341
FATMIR MINGULI REVOLTË DHE MEDITIM (Mbi poetikën e Adem Zaplluzhës)

REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

  • Upload
    ngodat

  • View
    238

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

FATMIR MINGULI

REVOLTË DHE MEDITIM(Mbi poetikën e Adem

Zaplluzhës)

Shoqata e shkrimtarëve “Fahri Fazlliu” Kastriot

2013

Page 2: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

FATMIR MINGULI

Revoltë dhe meditim

(Mbi poetikën e Adem Zaplluzhës )

Shoqata e shkrimtarëve “Fahri Fazlliu”

Kastriot 2013

Page 3: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Autor : Fatmir Minguli

Redaktor : Vladimir Muço

Recensent : Mazllum Baraliu

Lektor : Fatmir Minguli

Ballina : Agim Krasniqi

Copyright : Autori

Page 4: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Introduktë Të shkruash për krijimtarinë poetike të poetit prishtinas Adem Zaplluzha do të ishte e barabartë sikur të shkruash një sagë të vërtetë jetësore. Në këtë sagë librat poetikë të këtij poeti janë kapituj që jeta e tij i ka për subjekt e ku lexohen këndshëm ndodhi, epika, legjenda,dashuritë ,natyra e Kosovës,heronjtë e kohës, jeta e shkuar dhe e ardhshme, qiejt e hapur dhe mjegullat e jetës,kozmosi dhe zogjtë... Të njohësh poezinë e Adem Zaplluzhës duhet të lexosh të 77 librat e tij, por edhe një poezi e vetme do të mjaftonte për këtë njohje. Ky nuk është thjeshtë një konstatim ndoshta grotesk por një forcë e talentit të poetit që po i afrohet vitit të 70-të të jetës së tij. Kopertinat e 77 librave janë tashmë si gurë të veçantë të një mozaiku që pasqyron hapësirat kosovare me të gjitha ngjyrat e saj. Një punë vigane e poetit për të ndërtuar një obelisk të poezisë moderne kosovare e për tu folur njerëzve se jeta është e bukur dhe e patjetërsueshme, se kosovarët si ilirë dardanë vinë në ditët tona krenarë e të përparuar në lirinë e tyre të fituar me sakrifica e humbje njerëzore. Por në obeliskun poetik të Adem Zaplluzhës nuk janë vetëm këto , janë ato elemente në magmën e krijimit të poetikës ku bën sy talenti i veçantë i tij, një talent i lindur midis shpirtit të zambakëve të Prizrenit dhe vrullit të ujërave të Lumbardhës. U desh një libër si ky që kemi në duar , të paraqiste atë që poetikës moderne të Adem Zaplluzhës i takon.

Page 5: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

U desh ky libër për të njohur dhe hapësirat e botës së lexuesve dhe të kritikës së specializuar se si janë konfrontuar me veprën e Adem Zaplluzhës . Mendimet e dhëna në këtë libër janë thjeshtë një konfirmim ,por dhe një vlerësim jo vetëm dashamirës. Autorë të ndryshëm janë prezent me shkrimet e tyre duke u bërë jo vetëm kritikë të veprës poetike të poetit kosovar por dhe zëdhënës të një vepre që ja vlen të lexohet.Shumë kritikë, publicistë, poetë e shkrimtarë të ndryshëm që paraqiten në këtë botim të veçantë vinë jo vetëm nga Kosova, por dhe nga Shqipëria, Rumania, Amerika, Suedia, Gjermania etj.Është kjo një gjeografi që do ta kishte zili kushdo nga krijuesit e ndryshëm.

Fatmir Minguli

Page 6: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Parafjalë Tek lexoja një parathënie të librit “Letër atdheut” të prof. Dr. Eshref Ymerit , më përfshiu fiksioni në përcaktuershmërinë e thjeshtë por bindëse të tij: “ ...shpreh bindjen se krijimtaria artistike e Adem Zaplluzhës ka tërhequr e do të vijojë të tërheqë vëmendjen e studjuesve të letërsisë , të kritikës dhe gjuhëtarëve , të cilët me metoda shkencore do të mundohen të zbulojnë të fshehtat e shpirtit të poetit dhe t’i përgjigjen pyetjes : se ku fshihet magjia e ndikimit të tij mbi shpirtin e njeriut”. Nuk e di sepse , sot , mbasi miku dhe bashkëpuntori im, eseisti Fatmir Minguli mori nismën për të përmbledhur gjithë shkrimet e botuara në gazeta e revista për Adem Zaplluzhën , m’u kujtua arkeologu austriak Shliman , i cili në vitin 1886 me sensin analitik të një shqise të shtatë, zbuloi Trojën. Në kontekstin letrar ndoshta kjo krijimtari e bollshme ,por dhe shumë cilësore e Adem Zaplluzhës vjen në letrat shqipe si ato ngulimet e “Trojës letrare” në truallin dardan dhe baca Adem na vjen si një Priam poetik. Arkeologët( kritikët, eseistët, studjuesit ) e veprave (ngulimeve) të Ademit , siç duket nga vetë bollëku studimor e kanë marrë në konsideratë profecinë e Prof.Dr. Ymerit për veprat e poetit tashmë të mirënjohur. Vlerat që përcjellin veprat e trajtuara në kritikologji e justifikojnë plotësisht evidentimin e studimeve, eseve, refleksineve të përmbledhura në këtë libër. Ky libër , përmbledh një varg shkrimesh analitikë të shkruara me gjuhën dhe zemrën , në konceptimin filo-analitik, me një dashuri të përbashkët , por dhe me një shqetësim për ardhmërinë e poetikës së sotme , në suazat e një recesioni që ka mbërthyer krijimtarinë mbarëkombëtare.

Page 7: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Ndoshta ky libër mund të marrë vlerat e një doracaku në evidentimin e vlerave të vërteta të poezisë së sotme kosovare dhe më gjërë. Kolegët që janë marrë në këtë hapësirë kohore me studimin e veprës poetike të Adem Zaplluzhës e dinë fort mirë tashmë dhe e kanë parasysh se çfarë vështirësish komplementare përbën hartimi dhe përmbledhja e tipareve, përbashkësive, ku të treten tiparet individuale të secilit studjues. Por ata kanë patur parasysh dhe atë djaloshin Adem që në vitin 1968 fitoi çmim të parë në konkursin poetik në Beogradin e ish Jugosllavisë . E kur ju kërkua nga kryetarja serbe e jurisë që ta recitonte në serbisht poezinë fituese, ai , Ademi ,nuk pranoi.Por poeti i madh kroat Miroslav Kërlezha ju drejtua dhe i tha: “Mirë biri im , lexoje në gjuhën e nënës!” , dhe Ademi e lexoi shqip. Një poet i tillë kaq atdhetar , u mbajt në mjegullat e Andromedave ziliqare, futur diku në vrimat e dheut si ato ngulimet trojane , me xeherorë brilantinë e që prisnin sortirimin në karjerat letrare të kohëve që do vinin. Mbas çlirimit nga vargojtë e pushtimit 100 vjeçar serbo – sllav , autori i librave poetikë dhe studjuesit e tij kanë bërë një punë të madhe drejt përfitimit të përqasjes koherente nga shumë lexues .Gjeografia shkrimore ka qenë e gjerë duke përfshirë jo vetëm Shqipërinë dhe Kosovën por dhe Rumaninë, Suedinë, Amerikën, Kanadanë etj. Shkrimet evidentojnë vlerat e një arti të ri ( deri tani të pamediatuar ) me një përqasje drejt një moderniteti të natyralizuar. Por universialiteti poetik i Adem Zaplluzhës i tejkalon kufijtë e racionales dhe lëvron në troje të iracionalitetit , në kondicion subkoshience të një ëndërre të kahmoçme. Ajo të rrëmben me larminë e saj befasuese e interpretuese të ndjenjave .Studjuesi e lexuesi e ndjejnë veten si në një

Page 8: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Akropol ku janë ekspozuar të gjitha gjetjet e ndjesive shpirtërore . Nga përbashkësia e shkrimeve në këtë libër evidentohet qartazi se vepra poetike e Zaplluzhës nuk është thjeshtë një epizëm apo një atdhetarizëm trashendent.Ajo synon për më thellë, duke spikatur drejt një filozofie sociale të kohës e mbarsur me brengat dhe handikapet e saj. Ndaj dhe autori i kësaj përmbledhjeje studimore e mirëpërcaktuese shkruan: “Poetika e Adem Zaplluzhës në të gjithë tërësinë e saj bazohet në revoltën legjitime të një poeti atdhetar dhe që pasohet shpesh nga një meditim i thellë për hallet e shoqërisë së sotme.” Ky është dhe boshti rreth të cilit prevalojnë artikujt e përmbledhur në këtë libër të veçantë në llojin e vet, si një detyrim jo vetëm shoqëror por dhe atdhetar e shkencor në nxjerrjen në pah të vlerave të patrajtura në nivelet që ajo kërkon.

Dyrrah, 22.01 13 Vladimir Muça Poet, studjues

Page 9: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Autoportreti poetit

Më kënaqin fjalët e mira për librin tim, se ne këtu,pas kafshimeve kemi pas rrallë herë fjalë burrash që të mbesin në zemër e të gëzojnë, me një fjalë, të japin një energji pozitive për punën e mëtejme. Nuk më kanë kritikuar, por ama as nuk kam dëgjuar një fjalë të mirë, kanë qenë indiferent ndaj shkrimeve të mia , nuk mi kanë botuar poezitë për arsye se nuk ledhatova askënd, në jetë e as nuk dua të ledhatoj. Dua të jetoj e të vdes vertikalisht, si njeri. Njerëzit, disa prej tyre, kanë për qejf dikë të kenë ndër këmbë, kam qenë lis që kurrë nuk jam praptuar dhe kam mbërri deri në ditët e sotme, kështu siç jam me të mirat e të ligat e mia, por të ndershme; kam edhe të mirat edhe të ligat. Ja miku im, kështu jam dhe më prano si të tillë, burrat i lus kurse jo burrat i përbuz deri në skajshmëri.

E-mail , dërguar nga Adem Zaplluzha në adresën e Fatmir Mingulit.

Page 10: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë
Page 11: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Kapitulli I

POETI I REVOLTES DHE MEDITIMIT

Page 12: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

To [email protected]ëmbrëma Adem ,Koha për te lexuar poezitë e tua nuk është kohë e humbur e për aq më tepërnuk është humbje. Në këtë poezi ka konceptualitet që aq shumë i mungon poetëve tanë të Shqipërisë e Kosovës .Aq më keq në poetët shqiptarë të Malit të zi e të Maqedonisë.Kjo poezi i tregon njerëzve se nuk janë veç “sandale në suferinë” që janë “veçse varka të mbytura të peshkatarëve”!Krejt më ngjan me Bodlerin ,me mallkimin e tij filozofik ,e të mos harrojmë se koha është një suferinë që na i mbyt gjithçka veç shpirtit e mendimit. A nuk janë mjegulla ,shiu,galaktika,deti ambientet e njerëzve e të mendimeve të tyre?Koncepti i trenit abstrakt është element i poezisë moderne e këtë se luan topi!“E nuk vinë kurrë e në se vinë, sjellin gjëra të tjera nga ato që njerëzit presin”!Trena, trena andej këndej nëpër suferinë e mjegull . Athua po shoh një film të luftës së 1-rë botërore ku mjegulla e avulli i lokomotivave nuk të lënë të shohësh njerëzit.

Përshëndetje Fatmir Minguli

Page 13: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

To [email protected] I nderuar ADEMSapo e lexova një poezi tënden “Ky shi”(vetëm një poezi është dhe jo dy).Më pëlqen seriozisht dhe ngadalë ,ngadalë po hy në botën tënde poetike,po pak sepse bota jote është tepër e gjerë, e plotë, e pa shterim. Mbas Moikom Zeqos për të cilin kam shkruar shumë shkrime kritike si dhe dy libra për krijimtarinë e tij në poezi dhe në prozë,unë nuk jam përqëndruar shumë në asnjë autor tjetër në Shqipëri.Kështu në se kam parë me kujdes dy librat e tu “Përtej tejet” dhe “Mirmëngjes imzot “nuk do te thotë se nuk do të lexoj tre librat që më keni postuar.Jam shumë i vendosur ,i bindur dhe madje parashikues për poetikën tënde. Për çudinë time këto ditë u njoha me një shkrim të Dilaver Goxhaj për librin “Hingëllimat e shiut”.Më pëlqeu mënyra se si e ka kapur vlerën tënde poetike ,edhe ai të quan origjinal! Nuk e kam idenë se cili është Dilaveri po unë i kam bërë një koment në Internet e nuk kam përgjigje!Unë mendimin e kam të prerë për poetikën tënde (poezia është brenda poetikës ,sipas teorive moderne të kritikës së sotme amerikane dhe evropiane).Kam një klasifikator personal për poetët modernë dhe jam i konturuar në mjaftë probleme që shqetësojnësot zhvillimin e poezisë së vërtetë. Do mundohem që shpejt të jap ca mendime të tjera teorike për poetikën tëndemoderne. Vërtete nuk të “salutojnë” kritikët kosovarë,sikur dhe të kritikojnë për keq!?

Page 14: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Pasnesër ta postoj librin!Fatmir Minguli

Page 15: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Konceptualitetemoderne në poetikën e Adem Zaplluzhës

Shënime kritike për librin “Sa afër e sa larg” Nga Fatmir  Minguli - Që në  titullin e librit, autori përpiqet të na japë nocione të afërsisë dhe largësisë. Shumëkush mund të kuptoj se poeti  ka në mendje vetëm afërsitë apo largësitë gjeografike. Kjo është e vërtet , por është vetëm kuptimi i ngushte i kësaj shprehjeje. Poezitë e këtij libri qëllojnë me larg , ato bëjnë flurudhën parabolike që rrok vendet dhe kohët njëherësh. Poezia e tij , kështusoj merr dimensione universale dhe bëhet shumë vëllimshe, e aftë të prodhojë mendime, hamendje, përceptime e ide te guximshme. Edhe pse i kalon kufijtë e fantazisë nëpërmjet figurave të shumta artistike, krejt të veçanta, poezia e Adem Zaplluzhës nuk është efemere, përkundrazi, ajo shpreh revoltën kundër artificiales, një revoltë, siç thekson Xhejms Xhojsi, që është një mënyrë shprehjeje kundër aktualitetit.

Bashkimi i të kundërtaveNë poezitë e këtij libri poeti nuk bie në kthetrat e të pakuptimtës, fenomen ky te shumë poetë të ditëve tona. Kjo ndodh se e pakuptimta mbështetet fort në kompleksin e të kundërtave , kompleks që poeti e ka për zemër. Ai përdor teknikën e pohimit të një të kundërte që e ka thënë më parë në të njëjtën strofë apo poezi . Kjo është antifraza , një figurë e mirëfilltë letrare aq e preferuar nga poetë të shquar si Leopardi. E  thënë ndryshe, kjo figurë në mënyrën si e përdor Zaplluzha, e ka burimin teorikisht në psikologjinë e Frojdit. “Çfarë dite është sot kur dje ishte e shtune?/

Page 16: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Asnjë pëllumb nuk fluturoi/ Mbi çatinë e lagjes.” (Procesioni)Te tilla forma ka me dhjetëra në librin” Sa afër e sa larg” por dhe në shumë libra të tjerë me poezi, ku nëpërmjet antifrazës poetike ai abstragon ajroren me tokësoren.Në të gjitha këto teknika brenda konceptit të antifrazës , Adem Zaplluzha i drejtohet shpesh dikujt pa emër, i hakërrehet e i lutet, i kërkon mendim e pastaj ia kundërshton e kështu debaton pa fund. Por në esencë të këtyre veprimeve , ai koncepton të Plotëfuqishmin, Perëndinë apo “Mësuesin". Po kështu, pa kufij kohorë, ai merret me të padukshmen, qoftë mike, mitike apo armike, duke na dhënë figura letrare të guximshme, që arrin t’i fusë gjithë qytetin në trurin e tij: “Ti ike pa ditur rrugën/ se ku të çon/ mbete/ në muranën e kujtimeve.” (Murana e kujtimeve)Delikatesa dhe ashpërsia janë bashkërendse të poezisë në këtë libër . Duke mos qenë poet i euforisë, ai preferon ashpërsinë delikate antitezë të cilën ai sjell që nga kohërat e Testamentit të Vjetër . prej nga vijnë tablo të gjalla nëpër rrugët plot shi e ngjyrë gri të qyteteve, aty ku "metaforat kërkojnë azil në dhimbjen e tyre të pashuar". Ashpërsia e poetit Adem Zaplluzha konsiston pak a shumë në teorinë e poezisë të Bodlerit, ku faktet janë kokë fortë, ku ngjyrat e kohës s'kanë bukurinë e ekraneve televizive apo të kinemave tridimensional . Shqetësimi , kjo është ashpërsia e poezisë, një lloj rënkimi për dhembjet, mashtrimin, mosbesimin, kujtesën e daravitur. A nuk janë përgjithësisht të gjitha këto elemente si emblema të hidhura të kohëve që po jetojmë ?

Page 17: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Duke i dhënë përparësi konceptualitetit të kohës dhe të kundërtave në çdo qelizë të saj, Adem Zaplluzha tek përmend disa here tabllon e Dardane të vajzës që mbush shtambën në kroin e fshatit na shpjegon se është balta ajo që krijoi jo vetëm shtambën. Kështu ai e sheh sendin si pragmatist por njëkohësisht edhe si analist e bën një kontravers, në dukje, me veten e tij, por nuk është ashtu! Te shtamba ai sheh kohën , periudhat e kaluara por dhe ato të ardhme që duket filozofikisht krejt bukur në poezinë "Dhembja e qiellit". Duke bërë analiza tipike frojdiane ai është njëkohësisht dhe eksistencialist duke e konsideruar veten(njeriun) pafundësisht të panjohur: “Sonte me duket se kam filluar/ Ta  njoh vetveten,/ Unë nuk jam me ai/ Që isha para pak kohe/ Kam ndryshuar për shume shkallë.”

Forca e formës dhe e përmbajtjesNë librin "Sa afër e sa larg", Adem Zaplluzha shfaqet novator, ashtu si në shumë libra te tjerë të tij. Noviteti konsiston në një kombinim elastik të formës dhe përmbajtjes së poezive  të tij. Ky kombinim stoliset për bukuri me simbolizmin tradicional të kulturave të popullit shqiptar. Shpeshherë  poeti i referohet një shprehje të parapëlqyer nga ai, e "kafshuar nga koha", që përfaqëson një thirrje, simbol e modernisteve ashtu si ka ndodhur me poetët e mallkuar francezë të cilët e transformuan formën ne dobi te përmbajtjes, duke tejkaluar sistemet tradicionale. Migjeni njihet për përmbajtjen e poezisë se tij revoltuese e për vargun e tij të lir . Te Zaplluzha është po ajo përmbajtje si te Migjeni por forma është krejt tjetër. Poezia e tij është alineare, as e thyer e as e lir . Ka formën e një katërvargëshi autonom që gjithsesi lëviz nga  strofa në strofë brenda një

Page 18: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

poezie. E prapë dallon lehtë si poezi e personalizuar e Zaplluzhës.Me një qetësi modeste, ai fut njeriun si njeri real dhe njeriun metaforë . Njeriu i Zaplluzhës është ai i Sizifit, mitin e të cilit e bën motorino për çdo poezi . Në poezinë qytetare "Projektimi i rrugëve" kemi këtë strofë sizifiane: “Kur mbërrijmë/ Në fund të qëllimit/ vetëm atëherë e kuptojmë/ se ende s'jemi nis/ në projektimin e rrugëve.” Duke ndjekur forma moderne të shprehimit poetik, ai shpesh nuk është konkret me ngjarjet qe ka kaluar apo po kalon populli kosovar. Kjo bëhet me vetëdije të plotë nga poeti i cili është vazhdimisht në kërkim jo vetëm të temës (përmbajtjes), por edhe të formës. Një nga këto forma është ajo që përdor "iktusin" çka është pjesa me intensive e vargut e cila e alternuar me pjesët e vakëta apo pushuese na jep ritmin e poezisë. Iktusin, Adem Zaplluzha e përdor zakonisht në fund të poezisë si një normative personale e tij . Ne përputhje te plote me formën, lumi dhe lisi janë në qendër të shqetësimeve, janë metafora të trojeve të Kosovës përfshirë fshatin dhe qytetin. E nuk mjaftohet me kaq se ai bashkëpunon me dhe me kozmosin . E ul në trojet kosovare tek ata lisa e te ata lumenj  deri dhe te zambakët e ballkoneve. Poeti kthehet në mag por që kërkon ta zbusë mallkimin, forcën e tij . E kurrë nuk mungojnë baladat shekullore shqiptare: “Eja preke lotin/ dhe plagët e baladës/ Sonte/ Mund të prekësh çdo gjë/ E dashura grua. (Prekja jote)Në tablotë e shumta te jetës kosovare që Zaplluzha na paraqet,shohim të lodrojnë si pa të keq ashtu si aktore të teatrit absurd lisat e mbështjellë me tisin e këtyre baladave te çmuara. Demonstrohet, në këtë mënyrë morali i tij qytetar te cilin e ka si objektiv, vizion. fakt për t’u

Page 19: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

konkretizuar. Është plotësisht brenda perifrazimit të kritikut të letërsisë, italianit bashkëkohës Lorenzo Renzi të shkruar në librin “Si të lexojmë poezinë":” Poezia është një metaforë e nostalgjisë së në jete të rregulluar nga kritere morale, të pa ndotura nga kompromiset. Poezia shpreh, pra, nostalgjinë e një jete te rregulluar nga vlerat e njeriut e jo ato të parasë". Prandaj poetika origjinale e Zaplluzhës lodron si një muzikë që bashkon e largon ashtu si dy krahët e një fizarmonike, idetë e kundërta, afërsinë dhe largësinë, kozmosin dhe fijen e barit. Brenda kësaj lëvizjeje psikologjike që bën poeti , lexuesi shpesh dallon një fund që ndrit, një optimizëm modest, të thjeshtë ashtu siç është drita e vogël -xixëllonjë e fundit të një tuneli të gjatë. Poeti Adem Zaplluzha pikërisht këtë drite kërkon, arritjen e mundimshme të fundit të tunelit .

Page 20: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Fatmir Minguli:Një mbas shënimQë në titullin e librit, autori përpiqet të na japë

nocione te afërsisë dhe largësisë. Shumëkush mund te kuptoje se poeti ka ne mendje vetëm afërsitë apo largësitë gjeografike. Kjo është e vërtet por është vetëm kuptimi i ngushte i kësaj shprehjeje. Poezitë e këtij libri qëllojnë me larg, ato bëjnë flurudhën parabolike qe rrok vendet dhe kohët njëherësh. Poezia, kështu merr dimensione e behet shumë vëllimshe, e afte të prodhoje mendime, hamendje, perceptime e ide të guximshme. Edhe pse i kalon kufijtë e fantazisë nëpërmjet figurave të shumta artistike krejt të veçanta, poezia e Adem Zaplluzhës nuk është efemere, përkundrazi, ajo shpreh revoltën kundër artificiales, një revolte, siç thekson Xhejms Xhojsi, që është një mënyrë shprehjeje kundër aktualitetit.(nga një E-mail dërguar Adem Zaplluzhës )

Page 21: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

ZAPLLUZHA       POETI KOSOVAR I REVOLTES

Poeti kosovar Adem Zaplluzha është një nga krijuesit më në zë i poezisë kosovare dhe njëkohësisht nga më origjinalët jo vetëm në Kosovë.Libri i parë me poezi botohet në Prishtinë në vitin 1974 e titullohet "Puthje",kur dihen vështirësitë e çdo lloji të asaj kohe. Por ato mijëra vargje që dergjeshin sirtarëve të bibliotekës vetjake të poetit ,e patën dritën e botimit në vitin 1995 e kështu me radhë deri në ditët tona ku numri i përgjithshëm i librave poetik shkon në 55.Nuk janë shumë për të treguar hallet e Kosovës së dashur e të popullit të saj martir Por poeti Adem Zaplluzha është një kronometër i ngjarjeve në Kosovë ,duke shkruar hapur para vitit 1999 librin e tij krejt modern "Muret".Aty kritika letrare duhet të shohë origjinalitetin e këtij poeti e ndoshta nuk duhet të merret me vargjet patetikë  e retorikë që ngjajnë  si fjalime të politikanëve Poezia te libri "Muret" është sa ekzistencialiste aq dhe moderne ku simboli i murit është Kosova e robëruar .Adem Zaplluzha i ka përdorur pothuaj gjithë llojet e poezisë si subjekt e si gjini. Kështu duke qenë konseguent në revoltën e përhershme si poet dhe si qytetar ai ka botuar disa libra me satira poetike ku spikatin "Bajraktarët e vatanit" dhe "Don Kishoti dhe Rosinanti".Në vargje plot kuptim,ku një muzikalitet i poezisë popullore vjen dhe shkrihet me ironinë e kohëve që kalojmë,Adem Zaplluzha paraqitet një njohës i hollë i jetës së kosovarëve.Librat me poezi për fëmijë janë një grupim tjetër i poezive të këtij poeti kërkues. Libra të tillë si "Merre

Page 22: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

kodin" ,"Kashelasha në vargje" si dhe libri tepër prekës"Letra nga mërgimi" sjellin shpirtin e ndjeshëm të poetit ,shpirt që poezitë për fëmijë i kthen në kopshte plot me lule e pemë të bukura.Poetika e Adem Zaplluzhës bazohet në mënyrë automative në konceptet e poezisë moderne. Jo rrallë këto poezi të sjellin mendime  të mëdha për jetën në Kosovë për të shkuarën e saj ,për Eposin e Kreshnikëve dhe origjinalietet e Dardanisë,sjellin kohën e Motit të Madh ,Skënderbeun tek libri epik "Mirmëngjes imzot' e deri te "Hyji i Prekazit"që hyjnizon veprën e madhe të Adem Jasharit e të familjes së tij.    Kjo poetikë prek pothuaj fenomenet  më delikate të jetës siç është shfaqur me forcë në librin "Stoli në parkun e vjetër" ku meditimi për hallet e moshës së tretë     vendosen në një shtëpi azili diku në Prishtinë e krejt poezitë duken si dialogje të një teatri absurd. Libra që trasmetojnë me forcë filozofike këto fenomene janë dhe "Kalorësit e mjegullave","Kafshimi i mikut","Letër atdheut",Për çdo dekadë nga një baladë"etj.Për poetin Adem Zaplluzha tek tuk dëgjohen zëra se ai" shkruan shumë"!!!Por për poetin Adem Zaplluzha kanë shkruar shumë studjues nga Kosova ,Shqipëria,Rumania,Amerika etj. Libri i tij "Pema e bekuar"është përkthyer në Rumani me sukses të plotë,ndërkohë që ai është përfshirë në disa leksikone e antologji të shkrimtarëve shqiptarë duke filluar kronologjikisht me "Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë "të Hasan Hasanit. Kohët e fundit është pjesëmarrës në një antologji të shkrimtarëve të Kosovës në Rumani ,në gjuhën rumune.Librat e fundit të poetit Adem Zaplluzha veç revoltës së

Page 23: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

përhershme dallohen për një konçizitet e tejpashmëri çka e afron më shumë lexuesin shqiptar në Kosovë,Shqipëri e aq më shumë në diasporë,kryesisht në Amerikë,Kanada,Gjermani ,Zvicër e gjetkë ku jetojnë e punojnë shqiptarë.  Prandaj ,si i thonë një fjale të urtë se "noti mësohet duke notuar",ashtu dhe poeti shijohet duke e lexuar .Autori ka gati për botim edhe një libër me poezi në prozë e cila sipas vështrimeve të para të recencave do të jetë risi në letërsinë kosovare dhe më tej.Poeti Adem Zaplluzha nuk i ndahet revoltës,e njëkohësisht nuk i jepet konformizmit në diskurset letrare .Diku larg festivaleve të bujshme të poezisë ai qëndron i vendosur në origjinalitetin e tij ,nuk del jashtë vetvetes     e përherë është në pozicion "luftimi" për t'i treguar të gjithëve nëpërmjet   artit të poetit Shpirtin e tij, Kosovën e dashur ashtu siç është dhe ashtu siç duhet të jetë.Mjafton edhe një libër të lexosh nga Adem Zaplluzha do kuptosh që ai është poet i vërtetë.

Fatmir MinguliDurrës 2 korrik 201Fatmir Minguli:Nëpër labirinthet e shpirtit poetik

Shënime kritike për librin “Përtej teje” të poetit kosovar Adem ZaplluzhaNjë libër me poezi, tek e lexon për të parën herë, të bën të mendohesh, duke hulumtuar për të gjetur diçka që të pëlqen. E shpesh nëpër libra të tilla që tani dalin me shumicë, diçka nuk gjen.

Por nuk ndodh kështu te poezitë e poetit kosovar Adem

Page 24: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Zaplluzha, poezi të paraqitura në librin “Përtej teje”. Që në titullin tingëllueshëm poetikisht ky libër të vë në mendim. Nga poezia në poezi ndjen shfaqje të hapur ndjenjash, shfaqje që jepet majtas djathtas, miras e keqas. Shkurtimisht është poet i pandikuar. Tek lexon poezitë e këtij libri mëndja të shkon te proza e shkurtër Migjenit të madh, “Pak poezi”:“Pak poezi… pak poezi të drithëshme si fjala që del drejtpërsëdrejti nga zemra e emocioneve… Pak poezi- të rrosh një çast të shënuar. Një shkëputje, vetëm një shkëputje çasti nga jeta në të cilën të gjitha ndjenjat i shitën për bukë dhe për pare”.E çfarë thotë Ademi, asgjë më tepër se sa thotë Migjeni i brishtë dhe kur, para 70 – 80 vjetësh. E sot prap ashtu është!

***

Në dukje të parë poezitë e Zaplluzhës paraqiten sit ë pakuptimta, me metafora që kërcejnë vrullshëm, ku alegoria shpesh është therëse por mendimet janë më se të kuptueshme. Me durim të paktë lexuesi vjen e vendoset në gjykimin realist të autorit e shpejt kupton se ai bën gjetje abstrakte port ë mbështetura në tokën e Kosovës, ku logjikja dhe jo logjikja sulmojnë njëra tjetrën përderisa çdo gjë vuloset në vetë ekzistencën. Në poezinë “Kafeja” është ky pasazh befasues:

“Kur i pastrojFlokët e mia të thinjuraNga çdo fije e zbardhur

Page 25: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Shtrydhi nga një tregim.”

Poeti Adem Zaplluzha është i ashpër në poezitë e tij. Madje dhe i idhët. Por për mendimin tim vepron mirë. Mendoj se kështu e do kjo kohë që po kalojmë, kohë e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Por është poeti ai që revoltohet dhe emeton rezultatet e kësaj revolte. A nuk ka ndodhur kështu historikisht nëpër botë kur poetët ishin ballë revoltash. Kujtoni Klubin Petëf, Grupimin 63, Bitmikët etj, etj.Por Zaplluzha nuk është autor tekstesh revolucionare. Ai hedh mbi poezitë e tij vellon e abstraktit filozofik, atë të mendimit të zgjedhur, disi të kamufluar por gjithsesi revoltues. Ai nuk i thur hymne e ditirambe Atdheut, natyrës, gruas, dashurisë, por a ii infiltron të gjitha nëpër vargjet e tij sa koncizë aq edhe të bukur.P.sh. Zaplluzha në poezitë e tij “lulet” e të gjitha llojeve nuk ekzistojnë si të tilla por si elementë plotësues të ideve madhore të poetit. Këtë mekanizëm poetik, ai e përdor shpesh si: “plepi, gjethet e të cilit nuk nëpërkëmben”, “dikush mbrëmë i ujiti zambakët me lotin e natës”, “bisedojnë me yjet për lojën tonë me pikat e shiut” etj.Këto lloj teknikash e bëjnë revoltën e poetit sikur ndodhet në një shilarës që herë lëkundet tejet në pesimizëm e herë hidhet në sulm nëpërmjet shfrytëzimit të ëndrrave për të ardhmen:

Me vetëdijen më të thellëMbolla në shpirtin tuaj pemënQë e quajte liri…

Page 26: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

…(Jetoni kështu të lumtur)

E pastaj si shumë poetë evropianë të mbas 1900-ës Zaplluzha shpesh u ngjan poetëve “të mallkuar” francezë Bodler e shokë, poetë që folën ashpër por realisht për jetën normale. Me kontekst ekzistencialist Zaplluzha shkruan:

kur na zë në befasi një hiçndalemi buzë udhësdhe qeshime këndojmë hiçëçe(Rreth hiçit)

Nëse lexuesi dikton në poezitë e tij një ironi, ajo patjetër është e pranishme si një magmë lidhëse e ngjarjeve të kohës me shpirtrat e njerëzve. Por duhet kuptuar kjo magmë që dhe vetë poetin e dyzon e ai shprehet:

në se në dhimbjen timee shikon në syDo të kuptosh se si detiHap damarët Dhe në të njëjtën kohëE mbyllVetveten në guaskë.(Kjo udhë e gjatë)

Alegoria e Zaplluzhës është e krahut perëndimor për nga poetika, alegori që e ndihmon atë të gjej forca e të ringjallet:

Page 27: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Sa herë që lodhej stinaAty ishin shpatullat e miaE barte tërë qytetinDeri te porta e ringjalljes(Ky vend)

Ironia mirëdashëse, alegoria e fuqishme, metaforat akrobate e shpotia e dendur janë veti të poetëve të zgjuar.Kjo zgjuarsi nuk përmendet këtu për të lavdëruar poetin. Jo. Kjo i vlen poezisë që zhvillohet sot në Kosovë e Shqipëri. Edhe pse është hera e parë që ndeshesh me poezinë e Adem Zaplluzhës, unë e konsideroj atë si arritje të poezisë kosovare. Te ky libër unë shoh poezinë e re, larg sistemeve të kaluara prolindore por dhe larg disa poezive skeletike të viteve 8ç-9ç-të në Kosovë.Poezitë e tij tingëllojnë reale por të vendosura brenda absurdit sferik i cili sa herë rrotullohet na shfaq skema herë të optimizmit , herë të zemërimit, të “rënies në humnerë”, si në poezinë “Nga ky realitet”:

shumë pak energji të brendshme qarkullon nëpër damarë kjo anemi shpirtërorepo i ngjan kandilitqë është duke e shuardhe nuk na ndriçon as kujtesën tonë.

Ide të tilla gëlojnë shpesh në faqet e këtij libri por lexuesi mendoj se nuk trishtohet, as nuk fiket,

Page 28: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

përndryshe ai mediton e më tej sqarohet.. . e pastaj shfaqen skenat e tjera të sferës:

Më tregoniNëse dini kur u lindëtOse më mirë më flisniPër lindjen e juaj të nesërme(Më mirë më flisni)

Në poezitë e Adem Zaplluzhës gjejmë shumë skena të tilla të një optimizmi thellësisht qytetar, jo vetëm në Prishtinë. Janë shumë poezi të tilla të bukura si “Poezia”, “Sekreti”, “Për festën kombëtare”, “Flokët e erës”, “përtej teje” e plot të tjera. Ashtu siç është i idhët apo i këndshëm njëkohësisht, Adem Zaplluzha, tamam në Prishtinë shkruan këto vargje në mënyrën me të thjeshtë:

Prandaj edhe nuk mendojaSe do shkruaj poeziNë këtë moshëPor fatmirësishtPoezia po më shkruan mua(Poezi)

Mendoj se ka të drejtë! Ndonëse në poezitë e tij ka shumë labirinte, çdo labirint e ka një dalje.

Fatmir MinguliNëpër artin poetik të Adem Zaplluzhës

Page 29: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Një parathënie për librin “Mirëmngjes Imzot”

Libri poetik “Mirëmëngjes Imzot” është më i fundit i poetit Adem Zaplluzha.I ndarë në tre pjesë solide, libri kumton pjesët më të bukura që poezia e një poeti të vërtetë, mund të japë. Është një “libër kompozim”. Idetë filozofike, aq të fuqishme për këtë poet janë ngërthyer e bërë një copë me jetën e njerëzve, me mendimet e tyre, me vetë historinë e tyre. E midis ngjizjeve të tilla, shfaqet me ngjyrat më të ndryshme natyre. Ide, njerëz, natyrë. Është një amalgamë e përgatitur me kujdes nga poeti Adem Zaplluzha.Këto tre pjesë janë: “ Era e kujtesës”, “Mirëmngjes Imzot” dhe “ Më prit qyteti im”.Siç shihet dhe nga këta tituj, libri përmbledh plot imazhe nga më të ndryshmet e që reflektohen në ekranin e madh të jetës nëpërmjet teknikës së kaleidoskopit poetik.Poetika e këtij libri është e bazuar në radhë të parë në origjinalitetin e vetë poetit, e në radhë të dytë për kombinimin e abstraktes me realitetin.Në poezitë e Adem Zaplluzhës e jo vetëm në këtë libër, por në gjithë krijimtarinë e tij, ndjehet një abstraksion poetik, por që ka vetinë e tretjes në lëngun e madh të jetës. Duke mos qenë i zakonshëm si poet ai është novator në poetikë, duke e sjellë atë në rrugë inteligjente e për të treguar të mirat apo të këqiat e jetës.Era për Zaplluzhën është kujtesë , është simfoni yjesh, është këpucë e bardit të lashtë dhe përfundimisht është instrument poetik i tij.Nëse në poezitë e Adem Zaplluzhës ka guxim në hedhjen e metaforave sa abstrakte aq dhe te logjikshme, a nuk ngjajnë

Page 30: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

ato me penelatat e vrullshme të një piktori abstrakt por boll të kuptueshëm. E kjo ndodh pothuaj në çdo poezi . E ç’ të pakuptueshme ka në poezinë “Prizren”, kur poeti thotë qartazi:

Më prit qyteti imMë pritUnë sërish do të kthehemNëpër fshehtësinë e sokakëveT’i preki pak ato ëndrraQë askush deri më sotNuk i ka prekur!

Ndjenjë , abstragim, mendim për të ardhmen!Në pjesën e dytë të këtij libri, autori ka futur poemën delikate “Mirëmngjes Imzot” ku flitet jo vetëm për Skënderbeun tonë por për historinë e shqiptarëve. Klithmat elegjiake, figuracioni shumëngjyrësh , tendencat për risjellje të Motit të Madh, qepin në copë mëndafshi të flamurit kombëtar 10 pjesë njëra më emblematike se tjetra, e qepja është me fijen e artë e të padukshme të artit të Zaplluzhës.Ky libër që nuk largohet kurrë nga ndjenjat për gruan e dashur, është bërë i ngrohtë pikërisht dhe nga kjo dashuri përhershëm. Ajo zë vendin e vet të bukur midis dashurisë për rrugicat dhe qytetin, për Kosovën dhe për historinë e lashtë të shqiptarëve. E kurrë në gjithë poezitë e Zaplluzhës nuk mungojnë peizazhet që nga oborri i vogël i shtëpisë e deri në Kozmosin plot me yje poetikë. Adem Zaplluzha është ndryshe dallueshëm nga poetët e tjerë . Ai paraqet një teori të tijën në bërjen e poezisë , poezi që ruan portret të plotë pothuaj në shumicën e librave të tij të shumtë.

Page 31: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Libri “Mirëmngjes Imzot” i jep lexuesit një kërshëri, një interes që vjen e shtohet nga faqja në faqe , e ku jeta e Kosovës shpaloset ashtu siç është. Kjo vjen ngaqë Adem Zaplluzha nuk është predikues si shumë poetë të cilët bëhen autorë aforizmash .Ai predikimin e hedh tej e guxon të sjellë në vargjet e tij moderne atë çka në zemrën e tij. Nëse në poezitë e tij nuk kemi rimën konvencionale, atë të përhapurën gjithandej, ne gjejmë muzikalitetin e mendimit e që trasmetohet në të gjithë poezitë e këtij libri.

Page 32: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

To [email protected],E hapa menjëherë shkrimin e Monikës.E lexova dhe vura re seriozitetin me të cilin ajo është angazhauarpër të sjellë përpara lexuesit rumun vlerat e poezisë tënde. Më bën përshtypjese ajo i është futur me dashuri mendimit tënd poetik ,ndryshe ajo e ka kuptuarkonceptualitetin tënd të të bërit poezi. Është me të vërtetë analizë serioze e saj.

Përshëndetje Sulltanes nga Monda dhe unë.

Fatmiri

Page 33: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Meditime dhe ekzistencializëm për moshën e tretë

Të shkruash për problemet e njerëzve të cilët janë në moshën e katit të tretë më të epërmin e jetës,nuk është fort e lehtë .Por poeti Adem Zaplluzha e ka ditur se ku të shpirtit. Njohës i thellë i zgafelleve të shpirtit ,poeti Zaplluzha, ndërton librin poetik STOLI NË PARKUN E VJETER sikur po thur skenarin e një filmi artistik ku pamjet herë duken e herë zhduken e gjithsesi ato ashtu mbeten në mendjen e lexuesit.Jo pa qëllim ai shkruan:

Një libër i lexuarOse një jetë e harruarBarazohet me hirin e gjetheveNë freskinë e azilit të pleqveGati asnjëherëNuk fluturojnë korbat.

Si gjithmonë ,mjeshtëria e autorit në përdorimin e bisturisë-metaforë,arrin të operojë plagët e rënda të pleqërisë,të padëshiruara po reale.Ndërtuar në tre kapituj ,libri i ngjan një triptiku ku “gjumi i të reshurave” ,“zgjohet nga kuajt e mirë “të poetit e poeti së bashku me personazhet e tij të dashur,tashmë pleq, “diku do të shkojë një ditë“. Meritë e Adem Zhaplluzhës është se di të zbatojë rigorozisht rregulloren e jetës ,di të njohë dhimbjet e më tej të shpërthejë,të gjejë forca e të shkulet nga nostalgjia melankolike . Ai ,faqe pas faqe të librit ,shkon drejt një optimizmi real. Gjithsesi , i ngërthyer nga kllapat e ekzistencializmit ,hedh tej euforitë e kalon në lirika të

Page 34: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

frymëzuara e elegante si tek poezitë “Fiku” , “Gjoli” , “Dikush i vari mjegullat”, etj. Duke shpërthyer në poemën “Letër nga një shtëpi azili”si ekzistencialist,Adem Zaplluzha vetëton nga libri në libër se ai e njeh shumë mirë filozofinë e jetës,filozofi të shkruar por dhe të ndjerë realisht.Duke sjellë parabolat artistike ,ai paralelizon jetën e njerëzve në azil me jetën e korbit,apo me stolin në parkun e vjetër ,herë bosh e herë kur mbi të ulen vegimet ,e kështu e kthen stolin në simbol të azilit.Stoli -thotë Zaplluzha-i përcjell pleqtë një nga një,por ai mbetet...Ekzistenca e stolit është ekzistenca e jetës plot kuptim ,jetë që kalon përmes ngjarjeve nga më të ndryshmet. Ekzistencializmi i Adem Zaplluzhës paraqitet fare bukur kontemporan në vargjet e mëposhtme-

Sa e sa herëI ndërruam letërnjoftimetTani kemi pasaporta biometrikeDo të udhëtojmëNëpër jetëDeri në pafundësinë e ekzistencës.

Poezi të mbushura me meditime ,e imazhe legjendash e kohësh heroike,me peizazhe kozmike, me monologje të vetmisë janë një tregues i fuqishëm për modernitetin e poetit .Shpesh në këtë libër gjejmë pamje apokaliptike dhe përqasje me pikturat e Salvador Dalisë ,si tek poezia “Me flamujt e luftës”Guximi i hedhjes së metaforave dhe të parabolave artistike është tashmë një dhunti e poetit Adem Zaplluzha .Kur ai përshkruan jetën e moshës së tretë,rikthehet në kohëra herë të shkuara e herë të

Page 35: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

ardhshme .Nëse ndihet melankolia dhe një lloj keqardhje për jetën në pjesën e dytë dhe të tretë të librit çelin gonxhet e optimizmit e ai e vendos të sotmen të sigurt në poezitë e tij.”Na pret një rrugë e gjatë”thotë autori në një poezi .Kjo rrugë e gjatë që poeti e bën me miqtë e tij,personazhe të moshës së tretë,lehtësohet bëhet më joshëse sepse mbi mendimet e tyre rëndon libri i madh i kujtimeve .Si gjithmonë ,Adem Zaplluzha i rikthehet Eposit të Kreshnikëve ,e gjen atë lëndë të parë e pastaj i kthen sytë nga Shqipëria mëmë dhe mallin e kthen në forcë.Libri “Stoli në parkun e vjetër”është një emblemë për jetën kur njeriu plaket e poezitë e Ademit hynë deri në indet e azileve ,kudo ndodhen e kushdo qofshin. Është një përgjithësim i madh i konceptualitetit të jetës ,një katalog jetësh ,ku dhe poeti plak ....që nuk është më i ri ,ashtu siç e paraqet në poezinë “Plaku ish poet”:

Thonë se dikur kishte qenë poet E kaluar poetit Pat shkruar për një Lul të vogëlPastaj dikur më vonë Ia pa sherrin kësaj pune.

Poezitë e librit “Stoli në parkun e vjetër”janë të stilit të lirë sidomos pesëvargëshi,janë antikonformiste në çdo lloj aspekti.Ky libër është një arritje e madhe dhe me vlera të veçanta në poezinë kosovare e për më tej.

Fatmir MinguliPrishtinë 17maj2012

Page 36: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

BISEDE PER LIBRIN “STOLI NE PARKUN E VJETER“ TE POETIT ADEM ZAPLLUZHA Intervistë e Fatmir Mingulit me Vladimir MuçënPo mbushet gati një vit që Vladimir Muça, poet dhe njëkohësisht nënkryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit më njohu me dy libra poetikë të autorit kosovar nga Prishtina ,Adem Zaplluzha. Me kalimin e muajve dhe vetë u njoha nga afër me këtë poet si dhe me shumë libra të tjerë të tij. Për disa kam pasur fatin t’i redaktoj e t’i paraqes me parathënie.Një I tillë është dhe libri me poezi “Stoli në parkun e vjetër”botuar në muajin qershor të këtij viti në Prishtinë .Duke qenë një libër i veçantë në subjektin e tij dhe me risi të dukshme në stilin poetik,mendova që një bisedë me poetin durrsak Vladimir Muça sikur do të rifreskonte më shumë perceptimet për dukuritë e këtij libri.Fatmir Minguli-Mendoj se një paraqitje e vizitës suaj në festivalin poetik të Kastriotit vitin e kaluar do kishte vlera të mira për lexuesit jo vetëm në Shqipëri.Vladimir Muça—Makina e nisur nga Prishtina sapo kaptoi Kodrën e Trimave dhe vrulltazi u zhyt në mjegullnajën e smogut të elektraneve të Kosovës në Kastriot. Të ftuar nga shoqata e shkrimtarëve “Fahri Fazliu” të Kastriotit (Obeliq), Nikolla Spathari ,unë dhe Agim Bajrami po shkonim me një përkushtim dhe dëshirë prej vëllau tek kolegët krijues të kësaj treve që ushqen me elektronë gjithë Kosovën, e duke mbajtur për vete smogun mbytës të qymyrit të djegur. E të mendosh që në këtë smog që të merrte frymë, bulëronte si zambak i Prizrenit një Festival poetik I mbështetur me shumë dëshirë nga autoritetet

Page 37: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

vendore .Për ne të ardhurit nga qyteti bregdetar i Durrësit ,ky festival thoshte shumë gjëra.Që nga organizimi i festivalit i organizuar me emrat konkurentë të koduar,pjesëmarrja e gjërë , anëtarësimi në këtë klub i shumë anëtarëve të LSHK-së nga Prishtina ,tregonte për serozitetin e punës si dhe përkushtimin që kishin drejtuesit e shoqatës ,me një eksperiencë tashmë dhjetravjeçare. Festivali u zhvillua në unison me aktivitetet historiko –përkujtimore të zonës,të pandara nga letërsia si përjetim shoqëror. Festivale si ky janë oaze ku bulërojnë shpresat poetike në shkretëtirat e sotme të botës shpirtërore mbarë shqiptare.F.M.-—Shpesh keni folur për disa karakteristika të poezisë së sotme kosovare,e kështu ç’mund të thuash shkurtazi?V.M.- Në diskursin e sotëm letrar poezia kosovare përfaqësohet nga dy grupime:Njëri është tani në mazhorancë sasiore që deklamon në botime e media një poezi skeletike pa nerv,mbarsur me një hermetizëm të importuar shabllon,mbetur në arkaizmin e dikurshëm poetik. Me reklamime komerciale ,ky grupim faktikisht po I bën një dëm të madh poezisë kosovare sepse po ç’rrënjos themelet e vendosura nga dishepujt e poezisë kosovare si Esat Mekuli , Sabri Hamiti, Din Mehmeti ,Agim Gjakova,Azem Shkrei,Ali Podrimja.Në kontrapunkt me këtë shumicë të poetëve komercialë po lufton një grup-target tjetër si Agim Vinca,Agim Desku,Adem Zaplluzha,Beghzat Balili ,Sabile Keçmezi,Flora Brovina, Bedri Neziri etj .Këta poetë kanë stature të re estetike ,ku mbizotëron koncepti filozofik ,moderniteti I natyrshëm ku poezia dhe shpirtëzimi i saj janë së bashku Si grup i bie që ky të jetë në minorancë sasiore po në maxhorancë cilësore,por që po shtron shinat e një konceptualiteti të ri

Page 38: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

poetik,të një poezie inteligjente. Por në tërësi poezia kosovare sot po vuan konsegencat e drejtshkrimit me gabime jo vetëm në ç -në me q-në por dhe në vendosjen e shenjave të pikësimit si themel i të shkruarit drejtë. Këto të fundit në poetikë japin tonalitetin muzikor të vargut .Ata janë si shenjat e solfezhit apo sinjalistika rrugore .Ndërsa për atë që i takon stilistikës ,kuptohet se “beteja “ mes dy grupeve të mësipërmes do ti jap fitoren njërit apo tjetrit grup. F.M.—Pa u futur në diskutimin e librit më të fundit të Adem Zaplluzhës”Stoli në parkun e vjetër”cili ka qenë fillimisht mendimi juaj për poezinë e Adem Zaplluzhës?V.M.—Poeti Adem Zaplluzha I takon një brezi të hershëm ,atij brezi që vunë bazat e poetikës kosovare bashkë me Azem Shkrelin ,Ali Podrimen,Agim Gjakovën etj ,por çuditërisht Ademi ka kryer një evolucion ,një katarsis estetik në vetvete ,duke trashëguar më jetësoren ,mitikën epike. Duke e veshur staturën e tij me kostum tëri që I shkon përshtat kërkesave të sotme të poezisë në një rrafsh të gjerë etniciteti. Kjo poezi në të shumtën e saj vjen si një poezi që ecën me kohën ku si në një kinematikë apo si në shkrepjet e blicit në terene të mirëprojektuara fotografitë e të cilave japin pamje zemre. Nga tematika dhe problemet që ai ngre në librat e tij të shumtë ,Adem Zaplluzha me të drejtë mund të quhet poeti në kërkim të mitikës së një kombi.F.M.- Më falni për një ndërhyrje të vogël. Me sa di unë Adem Zaplluzha ka filluar të botojë që në vitin 1974,kohë kur nuk ishte kollaj për autorët kosovarë ,ndonëse libri i tij i parë u titullua me emrin e butë“Puthje”.Ka shkruar vazhdimisht poezi pa fund që dritën e botimit si libër të dytë e panë vetëm në vitin 1995,libër që u titullua”Ecjet e

Page 39: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

viteve të mëdha”.Gjithashtu ai ka qenë aktiv në problemet e poezisë duke marrë pjesë në konkurse kombëtare të ish Jugosllavisë .Në vitin 1968 komisioni i konkursit të Beogradit i dha Adem Zaplluzhës çmim të parë,konkurs që u organizua me shifra koduese për emrat e autorëve. Kur u kuptua se autori ish shqiptar,ishte tepër vonë. Poezia titullohej “Për dorën e thyer” dhe u kërkua që në ceremoninë e ndarjes së çmimeve autorët fitues të recitonin poezitë e tyre,veçse në serbisht. Kryetare e komisionit ishte poetja serbe Desanka Maksimoviç e ndër antarët ishte dhe Miroslav Kërlezha. Ademi kërkoi ta lexoj poezinë e tij në shqip,meqë konkursi ishte mbarëkombëtar,por u kundërshtua nga Desanka që në atë kohë ish poetja e parë e Serbisë.-Nuk do të kuptojmë- i tha ajo –teksa Ademi ja kthen se –nuk ka nevojë të kuptosh ,por të ndjesh!Por Kërlezha ndërhyri duke i thënë- Si fëmijtë ,bir ,lexoje në gjuhën e nënës-.Ai e lexoi shqip dhe duartrokiti vetëm Ademi!!Por le të kthehemi në kohën tonë.V.M. Është e saktë!Ademi i përket tashmë një brezi të vjetër poetësh por me zemër e mëndje të re ,i cili ka një veçori dhe individualitet tepër dallues. Ai me thjeshtësinë që e karakterizon diti të jetë kalorës i denjë i kohërave duke përqafuar më të mirën e trashëguar .Duke qenë mjeshtri i metaforave ai u veçua nga shumica e poetëve komercialë me një shpërfillje natyrale ndaj pseudo hermetizmit të tyre Në poezitë e tij ,sidomos në librin:”Kur pemët ndërronin këmishët”shfaqen sisteme të reja estetike. Në këtë procese të ideimit evolues ,kapjes fort pas Kosovës dhe halleve të saj,mesazhet dhe vlerat artistike që mbartin i vendos në pararojën e re të poezisë së tij inteligjente.F.M. Ju keni redaktuar një libër të Adem Zaplluzhës,titulluar”-Kur pemët ndërrojnë këmishët”.Cilat

Page 40: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

janë impresionet tuaja nga kjo punë e veçantë,për një poet nga Kosova?V.M. Në parathënien e këtij libri të redaktuar nga unë .në sfondin e një polemike mirëkuptuese me poetin Zaplluzha mbi disa probleme të drejtshkrimit , nënvizova se aty gjeta:”hedhjen e valles të vargjeve të lira në truallin dardan.”Adem Zaplluzha me krijimtarinë e viteve të fundit merr personalitetin e bardit të ri që me tupanët e shpirtit po hedh vallen jo vetëm kombëtare por ritmet e forta të saj dëgjohen tashmë edhe jashtë Kosovës. Ai kështu nuk i këndon vetëm mitikës por po I trajton të gjitha problemet e jetës .F.M. Po në librin “Stoli në parkun e vjetër “ që sapo e keni lexuar , çfarë gjeni si novitet jo vetëm në poetikë?V.M. Poezitë e vëllimit më të fundit”Stoli në parkun e vjetër”, po ti shikosh me syrin e një gjeologu palimpsestesh nën xeherorët e viteve e të absurditeteve që e kanë ndjekur autorin , motivet e këtij libri marrin trajta nga etnosi ynë duke u përqendruar në temën e përqasjeve etno-psiqike të kohës. Ademi , si mjeshtër i imagjinatës dhe vizionit pa kufi,na sjell fletëza të historisë dhe miteve ku persekutimi fizik dhe shpirtëror jep kinematikën e ngadaltë të moshës së tretë. Ai sjell ato si çaste deçisive në gjurmë , shpirtërore, si një autosugjestionim, si vetëshprehje e lirë duke na dhënë individualitete të stilit të ri. Universialiteti i këtyre prurjeve me thellësira infinite në hapësira e kohë në vende të mirëpërcaktuara , të bën ta ndjesh poezinë ,të perceptosh çdo gjë pavarësisht se për ç’kohë flet.F.M.--Pra, ka disa ndryshime të krahasuara me poezitë e viteve më parë.?

Page 41: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

V.M.—Sigurisht që ka një estetikë tjetër lloj nga poezitë e kohëve të mëparme. Adem Zaplluzha tashmë po frymëzon një estetikë të re,një poetikë me teknika inteligjente Tani në moshën e tretë fizike por krejt rinore në krijimtari ai vjen më i pjekur ,vjen si ato boçet e gështenjave të pjekura ,nga zhguni pak si të ashpër me ato gjembaçet (e krenarisë) alegorike I rrahur në ;”STOLIN E PARKUT Të VJETER”;Një pëllumb një ditëE ndali fluturimin Dhe si një zgalem U lëshua mbi stol.

Në sytë e plakutE lexonte dëshpëriminKurse vjetët e kafshuaraPa mëshirë mbyteshin në gjol.Një lirizëm tepër i shpirtëzuar ,një kombinim i përsosur i rimës klasike dhe muzikalitetit të brendshëm. Gjithçka vjen e ashpër por edhe e ëmbël me siguri e me shije estetike ,e ndërkohë me mesazhe të fuqishme. Poezitë vinë të veshura me tallaganin e një seri temash dhe idesh ku spikat mbarësia në mendim,ku nuk është patosi dhe lidhshmëria e lirizmit ,por është konceptimi filozofik i poetikës që mbisundon. Tashmë Adem Zaplluzha ka në preference një unison lirik gjë që i shkon për shtat poetit apo trendit moral dhe shpirtëror të tij por të lidhura me aktualitetin shoqërorë ku gjithçka vjen me kantilenë meditimi ,ëndërrimi ,dëshire.F.M- Faleminderit

Page 42: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

QE BISEDON POETI ME HAPESIRAT E JETËS KOSOVARE ----------------------------------------------- Libri i ri i poetit Adem Zaplluzhës “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” vjen me një befasi të re .Ai është strukturuar jo me poezi siç është paraqitur vazhdimisht ky poet ,por me prozë poetike . Adem Zaplluzha me modestinë që e karakterizon i quan këto copëza delikate RREFEJZA DHE ESE,por që në esencë të tyre janë proza poetike të mrekullueshme. Befasia,jo më kot ,thonë se është bukuria e artit,dhe në veçanti e poetit. Tek e ka përfunduar këtë buqetë me lulet e mendimit më të bukur poetik ,ai e hedh me qetësi mbi hapësirat kosovare ,mbi luginat,fushat,malet e lumenjtë madhështorë. E hedh këtë buqetë në hapësirat e gjithë jetës kosovare duke përfshirë kohërat dhe gjeografitë e duke krijuar një ftesë për bashkëbisedim,një ftesë kësaj radhe të shkruar në prozë por që tingujt e jehonës i ka më kumbueshëm se ato të shkruara me poezi të mirëfilltë. Në këtë libër simboli i tij është korbi ,një shpend i pa preferuar në përgjithësi. Por për një poet edhe ky zog ka nevojë për bashkëbisedim ,ka nevojë që të gjallojë...Korbi ,ky zog alegorik i përbotshëm e ka ndjerë përkujdesjen e njeriut që në historinë biblike të arkës së Noes,në penën e të madhit Edgar Allan Poe poezia e të cilit u përkthye me ngazëllim madhor prej Fan Nolit e për të shkuar te poezia e Martin Camajt tonë tek shkruan;”Një ditë e ka dhe korbi”. Shumë lehtë mund të zgjidhte Adem Zaplluzha për simbol referimi poetik edhe shqiponjat,edhe pëllumbat edhe dallëndyshet sepse ato janë paqja ,fitorja,pranvera e plot gjëra të tjera të bukura. Ndryshe është me figurën e

Page 43: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

korbit ,mbi të cilën”rëndojnë”plot halle e enigma të jetës. Adem Zaplluzha duke qenë poet i drejtpërdrejt ka për qëllim final jetën e hapur ,pa lajka,me revolta ,pa servilizma, me fisnikëri qytetare duke ju drejtuar hapësirave të mëdha .Ai e sheh veten në prozat poetike të këtij libri brenda dhe jashtë jetës kosovare duke qenë njëkohësisht dhe poet prishtinas dhe poet evropian. Këto aspekte të performancës së tij shfaqen me dinjitet në pjesët brilante në librin“Fluturimet e korbave në netët pa hënë” si p.sh:”Kurse paga e juaj”,”Gjumi”,”Ëndrra e ditës”,”Dyert”,”Shiu dhe balta”,”Etja”,”Era”, “Vetmia”,”Fluturimet e korbave” etj.Në këto proza dhe në shumë të tjera në këtë libër ndjehet një stil i veçantë,me konceptim modern të të rrëfyerit ,duke tejkaluar ndjeshëm nivelet e sotme jo vetëm në Kosovë. Në dhomën letrare kosovare të Adem Zaplluzhës ,pranë oxhakut tradicional, flaka e zjarrit sjell vegime të Migjenit e i përzien me ato të Bodlerit.Adem Zaplluzha ankohet artistikisht, ai shiun dhe baltën e frymon dhe e ngarkon njëlloj si Korbin. Ja se si e jep të keqen e eksodit të popullit të Kosovës në pjesëzën ‘Shiu dhe balta”:“Më pas thua se qante qielli. Qielli dhe balta u ngjizën në lëkurën tonë ,u ngjizën edhe mjegullat ,çdo e ligë na hyri në shpirt...”Në këtë mënyrë autori bën psiko-terapinë e kohës ,duke i kthyer rrëfejzat në monologje dhe dialogje midis tij dhe lexuesit ,edhe kur ai është në kundërshtim me autorin. Para pak kohësh Adem Zaplluzha shkruajti poemën “Korbi i vetmuar” ku në fillim të saj thotë:

“Nëpër xhepa

Page 44: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

I kërkojmë ditët e humbura,Si hija Po na ndjek një nostalgji”

Pikërisht ky është dhe lajtmotivi i librit tëri që kemi në dorë .Prandaj ai nuk i mëshon shumë ngazëllimeve pompuese të lavdisë , fishekzjarreve festivë,fjalimeve që trumbetojnë futjen në parajsë .Ai ka një jetë të jetuar dhe që do ta jetojë akoma por me qetësinë tradicionale të shqiptarit,me nostalgjinë e kuvendit të burrave e me kujtimin e fjalës së dhënë.Korbi , sipas biblës ,u nis nga Noe për të gjetur ndonjë copë toke mbas përmbytjes së përbotshme dhe korbi nuk u kthye në arkën e madhe pa e gjetur tokën...Korbi i Zaplluzhës , gjendet pothuaj në çdo prozë të këtij libri ku nëpërmjet simbolikës së tij autori arrin të prek gati të gjitha dertet e hallet e njeriut të sotëm duke i dhënë hapësirën më të madhe jetës së kosovarëve.

Fatmir MinguliDurrës 30 gusht 2012

Page 45: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

POETI I ËNDRRAVE

(Intervistë e Fatmir Mingulit për poetin Adem Zaplluzha me z. Baki Ymeri)

Vetmia për poetin është një dhuratë hyjnore, që mund të konsiderohet si një vetmi morale. Vetminë fizike dhe vetminë morale e ka përjetuar edhe Shën Pali që e solli në Iliri dashurinë ndaj Jezu Krishtit, që ka qenë dhe ka mbetur Zoti i të parëve tanë.

Fatmir Minguli: Duke qenë një njohës i thellë i letersise shqiptare, a mund të jepni një mendim paraprak për poetin kosovar Adem Zaplluzha?

Baki Ymeri: Nga ajo që dimë, Adem Zaplluzha është i vetmi poet shqiptar që Brenda viti (2012), ka botuar 33 vëllime poetike, një rast i rrallë i letërsisë mondiale që meriton të hyjë në Librin e Rekordeve, nëse jo botërore, atëherë panalbaneze. Ky mendim preliminar ndërlidhet me faktin se baci Adem nuk është skriboman, e para, dhe se numrin 33 e ka rrumbullakësuar duke u bazuar në konotacione biblike, sipas të cilave Jezu Krishti vdiq në moshën 33 për të mbetur i pavdekshëm, siç mbetet edhe poezia e mirëfilltë.

F. M. Aktiviteti juaj polivalent  në fushë të kultivimit të poezisë shqipe dhe asaj rumune mbështetet edhe në krijimet tuaja poetike, origjinale dhe bilinguale, pastaj në botimin e revistës prestigjioze Shqiptari/Albanezul, në përkthimet letrare në të dy gjuhët (shqip dhe rumanisht), në botimin e

Page 46: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

disa antologjive letrare dhe në redaktimin e mbarë të shumë autorëve shqiptarë e të huaj. Si një afirmator i tillë vlerash shqiptare dhe universlae, si e shpjegoni pjesëmarrjen e Adem Zaplluzhës brenda këtij aktiviteti në Rumani?

B. Y.: Për lirikën e bacit Adem kanë shkruar disa krijues të mirënjohur (Marius Chelaru, Monica Mureshan etj.), duke qenë prezent edhe në disa revista letrare e kulturore që dalin në këtë vend (Natiunea, Cronica etj.). Sipas poetit Mihai Antonescu, “Adem Zaplluzha inkorporohet në radhën e luftëtarëve të implikuar me qëndresë historike për rikuperimin e të shkuarës së famshme të Dardanisë së lashtë. Vargjet e tij janë thesar përkujtese dhe mosharrese për ardhmëri. Ato shëmbëllejnë me bukurinë e ashpërsisë lisave që i përmend në të gjitha shkrimet e tij. Duke u bazuar në parimin se "kush harron nuk meriton", librat e Adem Zaplluzhës janë kushtrime luftarake në gjirin e shqetësuar të popullit shqiptar, ngase poeti është gjithmonë frymëmarrja e pashuar në krahërorin e kombit të ndodhur gjithmonë në peshoren e një fati tragjik. Vëllimi Pema e bekuar, për këtë na udhëzon, për ta dëgjuar duke e lexuar, për trimëri dhe dashuri, për histori dhe tradita. Vargjet e Ademit janë perla të kristalta që gurgullojnë si krojet e Dardanisë: “Do të shkojmë me krenari/ Deri në burimin e heshtjes/ Për të trazuar therrat/ Në litarin e agimeve të mëngjesit”.

F. M.: Në shkrimet tuaja për poezinë e Adem Zaplluzhës keni dhënë vlerësime pozitive dhe disi të veçanta nga kritika e zakonshme, mos të themi me konotacione folklorike,

Page 47: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

patrotike dhe gazetareske, siç shkruajnë disa. Ku rrotullohen këto veti të poezisë së Adem Zaplluzhës?

B. Y.: Ajo që bie në sy, që në lekturim të parë, është prezenca e vlerave që gërshetohet me një gamë mendimesh të pashprehura nga homologët e tij. Po marrim për shembull librin Eca ecëm dhe do të ecim, ku mençuria ndërlidhet me optimizmin dhe etjen për jetë, ku shpirti kompletohet me zërin e ndërgjegjes, sepse, edhe pse gishtërinjtë ende s’e prekin erën, “Ne të gjithë sonte jemi dikush tjetër.” Në memorien e autorit mbretërojnë kujtimet për një morri dashurishë, për një princ dhe një mbret tekanjoz, për shpirtin e fshehur në të gjitha qeniet, madje edhe në varg, për nuset tona dhe “kalin tim tekanjoz”, për flakjen e frikës dhe dashurinë që manifestohet edhe atëherë kur ik dita e vjen nata, dhe anasjelltas. Duke i analizuar përmes syrit kureshtar dhe mendjes së prehtë, kupton se njeriu i çliruar nga dëshirat dhe trishtimet, e kundron botën duke e hyjnizuar Krijuesin si një madhështi e shpirtit.

F. M.: Nga viti 2005 e këtej, a mendoni se poetika e këtij ëndërrimtari ka një zhvillim tjetërlloj?

B. Y.: Natyrisht. Adem Zaplluzha është poeti i vendlindjes, poeti i kujtimeve, poeti i ëndrrave dhe i një kërcimi të mbarë nga lirika e rëndomtë në një lirikë vlerash universal, madje, pse jo, edhe nacionale. Sipas kritikut Marius Chelaru, “Universi i autorit është i „prekur” nga kjo, por edhe nga aspekte që ndërlidhen me përditshmërinë e tij. Pra, nga situatat e ndërlikuara që lindin nga „bashkëjetesa” e konflikteve që e kanë përgjakur zonën e Kosovës, atje ku „varrezat numërohen në luginë”, por „nuk vritet kujtimi me

Page 48: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

asnjë plumb”, e deri te ato që kanë të bëjnë me fakte reale apo imagjinare që ndërlidhen me këtë zonë, apo me evenimentet që ngjajnë në këto kohë, në vendet ku gjallëron autori.”

F. M.: Shumë syresh mendojnë apo shprehen se Adem Zaplluzha shkruan shumë libra në kohë të shkurtër. Duke mos e konsideruar aspak këtë konstatim diletantësh. Ju ç'mendim keni?

B. Y.: Nën shenjën e një vepre poetike dimensionesh të mirëfillta estetike, na është bërë shprehi që të shkruajmë pak e për merak. Poeti i mirë në moshë të pjekurisë nuk ngutet të botojë më shumë se një libër në çdo 3-4 vjet, por kur i afrohet pleqërisë, është e drejtë e tij të botojë disa libra brenda një viti, për të përkujtuar kohën e shkuar kur ishte e pamundur të lansosh mendimin e lirë, dhe për të konsoliduar veprën në momentin e duhur. Poeti mediton për një miqësi të sinqertë me pak dritë e pak ujë, për çastet që e anashkalojnë pesimizmin, për kallinjtë e arave tona që kapen dorë për dore, për fillimin që kupton se shpirti është një urë e shëndetshme që e flak trishtimin në fushat e përmallimit, sepse të pritja kur “ishte dita e parë e majit”, kur pafajësia me mallin e lotit tim, degdiset si një qen i lagjes në shtëllungat e mjegullave. Në këtë kontekst kemi të bëjmë me një univers të plotë mendimesh që reflektohen në varg e në vargje, në çdo tekst e kontekst të kësaj vepre që përmes filozofisë së vlerës, mbetet si një kujtim i bukur në memorien tonë.

F. M.: Vitet e fundit ka pasur një shpërthim shkrimesh vlerësuese të kritikës së specializuar letrare sidomos në

Page 49: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Shqipëri, Rumani, Amerikë por shumë pak në Kosovë! Ç'mund të na thoni ju lutem!   B. Y.: Kritika letrare e bën të veten gjithandej në botë. Kosova ka telashet e saj në aspektin e mbijetesës sociale, një veteran i kulturës shqiptare që i ka shërbyer kësaj 40 vjet me radhë, siç është rasti jo vetëm i Ali D. Jasiqit, duke qenë i shpërblyer me një pension qesharak prej 75 eurosh në muaj, më keq se në kohën e Titos. Kritika letrare që është shkruar në Rumani, sidomos për Sali Bashotën (mbi 25 recensione për vëllimet poetike Ekzili i shpirtit dhe Shiu pa Ty) është një kritikë e jashtëzakonshme. Njësoj siç janë të jashtëzakonshme edhe mendimet kritike të krijuesve tjerë për shkrimtarët shqiptarë, Kosova letrare duke qenë në qendër të vëmendjes që nga viti 2004 e këndej.

F. M.: Në shumë shkrime, sidomos për librat e fundit poetikë të tij konstatohet një modernizëm me kahje perëndimore, sidomos nga brezi i poetëve “të mallkuar” francezë, Rembo, Bodler etj. A është ky modernizëm i mirfilltë i poetit tonë Adem Zaplluzha? Mendimi juaj do të kishte shumë vlera, jo vetëm për Zaplluzhën, por për poezinë kosovare.

B. Y.: Pyetjes së fundit, respektivisht pyetjes së shtatë, më duket se i jam përgjigjur në kuadrin e gjashtë pyetjeve paraprake. Nuk ka poetë të “mallkuar” por ka mallkimtarë që vuajnë nga virusi i smirës dhe xhelozisë. Njëri nga dy poetët e përmendur francezë, punonte deri në ora 3 të natës, dhe flinte deri në ora 11-të të ditës, dhe në ora 12 përsëri ia kriste gjumit, duke servuar drekën në ora 17, siç vepronte edhe Lasgushi apo autori i këtij shkrimi. Vetmia për poetin

Page 50: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

është një dhuratë hyjnore, që mund të konsiderohet si një vetmi morale, sidomos orëve të mbrëmjes apo natës, pas një serë kontaktesh me familjarët dhe dashamirët tanë. Vetminë fizike dhe vetminë morale e ka përjetuar edhe Shën Pali që e solli në Iliri dashurinë ndaj Jezu Krishtit që ka qenë dhe ka mbetur Zoti i të parëve tanë. “Unë po e marr kryqin, ti mere gjysmë hënën” thotë baci Adem në një vjershë të tij, pa e fyer tjetrin që në vend të kryqit e preferon hënën. Zoti na ka pajisur me energji hyjnore për ta kuptuar dhe dashur njëri-tjetrin. Faleminderit për mirëkuptimin!

-------0-------

Page 51: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

ERA ,KJO BASHKEUDHETARE E POETIT ADEM ZAPLLUZHA                                        Libri" Kush i lexoi letrat e erës" i poetit Adem Zaplluzha u shkrua ditët e fundit të këtij korriku të nxehtë ku në qiejt e Kosovës,si në gjithë Evropën dielli nuk lejoi kurrfarë lëvizje të erës. Por ,nuk ndodhi kështu me poetin Adem Zaplluzha. Ndërton një libër të tërë me poezi të cilat e shpërfillin përvëlimin e diellit dhe ajrin e palëvizshëm e krejt indiferent. Era fërfërin nga faqja në faqe të këtij libri e tek lexon poezitë ,patjetër një freski e magjishme të vjen e përplaset me delikatesë para fytyrës tënde.Diku në Paris transporti i letrave të postës bëhet me tuba të ajrit të komprimuar e ashtu nën trysninë e tij letrat shpërndahen në destinacion. Por poeti ynë e përdor ndryshe këtë teknologji duke u treguar më modern.'Posta poetike"vepron lirshëm ,nuk pengohet asgjëkundi,nga kërkush,nga asnjë ideator apo analist i çdo lloi e kështu me radhë. Era i përçon zarfet kudo po  ndoshta jo të gjitha lexohen .Disa nuk arrijnë në dorën që pret letrën,disa era i vërtit në turbulencat e saj e ato nuk ulen kurrë në tokë,disa mbeten mbi gjethet e pemëve e disa mjegulla e dendur ja lag e ja prish adresën!Por dhe diku ato arrijnë. Këtë qëllim madhor e ka poeti i cili me  instrumentin magjik të metaforës din edhe t'ja ndërrojë drejtimin erës.Era ,simboli madhor i Zaplluzhës,hyn e del në faqet e këtij librit fluror si në shtëpi të vet për më tepër që atë ,erën ,poeti e ka ruajtur nëpër xhepat e kujtesës së tij që nga fëmijëria e deri në ditët tona. Këta xhepa si depozitat e Eolit mitologjik hapen me urdhër të ruajtësit të tyre,që është autori i poezive.Adem Zaplluzha vjen me erën e modernitetit në këto poezi

Page 52: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

të reja. Ai nuk i ndahet kurrë kozmosit andej nga erërat vinë,e pastaj si  ja ka ënda shtrohet tokës së Kosovës:

Loznim me erënsi me flokët e pakrehura të hënëskur vinte mbrëmja,i shtronim qeshjet tona në sofërdhe darkonim copëza yjesh të fërguar.

                          "Ngjante që për një kokërr mollë"Poezitë e reja të paraqitura në këtë libër vërtetojnë edhe një herë virtualitetin e poetit Zaplluzha, freskinë e përhershme që ai i sjell poezisë kosovare dhe gjithë shqiptare Hapësirat e mendimit ndonëse shpesh mbushen me shqetësimit e poetit kosovar,përsëri gjejnë çarje dhe arrijnë të hedhin tej pikëllimin,trishtimin që për poetët modernë është i përhershëm. Shqetësimi absolut,duke qenë shpesh i pandashëm jo vetëm për poetët është dhe abstrakt por i kapshëm ,i ndjeshëm që vjen si një mjegull e padukshme por që ta lag fytyrën.

Kështu lind poezia e bukur ,tepër e ndjerë për humbjen e poetit të madh Ali Podrimja.Ja një pjesë nga poezia kushtuar Ali Podrimes:

Ndoshta prita shumëtë zbrazen fishekzjarret e poetëveo Ali Podrimja.Të zbrazenDesha të jem poeti i funditqë i kërkon hapat e tua

Page 53: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

nëpër metropolet e poezisë.

Poeti i këndon poetit!Poezia i kërkon gjurmët poezisë!Kemi të bëjmë me shprehje të zgjedhura larg deklamacioneve të të gjitha prerjeve.Libri i ri i poetit Adem Zaplluzha kërkon e kërkon pa u lodhur e kështu pambarimisht ai është i lidhur me zinxhirin e anktheve të jetës por stoik ai shprehet:"Kush nuk ka më shqetësime ,ai s'është më".Sentencë e guximshme jo vetëm për një poet!Shumë tema kapen në poezi të ndryshme si ajo e Kanunit të Lekës,të kërrabës së lashtë,të një vazoje në një ballkon shtëpie në Prishtinë e shumë të tjera.

Sonte dhe retë pikojnë,nëpër zarfet e kaltrashihen shenjat e gishtërinjve.Para ardhjes së furtunësishte një qetësi e madhe.Kush i lexoi letrat e erës?

Me siguri lexuesi vetë do ta gjejë se kush ja lexon letrat që vinë nga era e poezisë tërheqëse e Zaplluzhës.

Fatmir Mingulikritik letrar

Page 54: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Kapitulli II

Poezi në mbresa e shënime kritike

Page 55: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Prof. Dr. Eshref Ymeri 

Nëpër shtigjet e shpirtit të poetit Adem Zaplluzha

       Kur njihesh me universin poetik të Adem Zaplluzhës, nuk mund të mos rrish e të përsiasësh gjatë. Para teje shfaqet një krijues me një varg poetik tejet origjinal. Ai t’i prek me ëmbëlsi telat e shpirtit dhe të bënë të endesh në botën e ëndërrimeve bredharake. Vargu i tij i ndier të gjendet si melhem për shpirtin, ta ngroh atë dhe të shëron dhimbjen. Herë-herë vargu i tij përcjell trishtim, herë-herë edhe vetë shpirtin e poetit e kaplon një dhimbje ndjesiplote, por prapëseprapë poeti nuk bie në pesimizëm dhe lexuesin e nxjerr drejt  horizontesh me dritë të pashuar.

       Tematika e universit poetik të Adem Zaplluzhës është e pamatë. Ajo të rrëmben me larminë e saj fort befasuese dhe të bënë ta ndiesh veten mes një fushe të qëndisur me lule shumëngjyrëshe që nuk i duket as fundi, as ana.

       Një motiv tepër mbresëlënës në poezinë e Adem Zaplluzhës përbën mërgimi apo kurbeti. Braktisja e vendlindjes, braktisja e atdheut është një dukuri e kahmotshme, e njohur edhe për shumë popuj të tjerë. Por kurbeti për shqiptarët simbolizon një plagë të rëndë shoqërore, sepse asnjë etnie tjetër në Evropë nuk i ka qëlluar të përballojë 26 valë agresionesh të egra, duke filluar që nga antikiteti e deri në fundin e shek. XX.

Pikërisht tema e mërgimit e përshkon tejendanë  vëllimin poetik “Letër nga mërgimi”. Heroi

Page 56: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

mërgimtar i poezisë “Ç’ka t’i them unë?” kuvendon me lexuesin se si ka nisur një letër me dhimbje e lot, të cilën e ka përcjellë me një dallëndyshe. Ja pikërisht këtu vijnë e dalin në të njëjtin shteg trishtues poeti Adem Zaplluzha si dhe poeti këngëtar Neço Muka nga Himara, me këngën “Vajzë e valave”, ashtu si dhe autori i panjohur i këngës popullore “Ç’bën, moj ti, atje përposh?”. Edhe heroi i Adem Zaplluzhës, si ai i “vajzës së valëve”, i drejtohet dallëndyshes për t’ia zgjidhur një brengë që shpirtin ia ka pushtuar cep më cep.”Përse hesht dhe je i mërrolur/Athua largësia po të ligështon/ Apo mallëngjimi të ka lodhur/Dhe në heshtje po mejton” edhe më tej i ndihet gjëma e poetit “Fol se plasa nga kjo mynxyrë/ Do të tretem si qiriu në errësirë/ Tregomë i dashuri vëlla/ Si është tani në Kosovën e lire”/, njësoj si heroina e Neço Mukës, kur thotë: “Ju të bukur zogj, / Te ju kam një shpresë, / Ju që çani dete,male, / Dua t’ju pyés: / Rron apo nuk rron? / Ndonjë lajm a ndonjë shpresë? /Vallë më kujton?”.  

       Por dëshpërimi i poetit për brengat e mërgimtarëve të djegur nga malli, apo të atyre që presin krahapur kthimin e tyre nga dherat e largëta,    mbyllet me nota optimizmi në kushtet e reja, kur Kosova nuk lëngon më nën zgjedhën e huaj. Prandaj ai lëshon një thirrje zemërngrohëse për çdokënd që e quan veten shqiptar:“Tani është koha, / Zbardhi agimi i mbarë, / Të kthehet në atdhe / Ai që është shqiptar”.

       Motiv tjetër me shumë peshë në krijimtarinë poetike të Adem Zaplluzhës janë tronditjet e rënda që ai përjeton në hapësirat e shpirtit të vet për gjëmën që kishte pllakosur

Page 57: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

atdheun nën çizmen e huaj. Prandaj në shpirtin e tij ndihet një rënkatë dhe psherëtimë e thellë që gjakun ta trazon: “Dhembjen e kam të madhe, / Më kafshuan hienat, / Si t’i shëroj plagët / Në trupin e atdheut?”.

       Por një katërvargësh befasues ta ndez edhe më shumë kërshërinë për të zbuluar individualitetin krijues të këtij poeti të talentuar, që fatin e vet nuk e përfytyron dot jashtë fateve të atdheut, pa lirinë e të cilit edhe jeta e tij nuk ka kuptim:  “Kam mall, / Kam lakmi e nostalgji / Që s’jam / Në mesin e të rënëve.

       Ky katërvargësh me një strukturë të thjeshtë sintaksore, nxjerr në spikamë misionin e poetit për ta vënë veprën e vet në shërbim të atdheut, për të cilin është dhe duhet të jetë gati të vetëflijohet sa herë që koha e thërret të dalë në paraskenë. Ky katërvargësh mahnitës më kujton ca vargje jo më pak emocionuese të poetit kombëtar rus - Aleksandër Pushkinit. Kur ishte nxënës i Liceut të Carskoje Sjellosë, që matanë kangjellave ai dikur pati ndjekur me sy një vargan ushtarësh që qe nisur në marshim për t’u përballur me armatën e Napoleonit në betejën e Borodinosë. Prandaj në ato çaste poeti i ardhshëm hodhi në letër këto vargje kuptimplota: Bij të Borodinos’, ore heronj kulmianë! /Ju pash’ kur për në luftë nxitonit për matanë; /Me shpirt të ndezur flakë ju ndiqja si furtunë. Në të betejës fush’ pse s’derdha gjak dhe  unë?

       Vargjet e sipërcituara dëshmojnë fare qartazi se dashuria për atdheun poetët i nxjerr vetvetiu në kapërcyellin  e vetëflijimit të vullnetshëm.

Page 58: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

       Por ca kujtime të pashlyeshme më ngjallin këto vargje nga poezia “Marshi i martirëve”: “Mos kalo i shkujdesur / Nëpër udhën e lotëve, / Në atë varr të gjallë / Dhe pranë tij / Pushojnë eshtrat e martirëve të rinj”

       Në gjysmën e dytë të vitit 1999, më qëlloi rasti ta vizitoja disa herë Kosovën, si shoqërues-përkthyes i ca grupe gazetarësh nga Ukraina dhe Rusia, që qenë dërguar me sponsorsimin e Zyrës së Shtypit të NATO-s në Bruksel. I ramë Kosovës kryq e tërthor, që nga Kaçaniku e deri në Pejë, që nga Prizreni e deri në Mitrovicë. Gjithandej sytë më zunë varre martirësh të lirisë, mbi të cilat kurorat ngjanin si lulëkuqe të mbjella anekënd Kosovës. Ishin çaste shumë prekëse. Duhej derdhur shumë gjak para se të vinte liria. Prandaj ngjyra e gjakut për ne shqiptarët është simbol lirie se liria jonë rrënjët gjithmonë i ka pasur të vaditura me gjak. Vargjet e mësipërme të poetit m’i tronditën sërish përjetimet e asaj kohe dhe që më sollën në kujtesë vargjet lapidare të Lame Kodrës: “Një kuçedër e tërbuar po pi gjak, / Një popull i robëruar kërkon hak”.

       Lufta për mbijetesë e popullit shqiptar të Kosovës, kreut të kombit shqiptar, vazhdimisht ka shërbyer si një motiv i fuqishëm për krijimtarinë letrare të shumë poetëve dhe shkrimtarëve kosovarë. Ajo ka qenë një luftë e gjatë, mbinjëshekullore, mes egërsisë së hienave serbe dhe dashurisë për jetën, të palës shqiptare. Është kjo arsyeja që poetit Adem Zaplluzha i del kjo ofshamë e thellë sfiduese që poshtë honeve të shpirtit të tij:

“Nga na erdhët në këtë vend, / O djaj të zinj? / Mos dolët nga ferri i Dantes /Për t’i ikur kujtesës? / Por vonë e

Page 59: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

kuptuat / Se rrapi i ka rrënjët / Përtej çmendisë suaj, / Përtej amshimit”.

       Nga këto vargje që të duken sikur janë skalitur me  durim në një masiv graniti nga dalta e një dore mjeshtërore, buron një ide e madhërishme që ka flatruar hijerëndë nëpër hapësirat mbarëshqiptare gjatë rrjedhës së shekujve: shqiptari ka qenë, është dhe do të mbetet një rrap me rrënjë bukur të thella në këto troje stërlashtore dhe nuk ka stuhi në botë që të mund t’ia trondisë ato sadopak. Prandaj edhe poeti Adem Zaplluzha del vetvetiu në të njëjtin kapërcyell, si edhe Noli ynë i madh që lëshonte një zë fort të kumbueshëm: “rron, or rron, dhe s’vdes shqiptari!”

       Mes gjithë këtij prodhimi të begatë poetik, poeti Zaplluzha ka botuar edhe dy vëllime satirike, të titulluara “Bajraktarët e Vatanit” dhe “Don Kishoti dhe Rosinanti”. Janë dy vëllime që përcillen sa me endje për tematikën boll të pasur, aq edhe me një zemërtrazim për ca dukuri jo pak të pështira që shëmtojnë realitetin shqiptar. Është kjo arsyeja që poetin e talentuar e bën ta mprehë mirë tehun e satirës së vet të pamëshirshme kundër dallkaukëve, gënjeshtarëve, ziliqarëve, parazitëve, smirëzinjve, të pabesëve, servilëve, lajkatarëve etj.

Por në këtë mes, poetit ia lëndon më shumë shpirtin përçarja mes politikanëve; një plagë përjetësisht e pashërueshme kjo që mbartet edhe poshtë, në radhët e njerëzve të thjeshtë. Kjo përçarje e mallkuar, si puna e një mikrobi me një aftësi mbijetese të jashtëzakonshme, shqiptarët nuk i ka lënë të qetë për asnjë çast. Prandaj edhe

Page 60: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

armiqtë tradicionalë të kombit shqiptar kanë ditur ta shfrytëzojnë me shumë marifet këtë përçarje të gjëmshme, për të arritur deri aty, saqë trojet tona etnike të na i bëjnë çarçaf.

       Tani dëshiroj të ndalem pakëz edhe në lirizmin karakteristik të poezisë së Adem Zaplluzhës. Lirizmi i tij të rrëmben me thellësinë e ndjenjave të autorit, me pasurinë e papërsëritshme të mjeteve artistike si, metaforat elegante, krahasimet tejet të gjetura, epitetet karakteristike, personifikimet e pashembullta apo paralelizmat e goditura artistike.

Në poezitë lirike të autorit gjallon jeta e një krijuesi me ndjenja të pastra, si pikat e vesës mbi gjethnajë. Mbresa të veçanta të lë poezia “Letrat” nga vëllimi“Zjarri dashurisë”, e  sidomos vargjet: Ikën dallëndyshet, / Foletë mbetën të shkreta, / Në kositjen e barit / Fshihet e vërteta”.

Ky katërvargësh më kujtoi korrikun e vitit 1999, kur, siç e përmenda më lart, Kosovën po e vizitoja për herë të parë. Ishte pisku i verës, por shumë parcela me grurë vazhdonin të mbeteshin të pakorrura. Dhe kjo për faktin se popullsia ishte njoftuar për minimin e territorit të Kosovës nga kriminelët serbë, të cilët, për shkak të disfatës në luftë me UÇK-në dhe NATO-n, në tërbim e sipër, kishin minuar zona të tëra.

Ato parcelat e pakorrura nëpër Kosovë, më kujtuan asokohe një katërvargësh nga një poezi e Nekrasovit, me titull “Parcela e pakorrur”: “Ёshtë vjeshtë e

Page 61: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

tretë, /  Stërqokat janë larguar, / Pylli është zhveshur, / Fushat janë shkretuar”. 

Pikërisht këtë katërvargësh nekrasovian, tani ma solli ndër mend zoti Adem me atë katërvargshin e sipërcituar. Kjo dëshmon për faktin se sa lehtë përqasen fantazitë e krijuesve në botën e magjishme të poezisë.

Dashurisë poeti i këndon me një shpirtngrohtësi përflladitëse. Në poezinë“Sytë e tu”, poeti thotë: “Asgjë nuk ka mbetur këtu, / As lot më nuk kam / Për ta larë vesën e mëngjesit / Nën këmbët e tua”. Ky katërvargësh duket sikur janë sinonimi I vargjeve të Pushkinit, ku autori përshkruan valët e detit, të kapluara nga zilia se cila prej tyre do të shtrihet më shpejt poshtë këmbëve të së dashurës së tij: “Kujtoj një det para stuhisë: / Zilie valësh i përpirë, / Tek vinin radhë, duke azdisë, / Ndër këmb’ të saja për t’u shtrirë!..”.

Mendoj se poezia e Adem Zaplluzhës e ka përballuar dhe do ta përballojë me shumë sukses provën e kohës dhe do të hyjë plot dinjitet në thesarin e modeleve më të mira të poezisë shqiptare. Ai e ka pasuruar gjuhën tonë poetike, duke i dhënë hapësirën e duhur ligjërimit me një strukturë sintaksore tejet të larmishme. Poeti dhe përgjithësisht artisti është pasqyrë e vetëdijes kombëtare e popullit të vet. Kjo është edhe arsyeja që artisti shqiptar këmbët i ka të ngulura fort në tabanin kombëtar, kurse politikani shqiptar këmbët i ka të ngulura fort në kolltukun që gëzon falë politikës. Prandaj, në poezinë e A. Zaplluzhës, vetëdija kombëtare e politikanit shqiptar është e diskutueshme.

Page 62: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Njohja nga afër me poezinë e Zaplluzhës, me traditën e tij poetike, na bën të bindemi se ajo ka hyrë në historinë e kombit shqiptar si pjesë përbërëse e kulturës së tij shpirtërore.

Dëshiroj të shpreh bindjen se krijimtaria artistike e Adem Zaplluzhës ka tërhequr dhe do të vijojë të tërheqë vëmendjen e studiuesve të letërsisë, të kritikëve, të gjuhëtarëve, të cilët, me metoda shkencore do të mundohen të zbulojnë të fshehtat e shpirtit të poetit dhe t’i përgjigjen pyetjes se ku fshihet magjia e ndikimit të tij mbi shpirtin e njeriut.

Trashëgimia poetike Adem Zaplluzhës jo vetëm që mishëron në vetvete vlera të larta artistike, por përfton edhe një tingëllim të ri. Në poezinë e tij vjen e shpërfaqet jo vetëm shpirti i vetë poetit, por edhe shpirti i mbarë popullit shqiptar.

Poeti, ashtu si edhe puna e muzikantit, është mjaft i ndjeshëm ndaj kadencës së vargut dhe ndaj tingullit. Prandaj ky merak nuk i ndahet për asnjë çast edhe poetit Zaplluzha në strukturimin e vargjeve të tij, vargje të cilëve u u përshtaten fjalët e historianit të letërsisë gjermane, August Shlegelit, (1767-1854), për për shkrimtarin romantik gjerman Ludvig Tik (1773-1853):

“Gjuha në veprën e tij duket sikur ka hequr dorë nga shëmbëllimi lëndor dhe ka marrë trajtat e një flladi të lehtë. Fjala e tij të krijon përshtypjen sikur nuk shqiptohet, por tingëllon më e ëmbël se kënga”.

Page 63: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Në fund, dëshiroj të theksoj se krijimtaria poetike e Adem Zaplluzhës, si edhe e çdo krijuesi tjetër, duhet të shërbejë si objekt përsiatjesh edhe për psikologët, meqenëse përmes shpirtit të poetit lexuesi vëzhgon shpirtin e mbarë popullit.

Psikologu dhe filozofi i mirënjohur zviceran Karl Gustav Jung (1875-1961), në veprën e vet me titull “Psikologjia dhe krijimtaria poetike”,   shkruan:

“Është mëse e qartë se psikologjia, duke qenë shkencë e proceseve të shpirtit, mund të hyjë në lidhje të drejtpërdrejtë me studimin e letërsisë, me kritikën letrare. Se shtrati kryesor i të gjitha shkencave, ashtu si edhe i çfarëdo vepre arti, është shpirti. Prandaj shkenca e shpirtit, besoj, duhet të jetë në gjendje të përshkruajë dhe të shpjegojë dy gjëra në ndërvarjen e tyre: së pari - strukturën psikologjike të veprës së artit dhe, së dyti, parakushtet psikologjike të individit artistikisht produktiv”

Tiranë,2o Nëntor 2o1o

Nga Agim Gashi

NJE MENDIM I LIRE PER POETIN ADEM ZAPLLUZHA

Page 64: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Kosova e çliruar si kurrë më parë ka marrë hov në të gjitha fushat e jetës së saj. Këtë hov pozitiv, e gjejmë dhe e prekim edhe te shkrimtarët dhe veprat e tyre, pasi janë bërë argumenti më i mirë i këtij hovi. Padyshim njëri nga këta emra është edhe Adem Zaplluzha autor i 33 librave me poezi. Vetëm gjatë vitit 2010 ky autor i ka publikuar 19 vepra, duke e plotësuar krijimtarinë poetike me motive të reja nga jeta e përditshme, nga liria dhe pavarësia e Kosovës që për shumë autor është bërë temë obsesive e krijimit, pastaj në poezinë e Zaplluzhes dominon edhe elementi i traditës dhe etnikumit shqiptarë, e kështu me radhë. Adem Zaplluzha, ndoshta është ndër autorët e paktë që ka ditur të sfidoi me mjaftë sukses, pengesat sociale që i kanë autorët e sotëm, sidomos ata në hapësirën shqiptare, dhe falë demokracisë edhe pengesat burokratike të cilat për shkak të koncepteve që i takojnë së kaluarës, dhe natyrisht ishin edhe një pengesë tjetër për shumë kë. Ai tashti është inkuadruar me sukses (edhe pse në një moshë të thyer) në rrjedhat letrare, veçmas të asaj letërsie që krijohet në Kosovë, duke u bërë emër i njohur dhe i respektuar.Adem Zaplluzha shkruan edhe prozë po më së shumë merret me poezi për të rritur. Ndonëse me sukses e lëron poezinë për fëmijë, ky autor është mjaftë i njohur edhe për poezinë satirike.Pos me gazetën "Rilindja" bashkëpunoi pandërprerë edhe me revistat për fëmijë "Pionieri" e "Fatosi" pastaj me "Flakën e Vëllazërimit" në Shkup dhe gazeta të tjera në Tiranë etj. Ishte bashkëpunëtor edhe i revistave për kulturë ”Jeta e Re”, për shkencë ”Fjala” në të cilat dita ditës u bë emër i njohur dhe i pranuar jo vetëm në Kosovë por edhe në hapësirën kombëtare dhe madje edhe në diasporë.

Page 65: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Në periodikun shqiptar në Kosovë dhe më gjerë ka botuar një numër të madh trajtesash e krijimesh letrare të kritikës dhe studimeve, po më shumë është marrë me poezi dhe ka fituar një varg shpërblimesh në konkurset letrare, kurse disa nga poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën turke, serbokroate, sllovene, boshnjake etj Poezitë e tij janë përfshirë në disa antologji të poezisë në gjuhën shqipe, dhe në antologjinë e krijuesve shqiptarë në gjuhën serbokroate qysh në vitin e largët 1966. Adem Zaplluzha është prezantuar edhe në revista reprezentative letrare në ish Jugosllavi si mjaftë i suksesshëm. Prandaj prezantimi i poetit tonë Adem Zaplluzha edhe në portalin elektronik ”Akllapi” me këtë intervistë dhe me ciklin me poezi, jo vetëm që është nder për revistën tonë, por i bëjmë edhe autorit një shërbim duke ia afirmuar vlerat më të mira që i krijon ky autor, sepse edhe në këtë moshë Adem Zaplluzha është mjaftë aktiv në jetën kulturore të Kosovës. Në Kosovë, po dhe më gjerë, Adem Zaplluzha është një shkrimtar që me librat e tij ka shënuar edhe tej jetesën e tij. Pra, edhe atëherë kur do t’ia thonë lamtumirën e fundit. Ai do të gjendet në bibliotekat dhe shkollat e Kosovës, në familjen e madhe shqiptare, jo më fizikisht siç është sot, por ndryshe dhe kjo ndryshe janë librat e tij që do të lexohen edhe nga breza të tjerë.KOSOVA , LUFTA E UÇK- së , JETA DHE SHKRIMTARI PERBALLE TYRE. Intervistë me shkrimtarin Adem Zaplluzha, autor i 33 veprave letrare, me rastin e botimit të kolonës prej 19 përmbledhjesh në poezi gjatë vitit 2o1o. Intervista u realizua nga Agim Gashi.

Pyetje: Z. Zaplluzha vetëm sivjet keni botuar 19 vepra

Page 66: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

letrare. Të cilit zhanër letrar janë këto vepra, dhe çfarë e karakterizon krijimtarinë tuaj letrare me pakë fjalë?A. Zaplluzha: Vargu im përshkohet me një drithërimë deri në palcë. Ajo të ngërthen, të merr me vete, nuk të lë të çetë sepse në çdo fjalë, takohesh me dhembjen e shpirtit që e ndjen qoftë për gjendjen që e rrethon, qoftë për mërgimtarët, (sepse edhe shpirti dhe familja ime, miq dhe të njohur janë mërgimtar, e ata më mungojnë çdo ditë), prandaj në çdo hap jeta e prek lotin, deri sa loti (i poetit) shndërrohet në rreke malli, që kthehen në poezi, në libra.Këto vargje më së miri i has në vjershën e “Thyen Gurin, nga syri i përlotur pikon loti i plakut”: “Dënesi me mall/dhe me hidhërim/ i kam dy sy/ në mërgim. Loti i hidhur/ e thyen gurin/ Andaj ligështon/ Edhe burrin/. Kurse personazhet e miu bisedojnë me zogjtë sepse nuk kanë më as me kë të bisedojnë, dhe gjyshit Adem i mungojnë nipat, mbesat prandaj i duket sikur Kosova është e zbrazur, e pasi lotët nuk i dalin atij i del lëngimi nga shpirti dhe lotët me mallin e përgjëruar shndërrohen në poezi, prandaj më duket krejt poezia ime është mall dhe dashuri, për nipat e mbesat dhe këtë tokë të bekuar.Motive të tjera janë ato sociale, se mua më pllakos dhembje në shpirt kur shoh se si njerëzit e moshuar vuajnë për gjera elementare e më keq kur lypin.Nuk më mungojnë edhe motivet tjera, sepse edhe unë si të gjithë të tjerët kam brengë dhe shpirti shqetësohet, për çdo cep të atdheut, sepse Atdheu sikur ende lëngon nga pasojat e pushtimeve të gjata, andaj edhe vargjet që i thuri janë të motivuara nga jeta, sociale, që i ilustroj me patriotizëm, sepse poeti nuk mund të largohet nga kurrë nga atdheu.Pyetje:Po vetëm sivjet i keni botuar 19 libra, si ia keni arritur këtë, dhe si i përballuat në aspektin financiar. Keni

Page 67: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

pas sponsor ?A. Zaplluzha: Qenkeni shumë mirë të in formuar, me të vërtet i kam botuar 19 vepra poetike gjatë këtij vite, edhe pesë i kam në dorëshkrim që janë shkruar muajin e fundit dhe i presin sponsorët.Ky vit ka qenë një ndër vitet më të frytshme të jetës sime, kam punuar natë e ditëdhe kam arritur deri këtu ku jam, saktësisht i kam shkruar 24 libra me poezi. Për t’i publikuar më kanë ndihmuar miqtë e mi dhe dashamirët e arti poetik, pa i anashkaluar kontributin e madh edhe të dy djemve që gjenden në mërgim, të cilëve iu bie hise edhe barra sociale për të më mbajtur, në të vërtetë ata kujdesën shumë për mua.Pyetje: Nëse nuk është sekret a mund të na i tregoni se cilët ishin donatorët tuaj?A. Zaplluzha: Jo nuk është aspak sekret. Madje me shumë dëshirë, Familja e Sokol Demakut nga Boras i Suedisë ishte donatori i një libri, pastaj vijnë me radhë disa donator që meritojnë të përmenden emrat e tyre si: Alban Studenica, Mirsad Baftijari, Abedin Ibrahimi, Izedin Latifi, Naser Qerimi, Tefik Haxhiu, pastaj Libraria “MIKRO” etj.Pyetje: Poezinë tuaj e karakterizon një përpjekje për t’u identifikuar si regjistrues i fenomeneve që të rrethojnë. Sa ka ndikuar kjo dhe ku i gjen gjithë ato motive që e gërshetojnë poezinë tuaj?A. Zaplluzha: Tematika e universit tim është e shumëllojshme. Në vargun tim ngërthejnë ato gjëra që më ngacmojnë, mua dhe rrethin tim, sepse poetin e provokon rrethi dhe nga ai frymëzohet me një fjalë një lloj opozitari dhe dua të mbetem i tillë.Pyetje: Po zhvillimet shoqërore e politike, siç janë raportet sociale dhe të diskriminimit a kane ndikuar në poezinë,

Page 68: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

përkatësisht në krijimet tuaja?A. Zaplluzha: Këtë pyetje më së miri e gjeni në përmbledhjen me poezi ”Ditari në Vargje”, kemi qenë të gjithë të diskriminuar, (më duket se kur dikush të diskriminon, ai të mëson ta duash lirinë dhe të luftosh për te), sa jemi duke e dashtë këtë liri nuk mund ta them, por tek e fundit sikur të ishim të lirë ne nuk do t’i këndonim lirisë.Pyetje: Po lufta e Kosovës dhe trimëritë e luftëtarëve të UÇK-së sa kanë zënë vend në krijimin tuaj letrare?A. Zaplluzha: Kjo pyetje kërkon një përgjigje të sinqertë. Pasi që nuk kam “pas guxim?!” të shkojë në luftë, ndoshta edhe mosha e bëri të veten. Por për t’i dal hakut Atdheut dhe atyre burrave që nuk kursyen gjë, madje as gjakun e tyre, na obligon moralisht që të shkruajmë për ta, të jemi modest sa të mos harrohen. Luftëtari lirisë frymon në çdo varg timin, bile më mirë se sa jam shprehur, kudo e kah do që shkoj ai më sillet ndërmend, guximi i tij i pashoq, i pakrahasueshëm, dhe këtë motiv patriotizmi e gjen kudo. Ndoshta pas njëzet a dyzet vitesh kjo temë nuk do të ishte prezent por tash (si të them), është në modë?!...Pyetje: Të kthehemi te letërsia për fëmijë. Cilin motiv e kultivon më shumë?A. Zaplluzha: Më së shumti e kultivojë motivin e mërgimit, disi e kam breng jetën e mërgimtarit, ndoshta fantazma ime është këtu më e zhvilluar, nuk e di. Po, njerëzit tanë e kanë marrë botën në sy, kjo është e vërtetë, shih se si jemi shpërndarë si zogjtë i qyqes në katër anët e botës. A nuk këndoni edhe ju Agim, me atë mikeshën tuaj sharkinë, mu për këtë temë, kjo na brengos të gjithëve si poetin, ashtu edhe rapsodin, mësuesin dhe punëtorin... këndojmë e

Page 69: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

shkruajmë shumë. Bile nuk do të ishte dert pse kemi kënduar, por nuk kam shprese se mbase një ditë më nuk do ti këndojmë kësaj plage në trupin e atdheut tonë.Këtë që e thash po e ilustroj me një varg që ma gërryen zemrën time në këtë moshë:

“Gjysh pse kombi i jonëËshtë ndarë në dyshGjysma në Kosovëtjetra në mërgimÇka ti them unë shpirtit tim?”

Pyetje: Çfarë e karakterizon poezinë tënde për fëmijë, cilën vlerë do ta veçonit për ndonjë gjë që është më e dukshme?A. Zaplluzha: Pikë së pari, dua që poezia ime të jetë edukative, ta formojë vetëdijen e fëmijëve, të kenë dashuri të pastër ndaj atdheut, librit t’i duan. Nëse fëmijës i mungojnë këto virtyte, si mund të edukohet ai? Shkolla e kryen me mjaftë sukses misionin e vet, por nuk mjafton pa u dëgjuar edhe zëri i poetit. Përpiqem të trajtoj dashurinë ndaj shokut shoqes, tek e fundit çka vlen jeta pa dashuri, për të cilën kemi aq shumë nevojë edhe ne të rriturit, pa le më fëmijët. Pyetje: Po, cilat motive tjera mund të veçoni në librat tuaj për fëmijë?A. Zaplluzha: Mua më preokupon më shumë mërgimi, kjo plagë e vjetër sa edhe ekzistenca e jonë, disi nga dhembja sikur më inspiron. Sidomos Ju që jeni atje nuk jeni nga dëshira, dikush ka qenë i ndjekur politikisht të tjerët ekonomikisht, dhe pa dashje kjo temë ka dominuar në poezitë e mia, jo vetëm për fëmijë, por edhe për të rritur. Të mos zgjatem me fjalë, po më mirë po sjell këto vargje që

Page 70: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

ndoshta do të flasin më mirë:

“Fluturo or zog shtegtarëSa më parë në perëndimI çon të fala mërgimtarëve Se i presim me padurim"

Pyetje: Po në librat për të rritur?A. Zaplluzha: Edhe në librat për të rritur më preokupojnë temat sociale dhe morale, sepse morali po na rrokulliset me një shpejtësi marramendëse, nëpër qoshe gjen shiringa që përdorin ata që janë të përdhosur në shpirt. Pastaj është droga, prostitucioni hajnia, me një fjalë rinia po na degjenerohet, kurse udhëheqësit nuk e qajnë kokën, po më mirë të mos përhapem në këtë temë...Pyetje: A mund të flasim pakëz edhe për krijimet tuaja satirike. Ku e gjeni inspirimin për këtë lloj krijimi?A. Zaplluzha: Po, jeta na është bërë satirë. Sikur më duket se këtu çdo gjë po shkon mbrapsht, askush nuk mendon për njeriun, të gjithë ama bash të gjithë politikanët mendojnë për verdhushka ,,në rrugë thuhet: “Në daç të pasurohesh merru me politikë”, pasi një deputet vetëm për një mandat e siguron një pension jetësor prej diku 8oo euro në muaj, kurse pensionistët pensionin vjetor nuk e kanë aq. A nuk është kjo materie e mjaftueshme për një satirë. Këtu e gjej brumin...Ku mund të gjesh tema me të mira se sa në Kosovën tonë ku ka rënë morali në fund të pusit. Më shumë vlen një këngëtare që dridhet e përdridhet se sa një krijues i mirëfilltë. Po të mos kish rënë morali ministrat tanë të kulturës nuk ishin kaq të “pakulturuar” dhe për sjelljet e tyre nuk japin përgjegjësi:

Page 71: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

“A vjen LalaApo Sala Kryetarë në komunëTi përherë ke me qenëKështu i papunë”

Pyetje: Në disa nga krijimet tuaja, jo vetëm që e konstatoni një gjendje të rëndë ekonomike, sociale dhe politike, në atdheun tonë tashmë të çliruar, por disi edhe e kundërshtoni? A e keni menduar se kjo gjendje do të zgjas deri në absurd, dhe pse?A. Zaplluzha: Jo nuk kam menduar deri në absurd dhe as kam guxuar kaq keq të mendoj. Problemi që po na brengos të gjithëve, sikur të gjithë po heshtim, kjo heshtje e jona po na bëhet si sëmundje, ndoshta ende e kemi ndjenjën e robit, me një fjalë të mos e lëndojmë padronin se mos i prishim gjumin, kurse gjumi i tij, popullit tonë po ia heq të zitë e ullirit. Gjendjen e krijojmë vet ne, se një urti popullore thotë: “Siç është hoxha, po ashtu është edhe xhemat”.Çdo gjë mund të ndërrohet me votën tonë, vetëm duhet të jem të kujdesshëm. Ndoshta nuk meritojmë diçka më të mirë, ndoshta këtë gjendje e kemi sipas meritës sonë ,,ndoshta edhe e meritojmë këtë turbullirëshpirtërore”, ndoshta... ndoshta...Pyetje: Si e ka vlerësuar kritika letrare poezinë dhe krijimtarinë tënde.? Sa jeni të kënaqur me trendët e zhvillimit e kritikës letrare këtu tek ne?A. Zaplluzha: Si të them, tek ne nuk kemi kritikë letrare, por ka përpjekje për t’u mëkëmbur në këtë kohë. Këtu nuk dyshoj. Por dua ta sjell një shembull ku një tip kritiku më tha një ditë: “Sa po më paguan të shkruaj një faqe për ty në gazetë”. Ja ku ka arritur kritika e jonë.

Page 72: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Por kemi edhe kritika inkurajuese, në raport me krijimet e mia do të veçoja atë të profesorit nga Shqipëria dr. Eshref Ymeri. Ai lartë e çmon poezinë time, madje më krahason me shkrimtar të njohur botërorë. Ky vlerësim jo që më bënë të ndjehem mirë, por disi më obligon më shumë, të jem më i kujdesshëm dhe të japi nga vetvetja atë që mundem. Ky profesor i respektuar më ka mësuar edhe më shumë “ta çmoj dhe ta dua njeriun”, e kjo është shumë, mbase shumë. Të duash njeriun e dijes, si një krijesë e mençur, por të duash edhe njeriun me të mirat dhe të ligat e tij.Pyetje: Po për letërsinë shqipe në përgjithësi. Për kahet dhe primesat letrare, a keni për të shtuar diçka?A. Zaplluzha: Si nuk kam, kemi një letërsi brilante, që mund të rri përballë letërsive më të mira botërore. Ne nuk duhet të krahasohemi me askënd. Çdo kush duhet me qenë vetvetja e vet. Nëse nuk je vetvetja e jote ti nuk je askush, e nëse nuk je askush pse duhet të krahasohesh me dike që nuk mund të jesh as hija e tij.Kombi shqiptarë e ka Tagorën, Jeseninin, Pushkinin, Lorkën, por paraprakisht duhet ta zhdukim xhelozin, (pse të jetë X më i mirë se Y). Sigurisht njëri prej tyre është më i mirë, sepse asgjë në botë nuk është identike, veçmas kur flasim për krijimtarinë letrare, Prandaj u bëjë apel shqiptarëve të mi, le të lëmë me një anë xhelozinë, sepse nuk mund të ecim përpara duke kaluar mbi gërmadhat e tjetrit, mund të jemi të mirë me njerëz të mirë, të respektuar e jo duke e sharë mikun me vetëdijen. Andaj duhet ta respektojmë tjetrin nëse dëshirojmë të jemi vet të respektuar. Pyetje: Një pyetje pak sa sugjestive. Sa e si e keni ndjerë qoftë edhe në mënyrë profetike ngadhënjimin e lirisë!

Page 73: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

A. Zaplluzha: Kur je në shkretëtirë të zë etja, kur ka errësirë e ëndërron dritën dhe e kundërta. Kur ishim të robëruar këndonim për lirin kurse sot kur e kemi lirinë kemi nisur të këndojmë tallave, me një fjalë nuk jemi ende në gjendja ta çmojmë si dhe sa duhet lirinë. Popujt që kanë liri më herët se ne ata ndryshe këndojnë për lirinë e tyre, thua se jemi të mpitë, ende nuk jemi në gjendje të kuptojmë se sa vleftë ka liria, çfarë fuqie magjike posedon njeriu i lirë, gjëja më e mirë është që ai nuk këndon për robëri kurse ne ende këndojmë dhe shkruajmë këngë për lirinë... Ndoshta këto përgjigje pak e shpjegojnë ndjenjën profetike të lirisë. Ëndrra kam pas aq sa kanë të gjithë popujt e robëruar.Pse a nuk është tragjike kur si poet ende e pyes vetën “a jemi vallë të lirë me këtë liri ka të varfër?”, Jo vetëm ekonomikisht, por po flasë për varfëri shpirtërore. Por më mirë po tregoj një detaj personal në ditën kur u shpallë pavarësia e Kosovës, cingërova me celular në Kanada dhe i thash nipit “Genti; tash e tutje edhe gjyshi yt ka shtet”, ja ky ishte gëzimi i një “Njeriu që lindi në robëri dhe ka shkuar në prag të varrit”, pra gati në fund të rrugës jetësore u bë me shtet. Ishin djemtë tanë në UÇK dhe sollën lirinë të cilin e kemi ëndërruar me vite, por ja se mësuam: “Liria nuk vjen vetëm me ëndrra, por Liria fitohet me grykën e pushkës” dhe me forcën morale të një populli .Pyetje: Këtë parandjenjë tuajën ku mund ta gjejmë më mirë të përfaqësuar, në poezi apo prozë, dhe kryesisht në cilët libra?A. Zaplluzha: Nuk kam asnjë libër ku nuk mundesh me gjet një varg që nuk këndohet për liri, po e marr për shembull librin e botuar në vitet e paraluftës “MURET” të cilën e kam dedikuar dhe dhuruar xehetarëve të “Trepçës”, i tërë libri është me poezi patriotike ku dëshiroja t’i shembja

Page 74: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

muret e robërisë, por ato mure nuk u shembën duke kënduar për to, por u shembën duke luftuar kundër tyre. U shembë sepse ashtu deshën djemtë e UÇK-së... Të jem pak më i qartë në pyetjen tuaj, sigurisht në librat me poezi, pasi kryesisht shkruaj poezi.Pyetje: Mërgimi është plaga për ne të tjerët që e jetojmë, por jo edhe për Ty si autor që jeton në atdhe. A jeton me ndjenjën e mërgimtarit, pasi kemi një gjysmë atdheu në mërgim? Sa ka zënë tema e mërgimit në krijimin tuaj letrar?A. Zaplluzha: Po këtë pyetje, pak e shumë e shtjellova edhe më lartë. Më mirë le të lexohet libri im në internet “Letër nga Mërgimi 2”, aty do të shihet se sa më preokupon kjo temë: Më duket çfarë të shtoj më shumë do ta prish atë që gjendet në atë libër, kushtuar fëmijëve tuaj, fëmijëve tanë.Pyetje:: Po sa i keni kushtuar rëndësi poezisë lirike, sa është e veçantë kjo në krijimin tuaj? Më duket harruam të flasim, prandaj çka mund të na thoni për këtë aspekt?A. Zaplluzha: Nuk ka njeri pa dashuri, pa dashuri as që mund të quhesh njeri. Dashuria nganjëherë është si një asht, prandaj njeriu duhet të mos i thyej dhëmbët mbi te?!... Libri “Vesa në Lirin Tim” gjendet në internet përfaqëson më shumë këtë motiv. Libri mjaftë është lexuar dhe është pëlqyer, madje kam marr shumë letra që më kanë ngazëllyer.I kësaj natyre është edhe libri me poezi lirike “Zjarri i Dashurisë” që me mjaftë sukses po sillet nëpër faqet e internetit dhe kam vërejtur se lexohet.Pyetje: Po për fund, çfarë keni për të shtuar?A. Zaplluzha: Një falënderim nga zemra për intervistën, një përshëndetje mërgimtarëve, veçmas atyre që do të kenë rastin për ta lexuar këtë intervistë të cilën po e mbyll me

Page 75: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

vargjet:

“Në dhe të huaj ishte treturFëmijërinë pa e gëzuarKalamendej pa jetë e shpresëBredhte rrugëve duke ecur Njeriu me zemër të lënduar” --------------0-------------

Nikolla Spathari

NË VEND TË PARATHËNIESPër librin me poezi “ Kalorësit e mjegullave”Kur ke në dorë librin e një poeti që ka botuar aq shumë poezi si Adem Zaplluzha, është e natyrshme të kesh pretendime. E kam fjalën për lexuesin, i cili nuk lexon deri në fund çdo gjë që i bie në dorë,por vetëm ato që i pëlqejnë, që kanë vlera të vërteta artistike. Në qoftë se lexuesi e le librin përgjysmë, sigurisht që nuk është faji i tij po i librit. Një libër të bukur nuk e le dot

Page 76: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

pa e çuar gjer nëfund. Lexuesi i rregullt e ndjek autorin që i ka pëlqyer, por edhezhgënjehet prej tij po qe se nxjerrë papritmas diçka të dobët. Ky është një rrezik i madh që nuk e kanë poetët e rinj, po u kanoset çuditërisht autorëve me përvojë. Në këtë kuptim këta të fundit duhettë matën shumë para se ti riparaqitën lexuesit. Për poetin nuk ka vetëm një herë të parë, çdo herë që boton është herë e parë. Madje, kur me çdo libër nuk ngjitet sadopak, ai pa e kuptuar ka rënë. Dhe imençur është ai që e kupton rrënjën, tërhiqet në mosbotim dhe mbetet ai që është. Arti nuk është sa boton, po si është ajo që boton. Askush nuk është vlerësuar ndonjëherë se ka botuar një libër më shumë apo më pak . Mund të botosh njëqind libra dhe të mos jesh poet sa ai që kabotuar vetëm një libër.E bëra këtë hyrje për të thënë se Adem Zaplluzha, me këtë libër të ri, e sheh veten në ngjitje, bën një hap përpara, ndofta hapin më të sigurt në poezinë e tij. Vëllimi poetik “ Kalorësit e mjegullave “nuk i shmanget dot krye temës , që është robëria e gjatë, mbi njëqindvjeçar , e asaj pjese të Popullit Shqiptar. Dhimbja e Kosovës shtrihet tej e mbanë në poezinë e këtij libri të Zaplluzhës me terë peshën e saj shekulloreMe vite pritëm :Erdhën e shkuan mjegullat ,Ranë shiratDuke dënesë nëpër fije bari.

Page 77: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Poeti përpiqet dh ia del të bëjë portretin e dhimbjes së popullit të tij. Detajet i zgjedh me kujdes që të jenë në gjendje të mbajnë në mënyrë poetike gjithë atë trysni të dhimbjes së madhe kombëtare, por edhe përballimin heroik të saj gjer tek kaltërsia:Sa herë ikën erëratDhe u kthyen dhimbjet ,Por ne i shpërndamë mjegullat ,I duruam dhimbjetGjersa arritëm tek kaltërsia. Përpjekjet e gjata të një populli për lirinë e tij bënë që ky popull ( i Kosovës ) të braktisë edhe gjërat e tij më të shtrenjta siç janë këngët dhe baladat, sepse nuk ka kohë për këngë kur atdheu thërret bijtë e tij. Këtë braktisje të detyruar poeti e thotë me ndjenjë në fare pak fjalë :Ejani sonteDeri te fanari i vjetër,Aty i kemi fshehur baladatTok me serenatat...

Krahas fatit të Kosovës në histori, Zaplluzhën e tërheqedhe tema shoqërore. Në këtë aspekt na paraqitet si një vrojtues i hollë i realitetit të përditshëm. Syrit të tij poetik nuk i shpëton një idiot që shëtitë në rrugët e qytetit e për të cilin mes tjeravethotë :Ky është një idiotPa dyshim,Që çdo ditë e përqeshin rrugëve

Page 78: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

“ Idiotët e mençur “ të qytetit tim Ndërgjegjes poetike i bën përshtypje edhe degradimi i një miku, tëcilit bota i është zvogëluar sa një gotë raki :Nuk njeh më njeri( Vetëm atë të shkretën ) ,Miku im i dehurNuk njeh më as veten...Ndoshta nuk është me vend të notoj gjatë nëpër poezitë e këtij vëllimi, sepse ato do ti lexoni vetë, ( dhe ju ftoj t’i lexoni ) por ajo që dua të evidentoj është se Adem Zaplluzha, me këtë vëllim tregonse po i rikthehet stina lirike e poezisë, po i kthehet rinia.

Naim Kelmendi FAKTOGRAFI ORIGJINALE E LIGJËRIMIT POETIK Ligjërimi poetik i Adem Zaplluzhës edhe në vëllimin me poezi “Vallja e zanoreve”, shenjon botën e preokupimeve dhe frymëzimit të tij poetik sikur në shumë vepra të tija poetike pararendëse. Por, në këtë vëllim poetik diskursi e temave prek më shumë botën lirike të poetit me nota dhembshurie dhe me një nostalgji herë - herë të theksuar

Page 79: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

për kohën e kaluar, për fatin e njeriut dhe të të jetuarit në kohë dhe hapësirë të caktuar dhe mbase një sërë preokupimesh të tjera poetike e që në të shumtën ia rrisin vlerën kësaj poezie, si për kah preokupimet tematike të poetit Zaplluzha, si për kah fjalori dhe ndërtimi poetik i lëndës së ofruar në këtë përmbledhje poetike. Në tërë gamën poetike të ligjërimit në këtë vëllim, kurdoherë të ardhur dhe kurdoherë të njësuar si klithmë e brendshme, shpërfaqet bota e indivit dhe shqetësimi i tij për të ikurën, gjurmët dhe vragët e jetës, por mbase edhe për shumë e shumë situata jetësore që subjekti krijues i ka jetuar apo i ka përjetuar si fiksion jete, qoftë personale qoftë të imagjinuar si motive poetike. Edhe ky vëllim poetik i poetit Adem Zaplluzha përbën një pjesë nga gjerësia e tërësisë së tij poetike,që mëton të këngëtojë krejt origjinal këngën e vet poetike, prandaj edhe në këtë vepër poetike na ofron atë faktografi të ligjërimit poetik sikur në shumë vepra pararendëse të tij, e që edhe këtu metaforat poetike nuk do të mungojnë por as frymëzimi i poetit, kur u kthehet disa temave në margjina të jetës, por që ato i bën të jenë kumbuese dhe të sëmbojnë me gjuhën e vet poetike dhe botën ndjenjore të veçantë të poetit: Lulet më së miri e kanë mësuar/Dhembjen e barit..., shprehet poeti në një nga poezitë e tij,duke mëtuar kështu ta shprehë ndjenjën e dhembjes nga një ngjarje e përjetuar...Prirja e poetit për të kapur edhe detajet ngajëherë nga shumësia e jetës së ngjarjeve dhe të ndodhurave në hapësirë dhe kohë të caktuar e përbëjnë në të shumtën vokabularin poetik të përmbledhjes. Ai, poeti pra, u kthehet disa temave të jetës urbane të një kohë të kaluar duke e marrë atë në vrojtim deri në detaje të thjeshta, por që në vargëzimin e poetit përbëjnë pika kuptimore dhe strukturore të

Page 80: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

kuptimësisë poetike .Kjo poezi e Adem Zaplluzhës korrespondon mirë dhe ndjenjësisht me lexuesin e poezisë apo recepientin...Prandaj, Adem Zaplluzha nuk ndalet vetëm në të kaluarën, por ai motivet e poezisë së tij lirike i gjen edhe në kohën tonë, pra në të tashmen, por në të shumtën ato, motivet poetike të frymëzimit të tij lirik, janë të sferës intime, por edhe të asaj sociale etj, në të shumtën duke mëtuar që këngëtimi i tij të qëmtojë dhe të pikëtojë ngjarje, momente dhe përjetime nga më të veçantat e jetës, e që me gjuhën dhe me ritmin poetik ato korrespondojnë lirshëm ndjeshëm dhe figurshëm dhe kuptimësojnë botën poetike dhe ato që shprehen përmes vargut poetik të Zaplluzhës. Jo rrallë poeti i kthehet jetës së rinisë, dhe kërkon e hulumton të riciklojë edhe detaje nga jeta e lënë në pluhurin e harresës por e jetuar dhe që ka lënë mbresa në jetën e subjektit krijues, si te këto vargje:”Kishim edhe ditë të mira/Kur na gjuanin vashat/Me vezë të kuqe/E festonim Shëngjergjin...”. poezia e Zaplluzhës ka dinamikë dhe ritëm në tërë ligjërimin e vet poetik,ajo përbën një faktografi jete shumë herë me tone edhe kritike ndaj fenomeneve të saja, sikur janë tradhtia, servilizmi, ndarja, hipokrizia etj. Në të shumtën poezi të këtij vëllimi, pra “Vallja e zanoreve”, marrin konotacione edhe në kuptimin semiotik e që poezinë e bëjnë të qëndrueshme në këtë dimension ligjërimor dhe shkrimor.

Page 81: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

MAZLLUM BARALIU FRYMEZIM I PAKUFI I POETIT ADEM ZAPLLUZHA

Preokupimet dhe frymëzimet e poetit Adem Zaplluzha janë të ndryshme dhe të llojllojshme. Ato sillen nga muret e deri te udhëndarjet; nga dhembja e brenga e madhe dhe e vazhdueshme për popullin e tij në varfëri e injorancë e deri te mllefi, dufi dhe kritika kreative dhe inventive, që burojnë si vrushkuj rrekësh pranverore, nga zemra e plasur e tij; nga lufta kundër robërisë e pushtuesve të huaj, të vetmia dhe deri të gëzimi, entuziazmi në liri dhe pastaj përsëri zhgënjimi deri në trishtim e absurd.Në përmbledhjen me poezi satirike-bajraktarët e vatanit, poeti vënë në pah dhe funksion armët e tij të fuqishme: satirizimin, shpotinë, sarkazmën, ironinë dhe figura e mjete të tjera të sofistikuara, por edhe direkte, në luftë të pamëshirshme ndaj dukurive negative shoqërore dhe individuale, të njeriut të nënqiellit shqiptar, veçmas atij kosovar.Që në poezinë e parë prirëse, përndryshe edhe tejet domethënëse e simbolike të përmbledhjes ”Dasma e madhe e Moskovit”, Zaplluzha vë në spikamë, sjellje dhe dukuri negative, siç janë: kapadaillëku, serviliteti dhe maskarallëku i personazheve, respektivisht protagonistëve të veprës së tij, të cilët të shumtën simbolizojnë dhe përfaqësojnë në mënyrë më stereootipe, prototipet ekzemplarë, të njeriut tonë sot dhe këtu, si vijon:

Bajraktarët merakosën,Mu si këndesat e Fatonit

Page 82: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Ndër mejhane na krekosënDuke i rënë thumbit e patkoit...

Poetin tonë e shqetësojnë shumë sjelljet dhe veprimet e disa eksponentëve politikë, të cilët kurdoherë vizion, synim dhe qëllim të fundit e kanë pushtetin politik, fotelet dhe përfitimet që burojnë nga to dhe jo interesin e qytetarit, brengat dhe mënyrat, me të cilat ai ballafaqohet në përditshmërinë e tij të zymtë, si dje si sot; sikur në robëri edhe në “lirinë” aktuale të frymëmarrjës sonë të shenjtë e të pashembullt në historinë e njerëzimit deri më tani.Poeti vënë në spikamë dhe shpoti sjelljet diletante, injorante dhe tejet hipokrite, të premtuesve politikë të parajsës së premtuar pas proceseve zgjedhore; instrumentalizmi i qytetarëve-zgjedhës, për interesa partikulare dhe më në fund mosrealizimi i paskrupulltë i premtimeve të tyre boshe dhe lenja e mëtejme në mjerim popullin...Poetin e brengosë deri në maksimum sjellja renegate dhe e papërgjegjësi e baballarëve të kombit e të vatanit, veqanarisht, në relacion me tkurrjen e kufijve të atdheut dhe në stigmatizim e sipër me gulç e mllef kulminant, godet me kamxhik të muzave:

Na i zvogëluat trojetU bëtë gazi i mëhallës,Mbeten pa u shiturVetëm dimitë e hallës...!

Poetin tonë të brengosur deri në ekstazë e shqetëson tej mase, nënçmimi deri në abuzim i gjuhës shqipe nga ana e bastardhuesve të shumtë, të çdokundëshëm e të përditshëm, të cilët sipas autorit të librit përdorin një gjuhë tallava e të përdaltë, siç thotë autori i librit në trajtim.

Page 83: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Duke satirizuar edhe dukuritë dhe rastet e shumta negative të përditshmërisë, poeti proteston kundër sjelljeve të pahijshme, të përdala dhe ekzibicioniste, të disa të rinjve e të rejave tona; madje pa dallim si nga fshati edhe nga qyteti; si të bijtë dhe bijat e farkëtarit, ashtu edhe ato të mësueseve, edukatorëve dhe profesorëve; si kritikët letrarë e shkencor, ashtu edhe analistët politikë edhe ekonomikë etj etj.I pakënaqur me sjelljet dhe kohët e liga, që ia behën fët e fët, në mesin tonë familjar e shoqëror, duke goditur për vdekje trashëgiminë ekzemplare, madhështore e fisnike dhe tejet pozitive; pastaj krenarinë dhe traditën e ndritshme nacionale, me dhembje e trishtim poeti shpreh dufin e bërë lëmsh në shpirtin e tij artistik, sublim dhe të ndieshëm:

Seç na u prish dynjajaNë këto kohë të ligaDalin e çmendën vashatSikur t’ishin shtriga...

Dhe në majën ajzbergiane të trishtimit, eksponatët e allafrangësisë delirante, shkrimtari ynë i uruar, i quan të përdala dhe laperica, ndërsa artin, muzikën dhe sjelljet e tyre-tallava. Sikleti, zallahia dhe bezdia e kaplojnë katërcipërisht poetin tonë tejet senzitiv e dashmirës të realitetit të shëndoshë, pozitiv dhe perspektiv për njerëzit e tij e të nënqiellit të tij; Fanitjën somnambule dhe letargjike, pangopsinë dhe egocentrizmin narcisoidor dhe delirant të protagonistëve të tij dhe delirant, veçmasz gjatë fushatave zgjedhore, të mundimshme e maratonike të miletit tonë, kur kahdo që të lëvizësh e kudo që të shkosh, kryesisht sheh skamje, mjerim dhe varfëri ekstreme të njerëzve të poetit, madje në të gjitha vendbanimet, të cilat me vullnet e përkushtim, por në të njëjtën kohë me zhgënjim të plotë dhe të

Page 84: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

thellë, zemërthyer e i pakënaqur, njësoj sikur edhe personazhet ekzemplarë-varfanjakë e shpirt mëdhenjtë të tij e të popullit të tij do të kthehet në vendbanimin e tij, duke gjezdisur e klithur, pikërisht ashtu, sikurse i vetmuari në shkretëtirë:Kësaj punë si thotë mëAskush mashallah,Po na shkundën xhepat Në këtë jetë tallava...!

I zhgënjyer deri në anatemim, poeti sërish në librin e tij ekzemplarë, sa shpotitës, humoristik e satirik, aq edhe instruktiv, edukativ e mbresëlënës i vënë në spikamë manipuluesit e vullnetit të qytetarëve tanë dhe premtuesit e rremë politikë apo thënë më mirë, rrëmbyesit e paskrupullt të votave të miletit:

Kush na i mbushi xhepatMe premtime të thataAtij i raftë zhugaMos ju ndaltë lëngata...Dhe në fund, duke u preokupuar shumë me temën e mërgimit dhe mërgatës, poeti i lexuesit, rrjedhimisht qytetarit shqiptar, ia jep një porosi sublime dhe vërtetë me vlerë amshuese:Ndalu bre ti burrë,Po ta zgjasë vëllazërisht dorën,Për një kokërr lakër,Mos e harro Kosovën...!(Mos i kthe shpinën atdheut fq.22)Me librin e ri satrik “Bajraktarët e Vatanit”, poeti Adem Zaplluzha e ka dëshmuar egon e tij krijuese me sukses edhe në një zhanër tjetër krijues, sa të vështirë aq edhe fluid, por gjithsesi me interes të veçantë shoqëror. Preokupimet dhe brengat e autorit transportohen në vargje të mprehta Nondabulkiane, Noliane dhe Koniciane.

Page 85: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Autori me këtë vepër e ka dëshmuar afinitetin e tij krijues dhe inventive edhe në humor e satirë, duke dhënë kështu një kontribut të veçantë për letërsinë shqiptare, si dhe një sihariq-dhuratë e këndshme lexuesit shqiptar dhe përgjithësisht.

Ndonjë asimetri shprehëse ose “rrëshqitje në greminë”, në favor të melodramacitetit ekstazor të momenteve shqetësuese të poetit dhe siç do të mund të thoshte ndokush pranisë në masë të ”vullgaritetit”; mungesës së vlerave artistike apo mungesës së elitsisë dhe sublimitetit artistik, në këtë libër, asesi nuk ia ulë vlerat, përmbajtjen dhe porosinë, poaq sublime dhe me vlerë të pakontestueshme të tij, drejtuar lexuesit tonë të nderuar, sa të etshëm për këso vargje dhe mesazhe, po aq edhe i indinjuar me realitetin e sotëm, të mugët objektiv. Ndonjë sugjerim apo edhe vërejtje, për vargun më konciz e më të disiplinuar, sigurisht që mund të jipet për këtë libër. Mirëpo natyra e satirës e sidomos qëllimi i autorit, që me çdo kusht të arrihet efekti stigmatizues, shpotitës e satirik, madje deri në ironi e sarkazëm

, pa mëdyshje se mund të ketë qenë faktor limitues për këtë që u tha më sipër. Sidoqoftë, jam i bindur se ky libër, nga shumë lexues mesatar të nën qiellit shqiptar do të pranohet mirë, do të jetë një lloj eliksiri, që do tu jep atyre më shumë energji, emulacion dhe entuziazëm – më shumë aksion inventiv, veprim kreativ, kritik dhe pjalmonte më shumë kontribut, në eliminimin e të gjitha sjelljeve dhe fenomeneve negative e sociopatologjike, që po na ndodhin në shoqërinë shqiptare, sot dhe tërë ditën. Përndryshe mesazhi artistik, pa semantikë të kuptueshme dhe të drejtëpërdrejtë; pa synim, cak e adresë të saktë, nuk mund tiu shërbejë të gjitha shtresave dhe kategorive të lexuesve, përveç se elitave të degaxhuara me frymëzime stratosferike. Ndërkaq shkrimi artistik dhe arti përgjithësisht ka për detyrë përtoksimin she saktësimin milimetrik të porosive të

Page 86: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

tij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë.

Ndaj si i tillë, ai edhe nuk është art i mirëfilltë, por vetëm “art pour art”-izëm...!

Dilaver Goxhaj-alias Shpëtim Golemi

ADEM ZAPLLUZHA, NJE POET ORIGJINAL

Po t’i hedhim qoftë edhe një shikim të shpejtë prodhimtarisë krijuese të poetit Adem Zaplluzha, shohim se as pesë përqind e krijimtarisë së tij (vetëm tre libra) është botuar para shpërthimit të Luftës Çlirimtare në Kosovë, të cilën shqiptarët e atjeshëm kanë dëshirë ta quajnë “Lufta e UÇK-së”, edhe pse Ademi deri në atë periudhë kish arritur moshën 55 vjeçare. Ky fakt vërteton thënien se në robëri muza hesht. Kështu ndodh “Kur i lë ëndrrat diku në sirtar”, për shkak të robërisë. Dhe

“Kur i lë ëndrrat diku në sirtarTi do të ecësh deri te lumiDhe do bisedosh me erënPër lotin e vetëtimave”. (Ky shi),

Dhe ishin vetëtimat e UÇK-së, ato që sollën një

“shi që troket në xhamat e ditëse lëshon një gjëmë

Page 87: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

që i përngjan hingëllimës....................................... Në ato kohërakur nuk kishim çka të zienim.Kishim veç pak barishte në trasta,që mblidhnim nëpër sinorë,por na mungonte mielli i misritpër një lepenik me hithra.” (Thoshte një plak),

Arsyen pse nuk ka shkruar kaq shumë sa po Ademi na shkruan prej epokës së fillimit të rrëmbimit të lirisë me forcën e djemve dhe burrave të Kosovës deri sot, na e shpjegon në poezinë se “Po të ishte ndryshe” ai do të shkruante, prandaj dhe:

“Në biografin timeKa vende të zbrazëtaKu mund të shkruhetSe gjatë tërë jetës gabova

Ndryshe nuk do të gjeja vendNë këtë universKu njerëzit i ndërrojnë fytyratSi këmishët

Herë bie shi E herë dëborë e acartë.”

Vëllimi i fundit i tij, që po i paraqitet lexuesit, me titullin metaforik “Hingëllimat e shiut”, plotëson atë pikëpyetje të hershme, për cilindo që e ka ndjekur në vijimësi krijimtarinë e Adem Zaplluzhës se, çfarë poeti

Page 88: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

është Ademi?, pasi e përdor aq dendur metaforën, sa shpesh të duket si disi mistik.

Me këtë botim mund të shprehemi pa droje se, më në fund arritëm ta kuptojmë se cila është poezia origjinale e Adem Zaplluzhës. Dhe kuptuam atë që, Ai bën pjesë ndër poetët shqiptarë më radikalë, i cili, përmes metaforës predikon me kaq pasion dëshirën për liri.

Nëse dikush nuk e njeh figurën poetike të metaforës, nuk mund ta kuptojë kurrë Adem Zaplluzhën. Për këtë mund edhe të quhet nga të pamësuarit me letërsinë: “poet i vështirë për t’u kuptuar” ose “poet me dritë mistike”. Bazuar në sa më sipër, Adem Zaplluzhën mund ta quajmë pa droje: poeti i metaforës, dhe jo poet mistik, pasi ai nuk i lë kurrë mënjanë faktet reale.

Krijimtaria e begatë dhe e vërtetë e Adem Zaplluzhës fillon njëkohësisht bashkë me “shiun e metaltë” të asaj lufte çlirimtare, e cila filloi në vitin 1997, edhe pse ky “shi” ishte i përzier me breshërinë e predhave të artilerisë dhe raketave serbe, por edhe me mjegullën e lëndëve helmuese që përdorën serbët kundër luftëtarëve të lirisë kosovare. (“Mjegullnajën”, Ademi e përdor shpesh në poezinë e tij metaforike, e cila nënkupton shumë mjegulla: mjegullën politike, mjegullën e armëve helmuese, mjegullën e propagandës pacifiste, mjegullën e spiunëve, etj, etj.)

E veçanta është se, ky shpërthim i njëkohshëm luftës në Kosovë dhe në poezinë e Adem Zaplluzhës, ndodh në një kohë kur edhe në trojet e shtetit amë pat ndodhur edhe atje tragjedia, ku:

“Ende dikuNë ujërat e Jonit

Page 89: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Gjëmon uturima e dallgëve” (Toka ime antike)

Të dy pjesët e kombit, të ndara në dy shtete, qenë ngritur kundër qeverive të tyre; por shpërthimi i pjesës shqiptare ku jetonte Adem Zaplluzha kish një ndryshim disi shumë më ndryshe: populli qe ngritur kundër dy qeverive, kundër asaj të pushtuesit dhe kundër asaj kolaboracioniste, prandaj dhe e kishte shumë më të vështirë luftën dhe realizimin e “ëndrrës diku në sirtar”.

Ishte një nevojë historike që kjo klasë e re në shpërthim t’i sillte lirinë këtij populli të shumëvuajtur. Si e tillë, kjo dëshirë e pjesës vitale të popullit shqiptar në Kosovë, (që sot, fatkeqësisht, politikanët e dalë nga radhët e tyre dhe ata të dalë nga radhët e kolaboracionistëve, duan ta quajnë kombi kosovar), binte ndesh me interesat e klasës politike shqiptare të atëhershme që sundonte Kosovën paralelisht me serbët.

Në këtë konflikt legjitim të armatosur, ndër luftëtarët më të vendosur për të sjellë lirinë ishin edhe poetët, të cilët përfaqësonin interesat e popullit të vuajtur të Kosovës. Poezia e Adem Zaplluzhës në këtë kohë thërriste me të madhe, se

“Plagët nuk shëroheshin as me durim Derisa kallej flakë vetëdija ....Kur dolëm në stom të kujtesësBaroti na i shëroi plagët.”, (Kur dolëm në stom të kujtesës).

Shërimi i plagëve të robërisë, por edhe ato të plumbit, shërohen vetëm me barut dhe jo me lutje, sikundër

Page 90: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

bënin të kundërtën pacifistët, me parullën e tyre: “durim, durim sa të na falin lirinë”. Dhe poeti i përgjigjet:

“Mes stërkalave të shiutPreki përhitjen e diellitSa e largët është ngrohtësiaKur u kërkojmë yjeveTë zbresin prej qiellit!” (Sa e largët!)

Si dhe me poezinë “Ngjan që u bien flokët”:

“Më kujtohetKur kaluan këndej prostitutatI mbollën brekët nëpër lisaKu ende sot lulëzojnëVetëm fjalë të paqarta.”

Tek lexon poezitë metaforike, herë herë plot me ironi dhe sarkazëm poetike, ndjen vërtetë një kënaqësi estetike që tingëllon hijshëm dhe që mendimi rrjedh mahnitshëm dhe pa u shkëputur nga poezia në poezi, sidomos në këtë vëllim. Kur mbaron së lexuari vëllimin poetik “Hingëllimat e shiut”, ke një lloj ndjenje sikur ke lexuar një roman voluminoz për një kohë të shkurtër.

Këtu qëndron edhe vlera artistike e këtij vëllimi poetik. Dhe thua me vete sikur Ademi ka marrë pjalmin e sarkazmës së Çajupit kur anatemon politikanët e djeshëm dhe të sotëm të Prishtinës me vargjet:

“Rrugët përplot me prostituta Shisnin brekët në vend të fashave.”, (Vetëm plagë të hidhura);

Page 91: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

si dhe trishtimin e poemës Migjeniane të guximit, kur thotë:

“Në Sheshin e Shën Petritbleva prezervativ nuk kisha se si t’u ofrohesha prostitutavekundërmimin tim nuk e duronte as djalli.Ishte kohë e ligëu hallakatën dhe drunjtë ne nuk kishim as një kacidhe miellbluanim gurinpër me shujtë urinë.” (Prej një dite)

si dhe te poezia “Shkojmë e vijmë”:

“Nuk di më, kah jemi nisurKjo udhë nuk paska të ndalurShkojmë e vijmë deri në gjithkundPër të mbërritur në... askurrkund”

Dhe akoma më shumë të poezia “Nëpër arat tona”:

“Nëpër arat tonaKorrëm grurin e metaltëFëmijët i thyejnë dhëmbët “

E veçanta tjetër e Adem Zaplluzhës është se ai i jep të njëjtën rëndësi si idesë që ka ndër mend të shprehi, ashtu edhe fjalës së zgjedhur për atë ide. Në këtë mënyrë, si forma edhe përmbajtja të Adem Zaplluzha gjen një harmoni

Page 92: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

të plotë, njësoj siç e gjejmë në peizazhin e pyjeve të Kosovës, në çdo stinë të vitit. Kjo gjë dallohet, pothuaj, në të gjitha këto poezi të tij, por më e theksuar është te metafora e poezisë: “I numëroja hapat”. “Hapat” janë vitet që Kosova kërkonte lirinë nëpër dyert e Evropës, por jo që derën nuk ia hapnin që nuk ia hapin, por as edhe dritaren për të parë se kush trokiste:

“Nuk lash dyer pa trokiturAskush nuk i hapi dritaretShiu rigonte pa ndërprerëNëpër xhamat e kujtesësDukeshin hijet e thyera

Ika diku nëpër hapësirëPas meje vinte hija imeAskush përpos zogjve nuk më përcillteI numëroja hapatKah largoheshin në heshtje.”

Ademi, edhe me poezinë e këtij vëllimi vë në dukje anët negative të atij realiteti kosovar gjatë periudhës kolaboracioniste të të dy pushteteve paralele, dhe na afirmon idenë se edhe pse ushtria dhe policia serbe u përzunë nga Kosova, përsëri nuk u zgjidh plotësisht problemi apo ëndrra shekullore që ka shqetësuar popullin shqiptar në Kosovë, bashkimin kombëtar: “Do fluturojmë diku së bashkuQë t’i bashkojmë ëndrrat.” (E bukura e dhéut)

Por, kuptohet, këtë ide Ademi e shpreh gjithnjë përmes metaforës, pasi ai bën art dhe jo propagandë. Lum ai që e kupton dhe e ndjen metaforën e tij.

Page 93: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

“Tingujt kanë mbetur diku në harresëEnde trokas dhe vetes i themPërse je kështu i pashpresëKur ulem bri lumit ty të ëndërrojMe lulen e kujtimit të ruaj në gjiKurrë më rrugës tonë s’ kaloj Për të mos harruar të bukurën magji.” (Magjia)

Adem Zaplluzha na paraqitet një poet tejet origjinal, një poet me forcë të madhe artistike, pasi çdo ide apo mendim, ai e shpreh vetëm përmes figurave letrare; bën politikë duke mos bërë politikë, por duke bërë art. Dhe me atë art, ai i drejtohet masës së gjerë, por asaj mase të formuar. Këtu qëndron origjinaliteti i Adem Zaplluzhës. Kjo e ka bërë atë që t’i pasurojë e t’i perfeksionoi mjetet figurative të poezisë nga vëllimi në vëllim.

Vargu i Ademit nuk ka karakterin e vjershërimit të sistemit klasik, por ka ritme dhe kombinime metrike të përcaktuara nga mendimi që ai kërkon të shprehë. Çdo varg në poezitë e tij paraqet një njësi të plotë mendimi, prandaj dhe poezia e tij nuk dallohet shumë për rimë. Rimën e gjemë rrallë, por këtë e zëvendëson me mendimin. Ja, për shembull, te poezia “Nëpër rrugët e sheshit blu”:

“Nuset kanë dalë në bejleg Dhe presin letrat e të dashurveNjë nënë me një kërthiI ushqen edhe shtatë fëmijë të tjerëE ka mësuar nga zanat e malitKëtë mjeshtëri hyjnore.”

Page 94: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

ku Ademi e shpreh mendimin e tij në mënyrën më mjeshtërore për nuset dhe nënat kosovare të luftëtarëve të UÇK-së, në pritje të tyre dhe të lirisë; dhe secili prej luftëtarëve u përgjigjet:

“Më pritniNuk do të vonohemPortat dhe dritaret le të hapenSonte do të mbjellim sërish Dashurinë e lashtëTë fisit tonë dardan.” (Sonte do të korrim)

Këtë rimim të mendimit dhe jo të vargut e konstatojmë edhe te “Sfondi i fjetur”, kur na përshkruan me shumë kursim fjalësh situatën e mungesës e atëhershme mediatike shqiptare të gjithë anshme në Kosovë, të cilën e zëvendësuan vetëtimat e atyre luftëtarëve të lirisë, të cilët i prisnin në bejleg nuset, motrat dhe nënat e Kosovës: “Asgjë nuk kishte mbeturnë qiellVetëm bishtat e meteorëvekruanin kujtesën e mjegullave

Kjo përhitje e trishtuarfle me rekuiemin e ditësSa herë që hidhërohen vetëtimatbien daullet e llamarintë

Nuk më kujtohet se si gërhiste stuhiapor acari flinte në çatinë tonë

Page 95: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

ku merimangat myken nga lagështia.”

Adem Zaplluzha, duam apo nuk duam, ka hyrë në letërsinë shqipe si një poet me një stil krejt origjinal, ku heroi i veprës së tij poetike është vetë ai, i cili përpiqet t’i ndajë mendimet dhe ndjenjat e tij me lexuesin shqiptar të çdo kohe.

P.S. Faleminderit për fjalët e ngrohta. Ma qite merakun, pasi nuk isha i sigurt nëse ia kisha mundur me e kuptua poezinë tuaj. Të them të drejtën është poezi që shumëkush do ta quante me të drejtë mistike, sepse poezia e juaj është e ndërtuar komplet me metafora, me kuptime të figurshme, një metaforë jo e kufizuar në fjalë të veçanta por e gjitha poezia juaj ka kuptim të figurshëm sipas ngjashmërisë së idesë (mendimit) çka dëshiron apo ke për qellim qe ta shprehesh. Dilaver Goxhaj, alias Shpëtim Golemi Tiranë, 22. 12. 2011

Page 96: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

KAPITULLI IIIAdem Zaplluzha në okielon e kritikës rumune

KOMBI DHE POETET E TIJ.Mihai Antonescu ,Bukuresht

Nën shenjën e një vepre poetike dimensionesh të mirëfillta estetike, poeti Adem Zaplluzha inkorporohet në radhën e luftëtarëve të implikuar me qëndresë historike për rikuperimin e të shkuarës së famshme të atdheut që e ka lindur. Vargjet e tij janë thesar përkujtese dhe mosharrese për ardhmëri, duke i ngjarë përmes bukurisë ashpërsisë lisave që i përmend shpesh në të gjitha shkrimet e tij. Duke u bazuar në parimin se "kush harron nuk meriton", librat Adem Zaplluzhës janë kushtrime luftarake në gjirin e shqetësuar të popullit shqiptar, ngase poeti është gjithmonë frymëmarrja e pashuar në kraharorin e kombit të ndodhur gjithmonë në peshoren e një fati tragjik. Vëllimi Pema e bekuar, për këtë na udhëzon, për ta dëgjuar duke e lexuar,

Page 97: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

për trimëri dhe dashuri, për histori dhe tradita, duke reflektuar të vërtetën se “Shkojmë nëpër vende të huaja/ Siç të huajit vijnë në vendin tonë”. Vargjet e tij janë të kristalta si krojet e Dardanisë, me adresë precize, njësoj si plumbi i mahnitur nga mrekullia e largësisë, por i cili nuk e anashkalon cakun, as nuk e tradhton qëlluesin: “Do të ecim me krenari/ Deri në burimin e heshtjes/ Për të trazuar therrat/ Në litarin e agimeve të mëngjesit”.

Na flet poeti për bërthamat e hatashme që trokasin në portat e mikpritjes, pa harruar të kthehen atje ku kanë lindur. Ademi na I përkujton shpërnguljet e gjata me fëmijët që rriten mbi shalat e kuajve dhe me fotografitë e atyre që kanë rënë në luftërat e shenjta të pavarësisë, duke i fshehur fotografitë nën këmishë, pranë përpëlitjes së zemrës për t’ia përlindur krenarinë, duke i rikthyer të vdekurit nga pavdekësia e tyre. Ekziston diç e rëndë dhe ashpër në poemat e këtij vëllimi, diçka që shëmbëllen me refuzimin e lotit për të dalë jashtë syrit, duke e gulçuar qarjen, mëshirën dhe nënshtrimin, pa e harruar kuptimin e plagës dhe etjes për komb dhe atdhe. Adem Zaplluzha ka talentin e një kronisti të zellshëm dhe vizioni të lartë për ringritje edhe atje ku gërmadhat ende nxjerrin tym, madje dhe atje ku, ndërmjet zhaurrimave shurdhuese të tenqeve dhe heshtjes së varreve masive, ka mbetur një fije kullose e paprekur.: “Klithma e gjakut/ Oshtinë nën dhe/ Urat thyhen/ Pas kapërcimit të djallit/ Ne kalojmë/ Përtej vetëdijes tonë/ Dhe në lashtësinë e legjendës/ E prekim identitetin“ (Ecja maratonike)

I madh duhet të jetë populli që i jep poetë të këtillë botës, burra të këtillë që posedojnë fuqi hyjnore për triumfin e

Page 98: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

lavdishëm të lirisë. Si mos ta dëgjosh “Këtë gjëmë që jehon/ Lisat duke i verbuar/ Kur nënat i varrosin fëmijët/ Nën rrënjë”! Rrënjët e qëndresës shqiptare janë të denja për admirim. Në historinë e Kosovës, i varrosin ato, edhe në vargjet e Adem Zaplluzhës, dhe i mbështjellin që të lindë nga to lulja e përgjakur (liria), dhe gjaku i martirëve të kombit, për të lindur një dritë e re për një ardhmëri më të mirë, për buzëqeshje dhe dashuri, për dashuri dhe këngë. Poeti është vizionar, një misionar që paralajmëron kohën e lulëzimit dhe mollëve të pjekura nën hijen e zogjve të qiellit, nën dritën e një qielli të pashakmisur nga korbat e vdekjes. Ai zgjon/trazon/ngren/ lartëson nga lotët e derdhura rrëke, Katedralen e Kombit të vet, atje ku “Kënga e tij/ Shëron dhimbje/ Dhe kërkon/ Në sytë e tregtarit/ Çmimin e jetës”. Poeti rri në tryezën e urrejtjes dhe kohës historike, duke u përkujtuar dushmanëve se “Lisat lëshojnë rrënjë/ Tejmatanë çmendisë së tyre/ Tejmatanë brigjeve të përjetësisë”.

Në këtë kontekst, të denja për admirim janë edhe vargjet: “Për t’i kapërcyer malet/ Nuk na u dashtë kanuni/ Thirrjet e gjakut/ I hapën portat e ndryshkura// Bukë/ Kripë/ Besa edhe fjalë/ Burrash/ A mujte vëlla/ Çatia ime/ Më nuk është e imja/ Dhembjen e kemi të përbashkët/Në dasmën e madhe// Krushqit e Drenicës/ Dhe të Dukagjinit/ Janë nëdasmën e Vrrinit/ Atje ku takohen zanat/ Ku vigjilojnë Sytë e Drinit”. Të shkruara në korniza vargjesh të shkurta, të qarta, me mesazhe të padyshimta, dhe duke u bazuar më shumë mbi këtë se sa mbi njëfarë shkëlqimi të metaforës, Pema e bekuar e plason Adem Zaplluzhën në galerinë e lavdishme të farkëtarëve të vargut dhe historisë, atje, në atdheun e tij, sa në Kosovë, po aq edhe në vetëdijen

Page 99: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

evropiane të sivëllezërve të tij, që lexojnë rumanisht dhe ndjejnë shqip, ngase, “Për t’i kapërcyer malet/ Nuk na u dashtë kanuni/ Thirrjet e gjakut/ I hapën portat e ndryshkura// Bukë/ Kripë/ Besa edhe fjalë / Burrash/ A mujte vëlla/ Çatia ime/ Më nuk është e imja// Dhembjen e kemi të përbashkët/ Në dasmën e madhe// Krushqit e Drenicës/ Dhe të Dukagjinit” (S’na duhet Kanuni).

Nuk e dimë sa e njeh Kosova këtë njeri, por e dimë se Kosova ka edhe pesëdhjetë apo njëqind poetë tjerë të mirëfilltë që meriton t’i njohë, ngase fjala është për një Mollë të Ndaluar “Në kujtesën tonë/ Atje poshtë vargmaleve/ Diku në fund të lisave“ ku barbarët prangosin „Forcën e djemurisë// Shumë pak kohë/ Kanë mbetur peng/ Sa për t’ i përkujtuar/ Feniksët e së nesërmes/ Që ta kafshojnë serbez/ Mollën e ndaluar“. Kosova nuk është Molla e Sherrit siç mendojnë ata që s’ njohin, por një çerdhe botërore e trimërisë, me do vargmalesh kreshnike dhe lëndinash magjike ku nuset hedhin valle, duke ecur si të sëmura, duke kërkuar „në atë udhë“ skamat e gjyshërve, atje ku „ato gjëma të dhembshme“ depërtojnë përtej vetëdijes.

ME ADEM ZAPLLUZHEN KUR MITET VAJTOJNE.

Monika Mureshan*

Page 100: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Disa libra duhen shkruar, ngase herët a vonë hapin portat e fjalës dhe bëhen parmakë/platforma lansimi për ide të nevojshme për njerëzit. Dihet se asnjë libër nuk është i shkruar rastësisht: me vetëdije apo pa të, autori ndjen se ka një detyrim apo një obligim për t'iu dorëzuar vullnetit të inspirimit, i cili nuk vjen pa kuptim. Qëllimi i fshehtë, apo i përshkuar me intuitë dhe i parandjerë, e shtyn pas shpine autorin, duke e shpënë përpara, madje shpesh dhe duke e sëmurë, po qe se nuk e shkruan atë që i dikton zëri i zemrës dhe qenia e tij e brendshme poetike.

Këtë përshtypje e shtrova në letër, pasi e lexova dorëshkrimin e asaj që mëton të bëhet antologji vlerash të zgjedhura të poetit Adem Zaplluzha, i prezantuar në gjuhën rumune nga Baki Ymeri, në këtë muaj të shenjtë të dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës, një vepër e botuar nën përkujdesjen e redaksisë së revistës Shqiptari, në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, siç ka vepruar edhe me disa autorë tjerë shqiptarë. Një vërejtje tjetër fillestare, e konfirmuar përmes lekturimit të dytë, është ajo se ky vëllim fillon dhe përmbyllet në mënyrë fort interesante, tekstet duke evoluar përmes një toni të rrjedhshëm, pra duke pasur një strukturë të rrjedhshme dhe unitet të brendshëm, të mirëkontrolluar.

Tre kapitujt e librit, Thirrjet e gjakut, Fluturimet dhe Në brigjet e Ilirisë, duket se e ftojnë lexuesin të asistojë në një ceremonial të poezisë që i ofron autorit një mikpritësi të përzemërt në trojet e gjuhës rumune, edhe pse herë/herë e trishtme, e kuptueshme në konturet e artit të komunikimit, dhuruese e dialogut në mënyrë të sinqertë e të

Page 101: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

hapur, autori duke përdorur një diskurs poetik të drejtëpërdrejtë, të thjeshtë, një krijimtari e mirëfilltë, e paprekur nga paqartësia dhe livresku, por, përkundrazi, duke transmetuar ide të formuluara me bindje, qartësi dhe saktësi. Kuadri është prezent në të shkuarën antike të brigjeve të Ilirisë. Motivi gjendet në "Thirrjet e gjakut". Si temë e "diskutimit", autori propozon dhe trajton aspekte, nganjëherë filozofike, një shembull i mirë duke qenë "Kodi i rrugëve": "Fëmijët thuhet se/ Lindin pa fe/ Ndërsa feja e tyre/ Përpëlitet në emrbion". Herë tjera ballafaqohemi me motive sociale, si "Në simetrinë e dhembjes" (ku "Plakat kremtojnë mërzitjen/ Në moskuptimin e melankolisë"), politike ("Bumerang", "Rrënjët"), apo fetare ("Juda e mashtroi dritën"), por edhe autobiografike (p.sh.: "Me zjarrin e kujtimeve"). Mirëkuptohet se kjo antologji është ofertante mu nga pikëpamja e tematikës, me tekste që i nënshtrohen kësaj.

Autori niset nga ideja e opozitës ndërmjet mitit dhe demitizimit, shenjtërisë dhe çshenjtërimit, hyjnores dhe profanes, me diferenca besimesh ndërmjet krishterimit dhe paganizmit. Janë vlera tekstuale që evoluojnë ndërmjet dimensionit mistik dhe atij fizik të botës, në funksion në të cilin njerëzit janë, në rendin e tyre, heronj të hymnizuar apo demonë të mallkuar, të ndritur apo të terratisur (metaforikisht duke bërë fjalë). Adem Zaplluzha është fort i motivuar për të nxjerrë në evidencë lidhjen e dikurshme (të kohërave të lashta) ndërmjet anës morale dhe asaj fizike të botës, ndërmjet natyrës dhe njeriut, që ekzistonin në harmoni. Për zotërinë e tij, lidhja me natyrën, sidomos natyra e shenjtë e humanitetit, ende ka gjasa për t'u ristabilizuar përmes rivitalizimit të formave arketipale nga memoria kolektive. Edhe pse desakralizimi mundohet ta

Page 102: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

(ndër)shkëpusë këtë lidhje, bota fizike dhe ajo shpirtërore arrijnë në brigjet e disharmonisë, nëse jo, madje edhe në konflikt. Kjo donë të thotë se Ademi nuk është i vetmi nga autorët e gjuhës shqipe që militon në këtë drejtim, dhe aq më interesante është mënyra partikulare dhe personale në të cilën vepron.

Autori i këtij vëllimi e kundron fjalën si një formë artistike të manifestimit të ndërgjegjshëm të rregullave të arta të harmonisë, duke e mbrojtur me respekt dhe dinjitet mos shkeljen e kodit të lashtë moral: "Kur qajnë kujtimet/ E ftoj të shkuarën/ Për ta shuar përmallimin/ Me dhembjen e pashuar". Në të shumtën e rasteve, ai i motivon pohimet e veta në mënyrë të qartë, të vendosur, të drejtë për drejtë dhe precize: "Ngase vetëm atëherë/ E ndjej ekzistencën" (Muranat). Kështusoj e fillon ciklin e parë të vëllimit. Shpërthimi i këtij muri të përkohshëm ridel te "Vallja", poezi e zgjedhur për mbarimin e vëllimit (dhe të kapitullit të tretë: "Brigjet e Ilirisë"). Nuk e dimë sa e njohin shqiptarët këtë shpirt të frymëzuar, por ne e dimë se ka vlera dhe vlerat e tij janë reale, inspirative, lirike dhe historike.

Poeti dardan na fton: "Ejani të lozim/ Një valle shqiptare/ Le të dridhen malet/ Le të fluturojnë plisat// Daullja të mos pushojë/ Për shtatë mote/ Le të lakmojnë/ Edhe zanat në vërri", një valle motivacionin e së cilës e kuptojmë madje nga kushtrimi plot elokuencë me të cilin u drejtohet disa valltarëve të motshëm, kur "Kjo ditë/ Si drita/ Po lind nga legjenda/ Për të hyrë në gjakun tonë". Përmes kësaj shprehjeje metaforike, poeti ristabilizon urën e lidhjes ndërmjet të shkuarës dhe aktualitetit, duke i ridhënë hapësirës fizike karakterin e saj të shenjtë, pra, duke e rishenjtëruar konform urdhërit të natyrës morale, në

Page 103: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

harmoni me atë fizike. Ky tip poeme ceremoniale është zgjedhur për të nënvizuar respektin ndaj stërgjyshërve, madje, më shumë, poeti i gjen raportet në atë gjuhë të shenjtë ilire ("ilirisht"), që frymëmerr gjatë një periudhe bimilenare (dymijëvjeçare), ngase "Sipas traditës/...// Asnjëherë nuk e kam pyetur veten/ Përse ende gjendemi në bisht".

Tradita duhet mbrojtur gjithsesi, ngase përndryshe ekziston rreziku që këtu, "kur vriten kujtimet" legjendat të "zgjohen nga e prapa". Ja se çfarë roli important (të rëndësishëm) i kushton autori memories! Poezitë e tij janë një jehonë e asaj bote dhe e asaj kohe primordiale (kryesore) që ka mbetur në gjuhë, tradita dhe legjenda. Paraqitet poashtu shpesh përfytyrimi i disa gurëve/relikte , që kanë mbetur si gjurmë dhe forma të paprekshme nga stuhitë e kohës. Interesant është se ato na çojnë me mendimin te një trashëgimi e lashtë e parahistorisë. Në njërin nga këto relikte është i graviruar edhe poeti: "Në lashtësinë e miteve tona/ Ne përsëri heshtim/ Dhe çuditemi/ Përse heshtja jonë nuk na vret", dhe "Përse ende jemi gjallë". Ja përse portat e kësaj kështjelle dardane, dhe faqet e këtij libri, së bashku me mesazhin e autorit, mbeten përjetë të hapura!

(Pasthënie e vëllimit “Pomul binecuvântat” / ”Pema e bekuar”, që u botua në Bukuresht. Emri i autores së këtij shkrimi është në origjinal)

Page 104: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Përshëndetje nga Bukureshti Baki Ymeri (Alban

Voka ) 16-03-2012, 07:39pm

Respekt dhe admirim të veçantë edhe për zotin Fatmir Minguli, për këtë analizë të mirëfilltë kritike në adresë të vlerave lirike të zotit Adem Zaplluzha. Mirënjohjet tona shkojnë edhe në adresë të zotërinjve Zija dhe Zeqir Lushaj, për kohën që ndajnë për deshifrimin e vlerave të veçanta të Zemrës Shqiptare. 

Page 105: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Libri poetik “Pema e bekuar” i Adem Zaplluzhës botuar në Rumani me titullin “Pomul Binecuvantat”

Page 106: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

ADEM ZAPLLUZHA DHE LIRIZMI I NJË SHPIRTI FISNIK

Ja edhe një vepër e re e një poeti të vjetër, Adem Zaplluzha, i vjetër për nga mosha, por i ri, i freskët dhe i proshkët për nga frymëzimet, një misionar i fjalës së shkruar që gjendet në hov të krijimtarisë dhe afirmimit të tij. “Mos pyet për adresën e lumit” është vëllimi i tij më i ri, i 54-ri sipas radhës së librave të botuar (1974-2012), i strukturuar në disa kapituj me moton “I donte pushkët e lisat”, dhe subjekte si “I doje aq shumë fluturat”, “Kur i bie daulleve shitësi i gështenjave”, “Dita e dytë e krijimit të botës”. Poezia e tij duhet receptuar si një varg përjetimesh e meditimesh personale me karakter kombëtar dhe universal. Fillimisht poeti të josh me klithjen “Mos të lutem”, e me vargje si “Të lutem/ Edhe nëse takohesh/ Me rrudhat e kujtesës/ Mos e humb këtë buzëqeshje/ Lëre kujtimin le të jetojë / Edhe pas të reshurave”.

Page 107: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Në këtë vizion, duke u bazuar në lëndën e tij të pasur me motive reprezentative që evokojnë një hapësirë lirike unike, të ngarkuar me metafora e simbole, autori i ofron poezisë shqipe një gamë të gjallë frymëzimesh që burojnë nga zemra e një shqiptari të lindur për nusërimin e fjalës me fjalë: “Druri im/ Sa jemi të ngjashëm/ Me qindra vjet/ Ecëm vertikalisht// S’na theu tufani/ Nuk na lëndoi gjëma e detit/ Mbi krahët e zogjve/ Ndërtuam disa lloje anijesh”. Dhe më tej: “Nga dallgët e turbullirave/ I nxorëm mjegullat/ Mbollëm plisa mbi lisa/ Dhe dolëm matanë brigjeve”. Apo, po aty: “Druri im/ Zemra e atdheut tim/ Kala që nuk merret nga brenda/ Kali im i shenjtë” (Druri im, nga cikli i dytë “Dita e dytë krijimit të botës”). Poeti në këtë kontekst anashkalon hijet e zeza që janë shndërruar në hije dhe vazhdojnë të mbeten hije. Kosova e tij është një vend i bekuar që din t’i dëbojë hijet e huaja dhe hijet shqiptare nga gjiri i saj, duke kërkuar gjelbërimin në metastazë. Para nesh kemi një pendë inspirative që t’i përkujton mendimet e Ibrahim Kadriut për një mocanik të tij më të ri: “Poezitë e këtij libri të mrekullueshëm kanë peshë të jashtëzakonshme, pikërisht pse çdo motiv i ngjeshur në varg, flet me gjuhën e shpërthimit shpirtëror; çdo temë e ngritur në përmbajtje futet në mozaikun e tërësishëm të jetës sonë”. Mendimet e Ibro Kadriut për Agim Malën janë identike me mendimet tona për lirikën universale të Adem Zaplluzhës, ku defilojnë tema kushtuar lindjes e vdekjes, pëllumbit e gjakut të bijve të shqipes, fluturave e shirave të fjalëve që të freskojnë “nën hijen e pjergullës”, mjegullave të trokitjeve natore dhe zogjve të përgjumur në “një qeshje të huazuar”, pritjeve e durimit dhe gjumit të gruas së bukur dhe këmishës së natës që të mbështjell me shijen e padurimit për lumturimin e saj.

Page 108: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Letërsia nuk është vetëm reflektim i realitetit, por ajo është edhe një aspekt i realitetit. Letërsia lind dhe rritet nga jeta. Ajo është shprehja e jetës së një kombi. Lirika e këtij shqiptari të frymëzuar të shpie në horizontet reale të një bote magjike ku ecim “edhe përtej fjalëve”, ku në vorbullën e lumit faniten xixëllonjat e natës, ku “era ta zë frymën”, ku “njerëzimit i duhet hapi i parë” dhe testamenti si një erë e freskët që qaset nga “gjumi i detit”, ku nënat vinin për freskimin e memories sonë, ku vjen pleqëria e mahnitet për faktin se “sa pak kohë na paska mbetur”. Autori nuk është viktimë e vargut klasik, me rimë apo me shenja pikësimi. Mendimi i tij rrjedh lirshëm dhe të fton të shijosh trojet e një gruaje të bukur, duke shfletuar “ëndrrat më të bukura/ të barit/ kur lozim në spektrin e imazheve”, që digjen në flatrat e lumit, dhe me mallin, që nuk shuhet kurrë. Letërsia sipas një mendimtari të huaj pasqyron jetën e njerëzve, relacionet e tyre sociale, gjendjet e tyre shpirtërore, ndjenjat dhe mendimet e tyre, mënyrën për të gjykuar dhe për të ma lënë të depërtojmë në thellësinë e relacioneve ndërmjet njerëzve. E vërteta, jeta dhe paça, varret e vjetra të qytetit, pëllumbi e korbi, dita e dytë e krijimit të botës, vashat lozonjare, nusja dhe vallja e bashkëtingëlloreve, mërgimi i zogjve, koha dhe “druri im”, shqiptari që “i donte pushkët dhe lisat”, dhe lindja ku “çdo gjë ndodhi/ për një ditë/ një kafshim molle/ në kopshtin eksperimental”, ja pra disa nga subjektet primordiale që e joshin lexuesin për të njohur buzëqeshjet e fjalëve që jetojnë tejmatanë shekujve e mileniumeve.

Baki Ymeri

Page 109: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Marius ChelaruKosova ndërmjet dhimbjes dhe shpërthimit të durimit

Shqiptarët, dy mijë vjet morën frymë ilirisht, dhe kurrë nuk e pyetën vetveten: „Pse ende gjendemi në bisht.” Kosova ndërmjet dhembjes si pre e një kohe dhe çastit kur zgjohen mitet dhe shpërthen durimi. Kolona kalimtare dhe bisha të armatosura me tyta të ndryshkura. Kosova me refugjatë të zbathur dhe kryet e përulur që projektojnë ardhmërinë. Këto dhe të tjera mund të lexojmë në këtë vëllim, edhe përmes syrit të atij që kërkon modelin në të cilin është gërshetuar/ cilësia e detajit. Apo ngjyrat, apo fjalët, apo metaforat. Apo kërkimi i hierarkive vlerësuese të „plasimit” në peizazhin poetik të gjuhës shqipe. Për mua ishte një kënaqësi e veçantë të lexoj poemat e Adem Zaplluzhës, duke e kundruar si një engjëll që banon në një zonë të mbërthyer në kthetrat e pushtimit të huaj, siç ishin deri dje Kosova, Basarabia, Bukovina e Veriut, Lugina e Timokut etj.

Kështusoj, në vëllimin Pema e bekuar (një selekcion nga librat e botuara në ndërkohë), ballafaqohemi me një gërshetim temash specifike, që i përshtaten kësaj zone. Nga ndjenja nacionale („dymijë vjet/ kur morëm frymë ilirisht”, deri te kërkimi i „motiveve” të vuajtjes në këtë vend, ku

Page 110: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

„vuajtja ka kundërmim myshku”, dhe fati i kërkuar „në gjirin e tjetërkujt”, pa e harruar magjinë e mikpritjes tipike shqiptare, ligjet e saj të „miratuara” nga Kanuni, që kanë ndikuar që të gjithëve, madje edhe huajve, t’u hapen portat, e deri te aspiratat dhe traditat lokale „kur nuseve tona/ sipas traditës/ nuk guxon t’u lëvizë qerpiku”, ndërsa zëri i qemanes e udhëheq vallen „pas flamurtarit”.

Universi i autorit është i „prekur” nga kjo, por edhe nga aspekte që ndërlidhen me përditshmërinë e tij. Pra, nga situatat e ndërlikuara që lindin nga „bashkëjetesa” e konflikteve që e kanë përgjakur zonën e Kosovës, atje ku „varrezat numërohen në luginë”, por „nuk vritet kujtimi me asnjë plumb”, e deri te ato që kanë të bëjnë me fakte reale apo imagjinare që ndërlidhen me këtë zonë, apo me evenimentet që ngjajnë në këto kohë, në vendet ku gjallëron autori, vendlindje shqiptare e prekur nga njëra apo tjetra fe. Po i shikojmë disa situata me valenca të ndryshme, shembull tipik duke qenë poema Kur mitet: Kështu, „Kur ogurzit dehen/ Nëpër mejhane/ Në kokat e zbrazëta/ Zgjohen makthet// Kështu kjo lojë/ E ndërkryer/ Përsëdytet si ndërzimi/ Në Kishën e Shën Trinisë// Mëhalla e vjetër/ Në çatinë e tempullit/ Me përulje falet/ Pa avdesin e drekës// Boshësia në Xhuma Xhami/ Ka kuptim të tërthortë/ Kur mitet në këtë qytet/ Iu bashkohen lavireve”. Apo, në një pol tjetër, poema Kur vritet kujtesa, dhe „legjendat zgjohen”, një vend ku “zhduken njerëzit/ si hijet në hapësirë”, dhe, në anën tjetër, “gëlltitet ndërgjegjja” dhe “i zgjojmë hyjnitë kur kemi nevojë/ pastaj e pështyjmë njëri-tjetrin”. Dhe, jo në radhë të fundit, një “tablo” në fqinjësi të përkëdheljes tipike të atyre që janë degdisur në rrugën për çdo qëllim, siç është poezia Pa kryefjalë.

Page 111: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Lexojmë, kështu pra, për një vend trimërie në të cilin “Nuk ka mbetur asnjë kallëzues”, por në të cilin prekja e kulmit të durimit është një motiv krenarie, në atë hapësirë ku “Shtatë fshatra/ Me tetë fise/ Në këto male përzihen/ Me hisen e trishtimit”. Është kënaqësi përmes këtij vëllimi ta ndjesh frymëmarrjen e Kosovës në etapa të ndryshme, siç e reflekton autori. Përndryshe, për dallim nga poetët tjerë të kësaj zone, të përkthyer kryesisht nga Baki Ymeri, në poezinë e të cilëve bëhen referime ndaj evenimenteve konkrete apo fakteve që jehojnë në njërin moment apo tjetrin në historinë e zonës, te Adem Zaplluzha ky aspekt vërehet metaforikisht. Është, disi, një prezencë që donë të thotë bota e kundruar përmes syrit të autorit, por sidomos të kontureve e jo të tablove sociale me datime (përmendje datash) dhe referenca kohore precize. Mund të vërejmë, për shembull, vetëm mënyrën e trajtimit të temave, universin poetik që të josh me mite, legjenda dhe tradita tipike shqiptare (që nga Konstadini dhe Doruntina e deri te Kanuni, Besa etj.), dhe, ajo që bie në sy është gjykimi në funksion të kriteriumeve të ndryshme, të opsioneve prezente në këtë vëllim.

Kështu, mund të themi se Adem Zaplluzha nuk është një autor që shfrytëzon eksperimentin apo diskursin modern, neologjizmat, hulumtimin formal/ linguistik. Vargu i tij është i destinuar në adresë të metaforave të dendura, të pjekura, të pa sofistikuara dhe të thjeshta, elemente që nuk e varfërojnë, por përkundrazi e zbukurojnë petkun poetik të frymëzimit të tij. Mund ta shikojmë, pse jo, si një poemë/metaforë Nusen pa sy. Herë tjera takojmë fragmente që duken pjesë të shkëputura nga një tjetër botë poetike, në të cilat metafora „ulet” në prehrin e paradoksit, thuajse poeti do të ketë dashur të vizatojë me brushën e tij,

Page 112: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

disa vargje që ndërlidhen me filozofinë e zenit, siç janë Miza apo Lëkura: „Miza e kalit/ Pa djallëzi prehet/ Në sqepin e skifterit”, apo: Dielli më nuk lind/ Në këtë mal/ Këtu vdesin fëmijët/ Pa lëshuar asnjë zë/ Vrajeni qenin e tërbuar/ Që i kafshoi agimet/ Lëkura ime/ Sot shitet dhjetë fish”.

Përmes këtij vëllimi, lexuesi rumun ka rastin të miqësohet me shpirtin poetik të Adem Zaplluzhës, një autor të cilin e karakterizon nostalgjia, introspekcioni, dhembja dhe shtypja e prezencës në një botë në të cilën edhe valltarët „Luajnë me çmendinë/ E urrejtjes së kaltër”, atje ku „Dhembjen e kemi të përbashkët/ Në dasmën e madhe”, atje “Ku takohen zanat me Sytë e Drinit”. Një autor i prekur nga flatrat e engjëllit për të cilin dashuria ndaj Kosovës dhe gruas është prezente në poezi, pa e harruar në këtë kontekst kujtimin, të shkuarën.

Numër special i revistës Shqiptari kushtuar poetit Adem Zaplluzha, autor i vëllimit Pema e bekuar (Pomul

binecuvântat), dhe i një numri të konsideruar vëllimesh tjera poetike të botuara në gjuhën shqipe.

Ediţie specială a revistei Albanezul cu poetul Adem Zaplluzha

Page 113: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revista “Albanezul”Në numërin e veçantë për poetin Adem Zaplluzha

Page 114: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

FJALËT QË DALIN NGA LËVOZHGA SI DO ZOGJ TË SHENJTË

Adem Zaplluzha është një shijues idesh të koncentruara deri në maksimum. Poemat e tij janë lapidare, alegoriko-metaforike, të koncentruara, të thella apo pitoreske, medikamente të mira për përkëdheljen e shpirtit. Tema qendrore janë ëndrrat, dashuria ndaj atdheut, e transmetuar në mënyrë plenare përmes të gjitha ndjenjave. Këto tekste të koncentruar gërshetojnë një karakter sentencash lirike kushtuar rrugëve e stinëve nëpër të cilat kalojnë ëndrrat e qytetit dhe vetmisë me të cilën “jetojmë sonte në duet”. Poeti përshkruan fshehtësinë e erës që dremit mbi çati, kur vjeshta me lotët e mjegullave i shkund gjethet nga buzëkuqet e nuseve, duke e futur në kornizë ditën kur asnjë pëllumb nuk fluturoi nga “muranat e rrënuara të qytetit”.

Para nesh kemi librin e 55-të të këtij autori që lexon, komunikon, ëndërron, shkruan dhe boton. I këtillë ishte edhe Abdylazis Islami në pleqërinë e tij, njëri nga krijuesit më të zellshëm të Iliridës. Shumë libra dhe pak fjalë, sepse fjalët e poetit janë thesar të fshehur që të joshin t’i zbulosh, lexosh e deshifrosh. Derisa faktet e shëmtuara të lëndojnë, madje edhe të vrasin, fjalët e poetit janë margaritarë dhe perla të levarashta ilaçesh që ta shtojnë shijen për jetë. Poetët dhe të dashuruarit, sipas autorit të këtij libri, dalin nga lëvozhga “si do zogj të shenjtë”. Çuditërisht dhe befasueshmërisht, përmes lojës së metaforës dhe ekspresionit, hijerëndë dhe i thellë deri në esencializimin e mesazhit, Adem Zaplluzha na fton në një shëtitje të shtruar mbi pasqyrën e ekzistencës së pashmangshme bashkëkohore.

Page 115: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Poemat e tij s’e përfillin plisin e shqyer por ato kanë koncizion dhe frymë të freskët me theks post moderne, një vetëdije të çiltër që reflekton metastazat e heshtjes së dritareve ku pamë eklipsin e lindjes dhe “vdekjen e mynxyrës” që “mori ngjyrën e dheut”. Toka, sipas tij, e përpiu gjuhën e ditës, kurse “nata nuk bëzani asnjë fjalë”. Nuk mund të bëhet fjalë për degdisje fjalësh, mendimesh apo ndjenjash, por përkundrazi, për pasurimin e letrave tona me vlera të reja. Sipas Adem Zaplluzhës, kurrë më nuk duhet të heshtim, derisa lindin fjalët, “në hidhërimin e tmerrit/ nata luan me thika”. Kur e gatuam dashurinë, sipas tij, “i besuam formës së gurit/ djajtë ikën përtej urave/ dhe kurrë më/ nuk u kthyen në atdhe”.

Filozofi më i madh në botë të josh me imagjinatën e tij të fuqishme. Kjo vlen edhe për poetin. Autori nuk vuan nga mosnjohja e stilistikës letrare, por na ofron ndjenja, kolorit, formë, mrekulli metaforash të befasueshme, ngrohtësinë e një drite të veçantë. Asgjë nuk refuzon poeti nga thesari i regjistrit shpirtëror, “kur na mori malli/ për degët e shelgjeve/ deshëm ta harrojmë historinë/ por na zgjoi ëndrra e lisit/ dhe kurrë më/ nuk na zuri gjumi”. Ide fantastike dhe frymëzime të mrekullueshme. As që ka nevojë ta bezdisim më tej lexuesin me vlerësime të reja, prezente në gjirin e kësaj vepre me të cilën Adem Zaplluzha e përfiton betejën me ekonominë e vlerave dhe bukurive që kanë mbetur mbi dhe! ------0-------

Page 116: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Adem Zaplluzha           NJË LULE E BUKUR E DRITËS SË GJALLË 

Thonë se armiku më i madh i njeriut është marrëzia, por kur vjen fjala për vlerat letrare, konstatojmë se poezia është armiku më i madh i marrëzisë, një lule e bukur e dritës së gjallë. “Kanë humbur të gjitha ngjyrat e luleve/ Nëpër dritën e diellit/ Nuk depërton/ Asnjë rreze jeshile/ Për çudi dita po i përngjan/ Galopit të egër të erës”.          Vetëm jeta private dhe biografia publike kanë rëndësi historike, jo dhe kataklizmat sociale që vijnë si pasojë e absurditetit dhe mjerimit social. Adem Zaplluzha dëshmon se ka një biografi brilante, jo pse në moshën e 69 pranverave të tij ka botuar 55 libra, por pse fjala e tij shkrep si një krismë pushke që paralajmëron dasmën, dashurinë, apo fshikullimin e pleqërisë. Poeti ndjek ditën e mërzitshme kur: “Mbi kokën e rënduar/ Krakëllima korbash/ Asnjë yll nuk duket në hapësirë/ Nga varfëria e sfondit/ Zbresin jashtëtokësorët”, duke dëgjuar se sa fort kërcasin dërrasat e djepave.         “Andej e këndej kohës” (botim i Shoqatës së Shkrimtarëve në Kastriot), është një libër i kohës ku defilon koha së bashku me faunën dhe florën, me lumin e heshtjen dhe diellin e ajrin, me një heshtje “që nuk mund të qëndrojë kaq lakuriqe” kur shkrep dielli i dashurisë: “Fshehurazi dielli hyri/ Në ëndrrën e dallgëve/ Sa pak qeshje paska mbetur/ Në lëfytin e drunjtë të kohës/ Sa shumë trishtim në djersën e natës/ Sa që po më tmerron/ Kjo heshtje”. (Nata e gjelbër). Libri ka një strukturë profesionale, duke i falënderuar autorit dhe bashkëveprimtarëve të tij: Bedri Neziri, Mazllum Baraliu dhe Veli Veliu.

Page 117: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

 Sa më pak të kemi mëkate, aq më lehtë mund të

depërtojmë në shpirtin e të tjerëve 

         Para nesh kemi një mozaik fjalësh të ëmbla e të hidhura. Sa më pak të kemi mëkate, aq më lehtë mund të depërtojmë në shpitin e të tjerëve. Herë pas here, autori bie në grackat e pesimizmit filozofik, pa e humbur origjinalitetin e frymëzimit të tij, duke i dhënë vargut karakter biblik: “Kam të ftohtë/ Disi po më dridhen gjymtyrët/ Çfarë të bëjë me kurmin e ditës/ Në pluhurin e kambanës/ Ka filluar ndezja e qirinjve”. Sipas tij, era i mbush xhepat, me fjalët e tepërta të mjegullave. Asnjë varg nuk e përsëritet nga libri në libër dhe asnjëherë nuk dëshmon se është “një udhëtar i pafat”. Përkundrazi, të parashtron pyetjen në të kujtohet, “Tek bisedonim për hallet tona/ Ti ëndërroje tërfilin me katër gjethe/ Unë nuk isha askund/ Në ditarin e asaj vjeshte”. Mund të thuash se kemi të bëjmë me një poet origjinal vlerash të mirëfillta lirike?         Adem Zaplluzha ka imagjinatë të bujshme, i njeh problemet e stilistikës letrare dhe ëndërron freskinë që hyri dhe doli nga ëndrra, kur “Ti ike si fryma e mirë/ Dhe kurrë më nuk të pamë”. Ai din t’i presë e përcjellë stinët, në djepin e ninullave shqiptare, ku lindin baladat. Poeti e përkujton rininë e proshkët me sentimentin e dashurisë: “Nuk isha si të gjithë çunat e lagjes/ Në adoleshencë/ Dashuroja edhe fluturimet/ E fluturave të bardha”. Ai i kujton ditët e fëmijërisë, “Kur e kërkoja peshkun e artë/ Nën syrin e përlotur të hënës”.  Dhe më tej, shkruan në pleqëri me afshin e rinisë: “Në disa raste/ I kalëroja kuajt e egër/ Ditët më dukeshin aq të shkurta/ Sa që me net të tëra/ Nuk bëja as një sy gjumë”.

Page 118: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

         Një kritik i mirëfilltë bën analizën kritike të lëndës poetike, pa citate të shumta të korpusit letrar, ndërsa unë e ti e anashkalojmë këtë kriterium, pa e bezdisur lexuesin pse shkruajmë pak e për merak, duke ia bërë të ditur lexuesit se autori i këtij libri është poet i blerimit, pronar i kujtimeve dhe mbret i nostalgjisë: “Je aq e tejdukshme/ Sa që i shoh të gjitha ëndrrat/ E fëmijërisë në gjoksin e këmishës// Unë jam mësuar të pres/ Ti nëse do/ Merri ninullat dhe djepin/ Sonte kemi mjaftë kohë/ Të bisedojmë për gjelbërimin”, kur celulari, nga lotët e pritjeve, i shkundte xhepat. Adem Zaplluzha është një nga zogjtë e panumërt, të atdheu tim, sepse çdo fjalë e tij buron nga deti i shpirtit. (Baki Ymeri)

Page 119: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

KREMTIMI I 57 VJETORIT TË VEPRIMTARISË KRIJUESE

IV

TRANSMENDIME MBI POETIKEN

Page 120: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Ramadan Xhinovci -Një përmbledhje poezish nga ma te ndryshmet te shkruara nga Poeti i mirënjohur Adem Zaplluzha. Një larmi temash vërtete interesante nga jeta e përditëshme, e gati të gjitha të shkruara ne veten e pare. Nga kjo përzgjedhje e bërë nga miku jo...ne Haxhi Muhaxhiri shihet qarte se kemi te bë me një lërues e njohës të mirë të vargut e vjershërimit ne përgjithësi, për çka mikun Haxhi e falënderojmë qe na dha mundësinë të njihemi me këtë Autor dhe krijimtarinë e tij. Mikut të nderuar Adem i urojmë qe te mos e ndal pendën e tije dhe te na dhuroi edhe ma libra te tjera!

Z.Adem Zaplluzha: Sa e mirë kur shkruan miku për mikun. z. Fatmir fort mirë e keni kuptuar esencën, në gj. latine e kanë një shprehje: in medias res, që në shqipe e kuptojmë: me hyrë në brendinë e çështjes (problemit). Unë i kam ë më thellë kësaj shprehjeje latine dhe kam ardh deri të njohja se "in medias res" do të thotë me hy në thelbin e bërthamës. Edhe ju z. Fatmir keni shkruar aq thellë në studimin dhe analizën e vargjeve të poetit të mirënjohur Adem Zaplluzha. Këtu keni theksuar disa nga vargjet e poezive të tij. Ju lumtë. Kështu pra, është mirë kur shkruan miku për mikun. Këtë veprim tuajin duhet vazhduar edhe të tjerët, sepse në këtë mënyrë afrohemi e lidhemi në mes vete. Përshëndetje, Ismet Hasani , Suedi

Page 121: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Minguli

Nijazi Jahja Mripa me kënaqësi te veçantë lexova këtë tufe poezish te poetit tone Adem Zaplluzha,besa edhe me freskuan/posa hyra ne net/!Përgëzime Poetit shëndet dhe krijime te reja!Dhe,një Falënderim për Haxhiun i cili si përherë na ofron vlera!

Kujtim Stojku Një cikël poezish i mrekullueshëm. U enda na mes vargjeve tua mik duke medituar kënaqësinë qe me dhanë këto vargje. Urime!

Gjino Morina -Këto Poezi të Poetit Adem Zaplluzha që për mua deri në këtë moment ishte i panjohur për mua .Më zhyten në një jetë të tërë të kaluar dhe të ardhme ,këto vargje dhe strofa kanë një mjeshtri të jashtë zakonshme ,me lidhje të forta dh...e të bukura mendimesh që të bëjnë të mendosh gjatë ku të duket se poeti ka jetuar dy mijë vjet, prek bukur të kaluarën e qarë me lot ,dhe të tanishmen me dritaret e kuqe të kësaj jete të zhurmshme .Shihet se në çdo Poezi ka pasur një Trans të rëndë ku atij transi nuk ju ka nënshtruar

121

Page 122: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Mingulitruri i tij në përmbajtjen e ligjërimit Shqip dhe bukur. Punime të cilat janë imponuar nga ngjarjet e dhe fatet e Shqiptarëve, Freskia dhe pikturimi i këtyre Poezive të dyjat lirike japin një panoramë të mrekullueshme,dhe shumë mesazhe për të ardhmen tonë. FLMD miku Haxhi Muhaxhiri për postim dhe që më dhatë rastin ta njoftoi ketë pendë të bukur.

Sabit Zeneli Vargje mbresëlënse me plot referenca te kohës. Respekt!

Halil Xani Zotri Gino, miku Adem Zaplluzha ka më shumë se 30 libra të botuar. Unë i kam thënë si me shaka je bërë fabrikë librash. Ademin e përshëndes dhe i dëshiroj jetë të gjatë e suksese të mëtejme!

Gjino Morina Më vjen keq qe se kam njohur më parë ,por po më vjen shumë mirë që pata rastin ta njoh tani ,dhe të lexoi punimet e tija ,që për mua paskan një vlerë të veçantë të të shkruarit , e thashë më lartë FLMD Haxhiut se i kam lexuar disa herë dhe do ti lexoi sërish .

122

Page 123: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Minguli

Faruk Buzhala Faleminderit Haxhi që na solle këtë cikël poezish të bukura të Adem Zaplluzhës me të cilat e begatove sofrën poetike.E përgëzoj autorin duke i uruar suksese të mëtutjeshme. Dhe ty miku im të përshëndes dhe të falënderoj.

Xhemajl Rudi Poet i nderuar zoti.Adem...të përgëzoj për librin poetik...si dhe krijmtarinë tuaj artistike. Si dhe mikun Haxhi...Po ashtu e falënderoj, gjithë të mirat!

Ramadan Xhinovci Ende pa na kaluar përshtypjet e para nga poezitë e vena një dite ma pare te mikut Adem Zaplluzha, vazhduan sot me një buqete edhe ma voluminoze. Poezi njëra ma e bukur se tjetra, vargje qe lexohen me andje, e me një ambicije të shtuar për të mësuar e kuptuar diçka ma shumë nga kjo krijimtari Poetike. Mikun Adem përgëzojmë për botimin e këtij Libri me këto poezi vërtete te mira e përgëzojmë nga zemra e mikut Haxhi edhe njëherë faleminderit per

dhënjen e mundësisë qe te lexojmë këto krijime vërtete ART të Poezisë Shqipe.

123

Page 124: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Minguli

Fatos Ashiku urime për librin poetit te nderuar....ADEM.

Ilaz Aliu Poezi shumë të mira, urime për librin, poetit të nderuar Adem Zaplluzha ! E falënderoj Haxhi Muhaxhirin, gjithashtu.

Edip Daci një volum i mrekullueshëm shkrimesh te bukura ,urojme autorin dhe Z Haxhi qe solli tek mua shkrimet e këtij Autori mjaftë me penën e tij teë arteë

Guri naimit D. on 11/01/2012 20:44:06 Si "ara" dhe "fara",prodhim te mbare sjelle!Sa lexova titullin:"Ishin ato vite",varg Poezish,te Adem Zaplluzha,me ate koment brilant te z. Fatmir Terziu, i cili me te drejte,meriton fjalet r ne falënderimin e Z Adem.Unë s'kam c' tu them,për me tepër si i moshuar,kam konsiderata te veçanta sa përgëzime,se lexoj ne te një kohe te shkuar, pjesërisht dhe jetuar.Abetaren e kohës se rilindësve ,unë e hapa ne zjarrin e asaj lufte N. Cl.,qe vërtet,mbi te gjitha; dyert e shkolles

124

Page 125: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Mingulidhe te diturisë hapi,deri UNIVERSITET.Ishte koha qe ktheu ne realitet ëndrrat e dishepujve të DITURIS Rilindasve tanë të njohur.Nderime dhe gjithë te mirat;si "Arës dhe Farës"(ne se me lejoni, për këtë gjetje gjyshi),te nderuarit e mijë.

Përgëzime Guri Naimit D.

Fatmir Terziu on 10/01/2012 15:02:43

Poezia dhe kujtesa janë dy binarë që kapërcejnë një derivat mërzitjeje në vetë strukturën e fjalës suaj poetike. Ju i nderuar poet keni krijuar kështu me pak fjalë një lidhje të bukur të realizuar mes një konfigurimi tipik kur citoni për qytetin ‘po i gris të gjitha kujtimet’, diçka e bukur dhe mjaft e goditur. Por për të qenë më të saktë ndaj jush le të krijojmë një dallim në mes të dy llojeve të kujtesës, asaj epike dhe asaj që në raste të ndryshme ne cilësojmë si lirike. Kujtesa epike është kolektive. Në një kulturë të mbytur nga anarkia e gjërave, detyra rapsode e poetit Zaplluzha është për të ‘kënduar’ tendencat në ikje e zhdukje që janë pjesë e tisit grishës të natyrës harruese:

“Kur na u shfaqeshin pas disa muajveVetëm lëkura kishte mbeturNë trupat e tyre

125

Page 126: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir MinguliQë ua lidhte eshtrat

Thoshte një i moshuar i lagjesSe shtatë herë shitej një pushkëDhe po aq herëVdiste nga një burrë në lagje...”

Për të kryer dimensionin e memories në historinë e tij të kujtesës, ai mbështetet në pajisjet e kujtesës me ardhjet e bukura të kohëjetës mes dimensioneve të përsëritura të poezisë. Kjo është koha e vetë poezisë që gatuan epiken nga brumi me të cilën vjen në varg e kaluara...Dhe kur ai paraqet poemën e tij, ai i jep lexuesit të tij kënaqësinë e ndjenjës se ata janë pjesë e një kombi heroik, për të njohur veten e tyre në brazda dhe rrjedha të një historie të vjetër tashmë me tendenca ...., të ndryshohet mes miteve e riteve kulturore kolektive:“Ishin ato viteKur për një abetareZhdukeshin njerëzit si hijetIshin vite qenshVite vrasësish Dhe të dëbimit të zogjveVite Të shkuljes së rrënjëveNga trungu i lashtë i atdheut .”

Varg me frymë!

Vangjush Ziko on 12/01/2012 21:33:53

126

Page 127: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Minguli

I nderuar koleg,Me vjen shume keq qe po ju lexoj për here te pare. Sidoqoftë,poezia e vërtete nuk ka pse te merakoset për këtë,sepse i ngjet atij ylli ende te pazbuluar,qe e ruan te pashuar ndriçimin e vet,për ata te pavëmendshëm,te cilëve ua fal vonesën dhe nuk u mban mëri aspak, përkundrazi ua fal bujarisht shkëlqimin e vet.Ju falënderoj për konsideratën tuaj dhe shpresoj se do te takohemi përsëri ne këtë pasqyre letrare te këtij Nikoqiri te mençur dhe dashamires,qe jo vetëm na sajdis,na njeh me njëri tjetrin por edhe na frymëzon.Me respekt, Vangjush Ziko

fatmir minguli on 12/01/2012 18:08:05

Urime Z. Zaplluzha për këtë poezi te menduar mirë te thënë shkurt me shpirt real e qe ngjall shqetsim qytetar!

Sadri Kraja on 08/01/2012 19:01:57

Vetëm Adem Zaplluzha diti te na ofroj poezi që të prekin në zemër, ne domosdo duhet t'i rrudhim këmbët kur i ofrohemi afër varrit. E përshëndes Fatmirin kurse poetit i

127

Page 128: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Minguliuroj edhe më shumë poezi të tillaSadriu

Adnan Berisha on 08/01/2012 19:08:30

Ne me siguri një ditë do t'i rrudhim këmbët por ky realizim i mrekullueshëm i autorit më mahnit se sa e paska dashurin e madhe do me vdek dhe u takua me të dashur . I uroj jetë të gjatë dhe poezi të këtij llojiAdnani GANIU on 08/01/2012 22:04:33

ju lumtë Fatmir Terziu, jeni një ndër faqet me të mira të poezisë në internet,kurse autorin e përgëzoj për një krijim të mirëfilltë poetikGani Shala selim on 09/01/2012 12:32:39

Plotsisht pajtoem me Ganiun dhe me të tjerët .Jeni një ndër faqet me të lexuara në internet. Autorin e përshëndes për një realizm të denj poetik.Selim Krasniqi

Lulzim Logu on 09/01/2012 19:44:20

128

Page 129: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir MinguliPoezi interesante, me thellësi emocionale dhe filozofike! Urime! Remzi on 10/01/2012 07:33:21

Rastësisht një mik ma dha adresën e "fjalës së lirë" dhe për habi lexova një poezi që ngërthen në vete një thellësi poetike që nuk të lë të çetë. Poezia që të merr me vete dhe të dërgon mes mermerëve ku ne të gjithë e kemi vendin sot apo nesër...Urime për një krijim të realizuar dhe suksese poetit që i paska arritur majat e poezisë.Remzi Gora

I NDERUAR, ZOTNI ADEM! Ju keni falënderime nga ana ime , në emër edhe të redaksisë së ZemraShqiptare. Unë, jam një gazetar i vjetër i shtypit të shkruar, (tani edhe elektronik), dhe të them të drejtën e Zotit, (siç përdoret një shprehje e lashtë, atje në anët tona, Prizren e Tropojë) , kur më shkruajnë njerëz që nuk i njoh personalisht, ndjej kënaqësi dhe materialet e tyre, përpiqem ti vlerësoj në maksimum. Pa, me shokët e miqtë e vjetër, kuptohet që je i detyruar per te qenë edhe më korrekt, që të mos i humbësh ata.Bile , zotni Adem, Ti më ke bërë një nderë, se më ke shpëtuar nga ndonjë kritikë e ndokujt se, “Zeqiri, po boton materiale, veç për shokë e miq të njohur”. Unë, tani do të mbrohem: -Jo more, kam shkruar edhe për librin e Adem Zaplluzhës, që nuk e kam parë as njohur kurrë! (Këtë e

129

Page 130: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Mingulithem si me shaka dhe për pak humor, zotni Adem, se na mbyti serioziteti o burrë!).Ini i mirëpritur i dashur , edhe më shpesh në revistën prestigjioze ZemraShqiptare, ku sigurisht që edhe Ju, nuk vini sot, për herë të parë. (Ekskluzivisht për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj, mars, 2012)

Adem Zaplluzhës Ju falem nderit për respektin që shprehni ndaj meje. Por duhet të keni parasysh se nuk jam unë ai që ju kam dhënë forcë, nuk jam unë ai që ju kam dhënë vetëbesim, nuk jam unë ai që ju kam rritur emrin. Para se unë të botoja shkrimin me titull "Nëpër shtigjet e shpirtit të poetit Adem Zaplluzha", ju tashmë kishit botuar 30 libra të shkëlqyer poetikë. Unë thjesht bëra një vlerësim, objektiv për mendimin tim, të krijimtarisë suaj të begatë poetike. Prandaj, i nderuar zoti Adem, mua mos m'i rrisni meritat padrejtësisht. Meritat, para së gjithash, ju takojnë juve. Unë bëra vetëm atë që duhej ta bënte çdo intelektual i fushës së letrave shqipe, i cili duhet të jetë dashamirës ndaj kolegëve të vet. Heshtja, apo, më keq akoma, smira ndaj kolegut të letrave shqipe është një gjë shumë e shëmtuar, të cilën ju duhet ta stigmatizoni fort në krijimtarinë tuaj satirike. Unë do të kisha shumë dëshirë t'i rikthehesha krijimtarisë suaj aq të pasur dhe aq të larmishme poetike. Por punët që kam nëpër duar nuk më krijojnë mundësi për një gjë të tillë, aq më tepër që së shpejti do të rikthehem në Kaliforni. Unë mendoj se zoti Flori Bruqi, një intelektual i shquar ky i mbarë botës shqiptare, me një formim enciklopedik të lakmueshëm, në qoftë se do të ketë mundësi, mund

130

Page 131: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Mingulita përmbush shumë mirë kërkesën tuaj.  Me shumë respekt dhe mirënjohje ndaj jush dhe zonjës suaj të nderuar.Eshref Ymeri 

Pajtohem me zotri Zeqir, figurat e Ademit dhe metaforat që i përdor nuk gjenden te asnjë krijues shqiptarë, unë e njoh mirë këtë krijues të palodhshëm, ky njeri shkruan natë e ditë dhe nuk lodhet .Çdo libër i tij është më i mëirë se ai paraprak,këtë e arrin me një punë të madhe. i ka disa libra në internet, andaj edhe po jam shumë këmbëngulës se ky poet ka me mbërri shumë larg, dhe me këtë njeri poezia shqiptare do të njihet në botë 

Sa bukur, urime poet i nderuar, më duket se të tjerët duhet të mësojnë se si shkruhet një poezi, se si tregohet edhe patriotizëmi edhe krenaria kombëtare e jo të lexojmë patriozizma filklorik me sharki e çifteli,Kësaj i thuhet poezi edhe kur këndon për dhembje edhe për

131

Page 132: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Mingulidashurinë. Urime poet i nderuar ,urimeFatos Sala

Shahin Ibrahimi on 07/04/2012 13:36:44

Poezi me shije te holle:-Më fsheh ne sfondet e syve te përjetësisë- Këto vargje dhe ty ne lexuesit duam ti kemi përherë pranë, je si një pishtar qe na tregon realitetin dhe rrugën e sinqerte në jetë,ë paktën për sa kam lexuar në shkrimet e tua. Urime dhe pene të ëmbël për lexuesin.

Nderimet tona!Shipkovica 15-03-2012, 09:16am

Ademi është si Adami, njeriu i parë i botës, kurse Zeqiri si Abrahami, dy shqiptarë të mirë që e bëjnë Zemrën Shqiptare ende më të mirë. 

132

Page 133: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Minguli

Z. Lushaj 14-03-2012, 11:19pm

Adem Zaplluzha, është një poet i fuqishëm, shumë figurativ dhe emocional.Adem Zaplluzha, ka një të mirë të madhe:-Ai nuk kopjon. 

> From: [email protected]> Subject: Fort i nderuari miku im Adem!Librat qe me kishe dërguar i morah dhe e ndjeva veten shume te lumtur për suksesin tuaj .Qofsh i lumtur e i begate ne krijimet tuaja letrare. Begati e te këndojë pena ngaherë Libri "Kur pemët ndërrojnë këmishet" patjetër qe do jete fillesa e një revolucioni poetiko-shkrimor,e do te jete reference e përhershme për brezat qe do vijnë në staturat poetike-Kosovare. Adem mu bë qejfi shumë bash si vëlla jem pa asnjë grim xhelozie. Kur lexova numrin special te botuar ne Rumani u gëzova si me shkruajtur për mua. Gjithnjë marr pjesë në gëzimin tuaj. Me konsideratë Vladimir Muça

133

Page 134: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Minguli

Ahmet Pllana BISEDE ME VETEN PER POETIN ADEM ZAPLLUZHA(“ Shkrimtari që meriton të hyjë në librin e Guinness –it”)-Nuk ka në botë poetë që brenda një viti i ka shkruar 25 vepra, kurse i ka botuar 19 libra me poezi. Andaj, poeti i Kosovës, Adem Zaplluzha, duhet të hyjë në librin e GINISIT për numrin e madh të librave të botuar brenda një viti. Këtë propozim mund ta bëj Shoqata e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” në Kastriot, në të cilat Zaplluzha është anëtar. -Adem Zaplluzha i cili deri më tash ka botuar 41 libra çmohet edhe jashtë vendit, ngase për veprimtarinë e tij letrare kanë shkruar poetë e kritikë letrar në Shqipëri dhe Amerikë, kurse në Rumani i është botuar një libër me poezi me titull “Pema e bekuar”, etj.

Adem Zaplluzha lindi në Prizren më 1943, kurse ka filluar të shkruaj që nga klasa e tretë e shkollës fillore, ndërsa vjersha e parë iu botua në “Pionieri” në vitin 1957, kur i kishte 14 vjet. Në bazë të këtij fakti, nëse llogarisim periudhën prej kësaj kohe e deri më tash (2011), Zaplluzha ka veprimtari letrare plotë 54 vjet. Deri më tash ky poet i bujshëm ka botuar 41 vepra letrare. Prej këtij bagazhi krijues, 36 libra janë me poezi për të rritur, kurse 3 libra janë me vjersha për fëmijë dhe 1 libër me poezi satirike. Prej vitit 1957 e deri në vitin 1974, për 17 vjet Zaplluzha nuk botoi, kurse po këtë vit e botoi librin e parë me poezi “Puthje”, “Rilindja”, 1974, Prishtinë, kurse pas 21 vjetësh e botoi librin e dytë me poezi “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, 1995, Prishtinë, kurse 1 vit më pas, pra

134

Page 135: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Mingulimë 1996 e botoi librin me titull “Çamarrokët e Thepores”, vjersha për fëmijë, “Shkëndija” 1996, Prishtinë, ndërsa në vitin 1997 botoi librin me poezi “Muret”, “Jeta e Re”, 1997, Prishtinë. Kjo ishte veprimtaria e tij letrare e para luftës që rezulton me 4 libra të botuar. Ndërsa, pas luftës Zaplluzha e nisi veprimtarinë letrare me plotë energji, duke u angazhuar maksimalisht në krijimtarinë e tij letrare. Në vitin 2000 ky poet i frytshëm botoi librin me poezi “Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, 2000, Prishtinë,. Ndërkaq, nga viti 2007 e këndej, Zaplluzha është tejet produktiv në punën e tij krijuese, duke iu përkushtuar me trup e shpirt poezisë, duke qenë vazhdimisht i shoqëruar me kompjuterin, duke i renditur vargjet që i dalin nga shpirti krijues. Kështu në këtë vit botoi 3 libra me poezi “Ai vjen nesër”, “Letër nga mërgimi” dhe “Letër nga mërgimi 2”, kurse në vitin 2008 botoi 2 libra me poezi “Udhëndarja” dhe “Thirrje e gjakut”. Ndërkaq, në vitin 2009 Zaplluzha botoi “Asgjë sikur molla”, “Vesa në lotin tim”, “Puthje e gozhduar”, “Kashelashe në vargje”. Viti 2010 ishte tepër i frytshëm për këtë krijues, sepse këtë vit Zaplluzha i shkroi 25 libra, kurse i botoi 19 libra me poezi, kurse në pamundësi për t’i botuar për shkak të kushteve materiale, nuk arriti t’i botonte 6 libra. Librat e botuar në vitin 2010 janë: “Pema e bekuar”, libër i përkthyer në gjuhën rumune nga Baki Ymeri, “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, “Hijet e ndryshkura”, “Stuhi në Kutulishte”, “Posa ikte nata”, “Loja e myshqeve”, “Lumëbardhi dhe gjëma”, “Metafora e heshtjes”, “Hyji në Prekaz”, “Sinorët e Hinores”, “Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi satirike, “Zjarri i dashurisë”, “Kur likenet vallëzojnë”, “Ditari në vargje”, “Tingujt që nuk

135

Page 136: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Mingulipërfundojnë”, “Shtegu i mallit”, “Korniza e thyer”,”Zgjimi i gjëmës” dhe “Vallja mistike”.Ndërkaq, në vitin 2011 deri në maj i botoi 7 libra “Merre kodin”, vjersha për fëmijë, “Tejdukshmëria e shiut”, “Vallja e zanoreve”, “Përtej teje”, “Letër Atdheut”, “Sa afër e sa larg”, “Ikja e eshtrave” dhe libri me ese “Fluturimi i çafkave në netët pa hënë”.Adem Zaplluzha pas 41 librave të botuar ka në dorëshkrim edhe 4 libra të gatshëm për botim të cilat presin ndonjë sponsor për botim, por si thotë ai, falë Zotit sponzor po ka, sidomos Kuvendi Komunal i Prishtinës, Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport, më ndihmoi për botimin e 5 librave, gjë që kjo komunë, si thotë ai, përherë u ka ndihmuar krijuesve të letërsisë. Ky poet pret që këtë vit të botojë edhe 4 libra të tjerë. Ndërsa, komuna e Kastriotit ka një obligim moral kundrejt këtij krijuesi kaq të frytshëm ku vepron në Shoqatën e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”. Ai është njëri ndër themeluesit e parë të Klubit letrar “Lulëkuqet e Kosovës” në vitin 1971, i cili Klub në vitin 1991 mori emrin e dëshmorit “Fahri Fazliu”, kurse në vitin 2010 u regjistrua në Ministrinë e Kulturës me emrin Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”. Në tri vitet e fundit, pasi që u pensionua, Zaplluzha shpërtheu si vullkan i gjallë, i cili qëndron pranë kompjuterit ditë e natë duke shkruar dhe duke lodhur mendjen me ide e vargje të reja. Ky poet ishte e është edhe tash tepër energjik i “vargjeve pushkiniane”, si e quan Zaplluzhën, Prof. Dr. Eshref Ymeri. –Punoj e nuk lodhem kur shkruaj, thotë poeti. Kur shkruaj ndjej një kënaqësi të madhe dhe fluturoj në bukurinë e vargjeve. Lodhem vetëm atëherë kur nuk shkruaj. Vargu im nuk ka fund, sepse në

136

Page 137: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Minguliçdo fund të vargut fillon një fillim i ri, andaj te unë as që ekziston fundi, thotë ai. Ademi kur ec, ec shpejt, thotë të mos e humb kohën kot, sepse ekzistojmë ne njerëzit që me dashje apo pa dashje e humbim kohën tonë të çmuar. Ademi merr pjesë nëpër promovim librash, kurse pas përfundimit përshëndetet me kolegët poetë sa për t’u njohur me shëndetin e hallet e tyre, kurse më pas ik me shpejtësi drejt në shtëpi. –Ika, thotë ai, drejt në shtëpi, se kompjuteri është duke më pritur. Kompjuteri mërzitet pa mua, bën shaka dhe buzëqesh. E do dhe e ka në qejf humorin. Thotë se humori është i mirë, të bën të qeshësh dhe të ndihesh mirë. Humori është eliksir i jetës, pohon ai. Megjithatë, Zaplluzha në librat e tij shpreh shqetësimet e tij shpirtërore që e preokupojnë poetin, sidomos kur i sheh njerëzit në skamje, kur kërkojnë ndonjë gjë në kontejnerë, etj. Ai shpeshherë në veprimtarinë e tij është kritik, madje nganjëherë njeriu fiton përshtypjen se është paksa tepër kritik, por megjithatë ai kritikon logjikshëm, me vend dhe kur ka të drejt, sidomos në veset e liga të njerëzve, ku shihet edhe në veprat e tij letrare. Zaplluzha nuk e ka shpirtin e qetë nga dukuritë negative që ndodhin në shoqërinë tonë, kur njerëzit harrojnë miqtë dhe jepen pas interesit vetjak. Zaplluzha i gëzohet ardhjes së lirisë në vendin tonë dhe thotë se liria arrihet me sakrifica të mëdha. Lirinë e kërkuam me qindra vite me dy gishta, por ajo erdhi kur filluam ta kërkojmë me një gisht. U përulem dhe gjunjëzohem dëshmorëve të kombit dhe heronjve kudo që kanë mbjell varret në këtë tokë martire që dhanë jetën e tyre për këtë shenjtëri që quhet liri. Për të parë shpirtin e krijuesit të Adem Zaplluzhës më së miri shihet kur të lexohen veprat e tij, Është shumë i rrallë rasti i krijuesit Adem Zaplluzha, i cili vetëm gjatë një viti shkroi 25 vepra

137

Page 138: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Mingulipoetike, kurse i boti gjatë vitit 2010 19 vepra poetike, gjë që meriton të futet në librin e GUINNESS -it.

NJË LIBËR MBI TRAJTAT JETËSORE, LËKUNDJET E TRUNGUT , NOSTALGJINË DHE RRJEDHOJAT E TJERA TË MËRGIMIT

Mbi librin ”Letër nga Mërgimi”,

( Klubi letrar “ Fahri Fazliu”, Kastriot, 2007)

Një tjetër vepër nga vargani i veprave të poetit Adem Zaplluzha e cila është botuar po ashtu këtyre ditëve dhe të cilën po e promovojmë sot. Libri i përmendur bënë fjalë mërgimin, plagën tonë shekullore, e cila për fat të keq, gjithnjë e më tepër edhe sot e kësaj dite, po e kafshon pamëshirshëm qenien tonë kombëtare, identitetin dhe kontinuitetin dhe po na e merr haraçin, duke e na rrezikuar substancën demografike dhe kombëtare, në trojet tona etnike ilire-arbërore. Libri, ndonëse në mënyrë , joformale sikur është i ndarë, apo më mirë i përmbledhur në tri njësi tematike: Letër nga mërgimi, Emrin e kam fjalë, dhe Çamarroku i vogël. Që të tri këto njësi tematike dhe mbarështim – ore lirshëm dhe natyrshëm komunikojnë njëra me tjetrën, për të siguruar përshtypjen e lexuesit, të vëmendshëm , për një tërësi të mirë të kompozuar të shtjellimit poetik.

138

Page 139: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Minguli Gjatë shtjellimit artistik , autori me përkushtim maksimal i mbarështon tema dhe motive nga më të ndryshmet dhe më interesante përkitazi me mërgimin, në përgjithësi , ndërkaq lidhur me kukullat, respektivisht di9sproporciponin ( një me njëqind) të bukurisë së kukullave të vendlindjes, në relacion me ato të vendeve të huaja, ku njerëzit tanë janë në mërgim; pastaj përkitazi me dukurinë e mundimshme dhe rrëqethëse të vetmisë në mërgim, izolimit atje, si pasojë e një jete dinamike, brendapërbrenda shoqërive konsumuese postindustriale, por edhe të akullta ndaj njeriu; gjendja herë, herë somnambul të të mërguarve atje; brenga dhe mërzia; nostalgjia për atdheun; asimilimi si dukuri shqetësuese dhe me pasoja të pa riparueshme etj. Lidhur ke këtë poeti i shqetësuar thotë: “...Era nuk di Të flas shqip Eh kjo punë qenka pa kripë...

Poeti, duke e njohur shkëlqyeshëm shpirtin e fëmijëve, por edhe duke qenë vetë përjetues i vërtet i dramës së mërgimit dhe efekteve të tij, ai depërton thellë, por me kujdes dhe elokuencë të veçantë psikologjike të fëmijëve; duke depërtuar deri në instiktin e përkatësisë; ndjenjat e fuqishme të fëmijës dhe të mërgimtarit tonë përgjithësisht. Zaplluzha me mjeshtri mrekullueshme ofron tablo përkitazi me dashurinë e madhe dhe të përjetshme për tokën tonën për atdheun; duke e trajtuar dhe ngritur në siç thotë poeti “Atë vend biblik”. Në këtë vepër autori trajton me shumë sukses edhe kategorinë estetike dhe artistike të qëndresës sonë, të aspiratave drejtë fitores; të ëndrrave të mërgimtarëve për

139

Page 140: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Mingulivendlindjen dhe atdheun t tyre;, për afshin , për kthimin në atdhe, si një dëshirë e lashtë sa edhe njeriu; belbëzimet në gjuhën shqipe të Adeas së vogël; brengat e mërgimtarëve dhen nostalgjinë e tyre për shkak të mosqenies në atdhe, për t’i shijuar të mirat dhe frytet e lirisë; përshëndetjet dedikuar atdheut dhe njerëzve të tyre atje etj.]kështu p.sh. Në poezinë”Mos Harro”, përmes afshit të zjarrtë të mërgimtarëve, lutet zogu shtegtar që të mos harroi të ta përshëndes atdheun;

“I përshëndes ata trimaZanat e malitZogjtë e fushaveEdhe djemtë e UÇK-ësE përshëndet gjithë ShqipërinëMos harroPashë perëndinë”

Poezia “Letër nga mërgimi” pasqyron në mënyrë m[ë autentike edhe dramatike , nostalgjinë dhe dramën e brendshme jetësore dhe shpirtërore të mërgimtarëve tanë, të trajtuar në mënyrë mjeshtërore nga autori; por jo vetëm këtë poezi... Në këtë vepër Ademi trajton edhe pritjet, lëngimet dhe brengat e njerëzve të vendlindjes dhe mërgimtarët e tyre jashtë atdheut. Pritjet e gjysheve dhe gjyshërve për nipat dhe mbesat e tyre; brengat për fatin e tyre, shëndetin dhe ardhmërinë në vendete huaja. Poezia “ Letra” është njëra ndër më sublimet , ku në mënyrë dhe me mjete shprehëse shumë të fuqishme, por edhe të drejtpërdrejta autori ngrit në piedestal vrullin emocional me plotë ndjenja poetike, ndaj prindit dhe

140

Page 141: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Mingulidëshirën e madhe princore për kthimin e birit të tinga mërgimi

“djali i treturE lyp babënLetrën e shkroi me mallëngjimKthehu birNë shtëpiFlakë po digjetShpirti im”

Në pjesën tjetër tematike “Emrin e kam Një fjalë”, autori i veprës “Letër nga mërgimi”,trajton një vistër motivesh tematike : si galdimin e zemrës për dashuri, sytë , rëndësinë dhe efektet kësaj shqise në jetën e çdo njeriu, trimërinë qëndresën, kujdesin, kujdesin e vëmendjen, guximin,punën mësuesin etj Në pjesën e tretë autori mbarështon dhe trajton tema e motive nga më të ndryshmet siç janë dëshirat dhe dilemat e fëmijëve, projektimi i së ardhmes së tyre në jetë. Këto tema poeti Zaplluzha i trajton me një mjeshtri të madhe të aftësisë së tij artistike, duke i begatuar me mjaftë metafora që janë tejet të fuqishme dhe të qëlluara. Gjuhën që e përdor poeti është shumë i afërt për psikologjinë e fëmijëve dhe u përshtatet karakterit të tyre,aq është i afërt me fëmijë sa që hynë në zemrat e tyre dhe një kohë të gjatë nuk e harrojnë. Ka një stil jashtëzakonisht t[ë përshtatshëm për moshën në fjalë, vargjet e kuptueshme të ngërthejnë dhe të marrin me vete deri sa nuk mbërrin në botën e ëndrrave, nuk ekziston asnjë varg pa një mesazh të mirëfilltë

141

Page 142: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Minguli Duke e përfunduar, lypse t domosdo për të theksuar rëndësinë e kësaj vepre të poetit Zaplluzha, për rininë tonë dhe për të gjitha shtresat tjera të popullsisë, sa i përket tematikës së mërgimit si dukuri tragjike gjithnjë e më evidente në ecejaket tona shoqërore, demografike dhe ekonomike. Libri sigurisht se do ta bëjë rrugën e vetë artistike dhe ajo, mendoj se do të jetë një rrugë e gjatë dhe nuk do të harrohet aq lehtë, dhe e përhershme në duart e lexuesve si të vegjël po ashtu edhe të rritur .

Prishtinë, 15 qershor 2007 Mr. Sc. Mazllum Baraliu

VEPËR MADHORE MBI SYNIMIN E ATLANTIDËS DHE RIKTHIMIN E FENIKSIT.

Mbi librin “Ai vjen nesër” Përmbledhje me poezi, Klubi letrar “ Fahri Fazliu”- Kastriot, 2oo7

Vargut të veprave të suksesshme të angazhuara dhe me vlerë të theksuara artistike, njohëse dhe edukative të poetit të angazhuar Adem Zaplluzha, para pak kohe iu shtua edhe një vepër tjetër. Fjala është për përmbledhjen e poezive të titulluar me një titull mjaft simbolik “ AI VJEN NESËR “. Duke poseduar afinitet, përvojë të dëshmuar krijuese dhe një dell të veçantë dhe të shquar artistik, autori

142

Page 143: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Mingulido të organizoj, por edhe realizoi me sukses të plotë, jo vetëm brumin, rrjedhimisht tërësinë poetike,por edhe vizionin e tij frymzimor Dhe mesazhin e mirëfilltë, dedikuar lexuesit shqiptarë dhe më gjërë. Vepra e poetit Zaplluzha ka një organik karakteristike dhe mjaftë specifike. Ajo është e organizuar jashtë shablloneve dhe klisheve imituese dhe stereotipike . Është pa cikle dhe pa shumë tituj, ndarje dhe nënndarje ; por me përmbajtje të mirëfilltë e të drejtë artistike, si nga aspekti semantik dhe i rrumbullakimit të tërësisë. Derisa frymëzimet e poetit në veprën në fjalë, janë të nduarduarshme , motivi është një dhe unik- realiteti objektiv- ekzistues në kohën e krijimit të njësive përbërëse të veprës, rrjedhimisht gjendja e vështirë dhe tepër e rënd e popullit tonë në Kosovë. Me një fjalë në vepër pasqyrohet gjendja e një robërie, e cila për poetin është, jo vetëm motivi i sajimit të krijimeve të tij letrare, por edhe brengë dhe preokupim i tij kryesor dhe i vazhdueshëm në jetë. Poeti Zaplluzha së bashku me njerëzit e nënqiellit të tij, nën peshën e një shtypjeje barbare, zhgënjim dhe neveri kulmore, për gjendjen jashtëzakonisht të rënd dhe të padurueshme; ndërsa urrejtje dhe mllef për pushtuesin. Poeti e ngrit zërin e tij të fuqishëm deri në qiell siç thotë ai vetë “Mjegullës së dendur”(6), të krijuar kundër hienave të pangopura, të cilat shekuj me radhë aspirojnë të gllabërojnë gjak të njom dardan, kundër korbave” që krrokëritin mbi kallinjtë” (16) me një fjalë poeti ynë i përkushtuar deri në piedestal në realizimin kulmor të mesazhit të tij artistik, do të ngreh zërinE protestës kundër opskurantizmit despotik e robërues sllav dhe sterrës mbytëse, që kishte zbritur në tokë (13) ilirik; pra

143

Page 144: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Mingulitë cilën errësirë shekullore e kishin instaluar pushtuesit sërbosllav në trojet tona autoktone. Poeti Zaplluzha në veprën e ti stigmatizon dukurit negative, të dëmshme dhe me pasoja për ardhmërinë e popullit dhe kombit, veçanërisht popullit të Kosovës, si që janë p,sh. Heshtja , pritja e paskajshme dhe statuskvoja, të cilat ne periudhat e caktuara kohore, dominojnë realitetin, parësishtë kosovar në vazhdimësi, deri sa që thotë “ Bishat gllabërojnë në kufi” (8).

Poetin tonë e neverit dhe e shqetëson heshtja, pritja e pakufishme e padurueshme. Trishtimi, varfëria dhe vuajtjet e popullit të tij janë përditshmëria rishtuese e mugtë dhe e padurueshme edhe për autorin e librit , Në vijim, duke e pasqyruar realitetin dhe përditshmërinë e rënd të ambientit tëtij krijues- në Kosovë pra, ai në vijim shton: “ katedralet e lotëve, notojnë bulevardit” (7), “ detet vajtojnë vallen e trishtimit” (12) etj. Autori i librit “Ai vjen nesër”, realitetin objektiv, atmosferën dhe gjendjen e përgjithshme robëruese të kosovarëve e karakterizon dhe identifikon si një ambient të verbër, në të cikin mbretëron mjerimi, robëria vuajtjet dhe trishtimi; ndërkaq Kosovën e karakterizon si një vend ku “ shtrydhen dëshirat”, ku “zogjtë i hanë krahët e vet” (22), ku “Plaga kullon gjak”, ku “shirat nuk shuajnë etjen” (29), ku zhgënjimi, lodhje , lektisjet, goditjet e pariparueshme dhe rraskapitja e përgjithshme, kanë arritur kulmin e durimit deri në absurd; ku , si ql thotë poeti “Në pafundësi vdes kuptimi i bisedës ilirike”, (31) që transponuan në mesazhin e tij artistik do të thotë se kishte ardhur fundi i pritjes së padurueshme dhe bezdisëse për popullin e tij.

144

Page 145: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Minguli Pasqyrimi i realitetit dhe i gjendjes së mjerueshme të popullit në Kosovë, nga ana e poetit përmes sintagmave poetike si “Ecje me shi në kokë dhe ujëvarë në sy” ( 28 ), është edhe real dhe i saktë. Është pra një pasqyrim autentik i realitetit në robëri. Për këtë gjendje të pa tolerueshme të popullit të vet, poeti fajëson jo vetëm pushtuesin armik të përbetuar por edhe Evropën fishtjane e cila sipas poetit “ Sërish luan bishtin” ; pra e bënë punën e djallit, në dobi të armiqve shekullor të Kosovës dhe pikërisht në dëm të saj. Pavarësisht ngase u tha më sipër, poeti nuk i lejon vetes as skepticizmin dhe as optimizmin. Përkundrazi ai duke e respektuar jo vetëm bindjen edhe detyrën e tij prej muzës, ai shpreson në : “Të nesërmen e madhe” (15); transmeton mesazhe shprese, të perspektivës dhe të ardhmërisë në popull për një të nesërme të lirisë e të pavarësisë, e cila megjithatë, nuk do të vij pa rezistencë, qëndresë, pa luftë e pa sakrifica. Tërë materiali poetik, sikurse edhe mesazhet e kësaj vepre janë të përkushtuara dhe të pajisura me figura të shumtaE të larmishme stilistike, siç janë: metaforat, krahasimet gradacionet etj. P.sh. Në laboratorin krijues të poetit mjegulla paraqet robërinë, kallinjtë popullin, rrjedhimisht vitalitetin e ti tl pakompenzuar; Atlantida paraqet lirinë e dëshiruar si cak i shenjtë; feniksi luftëtarin e lirisë mbi të gjitha kryetrimin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin (54) Pikërisht përmes figurave të shumta poetike, autori ZaplluzhaNë librin e tij “ Ai vjen nesër”, pasqyron rezistencën dhe qëndresën heroike të brezit më të ri të trimave dhe të

145

Page 146: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Minguliheronjve tanë, por edhe të brezave të tjerë në Prekazin dhe Drenicën legjendare, Kosovën martire dhe në të gjitha viset Shqiptare. Madje duke shprehur revoltën dhe mllefin në njërën anë, por edhe dhembjen e madhe për plagët e gjalla dhe gjakosjet e atdheut nga ana tjetër, poeti do të shprehet në interogativDuke pyetur në adresën e shenjtë të atdheut:

“Shqipëri mojNënëloke ShqipëriEdhe sa do mbash,Zi për Çamëri” . (56)

Mirëpo është shpresa, qëndresa dhe fuqia titanike e kryeheronjëve, kryeheroit, tribunit dhe Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit me shokë, i cili:

“ Edhe nëse udhët tonaStërmbushen me dëborëAi kurdoherë dhe gjithmonëNa vjen në nëntor” (66).

Poeti në fjalë duke realizuar vokacionin e tiji bindur që qëndresa shekullore dhe lufta e shenjtë e UÇK- së me shumë epope të saja sublime, luftëtarët e lirisë, madje edhe ai vet, do të ua kthejnë qeshjen popullit (69) pra do të përjetohet liria si akti më sublim dhe e arritura më e shenjtë e popullit. Pra poeti ynë Zaplluzha është i vendosur në bindjen e tij, se përkundër natës shekullore, opskurancës dhe trishtimit, vuajtjeve dhe kujës, në qenien dhe bindjen e

146

Page 147: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Mingulitij një ditë “Piqet luledielli” (74),që do të thotë se do të ec pelegrinazhi (79) respektivisht do të agojë dhe do të lulëzojë liria gjithë popullore. Poeti është i bindur dhe sugjeron me vendosmëri Prometheu, se kjo liri kishte ka dhe ka me pas mbrojtjen e saj, i cili si një yll polar i gjithësisë do të mbikëqyrë dhe kujdeset për lirinë, dhe se madje ai vet do të vjen, sot, nesër, rrjedhimisht se ai me mija të tjerë dëshmorë dhe martirë të rënë për lirin e Kosovës, janë dhe do të jenë këtu sot e deri në amshim me ne. Ai pra, Kryekomandanti legjendar i UÇK –së dhe feniksëve tjerë iliro-arbëror, janë dhe do të jenë mbrojtës të përjetshëm të Ilirisë, pavarësisë dhe ardhmërisë së Kosovës dhe të Shqipërisë etnike për sot e mot, përgjithëson. Gjuha e kësaj vepre është e qartë, e pastër dhe e saktë, ndërsa stili i rrjedhshëm, andaj vepra komunikon lirshëm dhen drejtpërdrejtë me lexuesit e të gjitha moshave dhe interesimeve. Vargu i poetit Adem Zaplluzha, në këtë vepër sikurse në të gjitha veprat e tija të tjera na rezulton i rrjedhshëm im kuptueshëm dhe konciz , herë herë i lirë dhe i pa klishetizuar. Tërësia tematike të shkrimeve të kësaj vepre veçmas e miniaturave të saja, ngërthen në vete një tërësi të organizuar dhe të rrumbullakuar mirë e me sukses, ani që aty këtu ka një disharmoni mashtrimore , por e cila lexuesin e kujdesshëm analitik dhe me kompetencë nuk e dezorienton dhe as që e pengon për të krijuar përshtypje të plotë për librin dhe mesazhet e poetit. Me një fjalë poeti Zaplluzha në këtë vepër na sjellë frymëzime nga më të ndryshmet dhe krijimet e angazhuara, që kapen lehtë,pranohen dhe korrespondohen mirë, drejtpërdrejti dhe në mënyrë të natyrshme me

147

Page 148: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim - Fatmir Mingulirealitetin objektiv, përkatësisht lexuesin e librit, ata të pasionuar të nënqiellit shqiptarë. Së këndejmi, duke përfunduar vështrimet e mia kritike dhe impresionet nga kjo vepër, mbetem i patundur me bindjen se ky libër, do të mirëpritet nga lexuesi ynë dhe do të mund të shërbej si një lektyrë e dobishme dhe e mirëfilltë shkollore dhe jetësore jo vetëm për nxënësit kosovar. Prishtinë, 15 qershor , Mr. sc. Mazllum Baraliu

 

148

Page 149: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

Poeti Adem Zaplluzha në moshën e rinisë

149

Page 150: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

150

Page 151: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

Poeti Adem Zaplluzha me dy djemtë e tij, Armendi dhe Arbeni

151

Page 152: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

Me familjen në Kanada

152

Page 153: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

Armendi dhe Arbër Zaplluzha- djemtë e poetit

153

Page 154: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli To [email protected]ërshëndetje shoq!Sot lexova disa nga veprat tuaja duke përfshire këtu edhe recensionet shumë të vyeshme të kritikëve të poezisë sonë përgjithësisht dhe të poezisë suaj veçanërisht. U ndjeva i nderuar edhe unë poeti i vogël që nëse nuk shkruan, së paku lexon. Me vjen mirë që tashmë poezia juaj i ka kaluar lexuesit e proviniencës sonë dhe është bërë pjesë e hapësirës shqiptare e ndërkombetare, si vlerë dhe si vëllim. Unë që i gëzohem arritjes së secilit në fushë të krijimtarisë nuk ka si të mos i gëzohem edhe krijimtarisë suaj, krijimtarisë suaj që sjell një pasuri të madhe vlerash të kujtesës historike e mbjetesës së sotme.Disa nga poezitë e vëllimeve i lexuan edhe studentët e vitit të dytë të gjuhës dhe të letërsisë, si një model pune në formësimin e fjalësit dhe kuptimeve të tij në letërsi. Do të vazhdoj leximin më tej, duke uruar të mos ma ze libri librin. E pse jo. Prodhimi juaj letrar është aq i frytshem sa nuk do ta kisha për turp të më zinte vëllimi në vazhdim duke lexuar e studiuar ato që kam tashmë në dorë.

Shëndet e të mira, Begzad Baliu

Z. Lushaj on 13/04/2012 18:55:50

Bukur, zotëri Zaplluzha!Duket se jeni adash, jo vetëm me Adem Demaçin e Adem Jasharin, por edhe me Artin poetik.

154

Page 155: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli fazli on 13/04/2012 21:15:23

Të vrafshin lulettë vraftë dashuriaShumë bukur zotëri poet , shumë bukur .më bukur se çdo bukuri që mund të thuret në vargje. Kjo frymë e të shkruari t na mungon për së tepërmi. Më beso këtë poezi e mësova përmendësh se kam pasur shumë mysafir nu Kukës nga Kosova

Dren on 14/04/2012 17:09:42

Zoti FatmirTerziu sikur të ishit peshkatarkishit me arrit rekordin në zënjen e pashqëve, këtë po ju them nga arsyeja se jeni njëri ndër më të mirët në gjetjen e poetve të talentuar ose , nuk ka këtu pse faqja e juaj Fjala e lirë është njëra ndër faqet më të lexuara në internet, kurse poetin Zaplluzha e përgëzoj për një poezi shumë të qëlluar patriotike . Dren Kabashi

fatmir minguli on 20/05/2012 06:58:51

E mrekullueshme poezia e Kërrabës. Vizioni për botën e 155

Page 156: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli hershme është tejet i dukshëm dhe hija e Moisiut është me e gjallë se kurrë .Duket një frymëzim i tejskajshëm ku filozofia luan me shkopin e dirigjentit .URIME!

To: [email protected]

Faleminderit për kujdesin tuaj si për Mondën ashtu dhe për mua!

Lexova me vëmendje eset dhe rrëfenjezat e tua. Pa ngurruar aspak po të themse je një Adem modern, se ti ke kapur dhe zgjidhur nyjën Gordiane të prozës poetike.Jam tepër i mallëngjyer nga ritmi i rreshtave te tua ,ashtu ritëm i kohës sonë kur hallet e rrogat egroposin pensionin e njerëzve të ndershëm,aty ku hynë poetët dhe për me tepër ata burra e gratë azilit e të moshës së tretë.Merru me këtë libër seriozisht e mos u merr fare me Haikun.Ti je Ademi që njoh unë ,një poet që zëri i tij po ngrihet mbi kokat dhe veshët e atyre që rrinë në kafenetë e zymtësisë njerëzore.Por ditë me vonë do të shkruaj për ndonjë korigjim të mundshëm.A doli në dritë Stoli në parkun e vjetër?Vapë ka dhe këtu por unë e përballoj me punë!

Te fala Sulltanes!

156

Page 157: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

Minguli      

I dashur miku im Adem.Librin e lexova me një frymë. Mbi 70 poezi brilante. Nja dy poezi më kanë prekur tmerrësisht: "Miqtë e mi" dhe "Letër nga një shtëpi azili". Kjo ndoshta për faktin që edhe unë po u afrohem të 74-ave. Më lanë mbresa të veçanta vargjet: Ajo që po na mungonDhe po na vretËshtë heshtja e njerëzve,Askush me askënd nuk flet.Ju uroj shëndet, suksese dhe mbarësi juve dhe zonjës suaj.Eshref YmeriSanta Barbara, Kaliforni17 qershor 2012

Z. Lushaj on 19/06/2012 16:54:08

...Fabula, shumë e gjetur,E...,Realizimi, pak trishtues!----Urime, miku im Zaplluzha,(ish) redaktori yt, Nj, USA.

157

Page 158: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

Lulzim Logu on 17/06/2012 12:03:42

Poezi me një simbolikë therëse dhe metafora tronditëse, e cila përcjell mesazh të qarte dhe mjaft te nevojshëm. Urime!

Poetët e mëdhenj janë edhe autorë të vëllimeve të mëdha

Që nga lëçitja e parë, ma merr mendja se poezia e Adem Zaplluzhës do të hyjë plot dinjitet në thesarin e modeleve më të mira të poezisë shqiptare, si një përpjekje për të zbardhur gjithë dënimet mbi atë histori të pushtuar nga hijet e krimit serbosllav. Poeti jeton me kujtime të ndiera që lë gjurmë të pashlyera në zemrën e në mendjen e tij. Sigurisht që në jetën e tij personale ndikon fuqishëm dhembja nëpër të cilën kaloi edhe e përjetoi atdheu.

Poeti në vargjet e frymëzuara shpreh shqetësimin dhe ngritjen shpirtërore mbi lëkurën e mendimeve të tij në

158

Page 159: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli kuptim e drejtpërdrejtë, sepse zotëriu në moshë të pjekurisë shfaq botën e brendshme me ngjarjet reale. Poetin e bëjnë shumë të prekshëm padrejtësitë politike dhe ato shpirtërore, duke u nisur nga vargjet: Eca ecëm dhe do ecim. Këtu poeti paraqet uturimat më të ashpra kundër ligësisë dhe egërsisë njerëzore, kur populli shqiptar lëngonte dhe përjetonte traumat më të rënda nga regjimi barbar i pansllavizmit ballkanik. Poeti apo artisti Adem Zaplluzha, është një pasqyrë e brishtë e vetëdijes kombëtare të popullit të vet.       Libri “Eca ecëm dhe do ecim” strukturohet në tre kapituj: “Pulson bari i djegur”, “Eca ecëm dhe do ecim”, “Pak dritë e pak ujë”. Njohja nga afër me poezinë e zotëri Zaplluzhës, me traditën e tij poetike dhe me numrin e panumërt të veprave të tij, të gjitha të zhanrit poetik, na bën të bindemi se vetëdija kombëtare ka hyrë thellë në historinë e kombit shqiptar si pjesë përbërëse e kulturës së tij shpirtërore.

Trashëgimia poetike Adem Zaplluzhës, jo vetëm që mishëron në vetvete vlera të larta e të mirëfillta artistike, por ajo përfton edhe një tingëllim të ri. Në këtë kontekst dëshiroj të shpreh bindjen se krijimtaria artistike e zotëri Zaplluzhës ka tërhequr dhe do të vijojë të tërheqë vëmendjen e studiuesve të letërsisë, të kritikëve e të gjuhëtarëve, të cilët do të mundohen të zbulojnë të fshehtat e shpirtit të poetit se ku fshihet magjia e ndikimit të tij mbi shpirtin e kombit dhe njeriut.  

Miradije Gashi(Stuttgart, Gjermani)

159

Page 160: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Adem Zaplluzha është një shijues ideshë të koncentruara deri në maksimum. Poemat e tij janë lapidare, alegoriko-metaforike, të koncentruara, të thella apo pitoreske, medikamente të mira për përkëdheljen e shpirtit. Tema qendrore janë ëndrrat, dashuria ndaj atdheut, e transmetuar në mënyrë plenare përmes të gjitha ndjenjave. Këto tekste të koncentruara gërshetojnë një karakter sentencash lirike kushtuar rrugëve e stinëve nëpër të cilat kalojnë ëndrrat e qytetit dhe vetmisë me të cilën “jetojmë sonte në duet”. Poeti përshkruan fshehtësinë e erës që dremit mbi çati, kur vjeshta me lotët e mjegullave i shkund gjethet nga buzëkuqet e nuseve, duke e futur në kornizë ditën kur asnjë pëllumb nuk fluturoi nga “muranat e rrënuara të qytetit”.Para nesh kemi librin e 56-të të këtij autori që lexon, komunikon, ëndërron, shkruan dhe boton. I këtillë ishte edhe Abdylazis Islami në pleqërinë e tij, njëri nga krijuesit më të zellshëm të Iliridës. Shumë libra dhe pak fjalë, sepse fjalët e poetit janë thesar të fshehur që të joshin t’i zbulosh, lexosh e deshifrosh. Derisa faktet e shëmtuara të lëndojnë, madje edhe të vrasin, fjalët e poetit janë margaritarë dhe perla të levarashta ilaçesh që ta shtojnë shijen për jetë. Poetët dhe të dashuruarit, sipas autorit të këtij libri, dalin nga lëvozhga “si do zogj të shenjtë”. Çuditërisht dhe befasueshmërisht, përmes lojës së metaforës dhe ekspresionit, hijerëndë dhe i thellë deri në esencializimin e mesazhit, Adem Zaplluzha na fton në një shëtitje të shtruar mbi pasqyrën e ekzistecës së pashmangshme bashkëkohore.Poemat e tij s’e përfillin plisin e shqyer por ato kanë koncizion dhe frymë të freskët me thekse postmoderne, një vetëdije të çiltërt që reflekton metastazat e heshtjes së dritareve ku pamë eklipsin e lindjes dhe “vdekjen e mynxyrës” që “mori ngjyrën e dheut”. Toka, sipas tij, e

160

Page 161: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli përpiu gjuhën e ditës, kurse “nata nuk bëzani asnjë fjalë”. Nuk mund të bëhet fjalë për degdisje fjalësh, mendimesh apo ndjenjash, por përkundrazi, për pasurimin e letrave tona me vlera të reja. Sipas Adem Zaplluzhës, kurrë më nuk duhet të heshtim, derisa lindin fjalët, “në hidhërimin e tmerrit/ nata luan me thika”. Kur e gatuam dashurinë, sipas tij, “i besuam formës së gurit/ djajtë ikën përtej urave/ dhe kurrë më/ nuk u kthyen në atdhe”.Filozofi më i madh në botë të josh me imagjinatën e tij të fuqishme. Kjo vlen edhe për poetin. Autori nuk vuan nga mosnjohja e stilistikës letrare, por na ofron ndjenja, kolorit, formë, mrekulli metaforash të befasueshme, ngrohtësinë e një drite të veçantë. Asgjë nuk refuzon poeti nga thesari i regjistrit shpirtëror, “kur na mori malli/ për degët e shelgjeve/ deshëm ta harrojmë historinë/ por na zgjoi ëndrra e lisit/ dhe kurrë më/ nuk na zuri gjumi”. Ide fantastike dhe frymëzime të mrekullueshme. As që ka nevojë ta bezdisim më një lexuesin me vlerësime të reja, prezente në gjirin e kësaj vepre me të cilën Adem Zaplluzha e përfiton betejën me ekonominë e vlerave dhe bukurive që kanë mbetur mbi dhe.Skënder Kastriot

Komente Pa e njohur z. Skënder Kastrioti, vlerësoj pikë vështrimin e tij tepër kritik si rralle here ne këto faqe te kritikes elektronike. Poezia e Adem Zaplluzhës nuk doli sot por ajo ngulmon dekada pas dekadash, duke shpërthyer gjoksin poetik te Kosovës reale, pa ojna e pa lule lale.trajtimi qe i benë z,Kastrioti është në vështrim teorik profesionist dhe i pa anshëm, është një analize koncize por qe flet shume, po ashtu si bardet e hershem te poezisë

161

Page 162: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli shqiptare qe nuk ja ditën për zaptusin, as turkun e as serbin, e gurra poetike ecte ne hullite e veta, hulli te cilat po i ve shume bukur ne dukje Z.Kastrioti. Përshëndetje! 

                           

DISKURS LIRIK ME VLERA TE VEÇANTAMETAFORIKE

NË VEND TË PARATHËNIES            Adem Zaplluzha ia shton opusit të tij letrar edhe një vepër të re, duke joshur vëmendjen e lexuesit me një poezi emblematike, nostalgjike dhe paradigmatike. Autori reliefon mundësinë e komunikimit përmes simbolit dhe refuzimit të vargut klasik. Tek/tuk, shkëlqen me

162

Page 163: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli përfytyrime alegorike, duke përjetuar në intimitetin e njeriut modern, dramën e njeriut dhe qenien kozmike: “Nga kujtesa e mjegullave/ Binte një shi i rreptë/ Te kroi i zanave/.../  Kur i dëgjuam jehonat e daulleve/ Na dogji një mall i përflakur/ Mbi shpatullat e plagosura të atdheut/ Njëqind vjet s’e pamë diellin”

E denjë për syrin kritik është edhe thjeshtësia, nganjëherë e rëndë, e konfesionit metaforik, poeti duke e njohur “dehjen” romantike të ndjenjave, zjarrin përvëlimtar të përgjërimit, duke kërkuar në shkrimet e tij një zotërim të vetvetes, që të shkruajë sa më shumë e të vuajë sa më pak. Poetit në stinën e tretë të moshës së tij, i lejohet kjo e drejtë, pa u bërë viktimë e skribomansisë, dhe sidomos autorit të këtij libri vlerash të veçanta lirike, që dëshmon një gamë të pashtershme frymëzimesh e “shkarkimesh” shpirtërore të denja për lexim. Autori na ofron një spektakël metafizik të botës, duke nxjerrë në pah një mendim refleksiv, me forcën e fjalës së “ngarkuar” me etikën dhe melankolinë e shpirtit shqiptar.

Fanar i vetmuar është shpirti i poetit, “Deri sa nën këto kristale yjesh dëgjohen/ Tingujt e natës/ Që kurrë nuk përfundojnë”. Në çdo vëllim të ri, ai e ruan po atë ton dhe interes të gjallë për një horizont temash e motivesh të zgjedhura, meditative e subjektive, sociale, dhe patriotike. Në spektrin e tyre defilon llojllojshmëria sintaktike dhe surprizat e një diskursi lirik me shprehje të pashfrytëzuara nga homologët e tij. Mjafton të citosh apo analizosh vetëm poemën e parë, për të konstatuar se edhe të tjerat janë të të njëjtit nivel vlerash të veçanta letrare: “Përjetojnë shqetësimin/ Fanari i vetmuar shikon në largësi/ Derdhjen e shtambave të qiellit/ Me yje prej kristali”.

163

Page 164: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli          Kjo atmosferë lirike përpëlitet në valët e përjetshme të ndjenjës dhe mendimit, të njerëzores që e karakterizon traditën më të pëlleshme të poezisë sonë që nga zanafilla e saj. Përndryshe, poemat e Adem Zaplluzhës kultivojnë format e modernitetit, të sintetizuara mu nga këto virtyte, duke ruajtur në përfytyrimin e tyre, një notë të theksuar të sinqeritetit, inspirimit dhe autenticitetit.   Baki Ymeri

NJE TRASHEGIMNI E LASHTE PARAHISTORIKE

Poeti dardan na fton: „Ejani të lozim/ Një valle shqiptare/ Le të dridhen malet/ Le të fluturojnë plisat// Daullja të mos pushojë/ Për shtatë mote/ Le të lakmojnë/ Edhe zanat në vërri”, një valle motivacionin e së cilës e kuptojmë madje nga kushtrimi plot elokuencë me të cilin u drejtohet disa valltarëve të motshëm, kur „Kjo ditë/ Si drita/ Po lind nga legjenda/ Për të hyrë në gjakun tonë”. Përmes kësaj shprehjeje metaforike, Adem Zaplluzha ristabilizon urën e lidhjes ndërmjet të shkuarës dhe aktualitetit, duke i ridhënë hapësirës fizike karakterin e saj të shenjtë, pra, duke e rishenjtëruar konform urdhërit të natyrës morale, në harmoni me atë fizike. Ky tip poezie ceremoniale është zgjedhur për të nënvizuar respektin ndaj stërgjyshërve, madje, më shumë, poeti i gjen raportet në atë gjuhë të shenjtë ilire („ilirisht”), që frymëmerr gjatë një periudhe bimilenare (dymijëvjeçare), ngase „Sipas traditës/...// Asnjëherë nuk e kam pyetur veten/ Përse ende gjendemi në bisht”.

164

Page 165: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Tradita duhet mbrojtur gjithësesi, ngase përndryshe

ekziston rreziku që këtu, “kur vriten kujtimet” legjendat të “zgjohen nga e prapa”. Ja se çfarë roli important (të rëndësishëm) i kushton autori memorjes! Poezitë e tij janë një jehonë e asaj bote dhe e asaj kohe primordiale (kryeosre) që ka mbetur në gjuhë, tradita dhe legjenda. Paraqitet po ashtu shpesh përfytyrimi i disa gurëve/relikvë, që kanë mbetur si gjurmë dhe forma të paprekshme nga stuhitë e kohës. Interesant është se ato na çojnë me mendimin te një trashëgimi e lashtë e parahistorisë. Në njërin nga këto relikte është i gravuruar edhe poeti: “Në lashtësinë e miteve tona/ Ne përsëri heshtim/ Dhe çuditemi/ Përse heshtja jonë nuk na vret”, dhe “Përse ende jemi gjallë”. Ja përse portat e kësaj kështjelle dardane, dhe faqet e këtij libri, së bashku me mesazhin e autorit, mbeten përjetë të hapura! (Monica Mureshan)

Komente Fanesha

165

Page 166: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli [ Wednesday, 13.02.2013, 01:14 PM ]Nga Baki Ymeri Ky punëtorë i palodhur i mërgatës sonë, sjell ne Z.Shqipëtare pothuajse për çdo dite shkëlqim e dritë ne njohjen e personaliteteve dhe publikimeve te shkëlqyera të pendës bukureshtare plotë talent. H[ Wednesday, 13.02.2013, 08:30 AM ]Të lumtë! Të lumtë për botimin e librit me poezi, z. Adem Zaplluzha, botofshi edhe shumë të tjerë, ndërsa ty, miku im Baki, të lumtë mendja e pena për këtë shkrim kaq të suksesshëm dhe kaq të thellë!Halil HaxhosajLexuesi L.[ Tuesday, 12.02.2013, 09:11 PM ]

...propogandist i fortë Miku im Zaplluzha, as nuk mund të gjejë propogandist më të fortë se Dragoin e Shipkovicës, që "bubullinë" pa pra në Bukuresht...Miqësisht, Z. L.Komente Qerim Pllana[ Thursday, 14.02.2013, 03:19 PM ]

166

Page 167: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Nje bisede (interviste) e kendshme me z. Adem Zaplluzha I nderuari Fatmir Minguli e pëlqej dhe e përshëndes këtë intervistë me Ademin, me të cilin u njohim në vitet e largëta 1970. Atëherë kur unë akoma isha mësidhënës me të ndjerin Bedrush e Drite Qollaku-Aliu, time shoqe Zojën, dhe shokë e kolegë e kolege të tjera te shumtë, të cilët punonim ne Minjeren Kosova me nxënësMbaj mend si sot kur Ademi botoi librin e pare me poezi, "Puthje". Ky autor deri me tani ka te botuar mbi 73 vepra me poezi dhe në përgatitje do ta ketë librin me prozë poetike-eseistike. Ja ka vle qe poeti, Adem Zaplluzha të intervistohet me një këso interviste i nderuri Fatmir MINGULI. U përshëndes ju dhe autorin e 73 përmbledhjeve me poezi, një krijues me aq sasi dhe cilësi të krijimtarisë shpërthyese brenda një dekade. U

-------0-----

 

167

Page 168: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

Kapitulli V

INTERSEKTIME TE POETIKES

Fort i dashur vëllai jem AdemLibrin tënd me të fundit "Fluturimet e korbave në netët pa hënë e mora dhe shumë u lumturova.

168

Page 169: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Për prozën e shkurtër sidomos atë me mocione te thekura poetike kam debules Po e lexoj me vëmendje. Me gëzon fakti se po futeshnë një ulli te prozës filozofike,unë do ta quaja kripto-lojcake e mbarësuar me një stilistike krejt te veçante të një moderniteti të ntyralizuar nën gjurmët e Jungut Lakant e Borgesit.Them se në qoftë se donë të mbetesh në historinë e letërsisëmoderne bashkëkohore si shkrimtar me i përveçëm këto rruge vazhdojepa hezitim me krijime te tjera.Kam edhe rezerva. Ne studimin e hollësishëm që kam ndër mend ta bëjë çdo gjë do ta them siç e ndjej ne gjuhen e zemrës. Ju komplementoj sinqerisht!                                                 Vladimir Muça 

VLADIMIR MUÇA

AMALGAMA PROZAIKE KRIPTO-LOJCAKEsi dukuri të prozës moderne

(një ese në vend të përshëndetjes për librin –Fluturimet e korbave në netët pa hënë-të poetit Adem Zaplluzha) Durrës, 11 Tetor 2012

169

Page 170: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

Mbas krijimit të mbi 70 librave poetikë në këtë moshë të një pjekurie të thellë, Adem Zaplluzha doli para lexuesit me një staturë krejt të re ,me prozën poetike.Gjatë leximit të librit më të fundit ,të botuar me shumë profesionalizëm nga shtëpia botuese “Blendi” e Prizrenit ,libri “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” si një trokashkë të godet në lobet e trurit pyetja:-Përse Ademi pas 70 librave poetikë,më së fundi,u ul të shkruaj në një zhanër krejtësisht të ri,në formatura të ekstrakteve prozaike?Përgjigjen e kësaj pyetje , pa dyshim do ta gjejmë në vetë amalgamat prozaike që Ademi na prezanton me aq besim e kurajë,me një formaturë krejtësisht të re në estetikë ,ku nëpër to vinë vegime të qarta të Migjenit,të Franc Kafkës dhe Bodlerit. Unë mund ti quaj filo-kripto-lojcake një trinitet artistik e stilistik,ku nën krahët super metaforës së korbit biblik,në tërësinë tregimtare ,përmblidhet gjithçka ka dashur të thotë shpirti i shkrimtarit në tërësinë librore.Përfytyrimet për poetin filozofik Zaplluzha me këto proza sikur marrin përqasje më të plota drejtë rifiniturave nën trysninë e një psiko - analize .Në përfytyrimin tim nuk mbeti vetëm ai poet zhbirues i shpirtrave njerëzorë e i ngulmimeve inerte,i cili me gulçet e gjuhës së zemrës ,shkruan atë që i dikton çasti përjetues brenda një kohe sa areale aq dhe afër realitetit. Më përqaset dhe një tregimtar me një botë të pasur ,karizmatik,me një temperament shpërthyes ,ekzigjent çka i sheh syri.

170

Page 171: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Ai ballafaqon ,përplas me cilësinë e një bing-bengu që lind një botë të re ,mbas një absurdi. Irealiteti i dëshiruar (ëndrra)dhe realiteti i jetuar krijojnë një botë ,ku të gjithë qeniet ,dëshirojnë për të jetuar.Këto proza vinë si ” amendamente” për një botë tepër të dëshiruar mbas një terrori jetësor.Habitati natyror kosovar janë elementet ndërlidhës dhe plotësues të ideve madhore që e- stërmundojnë -autorin në këto inkursione të: “netëve pa hënë”.Ky është dhe mekanizmi fondamental narrativ që na përcjell autori me këto filo-lojcake.Në tregimin “Ëndërra e ditës” me një analizë psiko-analitike të unit tonë trashendent dhe unikal të brendshëm ,na jepet portreti i njeriut të sotëm në shoqërinë e re kosovare, inaktive në shoqëri ,rënë në delirin e vetëkënaqësisë, duke u lakuriqësuar në aspektin psikologjik,moral dhe social ,ku: “Kur dehemi nga kënaqësia ,kur arnojmë lëkurën e gjarprit posa të veshur,dalim në qytet ,e varim diku në kujtesë varkën prej letre dhe rrimë me miq që nuk i kemi takuar në vite,ndërrojmë disa fjalë sa për me thënë se u takuam”.Në kontravers të këtij qëndrimi psipko-analitik tek tregimi “Dyert” materia njerëzore shndërrohet në materie tjetërllo, e pavdekshme shpirtërore. Vdes trupi ,por rron shpirti,vepra ,kujtimi. Në këtë kontekst është dhe thirrja e autorit në formatin postulativ:“Sa herë që ikëm përtej ujit ,na treti deti, hyri në shpirtin tonë shkuma, na e ndali frymën ,u konvertuam sa çel e mbyll sytë dhe kemi harruar se kush ishim dje dhe kush jemi sot”?Një postulat ,do të thoja dinamik,i qëndrimit të sotëm atdhetar, qëndrimit ndaj vendlindjes,ruajtjes së identitetit

171

Page 172: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli personal. Një amalgamë konceptuale mbi shndërrimet metafizike dhe subkoshiencës. Një konkretizim ,laurim konkret i teorive frojdiste në lëmin e letrarizmit; shpërbërja personale çon në shpërbërjen e tërësisë kombëtare .Një thirrje kushtimore kjo mbi çfarë ndodh sot në botën diasporike shqiptare.I tillë është ky ekstrakt filozofik në prozën “Vishe lëkurën tënde”.Një trajtim pasfrojdist nën gjurmët e Jungut dhe Lakan,si dishepuj të shndërrimeve psiko-analitike në mendjet njerëzore . Kjo kujtesë njerëzore e kultivuar në art rrit valencat e fisnikërimit të individit dhe në tërësi të etnicitetit.I dashur Adem !Tek shkruaj këtë ese në vend të një përshëndetje ;të jesh i bindur ,se dhe unë ,si shumë të tjerë ,nën dritësirën e këtyre “amendamenteve”(do ti quaja unë)ashtu si ju mundohemi të përafrohemi me kulturën perëndimore të të shkruarit duke bërë katarsis ndaj bindjeve eseistike të bëra tabu,por njëkohësisht ju këshilloj miqësisht:Përkushtimet tregimtare për ndodhitë ,ngjarjet nga më aproksimativet të jetës ;zhargonet që na ndjekin në jetën përditore,mund të jenë më përgjithësuese.Lineariteti i mendimit dhe idesë brenda idesë në unitetin e një nocioni tregimtar ,ka shumë rëndësi në konçentrimin e mendimit e të qëllimit në këtë stilistike lojcake. Detajet gjithnjë në funksion të idesë dhe të qëllimit. Në këtë përmbledhje disi të veçantë në llojin e vet,për prozën moderne kosovare,do të dëshiroja të një serie,do të jenë një themeli e sigurt mbi të cilën mund të ngrihen muret e një godine me pavijone lakmuese të tregimit të shkurtër psiko - analitik,aq shumë të dëshirueshëm sot.

172

Page 173: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Në konceptin (kriptologji do ta quaja) këto proza poetike ,ose siç i quan me modesti autori “rrëfejëza” ,ese-përmbajnë në vetvete shumë nënshtresa ideore dhe qëllimore,duke përcjellë më shumë se një emocion telegrafik të një libri të zakonshëm .Tregimet në tërësinë e tyre me veçoritë që përmbajnë të ushqejnë fiksionin ,duke të futur në labirintet e qenësisë njerëzore.Në veçanti ,kjo kriptologji tregimtare është grup copëzash nga i njëjti trupëzim tregimtar, ku korbi metaforik lëshon pendën dhe klithmën kerubine si në mitizimin e lashtë në kërkim të shpirtit njerëzor. Tregimet në ekstrakte mitike dhe legjendare të kësaj toke e të këtij populli po aq të lashtë sa dhe ato. Gjithçka vjen si detaj jetësor ,të cilat gjithkush i ka dhe i pret t’i përjetojë.Në një sentencë G. Flobert na mëson :-se letërsia është organizim i detajeve-.Për autorin e këtyre prozave poetike ,marrë nga ditari i jetës përditore , detajet mbartin kuptime dhe ide të mirëfillta. Çlirimi i prozaizmit nga kallëpet dhe ngërçet letrareske ,ndërlidhjet detajore e subjektiviste ,gërshetimi i tyre me pasazhe poetike ,krijon për lexuesin një botë sa më ekzistenciale dhe po aq reale, ku nën efektet alkimiste, e me një dializë mendimi ,duke i dhënë jetë çdo gjëje të fshehur në absurdin dhe në plagët e kohës.Kjo stilistikë e të shkruarit proza të tilla e bën stilin e qëmtimit narrativ, stilin e fjalive lakonike të llogaritura me formula matematike ,shumë të kursyera gati gati ekstrakte.“Këtu nuk vdesin kurrë njerëzit ,secili prej nesh e mbështjell me kujtesën e vet me një shami mëndafshi dhe e ruan prej harresës ato fije kashte,që kanë mbet pas të korrash”. kështu psikoanalizon autori në një prozë poetike në këtë libër.

173

Page 174: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Proza të tilla përhapin te lexuesi imazhinizmin konkret ,të prekshëm ,të jetësuar ,me mohime të mohimeve të pafund. Ndaj dhe autori me këto proza nga kalendari i pafund poetik ,vjen me një natyrë racionale ,disi të kursyer ,duke shmangur proliksitetin.Me këtë ,njëherazi autori stigmatizon –ekspansionin shkronjëtor- që ka përfshirë si një epidemi “shkrimesh” të të gjitha llojeve ,si një “liri “ e të shprehurit .Dr. Moikom Zeqo në një epistolare të tij proklamon:-Jeta përballet nga një koleksion i gjallë dhe i lëvizshëm me të vërteta relative”.Siç duket në telepati Adem Zaplluzha ka marrë shumë nga këto epistolare.Evidentimi i të vërtetave ,instikti i zbulimit të enigmave të tyre ,çlirimi nga humbja e kujtesës njerëzore dhe shoqërore janë trilli tregimtar i kthyer në një “ves” nga autori ,në konceptin stilistik. Etalone të mirëfillta që përcjellin një bosht unik janë prozat “Vishe lëkurën tënde”,”Për një ngordhësirë”,”Plepat e plepave”,” Arkivoli”,të cilat ndonëse trajtojnë detaje të veçanta jetësore gjenin e kanë në një barazvlershmëri ,e kanë te plaga që akoma Kosova e përjeton.Po të marrësh në një të tërë prozaike prozat “Fluturimet e korbave”,”Sa e bukur ishte”,”Bëhet shi e flakë”,në konceptin estetik përmbajnë një antropologji të të kundërtave njerëzore në botën e sotme të globalizmit,ku njeriu i kërcënuar nga kalbëzimi i shpirtit ,cinizmit,njeriut të klonuar dhe ambicioz ,i cili kthehet në një vetëvrasës.Njeriu ky kopje e kopjeve ,i klonuar ,i substancionuar nga teoritë idiote të kohës. Në esencë qartazi proklamohet se njeriu është e duhet të jetë vetvetja. Shikimi nga autori i mikrokozmosit të njeriut si pjesë universale dhe integrale e

174

Page 175: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli makrokozmosit shoqëror,detajet,tregimtare lëvizin si molekulat duke interferuar në qenësinë e librave.Gjithçka vjen jashtë statikave zhvillimore në një lëvizje brauniane ,me rimodelime realitetesh ,me frymën e një inteligjence të re prozaike .Kjo është arritur nga autori jo vetëm në saj të një përvoje “punë shumë e fjalë pak” ,në krijimtari ,por dhe të një koncepti të ri fjali-formues,zhveshur nga ngarkesat e tepërta .Duke copëzuar linearitetin e fjalisë e të gjykimit ,autori na jep konvencionalitetin e mendimit e të idesë pa kaluar në abstraksione gjoja moderne. Ritmet foljore të fjalëve e të fjalisë janë të shpenguara ,të lira nga morfoligjizmi klasik.Një prozaizëm i tillë lojcak i jetës ,që të ndjek përditë;krijon arabeska mendimi ,të cilat sillen si elektrone në bërthamën e produktit letrar ,me cilësinë e një gjeneruesi.Në këto kripto-lojcake (do ti quaja këto proza) si rrallë herë ndihet sensi i komunikimit ndjenjësor i shkrimtarit me lexuesin;një lidhje sa virtuale aq dhe tokësore ,natyrale ku autori perifrazon :“Nuk është etja për ujë ,një etje tjetër ,pak më ndryshe filloi të ringjallet në mua,ajo etje po i tejkalon kufijtë e njerëzores”. Me një psiko- analizë të botës shpirtërore në

handikapin e sotëm social e atdhetar ,ku në net pa hënë ,se ndalin krakëllimën ,si një aureolë ,gjithë

shpresë e frymëzim vjen “Aguliçja” e shkrimtarit,një herbar shumë shërues. Gjithçka vjen me një lirizëm të thellë

plot jetë,njerëzor dhe natyral, shpirtëror me një retrospektivë në kërkim të dashurive amshuar ndër breza. Në këtë lirizëm arketipi i Lumëbardhit dhe Sharrit plak si kudo në këto proza vjen si një produkt i ndërgjegjes,apo

subkoshiencës të individit për atdheun dhe etninë.

175

Page 176: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Zgjimi i ndërgjegjes unitare është kondicion primar për ndërgjegjen utilitare.“Të ecim përtej fjalëve ,përtej tejdukshmërisë-thotë autori kur në tregimin “Sa e bukur ishte...-thekson konceptin e filozofisë platonike:-E para është fjala-,çdo gjë tjetër vjen pas saj. Fjala futet vertikalisht në thellësinë e mendimit me etje pambarim ,përtej asaj tejdukshmërie për të cilën aspirojmë.Në këto proza ndjehet dukshëm përvoja për tu marrë me -imtësira -, për tu futur në skutat e botës së personazheve me një kirurgji sondazhi ,duke eksploruar çdo gjë në vendin ku gjallon,pse jo dhe në “Fluturimet e korbave në netët pa hënë”.Parë në kaleidoskopin e një psiko-analize ,në këto kripto –lojcakë ndjehet përpjekja e përgjegjësia koshiente për të pasqyruar psikologjinë bashkëkohore ,duke u ndalur në ato motive që janë frenuese ose gjeneruese.Adem Zaplluzha siç duket qëndron mbi materialin e përzgjedhur,si një alkimist ,duke veçuar elementët e mistershëm dhe absurd. Autori kalon në një karantinë të plotë atë ,që është delikatja shoqërore nga e rëndomta.Krahas diskursionit të monologut ,në aspektin ideor ,ai ka të mbartur struktura rrëfimore të thjeshta por me ngarkesa filozofike . Në to krijohet mendimi në një kompaktësi narracioni si në refleksione mendimi apo sisteme të qarta shprehjesh. Prania e dramacitetit psikologjik në gjithë shtrirjen prozaike e mban lexuesin në një fiksion permanent. Ndoshta (them unë) ky është çelësi i artë i këtyre prozave poetike ,ku autori ka arritur të lëvrojë me një stil konciz ,ku lexuesi kap lehtë elementin bazë të të rrëfyerit pa u përpëlitur në hollësira apo maniera prozaike. Sensi psiko –analitik është thagma që përshkon rrëfimet

176

Page 177: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli poetike .Me një seleksion brilant ,të një përvoje poetike,autori ka derdhur situata, pejsazhe nga më të ndryshmet kuptimplotë ,veshur me një gëzof purpuranteje poetike. Gjer në fund mbetet vetvetja ,e personalizuar ndaj dhe përjetimet jetësore të autorit si qytetar vëzhgues e si shkrimtar janë transplantuar në produktin letrar nëpërmjet një bisturie të një moshe dhe përvoje të pjekur thellë me atë skrupulozitet e këndvështrimin e imtësirave shtresuar në mizanskenat e jetës.Në këto proza ,si një letër lakmues me një abstragim mjeshtëror të së thjeshtës ,duke shmangur natyralizmin skeletik pa nerv ,ai arrin të japë adekuatin jetësor të kohës. Sharmin prozaik Adem Zaplluzha ,ja shton veçoria themelore që është:Artikulimi me”vokërrimat”,detajet,ngritja e tyre në art ,nxjerrja prej tyre në pah të ekstrakteve filozofike.Bagazhi i lartë shprehës i fituar gjatë kultivimit të produkteve poetike(mbi 70 libra)konfirmon begatinë prodhuese në këtë estetikë të re, komplecitetin e botës shpirtërore ,portretin shumëpalësh, autorial,psikologjik dhe etiko-moral.Ky është letër lakmuesi që Ademi me lehtësinë e gjykimit gjen spacion narrative në pasqyrimin e problemeve që po kalon sot shoqëria kosovare, e ku me një katarsis, autori kërkon të bëjë biopsinë psiko-analitike të sotme.Këto rrëfenja të kursyera ,ndonëse si vëllim i parë në këtë zhanër ,kanë kapërcyer me sukses pragun e të qenit letërsi e mirëfilltë me nocione moderne,të qenit një qëllim në vetvete për autorin. Ky produkt ,tashmë,mund të quhet pronë e hipotekuar e lexuesit mbarëkombëtar.

177

Page 178: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli I dashur Adem, ,koha që po kalojmë është koha e vlimit të imazhinizmit.Për imazhinizmin Bodleri na mëson:-Gjithë universi i dukshëm nuk është gjë tjetër veç një magazinë imazhesh dhe shenjash,të cilave imagjinata do tu japë vend e vlera relative,është kullotë,të cilën imagjinata duhet ta hajë e ta transformojë.-

Unë mendoj se sot e tutje do të jesh dikush i përveçëm në letrat shqipe ,kjo mënyrë e të bërit letërsi është ajo kullotë ku imazhinizmi yt, me atë shqisën e shtatë të shpirtit kërkon të kullotë me atë thjeshtësinë tregimtare por shumë filozofike në të shprehur.Kjo është një nismë juaja e mbarë. Kjo të jep më shumë shansin për një rritje të mëtejshme të artit të të shkruarit me një staturë të veçantë ,individuale ,pa klishera të huazuar

Lirika kosmogonike e një shqiptari etshëm për dituriNga Baki Ymeri(Adem Zaplluzha, Ky def prej hëne, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012)Zërin e patëm shkreptimë vetëtime, thekson autori në njërin nga titujt e poezive të tij, dhe po qe se deshifrojmë peshën stilistike të titujve tjerë, konstatojmë se “hëna rri ulur në fronin e saj”, se “ballëhapur qëndron tundimi”, kur një buf i zi nate, tenton të ngulfatet “në qerpikët e ndezura të atdheut”, duke parashtruar pyetjen “e kujt është kjo

178

Page 179: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli kërrabë”, apo: “kush i la të hapura erërat”, kur “vraponim mbrëmjeve të vona”.  

 Titulli i librit ndërlidhet me një subjekt inspirimesh magjike të botës kosmike. Kosova përfaqëson një univers të veçantë ku poeti bëhet mbret, dhe mbreti poet, edhe pse kjo zonë e prekur nga dallgët e përgjakura të invazionit osman dhe terrorizmit serb, ende nuk e ka një mbret që mund ta bëjë Kosovën Shqipëri dhe Shqipërinë Zvicër ballkanike ku shqiptari nuk e vret vetveten si pasojë e varfërisë. Koha në lirikën e Adem Zaplluzhës i përngjan mjegullave që bredhin mbi shtegtimet e gjumit ku “peshqit vdesin për një gllënjkë të buzëqeshjes”. Autori shkruan për kukullat e drunjta që i afrohen bregut me dehje tingujsh, atje ku bie shi mbi “gjethet e manit të bardhë”, ku qan një nënë me një fëmijë “në gjumin tim”, ku një def i hënës ta përkujton hartën e vjetër kur pas rrëmujës së madhe “mbeti heshtja”.          Sa shumë krakëllima paska kjo natë, mahnitet poeti që pret orën për adaptim në këto lëndina ku “çuditërisht guri e ndryshoi formën e ngurtë”, ku gurët pluskojnë lot të kristaltë, ku “do bëhemi erë prej pluhuri”. Gjendja shpirtërore e tij fluturon në botën stelare (të yjeve), ku “mbrëmë ujqërit e shqyen hënën”, derisa “të reshurat i ndezin qirinjtë e kujtimeve”, kur “nga brendia e qiellit” kënga e koha dhe qengji im “nuk po mejnë”. Adem Zaplluzha inkorporohet në spektrin e poetëve të rrallë të letrave tona që krijon një lirikë motivesh kosmogonike, e denjë për lexim dhe rilexim. Ai krijon vlera të veçanta lirike mbi kohën me një maturi dhe thjeshtësi të veçantë, mbi

179

Page 180: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli gjëra të dukshme e të padukshme, ku “trenat kalojnë këndej pari”, e “hëna rri ulur në fronin e saj”.

Zërin e patëm shkreptimë vetëtime, thekson autori në njërin nga titujt e poezive të tij, dhe po qe se deshifrojmë peshën stilistike të titujve tjerë, konstatojmë se “hëna rri ulur në fronin e saj”, se “ballëhapur qëndron tundimi”, kur një buf i zi nate, tenton të ngulfatet “në qerpikët e ndezura të atdheut”, duke parashtruar pyetjen “e kujt është kjo kërrabë”, apo: “kush i la të hapura erërat”, kur “vraponim mbrëmjeve të vona”. Adem Zaplluzha është një nga krijuesit tanë më të zellshëm, pa marrë parasysh moshën e tij të tretë që ndërlidhet me një pleqëri të bardhë e të mbarë, Vëllimi i tij më i ri (Ky def prej hëne), strukturohet në tre cikle vlerash lirike të një ekuilibri të veçantë, ku fërshëllen era dardane mbi “dheun tim të bardhë”, ku “mund të më gjesh në ndonjë baladë”, ku “në maja të luleve përtëritet mëngjesi”, ku “një prush i verdhë i ndezi malet”, dhe “vetëm lehja e qiellit mbeti pezull”. Kemi para nesh një botë paralele, një hapësirë të njohur, ku “hukama dëgjohej përtej shtatë bjeshkëve”, ku i dëgjojmë thirrjet e erës, dhe të gjitha daljet nga balada.

Adem Zaplluzha shkruan poezi të mirëfilltë, nuk e hedh fjalën si do kushdo siç veprojnë disa skribomanë, por na jep një tabllo me një botë interesante ku shpërthejnë idetë, mendimet, ndjenjat, imagjinata, pa përsëritje vargjesh nga 77 vëllimet e tij, pa sintagma banale dhe periferike. Vlera semantike e vargut të tij, meriton të respektohet, përfundimisht duke i dëshiruar një pleqëri të bardhë e të mbarë.Agim Bajrami

180

Page 181: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

POETI ADEM ZAPLLUZHA ME KOSTUM METAFORASH

Atë e sheh çdo ditë tek troket me hapat e tij të menduar mbi kalldrëmet e ngrënë nga koha të njërës prej lagjeve më karakteristike të Prishtinës që mban emrin e poetit të shquar Mirko Gashi, dhe i dërgon mesazhe dashurie Kodrës së Trimave. Është një njeri për të cilin është pak të thuash se vesh në trup një kostum metaforash ,sepse në vetvete ai është vet një metaforë e gjallë . i zgjon nga gjumi agimet dhe zambakët që kanë ngritur kokë nga rrënjët e ullirit një trishtim të bukur . Sepse ky trishtim i shkon kaq mirë atij për ta zgjuar nga gjumi këtë mëhallë mjegullash. E kam njohur vonë këtë poet, aq vonë sa koha e njohjes me të mund të matet vetëm me kohë baladash. Dhe jo më kot.Sepse Adem Zaplluzha me vargjet e tij poetike ja ka shtrënguar paq frerët kuajve të mjegullave, ashtu si një kalorës që vrapon pa u ndalur udhëve të kujtesave ku rrjedhin lumenjtë të tërbuar.Është një kalorës historie ,një kalorës i cili nuk pret kohën e shtrydhjes së reve por i hynë lumit dhe mjegullave me krenari prej burri. Kjo se në fund të fundit kalorësit janë krijuar si të tillë, jo vetëm për të vrapuar dhe për shkelur tokat të murrme , por edhe për ti qëndisur ato me trokthe dhe hingëllima lavdie. E shfletova disa herë vëllimin poetik “Kalorësit e Mjegullave” dhe mu duk e nevojshme ta rishfletoj atë përsëri, jo për të hyrë më thellë kuptimit nën tekstual të vargjeve por për tu bërë edhe unë pak sa më i bukur me forcën e tyre drithëruese. Shumë kush e konsideron atë si poet të revoltës dhe dhimbjes krenare.

181

Page 182: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Unë do t’i shtoja kësaj thënie edhe mbiemrin poeti i dhimbjes së bukur, asaj dhimbjeje që të dhëmb por edhe të lumturon njëherësh . Duke qenë dëshmitar okular i historisë së kombit të tij . Ademi nuk mund të hesht dhe të qëndroj indiferent përballë fakteve të trishta të përditshmërisë. Duke u endur rrugëve të Qytetit të tij jo me këmbë por me zemër ai sheh mirë dhe i dhimben njerëzit që kanë humbur këmishët, i neveritet dyqanxhiu koprrac që me djersën e mjegullave i ngjyen buzët . Kujtesa e autorit është njëLibër i hapur që shfletohet hera herë , jo me gishtërinj por me drithërima zemre. . Çdo varg i poezisë së tij është një fletë kalendari, për t’ju kujtuar atyre jo vetes, kohën kur erdhën mjegullat dhe mbas ditëve binin shirat të tejdukshëm. Vargje të këtilla janë befasues dhe të çuditshme njëherësh . Për t’i zbërthyer ato duhet të trokasësh patjetër në subkoshiencën e kohës. Ndoshta dikujt mund ti humbas edhe durimi , dikush tjetër mundet edhe të keqkuptohet por mendimi im është se ato duhen lexuar gjithmonë në veten e parë dhe në kohërat e ardhshme .Heronjtë epik të Adem Zaplluzhës e kanë marrë përsipër këtë detyrë duke e vendosur veten e tyre në log të bejlegut në mjegullat që duken si dyshek dhe në molet ku fle peshkatari i lodhur. ËËshtë ky shkaku që shfletimi i librave të Adem Zaplluzhës nuk mund të bëhet në ambiente komode ku macja gromësin dhe ngroh kaloriferi, nuk mund të analizohen me një rrufitje kafesh apo katrahurë thashethemnaje . Poezia e këtij poeti shkruhet për një qëllim më fisnik. Të vendos në retinën e njerëzve qiej të kaltër dhe diej të kristaltë që të ngrohin dhe jo të bëjnë të kundërtën. Kjo poezi me një energji specifike

182

Page 183: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli dhe të veçantë, ka patjetër diçka nga fëshfërima ose nga gjuha e bozhureve në kohën e mbjelljes së farave në tokë diçka nga kodet që shqiponjat e maleve tona këmbejnë me njëra tjetrën në momentin e kapjes së presë, kode të cilat për një lexues të zakonshëm dhe poet të rëndomtë mund të tingëllojnë si të huaja dhe absurde. Brenda dimensioneve të fëmijërisë së poetit dhe përmallimeve të tij ka një sërë elementesh që kundërshtojnë dhe e plotësojnë njëri tjetrin njëkohësisht. Në udhëtimin poetik të autorit drejtë kësaj fëmijërie atij i duhet të zhvesh lëkurën e moshës dhe të vesh në lëkurë tjetër sepse përndryshe agimet e përgjumur nuk mund të zgjoheshin kurrë dhe udha e jonë nëpër Ferrin e kujtesës nuk do na nxirrte askurrkund. Ishte udhë e gjatë- thotë poeti :dhe në trokun e gjokut i ndërruam disa palë dizgjin mbi shalat tona të shqyerau zvarritën gjarpinjtë. Dhe si për ta kundërshtuar këtë mendim paraprak autori ndërton një antikohë reale që sintetizohet më së miri në vargjet e ndjera të poezisë Rrëshqitëm si ushejzat,Prej lufte në luftëJetuam me hingëllimat e kuajveKurse vajet e nuseve tonaS’kishim kohë t’i dëgjojmëBrenda këtij konteksti lexuesi i vëmendshëm e kupton se autori nuk ka dëshirë të vajtoj dhe ta tërheq vetveten në një kohë harrimi, por të rindërtoj një kohë tjetër ndaj,kuptimi i vërtet i saj duhet përvetësuar jo në moment in e përfundimit të tekstit por gjatë leximit të tij , për ta bërë kështu edhe atë aktiv . Elementet gri që karakterizojnë

183

Page 184: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli qiellin e padukshëm të satirës së këtij poeti, janë të përkohshëm por ama të aftë sa të krijoj një planet të tyre. Ky është një peng dhe mllef që e detyron penën poetike të Adem Zaplluzhës të jetë e pamëshirshme me ta, t’i godas ballë për ballë me armën e fuqishme të satirës. Në qytetin tim thotë poeti në një nga vargjet e tij Njerëzit i duan qentëJanë mësuar me lehjet e yjeveAndaj janë të kujdesshëm Kur i kapërcejnë urat Më troç se kaq nuk mund të bëhet. Gjuha poetike edhe simbolika e saj marrin kështu një fuqi të konsiderueshme shprehëse. Kjo gjë i jep mundësi autorit ta zgjerojë gamën e elementëve të tij stigmatizues , t’i bëj ata më konkret dhe më të drejtpërdrejt njëherësh . Adem Zaplluzha duket se ka ardhur për t’i sjellë poezisë Kosovare dhe asaj shqiptare në përgjithësi një frymë më emancipuese dhe më luftarake, ndaj hipokrizisë dhe imoralitetit shoqëror që po i mbytë frymën asaj. Ai nuk mund të pajtohet dhe të bëhet pjesë e absurdit që ndihet kaq i pranishëm në jetët tona. Shumë nga poezitë e këtij autori politikën dhe politikë bërësit i kanë karakterizuar si sinonime të së keqes . Aroma e gënjeshtrës që përhapet nga frymët e tyre janë shumë larg nga portat e ëndrrës së njeriut të thjesht dhe të vet poetit . Mjafton të citojmë këto vargje nga poezia Aroma e Gënjeshtrës:Herë na dalin në shesh Herë fshihen pas hithraveme kashtë thekreKruajnë dhëmbët e ditës.Duke qenë pjesë e kujtesës së kombit të tij poeti dhe koha virtuale që ai krijon nuk ndihen asnjëherë të pushtuar nga

184

Page 185: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli vetmia , përkundrazi brenda tyre ka aq shumë heronj të pa zë sa numrin e tyre do ta kishin zili edhe yjet e galaktikës.Adem Zaplluzha aq sa flet me zërin e tij aq dhe bëhet zëdhënës i atyre që dinë të mendojnë intelektualisht dhe nuk janë kurrë dakord me padrejtësitë e sotme. , Kjo përbën një nga vlerat e poezisë së tij. Ajo është në vetvete sa personale aq edhe kombëtare sa e fuqishme po aq edhe delikate. Elementët që e përbëjnë atë strehohen në një qytet prej klithmash ndaj vegjetimit dhe erës së rënd. Që nga libri i tij i parë “Puthja” e deri tek “Fluturimet e korbave në netët pa hënë “ (prozë poetike) duket se mendimi i tij poetik ka ditur të rruaj vetveten dhe të vij gjithnjë e në rritje, duke u veçuar nga të tjerët. Ashtu siç thotë edhe Kritikja e njohur Rumune Monika Mureshan ky autor e kundron fjalën si një formë artistike të manifestimit të ndërgjegjshëm të rregullave të arta të harmonisë, duke e mbrojtur me respekt dhe dinjitet mos shkeljen e kodit të lashtë moral, ose ashtu siç thotë edhe kritiku Mihail Antonesku në shënimet e tij kritike vargjet e këtyre poezive janë thesar përkujtese dhe mos harrese për ardhmëri. Këto vargje janë perla të kristalta që gurgullojnë si krojet e Dardanisë . Duke lexuar opusin poetik të Din Mehmetit, Azem Shkrelit, Ali Podrimes, Mirko Gashit , Agim Vincës dhe së fundi të Adem Zaplluzhës për të cilinkritika letrare heshtë me qëllime dashakeqe ,. më vjen të kundërshtoj thëniet e ndonjë studiuesi të huaj i cili thotë se letërsinë e madhe e bëjnë vetëm kombet e mëdha . Për mendimin tim ky pohim është relativ dhe nuk duhet të absolutizohet asnjëherë.Unë them dhe jo vetëm unë se letërsinë e madhe e bëjnë edhe kombet të cilët e dashurojnë lirinë dhe idealet dhe nuk e kanë problem aspak të sakrifikojnë edhe jetën për të.

185

Page 186: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Emrat që sapo i përmendëm më sipër janë pohimi më i bukur i kësaj.Ai del çdo ditë nga porta e shtëpisë së tij në lagjen Mirko Gashi të Prishtinës. Çdo ditë e më i ndryshëm se më parë. Tashmë nga çatitë e përskuqura të shtëpive të vjetra kanë filluar të rigojnë currila të kristalta shiu. Nga Kodra e Trimave nuk vazhdon të vij më si dikur erë bliri. Ndaj poeti zë e nxjerrë nga thellësia e shpirtit të tij ca degëza qershie dhe krijon me to një stinë të re, stinën e zogjve këngëtarë. Agim Bajrami Durrës, 07 tetor 2012

ISMET HASANIVeprimtaria intelektuale dhe Kombëtare e një krijuesi të mirëfilltë. Njeriun e bëjnë të madh e të njohur veprat e tija Kam privilegjin e madh, që këtë herë të shkruaj për një bashkëkombasi, i cili, në radhë të parë, me të arriturat e tij, me veprimtarinë e vet intelektuale e kombëtare, me inteligjencë të lartë, me punët dhe veprat e tij dallon për shumëçka nga të tjerët, nga se angazhimi i tij veçanërisht në krijimtarinë letrave – poetike dhe nga aty veprimtaria e denjë për Çështjen Kombëtare, e bëjnë që vërtetë të është i veçantë. Për hir të opinionit dhe lexuesit, duhet të jem transparent dhe konkret, andaj, se për cilin bashkëkombas, se për cilin

186

Page 187: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli veprimtar kam vendosur të shkruaj, do të bëhet e qartë dhe transparente në vijim të këtij shkrimi.Është madhështore për një popull të vogël, kur nga gjiri i tij dalin njerëz, po ashtu të vegjël, por bashkë me kohën bëhen të mëdhenj e të njohur dhe popullit e vet e bëjnë të madh e të njohur.Historia e njerëzimit na ka treguar gjithmonë se hapat e mëdhenj i kanë bërë njerëzit e mëdhenj, që vendin e vet e kanë çuar përpara.Në kujtesën e paharruar të një populli mbetët vetëm ai njeri i cili atij populli i ka bërë të mira dhe ai popull e ka dashur. Asnjëherë nuk duhet të kërkosh përgjigjen në pyetjen: çfarë “ bëri Atdhéu për mua”?, por të gjendesh i përgatitur mirë e mirë dhe të japësh përgjigjën në pyetjen: “çfarë bëra unë për Atdhéun”? Dhe, të përgjigjesh me plot gojën:” unë bëra atë për çfarë pata njohuri e aftësi, atë çfarë i nevojitet populli dhe vendit tim, atë që ua kemi borxh edhe gjeneratave dhe pasardhësve, të cilët për një kohë duhet të ushqehen me frytet e atyre të mirave që i kemi mbjellë né”.Në të gjitha këto, me punë, jetë dhe vepër, përgjigjen e ka dhënë krijuesi për të cilin po shkruaj, e ky është shkrimtari Adem Zaplluzha.Veprat e bukura e të mëdha nuk kanë asnjë vlerë, në qoftë se nuk prekin zemrat e njerëzve.Vetëm liria i jep kuptim e gjallëri jetës. Vetëm me te shpërthejnë të gjitha aftësitë e forcat pozitive që e çojnë shoqërinë njerëzore drejt majave më të larta të artit, shkencës dhe mendimit të mirë njerëzor.Nga mësimet që marrin nga ky njeri, duhet të jemi të bindur se po deshëm me jetua në botë si shqiptarë, duhet të vëmë në themel të bashkëjetesës sonë kombëtare - traditën. Merret vesh, traditën e kuptueshme dinamikisht të rrahur në

187

Page 188: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli frymë të kohës, të pastruar nga ndryshku i paragjykimeve, që s'kanë të bëjnë me palcën e thjeshtë të brumit tonë fisnor. Né duhet ta përkrahim dhe duhet ta ndjekim me të gjitha përmasat përparimin në çdo degë të diturisë dhe të jetës, por tradicionalizmin duhet ta ruajmë me vetëdije të plotë si komb. Duam që breznitë e ardhshme ta endin jetën e tyre me elementet më bujarë të përvojës jetësore.Kush lakmon përtëritjen e shkëputur nga tradita, ai verbërisht përgatitet me marrë traditat e të huajit.Në veprimtarinë intelektuale e kombëtare e krijuesit Adem Zaplluzha bëjnë bujë dhe krijojnë efekte të drejtpërdrejta tek opinioni më i zhvilluar, prezantimet e hapura si njeri, që ka vrojtuar me kujdes me sytë e tij të mendjes, disa dekada të rëndësishme të jetës kombëtare ndryshimet ndërmjet gjeneratave, të cilat i trajtoj në një këndvështrim, që rrallëherë, rrallë kush e vlerësoi kështu. Sigurisht, që kishte edhe njerëz dhe mendimtarë të tjerë, siç ka edhe sot, që problemin ndërmjet gjeneratave e trajtojnë më pak ose aspak. Dhe, ky problem nuk vendos dhe nuk u trajtua si duhet, prandaj u bë një problem i rëndësishëm kyç, për të ardhmen mbi baza filozofike, sociologjike, historike dhe kombëtare.Pas një vlerësimi këmbëngulës, me arsyetime filozofike dhe referenca social-historike, problemin shqiptar ndërmjet gjeneratave, shkrimtari i respektuar Adem Zaplluzha e gjen tek orientalizmi ynë, i cili e ka brejtur nga brenda, nga shpirti shqiptarin, duke ia shpërbërë fuqitë e tij kolektive-kombëtare.Lufta ndërmjet gjeneratave, ka për të vazhduar deri në mbarim të botës, por lufta më e rrept, për brezin e ri shqiptar, është prapa portës dhe na pret të fillojmë. Kjo luftë dallon nga të tjerat, nga drejtimi që ajo ka kundër një

188

Page 189: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli armiku të padukshëm, por të rrezikshëm për shpirtin e kombit. Lufta e ardhshme është lufta e një mendjeje krijuese kundër një mendjeje destruktive, është lufta e një botëkuptimi drite, kundër një botëkuptimi errësire, është lufta për oksidentalizmin shqiptarë kundër orientalizmit shqiptarë. Dy fronte armiqësore po e copëtojnë sot zemrën e kombit tonë. Njerëzit e ditur, të ngritur intelektualisht e kombëtarisht, po bëjnë mirë që po i tregojnë brezit të ri, se ku gjenden shkaktarët e kësaj lufte. Këta njerëz konsiderohet mendjet e ndritura të një kombi.Koha hapësinore vërtetë ka ecur përpara, por nga pikëpamja shoqërore, koha shqiptare ka mbetur në vend. Problemet shqiptare por rriten e po koklaviten, prandaj është e vështirë që të zgjidhen.Koha e veprimtarëve intelektualë e kombëtarë,e edukatorëve si Adem Zaplluzha, i cili me kulturën e tij të lartë dhe punën e madhe që po bën, duke krijuar një edukatë të re qytetare - tolerancë dhe mirëkuptim truallit politik shqiptar, është zavendësuar nga koha e inatçorëve dhe shigjetarëve të mëdhenj që luftojnë për interesa personale me njëri-tjetrin. Çudirat e politikës së sotme shqiptare, me sa duket, kanë shijuar vetëm atmosferën e shijeve dhe veseve të ndotura të orientalizmit dhe nuk e kanë ndjerë kurrë kthjelltësinë e kulturës perëndimore të kësaj plejade mendimtarësh.Né nuk guxojmë të dorëzohemi para këtyre armiqve të kombit, sepse në qoftë se dorëzohemi, né jemi vrasës të rinisë sonë, jemi vrasës të së ardhmes se tyre dhe të së ardhmes së mbarë kombit shqiptarë. Nuk guxojmë t'i mbyllim sytë para kësaj lufte pa krisma, por duhet të kundërvihemi asaj. Për tu kundërvu, mjet më i mirë sesa

189

Page 190: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli penda dhe veprat e shkrimtarit Adem Zaplluzha nuk ekziston. Të gjitha këto që i shkrova i takojnë krijuesit dhe veprimtarit Adem Zaplluzha, i cili, me shembullin e vet personal, përveç atyre të mëparshmëve, na jep të kuptojmë se ku gjendemi ne sot në shumë sfera. Veprimtaria intelektuale e kombëtare e këtij burri të madh shqiptar në përgjithësi, e në veçanti veprat humane dhe individuale na bëjnë që të prekemi në shpirt. Nuk më preku në shpirt se këtë e përjetoi ky apo ai, apo autori i këtyre rreshtave, por këtë q po e përjetojmë të gjithë né, thuaja se kudo që ka shqiptarë. Por mburrja dhe krenaria me veprimtarinë e këtij atdhetari të madh shqiptar, na jep forcë e fuqi që shembullin e tij ta ndjekin edhe të tjerët, nga se populli i tyre ka nevojë për ta. Populli i do dhe do t'i dojë këta njerëz vepër mirë. Në kujtesën e popullit do të mbetet ky njeri të cilin populli e ka dashur, sepse ky – me veprën e vet, edhe i ka ndihmuar popullit të vet. I ka ndihmuar në shumë sfera të jetës. Kurrë njëherë nuk lakmoj përtëritjen e shkëputur nga tradita kombëtare shqiptare, përveç tjerash kurrë njëherë nuk u verbua e të marrë traditat e të huajit. Kombi shqiptar nuk do i kapërcen dot krizat ekonomike dhe psikolgjike pa përpjekjet e një elite intelektuale dhe inteligjente, e cila duhet të quhet "Mendjet e ndritura të Kombit Shqiptar". Kjo elitë demokratike duhet të jetë laborator i kulturës, përparimit dhe qytetërimit të Kombit, andaj duhet të bëjë reforma thelbësore për liritë demokratike. E vërteta, liria dhe virtyti, janë tri gjëra për të cilat duhet ta duam jetën. Me virtyt nënkuptohen të gjitha vetitë dhe cilësitë e mira që duhet t’i posedojë njeriu. E njeriu për të

190

Page 191: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli cilin shkrova, posedon edhe virtytin, e ky është shkrimtari respektuar poeti i mirëfilltë Adem Zaplluzha.SUEDI , 18 JANAR 2013 P.S.Shkrimi i z. ISMET HASANI është një përshëndetje intelektuale që meriton të ndalesh e të meditosh gjatë, shumë gjatë ! Qëndrimi im me këtë mbas shënim mbështetet në faktet që autori I.Hasani parashtron tek analizon në tërësi veprën poetike të Adem Zaplluzhës. Me një kënd vështrim inteligjent, pa u futur në artificat e mjeshtërisë së poetikës , por duke i njohur ato në thelbin e tyre, ai na jep të koncentruar shumë ndjesi që fillojnë e mbarojnë me dashurinë për atdheun. Është një shkrim ndryshe nga ato të paraqitura në këtë libër por që konvergon plotësisht me to. Fatmir Minguli

VI

191

Page 192: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli KUR FLET POETI...

AUTOBIOGRAFIA

Kaherë jam ndalur këtuDhe nuk di

Se kjo rrugë kah delMëdyshja disi më brenë

Prindërit më thoshinSe në familje

Isha i vetmi rebelI cili e donte atdheun

Kurrë nuk lash dy gurë bashkë

Herë isha nga ujiE herë nga akulli i

kristaltëNë qenien time

Kishte lëshuar rrënjë krenaria

Dhe digjejSi një strall i zjarrtë

Ngjante që e kafshoja sterrën

Shkëmbit ja nxirrja rropullitë

Në autobiografinë timeE përqafoja pranverënDhe jetoja prej ditës në

ditëSa me gëzime

Po aq Edhe me hidhërime

192

Page 193: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli ____________________________________

PROLOG

Po të mos ishe tiUnë do isha ankth në zemrën e guritAtdheu imDo isha një askushPa trastë e pa një kacidhe buke

Ti lindePara njëqind viteveKur babai im ishte një pjesëE ashtit të babagjyshi

Thonë se për shtatë ditëI shkeli me shputat e ngriraAshpërsinë e maleve shqiptareDhe ditën e tetë e zuri me dorëDiellin në Vlorë

Im gjyshAtë ditë i kalëronte vetëtimat Kur u përqafua me plakunMjekër dëborëU gjunjëzua

193

Page 194: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Dhe e puthi shpendin e shenjtëPara dhjetë dekadave Dikur në Vlorë

PËR ÇDO DEKADË NGA NJË BALADË (poemë )

Përtej gërmadhave të këtyre fjalëveNuk kam se ku të shkojMë vranëE më kafshuan çakajtëAkoma pa i çelur sytëLotoi guri

Im at Në gjumin e brejtësve përkundte djepinDuke mos e ndalur këngënMajëkrahutU këndoj zanaveQë e mëkonin atdheun e grisur

Me qindra vite nuk e rroki kazmënU ngjiz me dyfekunLisave u bënte shoqëriDhe i thërriste baladatT’i japin ujë gjokutEdhe foshnjat

194

Page 195: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Akoma pa lindur PërpëlitninNë zemrat e nënave

S’kishin durim të presinDeri sa të burrërohenRriteshin para kohe T’u ndihmojnë baballarëve Me nga një krismë pushke

195

Page 196: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

* * *

Ishin kohërat e pështira Sa që barra na e thyente ashtinNuk kalonte asnjë këlthitjeçafkashPa i shkulur lisat

Dikush mallkoi zotinE tjetri atdheunKur qepallat u sterrënDita lindi nga loti e mjegullave

Kudo qielli u nxi Në lotin e Shën Mërisë Derdhej balsami i trishtimitDerdhej një gjak kuq e zi

Vetëm për tyO atdhe i vrarëE i bluar në dhëmballa djajshI lëmë peng eshtrat tona

Ky truall i grisur e i qarNga kafshimet e ujqërve

196

Page 197: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Përjetoi golgotën e dhembjevenjë trishtim të paparë Ky tregim biblik Zvarritet që nga mosha e reNe s’deshëm Ose s’patëm kaçikO veç një djall na ndauDhe na copëtoi Kur dhelpërisht hyri ndër ne

197

Page 198: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

* * *Disa lloje veladonësh Hynë në vallen e mortitDhe na i shembën murishtatkudo gur muriKodo ogur i zi

Eh ç’të gjeti kështuMoj nënë ShqipëriTë katandisën bejlerëtTë copëtuan agallarët

Sa mallkime në shpirtE sa plagë i ke në trupS’di a të mburremApo nga ti të kem turp

O fati im i drunjtëMbi ty kalëruan shekujtTi kali im i zbrazëtKryqi im i akullt

198

Page 199: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

* * *Këtu përjetuan shumë trishtimeKur netët ballkanikeKur s’patën çka të hanI pjekën lisat për së gjalli

Kafshuan palcën e dheutPër ca pika shiuDolën matanë lumitDhe atje e keqja mbiu

Ishin të gjata netëtKur nëpër kusia bakriPër mysafirët e paftuarZihej guri i strallit

Për një bisht cigarejeEshka kallej flakëDrunjtë thyheshin nga acariMe qindra vite këndej Nuk mbiu bari

199

Page 200: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

* * *Më është shterë truriAsnjë pikë lotiNuk lëshon kafka imeE rrjepur

Drurët qajnëLisat lotojnë pika kryqeshKy mallkim i shekullit ulërinëNë lotin e Shën Mërisë

Jam ulur mbi një kërcuDhe tallem me vdekjenSi vdekja që tallet me neKur lehin daullet e luftës

Tej shkurreve të zezaPërdridhen disa hijeGërmadhe njerëzish te murishtatBartin kryqin e ditës

Më duket se sot është tepër vonëSiç ishte dje tepër herëtAsnjë këmishë si fle trupit tonë

200

Page 201: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Jakat e palara i ndërsejnë qentë

Lehjet s’janë duke pushuarPo qohen peshëNetët e mrrolura aziatikeNë majat e minareve lozin shpirtrat

Diku ngre kokë kryqiE diku gjysmëhënaLoti im mes kudhrës dhe çekanit Dielli i përskuqur shikon me pabesi

* * *Sa herë që hymëNëpër rrugët e baladaveU takuam me lashtësinë e trishtuarGjergji akoma s’qenka zgjuarÇfarë është ky gjumëÇfarë arome paska vdekja

Nëna ime Nënëlokja e ime e mjerëKu të katandisën djajtëNë duart e kujtI lë pengKëmishët e gjakosura

Nën trapazan

201

Page 202: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Kanë heshtur pushkëtMeshkujt ecin kokulur nëpër lamëPër qumështin e kërthinjve Nuset lërojnë tokënE pazotNënëlokja e ime e mjerë

Deri kur do të kurrizemiKjo ecje nuk i përngjan fisit tonëJemi apo nuk jemi askurrkundAtdheu do flijimAtdheu do të mos flemëE të mos jetojmë Kështu në trishtim * * *Kjo fushë nekrologëshPaska mbirë për së mbrapshtiAsnjë kalli misriNë rrënjët e mështeknave

Kaluan disa vite të vështiraNëpër varre mbollëm pemë tropikaleMermerët s’duronin rrënjëtQë përtypin dheun e shkriftë

Një kolonë gurësh çapitejTej hurdhaveMotet e përjargura shtypeshinNga një forcë e padukshme bizantine

202

Page 203: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Kur dolëm në sheshin e kujtesësAsgjë s’kishte mbetur në këmbëVitet mbyteshin në dallgët e turbulltaPeshqit këndonin me nostalgjinë

Në kundërshtimin e gjetheveNuk kuptove se si rritet mështeknaAto vite ishin të egraKur dhëmballët kafshonin dhëmballën

* * *Kur u takuam me vetvetenIshim larg nga ëndrratShumë vonë u zgjuamPër tu këndellur si duhet

Ky gjumë që fleNëpër sirtarët biblike Nuk ka asnjë qëllim përposTa kafshoj vetveten

Kur u zgjuam pamë se kishim fjeturGati një shekullAkoma po flemë si i dehuriDhe në brendinë tonë i mëkojmë gjarpinjtë

203

Page 204: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

Atdheu s’ka nevojë për premtimeNë syrin e saj rriten plepatVetëm zogu i shenjtë mund të uletNë prehrin e këtyre gjetheve

Sot ky shi i furishëm gjelbërimiI zgjon baladat epikeNëpër telat e qemanes Zbresin yjet në dasmën e madhe

* * *Nuk di se çka do të ishaPo mos të kishe qenë tiAtdheu imKëto gurëQë më njohinKujtesën e kanë më të lashtëSe sa lashtësia e tokës

Një mori historishDhe prostitutash kaluan mbi tyVeladonët e zinj t’i kafshuan germatNëpër kolonada çapitënTë kërrusuritDhe akoma mbete

204

Page 205: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Sa i egër po aq edhe krenar Atdheu i im i vrarë

Nuk diEdhe sa do të ecim në këtë mënyrëPor rruga e jonë është e gjatëDo të mbërrijmë një ditëT’i djegim këmishët gjarpinjve

Këtë ta kemi borxh ty AtdheBastunëve të gjyshërveNjë borxh i papaguarPër të nesërmen e madhe

* * *Sikur ta kisha kapelën tënde AtdheDo isha mbret Mbi mbretërDo i zhdukja të gjitha yjetQë nuk vezullojnëNë detin e shpirtit tënd

Edhe vashat më të bukuraDo të kishin ziliSe unë do isha atdhe Kurse ti poetiQë i këndon bukurisë

Do kalonim dorë përdore

205

Page 206: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Deri te burimet e yjeveDo na mëkojnë meteorëtMe qumështin e lopëve të diellit

Do ishim fluturaE me një mall të zjarrtëDo i përqafonim Brigjet e ëndrrave e tua Atdheu im i vrarëAtdheu im i kafshuar

EPILOG

Sonte kur kjo dëborë e kuqeI mbulon flokët e shprishuraO atdheu i im Ti diku larg në brigjet e Jonit E end pëlhurën e Penelopës

Në këtë çastSa qenkan të brishta kujtimetKur derdhen mes këtyre gjetheveNga lotët e kukullave sybajame Këputen yjet e vendlindjes

Njëkohësish paskam uri Dhe etje

206

Page 207: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Si të ngopem me kujtimet për tyçezma ime e drunjtëSi ta shuaj etjenMe mallin tënd të paçmuaro atdhe

Kalldrëmet janë shkulur nga kujtesa Si ta shuaj zjarrinQë nuk e shuajnë me vite të reshuratKy rrap i uriturPaska mbetur pa fije loti

Të lutem më falPor vajet i përkasin burraveBesa edhe kuajve Kur i humbin dizgjinët

Një mall që nuk shuhetMe vite ndizet në brendinë kraharorit Po kam frikëSe sonte do bëhet vonë Tepër vonë Për të ti mëkua plagët

Më ndje atdheu im i grisur të lutem më fal për këto dhembjeEdhe sikur të kisha qenë gurDo të pikonin si përherëKëta lot të hidhurNga syri i shkëmbit strall

207

Page 208: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

1 . AG

Herët në mëngjesNjë zog i kristaltëHyri në ëndrrën time Pranvera fluturoiDeri në vendbanimin e yjeve.

I tërë universi rrëqethej Prej prekjeve të tuaNga buzët e fjalëve të lumitBleta ethshëm thithte nektarin.

Dita si kurrë më parëQeli në gjethet e bagremitNë kopshtin e baladaveAguliçet e zgjuan dashurinë.

2. HESHTJE PARALELE

Nuk më the asgjëHeshtja bisedoiSi asnjëherë gjer më tani.Ti i besove lumitDhe bisedove me peshkun

208

Page 209: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

Kjo ngjyrë e lulevePo i përngjan serenataveNën penxherenMe xhama të ngjyrosuraHëna fërshëllen një melodi.

Ti ike atë ditëNëpër kujtesën e baritDhe i more të gjitha dallgëtQë të rrinin në prehër

Mua më lë me vetmin timeDhe fërshëllimën e trenaveAtë ditë binarëtIkën paralelDeri në skajshmërinëE pafundësisë së pritjes. ./.

3. KËPUCËT E ERËS

Mbathi këpucët e erësDhe eja deri te unëE dashurSillmi kujtimetMe tërë madhështinë e fjalëve.

209

Page 210: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Më kujtohetKur vrapoje pas shiutDhe i dashuroje retëPas teje vinin lumenjtëDhe serenatat e muzgjeve.

Ti ikje dikuKurse ne si pa kokëKërkonim tërfilin me katër gjetheE vraponim pas rritjes së baritNdonëse pranveraQeshte me ne.

Kthehu e dashurKthehuMbathi këpucët erësDhe hynë nëpër gjumin e ajritAshtu siç bënë ëndrra e joteKur takohetMe baladat e përgjumura.***U ndërprenë sonteTë gjitha rrjedhat e kujtesës

Era ikuPas fëshfërimës së gjetheve

Kot të prita në zhgjëndërrKujtesa imeLulet atë çast u venitënNë të gjitha vazot e qytetit

210

Page 211: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Desha të të gjejKëndej pariNëpër vitrinat e pluhurosuraQeshën me mua kukullat e dyllta.

Ik nga kjo amulli shterpeQielli i shtrydh retëNë qerpikët e meteorëveMjegullat lëshojnë rrënjë

Sonte do të këndojmëDeri në mëngjesDhe në ëndrrën e kënetës.Do ta zgjojmë bretkosën e përgjumur

***Ti fli e dashurNë krahnezat e pjergullësE kur të del gjumiShprishi flokët e lumitDhe më prit të portat e mundësisë

Më prit e dashurMë pritT’i numërojmë rruzaretE këputuraNë kambanën e qytetitKaherë këtuMerimangat tjerrin kujtesënE lagjes

211

Page 212: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Më kujtohet si sotKur ti kaloje me nalla të drunjtaKurse nga gjoksi i ytBuronte zëri i ëmbël i mëngjesit

Për çdo ditëTe çezma të pritnin me padurimPoçarët e tërë botësDeltina e djersitur rrëshqiteNëpër njomësinë e dehur të barit ./.

4. PRIZRENI

Diçka dallova për të mirëPrizreni ende këndon si dikurDhe pret me padurimMe i prekËndrrat e daulltarëveNë rrënjët e tymosura të zambakëveRriten luleshpatat .

Ky lumë i qetëNjë ditë do zgjohet nga gjumiDo i prek me mall fluturatQë flenëNën flakën e kandilaveDo i prekLashtësitë e baladave .

212

Page 213: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Më prit qyteti imMë pritUnë sërish do të kthehemNëpër fshehtësitë e sokakëveT’i preki ato pak ëndrraQë askush deri më sotNuk i ka prekur . ./.5. MIQTË E MI

Sa e mistershmeBrendia e këtij libri,Kur engjëjt dalin nga baltaKambanat ndryshken në shi .

Në daç lexo për së mbariNë daç për së mbrapshtiHistoria si çdo lavireI ndërron brekëtNga disa herë në ditë .

Pastaj vjen mbrëmjaKu zihet avulli i dendur në tenxhereLypsarët afrohen nëpër kafenePër t’i lëpirë kockat .

Miqtë e mi si çdoherëNë bixhozI humbin dashnoretDhe kthehen në shtëpiPa rripin e pantallonave . ./.

213

Page 214: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

.

BIOGRAFIA

Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më01. 02. 1943.Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës dhe Hoça e Qytetit, afër Prizrenit .Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës.

214

Page 215: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë, të cilën e botoi në revistën ”Pionieri”, më 1957 Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës, bashkë me shokët e punës dhe të penës, themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në kuadër të punës së këtij grupi u botua përmbledhja“Ngjyra e Kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një sërë krijimesh letrare nëpër gazeta dhe revista, që dalin në Prishtinë,Shkup dhe Zagreb. Në vitin 2o1o i përkthehet një libër në gjuhën Rumune, nga përkthyesi i mirënjohur Baki Ymeri,“Pema e Bekuar”, libër, i cili u mirëprit nga lexuesi Rumun.Po atë vit, në një nga numrat e revistës “Shqiptari”,në Rumani, në bashkëpunim me redaksinë revistës “Dituria”,në Boras të Suedisë, botohet një antologji, “Jehona e Shekujve”, autor Sokol Demaku, ku përfshihen edhe disa punime të Adem Zaplluzhës. Është prezantuar në LEKSIKONIN SHKRIMT-ARËVE SHQIPTARË 15O1-1990, Nga Hasan Hasani, si dhe në LEKSIKONIN SHKRIMTARËT SHQIPTARË PËR FËMIJË,1872- 1995 Nga Odhise K. Grillo, dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behlul,Prishtinë 2oo2.Si dhe është përfaqësuar në Rumuni në një antologji të shkrimtarëve të Kosovës nga Monica Marushan KOSOVA LITERARA, (Kosova letrare, përkthyer nga Baki Ymeri, alias Alban Voka .2o11 Është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në Prishtinë.

215

Page 216: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli

BOTIME TË AUTORIT

Viti i votimit19741. “Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.

Viti i botimit 19952. “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.

216

Page 217: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Viti i botimit 19963. “Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996.

Viti i botimit 19974. “Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997.

Viti i botimit 2ooo5. “Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë,2000

viti i botimit 2oo7

6. “Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo77. “Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 20078. “Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubiletrar , Fahri Fazliu, Kastriot 2007

viti i botimit 2oo8

9. “Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 20081o. “Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008

217

Page 218: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli Viti i botimit 2oo911. “Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubiletrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.12. “Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,13. “Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubiletrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2oo9.14. “Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.

Viti i botimit 2o1o15. “Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2o1o.16. “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2010.17. “Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.18.”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.19. “Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot,2010.2o. “Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o22. “Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o23. ”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,2010.

218

Page 219: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli 24. ”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 201025. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 201026.”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201027. ”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 201028. “Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O29. “Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.3o. “Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 201031. ”Korniza e thyer”’,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 201032. “Zgjimi i gjëmës”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 201033. “Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010

Viti i botimit 2o11

34. ”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot,201135. “ Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201136. “ Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o1137. “ Përtej teje”,poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011

219

Page 220: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli 38. “Sa afër e sa larg” , poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 201139. “Vallja e zanoreve”, Poezi , Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o1140. “Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11

Viti i botimit 2012

41.”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 201242. “Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 201243. “Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o1244. “Mirëmëngjes Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2o1245. “Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 201246. “Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-201247. “Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o1248. “Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-201249. “Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o125o. “Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12

220

Page 221: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli 51. “ Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o1252. “Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o1253. “E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o1254. “Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 201255. “ Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 201256. “Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1257. “Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o1258. “Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1259. “ Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o1260. “ Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 201261. “Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o1262. “ Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 201263. “Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot,201264. “ Lisi në rrënjët e veta” , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2o1265. “Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o1266. “Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012

221

Page 222: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim -- Fatmir Minguli 67. “ Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-201268. “Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201269, “ Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 201270. ”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 201271. “Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o1272. “Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201273. “ Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 201274. “ Sonte çdo gjë i përngjan lotëve”,poezi,Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 201275. “Koha ime dhe koha jote”, poezi,Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 201276. “Diku te një baladë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012

77. “Ky def prej hëne”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot,2013

222

Page 223: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim- Fatmir Minguli

PERMBAJTJA Introduktë .............................................................Parafjalë Autoportet i poetit...................................................Kapitulli i I Poeti i revoltës dhe i meditimit....Kapitulli i II Poezi në mbresa e shënime kritike Kapitulli i III Adem Zaplluzha në okielon e kritikës rumune........................................................................Kapitulli i IV Transmendime mbi poetikën Kapitulli i V Intersektime të poetikës Kapitulli i VI Kur flet poeti Biografia Botime të autorit Përmbajtja

246

Page 224: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim- Fatmir Minguli

REVOLTË DHE MEDITIM(Mbi poetikën e Adem Zaplluzhës)

Tirazhi 500 copëSHTYPSHKRONJA “BLENDI” - PRIZRENEmail:[email protected]

Katalogimi për botim- CIPBiblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

246

Page 225: REVOLTË DHE MEDITIM · Web viewtij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë

Revoltë dhe meditim- Fatmir Minguli

FATMIR MINGULI ka lindur më 27 shkurt 1946 në Tiranë. Është diplomuar në Fakultetin e Inxhinerisë Mekanike të universitetit të Tiranës, më 1969. Ka punuar si kryeinxhinier në UMB, drejtor në ORMN dhe më 1991 ka qenë Kryetar i Bashkisë së qytetit të Durrësit. Punon në profesion të lirë si specialist në sistemet e paneleve diellorë. Vitet e fundit ka kryer një sërë studimesh si kritik letrar ,duke dhënë kontribute të vyera në fushën e kritikës letrare dhe të lëvrimit të esesë.Ka botuar: 1.Boshtet kardanikë në makinat bujqësore. 2.Makinat me organe aktive për punimin e tokës.3.Panelet diellorë për ngrohjen e ujit.4.Tjetërlloj.-ese-5.Kanuni i përkitur.-ese-6.”Leksikon” i krijuesve të Durrësit (me bashkëautor)7. Revoltë dhe meditim-mbi poetikën e Adem Zaplluzhës-.

246