4
Shqipëria, me 850 bimë mjekësore Moskultivimi dhe mënyra e mbledhjes së bimëve mjekësore po çon drejt zhdukjes disa prej tyre. Specialistët shprehen se çaji i malit dhe rigoni duhet të kultivohen që të mos zhduken. Publikuar më 24.09.2012 | 14:25 Vendi ynë ka 850 lloje bimësh mjekësore, ku më të njohurat janë ato që përdoren në formë çaji për të lehtësuar disa nga dhimbjet që ndiejmë në trup. Nuk ka asnjë familje shqiptare që të mos përdorë çajin e malit dhe rigonin, të cilat janë dy bimë që kanë efekt kurativ për ftohjen, por edhe për organet e brendshme. Por, ato gati po zhduken sepse nuk kultivohen dhe zëvendësohen me preparate të tjera. Përveç këtyre dy bimëve ka mjaft bimë të tjera, të cilat kanë efekt kurativ, por që nuk përdoren më në familjet shqiptare. Efekti kurues dhe mospasja e efekteve anësore bën që specialistët e shëndetësisë dhe të mjekësisë alternative të kërkojnë rikthimin e vlerave të dikurshme për përdorimin në familje të bimëve mjekësore. Kultivimi Në shqipëri këto bimë mblidhen në gjendje të egër, të rritura në natyrë dhe të mbledhura në male apo fusha. Ne nuk kemi kulturë të mbjelljes dhe kultivimit të tyre për shkak se nuk kemi fabrika të përpunimit dhe kthimit të tyre në tableta. Prandaj, ato mblidhen nga fshatarët, të cilët mundohen të nxjerrin bukën e gojës me mbledhjen e bimëve. Por, interesi për tregtimin e tyre është shumë i ulët. Hysni Grapshi, mjek popullor thotë se

Shqipëria me 850 bime mjekesore

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Shqipëria me 850 bime mjekesore

Citation preview

Page 1: Shqipëria me 850 bime mjekesore

Shqipëria, me 850 bimë mjekësore Moskultivimi dhe mënyra e mbledhjes së bimëve mjekësore po çon drejt zhdukjes disa prej tyre. Specialistët

shprehen se çaji i malit dhe rigoni duhet të kultivohen që të mos zhduken.

Publikuar më 24.09.2012 | 14:25

Vendi ynë ka 850 lloje bimësh mjekësore, ku më të njohurat janë ato që përdoren në formë çaji për të lehtësuar disa nga dhimbjet që ndiejmë në trup. Nuk ka asnjë familje shqiptare që të mos përdorë çajin e malit dhe rigonin, të cilat janë dy bimë që kanë efekt kurativ për ftohjen, por edhe për organet e brendshme. Por, ato gati po zhduken sepse nuk kultivohen dhe zëvendësohen me preparate të tjera. Përveç këtyre dy bimëve ka mjaft bimë të tjera, të cilat kanë efekt kurativ, por që nuk përdoren më në familjet shqiptare. Efekti kurues dhe mospasja e efekteve anësore bën që specialistët e shëndetësisë dhe të mjekësisë alternative të kërkojnë rikthimin e vlerave të dikurshme për përdorimin në familje të bimëve mjekësore.

Kultivimi Në shqipëri këto bimë mblidhen në gjendje të egër, të rritura në natyrë dhe të mbledhura në male apo fusha. Ne nuk kemi kulturë të mbjelljes dhe kultivimit të tyre për shkak se nuk kemi fabrika të përpunimit dhe kthimit të tyre në tableta. Prandaj, ato mblidhen nga fshatarët, të cilët mundohen të nxjerrin bukën e gojës me mbledhjen e bimëve. Por, interesi për tregtimin e tyre është shumë i ulët. Hysni Grapshi, mjek popullor thotë se fshtarët i mbledhin, por vuajnë shumë për t’i tregtuar dhe kjo i bën shpeshherë pasiv. Ndërkohë, shprehet se malet dhe fushat e vendit janë tepër të pasura me bimë medicinale. 

INTERVISTË  

Hysni Grapshi: “Bimët zhduken nga zjarret”

Bimët mjekësore janë tepër të çmuara për shëndetin, pasi nuk japin efekte anësore. Presidenti i Shoqatës Farmaceutike Bimore, Hysni Grapshi, shprehet se këto duhen përpunuar në mënyrë që të

Page 2: Shqipëria me 850 bime mjekesore

kemi sa më shumë medikamente bimore. Për këtë, ai ka bërë kërkesë për bërjen e investimeve dhe ngritjen e fabrikave, që të bëhet përpunimi. 

A jemi një vend i pasur me bimë medicinale?Natyra e vendit tonë shquhet për larminë e bimëve medicinale. Në vendin tonë janë rreth 850 lloje të ndryshme bimësh medicinale, të përhapura në të gjitha zonat e vendit, të cilat përdoren si ilaçe kuruese që ne i eksportojmë në Hollandë, Gjermani etj. Ata krenohen me ilaçet shqiptare, të cilat i marrin dhe i përpunojnë për medikamente bimore. 

Po tek ne a prodhohen?Ne nuk kemi një industri farmaceutike bimore, që të bëjë për përpunimin e ilaçeve. Unë si President i Shoqatës Farmaceutike Bimore kam ngritur një kërkesë pranë kryeministrisë për prodhimin e këtyre bimëve mjekësore t’i kthejmë në ilaçe. Por, akoma shteti ynë nuk e ka marrë këtë hap, kur të gjitha vendet e ballkanit kanë fabrika për përpunimin e ilaçeve bimore. Në vendin tonë nuk ka asnjë fabrikë, vetëm magazina që grumullohen bimët dhe eksportohen jashtë vendit. Fabrikë quhet kur merren bimët dhe përpunohen në tableta, shurupëra, çajra. Unë kam biseduar me presidentin e mjekësisë alternative të tunizisë, hungarisë dhe unë e kam ngritur si problem për të ardhur për të investuar në Shqipëri. 

Kemi dëgjuar disa nga ambientalistët që thonë se bimët alternative janë drejt zhdukjes?Ka disa bimë që humbasin me kalimin e kohës dhe ne duhet t’i ruajmë. Ka bimë të buta dhe të egra; bimët që rriten vetë në mal dhe bimët që kultivohen në fusha. Ne nuk kemi kultivim. Kam dëgjuar që kohët e fundit ka ardhur një kompani e huaj austriake dhe po kultivon një bimë të çmueshme në zonën e korçës që përdoret për vajrat eterikë, të cilat kurojnë problemet me kancerin, për diabetin etj. Aty është gjetur klima e përshtatshme dhe kultivohet dhe korret 3 herë në vit. Bimët natyrore janë drejt zhdukjes për shkak të rënies së zjarreve, moskujdesjes në mbledhjen e tyre, që shkulen në rrënjë tek disa bimë. I tillë ishte rënia e zjarrit në Dajt, ku ka shumë bimë, të cilat u shkatërruan.   

Duke pasur parasysh mjekësinë alternative dhe mjekësinë shkencore, përdorimi i këtyre medikamenteve bimore a jep të njëjtat efekte me ato të prodhuara nga mjekësia shkencore?Po ato e zëvendësojnë njëra-tjetrën sepse natyra me bimësinë e saj ka qenë  mjeku i parë për njerëzimin. Pra, miliona vite më parë ata kanë përdorur kurat bimore për të gjitha dhimbjet apo plagët, kurse tani industri të mëdha në botë si në Kinë, Amerikë, Gjermani, Kanada, Hollandë etj, harxhojnë miliona dollarë për prodhimin e ilaçeve bimore. 

A duhet t’i besojmë mjekësisë alternative?Që t’i besosh mjekësisë alternative sot, prova bëhet tek pacienti nëse ndihet mirë me ilaçe bimore, atëherë nuk ka vend për probleme. Kjo është e testuar, sepse siç thamë me bimë janë kuruar edhe miliona vjet më parë. Edhe sot e kësaj dite njerëzit kanë përdorur pomadë bimore, me të cilën kanë nxjerrë plumbin ndërkohë që mjekësia shkencore përdor bisturinë. 

INTERVISTA

Pëllumb Pipero: “T’u rikthehemi bimëve mjekësore”

“Bimët mjekësore janë të harruara”,-kështu, thotë Drejtori i Politikave Mjekësore në

Page 3: Shqipëria me 850 bime mjekesore

Ministrinë e Shëndetësisë, i cili ditët e fundit ka pasur takime me përfaqësues të huaj që përpunojnë bimët mjekësore. Ai kërkon që njerëzit t’i mbledhin dhe t’i kultivojnë ato, pasi kurimi nëpërmjet tyre është më i lehtë dhe pa efekte negative në shëndet. 

A ka Shqipëria bimë mjekësore?Për fat të mirë Shqipëria është një vend i pasur me bimë mjekësore, të cilat janë përdorur nga mjekë të njohur të mjekësisë alternative, si Arqile Boti. 

A përpunohen ato në vendin tonë për t’u përdorur si medikamente bimore?Tek ne nuk përpunohen, pasi ne nuk kemi mundësi të bëjmë përpunimin e tyre. 

Përse kur përpunohen kur ne mund t’i gjejmë qoftë të kultivuara vetë në mënyrë natyrale dhe nuk kanë kosto?Përpunimi është çështje e iniciativës private, prandaj ka ngelur në këtë gjendje. Kjo është edhe arsyeja që ne nuk mund t’i kemi në formë tabletash, të mbledhura dhe përpunuara në vendin tonë. 

Çfarë pasurish bimore kemi?Ne kemi disa lloje çajrash që në këtë periudhë janë shumë të mira për t’u përdorur si çaji; i blinit, boronicës, murrizit, sherebelë, fier guri, rigoni, lule baseni etj.

A rrezikojnë këto bimë të zhduken?Këto bimë janë të harruara, pasi nuk i mbledh më njeri dhe nuk tregon kujdes për mënyrën e mbledhejs dhe kultivimin e tyre. Besoj se tashmë është koha që të sensibilizojmë njerëzit që t’i mmledhin dhe mjekët popullorë që t’i promovojnë ato. Ne kërkojmë të orientojmë dhe rekomandojmë mjekët të mos jenë skeptikë, përkundrazi t’i njohin dhe t’i përdorin, e natyrisht t’u themi edhe farmacistëve që të bëjnë kujdesin maksimal, por të jenë jo vetëm të kontrolluara në raport me eksperiancat e tyre, por të kontrolluara edhe nga standardet e OBSH dhe e klinikave europiane. 

Çfarë dallimi kanë barnat me bimë mjekësore nga medikamentet shkencore? Bimët mjekësore mund të plotësojnë disa nevoja, në mënyrë që njerëzit të mos përdorin vetëm medikamentet e zakonshme. Për shembull, në një rast kur mund të përdoret një mjekim popullor dhe mund të japë të njëjtin efekt si medikamentet e tjera, përse të mos përdoret ai që është bimor dhe më i lehtë.

/Shekulli/Emanuela Sako/