjtë e vjetër. Në perëndim shtrihen formacionet
më të vjetra të Paleozoit dhe në lindje sedimentet e Kretakut të Sipërm. Në vetë basenin janë
të zhvilluar, krahas sedimenteve Terciare, edhe sedimentet e Kuaternarit, që nga pikëpamja
hidrogjeologjike kanë interes të madh studimi. Shtrirja dhe mardhënja midis sedimenteve në
zonën e basenit tregohen qartë në prerjet gjeologjike të zonës lindore të karrierës së
Mirashit[28].
Hapësira e gjerë e minierës sipërfaqësore Mirash, e cila shtrihet në pjesën veriore të basenit
qymyror dhe që ndodhet midis qytetit të Kastriotit (në veri) – lumit Drenica (në perëndim) –
fshatit Lismir (në jug) dhe lumit Sitnica (në lindje).
Në këtë zonë në serinë e sedimenteve Terciare shprehen këto facie litologjike:
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 39
- shtresa qymyrore e bashkuar në të gjithë basenin,
- mbulesa Terciare e përfaqësuar nga argjilat ngjyrë hiri,
- seria dyshemore kryesisht me argjila të gjelbërta në të hirtë, aty këtu me ndërthurje
ranorësh.
Argjilat e gjelbërta të dyshemesë kanë trashësi të madhe (deri 250 m), ndërsa në disa zona kjo
trashësi është më e vogël (deri 20 m). Seria qymyrore në vetvete përmban shpesh
ndërshtresa të argjilave qymyrore, dhe argjila yndyrore të hirta në të gjelbër ose argjila me
ndërthurje ranore në pjesën e dyshemesë. Në hapësirën e basenit nga shpimet e zbulimit
është konstatuar një ndërtim i shtresës qymyrore i shoqëruar me një numër të vogël e në disa
raste edhe të mëdha të ndërshtresave të masës pluhurore me faunë bimore të zhvilluar.
Trashësia e shtresës qymyrore në basen është e ndryshueshme që luhatet deri në 70 m. Në
sektorin lindor të Sitnicës ajo arrin në 35 m. Trashësia e shtresës së qymyrit rritet kryesisht
nga perëndimi në jug.
Kontakti i qymyrit në serinë qymyrore në sektorin lindor të Sitnicës paraqitet jo i rrafshët, dhe
merr formën bllokore të shpateve në lindje me sipërfaqen e tokës. Seria e mbulesës në
hapësirën e karrierës sipërfaqësore Mirash përfaqësohet kryesisht me argjila mergelore
ngjyrë hiri kompakte dhe me konsistencë shumë të fortë.
Në pjesën veriore të sektorit të Sitnicës seria e mbulesës është e përfaqësuar nga ranorët dhe
zhavorret. Trashësia e mbulesës argjilore është e ndryshueshme në varësi të shkallës së
erozionit. Në pjesën jugore në drejtim të karrierës sipërfaqësore Mirash trashësia arrin 50 m.
Pjesa e sipërme e mbulesës argjilore është e tjetërsuar nga ndikimi i agjentëve atmosferik dhe
pasurohet me oksidet e hekurit, dhe e konkrecioneve të karbonat kalciumit (pako e emërtuar
si argjila të verdha).
Mardhënjet e serisë së dyshemesë (argjilave të gjelbërta), me serinë qymyrore dhe argjilave
të hirta të tavanit jepen qartë me profile gjeologo – hidrogjeologjike që kalojnë në fushën e
vendburimit qymyror.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 40
Depozitimet Kuaternare
Depozitimet kuaternare kanë një përhapje shumë të madhe në sipërfaqen e pellgut qymyror.
Ato vendosen në mënyrë konkordate mbi formacionin neogjenik, i përfaqësuar nga argjilat
ngjyrë hiri ose të verdha, dhe në sektorë të veçantë ato vendosen direkt mbi pakon qymyrore.
Depozitimet kuaternare, në rajonin e vendburimit qymyror të Sibovcit përfaqësohen nga
depozitimet aluviale zhavorrore e rëkore (Q4 al), nga depozitimet proluviale të përfaqësuara
nga materiali copëzor zhavorror i mbuluar me depozitime suargjilore me ujëpërshkrueshmëri
të ultë (Q4 pl), suargjilave dhe surërave diluviale me përmbajtje materiali copëzor me
ujëmbajtje të dobët (Q4 d) dhe depozitimeve të vjetra të tarracave mbizallishtore të
përfaqësuara nga zhavorre të kolmatuar me suargjila (Q1-3).
Depozitimet e rrafsheve aluviale (Q4 al) kanë përhapje kryesisht në lindje të lumit Sitnica, me
zhvillim në të dy krahët e tij. Ato përbëhen kryesisht nga zhavorre kokërr mesëm dhe rërash.
Në sektorë të veçantë, aty ku rrënjët derdhen në lumin Sitnica, depozitimet e Q4almbulohen
me suargjila të verdha, produkt i tjetërsimit të argjilave të hirta. Në këto sektorë ujërat
nëntokësore të zhavorreve aluviale kanë karakter subartezian.
Trashësia e zhavorreve aluviale është e ndryshme. Ajo vjen duke u rritur nga lindja dhe
verilindja (me trashësi deri 2 m) drejt fushës së Dardhishtës (deri 15 m).
Depozitimet e zhavorreve aluviale luajnë një rol të madh në ujëmbajtjen dhe në ujëzimin e
minierës së projektuar të Sibovcit. Para shfrytëzimit ujërat e tyre drenojnë drejt lumit Sitnica,
pas hapjes dhe shfrytëzimit të pakos qymyrore ato do të ushqejnë qymyret me ujë duke luajt
një rol negativ në ujëzimin e qymyreve që shtrihen nën këto depozitime.
Depozitimet proluviale (Q4pl) përhapen gjatë përrenjve të shumtë që përshkojnë fushën
qymyrore. Ato përbëhen kryesisht nga material zhavorresh të pa rrumbullakosura, shpesh
herë i kolmatuar me material suargjilor me ujëpërshkrueshmëri të dobët.
Depozitimet deluviale dhe eluviale (Q4 d) përbëhen nga suargjila dhe surëra me përmbajtje
materiali copëzor me ujëmbajtje të dobët. Këto depozitime mbulojnë shpatet kodrinore të
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 41
rajonit dhe kanë një trashësi që luhatet nga 1 deri në 4 m. Në sektorët e shpateve të pjerrëta
deluvionet janë të paqëndrueshme (rrëshqasin).
Depozitimet e vjetra kuaternare (Q1-3) janë depozitime suargjilore të përziera me zhavorre që
ndërtojnë tarracat mbizallishte të lumit Sitnica.
2.2. Tektonika e basenit
Edhe pse baseni i Kosovës i takon nga ana tektonike grupit më të ri të baseneve produktive
(neogjenike) të rrethit ai ka një tektonikë shumë të ndërlikuar. Ky ndërlikim nënkupton që
duhet marrë në konsideratë formimin e basenit në një zonë jo shumë e qetë dhe e
karakterizuar me luhatje të shpeshta dhe me ushqim nga formacionet magmatike, (zona
Vardarit). Baseni i Kosovës nga ana tektonike është vazhdim i zonës së Vardarit, dhe
konkretisht i takon rripit të rreshpeve të Dinariteve të brendshme. Në formimin e tektonikës
së Basenit të Kosovës mund të veçojmë tri faza[28]:
Faza paraliqenore – i takon kohës së formimit nga ana tektonike e gropave të Kosovës. Sipas
shumë autorëve kjo fazë datohet e periudhës oligocen-miocen. Ajo është e rrethuar nga
shkarjet e mëdha të të gjitha formacioneve që e rrethojnë dhe nga ndikimi i herpasëhershëm
i aktiviteteve vullkanike, sidomos në rrethin verilindor, si dhe zonën e Janjevës dhe Sushicës.
Shumë thyerje të mëdha kanë ndodhur përgjatë rrethit perëndimor, kurse zona anësore
rrethuese është më e qetë. Ky ndryshim i zonave periferike të basenit, si nga lindja ashtu
edhe nga perëndimi, është shoqëruar gjatë gjithë evolucionit të mëtejshëm të basenit.
Proceset tektonike që kanë ndodhur në basenin e Kosovës janë të qarta. Këtë e dëshmojnë
shumë ngjarje të tilla si:
a) gati gjithë vija e drejtë e kufirit në mes basenit dhe formacioneve anësore janë
formuar vetëm në zonat e mëdha dislokuese, përgjatë së cilës është ulur baseni,
b) me këta kufij është bërë prerja e shkëmbinjve me përbërje litologjike të
ndryshme (është formuar gropa e Kosovës),
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 42
c) ardhjet e materialeve nga malet rrethuese në basen supozohet se kanë qenë të
rregullta dhe me përbërje heterogjene,
d) relievi i shkëmbinjve të formacioneve rrethues në distancë shumë të afërt me
basenin, sidomos përgjatë kufirit perëndimor ka qenë shumë i thyer dhe
rrudhosur.
Prania e gëlqerorëve dëshmon që tektonika ka ndikuar më herët dhe kanë mbetur në afërsi të
thyerjes tektonike përgjatë të cilës është formuar baseni. Në procesin e formimit të basenit,
krahas shkëputjeve krahinore kryesore të dislokimit të formacioneve rrethuese, ka mbetur i
tërë sistemi sekondar i thyerjeve në linja paralele ose më drejtë në drejtim të dislokimit
kryesor. Në këtë mënyrë baza e serisë Terciare është ende në fazën e formimit të basenit, ku
fiton strukturë në formë parketi dhe është ndarë në blloqe, që në fazën e mëhershme të
formimit të basenit ka qenë shumë i zhvilluar dhe nga luhatjet e saj janë formuar seri litologo-
faciale të shumëllojshme. Në pranin e këtyre thyerjeve sekondare vërtetohet shpesh herë
kapja e ujërave minerale në shpimet që kanë arritur deri në bazën e serisë Terciare.
Faza liqenore – i takon fazës relativisht të qetë të basenit dhe karakterizohet me kohën e
sedimentimit të serisë pliocenike dhe afrimit të fundit të basenit:
a) Trashësia e serisë së dyshemesë së shtresës qymyrore, është sedimentuar
vetëm prej bazës së hollë të saj të pandërprerë. Kjo ka ndodhur në fazën e
formimit të basenit.
b) Kalimi i mprehtë prej fazës së fundit të formimit të shtresës qymyrore në fazën
e sedimentimit të argjilës së hirtë si mbulesë është arritur vetëm mbas rritjes së
shpejtë të sedimentimit në basen.
Duke e parë në tërësi basenin mund të konstatohet që në të është zhvilluar një sinklinal i
gjerë asimetrik, boshti kryesor gjatësor i së cilës është afër kufirit perëndimor, dhe afërsisht
paralel me boshtin gjatësor të basenit. Asimetria e këtij sinklinali është pjesë e vazhdueshme
e paqëndrueshme e kësaj pjese të basenit në afërsi të kufirit perëndimor.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 43
Në brendësi të këtij sinklinali ,konturet e të cilët janë formuar në dy faza të mëhershme, është
zhvilluar i tërë sistemi i shkëputjeve tektonike. Shumë i rëndësishëm është sistemi
shkëputjeve dislokuese që ka ndikim dominues në tektonikën e basenit. Për shkak të
rëndësisë së madhe të shkëputjeve, mundemi pa kurrfarë hezitimi të themi se në pjesën ma
të madhe të basenit është e pranishme tektonika radiale. Linjat e shkëputjeve kanë drejtime
të ndryshme shtrirje, megjithatë ato mund ti rendisim në dy drejtime kryesore:
a) Shkëputje gjatësore
b) Shkëputje tërthore dhe diagonale
Në bazë të gërshetimit të këtyre mund të konkludojmë se baseni fiton afërsisht strukturë në
formë parketi dhe se baseni bie nga periferia në qendër shkallë-shkallë dhe me shkëputje
tektonike me një ulje të rregullt. Krahu i ulur orientohet nga qendra. Me fjalë të tjera baseni i
Kosovës përfaqëson një graben tektonik.
Tektonika e basenit të Terciar të Kosovës siç e përmendëm më lart, ka elemente të zhvilluar
të tektonikës kolodiale (fig.2.3). Ajo shprehet me sisteme të mëdha ose të vogla të
shkëputjeve dhe të rrudhosjeve, tek të cilat këndi maksimal i rënies në pjesën qëndrore të
basenit arrin deri në 100. Seria e pliocenit tregon tendenca centriklinale të rënies, kështu që
baseni ka formën e një sinklinali të gjerë me rënje të lehtë me boshtë me drejtim veri-
veriperëndim–jug-juglindje.Brenda këtij baseni shfaqen edhe shkëputje dhe rrudhosje
sekondare, që i japin karakteristikat e një tërësie tektonike.
Sistemi i shkëputjeve të basenit ka shtrirje të dyfishtë. Njëri sistem i shkëputjeve ka shtrirje
paralele me boshtin gjatësor të basenit dhe sistemi i dytë është i kryqëzuar me këto shkarje
me kënde të ndryshme. Shkëputjet gjatësore dominojnë në basen dhe kushtëzojnë
tektonikën e basenit. Shkëputjet e tërthorta kanë një shtrirje të përgjithshme jugperëndimor-
verilindje. Krijimi i shkëputjeve në kohë të miocenit deri në kuaternar.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 44
makroblloku perendimor
makroblloku qendror
makroblloku lindor
Rupturat e rendeve të ulta
Shkarja Qyqavicë-Sitnicë
Shkarja Lypjan-Qagllavicë
XXI
A
Kontura e shtrirjes së serisë qymyrore
Rupturat e rendit të parë
LEGJENDA:
1
2
1XXXII
I
1
2
Lypjan
1 Dobrevë
BARDH
KASTRIOT
II2
MIRASH
III
2
A'
B'
FUSHË KOSOVA
PRISHTINË
Çaglavicë
II1
0
N
6 km
ë
HARTA TEKTONIKE E BASENIT TË KOSOVËS
B
Fig.2.3Harta tektonike e basenit të Kosovës
Si element kryesor i interpretimit të tektonikës së serisë qymyrmbajtëse është marr kufiri i
poshtëm dhe i sipërm i shtresës qymyrore. Ky kufi është konsideruar përafërsisht drejtvizor.
Diferencat e ndryshme të uljes së shtresës qymyrore (deri në 10 m), shpjegohen si luhatje
tektonike ose çrregullime tektonike. Për shkak të çrregullimeve tektonike që kanë ndodhur në
këtë rreth të ngushtë, janë formuar format aplikative në distanca të gjëra. Në disa pjesë nga
niveli i shtresës qymyrore kanë dalur sasi të gasit metan (CH4) (fig.2.4).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 45
Faza pas liqenore – nga e cila ka mbet formimi i tektonikës së re e cila është ende aktive.
Fig.2.4. Harta gjeologjike e pjesëve të basenit të Kosovës (vendburimi i Sibovcit)
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 46
3.0 KUSHTET HIDROGJEOLOGJIKE TE BESENIT QYMYROR
3.1. Mbi kushtet hidrogjeologjike të basenit qymyror
Hapja dhe shfrytëzimi i mineraleve të dobishme (miniera apo karriera) ndryshon kushtet
hidrogjeologjike të rajonit. Vetë karriera e vendburimit qymyror të basenit të Kosovës bëhet
drenues kryesor i ujërave nëntokësore të mbishtrira duke ndryshuar drejtimin e rrjedhjes
nëntokësore dhe lëvizjen e tyre drejt karrierës. Karriera si një dren artificial i hapur krijon
mundësin e lidhjes hidraulike me ujërat sipërfaqësore duke rritur disa herë ardhjen e ujit në
punimet minerare. Hapje ekarrierës nën bazën lokale erozionale, nën nivelin e lumit Sitnica
(që është drenuesi kryesor nëntokësor) do të çojë në tharjen e akuiferit dhe të burimeve që
dolin prej tij [36].
Në shpimet e shumta të zbulimit janë kryer vrojtime sistematike disa vjeçare të nivelit të
ujërave nëntokësore. Këto punime hidrogjeologjike u kryen që të bëjnë të mundur evitimin e
akuiferve që mund të ndodhin dhe që përkeqësojnë nxjerrjen e qymyreve nën nivelin e lumit.
Ujërat nëntokësore, si rregull rrisin koston e nxjerrjes së mineralit nga nëntoka.
Me punimet fushore të kryera gjerë më tani është bërë e mundur njohja e gjithanshme e
kushteve hidrogjeologjike e fushës qymyrore dhe të rrethanave të sajë, qysh në fazat e para
të zbulimit të vendburimit.
Mbi bazën e këtyre punimeve janë dokumentuar të gjitha pikat ujore që dalin në rajon
(burime, gërmime, puse, shpime), janë kryer pompime eksperimentale për vlerësimin e
ujëmbajtëses (Q dhe qs) dhe të vetive filtruses (K.T) dhe janë marrë një numër i madh provash
për analiza kimike dhe të materialit aluvial për përcaktimin e vetive kolektore (granulometria,
poroziteti, koeficienti i filtrimit etj).
Nga ana hidrogjeologjike baseni qymyrori Kosovës hyn në tipin e vendburimeve qymyrore, që
lidhen me shkëmbinjtë e shkriftë argjile-ranorë (Fig. 3.1)Ai karakterizohet me kushte
hidrogjeologjike shumë të ndërlikuara, tëkushtëzuaranga lidhja e mirë hidraulike e pakos së
qymyreve me ujëra sipërfaqësore me tektonikë shkëputëse të zhvilluar dhe me praninë e
shtresave ujëmbajtëse mbi tavanin e pakove qymyrore [41] [42].
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 47
Fig.3.1 Harta hidrogjeologjike e rajonitme pozicionine Basenit të Kosovës
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 48
Për këtë tip vendburimi, studimihidrogjeologjik më detal është kryer për fushën qymyrore të
Sibovcit (fig.3.2; fig. 3.3; fig.3.4; fig.3.5) që ka konsistuar në:
- Kryerjen e pompimeve të vetmuara ose me nyje hidrogjeologjike,
- Vendosjen e dendur të rrjetit të puseve të zbulimit dhe të vrojtimit të nivelit
(piezometrat), ku kryhet edhe sot monitorimi regjisor i akuiferit aluvial,
- Përcaktimin e pjerrësisë së skarpateve të punimeve të gërmimit në mbulesën
argjilore të hirta.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 49
Fig. 3.2 Harta hidrogjeologjike e fushës qymyrore Sibovc
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 50
Fig.3.3. Paraqitja 3Dimensionale e fushës se Sibovcit me karierat aktive
Fig. 3.4 Harta e pellgjeveujëmbledhëse
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 51
Fig. 3.5 Harta hidrogjeologjike me zonat ujëmbledhës
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 52
Në vendburimin e qymyreve të Sibovcit, sipas përbërjes litologjike të shkëmbinjve, me të cilat
ato lidhen, veçojmë këto tipe të ujërave nëntokësore:
- ujërat nëntokësore që lidhen me vetë pakon qymyrore,
- ujërat nëntokësore pa presion të zhavorreve dhe rërave aluviale,
- ujërat e cekta nëntokësore që lidhen me mbulesen kuaternare eluviale-deluviale (Q4d)
- ujërat nëntokësore që lidhen me shkëmbinjtë kompakt
1) Ujërat nëntokësore që lidhen me pakon qymyrore
Llojet nëntokësore, që lidhen me pakon qymyrore kanë rëndësi të veçant për vendburimet e
qymyrit.Ato formohen nga infiltrimi i ujërave sipërfaqësore dhe të akuiferit aluvial që
mbishtrihen qymyreve, nëpërmjet shkëputjeve dhe çarjeve tektonike bllokore që përfshijnë
këtë pako qymyrore.
Ato janë ujëra që i përkasin zonës hidrokimike oksiduese.
Përbërja kimike e tyre transformohet nga bashkëveprimi i ujit të infiltrimit me lëndët organike
që përmban qymyri. Ato në përgjithësi, janë ujëra acide.
Më gjerësisht këtë tip të ujërave nëntokësore do t’i trajtojmë në kufijt e më poshtëm.
2) Ujërat nëntokësore që lidhen me shkëmbinjtë e shkriftë poroz
Këto ujëra i përkasin depozitimeve aluviale me përbërje zhavorresh dhe rërash.
Ato kanë përhapje të gjerë dhe zhvillohet në të dy krahët e lumit Sitnica. Shpimet e shumta që
kanë kapur këto depozitime kanë vërtetuar pranin e shtresave ujëmbajtëse në nivel të lirë, që
lidhen me zhavorret dhe rërat aluviale. (Fig. 3.6)
Në aluvionet mbizotërojnë zhavorret kokërr vogël dhe kokërr mesëm që zënë mbi 60% të
masës së aluvioneve.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 53
Nga pompimet e kryera shpimet japin një debit specifik mesatarisht 2.6 l/s/ml, dhe koeficient
filtrimi (K) të lartë (K>10-3m/sek).
Fig.3.6Kolona litologjike e shpimit në aluvionet e lumit Sitnica
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 54
Sipas hartës së hidroizohipseve të ndërtuara për ujëra nëntokësore të aluvioneve ato lëvizin në
drejtim të rrjedhjes së lumit Sitnica(fig. 3.7).Ushqimi i këtyre bëhet për llogari të reshjeve
atmosferike dhe janë ujëra pa presion.
Fig.3.7Harta e niveleve të ujërave nëntokësore me nivel të lirë
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 55
Krahas shpimeve ujërat e zhavorreve aluvial janë kapur edhe me puse gërmimi në thellësinë
disa m nga sipërfaqja e tokës.
Me anë të rilevimit hidrogjeologjik janë dokumentuar të gjitha pikat ujore (burimet, puset e
gërmimit, shpimi i zbulimit etj.), përbërja litologjike e shkëmbinjve poroz të shkriftë që i
ushqejnë ato, duke realizuar me to një monitorim disa vjeçar të luhatjes së nivelit të ujit
nëntokësor. Nga pikat ujore janë marrë prova uji për analiza kimike, të cilat vërtetojnë se ato
janë ujëra të ëmbla me mineralizim nën 0.5 gr/l me fortësi, të tipit HCO3 – Ca.
Më poshtë ipet tabela e analizave kimike të ujërave të zhavorreve aluviale
Amplituda e lëkundjes së nivelit të ujërave nëntokësore pa presion në bazë të monitorimit
regjisor të tyre luhatet nga 1 deri 3 m. Ato konsiderohen ujëra të pijshëm dhe përdoren nga
fshatrat përrreth për furnizim me ujë të pijshëm. Trashësia e aluvioneve mbi pakon qymyrore
është disa metra.
Shpimet gjeologo-zbuluese që kanë shoqëruar punimet fushore japin një material të çmuar në
vlerësimin e kushteve hidrogjeologjike të këtij akujferi. Në këto shpime janë kryer pompimi
provë për përcaktimin e vetive filtruese (K) dhe të ujëmbajtës së tyre (qs) .
Punimet fushore rilevuese, vrojtimet hidrogjeologjike, matjet sistematike të niveleve dhe
prurjve lumore në periudha të ndryshme kohore që janë kryer për fushën qymyrore të Sibovcit
kanë rezultuar në përpilimin e të niveleve minimale dhe maksimale të ujërave (fig. 3.8; 3.9 ).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 56
Fig.3.8Harta e niveleve minimale të ujërave me nivel të lirë.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 57
Fig.3.9Harta e niveleve maksimale.
3.2Ujërat e cekta nëntokësore që lidhen me depozitimet e shkrifta aluvialodeluviale (Q4el-d)
E gjithë sipërfaqja mineral-mbajtëse e rajonit, në pjesën më të madhe mbulohet nga suargjilat e
verdha, produkt i tjetërsimit të argjilave të hirta, me ndërthurje surërash dhe alevritesh.
Nga informacionet e marra nga puset e vjetra të gërmimit (bunare) në këto depozitime
formohen ujëra të cekta që ushqehen kryesisht nga reshjet atmosferike ose prrenjt
sipërfaqësore. Rrjedhja e këtyre ujërave bëhet brenda materialit suargjilor të verdhë me
ndërfutje vende vende të surërave dhe rërave të imta.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 58
Thellësia e shtrirjes së këtyre ujërave në puset e gërmimit shkon në 10 m deri në 15 m nën
sipërfaqe. Përhapja e këtij materiali ujëmbajtës është e kufizuar, prandaj ato kontribuojnë
shumë pak në rrjedhjen e ujërave nëntokësore që lidhenzhavorret aluviale në kuotë më të ulët.
Burimet që dalin nga ky horizont, ose që kapen me puse gërmimi faktorë (të vrojtuara nga
Instituti ) kanë prurje të vogla të rendit 0.05 deri 0.2 l/sek, rrallë deri në 1 l/sek me koeficient
filtrimi të vogël me K=10-6 deri 10-2 m/sek dhe koeficient rrjedhje 0.45 l/sek. Puset e gërmimit
në afërsi të fshatit Lajthishtë kanë vërtetuar pranin e këtij horizonti ujëmbajtës. Regjimi i këtyre
ujërave është shumë i ndryshueshëm. Në periudha të thata të vitit, burimet apo uji i bunarëve
me thellësi shtrirje 5 deri 7 m shpesh herë shterron krejtësisht. Ujërat e cekta nëntokësore
përdoren për furnizim me ujë të pijshëm të qendrave të vogla të banimit.
Ujërat e cekta që dalin në shpatet e kodrave me burim ndikojnë negativisht në prishjen e
qëndrueshmëris së shpateve. Ato janë shpesh faktor kryesor i rrëshqitjes së mbulesës
kuaternare të shpateve.
Gjatë hapjes së karrierës së projektuar të Sibovcit këto ujëra duhet të drenohen me kanale dhe
të përcillen me kuotat më të ulta të relievit, prej ku me motopompa duhet të largohen jashtë
kufijve të fushës qymyrore. (Fig. 3.10)
3.3 Ujërat nëntokësore që lidhen me shkëmbinjtë kompakt
Ky grup i ujërave ka përhapje të kufizuar në rajon. Ato nuk luajnë ndonjë rol të veçantë në
ujëmbajtjen dhe në ujëzimin e vendburimit. Këto lidhen me formacionet gëlqerore karstike, me
formacionet magmatike (intruzivë dhe efuzivë) që përhapen në pjesët periferike të basenit të
Fushë Kosovës.
Midis këtyre ujërave më të rëndësishme janë ujërat që lidhen me formacionet gëlqerore me
karst të zhvilluar. Nga çfaqjet dhe boshllëqet karstike dalin burime me debit të lartë por të pa
qëndrueshme, me ujëra të pijshëm që përdoren për furnizim me ujë të qendrave të vogla të
banimit.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 59
Shkëmbinjët e pa përshkueshëm si rreshpet kristaline, filitet, formacioni flishorë, kanë përhapje
të kufizuar në rajon dhe konsiderohen si ekrane të pa përshkueshme. Në kontaktin e tyre me
shkëmbinjtë e përshkueshëm dalin burime me debit të vogla.
Fig.3.10Drejtimi i lëvizjes së ujërëve nëntokësorë
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 60
4.0 KUSHTET TEKNIKO – MINERARE TË SHFRYTËZIMIT TË VENDBURIMIT TË QYMYREVE
4.1Karakteristikat litologjike të pakos qymyrmbajtëse
Nga aspekti litologjik, strukturor dhe paraqitjes sëqymyrit, në pjesën e ulët të Fushëgropës së
Kosovës,veçohen tre sektorë kryesorë:
- Pjesaveriore jo produktive
- Pjesajugore joproduktive
- Pjesa qëndrore qymyrmbajtse,që njihet si baseni qymyror i Kosovës.
Për vetë objektin e studimit do të trajtojmë më poshtë vetëm pjesën e basenit qymyror të
Kosovës pra pjesënqëndrore qymyrmbajtëse.
Kufiri i kësaj pjese është përcaktuar në bazë të shtrirjes së shtresës së qymyrit dhe
pergjithësisht nuk është i rregullt.Prej fshatit Beçuk, në veri, drejt jugut deri te fshati Sllatinë ,
kufirishkon pak a shumë përgjatë fundit të anës perëndimore malore (VVP-JJL). Të njëjtin
drejtim e ka edhe më në jug, deri te fshati Krajishtë, por se është i zhvendosur më në lindje nga
malet anësore. Nga këtu kthen në drejtim të lindjes, në afërsi të fshatraveTopliçan dhe Gllogoc
(Lipjanit) për tu drejtuar në drejtim të verilindjes deri afër Graçanicës. Ngakëtu kufiri ndërron
drejtimin dhe shtrihet nëdrejtimin veriperëndimor,nëpër Çaglavicë, Orloviq, Plemetin e Gllavatë
deri te Mihaliqi, në veri [19] [40] [42]. Në pjesën qëndrore qymyrmbajtse të Basenit linjitor të
Kosovës , vendburimet më të rëndësishme të linjitit janëBardhi, Mirashi, Sibovci etj.
Në serinë qymyrore të vendburimeve Bardh, Mirash, Sibovc veçohen tri njësi (pjesë) të saj
(fig.4.1):
1. Tabani (dyshemeja) e shtresës të qymyrit
2. Shtresa e qymyrit
3. Tavani i shtresës së qymyrit
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 61
Fig. 4.1. Profili gjeologo - tektonikI - I’
1. Dyshemeja e shtresës së qymyrit
Tabani i shtresës së qymyrit karakterizohet me llojllojshmëri të theksuar litologjike në rrafshin
horizontal dhe vertikal dhe në kuadër të tij mund të veçohen dy zona litologjike , të cilat në mes
veti janë të lidhura mekalime graduale.
Zona e parë , e cila zënë pjesët e poshtme dhe të mesme të tabanit, është e përfaqësuar me
seri tëndërthurjeve në mes veti të argjilës së verdhë jo shtresore, shpesh herëmë shumë rërë
dhe karbonatike, nga njëra anëdherërave të trasha , shpesh herëtë argjilizuar, nga ana tjetër.
Trashësia e kësaj zone vlerësohetderi në 250 m.
Zona e dytë , e cila paraqettabanin e drejtpërdrejtëtë shtresës qymyrore, përfaqësohet
ngaargjilat rërore dhe yndyrore meshtresëzim të dobët dhe ngjyrë gri e gjelbër. Argjilatngjyrë
gri e gjelbërngatabani i drejtpërdrejtë me shtresën qymyrore shpesh herë janë të pasuruara nga
mbetjet qymyrore dhe për këtë nëkëto raste kalimi ngakëto argjila në qymyre është gradual.
Vlerësohet se trashësia mesatare e kësaj zone është 25-30 m.
2. Shtresa e qymyrit
Rajoni qymyrmbajtës , gjegjësisht shtresa e qymyritnuk ka ndonjë pozitë të veçantë në kuadër
të morfologjisë së sotme të fushëgropës tektonike të Kosovës dhe paraqitet si në pjesët e ulëta
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 62
të saj poashtu edhe pjesët kodrinore. Kufiri ndërmjet shtresës së linjitit dheterreneve fqinje
joproduktive (pa linjit) është i fiksuar me një brez të shpërbërjes, gjegjësisht të copëtimit,
tështresës së qymyrit dhe kalimin gradual të saj nëzonën jo produktive. Ky brezështë i shënuar
nga njëseri endërrimeve të njëpasnjëshme të linjitit të pastër, linjitit argjilor, argjilës qymyrore,
argjilave të ndryshme dhe rërës me ngjyrë të gjelbër (Fig. 4.1).
Varësisht nga trashësia e tavanit dhe tektonikës shkëputse të basenit, linjiti paraqitet në thellësi
të ndryshme. Në tërësi, shtresa e linjitit si dhe e gjithë seriaqymyrore kanë rënie centriklinale,
gjegjësisht përmes një vargtë prishjeve tektonike shkallë –shkallë dhepjerrtësimit të rënies së
shtresës, kjogradualisht zhytet në thellësi, në drejtim të prishjes më të madhe tektonike të
basenit e cila shtrihet përgjatë linjësLeskovik-Dobranja eMadhe. Për këtë, thellësia e shtresës së
linjitit lëkundet ngasipërfaqja (daljet sipërfaqësore) në Leskovik, Bivolak etj. e deri në thellësi
mbi 310 m, në regjionin e fshatrave Henc, Dobrevë e Ultë, Vragoli, Bardh etj. Nga kjo zonë e
thellësive të mëdha, duke shkuar nëveri, verilindje, lindje dhe jug, shtresa e linjitit paraqitet në
thellësi gjithnjë e më të vogla e deri në paraqitje sipërfaqësore në formë të daljeve të
shpërndara.
Edhe trashësiae shtresës së linjitit është e ndryshme në vende të ndryshme. Trashësiamë e
madhe e saj prej 110 m është konstatuar me shpimenë rajonin e fshatrave Henc, Bardh i Madh
etj. Ndikimi i erozionit, pas fazës liqenore, në zvogëlimine trashësisë së shtresës qymyrore është
i kufizuar kryesisht në luginat e prockavetë cilat rrjedhin përgjatë pjesëve anësore të fushës
qymyrore. Në zvogëlimin etrashësisësë shtresës qymyrore kanë ndikuar edhe vetëndezjete
herëpashershme të linjitit.
Në pjesën më të madhe të basenit qymyror të Kosovës është formuar vetëmnjë shtresë
qymyrie cila është e ndërthurur me ndërshtresasterile, të cilat janë të shumta nëpjesët e
poshtme dhe anësore të saj. Ndërshtresat sterilepërfaqësohen më së shpeshti nga argjilat, të
cilat nëpjesëne sipërme të shtresës së linjitit janë tejet qymyrore, ndërsa në pjesët e poshtme
kalojnë në argjila yndyrore dhe rërore ngjyrëgri jeshile. Përveç argjilave, ndërshtresat sterile
përfaqësohen edhe nga thjerrëzat e rralla të masave drunore të silifikuara si dhe thjerrëzave të
shpeshtamë përbërje hi-argjilë, me trashësi deri në 10,0m.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 63
3. Tavani i shtresës së qymyrit
Për ndryshim nga kalimi gradualnga tabani (dyshemeja) në shtresën qymyrore, kufiri ndërmjet
shtresës qymyrore dhe tavanit të saj ështëzakonisht i menjëhershëm( i theksuar). Sedimentet e
tavanit të shtresës së qymyrit kanë trashësi prej 60-130 m. Në sedimentet e tavanitveçohenkëta
përbërës (Fig.4.2) [11][12] [19] [41].
Argjila (gri), e cilaparaqitet në pjesën më të madhe tëfushës qymyrore ,në disa lokalitete e
paraqet tabanin e drejtpërdrejt të shtresës qymyrore. Argjila e përhimët paraqet një masë
homogjene që ështëmjaftë e fortë, pashprehje të ndonjë shtresëzimi, dhenganjëherë rëroredhe
mergelor. Më së shpeshti ështëplotësisht yndyrore me ngjyrë të përhimët të theksuar.
Ndërshtresat në te, nëse paraqiten, në të shumtën e rasteve janë të përfaqësuara nga fauna e
lumakeleve.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 64
Kalim i vazhdueshëm
prej argjilës së hirtë në
të verdhë.
Figura e djathtë paraqet
argjilën e verdhë e pasur
me fosile me përqindje
të lartë të guaskave të
cilat zakonisht
lajmërohen në këtë
pozicion të profilit.
Pjesa e sipërme e
argjilës së hirtë fillon me
argjilat fosilore me
guaska.
Horizonti shënues fosilor
me gastropodie
(Viviparus sp.) nga pjesa
e sipërme e argjilës së
poshtme të hirtë; Pozita
e horizontit në afërsisht
68 m.
Argjila lymore me fosile
nga pjesa e sipërme e
argjilës së mesme të
hirtë.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 65
Shtresa tregon kontaktin
e theksuar në shtresën
varëse me argjilë të
hirtë. Kjo argjilë
karakterizohet me
shtresë të trashë prej 25
cm të gastropodeve
(shiko foton e djathtë)
në bazamentin e saj.
Fig. 4.2. Profili skematik i serisë tavanore
Në daljet sipërfaqësore, nga ndikimi i atmosferikeve, është shumë e ndryshuar, e pasuruar me
përqendrim tëoksidit të hekurit dhekonkrecioneve të kalcium karbonatit dhe për këto pjesë
tëargjilës sëpërhimët janë quajtur argjila e kuqe. Në disa pjesë të fushës qymyrore , nga djegëja
e pjesëve të sipërme tështresës së qymyrit janë pjekur (përzhitur) masa të argjilës së përhimët
dhe në këtë mënyrë është krijuar porcelaniti me ngjyrë tulle osetë përhimët jeshile.
4.2Klasifikimi dhe shkalla e qymyrzimit (rangu)
Qymyret e basenit të Kosovës i përkasin grupeve : Liptinite, Inertinite dhe Huminite (tabela 4.1).
Ndërsa Vitrinitet nuk takohen në basenin qymyror të Kosovës pasi qymyret e Kosovës janë të pa
pjekur, sa kanë dalë nga stadi i torfës dhe kanëhyrë në stadin e qymyrit linjit. Kjo ka ndodhur
pasi basenet e qymyreve nuk i janë nënshtruar kushteve të zhytjes (prerja sedimentare mbi
horizontin qymyrmbajtës ka trashësi të vogël) (Premti I, 2012).
Përmbajtja e ulët e karbonit organik në qymyret është e kushtëzuar nga dy faktor:
1. Nga prania e materialit inorganik në qymyret (minerale të ndryshme)
2. Nga niveli i ulët i pjekurisë së qymyreve
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 66
Tabela 4.1 . Përbërja macerale e qymyreve të basenit të Kosovës (Vaso P., Premti I.)
Nr Kam
pioni
Reflekt
anca e
vitrinitit
Huminitet
Inertinite Liptinite Lëndë
Minerale Pirite Tekstinite Ulminite Atrinite Densinite Gelinit
e
1 G1 0.24 % 64 10 1 1 2 2.5 3.5 15 1
2 G2 0.23 % 60 8 2 4 5 4 5 10 2
3 G3 0.220 % 75 6 2 1 4 3 4 4 1
4 T1 0.250 % 65 7 2 3 8 4 5 3 3
5 T3 0.243 % 69 10 4 3 10 2 5 5 2
6 K1 0.260 % 52 9 10 4 6 3 6 8 2
7 K2 0.240 % 11 5 6 8 25 7 8 25 5
8 K3 0.230 % 65 5 2 3 4 5 4 5 4
Duke u mbështetur në reflektancën e vitrinitit, qymyret janë me maturitet të ulët (R0 =
0.220÷260%), pozicionohen në kufirin e stadit torfë me ate të qymyrit brun. Pra kanë ndodhur
vetëm proceset biokimike të transformimit të lëndës organike, edhe këto procese nuk kanë
përfunduar si pasojë e kthimit të basenit në kontinent. Mjedisi i sedimentimit ka qenë
anaerobik si pasojë e përmbajtjes së acideve humike. Kjo reflektohet në përmbajtjen e piriteve.
Transformimet gjeokimike ose termobarike nuk kanë ndodhur për dy arsye:
1. Gradienti i ulët gjeotermik gjatë sedimentimit dhe më pas nuk mund të stimulojnë
ndryshime gjeotermike.
2. Mungesa e një trashësie potente mbi tavanin e nivelit të qymyreve.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 67
Qymyret e pellgjeve qymyrmbajtëse të Kosovës nuk mund të koksifikohen pasi janë të pa
pjekur. Koksifikohen ato qymyre ku reflektanca e vitrinitit luhatet nga 0.5% deri në 1.1%, pra
kur përfshihen në stadin e qymyrit bituminoz volatil lartë. Në procesin e koksifikimit janë bërë
përpjekje për koksifikimin e qymyreve të stadeve të ulta, duke shtuar bitum.
4.3Parametrat kryesor të shfrytëzimit sipërfaqësor
Shfrytëzimi i lëndve të para minerare, me punime minerare që realizohen në sipërfaqe të tokës,
quhet shfrytëzim me qiell të hapur ose shfrytëzim me karierë [43].
Lënda e parë minerale është e mbuluar nga një shtresë mbulesore ( dhera apo shkëmbinj të
ndryshëm) me trashësi më të vogël apo më të madhe.
Pjesë e minierës me qiell të hapur ku gërmohet djerrina(mbulesa siperfaqsore) apo lënda e parë
minerale quhet kati ishfrytëzimit apo horizont i shfrytëzimit. Çdo kat i shfrytezimit përbën
pjesënkryesore prodhuese të minierës me qiell të hapur dhe çdokat ( shkallë e karieres) ka
elementet e saj që përcaktojnë karakterin e punimeve minerare [43].
Në katin e shfrytëzimit lihen pjesë të tyre si elemente të katit jo shfytëzues – të ashtuquajturat
berma (pjesët anësore të çdo kati – shkalle) . Në sipërfaqet punuese zhvillohen punimet
minerare dhe aty janë vendosur pajisjet që përdoren për shfrytëzim (eskavatorët, buldozherët,
garniturat shpuese), sipërfaqet jopunuese janë të lira. Nëse nëpër sipërfaqet e shkallës së
karieres transportohet lënda e parë apo djerrina quhen sipërfaqe transportuese (rrafshe
transportuese, nivele transportuese) [43].
Lartesia e katit (shkallës) së karieres dhe pjerrësia e skarpates së kësaj shkalle përcaktojnë edhe
kushtet e qëndrueshmërisë së shkallës [7][43].
Nga ana tjetër si tregues i rëndësishëm për minieratme qiell të hapur (shfrytëzim sipërfaqsor të
mineralit) ka rëndësi edhe raporti ndërmjet sasisë së materialit të mbulesës ( i shprehur në
vëllim ) kundrejt sasisë së mineralit që shfrytëzohet . Ky raport shpesh përmendet si koeficient i
zbulimit të mineralit.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 68
4.4Karakteristikat fiziko-mekanike të shkëmbinjve
Për të gjykuar për karakteristikat fiziko – mekanike të shkëmbinjve që marrin pjesë në basenin
qymyror të Kosovës, janë analizuar një numër i konsiderueshëm mostrash me strukturë të pa
prishur ( rreth 92mostra) dhe me strukturë të prishur ( rreth 25 mostra), të cilat janë marrë nga
punimet e shpimeve të kryera në basen [41].
Më poshtë po analizojmë këto veti në mënyrë të veçantë:
4.4.1 Vetitë fizike:
Vetitë fizike të shkëmbinjve shprehin gjendjen fizike të shkëmbit dhe na lejojnë të gjykojmë
tërthorazi për cilësinë e shkëmbit, në filtrimet në to apo dhe për sjelljen mekanike të tyre nën
veprimin e ngarkesave të ndryshme. Këto veti përdoren gjerësisht në llogaritjen e uljes së
mundëshme të veprave inxhinierike, në llogaritjen e aftësisë mbajtëse të shkëmbinjve dhe të
presioneve në punimet minerare, për ndarjen e shesheve të ndërtimit me kundërveprim të
ndryshëm sizmik. Këto veti fizike ndihmojnë për të gjykuar gjithashtu mbi ndryshimet që ka
pësuar shkëmbi gjatë historisë së zhvillimit të tij nën veprimin e proceseve të tjetërsimit apo të
lëvizjeve tektonike, etj.
Ndërmjet vetive fizike më kryesore të përcaktuara janë: dendësia, masa vëllimore, masa
vëllimore e skeletit, poroziteti, lagështia në gjendje natyrore, etj.
4.4.1.1 Dendësia e shkëmbinjve
Shpreh masën në njesinë e vëllimit të skeletit ose të fazës së ngurtë të shkëmbit dhe
përcaktohet në laborator me metodën e piknometrit- Ajo është në vartësi të përbërjes
mineralogjike të shkëmbit dhe të ndërtimit kristalografik të lëndës. Për mineralet ajo është
gjithashtu në vartësi të masës atomike, rrezes atomike dhe të strukturës së rrjetit kristalin.
Rritja e rrezes atomike zvogëlon dendësinë e mineralit.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 69
Dendësia nuk futet si tregues i drejt për drejtë në logaritjet e ndryshme të objekteve, por është
e domosdoshme sepse nëpërmjet mardhënieve të ndryshme mund të përcaktohen tregues të
tjerë, si masa volumore, poroziteti, lagështia, etj.
Për shkëmbinjtëe basenit qymyror të Kosovës, ky tregues është dhënë në tabelat e
mëposhtëme: ( 4.2; 4.3; 4.4).
Tabela 4.2 Vlerat e peshës specifike për argjilat e verdha
PESHA SPECIFIKE
Argjila e verdhë
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 70
Tabela 4.3 Vlerat e peshës specifike për argjilat ngjyrë hiri
PESHA SPECIFIKE
Argjila ngjyrë hiri
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 71
Tabela 4.4 Vlerat e peshës specifike për argjilat e gjelbërta
PESHA SPECIFIKE
Argjila e gjelbërt
4.4.1.2 Pesha vëllimore
Për mostrat me strukturë të paprishur, përcaktimi i peshës së vëllimit në gjendje natyrore është
bërë me ndihmën e unazës në formë cilindrike, me vëllim të caktuar, sipas shprehjes:
= G/ V ( kN/m3)
Ku G – pesha e shkëmbit në gjendje natyrore (kN)
V – vëllimi i mostrës ( cilindrit) (cm3)
Në mënyrë të ngjashme është përcaktuar edhe pesha e vëllimit të skeletit ( pesha e thatë) sipas
formulës:
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 72
= G1 / V ( kN/m3)
Ku : G1 – pesha e shkëmbit në gjendje të thatë (kN)
V – vëllimi i shkëmbit brenda unazës cilindrike (cm3)
4.4.1.3 Lagështia natyrore
Lagështia shpreh peshën e ujit kundrejt peshës së shkëmbit të tharë ( peshës së skeletit) në
temperaturën 105 0C. Vlersimi i këtij parametri ka rëndësi të madhe në punimet e ndërtimit ,
sepse mbi bazën e lagështisë mund të gjykohet për sjelljen mekanike të tyre, pra për
qëndrueshmërinë e tyre ndaj ngarkesave statike dhe dinamike.
Llogaritja bëhet me formulën:
W = Pw – Pth / Pth (%),ku:
Pw – është pesha e mostrës në gjendje me lagështi natyrore
Pth – pesha e mostrës së shkëmbit në gjendje të thatë ( pas tharjes në temperaturën 1050C)
Shkëmbinjtë në vartësi të sasisë së lagështisë mund të ndryshojnë gjendjen e tyre, pra edhe
rezistencën, deformimin apo qëndrueshmerinë ndaj ujit.
Në qoftë se të gjitha poret e shkëmbit janë të mbushura me ujë, lagështia e tij quhet lagështia e
ngopjes. Raporti ndërmjet lagështisë në gjendje natyrore dhe lagështisë së ngopjes quhet
koeficient i ngopshmërise ose grada e lagështisë.
Rezultatet e analizave të kryera për lagështinëdhe për peshën volumore në gjendje natyrore
jepen në Tabelat e mëposhtëme: (Tabela 4.5; 4.6; 4.7)
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 73
Tabela 4.5 Vlerat e peshës vëllimoredhe të lagështisë natyrore për argjilat e verdha
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 74
Tabela 4.6 Vlerat e peshës vëllimoredhe të lagështisë natyrore për argjilat ngjyrë hiri
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 75
Tabela 4.7 Vlerat e peshës vëllimoredhe të lagështise natyrore per argjilat ngjyrë hiri
4.4.1.4 Poroziteti, koeficienti i porozitetit
Me prozitet të shkëmbinjve do të kuptojmë praninë në to të boshllëqeve të imta midis
kokrizave.
Poroziteti shprehet me dy tregues kryesorë:
- Poroziteti n
- Koeficienti i porozitetit e
Poroziteti ‘n’ shpreh raportin e vëllimit të poreve kundrejt vëllimit të përgjithshëm të shkëmbit,
sipas shprehjes:
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 76
n = Vp / V (100%)
ku : n – poroziteti
Vp – vëllimi i boshllëqeve që përmban shkëmbi dhe
V – vëllimi i përgjithshem i shkëmbit
Nga ana tjetër, koeficienti i porozitetit (e) shpreh raportin ndërmjet vëllimit të poreve të
shkëmbit kundrejt vëllimit të skeletit të tij.
e = Vp / Vsk
Rezultatet e provave të kryerapër mostrat e të gjitha shtresave janë paraqitur në formë
tabelare më poshtë:
Në formë të përgjithësuar, kemi:
Argjilat e verdha n = 43.3 – 59.63 %. e =0.305 – 1.478
Argjilat e verdha n = 38.08 – 61.2 %. e =0.615 – 1.157
Argjilat e verdha n = 30.59 – 48.24 %. e =0.441 – 0.97
Në formë tabelore këta dy tregues paraqiten në tabelat 4.8; 4.9; 4.10.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 77
Tabela 4.8. Poroziteti për argjilat e verdha
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 78
Tabela 4.9Poroziteti për argjilat ngjyrë hiri
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 79
Tabela 4.10. Poroziteti për argjilat ngjyrë jeshile
4.4.2 Vetitë Mekanike
Vetitë mekanike të shkëmbinjve shprehin sjelljen mekanike të tyre nën veprimin e ngarkesave
të jashtëme. Këto veti shprehen me rezistencën dhe deformimin e shkëmbit.
Shkëmbinjtë janë trupa, të cilët në veprimin e ngarkesave të jashtëme sillen në mënyra të
ndryshme. Ata paraqesin veti elastike të përkohëshme, rrjedhje, elasticitet ose këputje. Zona
plastike përfaqsohet nga deformimi plastik.
Prova mekanike që shpreh në mënyrë të qartë sjelljen e shkëmbinjve nën veprimin e
ngarkesave, është ajo në shtypje të kontrolluar, në bazëtë së cilës, përftohet lakorja e sforcim
deformimit të plotë.
Duke studjuar të gjtha tipet e lakoreve të sforcim deformimit të shkëmbinjve, ata mund të
ndahen në tre grupe të sjelljes së tyre mekanike:
- Shkëmbinj, ku këputja e tyre nuk bëhet me shpërthim, por kontrollohet deri në fund.
Shkatërrimi i shkëmbit ndodh sipas çarjeve, që zhvillohen ecurisht me rritjen e
ngarkesës. Këtu futen shkëmbinjtë si gëlqerorët e dobët, ranorët me çimentim të
dobët.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 80
- Shkëmbinjtë magmatikë kompaktë, gëlqerorët kriptokristalore, etjku sjellja mekanike
është ndonjëherë plasëse dhe rrallë mund të kontrollohet , sipas shpejtësisë së vënies
nën ngarkesë. Në të gjitha rastet lakoret nuk mund të kontrollohen deri në fund.
- Shkëmbinjtë me porozitet të vogël ( me pak se 5%) në të cilët këputja mund të
kontrollohet deri në fund, cila do qoftë shpejtësia e vënies nën ngarkesë. Shkatërrimi i
shkëmbit është plasës dhe në këtë rast nuk dallohen çarje me rritjen e ngarkesës.
4.5Qëndrueshmëria e shkëmbinjve:
Për qëllime inxhinierike shkëmbinjve u përcaktohen qëndrueshmëria e tyre në shtypje,(
rezistenca e tyre në shtypje) rezistenca në tërheqje, në prerje dhe shumë rrallë në përdredhje.
Në shumicën e rasteve shkëmbi vlerësohet nga pikpamja e rezistencës në shtypje një boshtore,
e cila mund të përcaktohet në mënyrë laboratorike me anë të presave të ndryshme.
Faktorët kryesorë që ndikojnë në qëndrueshmërinë në shtypje një boshtore, mund të ndahen
në dy grupe kryesore:
- Faktorët që lidhen me metodikën e punës në laborator
- Faktorët që lidhen me vetë përbërjen e shkëmbit
Në faktorët që lidhen me metodikën e punës në laborator mund të përmendim:
- Gjeometria e provave ku bëjnë pjesë:
o Forma e kampionit
o Raporti i lartësisë me diametrin ose raporti lartësi -gjerësi
o Vëllimi i kampionit
- Efekti i gradientit të sforcimeve
- Shpejtësia e vënies në ngarkesë
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 81
Në faktorët që lidhen me përbërjen e shkëmbit mund të përmendim:
- Ndërtimi kristalografik
- Përbërja korkrizore
- Përbërja mineralogjike
- Struktura dhe tekstura e shkëmbit
- Shkalla e ndryshimeve sekondare të shkëmbit ( tjetërsim, serpentinizim, kloritizim, etj)
- Përmbajtja e lagështisë
Qëndrueshmëria në shtypje një boshtore:
Është llogaritur si përpjestim i ngarkesës maksimale (Pmax) që shkatërron mostrën e shkëmbit
(me formë të rregullt gjeometrike), mbi sipërfaqen e mostrës (F0) mbi të cilën ushtrohet
ngarkesa, d.m.th:
= Pmax / F0
Në bazë të studimeve të kryera rezulton se argjilat e vendburimit të Sibovcit paraqesin vlera të
qëndrueshmërisë në shtypje të rendit 2-3 daM7cm2 ndërsa qymyret janë të rendit 3.5 – 9.3
daN/cm2.
Për të vlerësuar cilësinë e shkëmbinjve ështëpërdorur klasifikimi i masiveve shkëmbore që merr
në konsideratë parametrat kryesorë (klasifikimi i Beniawsköit).
Sipas këtij klasifikimi,cilësia e shkëmbit e shprehur si shumatore e parametrave të mëposhtëm,
shprehet:
Q = R + Rc + Rl + Rpc + Ro ;
ku:
R – qëndrueshmëria në shtypje njëboshtore e shkëmbit të paprishur
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 82
Rc – parametri i cilësisë së shkëmbit
RI – parametri i largësisë midis çarjeve
Rpc – parametri i përbërjes së materialit mbushës të çarjeve
Ru – parametri i ujë dhënies së shkëmbit
Ro – parametri i orientimit të çarjeve
4.6. Rezistenca në prerje
Karakterizon veçorinë e lidhjes së kokrizave elementare për t´i kundërvepruar forcave që
kërkojnë t’i shkëpusin ato nga njëra tjetra nën verpimin e ngarkesave vertikale. Midis kokrizave
elementare lindin sforcime tangenciale të cilat, kur tejkalojnë sforcimet dhe forcat e lidhjes
midis tyre, bëjnë që të shkatërrohet struktura e shkëmbit të shkrifët. Si forca të lidhjes midis
kokrizave mund të jenë ato të fërkimit midis kokrizave, në rastin e zhavoreve apo rërave dhe
ato të lidhjes elektro – kimike midis kokrizave ( argjilat, alevrolitet, etj).
Ajo llogaritet sipas formulës:
Rpr = P cos / F0
Ku Rpr rezistenca në prerje e shkëmbit
P ngarkesa maksimale që shkatërron shkëmbin në kg
Këndi që formohet ndërmjet vijës horizontale dhe drejtimit të prerjes, në gradë
F0sipërfaqja e prerjes në cm2
Për shtresat argjilore që shoqërojnë shtresën qymyrore këta tregues janë në vlerat 30 – 35 ballë
ndërsa për vetë qymyret ky tregues lëviz në kufijtë 50 – 60 ballë.
Për përcaktimin e rezistencës në prerje janë përdorur të dy metodat kryesore:
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 83
- Metoda e kutisë prerëse
- Metoda treboshtore
Metoda e kutisë prerëse bazohet në prerjen e një mostre në formë kubi apo cilindri, që
vendoset në kutinë prerëse. Mbi këtë bazëështë ndërtuar lakorjandërmjet sforcimit tangencial
dhe çvendosjes horizontale dhe pas kësaj ndërtohet grafiku i vartësisë së sforcimit tangencial
dhe sforcimit normal.
Metoda treboshtore konsiston në këputjen e kampionit, kur ky ndodhet i sforcuar në kushte
volumore, duke u bazuar në teorinë e Mohr-it.
Me të dhënat e provës ndërtohet diagrama e Mohrit dhe tangentja e hequr mbi rathët
përcakton mbështjellësen e Mohrit. Prej tyre nxirren këndi i fërkimit të brendshëm dhe
kohezioni.
Mostrat i janë nënshtruar konsolidimit me ngarkesë vertikale 100, 200 dhe 300 kN/m2 nën
prezencën e ujit ku konsolidimi zgjat 24 orë deri sa është arritur konsolidimi i plotë (< 0.02
mm).
Pas kësaj është bërë prerja e mostrës nën veprimin e ngarkesës horizontale duke rritur
ngarkesën për çdo minutë në prerjen e kampionit. Pas kryerjes së provës janë ndërtuar
diagramet e deformimit horizontal dhe diagramete forcave prerëse në bazë të të cilave janë
përcaktuar parametrat e rezistencës në prerje ( këndi i fërkimit të brendëshëm dhe kohezioni).
Rezulatet e fituara në laborator, për argjilat e vendburimit,lëvizin në kufijtë e mëposhtëm:
- Argjilat e verdha = 7.2 – 16.70, c = 0.0 – 13.0 kN/m2
- Argjilat ngjyrë hiri = 8.0 – 17.90, c = 0.0 – 50.0 kN/m2
- Argjilat e gjelbërta = 12.8 – 15.30, c = 3.0– 22.0 kN/m2
Grafikisht këto rezultate mund të shihen në Figurat e mëposhtëme:
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 84
Fig. 4.3. Diagrama e rezistencës në prerje për argjilat e verdha
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 85
Fig. 4.4. Diagrama e rezistencës në prerje për argjilat ngjyrë hiri
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 86
Fig. 4.5. Diagrama e rezistencës në prerje për argjilat e gjelbërta
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 87
Fig. 4.6. Diagrama e provës treaksiale për argjilat e verdha
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 88
Figura 4.7.Diagrama e provës treaksiale për argjilat ngjyrë hiri
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 89
Figura 4.8. Diagrama e provës treaksiale për argjilat e gjelbërta
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 90
4.7 Deformimi i shkëmbinjve argjilorë dhe i qymyreve
Shkëmbinjtë nën veprimin e ngarkesave deformohen. Ky deformim vihet re edhe në kurbën e
sforcim deformimit. Kështu për shkëmbinjtë e fortë deformimi ështëi kthyeshëm dhe mund të
jetë linear ose histerezis. Një shkarkim i ngarkesës në zonën elastike, për të cilën zbatohet ligji i
Hukut, deformimi është elastik i kthyeshëm dhe rrallë mbetës, ndërsa kufiri i elasticitetit për
këta shkëmbinj ka vlera të mëdha.
Shkëmbinjtë mesatarisht të fortë, përveç deformimit elastik pësojnë edhe deformim të madh
mbetës, do me thënë jo kthyes pas heqjes së ngarkesës. Kufiri i elasticitetit të këtyre
shkëmbinjve ka vlera më të vogla se sa në shkëmbinjtë e fortë. Përtej këtij kufiri marrin zhvillim
deformimet plastike. Shkëmbinjtë mesatarisht të fortë dallohen nga shkëmbinjtë e fortë edhe
falë rritjes së deformimit në vartësi të kohës.
Deformimi elastik i kushtohet lidhjes strukturore – teksturore të shkëmbinjve pjesërisht të
lidhur me ujin që rrethon kokrizat e shkëmbinjve mesatarisht të fortë dhe mbylljes së
mikroçarjeve, ndërsa në rastin e shkëmbinjve të ngopur me ujë, një pjesë e deformimeve
elastike i kushtohet edhe trysnisë së poreve.
Deformimi plastik është i pa kthyeshëm sepse është prishur lidhja strukturore e shkëmbit, janë
zhvilluar mikro dhe makro çarjet ekzistuese dhe është larguar uji.
Vlerësimi i deformimit të shkëmbinjve është kryer nëpërmejt disa treguesve apo
karakteristikave të deformimit, siç janë:
- Moduli i Elasticitetit ( E )
- Moduli i deformimit të përgjithshëm (E0)
- Koeficienti i Puasonit(µ)
- Koeficienti i trysnisë anësore (ξ), etj
Disa nga vlerat e këtyre treguesve jepen në tabelën 4.11
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 91
Tabela 4.11 Vlerat e Modulit të Deformimit për të tri shtresat
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 92
5.0 KARAKTERISTIKAT FIZIKE – KIMIKE DHEMEKANIKE TË QYMYREVE
5.1 Cilësia e qymyrit
Cilësia e qymyrit në esencë përmbledh të gjitha vetitë e tijfizike, kimike, mekanike apo ujore që
përcaktojnë sjelljen dhe përdorimin e tij në fusha të ndryshme [39] .
Me këto veti të qymyrit është i varur edhe përdorimi për qëllime komerciale të qymyrit.
Cilësia e qymyrit përcaktohet nga përbërja e maceralit origjinal, nga përmbajtja e përzierjeve
minerale inorganike dhe ngashkalla e tij e qymyrëzimit (rangu). Ekzistojnë një numër i
konsiderueshëm i standarteve mbi bazën e të cilave mund të përcaktohet edhe cilësia e
qymyreve [29][33][37] [39].
5.1.1 Përbërja kimike e qymyrit
Qymyri nëpamje të jashtëme prezanton masë homogjene, e ndërtuar nga komponentë të
ndryshëm organikë ku dominojnëkarboni (C), azoti (N) dhe sulfuri (S). Përveç këtyre elementeve
në qymyr takohen edhe materie minerale (më pak apo më shumë), të cilat pas djegies së
materies organike mbesin në formë hiri. Pra , qymyri përbëhet nga pjesa djegëse e ashtuquajtur
masa djegëse dhe pjesa jo djegëse apo balasti [29] [33].
Në pikpamje fizike, në lëndën qymyrore futet qymyri i pastër,lënda minerare dhe lagshtia e tij.
Lagështia e qymyrit nënkupton atë sasi te ujit të lidhur kimikisht, ujin fizik apo ujin e lirë.Për
vlerësimine cilësisë së qymyreve në funksion të përdorimit praktik të tyre, atyre i u kryhen një
sërëanalizash kimike elementare dheteknike [39].
Analiza kimike elementare synon përcaktimin e elementeve kimike të pranishëm në qymyr, si
karboni, hidrogjeni, oksigjeni, azoti dhe squfuri. Përveç kësaj, është e nevojshme llogaritja e
sasive të këtyre elementeve të cilat kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me fushat epërdorimit të
qymyrit. Këto mund të përfshijnë formën e paraqitjes të squfurit, klorit dhe fosforit,apo të
elementeve gjurmë që ato përmbajnë.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 93
Analiza teknike është një analizë e gjerë që përcakton sasitë e lagështisë, lëndën fluturuese
(vollatile), karbonin fiks dhe hirin. Kjo është më themelorja prej të gjitha analizave të qymyrit
dhe ka një rëndësi të madhe në përdorimin praktik të qymyrit. Analizat janë shumë të varura
nga procedurat e përdorura për analizim. Prandaj, është e rëndësishme të dihet procedura e
përdorur dhe kriteret dhe fushat e përdorimit [39].
Komponentet kryesore përbërës të qymyreve mund të paraqiten në skemën e mëposhtëme
sipasWard (1984), me lejen e Blackwell Scientific Publikations [39].
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 94
Tabela 5.0 Komponentet kryesore të qymyreve
Lagështia
totale
Lagështia sipërfaqësore
Lagështia e tharë - ajër
Si i pranuar
Materiet
minerale
Hiri
Tharë - ajër
Lëndët
fluturuese
inorganike Lëndët
fluturuese
Tharë
Qymyri i
pastër
Lëndët
fluturuese
organike
Tharë, lëndaë minerale – e liruar
Tharë, hiri – i liruar
Karboni fiks
Nga ana tjeter, analiza teknike për qymyret nënkupton ndarjen e pjesës së djegëshme të
materies qymyrorenga pjesët jo të djegëshme të saj.
Si pjesë jo e djegeshme e materies qymyrore përveç lagështisë W, janë edhe produkti në formë
hiri dhe të dyja së bashku ( lagështia dhe hiri) përbëjnë materialin ballast , që shprehet:
B = W + A
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 95
Pjesa djegëse e materies organike të qymyrit përmban lëndë djegëse gazore (fluturuese) apo të
ashtuquajturit elemente volatile, të cilat shënohen me simbolin V dhe mbetjet e ngurta që nuk
avullohen apo karboni fiks, i cili shënohet me K.
Analiza teknike synon të përcaktojë këto komponente kryesore të qymyreve si:përmbajtja e
lagështisë, hirit, sulfurit, lëndës djegëse fluturuese (volatile-ve) dhe fuqiakalorike që shprehet si
[33]:
(W+A) + (V+K)= 100%
Përbërja kimike e qymyreve
Përbërja kimike e qymyreve ka synuar të përcaktojë elementet të tillë si karbonin, hidrogjenin,
squfurin, azotin, oksigjenin, apo te hirit si produkt i padjegshëm.
Karboni dhe hidrogjeni:
Janë përcaktuar si produkte CO2 dhe H2O gjatë procesit të djegies së qymyrit, ndërkohë qëCO2
mund të lirohet nga çdo mineral i pranishëm karbonatkurse H2O mund të përfitohet nga
minerale argjilore ose nga ndonjë sasi uji te kristalizuar në qymyrin e tharë nga ajri, ose nga të
dyja.
Karboni përfaqëson pjesën kryesore dhe më të madhe të masës organike të qymyrit dhe gjatë
djegies qymyri çliron 34.07 MJ/kg. Gjatë djegies bashkohet me oksigjenin nga ajri duke ndërtuar
gaze si janë dioksid karboni (CO2) dhe monoksid karboni (CO).
Përqindja e karbonit në masën organike të qymyrit rritet me rritjen e shkallës së metamorfizmit
të qymyrit, që do të thotë se sasia më e vogël e karbonit ndodhet nëtorfëdhe sasia më e madhe
shkon drejt antracitit.
Hidrogjeni gjithashtu është pjesë përbërëse e masës organike të qymyreve. Vlera termike e tij
arrinënë rreth 135,56 MJ/kg d.m.th. rreth katër herë më e madhe se e karbonit.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 96
Në qymyr hidrogjeni ndodhetkryesisht në gjendje të lidhur dhe ato me oksigjenin apo karbonin
kurse një pjesë shumë e vogël e hidrogjenit është e lirë, prezenca e të cilit në qymyr e rritë
vlerën kalorike të tij.
Azoti
Takohet në qymyre në sasi të vogël (deri 2,5%), nuk digjet as nuk ndihmon djegien. Azoti
perfaqson nje element jo i dëshirueshëm sepse ul vlerën termike të përgjithshme të materies
organike.
Nga ana tjeter, prania e azotit në qymyrit paraqet nje rol veçanërisht te rëndësishëm në lidhje
me ndotjen atmosferike. Me djegien e qymyrit, azoti ndihmon për të krijuar oksidet të cilat
mund të lirohen si gazrat e shkarkuara dhe në këtë mënyrë e ndotin atmosferën; si rezultat,
qymyri i cili ka pak azot është i preferuar në industri. Qymyri nuk duhet të ketë si parim
përmbajtjet e azotit më shumë se 1.5-2.0% për shkak tëemetimeve të NOx.
Squfuri
Ashtu sikurse edhe ne rastin e azotit, përmbajtja e squfurit të qymyrit paraqet problememe
ndotjen, duke shkaktuar korroziontë stabilimenteve apo ndotje atmosferike kur lirohet në
gazrat e shkarkuara.
Squfuri mund të paraqitet në tri forma në qymyr:
Squfur organik, i pranishëm në përbërjet organike të qymyrit.
Squfuri sulfid, i pranishëm në mineralet sulfide në qymyr, kryesisht pirit .
Minerale sulfati, zakonisht hekur hidrik ose sulfate kalciumi, të prodhuar oksidimi i
sulfidve të qymyrit.
Përmbajtja totale e squfurit në qymyret që përdoren për prodhimin e energjisë elektrike nuk
duhet të tejkalojë 0.8-1.0% , ndërkohë që në industrinë e çimentos, është e pranueshme një
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 97
përmbajtje totale e squfurit deri në 2.0% . Përsa i përket qymyreve të koksifikueshëm , sasia
maksimale e squfurit, nuk duhet të lejojë 0.8% .
Oksigjeni
Oksigjeni si një komponent i shumë përbërësve organike dhe inorganike në qymyr, si dhe i
lagështisë, mund të jetë i pranishëm në mineralet okside, hidrokside dhe sulfate, si dhe
materiale organike të oksiduara.
Oksigjeni është një tregues i rëndësishëm i rangut (shkallës së qymyrëzimit) të qymyrit.
Klori
Përmbajta e klorit në qymyre është e ulët, zakonisht shfaqet në formë të kripërave inorganike
të kloridit të natriumit, kaliumit dhe kalciumit. Prania e një sasie relativisht të lartë të klorit në
qymyr është e dëmshme për përdorimin e tij. Në stabilimente klori shkakton korrozion dhe
ndotje. Kur është i pranishëm në gazin e shkarkuar, kjo kontribuon në ndotjen atmosferike.
Qymyri që përdoret për gjenerimin e energjisë duhet të ketë një përmbajtje maksimale të klorit
prej 0.2-0.3% (të tharë nga ajri), dhe për qymyrin e përdorur në prodhimin e çimentos, një
maksimum prej 0.1% (të tharë nga ajri).
Fosfori
Fosfori mund të jetë i pranishëm në qymyr, zakonisht përqëndrohet në mineralin apatit.
Është e padëshirueshme që sasi të mëdha të fosforit të jenë të pranishme në qymyr të
koksifikueshëm që të përdoren në industrinë metalurgjike, meqë i kontribuon prodhimit të
çelikut të brishtë. Gjithashtu është e padëshirueshme në qymyrin energjetik sepse shkakton
ndotje në stabilimente.
Qymyri i koksifikueshëm duhet të ketë një përmbajtje maksimale të fosforit prej 0.1% .
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 98
Analiza e hirit
Hiri në qymyr përfaqëson mbetjet e lëndës minerale pas djegies. Pasqyrohet si seri e oksideve
të metaleve të cilat përbëjnë litosferën. Këto janë SiO2, Al2O3, TiO2, CaO2, MgO, K2O, Na2O,
P2O5, Fe2O3 dhe SO2. Këto të dhëna janë të rëndësishme në përcaktimin se si qymyri do të
veprojë. Kështu qymyri që përdoretpër gjenerimin e energjisë në stabilimente mund të
rezultojë formimin e skories dhe ndotjen, për shkak se prania e sasive të mëdha të oksideve të
hekurit, kalciumit, natriumit dhe / ose kaliumit mund të rezultojë në hi, me hi të temperaturës
së ulët. Në qymyrin e koksifikueshëm, përmbajtja e oksidit të kaliumit dhe natriumit duhet të
jetë maksimum prej 3% në hi, për shkak se alkaniteti i lartë shkakton reaktivitet të lartë koksi.
Elementet gjurmë
Qymyri përmban sasi të ndryshme të elementeve gjurmë në përbërjen e tij të përgjithshme. Ato
qëkryesisht shoqërohen me fraksione organike si janë bori, beriliumi dhe germaniumi. Ato që
lidhen kryesisht me fraksione inorganike janë arseni, kadmiumi, merkuri, mangani, molibdeni,
plumbi, zinku dhe zirkoni. Elementet e tjera gjurmë kanë bashkëshoqërime të ndryshme me
fraksione organike dhe inorganike, ato që lidhen zakonisht me fraksione organike janë fosfori,
galiumi, antimoni, titani dhe vanadiumi kurse ato me fraksione inorganike janë kobalti, kromi,
nikeli dhe seleni [34].
Bori mund të jetë një tregues i dobishëm në shfaqjen e paleo-salinitetit në kushtet e depozitimit
të qymyrit [34].
Disa elemente gjurmë të tillasiç janë plumbi, arseniku, kadmiumi, kromi, dhe merkuri, nëse janë
të pranishme në sasi të lartë, mund të pengojnë qymyrin që të përdoret në situata të ndjeshme
mjedisore. Disa të tjerë kanë efekte të dëmshme për industrinë metalurgjike: këtu përfshijnë
borin, titanin vanadiumin dhe zinkun.
Si rezultat i sasive të mëdha të qymyrit që përdoren në industri, sasi të konsiderueshme të
elementëve gjurmë mund të përqendrohen në mbetjet pas djegies. Prandaj përcaktimet e
elementit gjurmë kryhen para se qymyri të përdoret në industri.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 99
Për të vlerësuar cilësinë e qymyrit në basenin e Kosovës, përgjithësisht janë kryer analiza
teknike të ashtuquajtura të shkurtuara, të cilat kanë përcaktuar jo të gjithë gamen e plotë të
elementeve (edhe të atyre gjurmë).
Si parametra më të shpeshtë për cilësinë e qymyrit, janë përcaktuar: lagështia, hiri, lëndët
avulluese, lëndët djegëse, efekti i poshtëm termik dhe në mënyrë të veçantë sulfuri i
përgjithshëm.
Analizat laboratorike të mostrave të marra janë kryer në Loboratorin Suedez Analycen në
Lindkoping, i cili është laborator i akredituar sipas ISO/IEC 17025 [34].
Nga ana tjetër, disa prova janë analizuar nga Autoriteti Finlandez i Sigurisë Radioaktive dhe
Nukleare duke vlerësuar ato qymyrenga pikpamja e radioaktivitetit [34].
Në figurën e mëposhtëme (fig.5.1) jepet pozicioni i punimeve të shpimeve në fushën qymyore
të Sibovcit ku janë marrë mostrat për analiza kimike .
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 100
Fig. 5.1 Harta me pozitën e shpimeve për analiza kimike (INKOS 2008) 5.1.2 Analizat teknike të qymyrit
Të gjitha rezultatet e analizave kimike të kryera nga mostrat e marra në qymyret e basenit të Kosovës paraqiten në tabelat e mëposhtëme, të ndara për qymyret në gjendje natyrore apo në gjendje të thatë.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 101
Tabela. 5.1Analizatkimiketekniketëqymyritnatyror
Analiza Njësia Minimum Maksimum Mesatare
Lagështia % 33.8 47.1 42.37
Hiri (siipranuar) % 10.9 28.7 19.29
Materiet volatile
(siipranuar) % 21.2 28 25.54
C-fix (siipranuar) % 9.3 16.1 12.79
Fig.5.2.. Përmbajtja e elementeve përbërës të qymyrit natyror
Tabela.5.2Analizatkimiketëqymyrittëthatë
Analiza Njësia Minimum Maksimum Mesatare
Lagështia % 33.80 47.10 42.37
Hiri % 20.20 44.70 33.12
Materiet volatile % 36.80 51.10 44.49
C-fix % 15.30 28.70 22.39
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 102
Fig. 5.3Përmbajtja e elementeve përbërës të qymyrit të tharë
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 103
Tabela 5.3Rezultatet e analizave kimike, shpimet 1- 4
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 104
Tabela 5.4 Rezultatet e analizave kimike, shpimet 5- 8
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 105
Tabela 5.5 Rezultatet e analizave kimike, gjithësejt shpimet 1 - 8
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 106
Tabela 5.6 Rezultatet e analizave kimike inorganike, shpimet 1 -2, 3 - 4
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 107
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 108
Tabela 5.7 Rezultatet e analizave kimike inorganike, shpimet 5 - 6, 7 - 8
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 109
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 110
Tabela 5.8 Rezultatet e analizave kimike inorganike, gjithësejt shpimet 1 - 8
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 111
5.1.3 Analizat elementare të qymyreve
Analizat e përmbajtjes së elementeve në qymyrin së bashku me lagështi janë dhënë në tabelën
5.9.
Tabela 5.9Analizatkimikeelementaretëqymyritnatyror
Analiza Njësia Minimum Maksimum Mesatare
Sulfur S (siipranuar) % 0.65 1.98 1.16
Karboni C (siipranuar) % 39.8 53.4 48.28
Hidrogjeni H (siipranuar) % 5.7 7.2 6.54
Azoti N (siipranuar) % 0.4 0.75 0.49
Oksigjeni O (siipranuar) 20.2 27.3 24.23
Përmbajtja e oksigjenit është 48.28 %, ekarbonit 24.23 % kurse e hidrogjenit 6.54 %. Sulfuri
përmbahet me 1.16 % kurse azoti me 0.49 % (fig.5.4).
Figura 5.4 Paraqitja grafike e përbërjes elementare të linjitit natyror
Qymyri i thatë tregon këto analiza (tabela 5.10, figura 5.5).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 112
Tabela.5.10Analizatkimikeelementaretëqymyrittëtharë
Analiza Njësia Minimum Maksimum Mesatare
Sulfuri S % 1.10 3.07 1.99
Karboni C % 34.90 50.70 42.27
Hidrogjeni H % 2.70 3.80 3.12
Azoti N % 0.66 1.30 0.85
Oksigjeni O % 14.30 22.70 18.64
Figura 5.5 Paraqitja grafike e përbërjes elementare të linjitit të tharë
5.1.4Përbërja mineralogjike e qymyreve
Përberja mineralogjike e qymyreve,e elementeve të tjera inorganike apo elementeve të rralla
është përcaktuar me anë të analizave, të cilat janë përcaktuar në provë para djegies.
Duhet të theksojmë se sulfuri total (organik dhe inorganik) është analizuar në kushte oksiduese
duke përdorur si katalizator hekurin në 14000C [34].
Analizat e linjitit të realizuara nga AnalyCen në vitin 2007 tregojnë përmbajtje shumë të ulët të
klorit (Cl).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 113
Grupi i mineraleve në qymyre paraqitet në formë të pjesëve të veçanta kryesisht në formë të
oksideve të shprehur si:
Minerale = SiO2 + CaO + Al2O3 + Fe2O3 + MgO + SO3 + P2O5 + TiO2 + K2O + MnO2
Nga ana tjetër, analiza e hirit nga linjitet e basenit të Kosovës tregojnë se kanë përbërje tipike
që karakterizohet për hirin e qymyreve linjite . Në përgjithësi përmbajnë 41 % silic (SiO2), 19 %
alumin (Al2O3), 22.3 % kalcium (CaO), 9.6% oksid hekuri, 4.6 magnez (MgO). Ky oksid hekuri
mundet me qenë vustit (FeO) ose hematit (Fe2O3), në vartësi nga përbërja e oksideve të
shkrirjes. Në një mjedisreduktues hekuri i linjititmund të shndërrohet në fajalit (silikat i hekurit),
i cili ndikon që hiri të shkrihet lehtë dhe të jetë shumë i rrjedhshëm. Në këtë mënyrë ky lloj i
hirit në kushte normale trajtohet me shtesë të kalciumit. Kalciumi mund të nevojitet për
largimin e sulfurit prandaj është një komponent shtesë natyrale. Një trajtim me sasi optimale të
kalciumit do të ishte i nevojshëm edhe psemetalet e rënda do të ishin prezentë .
Përmbajtja totale e oksideve të natriumit (Na) dhe kaliumit sillet rreth 2% që është tipike për
linjite. Po ashtu përmbajtja e oksideve të fosforit (P2O5) dhe titanit (TiO2) është pothuajse e
papërfillshme.(Fig. 5.6)
Fig. 5.6 Përmbajtja e oksideve në hirin e linjiteve a) në miligram për kilogram dhe b) sipas
përqindjes
Elemente inorganike janë grupe të kationeve dhe kripëra të tretshme në ujë. Zakonisht këto me
acid të holluar nxirren nga qymyri dhe në termat e analizave kimike të qymyrit shprehet me:
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 114
Elementet inorganike = Si + Ca + Al + Fe + K + Mg + Na + P + Ti
Në përgjithësi përmbajtja e mineraleve dhe elementeve inorganike e shprehur në qymyrin e
thatë na jap një vlerësim më të mirë që korrespondon me termin “materie minerale” në
teknologjinë e klasifikimit të qymyreve (Fig. 5.7) [32][34].
Fig. 5.7Përbërja e elementeveinorganikenëhirin e linjitita) në miligram për kilogram dhe b) sipas
përqindjes
Me analizë po ashtu janë përcaktuar edhe elementet gjurmë. Nga këto elemente në qymyret e
basenit të Kosovës paraqiten; Sb, As, Pb, Ba , Be, B,Cd, Co, Cu, Hg, Cr, Mo, Ni, V, Sn, Zn (Tabela
5.11).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 115
Tabela 5.11Analiza përmbledhëse e përmbajtjes së elementeve gjurmë
Analiza Njësia Mesatarja Maksimum Minimum
Antimon Sb mg/kg d.m 3.35 5.00 2.50
Arsen As mg/kg d.m 45.13 81.00 20.00
Plumb Pb mg/kg d.m 21.48 53.00 8.00
Barium Ba mg/kg d.m 550.42 1000.00 270.00
Berilium Be mg/kg d.m 2.63 3.20 2.50
Brom B mg/kg d.m 263.54 570.00 69.00
Kadmium Cd mg/kg d.m 0.51 0.56 0.50
Kobalt Co mg/kg d.m 15.29 24.00 8.30
Bakër Cu mg/kg d.m 51.17 92.00 17.00
Merkur Hg mg/kg d.m 0.05 0.09 0.05
Krom Cr mg/kg d.m 142.21 230.00 63.00
MolibdenMo mg/kg d.m 15.50 34.00 10.00
Nikel Ni mg/kg d.m 219.88 480.00 90.00
Vanadium V mg/kg d.m 99.33 180.00 42.00
Kallaj Sn mg/kg d.m 2.80 4.20 2.50
Zink Zn mg/kg d.m 53.71 110.00 25.00
Përmbajtja dhe lëvizja e elementeve gjurmë në hirin e linjitit tregohet në Fig.5.8. Ndarja e
metaleve të rënda shumë varet nga përmbajtja e CaO në hi.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 116
Fig.5.8Përbërja e elementeve gjurmë në hirin e linjitit
5.2 Krahasimi i përbërjes elementare të qymyrit në gjendje natyrore dhe qymyrit të thatë
Krahasimi ndërmjet përbërësve kryesor të qymyrit në gjendje natyrore dhe atij të thatë është
bërë duke përdorur rezultatet e analizave elementare dhe teknike.
Dallimi në mes të qymyrit në gjendje natyrore dhe qymyrit të thatë qëndron në faktin se qymyri
i thatë fitohet pasi në mënyrë laboratorike nga ai largohet lagështia totale. Qymyri i thatë
fitohet me nxemjen e qymyrit natyror në 105 oC - 150◦C në vakum ose atmosferë të azotit.
Histograma e krahasueshmërisë e rezultateve të analizave elementare për elementet C, O, H,
Ndhe S tregon se përmbajtja e sulfurit dhe azotit është më e madhe në qymyrin e thatë se sa në
qymyrin natyror (Fig. 5.9). Përmbajtja e elementevetë karbonit, oksigjenit dhe hidrogjenit është
më e madhe në qymyrin natyror. Pra largimi i lagështisë totale ndikon në rritjen e përmbajtjes
së S dhe N kurse në zvogëlimin e përmbajtjes së C, O dhe H. Proporcioni i zvogëlimit është më i
vogli tek karboni (Cqth/Cqn = 0.86) pastaj shkon duke u rritur te oksigjeni (Oqth/Oqn = 0.77) dhe tek
hidrogjeni kemi zvogëlimin më të madh (Hqth/Hqn = 2.10).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 117
Fig. 5.9Përmbajtja eelementeve kimike në qymyrin natyror dhe qymyrin e thatë
Nga krahasimi irezultateve të analizës teknike në qymyrin natyror dhe atij të thatë rezulton që
qymyri i thatë ka përmbajtje hirit, materieve volatile dhe karbonit fiks ne vlera me te rritura..
Proporcioni i rritjes së përmbajtjes së hirit, materieve volatile dhe karbonit fiks në qymyrin e
thatë në krahasim me qymyrin natyror jepet në Fig.5.10. Kjo rritje e përmbajtjes së këtyre
përbërsve me largimin e lagështisë totale është pothuajse proporcionale: për hirin - A (Aqth/Aqn
= 1.72); për materiet volatile – V (Vqth/Vqn = 1.74); për karbonin fiks – C-fix (C-fixqth/C-fixqn =
1.75).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 118
Fig. 5.10Përbërësit mineralnë qymyrin natyror dhe qymyrin e thatë
Në mënyrë më të detajuar përmbajtja e elementeve të ndryshëm kimike në qymyret e basenit
të Kosovës, paraqiten në figurat e mëposhtëme.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 119
Fig. 5.11Përmbajtja e lagështisë në linjitin e tharë
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 120
Fig. 5.12Përmbajtja e hirit në linjitin e tharë
Fig. 5.13 Përmbajtja e volatileve në linjitin e tharë
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 121
Fig. 5.14Përmbajtja e karbonit fiks në linjitin e tharë
Fig. 5.15Përmbajtja e sulfurit në linjitin e tharë
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 122
Fig. 5.16Përmbajtja e karbonit dhe hidrogjenit në linjitin e tharë
Fig. 5.17 Përmbajtja e azotit në linjitin e tharë
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 123
Fig.
5.18Përmbajtja e oksigjenit në linjitin e tharë
Fig. 5.19 Përmbajtja e fluorit në linjitin e tharë
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 124
Fig. 5.20 Përmbajtja e vlerës termike në linjitin natyror
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 125
6.0PËRPUNIMI STATISTIKOR I REZULTATEVE TË PËRBËRJES KIMIKE
6.1 Baza teorike të analizës statistikore
Krijimi dhe interpretimi i të dhënave multivariate po përdoret gjithnjë e më shumë viteve të
fundit. Numri i madh i të dhënave në përgjithësi por edhe i atyre gjeologjike në veçanti duhet të
analizohen me mjetet e analizës së të dhënave për të zbuluar informatat e nevojshme. Analiza
statistikore e të dhënave është një teknikë premtuese ku përdoren metoda statistikore për
studimine fenomeneve përkatësisht variablave të caktuara [30].
Një analizë e tillë është përdorur edhe për treguesit kryesor kimik të qymyrit në këtë punim
disertacioni. Baza e të dhënave për këtë lloj studimi është përpiluar nga rezultatet e analizave
kimike.
Përpunimi i rezultateve eksperimentale filllon me analizën statistikore, me të cilën studiohet
bashkësia statistikore (bashkësia e të dhënave apo populimi), përkatësisht struktura
statistikore.
Tëdhënat statistikore mesatare tëtreguara nëmënyrëtabelare apo grafike shërbejnëpër
analizëstatistikore me qëllim tëhulumtimit tërregullshmërisëdhe ligjëshmërisësëlajmërimit
tëparametrave tëstudiuar. Analiza statistikore e ka për detyrë që me aplikimin e metodave dhe
hapave të caktuar të stukturoj dhe krahasoj të dhënat, zbuloj dhe formuloj ligjëshmëritë të cilat
mbizotërojnë në fenomenin e studiuar [3].
Në përgjithësi, objekt i studimeve statistikore është grupi i objekteve me karakteristika specifike
të tyre, që quhet populim. Nga ky populim, në përputhje me rregullat e përcaktuara, zgjidhen
një numër i objekteve që quhen prova. Karakteristikat e objekteve që formojnë populimin
maten dhe studiohen në objektet që formojnë provën. Në bazë të kësaj formohet një numër i
hipotezave (apo supozimeve) të cilat formojnë modelin e provës, përkatësisht vlerësimin e
karakteristikave që kanë objektet të cilat formojnë provën. Pastaj modeli i fituar “zgjerohet”
edhe në objektet që formojnë pjesën tjetër të populimit, përkatësisht supozohet se pjesa e
mbetur e populimit ka karakteristika të njejta si provat. Në realitet, karakteristikat e populimit
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 126
në një masë më të madhe apo më të vogël mund të dallojnë nga karakteristikat e provës dhe
nga kjo mund të pritet që gjatë arritjes së përfundimeve do të kemi në gabim të caktuar [3].
Kur është fjala për lëndët e para minerale (si është rasti i shtresës së qymyrit) vlerat e
karakteristikave të provave të cilat janë më të afërta në mes veti janë më të ngjashme se sa
vlerat e provave që janë më të largëta në mes veti. Lidhja në mes të vlerave të karakteristikave
(psh, parametrave kualitiativ të qymyrit) të provave të matura në vendndodhje të ndryshme
brenda shtresës së qymyrit mund të kuantifikohet me ndihmën e llogaritjeve.
Përpunimi statistikor i rezultateve të përbërjes kimike të linjiteve të basenit qymyror të Kosovës
përfshinë [30] [31]:
- Statistikat përmbledhëse të treguesve kimik
- Shpërndarjen statistikore – histogramat e treguesve kimik
- Analizën korrelative
- Analizën hapësinore e parametrave kryesor të linjitit
6.1.1 Statistikat përmbledhëse të treguesve kimik
Statistikat përmbledhëse të treguesve kimik merren me provat. Natyrisht, në bazë të vetive të
provave mund të nxirren përfundime për populimin. Statistikat përmbledhëse konsistojnë në
[3]:
Vlerat qëndrore – përfaqësuese: mesatarja, moda, mediana,
Vlerat e variacionit: rangu i variacionit, kuartilet, varianca, devijimi standard, koeficienti i
variacionit
Vlerat e asimetrisë dhe sheshimit: asimetria (skewness), kurtosiana (kurtosis)
6.1.1.1 Vlerat qëndrore
Vlerat qëndrore apo matjet e tendencave qëndrore përfaqësojnë qëndren e serisë statistikore
[3]. Këta parametra tregojnë një vlerë qëndrore të variablit të studiuar – x në elementet e
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 127
bashkësisë statistikore. Më së shpeshti rreth këtyre vlerave qëndrore grupohen numri më i
madh i njësive. Vlerat qëndrore gjenden ndërmjet vlerës më të ulët dhe më të madhe të
fenomenit.
Vlerat qëndrore janë vlera përfaqësuese, të cilat në kushte të caktuara, zëvendësojnë të gjitha
vlerat e parametrit të studiuar në serinë e dhënë. Në literaturën statistikore ka marrë emrin
vlerë përfaqësuese sepse përfaqëson dhe zëvendëson të gjitha vlerat e serisë, sepse nga ato
rrjedh dhe përmban karakteristikat e përbashketa të tyre.
Vlera më shpesh e përdorur e tendencës qëndrore është e mesmja aritmetike. Vlera e të
mesmës aritmetikore apo vetëm vlera masatare ka përdorim më të gjerë në statistikë. Paraqitet
si “pika drejtëpeshuese” në bashkësi. Mangësi e kësaj vlere është se në të ndikojnë edhe vlerat
ekstreme (”outliers”).
Mesatarja aritmetike ka dy mënyra kryesore të llogaritjes. Sipas asaj nëse të dhënat kanë
faktorë ponderues apo jo, dallojmë:
- Mesatarja aritmetike e thjeshtë
- Mesatarja aritmetike e ponderuar (rëndesës, peshuar, ndërlikuar)
Mesatarja aritmetike ose mesatarja e bashkësisësëvlerave është :
Nx
N
x
Nxxxx
x
n
ii
n
1321 ....
Në rastet kur kemi faktorë ponderues apo të rëndesës ateherë llogaritet e mesmja e ponderuar
sipas formulës:
ffx
f
x
ffffxfxfxfxf
x
j
n
ii
n
nn 1
321
332211
............
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 128
Mediana është vlera e bashkësisë e cila gjendet në mesin e serisë, të dhënat e së cilës janë
renditur sipas madhësisë së vlerave nga më e vogla deri më e madhja, përkatësisht vlera e cila e
gjithë bashkësinë e të dhënave e ndan në dy pjesë të barabarta, kështu që njëra pjesë ka vlerë
më të vogël kurse pjesa tjetër ka vlerë më të madhe se mediana. Për dallim nga mesatarja
aritmetike e cila definohet si vlerë tipike e bashkësisë, mediana është vlerë e bashkësisë për
njësi tipike. Për shkak të kësaj specifike mediana është vlerë pozicionale e tendencës qëndrore.
Praktikisht ajo mvaret nga numri i anatarëve në një shpërndarje e jo nga madhësia e tyre. Kjo
është:
;2NM e nëse bashkësia e të dhënave ka numër tek
;2
1 nn
exxM nëse bashkësia e të dhënave ka numër çift
Moda apo vlera modale nuk mvaret nga vet pozicioni në bashkësinë statistikore por nga
shpeshtësia (frekuenca). Kjo është ajo vlerë, e cila e ka shpeshtësinë (frekuencën) më të madhe.
Vlerat dhe grupet statistikore munden me qenë unimodale, përkatësisht kanë vetëm një modë;
bimodale me dy moda apo shumëmodale me disa moda. Por është e mundur poashtu që një
bashkësi statistikore nuk mund të caktohet moda, pra nuk ka modë (nuk përsëritet asnjë vlerë).
6.1.1.2 Vlerat e variacionit
Vlerat e variacionitpërfaqësohen nga: rangu, kuartilet, varianca, devijimi standard, koeficienti i
variacionit [3].
Pas përcaktimit të vlerave qëndrore është e nevojshmetë plotësohen me treguesit e vlerave të
variacionit. Vlerat e variacionit janë të lidhura me llogaritjen e vlerave mesatare me qëllim të
fitimit të informatave mbi fenomenin që studiohet. Informatat mbi shkallën e
ndryeshueshmërisë së të dhënave janë të rëndësishme për përshkrimin statistikor të
fenomeneve. Këto informata tregojë variabilitetin (ndryshueshmërinë) më së shpeshti të
mesatares aritmetikore. Vlerat e variacionit në mënyrë kuantitative (me numra) tregojnë
shkallën e variabilitetit të të dhënave statistikore. Vlerat e variacionit tregohen si:
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 129
1. vlerat apsolute të variacionit – tregojnë ndryshueshmërinë në vlera apsolute të atyre
njësive matëse në të cilën fenomeni është treguar (m, min, kg, %, MJ/kg)
2. vlerat relative të variacionit – tregojnë karakteristikat e fenomenit në raport me ndonjë
madhësi.
Vlerat e variacionit
(shpërndarjes)
APSOLUE
Rangu i variacionit (Rv)
Devijimi interkuantil (Qd)
Devijimi apsolut mesatar (d)
Variansa (2)
Devijimi standard ()
RELATIVE
Koeficienti i variacionit (Kv)
Vlerat standarde x (x)
Varianca relative
Devijimi relativ
Rangu i variacionit
Rangu i variacionit është forma më e thjeshtë e matjes së shpërndrajes, me të cilin definohet
dallimi (shkalla) i shpërndrajes (variacionit) të vlerave numerike më të madha dhe më të vogla
të variables. Rangu i variacionit të variablit x është i barabart me diferencën në mes të vlerës
më të madhe dhe asaj më të vogël.
R = Xmax - Xmin
R – rangu i variacionit; Xmax – vlera më e madhe; Xmin – vlera më e vogël
Kuartilet
Janë vlera të karakteristikave statistikore të cilat bashkësinë satistikore e ndajnë në katër pjesë
të barabarta. Sipas funksionit dhe mënyrës së llogaritjes i ngjajnë medianës. Dallimi është se
mediana serinë e të dhënave e ndanë në dy pjesë të barabarta kurse quartilet në disa pjesë.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 130
Nëse seria e të dhënave renditet sipas madhësisë ndahet në:
- dy pjesë të barabarta, fitohet vlera e medianës, e cila shpesh quhet edhe kuartili i dytë
(Q2)
- katër pjesë të barabarta, vlera e karakteristikës e cila i ndan quhet kuartil me shenjat Q1,
Q2 dhe Q4).
Formulat:
Kuartili i parë Q1= L1+
N -f1
i 4
FQ1
Q1 – kuartili i parë
L1 – kufiri i poshtëm (majtë) e
intervalit të kuartilit
f1 – shuma e frekuencave deri te
intervali kuartil
FQ1 – frekuenca e intervalit kuartil
N – numri i anëtarëve të serisë
i – madhësia e intervalit
Kuartili i tretë Q3= L1+
3N -f1
i 4
FQ3
Q 3 – kuartili i tretë
L1 – kufiri i poshtëm (majtë) e
intervalit të kuartilit
f1 – shuma e frekuencave deri te
intervali kuartil
FQ3 – frekuenca e intervalit kuartil
N – numri i anëtarëve të serisë
i – madhësia e intervalit
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 131
Rangu interkuantil
Pasi që rangu i variacionit është tregues i vrazhdë i variacionit, llogaritja e rangut formatizohet
ashtu që merren për bazë vetëm një pjesë e të dhënave. Rangun e variacionit të
karakteristikave numerike të 50% të antërave brenda serisë të mesit quhet interkuantil
Iq = Q3 – Q1
Vlerat e plota të variacionit janë varianca, devijimi standard, koeficienti i variacionit [3].
Janë vlera të shpërndarjes të cilat bazohen në diferencat e karakteristikave numerike nga
mesatarja e tyre aritmetike (sa më e madhe shpërndarja aq më të mëdha janë devijimet)
Varianca
Varianca është një nga statistikat më të dobishme për vlerësimin e variacionit të vlerave që
gjendet duke marrë parasysh devijimin e secilës vlerë nga vlera mesatare.
Zgjedhja e njohur është diferenca mesatare kuadratike nga e mesmja aritmetike:
Devijimi standard
Devijimi standard është rrënja katrore e variancës, përkatësisht devijimi mesatar i vlerave nga e
mesmja aritmetike. Devijimi standard tregon sa vlen e mesmja aritmetike e fituar (sa është
devijimi nga ajo).
2
Koeficienti i variacionit
Koeficienti i variacionit është vlerë relative e shpërndarjes kurse shprehet nga raporti i devijimit
standard dhe mesatares aritmetike të shumëzuar me 100.
2
1
2212 )(1)(...)( xx
nnxzxx n
ii
n
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 132
100x
K v
Koeficienti i variacionit është përqindja e devijimit standard nga e mesmja aritmetike.
6.1.1.3 Vlerat e asimetrisë (skewness) dhe sheshimit (kurtosis)
Simetria (skewness)
Vlera e asimetrisë është karakteristikë numerike e mënyrës së renditjes të dhënave. Matje e
dobishme për përcaktimin e simetrisë është koeficienti i asimetrisë (skewness coefficient).
Koeficienti i asimetrisë është raporti i momentit të tretë rreth mesatares dhe devijimit standard
e ngritur në fuqinë e tretë.
Asimetria është zero nëse shpërndarja është simetrike, ka vlerë negative për asimetrinë e majtë
të të dhënave dhe vlera pozitive për asimetrinë e djathtë të të dhënave. Koeficienti i asimetrisë
zakonisht merr vlera në intervalin ±2, e ndonjëherë vlera edhe më të mëdha.
Vlerat e sheshimit (kurtosiana)
Sheshimi i kulmeve të shpërndarjes modale matet me koeficientin e sheshimit (kurtosis).
Kurtosiana është raporti i momentit të katërt rreth mesatares dhe devijimit standard e ngritur
në fuqinë e katërt.
Koeficienti i sheshimit të shpërndarjes normale është 3.
6.1.2 Shpërndarja statistikore – histogramat e treguesve kimik
Në përgjithësi, shpërndraja statistikore paraqitet përmes histogramave. Histogrami definohet si
mënyrë e paraqitjes së të dhënave të ndara në kategori dhe grupe të caktuara. Hapi i parë në
ndërtimin e histogramit është ndarja e të dhënave të mbledhura në kategori. Pastaj duhet të
3
1
33 /)(1(
n
ii xx
n
4
1
44 /)(1(
n
ii xx
n
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 133
konstatohet se cilat variabla janë të varura e cilat të pavarura. Karakteristika sipas të cilës janë
grupuar të dhënat në kategori paraqet variablën e pavarur kurse numri i të dhënave që hyjnë
në kategorinë e caktuar paraqet variablën e varur [3] [30].
Histogrami në të vërtet është grafik në forma të shtyllave, i cili në apsis ka vlerat e variablës
sëpavarur kurse në ordinatë vlerat e variablës së varur. Intervalet zakonisht kanë gjerësi të
njejtë. Vlera x i takon intervalitk-të nëse kk axa 1
Definohet ashtu që nk vlera i takojnë intervalit k. Raporti nk/n përfaqëson shpeshtësinë e
paraqitjes në intervalin e k-të. Paraqitja e nk vlerave ose paraqitjeve të shpeshtësisë nk/n në
formë të diagrami shtyllë rezulton në histogram.
Pra, histogrami është paraqitja grafike e shpërndarjes së frekuencës. Rangu i variablave ndahet
në intervalin e klasave për të cilat shpeshtësia (frekuenca) e dukurisë paraqitet me shtylla
drejtkendore.Lartësia e shtyllave është proporcionale me frekuencën e vrojtimeve brenda
intervalit.
6.1.3 Analiza korrelative
Korrelacioni është matje e varësisë lineare e dy bashkësive të të dhënave x1, x2, . . . . ,xn dhe y1,
y2, . . . ., yn.Me fjalë tjera, nëse pikat (x1, y1), (x2, y2), . . . , (xn, yn) janë grupuar rreth drejtimit
regresiv, atëherë themi që të dhënat janë të korreluara (linearisht të korrelueshme). Në bazë të
kësaj thuhet se madhësitë korrenspoduese x,y korrelohen. Madhësia e korrelacionit paraqitet
me koeficientin e korrelacionit – r.
2222
iiii
iiii
yynxxn
yxyxnr
Vlen:
1. −1 ≤ r ≤ 1
2. Nëse r është pozitiv atëherë edhe koeficienti i drejtimit të regresionit është pozitiv dhe
anasjelltas (nëse është r>0 atëherë a>0 dhe nëse r<0 atëherë a<0).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 134
3. Nëse r është sa më afër 1 apo -1 madhësitë kanë korrelacion më të madh linear që dmth të
dhënat janë më afër drejtimit regresiv, kurse nëse r sa më afër 0 të dhënat janë më të
shpërndara.
4. Nëse është r =1 apo r=-1 atëherë të gjitha pikat (xi, yi ) janë në drejtimin regresiv, që d.m.th
të dhënat janë plotësisht të varura linearisht.
5. Nëse është r=0 atëherë nuk ka kurfarë varëshmërie lineare në mës madhësive.
6.1.4Analiza hapësinore
Analiza hapësinore apo statistika hapësinore përfshinë një seri të teknikave për analizimin e të
dhënave hapësinore. Rezultati i këtyre metodave varet nga vendndodhja e provave që janë
objekt i analizës. Softverët për aplikimin e këtyre analizave hapësinore kërkojnë çasje në të dy
karakteristikat: në vendndodhje dhe atributet e tyre [17][30] [31].
Analiza hapësinore është e përbërë nga një grup të procedurave të lidhura me njëra tjetrën
qëllimi i të cilave është zgjedhja e një modeli të përshtatshëm që përfaqëson raportin hapësinor
aktual të fenomenit. Procedurat fillestare të analizës përfshijnë grupin e metodave të
përgjithshme të analizës eksploruese dhe vizualizimit tëtë dhënave, në përgjithësi nëpërmjet
hartave.
Analiza e të dhënave sidomos bëhet e përdorshme me zhvillimin e kompjuterizimit. Pajisja me
softuer ka mundësuar përgatitjen më të lehtë, modifikimin dhe në fund si rezultat ruajtjen e të
dhënave dhe rezultateve.
Për përpunimin statistikor në këtë temë është përdorur softueri Microsoft Excel – data analysis
dhe Golden software, Inc – Surfer 9.
Testet statistikore shpesh kërkojnë që të dhënat janë nxjerrë nga një shpërndarje normale. Disa
probleme mund të lindin me përdorimin e statistikës formale me shkencat e tokave të
aplikuara. Kjo sepse të dhënat e shkencave të tokës nuk kanë shpërndarje normale ose janë
nxjerr nga populime statistikore të shumta. Përmirësimi i sjelljes së të dhënave statistikore
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 135
është arritur me futjen e fushës së analizës të dhënave multivariate. Nga teknikat e analizës
multivariate është përdorur analiza korrelative dhe analiza e regresionit për treguesit kryesor
kimik.
Si kemi cekur, analizat e mëhershme të provave në basenin qymyror të Kosovës që janë me
mijëra, kanë përfshi vetëm analizat e përgjithshme të përmbajtjes së vlerës kalorike, volatileve,
lagështisë, hirit dhe sulfurit. Me qëllim të përcaktimit të karakteristikave kimike dhe analizës
statistikore sipas të njëjtit kriter atëhere do të përdoren rezultatet e analizave të realizuaranë
laborator ndërkombëtar të certifikuar. Provëmarrja ka qenë e tillë që mund të konsiderohet që
plotëson kriteret e përfaqësimit të shtresës së qymyrit në basenin e Kosovës e sidomos për
fushën qymyrore Sibovc.
6.2 Përpunimi statistikor i rezultateve të përbërjes kimike në basenin qymyror të Kosovës
Zakonisht, ne jemi të interesuar në disa numra që përmbledhin përshtatëshmërinë e
karakteristikave më të rëndësishme të shpërndarjes eksperimentale të të dhënave. Kjo është e
njohur si statistika përmbledhëse.
Së pari, ne jemi të interesuar në numrat që mund të trajtohen sivlera „tipike” ose „qendrore”,
p.sh. vlerat përfaqësuese të bashkësisë.
Për qëllime praktike në këtë disertacion do të paraqiten statistikat përmbledhëse për:
- Analizat elementare dhe teknike të linjitit natyror,
- Analizat e përmbajtjes së mineraleve (oksideve) në qymyr – linjit,
- Analizat e përmbajtjes së elementeve inorganike,
- Analizat e elementeve gjurmë.
6.2.1 Statistikat përmbledhëse të analizave elementare dhe teknike të linjitit natyror
Statistika përmbledhëse për përbërësit kryesor të linjitit: përbërjen elementare (C, O, H, N dhe
S) pjesës djegëse (volatile dhe karbon fiks), pjesës jodjegëse (lagështia dhe hiri) dhe vlerën
termike është paraqitur në këtë mënyrë:
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 136
- për pëmbajtjen e hirit, sulfurit dhe vlerën termike nga rezultatet e shpimeve të
shpërndara në tërë basenin e Kosovës.
- për përmbajten e lagështisë, lëndëve fluturuese (volatileve), karbonit fiks, C, O, H,dhe N
nga rezultatet e shpimeve përfaqësuese të basenit të vitit 2007.
Tabela.6.1 Tabela përmbledhëse e parametrave kryesore statistikore të përbërjes kimike
elementare e teknike të linjitit natyror
Statistika përmbledhëse
Lagështia
[%]
Hiri
[%]
Lëndët
fluturuese [%]
Cfix
[%]
ETU
[kJ/kg] C [%] H [%] O [%] N [%] S [%]
Mesatarja 42.46 17.55 25.52 12.79 8016.72 24.22 6.54 48.37 0.49 0.98
Gabimi standard 0.76 0.35 0.36 0.40 81.20 0.43 0.09 0.86 0.02 0.03
Mediana 43.45 16.97 25.90 12.65 8169.50 24.45 6.60 48.95 0.46 0.93
Moda 43.80 17.33 26.10 12.30 8002.00 25.70 6.60 #N/A 0.44 0.88
Devijimi standard 3.71 3.29 1.74 1.94 770.33 2.12 0.42 4.21 0.10 0.25
Koeficienti i variacionit 8.73 15.56 6.83 15.14 6.79 8.75 6.48 8.70 20.08 25.53
Kurtosiana -0.02 1.08 1.16 -1.17 1.32 -0.82 -0.57 -0.95 1.41 2.79
Simetria -0.89 0.83 -1.05 0.05 -0.90 -0.44 -0.44 -0.52 1.51 1.17
Rangu 13.30 18.20 6.80 6.80 4141.00 7.10 1.50 13.60 0.35 1.58
Minimumi 33.80 10.69 21.20 9.30 5539.00 20.20 5.70 39.80 0.40 0.34
Maksimumi 47.10 28.89 28.00 16.10 9680.00 27.30 7.20 53.40 0.75 1.92
Nga tabela 6.1shihet se statistikat kryesore të përbërjes kimike të linjitit natyror tregojnë një
vazhdimësi në gjithë shtresën e qymyrit. Këtë më së miri e vërteton koeficienti i variacionit të
përbërsve kryesor kimik. Vlerat e koeficientit të variacionit për lagështinë, përmbajtjen e hirit,
lëndëve fluturuese, vlerës termike, karbonit fiks, karbonit, hidrogjenit dhe oksigjenit
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 137
tregojnëpër një shpërndarje jashtëzakonisht të njëtrajtshme të këtyre vlerave. Koeficienti i
variacionit për variablat e përmendura nuk kalon 20 %. Kurse azoti (Kv = 20.08 %) dhe sulfuri (Kv
= 25.53 %) paraqiten me shpërndarje të njëtrajtshme. Këtë vazhdimësi të përbërsve kryesor
kimik e vërtetojnë edhe vlerat qëndrore (mesatarja, mediana dhe moda) të cilat nuk kanë
ndonjë dallim të madh të vlerave në mes veti.
6.2.2 Statistikat përmbledhëse të përmbajtjes së mineraleve (oksideve) në qymyr – linjit
Në tabelën 6.2 janë paraqitur statistikat përmbledhëse të pëmbajtjes së mineraleve
përkatësisht oksideve në qymyrin e basenit të Kosovës.
Statistikat përmbledhëse të përmbajtjes së mineraleve vërtetojnë atë që u cekë më herët se
linjitet e basenit të Kosovës tregojnë se kanë përbërje tipike që karakterizohet për hirin e
qymyreve linjite.
Përbërsit kryesor të oksideve janë silicium oksidi (SiO2), kalcium oksidi (CaO), alumin oksidi
(Al2O3), oksidi i hekurit (Fe2O3) dhe oksidi i magnezit që së bashku përbëjnë 97.54 % të të gjitha
oksideve. Pjesa tjetër prej 2.46 % përbëhet nga oksidet e kaliumit (K2O), oksidet e natriumit
(NaO), oksidet e fosforit (P2O5) dhe oksidet e titanit (TiO2).
Koeficienti i variacionit tregon që kemi shpërndarje të ndryshme të oksideve në shtresën e
qymyrit. Me shpërndarje të njëtrajtshme paraqiten oksidet: oksidi i silicit me koeficient
variacioni (Kv = 22.04 %), oksidi i hekurit (Kv = 27.63 %), oksidi i magnezit (Kv = 28.59 %) dhe
oksidi i fosforit (Kv = 36.23 %). Me shpërndarje jo të njëtrajtshme paraqiten oksidet tjera me
koeficient të variacionit që sillet nga Kv = 40.17 % të oksidit të titanit deri te Kv = 58.48 % të
oksidit të manganit.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 138
Tabela.6.2 Tabela përmbledhëse e parametrave kryesorë statistikorë të përbërjes së oksideve të linjitit
Statistika
përmbledhëse/oksidet
SiO2
[mg/kg]
CaO
[mg/kg]
Al2O3
[mg/kg]
Fe2O3
[mg/kg] K2O[mg/kg]
MgO
[mg/kg]
MnO2
[mg/kg]
Na2O
[mg/kg]
P2O5
[mg/kg]
TiO2
[mg/kg]
Mesatarja 335000.00 227666.67 121916.67 71250.00 7475.00 31583.33 1940.42 4491.67 1695.00 4220.83
Gabimi standard 15072.29 22447.17 11648.99 4018.64 769.11 1843.43 231.64 422.68 125.36 346.10
Mediana 330000.00 215000.00 120000.00 68500.00 7450.00 30000.00 1600.00 4400.00 1550.00 4400.00
Moda 320000.00 310000.00 190000.00 50000.00 13000.00 30000.00 1100.00 4500.00 1200.00 4800.00
Devijimi standard 73838.84 109968.24 57068.16 19687.23 3767.86 9030.95 1134.79 2070.69 614.16 1695.51
Koeficienti i variacionit [%] 22.04 48.30 46.81 27.63 50.41 28.59 58.48 46.10 36.23 40.17
Kurtosiana -0.45 -0.52 -0.50 -0.72 0.10 -0.23 -0.03 -0.38 -0.59 -1.17
Simetria -0.19 0.48 0.28 0.44 0.72 0.53 0.82 0.57 0.70 0.15
Rangu 280000.00 387000.00 229000.00 67000.00 14100.00 34000.00 4270.00 7300.00 2080.00 5500.00
Minimumi 170000.00 63000.00 21000.00 43000.00 2900.00 16000.00 430.00 1600.00 920.00 1800.00
Maksimumi 450000.00 450000.00 250000.00 110000.00 17000.00 50000.00 4700.00 8900.00 3000.00 7300.00
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 139
6.2.3 Statistikat përmbledhëse të përmbajtjes së elementeve inorganike dhe elementeve
gjurmë në qymyr – linjit
Statistikat përmbledhëse të elementeve inorganike (tabela 6.3)paraqesin karakteristika të
ngjashme me ato të mineraleve përkatësisht të oksideve që pëmban qymyri i basenit të
Kosovës. Shprehur në përqindje përbërjen më të madhe e kanë elementet kalcium (Ca = 34.88
%), silicium (Si = 33.58 %), alumin (Al = 13.77 %), hekuri (Fe = 10.70 %) dhe magnezi (Mg = 4.07
%). Këto elemente së bashku përbëjnë 96.98 % të elementeve inorganike në qymyr. Elementet
tjera inorganike: kaliumi (K), mangani (Mn), natriumi (Na), fosfori (P) dhe titani (Ti) kanë
pjesëmarrje të vogël në përbërjen e qymyreve.
Statistika përmbledhëse të elementeve gjurmë tregon që përmbajtja e numrit më të madh të
këtyre elementeve është më e vogël se 100 mg/kg përkatësisht më e vogël se 100 ppm (tabela
6.4). Përjashtim bëjnë elementet barium (Ba) me përmbajtje 550.42 mg/kg, bor (B) me 263. 54
mg/kg, nikel (Ni) me 219.88 mg/kg dhe krom (Cr) me 142,21 mg/kg. Në këtë aspekt duhet
analizuar vlerat e pëmbajtjes së larta të Ni edhe për shkak të vlerave të larta të çmimit në
tregun botëror.
Vlerat e koeficientit të variacionit, prej Kv = 22.07 % deri Kv = 62.65 % tregojnë që shpërndarja e
elementeve gjurmë është e njëtrajtshme (për Si, Fe, Mg dhe P) deri jo e njëtrajtshme (për Ca,
Al, K, Mn, Na dhe Ti) .
Edhe në bazë të parametrave tjerë statistikor si janë tendenca qëndrore (mesatarja, moda,
mediana), devijimi standard, kurtosiana e simetria mund të përfundojmë se pëmbajtja e
elementeve gjurmë është e vazhdueshme për gjithë shtresën e qymyrit.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 140
Tabela.6.3 Tabela përmbledhëse e parametrave kryesore statistikore të përbërjes së elementeve inorganike të linjitit
Statistika përmbledhëse Si [mg/kg] Ca [mg/kg] Al [mg/kg]
Fe
[mg/kg] K [mg/kg]
Mg
[mg/kg]
Mn
[mg/kg]
Na
[mg/kg]
P
[mg/kg]
Ti
[mg/kg]
Mesatarja 156305.54 162375.00 64083.33 49791.67 6233.33 18929.17 1194.58 3325.00 745.42 2537.50
Gabimi standard 7042.86 15878.71 6067.23 2767.55 648.15 1106.61 152.77 313.19 54.80 208.67
Mediana 155000.00 155000.00 63500.00 48000.00 6150.00 18000.00 1000.00 3250.00 675.00 2650.00
Moda 150000.00 220000.00 29000.00 35000.00 11000.00 18000.00 1700.00 3300.00 1200.00 2900.00
Devijimi standard 34502.83 77789.47 29723.24 13558.18 3175.27 5421.25 748.43 1534.32 268.46 1022.28
Koeficienti i variacionit [%] 22.07 47.91 46.38 27.23 50.94 28.64 62.65 46.14 36.01 40.29
Kurtosiana -0.54 -0.49 -0.54 -0.74 -0.12 -0.18 -0.11 -0.37 -0.59 -1.18
Simetria -0.22 0.47 0.24 0.41 0.68 0.52 0.74 0.57 0.71 0.15
Rangu 129000.00 275000.00 119000.00 48000.00 11600.00 20700.00 2860.00 5400.00 900.00 3300.00
Minimumi 81000.00 45000.00 11000.00 30000.00 2400.00 9300.00 140.00 1200.00 400.00 1100.00
Maksimumi 210000.00 320000.00 130000.00 78000.00 14000.00 30000.00 3000.00 6600.00 1300.00 4400.00
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 141
Tabela 6.4. Tabela përmbledhëse e parametrave kryesore statistikore të përbërjes së elementeve gjurmë të linjitit
Statistika
përmbledhëse
Sb
[mg/k
g]
As
[mg/k
g]
Pb
[mg/k
g]
Ba
[mg/k
g]
Be
[mg/k
g]
B
[mg/k
g]
Cd
[mg/k
g]
Co
[mg/k
g]
Cu
[mg/k
g]
Hg
[mg/k
g]
Cr
[mg/k
g]
Mo
[mg/k
g]
Ni
[mg/k
g]
V
[mg/k
g]
Sn
[mg/k
g]
Zn
[mg/k
g]
Mesatarja 3.35 45.13 21.48
550.4
2 2.63
263.5
4 0.51 15.29 51.17 0.05
142.2
1 15.50
219.8
8 99.33 2.80 53.71
Gabimi standard 0.16 3.19 2.47 34.36 0.05 29.96 0.00 0.93 4.21 0.00 10.35 1.53 22.88 8.55 0.10 6.12
Mediana 3.30 42.50 19.00
500.0
0 2.50
240.0
0 0.50 14.00 49.00 0.05
150.0
0 10.50
165.0
0
110.0
0 2.50 49.50
Moda 2.50 42.00 14.00
450.0
0 2.50
450.0
0 0.50 14.00 29.00 0.05
100.0
0 10.00
150.0
0
110.0
0 2.50 25.00
Devijimi standard 0.79 15.63 12.10
168.3
3 0.23
146.7
7 0.02 4.57 20.61 0.01 50.70 7.49
112.0
8 41.91 0.48 29.96
Koeficienti i
variacionit [%]
23.5
7 34.64 56.31 30.58 8.79 55.69 3.35 29.87 40.28 20.43 35.65 48.35 50.97 42.19 17.17 55.79
Kurtosiana -0.38 -0.27 0.43 0.91 0.76 -0.54 9.12 -0.70 -1.03 24.00 -1.33 -0.02 0.21 -1.10 1.83 -0.84
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 142
Simetria 0.69 0.46 0.97 0.96 1.52 0.64 3.22 0.62 0.27 4.90 0.09 1.11 1.05 0.24 1.62 0.72
Rangu 2.50 61.00 45.00
730.0
0 0.70
501.0
0 0.06 15.70 75.00 0.05
167.0
0 24.00
390.0
0
138.0
0 1.70 85.00
Minimumi 2.50 20.00 8.00
270.0
0 2.50 69.00 0.50 8.30 17.00 0.05 63.00 10.00 90.00 42.00 2.50 25.00
Maksimumi 5.00 81.00 53.00
1000.
00 3.20
570.0
0 0.56 24.00 92.00 0.09
230.0
0 34.00
480.0
0
180.0
0 4.20 110.00
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 143
6.2.3.1 Shpërndarja statistikore – histogramat e treguesve kimik
Histogrami është mënyra më e zakonshme për paraqitjen dhe interpretimin e shpërndarjes
eksperimentale së të dhënave. Histogrami mundëson përcaktimin me shikim të shpejtë nëse
shpërndarja është simetrike apo nëse kemi të bëjmë me shpërndarje asimetrike (të dhënat
tregojnë asimetri djathtas apo majtas). Poashtu përmes histogramave lehtë mund të paraqitet
nëse të dhënat tregojnë vetëm një maksimum (njëmodale) apo disa maksimume (shpërndarje
shumë modale) [3] [30].
Më poshtë do të paraqitet shpërndarja statistikore për përbërësit kryesor të linjiteve të basenit
të Kosovës (fig.6.1).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 144
Fig.6.1 Shpërndarja statistikore për përbërësit kryesor të linjiteve të basenit të Kosovës
Shpërndarja e vlerave për lagështinë tregon se kemi të bëjmë me një shpërndarje binomiale për
klasat 41 – 44 % dhe 44 – 47 %. Brenda këtyre klasave ndodhen 66.67 % të vlerave të lagështisë.
Poashtu nga histograma për lagështinë vërehet se kemi të bëjmë me një shpërndarje
lognormale të vlerave me asimetri të majtë. Këtë e vërteton edhe koeficienti i simetrisë (- 0.89).
tek statistikat përmbledhëse. Këto vlerat e lagështisë janë karakteriatike për qymyret e tipit
linjit ku hyjnë edhe qymyret e basenit të Kosovës.
Shpërndarja e vlerave të hirit në qymyre (linjite) paraqitet pothuajse normaleme asimetri
pozitive (të djathtë). Shpërndarja e vlerave të hirit është njëmodale me numrin më të madh të
provave në intervalin 16 – 19 %. Kemi tre intervale kryesore të shpërndarjes së hirit: intervalet
16 – 19 %me 46.67 % të numrit të provave pastaj në intervalet 13 – 16 %me 23.33% dhe
intervalin 19 – 22% me 16.67 % Mbrenda këtyre intervaleve gjenden 86.67 % e provave.
Shpërndarja e elementeve fluturuese (volatileve) në linjite paraqitet në një ndryshueshmëri
(rang) jo të madh me vlerë (6.8) që d.m.th. se vlera midis maksimumit dhe minimumit nuk
është e madhe. Nga histograma vërehet se në linjite shpërndarja e përbërjes së elementeve
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 145
fluturuese është pothuajse normale me asimetri negative (të majtë). Me fjalë tjera përmbajtja e
volatileve në 23 % janë të pakt.. Numri më i madh i provave gjendet në intervalin 25 – 27%.
Histograma e përmbajtjes së karbonit fiks (Cfix) në linjite tregon një shpërndarje homogjene.
Nëse largohen vlerat e interveleve të minimumit dhe maksimumit që janë shumë të pakta
(vetëm nga një provë) atëherë kjo shpërndarje bëhet edhe më e njëtrajtshme. Intervalet
kryesore të shpërndarjes së përmbajtjes së Cfix janë: intervali 10 - 12 % me 37.5 % të numrit të
provave, intervali 14 – 16 % me 29.2 % dhe intervali 12 -14 % me 25 % që së bashku përfshijnë
91.7 % të numrit të provave.
Shpërndarja e vlerës termike në linjite është lognormale me asimetri negative (të majtë).
Histograma tregon se 85.56 % të provave gjendet brenda vlerave 7000 kJ/kg dhe 9000 kJ/kg
përkatësisht sipas intervaleve: intervali 7000 – 7500 kJ/kg merr pjesë me 15,56 % të provave,
intervali 7500 – 8000 kJ/kg me 16.67 %, intervali 8000 – 8500 kJ/kg me 33.33 % dhe intervali
8500 – 9000 kJ/kg me 20,00 % të provave. Nga kjo rrjedh se vlerat termike nën 7000 kJ/kg dhe
mbi 9000 kJ/kg janë të pakta. Kjo shpërndarje e vlerës termike tregon së është mjaft e
vazhdueshme përgjatë tërë shtresës së qymyrit me një koeficient të vogël të variacionit. Vlerat
qendrore (mesatarja, mediana e moda) gjenden brenda intervalit 8000 – 8500 kJ/kg dhe
shpërndarja paraqitet njëmodale.
Histograma e përmbajtjës së karbonit tregon për një shpërndarje shumëmodale me tre
intervale kryesore. Intervalet 25 – 27%, 23 – 25% dhe 21 – 23 % janë intervale në të cilat
gjenden 83.33 % të provave. Intervali i shpërndarjes së karbonit është me rang 7.10 me vlerën
maksimale 27.30 dhe atë minimale 20.20.
Shëprndarja e përmbajtjes së oksigjenit paraqitet pa modë që d.m.th se nuk kemi përsëritje të
vlerave në prova. Shpërndarja është me asimetri negative (të majtë) me intervalin kryesor të
shpërndarjes 50 - 53 %.
Shpërndarja e oksigjenit është mjaft homogjene në shtresën e qymyrit. Këtë e tregon edhe
koeficienti i variacionit që është mjaft i vogël (Kv = 8.70 %).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 146
Histograma e përmbajtjes së hidrogjenit tregon një shpërndarje pothuajse normale të vlerave
të hidrogjenit. Vlerat qendrore janë pothuajse të njejta. Moda dhe mediana kanë vlerën 6.6
kurse mesatarja 6.5. Rangu i shpërndarjes është mjaft i vogël (1.5) me vlerën maksimale 7.2 dhe
vlerën minimale 5.7 .
Intervalet kryesore të përmbajtjes së hidrogjenit janë: intervali 6.3 – 6.6 % dhe 6.6 – 6.9 % që së
bashku përfshijnë 58.33 % të provave.
Azoti paraqitet me shpërndarje lognormale me asimetri pozitive (të djathtë). Intervali kryesor i
shpërndarjes së azotit është intervali me përmbajtje 0.41 – 0.51 % azot, i cili përmban 58.33 %
të provave. Një shpërndarje e tillë e vërteton atë që përmbajtja e azotit në përgjithësi është e
vogël në linjitet e basenit të Kosovës. Vlera maksimale e përmbajtjes së azotit është 0.75 %.
Histograma e shpërndrajes së sulfurit në linjitin natyror tregon një shpërndarje lognormale me
asimetri pozitive (të djathtë). Shpërndarja është njëmodale (me vlerën e modës 0.88) që i
përket intervalit kryesor të shpërndarjes së sulfurit. Tre janë intervalet kryesore të shpërndarjes
së sulfurit: intervali 0.8 – 1.0 % me 40.0 % të provave, intervali 1.0 – 1.2 % me 25.56 % të
provave dhe intervali 0.6 – 0.8 % me 18.89 % të provave. Këto intervale së bashku përfshijnë
84, 45 % të provave.
Pra, në përgjithësi përmbajtja e sulfurit në linjitet e basenit të Kosovës është e vogël (0.98 %).
6.2.4 Analiza korrelative
Analiza korrelative mudëson vlerësimin e bashkëlidhjes në mes të variablave. Kovarianca është
matja e kësaj lidhje (marrëdhënie) dhe mvarshmëria e ndryshueshmërisë të secilës prej dy
variableve. Kjo metodë rezulton në një numër ndërmjet -1 dhe +1 që shpreh se sa afër dy
variabla janë të lidhura njëra me tjetrën. Kjo paraqitet nëpërmjet të koeficientit të korrelacionit
- r. Koeficienti ikorrelacionit tregon forcën dhe drejtimin e një marrëdhënie lineare në mes të dy
variablave të rastit.
Interpretimi i madhësisë së koeficientit të korrelacionit është bërë duke marrë për bazë
vlerësimin që përdoret në përgjithësi të madhësisë së korrelacionit si më poshtë:
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 147
Vlera e korrelacionit Interpretimi
≤ 0.50 Shumë i dobët
0.51 deri 0.79 Dobët
0.80 deri 0.89 Mesëm
≥ 90 I lartë (mirë)
Në këtë analizë korrelative janë paraqitur korrelacionet në mes të përbërsve kryesor kimik të
linjitit në formë tabelare përmes matricave të korrelacionit.
6.2.4.1 Analiza korrelative e përmbajtjes elementare dhe teknike të linjitit natyror
Nga matrica e analizës korrelative të përbërsve kryesor të linjitit të basenit të Kosovës vërehen
vlera të ndryshme të korrelacionit që tregojnë bashkëlidhje të ndryshme të këtyre përbërsve
(tabela 6.5).
Korrelacion të lartë (të mirë) pozitiv paraqesin përbërsit: vlera termike me karbonin (r=0.98),
Cfix me vlerën termike (r = 0.96), Cfix me karbonin (r = 0.95), volatile me karbonin (r = 0.94).
Korrelacion mesatar ekziston më mes të: Cfix dheazotit (r = 0.89), volatile me vlerën termike ( r =
0.88), karbon me azot dhe lagështi me oksigjen (r = 0.82) si dhe vlera termike me azotin (r =
0.81). Korrelacion mesatar negativ kemi në mes të përbërsve: hiri me oksigjenin (r = -0.87), hiri
me karbonin (r = -0.86) dhe hiri me volatilet (r = -0.83). Korrelacioni në mes të variablave tjera
të përbërjes elementare dhe teknike të linjitit paraqitet e dobët apo shumë e dobët.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 148
Tabela.6.5 Matrica e korrelacionit e përmbajtjes elementare dhe teknike të linjitit natyror
Karakteristikë tjetër e këtyre përbërsve është se hiri ka korrelacion negativ me të gjithë
përbërsit tjerë përpos me sulfurin. Nga kjo mund të përfundojmë se me rritjen e përbërjessë
hirit në linjite zvogëlohet përmbajtja e përbërësve tjerë dhe anasjelltas kurse me rritjen e
përmbajtjes së hirit rritet edhe përmbajtja e sulfurit. Poashtu edhe lagështia ka korrelacion
negativ përpos me oksigjenin dhe hidrogjenin. Pra, me rritjen e lagështisë rritet edhe
përmbajtja e oksigjenit dhe hidrogjenit.
Në përgjithësi bashkëlidhja në mes përbërsve kryesor të linjiteve ndikohet nga kualiteti i
linjiteve si dhe proceset e formimit të linjiteve.
6.2.4.2 Analiza korrelative e përmbajtjes së mineraleve (oksideve) në qymyr – linjit
Analiza korrelative e përmbajtjes së mineraleve të oksideve (tabela 6.6) tregon për një
korrrelacion të lartë pozitiv në mes të oksidit të siliciumit (SiO2) me: oksidin të kaliumit (K2O)
dhe oksidin e titanit (TiO2) ku r = 0.92 dhe korrelacion të lartë negativ me oksidin e kalciumut
(CaO) me r = 0.90. Pra, me rritjen e SiO2 rritet edhe K2O dhe TiO2 kurse zvogëlohet CaO.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 149
Tabela.6.6 Matrica e korrelacionit e përmbajtjes së mineraleve (oksideve) të linjitit
Oksidi i kalciumit ka korrelacion të lartë negativ me oksidin e titanit (r = -0.94) dhe me oksidin e
kaliumit (r = -0.91) dhe korrelacion mesatar pozitiv me oksidin e fosforit (r = 0.80).
Në përgjithësi analiza korrelative e mineraleve tregon korrelacion të ndryshëm të mineraleve
dhe duke u bazuar në këtë analizë mund të gjykohet në përmbajtjen e mineraleve të caktuara
duke u bazuar në përmbajtjen e mineraleve tjera për rastet kur kemi korrelacion të lartë pozitiv
apo negativ.
6.2.4.3 Analiza korrelative e përmbajtjes së elementeve inorganike dhe elementeve gjurmë
në qymyr – linjit
Matrica e korrelacionit të përmbajtjes së elementeve inorganike të linjitit (tabela 6.7) në
përgjithësi e përcjell analizën e përmbajtjes së mineraleve (oksideve) pasi kemi të bëjmë me
elementet e të njejtave okside.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 150
Tabela.6.7 Matrica e korrelacionit e përmbajtjes së elementeve inorganike të linjitit
Analiza korrelative e elementeve gjurmë që hyjnë në përbërjen e linjitit të basenit të Kosovës
(tabela 6.8) tregon për ekzistimin e korrelacionit të lartë pozitiv në mes të plumbit dhe kallajit (r
= 0.98), vanadiumit dhe kallajit (r = 0.95), vanadiumit dhe plumbit (r = 0.94), bakrit dhe kromit (r
= 0.93), nikelit dhe kobaltit (r = 0.91) dhe vanadiumit dhe zinkut (r = 0.90).
Karakteristika tjera të analizës korrelative për këto elemente janë: arseni ka korrelacion shumë
të dobët (të papërfillshëm) me të gjitha elementet tjera gjurmë; nuk ka ndonjë korrelacion të
theksuar negativ në mes të elementeve; nuk ka fare korrelacion, pra kemi një korrelacion me
vlerë zero (r = 0.00) në mes të plumbit dhe molibdenit.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 151
Tabela.6.8 Matrica e korrelacionit e përmbajtjes së elementeve gjurmë në linjit
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 152
6.2.5 Analizë hapësinore e parametrave kryesor të linjitit në basenin e Kosovës
Me qëllim studimi të parametrave kryesore që karakterizojnë cilësinë e shtresës së qymyrit
është përdorur analiza hapësinore. Analiza hapësinore me teknikat e saj mundëson përshkrimin
e shpërndarjes së variablave që studiohen, identifikimin nga studiuesi jo vetëm tipin e
shpërndarjes për variablin që studiohet por edhe në raport me fqinjësinë e saj si dhe
mundësinë e shikimit për ekzistimin e ndonjë modeli të shpërndarjes hapësinore.
Qëllimi kryesor i analizës hapësinore për këtë basen qymyror është që të sqarohen disa
parametra kryesorqë karakterizojnë shtresën e qymyrit dhe kualitetin e tij. Analiza hapësinore e
basenit qymyror të Kosovëse ka përfshi ndërtimin e një seri hartash ku janë përcaktuar pjesët e
vendburimit sipas kualitetit të qymyrit [31].
Në këtë disertacion, nga baza e të dhënave janë krijuar hartat e izolinjave për parametrat
kryesor që qymyrit si: harta e izolinjave për karbonin fiks (Cfix), harta e izolinjave për materiet
fluturuese (volatilet), harta e izolinjave për hirin, harta e izolinjave për vlerën termike dhe harta
e izolinjave për sulfurin.
Shpërndarja hapësinore e karbonit fiks tregon së në pjesët anësore të basenit , linjiti përmban
vlera më të vogla të Cfix (fig. 6.2). Vlera më të mëdha të Cfix lajmërohen në pjesët qendroredhe
në një pjesë në veri-perendim të basenit. Gjatë përpunimit janë përdorur analizat në gjendje të
thatë të linjitit.
Harta e izolinjave për materiet fluturuese (volatilet) paraqet një shpërndarje të njëtrajtshme
gjatë gjithë basenit të vlerave të volatileve (fig. 6.3). Ndrysheshmëri më e madhe e vlerave të
volatileve paraqitet në pjesën qëndrore të basenit. Në këtë rast për analizë janë përdorur
rezultatet nga analiza në gjendje të thatë të linjitit.
Shpërndarja hapësinore e hirit që përmbahet në linjite tregohet e njëtrajtshme (fig. 6.4).
Përmbajtja e më e vogël e hirit paraqitet në pjesën veriore dhe veri-perendimore të basenit
kurse përmbajtjet më të larta kemi në pjesën jugore dhe lindore të basenit. Gjatë përpunimit
janë përdorur rezultatet e analizavetë linjitit në gjendje natyrore.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 153
Nga harta e izolinjave të vlerës termike mund të konstatojmë se kemi një shpërndarje
hapësinore mjaft të njëtrajtshme të këtij parametri për tërë basenin (fig. 6.5). Vlerat më të
ulëta të vlerës termike paraqiten në pjesën veri-lindore të basenit ku kemi edhe
ndryshueshmeri më të madhe të vlerave. Pjesa qendrore e vendburimit paraqitet me
përmbajtje më të madhe të vlerës termike të linjitit. Rezultatet e përpunuara janë nga analizat e
linjitit në gjendje natyrore.
Shpërndarja hapësinore e për sulfurin tregon se në pjesën jugore dhe qëndrore të basenit
përmbajtja e sulfurit është në e njëtrajtshme dhe sillet 0.9 – 1.0 % kurse në pjesën lindore dhe
veri-perendimore përmbajtja e sulfurit lëviz në kufijë më të gjerë dhe rrjedhimisht ka
ndryshueshmëri më të madhe (fig.6.6). Në pjesën lindore përmbajtja e sulfurit lëviz nga 0.5 –
1.8 %. Për përpunim janë shfyrtëzuar analizat e linjit në gjendje natyrore.
Gjithashtu vlen të theksohet se rezultatet e fituara nga analiza hapësinore janë në përputhje me
rezultetet e fituara me anë të metodave statistikore
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 154
Figura 6.2. Harta e izolinjave të përmbajtjes së Cfix
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 155
Figura 6.3. Harta e izolinjave të materieve fluturuese (volatileve)
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 156
Figura 6.4. Harta e izolinjave të përmbajtjes së hirit në linjite
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 157
Figura 6.5. Harta e izolinjave të përmbajtjes së vlerës termike
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 158
Figura 6.6. Harta e izolinjave të përmbajtjes së sulfurit
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 159
7.0 NDIKIMI NË MJEDIS I SHFRYTËZIMITTË QYMYRIT LINJIT NË BASENIN E KOSOVËS
7.1 Aspekte tëpërgjithëshme tëshfrytëzimit tëqymyreve
Qymyri konsiderohet si një nga burimet e energjisë me ndotje më të madhe i cili krijon
probleme mjedisore në faza të ndryshme të shfrytëzimit të tij që nga nxerrja, transportimi,
depozitimi, përpunimi dhe përdorimi i tij. Qymyri prodhon një shumëllojshmëri të ndotësve
gjatë prodhimit të energjisë elektrike dhe liron një numër të konsiderueshëm të ndotësve në
ajër, ujë dhe tokë. Ndikimet mjedisore gjatë shfrytëzimit të qymyreve janë komplekse dhe
varen nga metodat e shfrytëzimit, vendndodhjes së tyre dhe qëllimi i përdorimit [18][26][38].
Ndikimet mjedisore nga shfrytëzimi i qymyreve varen nga thellësia e nxerrjes,nga skema
teknologjike e shfrytezimit, ngaregjimi i ujërave nëntokësor dhe hidrologjia (figura7.1) [26].
Aktivitetet minerare poashtu japin rritje të efekteve vizuale në mjedisin rrethues të minierës
përfshirë lirimin e metanit në atmosferë, lirimin e ujit të kontaminuar dhe prodhimin e
produkteve të mbeturinave të ngurta.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 160
Figura 7.1 Ndikimet mjedisore nga shfrytëzimi, procesimi dhe përdorimi i qymyreve (Burimi:
Mamurekli, 1997)
7.2Problemet mjedisore në minierat me karierë të hapur
Shfrytëzimi sipërfaqësor (me karierë të hapur)i qymyreve kërkon sipërfaqe të mëdha të tokës të
cilat ç’rregullohen përkohësisht duke krijuar kështu një numër të konsiderueshëm sfidash
mjedisore , përfshirë erozionin e dherave, pluhurin, zhurmën, ndotjen e ujit dhe ndikimet mbi
biodiversitetin lokal [19] [20].
Niveli i pluhurit mund të kontrollohet duke spërkatur me ujë rrugët, depozitat dhe shiritat, pra
sistemet që shkaktojnë pluhurin.
Zhurma poashtu mund të kontrollohet nëpërmjet përzgjedhjes së kujdesshme të pajisjeve si
dhe duke izoluar dhe rrethuar makinerinë që shkakton zhurmën. Bimët gjethore në zonat
rrethuese mund të reduktojnë nivelin e emitimit të zhurmës dhe në të njejtën kohë kjo ndikon
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 161
nëminimizimin vizual të çrregullimeve që ndodhin si rezultat i aktiviteteve minerare për
nxjerrjen e qymyrit në ambientet rrethuese. Emetimi i gazrave me efekt sere mund të rritet për
shkak të procesit të vetëndezjes së qymyreve në vendburim dhe deponi të qymyrit [21].
Spërkatja me ujë në përgjithësi përdoret për të zvogëluar emetimet e pluhurit. Në vartësi nga
përbërja e shkëmbinjëve rrethues reaksioni i ujit me ambientin mund të shkaktojërritjen e
aciditetit, lirimi i të cilave mund të ketënjë ndikim potencialisht të lartë në mjedis. Gjatë kalimit
të acideve nëpër qymyr, metalet treten duke prodhuar një fluks të materieve toksike që
zakonisht janë të larta si është alumini, hekuri dhe sulfatet [4] [22].
Nga aspektet më kryesore të ndotjes së mjedisit gjatë shfrytëzimit të qymyreve me qiell të
hapur mund të përmendim [4][40] [42]:
Problemet mjedisore gjatë transportimit tëqymyrit
Ndikimi në mjedis për efekt të procesit të transportimit të qymyreve, është i lidhur me faktin e
përfshirjes së mjeteve të tilla sikamionët, vagonët, portet, shiritat dhe maunet që përdoren për
transportimin e qymyrit dhe mund të kenë efekt në ajër dhe cilësinë e ujit dhe si pasojë ndikime
mjedisore shëndetësore nga emetimi i pluhurit dhe ndotjes së ajrit që vijnë nga vet automjetet
apo shiritat.
Ndikimi mjedisor nga transportimi i qymyrit është mesatar dhe lidhet me shpenzimin e
energjisë që përdoret për ngarkimin/shkarkimin e pajisjeve, përdorimi i ujit për zvogëlimin e
pluhurit dhe derdhjeve që ndodhin nga makineritë e ndryshme. Zhurma e shiritave
transportues me të cilët qymyri transportohet nga minierat deri në depozitat dhe pluhuri që
lirohet gjatë transportimit dhe shkarkimit të qymyrit nga shiritat mund të shkaktojë probleme
mjedisore.
Degradimi i eko-sistemit
Shfrytëzimi i qymyreve shkakton degradim të gjerë të ekosistemeve natyrore siq janë tokat,
pyjet dhe mund të lë mbresë të pandreqshme të peisazhit. Dëmtimi i njerëzve, kafshëve dhe
bimëve paraqitet si rezultat i shkatërrimit të vendbanimeve dhe kontaminimit mjedisor që
prishin ekosistemet dhe rrezikojnë shëndetin e njeriut [23] [24][27].
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 162
Hapat që janë marrë në operimet minerare moderne si janë planifikimi i mirë dhe menaxhimi
mjedisor minimizojnë ndikimet nga shfytëzimi i qymyrit në mjedis dhe ndihmojë për të
mbrojtur biodiversitetin.
Teknologjitë qymyrore të pastërta janë zhvilluar dhe janë përdorur për të kufizuar emetimet e
grimcave, mbeturinave nga prodhimi i qymyrit, elementet gjurmë, NOx, SOx dhe CO2, duke
kufizuar efektet negative të prodhimit të qymyrit dhe përdorimin e tij. Përmirësime në
efiçiencën e djegies së qymyrit për përfitimin e energjisë kanë arritur tashmë reduktime të
konsiderueshme në emetimet e CO2.
7.3 Ndikimet mjedisore në ajër
Emetimet kryesore në ajër shkaktohen nga ekskavimi dhe transportimi i qymyrit linjit dhe i
mbulesës mbi shtresën qymyrore. Emetimet kryesore në ajër të gjeneruara nga minierat janë
materiet në formë thërrmijash (foto 7.1). Pluhuri qymyror nga zona e minierave aktive
kontribon në masë të madhe në ndotjen e ajrit [36].
Foto 7.1. Ndotja e ajrit të ambientit e shkaktuar nga minierat
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 163
Ekskavimi kryhet me anë të ekskavatorëve rotorik të cilët shkëpusin dheun dhe qymyrin prej
shpatit dhe e hedhin në shiritat transportues. Gjatë motit të thatë ky proces prodhon pluhur
duke ndikuar në hapësirën përreth ekskavatorëve dhe punëtorëve.
Transportimi i qymyrit me anë të shiritave të hapur transportues prodhon pluhur për arsye se
përbërësit e lehtë të qymyrit mund lehtë të fluturojnë nga era, veçanërisht në shiritat dorëzues
(foto 7.2). Ky efekt mund të vërehet përgjatë të gjithë shiritave transportues të qymyrit
varësisht nga shpejtësia e erës. Përveç hapësirës brenda minierës, edhe ambienti jashtë saj
është nën ndikim të këtij efekti meqenëse këta shirita transportues dalin jashtë minierave për
të mundësuar transportimin e qymyrit deri në termocentrale.
Burim tjetër të pluhurit paraqesin edhe veturat për mirëmbajtje të cilat futen deri në vendet e
punës gjatë kushteve atmosferike të thata.
Foto 7.2Shiriti transportues i linjitit
Për më shumë, rrugët e pashtruara në miniera janë burime tjera të pluhurit bashkë me zjarret
që shkaktohen nga vetëdjegia e qymyrit.
Kohët e fundit departamenti i mjedisit në kuadër të KEK-ut ka vendosur rrjetin i monitorimit të
kualitetit të ajrit në minierat aktive dhe për rreth minierave (figura 7.2) [8] [9] [10] [35].
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 164
Figura 7.2.Pikat e monitorimit të kualitetit të ajrit, (burimi: departamenti i mjedisit, KEK,2012)
Në vijim po i paraqesim të dhënat mbi emisionet e blozës dhe SO2 në ajër gjatë viteve 2005-
2006 (tabelat 7.1 dhe 7.2) [35].
Tabela 7.1.Emetimet e blozës për vitin 2005 dhe 2006
Përqëndrimi i blozës (μg/m3)
2005
2006
Muaji minimal maksimal mesatar minimal maksimal mesatar PLNagj
1 4.37 16.71 7.81 1.37 81.22 16.17 50
2 1.39 35.25 9.98 0.93 44.89 11.17 50
3 1.65 22.81 8.62 1.06 8.63 2.83 50
4 1.71 48.95 6.38 0.82 27.83 3.13 50
5 0.90 8.36 4.25 0.78 9.67 2.90 50
6 1.18 7.42 3.16 1.72 4.17 2.49 50
7 0.89 4.49 1.41 0.88 6.93 2.85 50
8 1.00 7.93 3.42 0.89 6.94 2.13 50
9 1.43 5.35 2.76 0.89 2.31 1.47 50
10 1.53 11.84 4.37 0.93 17.22 2.67 50
11 1.01 33.67 11.66 1.22 25.53 5.38 50
12 0.94 44.29 8.33 1.40 26.57 6.72 50
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 165
Siç shihet nga tabelat, gjatë vitit 2005 nuk ka pasur tejkalim të vlerave maksimale të lejuara.
Ndërsa gjatë vitit 2006 (Fig. 7.3), vetëm në janar kishte tejkalim të vlerave maksimale.
Përqëndrimi gjatë atij muaji ka qenë 81.22 μg/m3 [6][35].
Figura 7.3. Përqëndrimi i blozës për vitin 2006
Tabela 7.2.Emetimet e SO2 për vitin 2005 dhe 2006 sipas muajve
Përqendrimi i SO2 (μg/m3)
2005 2006
Muaji minimal maksimal mesatar minimal maksimal mesatar PMLagj*
1 14.63 69.71 25.06 1.39 29.98 11.26 110
2 13.31 75.62 31.52 1.41 27.93 7.71 110
3 3.77 70.70 28.87 1.78 13.36 6.72 110
4 2.34 48.37 22.79 1.24 88.24 26.48 110
5 7.87 71.10 28.78 17.69 103.89 44.50 110
6 3.00 52.77 30.54 13.00 92.45 49.26 110
7 5.51 64.50 22.06 2.42 66.05 37.40 110
8 5.88 110.80 22.98 9.84 64.54 19.68 110
9 6.33 37.57 21.62 6.84 80.96 27.44 110
10 3.16 42.36 15.63 10.04 53.57 29.07 110
11 1.53 14.18 6.71 6.17 56.01 32.04 110
12 2.09 14.28 5.94 3.56 176.92 36.43 110
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 166
Siç shihet nga të dhënat e tabelës 7.2, vlerat e lejuara të emisionit të SO2gjatë vitit 2005 janë
tejkaluar gjatë muajit gusht (110.80 μg/m3), ndërsa gjatë vitit 2006 janë tejkaluar gjatë muajit
dhjetor [35].
Nëse shikojmë të dhënat e emetimeve të SO2 sipas viteve (tabela 7.3), vërejmë se vlerat
mesatare tregojnë se ka tejkalime të vogla në Vmh/vit1 për ekosistemin për vitin 2005, 2006
dhe 2011 në Minierën Mirash (figura 7.4 a). Në pikën monitoruese në Grabovc (Miniera Bardh)
tejkalime të vogla ka patur vetëm në vitin 2010 (diagrami 7.4 b) [8] [9] [10].
Tabela 7.3.Emetimet e SO2 sipas viteve për minierat Mirash dhe Bardh
Vendi i
matjes/viti Sektori Sitnicës - Mirash MS Sibovc JP- Bardh
Viti minimal maksimal mesatar minimal maksimal mesatar
2005 5.79 56.00 21.88
2006 6.28 71.16 27.33
2010 12.84 29.55 20.15 19.20 35.85 21.06
2011 21.25 18.30
2012 13.50 9.30 103.89 17.69
1Vlera mesatare e orëve që mund të tejkalohen brenda një viti
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 167
Figura 7.4. Përqëndrimi i SO2 sipas viteve a) miniera Mirash, b) miniera Bardh
Në vijim paraqiten vlerat mesatare të pluhurit total për minierat Mirash dhe Bardh sipas viteve
(tabela 7.4).
Tabela 7.4 Vlerat e pluhurit total të depozituar (PTD) për minierat Mirash dhe Bardh sipas viteve
Siç mund të shihet nga tabela 7.4, vlerat e pluhurit total sipas OBSH2-së, prej 300 mg/(m2d) nuk
janë tejkaluar në miniera. Vlerat e rekomanduara për 24 orë (200 mg/m2) janë tejkaluar në vitin
2012 për minierën Mirash 275.84 mg/m2) dhe në vitin 2006 në minierën e Bardhit (225 mg/m2)
(Fig. 7.5). Në vitin 2011 vlerat kanë qenë pak mbi kufirin e vlerave të rekomanduara.
Vlerat e pH, nuk e kanë tejkaluar vlerën pH=7 gjatë viteve. Viti 2012 është përjashtuar nga
analiza e rezultateve për shkak të dyshimeve të rezultateve në këto pika monitoruese.
2Organizat Botërore e Shëndetësisë
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 168
Fig. 7.5 Vlerat mesatare të pluhurit total të depozituar në minierën Bardh sipas viteve
Analizë mujore e pluhurit total të depozituat është bërë për vitin 2006pasi në këtë vit kemi
tejkalime në disa muaj (tabela 7.5) [35].
Tabela 7.5Vlerat mesatare mujore në minierën Bardh në vitin 2006
Vlerat mesatare mujore të pluhurit total të depozituar Bardh-2006
Parametrat mg/(m2d)
Pluhuri total
Materiet
inorganike Materiet tretëse pH Kloruret Sulfatet
1 482.52 287.77 194.75 7.67 2.83 8.88
2 106.88 75.48 31.40 7.07 3.03 3.22
3 459.35 327.27 132.08 7.83 2.41 1.08
4 212.04 116.98 95.06 7.04 3.76 1.85
5 146.27 92.43 53.84 6.97 1.23 3.81
6 82.02 56.97 25.06 7.02 1.10 1.27
7 204.14 136.84 67.30 7.26 3.70 0.75
8 427.97 319.42 108.55 7.10 2.85 3.04
9 181.73 36.58 145.15 7.17 2.05 0.36
10 147.50 65.13 82.37 6.67 1.98 0.94
11 94.13 68.95 25.18 7.07 2.06 3.78
12 161.80 104.37 57.43 6.85 2.95 0.91
Mes 225.53 140.68 84.84 7.14 2.49 2.49
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 169
Të dhënat e tabelës tregojnë qartë se gjatë vitit 2006 ka pasur tejkalim të vlerave kufitare për
pluhur depozitues për tre muaj si dhe vlerave të pH-së optimale. Kjo është ilustruar në figurën
7.6.
Fig. 7.6. Vlerat e përqëndrimit të pluhurit për vitin 2006 në minierën Bardh
Vlerat tregojnë ndotjet kryesore në miniera të sjellura nga jashtë. Meqenëse nuk ka matje për
drejtimin dhe shpejtësinë e erës paralel me matjet e cilësisë, mund vetëm të supozohet se
emetimet nga TC A dominojnë ndaj emetimeve nga minierat. Për të shpjeguar këtë supozim,
figura 7.7në vijim paraqet krahasimin e përqindjeve të pluhurit në të dy stacionet matëse. Për
të përmirësuar këtë gjendje nevojiten matje afatgjata dhe stacione matëse shtesë.
Figura 7.7. Përmbajtja e pluhurit në pikat matëse Seperacion dhe minierën Bardh për vitin 2004
0
100
200
300
400
500
600
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
Kufiri i lejuar
Pluhuri total
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 170
Ndotjanga pluhuri mund të redukohet duke lagur sipërfaqen gjatë muajve të verës. Poashtu
edhe menaxhimi adekuat i qarkullimit të automjeteve operative dhe kontrollimi në rrugët e
pashtruara mund të kontribuojë në reduktimin e emetimeve sekondare. Këto masa duhet të
përcaktohen në mënyrë operative në bazë të gjendjes meteorologjike.
7.4 Emetimet në ujërat sipërfaqësor
Rrjedhjet natyrale të ujit që rezultojnë nga reshjet atmosferike në mjaft raste rezultojnë të
ndotura gjatë kalimit në mjediset e minierës së qymyrit.
Nga ana tjetër, në sektorin për rreth minierës sipërfaqësore, prishet qarku hidrologjik edhe për
shkak të disa ndërthurjeve të ujrave sipërfaqsore me ujrat që dalin nga miniera, gjë që
reflektohet edhe në përbërjen kimike të këtyre ujrave [4] [36] [42].
Reshjet atmosferike çojnë në rritjen e sasisë së ujërave përgjatë sipërfaqes së minierave
sipërfaqësore. Në vartesi nga sasia e reshjeve dhe sasitë e ujërave nëntokësore, sasia e
përgjithshme e ujit arrin në ujëgrumbulluesin kryesorprej nga largohet deri në lumenjtë Drenica
dhe Sitnica përmes pompave elektrike dhe gypave përkatës. Gjatë rrugëtimit nëpër minierë, uji
pasurohet me substanca të ndryshme sidomos me klorure dhe sulfate [5].
Kualiteti i ujërave sipërfaqësore në miniera karakterizohet me mineralizim të lartë me sulfate
në saje të tretësirës së gipsit dhe mineralizimit të sulfateve nga oksidimi i piritit. Në saje të
përqëndrimit të lartë të karbonatit të mbeturinave dhe shtesave të linjitit, vlerat e pH-së janë
në nivelin neutral. Tabela në vijim (tabela 7.6) tregon parametrat e ujërave të minierës dhe
lumenjve, ku derdhen ujërat e drenazhuara të minierave.
Kualiteti i ujërave është monitoruar dhe përcaktuar sipas figurës 7.8 [8][9][10]. Pikate mostrimit
ndodhen në vendet ku rrjedhin lumenjtë, pikat shkarkuese të drenazhimit dhe brenda
minierave.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 171
Figura 7.8 Skema e monitorimit të ujërave sipërfaqësore
Tabela 7.6 Vlerat e disa parametrave të ujërave të minierës dhe lumenjëve3
Parametrat
Lumi Drenica
para Bardhit
Miniera
Bardh
Lumi Drenica
pas Bardhit
Miniera
Mirash
Sitnica
pas deponisë së
hirit
pH 8.45 7.67 8.0 7.6 8.2
Oksigjen i tretur 8.8 15 9.6 17.3 5.2
Mat. të suspenduara mg/l 15 420 100 400 137
Fortësia 17.64 77 22.4 73.7 23
Ca mg/l 66 180 94 170 100
Mgmg/l 36 223 40 213 40
Clmg/l 26 286 27 275 60
NO3 mg/l 7 6.5 4.9 7.2 4.9
HCO3mg/l 366 604 354 600 299
SO4 mg/l 118 1925 76 1912 168
3Rheinbraun Engineering Und Wasser GMBH (RE), Germany
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 172
Nga të dhënat e tabelës 7.6, shihet se uji i lumit Drenica pasi kalon minierën e Bardhit shfaq
përqëndrim më të ultë të sulfatit se sa më parë. Kjo ka mundur të ndodhë se në momentin e
marrjes së mostrave nuk ka pasur shkarkim të ujërave nga miniera në lum. Vlera e lartë e pH-së
së ujit të lumenjve tregojnë se ka ndotje me ujëra të zeza me prejardhje organike. Mirëpo, si do
që të jetë, nga analizat mund të shihet dominimi i mineralizimeve në ujërat e minierave.
Përmbajtja e sulfatit në ujërat e minierave është afër 2000 mg/l. Sulfati nuk mund të
reduktohet në ujë me metoda të thjeshta teknike dhe të lira. Prandaj është me rëndësi që
shkalla e shkarkimit të ujit të minierës në rrjedhjen pranuese të mos e kaloj 10% e rrjedhjes së
përhershme të lumit.
Substancat e suspenduara në ujin e minierës tregojnë vlera të larta rreth 400 mg/l. Sipas
udhëzimeve të BE-së për ujin për rritjen e peshkut, lejohet deri në 25 mg/l.
Të dhënat e kualitetit të ujërave sipërfaqësor janë në dispozicion nga matjet mujore dhe
vjetoretë Institutit INKOS për rrjedhjen e lumenjëve Drenica dhe Sitnica. Si bazë për vlerësimet
mbi efektet në dalje nga minierat e qymyrit janë marrë vlerat e drenazhimit të lumit Sitnica dhe
Drenica nga vitet 2010 deri 2012. Pas përpunimit të rezultateve nga matjet janë dhënë
karakteristikat e vlerave të kualitetit të ujit për lumin Sitnica dhe Drenica në dalje nga miniera
që paraqiten në figurën 7.9 dhe figurën 7.10.
Figura 7.9. Vlerat karakteristike të cilësisë së ujit për lumin Sitnica
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 173
Figura 7.10Vlerat karakteristike të cilësisë së ujit për lumin Drenica
Parametrat e treguara në figurën e mësipërme mund të konsiderohen të përshtatshme për të
përfaqësuar cilësinë e ujit të lumit pa efekte nga minierat.
Cilësia e pritshme e ujit që drenazhohet pa asnjë trajtim paraprak mund të vlerësohet duke
përdorur parametrat e cilësisë nga uji i pompuar nga miniera e Mirashit (figura 7.11,STEAG
2006) [36]. Duhet të kihet parasysh që pikat e provëmarrjes nuk tregojnë gjithëmonë cilësinë e
ujit të pompuar sepse provat mund të kenë përmbajtje të ndryshuar për shkak të ujërave të
shiut.
Figura 7.11. Karakteristikat e cilësisë së ujit të drenazhuar (STEAG 2006)
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 174
Tabela e mëposhtme (tabela 7.7) krahason vlerat dhe tregon se uji i lumit mund të ndikohet
kryesisht nga sulfatet, kloruret si dhe materiet organike, nëse nuk bëhet pastrim paraprak.
Lidhur me metalet e rënda apo elemente tjera gjurmë në matjet e kryera gjatë viteve 2010 –
2012 nuk vërehet ndonjë tejkalim. Çështje mbetet saktësia e rezultateve të matjeve për shkak
të akreditimit të laboratorit e kalibrimit të instrumenteve.
Tabela 7.7. Krahasimi i cilësisë së ujit
Uji i drenazhuar nga minierat ekzaminohet në periudha mujore së bashku me kualitetin e ujit të
lumit. Për vitet 2010 deri 2012 janë përpunuar rezultatet në formë të shkruar për të vlerësuar
efektet në ujërat sipërfaqësore (tabelat 7.8 dhe 7.9).
Tabela 7.8. Cilësia e ujit për vitet 2010- 2012 Miniera Bardh – Lumi Drenica
Mihja Bardh- Lumi Drenica Njesia Viti 2010 2011 2012
Përçueshmëriaelektrike µS/cm 1259 538 509.5 Vlera pH - 7.73 7.52 7.8 Nitrati mg/l 1.3 3.1 5.5
Nitriti mg/l 0.002 0.029 0.067 Sulfati mg/l 27 35 154 Kloruret mg/l 58 33 32 Oksigjeniitretur mg/l 5.23 8.30 9.3 Fenolet mg/l 0.011 0.013 0.002 Fosfatet mg/l - 1.53 0.36 Materietesuspenduara mg/l 35 10 35 NH4+ mg/l - 0.12 0.26
Harxhimi KMnO4 mg/l 39.06 98.44 127.5 Rrjedha m3/s - 0.0082 0.005
Lumi Sitnica Mirash Lumi Sitnica Mirash Lumi Sitnica MirashVlera pH 6.8 6.7 7.9 7.8 8.4 8.7Perçueshmeria elektrike 230 175 486 1381 1100 3700Kloride 3 45 28 90 70 290Sulfate 29 75 78 924 516 1741Hidrogjen karbonate 104 232 284 447 381 600Nitrate 0 0 3.7 10.3 14 72KMnO4 5 3 15 45 26 183
Minimum Mesatare Maksimale
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 175
Tabela 7.9. Cilësia e ujit për vitet 2010- 2012 Miniera Mirash – Lumi Sitnica
Mihja Mirash- Lumi Sitnica Njesia Viti 2010 2011 2012
Përçueshmëriaelektrike µS/cm 2180 992 1260
Vlera pH - 8.17 7.90 7.7
Nitrati mg/l 8.7 3.8 3.8
Nitriti mg/l 2.13 0.064 0.2
Sulfati mg/l 264 102 426
Kloruret mg/l 64 46 45
Oksigjeni I tretur mg/l 9.79 12.08 10.3
Fenolet mg/l 0.033 0.014 0.015
Fosfatet mg/l - 1.17 1.7
Materi.esuspenduara mg/l 431 7.0 25.7
NH4+ mg/l - 0.016 1.5
Harxhimi KMnO4 mg/l 87.20 131.25 155
Rrjedha m3/s 0.1168 0.016 0.04
Krahasimi i vlerave vë në pah se parametrat sulfat, klorid, mbetjet e thara dhe trupat e
liruarkarakterizohen për nga ndikimi në drenazhimin e minierave. Rritja e sulfatit dhe kloridit në
pjesët e poshtme shkarkuese vlerësohet e pranueshme por meqenëse vlerat mesatare dhe ato
maksimale në lumin Sitnica zvogëlohen në pjesët e poshtme shkarkuese, është e dyshimtë nëse
janë zgjedhur pikat e përshtatshme të mostrimit dhe nëse mostrimi apo analizat kimike kryhen
gjithmonë në mënyrë adekuate (SESA 2008).
Ndotjanga trupat e liruar mund dhe do të duhej të reduktohej me procedura të thjeshta, p.sh.
ngritja e liqeneve të vogla sedimentuese në pjesën e sipërme të pikave shkarkuese.
Sa i përket minierave, drenazhimi i acideve paraqet një proces të zakonshëm në fushat afër
minierave të qymyrit anembanë botës, si rezultat i oksidimit të sulfateve, kryesisht të piritit
(sulfat i hekurit), reaksioni i të cilit zvogëlon vlerat e pH dhe favorizon mobilizimin e metaleve të
rënda. Inspektimet në minierë nuk paraqitën dëshmi të drenazhit të acideve dhe analizat kimike
të këtyre ujërave konfirmuan vrojtimet e bëra në terren (vlerat e pH rreth 8). Kjo ndodh
kryesisht për shkak të shtresave të karbonateve brenda linjitit, që neutralizojnë aciditetin e
gjeneruar. Cilësia e ujit në miniere është e prezantuar në tabelën 7.10, sipas Carl Bro (2003) [1].
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 176
Tabela 7.10Ndotja e minierave
Një tjetër çështje e rëndësishme mjedisore është përqëndrimi i shtuar i substancave të
suspenduara në ujërat e minierave që arrijnë 900 mg/l, që tejkalon për 36 herë udhëzimet e BE-
së për ujërat e populluara me peshq (25 mg/l). Përqëndrimi i sulfatit në ujërat e minierës
gjithashtu është mjaft i lartë(deri në 2300 mg/l) dhe mund të dëmtojë florën dhe faunën e
rrjedhjeve të tepërta. Përqëndrimi i fenolit në ujërat e minierës së Mirashit është në nivele të
larta dhe tejkalon për 25 herë standardet e BE-së për ujë të pijshëm, që është 0.02 mg/l.
Metalet e rënda janë brenda limiteve të përcaktuara maksimale për ujë të pijshëm sipas
standardeve të BE-së, përveç vlerave të Ni, që janë pak më të larta (20 mikrogram/l). Plumbi
gjithashtu është afër limitit prej 10 mikrogram/l.
Kjo mund të vërtetohet edhe me përpunimin e rezultateve të matjeve për vitet 2010 – 2012
(tabela 7.11). Përqëndrimi i fenoleve në ujërat e minierës në Mirash kanë qenë në shumicën e
rasteve të tejkaluara edhe pse kemi patur zvogëlime në krahasim me vitet e kaluara kurse për
minierën e Bardhit përmbajtja e fenoleve në ujërat e minierës ka qenë në kufijtë e lejuar prej
0.02 mg/l. Vlerat e Ni tregohen më të larta në përmbajtjen e ujit të minerës për të dy minierat
me përmbajtje 40 µg/l që tejkalon standaredet e BE-së për ujë të pijshëm. Plumbi është në
kufijtë e lejuar nën 10 µg/l.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 177
Tabela 7.11. Cilësia e ujit në miniera për vitet 2010 -2012
Parametrat/Miniera Miniera Bardh Miniera Mirash
Vlera pH 7.52 - 7.80 7.70 - 8.17
Kloride [mg/l] 32.00 - 58.00 45.00 - 64.00
Sulfate [mg/l] 27.00 - 154.00 102.00 - 426.00
Materie të suspenduara [mg/l] 10.00 - 35.00 7.00 - 431.00
Nitrate[mg/l] 1.30 - 5.50 3.80 - 8.70
Hargjimi KMnO4 [mg/l] 39.06 - 127.50 87.20 - 155.00
Fenol [mg/l] 0.002 - 0.013 0.015 - 0.033
Kadmium (Cd) [mg/l] <0.02 <0.02
Nikel (Ni)[mg/l] 0.049 - 0.065 0.040 - 0.085
Plumb (Pb)[mg/l] 0.003 - <0.02 0.004 - < 0.02
Lëshimi i sasive të larta të substancave toksike në një kohë të shkurtër mund të ketë ndikim në
tërë sistemin ekologjik të lumenjëve. Njëkohësisht, ndotja kronike me lëndë toksike të lëshuara
në masa me përqendrim relativisht tëulët përgjatë periudhave të gjata mund të shkaktojë
dëmtime të dukshme në sistemet lokale ekologjike. Ujërat sipërfaqësore të minierave janë
gjithashtu burime potenciale të ndotjes së ujërave tokësore dhe të tokës, për shkak të lëshimit
të substancave toksike në atë vend.
Këto përqëndrime dëshmojnë nevojën potenciale për trajtim të ujërave minerale, varësisht nga
cilësia e ujit të derdhur dhe cilësia dhe sasia e rrjedhës që pranon këto derdhje. Standardet
minimale do duhej të jenë instalimi i pellgjeve mbledhëse, me qëllim të zvogëlimit të ngarkesës
me materiale të suspenduara të ngurta dhe të pluhurit të qymyrit (STEAG 2006). Për këtë janë
duke u shfrytëzuar pellgjet natyrore, ndërsa ekzistojnë edhe sisteme të drenazhit.
7.5 Rezultatet e monitorimit të ujërave nëntokësor
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) viteve të fundit bënë monitorimin e ndikimit në ujëra
nëntokësor dhe dhera nga shfrytëzimi i qymyrit linjit në basenin qymyror të Kosovës. Në këtë
disertacion do të përqëdrohemi në rezultatet e monitorimit për vitet 2011 -2012 dhe ate vetëm
në pikat monitoruese në miniera të qymyrit [8][9][10].
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 178
Sipas departamentit të mjedisit të KEK-ut ujërat nëntokësor konsiderohentë gjitha ujërat që
janë nën sipërfaqen e tokës, në zonën e ngopur dhe në kontakt të drejtpërdrejt me tokën apo
nëntokën. Janë prezente në gjithë shtrirjen e minierave (figura 7.12). Ujërat nëntokësore në
kuptimin e modelit hidrogjeologjik, lokacioni i minierave ekzistuese e sidomos Sibovcit-JP,
identifikohet si në vijim:
- nga shtresat ujëmbajtëse (aquiferi)
- të krijuara nga infiltrimi i ujërave sipërfaqësore
- të krijuara nga raporti i tyre me të reshuraatmosferike
- ngaprezenca e thyerjevetektoniketëqymyrevedhe
- aluvionet
Figura 7.12Skema e monitorimit të ujërave nëntokësorë (burimi;KEK 2012)
Gjendja kualitative e ujërave nëntokësorë në aspektin ambiental definohet në bazë të gjendjes
kuantitative dhe gjendjes kimike të tij.
Gjendja ambientale e ujërave nëntokësorë është e definuar me 5 (pesë) gjendje ambientale
(tabela 7.12 ).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 179
Gjendja kuantitative: bazohet në monitorimin e bërë të ujërave nëntokësor, karakteristikave të
shtresave ujëmbajtëse (tipologjinë permabilitetin, koeficientit të depozitimit dhe shfrytëzimit të
ujërave). Për një trup hidrik nëntokësor themi se është në gjendje të ekuilibrit atëherë kur niveli i
tij është i qëndrueshëm (konstant) së paku 10 vite, dhe bazuar në këtë definohet gjendja
kuantitative (tabelat e meposhteme: 7.13; 7.14 dhe 7.15)) (KEK 2012)[10].
Tabela 7.12. Kriteret për caktimine gjendjes ambientale të ujërave nëntokësor (sipas KEK 2012)
GJENDJA
AMBIENTALE KRITERET
SHËLQYESHME NDIKIMET ENTROPIKE ME VLERË ZERO APO SHUMË TË VOGLA TË BURIMIT. RASTE TË VEÇANTA NËSE AI
BURIM KA VLERË TË RËNDËSISHËM NATYROR
E MIRË NDIKIMI ENTROPIK I REDUKTUAR SI NË ASPEKTIN KUANTITATIV ASHTU EDHE NË ATË KUALITATIV
E MJAFTUESHME NDIKIMI ENTROPIK I REDUKTUAR NË ASPEKTIN KUANTITATIV MIRËPO ME EFEKT SINJIFIKATIV NË
KUALITETIN E BURIMIT UJOR EDHE NË ATË KUALITATIV
JO E MIRË4 IMPAKTI ENTROPIK ME NDIKIM REVALANT NË KUALITETIN DHE KUANTITETIN E BURIMIT.
NATYRËN E RRALLË PA IMPAKT ENTROPIK NË KUALITET DHE KUANTITET, MIRËPO KARAKTERIZOHET ME KARAKTERISTIKA TË
RRALLA KIMIKE DHE POTENCIAL TË VOGËL KUANTITATIV.
Tabela 7.13. Kriteret për caktimine gjendjes kuantitative të ujërave nëntokësor
GJENDJA
KUANTITATIVE KRITERET
KLASA A NDIKIMI ENTROPIK ËSHTË ZERO APO NEGLIZHOHET. QËNDRUESHMËRIA DHE SASIA E UJËRAVE ËSHTË
PREZENTE PËR NJË PERIUDHË TË GJATË KOHORE.
KLASA B NDIKIMI ENTROPIK I REDUKUAR. BILANCI DISEKUILIBRUAR. PËRDORIMI I UJIT JO I MADH. PERIUDHA E
GJATË KOHORE ME SASI TË UJIT.
KLASA C NDIKIMI ENTROPISË SINJIFIKATIV. PËRDORIMI I KUFIZUAR PËR SHKAK TË PREZENCËS SË STRUKTURAVE TË
NDRYSHME NËNTOKËSORE
KLASA D NDIKIMI ENTROPIK ËSHTË ZERO APO NEGLIZHOHET PREZENCA E HIDROGJEOLOGJISË KOMPLEKSE, ME
POTENCIALE TË BRISHTA.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 180
Tabela 7.14. Gjendja kimike e ujërave nëntokësor
GJENDJA
KUANTITATIVE KRITERET
KLASA 1 NDIKIMI ENTROPIK ËSHTË ZERO APO NEGLIZHOHET. KARAKTERISTIKAT E MIRA HIDROKIMIKE
KLASA 2 NDIKIMI ENTROPIK I REDUKUAR. KARAKTERISTIKAT E MIRA HIDROKIMIKE
KLASA 3 NDIKIMI ENTROPISË SINJIFIKATIV. KARAKTERISTIKAT E MIRA HIDROKIMIKE NË PËRGJITHËSI POR ME DISA
SHENJA TË PËRKEQËSIMIT.
KLASA 4 NDIKIMI ENTROPIK RELEVANT ME KARAKTERISTIKAT HIDROKIMIKE KËQIJA.
KLASA 5 NDIKIMI ENTROPIK ËSHTË ZERO APO NEGLIZHOHET. KARAKTERISTIKAT HIDROKIMIKE KËQIJA DHE
TEJKALOJNË KLASËN E 3
Tabela 7.15. Klasifikimi kimik i ujërave nëntokësor bazuar në analizat kimike
PARAMETRAT NJËSIA KLASA 1 KLASA 2 KLASA 3 KLASA 4 KLASA 5
PËRÇUESHMËRIA ELEKTRIKE ΜS/CM, 200 <400 <2500 <2500 <2500 <2500
KLORURET MG/L <25 <250 <250 <250 <250
MANGANI MG/L <20 <50 <50 <50 <50
HEKURI MG/L <50 <200 <200 <200 <200
NITRATI MG/L < 5 <25 <50 <50 <50
SULFATET MG/L <25 <250 <250 <250 <250
JONE AMOMIUM MG/L <0.05 <0.5 <0.5 <0.5 <0.5
Duke u bazuar në përpunimin e të dhënave të analizave të ujërave nëntokësor vërehet se kemi
rritje të sulfateve për vitin 2011 në pikën monitoruese 2 (piezometrin 2) (figura 7.13). Poashtu
kemi përmbajtje të rritur të sulfateve në pikën monitoruese 1 për vitin 2012 (figura 7.14). Të dy
këto pika i përkasin zonës së minierave aktive ku është shrytëzuar qymyri.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 181
Fig.7.13.Analizat e ujërave nëntokësor për vitin 2011në zonën e minierës
Fig. 7.14 Analizat e ujërave nëntokësor për vitin 2012në zonën e minierës
Nga monitorimete kualitet të ujërave nëntokësor për vitet 2011 dhe 2012 dalin këto klasifikime
të ujërave nëntokësor (tabela 7.16dhe tabela7.17)
Në përgjithësi vlerat e parametrave të ujërave sipërfaqësorë që tejkalojnë kategorinë III duhet të
trajtohen para se të shkarkohen në recipient.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 182
Sa i përket ndikimit në dhera (tokë) nga aspekti i kimizmit gjatë shfrytëzimit të qymyrit linjit në
basenin e Kosovës nuk është vërejturqë ka monitorime të tilla përpos raporteve që bëhen në
lidhje me ndryshimet karakteristike të tokës nga punimet minerare.
Tabela 7.16. Klasifikimi kimik, kuantitativ dhe ambiental i ujërave nëntokësor për vitin 2012
Tabela 7.17. Klasifikimi kimik, kuantitativ dhe ambiental i ujërave nëntokësor për vitin 2011
Vlerat Klasa Vlerat Klasa Vlerat Klasa Vlerat KlasaPërçueshmëria elektrike μS/cm, 200 1736 2 1227 2 949 2 419 2 <400 <2500 <2500 <2500 <2500 <2500Kloruret mg/l 81.5 2 75.2 2 22.7 1 19 1 <25 <250 <250 <250 <250 <250Mangani mg/l 0.02 1 0.02 1 0.02 1 0.02 1 <20 <50 <50 <50 <50 <50Hekuri mg/l 0.04 1 0.04 1 0.027 1 0.02 1 <50 <200 <200 <200 <200 <200Nitrati mg/l 35 3 28.4 3 4.3 1 5.9 2 < 5 <25 <50 <50 <50 <50Sulfatet mg/l 781 4 338 3 173 2 96.6 2 <25 <250 <250 <250 <250 <250Jone amomium mg/l 0.7 2 0.08 2 0.03 1 0.026 1 <0.05 <0.5 <0.5 <0.5 <0.5 <0.5
Klasa 2 Klasa 2 Klasa 1 Klasa 1
Klasa B Klasa B Klasa A Klasa AMjaftues
hëm E mirëShkelqyeshëm
Shkelqyeshëm
Klasa 2 Klasa 3 Klasa 4 Klasa 5 Klasa 0Pz - 1 Pz - 2 Pz - 11 Pz - 17
Klasa 1
Gjendja kimike
Gjendja kuantitative
Gjendja ambientale
Parametrat Njësia
Vlerat Klasa Vlerat Klasa Vlerat Klasa Vlerat KlasaPërçueshmëria elektrike μS/cm, 200 1904 2 3610 0 1210 2 602 2 <400 <2500 <2500 <2500 <2500 <2500Kloruret mg/l 94 2 96 2 62 2 19 1 <25 <250 <250 <250 <250 <250Mangani mg/l ≤0.02 1 ≤0.02 1 ≤0.02 1 ≤0.02 1 <20 <50 <50 <50 <50 <50Hekuri mg/l 0.11 1 0.11 1 0.08 1 0.09 1 <50 <200 <200 <200 <200 <200Nitrati mg/l 0.2 1 0.4 1 0.6 1 0.4 1 < 5 <25 <50 <50 <50 <50Sulfatet mg/l 640 4 1640 0 98 2 66 2 <25 <250 <250 <250 <250 <250Jone amomium mg/l 0.09 2 0.12 2 0.06 2 0.03 1 <0.05 <0.5 <0.5 <0.5 <0.5 <0.5
Klasa 2 Klasa 3 Klasa 2 Klasa 1
Klasa A Klasa B Klasa B Klasa A
E mirëMjaftueshëm E mirë
Shkelqyeshë`m
Klasa 2 Klasa 3 Klasa 4 Klasa 5 Klasa 0
Gjendja ambientale
Pz - 1 Pz - 2 Pz - 11Klasa 1
Pz - 17Parametrat Njësia
Gjendja kimike
Gjendja kuantitative
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 183
7.6Vetëndezja e linjitit
Vetëndezja e linjitit është një problem shumë kompleks, që vazhdimisht i shoqëron minierat e
linjitit. Si rezultat i kësaj vetëndezjeje, përveç harxhimit të linjitit kemi edhe ndotjen e ajrit dhe jo
stabilitetin e minierave. Këto zjarre janë prezente përgjatë gjithë minierave të Bardhit dhe
Mirashit. Sipërfaqja e prekur nga të gjitha pikat e zjarreve është vështirë të llogaritet, por
supozohet të jetë rreth 1 km2[19][21][41].
Linjiti me përmbajtje të sulfurit në formën e reduktuar (në formë piriti ose sulfur organik)
kryesisht është i prirë të vetëndizet. Ekspozimi i linjitit ndaj oksigjenit të ajrit, ndihmon që sulfuri
dhe disa kompozime tjera të oksidohen. Ky është një reaksion ekzotermik, i cili krijon energjinë në
formë të lirë. Përderisa linjiti është shumë reaktiv, energjia e prodhuar është e mjaftueshme për
të shkaktuar ndezjen e linjitit.
Fenomenet gjatë shfaqjes së flakës së hapur të zjarrit
Koha që kalon që nga periudha e vetënxehjes së qymyrit dhe distilimit të tij deri në periudhën e
zjarrit të vërtet, mund të jetë e ndryshme [21][33]. Vetënxehja e qymyrit mund të zgjatë disa ditë
madje disa javë, pa pasur ndonjë zhvillim të madh, mirëpo nganjëherë, gjatë disa orëve kalon në
zjarr të fuqishëm. Kjo varet nga vetit e vetë qymyrit, si dhe nga sasia e ajrit që kalon për në vatër
dhe nga drejtimi i rrymës (zjarri në rrymën ngjitëse shpërthen më shpejt se në rrymën zbritëse ).
Zjarrigjatë zhvillimit të vet, shoqërohet nga lirime gjithnjë më të mëdha tymi që ndërron ngjyrën
në të errët. Përmbajtja e CO2, CO dhe hidrokarbureve në produktet e zjarrit, shkon duke u rritur.
Në momentin e parë të shpërthimit të zjarrit në minierë, ajri i freskët dhe produktet e zjarrit që
krijohen kalojnë në të njëjtën rrugë në të cilën kalonte ajri përpara shpërthimit të zjarrit. Për
shkak të rritjes së temperaturës dhe ndryshimit të përbërjes së ajrit në kohën e zjarrit, krijohet
një depresion suplementar natyral që është në gjendje të rrisë ose të zvogëloj sasinë e
përgjithshme të ajrit që kalon nëpër minierë dhe të shkaktoi kthimin e rrymave dhe mbushjen me
tym ose me gaz të atyre pjesëve të minierës, të cilat në aparencë dukeshin sikur ishin shumë të
sigurta. Kjo mund të shkaktoihumbjen e jetëve të njerëzve që punojnë në kushte të cilat duket
sikur janë krejt të sigurta, dhe që në shumë raste ndodhen shumë larg nga vendi i zjarrit dhe në
rrymën e pavarur të ajrit. Përveç rrezikshmërisë së mbytjes së njerëzve nga gazrat, këtu ekziston
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 184
edhe rreziku i eksplozionit për shkak të ndezjes së përzierjes së gazit me ajrin nga llambat me
flakë të hapur ose nga flaka e zjarrit gjatë kthimit të rrymave, të cilat përmbajnë produkte zjarri.
Cenimi i ajrit të minierës nga depresioni i zjarrit që shkakton kthimin e rrymave dhe çfaqjen e
tymit apo të gazeve në rrymat anësore ose në rryma kryesore para zjarrit, quhet mbushje me tym
ose me gaz e minierës.
Kthimi i rrymave dhe mbushja me tym e minierës është një nga arsyet e katastrofave relativisht të
shpeshta në njerëz.
Tymrat që lirohen përveç tjerash përmbajnë edhe SO2, CO, CO2, NOx, materie toksike [19] [21].
Volumi i madh i gazrave djegëse dhe tymit, si dhe emisioni jo natyror i ngrohtësisë së shkaktuar
nga djegia e qymyrit ndikojnë në ndryshimin e mikroklimës. Në luginën në të cilën gjendet Fushë
Kosova po vërehet se klima viteve të fundit ka ndryshuar në të mirë të nxehtësisë.
Në rast se zjarri përfshin edhe fundërrinat e gazifikimit të dikurshëm të qymyrit, atëherë ndotja e
këtij ambienti do të kishte përmasa katastrofale.
Zjarret e qymyrit po asgjësojnë tani për tani të vetmin material energjetik ekzistues në Kosovë, i
cili ka rëndësi të veçantë për një furnizim të rregullt me energji elektrike dhe përmisimin e
gjendjes ekonomike në Kosovë. Këto zjarre pengojnë punën në këto miniera përmes gazrave dhe
tymit të liruar, rrisin koston e prodhimit.
Këto zjarre pengojnë zhvillimin e shfrytëzimit edhe në minierën sipërfaqësore të planifikuarSibovc
(foto 7.3).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 185
Foto 7.3. Shembuj të vetëndezjes së qymyreve në galeritë e vjetra
7.7 Ndikimi i shfrytëzimit të qymyreve në zhurmat
Zhurma paraqet një brengë serioze përshëndetin dhe sigurinë e punëtorëve në impiante dhe
miniera [40][42].
Njerëzit që jetojnë në fshatrat dhe qytetet e afërta me minierat raportojnë zhurmën si një nga
problemet më serioze mjedisore, ndërsa punëtorët mund të bartin pajisje mbrojtëse personale
në punën e tyre kurse banorët nuk kanë mundësi të mbrohen nga zhurmat si rezultat i punës në
miniera.
Kushtet meteorologjike, kryesisht drejtimi dhe shpejtësia e erës, absorbimi sipërfaqësor dhe
atmosferik dhe lagështia e ajrit mund të ndikojnë në nivelin dhe shpërndarjen e zhurmës. Një
fushatë monitorimi është e domosdoshme për të vlerësuar indikatorin “emetimet e zhurmës”
për lokacionet e centraleve dhe minierave.
Burimet e zhurmës janë ekskavatorët, palosësit, shiritat transportues, pajisjet ndihmëse dhe
veturat e mirëmbajtjes.
Zhurma nga ekskavatorët godet kryesisht zonën përreth vendeve të punës dhe me këtë edhe
punëtorët.
Shiritat transportues posedojnë rulet për vënien në lëvizje të shiritit. Ato rule të çelikta
shkaktojnë zhurmë të madhe, nganjëherë jashtëzakonisht të madhe, dhe tingëllimë monotone
në rast të mungesës së mirëmbajtjes. Më të goditurit e kësaj zhurme, të prodhuar ditë e natë,
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 186
janë fshati Hade që gjendet në kufirin verior të minierës dhe fshati Palaj ku shiriti i qymyrit
kalon përgjatë fshatit. Masat e mbrojtjes ndaj zhurmës (p.sh. kornizat e izoluara nga zëri për
ngasjet elektrike) nuk janë parashikuar.
Masat reduktuese të zhurmës duhet siguruar për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së
punëtorëve dhe popullatës në afërsi.
Direktiva e BE-së për ekspozimin ndaj zhurmës (2003/10/EC) përcakton vlerat kufitare të
ekspozimit dhe vlerat e veprimit ndaj ekspozimit në lidhje me nivelet e ekspozimit profesional
ditor dhe presionit kulminant të zhurmës.
Vlerat kufitare ditore të ekspozimit janë si në vijim:
•Vlerat kufitare të ekspozimit: LEX,8h = 87 dB(A);
•Vlerat e larta të veprimit ndaj ekspozimit: LEX,8h = 85 dB(A);
•Vlerat e ulëta të veprimit ndaj ekspozimit: LEX,8h = 80 dB(A).
Në vijim, tabela 7.18 tregon vlerat e udhëzimeve të BB-së të përcaktuara për zhurmën në
ambient.
Tabela 7.18. Standardi i zhurmës së ambientit nga BB (1)
Matjet e zhurmës bëhen duke u bazuar në Nenin 9 te Ligjit mbi mbrojtjen në punë, mbrojtjes së
shëndetit të punësuarve dhe mjedisit të Republikës së Kosovës Nr. 2003/19, Udhëzim
administrativ nr. 08/2009 mbi vlerat e lejuara të emisioneve të zhurmës dhe burimet e ndotjes
(KEK 2012).
Në divizionin e prodhimit të qymyrit (DPQ) niveli i zhurmës matet në disa pika në minerat
aktive dhe përreth saj (figura 7.15).
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 187
Figura 7.15. Pikat e monitorimit të nivelit të zhurmës (burimi: KEK 2012)
Për analizë janë përdorur matjet e nivelit të zhurmës për vitin 2012 që bazohen në Ligjin për
mbrojtjen nga zhurma dhe Direktivat e BE që parashohin disa nivele të ndotjes nga zhurma
(tabela 7.19) . Ato mundësojnë kategorizimin e zonave sipas shkallës së ndotjes nga zhurma-
vibracioneve dhe planifikimin e masave për mbrojtjen, zbutjen e ndikimit në zonë, me qëllim të
mbrojtjes së shëndetit dhe kualitetit të jetesës së njeriut.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 188
Tabela 7.19. Kriteret e rekomanduara të nivelit të zhurmës, sipas BE
TIPI I PRANUESIT ZONA
PERIUDHA
VLERA E REKOMANDUAR E ZHURMËS
(VR)
VRP5 VRMAX6
VENDBANIME
RURALE
DITËN 50 55
MBRËMJE 45 50
NATËN 40 45
SUBURBANE
DITËN 55 60
MBRËMJE 45 50
NATËN 40 45
URBANE
DITËN 60 65
MBRËMJE 50 55
NATËN 45 50
INDUSTRIALE-
URBANE
DITËN 65 70
MBRËMJE 55 60
NATËN 50 55
SHKOLLA (KLASA) TË GJITHA PERIUDHA 1(H) ORË 35 40
- SPITALI
- BRENDA
- JASHTË
TË GJITA
PERIUDHA 1(H) ORË
35
50
45
55
KULTET-BRENDA TË GJITHA KUR JANË NË PUNË 40 45
PARQET NACIONALE,
REKREACION TË GJITHA
KUR JANË NË PËRDORIM 50 55
FUSHAT REKREATIVE AKTIVE TË GJITHA KUR JANË NË PËRDORIM 55 60
OBJEKTET KOMERCIALE TË GJITHA KUR JANË NË PUNE 65 70
OBJEKTET INDUSTRIALE TË GJITHA KUR JANË NË PUNË 70 75
Ligji për mbrojtjen nga zhurma dhe direktivat e BE-së parashohin disa nivele të ndotjes nga
zhurma (tabela 7.20) Ato mundësojnë kategorizimin e zonave sipas shkallës së ndotjes nga
zhurma dhe planifikimin e masave për mbrojtjen dhe zbutjen e ndikimit në zonë, me qëllim të
mbrojtjes së shëndetit dhe kualitetit të jetesës së njeriut. VRp (vlera e rekomanduar e
5Vlera rekomanduar pranueshme 6Vlera rekomanduar maksimale
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 189
pranueshme), i referohet nivelit të zhurmës që vjen nga objektet industriale (miniera) që e
pranon komuniteti në qendër të vendbanimit. Ky nivel i zhurmës, konsiderohet si jo i dëmshëm
për shëndetin e njeriut. VRmax.(vlera e rekomanduar e preferuar) perfaqson ate nivel te
zhurmës nën veprimin e të cilit nuk pritet ndikim negativ te personat e shëndoshë, mirëpo nën
ndikimin më të gjatë ekziston rreziku i ndikimit të mundshëm në grupet e ndjeshme. Bazuar në
krahasimin e rezultateve të matura të nivelit të zhurmës në 2012me vlera të rekomanduara të
pranueshme (VRp) dhe vlerat e rekomanduara maksimale (VRmax.)përcaktohet niveli i ndotjes
së zonës nga zhurma në lokalitetet si në vijim:.
Miniera me karierëtëhapur Sibovci – JP – L.Berisha: nuk pritet ndikim negativ te
personat e shëndoshë, mirëpo nën ndikimin më të gjatë ekziston rreziku i ndikimit të
mundshëm në grupet e ndjeshme.
Fshati Shipitullë – fshati Hade: kjo zonë, konsiderohet si jo e dëmshme për shëndetin e
njeriut.
Fshati Bardh: kjo zonë, konsiderohet si jo e dëmshme për shëndetin e njeriut.
Fshati Palaj: nuk pritet ndikim negativ te personat e shëndoshë, mirëpo nën ndikim më
të gjatë ekziston rreziku i ndikimit të mundshëm në grupet e ndjeshme.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 190
Tabela 7.20. Vlerat e matura të zhurmës në departamentin e prodhimit të qymyrit (DPQ) në vitin 2012
LOKACIONI DIST.
(M)
GJENDJA
“0”,(DB)
VMAX E
SHUMËS
(DB)
NIVELI I MATUR I ZHURMËS BRENDA 24 ORËVE (DB) KOHA E
MATJES
KUSHTET
MIKROKLIMATIK
E
LIMITI I LEJUAR
VMD VMMB VMN
VMI VMM VMI VMM VMI VMM VRP VRMAX
1.LAGJIA BERISHA
GRABOVC
H. BERISHA
96 47 82
51.9
39.7
53.2
39.9
54
40.7
LD
TEMP=100C
LR..=42.5%
VM=1.25M/S
65 70
LMB 55 60
LN 50 55
2.LAGJIA BERISHA
GRABOVC
M. BERISHA
99 47 82
52.6
38.9
52.4
39.5
52.7
39.5
LD 65 70
LMB 55 60
LN 50 55
3.GRABOVC LAGJIA
BERISHA
HALILBERISHA
60 45 86
56.7
64.3
59.5
43.4
57.6
47.4
LD 65 70
LMB 55 60
LN 50 55
4.SHKOLLA FILLORE
“MIGJENI”
SHIPITULLE
750-
1500 35 39
40.8
37.4
-
-
-
-
LD 35 40
LMB 35 40
LN 35 40
5.LAGJIA EMIRENËVE
SIB. J-P
500-
1000 42 44
43.9
38
45.3
37.6
45.6
38.8
LD 65 70
LMB 55 60
LN 50 55
6.FSH. HADE
GANI SHALA
800-
1500 44 56
44.5
38.3
44.9
38.3
44
37.7
LD 65 70
LMB 55 60
LN 50 55
7.F. BARDH
G. RASHICA 150 42 57
45.1
37.4
46.5
38.6
48.2
38.6
LD 65 70
LMB 55 60
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 191
LN 50 55
8.F. PALAJ
F. PRENIQI 150 46 95
59.1
43.6
62.6
44.5
61.6
45.1
LD 65 70
LMB 55 60
LN 50 55
9.F. DARDHISHTE
B. GJIGOLLI 150 46 53
49.6
38.6
49.7
39.4
49.6
38.7
LD 65 70
LMB 55 60
LN 50 55
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 192
KONKLUZIONET
1. Baseni qymyror i Kosovës konsiderohet si baseni më i madh i rezervave qymyrore dhe burimi kryesor I furnizimit me energji elektrike në vendin tonë.
2. Qymyret e këtij baseni vlerësohen të tipit linjit, ku minerale përbërës të tyre janë liptinitet, inertititet dhe huminitet.
3. Në pikpamje gjeologjike pjesa kryesore e basenit ndërtohet nga depozitimet e Pliocenit të përfaqsuara nga argjila me ngjyrë, argjilat me rërë të imtë dobët të lidhur, ranorët argjilor të palidhur (çimentuar) dhe qymyret.
4. Nga pikpamja hidrogjeologjike baseni qymyror i Kosovës karakterizohet me kushte
hidrogjeologjike të ndërlikuara, të kushtëzuara nga lidhja e mirë hidraulike e pakos së qymyreve me ujëra sipërfaqësore me tektonikë shkëputëse të zhvilluar dhe me praninë e shtresave ujëmbajtëse mbi tavanin e pakove qymyrore.
5. Sistemi i shfrytëzimit të qymyrit në basenin e Kosovës është sistem me qiell të hapur me lartësi të shkallës dhe pjerrësi të skarpates të përcaktuara në funksion të karakteristikave gjeomekanike të qymyrit.
6. Në pikpamje kimike qymyret e basenit të Kosovës, bazuar në analizat elementare përbehen nga këto elemente kimike kryesore: karboni (C) – 48.28%, oksigjeni (O)- 24.23%, hidrogjeni (H) -6.54%,nzoti (N) - 0.49 dhe sulfuri (S) -1.16%, ndërsa nga vlerësimi i analizave teknike të këtyre qymyreve rezulton se përmbajtja mesatare e lagështisë në qymyrin në gjendje natyrore është 42.37 %; hiri 19.29 %, lëndët fluturuese (volatilet) 25.79% dhe karboni fiks 12.79 %. Fuqia kalorifike e qymyreve të Kosovës në gjendje natyrore është rreh 9.28 MJ/kg ndërsa për qymyret në gjendje të thatë rreth 16.19 MJ/kg.
7. Përmbajtja e përbërsve inorganik paraqitet në formë të pjesëve të veçanta kryesisht në formë të oksideve. Analiza e hirit nga linjitet e basenit të Kosovës tregojnë se kanë përbërje tipike që karakterizohet për hirin e qymyreve linjite. Në përgjithësi përmbajnë 41 % silic (SiO2), 19 % alumin (Al2O3), 22.3 % oksid kalciumi (CaO), 9.6% oksid hekuri, 4.6 magnez (MgO). Përmbajtja e totale e oksideve të natriumit (Na) dhe kaliumit është rreth 2% që është tipike për linjite. Poashtu përmbajtja e oksideve të fosforit (P2O5) dhe titanit (TiO2) është pothuajse e papërfillshme.
8. Nga përpunimi i informacionit të përfituar nga rreth 2000 analiza kimike rezulton se ka një korelacion pozitiv të lartë ndërmjet fuqisë kalorifike dhe përmbajtjes së Karbonit
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 193
fiks ( r=0.98), ndërkohë që korelacioni ndërmjet karbonit fiks dhe elementet volatile ka një koeficient të korelacionit prej 0.94. Korelacioni ndërmjet elementeve volatile dhe fuqisë kalorifike ka vlerë r=0.88. Nga ana tjetër paraqet një korelacion negativ vartësia ndërmjet përmbajtjes së hirit dhe karbonit (r=-0.86) apo përmbajtjes së hirit dhe elementeve volatile (r= -0.83).
9. Shfrytëzimi sipërfaqësor (me karierë të hapur) i qymyreve përbën dhe një arsye madhore për ndotjen e mjedisit për rreth minieres të orjentuara në ndotje në ajër, në tokë, në ujë apo në zhurma. Në këtë aspekt, ndotja reflektohet në vlerat e pluhurit ku, vlerat e rekomanduara për 24 orë (200 mg/m2) janë tejkaluar në vitin 2012 për minierën Mirash 275.84 mg/m2) dhe në vitin 2006 në minierën e Bardhit (225 mg/m2). Në vitin 2011 vlerat kanë qenë pak mbi kufirin e vlerave të rekomanduara.
10. Ujërat sipërfaqësore në miniera karakterizohen si ujra me mineralizim të lartë me përmbajtje të sulfateve që lidhen me tretjen e gipsit apo me mineralizimet sulfate që lindin nga oksidimi i piritit. Parametrat e fituar nga përpunimi i rezultateve të monitorimeve mund të konsiderohen të përshtatshme për cilësinë e ujit të lumit dhe të pa ndikuar nga aktiviteti minerar. Por lëshimi i sasive të larta të substancave toksike në një kohë të shkurtër mund të ketë ndikim në tërë sistemin ekologjik të lumenjëve.Së fundi, ujërat nëntokësorë kanë më shumë mundësi të jenë kontaminuar nga aktiviteti minerar apo nga termocentralet.
11. Një nga problemet komplekse për mjedisin është edhe fenomeni i vetëndezjes së linjitit që vazhdimisht i shoqëron minierat e linjitit. Si rezultat i kësaj vetëndezjeje, përveç destabilizimit të procesit teknologjik të shfrytëzimit të qymyreve, kemi një ndotje të konsiderueshme të ajrit të shoqëruar me një volum të madh të gazrave djegëse dhe tymit, si dhe emetim i një energjie termike në atmosferë, që mund të shoqerohet me ndryshime të vogla të mikroklimës.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 194
LITERATURA
1. Bro.C, (2003) “VNM dhe Plani i Veprimit në mjedis”, Kosovë.
2. Carter.N, (2004) “Strategije zastite okloisa”, Zagreb.
3. Clemens.R, Peter.F, Robert.G, Rudolf.D (2008) “Statistical Data Analyzis Exploined –
Applied Environmental Statistics with R, Wiley”, England.
4. CONTAINMENT QUALITY ASSOCIATES Ltd (2009) “Clean-up and Land Reclamation
Project – Environmental Impact Assessment, Final reportfor KEK “ Prishtina, Kosovo.
5. Daci N, (1998) “Kimia e Mjedisit”, Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosovës”
Prishtine.
6. Deliu A, Kodra Q, Ndroqi M, (2004) “Ndotja e ajrit në Shqipëri”, Tirane
7. Denih.M (1990) “Studija o strukturološkim kategorijama i stabilnosti terena
Kosovskog bazena primjenom metoda daljinske detekcije”, Zagreb.
8. KEK sh.a. (2010) ).Departamenti i Mjedisit, “RAPORTI I GJENDJES MJEDISORE NE KEK”,
9. KEK sh.a. (2011). Departamenti i Mjedisit” “RAPORTI I GJENDJES MJEDISORE NE KEK, ,
“RAPORTI I GJENDJES MJEDISORE NE KEK”.
10. KEK sh.a. Departamenti i Mjedisit” (2012) “RAPORTI I GJENDJES MJEDISORE NE KEK”.
11. Dimić. Lj, (1989) “Izveštajo paleopalinološkom ispitivanju uzoraka sa podrućja“
12. DJORDJIJEVSKI – KALAMBAKIS.S (1989) “Izveštaj o mikropaleontološkim ispitivanjima
uzoraka iz bušotina srednjeg Kosova, Geološki zavod”, Beograd.
13. Dushi.M, (2012) “Qymyri i Republikës së Kosovës. Akademia e Shkencave dhe arteve
e Kosovës”. Prishtinë.
14. Dutina. A (1975) “Kosovski basen, in: GeologijaSrbije, Kaustobioliti”, Beograd.
15. ESTAP I & II, BB (2001-2006).
16. Geološki zavod, “Srednjeg Kosova”, Beograd
17. GIS (Generation Investemnt Study), (2005) Banka Botërore.
18. Grup autorësh, (2000 ) “Elektrane i okolis”, Zagreb
19. Hajra.H (2007). “Karakteristikat gjeologjike të basenit të Kosovës dhe ndikimi I
shfrytëzimit të linjitit ne degradimin dhe ndotjen e mjedisit”. Universiteti I Prishtinës.
fakulteti I Xehetarisë dhe Metalurgjisë. Mitrovicë..
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 195
20. Hajra.H, Peci.N, Baruti.B (2010) “Kosovo coal basin, coal exploitation, impact in
environment”.10th International Multidisciplinary Scientific GeoConference SGEM”
Albena,Bulgaria.
21. Hajra.H, Peci.N, Mulaj.S, (2009) “Spontaneous combustion of Lignite in Bardh and
Mirash Mines in Kosova”. 9th International Multidisciplinary Scientific GeoConference
SGEM”, Albena,Bulgaria.
22. Huertas.J, Camacho.D, Huerta,.M (2012) “Standardized emissions inventory
methodology for open pit mining areas”, Springer -Verlag.
23. INKOS & Instituti i Xehetarisë, (1990) Studimi : “Vlerësimi i ndotjes së mjedisit nga
objektet energjetike në afërsi dhe rreth - Elektroekonomisë së Kosovës”.
24. Instituti për Planifikim Hapësinor (2010) “PLANI HAPËSINOR 2010 - 2020 - Zona me
Interes të Veçantë Ekonomik: Fusha e Mihjes së Re”. Qeveria e Republikës së Kosovës
, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Prishtinë.
25. KLJAIĆ.R & JANKOVIĆ.D (1990) “Elaborat klimatoloskog stanja i parameta rapodrucja
kosovskih lezista uglja, Republicki hidrometeoroloski zavod” Beograd.
26. Mamurekli.D, (2010) “Environmental impacts of coal mining and coal utilization in
the UK“ Acta Montanistica Slovaca, p 134-144.
27. “MEM-dokumentacioni dhe prezantimet rreth planifikimeve për objekte të reja
energjetike, (www.ks-gov.net/mem)”.
28. Miodrag.A, (1998) “Geologija Kosovskog Basena – strtigrafsko – tektonska studija”
INKOS, Obiliq.
29. Ostrosi.B, Durmishi.Ç, Dimo.Ll, (1987) “Vendburimet e mineraleve të dobishme dhe
kërkimi i tyre – gjeologjia e vendburimeve të qymyreve”. Fakuteti i Gjeologjisë dhe
Minierave. Tiranë.
30. Peci.N, (2003) “Karakterizimi gjeologjik dhe vlerësimi gjeostatistikor i vendburimit të
Ni-silikat “Çikatovë e Vjetër” – Kosovë. Disertacion”. Fakuklteti Gjeologji-Miniera,
Tiranë.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 196
31. Peci.N, Shala.B, Hajra.H, Baruti.B, (2012) “Spatial analysis of the Drenica coal basin –
field Skenderaj, Kosovo”. 12th International Multidisciplinary Scientific
GeoConference SGEM, Bulgaria.
32. Peci.N, Shala.B, Hajra.H, Baruti.B, (2011) “Ash Composition of Kosovo Lignite and
Impact on Environment”. Journal of Environmental protection and Ecology. Official
Journal of the Balkan Environmental Association .
33. Peci N, (1992) “Dispence: Vendburimet e thëngjillit, naftës dhe gazit”. Fakulteti i
Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Mitrovice.
34. Pöyry-CESI-Terna-Decon (2007) “Studies to support the development of new
generation capacities and related transmission – Kosovo. Task 3.1.A Lignite Quality
Data Collection. European Agency for Reconstruction”. KEK. Prishtina, Kosovo.
35. Raporte për gjendjen e mjedisit në KEK, (2005, 2006) “Inxhinjeringu i gjenerimit të
energjisë elektrike, sektori për mjedis”, Kosovë.
36. STEAG Consortium (2006) “ComplementaryMining Plan forSibovc SW – in Final
reportfor KEK”, Prishtina, Kosovo.
37. Swanson.V and Huffman.C (1976) “Guidelines for Sample Collecting and Analytical
Methods Used in the U.S. Geological Survey for Determining Chemical Composition of
Coal, GEOLOGICAL SURVEY CIRCULAR 735”.
38. Shllaku L, Landner.L (1992) “Environment Report, ENPROKOS”, Stokholm.
39. THOMAS.L (2002) “Coal Geology”, Wiley, England.
40. VATTENFALL EUROPE MINING AG&DEUTCHE MONTAN TECHNOLOGIE GmbH (2008)
“Site Investigation, Technical/Organizational Planning and Determination of
Environmental Impact Assessment and Preparation of Environmental Management
Plans, Final report for KEK”, Prishtina, Kosovo.
41. VATTENFALL EUROPE MINING AG (2005) “Mid Term Mining Plan for existing Coal
Mine in Final report, KEK”, Prishtina, Kosova.
42. Watenfall & tjera (2004) “VNM dhe Plani i Veprimit”.
KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE TË QYMYREVE TË BASENIT TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
Disertacion – Halime HAJRA 197
43. Živković.S, Vrkljan.D (2002) “Površinska eksploatacija mineralnih sirovina”. Sveučilište
u Zagrebu, Rudarsko-Geološko-Naftni Fakultet, Zavod sa Rudarstvo i Geotehniku.
Zagreb, Croatia.