8
Nr.4 , prill 2015 Botim i shkollës 9-vjeçare “Ali PODRIMJA” vizioni ynë

Revista prill 2015 - shkollaalipodrimja.weebly.comshkollaalipodrimja.weebly.com/uploads/4/8/9/5/48954129/revista... · Tekstet e gjuhës shqipe në arsimin baz ... gramatika. Pra

  • Upload
    vandan

  • View
    237

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Revista prill 2015 - shkollaalipodrimja.weebly.comshkollaalipodrimja.weebly.com/uploads/4/8/9/5/48954129/revista... · Tekstet e gjuhës shqipe në arsimin baz ... gramatika. Pra

Nr.4 , prill 2015

Botim i shkollës 9-vjeçare “Ali PODRIMJA”

vizioni ynë

Page 2: Revista prill 2015 - shkollaalipodrimja.weebly.comshkollaalipodrimja.weebly.com/uploads/4/8/9/5/48954129/revista... · Tekstet e gjuhës shqipe në arsimin baz ... gramatika. Pra

2

Tekstet e gjuhës shqipe në arsimin bazëjanë çelësi që realizon zhvillimin intelektual dhe një formim tërësor të nxënësit

Në procesin mësimor dhe edukativ lënda e gjuhës shqipe është lënda bazë për mësimin e gjuhës shqipe në shkollë. Ajo është çelësi që realizon zhvillimin intelektual, estetik, shoqëror, moral e emocional të nxënësve në një formim tërësor të tyre. Kjo lëndë i pajis nxënësit me njohuri, koncepte, dukuri e shprehi gjuhësore teorike e praktike në komunikim duke formësuar mendimin, idetë, ndjenjat, imagjinatën për të vlerësuar e gjykuar në mënyrë kritike e të pavarur me një qëllim të caktuar për dukuritë e jetës dhe të botës që na rrethon gjatë të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit e të shkruarit. Gjë që realizohet përmes shprehive komunikative dhe njohurive për gjuhën dhe dukuritë gjuhësore që kanë fituar nxënësit në shkollë gjatë procesit mësimor. Në funksion të kësaj sa u tha më lart në procesin mësimor deri në vitin 1996 u vazhdua me tekstet e gjuhës shqipe të cilat ishin edhe para viteve ´90, në ciklin parauniversitar. Nga ´96 – 2006 u konceptuan dhe u ndërtuan ndryshe nga modeli i mëparshëm. Pastaj nga 2006 e në vazhdim përsëri ndryshuan. Në të dy rastet mënyra e konceptimit dhe e ndërtimit tyre u duk si një punë e kualifikuar dhe me profesionalizëm për t´iu përgjigjur sa më mirë kërkesave e standardeve bashkëkohore. Në vitet 96 – 2006 ndërtimi i tyre u bë si një tërësi ku u ndërthurën sistemi dhe realizimi i tij në aktet e ligjërimit konkret. U thye shtrirja lineare e teksteve të mëparshme fonetikë, leksikologji, fjalëformim, morfologji, sintaksë ku sunduese ishte gramatika. Pra u bë një prerje e shumëfishtë vertikale duke thyer linearitetin. Kjo ndërhyrje e tillë u bë me synimin për të shmangur dhënien e njohurive sipas disiplinave të mësipërme gjuhësore më qëllim që të shihej ana funksionale e gjuhës krahas anës formale. Qëllimi ishte që nxënësit të merrnin njohuri duke u nisur nga funksioni që ka gjuha dhe për të arritur te forma pastaj. Gjithashtu duke e parë si paraprijëse anën formale të gjuhës autorët u udhëhoqën nga parimi i të mësuarit të gjuhës pa koncepte apo të mësuarit e koncepteve për hir të komunikimit. Në këto tekste u synua që të sigurohej një vijueshmëri duke u rritur shkallë – shkallë njohuritë sipas veçorive të moshës. Ndonëse vijueshmëria në to qe formale dhe jo funksionale, sepse shpesh temat ishin të mbingarkuara dhe ndoshta më të avancuara se niveli i nxënësve, me koncepte të shumta dhe shpesh të panevojshme.Ndonëse autorët e tyre mund të jenë nisur nga qëllimi i mirë që nxënësit të merrnin njohuri në një plan të gjerë dhe nga mungesa e lëndës së gjuhës në shkollën e mesme në ato vite. Pas viteve 2006 e këtej tekstet e gjuhës shqipe dhe të leximit letrar përsëri u konceptuan dhe u hartuan në një mënyrë të re pasi edhe cikli 8- vjeçar u

shndërrua në 9- vjeçar. Leximi letrar dhe gjuha shqipe u integruan në një tekst të vetëm, një integrim i plotë u bë nga klasa II – V cikli i ulët, kurse nga klasa VI – IX integrimi u bë i pjesshëm, pasi ka dy ndarje leximi veç e gjuha veç. Këtu leximi është parë si funksion stilistik i gjuhës. Në pamje të parë kjo duket si një risi dhe gjetje e duhur, por duke e parë në vështrimin shkencor e didaktik duke “ hatruar “ gjuhën, leximi duket se është kthyer shpeshherë në patericë të gjuhës. Siç është kthyer gjuha në shkollën e mesme një patericë e letërsisë. Teksti i gjuhës është konceptuar përsëri në një farë shtrirje lineare: morfologji,sintaksë, fjalëformim, leksikologji, kulturë gjuhe, drejtshkrim. Duke i vënë në katër linja kryesore, të cilat e shohin fjalën si fjalë të dëgjuar, të folur, të lexuar e të shkruar, në të njëjtën kohë edhe si njësi leksikore, morfosintaksore e stilistikore, për t´i vënë kështu në funksion të gjuhës së gjallë aplikative me qëllim që nxënësit të fitojnë njohuri letrare e gjuhësore për të përvetësuar kulturën gjuhësore bashkë me gjuhën standarde për nevojat e komunikimit. Në këto tekste është synuar të jepen konceptet, ligjësitë e zhvillimit të brendshëm dhe të jashtëm të gjuhës krahas zhvillimeve të reja të saj. Njohuritë për sistemin gramatikor është synuar t´i marrin në vijueshmëri shkallë – shkallë dhe jo të shkëputura, duke e parë gjuhën si një proces të vetëm. Konceptet morfosintaksore janë parë në mënyrë funksionale me synimin që nxënësit të fitojnë njohuri në nivelin e duhur për klasat e fjalëve dhe për funksionin e tyre sintaksor. Të lexuarit, të folurit dhe të shkruarit janë konceptuar në lidhjen e tyre organike dhe të pandara, pasi ato zhvillohe së bashku duke rrjedhur prej njëra - tjetrës. Konceptet teorike edhe në këto tekste janë parë në funksion të ligjërimit praktik. Në këtë funksion janë parë edhe ushtrimet si përvetësim praktik i njohurive dhe koncepteve teorike. Ushtrimet janë zgjedhur nga nivelet më të lehta deri te ato të niveleve më të vështira në të cilat është përdorur kriteri i tillë ku nxënësit duhet: të dallojnë, të veçojnë,të analizojnë, të klasifikojnë dhe të argumentojnë. Edhe te leximi ( pjesët letrare ) krahas analizës stilistikore shihen edhe në këndvështrimin gjuhësor, si rrjedhojë: leximi, të folurit dhe të shkruarit asnjëherë nuk bëhen ndaras, ato plotësojnë njëra – tjetrën dhe bëhen së bashku. Krahas këtij pozitiviteti në këto tekste vëmë re dhe disa mangësi. Raportet gramatikë,drejtshkrim,morfologji – sintaksë duhet të ishin më të ballancuara, siç janë raportet e rubrikave flasim – shkruajmë. Klasa VI ka 20 orë morfologji dhe 13 orë sintaksë, klasa VII ka 20 orë morfologji

Page 3: Revista prill 2015 - shkollaalipodrimja.weebly.comshkollaalipodrimja.weebly.com/uploads/4/8/9/5/48954129/revista... · Tekstet e gjuhës shqipe në arsimin baz ... gramatika. Pra

3

dhe 9 orë sintaksë, klasa VIII ka 11 orë morfologji dhe 9 orë sintaksë, klasa IX ka 24 orë morfologji dhe 16 orë sintaksë. Nga klasa VI – IX janë 74 orë morfologji dhe 55 orë sintaksë. Klasave të pandryshueshme në morfologji u lihet fare pak hapësirë në krahasim me klasat e ndryshueshme, gjë që vihet re edhe në tekstet e mëparshme. Kështu p.sh. lidhëzat zhvillohen vetëm në 2 orë në klasën VI, biles edhe këto në kapitullin e sintaksës. Numërori vetëm 1 orë në klasën VIII. Parafjalët, pjesëzat, pasthirrmat nga një orë në klasën IX. Ndajfolja është harruar fare,nuk figuron në disa nga këto tekste alternative. Te sintaksa në klasën VI trajtohen në mënyrë analitike fjalia dhe gjymtyrët e dyta. Ndërsa në klasat VII – VIII ka një farë skematizmi në trajtimin e tyre dhe një përsëritje të rëndomtë në krahasim me klasën VI,sidomos te gjymtyrët e dyta, si: rethanorët,kundrinorët dhe te përcaktorët kallëzuesorë të kryefjalës dhe të kundrinorit të drejtë. Rrethanorët në klasën VIII trajtohen si shprehje rrethanore në fjali, kurse në klasën IX trajtohen si marrëdhënie rrethanore po në fjali, kjo është një lojë fjalësh pasi shprehja rrethanore realizon edhe marrëdhëniet rrethanore në fjali. Disa koncepte duhet të jenë më të përcaktuara shkencërisht, p.sh. në tekstin e klasës VI i sh.b. “ Albas “ trajtohet lakimi i katërt i emrit në gjininë asnjanëse, ndërsa në tekstet në klasat më lart nuk trajtohet, ose në disa tekste të tjera alternative nuk trajtohet fare në asnjë klasë si lakim i katërt. Disa koncepte duhet të jenë më të sakta shkencërisht, p.sh. Kundrinori pothuajse në të gjitha tekstet alternative si dhe tek “Albas” thuhet: Ai sikurse kundrinori i drejtë, është fjala për kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë, është i domosdoshëm në fjali dhe luan rol të rëndësishëm në të. Më saktë do të thuhej: është plotës kryesor i fjalisë, sepse po të hiqet, fjalia nuk do të kishte

kuptim ose do të ndryshonte kuptimi i saj.P.sh.Era tund degët e shelgut. Rrufeja i ra malit. Duke e parë gjuhën si formë dhe përmbajtje, struktura formale gramatikore është dhënë në funksion të përdorimit praktik të saj, ndonëse ana torike është e mbingaruar. Ushtrimeve duhej t´u lihej hapësirë më shumë si orë të veçanta. Po kështu edhe punëve me shkrim. Fjalitë e nënrenditura trajtohen te klasa IX dhe trajtohen si marrëdhënie ndërmjet pjesëve në fjalinë e përbërë: si marrëdhënie kallëzuesore, kryefjalore, përcaktore, kundrinore dhe rrethanore. Në këtë mënyrë trajtimi, nxënësit nuk janë të aftë të njohin në mënyrë analitike të 11 llojet e fjalisë së përbërë të nënrenditur dhe veçanërisht fjatitë: përcaktore, ftilluese, kushtore,rrjedhimore dhe lejore, të cilat me këto emërime nuk trajtohen në asnjë tekst të sotëm alternativ. Teksti i klasës IX duhej të ishte një përmbledhje sintetike e njohurive të fituara në klasat e mëparshme,pse jo edhe një rimarrje e tyre, kryesisht të atyre që lidhen me morfologjinë, sintaksën, leksikologjinë, gjë që nuk bëhet në asnjë nga këto tekste alternative. Kjo ka bërë që nxënësit ato njohuri që i kanë fituar në klasat e ulëta ka rrezik që t´i harrojë në klasën IX. Mirë do të ishte që në klasën IX të prezantoheshin si disiplina të veçanta: morfologjia, sintaksa, leksikologjia, fonetika, dialektologjia, etimologjia,sociolinguistika, stilistika etj. , të cilat mund të përfshiheshin te rubrika Kulturë gjuhe. Ashtu siç studiohen leksikografia te klasa IX dhe toponimia te klasa VIII. Si rrjedhojë është e nevojshme që këto tekste të shihen dhe të rishihen dhe të ndryshojnë për t’i bërë sa më efikase dhe funksionale në të mirë të shkollës dhe të nxënësit. Petrit ZENELI Drejtor i ZA Tropoje

Po behen tre vite qe u hap kjo shkolle.Vite pak por pune dhe bashkepunim shume.Ndihem krenare qe fillimet e profesionit �m si mesuese i kam pikerisht ne kete shkol le .Ne fil l im ndihesha e "trembur " nga puna qe duhej bere per te permbushur kerkesat e nxenesve,pr inder ve dhe vet shkolles.Si cdo fillim dhe fillestar edhe une u ndesha me peripeci. E b u k u r a e s h t e s e u n e g j e t a m b e s h t e t j e n e ko l e g e v e t e m i , k o l e g e m e p e r v o j e disavjecare.Me deshiren per te p u n u a r, p e r t e m e s u a r d h e shkembyer pervoje,mundohesha

t e m e r r j a p e r m i r e kri�kat,verejtjet,keshillat,„te kapja detajet,te permiresoja punen duke korrigjuar gabimet. Pavarsisht diteve te lodhshme,ka dite te mrekullueshme qe kam kaluar ne kete shkolle.Nje eksperience vendimtare ne profesionin �m fisnik. Jo per mburrje,as per modes�,as per levdate,por thjesht sot ndihem e sigurte si mesuese ne cfare shkolle qe do te me duhet te punoj .Eshte bukur kur punon me kolege bashkepunues,drejtues mirekuptues,nxenes prodhimtar ne ide dhe insiator ne veprimtari.Me m e r r m a l l i t e h y j n e k e t e

shkolle,qo�e per � hedhur nje sy rreza�mit te saj,per te marre sado pak prej punes qe behet aty.Ndjej nje furi emocionesh,mbushem me fryme kur flas per shkollen " Ali Podrimja" ,aty ku cdokush qe qendron sadopak ka mundesi te marre vetem gjera pozi�ve.Nuk me k a m u n g u a r m b e s h t e t j a , inkurajimi,keshilla dhe vleresimi ne k e t e s h k o l l e , a n d a j j u j a m m i r e n j o h e s e j u kolege,nxenes,prinder. Jam ndjere si e vogla e shtepise. Faleminderit.

Marinela Cakrrajish-mesuese e shkolles

Page 4: Revista prill 2015 - shkollaalipodrimja.weebly.comshkollaalipodrimja.weebly.com/uploads/4/8/9/5/48954129/revista... · Tekstet e gjuhës shqipe në arsimin baz ... gramatika. Pra

4

E drejta per nje mjedis te paster dhe te shendetshemKjo veprimtari u zhvillua me pjesmarrjen e nxenesve,mesuesve,prinderve me perfaqesues te shoqates mjedisore “Alpin”dhe Qendres Kulturore te Femijeve medaten 24 mars,15 dhe 22 prill 2015.

Këshilla për prindërit: Dihet se të lexuarit fillon në familje dhe prindërit e familjarët e tjerë janë mësuesit e parë dhe më të rëndësishëm. Kur fëmija hyn në klasë të parë tërë familja është e mobilizuar për ecurinë dhe suksesin e �j. Për ta bërë më të suksesshme këtë veprimtari është e nevojëshme që edhe prindërit të udhëhiqen nga disa rregulla dhe veprimtari.Por si mund ta kryejnë prindërit këtë punë?Një atmosferë pozi�ve ku prindërit dhe fëmijët shpenzojnë së bashku kohë për të luajtur dhe për të biseduar është baza e zhvillimit të të lexuarit. Por ka edhe gjëra të tjera të rëndësishme për prindërit të cilat ata nuk duhet � anashkalojnë,si:1-Lexoni sistema�kisht. Lexoni çdo ditë me fëmijët tuaj të pakten 15 minuta. Zakonisht koha pas ngrënjes së darkës dhe para �etjes është koha më e mirë për të lexuar me fëmijën tuaj.2-Kufizoni kohen e të parit televizor. Eleminoni ndjekjen e një programi pak të rëndësishëm për fëmijën dhe per ju. Ndiqni së bashku një film,program a emision dhe diskutoni rreth �j. Lexojini fëmijës një histori ose përrallë me aventura dhe zëvendësoni një program televizioni.3-Shikoni dhe lexoni. Lexoni me zë të lartë �trat e

filmave.4-Shihni dhe dëgjoni. Jeni shumë i lodhur për të lexuar me zë të lartë? Atëherë ju mund të merrni kasetë ku është regjistruar një përrallë dhe mja�on që të ktheni faqet bashkë me fëmijën tuaj.5-Shfrytëzoni e�ketat e ndryshme. E�ketoni objetke të ndryshme në dhomën e fëmijës tuaj,në mënyrë që ata � lexojnë ato. Shtoni vazhdimisht e�keta të reja.6-Mbani gjithmonë një libër me vete. Kur juve u duhet të shkoni gjëkundi ku mund të prisni për një kohë të gjatë merrni me vete 1-2 libra dhe lexojini bashkë me fëmijën.7-Lexoni përmbajtjen e produkteve të ndryshme ushqimore. Lexoni bashkë me fëmijën përmbajtjen dhe mënyrën e ga�mit të një ushqimi dhe zbatojeni së bashku.8-Bëni pazar dhe lexoni emër�met e ndryshme. Lexoni me zë të lartë shenjat dhe e�ketat e produkteve të ndryshme.9-Lexoni “xhepat”. Futni në xhepat e fëmijëve tuaj,letra të shkurtra,shënime,një ëmbëlsirë të mbështjellë me letër ku është shkruar diçka. Mësojeni fëmijën që � lexojë ato para se � hedhë.10-Të lutem edhe pak. Në qo�ë se fëmija juaj ka dëshirë që ju të qëndroni ende dhe të vazhdoni të

Page 5: Revista prill 2015 - shkollaalipodrimja.weebly.comshkollaalipodrimja.weebly.com/uploads/4/8/9/5/48954129/revista... · Tekstet e gjuhës shqipe në arsimin baz ... gramatika. Pra

5

lexoni,atëherë thuajini po dhe rrini edhe 15 minuta të tjera.11-Udhë�mi me makinë. Lexoni tabela,reklama dhe gjëra të tjera që ju dalin para gjatë udhë�mit me makinë.12-Diskutoni rreth asaj që lexoni. Bëni pyetje; kërkoni nga fëmija që tju bëjë pyetje; përgjigjuni pyetjeve që ju bën fëmija; nxirrni momentet apo pikat kryesore të pjesës që lexuat; lexoni me ndalesa dhe kërkoni që fëmija të bëjë parashikime të vazhdimit të ngjarjeve.13-Veprimtari të larmishme të lexuarit. Jo vetëm librat,po edhe revistat,�alëkryqet,vjershat,gjëegjëzat,gazetat duhen shfrytëzuar për tu zhvilluar me fëmijën tuaj.Mos harroni të shkruarit…Të shkruarit është një pjesë ë rëndësishme e të mësuarit të të lexuarit. Mos e korrigjoni gjithmonë fëmijën. Bëni që ai të ndihet i sigurtë në këtë proces. Ju mund ta mbikqyrni fëmijën gjatë kohës që bën detyrat e shtëpisë,por mos jepni gjithmonë përgjigjen e saktë,kur ai ua kërkon; në vend të kësaj lëreni ta gjejë vetë gabimin. Sa më tepër të shkruajë fëmija aq më i shpejtë do të bëhet ai. Për të realizuar këto mbani parasysh këto këshilla:

1-Krijoni mundësi për të shkruar. Jepini fëmijës situatë nga jeta reale për të shkruar. Psh: një listë të gjërave që do të blejë në dyqan ose të rreshtojë librat që lexon etj.2-Vëreni fëmijën të shkruajë për gjëra të ndryshme. Shkrimi i një ngjarje nga jeta e përditshme, e një tregimi apo përralle që lexoi, e një vjershe,�alëkryqi,shkrimi rreth një personazhi,shkrime me imagjinatë,shkrimi i një njo�imi,urimi,kartoline etj,janë mundësi të mira për ta vënë fëmijën të shkruajë.3-Siguroni materialet të shkruarit të formave të ndryshme.4-Lejoni fëmijën të shkruajë në kompjuter në rast se keni në shtëpi.5-Shkruani dhe vetë para fëmijës tuaj.6-I përga�sni bashkë urimet për festa dhe ditëlindje.7-Shkruani duke kopjuar pjesë apo duke ua diktuar ato.8-Shkruani në tabakë të mëdhenj dhe ngji�ni pas dyerve apo në mure. PËRGATITI MËSUESE ALMA GJYRIQI

E�ka profesionale,morali dhe ligjiKodi i e�kes eshte nje document i perpunuar dhe i pranuar nga komunite� apo shtresa e mesueve.Kodi e�k sanksionon standar�n udherrefyes ne punen e mesuesit.Me sjellje e�ke duhet te nenkuptojme :ź Njohuri te perzgjedhura ne funksion te punes

mesimore-eduka�veź Shprehi te sofis�kuara te nderhyrjes ne sjelljen e

nxenesveź A�esi per te gjykuar dhe reflektuar vijimesisht gjate

gjithe procesit te punes ne shkolleź Qytetari dhe humanizem per te respektuar

dinjite�n dhe lirine e nxenesitź Fuqi llogjike per te nderhyre ne cdo situate te krijuarź Ndjenje pergjegjesie ne perdorimin e autorite�t si

mesuesź A�esi per te respektuar veten dhe te tjeret qe te

inkurajoje besimin e nxenesveź Gjate crregullimeve e deviacioneve duhet te

trajtoje me perqasje te dhenat psikollogjike te moshes se nxenesve

ź Duhet te respektoje karakteris�kat individuale te moshes,gjinise,races,etj.

ź Tu shmanget moralizimeve bajate duke respektuar moshen dhe dinamiken e zhvillimit te nxenesit

Qe te realizohen pikat e lartpermendura duhet :ź Te ke t e m a r r e d i j e s i s t e m a � ke n e v i t e

shkollimi,trajnime e kualifikime te ndryshmeź Te jete i a�e te ndiej se ku nuk shkon mire nje teori

apo prak�keź Te kuptoje nga vjen gabimi dhe si mund ta

parandaloje ateź Te punoje me objek�va konkrete ,te kapshme e te

matshme per arritjen e suksesit te �jź Te monitoroje veten per te arritur sukseseKompetenca profesionale eshte eshte garanci per sjellje e�ke.E�ka e mesuesit verehet e shprehet ne keto raporte :ź mesues – nxenesź mesues – mesuesź mesues – eprorź mesues – prind – komunitetE�ka eshte sjellja e drejte dhe korrekte,e pakushtezuar nga rrethanat qe mund te jene favorizuese ose jo favorizuese.Sjellja e�ke meshirohet ne parime te perditshme,qe kane baze morale dhe burojne nga origjina,kultura dhe integrite� zakonor i shoqerise.E�ka percakton pozicionin personal ne situata te ndryshme.Mesuesi duhet te jete model i zba�mit te ligjit,rregullores se shkolles,rregullave te brendshme te shkolles,rregjimit ditor.Ligji dhe kodi i e�kes perbejne kornizen e veprimtarise se punes mesimore e eduka�ve ne shkolle.Kodi i e�kes i udheheq mesuesit te mbrojne nxenesit e te ruaj pavaresine e �j si mesues.

Lindita DanajKRYETARE E KOMISIONIT TE ETIKES DHE SJELLJES

Page 6: Revista prill 2015 - shkollaalipodrimja.weebly.comshkollaalipodrimja.weebly.com/uploads/4/8/9/5/48954129/revista... · Tekstet e gjuhës shqipe në arsimin baz ... gramatika. Pra

6

Tema : Puna e diferencuar me nxenesit ne oren e mesimitPuna e diferencuar eshte ajo lloj pune ku mesuesi planifikon variante te ndryshme per ato qe nxenesit kane nevoje te mesojne,menyrat se si do t'i mesojne dhe si do t'i shprehin ato qe kane mesuar me qellim qe te plotesohen nevojat e secilit prej tyre,Nevoja e punes se diferencuar buron nga diversiteti i nxenesve : nuk gjen dot dy nxenes identike, qofshin keta edhe binjake.Me hollesisht kete situate e ka paraqitur Burns ne theniet e tij:

• Nuk ka dy nxenes qe te perparojne me te njejten shpejtesi

• Nuk ka dy nxenes qe te jene te gatshem per te nxene ne te njejten kohe

• Nuk ka dy nxenes qe te perdorin te njejtat teknika per te studiuar

• Nuk ka dy nxenes qe te zgjidhin problemat pike per pike me te njejten menyre

• Nuk ka dy nxenes me te njejtin profil interesash

• Nuk ka dy nxenes te motivuar njelloj dhe ne te njejtat qellime

Nxenesit ndryshojne njeri nga tjetri nga dijet qe kane pervetesuar,nga sjelljet e tyre,nga ritmet e punes,nga interesat dhe nga profili pedagogjik.Perballe kesaj situate mesuesi nuk mund te jape vecse pergjigje heterogjene.Qe te realizojne punen e diferencuar mesuesi duhet :

• Te njohe mire permbajtjen e mesimit• Te njohe mire karakteristikat e nxenesve me

te cilet do te punojeNxenesit jane me te suksesshem mesimi kur zhvillohet ne perputhje me tre karakteristikat e tyre:

• Interesin• Nivelin e gadishmerise per te mesuar• Profili i te mesuarit

Profili i te mesuarit:• Stili i preferuar i te mesuarit ( visual,degjimor

nga e vecanta- permendesh )• Lloji i intelegjences qe mbizoteron ( gjuhesor,

matematikor, hapesinor, muzikor,praktik)• Karakteristikat psikollogjike (llojet e tipave )• Preferencat mjedisore ( mjedis me shume ose

me pak i ndricuar)Gadishmeria per te mesuar ndikohet nga disa faktor:

• Arritjet e meparshme te nxenesit• Aftesite mendore• Qendrimet ndaj shkolles,pervojat jetesore• Gjendja emocionale e tij

N.q.s. duam nje pune te diferencuar te suksesshme duhet plotesuar disa kushte :

• Hartimi i nje program mesimor cilesor• Kryerja e veprimtarise mesimore te

pershtatshme

• Grupim flesibel• Vleresim i vazhdueshem i nxenesit ne anet e

dobeta te nje dite me pare,ne ato njohuri,koncepte qe nuk jane pervetesuar nga nxenesit.

Hartimi i objektivave te arritjeve sipas niveleve te klases eshte nje shtyse e mire per punen e diferencuar.Kur mesuesi arrin te hartoje sakte objektivat e arritjeve,arrin te beje ne klase pune te diferencuar sepse kjo kerkohet nga vete objektivat.Perdorimi i metodave te tilla si : stuhi mendimesh, kubim, pesevargesh, Kllaster,Insert i jep mundesi aktivizimit te te gjithe nxenesve ne oren e mesimit.Si mund te realizojme punen e diferencuar ne oren e mesimit ?Ka forma e menyra te ndryshme qe ndryshojne nga klasa ne klase,nga mesuesi ne mesues :Puna e diferencuar mund te jete me cifte,grupe,individuate,me shkrim,me goje,individuale me nxenes te talentuar dhe nxenes me dobesi.Ne cdo ore mesuesi punon individualisht ne fletore,tabele me nxenesit me dobesi,por nuk duhet harruar edhe nxenesit shume te mire edhe ata mund t'i aktivizosh me punet e detyrave te shtepise,projekte te ndryshme, etj.Ka ardhur koha qe cdo mesues te perdore punen e diferencuar duke iu larguar te mesuarit tradicional ku mesuesi nuk e dine se cfare kane kuptuar nxenesit,ndersa me pune te diferencuar mesuesit e dine se cfare kane arritur nxenesit sipas grupeve. Aktivizim i larte i nxenesve ne oren e mesimit A e perdorim ne punen e diferencuar ne oren e mesimit ?Cdo mesues me deshire apo pa deshire eshte i detyruar ta perdore oren e mesimit per arsyet qe i dhame mesiper,por shkalla e perdorimit eshte e diferencuar ne oren e mesimet nga mesuesi.Qe te realizosh pune te diferencuar ne oren e mesimit duhet qe mesuesi duhet te realizoje e plotesoje disa kushte :

• Te njohe mire programin mesimor• Te pergatitet ne menyre rigoroze te perditshme per oren e mesimit• Te hartoje sakte objektivat e arritjeve sipas niveleve• Te perdore metodat e reja te mesimdhenies ne oren e mesimit : Breinstrong, pesevargeshin, kubimit,etj• Mjetet e shumta didaktike ne oren e mesimit

Mesuesi duhet te njohe mire nxenesit e tij sepse ata ndryshojne njeri nga tjetri nga prejardhja,gjinia,aftesite,zhvillimi mendor dhe fizik.Mbi bazen e kesaj njohje ai e realizon punen e diferencuar.Kur mesuesi njeh mire nxenesit dhe e gersheton me njohjen e mire te programit mesimorpuna e tij ka rezultate,sepse ai e dine se ku programi ka teme te veshtire,te pakapshme nga nxenesit dhe aty ai ndalet

Page 7: Revista prill 2015 - shkollaalipodrimja.weebly.comshkollaalipodrimja.weebly.com/uploads/4/8/9/5/48954129/revista... · Tekstet e gjuhës shqipe në arsimin baz ... gramatika. Pra

7

me shume.Pergatitja ditore eshte e domosdoshme dhe e pazevendesueshme sepse nje pergatitje serioze nga ana e mesuesit mbeshtetet mbi njohjen e nxenesve dhe te programit.Ne pergatitjen ditore mesuesi pasqyron edhe punen e diferencuar qe do te beje me nxenesit, ku do te mbeshtetet.

Cdo dite mesuesi duhet t'i kushtoje rendesi hartimit te objektivave te arritjeve sipas niveleve,sepse vetem keshtu mesuesi mund te realizoje punen e diferencuar brenda ores. Mendimet e mia mund te zgjerohen me mendimet ,pervojat e kolegeve te mia.Mirepres mendimet e tyre. Sabrie Bashukaj mesuese

Trajnimi 3 ditor me teme “Arsimi gjitheperfshires” me pjesmarrjen e nxenesve,prinderve dhe mesuesverealizuar nga shkolla jone me trajnuese Iris Ibershimi.

Ne kuader te zbatimit te projektit “Shkolla si qender komunitare”,nxenesit e klasave te gjashta e te teta,nen drejtimin e mesueses se Gjuhes shqipe Albana Elezi,zhvilluan aktivitetin me teme “Migjeni ne syte efemijeve”.Vizioni i ketij projekti eshte “Shkolla e hapur ndaj komunitetit,shkolla qe vihet ne sherbim te tij pa cenuar procesin mesimor”.Performanca ishte e shkelqyer dhe paraqitja mjaft dinjitoze perparapublikut pjesmarres.Per emocionet qe percolli kjo veprimtari u vleresua me fjalet me te mira nga drejtorii Zyres Arsimore z.Petrit Zeneli,koleget dhe komuniteti pjesmarres.

Page 8: Revista prill 2015 - shkollaalipodrimja.weebly.comshkollaalipodrimja.weebly.com/uploads/4/8/9/5/48954129/revista... · Tekstet e gjuhës shqipe në arsimin baz ... gramatika. Pra

8

Nxenes,prinder dhe mesues duke diskutuar per uniformen e grupit artistik te shkolles