Upload
others
View
1
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Messer Albagaz sh.p.k. Autostrada. Tiranë- Durrës km 4,5
Tirana, Albania
Nipt/VAT K78317002F
Tel.: +355 48 20 06 96
Fax: +355 48 20 06 97
E-mail: [email protected]
www.messer.al
PHONE +355 48 20 06 96 s FAX +355 48 20 06 97 s E-MAIL: info@ messer.al s www.messer.al
- Të gjitha publikimet teknike dhe, në veçanti, udhëzimet, rekomandimet, procedurat e sigurisë dhe çdo informacion tjetër të përfshira në to, janë të bazuara në të dhëna të besueshme, njohuri teknike dhe eksperiencë.
- Ato duhet të konsiderohen vetëm rekomandime dhe jo ligjërisht të detyrueshme. Ato janë thjesht vullnetarisht të aplikueshme nga lexuesi.
- Messer Albagaz nuk ka ndonjë detyrim ligjor të kontrollit, interpretimit të saktë, për përdorimin e duhur ose keqpërdorimin e informacionit dhe nuk mund të pranojë asnjë përgjegjësi.
- Rekomandimet janë subjekte i rishikimit periodik dhe përdoruesit duhet të verifikojnë edicionin e fundit për përdorim.
Përmbledhje
Ky udhëzim spjegon se:
□ Çfarë kuptojmë me mjete të “papërshtatshme”
□ Cilat pjesë të rregullave të transportit
duhen aplikuar
□ Përse nuk këshillohet transporti i bombolave të gazit
me autovetura dhe furgonë
□ Cilat janë masat që duhen marrë:
» nga dërguesi / shitësi i gazit
» nga klienti
Mjetet e “papërshtatshme”
Çfarëdo lloj mjeti i papërshtatur në mënyrë
specifike për të transportuar me siguri maksimale
bombola gazi ose enë kriogjenike.
Për më shumë, bëhet fjalë për autoveturat ose furgonat e mbyllur....
Shembuj të automjeteve
“të papërshtatshme”
Mjeti dhe ventilimi: Transportuesi / Klienti
Gjatë transportit të bombolave ose enëve
kriogjenike është thellësisht e domosdoshme
ventilimi / ajrosja e bollshme.
Është e këshillueshme:
Të përdoret një mjet i hapur
ose një mjet i përshtatur për transportimin
e bombolave të gazit (duke patur një
ndarëse të shoferit nga ngarkesa dhe që
garanton një ajrim të mjaftueshëm të
ngarkesës)
Nëse transportuesi është i detyruar të
përdorë një automjet të mbyllur, “të
papërshtatshëm”:
MBANI TË HAPURA DRITARET E MJETIT
Bombolat e gazit dhe enët kriogjenike
Dimensionet dhe vëllimet janë të ndryshme.
Në vijim shikoni disa shembuj:
Shkalla e rrezikut varet nga:
» pesha e bombolës ose enës
» presioni i bombolës
» rrezikshmëria e gazit –
kontrollo ETIKETAT!
2
222 2
Spjegimet e etiketave të rrezikut
□ Gaze të ndezshëm – rrezik ndezjeje dhe eksplozioni
□ Gaze oksidues/që ndihmojnë djegjen -rrit rrezikun e ndezjeve
5.1
□ Gaze inerte – rrezik nga asfiksimi
□ *Gaze helmues – rrezik nga intoksikimi / helmimi
□ *Gaze gërryes – rrezik nga djegjet 2
* Gazet piroforike, toksike ose korrozive duhet të transportohen vetëm me automjete të hapura ose të përshtatura për transport të gazeve dhe me autorizimet përkatëse të kërkuara nga Ligji !
Rregullat e transportit: gazet janë “Mallra të rrezikshme”
□ Gazet në bombola dhe në enë kriogjenike janë
të klasifikuara si “Mallra të rrezikshme”
Dhe transporti i tyre është i rregulluar nga legjislacioni europian (ADR, classe 2).
□ Ju ndodh shpesh të shikoni automjete,
furgonë me një tabelë ngjyrë portokalli të
vendosur përpara dhe nga pas automjetit.
Kjo tregon se ai mjet është duke transportuar
mallra të rrezikshme.
□ Në rast aksidenti tabela sinjalizon personat e
pranishëm dhe ata të shërbimeve të
emergjencës për prezencën e rrezikut.
Rregullat e transportit NUK aplikohen nëse....
ADR NUK aplikohet kur:
□ Mallrat janë “për përdorim personal”– Edhe
nëse bëhet fjalë për mallra të rrezikshme
□ Transport ndihmës* gjatë aktivitetit të një dite
normale pune nëpër kantjeret e afërta të punës,
realizimin e dërgesave pranë
zyrave dhe vendeve urbane
Por është e domosdoshme të merren masat për të
parandaluar rrjedhjet eventuale gjatë transportit:
* Këshillohet konsulencë me specialistin për Sigurinë
gjatë transportit të mallrave të rrezikshme!
Rregullat e transportit disa përjashtime...
Nëse gjatë gjithë kohës *përsa i përket transportit
<mund të bëhen përjashtime për pjesë të ndryshme të ADR p.sh.:
□ Tabelat portokalli
□ Tabelat sinjlizuese
□ Dëshmi profesionale e shoferit (patenta ADR)
Por disa prej këtyre *obligimeve nuk duhen neglizhuar p.sh.:
□ Pajisja me fikse zjarri 2 kg në kabinën e mjetit
□ Ventilimi i mjetit / JO shkëndija zjarri
□ Formimi bazë me nocionet e përgjithshme, të rrezikut dhe
Përgjegjësitë e Drejtuesit të Mjetit
□ Njohuritë bazë të ADR
dhe ËSHTË E NEVOJSHME të merren masat për të parandaluar rrjedhjet eventuale gjatë transportit:
* Kontakto një specialist
të kualifikuar për
Sigurinë e Transportit
të Mallrave të
Rrezikshme
Përse nuk këshillohet transporti i bombolave të
gazit me autoveturat private dhe furgonë?
Të frenosh është e domosdoshme por !!!
Ndonjëherë
një frenim
i papritur është
i pashmangshëm....
Por mbingarkesa,
në një automjet,
është e paligjshme
dhe e rrezikshme
(Shih sediljet e
pasme ...)
Bombolat e palidhura dhe të
pasiguruara, janë të
rrezikshme…
Bombolat: Goditje e vogël – me pasoja të mëdha
□ Kjo veturë është
përfshirë në një
aksident rrugor
□ Transportonte
bombola
oksigjeni që
rridhnin
□ Pas goditjes
fillestare, atmosfera
e brendshme
mbingarkohet me
oksigjen e cila ka
provokuar ndezjen e
të gjithë makinës
Bombola me gaz të rrezikshëm: Acetileni
Një bombol
acetileni me
rrjedhje, që
është
shkaktuar nga
goditja e
valvolës
Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar për mrekulli,
Furgoni është djegur për dy minuta
Mishelat (pëzierjet) e rrezikshme…
□ Shoferi ka përdorur
pultin për të hapur
dyert e makinës
□ Foto është bërë
pas shpërthimit
□ Makina është
shkatërruar
plotësisht dhe ka
shkaktuar shumë
dëme përreth
Shtypi i përditshëm ka njoftuar se në makinë kishte një ngarkesë
të përzier me bombola acetileni, oksigjeni dhe propani.
Bombolat mund të rrjedhin
Një veturë e mbyllur që kishte të ngarkuar një bombol me gaz të
djegshëm, u shkatërrua plotësisht kur u hapën dyert, ndoshta nga
një rrjedhje e mundshme dhe një shkëndijë.
Bëni kujdes !
□ Shoferi i kësaj veture
ndaloi pasi ndjeu erën e
gazit.
□ Ka vajtur nga mbrapa
dhe ka hapur
bagazhin
□ Mishela e ajrit me
acetilenin në veturë ka
shpërthyer duke e
hedhur atë disa metra
larg…
… dhe pastaj ….
Acetileni: mund të shpërthejë dhe si pasojë...
… Bombola e acetilenit ka shpërthyer,
makina është shkatërruar plotësisht
Në këtë rast shoferi ka
pësuar tronditje dhe
djegie të lehta
Rekomandimet për Shitësit / Shpërndarësit e gazit
Masat paraprake për Shitësit / Shpërndarësit e gazit
ADR përshkruan se për një transport të sigurt: “duhet të merren masa për të parandaluar rrjedhjet e gazit”. Pra, gjithmonë të siguroheni për të:
□ garantuar që ventilat e bombolave të jenë të mbyllura mirë dhe
nuk kanë rrjedhje gazi
□ informuar drejtuesin e mjetit:
• për rëndësinë e fiksimit të bombolave në mënyrë të sigurt
• për rreziqet e mundshme gjatë transportimit të gazeve
• për mundësinë e transportimit të bombolave me gaze të lëngëzuar
(si Propani, CO2, Acetileni i tretur, oksigjeni) duke i mbajtur në pozicion vertikal
• të verifikojë pastërtinë e sipërfaqes së mjetit, ku do të vendosen bombolat,
pastrimin e saj nga sende të panevojshme, nga vajrat etj..
• të mos ndezë duhan dhe të udhëtojë me dritaret e mjetit të hapura.
Nëse klienti pëson një aksident Ti duhet të ndjesh përgjegjësi !
Shitësit / Shpërndarësit e gazit :
Kujdes nga rreziqet
Sigurohu që klienti të jetë i vetëdijshëm për rreziqet
para se ai të largohet nga magazina juaj.
Mbaj parasysh se:
□ Etiketat tregojnë rreziqet lidhur me llojin e gazit dhe
është e nevojshme për të kuptuar qëllimin e tyre
□ Nuk duhet të përdoren dhe të transportohen bombola me
gaz pa etiketat përkatëse
□ Etiketa është i vetmi mjet që bën të mundur
identifikimin ekzakt të përmbajtjes së një bombole
□ Menaxho ngarkesën me bombola sipas instruksionit të marrë
Konsultoje dhe shpërndaje këtë guidë informative
Njoftim për klientët
Disponojmë dokumenta si më poshtë, për tu informuar rreth përdorimit dhe transportit të sigurt:
Skedat me të dhënat e sigurisë
□ SKEDAT – fotokopje
□ Fletëpalosje “Siguria në transportimin e gazeve”
□ Fletëpalosje informative për gazet teknike
Rekomandime për personat që transportojnë gaze me mjete
“të papërshtatura“ për këtë qëllim
Këshilla praktike për Transportuesin / Klientin
□ Mos ndiz cigare
□ Zbato këshillat që të ka dhënë dërguesi / shitësi i gazit
□ Kontrollo që valvolat të jenë të mbyllura mirë dhe të mbrojtura
□ Siguro ajrosje të mjaftueshme brenda mjetit – mbaj dritaret të hapura
□ Zmonto aksesorët si reduktorët, tubat, kanellat, etj.
□ Kontrollo që mjeti të mos mbingarkohet
□ Mos ngarko bombolat në bagazh ose në vende të paajrosura
□ Shko direkt në destinacion për të shkarkuar
□ Mbaj gjithmonë me vete një fikse zjarri të paktën me 2 kg pluhur
□ Evito transportin e pasagjerëve
SHËNIM: edhe nëse nuk je “duke punuar”, të kesh gjithmonë “kujdesin”
për të garantuar transport të sigurt të gazeve për vete dhe për të tjerët
Ngarkimi dhe Shkarkimi Transportuesi / Klienti
□ Verifiko që të gjitha bombolat janë të fiksuara mirë dhe
nuk mund të lëvizin gjatë transportit
□ Mendo paraprakisht se si mund të ngarkosh dhe shkarkosh
bombolat nga makina pa u dëmtuar
□ Transporto vetëm sasinë minimale të bombolave që të
nevojiten për të dëguar në punë
□ Pasi të jenë shkarkuar bombolat nga makina, duke përdorur
mjetet mbrojtëse individuale, sistemoji ato duke i fiksuar mirë
në mënyrë që të mos bien
Veprimet e emergjencës me gazet e ndezshme / dhe djegës
Masat specifike varen nga lloji i gazit që transportohet, por në qoftë se
ju verifikoni një rrjedhje nga një bombol që përmban
një gaz të ndezshëm ose të djegshëm:
□ nëse është e mundur dhe rezulton e sigurtë;
• parko automjetin në një zonë të izoluar
• fik motorrin
• ajrose makinën duke mbajtur dritaret e hapura
□ mundohu të eleminosh burimet e mundshme të ndezjes
(p.sh. ndezjen e llampave, celularët dhe çelësat elektronike)
□ mbaj larg kalimtarët nga zona e rrezikut
□ telefono mjetet zjarrfikës (128) duke i dhënë adresën
e saktë, numrin e saktë të bombolave dhe llojin e gazit
□ njofto specialistin e gazeve për ndihmë
Rreziku “i padukshëm”
nga asfiksia
□ Gazet asfiksues, të karakterizuar nga etiketa jeshile, në rast
të rrjedhjes së bombolës zëvendësojnë oksigjenin dhe zvoglojnë përqindjen e tij në ajër.
□ Edhe gazet e tjera jo të djegshëm (p.sh. të ndezshëm)
zvogëlojnë përqindjen e oksigjenit në ajër.
□ Kur përmbajtja e oksigjenit në ajër bie nën 18% ju mund të
përjetoni simptoma të të qenit i përgjumur. Nëse përqëndrimi i oksigjenit bie edhe më tej mund të çojë në humbjen e vetëdijes dhe vdekjen nga asfiksia.
Rekomandime për ata që transportojnë
gaz mjekësor dhe një pacient nën
oksigjenoterapi
Pacientët Transporti i Gazeve Mjekësore për përdorim personal
Rekomandohet për pacientët:
□ Mos ndizni cigare brenda dhe pranë automjetit
□ Mbani automjetin tuaj të ventiluar mirë (dritaret hapur)
për të parandaluar akumulimin e oksigjenit brenda
□ Përdor sistemin e ventilimit të ajrit nga jashtë, mos përdor riciklimin
e ajrit të brendshëm
□ Mbaj valvolën të mbyllur kur nuk e përdor oksigjenin
□ Transporto sasinë minimale të nevojshme për udhëtimin tuaj
Pacientët Transporti i Gazeve Mjekësore për përdorim personal
Rekomandohet për pacientët:
□ fikso siç duhet bombolat dhe enët
kriogjenike në mënyrë që të mos
përmbysen
□ mbaji kontenitorët me oksigjen
lëng në pozicion vertikal
□ mos merrni oksigjen gjatë furnizimit me karburant
□ kurrë nuk duhet të lini vetëm bombolat/kontenitorët
në një automjet të parkuar
Faleminderit për vëmendjen
Ndiqni këto këshilla dhe
transportoni gaz në
mënyrë të sigurt
dhe me shumë kujdes