20

Revista PLUS 7

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revista PLUS 7

Citation preview

Page 1: Revista PLUS 7
Page 2: Revista PLUS 7

Ju prezantojmë numrin më të ri të Revistës Elektronike PLUS! Pikërisht sepse kemi shumë për t’ju ofruar, sepse kemi shumë produkte e shërbime që hedhim vazhdimisht në treg, ju ftojmë të shfletoni këtë botim të Revistës PLUS! Ju mund të jeni duke pushuar në këto ditë vere, por PLUS është në çdo moment me fokus tek klientët për të siguruar që të përfitoni nga shërbimet e ofertat më të mira dhe të merrni kështu maksimumin në komunikimin tuaj, brenda dhe jashtë vendit.

Përshëndetje përsëri miq!

Page 3: Revista PLUS 7
Page 4: Revista PLUS 7

Internet FALAS për të gjithë abonentët e rinj me parapagesë që aktivizojnë planin PLUS Unik deri më 31 Gusht 2012. Kështu mund të qëndroni gjithmonë online, të kontrolloni rrjetet sociale apo faqet e ndryshme në Internet.

Mos i humbisni të rejat, qëndroni gjithmonë online!Internet me 0 Lekë, për 1 vit rresht

Page 5: Revista PLUS 7

Për të përfituar ofertën, si abonentët e rinj ashtu dhe ata ekzistues të PLUS Unik, mjafton të kryejnë një rimbushje në muaj, me vlerë të paktën 100 Lekë (me TVSH). Vlera e rimbushur mbetet në llogarinë tuaj për ta përdorur sipas dëshirës tuaj, kurdo që dëshironi.

Vetëm më PLUS vazhdoni të përfitoni Facebook FALAS (sipas kushteve përkatëse të kësaj oferte).

Për më shumë informacion, vizitoni http://plus.al/internet-falas ose kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin, falas në 140.

Përfitoni të gjithë. Sillni numrin tuaj në PLUS pa asnjë pagesë eksta për bartjen.

Page 6: Revista PLUS 7
Page 7: Revista PLUS 7
Page 8: Revista PLUS 7

Historia e ka sjellë që ne Shqiptarët jemi të shpërndarë edhe jashtë kufijve. E kush nga ne nuk ka miq e të afërm që jetojnë jashtë vendit?

Për të gjithë ata që do të vizitojnë Shqipërinë, PLUS mundëson tarifat më të lira për telefonata dhe SMS drejt shteteve nga po vijnë.

Vetëm me PLUS nuk ka limite, por mund të komunikoni me tarifa preferenciale me sa numra të dëshironi, me të gjithë opera-torët në Greqi, Itali, Gjermani, Kosovë, SHBA & Kanada.

Me PLUS më l i rë sesa me Roaming

Page 9: Revista PLUS 7

Vetëm dhe me të gjithë numrat e të gjithë operatorëve në Itali, Greqi, Gjermani, SHBA dhe Kanada

Vetëm dhe drejt të gjithë numrave të Vala e PTK në Kosovë

Tarifat që përfitoni?

24 Lekë/minutë

12 Lekë/minutë

12 Lekë/SMS

12 Lekë/SMS

Page 10: Revista PLUS 7

Profil-Kliton Proko

Çfarë nënkupton të drejtosh Departa-mentin e Produkteve dhe Shërbimeve në një kompani si PLUS?

Departamenti i Produkteve dhe Shërbi-meve është bërthama e zhvillimit të gjithë ofertës komerciale që PLUS ofron në treg jo vetëm për individët, por edhe biznesin. Çdo produkt i ri qoftë ky një plan tarifor, një ofertë, apo dhe një shërbim me vlerë të sh-tuar, të cilat përdoren nga klientët e PLUS, origjinën e tij e ka në këtë departament. Ardhja në PLUS ishte një sfidë mjaft e ma-dhe për këdo dhe kjo akoma dhe më shumë për të gjithë ne që ju bashkuam PLUS-it në ditët e tij të para. Këtu çdo gjë është ngri-tur nga fillimi dhe drejtimi i Departamentit të Zhvillimit të Produkteve dhe Shërbimeve kërkonte një kujdes dhe përkushtim të veçantë për vetë specifikën e tij. Është një nga detyrat më me përgjegjësi që unë kam marrë përsipër në jetën time profesionale. Pozicioni specifik i kompanisë, në atë kohë në fillimet e saj në industrinë e telekomu-nikacionit, kërkonte dhe një vëmendje të posaçme në të gjitha detajet e krijimit të një pakete konkurruese në një treg shumë

Ju keni mbi tetë vjet eksperiencë në fushën e telekomunkacionit, në të cilën jeni përfshirë menjëherë pas përfundim-it të studimeve tuaja. Është kjo një fushë që e keni zgjedhur, apo ju ka zgjedhur?

Në rastin tim telekomunikacioni është një zgjedhje “dashurie”. Me fjalë të tjera, kemi zgjedhur njëri-tjetrin. E them këtë, sepse e vërteta është që në këtë zgjedhje timen nuk ndikuan shumë studimet që kisha kryer për marrëdhënie ndërkombëtare dhe adminis-trim biznesi, sesa një dëshirë dhe tërheqje shumë e madhe e imja për teknologjinë dhe në veçanti për industrinë e telekomu-nikacionit.Mundësia m’u ofrua menjëherë pas kthimit tim në Shqipëri dhe sigurisht nuk mund të mos e pranoja. I kisha të gjitha: dëshirën, optimizmin dhe motivimin e një të riu që sapo kishte përfunduar studimet, një punë që më pëlqente e mbi të gjitha fatin për të qenë i mirëpritur dhe i rrethuar nga kolegë të gatshëm për të më ndihmuar e për të bashkëpunuar në njohje të një industrie, që gjithësesi në atë kohë mund të thuhet ishte ende në fillimet e saj në Shqipëri.

Ardhjen në PLUS që në fillimet e kompanisë e konsideron sfidën më të madhe të karrierës së tij profesionale të deritanishme. Jo vetëm sepse i është dashur të ndërtojë e ngrejë që nga e para një nga departamentet më të rëndësishme të kompanisë, por mbi të gjitha, sepse të drejtosh Departamentin e Produk-teve dhe Shërbimeve do të thotë të mbash mbi vete përgjegjësinë e zhvillimit të gjithë ofertës komerciale të kompanisë dhe mbi të gjitha të pranosh sfidën e konkurrencës në një treg ino-vativ e dinamik siç është telekomunikacioni.Drejtor i Departamentit të Produkteve dhe Shër-bimeve në Plus Communication, tregon në intervistën e mëposhtme rrugëtimin e tij, nga kthimi në Shqipëri si një student me rezultate të shkëlqyera e deri në zgjedhjen për të pranuar këtë sfidë me gjithë vështirësitë dhe kënaqësitë që merr prej saj.

Page 11: Revista PLUS 7

të vështirë siç është tregu i telekomunika-cionit.Drejtimi i këtij departamenti nënkupton dhe një koordinim shumë të mirë të mjaft el-ementëve të rëndësishëm të cilët lidhen jo vetëm me origjinimin e idesë, por edhe me një analizë të hollësishme të çdo produkti, dhe një ndjekje hap pas hapi gjatë zhvi-llimit e deri në hedhjen në treg të tij. Si një kompani e re në treg, PLUS ka pasur një sfidë të vështirë për të konkurruar aktorë të vjetër e të rinj në këtë industri. Një sfidë e cila për t’u përballuar me sukses kërkon një nivel shumë të lartë të shërbimeve të ofruara. Kjo sigurisht, nuk mund të realizohet pa pasur një departament, i cili të ketë një nivel të lartë profesionalizmi në punë për të dhënë maksimumin në krijimin e çdo produkti. Dhe këtu, me bindje mund të them që ne kemi krijuar një grup të përso-sur menaxherësh dhe specialistësh të cilët kanë një eksperiencë të gjatë në industrinë e telekomunikacionit dhe që kanë sjellë një zhvillim mjaft të madh në tregun shqiptar me produktet inovative që PLUS ka hedhur në treg që nga fillimet e tij.

Një treg dinamik si ai i telefonisë ce-lulare, kërkon një ritëm të caktuar në ndjekje të kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve. A mendoni se PLUS tashmë e ka kapur këtë ritëm? Jeni ju i kënaqur me çfarë është arritur deri tani?

Tregu i telefonisë celulare është vërtet di-namik dhe këtu zhvillimet janë të pamun-dura për t’u matur me hapat e industrive të tjera. Është një industri, e cila zhvillohet me shpejtësi dixhitale dhe si rrjedhojë të gjithë duhet të jemi të informuar dhe në kontakt me risitë më të fundit. Zhvillimet kryesore teknike duhet të përkthehen në avantazhe komerciale për klientët dhe këtu qëndron sfida e secilit prej nesh.

Tregu shqiptar ka njohur një zhvillim të madh të telefonisë celulare, sidomos në vitet e fundit dhe hyrja e PLUS në treg e ka nxitur edhe më tej këtë. Megjithëse PLUS ka vetëm pak më shumë se një vit në tre-gun shqiptar, mund të them me plot gojën dhe pa hezituar se kemi një nga ritmet më të shpejta në përmbushjen e kërkesave të klientëve, madje në disa raste u kemi para-prirë këtyre nevojave duke plotësuar edhe thjesht idetë e konsumatorëve pa arritur që ato të marrin formën e kërkesës. Produktet e PLUS janë nga më inovativet në tregun shqiptar dhe kanë sjellë një reagim mjaft pozitiv nga konsumatorët të cilët shihnin mangësi në atë çfarë u ofrohej më parë. Ne jemi përpjekur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me përkushtim, të krijojmë një mendësi tjetër në konsumatorin shqiptar sipas të cilës klienti është zotërues i tre-gut dhe jo kompanitë dhe tek PLUS çdo klient do të ketë gjithmonë mundësi të kri-jojë vetë komunikimin e tij. Klientët janë ata që duhet të dëgjohen dhe të shpërblehen, pasi ata janë qëllimi i ekzistencës së çdo kompanie shërbimi. Ne jemi në shërbim të kërkesave të tyre.Të gjitha këto kanë ardhur si pasojë e një pune të palodhur të gjithë departamentit dhe kolegëve të mi, të cilët më duhet t’i

falenderoj shumë për mbështetjen që japin çdo ditë në funksion të përmbushjes së që-llimeve që PLUS i ka vendosur vetes.Unë jam ende në fil-limet e mia në industri-

në e telekomunikacionit dhe besoj se ka ende vend për t’u zhvil-luar qoftë nga ana personale, ashtu dhe ajo profesionale. Megjithatë mund të them që jam i kënaqur që kemi arritur të vëmë në jetë synimet tona në PLUS që të jemi një kompani konkurruese në tregun e tele-komunikacionit, të ofrojmë shërbimet më cilësore në treg dhe me përfitimet më të mëdha për klientët tanë, që kemi hedhur në treg ofertat dhe produktet më inovative dhe që kemi arritur të ndryshojmë mendë-sinë që edhe kompanitë shqiptare mund të konkurrojnë denjësisht në çdo fushë.

Telekomunikacioni është një zgjedhje “dashurie”, kemi zgjedhur njëri-tjetrin.

Page 12: Revista PLUS 7

Shërbimi i Kujdesit për Klientin PLUS përfshin një ekip të dedikuar 24 orë në ditë / 7 ditë në javë.

produkteve apo shërbimeve që PLUS ka në treg aktivizimit të shërbimit të Internetit ofertave të shumta të PLUS si dhe mundësive si mund t’i përfitoni ato informacion për mbulimin me sinjal dhe për shërbimin Roaming në shumë vende të botës adresat dhe vendndodhjen e dyqaneve Zona PLUS suport për të zgjidhur probleme që mund të keni me celularin tuaj, etj

Ky ekip është në dispozicionin tuaj për t’ju ndihmuar dhe për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve rreth:

Kujdesi për Klientin PLUS Një ekip gjithmonë në shërbimin tuaj

Page 13: Revista PLUS 7

mund të plotësoni formën e kontaktit online në website e PLUS në http://www.plus.al/individe-kontakt-online

shkruani në faqen zyrtare në Facebook http://www.facebook.com/PLUSCommunication

ose na ndiqni në Twitter http://twitter.com/PLUS_Alb

Ju mund të kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin: në numrat 140 (falas) ose 139 për abonentë me parapagesë në numrat 140 (falas) ose 144 për abonentët me kontratë si dhe në 08006600, falas nga numrat e telefonisë fikse ose duke dërguar email tek [email protected]

Gjithashtu:

PLUS ka një qëllim të përhershëm, të kënaqë konsumatorët me cilësinë më të lartë, çmimet konkurruese, shërbime të standardeve të larta dhe inovacionin në treg, duke synuar të shndërrohet në këtë mënyrë në operatorin e preferuar të shqiptarëve

Page 14: Revista PLUS 7

ELBASAN

PLUS ka shtrirë me një shpejtësi rekord rrjetin e dyqaneve ZONA PLUS si dhe të pikave të tjera të shitjes në mbarë vendin.

Dyqanet ZONA PLUS përfaqësojnë një nga elementet kryesorë jo vetëm për shitjen e shërbimeve dhe produkteve por edhe për kontaktin e drejtpërdrejt të PLUS me klientët.

Në Elbasan, PLUS është prezent me 2 dyqane, njëri prej të cilëve i pozicionuar në zemër të qytetit:

Blvd. Kryesor, tek Kryqëzimi i Dinamos

si dhe në Lagjen Luigj Gurakuqi, Rruga 11 Nëntori, Pall. 38

Page 15: Revista PLUS 7

ELBASAN

Mund të zgjidhni numrin tuaj të preferuar celular dhe planin tarifor më të përshtatshëm për nevojat tuaja në komunikim;

Blini Karta gërvishtëse për të rimbushur telefonin celular;

Rimbushni telefonin celular nëpërmjet shërbimit Top Up (në Lekë) ose me PLUS Special (rimbushni me minuta, SMS dhe MB sipas dëshirës);

Merrni më shumë informacion dhe aktivizoni ofertat e ndryshme nga PLUS;

Zëvendësoni kartën tuaj SIM nëse ju ka humbur;

Mund të bëheni pjesë e promocioneve dhe aktiviteteve të ndryshme që do të zhvillohen herë pas here, enkas në këto dyqane … e shumë më tepër.

Mjafton të vizitoni këto dyqane dhe ju do të mund të bëheni shumë shpejt dhe thjesht abonentë të PLUS;

Page 16: Revista PLUS 7

Flamuri PLUS në Monte Rosa

Alpinistët shqiptarë Ibrahim Haçkaj, 62 vjeç dhe Florian Haçkaj 29 vjeç, ngjitën malin më të lartë të Zvicrës, Monte Rosa (Düfourspitze – 4634 m) që është edhe mali i dytë më i lartë i alpeve.

Ja çfarë tregojnë ata vetë për këtë iniciativë:

Me dëshirën për të qenë flamurtarë në këtë Jubile të 100 Vjetorit të Pavaresisë, patëm synimin të ngjisnim për herë të parë majën më të lartë në Zvicër, Düfourspitze njohur ndryshe dhe si Monte Rosa.

Shtegëtimi filloi më 15 Korrik dhe siç thonë vetë alpinistët, kanë bërë rreth 4400 metra për rreth 13 orë ecje, me një shpejtësi prej afërsisht 340 metra në orë në një terren më së shumti me akull e dëborë.

Page 17: Revista PLUS 7

PLUS i mbështet dhe përgëzon për këtë iniciativë!

Page 18: Revista PLUS 7

Aktivitete promocionale verore

Pogradec

Page 19: Revista PLUS 7

Himarë

VlorëVelipojë

Page 20: Revista PLUS 7

Plus Communication Sh.A.Rr. “Ibrahim Rugova”, Tirana, AlbaniaTel: +355 (0)4238 2500Fax: +355 (0)4238 2538www.plus.al