31
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA TË BIZNESITË- PEJË PLAN BIZNESI SERRË PËR KULTIVIMIN E LULEVE 1

Serra për kultivimin e luleve

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Serra për kultivimin e luleve

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA TË BIZNESITË-PEJË

PLAN BIZNESI

SERRË PËR KULTIVIMIN E LULEVE

Mentori: Msc. Ujkan Bajra Lënda: Planifikimi Mikroekonomik

Studente: Adelina Lajqi Hajrie Husaj Anita Avdyli

Majë, 2012

1

Page 2: Serra për kultivimin e luleve

Përmbajtja:

1.Profili i biznesit.................................................................................................................31.1 Shënjestra të Tregut dhe Konsumatorët (objektivat).....................................................31.2 Trendët e rritjes në këtë biznes (objektivat)...................................................................41.3 Politika e Çmimeve (objektivat)....................................................................................41.4 Objektivat.......................................................................................................................42. Vizioni i kompanisë dhe njerëzit.....................................................................................52.1 Struktura juridike e biznesit...........................................................................................52.2 Njerëzit (të punësuarit)..................................................................................................63. Identifikimi i legjislacionit që rregullon qështjen përkatse.............................................64. Komunikimi ....................................................................................................................75. Organizimi i biznesitë......................................................................................................76. Licencat dhe lejet e nevojshme për biznesinë..................................................................77. Analizimi i tregut.............................................................................................................87.1 Përshkimi i kompanisë (ofertës) tuaj.............................................................................87.2 Swot analiza...................................................................................................................97.3 Synimi i Tregut..............................................................................................................98. Sigurimi.........................................................................................................................109. Ambienti/Lokacioni (qira)........................................................................................10-1110. Kontabiliteti dhe Cash Flow...................................................................................12-1311. Financimi.....................................................................................................................1412. E-Tregtia nëse mendoni të aplikoni............................................................................1413. Blerjet...........................................................................................................................1513.1 Paisjet e nevojshme....................................................................................................1514. Marketingu...................................................................................................................1514.1 Planet rreth reklamimit dhe promovimit...................................................................1614.2 Blerja dhe Kontrolli i Inventarizimit..........................................................................16 14.3 Politikat punësimit dhe e trajnimeve..........................................................................1614.4 Konkurrenca...............................................................................................................1714.5 Si planifikoj të përfitojnë nga pikat e dobëta të konkurrentëve.................................1715.5 Monitorimi i kontrollit te cilësisë..............................................................................1716. Planifikimi i shitjeve....................................................................................................1817. Tregtia ndërkombëtare nëse mendohet të aplikohet...................................................1818. Menaxhimi më punëtoret dhe organizatën.....................................................................18-19-2018.1.Struktura organizative.............................................................................................................21

2

Page 3: Serra për kultivimin e luleve

1.Profili i Biznesitë

Përshkimi i Biznesitë

Biznesi ynë është emertuar lulishtja Aroma, aktiviteti që do të zhvillojmë ne është

prodhues, është një serrë që mirret me kultivimin e llojeve të ndryshme të luleve dhe një

angazhim në drejtim të një ambienti më të pastër dhe më të bukur.

Ne jemi të orientuar kryesisht në tregun kosovarë dhe segmentimin e tijë e kemi bërë në

bazë të variablave socio- ekonomike dhe demografike.

Në fillimë kapacitetët tona do të jenë më të vogla, me synim që në të ardhmen të veprojë

edhe në tregjet e jashtme.

Tregu cakë që synojmë ne janë: marketet e mëdha që merren me shitjën e luleve, tregtaret

ambulant, restorantet e ndryshme, klientet individual, po ashtu do të bëjmë marrëveshje

edhe më kompanitë që përkujdesen për parqet e qyteteve.

Vëndi ku është planifikuar të ngritët serra jonë është në kilometrin e 2 të magjistralës

Pejë-Prishtinë, e cila do të ketë një ndertim modern dhe dizajnë të mrekullushëm.

Ndërsa numri i të punësuarve në fillim do të numëroj 21 punëtor.

1.1 Shënjestra të Tregut dhe Konsumatorët (objektivat)

Në shënjestër të tregut kemi konsumatorë kryesisht të moshës madhore përafersisht mbi

18 vjet, sepse edhe pas blerjes duhet një kujdes i veqantë për zhvillimin e luleve, ndersa

tinejgjerët nuk u kushtojnë atyre edhe shumë rëndesi. Ne mendojmë se produktet tona do

të kërkohen nga konsumatorët sepse qdo ditë e më shumë po rritet vetëdija e njerëzve për

të pasur një ambient sa më të bukur dhe më të pastër në shtëpitë e tyre, e kjo mundë të

arrihet vëtëm falë produkteve që ne i ofrojmë.

3

Page 4: Serra për kultivimin e luleve

1.2 Trendët e rritjes në këtë biznes (objektivat)

Kultivimi i luleve konsiderohet si një biznesë në rritje e sipër në krahasim me vitët e

mëparshme ku i kushtohej më pakë rëndësi mëqense edhe kushtet ekonomike ishin të

tilla, ndërsa tani kur kemi një zhvillim më të madh ekonomik të vëndit, standard më të

mirë jetësor, infrastrukturër më të zhvilluar është e mjaftë i domosdoshëm përdorimi i

luleve qoftë për zbukurimin e parqeve , rrugëve apo ambientëve të ndryshme.

1.3 Politika e Çmimeve (objektivat)

Dihet se kosova nuk ka potencial të madh ekonomik për të perballuar qmime shumë të

larta dhe për këtë arsye ne kemi vendosur që produktet tona ti plasojmë në treg më

qmime të volitshme.

Ne si ndërmarrje do të mundohemi që të caktojmë një qmim i cili do të mbuloj

shpenzimet e produktit tonë si dhe të siguroj një normë të caktuar të fitimit.

Pra strategjia e caktimit të qmimeve për vitin e parë do të jetë kosoto-marzh dhe

konsiderojmë se kjo është një strategji e përshtatshme.

1.4 Objektivat

Maksimizimi i fitimit

Të krijojmë një ambient sa më të bukur dhe më të pastër

Objektiv tjetër është që përmes marketingut që ne ofrojmë të krijohet një vetëdije më e

madhe tek njerëzit për kultivim sa më të madhë të luleve

Në 3 vitët e ardhshme do të rrisim kapacitetin e prodhimit, duke rritur numrin e të

punësuarve

4

Page 5: Serra për kultivimin e luleve

Të jemi konkurrentë rajonal dhe më gjerë në shtetet fqinje.

2. Vizioni i kompanisë dhe njerëzit

Vizioni

Ndërmarrja Aroma vëmendjën kryesore do ta ketë në realizimin e profitit dhe mbulimin e

tregut kosovarë si dhe daljen apo zgjeriminë edhe në tregjet fqinje.

Përveq këtyre synimeve, mendojmë që në të ardhmën të zgjerojmë kapacitetinë e

prodhimitë duke hedhurë në treg edhe lloje të pishave zbukuruse si: selvija, bredha,

shemshira,hormoqa etj, dhe duke rritur gamen e produkteve tona edhe me buketat me

lule të freskta, si dhe zbukurimin e ambienteve të ndryshme festive.

Misioni

Misioni kryesorë i kompanisë është të siguroj furnizimin e plotë të tregut me produktet

tona me cilësi dhe dërgesa të sakta dhe të rregullta për konsumatorët.

Misioni tjetër i kompanisë është që të sigurojmë një biznes të qëndrushëm dhe

prestigjoz , dhe në 3 vitet e ardhshme të rrisimë kapacitetet tona prodhuse që të jemi

konkurent rajonal dhe më gjerë.

2.1 Struktura juridike e biznesit

Biznesi ynë do të jetë një biznesë me partneritet të kufizuar, që do të përbërbëhet nga tre partnerë.

2.2 Njerëzit (të punësuarit)

Përvoja e punës në lidhje më biznesin tim të menduar

5

Page 6: Serra për kultivimin e luleve

Sa i përket përvojës së punës lidhur me këtë biznesë, ne nuk kemi ndonjë kualifikim të

veqantë në këtë fushë mirëpo mëqense jemi studente të Fakulltetit të Biznesitë kemi

njohuri për formimin dhe udhëheqjen e një biznesi. Mirëpo duhet theksuar se kemi edhe

njohuri të mjaftushme nga jeta e përditshme sa për të filluar më këtë biznesë, ndërsa për

mbarvajtjen e punës do të punësojm edhe personel mjaftë të kualifikuar për fushat

përkatëse, si dhe gjatë punës ne mendojmë se do të fitojmë përvojën e duhur e cila do të

ndikoi në suksesinë e biznesitë tonë.

Pronarët

Mëqense biznesi është me partneritet atëher kemi bashkë-pronarë:

Adelina Lajqi 40 % e pronësisë Fakulteti i Biznesitë AB

Hajrije Husaj 40% e pronësisë Fakulteti i Biznesitë AB

Anita Avdyli 20 % e pronësisë Fakulteti i Biznesitë AB

3. Identifikimi i legjislacionit që rregullon qështjen përkatse

Legjislacioni që i rregullon qështjet e një biznesi është ligji i ATK-së, ligji i punës,

rregulloret e ndryshme administrtive, udhëzime administrative varësisht nga shtrirja e

kompanisë dhe statutet e komunave përkatëse.

Tatimet janë: Tvsh 16%, tatimi ne paga, trusti pensional, tatimi në fitim, tatimi në pronë.

Pengesat që i sjellë legjislacioni bazë është invertarizimi me arkë fiskale për shkakë se

është e kushtueshme, mos sigurimi i tregut, mos doganimi më i lartë tek artikujt të cilët

bëhen importet (konkurenca interne).

Favorizimi që i sjellë legjislacioni bazë mundë të jetë: lehtësimi në repomatrial (lënd të

parë ), lehtësimi i disa marrveshjeve për eksport etj.

6

Page 7: Serra për kultivimin e luleve

4. Komunikimi

Komunikimi më klientët bëhet edhe përmes mjeteve teknologjike siq janë: telefoni fix

dhe mobil, kompjuteri përkatësisht interneti.

Shpenzimet mujore për mjetet e komunikimit do të jenë mesatarisht 100 €.

5. Organizimi i biznesitë

Biznesi ynë është organizuar në formë partneriteti me përgjegjësi të kufizuar, për shkak të

kapitalit të kufizuar që mundë të kenë invstuar. Pronarët të drejtat e tyre i rregullojnë

nëpërmjet marrëveshjës së partnerëve ku bëhet sanksionimi i të drejtave dhe detyrimeve

të bashkëpronarve të cilët kanë përgjegjësi të pakufizuar pra përgjigjën më të gjithë

pasurin e tyre të investuar në biznesë.

Ne mendojmë që kjo është mëyra më e mirë e organizimit të binesitë për shkak të aftësisë

më të lartë menaxhuse dhe organizuse dhe siguron resurse më të mëdha financiare për

fillimin e biznesitë.

6. Licencat dhe lejet e nevojshme për biznesinë

Regjistrimet dhe liqencat zyrtare do ti marrimë nga Kuvendi Komunal dhe të gjitha

organet legjislative në Kosovë.

Lokacioni i biznesitë tonë do të jetë në kilometrin e 2 të magjistrales Pejë- Prishtinë

saktësisht afër Qëndrës tregtare ETC, ku na është dhënë leja nga Kuvendi Komunal

përkatësisht nga Drejtoria për Urbanizëm për ngritjën e objektit ( serrës).

Liqenc për themelimin e biznesitë nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa.

7

Page 8: Serra për kultivimin e luleve

Nga Ministria e Shërbimeve Publike rexhistrimin e biznesitë, si dhe nga Shoqata e

Fermerëve të Kosovës antarësimin në shoqatë.

7. Analizimi i tregut

Para fillimit të një biznesi duhet të analizohet tregu i shenjëstruar për produktet pra luleve

në këtë rast, analiza e tregut fillon më percakimin e tregut dhe hulumtimin e aktereve të

tregut.

Duke e bëre analizën e tregut ne njihemi për se afermi më kërkesën e konsumatorve

lidhur me produktet që ne i ofrojmë si dhe përparsitë dhe të metat e konkurrentëve tanë.

7.1 Përshkimi i kompanisë (ofertës) tuaj

Produktet që ne do ti ofrojmë në treg janë:

lule të llojeve të ndryshme për oborrë si: mimoza, manushaqja, juka, aloa, tulipani,

shpatorja, zambaku, lule dielli, trendafili, lule bore, anemone, gladiola etj.

Lule për saksi: begonia, lulevathi, fikusi, lule shqiponja, gardenia, kaktusi, pausedia, irisi,

liliumi etj.

Ndërsa lënden e parë pra farërat do ti sigurojmë nga Maqedonia.

Nga përshkrimi i produkteve që i bëmë më lartë vërehet se janë të destinuara për tregun e

gjërë pra prëfshirë marketet, konsumatoret individual, restorantet si dhe parqet e

ndryshme të qyteteve.

Produktet tona më shumë përqendrohen në tregun vnedorë por në një të ardhme të afërt

edhe në shtetet fqinje si : Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi etj.

8

Page 9: Serra për kultivimin e luleve

7.2 Swot analiza

Përparsit

Produkte të cilësisë së lartëPersoneli i kualifikuarLokacioni i mirëQmime më të volitshmeParking të mjaftushëm për klientët

Dobësitë

Mungesa e përvojësShkathtësitë e pamjaftueshmeMungesa e konsumatorëveMungesa e burimit të ujitë

Mundësitë

Rritja e nivelit të konsumitNdërtimi i infrasturkutrës moderneVeprimi i shtetit ligjorKushtet e mira atmosferike

Rreziqët

Kushtet atmosferikeKriza ekonomikeRritja e taksaveKonkurrentët

7.3 Synimi i Tregut

Tregu që ne synojmë të arrijmë në fillim të aktivitetit tonë është tregu lokal dhe ai

regjional, përfshirë marketët e ndryshme, restorantet, parqet e qytetëve, shitësit ambulator

dhe konsumatorët individual.

Në bazë të anketave të bëra, mundësitë për shfrytëzimin e produkteve tona janë: nga 320

të anketuar, 180 kanë qëndrime pozitive dhe 150 do ti shfrytëzonin produktet tona.

Ndërsa ne kemi marrë një numër më të ulët ku për fillim llogarisim 100 klient.

Dihet se kosova nuk ka potencial të madh ekonomik për të perballuar qmime shum të

9

Page 10: Serra për kultivimin e luleve

larta dhe për këtë arsye ne kemi vendosur që produktet tona ti palsojm në treg me qmime

të volitshme në mëyrë që të gjitha shtresat e popullsisë të ken mundësi të blejnë produktet

tona.

Ajo qka na bën neve të identifikohemi nga të tjerët është cilësia e lartë, qmimet e

volitshme, shërbimi i mirë ndaj konsumatorëve duke ju siguraur dërgesa të plota,në kohë

dhe paketim të përshtatshëm për transport.

8. Sigurimi

Ne do të ndertojmë një serrë me kushte bashkohore dhe infrastruktur moderne ku

produktet tona do të jenë të sigurta, megjithatë ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e

nëvojshëm për sigurimin e objektit (serrës) qoftë nga zjarri, vjedhjet apo dëmtimet e

ndryshme nga kushtët klimatike.

9. Ambienti/Lokacioni (qira)

Ambienti i nevojshëm që na nevojitet për fillimin e këtijë biznesi është:

40 ari tokë ku do të ndertohet:

Serra 140 m-40 m

Zyra 4 m-5 m

Banjo 2 m-1 m

Parkingu 30m-10m

Lokacioni në të cilin do të ndërtohet serra është në kilometrin e 2 të magjistralës Pejë-

Prishtinë, përkatësisht afër qëndrës tregtare ETC, ku përveq serrës do të kemi edhe një

zyrë me banjo afër objektit tonë për personelin, si dhe parkingun për personelin dhe

klientët tanë.

Ne do të kontraktojmë një kompani e cila do të merret me konstruktimin dhe ndërtimin e

serrës e cila përveq që do të jetë moderne do të ketë edhe një dizajnë të mrekullueshem.

10

Page 11: Serra për kultivimin e luleve

Serra do të jetë e ndërtuar me shufra hekuri dhe e mbuluar me qelq për serra.

Serra ka ngrohje qëndrore, burimi i saj është stufa e cila ngroh një rezervuar me 800 litëra

ujë.

Stufa funksionon me thengjillë dhe drunjë, përgjatë gjithë serrës gjëndën gypa të shumët

nepër të cilët rrjedh uji i ngrohët , që vjen nga stufa nëpermjet pompave.

Kështu ngrohet hapsira e serrës deri në 23 gradë celcius gjatë ditës dhe 12 gradë c gjatë

natës. Vetëm dritat e ndezura që i lëmë gjatë natës ngrohin 5 gradë c .

Mëqense jemi në afersi të Birrës së Pejës kemi bërë marrveshje me ta për furnizimin e

ujit që na nevojitet për ujitjen e luleve, sepse gjatë sezonit të verës nuk ka ujë të

mjaftushëm nga ujësjellsi i Pejës, ndersa Birraria e Pejës furnizohet direkt nga Burimi i

Drinit dhe ka ujë të mjaftushëm.

Serra gjëndet në një vendë mjaftë të përshtatshëm, mëqense gjendet pranë qëndres

tregtare ETC që është një vend mjaft i frekuentuar si nga konsumatorët e rastit ashtu edhe

nga biznesët e ndryshme.

11

Page 12: Serra për kultivimin e luleve

10. Kontabiliteti dhe Cash Flow

Bilanci i gjëndjës

Aktuale01/12/2013

Asetet fikseToka 100,000Objekti (serra) 103,700Automjetet 28,000Malli (stoqet) 43,900Inventari 3,425Asetët gjithësejt 279,025

DetyrimetKredia 5,500Pagat bruto 76,560Furnizimi 1,450Riparimet dhe mirëmbajtja 240Reklam 1,180Shpenzimet e transportit 1,670Telefoni dhe interneti 980Sigurimi 12,000Taksat 1,200Shpenzimet e ngrohjes dhe ndriqimit 1,257Detyrimet gjithësejt 102,037

Kapitali 176.988

12

Page 13: Serra për kultivimin e luleve

Kesh flow

13

Page 14: Serra për kultivimin e luleve

Analiza e kostove

Shpenzimet fikse Shpenzimet variabileShpenzimet e pagaveTatimiShpenzimet e lëndes së parëShpenzimet administrativeShpenzimet e sigurimitë

Shpenzimet lidhur me prodhimin (energjisë, derivateve,thëngjillitë, drunjëve, mirëmbajtja, telefoni,uji,ngrohja) Shpenzimet e transportitShpenzimet e reklamës

11. Financimi

Strategjia e financimit

Për realizimin e këtijë projekti na nevojitën gjithësej 281,025 € ndërsa financimin për

këto investime do ta sigurojmë nga kapitali ynë 181,025 € në para të gatshme dhe hua

private 100,00 €.

12. E-Tregtia nëse mendoni të aplikoni

Ne mendojmë qe biznesi ynë të realizohet edhe përmes internetit përkatësisht përmes E-

tregtisë, që njëherit do të ishte edhe një formë e mirë e marketingut për ti njoftuar

konsumatorët rrethë produkteve tona, kjo metodë e realizimit të biznesitë do të jetë e

favorshme për klientët tanë, sepse redukton kohen e tyre dhe kështu e kanë më të lehtë të

porosisinë produktet tona, ndersa ne ju garantojmë dërgesa të sakta dhe të rregullta.

14

Page 15: Serra për kultivimin e luleve

13. Blerjet

Për fillimin e veprimtarisë sonë do të bëjmë këto shpenzime: toka 100,000 € , objekti

(serra) 101,200 € , mjete transportuese 28,000 € , shpenzime administrative 1,200 € ,

paisje të prodhimit (faratë, plehrat, kimikalet, mjetët e punës ) 43,900 €, ndërtimi zyrës

dhe banjos 2,500 €, paisjet për zyrë 3,425 €, banjo 800 €.

13.1 Paisjet e nevojshme

Paisjet që na nevojitën për këtë biznesë janë: një zyrë , një banjo, 4 kombi, 4

kompjuterë,1 printerë, 4 karriga, 4 tavolina, 1 raftë, 3 telefona mobil, 1 telefon fix,1 arkë

fiskale, 1 bar kod skener.

14. Marketingu

Nga studimet e bëra është vertetuar se konkurrenca është duke u bërë gjithnjë e më e

ashpër dhe janë duke u ofruar produkte më shumë se që është kërkesa për to, kjo edhe ka

bërë të domosdoshme krijimin edhe të departamentit të marketingut , ku është vërtetuar

se marketingu është komponentë e pandashme e organizatës për zhvillimin dhe

përparimint e sajë.

Ne do të mundohemi që produktet tona të diferencohen si për nga qmimi ashtu edhe për

nga kualaiteti, të krijojmë një vetëdije për imazhin e produkteve tona. Siq dihet

pozicionimi në treg i ndërmarrjve është shum i rëndësishëm dhe ne do të mundohemi ta

shfrytëzojmë këtë në favorin tonë.

15

Page 16: Serra për kultivimin e luleve

14.1 Planet rreth reklamimit dhe promovimit

Për të informuar konsumatorët për ekzistimin e produkteve në treg, për risitë dhe për

ofertat që kemi do të i shfrytzojmë kanalet e promocionit siq jan mediat e ndryshme : Tv,

radio, gazeta dhe po ashtu edhe internetin si Facebook dhe Web-sajtin e ndërmarrjës tonë.

Po ashtu pjesë e promocionit tonë do të jetë shpërndarja e broshurave informative si dhe

shpërndarja e disa luleve gratisë që njihet si një formë shumë e suksesshme e

promocionit.

14.2 Blerja dhe Kontrolli i Inventarizimit

Ne si ndërmarrje do të mundohemi që të caktojmë një qmim i cili do të mbuloj

shpenzimet e produktit tonë si dhe të siguroj një normë të caktuar të fitimit.

Pra strategjia e caktimit të qmimeve është kosoto-marzhë dhe konsiderojmë se kjo është

strategji e përshtatshme.

Blerja mundë të bëhet në mëyra të ndryshme si : duke vizituar serrën tonë si dhe porositë

nëpërmjet internetit përms E-tregtisë.

14.3 Politikat e punësimit dhe e trajnimeve

Punësimi i punëtorve do të bëhet përmes konkursit që do të shfaqet përmes TV, radio,

gazetë etj, kriteret që duhët ti plotsojnë të kandidatët janë së pari duhet të dorëzojnë një

CV-i, diplomën universitare, përvoja paraprake e punës, qertifikata të ndryshme,

karakteristika dhe veti personale etj, pastaj bëhet rekrutimi, seleksionimi dhe vijmë deri

të përzgjedhja e kandidatëve më të kualifikuar që na nevojitën në biznesinë tonë.

16

Page 17: Serra për kultivimin e luleve

Trajnimi i punëtorve bëhet qysh në fazën fillestare të punës në bazë të kritereve që ne

kerkojmë për realizimin e punës sonë.

14.4 Konkurrenca

Ideja për këtë projekt na ka lindur fillimisht ngase kemi vërejtur munges të perdorimit të

luleve dhe ekzistencë të tregut potencial për blerje, më vonë ne vërejtëm se kjo mundë të

jetë e realizueshme pasi në Kosovë një serrë me hapsirë të tillë mungon, në bazë të kësaj

mundë të konkludojmë që ekzistojnë disa konkurrent por ata kryesisht kanë kapacitete më

të vogla për ofrimin e luleve se sa që ne mendojmë të ofrojmë.

14.5 Si planifikoj të përfitojnë nga pikat e dobëta të konkurrentëve

Ajo që na bënë të dallohemi nga konkurrentë tjerë është së pari serra jonë është e ndërtuar

me infrastruktur moderne, me kushte bashkohore për kultivimin e luleve dhe dizajnë të

mrekullushëm, pastaj janë disa lloje unike të luleve që do ti ofrojmë vetëm ne, qmimet

më të volitshme si dhe shërbimi i mirë ndaj konsumatorëve.

15.5 Monitorimi i kontrollit te cilësisë

Metodat që do të përdorim për të vertetuar cilësinë e produkteve tona janë anketat përmes

përpilimit të pytësorve të ndryshëm.

17

Page 18: Serra për kultivimin e luleve

16. Planifikimi i shitjeveP

lani

fiki

mi I

shi

tjev

e

Muaji

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

9,00

0 €

12,0

00 €

24,0

00 €

34,4

00 €

39,0

00 €

23,0

00 €

21,0

00 €

19,0

00 €

16,2

00 €

9,50

0 €

9.80

0 €

9,50

0 €

17. Tregtia ndërkombëtare nëse mendohet të aplikohet

Procedurat e duhura për Tregtinë Ndërkombëtare

Në fillimë të 3 viteve të para kapacitetët e prodhimit do të jenë më të vogla kështu që

edhe produktet do t’i destinohen kryesisht tregut regjional, mirëpo në të ardhmen si

mison kryesor kemi rritjen e kapaciteteve të prodhimit duke zgjeruar kështu gamën e

prodhimeve tona edhe jashtë regjionit, pra duke eksportuar produktet tona edhe jashtë

Kosovës në vënde të ndryshme.

18. Menaxhimi më punëtoret dhe organizatën

Personeli është një nga shtyllat kryesore në të cilën mbështetemi dhe do vazhdojmë të

investojmë në përparimin e tyre, ne do të tentojmë të krijojmë një atmosferë të

përshtatshme për realizim të sukseshëm të punës ku secili e sheh vetën si pjesë e

18

Page 19: Serra për kultivimin e luleve

organizatës dhe njëkohësisht synon përmbushjen e qëllimeve individuale dhe të

organizatës.

Pas konsultave të bëra ne kemi menduar që na nevojitën 20 punëtorë gjithësejt për të

filluar punën dhe struktura e tyre do të jetë kësi soji :

(2) menaxherë

(1) kontabilistë

(1) ekspert i bujqësisë

(7) punëtorë në serrë

(1) arkatare

(4) shoferë

(2) punëtorë sigurimi

(2) punëtorë mirmbajtës

19

Page 20: Serra për kultivimin e luleve

Funksioni Detyratë Nr. i

punëtorve

Paga Kualifikimi i kërkuar

Menaxher i

prodhimitë

Mbikëqyr

prodhiminë

1 450 € Diplom Universitare

(ekonimik, menaxhment)

Menaxher i

marketingut

Mbikëqyrja e

shitjes dhe

distribuimitë

1 450 € Diplom Universitare

(ekonimik, marketing)

Kontabilistë Mbajtja e

financave

1 400 € Diploma Universitare

(ekonimik, financa)

Ekspertë i

bujqësisë

Mbikëqyrja e

kultivimit

1 400 € Diploma Universitare

(bujqësi)

Arkatare Pagesat e

konsumatorëve

1 300 € Shkollimë i mesëm

Punëtor

(kultivues )

Merren me

kultiviminë

7 300 €

(2100 €)

Shkollim i mesëm

(bujqësi)

Shoferë Merren me

furnizim dhe

mirëmbajtje

4 380 €

(1520 €)

Shkollim i mesëm (patent

shofer B,C)

Punëtor

sigurimi

Siguron

objektin

2 250 €

(500 €)

Shkollim i mesëm

Mirëmbajtës Mirëmban

objektin

2 250 €

(500 €)

Shkollim i mesëm

Me një numër të këtillë të punëtorëve normalishtë që kërkohet edhe një strukturë

organizative mirë e organizuar.

Të gjithë punëtorët do të jenë të angazhuar nëpër pozita të caktuara si psh , menaxhuese ,

mbikqyrese , kultivuese , mirëmbajtëse etj.

Sa i përket stafit menaxhues ata do të punojnë me një orarë të papërcaktuar pra sa është e

20

Page 21: Serra për kultivimin e luleve

nevojshme.

Kontabilisti do të punojë më një orar prej 8 orë dhe ka për detyrë mbajtjen e financave të

firmës.

Eksperti i bujqësisë do të punoj në orar prej 8 orësh dhe të të ketë për detyrë kontrollimin

e jetës së bimëve.

Arkatarja do të punojë më një orarë prej 10 orë dhe ka për detyrë të bëjë pagesat e

konsumatorëve.

Punëtorët do të punojnë me një orarë 10 orësh në ditë dhe kanë për detyër të merrën me

punët brënda objektit varësisht nga kerkesa e ekspertitë si dhe ti sherbejnë konsumatorët.

Shoferët do të punojnë po ashtu me orarë 10 orësh dhe detyra e tyre do të jetë të bëjnë

shpërndarjën e produkteve, pastaj sigurimit të lëndes së parë etj.

Ndërsa rojet do të kenë një orarë 12 orësh me dy ndërrime dhe kanë për detyrë sigurimin

e objektit nga vjedhjet , dëmtimet etj.

Punëtorët e mirëmbajtjës do të kenë orar 8 orësh dhe ata do të përkujdesën për anen e

funksionimit teknik të objektit, mbajtjen e hgjenës si dhe problemeve tjera që mundë

paraqitën në suaza të punës.

18.1 Struktura organizative

21

MeneaxherëtMeneaxherët

Eksperti i bujqësisëEksperti i bujqësisë

KontabilistiKontabilisti

ShoferëtShoferët SigurimiSigurimi MirëmbajtësitMirëmbajtësit

Punt. e kultivimitPunt. e kultivimit

ArkatarjaArkatarja

Page 22: Serra për kultivimin e luleve

22