3
38 SCAN MAGAZINE SHKURT 2015 ALTERNATIVA Elisabeta DOSKU K ur vjen puna për të men- duar për pensionin e ple- qërisë, jo shumë prej të punësuarve janë të ndërgjegjësuar dhe më së tepërmi preferojnë që atë pagë që do të ndajnë për kontribute, ta për- dorin në rini. Por ky mentalitet, ashtu sikurse ka ndryshuar gradualisht në shtetet e tjera, duhet të ndryshojë edhe në Shqipëri. Kontributet e derdhura në kohën kur individët janë aktivë në punë, janë një investim për të ardhmen, atëherë kur fuqitë shterojnë dhe e vetmja gjë që mund të bësh, është të gëzosh një pen- sion dinjitoz. Në vendin tonë ekziston skema e pensioneve me dy kolona. Skema publike e kontributeve dhe ajo private, ku kolona e dytë mbetet bosh, pasi në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, Europës Juglindore, por edhe më gjerë, është e përfshirë skema e pensioneve të detyrueshme private. Vitin e kaluar, qeveria hartoi një reformë të re pensionesh, pas shumë vitesh, dhe pavarësisht diskutimeve të gjera, kolona e dytë që korre- spondon me pensionet vullnetare të detyrueshme mbeti bosh. Kjo edhe për shkak të kushteve ku ndodhet vendi, ku gropa deficitare në skemë ka ardhur gjithnjë drejt thellimit. Zërat për përfshirjen e kësaj kolone, ç’ka do t’i siguronte një individi, krahas pen- sionit shtetëror edhe atë privat, kanë Pensionet vullnetare, zgjedhja e zgjuar Shqipëria është ndër të paktat vende në rajonin e Ballkanit, por edhe atë të Europës Juglindore, që nuk ka aplikuar kolonën e dytë të pensioneve private të detyrueshme. Edhe pse vitin që lamë pas u hartua reforma e re në pensione, e cila u diskutua gjerësisht, sërish pensionet private mbetën vullnetare. Drejtori i Riskut në Fondin e Pensioneve Vullnetare “Sicred”, Admir Ramadani, jep një pasqyrë të vendeve ku është aplikuar skema me tre kolona qenë të shumë, por sërish nuk u ndër- mor asnjë hap konkret në këtë drejtim. Përfitimet nga skema private Dihet që nëse do të përfitosh një pension dinjitoz në pleqëri dhe jo të përcaktuar nga shteti, skemat private të pensioneve vullnetare janë një zgjidhje e zgjuar dhe e sigurtë, ashtu edhe sikurse vetë formuala e tyre “paguaj për veten”. Dhe kur ke dy burime financiare, nga të dyja ske- mat, atëherë e ardhmja të jep edhe më shumë siguri dhe të ardhurat do të jenë të larta. Një element tjetër shumë i rëndësihëm është edhe trashëgimia e parave të investuara. Efektshmërinë e pensioneve private, të përfshira edhe në skemën shtetërore, e kanë matur shumë vende të zhvilluara dhe që janë ajka e ekonomisë botërore. Kolona e dytë e pensioneve në botë ka filluar të implementohet që nga viti 1980, ku vendi i parë që është bërë promotor ka qenë Kili. Në 1988 këtë skemë e ka aplikuar Britania e Madhe, e ndjekur nga Peruja, Ar- Vite më përpara skema “pay as you go” ishte funksionale pasi në të ishin shumë kontribuues dhe pak përfitues, çka do të thotë se edhe masa financiare e përfitimit gjatë kohës së pension ishte e lartë

SCAN MAGAZINE 12 - credinsinvest.com filedorin në rini. Por ky mentalitet, ashtu sikurse ka ndryshuar gradualisht në shtetet e tjera, duhet të ndryshojë edhe në Shqipëri. Kontributet

  • Upload
    ngothuy

  • View
    214

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

38 SCAN MAGAZINE SHKURT 2015

ALTERNATIVA

Elisabeta DOSKU

Kur vjen puna për të men-duar për pensionin e ple-qërisë, jo shumë prej të

punësuarve janë të ndërgjegjësuar dhe më së tepërmi preferojnë që atë pagë që do të ndajnë për kontribute, ta për-dorin në rini. Por ky mentalitet, ashtu sikurse ka ndryshuar gradualisht në shtetet e tjera, duhet të ndryshojë edhe në Shqipëri.

Kontributet e derdhura në kohën kur individët janë aktivë në punë, janë një investim për të ardhmen, atëherë kur fuqitë shterojnë dhe e vetmja gjë që mund të bësh, është të gëzosh një pen-sion dinjitoz. Në vendin tonë ekziston skema e pensioneve me dy kolona. Skema publike e kontributeve dhe ajo private, ku kolona e dytë mbetet bosh, pasi në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, Europës Juglindore, por edhe më gjerë, është e përfshirë skema e pensioneve të detyrueshme private.

Vitin e kaluar, qeveria hartoi një reformë të re pensionesh, pas shumë vitesh, dhe pavarësisht diskutimeve të gjera, kolona e dytë që korre-spondon me pensionet vullnetare të detyrueshme mbeti bosh. Kjo edhe për shkak të kushteve ku ndodhet vendi, ku gropa deficitare në skemë ka ardhur gjithnjë drejt thellimit. Zërat për përfshirjen e kësaj kolone, ç’ka do t’i siguronte një individi, krahas pen-sionit shtetëror edhe atë privat, kanë

Pensionet vullnetare, zgjedhja e zgjuarShqipëria është ndër të paktat vende në rajonin e Ballkanit, por edhe atë të Europës Juglindore, që nuk ka aplikuar kolonën e dytë të pensioneve private të detyrueshme. Edhe pse vitin që lamë pas u hartua reforma e re në pensione, e cila u diskutua gjerësisht, sërish pensionet private mbetën vullnetare. Drejtori i Riskut në Fondin e Pensioneve Vullnetare “Sicred”, Admir Ramadani, jep një pasqyrë të vendeve ku është aplikuar skema me tre kolona

qenë të shumë, por sërish nuk u ndër-mor asnjë hap konkret në këtë drejtim.

Përfitimet nga skema privateDihet që nëse do të përfitosh

një pension dinjitoz në pleqëri dhe jo të përcaktuar nga shteti, skemat private të pensioneve vullnetare janë një zgjidhje e zgjuar dhe e sigurtë, ashtu edhe sikurse vetë formuala e tyre “paguaj për veten”. Dhe kur ke dy burime financiare, nga të dyja ske-mat, atëherë e ardhmja të jep edhe më shumë siguri dhe të ardhurat do

të jenë të larta. Një element tjetër shumë i

rëndësihëm është edhe trashëgimia e parave të investuara. Efektshmërinë e pensioneve private, të përfshira edhe në skemën shtetërore, e kanë matur shumë vende të zhvilluara dhe që janë ajka e ekonomisë botërore.

Kolona e dytë e pensioneve në botë ka filluar të implementohet që nga viti 1980, ku vendi i parë që është bërë promotor ka qenë Kili. Në 1988 këtë skemë e ka aplikuar Britania e Madhe, e ndjekur nga Peruja, Ar-

Vite më përpara skema “pay as you go” ishte funksionale pasi në të ishin shumë kontribuues dhe pak përfitues, çka do të thotë se edhe masa financiare e përfitimit gjatë kohës së pension ishte e lartë

39SCAN MAGAZINE SHKURT 2015

gjentina, Australia, Kolumbia, Uru-guaji, Meksika, Bolivia, El Salvadori, Hungaria, Kazakistani; në vitin 1999, Polonia dhe Suedia, e ndjekur nga Hong Kongu, Kina, Kosta Rika, Leto-nia. Në vitin 2002 është aplikuar në Bullgari, Kroaci, Estoni, Rusi, në 2003 në Kosovë, e ndjekur nga Lituania, në 2005 nga Nigeria, Sllovakia, Korea, e ndjekur nga Maqedonia, Rumania, dhe në 2009 është aplikuar edhe nga Ukraina. Interesi

Për periudhën Janar-Shtator 2014, numri i anëtarëve kontribuues në fondet e pensioneve vullnetare është rritur me 6.91 përqind, duke lëvizur nga 7,887 në 8,432. Referuar shifrave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, vihet re se individët meshkuj janë më së shumti të orientuar drejt pensioneve vullne-tare, por për këtë periudhë kohe vihet re një rritje e femrave kontributore me 7.22 përqind krahasuar me 6.65 përq-ind meshkuj. Shifrat me ecuri pozi-tive, edhe pse të ngadaltë, tregojnë se ndërgjegjsimi nga dita në ditë po bëhet edhe më i lartë dhe individët po kup-tojnë rëndësinë e të paguarit për veten.

Avantazhet e skemave private të pen-sioneve

Pyetjeve se pse duhet të jenë kolonë e detyrueshme pensionet vull-netare private dhe cilat janë avantazhet e individëve që orientohen drejt tyre, u jep përgjigje të plotë, drejtori i Ris-kut në Fondin e Pensioneve Vullnetare “Sicred”Admir Ramadani.

Pas reformës së ndërmarrë vitin e kaluar dhe që hyri në fuqi më 1 Janar 2015, kolona e pensioneve vullnetare të detyrueshme u la jashtë. A mund të na bëni një krahasim, si është situata në vendet e tjera të rajonit të Ballka-nit, Europës dhe me gjerë?

Skemat e pensionit në botë janë me tre kolona. Kolona e parë është publike (pay as you go), kolona dytë është e detyruar private dhe kolona e tretë është vullnetare private. Në Shq-ipëri është ekzistente vetëm kolona e parë dhe e tretë. Në Ballkan, kolonën e dytë e ka impelemtuar Bullgaria, Koso-va, Maqedonia dhe Kroacia, ndërkohë në Europën Juglindore pothuajse të gjithë vendet e kanë impelemntuar kolonën e dytë të pensioneve private të detyrushme, përveç Çekisë.

Këto reforma janë bërë për shkak të ashtëquajturës konsesusi i Uashing-tonit, është një axhendë liberale që u ra dakord për t’u vendosur në vendet në zhvillim e sipër dhe në vendet post-komuniste. Reforma specifike në pen-sion u bë gjithashtu edhe pas suksesit të reformës së Kilit. Ne nuk e kemi këtë reformë sepse është cilësuar që duhet të plotësohen disa kushte që të ndër-meret. Në radhë të parë duhet që nga skema aktuale “pay as you go” të ulet masa e kontributeve, më saktë përqin-dja e kontributeve sepse aktualisht ne e kemi shum të lartë, ne paguajmë rreth 24 për qind të pagës bruto për kontrib-ute shoqërore, ndërkohë që mesatarja e vendeve të OECD shkon në 19 për

qind, pra duhet të krijohet një ulje e benefiteve që gjithashtu të ketë sa më shumë hapësirë për kontribute, ndërsa duhet të kemi një situatë më të mirë të borxhi të përgjithshëm publik. Një faktor tjetër që duhet është edhe ka-paciteti rregullativ, aktualisht ne kemi institucione që mbikëqyrin bankat, ka filluar pastaj me fondet e pensionit vullnetar siç jemi ne dhe po për-mirësohet sistemi rregullativ për fon-det e investimit, pra duhet bërë zhvil-lim dhe në këtë fushë dhe ajo që ështtë parësore është se duhet dhe vullneti politik për të bërë këtë reformë struk-turore afatgjatë.

Dhe janë shumë lojtarë që janë në këtë proces, zakonisht këto procese në vende të tjera janë shoqëruar nga një ndihmë shumë e madhe nga Banka Botërore dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar, por e mira që kemi ne, ven-det që kanë mbetur - pasi Shqipëria, Bosnja, Serbia janë të fundit - është që mund të mësojnë shumë nga refor-mat e bëra në vendet e tjera, që të mos bëjmë të njëjtin gabim, e njëjta gjë që kanë bërë vendet e Europës Juglindore që kanë mësuar nga Amerika e Jugut apo vendet e tjera. Jemi në një pozi-cion të favorshëm për të mos përsëri-tur gabimet e bëra në vendet e tjera.

Reforma aktuale nuk është struk-turore, por është parametrike, është bërë vetëm për sistemin e parë dhe nuk e ka zgjidhur problemin e pensionit në Shqipëri, sepse për një ekonomi të zgjidhësh problemin e pensionit do të thotë që pensionistët të kenë të ardhura adekuate kur të dalin në pension. Një indikator që e mat këtë është raporti i zëvendësimit, ku ekonomistët thonë që ky raport duhet të jetë te 75 përq-ind. Pra, gjithë ideja është që të ruash të njëjtën cilësi jete siç ke pasur gjatë periudhës së punës, edhe gjatë pen-sionit. Reforma parametrike që është kryer ka një raport zëvendësimi 40 për

Admir Ramadani

40 SCAN MAGAZINE SHKURT 2015

qind, pra duhet të jetë një formë tjetër kursimi që të paktën ta çojë deri tek 70 përqindshi këtë raport zëvendësimi.

Kjo gjë sjell si domosdoshmëri aplikimin e pensioneve private të detyrueshme?

Po, sepse njeriu është miop për të ardhmen e tij financiare dhe neglizhon shumë të kursyerit gjatë kohës së rinisë për të ardhmen dhe skemat vullnetare ia lënë individit zgjedhjen për të ardh-men e tij dhe kjo në të gjithë botën, jo vetëm tek ne, nuk funksionon dhe e lë problemin e pensionit të pazgjidhur. Kështu që shteti duhet me doemos të fillojë që të përgatisë kushtet për implementimin e kësaj reforme. Pra, krijimin e hapësirave brenda skemës aktuale të pensioneve “pay as you go” duke ulur vlerën e kontributive që është më e larta në botë dhe duke lënë hapësirë që këto kontribute të kalojnë në skema private. Gjithashtu, dhe një faktor tjetër është edhe për-mirësimi i tregjeve të kapitalit, kemi sinjale shumë negative, kemi mbyl-ljen e Bursës së Tiranës, pra duhet që të punohet paralelisht që të plotësojmë këto kushte që reforma strukturore të vendoset dhe në vendin tonë.

Për ata individë që nuk kanë in-formacionin e duhur për skemat pri-vate të pensioneve, cilat janë përfiti-met që ata do të kenë, nëse heqin një pjesë nga paga e tyre dhe e derdhin në Sicred?

Kontributi në skemat vullnetare private është i zbritshëm për efekt të llogaritjes së tatimit. Pra, tatimi lloga-ritet, tashmë pasi zbritet ky kontribut, pra paguan më pak tatim. Gjithashtu interesi dhe çdo e ardhur tjetër e asesteve ku investohen këto kontrib-ute është i përjashtuar nga tatimi. Ndërkohë shoqërohet me menaxhim profesional të këtyre kontributeve dhe ke mundësi që të kontribuuosh më

pak se ç’mund të lejojë një depozitë, një bono, apo një obligacion. Gjithë legjislacioni të garanton lehtësira të ndryshme, që nëse ato lekë janë të destinuaara për pension, këto fonde janë mënyra më efikase për ta bërë atë në krahasim me mënyrat e tjera të in-vestimit.

Sa përqind marrin personat që depozitojnë paratë në këto fonde?

Ato fitojnë normën e interesit që kanë asetet ku investohen këto kon-tribute. Ne aktualisht menaxhojmë një fond pensioni që investon në obliga-cione afatgjatë dhe në bono, ku norma e interesit është shumë më e lartë se sa

një depozitë bankare dhe individi fiton pikërisht këtë normë interesi.

Ku mund t’i tërheqin kon-tribuesit paratë? Dhe në rast fat-keqësie, a mund t’i tëheqin pasard-hësit këto para?

Paratë mund të tërhiqen 5 vjet para moshës ligjore të përcaktuar për pension dhe në mënyrë direkte zbato-het legjislacioni për trashëgiminë që kemi në Republikën e Shqipërisë, ku paratë i kalojnë personit më të afërt.

Sa të sigurta janë paratë e indi-vidëve?

Ka një garanci operacionale dhe garanci financiare. Garancia operacio-nale është realizuar duke krijuar një palë të tretë në mes, që është depozi-tari, dhe këto astete ku ne investojmë , pra obligacionet dhe bonot, ruhen në një regjistër elektronik që ndodhet në Bankën Qendrore dhe është një bankë e tretë në mes që quhet banka depozi-tare. Kustodiani luan rolin e gardianit të këtyre aseteve. Siguria financiare lidhet me faktin se asetet ku investo-hen këto kontribute, janë asetet më riskun më të ulët në treg.

Si ka qenë interesi i qytetarëve për të investuar në fondin privat të pensioneve vulletare?

Ka pasur një rritje të vogël, më shumë janë skemat profesionale që kontribuuojnë, që do të thotë, individi kontribuuon nga paga e tij dhe kom-pania kontribuuon jashtë pagës së tij, por të dyja këto kontibute shkojnë në llogari të individit. Skema në Shqipëri, me kontribute të përcaktuara siç jemi ne, ka të njëjtat vështirësi me vendet e tjera të botës, pasi ashtu siç e për-menda individi neglizhon për obligi-met financiare që ka në të ardhmen e tij, siç është edhe pensioni. Kështu që ne operojmë në një ambient shumë të vështirë përsa i përket admerimit të këtyre skemave.

Paratë mund të tërhiqen 5 vjet para moshës ligjore të përcaktuar për pension dhe në mënyrë direkte zbatohet legjislacioni për trashëgiminë që kemi në Republikën e Shqipërisë, ku paratë i kalojnë personit më të afërt