Shkresa e plotë

Embed Size (px)

Citation preview

  • 8/20/2019 Shkresa e plotë

    1/3

    REPUBLIKA E SHQIPERISËMINISTRIA E ENERGJISE DHE INDUSTRISE

    INSPEKTORATI SHTETEROR TEKNIK DHE INDUSTRIAL

    Nr. 1549 Prot. Tiranë me, 16 / 02 / 2016 _______________________________________________________________________________________________

    Drejtuar: Z. Erjon VELIAJ Kryetar i Bashkise Tirane

    Drejtuar: Z. Xhelal MZIU Kryetar i Bashkise Kamez

    Drejtuar: Z. Fiqiri ISMAILI Kryetar i Bashkise Vore

    Drejtuar: Z. Elvis RROSHI Kryetar i Bashkise Kavaje

    Drejtuar: Z. Beqir NUREDINI Kryetar i Bashkise Rrogozhine

    Per dijeni: Z. Sadi VORPSI Prefekt i Qarkut Tirane

    Lënda: Kërkese per bashkëpunim

    Për parandalimin e rrezikut me pasoja të rënda për jetën e njerezve, prones dhe mjedisit nga keq tregetimi i bombolave me GLN, nisur edhe nga dy ngjarjet e fundit, si dhe bazuar nga deyrimet qe rrjedhin nga aktet ligjore e nenligjore reciproke, I.SH.T.I. kerkon bashkepunim me Bashkine qe drejtoni ju.

    Nga inspektimet e kontrollet tona ka rezultuar se:

    1. Në përgjithësi dhe në cdo lagje e bllok banimi , gjenden dyqane që magazinojnë dhe tregtojnë bombola me GLN për konsumatore familjare.

    2. Pothuajse të gjithë dyqanet qe ndodhen ne territorin qe mbulon Bashkia juaj, nuk plotësojnë as dokumentacionin ligjor për ushtrimin e këtij aktiviteti as rregullat e sigurisë teknike për magazinimin dhe tregtimin e bombolave me GLN në ambjentet e tyre :- Bombolat me GLN tregetohen si një mall i zakonshëm bashkë me mallrat e tjerë ushqimorë, industrialë, ndërtimor etj pa asnjë dokumentacion të vecantë ligjor lëshuar nga Bashkia qe drejtoni ju, për ushtrimin e kësaj veprimtarie tregtimi.- Dyqanet nuk plotësojnë kushtet teknike të magazinimit dhe të tregtimit të bombolave me GLN mbasindodhen nën pallate e ndërtesa banimi , duke mos plotësuar rregullat e sigurise.

  • 8/20/2019 Shkresa e plotë

    2/3

    - Me gjithe angazhimin e strukturave tona ketosubjekte vazhdojnë aktivitetin e paligjshem.

    Nga sa më sipër dhe duke marrë parasysh:

    1. Rrezikshmërinë e aktivitetit të magazinimit dhe tregtimit të bombolave me GLN2. Mundësinë e egzistencës në territorin e gjërë të juridiksionit tuajtë subjekteve të paevidentuar3. Pamundësinë e evidentimit të tyre nga ana jonë, si pasojë e mungesës së strukturave tona

    përkatese për kontrollin e këtij tregu (mbikqyje tregu të produkteve jo ushqimor ku përfshihen edhe bombolat e GLN),

    Mendojme se bashkepunimi e dy institucioneve tona nepermjet ngritjes se grupeve te perbashketa me Policine Bashkiake dhe Sektorin Zjarrfikes, nen varesine tuaj, per kontrollin dhe monitorimin e vazhdushem te ketij tregu te shtrihet ne evidentimin, parandalimin dhe sanksionimin e kesaj veprimtarie ne :

    - dyqanet që tregtojnë bombola me GLN ose bejne mbushje te tyre- dyqanet me artikuj industrial, ushqimor ose miks, ku tregtohen bombola me GLN.

    Duke shprehur gadishmerine per bashkepunimin

    Me konsiderate

    K R Y E I N S P E K T O R

    Gazmend OSMANI

    ..............................................................................................................................................................................................

  • 8/20/2019 Shkresa e plotë

    3/3

    Adresa: Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr.56 - Tirane Tel: ++355 4 259 473 Fax: ++ 355 4 223 291