Upload
others
View
10
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
1
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË
Disertacion i përgatitur nga
MA. Flora Gjoni
në kërkim të gradës shkencore
DOKTOR
Drejtimi: Gjeografi Humane
Tema:
ROLI I SEKTORIT TERCIAR NË
EKONOMINË E RRETHIT TË SHKODRËS
Mbrohet më datë __________2014, para jurisë së përbërë nga:
1. _______________________________ Kryetar
2. _______________________________ Anëtar oponent
3. _______________________________ Anëtar oponent
4. _______________________________ Anëtar
5. _______________________________ Anëtar
Tiranë, 2014
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
2
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË
Disertacion i përgatitur nga
MA. Flora Gjoni
në kërkim të gradës shkencore
DOKTOR
Drejtimi: Gjeografi Humane
Tema:
ROLI I SEKTORIT TERCIAR NË
EKONOMINË E RRETHIT TË SHKODRËS
Përgatitur nën drejtimin e Prof. dr. Eqerem Yzeiri
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
3
Mirënjohje
Punimi doktoral, nuk do të ishte i kompletuar, pa shprehur mirënjohjen e thellë
për të gjithë personat, që më kanë ndihmuar në përfundimin me sukses të tij.
Mirënjohje e thellë dhe e veçantë për udhëheqësin tim shkencor, Prof.Dr.
EQEREM YZEIRI, i cili nuk ka nguruar në asnjë moment të japë kontributin e tij të
vlefshëm në punën time kërkimore, me vërejtjet e sugjerimet e herëpashershme dhe
mendimet e këshillat e vyera, deri në finalizim të këtij rrugëtimi të gjatë. Gadishmëria
dhe durimi i tij në çdo moment të përgatitjes së këtij produkti final, nxitën tek unë
entuziazmin dhe besimin në këtë inisiativë.
Nuk do të lija pa përmendur edhe gjithë anëtarët e Departamentit të Gjeografisë,
në Tiranë, të cilët më kanë inkurajuar dhe nxitur në shumë aspekte punën time
shkencore. Mirënjohje edhe për kolegët e Departamentit të Gjeografisë, në Shkodër,
veçanërisht të drejtueses së Departamentit Dr.NEVILA DIBRA, të cilët nuk kanë
nguruar të më ofrojnë ndihmesën e tyre në shumë drejtime, deri në finalizimin me
sukses të kësaj pune voluminoze.
Dhe në fund do të falenderoja prindërit dhe fëmijët e mij të dashur, që me
dashurinë e pakursyer të tyre, ma lehtësuan në shumë aspekte ecurinë e punës, dhe që
besoj se janë krenarë për rrugëtimin tim akademik e profesional.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
4
LISTA E SHKURTESAVE:
BE: Bashkimi Evropian
LDB: Lufta e Dytë Botërore
OECD: The Organisation for Economic Co-operation and Development
SME: Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme
MTL: Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë
OBT: Organizata Botërore e Tregtisë
PBB : Prodhimi i Brendshëm Bruto
METE: Ministria Ekonomisë Transportit e Energjetik
BB: Banka Botërore
DSHP: Drejtoria e Shëndetit Publik
EB : Ekonomia Bujqësore
GDP: Prodhimi i Brendshëm Bruto
Ak: Ardhura Kombëtare
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
5
Pasqyra e lëndës
HYRJE 12
Qëllimi i studimi 12
Metodat e studimit 13
Rëndësia e studimeve 14
Kufizimet e punimit 15
KAPITULLI I
ASPEKTET TEORIKE MBI SEKTORIN TERCIAR DHE PROCESET
INTEGRUESE TË EKONOMISË SHQIPTARE 16
I.1. Koncepti teorik mbi sektorin terciar 16
I.2. Roli i SME-ve dhe kontributi i tyre në zhvillimin ekonomik 26
I.3. Shqipëria në procesin e integrimit rajonal, sfida drejt integrimit europian.
Objektivat e saj në këto procese. 29
I.4. Avantazhet e disavantazhet që ka Rrethi i Shkodrës nga Marreveshjet e
Tregtisë së Lirë me vend e Rajonit 31
Kapitulli II
NDIKIMI I FAKTORËVE NATYRORË E DEMOGRAFIKË NË
ZHVILLIMIN E SEKTORIT TERCIAR NË RRETHIN E SHKODRËS 33
II.1. Pozita gjeografike, faktor i rëndësishëm në ecurinë e sektorit terciar 33
II.1.a.Pozita gjeografike dhe ndikimi i saj në ekonominë e rrethit të Shkodrës 33
II.1.b.Pozita e Shkodrës në lidhje me Shqiperinë Veriore e Veri-Lindore 35
II.1.c.Pozita gjeografike e Shkodrës në raport me “Polin Qëndror të Zhvillimit”,
Tiranën 37
II.1.d.Pozita gjeografike e Shkodrës në lidhje me Malin e Zi 38
II.2.Kushtet natyrore dhe ndikimi i tyre në sektorin terciar të rajonit të Shkodrës 40
Ndërtimi gjeologjik i rajonit në funksion të këtij sektori 41
Veçoritë e relievit të rrethit 42
Veçoritë klimaterike të rrethitt 44
Hidrografia e rajonit në funksion të këtij sektori 44
Bota bimore e shtazore e rrethit 48
II.3. Roli i faktorëve demografikë në sektorin terciar dhe problematikat sociale të
popullsisësë Shkodrës me konseguenca në këtë sektor 49
II.3-a.Roli faktorëve demografikë dhe impaktet e tyre mbi degët e sektorit terciar 49
II.3.b.Problematikat sociale me të cilat ballafaqohet sot rrethi i Shkodrës 57
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
6
Kapitulli III
III.1. FAKTORËT HISTORIKË DHE ECURIA E ZHVILLIMIT TË
SEKTORIT TERCIAR QË NGA PERIUDHA E ANTIKITETIT E DERI
NË 1945 66
Kapitulli IV
ECURIA E ZHVILLIMIT TË SEKTORIT TERCIAR GJATË PERIUDHËS
SË ZBATIMIT TË MODELIT TË EKONOMISË SË PLANIFIKUAR 1945-
1990 77
IV. 1.Karakteristikat e zhvillimit të sistemit të ekonomisë së planifikuar dhe pesha
e sektorëve në ekonominë e vendit tonë 77
IV.2.Panorama e zhvillimit të shërbimeve terciare në vendin tonë gjatë periudhës
së sistemit të modelit të ekonomisë së planifikuar 81
IV.3.Zhvillimi ekonomik i rrethit të Shkodrës gjatë zbatimit të sistemit të
ekonomisë së planifikuar dhe veçoritë e zhvillimit të sektorit terciar 87
Kapitulli V
PROCESET E INTEGRIMIT TË EKONOMISË SË RRETHIT TË
SHKODRËS NË EKONOMINË E TREGUT DHE NDRYSHIMET
STRUKTURORE GJATË TRANZICIONIT 97
V.1. Zhvillimi i tranzicionit shqiptar, dhe specifikat që e dallojnë atë nga vendet e
tjera të Lindjes në zbatimin e reformave të reja të ekonomisë së tregut 97
V.2. Politikat e reja sektoriale dhe veçoritë e zhvillimit dhe strukturimit të
ekonomisë shqiptare në fazën tranzicionit 99
V.3. Proceset e zhvillimit të ekonomisë shqiptare gjatë tranzicionit, avantazhet,
vështirësitë dhe strukturimi i saj sipas sektorëve të ekonomisë` 101
V.4. Struktura e sektorit terciar në vendin tonë gjatë tranzicionit, politikat
stimuluese për zhvillimin e tyre 112
V.5. Pesha e sektorit terciar në ekonominë shkodrane, faktorët dhe dinamika e
zhvillimit të tij gjatë tranzicionit 123
V.6. Struktura e sektorit terciar në rrethin e Shkodrës dhe potencialet për
zhvillimin e tij 139
V.7. Shkodra, “Pol zhvillimi” për hapsirat rurale, Qarkun dhe Veriun e Shqipërisë
në sektorin terciar. 165
V.8. Mundësitë që ofron rrethi i Shkodrës për një zhvillim të qendrueshëm të
sektorit terciar, dhe përcaktuesit kryesorë konkurrencialë të tij në të ardhmen 178
KAPITULLI VI
VI.1. SEKTORI TERCIAR DHE IMPAKTET NË MJEDIS 182
PËRFUNDIME 187
REKOMANDIME 189
LITERATURA 192
ANEKSE 196
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
7
Lista e Hartave, Tabelave, Grafikëve dhe Fotove të përdoruara në këtë punim
doktoral
LISTA E HARTAVE
Harta nr II. 1: Harta Administrative e Qarkut të Shkodrës 33
Harta nr II. 2: Harta e ndarjes administrative të rrethit të Shkodrës 35
Harta nr II. 3: Harta e ndarjes administrative të Shqipërisë 37
Harta nr II. 4: Harta e Koridorit të Adriatikut 40
Harta nr II. 5: Harta fizike e Qarkut Shkodër 41
Harta nr II. 6: Imazhe satelitore e Liqenit të Shkodrës 45
Harta nrIII.1: Harta e Pazarit të vjetër të Shkodrës 69
Harta nrIII.2: Harta e Tregut Kombëtër Shqiptar në shek. XIX 70
Harta nr V.1: Harta e rrugëve rurale në Shkodër 149
Harta nr V.2: Harta e Asistencës Shëndetësore në Prefekturën Shkodër 161
Harta nrIV.1: Harta e zonave të mbrojtura në vendin tonë 186
LISTA E TABELAVE
Tabela nr I.1: Punesimi në sektorin e shërbimeve në disa vende te zhvilluara 19
Tabela nr II.1: Të shpërngulurit e të vendosurit në Shkodër 55
Tabela nr II.2: Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike 196
Tabela nr II.3: Punësimi dhe papunësia në vite 196
Tabela nrIII.1:Tregtia detare e Shkodrës në 1869 72
Tabela nrIII.2: Numri i njësive ekonomike sipas qarqeve 75
Tabela nrIII.3: Numri i njësive industriale sipas rretheve kryesore 76
Tabela nr IV.1: Shpërndarja e aktiviteteve në PBB e të AK 197
Tabela nr IV.2: Shpërndarja gjeografike e eksport-importeve 197
Tabela nr IV.3: Struktura e eksport-importeve 197
Tabela nr IV.4:Mbulimi i eksporteve ndaj importeve 198
Tabela nr IV.5: Rrjeti i tregtisë me pakicë ne vendin tonë 198
Tabela nr IV.6: Struktura e tregtisë me pakicë në rrethin e Shkodrës 198
Tabela nr IV.7:Qarkullimi i mallrave te tregtisë më pakicë sipas sektorëve 199
Tabela nr IV.8: Mallrat që ekonomia shkodrane eksportonte 199
Tabela nr IV.9: Numri i nxënësve, studentëve e mësuesve në vitet 1960-1985 93
Tabela nr V.1: Ecuria e ndërmarrjeve aktive në vendin tonë në vitet 2000-2012 199
Tabela nr V.2: Rritja e PBB në vite 200
Tabela nr V.3: Të punësuar sipas aktiviteteve ekonomike 200
Tabela nr V.4: Ndërmarrjet sipas aktiviteteve në 2000-2010 201
Tabela nr V.5: Indekset e tregtisë me pakicë në 2012 në vendin tonë 201
Tabela nr V.6: Institucionet kombëtarë kulturore 202
Tabela nr V.7: Të punësuarit sipas aktiviteteve në vitin 2012 në rrethin e Shkodrës 202
Tabela nr V.8: Shpërndarja e të punësuarve sipas aktiviteteve në Bashkinë Shkodër 202
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
8
Tabela nr V. 9 : Numri i subjekteve sipas aktiviteteve në Bashkinë Shkodër 203
Tabela nr V.10: Disa kompani të huaja në rrethin e Shkodrës 203
Tabela nr V.11: Bizneset me kapital të huaj e të përbashkët 137
Tabela nr V.12 :Aktivitetet ku ushtrohet kapitali i huaj e i përbashkët 138
Tabela nr V.13: Kategorizimi i rrugëve urbane në bazë të cilësisë 150
Tabela nr V.14: Infrastruktura arsimore në rrethin e Shkodrës në 2012 204
Tabela nr V.15: Përkujdesi shëndetësor në Shkodër 205
Tabela nr.V.16: Shërbime shëndetësore 205
Tabela nr V.17: Shërbimit shëndetësor dytësor 205
LISTA E GRAFIKEVE
Grafiku nr II. 1: Popullsia e Shkodrës në raport me e Qarkut 50
Grafiku nr II. 2: Struktura e popullsisë sipas vendbanimit 51
Grafiku nr II. 3: Të shperngulurit e të vendosurit në rrethin e Shkodrës 55
Grafiku nr II. 4: Saltot migrative të popullsisë të rrethit të Shkodrës 56
Grafiku nr II. 5: Ndihma ekonomike në rrethin e Shkodrës 60
Grafiku nr II. 6: Ndihma ekonomike sipas anëtarëve të familjes 60
Grafiku nr II. 7: Punesimi dhe papunësia në vite 61
Grafiku nr II. 8: Punësimi sipas sektorëve në vitin 2012 62
Grafiku nr II. 9: Të papunë e të punësuar në rrethin e Shkodrës në 2012 63
Grafiku nr II. 10: Struktura e të papunëve sipas nivelit arsimor 64
Grafiku nr II. 11: Punëkërkuesit sipas profesioneve në vitin 2011 65
Grafiku nr III. 1: Orientimi gjeografik i tregtisë së jashtme në vitin 1869 72
Grafiku nr III. 2: Struktura e import- eksporteve në vitin1869 73
Grafiku nr III. 3: Shpërndarja e njësive ekonomike sipas qarqeve 75
Grafiku nr III. 4:Shpërndarja e njësive industriale sipas rretheve 76
Grafiku nr IV. 1: E ardhura kombëtare sipas sektorëve në 1950e 1990 79
Grafiku nr IV. 2: Pesha e sektorëve të ekonomisë në PPB-në në vitin 1950 dhe 1990 79
Grafiku nr IV. 3: Struktur e sektorit terciar në vitet 1950 dhe 1990 80
Grafiku nr IV. 4: Investimet e shtetit në shërbimet terciare në 1990 81
Grafiku nr IV. 5: Shpërndarja e eksporteve dhe importeve sipas vendeve 1986-1990 82
Grafiku nr IV. 6: Struktura e mallrave të eksportuara dhe të importuara në 1990 83
Grafiku nr IV. 7: Mbulimi i eksporteve ndaj importeve 84
Grafiku nr IV. 8: Rrjeti i tregtisë me pakicë dhe sipas ndarjes qytet-fshat në 1990 84
Grafiku nr IV.9: Pesha e llojeve të transportit në transport mallrash e udhëtarëve 85
Grafiku nr IV.10: Ecuria e numrit të nxënësve, studentëve, mësuesve e pedagogëve 86
Grafiku nr IV.11: Shpërndarja e institucioneve shëndetsore sipas ndarjes qytet-fshat 87
Grafiku nr IV.12: Struktura ekonomike e rrethit sipas tre sektorëve në PBK-në dhe AK 88
Grafiku nr IV.13:Lëvizja e mallrave dhe udhëtarëve sipas llojeve të transportit 89
Grafiku nr IV.14: Struktua e tregtisë me pakicë në rrethin e Shkodrës 90
Grafiku nr IV.15: Struktura e sektorit sekondar në Shkodër në vitin 1985 91
Grafiku nr IV.16: Qarkullimi i mallrave ushqimorë e joushqimorë në tregtinë me pakicë 92
Grafiku nr IV.17: Struktura e mallrave të eksportuara në ekonominë shkodrane 92
Grafiku nr IV.18: Numri i nxënësve, studentëve e mësuesve në vitet 1960-1985 93
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
9
Grafiku nr IV.19: Objektet arsimore në vitet e sitemit të ekonomisë së planifikuar 94
Grafiku nr IV.20: Objektet arsimore në Shkodër në 1985 94
Grafiku nr IV.21: Shpërndarja e institucioneve shëndetsore sipas ndarjes qytet-fshat 95
Grafiku nr IV.22: Dinamika e ecurisë së institucioneve shëndetsore në vite 96
Grafiku nr V. 1: Struktura e SME-ve në vitet 1995 dhe 2012 101
Grafiku nr V. 2: Shperndarja e SME-ve sipas sektorëve në vitin 1995 dhe 2012 103
Grafiku nr V. 3: Shpërndarja e SME-ve sipas Qarqeve ne vitin 1995 dhe 2012 103
Grafiku nr V. 4: Ndërmarrjet aktive në vendin tonë nga viti 2000-2012 104
Grafiku nr V. 5: Struktura e sektorëve në krijimin e PBB-së në 1991 105
Grafiku nr V. 6: Pesha e sektorëve të ekonomisë në krijimin PBB-së në tranzicion 106
Grafiku nr V. 7: Ecuria e prodhimit të Brendshëm Bruto në vite 107
Grafiku nr V. 8: PPB-ja sipas ndarjes Veri-Qendër-Jug dhe Prefekturave 109
Grafiku nr V. 9: Të punësuarit sipas aktiviteteve të tre sektorëve sektorëve 109
Grafiku nr V. 10: Shpërndarja e subjekteve sipas aktiviteteve dhe tre sektorëve 110
Grafiku nr V. 11: Shpërndarja e kapitalit të huaj sipas aktiviteteve e sektorëve 111
Grafiku nr V. 12: Pesha e investimeve të kapitalit të huaj sipas shteteve 111
Grafiku nr V. 13:Të punësur sipas shërbimeve të sektorit terciar 112
Grafiku nr V. 14: Shpërndarja e subjekteve në shërbimet terciare 113
Grafiku nr V. 15: Struktura e shërbimeve tregtare në Shqipëri 114
Grafiku nr V. 16: Struktura e tregtisë me pakicë sipas aktiviteteve 114
Grafiku nr V. 17: Eksportet sipas grupmallrave 115
Grafiku nr V. 18: Importet shqiptare sipas grupmallrave 116
Grafiku nr V. 19: Shpërndarja e eksporteve dhe importeve sipas vendeve 117
Grafiku nr V. 20: Hyrjet e daljet e shtetasve të huaj e shqiptarë sipas udhëtimit 118
Grafiku nr V. 21: Motivet e flukseve turistike të shtetasve të huaj 119
Grafiku nr V. 22: Flukset turistike për të huajt sipas motivit 119
Grafiku nr V. 23: Shpenzimet buxhetore në transport 120
Grafiku nr V. 24:Pesha e llojeve të transpotrit në lëvizje udhëtarësh e mallrash 120
Grafiku nr V. 25: Struktura e shërbimeve jotregtare në Shqipëri 121
Grafiku nr V. 26: Sistemi arsimor në Shqipëri në vitin 2012 dhe shpenzimet buxhetore 122
Grafiku nr V. 27: Shërbimi parësor në Shqipëri nga 1993-2011 123
Grafiku nr V. 28: Të punësuarit sipas aktiviteteve në rrethin e Shkodrës 125
Grafiku nr V. 29: Të punësuarit sipas sektorëve të ekonomisë 126
Grafiku nr V. 30: Të punësuarit sipas klasifikimit të sektorit terciar 127
Grafiku nr V. 31: Subjektet sipas aktiviteteve në rrethin e Shkodrës 129
Grafiku nr V. 32: Shpërndarja e subjekteve sipas tre sektorëve 129
Grafiku nr V. 33:Shpërndarja e subjekteve sipas klasifikimit të sektorit terciar 130
Grafiku nr V. 34: SME-të në sektorin terciar 131
Grafiku nr V. 35: SME-të në sektorin sekondar 131
Grafiku nr V. 36: SME-të në sektorin primar 132
Grafiku nr V. 37: Numri i të punësuarve në Bashkinë Shkodër në vite 133
Grafiku nr V. 38:Ecuria e bizneseve të prodhimit e shërbimit në vite 134
Grafiku nr V. 39:Numri i të punësuarve sipas tre sektorëve të ekonomisë 134
Grafiku nr V. 40:Numri i subjekteve private e shtetrore sipas degëve të ekonomisë 135
Grafiku nr V. 41:Numri i subjekteve sipas sektorëve në Bashkinë Shkodër 136
Grafiku nr V. 42:Shpërndarja e subjekteve sipas aktiviteteve në prodhues e terciar 136
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
10
Grafiku nr V. 43: Bizneset me kapital të huaj e përbashkët 137
Grafiku nr V.44: Aktivitetet ku ushtrohen kapitalet e huaja e të perbashkëta 138
Grafiku nr V.45: Shpërndarja e kapitalit te huaj sipas sektoreve e shërbimeve terciare 138
Grafiku nr V.46: Ndryshimet midis Shkodrës e Republikës në shërbimet terciare 139
Grafiku nr V.47: Struktura e shërbimeve tregtare në rrethin e Shkodrës 140
Grafiku nr V.48: Struktura e tregtisë në Shkodër në 2012 140
Garfiku nr V.49: Struktura e mallrave në bazë të mallit që tregtohet në vitin 2012 141
Grafiku nr V.50: Struktura e tregtisë në rrethin e Shkodrës në 2012 142
Grafiku nr V.51: Struktura e shërbimeve turistike në rrethin e Shkodrës 144
Grafiku nr V.52: Kapaciteti hotelier në zonën urbane e rurale të rrethit të Shkodrës 144
Grafiku nr V.53: Struktura e shërbimeve turistike në zonat urbane e rurale 145
Grafiku nr V.54: Rrugët rurale në rrethin e Shkodrës sipas cilësisë 150
Grafiku nr V.55 Rrugët urbane sipas cilësisë në gjatësi e sipërfaqe 151
Grafiku nr V.56: Fondi i mjeteve të transportit rrugor në rrethin e Shkodrës në 2012 151
Grafiku nr V.57: Mjetet në përdorim në rrethin e Shkodrës në 2012 152
Grafiku nr V.58: Pesha e transportit në lëvizjen e mallrave e udhëtarëve në Shkodër 153
Grafiku nr V.59: Struktura e aktiviteteve jotregtare në rrethin e Shkodrës 155
Grafiku nr V.60: Shpërndarja e institucioneve arsimore në 2012 në rrethin e Shkodrës 156
Grafiku nr V.61: Shpërndarja e institucioneve publik e jopublik 157
Grafiku nr V.62: Shpërndarja e institucioneve arsimore sipas natyrës publike e jopublike 157
Grafiku nr V.63: Dinamika e shpërndarjes së nxënësve sipas ndarjes administrative 158
Grafiku nr V.64: Shpërndarja e mësimdhënësve sipas shkollave publike e jopublike 159
Grafiku nr V.65: Pesha e Shkodrës në Qark në degën e Transportit në 2012 171
Grafiku nr V.66: Pesha e Shkodrës në degën e Tregtisë në nivel Qarku në 2012 172
Grafiku nr V.67: Pesha e Shkodrës në degën e Turizmit në Qark në 2012 172
Grafiku nr V.68: Pesha e Shkodrës në degën e Shërbimeve në nivel Qarku në 2012 173
Grafiku nr V.69: Pesha e dy rretheve në degët e sektorit terciar 175
Grafiku nr V.70: Pesha e dy rretheve në degët e sektorit terciar 178
Grafiku nr VI. 1: Mbetjet urbane në ton dhe për banorë sipas qarqeve në 2012 183
Grafiku nr VI. 2: Ndotjet e inerteve sipas qarqeve 184
Grafiku nr VI. 3: Ndotësit kryesorë të ajrit në qytetin e Shkodrës në 2010 185
Grafiku nr VI. 4: Ndotja e Plazhit të Velipoës e Liqenit të Shkodrës 186
LISTA E FOTOGRAFIVE
Foto nr.II. 1: Pamje e Liqenit të Shkodrës dhe burimi i Bunës 45
Foto nr.II. 2 : Bashkimi i lumenjve të Drinit dhe Bunës 46
Foto nr II. 3 : Syri i Kaltër në Përroin e Kapresë 47
Foto nr II. 4: Pamje nga përmbytjet në Ultësirën e Nënshkodrës 47
Foto nr II. 5: Pamje nga plazhi i Velipojës 48
Foto nr II. 6: Rruga pedonale në qendër të Shkodrës 53
Foto nr III.1: Bexhisteni i Pazarit të Vjetër të Shkodrës 68
Foto nr V. 1: Pamje të objekteve natyrore të turizmit malor 146
Foto nr V.2 : Pamje të objekteve historike të turizmit historik 147
Foto nr V.3 : Punime të artizanëve shkodranë(S.Kruja), firma(Karini 148
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
11
Foto nr V. 4 : Festimet e karnavaleve në Shkodër 160
Foto nr V. 5 : Pedonalja pranë Bexhistenit buzë Liqenit të Shkodrës 168
Foto nr V. 6 : Bexhisteni pranë Liqenit të Shkodrës 168
Foto nr V. 7 : Prodhime të freskëta dhe nënprodukte të qumështit 170
Foto nr V. 8 : Bimë medicionale në rajonin e Shkodrës nga Azem Parllaku 174
Foto nr V. 9 : Sporte dimërore në malet e Pukës 176
Foto nr V.10 : Konserva e raki nga zona e Pukës 177
Foto nr V.11 : Promovim i mjaltit të zonave malore të Pukës në panairet e Shkodrës 177
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
12
HYRJE
Periudha e ndryshimeve të sistemeve politike në vendin tonë, u pasua me tranzicion
në fushën ekonomike e demografike, si dhe ndryshime të menjëhershme, në shumë aspekte
të tjera të shoqërisë shqiptare. Këto transformime, janë të lidhura me ndikimin e faktorëve
të brendshëm e të jashtëm. Rezultante e tyre ishte edhe ndryshimi i strukturës ekonomike të
vendit tonë, dukuri e cila i dha rrugë shumë proceseve të reja të zhvillimit të saj në drejtime
të ndryshme.
Punimi i doktoraturës me temë, “Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të
Shkodrës”, mëton të trajtojë problematikën e gjërë të sektorit terciar gjatë tranzicionit, si
promotor i rritjes ekonomike të vendit tonë, posaçërisht për rrethin e Shkodrës. Shtysë në
ndërmarrjen e kësaj inisiative, dhe që vazhdimisht më ka intriguar, është të qenit e
Shkodrës një “pol” i rëndësishëm dhe i hershëm i tregëtisë, si një nga degët prioritare të
këtij sektori. Ky aktivitet tradicional, vjen tashmë i rigjallëruar dhe me një performancë
dominuese në numër subjektesh, dhe në punësim të ndjeshëm sipas aktiviteteve. Zhvillimin
e tij e kanë mundësuar potencialet e shumta natyrore dhe humane, të cilat prezantohen në
formën e një oferte ekonomike të rëndësishme. Shfrytëzimi mbi baza të qendrueshme dhe
efiçente i këtyre ofertave dhe kapaciteteve, mund ta shndërrojnë Shkodrën në një “pol
zhvillimi” për Veriun e Shqipërisë në këtë sektor.
1.Qëllimi i studimit
Qëllimi i studimit të këtij punimi me temë, ”Roli i sektorit terciar në ekonominë e
rrethit të Shkodrës”, është i lidhur me evidentimin e problematikave, veçorive të zhvillimit
të këtij sektori, në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë së rrethit të Shkodrës. Në
vazhdimësi të kësaj analize, punimi nuk mjaftohet vetëm në pasqyrimin e situatës konkrete
të këtij sektori në këtë rreth, por edhe në parashtrimin e prognozave të zhvillimit të këtij
sektori në të ardhmen, për një qendrueshmëri të tij në nivel rrethi, dhe më gjërë.
Roli i këtij sektori, është i lidhur dhe harmonizuar me zhvillimin e sektorëve të tjerë
të ekonomisë, kondicionuar edhe me ndërveprimin e aktorëve të shumtë, e veçanërisht
këtu, tërësisë së faktorëve natyrorë-gjeografikë, historikë, socialë-demografikë e politikë, të
cilët padyshim influencojnë ecurinë e tij.
2.Rëndësia e studimit
Punimi doktoral, me strukturën me të cilën prezantohet, dhe problematikat që
trajton, është i rëndësishëm në disa aspekte:
Në evidentimin e aspekteve teorike të sektorit terciar, dhe rëndësisë së tij në
proceset integruese të zhvillimit ekonomik;
Në pasqyrimin e potencialeve natyrore e humane të rrethit të Shkodrës, si faktorë
me impakte në këtë sektor, në mënyrë që degët e tij të konkurrojnë denjësisht në
nivel kombëtar, dhe rajonal;
Në prezantimin e zhvillimit harmonik të sektorit terciar, me atë sekondar e primar
në nivel kombëtar e lokal, në mënyrë që të sigurohet një zhvillim i qendrueshëm i
këtij sektori në të ardhmen;
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
13
Punimi në fjalë, mund t‟i shërbejë studentëve për një formim sa më shkencor në
fushën ekonomike, si në aspektin formues shkencor, ashtu edhe në aspekt të
metodologjisë së trajtimit të një punimi;
Punimi gjithashtu, është një material i përmbledhur në fushën e studimeve
gjeografike mbi sektorin terciar, i cili mund t‟i shërbejë pushtetarëve lokalë, në
hartimin e strategjive rajonale dhe lokale, por edhe investitorëve vendas e të huaj
për të investuar në këtë sektor. Kjo lidhet me faktin, që në punim gjenden të dhëna
të përmbledhura për sektorin terciar, ecurinë e zhvillimit në një shtrirje të gjërë
kohore, si dhe pasqyrohen mundësitë e zhvillimit të tij në të ardhmen.
Punimi ka vlera teorike dhe aplikative, sepse është mbështetur në shfrytëzimin e një
literature bashkëkohore, si të autorëve të huaj, ashtu edhe të atyre shqiptarë, e gjitha në
shërbim të realizimit të qëllimit të një teme doktorale.
Vlera teorike qëndron në pasqyrimin sa më shkencor e konkret të situatës ekonomike
të vendit në përgjithësi, dhe rrethit të Shkodrës në veçanti, duke u mbështetur më tepër në
analizën e peshës së sektorit terciar në këto nivele. Në këtë kontekst, vlera e punimit rritet,
kur modelet e reja të “poleve të zhvillimit”, bëhen të implementueshme për këtë rreth në
shumë aspekte, e veçanërisht në degët e sektorit terciar. Kjo, besojmë se përbën edhe risinë
e këtij punimi. Situata aktuale e zhvillimit të këtij sektori, tregon që Shkodra, jo vetëm që
disponon mundësi reale për zhvillim e tij sot dhe në të ardhmen, por me potencialet që
zotëron, mund të luajë edhe nxitësin në shumë aspekte për rajonet përreth tij.
Vlera praktike qëndron në faktin se ky punim, duke u mbështetur tek dinamika e
zhvillimit të sektorëve të ekonomisë, dhe në veçanti të sektorit terciar, mund t‟i shërbejë
instancave vendimarrëse në hartimin e strategjive të zhvillimit të mëtejshëm të këtij sektori,
si dhe bizneseve të huaja dhe vendase për të investuar në degët e tij.
3. Metodat e studimit
Për realizimin e këtij punimi, janë përdorur metoda të ndryshme sasiore e
cilësore, në funksion të objektit. Përdorimi i tyre, ka për qëllim trajtimin në aspekt
shkencor gjeografik të këtij sektori. Nga ana tjetër, përdorimi i këtyre metodave, na
mundëson klasifikimin racional të burimeve të shfrytëzuara në përmbushjen e qëllimit të
punimit, duke evidentuar prioritetin e këtij sektori. Përdorimi i larmishëm i metodave
shkencore, mundëson rritjen e vlerave shkencore dhe njohëse për këto shërbime, në nivel
kombëtar e lokal. Për realizimin e punimit doktoral, jemi mbështetur në përdorimin efektiv
të metodës statistikore, krahasuese, anketimeve, konsultave me punonjës të vjeter
shkencorë, si dhe në përdorimin e hartave dhe fotove, të cilat kanë ndikuar në rritjen e
nivelit shkencor të tij.
Metoda statistikore, përdoret gjërësisht në të gjitha dukuritë e proceset e zhvillimit
human, si për vendin tonë në përgjithësi, ashtu edhe rrethin e Shkodrës në veçanti.
Efikasiteti i përdorimit të saj, është mbështetur në shfrytëzimin e të dhënat nga Zyrat e
Statistikave në nivel lokal, INSTAT-it, si dhe të dhëna të ndryshme të marra nga materialet
e shfrytëzuara të karakterit ekonomik, gjeografik, historik etj., të domosdoshme për një
punim shkencor cilësor.
Metoda krahasuese, ka gjetur një përdorim të ndjeshëm në trajtimin e shumë
dukurive e proceseve, duke vënë përballë zhvillime në nivel kombëtar, apo lokal. Kjo është
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
14
bërë me qëllim evidentimin e ngjashmërive, por edhe të dallimeve përsa i përket burimeve
humane, për zhvillimin e sektorit terciar në këto nivele. Përdorimi i kësaj metode,
mundëson prezantimin e tabllosë së zhvillimit të këtij sektori, gjatë zbatimit të modeleve të
ndryshme të zhvillimit ekonomik, duke evidentuar jo vetëm ndryshimet strukturore të tij në
nivel kombëtar e lokal, por edhe të vetë shërbimeve terciare në këto nivele. Nga përdorimi i
saj me efikasitet, kemi arritur të evidentojmë diferencat dhe dallimet e hapsirave
gjeografike urbane e rurale të rrethit e më gjerë, të cilat kushtëzojnë zhvillimet e
diferencuara midis degëve të sektorit terciar. Analiza e strukturës ekonomike të rrethit, dhe
relacionet që ka krijuar rrethi i Shkodrës me rrethet e tjera në kontakt fizik me të, kanë
mundësuar shndërrimin e tij në “pol zhvillimi”për to.
Metoda hartografike gjen përdorim sidomos, në prezantimin e veçorive fiziko-
gjeografike e humane të rrethit të Shkodrës, për të treguar shpërndarjen hapsinore të këtyre
potencialeve në shërbim të sektorit terciar. Pjesë e përdorimit të kësaj metode, janë edhe
diagramat e grafikët e shumtë, prezantimi i të cilëve vihet në shërbim të evidentimit të
proceseve demografike, me impakte në sektorin terciar, por edhe të dukurive ekonomike
sektoriale në nivel kombëtar e lokal.
Në këtë punim doktorature, janë marrë në konsideratë edhe konsultat me punonjës
shkencor të fushave ekonomike, sociale, mjedisore etj., të cilat kanë mundësuar një
prezantim sa më shkencor të qëllimit të trajtesave. Anketimi i realizuar në biznese të
ndryshme në rrethin e Shkodrës, ka patur si qëllim evidentimin e strukturës ekonomike të
këtij rrethi, veçanërisht të peshës së sektorit terciar në të, që padyshim ka rritur vlerat e
punimit.
Në kufijtë e një studimi doktoral, tema është konceptuar në 6 kapituj, të cilët janë
në funksion të evidentimit të sektorit terciar, si degë prioritare për Shqipërinë në
përgjithësi, dhe rrethin e Shkodrës në veçanti. Në kapitullin e parë, jepen idetë themelore
të ekonomisë së tregut të lirë, si dhe koncepti mbi rolin e sektorit terciar në ekonomi, të
cilat janë të trajtuara në mënyrë të detajuar në kapitujt vijues. Gjithashtu, në këtë kapitull
jepet edhe tipi i bizneseve, që operojnë në këtë sektor, roli i organizmave ndërkombëtarë
dhe pjesmarrja e Shqipërisë në to, në mënyrë që ajo të jetë pjesë integrale aktive e tyre.
Në kapitullin e dytë, pasqyrohet ndikimi i faktorëve natyrorë e humanë në degën e
sektorit terciar, trajtimi i të cilëve është në funksion të zhvillimit, dhe ecurisë së këtij
sektori. Pozita e favorshme gjeografike, si dhe kushtet natyrore të rrethit të Shkodrës, kanë
qenë dhe janë favorizuese, në ecurinë e kësaj dege historikisht, dhe mbi baza të
qendrueshme.
Kapitali human ka rolin e tij në këtë sektor, prandaj ka një peshë të rëndsishme
trajtimi në punim. Analiza elementëve demografikë, është bërë nga një vlerësim i
kujdesshëm i të gjithë dokumentacionit historik e statistikor për rrethin e Shkodrës.
Informacioni demografik aktual është bashkëkohor, dhe nga evolucioni i këtyre proceseve
në rrethin e Shkodrës, vihen re qartë impaktet në këtë sektor, gjithashtu edhe në
strukturimet ekonomike të tij gjatë tranzicionit.
Në kapitullin e tretë, pasqyrohet evolucioni i zhvillimit ekonomik të rrethit të
Shkodrës, nga periudha e antikitetit, deri në vitet 1945. Kjo retrospektivë historike, ka për
qëllim të pasqyrojë traditën historike, dhe sfondin mbi të cilën janë lëvruar degët e sektorit
terciar, me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për rrethin, por për të gjithë vendin.
Ne kapitullin e katërt, trajtohet ecuria e zhvillimit ekonomik të Shkodrës, dhe
sidomos e degës së sektorit terciar, gjatë përiudhës së zbatimit të modelit të ekonomisë së
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
15
planifikuar nga 1945 deri në1990. Në këtë kapitull del qartë roli i Shkodrës në ekonominë
shqiptare, e në mënyrë të veçantë në sektorin terciar, rol i cili më tepër ishte i lidhur me
shërbimet jotregtare, pasojë e vetë politikës shtetërore në favor të tyre gjatë këtyre viteve.
Në kapitullin e pestë, pasqyrohet ecuria e sektorit terciar në periudhën e
tranzicionit. Në këtë kapitull, bëhen krahasime të sektorëve të ekonomisë, dhe evidentohet
ecuria e tyre, duke dalë në pah roli i këtij rrethi në sektorin terciar, dhe pesha e tij në
shkallë vendi. Kjo dinamikë zhvillimi, dhe ecuria e këtij sektori, evidenton Shkodrën si
“pol zhvillimi” për Qarkun, por edhe më gjërë. Qëllimi i kësaj trajtese, nuk është vetëm
pasqyrimi i së tashmes me të gjitha dimensionet e veta, por mbi këtë bazament historik, të
përcaktohen dhe parashikohen prognozat e zhvillimit të tij në të ardhmen, mbi bazën e
potencialeve natyrore e humane të këtij rrethi.
Në këtë kapitull, pasqyrohet stadi aktual i biznesit shkodran në sektorin terciar, në
lidhje me degët e tjera të sektorit primar e sekondar të kësaj ekonomie.
Në kapitullin e gjashtë, janë pasqyruar impaktet e sektorit terciar në mjedis, të cilat
për rajonin nuk janë të pakta dhe të panjohura më parë. Një vend të posçëm në punim, i
është kushtuar problematikave të këtij sektori në rrethin e Shkodrës, si dhe dhënies së
rekomandimeve, të cilat në thelb duhet të kenë pararsysh organet e pushtetit lokal dhe
komuniteti i biznesit shkodran, në favor të zhvillimit të këtij sektori në periudha
afatshkurtra e afatgjata.
Ky punimi përbën risi në mënyrën e trajtimit të problematikave të zhvillimit të
rajonit, dhe të pasqyrimit të Shkodrës si “pol zhvillimi” për Veriun e Shqipërisë në shumë
aspekte të jetës, veçanërisht në atë të sektorit terciar.
Në dukje modest, punimi është një material i rëndësishëm për studimet e nivelit
universitar, nisur nga mënyra e trajtimit shkencor në aspekt gjeografik të proceseve të
zhvillimit ekonomik në vite, si dhe për investitorët të huaj dhe vendas, të cilët nga ana e
tyre, mund të kontribuojnë në zhvillimin e këtij sektori në nivel rrethi, e më gjërë.
4. Kufizimet e punimit
Ky studim, pavarësisht se analizon sektorin terciar në vendin tonë, por edhe në nivel
rrethi, duke prezantuar situatën konkrete mbi një analizë analitike, nuk mund të pasqyrojë
efektet afatgjata të këtij strukturimi ekonomik momental. Struktura aktuale nuk është e
thënë të jetë e tillë edhe në periudhat vijuese. Qëndrueshmëria e këtij sektori, dhe efektet
pozitive të tij në rritjen ekonomike, nuk mund të realizohen pa një zhvillim të harmonishëm
të tre sektorëve njëri me tjetrin.
Punimi, megjithë bagazhin e jashtëzakonshëm statistikor, të dhënat e marra në
studim nuk pasqyrojnë këtë fenomen në vijimësinë e tij, veçanërisht gjatë tranzicionit. Kjo
është e lidhur me mungesën e tyre, ose edhe mospërputhjen e të dhënave të INSTAT-it, me
atë të institucioneve lokale. Deri diku kjo mënyrë trajtimi, e ka vështirësuar punën në
shërbim të këtij qëllimi. Pavarësisht nga kjo, shumë dukuri e fenomene të periudhës së
tranzicionit të aspektit human, si në nivel vendi dhe rrethi, janë studiuar dhe analizuar duke
dhënë trendin e tyre, bazuar në burime të ndryshme të këtyre niveleve, konsulta me
specialistë të fushave të ndryshme, udhëheqësin, krahas të dhënave qendrore zyrtare, në
mënyrë që të mos zbehet aspekti shkencor i punimit.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
16
KAPITULLI I
ASPEKTET TEORIKE MBI SEKTORIN TERCIAR, DHE PROCESET
INTEGRUESE TË EKONOMISË SHQIPTARE
I.1. Koncepti teorik mbi sektorin terciar
Transformimi i ekonomisë botërore të periudhës postindustriale, tregon për
dinamikë të saj në shumë aspekte, objekt të cilin kanë për qëllim ta pasqyrojnë specialistët
e fushave të ndryshme, me një spektër të tillë studimi. Kontributi i gjeografëve humanë në
këta drejtime, ka qenë dhe është i konsiderueshëm, si në aspekt teorik të ecurisë së këtyre
zhvillimeve, ashtu edhe në atë praktik. Teorive ekonomike, klasike e neoklasike në ditët e
sotme, po u kundërvihen teoritë moderne ekonomike, në të cilat sjelljet e subjekteve
ekonomike, janë të ndikuara nga një sërë procesesh komplekse, ku janë të kombinuara
faktorë psikologjikë, socialë dhe ekonomikë1. Si pasojë e këtyre faktorëve, ekonomia
botërore ka pësuar transformime të rëndësishme strukturore, në nivele kombëtare, dhe
rajonale. Për rrjedhojë, ne sot nuk gjendemi më përballë modeleve të ngurta sociale, por
përpara hapsirave gjeografiko-ekonomike, të cilat kanë si domosdoshmëri, zhvillimin e
marrëdhënieve reciproke në të gjitha fushat, e në këtë kuadër edhe zhvillimin e sektorit
terciar. Ky sektor gjithnjë e më shumë po zë një pozitë mbizotëruese në këto hapësira, si
përsa i përket punësimit, ashtu edhe subjekteve sipas aktiviteteve. Kjo pozitë dominuese e
këtij sektori, është karakteristikë edhe për Shqipërinë, dhe vendet e rajonit, gjë për të cilën
flasin edhe të dhënat e treguesve statistikorë, ku sektori terciar zë vendin e parë midis
sektorëve të tjerë të ekonomisë. Kështu, sipas revistës së njohur, De Agostini 2011, pesha e
sektorit terciar në disa prej vendeve të Rajonit, ishte e tillë: Greqi në masën 79.9%, Itali në
73%, Mal i Zi në 69.5%, Slloveni në 66.5%, Kroaci në 65%, Bullgari në 63.7%, Shqipëri
në 59%, Maqedoni në 58%, Rumani në 55.7% të GDP-së. 2
Nocioni “shtete” tashmë në botën e zhvilluar në aspekt të zhvillimeve ekonomike,
sociale e politike, është drejt zhdukjes. Kjo është e lidhur me tendencën kryesore të
zhvillimeve botërore, atë të globalizimit, ku kufijtë fizikë, juridikë, gjeografikë nuk janë
më pengesë për relacionet ndërshtetërore në aspektin human, dhe ku relacionet mes
shteteve njohin intensifikim, duke u bërë pjesë e kësaj bote të integruar. Kjo ndërthurje
marrëdhëniesh ka krijuar sot një hapësirë të bashkuar, ku secili prej shteteve duhet t‟i
përshtatet rregullave, dhe të kontribuojë në kuadër të një ekonomie të integruar e globale.
Ekonomitë në tranzicion për veçoritë e shfaqura gjatë ecurisë së tyre janë
prezantuar me shumë forma të ndërmjetme të zhvillimit ekonomik, ku politikat ekonomike
stimuluese i japin rrugë potencialeve ekonomike që mbartin këto vende.3
Globalizimi, si proces transformimi i ekonomisë botërore sot, jo vetëm ka rritur
relacionet ndërshtetërore, por ka ndikuar edhe në strukturimet ekonomike të hapsirave
gjeografike. Konseguencë e këtij procesi, është lehtësimi i komunikimeve ndërmjet tyre.
1 Conti, Sergio,” Geografia Economica”, faq e 254
2 Instituto Geografiko di Novara, De Agostini, 2011
3 Prof.Dr. Ciceri B, Strefani E”Ekonomitë në tranzicion dhe politikat stimuluese”Ekonomia e Biznesi nr
1(15) 2004, ,faqe 33
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
17
Banka Botërore, këtë proces e përkufizon në këtë mënyrë: “Globalizimi është një
fenomen, dimensionet ekonomike të të cilit përfshijnë rritje të qarkullimit të tregut, kapitalit
dhe informacionit, po aq sa edhe lëvizjen e lirë të individëve përtej kufijve”.4
Një nga rrjedhojat e globalizimit, është edhe krijimi i blloqeve tregtare
kontinentale, proces i cili tashmë shfaqet me një shtrirje hapsinore më të gjërë, dhe ku
novacionet teknologjike janë vënë në shërbim tregtisë globale.
Vazhdë e këtyre proceseve globalizuese sot, është krijimi organizmave të ndryshme
ndërkombëtare ekonomike e politike, duke përfshirë edhe vetë Bashkimi Evropian (BE-
në). Qëllimi kryesor i këtij organizmi europian, mbetet inkuadrimi i të gjitha shteteve të
kontinentit në të. Edhe pse disa shtete nuk janë anëtare të saj me të gjitha atributet, ato janë
domosdoshmërisht pjesë integrale e kësaj njësie të madhe ekonomike, e cila me politikat e
vazhdueshme të zgjerimit, synon aspirimin dhe pjesmarrjen e tyre në të.
Proceset e strukturimeve të reja ekonomike të ndodhura gjatë tranzicionit ekonomik
në vendit tonë, kanë patur si pikësynim kryesor inkuadrimin tërësor të tij në proceset
liberalizuese të ekonomisë së tregut.
Ekonomia shqiptare aktualisht, mbetet një “sektor tregu” për ekonominë botërore të
integruar e konkurruese. “Kjo është e lidhur me atë që vendi ynë akoma është në stadet e
para të marrdhënieve reciproke me vëndet e tjera dhe që momentalisht janë të
konkretizuara më tepër në fushën e tregtisë dhe jo shumë në hallkat e zingjirit kompleks të
globalizmit(shkëmbim i burimeve ekonomike, teknologjike, financiare dhe humane”.5
Reformimet shumëdimensionale të ndodhura në këto vite tranzicioni ekonomik,
politik e social, detyrimisht kanë lënë gjurmë, edhe në ecurinë e strukturimit ekonomik në
nivel kombëtar, e lokal.
Këto procese të reja, në këtë rrugëtim të gjatë, janë ndeshur me mjaft vështirësi dhe
pengesa, kanë patur luhatje, dhe në periudha të caktuara edhe regres. Kjo ecuri me zig-
zaget e veta, është e lidhur me ndikimin jo gjithmonë pozitiv të faktorit politik në jetën
ekonomike, ashtu sikurse edhe me ndikimet e krizave të brendshme, dhe ato të importuara
globale.
Vitet ‟90-të, sollën ndryshime të jashtëzakonshme e progresivitet në të gjitha
dimensionet të shoqërisë shqiptare. Sistemi i modelit të ekonomisë së planifikuar në fillim
të këtyre viteve dështoi, proces i cili u pasua me nevojën e demokratizimit të gjithë jetës,
dhe për pasojë kalimin në ekonominë e liberalizuar kapitaliste.
Kushtet e kalimit nga një ekonomi e komanduar dhe e centralizuar, në një ekonomi
të bazuar në parimet e tregut të lire, lindën nevojën edhe të shndërrimit të pronësisë nga
shtetërore, në atë private. Ky kalim, diktohej nga një kompleksitet i gjërë faktorësh
ekonomikë, politikë e social të kësaj periudhe. Veprimi i tyre ndryshoi raportet e tre
sektorëve të ekonomisë në krijimin e PBB-së, duke evidentuar sektorin terciar, kundrejt atij
primar e sekondar, dhe shndërruar në degë prioritare të saj.
Tendencat bashkëkohore të zhvillimeve ekonomike europiane, dhe modelet e
lidhura me to, filluan të aplikohen edhe në kushtet e vendit tonë. Një e tillë është edhe
zhvillimi rajonal, ku baza me të cilën funksionon ky i fundit, është specializimi funksional
i tij, dhe harmonizimi i veprimtarive me rajonet e tjera. Këto modele zhvillimi mbi këto
4 Prof. AS .Dr Andri Koxhaj, Grida Duma M.P.A”Shqipëria përballë realitetit të një ekonomie
globale”Ekonomia e biznesi nr 1(15) 2004, faqe 61 5 Prof. AS .Dr Andri Koxhaj, Grida Duma M.P.A,”Shqipëria përballë realitetit të një ekonomie
globale“Ekonomia e Biznesi nr 1(15) 2004, faqe 59
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
18
baza, janë pjesë e politikave strukturore të zhvillimeve ekonomike, të cilat merren në
konsideratë në të gjitha strategjitë kombëtare të zhvillimit në nivel kombëtar e rajonal.
Efektiviteti i këtyre politikave të zhvillimit rajonal, lidhet me lehtësirat që ato
krijojnë në shpërndarjen investimeve të huaja e vendase, me qëllim eleminimin në
mundësitë e mundshme, të disniveleve ekonomike të theksuara rajonale. Një strategji
zhvillimi përpjestimor pa të tilla diferenca, ndikon fuqimisht në rritjen ekonomike të një
vendi.
Në kuadër të ristrukturimit ekonomik, proces i kryer në Shqipëri gjatë tranzicionit,
sektori primar dhe sekondar e humbën peshën e tyre të dikurshme, duke u evidentuar
gjithnjë e më tepër sektori terciar në krijimin e GDP-së.
Politikat e zhvillimit sektorial të ekonomisë së Shqipërisë gjatë tranzicionit ekonomik,
sollën si domosdoshmëri ndryshimin e tyre, nga një ekonomi e mbështetur tek sektori
sekondar e primar, dhe që prodhonte mjete pune, në një ekonomi shërbimi, mbështetur tek
sektori terciar, dhe në funksion të mirëqënies së popullsisë.
Mbështetur në përvojën e vendeve që dolën nga të njëjtat sisteme, shteti shqiptar i dha
përparësi atij sektori, i cili arriti deri diku të kapërcente krizën e ndryshimit të tyre.
Gjithashtu, nxiti ato biznese, të cilat dispononin mundësi financiare për të tilla inisiativa
sipërmarrëse.
Reformat strukturore të zbatuara në vendin tonë gjatë tranzicionit, janë pasojë e
ndryshimit të politikave të zhvillimit sektorial, por edhe ndryshimeve demo-sociale të
ndodhura në këto vite. Harmonizimi i këtyre faktorëve, evidentoi më tepër sektorin terciar,
se sa sektorët e tjerë.
Një strukturim të tillë të ekonomisë, diktuar nga veprimi i këtyre faktorëve, na e
përforcojnë edhe raportet e organizmave ndërkombëtarë. Kështu sipas raportit të BB-së, të
vitit 2012, theksohej se: ”Emigrimi e urbanizimi kanë sjellë zhvendosje strukturore nga
sektori i bujqësisë drejt industrisë dhe shërbimeve, duke filluar me sistemin bankar e deri te
telekomunikacioni dhe turizm.”6
Ekonomia botërore, si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim, po
ballafaqohet me dukuri të tilla të reja, të cilat prezantojnë këto ndryshime strukturore të saj,
e cila flet për terciarizim të saj. “Sektori terciar aktualisht po bëhet dominues pothuajse në
shumë vende të botës, si në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, ku në tërësinë e
bizneseve sot, egzistojnë rreth 2.5 milion firma shërbimi tregtare sot në botë, shifër kjo 6
herë më e lartë se numri i firmave të prodhimit”.7
Sektori terciar po bëhet dominues në ekonominë e shumë vendeve të botës, dhe
është shndërruar në fenomen bashkëkohor. Këtë na e tregojnë treguesit statistikorë, si
përsa i përket punësimit, ashtu edhe subjekteve që operojnë në këtë sektor sipas
aktiviteteve. Nga ecuria e zhvillimit të tij në shumicën e vendeve të zhvilluara,
konstatojmë se në të janë të punësuar më shumë se 60 %8 e popullsisë aktive. Punësimi i
popullsisë aktive në disa nga vendet më të zhvilluara të botës, ka këtë prezantim statistikor,
të pasqyruar në tabelën I. 1 si mëposhtë vijon:
6 Banka Botërore, Shqipëria një vështrim i përgjithshëm, Tetor 2012 7BushatiS,Kruja D,Sokoli J”Aktivitetet terciare dhe ndikimi i tyre nëzhvillimin e rajonit”.Seminari”Zhvillimi
ekonomik i rajonit Shkodër”,Tetor 2003, 8 Po aty
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
19
Tabela 1. Punësimi në shërbimet terciare për disa vende të zhvilluara
Vendet Kanada Australi Belgjikë Japoni SHBA Angli Itali Francë Rusi
Pesha
%
84
79.3
76
75.1
78.3
71.4
73.4
70.4
63.7
Burimi: Elmazi Liljana, Koja Vita, “Disa veçori të marketingut të shërbimeve”, 2002
Gjithashtu, edhe statistikat amerikane flasin për një peshë të lartë të sektorit të
shërbimeve, ku rreth 2/39 e totalit të përgjithshëm të ndërmarrjeve në këtë shtet, janë firma
shërbimi, dhe që prezantohen në raportin 6 me 1, krahasuar me firmat prodhuese10
.
Një fenomen tjetër i evidentuar në këto zhvillime, dhe strukturime të reja
ekonomike, të ndodhura që nga fundi i shekullit të kaluar e në vazhdimësi, është edhe
shumëllojshmëria me të cilën na shfaqet dega e shërbimeve. Kjo, është pasojë e kërkesave
gjithnjë në rritje për to, nga ana e popullsisë, të cilat shprehin edhe rritje të mirëqënies së
saj.
Në analizën e sektorëve të ekonomisë, dhe të peshës së tyre në krijimin e PBB-së,
jemi mbështetur në klasifikimin, dhe statistikat e INSTAT-it11
për këtë sektor. Mbështetur
tek përcaktimi i bërë për tre sektorët e ekonomisë nga ky institucion, analiza e sektorit
terciar, është bërë duke patur parasysh tipizimin e dhënë prej tij, në dy lloj shërbimesh:
shërbime tregtare e jotregtare. INSTAT-i ka përcaktuar që: sektori terciar është aktivitet që
nuk prodhon të mira materiale direkte, që gjithashtu ndahet në shërbime tregtare e
jotregtare12
. Në shërbimet tregtare të këtij sektori, përfshihen: tregtia, transporti, turizmi e
disa shërbime të lidhura me to, ndërkohë që në shërbimet jotregtare përfshihen: edukimi,
administrate publike, mbrojtja, policia, shëndeti publik13
etj..
9 Bushati S, Kruja D, Sokoli J”Aktivitetet terciare dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e rajonit të
Shkodrës”.Seminari”Zhvillimi ekonomik i rajonit Shkodër”,Tetor2003 10
Kruja, D&Dhora,R “Cilësia e shërbimeve publike:Mënyrat e kontrollit dhe rritjes së performancës së
tyre”, Prishtine(2007) 11
INSTAT 1993-2001 12
INSTAT 1999 13
INSTAT 1999
Shërbime jotregtare Shërbime tregtare
Tregti,Transport,Turizëm,Sh
ërbime financiare e
bankat,Telekom.Hoteleri,Rest
orante,Sigurime
Edukimi, administrate
publike, mbrojtja (ushtria
(policia) , shëndeti publik
Sektori terciar
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
20
Nisur nga struktura e degëve e nëndegëve të tre sektorëve të ekonomisë, dhe çfarë
realizojnë ato gjatë procesit të prodhimit, konstatojmë se: sektori terciar përfshin ato
aktivitete, të cilat prodhojnë mallra e produkte për konsum final në shërbim të
konsumatorit. Krahasuar me sektorin primar e sekondar, sektori terciar prezantohet me një
strukturë shumë më heterogjene, ku produktiviteti midis shërbimeve është i ndryshëm.
Shërbimet tregtare kanë një materializim më të shprehur, dhe produktivitet të lartë në
ekonomi, krahasuar me shërbimet jotregtare. Heterogjeniteti me të cilën prezantohen këto
shërbime, kërkon edhe krahë të shumtë pune, duke krijuar premisa për një punësim të mirë
të popullsisë në moshën e punës.
Standarti jetësor i popullsisë në vendet e zhvilluara është në rritje të vazhdueshme, e
lidhur kjo me të ardhurat më të larta, dhe sidomos me cilësinë e shërbimeve. Veçohen këtu
shërbimet jotregtare, të cilat bëhen tërheqëse për të gjitha shtresat e shoqërisë. Në të tilla
nivele kërkesash, mendojmë se ka arritur edhe popullsia e vendit tonë gjatë tanzicionit. Kjo
përbën një arsye më shumë, pse në politikat shtetërore i është dhënë prioritet zhvillimit të
sektorit terciar.
Zhvillimi i hovshëm i sektorit terciar në vendin tonë, është karakteristikë e
tranzicionit ekonomik. Gjatë sistemit të zhvillimit të ekonomisë së planifikuar, ky sektor jo
vetëm ishte pak i prezantuar, por edhe kishte një peshë shumë të ulët në PBB-në e
përgjithshme. Duke patur parasysh strategjinë e zhvillimit të këtij sistemi dhe të modelit të
projektuar të tipit sovjetik, në këtë sektor përparësi iu dha vetëm disa shërbimeve jotregtare
(arsim, mbrojtje e shëndetësi). Në të njëjtën kohë, shërbimet tregtare gjatë këtij sistemi
ishin me strukturë të pakët degësh, dhe që karakterizoheshin nga produktivitet më i ulët, se
sa ato jotregtare.
Ndryshimet e sistemeve sollën edhe ndryshimet strukturore të ekonomisë në
përgjithësi, por edhe të sektorit terciar në veçanti. Gjatë kësaj periudhe filluan të lulëzonin
disa degë të këtij sektori, si: transporti, turizëm, restorantet, hoteleria, banka, shërbime
ligjore dhe këshilluese, etj., krahas aktiviteteve të shërbimeve publike jotregtare(arsimi,
shëndetësia, ruajtja e rendit, mbrojtja), etj... Në këtë rrugëtim, dhe me këtë strukturë,
sektori terciar filloi të rrisë peshën e tij në krijimin e GDP-së, deri sa u shndërrua në
fenomenin kryesor të ekonomisë së vendit tonë në shumë aspekte të zhvillimit të tij. Kjo
nuk do të thotë që, sektori i shërbimeve terciare funksionoi i pavarur nga sektorët prodhues
(primar e sekondar), përkundrazi nga një ndërvartësi e bashkëpunim midis tyre, është
përcaktuar edhe efektiviteti i tij në rritjen ekonomike të vendit.
Sektori terciar, ka një specifikë shumë dalluese nga sektorët e tjerë, sepse më
shumë se çdo sektor tjetër, është i lidhur me mirëqenien e popullsisë. Kjo, përbën edhe
sfidën e zhvillimeve të sotme, dhe efektivitetit të politikave sektoriale të elitave shtetërore
në botë, por edhe në vendin tonë, të cilat i kanë dhënë vlerësimin e duhur këtij sektori,
krahas sektorëve të tjerë.
Pse degët e sektorit terciar kanë marrë prioritet në ekonominë e vendit tonë?
Janë të shumta arsyet, pse degët e sektorit terciar, qofshin ato tregtare e jotregtare, janë
dominuese në statistikat ekonomike shqiptare e shkodrane, si përsa i përket punësimit,
ashtu edhe subjekteve sipas aktiviteteve. Ndër faktorët kryesorë përmendim:
Shërbimet tregtare e jotregtare janë degë, të cilat për tu materializuar, nuk kërkojnë
kapitale në sasi të madhe, dhe sigurojnë të ardhura të shpejta;
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
21
Shërbimet tregtare dhe jotregtare janë më të përshtatshme ndaj ndryshueshmërisë së
tregut. Ndryshimet që ndodhin në ekonominë e tregut të lirë, dhe përshtatshmëria
ndaj tij, më shumë se janë të evidentuara në degët e këtij sektori, nuk i gjejmë tek të
tjerat;
Periudha tranzicionit shqiptar, e për rrjedhojë edhe atij shkodran, ka treguar që këto
biznese paraqiten si më të konsoliduarat, kundrejt bizneseve që operojnë në sektorët
e tjerë;
Ato janë degë, të cilat kanë dominuar gjithë tranzicionin ekonomik shqiptar, e
shkodran;
Degët e këtij sektori, krijojnë mundësi për vende të reja punë, kryesisht punëve të
vogla, me konseguenca pozitive në punësimin e popullsisë etj..
Sektori terciar, është i materializuar më shumë se kudo në ambjentet urbane,
krahasuar me ato rurale, pasi në këto të fundit aktiviteti dominues është bujqësia. Kjo
tregon që, pavarësisht nga zhvillimi i tyre në çdo pjesë të territorit të një vendi, ato
karakterizohen nga nivele të ndryshme zhvillimi, por edhe perceptimi njëkohësisht.
Janë shumë arsye pse ky sektor është më i shprehur dhe materializuar në zonat urbane:
Zonat urbane janë krijuar si hapësira, ku aktiviteti tregtar ka qenë mbizotërues dhe
prej andej shkëmbeheshin të mirat materiale me hapsirat rurale, dhe urbane të tjera;
Hapësira urbane duke qenë një zonë me popullsi në progresivitet të vazhdueshëm,
ka krijuar mundësi për zhvillimin e degëve të sektorit terciar, i cili nga ana e tij,
arrin të përballojë me sukses këto flukse në rritje të popullsisë;
Traditat e lëvrimit të degëve të sektorit terciar në vendin tone, e sidomos këtu në
disa qytete, të cilat janë dalluar për nivel të lartë zhvillimi të tyre si: Shkodra,
Korça, Berati, Tirana etj.;
Në qendrat urbane gjendet personeli më i kualifikuar, i domosdoshëm, në shërbim
të këtyre degëve;
Zonat urbane, janë qendra të informacioneve kryesore në shumë aspekte të
shërbimeve tregtare e jotregtare, duke qenë një nga elementët më të rëndësishëm
për zhvillimin e këtij sektori;
Në këto zona ndodhen institucionet kryesore politike, bankare, kërkimit shkencor,
edukimit etj., si një nga parakushtet për efektivitet të këtij sektori, por edhe të
sektorëve të tjerë.
Kjo nuk do të thotë që, këto aktivitete nuk lëvrohen në ambjentet rurale. Ato i gjejmë të
përfaqësuara në përmasa dhe karakter fillestar, pasi aktiviteti kryesor këtu, është ai primar.
Cila është struktura e degëve të sektorit terciar, dhe roli i tyre në ekonomi?
Analizën e strukturimit të këtij sektori në punimin doktoral, do ta mbështesim tek
tipizimi i sektorit terciar, në shërbime tregtare e jotregtare.
Shërbimet tregtare janë shërbime të pagueshme, dhe kanë një strukturë të përbërë
kryesisht nga tregtia, turizmi, transporti dhe shërbimet e lidhura me to.
Tregtia Gjeografët e konsiderjonë degën e tregtisë, si një ndër më të rëndësishmet e sektorit
terciar, e cila është e lidhur drejt për së drejti me konsumatorin. Kështu:”Një faktor me
rëndësi në përzgjedhjen e zonave për zhvillim industrial është faktori treg. Afërsia e tregut
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
22
me prodhimin luan rol të rëndësishëm në shpërndarjen gjeografike të industrisë, pasi ul
kostot e transportit14
Gjithnjë duke u nisur nga përkufizimi që i bëjnë gjeografët:- “Tregtia është
veprimtaria e personave juridikë e fizikë, e cila ka si qëllim shitblerjen e mallrave dhe
shërbimeve të llojeve të ndryshme dhe prej këtej nxjerrjen e fitimeve”, 15
ajo është e lidhur
direkt me konsumatorin, dhe ndikon në rritjen e standartit të jetesës.
Veprimtaria e kësaj dege, ka dhënë kontributin e saj veçanërisht në proceset
civilizuese të shoqërisë shqiptare në përgjithësi, dhe asaj shkodrane në veçanti. Kjo
popullsi tradicionalisht është dalluar në zhvillimin e kësaj dege, që nga periudha e
antikitetit. Shembujt konkret nga realiteti historik, tregojnë se tregtarët shkodranë me anën
të kësaj dege, jo vetëm zhvilluan komunikime tregtare dhe shkëmbim mallrash me shumë
shtete të zhvilluara të kohës, por importuan edhe të rejat e kohës, që nga shpikjet, e deri tek
kulturat e idetë e reja. Aspekte të këtyre civilizimeve europiane të periudhës mesjetare, janë
të mishëruara në shumë aspekte të urbanizimit aktual të këtij vendbanimi. Ndikimi i këtij
dimensioni historik, shprehet në shumë aspekte të urbanizimit shkodran, dhe strukturat
urbane të tij. Pjesa muzeale, me zbukurimet e ndërtesave, dhe tipi i planit të ndërtimit të
aplikuar, është dëshmi e ndikimit të këtyre civilizimeve, dhe importimit të kulturave në
këtë qytet .
Dega e tregtisë përbëhet, nga ajo me shumicë, dhe pakicë, zonat e përqëndrimit të të
cilave janë të pozicionuara përgjatë arterieve kryesore të transportit, apo pranë zonave të
biznesit. Shpërndarja e mallrave, nga prodhuesi tek konsumatori, zinxhir njëri me tjetrin,
kalon në disa etapa:
Rëndësia e kësaj dege në ekonominë e një vendi, varet shumë nga shkalla e
zhvillimit të degëve të tjera të sektorit terciar, veçanërisht nga niveli infrastrukturor, dhe
natyra e shërbimeve të ofruara. Suksesi i kësaj dege në ekonominë e një vendi, varet nga
cilësia dhe sasia e mallrave që tregtohen, proces i cili sot në vendin tonë, më tepër është i
lidhur me të dytën, sesa të parën. Bizneset që ushtrojnë këtë aktivitet, janë të ndërgjegjshëm
se, për t‟u bërë pjesë e zhvillimeve tregtare rajonale, dhe europiane, duhet të vlerësojnë
shumë më tepër cilësinë e produkteve, krahas sasisë.
Transporti
Degë e rëndësishme e sektorit terciar, pjesë e shërbimeve tregtare, është edhe
transporti. Kjo degë realizon lëvizjen e mallrave dhe udhëtarëve, dhe shumë shërbime të
lidhura me to. Sa më e dobishme të jetë kjo degë në shërbim të prodhimit, shpërndarjes dhe
tregtimit, aq më i rëndësishëm bëhet procesi i vlerësimit të mallit. Kjo e fundit është e
lidhur me uljen e kostove të prodhimit të tyre. Rëndësia e kësaj dege në këto procese, është
14
Doka. Dhimitër,” Industria –Objekt i studimit gjeografik”, Ekonomia dhe Biznesi nr 3 fq.121 15
Po aty
Prodhues
Dega
Shitës me
shumicë
nivel lartë
Shitës me
shumicë
nivel i ulët
Shitësi
me
pakicë
Konsumat
ori
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
23
i shprehur edhe nga gjeografët, ku“Vlera e mallrave parësore rritet, ndërsa ato
transportohen në vende ku ato janë të dobishme”.16
Zhvillimi me standarte, dhe struktura e gjërë e prezantimit të transportit, krijon
premisa për zhvillim kompleks të sektorëve të tjerë të ekonomisë. Gjithashtu zhvillimi i
kësaj dege, influencon edhe proceset demografike, veçanërisht këtu shpërndarjen
territoriale të popullsisë.
Shkalla e zhvillimit të tij duhet të jetë e tillë, që t‟i bëjë ballë prodhimit në rritje të
mallrave nga sektorët primarë, sekondarë e terciarë, dhe të realizojë plotësimin e kërkesave
të popullsisë me produkte të ndryshme, si dhe nevojat për lëvizshmëri e qarkullim në
distancë të saj.
Nisur nga konstatimet e mësipërme mbi rëndësinë e tij në proceset e zhvillimit
human, një transport i zhvilluar bëhet nxitës edhe për zhvillimin e degëve të tjera të
ekonomisë së një vendi. Ndikimi i kësaj dege në plan hapsinor, është i shprehur edhe në
rritjen e nivelit të urbanizimit. Lidhja midis tyre është përpjestimisht e drejtë, dhe
dialektike.
Struktura ekonomike e një vendi, është e lidhur ngushtë me sistemin, cilësinë dhe
strukturën e transportit (autostrada, rrugë për automjete, transport hekurudhor, ajror, lumor,
detar). Lidhja midis tyre është objektive, dhe e materializuar me shembuj të shumtë të
vendeve të zhvilluara, por edhe atyre në zhvillim.
Roli i transportit merr rëndësi të madhe e del më në pah, veçanërisht për zonat
kufitare, si në rastin e rrethit të Shkodrës. Një transport me zhvillim cilësor, dhe strukturë të
gjërë prezantimi, bëhet faktor stimulues për zhvillimin e biznesit prodhues e terciar, si dhe
ndikon në strukturimin ekonomike të tyre.
Në aspektin gjeografik, dhe bazuar në kushtet topografike të rrethit të Shkodrës,
mundësitë për zhvillimin e të gjitha llojeve të transportit, janë prezent në pjesë të ndryshme
të tij. Konkretisht: për transportin automobilistik në çdo pjesë përbërëse të rrethit;
transportin hekurudhor në pjesën fushore; transportin lumor mbi lumin Drin; transportin
detar në pjesën bregdetare të tij; transportin ajror në pjesët fushore me strukturë të
qëndrueshme.
Turizmi
Për shumë vende të botës aktiviteti turistik konsiderohet më i rëndësishëm, sesa
aktiviteti prodhues, parë kjo në aspektin ekonomik, dhe atë social. Zhvillimi i kësaj dege,
nuk mund të kuptohet dhe nuk do të ishte efektiv në rritjen ekonomike, pa një mbështetje të
fuqishme nga degët e sektorëve të tjerë të ekonomisë.
Ofertat e pasura natyrore, historike si dhe strukturat infrastrukturore, të cilat
ndikojnë në zhvillimin e saj, përbëjnë domosdoshmëri për një turizëm të shumëllojtë e të
zhvilluar. Kjo degë e sektorit terciar, zhvillimin më të madh e ka patur gjatë tranzicionit
ekonomik, duke ndikuar fuqimisht në zbutjen e problemit të punësimit në vendin tonë, por
edhe në rrethin e Shkodrës.
Rritja e aktiviteteve të tilla, të lidhura me turizmin si: hoteleria, bar-restorantet,
qëndrat tregtare, zhvillimet infrastrukturore, e kanë shndërruar atë në prioritet mjaft të
rëndësishëm të ekonomisë së vendit tonë në përgjithësi, e rrethit të Shkodrës në veçanti.
Turizmi në ditët e sotme, është shndërruar në një industri të fuqishme të sektorit
terciar, favorizuar nga një ofertë e pasur natyrore, historike e materialo-shpirtërore e
16
Prof.Dr Yzeiri Eqerem”Gjeografia rajonale e botës” Tiranë 2002 , faqe 42
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
24
trashëguar brez pas brezi. Sot në këtë rreth, kjo ofertë dhe këto vlera turistike, vijnë
njëkohësisht më të konsoliduara dhe të prezantuara. Ruajtja e pefeksionimi cilësor i tyre,
përbën parakusht për të konkurruar në këtë industri në nivele kombëtare e rajonale,
kërkesat ndaj të cilit janë në rritje si nga turistët vendas, ashtu edhe ato të huaj.
Potencialet për zhvillimin e kësaj dege, dhe që e kanë shndërruar këtë rreth në pjesë të
rëndësishme të kësaj industrie, janë të lidhura me:
Bukuritë natyrore, favorizuar këto nga tërësia e elementëve fiziko-gjeografikë(
klima e mikroklimat e shumta, mozaiku i relievit, hidrografia e pasur, pasuria
floristike e faunistike). Harmonizimi cilësor i këtyre bukurive, në shërbim të
zhvillimit të llojeve të ndryshme të turizmit, krijon atraksion për vizitueshmëri, dhe
intensitet fluksesh turistike ndaj këtij destinacioni.
Vlerat historiko-kulturore, si parakusht për një turizëm historik cilësor, kanë rritur
interesin jo vetëm të turistëve vendas, por edhe atyre të huaj në njohjen e këtij
qytetërimi të hershëm. Zhvillimin e këtij lloj turizmi, e mundëson trashëgimia dhe
oferta e pasur e objekteve të shumta historike të periudhave të ndryshme, që
ndodhen në këtë rreth.
Me shumë interes në shërbim të kësaj dege janë dhe lëvizjet turistike për motive
biznesi tranzit, apo aktivitete të ndryshme të karakterit kulturoro-sportiv, lloj
turizmi i zhvilluar së tepërmi gjatë viteve të fundit.
Në shërbim të zhvillimit të një turizmi elitar, të shumëllojtë dhe efektiv, janë edhe
shumë shërbime, të cilat kanë të bëjnë me infrastrukturën e kësaj dege (kanalizimet e
ujrave, sistemin e komunikimit si dhe lehtësirat nga degët i transportit me strukturë të
volitshme në shërbim të tij, tregtisë me mallra të shumëllojta etj.). Turizmi cilësor është i
lidhur jo vetëm me infrastrukturën, por edhe superstrukturën në shërbim të tij. Kjo e fundit,
shprehet kryesisht me akomodimet, lehtësirat e nevojshme fizike e financiare në shërbim të
turistëve etj..
Shërbimet jotregtare, janë degë të sektorit terciar, të cilat financohen tërësisht ose
pjesërisht nga shteti. Kjo i jep atyre më tepër natyrën e shërbimeve publike, dhe janë
shprehje e kërkesave dhe një niveli zhvillimi ekonomik në rritje.
Për këtë degë të sektorit terciar, janë dhënë shumë përkufizime, ku sipas Juran (1978) “
Shërbimi është një punë e dobishme për një person të tretë17
, ndërkohë që plotësohet nga
Payne ( 1993), i cili shprehet : Një aktivitet apo veprim që një palë mund t’i ofrojë një
tjetre, që është i paprekshëm dhe nuk rezulton në pronësinë e diçkaje. Prodhimi i tij
mund ose jo të jetë i lidhur me një produkt fizik“18
Këto shërbime, ndryshe nga degët e tjera të sektorit terciar, tre proceset e kalimit të
mallit tek konsumatori: prodhimin, shpërndarjen dhe konsumimin, i ka të njëkohshme. Kjo
ka krijuar kosto shumë të ulëta të mallrave të prodhuara prej tyre, duke rritur gjithnjë e më
tepër kërkesat për to.
Ecuria e kësaj dege sot, në vendet e zhvilluara, dhe ato në zhvillim, tregon për
peshën e madhe të këtyre shërbimeve në kuadër të sektorit terciar. Kërkesat e larta për këtë
17
Juran, J ( 1993)“ La qualité dans les services”, faqe 8 18
Payne,A (1993) “The essence of services marketing”, Prentice Hall Europe, faqe 6
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
25
degë, shpjegohen me rritjen e të ardhurave, kohën e lirë në dispozicion, si dhe nevojën për
standarte të popullsisë.
Industria e shërbimeve po dominon edhe statistikat ekonomike në vendin tonë,
sepse njerëzit për një jetë sa më të pëlqyeshme e komode, bëjnë shpenzime të shumta, jo
vetëm për një shumëllojshmëri produktesh ushqimore, veshmbathjejesh, strehim, por edhe
për arsimim më cilësor, argëtim, kurim, etj... Të tilla shpenzime, kanë përmirësuar së
tepërmi nivelin e jetesës së popullsisë, dhe kanë ndikuar në rritjen e mirëqënies së saj.
Rritja e shpejtë e industrisë së shërbimeve në botë, dhe vendin tonë, diktohet nga dy
faktorë: kërkesat e tregut dhe nevojat e ekonomisë për të tilla shërbime. Skematikisht kjo
ndërvartësi e këtyre faktorëve me këtë lloj industrie, mund ta paraqesim në këtë mënyrë:
Faktorët e mësipërm i kanë dhënë impulse kësaj industrie, veçanërisht në vendet e
zhvilluara me nivel të lartë urbanizimi. Shprehje e këtij stadi zhvillimi, është edhe rritja e
shumëllojshmërisë së shërbimeve të ofruara në funksion të degëve të tregtisë, turizmit,
transportit, si dhe vetë shërbimeve jotregtare. Këtyre u shtojmë edhe novacionet
teknologjike, të cilat kanë profilizuar më shumë aktivitetet në shërbim të kësaj dege të
sektorit terciar, duke i bërë ato edhe më të pëlqyeshme dhe të kërkuara nga popullsia.
Vendet më të zhvilluara në botë, kanë arritur një fazë të tillë zhvillimi, të cilët janë
të orientuara kryesisht drejt përmirësimeve të vazhdueshme të jetesës, dhe të një mirëqenie
sa më të lartë. Këta të fundit, më tepër se çdo gjë lidhen me zhvillimin e kësaj industrie, e
cila paraqitet në formën e shërbimeve publike e jopublike.
Stadet në të cilën ka arritur kjo degë, dhe si prezantohet në aspekt strukturor sot, e
kanë shndërruar atë në një industri të mirfilltë, jo vetëm heterogjene strukturalisht, por edhe
e materializuar me një shumëllojshmëri mallrash, kryesisht ata të konsumit të gjërë.
Industria e shërbimeve, është e lidhur ngushtë me degët e tjera të sektorit terciar,
veçanërisht me sektorin e prodhimit, si një degë me lidhje të shumëanshme. Lidhja e
ndërsjelltë midis këtyre degëve, i bën ata të efekshme në rritjen ekonomike, dhe plotësimin
e kërkesave të popullsisë.
Konsumatori në ditët e sotme për shumë vende të botës së zhvilluar, por edhe
vendeve në zhvillim, po ballafaqohet me probleme të tilla, të cilat janë të lidhura më tepër
se çdo gjë, me vështirësitë e blerjes së shërbimeve të ndryshme. Kjo shpjegohet me një
publicitet jo shumë efektiv ndaj tyre, por edhe vështirësitë financiare nga krizat e
herëpashershme ekonomike globale. Efekshmëria e industrisë së shërbimeve, varet shumë
tek alternativat, dhe mundësitë që i vihen në dispozicion konsumatorit në përzgjedhjen e
tyre. Në botën e zhvilluar struktura e saj, vjen e përfaqësuar shumë gjërë në aspekt
strukturor, ndërkohë që për vendet në zhvillim, siç është edhe vendi ynë, kjo industri është
e materializuar me një strukturë më të kufizuar prezantimi.
Përfaqësimi i sektorit terciar në vendin tonë, me një dominancë të theksuar
statistikore, në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë, flet për operim të tij në nivel
biznesesh të mesme dhe të vogla, ose siç quhen ndryshe SME-të.
Kërkesat e tregut
Nevojat e ekonomisë
Industri shërbimesh
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
26
I.2 Roli i SME-ve, dhe kontributi i tyre në zhvillimin ekonomik
Në literaturën botërore një rëndësi e madhe po i kushtohet rolit të SME-ve në
zhvillimin ekonomik, të cilat sot, kanë sjellë shumë avantazhe, sidomos në rritjen
ekonomike të vendeve të ndryshme të botës. Këto forma të reja të organizimit të
veprimtarive, janë bërë mbizotëruese edhe në ekonominë e vendit tonë gjatë tranzicionit në
të tre sektorët e ekonomisë, rrjedhimisht edhe në degët e sektorit terciar. SME-të e para, u
krijuan në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë, dhe më pas vijuan në sektorët e ndërtimit
dhe të prodhimit primar e sekondar.
SME-të konsiderohen si një nga mënyrat më efektive, me kontribute të
rëndësishme në proceset ekonomike, specifikisht në këto aspekte:
Organizimit të prodhimit;
Shërbimet e ndryshme;
Krijimit të vendeve të reja të punës etj..
Ekonomistët e gjeografët, duke patur parasysh proceset e zhvillimeve ekonomike në
vendet e zhvilluara, dhe ato në zhvillim, kanë konkluduar mbi arsyet, pse këto forma janë
mënyra më e mirë e organizimit të bizneseve në ditët e sotme. Në tërësinë e arsyeve mund
të rendisim:
Ndërmarrjet e mëdha para se të shndërrohen në të tilla, fillesat të tyre i kanë si
ndërmarrje të vogla;
Disa ndërmarrje të vogla, megjithëse në dukje janë tradicionale, në realitet ato janë
adaptuar me të rejat dhe teknologjinë bashkohore, duke u shndërruar kështu në një
burim të rëndësishem novacioni, dhe sipërmarrjesh të rëndësishme ekonomike për
shumë vende;
Janë ndërmarrjet e vogla, të cilat në një moment të caktuar grupohen dhe rrisin
dimensionet e tyre, me influenca pozitive në procesin e rritjes ekonomike;
SME-të, kanë një fleksibilitet shumë të madh dhe aftësi për t‟u përshtatur në kushtet e
një ambjenti tregu të ndryshueshëm;19
Ndërmarrjet e vogla, luajnë një rol të rëndësishëm edhe në procesin e punësimit të
popullsisë në moshën e punës;
Në to kemi një punësim më të mirë të femrave, por edhe të personave me aftësi të
kufizuar. Këto të fundit, më tepër në shërbimet jotregtare të sektorit terciar;
SME-të përpunojnë lëndë të para, të cilat nuk i përpunojnë ndërmarrjet e mëdha. Në
procesin e prodhimit terciar, realizohet një prodhim me strukturë të gjerë, lidhur kjo me
vetë strukturën e prezantimit të tij;
Janë bizneset më të qëndrueshme përballë krizave, proces i cili krijon premisa për rritje
ekonomike;
Eleminojnë disbalancat e theksuara midis rajoneve, duke shfrytëzuar në pjesë të
ndryshme gjeografike lëndët e para dhe burimet njerëzore, të cilat nuk arrihen të
shfrytëzohen në sektorë të tjerë;20
SME-të, duke qenë se janë më të shprehuara në sektorin terciar, ofrojnë shërbime të
tilla, të cilat arrijnë të plotësojnë nevojat dhe preferencat e konsumatorit me
ekskluzivitetin e cilësisë, etj..
19
Bruno Dallago- Department of Economics, Universitety of Trento, Italy 20
Prof,As.Dr Qirici,S, Prof.Ass.Dr Dhamo S, “Vendi dhe roli i zhvillimit të SME-ve gjatë periudhës së
Tranzicionit në Shqipëri”, Ekonomia e Tranzicioni Nr 2(40), faqe 38
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
27
Në Shqipëri, SME-të u orientuan drejt atyre degëve, të cilat kapërcyen krizën e
ndryshimit të sistemeve, si dhe atyre sektorëve, të cilat duan kapital të vogël për t‟u
investuar dhe ushtruar.
Shumë studiues të fushave ekonomike e gjeografike e vënë theksin në ditët e sotme,
tek zhvillimi i distrikteve industriale, ose zhvillimit të sektorit sekondar, duke i konsideruar
ato bashkëkohore. Ata kanë konkluduar se SME-të, pra distriktet industriale janë në themel
të zhvillimit ekonomik, dhe të rritjes së prodhimit në shumë vende të botës.21
Kjo nuk e
zbeh idenë e zhvillimit të këtyre modeleve edhe në sektorë e tjerë, e për rrjedhojë edhe në
sektorin terciar.
Aktualisht, njihet në mbarë botën kontributi i SME-ve në zhvillimin dinamik të
ekonomisë, dhe punësimin e popullsisë në moshën e punës. Shembuj të ndryshëm të botës
së zhvilluar, tregojnë për një peshë të madhe të SME-ve, e veçanërisht të
mikrondërmarrjeve në punësimin e kësaj kategorie. Kështu në vende të tilla si Kanadaja,
pjesa më e madhe e këtij procesi në periudhën 1990-1995, erdhi nga punësimi në
mikrondërmarrjet, kryesisht vetëpunësim, ndërsa në SHBA firmat e vogla me 1-4 të
punësuar, krijuan rreth 450.000 vende pune në 1995, ose 35% të punësimit të atij viti22
.
Ritmet e zhvillimit të këtij elementi shumë domethënës, me karakter mbarëbotëror
i kanë shndërruar SME-të në promotorin kryesor të rritjes ekonomike për shumë vende. Në
raportet e OECD-së, statistikat tregojnë që në periudhën 1976-1984 në Kanada, numri i të
punësuarve në SME-të është rritur 46.2% 23
, ndërkohë që firmat e mëdha kanë patur
tendenca rënie në masën 33,5%; në viti 1981-1986 në Francë, numri i të punësuarve në
SME-të u rrit 21.8% 24
, kurse bizneset me mbi 500 punëtorë patën rënie me rreth 10%. Në
Shqipëri nga viti 1995-2012, pati një rënje të peshës së punësimit të popullsisë në
mikrondërmarrje me rreth 26%25
, dhe rritje të punësimit në ndërmarrjet e vogla, mesme e
më pak të mëdha.
Studiues të këtyre fushave, tregojnë se në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim,
SME-të janë një fenomen shumë i përhapur, të cilat zënë 95 %26
të të gjithë bizneseve
botërore, duke përfshirë këtu edhe vendet, të cilat kanë një përqëndrim të lartë të firmave të
mëdha, apo edhe atyre transnacionale. Për këtë dominacë, flet edhe kontributi i tyre në
ekonominë botërore, i cili arrin në 1/3 e këtij prodhimit, të paktën 50% të vendeve të punës
dhe 1/3 e totalit të eksporteve të saj.27
Kjo prirje kryesisht e vendeve të zhvilluara, vihet re sot në pothuajse të gjitha
vendet ish-socialiste, kur kontributi i SME-ve, në kohën kur në themel të ekonomisë ishte
ekonomia e centralizuar, në krijimin e PPB-së ishte shumë i ulët, në më pak e 10% . 28
Sot nevoja e krijimit të SME-ve është shndërruar në fenomen edhe për ato vende,
ku format e organizimit dhe të prodhimit dështuan nga ndryshimi i sistemeve. Këtë fakt, na
e tregon edhe realiteti ekonomik i vendit tonë, dhe i vendeve ish-socialiste, në të cilat
sistemet e modelit të ekonomisë së planifikuar treguan se nuk ishin efikase, për shkak se
21
Sheme, Selman “Gjeografia e industrisë” Tiranë 2006, fq,96 22
The OCCDE Observer , no 209, dec 1997/January 1998 23
Po aty 24
Po aty 25
INSTAT 2012,” Ndërmarrjet active sipas madhësisë” 26
Lalkaka, R.,and Bishop, J, “ Business Incubators in Econamic Development: An initial assessment in
industrialilizing countries”, NY,2003 27
Po aty 28
The OECD Observer nr 209, dec 1997/January 1998
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
28
prodhuan më shumë mjete prodhimi, sesa mallra konsumi, dhe kur dihet që këto të fundit
janë të lidhura drejpërsëdrejti me mirëqënien e popullsisë.
Në çfarë kushtesh ekonomike lindën SME-të në vendin tonë?
Reformat e reja të ekonomisë së tregut në vendin tonë, filluan në kushtet e një
situate jo të përshtatshme si: rënie të GDP në 10% në 1990, 29,9% në 1991 dhe në 10% në
199229
, faliment tërësor ekonomik, shkatërrim të tregjeve tradicionale, superinflacion, pra
të një krize të thellë në të gjitha aspektet e jetës. Kjo situatë, u përcoll me një papunësi të
madhe, pjesë e së cilës ishin të gjitha grupmoshat e popullsinë në moshën punës, e për
pasojë edhe rritja e varfërisë së tyre.
Në këtë situatë dramatike, filluan të lindin edhe ndërmarrjet e para të vogla e të
mesme me inisiativën e sipërmarrësve shqiptarë, duke shfrytëzuar përvojën profesionale,
që trashëguan nga sistemi i modelit të ekonomisë së planifikuar. Këto elementë jo vetëm
rigjallëruan ekonominë, por i dhanë jetë shumë proceseve të instalimit të ekonomisë së
tregut të lirë. Këto procese të reja zhvillimi, kaluan nëpërmjet këtyre rrugëve:
Privatizimet në të gjitha sektorët e ekonomisë së trashëguar nga modeli i ekonomisë së
planifikuar, pronarë të të cilëve u bënë të gjithë ato që kishin qenë punonjës në to;
Investimit të disa sipërmarrësve vendas me përvojë drejtuese në ndërmarrjet e sistemit
të modelit të planifikuar, në degë të sektorit terciar;
Interesimit të firmave të huaja për të investuar direkt, ose edhe si firma të përbashkëta
në ekonominë shqiptare, veçanërisht në sektorin terciar, por edhe prodhues. Aktiviteti i
tyre fillestar në aspekt të madhësisë ishte si ndërmarrje të vogla e të mesme.
Skematikisht rrugët e lindjes së ndërmarrjeve të vogla e të mesme në vendin tonë
gjatë tranzicionit(SME-ve) është e pasqyruar si mëposhtë vijon:
Në Deklaratën e Mijëvjecarit shprehet qartë se:”Një ndër politikat për zhdukjen e
varfërisë dhe rritjen ekonomike në vendet në zhvillim është krijimi i politikave të zhvillimit
industrial, që përkrahin aktivitetet jo tradicionale të sektorit privat duke i kushtuar një
vëmendje të veçantë ndërmarrjeve të vogla e të mesme.”30
Ky konstatim përbën një arsye më shumë, pse duhen inkurajuar dhe mbështetur sa
më shumë SME-të e krijuara rishtazi, por edhe për të lehtësuar veprimtarinë e atyre
29
Prof,As.Dr Qirici,S, Prof.Ass.Dr Dhamo S, “Vendi dhe roli i zhvillimit të SME-ve gjatë periudhës së
Tranzicionit në Shqipëri Ekonomia e tranzicioni ,nr 2(40), faqe 36 30
Qarku Shkodër,UNDP,Nxitja e zhvillimit rajonal nëpërmjet objektivave të mijëvjecarit, prill 2004
SME-të
Privatizimet ku pronarë u
bënë punonjësit eobjekteve
të mëparshme shtetërore
Investimet nga biznesi
vendas me përvoja drejtuese
në sektorint terciar
Rritja e interest të kapitalit të
huaj për sektorin terciar,
prezantuar në të tilla përmasa
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
29
egzistuese. Meqenëse në sektorin terciar, ushtrojnë kryesisht aktivitetin e tyre SME-të,
mbeshtetja nga degët e sektorit primar e sekondar, të lidhur drejpërsëdrejti me procesin e
prodhimit, përbëjnë suksesin dhe qëndrushmërinë e degëve të tij në të ardhmen.
Në sektorit terciar, më shumë se në çdo sektor tjetër, operohet me mikrondërmarrje,
ndërmarrje të vogla e të mesme. Kriteri që merret për bazë në këtë aspekt, është ai që
përdor edhe BE-ja, numri i punonjësve. Në vendin tonë, kriteri i madhësisë së SME-ve,
prezantohet në përmasa më të vogla. Sipas tij, përqëndrimi i punëtorëve në të tilla
ndërmarrje është:
Mikrondërmarrjet, të cilat kanë 1-9 punëtorë, dhe që i japin fizionominë tranzicionit
tonë ekonomik;
Ndërmarrjet e vogla, të cilat kanë 10-99 punëtorë për vendet e zhvilluara, por që në
vendin tonë kanë një numër më të vogël 10-49 punonjës;31
Ndërmarrjet e mesme, të cilat kanë 99-500 punëtorë për vendet e zhvilluara32
, por
që në vendin tonë kanë një numër 50 – 250 punonjës;
Ndërmarrjet e mëdha, të cilat për vendet e zhvilluara kanë mbi 500 punonjës, dhe
vendin tonë mbi 250 punonjës.
Këto forma organizimi, veçanërisht tre të parat, u shndërruan në fenomenin e
ekonomisë shqiptare të pas viteve ‟90. Realiteti i tranzicionit ekonomik në vendin tonë ka
treguar që këto forma organizimi të ekonomisë kanë qenë forca kryesore, e cila ka siguruar
stabilitet të treguesve ekonomik33
.
Proceset e integrimit rajonal e kombëtar, kanë krijuar mundësinë për bashkëpunime
midis SME-ve, në mënyrë që ky integrim të jetë sa më i natyrshëm. Kjo formë komunikimi
favorizon ato SME, që me produktet e tyre dalin në tregun rajonal. Shkëmbimet e
përvojave midis tyre, ndikojnë në intensifikimin e relacioneve, dhe në nxitjen e zhvillimit
të SME-ve, të cilat operojnë në nivel rajonal.
I.3. Shqipëria në procesin e integrimit rajonal, sfida drejt integrimit europian.
Objektivat e saj në këto procese.
Proceset e integrimit ekonomik, janë elementi esencial i të gjitha zhvillimeve
ekonomike të vendit tonë gjatë tranzicionit, të cilat detyrimisht janë të lidhura me
pjesmarrjen dhe rolin e Shqipërisë në organizmat dhe tregtinë ndërkombëtare.
Ekonomia e tregut të lirë, krijon hapësira për bashkëpunime e marrëveshje midis
bizneseve të vendeve të ndryshme, duke përforcuar bashkëpunimet ndërajonale midis
vendeve njëri me tjetrin.
Në forcimin e bashkëpunimit ndërajonal të vendit tonë me shtetet e Ballkanit
Perendimor, kanë ndikuar një sërë faktorësh, ku më të rëndësishëm përmendim:
Historiku pothuajse i njëjtë i vendeve të rajonit, për shkak se vijnë nga të njëjtat
sisteme, dhe sot prezantohen me të njëjtën strukturë ekonomike;
Afërsia gjeografike me këto vende, dhe fqinjësia historike midis tyre, të cilat shihen si
faktor favorizues në relacionet tregtare, por edhe ato të sektorëve të tjerë të ekonomisë;
31
Qirici S, Dhamo S”Vendi dhe zhvillimi i SME-ve gjatë tranzicionit në Shqipëri”Ekonomia e Tranzicioni
nr2(40) 2004, ,faqe 41 32
Ekonomia e tranzicioni nr 3(5),1995”Mbi zhvillimin e sektorit të biznesit të vogël”, faqe 29 33
Po aty, faqe 29
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
30
Resurset natyrore specifike të vendit tonë, dhe mundësitë për një specializim funksional
të tij, në kuadër të ekonomisë globale;
Perspektiva e përbashkët për të aderuar dhe bërë pjesë e BE-së, por edhe të gjitha
organizmave europianë e ndërkombëtarë34
etj..
Anëtarësimet e vendit tonë në organizmat e ndryshme ndërkombëtare, janë shprehje e
të qenit pjesë në këta procese globalizuese e integruese të tij. Shqipëria ashtu si dhe vendet
e tjera të Evropës J-L, ka institucionalizuar angazhimin për t‟u bërë pjesë e Zonës së
Tregtisë së Lirë në Rajon. Nënshkrimi i marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë me vendet e
rajonit, dhe më gjërë, do të thotë lëvizje e lirë e mallrave, njerëzve, shërbimeve, ideve dhe
informacionit.
Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë janë shumë të rëndsishme për vendet nënshkruese,
sepse kanë ndryshuar klimën e komunikimit në shumë aspekte midis tyre, për pasojë edhe
atë tregtar. Shtetet nënshkruese, duke hequr barrierat tregtare për disa mallra, kanë ndikuar
në nxitjen e zhvillimit të atyre sektorëve, ku avantazhet konkuruese shfaqen në përmasa të
mëdha.
Në këtë këndvështrim, mendojmë se zhvillimi ekonomik i vendit në përgjithësi, e i
Shkodrës në veçanti, është përqëndruar në ato degë, të cilat kanë favorizuar prodhimin e
atyre mallrave, të cilat mund të eksportohen në tregun rajonal, dhe më gjërë. Kjo e fundit,
nënkupton rikthimin në procesin e prodhimit, krahas atij primar e terciar. Zhvillimi i
harmonizuar i të tre sektorëve, dhe shfrytëzimi i potencialeve që ofrojnë ata, do të rriste
eksportet e disa produkteve tradicionale në fushën e bujqësisë, industrisë agro-ushqimore,
artizanatit, turizmit etj..
Shqipëria u pranua si anëtare e OBT-së, në Shtator 2000, rezultat i së cilës janë
politikat tregtare të akorduara nga sistemi i tregtisë globale. Anëtarësimi në këtë
organizëm, nënshkrimi në Bruksel i Memorandumit te Mirëkuptimit për Liberalizimin dhe
Lehtësimin e Tregtisë në 200135
, nënshkrimi i Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë me vendet
e tjera të Evropës Juglindore në 2002, institucionalizoi angazhimin për t‟u bërë pjesë e
Zonës së Tregtisë së Lirë në Rajon.
Këto marrëveshje dy-palëshe e shumëpalëshe, kanë anët e veta pozitive, ku më të
rëndësishmet janë:
Forcim relacionesh ndërmjet vëndeve nënshkruese të marrëveshjeve, të cilat
ndihmojnë në përshpejtimin proceseve integruese të vendin tonë, drejt integrimit
europian;
Integrimi rajonal parapërgatit bashkimin ekonomik të vëndit tonë me të njëjtën
monedhë, si dhe politikën monetare e fiskale europiane, pra anëtarësimin në BE.
Shqipëria si një shtet, i cili tashmë është bërë pjesë integrale e të gjitha proceseve
integruese rajonale, dhe që aspiron të bëhet edhe pjesë e BE-së, ka disa përparësitë
konkuruese natyrore e humane, të lidhura me:
Pozicionimin mjaft të favorshëm gjeografik, në Jugpëndim të Gadishullit të
Ballkanit, dhe në rrugëkalimet paneuropiane, që lidhin Lindjen më Perendimin e
Europës;
34
Gjoni, F”Integrimi ekonomik rajonal I Shkodrës dhe përfitimet që ka nga Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë
me Malin e Zi”, International Scientific Journal, faqe 380 35
Begani A, Bejleri E, Boriçi, A”Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë, sfidë e oportunitet për ekonominë
shqiptare”Konferenca”Zhvillimi rajonal i Shkodrës” tetor 2003, , faqe 4
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
31
Tradicioni në prodhimin i disa produkteve, për të cilat është dalluar historikisht.
Kapitalin human prezent, në numër të konsiderueshëm, etj..
Pjesmarrja në proceset globalizuese të Shqipërisë, ka kaluar fazat e veta: në fillim atë
rajonal, dhe në perspektivë të afërt, atë europian. Ky vizion përfundimtar, ka patur
kushtëzimet e veta në shumë aspekte të zhvillimit politik, ekonomik, social, por edhe atë
ligjor.
Rrugëtimi i Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë gjatë gjithë tranzicionit, shoqëruar me
sfidat reformuese e integruese të saj, është i tillë që në finalizim do të ketë anëtarësimin në
BE. Në mënyrë skematike këtë rrugëtim të Shqipërisë në organizmat ndërkombëtar, mund
ta paraqesim në këtë mënyrë:
I.4. Avantazhet e disavantazhet që ka Rrethi i Shkodrës nga Marreveshjet e
Tregtisë së Lirë me vendet e rajonit.
Nga Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me vendet e rajonit, rrethi i Shkodrës ka
avantazhe të mëdha direkte dhe indirekte. Këta janë të lidhura në radhë të parë me tre pikat
doganore: Hanit të Hotit, Muriqanit dhe Vermoshit, të cilat bëjnë të mundur komunikimin
ndërajonal me Malin e Zi, e prej këtej me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit. Pavarësisht
se, këto pika doganore janë funksionale dhe përbëjnë kapacitete potenciale për rrethin,
Qarkun dhe vendin tonë në përgjithësi, ato janë shndërruar në pika të rëndësishme ku
qarkullojnë mallra, udhëtarë, informacioni, arritjet shkencore e teknologjike, arsimore e
kulturore midis këtyre dy vendeve.
Komunikimi tregtar me shtetin në kontakt fizik me rrethin e Shkodrës, Malin e Zi,
është i lidhur me funksionimin e këtyre pika doganore, të cilat kanë lehtësuar dhe zgjeruar
intensitetin e zhvillimit të tij. Komunikimi me këtë shtet, është intensifikuar me
nënshkrimin Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me të, në dhjetor 200636
, duke e bërë
biznesin shkodran të njohur e konkurrues, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në disa tregje
rajonale e europiane.
36
http://ëëë.dogana.gov.al/
Pjesmarrja e
Shqipërisë në
OBT
Marreveshja e
Stabilizim
Asocimit me
BE
Objektiv
Anëtarësimi
në BE
Marrëveshjet e
Tregtisë së Lirë me
BE
Marrëveshjet e
Tregtisë së Lirë me
vendet e Rajonit
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
32
Avantazhet e rrethit të Shkodrës nga këto Marrëveshje janë të shumta, ndër të cilat
përmendim:
Shfytëzim potencialesh në sektorë të ndryshëm, për të qenë pjesë e tregut
rajonal;
Dalja në tregun e brendshëm me mallra dhe shërbime të domosdoshme për
konsumatorin vendas;
Rënia e çmimeve për ato produkte, të cilat kanë dalë tashmë në tregun
rajonal, gjë që ka rrit konkurrencën midis vendeve nënshkruese;
Rritjen e interesit të kapitalit të huaj, sidomos atij malazez për të investuar
në rrethin tonë, shoqëruar edhe mepërparim teknologjik;
Integrim social të hapsirave gjeografike, etj..
Potencialet me të cilat rrethi i Shkodrës mund të bëhet pjesë e këtyre proceseve
integruese dhe konkuruese, i denjë në tregun rajonal, janë këto:
Biznesi prodhues, veçanërisht këtu artizanati dhe disa produkte tradicionale në
këtë rreth, mund të bëhen konkurues dinjitoz në tregjet e Malit te Zi, Bosnje-
Hercegovinës, dhe Kroacisë etj.;
Mjaft produkte bujqësore dhe blegtorale të rrethit, duke qenë autoktone dhe
biologjikisht të një cilësie mirë, u jep këtyre prodhimeve avantazhe konkurruese
në këto relacione;
Dega e turizmit, në formën e eksportit indirekt( plazhet e Velipojes dhe ato në
Liqenin e Shkodrës), mbetet potencial në shfrytëzim dhe atraktiv për turistët
vendas, por edhe vizitorët e huaj;
Integrimi social, i cili më tepër se në çdo gjë është shprehur në zbutjen e
fenomeneve, që kanë të bëjnë me punësimin. Rritja e kërkesës për eksporte, ka
shtruar si nevojë rritjen e prodhimit, e për pasojë edhe nevojën për rritjen e
fuqisë punëtore. Ky është avantazh tjetër, me përfime nga nënshkrimi i këtyre
marrëveshjeve, etj..
Krahas avantazheve nga këto marrëveshje, rrethi është ballafaquar edhe me efekte
negative të tyre. Konkretisht:
Konkurrencën e fortë me të cilën janë ballafaquar prodhimet vendase të
rrethit, e rajonit, e për pasojë kjo ka sjellë rënie të prodhimit të tyre;
Rritje e informalitetit dhe kontrabandës, duke ju shmangur disa biznese
tarifave doganore të vendosura nga shtetet nënshkruese, të cilët dëmtojnë
bizneset, që funksionojnë dhe zbatojnë kushtet e marrëveshjeve etj..
Intensifikimi i relacioneve ndërshtetërore me vendet e rajonit, dhe me gjërë, kanë si
filozofi drejtuese, procesin e integrimit rajonal vendit tonë, i cili i paraprin procesit të
integrimit europian.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
33
Kapitulli II
NDIKIMI I FAKTORËVE NATYRORË E DEMOGRAFIKË NË ZHVILLIMIN E
SEKTORIT TERCIAR NË RRETHIN E SHKODRËS
II.1.a Pozita gjeografike, dhe ndikimi i saj në ekonominë e rrethit të Shkodrës
Rrethi i Shkodrës, ndodhet në pjesën Veriore të Shqipërisë, duke u kufizuar nga
Veriu me Malin e Zi, perëndimi me Malësinë e Madhe, Liqenin e Shkodrës e Malin e Zi,
jugu me rrethin e Lezhës dhe detin Adriatik dhe lindja me rrethin e Pukës e Tropojës. Ka
një sipërfaqe prej 1302,96 km237
dhe një popullsi prej 256 820 banorë38
.
Harta II.1: Harta Administrative e Qarkut dhe pozicionimi gjeografik i rrethit të Shkodrës.
Në kuadër të zhvillimit rajonal të vendit tonë, dhe në konceptin e strategjive të
këtij zhvillimi, rrethi i Shkodrës mund të konsiderohet, si kryeqendra e Shqipërisë Veriore
e Veri-Lindore. Këtë rol, Shkodra, e ka fituar shumë herët, që nga themelimi i saj si qëndër
qytetare (230 vjet b.c), dhe me veçoritë e zhvillimit të disa degëve të sektorit terciar,
veçanërisht të tregtisë, vazhdon ta luajë edhe sot. Personifikimi i saj, si kryeqendër për
Qarkun, dhe më gjërë për Shqipërinë Veriore, është i lidhur me një sërë elementësh:
Pozitën gjeografike dhe gjeopolitike mjaft të favorshme, si rreth kufitar;
Resurset natyrore ekzistuese mjaft të pasura dhe të shumëllojta;
Trashëgiminë kulturore e historike me tradita të lashta;
37
Qarku Shkodër 2003 38
Qarku Shkodër 2013
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
34
Egzistencën e një sërë rrugësh të rëndësishme, me anë të të cilave bëhet e
mundur komunikimi midis njerëzve, shkëmbimi i mallrave dhe ideve midis
rretheve, dhe prej këtej me Malin e Zi e shtetet e tjera të Rajonit;
Nivelin e lartë të zhvillimit ekonomik tradicionalisht, si një qendër me
zhvillim të hershëm të degëve të sektorit terciar (në Mesjetë), gjatë sistemit
të modelit të planifikuar me zhvillim kompleks, dhe sot, një sektor i
rigjallëruar në shumë drejtime etj..
Roli i pozitës gjeografike në dhënien e atributit “pol zhvillimi” për Qarkun, dhe
Veriun e Shqipërisë, është e lidhur me ekzistencën e pikave të shumta doganore, të cilat i
shërbejnë këtij rrethi, dhe gjithë vendit tonë, si porta komunikuese e lidhëse me rajonet
kufitare përreth. Konkretisht:
Pika doganore kufitare e Muriqanit, 13 km larg Shkodrës, nëpërmjet të cilës
bëhet lidhja me Malin e Zi, me një infrastrukturë të rikonstruktuar, e cila ka
ndikuar në intensifikimin e marrdhënieve me këtë shtet, veçanërisht në
zhvillimin ekonomik të zonave urbane e rurale të rrethit të Shkodrës.
Pika doganore kufitare e Hanit të Hotit, 35 km larg Shkodrës( Malësi e
Madhe), me anë të së cilës bëhet e mundur lidhja me Malin e Zi
(Podgoricën), dhe prej këtej me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit
Perendimor( Bosnjë-Hercegovinën, Kroacinë , Serbinë, etj);
Pika doganore e kalimit kufitar në Vermosh, 99 km larg Shkodrës (Malësi e
Madhe), me anë të së cilës bëhet e mundur lidhja me trevat malore shqiptare
të Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës, me një infrastrukturë brenda vendit tonë,
e cila lë për të dëshiruar, dhe që klasifikohet si rrugë dytësore;
Aksi rrugor Shkodër-Milot- Kukës-Prizren, me anë të së cilës Shkodra lidhet
me rrethet ku kalon kjo rrugë, por prej këtej edhe me Kosovën;
Aksi i lumit të Drinit( Shkodër-Dibër; Shkodër- Fierzë-Gjakovë), me anë të
së cilës shkohet deri në Koman, dhe prej andej në rrethet Verilindore të
Shqipërisë;
Stacioni hekurudhor i Bajzës, i cili përbën të vetmen nyje hekurudhore që
lidh Shqipërinë, me Malin e Zi. Aktualisht është jofunksionale, por një
potencial i rëndësishëm për tu shfrytëzuar në të ardhmen. Funksionimi i saj
do të intensifikonte lidhjet e Shqipërinë me vende të ndryshme të Europës,
duke u bërë pjesë e magjistraleve paneuropiane hekurudhore.
Rrethi i Shkodrës me anë të këtyre portave komunikuese, zhvillon marrëdhënie
tregtare kryesisht me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë, duke krijuar lehtësira
doganore për eksport-importet e mallrave, dhe lëvizjes së njerëzve me këto vende.
Në përforcim të idesë së mësipërme, është edhe ndërtimi i rrugës së Kombit, aksit
rrugor Durrës – Kukës – Morinë – Prishtinë në Rajonin Verior të Shqipërisë, aks i cili ka
ndikuar pozitivisht për zonat ku kalon kjo rrugë, por edhe për rrethin e Shkodrës, largësia
prej së cilës deri në Milot, është vetëm 53 km.
Ndikimi pozitiv i Rrugës së Kombit për vendin në përgjithësi është
shumëdimensional, veçanërisht tek zhvillimet tregtare midis Shqipërisë e Kosovës, ku edhe
bizneset shkodrane me disa mallra, kanë arritur të depërtojnë në tregjet kosovare. Nga ana
tjetër kjo rrugë, ka intensifikuar flukset turistike drejt destinacioneve shqiptare, por edhe
ato malazeze. Turistë të shumtë nga Kosova, preferojnë që të kalojnë nga Shqipëria për në
Mal të Zi, ose të akomodohen në vendin tonë, kryesisht për turizëm balnear. Janë të shumtë
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
35
pushuesit kosovarë, që frekuentojnë plazhet e mrekullueshme të Velipojës në rrethin e
Shkodrës, duke e bërë atë një destinacion mjaft të pëlqyeshëm turistik.
Shtrirja gjeografike e rrethit të Shkodrës, si një rreth kufitar ka edhe rëndësi
gjeopolitike, duke krijuar mjaft avantazhe për të, por edhe vendin, në përgjithësi. Këtë
avantazh, harmonizuar edhe me pasuritë e shumta nën e mbitokësore, historikun e
marrdhënieve të hershme të tij me Venedikun, Austrinë, Gjermaninë, sot Shkodra po i
shfrytëzon në shumë drejtime. Me këto shtete, jo vetëm që janë krijuar shumë ura
komunikimi në shumë aspekte, por është rritur interesi i tyre për të investuar më tepër në
degët e sektorit terciar, si: arsim, infrastrukturë, shëndetësi, etj..
Pozicionimi gjeografik i përshtatshëm, ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e
veprimtarive ekonomiko-tregtare dhe turistike, degë të cilat jo vetëm dominojnë sot në
statistikat e rrethit, por edhe kanë impulsuar zhvillimin e sektorëve të tjerë, në shumë
aspekte.
Pozita gjeografike e Shkodrës, harmonizuar me aspektet të zhvillimit gjeoekonomik
e gjeopolitik të vendit në përgjithësi, e kanë shndërruar këtë rreth në qendrën kryesore
tregtare dhe ekonomike të gjithë Rajonit V-VL të Shqipërisë, duke përforcuar idenë e
“polit të zhvillimit” për këta hapësira.
II.1.b.Pozita gjeografike e Shkodrës, faktor zhvillimi në shumë aspekte për
rrethet e Rajonit Verior e Veri-Lindor të Shqipërisë
Rrethi i Shkodrës, si pjesë e Qarkut me të njëjtin emër, ka qenë dhe është qendra
kryesore ekonomiko-tregtare, kulturore, arsimore, por edhe e lidhjeve e komunikimeve
ndërajonale të vendit tonë, e për rrjedhojë edhe me rajonin Verior e Verilindor të
Shqipërisë.
Harta nr. II 2: Harta e ndarjes administrative të rrethit të Shkodrës
ëëë.qarkushkoder.org/foto/harta
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
36
Relacionet e Shkodrës me rrethet e Veriut shqiptar, kanë qenë të forta veçanërisht në:
Aspekt tregtar, pasi këtu kanë funksionuar tregjet kryesore të shitjes dhe tregtimit të
mallrave të këtyre trevave, që nga Mesjeta, e në vijimësinë kohore deri sot;
Aspekt kulturor, duke qenë një nga qëndrat kryesore të artit e kulturës shqiptare
historikisht, deri në ditët e sotme;
Aspekt arsimor, duke qenë qendër e dijeve e arsimimit profesional e të lartë për të
gjithë Veriun e Shqipërisë. Vetëm nga rrethet veriore në vitin 2011 janë regjistruar
në vitin e parë rreth 21%39
e studentëve, duke e fokusuar edhe në këtë aspekt
Shkodrën, si qendër arsimore për ta, etj..
Rol i qendrës së marrjes së shumë shërbimeve terciare, nga ana e këtyre rretheve, e ka
shndërruar rrethin e Shkodrës sot, në ”pol zhvillimi” për këto hapësira gjeografike. Dalja në
det e tij, dhe kufizimi me Liqenin e Shkodrës, ka krijuar mundësi për zhvillimin e turizmit
balnear e liqenor, dhe krijimin e shumë destinacioneve turistike, të cilat shftytëzohen nga
shumë pushues, veçanërisht nga rrethet e Veriut shqiptar. Pavarësisht nga distancat jo
shumë të mëdha të kësaj qendre me këto rrethe, vështirësitë e komunikimit janë të
dukshme, për shkak të një transporti, i cili lë për të dëshiruar. Kjo, ka ndikuar në kufizimin
e relacioneve në shumë aspekte të zhvillimit ekonomik e social midis tyre. Largësia e këtij
rrethi nga rrethet e Shqipërisë Veriore, paraqitet e tillë:
39
Zyra e Statistikës, Universiteti i Shkodrs “Luigj Gurakuqi” 2012
Has
181 km
M.M
18 km
Tirana
92 km
Tropoje
162 km Kukes
149 km
Shkoder
Puka
58 km
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
37
Harta nr.II.3: Harta e ndarjes administrative të Shqipërisë40
Rrethi i Shkodrës në këto komunikime, mbetet padyshim qendra kryesore, dhe ura
lidhëse, ku qarkullon pjesa më e madhe e mallrave dhe e udhëtarëve, midis rretheve Malësi
e Madhe, Pukë, Tropojë, Kukës, dhe gjithë Shqipërisë, me Malin e Zi. Me këtë shtet, disa
prej këtyre rretheve, megjithëse kanë largësi fizike shumë të vogël, mungesa e një
infrastrukture funksionale komunikuese, dhe me standarte, ka vështirësuar relacionet midis
këtyre hapsirave gjeografike. Shkodra, është larg nga Podgorica, kryeqëndra e Malit i Zi,
vetëm 56 km41
, duke qenë gjeopolitikisht urë lidhëse në ato pak komunikime të këtyre
rretheve me këtë shtet, dhe veçanërisht e të gjithë flukseve hyrëse e dalëse të mallrave,
njerëzve , informacioneve, nga vendi ynë drejt këtij shteti, dhe anasjelltas.
Rajonizuar gjeografikisht në Veriperëndim të Shqipërisë, por me një standart
zhvillimi shumë më të lartë se rrethet në kufi me të, si dhe duke qenë në kontakt fizik me
Malin e Zi, rrethi i Shkodrës ka ndikuar pozitivisht në përforcimin e komunikimit të këtyre
rretheve, jo vetëm me këtë shtet, por edhe më gjërë, me Rajonin. Ky fakt i ka shndërruar
indirekt këto rrethe, në pjesë të relacioneve me këtë shtet, dhe për pasojë edhe në proceset
e bashkëpunimit ndërajonal. Pika doganore e Muriqanit (Shkodër) e ajo e Hanit të Hotit
(Malësi e Madhe), realizojnë gjithë fluksin e qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve midis
këtyre dy shteteve, por edhe me vendet e Ballkanit Perendimor.
II.1.c.Pozita gjeografike e Shkodrës, në raport me “Polin Qëndror të
Zhvillimit”, Tiranën.
Rrethi i Shkodrës tashmë, ka lidhje intensive në të gjitha pikëpamjet me rajonin
Qëndror, ose “Polin Qëndror të Zhvillimi”, Tiranën. Një ndër arsyet e forcimit të këtyre
40
Qarku Shkodër “Nxitja e zhvillimit rajonal nëpërmjet objektivave të mijëvjecarit” 2003 41
http://ëëë.qarkushkoder.org/
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
38
relacioneve, është shkurtimi i distancës, nga 125 km në rreth 92 km42
, duke eleminuar
rrugën që kalonte nga fusha e Torovicës, dhe ndikuar në zvoglimin e distancës kohore
midis tyre.
Shkurtimi i distancës fizike, ka influencuar në forcimin lidhjeve tregtare,
ekonomike e kulturore midis këtyre rretheve. Për metropolin, Shkodra shërben si transit për
marrdhëniet dhe shkëmbimet në të gjitha aspektet me Malin e Zi, si dhe treg- shitje për
mallrat të ndryshme të tij drejt këtij rrethi. Kësaj i shtojmë edhe të qenit një destinacion
turistik mjaft atraktiv për pushues nga ky Rajon, e më gjërë. Rruga lidhëse midis këtyre dy
rretheve, deri në afërsi të Milotit, me një gjatësi 53 km43
ose 58% të saj, është në standartet
e një rruge kombëtare primare, Milot-Thumanë 14 km ose 15% e saj në nivel autostrade,
dhe në vazhdim Thumanë- Tiranë 25 km44
ose 27% e saj, në standartet e rrugës primare.
Shndërrimi optimal i saj, në kushtet e një autostrade me 4 korsi, siç është në projektet
zbatuese, është një mundësi më tepër, që distanca fizike midis këtyre dy qendrave të jetë e
papërfillshme. Shkurtimi i distancës kohore midis tyre, presupozon intensifikim
komunikimi në shumë aspekte midis këtyre dy “poleve”, ashtu sikurse edhe ulje të kostos
së transportit, në vlerën e mallrave të prodhuara e shkëmbyera prej tyre.
Pjesë e këtij “poli zhvillimi” është edhe Durrësi, qendra e dytë më e zhvilluar e
vendit, pas Tiranës. Shkodra, është larg Portit të Durrësit 105 km45
, me anë të së cilës
zhvillohet fluksi më i madh i qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve, në lidhjet e vendit
tonë me botën e jashtme, sidomos me Italinë. Lidhjen me këtë shtet, Shkodra i realizon
edhe nëpërmjet Portit të Shëngjinit, i cili ndodhet vetëm 42 km 46
larg saj, dhe që shërben
më tepër për transport mallrash, se sa udhëtarësh.
Pozita e favorshme gjeografike e rrethit të Shkodrës në lidhje me “Polin Qëndror
të Zhvillimit “ në vendit tonë, e kanë shndërruar ekonominë e tij në pjesë të të gjitha
proceseve të reja integruese të ekonomisë shqiptare, duke e renditur rrethin e Shkodrës në
rrethet kryesore të vendit në shumë aspekte, veçanërisht në degët e sektorit terciar.
II.1.d. Roli i pozitës gjeografike të Shkodrës, në bashkëpunimet ndërkufitare
me Malin e Zi
Nga pjesa Veriore e Jugperëndimore, rrethi i Shkodrës kufizohet me Malin e Zi.
Kontakti fizik me të, dhe distanca e shkurtër, ka intensifikuar bashkëpunimet me këtë shtet
në shumë fusha. Këto komunikime janë të justifikuara edhe për faktin se, në të gjendet një
pjesë e trevave shqiptare të shkëputura, që nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës në
1913, të cilat historikisht kanë patur lidhje organike të forta me Shkodrën. Intensiteti i
këtyre relacioneve, jo vetëm ka historik të gjatë, por në tranzicion ato vijnë shumë më
intensive. Shkodra lidhje organike dhe funksionale ka patur veçanërisht me Ulqinin,Tuzin,
etj.. Lidhjet tradicionale të Shkodrës me këto treva shqiptare në Mal të Zi, kanë funksionuar
edhe gjatë sistemit monist. Shumë shqiptarë nga këto treva, të mbetur gjatë këtij sistemi në
qytetin e Shkodrës, ruajtën komunikimin me vendin e tyre të origjinës, ndonëse në mënyrë
42
Ministria e Punëve Publike e Transportit, Tiranë 2012”Distanca ndërmjet qyteteve të Shqipërisë” 43
Ministria e Punëve Publike e Transportit, Tiranë 2012”Distanca ndërmjet qyteteve të Shqipërisë” 44
Po aty 45
Po aty 46
Po aty
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
39
të kufizuar. Sot relacionet me to, prezantohen shumë më intensive, dhe në shumë aspekte të
jetës ekonomike, kulturore e arsimore etj.. Intensiteti i komunikimit midis tyre, është
favorizuar edhe nga distanca e shkurtër midis Shkodrës e Ulqinit, në vetëm 4347
km, si dhe
përmirësimet infrastrukturore në dy anët e kufirit.
Bashkëpunimet me trevat e Ulqinit, Tuzit, Podgoricës janë jo vetëm në fushën
ekonomike, veçanërisht të degëve të sektorit terciar, por dhe në aspekt demografik. Kjo e
fundit, është e konkretizuar me shkëmbimet e krahut të punës midis këtyre trevave.
Orientimi gjeografik i kësaj lëvizje hapsinore, është kryesisht nga Shkodra drejt këtyre
hapsirave, në formën e emigracionit sezonal. Intensiteti i kësaj forme lëvizjeje është i lartë,
sidomos gjatë stinës së verës, kur flukset turistike drejt Malit të Zi janë shumë larta. Duke
patur parasysh, që në Mal të Zi funksionon turizëm masiv balnear i një cilësie të lartë,
punësimi drejt këtyre destinacioneve turistike nga Shkodra është i lartë.
Frekuentimi i madh i plazheve cilësore malazeze, dhe pëlqyeshmëria ndaj tyre nga
turistë të vendeve të ndryshme të Europës, i ka shndërruar ato edhe në destinacione të
rëndësishme turistik për shqiptarët nga Shqipëria, e sidomos për shkodranët. Ky fakt nuk
zbeh vlerat e plazheve shqiptare, përkundrazi i ndërgjegjëson bizneset, të cilat operojnë në
këtë aktivitet të rendin drejt cilësisë, si kriteri kryesor për efektivitet ekonomik i këtij
shërbimi terciar. Plazhet e Velipojës, dhe sidomos atraksioni për njohjen e historikut e
kulturës së qytetit të Shkodrës, ka intensifikuar hyrjen e flukseve turistike drejt këtij
destinacioni. Këtë na e tregojnë edhe statistikat në rritje, ku vetëm gjatë verës së vitit 2013
sipas të dhënave të Doganës së Muriqanit, kanë hyrë brenda vëndit tonë rreth 420 mijë
turistë.48
Drejtimi i flukseve turistike ka qenë me destinacion plazhin e Velipojës, apo
plazhet e tjera të Shqipërisë, si dhe vizitorë tranzit në qytetin e Shkodrës. Një numër i madh
turistësh, të cilët vizitojnë këtë qytet me kulturë e zhvillim të hershëm, janë shqiptarë nga
Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Tërheqja turistike e këtij qyteti, ka qenë dhe është i lidhur
me vlerat historike- kulturore dhe arkitektonike të tij, si dhe natyrën e begatë me vlera të
jashtëzakonshme të pjesëve të tjera të rrethit të Shkodrës.
Ky destinacion, duke disponuar një produkt turistik mjaft të pasur dhe
shumë origjinal, ka çfarë t‟i ofrojë turistëve vendas dhe atyre të huaj. Produktiviteti turistik
në këtë rreth, është shprehur tek shumëllojshmëria e objekteve turistike, që nga lashtësia
me Kalanë e Shkodrës të shekullit të IV p.e.s, muzeumet e periudhave të lulëzimit të qytetit
gjatë Mesjetës, objektet e kultit të tre besimeve fetare, nga më të rrallat në Ballkan e
Europë, shtëpitë e rrugët karakteristike, Fototekën Marubi, urën e Mesit të shekullit të
XVIII, kalanë e Drishtit, e deri tek objektet natyrore në shërbim të turizmit balnear e malor.
Tërësia e kësaj oferte, jo vetëm tregon për pasurinë strukturore të kësaj dege, por edhe të
një superstrukture turistike në zhvillim e sipër, në shërbim të saj.
Korridori i Adriatikut, ose Rruga e Bregdetit, në kuadër të projekteve paneuropiane
të zhvillimit të infrastrukturës, i cili parashikohet të kalojë nëpër Ulqin, do të krijojë
mundësi më të mëdha në intensifikimin e marrdhënieve tregtare të Shkodrës me Malin e Zi,
dhe prej këtej me shtetet e Europës Qendrore.49
Duke pretenduar që rrethi i Shkodrës të jetë
pjesë e këtij Koridori në të ardhmen, përmirësimet infrastrukturore nga ana e shtetit
shqiptar, duhet të shihen si prioritete zhvillimi.
47
Qarku Shkodër 2013 48
Të dhëna të marra nga Dogana e Muriqanit, Gusht 2013 49
Qarku Shkodër, “Bazat e strategjisë së zhvillimit te Shkodres” 1998.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
40
Harta nr.II. 4: Harta e Koridorit të Adriatikut
http://www.skyscrapercity.com/s
Koridori i Adriatikut dhe distanca e shkurtër e Shkodrës prej tij, ndikojnë
pozitivisht në zhvillimet ekonomike, kulturore e shoqërore midis shteteve, pjesë e kësaj
infrastrukture. Proceset e reja të zhvillimit ekonomik, dhe funksionimi i ekonomisë
shkodrane e shqiptare si pjesë integrale e ekonomisë rajonale, arrijnë të kapërcejnë largësitë
fizike midis shteteve. Këto procese kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha zhvillimet humane
të këtij rrethi, e për rrjedhojë edhe në ecurinë e zhvillimit të sektorit terciar, degë prioritare
e ekonomisë së tij.
Në shërbim të bashkëpunimit të rajonit të Shkodrës me Malin e Zi është edhe
funksionimi i Forumit Rajonal të Bashkëpunimit50
dhe Marrëveshjes së Lundrimit51
, efektet
e të cilave janë në shumë drejtime të forcimit të relacioneve midis tyre.
II.2. Kushtet natyrore, faktor i rëndësishëm me impakte në proceset e
zhvillimit të sektorit terciar në rrethin e Shkodrës
Kushtet natyrore-gjeografike të rrethit të Shkodrës janë faktorë të rëndësishëm, të
cilët padyshim shoqërohen me konseguenca në strukturimin ekonomik sipas sektorëve.
Gjithashtu, ato influencojnë edhe planifikimin hapsinor territorial të tij. Këto elementë
ndikojnë në të gjitha degët e ekonomisë, e për pasojë edhe në sektorin terciar. Kjo përbën
arsyen, pse trajtimi i tyre zë një vend të veçantë në këtë punim.
Elementët kryesorë të kushteve natyrore në trajtimin e tyre klasik, të cilët kanë
ndikim në ecurinë e të gjithë sektorëve të ekonomisë, e për rrjedhojë edhe në sektorin
terciar janë: ndërtimi gjeologjik, relievi, klima, hidrografi, bota bimore e shtazore.
50
Qarku i Shkodrës Forum i krijuar në Maj 2001, “ Nxitja e zhvillimit rajonal nëpërmjet objektivave të
mijëvjecarit” fq. 43 51
Qarku i Shkodrës Projekt –Marrëveshja e miratuar nga KM në Prill 2004, “Nxitja e zhvillimit rajonal
nëpërmjet objektivave të mijëvjecarit” fq. 43
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
41
Trajtimi i tyre nuk përbën qëllim më vete, por analizohen si pjesë integrale e
lidhjeve dhe kushtëzimeve reciproke, që ekzistojnë midis elementëve natyrorë nga njëra
anë, dhe atyre ekonomiko-shoqërorë, demografikë nga ana tjetër.
Hapësira gjeografiko- natyrore me të gjitha veçoritë e veta në rrethin e Shkodrës,
ofron mundësi mjaft të mira për një zhvillim të gjithanshëm ekonomik të saj në shumë
aspekte. Për natyrën e begatë të këtij rajoni, që herët është shkruajtur nga Marin Barleti:
“Ky qytet aq i shkëlqyeshëm e aq i njohur dallohet mbi të tjerët për ajër të shëndetshëm,
për ara pjellore e të punuara mirë dhe për ujra që i ka me shumicë. Rrëzat e këtij qyteti
nga Lindja i lag një degë e vogël e Drinit, kurse nga Perëndimi kalon Buna, që është e
begatshme me cdo lloj peshku… Buna buron prej atij liqeni aq të përmëndur, për të cilin të
gjithë thonë që është formuar vonë…” 52
Vlerësimi i potencilalit natyror të rrethit të Shkodrës, si dhe transformimet që janë
bërë në mjedisin e tij, si rezultat i ndikimit të këtyre elementëve, duhet të shikohen si
faktorë mjaft të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të kësaj hapësire,
veçanërisht të ecurisë së sektorit terciar.
Harta nrII. 5: Harta fizike e Qarkut Shkodër
Lidhjet dialektike midis faktorëve fiziko-gjeografikë dhe proceseve të zhvillimit
human, si dhe harmonizimi i tyre kanë krijuar një unitet territorial rajonal, ku ndërvartësia
midis tyre, është shprehur edhe në analizën e detajuar të këtyre elementëve.
Zhvillimi gjeotektonik i kësaj hapësire gjeografike, shprehur me veçoritë
gjeologjike të saj, është shoqëruar me konseguenca në zhvillimin e sektorit terciar.
Gjeologjikisht rrethi i Shkodrës, ndodhet në një fundosjeje tektonike të periudhës së
52
Barleti Marin “Rrethimi i Shkodrës” fq. 41
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
42
pliocenit-kuaternarit,53
e cila i përket zonës tektonike të jashtme të Alpeve54
dhe Ultësirës
Pranadriatike55
.
Përbërja e ndryshme gjeologjike e tij nga sedimentarë, metamorfikë dhe
magmatikë, ka favorizuar egzistencën e një numri të konsiderueshëm mineralesh metalorë
dhe jometalorë. Ky rajon ka rezerva të bakrit në Palaj- Karmë afër Komanit, në Turrec afër
Vigut56
; titano-mangan përqëndruar në Ungrej, Sakaxhi afër Vigut57
; kaolinë afër Vigut58
;
argjilë në Domen; asbest në Kaftallë afër Vigut; dolomite në Rasek; gëlqerorë dhe cimento
në Mes; argjilë për prodhim tullash në Bushat; mermer në afërsi të Vigut dhe në Tepe; rërë
dhe zhavorre në breg të lumit Drin,59
pasuri këto të cilat nuk janë të shfrytëzuara tërësisht
në shërbim të ekonomisë së rrethit. Përjashtim bëjë disa mineraleve jometalorë, të cilët janë
shfrytëzuar në industrinë e materialeve të ndërtimit, për shkak të rëndësisë që mori kjo degë
gjatë tranzicionit ekonomik. Zhvillimi i vrullshëm i ndërtimit, u vu edhe në shërbim të
degëve të sektorit terciar, veçanërisht të zhvillimeve infrastrukturore, tregtisë e turizmit.
Përbërja gjeologjike ndikon gjithashtu, edhe në cilësinë e infrastrukturës rrugore,
sidomos në qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e saj, si dhe në cilësinë e pejsazhit në
shërbim të turizmit në këtë hapësirë( infrastrukturës turistike balneare e malore).
Rrethi i Shkodrës, karakterizohet nga një shumëllojshmëri e relievit, e kushtëzuar
kjo nga vetë përbërja gjeologjike e tij. Mozaiku morfografik i kësaj hapësire ka
pozicionuar: në qendër Ultësirën e Shkodrës dhe rajonet kodrinore, dhe më në brendësi
rajonet malore. Kjo ultësirë shtrihet nga Hani i Hotit në veri, deri në Lezhë në Jug, me
gjatësi 66 km dhe gjërësi 26 km.60
Këtij rrethi i përket vetëm një pjesë e saj, e konkretisht
ekstremiteti më jugor i Ultësirës së Mbishkodrës në Komunën Rrethina, ndërkohë pjesa
tjetër e relievit fushor të tij, zihet nga Ultësira e Nënshkodrës deri në kufi me komunat
fushore të saj, Dajç e Balldren, pjesë e rrethit të Lezhës.
Relievi i Ultësirës së Shkodrës, pjesë e këtij rreth është kryesisht fushor, dhe thyhet
nga një radhë kodrash gëlqerore dhe flishore me drejtim VP-JL61
. Këto kodra shkojnë deri
në lartësitë 50-100m62
mbi nivelin e detit, ku ndër to përmendim: kodrat e Bushatit,
Bërdicës, Barbullueshit, etj... Në pjesët rrethuese të Ultësirës ndodhen male me lartësi të
vogël mbi nivelin e detit, ku ndër ta përmendim malin e Hajmelit me lartësi 1500 m,63
etj...
Meqenëse është një zonë sizmike aktive, karakteristikë për këtë ultësirë është mbizotërimi i
lëvizjeve ulëse, dhe në disa sektorë si rezultat i tyre, lartësia shkon e njëjtë me nivelin e
detit. Kjo është një nga arsyet, pse Ultësira e Shkodrës është shumë e lagësht dhe kërkon
drenazhim të mirë të tokës bujqësore. Duke qenë një zonë thyerjesh e fundosjesh,
53
Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Vëllimi i Dytë, Tiranë 1990Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Qendra
e Studimeve Gjeografike, , faqe 454 54
Po aty, faqe 60 55
Po aty, faqe 69 56
Dede S” Pasuritë minerale të Shqipërisë”, fq.248 57
Po aty ,fq.235-244 58
Po aty,fq 394 59
Dede S “Pasuritë minerale të Shqipërisë”, fq 386-389 60
Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Vëllimi i Dytë, Tiranë 1990Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Qendra
e Studimeve Gjeografike, , faqe 454 61
Po aty, faqe 465 62
Po aty, faqe 465 63
Po aty, faqe 175
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
43
destabilizimi tektonik i saj është i vazhdueshëm, duke u prekur nga tërmete me
konseguenca në reliev e në procese të ndryshme ekonomike e sociale të kësaj hapsire.64
Relievi fushor i këtij rrethi, përfaqësohet në perendim nga fusha e Bregut të Bunës,
Anamalit, Trushit, Velipojës, Bregut të Drinit dhe një pjesë e fushës së Zadrimës, brenda
kufijve të komunave Bushat e Barbullush. Këto paraqiten në reliev të transformuara, ku
pejsazhet antropogjene mbizotërojnë ndaj atyre natyrore. Këto transformime kanë çuar në
zhdukjen e ekosistemeve natyrore, të cilat për nga vlerat natyrore përbëjnë biodiversitete
me vlera studimore. Përveç kësaj, këto ekosisteme kanë edhe vlera ekonomike për rrethin e
rajonin në përgjithësi, veçanërisht në zhvillimin e sektorit primar(bujqësisë) dhe terciar
(turizmit pejsazhor).
Zona fushore bujqësore pas viteve 90‟, kur u krye procesi i privatizimit të tokës
bujqësore është lënë djerrë, ose është kthyer në troje ndërtimi. Një pjesë fare e vogël e saj,
shfrytëzohet në mbjelljen e foragjereve për blegtorinë, kulturave tradicionale bujqësore,
perime e zarzavate të ndryshme (trangull, domate, bishtaja, fasule), etj... Produktet e
mësipërme bujqësore, tradicionalisht kanë furnizuar jo vetëm tregu shkodran, por edhe atë
të rretheve fqinjë, dhe vitet e fundit edhe tregun malazez. Relacionet e krijuara midis
zonave rurale e urbane në këtë degë, jo vetëm evidentojnë lidhjet harmonike midis tyre
historikisht, por edhe ato midis sektorëve të ekonomisë (sektorit primar e terciar), e gjithë
kjo në funksion të mirëqenies së popullsisë.
Zonat kodrinore të rrethit janë shfrytëzuar për kultura të drunjta, kryesisht në
mbjelljen ullinjve, vreshtave apo drurë frutorë, produkte këto, që ndikojnë në zhvillimin e
degës kryesore të sektorit terciar, e veçanërisht atë të tregtisë. Prodhimet e këtyre kulturave
mbulojnë furnizimin e tregut shkodran, por edhe më gjërë. Këto produkte, ose tregtohen e
përdoren nga konsumatori të papërpunuara, ose shfrytëzohen si lëndë e parë për sektorin
sekondar të ekonomisë, veçanërisht për industrinë ushqimore në konservimin e tyre.
Këtij rrethi i takojnë edhe disa kurrize malore, si: kurrizi Cukal-Bigaj e Gimaj,
kurrizi Maranaj -Bigaj e Gimaj, pjesa lindore e kurrizit Velecik –Bridash e pjesa
perendimore e Bllokut të Jezercës. Këto njësi malore përbëhen nga shkëmbenj karbonatikë,
të cilët ngrihen menjëherë mbi ultësirë, me një lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e
detit. Nga pjesa veriperendimore në drejtim së lindjes së rrethit të Shkodrës, fillojnë Alpet e
Veriut, të cilat shkojnë deri në 2600 m lartësi mbi nivelin e detit. Këtu ndodhen disa pika
turistike, ku më i përmenduri është Parku Kombëtar turistik i Thethit.
Në konkluzion të kësaj analize të karakteristikave të relievit i këtij rrethi, mund të
konstatojmë se ai është favorizues në zhvillimin ekonomik të tij në përgjithësi, por edhe të
sektorit terciar në veçanti. Me influenca ky element fiziko-gjeografik është sidomos në
degën e transportit, reliev i cili favorizon një strukturë të shumëllojtë të tij. Ndër këto, rrethi
ofron mundësi për zhvillimin e transportit automobilistik në çdo pjesë të tij, por ku
vështirësitë në zonat malore janë evidente. Me impakte pozitive, sidomos relievi fushor i
rrethit, është edhe për transportin hekurudhor. Momentalisht, ky lloj transporti është
funksional deri në qytetin e Shkodrës, por me një peshë shumë të ulët në transport mallrash
e udhëtarësh. Ky rreth ka mundësi zhvillimi edhe të transportit lumor mbi lumin Drin, deri
64
Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Vëllimi i Dytë, Tiranë 1990Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Qendra
e Studimeve Gjeografike, , fq 465
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
44
në Koman, por që ka një peshë shumë të ulët, kryesisht për transport udhëtarësh drejt rrethit
të Tropojës, apo zonave rurale në këtë luginë.
Moziku i prezantimit të relievit, me një shumëllojshmëri formash ka favorizuar
edhe degën e turizmit, me impakte veçanërisht në turizmin balnear, liqenor, malor e
rekreativ.
Përveç influencave të fuqishme në degët e sektorit terciar, veçoritë e tij kanë ndikuar edhe
në shpërndarjen e popullsisë, ku përqëndrimi më i lartë është në zonat fushore të rrethit të
Shkodrës. Vështirësitë e krijuara nga ky element, sidomos në zonat malore, kanë qenë një
ndër shkaqet e izolimit të tyre në një pjesë të mirë të vitit, dhe për pasojë edhe të
lëvizshmërisë së kësaj popullsie drejt hapsirave më të përshtatshme të rrethit, kryesisht
atyre urbane e fushore të tij.
Hapësira e rrethit të Shkodrës karakterizohet nga klimë mesdhetare fushore,
kodrinore e paramalore65
. Në klimën me tipare mesdhetare fushore, ndërthuret ndikimi
detar dhe ai kontinental, ndërsa në atë paramalore ndikimi i masave ajrore kontinentale.
Këto tipare të klimës janë të shprehura në dy elementët kryesorë të tij: temperaturën e
reshjet.
Vlerat termike në këtë rreth, kanë dallueshmëri të theksuar midis pjesëve fushore e
malore të tij. Temperatura mesatare vjetore e rrethit është (15.3 gradë C), e Janarit (3.3
gradë C), Korrikut (24-25 gradë C)66
në zonat fushore të tij , ndërkohë që kjo e fundit për
Thethin si pikë turistike malore, është 19 gradë C67
. Mesatarja e janarit lëviz nga 5,3 gradë
C në qytetin e Shkodrës68
, në 0-0,3 gradë C në Theth69
.
Në hapësirën e rajonit të Shkodrës bien mesatarisht nga 1500 mm 70
reshje në
Velipojë, në 2921 mm71
reshje në Theth. Rreth 70%72
e reshjeve bien gjatë stinës së
vjeshtës dhe dimrit, duke e përforcuar karakterin mesdhetar të tyre.
Parametrat klimatikë në vlerat mesatare të tyre gjatë stinëve, përbëjnë pasuri
natyrore me peshë të madhe në zhvillimin e ekonomisë shkodrane. Me influenca direkte
vlerat termike dhe reshjet atmosferike, janë në ecurinë e disa degëve të sektorit terciar:
transportit, turizmit dhe tregtisë. Reshjet e shumta të dëborës, bëhen pengesë për
komunikimin normal tregtar, dhe për lëvizjen e njerëzve gjatë stinës së dimrit, në një pjesë
të madhe të komunave rurale malore të këtij rrethi. Nga ana tjetër, kompleksiteti me të cilën
na shfaqen këto elementë në këto zona, krijon kushte për zhvillimin edhe të turizmit malor.
Ditët me dëborë për pasionantët e këtij lloj turizmi, do të thonë frekuentim dhe mundësi për
ushtrim sportesh dimërore, kryesisht të skive. Nga ana tjetër, këto ditë si në zonat
bregdetare dhe në zonat malore, janë përcaktuese në zhvillimin e turizmit balnear e malor-
pejsazhor, me vlera rekreative.
Hidrografia, përbën një element natyror shumë origjinal dhe të veçantë, me
influencat e veta në zhvillimin e ekonomisë së rrethit të Shkodrës, e për rrjedhojë edhe
në sektorin terciar. Duke qenë se, Shkodra është e pozicionuar në një nyje të rëndësishme
65
Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Vëllimi i Dytë, Tiranë 1990Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Qendra
e Studimeve Gjeografike, , faqe 472 66
Po aty, faqe 31 67
Po aty, faqe 31 68
Po aty, faqe 51 69
Po aty, faqe 31 70
Po aty, faqe 473 71
Po aty, faqe 31 72
Po aty, faqe 31
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
45
hidrografike, Bunë-Drin-Liqeni i Shkodrës, ndikimi në zhvillimin e disa degëve të sektorit
terciar të këtij elementi duhet të evidentohet.
Harta nrII. 6: Imazhe satelitore e Liqenit të Shkodrës
https://www.google.al/
Ky sistem hidrografik, përbën një ofertë mjaft të rëndësishme në zhvillimin e
turizmit liqenor e pejsazhor- natyror. Gjithashtu, kjo nyje është favorizuese edhe në
transportin me anije, degë e cila mund të ndikojë në intensifikimin e komunikimit mes tij
dhe rajoneve të tjera, brenda e jashtë kufijve.
Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Gadishullin e Ballkanit me 368 km2, dhe ku
vetëm 149 km273
i përket vendit tonë, me origjinë tektonike karstike, përbën elementin më
të rëndësishëm hidrografik të rajonit. Influencat direkte të këtij objekti natyror janë në
degët e sektorit terciar, dhe sidomos në zhvillimin e turizmit liqenor. Ky lloj turizmi në këtë
hapësirë, përfaqësohet nga e gjithë zona Zogaj- Shirokë, me një sipërfaqe prej 146 ha74
dhe
me një largësi nga qyteti i Shkodrës, vetëm 5 km. Duke patur parasysh vlerat natyrore dhe
kurative të kësaj hapësire, me atributet e një qendre klimaterike me këto funksione, sot
frekuentohet nga shumë vizitorë.
Foto nr. II. 1 Pamje e Liqenit të Shkodrës dhe burimi i Bunës
73
Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Vëllimi i Dytë, Tiranë 1990Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Qendra
e Studimeve Gjeografike, , faqe 250 74
Qarku Shkodër 2003, faqe 16
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
46
Pjesë e hidrografisë së rrethit janë edhe rrjedhjet e poshtme të Drinit dhe i gjithë lumi Buna,
të cilët kanë ngjallur interes në shumë aspekte:
Natyrore, ekologjike-mjedisore;
Turizëm liqenor e pejsazhor;
Transport lumor, deri në Koman;
Prodhim energjie elektrike(lumi Drin) etj..
Nga liqeni buron Lumi i Bunës, i cili derdhet në detin Adriatik dhe ka një gjatësi
prej 44 km75
. Rrjedha e poshtme e lumit Buna, ndan kufirin me Malin e Zi. Lumi Buna ka
qenë i lundrueshëm nga anije të vogla tregtare, në çerekun e parë të shekullit
të kaluar, duke e kthyer Shkodrën në një port lumor, ndërkohë që sot ky rikthim i këtij roli
shihet si prioritet zhvillimi në këtë rreth. Zhvillimi i transportit liqenor, do të intensifikonte
më tepër komunikimet me Malin e Zi.
Lumi Buna bashkohet me lumin Drin, rreth 1,5 km76
në jugperëndim të qytetit të
Shkodrës. Kjo larmi hidrografike e kësaj hapësire gjeografike, ka krijuar premisa për
shfrytëzim të tyre edhe në prodhimin e energjisë elektrike.
https://www.google.al
Foto nrII. 2.Bashkimi i lumenjve të Drinit dhe Bunës
Shfrytëzimi i këtyre lumejve në këtë aspekt, ka ndikuar në përmirësimin e situatës
së furnizimit me energji të këtij rrethi, dhe vendit në përgjithësi, ku “sigurimi i bazës
energjetike përbën një kusht të rëndësishëm për zhvillimin relativisht të pavarur e të
qëndrueshëm, të ekonomisë së një vendi”.77
Në të ardhmen mund të shfrytëzohen si
kapacitete energjetike edhe lumenjtë e Kirit, Shalës etj, por edhe për ujitje artificiale, e ujë
të pijshëm. Përvoja e disa shteteve të Rajonit në ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël lokal,
po materializohet edhe në shfrytëzimin e kapaciteteve të lumenjve të vendit tonë. Në
rrethin e Shkodrës me potenciale hidrike për këtë qëllim janë: Shala(Theth, Ndërlysë),
Drini (hidrocentrali i Ashtës) etj..
Në aspektin ekonomik këto hidrocentrale, si për ndërtimin e tyre, ashtu edhe për
prodhim të energjisë elektrike janë më efiçentë, dhe ndikojnë në zbutjen e krizës
75
Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Vëllimi i Dytë, Tiranë 1990,Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Qendra
e Studimeve Gjeografike, faqe 234 76
Po aty, faqe 234 77
Laçi Sabri & Sheme Selman ,Gjeografia Humane e Shqipërisë, Tiranë 2005, faqe 116
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
47
energjetike. Mundësi për ndërtimin e hidrocentraleve lokale ofrojnë edhe kanalet ujitëse,
me pjerrësi të madhe të tipit kaskadë, sidomos në zonat malore të rrethit.
Bukuritë e pejsazheve të këtyre lumenjve malorë, shfrytëzohen edhe për turizëm,
sidomos të apasionuarve të natyrës, dhe banorë nga qyteti i Shkodrës. Një ndër këto janë
edhe kanionet e Ndërlysës në lumin e Shalës, bukuritë e të cilëve janë atraktive për shumë
vizitorë. “Syri i Kaltër”, në Përroin e Kapresë, me ujvarat e shumta, shpalos bukuri
mahnitëse para çdo vizitori dhe pasionanti të natyrës.
http://tiranaxxl.com/ https://sqal.facebook.com/photo.
Foto nr II.3: Syri i Kaltër në Përroin e Kapresë
Problematikë shqetësuese vitet e fundit për rajonin, është edhe dalja e lumenjve nga
shtretërit e tyre. Kjo dukuri korrespondon me periudhën e reshjeve të mëdha, dhe shkrirjen
e dëborës gjatë stinës së pranverës, por edhe me maksimumin e kuotave të lejueshme të
Hidrocentraleve mbi lumin Drin. Mosmenaxhimi siç duhet i këtyre rezervave në vite të
caktuara, ka çuar në situata emergjente, dhe përmbytje të të gjithë zonës së Nënshkodrës.
https://www.google.al
Foto nrII 4 : Pamje nga përmbytjet në Ultësirën e Nënshkodrës78
Begatisë së natyrës së këtij rrethi, i shtohet në pjesën jugperëndimore të saj, në rreth
30 km larg qytetit të Shkodrës, edhe plazhi detar i Velipojës(pjesë e bregdetit akumulativ të
78
Pamje e përmbytjes së fushës së Bërdicës në dimrin e vitit 2012
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
48
Adriatikut). Kjo është një nga pikat më të rëndësishme të turizmit balnear në vendin tonë, e
frekuentuar jo vetëm nga turistë vendas, por edhe të huaj nga Kosova, Maqedonia, Bosnje-
Hercegovina, Mali i Zi, etj...
http://www.bing.com/images
Foto nrII 5 : Pamje nga plazhi i Velipojës
Duke qenë rreth kufitar, rrugët detare dhe liqenore kanë favorizuar shkëmbimet
tregtare me qendrat e mëdha përtej detit dhe liqenit, respektivisht me Italinë( e kufizuar)
dhe Malin e Zi( e kufizuar).
Përsa i përket botës bimore natyrore, ruhet në mënyrë fragmentare në pjesën
malore të rrethit, që nga shkurret, dushqet, ahishtet, deri tek kullotat alpine në lartësitë
e mëdha të rrethit. Sipërfaqet e gjera pyjore në komunat rurale të rrethit të Shkodrës,
prezantojnë një biodiversitet natyror shumë të pasur, por që është cënuar shumë nga
ndërhyrjet e faktorit human. Kjo, lidhet me prerjet pa kriter të kësaj pasurie natyrore, në
shërbim të mbijetesës së popullsisë së mbetur të këtyre zonave, që nga fillimet e
tranzicionit dhe në vazhdim. Ky realitet i hidhur i kësaj faze, shumë problematik dhe
ekstrem për këto zona, solli edhe dëmtime mjedisore, duke zvogluar sipërfaqen pyjore në
rreth, dhe duke degraduar mbulesën bimore të tij. E vetmja zonë e ruajtur, dhe që është
shpallur Park Kombëtar, është ai i Thethit.
Pasuritë e shumta pyjore, që disponon rrethi në përgjithësi, sidomos në zonat
malore të tij, janë shfrytëzuar në shërbim të sektorëve sekondarë të ekonomisë(industrinë e
drurit e artizanatit). Një nga sfidat e së ardhmes së këtyre zonave, është të konsideruarit të
kësaj pasurie, një aset ekologjik i pazëvendësueshëm, dhe që duhet të mbrohet nga ana e
komunitetit dhe shtetit. Disa zona malore me pasuri të tillë natyrore, po shrytëzohen edhe
në shërbim të turizmit në mënyrë modeste nga inisiativa individuale të komunitetit banues
të këtyre zonave. Përmendim këtu Thethin, një nga pikat tradicionale turistike edhe gjatë
sistemit të para viteve ‟90, por i rigjallëruar shumë gjatë tranzicionit, me vlera sudimore,
natyrore, kurative e rekreative.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
49
II.3. Roli i faktorëve demografikë në sektorin terciar, dhe problematikat
sociale të popullsisë së Shkodrës
II.3-a. Roli faktorëve demografikë dhe impaktet e tyre mbi degët e sektorit
terciar
Treguesit demografikë, përbëjnë një instrument të fuqishëm të drejtimit dhe
administrimit urban e rural, të cilët nga ana e tyre lidhen ngushtë e reciprocikisht, me
variablet e treguesve të zhvillimit ekonomik dhe social të një vendi. Komponentët
demografikë, janë të lidhur drejpërsëdrejti me proceset e zhvillimit të sektorit terciar. Kjo
ndërvartësi duket tek kërkesat në rritje të popullsisë, të cilat realizohen nga ky sektor me
një shumëllojshmëri shërbimesh tregtare e jotregtare. Reciprokisht, këto shërbime vihen në
shërbim të popullsisë, duke krijuar një lidhje të kushtëzuar ndërmjet këtyre elementëve
humanë. Rezultantja e këtij kushtëzimi, është e shprehur në rritjen e mirëqenies së
popullsisë, dhe impulsimin e këtij sektori për zhvillim të qëndrueshëm të tij në të ardhmen.
Parë në këtë kontekst, është shumë e rëndësishme integrimi i problemeve të
popullsisë me strategjitë e zhvillimit ekonomik të rrethit të Shkodrës, duke patur parasysh
që mirëqënia sociale, konvergjon me mirëqënien ekonomike79
.
Mendimi profesional i gjeografit human, i orienton siç duhet politikat shtetërore, jo
vetëm në evidentimin e problematikave sociale, por edhe në përcaktimin e rrugëve për
zgjidhjen e drejtë të tyre, në mënyrë që këto fenomene të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin
ekonomik, rrjedhimisht edhe në sektorin terciar.
Në këtë mjedis, sa heterogjen, aq edhe kompleks në aspektin gjeografik-natyrorë,
jeton një popullsi me një historik të lashtë, dhe me specifika të veçanta zhvillimi përsa i
përket elementëve demografike të saj. Historiku i lashtë i kësaj popullsie, dhe këtij
qytetërimi, fillesat e të cilit janë që nga shekulli i IV BC(para Krishtit), dhe vijimësisht deri
në periudhat moderne, ka bërë që sot të zhvillohet një sektor terciar cilësor, veçanërisht
këtu ai i shërbimeve tregtare ( turizmi historik).
Duke u mbështetur në të dhënat e Vjetarëve Statistikorë të viteve të fundit, si dhe të
dhënave nga INSTAT-i, jemi përpjekur të pasqyrojmë në vija të përgjithshme, veçoritë
demografike dhe kapitalin human të rrethit të Shkodrës. Kjo analizë ka për qëllim të
evidentojë influencat e proceseve demografike, në strukturimet ekonomike të periudhës së
tranzicionit. Efikasiteti i politikave sektoriale, dhe atyre të zhvillimit social, në nivel
kombëtar e lokal, është i lidhur me implementimin e modeleve të zhvillimit, në funksion të
një mirëqënie sociale gjithnjë në rritje.
Potenciali human në rrethin e Shkodrës, ka qenë gjithmonë prezent, dhe ka luajtur
një rol vendimtar në zhvillimet ekonomike, që nga lashtësia, e deri në periudhat moderne,
shoqëruar edhe me zhvillim të degëve të sektorit terciar. Një popullsi në rritje progresive,
kërkon edhe shërbime sasiore e cilësore, të cilat më shumë janë të lidhura me degët e
sektorit terciar.
Nga të dhënat statistikore të INSTAT-it 2012, rezulton se popullsia e rrethit të
Shkodrës në nivel Qarku, përbënte 74,3% të popullsisë së përgjithshme të kësaj njësie
administrative, ndërkohë që Malësia e Madhe 15, 9%, dhe Puka 9,8% të totalit. Këto
79
Prof.As.DR.Dumani Bukurie”Varfëria humane dhe struktura e saj në Shqipëri Ekonomia e Biznesi
3(7)2001, faqe 47
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
50
statistika për numrin e popullsisë, tregojnë që rrethi i Shkodrës dallohet për përqëndrimin
më të madh të popullsisë, krahasuar me rrethet e tjera të Qarkut. Qartësisht këto diferenca
në numrin e popullsisë, na i paraqet edhe grafiku i mëposhtëm80
:
Grafiku nr II.1: Popullsia e Shkodrës në raport me e Qarkut
Popullsia në rrethin e Shkodrës në vitin 2012 arriti në 256 820 banorë, ndërkohë që
vetëm qyteti i Shkodrës, kishte një popullsi prej 115 437 banorë.81
Treguesit statistikorë të
mësipërm flasin për një panoramë demografike, ku kjo popullsi në rritje të vazhdueshme,
imponoi një sektor terciar me zhvillim kompleks të degëve e nëndegëve të tij. Kjo e ka
shndërruar në qendër të këtyre shërbimeve edhe për rrethet e tjera, pjesë e Qarkut të
Shkodrës.
Një nga proceset demografike me impakte shumë të mëdha në strukturimet e reja
ekonomike në nivel kombëtar e lokal, është urbanizimi. Proceset e urbanizimit në ditët e
sotme, më shumë se asnjëherë, kanë marrë kontekst bashkëkohor. Urbanizimi ndikon jo
vetëm në procese të tjera demografike, por në shumë aspekte edhe në zhvillimin ekonomik
të një vendi.
Ky fenomen në mënyrë të dukshme, ndikimin e ka në strukturimin ekonomik, sepse
impulson ato sektorë, të cilët krijojnë mundësi më të mira punësimi. Kjo e fundit
materializimin më të mirë e gjen tek degët e sektorit terciar. Këto lidhje dialektike të
krijuara në vite, ka krijuar një situatë të tillë, ku dominanca e këtij sektori, është evident
tashmë në ekonominë e rrethit të Shkodrës.
Urbanizimi është një proces shumëdimensional, i cili në tranzicionin e gjatë
demografik, jo vetëm që është shndërruar në një element mjaft të rëndsishëm, por është
vënë edhe në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së rrethit, dhe të
proceseve të ndryshme demografike të tij. Shkalla e urbanizimit shpeshherë përbën një
masë vlerësimi ose tregues i nivelit të zhvillimit ekonomik-kulturor të një vendi, por me
specifika për vendet në zhvillim ku po zhvillohet një urbanizim kaotik jashtë funksioneve e
kapaciteteve të tyre.82
80
INSTAT 2012 81
Qarku Shkodër “Studimi i Tregut të Punës” 2013, faqe 12 82
Prof,As,Dr Draci Bilal”Kucova, industria e naftës. Metamorfoza e zhvillimeve ekonomiko-
politike”Studime Albanologjike IV, Tiranë 200 8, faqe 290
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
51
Nëse në vendet e zhvilluara të botës, urbanizimi është zhvilluar në një sfond të gjatë
historik, të lidhur me zhvillimet ekonomike, e sidomos të industrisë dhe sot të sektorit
terciar, në vendin tonë ky proces është i lidhur më shumë me lëvizjet migrative të
popullsisë nga fshati në qytet, sesa zhvillimet ekonomike.
Popullsia e ardhur, me nevojën për t‟u punësuar në këtë mjedis të ri jetësor,
imponoi zhvillim të atyre degëve, të cilat krijojnë premisa për një punësim të mirë. Nisur
nga konstatimi i rolit pozitiv të këtij sektori në procesin e punësimit, rritja e popullsisë
urbane stimuloi këto degë, duke krijuar biznese të vogla e të mesme në këto vendbanime.
Këto procese të reja, ku ndikimi i urbanizimit stimulon strukturim ekonomik me
mbizotërim të sektorit terciar, e gjejmë të materializuar edhe në rrethin e Shkodrës.
Sot, ky rreth me një numër të konsiderushëm të popullsisë, vjen me një strukturim
të tillë të popullsisë sipas vendbanimeve, ku popullsia urbane po barazpeshohet me
popullsinë rurale. Statistikat janë aq të përafërta, saqë ndryshimet janë të papërfillshme,
rreth 49,8% popullsia urbane dhe 50,2% popullsia rurale.83
Evolucioni i treguesit të kësaj
strukture, tregon se tranzicioni paraqitet me një popullsi urbane gjithnjë në rritje, ndryshe
nga sistemi monist, i cili synonte të mbante në statistika të larta popullsinë rurale.
Ndryshimet në strukturën e popullsisë sipas vendbanimit gjatë tranzicionit
demografik, në krahasim me vitin 1990, e pasqyrojnë shumë qartë dy grafikët e
mëposhtëm:
Grafiku nr II. 2 : Struktura e popullsisë sipas vendbanimit në vitet 1990 dhe 2012
Nga vlerësimi i paraqitjes grafike të strukturës së popullsisë sipas vendbanimit në
këto dy vite, konstatojmë zhvillime shumë të rëndësishme brenda për brenda qytetit të
Shkodrës. Këto ndryshime, kanë ndikuar edhe në procese të tjera demografike, ashtu
sikurse edhe në strukturimet ekonomike në nivel kombëtar, e lokal. Procesi i urbanizimit në
rrethin e Shkodrës, është konseguencë e lëvizjeve të vazhdueshme të popullsisë nga fshati
në qytet, duke sjellë një strukturim ri urban me ndikime të fuqishme edhe në zhvillimin
ekonomik të tij. Ajo çfarë vërejmë në këtë dinamikë të situatës së prezantimit të këtij
procesi sot, në krahasim me vitin 1990, është shtimi i tij në masën 15%. Rritja në të tilla
përmasa, është e lidhur me këto faktorë:
Ardhjet e popullsisë në mënyrë të pakontrolluar, nga zonat rurale e sidomos nga
zonat e thella malore, në drejtim të qytetit;
Ndryshimet administrative të periudhës së tranzicionit( shpallja qytet e Laç-Vaut të
Dejës);
83
Qarku Shkodër 2013” Studimi i Tregut të Punës”, faqe 12
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
52
Përfshirja e zonës periurbane të Shirokës dhe Zogajt, si lagje të qytetit84
, sot pjesë e
zonës suburbane të tij;
Traditat e zhvillimit të Shkodrës, si qytetërim i hershëm dhe ku atraktiviteti ndaj tij,
ka qenë i lartë dhe i vazhdueshëm, sidomos në tranzicion;
Zhvillimi ekonomik kompleks gjatë sistemit monist, dhe sot me dominancë të
sektorit terciari, të cilin e gjejmë më i shprehur në vendbanimin urban etj..
Popullsia urbane në rrethin e Shkodrës, rritjen më të madhe e ka patur në vitet 1997-
1998, kur amullia e kaosi ishin përcaktuese në zhvillimet ekonomike e demografike të tij.
Kjo rritje në këto përmasa të popullsisë urbane të rrethit të Shkodrës, pikërisht në këto vite,
shpjegohet me:
Krizën shumëdimensionale të shoqërisë shkodrane, veçanërisht asaj rurale gjatë
këtyre viteve, gjë që solli lëvizje të pakontrolluara të popullsisë rurale, drejt qytetit
të Shkodrës;
Mosfunksionimi siç duhet i organeve qendrorë e lokale, lidhur kjo me dështimin
skemave piramidale dhe revoltat popullore, të cilat sollën këto lëvizje të popullsisë,
sidomos nga zonat malore, drejt qytetit;
Mundësitë më të mira për punësim që ofron qyteti, veçanërisht degët e sektorit
terciar, të cilat nga ana e tyre stimuluan këtë formë lëvizje të popullsisë etj..
Në këtë dinamikë të zhvillimit të urbanizimit në rrethin e Shkodrës, ajo që vërejmë
është shndërrimi i tij në fenomen bashkëkohor në rritje të vazhdueshme. Kjo shpjegohet më
tepër me lëvizjet migruese, se sa me lëvizjen natyrore e popullsisë, apo politikat
administrative të shtetit. Zhvillimet e reja në procesin demografik të strukturës sipas
vendbanimit në favor të urbanizimit, kanë patur si pasojë shkretimin demografik të disa
zonave rurale të rrethit, veçanërisht të atyre të thella malore: Pultit, Shalës, Shoshit, Temalit
etj. Një situatë e tillë, krijoi disballancë midis burimeve të pashtershme natyrore dhe atyre
humane në këto komuna, duke mbetur kështu zonat më të prapambetura të këtij rrethi në
aspekt të zhvillimit ekonomik.
Strukturat urbane në shërbim të procesit të urbanizimit, janë elementët më
domethënës të rrethit të Shkodrës. Këto elementë kanë patuar ndryshime të dukshme gjatë
tranzicionit, me oshilacionet e veta, por që në rezultante është ruajtur tradicionalja, e
harmonizuar me ndërtimet e reja. Planet rregulluese urbanistike të qytetit vitet e fundit,
kanë respektuar elementët e traditës, me ndërthurje të modernes, harmonizimin e të cilëve e
gjejmë të shprehur qartësisht në disa pjesë të qytetit. Ky prezantim i këtyre strukturave me
një ndërthurje të tillë, ka qenë dhe është një element tërheqës në shërbim të degës së
turizmit në këtë qytet. Përjetësimi i traditës historike të këtij populli, është i mishëruar në
ruajtjen e shumë objekteve të saj, që i përkasin periudhave të ndryshme, dhe që në këtë
vendbanim është shndërruar në pjesën muzeale të tij, e ruajtur dhe e mirëmbajtur nga
pushteti lokal.
Ndërtesat karakteristike të rikonstruktuara në katër vitet e fundit, duke ruajtur stilin
venecian të ndërtimit në pjesën qendrore të qytetit të Shkodrës, janë objektet më të
vizitueshme nga turistët e huaj dhe vendas. E gjithë rruga”13 Dhjetori”, e ndërtuar që në
shekullin e XVIII, me asamblenë e banesave karakteristike shkodrane dhe pedonalen, ku
84
Prof,Dr.Axhemi, Sokol, Prof. dr.FisherManfred, MscGjoni Flora, Msc Dema Brisena”Aspekte sociale
të zhvillimit të popullsisë së rajonit të Shkodrës në tranzicion”Studime Albanologjike, , faqe 67
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
53
për tradicion vazhdon të luajë rolin e një shëtitoreje, kontraston deri diku me rrugët e pjesës
tjetër të qytetit, ku kaosi i fillimeve të tranzicionit ka lënë gjurmë negative në urbanistikën
e tij.
Tregtinë e dikurshme në zonën ”Pedonale”, e kanë zënë sot panairet në shërbim të
degës së tregtisë e turizmit. Kjo zonë është shndërruar në boshtin turistik qëndror të qytetit
me dyqane, bare e restorante të shumta, ku banorët jo vetëm shëtisin, por edhe konsumojnë
njëkohësisht.
Foto nr II.6 : Rruga pedonale në qendër të Shkodrës
Në zonat rurale të rrethit të Shkodrës, ruhen deri diku arkitektonika e ndërtimit në
funksion të kushteve fiziko-gjeografike të terreneve të tyre. Në pikpamje vizuale e
arkitektonike, plani ndërtimit të këtyre fshatrave ruan të njëjtën fizionomi si para viteve
‟90, me ndryshimin e vetëm që banorët, pranë ndërtesës së vjetër kanë ndërtuar tashmë
shtëpitë e reja. Karakteristikat ndërtimore të këtyre zonave, harmonizuar me pejsazhet
natyrore që disponojnë, po tërheqin shumë vizitorë të huaj e vendas, veçanërisht
pasionatëve të natyrës dhe eksploratorë të saj. Një tëheqje të tillë kanë shtëpitë tip kullë në
Theth dhe zona të tjera malore, të cilat janë kthyer në bujtina për turistët e vizitorë të
shumtë të këtyre zonave.
Tranzicioni ekonomik, është detyrimisht i lidhur me tranzicionin demografik të
popullsisë së rrethit të Shkodrës85
. Tranzicioni demografik u shpreh në shumë procese të
zhvillimit të popullsisë, por më me shumë konseguenca u shfaq tek lëvizja hapësinore.
Kjo lloj lëvizje për vendin tonë gjatë kësaj periudhe, ka historikun e vet. Fillesat e shfaqjes
së saj i ka në korrik të 1990, si shprehje e kundërshtisë ndaj regjimit komunist me ikjet
nëpërmjet ambasadave. Intensiteti i kësaj lëvizje rritet në vazhdën e tranzicionit, si lëvizje e
brendshme dhe e jashtme, e pakontrolluar dhe spontane. Zhdukja e pengesave
administrative dhe ligjore, bënë që njerëzit të lëviznin lirshëm nga një rajon në tjetrin, por
edhe nga një shtet në tjetrin. Këto forma të migrimit krijuan një situatë të tillë, ku Shkodra
u ballafaqua me dyndje masive të popullsisë, nga zonat malore të Shqipërisë
Veriperendimore e Veriore. Përmasat dhe dinamika e këtyre lëvizjeve, përcaktuan veçoritë
85
Prof.Dr Axhemi Sokol, Prof. Dr.Fisher Manfred, Msc Gjoni Flora, Msc Dema Brisena”Aspekte
sociale të zhvillimit të popullsisë së rajonit të Shkodrës në tranzicion”, Studime Albanologjike nr IV 2008,
faqe 67
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
54
e tranzicionit demografik, por edhe atij ekonomik, mjedisor të tranzicionit shqiptar në
përgjithësi.
Me krijimin e një shoqërie demokratike njerëzit kanë të drejtën dhe lirinë e lëvizjes,
por nga ana tjetër egziston pamundësia e përballimit nga pikpamja ekonomike e sociale e
këtyre lëvizjeve.86
Meqenëse migrimi përbën një fenomen me ndikime të fuqishme në
stabilitetin ekonomik, politik e social të një vendi a rajoni, është me interes të trajtohen
shkaqet e pasojat e tij edhe në nivel lokal. Përderisa në renditjen e shkaqeve të eksodit
rural, faktori ekonomik është i pari, kuptohet që edhe për rrethin e Shkodrës janë këto
shkaqe, që stimuluan këtë lloj lëvizje. Të harmonizuara edhe me shkaqet sociale-kulturore
dhe natyrore, lëvizja hapsinore në shumë aspekte, përcaktoi edhe strukturimin ekonomik të
këtyre viteve në vendin tonë. Detyrimisht, kjo formë lëvizjeje pati efektet e veta edhe në
degët e sektorit terciar. Ajo stimuloi zhvillimin e disa degëve të tij, duke zgjeruar
strukturën e prezantimit në këtë mjedis, sa hetrogjen në aspekt demografik, aq edhe
problematik në aspekt ekonomik.
Arsyet kryesore, pse ky rreth u bë pjesë e lëvizjeve të fuqishme nga zonat rurale në ato
urbane, ose eksodeve rurale janë :
Varfëria ekstreme humane e ekonomike e këtyre hapsirave të rrethit pas
ndryshimeve të modeleve ekonomike, veçanërisht në zonat e thella malore të tij;
Falimentimi tërësor ekonomik, sidomos sektorit primar e sekondar, i cili ndikoi në
rritjen në përmasa të frikshme të papunësisë, shpëtimi i të cilëve u gjet te
emigracioni i jashtëm, dhe eksodet rurale;
Prapambetja infrastrukturore, e cila stimuloi fuqimisht këtë formë migrimi nga këto
zona;
Kushtet e vështira natyrore, të cilat u shndërruan në pengesa të komunikimeve të
zonave malore me qendrën urbane të rrethit, etj...
Evolucioni i popullsisë së këtij rrethi, tregon që historikisht ajo është përfshirë në të
gjitha format e migrimit të brendshëm e të jashtëm rajonal. Pasqyrë e këtij konstatimi është
analiza e gjithë dokumentacionit historik e statistikor, i cili jo vetëm evidenton praninë e tij,
por në shumë raste ka përcaktuar gjithë zhvillimin demografik në periudha të ndryshme.
Shemulli më i qartë i këtyre lidhjeve, është periudha e tranzicionit, ku ky proces shfaqet
masivisht dhe përcakton zhvillimet demografike dhe ekonomike të rrethit të Shkodrës.
Pasojat e migrimit intensiv dhe masiv të fillimeve të tranzicionit, akoma ndjehen sot, në
shumë drejtime të zhvillimit demografik dhe ekonomik të këtij rrethi.
Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit të gjatë demografik, strategjitë vepruese mbi
popullsinë në këtë rreth, kanë patur si referencë frenimet e lëvizjeve kaotike të popullsisë.
Këto strategji që të realizojnë frenimin e këtyre lëvizjeve, parashikojnë inkurajimin e
zhvillimit të zonave rurale. Frenimi i kësaj forme lëvizje, mund të konsiderohet i ezauruar,
nëse këto zona të konsideruara si zona “speciale”87
, futen në rrugën e vetëzhvillimit. Kjo
formë zhvillimi, synon zhvillimin e degëve tradicionale, dhe gjetjen e potencialeve për
lëvrimin e degëve të tjera, duke përcaktuar përparësitë zhvilluese të tyre.
E gjithë periudha e lëvizjeve të pakontrolluara për rrethin e Shkodrës, është
karakterizuar nga një saldo migruese pozitive. Kështu në raportin vendosje- shpërngulje,
numri i të ardhurve ka qenë më i lartë, sesa i të shpërngulurve. Këtë na e tregon edhe tabela
e mëposhtme, e cila evidenton jo vetëm fenomenin, por edhe momentet kur ky proces ka
86
Raporti i zhvillimit njerëzor në Shqipëri në vitin 1998, faqe 40 87
Laçi Sabri “Gjeografia Rurale “ Tiranë 1998, faqe 27
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
55
qenë më intensiv. Kjo lëvizje në përmasa të mëdha ka qenë nga 1990- 2003, prandaj edhe
të dhënat për këtë fenomen janë deri në këto vite. Këtë dinamikë të lëvizjes hapsinore në
rrethin e Shkodrës, mëton të paraqesë tabela II.1 dhe grafiku II.3, si mëposhtë vijojnë:88
Tabela II.1: Të shpërngulurit e të vendosurit në Shkodër
Viti Shpërngulje Të vendosur
1985 741 1203
1991 721 2134
1996 844 3666
2001 1072 1733
2003 1238 1125
Grafiku nr II.3: Të shperngulurit e të vendosurit në rrethin e Shkodrës
Nga një analizë më e detajuar e grafikut të mësipërm vëmë re që, vendosjet në këtë
rreth kanë qenë në vazhdimësi shumë më të larta se shpërnguljet, gjë e cila flet për salto
migruese pozitive të saj. Pika kulminante e këtyre vendosjeve kulmon në krizën e viteve
‟97-‟98, ku ardhjet masive të pakontrolluara të popullsisë, nga zonat e thella malore të
Alpeve Perendimore, drejt qytetit të Shkodrës, u bënë intensive. Intensiteti me të cilën u
shfaqën këto lloj lëvizjesh në këtë periudhë, janë të lidhura me shumë faktorë, ndër të cilët
përmendim:
Faktorët gjeografikë natyrorë jo shumë të përshtatshën në aspekt të zhvillimit të
aktivitetit bujqësor;
Infrastruktura tepër e amortizuar, apo edhe mungesa e saj në një pjesë të madhe të
zonave malore të rrethit si në Shalë, Temal, Pult, Shosh, etj;
Institucionalizimi i lëvisjes së lirë të njerëzve, si brënda, edhe jashtë vendit;
Faktorëve ekonomikë(sipërfaqja e kufizuar e tokës bujqësore 50-150 m2 për
banorë)89
;
Nevojat për shkollim, kurim, arsimim, çlodhje e argëtim etj..
Këto lëvizje të pakontrolluara, detyrimisht do të shoqërohen me konseguenca si për
vendet pritëse, ashtu edhe për ato nga largoheshin. Përveç ndryshimeve në strukturat
88
Zyra e Gjendjes Civile, Shkodër 2013 89
Prof.Dr. Laçi Sabri”Gjeografia Rurale” Tiranë 2005, faqe 287
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
56
demografike(strukturën sipas vendbanimit, strukturën moshore e gjinore) të popullsisë së
rrethit të Shkodrës, këto lëvizje sollën edhe ndryshime në strukturën ekonomike të
hapsirave rurale e urbane të tij. Ardhjet e shumta të kësaj popullsie, nga zonat e
shpërnguljes, drejt destinacionit urban, u përcollën me stimulim të disa degëve të sekorit
terciar, veçanërisht të shërbimeve tregtare. Këto të fundit, krijuan mundësi të mira për
punësim, duke ndikuar pozitivisht në aspekt të integrimit të natyrshëm urban të tyre.
Hapësira e re periurbane dhe suburbane e Shkodrës sot, është shndërruar në zonën ku
aktivitete të shumta tregtare, e shërbime të ndryshme të sektorit terciar, i japin fizionominë,
të harmonizuara këta edhe me veprimtari të tjera. Krijimi i këtyre lloj suburbesh, me
funksione të tilla, janë të lidhura pikërisht me lëvizjen hapsinore të popullsisë. Edhe
suburbet industriale të trashëguara që nga sistemi i modelit të planifikuar, dhe ku janë të
zhvilluara kryesisht degët e industrisë tekstile, konfeksioneve e këpucëve, operojnë në
veprimtarinë e tyre, kryesisht me krahun e punës nga popullsitë e ardhura. Pothuajse e
gjithë zona e jashtme e qytetit të Shkodrës, e cila përkon me hapsirën suburbane, përbën
mjedisin e ri jetësor të popullsisë së ardhur nga eksodet rurale, pa mohuar këtu, edhe
vendosjet në pjesët e tjera të tij.
Sipas tabelës nr 6, dhe grafikut përkatës për lëvizjet migruese të popullsisë së
rrethit të Shkodrës, vihet re se, i vetmi vit ku saldoja migruese është negative,
korrespondon me vitin 2003. Shkaku i kësaj situate, është i lidhur me lëvizjet shpërngulese
të popullsisë, nga ky qytet drejt Rajonit Qendror, dhe me mundësitë më të mira për
punësim të këtij rrethi. Intensiteti i lëvizjeve pas vitit 2003 filloi të bjerë, si rezultat i
institucionalizimit të proceseve demografike, dhe politikave më të drejta në aspekt të
frenimit të këtij fenomeni.
Nga analiza e të dhënave për orientimin gjeografik të këtij fenomeni, vëmë re që të
ardhurit në masën 51 % drejt qytetit të Shkodrës, kanë qenë nga rrethi i Malësisë së
Madhe, dhe 10% nga rrethi i Pukës. Ndërkohë që nga ky rreth, janë shpërngulur drejt
rajonit qendror rreth 87% e të shpërngulurve90
. Këto të dhëna janë pasqyruar në mënyrë të
përmbledhur në grafikun e mëposhtëm, i cili konstaton saltot migruese, që ka patur Qarku
dhe rrethi i Shkodrës gjatë tranzicionit, si përsa i përket shpërnguljeve, ashtu edhe
vendosjeve:
Grafiku nr II. 4: Saltot migrative të popullsisë të rrethit të Shkodrës
90
Qarku Shkodër “Nxitja e zhvillimit rajonal nëpërmjet objektivave të mijëvjeçarit” , faqe 14, Mbështetur te
të dhënat e INSTAT 2003
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
57
Në analizë të orientimit gjeografik, vëmë re që pjesa më e madhe e migrimeve të
brendshme në formën e eksodit rural, është nga Alpet Perendimore. Sipas grafikut II.4,
lëvizjet nga zonat malore të rrethit Malsisë së Madhe, drejt qytetit të Shkodrës, kanë qenë
në masën 51%, ndërkohë që nga Shkodra në rrethin e Malësisë së Madhe, kanë qenë vetëm
12 % e personave, të cilët u bënë pjesë e këtyre flukse migrative. Saltoja migruese për
rrethin e Shkodrës në relacion me Malësinë e Madhe, ka qenë pozitive, ndërsa i dyti me të
parin, ka patur salto negative. Në analogji me konstatimin e mësipërm, mund të pasqyrojmë
saltot migruese të rrethit të Shkodrës me atë të Pukës. Po sipas grafikut II.4, Shkodra ka
salto pozitive në lidhje me rrethin e Pukës, sepse ka ardhje në masën 10% nga ky i fundit,
ndërkohë që vetëm 1% e popullsisë janë shpërngulur nga Shkodra drejt këtij rrethi, dhe
këtu kryesisht ata me origjinë pukjane.
Në përmasa të larta të shpërngulurit nga rrethi i Shkodrës, kanë qenë edhe drejt
Tiranës, Durrësit e Lezhës. Vetëm nga Shkodra në drejtim të Tiranës, janë shpërngulur
rreth 87% e tyre, duke qenë edhe destinacioni kryesor i të shpërngulurve nga ky rreth.
Shqetësuese për këtë fenomen, ka qenë largimi i shumë intelektualëve në drejtim të këtij
destinacioni ose edhe jashtë vendit, humbje të cilat rajoni i Shkodrës i ka rikuperuar vitet e
fundit, me krijimin ofertave të mira për punë, dhe tërheqjen e mendimit intelektual në të
gjitha projektet e zhvillimit rajonal.
Emigracioni ka efekte pozitive si për vendin nga buron, ashtu edhe për ato ku përfundon ky
proces. Në mënyrë që ai të jetë i rregullt, e t‟i largohet spontanitetit, rol luajnë politikat e
zhvillimit ekonomik e social, dhe strategjitë për stabilizimin e tij. Këto politika, konsistojnë
në frenimin e këtij fenomeni për vendet nga buron, dhe një integrim me sa më pak pasoja
për mjedisin e ri jetësor që i pret.
Rolin kryesor në zbatimin e këtyre politikave e kanë organet e specializuara të
pushtetit qendror, dhe ato në nivel lokal. Bashkëveprimi i ndërvarur midis tyre, bëjnë të
mundur zhdukjen në minimumin e mundshëm të shkaqeve e këtij migrimi, duke krijuar për
popullsinë që lëviz në të dy kahet, qëndrimin në vendet respektive, si opsioni kryesor. Në
shërbim të saj, janë politikat e drejta të zhvillimit ekonomik e social të këtyre zonave, duke
zbutur diferencat e dukshme midis tyre, por edhe me vendbanimin urban.
II.3.b Problematikat sociale me të cilat ballafaqohet sot rrethi i Shkodrës.
Tranzicioni demografik është shoqëruar me shumë fenomene negative, duke krijuar
problematika sociale, dhe shtim të grupeve vulnerabël(në nevojë). Këto të fundit, përbëjnë
edhe kategorinë më të prekur nga krizat e herë pas hershme ekonomike e politike të
periudhës së tranzicionit. Është e kuptueshme që, pjesë e tyre dhe ku i gjejmë më të
materializuara problemet sociale, janë zonat rurale. Ndër të tjera këtë materializim më tepër
e gjejmë të shprehur në zonat rurale, e lidhur kjo ndër të tjera edhe me përqëndrimin e
shumicës së institucioneve të shërbimeve sociale në zonat urbane, dhe me një prezantim
rudimentar të tyre në të parat. Kjo mospërputhje midis kërkesës për shërbime, dhe ofertës
për zgjidhje të problematikave sociale, ka krijuar disbalancë në mbulimin e zgjidhjes së
tyre brenda për brenda vendit, por edhe sipas vendbanimit. Kjo mënyrë zgjidhjeje është
karakteristikë edhe në nivel lokal, ku diferencat janë më të dukshme midis vendbanimeve
urbane e rurale, duke i shtuar këtu, edhe ato midis kategorive të popullsisë më tepër të
rrezikuara.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
58
Një problematikë sociale, dhe me një shfaqje të dukshme në popullsinë e rrethit
Shkodrës në ditët e sotme, është varfëria. Ky tregues shfaqet me një dimension të gjërë
problematikash, të cilat janë pasojë e faktorëve të ndryshëm të spekterit human dhe natyror.
Mënyrat e shfaqjes së këtij fenomeni në realitetin shqiptar, janë të shumta, duke u
prezantuar si varfëri humane e ekonomike.91
Në këto kategori, më e shprehur dhe e
përhapur është varfëria ekonomike, e lidhur me nivelin e ulët ekonomik të vendit në
përgjithësi, dhe të Shkodrës në veçanti. Tranzicioni i gjatë dhe brishtësia ekonomike e tij,
kanë ndikuar fuqimisht në treguesin e varfërisë së popullsisë. Ky fenomen është i lidhur më
tepër me nivelin e të ardhurave të popullsisë, të cilat përbëjnë elementin kryesor të
shoqëruar edhe për privime të tjera: shkollim, strehim, arsimim, kurim etj.. Me këto
shfaqje, varfëria merr një dimension tjetër, që në literaturën demografike quhet varfëri
humane.
Varfëria humane përcaktohet si një varfërim shumëpërmasore, si privim nga një
jetëgjatësi në statistika të larta, por edhe e shëndetshme, nga dituria, nga një standart i
pranueshëm jetese, privim në pjesmarrje të ndryshme etj.92
Studimet për këtë fenomen në
Shqipëri, por edhe në nivel rrethi janë sporadike, dhe pjesërisht të trajtuara. Ky fenomen ka
dimension rajonal.93
Varfëria është një tregues që e gjejmë më të shprehur, si fenomen rural
në rrethin e Shkodrës, sesa urban. Kjo është e lidhur me shumë faktorë, si:
Vështirësitë ekonomike të këtyre zonave, të cilat janë të lidhura me të ardhurat e
ulëta të popullsisë së këtyre hapsirave gjeografike;
Mungesën e shanseve për zhvillim, e cila është e lidhur me zhvillimet e dobëta
infrastrukture në të gjitha aspektet (rrugore, arsimore, shëndetësore, argëtim,
shërbim komunal, etj.);
Madhësinë e familjes, e cila për inerci të sistemit të mëparshëm, vazhdon të jetë më
i lartë se në zonat urbane. Është krejt e natyrshme se familjet që realizojnë
riprodhim të zgjeruar, kanë probabilitet për të patur një nivel varfërie më të lartë;
Papunësinë në nivele të larta, problematikë aktuale e këtyre zonave, të cilat në të
shumtën e tyre jetojnë me remitancat e emigrantëve, ose me ndonjë aktivitet
familjar në bujqësi ose bektori. Ky fenomen ndikon drejpërsëdrejti në shkallën e
lartë të këtij treguesi etj..
Reduktimi i disa prej shkaqeve, që stimulojnë këtë fenomen tashmë mbarëshqiptar, por
edhe lokal e rajonal, përbën sfidën kryesore të përtëritjes së këtyre zonave, dhe hyrjes së
tyre në fazën e rimëkëmbjes ekonomike. Rrugët kryesore në shërbim të këtij qëllimi janë:
Punësimi sa më i mirë, duke riaktivizuar aktivitetet tradicionale të mundshme për
t‟u zhvilluar në këto zona, ose shfrytëzim i potencialeve natyrore për zhvillim të
turizmit në to;
Përmirësimi i jetesës, duke shfrytëzuar ndihmat solidare ekonomike për grupet
vurnerabël, ose punësim në aktivitet të mundshme për t‟u zhvilluar në këto
hapësira. Të parat, vetëm sa zbusnin efektet e këtij fenomeni, por nuk janë zgjidhje
e përhershme e problemit;
91
Dumani B”Varfëria humane dhe struktura e saj në Shqipëri” Ekonomia e Biznesi n3(7)2001, faqe 47 92
Dumani B”Varfëria humane dhe struktura e saj në Shqipëri Ekonomia e Biznesi 3(7)2001, ., faqe47 93
Banka Botërore”Strategjia e zhvillimit rural për Shqipërinë. Mbështetje për rritje ekonomike e zhvillim të
qëndrueshëm”, Nëntor 2002, faqe 4
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
59
Pjesmarrja sa më e gjërë e këtyre grupeve në zgjidhjen e problemeve të tyre94
, etj...
Instrumenti për minimizimin e varfërisë humane janë fondet sociale, që vihen në
dispozicion nga ana e shtetit, por edhe nga organizmat ndërkombëtarë në shërbim të OJQ-
ve, të cilët merren me trajtimin e problemeve sociale. Varfëria nuk është një sëmundje e
përkohshme, që mund të zhduket menjëherë, por kohezioni i shfaqjes së saj, mund të prekë
popullsinë në çdo moment. Duke u nisur nga ky konstatim, fondet sociale apo ndihmat
ekonomike, duhet të mos konsiderohen si zgjidhje momentale, por të gjenden metoda të
përhershme të lëvrimit të tyre, në shërbim të zgjidhjes së kësaj problematike. Në morinë e
rrugëzgjidhjeve, natyrisht që forma më efektive, është punësimi. Meqenëse, sektori terciar
karakterizohet nga një heterogjenitet i degëve e nëndegëve të tij, ai duhet të shihet si
potencial i rëndësishëm për punësimin të kësaj kategorie, si në qendrat urbane, ashtu edhe
në ato rurale të rrethit të Shkodrës.
E rëndësishme në kuadrin e problematikave sociale të popullsisë së rrethit të
Shkodrës, por që është shprehje e varfërisë absolute, ose e varfërisë ekonomike95
, është
edhe analiza e të ardhurave të popullsisë së tij. Ky tregues ndikon drejpërsëdrejti në
mirëqenien e familjes, me akses kundrejt sigurimit të infrastrukturës së domosdoshme për
jetesë, dhe shërbimeve bazë të saj. Të ardhurat kryesore të popullsisë së zonave rurale të
rrethit, rezultojnë të jenë nga sektori primar(bujqësi, blektori e pylltari). Mbështetur tek
struktura e prezantimit ekonomik të këtyre zonave në rrethin e Shkodrës, konstatojmë se,
ky sektor ka një peshë shumë të ulët në punësim, duke e thelluar treguesin e varfërisë
ekonomike të kësaj popullsie. Familjet në zonat rurale të këtij rrethi, veçanërisht ato të
thella malore janë nën nivelin mesatar të vendit, ose konsiderohen si shumë të varfra përsa i
përket nivelit të ardhurave. Kjo ka qenë edhe shkaku kryesor i largimit të popullsisë së
këtyre zonave drejt qendrës urbane të këtij rrethi, krahas faktorëve të tjerë.
Remitancat nga emigrantët, kanë ndikuar deri diku në zbutjen e varfërisë së këtyre
familjeve, por nuk kanë qenë zgjidhje e këtij problemi. Emigrantët një pjesë të të
ardhurave, krahas ndihmave familjare të tyre, i kanë investuar edhe në shërbim të
komunitetit, si; ndërtim, turizëm( Theth), etj... Rreth 36%96
e familjeve të zonave rurale,
kanë të paktën një pjestar të familjes në emigracion të përhershëm, ose sezonal. Sot
remitancat nga emigrantët kanë rënë së tepërmi, për shkak të efekteve të krizës së vendeve,
ku ata janë të punësuar. Në vitin 2003, ndihmat nga remitancat kanë qenë rreth 50 mijë
lekë në vit97
, ndërsa në vitin 2013 sipas INSTAT-it, kanë rënë në 43 mijë98
lekë në vit.
Mesatarja e të ardhurave mujore për familje në Prefekturën e Shkodrës, është 31
775 lekë në muaj, kur dihet që mesatarja për të gjithë Republikën është 38 141 lekë në
muaj. Ky tregues i diferencuar sipas vendbanimit po në këtë prefekturë, paraqitet i
ndryshëm: atë rurale 29 145 lekë në muaj, e urbane 34 779 lekë në muaj99
. Këto diferenca
midis rrethit të Shkodrës e Republikës si dhe midis zonës rurale e urbane të rrethit, janë
shprehje e zhvillimeve të dobëta ekonomike të tij, veçanërisht këtu e zonave rurale.
94
Banka Botërore”Strategjia e zhvillimit rural për Shqipërinë. Mbështetje për rritje ekonomike e zhvillim të
qëndrueshëm”, Nëntor 2002, faqe 47 95
Dr Xhafa Sonila”Varfëria e përjashtimi social në Qarkun e Kukësit”, Studime Albanologjike nr IV,
Tiranë 2011, faqe 232 96
Qarku Shkodër “Nxitja e zhvillimit rajonal nëpërmjet objektivave të mijëvjecarit”, faqe 28 97
Po aty, faqe 28 98
INSTAT 2013,”Niveli i të ardhurave sipas Prefekturave” 99
INSTAT 2013,”Niveli i të ardhurave sipas Prefekturave”
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
60
Në zonën urbane të rrethit të Shkodrës, situata e fenomenit të ndihmës ekonomike, si
rezultat i nivelit të ulët të të ardhurave, paraqitet me një dinamikë në rënie, sidomos nga viti
1999, deri në vitin 2011. Kjo rënie, shpjegohet me disa shkaqe, ku më të rëndësishmit janë:
Rënia drastike e remitancave të emigrantëve për familjet e tyre;
Tendenca në rënie treguesit të papunësisë, në popullsinë urbane të rrethit të
Shkodrës;
Angazhimi i popullsisë, sidomos në degët e sektorit terciar e më pak sekondar,
në të cilët pavarësisht nga pasojat e reçesionit ekonomik, kanë patur një farë
qëndrueshmërie në këtë vendbanim etj..
Ndihma ekonomike është një zgjidhje momentale për popullsinë urbane e rurale
vulnerabël, përdorimi racional i së cilës lehtëson deri diku jetesën për këtë kategori.
Panoramën e ecurisë së ritmikës së ndihmës ekonomike në qytetin e Shkodrës, nga viti
1996-2012, synon të paraqesë edhe tabela nr II.2(Anekse), dhe grafiku i mëposhtëm:
Grafiku nr II.5:Ndihma ekonomike në rrethin e Shkodrës
Në totalin e përgjithshëm të ndihmave ekonomike të popullsisë urbane të Shkodrës,
ata që përfitojnë prej tyre, janë familjet kryesisht me 4 anëtarë e lart. Këtë na e tregon edhe
grafiku i më poshtëm:100
Grafiku nr II. 6: Ndihma ekonomike sipas anëtarëve të familjes
100
Drejtoria e Ndihmës Ekonomike , Bashkia Shkodër 2013
0100020003000400050006000700080009000
1996
1997
1998
1999
2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
2009
2010
2011
RITMIKA E FAMILJEVE ME NDIHME EKONOMIKE NE VITET 1996 - 3
MUJORI I 2012Nr/mes familjeve me ndihme ekonom…
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
61
Papunësia, është një problematikë sociale, e cila për rrethin e Shkodrës është
shndërruar në një dramë të vërtetë sociale. Ky fenomen, mbetet një nga konseguencat
negative të zhvillimit ekonomik të këtij rrethi gjatë periudhës së tranzicionit.
Fillimet e tranzicionit ekonomik u ballafaquan me një situatë të tillë, ku oferta për
punësim ishte zero, për shkak të paralizës totale ekonomike. Katapultimi i ekonomisë me
drejtim negativ, solli rritjen e treguesin e papunësisë në këtë rreth. Një rrugëzgjidhje
momentale me efekt zbutjen e kësaj plage sociale, ishte edhe emigracioni masiv i jashtëm.
Dinamika e ecurisë së këtij treguesi për popullsinë e rrethit të Shkodrës, nga viti 1990
deri sot, ka oshilacionet e saj, e lidhur kjo me vetë ecurinë e ekonomisë shqiptare e asaj
shkodrane në këto vite. Natyrisht që, në rritjen e këtij treguesi kanë ndikuar në mënyrë të
veçantë, krizat ekonomike e politike të ndodhura në këtë vite. Treguesi i papunësisë arrin
nivelet më të larta të saj në vitin 1998, shkaqet e së cilës lidhen me:
Mbylljen e shumë ndërmarrjeve nga kriza e 1997-1998, për shkak të situatës
ekstreme politike të këtyre viteve;
Lëvizjet ekstremisht kaotike të popullsisë nga zonat e thella malore drejt j qytetit të
Shkodrës;
Vetë procesi i privatizimit i kryer në vitet e para të tranzicionit, i cili u shoqërua me
falimentimin tërësor të ndërmarrjeve shtetërore dhe abandonimin e tokave
bujqësore rrjedhimisht edhe me humbje të vendeve të punës dhe për pasojë me rritje
të këtij treguesi, etj...
Nga ana tjetër dinamika e punësimit paraqitet me rënie nga viti 1991 deri në vitin
2010, minimumi i së cilës arrin me krizën e viteve 1997- 1998 dhe ku diferencat midis
treguesve të punësimit e papunësisë janë shumë të shprehura.
Këtë ecuri e dinamikë të punësimit dhe papunësisë gjatë tranzicionit, qartësisht na e
tregon tabela nr II.3 (Anekset), dhe grafikuII.7. si më poshtë vijon:
Grafiku nr II.7: Punësimi dhe papunësia në vite
Trendi i këtyre dy problematikave sociale të rrethit të Shkodrës sipas tabelës dhe
grafikut të mësipërm, tregon për korelacionin e zhdrejtë midis papunësisë dhe punësimit.
Dinamika e zhvillimit të këtyre treguesve për rrethin e Shkodrës, janë të lidhura me ecurinë
e zhvillimeve politike e ekonomike të vendit në përgjithësi, e rrethit të Shkodrës në veçanti.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
62
Treguesi i papunësisë ka ekstremet e saj, me trend rritës në vitet ‟97-‟98, me rreth 49.8% të
popullsisë në moshën e punës në krahasim me vitin 1991, ndërkohë që punësimi është në
nivelet më të ulëta të saj pikërisht në këto vite, me një rënie drastike krahasuar me vitin
1991, me rreth 69.5%.
Pas vitit të “errrët” 1997-1998, këto dy tregues në shumë aspekte, patën ndryshimet
e veta pozitive, nga ku papunësia sipas tabelës nr II.3, nga viti 1998 deri në vitin 2010, ka
shënuar rënie në masën 61.8%, ndërkohë që punësimi ka shënuar rritje në masën 15%.
Stanjacioni ekonomik deri në rënie, në vitet 1997-1998, u ndoq me politika të reja
sektoriale në vend, e për pasojë edhe në rrethin e Shkodrës. Këto politika, konsistonin në
nxitjen dhe favorizimin ligjor në shumë aspekte të degëve të sektorit terciar, të cilat u
shndërruan në dominuese të ekonomisë kombëtare, dhe asaj shkodrane. Kjo nga ana tjetër,
u shoqërua edhe me një punësim më të mirë të popullsisë në moshën e punës. Ky
konstatim, vlerësohet edhe nga të dhënat e treguesit të punësimit vitet e fundit, ku degët e
sektorit terciar, sigurojnë pjesën më të madhe të kësaj kategorie.
Paraqitja e mëposhtme grafike, krijon qartësisht këtë panoramë të punësimit të
popullsisë në moshën e punës, sipas sektorëve të ekonomisë në rrethin e Shkodrës.
Gjithashtu kjo paraqitje grafike, pasqyron qatë edhe diferencat e dukshme midis tyre: 101
Grafiku nr II. 8: Punësimi sipas sektorëve në vitin 2012, në rrethin e Shkodrës
Prezantimi në drejtim pozitiv i treguesve të papunësisë dhe punësimit në rrethin e
Shkodrës, nuk i përjashton ato si problematika sociale të tij. Përkundrazi, këto janë sfida
kryesore e të gjitha ndryshimeve demografike dhe ekonomike në këtë rreth, gjatë këtij
tranzicioni të tejzgjatur. Treguesit e punësimit, e për pasojë edhe ato të papunësisë në vite,
mbështetur në të dhënat e Zyrës së Punës në Qark, nuk paraqesin realitetin shkodran në
lidhje me to. Shpjegimi real i kësaj situate, ka të bëjë me mosregjistrimin e saktë nga zyrat
e punësimit, sidomos për zonat rurale. Arsyet janë të shumta, të lidhura me:
Shkallën e lartë të informalitetit në këto hapësira, sidomos në ato rurale;
Procesin e emigracionit masiv të ndodhur gjatë gjithë tranzicionit nga zonat
rurale drejt atyre urbane, dhe vazhdimi si të regjistruar në vendin e origjinës;
Mungesa e regjistrave realë për të gjithë personave në moshën e punës, dhe
atyre të papunë në këto hapësira etj..
101
Qarku Shkodër 2013, “Studimi i Tregut të Punës”, fq. 20
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
63
Shkaqet e mësipërme, kanë vështirësur pasqyrimin e plotë të problematikës së
papunësisë në zonat rurale, duke u mjaftuar vetëm në konstatimin e këtij fenomeni
shqetësues, dhe jo në dhënien e treguesve të saktë.
Vlerësimi i këtij fenomeni, si problematikë jo vetëm rurale, por edhe rajonale me
përmasa shqetësuese, është sfida kryesore në kapërcimin e tranzicionit demografik.
Mospasqyrimi real i këtij treguesi është i lidhur:
Me punësimin e një pjese të konsiderueshme të popullsisë në tregun
informal, duke realizuar veprimtari të paligjshme;
Regjistrimin si e papunë;
Regjistrimin në listat e ndihmës ekonomike apo të punëkërkuesve të një
pjese të konsiderueshme të kësaj popullsie, si në zonat rurale, ashtu edhe në
ato urbane të rrethit, etj..
Me një dinamikë shumë interesante, vijnë këto tregues edhe në analizë të
strukturimit të tyre në aspekt gjinor. Duke analizuar fenomenin e papunësisë, dhe të
punësimit sipas përkatësisë gjinore, vëmë re që, pjesën më të madhe e përbëjnë meshkujt
në masën 54% të papunëve, dhe 58% të punësuarve. Nga të dhënat statistikore të Zyrës së
Punës në rrethin e Shkodrës vitet e fundit, është parë një rritje e punësimit të popullsisë
femërore. Dinamikën e prezantimit të këtyre treguesve në vitin 2012, e pasqyrojnë edhe
grafikët e më poshtëm:102
Grafiku nr II.9: Të papunë e të punësuar në rrethin e Shkodrës në 2012
Zvoglimi i papunësisë tek popullsia femërore, shpjegohet me fenomenin e
angazhimit më të madh në punë të kësaj kategorie gjinore sot, veçanërisht në sektorin
terciar, dhe ndërmarrjet e tipit Fason me kapital të huaj e të përbashkët, në sektorin
sekondar. Ajo që duhet të theksohet në këtë dinamikë të treguesit të punësimit të kësaj
kategorie gjinore, është rritja e peshës në këtë tregues të femrave, nga popullsia e ardhur në
qytetin e Shkodrës. Rritja e punësimit të popullsisë femërore në këtë rreth, si në gjithë
vendin tonë, është e lidhur edhe me egzistencën e strategjive të menaxhimit të burimeve
njerëzore, dhe politikat jo diskriminuese ndaj femrës sot.
Vazhdimësia e analizës së detajuar të këtij fenomeni, ka të bëjë edhe me studimin e
nivelit arsimor të papunëve dhe të punësuarve në rrethin e Shkodrës. Mbështetur në të
102
Qarku i Shkodrës 2013”Studimi i Tregut të Punës”, faqe36, Mbështetur te të dhënat e INSTAT 2012
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
64
dhënat për këtë tregues, nga Zyra e Punësimit në Qark, jemi munduar të paraqesim
prezantimin e kësaj strukture në këtë rreth.
Në tërësinë e të punësuarve të rrethit, pjesa më e madhe e tyre i përkasin arsimit të
mesëm dhe atij 8-vjeçar, duke përbërë kontigjentët më të pakualifikuar të kësaj popullsie,
dhe klasifikuar si vulnerabël(më të rrezikuarat) përsa i përket treguesit të varfërisë. Pesha e
lartë e këtyre kontigjenteve, tregon se ato akoma nuk kanë arritur të ecin në ritmet e
zhvillimeve të reja të ekonomisë, shprehje e nivelit të ulët të përshtatshmërisë së tyre.103
Me
një peshë të lartë në kategorinë e të papunëve, janë edhe ata me arsim të mesëm të
përgjithshëm, për të cilët nevojat për këtë kategori nga sektorët primarë e sekondarë janë të
pakta. Kjo shpjegohet me mosfunksionimin e disa shkollave profesionale në këtë rreth.
Nevoja e profilizimit të shkollave të mesme, është një nga format e stimulimit të
sektorit prodhues në këtë rreth. Bizneset prodhuese dhe terciare, janë të detyruar të
punësojnë krahë pune të paprofilizuara, ose edhe me arsim të ulët, për shkak të pagesës së
ulët të tyre. Kërkesa e ulët për punë, ka mospërputhje të theksuar me ofertën e krahëve të
punës, duke sjellë këtë strukturim arsimor të të papunëve në rrethin e Shkodrës. Qartësisht
struktura e të papunëve, sipas nivelit arsimor në rrethin e Shkodrës, pasqyrohet në grafikun
nr II.10, si mëposhtë vijon:
Grafiku nrII.10 : Struktura e të papunëve sipas nivelit arsimor
Në vazhdim të prezantimit të këtij fenomeni social, një rëndësi të madhe ka edhe
trajtimi i punëkërkuësve të papunë sipas profesioneve. Ajo që të tërheq vëmendjen në këtë
dinamikë, është të qenit të punëkërkuesve me arsim 9-vjeçar në nivele të larta, në rreth
32%, dhe ato të mesëm në masën 40% të totalit të përgjithshëm, në nivel rrethi.
Këto kategori, kërkojnë angazhime kryesisht në punë elementare të sektorëve
sekondarë e terciarë, në masën 40% të tyre104
. Ky tregues i lartë i punëkërkuesve në punët
elementare, shpjegohet edhe me nivelin e ulët arsimor, e domosdoshme për këtë kategori.
Gjithashtu, në nivele të larta, paraqiten edhe punëkërkuesit në sektorin sekondar dhe
zejtarisë, në masën 28%, dhe punonjësit bujqësorë në masën 14% të punëkërkuesve në
këtë rreth, etj.. Panoramën e punëkërkusve të papunë sipas profesioneve, na e paraqet
grafiku II.11, si mëposhtë vijon:
103
Qarku i Shkodrës 2013”Studimi i Tregut të Punës”, faqe20, Mbështetur te të dhënat e INSTAT 2012 104
Qarku i Shkodër 2013” Studimi i Tregut të Punës “, faqe25
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
65
Grafiku nr II.11: Punëkërkuesit sipas profesioneve në vitin 2011
Treguesi i papunësisë në rrethin e Shkodrës sipas INSTAT-it, në vitin 2012, ishte
21%, 105
ndërkohë që rang Republike, ishte 24%. Ky nivel më i ulët i Shkodrës, në
krahasim me papunësinë në shkallë vendi, shpjegohet me qëndrushmërinë e sektorit terciar,
si sektori dominues i ekonomisë së tij, por edhe me zhvillimin e disa degëve të prodhimit
sekondar, efektet pozitive të të cilëve janë pasqyruar edhe në zbutjen e këtij treguesi.
105
Po aty, faqe13
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
66
Kapitulli i III
III.1. FAKTORËT HISTORIK DHE ECURIA E ZHVILLIMIT TË SEKTORIT
TERCIAR, QË NGA PERIUDHA E ANTIKITETIT E DERI NË 1945
Një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, veçanërisht në
ecurinë e sektorit terciar, krahas faktorëve gjeografikë - natyrorë dhe demografikë, kanë
edhe faktorët historik në nivel lokal, rajonal e kombëtar.
Studimet arkeologjike të kryera në rrethin e Shkodrës, tregojnë që hapësira
gjeografike e tij ka qenë banuar që në lashtësi, prej fisit ilir të Labeatëve, në shekullin IV-
III b.c. Këtë hershmëri banimi e vërtetojnë gjetja e disa monedha vendase me emrin
Skodrinon, dhe që i përkasin periudhës 230 vjet b.c106
. Materiali faktik arkeologjik, i gjetur
në këtë hapësirë gjeografike, tregon edhe për një zhvillim të lartë ekonomik të kësaj qendre
të banuar. Këtu funksiononin disa punishte për regjien e lëkurëve, prodhim veshmbathjesh,
endjen e rrobave etj., shprehje e zhvillimit të kësaj qendre.
Rritja e prodhimit zejtar në periudhat e mëvonshme, krijoi premisa për rritjen e
qarkullimit të mallrave, dhe zhvillimin e tregtisë midis qyteteve. Tregtia e mallrave në atë
kohë, bëhej nëpërmjet luginës së lumit Drin.
Në 181-168 b.c, Shkodra shpallet kryeqytet i Mbretërisë Ilire me në krye Gentin.
Gjatë kësaj kohe, kjo qendër njohu zhvillim në aspekt ekonomik, sidomos në aspekt të
zgjerimit dhe qarkullimit monetar, duke e shtrirë influencën edhe në viset më të thella të
Mbretërisë.
Zhvillimi i qyteteve shqiptare, rrjedhimisht edhe i Shkodrës në shekujt e pare pas
Krishtit, ka qenë i lidhur më tepër me zhvillimin e disa degëve të sektorit terciar,
veçanërisht këtu të tregtisë, rrjetit të komunikacionit etj.. Përveç këtyre degëve, një
zhvillim të hovshëm në këto vite pati edhe zejtaria.
Dega e tregtisë, një nga më të rëndësishmet e sektorit terciar, ka luajtur një rol shumë të
madh në jetën dhe bashkëpunimet e krahinave, e fiseve ilire. Ndër format më të zhvilluara
të tregtisë në këtë periudhë, kanë qenë :
Tregtia që bënin qytetet si qendra të prodhimit zejtar, me periferinë e tyre
bujqësore;
Tregtia e qyteteve kryesore të vendit, me viset e brendshme;
Tregtia tranzite;
Tregtia e jashtme, që bëhej kryesisht me vendet Gadishullin Italik, e provincat
mesdhetare të Perandorisë Romake.
Kjo degë ishte në duart e shtresës së tregtarëve negotiators, të cilët u dukën në viset ilire,
që në gjysmën e dytë të shek. I B.C107
.
Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë në vitet 395 të e.s, trevat Iliro-
Shqiptare hynë në përbërjen e Perandorisë Bizantine, duke u shndërruar në nyje
komunikimi, midis Lindjes dhe Perëndimit. Në pjesën perëndimore të Shqipërisë gjatë
kësaj kohe, ishin rajonet kryesore bujqësore, dhe qytetet më të begata në aspekt të
zhvillimit. Një ndër ta përmendet edhe Shkodra, e cila dallohej në prodhimin e shumë
kulturave bujqësore, si: drithëra buke, kulturën e ullirit, seri-kulturën (kultura e
mëndafshtë) etj..
106
Qarku Shkodër, Bazat e zhvillimit rajonal të Shkodrës, 1998. 107
Akademia e Shkencave të RPSH, Instituti i Historisë”Historia e Popullit Shqiptar”, pjesa e I, fq 166
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
67
Periudha e antikitetit ka dëshmi sot, egzistencën e Kalasë së Rozafës, ku ndikimi i
pushtuesve të ndryshëm ka lënë gjurmët e veta, sidomos atij venecian. Sot, ky objekt
historik i qëndresës së këtij populli të lashtë e heroik, është pjesë e strukturës turistike të
qytetit të Shkodrës.
Periudha e Mesjetës së hershme, karakterizohet nga një ruralizim i shoqërisë
shqiptare, proces i cili pasoi periudhën e ndritur të urbanizimit të antikitetit. Kjo solli
pasoja të mëdha në aspekt ekonomik, duke e zhvendosur tashmë gravitetin ekonomik nga
qyteti në fshat, aty ku ishte përqëndruar pjesa më e madhe e popullsisë. Ruralizimi i jetës
në pjesën më të madhe të Europës, duke përfshirë këtu edhe Ilirinë, ishte pasojë e sulmeve
barbare. Këta fise, aty ku u instaluan, i dhanë goditje pjesës më të madhe të qyteteve
shqiptare, duke impunuar mënyrën rurale të jetës. Shkodra, në periudhën e sulmeve
barbare, mbeti thjeshtë një qendër banimi, sesa qytet me vlera ekonomike.
Në gjysmën e parë të shek.14-të, popullsia e qytetit të Shkodrës filloi të rritej, si
rezultat i ardhjeve masive të banorëve të rinj nga fshatrat përreth.
Qytetet shqiptare pas këtij shekulli, u shndërruan në qendra të rëndësishme të
prodhimit zejtar, dhe ku Shkodra përmendet në prodhimin e mëndafshit, armëve dhe
punimin e metaleve. Zejtarët shkodranë kishin arritur të organizoheshin në korporata, të
quajtur “ shkollë ose vëllazëri”. Të tilla ishin: shkolla “Shën Barbarës”; shkolla “Shën
Mërkurit”; shkolla “Kryqit të Shenjtë”;, etj..108
Autonomia e qytetit të Shkodrës në shek 14-të dhe 15-të, do të pasqyrohej me
prerjen e monedhës nga sundimtari Gjergji i II Balshaj. Në këtë periudhë daton edhe
kalaja e Rozafës, vlerat e së cilës vihen në pah nga Sulltan Mehmeti, i cili është shprehur
“Çfarë çerdhe të mrekullueshme paska gjetur shqiponja, për të rritur zogjtë e vet”109
.
Një periudhë e ndritur për qytetin e Shkodrës në mesin e shk 14-të, është edhe
lulëzimi i principatës së pavarur shqiptare të Balshajve, ku emri i kësaj familje ishte
dëmtuar me pushtimin Serb.
Periudha e ndritur e këtij vendbanimi që nga Antikiteti, do të ndërpritej
përkohësisht nga pushtimi Osman. Më 25 Prill 1479 forcat Osmane hynë në Shkodër, me
nënshkrimin e paqes nga ana e Venedikut me Sulltan Mehmetin e II. Kjo periudhë në
aspekt të zhvillimit ekonomik, përkon me vendosjen e sistemit të timarit, i cili i dha goditje
të fortë lulëzimit të dikurshëm të këtij qyteti. Pavarësisht nga kjo, edhe në këtë periudhë të
zymtë, Shkodra do të japë kontributin e vet në të gjitha fushat, rrjedhimisht edhe në fushën
e tregtisë. Vazhdimi i këtij tradicioni të hershëm edhe në Mesjetë, do ta personifikonte atë
si qytet tregtar.
Kjo qendër, me standartet e zhvillimit ekonomik si dhe me kontributet në fushën
politiko-administrative, do ta shndërronin në epiqendër të këtyre zhvillimeve jo vetëm
brenda për brenda vendit, por edhe në kuadrin e Perandorisë Osmane, pas Stambollit110
.
Këto zhvillime, më tepër janë të lidhura me degën e tregtisë, e cila përbën aktivitetin
kryesor të kësaj qendre.
Veprimtaria tregtare e këtij qyteti del në pah, sidomos në shek.XVI, e konkretisht
në vitin 1503, atëhere kur përmendet për herë të parë Pazari i Vjetër i Shkodrës. Ky
shekull përmendet në historinë e zhvillimit ekonomik të sundimit osman, si periudha e
108
Akademia e Shkencave të RPSH, Instituti i Historisë Historia e Popullit Shqiptar, pjesa e I, fq 270 109
Barleti Marin “Rrethimi i Shkodrës” fq 45 110
Gjoni Flora “Pazarit i vjetër i Shkodrës”, Shkodra në shekuj, faqe 265
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
68
lindjes së tregjeve lokale, lulëzimit të panaireve, gjallërimit të marrëdhënieve midis
krahinave, por edhe me botën e jashtme.
Fundi i shek.XVII në fillim të shek XVIII, shënon kulmin e fuqizimit të tregu të
Shkodrës, e për pasojë edhe të Pazarit të Vjetër.
Shkodra me Pazarin e Vjetër, bashkëjetuan aq gjatë, saqë nuk mund të kuptoheshin
pa njëra- tjetrën, duke u shndërruar në një element të vetëm, në funksion të njëra-tjetrës.
Mjeshtrit shkodranë të artizanatit, sidomos në përpunimin e metaleve, lëkurëve,
argjendit, arit, tekstileve, përpunimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale, ishin të njohur
jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në botën e jashtme.
Burimet dokumentare të kohës e paraqesin Shkodrën, si një “qytet të madh”
zejtaro-tregtar me rreth 40 000 banorë, ku përveç profilit tregtar, konsiderohej edhe si
qendër transit i dorës së parë në Ballkan. Kështu, H.B.Braën thoshte, se: “Shkodra në këtë
kohë ishte qendra e një tregtie të madhe dhe se Pazari i saj ishte i mbushur plot me njerëz
të ardhur nga të katër anët e Turqisë evropiane. Përvec shqiptarëve nga Toskëria, këtu
vinin për të parë lavditë e qytetit serbët, boshnjakët, malazez të kryelartë, si dhe burrat
paqedashës të Republikës së Raguzës…”111
.
Ky opinion i këtij të huaji për Shkodrën, i cili e kishte vizituar dhe dëgjuar për
Pazarin e Vjetër, tregon për rolin e këtij qyteti në tregtinë e brendshme, dhe atë të jashtme.
Qyteti, me Pazarin dhe tregtinë intensive, i dha impulse dhe nxiti edhe zhvillimin e degëve
të tjera, jo vetëm në Shkodër, por edhe në qendrat me të cilat zhvillonte këto marrëdhënie.
Ky Pazar, për nga veçoritë ndërtimore dhe arkitektonike, konsiderohet nga më të
rrallat dhe të vetmet në Ballkan me një fizionomi të tillë. Këtë objekt tregtar populli
shkodran e quante “Pazari madh”, pamje nga i cili është fotografia e mëposhtme, e gjendur
në fototekën Marubi:
Foto nrIII.1: Bexhisteni i Pazarit të Vjetër të Shkodrës
http://www.shkoder.net/foto/sh_paint.jpg
Gjeografikisht, Pazari ishte pozicionuar në Jug të qytetit, në pjesën V-L të
kështjellës së Rozafës. Aty ishin të përqëndruara një rrjet i gjerë dyqanesh, punishtesh,
rreth 2000 të tilla ne vitet ’30 të shek. XIX dhe një popullsi prej 40 000 banorësh112
. Me një
numër kaq të lartë shërbimesh tregtare e zejtare, e kishin pozicionuar Shkodrën si qendra
më e madhe tregtare e vendit. Kjo është edhe shprehje e zhvillimit të lartë të ekonomisë
111 Bushati Hamdi ”Shkodra dhe motet” fq.30 112
Shkodra Zija “Qytet shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare”, faqe 26
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
69
urbane të tij, dhe një popullsie qytetare, tashmë të konsoliduar dhe në rritje të
vazhdueshme.
Harta nr III.1 : Harta e Pazarit të vjetër të Shkodrës113
Në tregun e Pazarit të Shkodrës, tregtoheshin mallra të ndryshme me origjinë
vendase, ku pjesën më të madhe e zinin artikujt bujqësor e blegtoral. Gjithashtu në këtë
Pazar të famshëm e shumë të njohur, nuk mungonin edhe prodhime dhe mallra të
importuara nga vende të ndryshme të Europës, veçanërisht e atyre vendeve, ku shkonin
tregtarët shkodranë. Kështu” në ekspozitën ndërkombëtare të duhaneve të organizuar në
Stamboll me 1863, duhani i famshëm i Shkodrës, varieteti i Sheldisë, konkurronte me
sukses në 17 pavijonet e shteteve pjesëmarrëse”114
. Po kështu” edhe ngjala e qefulli i
Dajlanit, ”lana e seta scutariane” (leshi dhe mëndafshi shkodran)115
”, ishin pjesë e
eksporteve vendase, dhe tregtisë me këto vende.
Zejtarët shkodranë, me punimet e shumta të argjendit, ku mjeshtëria dhe arti i
punimit ndërthureshin njëra me tjetrën, nga më të rrallat në Ballkan, jo vetëm kënaqnin
shijet e popullsisë vendase, por edhe të konsumatorit evropian. Kështu, Th. Ipen shkruan:
“Filigramistet shkodranë të denjë për një vlerësim artistik, ndonëse punonin me vegla
primitive bënin objekte të ndryshme të bukura me vizatime plot shije, që gëzonin një fame
113
Shkodra,Zija “Esnafet Shqiptare”, faqe 68 114
Shkodra Zija”Esnafet shqiptare” faqe 323, Këto të dhëna janë mbështetur në informacionet e studiuesve
të huaj e ketu të N.Michiff”Contribution a l‟historie du Commerce de la Turquie et de la Bulgarie”,
Svichtov1950, vell i III, fq.449 115
Shkodra Zija”Esnafet shqiptare” faqe 299. Mbështetur te të dhënat e studiuesve të huaj G.A Morana
“Saggio degli comamerciali rapporti dei Veneziani colle Otomane Scale di Durazzo ed Albania”,1816 faqe39
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
70
të madhe. Zejtarët shkodranë janë të njohur dhe në përpunimin e metaleve e sidomos në
prodhimin e armëve, përpunimin e tekstileve, lëkurëve etj”.116
Monopolin si qendra më e rëndësishme tregtare e zejtare në vendin tonë, dhe më një
shtrirje të gjerë gjeografike në aspekt të bashkëpunimeve, dhe me ndikim të madh brenda
vendit, Shkodra do ta ruante deri fund të shek. XIX. Shumë tregtarët shkodranë si; Jak
Bianki, Ndrek Muzhani, Ndrek Coba, Filip Parruca, Pjetër Suma e mjaft te tjerë, jo vetëm
dalloheshin për aktivitet tregtar me shumë krahina të vendit, por kishin arritur të
themelonin filialet e tyre tregtare në të gjithë qytetet e Kosovës, në portet (Tivar, Ulqin dhe
Shëngjin), si dhe përreth Liqenit të Shkodrës, etj.. Agjentët tregtarë në funksion të
veprimtarisë së kësaj qendre, zhvillonin tregti me qytetet më të zhvilluara të vendit:
Korçën, Elbasanin, Beratin etj.
Shkodra, në shekujt e lulëzimit të Pazarit, ishte shndërruar në hallkën më të
rëndsishme të Tregut të Brendshëm Kombëtar, tashmë të formuar e konsoliduar. Trevat e
Kosovës dhe disa qytete kryesore të Shqipërisë, ndërmjet tyre edhe Shkodra, ishin zonat më
të zhvilluara në aspekt ekonomik, e veçanërisht këtu atë tregtar.
Rëndësinë e kësaj qendre tregtare, në lidhje me qendrat kryesore të trevave
shqiptare, dhe komunikimet midis tyre, na i pasqyron edhe harta e mëposhtme:
Harta nr III.2: Harta e Tregut Kombëtër Shqiptar në shek. XIX
116
Shkodra Zija”Esnafet shqiptare” faqe 299. Mbështetur te të dhënat e studiuesve të huajTh.Ipaen “Scutari
und die nordalbanische Kustenebene” Sarajevo, 1907, fq.30
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
71
Sipas saj, nga kjo qendër dalin shumë rrugë, që e lidhin atë me të gjitha tregjet e
rajonit, rol të cilin do ta ruante deri në fund të shek XIX e fillim të shek XX, por jo me të
njëjtin dimension, si në periudhat më të ndritura të saj.
Si çdo fenomen human, që dialektikisht ka fillimin, zhvillimin, kulmin dhe rënien,
edhe Pazari i Shkodrës mishëroi këtë dialektikë zhvillimi, lidhur kjo me një sërë faktorësh
ekonomikë, politikë dhe natyrorë. Rënia do të parashikohej edhe nga zv/konsulli i Austrisë
në Shkodër, Rod Borovicka në vitin 1858, i cili shkruante: “Në një të ardhme jo të largët
Selaniku do të rrezikojë tregtinë e qytetit të Shkodrës, sepse kjo skele ka lidhje të shumta
vaporesh, shet më lirë dhe rrugët e saj të komunikacionit janë në gjendje më të mira nga
rrugët kryesore tokësore të Pashallëkut të Shkodrës…”117
.
Humbja e rëndësisë së këtij objekti kaq me influenca në tregun shqiptar është i lidhur me
shumë ngjarje të ndodhura në vitet‟70-80 të shek XIX, si:
Hapja e kanalit të Suezit (1869);
Ndërtimin e hekurudhës Selanik-Mitrovicë (1874);
Aneksimi i Tivarit dhe Ulqinit nga ana e Malit të Zi (1880), duke e lënë
Shkodrën pa skelat e saj kryesore;
Zjarret e shpeshta, që binin në Pazar;
Përmbytjet e shumta etj..
Të gjitha këto shkaqe ndikuan në rënien e rëndësisë së Shkodrës, si qendra kryesore
tregtare në vendin tonë, dhe Gadishullin e Ballkanit.118
Marrëdhëniet kryesore tregtare, Shkodra gjatë Periudhës së Rilindjes i ka pas me
Austrinë, Turqinë, Greqinë, Italinë, Francën Tunizinë, Maltën, Dalmacinë Jugore, Malin e
Zi, dhe krahinat përreth Liqenit. Shkodra, zhvillonte marrëdhënie tregtare edhe me krahina
të ndryshme të Ballkanit, me anë të rrugëve tokësore si Rumelinë, Vllahinë, Serbinë etj..
Tregtarët shkodranë, kishin arritur të krijonin filialet e tyre në Sofje, Edrene, e deri në
brigjet e Danubit dhe Detit të Zi.119
Relacionet tregtare me këto shtete për tradicion vazhdojnë edhe në ditët e sotme,
sidomos me Italinë dhe Austrinë, ku ndikimi i tyre është në shumë aspekte të zhvillimit
ekonomik, e sidomos në sektorin sekondar i pari, dhe terciar i dyti. Ndikimi i Austrisë në
sektorin terciar është veçanërisht në fushën e arsimit, dhe disa investime infrastrukturore të
karakterit të shërbimit publik.
Tregtia e jashtme e Shkodrës, deri në luftën Ruso-Turke (1887), apo edhe në
Kongresin e Berlinit (1878), vazhdonte të dominonte treguesit ekonomkë të saj me një
tendencë rritje të vazhdueshme.
Mesatarja e xhiros vjetore ishte 8.4 mil. franga ari në vit, ku 5.7 mil. franga ari120
e
përbënin importet, ndërsa 2.7 mil e tyre eksportet. Megjithatë, maksimumin e xhiros
vjetore, Shkodra do ta arrijë në vitin 1869 me këtë bilanc dhe orientim gjeografik sipas
tabelës vijuese:
117 Bushati Hamdi”Shkodra dhe Motet”, faqe 203. 118
Gjoni Flora “Pazari i Shkodrës, roli i tij në tregtinë shqiptare” Shkodra në Shekuj, , faqe 251 119
Gjoni Flora “Pazari i Shkodrës, roli i tij në tregtinë shqiptare” Shkodra në Shekuj, fq .250. 120
Gjoni Flora “Pazari i Shkodrës, roli i tij në tregtinë shqiptare” Shkodra në Shekuj, fq .250.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
72
Tabela nr III.1:Tregtia që zhvillonte Shkodra me vendet e tjera në vitin 1869 121
Nr
Vendi
VITI 1869
Shuma
Importi
Eksporti
1 Austri 9 339 165 5 822 527 3 516 638
2 Itali 1 245 545 935 620 309 925
3 Turqi 768 818 617 300 151 518
4 Greqi 86 958 46 305 40 653
5 Tunizi 42 350 23 350 19 000
6 Maltë (Angli) 53 950 10 300 43 650
7 Francë 12 800 12 800 ---
Shuma 11 549 586 7 468 202 4 081 384
Siç shihet nga tabela e mësipërme, pjesën më të madhe të import-eksporteve
Shkodra e zhvillonte me Austrinë me rreth 53.7%; Turqinë 23.7%; Italinë 10.7%; Francën
3 %, Greqinë 4% të tyre etj. Ky intensitet tregtar me këto shtete do të vazhdojë deri 1901,
kur orientimi gjeografik i tregtisë së jashtme të Shkodrës do të ndryshojë në favor të disa
shteteve të tjera, veçanërisht të Italisë. Rënia e ndikimit austriak është i lidhur me:
Kizën e perandorisë austriake të fillimeve të shek. të XX,
Shtimin e influencës italiane, për shkak të afërsisë gjeografike, etj..
Grafikisht situata e relacioneve tregtare të Shkodrës në vitin 1869, dhe orienimi
gjeografik i tregtisë së jashtme, është e pasqyruar në grafikun e më poshtëm:
Grafiku nr III.1: Orientimi gjeografik i tregtisë së jashtme në vitin 1869
Ndërkohë që po në këtë vit, struktura e import eksporteve ishte e tillë, ku importet
mbizotëronin në relacionet tregtare me këto shtete, duke sjellë edhe një bilanc negativ në
121
Po aty, faqe 253.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
73
zhvillimin ekonomik të këtij qyteti. Qartësisht kjo strukturë, dhe që shpreh bilancin negativ
të kësaj dege, mbështetur tek të dhënat e këtij viti për këtë degë, është pasqyruar në
grafikun e më poshtëm122
:
Grafiku nr III.2: Struktura e import- eksporteve në vitin1869
Pas këtij viti, importet më të mëdha do të zhvillohen me Italinë, interesat e së cilës
do të forcoheshin ndaj këtij rajoni. Në vitet 1905-1906, ndikimi italian u përforcua akoma
më shumë, deri sa u konkretizua edhe me ndërtimin e bankës italiane.
Me shtetet e sipërpërmendura importoheshin kryesisht artikuj industrial dhe
manifakturor, si dhe eksportoheshin mallra bujqësor e blegtoral të papërpunuara, ose me
përpunim fillestar. Në një përqindje të vogël eksportoheshin prodhimet e zejtarisë vendase,
ku përmenden sidomos lëkurë të përpunuar me ngjyra, mëndafshe e jelekë të kuq kadifeje,
të qëndisura me fije ari e argjendi, të ashtëquajtura të “modës shkodrane”123
, armë të
ndryshme, punime argjendarie e filigramë e deri në lëndë drusore.
Një piktor anglez, duke kaluar nëpër Itali (1848), flet për tregtarët shkodranë dhe
shkruan:- “Shumë prej tyre janë njerëz me pasuri të mëdha dhe bëjnë tregti të madhe me
viset e Italisë sidomos me Venedikun, banorët e të cilit flasin greqisht, shqip, sllavisht e
turqisht”124
Për shkallën e lartë të zhvillimit të tregtisë së jashtme të kësaj qendre tregtare, flet
edhe egzistenca në vitin 1848 e 60 firma tregtare në Venedik, Trieste, Austri e treva të tjera
të Ballkanit. Shumë skela bregdetare si: ato të Ulqinit, Tivarit, Obotit, Shëngjinit në vendin
tonë, ishin vënë në shërbim të kësaj qendre, kryesisht në relacionet tregtare me vendet e
tjera. Pas Kongresit të Berlinit, në vitin 1878. tregtia e jashtme e kësaj qendre do të
dëmtohej, si rezultat e coptimimit të tregun unik kombëtar nga vendimet e këtij Kongresi, i
cili coptoi trevat shqiptare.
Më vonë, gjatë fundit të shek. XIX dhe fillimeve të shek. XX, zhvillimi i hovshëm i kësaj
qendre fillojë gradualisht të bjerë, pavarësisht se në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, në
122
Shkodra Zija”Esnafet shqiptare” faqe 323, Këto të dhëna janë mbështetur në informacionet e studiuesve
të huaj e ketu të N.Michiff”Contribution a l‟historie du Commerce de la Turquie et de la Bulgarie”,
Svichtov1950, vell i III fq. 281-285 123
Shkodra Zija”Qytetet Shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare”, faqe.263. 124 Shkodra Zija”Qytetet Shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare”, fq.263.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
74
1912, Pazari akoma konsiderohej si qendra më e rëndësishme tregtare e Orientit, dhe më e
madhja e trevave shqiptare.
Shkodra, me këto specifika zhvillimi të kësaj periudhe, mund të konsiderohet si një
nga qendrat e para, ku u hodhën themelet e kapitalizmit në Shqipëri125
. Sipas Zija Shkodrës
në 1912, gjithsej në vendin tonë kishte 47 njësi industriale, 15 prej të cilave i përkisnin
Shkodrës.
Pas copëtimit të Shqipërisë në 1913, ekonomia u zhvillua me ritme shumë të ngadalta,
ndërsa Shkodra njohu një zhvillim më të shpejtë, në krahasim me rrethet e tjera të vendit
tonë. Borgjezia shkodrane, e konsoliduar në aspekt finaciar, arriti të bënte investime edhe
në fushën e industrisë, krahas degës së tregtisë. Këto nisma të reja në fushën e industrisë,
do të themelonin, dhe më vonë zgjeronin, veprimtarinë e Dhomës së Tregtisë së Shkodrës.
Ardhja në pushtet e Ahmet Zogut, në 1924, përkon me periudhën e stabilizimit të
kapitalizmit në Europë, por me problematika për ekonominë e brishtë shqiptare.
Veçori e borgjezisë shkodrane në këto vite, ka qenë përpjekja për të kaluar, nga
format e ulëta të organizimit të prodhimit kapitalist, në shoqëri aksionare, siç ishte ajo e
vitit 1926 “ Portaland Çimento, Shkodra”, ku kapitali i saj arriti në 125 000 Fr ari. Në
1927, krijohet shoqëria e birrës “Vëllezërit Kakarriqi” në bashkëpunim me kapitalin
anglez126
.
Në vitet 1929-1933, janë vitet e krizës ekonomike botërore, e cila goditi Shqipërinë,
dhe për pasojë edhe ekonominë shkodrane. Efektet e krizës u panë në shumë drejtime, duke
përforcuar karakterin gjysmëfeudal të kësaj ekonomie me karakter agrar.
Kriza në ekonominë shkodrane do të reflektohej tek falimentimi i një pjese të
madhe të njësive ekonomike, që operonin në industrinë e lehtë dhe veprimtarinë tregtare,
prej të cilave 500-600 njësi ekonomike tregtare dhe artizanale të këtij qyteti, do ta
mbyllnin plotësisht aktivitetin e tyre127
.
Vitet pas krizës, janë vitet e rimëkëmbjes së ekonomisë shkodrane, dhe ku
refleksionet e saj do të pasqyrohen edhe në degët e sektorit terciar, që nga tregtia e
brendshme me tendenca rritje, e deri tek tregtia e jashtme, e cila karakterizohej nga
mbizotërimi i importeve. Kjo e thelloi deficitin tregtar të ekonomisë shkodrane, dhe asaj
shqiptare.
Në analizë krahasuese të ekonomisë shkodrane me atë shqiptare, vitet (1924-1939)
për Shkodrën, ishin vitet e një zhvillimi më të shpejtë. Sipas një raporti të Dhomës së
Tregtisë në Shkodër, gjatë këtyre viteve funksiononin 1225 njësi tregtare dhe artizanati, ku
120 prej tyre, tregtonin mallra ushqimorë, 20 njësi prodhime kinkalerie, 71 kafe, 34 duhan,
këpucar, rrobaqepës, kasapë e zeje të ndryshme.128
Në vitin 1937, Shkodra dhe periferia e saj numëronte 1305 njësi ekonomike,
industriale, zejtare dhe tregtare, që në të shumtën ishin veprimtari të vogla. Duke e
krahasuar me qytetet e tjera të Shqipërisë, Shkodra zinte vendin e parë, tregues ky i
pasqyruar në tabelën e mëposhtme.129
125
Shkodra Zija“ Esnafet Shqiptare…, fq 340 126
Fishta Iljaz”Historia e Dhomës së Tregtisë e Industrisë Shkodër”, Shkurt 2001, fq 43 127
Po aty, fq 50 128
Fishta Iljaz”Historia e Dhomës së Tregtisë e Industrisë Shkodër”, Shkurt 2001, fq 50 103
Po aty, fq 90
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
75
Tabela nr III.2: Numri i njësive ekonomike sipas qarqeve 1937
Nr Qyteti ku është
regjistruar njësia
ekonomike
Numri i njësi
ve ekonomike
1 Berati 293
2 Durrësi 279
3 Elbasani 317
4 Fieri 400
5 Korça 978
6 Përmeti 200
7 Vlora 615
8 Shkodra 1305
Grafiku nr III.3: Shpërndarja e njësive ekonomike sipas qarqeve
Me pushtimin e Shqipërisë (7 Prill 1939), influenca e kapitalit Italian ishte e
ndjeshme, e reflektuar që nga investimet në krijimin e njësive të reja ekonomike, e deri tek
shndërrimi i degës së tregtisë në monopol të Italisë. Ekonomia shkodrane në vitet e
pushtimit fashist, do të pësonte goditje më të madhe, shprehje e së cilës ishte mbyllja e
shumë njësive industriale e tregtare në këtë qendër. Pavarësisht nga këto dukuri negative në
vitet 1942-1944, Shkodra zinte vendin e II-të pas Tiranës në numrin e njësive industriale.130
Gjithashtu Shkodra në 1938 jepte 20% të prodhimit të përgjithshëm industrial të
vendit, duke patur një peshë të konsiderueshme pas kryeqëndrës së vendit, Tiranës.131
Këtë imazh të zhvillimit të Shkodrës, sipas regjistrimit në Dhomat e Tregtisë (1942-1944),
na e pasqyron edhe tabela nr III.3 e grafiku nr III.4, si mëposhtëm vijojnë:
130
Fishta, Iljaz “Historia e Dhomës së Tregtisë e Industrisë Shkodër”, Shkurt 2001, fq 113 131
Shkodra në Shekuj 2000, Uruçi Esmeralda , Beqiri Mirjeta ”Tradita e zhvillimit industrial ne Shkodër në
gjysmën e parë të shekullit të XX”, faqe 309
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
76
Tabela III.3: Numri i njësive industriale sipas rretheve kryesore
Nr Qyteti Numri i njësive industriale
1 Durrës 67
2 Elbasan 16
3 Fier 17
4 Gjirokastër 7
5 Korçë 43
6 Tiranë 86-120
7 Shkodër 88
Grafiku nr III.4:Shpërndarja e njësive industriale sipas rretheve
Pas vitit 1944 Pazari i Vjetër u shkatërrua plotësisht, sepse sistemi i modelit të
ekonomisë së planifikuar socialiste, kërkonte të zhdukte çdo iniciativë të lirë funksionale të
zhvilluar deri në atë kohë. Pasojë e kësaj, ishte edhe eleminimi i tregtisë private,
tradicionalisht shumë e zhvilluar në qytetin e Shkodrës.
Në vendin ku dikur funksiononte ky Pazar, u ndërtua një lulishte, ndërsa sot është
ndërtuar një qendër tregtare, që imiton Bexhistenin e dikurshëm, por me arkitektonikën e
një tregtie më moderne. Nëse do të imitohej Pazari i dikurshëm, me disa veçori
arkitektonike, dhe me zhvillim të aktiviteteve artizanale tradicionale, ky objekt i traditës
dhe kulturës qytetare shkodrane, do shndërrohej në qendër të rëndësishme tregtare dhe
turistike të këtij qyteti. Në këtë mënyrë Shkodrës do t‟i shtohej një objekt tjetër kulturor,
krahas të tjerave, dëshmi e të kaluarës së lashtë, dhe rolit mjaft të rëndësishëm të saj në
tregtinë kombëtare, dhe rajonale.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
77
Kapitulli IV
Ecuria zhvillimit të sektorit terciar gjatë periudhës së zbatimit të modelit
të ekonomisë së planifikuar, në vitet 1945-1990.
IV. 1.Karakteristikat e zhvillimit të sistemit të ekonomisë së planifikuar, dhe
pesha e sektorëve në ekonominë e vendit tonë
Historia e zhvillimeve botërore të pas LIIB, solli ndarjen e botës në dy kampe: në
atë perëndimor, ku ekonomia e tyre bazohej tek konceptet e ekonomisë së tregut të lirë dhe
bllokut tregtar të përbashkët, dhe në kampin lindor, pjesë e së cilës ishte edhe vendi ynë, e
cila bazohej tek konceptet e ekonomisë së planifikuar të modelit sovjetik.
Karakteristikat kryesore të këtij modeli në përgjithësi ishin:
Ekzistenca e pronës shtetërore mbi mjetet e prodhimit;
Kontroll i përgjithshëm përmes hierarkisë administrative;
Planifikim nga Partia-shtet e treguesve të zhvillimit ekonomik dhe rezultatit
përfundimtar;
Shpërndarja me metoda administrative e burimeve natyrore e njerëzore;
Monopol shtetëror mbi eksportet;
Kufizimet mbi iniciativën private, të cilat ishin të ndaluara me ligje të rrepta
kushtetuese, etj..
Në realitet politika 45-vjeçare ekonomike e shtetit shqiptar, ka qenë një politikë që
rezultonte më tepër në “shpërndarjen e barabartë të varfërisë” sipas rajoneve sesa në
zhvillimin e tyre. Kjo politikë si tipar kryesor kishte injorimin e avantazheve krahasuese të
rajoneve, veçanërisht të faktorëve natyrorë-gjeografikë si shumë të rëndësishëm në
përcaktimin e zhvillimit të rajoneve dhe dallimin midis tyre. Gjithashtu gjatë të
ashtuquajturës “ekonomi e planifikuar”, karakteristikë ka qenë përpjekja për t‟u
përqëndruar në centralizimin e kontrollit të prodhimit dhe të gjithë burimeve nëpërmjet
planifikimit shtetëror. 132
Përcaktimi i zhvillimit të rajoneve ekonomike në këtë periudhë, vendosej vetëm nga
konsideratat politike të Partisë-shtet, të cilat ishin unike për të gjithë vendin. Strategjitë e
zhvillimit të rajoneve, nuk i konsideronin diferencat ekonomike të krijuara historikisht
midis tyre.
Platforma e zhvillimit ekonomik të vendit tonë gjatë këtij sistemi mbështetej tek:
Shtetëzimi në çdo sektor;
Këmbëngulja tek centralizimi;
Këmbëngulja tek vetëizolimi;
Strategjia e zhvillimit të përcaktuar nga lart dhe unike për gjithë vendin, etj..
Mendimi ekonomik i shtetit shqiptar gjatë këtij modeli, u udhëhoq nga një vijë
drejtuese morale dhe politike, e cila la pas dore si mjedisin natyror, ashtu edhe atë jetësor.
Strategjia e zhvillimit ekonomik të shtetit shqiptar, dhe sidomos ajo e zhvillimit rajonal u
132
Treier Volker, Wenzel Heinz-Dieter” Funksioni i shtetit në transformimin e sistemit”Ekonomia dhe
tranzicioni, nr 2(32), Prill-Maj-Qershor 2002, fq.124
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
78
mbështet më tepër në të dhëna burokratike faktike të rreme, sesa tek pasqyrimi i realitetit të
zhvillimit ekonomik të tij.
Gjatë periudhës së zbatimit të modelit të ekonomisë së planifikuar në vendin tonë,
ishte shteti, ai që përcaktoi fazat dhe rrugët e zhvillimit të tij. Deri në vitin 1960, si rrugë
zhvillimi u deklarua ajo ekstensive, periudhë në të cilën akoma nuk kishte përfunduar
shtetëzimi pronësor i ekonomisë shqiptare. Proceset e para që ndodhën në këtë fazë
zhvillimi u reflektuan edhe në rritje të treguesve ekonomikë, krahasuar me periudhën e para
LIIB, dhe me thithjen në kufij të përshtatshëm të fuqisë punëtore.
Pas vitit 1960 e në vazhdim, shteti deklaroi si rrugë zhvillimi atë intensive, e cila
çoi në zhvillim të sforcuar të degëve të ekonomisë dhe rënien e treguesve ekonomikë. Në
themel të programit të zhvillimit ekonomik gjatë kësaj faze, shteti vendosi procesin e
industrializimit me përparësi të industrisë së rëndë, e cila thithi pjesën më të madhe të
investimeve shtetërore.
Ky program mbeti konstant për të gjitha etapat apo intervalet e zhvillimit ekonomik
të vendit tonë, deri në vitin 1990. Zhvillimi i vendit mbështetej në plane pesëvjeçare, të
hartuara nga Partia-shtet, pa marrë parasysh mendimin e masave.
Suksesi i një politike sektoriale dhe strategjie zhvillimi ekonomik për një vend të caktuar,
varet nga:
Krijimi i një strukture të re, në përshtatje me potecialet gjeografike e
humane të atij vendi;
Zhvillimi i atyre veprimtarive, për të cilat ai zotëron potenciale të
nevojshme. Kjo strategji duhet të stimulojë ose një sektor, ose edhe
zhvillimin kompleks të tre sektorëve mbi disa përparësi të përcaktuara;
Egzistenca e burimeve të domosdoshme monetare, etj..133
Mirëpo realiteti shqiptar tregon që strategjia e zbatuar në vendin tonë, ishte
shabllone e tipit sovjetik, pa marrë parasysh specifikat e veçanta të tij. Shtojmë këtu edhe
diferencat në aspektet të zhvillimit midis rajoneve ekonomike, apo rretheve brenda për
brenda tij. Përqëndrimi më tepër i investimeve në degën e sektorit primar e sekondar, çoi në
mosvlerësimin siç duhet të sektorëve të tjerë. Këto zhvillime, do të reflektohen në shkallën
e ulët të efektivitetit ekonomisë shqiptare, gjatë gjithë këtij sistemi.
Në të gjitha plan-zhvillimet ekonomike pesëvjeçare të vendit tonë, përparësi ka
patur sektori primar e sekondar, duke lënë pas dore sektorin terciar. Pasqyrë e kësaj
diference është edhe shkalla e ulët e investimeve shtetërore në shërbimet terciare, në
krahasim me dy të parët.
Ndarja sektoriale e ekonomisë shqiptare në krijimin e Produktit të Përgjithshëm
Shoqëror(PPK-së)dhe të të Ardhurës Kombëtare(AK-së), gjatë sistemit të zbatimit të
modelit të planifikuar, paraqitet në tabelën nr IV.1(Anekset).
Pesha e tre sektorëve në krijimin e të Ardhurës Kombëtare dhe në Produktin e
Përgjithshëm Shoqëror, shpreh qartë politikën sektoriale të ekonomisë shqiptare gjatë këtij
sistemi, e cila konsistonte në përparësinë që iu dha sektorëve primarë e sekondarë, në lidhje
me atë terciar. Duke u mbështetur tek të dhënat e tabelës nr. IV.1, dhe në bazë të
klasifikimit sektorial, perceptimin më të saktë mbi peshën e sektorëve në krijimin e të
Ardhurës Kombëtare(AK) në vitin 1950 dhe në vitin 1990 na e jep grafiku nr. IV.1 si
mëposhtë vijon:
133
Laçi Sabri , Sheme Selman “Gjeografia Humane e Shqipërisë”,Tiranë 2005, faqe 101
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
79
Grafiku nr IV.1 : E ardhura kombëtare sipas sektorëve, në 1950 e 1990
Në analizë të këtyre grafikëve, konstatojmë që sektori terciar i ekonomisë së vendit
tonë në vitin 1990 jepte vetëm 6% të AK-së, dhe krahasuar me vitin 1950 shënoi rënie në
masën 7% të AK-së. Kjo shpjegohet me eleminimin e sektorit privat në këtë sektor, edhe
pse ishin të fundit midis sektorëve të tjerë në shoqërizimin e punës e kapitalit, dhe
shndërrimin e tyre në pronë shtetërore. Ndërkohë sektori primar, ka rënie në analizën
krahasuese të këtyre viteve në masën 35%, dhe sektori sekondar një rritje prej 42% të të
ardhurës kombëtare. Të dhënat statistikore të tabelës nr IV.1 për peshën e krijimit të të
Ardhurës Kombëtare nga ana e degëve të sektorit terciar, tregojnë se ky sektor në
vazhdimësi ka patur rënie për shkak të përparësisë së dy sektorëve të tjerë, atij primar e
sekondar. Përjashtim bëjnë vitet 1980-1990, në të cilët sektori primar e sekondar, preken
nga dukuritë e krizës ekonomike, dhe ku evidentohen deri diku degët e sektorit terciar, me
një rritje fare të vogël nga 14.5% të AK-së në 1980, në 15.9% të AK-së në 1990. Pikërisht
në këtë periudhë, për të siguruar valutën evidentohet roli i turizmit, si nëndegë e
rëndësishme e sektorit terciar, dhe që na shpjegon këtë rritje të tij gjatë këtij dhjetëvjeçari.
Me një panoramë të ngjashme vjen edhe pesha e këtyre tre sektorëve të ekonomisë
në krijimin e Produktit të Përgjithshëm Shoqëror(PPK), ku strategjia e përparësisë së
sektorit sekondar në ekonominë shqiptare, është e pasqyruar tek statistikat në rritje në
krijimin e këtij treguesi. Duke u bazuar tek të dhënat e tabelës nr IV.1, pesha e sektorëve të
ekonomisë në PPK –në në viti 1950 dhe 1990, paraqitet me një prezantim të tillë
grafik:134
Grafiku nr IV.2 : Pesha e sektorëve të ekonomisë në PPB-në, në vitin 1950 dhe 1990
134
Vjetari Statistikor i Shqipërisë 1991”Pesha e degëve në krijimin e Produktit Shoqëror e të Ardhurës
Kombëtare”, faqe 348
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
80
Nga analiza krahasuese e dy grafikëve nr IV.2, konstatojmë se nga 1950-1990, kemi
rënie shumë të madhe të sektorit primar në masën 35%, e cila diktohej nga strategjia
udhëheqëse e zhvillimit ekonomik të modelit të aplikuar, ku përparësi iu dha sektorit
sekondar. Ky i fundit në krijimin e PPK-së, vjen me një rritje po në këto dy vite në masën
36%.
Pesha e sektorit terciar, ka pësuar rënie në masën 8% nga viti 1950 në vitin 1990,
shpjegimi i së cilës lidhet me politikat e zhvillimit sektorial gjatë këtij sistemi. Këto
politika zhvillimi e shndërruan ekonominë shqiptare më tepër në prodhuese të mjeteve të
prodhimit, se sa të mallrave të konsumit. Popullsia duke qenë konsumatore e këtyre
mallrave, impulsoi zhvillimin e atyre degëve, që prodhojnë të tilla produktesh, dhe në
rezultante, i tërë ky zinxhir në rritjen e mirëqenies së saj. Në realitetin shqiptar,
konseguencë e kësaj strategjie, ishte mirëqënia e ulët e popullsisë, si rezultat i kërkesës dhe
ofertës së ulët për mallra konsumi. Prodhimi i pakët i këtyre të fundit, nuk impulsoi
zhvillimin e degëve të sektorit terciar, të cilat prodhojnë mallra të tilla, pasqyrë e së cilës
është edhe pesha e ulët e tij në PPK-në.
Në këtë sistem edhe shërbimet jotregtare, të cilat ishin më të prezantuara në
sektorin terciar dhe në shërbim të popullsisë, planifikoheshin, politizoheshin dhe
centralizoheshin totalisht nga shteti. Shtojmë këtu faktin, që ato ishin unike për të gjithë
vendin dhe sipas ndarjes administrative, duke u paraqitur me të njëjtën strukturë, dhe larg
specifikave e veçorive zhvilluese të rajoneve gjeografike të vendit tonë.
Degët më të rëndësishme të shërbimeve tregtare ishin tregtia dhe transporti, por me
një peshë fare të vogël në produktin e përgjithshëm kombëtar. Në periudhën e socializmit
totalitar, tregtia bazohej më tepër në sasi, dhe rrallë në vlerë dhe cilësi të shërbimeve. Edhe
çmimet në tregtinë e jashtme negocioheshin në mënyrë dypalëshe, që të sigurohej
balancimi eksport-import.135
Duke patur parasysh klasifikimin e sektorit terciar, në shërbime tregtare e jotregtare,
konstatojmë diferenca të mëdha në krijimin e Produktit të Përgjithshëm Kombëtar(PPK-në)
dhe të Ardhurën Kombëtare(AK). Më saktë kjo panoramë prezantimi e këtyre shërbimeve
është pasqyruar në grafikët e mëposhtëm:
Grafiku nr IV.3: Struktura e sektorit terciar, në vitet 1950 dhe 1990
135
Manoku Yllson, Nene Mamica, Nexhipi Erion”Ndryshimet në modelet e eksport-importet, konkurrenca
e mundësitë e rritjes” Ekonomia dhe tranzicioni,2004 nr2(40), QSHKE. fq,69
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
81
Ky prezantim e paraqitje e strukturës së sektorit terciar nëpërmjet grafikëve të
mësipërm, tregon që ai ruan të njëjtën fizionomi, në analizën krahasuese në këto dy vite
reference. Sipas tyre, shërbimet tregtare kanë një peshë më të madhe në krahasim me ato
jotregtare, por edhe me një rritje prej 20%, nga viti 1950 në vitin 1990, dhe rritje vjetore
prej 0.5% në vit.
Pavarësisht nga pesha këtyre shërbimeve në krijimin e PPK-në(Prodhimin e
Përgjithshëm Kombëtar), realitetet e zhvillimeve të këtij sektori, tregojnë që shërbimeve
jotregtare kanë patur më tepër vëmendje, sidomos në aspekt të shpenzimeve shtetërore.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve në sektorin terciar e kishte mbrojtja, arsimi,
shëndetësia dhe kultura, të cilat morën vetëm në vitin 1990 rreth 77% të buxhetit të shtetit.
Arsyet e kësaj disbalance në shpenzimet buxhetore sipas shërbimeve terciare, shpjegohen
me thelbin e politikës shtetërore, ku aspektet e mbrojtjes ishin prioritarë në shtetet e tipit
diktatorial. Edhe nëse shërbimet tregtare në nivel vendi, përbënin mbi 2/3 e sektorit terciar,
ato nuk e justifikuan veten në aspekt të rritjes së mirëqënies së popullsisë, si një nga
drejtimet kryesore ku shihet efektiviteti i tyre.
Diferencat në investimet e shtetit sipas llojit të shërbimeve terciare, i shpjegon edhe
grafiku i mëposhtëm, mbështetur tek të dhënat e Vjetarit Statistikor të vitit 1991136
:
Grafiku nr IV.4: Investimet e shtetit në shërbimet terciare, në 1990
IV.2. Panorama e zhvillimit të shërbimeve terciare në vendin tonë, gjatë
periudhës së sistemit të modelit të ekonomisë së planifikuar
Dinamika e zhvillimit të sektorit terciar, gjatë sistemit të zbatimit të modelit të
ekonomisë së planifikuar si në sektorët e tjerë të ekonomisë, u udhëhoq nga strategjia e
eleminimit të pronës private, dhe shndërrimit të këtij sektori në pronë shtetërore.
Mbështetja dhe këmbëngulja në këtë strategji, u pasua me ndërprerjen e komunikimit
tregtar me vendet e zhvilluara, duke thelluar hendekun midis tyre në aspekt të zhvillimit.
Kjo ndikoi në rentabilitetin e ulët të këtij sektori, e shprehur kjo tek treguesit e peshës së tij
në krijimin e PPK-së së përgjithshme, në rreth 8%( grafiku IV.2), dhe në të Ardhurën
Kombëtare, në rreth 6% të tijj(grafiku nr.IV.1).
136
Vjetarit Statistikor të 1991”Investimet gjithsej sipas viteve në degët e ekonomisë”, faqe 253
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
82
Për të krijuar një ide më të qartë për zhvillimin e këtij sektori gjatë këtij sistemi, do
të mbështetemi tek analiza e nëndegëve kryesore të shërbimeve tregtare e jotregtare në
shkallë vendi.
Shërbimet tregtare kryesore në vendin tonë, gjatë sistemit të modelit të ekonomisë
së planifikuar, kanë qenë tregtia dhe transporti.
Degës së tregtisë në këtë periudhë zhvillimi, iu kushtua një vëmendje e veçantë
nga ana e shtetit. Kjo përfaqësohej nga tregtia e jashtme dhe e brendshme.
Tregtia e jashtme ishte shndërruar në instrumentin kryesor, ku politika shtetërore e
shtetit monist shqiptar gjente shprehjen e saj në arenën ndërkombëtare. Politizimi i kësaj
dege, është mishërimi më i mirë i drejtimit të saj nga Partia-shtet gjatë gjithë kësaj
periudhe. Meqenëse ky instrument funksiononte si mjet, ku shteti ynë prezantohej në
arenën ndërkombëtare, u shndërrua në degën më të rëndësishme të sektorit terciar. Në
funksion të tregtisë ishin të gjitha degët e tjera të ekonomisë, të cilat me zhvillimin e
eksporteve të sforcuara, ishin vënë në shërbim të saj.
Të gjitha mekanizmat e përdorura nga shteti në tregtinë e jashtme, nxirrnin jashtë
loje ndërmarrjet vendase nga çmimet ndërkombëtare. Kjo e fundit, bëri që mallrat vendase
të prodhuara në mënyrë të sforcuar, të mos ishin konkuruese të denja në tregun europian.
Duke patur parasysh strukturën e prodhimit ekonomik, shpërndarja gjeografike e tregtisë
për vitet 1986-1990 në strukturën e eksport-importeve, është e pasqyruar në tabelën nr
IV.2(Anekset), dhe grafikët nr IV.5, si mëposhtë vijojnë:137
Grafiku nr IV.5: Shpërndarja e eksporteve dhe importeve sipas vendeve, në 1986-1990
Ecuria e zhvillimit të kësaj dege, ishte në përputhje me ecurinë e degëve të tjera të
ekonomisë dhe me strategjinë udhëheqëse të saj, të cilat përcaktuan edhe drejtimin dhe
orientimin gjeografik tregtisë së jashtme. Realitetet e zhvillimeve të kohës treguan që
relacionet tregtare, vareshin nga relacionet politike të shtetit shqiptar me vendet e tjera.
Kështu, deri në vitin 1948 marrdhëniet ekonomike dhe tregtia, ishin të orientuara me
Jugosllavinë e vendet e Lindjes, dhe nga 1949-1960 tregtia zhvillohej me vendet anëtare të
KNER-it, dhe sidomos me BS. Këtë e tregojnë edhe të dhënat statistikore të eksport-
importeve të kësaj periudhe, ku vetëm në vitin 1960 me këto vende zhvillohej 93.4% 138
e
eksporteve, dhe 85.9 % 139
të importeve.
137
Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991”Shpërndarja gjeografike e eksport-importeve”, faqe 310-313 138
Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991,” Shpërndarja gjeogjafike e eksporteve”, faqe 314 139
Po aty, faqe 325
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
83
Pas daljes nga ky organizëm ekonomik në vitin 1968, siç shihet në tabelën nr
IV.2(Anekse), tregtia me këto vende mbeti në shifra të larta. Midis këtyre vendeve, vendin
kryesor e zinte tregtia me Republikën Çekosllovake, me të cilën zhvillohej 14,8%140
të
eksporteve, dhe 8,6% 141
të importeve. Po sipas tabelës nr IV.2, nëse para viteve 1960 me
vendet e industrializuara, realizohej vetëm 1% 142
e eksporteve dhe 5%143
e importeve, në
vitet 1986-1990, këto relacione rriten përkatësisht në 37,9%144
të eksporteve, e 45,7% të
importeve.145
Pjesa më e madhe e tregtisë me këto vende, zhvillohej me Italinë (9% eksporte146
dhe 9,8% importe147
). Panoramën e strukturës së eksport –importeve shqiptare në 1990 e
prezantojnë tabela IV.3(Anekse) dhe grafikët IV.6, si mëposhtë vijojnë148
:
Grafiku nr IV.6: Struktura e mallrave të eksportuara dhe të importuara, në 1990
Mbulimi i importeve me zhvillim të eksporteve, ka qenë në qendër të politikës së
tregtisë së jashtme në këtë periudhë. Kjo politikë ishte mishëruar edhe në parrullën
udhëheqëse të çdo ndërmarrje ekonomike”Pa eksport nuk ka import”. Realiteti i
zhvillimeve të ekonomisë shqiptare gjatë kësaj faze, tregon se shumë ndërmarrje
ekonomike zhvilluan eksporte të sforcuara, që patën si pasojë zhvillimin e sforcuar të tyre,
dhe që përcoll në fillim të viteve 80‟ me dukuri të shumta të krizës ekonomike.
Konkretisht, raportin eksport-importe dhe mbulimin e tyre në % në periudhën
kohore 1950-1990, e paraqitet tabela nr IV.4(Anekse), dhe grafiku nr IV.7, si mëposhtë
vijojnë:
140
Po aty faqe 313 141
Po aty, faqe 325 142
Po aty, faqe 313 143
Po aty, faqe 325 144
Po aty, faqe 313 145
Po aty, faqe325 146
Po aty, faqe 313 147
Po aty, faqe 325 148
Po aty, faqe 297
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
84
Grafiku nr IV.7: Mbulimi i eksporteve ndaj importeve
Të dhënat e tabelës nr IV.4, tregojnë se Shqipëria në arenën ndërkombëtare, njihej
si eksportuese e lëndëve të para me origjinë bimore dhe shtazore, në formën e mallrave
ushqimorë në masën 33%, ndërsa në importe pjesën më të madhe e kanë zënë makineritë
dhe pajisjet, prodhimet kimike në masën 44.4%149
.Vendi ynë në marrëdhëniet tregtare me
vendet e tjera, njihej në nxjerrjen e mineraleve të rëndësishme(kromit, bakrit), të disa
produkteve bujqësore dhe ushqimore, prodhimeve të artizanatit, etj..
Tregtia e brendshme, ishte degë tjetër e sektorit terciar, që në shkallë vendi në vitin
1990 kishte një peshë prej 4.2% 150
të Produktit të Përgjithshëm Shoqëror. Struktura e tij në
këto vite ka një paraqitje të tillë, ku qartësisht është e prezantuar në tabelën IV.5 (Anekse).
dhe grafikun përkatës IV.8. si mëposhtë vijojnë:151
Grafiku nr IV.8: Rrjeti i tregtisë me pakicë dhe sipas ndarjes qytet-fshat, në 1990
Grafikët e mësipërm shprehin qartë shkallën e ulët të kërkesave të popullsisë për
mallra joushqimore e ato të përziera, në rreth 36%, duke u mjaftuar vetëm në sigurimin e
mallrave më imediate për jetesë. Ndërkohë që, mallrat ushqimorë e ato të ushqimit social
zënë rreth 64% të mallrave të tregtuara.
149
Vjetari Statistikor 1991, faqe 293-325 150
Po aty, faqe 349 151
Po aty, faqe 280
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
85
Kjo degë për vendit tonë, prezantohej me veçori dalluese midis zonave rurale e
urbane, qartësisht e pasqyruar edhe në grafikun e mësipërm. Këto shërbime tregtare,
specifikisht sipas ndarje administrative qytet- fshat, kanë një strukturë të tillë, ku pjesa më
e madhe e njësive tregtare, rreth 66% ishin në qytet, e rreth 34% në fshat. Disbalanca
statistikore, është shprehje e diferencave të theksuara në aspekt të zhvillimit, midis këtyre
dy vendbanimeve.
Transporti, ishte një degë tjetër e sektorit terciar, që iu kushtua vëmendje nga
shteti, por që në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar(PPK) në vitin 1990, ka patur një
peshë shumë të ulët në rreth 3.3% të saj.152
Struktura e tij në shkallë vendi, gjatë gjithë
periudhës së sistemit të modelit të ekonomisë së planifikuar, ka qenë e tillë ku transporti
automobilistik ka patur peshën kryesore në transportin e mallrave dhe udhëtarëve. Vetëm
në vitin 1990 ai kishte një peshë prej 91% të transportit të mallrave, ndërkohë që transporti
hekurudhor realizonte 8%, dhe ai detar vetëm 1% të totalit të përgjithshëm të lëvizjes së
tyre.
Me të njëjtën strukturë prezantimi, vjen kjo degë e sektorit terciar edhe në
transportin e udhëtarëve. Sipas të dhënave statistikore të vitit 1990 për këtë lloj lëvizje,
konstatojmë se transporti automobilistik, jepte peshën kryesore të tij, në rreth 62%,
ndërkohë që me një peshë jo të vogël ishte edhe transporti hekurudhor, në rreth 38% të saj.
Ky ndryshim i situatës së kësaj dege, në transportin e udhëtarëve sipas llojeve, është i
lidhur me atë që, hekurudhat realizonin lidhjen e qendrave më të mëdha urbane të vendit
tonë. Në këto të fundit, ishin të përqendruara edhe objektet më të mëdha industriale, por
edhe krahu i punës në numër të konsiderueshëm.153
Pikërisht këtë strukturë të kësaj dege,
synon të paraqesë edhe grafiku i mëposhtëm, ku shprehen qartë diferencat midis llojeve të
transportit në lëvizjen e mallrave dhe të udhëtarëve:
Grafiku nr IV.9: Pesha e llojeve të transportit në transport mallrash dhe udhëtarëve
Shërbimet jotregtare, pavarësisht se kanë një peshë të vogël në sektorin terciar,
vetëm 13% të tij (grafikut nr.IV.3), atyre iu është kushtuar vëmendja kryesore nga ana e
shtetit, e shprehur tek niveli i investimeve në to, në rreth 77% (grafikut nr. IV.4).
Këto shërbime në vendin tonë, kanë një strukturë të tillë, ku përfaqësimi i tyre
është nga këto degë: arsimi, kultura, financat, bankat, sigurimet dhe mbrojtja. Diferencat në
degët e këtyre shërbimeve, janë të pasqyruara edhe tek investimet, ku arsimi, kultura e
152
Vjetari statistikor 1991, faqe 349 153
Vjetari statistikor 1991, “Lëvizja e udhëtarëve me mjetet e transportit”,faqe 268
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
86
shëndetësia morën vetëm 24% të tyre, ndërkohë mbrojtja e shërbime të tjera morën 76% të
tyre.154
Më poshtë do të trajtojmë në vija të përgjithshme situatën e këtyre shërbimeve
jotregtare në Shqipëri, duke marrë më tepër në konsideratë ato që janë të lidhura
drejpërsëdrejti me nivelin e jetësës së popullsisë.
Zhvillimi i arsimit është parë si domosdoshmëri imediate nga ana e shtetit gjatë
zbatimit të këtij modeli, prandaj dhe iu kushtua vëmendje e veçantë krijimit të një
infrastrukture të përshtatshme. Ajo që vlen të theksohet në këtë dinamikë zhvillimi të kësaj
dege, është politizimi i theksuar i saj, si çdo fushë tjetër e jetës në Shqipëri. Pavarësisht nga
kjo, zhvillimi i shërbimit arsimor në vendin tonë, është i reflektuar në rritjen e numrit të
nxënësve e studentëve. Në një korelacion të drejtë me institucionet arsimore, vjen edhe
numri i mësuesve e pedagogëve. Nëse analizohen këto tregues për të gjitha fazat e
zhvillimit të këtij modeli, konstatohet ecuria në rritje e tyre. Të dhënat statistikore për
numrin e nxënësve, studentëve, mësuesve e pedagogëve në hapësirën kohore 1950-1990,
tregojnë për trendin rritës të tyre, dhe ku qartësisht ato janë të pasqyruara në grafikët e
mëposhtëm:155
Grafiku nr IV.10: Ecuria e numrit të nxënësve, studentëve, mësuesve e pedagogëve në vite
Kultura ishte një nëndegë tjetër e sektorit terciar, e cila njohu zhvillim si përsa i
përket veprimtarive, ashtu edhe zhvillimit infrastrukturor. Gjithsej në Shqipëri në vitin
1990, institucionet kulturore përfaqësoheshin nga rreth 51 institucione artistike, 102
kinema, 605 shtëpi kulture, 45 bilioteka156
. Shpenzimet e shtetit në arsim –kulturë, janë të
konsiderueshme rreth 33% të buxhetit të përgjithshëm të shtetit në degët e sektorit terciar,
shprehje e vlerësimit për zhvillimin e kësaj dege. Në dukje panorama e paraqitjes numerike
të institucioneve të kësaj nëndege, tregon për një numër të konsiderushëm objektesh
kulturore, por si çdo veprimtari tjetër në vendin tonë ato ishin tepër të politizuara.
Shëndetësia, ishte një aspekt shumë i rëndësishëm, i cili njohu zhvillim gjatë
sistemit të modelit të ekonomisë së planifikuar, në krahasim me situatën e trashëguar në
këtë degë para LIIB. Thelbi i politikës shtetërore në zhvillimin demografik të popullsisë në
këtë periudhë, konsistonte tek zbatimi i politikës pronataliste.
Në shërbim të saj u krijua një infrastrukturë dhe shërbim funksional në degën e
shëndetësisë. Kjo u reflektua edhe tek buxheti i shtetit, i cili ka qenë shumë i lartë në rreth
67% të shpenzimeve të përgjithshme të shërbimeve jotregtare. Kjo tregon për rëndësinë e
154
Vjetari statistikor 1991, faqe268 155
Vjetari statistikor 1991”Nxënës dhe student gjithsej” ,faqe 89 156
Vjetari statistikor 1991, “Treguesit kryesorë të kulturës”, faqe 109-115
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
87
madhe, që iu kushtua këtyre shërbimeve në kuadër të strategjisë udhëheqëse shtetërore në
këtë aspekt. Shpenzimet e larta buxhetore, do të materializoheshin në shumë aspekte të
zhvillimit të këtij shërbimi, që nga shtimi i objekteve, e deri te rritja e stafit në shërbim të
tij.
Objektet shëndetësore kryesore në vendin tonë në vitin 1990, përfaqësoheshin nga
rreth 3632, dhe rreth 5566 mjekë e stamatologë. Në shpërndarjen gjeografike të këtyre
institucioneve shëndetësore sipas ndarjes qytet-fshat, vihen re diferenca në shpërndarjen e
objekteve, por jo në cilësinë e shërbimeve. Kjo është e lidhur me egzistencën e një numri
më të lartë vendbanimesh rurale në rreth 2848 të tilla, kundrejt 67157
qendra urbane.
Shpërndarjen e objekteve shëndetësore sipas ndarjes administrative të vitit 1990, synon të
paraqesë edhe grafiku i mëposhtëm nr IV.11:
Grafiku nr IV.11: Shpërndarja e institucioneve sipas ndarjes qytet-fshat, në 1990
Këto diferenca në shpërndarjen e institucioneve shëndetësore shprehin qartë edhe
strukturën rurale të shoqërisë shqiptare, ku pjesa më e madhe e popullsisë në vitin 1990
ishte në fshat rreth 63.9%158
dhe vetëm 36,1%159
në qytet.
IV.3. Zhvillimi ekonomik i rrethit të Shkodrës gjatë sistemit të modelit të
ekonomisë së planifikuar, dhe veçoritë e zhvillimit të sektorit terciar
Gjatë periudhës së zbatimit të modelit të ekonomisë së planifikuar, Shkodra ishte
personifikuar si një nga qendrat më të rëndësishme të vendit, dhe si kryeqendra e Veriut të
Shqipërisë. Pavarësisht se kjo qendër, renditet nga më të zhvilluarat në vendin tonë dhe më
e zhvilluara e Veriut të Shqipërisë, funksiononte si pjesë e zinxhirit të qendrave ekonomike
në vendin tonë. Edhe për të, si për të gjithë qendrat e tjera, nuk mund të flitet për një
vetëveprim apo vetëqeverisje të pavarur të organizimit të veprimtarive, sepse drejtimi ishte
i kontrolluar dhe zhvillimi bëhej në bazë të planeve unike të hartuara nga Partia-Shtet.
Edhe pse në rrethin e Shkodrës, përparësi në strukturën ekonomike ka patur sektori
sekondar e primar, karakteristikë e këtij zhvillimi ishte inefiçensa e tyre. Kjo shprehej tek
157
Vjetari statistikor 1991, “Ndarja administrative e Republikës së Shqipërisë”,faqe 12 158
Vjetari statistikor 1991, “Popullsia banuese sipas rretheve”,faqe 37 159
Po aty
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
88
të gjithë treguesit statistikor në rënie, sidomos në fund të viteve ‟80, kur filluan të duken
dukuritë e para të krizës së sitemit, dhe që parapërgatitën degadencën e tij në aspekt
ekonomik e politik.
Politika e njëjtë sektoriale, me përparësi të sektorit sekondar ndaj të tjerëve, është e
prezantuar edhe në peshën e këtyre degëve në krijimin e Produktit të Përgjithshëm
Shoqëror (PPK-së), dhe të të Ardhurës Kombëtare(AK-së). Sipas të dhënave statistikore të
viteve 1986, rezultonte që sektori terciar të kishte një peshë fare të vogël në krijimin e
këtyre treguesve, vetëm 4%160
të PPK-së, e 15%161
të AK-së. Strukturën sektoriale të
zhvillimit ekonomik të rrethit të Shkodrës në vitin 1985 synon të paraqesë edhe grafiku i
mëposhtëm:
Grafiku nr IV.12: Struktura ekonomike e rrethit të Shkodrës, sipas tre sektorëve në PBK-
në dhe të ardhurën kombëtare, në vitin 1985
Në analizë të kësaj panorame të prezantuar nga grafiku nr IV.14, konstatojmë jo
vetëm peshën e tre sektorëve të ekonomisë në krijimin e PPK-së së përgjithshme, por edhe
efektshmërinë e tyre, e shprehur në peshën e krijimit të të Ardhurës Kombëtare(AK).
Pesha e tre sektorëve të ekonomisë në këto dy tregues, flet për një situatë të tillë, ku
sektori sekondar, megjithëse jepte 72% të PPK-së, krijonte vetëm 49% të të Ardhurës
Kombëtare. Ky disproporcion statistikor, tregon se pavarësisht nga përparësitë e tij në
ekonominë e këtij rrethi, ajo karakterizohej nga efekshmëri e ulët e tij. Kjo e fundit tregon
se ky sektor nuk i justifikonte investimet e shtetit, duke shprehur krizën që kishte përfshirë
atë. Sektori primar e terciar në vitin 1990, paraqitet në tregues më pozitivë, duke justifikuar
disi shpenzimet buxhetore, e shprehur kjo në peshën më të madhe në krijimin e të Ardhurës
Kombëtare.
Konkretisht sektori primar, megjithëse jepte 24% të PPK-së, krijonte 36% të të
Ardhurës Kombëtare, me një diferencë prej 12%, shprehje kjo e karakterit bujqësor të këtij
rrethi. Statistikat bujqësore të kësaj periudhe, flasin për rendimete të larta në disa kultura të
këtij sektori, sidomos në zonës fushore të rrethit të Shkodrës.
Sektori terciar, po sipas grafikut IV.14, jepte 4% të PPK-së, por krijonte 15% të
AK(Ardhurës Kombëtare), me një diferencë prej 11%, shprehje e një efekshmërie më të
latë të këtij sektori në këtë rreth.
160
Vjetari statistikor i rrethit të Shkodrës 1986, faqe 53 161
Po aty
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
89
Sektori terciar në rrethin e Shkodrës përfaqësohej nga një strukturë e pakët e degëve
e nëndegëve të tij.
Shërbimet tregtare të rrethit përfaqësoheshin nga transporti, ndërlidhja, ekonomia
komunale dhe tregtia e brëndshme dhe e jashtme.
Transporti në rrethin e Shkodrës gjatë sistemit të modelit të ekonomisë së
planifikuar, përfaqësohej nga dy lloje të tij, transporti automobilistik dhe ai hekurudhor.
Këto nëndegë karakterizohen nga diferenca zhvillimi, e cila pasqyrohej në peshën e tyre të
ndryshme në transportin e mallrave e të udhëtarëve. Këtë situatë dhe peshë në këto dy
tregues, synojnë të paraqesin edhe grafikët e mëposhtëm:162
Grafiku nr IV.13:Lëvizja e mallrave dhe udhëtarëve sipas llojeve të transportit, në 1985
Analiza e prezantimit e panoramës së mësipërme, tregon për një peshë shumë të
madhe të transportit automobilistik në lëvizjen e mallrave në rreth 89%, dhe 94% të
lëvizjes së udhëtarëve. Kjo shpjegohet me zhvillimin e hershëm të këtij lloj transporti,
sidomos në zonën fushure të tij, dhe me investimet shtetërore në këtë degë gjatë këtij
sistemi.
Vendin e dytë në këto tregues e zë transporti hekurudhor, i cili duke qenë më i ri, i
ndërtuar në vitet ‟80, ka patur një peshë të vogël, në vetëm 11% të lëvizjes së mallrave, e
6% të lëvizjes së udhëtarëve ( shih grafikun nr.IV.13). Meqenëse transporti hekurudhor,
krijon mundësi për lëvizje mallrash në sasi të mëdha, pesha e këtij lloj transporti në këtë
tregues, është më e lartë se në lëvizjen e udhëtarëve. Në këtë të fundit, pesha e ulët
shpjegohet me koston e shpenzimit kohor, i cili është më i lartë se në transportin
automobilistik.
Ndërlidhja ishte një nëndegë tjetër e klasifikuar në shërbimet tregtare, dhe që
përfaqësohej në rrethin e Shkodrës nga rreth 36 zyra postare në 1985, me një shpërndarje
pothuajse në çdo zonë urbane e rurale të këtij rrethi.163
Tregtia e brendshme është pjesë e shërbimeve tregtare të rrethit të Shkodrës, e cila
përfaqësohej nga tregtia me pakicë, e shpërndarë gjërësisht si në zonat urbane dhe rurale të
tij.
Deri në vitin 1965, krahas sektorit shtetëror, ka egzistuar edhe sektori privat në
degën e tregtisë së brendshme me pakicë e shumicë të këtij rrethi. Pas këtij viti ndryshon
shpërndarja e këtij rrjeti, midis sektorit socialist dhe atij privat, në favor të të parit. Viti
162
Vjetari statistikor i rrethit të Shkodrës 1986, faqe 179 163
Vjetari statistikor i rrethit të Shkodrës 1986, faqe 182
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
90
1965, përkon me triumfin përfundimtar të sektorit socialist në të gjithë degët e ekonomisë
së këtij rrethi, dhe eleminimin e çdo inisiative të lirë të individit.
Rrjeti i përgjithshëm i tregtisë me pakicë gjatë sistemit të ekonomisë së planifikuar
në rrethin e Shkodrës në hapësirën kohore nga 1950-1985, specifikuar sipas ndarjes në
sektor socialist e atë privat, ka këtë paraqitje tabelare IV.6 ( Anekse) dhe grafike IV.14:164
Grafiku nr IV. 14: Struktura e tregtisë me pakicë, në rrethin e Shkodrës
Në analizë të detajuar të qarkullimit tregtar të mallrave sipas sektorëve socialist e
privat deri në vitin 1965, kemi prezencën e sektorit privat me nivelin më të lartë të tij në
vitin 1955. Pas vitit 1965, kur sektori privat u eleminua totalisht, ndarja e sektorit socialist,
në shtetëror e kooperativist, përcaktoi edhe qarkullimin e mallrave në këtë degë.
Në këtë dinamikë zhvillimi të viteve në vijimësi, konstatojmë rritjen e peshës së
sektorit shtetëror ndaj atij kooperativist. Kjo shpjegohet me peshën e lartë të sektorit
sekondar, ndaj atij primar në ekonominë e këtij rrethi, e lidhur kjo me strategjinë
udhëheqëse të përparësisë së tij në nivel lokal e kombëtar. Mallrat kryesore, që qarkullonin
në tregtinë e brendshme të rrethit të Shkodrës, krijoheshin kryesisht nga sektori sekondar, i
cili për këtë rreth prezantohej me një strukturë pothuajse komplekse.
Në vitin 1985, Shkodra prodhonte 8%165
të prodhimit industrial të Republikës, duke
zënë vendin e 5-të pas Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Fierit.
Struktura e këtij sektori ishte e tillë, e cila në përgjithësi shfrytëzonte potencialet
natyrore prezente në këtë rreth, dhe në disa prodhime personifikonte Shkodrën edhe në
tregjet e huaja. Struktura e sektorit sekondar në shërbim të shërbimeve terciare, veçanërisht
të tregtisë së brendshme dhe të jashtme në vitin 1985, paraqitej e tillë:
164
Po aty, faqe 185 165
Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991”Pesha specifike e rretheve në prodhimin e përgjithshëm
industrial”, faqe 171
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
91
Grafiku nr IV.15 : Struktura e sektorit sekondar në Shkodër, në vitin 1985
Paraqitja grafike e sektorit sekondar të rrethit të Shkodrës, tregon për disa degë me
influenca në degët e sektorit terciar( tregtinë e brendshme e të jashtme). Një nga degët më
të rëndësishme të këtij sektori në rrethin e Shkodrës, ishin industria metarlugjike, e
përfaqësuar me Uzinën e Telave. Prodhimet e këtij objekti, jo vetëm plotësonin nevojat e
vendit me të tilla prodhime, por me disa prej tyre dolën edhe në tregjet e huaja, pra
eksportoheshin.
Gjithashtu, në shërbim të këtyre degëve të sektorit terciar, kanë qenë edhe industria
e lehtë dhe ushqimore, me një peshë të lartë prej 38% të Prodhimit të Përgjithshëm
Industrial të rrethit. Mallrat e llojeve të ndryshme të kësaj industrie, tregtoheshin jo vetëm
në tregun shkodran, por shpërndaheshin edhe në tregjet e qyteteve të tjera të vendit. Me
disa mallra ushqimorë e prodhime artistike, Shkodra prezantohej edhe në tregjet e huaja,
sidomos në vendet anëtare të KNER-it, por edhe në disa vende të industrializuara.
Në totalin e përgjithshëm të mallrave të prodhuara nga ky sektor, dhe që
tregtoheshin në rrjetin e tregtisë së brendshme të këtij rrethi, peshën kryesore e kishin
mallrat ushqimorë, me rreth 60.9% të mallrave të tregtuara në vitin 1985166
, ndërkohë që
mallrat joushqimorë zinin vetëm 39.1% të tyre. Kjo shpjegon atë që, kërkesat e popullsisë
për mallra joushqimorë ishin shumë të ulëta, duke u mjaftuar vetëm në sigurimin e
minimumit jetik të jetësës, atë të të ushqyerit.
Peshën e qarkullimit të mallrave ushqimorë e joushqimorë në tregtinë me pakicë në
rrethin e Shkodrës, në hapsirën kohore 1950-1985, na e tregon tabela nr IV. 7(Anekse)
dhe grafiku IV.18, si më poshtë vijojnë:167
166
Vjetari statistikor për Shkodrën1986, faqe 186 167
Po aty, faqe 186
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
92
Grafiku nr IV.16: Qarkullimi i mallrave ushqimorë e joushqimorë në tregtinë me pakicë
Një pjesë e ndërmarrjeve funksionale në këtë rreth, përfaqësuar nga industria
metalurgjike dhe ajo e lehtë dhe ushqimore, si dhe disa lëndë të para me origjinë bimore
dhe shtazore, ishin prodhimet kryesore që eksportoheshin në tregtinë e jashtme. Tabela nr
IV.8(Anekse), prezanton grupmallrat kryesore, të cilat kishin arritur të depërtonin në tregjet
e huaja.168
Grafikisht, kjo strukturë mallrash e të tre sektorëve të ekonomisë shkodrane me peshë në
tregtinë e jashtme, ka këtë prezantim:
Grafiku nr IV.17: Struktura e mallrave të eksportuara në ekonominë shkodrane
Kjo panoramë e strukturës së mallrave që eksportoheshin në tregjet e huaja, flet për
një strukturë eksporti të përbërë nga disa prodhime industriale dhe bujqësore, të cilat në
shumicën dërrmuese ishin të papërpunuara. Një pjesë të konsiderueshme të eksporteve të
rrethit të Shkodrës e përbënin punimet artizanale të prodhuara nga Ndërmarrja Artistike
Shkodër, në masën 36% të tyre, prodhimet e telit, në masën 34%, prodhimet bujqësore të
papërpunuara, në masën 28%, ndërkohë që prodhimet bujqësore të përpunuara kishin një
peshë shumë të ulët, në masën 2% të eksporteve. Ndërmarrja Artistike Shkodër eksportonte
168
Vjetari statistikor për Shkodrën1986, faqe 186
0
20
40
60
80
1950 1960 1970 1980 1981 1982 1983 1984 1985
Qarkullimi I mallrave ne tregtine me pakice ne vite
ushqimore joushqimore
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
93
99.9% të prodhimeve të saj, mbështetur tek kontratat e nënshkruara me 13 firma italiane,
franceze, gjermane, austriake, etj..169
Në shërbimet jotregtare rrethi i Shkodrës si në të gjithë Shqipërinë, ishte i
përfaqësuar nga arsimi, kultura, shëndetësia.
Një pjesë të konsiderueshme të investimeve të shtetit në kuadër të strategjisë për
zhvillimin e arsimit, u shfrytëzua në shërbim të zhdukjes së analfabetizmit. Kjo e fundit do
të bëhej e mundur, duke zhvilluar të gjitha hallkat e sistemit arsimor, në nivel lokal e
kombëtar. Pjesë shumë e rëndësishme e hallkave mësimore, ishin numri i nxënësve e
studentëve, si dhe mësimdhënësve, të cilët gjatë këtij sistemi paraqiteshin me një dinamikë
rritëse. Sipas të dhënave statistikore të këtij rrethi, për hapësirën kohore 1960-1985,
vërejmë rritjen e numrit të nxënësve dhe studentëve, ashtu sikurse edhe të personelit në
shërbim të tyre. Qartësisht kjo dinamikë dhe ecuri në rritje e këtyre hallkave në rrethin e
Shkodrës, është pasqyruar në tabelën nr IV.8. dhe grafikun nr IV.18, si mëposhtë vijojnë:
Tabela nr IV.8 : Numri i nxënësve, studentëve e mësuesve në vitet 1960-1985
Emërtimi 1960 1970 1980 1985
Nxënës e studentë 22465 45082 51036 53590
Edukatorë, mësues,
pedagogë 846 1452 2506 2752
Grafiku nr IV.18: Numri i nxënësve, studentëve e mësuesve, në vitet 1960-1985
Krahas me rritjen e numrit të nxënësve e personelit në shërbim të sistemit arsimor,
ajo që tregon për shkallën e lartë të investimeve në këtë shërbim terciar, është edhe rritja e
numrit të objekteve të tij. Këtë e tregon edhe grafiku i mëposhtëm, i cili na e pasqyron qartë
tendencën në rritje të infrastrukturës arsimore, nga një pesëvjeçar në tjetrin për rrethin e
Shkodrës:170
169
Vjetari statistikor i Shkodrës 1985, faqe 190 170
Vjetari statistikor i Shkodrës 1985, faqe 202-205
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
94
Grafiku nr IV.19: Objektet arsimore në vitet e sitemit të ekonomisë së planifikuar
Me një dinamikë shumë interesante paraqiteshin edhe hallkat arsimore në këtë
rreth, si pjesë shumë e rëndësishme e infrastrukturës në shërbim të tyre. Kjo është e
reflektuar në shumë drejtime të zhvillimit të këtyre hallkave gjatë kësaj periudhe. Një nga
drejtimet, ku dinamika dhe ecuria me tendencë rritëse është e shprehur qartësisht, ishte
edhe shpërndarja e objekteve sipas hallkave të sistemit arsimor në këtë rreth. Duke qenë se
gjatë sistemit monist u kalua në arsimin e detyruar 8-vjeçar, shpërndarja e objekteve të
kësaj hallke në këtë rreth ishte shumë më e lartë se në hallkat e tjera, në rreth 53% të tyre.
Ndërkohë hallkat e tjera kanë një prezantim më të ulët, ku arsimi parashkollor zinte 41% të
sistemit arsimor, i mesmi në rreth 6%, dhe me një prezantim shumë modest ishte arsimi i
lartë. Grafikisht kjo shpërndarje e objekteve arsimore sipas hallkave të tij, paraqitet si
mëposhtë vijon:171
Grafiku nr IV.20: Objektet arsimore në Shkodër, në 1985
Ky prezantim i infrastrukturës arsimore në rrethin e Shkodrës, pjesë e zinxhirit
arsimor shqiptar, tregon jo vetëm rritjen sasiore të saj, por edhe rritje cilësore, e pasqyruar
kjo e fundit në radhë të parë, në zhdukjen e analfabetizmit. Ky proces për këtë rreth do të
171
Vjetari statistikor për Shkodrën 1986 , faqe 202-205
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
95
realizohej në vitin 1955.172
Pavarësisht nga ecuria me rritje pozitive në shumë aspekte të
shërbimit arsimor dhe infrastrukturor të tij, ajo ç‟ka ne evidentojmë në këto dinamika
zhvilluese, ka qenë politizimi i tij. Kjo lidhej me strategjinë shtetërore në aspekt të
zhvillimit të kësaj dege, ku parimet udhëheqëse të saj ishin tërësisht të politizuara.
Kultura, si degë e rëndësishme e shërbimeve jotregtare në rrethin e Shkodrës,
mbulohej nga institucionet kulturore profesionale si: kinematë, shtëpitë e kulturës, vatrat e
kulturës, muzeumet, bibliotekat etj. Në vitin 1985, numëroheshin gjithësej rreth 399
objekte kulturore.173
Shkodra në këtë aspekt personifikohej si djep i kulturës, veçanërisht
për muzikën dhe humorin e saj. Identiteti kulturor i hershëm i këtij populli të lashtë,
pavarësisht, nga politizimi i kohës, nuk mund të mos linte gjurmë në mënyrën qytetare të
jetesës, dhe veçanërisht në cilësinë e jëtës së kësaj popullsie. Gjithashtu, ky identitet
,detyrimisht ka lënë gjurmë edhe në veçoritë e zhvillimit ekonomik, sidomos të degëve të
sektorit terciar.
Shëndetësia, është një nëndegë tjetër e shërbimeve jotregtare, e prezantuar në
rrethin e Shkodrës me një infrastrukturë të transformuar në krahasim me periudhën e para
LIIB. Zbatimi i politikës pronataliste në aspekt demografik, u reflektua si në të gjithë
vendin, edhe në këtë rreth, me shtimin e numrit të institucioneve shëndetësore, dhe
personelit në shërbim të tyre. Kjo do të shprehej në shtimin e numrit dhe të jetëgjatësisë së
popullsisë së këtij rrethi. Shpërndarja e institucioneve shëndetësore në këtë rreth, paraqitej
e diferencuar midis fshatit dhe qytetit. Kjo diferencë, nuk tregon aspektin cilësor të këtij
shërbimi, por thjeshtë është shprehje e shpërndarjes hapsinore të tyre. Duke qenë se, rrethi i
Shkodrës, në vitin 1990, përbëhej nga 2 qytete dhe 190 fshatra, kuptohet se institucionet
shëndetësore më të shumta në numër janë në vendbanimet rurale të tij. Struktura e
shpërndarjes së institucioneve shëndetësore sipas vendbanimit ishte e tillë, ku në fshat
gjendeshin rreth 90%, dhe në qytet 10% e tyre.174
Grafikisht ky prezantim dhe panoramë e
shpërndarjes së këtyre institucioneve, në vitin 1985 ka qenë e tillë:
Grafiku nr IV.21: Shpërndarja e institucioneve shëndetsore sipas ndarjes qytet-fshat
172
Vjetari statistikor 1986 për Shkodrën, faqe 16 173
Po aty , faqe 211 174
Po aty , faqe 215
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
96
Me një dinamikë në rritje në këtë rreth, krahas institucioneve shëndetësore, ishte edhe
personeli në shërbim të tyre. Krahasuar me periudhën e para LIIB, numri i mjekëve si në
qytet, ashtu edhe në fshat ka patur tendenca rritëse. Këtë synon të paraqesë edhe grafiku i
mëposhtëm:
Grafiku nr IV.22: Dinamika e ecurisë së institucioneve shëndetsore në vite
Pavarësisht nga këto tregues në rritje të infrastrukturës shëndetsore dhe kujdesit
ndaj popullsisë në kuadër të politikës pronataliste, rrethi i Shkodrës, është karakterizuar nga
një vdekshmëri e lartë foshnjore. Vetëm në vitin 1990 ky rreth ka patur një tregues të tillë,
me 180175
për mijë të vdekur të grupmoshës nën 1 vjeç, duke e radhitur të katërtin pas
Tiranës me 211176
për mijë, Durrësit me190177
për mijë dhe Dibrës me 184 178
për mijë të
vdekur të kësaj grupmoshe.
175
Vjetari statistikor i Shqipërisë1991”Vdekjet e fëmijëve nën 1vjeç, sipas gjinisë dhe vendbanimit”, fq. 70 176
Po aty, faqe 70 177
Po aty, faqe 70 178
Po aty, faqe 70
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
97
Kapitulli V
PROCESET E INTEGRIMIT TË EKONOMISË SË RRETHIT TË SHKODRËS NË
EKONOMINË E TREGUT, DHE NDRYSHIMET STRUKTURORE GJATË
TRANZICIONIT
V.1. Zhvillimi i tranzicionit shqiptar, dhe specifikat që e dallojnë nga vendet e
tjera të Lindjes, në zbatimin e reformave të ekonomisë së tregut
Tranzicioni është një proces në të cilën kalon çdo shoqëri, kur realizohen
transformime shumëpërmasore radikale në të gjitha aspektet e jetës politike, ekonomike,
sociale, kulturore, arsimore, të cilat janë të ndryshme nga sistemet e mëparshme. Shpejtësia
me të cilën kapërcehet kjo fazë zhvillimi, varet nga mënyra se si realizohen reformat e
projektuara të sistemit të aspiruar. Sa më e shpejtë të jetë kjo fazë kapërcimi, aq më
pozitivisht kalon tranzicioni, dhe sa më e ngadalë, aq më me komplekse dhe problematika
kalon ajo.
Shqipëria me specifikat e zhvillimit ekonomik, ka patur një tranzicion të tejzgjatur,
me problematika ekstreme, të cilat vendet e tjera që dolën nga të njëjtat sisteme nuk i kishin
në të tilla nivele. Politikat e zhvillimit sektorial të ekonomisë gjatë kësaj faze, nuk kanë
qenë shumë eficente, duke ndikuar në tejzgjatjen e saj për vendin tonë.
Në periudhën kur në vendet e Bllokut lindor ndodhën ndryshime në të gjitha
aspektet e jetës, të gjitha infrastrukturat e trashëguara nga sistemi i modelit të ekonomisë së
planifikuar rezultuan pafrytshme .
Një pjesë e vendeve të Evropës Lindore, në fund të viteve ‟80, e fillim të viteve ‟90,
kaluan të njëjtat transformime, që Blloku Perëndimor i kishte kaluar pas Luftës II Botërore.
Ndryshimi i vetëm me to ishte se, proceset e transformimeve të kësaj faze bëheshin në një
kohë, kur pretendimet ishin shumë më të larta se pesë dekada më përpara.
Në fillim të viteve ‟90, Shqipëria filloi një proces intensiv transformimi politik,
ekonomik dhe shoqëror, drejt një shoqërie të bazuar në ekonominë e tregut të lirë. Parimi
mbi të cilat filluan këto transformime të rëndësishme, dhe zbatimi i programeve të
transformimit të shoqërisë shqiptare në aspekt ekonomik, kishte të bënte me:
Privatizimin e ekonomisë, nga njëra anë;
Thellimin e reformave strukturore për institucionalizimin e tregut, nga ana
tjetër.
Ajo që e dallon e ekonominë shqiptare nga vendet e tjera, të cilat kaluan këtë fazë të
re zhvillimi, ishte hyrja e saj në kushtet e një paralize totale ekonomike. Kalimi në këtë
etapë, konsistonte në shkatërrimin e strukturës egzistuese në aspekt institucional, ekonomik
e social, e cila kishte krijuar këtë ngërç në ekonominë e vendit tonë.
E vetmja anë pozitive e fazës së parë të fillimeve të tranzicionit politik e ekonomik
në vendin tonë, dhe vendet e tjera ish- socialiste, ka qenë prezenca e një fuqie punëtore të
konsiderueshme në numër. Ky aset i trashëguar nga sistemi i mëparshëm, zotëronte aftësi
teorike dhe praktike, por të keqpërdorura maksimalisht, dhe që në fazën e re hyri me një
ndjenjë inferioriteti, kundrejt normave perëndimore të punës.
Vendi ynë si shumë vende të tjera, që dolën nga të njëjtat sisteme, në kushtet e
proceseve integruese dhe globalizimit, luan më tepër rolin një “tregu” apo “nëntregu” për
shtetet e zhvilluara. Duke shfrytëzuar potencialet natyrore e humane të saj në proceset e
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
98
zhvillimit ekonomik në një të ardhme të shpejtë, mund të bëhet pjesë konkurruese e
integrale e ekonomisë europiane.
Esenca e tranzicionit në fushën ekonomike qendron tek inkurajimi i inisiativës së
individit, në kuadrin e ekonomisë së tregut të lirë, por edhe tek ndryshimet institucionale
shtetërore në aspekt të demokratizimit të tyre. Zhvillimi i sipërmarrjes së lirë ekonomike i
kombinuar me përpjekjet për të krijuar një treg të institucionalizuar, me rregulla të qarta
loje për të gjithë, përbëjnë garanci për zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik të
vendit tonë.179
Pavarësisht se, nisja e reformave të reja ekonomike në të gjitha vendet e Lindjes
ndodhi pas përmbysjeve revolucionare, ndërmarrja e këtyre reformave në vendin tonë gjatë
tranzicionit, në krahasim me vendet e tjera të Bllokut Lindor ka disa veçori dalluese, prej të
cilave mund të përmendim:
Reformat e para të ekonomisë së tregut të lirë në fillimet e tranzicionit ecën me
ritme të ngadalta, pasi ato u ndërmorën në kushtet e një ekonomie krejtësisht të
paralizuar;
Nëse në vendet e Lindjes, ka patur procese liberalizuese para viteve ‟90, në disa
aspekte të zhvillimeve ekonomike, sociale e kulturore, Shqipëria ka patur shkallën
më të lartë të centralizimit të jetës dhe veprimtarisë ekonomike;
Nëse në vendet e tjera të Lindjes, ishte lejuar dhe nxitur deri në kufijtë optimalë të
moscënimit të pronës shtetërore veprimtaria dhe prona private, në Shqipëri ato kanë
qenë rreptësisht të ndaluara me ligje kushtetuese;
Shqipëria për gati 45 vite, ka qenë vendi më i izoluar në Evropë. Në vendet e
Lindjes lejohej deri diku futja e kapitaleve të huaja dhe krijimi i shoqërive të
përbashkëta, në Shqipëri as që mund të bëhej fjalë për të tilla kontakte, sepse ishin
të ndaluara me ligje kushtetuese. Vendet e Lindjes kanë patur kontakte relativisht të
gjëra me kulturën dhe shkencën perëndimore, ndërkohë që për vendin tonë këto
kontakte kanë qenë tepër të kufizuara, vetëm për konsum politik, duke u shoqëruar
me një prapambetje kulturore dhe profesionale të shoqërisë shqiptare;
Ndërmarrjet shqiptare, që trashëguam nga sistemi i mëparshëm, meqenëse kishin
shkallë e ulët efektiviteti ekonomik, në kushtet e ekonomisë së hapur ishin shumë
të dobëta për t‟i bërë ballë luftës së konkurrencës. Realiteti shqiptar i fillimeve të
tranzicionit tregon për disa sektorë, që nuk arritën dot t‟i bënin ballë konkurrencës,
duke u shoqëruar me falimentim tërësor të tyre;
Ndryshimet vërehen edhe në aspekt demografik, ku Shqipëria gjatë periudhës së
zbatimit të sistemit të modelit të ekonomisë së planifikuar, ka patur një përqindje
mjaft të lartë të popullsisë në fshat, mbi 2/3 e popullsisë së përgjithshme.
Legjislacioni i mëparshëm nuk lejonte lëvizjen e lirë të njerëzve. Edhe kur janë
kryer lëvizje brenda vendit, ato përcaktoheshin me metoda administrative.
Detyrimisht kjo situatë demografike në fillimet e tranzicionit do të përcillej me
konseguenca negative, veçanërisht në tregun e punës, duke u shoqëruar me rritje të
papunësisë. Edhe vendet e Lindjes patën të tilla problematika në tregun e punës, por
jo me të njëjtat përmasa si në vendin tonë;
Shqipëria, ndryshe nga disa vende të Lindjes, ka patur një tradicion shumë të dobët
të zhvillimit të degëve të sektorit terciar, veçanërisht këtu të shërbimeve
179
Prof, As,Dr Qirici Stefanaq, Prof, As, Dr Dhamo Sotiraq”Vendi dhe roli i SME-ve gjatë tranzicionit në
Shqipëri” Ekonomia dhe tranzicioni, nr2(40), prill-maj-qershor 2004, faqe 36
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
99
tregtare(turizmit), degë e cila funksiononte vetëm për elitën në pushtet dhe e
planifikuar për masën e gjërë.
Tranzicioni politik në vendin tonë, u krye shumë më shpejt se tranzicioni
ekonomik, duke u mjaftuar vetëm me ndryshimin e pushteteve. Tranzicioni ekonomik u
tejzgjat, sepse institucionet e ekonomisë së tregut të lirë nuk trashëguan asgjë nga regjimi i
kaluar.
V.2 Politikat e reja sektoriale, dhe veçoritë e zhvillimit dhe strukturimit të
ekonomisë shqiptare në fazën tranzicionit.
Momentalisht, Shqipëria është futur në dekadën e tretë të tranzicionit ekonomik,
dhe ku kanë ndodhur ndryshime të mëdha në shumë aspekte të jetës politike, ekonomike e
sociale të saj. Këto ndryshime janë pasuar me ndikime në të gjithë aktorët e shoqërisë
shqiptare, e për pasojë edhe në ekonominë e tij. Një ndër këto është edhe strukturimi i ri,
që pësoi ekonomia në nivel kombëtar e rajonal. Të gjitha ndryshimet e ndodhura në këtë
aspekt gjatë tranzicionit, janë të lidhura me ndryshimet e politikave shtetërore ndaj
zhvillimit të tre sektorëve.
Përvoja shqiptare, pavarësisht nga progresi i realizuar në këto vite tranzicioni në aspekt
të zhvillimit ekonomik, dëshmon për një tranzicion problematik, i cili është shoqëruar me
shumë pasoja në aspekt të zhvillimit të tij.
Politikat e zhvillimit sektorial të ekonomisë shqiptare gjatë tranzicionit ekonomik,
sollën si domosdoshmëri ndryshimin e tyre. Deri në vitet‟90, ekonomia mbështetej tek
sektori sekondar e primar, e cila prodhonte më shumë mjete prodhimi, se sa mallra
konsumi. Eksperienca në përcaktimin e strategjive dhe modeleve të zhvillimit ekonomik
capitalist ishte fare e vogël, si pasojë e mbylljes së skajshme 50-vjeçare.180
Sot, kur e gjithë
ekonomia botërore është shndërruar në ekonomi shërbimi, edhe në vendin tonë një
strukturim i tillë u bë domosdoshmëri, lidhur me kërkesat në rritje të popullsisë, dhe
nevojës për ndryshim të ekonomisë. Ky ndryshim cilësor i strukturës, është i lidhur me atë
që këto degë të sektorit të shërbimeve, kanë ndikime të drejpërdrejta në mirëqënien e
popullsisë. Mbështetur tek përvoja e vendeve, në të cilat ndryshimet strukturore sollën
rimëkëmbjen ekonomike të tyre, edhe vendi ynë i dha përparësi sektorit terciar. Degët e tij
arritën të kapërcenin krizën e ndryshimit të sistemeve, dhe që për t‟u ngritur kërkonin
kapital finaciar të vogël. Mekanizmat e instalimit të institucioneve të ekonomisë së tregut të
lirë kanë kaluar faza dhe vështirësi të shumta. Të ardhur pas një “urie” për mallra e
shërbime, konsumatori shqiptar iu gëzua vetëm të drejtës së tij për të konsumuar, pa
arritur të prodhojë.181
Rritja e vazhdueshme e kërkesave të konsumatorit shqiptar për mallra dhe shërbime të
ndryshme të prodhuara nga sektori terciar, u diktuan nga;
Zgjidhja e problemeve që lidhen me punësimin, problematikë e cila gjen një farë
zgjidhje nga zhvillimi i harmonizuar i tre sektorëve të ekonomisë, por veçanërisht
180
Raporti i zhvillimit njerëzor në Shqipëri 1998, faqe 19 181
Prof.Dr.Ceku Bardhyl,Ceribashi Elda”Teoritë e mbrojtjes së konsumatorit dhe mbrojtja e tij në
Shqipëri”Ekonomia e Biznesi1(15)2004, , faqe 24
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
100
atij terciar. Është ky sektor, që krijon shumë vende pune në krahasim me sektorët e
tjerë të ekonomisë;
Rritja e interest të kapitalit të huaj, dhe konkretizimi me investime në këtë sektor,
krahas me atë sekondar e primar;
Tendenca rritëse e ekonomisë shqiptare në këtë fazë, e cila është drejtpërsëdrejti e
lidhur me zvoglimin e treguesit të inflacionit, etj…
Reformat e reja ekonomike të zbatuara në aspekt të instalimit të këtij modeli,
projeksioni i së cilës ka qenë i gjatë, kanë qenë pasojë e politikave të reja sektoriale të
aplikuara pas viteve ‟90. Këto politika janë të lidhura me të gjitha transformimet e
shoqërisë shqiptare në aspekt politik dhe ekonomik, por edhe me ndryshimet demografike e
sociale të saj.
Ndërmarrja e këtyre politikave të reja sektoriale nga ana e shtetit shqiptar, u diktuan
nga shumë faktorë të jashtëm e të brendshëm, prej të cilave përmendim:
Përvoja e vendeve të zhvilluara dhe strukturimet e reja, që pësuan ekonomitë e tyre
pas LIIB, e sidomos në periudhën e Globalizimit.
Kësaj i shtohet edhe përvoja e vendeve, që dolën nga të njëjtat modele zhvillimi
ekonomik, por me zhvillime më intensive e me procese më të përshpejtuara në
aspekt të integrimit në BE.
Prioriteti që mori ky sektor nga ana e shtetit në krahasim me sektorët e tjerë, për
shkak të mbijetesës ndaj krizave e stanjacioneve të ekonomisë shqiptare gjatë gjithë
tranzicionit të tejzgjatur;
Ndryshimet demografike të ndodhura gjatë kësaj faze, dhe që lidhen me lëvizjet
migrative të brendshme e të jashtme, u pasuan me urbanizim masiv dhe kaotik. Ky
urbanizim në përmasa të larta, imponoi jo vetëm politika të reja në aspekt
demografik, por ndryshim të politikave që lidhen me një punësim sa më të mirë të
popullsisë, e cila ndryshoi mjedisin jetësor. Në këtë mënyrë shteti favorizoi degët,
që siguruan zgjidhje të kësaj problematike. Punë të vogla dhe pa shpenzime të
mëdha, krijohen më tepër nga shërbimet terciare, se sa nga sektorët e tjerë, etj…
Modelet e politikat sektoriale të aplikuara në vendin tonë në tranzicion, nuk kanë qenë
shumë eficente, gjë që përbën edhe një arsye më shumë në tejzgjatjen e kësaj faze në
Shqipëri. Mosefikasiteti i tyre është i lidhur me disa faktorë, ku ndër to përmendim:
Mungesa e një modeli të qartë ekonomik, gjë që ka sjellë zgjatjen e kësaj faze;
Moszgjidhja e problemit të pronës, ku prona është ajo që përcakton tregun e jo tregu
pronën. Kjo përbën edhe elementin bazë të funksionimit të ekonomisë së tregut të
lirë kapitalist;
Dështimet dhe ndryshimet e herë pas hershme të elitave në pushtet në aspekt të
politikave sektoriale, shkak ky i tejzgjatjes së tranzicionit. Shtojmë këtu edhe
konfliktualitetin politik, i cili ka sjellë vonesa në proceset integruese europiane në
aspekt të anëtarësimit, etj...
Zhvillimi i sotëm ekonomik i vendit tonë është pasojë këtyre politikave sektoriale të
aplikuara në këto dy dekada, të cilat kanë synuar vendosjen e disa përparësi social-
ekonomike si prioritete zhvillimi. Mirëpo, një vend që mbështetet vetëm tek një degë, ose
edhe në një sektor, është i destinuar të preket nga kriza, qofshin këto të brendshme, por
edhe të importuara nga jashtë. Politikat sektoriale, që të jenë të efekshme, duhet të kenë
prioritare relacionet sektoriale të ndërsjellta të tre sektorëve kryesorë të ekonomisë. Vetëm
atëherë, ato do të ndikojnë dhe stimulojnë rritjen ekonomike. Politikat që marrin në
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
101
konsideratë tërësinë e sektorëve, janë më efektivet se sa ato që e shohin sektorë specifikë si
iniciues të zhvillimit.182
Pavarësisht se vendi ynë, por edhe vendet të tjera me nivel të ulët zhvillimi në
ekonomitë e tyre pasqyrojnë potenciale rritje, dhe që janë të reflektuara tek treguesit në
vlera pozitive të saj, ato mbeten shtete me nivel të ulët ekonomik. Kjo është e lidhur me
atë, që efikasiteti i politikave sektoriale duhet të ketë si objektiv final, mirëqenien e
popullsisë. Kjo situatë e rritjes ekonomike gjatë tranzicionit në vlera pozitive, nuk ka sjellë
një gjë të tillë për popullsinë e vendit tonë.
Mirëqenia është e lidhur me disa aspekte të zhvillimit ekonomik, që i sigurojnë
popullsisë ushqim të mirë e cilësor, kujdes shëndetësor, por edhe nivel të lartë arsimor.
Këto tregues të mirëqenies janë të lidhura drejpërsëdrejti me investimet shtetërore, të cilat
duhet të konsiderohen dhe të merren parasysh nga çdo politikë sektoriale. Shërbimet
kryesore që ndikojnë në rritjen e mirëqenies, janë të lidhura më shumë me degët e sektorit
terciar, i cili nuk mund të funksionojë pa harmonizimin e veprimtarisë së tij me atë të
sektorëve të tjerë.
Politikat aktuale sektoriale, pavarësisht nga modifikimet që mund t‟i jenë bërë gjatë
gjithë këtij rrugëtimi të gjatë, kanë si vizion përfundimtar, anëtarësimin në BE.
V.3. Proceset e zhvillimit të ekonomisë shqiptare gjatë tranzicionit, avantazhet,
vështirësitë dhe strukturimi i saj, sipas sektorëve të ekonomisë.
Ekonomia shqiptare e viteve të para të tranzicionit u mbështet tek ndërmarrjet e
vogla e të mesme, ose SME-të, të cilat patën një rol mjaft të rëndësishëm në proceset e
zhvillimit të saj. Këto ndërmarrje në Shqipëri, u prezantuan në përmasa shumë më të vogla
se në vendet e zhvilluara. Kjo bëri që disa prej tyre duke qenë joproduktive, të mos
përballonin konkurrencën e lirë. Një pjesë ose falimentuan, ose dolën me disa prodhime të
pakta, duke mos iu përgjigjur siç duhet kërkesave të tregut të brendshëm, dhe aq më pak
kërkesave të cilësisë nga ana e konsumatorit të huaj. Ato sipërmarrje që i mbijetuan krizave
e konkurrencës, u mbështetën më tepër tek ri-eksportet, sesa tek eksportet e mirëfillta.
Duke u konsideruar si mjeti më eficent i tranzicionit ekonomik, zhvillimi i SME-ve
në vendin tonë kontriboi në rritjen e saj, stimuloi procesin e urbanizimit, duke siguruar
punë për një popullsi në numër gjithnjë në rritje dhe duke gjeneruar të ardhura për
të.183
Në Shqipëri zhvillimi i SME-ve u bë në përputhje me ligjet shqiptare të ushtrimit të
veprimtarive private, të cilat u perfeksionuan në vijimësinë e periudhës së tranzicionit.
Në fillesat e veta këto dukuri të reja, ushtrimin e aktivitetit të tyre e vazhduan pa i
shkëputur marrëdhëniet nga shteti. Në fazat e mëvonshme, kur u konsoliduan si veprimtari,
SME-të i shkëputen këto lidhje dhe rritën aktivitetin e tyre privat.
Me këto specifika, ato filluan të rrisin peshën e tyre në sektorë të ndryshëm të
ekonomisë, duke u shndërruar në promotor të zhvillimeve ekonomike. Kështu, sipas të
dhënave të INSTAT-it, gjatë gjithë tranzicionit ekonomik kanë mbizotëruar
mikrondërmarrjet me 1-6 punëtorë, dhe në një përqindje më të ulët janë prezantuar
182
Ciceri B, Strefani E”Ekonomitë në tranzicion dhe politikat stimuluese” ,Ekonomia e Biznesi1(15)2004,
faqe 40 183
http://www.dukagjinicollege.eu, Msc Hallunovi Arjeta”Identify the main characteristics of SME-s. The
advanteges and difficulties that SME-s face in Shkodra” Peje 2011, faqe 299
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
102
ndërmarrjet e vogla e të mesme. Këtë situatë prezantimi të SME-ve në dy vitet e marra si
referencë, vitin 1995 dhe 2012, synojnë të paraqesin edhe grafikët e mëposhtëm:
Grafiku nr V.1 : Struktura e SME-ve në vitet 1995 dhe 2012
Viti 1995 është marrë referencë në të gjitha statistikat e zhvillimit sektorial, sepse
ekonomia shqiptare shënon një periudhe stabiliteti ekonomik, pas krizës së ndryshimit të
sistemeve. Nga panorama e prezantimit të SME-ve, vëmë re që struktura e tyre
mbizotërohej nga mikrondërmarrjet, me rreth 98%, ndërkohë që ato të voglat e të mesmet
ishin vetëm 2%.184
Kjo strukturë tregonte për brishtësinë e ekonomisë shqiptare, ku tipi familjar i
ekonomive(mikrondërmarrjet), sidomos në sektorin terciar e primar ishin dominuese ndaj
ekonomive të vogla e të mesme. Me një prezantim tjetër vijnë këto elementë të rinj, në vitin
2012. Struktura e tyre ka të njëjtën fizionomi prezantimi, por me një rritje të peshës
specifike të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, në masën 26%185
. Krahasuar me vitin 1995,
ulja e peshës specifike të mikrondërmarrjeve shpjegohet, me:
Falimentim të disa prej tyre, për shkak të konkurrencës;
Falimentim për shkak të krizave, që prekën vendin tonë në vitin1997-1998, dhe
kohët e fundit atë të Eurozonës;
Kooperim biznesesh të të njëjtës veprimtari, dhe krijimi i bizneseve në përmasa më
të mëdha etj..
Në shkallë vendi numri më i madh i SME-ve, rezulton të jetë në degët e sektorit terciar
të ekonomisë, i cili arriti të kalojë të gjitha krizat politike e ekonomike të ndodhura deri në
këto vite.
Prezantimin në një peshë më të madhe e këtyre elementëve të rinj të ekonomisë
shqiptare gjatë tranzicionit në sektorin terciar, na e pasqyrojnë qartësisht dy grafikët e
mëposhtëm, në dy vitet e marra si referencë:186
184
Ekonomia e Tranzicioni nr 3(5), “Mbi zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në fillimet e
tranzicionit” faqe 30 185
INSTAT, Reporter i ndërmarrjeve 2012 186
Ekonomia e Tranzicioni nr 3(5),” Mbi zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në fillimet e
tranzicionit” faqe 31
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
103
Grafiku nr V.2: Shperndarja e SME-ve sipas sektorëve në vitin 1995 dhe 2012
Nga analiza krahasuese e këtyre dy grafikëve, rezulton që pesha specifike e SME-
ve në sektorin terciar është dominuese, veçanërisht në vitin 1995 me rreth 87%. Ndërkohë
që në vitin 2012, këto elementë në sektorin terciar kanë tendencë rënien e tyre, në rreth
68%, me një rënie nga 1995, në rreth 19%. Me tendenca rritëse SME-të prezantohen edhe
në sektorin sekondar, nga 10% në 1995, në rreth 31% në 2012, me një rritje prej 21%. Kjo
shpjegohet me shtimin e ndërmarrjeve të tipit FASON, të cilat e kanë rritur peshën dhe
ndikimin e tyre në krijimin e PPB-së së përgjithshme. Rritja e këtij ndikimi në këtë tregues,
është e lidhur me rritjen e eksporteve të prodhimeve të këtij sektori në vendet e Rajonit, e
sidomos në vendet e origjinës së kapitalit të huaj.
Shpërndarja e këtyre elementëve në sektorin primar prezantohet me një farë rënie,
nga 3% në vitin 1995, në rreth 1% në vitin 2012. Kjo rënie në masën 2% shpjegohet, me:
Bashkimet e bizneseve dhe krijimin e shoqatave të fermerëve, të cilat përbëjnë
format më pozitive të instalimit të ekonomisë së tregut në këtë sektor;
Mosregjistrimi i bizneseve të natyrës familjare në zyrat e Tatim –Taksave, dhe që
shpjegon edhe shkallën e lartë të informalitetit në këtë sektor, etj...
Me interes është edhe shpërndarja territoriale e SME-ve sipas qarqeve, ku nga
analiza e të dhënave statistikore në lidhje me prezantimin e këtyre elementëve në to, kemi
bërë këtë paraqitje grafike, si mëposhtë vijon:187
Grafiku nr V.3: Shpërndarja e SME-ve sipas Qarqeve, në vitin 1995 dhe 2012
187
Ekonomia e Tranzicioni nr 3(5), “Mbi zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në fillimet e
tranzicionit”, fq 31
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
104
Në analizë krahasuese të dy viteve të prezantimit të kësaj shpërndarje sipas qarqeve,
konstatojmë se Qarku i Tiranë, në vitin 1995, kishte rreth 21% të SME-ve, dhe në 2012,
45% të tyre, me një rritje prej 24%. Ky përqëndrim i lartë është i lidhur me:
Përqëndrimin e pothuajse të gjithë degëve më të rëndësishme të ekonomisë;
Struktura komplekse e tre sektorëve në ta;
Dendësia e lartë urbane, e cila nga ana e vet ka stimuluar këtë përqëndrim të madh
të ndërmarrjeve aktive në këtë qark, etj...
Me tendencë rritje vijnë në këtë tregues edhe Qarku i Durrësit, në masën 6%, Fierit
4%, Shkodrës 2%, Vlorës 2% të numrit të përgjithshëm të SME-ve në vendin tonë. Qarqet
e tjera kanë shënuar rënie shumë të madhe, në vitin 2012, në krahasim me 1995, shpjegimi
i së cilës lidhet me:
Niveli i lartë i mikrondërmarrjeve, ku punëtori është njëkohësisht edhe pronar;
Falimentimi i tyre, i cili ka probabilitet më të lartë në të tilla sipërmarrje;
Efektet e krizës, me pasoja shumë më të mëdha në këto biznese, etj...
Pavarësisht nga këto ndryshime të SME-ve në vendin tonë gjatë tranzicionit, ajo
çfarë rezulton nga kjo analizë, është rritja e tyre. Këto elemente të reja të ekonomisë
shqiptare, kanë patur ndikime pozitive në rritjen ekonomike, punësimin, përshtatshmërinë
kundrejt të rejave teknologjike dhe ndryshimeve të tregut, si dhe ndërgjegjësimin e
komunitetit të biznesit në cilësinë e prodhimeve, në mënyrë që ata të depërtojnë në tregjet e
huaja. Situata e ndërmarrjeve aktive në Shqipëri nga viti 2000-2012, paraqitet në grafikun
nr V.4 e tabelën V.1(Anekse),si mëposhtë vijojnë:
Grafiku nr V.4: Ndërmarrjet aktive në vendin tonë, nga viti 2000-2012
Nga grafiku nr V.4, konstatojmë se ecuria e numrit të ndërmarrjeve aktive është në
vartësi të situatave ekonomike të vendit tonë në këto vite. Kështu, nga vitet 2001-2008,
ecuria e tyre ka tendencë rritëse, e lidhur me stabilitetin ekonomik pas krizës së 1997-1998.
Ndërkohë që, nga viti 2008-2010, vërejmë një farë rënie të krijimit të ndërmarrjeve aktive
në vendin tonë. Shpjegimi i kësaj është i lidhur me krizën në Eurozonë, efektet e së cilës u
dukën edhe në këtë tregues të ekonomisë, krahas të tjerave.
Në dinamikën e ecurisë së këtij treguesi, me mjaft interes është edhe shpërndarja e
ndërmarrjeve aktive sipas aktiviteteve të prodhimit primar, sekondar e terciar. Në këtë
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
105
analizë të detajuar të kësaj shpërndarje, diferencat janë të dukshme, dhe ku më qartësisht i
kemi prezantuar në grafikun nr V.5, si mëposhtë vijon:
Grafiku nr V.5: Ndërmarrjet aktive sipas tre sektorëve
Nga grafiku i mësipërm konstatojmë për një shpërndarje të disbalancuar midis tre
sektorëve, ku vetëm në sektorin terciar janë të përqëndruar 84% e ndërmarrjeve aktive të
vitit 2012. Ndërkohë, me një peshë të ulët në këtë tregues vijnë dy sektorët e tjerë, ai
primar në rreth 2%, e sekondar në rreth 14% të tyre.
Dominanca e sektorit terciar vërehet edhe në tregues të tjerë ekonomik. Këtij
konstatimi i shtojmë edhe peshën e madhe, që ka ai në krijimin e PBB-së së përgjithshme.
Në analizë të këtij treguesi që nga fillimet e tranzicionit, vërejmë që ky sektor i
“rilindur” do të rrisë peshën në krijimin e tij. Viti 1991 përkon me ndryshime të sitemit
politik dhe ekonomik. Kjo e fundit pasqyrohet tek pesha e piramidës sektoriale të
ekonomisë në në krijimin e PBB-së së përgjithshme. Në këtë strukturim vihen re qartësisht,
kthesa të rëndësishme në krijimin e këtij treguesi nga tre sektorët e ekonomisë. Kjo
strukturë në këtë vit kthese, kishte një paraqitje të tillë grafike:
Grafiku nr V.5: Struktura e sektorëve në krijimin e PBB-së, në 1991
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
106
Situata e zhvillimit ekonomik, në vitin 1991, krahasuar me periudhën e para
viteve‟90, tregon për kolapsin e thellë në të cilën ishte përfshirë ajo. Kjo do të reflektohej
në rënien drastike të peshës së sektorit sekondar në krijimin e PBB-së, nga 67% në
1990(grafiku nr IV.2), në 39% 188
në vitin 1991, me një rënie vjetore, prej afro 28 %. Kjo
tregon për krizën dhe falimentimin pothuajse tërësor të tij në këto vite.
Kjo situatë e rënduar evidentoi sektorin primar, i cili u rrit nga 25%, që ishte pesha
e tij në vitin1990(grafiku nr IV.2), në 42% në vitin 1991, me një rritje prej 17%. Gjithashtu
edhe sektori terciar u rrit nga 8% në vitin 1990(grafiku nr IV.2), në 19% në vitin 1991, me
një rritje të përgjithshme prej 11%.
Me një situatë të tillë sektoriale fillon tranzicioni i tejzgjatur i ekonomisë shqiptare,
dhe ku treguesit statistikorë arrijnë një farë stabiliteti vetëm në vitin 1995. Duke u nisur nga
ky fakt në analizën e treguesve ekonomikë të periudhës së tranzicionit, këtë vit e kemi
marrë si referencë, krahas të dhënave të vitit 2012.
Nga viti 1991-1995, vazhdoi rënia e sektorit sekondar nga 39% në vitin 1991( shih
grafikunV.5), në 26% në vitin 1995,(shih grafikun V.6), pra me një rënie në rreth 13%.
Ndërkohë, me rritje spektakolare dhe impresionuese vijnë dy sektorët të tjerë. Kështu
sektori primar rritet, nga 42% në vitin 1991, në 51% në vitin 1995, me një rritje prej 9%.
Nga ana tjetër edhe sektori terciar shënon rritje, nga 19% në vitin 1991, në 23% në vitin
1995, me një rritje në këto vite prej 4%.
Panorama e paraqitjes grafike pas këtij viti, do të ndjekë të njëjtin trend zhvillimi
sektorial, deri në vitet e fundit të tranzicionit. Grafikët e mëposhtëm tregojnë qartë këtë
situatë sektoriale gjatë këtyre viteve, ku pesha e tre sektorëve ka këtë prezantim në krijimin
e PBB-së189
, si mëposhtë vijon:
Grafiku nr V.6: Pesha e sektorëve të ekonomisë në krijimin e PBB-së, në vitin 1995 e 2012
Në një analizë krahasuese të këtyre dy viteve, shihet qartë se sektori primar ka patur
rënie shumë të madhe, nga 51% në vitin 1995, në 18% në vitin 2012, me një rënie prej
33%, ose rënie mesatare vjetore prej 1,9% në vit. Rënia në këto ritme, pavarësisht nga
reformimet që ndodhën shpjegohet me:
Mbështetja e këtij sektori në subjekte në nivel familjar e gjysmëfamiljar, në
rreth 95%190
;
188
INSTAT 1999”Pesha e sektorëve të ekonomisë në keijimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto” 189
Instituto Geografiko De Agostini di Novara,2011 190
Prof.Dr.Laci Sabri”Gjeografia Rurale”, Tiranë 1998 faqe 140
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
107
Investimet e ulëta të shteti në këtë sektor, ku vetëm në 2011 kanë qenë
vetëm1.9%191
të buxhetit të shtetit;
Niveli i ulët i mekanizimit në këtë sektor i reflektuar edhe në peshën e
vogël të krijimit të PBB-së, etj...
Sektori sekondar ka një rënie më të vogël, në vetëm 3% , nga 26% në vitin 1995, në
23% në 2012, ndërkohë që me një rritje impresionuese vjen sektori terciar në vitin 2012, në
rreth 59%, nga 23% që ishte në vitin 1995, me një rritje 36%, ose rritje mesatare vjetore
prej 2.1% në vit.
Kjo peshë e këtyre sektorëve, është e pasqyruar edhe në rritjen vjetore të
ekonomisë shqiptare. Ecuria e rritjes ekonomike në vendin tonë gjatë dy dekadave të
tranzicionit, paraqitet në vlera pozitive, me përjashtim të vitit 1997. Ky vit konsiderohet i
“errët” në shumë aspekte, me pikë kulmore aspektin politik e ekonomik. Kjo krizë do të
pasqyrohet në ecurinë e treguesve ekonomikë të vendit tonë për një periudhë të gjatë,
veçanërisht në peshën e tre sektorëve në krijimin e PBB-së. Idenë më të qartë mbi këtë
ecuri të këtij treguesi ekonomik, e jep tabela nr. V.2(Anekse), e grafiku nr V.7: 192
Grafiku nr V.7 : Ecuria e prodhimit të Brëndshëm Bruto në vite
Paraqitja grafike tregon se ekonomia shqiptare rënien më të madhe e ka patur në
vitet 1991- 1993, me ekstrem në vitin 1992, në rreth -28% të PBB-së. Kuptohet që fillimet
e tranzicionit ekonomik u pasuan me falimentim tërësor të degëve të ekonomisë. Pas këtij
viti treguesi i rritjes ekonomikë ka vlera pozitive deri në vitin 1997, e lidhur kjo me:
Efektin pozitiv të ndryshimeve strukturore të degëve të ekonomisë;
Procesin e privatizimeve në ekonomi, dhe ku sektori privat bëhet dominues;
Ndryshimet rrënjësore institucionale, që ndodhën në vitet e para të
tranzicionit;
Ndihmat financiare nga organizma ndërkombëtarë, etj...
Me një dinamikë krejt tjetër vjen ekonomia e vendit tonë në vitin 1997, në të cilin të
gjithë sektorët e ekonomisë katapultohen në aspekt negativ. Edhe në treguesin e rritjes
ekonomike do të pasqyrohet kjo krizë në rënien e tij, në rreth -10,8%. E gjitha kjo
shpjegohet me trazirat sociale të shkaktuara nga falimentimi i skemave piramidale, të cilat
191
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/391/Buxheti-i-Shtetit-sipas-funksioneve-per-vitin-2011 192
Banka e Shqipërisë “Buletini Vjetor Statistikor 2012”, Mbështetur te të dhënat e INSTAT 2012
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
108
sollën këtë situatë amullie e kaosi ekonomik dhe social. Situata e rëndë ekonomike pasohet
me ndryshim elitash politike, por edhe me masa emergjente në shërbim të stabilitetit
makroekonomik. Nga ana tjetër situata e re politike solli rimëkëmbjen e sektorëve të
ekonomisë, veçanërisht këtu të sektorit primar e terciar. Rimëkëmbja e tyre ndikoi në
rivendosjen e ekuilibrave ekonomikë, duke u pasqyruar edhe me rritjen e saj në vlera
impresionuese, në 13.5%, në vitin 1999. Ky është viti me maksimumin e rritjes, që ka patur
ekonomia jonë gjatë kësaj faze. Në vitet që pasuan, treguesit e PPB-së janë në vlera
pozitive, por me një tendencë rënie graduale. Kjo shpjegohet me shumë faktorë, nga të cilët
përmendim:
Rimëkëmbja e ngadaltë e bizneseve vendase e të huaja, pas shkatërrimeve të tyre në
trazirat e vitit 1997;
Treguesit e lartë të papunësisë, pavarësisht nga përpjekjet për zbutjen e saj, e cila
vazhdon të jetë plaga më e rëndë sociale në vendin tonë;
Shumë sipërmarrje me kapital të huaj pas 1997, nuk u rikthyen më në vendin tonë;
Falimentimi i shumë bizneseve të vogla e të mesme, të cilat nuk arritën të
përballonin efektet e krizës, si dhe luftën e konkurrencës;
Kriza ekonomike që përfshiu në vitin 2008, ekonomitë e një pjese të shteteve
europiane, efektet e së cilës janë reflektuar edhe në ritmet e ulëta të rritjes
ekonomike në vendin tonë, etj...
Është e kuptueshme që, krahas zhvillimeve dhe faktorëve të brendshëm në ecurinë e
këtij treguesi, sidomos nga viti 2008 e në vazhdim, kanë ndikuar edhe faktorët e jashtëm.
Kriza që ka prekur vendet fqinjë, me të cilat vendi ynë ka komunikime të shumta, ka sjellë
rënien e këtij treguesi, dhe ku në vitin 2012 ishte vetëm 1,6%. Edhe pse të ulëta, vlerat
pozitive të rritjes ekonomike lidhen më tepër me kërkesat e tregut të huaj për mallra e
shërbime të ndryshme, të cilat vazhdojnë të jenë të larta edhe në këtë situatë, në
krahasim me tregun e brendshëm, sesa me proceset e zhvillimit ekonomik. Kërkesat për
ta, kanë impulsuar eksportet e disa mallrave shqiptare, apo edhe zhvillimin e turizmit,
refleksionet e të cilëve janë të pasqyruara në vlerat pozitive të rritjes ekonomike.
Pavarësisht këtij konstatimi, në përgjithësi ekonomia shqiptare mbetet pak e
ekspozuar ndaj tregjeve ndërkombëtare, për shkak të rentabilitetit të ulët të saj. Kjo
përbën edhe shpjegimin më të mirë, pse Shqipëria dhe disa vende të tjera të Rajonit,
prezantohen sot me vlera pozitive të këtij treguesi, në krahasim me disa vende europiane të
zhvilluara. Rënia me ritme të konsiderueshme në tre vitet e fundit të rritjes ekonomike, nga
3.8%, në vitin 2010, në rreth 1.6%, në vitin 2012, shpjegohen me:
Krizën në Eurozonë, e cila specifikisht do të reflektohet edhe në rënie të
treguesve ekonomikë në vendin tonë, duke rrezikuar stabilitetin e tij;
Polarizimi i politikës shqiptare, i cili u reflektua edhe në problematika
institucionale, me konseguenca në politikat sektoriale dhe në vonesa të
proceseve integruese europiane;
Kriza greke dhe italiane, partnerët kryesorë shqiptarë në tregti, investime e
remitanca, e për pasojë edhe në këtë tregues, etj...
Në treguesin e peshës së rritjes ekonomike, në vitin 2012, vërejmë ndryshime midis
ndarjes që ka bërë INSTAT-i, Veri-Qëndër-Jug, dhe ndarjen sipas Prefekturave.
Qartësisht, për këtë peshë dhe panoramë të tyre flet grafiku si mëposhtë vijon:193
193
INSTAT 2012 “Pesha e prefekturave në krijimin e PBB-së”
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
109
Burimi: INSTAT 2012. Grafiku nr V.8: PPB-ja sipas ndarjes Veri-Qëndër-Jug
Paraqitja grafike e mësipërme shpjegon saktësisht diferencat e dukshme midis
këtyre tre zonave, por edhe sipas prefekturave, pjesë e tyre, në rritjen ekonomike të vendit
tonë. Rajoni Qendror me dy prefektura, Tiranë e Elbasan, japin peshën më të madhe të
PBB-së, me rreth 45,6%, ndërkohë që rajoni Verior, me pesë prefekturat
(Shkodër,Lezhë,Durrës, Kukës, Dibër) jep vetëm 24.7% të saj, dhe pjesën tjetër e jep rajoni
Jugor (Berat, Fier, Gjirokastër, Korcë, Vlorë), me rreth 29.8% të saj.
Momentalisht në ekonominë shqiptare, sektori terciar mbizotëron në të gjithë
treguesit ekonomikë, si përsa i përket punësimit, ashtu edhe në numrin e ndërmarrjeve sipas
aktivitetit ekonomik.
Po të analizojmë treguesin e të punësuarve sipas veprimtarive ekonomike, vëmë re që
numëri më i madh i tyre është në sektorin primar, dhe me një peshë të konsiderueshme
paraqitet edhe në sektorin terciar. Këtë dinamikë prezantimi synon të paraqesë edhe tabela
nr V.3(Anekse), dhe grafiku i mëposhtëm, nr V.9:194
Grafiku nr V.9: Të punësuarit sipas aktiviteteve e tre sektorëve sektorëve, në 2010
Sipas grafikëve të mësipërm, sektori primar ka numrin më të madh të të punësuarve,
në rreth 55%, kundrejt 35% në sektorin terciar, e 10% në sektorin sekondar. Kjo shpjegohet
me faktin se, në zonat rurale të Shqipërisë jeton një popullsi e konsiderueshme në numër,
dhe me një kontigjent të pasur krahësh pune. Gjithashtu, sektori primar mbetet për
ekonominë shqiptare një potencial ekonomik i pashfrytëzuar, i cili ka mundësi për të qenë
194
INSTAT 2012, “Të punësuarit sipas aktiviteteve në vendin tonë”
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
110
prioritet në ekonominë shqiptare në të ardhmen. Ritmet me të cilën urbanizimi bashkëkohor
shqiptar ka arritur, i jep më tepër prioritet zhvillimit të degëve të sektorit terciar e sekondar,
të cilët ushtrohen më tepër në zonat urbane, dhe që sigurojnë një punësim më të mirë të
popullsisë së tyre.
Ekonomia shqiptare përsa i përket shpërndarjes së subjekteve sipas aktiviteteve
ekonomike, prezantohet me një panoramë tjetër. Mbështetur në të dhënat INSTAT-it të
vitit 2012, mbi ndërmarrjet aktive në Shqipëri, shpërndarja e subjekteve sipas aktiviteteve
është pasqyruar në tabela nr V.4(Anekse). Referuar këtyre të dhënave, kemi pasqyruar në
grafikët e mëposhtëm shpërndarjen e këtyre subjekteve sipas tre sektorëve të ekonomisë:195
Grafiku nr V.10: Shpërndarja e subjekteve sipas aktiviteteve dhe tre sektorëve në vitin 2012
Në analizë të detajuar të grafikëve të mësipërm, konstatojmë se numri më i madh i
subjekteve sipas aktiviteteve është i përqëndruar në sektorin terciar, në rreth 83% të tyre,
ndërkohë që në sektorin sekondar ushtrojnë veprimtarinë rreth 15%, dhe në atë primar
vetëm 2% e numrit të përgjithshëm të tyre.
Dinamika e prezantimit të këtyre dy treguesve sipas tre sektorëve të ekonomisë, dhe
analiza krahasuese e tyre, tregon për diferenca të dukshme në rolin që kanë ata në punësim
e numër subjektesh. Konkretisht: sektori primar paraqet diferenca të mëdha midis treguesit
të punësimit, i cili është në masën 55%(grafiku nr V.9) dhe numrit të subjekteve, i cili është
vetëm 2%(grafiku nr 10). Shpjegimi i kësaj pabarazie statistikore është i lidhur me
shkallën e lartë të informalitetit në këtë sektor. Një pjesë e madhe e ekonomive fermere në
zonat rurale për t‟iu shmangur tatim- taksave, preferojnë të mos regjistrohen në zyrat
përkatëse.
Sektori sekondar në këto dy tregues prezantohet me diferenca jo të mëdha. Ky sektor
realizon rreth 10% të punësimit (grafiku nr V.9), dhe disponon 15% të subjekteve të
përgjithshme në vend. Kjo tregon se rentabiliteti i këtij sektori vazhdon të jetë i ulët në dy
treguesit e mësipërm, dhe për rrjedhojë edhe në krijimin e GDP-së.
Me një dinamikë krejt tjetër vjen panorama e këtyre treguesve në sektorin terciar, i cili
realizon 35% të punësimit në vend(shih grafikun nr V.9) dhe ku janë të përqëndruar rreth
83% të subjekteve(grafiku nr V.10). Diferenca e madhe prej afro 48%, shpjegohet me
mbizotërimin në këtë sektor të bizneseve në nivel mikrondërmarrjesh dhe ndërmarrjesh të
vogla, në shumicën prej të cilëve pronari është edhe punëtor njëkohësisht.
Dinamika dhe ecuria e zhvillimit të numrit të subjekteve sipas aktiviteteve, nuk
mund të quhet i përfunduar, pa trajtuar edhe peshën e kapitalit të huaj në ta. Proceset e
195
INSTAT 2012, “Regjistri i Ndërmarrjeve në Shqipëri 2012”
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
111
integrimit kanë shtuar influencën e kapitalit të huaj në ekonominë shqiptare. Më tepër
ndikimi i tij ndjehet në sektorin terciar, e sidomos këtu në shërbimet bankare,
telekomunikacion dhe tregti, në masën 69% në vitin 2012. Me një peshë të konsiderueshme
ky kapital është edhe në sektorin prodhues( primar e sekondar) në rreth 32 % të të gjithë
ndikimit të tij në ekonominë shqiptare. Situatën e këtij ndikimi synojnë të paraqesin edhe
grafikët e mëposhtëm, nr V.11196
, si mëposhtë vijojnë:
Grafiku nr V.11:Shpërndarja e kapitalit të huaj sipas aktiviteteve e sektorëve, në vitin 2012
Interesante në këtë dinamikë prezantimi është edhe origjina e bizneseve të huaja në
vendin tonë. Kapitalet e huaja kryesore gjatë gjithë tranzicionit, të cilat për dy dekada kanë
dominuar këtë tregues ekonomik, janë kryesisht me origjinë nga Italia e Greqia. Këta janë
edhe partnerët kryesorë, me të cilët zhvillohen komunikimet më të mëdha social-
ekonomike të vendit tonë. Qartësisht, kjo influencë dhe përkatësisht pesha e këtij kapitali
në ekonominë e vendit tonë, është e pasqyruar në grafikun e mëposhtëm:
Grafiku nr V.12: Pesha e investimeve të kapitalit të huaj sipas shteteve 2012
Ky ndikim i kapitalit të huaj në Shqipëri, tregon se është rritur së tepërmi
besueshmëria dhe interesi i shteteve të huaja, për të investuar në sektorë të ndryshëm të
ekonomisë shqiptare, dhe sidomos në sektorian terciar. Kjo është e lidhur në radhë të parë,
196
INSTAT 2012“Regjistri i Ndërmarrjeve në Shqipëri 2012”
31%
69%
Kapitali i huaj sipas sektoreve te ekonomise
sektori prodhues sektori terciar
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
112
me qendrueshmërinë më të madhe të këtij sektori në krahasim me të tjerët, si dhe me
lehtësirat financiare që ofrojnë biznese të tilla gjatë krijimit të tyre.
V.4. Struktura e sektorit terciar në vendin tonë gjatë tranzicionit, politikat
stimuluese për zhvillimin e tyre
Situata e prezantimit aktual të sektorit terciar për vendin tonë është mbështetur në të
dhënat e INSTAT-it, në vitin 2012, duke patur parasysh klasifikimin e tij në shërbimet
tregtare e jotregtare. Kjo dinamikë dhe ecuri gjatë tranzicionit del nga vlerësimi, që i kemi
bërë shërbimeve terciare në treguesin e punësimit, dhe shpërndarjes së subjekteve sipas
aktiviteteve. Nga të dhënat e tabelës nr V.3(Anekse) kemi arritur të krijojmë një perceptim
të saktë mbi rolin e shërbimeve terciare në punësimin e popullsisë në moshën e punës.
Sipas tipizimit të këtyre shërbimeve, mëposhtë kemi pasqyruar panoramën e peshës aktuale
në treguesin e punësimit brenda sektorit terciar. Qartësisht, këto specifika dhe pabarazi
statistikore në procesin e punësimit, dalin në grafikun nr. V.13:197
Grafiku nr V.13:Të punësuar sipas shërbimeve të sektorit terciar
Shërbimet jotregtare, të cilat janë të lidhura me arsimin, shëndetësinë, policinë, shoqatat
joqeveritare, institucionet kulturore dhe shërbime të tjera kanë një përqëndrim shumë më të
madh të të punësuarve të sektorit terciar, në rreth 60% . Kjo tregon që, këta biznese kanë
krijuar një mundësi shumë të mirë në zgjidhjen e këtij problemi social, në Shqipëri. Nga
ana e tyre, ndikimi i drejpërdrejtë i këtyre shërbimeve është në rritjen e standartit jetësor,
dhe rritjen e mirëqënies së popullsisë.
Shpjegimi i peshës më të madhe të shërbimeve jotregtare në punësim e popullsisë, është
konseguencë e shumë faktorëve, ku më të rëndësishëm radhisim:
Shumëllojshmëria së këtyre shërbimeve gjatë tranzicionit;
Nevojat e ekonomisë për të tilla biznese;
Janë më të qëndrueshmet në ndryshimet e tregut gjatë tranzicionit;
Janë pasojë e kërkesës për standart të lartë të popullsisë, i cili është i lidhur më
shumë se çdo gjë me këto shërbime, e sidomos këtu të shërbimeve komunitare;
197
INSTAT 2012“Të punësuarit sipas aktiviteteve në vendin tonë”
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
113
Janë biznese, që aplikojnë të rejat teknologjike në veprimtaritë e tyre, duke u
profilizuar e kompiuterizuar më tepër, sesa degët e tjera, etj...
Me një dinamikë krejt tjetër prezantohen këto shërbime në shpërndarjen e subjekteve
sipas aktiviteteve. Kjo strukturë është e ndryshme midis shërbimeve tregtare e jotregtare,
ku në të parën kemi përqëndrimin më të madh të subjekteve, me rreth 82%, dhe në të dytat,
vetëm 18% të subjekteve të sektorit terciar. Këtë dinamikë të peshës së shërbimeve terciare
në subjektet sipas aktiviteteve, synojmë të japim në grafikun e mëposhtëm:198
Grafiku nr V.14: Shpërndarja e subjekteve në shërbimet terciare, në 2012
Paraqitja grafike flet qartë, jo vetëm për peshën e madhe të shërbimeve tregtare në
këtë tregues, por edhe për efektivitetin e investimeve në degët e tyre, të cilat në masën
dërrmuese e kanë justifikuar veten. Gjithashtu, numri më i lartë i subjekteve në këto
shërbime, flet për mbizotërim të bizneseve shumë të vogla në nivel mikrondërmarrjesh me
madhësi 1-9 punëtorë.
Më poshtë do të mundohemi në vija të përgjithshme, të japin strukturën e
prezantimit të degëve të shërbimeve terciare në Shqipëri, dhe peshën tyre në këtë sektor.
Shërbimet tregtare janë degë shumë të rëndësishme në sektorin terciar të vendit
tonë. Këto degë, gjatë ecurisë së zhvillimit të tyre kanë luajtur një rol shumë të madh në
ritmet e rritjes ekonomike. Për të krijuar një ide më të qartë për rolin e tyre, ne do të
mbështetemi tek pesha e shërbimeve tregtare në punësim, dhe në numrin e subjekteve sipas
aktiviteteve. Kështu, sipas grafikut nr V.13, në vitin 2012, në shërbimet tregtare ishin rreth
40% e të punësuarve në sektorin terciar, ndërkohë që i përkisnin rreth 82% e subjekteve të
tij.
Ky disproporcion statistikor shumë i madh midis këtyre dy treguesve, në rreth 42%,
shpjegohet me mbështetjen e këtyre shërbimeve në nivel mikrondërmarrjesh, në rreth 98%
të tyre:199
Struktura e shërbimeve tregtare në vendin tonë ka një prezantim të tillë, ku
diferencat midis tyre janë të dukshme. Këtë strukturë të shumëllojtë dhe përpjestimet midis
tyre, synon të paraqesë edhe grafiku i mëposhtëm:
198
INSTAT 2012,” Regjistri i Përgjithshëm i Ndërmarrjeve aktive në Shqipëri” 199
INSTAT 2012,” Ndërmarrjet aktive sipas aktivitetit e madhësisë”
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
114
Grafiku nr V.15: Struktura e sherbimeve tregtare ne Shqipëri, në 2012
Tregtia është degë kryesore e sektorit terciar, e cila tradicionalisht është zhvilluar
shumë herët dhe që për tradicion historik, sot vazhdon të zhvillohet me intensitet të lartë,
dhe të prezantohet si më e konsoliduara ndërmjet degëve të tjera. Rëndësia e kësaj dege,
evidentohet tek pesha e saj në këto shërbime, e cila së bashku me disa të tjera jep gati 63%
të shërbimeve tregtare.
Struktura e tregtisë gjatë tranzicionit, ka ndryshuar në lidhje me kërkesat e
popullsisë për prodhime të ndryshme. Tregtia e brendshme, e cila është e lidhur
drejtpërsëdrejti me realizimin e kërkesave të konsumaturit, zhvillohet si tregti me pakicë e
me shumicë.
Struktura e tregtisë me pakicë në Shqipëri, në vitin 2012, e specifikuar sipas
aktiviteteve ekonomike, ka këtë paraqitje tabelare nr. V.5(Anekse) dhe grafike nr. V.16:200
Grafiku nr V.16: Struktura e tergtisë më pakicë sipas aktiviteteve, në 2012
Nga analiza e grafikut të mësipërm vëmë re që, peshën më të madhe në dinamikën e
prezantimit të kësaj lloj tregtie e ka ajo e makinave dhe mirëmbajtja e tyre, me rreth 27%
200
INSTAT 2012, “Struktura eTregtia me pakicë”
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
115
të totalit të kësaj nëndege.201
Prodhimet e tjera, si artikujt ushqimorë të përzier zënë vendin
e dytë, në rreth 18%202
, e më pas prodhimet farmaceutike,në rreth 15% ,203
etj… Struktura e
kësaj dege zgjerohet vazhdimisht, në lidhje me kërkesat e popullatës dhe nevojat e degëve
të tjera të ekonomisë për mallra të ndryshme.
Tregtia e jashtme, është nëndegë e rëndësishme e shërbimeve tregtare, shumë e
zhvilluar gjatë këtyre dy dekadave të tranzicionit, pas atij izolimi disa vjeçar të sistemit
monist. Struktura dhe orientimi gjeografik i saj, kanë ndryshuar në lidhje me proceset
integruese të ekonomisë shqiptare në këtë periudhë. Meqenëse, efektet pozitive të
politikave të zhvillimeve sektoriale në këto vitë tranzicioni, janë të reflektuara më tepër në
degët e sektorit terciar se sa në sektorët e tjerë, është me interes të shpjegohet edhe dega me
rritjen më impresionuese gjatë këtyre viteve, tregtia e jashtme.
Procese integruese të tranzicionit janë të pasqyruara në rritjen e qarkullimit tregtar
të mallrave, kapitalit, ideve, por edhe në qarkullimin e individëve. Kjo më tepër është e
lidhur me nëshkrimin e një sërë marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë me vendet e Rajonit, e
më gjërë, pjesë integrale e të cilave është tashmë edhe Shqipëria.
Zhvillimi i qendrueshëm i ekonomisë shqiptare, dhe përballimi i konkurrencës së
ekonomisë së tregut, varet në radhë të parë nga ecuria e eksporteve shqiptare. Ato kanë
patur një dinamikë shumë interesante gjatë tranzicionit, dhe që vitet e fundit paraqitet me
një strukturë më të gjërë.
Eksportet shqiptare në vitin 2012, në raport me PBB-në, kanë arritur në 12,2%204
më shumë, gjë që tregon se Shqipëria tashmë po shfrytëzon avantashet e saj në tregjet
rajonale e ndërkombëtare.
Potencialet kryesore në eksporte për vendin tonë mbeten kryesisht ato tradicionale,
si: tekstilet, hidrokarburet, materiale ndërtimi, etj... Qartësisht, për strukturën e eksporteve
shqiptare në vitin 2012, jepet në grafikun, si mëposhtë vijon:
Grafiku nr V.17: Eksportet sipas grupmallrave, në vitin 2010
201
INSTAT 2012” Të dhëna mbi tregtinë e ashtme, struktura e import-eksporteve e shpërndarja gjeografike
e saj” 202
Po aty 203
Po aty 204
Po aty
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
116
Duke analizuar grafikun e mësipërm konstatojmë se peshën më të madhe të
eksporteve shqiptare, në vitin 2012, e kanë patur mineralet e lëndët djegëse, si dhe energjia
elektrike, me rreth 36%.205
Kjo është e lidhur me përmirësimet, që ka patuar sistemi i
prodhimit të energjisë elektrike, dhe shkallën e madhe të investimeve në këtë sektor të
industrisë në këto vite, duke u parë si prioritete tashmë të shfrytëzuara në aspekt pozitiv.
Vendin e dytë në eksporte e zënë tekstilet dhe prodhimet e këpucëve, në rreth 29%206
, të
lidhura me rritjen e volumit të rieksporteve industriale, të cilat mbajnë peshën kryesore në
eksportet e kësaj dege.
Nivelet e ulëta të eksportit të brendshëm, tregojnë se potencialet e ekonomisë,
akoma nuk po arrihen të shfrytëzohen plotësisht. Eksportet industriale, të cilat përbëjnë
vetëm 2%207
, e kanë humbur rëndësinë e tyre si rezultat i falimentimit të shumë
ndërmarrjeve shtetërore gjatë viteve të para dhe në vazhdimësi të tranzicionit, duke mos u
rimëkëmbur, dhe duke patur një peshë fare të vogël në eksportet shqiptare.
Në importe, mbizotërojnë mallra që janë furnizuese të tregut të brendshëm me
mallra të ndryshme të konsumit të gjerë e masiv. Importet sipas INSTAT, në vitin 2012,
janë në rritje të vazhdueshme, të lidhura këta me:
Kërkesat në rritje të popullsisë për mallra të ndryshme;
Kërkesët e ekonomisë shqiptare në përgjithësi për këtë shumëllojshmëri
produktesh;
Efektet e krizës, ku indirekt jemi pjesë e këtij recesioni, dhe ku ajo është e
shprehur tek rënia e eksporteve dhe rritja e importeve, etj...
Importet shqiptare, në vitin 2012, me disproporcionet strukturore të tyre ka këtë
paraqitje grafike, si mëposhtë vijon:
Grafiku nr V.18: Importet shqiptare sipas grupmallrave, në 2012
Në analizë të grafikut të mësipërm peshën më të ndjeshme në strukturën e
importeve shqiptare, vazhdojnë ta ruajnë produktet minerale dhe lëndët djegëse, të diktuara
këto nga kriza energjetike e herë pas hershme në vend, me rreth 21%208
të tyre, makineritë
205
INSTAT 2012. “Struktura e tregtisë së jashtme” 206
Po aty 207
Po aty 208
INSTAT 2012“Struktura e tregtisë së jashtme”
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
117
dhe pajisjet, me rreth 19%209
të totalit, dhe me radhë grupmallrat e tjera sipas zërave të
pasqyruar në grafikun nr V.18.
Shqipëria vazhdon të njihet në botë si vend kyesisht konsumator, për shkak se
ekonomia e saj varet kryesisht nga importi. Vitet e fundit importon edhe produkte
bujqësore dhe agro-industriale, për të cilat më parë njihej si eksportuese. Domethënia e
statistikave të mësipërme, tregon se importi rritet shumë më tepër se eksporti. Rritja e
importeve reflekton ndryshimin e kërkesës së brendshme, ku konsumatori shqiptar gjatë
tranzicionit ekonomik ka rritur mjaft kërkesën për produkte të cilësisë së lartë, të cilat
plotësohen nga importi, pjesë e sektorit terciar. Struktura e kësaj dege, tregon për rritje të
defiçitit të kësaj dege, dhe është shprehje e peshës së vogël që kanë në GDP-në bizneset e
prodhimit, në krahasim me bizneset e shërbimit.
Në analizë të mallrave të importuara e të eksportuara, vëmë re se gjatë gjithë
periudhës së tranzicionit, kemi patur një strukturë statike sipas sektorëve, por me një
orientim gjeografik ku partnerët kanë pësuar ndryshime, të lidhura këta me zhvillimet e
kësaj dege në nivel ndërkombëtar. Kështu, në vitin 2011, shumica e eksporteve është
zhvilluar me vendet e BE-së ,e më pas me vendet e Ballkanit, si mëposhtë vijojnë:
Grafiku nr V.19: Shpërndarja e eksporteve dhe importeve sipas vendeve
Nga analiza e grafikëve të mësipërm, konstatojmë se partnerët kryesorë në termat e
volumit të mallrave të tregtuara, janë kryesisht vendet e BE-së, e sidomos këtu Italia,
Greqia, Gjermania, dhe në të dytin vendet e tjera të Ballkanit. Me një dinamikë më
modeste, vijnë relacionet tregtare me vendet e tjera të BE-së, dhe ato të kontinenteve të
tjera.
Turizmi, është degë tjetër shumë e rëndësishme e shërbimeve tregtare, me një peshë
të konsiderueshme në numrin subjekteve sipas aktiviteteve, me rreth 23% të totalit të
përgjithshëm. Shqipëria zhvillimin e kësaj dege, e konsideron prioritetin kryesor zhvillues
të saj. Kjo degë me rëndësinë që ka marrë sot, ka një strukturë prezantimi shumë
komplekse, që nga turizmi i mirfilltë e deri tek ai jo i mirëfilltë. Shumëllojshmëria e tij
është e lidhur me ofertën natyrore, dhe trashëgiminë e pasur historike e kulturore të popullit
tonë.
Që kjo degë ka patur influenca të dukshme në rritjen ekonomike në nivel kombëtar, e
tregojnë flukset e mëdha turistike, të cilat janë rritur së tepërmi. Rritja e këtyre të fundit,
është sidomos në pikun e sezonit turistik të verës, ku vetëm në vitin 2012, kanë vizituar
209
Po aty
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
118
vendin tonë rreth 2.029.618 shtetas të huaj 210
,dhe rreth 1.222.242 shtetas shqiptarë.211
Më
tepër këto ardhje kanë qenë me rrugë toksore. Në grafikun e mëposhtëm janë pasqyruar
flukset hyrëse e dalëse të turistëve të huaj dhe shqiptarë, sipas mënyrës së udhëtimit:
Grafiku nr V.20: Hyrjet e daljet e shtetasve te huaj e shqiptarë sipas udhëtimit, në 2012
Paraqitjet grafike të mësipërme tregojnë, që flukset turistike, si nga ana e shtetasve
të huaj, ashtu edhe atyre shqiptarë me destinacion vendin tonë, janë kryer nëpërmjet
rrugëve toksore, 90% të huajt, dhe 74% shqiptarët, me rrugë detare, 5% të huajt, dhe 15%
shqiptarët, dhe rrugët ajrore, 5% të huajt, dhe 11% shqiptarët.
Motivacionet drejt këtij destinacioni turistik janë të ndryshme, sidomos për shtatasit
e huaj. Ata, ose vijnë si vizitorë për arsye të ndryshme, ose kalojnë tranzit në vendin tonë.
Ndërkohë që, për shqiptarët motivi kryesor drejt këtij destinacioni, është ai i kthimit në
vendet e tyre të lindjes. Meqenëse, motivet që i shtyjnë turistët e huaj të vijnë në këtë
destinacion shumë atraktiv janë të shumta kohët e fundit, jemi munduar t‟i paraqesim sipas
rëndësisë në grafikun e mëposhtëm:212
210
INSTAT 2012” Hyrjet e daljet e shtetasve te huaj e shqiptarë sipas udhëtimit” 211
Po aty 212
INSTAT 2012 “Motivet e flukseve turistike të shtetasve të huaj”
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
119
Burimi:INSTAT 2012
Grafiku nr V.21: Motivet e flukseve turistike të shtetasve të huaj, në 2012
Në mënyrë të përmbledhur këto motive të flukseve turistike të të huajve, si udhëtarë
tranzit dhe si vizitorë, i kemi pasqyruar në grafikun e mëposhtëm:
Grafiku nr V.22: Flukset turistike për të huajt sipas motivit, në vitin 2012
Nga prezantimi i kësaj panorame të flukseve turistike, dhe motiveve të tërheqjes
drejt këtij destinacioni, mund të konkludojmë mbi rëndësinë e kësaj dege, dhe që nga shteti
ka marrë vlerësimin e duhur si një nga prioritetet kryesore të ekonomisë. Paraqitja e
mësipërme grafike, tregon se motivi kryesor i ardhjes së të huajve drejt këtij destinacioni,
është i lidhur më tepër me vizitat në njohjen e historikut të popullit shqiptar, dhe në
eksplorimin e bukurive natyrore, që ai shpalos. Ardhja si vizitorë, zë 91% të totalit të
përgjithshëm të motivacioneve, ndërkohë që vetëm 9%, kalojnë tranzit në këtë destinacion.
Kjo tregon, që interesi në njohjen e këtij vendi, dikur totalisht i izoluar, është rritur jo
vetëm si destinacion turistik, por edhe për të investuar në sektorë të ndryshëm, në këtë vend
potencial në shumë fusha.
Transporti, është dega e sektorit terciar, që ka pësuar transformime të rëndësishme,
si përsa i përket vlersueshmërisë nga ana e shtetit në shpezimet buxhetore, ashtu edhe në
aspekt strukturor dhe peshën në lëvizjen e mallrave e të udhëtarëve. Në këto 20 vite,
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
120
investimet infrastrukturore kanë qenë të mëdha, ku vetëm në vitin 2011, kanë qenë në
masën 11.9%.213
Sipas strukturës së kësaj dege, shpezimet buxhetoretë shtetit kanë qenë të
tilla, ku transporti automobilistik ka marrë peshën më të madhe të tyre.214
Grafikisht,
shpenzimet buxhetore në vitin 2011 në degën e transportit kanë qenë në këtë mënyrë:
Grafiku nr V.23: Shpenzimet buxhetore në transport
Shpenzimet buxhetore janë të reflektuara edhe në peshën e këtyre llojeve në
transportin e lëvizjes së mallrave dhe të udhëtarëve, që sipas të dhënave të Ministrisë së
Punëve Publike e Transportit, prezantohet me diferenca të theksuara midis llojeve.
Grafikisht, pesha e llojeve të kësaj dege në lëvizjen e mallrave e të udhëtarëve është e
tillë:215
Grafiku nr V.24:Pesha e llojeve të transpotrit në lëvizje udhëtarësh e mallrash, në 2009
Panorama e prezantimit të kësaj dege në këto dy tregues, tregon për një peshë të
lartë në lëvizjen e udhëtarëve të transportit detar, në rreth 69%.216
Kjo lidhet me masivitetin
e këtij lloj transporti, dhe kapacitetin e madh të lëvizjes së udhëtarëve në krahasim me
llojet e tjera. Vendin e dytë në këtë lloj lëvizje e ka transporti automobilistik, me 28% të
213
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/391/Buxheti-i-Shtetit-sipas-funksioneve-per-vitin-2011 214
Po aty 215
http://www.mppt.gov.al/ 216
MPPT ”Pesha e llojeve të transportit në transport mallrash e udhëtarësh”
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
121
tij,217
transporti ajror në rreth 2%218
dhe ai hekurudhor me 1% 219
. Pesha e ulët e transportit
hekurudhor, lidhet me paralizën totale dhe me amortizimin moral e fizik të tij.
Transporti i mallrave paraqitet me një panoramë të ndryshme, ku transporti
hekurudhor realizon pjesën më të madhe të lëvizjeve të mallrave, në rreth 71%. 220
Ky lloj
transporti luan vetëm këtë rol, duke realizuar lëvizjen e mallrave midis dy qëndrave më të
mëdha ekonomike të vendit, Tiranës e Durrësit. Vendin e dytë në lëvizjen e mallrave e ka
transporti automobilistik, me rreth 28%221
dhe ai detar, me vetëm 1%222
të transportit të saj.
Struktura e prezantimit të shërbimeve jotregtare në vendin tonë është mjaft
interesante, veçanërisht pesha e tyre në kuadër të tyre. Këto shërbime kanë një peshë të
rëndësishme në treguesin e rritjes ekonomike të vendit, por edhe në atë të mirëqënies së
popullsisë.
Të konceptuara si struktura, që bashkëveprojnë në harmoni me sektorë të tjerë,
krahas prezantimit të situatës aktuale të tyre, është dhënë edhe vlersueshmëria nga ana e
shtetit për ta. Kjo e fundit, pasqyrohet tek shpenzimet buxhetore sipas strukturës së këtyre
shërbimeve.
Struktura e shërbimeve jotregtare në vendin tonë, sipas INSTAT-it të vitit 2012, ka
qenë e shumëllojtë, shprehje e kërkesave të larta të popullsisë për ta. Këtë synon të
paraqesë edhe grafiku i mëposhtëm:
Grafiku nr V.25: Struktura e shërbimeve jotregtare ne Shqipëri, në 2012
Zhvillimi i hovshëm i këtyre shërbimeve, është i shprehur sidomos gjatë periudhës
së tranzicionit. Ata trashëgohen edhe nga sistemi i mëparshëm, por me këtë strukturë
prezantimi të gjërë e gjejmë vetëm aktualisht. Në ndryshimin e kësaj strukture sot, vëmë re,
që, vendin e parë e zënë shërbimet imobiliare dhe ato në shërbim të bizneseve ekonomike
me një masë të konsiderueshme, në rreth 44%. Vendin e dytë e zënë shërbimet kolektive,
sociale e personale, në rreth 31 % të këtyre shërbimeve. Ky ndryshim nga sistemi i
217
MPPT ”Pesha e llojeve të transportit në transport mallrash e udhëtarësh” 218
Po aty 219
Po aty 220
Po aty 221
Po aty 222
Po aty
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
122
mëparshëm për këta shërbime, tregon për kërkesa shumë më specifike të popullsisë për ta,
dhe sidomos të cilësisë ndaj tyre.
Krahas këtyre shërbimeve, që janë specifike të periudhës së tranzicionit, një peshë
konsiderueshme kanë edhe shërbimet publike, që kanë të bëjnë me arsimin, kulturën, dhe
shëndetësinë dhe që japin 21% të tyre. Shërbimet jotregtare realizojnë një punësim më të
madh të popullsisë në moshën e punës, në rreth 60%. Në ta mbizotërojnë mikrondërmarrjet,
në masën 85%223
, subjekte të vogla, në rreth 15% dhe të mesme , në rreth 2% të tyre.
Investime të mëdha nga ana e shtetit janë bërë në shërbimet publike, të cilat janë shprehje e
cilësisë së kërkesave për shërbime të tilla. Një vëmëndje të veçantë në këta shërbime i është
dhënë arsimit.
Sistemi arsimor në vendin tonë, në vitin 2012, si përsa i përket strukturës dhe
shpenzimeve buxhetore, paraqiten me një pezantim të tillë:
Grafiku nr V.26: Sistemi arsimor në Shqipëri në vitin 2012 dhe shpenzimet buxhetore
Pavarësisht nga reformat që kanë ndodhur gjatë tranzicionit në sistemin arsimor shqiptar,
niveli i tij është tregues i varfërisë humane. Kjo problematikë është e theksuar sidomos në
zonat rurale, të cilat po atakohen me rritje të treguesit të analfabetizmit nga fenomeni i
braktisjes së shkollës. Niveli analfabetizmit në Shqipëri sipas të dhënave të Censusit 2011,
rezulton të jetë në masën 2.8% të popullsisë së përgjithshme, ose rreth 67.539 persona, me
nje diferenca gjinore, ku femrat e kanë 3.7% , e meshkujt 1.7%224
të saj. Kjo e fundit lidhet
me paragjykimet, që po hasen sot në zonat rurale, ndaj arsimimit të femrave. Nga grafiku
nr V.26, shihet qartë, që në varësi të kësaj strukture kanë qenë edhe shpenzimet, ku në
buxhetin e përgjithshëm kjo nëndegë e shërbimeve jotregtare, ka patur 9.9% 225
të tij.
Kultura, fushë tjetër e shërbimeve jotregtare, që në kushtet e tranzicionit ka
evoluar në përshtatje me ndikimet e kulturës perendimore. Ndikimet pozitive të kësaj të
fundit, janë veçanërisht në lidhje me përshtashmërinë e popullsisë sonë ndaj tyre.
Shpenzimet shtetërore në këtë degë, në vitin 2011, kanë qenë vetëm 0.8%226
, dhe që në
shkallë vendi përbëhet nga 26 institucione të nivelit kombëtar, të cilat qartësisht jepen në
tabelën nr V.5(Anekse).
223
INSTAT 2012,”Ndërmarrjet active sipas aktivitetit e madhësisë” 224
INSTAT 2012”Të dhënat e Censusit 2011” 225
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/391/Buxheti-i-Shtetit-sipas-funksioneve-per-vitin-2011 226
Po aty
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
123
Përkujdesi shëndetësor, është një nga shërbimet jotregtare, që është e lidhur
drejpërsëdrejti me treguesin e varfërisë humane në Shqipëri. Ndikimi i saj duket në
treguesin e vdekshmërisë, dhe specifikisht tek vdekshmëria foshnjore, e cila në politikat
shtetërore ka qënë parësore. Konkretisht, kjo është e lidhur me ecuria e shërbimeve
parësore dhe dytësore, të cilat në vendin tonë kanë patur ecuri me tendencë pozitive në
përgjithësi. Kjo është e pasqyruar edhe në grafikun e mëposhtëm:227
Grafiku nr V.27: Shërbimi parësor në Shqipëri nga 1993-2011
Rezultatet pozitive të këtij shërbimi kanë qenë në treguesin e vdekshmërisë
foshnjore, i cili ka rënë nga 30 për/mijë228
në fillim të tranzicionit demografik, në 9.3
për/mijë në vitin 2011.229
Në vitin 2011, në vendin tonë funksiononin rreth 44 spitale, 616
qëndra shëndetësore, 1772 ambulanca, 46 poliklinika, 2142230
konsultore për fëmijë.
Shpenzimet buxhetore për këtë nëndëgë, në vitin 2011, kanë qenë rreth 8.9%.231
Në këto
shërbime përfshihen edhe shërbime të ndryshme sociale, të cilat janë të vlerësueshme edhe
në aspekt të shpenzimeve buxhetore, në masën 25.8% të tyre.232
Shërbime të tjera, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare e të rendit (mbrojtja,
rendi e siguria,drejtësia), kanë marrë gjithsej 10.9%233
të shpezimeve të shtetit.
V.5. Pesha e sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës, faktorët dhe
dinamika e zhvillimit të tij gjatë tranzicionit.
Strukturimi i ri ekonomik, që ndodhi në vendin tonë pas përmbysjes së sistemit të
modelit të ekonomisë së planifikuar, prekën padyshim edhe ekonomitë në nivel rajonal
227
Të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë”Shërbimet shëndetësore parësore e dytësore në vendin tonë” 228
Vjetari statistikor 1991”Të vdekurit nën 1vjeç sipas zgjatjes së jetës” , faqe 69 229
Të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë”Shërbimet shëndetësore parësore e dytësore në vendin tonë” 230
Të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë”Shërbimet shëndetësore parësore e dytësore në vendin tonë” 231
Po aty 232
Po aty 233
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/391/Buxheti-i-Shtetit-sipas-funksioneve-per-vitin-2011
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
124
dhe lokal. Ekonomia shkodrane, pas ndryshimit të sistemeve, vjen me një sërë specifikash,
të cilat e dallojnë nga shumë rrethe të tjera të Shqipërisë. Këto veçori janë të lidhura me:
Tranzicionin shumë problematik në këtë rreth, bile në disa raste edhe
ekstrem. Ekstremizmi i zhvillimit të fillimeve të kësaj faze, është rezultat i
gjitha krizave ekonomike e politike të ndodhura në vendin tonë, të cilat lanë
shumë më tepër gjurmë në këtë rreth;
Paragjykimet e herëpashershme të elitave politike në pushtet, parë kjo
sidomos te niveli i investimeve në këtë rreth, të cilat kanë qenë një faktor
deri diku jo favorizues;
Paraliza dhe shkatërrimet ekstreme të çdo veprimtarie ekonomike, e
veçanarisht të asaj industriale. Objektet e kësaj dege në fazën fillestare të
tranzicionit, shërbyen si vendstrehime momentale për një pjesë të mirë të të
ardhurve nga zonat rurale, drejt qytetit të Shkodrës;
Krizat energjetike, me mungesa me orë shumë më të zgjatura se në rajonet e
tjera, e të shoqëruara me ndikime negative në zhvillimin ekonomik të rrethit,
etj...
Pavarësisht nga, këto veçori të hyrjes së ekonomisë shkodrane në ekonominë e
tregut, tendenca kryesore e zhvillimit të tij në këto dy dekadat e fundit, ka qenë rikthimi në
traditën e saj të hershme, konsolidimin e degës së tregtisë. Zhvillimi i kësaj dege i dha
Shkodrës rolin kryesor, jo vetëm për vendin tonë, por edhe më gjërë në rajonin e Ballkanit.
Tregtia me vitalitin e shfaqjes së saj, që nga lashtësia dhe e zhvilluar së tepërmi
gjatë Mesjetës, vjen në tranzicion si dega më kompakte dhe më e qëndrueshme e
ekonomisë shkodrane. Zhvillimi i saj ka ndikuar në forcimin e proceseve të integrimit në
ekonominë rajonale, dhe harmonizimin e veprimtarive midis tre sektorëve të ekonomisë së
këtij rrethi. Proceset e integrimit rajonal të ekonomisë shkodrane, përcaktojnë jo vetëm
suksesin e strategjive të zhvillimit sektorial të këtij rrethi, por e pozicionojnë në rolin e një
“poli zhvillimi” në nivel Qarku, e më gjërë.
Panorama e zhvillimit ekonomik të këtij rrethi, tregon që sektori terciar dominon të
gjithë treguesit e saj, si përsa i përket tregut të punës, ashtu edhe përqëndrimit të
subjekteve. Zhvillimi dhe strukturimi i sektorit terciar në këtë rreth, ka impulsuar edhe dy
sektorët e tjerë, pa të cilët nuk mund të realizohen shumë shërbime të tij(turizmi e tregtia).
Ecuria e këtij sektori, si dhe degët e tjera të ekonomisë në tranzicion, u shoqërua me
shumë fenomene negative, të cilat patën si pasojë tejzgjatjen e kësaj periudhe. Konkretisht
ato konsistojnë në:
Shkatërrimet shumë më ekstreme deri në rrënim të objektesh;
Emigracion në statistika marramendëse të popullsisë së këtij rrethi, lidhur me
falimentimin tërësor të ekonomisë së rrethit. Në kushtet të tilla popullsia u atakua me
një situatë amullie e papunësie totale. Shkodra gjatë gjithë tranzicionit është
karakterizuar si rrethi me numrin më të madh të të papunëve;
Kriza energjetike, e cila si për të gjithë Shqipërinë preku edhe këtë rreth, por i
paragjukuar në orëzgjatjen e mungesës së energjisë elektrike. Kjo e fundit u shoqërua
me shumë pasoja:
Kufizimin e përkohshëm të aktivitetit prodhues në disa biznese, i cili
bëri që prodhimi vendas të vihej përballë vështirësive të mëdha, duke
mos arritur të furnizojë tregun me mallra të domosdoshme për
popullsinë;
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
125
Rritjen e importeve të shumë produkteve, që deri në atë kohë ishin
prodhuar nga bizneset shkodrane, ashtu sikurse aktiviteti i shërbimeve
përballet me një kosto të lartë.
Efektet e krizës së vitit 1997 për ekonominë shkodrane ishin dramatike, shoqëruar me
kaos total. Në këto kushte shumë ndërmarrje ekonomike, që deri në atë kohë e kishin
zgjeruar aktivitetin e tyre, u shkatërruan dhe u dëmtuan totalisht. Ato kishin arritur të
punësonin një numër të konsiderueshëm krahësh pune, dhe të depërtonin në tregun e
huaj në formën e rieksporteve. Ata, që mbyllën aktivitetin e tyre, ishin kryesisht
bizneset me kapital të huaj italian, si: ajo e prodhimit të këpucëve”Adelchi”, ”Ital Tex”,
“Scherer Moda” dhe shumë sipërmarrje të tjera të huaja e vendase. Këto subjekte, ose e
ndërprenë përfundimisht veprimtarinë e tyre për arsye sigurie, ose pas kapërcimit të
kësaj situate e rifilluan përsëri biznesin e tyre;
Biznesi shkodran në përgjithësi, duke u klasifikuar si një biznes, që operon në të
shumtën në nivel mikrondërmarrjesh, si dhe ndërmarrje të vogla e të mesme, ka mbetur
në organizime të tilla të tipit familjar, dhe larg formave të reja kapitaliste të kooperimit.
Kjo e fundit sidomos në sektorin primar, e cila për këtë rreth përbën një prioritet për
zhvillim dhe me ndikime në shërbimet tregtare, etj...
Pavarësisht nga vështirësitë e fillimeve të tranzicionit, bizneset prodhuese dhe ato të
shërbimeve terciare, kanë patur si tendencë rritjen e tyre. Këto të fundit, kanë dominuar
statistikat ekonomike të këtij rrethi, dhe janë shoqëruar me impakte pozitive edhe në degët
e tjera. Pikërisht, këtë peshë dhe dominancë synojmë të prezantojmë në trajtesën e
mëposhtme.
Procesi i rrugëtimit të tejzgjatur dhe problematik të tranzicionit shkodran, u pasua
me privatizimet në masë në të gjitha degët e ekonomisë. Ky proces është i reflektuar sot në
peshën shumë të madhe të të punësuarve në sektorin privat, në rreth 60,4%, kundrejt
39.6%234
në sektorin publik.
Analiza e të dhënave të studimit të tregut të punës në këtë rreth për të punësuarit sipas
aktiviteteve, në vitin 2012, tregon për një dinamikë shumë interesante të këtij treguesi.
Situatën aktuale të tregut të punës në këtë rreth, synon të paraqesë edhe tabela nr. V.7 dhe
grafiku nr V.28, si mëposhtë vijojnë:235
Grafiku nr V.28: Të punësuarit sipas aktiviteteve në rrethin e Shkodrës
234
Qarku Shkodër 2013.” Studimi i Tregut të Punës”, faqe 37 235
Po aty, faqe 37
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
126
Duke i klasifikuar të punësuarit sipas tre sektorëve të ekonomisë, konstatojmë për
një punësim shumë të lartë në sektorin terciar të ekonomisë së rrethit të Shkodrës, në masën
58%, ndërkohë që në sektorin sekondar realizohet 41% e punësimit, dhe sektorin primar
vetëm 1% e këtij treguesi. 236
Këtë situatë statistikore të peshës së tre sektorëve në
punësimin e popullsisë në moshën e punës në këtë rreth, synojmë të paraqesim në grafikun
e mëposhtëm:
Grafiku nr V.29: Të punësuarit sipas sektorëve të ekonomisë, në 2012
Situata aktuale e treguesit të punësimit sipas aktiviteteve dhe tre sektorëve të
ekonomisë, është pasojë e strukturimit të ri, që pësoi ekonomia e rrethit gjatë tranzicionit.
Ecuria me ritme të shpejta e sektorit terciar, jo vetëm ndryshoi statistikat në favor të tij, por
ndikoi edhe në një punësim më të mirë të popullsisë, e cila rritej vazhdimisht.
Në një analizë të detajuar të faktorëve kryesorë në krijimin e kësaj situate të
punësimit nga tre sektorët e ekonomisë, konstatojmë se:
Sektori primar siguron një shkallë shumë të ulët të punësimit të popullsisë në moshën e
punës, megjithëse pjesa më e madhe e popullsisë së rrethit rreth 50, 2% është rurale.
Shkalla e ulët e punësimit në sektorin primar nuk pasqyron situatën reale të këtij treguesi
në nivel rrethi. Kjo shpjegohet me mosregjistrimin e një pjese të konsiderueshme të këtyre
të punësuarve në Zyrat e Punësimit të komunave përkatëse, shprehje e abuzivitetit dhe
informalitetit të lartë në këtë sektor.237
Shumë biznese bujqësore në zonat rurale, të cilat
operojnë në nivel familjar dhe gjysmëfamiljar, dhe që kanë të punësuar në ta pjestarë të
familjes së tyre, nuk e kanë të regjistruar biznesin privat në zyrat e Tatim-Taksave.
Gjithashtu edhe anëtarët që punojnë në këta biznese, nuk janë të regjistruar si të punësuar
në këto aktivitete. Abuzimi shkon deri në atë pikë, saqë regjistrimi i tyre është në regjistrat
e ndihmës ekonomike ose si të papunë.
Në sektorin bujqësor, nga 73 subjekte të regjistruara në zyrat e Tatimeve, 2 janë shtetërore
e pjesa tjetër subjekte private. I gjithë biznesi në këtë sektor është i tipit familjar në rreth
236
Po aty, faqe37 237
Qarku Shkodër, 2013” Studimi i Tregut të Punës”, faqe17
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
127
97%238
të tyre dhe me një numër të punësuarish deri në 6 persona. Ky informalitet në
përmasa shqetësuese në zonat rurale të rrethit bëhet pengesë edhe në proceset integruese të
këtij sektori. Nga ky fenomen nuk përjashtohen edhe sektorët e tjerë të ekonomisë.
Në përmasa shqetësuese informaliteti është edhe në sektorin terciar, i cili operon në të
shumtën në nivel mikrondërmarrjesh në rreth 97% të bizneseve, ku pronari është edhe i
vetëpunësuar. Në këto kushte shumë biznese të tilla, për t‟iu shmangur detyrimeve fiskale
ndaj shtetit, nuk janë të regjistruar pranë zyrave të Tatim-taksave, apo edhe të atyre të
Punësimit.
Situata reale e të punësuarve në rrethin Shkodrës sipas aktiviteteve, përveç
informalitetit në përmasa të larta paraqet vështirësi të tjera, të cilat janë të lidhura me:239
Efektet e migrimeve masive nga zonat rurale drejt qytetit të Shkodrës të dekadës së
parë të tranzicionit, të cilët akoma vazhdojnë të regjistruar nëkohësisht në zyrat e
punësimit të vendit të tyre të origjinës dhe në venbanimin e ri urban;
Mosregjistrimi në institucionet përkatëse e të gjithë të punësuarve, duke rezultuar si
të papunë dhe duke u trajtuar si kontigjent vurnerabël dhe që trajtohen me ndihma
ekonomike, etj...
Nëse anlizojmë situatën e të punësuarve në sektorin terciar, duhet të prezantojmë këtë
tregues në shërbimet tregtare dhe jotregtare. Mbështetur tek tabela nr.V. 7.(Anekse) dhe
grafiku V.28, arrijmë të konkludojmë mbi situatën e të punësuarve sipas shërbimeve
terciare. Qartësisht, këtë panoramë prezantimi e pasqyron grafiku i mëposhtëm:240
Grafiku nr V.30: Të punësuarit sipas klasifikimit të sektorit terciar, në 2012
Në analizë të kësaj paraqitje grafike vëmë re, që shërbimet tregtare në Shkodër
realizojnë një punësim shumë të lartë të popullsisë në moshën e punës, në reth 60% të të
punësuarve të sektorit terciar, kundrejt 40% të tyre në shërbimet jotregtare. Në këtë aspekt
rrethi i Shkodrës ka një specifikë, që e dallon nga Republika. Kjo e fundit realizon 60% të
punësimit në shërbimet jotregtare, e lidhur me kujdesin, që po i tregohet nga ana e shtetit
238
Po aty, faqe 40 239
Qarku Shkodër, 2013” Studimi i Tregut të Punës”, faqe13 240
Po aty, faqe37
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
128
shërbimeve të karakterit publik, ndërkohë që pesha e lartë e Shkodrës në shërbimet tregtare,
shpjegohet me tradicionin e lëvrimit të tyre.
Nga tërësia e degëve të shërbimeve tregtare, punësim të lartë realizon dega e
tregtisë dhe të turizmit, në rreth 31.5% të të punësuarve të përgjithshëm të rrethit241
(shih
grafikun V.28).
Kjo situatë e këtyre degëve në treguesin e punësimit tregon për rëndësinë e madhe,
që ka kjo degë në ekonominë e rrethit të Shkodrës, ashtu sikurse janë shndërruar në
stimuluese të zhvillimit edhe të degëve të tjera të ekonomisë në funksion të tyre.
Nga ana tjetër, edhe shërbimet jotregtare kanë rritur peshën e tyre në punësimin e
përgjithshëm të rrethit. Nga tërësia e degëve të këtyre shërbimeve diferencojmë arsimin, i
cili realizon rreth 14.5% (shih grafikun nr V.28) si dhe shërbimin shëndetësor, në rreth
8.8% të këtij treguesi. Një situatë e tillë shpjegohet me interesin e madh të komunitetit
shkodran në ushtrimin e këtyre profesioneve, dhe ku në shërbim të të parit janë edhe
profilizimet përkatëse universitare, në Universitetin e Shkodrës. Kjo e përforcon
personifikimin në shekuj të popullit shkodran, si arsimdashës dhe që sot, rezulton me
kërkesa në rritje në punësim, ndaj këtij aktiviteti terciar.
Ndikimi i sektori terciar në përmasa të mëdha në treguesin e punësimit në këtë
rreth, është shoqëruar me shumë fenomene pozitive në aspekt social, zinxhir njëri me
tjetrin:
Gjenerim vendesh të reja pune në degët e nëndegët e shumta të këtij sektori;
Këto kanë ndikuar në zbutjen e problematikës kryesore për rrethin e Shkodrës atë të
papunësisë, e cila në vazhdimësi ka qenë në nivele të larta;
Zingjir me këtë, në zbutjen e varfërisë;
Përmirësim të mirëqënies së popullsisë, sidomos të atyre që prodhojnë dhe
konsumojnë këto shërbime, shprehje e kërkesave në rritje për ta, etj…
Prezantimi në përmasa të konsiderueshme e shërbimeve jotregtare në këtë rreth në
masën 40% (shih grafikun V.30) tregon për kërkesat në rritje të konsumatoit shkodran për
të tilla shërbimesh. Kjo është edhe shprehje e cilësisë së jetës së tij, e cila lidhet me të tilla
shërbime, veçanërisht të atyre të spekterit publik e social.
Shërbimet jotregtare janë bërë të pëlqyeshme dhe të konsumueshme nga pjesa më e
madhe e popullsisë e sidomos asaj urbane, duke e shëndërruar qytetin e Shkodrës në qëndër
të këtyre shërbimeve jo vetëm për zonën rurale, por edhe për rrethet pjesë e Qarkut me të
njëjtin emër.
Proceset e strukturimit ekonomik me dominancë të sektorit terciar në ekonominë e
rrethit të Shkodrës, kanë prekur edhe treguesin e shpërndarjes së subjekteve sipas
aktiviteteve. Panoramën e paraqitjes së situatës aktuale të këtyre subjekteve, në vitin 2012,
e paraqet grafiku i mëposhtëm:242
241
Qarku Shkodër, 2013” Studimi i Tregut të Punës”, faqe 37 242
Qarku Shkodër 2013.” Studimi i Tregut të Punës”, faqe 37
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
129
Grafiku nr V.31: Subjektet sipas aktiviteteve në rrethin e Shkodrës, në 2012
Të klasifikuar sipas tre sektorëve të ekonomisë në këtë rreth, shpërndarja e
subjekteve ka një prezantim të tillë, ku pesha e lartë e sektorit terciar është e shprehur në
përmasa të konsiderueshme. Qartësisht, ky tregues për rrethin e Shkodrës, në vitin 2012,
sipas ndarjes sektoriale ka këtë paraqitje grafike, si mëposhtëm vijon:
Grafiku nr V.32: Shpërndarja e subjekteve sipas tre sektorëve
Mbizotërimi i bizneseve terciare ndaj atyre prodhuese, është e lidhur me shumë
faktorë, të cilët përcaktuan ecurinë e tyre në rrethin tonë. Ndër më të rëndësishmit
përmendim:
Tradita e lëvrimit të këtyre bizneseve që nga Antikiteti, Mesjeta e deri në
ditët e sotme;
Janë biznese, që për t‟u ushtruar kërkojnë kapital jo shumë të lartë;
Kanë përshtatshmëri ndaj çdo ndryshimi në kushtet e ekonomisë së tregut të
lirë dhe novacioni teknologjik;
Janë biznese, që për t‟u ushtruar kanë harmonizur veprimtarinë e tyre me
sektorët e tjerë, por edhe kanë impulsuar zhvillimin e degëve të tyre;
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
130
Bizneset terciare janë edhe pasojë e zhvillimeve demografike, e sidomos të
urbanizimit, i cili ka ndikuar në një strukturim të tillë të bizneseve në rrethin
tonë, etj...
Analiza e subjekteve sipas aktiviteteve nuk mund të quhet i përmbushur, pa
prezantuar shpërndarjen e tyre sipas dy nëndarjeve të shërbimeve terciare. Situata e
prezantimit të shërbimeve tregtare e atyre jotregtare, nga të dhënat e vitit 2012, në nivel
Qarku ka një paraqitje të tillë grafike:
Grafiku nrV.33:Shpërndarja e subjekteve sipas klasifikimit të sektorit terciar
Kjo panoramë prezantimi tregon, që shërbimet tregtare në rrethin e Shkodrës, kanë
një peshë shumë të lartë, me rreth 77% të sektorit terciar. Shpjegimi më i saktë për këtë
dominancë, është i lidhur me traditën e lëvrimit dhe favorizimin shtetëror e komunitar ndaj
tyre.
Nga ky prezantim i subjekteve kryesore, që operojnë në ekonominë e rrethit të
Shkodrës, si dhe nga një klasifikimi më i detajuar i tyre sipas tre sektorëve dhe të vetë
shërbimeve terciare, ajo çfarë rezulton është pesha e madhe e tyre në sektorin terciar.
Në një analizë krahasuese në aspekt të punësimit sipas sektorëve dhe të
shpërndarjes së subjekteve sipas aktiviteteve, evidentuar nga paraqitjet grafike nr
V.28,V.29,V.30,V.31,V.32,V.33, vëmë re këto dukuri:
Mospërputhje në % midis subjekteve ekonomikë dhe të punësuarve sipas degëve të
ekonomisë, ç‟ka na bën të mendojmë se sipërmarrjet në rrethin e Shkodrës operojnë në
nivel mikrondërmarrjesh dhe më pak në ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
Të parat përbëjnë 95% të totalit të përgjithshëm të subjekteve në këtë sektor, dhe ku 4%
janë subjekte të vogla dhe vetëm 1% 243
të mesme e të mëdha. Qartësisht, struktura e
prezantimit të këtyre elementëve në rrethin e Shkodrës, është pasqyruar në grafikun e
mëposhtëm:
243
Qarku Shkodër 2013. “Studimi i Tregut të Punës.” faqe 47-54
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
131
Grafiku nr V.34: SME-të në sektorin terciar
Në ndërmarrjet e madhësive shumë të vogla vetëpunësimi i pronarëve në ta, krijon këtë
mospërputhje statistikore midis punësimit e subjekteve. Psh. në sektorit terciar të
punësuarit, në vitin 2012, përbënin 58% e të punësuarve të përgjithshëm në rreth, ndërkohë
që përfaqësonin 78% e subjekteve në rreth.244
Ky disproporcion statistikor midis këtyre dy
treguesve, është edhe brënda sektorit terciar. Kështu, vetëm në tregti janë të punësuar rreth
16% e të punësuarve të përgjithshëm, ndërkohë që ushtrojnë aktivitet rreth 42% e
subjekteve në të gjithë rrethin.
E ndryshme na prezantohet dinamika e zhvillimit të sektorëve prodhues e sidomos atij
sekondar, i cili megjithëse ka një numër më të pakët subjektesh vetëm 20%, siguron një
punësim të lartë të popullsisë në masën 41%245
.
Kjo mospërputhje statistikore tregon se këto degë të ekonomisë shkodrane janë biznese
kryesisht të vogla e të mesme, të cilat sigurojnë një punësim të lartë të popullsisë në
moshën e punës. Është i vetmi sektor me përqëndrim të ndërmarrjeve të madha, të cilat
realizojnë një punësim të lartë të popullsisë në këtë rreth. Ajo ç‟ka mund të konstatojmë
nga kjo analizë krahasuese është fakti që, në këtë sektor ushtrojnë veprimtarinë pjesa më e
madhe e bizneseve të huaja e të përbashkëta në rrethin e Shkodrës. Qartësisht, kjo dinamikë
e prezantimit të këtyre elementëve të rinj në këtë sektor na e pasqyron grafiku i
mëposhtëm:
Grafiku nr V.35: SME-të në sektorin sekondar
244
Qarku Shkodër, 2013” Studimi i Tregut të Punës”, faqe 37 245
Po aty, faqe 44-47
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
132
Sektori primar nuk ka ndryshime të dukshme midis punësimit e shpërndarjes së
subjekteve, sepse një pjesë e vogël e subjekteve dhe punonjësve bujqësorë, janë
regjistruar në zyrat e Tatim-Taksave apo ato të Punës.
Ajo çfarë dihet në këtë dinamikë është ushtrimi i aktiviteteve të tyre në nivele familjare
për vetëkonsum, me rreth 97% të tyre246
, ndërkohë që, shumë të pakta janë ato në nivel
gjysmëfamiljar dhe shoqatat e fermerëve, që prodhojnë për treg.
Subjektet e mesme e të mëdha në këtë sektor për rrethin e Shkodrës janë inisiativa
individuale fillestare, ku për t‟u theksuar dhe për t‟u marrë shembull, janë disa shoqata
fermerësh në komunat e Nënshkodrës, veçanërisht në komunën e Bushatit, që zhvillojnë
aktivitet në grumbullimin e përpunimin e qumështit, etj... Nga kjo analizë mbi SME-të
sipas tre sektorëve të ekonomisë së rrethit të Shkodrës, vihet re qartë dominanca e tyre,
duke qenë në këtë mënyrë elementi më domethënës i saj. Qartësisht, kjo shprehet edhe në
grafikun e mëposhtëm:
Grafiku nr V.36: SME-të në sektorin primar
Në vazhdim të kësaj analize krahasuese në shpërndarjen e të punësuarve dhe subjekteve
sipas shërbimeve terciare, konstatojmë për përpjestimet e mëdha midis shërbimeve
tregtare dhe atyre jotregtare.
Kështu, shërbimet tregtare arrijnë të punësojnë rreth 60%( shih grafikun nr. V.30) të të
punësuarve të përgjithshëm në sektorin terciar, dhe ku ushtrojnë aktivitet rreth 77% e
subjekteve(shih grafikun nr V. 33). Kjo mospërputhje midis subjekteve e punësimit në këto
shërbime, tregon se edhe në këta shërbime, bizneset janë në nivel mikrondërmarrjesh në
rreth 97%, dhe vetëm 3%, të vogla e të mesme, gjë e cila shpjegon këtë mospërputhje në
këta tregues. Ndëkohë që, shërbimet jotregtare prezantohen me një numër më të pakët
subjektesh, në rreth 23%, dhe një punësim shumë më të lartë, me rreth 40% të të
punësuarve të përgjithshëm të sektorit terciar. Kjo shpjegohet me një peshë të
konsiderueshme të bizneseve të vogla e të mesme, me mbi 10 punëtorë në këto shërbime.
Kjo shpjegohet me:
Sektori terciar duke operuar me biznese të vogla, të mesme e të mëdha jo vetëm që
ka punësuar popullsi në numër të konsiderueshëm, por ajo që veçohet në këtë
dinamikë është punësimi i mirë i popullsisë femërorë.
246
Qarku Shkodër 2013.” Studimi i Tregut të Punës”, faqe 39-40
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
133
Ndërmarrjet industriale të vogla e të mesme të sektorit terciar të rajonit të rrethit të
Shkodrës kanë mbetur në kuadrin e punishteve dhe të manifakturave dhe janë
orientuar kryesisht drejt tregut të brendshëm, ndërkohë që ato të sektorit sekondar
më tepër në tregjet e huaja.
Në hierarkinë administrative të rrethit, qyteti i Shkodrës krahas atributeve si “pol
zhvillimi” për periferinë rurale në shumë aspekte, merr këtë atribut edhe për rrethet pjesë e
Qarkut në ushtrimin e pothuajse pjesës dërrmuese të degëve të sektorit terciar, sidomos në
ato të shërbimeve jotregtare. Duke patur parasysh se, degët e sektorit terciar zhvillohen më
tepër në zonat urbane, sesa në zonat rurale, do të ishte me vlerë analiza e peshës së këtij
sektori në këto hapësira. Objektivisht, sot në nivel rrethi ato janë më të përfaqësuara në
qytetin e Shkodrës. Edhe në këtë analizë shpjegimin më të qartë për dominancën e sektorit
terciar, na e japin të dhënat staistikore të pasqyruara në tabelën nr V.8(Anekse) dhe
grafikun nr V.37, si mëposhtë vijojnë:247
Grafiku nr V.37: Numri i të punësuarve në Bashkinë Shkodër në vite
Nga tabela V.8 dhe grafiku i mësipërm, në një analizë kohore të viteve të fundit të
tranzicionit, konstatojmë se degët e sektorit terciar kanë siguruar punësim të
konsiderueshëm të popullsisë në moshën e punës në këtë qytet, por me një tendencë rënie,
në vitin 2010. Kjo e fundit, shpjegohet edhe me influencat e krizës së përgjithshme të
ekonomisë shqiptare në përgjithësi, por sidomos me hapsirat e reja të punësimit të krijuara
nga sektorët e tjerë të ekonomisë.
Me ndikime të dukshme në këtë aspekt ka qenë sektori prodhues, përfaqësuar në
këtë qytet me disa degë si: industria e lehtë e ushqimore dhe dega e ndërtimit, të cilët kanë
influencuar në mënyrë të dukshme treguesin e punësimit të popullsisë.
Konstatimet e mësipërme i tregon shumë qartë edhe grafiku i ecurisë së treguesve të
punësimit nga 2004-2010 specifikuar sipas bizneseve të prodhimit e atyre terciare, ku
dominanca e shërbimeve terciare është evidente:248
247
Zyra Rajonale e Punësimit, Bashkia Shkodër, 2011 248
Po aty
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
134
Grafiku nr V.38 : Ecuria e bizneseve të prodhimit e shërbimit në vite
Nëse analizojmë vetëm të dhënat për vitin 2010, nga grafiku dhe tabela e
mësipërme, evidentohet qartësisht punësimi i lartë i sektorit terciar, në rreth 59% e të
gjithë të punësuar në Bashkinë Shkodër, ndërkohë që bizneset prodhuese kanë një peshë
më të vogël, në vetëm 41%249
të tyre. Qartësisht, konstatimin e mësipërm e pasqyron
grafiku, si mëposhtë vijon:
Grafiku nr V.39: Numri i të punësuarve sipas tre sektorëve të ekonomisë
Kjo panoramë prezantimi e punësimit në Bashkinë Shkodër, në shtrirjen kohore
2004-2010, tregon për përmirësim të treguesit të punësimit në të dy sektorët e ekonomisë
shkodrane, atë prodhues e terciar. Ecuria me peshë të lartë të sektorit terciar në treguesin e
punësimit, është pasuar edhe me rritjen e peshës së sektorit prodhues në këtë tregues. Në
këtë rast sektori terciar ka impulsuar atë prodhues në rritjen e prodhimt dhe të mallrave jo
vetëm në sasi, por edhe në cilësi me të cilat tashmë Shkodra prezantohet edhe në tregjet e
huaja. Zhvillimi i sektorit sekondar në këto përmasa në qytetin e Shkodrës, ka ndikuar edhe
në zbutjen e problematikës kryesore sociale të këtij qyteti, atë të papunësisë dhe në rritjen e
treguesve ekonomikë të rrethit në përgjithësi. Nga tabela nr V.8 vëmë re shumë qartë, që
viti 2010 krahasuar me vitet pararendëse paraqet një situatë më të agravuar të peshës së
249
Zyra Rajonale e Punësimit, Shkodër 2011
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
135
këtyre sektorëve në treguesin e punësimit e lidhur me pasojat e krizës ekonomike rajonale e
kombëtare.
Vetëm në sektorin terciar sipas tabelës V.8 nga 2009 deri në 2010 punësimi ra në
masën 17%, ndërkohë që në sektorët e prodhimit pati rënie, por jo si në atë të sektorit
terciar në vetëm 0.9% të këtij treguesi. Rënia e treguesve të punësimit në sektorët terciar
shpjegohet me mbylljen e shumë subjekteve të degëve të tij nga efektet e krizës. Nga
tërësia e të gjitha aktiviteteve në krahasimin e viteve 2009-2010, të cilat ushtrojnë
veprimtarinë e tyre në këtë hapësirë gjeografike, dhe që vazhdojnë të ruajnë tregues
pozitivë në punësim është sektori i tregtisë me rritje në masën 14.1%, dhe ai i ndërtimit në
masën 2.4%.
Analizën e situatës së punësimint në hapsirën urbane të Shkodrës, dhe konstatimet
mbi peshën e sektorit terciar e plotësojmë me prezantimin e shpërndarjen e subjekteve
sipas aktiviteteve në hapsirën urbane të këtij rrethi. Dinamika e këtij treguesi në shrirjen
kohore nga 2004-2010, vjen me një paraqitje të tillë tabelare nr V.9, e grafike nr. V.40:250
Grafiku nr V.40: Numri i subjekteve private e shtetërore
Paraqitja grafike e mësipërme shpjegon qartë situatën dhe strukturën ekonomike të
kësaj hapësire, ku sektori terciar jep peshën më të madhe, me tregues ku diferencat midis
degëve në këtë vendbanim janë të theksuara. Në mënyrë të veçantë, në këtë dinamikë dhe
ecuri në vite, evidentohet pesha e lartë e degës së tregtisë, e cila në vetvete impulson edhe
degët e tjera në këtë hapësirë gjeografike.
Në një analizë më të detajuar të të dhënave të grafikut nr.V.40, konstatojmë që aktiviteti
tregtar është rritur shumë në këtë shtrirje kohore, me maksimum në vitin 2010, dhe që duke
u krahasuar me 2004, rritja është 53%. Po me një tendencë rritëse vijnë edhe subjektet
prodhuese dhe ato të ndërtimit, të lidhura me:
Peshën e lartë në këto subjekte të kapitalit të huaj;
Vlerësimi nga ana politikave të zhvillimit rajonal, si prioritete ekonomike në këtë
rreth;
Ndërgjegjësimi i vetë komunitetit për një harmonizim të veprimtarive të tre
sektorëve dhe prej së cilës suksesi është i garantuar, etj...
250
Zyra Rajonale e Punësimit, Shkodër 2011
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
136
Vetëm rritja e sektorit prodhues nga viti 2004 deri në vitin 2010, ka qënë në masën 44.1%,
rritje e cila justifikon konstatimet e mësipërme mbi rëndësinë që po marrin sektorët
prodhues në ekonominë shkodrane.
Në një analizë më të detajuar të peshës së degëve të sektorit terciar në hapsirën
urbane të Shkodrës, sipas tabelës V.9, dhe të dhënave të vitit 2010, evidentojmë dominimin
e tyre, në masën 81% të numrit të përgjithshëm të subjekteve në ekonominë e Bashkisë
Shkodër. Sektori prodhues, pavarësisht nga rritja në vitet e fundit në ekonominë shkodrane
mbështetet me vetëm 19% të tyre. Kjo tregon që prodhimi në qytetin e Shkodrës është ende
i vogël, pavarësisht se shihet si degë prioritare e ekonomisë në perspektivë. Qartësisht,
peshën e këtyre sektorëve e kemi paraqitur në grafikun e mëposhtëm:
Grafiku nr V.41: Numri i subjekteve sipas sektorëve në Bashkinë Shkodër, në 2010
Në vazhdim të analizës së mësipërme, dhe për të krijuar një ide të qartë mbi ecurinë
e këtyre dy sektorëve, në hapsirën kohore 2004-2010, kemi pasqyruar edhe grafikun e
mëposhtëm. Dominanca e sektorit terciar është karakteristikë e gjithë periudhës së marrë në
studim, bile në disa vite edhe me tendencë të dukshëm rritjeje. Më e shprehur kjo e fundit,
është në periudhën 2009-2010, ku sektorin prodhues pati një rritje prej 2,4%, ndërkohë që
sektori terciar, në masën 2,2%. Kjo ecuri e këtyre sektorëve nga 2004-2010 për Bashkinë
Shkodër, është e shprehur në grafikun nr.V.42, si mëposhtë vijon:
Grafiku nr V.42: Shpërndarja e subjekteve sipas llojeve të prodhimit
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
137
Pozitiviteti i këtyre zhvillimeve të reja të pasqyruara në këtë dinamikë prezantimi të
sektorëve të ekonomisë ka krijuar tek biznesi shkodran një perceptim të qartë për kërkesat,
që konsumatori europian ka për cilësinë e produkteve. Mënyra më e përhapur e
bashkëpunimeve ndërajonale, është ajo e eksporteve të disa prodhimeve bujqësore e
blegtorale të një cilësie të garantuar, por që fatkeqësisht janë të pakta.
Rezultatet më të pritshme nga proceset integruese në qytetin e Shkodrës janë evidentuar
në sektorin e prodhimit, ku kapitali i huaj dhe ai i përbashkët punon me prodhimet e
porositura nga vendet e tyre të origjinës.
Në bashkëpunimet tregtare të rajonit të Shkodrës me vendet e tjera, një vend të veçantë
zënë prodhimet e tipit FASSON të këpucëve, konfeksioneve( material i porositur), tregtimi
i të cilave për rajonin tonë përbën zërat kryesorë, kryesisht me Italinë. Disa prodhime të
këtyre fasoneve tregtohen edhe në tregun shkodran dhe atë të vendit. Janë të shumta
bizneset e huaja në këtë qytet, ku më të rëndësishmet dhe me peshë në prodhimet për
eksport janë të paraqitura në tabelën nr.V.10251
(Anekse).
Gjithnjë duke u nisur nga të dhënat e Zyrës Rajonale të Punësimit për vitet 2004-
2010, një peshë të rëndësishme në ekonominë shkodrane kanë bizneset e huaja, si dhe ato
të ndërtuara me kapital të përbashkët. Nga tabela e mëposhtme vëmë re tendencën rritëse
të tyre. Këtë synon të paraqesë edhe tabela V.11 e përkatësisht edhe grafiku V.43:252
Tabela nr V.11 : Bizneset me kapital të huaj e të përbashkët
Grafiku nr V.43: Bizneset me kapital të huaj e përbashkë
Paraqitja grafike tregon për një peshë të konsiderueshme të kapitalit të huaj në
rrethin e Shkodrës, me përjashtim të vitit 2007, ku kapitali i përbashkët ka peshën kryesore
në të tilla sipërmarrje. Kapitali i huaj në rrethin e Shkodrës pati influencë të madhe,
sidomos pas viteve 2007, kur ekonomia e në këtë qytet ruajti një farë stabiliteti ekonomik
nga ky ndikim. Është viti, kur vendet e tyre të origjinës ishin prekur tashmë nga kriza, dhe
në këtë qytet si në të gjithë vendin tonë, erdhën e investuan në sektorin prodhues , por edhe
atë terciar.
Rrethi i Shkodrës radhitet i treti në Republikë përsa i përket influencës në
ekonominë e saj të firmave italianë, pas Tiranës e Durrësit.253
Vetëm në qytetin tonë janë
rreth 30 firma italiane dhe italo-shqiptare, të cilat operojnë kryesisht në ndërmarrjet e tipit
“Fason”, që punojnë me mallra të importuara.
251
Qarku Shkodër 2013,”Studimi i Tregut të Punës”, faqe 27 252
Zyra Rajonale e Punësimit, Shkodër 253
Qarku Shkodër 2013,”Studimi i Tregut të Punës”, faqe 27
Vite Kapital i
Perbashket
Kapital
i Huaj Totali
2004 12 34 46
2006 11 30 41
2007 30 17 47
2008 24 40 64
2009 17 42 59
2010 27 57 84
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
138
Po ta analizojmë shpërndarjen e kapitalit të huaj dhe atij të përbashkët sipas degëve
të sektorit terciar, vëmë re që bizneset me kapital të huaj kanë një peshë të konsiderueshme,
me rreth 61% në sektorin terciar, dhe 39% në sektorin e prodhimit Këtë na e paraqet edhe
tabela e grafikët e mëposhtëm254
:
Tabela nr V.12 : Aktivitetet ku ushtrohet kapitali i huaj e i përbashkët
Grafiku nr V.44: Aktivitetet ku ushtrohen kapitalet e huaja e të perbashkëta
Nga analiza e detajuar e kësaj influence të kapitalit të huaj në sektorin terciar, sipas
shërbimeve tregtare e jotregtare, evidentojmë praninë e tyre të madhe në shërbimet
jotregtare, në rreth 51%, veçanarisht këtu me një prezencë të konsiderueshme në aktivitetet
financiare e sigurime, në rreth 33 255
subjekte të tilla. Paraqitja grafike e mëposhtme tregon
këtë shpërndarje të kapitalit të huaj sipas shërbimeve terciare në këtë vendbanim:
Grafiku nr V.45: Shpërndarja e kapitalit te huaj sipas sektoreve e shërbimeve terciare
254
Zyra Rajonale e Punësimit, Shkodër 2011 255
Qarku Shkodër 2013,”Studimi i Tregut të Punës”, faqe 52
Lloji i
aktivitetit
Kapital i
Perbashket
Kapital
i Huaj Totali
Prodhim 10 16 26
Ndertim 2 5 7
Transport 0 0 0
Tregeti 6 2 8
Sherbime 3 14 17
Te tjera 6 20 26
SHUMA 27 57 84
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
139
V.6. Struktura e sektorit terciar në rrethin e Shkodrës, dhe potencialet për
zhvillimin e tij
Të gjitha statistikat e konstatuara për strukturën e ekonomisë së rrethit të Shkodrës,
kanë evidentuar dominimin e tyre nga sektori terciar. Në këto dimensione të zhvillimit të
sotëm të tij dhe me një bashkërendim të veprimtarive me sektorët e tjerë, krijon premisa për
një qendrueshmëri edhe në të ardhmen. Tablloja e shpërndarjes sektoriale të rrethit tonë,
prezanton një situatë të tillë të fokusimit të bizneseve terciare më tepër në shërbimet
tregtare, ashtu sikurse edhe të peshës së lartë në treguesin e punësimit.
Kjo situatë e shërbimeve terciare në rrethin e Shkodrës, ndryshon nga ajo në
shkallë Republikës në peshën e këtyre shërbimeve në treguesit e mësipërm. Nëse në shkallë
Republike shërbimet jotregtare dominojnë statistikat në punësim me rreth 60%(shih
grafikunV.13) e në shpërndarje subjektesh sipas aktiviteteve me rreth 82%( shih grafikun
V.14), në rrethin e Shkodrës kemi një prezencë më të madhe të shërbimeve tregtare në
punësim me rreth 60%( shih grafikun V.30) dhe shpërndarje subjektesh me rreth 77%( shih
grafikun V.33) të këtyre treguesve në nivel sektori terciar.
Për rrethin e Shkodrës prezenca më e madhe e subjekteve dhe kontributit në
punësim më tepër në shërbimet tregtare, është e lidhur me historikun e zhvillimit të tregtisë,
si dega kryesore e kësaj hapësire gjeografike. I shtojmë këtu edhe potencialet e mëdha
natyrore e historiko-kultorore për zhvillimin e një turizmi strukturalisht të shumëllojtë.
Më qartë indeksin e këtyre ndryshimeve të këtyre treguesve në shërbimet terciare, e
jep grafiku i mëposhtëm:
Grafiku nr V.46: Ndryshimet midis Shkodrës e Republikës në shërbimet terciare
Shërbimet tregtare në rrethin e Shkodrës kanë dominancë si përsa i përket
punësimit, në rreth 60% të totalit në sektorin terciar, dhe ku janë përqëndruar rreth 77% e
subjekteve të tij në nivel rrethi. Momentalisht, këto shërbime janë të përfaqësuara gjithsej
nga rreth 2247 subjekte me një strukturim të tillë të degëve, ku diferencat midis tyre janë të
dukshme. Përfytyrimin më të saktë për këtë disproporcion strukturor në këtë rreth e jep
grafiku, si mëposhtëm vijon:
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
140
Grafiku nr V.47: Struktura e shërbimeve tregtare në rrethin e Shkodrës
Paraqitja e mësipërme grafike tregon, që dega e tregtisë është kryesore në shërbimet
tregtare të rrethit të Shkodrës, e cila jep 69% të tyre. Tregtia ishte dega që i dha
personifikimin qytetit të Shkodrës, si qëndër tregtare dhe që për tradicion vazhdoi deri në
ditët e sotme. Në këtë degë, në vitin 2012, funksiononin gjithsej rreth 1558256
subjekte të
një madhësie të vogël në nivel mikrondërmarresh, në rreth 1514 të tilla ose 97% të tyre,
ndërkohë që 41 subjekte ose 3% janë në nivel ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme.
Tregtia në rrethin e Shkodrës funksionon më tepër si tregti me pakicë, dhe ku operojnë
rreth 57% e njësive të përgjithshme tregtare, dhe si tregti me shumicë në rreth 43%257
të
tyre. Për dinamikën e prezantimit të këtyre dy llojeve të tregtisë në këtë rreth, flet edhe
grafiku i mëposhtëm:
Grafiku nr V.48: Struktura e tregtisë në Shkodër, në 2012
Nëse do të analizojmë shpërndarjen gjeografike të kësaj dege sipas vendbanimit,
evidentohet që në këtë panoramë të paraqitjes së saj, pjesa më e madhe e tyre ndodhen në
zonën urbane, në rreth 91% të njësive tregtare me pakicë e shumicë. Ky përqëndrim i lartë
në këto vendbanime është i lidhur me infrastrukturën shumë të më të zhvilluar në shërbim
256
Qarku Shkodër 2013,”Studimi i Tregut të Punës”, faqe 47 257
Zyra e Tatim-Taksave Shkodër 2013
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
141
të saj, si dhe me përqëndrimin më të mëdh të popullsisë në ta. Ndërkohë që në zonën rurale
funksionojnë vetëm 9% e njësive tregtare, e lidhur me infrastrukturën e dobët të
prezantimit të tyre, si dhe përqëndrimin e pakët të popullsisë në këto zona. Këto
karakteristika dhe diferenca janë thelluar, sidomos pas valëve intensive të migrimeve të
brendshme të popullsisë së këtyre vendbanimeve, drejt qytetit të Shkodrës.
Qyteti për vetë specifikat e zhvillimin e tij, kundrejt planeve të mirëfillta urbanistike i
ka pozicionuar zonat tregtare me shumicë, kryesisht në pjesën periferike të vendbanimit
urban. Ndërkohë që, zonat e tregtisë me pakicë kanë një shpërndarje territoriale më të gjërë
brenda për brenda qytetit. Në tërësinë e subjekteve tregtare funksionale në rrethin e
Shkodrës, shumica e mbështesin aktivitetin e tyre tek mallrat e prodhuara në vend, në
masën 69%, ndërkohë që një pjesë më e vogël rreth 31%,258
tregtojnë mallra të importuara
nga jashtë.
Këtë strukturim të subjekteve sipas mallrave të tregtuara dhe të prodhuara brenda e
jashtë vendit, e pasqyrojmë nëpërmjet grafikut të mëposhtëm:
Garfiku nr V.49: Struktura e mallrave në bazë të mallit që tregtohet, në vitin 2012
Me një dinamikë shumë interesante në rrethin e Shkodrës, në vitin 2012, prezantohet
edhe struktura e mallrave të tregtuara në tregtinë me shumicë dhe atë me pakicë. Të dhënat
për pasqyrimin e kësaj strukture i kemi marrë nga një studim i detajuar i bizneseve tregtare
të regjistruara në Drejtorinë Rajonale të Tatim-Taksave në Shkodër.
Mbështetur te këto të dhëna, dhe në analizë të tyre, degët e tregtisë me shumicë e
pakicë në rrethin e Shkodrës, vijnë me një strukturë shumë të gjërë të tyre. Kjo është e
lidhur me kërkesat për shumëllojshmëri mallrash nga ana e popullsisë. Këtë prezantim,
synon të paraqesë edhe grafiku, si mëposhtë vijon:
258
Zyra e Tatim-Taksave Shkodër 2013
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
142
Grafiku nr V.50: Struktura e tregtisë në rrethin e Shkodrës, në 2012
Dinamika e prezantimit të strukturës së mallrave që tregtohen në objektet e tregtisë
me shumicë e pakicë, flet për një përqindje të lartë të grupmallrave industrialë, suvenire
dhe atyre ushqimorë, në masën 21%. Kjo shpjegohet me kërkesat e larta të popullsisë për
këto produkte, veçanërisht për llojin suvenire nga ana e turistëve të huaj, por edhe atyre
vendas. Vendin e dytë dhe me një peshë të konsiderueshme tregtimi në këtë rreth, vijnë
grupi i mallrave të materialeve të ndërtimit, me rreth 13%. Pesha e lartë e tyre lidhet me
rëndësinë që vazhdon të ketë dega e ndërtimit në rrethin e Shkodrës, i cili gjatë gjithë
tranzicionit ka shënuar rritje të vazhdueshme. Në tregtinë shkodrane shumë subjekte për
shkak të potencialeve bujqësore e blegtorale që disponon ky rreth, sidomos në zonën
fushore të saj, tregtojnë edhe impute të ndryshme bujqësore, në masën 10%. Rritja e peshës
së tregtimit të tyre tregon për prioritetin zhvillues të degës së bujqësisë në këtë rajon në të
ardhmen. Grupmallrat e tjera prezantohen me shifra modeste, por me një shumëllojshmëri
të tyre. Kjo, është shprehje e kërkesave të këtij komuniteti për një strukturë të gjërë
mallrash përdorimi, dhe të një mirëqënie në rritje të tij, sidomos në zonat urbane të rrethit.
Zhvillimi i kësaj dege tradicionale të sektorit terciar, është i lidhur në mënyrë të
natyrshme me zhvillimin e degëve të sektorit sekondar. Ky sektor, me disa prodhime të tij
ka arritur të dalë në tregjet e huaja, por edhe të furnizojë tregun e brendshëm me produkte
të ndryshme ushqimore e joushqimore. Degët kryesore të tij, që prodhojnë mallra në
shërbim të degës së tregtisë në rrethin e Shkodrës, janë:
Industria e veshjeve;
Industria e këpucëve;
Industria ushqimore;
Prodhimet tradicionale të artizanëve shkodranë etj..
Ky bashkërendim i veprimtarive midis sektorëve shihet si forma më efektive e
ekonomisë shkodrane në proceset e integrimit dhe të rritjes ekonomike. Rruga e vetme e
cila do të bënte të mundur integrimin e Shkodrës me vendet e rajonit është rritja e zhvillimi
i mëtejshëm i industrive prodhuese tradicionale, këtu në mënyrë të veçantë i nëndegëve të
industrisë së lehtë e ushqimore.259
259
Uruçi Esmeralda”Integrimi rajonal i ekonomisë së rajonit të Shkodrës”,Seminar” Zhvillimi ekonomik i
rajonit shkodër ”, Tetor 2003
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
143
Sektori prodhues primar e sekondar impulson degët e sektorit terciar, veçanërisht
këtu tregtinë dhe furnizimin me produkte të domosdoshme të turizmit, në mënyrë që ky i
fundit të jetë sa më konkurrues e cilësor në tregun turistik rajonal.
Një sektor primar i zhvilluar, shton gamën e produkteve të domosdoshme për
popullsinë në tregun e brendshëm, por edhe atë të jashtëm, nëse i përgjigjet kërkesës së
konsumatorit të huaj në cilësinë e duhur. Ky fenomen tashmë në ekonominë shkodrane, e
përfshirë në proceset integruese, është realitet i prekshëm. Tradicionalisht, Shkodra ka
eksportuar produkte e nënprodukte bujqësore e blegtorale në tregjet e huaja, ndërsa sot më
të shprehura këto relacione janë me Malin e Zi, për shkak të afërsisë gjeografike. Rrethi i
Shkodrës eksporton domaten, trangullin, pjeshkën, rrushin, duhanin, qumështin, mishin dhe
nënproduktet e tyre.
Në dispozicion të kësaj dege, sa komplekse në strukturë, aq edhe e ndryshme në
shpërndarjen gjeografike, janë krijuar nga organet e pushtetit lokal, në përputhje me planin
rregullues të qytetit vendtregtime të veçanta. Këto janë të përfaqësuara nga njësi të vogla, e
deri tek supermarketet e mëdha, me një gamë të gjerë artikujsh të tregtisë me shumicë dhe
pakicë. Infrastruktura tregtare cilësore, nuk prezantohet vetëm në zonat urbane të rrethit,
por edhe në disa zona rurale, si përsa i përket tregtisë, ashtu edhe marketingut të saj. Kjo
mënyrë zhvillimi është karakteristikë për destinacionet turistike, si dhe periferinë e qytetit
të Shkodrës, për shkak të hapsirave të mëdha në dispozicion të tyre. Një kompleks i tillë
tregtar, i cili është ndërtuar në vendin e Bexhistenit të vjetër, pavarësisht nga hapësirat e
shumta që janë vënë në dispozicion të subjekteve, nuk është funksional në tërësinë e tij.
Shpjegimi i saj është i lidhur me faktin se, shumë subjekte për t‟iu shmangur detyrimeve
fiskale, dhe për të funksionuar në mënyrë informale preferojnë vende të papërshtatshme.
Kjo mënyrë tregtimi është karakteristikë për tregtarët e fermerë vegjël abuziv e ambulantë.
Në shërbim të degës së tregtisë dhe turizmit janë vënë në dispozicion edhe panairet
e shumta të organizuar në Shëtitoret e qytetit, ku tregtohen prodhimet tradicionale
artizanale dhe suvenire të ndryshme, në raste festash kombëtare e fetare. Kjo mënyrë
prezantimi, ka tërhequr shumë turistë vendas dhe të huaj.
Dega e turizmit, është një nga degët potenciale të sektorit terciar në rrethin e
Shkodrës, e cila duhet të shihet si premisë për një zhvillim të qendrueshëm në të ardhmen.
Ai është i përfaqësuar në shkallë rrethi me rreth 529260
subjekte, ose 14%261
të totalit të
përgjithshëm të subjekteve në të. Këto subjekte sot në degën e turizmit janë totalisht
private, ndryshe nga periudha moniste, ku kjo degë ishin totalisht shtetërore. Në shërbimet
tregtare, kjo degë ka një peshë prej 24%(shih grafikun nr. V.47) të tyre, duke u radhitur e
dyta pas tregtisë.
Infrastruktura dhe superstruktura në shërbim të saj në rrethin e Shkodrës, është
zhvilluar si në zonën urbane, ashtu edhe në atë rurale. Në zonën urbane dhe në periferi të
saj, më të përhapura dhe funksionale janë qendrat rekreative turistike natyrore, kryesisht
buzë Liqenit apo lumit Buna, të harmonizuara edhe me turizëm gastronomik. Ndërkohë që,
në zonat rurale të rrethit funksionojnë më tepër subjekte, si shërbime bar-kafe e rekreacion.
Në zonat malore, turizmi malor në këtë rreth përfaqësohet nga fshati turistik i Thethit me
7262
shtëpi pritëse, ku 4 subjekte të tilla, ofrojnë edhe shërbime restoranti. Kjo strukturë e
shërbimeve turistike në rrethin e Shkodrës, ka një paraqitje të tillë grafike:
260
Qarku Shkodër 2013 ,. “Studimi Tregu i Punës “faqe 50 261
Po aty , faqe 50 262
http://ëëë.qarkushkoder.org
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
144
Grafiku nr. V.51: Struktura e shërbimeve turistike në rrethin e Shkodrës
Në analizë të paraqitjes së mësipërme grafike mbi shërbimet turistike në rreth,
evidentojmë peshën e lartë të shërbimeve të tipit bar-kafe, harmonizuar me shërbimet
rekreative, të cilat përfaqësojnë rreth 82%263
të tyre. Përmasat e larta të prezantimit të
këtyre shërbimeve janë të lidhura me ekzistencën për nga madhësia të tyre në nivel
mikrondërmarrjesh. Subjektet e kësaj natyre, për të funksionuar kërkojnë investime të
pakta, dhe ku pronari në shumicën e rasteve, sidomos në zonat rurale, është edhe punëtor.
Shërbimet gastronomike, ose retorantet zënë vendin e dytë midis shërbimeve
turistike në rrethin e Shkodrës, me 9% të tyre. Ajo çfarë vlen të theksohet në dinamikën e
zhvillimit të tyre është prezantimi me një strukturë të shumëllojtë, sidomos në vendbanimet
urbane, të cilat kanë një kulturë shërbimi cilësisht më e mirë se ato në zonat rurale.
Diferencat e kulturës së shërbimit janë të dallueshme edhe brenda për brenda vendbanimit
urban nga qendra drejt periferisë suburbane e aq më shumë me zonën periurbane.
Hoteleria në rrethin e Shkodrës përbën 6% të shërbimeve turistike në rreth,
përfshirë këtu hotelet në qytet dhe Velipojë, si dhe shtëpitë pritëse në zonat rurale malore
turistikë të rrethit. Konkretisht kapaciteti hotelier në zonat urbane e rurale të rrethit ka këtë
paraqitje grafike:
Grafiku nr V.52: Kapaciteti hotelier në zonën urbane e rurale të rrethit të Shkodrës
263
Zyra e Tatim –Taksave, Shkodër
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
145
Hoteleria dhe kapacitetet e tyre në zonën urbane, sipas grafikut të mësipërm ka një
strukturë më komplekse prezantimi. Ko është e shprehur tek statistikat për këtë kapacitet,
ku dhomat dyshe kanë peshën më të madhe me rreth 58%, njëshet 23%, familjaret 16% dhe
të tipit suite vetëm 3%. Krejt e ndryshme prezantohet struktura hoteliere për zonën rurale.
Në statistikat për këtë vendbanim janë marrë në konsideratë hoteleria e fshatrave turistikë
të Velipojës e Thethit.
Këto kapacitete në pjesën dërrmuese prezantohen si shërbime familjare, në rreth
95% e tyre, dhe në një masë shumë më të vogël dhomat njëshe e dyshe në rreth 5%.
Velipoja, është qendra më e rëndësishme turistike balneare në rrethin e Shkodrës, por edhe
më kryesoret në vend me një kapacitetet hotelier të madh, në rreth 75% të totalit të të gjithë
zonave rurale. Kjo është e lidhur me flukset e mëdha turistike drejt këtij destinacioni,
sidomos gjatë stinës së verës.
Agjensitë turistike, zënë vendin e fundit në këto shërbime në shkallë rrethi, në rreth
3% të tyre, ose 17 të tilla. Përqëndrimi i tyre është më i lartë në qytet se sa në zonat rurale,
për shkak të popullsisë më të lartë në to.
Shërbimet turistike brenda për brenda rrethit, vijnë të diferencuara midis pjesës
urbane dhe rurale, pasqyrë e të cilave janë edhe grafikët e mëposhtëm:
Grafiku nr. V.53: Struktura e shërbimeve turistike në zonat urbane e rurale
Nga analiza e panoramës së shpërndarjes të shërbimeve turistike sipas zonave
urbane e rurale, ruhet pothuajse e njëjta fizionomi prezantimi me mbizotërim të kategorisë
së bar-kafeve e atyre rekreative. I vetmi ndryshim është tek agjensitë turistike, të cilat
përqëndrimin më të madh e kanë në zonën urbane në rreth 9% dhe atë rurale në vetëm 2%
të shërbimeve turistike. Statistikat e shërbimeve turistike për zonën rurale, mbulohet
kryesisht nga të dhënat për fshatrat e Velipojës dhe Thethit, në të cilët pothuajse ato
prezantohen me strukturë komplekse të tyre. Ndërkohë që, kategoria bar-kafe është e
përhapur në të gjithë fshatrat e komunave të rrethit të Shkodrës, prandaj shpjegohet kjo
peshë e lartë e këtyre shërbimeve turistike në këto zona, në rreth 76%.
Me interes në këtë dinamikë zhvillimi të kësaj dege, është edhe analiza e
motivacioneve, që stimulojnë lëvizjet me qëllime turistike drejt këtyre destinacioneve. Ato
shprehen në forma të shumta, si:
Për pushime të shkurtra brënda ditës, kryesisht rekreacion dhe çlodhje;
Për pushime më të zgjatura ditore ose mujore, kryesisht turizëm balnear dhe malor,
veror e dimëror.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
146
Flukset turistike në rastin e parë janë shumë të mëdha dhe me një shtrire kohore gjatë gjithë
vitit, ndërsa në të dytin flukset marrin karakter sezonal.
Oferta natyrore mjaft e pasur me tërësinë e veçorive fiziko-gjeografike, historikun e
lashë zhvillimit të këtij vendbanimi, pasuria materiale e shpirtërore e popullsisë së tij ka
krijuar mundësi për zhvillimin e një turizmi të mirfilltë, i cili konsiston me zhvillimin e
turizmit balnear( detar e liqenor), malor (pejzazhor, skive e sporteve të ndryshme
dimërore), e deri tek ai historik, gastronomik e elitar.
Rrethi i Shkodrës renditet në zonat me objekte natyrore të shumëllojta, duke u
pozicionuar pranë detit, lumit, liqenit, fushës e malit, me një harmonizim perfekt të këtyre
pejsazheve, të cilatsot më shumë se kurrë janë vënë në shërbim të degës së turizmit. Janë
rreth 41264
objekte natyrore me vlera turistike, që sot janë të vizitueshme nga turistë vendas
e sidomos të huaj. Përmendim këtu: Burimin e Vrakës, Ujvarën e Thethit, Përroin e
Kaprejit, Kanioni Grunasit, Burimet e Kirit, Shpella e Jubanit etj..
Derdhja e Bunës Përroi i Thethit Pamje nga Alpet
Foto nr V.1: Pamje të objekteve natyrore të turizmit malor në rrethin e Shkodrës
Personifikimin e Shkodrës, si qytet me kulturë dhe qytetërim të hershëm e
justifikojnë shumë objekte kulturore, materiale e shpirtërore, të cilat janë prezent në pjesë
të ndryshme të rrethit, dhe që shquhen për një atraksion të lartë njohje. Përmendim këtu:
Kalanë e Rozafës, lagjet karakteristike Gjuhadol e “13 Dhjetori”, Banja e Vogël(Hamami),
Xhamia e Plumbit, kështjella e Drishtit në Postribë, Fototeka Marubi, shtëpi dhe kulla në
komunat malore të Shalës e Pultit, kështjella e Danjës në zonën e Nënshkodrës etj..
264
http://www.qarkushkoder.org/
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
147
Kalaja e Rozafës Xhamia e Plumbit Pjaca e Shkodrës
Foto nrV.2: Pamje të objekteve historike të turizmit historik në rrethin e Shkodrës
http://www.qarkushkoder.org/
Turizmi për rrethin e Shkodrës është degë, që me ritmet e zhvillimit aktual, do të
ndikojë në rritjen ekonomike dhe në përmirësimin e jetës së banorëve të tij, për një
integrim shumëpërmasor në turizmin rajonal. Në komunat rurale malore të rrethit, zhvillimi
i sektorit primar, krijon premisa për zhvillimin e agroturizmit, turizmit gastronomik,
turizmit pejsazhor të favorizuar nga egzistenca e pyjeve të shumta, luginave malore shumë
interesante, turizmit kulturor nga rivlerësimi i pasurive kulturore, traditave në veshje,
ndërtim, artizanat, etj...
Diferencat e komunave malore me komunat e zonës fushore në aspekt të zhvillimit
të turizmit janë më të dukshme. Ndikimet moderniste të zhvillimeve bashkëkohore të
turizmi balnear në këto hapësira gjeografike shfaqen tashmë si forma të atraktuara, jo
vetëm nga turistë vendas, por edhe të huaj. Ndërkohë që në turizmin malor, pavarësisht nga
oferta e jashtëzakonshme në dispozicion, është pak i prezantuar dhe larg standarteve të
zhvillimit të tij në vendet fqinjë Malin e Zi e Maqedoninë, me të njëjtën ofertë e potencial
turistik. Duke patur parasysh sipërfaqen që zënë këto territore në rrethin e Shkodrës, duhet
të shihen si potenciale zhvillimi të qendrueshëm në të ardhmen.
Zhvillimi infrastrukturor i zonave malore të rrethit në kuptimin e gjërë: rrugor,
arsimor e shëndetësor, harmonizuar me cilësitë e banorëve të zonës: bujarinë e mikpritjen,
pejsazhet e pashkelura, krijon premisa për zhvillim dhe shihet si rrugëzgjidhja e vetme për
të dalë nga prapambetja e zhytur në vite. Zhvillimi i turizmit malor në disa komuna malore
të këtij rrethi, sodomos në Theth harmonizuar me rikthimin e degëve tradicionale
(blegtorinë) janë forma më e mirë në krijimin e të ardhurave të tyre, dhe një mundësi që
shumë të migruar nga këto komuna të mund të rikthehen përsëri në to.
Në Shkodër egzistojnë shumë biznese familjare, që janë shndërruar në biznes
fitimprurës në shërbim të turizmit. Ky treg bazohet në mjeshtëritë shkodrane artizanale, të
cilat kanë filluar të rigjallërohen së tepërmi vitet e fundit, për shkak të përparësive që ka
marrë dega e turizmit në nivel rajonal e kombëtar. Rihapja e ndërmarrjeve artistike të
punimeve prej bakri, druri, thupre, kanë pasuruar shumë këtë treg atraktiv për vendasit, e
sidomos për të huajt.
Sot, mjeshtëri të vjetra janë trashëguar dhe ushtruar nga shumë familje shkodrane,
në fillim në mënyrë spontane, e tani të organizuar në Shoqatën e Artizanëve Shkodranë. Ky
lloj artizanati në Shkodër është art i mirëfilltë, por edhe mënyrë jetese për shumë familje që
aplikojnë ato.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
148
Në qytetin e Shkodrës dhe në rrethinat e saj ka shumë zeje tradicionale, të cilat
punojnë për tregun turistik vendas e të huaj. Kjo është shprehje e gjetjeve të mundësive për
t‟u punësuar, fituar, për një mirëqënie sa më të lartë. Janë të njohur shkodranët në
mjeshtëritë e punimit në filigramës, argjendit, gdhendjes së drurit, mermerit, alabastrës,
zuktheve etj, të cilët shfrytëzojnë traditën e hershme e të pasur të popullsisë shkodrane në
shekuj, por edhe kërkesat e tregut sot. Këta mjeshtër po konkurrojnë me dinjitet të plotë, si
në tregun e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Përmendim shumë mjeshtër si: Fric Barbullushi, Muhamet Trepçi, Kasem Uruçi,
Sadedin Alivoda, Mili Lazri, Zef Gjini, Familja Mjeda, Tonin Radovani etj..
Panairet e shumta të zhvilluara në qytetin e Shkodrës, veçanërisht vitet e fundit pas
rindërtimit të zonës tradicionale të Shkodrës me pedonalet e saj, kanë kontribuar në
reklamimin e shumë artizanëve shkodranë, por edhe më gjërë të disa rretheve të Veriut të
Shqipërisë, me të cilat ky rreth ka lidhje shumë të forta ekonomike tradicionale, sidomos
këtu me Pukën e Malsinë e Madhe.
Foto nr V.3: Punime të artizanëve shkodranë(S.Kruja), firma(Karini)
Transporti, është degë tjetër shumë me rëndësi në shërbimet tregtare të rrethit të
Shkodrës. Sot po i kushtohet një vëmendje shumë e madhe zhvillimit të tij, si në aspekt
strukturor, ashtu edhe përsa i përket shpërndarjes hapsinore të tij. Kushtet topografike e
natyrore të këtij rrethi, përbëjnë mundësi e potenciale për zhvillimin e të gjitha llojeve të
transportit në të. Këtyre faktorëve iu shtohen edhe ato humanë, kapital i cili është prezent
në përmasa të konsiderueshme në këtë rreth, veçanërisht në pjesën fushore të tij. Ndikimi
afatgjatë i tyre, ka krijuar një degë me një strukturë të shumëllojtë të saj, dhe shpërndarje të
pabarabartë të tij në këtë hapësirë gjeografike.
Aktualisht në rrethin e Shkodrës funksionojnë rreth 160 subjekte transporti e
magazinimi, ku 1 subjekt është shtetëror, dhe 159265
subjekte të tjera janë private. Në
shpërndarjen e subjekteve sipas aktiviteteve, kjo degë prezantohet me statistika modeste me
rreth 4% të totalit të përgjithshëm të subjekteve në nivel rrethi, dhe ku janë punësuar vetëm
3%266
e numrit të përgjithshëm të të punësuarve sipas aktiviteteve.
265
Qarku Shkodër 2013.”Studimi i Tregu i punës , faqe 48 266
Po aty , faqe 48
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
149
Pesha e ulët e kësaj dege në ekonominë shkodrane, është shprehje e nivelit të ulët
të zhvillimit të tij, veçanërisht transportit hekurudhor, i cili pothuajse nuk është funksional,
dhe që prezantohet me një peshë shumë të ulët të transportit të mallrave e të udhëtarëve. Në
një gjendje jo shumë cilësore është edhe transporti rrugor automobilistik. Ky lloj transporti
sot, pavarësisht nga investimet e larta shtetërore në nivel rrethi lë për të dëshiruar në cilësi e
gjatësi, sidomos në komunat rurale malore të këtij rrethi.
Prezantimi në këto nivele i zhvillimit infrastrukturor të tyre, ka qenë një nga
shkaqet e eksodeve të popullsisë së këtyre zonave drejt qytetit të Shkodrës gjatë periudhës
së tranzicionit. Gjithashtu, ky nivel zhvillimi sot, për pjesën e mbetur të popullsisë së
këtyre komunave, krijon një sërë vështirësish në marrjen e shërbimeve më të domosdoshme
arsimore e shëndetësore, si dhe daljen në treg të prodhimeve të tyre. Vështirësitë në këto
hapësira rriten, edhe kur bëhet fjalë për shfrytëzim të potencialeve natyrore në shërbim të
turizmit malor.
Nga harta nr. 9 vërehet qartë diferenca në shpërndarjen gjeografike të rrugëve, ku
rrugët primare janë të përqëndruara më tepër në pjesën fushore të rrethit. Nga ana tjetër
shfaqen rajonet malore të rrethit, me një rrjet rrugor tepër të amortizuar në standartet e
rrugëve sekondare, dhe disa fshatra të komunave të Pultit, Shllakut, Temalit, Shoshit, pa
asnjë km rrugë.
Harta e transportit për rrethin e Shkodrës, tregon për dendësinë e lartë të rrugëve në
zonën fushore të tij, favorizuar nga kushtet topografike të terrenit në to, si dhe dendësia e
lartë demografike. Ky rrjet i ka dhënë mundësi zonave rurale fushore të marrin shërbimet
më të domosdoshme nga qëndra urbane dhe anasjelltas, si dhe të kenë shkëmbime tregtare
me lehtësira më të mëdha, në krahasim me zonat malore të rrethit. Këto të fundit, duke u
karakterizuar nga dendësia e ulët e rrjetit rrugor, prapambetja e tij, largësia e madhe nga
qendra urbane, dendësia e ulët demografike, kanë patur vështirësi të dukshme në marrjen e
shërbimeve më të domosdoshme terciare dhe një komunikim rudimentar, sidomos në
aspekt të shkëmbimeve tregtare. Specifikisht, këto karakteristika janë për komunat më të
largëta të rrethit, si ato të Shalës, Pultit, Shoshit, Temalit, Shllakut, etj...
Harta nr V.1 : Harta e rrugëve rurale në Shkodër
www.qarkushkodër.org/Materiale/harta
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
150
Aktualisht, transporti në rreth mbulohet nga rrugë primare dhe sekondare, në vartësi
këto të kushteve topografike, dhe duke përfaqësuar më tepër tiparet e një rrethi malor.
Pavarësisht nga vështirësitë e krijuara nga ky faktor, qendra urbane realizon komunikim me
pjesën më të madhe të komunave rurale të rrethit, por edhe rrethet në kufi me të, duke e
eklipsuar edhe në këtë aspekt Shkodrën si “Pol Zhvillimi” për ta.
Shpërndarja dhe cilësia e rrjetit të rrugëve ndryshon shumë midis qendrës urbane e
komunave rurale. Në totalin e përgjithshëm të rrugëve rurale të rrethit nga 555 km267
që ka
gjithësej, vetëm 150 km janë rrugë rajonale dhe 405268
km janë rrugë komunale. Në
gjatësinë e përgjithshme të këtyre rrugëve rurale komunale, vetëm 9.6 km ose 2% janë
rrugë të standarteve mesatare( sekondare), rreth 83% të tyre janë të këqija, ose shumë të
këqija, dhe pjesa tjetër rreth15% e tyre janë krejt të pakalueshme. Konstatimet e mësipërme
na i pasqyrojnë qartësisht grafikët e mëposhtëm:
Grafiku nr V.54: Struktura e rrugëve dhe cilësia e atyre rurale në rrethin e Shkodrës
Situata e dinamika e prezantimit të rrugëve urbane ndryshon nga ajo e zonave rurale
në shumë aspekte. Ndryshimi është i prezantuar që tek kushtet teknike, ku ato në zonën
urbane janë të një cilësie më të mirë se në ato rurale e deri te struktura e tyre. Në një pjesë
të qyteti rrugët primare janë të kombinuara me rrugë shëtitore me pllaka dekorative, të cilat
kanë ngjallur kureshtje e tërheqje për turistë, që vijnë e vizitojnë këtë pjesë të qytetit dhe ku
tradita me modernen janë të harmonizuara mjaft mirë.
Kokretisht cilësia e infrastrukturës rrugore brënda qytetit ka këtë fizionomi, sipas
tabelës nr V.11 dhe grafikut nr V.53 si më poshtë vijon:
Tabela nr V.13: Kategorizimi i rrugëve urbane në bazë të cilësisë në gjatësi e sipërfaqe269
Kategorite Gjatesia
(ml)
Siperfaqe
(m2)
Gjatesia
(%)
Siperfaqe
(%)
Rruge te Kategorise se Pare 35336 706720 16.90 45.20
Rruge te Kategorise se Dyte 28001 280011 13.39 17.83
Rruge Terciale 145742 582967 69.71 37.05
267
Qarku Shkodër”Nxitja e zhvillimit rajonal nëpërmjet objektivave të mijëvjecarit” faqe 38 268
Qarku Shkodër 2006”Inventari për administrimin e rrugëve rurale 269
Zyra e Transportit, Bashkia Shkodër 2013
27%
73%
Struktura e rrugeve ne rreth
Rruge rajonale Rruge komunale
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
151
Grafiku nr V.55: Rrugët urbane sipas cilësisë në gjatësi e sipërfaqe
Cilësia e rrugëve urbane, në krahasim me ato rurale për çdo kategori, është krejt e
dallueshme. Në zonën urbane të rrethit sipas grafikut nr V.55, rrugët cilësorë kanë një
peshë modeste në gjatësinë e përgjithshme të rrugëve urbane, vetëm 17% të gjatësisë së
tyre, rrugët e kategorisë së dytë 13% të saj, dhe ato të kategorisë së tretë zënë pjesën
dërrmuese në rreth 70% të tyre, dhe që korrespondon me periferinë suburbane të qytetit dhe
një pjesë të rrugicave brenda tij. Ndërtimi i Unazës në hyrje të qytetit ka ndikuar pozitivisht
në cilësinë e rrugëve e rrugicave lidhëse me të, si dhe në disiplinimin e trafikut brenda tij.
Për një transport sa më funksional, dhe me një strukturë sa më të shumëllojtë,
nevojiten edhe një fond i caktuar mjetesh transporti në funksion të tij. Ky fond në këtë rreth
është kryesisht në shërbim të transportit automobilistik, i prezantuar në lloje e firma të
ndryshme. Konkretisht, të regjistruara në zyrat përkatëse, në vitin 2012, janë rreth 19. 731 270
mjete në të gjithë rrethin e Shkodrës, nga të cilat 11. 782271
mjete janë në Bashkinë
Shkodër, 779272
mjete në Bashkinë e Vaut të Dejës, dhe pjesa tjetër 7163273
mjete i përkasin
komunave rurale të rrethit. Specifikuar sipas ndarjes administrative urbano-rurale, ky
tregues paraqitet në grafikun e mëposhtëm:
Grafiku nr V.56: Fondi i mjeteve të transportit rrugor në rrethin e Shkodrës
270
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër, 2012 271
Po aty 272
Po aty 273
Po aty
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
152
Paraqitja grafike tregon, që pjesa më e madhe e mjeteve të transportit është
përqendruar në zonën urbane të rrethit, në rreth 64% e totalit të përgjithshëm, ndërkohë që
zonat rurale kanë një peshë modeste, në rreth 36%. Një shpërndarje e tillë e tyre, është e
lidhur me cilësinë e dendësinë e rrugëve në këta hapësirë. Statistika e lartë e mjeteve të
transportit, si në zonat urbane dhe rurale të tij, është shprehje e rritjes së kërkesave për këtë
shërbim nga banorët e tyre. Në këtë tregues brenda hapësirave rurale ka diferenca, nga ku
komunat fushore kanë një përqëndrim më të madh të tyre. Diferencojmë këtu komunën
Rrethina, me rreth 1548274
mjete, Bushatin me rreth 1595275
mjete, Gurin e Zi me rreth
864276
mjete, etj.. Dinamika e këtyre të dhënave, flet për tregues të lartë të komunave në
kontakt fizik me qytetin e Shkodrës, aty ku komunikimi tregtar midis tyre është i
materializuar. Nevojat e marrjes së shumë shërbimeve jotregtare, të cilat kanë një
përqendrim më të madh në qytetin e Shkodrës, ka favorizuar numër të lartë të mjetëve të
transportit në të.
Në varësi të numrit e mjeteve dhe popullsisë së përgjithshme të rrethit, evidentojmë
dendësinë mesatare të popullsisë për një mjet, shprehje e diferencave të zhvillimit të kësaj
dege. Kështu, mesatarja për rrethin është rreth 13.6 persona për mjet, ndërkohë që, zona
urbane e ka 9.7, dhe zona rurale 17.7 persona për mjet.
Me një dinamikë shumë interesante, dhe me kontraste midis zonës urbane e ruarale,
prezantohet shpërndarja e mjeteve sipas llojit. Ky tregues, duke patur parasysh kërkesat në
rritje të popullsisë, ka ndikimin e vet në degët e sektorit terciar, e veçanërisht në tregti,
turizëm e tregues të tjerë të transportit. Dinamikën e këtij treguesi synojmë të paraqesim në
grafikun nr V.57, si mëposhtë vijon:
Grafiku nr V.57: Mjetet në përdorim në rrethin e Shkodrës, në 2012
277
Në totalin e përgjthshëm të mjeteve në rrethin e Shkodrës, pjesën më të madhe e
zënë ato të tipit të automjeteve, me rreth 71% 278
, të dytin e zënë motomjetet, me 14%279
të
274
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor 275
Po aty 276
Po aty 277
Zyra e Tatim-Taksave Shkodër 2012 278
Po aty 279
Po aty
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
153
tyre, të tretin e zënë automjetet e transportit të përzier, me 7%280
, e në fund me një
prezantim modest vijnë tipet e tjera. Mjetet bujqësore të përfaqësuara vetëm nga 51 copë281
gjithësej, makineritë teknologjike me 2 copë, mjetet tip kampingu me 2 copë, janë të
papërfillshme në totalin e përgjithshëm të mjeteve. Kjo është shprehje e zhvillimeve të
dobëta të sektorit primar, e niveleve të ulëta teknologjike edhe të sektorëve të tjerë të
ekonomisë.
Një tipar tjetër i zhvillimeve të sotme të kësaj dege, është edhe shkalla e lartë e
informalitetit, e shprehur në statistikat e ulëta të regjistrimit të mjeteve në përdorim e
shërbim të kësaj dege. Nga 19 731 mjete të liçensuara që ka rrethi, në transportin e
mallrave dhe udhëtarëve, marrin pjesë shumë më tepër, rreth 34 456282
të tilla. Këta
statistika justifikojnë plotësisht nivelin e lartë të informalitetit.
Me rëndësi në dinamikën e zhvillimit të kësaj dege është edhe pesha e mjeteve të
transportit në transportin e mallrave e të udhëtarëve në shkallë rrethi. Këtë dinamikë
synojmë të japim edhe në grafikun e mëposhtëm:
Grafiku nr V.58: Pesha e transportit në lëvizjen e mallrave e udhëtarëve
Kjo degë realizon rreth 89% të lëvizjes së udhëtarëve dhe 11% të lëvizjes së
mallrave. Në statistikat e fundit janë të përfshira krahas subjekteve të liçensuara edhe ato të
paliçensuarat, të cilat jo vetëm që janë të shumta, por edhe kanë peshë në këto lëvizje.
Pjesë e transportit është edhe postë-telekomunikacioni me dy nëndegët e saj,
shërbimin postar e telefonik. Këta shërbime janë në funksion të komunikimit sa më intensiv
në distancë, të cilat kanë një shpërndarje gjeografike në çdo pjesë të territorit të rrethit të
Shkodrës. Reformimet që kanë prekur këtë shërbim në shkallë Republike, detyrimisht janë
pasqyruar edhe në përmirësimet e këtij shërbimi edhe në rrethin e Shkodrës.
Implementimet e teknologjive të reja, me një infrastrukturë bashkëkohore, përdorimi i
internetit në mënyrë masive, ka zgjeruar dhe intensifikuar shkëmbimet në këtë aspekt të
këtij rrethi, me çdo pjesë të vendit dhe botës.
Telefonia fikse e ajo celulare, ofron shërbimin e saj në zonën urbane të rrethit, por
edhe në disa komuna fushore, ku mundësitë investuese janë materializuar në këtë aspekt.
280
Zyra e Tatim-Taksave Shkodër 2012 281
Po aty 282
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor për Republikën, Tiranë 2013
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
154
Ndërkohë që, në komunat e thella malore telefonia fikse pothuajse mungon, dhe ku më e
prezantuar është telefonia mobiliare. Në zonën urbane telefonia fikse mbulohet nga
Altelekomi, ndërkohë që funksionojnë edhe 11283
shërbime postare në dy Bashkitë e rrethit.
Në zonën rurale funksionojnë rreth 12 shërbime postare e 20 shërbime telefonike284
, të
cilat nuk mbulojnë plotësisht të gjitha komunat rurale të rrethit. Telefonia e lëvizshme
mobiliare është më e përhapura dhe e përdorshme sot, me një numër të madh abonentësh të
të gjitha kompanive, që operojnë në këtë fushë në vendin tonë.
Një komoditet në komunikim sot, ka krijuar përdorimi i Internetit, shërbim i ofruar
nga të gjithë operatorët e telefonisë fikse e mobiliare, por që në rrethin tonë prezantohet me
diferenca përdorimi midis hapësirës urbane e asaj rurale. Ky shërbim ka një përdorim të
gjërë, sidomos në hapësirën urbane, dhe me përdorim të pakët në zonat rurale.
Zhvillimet infrastrukturore mbeten prioritetet në zhvillim për rrethin e Shkodrës,
sidmos për komunat rurale malore. Kjo përbën edhe rrugën e vetme për zhvillim dhe
daljen e tyre nga prapambetja. Meqenëse kjo degë, stimulon edhe zhvillimin e degëve të
tjera të sektorit terciar dhe sektorëve të tjerë të ekonomisë, janë disa prioritete në funksion
të zhvillimit të saj në këtë rreth. Këto prioritete në shërbim të zhvillimit të infrastrukturës
në rrethin e Shkodrës, konsistojnë tek:
Rikonstruksioni dhe shndërrimi i rrugës Shkodër-Muriqan, 16 km e gjatë, në
standartet e një supërstrade. Kjo do të lehtësonte intensifikim e
bashkëpunimeve tregtare ndërajonale, si dhe do të mbulonte flukset e mëdha
turistike nga vendi ynë dhe Kosova për në Mal të Zi dhe anasjelltas;
Përmirësime infrastrukturore në rrugën Shkodër-Ura e Shtrenjtë-Theth, me
tiparet e një rrugë primare, e cila do t‟i shërbente të gjithë komunave ku
kalon në zhvillimin e tyre, por do të intensifikonte flukset turistike dhe
shkëmbimet tregtare midis qendrës urbane dhe zonave rurale;
Rehabilitimet, që po i bëhen kohëve të fundit rrugës Shkodër-Zogaj, 11 km
e gjatë, nënkupton jo vetëm komunikimin e të gjitha pjesëve përbërëse të
zonës urbane, por edhe intensifikim fluksesh turistike dhe përmirësim të
infrastrukturës në shërbim të tij. Vënia në funksionim e vendqëndrimeve të
trageteve të tonazhit të ulët në Shkodër, Shirokë, Zogaj do të intensifikonte
lidhjet tregtare të zonave që kufizohen me Liqenin, veçanërisht në
komunikimet tregtare me Malin e Zi;
Vënia në funksionim e aerodromit të Shtoit me influenca në intensifikimin e
relacioneve me vendet e tjera të Rajonit e më gjërë edhe me këtë lloj
transporti;
Rikonstruksioni i hekurudhës Tiranë-Shkodër e Shkodër –Podgoricë, do të
ishte një nga prioritetet të tjera në këtë degë në funksion të shkëmbimeve të
mallrave e të udhëtarëve me “Polin Qëndror të Zhvillimit” si dhe me Malin
e Zi e më gjërë;
Përmirësim cilësor i telekomunikacionit në të gjithë rrethin me prioritete në
zonat rurale, për implementimin e formave të reja të komunikimit në
distancë, etj..
283
Qarku Shkodër 2003 ”Nxitja e zhvillimit rajonal nëpërmjet objektivave të mijëvjecarit” ,faqe 16-24 284
Po aty, faqe 27-88
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
155
Aktivitetet e shërbimeve jotregtare në rrethin e Shkodrës kanë filluar të
rigjallërohen gjatë tranzicionit, e sidomos vitet e fundit. Shprehje e kësaj, është pesha që
japin në kuadër të sektorit terciar, në rreth 23% të tij285
. Këto shërbime janë të përfaqësuara
nga aktivitete financiare e ato të sigurimeve, shërbimit shëndetësor e asistencës sociale, si
dhe shërbime të tjera publike. Karakteristikë e tyre është përfaqësimi i tyre më tepër në
zonën urbane të rrethit. Këtu bëjnë përjashtim shërbimet e karakterit publik, të cilat i
gjejmë të prezantuara edhe në zonat rurale të rrethit të Shkodrës.
Përqëndrimi i lartë i këtyre shërbimeve në qytetin e Shkodrës e ka eklipsuar në
rolin e “polit të zhvillimit” për zonën rurale të rrethit. Mungesa e një pjese të mirë të këtyre
shërbimeve edhe në rrethet pjesë e Qarkut, ia jep këtë atribut edhe në lidhje me to. Në
rrethin e Shkodrës funksionojnë rreth 706286
subjekte të këtyre shërbimeve, me një
strukturë të gjërë të prezantimit të tyre, e lidhur me kërkesat në rritje për to.
Strukturën e shërbimeve jotregtare kryesore e funksionale, synon të paraqesë edhe grafiku
i mëposhtëm:
Grafiku nr V.59: Struktura e aktiviteteve jotregtare në rrethin e Shkodrës
Në dinamikën e ecurisë së këtyre shërbimeve, ajo që rezulton nga paraqitja e
mësipërme grafike është pesha e madhe e aktiviteteve, që janë të lidhura me shërbimet
komunale, funerale, shërbim automjetesh etj. Këta kanë edhe peshën më të lartë në ta, në
rreth 69% të shërbimeve jotregtare. Kërkesat në rritje dhe përdorimi masiv i mjeteve të
transportit nga ana e popullsisë, kanë përcaktuar këtë domonim të tyre. Vendin e dytë në
këta shërbime e kanë ata të shërbimit publik, në rreth 14 % të tyre, por që Zyra e Statistikës
Shkodër nuk ka të dhëna të sakta për ta, për shkak të mosdeklarimit të disa prej tyre. Sipas
këtij institucioni lokal, vetëm 40%287
e subjekteve kanë deklaruar të punësuarit në ta.
Pavarësisht nga shkalla e lartë e informalitetit, kërkesat në rritje të popullsisë arsimdashëse
shkodrane për shërbime cilësore të kësaj natyre, janë tashmë evidente dhe të materializuara.
Vendin e tretë në shërbimet jotregtare e zënë aktivitetet shëndetësore, me rreth
13% të tyre. Gjatë tranzicionit këta shërbime, jo vetëm paraqiten me trend rritës, por edhe
një infrastrukturë më cilësore, në krahasim me periudhën e para ‟90. Spitali Rajonal i
285
Qarku Shkodër 2013. “Studimi i Tregu i Punës”., faqe 37 286
Po aty, faqe 51-54 287
Po aty, faqe 54
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
156
Shkodrës ofron të gjitha shërbimet shëndetësore, jo vetëm për rrethin, por edhe banorët e
Qarkut në përgjithësi, duke e përforcuar edhe në këtë aspekt rolin e ”polit” për këta rrethe.
Në shërbimet jotregtare, diferencat brenda rrethit janë të dukshme midis zonës
urbane e rurale. Të parat, ofrojnë jo vetëm pjesën më të madhe të këtyre shërbimeve, por
edhe shërbime më cilësore, sesa në zonat rurale të këtij rrethi. Kjo shpjegohet me
përqëndrimet më të mëdha të popullsisë në këtë vendbanim, por edhe me strategjitë e
zhvillimit të këtyre shërbimeve, tashmë të konkretizuara dhe materializuara në këtë
hapësirë.
Arsimi e kultura në rrethin e Shkodrës për tradicion, vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e
shërbimeve jotregtare. Këta janë të përfaqësuara nga një sistem arsimor, me strukturë
komplekse dhe infrastrukturë të zhvilluar. Megjithatë, midis vendbanimeve urbane e rurale
të rrethit, ka diferenca në shpërndarjen e institucioneve arsimore, si dhe atë të strukturës së
tij. Kështu, të specifikuara sipas ndarjes urbane e rurale, institucionet arsimore kanë një
shpërndarje të tillë, ku qartësisht janë të shprehura edhe diferencat midis tyre në tabelën nr
V.15, e grafikun nr V.60, si mëposhtë vijojnë:
Grafiku nr V.60: Shpërndarja e institucioneve arsimore, në 2012
Duke patur parasysh numrin e madh të komunave rurale në rrethin e Shkodrës, në
16 të tilla288
, kuptohet që kanë edhe numrin më të madh të shkollave e kopshteve në rreth
60289
të tilla, ose 61% të institucioneve arsimore të rrethit. Nga ana tjetër, zona urbane
përfaqësohet nga 2 Bashki290
, të cilat kanë 32291
subjekte të tilla, ose rreth 39% të
institucioneve të përgjithshme arsimore të rrethit të Shkodrës, duke përfshirë këtu edhe atë
të arsimit të lartë publik e jopublik.
Ky shërbim në rrethin e Shkodrës, mbështetur tek të dhënat e Drejtorisë Arsimore të
rrethit dhe sipas tabelës V.15(Anekse) dallohet sipas strukturës së vendbanimit në
shpërndarjen e institucioneve publike e jopublike. Në analizë të këtyre të dhënave për
zonat rurale evidentohet pesha e konsiderueshme e shërbimit publik, në rreth 70% të totalit
288
Qarku Shkodër 2003,”Të dhëna për rrethin e Shkodrës” faqe 14 289
Drejtoria Arsimore Shkodër, 2013”Të dhëna statistikore të infrastrukturës arsimore në rrethin e
Shkodrës” 290
Qarku Shkodër 2003”Nxitja e zhvillimit rajonal nëpërmjet objektivave të mijëvjeçarit”fq.61-75 291
Drejtoria Arsimore Shkodër, 2013
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
157
të përgjithshëm të tyre. Ndërkohë që në këta shërbime, zonat urbane kanë një peshë prej
afro 30% të totalit, por me një peshë shumë të lartë në shërbimet jopublike, në rreth 94% të
totalit të përgjithshëm të tyre. Qartësisht, kjo dallueshmëri dhe panoramë prezantimi e
institucioneve të karakterit publik e jopublik sipas ndarjes urbane e rurale, është e
pasqyruar në grafikun nr V.59, si mëposhtë vijon:
Grafiku V.61:Shpërndarja e institucioneve publik e jopublik sipas ndarjes Urbane-Rurale
Tendencat në rritje e shkollave publike e jopublike përbëjnë një element mjaft
domethënës, të cilat do të ndikojnë në rritjen e cilësisë së arsimimit, dhe në profilizime të
ndryshme, me efekte pozitive në proceset e zhvillimit ekonomik të rrethit të Shkodrës. Kjo
nuk është e mjaftueshme për zgjidhjen e këtij problemi social. Rritja e nivelit në ta,
frekuentimi masiv i tyre, i harmonizuar edhe me infrastrukturën bashkëkohore do të
përmirësojnë situatën arsimore në rreth, e specifikisht për hapsirat rurale, të cilat shfaqin
problematika më të mprehta në këtë drejtim.
Rritja e zhvillimi i infrastrukturës arsimore në rrethin e Shkodrës, ka ndikuar edhe
në rritjen e numrit të fëmijëve dhe nxënësve, që frekuentojnë ato si të karakterit publik e
jopublik. Meqenëse, arsimi publik ka historik për rrethin e Shkodrës, sot ajo prezantohet
me një strukturë të konsoliduar. Gjithashtu, në dinamikën e zhvillimit të këtij lloj arsimi ka
ndikuar edhe frekuentimi i konsiderueshëm, ku vetëm në 2012 në të, ishin përqëndruar
rreth 85% e totalit të përgjithshëm të nxënësve, ndërkohë që në atë jopublik, vetëm 15% e
tyre. Strukturën e shpërndarjes së frekuentuesve të institucioneve publike e jopublike,
synon të paraqesë edhe grafiku i mëposhtëm:
Grafiku nr V.62: Shpërndarja e frekuentuesve të institucineve arsimore
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
158
Në vazhdim të analizës së situatës së këtij shërbimi, është edhe shpërndarja e
fëmijëve e nxënësve në institucionet arsimore publike e jopublike sipas vendbanimit. Edhe
ky tregues, ndjek pothuajse të njëjtin trend dhe shpjegim, si ai i institucioneve arsimore. Në
totalin e fëmijëve, që frekuentojnë arsimin publik, rreth 47% e nxënësve, i përkasin zonave
rurale, megjithëse kanë një përqëndrim më të madh të institucioneve, në rreth 70%. Kjo
mospërputhje statistikore tregon për një fenomen shumë negativ të shfaqur gjatë
tranzicionit, atë të braktisjes së shkollës nga një pjesë e konsiderueshme e grupmoshave të
frekuentues të tyre. Megjithëse deklarohet për shtim të numrit të shkollave 9-vjeçare,
frekuentimi i tyre ka rënë së tepërmi, për shkak të kushteve ekonomike mjaft të rënda të
zonave rurale dhe periurbane. Në këto të fundit, kjo kategori ka përfshirë fëmijët e
kontigjentit të të ardhurve, të cilët janë shndërruar në krahë pune për familjet e tyre.
Ky fenomen, është konseguencë e lëvizjet masive migrative të ndodhura në rrethin
e Shkodrës gjatë tranzicionit, ku një pjesë e fëmijëve të këtij kontigjenti sot kanë braktisur
shkollat, veçanërisht ato të arsimit të detyruar 9-vjeçar. Kjo nga ana tjetër, është shprehje e
varfërisë humane, fenomen të cilin më tepër e gjejmë të shprehur në zonat rurale të rrethit,
dhe në zonën periurbane të Shkodrës.
Shkaqet kryesorë të rritjes së treguesit të braktisjes së sistemit arsimor në zonat
rurale janë të shumta, ku më të rëndësishmit radhisim:
Kushtet ekonomike të vështira e të agravuara, të cilat kanë krijuar një situatë
të tillë, saqë në punët e vështira bujqësore, të angazhohet edhe një pjesë e
kontigjentit të arsimit të detyruar;
Fenomeni i gjakmarrjes në përmasa shumë të larta në këto zona;
Infrastruktura e dobët arsimore si përsa i përket institucioneve, ashtu edhe
cilësisë së mësimdhënies;
Egzistenca akoma në fshatin shqiptar të një mentaliteti kundër arsimimit,
sidomos ndaj arsimimit të femrave, etj...
Në zonat urbane frekuentojnë rreth 53% e totalit të përgjithshëm të fëmijeve e
nxënësve në arsimin publik, ndërkohë që këtu janë të përqendruar rreth 30% e
institucioneve të këtij shërbimi në të gjithë rrethin. Kjo tregon për frekuentim masiv të
këtyre shërbimeve në këta vendbanime, lidhur me faktin e marrjes së tij falas, por edhe
rritjen e cilësisë së mësimdhënies në ta. Me interes është edhe frekuentimi i shkollave
jopublike në qytet, ku në totalin e përgjithshëm që e frekuentojnë atë në të gjithë rrethin,
98% janë nga qyteti, dhe vetëm 2% nga fshati. Dinamika e këtij treguesi, është e njëjtë me
prezantimin edhe të institucioneve në shërbim të sistemit arsimor jopublik. Grafikisht,
dinamika e numrit të nxënësve sipas vendbanimit në sistemin arsimor publik e jopublik,
është e pasqyruar në grafikun e mëposhtëm:
Grafiku nr V.63: Dinamika e shpërndarjes së nxënësve sipas vendbanimit
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
159
Analiza e këtij fenomeni social plotësohet vetëm atëhere, kur analizohet edhe
situata e mësimdhënies në këtë shërbim. Pasqyrimi i kësaj situate ka një rëndësi shumë të
madhe, sepse përbën një komponent që ndikon drejpërsëdrejti në cilësinë e procesit
mësimor. Në analizë të të dhënave statistikore të Drejtorisë Arsimore Shkodër të vitit 2012,
është bërë evidentimi i ndryshimit të numrit të mësuesve e edukatorëve sipas shërbimeve
publike e jopublike. Meqenëse shërbimi publik vjen me një përqëndrim më të lartë të
institucioneve të tij, në rreth 90% të totalit të përgjithshëm në rreth, kanë të punësuar rreth
82% të edukatorëve e mësuesve. Nga ana tjetër, shërbimeve jopublike prezantohen me
tregues të ulët edhe në këtë aspekt, ku këtij shërbimi i përket 10% të institucioneve, dhe ku
janë të punësuar rreth 18 % e mësimdhënësve të rrethit. Kjo tregon për një mundësi tjetër
punësimi nga ky shërbim, veçanërisht të popullsisë femërore. Grafikisht, kjo shpërndarje e
mësimdhënësve sipas sistemit arsimor publik e jopublik është pasqyruar, si mëposhtë vijon:
Grafiku nr V.64: Shpërndarja e mësimdhënësve sipas shkollave publike e jopublike
Problematikat që lidhen me arsimin, përbëjnë një tregues shumë të rëndësishëm
social. Këta janë të lidhura ngushtë me proceset ekonomike, pasi janë pjesë e shërbimeve
jotregtare të sektorit terciar. Është e kuptueshme se një ekonomi, që shënon rritje
ekonomike, krijon edhe mundësi për zhvillim edhe të këtij treguesi. Korelacioni i krijuar
midis tyre është i drejtë, dhe me një ndërvartësi të dyanshme. Njëkohësisht ky fenomen
është i lidhur ngushtë me treguesin e varfërisë.292
Arsimimi e këtu në mënyrë të veçantë
arsimimi i femrave, përbën një instrument të mirë që ndikon në rritje ekonomike.293
Ajo ç‟ka ne mund të konstatojmë në vija të përgjithshme për vendin tonë në
përgjithësi, por edhe rrethin e Shkodrës në veçanti, është fakti që sot ne ballafaqohemi me
një situatë të tillë, që në arsimin parashkollo, 9-vjecar dhe sidomos të mesëm treguesi i
regjistrimit është ulur së tepërmi, ndërkohë që është rritur ky tregues për shkollat e
larta294
.
Nga analiza e pamjes panoramike të prezantuar nga grafikët e mësipërm, arrijmë të
perceptojmë se, Shkodra historikisht ka patur një traditë të hershme në fushën e arsimit,
sidomos në zonat urbane të saj. Kjo shpjegon faktin që, në këtë qytet prej vitit 1957
292
Misha Ariana”Varfëria në Shqipëri”Ekonomia e Biznesi n3(7)2001,faqe62 293
Prof,as, Dr, Dumani Bukurie”Varfëria humane e struktura e saj në Shqipëri”,Ekonomia e Biznesi
n3(7)2001 faqe48 294
Po aty,faqe51
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
160
funksionon Universiteti i Shkodrës”Luigj Gurakuqi” me një staf pedagogjik e shkencor
mjaft profesional, por edhe kontigjent të mjaftueshëm studentësh, të cilët vijnë jo vetëm
nga rrethet e Veriut të Shqipërisë, por edhe nga trevat shqiptare të Malit të Zi, duke u bërë
pjesë integrale e zhvillimeve të arsimit në të.
Analfabetizmi është një fenomen social i rigjeneruar gjatë viteve të tranzicionit,
sidomos në zunat rurale, dhe në një masë më të madhe tek femrat.295
Pjesë e shërbimeve publike jotregtare, është edhe kultura. Aktivitetet kulturore
janë rritur dhe kanë ndryshuar përmbajtjen gjatë viteve të tranzicionit, shprehje edhe
nivelin e lartë kulturor të këtij populli me tradita autoktone. Teatri “Migjeni” është
shndërruar në arenën e të gjtha aktiviteteve të këtij shërbimi, ashtu sikurse këto 3-4 vitet e
fundit pedonalet në qendër të qytetit, janë kthyer në sheshe të manifestimeve të
karnavaleve. Këto zhvillohen kryesisht gjatë stinës pranverës me një pjesmarrje masive të
popullsisë së këtij qyteti, shprehje e nivelit të lartë kulturor të këtij populli me tradita
historike.
Foto nr V.4: Festimet e karnavaleve në Shkodër
Shërbimi shëndetësor, është një dimension tjetër social i popullsisë së rrethit të
Shkodrës, i cili ka efektet e veta në treguesit demografik, por edhe në nivelin e zhvillimit
ekonomik të tij. Kjo e fundit është e lidhur me të qënit të tij, pjesë e shërbimeve jotregtare
të sektorit terciar. Në këtë lloj aktiviteti, në rrethin e Shkodrës, operojnë rreth 98 subjekte,
nga të cilat 2 prej tyre janë publike, dhe pjesa tjetër private. Këta shërbime në rrethin e
Shkodrës, arrijnë të punësojnë rreth 8.8% e totalit të përgjithshëm të të punësuarve në të
tre sektorët e ekonomisë së tij.
Në nivel lokal shërbimi shëndetësor përfaqësohet nga një numër i konsiderueshëm
qendrash të shërbimit parësor e dytësor(qendra shëndetësore, ambuanca, shërbime
farmaceutike, spitale, konsultore, qendra të planifikimit familjar), etj.. Sipas USAID-it në
vitin 2005, situata shëndetësore në Qarkun e Shkodrës e për pasojë edhe në rrethin me të
njëjtin emër, përfaqësohej nga një infrastrukturë dhe shërbim me diferenca zhvillimi midis
zonave urbane e rurale, por edhe midis rretheve, pjesë e Qarkut.
295
Po aty,faqe51
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
161
Rrethi i Shkodrës disponon pjesën më të madhe të kësaj infrastrukture, me
dallueshmëri midis vendbanimeve rurale e urbane. Ndërkohë që, Bashkia Shkodër zotëron
objektet më të rëndësishme shëndetësore jo vetëm në nivel rrethi, por edhe në nivel Qarku.
Spitali Rajonal në këtë qytet, me reparte komplekse të këtij shërbimi, është vënë në
shërbim jo vetëm të komunitetit banues të qytetit, por edhe të banorëve të zonave rurale të
rrethit, dhe të rretheve, pjesë e Qarkut. Duke luajtur këtë funksion kaq të rëndësishëm, ky
rreth eklipsohet si ”pol” për ta edhe në këtë shërbim.
Qartësisht, diferencat e shërbimit shëndetësor midis rretheve të Qarkut Shkodër,
dhe midis vendbanimeve rurale e urbane të tyre, i pasqyron edhe harta e mëposhtme,
kontribut i USAID-it në shtator të vitit 2005:
Harta nr V.2: Harta e Asistencës Shëndetësore në Prefekturën Shkodër
Infrastruktura shëndetësore e rrethit të Shkodrës me tregues të plotë të këtij shërbimi
parësor e dytësor, paraqitet në tabelat nr V.15, 16 e 17(Anekset).
Nga tabelat e pasqyruara tek Anekse, vëmë re që shërbimi shëndetësor në zonën
urbane ka një infrastrukturë me zhvillim kompleks të shërimit parësor e dytësor. Në
dinamikën e zhvillimit të këtij shërbimi akoma vërehen mangësi të tij, sidomos të cilësisë
së shërbimit për komunitetin e kësaj hapësire gjeografike.
Nga ana tjetër, krejt e ndryshme paraqitet panorama e këtij shërbimi në zonat rurale,
i cili lë për të dëshiruar si në aspekt infrastrukturor, ashtu edhe në atë të cilësisë së tij. Në
analizë të hartës nr 11, konstatojmë se, pothuajse të gjitha komunat kanë qendrën e vet
shëndetësore me një mbulim 100%296
të tyre, por jo me personel të kualifikuar e të
mjaftueshëm. Ka raste kur në disa prej këtyre komunave, ka asistencën vetëm të një mjeku,
i cili nuk mund të përballojë fluksin e nevojave të banorëve të këtyre hapësirave. Në kuadër
të shërbimit shëndetësor parësor është edhe mbulimi me ambulanca, që për komunat rurale
296
Qarku Shkodër 2003, faqe 105
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
162
të rrethit është e vogël, në vetëm 34.8%297
të tyre. Ndërkohë që, pjesa më e madhe e
komunave të rrethit nuk e marrin këtë shërbim.
Në analizë të të dhënave të tabelës nr 16, për personelin mjeksor në zonat urbane,
dhe duke patur parasysh numrin e popullsisë urbane, konstatojmë për një shkallë më të lartë
të mbulimit të popullsisë me shërbimin mjeksor, ku një mjeku i takon 1142 banorë,
ndërkohë që mesatarja e rrethit është 2195 banorë për mjek. Treguesi i mbulimit për zonat
rurale është shumë i ulët, ku një mjeku i takon mbi 2900 banorë, edhe pse popullsia e
këtyre zonave është pakësuar nga eksodet rurale.
Në vazhdim të kësaj panorame prezantimi të shërbimeve terciare, dhe në shërbim të
evidentimit të peshës së sektorit terciar në ekonominë shkodrane, dhe problematikave e
vështirësive me të cilën shoqërohet ky sektor aktualisht, kemi bërë edhe një
pytësor(Anekse). Anketimi është zhvilluar me 70 biznese, që operojnë në sektorë të
ndryshëm të ekonomisë, të cilët nuk nguruan t‟i përgjigjen pozitivisht pyetjeve të pytësorit.
Në hartimin e pyetjeve kemi patur për qëllim të evidentojmë peshën e sektorëve të
ekonomisë së rrethit të Shkodrës, e veçanërisht të sektorit terciar. Gjithashtu, me anë të
analizës së tyre kemi tentuar të prezantojmë edhe disa problematika me të cilat atakohen
sot bizneset terciare në këtë rreth. Përzgjedhja e bizneseve ka qenë e rastësishme, duke mos
u mjaftuar vetëm me ato që operojnë në qytetin e Shkodrës, por edhe në disa zona të
hapësirës periurbane. Në finalizim të analizës së tyre, kanë dalë rezultatet e mëposhtme:
Pyetjes, se i çfarë natyre është biznesi sipas madhësisë ku ato ushtrojnë aktivitetin,
morëm një përgjigje të tillë: pjesa më e madhe, rreth 80% e tyre, operonin si biznese në
nivel mikrondërmarrjesh, deri në 4 punëtorë, rreth 18% në biznese të vogla e të mesme, dhe
vetëm 2% në në biznese të mëdha. Qartësisht, këto konstatime të dala nga anketimi, i kemi
prezantuar në paraqitjen grafike të mëposhtme:
Pyetjes, se a ju ka ndihmuar niveli arsimor në ngritjen dhe organizimin e biznesit
dhe çfarë arsimi keni, nga të anketuarit mora një përgjige të tillë: ku 90% e të intervistuarve
u përgjigjen me po, dhe 10% me jo, ndërkohë që 50% e tyre ishin me arsim të mesëm, 40%
me arsim të lartë e 10% me arsim tetë-vjeçar. Grafikisht, situatën e prezantimit të
mësipërm të këtyre treguesve e kemi parqitur me një grafik të tillë, si mëposhtë vijon:
297
Po aty, faqe 105
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
163
Lidhur me, strukturën e shpërndarjes së bizneseve sipas tre sektorëve të ekonomisë, nga
përgjigjet e të anketuarve morëm përgjigje të tilla: pjesa më e madhe, rreth 67% e tyre
operonin në sektorin terciar(tregti e shërbime), 13% në Ndërtim, 15% në Industri të lehtë
(konfeksione, prodhim këpucësh) dhe 15% në aktivitete të tjera. Grafiku që prezanton këtë
situatë të punësimit në tre sektorët e ekonomisë së këtij rreth dhe ku shprehet qartësisht
edhe pabarazia strukturore e tyre, e paraqesim me anë të grafikut të mëposhtëm:
Pyetjes, se si e ushtrojnë aktivitetin e tyre si biznes i huaj apo si biznes vendas, mora një
përgjigje të tillë: ku 90% iu përgjigj si sipërmarrje vendase, e 10% si sipërmarrje e huaj.
Me anë të rezultatit të këtij anketimi, krijojmë një ide të qartë edhe mbi peshën që ka
kapitali i huaj në këtë rreth, dhe ku qartësisht e kemi shpjeguar në kapitujt e mëparshëm.
Grafikisht këtë prezantim të llojeve të biznesit sipas origjinës nga përgjigjet e anketës së
zhvilluar, e këmi paraqiur në grafikun e mëposhtëm:
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
164
Pyetjes, se cilat kanë qenë format e ngritjes së aktivitetit të tyre, të anketuarit iu përgjigjën
në këtë mënyrë: pjesa dërrmuese e bizneseve si formë kryesore për ngritjen e sipërmarrjes
së tyre kanë patur kredinë bankare, në masën 80%, 15% depozitat, dhe vetëm 5% huatë
nga të tretët. Paraqitja grafike e këtyre treguesve të mësipërm është e tillë:
Biznesi shkodran në fillimet e tranzicionit dhe në vazhdim të tij në çdo sektor ku
operon karakterizohet nga përvoja, sidomos në aspekt të drejtimit të ndërmarrjeve të
mëparshme. Nga një pyetje e tillë e kryer me këta të anketuar, mora këto përgjigje: shumica
e tyre, rreth 85%, dhanë përgjigjen po, e vetëm 15%, dhanë përgjigjen jo.
Biznesi në rrethin e Shkodrës, pavarësisht nga lehtësirat e krijuara nga shteti,
atakohet me shumë problematika, të lidhura me vështirësitë në gjetjen e truallit. Pyetjeve
për këtë qëllim, shumica dërrmuese e tyre operonin me truall me qera, në masën 60%, 20%
kishin patur truall të tyre, dhe 20% e kishin blerë. Këtu bëhet fjalë për bizneset e sektorit
terciar. Grafikisht ky prezantim paraqitet, si mëposhtë vijon:
Vështirësitë e biznesit shkodran, veçanërisht në sektorët prodhues janë të lidhura
edhe me kapitalin për të riinvestuar në aktivitetin e tyre. Kjo nuk ka qenë shumë
problematike për bizneset terciare të këtij rrethi, për shkak të një kapitali shumë më të
vogël funksionues në veprimtarinë e tyre. Gjithashtu, një nga problematikat më
domethënëse e të gjitha bizneseve në rrethin e Shkodrës, dhe që shpreh dobësinë e tyre në
proceset integruese, është edhe vështirësia e prezantimit të tyre në tregjet e huaja, duke u
mjaftuar vetëm me daljen në tregjet lokale e më pak kombëtare. Kjo është e lidhur me
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
165
operimin kryesisht si sipërmarrje shumë të vogla, si dhe me rendjen drejt fitimit në bazë të
sasisë e jo cilësisë. Natyrisht që me këtë fizionomi prezantimi, ata janë larg kërkesave të
tregut rajonal e europian. Këta fenomene i kemi paraqitur edhe grafikisht, si mëposhtë
vijojnë:
Kjo situatë dhe vështirësitë e funksionimit të bizneseve në rrethin e Shkodrës në të
tre sektorët, dhe në mënyrë që këta zhvillime të ndikojë në rritjen ekonomike dhe
mirëqënien e popullsisë, duhet detyrimisht një harmonizim veprimtarish për të patur
prodhim primar, sekondar e terciar, cilësor dhe konkurues, jo vetëm brenda vendit, por
edhe në rajon.
Nga panorama e plotë e paraqitjes së situatës së sektorit terciar, dhe dinamika e
zhvillimit të tij në vite, arrijmë të krijojmë edhe një perceptim mbi prognozën e zhvillimit
të tij në të ardhmen. Me këtë peshë të madhe statistikore aktuale, sektori terciar do të
vazhdojë të ketë zhvillim të qendrueshëm edhe në të ardhmen. Ky sukses në radhë të parë
varet nga harmonizimi i veprimtarive me dy sektorët e tjerë të ekonomisë, dhe të qenit të
këtij rrethi, pjesë e proceseve të integrimit rajonal.
Pavarësisht nga konsideratat për një prognozë të sigurtë të sektorit terciar, vitet e
fundit vërejmë përpjekje të biznesmenëve shkodranë dhe investitorëve të huaj për të
investuar edhe në sektorin sekondar. Kjo tregon se disproporcionet sektoriale nuk janë
pozitive në ekonominë kombëtare e lokale, sepse një ekonomi e mbështetur vetëm tek një
sektor është e destinuar të preket nga shumë dukuri negative të krizës ekonomike.
Ndërkohë që një ekonomi, e cila operon në harmonizim sektorësh, është e destinuar të
shënojë rritje, dhe të ketë qendrueshmëri në të ardhmen. Rritja e interesit të biznesit të huaj
e atij vendas, në sektorin sekondar e primar të rrethit të Shkodrës, është materializimi më i
mirë i konstatimit të mësipërm.
V.7. Shkodra “Pol zhvillimi” për hapsirat rurale, Qarkun dhe Veriun e
Shqipërisë në sektorin terciar.
Karakteristikë e vendeve të zhvilluara në ditët e sotme, është zhvillimi i tyre mbi
baza rajonesh, dhe specializimi funksional i tyre. Në këtë pikpamje, proceset e zhvillimeve
ekonomike aktuale, dhe përvojat e shumta botërore, tregojnë që ato janë pasojë e
marrëdhënieve intensive të rajoneve njëri me tjetrin, dhe rolit të tyre në lidhje me zonat
përreth.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
166
Në këtë unitet gjeografik, rolin kryesor të rajonit e luan qendra urbane. Ajo, në
lokalizimin e saj duhet të ketë një vendodhje të favorshme, në mënyrë që t‟i shërbejë sa më
mirë, jo vetëm pjesëve përbërëse të rrethit, por edhe rretheve në kontakt fizik, apo edhe
rajoneve të tjera. Kur një qendër urbane ka edhe vendin të përshtatshëm, mundësitë për të
ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike, dhe stimuluar zhvillimin e rajoneve përreth është
shumë më e madhe. Duke patur parasysh rolin pozitiv të disa zonave në zhvillimet
ekonomike të pjesëve të ndryshme të botës, studiues të shumtë të shkencave humane i
emërtuan ato “pole zhvillimi”.298
Koncepti mbi “polet e zhvillimit” është materializuar në vendet më të zhvilluara
të botës, ndërkohë që për vendin tone mbetet një koncept i ri. Pavarësisht nga kjo, atë mund
ta shohim të implementuar në disa aspekte në rajonin qendror të vendit tonë, dhe me
premisa pozitive edhe për rajonet e tjera të vendit.
Modeli i zhvillimit të poleve u iniciu në fillim të viteve ’70, kur akoma nuk ishin
iniciuar politikat mjedisore299
në favor të zhvillimit të qendrueshëm të tyre.
Ky koncept i ri i zhvillimit rajonal është i materializuar edhe në organizimin e
zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Realitetet shqiptare tregojnë për diferenca të mëdha në
aspekt të zhvillimt ekonomik midis hapsirave gjeografike, zonave, apo edhe rretheve.
Krijimi i “poleve zhvilluese” në vendin tonë, do të përbënte një element pozitiv në shërbim
të zhvillimit ekonomik të tij. Çdo ” pol zhvillimi „do të ishte nxitëse në zhvillimin e degëve
të ndryshme të ekonomisë, apo edhe të një sektori të caktuar, duke ndikuar në rritjen
ekonomike të atij vendi.
Sipas ekonomistëve e gjeografëve“Poli, përbën një grumbull ndërmarrjesh
industriale të vendosura në hapsirën e një qyteti të madh”300
. Nisur nga përkufizimi
shkencor mbi polin dhe konsideratat e shkenctarëve në lidhje me përvojat më të mira
botërore, këtë koncept mund ta materializojmë edhe për Shkodrën.
Ku e shohim të materializuar rolin e Shkodrës “pol zhvillimi” në lidhje me rrethet
pjesë e Qarkut apo edhe më gjërë?
Në aspekt arsimor-kulturor, i cili duke patur institucionin kryesore të arsimimit të lartë
me një gamë të gjërë fushash studimi është shndërruar në qendër të frekuentimit nga
studentë të pjesës veriore të Shqipërisë.
Në aspekt të ndarjes administrative, duke qenë kryeqendër e Prefekturës dhe Qarkut me
të njëjtin emër;
Është rrethi me numrin më të madh të popullsisë në krahasim me rrethet e tjera në nivel
qarku, por edhe me rrethet e tjera të Shqipërisë Veriore;
Ka prezent një popullsi me një potencial krahësh pune të konsiderueshëm dhe me një
nivel profesional më të lartë, në krahasim me popullsinë e rretheve të tjera të Qarkut
dhe Veriut të Shqipërisë;
Gjithashtu, këtij konstatimi i shtohet edhe fakti, që në Shkodër egzistojnë pothuajse të
tëra pikat e rëndësishme doganore, që lidhin vendin tonë me Malin e Zi, e prej këtej me
vendet e tjera të Europës;
Shkodra ndodhet në aksin më të shkurtër, që lidh këto rrethe me Detin Adriatik, e prej
këtej me vendet e tjera.
298
Sheme Selman” Gjeografia e industries” , Tiranë 2006, fq 36 299
Dr. Hanxhari Romeo &Prof.Dr. Yzeiri Eqerem”Evolucioni i një zone industrial…” Studime
Albanologjike, 2008 faqe 35 300
Sheme Selman ,”Gjeografia e industries”, Tiranë 2006, faqe 37
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
167
Është rrethi me nivelin më të lartë të urbanizimit në rajonin Verior të Shqipërisë, dhe ku
vlerat e një civilizimi të hershëm vazhdojnë të trashëgohen dhe të ruhen edhe sot.
Shkodra disponon resurse gjeografike në shërbim të degëve të sektorit terciar,
veçanërisht në shërbim të turizmit, si dhe një kapital human me në numër të
konsiderueshëm, e me tradita në lëvrimin e disa prej degëve të këtij sektori;
Shkodra në degën e tregtisë ka luajtur në një farë mënyre rolin e qendrës tregtare për të
gjithë Veriun e Shqipërisë, dhe një nga më të mëdhatë në vend, duke e bërë të njohur në
tregjet e shumë vendeve të zhvilluara të periudhës së Mesjetës, dhe më vonë në
periudhat moderne. Aq më tepër sot, kur konceptet për zhvillimin ekonomik kanë marrë
tipare krejt të reja në krahasim me periudhat e mëparshme, dhe kur koncepti i zhvillimit
të “poleve”, tashmë e kemi të zbatueshëm e të konkretizuar edhe në kushtet e vendit
tonë, në nivel rajonal dhe kombëtar.
Rrethi i Shkodrës, meqenëse përbën një unitet gjeografik dhe ekonomik
njëkohësisht, duke i shtuar këtu edhe tradicionin e zhvillimit të disa degëve të sektorit
terciar, atë të tregtisë, mund të luajë rolin e “polit të zhvillimit” për rrethet e Qarkut me të
njëjtin emër. Kjo është e lidhur jo vetëm me historikun e zhvillimit të hershëm të këtyre
degëve, por edhe me ritmet e zhvillimit të tyre në ditët e sotme. Efektet pozitive të këtij
rrethi për Qarkun e Veriun e Shqipërisë, duken veçanërisht në përfshirjen e tyre indirekte
në proceset integruese rajonale.
Shkodra, me resurse të shumta gjeografike dhe humane (me këtë zhvillim modest të
degëve të sektorit terciar) që disponon, ka të gjitha potencialet për ta luajtur rolin e
gjeneruesit kryesor në zhvillimin edhe të sektorëve të tjerë të ekonomisë në këto hapësira.
Zhvillimi i rretheve të Shqipërisë V-VL historikisht ka qenë i tillë, ku diferencat
në aspekt të zhvillimit ekonomik dhe të shpërndarjes së resurseve natyrore e humane kanë
qenë të dukshme. Arritjet e zhvillimit ekonomik, kulturor, arsimor dhe shëndetësor në
rrethin e Shkodrës, e kanë shndërruar atë në qendër kryesore, në shërbim të këtyre rretheve.
Rrethi i Shkodrës, i pozicionuar në një pikë të tillë gjeografike e gjeoekonomike
shumë të favorshme, me një strukturë komplekse të zhvillimit aktiviteteve të sektorit
terciar, po stimulon e bëhet nxitës në strukturimin ekonomik edhe të rretheve në kufi me të.
Ata janë shndërruar në radhë të parë në tregje të sigurta për shumë mallra, që prodhohen në
këtë rreth, ashtu sikurse shumë produkte me origjinë bujqësore e blegtorale të këtyre
hapsirave gjeografike, kanë arritur të depërtojnë në tregun shkodran, e prej këtej edhe
jashtë në vendet e tjera të Rajonit.
Në ndihmë të këtyre relacioneve në nivel rajonal, dhe në lidhjet midis qendrës
urbane e zonave rurale, kanë ndihmuar edhe organizimet e shumta të panaireve në qytetin e
Shkodrës, ku shumë biznese nga këto zona kanë promovuar produktet e tyre.
Produktet e prodhuara nga fermerë e artizanë të ndryshëm të këtyre hapësirave
gjeografike, të cilat kanë dalë tashmë në tregjet kombëtare e rajonale janë të shumta.
Përmendim këtu: psh mjaltin e Bjeshkëve të Tërbunit, bimët medicionale nga të tre rrethet
e Qarkut, djathin e dhisë së Vermoshit e Kelmendit i përpunuar në kushte artizanale dhe me
tradicion nga këto malësi, recelërat e ndryshme të frutave të pyjeve të Bjeshkëve të Veriut
të Shqipërisë, si dhe prodhime artizanale me dorë të prodhuara nga qendistarë të shumtë,
punimet e drurit, argjendit, etj… Këto prodhime janë atraktive, jo vetëm për popullsinë
vendase, por edhe turistë të huaj. Në këtë mënyrë është arritur në një farë mënyre siguria e
tregjeve të shitjes brenda dhe jashtë vendit, sidomos në Mal të Zi e Kosovë.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
168
Foto nr V.5 : Pedonalja pranë Bexhistenit buzë Liqenit të Shkodrës
Bexhisteni i ndërtuar në vendin e dikurshëm të Pazarit të vjetër, si dhe pedonalet e
ndërtuara në rrugët karakteristike të qytetit dhe në breg të Liqenit, janë kthyer në vende të
ekspozimit e promovimit të produkteve më karakteristike të këtyre rretheve. Janë të shumta
objektet, që tregojnë autenticitetin e artizanëve shkodranë, në të cilën janë të harmonizuara
dhe të shkrira njëra me tjetrën: niveli e lartë artistik, bota shpirtërore dhe niveli kuturor i
këtij populli të lashtë. Lulëzimi i Shkodrës gjatë Mesjetës ishte i lidhur, jo vetëm me
aktivitetin tregtar, por edhe me ushtrimin e këtyre zejeve. Organizimi i këtyre bizneseve sot
në nivel shoqate, ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e tyre, por edhe në promovimin
brenda dhe jashtë vendit në panaire ndërkombëtare të zhvilluara në vende të ndryshme të
botës si: Itali, Greqi, Kroaci, Turqi, Siri, Mal të Zi 301
etj
Foto nr V.6: Bexhisteni pranë Liqenit të Shkodrës, vend promovimi i tradicionit shkodran
Nevojat e popullsisë për të tilla produkte artizanale, është shprehje e një mirëqënie
më të lartë të saj, e sidomos këtu asaj urbane, e cila ka nevojë për të tilla shërbime. Këto
zeje, duke qenë tërheqëse edhe për turistë të huaj, kanë stimuluar zhvillimin e tyre në
hapësira urbane dhe rurale, duke u shndërruar në prodhimet më të garantuara të tregut dhe
turizmit shkodran.
301
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shkodër, Artizanati, faqe 5
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
169
Artizanati, si një aktivitet i rikthyer tashmë në këtë rreth, karakterizohet nga
llojshmëri prodhimesh, duke frenuar në këtë mënyrë mallrat e huaja imitative të kësaj
kategorie nga vendet e tjera të Rajonit. Kjo është e lidhur në radhë të parë me cilësinë
shumë më të lartë të tyre, si dhe aplikimin e një arti, që i ka mbijetuar kohërave, dhe që
vjen me një fizionomi të tillë, ku tradicionalja e zonës prezantohet me mjaft vlera.302
Roli i qëndrave urbane në “pol zhvillimi” për periferinë rurale, është i lidhur me
diferencat e zhvillimit midis këtyre hapësirave në aspekt ekonomik. Kjo i ka shndërruar të
parat në “pol” për pjesët rurale, dhe këto të fundit në tregje, burim krahësh pune e lëndësh
të para.
Lidhja midis zonës urbane e periferisë rurale, është e shprehur në shumë drejtime:
Qarkullimin e mallrave e produkteve të ndryshme të lëndës së parë e ato për
konsum, nga zona rurale drejt atyre urbane dhe anasjelltas ;
Qarkullim kapitali me drejtim kryesisht fshat-qytet;
Qarkullim informacioni, ku qyteti në këtë drejtim e disponon shumë më
mirë se fshati;
Qarkullim i njerëzve me rezultante pozitive për qytetin, pavarësisht se për
disa qytete metropoletane konstatojmë tendencën tjetër të lëvizjes, atë drejt
fshatit për t‟iu larguar zhurmës së qyteteve të mëdha.303
Në lidhje me relacionet ndërvepruese të vendbanimit urban me pjesët rurale, rasti i
Shkodrës përbën shembullin më të mirë në këtë drejtim. Qyteti i Shkodrës me standartet e
zhvillimit aktual të disa degëve të sektorit terciar, arrin të mirëpresë dhe të furnizohet me
shumë prodhime nga zonat rurale. Këta të fundit janë kryesisht me origjinë bujqësore e
blegtorale, të cilat kanë arritur të depërtojë jo vetëm në tregun shkodran, por edhe në tregjet
e tjera të vendit, e veçanërisht drejt kryeqëndrës së vendit, Tiranës.
Zhvillimi i një blegtorie me tipare intensive në shumë zona rurale të këtij rrethi si:
komunat Bushat, Dajç, Komunat Rrethina, ka bërë të mundur që ky rreth të ketë një peshë
të konsiderueshme në disa prodhime blegtorale, në nivel kombëtar. Në prodhimin e
qumështit zë vendin e dytë në shkallë vendi pas Lushnjës,304
mishit vendin e katërt pas
Elbasanit, Fierit, Tiranës. Gjithashtu, ky rreth dallohet edhe për prodhimin e vezëve e
mjaltit të një cilësie shumë të mirë me vlera kurative, sidomos këtu ai i gështenjës.
Bletërritësit shkodranë janë të organizuar në Shoqatën e Bletërritësve, gjë që ka ndikuar në
rritjen e prodhimit të mjaltit, por që përbën edhe një formë të organizimeve të reja
kapitaliste në këtë sektor.
Subjekte të ndryshme të sektorit primar të rrethit të Shkodrës, janë furnizuese të
tregut shkodran me prodhimet bujqësore si: domates së varieteteve të ndryshme, trangullit,
rrushit etj.. Ky i fundit, ose shitet në gjëndje të papërpunuar dhe i freskët, ose të përpunuar
në prodhimin e verës, të cilat mbulojnë tregun e rrethit, Qarkut e atë kombëtar.
Rrethi i Shkodrës është shumë i njohur në rritjen e kultivimin edhe të bimëve
medicionale, sidomos në zonat malore të tij. Me disa bimë medicionale, ky rreth ka dalë
dhe furnizon tregun vendas, sidomos për çajin e malit, i njohur që nga periudha romake në
të gjithë Ballkanin.305
Disa komuna rurale malore të rrethit të Shkodrës, e konkretisht ajo e
Pultit e Temalit, janë të pasura me bimë të ndryshme medicionale, banorët e të cilëve janë
302
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shkodër, Artizanati, faqe 9 303
Sheme Selman “Hyrje në Gjeografinë Regjionale” faqe 88 304
Ministria e Bujqësisë e Ushqimit,” Vjetari stistikor 2010” 305
Qarku Shkodër 2013”Studimi i Tregut të Punës”, faqe 40
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
170
të organizuar në nivel shoqate, që nga viti 1999306
, dhe ku prodhimet e tyre kanë gjetur
tregun jo vetëm në qytetin e Shkodrës, por edhe drejt qyteteve të tjera të Shqipërisë. Bimët
medicionale të këtyre komunave malore dhe gjetja e tregut për ta, shihen si potenciale
natyrore të këtyre komunave, por edhe mënyrë jetëse e komunitetit banues të tyre.
Tregu shkodran dhe ai i Rajonit Qendror të Shqipërisë, furnizohen edhe me
prodhime të tjera të freskëta si: bishtajën, fasulet, qepën e lakrën e zonës së Postribës, fiqtë
e shegët e Bahçallëkut etj., duke impulsuar zhvillimi i tregjeve lokale e rajonale, dhe degët
e sektorit sekondar.
Dega kryesore e këtij sektori, dhe me një prezantim modest është industria
ushqimore, e cila merret me konservimin e një pjesë të prodhimeve bujqësore të rrethit. Një
pjesë e madhe e objekteve të kësaj dege, janë ndërtuar në zonën periurbane të Shkodrës.
Zhvillimi i kësaj industrie, bazohet kryesisht në përpunimin e produkteve blektorale. Një
nga këto nëndegë është industria e prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, ku
firmat “Klegen”, “Vëllezërit NZI”, me prodhimet e tyre furnizojnë jo vetëm tregun
shkodran, por edhe tregun e Tiranës, e deri në Mal të Zi. Gjithashtu, një përfaqësim modest
në tregun vendas kanë edhe produktet e mishit, për të cilat dallohen disa firma të njohura
si:“Kimça”, ”Carnes”, “Darbi”, etj…
Foto nr V.7 : Prodhime të freskëta dhe nënprodukteve të qumështit
Një potencial i rëndësishëm për Shkodrën, i lidhur me pasurinë e madhe
hidrografike, dhe që furnizon tregun e rrethit e më gjërë, është edhe rritja e peshkut të
ujrave të ëmbël e të kripur. I përmendur dhe njohur edhe nga tregjet kombëtare, është
veçanërisht krapi i Liqenit, lloje të ndryshme të peshkut të detit, etj…
Kjo panoramë e shkurtër e relacioneve të ndërsjellta, nga njëra anë e zonës urbane
me zhvillim intensiv të sektorit terciar, tregtisë dhe turizmit, dhe nga ana tjetër e zonës
rurale me sektorin primar, evidenton qartë roli e qendrës urbanë si “pol zhvillimi” për këto
të fundit.
Qyteti i Shkodrës për periferitë rurale, është edhe qendra e të gjitha shërbimeve
jotregtare(organet e pushtetit qëndror në nivel Qarku, shërbimet bankare, informimit e
komunikimit, arsimimit, kurimit etj), të cilat pothuajse totalisht i kemi të përqëndruara në
zonën urbane të rrethit me të njëjtin emër.
Relacionet midis zonës urbane e rurale janë edhe në degën e turizmit, degë
potenciale e rrethit të Shkodrës. Turizmi kulturor e rekreativ në zonën urbane të rrethit,
306
Qarku Shkodër, 2003. “Nxitja e zhvillimit rajonal nëpërmjet objektivave të mijëvjecarit”, faqe 26
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
171
tërheq turistë nga e gjithë zona rurale e tij dhe ajo e Veriut të Shqipërisë. Ashtu sikurse
shumë destinacione turistike balneare, malore e pejsazhore janë atraktive për popullsisinë
urbane. Plazhet e Velipojës janë shndërruar në atraksione me vlera të jashtëzakonshme
kurative dhe pejsazhe të mrekullueshme jo vetëm në nivel lokal, por edhe kombëtar e më
gjërë.
Shkodra është”pol zhvillimi” edhe për rrethet, pjesë e Qarkut me të njëjtin emër.
Kjo duket në shumë aspekte të degëve të sektorit terciar. Zhvillimet infrastrukturore të saj,
realizojnë komunikimin e këtyre rretheve me rajonet kufitare, dhe ku realizohen relacionet
tregtare me këto hapësira gjeografike. Dogana e Muriqanit është pikë lidhje në vendosjen e
kontakteve të këtyre rretheve me Malin e Zi, krahas pikës së Hanit të Hotit në Malësinë e
Madhe.
Duke qenë nyje e rëndësishme transporti për të gjitha këto rrethe në lidhje me Malin e
Zi, është një arsye më shumë për ta konsideruar Shkodrën në këtë degë të sektorit terciar,
gjenerues zhvillimi për të gjithë Qarkun. Vetëm duke analizuar numrin e subjekteve, që
operojnë në këtë degë në nivel Qarku, rrethi i Shkodrës merr këtë atribut në lidhje me ta.
Pasqyra më e saktë e kësaj situate në këtë degë është paraqitja grafike e mëposhtme, ku
Shkodra ka peshën kryesore në nivel Qarku, me rreth 85%307
të kësaj dege, ndërkohë që
Malsia e Madhe, në rreth 14% 308
, e Puka vetëm 1%309
të saj:
Grafiku nr V.65: Pesha e Shkodrës në Qark në degën e Transportit në 2012
Shkodra në degën e tregtisë ka qenë historikisht përfaqësuesja e këtyre rretheve në
relacionet tregtare të brendshme e të jashtme. Këtë pozitë ky rreth e ka edhe gjatë
tranzicionit, parë kjo në shumë aspekte të zhvillimit të kësaj dege. Rrethi i Shkodrës në
nivel Qarku, ka përqëndrimin më të lartë të subjekteve, që operojnë në këtë degë në nivel
Qarku, në rreth 96% të saj,310
ndërkohë që rrethi i Malësisë së Madhe rreth 3% e ai i
Pukës, në rreth 1%. Qartësisht, kjo diferencë e prezantimit të shpërndarjes së subjekteve në
degën e tregtisë, dhe që është shprehje edhe e peshës së rretheve pjesë e Qarkut, është
pasqyruar në grafikun e mëposhtëm:
307
Qarku Shkodër”Studimi i Tregut të Punës” 2013, faqe 48 308
Po aty, faqe 48 309
Po aty, faqe 48 310
Po aty, faqe 47
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
172
Grafiku nr V.66: Pesha e Shkodrës në degën e Tregtisë në nivel Qarku në 2012
Atributi i rolit “pol” të këtij rrethi, evidentohet edhe duke analizuar peshën e tij në
degën e turizmit në nivel Qarku. Në rrethin e Shkodrës operon pjesa më e madhe e këtyre
subjekteve turistike, në rreth 98% e totalit të përgjithshëm të tyre, ndërkohë që rrethet e
tjera vijnë me një prezantim modest: 1.8% të subjekteve, Malsia e Madhe e 0.2% të tyre,
rrethi i Pukës. Ky disnivel në këtë tregues, jo vetëm pasqyron qartë diferencat midis
zhvillimit të degës së turizmit në nivel Qarku, por edhe e fokuson rrethin e Shkodrës si
qendrën më të rëndësishme turistike, dhe “polin e zhvillimit” në këtë degë në këto nivele.
Panoramën e diferencave në shpërndarjen e subjekteve në degën e turizmit, synon të
paraqesë edhe grafiku i mëposhtëm:
Grafiku nr V.67 Pesha e Shkodrës në degën e Turizmit në Qark, në 2012
Me një trend të tillë prezantimi në rrethin e Shkodrës, është edhe industria e
shërbimeve. Situata e prezantimit të kësaj dege flet për një numër të konsiderueshëm të tyre
në këtë rreth, por edhe me një shumëllojshmëri e strukturë komplekse të saj. Në këtë rreth,
e sidomos në qendrat urbane të tij, arrihen të merren pothuajse pjesa dërrmuese e këtyre
shërbimeve, nga ana e rretheve të tjera, pjesë e Qarkut. Ky fakt dhe kjo mënyrë prezantimi i
kësaj lloj industrie, ia jep atributin e “polit të zhvillimit” për këto rrethe. Shprehje e këtij
roli është edhe pesha e lartë e rrethit të Shkodrës në shpërndarjen e subjekteve të kësaj
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
173
dege, me rreth 95% të totalit të përgjithshëm, ndërkohë që Malësia e Madhe ka një
përqëndrim të vogël, në rreth 4%, dhe Puka vetëm 1% të tyre.311
Dy rrethet e fundit, jo
vetëm kanë një përqëndrim të ulët të subjekteve në degën e shërbimeve, por ata
prezantohen edhe me një strukturë të kufizuar të tyre. Qartësisht, këtë prezantim synon të
paraqesë edhe grafiku i mëposhtëm:
Grafiku nr V.68: Pesha e Shkodrës në degën e Shërbimeve në nivel Qarku, në 2012
Historikisht lidhjet më të forta Shkodra i ka patur dhe i ka me Malsinë e Madhe,
me të cilin deri para viteve ‟90, ka qenë një rreth i vetëm. Relacionet me këtë rreth,
vazhdojnë të jenë të fuqishme në shumë aspekte edhe aktualisht, duke plotësuar njëra-
tjetrën në proceset e prodhimit primar, sekondar e terciar midis tyre. Malësia e Madhe për
Shkodrën, mbetet treg për shitjen e prodhimeve të ndryshme të tre sektorëve. Po ashtu,
edhe Shkodra në shumë produkte në sektorin primar (patate, fasule, djathi i Kelmendit,
trofta e Vermoshit, bimë medicionale etj), mbetet treg i sigurtë për ta.
Gjithashtu, popullsia e rrethit të Malësisë së Madhe, duke patur shërbime terciare
tepër të kufizuara, si ato të shërbimeve tregtare (turizmit dhe tregtisë), ashtu edhe të atyre
jotregtare arrin t‟i plotësojë nga rrethi i Shkodrës, i cili i realizon ata me një strukturë
shumë më komplekse.
Malësia e Madhe ka kapacitete e potenciale të shumta konkuruese, jo vetëm në
nivel Qarku, por edhe më gjërë. Dega më potenciale e saj është sektori primar, e
veçanërisht prodhimi i bimëve medicionale e etero-vajore, të cilat mbeten prodhime kyçe
tregtare për fermerët që e aplikojnë, dhe nga ana tjetër një biznes mjaft fitimprurës për
komunitetin e këtyre zonave.
Janë shumë subjekte të sektorit primar të kësaj natyre në rrethin e Malësisë së
Madhe, të cilët kanë arritur të depërtojnë në tregun shkodran e më gjërë. Kjo zonë dallohet
në kultivimin një shumëllojshmërie bimësh medicinale, të cilat kërkohen nga tregu i
brendshëm dhe i jashtëm si: sherebela, timusi, boronica, trumza, etj..
311
Qarku Shkodër.”Studimi i Tregut të Punës 2013”, faqe 51-54
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
174
Levandula Sherebela
Boronica
Foto nr V.8: Bimë medicionale në rajonin e Shkodrës, nga Azem Parllaku
Prezantimi i këtyre fermerëve, në biznese në nivele familjare, dhe që operojnë me
grumbullime spontane të prodhimit, pëbën atë që deri diku frenon daljen masive të
fermerëve të këtyre zonave edhe në tregun kombëtar. Kjo formë grumbullimi pa kriter dhe
spontanisht, jo vetëm që ka sjellë dëmtim të ambjentit natyror, por edhe mospërtëritjen
natyrore të tyre. Një gjë e tillë është e reflektuar edhe tek rendimentet e ulëta të këtyre
bimëve.
Zhvillim i qendrueshëm në të ardhmen i sektorit primar në këtë rreth, do të thotë
treg i sigurtë dhe i shumëllojtë në tregun rajonal e kombëtar, por edhe atij turistik.
Eksportet e këtyre prodhimeve mbeten prioritete zhvilluese për këta biznese, procese të
cilat ndikojnë jo vetëm në rritjen e të ardhurave të fermerëve, por edhe në nivelin e
punësimit të krahut të punës në këtë hapësirë gjeografike.
Promovimi i këtij aktiviteti, në panairet e shumta që zhvillohen në qytetin e
Shkodrës, por edhe më gjërë në nivel kombëtar, ka rritur interesin e këtyre fermerëve në
zgjerimin e këtij aktiviteti, por edhe në rritjen e cilësisë së këtyre shërbimeve, në përshtatje
me kërkesat në rritje të tregut.
Relacionet e këtyre dy rretheve janë edhe në degën e turizmit. Rrethi i Malsisë së
madhe është destinacion i rëndësishëm i turizmit malor, ndërkohë që rrethi i Shkodrës për
këto zona, është destinacion kryesisht i turizmit balnear e rekreativ. Pejsazhet malore të
Alpeve Perendimore të rrethit të Malësisë së Madhe janë një perlë alpine dhe potencial
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
175
ekoturistik i paeksploruar312
, të cilat tregojnë për veçantitë tërheqëse të këtyre zonave në
aspekt natyror e historik, të parapërqyera nga turistët vendas dhe të huaj.
Zona e Kelmendit dhe sidomos ajo e Vermoshit, me ofertën e pasur natyrore e
ambjentale, gastronominë e veçantë të prodhimeve bujqësore e blegtorale, folklorin dhe
shumë aspekte kulturore të saj është shndërruar në një destinacin pritës turistik rrethi i
Shkodrës, por edhe të zonave kufitare me Malin e Zi(Guci, Plavë, Tuz, Podgoricë).313
Pika
turistike e Razmës, mbetet për shkodranët destinacion ditor turistik, lidhur me një sërë
strukturash funksionale turistike cilësore në shërbim të turizmit veror e atij dimëror. Në
këtë destinacion, pushimet e shkodranëve janë të hershme, që gjatë sistemit të modelit të
ekonomisë së planifikuar. Ndërsa sot, ata prezantohen shumë më intensive, duke u bërë
pjesë e strukturave e supërstrukturës në shërbim të këtij qëllimi. Nga ana tjetër, plazhet e
Velipojës, janë destinacione turistike balneare të rëndësishme për banorët nga rrethi i
Malsisë së Madhe. Në shërbimet turistike, pavarësisht nga këto relacione në këtë degë,
diferencat midis tyre janë të dukshme. Kjo duket në numrin e subjekteve që operojnë në
këtë degë, ku vetëm rrethi i Shkodrës ka rreth 529 subjekte, ndërkohë që Malësisë së
Madhe i përkasin 10 të tilla. Ky prezantim statistikor i këtij treguesi, përforcon idenë e të
qenit të Shkodrës një distriktit turistik për këtë rreth, kufi me të.
Zona urbane e Shkodrës, ofron edhe shërbime të tjera jotregtare për banorët e
Malsisë së Madhe, veçanërisht në atë të arsimimit dhe shërbimit shëndetësor të një cilësie
më të lartë se në këtë të fundit. Kjo arsyetohet edhe me diferencat që paraqiten midis këtyre
rretheve, përsa i përket subjekteve që operojnë në ta, ku vetëm Shkodra ka 98 subjekte të
shërbimit shëndetësor, ndërkohë që vetëm 13 subjekte të këtij shërbimi i përkasin Malësisë
së Madhe. Diferencat janë të dukshme edhe në nëndegë të tjera të shërbimeve jotregtare e
sidomos në shpërndarjen e subjekteve të karakterit publik, ku Shkodra ka rreth 104 të tilla e
Malësia e Madhe 17 subjekte.314
Këto relacione të rrethit të Shkodrës në degët e shërbimeve
tregtare e jotregtare në lidhje me rrethin e Malsisë së Madhe, e kanë fokusuar të parin në
“pol zhvillimi “ për këtë të fundit. Më qartë disproporcionet e shpërndarjes së subjekteve
midis këtyre dy rretheve, paraqiten në grafikun e mëposhtëm:
Grafiku nr V.69: Pesha e dy rretheve në degët e sektorit terciar
312
Prof.Dr Gruda Gjovalin, Prof. Dr Sheme Selman”Kelmndi, Vështrim gjeografik e turistik”, Tiranë
1998, faqe 87 313
Po aty, faqe 88 314
Qarku Shkodër 2013.”Studimi i Tregu të Punës”., faqe 53-54
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
176
Tradicionale dhe të hershme lidhjet, Shkodra i ka edhe me rrethin e Pukës. Këta
bashkëpunime janë parë në shumë aspekte të zhvillimit human, rrjedhimisht edhe në degët
e sektorit terciar. Për Shkodrën, ky rreth ka qenë dhe është, kryesisht treg-shitje për
prodhime të tre sektorëve të ekonomisë së tij. Duke qenë një rreth tipik me reliev malor,
dhe ku sipërfaqja bujqësore është tepër e kufizuar, shumë prodhime të fermerëve shkodranë
dhe të sektorëve sekondar e terciar furnizojnë tregun pukjan. Prodhimet e qumështit,
mishit, vezëve, perimeve, zarzavate e fruta të freskëta nga rrethi i Shkodrës, kanë një treg
të sigurtë në këtë rreth malor.
Shkodra, për shumë banorë nga rrethi i Pukës, është edhe destinacion i turizmit
balnear, ashtu sikurse reciprokisht, ajo vizitohet nga pushues shkodranë dhe të apasionuarit
e turizmit pejsazhor malor e rekreativ. Pavarësisht nga oferta shumë e pasur natyrore për
zhvillimin e turizmit në këtë rreth, ai nuk është i përfaqësuar me subjekte të deklaruara,
shprehje kjo e shkallës së lartë të informalitetit në këtë rreth.
Pasionantët e natyrës nga Shkodra, dhe lidhjet e hershme të shumë familjeve të
vjetra shkodrane me banorët e këtij rrethi, kanë bërë atraktive e të vizitueshme disa pika të
turizmit malor në rrethin e Pukës, duke aplikuar edhe sportet dimërore në malet e
Bjeshkëve të Tërbunit, Krabit, etj… Përveç kësaj dege, ky rreth dallohet edhe në ato të
sektorit sekondar, ku edhe në këtë aspekt, lidhjet e këtyre dy rretheve janë të
materializuara. Një sipërmarrje e Kishës në zonat rurale të rrethit të Pukës, ka arritur të
punësojë rreth 40 punonjës315
, e cila merret me konservimin e frutave të pyllit, me një
ambalazhim bashkëkohor, duke i promovuar këto produkte “Made in Puka”, dhe duke
gjetur edhe treg-shitje në Shkodër, Tiranë, e deri në Itali.
Foto nr V.9: Sporte dimërore në malet e Pukës
http://hotel-puka.com/sq/turizem.htm
315
http://puka.shqiperia.com
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
177
Foto nr V.10. Konserva e raki nga këto zona http://puka.shqiperia.com
Mjalti i Bjeshkëve të Tërbunit, dhe pasuritë Pyjore të Pukës, janë shfrytëzuar nga
drurëpunues të shumtë shkodranë e pukjanë, në podhime të ndryshme artizanati e
zdrukthtarie, të cilat tashmë ekspozohen dhe shiten në panaire të ndryshme të organizuara,
si brenda dhe jashtë vendit.
Foto nr V.11: Promovim i mjaltit të zonave malore të Pukës në panairet e Shkodrës
Diferencat zhvillimit në shumë aspekte midis rrethit të Shkodrës e Pukës,
rrjedhimisht edhe në degët e sektorit terciar, e fokusojnë të parin si “pol” për këtë rreth
malor në këtë sektor. Këto atribute janë të lidhura, si përsa i përket shërbimeve tregtare,
edhe atyre jotregtare. Puka disponon të regjistruara në të parat, vetëm 6 subjekte tregtare, 2
subjekte transporti, 2 subjekte në shërbimet e lidhura me ta. Ndërkohë që në shërbimet
jotregtare në këtë rreth funksionojnë vetëm 1 shërbim shëndetësor, dhe 3 subjekte nga
sektori publik316
. Disproporcioni statistikor në shpërdarjen e këtyre subjekteve në këtë
sektor, ia ka dhënë rolin e mësipërm rrethit të Shkodrës, në lidhje me këtë rreth. Këtë synon
të paraqesë edhe grafiku i mëposhtëm:
316
Qarku Shkodër 2013, “Studimi i Tregu i Punës”, faqe53-54
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
178
Grafiku nr V.70: Pesha e dy rretheve në degët e sektorit terciar
V.8. Mundësitë që ofron rrethi i Shkodrës, për një zhvillim të qendrueshëm të
sektorit terciar, dhe përcaktuesit kryesorë konkurrencialë të tij në të
ardhmen.
Panorama e paraqitjes së situatës aktuale, në të cilën ndodhet ekonomia e rrethit të
Shkodrës, me ndryshimet strukturore të saj gjatë tranzicionit, na shtyn që të parashikojmë
edhe prognozat e zhvillimit të saj në të ardhmen. Përcaktimi e kësaj prognoze, mbështetet
tek prioritetet dhe fokusi i zhvillimit dhe ecurisë së tre sektorëve të ekonomisë së tij.
Zhvillimi harmonik i tyre, krijon premisa për një zhvillim të qendrueshëm të ekonomisë së
rrethi të Shkodrës, dhe për pasojë edhe të sektorin terciar. Këta zhvillime zinxhir njëri me
tjetrin, janë të konkretizuara edhe në zhvillimet rajonale të vendit tonë.
Zhvillimi i qendrueshëm, mbetet prioritet i të gjitha zhvillimeve sociale e
ekonomike të këtij rrethi, në mënyrë që ekonomia e tij të shënojë rritje, dhe të aspirojë në
proceset integruese jo vetëm rajonale, por edhe europiane. Në shërbim të kësaj sfide, ai
duhet të zhvillojë në radhë të parë tradicionin e saj të hershëm, degën e tregtisë, e
harmonizuar me degët e tjera të tre sektorëve. Konsolidimi i këtyre veprimtarive, dhe
jetëzimi i sektorit primar(bujqësisë) e sekondar(industrisë), mbeten tendencat kryesore në
proceset e zhvillimit ekonomik të rrethit tonë. Për t‟i materializuar këto sfida të së ardhmes,
Shkodra ka disa potenciale natyrore e humane, të cilat janë edhe përcaktuesit
konkurrencialë të ekonomisë së saj. Këto potenciale konkurruese të Shkodrës janë të
lidhura me:
Pozitën gjeografike, kushtet natyrore shumë të favorshme në aspekt të
zhvillimt të degëve të sektorit terciar, veçanërisht të transportit, tregtisë
turizmit shumëllojtë.
Fqinjësia dhe afërsia gjeografike me vendet e rajonit, por duke qenë në kontakt
fizik me Malin e Zi ka ndikuar në intensifikimin e hershëm të relacioneve
tregtare të kësaj qëndrë me këtë shtet dhe më gjërë;
Afërsia gjeografike me tregjet europiane rajonale, të cilat i kanë krijuar
Shkodrës mundësi të jetë pjesë e tyre, dhe të rrisë interesin e kapitalit të huaj,
për të investuar në këtë hapësirë;
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
179
Kostoja e ulët e fuqisë punëtore, përbën një arsye më shumë që në këtë rajon,
sipërmarrje të huaja të shfaqin interes investimi në sektorë të ndryshëm:
Kushtet e favorshme për zhvillime infrastrukturore të shumëllojta, që nga ai
automobilistik, hekurudhor, liqenor, detar, e deri tek ai ajror, në funksion të
forcimit të relacioneve të brendshme dhe ato me vendet e Rajonit;
Egzistenca e një fuqie punëtore, që teknikisht dhe tradicionalisht është e
profilizuar në profesione të caktuara, që nga sistemi monist, etj...
Pavarësisht nga avantazhet e disavantazhet që të ofron ekonomia shkodrane në
aspekt të potencialeve konkurrencialë të saj, nxitja e eksporteve në tregjet rajonale shihet
si alternativa më e mundshme për një zhvillim të qendrueshëm. Në ekonominë e rrethit
tonë për të gjithë sektorët, është karakteristikë zhvillimi më tepër i rieksporteve rreth
90%317
, sesa i eksporteve të brendshme, të cilat kanë një kontribut të ulët në relacionet
tregtare të bizneseve shkodrane me vendet e tjera të rajonit.
Çfarë potencialesh ofron Shkodra për zhvillimin e eksporteve në të ardhmen?
Nga pikpamja e politikave ekonomike zhvillimi i eksporteve duhet të konsiderohet si
faktori kyç në rritjen e treguesve ekonomikë e të punësimit.318
Drejtimi kryesor i
zhvillimeve ekonomike të vendit tonë, por edhe rrethit të Shkodrës gjatë gjithë tranzicionit,
ka qenë instalimi i ekonomisë së tregut të lirë. Sektori privat është ai që ka impulsuar
zhvillimin ekonomik, që nga fazat e para të tranzicionit e deri në ditët e sotme. Rritja
ekonomike dhe zhvillimi i qendrueshëm i tij, janë dy elementë që duhet të shoqërojnë
ekonominë e një vendi në nivel kombëtar e rajonal.
Integrimi ekonomik kërkon rregulla të reja, të cilat japin një kuadër racional për
konkurrencën e sinqertë ekonomike në shumë drejtime.319
Bazuar në këto rregulla loje
integrimi shumëpërmasor i ekonomisë shkodrane në atë rajonale, kërkon shfrytëzimin
racional të potencialeve natyrore e humane, e për pasojë edhe rritjen e eksporteve.
Rrethi i Shkodrës disponon potenciale të pashfrytëzuara të disa prodhimeve, të
cilat mund të eksportohen në rajon e më gjërë. Këtu mund të përmendim eksportimin e
nënprodukteve bujqësore e blegtorale të papërpunuara e të përpunuara, për të cilat
historikisht është dalluar si prodhuese, dhe që aktualisht i eksporton në tregjet e Malit të Zi,
apo në vende të tjera. Rethi i Shkodrës eksporton domaten, trangullin, pjeshkët, rrushin,
pije alkoolike e freskuese, duhanin, mishin e qumështin me nënproduktet e tyre.
Janë pak prodhime të kësaj nëndege të sektorit primar, që kanë gjetur dritën e eksportit,
ndërkohë që në pjesën dërrmuese të prodhimeve të këtij sektori nuk arrin të furnizojë
plotësisht tregun e brëndshëm, prandaj operohet me prodhime të importuara nga
Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia. Rënia e eksporteve shkodrane, është e lidhur me uljen e
sipërfaqeve të kultivuara me ta, dhe konkurrencën e prodhimeve të huaja. Mundësitë më të
mëdha rrethi i ka në kultivimin e frutikulturës ( rrush, kumbullës, pjeshkës,etj) dhe disa
zarzavateve ( domates, shalqinj, trangull, etj), duhanit, etj...
Format e reja të ekonomisë së tregut të lirë, të konkretizuara në organizime në nivel
shoqatash fermere, përbëjnë një premisë pozitive në intensifikimin e zhvillimeve të këtij
317
Dr. Elmazi Liliana, Gorica Klodiana”Nxitja e eksporteve të produkteve shqiptare” Ekonomia e
Tranzicioni” nr 2(32), faqe 135 318
Po aty, faqe 134 319
Jean Carlo “Gjeopolitica”, Editori La Terza, 1998, faqe. 247
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
180
sektori në ekonominë shkodrane. Nga zhvillimet e kësaj dege, varen edhe zhvillimet e
sektorit terciar, sidomos këtu të tregtisë dhe cilësisë së turizmit.
Potenciale të rajonit mund të konsiderohen edhe shumë podhime agro-industriale, për të
cilat Shkodra tashmë ka dalë edhe në tregun vendas dhe në tregjet e huaja, sidomos në atë
të Malit të Zi. Konkretisht këto prodhime janë:
Prodhime të ndryshme druri, me lëndë të parë vendase;
Prodhime të ndryshme materialesh ndërtimi të prodhuara, nga material
autokton;
Prodhim këpucësh, me materiale të porositura;
Prodhim konfeksionesh, me materiale të porositura;
Prodhime xunkthi e kashte, nga artizanët shkodranë;
Prodhime të argjendarisë dhe prodhime të tjera artistike, etj...
Një potencial tjetër i rëndësishëm, që ka shërbyer në rritjen e të ardhurave të
komunitetit banues në këtë rreth, dhe në rritjen e interesit për të investuar, është edhe
sektori i turizmit. Kjo degë ka ndikuar në formën e eksportit indirekt, duke tërhequr turistë
të huaj, e duke rritur të ardhurat prej tij. Potenciale të shumta për eksport, nga kjo degë janë
prezent, por rritja e tyre në sasi dhe sidomos në cilësi, është garant për zhvillim të
qendrueshëm të tij, dhe performancë të sigurtë në të ardhmen.
Një degë e cila në format konkrete ka dalë në tregjet rajonale, është industria e
prodhimeve tradicionale(artizanati). Kjo është një degë, e cila ka kërkesa të
jashtëzakonshme në ditët e sotme nga vizitorë të shumtë, që vijnë e vizitojnë qytetin tonë.
Një numër familjesh qytetare shkodrane, por edhe ato të zonave rurale, po japin një
kontribut të madh në rimëkëmbjen e tyre, dhe janë shndërruar në furnizuese jo vetëm të
tregut vendas, por edhe të tregut të huaj.
Shkodra, në këtë tranzicion të tejzgjatur, ka zhvilluar edhe degë të sektorit
sekondar, degë potenciale me vlera konkurrenciale në ekonominë e saj. Vlen të përmenden
këtu, degët që janë të lidhura drejpërsëdrejti me tregtinë e brendshme e të jashtme, të cilat
kanë favorizuar eksportet e këtij rrethi.
Një tjetër potencial konkurrencial për ekonominë e rrethit të Shkodrës, është edhe
industria e përpunimit të drurit. Kjo degë është impulsuar nga zhvillimi i degës së
turizmit, ndërtimit, dhe e favorizuar nga potencialet pyjore të këtij rrethi. Qendrueshmëria e
zhvillimit të saj në të ardhmen, krijon premisa edhe për qendrueshmëri të disa degëve të
sektorit terciar(turizmit e tregtisë).
Industria e veshmbathjes, këpucëve dhe tekstileve, është shndërruar në pararojë të
eksporteve shkodrane në sektorin sekondar. Këto degë tradicionale, të rijetësuara nga
kapitali i huaj, sidomos ai italian, në përshtatje me kërkesat në rritje të konsumatorit
europian për produkte të ndryshme të prodhuara prej tyre, përbëjnë potenciale jo vetëm
konkuruese, por edhe qendrueshmërie të degëve të tjera të lidhura me të.
Panorama e prezantimit të peshës së sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës,
na shtyn të mendojmë se ky sektor tani dhe në të ardhmen, do të ketë pozita dominuese në
ekonominë shkodrane. Kjo shpjegohet me një sërë faktorësh:
Politikat sektoriale aktuale të shtetit në favor të këtyre degëve, por edhe në
perspektivë për një zhvillim të qendrueshëm të tyre;
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
181
Krijimi i një mjedisi të shëndoshë mikro e makroekonomik, në favor të
bizneseve të vogla e të mesme të këtij sektori, si parakusht për një
qendrueshmëri të tij në të ardhmen;
Intensifikimi i proceseve integruese në kuadër të marrëveshjeve të Tregtisë së
Lirë me vendet e Rajonit, ku me influenca direkte për rajonin e Shkodrës është
ajo me Malin e Zi;
Shfrytëzimi në aspekt pozitiv i potencialeve natyrore e humane, në favor të
degëve të sektorit terciar;
Tradicioni historik i zhvillimit të tregtisë;
Qendrueshmëria e këtyre degëve edhe në kohë krizash, favorizon garantimin e
zhvillimit të qendrueshëm të tyre edhe në të ardhmen.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
182
KAPITULLI VI
VI.1. SEKTORI TERCIAR DHE IMPAKTET NË MJEDIS
Rrethi i Shkodrës për vetë veçoritë e zhvillimeve humane të tranzicionit ofron një
disekuilibër mjaft problematik midis shërbimeve publike, të cilat janë në funksion të
ruajtjes dhe mirëmbajtjes së mjedisit jetësor nga njëra anë, dhe popullimit mjaft të dendur e
kaotik që ka pësuar zona urbane e këtij rrethi nga ana tjetër. Kjo ka sjellë ç‟ekuilibra
mjedisorë, më tepër urbanë e më pak ruralë, duke iu larguar kontrollit ligjor mjedisor dhe
në shumë aspekte duke iu lënë spontanitetit. Këto kanë qenë jo vetëm pasoja mjedisore, por
edhe për shëndetin e vetë komunitetit banues të këtyre qëndrave.
Mjedisi natyror dialektikisht, është i lidhur në shumë aspekte me zhvillimet
ekonomike, raportet ndërmjet të cilëve janë sa komplekse, aq edhe të ndërsjellta me
konseguenca pozitive e negative ndaj njëra- tjetrës. Është e kuptueshme, që mjedisi përbën
bazën e zhvillimeve humane, ndërkohë që këto të fundit kanë ndikuar në cilësinë e këtij
mjedisi në aspekt negativ, apo edhe pozitiv. Kjo ka rritur ndërvarësinë ndërmjet tyre, duke
e komplikuar këtë relacion të ndërsjelltë.
Kohët moderne, me stadet e larta të zhvillimeve ekonomike e popullimin e dendur të
vendanimeve urbane, kanë sjellë ndotje të mjedisit, me pasoja në jetën e banorëve e me
problematika të shumta edhe në aspekte të tjera humane. Në radhë të parë, vetë veprimtaria
njerëzore po ndot mjedisin ku jeton, duke e vështirësuar jetesën në këtë mjedis. Zhvillimet
ekonomike, që kanë ndodhur gjatë tranzicionit në rrethin e Shkodrës, kanë dëmtuar edhe
mjedisin, sidomos atë urban. Këta janë të lidhura me intensitetin e zhvillimeve të sektorëve
të ekonomisë, e për pasojë edhe të sektorit terciar. Problematikat mjedisore, me impakte
mjedisore nga sektori terciar janë të shumta, e të lidhura me shumë fenomene negative
ndotjeje. Konkretisht:
Rritje të mbeturinave urbane dhe të ndërtimit;
Dëmtime të infrastrukturës rrugore të brendshme, dhe rritja e numrit të automjeteve
të amortizuara;
Humbje e sipërfaqeve të gjelbërta, parqeve dhe dëmtime të biodiversitetit natyror,
nga ushtrimet e aktiviteteve të paligjshme tregtare në to, etj...
Migrimet e brendshme të intensifikuara në përmasa të paparashikuara, sollën një urbanizim
kaotik të qytetit të Shkodrës, duke krijuar një zonë periurbane dhe suburbane me shumë
problematika e ndotje mjedisore. Sot kjo zonë po atakohet me mangësi infrastrukturore,
nga me imediatet për një jetësë normale(strehimi, furnizimi me ujë të pijshëm, energji e
mbetje urbane).
Mbetjet urbane në qytetin e Shkodrës hidhen në vende të hapura, afër qendrave të
banuara dhe lumit Kir. Djegia e tyre në vende të hapura është shndërruar në një rrezik të
madh për shëndetin e banorëve, kontaminimin e tokës dhe të ujrave në afërsi të këtyre
zonave, por edhe të qytetit në përgjithësi320
. Ky vend depozitimi i mbeturinave urbane, që
ndodhet 3 km larg qytetit, në Komunën e Gurit të Zi, është jashtë çdo standarti për një
mjedis të pastër në shërbim të komunitetit. Sasia ditore e mbetjeve urbane është 80 ton321
në ditë, ç‟ka do të thotë se rreziqet e ndotjes sa vijnë e shtohen, duke prishur biodiversitetin
320
Hoti, Mahir”Integrimi i natyrës dhe i pejsazhit në zhvillimin urban të qytetit të Shkodrës”Shkodra në
Shekuj, Vëllimi i Dytë, Shkodër 2000 321
USAID, “Plan i biznesit 2011-2015 për depozitimet në Landfillit të Bushatit”, faqe 15
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
183
natyror të rajonit përreth. Grafiku i mëposhtëm jep situatën e kësaj problematike në shkallë
vendi, duke e pozicionuar Shkodrën si Qark në vend të gjashtë, me një situatë
problematike, veçanarisht në nivel rrethi:322
Grafiku nr VI.1: Mbetjet urbane në ton dhe për banorë sipas qarqeve në 2012
Kjo problematikë mjedisore, e shkaktuar nga mbetjet urbane, duhet të ketë një
zgjidhje tjetër më afatgjatë, duke mos u mjaftuar vetëm me asgjësim, por edhe me riciklim
të tyre. Në këto procese aplikimi i metodave bashkëkohore, garanton mjedis të pastër e
shëndetshëm për popullsinë. Në shërbim të kësaj, është edhe ndërtimi i Landfillit të
Bushatit, që në vitin 2007,323
me kapacitet 1.000.000 metër kub mbetje, i cili parashikonte
t‟i shërbente një popullsie prej 200.000 banorësh, duke përfshirë këtu edhe qytetet e
komunat më afër këtij landfilli. Mirëpo proçedurat burokratike dhe mosmarrëveshjet në
pagesat e midis njësive administrative, ka bërë që edhe sot të mos konkretizohet vënia në
efiçensë e tij.
Krahas mbetjeve urbane të krijuara nga konsumi ditor, ndotjeve të mjedisit u
shtohen edhe ato inerte nga bizneset e ndërtimit. Rritja e mbetjeve të tilla në rrethin tonë,
është e lidhur me rëndësinë shumë të madhe që morën ndërtimet gjatë periudhës së
tranzicionit.
Aktiviteti i ndërtimit (në kuadër të ndërmarrjeve ekzistuese në rajon) përbën rreth
4% në 2012, nga 12% që ishte në vitet e para të tranzicionit, ç‟ka tregon për nevojat e
mëdha për strehim të popullsisë në rritje të këtij rrethi.
Firmave ndërtuese sot në shumë raste u mungon përgjegjshmëria dhe etika e punës,
të cilat megjithëse operojnë me standarde bashkëkohore teknologjike, ndotin masivisht
mjedisin, duke mos marrë masat e duhura për ruajtjen ose rehabilitimin e mjedisit ku ata
ndërtojnë. Shkodra në nivel Qarku, krahasuar me disa qarqe të tjera me zhvillim intensiv e
problematika në këtë aspekt, ka një nivel jo shumë të lartë ndotje. Paraqitja grafike e
mëposhtme, e shpjegon qartësisht konstatimin e mësipërm:
322
INSTAT 2013.”Mbetjet e Ngurta, urbane e inerte në2001- 2012” 323
USAID,”Plan i biznesit 2011-2015 për depozitimet në Landfildin e Bushatit”, faqe 3
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
184
Grafiku nr VI. 2: Ndotjet e inerteve sipas qarqeve
Ndryshimet social-ekonomike dhe politike të vendit gjatë tranzcionit, u shoqëruan
edhe me ndryshime në strukturën e ndotjes. Deri në fillimi të viteve ‟90, në gjithë vendin
tonë, kontributin kryesor në ndotjen e ambientit e kishte industria ( 86%), sektori urban
(8%) dhe transporti ( 6%).
Situata ka ndryshuar gjatë tranzicionit ekonomik, dhe kontributi i industrisë në
ndotjen e ambientit të para viteve 1990, pothuajse është zëvendësuar në masën më të
madhe me ndotjen nga transporti. Ardhja e makinave të shumta, jashtë kushteve teknike të
punës, ka sjellë ndotje jo vetëm të ajrit nga gazrat e hedhura në atmosferë, por edhe të
ambientit nga mbeturinat e shumta metalike të të ashtuquajturave “varreza makinash”.
Statistika e numrit automjeteve të ardhura në rrethin e Shkodrës, janë treguesi më i
mirë i shtimit të ndotjes në këtë rajon (në vitin 2012 qarkullonin 19 731324
mijë automjete,
ndërkohë që në 1996 numëroheshin 8600325
të tilla), me një rritje 2.2 herë. Tregues i
shkallës së lartë të ndotjes, është edhe përdorimi i mjeteve me kushte teknike të ulëta e
shprehur tek mosha mesatare (10 vjet e lart), ç‟ka vërteton edhe një herë se ndotja vjen nga
shkarkimet e tymrave të papërpunuar nga motorët e vjetër të këtyre mjeteve, sasi kjo që kap
shifrën 85% të ndotjes atmosferike.
Ndotjes së sipërshënuar, i shtohen edhe pluhurat e shumtë të shkaktuara nga
infrastruktura e dobët rrugore, ku nga 209.079 ml rrugë të brendshme, vetëm 35 336 ml,
ose 17% e tyre janë të asfaltuara, pjesa dërrmuese e rrugëve të qytetit janë rrugë terciale, në
masën 70%. Pluhuri total në ajër është pothuajse 182ug/m3, nga 80 ug/m të përcaktuara
nga OBSH-ja, pra shumë më tepër se normat e lejuara në 2.2 herë më e lartë. Ndërkohë që,
pluhuri i respirueshëm për Shkodrën është 86 ug/m, kur vlerat normale sipas OBSH duhet
të jenë 50 ug/m3, pra 1.7 herë më e lartë në këtë rreth. Këtë na e pasqyron edhe grafiku i
mëposhtëm i ndotësve kryesorë të ajrit në qytetin e Shkodrës, krahasimisht me mesataren e
përgjithshme të vendit, e normat e lejuara shqiptare e ato të EU:
324
Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor 2012 325
Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor 1996
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
185
Grafiku nr VI.3 : Ndotësit kryesorë të ajrit në qytetin e Shkodrës, në 2010
Tregtia dhe shërbimet, në tërësi janë degë të sektorit terciar, që kanë efekte
negative në cilësinë e ambientit urban e rajonal në përgjithësi. Kuptohet që në këtë aspekt,
këto degë ndikojnë në hedhjet pa kriter të mbeturinave të tyre në vende të hapura. Tregu
lokal është aktiviteti kryesor i ekonomisë në Shkodër, ku shumicën e nevojave të popullsisë
kjo degë i përmbush me mallra të importuara. Ky aktivitet ka rritur ndotjen ditore të këtij
vendbanimi, dhe problematika në tregtimin e produkteve ushqimore. Për të minimizuar sa
më shumë këto efekte negative të këtyre degëve të sektorit terciar, organet e pushtetit lokal
kanë planizuar ndërtimin e tregjeve, sidomos atyre me shumicë. Një hap i tillë është edhe
ndërtimi i tregut të madh, i organizuar në dy hyrjet të qytetit, i cili tashmë është funksional,
por jo me kapacitete të plota. Tregtarët e vegjël abuzivëtregtojnë edhe në vendtregtime të
pasigurta (qoshka) përsa i përket pastërtisë mjedisore.
Ndotjes së mjedisit, i shtohen edhe zënia e hapsirarve të gjelbërta. Këto janë të
lidhura me tjetërsimin e një sërë lulishtesh brenda qytetit, të cilat janë shndërruar në troje
ndërtimi. Ekosistemi origjinal i para viteve ‟90, me lulishte të shumta në këtë qytet dhe në
periferi të tij, është dëmtuar shumë. Veçojmë këtu zonat përreth qytetit si: fshatin Rrenc,
kodrat e Tepes, Bregun Lindor të Liqenit, malin e Taraboshit etj, në të cilët biodiversiteti
natyror prezantohet mjaft i cënuar.
Nisur nga ndërvartësia midis mjedisit e zhvillimit human, një mjedis i ruajtur dhe i
pacënuar ka impakte pozitive në zhvillimin e degëve të sektorit terciar, veçanërisht këtu të
turizmit apo ekoturizmit. Biodiversiteti natyror i krijuar nga bota bimore, sidomos në zonat
malore të këtij rrethi është i pasur, i cili përbën potencial për zhvillimin e ekoturizmit. Nga
14 Zona të mbrojtura nga shteti, që gjenden në të gjithë Shqipërinë, tre prej tyre i përkasin
rrethit të Shkodrës. Konkretisht:
Zona e Thethit, me një sipërfaqe prej 2630 ha;
Velipoja, me një sipërfaqe prej 700 ha;
Liqeni i Shkodrës, me sipërfaqe 16 000 ha, ku 15 000 ha janë ujore.
Në tërësinë e mjedisit natyror të këtij rrethi, disa prej tyre janë klasifikuar edhe zona
natyrore të menaxhuara, ku Shkodrës i përkasin rreth 4 të tilla:
Lumi Buna, 44 km i gjatë;
Këneta e Domit, 300 ha;
Grykderdhja Bunë-Plazhi i Velipojës, 1500 ha;
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
186
Laguna e Velipojës, 950ha, e cila për vlerat natyrore është e mbrojtur nga konventa
e Bonit.
Të gjitha këto zona të mbrojtura e të menaxhuara të paraqitura edhe në hartën nr VI.1,
nga Ministria e Mjedisit, shërbejnë në krijimin e një oferte natyrore të pasur në shërbim të
zhvillimit të degës së turizmit balnear, malor e pejsazhor.
Harta nr VI.1: Zonat e mbrojtura e të menaxhuara në Shqipëri
http://www.moe.gov.al
Nga tërësia e këtyre zonave të prezantuara nga kjo hartë, ajo që gjëndet më e
kërcnuara në aspekt mjedisor në rrethin e Shkodrës është Liqeni me të njëjtin emër, si
rezultat i ujrave të përdorura dhe ndotjeve urbane të komunitetit banues, dhe të bizneseve të
ngritura në funksion të turizmit, apo edhe ato tregtare anës tij. Disa zona të nxehta të degës
së turizmit balnear janë edhe në Plazhin e Velipojës, kur dihet që norma e përbërësve
bakterologjikë të FC është 90%, e IE është 95%. Këto jepen qartësisht në grafikun e
mëposhtëm326
:
Grafiku nr VI.4: Ndotja e Plazhit të Velipoës e Liqenit të Shkodrës
Ndërgjegjësimi komunitar dhe masat e vetë pushtetit lokal, do të krijojnë të gjitha
premisat për ruajtjen e biodiversitetit natyror të rrethit, me impakte pozitive në zhvillimin e
sektorit terciar.
326
INSTAT 2013,”Të dhëna për ndotjen e Liqeneve e Plazheve të Shqipërisë”
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
187
Pas një panorame me shifra dhe fakte të situatës ekonomike dhe strukturimeve në
ekonominë shqiptare dhe shkodrane, si dhe potencialeve që disponon ky rajon në zhvillimin
e sektorit terciar, mendojmë të paraqesim disa përfundime e rekomandime, në favor të
zhvillimit të tij në të ardhmen.
PËRFUNDIME
Pozita gjeografike, gjeostrategjike e gjeoekonomike është shumë e përshtatshme për
zhvillimin e degëve të sektorit terciar, të cilat e fokusojnë këtë rreth si qëndër të
Qarkut me të njëjtin emër dhe më gjërë të Shqipërisë Ve VL;
Të qenit pjesë e proceseve integruese rajonale dhe relacioneve ndërkufitare me
Malin e Zi e kanë pozicionuar këtë rreth në rolin e urës lidhëse me këtë shtet, por
edhe pjesë të tyre;
Kjo vendodhje e privilegjuar gjeografike ka krijuar premisa zhvillimi të degëve të
sektorit terciar, veçanërisht të tregtisë dhe turizmit;
Elementët e kushteve natyrore të këtij rrethi kanë qenë favorizuese në shumë
aspekte të zhvillimit të degëve të sektorit terciar, duke i bërë ato më dinamike dhe
përfaqësuar potenciale të rëdësishme për zhvillimin e tyre;
Moziku morfografik i relievit krijon premisa zhvillimi të një turizmi shumëformësh
dhe një strukturë transporti disallojësh;
Pasuria klimatike e këtij rrethi përbën ofertë natyrore për një turizëm të shumëllojtë,
e cila është shfrytëzuar në shumë aspekte të zhvillimit të turizmit balnear e më pak
malor e pejsazhor;
Shkodra ka një kapital human prezent, aset i cili përbën mbështetjen kryesore për
zhvillimin e tre sektorëve të ekonomisë së rrethit;
Krahu i punës i shumtë në numër, u kondicionua nga shumë dukuri demografike të
intetnsifikuara në tranzicion, veçanërisht të migrimit masiv në të dy drejtimet e saj.
Këta sollën për rrethin shumë problematika sociale të agravuara në momente të
caktuara të tranzicionit, si: rritjen e papunësisë e varfërisë;
Në rrethin e Shkodrës, strukturimi ekonomik, me peshë të lartë të sektorit terciar në
ekonominë e tij, ka qenë zgjidhje momentale e tranzicionit përsa i përket punësimit,
i cili për vetë natyrën e tij gjeneron punësim të lartë të popullsisë në moshën e
punës;
Fuqia punëtore në këtë rreth disponon një nivel arsimor jo të paktë, përkrah aftësive
të fituara nga tradita dhe eksperiencat në vite, duke krijuar premisa, që këto aftësi të
shfrytëzohen sot, si potenciale dhe mundësi për shumë biznese të huaja dhe vendase
në të tre sektorët e ekonomisë, rrjedhimisht edhe në atë terciar;
Tranzicioni demografik solli për këtë rreth, si për gjithë vendin tonë, rritje të
urbanizimit, i cili ishte kaotik dhe me impakte në strukturimin e ekonomisë së së tij;
Historiku i lashtë i zhvillimit të Shkodrës, si një qendër me një civilizim të hershëm
e të lartë, përbën themelin e zhvillimeve të sotme të sektorit terciar, veçanërisht të
degës tradicionale, tregtisë;
Gjatë sistemit të modelit të ekonomisë së planifikuar, sektori terciar në vendin tonë
dhe rrethin e Shkodrës, kanë patur një peshë të vogël, në krahasim me dy sektorët e
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
188
tjerë. Kjo shpjegohet me strategjinë udhëheqëse të shtetit gjatë kësaj periudhe, atë të
përparësisë së sektorit sekondar ndaj të tjerëve;
Sektori terciar, në konceptet në të cilën udhëhiqej, e prezantohej gjatë këtij modeli
në rrethin e Shkodrës, si në të gjithë Shqipërinë, karakterizohej nga mbizotërimi i
shërbimeve tregtare, por që nuk e justifikuan veten në rritjen e mirëqënies së
popullsisë. Rezultante e kësaj ishte racionimi i produkteve kryesore ushqimore për
popullsinë, në vitet ‟80;
Gjatë këtij sistemi, ato që e justifikuan disi më tepër veten ishin shërbimet jotregtare
të karakterit publik, si mbrojtja, edukimi, shëndetësia, etj.;
Periudha e tranzicionit ekonomik shqiptar e shkodran, karakterizohet nga stimulimi
dhe mbështetja e SME-ve në të gjithë sektorët e ekonomisë, veçanërisht në sektorin
terciar;
Rrethi i Shkodrës karakterizohet nga një strukturë komplekse zhvillimi i sektorit
terciar, si të shërbimeve tregtare, edhe atyre jotregtare;
Terciarizimi i ekonomisë shkodrane është evident gjatë gjithë tranzicionit, si përsa i
përket punësimit, ashtu edhe numrit të subjekteve, që operojnë në këtë rreth;
Më shumë se në çdo sektor tjetër të ekonomisë së rrethit të Shkodrës, në sektorin
terciar operohet me ndërmarrje të tipit të SME-ve, me dominancë të
mikrondërmarrjeve, në masën 95% të tyre;
Sektori terciar në rrethin e Shkodrës, ndryshe nga Republika, dallohet për dominim
të shërbimeve tregtare, për të cilat ka edhe historik të lashtë dhe i personifikuar si
qytet tregtar, që nga Mesjeta;
Tregtia është aktiviteti kryesor në ekonominë e rrethit, me dominanca statistikore si
përsa i përket punësimit, në 17% të totalit të përgjithshëm, ashtu edhe subjekteve
sipas aktiviteteve, në 42% të tyre;
Prodhuesit e shërbimeve terciare në variablet e ekonomisë së tregut, sidomos në
zonën urbane të rrethit, janë bërë të ndërgjegjshëm për prodhim jo vetëm sasior, por
edhe cilësor, si një nga kërkesat kryesore për të depërtuar në tregun e huaj;
Tipari i fundit është specifik në nëndegët e këtij sektori, ku kapitali i huaj ka bërë
disa investime, si në aktivitetet bankare, turizëm etj;
Shërbimet tregtare kanë një dominancë në punësimin sipas asktiviteteve, në rreth
60%, dhe 77% të subjekteve, e lidhur me tradicionin e zhvillimit të tyre, dhe
politikat favorizuese në këtë aspekt në rrethin e Shkodrës;
Shkodra, disponon vlera të tilla historike, që rrallë i kanë qytete të tjera të
Shqipërisë, origjinaliteti i të cilave ka mundësur zhvillimin e turizmit kulturor e
historik, kombinuar me turizmin balnear e malor, të cilat kanë pasuruar tregun
turistik të rrethit, duke u bërë pjesë e tregut turistik rajonal, e sidomos këtu në atë
kulturor;
Shkodra zotëron disa avantazhe konkurruese të krahasueshme me tregjet e tjera
evropiane, apo rajonale, si kostot e ulëta të punës, burime natyrore, potenciale ende
në zbulim në sektorët e bujqësisë, industrisë ushqimore e të lehtë, si dhe në ato të
shërbimeve;
Prezantimi në përmasa të konsiderueshme edhe i shërbimeve jotregtare në këtë rreth
në punësim, në masën 40%, dhe 23% të subjekteve, tregon për rritje të kërkesave të
konsumatorit shkodran për shërbime të ndryshme të karakterit publik, shprehje e
kërkesës për cilësi të jetës.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
189
REKOMANDIME
Rivlerësimi i kapaciteteve natyrore e humane të rrethit të Shkodrës, veçanërisht
këtu i pozitës gjeografike, kushteve natyrore e humane mund ta shndërrojë atë në
kryeqendër të gjithë Shqipërisë Veriore jo vetëm në sektorin terciar, por edhe në
sektorë të tjerë;
Oportunitete të rëndësishme për këtë rreth janë edhe përmirësimet infrastrukturore,
procese të cilat duhet të jenë në vëmendjen e institucioneve përkatëse qendrore e
lokale. Këto të fundit janë të lidhura:
Me zgjerimin e linjës së lidhjes së këtij rrethi me “Polin Qendror të Zhvillimit”;
Vënien në punë të linjës hekurudhore, që lidh Shkodrën me Podgoricën;
Zgjerimin e rrugës deri në Muriqan, etj..;
Situata demografike dhe problematikat sociale të krijuara në tranzicion, kërkojnë
një mirëmenaxhim të kësaj situate dhe problematikave të lidhura me ta, në mënyrë
që të luftohen me efikasitet fenomenet sociale të krijuara në vite;
Politikat urbanistike të pushtetit lokal duhet të jenë të tilla, që të marrin parasysh
zgjerimin urban, apo evoluim të tij, në mënyrë që të ruhen vlerat pozitive, që ka ky
qytet me tradita të lashta;
Eleminimi i të gjitha dukurive negative të krijuara nga proceset e migrimeve të
brendshme masive, duke u mbështetur tek politikat e zhvillimit paralel të zonave
urbane e rurale dhe eleminuar disnivelet e dukshme midis tyre;
Terciarizimi i ekonomisë, nuk do të thotë lënie pas dore e sektorëve të tjerë,
përkundrazi nga një zhvillim i harmonizuar dhe i qendrueshëm i të tre sektorëve,
varet edhe suksesi i sektorit terciar;
Zhvillimi i degëve të sektorit terciar, e veçanërisht i shërbimeve tregtare, nuk mund
të kuptohet pa sektorin primar dhe sekondar, duke krijuar një raport të drejtë midis
prodhimeve të të mirave materiale e shërbimeve të lidhura me ta;
Suksesi ndërmarrjeve të vogla e të mesme, ose SME-ve në ekonominë e rrethit të
Shkodrës, varet nga mjedisi i favorshëm makroekonomik për ushtrimin e tyre dhe
financimet e këtyre bizneseve nga ana e shtetit;
Efiçensa e bizneseve të tilla në sektorin terciar, do të krijonte premisa për zbutjen e
problemeve, që lidhen me punësimin, dhe për rrjedhojë edhe në rënien e varfërisë si
në zonat rurale e urbane të këtij rrethi;
Bizneset shkodrane duke operuar në kuadër të proceseve integruese, në kushtet e
një tregu shumë konkurues, duhet të rrisin jo vetëm në sasi prodhimet e tyre, por
sidomos në cilësinë e tyre;
Që prodhimi shkodran të konkurojë denjësisht në tregun europian, duhet të
shfrytëzojë racionalisht potencialet natyrore e humane egzistuese, si në sektorin
terciar për të cilat ka tradicion, ashtu edhe në sektorët e tjerë prodhues;
Aplikimi i mjeshtërive të vjetra në kohët moderne, pra artizanatit do të ishte burim i
rëndësishëm jo vetëm për përfitime monetare, por edhe në angazhimin e forcave të
lira të punës në rrethin e Shkodrës;
Në të ardhmen për një treg dhe turizëm të qendrueshëm, theksi duhet të vihet në
ringjalljen e sektorit prodhues, i cili krijon garancinë kryesore për zhvillimin e
këtyre degëve dhe harmonizim të sektorëve njëri me tjetrin, si parakusht për
qendrueshmëri të tyre;
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
190
Një turizëm konkurrues, e ndihmon edhe një artizanat i zhvilluar në shërbim të tij;
Shndërrimi i Shkodrës në distrikt turistik për Veriun e Shqipërisë, duhet të
mbështetet në një strukturë e superstrukturë komplekse në funksion të tij;
Zhvillimet tregtare intensive në rajon, janë të lidhura me rritjen e eksporteve, të cilat
mbeten prioritetet kryesore të politikave të zhvillimit për vendin në përgjithësi, e
rrethin e Shkodrës në veçanti;
Integrimi i Shkodrës në Koridoret Veri-Jug, e atë të Bregdetit, do të krijonte
premisa zhvillimi në shumë dimensione të kësaj hapësire, e për pasojë edhe të
degëve të sektorit terciar;
Sektori terciar dhe tregtia, si degë tradicionale të tij, duke patur një pozicionim të
favorshëm gjeografik e gjeoekonomik, duhet të stimulohen nga vetë politikat e
zhvillimit rajonal;
Një promovim më dinjitoz i potencialeve disponuese të zonave rurale malore, do të
ndihmonte në krijimin e një infrastrukture funksionale për zhvillimin e turizmit
malor dhe aktiviteteve tradicionale të tyre;
Dega e turizmit duhet të konsiderohet si potencial, i cili duhet të zhvillohet sipas
modelit të qendrueshëm si në zonat urbane e ato rurale të rrethit;
Krijimi i një superstrukture cilësore në shërbim të kësaj dege, nënkupton krijimin e
paketave turistike të destinacioneve të ndryshme gjeografike të rrethit, si dhe
çertefikimin e produkteve në shërbim të tij;
Integrimi rajonal i ekonomisë shkodrane, mbetet prioriteti kryesor i zhvillimeve
aktuale me perspektiva për të ardhmen e saj;
Zhvillimi i qendrueshëm i shërbimeve terciare dhe ringjallja e sektorit prodhues,
krijon garancitë kryesore për zhvillimin e tyre, dhe harmonizimin sektorial në këtë
rreth;
Mbajtja në stabilitet dhe qendrueshmëri e treguesve të sektorit terciar, si të
shërbimeve tregtare e atyre jotregtare, mbeten prioritete të ekonomisë së rrethit
edhe në të ardhmen;
Potencialet ende në zbulim në sektorët e bujqësisë, industrisë së lehtë dhe
ushqimore, si dhe në atë të shërbimeve, janë avantazhe që duhet të vihen në
shërbim të nxitjes së eksporteve për të ardhmen;
Duke qenë se shoqëria shqiptare, e për rrjedhojë edhe ajo shkodrane, ka arritur një
stad të tillë, ku cilësia e jetës varet nga niveli i shumë shëbimeve të lidhura me
arsimimin, shëndetin, argëtimin, etj., aktualiteti i zhvillimit të tyre premton për
qendrueshmëri në të ardhmen;
Me qëllim që të menaxhohet sa më mirë mjedisi natyror i rrethit, kërkohen projekte
për ruajtjen e pjesës së padëmtuar dhe ndërhyrjen në ato zona problematike në
shërbim të rigjenerimit të tyre;
Planifikimet e ndërhyrjes në mjedis duhet të jenë të tilla, që të zgjidhen sa më mirë
konfliktet, që janë krijuar duke përcaktuar kufirin e ndërhyrjes dhe duke
parashikuar rreziqet natyrore dhe humane nga politikat e mbrojtjes së mjedisit;
Shndërrimi i Shkodrës në qendrën më të rëndësishme të shërbimeve tregtare e
jotregtare, jo vetëm për Qarkut me të njëjtin emër, por edhe më gjërë për Veriun
shqiptar, mbetet një nga format e reja të zhvillimeve në të ardhmen, duke e fokusuar
atë në rolin e “Polit të zhvillimit”;
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
191
Dinamizmi dhe qendrueshmëria e këtij sektori në të ardhmen, harmonizuar me
zhvillimin edhe të sektorëve të tjerë të ekonomisë, krijon premisa të sigurta për
punësimin e brezit të ri, i cili pavarësisht nga ndryshimet e elitave politike do të
gjejnë tek ky sektor garanci të sigurta punësimi;
Drejtimet e studimeve të brezit aktual, duhet të jenë drejt atyre degëve që
mundësojnë një punësim të sigurtë në degët e sektorit terciar. Materializimi i
studimeve të thelluara universitare në shërbim të këtij sektori, i bën degët e tij të
konkurueshme në nivel kombëtar, rajonal e më gjërë.
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
192
Literatura Abebe Adugna, Banka Boterore, “Shqipëria, vështrim i përgjithshëm”, Tetor 2012
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Qëndra e Studimeve Gjeografike,
Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Vëllimi i parë, Tiranë 1990
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Qëndra e Studimeve Gjeografike,
Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Vëllimi i Dytë, Tiranë 1990
Albanian Foreign Trade Report, 2003
A.Malaj,T.Kola”Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë.Përfitimet dhe të metat”.
Konferenca e IV, BSH2003
Bailly S. A, Maillat D, “LE Secteur Tertiaire en Question”, 1998
Banka Botërore”Strategjia e zhvillimit rural për Shqipërinë. Mbështetje për rritje
ekonomike e zhvillim të qëndrueshëm”, Nëntor 2002
Banka Botërore,” Vlerësimi cilësor i varferisë në 10 zona të Shqipërisë”, 2001
Banka Botërore,” Shqipëria një vështrim i përgjithshëm”, Tetor 2012
Buletini Ekonomik-Botim i Departamentit të Kërkimeve të Bankës së Shqipërisë
Banka e Shqipërisë “Vjetari Statistikor 2008”
Banka e Shqipërisë “Vjetari Statistikor 2009”
Banka e Shqipërisë “Vjetari Statistikor 2010”
Banka e Shqipërisë “Vjetari Statistikor 2011”
Banka e Shqipërisë “Vjetari Statistikor 2012”
Baron, S&Harris,K (2002)“Services marketing”
Buletini Vjetor Statistikor 2010, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe
Energjetikës, Qershor 2011
Buletin Shkencor nr 58. USH.Gjoni F, Rustja D”Komuna rrethina, hapësire në
zhvillim”
Buletin Shkencor nr 58. USH.Dibra N”Zonat e mbrojtura, në rajonet turistike,
sfidë për zhvillim”
Buletin Shkencor nr 58. USH.Dema B”Vështrim demografik mbi zonën Shirokë-
Zogaj”
Buletini shkencor 2013, International scientific Journal
Czinkota, M. R., Ronkainen, I. A., Moffet, M.H., Internetational Business, 2002
Dede S “Pasuritë minerale të Shqipërisë”, Tiranë 1980
Dega e Doganave, Shkodër, 2012
Dhoma e Tregtisë dh Industrisë Shkodër, Artizanati,Shkodër 2012
Devarajan, S. & Rodrik, D. (1989). “Trade liberalization in developing countries:
Do imperfect competition and scale economies matter. American Economic
Revieë”, 79
Derek R. Hall”Tourism in Eastern Europe” in Tourism in Europe” by Ë.Poppl and
P.Lavery. Cab International 1993
Dion, D. P. (2004). “Trade, groëth and geography: A synthetic approach.”
Governance and the efficency of economic system GESY, Discussion paper No. 22
Doka. Dhimiter,”Zhvillimet strukturore te ekonomise se Shqiperise”Studime
Gjeog. nr 15
Dr. Sabri Laci,” Gjeografia Rurale”, 2005
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
193
Dr . Dhimitër Doka,” Turizmi Qytetar dhe Vlerat Turistike të Qyteteve të
Shqipërisë”.
Draci B. Doka.Dh.Yzeiri.E.” Bazat e Gjeografisë humane”, SHBLU 2001
Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor
Ekonomia e Tranzicioni2(4)
Ekonomia e Tranzicioni3(5)
Ekonomia e Tranzicioni3(17)
Ekonomia e Tranzicioni nr 2(28)
Ekonomia e Tranzicioni nr2(32)
Ekonomia e Tranzicioni nr2(40)
Ekonomia e Biznesi 1(10)
Ekonomia e Biznesi1(15)
Ekonomia e Biznesi3(7)
Ekonomia e Biznesi1(9)
Ekonomia e Biznesi3(11)
Ekonomia e Biznesi3(14)
Ekonomia e Biznesi2(13)
Ekonomia e Biznesi2(6)
El-Agraa, A.M., “The Evropian Union, Economics and Policies”, 2001
Elmazi, L ( 2003) “ Marketingu i shërbimeve”, SHBLU
Esmeralda Uruci”Shkodra na tranzicioni drejt integrimit europian”Shkodër,
Seminar 2003
Evidenca e regjistrimit të subjekteve aktive- Drejtoria e Përgjithshme e
Tatimeve- Dega e Tatim-Taksa, Shkodër
Fletorja Zyrtare Nr. 24, Gusht 2002
Fletorja Zyrtare Nr. 85, Nentor 2002
Fletorja Zyrtare Nr. 55, Korrik 2002
Fletorja Zyrtare Nr. 34, Maj 2003
Prof.Dr Gruda Gjovalin, Prof. Dr Sheme Selman”Kelmndi, vështrim gjeografik e
turistik”, Tiranë 1998,
Flora Gjoni “Roli Pazarit të Shkodrës në tregtinë shqiptare”Shkodra në Shekuj,
Vëllimi II, Shkodër 2000,
FMN, (2008). Country Report Albania. Report No. 08/267-AL.
FMN, (2011) . Country Report Albania. Report No. 11/313-AL.
Hoffman,D& Bateson,J (2006) “Services marketing:concepts, strategies, &cases”
Informacione e raporte nga Banka e Shqipërisë dhe INSTAT
Iljaz Fishta,” Historia e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shkodër”, Tiranë 2001
Iljaz Fishta, Veniamin Toci,” Ekonomia e Shqipërisë në Vitet e Para të Ndërtimit
të Socializmit(Nëntor 1944-Nëntor1948)”
INSTAT 1993-2012
INSTAT, Reporteri i Ndërmarrjeve Ekonomike Sipas Prefekturave 1996-2012
Instituto Geografiko De Agostini di Novara,2010
Jean Carlo “Gjeopolitica”, Editori La Terza, 1998
Juran, J ( 1993)“ La qualité dans les services”,
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
194
Kristo .I “-Biznesi Ndërkombëtar,” 2002
Kruja, D&Dhora,R (2007) “Cilësia e shërbimeve publike:Mënyrat e kontrollit dhe
rritjes së performancës së tyre”, Prishtine
Kruja,D&Elmazi, L ( 2007) “ Tregu i shërbimeve postare nën këndvështrimin
marketing”, monografi, Camaj&Pipaj
Lovelock Christopher& Lapert Denis (1999) “Services marketing “, text,
reading, cases”.
Marin Barleti- “Rrethimi i Shkodrës”
Materiale nga Sektori i Strategjisë së Zhvillimit-Prefektura Shkodër
Mancellari, A –“Tregtia Ndërkombëtare”, 1999
Maksut Xh,Haxhibrahimi, “Detaria e Ulqinit në Shekuj”, Ulqin 1994
Materiale nga Seminari “ Zhvillimi ekonomik i rajonit të Shkodrës”
Materiale nga Seminari i III “ Shkodra ne shekuj”
METE,” Strategjia e Zhvillimit të Biznesit 2007-2009”
Ministria e Shëndetësisë, www.moh.gov.al/Të dhëna statistikore
Ministria e Turizmit, www.mtkrs.gov.al/Të dhëna statistikore
Ministria e Mjedisit,www.moe.gov.alPublikimet 2012
MPPTT, www.mppt.gov.alStrategjia sektoriale e Transportit 2008-2013
Ortigosa R“LaValutazione di Qualita nei Servizi Sanitari”Angeli F,2000-Milano
Payne,A (1993) “The essence of services marketing”, Prentice Hall Europe
Qendra Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare, “Raportet Vjetore te Tregtisë së
Jashtme, 2002-2010”
Qarku Shkodër-“Nxitja e zhvillimit rajonal nëpërmjet objektivave të mijëvjeçarit”
2003.
Qarku Shkodër “Studimi i Tregut të Punës” 2013
Raporti i zhvillimit njerëzor në Shqipëri në vitin 1998
Revista “Monitor”mars 2003
Revista “Monitor”nr, 21(74), qershor,2003
Revista “Monitor”nr, 25(74), korrik, 2003
Revista “Monitor”nr, 40(93), tetor, 2003
Seminari i IV ndërkombëtar, Shkodra në Shekuj, 2006
Shkodra District, 2003
Shkodra në Shekuj, Seminari i Tretë Ndërkombëtar, 2000
Studime Albanologjike, 2008, Dr. Romeo Hanxhari & Prof. Dr. Eqerem
Yzeiri” Evolucioni i një zone industrial…” faqe35
Studime Albanologjike nr IV, Tiranë, 2008
Studime Albanologjike nr IV, Tiranë, 2009
Studime Albanologjike nr IV, Tiranë, 2011
Studime Gjeografike nr 3 Eqerem Yzeiri”Tiparet e shperndarjes gjeografike
territorial të industrisë1960-1980
Sheme Selman,” Hyrje në Gjeografinë Regjionale”, Tiranë 2006
Sheme Selman,” Gjeografia e Industrisë” Tiranë 2008
Sheme Selman “Dilemat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe rrugët për kapërcimin e
varfërisë në rajonin e Shkodrës” , Ekonomia e Tranzicioninr 3, Tiranë 2003
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
195
Të dhëna nga UNOPS ,2004
Vjetarë Statistikorë të rrethit Shkodër, 1970-1978;1982-1986
Zija Shkodra-“ Qytetet shqiptare gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare”
Zija Shkodra”Esnafet shqiptare”
Zyra e Tatim-Taksave, Shkodër
Zyra e Statistikave, Shkodër
Zyra e Urbanistikës, Shkodër
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
196
Anekse Tabela nr II.2: Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike
Burim : Drejtoria e Ndihmes Ekonomike
Tabela II.3: Punësimi dhe papunësia në vite
VITET Punësimi Papunësia
1991 42579
1992 24215 18612
1993 24994 18634
1994 22052 22840
1995 22312 23307
1996 17910 29477
1997 13543 33954
1998 12998 37017
2001 15841 18922
2002 15564 18263
2003 14801 17790
2004 15220 17097
2005 15721 16617
2006 17700 15684
2007 18034 15085
2008 19010 14671
2009 19075 14078
2010 15289 14166
Burimi: Zyra e Punës Qarku Shkodër
NR Emertimi Njesia 3 Mujori I
matjes Nd.Pjes. Nd.Plote Gjithsej
I Numuri i familjeve gjithsej Nr/Mes 233 3,442 3,676
- Familje me 1 anetar " 0 431 431
- Familje me 2 anetare " 17 418 435
- Familje me 3 anetare " 24 604 628
- Familje me 4 anetare " 66 1,146 1,212
- Familje me 5 anetare " 55 592 647
- Familje me 6 anetare " 57 178 235
- Familje me mbi 6 anetare " 15 74 89
II
Fondi gjithsej i ndihmes
ekonomike 000/lek 1,144,900 14,602,933 15,747,833
- Familje me 1 anatar " 0 1,121,133 1,121,133
- Familje me 2 anetare " 51,567 1,345,800 1,397,367
- Familje me 3 anetare " 85,633 2,318,900 2,404,533
- Familje me 4 anetare " 288,933 5,180,267 5,469,200
- Familje me 5 anetare " 275,767 3,097,033 3,372,800
- Familje me 6 anetare " 329,400 1,048,067 1,377,467
- Familje me mbi 6 anetare " 113,600 491,733 605,333
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
197
Tabela nr IV.1: Shpërndarja e aktiviteteve në PBB e të AK Aktivitetet 1950 1960 1970 1980 1985 1986 1987 1988 1989 1990
Produkti shoqëror100% 100 100 100 100 100 100 100 100 100
Industri 23,1 47,0 51,7 59,2 58,3 57,9 58,6 59,6 58,2 58,4
Bujqësi, Pyje 60,1 27,5 24,1 23,4 24,3 25,4 25,4 24,0 24,7 25,1
Ndërtim 6,2 11,5 10,8 9,2 8,8 8,2 8,0 8,2 8,2 8,2
Transport 1,2 2,6 2,2 2,8 2,7 2,8 2,8 2,8 2,7 2,6
Tregti e brend. 2,5 2,5 4,2 2,2 2,6 2,6 2,5 2,4 2,5 2,3
Tregti e jashtme 3,4 6,5 4,1 2,2 2,1 2,1 1,6 2,1 2,8 2,3
Të tjera 3,5 2,4 2,9 1,0 1,2 1,0 1,1 0,9 0,9 1,1
E ardhura kombët. 100% 100 100 100 100 100 100 100 100 100
Industri 12,2 31,9 38,6 45,0 43,3 44,2 45,8 46,3 44,8 41,8
Bujqësi, Pyje 70,7 36,3 31,4 33,6 34,6 34,0 33,2 31,5 32,3 35,9
Ndërtim 4,4 9,2 9,3 6,9 7,2 6,7 6,4 6,5 6,5 6,4
Transport 0,9 2,7 2,8 2,9 3,3 3,4 3,5 3,7 3,4 3,3
Tregti e brend. 3,1 3,6 4,7 4,1 4,4 4,4 4,9 4,7 4,2 4,2
Tregti e jashtme 4,8 12,4 8.9 5,3 5,2 5,2 4,1 5,3 6,8 5,9
Të tjera 3,9 3,9 4,3 2,2 2,1 2,1 2,1 2,0 2,0 2,5
Burimi: Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991
Tabela nr IV.2: Shpërndarja gjeografike e eksport-importeve
Emërtimi Eksporti (%) Importi (%)
Gjithsej 100 100
Me vendet e KNER-it 46,6 40,1
Me vendet e industrializuara 37,9 45,7
Vendet në zhvillim 15,5 14,2
Burimi: Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991
Tabela nrIV.3: Struktura e eksport-importeve në %
Emërtimi Eksporte (%) Importe (%)
Lëndë djegëse, minerale e
metale
46.8% 24.5%
Prodhime kimike 1.5% 9.3%
Materiale ndërtimi 1.1% 1.1%
Lëndë të para me origjinë
bujqësore e shtazore
15.4% 10.2%
Bagëti të gjalla 0.4% 0.1%
Lëndë të para për prodhimin
e mallrave ushqimorë
2% 5.4%
Mallra ushqimorë 20.1% 10.1%
Mallra jo-ushqimorë të
përdorimit të gjerë
11.8% 8.4%
Makineri dhe pajisje 0.8% 30.9%
Burimi: Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
198
Tabela nr IV.4:Mbulimi i eksporteve ndaj importeve
Vitet Eksportet në % ndaj importeve
Viti 1950 29,1%
Viti 1960 59,9%
Viti 1970 59,5%
Viti 1980 99,5%
Viti 1985 83,3%
Viti 1986 93,4%
Viti 1987 94,0%
Viti 1988 79,2%
Viti 1989 79,9%
Viti 1990 59,9%
Burimi: Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991
Tabela nr 5: Rrjeti i tregtisë me pakicë në vendin tonë në vitin 1990
Numri i njësive Viti 1990
Ushqimore 3854
Joushqimore 2196
Të përziera 2086
Ushqim social 3605
Burimi :Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991
Tabela nr IV.6: Struktura e tregtisë me pakicë në rrethin e Shkodrës
Përshkrimi 1950 1955 1960 1965 1970 1985
Rrjeti I
përgjithshëm
293 528 425 554 544 779
a)Socialist 142 256 333 457 544 779
Shtetëror 17 152 202 233 321 536
Kooperativist 125 104 131 224 223 243
b) privat 151 272 92 97 - -
Burimi: Vjetari statistikor i Shkodrës 1985
Tabela IV.7:Qarkullimi i mallrave të tregtisë me pakicë në sektorin shtetëror Në mil lekë
Vitet Gjithsej Ushqimore Jo ushqimore
1950 59.4 42.8 16.6
1960 186.5 121.0 66.5
1970 296.5 177.3 119.2
1980 457.8 278.9 178.9
1981 475.4 285.9 189.5
1982 494.8 296.7 198.1
1983 527.7 313.5 214.2
1984 531.8 321.7 210.1
1985 525.1 319.6 205.5
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
199
Në përqindje
1950 100.0 72.1 27.9
1960 100.0 64.9 35.1
1970 100.0 59.8 40.2
1980 100.0 60.9 39.1
1981 100.0 60.1 39.9
1982 100.0 60.0 40.0
1983 100.0 59.4 40.6
1984 100.0 60.5 39.5
1985 100.0 60.9 39.1
Burimi: Vjetari statistikor i Shkodrës 1985
Tabela nr IV.8: Mallrat që ekonomia shkodrane eksportonte në vite
Emërtimi Njësia e matjes 1970 1980 1985
Tela bakri Ton 2005 4000 6980
Duhan Ton 1652 2721 1490
Qylyma Mijë/m2 4000 2003
Sixhade Mijë/m2 1345 2130
Perime konser. Ton 278 1097 496
Domate Ton 170 740 1048
Rrush Ton 565 845 823
Lëkurë Copë 2337 2735 2210
Prodhime
xunkthi
Mijë/lv 655 753
Ndenjëse
karrigesh
Mijë/lv 1006 2433
Burimi: Vjetari statistikor i Shkodrës 1985
Tabela nr V.1: Ecuria e ndërmarrjet aktive në vendin tonë nga 2000-2012
Viti Ndermarrjet aktive
2000 1068
2001 920
2002 920
2003 926
2004 931
2005 932
2006 935
2007 939
2008 974
2009 905
2010 904
2011 925
2012 955
Burimi: INSTAT 2012
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
200
Tabela nr V.2: Rritja e PBB në vite
Burimi: INSTAT 2012
Tabela nr V.3: Të punësuar sipas aktiviteteve nga viti 2000-2012 në vendin tonë /në mijë Aktiviteti
ekonomik
2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
2009
2010
2011
2012
Bujqësi, pyje, peshkim
767 531 531 539 546 545 542 542 568 501 496 504 522
Industri
nxjerrëse
9
8
7
7
6
6
5
6
5
6
6
8
10
Industri
përpunues
34 47 47 46 56 56 58 54 56 53 53 63 50
Industria e
energjise
15 16 16 14 14 13 11 13 25 26 26 21 12
Ndërtim 13 56 56 56 52 52 53 52 46 40 39 35 29
Tregti 49 67 67 68 64 64 68 57 53 58 58 65 83
Hoteleri,
restorante
19 16 16 16 17 15 16 16 12 12 13 22 21
Transport,
komunikac
ion
26 32 32 32 20 19 19 24 26 23 24 26 27
Arsim
47 50 49 49 48 47 48 46 37 40 42 41 42
Shëndetësi 23 26 26 27 28 24 25 24 28 26 27 28 27
Të tjera 66 71 71 72 82 91 90 105 118 120 120 112 132
Burimi: INSTAT 2012
Vitet PBB-ja në %
1991 -10.2
1992 -28
1993 -7.2
1994 9.6
1995 8.3
1996 9.1
1997 -10.8
1998 9.0
1999 13.5
2000 6.7
2001 7.9
2002 4.2
2003 5.8
2004 5.7
2005 5.7
2006 5.4
2007 5.9
2008 7.5
2009 3.3
2010 3.8
2011 3.1
2012 1.6
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
201
Tabela nr V.4: Ndërmarrjet sipas aktiviteteve nga 2001-2012 sipas aktiviteteve ekonomikë
Ativiteti
ekonomik
2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012
Bujq. pesh 295 322 391 577 586 964 1,020 866
peshkimi 192 255 298 510 557 738 915 911
Industri 6,695 7,452 7,783 8,909 8,723 9,721 10,151 9,690
Ndërtim 2,905 3,647 4,039 4,477 4,305 4,245 4,543 4,469
Tregti 29,602 35,351 37,609 43,727 43,113 44,709 46,636 45,273
Hoteleri,
Restorante
7,765 9,859 10,515 12,844 13,426 15,674 17,113 16,888
Transport 6,102 6,550 7,479 8,872 9,062 10,361 10,869 10,351
Aktivitete
financiare
194 214 294 525 562 651 662 701
Pasuri e
patundëshme,
Dhënie me
qera
2,481 3,186 4,022 5,059 5,152 5,715 6,354 6,844
Arsimi 509 579 649 780 802 899 938 961
Shëndeti 1,019 1,154 1,662 1,880 2,022 2,163 2,250 2,264
Shërbime
kolektive,
2,817 3,372 3,444 4,159 4,253 4,604 4,762 4,744
Burimi: INSTAT 2012
Tabela nr V.5:Indekset dhe volumi i tregtisë me pakicë vendin tonë, Burimi:INSTAT 2012
Indekset e Vlerës Indekset e Volumit
Tregtia me pakice 259.6 230.6
Artikuj te perzier
ushqimor
335.3 254.6
Artikuj te perzier
joushqimor
240.6 203.2
Ushqime pije e duhan në
njësi tregtare të spec.
182.7 138.5
Produkte farmaceutike e
mjeksore, kozmetike
424.8 367.4
Veshje, këpucë dhe artikuj 172.4 195.4
Paisje të ndryshme
shtëpiake
296.3 295.4
Libraartikuj shkollor dhe
të tjera industriale në
dyqane të specializuara
194.6 178.9
Treg., mirëmb. dhe rip. i
autom.dhe motoçikletave
358.6 248.6
Treg., mirëmb. dhe rip. i 420.8 326.2
Burimi: INSTAT 2012
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
202
Tabela nr V.6: Institucionet kombëtarë kulturore, Burimi: INSTAT 2012
Institucionet kulturore ne Shqipëri Totali
Gjithsej 26
Muzeume 10
Parku i Butrintit 1
Teatro 2
Biblioteka Kombëtare 1
Galeri e Arteve 1
Qëndra komtare e Kinematografisë 1
Instituti i Monumenteve 1
Qëndra Kombëtare e Kulturës 1
Ansambli i Këngëve e Valleve 1
Tabela nr V.7 : Të punësuarit sipas aktiviteteve në vitin 2012 në rrethin e Shkodrës
Aktivitetet 2012 në %
Bujqësia, Pylltaria, Peshkimi
Industria përpunuese
Energjetika
Ndërtimi
Tregtia
Transporti
Arsimi
Shëndeti
Të tjera
1,1%
26%
3%
12%
17%
3,1%
14,5%
8,8%
14,5%
Burimi: Qarku Shkodër 2013
Tabela nr V.8: Shpërndarja e të punësuarve sipas aktiviteteve në Bashkinë Shkodër 2010
Aktivite
tet
VITET
2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010
Nr. i
punonje
sve
Nr. i
punonje
sve
Nr. i
punonje
sve
Nr. i
punonje
sve
Nr. i
punonje
sve
Nr i
punonje
sve
Nr. i
punonje
sve
Prodhi
m
3578 3679 4614 5004 5327 4707 4504
Ndertim 970 938 1351 1438 1813 1756 1845
Transpo
rt
604 627 616 661 631 579 252
Tregeti 1690 1770 1784 1795 1851 1919 2549
Sherbi
me
5205 5545 6060 5885 6058 6693 3713
Te tjera 3173 3162 3275 3251 3330 3421 2426
SHUMA 15220 15721 17700 18034 19010 19075 15289
Burimi:Zyra Rajonale e Punësimit, Shkodër
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
203
Tabela nr V.9 : Numri i subjekteve sipas aktiviteteve në Bashkinë Shkodër
Lloji i
aktiviteti
t
VITET
2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010
Nr.i
subjekte
ve
Nr.i
subjekte
ve
Nr.i
subjekte
ve
Nr.i
subjekte
ve
Nr.i
subjekte
ve
Nr.i
subjekte
ve
Nr.i
subjekte
ve
Prodhi
m
183 203 224 210 307 301 415
Ndertim 103 111 116 109 138 136 164
Transpo
rt
115 130 146 187 176 115 141
Tregeti 747 819 1216 1086 1165 1048 1412
Sherbim
e
519 610 974 749 743 746 519
Te tjera 79 80 85 87 96 98 407
SHUM
A
1746 1953 2761 2428 2625 2444 3058
Burimi:Zyra Rajonale e Punësimit, Shkodër
Tabela nr V.10: Disa kompanitë huaja në rrethin e Shkodrës
Kompanitë e huaja Aktiviteti prodhues
Shqipëria Trikot
Calzaturifficio
Adelchi
Berttoni
Gren Shoe
Alb-Konfeksion
Felix
Moda Jeans
Dupon
Letto
Vitra
Neë Jeans
Labeat-Tekstil
Dija
Ital-Shqipja
Mobil Tirana
Dafinor
Progres Metal
Meat Master
Snns Kooll
Prodhon intimo
Prodhon këpucë
Prodhon këpucë
Prodhon këpucë
Konfeksione të ndryshme
Konfeksione
Konfeksione
Konfeksione
Konfeksione
Konfeksione
Konfeksione
Konfeksione
Konfeksione
Prodhim karrigesh
Perpunim druri
Perpunim druri
Prodhime mekanike
Industri Ushqimore
Materiale ndërtimi etj
Burimi: Zyra e Tatim-Taksave, Shkodër
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
204
Tabela nr V.14 : Infrastruktura arsimore ne rrethin e Shkodrës në 2012
Emertimi PUBLIK
Gjithsej Fshat
Gjithsej Femra Gjthsej Femra
Numri i fëmijëve në kopshte 4380 2082 2527 1227
Numri i nxënësve në 9-vjeçare 27160 12917 15566 7493
Numri i nxënësve në Gjimnaz 7148 3547 2765 1321
Numri i nxënësve në të mesme
Profesionale
2235 479 350 74
Numri i nxënësve me kohë të
shkurtuar
1063 537 0 0
Edukatore kopshti 253 253 140 140
Mësues në 9-vjeçare 2040 1486 1306 872
Mësues në të mesme Gjimnaz 391 240 164 86
Mësues në të mesme Profesionale 202 119 13 6
Burimi: Drejtoria Arsimore Shkodër 2013
JO PUBLIK
Gjithsej Fshat
Gjithsej Femra Gjthsej Femra
544 256 143 66
3231 1604 0 0
1778 1046 0 0
175 53 0 0
0 0 0 0
0 0 0 0
29 29 8 8
257 201 0 0
160 103 0 0
31 14 0 0
Emertimi PUBLIK JO PUBLIK
Gjithsej Fshat Gjthsej Fshat
Nr.kopshteve 155 122 12 3
Nr.shkollave 9-vjeçare 123 100 15 0
Nr.shkollave të mesme Gjimnaz 30 21 9 0
Nr.shkollave të mesme Prosesionale 8 2 1 0
Nr.shkollave me kohë të shkurtuar 4 1 0 0
Burimi: Drejtoria Arsimore Shkodër
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
205
Tabela nr V.15: Përkujdesi shëndetësor në Shkodër
Mjeke gjithsej: 101
1.Mjeke ne sherbime prane Drejtorise se Shendetit
Publik
9
2.Mjeke ne sherbimin ambulator 46
3.Mjeke te spitalit 46
Stomatolloge gjithsej
Mjeke
48
Nd/Mjeke 21
Sherbim shteteror
Mjeke
10
Nd/Mjeke dentiste 7
Sherbim privat
Mjeke
38
Nd/Mjeke dentiste 7
Laborant dentar 7
Burimi: DSHP Shkodër
Tabela nr V.16:Shërbimi shëndetsor
Nr EMËRTIMI Sasia
I Qendra shendetesore 10
- Konsultore te nenes 4
- Konsultore te femijeve 4
- Qendra te planifikimit familjar 2
- Mjeke 46
- Infermiere 127
II Farmaci dhe agjensi
farmaceotike
44
Burimi: DSHP Shkodër
Tabela nr V.17:Shërbimit shëndetësor dytësor
Nr Spitalet Shtreter Nr I
mjekeve
Nr.personelit
mjeksor
Personel
sherbimi
1 Kirurgji,pathollogji ) 174 41 211 79
2 Neuro-Psiqiatrik 25 3 10 6
3 Infektiv 25 2 8 6
4 Materniteti 109 14 62 31
5 Pediatri 75 9 29 33
6 Pneumo-Ftiziatri 70 4 21 14
7 Poliklinike 4 24 5
8 Urgjence 11 27 12
9 Administrata 4 137
Gjithsej 478 88 396 323
Burimi: DSHP Shkodër
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
206
Objekti :Studimi i situatës ekonomike të Rajonit të Shkodrës, pesha e bizneseve terciare
dhe problematikat e tyre.
Pyetësor
Ju lutem kontriboni në arritjen e qëllimit studimor të pytësorit
1. Gjinia: Femër Mashkull
2. Mosha :
nen 30 vjec
30-40vjec
mbi 40 vjec 3. Në çfarë biznesi operoni përsa i përket madhësisë?
Biznes i madh
Biznes i vogël e i mesëm
Mikrondërmarrje
4. Niveli arsimor dhe a ju ka ndihmuar në aktivitetin tuaj:
Fillor
Tetëvjecar
Mesëm
I lartë
5. Në cilin sektor operon biznesi juaj?
Sektorin primar
Sektorin sekondar
Sektorin terciar
6. Biznesi juaj është ndërtuar si?
Kapital i huaj
Kapital i përbashkët
Kapital vëndas
7. Cili është motivi kryesor që ju ka shtyrë të ndërtoni aktivitetin tuaj:
Fitimi sa më i lartë
Për të përballuar jetësën
Fitim mesatar
8. Cilat kanë qënë burimet e financimit të biznesit tuaj?
Kredi bankare
Depozitat e tyre
Hua nga të tjerët
9. A keni patur përvoja në aspekt të drejtimit në ndërmarrjet e mëparshme, kur
ju keni ndërtuar biznesin tuaj?
Po
Jo
10. A keni patur vështirësi nga konkurrenca e fortë në treg për mallrat tuaja?
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
207
Po, shumë
Jo
11. A keni patur vështirësi në gjetjen e truallit për fillimet e aktivitetit tuaj dhe si
e keni?
Me qera
Keni patur truall tuaj
E keni blerë
12. A keni patur vështirësi në sigurimin e kapitalit për të riinvestuar në
aktivitetin tuaj?
Po, shumë
Deri diku
Jo, aspak
13. Çfarë teknologjie shfrytëzoni në ushtrimin e aktivitetit tuaj?
Teknologji të re bashkëkohore
Teknologji të para viteve 90‟
14. A keni arritur të depërtoni me mallrat tuaja në tregjet e huaja dhe sa e
vështirë ka qënë për ju?
Po
Jo
15. A i keni justifikuar investimet tuaja në prodhimtarinë dhe në rritje të të
ardhurave tuaja?
Po
Jo
Mesatarisht
16. Çfarë vëndi zë cilësia në prioritetet kunkurruese të ekonomisë së tregut të lirë
në aktivitetin tuaj?
Vëndin e parë
Vendin e dytë
Vendin e tretë
Vendin e katërt
17. A jeni të informuar me ndihmën që duhet t’iu japë shteti në ushtrimin e
aktiviteteve të tyre?
Po
Jo
Ju lutem shënoni me + përgjigjen që dëshironi
Faleminderit për mirëkuptimin
Roli i sektorit terciar në ekonominë e rrethit të Shkodrës
208
Sektori terciar në rrethin e Shkodrës është shndërruar në dominues të ekonomisë së tij, mështetur
mbi një tradicion historik të hershëm dhe mbi potenciale natyrore e humane prezente, jo vetëm të brezat
aktualë, por edhe brezat e ardhshëm.
Cilësia e jetës, e cila si njësi matëse nuk ka vetëm standartin jetësor, por është e lidhur edhe me
shërbimet, që kanë të bëjnë me arsimimimin, shëndetësinë, argëtimin, etj., është karakteristikë e shoqërive të
zhvilluara perendimore, por që i gjejmë të materializuara edhe në vendin tone, e për pasojë edhe në rrethin e
Shkodrës.
Këtij qëllimi i shëben edhe ky punim doktoral, duke mos u mjaftuar vetëm në prezantimin e situatës
aktuale të sektorit terciar në rrethin e Shkodrës, por duke evidentuar edhe potencialet natyrore, humane për
zhvillim të qendrueshëm të tij në të ardhmen.
Potenciali natyror e human dhe tradicioni i zhvillimit të disa degëve të këtij sektori, kanë qenë
faktorët kryesorë të dominancës statistikore të degëve të tij në aspekte të ndryshme.
Këto potenciale në dispozicion të brezit aktual, kanë mundësi të shfrytëzohen edhe nga brezat e
ardhshëm, duke siguruar një vazhdimësi strukturore të ekonomisë së këtij rrethi.
Në kuadër të implementimit të “poleve të zhvillimit”, zhvillimet modeste të degëve të sektorit terciar
në rrethin e Shkodrës, i kanë dhënë atij një atribut të tillë në lidhje me Qarkun e Veriun shqiptar.
Fjalë kyçe: Tranzicion ekonomik, strukturim ekonomik, politikë sektoriale, pol zhvillim, zhvillim i
qëndrueshëm
Fusha e studimit: Gjeografi Humane
Tertiary service in Shkoder district has turned into a dominating sector of its economy based also on
an historic tradition and natural and human potentials for progress not only of the current generation, but also
future generations.
Life quality, whose measuring unit is not only the living standard but also services related to
education, healthcare, entertainment, etc, is a characteristic of western developed societies, which is now
present also in our country and in Shkoder region too.
The goal of this work is to present current situation in tertiary sector in Shkoder region and make
evident natural and human potentials for its sustainable development in the future.
Natural and human potential and traditional development of several branches of this sector have
been key factors of a statistically domination of its branches in different aspects.
The potentials at the disposal of current generation have chances for exploitation also by future
generations providing a structural continuity of the economy of the country.
Modest progress of branches of tertiary sector in Shkoder district has given it the attribute of a
“development pole’ in relation to Albanian Northern Region.