21
1 RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT I. OBJEKTI DHE FUSHA E VEPRIMIT Neni 1 Objekti i kësaj rregulloreje është: a) përcaktimi i rregullave për zhvillimin e procedurave të verifikimit të sigurisë ndaj individëve që do të njohin, do të prodhojnë, do të ruajnë, do të administrojnë, do të transportojnë dhe do të transmetojnë informacion të klasifikuar gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare ose në përmbushje të një veprimtarie në kuadrin e respektimit të parimit “nevojë për njohje”; b) përcaktimi i rregullave, mbi bazën e të cilave veprohet për lëshimin, ripajisjen, refuzimin, heqjen dhe pezullimin e Certifikatës së sigurimit të personelit, për edukimin e sigurisë, inspektimet dhe të drejtën e ankimimit të individëve. Neni 2 Fusha e veprimit Rregullat për sigurimin e personelit zbatohen nga të gjitha ministritë, institucionet shtetërore, si dhe nga operatorët ekonomikë të interesuar për të qenë palë në kontrata të klasifikuara. Dispozitat e kësaj rregulloreje zbatohen në të njëjtën mënyrë ndaj të gjithë individëve që u nënshtrohen procedurave të verifikimit të sigurisë për t’u pajisur me Certifikatë të sigurimit të personelitpër njohjen, prodhimin, ruajtjen, administrimin, transportimin dhe transmetimin e informacionit të klasifikuar gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare ose në përmbushje të një veprimtarie në kuadrin e respektimit të parimit “nevojë për njohje”.

RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

1

RREGULLAT

PËR

SIGURIMIN E PERSONELIT

I. OBJEKTI DHE FUSHA E VEPRIMIT

Neni 1

Objekti i kësaj rregulloreje është:

a) përcaktimi i rregullave për zhvillimin e procedurave të verifikimit të

sigurisë ndaj individëve që do të njohin, do të prodhojnë, do të ruajnë, do

të administrojnë, do të transportojnë dhe do të transmetojnë informacion

të klasifikuar gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare ose në përmbushje të një

veprimtarie në kuadrin e respektimit të parimit “nevojë për njohje”;

b) përcaktimi i rregullave, mbi bazën e të cilave veprohet për lëshimin,

ripajisjen, refuzimin, heqjen dhe pezullimin e “Certifikatës së sigurimit të

personelit, për edukimin e sigurisë, inspektimet dhe të drejtën e

ankimimit të individëve.

Neni 2

Fusha e veprimit

Rregullat për sigurimin e personelit zbatohen nga të gjitha ministritë,

institucionet shtetërore, si dhe nga operatorët ekonomikë të interesuar për të

qenë palë në kontrata të klasifikuara.

Dispozitat e kësaj rregulloreje zbatohen në të njëjtën mënyrë ndaj të gjithë

individëve që u nënshtrohen procedurave të verifikimit të sigurisë për t’u pajisur

me “Certifikatë të sigurimit të personelit” për njohjen, prodhimin, ruajtjen,

administrimin, transportimin dhe transmetimin e informacionit të klasifikuar

gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare ose në përmbushje të një veprimtarie në

kuadrin e respektimit të parimit “nevojë për njohje”.

Page 2: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

2

II. PËRKUFIZIME DHE PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 3

Në zbatim të kësaj rregulloreje do të përdoren përkufizimet e mëposhtme:

1. “Informacion i klasifikuar”, është çdo dokument ose material,

pavarësisht nga forma, natyra ose mënyra e transmetimit të tij, i përgatitur

ose që përgatitet, për të cilin është vendosur një nivel i caktuar

klasifikimi në interes të sigurisë kombëtare dhe në përputhje me

legjislacionin në fuqi që kërkon mbrojtje ndaj çdo shkeljeje, shkatërrimi,

përvetësimi, përhapjeje, humbjeje ose aksesi të ndonjë individi të

paautorizuar dhe të çdolloj tjetër komprometimi sigurie.

2. “Autoritet i Sigurimit Kombëtar”, është autoriteti i brendshëm

shtetëror i një shteti përgjegjës për kontrollin dhe zbatimin e standardeve

të sigurimit të informacionit të klasifikuar. Drejtoria e Sigurimit të

Informacionit të Klasifikuar (DSIK) është Autoritet i Sigurimit Kombëtar

në Shqipëri.

3. “Autoritet verifikues”, është Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH),

Agjencia e Inteligjencës dhe e Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) dhe

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve

të Brendshme, në përbërje të të cilave janë ngritur njësitë strukturore të

specializuara për kryerjen e verifikimeve të sigurisë ndaj individëve që do

të njohin, do të prodhojnë, do të ruajnë, do të administrojnë, do të

transportojnë dhe do të transmetojnë informacion të klasifikuar.

4. “Pyetësori i sigurisë”, është formulari që plotëson çdo individ që kërkon

të njihet me informacion të klasifikuar dhe mbi bazën e të cilit kryhet

verifikimi i sigurisë si dhe vlerësohen të dhënat për të lëshuar ose jo

“Certifikatën e sigurimit të personelit”.

5. “Nevojë për njohje”, është nevoja për të pasur akses tek informacioni i

klasifikuar, në kuadrin e një pozicioni të caktuar dhe me qëllim

përmbushjen e një detyre specifike.

6. “Certifikata e sigurimit të personelit”, në vazhdim CSP, është

dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar

ose i një autoriteti kompetent të sigurisë së një vendi tjetër i cili vërteton

nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara

Page 3: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

3

për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të

klasifikuar.

7. “Brifimi”/“Debrifimi”, janë tërësi instruksionesh dhe udhëzimesh

sigurie lidhur me procedurat e sigurimit të informacionit të klasifikuar

dhe përgjegjësitë individuale për shkeljet e rregullave të sigurisë, të cilave

u nënshtrohen individët që kërkojnë të kenë mundësinë për njohje të

informacionit të klasifikuar ose janë të pajisur me CSP.

8. “Shkelje sigurie”, është një veprim ose mosveprim në kundërshtim me

përcaktimet e legjislacionit në fuqi që rezulton ose mund të rezultojë në

vjedhjen, humbjen, dëmtimin, komprometimin apo përhapjen e

paautorizuar të informacionit të klasifikuar.

9. “Verifikimi i sigurisë”, është tërësia e masave dhe e procedurave të

aplikuara ndaj një individi, mbi bazën e të cilave do të vlerësohet lëshimi,

refuzimi, pezullimi i përkohshëm ose heqja e “Certifikatës së sigurimit të

personelit”.

10. “Rrezik i papranueshëm sigurie”, konsiderohen rrethanat e përshkruara

në këtë rregullore, në bazë të të cilave DSIK-ja refuzon dhënien e

CSP-së ose vlerëson se duhet të ndërmarrë masën e heqjes ose të

pezullimit të përkohshëm të saj.

11. “Rrethana të urgjencës së jashtëzakonshme”, konsiderohen kushtet e

pamundësisë objektive për të ndjekur procedurat normale të pajisjes me

CSP, për shkak të ushtrimit të një detyre afatshkurtër zyrtare të

pjesëmarrjes në një aktivitet të paparashikuar ndërkombëtar, zgjatjes së

afateve të misioneve ushtarake në vende të ndryshme etj.

12. “Oficer sigurie”, në vazhdim OS, është punonjësi përgjegjës ose

struktura e ngarkuar nga titullari i ministrisë apo i institucionit shtetëror

për mbikëqyrjen dhe zbatimin e kërkesave për sigurimin e personelit dhe

disiplinat e tjera të informacionit të klasifikuar.

Neni 4

Kriteret për njohjen e informacionit të klasifikuar

Kanë të drejtë të njihen, të ruajnë, të administrojnë e të transferojnë informacion

të klasifikuar vetëm individët, që:

Page 4: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

4

a) sigurojnë të drejtën e njohjes nga titullari i ministrisë/institucionit ose

Oficeri i Sigurimit Industrial i Kontraktorit për shkak të detyrës që

kryejnë;

b) kanë zotësi të plotë për të vepruar;

c) janë të brifuar më parë për njohjen e procedurave të sigurisë së

informacionit të klasifikuar dhe të përgjegjësive individuale për shkeljet e

sigurisë;

ç) janë të pajisur me CSP, me përjashtim të rasteve për njohjen me

informacionin e klasifikuar në nivelin “I kufizuar”.

Neni 5

Detyrimet e autoriteteve verifikuese dhe të institucioneve të tjera shtetërore

DSIK-ja ka të drejtë të kërkojë informacion nga autoritetet verifikuese dhe

institucionet shtetërore që marrin pjesë në procesin e verifikimit lidhur me

procedurat e zbatuara, të dhënat dhe dokumentacionin provues lidhur me

verifikimin e rrezikut të mundshëm të sigurisë për individët që kanë aplikuar

ose janë të pajisur me CSP për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin

e informacionit të klasifikuar.

Autoriteti verifikues dhe çdo strukturë shtetërore që merr kërkesën e paraqitur

nga DSIK-ja për të kryer verifikimet e sigurisë ka detyrimin e kthimit të

përgjigjes me shkrim së bashku me informacionin e kërkuar, sipas afateve të

përcaktuara në këtë rregullore.

Ky informacion duhet të jetë i plotë, i analizuar dhe i bazuar në dokumente

origjinale ose/dhe dyshime të arsyeshme të mbështetura gjithmonë tek

informacionet e vërtetuara.

Në rastet kur informacioni i përcjellë pasqyron dyshime të arsyeshme lidhur me

ekzistencën e rrezikut të papranueshëm të sigurisë së informacionit të

klasifikuar ndaj një personi që ka aplikuar për CSP, DSIK-ja, deri në qartësimin

e plotë të situatës dhe marrjen e vendimit përkatës, përcakton një plan veprimi

me masa të detyrueshme për zbatim nga autoriteti verifikues dhe institucioni

shtetëror, pjesë e të cilit është aplikanti.

Procedura e parashikuar në paragrafin e katërt të këtij neni përdoret edhe në

rastet kur informacioni i përcjellë pasqyron dyshime të arsyeshme lidhur me

ekzistencën e rrezikut të papranueshëm të sigurisë së informacionit të

klasifikuar për një person i cili është mbajtës i një CSP-je të vlefshme.

DSIK-ja dhe çdo strukturë shtetërore që merr pjesë në kryerjen e procedurave të

verifikimit për pajisjen e një individi me CSP përgjigjen për ruajtjen dhe

Page 5: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

5

administrimin e dokumentacionit të grumbulluar, sipas kërkesave të

legjislacionit në fuqi.

Neni 6

Autoritetet verifikuese dhe çdo strukturë shtetërore kanë për detyrë që gjatë

angazhimit në procesin e verifikimit të sigurisë së një aplikanti:

a) të ruajnë dinjitetin e individit që verifikohet;

b) të respektojnë parimin e ligjshmërisë, objektivitetit, balancimit të

interesave dhe të paanësisë;

c) të angazhojnë punonjës me përvojë në kryerjen e procedurave të

verifikimit;

ç) të kryejnë verifikimin e sigurisë, sipas kritereve të përcaktuara në këtë

rregullore dhe procedurave të miratuara nga titullari i institucionit me akt

të veçantë;

d) të respektojnë afatet e verifikimit të sigurisë;

dh) të grumbullojnë, të përpunojnë, të analizojnë dhe të dërgojnë me shkrim

informacionin e kërkuar nga DSIK-ja.

Neni 7

Listat e funksioneve për njohjen e informacionit të klasifikuar

Ministritë dhe institucionet shtetërore të cilat, për shkak të veprimtarisë që

kryejnë, prodhojnë informacion të klasifikuar ose gjatë bashkëpunimit me

institucione të tjera e përftojnë këtë kategori informacioni, kanë për detyrë të

miratojnë dhe të dërgojnë me shkrim në DSIK:

a) listën e funksioneve organike që, për shkak të detyrave zyrtare, mund dhe

duhet të njihen me informacionin e klasifikuar të prodhuar nga

institucionet shtetërore ose/dhe të përftuar në kuadrin e bashkëpunimit

dy- ose shumëpalësh me shtete dhe organizata ndërkombëtare;

b) listën e funksioneve organike që, për shkak të detyrave zyrtare, mund dhe

duhet të njihen me informacionin e klasifikuar të NATO-s;

c) listën e funksioneve organike që, për shkak të detyrave zyrtare, mund dhe

duhet të njihen me informacionin e klasifikuar të BE-së.

Kategoritë e listave të përmendura në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni,

miratohen me urdhra individualë të titullarit të institucionit, brenda 30 ditëve

kalendarike nga hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje.

Page 6: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

6

Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e

strukturës organike të institucionit. Dërgimi në DSIK i këtyre akteve të

rishikuara kryhet jo më vonë se 30 ditë kalendarike nga data e miratimit.

III. PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE TË VERIFIKIMIT TË

SIGURISË

Neni 8

Mënyrat e aplikimit për t’u pajisur me CSP

Mënyrat e aplikimit për të pajisur një individ me CSP janë, si më poshtë:

a) Me kërkesë të titullarëve të ministrive dhe institucioneve shtetërore ose

personave të autorizuar për punonjësit dhe stafet e tyre, të kontraktuarit

ose kategoritë e individëve të parashikuar për të marrë pjese në një

prokurim të klasifikuar;

b) Me kërkesë të Autoritetit të Sigurimit Kombëtar të një vendi tjetër, anëtar

i NATO-s, BE-së ose vend me të cilin Republika e Shqipërisë ka

nënshkruar marrëveshje të përbashkët për mbrojtjen e informacionit të

klasifikuar;

c) Me kërkesë të autoritetit kompetent të sigurisë së NATO-s, të një

strukture të saj apo të BE-së;

ç) Me kërkesë të drejtpërdrejtë të përfaqësuesit ligjor të një operatori

ekonomik vendas, në kuadrin e procedurave për pajisje me CSI e CSP,

sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.

Neni 9

Verifikimi paraprak

Në rastet kur kërkesa e aplikimit për pajisje me CSP kryhet sipas kushteve të

parashikuara në shkronjat “a” e “ç”, të nenit 8, titullari i ministrisë apo i

institucionit shtetëror ose përfaqësuesi ligjor i një operatori ekonomik vendas

marrin masa përmes OS-së, OSI-së apo strukturës së ngarkuar për kryerjen e

verifikimit paraprak që konsiston në paraqitjen nga aplikanti të:

a) dëshmisë së penalitetit;

b) vërtetimit të gjykatës;

c) vërtetimit të prokurorisë;

ç) vërtetimit të zyrës së përmbarimit.

Dokumentet e verifikimit paraprak mbahen nga OS-ja, OSI-ja ose struktura e

ngarkuar e institucionit shtetëror.

Page 7: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

7

Ndërsa për rastet e shkronjave “b” e “c”, të nenit 8, aplikanti është i detyruar që

dokumentacionin e kërkuar në funksion të verifikimit paraprak, parashikuar në

shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, të këtij neni, ta dorëzojë në DSIK.

Neni 10

Dokumentacioni bazë i aplikimit për pajisje me CSP

Dokumentacioni i aplikimit për pajisje me CSP që i adresohet DSIK-së përbëhet

nga:

a) kërkesa e nënshkruar nga titullari, sipas përcaktimeve në shkronjat “a”,

“b”, “c”, “ç”, të nenit 8;

b) pyetësori i sigurisë së aplikantit, shoqëruar me fotografinë e tij;

c) deklarata për ruajtjen e informacionit të klasifikuar, nënshkruar nga

aplikanti;

ç) deklarata për dhënien e pëlqimit për mbledhjen e informacionit dhe

kryerjen e verifikimeve, nënshkruar nga aplikanti;

d) fotokopje e kartës së identitetit të aplikantit;

Modelet e dokumenteve të parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, të këtij

neni, përcaktohen e miratohen nga DSIK-ja.

Neni 11

Shqyrtimi fillestar

Pas paraqitjes së aplikimit për t’u pajisur me CSP, DSIK-ja ka të drejtë që,

brenda 10 ditëve kalendarike, të shqyrtojë kërkesën dhe dokumentacionin

bashkëlidhur dhe, kur e gjen të bazuar në kërkesat e legjislacionit në fuqi, fillon

procedurën e verifikimit të sigurisë për pajisjen me CSP.

Në rastet kur aplikimi për t’u pajisur me CSP ka mangësi, DSIK-ja e kthen

praktikën e aplikimit për t’u plotësuar tek institucioni ose operatori ekonomik i

interesuar, brenda afatit të përmendur në paragrafin e parë të këtij neni.

Neni 12

Kushtet për fillimin e verifikimit të sigurisë

Procedurat për verifikimin e sigurisë së personelit shërbejnë për të përcaktuar

nëse një individ, duke vlerësuar besnikërinë, besueshmërinë dhe sigurinë e tij,

mund të autorizohet për të njohur, ruajtur, administruar dhe transferuar

Page 8: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

8

informacionin e klasifikuar pa shkaktuar rrezik të papranueshëm sigurie për

këto kategori informacionesh të klasifikuara.

Ky vlerësim realizohet nga DSIK-ja, bazuar në përmbajtjen e informacioneve të

përftuara nga autoritetet verifikuese dhe çdo strukturë tjetër shtetërore që

angazhohet në verifikimin e sigurisë, sipas kritereve të përcaktuara në këtë

rregullore.

Verifikimi i sigurisë fillon vetëm pasi individi aplikues ka pranuar dhe ka dhënë

pëlqimin me shkrim që:

a) të mblidhen të dhëna dhe të kryhen procedurat e verifikimit të sigurisë,

sipas kërkesave të pyetësorit të sigurisë;

b) të mblidhen të dhëna dhe të kryhen procedurat e verifikimit të sigurisë

edhe pas pajisjes me CSP, në funksion të sqarimit të dyshimeve të

bazuara në ndryshimin e gjendjes së pasqyruar në pyetësorin e sigurisë,

për aq kohë sa ekzistojnë kushtet e nevojës për njohje të informacionit të

klasifikuar.

Trajtimi i të dhënave personale dhe i informacioneve të grumbulluara në

procesin e verifikimit të sigurisë kryhet në përputhje me kërkesat e legjislacionit

në fuqi.

Neni 13

Kërkesat e përgjithshme të vlerësimit të sigurisë

DSIK-ja, autoritetet verifikuese dhe çdo strukturë tjetër shtetërore që përfshihet

në procedurat e verifikimit të sigurisë duhet t’iu përmbahen kërkesave të

përgjithshme të vlerësimit të sigurisë, të cilat janë, si më poshtë:

a) Verifikimi i saktë i identitetit, gjenealiteteve dhe statusit të shtetësisë, në

të shkuarën dhe të tashmen, për çdo individ.

b) Kontrolli i rekordeve në nivel lokal e kombëtar, në funksion të sigurisë

kombëtare dhe të tendencave kriminale.

c) Statusi financiar i aplikantit, me qëllim verifikimi, nëse ai mund të

ndodhet nën presion për shkak të paqëndrueshmërisë, vështirësive serioze

financiare apo të zotërimit të ndonjë pasurie të pajustifikuar.

ç) Informacioni për edukimin arsimor të individit pas moshës 18-vjeçare ose

për periudhën e gjykuar si të përshtatshme nga autoriteti verifikues apo

struktura të tjera shtetërore të përfshira në procesin e verifikimit të

sigurisë.

Page 9: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

9

d) Informacioni për punësimin e individit duke marrë në konsideratë

referencat e punëve të mëparshme, bazuar te raportet e punëdhënësve.

dh) Informacioni për pjesëmarrjen në operacione ushtarake apo kohëzgjatjen e

shërbimit në forcat e armatosura.

e) Vlerësimi i përgjithshëm, nëse individi mund të vihet nën presion nga një

forcë e huaj jomiqësore.

Neni 14

Kriteret themelore të vlerësimit të sigurisë

Kriteret themelore, mbi bazën e të cilave vlerësohet ekzistenca ose jo e rrezikut

të papranueshëm të sigurisë për informacionet e klasifikuara që shërbejnë si

bazë për të lëshuar, refuzuar pajisjen ose mbajtjen e mëtejshme të një CSP-je,

janë rastet kur një individ rezulton se:

a) ka qenë, është ose tenton të angazhohet fshehurazi, vetëm në

bashkëpunim apo në përbërje të një organizate ilegale, në veprimtari

spiunazhi, terrorizmi, tradhtie, rebelimi apo dhune të armatosur ndaj

rendit kushtetues apo ka nxitur aktivisht dikë të kryejë veprimtari

spiunazhi, terrorizmi, tradhtie, rebelimi apo dhune të armatosur ndaj

rendit kushtetues;

b) është apo ka qenë bashkëpunëtor në spiunazh, terrorizëm, tradhti, rebelim

apo dhunë të armatosur ndaj rendit kushtetues, ka dyshime të ketë qenë i

tillë apo bashkëpunëtor i përfaqësuesve të organizatave, shteteve të huaja,

duke përfshirë këtu shërbimet e inteligjencës të cilat mund të cenojnë

sigurinë e vendit tonë dhe/ose të shteteve anëtare të NATO-s, BE-së,

përveç rasteve kur këto bashkëpunime janë të autorizuara për shkak të

detyrës;

c) është apo ka qenë anëtar i një organizate, e cila me mjete të dhunshme,

armiqësore, të paligjshme, ka qëllim të rrëzojë qeverinë apo të ndryshojë

rendin kushtetues;

ç) është apo ka qenë mbështetës i një organizate të përshkruar si në

shkronjën “c” ose është apo ka qenë i/e lidhur ngushtë me ndonjë anëtar

të një organizate të tillë;

d) qëllimisht ka fshehur, ka keqprezantuar apo ka falsifikuar një informacion

të një rëndësie të madhe, të një natyre sigurie të veçantë apo qëllimisht ka

gënjyer gjatë plotësimit të pyetësorit të sigurisë apo intervistës së

sigurisë;

dh) rezulton i dënuar për një ose më shumë vepra penale;

e) ka një historik varësie nga alkooli, përdorimi i drogave të jashtëligjshme,

apo keqpërdorimi i drogave të ligjshme;

Page 10: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

10

ë) ka sjellje të keqe, tendenca kriminale e përfshirje në krim të organizuar,

gjë që sjell rrezikun e dobësisë përballë shantazhit apo mund të

influencohet seriozisht nga presione të ndryshme;

f) me anë të veprimeve konkrete apo në mënyrë verbale ka shprehur

mungesë besnikërie, besueshmërie dhe sigurie;

g) ka kryer shkelje sigurie apo në mënyrë të përsëritur ka nëpërkëmbur

rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar apo ka tentuar dhe ka

arritur të kryejë aktivitet të paautorizuar në sistemet e komunikimit të

informacionit të klasifikuar;

gj) vuan nga çrregullime mendore kronike.

Neni 15

Shkëmbimi i drejtpërdrejtë i informacioneve ndërmjet autoriteteve

verifikuese

Autoritetet verifikuese, në funksion të procedurave të verifikimit të sigurisë,

janë të detyruara të shkëmbejnë në mënyrë të ndërsjellë dhe të drejtpërdrejtë

informacionet që ato disponojnë për të gjitha kategoritë e individëve të punësuar

apo që do të punësohen në strukturat e SHISH-it, Ministrisë së Mbrojtjes dhe të

Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të cilët ata janë të ngarkuar të kryejnë

apo kanë kryer verifikime sigurie, sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimet e adresuara në DSIK për pajisjen me CSP të punonjësve të SHISH-it,

të strukturave civile e ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së

Punëve të Brendshme, përveç dokumentacionit të kërkuar referuar në nenet 9 e

10, të kësaj rregulloreje, shoqërohen edhe me dokumentin e verifikimit të

sigurisë, formuluar nga struktura përkatëse e cila ka kryer verifikimin e sigurisë,

sipas akteve normative në fuqi.

Në këto raste, vlerësimi i sigurisë bëhet i bazuar në informacionet e shkëmbyera

më parë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, në funksion të këtij procesi, ndërmjet

Shërbimit Informativ të Shtetit, Agjencisë së Inteligjencës e Sigurisë së

Mbrojtjes dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e

Punëve të Brendshme.

Në rastet kur një autoritet verifikues zotëron apo i dalin të dhëna që rezultojnë

me rrezik të papranueshëm sigurie për një individ të pajisur me CSP, atëherë

autoriteti verifikues ka detyrimin të njoftojë menjëherë DSIK-në dhe, sipas

rastit, titullarin e institucionit shtetëror ku është i punësuar ky individ.

Neni 16

Page 11: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

11

E drejta e DSIK-së për të kërkuar informacione sqaruese shtesë

Në rastet kur verifikimi i sigurisë për një aplikant rezulton me ekzistencën e

rrezikut të papranueshëm të sigurisë, DSIK-ja ka të drejtë t’i kërkojë autoritetit

verifikues informacione sqaruese shtesë, si dhe të njihet në mënyrë të

drejtpërdrejtë me përmbajtjen e këtyre informacioneve.

Pas kryerjes së këtyre procedurave, analizimit të rrethanave dhe përmbajtjes së

informacionit provues, DSIK-ja vendos të lëshojë, të pezullojë, të refuzojë

pajisjen ose mbajtjen e mëtejshme të CSP-së për një individ të caktuar.

Në rastet kur verifikimi i sigurisë për një aplikant rezulton i pranueshëm,

DSIK-ja vijon me procedurat e mëtejshme për lëshimin e CSP-së.

Neni 17

Koha që mbulon verifikimi i sigurisë

DSIK-ja u kërkon autoriteteve verifikuese dhe çdo strukture shtetërore që e

gjykon të nevojshme kryerjen e verifikimeve të sigurisë, në përputhje me

përcaktimet e neneve 13 e 14, të kësaj rregulloreje.

Verifikimi i sigurisë mbulon një periudhë jo më pak se 10 vitet e fundit dhe, kur

kjo periudhë është e pamjaftueshme, verifikimi shtrihet nga mosha 18 vjeç deri

në moshën aktuale.

Neni 18

Afatet e kryerjes së verifikimeve të sigurisë

Afati i përgjithshëm për kryerjen e procedurave të verifikimit dhe lëshimit të

CSP-së nga DSIK-ja është deri në 120 ditë kalendarike. Brenda kësaj periudhe

përfshihen edhe afatet e verifikimit të sigurisë nga ana e autoriteteve

verifikuese.

Ky afat mund të jetë më i gjatë kur verifikimet kushtëzohen nga kryerja e

procedurave në bashkëpunim me autoritetet e sigurimit kombëtar të vendeve të

tjera ose kur drejtori i DSIK-së udhëzon kryerjen e verifikimeve shtesë.

Afati i përgjithshëm për kryerjen e procedurave të verifikimit fillon vetëm pas

paraqitjes së plotë dhe pranimit të dokumentacionit nga ana e DSIK-së.

Autoriteti verifikues dhe çdo strukturë tjetër shtetërore, që merr kërkesën e

paraqitur nga DSIK-ja për të kryer verifikimin e sigurisë, ka detyrimin të kryejë

procedurat dhe të kthejë përgjigje duke dhënë informacionin e kërkuar me

shkrim, jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e marrjes së kërkesës.

Page 12: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

12

Për raste të veçanta, me kërkesë të arsyetuar të titullarit të autoritetit verifikues

dhe me miratim të drejtorit të DSIK-së, ky afat mund të zgjatet edhe 30 ditë të

tjera kalendarike.

Neni 19

Rrethi i personave që verifikohen

Verifikimi i sigurisë përfshin verifikimin e aplikantit dhe të lidhjeve të ngushta

të përcaktuara në shkronjat “b” e “c”, të këtij neni.

Verifikimi i sigurisë së lidhjeve të ngushta kryhet për të arritur në përfundim

nëse ekziston rreziku real që aplikantit t’i bëhet presion përmes këtyre lidhjeve,

të cilat, në bazë të verifikimeve të sigurisë, mund të rezultojnë të cenueshme

nga shërbimet e huaja jomiqësore, grupet terroriste apo organizatat e tjera

kriminale.

Verifikimi i sigurisë përfshin:

a) vetëm personin aplikues, kur kërkohet njohja me informacionin e

klasifikuar, të nivelit “Konfidencial”;

b) personin aplikues, fëmijët, bashkëshortin/ bashkëshorten, bashkëjetuesin/

bashkëjetuesen, kur kërkohet njohja me informacionin e klasifikuar, të

nivelit “Sekret”;

c) personin aplikues, fëmijët, bashkëshortin/bashkëshorten, bashkëjetuesin/

bashkëjetuesen, prindërit si dhe personat e tjerë që jetojnë së bashku në të

njëjtën familje kur kërkohet njohja me informacionin e klasifikuar, të

nivelit “Tepër sekret”.

Neni 20

Intervista e sigurisë

Autoritetet verifikuese kanë të drejtë të kryejnë intervista me individë të cilët

kanë aplikuar për t’u pajisur me CSP dhe në drejtim të tyre janë ndërmarrë

procedurat e verifikimit të sigurisë.

Intervista mund të kryhet edhe me persona të tretë të paanshëm, të cilët njohin

të shkuarën dhe aktivitetet e personit që i është nënshtruar verifikimit të

sigurisë.

DSIK-ja interviston individë të cilët kanë aplikuar për t’u pajisur me CSP

ose/dhe kërkon prej tyre paraqitjen e dokumenteve shtesë, veç atyre të

përcaktuara në këtë rregullore, kur:

Page 13: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

13

a) individi aplikues kërkon të njihet me informacionin e klasifikuar të

NATO-s ose BE-së;

b) individi aplikues ka deklaruar ose rezulton se ka qenë subjekt i

procedurave për azil politik, mban dyshtetësi, ka pasur ose ka shtetësi

tjetër;

c) gjatë procesit të verifikimit të sigurisë është mbledhur informacion me

përmbajtje kontradiktore, me ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e

DSIK-së për lëshimin ose jo të CSP-së.

IV. LËSHIMI, RIPAJISJA, REFUZIMI, HEQJA DHE PEZULLIMI I

PERKOHSHËM I CSP-SË. ANKIMIMI DHE RRETHANAT E

JASHTËZAKONSHME

Neni 21

Nivelet e CSP-së të lëshuara nga DSIK-ja

CSP-ja lëshohet nga DSIK-ja, në përputhje me rregullat e parashikuara në një

nga nivelet e mëposhtme:

a) “Konfidencial”;

b) “Sekret”;

c) “Tepër sekret”.

Njohja me informacionin e klasifikuar kryhet në përputhje me nivelin e

CSP-së. Zotëruesi i një CSP-je me nivel më të lartë ka të drejtë që në kushtet e

nevojës për njohje të ketë akses tek informacione të klasifikuara të një kategorie

më të ulët.

Për individët e vendeve të tjera, CSP-ja lëshohet nga autoritetet e sigurimit

kombëtar ose çdo autoritet kompetent sigurie i vendit, shtetësinë e të cilit mban

individi.

Përpara se të lëshohet CSP për një person i cili mban dy shtetësi, DSIK-ja

bashkëpunon me autoritetet homologe për kryerjen e verifikimeve përkatëse.

Me kërkesë të strukturës përgjegjëse të NATO-s, BE-së apo të autoritetit të

sigurimit kombëtar të një vendi tjetër, anëtar i NATO-s, BE-së ose vend me të

cilin Republika e Shqipërisë ka nënshkruar marrëveshje të përbashkët për

mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, DSIK-ja lëshon CSP-në përkatëse kur

nuk ekzistojnë rrethana që përbëjnë pengesa ligjore për lëshimin e saj.

Page 14: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

14

Neni 22

Tipet e CSP-së

CSP-ja lëshohet nga DSIK-ja për njohjen, ruajtjen, administrimin apo

transferimin e:

a) informacioneve të klasifikuara të NATO-s;

b) informacioneve të klasifikuara të BE-së;

c) informacioneve të klasifikuara, të prodhuara nga institucionet tona

shtetërore ose/dhe të përftuara në kuadrin e bashkëpunimit dy- ose

shumëpalësh me shtete dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Modelet për tipet e CSP-së miratohen nga DSIK-ja.

CSP për njohjen, ruajtjen, administrimin apo transferimin e informacioneve të

klasifikuara të NATO-s dhe të BE-së lëshohen në gjuhën angleze dhe në

përputhje me kërkesat e këtyre organizatave.

Neni 23

Vlefshmëria e CSP-së

CSP-ja e lëshuar nga niveli “Konfidencial” e lart, në kushtet e kërkesave, sipas

parashikimeve në shkronjat, “a”, “b”, “c”, të nenit 8, ka një afat vlefshmërie deri

në 5 vite.

Ndërsa për kushtet e parashikuara në shkronjën “ç”, të nenit 8, DSIK-ja e lëshon

CSP-në me një afat vlefshmërie deri në 4 vite.

Në rastet kur një individ, i cili zotëron një CSP të vlefshme, transferohet në një

vend pune që sipas listës së funksioneve organike të miratuar të institucionit të

ri duhet të ketë CSP, atëherë DSIK-ja, pas kërkesës së arsyetuar me shkrim të

institucionit të ri, bën konfirmimin e vlefshmërisë së CSP-së dhe modelimin e

saj në përputhje me të dhënat e reja të pozicionit të punës.

Neni 24

Ndryshimi i nivelit të CSP-së

Në rastet kur një individ, i cili zotëron një CSP të një niveli më të ulët, caktohet

në një funksion organik, i cili parashikon nevojën për mbajtjen e një CSP-je të

një niveli më të lartë se ajo që disponon, DSIK-ja, pas kërkesës me shkrim të

paraqitur nga titullari i institucionit të interesuar, nis kryerjen e procedurave

shtesë të verifikimit në përputhje me referimet e nenit 19, të kësaj rregulloreje.

Afati i vlefshmërisë për CSP-në me nivelin e ndryshuar është i njëjtë me afatin

që ishte parashikuar në CSP-në e nivelit më të ulët.

Page 15: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

15

Neni 25

Detyrimi për njoftim

Individët e pajisur me CSP, përgjatë periudhës së vlefshmërisë së saj janë të

detyruar të vetëdeklarojnë me shkrim, brenda 15 ditëve kalendarike, çdo

ndryshim të ndodhur lidhur me kushtin e sigurisë, sipas kërkesave të listuara në

pyetësorin e sigurisë.

Ky vetëdeklarim i paraqitet personit të ngarkuar ose oficerit të sigurisë, i cili e

adreson për administrim e vlerësim të mëtejshëm në DSIK.

Neni 26

Ripajisja me CSP

Ripajisja me CSP kryhet nga DSIK-ja, sipas procedurave të miratuara në këtë

rregullore.

Procedura për ripajisjen me CSP fillon rishtazi me aplikim nga e para.

Afati i fillimit të procedurës për ripajisjen me CSP është jo më vonë se 150 ditë

kalendarike përpara se të përfundojë afati i vlefshmërisë së CSP-së ekzistuese.

Dokumentacioni i riaplikimit dorëzohet i plotë në DSIK, jo më vonë se 120 ditë

kalendarike përpara se të përfundojë afati i vlefshmërisë së CSP-së ekzistuese.

Pas kryerjes së procedurave të riverifikimit dhe kur nuk ekzistojnë rrethana që

përbëjnë pengesa ligjore, DSIK-ja bën ripajisjen e aplikantit me CSP.

Neni 27

Refuzimi, heqja dhe pezullimi i përkohshëm i CSP-së

DSIK-ja ka të drejtë të marrë vendim për refuzimin, heqjen ose pezullimin e

përkohshëm të CSP-së, në rastet kur nëpërmjet autoriteteve verifikuese ose/dhe

strukturave shtetërore të përfshira në procesin e verifikimit është përftuar

informacion, sipas të cilit vlerësohet se pajisja ose mbajtja e mëtejshme e

CSP-së nga një individ i caktuar përbën rrezik të papranueshëm sigurie, referuar

neneve 13 e 14, të kësaj rregulloreje.

Njoftimi për vendimin e marrë nga DSIK-ja për refuzim, heqje ose pezullim të

përkohshëm të CSP-së i komunikohet me shkrim titullarit të strukturës

kërkuese, i cili ka të drejtë të paraqesë kërkesë me shkrim për rishqyrtimin e

vendimit të marrë nga DSIK-ja.

Page 16: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

16

Kjo kërkesë i adresohet titullarit të DSIK-së brenda 15 ditëve kalendarike nga

data e marrjes së njoftimit të vendimit për refuzimin, heqjen ose pezullimin e

përkohshëm të CSP-së.

Titullari i DSIK-së e shqyrton dhe vendos për kërkesën e paraqitur brenda

30 ditëve kalendarike nga dita e pranimit të saj.

Në rastet e mospajtimit me përgjigjen e titullarit të DSIK-së, brenda 15 ditëve

kalendarike nga data e marrjes së njoftimit, titullari i strukturës kërkuese ka të

drejtë ta ankimojë atë me shkrim tek Kryeministri.

Kryeministri, pas marrjes së ankesës, brenda 30 ditëve kalendarike, shprehet me

akt të veçantë i cili është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim nga

DSIK-ja dhe struktura që ka bërë ankimimin.

Neni 28

Kohëzgjatja e pezullimit

Vendimi për pezullimin e CSP-së është i vlefshëm deri në momentin e shuarjes

së rrethanave që përbëjnë rrezik të papranueshëm sigurie ose deri në momentin

kur CSP-së i ka kaluar afati i vlefshmërisë.

Gjatë kohëzgjatjes së pezullimit të CSP-së, titullari i institucionit shtetëror dhe,

sipas rastit, përfaqësuesi ligjor/administratori i operatorit ekonomik, kanë

detyrim të marrin masat përkatëse për ndalimin e aksesit tek informacioni i

klasifikuar për personin të cilit i është pezulluar CSP-ja.

Neni 29

Afati i riaplikimit në rastet e refuzimit apo heqjes së CSP-së

Individët, të cilëve u është refuzuar ose hequr CSP-ja, kanë të drejtë të

riaplikojnë përsëri, me kusht që të ketë kaluar një vit kalendarik nga data e

shkresës njoftuese për heqjen ose refuzimin e CSP-së, adresuar titullarit të

aplikantit.

Neni 30

Lëshimi i CSP-së në rrethana të urgjencës së jashtëzakonshme

1. Në kushtet e rrethanave të urgjencës së jashtëzakonshme, DSIK-ja ka të

drejtë të lëshojë CSP pa iu nënshtruar procedurave normale të verifikimit,

kur:

Page 17: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

17

a) një individ ndodhet në kushtet e ushtrimit të një detyre afatshkurtër

zyrtare, për të cilën ka qenë e pamundur ndjekja e procedurave, sipas

afateve kohore të parashikuara;

b) një individ ka nevojë për pjesëmarrje në një aktivitet të paparashikuar

ndërkombëtar, për të cilin ka qenë e pamundur ndjekja e procedurave,

sipas afateve kohore të parashikuara;

c) një individ, i cili nuk ka qenë i pajisur me CSP, ndodhet në kushtet e

zgjatjes së afateve të pjesëmarrjes në misione ushtarake, për të cilat

kërkohet një CSP e vlefshme.

2. Për çdo rast të referuar në shkronjat “a”, “b”, “c”, të këtij neni, nuk duhet

të ekzistojnë dyshime paraprake për mundësinë e rrezikut të

papranueshëm të sigurisë. Gjithashtu, duhet të plotësohen edhe kushtet e

mëposhtme:

a) Të depozitohet në DSIK një kërkesë zyrtare, ku sqarohen rrethanat e

urgjencës së jashtëzakonshme dhe të pamundësisë për të aplikuar

sipas procedurave normale për pajisjen me CSP, duke shpjeguar se

“nuk ekzistojnë dyshime paraprake për mundësinë e rrezikut të

papranueshëm të sigurisë”. Kjo kërkesë shoqërohet me të gjitha

dokumentet e aplikimit për t’u pajisur me CSP, sipas nenit 9 dhe

DSIK-ja vijon ndjekjen e procedurave të verifikimit të sigurisë.

b) Individit, për të cilin kërkohet lëshimi i CSP-së në kushtet e

përcaktimeve të këtij neni, duhet të mos i jetë refuzuar me parë

CSP-ja.

3. Në çdo rast, lëshimi i CSP-së në kushtet e rrethanave të urgjencës së

jashtëzakonshme kryhet jo më shumë se një herë në vit dhe për një

kohëzgjatje jo më shumë se 30 ditë kalendarike.

4. Niveli i CSP-së mund të jetë “Konfidencial” ose “Sekret”. Përjashtohet

lëshimi i CSP-së në nivelin “Tepër sekret”.

5. Në çdo rast, individi që do të pajiset me CSP në kushtet e rrethanave të

urgjencës së jashtëzakonshme duhet më parë të brifohet dhe të

nënshkruajë për njohjen e procedurave të sigurimit të informacionit të

klasifikuar dhe të përgjegjësive të tij individuale për shkeljet e sigurisë.

CSP-ja në kushtet e përcaktuara në këtë nen lëshohet vetëm pas

depozitimit të plotë dhe të njëhershëm në DSIK të dokumenteve të

kërkuara.

Neni 31

Zgjatja e afatit të CSP-së në rrethanat e urgjencës së jashtëzakonshme

Page 18: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

18

Në kushtet e rrethanave të urgjencës së jashtëzakonshme, DSIK-ja ka të drejtë

të zgjatë afatin e CSP-së së një individi vetëm një herë, deri në 30 ditë

kalendarike gjatë ciklit të vlefshmërisë së saj, me kushtet e mëposhtme:

a) Individi, për të cilin kërkohet zgjatja e afatit, duhet të mbajë një CSP të

vlefshme, lëshuar me procedurë të plotë, sipas përcaktimeve në këtë

rregullore.

Përjashtohen rastet e zgjatjes së afateve për një CSP e cila është e lëshuar

në kushtet e rrethanave të urgjencës së jashtëzakonshme, parashikuar nga

neni 30.

b) Ekziston një kërkesë zyrtare që sqaron rrethanat e urgjencës së

jashtëzakonshme dhe provon rrethanat e pamundësisë për të aplikuar

sipas procedurave normale për ripajisjen me CSP të re, kur:

i. një individ ndodhet në kushtet e ushtrimit të një detyre afatshkurtër

zyrtare, për të cilën ka qenë e pamundur ndjekja e procedurave,

sipas afateve kohore të parashikuara;

ii. një individ ka nevojë për pjesëmarrje në një aktivitet të

paparashikuar ndërkombëtar, për të cilin ka qenë e pamundur

ndjekja e procedurave, sipas afateve kohore të parashikuara;

iii. një individ, i cili ka qenë i pajisur me CSP, ndodhet në kushtet e

zgjatjes së afateve të pjesëmarrjes në misione ushtarake jashtë

vendit dhe të pamundësisë për të aplikuar, sipas procedurave

normale për ripajisjen me CSP të re.

Zgjatja e afateve të CSP-së me kushtëzimet e sipërpërmendura

lejohet për CSP-në e nivelit “Konfidencial”, “Sekret” dhe “Tepër

sekret”.

V. EDUKIMI ME RREGULLAT E SIGURIMIT TË PERSONELIT

Neni 32

Brifimi dhe debrifimi

Çdo individ i pajisur me CSP të vlefshme, jo më pak se një herë në vit, duhet të

brifohet e të nënshkruajë përpara oficerit të sigurisë ose strukturës përgjegjëse të

institucionit ku punon për njohjen e procedurave të sigurimit të informacionit të

klasifikuar dhe të përgjegjësive individuale për shkeljet e rregullave të sigurisë.

Individët e pajisur me CSP, në rastet e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës

apo të ndryshimit të funksionit organik, kur nuk kërkohet mbajtja e mëtejshme e

Page 19: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

19

CSP-së, dorëzojnë CSP-në tek oficeri i sigurisë ose struktura përgjegjëse e

institucionit ku ato punojnë dhe u nënshtrohen procedurave të debrifimit, duke

nënshkruar në dokumentin përkatës. Ata janë përgjegjës për ruajtjen e

informacionit të klasifikuar edhe pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

Institucionet ruajnë dhe administrojnë regjistrimet (rekordet) e individëve të

brifuar dhe të debrifuar.

Neni 33

Trajnimet

DSIK-ja kryen trajnime të programuara për sigurimin e personelit që gëzon të

drejtën e njohjes, ruajtjes, administrimit dhe transferimit të informacionit të

klasifikuar, në kushtet e ushtrimit të detyrave zyrtare ose në përmbushje të një

veprimtarie në kuadrin e respektimit të parimit “nevojë për njohje”.

Programet e trajnimit hartohen nga DSIK-ja në bashkëpunim me institucionet

shtetërore dhe operatorët ekonomikë të interesuar për të qenë palë në kontrata të

klasifikuara.

VI. INSPEKTIMET

Neni 34

Autoritetet verifikuese dhe çdo strukturë shtetërore që merr pjesë në procesin e

verifikimit të sigurisë së një individi u nënshtrohen inspektimeve dhe

mbikëqyrjes për nivelin e respektimit të kërkesave të legjislacionit në fuqi.

Drejtuesit e autoriteteve verifikuese janë të detyruar që, brenda 30 ditëve

kalendarike nga dita e miratimit, të dërgojnë në DSIK aktet normative për

procedurat e verifikimit të sigurisë që aplikojnë.

DSIK-ja informohet dhe mbikëqyr me hollësi gjithë procedurën e verifikimit të

sigurisë të nisur nga autoritetet verifikuese dhe çdo strukturë tjetër shtetërore e

përfshirë në këtë proces.

Neni 35

Inspektimet periodike të DSIK-së tek autoritetet verifikuese dhe strukturat e

tjera shtetërore kryhen sipas programit të miratuar lidhur me aplikimin e

standardeve të sigurimit të personelit, bazuar në kërkesat e parashikuara në këtë

rregullore dhe në aktet normative të nxjerra nga titullarët e autoriteteve

verifikuese dhe të strukturave të tjera shtetërore.

Page 20: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

20

Me përjashtim të rasteve të veçanta, njoftimi dhe programi i inspektimit i

dërgohen titullarit të autoritetit verifikues apo strukturës shtetërore që është

parashikuar të inspektohet jo më vonë se 10 ditë kalendarike përpara datës së

fillimit të inspektimit.

Autoriteti verifikues apo struktura shtetërore që do të inspektohet, përmes

titullarit, ka të drejtë që brenda afatit të parashikuar në paragrafin e dytë, të këtij

neni, të parashtrojë kërkesa të veçanta tek drejtori i DSIK-së lidhur me

programin e inspektimit. Zgjidhja e këtyre kërkesave bëhet në mirëkuptim

ndërmjet dy titullarëve, bazuar në kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Neni 36

Pas inspektimeve të kryera, DSIK-ja i adreson titullarit të autoritetit verifikues

apo të strukturës shtetërore të inspektuar raportin përkatës, me rekomandimet e

masave dhe afatin e fundit për korrigjimin e parregullsive e të shkeljeve të

konstatuara.

Titullari i autoritetit verifikues apo i strukturës shtetërore të inspektuar, brenda

20 ditëve kalendarike nga dita e marrjes së raportit të inspektimit të DSIK-së, ka

detyrimin t’i njohë strukturat dhe individët e inspektuar me detajet e raportit të

inspektimit.

Titullari i autoritetit verifikues apo i strukturës shtetërore të inspektuar ka të

drejtë të paraqesë në DSIK kërkesë me shkrim lidhur me rishikimin e

elementeve të paraqitura në raportin e inspektimit.

DSIK-ja përgjigjet me shkrim, jo më vonë se 30 ditë kalendarike nga data e

marrjes së kërkesës për rishikimin e elementeve të raportit të inspektimit.

Mospërmbushja e masave të rekomanduara dhe e afateve të lëna për korrigjimin

e parregullsive dhe të shkeljeve të sigurisë të konstatuara nga raporti i

inspektimit të DSIK-së përbën shkak të mjaftueshëm për aplikimin e masave

administrative dhe pezullimin e përkohshëm ose heqjen e CSP-së për personat

përgjegjës.

Page 21: RREGULLAT PËR SIGURIMIN E PERSONELIT …...6 Rishikimi i këtyre listave bëhet periodikisht dhe në përputhje me ndryshimet e strukturës organike të institucionit. Dërgimi në

21

VII. DISPOZITA TË VEÇANTA

Neni 37

DSIK-ja mban, administron dhe përditëson sistemin qendror të të dhënave për të

gjithë individët, ndaj të cilëve është lëshuar, refuzuar, pezulluar apo hequr

CSP-ja.

Ministritë, institucionet shtetërore dhe operatorët ekonomikë të interesuar janë

të detyruar të mbajnë, të administrojnë dhe të përditësojnë regjistrin e modeluar

dhe të miratuar nga DSIK-ja dhe bazën elektronike të të dhënave lidhur me

punonjësit dhe stafet e tyre, për të cilët është lëshuar, refuzuar, pezulluar apo

hequr CSP-ja; si dhe, një herë në vit, të bëjnë rakordimet e këtyre të dhënave me

sistemin qendror të të dhënave në DSIK.

Neni 38

Ministritë, institucionet shtetërore dhe operatorët ekonomikë të interesuar të

marrin masa për zbatimin e kërkesave të kësaj rregulloreje.

Ngarkohet DSIK-ja për kontrollin e zbatimit të kërkesave të kësaj rregulloreje.

...................................................................