60
SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT REKOMANDIMET DHE OPSIONET E SIGMA-s PËR ZBATIMIN Dhjetor 2016

SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

SHQIPËRI

METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT

REKOMANDIMET DHE OPSIONET E SIGMA-s

PËR ZBATIMIN

Dhjetor 2016

Page 2: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 2

Përmbajtja

Hyrje ...................................................................................... Error! Bookmark not defined.

Pjesa 1- Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit.................................................................. 5 Çfarë është Vlerësimi i Ndikimit? .............................................................................................. 5 Cilat janë përfitimet e realizmit të Vlerësimit të Ndikimit? ......................................................... 6 Kur kërkohet Vlerësimi i Ndikimit ................................................... Error! Bookmark not defined. Hapat kryesor ë të procesit të Vlerësimit të Ndikimit ...................... Error! Bookmark not defined.

Hapi 1: Identifikimi i problemit dhe arsyeja e ndërhyrjes ............... Error! Bookmark not defined. Hapi 2: Vendosje e objektivave ........................................................ Error! Bookmark not defined. Hapi 3: Identifikimi i opsioneve të realizueshme ............................. Error! Bookmark not defined. Si të krijohen dhe të formulohen opsionet ...................................... Error! Bookmark not defined. Hapi 4: Vlerësimi i opsioneve/analizimi i ndikimeve ....................... Error! Bookmark not defined. Hapi 5: Zgjedhja e opsionit më të mirë dhe propozimi final ............ Error! Bookmark not defined. Hapi 6: Çështje të zbatimit ............................................................... Error! Bookmark not defined. Step 7: Faza e shqyrtimit/vlerësimit ................................................ Error! Bookmark not defined.

Pjesa 2- Vlerësim i Ndikimit brenda sistemit shqiptar të politikёbërjes ............................ 22 Objekti i Vlerësimit të Ndikimit në Shqipëri ............................................................................. 22 Llojet e Vlerësimit të Ndikimit ................................................................................................ 23 Fazat e Vlerësimit të Ndikimit ................................................................................................. 25 Vlerësimet e Ndikimit gjithëpërfshirës që mbulon më shumë se një propozim .... Error! Bookmark not defined. Kush është përgjegjës për përgatitjen e Vlerësimit të Ndikimit ................................................ 26 Miratimi i Vlerësimit të Ndikimit ..................................................... Error! Bookmark not defined. Koha që kërkohet për përgatitjen e Vlerësimit të Ndikimit .............. Error! Bookmark not defined. Niveli i Analizës së Vlerësimit të Ndikimit Rregullator të pjesshëm dhe të plotë ....................... 28 Politika e Vlerësimit të Ndikimit për masat që kërkohen për harmonizimin me BE-në ......... Error! Bookmark not defined. Transparenca dhe publikimi i raporteve të Vlerësimit të Ndikimit .... Error! Bookmark not defined.

Pjesa 3: Drejtimi dhe zbatimi i politikës së Vlerësimit të Ndikimit në Shqipëri................. 32

ANEKSET ................................................................................ Error! Bookmark not defined. ANEKSI 1: TESTI A- KRITERET E KONTROLLIT FILLESTAR NGA MINISTRITË ................................. 37 ANEKSI 2: TESTI B- KRITERET E PËRZGJEDHJES SË LIGJEVE KRYESORE PËR VLERËSIM TË PLOTË TË NDIKIMIT ....................................................................................... Error! Bookmark not defined. ANEKSI 3: PROCESI I ZHVILLIMIT TË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT – HAPAT KYESORË (PROPOZIMI LEGJISLATIV) .......................................................................................................................... 41 ANEKSI 4: MODELI TIP I RAPORTIT TË VLERËSIMIT (TË PJESSHËM) TË NDIKIMIT ... Error! Bookmark not defined. ANEKSI 5: MODELI TIP I RAPORTIT TË VLERËSIMIT TË PLOTË TË NDIKIMIT ..... Error! Bookmark not defined. ANEKSI 6: MODELI TIP I RAPORTIT TË SHQYRTIMIT PAS ZBATIMIT TË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...................................................................................................... Error! Bookmark not defined. ANEKSI 7: Kërkesa minimale për analiza në Vlerësimin e Ndikimit të pjesshëm dhe të plotë Error! Bookmark not defined.

Page 3: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 3

ANEKSI 8: Hapat e procesit të zhvillimit legjislativ në Shqipëri (përfshirja e Vlerësimit të Ndikimit) ................................................................................................................................ 55

Page 4: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 4

Hyrje

Qeveria shqiptare planifikon të fusë sistemin e vlerësimit të ex-ante të rregullimeve dhe politikave kryesore për të promovuar dhe për të forcuar politikёbërjen e bazuar në dëshmi dhe hartimin legjislativ brenda qeverisë qendrore. Objektivi përfundimtar i reformës është të rrisë cilësinë dhe efektivitetin e hartimit të politikave në Shqipëri dhe të sigurojë se ndërhyrja e qeverisë është e drejtuar aty ku është e nevojshme duke dhënë rezultate më të mira me një barrë dhe kosto minimale rregullatore dhe administrative. Reformat do të ndihmojnë gjithashtu edhe për përmirësimin e cilësisë së hartimit të legjislacionit dhe për rritjen e transparencës dhe të hapjes së procesit të hartimit të politikave të qeverisë.

Dokumenti i tanishëm përmban metodologjinë dhe udhëzimet thelbësore, si dhe opsionet dhe rekomandimet e ndryshme për përgatitjen, planifikimin dhe zbatimin e sistemit të Vlerësimit të Ndikimit në Shqipëri. Projekt metodologjia dhe udhëzimet mund të përdoren për përgatitjen e paketës së nevojshme të ndryshimeve legjislative dhe rregullatore, duke përfshirë edhe dokumentin metodologjik dhe udhëzimet e "stilit të qeverisë” për nëpunësit civilë si element i nevojshëm për fillimin e reformave.

Për Shqipërinë rekomandohet zbatimi gradual dhe me faza i reformave të vlerësimit të ndikimit. Objektivi kryesor i fazës së parë të reformave duhet të jetë futja e një procesi të thjeshtuar të Vlerësimit të Ndikimit (një Vlerësim Ndikimi i pjesshëm) i cili mund të zbatohet në kuadër të sistemit aktual me ndërhyrje dhe kosto minimale. Futja e Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm mund të fillojë me projekt pilot në 2-3 ministri.

Sistemi i Vlerësimit të Ndikimit i plotë rekomandohet që të futet në një fazë të mëvonshme të reformave, dhe pasi procesi i Vlerësimit i Ndikimit i pjesshëm të ngulitet plotësisht brenda sistemit, dhe pasi të jenë krijuar kapacitetet dhe aftësitë e mjaftueshme brenda ministrive të linjës për të kryer analizën e plotë të ndikimit. Në varësi të disponueshmërisë së aftësive dhe burimeve, sistemi i Vlerësimit të Ndikimit tё plotë mund të pilotohet gjatë fazës fillestare të reformave (kjo është për t'u vendosur).

Metodologjia dhe udhëzimet e tanishme parashikojnë gjithashtu edhe një proces të Vlerësimit të Ndikimit (ex-post) pas zbatimit për ligjet dhe politikat kryesore. Megjithatë, kjo duhet të planifikohet dhe zbatohet në fazën e tretë të reformave, pasi të jetë vendosur plotësisht Vlerësimi i Ndikimit (i pjesshëm dhe i plotë) ex-ante. Metodologjia e tanishme mund të zgjerohet më vonë për të mbështetur vlerësimin e plotë ex-post të politikave.

Gjatë zhvillimit të metodologjisë dhe rekomandimeve ekzistuese janë marrë parasysh objektivat e mëposhtme themelore:

Minimizimi i kostove të reformave. Aplikimi i kostove dhe ndryshimeve minimale në proceset, rregullat dhe rregulloret ekzistuese që rregullojnë procesin e politikbërjes për të mundësuar zbatimin e lehtë dhe të shpejtë.

Zbatimi gradual (me faza). Mundësimi i zbatimit gradual (dhe me faza) për të siguruar që administrata shqiptare në tërësi dhe personeli i shërbimit civil të prekur nga reformat janë të gatshëm për të absorbuar dhe për të zbatuar në mënyrë efikase ndryshimet e propozuara dhe proceset e reja brenda afatit të parashikuar.

Fokusimi në krijimin e elementeve bazë në fillim. Duke pasur parasysh mungesën e kapacitetit dhe presionet e kohës si dhe mungesën e programeve të mëdha mbështetëse të jashtme në këtë fushë, rekomandohet që gjatë fazës së parë të reformave të futen Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm. Vlerësimi i Ndikimit i plotë mund të futet në fazën e dytë të programit të reformës dhe të fokusohet vetëm në masat kryesore rregulluese (ato që kanë ndikimin më të madh). Në këtë drejtim, metodologjia e tanishme do të duhet të rishikohet dhe zgjerohet më tej pas projekteve pilot dhe pas të jenë të disponueshme aftësi, ekspertizë dhe burime të mjaftueshme brenda ministrive të linjës.

Metodologjia mundëson analizimin e politikave si rregullatore ashtu edhe dhe jo-rregullatore. Qasja aktuale shqyrton futjen e një sistemi dhe metodologjie që mund të aplikohet si për propozimet rregullatore/ligjore, ashtu edhe për iniciativat

Page 5: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 5

kryesore politike që janë zhvilluar si pjesë e dokumenteve dhe programeve strategjike kombëtare dhe që janë menduar të zbatohen përmes mjeteve jo-rregullatore. Për këtë arsye, metodologjia e propozuar i referohet një termi të përgjithshëm”Vlerësimi i Ndikimit "jo "Vlerësimi i Ndikimit Rregullator".

Ndryshime minimale institucionale brenda qeverisë. Metodologjia dhe udhëzimet e tanishme sugjerojnë përdorimin e organizimit ekzistues ligjor dhe institucional brenda qeverisë qendrore për të futur, menaxhuar dhe mbikëqyrur politikën e re të vlerësimit të ndikimit.

Ngritja e kapaciteteve dhe mungesa e aftësive. Formimi i aftësive dhe i kapaciteteve të nevojshme në kuadër të sistemit të shërbimit civil shqiptar do të kërkojë kohë. Metodologjia do të lehtësojë hartimin e programit afatgjatë të reformave për të mbështetur ngritjen e kapaciteteve dhe zbatimin e rregullave dhe procedurave të reja në ministritë e linjës. Programi duhet të hartohet me qëllimin e forcimit të kapaciteteve analitike në ministri.

Promovimi i kulturës dhe i praktikës së politikёbërjes së hapur dhe transparente. Modeli i ri për Vlerësimet e Ndikimit dhe metodologjinë ka për qëllim të nxisë dhe promovojë praktikat e hapura dhe transparente të politikёbërjes duke vendosur theks më të madh në konsultimin publik të propozimeve të politikave dhe duke e përdorur atë si një burim i rëndësishëm i provave shtesë për përfundimin e Vlerësimit të Ndikimit.

Dokumenti është i ndarë në tre pjesë. Pjesa e parë ofron metodologjitë standarde, përkufizimet dhe përshkrimet e një procesi të Vlerësimit të Ndikimit. Pjesa e dytë e dokumentit shpjegon procesin dhe sistemin e Vlerësimit të Ndikimit në kuadër të sistemit të qeverisë shqiptare. Pjesa e tretë përshkruan rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve kryesore dhe të njësive të Zyrës së Kryeministrit (ZKM) për zbatimin dhe mbikëqyrjen e politikave të Vlerësimit të Ndikimit në Shqipëri. Anekset përmbajnë informacion dhe udhëzime shtesë, teste dhe kritere, si dhe modelet tip të raporteve të Vlerësimit të Ndikimit të cilat mund të miratohen dhe të përdoren gjatë projekteve pilot.

Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen e ngushtë të zyrtarëve të Zyrës së Kryeministrit (ZKM) dhe me diskutimet me ministritë e përzgjedhura. Më 6 dhjetor 2016 u organizua një sesion pune me zyrtarë të përzgjedhur të qeverisë për të diskutuar projekt metodologjinë.

Kjo është një projekt metodologji që përmban opsionet dhe rekomandimet që do të duhet të rregullohen më tej, pas raundit të fundit të bisedimeve brenda administratës shqiptare. Dokumenti do duhet të "përkthehet" në një dokument tё stilit metodologjik të qeverisë për të filluar zbatimin.

Është hartuar dhe i është paraqitur zyrtarëve të qeverisë shqiptare për shqyrtim një plan zbatimi me hapa kryesore dhe afatet kohore.

Futja e procesit të Vlerësimit të Ndikimit është një ndryshim i rëndësishëm dhe i profilit të lartë i punës së qeverisë shqiptare. Kur këto ndryshime të futen, ato duhet të komunikohen në mënyrë të hapur dhe transparente për të krijuar dhe marrë mbështetje të gjerë për reformat.

Page 6: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 6

Pjesa 1- Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit Çfarë është Vlerësimi i Ndikimit? Analiza ex-ante e ndikimit të politikave është një element thelbësor i politikёbërjes së bazuar në dëshmi që mund të çojë në rezultate më të mira rregullatore dhe të politikave. Vlerësimi i Ndikimit (Rregullator) (VN) është një mjet i njohur ndërkombëtarisht i cili, nëse aplikohet dhe zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, mund të japë përmirësime të dukshme në cilësinë e hartimit dhe të zbatimit të politikës rregullatore në Shqipëri. Qëllimi përfundimtar i procesit të Vlerësimit të Ndikimit është përmirësimi i cilësisë dhe i efektivitetit të hartimit dhe zbatimit të politikave që mund të rezultojë në rezultate më të forta dhe më të mira të politikave e hartimit dhe zbatimit të politikave që mund të rezultojë në rezultate më të forta dhe më të mira të politikave.

OECD-ja është shprehur se një nga parimet udhëzuese për cilësinë rregullatore është: "vlerësimi i ndikimeve dhe shqyrtimi i rregullimeve në mënyrë sistematike për të garantuar që ato përmbushin objektivat e tyre të synuara në mënyrë efikase dhe efektive në një mjedis të ndryshueshëm dhe kompleks ekonomik dhe social.”

Vlerësimi i Ndikimit (VN) është një proces dhe mjet i cili ndihmon në zhvillimin e politikave dhe të rregullimeve të qeverisë, për shembull, me anë të sa më poshtë vijon:

Të kuptuarit e përfitimet, kostot dhe risqet e një politike publike të propozuar dhe opsionet më optimale në dispozicion për zbatim;

Analizimit të problemeve të politikës, formimit të arsyetimit të ndërhyrjes së qeverisë dhe zhvillimit të objektivave në mënyrë sistematike

Ofrimit të dëshmive mbi pasojat e mundshme të këtyre opsioneve dhe të futjes së legjislacionit të ri; dhe

Marrjes parasysh të pikëpamjeve të një game të gjerë të palëve të interesuara, duke bërë të mundur që hartimi i politikave të jetë më i argumentuar për sa i përket mjeteve me kosto më efektive të arritjes së objektivave të politikave, si dhe transparencës më të madhe dhe llogaridhënies të cilat, nga ana e tyre, ndihmojnë në arritjen e besimit më të madh publik ndaj procesit dhe rezultateve të politikave publike.

Vlerësimi i Ndikimit është një nga të ashtuquajturat mjete "inteligjente" të legjislacionit që përfshin analizën e të gjitha kostove dhe përfitimeve të mundshme të propozimeve të politikave publike, mbledhjen e të dhënave dhe informacionit mbi pasojat dhe risqet e mundshme të prezantimit të rregullimeve të reja dhe, për rrjedhojë, kontribuon në procesin racional tё krijimit të politikës së bazuar në prova të cilësisë së mirë.

Me qëllim të përmirësimit të proceseve te hartimit legjislativ dhe të politikave, Vlerësimi i Ndikimit ndjek parimet e legjislacionit "inteligjent" të njohura ndërkombëtarisht:

Transparenca

Përgjegjësia

Proporcionaliteti

Qëndrueshmëria

Drejtimi

Përfshirja dhe angazhimi i palëve të interesuara dhe publikut është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të legjislacionit i cili ndjek këto parime.

Page 7: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 7

Prandaj, procedura e Vlerësimit të Ndikimit është një kuadër për të shqyrtuar çështjet e politikës publike dhe propozimet legjislative dhe zgjidhjet, të cilat trajtojnë pyetjet në vijim:

Cila është politika apo problemi që po shqyrtohet?

Cilat grupe ndikohen nga politika apo problemi?

Pse është e nevojshme ndërhyrja e qeverisë?

Çfarë opsionesh po shqyrtohen?

Cilat janë përfitimet, kostot dhe risqet e pritshme të secilit opsion?

Cili është opsioni i preferuar dhe pse – cilat dëshmi e mbështesin atë?

Si do të zbatohet opsioni i preferuar?

Si do të monitorohen dhe vlerësohen efektet e ndryshimeve të politikave pas zbatimit?

Kutia: Mesazhi kryesor për Vlerësimet e Ndikimit

Mënyra më e mirë për të mësuar se si të bëhet Vlerësimi i Ndikimit nuk është ajo që

vjen nëpërmjet një udhëzuesi ose manuali, por nëpërmjet zgjidhjes së problemeve

praktike që ndodhin në Shqipëri. Çdo udhëzues është vetëm një mjet për të sjellë në

kujtesë procesin; sugjeron teknikat e mundshme për t’i përdorur dhe për të ndihmuar

në zgjidhjen e problemeve.

Vlerësimi i Ndikimit nuk është: Vlerësimi i Ndikimit është:

Një shtesë opsionale e një politike apo e një projekt legjislacioni

Një proces në të cilin përdoren metoda të ndryshme të analizës

Analizë vetëm nga këndvështrimi rregullator

Analizë nga pikëpamja e shoqërisë në tërësi

Një mënyrë për të justifikuar ndërhyrjen pasi është miratuar politika ose rregullimi

Një mënyrë për të analizuar kostot dhe përfitimet e çdo ndryshimi para ndryshimit

Një zëvendësim i vendimeve politike Bazë për marrjen e vendimeve politike

Përdorur vetëm për zgjidhjet rregullatore Përdoret si për zgjidhjet jo rregullatore ashtu edhe për ato rregullatore

Cilat janë përfitimet e realizmit të Vlerësimit të Ndikimit?

Procesi i Vlerësimit të Ndikimit i ndihmon ministrat dhe zyrtarët e qeverisë të marrin vendimet më të përshtatshme dhe efektive të politikave me anë të sa më poshtë vijon:

Sigurimi i një strukture logjike për të menduar rreth çështjeve të politikave;

Sigurimi i informacionit dhe provave shtesë për procesin e hartimit të politikave, duke

ndihmuar Ministrat dhe zyrtarët e tyre që të kenë një pasqyrë të gamës së plotë të

opsioneve;

Identifikimi i përfitimeve, kostove dhe risqeve të ndërhyrjeve të mundshme rregullatore,

duke munduar atyre krahasimin e drejtpërdrejtë së bashku me veprimet që mund të

ndërmerren për të zvogëluar kostot dhe për të zbutur risqet, gjë e cila do të rrisë

përfitimin e përgjithshëm të ndryshimit të politikave;

Ndihma për të marrë parasysh pikëpamjet e një game të gjerë të palëve të interesuara,

duke e bërë procesin e zhvillimit të politikave më të fuqishëm dhe më transparent, si

dhe duke bërë të mundur shtimin e vlerës nga interesat e jashtme duke marrë

informacionin dhe njohuritë e tyre të specializuara sipas rastit;

Të menduarit përmes ndikimeve të mundshme dhe duke ndihmuar për harmonizimin e

ndërhyrjeve të propozuara të politikave me objektivat e tjera të Qeverisë;

Page 8: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 8

Sigurimi i një justifikimi të gjerë i arsyes se përse është zgjedhur opsioni i politikës së

rekomanduar, i cili mund të ndihmojë në ndërtimin e besimit të publikut për faktin se ia

vlen të realizohet, pasi natyra e problemit dhe përfitimet e pritshme janë të qarta, dhe,

së bashku me Vlerësimin e Ndikimit të publikuar, siguron një metodë të qartë të

llogaridhënies ndaj publikut; dhe

Inkurajimi i Ministrisë përgjegjëse për të menduar për rezultatet dhe se si ata do të

identifikojnë, përmes monitorimit dhe vlerësimit, nëse këto janë arritur apo jo.

Kutia: Një proces tipik politikëbërjeje/rregullator më i mirë

Identifikohet nevoja për një politikë/ligji të ri (vlerësimi fillestar i politikave nëpër ministri) ↓

Politika e re miratohet nga Ministri ↓

Ekipi i politikës mbledh informacion ↓

Regjistrohen të gjitha provat në mbështetje të ndryshimit të politikave në një fazë të zhvillimit Vlerësimi i Ndikimit (i pjesshëm)

↓ Çdo konsultim publik duhet të jetë në përputhje me rregullat e konsultimit dhe të përfshijë

Vlerësimin e Ndikimit ↓

Dhënia e përgjigjes për konsultimin; përditësimi i Vlerësimit të Ndikimit me prova të reja ↓

Hartimi i produktit përfundimtar (p.sh. strategji, udhëzim, projektligj) ↓

Hartimi i fazës përfundimtare të Vlerësimi i Ndikimit që dërgohet tek ministri për miratim ↓

Kërkohet miratimi i Këshillit të Ministrave/qeverisë ↓

[Për legjislacionit kryesor] Dërgohet në parlament për miratim ↓

[Nëse është e nevojshme] Vlerësimi i Ndikimit përfundimtar përditësohet pas diskutimeve parlamentare

↓ Fillon zbatimi i politikës/ligjit

↓ 3-5 vjet (ose më pak), pas zbatimit të politikës/të ligjit organizohet Shqyrtimi pas Zbatimit dhe

realizohet faza e rishikimit të Vlerësimit tё Ndikimit

Kur kërkohet Vlerësimi i Ndikimit

Në fazën më të hershme të mundshme

Vlerësimi i Ndikimit duhet të fillojë në fazën më të hershme të mundshme të procesit të zhvillimit të politikave, pasi ai është i projektuar për të ndihmuar informimin e vendimmarrësve nëse duhet bërë një rregullim i caktuar apo jo. Kjo duhet të përfshijë të gjitha propozimet e politikave dhe idetë fillestare në lidhje me ndërhyrjen e qeverisë që është vlerësuar për t’u bërë në strategjitë e ndryshme sektoriale, dokumentet apo në programet e politikave. Fillimi i hershëm i procesit të Vlerësimi i Ndikimit siguron që të gjitha idetë e reja fillestare i nënshtrohen vlerësimit sistematik dhe të plotë, para se të vlerësohen për t'u përfshirë në ndonjë plan ose program pune zyrtare qeveritare.

Për të përmirësuar cilësinë e ligjeve dhe rregulloreve të reja

Rregulloret dhe ligjet janë të rëndësishme për jetësimin e shumë politikave dhe programeve. Por është pranuar gjithashtu gjerësisht se projektimi i dobët dhe jo i menduar mirë i rregulloreve mund të krijojë kosto dhe barrë të panevojshme të rëndësishme për të gjithë

Page 9: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 9

shoqërinë. Prandaj është e rëndësishme të minimizohet, kur është e mundur, futja e ligjeve dhe e rregulloreve të reja dhe të merren parasysh gjithmonë mundësitë jo-rregullatore për të jetësuar politikat qeveritare.

Për të identifikuar opsionin më të mirë

Megjithatë, në qoftë se vendimi për të rregulluar është marrë nga tashmë udhëheqja politike (p.sh. për shkak se ligji është përfshirë në programin politik të Qeverisë, atëherë Vlerësimi i Ndikimit duhet të përqendrohet në opsionet brenda legjislacionit për të siguruar se është përzgjedhur opsioni më i mirë që krijon përfitimet më të larta neto (përfitimet në total - kostot në total) dhe ka risqe minimale.

Për të analizuar propozimet e politikave

Vlerësimi i Ndikimit duhet të përdoret për të analizuar propozimet e politikave të cilat janë të përfshira në strategjitë dhe në dokumentet dhe programet kryesore të politikave. Metodologjia dhe proceset mund t’i ndihmojnë zyrtarët që të kryejnë vlerësimin sistematik të të gjitha ndikimeve të politikave në një fazë të hershme për të treguar se përfitimet e pritshme kumulative do të jenë më të mëdha se kostot kumulative në total të strategjisë ose të një programi ndërsektorial.

Vlerësimi i Ndikimit nuk është një dokument që hartohet vetëm njëherë, por ai duhet të shqyrtohet dhe të përditësohet rregullisht

Analiza dhe dëshmitë e Vlerësimit të Ndikimit përmblidhen dhe paraqiten në një raport të Vlerësimit të Ndikimit i cili nuk është një dokument "që hartohet vetëm njëherë", por ai duhet të shqyrtohet dhe të përditësohet rregullisht gjatë procesit të zhvillimit të politikave. Raporti Vlerësimi i Ndikimit është një dokument i pavarur, që do të thotë se lexuesi i dokumentit duhet të kuptojnë plotësisht të gjitha hollësitë e rëndësishme në lidhje me politikën dhe ndikimin e saj dhe pasojat e propozimit për marrjen e një vendimi të argumentuar.

Për të siguruar një nivel proporcional detajesh dhe analizash

Gjatë gjithë procesit të Vlerësimi i Ndikimit është e rëndësishme që të sigurohet një nivel proporcional detajesh dhe analizash. Sa më i kushtueshëm, i dobishëm, me risk ose i diskutueshëm të jetë ndryshimi i propozuar, aq më e rëndësishme është që të sigurohen dëshmitë mbështetëse se pse ai ndryshim duhet të bëhet: sa më i rëndësishëm të jetë vendimi, aq më e rëndësishme është që të ai merret i drejtë, dhe për këtë arsye përpjekjet më të mëdha duhet të kanalizohen për të siguruar që kjo të ndodhë.

Për të identifikuar ndikimin e shpërpjesëtuar ndaj grupeve të caktuara

Kjo duhet të përfshijë situatat kur ndërhyrjet e politikave ndikojnë në mënyrë të shpërpjesëtuar ndaj grupeve të veçanta në shoqëri - për shembull të moshuarit, ata që përdorin një shërbim të caktuar apo bizneset e vogla. Vlerësimi i Ndikimit nuk është thjesht një përmbledhje e ndikimit ndaj të gjitha grupeve në shoqëri, edhe pse kjo është pjesë e saj - ai identifikon gjithashtu se ku kanë gjasa të përfitojnë ose vuajnë më shumë disa grupe si rezultat i kësaj. Mund të kërkohen veprime për të zbutur këto efekte, të cilat duhet të argumentohen nga rëndësitë e ndryshimit, procesi i konsultimit dhe sa e lehtë është për të zbutur efektet.

Për të marrë në konsideratë se në cilën fazë është i disponueshëm informacioni

Mund të mos jetë e mundur për të siguruar atë sasi informacioni që do të ishte ideale, veçanërisht në fillim të procesit. Kjo mund të ndodhë për shkak se informacioni nuk është i disponueshëm, ndoshta për shkak se, për shembull, procesi Vlerësimi i Ndikimit është një zhvillim i ri në Shqipëri, ose koha është e kufizuar. Në raste të tilla, mund të jetë e përshtatshme që të sigurohet informacion më vonë, për shembull, në fazën përfundimtare të Vlerësimi i Ndikimit. Kjo krijon mundësinë për të pasur më shumë kohë për të përfunduar modelimin analitik, ose për të lejuar mbledhjen e të dhënave, si pjesë e procesit të konsultimit për të qenë në gjendje që të vlerësohen efektet. Teksa bëhet përparim përmes fazave të Vlerësimit të Ndikimit dhe të zhvillimit të politikave: vlerësimi fillestar (për të ndihmuar planifikimin); faza e zhvillimit të Vlerësimit të Ndikimit, faza e konsultimit të

Page 10: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 10

Vlerësimit të Ndikimit dhe faza e fundit e Vlerësimi i Ndikimit, sasia e informacionit të përfshirë dhe niveli i detajeve dhe i analizave rritet.

Për të identifikuar çdo opsion që bëhet i parealizueshëm

Mund të ndodhë që disa nga opsionet e mundshme për zgjidhjen e problemit hiqen në mes të fazave: kjo është gjë e mirë, me kusht që kjo të jetë e bazuar në provat që janë në dispozicion. Për shembull, nga konsultimet mund të konstatohet se një prej opsioneve është jofunksional, dhe nuk mund të zbatohet pasi është joreal.

Kush është pronar i një Vlerësimi të Ndikimit individual?

Pronarët e Vlerësimit të Ndikimit janë drejtuesi i politikave dhe ekipi i politikave brenda ministrive dhe si të tillë ata kanë përgjegjësinë për të siguruar se Vlerësimi i Ndikimit ndjek procesin e saktë dhe se ata e realizojnë atë duke përdorur aftësitë e tyre më të mira. Nëse politika apo projektligji mbulon fusha ose sektorë bazë të më shumë se 1 ministrie, atëherë mund të krijohet një ekip ndër-ministror i politikave për të udhëhequr përgatitjen e Vlerësimit të Ndikimit. Në këtë rast, një nga ministritë duhet të veprojë si ministri udhëheqëse që është përgjegjëse për koordinimin dhe drejtimin e punës për Vlerësimin e Ndikimit.

Proporcionaliteti

Në procesin e Vlerësimit të Ndikimit janë të rëndësishme analiza e fortë dhe dëshmitë e fuqishme. Megjithatë, burimi i investuar kur ndërmerret një Vlerësim i Ndikimit duhet të jetë proporcional në raport me llojin e politikës që shqyrtohet, ndikimet e pritshme dhe/ose fazën e zhvillimit. Kjo është e rëndësishme veçanërisht në fazën fillestare të reformave pasi shumë ministri në Shqipëri nuk kanë aftësi dhe kapacitete të mjaftueshme për të kryer Vlerësimin e Ndikimit të plotë për të gjitha politikat. Për këtë arsye, fokusi duhet të jetë në ato politika që kanë të ngjarë të kenë ndikim apo pasoja të rëndësishme dhe/ose ku ka një interes publik/mediatik të rritur. Faktorët që duhet të merren në konsideratë përfshijnë:

Niveli i analizave të nevojshme

Shkalla e ndikimit të realizuar

Faza e politikave/rregullimit

Ndjeshmëria e politikës/rregullimit

Kostoja e realizimit të analizave të mëtejshme në krahasim me përfitimet që mund të identifikohen.

Hapat kryesor ë të procesit të Vlerësimit të Ndikimit

Fazat e zhvillimit të politikave dhe Vlerësimi i Ndikimit:

Vlerësimi i Ndikimit duhet të fillohet sa më shpejt të jetë e mundur gjatë procesit të zhvillimit të politikave.

Hapi 1: Identifikimi i problemit dhe arsyeja e ndërhyrjes

Mbledhja e të dhënave dhe e dëshmive të besueshme për analiza dhe përgatitja e dokumentacionit për miratimin përfundimtar të ministrave

Page 11: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 11

Identifikimi i problemit

Hapi i parë në procesin e Vlerësimit të Ndikimit është identifikimi dhe analizimi i problemit të politikave. Zyrtarët të cilët hartojnë propozimin e politikave që do të përfshihet në një dokument strategjie/program sektori ose që punojnë për projektligjin duhet të jenë në gjendje që të identifikojnë dhe të analizojnë problemin aktual të politikës që propozimi synon të trajtojë.

Përqendrimi në atë se cili është problemi dhe marrja parasysh e çështjeve në vijim:

Cili është problemi – shpjegohet në mënyrë të përmbledhur se cili është problemi.

Identifikimi i shtrirjes së plotë të problemit.

Cilat janë shkaqet?

Identifikimi i grupeve të prekura nga ky problem - biznesi/shoqëria civile/qytetarët.

Vlerësimi nëse problemi mund të trajtohet apo jo me një ndryshim të politikës.

Renditja e çështjeve/legjislacionit të lidhur me qeverinë.

Renditja e punës ekzistuese tashmë të kryer.

Zyrtarët do të duhet që të analizojnë situatën dhe të sigurojnë informacion të plotë dhe gjithëpërfshirës për këtë problem. Sa më shumë që ata të kuptojnë se cili është problemi aktual, aq më shumë ka të ngjarë që ata do të jenë në gjendje që të hartojnë politika/projekt ligje për të trajtuar problemin.

Kur duhet të ndërhyjë qeveria dhe se si të justifikohet ndërhyrja?

Identifikimi i problemit duhet të ndihmojë për arsyetimin e ndërhyrjes së qeverisë. Siç u përmend më lart, rregullat nuk janë gjithmonë përgjigjet më të mira për problemet e politikave. Shumë shpesh ato krijojnë vetë probleme dhe barrë e kosto të panevojshme. Pra, duhet të ketë një arsye të fortë se pse qeveria duhet të ndërhyjë dhe nëse kjo bëhet nëpërmjet rrugës rregullatore, atëherë duhet të shpjegohet se përse.

Kutia: Pse qeveria duhet të fusë ligje dhe rregullore të reja

Qeveria ndërhyn në tregje nëpërmjet ligjeve dhe rregulloreve në radhë të parë për të trajtuar çështjet dhe problemet e krijuara nga të ashtuquajturat “dështimet e tregut” dhe/ose për të arritur objektiva të caktuara të barazisë ose të mirëqenies social (p.sh., për të siguruar barazi për të gjitha segmentet e popullsisë ose rajonet e ekonomisë, ose për të çuar përpara përfshirjen sociale). Dështimi i tregut është një situatë kur tregu në vetvete nuk është në gjendje të japë rezultate të efektshme për shoqërinë. Kjo ndodh kryesisht për shkak të faktorëve të jashtëm, të mirave publike, informacionit asimetrik apo të papërsosur. Në të gjitha këto raste qeveria përpiqet të ndërhyjë me anë të rregullimeve apo ligjeve për të minimizuar ndikimin negativ dhe pasojat e dështimit të tregut.

Megjithatë, shumë shpesh vetë ndërhyrja e qeverisës nuk arrin të realizojë qëllimet dhe objektivat e parashikuara. Kjo situatë është quajtur “dështimi rregullator". Është pranuar gjerësisht se vetë dështimet rregullatore krijojnë kosto dhe barrë të mëdha mbi ekonominë.

Për këtë arsye, futja e ligjeve dhe rregulloreve të reja duhet të shqyrtohet dhe të analizohet me kujdes për të justifikuar çdo ndërhyrje të qeverisë dhe për të siguruar se nuk ka tjetër alternativë jo-rregullatore që mund të realizojë objektivat e politikave. Kur futen rregullimet, ato duhet të hartohen, të përgatiten dhe të prezantohen në mënyrë që ato të ndjekin parimet më të mira të rregullimit dhe të minimizojnë çdo kosto dhe barrë shtesë.

Është gjithashtu e rëndësishme që zyrtarët në ministritë e linjës që janë përgjegjës për politikat të vlerësojnë kohën e realizimit të ndërhyrjes. Kjo duhet të shqyrtohet brenda kontekstit më të gjerë dhe prioriteteve që ekzistojnë brenda qeverisë për të siguruar koherencë me objektivat e nivelit të lartë të qeverisë për fushë të veçantë.

Sigurimi i arsyetimit se pse ndërhyrja e qeverisë është e nevojshme:

Page 12: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 12

Shpjegimi se pse qeveria është duke planifikuar për të ndërhyrë dhe pse kjo është e nevojshme.

Shpjegimi se çfarë shpreson të trajtojë qeveria përmes kësaj ndërhyrje.

Identifikimi i shkallës së ndërhyrjes së qeverisë që është e nevojshme për të trajtuar problemin.

Identifikimi i çdo alternative ndaj ndërhyrjes së qeverisë.

Shpjegimi se si kjo ndërhyrje e veçantë mbështet objektivat qeveritare të nivelit të lartë të përcaktuara në dokumente dhe strategji të ndryshme (p.sh., Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim).

Hapi 2: Vendosje e objektivave

Si të vendosen objektivat

Hapi tjetër i procesit të Vlerësimit tё Ndikimit është vendosja e objektivave të politikave. Vendosja e objektivave ofron një kurs të qartë veprimi dhe përcakton rezultatet e dëshiruara që duhet të arrihen. Objektivat përcaktojnë gjithmonë një stad të imagjinuar në kohë në të ardhmen të cilin duhet ta arrijnë ndryshimet e legjislacionit. Objektivi paraqet karakteristikat e stadit të dëshiruar dhe, për këtë arsye, duhet të jetë i qartë dhe realist si dhe në përputhje me burimet në dispozicion dhe kufizimet kohore.

Është e rëndësishme që zyrtarët, të cilët përcaktojnë objektivat, duhet të konsultohen me të gjitha dokumentet e rëndësishme dhe strategjitë e politikës së qeverisë për të kuptuar objektivat më të gjerë dhe qëllimet e Qeverisë në fushat specifike të politikave. Kjo duhet të përfshijë të gjitha objektivat dhe qëllimet e përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI), në programin dhe planet e Qeverisë, si dhe në dokumentet dhe materialet strategjike.

Objektivat mund të renditen në disa nivele të tilla si strategjike, objektivat e programit dhe objektivat e projektit. Ato gjithashtu mund të përcaktohen nga pikëpamja e periudhave kohore afatmesme dhe afatgjata të lidhura me angazhimet, prioritetet dhe agjendat e njohura të Qeverisë, të BE-së dhe ato ndërkombëtare. Objektivat duhet të formulohen në mënyrë që të përmbushin kërkesat për politikat/legjislacionin "SMART".

Zbatimi i objektivave SMART:

Specifike - objektivat duhet të jenë të qarta dhe konkrete aq sa të mos jenë të hapura për interpretim. Ato duhet të kuptohen nga të gjithë në të njëjtën mënyrë.

Të matshme - objektivat duhet të përcaktojnë një gjendje të dëshiruar në të ardhmen në tema të matshme, në mënyrë që të jetë e mundur që të verifikohet nëse objektivi është arritur apo jo.

Të arritshme - ata që janë përgjegjës për realizimin e objektivave, duhet të jenë në gjendje për t’i arritur ato, edhe në qoftë se objektivi i vendosur është sfidues.

Realiste - objektivat duhet të jenë realiste për të siguruar që ato janë të rëndësishme.

Në kohë - objektivat dhe synimet duhet të jenë të vendosura brenda afateve kohore të miratuara.

Vlerësohet gjithashtu nëse këto objektiva lidhen apo jo me politikat dhe dokumentet e tjera strategjike. Shqyrtoni objektivat tuaja – identifikoni përmirësimet që ju doni të fusni dhe pengesat që ndodhen në rrugën e këtyre përmirësimeve.

Page 13: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 13

Hapi 3: Identifikimi i opsioneve të realizueshme

Në hapin 3 duhet të identifikohen dhe të vlerësohen të gjitha opsionet e mundshme.

Cili lloj opsioni të merret në konsideratë?

Të gjitha Vlerësimet e Ndikimit fillojë me opsionin e “nivelit bazë". Opsioni i "nivelit bazë” vepron si bazë ndaj të cilit maten të gjitha opsionet e tjera. Është pikërisht ndryshimi nga opsioni i "nivelit bazë" dhe ndikimi i tij që duhet të kapet.

Identifikimi i të gjitha opsioneve të mundshme, duke përfshirë edhe "nivelin bazë", i legjislacionit dhe i alternativave ndaj legjislacionit zyrtar (p.sh., fushata e edukimit dhe e ndërgjegjësimit, përmirësimi i mënyrës se si zbatohet legjislacioni ekzistues). Shpjegimi se si janë zgjedhur opsionet e listuara dhe nëse ka ndonjë mangësi në identifikimin e ndikimit në grupet e synuara, ndërkohë që nevoja për kërkime apo të dhëna të mëtejshme mund të bëhet si pjesë e konsultimeve.

Është e mundur që të identifikohen opsionet e ndryshme të mundshme duke pasur parasysh pyetjet e mëposhtme:

Deri në çfarë mase është marrë parasysh opsioni i "nivelit bazë"?

Cilat janë ligjet ose rregulloret e tjera që ndikojnë në problemin apo në fushën

specifike të politikave?

Në opsionin e "nivelit bazë", a është i qartë zhvillimi i problemit dhe zgjidhjet e

mundshme?

A ka një opsion jo rregullator të paraqitur si një alternativë ndaj rregullimit?

A janë marrë në konsideratë opsionet rregullatore, duke përfshirë projekt propozimin

e rregullimit, për të cilat është duke u hartuar Vlerësimi i Ndikimit Rregullator?

A janë shpjeguar alternativat e renditura në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme?

A janë alternativat e renditua të realizueshme për sa i takon burimeve, kostove

fiskale dhe ekonomike?

Nuk ka ndonjë numër minimal opsionesh që duhet të përfshihen, megjithatë, është e rëndësishme për të treguar se analiza nuk ka kaluar në përfundime.

Si të krijohen dhe të formulohen opsionet

Për të përcaktuar opsionet e mundshme duhet të vlerësohet përvoja shqiptare dhe ndërkombëtare, si dhe mendimet dhe qëndrimet e palëve të interesuara të marra përmes konsultimit jo zyrtar. Për të identifikuar opsionet, mënyrat më të zakonshme për të mbledhur burime shtesë të informacionit janë:

Analiza e kërkimeve kombëtare dhe lokale që janë të disponueshme.

Historiku analitik dhe analiza krahasuese nё dispozicion.

Kërkimet e disponueshme.

Vlerësimi i disponueshëm i politikës së zbatuar publike, duke përfshirë edhe raportet e

monitorimit.

Konsultimi jo zyrtar.

Konsultimi fillestar.

Mendimet e ekspertëve.

Page 14: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 14

Përvoja e punës së nëpunësve të tjerë civilë.

Rezultatet e projekteve të zbatuara pilote dhe të iniciativave të tjera.

Të menduarit kreativ dhe shikimi i problemit nga një kënd tjetër.

Për çdo opsion:

Identifikohet se kush është prekur, cili është grupi i synuar dhe bëhen përpjekje për

të vlerësuar të gjitha kostot dhe përfitimet për ndikimet e pritshme të çdo grupi të

synuar.

Vendosen supozimet mbi të cilat bazohen parashikimet, dhe risqet të cilave ato i

nënshtrohen.

Shprehet se sa të fuqishme, të pavarura dhe të rëndësishme janë dëshmitë që

mbështesin supozimet?

Mendohet se çfarë mund të pengojë realizimin e përfitimeve, rritjen e kostove apo që

mund të shkaktojë rezultate të papritura.

A do të ketë kjo ndonjë ndikim të rëndësishëm ekonomik? (P.sh. a do t’i kushtojë kjo

bizneseve të vogla më shumë se bizneseve të mëdha?)

A do të ketë kjo një ndikim të rëndësishëm social (duke përfshirë barazinë)? (P.sh.,

përfshirjen sociale dhe mbrojtjen e një grupi të caktuar).

A do të ketë kjo një ndikim të rëndësishëm në mjedis? (P.sh., ndryshimi i

klimës/emetimet e karbonit).

Paraqitet vlerësimi më i mirë i përfitimit të përgjithshëm neto.

Nëse nuk ka të dhëna të disponueshme, atëherë drejtuesit e politikave duhet të vlerësojnë nëse studimi duhet të ndërmerret apo jo për të mbështetur punën e mëtejshme për propozimin në fjalë (dhe monitorimin dhe vlerësimin e tij).

Hapi 4: Vlerësimi i opsioneve/analizimi i ndikimeve

Analizimi i ndikimeve të opsioneve të ndryshme është një hap i rëndësishëm në analizën e procesit të Vlerësimit të Ndikimit. Analiza mund të bëhet duke përdorur teknika dhe mjete të ndryshme, të tilla si analiza e kosto-përfitimit, analiza e kosto-efektivitetit. Qëllimi i këtij hapi është që të sigurojë prova të mjaftueshme për të krahasuar kostot dhe përfitimet e secilit opsion individual dhe për të përcaktuar opsionin që jep rezultatin më të mirë të mundshëm në kohën e tanishme.

Analiza duhet të demonstrojë se projektligji apo politika e rekomanduar do të sjellë më shumë përfitime se sa kosto për shoqërinë si një e tërë.

Niveli i analizës së secilit opsion do të ndryshojë në varësi të llojit dhe natyrës së propozimit të politikave. Si minimum, analiza duhet të ndihmojë për çdo opsion të politikave që identifikohen grupet kryesore dhe aktorët të cilët preken nga propozimi i politikave dhe duhet të sigurojë vlerësimet sasiore në lidhje me numrin e grupeve të prekura. Duhet të përfshihet sa më poshtë vijon:

1. Identifikimi i grupeve të prekura të sektorit publik, i biznesit dhe i organizatave të shoqërisë civile (OJF-të) dhe i qytetarëve.

2. Përshkrimi cilësor i ndikimeve në grupet e prekura (p.sh., shitjet me pakicë do të ndikohen negativisht).

3. Përcaktimi i masës së ndikimit të grupeve të prekura (p.sh., X/% grup-mosha e biznesit të prekur).

Page 15: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 15

4. Monetarizimi i shpenzimeve të propozimit duke vënë përllogaritjet e vlerës financiare (rekomandohet për Vlerësimin e Ndikimit të pjesshëm, kërkesat e Vlerësimi i Ndikimit të plotë në fazën e fundit të zhvillimit të politikave).

5. Monetarizim i plotë i të gjitha kostove dhe përfitimeve, duke përfshirë kostot direkte dhe indirekte në sektorët publik, privat dhe OJF-të (kërkohet për Vlerësimin e Ndikimit të plotë në fazën e fundit të zhvillimit).

Analiza e kosto-përfitimit (AKP) është një metodë e analizës sasiore ekonomike e përdorur në vlerësimin dhe renditjen e politikave dhe rregullimeve alternative. Ajo është metoda që përdoret më zakonshmit për analizën e Vlerësimit të Ndikimit dhe duhet të preferohet si metoda kryesore e analizave kur është i mundur monetarizimi i ndikimeve. Edhe kur monetarizimi i ndikimeve nuk është i mundur duhet të përdoret qasja e analizës së kosto-përfitimit për të vlerësuar ndikimet dhe për të krahasuar opsionet me anë të përdorimit të vlerësimit cilësor dhe diskutimit të ndikimeve. Kur zbatohet dhe paraqitet në mënyrë sistematike, ajo mund të ndihmojë për të krahasuar opsionet e ndryshme.

Pyetjet kryesore që duhen marrë parasysh kur Analiza e kosto-përfitimit përdoret në procesin e vlerësimit janë këto:

A do të arrijë ndryshimi rregullator përfitime sociale neto?

Cilat nga opsionet duhet të zgjidhet?

[Metodologjia dhe udhëzimet shtesë për analizën e kosto-përfitimit dhe metodat dhe teknikat e tjera që përdoren gjatë vlerësimit të opsioneve janë në dispozicion nga burime të jashtme (duke përfshirë raportet e projektit GIZ), pra këto nuk janë të përfshira në këtë metodologji kryesore të Vlerësimi i Ndikimit. Seksionet e mëposhtme shpjegojnë përkufizimet themelore dhe konceptet e përdorura në procesin e vlerësimit që do të jenë të nevojshme për fazën e parë të reformave (p.sh., të kuptuarit dhe përshkrimi i përfitimeve, kostove, risqeve).]

Cilat janë përfitimet, kostot dhe risqet?

Përfitimet: këto përmirësojnë situatën për disa njerëz, grupe, organizata apo shoqëri. Kjo mund të jetë rritja e pasurisë së tyre, përmirësimi i shëndetit të tyre, rritja e niveleve të tyre të arsimit, rritja e mundësive të tyre. Për bizneset, kjo mund të arrihet me anë të zgjerimit të pjesës së tyre të tregut, uljes së barrës administrative me të cilën ata përballen, dhe rritjes së marzhit të tyre fitimprurës. Përfitimet shoqërore mund të jetë shumë të vështira për t'u matur, dhe mund të përfshihen në Vlerësimin e Ndikimit si përfitime të monetarizuara të vlerësuara, ose si përfitime cilësore.

Ndonjëherë ka përfitime për disa, ndërkohë që kostot bien mbi të tjerët. Kjo është një çështje kapitali e cila mund të theksohet dhe të vlerësohet në vetë Vlerësimin e Ndikimit.

Për shembull, a duhet të paguhen tarifat universitare nga vetë studentët (përmes kredive që do të paguhen nga të ardhurat e ardhshme), nga prindërit, nga taksapaguesit në përgjithësi apo një kombinimi i të tre alternativave?

Kostot: këto përkeqësojnë situatën për disa njerëz, grupe, organizata apo shoqëri. Për njerëzit, kjo mund të ndodhë përmes reduktimit të së ardhurave të individëve, ose përmes kufizimit të lirive të tyre. Për bizneset, kjo mund të ndodhë përmes vendosjes së pengesave administrative ndaj tyre duke ulur marzhën e tyre fitimprurëse apo hapjen e tyre në tregun e konkurrencës së jashtme (nga kjo e fundit mund të përfitojë shoqëria përmes çmimeve më të ulëta, por me kosto për bizneset individuale përmes reduktimit të pjesës së tyre të tregut). Kostot mund të marrin ose formën e humbjeve ose të përfitimeve të munguara.

Risqet: risqet janë ato gjëra që mund të shkojnë keq si pasojë e ndërhyrjes së politikës së propozuar. Disa risqe mund të parashikohen paraprakisht, dhe në këto raste duhet të merren veprime për t’i zbutur ato. Duhet të përfshihen edhe pasojat e mundshme të padëshiruara. Përfshirja e palëve të interesuara në fillim mund të ndihmojë për identifikimin e risqeve dhe për gjetjen e zgjidhjeve për t’i zbutur ato.

Përfitimet dhe kostot (dhe risqet, nëse janë duke u marrë veprime për t’i zbutur ato) duhet të diskutohet në detaje, dhe kur është e mundur, ato duhet të monetarizohen. Monetarizimi

Page 16: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 16

mundëson krahasim të drejtpërdrejtë në mes të opsioneve të politikave. Nëse përfitimet dhe kostot nuk mund të monetarizohen, atëherë opsionet ende mund të krahasohen, por është thjesht më e vështirë për ta bërë ta bërë këtë pasi kjo do të kërkojë që të bëhen gjykime në vend të qenit një vendim i qartë.

Tranzicioni kundrejt kostove, përfitimeve dhe transfertave periodike

Përfitimet, kostot dhe risqet mund të ndahen në ato që rezultojnë nga tranzicioni (kosto që krijohet njëherë) dhe ato që janë të vazhdueshme ose të përsëritura. Përfitimet, kostot dhe risqet e tranzicionit janë ato që kufizohen në periudhën kohore mes pikës në të cilën futet ndryshimi i politikës dhe pikës në të cilën politika parashikohet të ketë hyrë plotësisht në fuqi (që lidhet zakonisht me kostot/përfitimet shtesë që shoqërojnë zbatimin e politikës). Gjatësia e kësaj periudhe do të varet nga vetë ndërhyrja e politikës.

Përfitimet, kostot dhe risqet e vazhdueshme ose periodike janë ato që janë të lidhura me ndërhyrjen e politikës në afat më të gjatë. Kështu, për shembull, nëse ndërtohet një shkollë e re, atëherë kostoja e vetë ndërtesës është një kosto tranzicioni. Kostot e rritura të personelit në shkollë janë një kosto e vazhdueshme, ndërkohë që përmirësimi i edukimit që shkolla ofron për fëmijët është një përfitim i vazhdueshëm ose periodik.

Disa nga ndikimet e politikave kanë të bëjnë me transferimin e shpenzimeve nga një grup i ekonomisë në një tjetër. Ky lloj kostosh duhet të kategorizohen si transferta ekonomike. Ky lloj kostosh zakonisht nuk kanë ndikim neto në ekonomi (pasi një grup përfiton, dhe një grup tjetër humbet), pra këto shifra nuk kanë ndikim në shifrën neto të përfitimit për një politikë. Megjithatë, llogaritja e kostos/përfitimit të transferimit dhe diskutimi në Vlerësimin e Ndikimit është e rëndësishme pasi ajo të shpjegojë ndikimin e plotë mbi grupe të caktuara të ekonomisë.

Hipotezat

Analiza brenda Vlerësimit të Ndikimit varet shumë nga hipotezat. Hipotezat kanë një rol të madh për mbështetjen e të gjithë analizës së përfitimeve, kostove dhe risqeve. Për shkak se nuk është e mundur që të thuhet me siguri absolute se çfarë do të ndodhë, atëherë do të duhet që të paktën disa analiza të bazohen në hipoteza. Ato duhet të bazohen në përvojën paraprake dhe në të dhënat në dispozicion sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë është i dobishëm një justifikim teorik për supozimet e bëra. Është shumë e rëndësishme për të qenë i qartë në lidhje me supozimet e bëra dhe se në çfarë janë bazuar ato, pasi kjo do ta bëjë të qartë se pse mendohet që opsionet e politikave që janë diskutuar do të rezultojnë në përfitimet, kostot dhe risqet që janë vlerësuar.

Baza fillestare (status quo-ja) dhe analizimi i ndikimit shtesë (matja e ndryshimit)

Brenda çdo Vlerësimi të Ndikimit duhet të ketë një diskutim të opsionit të status quo-së. Nuk është e domosdoshme për të kuptuar dhe mbështetur arsyetimin për ndërhyrjen e qeverisë, por është shumë e rëndësishme për përcaktimin e kostove dhe përfitimeve të së gjitha opsioneve të tjera që shqyrtohen. Opsioni i nivelit bazë duhet të shpjegojë situatën dhe ndryshimet e saj të mundshme pa kryerjes e ndërhyrjes së propozuar nga qeveria. Si i tillë, opsioni i status quo-së shërben si "bazë fillestare" për analizën dhe vlerësimin e opsioneve të reja alternative.

Të gjitha kostot dhe përfitimet e opsioneve duhet të vlerësohen mbi atë bazë. Ju lutem vini re se baza fillestare në vetvete mund të ndryshojë gjatë procesit të vlerësimit, pa marrë parasysh asnjë ndërhyrje. Kjo mund të ndodhë, për shembull, si rezultat i një rregullimi ose ligj që hyn në fuqi gjatë fazës së planifikuar të zbatimit të ligjit të ri. Prandaj, ndikimi faktik i ligjit të ri duhet të marrë parasysh ndikimin e pritshëm të ndonjë ligj apo rregulloreje tjetër që ndikon në bazën fillestare.

Analiza e opsioneve duhet të fokusohet në kostot dhe përfitimet shtesë (kosto dhe përfitimet shtesë ose margjinale) krahasuar me gjendjen e status quosë ase me opsionin e “status quo-së" (një situatë kur asgjë nuk ka ndodhur). Me fjalë të tjera, për çdo opsion llogariten dhe diskutohen vetëm kostot dhe përfitimet shtesë (të reja) në Vlerësimin e Ndikimit. Për shembull, në qoftë se projektligji kërkon që tarifa për licencat vjetore të rritet me 20%, në

Page 17: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 17

analizë duhet të përfshihet vetëm kostoja e rritjes. Në mënyrë të ngjashme, përfitimet duhet të përfshijë vetëm përfitimet shtesë si krahasim ndaj opsionit të "status quo-së".

Periudha kohore e analizës

Disa ndikime të politikave materializohen gjatë një periudhe më të gjatë kohore. Kjo është e rëndësishme veçanërisht për politikat që kanë për qëllim të ndikojnë në sjelljet e biznesit apo të qytetarëve. Prandaj, Ekipi i Vlerësimit të Ndikimit duhet të marrë parasysh periudhën e duhur kohore të analizës që do të sigurojë se gjatë vlerësimit është marrë parasysh ndikimi i plotë i politikës së re.

Kjo duhet të jetë zakonisht jeta e pritshme e një politike apo projekt ligji të veçantë. Kur kjo periudhë nuk është e mundur që të krijohet, atëherë rekomandohet të përdoret periudha e 5 apo 10 viteve.

Gjatë kryerjes së analizave për një periudhë më të gjatë duhet të ketë edhe ulje të kostove dhe përfitimeve të monetarizuara.

Ndikimi i drejtpërdrejtë kundrejt ndikimit jo të drejtpërdrejtë

Analiza e ndikimit të opsioneve duhet gjithashtu të përpiqet të dallojë ndikimin e drejtpërdrejtë nga ndikimi jo i drejtpërdrejtë. Ndikimi i drejtpërdrejtë është ndikimi i cili i atribuohet drejtpërdrejt politikës dhe që ndjehet drejtpërdrejt nga grupet e prekura, si rezultat i ndërhyrjes së qeverisë. Për shembull, vendimi për të rritur tarifat për regjistrimin e makinave ndikon drejtpërdrejt tek pronarët e makinave pasi rrit koston e mbajtjes së një makine. Megjithatë, ndikimi jo i drejtpërdrejtë i kësaj politike është se kërkesa për makina do të reduktohet si rezultat i politikës së re që çon në përfitime të tjera jo të drejtpërdrejta (p.sh., të mjedisit). Kostot jo të drejtpërdrejta kanë të bëjnë edhe me ndryshimet e sjelljeve apo ndikimin mbi tregjet dhe konkurrencën, gjë e cila është e vështirë për t’u matur dhe analizuar.

Vlerësimi i Ndikimit duhet të synojë që të analizojë ndikimet e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta të politikës. Analizimi dhe raportimi i ndikimeve të drejtpërdrejta është më i lehtë dhe duhet të provohet si pjesë e opsioneve të vlerësimit. Megjithatë, kur është e mundur, ndikimet jo të drejtpërdrejta duhet të diskutohen.

Kostot e politikave kundrejt kostove administrative

Ekzistojnë lloje të ndryshme të kostove të sjella nga ligjet ose rregulloret e reja. Kostot e politikave janë ato kosto që janë të domosdoshme për arritjen e objektivave të politikës. Kostot administrative janë të lidhura kryesisht me përputhshmërinë dhe familjarizimin me kërkesat e politikës së re, dhe/ose kostot e problemeve që lidhen me kërkesat e reja të zbatimin dhe të monitorimit të sjella nga rregullimi i ri. Për shembull, në qoftë se qeveria paraqet një kufizim për ekspozimin e produkteve të duhanit në dyqane, kjo do të krijojë kosto shtesë administrative për pronarët e dyqaneve që duhet të veprojnë në përputhje me rregullimin e ri (pasi ata duhet të vënë rafte shtesë dhe të mbulojnë produktet e duhanit, dhe të bëjë disa përshtatje administrative për vetë procesin e shitjes). Megjithatë, ndikimi i politikës së këtij rregullimi të ri është reduktimi i shitjes së duhanit dhe i përfitimeve në drejtim të reduktimit të vdekjes për shkak të përdorimit të duhanit, gjë e cila është edhe objektivi përfundimtar i politikës. Kostot e politikave janë në thelb të gjitha kostot përveç kostove administrative.

Të kuptuarit e kostove të politikave dhe administrative të çdo mase të re është i rëndësishëm pasi kjo mund të shpjegojë se si do të ndihet ndikimi i politikës së re nga grupe të ndryshme. Kjo gjithashtu do të sigurojë që marrëveshjet e implementimit dhe të zbatimit janë të hartuara në atë mënyrë që ato të minimizojnë çdo barrë dhe kosto të panevojshme administrative të rregullimeve të reja.

Si të identifikohen ndikimet dhe llojet e ndikimeve kryesore (ekonomike, sociale, mjedisore) (Rekomandohet për Vlerësimet e Ndikimit të pjesshme, kërkohet për Vlerësimet e Ndikimit të plota)

Page 18: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 18

Ndikimet më të rëndësishme pozitive dhe negative duhet të identifikohen dhe diskutohen në Vlerësimi i Ndikimit për çdo opsion rregullator ose jo rregullator. Ndikimet në fushat e ekonomisë, duke përfshirë ndikimet financiare, dhe shërbimet shëndetësore dhe sociale dhe mbrojtjen e mjedisit duhet të merren parasysh të gjitha.

Vlerësimi i Ndikimit informon vendimmarrësit për ndikimet e pritshme të çdo opsioni në mënyrë që të lehtësohet procesi i vendim-marrjes. Mbështetja e vendimit të miratuar përfundimtar në provat e paraqitura do të ndihmojë për të bindur publikun, biznesin, OJF-të dhe shoqërinë si një e tërë se ajo që është propozuar është rruga më e mirë për të trajtuar problemin, ose për të arritur rezultatet e dëshiruara të politikave.

Ndikimet dhe pasojat e një politike mund të kategorizohen në tre grupe kryesore: ekonomike (duke përfshirë edhe ato financiare), ndikimet sociale dhe mjedisore.

Pyetjet dhe kriteret e mëposhtme duhet të merren parasysh kur të analizohen ndikimet e ndryshme të politikave.

Ekonomike (përfshirë ato financiare)

Ndikimi mbi bizneset, konsumatorët, sektorin publik dhe fusha të caktuara ekonomike:

Si do të ndikojnë propozimi mbi bizneset dhe konsumatorët?

A do të preken të gjitha bizneset dhe konsumatorët? Cili do të jetë ndikimi ndaj

NVM-ve dhe ndërmarrjeve të reja fillestare?

Ndikimi fiskal. Cila do të jetë kosto shtesë për sektorin publik për zbatimin e

politikës?

Cila do të jetë kosto shtesë për ministrinë dhe/ose institucionet e tjera të sektorit

publik (duke përfshirë kostot e zbatimit, monitorimit dhe të vlerësimit)? Cilat mund

të jenë përfitimet/kursimet për sektorin publik?

Cilat do të jenë kostot shtesë të punësimit në subjektet e biznesit dhe ndikimi më

i gjerë në tregun e punës?

Kërkesat për investime që kanë të bëjnë me funksionimin e bizneseve (përfshirë

NVM-të).

Kostot operative të bizneseve (përfshirë ato për NVM-të).

Kostot dhe barrët e reja administrative (duke përfshirë edhe ato për NVM-të).

Krijimi i organeve të reja publike dhe kostot e barrët e lidhura për sektorin publik?

Ndikimi mbi të drejtat e pronës.

Ndikimet e tjera të pritshme në ekonomi, nëse ato çmohen të rëndësishme për

politikën e caktuar.

Ndikimet në ekonomi në tërësi:

Ndikimi i pritshëm në ekonominë e gjerë. Ndikimi mbi konkurrencën ekonomike

dhe hyrjen e investimeve në vend dhe në fusha e sektorë të caktuar të

ekonomisë.

Ndikimi dhe pasojat në mjedis makroekonomik dhe në stabilitetin.

Si do të ndikojnë politikat në mjedisin e biznesit dhe tërheqjen e investimeve nga

ekonomia në të ardhmen?

Cilat janë ndikimet e mundshme mbi konkurrencën në treg si dhe mbi

disponueshmërinë dhe numrin e furnizuesve në tregje? A do të kufizojë ose të

nxisë hyrjen e lojtarëve të ri në sektorin, tregun apo fushën ekonomike të

veçantë?

Ndikimi në zhvillimin teknologjik.

Ndikimi në inovacion dhe produktivitet.

Ndikimi potencial për rritjen ekonomike.

Arritja e qëllimeve sociale: barazia sociale dhe ekonomike, barazia gjinore dhe

barazia rajonale.

Page 19: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 19

Përfitime/kostot të veçanta për rajonet dhe sektorët.

Ndikimet e tjera të pritshme në ekonomi, nëse ato konsiderohen të rëndësishme

sipas diskrecionit të autoriteteve të kualifikuara.

Për shkak të rëndësisë së bizneseve të vogla dhe të mesme në zhvillimin dhe rritjen e

sektorëve dhe zonave të caktuara të vendit, analiza e ndikimit mund të çmojë edhe analizën

dhe provat e veçanta mbi ndikimin e mundshëm të politikës ndaj NVM-ve.

Subjektet e biznesit të përmendura në vlerësimin e një fushe të caktuar ekonomike i referohen:

Subjekteve mikro ekonomike - me më pak se 10 të punësuar.

Bizneseve të vogla - nga 10 deri në 49 të punësuar.

Bizneseve të Mesme - nga 50 deri në 249 të punësuar, dhe

Korporatave të mëdha - më shumë se 250 të punësuar.

Ndikimet sociale

Ndikimet e pritshme ndaj grupeve të rrezikuara sociale dhe grupeve të tjera me interesa dhe nevoja të veçanta, dhe ndikimi mbi shëndetin dhe statusin social të qytetarëve vlerësohen në lidhje me ndikimet e përcaktuara të pritshme në një fushë të caktuar ekonomike dhe të ekonomisë në tërësi. Këto ndikime mund të vlerësohen në lidhje me kriteret e mëposhtme:

A do të ketë propozimi ndikim në mirëqenien e qytetarëve apo grupeve të

caktuara dhe si?

Ndikimi në barazinë dhe shpërndarjen e të ardhurave (p.sh., në zonat rurale)?

A do të ketë ndikim në punësimin dhe tregun e punës?

Standardet dhe të drejtat e lidhura me të cilësinë e vendit të punës dhe drejtat e

punësimit?

Përfshirja sociale dhe mbrojtja e grupeve të veçanta të njerëzve.

Barazia gjinore, trajtimi i barabartë ose mundësitë e barabarta.

Mbrojtja/ekspozimi i të dhënave personale të individëve.

Shëndeti publik dhe siguria.

Ndikimi në shëndetin dhe barazinë sociale.

Krimi, terrorizmi dhe siguria.

Rritja ose reduktimi i rrezikut të korrupsionit në sektorin publik.

Aksesi në mbrojtjen sociale, sistemet shëndetësore dhe arsimore dhe pasojat.

Kultura dhe të drejtat e njeriut.

Ndikimet e tjera sociale, në qoftë se ato konsiderohen të rëndësishme në

diskrecionin e ekipit të Vlerësimit të Ndikimit.

Ndikimet mjedisore

Ndikimet e pritshme në mjedis, vlerësimi përkatës i ndikimeve të mundshme mund të vlerësohet kundrejt kritereve të mëposhtme:

Klima.

Përdorimi i energjisë.

Cilësia e ajrit.

Cilësia e ujit, burimet detare dhe ujore.

Cilësia e tokës dhe burimet.

Biodiversiteti (flora dhe fauna) dhe diversiteti i peizazhit.

Përdorimi i tokës.

Burimet e rinovueshme dhe jo të rinovueshme.

Menaxhimi i mbetjeve.

Page 20: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 20

Niveli i zhurmës dhe numri i njerëzve të prekur nga rritja e nivelit të zhurmës.

Risqet mjedisore dhe mbrojtja e instalimeve industriale.

Mbrojtja dhe siguria e ushqimit të njerëzve dhe e ushqimit të kafshëve.

Mbrojtja nga efektet e organizmave të modifikuar gjenetikisht.

Mbrojtja nga efektet e kimikateve dhe,

Ndikimet e tjera të pritshme në mjedis, nëse vlerësohen të rëndësishme në bazë të diskrecionit të autoriteteve të kualifikuara.

Në varësi të politikës në shqyrtim, vetëm disa nga këto ndikime mund të jenë të rëndësishme për analizën e Vlerësimit të Ndikimit. Ndërkohë, është e rëndësishme që të shqyrtohen ndikimet kundrejt këtyre kritereve dhe kritereve të tjera specifike për të siguruar se në Vlerësimi i Ndikimit është marrë parasysh ndikimi i plotë.

Kriteret dhe testet e mësipërme nuk janë shteruese, prandaj fusha më të gjera dhe ndikime të mundshme të politikave duhet të konsiderohen specifike për Shqipërinë dhe për fushën ekonomike apo sektorin që është në shqyrtim.

Cilësia dhe disponueshmëria e të dhënave

Cilësia e Vlerësimit të Ndikimit varet shumë nga qëndrueshmëria dhe besueshmëria e të dhënave dhe dëshmive të përdorura në analizë. Çdo gjë duhet të bëhet për të marrë të dhënat dhe informacionet më të mira të disponueshme që janë të rëndësishme për problemin e politikave dhe opsionet që janë duke u shqyrtuar.

Është e rëndësishme që për të dhëna dhe statistika të përdoren burimet zyrtare (p.sh., raportet qeverisë, statistikat e INSTAT-it për të gjetur numrin e ndërmarrjeve apo individëve të prekur nga politikat në sektorë të caktuar). Ministritë mund të përdorin gjithashtu edhe raportet dhe vlerësimet e tyre të brendshme, si dhe kërkimet dhe studimet e kryera nga organet dhe organizatat e jashtme, por për këto duhet të ketë referenca të qarta.

Gjatë analizimit të ndikimit të politikave dhe rregulloreve të BE-së, raporti i Vlerësimit të Ndikimit përgatitur nga Komisioni Evropian mund të jetë një burim i vlefshëm të dhënash dhe informacionesh për të analizuar ndikimin mbi ekonominë shqiptare.

Është përgjegjësi e ekipit përkatës të Vlerësimit të Ndikimit që të sigurojë që në provat dhe analizat që mbështesin rekomandimin e politikave përdoren të dhëna të fuqishme dhe të sakta.

Burimet e të dhënave dhe informacionit të përdorur në Vlerësimin e Ndikimit duhet të përfshihen në raportin e Vlerësimit të Ndikimit.

Hapi 5: Zgjedhja e opsionit më të mirë dhe propozimi final

Hapi tjetër është vlerësimi dhe krahasimi i opsioneve të politikave për të përcaktuar se cili prej tyre justifikon ndërhyrjen e qeverisë duke demonstruar në mënyrë të qartë se opsioni i propozuar do të japë përfitime maksimale neto për Shqipërinë. Nëse përfitimet tejkalojnë kostot, atëherë politika/rregullimi është i justifikueshëm.

Ka dy elemente që duhet të merren parasysh:

1. Vlerësimi nëse ndërhyrja e propozuar ia vlen të ndërmerret apo jo.

2. Cili opsion sjell dobinë më të lartë neto për Shqipërinë.

Rezultati i analizës kosto-përfitim do të sigurojë informacionin e nevojshëm për të marrë vendimin dhe për të përzgjedhur opsionin më të mirë që pritet të japë përfitimin më të lartë neto për Shqipërinë. Nëse ka më shumë se dy opsione të cilat tregojnë se përfitimet janë më të larta se kostoja, atëherë duhet të përzgjidhet dhe të rekomanduar për zbatim opsioni që pritet të japë përfitimin më të lartë neto (përfitime- kosto).

Page 21: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 21

[Janë të disponueshme mjete dhe teknika të tjera analitike (p.sh., kosto-efektiviteti, kosto-efikasiteti, analiza me shumë kritere) dhe mund të përdoren për të bërë krahasimin final të opsioneve. (Metodologjia e këtyre teknikave është e disponueshme si pjesë e raportit të projektit GIZ RIA].

Hapi 6: Çështje të implementimit dhe të zbatimit

Vlerësimi i Ndikimit duhet të përdoret për të diskutuar dhe për të marrë parasysh çështjet e implementimi dhe të zbatimin në të gjithë procesin e Vlerësimit të Ndikimit. Kjo duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur në procesin e zhvillimit të politikave. Kjo ndodh për shkak se shpesh ka shumë kosto dhe risqe që përshihen në implementimin, monitorimin dhe zbatimin; analiza e këtyre çështjeve është gjithashtu e rëndësishme gjatë fazës së vlerësimit të opsioneve.

Megjithatë, çështjet e implementimit dhe të zbatimit bëhet edhe më e rëndësishme kur përzgjidhet opsioni faktik i politikës. Vlerësimi i Ndikimit duhet të diskutojë dhe të shpjegojë se si është planifikuar të zbatohet politika e re, duke përfshirë afatin kohor të aktiviteteve kryesore, burimet e financimit dhe mekanizmat e zbatimit.

Sigurimi i implementimit efektiv

Për të monitoruar dhe vlerësuar implementimin e opsionit preferuar, është e nevojshme që të identifikohet:

Zyrtari përgjegjës për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të rregullores/politikës.

Kriteret/treguesit për matjen e arritjes së qëllimeve, apo progresin drejt tyre.

Pengesat e mundshme për zbatimin e rregullores/politikës.

Masat që do të ndërmerren gjatë zbatimit në mënyrë që të arrihen objektivat e rregullores.

Çështje të pajtueshmërisë dhe të zbatimit

Hapat që duhet të merren për të siguruar që përputhshmëria dhe zbatimi janë realizuar përfshijnë sa më poshtë vijon:

Specifikimi i qartë i të gjitha kërkesave të pajtueshmërisë dhe të zbatimit.

Identifikimi i të gjitha kërkesave të pajtueshmërisë dhe të zbatimit.

Sigurimi që kostot e implementimit të përputhshmërisë dhe të zbatimit janë identifikuar të gjitha duke përfshirë edhe kërkesat për burimet njerëzore.

Diskutimi i opsioneve të pajtueshmërisë dhe zbatimit me grupet e interesit (si me palët e interesuara të brendshme ashtu edhe me ato të jashtme); kjo mund të bëhet në të gjitha fazat përkatëse të procesit për të siguruar se që është futur mund të përmbushet dhe të zbatohet.

Step 7: Faza e shqyrtimit/vlerësimit

Shqyrtimi dhe vlerësimi është një fazë kyçe në ciklin e politikave. Është e rëndësishme që në fund të bëhet vlerësimi për të konfirmuar rezultatet e ndryshimit të politikave. Kjo bëhet pasi politika është zbatuar plotësisht, gjë e cila normalisht duhet të jetë së paku një vit, por në mënyrë ideale 3-5 vjet pas zbatimit.

Page 22: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 22

Mund të argumentohet se ky hap është fillimi i procesit për shkak se përpara se të vendoset se nëse një ndryshim duhet të futet apo jo dhe se çfarë është ai ndryshim duhet të jetë përcaktuar se çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë mund të përmirësohet në variantin e preferuar.

Për të monitoruar dhe vlerësuar implementimin e opsionit preferuar është e nevojshme për të identifikuar sa më poshtë vijon:

Zyrtarin përgjegjës për monitorimin dhe vlerësimin e implementimit të rregullores/politikës.

Informacionin dhe të dhënat që do të përdoren për procesin e monitorimit dhe sa shpesh do të mblidhen të dhënat. (Për shembull: mujore, çdo tre muaj, gjashtë mujore, vjetore).

Kriteret/treguesit që do të miratohen për të vlerësuar suksesin e propozimit në zgjidhjen e problemit apo çështjes që opsioni i preferuar do të trajtojë.

Masa dhe informacione të tjera që do të ndihmojnë për të monitoruar zbatimin e opsionit të preferuar.

Pas përfundimit të planeve për monitorimin e implementimit është gjithashtu e nevojshme që të vlerësohet opsioni i zbatuar. Vlerësimi kryhet zakonisht pas implementimit të opsionit. Qëllimi i vlerësimit është të çmojë nëse opsioni i zbatuar ka zgjidhur problemin e përcaktuar dhe arritur qëllimet e variantit të preferuar pas një periudhe të caktuar kohe (për shembull 3-5 vite).

Pyetjet që mund të ndihmojnë monitorimin dhe vlerësimin e iniciativës janë:

A ekziston ende problemi identifikuar, dhe se është përsëri e nevojshme

ndërhyrja e qeverisë në të njëjtën shkallë ose në një masë më të vogël?

A janë regjistruar përmirësime të dukshme të zgjidhjes së problemit që nga koha

kur rregullimi ka hyrë në fuqi?

A janë arritur qëllimet e legjislacionit? A janë arritur qëllimet e përcaktuara në

Vlerësimin e Ndikimit përfundimtar fillestar?

A është ndikimi i opsionit të zbatuar, domethënë i legjislacionit, i barabartë me

pritshmëritë? A ka pasur pengesa, ndikime dhe probleme që nuk priteshin?

A është legjislacioni ekzistues në fuqi ende i përshtatshëm për zgjidhjen e

problemit dhe arritjen e qëllimeve të legjislacionit, domethënë të politikave

publike?

A mund të jetë e dobishme përvoja e zbatimit të opsionit për të përmirësuar

masat dhe për të arritur qëllimet?

A ekziston një boshllëk i madh aftësish që duhet të plotësohet?

Page 23: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 23

Pjesa 2-Vlerësimi i Ndikimit brenda sistemit shqiptar të politikbërjes

Hyrje

Ky seksion jep rekomandimet dhe opsionet e zbatimit të sistemit të Vlerësimit të Ndikimit (VN) brenda sistemit shqiptar të politikbërjes. Procesi aktual i kryerjes së Vlerësimit të Ndikimit në Shqipëri duhet të ndjekë metodologjinë e përcaktuar në Pjesën 1, si dhe metodologjitë dhe udhëzimet e tjera në dispozicion për institucionet qeveritare. Pjesa aktuale synon të qartësojë objektin, procesin dhe masat institucionale për futjen dhe kryerjen e Vlerësimit të Ndikimit në Shqipëri.

Zbatimi i sistemit të Vlerësimit të Ndikimit të plotë në Shqipëri do të kërkojë burime të tjera, aftësi dhe kohë. Prandaj, rekomandohet që për Shqipërinë të shqyrtohet një zbatim gradual dhe me faza i Vlerësimit të Ndikimit.

Gjatë fazës së parë fokusi duhet të jetë në futjen e Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm në të gjitha ministritë për të gjitha propozimet legjislative që janë me natyrë legjislative dhe që kërkojnë miratimin e Këshillit të Ministrave. Zbatimi i sistemit të Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm rekomandohet që të fillojë me projekt pilot dhe pastaj të zgjerohet për të gjitha ministritë gjatë vitit 2017.

Gjatë fazës së dytë të reformave duhet të futet procesi i Vlerësimit të Ndikimit të plotë për politikat dhe rregullimit kryesore që kanë ndikim të rëndësishëm dhe/ose tërheqin interes të madh politik/publik apo mediatik.

Në fazën e tretë dhe përfundimtare, duhet të futet vlerësimi ex-post i politikave. Për këtë do të jetë e nevojshme metodologji dhe udhëzime shtesë.

Objekti i Vlerësimit të Ndikimit në Shqipëri

Vlerësimi i Ndikimit (i pjesshëm ose i plotë) është i nevojshëm për të gjitha propozimet legjislative/rregullatore dhe të politikave që kërkojnë miratimin e Këshillit të Ministrave dhe që pritet të krijojnë kosto ose përfitime shtesë për biznesin, sektorin e tretë (OJF-të) ose për sektorin publik. Vlerësimet e Ndikimit rekomandohen edhe për ato propozime që kanë ndikim ose që kanë ndikim minimal, por që ka të ngjarë të tërheqin interes të madh politik/publik apo mediatik.

Në fazën fillestare (e parë) shtrirja e Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm do të përfshijë të gjitha propozimet e politikave nga ministritë që ka të ngjarë që të zbatohen përmes legjislacionit kryesor. Kjo zakonisht do të kërkojë miratimin e Këshillit të Ministrave.

Prandaj, do të jetë i nevojshëm Vlerësimi i Ndikimit të pjesshëm për të gjitha masat që janë planifikuar për t'u përfshirë në Programin Legjislativ Vjetor të Qeverisë. [Përveç kësaj, Vlerësimi i Ndikimit të pjesshëm mund të aplikohet për ato masa të politikave të cilat janë të përfshira në strategjitë dhe dokumentet e politikave që do të krijojnë kosto shtesë ose për sektorët publik, privat apo për sektorin e tretë (OJF-të) – për t’u vendosur].

Vlerësimi i Ndikimit nuk është i nevojshëm për rregullimet, politikat ose masat që kanë të bëjnë me ndonjë prej situatave të mëposhtme:

Një masë që do të merret me një situatë emergjente/fatkeqësi natyrore.

Një masë në lidhje me punët e jashtme, të mbrojtjes ose çështjet e sigurisë kombëtare.

Një vendim i pastër tatimor apo për shpenzimet (siç janë ata që miratohen dhe analizohen përmes një kuadri të ndryshëm, të tillë si Buxheti i Shtetit, PBA-ja).

Të gjitha rregullat dhe rregulloret e brendshme për atë se si funksionojnë degët ekzekutive dhe legjislative pa ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë ndaj biznesit apo sektorit të tretë.

Çdo masë që merret me rastet individuale, vendimet gjyqësore dhe çështje të tjera specifike që prekin vetëm bizneset e veçanta apo qytetarin.

Page 24: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 24

Vendimet e përkohshme që kanë të bëjnë me ngjarje apo situata të veçanta (p.sh., mbyllja e rrugëve, organizimi i aktiviteteve të mëdha).

Llojet e Vlerësimit të Ndikimit

Siç u përmend më lart, në Shqipëri janë propozuar për zbatim dy lloje të Vlerësimit të Ndikimit ex-ante:

Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm (për shumicën e propozimeve rregullatore dhe iniciativave të politikave).

Vlerësimi i Ndikimit i plotë (vetëm për masat kryesore rregullatore dhe në fazën finale të zhvillimit të politikave, dhe fillimisht përmes projekte pilot (kjo do të vendoset).

Përveç kësaj, kuadri shqyrton futjen e sistemit e vlerësimit ex-post (vlerësimi i politikave).

Vlerësimit i Ndikimit pas zbatimit/i shqyrtimit (ex-post, do të futet më vonë).

Shumica e propozimeve legjislative dhe rregullatore të cilat pritet të kenë ndikim në sektorin publik, privat apo në sektorin e tretë, siç konfirmohet nëpërmjet Testit A të dhënë në Aneksin 1, do të duhet t'i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm.

Asnjë masë nuk do të përfshihet në Programin Legjislativ Vjetor të Qeverisë pa nisjen/përgatitjen e Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm.

Përveç kësaj, rekomandohet Vlerësimi i Ndikimit të pjesshëm për të gjitha propozimet e politikave që janë të përfshira në dokumentet strategjike apo dokumentet e politikave dhe miratimi/zbatimi i të cilave do të krijojë kosto apo përfitime të mëdha.

Vlerësimi i Ndikimit i plotë do të futet gradualisht në sistemin e hartimit të politikave shqiptare. Fillimisht, ai do të kërkohet në fazën finale të zhvillimit të politikave (kur propozimi paraqitet në Këshillin e Ministrave për miratim përfundimtar), dhe vetëm për ato propozime të politikave që do të përcaktohet se kanë ndikim të rëndësishëm mbi biznesin, sektorin publik ose organizatat e shoqërisë civile. Për këtë arsye, Vlerësimi i Ndikimit i plotë duhet të shqyrtohet vetëm për propozimet më të rëndësishme rregullatore që pritet të kenë ndikimin më të madh.

Testi B në Aneksin 2 (ose variacioni i tij) mund të përdoret për të përcaktuar masat më të rëndësishme rregullatore që kërkojnë Vlerësimin e Ndikimit të plotë. Nëse është e nevojshme, Vlerësimi i Ndikimit i plotë mund të iniciohet për ato politika që ka të ngjarë që të tërheqin interes të madh politik/publik apo mediatik. Kjo do të vendoset nga ministritë e veçanta në pajtim me ZKM-në.

Rekomandohet Vlerësimi i Ndikimit pas zbatimit (ose i fazës së shqyrtimit) për politikat kryesore për të vlerësuar dhe për të çmuar ndikimet e politikave pas zbatimit. Ky rekomandohet që të futet në fazën e tretë të reformave, pasi Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm dhe i plotë të jenë mishëruar plotësisht në sistemin e hartimit të politikave.

KUTIA: Hapat kryesore të Procesit të Vlerësimit të Ndikimit në Shqipëri

Hapi 1: Vlerësimet/përzgjedhjet fillestare brenda ministrive për të vendosur se: (i) nëse Vlerësimi i Ndikimit kërkohet apo jo (masa për të zgjedhur duke përdorur kriteret e Testit A në Aneksin 1), (ii) për të përcaktuar masat kryesore rregullatore për kryerjen e një Vlerësimi të Ndikimit të plotë pas konsultimeve.

Faza 1

• Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm (ex-ante)

Faza 2

•Vlerësimi i Ndikimit i plotë (ex-ante)

Faza 3

•Vlerësimi i Ndikimit (ex-post) i fazës së shqyrtimit

Page 25: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 25

Hapi 2: Përgatitja e një Vlerësimi të Ndikimit të pjesshëm për propozimet legjislative ose rregullatore (dhe masat specifike të politikave), të cilat pritet të krijojnë kosto ose përfitime shtesë për biznesin, sektorin e tretë (OJF-të) ose për sektorin publik. Procesi i përgatitjes së Vlerësimit të Ndikimit duhet të fillohet para se masa të përfshihet në planet operacionale të ministrive të linjës. Duhet të përgatitet faza e zhvillimit të Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm para se masa të dorëzohet në ZKM për përfshirjen në Programin Legjislativ Vjetor të Qeverisë. Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm duhet të publikohet gjatë konsultimeve publike, në të njëjtën portal si projekt ligjet.

Hapi 3: Përgatitja e Vlerësimit të Ndikimit të plotë kërkohet (rekomandohet gjatë fazës së parë) vetëm për propozimet kryesore rregullatore që kanë të ngjarë të kenë ndikim të rëndësishëm. Fillimisht, kjo do të bëhet në baza pilote. Testi B i Aneksit 2 do të përdoret për të përcaktuar masat që do të kërkojnë Vlerësim Ndikimi të plotë).

Hapi 4: Vlerësimi i Ndikimit pas zbatimit rekomandohet (për fazën e tretë) për të gjitha masat që kanë pasur Vlerësimin e Ndikimit të plotë të realizuar (zakonisht pas 3-5 vjet).

Vlerësimi i Ndikimit të propozimeve të politikave të përfshira në strategjitë

Vlerësimi i Ndikimit rekomandohet për strategjitë apo dokumentet e politikave të cilat përmbajnë propozime specifike të politikave. Shumë shpesh strategjitë mbulojnë shumë propozime dhe iniciativa të politikave, dhe prandaj nuk është e mundur ose praktike për të bërë analizë të plotë të ndikimit të të gjitha propozimeve të përfshira në strategjitë, sidomos kur nuk ka informacion të mjaftueshëm në lidhje me masat ekzistuese dhe ne ndikimin e tyre të mundshëm në jetën reale.

Megjithatë, sa herë që strategjia përmban masa të veçanta të politikave të cilat pritet që të paraqiten në Këshillin e Ministrave për miratim dhe që ka të ngjarë të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin privat, në sektorin publik ose në organizatat e shoqërisë civile, do të rekomandohet Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm për të shoqëruar strategjinë/dokumentet e politikave.

[Opsioni për t'u marrë parasysh gjatë zbatimit të projekteve pilot për strategjitë]: Për një strategjie që përmban disa propozime, mund të jetë praktike për t'u përgatitur më shumë se një Vlerësim i Ndikimit i pjesshëm. Për këto strategji rekomandohet që të përgatitet një Vlerësim i Ndikimit gjithëpërfshirës, i cili do të përmbledhë dhe do të paraqesë kostot dhe përfitimet e kombinuara të propozimeve të përfshira në dokumentin e strategjisë. [Për këtë do të duhet të përgatiten udhëzime shtesë].

Kuadri i politikave të Vlerësimi i Ndikimit (pas zbatimit të Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm dhe të plotë) do të ketë dy lloje të Vlerësimit të Ndikimit (i pjesshëm dhe i plotë).

*- rekomandohet që të zbatohet nëpërmjet projekte pilot gjatë fazës fillestare. Më pas, Vlerësimi i Ndikimit i plotë mund të jetë i nevojshëm për masat kryesore rregullatore të cilat ka të ngjarë të kenë ndikimin më të madh. Kjo mund të vendoset para se të realizohet konsultimit publik.

Faza e zhvillimit tëpolitikave

Faza e konsultimit Faza finalePas zbatimi/faza e

shqyrtimit

Vlerësimi i Ndikimit i

Vlerësimi i Ndikimit i

Vlerësimi i Ndikimit i

Vlerësimi i Ndikimit i

Vlerësimi i Ndikimit i

Vlerësimi i Ndikimit i

Page 26: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 26

Fazat e Vlerësimit të Ndikimit

Raporti i Vlerësimit të Ndikimit është një dokument "i gjallë" dhe duhet të përmirësohet në të gjithë procesin e zhvillimit të politikave. Në këtë proces ka të paktën katër faza kryesore:

Faza e zhvillimit

Faza e konsultimit

Faza finale

Faza pas zbatimit/shqyrtimit

Modeli tip i Vlerësimit të Ndikimit që do të përdoret nga ministritë (shih Anekset) duhet të tregojnë qartë se me cilën fazë lidhet raporti i Vlerësimit të Ndikimit.

Hapat dhe metodologjia përkatëse të shpjeguara në Pjesën 1 të këtij dokumenti do të duhet të ndiqen kur bëhet përditësimi dhe zhvillimi i Vlerësimit të Ndikimit në të gjitha këto faza kryesore.

Raporti i Vlerësimit të Ndikimit do të duhet të përditësohet dhe të forcohet vazhdimisht për të përmirësuar cilësinë e analizave dhe për të siguruar se rekomandimi përfundimtar që jepet në raport është i bazuar në të dhënat dhe analizat më të mira të disponueshme.

Përgjegjësia për zhvillimin e Vlerësimit të Ndikimit i takon Ministrisë e cila zotëron ose sponsorizon një projekt ligj, rregullore apo masë të caktuar të politikave.

Faza fillestare/zhvillimi i politikave

Vlerësimi i Ndikimit duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur gjatë procesit të zhvillimit të politikave. Kjo mund të bëhet, për shembull, kur shqyrtohen masat e politikës që do të përfshihen në një strategji apo në një dokument politikash kryesor të një ministrie, edhe para se masa të dorëzohet në ZKM për përfshirje në Planin Operacional ose në Programin Vjetor Legjislative të Qeverisë.

Nëse nuk ka asnjë strategji apo dokument politikash të lidhur me politikën veçantë apo masën rregullatore, Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm i fazës së zhvillimit duhet të bëhet në kohën më të hershme të mundshme, para se ajo të përmendet në ndonjë dokument të planifikimit qendror të qeverisë. Për shembull, nëse një ministër identifikon një çështje apo problem të madh në një sektor apo fushë të caktuar që ka nevojë të trajtohet nëpërmjet një ndërhyrje të re të politikave, atëherë ekipi relevant përgjegjës për këtë fushë ka nevojë që të përdorë metodologjinë dhe kuadrin e Vlerësimit të Ndikimit për të analizuar problemin duke zhvilluar Vlerësim të Ndikimit të pjesshëm të fazës së zhvillimit.

Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm i fazës së zhvillimit do të duhet të zhvillohet përmes diskutimeve brendshme dhe të jashtme në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për fazën e ardhshme të procesit të zhvillimit të politikave.

Faza e konsultimit

Rekomandohet që Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm (faza e konsultimit) duhet të publikohen gjatë konsultimeve publike së bashku me projekt rregulloren ose ligjin. Kjo do t’u mundësojë të gjitha palëve të interesuara që të kuptojnë më mirë propozimin e politikave dhe se si do të ndikojnë ato. Kjo do të kontribuojë për një proces më të hapur dhe transparent të konsultimit publik.

Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm do të duhet të përditësohet (forcohet) duke përdorur prova shtesë dhe të dhënat e marra gjatë procesit të konsultimit publik. [Opsioni: në këtë fazë ministritë do të përcaktojnë (ose konfirmojnë listën origjinale të rënë dakord me ZKM – kjo do të vendoset) masat rregullatore kryesore të cilat do të duhet t'i nënshtrohen vlerësimeve gjithëpërfshirëse dhe më në thellësi përmes procesit të Vlerësimi i Ndikimit të plotë.

Faza finale

Faza finale është ajo kur paketa e nevojshme e dokumentacionit dorëzohet në ZKM për miratimin përfundimtar të Këshillit të Ministrave. Analizat dhe dëshmitë e Vlerësimit të

Page 27: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 27

Ndikimit duhet të jenë të plota dhe të sakta në këtë fazë, duke përdorur dëshmitë dhe informacionin më të mirë të disponueshëm. Vlerësimi i Ndikimit i fazës finale duhet të dërgohen në ZKM, së bashku me të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme për shqyrtimin përfundimtar (roli i njësisë së Vlerësimit të Ndikimit do të vendoset).

Nëse politika ndryshohet pas diskutimeve në Parlament, atëherë ministria përkatëse përgjegjëse (ekipi Vlerësimit të Ndikimit) duhet t’i shqyrtojë këto ndryshime dhe të përditësojë Vlerësimin e Ndikimit të fazës finale sipas nevojës. Vlerësimi i Ndikimit përfundimtar do të duhet të trajtojë vlerësimin e ndikimeve të politikës përfundimtare dhe të raportojë për të, siç është konfirmuar në ligj.

Vlerësimet e Ndikimit gjithëpërfshirëse që mbulojnë më shumë se një propozim Shpesh ligjet kryesore apo dokumentet e strategjive përmbajnë më shumë se një propozim të politikave. Prandaj rekomandohet që për këtë lloj projekt ligjesh apo dokumentesh të politikave të përgatitet më shumë se një raport i Vlerësimit të Ndikimit. Çdo Vlerësimi i Ndikimit individual duhet të analizojë këto masa të politikës individuale veç e veç (opsionet, kostot dhe përfitimet, etj).

Nëse përgatitet më shumë se një Vlerësimi i Ndikimit për një ligj apo dokument kryesor të strategjisë, atëherë këto do të duhet të jenë të kombinuara dhe të raportohen përmes një Vlerësimi të Ndikimit "gjithëpërfshirës". Ky i fundit do të përmbledhë dhe të paraqesë ndikimin e kombinuar të të gjitha propozimeve të përfshira në ligjin apo strategjinë kryesore.

Vlerësim të Ndikimit të pjesshëm të fazës së zhvillimit

Ministritë e veçanta që janë përgjegjëse për sektorët dhe fushat e politikave do të udhëheqin përgatitjen dhe përditësimin e vlerësimit të ndikimit. Ministria përkatëse ka përgjegjësinë për të planifikuar, përgatitur dhe realizuar Vlerësimin e Ndikimit të të gjitha politikave të reja që përfshihen në objektin e Vlerësimi i Ndikimit.

Duhet të krijohet një ekip i zyrtarëve të politikave brenda ministrisë për të punuar për Vlerësimin e Ndikimit. Kjo duhet të përfshijë një zyrtar të politikës, si drejtues kryesor për Vlerësimin e Ndikimit. Ekipi duhet të përfshijë edhe një ose më shumë analistë/një ekonomist dhe një jurist.

Miratimi i Vlerësimit të Ndikimit

Ministrat (ose zëvendësministrat) e veçantë që janë përgjegjës për një fushë të caktuar të politikave duhet të aprovojnë dhe të miratojnë Vlerësimet e Ndikimit në të paktën dy faza kyç - në fazën e konsultimeve dhe në fazën e fundit, kur raporti i Vlerësimit të Ndikimit paraqitet në Këshillin e Ministrave për miratim përfundimtar.

Miratimi nga ministri (zëvendësministri) duhet të konfirmojë se, në bazë të dëshmive dhe informacioneve më të mira të disponueshme, raportet përkatëse të Vlerësimit të Ndikimit japin një vlerësim të arsyeshëm të kostove, të përfitimeve dhe të risqeve të mundshme të ndërhyrjes kryesore të rekomanduar të politikave.

Koha që kërkohet për përgatitjen e Vlerësimit të Ndikimit

Koha faktike e nevojshme për përfundimin e një Vlerësimi të Ndikimit varet nga lloji dhe natyra e propozimit të politikës apo projekt ligjit që shqyrtohet. Kjo mund të variojë nga 6 dhe 18 muaj, nga zhvillimi shumë i hershëm deri në fazën përfundimtare. Është gjithashtu e mundur përgatitja e Vlerësimit të Ndikimi brenda një periudhe të shkurtër, por kjo duhet të shmanget kur është e mundur. Prandaj, përgatitja e hershme dhe planifikimi i politikave brenda ministrive është e rëndësishme. Kohëzgjatja e procesit përgatitor të Vlerësimit të Ndikimit pasqyron në masë të madhe kohën e nevojshme për përgatitjen dhe miratimin e një projekt ligji apo politike të re. Megjithatë, procesi Vlerësimi i Ndikimit nuk merr fund pasi të miratohet politika apo ligji. Raporti Vlerësimi të Ndikimit rekomandohet të përdoret për të monitoruar zbatimin e politikës dhe për t’u përgatitur për shqyrtimin pas zbatimit.

Page 28: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 28

Në vijim janë hapat kryesorë që rekomandohen për procesin e zhvillimit të Vlerësimit të Ndikimit në Shqipëri. Këto hapa mund të rregullohen/ndryshohen bazuar në rezultatet e diskutimeve përfundimtare brenda qeverisë (kjo do të vendoset).

Hapat kryesore në procesin e zhvillimit të Vlerësimit të Ndikimit në Shqipëri

1. Njësitë e politikave në kuadër të ministrive iniciojnë propozime të reja të politikës (në bazë të kërkesës /marrëveshje paraprake me ministrin përkatës). Ekipi politikave kryen vlerësimin fillestar për të vendosur nëse është i nevojshëm apo jo Vlerësimi i Ndikimit. Përgatitja e Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm të fazës së zhvillimit iniciohet për ato politika që janë në objektin e politikës së Vlerësimit të Ndikimit.

2. Ministri nxjerr urdhër për miratimin e propozimeve të reja të politikave, konfirmon objektivat e politikës për përfshirje në Planin Operacional dhe Programit vjetor analitik të Akteve; Ministri krijon një grup ministror pune për të udhëhequr zyrtarisht zhvillimin e Vlerësimit të Ndikimit dhe hartimin e legjislacionit (duke përfshirë të paktën një udhëheqës të politikave, një jurist dhe një ekonomist). Çdo propozim i ri i politikës iniciuar nga ministria përmes këtij urdhri duhet të ketë një raport të përgatitur për Vlerësimin e Ndikimit të pjesshëm.

3. Ekipi Vlerësimit të Ndikimit analizon masat politike dhe ndikimin e tyre duke përdorur modelin tip të Vlerësimit të Ndikimit (të pjesshëm) të fazës së zhvillimit që është dhënë në Aneksin 4, dhe duke përdorur metodologjinë e rënë dakord. Kjo duhet të bëhet në të njëjtën kohë që masa dorëzohet për t’u përfshirjë në planin operacional.

4. ZKM-ja do të kontrollojë listën e të gjitha propozimeve të reja që janë paraqitur nga ministritë për t’u përfshirë në planin operacional ose në programim analitik të akteve apo në ndonjë plani tjetër qeveritar për të siguruar se procesi i Vlerësimit të Ndikimit dhe kërkesat janë ndjekur dhe se është përgatitur raporti i Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm të fazës së zhvillimit.

5. Masat përfshihen/konfirmohen në planet operacionale dhe në programin analitik të akteve të Qeverisë. Ministritë vazhdojnë të punojnë për Vlerësimin e Ndikimit të pjesshëm të fazës së zhvillimit për t'u përgatitur për fazën e konsultimit.

6. Nisin konsultimet e brendshme në mes të ministrive të ndryshme; projekt Vlerësimi i Ndikimit të pjesshëm i fazës së konsultimit ndahet me ministritë; provat dhe analizat e paraqitura në Vlerësimi i Ndikimit të fazës së konsultimeve diskutohen në mes të ministrive për të siguruar se vlerësimi i tyre të brendshëm (p.sh., ndikimi fiskal, ndikimi mjedisor, përputhshmëria me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim) merret parasysh me analizën e Vlerësimit të Ndikimit.

7. Ekipi i Vlerësimi i Ndikimit në ministri finalizon Vlerësimin e Ndikimit (të pjesshëm) të fazës së konsultimit dhe e përgatit për botim. [Ministri/zëvendësministri përkatës aprovon raportin e Vlerësimit të Ndikimit të fazës së konsultimit].

8. Realizohet konsultimi publik. Raporti i Vlerësimit të Ndikimit (i pjesshëm) i fazës së konsultimit duhet të publikohet së bashku me projekt ligjin, projekt strategjinë apo dokumentin e politikave.

9. Rezultati i konsultimeve publike, provat shtesë dhe të dhënat e mbledhura gjatë procesit të përdoren për të përditësuar analizën dhe për të forcuar dëshmitë bazuara në Vlerësimin e Ndikimit. Ekipi i Vlerësimit të Ndikimit fillon përgatitjen e Vlerësimi i Ndikimit të pjesshëm të fazës përfundimtare.

10. Ministritë përgatisin paketën e të gjitha dokumentet e nevojshme që kërkohen për miratimin e Këshillit të Ministrave dhe i paraqesin ato pranë ZKM-së. Departamenti Ligjor dhe Njësia e Vlerësimi i Ndikimit duhet të kontrollojnë përmbajtjen/cilësinë e dokumentacionit. ZKM-ja mund të kërkojë informacione apo sqarime shtesë për të siguruar se cilësia e Vlerësimit të Ndikimit plotëson standardet minimale të përcaktuara nga metodologjia. Më pas, Vlerësimi i

Page 29: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 29

Ndikimit (i pjesshëm) i fazës përfundimtare do të përgatitet, aprovohet nga ministri/zëvendës ministri përkatës për t’u dorëzuar në Këshillin e Ministrave për miratim përfundimtar.

11.

Vlerësimi i Ndikimit i fazës finale dorëzohet në ZKM së bashku me të gjithë dokumentacionin përkatës. Njësia e Vlerësimit të Ndikimit në ZKM shqyrton cilësinë e analizave. Ajo mund të kundërshtojë analizat dhe provat dhe/ose mund të kërkojë informacion dhe sqarime shtesë. Vlerësimi i Ndikimit i fazës përfundimtare, së bashku me të gjitha informatat e tjera, dorëzohet në Këshillim e Ministrave për miratim përfundimtar.

12. Pas miratimit të Këshillit të Ministrave, raporti i Vlerësimi i Ndikimit i fazës përfundimtare dorëzohet në Kuvend, së bashku me të gjitha dokumentet e tjera të rëndësishme.

13. Nëse janë bëtë ndryshime në hartimin e politikave apo në organizimet e implementimit ose të zbatimit, atëherë Vlerësimi i Ndikimit do të duhet të përditësohet për t’i reflektuar këto ndryshime.

14. Fillon zbatimi i politikës. Informacioni dhe të dhënat e Vlerësimit të Ndikimit përdoren gjatë monitorimit.

15. Shqyrtohet Vlerësimi i Ndikimit për fazën e rishikimit pas zbatimit pasi politika të jetë zbatuar plotësisht (pas 3-5 vjetësh).

Në Aneksin 3 jepet diagrami i hapave kyç.

Niveli i Analizës së Vlerësimit të Ndikimit Rregullator të pjesshëm dhe të plotë

Rekomandohet që gjatë fazës së parë të reformave (pilotimit dhe zbatimit të Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm), fokusi i qeverisë të përqendrohet në futjen e proceseve, mjeteve dhe modeleve tip kryesore për kryerjen e analizave bazë të ndikimeve. Analiza e plotë dhe në thellësi e ndikimeve me monetarizimin e kostove dhe përfitimeve kërkon aftësi të mëdha dhe ekspertizë brenda ministrive. Nuk është praktike që kjo të realizohet në këtë fazë me burimet aktuale dhe brenda afatit të shkurtër për reformat.

Megjithatë, udhëzimet e mëposhtme mbi kërkesat minimale të nivelit të analizës mund t’i ndihmojnë autoritetet shqiptare për të planifikuar dhe për t’u përgatitur për zbatimin e sistemit të plotë të Vlerësimi i Ndikimit gjatë një periudhe më të gjatë kohore.

Në përgjithësi, analiza e Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm të përgatitur nga ministritë e linjës duhet të ndjekë metodologjinë dhe këshillat e dhëna në Pjesën 1 të dokumentit aktual. Niveli i pritshëm i analizës për Vlerësimin e Ndikimit të pjesshëm duhet të jetë në përpjesëtim me çështjen që po diskutohet, me ndikimin i saj ka të mundshëm dhe kompleksitetin e mbledhjes së të dhënave dhe dëshmive për analizat. Kjo ka të bëjë në veçanti me vlerësimin e opsioneve dhe matjen sasiore dhe monetarizimin e ndikimeve (sidomos të përfitimeve), të cilat nuk mund të bëhen plotësisht (edhe pse kjo rekomandohet, kur është e mundur).

Page 30: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 30

Gjatë fazës së 1 të procesit të futjes së Vlerësimit të Ndikimit, Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm në fazën e konsultimit duhet të përmbajë, si minimum, diskutimin cilësor të ndikimeve (kostot dhe përfitimet) të opsionit kryesor që është duke u shqyrtuar. Në fazën përfundimtare Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm duhet të përpiqet që të masë disa kosto (dhe përfitime ku është e mundur). Në këtë fazë nuk kërkohet monetarizimi i plotë.

Njësia e Vlerësimit të Ndikimit në ZKM duhet të hartojë udhëzime shtesë mbi kërkesat minimale për analizën e politikave të ndryshme. Njësia e Vlerësimit të Ndikimit duhet të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të kuptuar dhe zbatuar metodologjinë e kërkuar dhe mjetet analitike për të kryer vlerësimin e plotë

Gjatë fazës së dytë të reformave do të futet Vlerësimi i Ndikimit i plotë, fillimisht me anë të projekteve pilot. Vlerësimi i Ndikimit i plotë duhet të ofrojë analizën shumë më të fuqishme të ndikimeve me rigorozitet dhe forcë shtesë për të gjitha pjesët e Vlerësimit të Ndikimit. Kjo mund të kërkojë që të përfshihen më shumë burime analitike dhe ekspertë të jashtëm gjatë projekteve pilot (kjo duhet të diskutohet dhe të bihet dakord).

Për këtë arsye, dallimi në mes të Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm dhe të plotë është kryesisht në aspektin e thellësisë, fuqisë, rigorozitetit dhe gjithëpërfshirës së analizës së ndikimeve, risqeve dhe pasojave. Vlerësimi i Ndikimit i plotë duhet të marrin parasysh gjithashtu risqet dhe pasojat më të gjera dhe të sigurojë analizë të detajuar të ndikimit për sa i takon llojit (kostoja administrative kundrejt kostos së politikave).

Aneksi 7 jep disa udhëzime të mëtejshme për nivelet e ndryshme të analizave që do të kërkohet nga Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm dhe i plotë.

Politika e Vlerësimit të Ndikimit për masat që kërkohen për harmonizimin me BE-në

Gjatë përafrimit të legjislacionit shqiptar me direktivat e BE-së apo futjen e rregullave të reja të brendshme për të zbatuar rregulloret e BE-së, të gjitha përpjekjet duhet të bëhen për të siguruar që futja e ligjeve dhe rregulloreve të reja të minimizojë koston dhe barrën shtesë mbi ekonominë. Procesi i Vlerësimit të Ndikimit duhet të ndihmojë Ministrinë e Integrimit Evropian dhe ministritë e linjës që të analizojnë sistematikisht kostot dhe përfitimet e ndryshimeve të ndryshme ligjore dhe opsionet që kërkohet gjatë procesit të harmonizimit.

Kutia: Parimet e transpozimit të BE-së (miratuar)

Qeveria mund të marrë parasysh pyetjet dhe çështjet e mëposhtme, kur inicion një ndryshim legjislativ për të harmonizuar legjislacionin kombëtar me të drejtën e BE-së:

Sigurimin se qeveria nuk shkon përtej kërkesave minimale të masës e cila është

Page 31: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 31

duke u transpozuar.

Kërkimin, kur është e mundur, për të zbatuar politikën dhe detyrimet ligjore të BE-së nëpërmjet përdorimit të alternativave ndaj rregullimit.

Sigurimin që bizneset nuk janë vënë në disavantazh konkurrues në krahasim me homologët evropianë.

Përdorimin e kopjimit për transpozimin, ku është në dispozicion, përveç se nëse kjo do të ndikojë negativisht në interesat shqiptare në krahasim me homologët evropianë

Sigurimit që masa e zbatimit hyn në fuqi në afatin e transpozimit të përcaktuar në një direktivë ose në një kohë kur kostoja e rregullimit të ri është minimale.

Nëse legjislacioni dhe rregullat e lejojnë atëherë të çmohet përfshirja e detyrës ligjore për rishikimin ministror çdo pesë vjet.

Vlerësimi i Ndikimit për çdo masë të përfshirë në kuadër të procesit të përafrimit ligjor të BE-së duhet të përfshijnë sa më poshtë vijon:

Vlerësimet e ndikimeve të harmonizimit ligjor.

Lejimin e krahasimit të legjislacionit ekzistues kombëtar me legjislacionin evropian që do të futen dhe ndikimet e tyre.

Qëllimi i kësaj lloj analize dhe krahasimi është që të zbulojë ndryshimet ligjore dhe institucionale që duhet të adresohen. Këto ndryshime duhet të identifikohen në kuptimin e kërkesave, masave, mekanizmave dhe procedurave të zbatimit dhe të kërkesave organizative të nevojshme për zbatimin. Duhet të identifikohen dhe të maten vetëm dallimet në mes të legjislacionit ekzistues dhe të BE-së. Është pikërisht ndikimi i ndryshimit nga pozicioni ekzistuese që duhet të identifikohet. Kjo duhet të konsiderohet si pjesë e një analize të rregullt e opsioneve, si pjesë e procesit të zhvillimit të Vlerësimit të Ndikimit.

Ka disa çështje të tjera që duhet të merren parasysh për ligjet ose rregulloret që janë bërë si pjesë e harmonizimit të BE-.

1 Nuk ekziston opsioni i “status quo-së”

Në shumicën e rasteve nuk ekziston opsioni i “status quo-së” pasi ekziston detyrimi (angazhimi) për harmonizimin. Megjithatë, duhet të ketë analiza të opsioneve të ndryshme (duke përfshirë kohën dhe zbatimin) gjë e cila lejohet në legjislacionin e BE për të minimizuar koston shtesë.

Vlerësimi i Ndikimit duhet të identifikojë të gjitha opsionet e tjera të mundshme për t’u përdorur për harmonizimin, duke përfshirë ato rregullatore dhe jo rregullatore dhe duhet të shikohen në aspektin e:

Harmonizimit të pjesshëm

Harmonizimit të plotë

2 Shqyrtimi me kujdes i të gjitha opsioneve në Vlerësimin e Ndikimit

Këto opsione dhe të gjitha alternativat ndaj rregullimit duhet të shqyrtohen me kujdes në Vlerësimi i Ndikimit dhe të ndahen me të gjitha palët e interesuara: qeveri; biznes dhe organizatat e shoqërisë civile.

Gjatë përgatitjes së Vlerësimit të Ndikimit për BE-në merren parasysh të gjitha ndikimet në ekonomi të tilla si: në tregti, konkurrencë, turizëm, investime dhe të hyra të tjera ekonomike. Për qëllime të harmonizimit fokusi kryesor është në sa më poshtë vijon:

Të dhënat statistikore specifike të Evropës për ndikimet në sektorë të veçantë ekonomik dhe,

Palët e interesuara të synuara që janë të varura nga tregtia e BE-së.

Page 32: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 32

Detyrimet e Acquis që mund të përfshijnë palët e interesuara lokale që bëjnë tregti apo që nuk bashkëveprojmë me BE-në, por që ende preken direkt apo indirekt nga rregullimi.

3 Grupimi i rregulloreve të BE-së në mënyrë logjike

Një pjesë e legjislacionit të BE-së mbulon më shumë se një fushë kryesore të politikës. Prandaj, harmonizimi i legjislacionit të BE-së mund të kërkojë më shumë se një ligj ose rregullore kombëtare. Rregulloret evropiane duhet të grupohen në rregulloret të strukturuara dhe të ndërvarura në mënyrë logjike për të ndihmuar analizimin e ndikimeve. P.sh., rregulloret e menaxhimit të mbetjeve ose rregulloret e transportit rrugor, etj; nëse është e mundur Vlerësimi i Ndikimit duhet të identifikojë ndikimet e rregullimit të veçantë, por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë të vlerësojë ndikimet e të gjitha rregulloreve të lidhura/të ndërvarura. Për të kombinuar dhe paraqitur rezultatet e më shumë se një politike të mbuluar nga një rregullore e BE-së mund të përdoret një Vlerësimi Ndikimi gjithëpërfshirës (diskutuar në seksionin e mëparshëm).

4 Shqyrtimi i Vlerësimeve të Ndikimit nga vendet e tjera të anëtarësimit

Të shikohet mundësia e shqyrtimit të Vlerësimeve të Ndikimit nga vendet e tjera të anëtarësimit; të identifikohen ata me ndikime të ngjashme dhe të shqyrtohet mundësia e përdorimit të analizës si pikë referimi. Përdorimi i përvojës së harmonizimit të vendeve që janë anëtarësuar më parë në BE mund të jetë e dobishme dhe mund të identifikojë ndikimet e paidentifikuara më parë që janë të rëndësishme për përvojën shqiptare.

5 Vlerësimet e Ndikimit ekzistuese të BE-së janë një burim i dobishëm dëshmish

Shumica e Direktivave dhe e Rregulloreve të BE-së kanë kryer tashmë Vlerësimin e Ndikimit në nivel të Komisionit Evropian. Këto Vlerësime të Ndikimit të BE-së janë burim i dobishëm informacioni dhe dëshmish të cilat duhet të merren parasysh dhe të përdoren gjatë përgatitjes së Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm ose të plotë në Shqipëri.

6 Identifikimi i kërkesave të zbatimit

Identifikimi në Vlerësimin e Ndikimit se si mund të zbatohen këto ndryshime për shkak të harmonizimit dhe identifikimi se kush duhet të zbatojë ndryshimet, p.sh. ministritë shqiptare apo organet e tjera të tilla si pushtetin lokal.

Transparenca dhe publikimi i raporteve të Vlerësimit të Ndikimit

Transparenca është parimi i parë i rregullimit/politikbërjes së mirë, prandaj, për këtë arsye, është e domosdoshme që procesi Vlerësimi i Ndikimit të tregojë qartë se është ndjekur procesi i rregullt kur janë marrë vendimet dhe rezultatet e këtij procesi janë publikuar.

Vlerësimet e Ndikimit të mëposhtme duhet të publikohen:

Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm në fazën e konsultimit së bashku me projekt rregullimin/politikën për të cilën bëhet konsultimi.

Vlerësimi i Ndikimit i pjesshëm pas konsultimit dhe i përditësuar si rezultat i konsultimeve.

Dorëzimi me projekt ligjet në Parlament dhe publikimi.

Publikimi në internet i projekt Vlerësimit të Ndikimit përfundimtar.

Të gjitha Vlerësimet e Ndikimit duhet të publikohen në të njëjtën faqe të internetit dhe të mbahen në nivel qendror nga Njësia e Vlerësimit të Ndikimit në ZKM. Aksesi në informacion në lidhje me procesin e Vlerësimit të Ndikimit duhet të jetë nëpërmjet një portali të vetëm domethënë nëpërmjet "zyrës me një ndalesë".

Informacionet dhe provat e paraqitura në Vlerësimin e Ndikimit për mbështetjen e zhvillimit të politikave duhet të jenë nga zyrtarë dhe burime të besueshme (dhe burimet duhet të citohet në raportin e Vlerësimit të Ndikimit).

Page 33: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 33

Pjesa 3: Drejtimi dhe zbatimi i politikës së Vlerësimit të Ndikimit në Shqipëri

Procesi i Vlerësimit të Ndikimit do të ndikojë në pothuajse të gjitha institucionet qeveritare të përfshira në procesin e hartimit të politikave. Si i tillë, është e rëndësishme që përgatitja dhe zbatimi i reformave të koordinohet nga një njësi apo funksion qendror i Vlerësimit të Ndikimit.

Politika e Vlerësimi i Ndikimit duhet të hartohet zyrtarisht brenda qeverisë. Ky funksion duhet të jetë në zemër të qeverisë dhe i duhen dhënë kompetencat e duhura për të funksionuar siç duhet.

Njësia ose funksioni i ri i Vlerësimit të Ndikimit do të zotërojë politikën e Vlerësimit të Ndikimit, këtë metodologji dhe do të sigurojë mbikëqyrjen e duhur dhe funksionin mbështetës gjatë zbatimit të Vlerësimit të Ndikimit. Ajo duhet gjithashtu të shqyrtojë dhe të përditësojë metodologjinë, kur dhe ku të jetë e nevojshme, duke përdorur rezultatet e projekteve pilot dhe kontributin e marrë nga kolegët.

Aftësitë dhe ndoshta burimet shtesë do të jenë e nevojshme për zbatimin e Vlerësimit të Ndikimit të plotë në të gjitha ministritë e linjës. Duke pasur parasysh organizimin ekzistues institucional brenda qeverisë, funksioni/njësia e Vlerësimit të Ndikimit rekomandohet që të ngrihet brenda ZKM-së.

Organizimi specifik institucional/strukturor i njësisë së Vlerësimi i Ndikimit do të përcaktohet pas diskutimeve të mëtejshme me zyrtarë të lartë qeveritarë.

Aktorët kryesorë të procesit të Vlerësimit të Ndikimit

[Më poshtë janë dhënë disa rekomandime dhe sugjerime në lidhje me rolin e institucioneve të ndryshme qeveritare dhe ministrive në procesin e Vlerësimi i Ndikimit. Këto mund të rishikohen/ndryshohen në bazë të rezultatit të raundit të fundit të diskutimeve brenda qeverisë].

Një njësi e re (ose funksion i ri) i Vlerësimit të Ndikimit në ZKM

Në qeverinë qendrore (ZKM) duhet të krijohet një njësi ose funksion i Vlerësimit të Ndikimit për të udhëhequr zbatimin e reformave dhe për të siguruar udhëzime dhe mbështetje për ministritë e linjës për politikën e Vlerësimit të Ndikimit dhe metodologjinë e lidhur me të.

Njësia (ose funksioni) i Vlerësimit të Ndikimit do të ofrojë udhëzime të rregullta dhe mbështetje për të gjitha ministritë e linjës gjatë të gjitha fazave të procesit të zhvillimit të Vlerësimi i Ndikimit.

Page 34: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 34

Sqarime për çështje të ndryshme metodologjike.

Udhëzime se si të plotësohen modelet tip të Vlerësimit të Ndikimit.

Rishikimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i metodologjisë së Vlerësimit të Ndikimit.

Njësia e Vlerësimit të Ndikimit do të kryejë funksionin e rëndësishëm të mbikëqyrjes dhe kontrollit në të gjithë procesin, të tillë si:

Shqyrton rezultatin e procesit fillestar të kontrollimit për të siguruar se të gjitha politikat legjitime i nënshtrohen Vlerësimit të Ndikimit.

Shqyrton cilësinë së Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm (dhe të plotë) kur dorëzohet në ZKM. Kundërshton ministritë dhe kërkon informacion dhe analizë shtesë në rast të problemeve të mëdha dhe mangësive të gjetura në Vlerësimin e Ndikimit.

Menaxhon procesin e përgjithshëm dhe mbështet zbatimin.

Njësia/funksioni do të kërkojë të paktën 2-3 zyrtarë, mundësisht analistë/ekonomistë, të cilët do të zotërojnë metodologjinë aktuale (të rishikuar dhe të përditësuar rregullisht) dhe do t’i japin udhëzime ministrive të linjës për aspektet praktike të zbatimit. Ata gjithashtu duhet të kryejnë funksionin e kontrollit dhe të mbikëqyrjes së nevojshme për të siguruar që procesi dhe niveli i analizës në Vlerësimin e Ndikimit të përgatitur nga ministritë përmbush standardet minimale të kërkuara.

Meqë fokusi kryesor i reformave në fazën fillestare (të parë) janë masat rregullatore/ligjore, njësia/funksioni i Vlerësimit të Ndikimit duhet të jetë i lidhur ngushtë me Drejtorinë Ligjore të ZKM-së (pasi ajo kryen tashmë kontrollin përfundimtar dhe shqyrtimin e paketave të dokumentacionit të paraqitur nga ministritë, si dhe menaxhimin e planit operacional dhe procesin e zhvillimit të Programit Legjislativ Vjetor).

Në të njëjtën kohë, meqë metodologjia mund të zbatohet edhe për propozimet e politikave në një fazë më të hershme të zhvillimit të politikave, atëherë roli i njësive të tjera të ZKM-së, si njësia përgjegjëse për Studimin e Politikave dhe Strategjive, mund të ndryshohet për të dhënë këshilla dhe udhëzime shtesë për zbatimin e politikave të Vlerësimit të Ndikimit në lidhje me këtë lloj propozimesh të politikave.

Departamenti i Legjislacionit dhe i Monitorimit të Programeve (ZKM)

Departamenti luan një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe monitorimin e zbatimit të programit legjislativ të qeverisë. Departamenti do të vazhdojë kryerjen e shqyrtimit dhe të kontrollit përfundimtar të cilësisë të të gjitha projekt ligjeve (dhe dokumenteve shoqëruese) para se ato të paraqiten në Këshillin e Ministrave për miratim.

Procesi i Vlerësimit të Ndikimit do të integrohet në këtë proces. Prandaj, departamenti mund të përdorë provat dhe analizat e paraqitura në raportin e Vlerësimit të Ndikimit për të kryer funksionin e tij bazë. Kjo do të lidhet kryesisht me masat legjislative.

Njësia e Monitorimit të ZKM-së do të luajë një rol të rëndësishëm në sistemin e ri pasi ajo drejton dhe mbikëqyr përgatitjen e planeve operacionale dhe Programit Legjislative Vjetor të Qeverisë. Njësia do të duhet që të kontrollojë raportet e Vlerësimit të Ndikimit dhe të sigurojë se cilësia dhe standardet e Vlerësimit të Ndikimit janë plotësuar përpara se masat të përfshihen në këto plane të qeverisë.

Departamenti i Programimit të Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj (ZKM)

Departamenti do të udhëheqë zbatimin e politikave të Vlerësimit të Ndikimit në marrëdhëniet me propozimet e politikave jo-rregullatore dhe masat e përfshira në strategjitë dhe programet. Mund të kenë nevojë për të futur një proces të veçantë dhe metodologji shtesë për të dhënë udhëzime të mëtejshme mbi analizën e këtyre politikave, si pjesë e procesit të zhvillimit të strategjive dhe dokumenteve të politikave.

Departamenti, në bashkëpunim të ngushtë me njësinë/funksionin e Vlerësimit të Ndikimit do të ofrojë udhëzime dhe mbështetje për ministritë e linjës për përdorimin e metodologjisë së Vlerësimit të Ndikimit gjatë zhvillimit të propozimeve të politikave në kuadër të materialeve dhe të dokumenteve strategjike. Kjo mund të përfshijë konceptin e një Vlerësimi të Ndikimit

Page 35: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 35

gjithëpërfshirës për dokumentet kryesore strategjike që mund të përmbajnë disa Vlerësime të Ndikimit mbi propozimet e ndryshme të politikave.

Ministria e Integrimit Evropian

Ministria e Integrimit Evropian do të vazhdojë të jetë në krye të procesit të harmonizimit të BE-së brenda qeverisë shqiptare. Në veçanti, ajo do të japë sqarime dhe udhëzime në lidhje me kërkesat e procesit të harmonizimit të BE-së gjatë procesit të zhvillimit të Vlerësimi i Ndikimit.

Ministria do të përdorë raportin e Vlerësimit të Ndikimit për të kuptuar plotësisht ndikimet e mundshme dhe pasojat e politikës së propozuar në procesin e integrimit në BE.

Raporti i Vlerësimit të Ndikimit do të tregojë në faqen e parë origjinën e politikës së propozuar (e brendshme ose e BE-së) dhe do të përmendet emri i direktivës së BE-së.

Ministria e Financave

Ministria e Financave ka një rol të rëndësishëm në procesin e përgjithshëm të Vlerësimit të Ndikimit. Procesi i Vlerësimit të Ndikimit do të ndihmojë Ministrinë e Financave për të nxitur disiplinën fiskale dhe për të siguruar që ministritë të kryejnë analizat e nevojshme për të mbështetur iniciativat e reja të politikave që ka të ngjarë të kenë ndikim fiskal. Kjo do të ndihmojë dhe të kontribuojë në planifikimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit dhe të Planit Buxhetore Afatmesëm të përgjithshëm.

Çdo kosto shtesë që rrjedh nga propozimi i ri i politikës do të duhet të vlerësohet dhe të raportohen në raportin e Vlerësimit të Ndikimit. Kjo do të ndihmojë zyrtarët e Ministrisë së Financave që të kryejnë vlerësimin e tyre të ndikimit fiskal në mënyrë më efektive dhe të japin mendimin e tyre, siç kërkohet nga rregullat ekzistuese.

Roli aktual i Ministrisë së Financave në procesin e Vlerësimi i Ndikimit mund të diskutohet dhe të zgjerohet (për të siguruar që metodologjia mbështet vlerësimin e saj të brendshëm të ndikimit fiskal të politikave të reja) pas projekteve pilote të fazës fillestare.

Ministria e Drejtësisë

Ministria do të përdorë raportin e Vlerësimit të Ndikimit për të kuptuar objektivat dhe arsyen e të gjitha projekt ligjeve dhe rregulloreve për të cilat kërkohet që të nxirret një opinion zyrtar.

Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë

Ministria e Ekonomisë do të përfitojnë nga sistemi i Vlerësimit të Ndikimit pasi ai do të ndihmojë për të krijuar një proces sistematik të analizimit të ndikimeve në biznes.

Ministria mund të përdorë mjetin e Vlerësimit të Ndikimit për të filluar dhe për të krijuar një thjeshtësim të gjerë dhe programim më të mirë të rregullimit për të reduktuar barrën rregullatore dhe kostot ndaj biznesit dhe për të përmirësuar më tej mjedisin e biznesit në Shqipëri. Kjo është e rëndësishme veçanërisht për krijimin e ndikimit në NVM-të,

Ministria e Mjedisit

Ministria e Mjedisit është përgjegjëse për kryerjen e Vlerësimit të Ndikimit në mjedis të politikave dhe projekt ligjeve. Provat dhe analiza e paraqitur në raportin e Vlerësimit të Ndikimit në lidhje me ndikimin mjedisor do të vlerësohen nga ekspertët e Ministrisë së Mjedisit për të siguruar se është realizuar plotësisht vlerësimi i ndikimit në mjedis.

Zyra e Kabinetit e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Zyra e Kabinetit e Ministres për Inovacionin dhe Administratën Publike

Këto Kabinete udhëheqin procesin e konsultimit publik. Do të jetë e rëndësishme që të sigurohet se procesi i ri Vlerësimi i Ndikimit është ngulitur plotësisht në kërkesat ekzistuese dhe në proceset që përdoren për të kryer konsultime publike për projekt ligjet dhe strategjitë kryesore. Siç rekomandohet më lart, konsultimi publik duhet të përfshijë edhe raportin e Vlerësimit të Ndikimit të fazës së konsultimit (i cili mund të publikohet në të njëjtin portal të konsultimit publik të administruar nga këto ministri).

Page 36: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 36

Drejtuesit përkatës të konsultimit në ministri kanë gjithashtu rol edhe në zbatimin e reformave të Vlerësimit të Ndikimit në ministritë e linjës.

Zyra e Kabinetit të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin mund të përdorë raportin e Vlerësimit të Ndikimit për të shqyrtuar dhe kontrolluar cilësinë e Memorandumit Shpjegues dhe informacionin e dhënë nga ministritë e linjës. Ata do të sigurojnë që informacioni dhe analiza në versionin e fundit të Vlerësimit të Ndikimit është në përputhje me Memorandumin Shpjegues.

Rrjeti i Vlerësimit të Ndikimit në ministri

Është e rëndësishme për të krijuar një rrjet të drejtuesve të Vlerësimit të Ndikimit në ministritë e linjës. Të paktën një zyrtar do të duhet të emërohet në çdo ministri për të udhëhequr zbatimin e Vlerësimit të Ndikimit. Në rastin ideal duhet të ketë një zyrtar të dytë që të veprojë si zëvendësues në kohën kur mungon zyrtari i parë.

Takimet e rregullta dhe diskutimet do të duhet të bëhet me Njësinë e Vlerësimit të

Ndikimit dhe për çdo ministri dhe me të gjitha ministritë.

Ata duhet t’i japin këshilla dhe mbështetjen e parë zyrtarëve të ministrisë në procesin

e zhvillimit të Vlerësimit të Ndikimit.

Ministritë të cilat kanë proceset dhe kërkesat e tyre të brendshme për kryerjen e shqyrtimit të projekt legjislacionit duhet të përdorin procesin e ri të Vlerësimit të Ndikimit për të aplikuar kontroll shtesë dhe për të siguruar se procesin e ri është në përputhje të plotë me procesin e tyre (p.sh., për mjedisin, etj.).

Page 37: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 37

ANEKSET

Modelet tip dhe udhëzime të mëtejshme për procesin dhe metodologjinë e Vlerësimit të Ndikimit.

Page 38: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 38

ANEKSI 1: TESTI A- KRITERET E KONTROLLIT FILLESTAR NGA MINISTRITË Vlerësim i Ndikimit të pjesshëm do të jetë i nevojshëm për të gjitha propozimet të cilat kërkojnë miratimin e Këshillit të Ministrave dhe që janë vlerësuar si propozime që krijojnë kosto apo përfitime për organizatat publike, private ose të shoqërisë civile. Ministritë do të përdorin pyetjet e mëposhtme për të përcaktuar nëse ka të ngjarë të ketë apo jo kosto dhe përfitime shtesë si rezultat i ndërhyrjes së re. Testi do të kryhet së brendshmi nga ministritë.

KRITERET QË PËRCAKTOJNË NËSE KA APO JO NDIKIM TË RËNDËSISHËM

Po/Jo

1. [Kur të zbatohet] a do të krijojë rregullimi/ligji/politika kosto ose përfitime shtesë për sektorin publik, biznesin apo organizatat e shoqërisë civile?

Po/Jo

2. Masa nuk është një nga të mëposhtmet:

Nuk është një ndryshim i vogël teknik i një ligji kryesor.

Një masë që merret në një situatë emergjente/fatkeqësi natyrore.

Një masë që lidhet me punët e jashtme, të mbrojtjes ose çështjet e sigurisë kombëtare.

Një vendimi i pastër tatimor apo shpenzimesh, pasi ata aprovohen dhe analizohen me anë të një kuadri të ndryshëm (Buxheti i Shtetit, PBA-ja).

Është për rregullat dhe rregulloret e brendshme se si funksionojnë degët ekzekutive dhe legjislative.

Çdo masë që merret me rastet individuale, vendimet gjyqësore dhe çështje të tjera specifike që prekin vetëm biznese apo qytetarë të veçantë.

Vendimet e përkohshme që kanë të bëjnë me ngjarje apo situata të veçanta (p.sh., mbyllja e rrugëve, organizimi i aktiviteteve të mëdha).

Po/Jo

A ka ndonjë përjashtim apo kriter tjetër? (do të shqyrtohen më vonë)

Po/Jo

Nëse përgjigja është po për të gjitha pyetjet, atëherë do të jetë i nevojshëm një Vlerësim i Ndikimit të pjesshëm.

Përveç kësaj, ato politika që ka të ngjarë të tërheqin interes të konsiderueshëm politik, publik, ose mediatik, duhet të merren parasysh për Vlerësimin e Ndikimit të pjesshëm, pavarësisht nga ndikimi i tyre.

Page 39: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 39

Pyetje shtesë që duhet të merren parasysh gjatë zhvillimit të procesit të vlerësimit fillestar/Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm

1 Përshkruani shkurtimisht politikën/projektligjin dhe rezultatin e synuar?

2 Çfarë çështjesh trajton politika/projektligji?

3 A është kjo e lidhur me një strategji/program? Nëse po, jepni emrin dhe drejtuesin e politikave?

4 A është kjo një strategji/iniciativë/projektligj ndërinstitucional? Nëse po, cilat ministri janë të përfshira dhe cila është Ministria drejtuese?

5 A do të tërheqë kjo politikë vëmendje të madhe politike/publik/mediatike?

6 A kërkohet ky projekt legjislacion për harmonizimin me legjislacionin e BE-së?

7 Cilat grupe do të preken nga kjo politikë/projektligji? (P.sh., biznesi/shoqëria civile/publiku).

8 A thekson politika/projektligji ndonjë ndryshim nga praktika ekzistuese?

9 Çfarë kostosh janë parashikuar?

10 Çfarë përfitimesh janë parashikuar?

11 Cilat janë rezultatet e dëshiruara?

Page 40: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 40

ANEKSI 2: TESTI B- KRITERET E PËRZGJEDHJES SË LIGJEVE KRYESORE PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT TË PLOTË Testi B do të përdoret për të përcaktuar masat kryesore rregullatore që kërkojnë Vlerësim të Ndikimit të plotë. Analizat dhe provat e paraqitura në Vlerësimin e Ndikimit të pjesshëm do të përdoren për të përcaktuar masën kryesore rregullatore në aspektin e ndikimit shtesë (kostos). Opsioni A:

KRITERET Po/Jo 1. A krijon rregullimi/ligji rregulla apo kufizime të reja

për më shumë se 30 për qind të bizneseve ose 30 për qind e popullsisë?

Po/Jo

2. Propozimi vlerësohet si një masë prioritare për zbatimin e Strategjisë Anti-korrupsion.

Po/Jo

3. Kostot në total të drejtpërdrejta të pritshme të ligjit/rregullores së re të propozuar (mbi biznesin, organizatat e shoqërisë civile apo sektorin publik) do të jenë në shumën ekuivalente mbi 1 milion Euro.

Po/Jo

4. Rregullimi/ligji ka interes të rëndësishëm mediatik dhe publik.

Po/Jo

5. Propozimi do të ndryshojë rregullat e konkurrencës ekonomike ose të performancës së tregut.

Po/Jo

6. [Kritere të tjera mund të shtohen gjatë/pas projekteve pilot – kjo do të vendoset].

Po/Jo

Nëse përgjigja është Po për të paktën 3 (?) nga pyetjet/testi i mësipërm, atëherë rekomandohet një Vlerësim i Ndikimit të plotë. Lista përfundimtare e kritereve mund të vendoset më vonë, pasi të jenë përfunduar projektet pilot.

Page 41: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 41

Opsioni B: Karta e pikëzimit për të përcaktuar renditjen relative të politikave në bazë të ndikimit të vlerësuar Zyrtarëve do t’u kërkohet që të përcaktojnë ndikimin relativ të politikave të tyre (nga mungesa e ndikimit deri tek ndikimi i madh) kundrejt kritereve kyçe:

Pa ndikim 0 pikë

I ulët 1 pikë

I mesëm 2 pikë

Ndikim i lartë 3 pikë

Përqindja e popullsisë e prekur.

Përqindja e bizneseve të prekura.

Kostot e mundshme ekonomike.

Kostot sociale.

Kostot mjedisore.

Ndikimi mbi konkurrencën.

Ndikimi në NVM-të

Ndikimi në sektorin publik/buxhet.

Interesi potencial mediatik/publik.

Rëndësia për harmonizimin e BE-së.

Rëndësia për Strategjinë Anti-korrupsion.

Do të përcaktohen pikët në total për çdo masë. Kjo pastaj do të përdoret për të përcaktuar renditjen relative të të gjitha masave, duke krijuar një listë (nga masat e larta tek ato të ulëtat). Masat kryesore rregullatore do të përdoren për të përcaktuar masat që do të duhen t’u nënshtrohen Vlerësimit të Ndikimit të plotë.

[Për t’u diskutuar]

Renditja në aspektin e ndikimit dhe të rëndësisë së

mundshme 0-100%

Propozimi 1

Propozimi 2

Propozimi 3

……

Propozimi 10

Page 42: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

ANEKSI 3: PROCESI I ZHVILLIMIT TË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT – HAPAT KRYESORË (PROPOZIMI LEGJISLATIV)

Po

Yes

Harta e vendimmarrjes dhe e procesit të Vlerësimit të Ndikimit

Ministritë fillojnë përgatitjen e VN-ve të pjesshme për ato politika

që ato duan që të shtohen në PLV.

Politika/propozimi legjislativ me paketën e nevojshme përfundimtare paraqitet për miratim në Këshillin e Ministrave .

Do të kërkohet apo rekomandohet një Vlerësim Ndikimi i pjesshëm/i

plotë për masa të caktuara politikash të cilat do të kenë ndikim në

jetën reale si rezultat i miratimit nga Këshilli i Ministrave (Për t’u

diskutuar).

Ministritë do të kryejë vlerësimin fillestar të të gjitha politikave të përfshira

në planet operacionale për të identifikuar ato masa që do të kërkojnë VN të

plotë ose të pjesshëm. (Testi A- Përfundohet lista fillestare e plotë e

kontrollit)

ZKM/Njësia e VN-së shqyrton të gjitha VN-të e pjesshme (faza pas konsultimit) dhe vendos listën e masave kryesore (5 ose 10 në vitin e parë) që do të kërkojnë t'i nënshtrohen VN-të

e plota para se politika të dorëzohet për miratim përfundimtar. Kjo bëhet në bazë të shqyrtimit të VN-së së pjesshmee dhe duke përdorur kriteret dhe procesin e vendosur në Testin B.

Do të bihet dakord me ZKM-në për listën e politikave që

kërkojnë Vlerësim Ndikimi të pjesshëm

A do të ketë konsultim publik para se propozimi të paraqitet për

miratim?

Ministritë përgatisin paketën e të gjitha dokumenteve të nevojshme për paraqitjen në Këshillin e Ministrave (Memorandume shpjeguese. Opinione_ të gjitha në përputhje VN-të.

Ministrive përgjegjëse për zhvillimin e strategjive dhe dokumenteve të

politikave u kërkohet të shqyrtojnë dhe të vlerësojnë dokumentet

kundrejt Testit A.

Projektligji dërgohet në Parlament për miratim.

Vlerësimi i Ndikimit (i pjesshëm ose i plotë) përditësohet

(nëse është e nevojshme).

Fillon implementimi Vlerësimi i Ndikimit të shqyrtimit/pas zbatimit

(pas 3-5 vitesh)..

Realizohet konsultimi publik (publikohet Vlerësimi i Ndikimit i

pjesshëm)

Ministritë finalizojnë Vlerësimet e Ndikimit të pjesshme ose përgatisin Vlerësimet e Ndikimit të plota para se Ministri përkatës merr vendimin përfundimtar.

Politikat e përfshira në planet vjetore operacionale Politikat e përfshira në Strategjitë/Programet dhe

dokumentet e tjera të politikave

Njësia e Monitorimit e ZKM-së (dhe Njësia e VN-së) sigurojnë që të

paktën faza e zhvillimit të VN-së se pjesshëm është i përgatitur dhe i

plotëson standardet e kërkuara para se masa të hidhet në PLV.

Konfirmohet Programi Legjislativ Vjetor (PLV)

Jo

A ka masa specifike të përfshira në strategjitë ose në dokumentet

politikave që do të kenë ndikim si rezultat i vendimit përkatës që

miraton strategjinë apo dokumentin e politikave?

Po

Jo

Nuk kërkohet

vlerësim ndikimi

Page 43: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 43

Yes

Yes

Propozimi i politikës/legjislativ (me raportin përkatës të Vlerësimit të Ndikimit dhe dokumentet e tjera të kërkuara) i paraqitet Këshillit të Ministrave për

miratim.

Grupi i punës VN-së në Ministri i zhvillon më tej raportet e VN-së dhe shton të dhëna dhe informacione shtesë për të përgatitur fazën e konsultimit të VN-së së pjesshme.

ZKM do të kontrollojë listën e të gjitha propozimeve të reja që janë paraqitur nga ministritë për t’u përfshirë në planin operacional ose në programin analitik të akteve apo në plane të

tjera qeveritare për të siguruar se procesi i VN-së dhe kërkesat janë ndjekur dhe se është përgatitur raporti i fazës së zhvillimit të VN-së së pjesshme. Në rast të pikave të

dobëta apo mangësive të mëdha në proces apo mangësive në pjesën analitike të raportit të VN-së, ZKM mund t’u kërkojë ministrive që ta rishikojnë dhe për ta përmirësojnë

dokumentin para se të mund të shtohet në plan.

A do të ketë një konsultim publik para se propozimi të paraqitet për miratim?

Ministritë përgatisin paketën e të gjitha dokumenteve të nevojshme që kërkohen për miratimin e Këshillit të Ministrave dhe e paraqesin atë pranë ZKM-së. Departamenti Llegjislativ

dhe Njësia e VN-së kontrollojnë përmbajtjen/cilësinë e dokumentacionit. ZKM-ja mund të kërkojë informacione apo sqarime shtesë për të siguruar se cilësia e VN-së i plotëson

standardet minimale të përcaktuara nga metodologjia. Atëherë përgatitet faza përfundimtare e VN-së (së pjesshmee), miratohet për dorëzim në Këshillin e Ministrave për miratim

përfundimtar.

Projektligji dërgohet në Parlament për miratim.

Faza përfundimtare e Vlerësimit të Ndikimit përditësohet

për të pasqyruar hartimin final të politikës pas miratimit

(nëse është e nevojshme).

Fillon implementimi Vlerësimi i Ndikimt të shqyrtimit/pas zbatimit

(pas 3-5 vitesh).

Realizohet konsultimi publik. Raporti i fazës së konsultimit të Vlerësimit të Ndikimit duhet të publikohet së

bashku me projektligjin apo projekt strategjinë apo dokumentin e politikave.

Ministritë përdorin provat dhe informacionin shtesë të mbledhura gjatë konsultimit publik për të forcuar analizën e VN-së. Fillon përgatitja e fazës përfundimtare të VN-së. [Në këtë

fazë ministritë vendosin (ose konfirmojnë vlerësimet origjinale) mbi masat kryesore rregullatore për të cilat do të rekomandohen VN të plota (duke përdorur Testin B).

Jo

Njësitë përkatëse të politikave në kuadër të ministrive iniciojnë propozime të politikave të reja (në bazë të marrëveshjes me ministrin përkatës). Ekipi i politikave kryen vlerësimin

fillestar për të vendosur nëse është i nevojshëm apo jo VN-ja. Përgatitja e fazës së zhvillimit të VN-së së pjesshme niset për ato politika që janë në objektin e politikës së VN-së.

Ministri përkatës nxjerr urdhrin për miratimin e propozimeve të politikave të reja, konfirmon objektivat e politikave për përfshirje në planin operacional dhe në programin analitik vjetor të

akteve; Ministri krijon një grup ministror pune për të drejtuar zyrtarisht zhvillimin e VN-së dhe hartimin e legjislacionit (duke përfshirë të paktën një drejtues politikash, një jurist dhe një

ekonomist). Çdo propozim i ri i politikave i iniciuar nga ministria përmes urdhrit duhet të ketë të përgatitur një raport VN-së së pjesshmee. Ky do të konsiderohet si raporti i fazës së

zhvillimit të VN-së së pjesshme (duke përdorur Aneksin 4 të Metodologjisë). E njëjta metodë mund të aplikohet për propozimet jo-legjislative.

Politikat (të mbështetura nga raportet e Vlerësimit të Ndikimit) shtohen në Planin Operacional dhe në Programit Legjislativ Vjetor (PLV).

Fillojnë konsultimet e brendshme në mes të ministrive të ndryshme; bashkëndahet drafti i fazës së konsultimit të VN-së pjesshme; provat dhe analiza e paraqitur në

fazën e konsultimit të VN-së diskutohet në mes të ministrive për të siguruar se vlerësimi i tyre i brendshëm merret parasysh në analizën e VN-së.

Page 44: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

ANEKSI 4: MODELI TIP I RAPORTIT TË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT (I PJESSHËM)

MODELI TIP I RAPORTIT TË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT (I PJESSHËM)

EMËRTIMI I PROPOZIMIT TË POLITIKËS (LIGJ, RREGULLORE, POLITIKË)

Vlerësimi i Ndikimit të...

MINISTRIA UDHËHEQËSE Ministria e ....

FAZA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT TË PJESSHËM

Zhvillimi/Konsultimi/Finale/Pas zbatimit

Nr: [Përdoret numri unik i referencës për Vlerësimet e Ndikimit të pjesshëm/të plotë dhe Shqyrtimi pas Zbatimit]

EMËRTIMI DHE LIDHJA E ÇDO PUBLIKIMI TË NGJASHËM DHE BURIMI TË POLITIKËS (TE BRENDSHME APO TË HARMONIZIMIT ME BE-në)

Strategjia/Programi i politikës/etj. www.strategy.al/strategicdocument.pdf

I brendshëm/Direktiva e BE-së X

DATA:

INFORMACION KONTAKTI Emri dhe adresa e e-mail-it të zyrtarit kryesor përgjegjës për Vlerësimin e Ndikimit

PËRKUFIZIMI I PROBLEMIT Cili është problemi në shqyrtim dhe cilat janë shkaqet e tij? Pse është e nevojshme ndërhyrja e qeverisë?

Përkufizimi i mirë i problemit duhet: – Të përshkruajë qartë natyrën e problemit të mbështetur nga prova të qarta.

– Të përcaktojë shkallën e problemit me matje sasiore kur është e mundur.

– Të identifikojë kush është më i prekur nga problemi.

– Të paraqesë shkaqet e problemit.

– Të përshkruajë se si është zhvilluar problemi me kalimin e kohës dhe se si ndikojnë

politikat ekzistuese mbi atë.

– Të identifikojë një nivel bazë të qartë, domethënë të përshkruajë se si ka të ngjarë të zhvillohet problemi në të ardhmen, pa veprim/ndërhyrje të re të përforcuar.

VENDOSJA E OBJEKTIVAVE Cilat janë objektivat dhe efektet e synuara të propozimit?

Çështjet kryesore të përcaktimit të objektivave janë: – Vendosja e objektivave që korrespondojnë drejtpërdrejt me problemin dhe shkaqet e tij

rrënjësore. – Vendosja e objektivave SMART:

o Specifik o Të matshëm o Të arritshëm o Realist o Të varur nga koha

IDENTIFIKIMI I OPSIONEVE Cili është opsioni kryesor i politikave, duke përfshirë alternativat ndaj rregullimeve? Ju duhet të bënë krahasimin e avantazheve/përfitimeve kryesore dhe të disavantazheve/kostove të opsioneve të mundshme. Ju duhet të përcaktoni detajet në lidhje me opsionin e preferuar.

Page 45: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 45

(Për Vlerësimin e Ndikimit të pjesshëm përdorni tabelën më poshtë dhe për Vlerësimin e Ndikimit përfundimtar përdorni përmbledhjen e tabelave të krijuara gjatë analizës përfundimtare.)

Avantazhet/përfitimet Disavantazhet/kostot

Opsioni 1 – “Status quo-ja”

Opsioni 2 -

Opsioni 3 -

Çështjet kryesore të identifikimit të opsioneve janë: – Identifikoni se cilat opsione mund të përmbushin objektivat dhe përzgjidhni ato për

analizë të mëtejshme.

– Shqyrtoni mekanizmat më të përshtatshëm të realizimit (mënyrat rregullatore/jo

rregullatore).

– Filloni ngushtimin e gamës nëpërmjet kontrollit për kufizime teknike dhe të tjera.

Analizat e ndikimit

Gjatë analizimit të ndikimeve: – Identifikoni përfitimet dhe kostot ekonomike, sociale dhe mjedisore.

– Vlerësoni ndikimet në aspektin sasior dhe cilësor, kur është e mundur dhe e

përshtatshme.

– Përpiquni të monetarizoni kostot dhe përfitimet, sa më shumë të jetë e mundur.

– Identifikoni dhe vlerësoni veçmas ndikimet specifike që duhet të shqyrtohen (p.sh., ndikimet shpërndarëse, ndikimet ndaj NVM-ve dhe konkurrencës).

Krahasimi i ndikimit Çështjet kryesore të krahasimit të opsioneve janë: – Përdorni formën tabelore për të krahasuar opsionet.

– Demonstroni përfitimet dhe kostot e vlerësuara si në planin sasior ashtu edhe në atë

cilësor, për çdo opsion.

– Identifikoni, bazuar në kriteret e vendimit, opsionin/opsionet e rekomanduara. Alternativat ndaj legjislacionit Dokumenti i Vlerësimit të Ndikimit për opsionet rregullatore duhet të marrë parasysh alternativat ndaj legjislacionit. Ka një gamë alternativash ndaj legjislacionit. Secila ka problemet e veta të cilat duhet të çmohen me kujdes. Për shembull, instrumentet ekonomike siç janë tatimet mund të krijojnë shtrembërime brenda sistemit. Vlerësimi i ndikimeve të veçanta Vlerësimi i Ndikimit ka nevojë për të analizuar ndikimin në biznes. Nëse mendohet se nuk do të ketë ndikim të rëndësishëm ndaj biznesit dhe konkurrencës, atëherë duhet të përshkruhen arsyet që e mbështesin këtë. Shumë vende përfshijnë një seksion të veçantë se si politika e propozuar do të ndikojë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Për shkak të madhësisë së tyre dhe burimeve të pakta, NVM-të mund të ndikohet më shumë nga kostot e rregullave se sa konkurrentët e tyre më të mëdhenj. Vlerësimi i Ndikimit duhet të analizojë nëse NVM-të do të preken apo jo në mënyrë të shpërpjesëtuar, ose do t’u krijohen disavantazhe në krahasim me kompanitë e mëdha dhe nëse ato do të ndikohen apo jo në mënyrë të konsiderueshme, dhe nëse po, atëherë opsionet duhet të mbulojnë mekanizma alternativë dhe fleksibilitet në qasje që mund të ndihmojë NVM-të që të jenë në përputhje me rregullat. Për shkak të përqindjes së lartë të NVM-ve në Shqipëri, ndikimi tek NVM-të duhet të shqyrtohet në mënyrë të veçantë si pjesë e Vlerësimit të Ndikimit.

Page 46: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 46

KONSULTIMI Jepni një përmbledhje të çdo konsultimi të kryer (me kë dhe si jeni konsultuar?)

IMPLEMENTIMI DHE MONITORIMI Si do të organizohet implementimi, zbatimi dhe monitorimi? Çështje kyçe të implementimit dhe të monitorimit: – Jepni një përshkrim të gjerë të organizimeve të implementimit.

– Identifikoni treguesit kryesorë të monitorimit.

– Jepni një përshkrim të gjerë të organizimeve të monitorimit dhe vlerësimit.

– Synoni që të siguroni që këto do të përfshihen në Shqyrtimin pas Zbatimit.

REKOMANDIMI Bazuar në krahasimin e opsioneve në drejtim të avantazheve/përfitimeve dhe disavantazheve/kostove, cilat janë opsioni/opsionet që rekomandohen? Pas të jenë përfunduar të gjithë elementet e Vlerësimit të Ndikimit, hartuesit e Vlerësimit të Ndikimit duhet të japin një përmbledhje të rezultateve të Vlerësimit të Ndikimit, duke përfshirë opsionet e shqyrtuara, një krahasim të ndikimeve të tyre dhe, në bazë të kritereve të vendimit, rekomandoni një ose disa opsione.

Ndikimet dhe çështjet specifike që duhet të merren parasysh gjatë përgatitjes së Vlerësimit të Ndikimit (Rekomandohet që të merren parasysh për Vlerësimet e Ndikimit të pjesshëm)

Ekonomike/Financiare - A do të ndikojnë propozimet në bizneset, sektorin publik ose organizatat e sektorit të tretë? Si do të ndikojë kjo? Në veçanti, merrni parasysh ndikimet në bizneset e vogla.

- A do të preken të gjitha bizneset në të njëjtën mënyrë, apo do të ketë ndonjë që do të përfitojë, ndërsa të tjerët mbajnë kostot?

- A do të preken të gjitha bizneset dhe konsumatorët? Cili do të jetë ndikimi në NVM-të dhe ndërmarrjet e reja fillestare?

- A do të ketë kosto shtesë për sektorin publik për të implementuar dhe zbatuar politikën?

- A është krijuar ndonjë autoritetet ose funksion i ri publik me kosto dhe barrë shtesë për sektorin publik?

- Cila do të jetë kosto shtesë për ministrinë dhe/ose institucionet e tjera të sektorit publik (duke përfshirë kostot e zbatimit, monitorimit dhe të vlerësimit)?

- Cilat janë përfitimet / kursimet për sektorin publik?

- Cila do të jetë kosto dhe barra shtesë mbi biznesin, e tillë si kosto e punësimit (duke përfshirë edhe atë për NVM-të)?

- A do të ketë një ndikim më të gjerë në tregun e punës?

- A ka kërkesa ose rregulla shtesë (të reja) për investime që kanë të bëjnë me funksionimin e bizneseve (përfshirë NVM-të?

- A do të rezultojë propozimi në shpenzime shtesë operative (ose kursime) për bizneset (përfshirë NVM-të)?

- A do të ndikojë propozimi në të drejtat e pronave/teknologji/inovacion në ekonominë më të gjerë ose sektorë të veçantë?

- Cili është ndikimi mbi konkurrencën ekonomike dhe hyrjen e

Page 47: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 47

investimeve të vendit dhe në fusha dhe sektorë të caktuar të ekonomisë?

- A ka të ngjarë të ketë pasoja ose ndikime të nivelit të lartë në mjedisin makroekonomik, në kushtet e rritjes ekonomike dhe në produktivitetin?

- A do të ndikojë politika mbi mjedisin e biznesit dhe tërheqjen e ekonomisë dhe a do të ndikojë ajo në tregti?

- Cilat janë ndikimet e mundshme mbi konkurrencën në treg dhe mbi disponueshmërinë dhe numrin e furnitorëve në tregje? A do të kufizojë apo do të nxis hyrjen e lojtarëve të ri në një sektor, treg apo fushë ekonomike specifike?

Sociale - A do të ketë propozimi ndikim në shëndetin, mirëqenien apo në pabarazitë shëndetësore?

- A do të ndikojë propozimi në sigurinë në punë ose a do të ndikojë ai në ndodhjen e aksidenteve në komunitet?

- A do të ndikojë propozimi në norma e krimit apo parandalimin e krimit apo do të krijojë një vepër të re/mundësi për krim?

- A do të ndikojë propozimi në nivelet e aftësive dhe të arsimit?

- A do të ndikojë propozimi në ofrimin e mjediseve ose shërbimeve që mbështesin kohezionin e komunitetit apo në mënyrat e tjera që ndikojnë në cilësinë e jetës në komunitetin lokal?

- A do të ndikojë propozimi në mënyrë të tillë që zonat rurale të jenë të ndryshme nga zonat urbane?

- Cilat janë ndikimet në të drejtat e njeriut (e drejta për jetën, lirinë dhe sigurisë, në gjykimin e drejtë dhe ndalimin e torturës, skllavërisë, punës së detyruar)?

- [Vlerësoni fusha të tjera apo ndikime të veçanta sipas nevojës]/

Mjedisore - A do të çojë propozimi në ndryshime të emetimit të gazrave serë?

- A do të jetë propozimi i ndjeshëm ndaj efekteve të parashikuara të ndryshimit të klimës?

- A do të çojë në një ndryshim të kostove financiare ose ndikimeve mjedisore dhe shëndetësore të menaxhimit të mbetjeve?

- A do të ndikojnë dukshëm në cilësinë e ajrit?

- A do të përfshijë ndryshime materiale në pamjen e peizazhit apo në pamjen e qytetit?

- A do të ndryshojë shkallën e ndotjes së ujit; nivelet e nxjerrjes së ujit; ekspozimin ndaj rrezikut të përmbytjeve?

- A do të shqetësojë ose do të rrisë habitatet apo kafshët e egra?

- A do të ndikojë në numrin e njerëzve të ekspozuar ndaj zhurmës ose ndaj niveleve të ekspozimit?

Page 48: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 48

ANEKSI 5: MODELI TIP I RAPORTIT TË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT TË PLOTË

RAPORTIT TË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT TË PLOTË EMËRTIMI I PROPOZIMIT TË POLITIKËS (LIGJ, RREGULLORE, POLITIKË)

Vlerësimi i Ndikimit të...

EMËRTIMI I PROPOZIMIT TË POLITIKËS (LIGJ, RREGULLORE, POLITIKË)

Ministria e ....

MINISTRIA UDHËHEQËSE Zhvillimi/Konsultimi/Finale/Pas zbatimit

FAZA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT TË PLOTË Nr:

Strategjia/Programi i politikës/etj. www.strategy.al/strategicdocument.pdf

E brendshme/Direktiva e BE-së X

EMËRTIMI DHE LIDHJA E ÇDO PUBLIKIMI TË NGJASHËM DHE BURIMI TË POLITIKËS (TE BRENDSHME APO TË HARMONIZIMIT ME BE-në)

[Përdoret numri unik i referencës për Vlerësimet e Ndikimit të pjesshme/të plota dhe Vlerësimet e Ndikimit të Shqyrtimit pas Zbatimit]

DATA:

INFORMACION KONTAKTI Emri dhe adresa e e-mail-it të zyrtarit kryesor përgjegjës për Vlerësimin e Ndikimit

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE (Duhet të përshtatet me modelin tip të Vlerësimit të Ndikimit të pjesshëm të SV-së dhe të përditësohet në raportin përfundimtar të Vlerësimit të Ndikimit me çdo informacion të mëtejshëm përkatës)

PËRKUFIZIMI I PROBLEMIT Cili është problemi në shqyrtim dhe cilat janë shkaqet e tij? Pse është e nevojshme ndërhyrja qeverisë?

VENDOSJA E OBJEKTIVAVE Cilat janë objektivat dhe efektet e synuara të propozimit?

IDENTIFIKIMI I OPSIONEVE Cili është opsioni kryesor i politikave, duke përfshirë alternativat ndaj rregullimeve? Ju duhet të bënë krahasimin e avantazheve/përfitimeve kryesore dhe të disavantazheve/kostove të opsioneve të mundshme. Ju duhet të përcaktoni detajet në lidhje me opsionin e preferuar.

ANALIZAT E NDIKIMEVE Cilat janë ndikimet e propozimit? Kjo duhet të përfshijë ndikimet e monetarizuara dhe jo të monetarizuara.

KRAHASIMI I OPSIONEVE Jepni një përmbledhje të opsioneve - duke theksuar se si do të ndikojnë kostot dhe përfitimet në grupet kryesore të prekura

KONSULTIMI Jepni një përmbledhje të çdo konsultimi të kryer (me kë dhe si jeni konsultuar?), çfarë pikëpamjesh janë shprehur, si janë trajtuar ato, domethënë çfarë ndryshimesh janë pranuar dhe çfarë janë refuzuar dhe arsyet pse?)

IMPLEMENTIMI DHE MONITORIMI Si do të organizohet implementimi, zbatimi dhe monitorimi?

Page 49: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 49

PËRMBLEDHJE DHE REKOMANDIME Bazuar në krahasimin e opsioneve në drejtim të avantazheve/përfitimeve dhe disavantazheve/kostove, cili është opsioni apo opsionet e rekomanduara/të preferuara dhe pse?

ANALIZË E DETAJUAR E NDIKIMEVE TË ÇDO OPSIONI QË DUHET TË PËRMIRËSOHET

Opsioni i politikës 1

Vlerësimi i plotë ekonomik (5 ose 10 vjet, në kushtet e vlerës faktike)

Kostot (në Lek)

Kostot e tranzicionit

Sektori publik

Biznesi dhe shoqëria civile

Kostot mesatare vjetore

Sektori publik

Biznesi dhe shoqëria civile

Kostoja në total

Sektori publik

Biznesi dhe shoqëria civile

Përshkrimi i kostove kryesore të “monetarizuara”

Përshkrimi i kostove kryesore të pa “monetarizuara”

Përfitimet (në Lekë)

Përfitimet e tranzicionit

Sektori publik

Biznesi dhe shoqëria civile

Përfitimet mesatare vjetore

Sektori publik

Biznesi dhe shoqëria civile

Përfitimet në total

Sektori publik

Biznesi dhe shoqëria civile

Përshkrimi i kostove kryesore të “monetarizuara”

Përshkrimi i kostove kryesore të pa “monetarizuara”

PËRFITIMI NETO NË TOTAL

Përfitimi neto në total për sektorin publik

Përfitimi neto në total për biznesin dhe shoqërinë civile

Page 50: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 50

Baza e analizave kryesore dhe e dëshmive

Analiza e hollësishme e sa më poshtë vijon:

Problemi në shqyrtim;

Arsyeja e ndërhyrjes;

Objektivi i politikës;

Përshkrimi i opsioneve të shqyrtuara (përfshirë edhe atë të status quo-së);

Kostot dhe përfitimet e monetarizuara dhe jo të monetarizuara të secilit opsion (përfshirë barrën administrative);

Arsyeja dhe provat që justifikojnë nivelin e analizave të përdorura në Vlerësimi i Ndikimit (metoda e proporcionalitetit);

Risqet dhe hipotezat;

Ndikimet më të gjera (merrni parasysh ndikimet e propozimeve tuaja, pyetjet në faqet 16 deri 18 të grupit të instrumenteve të Vlerësimit të Ndikimit janë ndihmë e dobishme. Dokumentoni çdo ndikim të rëndësishëm këtu dhe duke bashkangjitur çdo analizë përkatëse të veçantë të ndikimit (p.sh., NVM-të dhe barazitë) në Anekset e këtij modeli tip).

Përmbledhja dhe opsioni i preferuar me përshkrimin e planit të zbatimit.

Ndikimet dhe pyetjet specifike që duhet të merren parasysh gjatë përgatitjes së Vlerësimit të Ndikimit (KËRKOHET PËR VLERËSIME NDIKIMI TË PLOTA)

Ekonomike - A do të ndikojnë propozimet në bizneset, sektorin publik ose organizatat e sektorit të tretë? Si do të ndikojë kjo? Në veçanti, merrni parasysh ndikimet në bizneset e vogla.

- A do të preken të gjitha bizneset në të njëjtën mënyrë, apo do të ketë ndonjë që do të përfitojë, ndërsa të tjerët mbajnë kostot?

- A do të preken të gjitha bizneset dhe konsumatorët? Cili do të jetë ndikimi në NVM-të dhe ndërmarrjet e reja fillestare?

- A do të ketë kosto shtesë për sektorin publik për të implementuar dhe zbatuar politikën?

- A është krijuar ndonjë autoritetet ose funksion i ri publik me kosto dhe barrë shtesë për sektorin publik?

- Cila do të jetë kosto shtesë për ministrinë dhe/ose institucionet e tjera të sektorit publik (duke përfshirë kostot e zbatimit, monitorimit dhe të vlerësimit)?

- Cilat janë përfitimet / kursimet për sektorin publik?

- Cila do të jetë kosto dhe barra shtesë mbi biznesin, e tillë si kosto e punësimit (duke përfshirë edhe atë për NVM-të)?

- A do të ketë një ndikim më të gjerë në tregun e punës?

- A ka kërkesa ose rregulla shtesë (të reja) për investime që kanë të bëjnë me funksionimin e bizneseve (përfshirë NVM-të?

- A do të rezultojë propozimi në shpenzime shtesë operative (ose kursime) për bizneset (përfshirë NVM-të)?

Page 51: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 51

- A do të ndikojë propozimi në të drejtat e pronave/teknologji/inovacion në ekonominë më të gjerë ose sektorë të veçantë?

- Cili është ndikimi mbi konkurrencën ekonomike dhe hyrjen e investimeve në vendit dhe në fusha dhe sektorë të caktuar të ekonomisë?

- A ka të ngjarë të ketë pasoja ose ndikime të nivelit të lartë në mjedisin makroekonomik, në kushtet e rritjes ekonomike dhe në produktivitetin?

- A do të ndikojë politika mbi mjedisin e biznesit dhe tërheqjen e ekonomisë dhe do të ndikojë ajo në tregti?

- Cilat janë ndikimet e mundshme mbi konkurrencën në treg dhe mbi disponueshmërinë dhe numrin e furnitorëve në tregje? A do të kufizojë apo do të nxisin hyrjen e lojtarëve të ri në një sektor, treg apo fushë ekonomike specifike?

Sociale - A do të ketë propozimi ndikim në shëndetin, mirëqenien apo në pabarazitë shëndetësore?

- A do të ndikojë propozimi në sigurinë në punë ose a do të ndikojë ai në ndodhjen e aksidenteve në komunitet?

- A do të ndikojë propozimi në normat e krimit apo parandalimin e krimit apo do të krijojë një vepër të re/mundësi për krim?

- A do të ndikojë propozimi në nivelet e aftësive dhe të arsimit?

- A do të ndikojë propozimi në ofrimin e mjediseve ose shërbimeve që mbështesin kohezionin e komunitetit apo në mënyrat e tjera që ndikojnë në cilësinë e jetës në komunitetin lokal?

- A do të ndikojë propozimi në mënyrë të tillë që zonat rurale të jenë të ndryshme nga zonat urbane?

- Cilat janë ndikimet në të drejtat e njeriut (e drejta për jetën, lirinë dhe sigurisë, në gjykimin e drejtë dhe ndalimin e torturës, skllavërisë, punës së detyruar)?

Mjedisore - A do të çojë propozimi në ndryshime të emetimit të gazrave serë?

- A do të jetë propozimi i ndjeshëm ndaj efekteve të parashikuara të ndryshimit të klimës?

- A do të çojë në një ndryshim të kostove financiare ose ndikimeve mjedisore dhe shëndetësore të menaxhimit të mbetjeve?

- A do të ndikojnë dukshëm në cilësinë e ajrit?

- A do të përfshijë ndryshime materiale në pamjen e peizazhit apo në pamjen e qytetit?

- A do të ndryshojë shkallën e ndotjes së ujit; nivelet e nxjerrjes së ujit; ekspozimin ndaj rrezikut të përmbytjeve?

- A do të shqetësojë ose do të rrisë habitatet apo kafshët e egra?

- A do të ndikojë në numrin e njerëzve të ekspozuar ndaj zhurmës ose ndaj niveleve të ekspozimit?

Page 52: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 52

Mund të shqyrtohet dhe të kërkohet një test i veçantë i ndikimit ndaj NVM-ve për të gjitha masat që ka të ngjarë të kenë ndikim në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

(Rekomandohet për Vlerësimet e Ndikimit të pjesshme, kërkohet për Vlerësimet e Ndikimit të plota – për t’u vendosur)

Testi për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme

Po Jo

1 A do të ketë rregullimi efekt mbi ekonominë dhe mbi sektorët e veçantë të ekonomisë?

2 A do të ndikojë rregullimi në performancën ekonomike të sektorit (p.sh. në prodhim, punësim, produktivitet, investimet, etj.)?

3 A do të imponojnë rregullimi kosto shtesë rregullatore në sektor?

4 Do të ndikojë rregullimi në konkurrencën e sektorit?

5 A do të ndikohet performanca ekonomike e sektorit të NVM-ve nga rregullimi?

6 A do të imponojnë rregullimi kosto shtesë rregullatore për NVM-të?

7 A do të ndikojë rregullimi në aftësinë konkurruese të NVM-ve?

8 A do të ketë rregullimi një ndikim të rëndësishëm në mikro-ndërmarrjet?

Page 53: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 53

ANEKSI 6: MODELI TIP I RAPORTIT TË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT TË SHQYRTIMIT PAS ZBATIMIT [DO TË ZBATOHET MË VONË]. DUHET TË PËRGATITEN MË SHUMË UDHËZIME.

RAPORTI I VLERËSIMIT TE NDIKIMIT TË SHQYRTIMIT PAS ZBATIMIT

EMËRTIMI I LIGJIT OSE I POLITIKËS Vlerësimi i ndikimit të ...

MINISTRIA UDHËHEQËSE Ministria e ....

FAZA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT

Pas zbatimit

Nr: [Përdoret numri unik i referencës për Vlerësimet e Ndikimit të pjesshme/të plota dhe Vlerësimi i Ndikimit të Shqyrtimit pas Zbatimit]

DATA:

INFORMACION KONTAKTI Emri dhe adresa e e-mail-it të zyrtarit kryesor përgjegjës për Vlerësimit të Ndikimit

EMËRTIMI: Vlerësimi i Ndikimit të Shqyrtimit pas Zbatimit i... Nr: [Përdoret numri unik i referencës për Vlerësimet e Ndikimit të pjesshme/të plota dhe për Vlerësimi i Ndikimit të Shqyrtimit pas Zbatimit] Institucioni: Ministria e ... Data: ... Informacion kontakti: ... Referencë ndaj Vlerësimit të Ndikimit përfundimtar dhe ligjit/politikës:

PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE

PËRKUFIZIMI i PROBLEMIT A vazhdon akoma problemi që shkaktoi zbatimin e rregullimit?

OBJEKTIVAT A përmbushin rregullat e imponuara objektivat e identifikuara në Vlerësimin e Ndikimit të plotë?

ANALIZA E NDIKIMEVE A i përmbushën pritshmëritë ndikimet e rregullimit? A u përmbushën ndikimet e monetarizuara dhe jo të monetarizuara të identifikuara në Vlerësimin e Ndikimit të plotë? Nëse jo, pse jo? A janë hasur probleme dhe ndikime të papritura? Nëse po, çfarë ishit ato dhe cili ka qenë ndikimi i tyre? A është duke u zgjidhur problemi në përputhje me pritshmëritë?

IMPLEMENTIMI DHE MONITORIMI A ka mësime për të mësuar nga mënyra se si është zbatuar dhe monitoruar ky ligj/kjo politikë?

PËRMBLEDHJE DHE REKOMANDIME Përmblidhni gjetjet dhe të bëni rekomandime – a duhet politika/rregullimi të vazhdojë siç është, apo duhet të bëhen ndryshime për të përmirësuar rezultatet?

Page 54: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 54

ANEKSI 7: Kërkesa minimale për analiza në Vlerësimin e Ndikimit të pjesshëm dhe të plotë

Kërkesat minimale në fazën e fundit, kur propozimi i politikave shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave për miratim

Vlerësimi i Ndikimit të pjesshëm

Vlerësimi i

Ndikimit të plotë

Përcaktimi i problemit të politikave: Diskutimi i problemit të politikave që kërkon ndërhyrjen e qeverisë. Cili është problemi që politika synon të trajtojë? Cili është dështimi i tregut apo i qeverisë, apo cilat janë çështjet shpërndarëse ose çështjet e tjera të nivelit të lartë që janë duke u trajtuar? Përshkrimi i situatës ekzistuese dhe pse problemi nuk mund të eliminohet pa ndërhyrje.

Objektivat e politikave: Pse është e nevojshme kjo pjesë e legjislacionit ose propozim politike? Është dhënë përcaktimi i qartë i objektivit të politikës. Ka një diskutim se si politika do të kontribuojë në drejtim të prioriteteve të nivelit të lartë të qeverisë dhe në drejtim të procesit të integrimit në BE. Diskutimi i rezultateve dhe qëllimet përfundimtare të ndërhyrjes.

Pse duhet të ndërhyjë qeveria? Është dhënë arsyetim i qartë për nevojën e ndërhyrjes së qeverisë. Analiza duhet të japë përgjigje se pse ndërhyrja është e nevojshme tani.

Analiza dhe diskutimi është strukturuar dhe është paraqitur në mënyrë të qartë në raportin e Vlerësimit të Ndikimit; të dhënat dhe informacionet e paraqitura janë nga burime të besueshme.

Identifikimi dhe diskutimi i opsioneve alternative për të trajtuar objektivat e politikës (duke përfshirë një opsion jo rregullatore kur është e mundur). Diskutimi i situatës pa ndërhyrjen e qeverisë ("Status quo-ja").

Analiza e ndikimeve: Identifikimi i grupeve kryesore (fitues dhe humbës) të prekur në çdo opsion. Diskutime cilësore të ndikimit të grupeve të prekura (publike, private dhe të sektorit të tretë). Diskutimi sasior i ndikimit, ku është e mundshme (do të preken p.sh. 1,000 NVM). Analiza dhe raportimi i të paktën kostove në total të drejtpërdrejta të propozimeve. Diskutimi i përfitimeve (cilësore). Diskutimet e risqeve dhe pasojave, duke përfshirë ndikimin/mbështetjen e mundshme për masat anti-korrupsion.

Diskutimi i ndikimeve të drejtpërdrejta (kostot dhe përfitimet) dhe pasojat dhe risqet e opsionit të politikave të zgjedhura.

Problemi, objektivat dhe opsionet. Analiza dhe prezantimi i zgjeruar, më rigoroz dhe në thellësi i problemit të politikës, arsyetimi i ndërhyrjes së qeverisë, i objektivave të politikave dhe i opsioneve. Përdorimi i një game të gjerë të mjeteve dhe teknikave analitike, të tilla si PESTLE, SWOT, dhe i metodologjive të vlerësimit të opsioneve.

Analiza e ndikimeve: Analiza më rigoroze e ndikimeve (të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta) të propozimeve të politikave. Vlerësimi sasior i kostove të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta dhe përpjekjet për të monetarizuar disa ndikime të drejtpërdrejta. Analiza e ndikimeve për një periudhë 5-10 vjeçare. Përmbledhje e

Page 55: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 55

kostove dhe përfitimeve në total dhe prezantimi në termat e Vlerës Aktuale Neto. Analiza e veçantë e kostove administrative dhe e politikave.

Analiza shtesë në thellësi e ndikimeve të veçanta për NVM-të, ndikimi në mjedis, ndikimi social, ndikimin mbi konkurrencën dhe tregun, vlerësimi i risqeve anti-korrupsion.

Një seksion i veçantë që diskuton çështjet dhe risqet e zbatimit dhe të implementimit.

Një plan dhe metodologji të qartë për shqyrtimin dhe vlerësimin e politikave pas zbatimit (pas 3-5 vjet).

Page 56: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 56

ANEKSI 8: Hapat e procesit të zhvillimit legjislativ në Shqipëri (përfshirja e Vlerësimit të Ndikimit)

[Disa hapa do të duhet të kontrollohen dhe të konfirmohen nga kolegët e ZKM-së. Ata janë të theksuara me DN]

Hapi 1 Paraqitja e Planit Vjetor të Legjislacionit

Kontrolli fillestar i të gjitha propozimeve të reja ligjore kryhet për të përcaktuar ndikimin e tyre të mundshëm dhe, në bazë të kësaj, përcaktohet lloji/procesi i Vlerësimit të Ndikimit (nëse kërkohet i pjesshëm ose i plotë).

1 Çdo Ministri dorëzon planin e saj vjetor të legjislacionit që i paraqitet Këshillit të Ministrave për miratim deri në dhjetor.

2 Çdo plan ministrie përfshin:

Të gjitha aktivitet (projekt ligjet) e planifikuara për vitin e ardhshëm kalendarik.

Kjo ndahet në segmente 4 mujore.

Relacioni shpjegues i detajuar shoqëron çdo projekt ligj [DN çfarë është relacioni shpjegues?]

3 Të gjitha ligjet duhet të përfshihen në Planin Vjetor dhe të dorëzohen nga ministri drejtues i çdo ministrie.

4 Të gjitha projekt ligjet ndër-sektoriale që prekin më shumë se më një ministri duhet të propozohen bashkërisht nga ministritë e prekura.

5 Politika shtetërore e përgjithshme e propozuar nga Kryeministri mund të paraqitet nga një ministër udhëheqës/një ministër udhëheqës për të gjitha ministritë e prekura nëse kjo kërkohet nga Kryeministri.

Përjashtime

6 Politika e përgjithshme shtetërore jashtë/mbi kompetencat e ministrisë paraqitet nga Kryeministri.

Miratimi

7 Kryeministri koordinon shqyrtimin e Planit Vjetor dhe propozon miratimin në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Hapi 2. Veprimi pas miratimit të Planit Vjetor

8 Pasi merret miratimi, ministri udhëheqës për çdo ministri kërkon:

Një program që rendit të gjitha projekt ligjet në detaje.

Afatet për çdo projekt ligj.

Një zyrtar të lartë përgjegjës për planin vjetor.

Një zyrtar të lartë përgjegjës për çdo projekt ligj dhe për procesin.

Hapi 3. Fazat e hartimit të projekt ligjit

9 Para fillimit të procesit të hartimit të projekt ligjit, drejtuesit e politikave, në bashkëpunim me analistë dhe juristë kryejnë një vlerësim të iniciativës dhe identifikojnë:

Qëllimin e ligjit dhe rezultatet e dëshiruara.

Page 57: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 57

Si përshtatet kjo me agjendën e qeverisë, duke përfshirë urdhëresat politike, politikat dhe strategjitë shtetërore.

Si përshtatet kjo me Planin Vjetor.

Si përshtatet kjo me Kushtetutën.

Si përshtatet kjo me legjislacionin ekzistues.

Masat e nevojshme për të zbatuar ligjin [DN a është kjo deklaratë e saktë?]

Informacioni buxhetor [DN për çfarë? Vetëm shpenzimet shtetërore?]

Në këtë fazë duhet të realizohet Vlerësimi i Ndikimit paraprak/ të pjesshëm

10 Pas këtij vlerësimi paraprak, ministri bie dakord për sa më poshtë vijon:

Çfarë do të rregullohet.

Procesi i konsultimit.

Hapat kryesore të procesit legjislativ.

Afatet.

Zyrtarët dhe organizatat përgjegjëse.

Burimet njerëzore dhe ato materiale.

11 Projektligji do të hartohet në përputhje me të drejtën.

12 Do të organizohet konsultim dhe të gjitha palët e interesuara ftohen për të komentuar.

Hapi 4 Hartimi i relacionit shpjegues

13 Relacioni shpjegues duhet të përmbajë:

Qëllimin e projekt ligjit.

Rezultatet që duhet të arrihen.

Etj.

Hartimi i raportit buxhetor

14 Raporti buxhetor duhet të përmbajë:

Shpenzimet vjetore në total për zbatimin e ligjit.

Vlerësimet e detajuara kundrejt çdo zëri të buxhetit.

Etj.

Hapi 5 Shqyrtimi i konsultimit të projekt ligjit

15 Të gjitha palëve u jepen 30 ditë për të shqyrtuar projekt ligjin.

Projekt ligjin duhet ta shoqërojë një dokument konsultimi.

16 Të gjitha projekt ligjet pa përjashtim i dërgohen Ministrit të Drejtësisë për t’i shqyrtuar.

17 Ministritë e mëposhtme mund të ftohen për të komentuar:

Ministri i Financave - në qoftë se ndikohet buxheti i shtetit.

Ministri i Ekonomisë - në qoftë se ndikohet buxheti i shtetit [DN a është e saktë kjo?]

Ministri i Shtetit për Integrimin - nëse ndikohet legjislacioni i komunitetit.

Page 58: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 58

Ministri i Punëve të Jashtme - nëse ndikohen marrëveshjet ndërkombëtare.

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Departamenti i Administratës Publike - në qoftë se ndikohen burimet njerëzore

Komentet e ministrive do të duhet të përfshihen në vlerësimin e ndikimit.

Hapi 6 Komente mbi projekt ligjet

18 Dorëzimi i komenteve nga ministrat dhe palët kryesore të interesit duhet të bëhet brenda 7 ditëve nga marrja e projekt ligjit. [DN a është kjo ditë kalendarike apo ditë pune?]

19 Në rastin e Ministrit të Drejtësisë jepen deri në 10 ditë pune nga marrja e projektligjit nëse është një ligj, marrëveshje ndërkombëtare ose akt nënligjor kompleks.

20 Komentet duhet të përqendrohen në sa më poshtë vijon:

Çështjet teknike.

Përmbajtja e projekt ligjit.

Përmbajtja e relacionit shpjegues.

Raportet e buxhetit për të ardhurat dhe shpenzimet.

21 Projektligji duhet të shqyrtohet duke marrë parasysh komentet dhe sugjerimet e bëra.

22 Komenteve të bëra nga Ministria e Drejtësisë dhe nga ana e ministrave të përfshirë në paragrafët 23-27 të Rregullores duhet t'i jepet prioritet për sa i takon shqyrtimit.

23 Çdo opinion ligjor i Ministrisë së Drejtësisë për formën dhe përmbajtjen e projekt ligjit duhet të pasqyrohet në shqyrtimin e ligjit.

24 Në qoftë se reagimet e marra sugjerojnë një zgjidhje alternative ose një kundërshtim të pjesshëm ose të plotë të projektligjit të propozuar, atëherë ministri propozues mund të vendosë sa më poshtë vijon:

Të tërheqë ligjin plotësisht ose pjesërisht.

Të shqyrtojë përmbajtjen pas konsultimeve të mëtejshme me ministrat përkatës.

Nëse shqyrtimi kundërshtohet ende nga ministrat përkatës, atëherë kjo duhet të dërgohet, me efekt të menjëhershëm, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave tek Kryeministri.

Sekretari i Përgjithshëm do të shqyrtojë ligjin; në qoftë se projekt ligji nuk arrin të përmbushë kriteret e përcaktuara në pikën 47, germat a dhe b të kapitullit VI të Rregullores, atëherë ai i kthehet ministrit propozues.

Në qoftë se projekt ligji vlerësohet nga Sekretari i Përgjithshëm si i plotë, atëherë ai do t’i dërgohet kryeministrit për shqyrtim. Projekt ligji do të shoqërohet me një skicim teknik të relacionit shpjegues që përmban:

Përmbajtjen e projekt ligjit.

Problemet e hasura.

Zgjidhjet e mundshme që janë objekt i mosmarrëveshjeve.

25 Kryeministri merr vendim në bazë të provave të ofruara dhe mund të marrë parasysh sa më poshtë vijon:

Konsultimin me ministrat përkatës dhe palët e interesuara para se të marrë vendim.

Delegimin e detyrës së zgjidhjes tek Zëvendës Kryeministri.

Dërgimi i projektligjit për shqyrtim dhe konsultim me komitetet ndërministrore.

Page 59: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 59

26 Në qoftë se projektligji miratohet nga komiteti ndërministror, atëherë ai paraqitet më pas për miratim në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave.

Hapi 7 Dorëzimi i projektligjeve

Vlerësimi i Ndikimit finalizohet dhe aprovohet nga ministri përkatës përgjegjës dhe dorëzohet në Këshillin e Ministrave për miratim përfundimtar.

27 Procesi i paraqitjes në Këshillin e Ministrave bëhet pasi të jenë trajtuar të gjitha reagimet.

28 Ministri propozues dërgon dy kopje të sa më poshtë vijon:

Projektligji

Shënim shpjegues

dokumentet e përcaktuara në pikë 45 të Rregullores.

29 Këto shoqërohen me sa më poshtë vijon:

Letër përcjellëse drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm.

Pikëpamjet e ministrave dhe palëve të interesuara.

Opinionin e Ministrisë së Drejtësisë

Traktatet/marrëveshjet e plota ndërkombëtare në shqip dhe në gjuhë të huaj.

30 Kjo duhet t'i dërgohet Sekretarit të Përgjithshëm të paktën 10 ditë para datës së mbledhjes.

31 Sekretari i Përgjithshëm do të kthejë dokumentet kur:

Mungon një nga dokumentet (siç është përcaktuar në pikën 45 të Rregullores).

Dokumentet nuk janë plotësuar në përputhje me pikat 19-20 e në vijim të Rregullores.

Projektligji nuk është në pajtim me Kushtetutën.

Projektligji nuk është hartuar në përputhje me formatin e sakte legjislativ.

32 Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave mund të bëjë korrigjojë projekt ligjin vetëm në aspektin e teknikës legjislative dhe terminologjisë.

Hapi 8 Miratimi i projektligjit

33 Procesi i miratimit nga Këshilli i Ministrave - të gjitha projekt aktet përfshihen në rendin e ditës së mbledhjes dhe paraqiten për miratim.

34 Pasi të përfshihen në rendin e ditës, projekt ligjet dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen së paku 10 ditë para datës së mbledhjes.

35 Rendi i ditës së bashku me projekt ligjet i dërgohen Këshillit të Ministrave nga Sekretari i Përgjithshëm jo më vonë se dy ditë para datës së mbledhjes.

36 Në rast mbledhje të jashtëzakonshme, rendi i ditës dërgohet jo më vonë se dy orë para mbledhjes.

37 Rendi i ditës përfshin sa më poshtë vijon:

Temat që do të trajtohen.

Datën dhe orën e mbledhjes.

Një listë e projekt ligjeve që do të shqyrtohen.

Listën e çështjeve dhe problemeve që do të diskutohen.

Temat e mbetura të patrajtuara nga mbledhjet e kaluara.

Page 60: SHQIPËRI METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT ...ycsalbania.eu/wp-content/uploads/2017/11/RIA-METODOLOGJIA-E-VLER... · Dokumenti është përgatitur nga SIGMA me pjesëmarrjen

Shqipëri - Projekt Metodologjia e Vlerësimit të Ndikimit – opsione dhe rekomandime për zbatimin 60

38 Rendi i ditës nënshkruhet nga Sekretari i Përgjithshëm

39 Kryesuesi i mbledhjes paraqet një skicë të projekt ligjit dhe e pyet ministrin propozues nëse ka ndonjë koment në lidhje me propozimin dhe pastaj fton të gjithë anëtarët e tjerë që të shprehin opinione.

40 Pasi diskutimi përfundon, kryesuesi i mbledhjes fton të gjithë anëtarët të votojnë për projekt ligjin.

41 Merret vendimi në vijim:

Miratimi i projekt ligjit siç është.

Miratimi me amendamente.

Shtyrja për një shqyrtim të mëvonshëm.

Refuzim.

42 Sekretari i Përgjithshëm do të marrë masa për sa më poshtë vijon:

Publikimin e të gjitha ligjeve të Këshillit të Ministrave.

Redaktimin e ligjeve të miratuara me amendamente.

Nënshkrimin e ligjeve.

Shpërndarjen e tyre për organizatat që duhet të zbatojnë ligjin e ri.

43 Aktet normative botohen në Fletoren Zyrtare

44 Shpërndarja e ligjeve zyrtare bëhet brenda dy ditëve nga momenti i nënshkrimit të tyre nga Sekretari i Përgjithshëm.

Vlerësimi i Ndikimit përditësohet dhe finalizohet bazuar në ndryshimet e bëra në Parlament. Vlerësimi i Ndikimit i fazës përfundimtare publikohet së bashku me legjislacionin.

[Për t’u kontrolluar]