34
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO KUVENDI I KOSVËS/ SKUPŠTINA KOSOVA / ASSEMBLY OF KOSOVA ORGANI SHQYRTUES I PROKURIMIT/ TELO ZA RAZMATRANJE NABAVKI/ PROCUREMENT REVIEË BODY RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË PROKURIMIT DHE PANELEVE SHQYRTUESE

RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

1

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO

KUVENDI I KOSVËS/ SKUPŠTINA KOSOVA / ASSEMBLY OF KOSOVA

ORGANI SHQYRTUES I PROKURIMIT/ TELO ZA RAZMATRANJE NABAVKI/ PROCUREMENT REVIEË BODY

RREGULLORJA E PUNËS SË

ORGANIT SHQYRTUES TË PROKURIMIT

DHE PANELEVE SHQYRTUESE

Page 2: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

2

RREGULLORE E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË PROKURIMIT DHE

PANELEVE SHQYRTUESE ............................................................................................. 4

PJESA I ......................................................................................................................... 4

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME ............................................................................ 4

PJESA II ........................................................................................................................ 4

STRUKTURA DHE FUNKSIONET E VEPRIMIT TË OSHP-së ........................... 4

Funksionet ............................................................................................................... 4

Struktura e OSHP-së ............................................................................................. 5

Funksionet e kryetarit të OSHP-së .................................................................... 5

Anëtarët e organit të OSHP-së .......................................................................... 7

Ekspertët shqyrtues dhe ekspertët për lëmenj të veçantë ......................... 8

PJESA III ....................................................................................................................... 8

Inventarët, prona dhe pasuria ............................................................................ 8

Aranzhimet bankare dhe çeqet .......................................................................... 9

Prokurimi, urdhëresat dhe pagesat ................................................................ 10

Politikat mbi qasjen në dokumente ................................................................. 12

Rrogat dhe pensionet ......................................................................................... 12

Lejimet financiare për udhëtim të anëtarëve ................................................ 13

Ruajtja e regjistrave ............................................................................................ 14

Çështjet e tjera praktike administrative ......................................................... 15

PJESA IV..................................................................................................................... 15

KËRKESAT PËR RAPORTIM NË KUVEND ........................................................ 15

Raportimi në Kuvend .......................................................................................... 15

PJESA B ......................................................................................................................... 16

PJESA V..................................................................................................................... 16

RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ................... 16

Parimet e Përgjithshme për Panelet Shqyrtuese ........................................ 16

Forma e ankesës .................................................................................................. 17

Përmbajtja e Ankesës ......................................................................................... 17

Regjistrimi i ankesës ........................................................................................... 19

Page 3: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

3

Shqyrtimi paraprak nëse ankesa bie nën juridiksionin e OSHP-së, nëse

është e plotë dhe nëse ankesa duhet të hedhet poshtë si e pa afatshme

................................................................................................................................... 19

Pezullimi dhe heqja e pezullimit automatik................................................... 20

Pagesa e sigurimit ............................................................................................... 20

Raporti i Ekspertit shqyrtues ............................................................................ 21

Përgjigja e Autoritetit Kontraktues Ekspertit shqyrtues ........................... 22

Emërimi dhe organizimi i Panelit shqyrtues ................................................. 23

Lëshimi i urdhëresave nga Paneli Shqyrtues............................................... 25

Urdhëresë hetimi .................................................................................................. 25

Vendimi /urdhëresa e zgjidhjes ........................................................................ 25

Parimet e vendimmarrjes .................................................................................. 26

Dëgjimi i hapur për Palët .................................................................................... 27

Bashkimi i rasteve ............................................................................................... 27

Konfliktet e interesit ............................................................................................ 27

Ekspertët dhe Këshilltarët e pavarur .............................................................. 28

Diskutimet e Panelit............................................................................................. 28

Vendimet................................................................................................................. 28

Afati i fundit për marrjen e vendimit ............................................................... 29

Tërheqja e ankesës .............................................................................................. 29

Shpenzimet ............................................................................................................ 30

Kthimi i sigurimit pas vlerësimit të ankesës ................................................ 30

Vlera paraprake dhe qëndrueshmëria e vendimeve ................................... 31

Ankesat lidhur me vendimet e APP-së dhe KRPP-së ................................ 32

Urdhëresa që përfshin mos-vlefshmërinë e kontratës .............................. 32

Urdhëresa për dëmshpërblim – Llogaritja e dëmeve ................................. 33

Urdhëresa për mosbindje Urdhëresës së OSHP-së .................................. 34

Page 4: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

4

Në bazë të nenit 103 të Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës –Rregullorja 2007/20

teksti i spastruar, Organi Shqyrtues i Prokurimit, përkatësisht Kryetari i OSHP-së

me datën 20.03.2009 nxori këtë :

RREGULLORE E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË PROKURIMIT DHE

PANELEVE SHQYRTUESE

PJESA I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

1. Organi Shqyrtues i Prokurimit (më tutje – OSHP) është organ i pavarur i administrativ i

Administratës Publike të Republikës së Kosovës.

2. OSHP-ja është autoritet publik dhe organizatë e pavarur buxhetore e cila i

nënshtrohet Ligjit për Procedurën Administrative dhe dispozitave të LPP-së.

3. Stafi mbështetës i OSHP-së duhet të jenë shërbyes civil. Kjo nuk duhet të aplikohet

për anëtarët e shtesë të panelit apo këshilltarët e pavarur.

4. “Paneli shqyrtues” do të thotë panelin e shqyrtimit që themelohet nga Kryetari i

OSHP-së në pajtim me Pjesën VIII të këtij Ligji.

PJESA II

STRUKTURA DHE FUNKSIONET E VEPRIMIT TË OSHP-së

Neni 1

Funksionet

1.1 OSHP-ja është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve që i janë caktuar sipas Ligjit

për Prokurim Publik në Kosovë (Ligji 2003/17 të amandamentuar /Rregullorja 2007/20

teksti i spastruar) si dhe Ligjit për Procedurën për dhënien e koncesioneve (Ligji Nr.02/L-

44) lidhur me trajtimin e ankesave në relacion me këto ligje.

Page 5: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

5

Neni 2

Struktura e OSHP-së

2.1 OSHP-ja, ka strukturën si në vijim:

2.2 Kryetari i OSHP-së

2.3 Zëvendës Kryetari i OSHP –es

2.4 Anëtarët e OSHP-së.

2.5 Kuvendi i Republikës së Kosovës sipas Ligjit, pas kërkesës me shkrim nga Kryetari

i OSHP-së, mund të emërojë një ose më shumë persona shtesë si anëtarë të

përkohshëm (ad-hoc) të paneleve shqyrtuese dhe atë vetëm atëherë kur kemi të

bëjmë me rritje të vëllimit të punëve-shtimit të numrit të lëndëve në OSHP.

2.6 OSHP-ja ka edhe administratën e shërbyesve civil, konform organogramit të

OSHP-së, të cilin e aprovon Kryetari i OSHP-së .

Neni 3

Funksionet e kryetarit të OSHP-së

3.1 Kryetari përfaqëson, menaxhon dhe organizon punën e tërësishme të OSHP-së, në

pajtim me Nenet 98 – 102 dhe 103 të LPP-së.

3.2 Kryetari ka përgjegjësi të plotë për punët e përditshme të OSHP-së.

3.3 Kryetari i emëron anëtarët e Panelit shqyrtues nga anëtarët e organit.

3.4 Nëse funksionet apo aktivitetet e caktuara të OSHP-së, nuk i janë caktuar asnjë

sektori apo anëtari, përgjegjësia për kryerjen e këtyre funksioneve bie te Kryetari i

OSHP-së.

3.5 Kryetari njëherit :

3.6 miraton listën e pozitave të punës;

3.7 miraton përshkrimet e vendeve të punës;

3.8 punëson punëtorët e OSHP-së përmes procedurave të Ligjit mbi Shërbimin Civil;

3.9 largon punëtorët e OSHP-së gjithashtu përmes procedurave të Ligjit mbi Shërbimin

Civil;

3.10 është përgjegjës për menaxhimin e fondeve financiare të OSHP-së;

Page 6: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

6

3.11 cakton përmes vendimit me shkrim një anëtar të organit për të përfaqësuar,

menaxhuar dhe organizuar punën e OSHP-së, në mungesë të Kryetarit (të ushtrojë

detyrën e Kryetarit). Ky person mund të ndërrohet prej rasti në rast gjatë mungesës së

Kryetarit;

3.12 Kryetari i OSHP-së harton dhe nënshkruan marrëveshjet dhe kontratat (përveç

kontratave të PP-së, të nënshkruara nga ZPP-ja) të nevojshme për kryerjen e

funksioneve të OSHP-së të caktuara nga Legjislacioni i Kosovës (sipas kërkesave të

Ligjit);

3.13 nënshkruan çdo dokument në emër të OSHP-së dhe nënshkruan vendimet e bëra

nga organi. Asnjë dokument zyrtar nuk do të lëshohet nga OSHP-ja pa nënshkrimin e

kryetarit, në përjashtim të vendimve dhe urdhëresave të Paneleve Shqyrtuse.

3.14 siguron se Rregullat e Procedurave financiare të MEF-it dhe OSHP-së zbatohen

nga secili anëtar në fushat e tyre funksionale,

3.15 monitoron dhe kontrollon shpenzimet e OSHP-së,

3.16 siguron se të gjithë punëtorët të cilët janë përgjegjës për administrimin financiar

janë të këshilluar si duhet,

3.17 siguron se ekziston një ndarje e qartë e detyrave në kuadër të administratës, të të

gjitha sistemeve financiare dhe se kontrolli adekuat është bërë si duhet,

3.18 siguron se të gjithë punëtorët ndjekin Rregullat e procedurave financiare, çdo

udhëzim të lëshuar sipas tyre apo çdo aranzhim të bërë për atë qëllim.

3.19 siguron se çdo marrëveshje e bërë sipas Rregullave të procedurave është në

formë të shkruar,

3.20 organizimi dhe zhvillimi i rregullave të procedurave për qeverisjen e paneleve

shqyrtuese dhe publikimin e rregullave të tilla procedurale në ueb-faqe,

3.21 është përgjegjës për përpilimin e një raporti për Kuvendin, në pajtim me LPP-në

dhe Rregulloren e punës,

3.22 Kryetari në koordinim me anëtarët e OSHP-së, përpilon dhe vërteton listën e

ekspertëve shqyrtues të jashtëm.

3.23 OSHP-ja ka edhe Zëvendës Kryetarin ,të cilin e zgjedhin anëtaret e OSHP-ës me vota të hapura ose të fshehta ,varësisht prej vendimit të tyre për mënyrën e votimit. 3.24 Zëvendës Kryetarin i OSHP-ës ,propozohet prej anëtarëve të OSHP-ës, dhe i njëjti zgjidhet me shumicën e votave të anëtareve të zgjedhur të OSHP-ës. 3.25. Zëvendës Kryetarin i OSHP-ës, zgjidhet me mandat prej 5-4 vjetësh –konform nenit 96.1 dhe 96.2 të LPP-ës .

Page 7: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

7

3.26. Zëvendës Kryetarin i OSHP-ës- për shkak të mos përmbushjes së detyrave të punës,neglizhencës,animit,apo refuzimit të kryerjes së detyrës ,ai mund të shkarkohet nga kjo detyrë nga i njëjti Organ që e ka zgjedhur,dhe atë me shumicën e votave të anëtarëve të zgjedhur të OSHP-ës. 3.27. Zëvendës Kryetarin i OSHP-ës,ka këto funksione: Ta zëvendësoj Kryetarin e OSHP-ës :

1. Në rast se Kryetari i OSHP-ës,jep dorëheqje nga funksioni i tij . 2. Në rast se Kryetari i OSHP-ës,për shkak të ndonjë sëmundje ,ose

mungesës së tij të gjatë ,nuk mund ta ushtrojë funksionin e tij. 3. Në rast të mungesës së tij të shkurtër, të ndonjë udhëtimi

zyrtar,vetëm atëherë kur atë e cakton për ta zëvendësuara vet kryetarin e OSHP-ës ,me autorizimin të tij

Neni 4

Anëtarët e organit të OSHP-së

4.1 Anëtari i organit të OSHP-së, merr përgjegjësinë për të qenë prezent në Panelet

Shqyrtuese, dhe në ndonjë punë tjetër që i caktohet atij nga Kryetari i OSHP-së.

4.2 Anëtari i organit të OSHP-së mund të përfaqësojë OSHP-në në rastet e caktuara të

aktiviteteve nëse ai/ajo është caktuar të bëjë këtë nga Kryetari i OSHP-së.

Neni 5

Zyra për trajtimin e ankesave

5.1 Zyra për trajtimin e ankesave do të:

5.2 organizojë dëgjimet e parashtrusve të ankesave të dorëzuara në OSHP;

5.3 organizojë shqyrtimin e ankesave të pranuara nga OSHP-ja;

5.4 kryejnë hetimet dhe procedimet shqyrtuese me qëllim të përcaktimit të fakteve

sipas urdhëresës së PSH;

5.5 përgatit draftet e urdhëresave dhe dokumenteve të tjera të nevojshme për panelin

shqyrtues;

Neni 6

Page 8: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

8

Ekspertët shqyrtues dhe ekspertët për lëmenj të veçantë

6.1. Ekspertët shqyrtues do të caktohen nga Kryetari në bashkëpunim me Kryetarin e

PSH. Eksperti shqyrtues është i paanshëm, profesional dhe kërkohet të ketë njohuri

lidhur me zbatimin e aktivitetit të prokurimit sipas LPP-së. Eksperti shqyrtues duhet të

mbrojë dhe marrë në konsiderim interesat e autoritetit kontraktues si dhe interesat e

ankuesit (autoritetit kontaktues APP-së dhe KRPP-së, atëherë kur ankesa është kundër

vendimeve të tyre), sipas LPP-së.

6.2. Aspektet teknike mund të përcaktohen për të këshilluar në fushat e njohurive dhe

ekspertizave specialistike, të cilat janë jashtë kompetencave të ekspertëve shqyrtues.

Eksperti specialist për lëmë të veçantë, duhet të jetë një ekspert i pavarur në këtë fushë.

Eksperti teknik do të japë këshilla, ndihmë, dhe nëse nevojitet një raport formal mbi

përcaktimet për PSH-në, përkitazi me çështjet për të cilat është caktuar që t`i shqyrtojë

eksperti. Eksperitn teknik gjithashtu e cakton Kryetari i OSHP-së në bazë të kërkesës së

kryetarit të PSH-së.

PJESA III

Neni 7

Inventarët, prona dhe pasuria

7.1 Secili artikull duhet të ketë një etiketë me një numër të veçantë identifikues.

Regjistrat duhet të mbahen në një regjistër kryesor, i cili duhet të përmbajë informacionet

e plota lidhur me gjendjen apo kushtet e secilit artikull, i cili i takon OSHP-së. Secila zyrë

në kuadër të OSHP-së do të ketë një tabelë me informacione të cilat identifikojnë të

gjitha pajisjet dhe pasuritë në atë zyrë (regjistrat e zyrës duhet të përputhen me regjistrin

kryesor). Transferet e pajisjeve prej një vendi në vendin tjetër duhet të monitorohen dhe

regjistrohen, regjistrat duhet të përtërihen nga zyrtari përgjegjës.

7.2 Lista e inventarit duhet të përgatitet dhe gjithmonë të mbahet e përtërirë, nën

mbikëqyrjen e Udhëheqësit të administratës, apo në dispozicion në Modulin e pasurive

të sistemit të kompjuterizuar të bilancit të lirë. Listat e inventarit duhet të përmbajnë

Page 9: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

9

secilin artikull, informacionet në lidhje me datën e blerjes, koston origjinale, vendin dhe

kushtet ekzistuese, vlerën apo përdorimin, (shkalla; 1 shumë mirë, 2 mirë, 3 e

përdorshme, 4 dobët, 5 shumë dobët).

7.3 Komisioni i caktuar do të kujdeset për pajisjet, të cilat duhet të mbajnë regjistrat në

një bazë të kompjuterizuar të të dhënave (përfshirë ruajtjen ditore) dhe duhet të

sigurojnë informacione të rregullta për Udhëheqësin e administratës. Udhëheqësi i

Administratës dhe Financave duhet të mbajë regjistrin e pasurive. Vlera e secilit artikull

në regjistër duhet të përtërihet varësisht nga sistemi i amortizimit i përdorur nga OSHP-

ja.

7.4 Udhëheqësi i Administratës dhe Financave duhet të sigurojë se komisioni i caktuar i

cili kujdeset për pajisjet, të bëjë një kontroll të pavarur vjetor të të gjithë artikujve në

inventarë, me qëllim që të verifikojë vendndodhjen, rishikojë kushtet dhe të ndërmarrë

veprime në lidhje me tepricat apo mungesat në inventarë, duke i përtërirë shënimet e

inventarit në bazë të kësaj.

7.5 Artikujt atraktiv dhe ata të lëvizshëm siç janë kompjuterët, kamerat dhe aparatet

regjistruese audio/vizuale, etj., duhet të identifikohen me etiketa sigurimi të cilat

dëshmojnë se ato i takojnë OSHP-së.

7.6 Të gjithë punëtorët duhet të sigurohen se prona e OSHP-së, nuk do të largohet nga

vendndodhja e rëndomtë, pos kur kjo bëhet për detyrat ditore të OSHP-së dhe në rastet

kur lëshohen leje të veçanta nga Kryetari i OSHP-së.

Neni 8

Aranzhimet bankare dhe çeqet

8.1 Të gjitha aranzhimet me bankat duhet të bëhen duke ndjekur udhëzimet e Ministrisë

së Ekonomisë dhe Financave. Udhëheqësi i Administratës dhe Financave mundet

vetëm të hapë llogarinë bankare, të nevojshme për transaksionet financiare, p.sh:

pagesa dhe pranime të pagesave për gjoba, sigurime dhe depozita dhe pagesa të

dëmeve.

8.2 Udhëheqësi i Administratës dhe Financave është përgjegjës për aranzhimin e

regjistrave në llogaritë bankare të cilat korrespondojnë me ato të OSHP-së. Fondet dhe

llogaritë jo-zyrtare nuk lejohen.

8.3 Të gjitha pagesat duhet të urdhërohen dhe aprovohen nga Kryetari i OSHP-së dhe

Udhëheqësi i Administratës dhe Financave. Aranzhimet e duhura do të bëhen për

mbajtjen e tyre të sigurt (si ruajtje e sigurt).

Page 10: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

10

8.4 Çeqet në llogaritë bankare të OSHP-së, duhet të kenë kopjet e dyfishta të

nënshkruara për Udhëheqësi Administratës dhe Financave dhe Kryetarin e OSHP-së.

8.5 Çeqet personale të ndonjë anëtari apo punëtori të OSHP-së, nuk mund të

arkëtohen.

8.6 Llogaritë bankare të OSHP-së mund të jenë vetëm në emër të OSHP-së, dhe nuk

mund të mbahen në emrin e ndonjë zyrtari. Ato në shumicën e rasteve duhet të mbahen

në Banka Qëndrore të Republikës së Kosovës.

Neni 9

Prokurimi, urdhëresat dhe pagesat

9.1 Zyrtari i prokurimit do të përcaktojë të gjitha procedurat e prokurimit.

9.2 Urdhëresat Zyrtare të Blerjes ose të Kontraktimit, duhet të lëshohen për të gjitha

punët, mallrat dhe shërbimet e nevojshme për OSHP-në.

9.3 Urdhëresat Zyrtare të Blerjes dhe kontratat publike, duhet të jenë në një formular të

aprovuar.

9.4 Zyrtari i prokurimit duhet të bëjë aranzhimet për të siguruar kontroll efektiv dhe

ruajtje të sigurt të të gjitha urdhëresave për blerje dhe dosjeve të tenderit.

9.5 Kryetari i OSHP-së duhet të sigurojë se urdhëresat e blerjeve dhe kontratave duhet

të plotësohen nga punëtori i caktuar i OSHP-së, pastaj të dërgohen për nënshkrim tek

Zyrtari i autorizuar i prokurimit, i cili e ka kaluar procesin e certifikimit ashtu siç kërkohet

me LPP Nr.02/L-99. Zyrtari i prokurimit duhet të sigurohet para nënshkrimit të një

urëdhrese se ka fonde adekuate në buxhet dhe që artikujt e porositur janë për qëllimin e

menduar.

9.6 Zyrtari i prokurimit duhet të sigurojë që mallrat dhe shërbimet të kontrollohen me

rastin e pranimit, të verifikohen në pajtim me kërkesat e përcaktuara në urdhëresë. Një

kontroll i tillë duhet të bëhet nga punëtorët e autorizuar për urdhëresa dhe të regjistrohet

në shënimet e inventarit dhe depos.

9.7 Zyrtari i prokurimit i cili nënshkruan urdhëresat zyrtare, nuk duhet të vërtetojë

(cërtifikojë) pagesën e faturës.

9.8 Të gjitha pagesat e faturave në emër të OSHP-së duhet të autorizohen nga Kryetari

i OSHP-së dhe të aprovohen nga Udhëheqësi i Administratës dhe Financave.

Page 11: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

11

9.9 Udhëheqësi i Administratës dhe Financave duhet të sigurojë se pagesa e parave në

emër të OSHP-së apo në OSHP, bëhen përmes çekut apo transferit bankar.

9.10 Të gjitha çeqet duhet të lëshohen nga Udhëheqës i Administratës dhe Financave,

drejtpërdrejt tek marrësi.

9.11 Pagesa e ndonjë furnizimi apo shërbimi të veçantë mund të bëhet paraprakisht

vetëm në raste, me përjashtime kur është e nevojshme të sigurohet furnizimi i kërkuar

dhe duke ndjekur rregullat e lëshuara nga Ministria e Financave, pas aprovimit nga

zyrtari i autorizuar i OSHP-së.

9.12 Pagesa përmes çekut mund të bëhet vetëm në prezencë të faturës, kërkesës,

dokumentit të pranimit, apo ndonjë kërkese të shkruar origjinale për pagesën e pranuar

nga kreditori. Të gjitha dokumente përkatëse dhe mbështetëse duhet t`i bashkëngjiten

çekut. Kur humbet ndonjë faturë apo dokument origjinal, atëherë pagesa mund të bëhet

në bazë të “pro-formularit” apo kopjes së faturës apo dokumentit, më një shpjegim

komplet të arsyes dhe pas aprovimit nga kryetari i OSHP-së.

9.13 Secili punëtor, i cili në mënyrë të veçantë është i autorizuar të bëjë pagesa, është

përgjegjës për ekzaminimin, verifikimin dhe vërtetimin e faturës në lidhje me këtë.

9.14 Udhëheqësi i Administratës dhe Financave duhet të sigurojë që, para se ndonjë

faturë, kërkesë apo çek të jetë autorizuar, një punëtor duhet të bëjë kontrollimet si në

vijim:

9.15 a është OSHP-ja e detyruar të bëjë pagesën për punët, mallrat dhe shërbimet të

cilat janë urdhëruar,

9.16 a janë përfunduar, kontrolluar dhe pranuar punët, mallrat apo shërbimet përkatëse

sipas kualitetit dhe kuantitetit të kërkuar;

9.17 a janë çmimi, vazhdimet, kalkulimet, zbritjet tregtare, lejimet e tjera, kreditë dhe

taksat në përputhje me kontratën, kuotimin apo urdhëresat origjinale;

9.18 a janë futur shënimet përkatëse në listat e inventarit, regjistrimet e rezervave, librat

e rezervave,

9.19 se asnjë pjesë e llogarisë për pagesë nuk mungon, nuk është përfshirë në ndonjë

llogari tjetër apo vërtetim të autorizuar për pagesën paraprake;

9.20 se shpenzimet janë regjistruar në Kodin e duhur ekonomik;

9.21 se shpenzimet janë brenda kufijve të parashikuar në pajtim me rregulla të

procedurës;

9.22 se shumat e pagueshme sipas faturave përfshijnë taksat dhe pagesat kur një

pagesë nënkupton taksa dhe pagesa,

Page 12: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

12

9.23 se taksat dhe pagesat janë aplikuar në mënyrë të saktë.

9.24 Kur punëtorët kanë qasje të drejtpërdrejt në sistemin e evidencës së Bilancit

llogaritar të lirë, faturat/llogaritë duhet të futen në sistem pa vonesë në mënyrën e

specifikuar nga Udhëheqësi i Administratës dhe Financave.

9.25 Të gjitha faturat/llogaritë e regjistruara drejtpërdrejt në Sistemin e kompjuterizuar të

bilancit të lirë të kreditorit, duhet të plotësohen dhe të ruhen në mënyrë të sigurt

(përfshirë edhe kopjen rezervë elektronike).

9.26 Udhëheqësi i Administratës dhe Financave duhet të informojë organin e OSHP-së,

më datën 5 Janar, apo para kësaj date të vitit vijues, në lidhje me shpenzimet në pritje

nga viti paraprak, në pajtim me të gjitha masat në lidhje me të gjitha udhëzimet për

përmbylljen e vitit në mbarim dhe hapjen e vitit të ri të punës.

Neni 10

Politikat mbi qasjen në dokumente

10.1 OSHP-ja mund t`i ruajë të pahapura për publikun apo personat e paautorizuar

informacionet e zhvilluara nga OSHP-ja, gjatë kryerjes së punës së saj, deri në shkallën

e lejuar sipas Ligjit dhe Ligjit për qasje në dokumentet zyrtare.

10.2 OSHP-ja duhet të bashkëpunojë plotësisht me Auditorin Gjeneral apo gjykatën e

juridiksionit kompetent.

Neni 11

Rrogat dhe pensionet

11.1 Udhëheqësi i administratës dhe i financave është përgjegjës si në vijim:

11.2 për përgatitjen e dokumentacionit të saktë për pagesën e pagave, pensioneve,

kompensimeve dhe pagesave të tjera, për të gjithë punëtorët prezent apo punëtorët e

dikurshëm të OSHP-së, sikur edhe përtëritja e këtyre informacioneve.

11.3 për të gjitha çështjet të cilat ndikojnë në pagesën e punëtorëve të tillë dhe në

veçanti:

Caktimet për vende të punës në bazë të pëlqimit të Kryetarit të OSHP-

së, regjistrimet, largimet, suspendimet, caktimet në detyra të

përkohshme diku tjetër dhe transferimet;

Mungesat nga detyrat për shkak të sëmundjes apo arsyeve të tjera, të

ndryshme nga pushimi i aprovuar;

Page 13: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

13

Ndryshimet në pagesa, të ndryshme nga rritjet normale apo shpërblimi

në pagesë;

Informacionet e nevojshme për mirëmbajtjen e regjistrave për tatimin në

të ardhura, pensione dhe pagesat e tjera përkatëse;

Sistemi informativ i pagesave dhe personelit, me emrat e të gjithë

punëtorëve të autorizuar të OSHP-së, futje dhe përtëritje e drejtpërdrejtë

e informacioneve në lidhje me pagesën e punëtorëve.

11.4 Një listë e emrave të zyrtarëve të autorizuar për nënshkrimin e regjistrave të tillë,

duhet të mbahet e përtëritur bashkë me nënshkrimet (dokumenti origjinal). Udhëheqësi i

administratës duhet të përgatisë listën dhe të njoftojë për çdo ndryshim.

11.5 Asnjë punëtor nuk mund të vërtëtojë apo autorizojë pagesën, ndonjë dokument

tjetër i cili mund të dërgojë deri te një pagesë apo përfitim tjetër për veten e tij.

11.6 Caktimet e të gjithë punëtorëve duhet të bëhen në pajtim me Rregullat e

procedurës së shërbimit civil dhe shkallët dhe përqindjet e aprovuara të themelimit.

11.7 Të gjitha fletët e kohës së punës dhe dokumentet e tjera duhet të bëhen në një

formular të aprovuar nga shërbimi civil.

11.8 Njoftimi i çfarëdo ndryshimi duhet të bëhet menjëherë për të gjitha nivelet e

organizatës, përfshirë verifikimin se është pranuar informacioni.

11.9 Informacionet personale në lidhje me personelin, përfshirë kodin e informacioneve

janë konfidenciale dhe duhet të trajtohen në pajtim me ligjin e aplikueshëm.

Neni 12

Lejimet financiare për udhëtim të anëtarëve

12.1 Të gjitha kërkesat për kompensim dhe lejimet financiare duhet të korrespondojnë

me ato të publikuara në Ligjet përkatëse dhe rregulloret e shërbimit civil për lejimet

financiare. Pagesat organit të OSHP-së dhe punëtorëve të OSHP-së, të cilët kanë të

drejtën për të kërkuar lejime financiare për udhëtim apo lejime të tjera do të bëhen me

marrjen e formularit të dyfishtë të plotësuar dhe përshkruar. Të gjitha kërkesat duhet të

dorëzohen në fund të javës pasuese të udhëtimit. Saktësia e informacioneve të përfshira

në kërkesë duhet të jetë përgjegjësi e anëtarit të personelit apo anëtarit në fjalë. Të

gjitha kërkesat duhet të ekzaminohen dhe kontrollohen në lidhje me arsyet dhe në lidhje

me shumën e kërkuar. Një regjistër me nënshkrimin e autorizuar duhet të ruhet dhe

përtërihet.

12.2 Të gjitha kërkesat për pagesa të lejimeve financiare për ekzistencë, udhëtim dhe

shpenzimet e paparashikuara nga punëtorët, duhet të dorëzohen nga punëtori në fjalë

dhe të vërtetohen në formularin e duhur, në pajtim me përqindjet e aprovuara dhe

Page 14: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

14

shkallët kohore. Saktësia e informacioneve të futura në kërkesa, është përgjegjësi e

punëtorit në fjalë.

12.3 Vërtetimi nga Udhëheqësi i Administratës dhe Financave, do të vërtetojë se

udhëtimi ka qenë i autorizuar, shpenzimet janë bërë në lidhje me udhëtimin e punës së

OSHP-së, dhe për mjetet transportuese me koston më efektive, dhe se ajo kërkesë për

pagesë është e pagueshme si duhet nga OSHP-ja.

Neni 13

Ruajtja e regjistrave

13.1 Zyrtari i prokurimit duhet të sigurojë se kontratat dhe marrëveshjet e nënshkruara

ruhen për një periudhë jo më të shkurtër se 10 vjet, pas përfundimit të punës, furnizimit

të mallrave apo kryerjes së shërbimit, dhe në rast të ndonjë kontesti, pas periudhës kur

janë bërë të gjitha diskutimet.

13.2 Departamenti informativ do të jetë përgjegjës për ruajtjen e të gjithë regjistrave të

ankesave, vendimeve dhe dokumenteve në lidhje me to, të dorëzuara në OSHP dhe për

mbajtjen e kopjeve të regjistrave të anëtarëve të organit dhe ekspertëve shqyrtues lidhur

me rastin.

13.3 Dokumentet mund të shkatërrohen vetëm në pajtim me rregullat e mbajtjes së

regjistrave të caktuara më poshtë.

13.4 Të gjitha dokumentet e ruajtura duhet të mbahen në një dosje të sigurt për

periudhën vijuese:

Dosja e tenderit e OSHP-së/ Kontrata ( +kopja e

UP-së)

= > 10 vjet (sipas ligjit)

Dosja e informacioneve lidhur me të gjitha

hetimet dhe ankesat

= > 10 vjet

Dosja e personelit të OSHP-së Koha e punësimit + 10 vjet

Dosja e personelit të OSHP-së – lista e rrogave,

rrogat, pensionet, vijimi në punë

Koha e punësimit + 10 vjet

Regjistrat e trajnimit Koha e punësimit + 10 vjet

Regjistrat e pasurisë ( regjistrat vjetor të pasurisë) 10 vjet

Urdhëresat për pagesa (+ kopja e UP-së) 5 vjet

Regjistrat e përgjithshëm financiar 5 vjet + viti i tashëm

Regjistrat e tatimeve 5 vjet + viti i tashëm

Page 15: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

15

Ndryshimet në rregulla dhe procedura të

brendshme

5 vjet pas ndryshimit të fundit

Regjistrat e rezervave (raporti vjetor) 5 vjet

Qiratë 5 vjet

Qiratë afatgjate 5 vjet

Regjistrat e sigurimeve 5 vjet

Korrespodenca me furnizuesit (informacionet e

përgjithshme)

3 vjet

Korrespodenca ndërmjet zyrave 3 vjet

Dokumentet për përgatitjen e buxhetit 3 vjet

Kërkesat e brendshme, shënimet e dorëzimit 3 vjet

Certifikatat e testit, certifikatat e detyrës Nga data e pranimit + 5 vjet

Memorandumet e brendshme 3 vjet

Garancionet Koha e garancionit + 3 vjet

Neni 14

Çështjet e tjera praktike administrative

OSHP-ja duhet të këtë një vulë të lejuar “Organi Shqyrtues i Prokurimit, në gjuhën

shqipe dhe serbe, vulen katrore dhe të rrumbullakët.

PJESA IV

KËRKESAT PËR RAPORTIM NË KUVEND

Neni 15

Raportimi në Kuvend

15.1 OSHP-ja, duke vepruar përmes Kryetarit, duhet të sigurojnë një raport vjetor me

shkrim për Kuvendin e Republikës Kosovës, jo më vonë se deri në fund të muajit shkurt,

në lidhje me vitin paraprak financiar me informacionet vijuese sipas aktiviteteve të

prokurimit dhe llojit, duke bërë dallimin në mes të ankesave të autoriteteve kontraktuese

nga vendimet e APP-së/KRPP-së dhe ankesave nga tenderuesit.

a. numrin e përgjithshëm të ankesave të pranuara;

Page 16: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

16

b. numrin e ankesave të refuzuara për shkak të mungesës së afateve kohore, jo

të plota sipas nenit 105 dhe nenit 106, ose dështimit për të depozituar sigurimin e

kërkuar nga nenin 113, si dhe numrin e ankesave të tërhequra;

c. numrin e ankesave që janë konstatuar se nuk përmbajnë pretendime të

vlefshme;

d. numrin e aktiviteteve të prokurimit që janë anuluar si rezultat i një ankese;

dh. informacione të hollësishme për çdo rast kur autoriteti kontraktues nuk e ka

respektuar një urdhër të OSHP-së ose një paneli shqyrtues;

e. numrin e procedurave të shqyrtimit që kanë rezultuar në konstatimin se

aktiviteti përkatës i prokurimit dhe dhënia ose vendimi janë bërë në mënyrë të

vlefshme;

ë. numri i vendimeve të APP/KRPP për të cilët është paraqitur ankesë, e të cilët

janë mbështetur si të bazuar.

f. numri i vendimeve të APP/KRPP, për të cilët është paraqitur ankesë, e që janë

shpallur të pabazuar, apo për të cilët është urdhëruar të ndryshohen ;

g. detajet e të gjitha vendimeve të Gjykatës Supreme në lidhje me OSHP-në,

apo të gjitha ankesat e shqyrtuara në Gjykatë Supreme ;

h. detajet e buxhetit dhe personelit të OSHP-së.

PJESA B

PJESA V

RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE

Neni 16

Parimet e Përgjithshme për Panelet Shqyrtuese

16.1 OSHP-ja dhe personeli i tij duhet gjithnjë t`i i respektojnë këto parime:

- ligjshmërinë

- mosdiskriminimin

- ndershmërinë

- ekonomicitetin dhe

Page 17: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

17

- efikasitetin

Neni 17

Forma e ankesës

17.1 Ankesa duhet të dorëzohet e shkruar në njërën nga gjuhët zyrtare, sipas Ligjit mbi

përdorimin e gjuhëve zyrtare.

17.2 Ankesa mund të dorëzohet në lokalet e OSHP-së,ose përmes postës.

17.3 Parashtruesi i ankesës origjinalin e ankesës do të i’a dorëzojë OSHP-së dhe

njëkohësisht do të i’a dërgojë në mënyrën më të shpejtë të mundshme, një kopje edhe

autoritetit kontraktues

17.4 I tërë dokumentacioni mbështetës duhet të bashkëngjitet, pasi atë ta ketë dorëzuar

në OSHP.

17.5 Ankesa duhet të jetë e qartë, e shkurtër dhe me pretendimet e supozuara, që

eventualisht janë shkelur nenet e caktuara të LPP-së nga ana e autoritetit kontraktues.

17.6 Dokumentet mbështetëse: dosja e tenderit duhet të dorëzohet në gjuhën në të

cilën është lëshuar, apo nëse është lëshuar në më shumë se një gjuhë, në gjuhën

përkatëse të ankesës.

17.7 OSHP-ja kërkon nga autoritetet kontraktuese të dorëzojë tërë pakon e

dokumenteve, që kanë të bëjnë me ankesën e caktuar në afat prej 3 ditësh. Nëse

autoritetet kontraktuese nuk e zbatojnë një vendim apo urdhër të OSHP-së apo të

Panelit Shqyrtues, atëherë OSHP-ja do të veprojë konform dispozitave të nenit 118 të

LPP-së.

17.8 OSHP-ja kërkon nga ankuesi që ai t`i plotësojë dhe dorëzojë formularin e

ankesës, i cili është publikuar në ueb faqen e OSHP-së.

Neni 18

Përmbajtja e Ankesës

18.1 Ankesa duhet të përmbajë së paku:

(a) emrin e ankuesit

(b) emrin dhe numrin e telefonit, email-in, numrin e faksimiles dhe adresën e personit

për kontakt apo të përfaqësuesit të ankuesit

(c) nëse ankuesi është biznes i regjistruar, atëherë dëshminë për regjistrimin e

biznesit dhe një kopje të ekstraktit që tregon se kush janë nënshkruesit e

autorizuar për biznesin ose drejtorët e kompanisë apo diç e barasvlershme sipas

ligjit gjegjës

(d) nëse nënshkruesit e autorizuar apo drejtorët nuk e nënshkruajnë ankesën, apo

Page 18: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

18

nuk do të jenë persona kontakti për ankesën, atëherë një autorizim nga personat

e autorizuar apo drejtorët e një kompanie për një person kontakti apo

përfaqësues

(e) arsyetimin për atë se pse ankuesi është një palë e interesuar, siç është definuar

në Nenin 4 të LPP-së

(f) emrin e autoritetit kontraktues

(g) përmban një përshkrim specifik të arsyeshëm të aktivitetit përkatës të prokurimit

apo punëve me koncesion

(h) datën e publikimit të njoftimit të kontratës (kur ankesa ka të bëjë me dosjen e

tenderit gjatë fazës së tenderimit)

(i) kopjen e njoftimit për dhënie të kontratës ose të njoftimit mbi rezultatet e konkursit

të projektimit, nëse diç e tillë është nxjerrë ose publikuar.

(j) kopjen e dosjes së tenderit

(k) identifikimin e pjesës gjegjëse të Ligjit për Prokurim Publik, apo Ligjit mbi

Proceduren e dhënies së Koncesioneve (apo nëse ka ndonjë ligj tjetër relevant)

që është shkelur me përmbledhjen e shkeljes dhe nenet përkatëse të shkelura..

(l) kopjen e vendimit të komisionit vlerësues (nëse aplikohet ).

(m) kopjen e Njoftimi mbi tenderuesin e eliminuar.

(n) kopjen e ndonjë korrespondence mes ankuesit dhe autoritetit kontraktues

(o) detaje të dispozitës së Ligjit Prokurimit Publik, apo Ligjit mbi Procedurën e

dhënies së Koncesioneve , për të cilin pretendohet se është shkelur.

(p) përshkrimin e rrethanave faktike brenda të cilave ka ndodhur shkelja e

pretenduar.

(q) përshkrimin se në ç`mënyrë shkelja e pretenduar ka shkaktuar dëm apo kanos t`i

shkaktojë dëm material ankuesit.

(r) përshkrimin e urdhëresës së kërkuar, p.sh. anulim, përsëritja e sërishme e

prokurimit-ritenderim etj.

(s) përpos për ankesa kundër ndonjë vendimi të APP-së, apo ndonjë vendimi të

KRPP-së, një mendim për atë se a duhet suspenduar aktivitetin e prokurimit dhe,

nëse po, pse? (për shembull çfarë humbjesh do të pësonte ankuesi në rast mos-

pezullimi të aktivitetit ).

(t) nëse janë pohuar dëme, dhe nëse po, detajet dhe dëshmitë për dëmet e pësuara

(u) nëse janë pohuar harxhime të procedurës.

Ankesat kundër vendimeve të APP-së dhe KRPP-së

Nëse ankesa është kundër ndonjë vendimi të APP-së apo të KRPP-së, duhet

dorëzuar dokumentet si në vijim :

Page 19: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

19

i. datën dhe kopjen e aplikimit në APP/KRPP, përfshirë të gjitha dokumentet

mbështetëse dhe detajet e të gjitha korrespondencave me APP-në/KRPP-në,

përfshirë procesverbalet e të gjitha mbledhjeve .

ii. kopjen e vendimit të APP-së/KRPP-së.

iii. të gjitha informacionet e lartshënuara nga (a) deri (f) dhe, nëse tenderi tashmë

është publikuar, informacionet e lartshënuara nga (g) deri (o)

Neni 19

Regjistrimi i ankesës

19.1 Ankesa duhet të regjistrohet nga OPSH-ja dhe sipas kërkesës t`i lëshohet ankuesit

një dëshmi me datën e pranimit të dokumenteve .

Neni 20

Shqyrtimi paraprak nëse ankesa bie nën juridiksionin e OSHP-së, nëse është e

plotë dhe nëse ankesa duhet të hedhet poshtë si e pa afatshme

20.1 OSHP-ja duhet ta shqyrtojë ankesën për të parë nëse ajo bie nën juridiksionin e

saj, nëse është e plotë dhe nëse është dorëzuar brenda afatit ligjor

20.2 Të gjitha rastet e hedhjes poshtë duhet të jenë me shkrim dhe të arsyetuara.

Juridiksioni

20.3 Nëse nuk bie nën juridiksionin e OSHP-së apo nën Ligjin, ankesa duhet të hedhet

poshtë. Kjo përfshin ankesat që lidhen me entitete që nuk janë autoritete kontraktuese

apo kontratat që janë të përjashtuara nga LPP-ja.

Plotësia

20.4 Nëse ankesa nuk është e plotë dhe nuk i plotëson kërkesat e lartshënuara,

atëherë OSHP-ja do ta njoftojë ankuesin me mangësitë, sa më shpejt që të ketë

mundësi (me faksimile apo me email). Nëse koha e parashtrimit ka skaduar apo do të

skadojë për më pak se dy ditë pune, ankuesit duhet t`i jepen dy ditë pune për t`i

korrigjuar mangësitë dhe për ta dorëzuar sërish ankesën (bashkë me të gjitha kopjet).

Page 20: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

20

Nëse koha e parashtrimit nuk ka skaduar apo nuk do të skadojë brenda më pak se dy

ditësh, ankuesi mund ta dorëzojë ankesën në çdo kohë para përfundimit të afatit të

parashtrimit.

20.5 Nëse edhe pas dorëzimit të dytë nga ana e parashtruesit të ankesës, mbeten

mangësi, atëherë OSHP-ja duhet ta hedhë poshtë ankesën dhe ajo më nuk mund të

parashtrohet madje as në trajtë të riformuluar.

Afatet kohore të parashtrimit të ankesës

20.6 OSHP-ja nuk do ta shqyrtojë ankesën, nëse ajo është ushtruar jashtë afatit ligjor

të paraparë me Neni 105 i LPP-së.

Neni 21

Pezullimi dhe heqja e pezullimit automatik

21.1 Parashtrimi i ankesës së plotë, brenda afatit kohor dhe brenda juridiksionit të

OSHP-së, duhet të pezullojë aktivitetin e prokurimit, përveç nëse OSHP-ja vendos

ndryshe.

21.2 Nëse autoriteti kontraktues bën kërkesë për heqje të pezullimit, Kryetari i OSHP-së

duhet patjetër ta shqyrtojë kërkesën e autoritetit kontraktues dhe arsyetimin e ankuesit

në parashtrimin e tij, pa asnjë vonesë dhe të vendosë mes këtyre dy parashtrimeve. Ai

duhet t`i njoftojë lidhur me vendimin të dyja palët brenda tri ditësh nga dita e pranimit të

kërkesës së autoritetit kontraktues. Ky njoftim mund të bëhet me metodat më të shpejta

me letër, email apo faksimile.

21.3 Kriter për heqjen e pezullimit është ai dhe nëse pezullimi do t`i shkaktojë dëm

material interesit publik dhe nëse ai dëm është më i madh se interesi publik i ankuesit.

21.4 Rastet, ku interesi publik do të dëmtohej janë atëherë kur mallrat, shërbimet apo

punët që prokurohen janë infrastrukturë esenciale, shtyrja e prokurimit të të cilave do të

ndikonte në ofrimin e shërbimeve kritike siç janë shërbimet apo mjetet shëndetësore.

Neni 22

Pagesa e sigurimit

Page 21: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

21

22.1 Ankuesit i kanë 3 ditë pune afat nga dita e parashtrimit të ankesës të bëjnë një

sigurim me para të gatshme apo garanci bankare, që i plotëson kërkesat konform nenit

113.1 të LPP-së. Nëse kjo nuk është bërë, atëherë OSHP-ja duhet ta hedhë poshtë

ankesën dhe nuk mund të bëhet për po atë lëndë ankesë e re e parashtruar nga ankuesi

apo kushdo tjetër që, drejtpërdrejt a tërthorazi ka lidhje me të.

22.2 Shuma e sigurimit duhet të jetë e barabartë me 5% të vlerës së vlerësuar të

kontratës publike apo konkursit të projektimit, por jo më pak se 1000 euro dhe jo më

shumë se 5.000 euro. Kur kontrata është kontratë kornizë apo e përsëritshme, atëherë

duhet të ndiqen rregullat nga Nenet 15 deri 19 të LPP-së, që ka të bëjë me vlerën e

parashikuar të kontratës publike.

22.3 Kërkesat për sigurim duhet të aplikohen njësoj për të gjithë ankuesit, me

përjashtim të ankesave që lidhen me ndonjë vendim të KRPP-së apo APP-së sipas nenit

95 të LPP-së.

22.4 Çdo garanci banke duhet t`i plotësojë kërkesat e Ligjit për ekzekutimin e garancive.

22.5 Një llogari e veçantë bankare duhet të hapet në Banken Qëndrore të Republikës

Kosovës.

22.6 Një formulim paralajmërues lidhur me kërkesat e sigurisë dhe detajet e llogarisë

bankare, duhet të përfshihet në dëftesën e lëshuar me parashtrimin e ankesës dhe në

një formular standard ankese.

22.7 Nëse sigurimi i ankesës është dërguar jasht afatit kohor ose jo në pajtim me

kërkesat e lartshënuara, apo nëse ankesa është hedhur poshtë ngase nuk është brenda

juridiksionit të OSHP-së, ose është dorëzuar me kohë apo nuk ka qenë e plotë, sigurimi i

ankesës duhet t`i kthehet menjëherë parashtruesit të ankesës .

Neni 23

Raporti i Ekspertit shqyrtues

23.1 Eksperti Shqyrtues bën shqyrtimin e ankesës dhe të të gjitha shkresave të tjera

përkatëse të dorëzuara apo të kërkuara, si dhe të gjitha shkresave tjera nga ai.

Page 22: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

22

23.2 Eksperti shqyrtues mund të kërkojë nga autoritetet kontraktuese, kopjet e të gjitha

këtyre në vijim kur ankesa është kundër ndonjë autoriteti kontraktues. Eksperti

Shqyrtues do të kërkojë këto informacione nëse janë relevante për ankesën në fjalë:

- kopjen e procesverbalit të hapjes së tenderëve

- kopjen e raportit të komisionit të vlerësimit

- kopjen e sqarimeve të dhëna tenderuesve/ të dhëna nga

tenderuesit

- zarfet origjinalë apo dëshmitë e pranimit të tenderëve

- kopjet e të gjithë tenderëve (përveç kopjeve tashmë të

pranuara me ankesën)

- detajet nga të gjitha negociatat me tenderuesit

23.3 Eksperti i Shqyrtimit do të mbajë të gjitha intervistat e nevojshme, me të dyja palët.

Eksperti shqyrtues është i obliguar që në afat prej shtatë (7) ditësh kalendarike ta pajisë

panelin shqyrtues dhe autoritetin kontraktues me një vlerësim me shkrim mbi aktivitetin e

prokurimit dhe vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të përfshira në ankesë.

23.4 Nëse Eksperti i Shqyrtimit nuk e respekton nenin 109.1 të LPP-së respektivisht

tejkalon aftin ligjor (7 ditë kalendarike ) për përpilimin e raportit të ekspertizës, apo

raporti i ekspertizës është i mangët, atij/asaj do t’i shqiptohet gjoba prej 1000 euro, po

ashtu në të ardhmen nuk do të angazhohet nga OSHP-ja në cilësinë e ekspertit

shqyrtues ose në rast se ai/ajo është ekspert i brendshëm, atëherë ndaj tij do të inicohet

procedura e përgjegjësisë diciplinore konform Ligjit mbi Shërbimin Civil.

Neni 24

Përgjigja e Autoritetit Kontraktues Ekspertit shqyrtues

24.1 Autoriteti kontraktues duhet t`i përgjigjet mendimit të Ekspertit shqyrtues me

shkrim përmes vendimit të vet lidhur me konstatimet e ekspertit shqyrtues,të

bashkangjitur me dëshmi të njoftimit të parashtruesit të ankesës ,se me këtë vendim

te tij e ka njoftuar atë në afatin e caktuar ligjor. Vendimi i autoritetit kontraktues i

dërgohet ekspertit shqyrtues, panelit shqyrtues dhe parashtruesit të ankesës në

lidhje në çështjet e parashtruara në ankesë. Nëse ka deklarata të ndryshme ose

fakte të paraqitura nga autoriteti kontraktues, apo autoriteti kontraktues i mohon

deklaratatë, përgjigja duhet të bëhet në detaje me arsyetime dhe argumentime.

Page 23: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

23

Pranimi i deklaratës nga Autoriteti Kontraktues

24.2 Nëse autoriteti kontraktues pranon ndonjë nga deklaratat, ai i ka 5 ditë kalendarike

që të ndërmarrë çfarëdo veprimi korrigjues të nevojshëm për ta rregullur aktivitetin e

prokurimit. Autoriteti kontraktues mund të kërkojë këshilla nga Eksperti shqyrtues,

Paneli Shqyrtues ose KRPP-ja, parashtruesi i ankesës apo ndonjë tjetër operator

ekonomik. Veprimi korrigjues i bërë nga autoriteti kontraktues mund të përfshijë sipas

nevojës, përshtatshmërisë dhe rrethanave: (i) anulimin e aktivitetit prokurues, dhënien e

kontratës apo rezultatin e konkursit të projektimit (ii) shtyrjen e afatit të fundit (iii) kthimin

prapa apo zhvlerësimin e vendimit të autoritetit kontraktues dhe /ose (iv) ndërmarrjen e

çfarëdo veprimi tjetër të nevojshëm për të korrigjuar shkeljen e bërë nga autoriteti

kontraktues.

Mungesa e përgjigjes apo hedhja e deklarimeve nga Autoriteti Kontraktues

24.3 Nëse, brenda (4) katër ditësh kalendarike, autoriteti kontraktues nuk ia del të

lëshojë vendimin e kërkuar apo lëshon një vendim që e refuzon ose mohon vlefshmërinë

e ndonjë deklarate, apo nuk ia del ta vlerësojë vlefshmërinë e ndonjë deklarate, ankuesi

brenda (3) tri ditëve tjera kalendarike pasi ta ketë pranuar vendimin e tillë, apo pas

skadimit të afatit kohor prej (4) katër ditësh kalendarike pas njoftimit të Ekspertit

shqyrtues, cilado që të ndodhë e para, mundet t`u paraqesë njoftim me shkrim Panelit

Shqyrtues dhe autoritetit kontraktues ku identifikohen deklarimet, të cilat ankuesi ka

ndërmend t`i shtyjë tutje para Panelit Shqyrtues.

24.4 Nëse autoriteti kontraktues lëshon ndonjë vendim që përcakton se ndonjë pohim i

përfshirë në ankesë është i bazuar/i vlefshëm, por nuk ndërmerr veprimet e duhura

korrigjuese nenin 110.1, brenda 4 ditësh kalendarike, atëherë ankuesi mundet që

brenda (3) tri ditësh kalendarike nga skadimi i një afati të tillë kohor, të bëjë një njoftim

me shkrim te Paneli shqyrtues dhe autoriteti kontraktues në lidhje me mosveprimin e

autoritetit kontraktues, si dhe të kërkojë nga Paneli Shqyrtues ta rishikojë lëndën dhe t`i

lëshojë një urdhër autoritetit kontraktues për të bërë veprimet korrigjuese.

Neni 25

Emërimi dhe organizimi i Panelit shqyrtues

Detyrat e përgjithshme

25.1 Paneli shqyrtues do të ketë këto të drejta dhe detyra :

25.2 t`i shqyrtojë ankesat e palëve të interesuara në lidhje me shkeljet e pretenduara të

Ligjit Prokurimit Publik dhe të Ligjit mbi Procedurën e dhënies së Koncesioneve;

Page 24: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

24

25.3 të hedhë poshtë ankesën e dorëzuar si të pabazuar, apo si të atillë që nuk bie

brenda kompetencave të OSHP-së;

25.4 të vendosë për ankesat e drejtuara atij në pajtim me Ligjin;

25.5 të ndërmarrë veprime të tjera të arsyeshme për të përcaktuar nëse ka ekzistuar

shkelje e Ligjit dhe, nëse po, çfarë masash të merren;

25.6 të nxjerrë urdhra të përkohshëm dhe përfundimtarë;

25.7 të marrë vendime për shpenzimet procedurale;

Përbërja e Panelit Shqyrtues

25.8 Panelet shqyrtuese duhet të përbëhen nga 1 deri në 5 anëtarë të OSHP-së.

25.9 Anëtarët e çdo Paneli shqyrtues emërohen nga Kryetari i OSHP-së, duke përdorur

kriteret objektive apo mekanizmat: resurset, vështirësinë që paraqet rasti.

25.10 Paneli mund të përbëhet nga një dhe tre anëtarë, varësisht nga vështirësitë ose

faktet apo ligji për rastin. Anëtarët duhet të emërohen me shënime të shkruara, të cilat

duhet të ruhen në pajtim me procedurat e ruajtjes së shënimeve.

25.11 Kryetari i OSHP-së emëron panelin prej një anëtari, për këto raste:

a. Kur kemi të bëjmë në vlerësimin e kritereve diskriminuese gjatë fazës së tenderimit:

b. Shqyrtimit të ankesave kundër vendimeve të APP-ës dhe KRPP-ës, si dhe

c. Kur vlera e lëndës së ankesës për aktivitetin e prokurimit nuk e tejkalon shumën prej

100,000.00€.

25.12 Kryetari i OSHP-së emëron panelin prej tre anëtarve, për këto raste:

a. Kur vlera e lëndës së ankesës për aktivitetin e prokurimit është mbi 100,000.00€ dhe

jo më e madhe se 1000,000.00€.

25.13 Kryetari i OSHP-së emëron panelin prej pesë anëtarëve, për këto raste:

a.Kur vlera e lëndës së ankesës për aktivitetin e prokurimit është mbi 1000,000.00€, si

dhe:

b. Kur rasti është me ndonjë rëndësi dhe interes të veçantë

25.14 Nëse ndonjë anëtar i Panelit Shqyrtues nuk ka mundësi të marr pjes në Panel

Shqyrtues , perkatsisht mungon për arsye të ndryshme siç janë sëmundja, mungesa e

arsyshme nga puna apo konflikti i interesit, Kryetari i OSHP-es , ka të drejtë që ta

ndryshoj Panelin Shqyrtues prej pesë (5) anetaresh në Panelin Shqyrtues në perberje

prej tre (3) anetaresh .

Page 25: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

25

Marrja e informacionit shtesë apo dëshmive

25.15 Paneli shqyrtues mund të kërkojë me urdhër informacionin shtesë, i cili mund të

përfshijë dorëzim materiali, dëshmi nga çdo person, ndërmarrje ose autoritet publik për

të cilët Paneli i Shqyrtimit me arsye beson se mund të jenë relevante për lëndën dhe

mund t`i përfshijë dëshmitë e këtyre personave.

25.16 Nëse një urdhër apo kërkesë për informacion nuk ka marrë përgjigje apo ndonjë

person nuk paraqitet për të dëshmuar, atëherë Paneli Shqyrtues duhet të marrë

vendimin duke u bazuar në faktet e disponueshme, dhe në bazë të dëshmive dhe

argumenteve të marra nga ato palë që kanë marrë pjesë aktive në procedurë. Paneli

Shqyrtues duhet të ketë autoritet të adresojë çdo refuzim të tillë apo mosbashkëpunim të

anëtarit të ndonjë pale duke vendosur në favor të palës kundërshtare, me kusht që

vendimi i tillë të jetë në të mirë të drejtësisë.

Neni 26

Lëshimi i urdhëresave nga Paneli Shqyrtues

26.1 Paneli i Shqyrtimit ka të drejtën të lëshojë urdhëresa për të kërkuar si vijon :-

Urdhëresë hetimi

a. çdo personi, ndërmarrjeje apo autoriteti publik që të japë, dorëzojë apo lejojë qasje

në të gjitha të dhënat, informacionet, dokumentet (veç këshillave të rezervuara juridike)

dhe çdo send nga pasuria e tundshme apo e patundshme që Paneli i Shqyrtimit i

konsideron si relevante për rastin.

b. paraqitjen në procesin e Panelit Shqyrtues dhe të ofrojnë dëshmi në lidhje me lëndën

në fjalë. Të nxjerrin një urdhër ndaj çdo personi për t’u paraqitur në procedurën për

shqyrtimin e prokurimit dhe të japë dëshmi lidhur me çdo çështje që Paneli Shqyrtues i

konsideron relevanet lidhur me lëndën e prokurimit.

Vendimi /urdhëresa e zgjidhjes

d. anulimin e aktivitetit të prokurimit publik, nëse kontrata nuk është nënshkruar sipas

ligjit nga të dyja palët.

e. pezullimin apo ndërprerjen e aktivitetit prokurimit, deri në vendimin vijues të Panelit

Shqyrtues.

f. anulimin apo revokimin e ndonjë vendimi të autoritetit kontraktues, në ndonjë aktivitet

të prokurimit.

g. t`i urdhërojë autoritetit kontraktues t`i paguajë kompensim ankuesit.

Page 26: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

26

h. ta urdhërojë një autoritet kontraktues duke e detyruar autoritetin e tillë të korrigjojë

ndonjë shkelje të pretenduar dhe ose të parandalojë dëmtimin e mëtejmë të

parashtruesit të ankesës.

I. ta urdhërojë autoritetin kontraktues që të anulojë apo revokojë ndonjë vendim të

autoritetit kontraktues që lidhet me prokurimin apo që është pjesë e tij.

j .ta urdhërojë autoritetin kontraktues që ta anulojë tenderin;

k. ta urdhërojë autoritetin kontraktues t`i heqë kriteret diskriminuese teknike, ekonomike,

financiare, ose të përzgjedhjes, specifikacionet, kërkesat apo kriteret e përfshira në

secilin njoftim, ftesë, në dosjen e tenderit ose në dokumentet e tjera të kontratës apo

çfarëdo dokumenti tjetër që lidhet me ndonjë aktivitet të prokurimit.

l. të urdhërojë zyrtarët e autoriteteve kontraktuese që të zbatojnë vendimet dhe

urdhëresat e OSHP-së.

m. të përkrahë ndonjë vendim të autoritetit kontraktues, duke urdhëruar APP-në apo

KRPP-në që t`i ndryshojnë vendimet e tyre.

n. të përkrahë ndonjë vendim të APP-së apo të KRPP-së.

Neni 27

Parimet e vendimmarrjes

27.1 Të gjitha vendimet e Panelit Shqyrtues do të merren në pajtim me këto parime:

27.2 përbrenda Ligjit të Prokurimit Publik dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës dhe

kësaj Rregulloreje

27.3 në pajtim me ndonjë vendim të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.

27.4 me konsultimet e duhura dhe pas marrjes së këshillave profesionale.

27.5 në pajtueshmëri me qasjen e duhur në informacione dhe fakte që janë të

disponueshme.

27.6 përmes shpjegimesh në formë të shkruar për arsyet e marrjes së vendimeve

27.7 gjatë dëgjimit, të gjitha interesat personale apo konfliktet e interesit duhet të

deklarohen në procesverbal

27.8 rezultati i votimit mund të publikohet, megjithatë votimi i çdo anëtari është

rreptësisht konfidencial.

Page 27: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

27

Neni 28

Dëgjimi i hapur për Palët

28.1 Zakonisht rastet duhet të vendosen pa dëgjim të hapur. Në raste të

jashtëzakonshme Kryetari i OSHP-së, mundet që me kërkesën e ndonjërës nga palët në

formularin e ankesës, të vendosë që në interes të drejtësisë duhet të mbahet një dëgjim

i hapur, ku secila palë mund ta paraqesë rastin e vet. Data dhe koha e dëgjimit duhet të

caktohet dhe tu komunikohet palëve së paku tri (3) ditë kalendarike më herët. Secila

palë mund të kërkojë shtyrjen e dëgjimit me arsyetim me vend (për shembull mungesë

nga shteti, obligime të tjera kyçe) me kusht që kjo të ndodhë vetëm një herë, ndërsa

shtyrja nuk mund të jetë më e gjatë se 7 ditë kalendarike.

28.2 Nëse një palë (apo përfaqësuesi i saj i autorizuar) nuk paraqitet në dëgjimin e

Panelit shqyrtues dhe refuzon ta bëjë këtë, ndërsa ajo palë ka pranuar njoftimin e duhur

për kohën dhe datën e dëgjimit, Paneli Shqyrtues mund të caktojë një gjobë

administrative prej 1000 eurosh për palën në fjalë.

28.3 Çdo anëtar i Panelit duhet të sigurohet se ka njohuri të bollshme për rastin. Lëndët

e shqyrtuara duhet të jenë të paraqitura nga ankuesi si përgjigje përgjigjes së autoritetit

kontraktues, apo mos përgjigjes njoftimit të Ekspertit Shqyrtues.

Neni 29

Bashkimi i rasteve

29.1 Kryetari mund t`i bashkojë disa raste për të cilat duhet të vendosë i njëjti Panel

Shqyrtues dhe i njëjti Ekspert shqyrtues, kur rastet ndërlidhen me të njëjtën lëndë

shqyrtimi apo tender.

Neni 30

Konfliktet e interesit

30.1 Një Ekspert Shqyrtues apo ndonjë anëtar i Panelit Shqyrtues, ndonjë ekspert apo

këshilltar i pavarur, a ndonjë anëtar i ekipit të OSHP-së, nuk duhet të kyçet në shqyrtim

apo në rast, nëse ai ose ajo ka ndonjë mik të ngushtë apo ndonjë anëtar të familjes (kjo

duhet të nënkuptojë të gjithë që janë brenda dy gjeneratash kushërinjsh) që janë të

përfshirë në rast si ankues apo objekt ankese. Anëtarët e OSHP-së apo ekspertët, duhet

ta njoftojnë me shkrim Kryetarin nëse ka raste të tilla të konfliktit të interesit. Kur Kryetari

Page 28: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

28

të jetë në dijeni për ndonjë rast të tillë të konfliktit të interesit, ai duhet ta zëvendësojë

anëtarin e PSH-së për atë rast.

Neni 31

Ekspertët dhe Këshilltarët e pavarur

31.1 Kryetari mund ta emërojë një këshilltar të pavarur për Panelin Shqyrtues. Ai

mundet gjithashtu ta emërojë një ekspert të pavarur për Panelin Shqyrtues kur fakte apo

aspekte të rastit janë të atilla, që Paneli nuk e ka profesionalizmin e nevojshëm për të

vendosur për rastin. Kjo mund të nënkuptojë për çështje të standardeve teknike, të

ingjinieringut, financave, të caktimit të sasisë së dëmit etj.

31.2 Paneli mundet gjithashtu të kërkojë caktimin e një eksperti a këshilltari të pavarur,

ndërsa Kryetari nuk duhet ta refuzojë apo shtyjë pa arsye një emërim të tillë.

31.3 Me qëllim të lehtësimit të emërimeve të tilla ,OSHP-ja duhet të ndërmarrë një

tender kornizë dhe të nënshkruajë disa kontrata kornizë për ta pasur një listë të

ekspertëve të mundshëm. Nëse OSHP-ja nuk e ndërmerr një tender të tillë, kjo nuk

mund të jetë arsyetim për të shtyrë ndonjë vendim.

Neni 32

Diskutimet e Panelit

32.1 Diskutimet në të ardhmen mund të mbahen me vidio dhe audioincizim. Kryetari i

PSH-së duhet të japë një përmbledhje të rastit, dhe pastaj çdo anëtar i Panelit duhet ta

ketë mundësinë të diskutojë apo të ngrejë pikat apo çështjet.

32.2 Votimi duhet të bëhet me shumicë të thjeshtë. Asnjë anëtar i Panelit nuk mund të

përmbahet nga votimi. Eksperti shqyrtues nuk voton, votojnë vetëm anëtarët e Panelit.

Mbajtësi i procesverbalit duhet t`i shënojë votat e çdo anëtari të Panelit dhe të gjitha

arsyetimet e dhëna në diskutim si dhe të nënshkruajë procesverbalin.

Neni 33

Vendimet

33.1 Vendimet duhet të nxjerrën me shkrim brenda 3 ditësh nga mbarimi i diskutimit

Aty duhet të ceken: (1) hyrja, dispozitivi dhe arsyetimi për vendim (2) çdo urdhër i dhënë,

përfshirë dëmet, por pa u kufizuar vetëm në to, anulimi, nënshkrimi i kontratës,

Page 29: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

29

procedura e ndjekur e prokurimit (3) nëse është dhënë ndonjë kompensim dëmi, nëse

po, sa (4) rregullat në lidhje me kthimin e sigurimit të ankesës.

33.2 Vendimi duhet ta shënojë afatin e fundit dhe fazat për çdo urdhër apo pagesë

33.3 Numri i referencës për rastin dhe për prokurimin duhet të paraqitet në Vendim. Ai

duhet të lëshohet në shqip apo serbisht.

33.4 Vendimi duhet t’u lëshohet të gjitha palëve, ndërsa një kopje e tij duhet të mbetet

në regjistrin dhe arkivin e OSHP-së.

Neni 34

Afati i fundit për marrjen e vendimit

34.1 Me qëllim të mbrojtjes së interesave të autoritetit kontraktues dhe operatorëve

ekonomikë në fjalë, procedura para Panelit Shqyrtues duhet të jetë efikase dhe e

përmbyllur në një periudhë sa më shkurtër kohore që të jetë e mundur. Ndërsa dispozitat

e ligjit dhe rregullat e procedurës duhet të respektohen. Në çdo rast PSH duhet të

lëshojë një vendim, arsyet dhe urdhëresën (“Vendimin”) brenda 15 ditësh kalendarike

nga dita e pranimit të njoftimit nga ankuesi se ai dëshiron t`i ndjekë tutje pretendimet e

tija, në Panelin Shqyrtues, qoftë kur autoriteti kontraktues i ka refuzuar ato, atëherë kur

autoriteti kontraktues i ka pranuar apo nuk ka ndërmarrë veprimet korrigjuese brenda

afatit kohor të paraparë me Ligj.

34.2 Nëse lënda është veçanërisht e ndërlikuar në kuptimin e çështjeve të fakteve,

atëherë Paneli Shqyrtues mund ta përcaktojë atë si të tillë dhe ta shtyjë afatin për marrje

të vendimit edhe për pesë (5) ditë tjera kalendarike, nga data e parashtresës së

ankuesit,nëse ai dëshiron të ndjek mëtutje pretendimet e tija në Panelin Shqyrtues.

Neni 35

Tërheqja e ankesës

35.1 Pala mund ta tërheqë ankesën në çdo kohë para dëgjimit apo diskutimit të Panelit

Shqyrtues, edhe në rastet kur çështja është zgjidhur nga pala tjetër, por pa u kufizuar

vetëm në to. Në raste të tilla depozita apo sigurimi duhet t`i kthehet ankuesit. Pasi Paneli

Shqyrtues të ketë mbajtur diskutimin e tij, ankesa më nuk mund të tërhiqet.

Page 30: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

30

35.2 Në rast se parashtruesi i ankesës e tërheq ankesën, pa arsye para seancës së

PSH-së, atëherë atij i konfiskohet masa e sigurisë (sigurimi i ankesës).

35.3 Parashtruesi i ankesës i cili e tërheq ankesën pa arsye, do të bartë edhe

kompensimin e shpenzimeve procedurale.

Neni 36

Shpenzimet

36.1 Pala mund të kërkojë mbulim të shpenzimeve të procedurës, të cilat duhet të

përfshijnë kohën e humbur për ta përgatitur ankesën dhe për t`iu përgjigjur kërkesave të

Ekspertit shqyrtues apo të Panelit Shqyrtues.

Shpenzimet mund t`i mbulohen një pale që është e suksesshme (që mund të nënkuptojë

një ankues të suksesshëm). Shpenzimet duhet të jenë këto:

a) përgatitja e ankesës, përfshirë edhe shpenzimet e përkthimit - honorarët prej 250

€ nëse kjo shkon vetëm deri në nivelin e Ekspertit shqyrtues, 350 nëse kjo shkon

deri në nivelin e Panelit Shqyrtues.

b) Shpenzimet e marrjes dhe dorëzimit të sigurimit (kamata e përqindjes për

huazimin e sigurimit dhe kohëzgjatjen e sigurimit në Bankën Qendrore të

Republikës së Kosovës).

c) Pala humbëse mundet gjithashtu të urdhërohet t`i paguajë shpenzimet e

angazhimit të ekspertit të pavarur, nëse Peneli Shqyrtues përcakton se kjo gjë

është në rregull.

Neni 37

Kthimi i sigurimit pas vlerësimit të ankesës

37.1 Si pjesë e vendimit të Panelit Shqyrtues, Paneli Shqyrtues duhet të vlerësojë ,nëse

ankesa është pa bazë. Paneli Shqyrtues duhet të përcaktojë se pretendimi është i pa

bazë, nëse vjen në përfundim se ankuesi, në kohën kur është parashtruar ankesa, e ka

ditur apo është dashur ta dijë se nuk kishte mbështetje objektive në fakte, apo nuk kishte

mbështetje të arsyeshme në ligj për një pohim të tillë.

37.2 Në veçanti dhe pa asnjë kufizim, Paneli Shqyrtues duhet ta konsiderojë ankesën të

pa bazë, nëse ankuesi ka mundur ta nxjerrë vlerësimin e arsyeshëm nga çmimet ose

nga llogaritjet teknike se, edhe po të mos kishte ndodhur shkelja e Ligjit, ankuesi nuk do

të kishte pasur gjasa për ta fituar tenderin, prandaj ankuesi nuk ka pësuar kurrfarë

humbjeje, por është përpjekur që ta anulojë tenderin, për t`i dhënë vetes mundësi t`i

ndryshojë çmimet apo kushtet e ofertës në një mënyrë që është e pandershme ndaj

tenderuesve të tjerë.

Page 31: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

31

37.3 Në raste të tilla, OSHP-ja duhet ta njoftojë me shkrim ankuesin pa vonesë, për

përcaktimin e vet dhe para se ta bëjë këtë, duhet të ndërmarrë aso masash që janë të

përshtatshme për të imponuar fondet e sigurimit, ndërsa sigurimet duhet të

konsiderohen si fonde të konfiskuara.

37.4 Nëse Paneli Shqyrtues konstaton se cilado nga pretendimet e bëra në ankesë janë

të rrejshme, atëherë OSHP-ja mund të kërkojë nga parashtruesi i ankesës që të paguajë

një gjobë shtesë deri në 5000 euro. Në raste të tilla parashtruesi i ankesës është i

papërshtatshëm për pjesëmarrje në çfarëdo mënyre në një aktivitete të prokurimt që

mbulohet nga ky ligj, përderisa gjoba nuk paguhet plotësisht apo Gjykata Supreme ta

shfuqizojë vendimin e OSHP-së për pagimin e gjobës në fjalë. Nëse OSHP-ja e vendosë

një gjobë sipas nenit 113.6 të LPP-së ajo do ta lëshojë një urdhër për parashtruesin e

ankesës që ta paguajë gjobën në fjalë si dhe e njofton ankuesin se përderisa të paguhet

gjoba plotësisht ose përderisa Gjykata Supreme nuk e anulon vendimin e OSHP-së, në

asnjë mënyrë nuk do të jetë i përshtatshëm të marrë pjesë në ndonjë aktivitet prokurimi

të paraparë me Ligj.

37.5 Kur OSHP-ja ta njoftojë ankuesin në lidhje me konfiskimin apo imponimin e

sigurimit dhe për gjobitjen me 5000 euro shtesë, duhet t`ia përkujtojë ankuesit me

shkrim se ankuesi ka të drejtë 30 ditë për të parashtruar padi në Gjykatën Supreme

kundër këtij vendimi.

37.6 Të gjitha fondet e sigurimit dhe 5000 eurot e pranuara duhet të jenë në një llogari

mbajtëse të dedikuar me interes të veçantë të OSHP-së. Vetëm pas përfundimit të

shqyrtimit të padisë në Gjykatën Supreme apo afati për padi të tillë të ketë skaduar,

fondet janë në dispozicion të Buxhetit të Përgjithshëm të Kosovës që të trajtohen si

“para publike” sipas Ligjit për Menaxhim Financave Publike.

36.7 Nëse Gjykata konstaton se ankesa ka qenë e bazuar, atëherë gjykata mund të

lëshojë urdhëresë që shfuqizon apo kundërshton të gjitha urdhëresat që kanë të bëjnë

me sigurinë dhe me gjobat prej 5000 eurosh, dhe që urdhërojnë OSHP-në t`i kthejë

fondet e sigurimit dhe shumën e gjobës bashkë me kamatat.

Neni 38

Vlera paraprake dhe qëndrueshmëria e vendimeve

38.1 Me rastin e marrjes së vendimeve, OSHP-ja duhet të sigurohet që ato vendime të

jenë në pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Procedurën Administrative, me

praktikat e gjykatës evropiane dhe me interpretimet e Komisionit Evropian apo me

Page 32: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

32

standarde të ngjashme ndërkombëtare, me Konventën evropiane për të Drejtat e Njeriut,

si dhe me të gjitha Ligjet e Aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Neni 39

Ankesat lidhur me vendimet e APP-së dhe KRPP-së

39.1 Pala e interesuar mund ta shqyrtojë bazueshmërinë e çdo vendimi, veprimi,

interpretimi, marrje masash të KRPP-së apo APP-së. Për ankesa të tilla nuk kërkohet të

bëhet sigurimi, përveç nëse ka operatorë të tjerë ekonomik të definuar dhe të emëruar,

të cilët mund të tregojnë qartë se anulimi i vendimeve të KRPP-së dhe APP-së do të

ndikonte në shkaktimin e ndonjë dëmi të veçantë për ta.

39.2 APP-së dhe KRPP-së duhet t`u jepet i njëjti afat kohor për t`iu përgjigjur dhe për

t`ia dorëzuar argumentet Ekspertit shqyrtues, për t`i dëshmuar vendimet e tyre si dhe

autoritet kontraktues në procedurën e lartshënuar duhet ta kenë të njëjtën mundësi për

të ndërmarrë veprime para se ankesa të shkojë në Panelin Shqyrtues.

39.3 Nëse Paneli Shqyrtues përcakton se vendimet, veprimet apo interpretimet e APP-

së apo KRPP-së nuk lejohen me dispozitat ligjore apo janë në kundërshtim me ndonjë

nga dispozitat e LPP-së (domethënë joracionale, të paarsyeshme, jo të baraspeshuara

apo kundërthënëse), Paneli Shqyrtues mund të lëshojë Vendim që shfuqizon veprimin,

vendimin, masën, interpretimin apo kontrollin në fjalë dhe i urdhëron APP-së ose KRPP-

së që të ndërmarrë masat përmirësuese që OSHP-ja i konsideron të arsyshme. Nëse

nuk është e mundur të ndërmerren masa përmirësuese, atëherë nëse kështu e do

interesi publik dhe ankuesi është në gjendje t`i dëshmojë humbjet apo dëmet,

kompensimi duhet të paguhet nga APP-ja apo KRPP-ja mbi parime të njëjta sikur në

rastin e autoritetit kontraktues apo operatorit ekonomik.

Neni 40

Urdhëresa që përfshin mos-vlefshmërinë e kontratës

40.1 Kontrata nuk duhet të shpallet e pavlefshme nga OSHP-ja, përpos në rastet kur

ankuesi e kërkon këtë si trajtim të veçantë, dhe kur ka dhënë dëshmi të mjaftueshme se

interesi publik për shpalljen e kontratës si të pavlefshme e tejkalon interesin publik për

vazhdimin e kontratës, përfshirë aty edhe interesin e operatorit ekonomik në fjalë dhe

interesin e autoritetit kontraktues, si dhe të publikut të përgjithshëm për të pasur

vazhdimësi të shërbimeve, mallrave dhe punëve. Nëse ka ndonjë dëmtim të ndjeshëm

për interesin publik me zhvleftësimin e kontratës, atëherë në vend të zhvleftësimit, duhet

t`i jepet kompensim apo dëmshpërblim palës së dëmtuar.

Page 33: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

33

40.2 Rastet ku kontrata zhvleftësohet duhet të jenë të pakta. Interesi publik me

zhvleftësimin e kontratës duhet të ekzistojë zakonisht vetëm kur ka pasur mashtrim nga

ana e kontraktuesit deri në atë shkallë sa që ai, përndryshe, kurrë nuk do ta kishte fituar

kontratën, si dhe dhënia e një shembulli të tillë apo anulimi i kontratës është më i

rëndësishëm për interesin publik se sa vazhdimësia e shërbimeve dhe mallrave.

40.3 Gjithashtu, me rastin e marrjes së vendimit për zhvleftësimin e kontratës, duhet të

merret parasysh se sa është ecur përpara me kontratën dhe cili është niveli i punëve

tashmë të kryera apo mallrave të dorëzuara. Kontratat të cilat veç janë realizuar në

mënyrë substanciale, duhet të zhvleftësohen vetëm në raste të rralla.

40.4 Kur një kontratë zhvleftësohet, OSHP-ja duhet të sigurojë që kontraktori të paguhet

për punën e bërë, për shërbimet e ekzekutuara apo për mallrat e furnizuara. Vetëm në

raste vërtet të jashtëzakonshme, kur vetë kontraktori ka qenë thellësisht mashtrues, në

një mënyrë të atillë që ai mashtrim ka rezultuar në marrjen e kontratës nga ai kontraktor,

i cili përndryshe nuk do ta merrte atë kontratë, atëherë mund të bëhet shmangie prej

shpagimit të çfarëdo dëmi atij, për shkak të mashtrimit të bërë nga ai kontraktor.

40.5 Edhe nëse kontrata e kontraktorit është zhvleftësuar, kontraktori mundet të futet

në listën e zezë.

Neni 41

Urdhëresa për dëmshpërblim – Llogaritja e dëmeve

41.1 Me rastin e të vlerësuarit të dëmeve OSHP-ja, duhet ta respektojë Ligjin për

Detyrimet dhe ligjin ekzistues. OSHP-ja duhet të japë dëmshpërblim vetëm kur kjo është

kërkuar nga ankuesi.

41.2 Në veçanti OSHP-ja, nuk duhet të japë dëmshpërblim nëse mund të dëshmohet se

ankuesi nuk do ta kishte fituar tenderin në asnjë mënyrë, pa bërë shkelje, apo nëse

OSHP-ja është duke dhënë një trajtim tjetër që do t`i reduktonte humbjet potenciale apo

dëmet që ka pësuar ankuesi, siç është me rastin e anulimit ose ritenderimit.

41.3 Me rastin e dhënies së dëmshpërblimit, OSHP-ja duhet ta marrë parasysh fitimin

qe ka mundur ta ketë ankuesi. Me fjalë të tjera ai duhet të kompensojë të gjitha

harxhimet e mundshme të kontratës publike. Duhet supozuar se ankuesi mund të

deklarojë dëmshpërblimin tek autoriteti tatimor.

Page 34: RREGULLORJA E PUNËS SË ORGANIT SHQYRTUES TË …oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_nentor_2009_shqip.pdf · RREGULLAT E PROCEDURËS PËR PANELET SHQYRTUESE ... Pagesa

34

Neni 42

Urdhëresa për mosbindje Urdhëresës së OSHP-së

42.1 Nëse autoriteti kontraktues dështon në përputhje me një urdhëresë të OSHP-së

(përfshirë këtu urdhëresën e Panelit Shqyrtues) apo një urdhëresë të APP-së (që nuk

është lëndë e ankesës), atëherë OSHP-ja do të vëndosë një gjobë prej 5000 eurosh për

autoritetin kontraktues, kurse zyrtarin e autoritetit kontraktues që dështon në respektimin

e urdhërit do të pushohet nga puna dhe do të gjobitet me një shumë që nuk është më e

vogel se 1000 euro, i cili nuk mund të bëhet prapë zyrtar i autoritetit kontraktues për një

periudhë tri (3) vjeçare pas pushimit nga puna.

Kjo Rregullore hyn në fuqi tetë ditë pas publikimt të saj, në ueb faqen e OSHP-së,

përkatësisht më datën: 17.11.2009

Kryetari i OSHP-së,

________________________

Hysni Hoxha