230
KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES REVISTA USHTARAKE Organ teoriko–shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Nr. 4/2011 Tiranë, Dhjetor 2011

Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

1

KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES

REVISTA USHTARAKE

Organ teoriko–shkencori Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Nr. 4/2011

Tiranë, Dhjetor 2011

Page 2: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

2

Bordi i Botimit të Revistës UshtarakeMiratuar me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 1538, datë 18.08.2010

KryetarGjeneral Brigade Prof. Asc. Dr. Agim Lala

AnëtarKolonel Thimi HudhraKolonel Perikli KoliçiGjen. Major (R) Prof. Dr. Ruzhdi GjatojaGjen. Major (R) Prof. Dr. Kostaq Karoli

KryeredaktorPano Hallko

RedaktoreSilvana Markgjonaj

Përktheu Abstraktet në anglishtRenalda Manushi

OperatoreLindita Kuçana

Art designTeuta Mullisi

Copyright © 2011 nga Qendra e Analizave të Mbrojtjes (QAM) të Komandës së Doktrinës dheStërvitjes).

Copyright © 2011 by the Center for Defence Analyses (CDA) of the Albanian Training andDoctrine Command.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në Revistën Ushtarake janë tërësisht të autorit/autorëvedhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë politikat apo pozicionet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes,Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Autori/Autorët e shkrimeve të Revistës Ushtarake nuk do të jenë subjekt i ndëshkimit për shprehjene lirë të qëndrimeve e pozicioneve të tyre individuale edhe sikur përmbajtja e tyre të mos jetë nëpërputhje me qëndrimet zyrtare të institucionit të mbrojtjes.

Njëkohësisht, autori/autorët mbajnë përgjegjësi për shtrembërimet e fakteve, si dhe kopjimet epa referuara të krijimeve dhe mendimeve të autorëve të tjerë.

Ky botim i Revistës Ushtarake gjendet në website http://www.tradoc.mil.al/

Në rast se nuk mund të merrni informacionin që kërkoni në internet lutemi të kërkoni një kopje tëtij në adresën: e-mail: [email protected] ose [email protected]

Komanda e Doktrinës dhe StërvitjesQendra e Analizave të MbrojtjesDega e Botimeve

Shtypur: në “Grand Prind”, Dhjetor 2011

Page 3: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

3

PËRMBAJTJA

RUBRIKA E PARË:”Smart Defense”-”Mbrojtje e Mençur”“Shqipëria”- vend kontribues për sigurinë euroatlantike_______________________ 6Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes“Smart Defense”Gjetje e mençur për rajonin e Ballkanit___________________________________9Dr.Leonard Demi, Kol ® Thimi Hudhra“Smart Defense”“Mbrojtja e Mençur”, bazë për kërkim-zhvillimin në FASH________________ 17Kolonel Perikli Koliçi“Smart Defense”“A5 në këndvështrimin post-Lisbonë”__________________________________ 31Kol. Jeronim Baze“Smart Defense”“Struktura e re Ushtarake e NATO-s dhe angazhimet tona”_________________ 23Kol, Piro Ahmetaj“Menaxhimi i Shtetit, paqes dhe sigurisë”______________________________ 27Profesor Donald Abenheim

RUBRIKA E DYTË:Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes“Skenarë dhe koncepte operacionale”_________________________________ 43N/Kol Edison Zarka

RUBRIKA E TRETË: Forca Profesioniste dhe problemet e saj“Profesioni i ushtarakut dhe profesionalizmi i tij”________________________ 54Kol. Idai Qorraj“Shoqërizimi, Mësimi dhe Përshtatja”_________________________________ 67Dr.GaqiTanku

RUBRIKA E KATËRT: Analiza dhe vlerësime të Sigurisë“Siguria në kontekstin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare”___________________ 80

Page 4: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

4

Kol. ® Zeno Jahaj“BE dhe sundimi i Ligjit në Kosovë”__________________________________ 90Prof. Dr. Bejtush Gashi; MA. Sc. Sali Rexhepi“Riaktivizimi i transportit të brendshëm ajror”__________________________ 103Dilaver Goxhaj“Partneriteti në operacionet e paqes”_________________________________ 116N/Kol Kasem Saliasi,N/Kol Odise Argjiri“Stresi në operacionet luftarake”____________________________________ 123MA Kozeta Hoxha“Forca e balancuar dhe sfidat e kohës”________________________________ 131N/kol. Afërdita Blaka“Privatësia dhe çështjet e Sigurisë”___________________________________ 139 MA Jaup Zenuni“Atasheu si misionar i Diplomacisë ushtarake”___________________________ 149Kol (R) Zaim Kuçi“Vlerat, themel i interesit kombëtar”__________________________________ 159Elira Luli

RUBRIKA E PESTË: Studime Historike“Shqipëria, nga Jalta në Traktatin e Varshavës”__________________________ 170Kol. Ahmet Leka

RUBRIKA E GJASHTË: Talente të reja kërkimore“Shkolla e Sigurisë në kohëra”_______________________________________ 181MA Albert Hitoaliaj“Siguria rajonale përmes integrimit”__________________________________ 191 Silvana Tashi“Ballkani dhe Bashkimi Europian”____________________________________ 197Bonin Toptani

RUBRIKA E SHTATË: Studiues bashkëkohorë për sigurinë“Nacionalizmi dhe dyshtetësia”_____________________________________ 207Xhorxh Fridman“Përse luftojnë kombet”____________________________________________ 210Riçërd Ned LëbouPërmbledhja në anglisht___________________________________________ 215Renalda ManushiKujtesë për bashkëpunëtorët e Revistës Ushtarake____________________ 228

Page 5: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

5

RUBRIKA E PARË

“Smart Defense” - “Mbrojtja e Mençur”

Mbrojtja e mençur nuk është thjesht një term i cili mëton të tërheqëvëmendjen e aktorëve dhe faktorëve, ca më pak të lexuesve cilësorëtë Revistës sonë.

Është kthyer në domosdoshmëri tanimë për një sërë arësyesh, më kryesorja mestë cilave pa tjetër, është shtrëngimi ekonomik i cili ka prekur gjithë zonën e Euros,por edhe më gjerë.

Kështu, në këtë rubrikë sjellim një pozicionim të Profesor Donald Abenheim tëshqipëruar, në të cilin ai analizon çështje të menaxhimit të shtetit, të paqes dhe tësigurisë.

Autorët e artikujve nisin këtë debat si një problem të shtruar tanimë parakomunitetit kërkimor të mbrojtjes dhe të sigurisë. Ata nxisin një diskutim të hapurpërsa i përket çështjes se cilat mund të jenë fushat kryesore për një ‘mbrojtje tëmençur’ në nivelin kombëtar, shumëkombësh dhe rajonal.

Si të zhvillojmë më shumë kapacitete me më pak burime? Si të identifikojmë mëtej prioritetet e prioriteteve? Si të specializohemi në kapacitetet e vogla të tipitniche që mund të jenë të përballueshme? Si të promovojmë përqasjeshumëkombëshe dhe të zhvillojmë kapacitete rajonale për përballimin ekërcënimeve rajonale dhe si të ‘shkëmbejmë dhe bashkojmë’ shumë nga kapacitetete vendeve tona të vogla në nivel rajonal?

Këto janë disa nga pyetjet të cilat marrin përgjigje në këtë numër, por që do tëezaurohen, hap pas hapi, edhe në numrat e tjerë në vijim.

Page 6: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

6

Shqipëria – vend kontribues për sigurinë euroatlantike

Shqipëria – vend kontribues për sigurinë euroatlantike

(Nga fjala e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, në punimet e Asamblesë së 57-tëtë Përgjithshme të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut)

Ju falënderoj shumë për mundësinë që më jepni për t’iu drejtuar Asamblesë sëPërgjithshme të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut këtu në Tiranë. Diçka më shumëse dy dhjetëvjeçarë më parë, nuk do të kisha përfytyruar të mbaja një fjalim si

Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë. Deri në atë kohë, Shqipëria ishte një nga vendet mëtë izoluara në botë, e çorientuar dhe e pasigurt në lidhje me të ardhmen e saj si rezultati dominimit paranojak të regjimit komunist dekadent.Pra, sot unë jam krenar që po ju adresohem me këtë fjalim në cilësinë e Ministrit tëMbrojtjes të vendit tim, i cili është anëtar i Aleancës më të fuqishme dhe të suksesshmepolitike dhe ushtarake në botë. Gjatë këtyre dy dhjetëvjeëarëve, Shqipëria ka shënuararritje në konsolidimin e demokracisë, rritjen e standardeve të jetës së popullit të saj,arritjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe garantimin, për herë të parë në historinë esaj. të sigurisë kombëtare.Kjo arritje erdhi si rezultat i vullnetit, aspiratës, përpjekjeve tona dhe sakrificës sëmadhe të shqiptarëve për të qenë anëtarë të familjes euroatlantike, pjesë e së cilës nenatyrshëm kemi qenë.Sot, Shqipëria nuk është vetëm me krenari një anëtare e Aleancës por jep edhekontributin e saj për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Shqipëria është njëkontribuese aktive në luftën botërore kundër terrorizmit. Ajo është një nga vendet epara pjesëmarrëse në luftën e Irakut, fillimisht duke dërguar 70 trupa në Irak në prill2003. Më pas ne e rritëm dislokimin tonë në 240 trupa dhe e mbajtëm këtë numërtrupash deri në tërheqjen përfundimtare nga Iraku.Aktualisht, vendi im është duke kontribuar në Afganistan në operacionet ushtarakedhe civile, me një numër të konsiderueshëm të forcave ushtarake të cilat nuk kanëvetëm një rol mbështetës apo dytësor.Dy kompani janë vendosur në Komandën Rajonale Perëndimore, nën komandën italiane.Forca e tyre aktuale përbëhet nga 222 ushtarakë. Një togë (me 22 ushtarakë) ështëvendosur në komandën rajonale, nën komandën turke. Dy ushtarakë janë vendosur nëselinë e ISAF HQ, Kabul. Gjashtë ushtarakë janë vendosur në Misionin Trajnues tëNATO-s, Kabul dhe Herat.

Page 7: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

7

Arben Imami

Po ashtu, katër ushtarakë janë vendosur në katër CSTC-A (Komanda të Sigurisë sëKombinuar të Tranzicionit në Afganistan) në operacionin Enduring Freedom, nënkomandën e SHBA-së.Që nga korriku i vitit të kaluar, një kompani e Forcave Speciale të Forcave të ArmatosuraShqiptare po vepron në frontin e luftës, nën komandën e Forcave Amerikane. Për herë tëparë, vendi ynë po mbështet aleatët me një mision luftarak. Kontingjenti i tretë “Eagle”,i vendosur në Kandahar, sot përbëhet nga 44 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistëtë Batalionit Special të Forcave të Armatosura Shqiptare.Shqipëria po jep kontributin e saj në operacionet ushtarake në Afganistan, gjithashtudhe në kuadrin e bashkëpunimit rajonal të policisë ushtarake në Kabul (POMLT). Kymision, trajnimi i policisë ushtarake i udhëhequr nga Kroacia, është një shembull ibashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.Gjithashtu trajnimet tona ushtarake janë të përfshira në misionin e OMLT-së i cili synontë këshillojë forcat e sigurisë së Afganistanit në fushën e zbulimit, komunikimit,mbështetjes me zjarr, logjistikës dhe taktikave të këmbësorisë. Në fakt, nën kujdestarinëe OMLT-së, aftësitë e Ushtrisë Kombëtare Afgane janë në rritje të vazhdueshme.Më lejoni të shprehem me pak fjalë edhe për situatën në Afganistan. ISAF mbetet misionime prioritet numër një i Aleancës. Në këtë kontekst, ai është misioni numër një edhe përShqipërinë.Talebanët shfrytëzojnë për mbijetesën e tyre trafikun narkotik, i cili sjell përfitime tëmëdha që shërbejnë më vonë për blerjen e armëve me të cilat ata luftojnë forcat tonatokësore. Në këtë kuadër, është kërkuar rritja e bashkëpunimit dhe koordinimit tëkapaciteteve. Duke patur parasysh se forcat aleate nuk do të qëndrojnë përgjithmonë nëAfganistan, ne duhet të përshtatemi me situatën, për të transferuar menaxhimin e saj tekautoritetet vendase, në kohën e duhur.NATO ka planifikuar të bëjë kalimin e përgjegjësive tek institucionet afgane deri nëfund të vitit 2014. Me një zhvillim politik të qëndrueshëm dhe përpjekjet humanitarenga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan dhe duke respektuar sovranitetin eAfganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj tëISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit meqë dhuna në Afganistan ështëaktualisht në nivelet më të ulëta, që nga viti 2007.Për të arritur këtë qëllim, së pari ne duhet të zvogëlojmë aftësitë kryengritëse, tëmbështesim rritjen me kapacitete dhe aftësi të forcave afgane të sigurisë kombëtare, përtë krijuar një Afganistan politikisht dhe ekonomikisht të qëndrueshëm. Prandaj, ne duhett’i përkushtohemi përqasjes sonë gjithëpërfshirëse, por edhe sigurisë dhe zhvillimitgjithashtu. Gjatë procesit të tranzicionit, do duhet të menaxhojmë jo vetëm tërheqjenushtarake, por edhe të mbështesim pajtimin politik të vendit, zhvillimin ekonomik dhembështetjen e institucioneve të Afganistanit për të reduktuar korrupsionin dhe sigurimine drejtësisë sociale. Arritja e këtyre objektivave është sfida jonë e vërtetë.Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e procesit të tranzicionit në Afganistan. Njënumër sfidash qëndrojnë para nesh. Të tilla janë logjistika, siguria e tranzicionit dhefuqia mbrojtëse, rindërtimi i vendit në një kohë me kufizime të mëdha financiare, etj.

Page 8: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

8

Shqipëria – vend kontribues për sigurinë euroatlantike

Është kjo lloj situate që kërkon angazhimin e organeve të ndryshme ndërkombëtare dheorganizatave, për të ndihmuar autoritetet afgane, institucionet dhe shoqërinë për t’ubërë një shoqëri më demokratike dhe e hapur, në gjendje për të trajtuar problemet kritikesociale të vendit.Kjo kërkon përfshirjen konstruktive edhe të vendeve të rajonit. Disa vende të rajonitpërpiqen të përdorin Afganistanin si një përfaqësues për interesat e tyre të paqarta,pavarësisht nga fakti se një Afganistan i sigurt dhe demokratik është në interesin e tyremë të mirë.Në mbyllje të diskutimit tim, unë do të doja të them se vetëm me përpjekjet emirëkoordinuara të vendeve aleate do të arrijmë rezultate të prekshme, duke e bërëAfganistanin një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm të rajon.Si Ministër i Mbrojtjes, unë garantoj se Qeveria e Shqipërisë ka vullnetin dhe do tëqëndrojë në Afganistan deri sa aleatët tanë do e gjykojnë të nevojshme. Pavarësishtsituatës financiare, Qeveria e Shqipërisë do të mbetet e angazhuar për të kontribuar nëoperacionet në mbarë botën kundër terrorizmit si dhe në mbështetje të paqes dhe sigurisëndërkombëtare.

Falëminderit!

Page 9: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

9

Prof. Asc.Donald Abenheim

“Smart Defense”Gjetje e mençur për rajonin e Ballkanit

Dr. Leonard Demi,Kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare

Kol ® Thimi Hudhra,Shef i Qendrës së Analizave të Mbrojtjes, KDS

“Do të preferoje të shisje ujë me sheqer gjithë jetës tëndeapo do të vish me mua të ndryshojmë botën?”1

Abstrakt. Kjo shprehje e mençur e të ndjerit Stiv Jobs ka një kuptim të thellë kur bëhetfjalë për ndryshimet dhe transformimin e një organizate, veçanërisht të një organizatendërkombëtare. Ajo përbën një proverb universal që është i vlefshëm për të gjithë fushate reformave dhe të transformimit të shoqërisë. Ajo është e vlefshme edhe për sigurinë,edhe për mbrojtjen.Ky është artikulli i parë që bën një trajtim analitik të konceptit “smart defence” apo“mbrojtjes së mençur” në Shqipëri dhe, natyrisht, jo i fundit. Autorët e këtij artikullinisin këtë debat si një “food for thoughts” për komunitetin kërkimor të mbrojtjes dhe tësigurisë. Ata nxisin një diskutim të hapur përsa i përket çështjes se cilat mund të jenëfushat kryesore për një “mbrojtje të mençur” në nivelin kombëtar, shumë-kombësh dherajonal.Një gjë është e sigurt: ideja e përqasjes “smart” në këtë kohë shtrëngesash financiareështë në axhendën e të gjitha organizmave të mbrojtjes të vendeve aleate dhe asnjë prejtyre nuk mund ta shmangë këtë fakt. Autorët nuk pretendojnë të thonë gjithçka mbi“mbrojtjen e mençur”; ata mendojnë se ky është vetëm fillimi i një pozicionimi “prodhe kundër” të ekspertëve dhe kërkuesve të pavarur civilë dhe ushtarakë.Autorët kërkojnë të japin përgjigje për disa pyetje të “mbrojtjes së mençur”: Si tëzhvillojmë më shumë kapacitete me më pak burime? Si të identifikojmë më tej prioritetet

1 Kjo është pyetja e famshme që Stiv Xhobs (Steve Jobs) i ka bërë Xhon Skallit (John Sculley), ish ShefitEkzekutiv të kompanisë “Apple” në fillim të viteve 80.

Page 10: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

10

Gjetje e mençur për rajonin e Ballkanit

e prioriteteve? Si të specializohemi në kapacitetet e vogla të tipit niche që mund të jenëtë përballueshme? Si të promovojmë përqasje multinacionale dhe të zhvillojmë kapaciteterajonale për përballimin e kërcënimeve rajonale dhe si të “shkëmbejmë dhe bashkojmë”shumë nga kapacitetet e vendeve tona të vogla në nivel rajonal?“Mbrojtja e mençur” ishte tema qendrore e Konferencës së Kartës së Adriatikut tëParlamentarëve të vendeve të A5-ës, të mbajtur në Tiranë në 24-25 tetor 2011.

Hyrje

Origjina e konceptit “smart defence” apo të “mbrojtjes së mençur” lidhet mepërgatitjet e Konceptit të ri Strategjik të NATO-s të Lisbonës së Nëntorit 2010.Jo më kot, Sekretari Rasmusen, i këshilluar nga “Grupi i Njerëzve të Mençur” të

drejtuar nga Medlen Ollbrajt (Madelain Albright), mbështeti idenë për një ndryshimthelbësor në biznesin e Aleancës. Ai e shqyrtoi më tej vizionin e tij në fjalimin në Qendrëne Politikave Europiane, në Bruksel, më 30 shtator 2011.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, kur shpjegon konceptin “smart defense”, nënvizoi:“Unë e di që në periudhën e shtrëngesave financiare nuk mund të shpenzojmë më shumë,por nuk mund të shpenzojmë as më pak. Përgjigjja është të shpenzojmë më mirë dhe meparatë që shpenzojmë të arrijmë më të mirën. Të ndihmojmë vendet të ruajnë kapacitetete tyre, si dhe të sigurojnë kapacitete të reja. Kjo do të thotë që ne duhet të përcaktojmëmë mirë përparësitë, të specializohemi për kapacitete të caktuara si dhe të kërkojmëzgjidhje shumëkombëshe. Këto, së bashku, unë i quaj ‘mbrojtje e mençur.”2

Për informacion, “mbrojtja e mençur” është një nga 4 çështjet kryesore në axhendën esamitit të ardhshëm të Aleancës në Maj 2012, në Çikago, SHBA. Komanda Aleate përTransformimin ka marrë detyrën për të parashtruar mënyra dhe përqasje për një “mbrojtjetë mençur” në këtë samit. Prioritarizimi, specializimi dhe zgjidhjet shumëkombëshe përmbrojtjen kolektive do të jenë tre nga opsionet kryesore për diskutim, para, gjatë dhepas samitit të Çikagos.Aktualisht ka përqasje të ndryshme rreth “mbrojtjes së mençur”. Disa ekspertë janëshumë ambiciozë, disa janë skeptikë. Disa thonë që ajo mund të jetë e vlefshme përNATO-n si një e tërë, disa të tjerë i përmbahen mendimit se ajo mund të jetë me vendvetëm për vendet e mëdha aleate, ndërsa të tjerë gjykojnë se kjo përqasje mund të jetë eefektshme për të gjitha vendet aleate, të mëdhenj e të vegjël. Autorët e këtij artikullirreshtohen me grupimin e tretë.Ky artikull fokusohet kryesisht se si mund të zbatohet një “mbrojtje e mençur” në vendet erajonit të Ballkanit, me përparësi të veçantë në komunitetin e vendeve të Kartës së AdriatikutA5. Ballkani është një rajon me vende të vogla, me një sipërfaqe të përgjithshme rreth 550,000 km2 dhe një popullsi pak më të madhe se 50 milion banorë.Në pikëpamjen tonë, “mbrojtja e mençur” mund të ketë një përqasje specifike për rajonintonë. Kujtojmë që pas samitit të Uashingtonit, ne filluam përpjekjet e përbashkëta përintegrim, në kuadrin e grupit të Vilniusit, pastaj vazhduam me Nismën e A-3 me SHBA

2 Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen në Qendrën e Politikave Europiane nëBruksel, më 30 shtator 2011.

Page 11: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

11

Dr. Leonard Demi, Kol ® Thimi Hudhra

në Maj 2003, me tre vende (Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni). Nga Tetori 2008 ne jemi5, së bashku me Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën. Më vonë, pritjet janë që të jemimë shumë. Në këtë kuadër rajonal, ne nuk duhet të veprojmë të izoluar; duhet të bëhemitë mençur të ndërtojmë përqasjet tona shumëkombëshe e rajonale në interes të popujvetanë.Vite më parë, ne kemi një përvojë të vlefshme të vendeve Balltike, të cilat të bazuara nëvullnetin e tyre të mirë, zhvilluan aspekte praktike të një përqasjeje rajonale të një“mbrojtjeje të mençur” rajonale. Bazuar nëkëtë përvojë dhe të tjera, ne jemi në kohën eduhur të identifikojmë aspektet specifike përvendet tona, të formatit dypalësh, shumë-kombësh dhe rajonal. Në këtë përpjekjeinovative, ne duhet të kapërcejmë disapengesa, të cilat i përkasin politikave apoqëndrimeve tradicionale ballkanase, që herëpas here ngrenë krye në rajonin tonë. Sot, nëepokën e integrimit euroatlantik, jemi të ftuartë zbatojmë bashkërisht politika të reja tëshekullit të njëzetenjë, të bazuara në Konceptin Strategjik të NATO-s të samitit tëLisbonës.Të gjitha vendet tona kanë apo do të kenë shtrëngesa buxhetore, ku nuk mund tëmënjanohen shtrëngesat në buxhetin e mbrojtjes. Prandaj, lind nevoja për zgjidhje tëreja. Domethënë, si të sigurojmë më shumë kapacitete me më pak shpenzime? Kjo ështëpyetja qendrore e mbrojtjes së mençur, që kërkon një përgjigje po aq të mençur.

“Mbrojtja e Mençur”-Një përqasje kombëtare dhe rajonaleNë mënyrë që të bëhemi më praktikë, kemi eksploruar më poshtë nëpërmjet nxitjes sëmendimit, disa nga fushat kryesore që mund të shfrytëzohen përsa i përket zbatimit tënjë “mbrojtjeje të mençur” në Shqipëri dhe në rajonin tonë të Ballkanit/ vendet e A5.Bashkëpunimi sipas konceptit “mbrojtje e mençur”, në radhë të parë, kërkon mbështetjepolitike në nivel parlamentar dhe qeveritar. Zbatimi i këtij koncepti kërkon rregullimetë reja ligjore nga të gjitha vendet e rajonit, anëtarë të NATO-s, aspirantë apo partnerë tëNATO-s, apo të BE-së. Ndryshimet e reja duhet të reflektohen në Strategjitë e SigurisëKombëtare dhe në Strategjitë Ushtarake të vendeve tona. Siguria dhe mbrojtja e secilitnga vendet tona nuk është më çështje e vendeve të izoluara, por po kthehet gjithmonë emë shumë në një çështje të përbashkët. Ne kemi sfida të përbashkëta, përballemi merreziqe dhe kërcënime rajonale dhe ndërkombëtare, të cilat menaxhohen shumë më mirëme politika, kapacitete dhe zgjidhje rajonale.Në mendimin tonë, koncepti i “mbrojtjes së mençur” mund të shtrihet në të gjitha fushatqë kanë të bëjnë me sigurinë, pra në konceptin e “sigurisë së mençur”, sepse siguria dhembrojtja janë çështje të lidhura me njëra-tjetrën, por ky artikull do të përqendrohetkryesisht në forcat e armatosura. Ndër të tjera, disa nga fushat kryesore të një përqasjejetë “mbrojtjes së mençur”, në nivel kombëtar, dypalësh, shumëpalësh dhe rajonal mundtë jenë:

Page 12: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

12

Gjetje e mençur për rajonin e Ballkanit

E para, ne duhet të ndërtojmë një “mbrojtje të mençur” të integruar në nivel kombëtar.Në përpjekjet tona për modernizimin e kapaciteteve kombëtare duhet të mënjanojmëparalelizmat ekzistuese të kapaciteteve ndërmjet forcave të armatosura, policisë,shërbimeve inteligjente, njësive të kontrollit kufitar, shërbimeve doganore, apo të ndonjëinstitucioni tjetër.Ende vihen re paralelizma të kapaciteteve tokësore, ajrore dhe detare të institucionevetë ndryshme kombëtare. Ne nuk kemi mundësi të përballojmë kapacitetet paralele nëinstitucione të ndryshme të vendit. Po ashtu, përdorimi i teknologjisë me përdorim tëdyfishtë, ushtarake dhe civile, është një aspekt i “mbrojtjes së mençur”. Rasti iPashalimanit për të ndërtuar anije ushtarake dhe civile është një shembull domethënëspër këtë. Po ashtu, fusha të tjera mund të jenë ato që lidhen me Sistemin e Vëzhgimit tëHapësirës Ajrore dhe Detare, pajisjet e komunikimit, infrastrukturat e mirëmbajtjes dhetë logjistikës, pajisjet e transportit, institucionet e trajnimit dhe të arsimimit, prokurimete integruara dhe shumë fusha të tjera.Për këtë qëllim, për të siguruar kapacitetet e nevojshme për sigurinë dhe mbrojtjen, sinjë vend anëtar i NATO-s, Shqipëria po kryen një Rishikim Strategjik të Mbrojtjes(RSM). Gjithashtu, po punohet për të hartuar Strategjinë e re të Sigurisë dhe të Mbrojtjes,e cila do të përmbajë elementë të konceptit të “mbrojtjes së mençur”.E dyta, ne duhet të ndërtojmë një “mbrojtje të mençur” me përparësi zhvillimin e kapacitetevemë kritike, duke eliminuar njëkohësisht kapacitetet e tepërta, të vjetra apo ato që përdorenrrallë. Nuk mund të mbijetojnë njëkohësisht kapacitetet e vjetra apo të tepërta së bashku mekapacitetet e reja. Duhet patjetër, nëpërmjet Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes të nxjerrimnë pah herë pas here, “mangësitë” dhe “tepricat” e kapaciteteve.

Këto kapacitete mund të thithin burime tëkonsiderueshme që mund të përdoren përngritjen e kapaciteteve të reja me frekuencëpërdorimi të lartë në të tash-men apo tëardhmen.Ashtu siç thekson me të drejtë SekretariRasmusen: “Parimi ynë kryesor duhet tëjetë të eliminojmë dhjamërat dhe në vendtë tyre të ndërtojmë muskuj. Ne vend që tëshpenzojmë për infrastruktura dhe njësi të

padislokueshme, të cilat janë të destinuara të qëndrojnë në barraka, ne duhet tëriorientojmë investimet tona drejt forcave të armatosura të zhdërvjellëta, të lëvizshmedhe moderne, për t’i përdorur ndaj sfidave që ne po përballojmë aktualisht”.3

E treta, ne duhet të ndërtojmë një “mbrojtje të mençur” në nivel rajonal. Kemi fatin tëtregohemi parashikues: të bashkëpunojmë më ngushtë kur veprojmë bashkë, si dhe tëzhvillojmë kapacitete të përbashkëta, të cilat nevojiten për të përballuar rreziqet dhekërcënimet e përbashkëta rajonale. Një mentalitet i ri ndërtohet nga liderë me mentalitettë ri, që shikojnë përpara, duke ndërtuar ura të besimit reciprok dhe të arritjes së frymëssë konsensusit.

3 Fjala e Sekretarit Rasmusen, Konferenca e Sigurisë së Mynihut, shkurt 2011.

Page 13: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

13

Dr. Leonard Demi, Kol ® Thimi Hudhra

Është fakt, që në situata kritike për sigurinë, asnjë vend në rajon nuk ka mundësi tëzhvillojë apo të mbajë të gjitha kapacitetet e nevojshme që t’i bëjë ballë i vetëm të gjithëspektrit të kërcënimeve të sotme apo të nesërme. Kur është e nevojshme dhe produktive,“rajonalizimi” i disa kapaciteteve mbrojtëse, bazuar në standardet e NATO-s, do tëishte një zgjedhje e mençur, e cila meriton të merret në konsideratë nga të gjitha vendete rajonit apo të A5. “Siguria më e mirë është siguria që ndërtohet së bashku”4 thotëSekretari Rasmusen.E katërta, ne na duhet një “mbrojtje e mençur” në zhvillimin e kapaciteteve të Procesittë Planifikimit të Mbrojtjes, në kuadër të NATO-s (NDPP). Kjo veprimtari ka të bëjë mezbatimin e Objektivave të Forcës ose të Objektivave të Partneritetit të vendeve të rajonit,të cilat përbëjnë një fushë të rëndësishme bashkëpunimi, sidomos ato Objektiva që kanëkosto të lartë dhe që secili prej vendeve tanë ka vështirësi për t’i zbatuar më vete.NATO ndodhet sot në një fazë tranzicioni të Procesit të Ri të Planifikimit të MbrojtjesKolektive dhe ne mund të përfitojmë nga kjo periudhë për të zhvilluar kapacitetet enevojshme, në kuadër të Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut apo të kontributeve që japimjashtë Nenit 5 të këtij Traktati. Për të siguruar më shumë duke shpenzuar më pak, mundtë hartojmë një kuadër rajonal për zhvillimin e Objektivave specifike të Forcës apo tëPartneritetit.Komandanti i ACT-së, Gjenerali Abrial, në përgjigje të kësaj çështjeje, thotë: “Besoj seduke punuar së bashku ne mund të arrijmë rezultate të paimagjinueshme. Të gjithë enjohim fjalën e urtë që nevoja është nëna e shpikjes. Unë bashkohem me besimin eatyre që mangësitë financiare mund të jenë gjithashtu nëna e shpikjes së metodave tëreja për të prodhuar nivelin maksimal të kapaciteteve me ato burime që do të kemi nëdispozicion”5.Për një zbatim të suksesshëm të “mbrojtjes së mençur”, Aleanca do të veprojë si një“ndërmjetës i ndershëm dhe … lehtësues, duke u mundësuar vendeve një punë tëpërbashkët më të mirë, më efektive”6. Dhe, duke qenë në qendër të nismës së NATO-spër një “mbrojtje të mençur”, ACT-ja ka ngritur një “task force” për të identifikuarmundësi të reja për bashkëpunime shumëkombëshe. Kjo “task force” ka paraqitur tashmëraportin përfundimtar, duke identifikuar mbi 150 ide, midis të cilave janë në zbatim disadhjetëra, që i përkasin kryesisht fushave të mirëmbajtjes, logjistikës si dhe trajnimit dhearsimimit.Në këtë kontekst, zhvillimi i konceptit për një “Single Set of Forces”, për Strukturën eForcës së NATO-s (“NATO Force Structure”), për Grupet e Luftimit të BE (“EU BattleGroups”), dhe për “UN Pool of Forces” mund të jetë një përqasje racionale e “mbrojtjessë mençur” të vendeve të veçanta apo e formateve të ndryshme të bashkëpunimit tëvendeve të rajonit tonë. Shqipëria dhe asnjë nga vendet e rajonit tonë nuk mund tëpërballojnë vënien në dispozicion të kapaciteteve të veçanta për secilën nga të treorganizatat e mësipërme ndërkombëtare. Koncepti “Single Set of Forces” ështëmbështetur nga pothuajse të gjitha vendet e vogla të Aleancës dhe, së fundi, edhe nga

4 Fjala e Sekretarit Rasmusen në Qendrën e Politikave Europiane në Bruksel, 30 shtator 2011.5 Fjala e Gjeneralit Stefan Abrial (Stephane Abrial), Komandant i ACT, në Ministerialin e Mbrojtjes, 5-6tetor, në Bruksel.6 Buletini i ACT-së për Industrinë, Gusht 2011, çështja 4.

Page 14: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

14

Gjetje e mençur për rajonin e Ballkanit

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës. Ai shprehet se: “Në shumë raste, NATO dhe BEndajnë të njëjtat kërkesa për kapacitetet ushtarake. Pra, le të identifikojmë fushat prioritaredhe të biem dakord që, aty ku është e mundur, çdo kapacitet, në një nga dy organizatat,të jetë i hapur gjithashtu edhe për organizatën tjetër, duke e kthyer bashkëpunimin reciproknë një normë dhe jo në një përjashtim”7.E pesta, ne na duhet një “mbrojtje e mençur” përsa i përket pjesëmarrjes së përbashkëtnë misionet e përbashkëta, të drejtuara nga NATO/BE/OKB apo Koalicione.E gjashta, ne na duhet një “mbrojtje e mençur”në përshtatjen e një koncepti të zhvillimit tëkapaciteteve “niche” të specializuara tëvendeve tona. Të gjitha vendet tona kanë njësitradicionale dhe specialitete për të cilat NATOka nevojë me të vërtetë. Ajo që NATO dhe BEkërkojnë nga ne sot, nuk janë batalionet emekanizuara apo të motorizuara, por ekipet especializuara për eliminimin e municioneplasëse (EOD), ekipe të trajnuara kundërpajisjeve plasëse të improvizuara (C-IED),polici ushtarake (MP), ekipe të këshillimit operacional (OMLT), ekipe policore përkëshillim operacional (POMLT), ekipe të bashkëpunimit civilo-ushtarak (CIMIC), ekiperindërtimit lokal (PRT) si dhe kapacitete të tjera të specializuara, të cilat sigurohen mëmirë nga vendet e vogla.E shtata, ne na duhet një “mbrojtje e mençur” në fushën e mbështetjes së njëri tjetrit nërastet e emergjencave civile. Emergjencat civile duhet të jenë fusha kryesore ebashkëpunimit dhe zhvillimit të kapaciteteve të përbashkëta kombëtare, dypalëshe apodhe rajonale. Dhjetorin e kaluar, Shqipëria pati përmbytje serioze në zonën e Shkodrësdhe shumë vende nga rajoni na ndihmuan, të cilëve iu jemi shumë mirënjohës që na undodhën në vështirësi. Ne jemi të vendosur të bëjmë të njëjtën gjë për ata dhe do tëvazhdojmë të ndihmojmë në raste fatkeqësish të këtij lloji.E teta, ne na duhet një “mbrojtje e mençur” për të zhvilluar një përqasje sipas konceptit“sharing and pooling” në nivel rajonal, kur është e mundur. “Sharing and pooling”(Shkëmbimi dhe bashkimi i disa prej kapaciteteve) mund të jetë një rrugë më epërshtatshme për të zhvilluar kapacitetet që kapërcejnë mundësitë e vendeve tona, siçështë Sistemi i Menaxhimit të Hapësirës Ajrore Rajonale apo i Policimit Ajror. Po kështu,vendet tona nuk janë në gjendje të zhvillojnë më vete kapacitete të Transportit Strategjik,të Zbulimit apo kapacitete të tjera të kushtueshme, për të cilat mund të punohet meprograme alternative të bazuara në nivel kombëtar, dypalësh, rajonal apo kolektiv.“Pooling and sharing” mund të zgjerohet me Qendrat Rajonale të Ekselencës apo mePoligone Trajnimi dhe Stërvitjeje të vendeve të rajonit. Aktualisht, ne po punojmë të

7 ‘’Security policy in an era of budgetary constraint’’, 21 qershor 2010, Fjala e Sekretarit të Përgjithshëmtë NATO-s Anders Foh Rasmusen (Anders Fogh Rasmussen), në konferencën për Sigurinë dhe Mbrojtjen,Bruksel.

Page 15: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

15

Dr. Leonard Demi, Kol ® Thimi Hudhra

përfundojmë Qendrën e Trajnimit në Bizë, e cila mund të përdoret nga të gjitha vendete rajonit dhe më gjerë, siç është edhe rasti i Qendrës së Trajnimit në Krivollak, Maqedoni.Ne vlerësojmë shumë kapacitetet e siguruara nga vendet e tjera të rajonit për këtë qëllimdhe mendoj se kjo është një fushë e rëndësishme për t’u marrë në konsideratë ngaekspertët e vendeve tona.E nënta, ne na duhet një “mbrojtje e mençur” në fushën e kapaciteteve të arsimimitdhe stërvitjes, të Infrastrukturës dheMirëmbajtjes. Përpjekjet që janë bërë në këtëdrejtim janë për t’u përshëndetur, por një nxitjee re sipas konceptit të “mbrojtjes së mençur”do të ishte një projekt, që mund të mbështetejnga vendet e rajonit/ Kartës së A5. Në këtëkuadër, Shqipëria ka vënë në dispozicion njëKurs Rajonal të Sigurisë dhe Mbrojtjes i cilika qenë i suksesshëm deri tani.Po ashtu, përdorimi i kapaciteteve të infrastrukturës dhe të logjistikës nga vendet nënivel rajonal, ose në baza shumëkombëshe është një bashkëpunim i mençur për t’ueksploruar. Për shembull, për një rajon të vogël si Ballkani, në vend që të kemi kapacitetete veçanta në të gjitha vendet, ne mund të përdorim, në nivel rajonal apo format tjetër,infrastruktura për shkatërrimin e municioneve të rrezikshme, infrastruktura për riparime mirëmbajtje, infrastruktura të ndërtimit të anijeve, ose shumë shërbime të tjera.Komunikimi është një fushë tjetër e interesit për të rritur ndërveprimin e forcave tona.Natyrisht këto forma të reja kërkojnë ndryshime në bazën ligjore të vendeve tona.E dhjeta, “mbrojtja e mençur” nuk mund të jetë plotësisht e suksesshme pa përpjekjenë fushën e kërkimit-zhvillimit. Nuk mund të gjejmë zgjidhje të mençura pa mbështetjene institucioneve kërkimore të mbrojtjes. Zgjidhjet e mençura kërkojnë njerëz të mençurdhe institucione të mbrojtjes të afta, të bazuara në njohuri dhe praktika novatore.Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë po përdor të gjithë potencialin e vet intelektualkërkimor të Akademisë së Mbrojtjes dhe të Qendrës së Analizave të Mbrojtjes për tëgjetur zgjidhje sipas konceptit “mbrojtje e mençur” si në nivel kombëtar, ashtu edhe nënivel rajonal e më gjerë. Edhe pse bashkëpunimi në fushën e kërkim-zhvillimit është njëdrejtim i ri në kuadrin e bashkëpunimit rajonal, rekomandojmë që ky element të vlerësohetme përparësinë e duhur, tani dhe në të ardhmen.Disa përfundimeIdentifikuam vetëm 10 ide se si mund të fillojmë me një ‘mbrojtje të mençur’ në nivelkombëtar dhe në atë rajonal. Sigurisht, mund të ketë dhjetëra fusha dhe aspekte të tjeratë bashkëpunimit. Përtej identifikimit, ato duhet të diskutohen në tavolina tërrumbullakëta, bazuar në një përqasje nga lart-poshtë dhe poshtë-lart, në vartësi të situatës.Rruga përpara është e hapur për debat dhe diskutim për të mirën e vendeve tona. Neduhet të tregohemi me mendje të hapur për të nxitur këtë përqasje.Vendet e vogla, siç janë vendet e rajonit tonë, nuk mund t’i zhvillojnë kapacitetet enevojshme të mbrojtjes vetëm me forcat e veta. Ne duhet të jemi të zhdërvjellët epragmatikë dhe jo konformistë dhe tradicionalë, nëse duhet të zbatojmë elementë të një

Page 16: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

16

Gjetje e mençur për rajonin e Ballkanit

mbrojtjeje të mençur. Është e nevojshme të zhvillojmë një vizion të ri, të artikulojmënjë mentalitet të ri dhe të hapim një dritare të re të bashkëpunimit. Kapacitetet, që nenuk mund t’i përballojmë në nivel kombëtar, mund t’i zhvillojmë së bashku. Një shembulli mirë për t’u ndjekur është përqasja e suksesshme e vendeve Balltike.“Mbrojtja e mençur” mund të kërkojë zgjidhje afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata.Ajo ka të bëjë jo vetëm me përdorimin e kapaciteteve ekzistuese, por edhe me ndërtimine kapaciteteve të reja. Përsa i përket kapaciteteve ekzistuese, mbrojtje e zgjuar ka tëbëjë vetëm me identifi-kimin dhe përdorimin e tyre, ndërsa për ndërtimin e kapacitetevetë reja, së pari nevojitet vizion dhe vullnet i përbashkët, së dyti vjen planifikimiafatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë dhe së treti vjen zbatimi i tyre.

Siguria dhe mbrojtja e vendeve individualetë rajonit nuk është më një çështje e izoluare secilit prej vendeve të rajonit. Ne kemisfida të përbashkëta, rreziqe dhe kërcënimerajonale dhe ndërkombëtare të cilat kërkojnëpërdorimin e përqasjeve, kapaciteteve dhezgjidhjeve rajonale.Idetë e këtij artikulli janë të autorëve dhenuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pozi-cionet e institucioneve që ata i përkasin.Opinionet pro dhe kundër ideve të këtij

artikulli janë të mirëpritura.Bibliografia:1. Koncepti Strategjik i NATO-s, miratuar nga krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të Aleancës,

Samiti i Lisbonës 2010.2. Anders Fogh Rasmussen, Fjala në European Policy Centre në Bruksel, më 30 Shtator 2011.3. Gjeneral Stephane Abrial, Fjala në mbledhjen e Ministerialit të Mbrojtjes, 5-6 Tetor, Bruksel.4. Foreign Affairs, “The Atlantic Alliance in Austere Times, NATO After Libya”, Edicioni Korrik/ Gusht

2011, Anders Fogh Rasmussen, www.ForeignAffairs.com5. “The New Strategic Concept-Three different perspectives”, Kolegji i NATO-s në Romë, Revi-sta ‘Vox

Collegii’, Janar 2011.6. “Security policy in an era of budgetary constraint’’, 21 qershor 2010. Fjala e Anders Fogh Rasmussen

në Konferencën e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Bruksel.

Page 17: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

17

Dr. Leonard Demi, Kol ® Thimi Hudhra

“Smart Defense”“Mbrojtja e Mençur”, bazë për kërkim-zhvillimin në FARSH

Kolonel Perikli KoliçiKomandant i Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt. Kërkim-Zhvillimi (K&ZH) është një term në axhendën e ditës për Aleancëndhe për secilin vend aleat. Ky proces frymëzohet nga ideja e Sekretarit të Përgjithshëmtë Aleancës Rasmusen mbi një “smart defence”. Po ashtu, Koncepti i Ri Strategjik iLisbonës promovon vlerat e kërkimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.Ky artikull paraqet një ide të përgjithshme mbi zhvillimin e një sistemi të organizuar tëkërkim-zhvillimit në Institucionin e Mbrojtjes. Është fakt që puna kërkimore që bëhetsot në FA nuk i ka shërbyer sa duhet çështjeve themelore të reformës së mbrojtjes. Njëpjesë e konsiderueshme e punës kërkimore në FA ka reflektuar pak vlera aplikative, përt’i paraprirë me mendim të avancuar ushtarak sfidave të së ardhmes dhe vendim-marrjeve kryesore të autoriteteve të larta civilo-ushtarake. Për ta tejkaluar këtë situatëdhe për të justifikuar etapën e re si një vend i ri aleat i NATO-s krahas ngritjes sësistemeve të ndryshme të menaxhimit, ky artikull hedh ide për ngritjen e një sistemi tëmenaxhimit të Kërkim-Zhvillimit në FA.

HyrjeSynimi themelor i kërkim-zhvillimitështë avancimi i dijeve dhe “zbatimi ikëtyre dijeve për krijimin e produ-kteve, proceseve dhe shërbimeve të rejatë përmirësuara që plotësojnë kër-kesatnë rritje të konsumatorëve.”1

Sot, mjedisi i sigurisë globale po bëhetgjithmonë e më shumë i paparashi-kueshëm. “Shumë nga kapacitetet qëkishim dje po gjejnë pak përdorim sot, dhe shumë nga kapacitetet që kemi sot mund të

1 Webster’s Dictionary, www.http.definitions/R&D

Page 18: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

18

“Mbrojtja e Mençur”, bazë për kërkim-zhvillimin në FARSH

gjejnë pak përdorim nesër”2. Në kushtet e dinamizmit të mjedisit të sigurisë, po merrrëndësi të veçantë kërkimi në nivel strategjik, operacional dhe taktik. Përvoja e vendevetë NATO-s tregon se puna kërkimore (Kërkim-Zhvillimi (KZH), ose Research andDevelopment (R&D)) po rreshtohet gjithmonë e më shumë ndër përparësitë e tyre. Atokanë ngritur institucione të specializuara në fushën e kërkimit me kapacitetet e duhuradhe burimet përkatëse.Vendi ynë, duke pasur pak përcojë të mirëfilltë kërkimore e cila do t’i shërbente zhvillimittë reformave të mbrojtjes në 20 vitet e fundit, ia besoi ekspertizën e zhvillimit tëreformave, në FA në shumicën e rasteve, këshilltarëve, kompanive apo grupe ekspertëshaleatë a partnerë të huaj. Kjo ka qenë një politikë e pranueshme deri tani, por që meritonartikulimin e një përqasjeje alternative në përshtatje me realitetin e ri.Tani jemi në një etapë të re më të avancuar. Duhet sa më shpejt të dalim nga faza ekëshillimit dhe të futemi në fazën e partneritetit aleat. Shqipëria është një vend anëtar iNATO-s dhe po synon të bëhet anëtare e BE-së. Kjo fazë e re kërkon përpjekje mëcilësore dhe përgjegjshmëri më të lartë. Ka ardhur koha që të formatojmë pozicionetdhe qëndrimet tona duke u bërë pjesë aktive e proceseve ku jemi angazhuar dhe faktorme peshë të moderuar në ndërtimin e konsensusit për vendimmarrjet e organizmavendërkombëtarë.Një vështrim mbi kërkimin në FASHForcat e Armatosura kanë aktualisht disa institucione me mision kërkimor. Disa prejtyre janë përfshirë në Ligjin e Arsimit të Lartë, siç është Akademia e Mbrojtjes. Disaprej tyre kanë mbështetje me vendim të posaçëm të KM dhe të tjera kanë thjesht misionkërkimor në nivelin operacional dhe taktik.Për mendimin tim, jo çdo institucion apo kushdo person mund të zhvillojë punëkërkimore. Puna kërkimore është veçori e vendeve të zhvilluara dhe e institucioneve mepjekuri të avancuar intelektuale. Po ashtu, ajo është atribut i institucioneve të njohuranga ligji. Ligji i Arsimit të Lartë dhe përfshirja e Akademisë së Mbrojtjes në ciklin estudimeve të larta pasuniversitare, hapja e programeve master dhe doktoraturë, janëarritje që duhet të shfrytëzohen më tej në ngritjen e një sistemi të organizuar të punëskërkimore në Forcat e Armatosura.Mendoj se është koha e duhur për ngritjen e këtij sistemi të nevojshëm kërkimor që tëshërbejë si “syri dhe veshi” i autoriteteve vendimmarrëse për zhvillimin e një force tëarmatosur moderne.Përparësitë e punës kërkimore në FAËshtë e natyrshme që përpara se të ngremënjë sistem të punës kërkimore (K&ZH),duhet të artikulojmë një mendim të qartëse përse i duhet puna kërkimore Forcavetona të Armatosura dhe cili duhet të jetësubjekti i saj?

2 Paul Davis, Capability based Planning, Study for RAND Cooperation, 2007, page 12

Page 19: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

19

Kol. Perikli Koliçi

Periudha afatmesme përpara do të jetë një periudhë reformash dhe transformimesh përinstitucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes, “për të prodhuar më shumë kapacitete me mëpak burime”3. Në kushtet e shtrëngimeve buxhetore, do të na duhet që të gjejmë zgjidhjedhe alternativa më pak të kushtueshme. Mendoj se një nga burimet kryesore të gjetjes sëalternativave më efektive dhe më pak të kushtueshme duhet të jetë veprimi mbi bazën e“smart defence”. Mendoj gjithashtu se puna kërkimore duhet të shikojë për rekomandimee zgjidhje për një periudhë të paktën 5 vjet përpara. Ajo duhet të jetë në pararojë tëplanifikimit strategjik të FASH.Akademia e Mbrojtjes në bashkëpunim me Qendrën e Analizave të Mbrojtjes kapërcaktuar 10 fushat kryesore të punës kërkimore gjatë 5 viteve të ardhshme. Atopërfshijnë ndër të tjera çështje themelore të zhvillimit të politikës dhe të Strategjisë sëSigurisë e të Mbrojtjes së vendit; të Nivelit të Ambicies dhe të sfidave të integrimit nëNATO dhe në BE; të mjedisit të ardhshëm të sigurisë dhe të marrëdhënievendërkombëtare, rajonale dhe dypalëshe; të transformimit dhe të reformave në FA nëplanin afatgjatë; të zhvillimit dhe konsolidimit të Forcës Profesioniste 2010; të trajnimit,stërvitjeve dhe operacioneve të sotme dhe të ardhshme të njësive të FA; të zhvillimit tëPaketës së Objektivave të Forcës – 2008 (FG-2008); të zhvillimeve të taktikës, të teknikësdhe teknologjisë ushtarake si dhe të zhvillimeve ligjore, psikologjike, pedagogjike esociale të FA profesioniste, etj4.Planifikimi i kërkim-zhvillimit në FAMë shumë se çdo fushë tjetër, kërkim-zhvillimi ka nevojë për një planifikim tëkujdesshëm. Planifikimi jo i saktë mund të çojë në devijimin e burimeve në drejtime tëgabuara dhe në humbje të paparashikueshme. Kërkimi duhet të fokusohet në përparësitëkryesore aktuale dhe të perspektivës afatmesme. Nga ana tjetër, është pothuaj e pamundurqë kërkim-zhvillimi t’i mbulojë të gjitha nevojat kërkimore që mund të kenë Forcat eArmatosura.Pse rekomandojmë një planifikim të kujdesshëm për kërkim-zhvillimin në FA? Nukjanë të pakta rastet në periudhën 20-vjeçare të reformave të mbrojtjes kur vendimmarrjete mëdha janë bërë të pastudiuara mirë. Nuk janë të pakta rastet kur janë investuar fondepër struktura, infrastruktura dhe pajisje që nuk i kanë rezistuar kohës. Si rezultat,shpenzimet e bëra nuk kanë shkuar efektivisht në drejtimin e duhur.Për të shmangur fenomene të tilla, vitet e fundit ka hapa shumë pozitivë dhe premtues.Forcat e Armatosura kanë hyrë për herë të parë në 20 vitet e fundit në formulimin eplaneve kërkimorë vjetorë dhe ata afatmesëm5. Këto plane janë iniciuar nga Direktivae Ministrit të Mbrojtjes 2010, e cila kulmon me mbështetjen e planeve kërkimorë si dhembështetjen e kërkim-zhvillimit si zë i veçantë në buxhetin e mbrojtjes, gjë e cila ështëende në proces institucionalizimi.Mbështetja e kërkim-zhvillimitMegjithë arritjet e deritanishme, një pikë ende e dobët e punës kërkimore në FA është

3 Anders Fogh Rasmussen, speech at the European Policy Center, May 20114 Politika e punës kërkimore në FASH, dokument pune, faqe 45 Plani i Projekteve kërkimore të FASH, 2008, 2009, dhe 2010, miratuar me urdhër të MM

Page 20: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

20

“Mbrojtja e Mençur”, bazë për kërkim-zhvillimin në FARSH

niveli akoma jo i mjaftueshëm i fondeve financiare për mbështetjen e saj. Krijimi i njëmentaliteti të ri për mbështetjen financiare të projekteve të kërkim-zhvillimit në FAështë “thembra e Akilit” për funksionimin e sistemit. Është nxitës fakti që predispozicionii autoriteteve të larta civilo-ushtarake të MM është pozitiv për t’i dhënë një shtytjecilësore këtij procesi.Bazuar në përvojën e FA të vendeve aleate, kërkim-zhvillimi planifikohet si zë më vetenë buxhetin e mbrojtjes. Tendencat e sotme të këtyre vendeve është të alokojnë nga 1%deri 6% të buxhetit të mbrojtjes për kërkim-zhvillimin. Ka ardhur koha që edhe ne tabëjmë një gjë të tillë, por gjithmonë në përpjesëtim të drejtë me përparësitë, mundësitëdhe kapacitetet tona thithëse në dispozicion. Në perspektivë, një version i pranueshëm ifondeve për kërkim-zhvillimin mund të jetë një rritje graduale nga viti në vit, për tëarritur deri në 1-1,5% të buxhetit të mbrojtjes në vitin 2020, në përputhje me nevojat përK&ZH, problematikat prioritare të perspektivës, burimet në dispozicion, kapacitetetthithëse, etj.Lind pyetja, sa jemi ne të përgatitur për ta përthithur me cilësi dhe në mënyrë efiçentekëtë fond të konsiderueshëm? Kjo është një sfidë, por jo e pakapërcyeshme. Zgjidhjamë e mirë është që brenda vitit 2012 të miratojmë një direktivë për kërkim-zhvillimin,të ngremë infrastrukturat përkatëse (bordet ad-hoc), të zhvillojmë e miratojmë planinpërkatës K&ZH për vitin 2012, të alokojmë buxhetin përkatës për zbatimin e tij, dhe tëpërcaktojmë institucionet përgjegjëse për projektet kërkimore.Forcat e Armatosura kanë një strukturë të bollshme për një punë të mirëfilltë kërkimore.Ne kemi një Komandë të Doktrinës dhe Stërvitjes me disa institucione vartëse tëarsimimit, trajnimit dhe kërkimit shkencor. Me gjithë këtë potencial, KDS duhet të bëhetvendi ku të përqëndrohet edhe puna kërkimore e FA tani dhe në të ardhmen, në një kohëkur edhe tendencat e sotme janë për lidhjen e punës kërkimore me arsimin e lartë.Produktet e kërkim-zhvillimit në FAAsgjë nuk ka vlerë në punën kërkimore nëse produktet pëfundimtare të kërkim zhvillimitnuk sjellin zhvillim apo një cilësi të re të çështjeve të shtruara për zgjidhje. Synimipërparësorë në ngritjen e sistemit të kërkim zhvillimit në FA është vendosja e standardevetë produkteve kërkimore dhe e disiplinës kërkimore, me qëllim që të shmangetsubjektivizmi dhe pseudo-kërkim zhvillimi.Projektet kërkimore do të zhvillohen nga komuniteti kërkimor brenda dhe jashtë FA.Ato do të fitohen nga aplikantët më të mirë, të kaluar në filtrin e cilësisë, back ground-it dhe garancisë kërkimore, me rregulla loje të përcaktuara qartë. Aplikimi për projektetkërkimore do të jetë i hapur për individë dhe nga ekipe ekspertësh.Është shumë e rëndësishme që Plani Vjetor dhe Plani Afatmesëm i Punës Kërkimore tëshërbejnë si burim kryesor për formulimin e tezave kërkimore-shkencore për kandidatëtpër Master Profesional, Master Shkencor dhe Doktoraturë, në programet përkatëse tëAkademisë së Mbrojtjes.Po ashtu, produktet kërkimore duhet të përdorin një numër të larmishëm metodash si:intervistat formale e informale, vëzhgimet direkte, monitorimet, anketimet, ekspozimet,pjesëmarrjet direkte në veprimtaritë që janë subjekt i punës studimore, diskutimet në

Page 21: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

21

Kol. Perikli Koliçi

6 Bloom system on Taxonomy of Learning and Research, Barcon edition, page 34-677 English Proficiency Levels, STANAG 6001, 2006

grup apo panel sipas metodës “brainstorming”, metodat statistikore, analizat edokumenteve shkresorë, workshopet, seminaret, konferencat, simpoziumet, reçencat,oponencat etj.Një rëndësi të dorës së parë në sistemin e kërkim-zhvillimit duhet t’i kushtojmë evi-dentimit dhe promovimit të një komuniteti kërkimor cilësor në FA si dhe të talenteve tëreja ushtarake dhe civile. Zhvillimi i këtij komuniteti elitar të punës kërkimore duhet tësynojë përfshirjen e njerëzve të talentuar, të përkushtuar dhe të pasionuar pas kërkimitshkencor.Një çështje qendrore e punës kërkimore është edhe kontrolli i cilësisë së saj, pra sa ajoi shërben aktualitetit dhe perspektivës së zhvillimit të reformave të FA. Për të synuarprodukte kërkimore sa më cilësore në FA, vlerësimi dhe kontrolli i cilësisë së tyre do tëkryhen mbi parametra bashkëkohorë të pranuara nga institucionet kërkimorë të vendevetë përparuara të NATO-s.

Çdo produkt i Planit të ProjekteveKërkimore të FA duhet të vlerësohet jothjesht mbi sasinë e informacionit qëtrajton, por më shumë mbi bazën e vleraveaplikative, të analizës dhe sintezës, si dhetë aftësive krijuese për të dhënë reko-mandime dhe orientime veprimi, krye-sishtrrugëzgjidhje konkrete për auto-ritetet

vendimmarrëse, bazuar në argumente të qëndrueshme e në statistika të besueshme.Në këtë kontekst, vlerësimi i punës kërkimore dhe kontrolli i cilësisë së saj do të kryhenmbi bazën e “sistemit Bloom të përmirësuar”6 me 6 nivele vlerësimi, i cili ka në qendërtë tij nxitjen e punës së pavarur studimore e kërkimore të bazuar në trajtimin analitik,reflektimin racional, arsyetimin logjik, gjykimin kritik dhe mendimin krijues. Ky sistemështë në përputhje si me ligjin e Arsimit të Lartë ashtu edhe me kërkesat e procesit tëBolonjës dhe të Konsorciumit të Akademive të Mbrojtjes.Ky sistem metodologjik i kontrollit të cilësisë së punës kërkimore do të sjellë përveçshmangies së mediokritetit, edhe disiplinimin kërkimor të autorëve dhe stafeve akademikepor edhe të organizmave të kontrollit të cilësisë, për zbatimin e së njëjtës filozofi tëpunës kërkimore dhe të vlerësimit vetëm mbi bazën e performancës reale të saj.E një rëndësie të veçantë është përzgjedhja e personelit kërkimor në FASH. Institu-cionet kërkimore si Akademia e Mbrojtjes apo Qendra e Analizave të Mbrojtjes duhet tëpërbëhen nga personel shkencor, personel teknik dhe personel administrativ. Personelishkencor dhe teknik duhet të përzgjidhet ndër ushtarakët aktivë/rezervë apo civilë mebackground në fushën e sigurisë e mbrojtjes, me prirje, përvojë dhe arritje të spikaturanë fushën kërkimore të misionit, me cilësi të punës në grup, përvojë operacionale dheaftësi gjuhësore sipas STANAG 60017. Për mendimin tim, duhet të shfrytëzohet mëshumë përvoja dhe dija e personelit ushtarak në rezervë, sidomos në funksione tëmësimdhënies dhe kërkimit.

Page 22: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

22

“Mbrojtja e Mençur”, bazë për kërkim-zhvillimin në FARSH

Personeli shkencor duhet të ketë domosdoshmërisht gradë shkencore. Mendoj secaktimi në detyrë i personelit shkencor dhe teknik duhet të kryhet pas vlerësimit nëdepartament/qendër mbi bazën e aplikimit të hapur ku mund të kandidojë çdo anëtar iFA ose jashtë tyre, që plotëson kriteret specifike të përshkrimit të punësRoli i bashkëpunimit për punën kërkimorePuna kërkimore në FASH synon bashkëpunimin dhe shkëmbimin e lirë të mendimeve tëelitës akademike civile dhe ushtarake brenda dhe jashtë FA, shkëmbimin e përvojës dhetë mësimeve të nxjerra, si dhe bashkëpunimin me institucionet analoge të NATO/BE (sipsh ACT), por edhe me vendet aleate e partnere. Për këtë qëllim, mendoj se duhet tësynojmë të ngremë nivelin e bashkëpunimit:

a. Midis institucioneve kërkimore brenda FASH;b. Mes institucioneve kërkimore të FASH dhe institucioneve të tjera kërkimore

kombëtare;c. Mes institucioneve të FASH dhe institucioneve analoge kërkimore

ndërkombëtare, sidomos ato të NATO/BE-së, dhe vendeve aleate dhe partnere.PërfundimZhvillimi dhe konsolidimi i një sistemi të kërkim-zhvillimit do të kërkojë disa vite kohë,por ai është i domosdoshëm dhe i vlefshëm në interes të procesit të transformimit të FAnë dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Autori i këtij artikulli vlerëson se me marrjen tashmë tëstatusit të anëtarit të Aleancës, jemi në kohën e duhur për ta hedhur këtë hap.Bibliografi:

1. Ligji i Arsimit të Lartë në RSH, 20102. Udhëzimet e Ministrit të Arsimit të RSH, Mars 20113. Direktiva e Ministrit të Mbrojtjes, 2010, 20114. Strategjia e Sigurisë Kombëtare të RSH, 20045. Koncepti Strategjik i Aleancës, Lisbonë 20106. Direktiva e NATO-s për Kërkim Zhvillimin7. ACT Experimentation Campaign, 20108. Benjamin Bloom, Taxonomy of Learning and Research,

Page 23: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

23

Kol. Perikli Koliçi

1 Anders Fogh Rasmussen, Fjala në European Policy Center, Brussels, broshurë anglisht, Maj 2011, faqe 5.

“Smart Defense”A-5 në këndvështrimin post-Lisbonë

Kol. Jeronim Bazo,Drejtor i J5, SHPFA

Abstrakt. Samiti i NATO-s në Lisbonë, në vitin 2010, përveçse prezantoi Konceptine ri Strategjik të Aleancës të ndikuar nga situata e re gjeo-politike në botë, hodhigjithashtu bazat dhe forcoi aspiratat e vendeve partnere për t’u bërë anëtarë tëAleancës më të fuqishme ushtarake në botë. Ky samit, nëpërmjet edhe Konceptit të riStrategjik, konfirmoi politikën e “dyerve të hapura” të NATO-s, duke nxitur vendetaspirante për vazhdimin e reformave dhe forcimin e demokracive të tyre, me qëllimmarrjen dhe përmbushjen e përgjegjësive e detyrimeve të anëtarësimit dhe kontributinpër sigurinë dhe stabilitetin e përbashkët. Kjo politikë, jo vetëm që gjeti mbështetjennga vendet anëtare dhe ato partnere, por edhe parashtroi sfidën e ardhshme të vendevetë A-5, jo-anëtare të NATO-s.Në kuadrin e vështirësive financiare me të cilat po përballen shtetet anëtare të NATO-s, Sekretari Rasmusen, në Konferencën e Mynihut, shkurt 2011, thirri në skenë “Mbrojtjene Mençur”. Ai shprehu shqetësimin për shkurtimet drastike të buxheteve të mbrojtjes tëvendeve të Europës, si pasojë e sfidave financiare që po kalojnë shumë vende anëtare tëAleancës.‘Smart Defence’ apo Mbrojtja e Mençur është një çështje që do të kërkojë angazhime tëmëdha të studiuesve dhe të vendimmarrësve në vitet në vijim. Kjo përqasje ka të bëjëme arritjen e një sigurie më të madhe me më pak para, duke punuar së bashku me mëshumë fleksibilitet, pra e thënë ndryshe “të shpenzojmë më pak, por më mirë dhe më mezgjuarsi”1.Një analizë e arritjeve të A5

Si pjesë e një vizioni të përbashkët të një Europe të plotë e të lirë si edhe përafrimittë ri të “Mbrojtjes së Mençur”, vendet Partnere të Kartës së Adriatikut kanë synimine tyre të përbashkët për integrim të plotë në institucionet politike, ekonomike, të

sigurisë dhe mbrojtjes europiane dhe transatlantike. Karta e Partneritetit “Adriatik 5”,është faktuar në vazhdimësi si model i bashkëpunimit të frytshëm rajonal që i shërben

Page 24: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

24

A-5 në këndvështrimin post-Lisbonë

realizimit të aspiratës euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo Kartë erdhisi rrjedhojë e bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kroaci dheMaqedoni) si vende anëtare të Partneritetit për Paqe (PfP) dhe Këshillit Euro-Atlantiktë Partneritetit (EAPC), pas Samitit të Pragës në vitin 2002.Në kuadër të këtij bashkëpunimi, këto vende vendosën që të ndjekin të njëjtën rrugë qëu ndoq në mënyrë të suksesshme nga ish-vendet Baltike, të quajtura “Grupi i Vilniusit”.Kështu, më 02 Maj 2003, Ministritë e Punëve të Jashtme të këtyre vendeve, së bashkume SHBA-në, nënshkruan në Tiranë “Kartën e Adriatikut” duke marrë dhe nga vende tëtjera anëtare të Aleancës një mbështetje të rëndësishme për të promovuar këtë formë tëre të bashkëpunimit midis tyre. Karta, si një projekt diplomatik kishte dy objektivakryesore-vazhdimësinë e politikës së “Dyerve të Hapura të NATO-s” dhe sigurimin ebazave të bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke të vendeve kandidate. Duhet tëtheksojmë se Karta nuk vendosi sanksione apo detyrime të veçanta për të tre vendet, porvetëm kushte të përgjithshme, të vlefshme për të gjitha vendet anëtare të NATO-s.Duke vlerësuar suksesin e arritur nëpërmjet këtij bashkëpunimi, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina iu bashkuan zyrtarisht kësaj iniciative, gjatë një takimi të Ministrave tëJashtëm të OSBE-së, zhvilluar në Helsinki, Finlandë, më 04 Dhjetor 2008. Ish-Sekretarii Përgjithshëm i NATO-s, Zoti Jap De Hup Shefer (Jaap de Hoop Scheffer), në kohën etakimit të lamtumirës (Maj 2009) u shpreh se: “Në një këndvështrim më të gjerë, origjinae transformimit të NATO-s, pas Luftës së Ftohtë, shtrihet pikërisht këtu, në EuropënJuglindore”.Bashkëpunimi në kuadër të kësaj Karte ka qenë i frytshëm dhe i shumëllojshëm. Kybashkëpunim është kurorëzuar me projekte të suksesshme, ku mund të përmendetkontributi i vendeve të A-3/A-5 në misionin e NATO-s në Afganistan (ISAF), shkëmbimpërvoje për Planin e Veprimit për Anëtarësim (MAP) si dhe stërvitje apo trajnime tëpërbashkëta midis Forcave të Armatosura të këtyre vendeve. Ky bashkëpunim rajonalka ardhur si pasojë e shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizave, zhvillimit të aktivitetevee stërvitjeve të përbashkëta duke nxjerrë në pah kapacitetet moderne dhe tëndërveprueshme që shtetet anëtare po zhvillojnë, por edhe si rrjedhojë e ndërmarrjes sëreformave kombëtare për të arritur standardet Euro-Atlantike dhe mbështetjes sëangazhimit të vendeve fqinje në rajon. Ky rol, në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhepërshpejtimit të reformave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, bëri të mundur finaliziminme sukses të përpjekjeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, në vitin2009.Bashkëpunimi i vendeve anëtare të iniciativës është realizuar në bazë të programevevjetore të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, programe të cilat kanë të përfshirë nëmënyrë të detajuar, aktivitete me interes të përbashkët. Këto programe përmbledhin:takime vjetore të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, takimet e Shefave të Shtabittë FA-ve përkatëse si dhe aktivitete në kuadër të MAP, PfP, shkëmbim informacioni,kontribut në SEEBRIG, workshop-e në fushën e logjistikës, zhvillimin e marrëdhënievepër binjakëzimin dhe familjarizimin e njësive të deklaruara në NATO, vlerësim të njësivenë stërvitje të përbashkëta apo trajnim dhe arsimim.Programet vjetore të bashkëpunimit kanë njohur zgjerim të vazhdueshëm vit pas viti,duke rritur nivelin e bashkëpunimit në përgatitjen e ekipit të përbashkët mjekësor,

Page 25: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

25

Kol. Jeronim Bazo

2 Arben Imami, Fjala në takimin e Ministerialit të vendeve të A5, Maj 2011, faqe 3.3 Po aty.

pjesëmarrje në stërvitje të përbashkëta apo konferenca për trupën e nënoficerit. Projektimë domethënës brenda kornizës së kësaj Karte, është pjesëmarrja në një ekip të përbashkëtmjekësor në misionin ISAF të NATO-s në Afganistan, ndërsa si aktivitete të tjera mundtë përmendim stërvitjet e përbashkëta “Adriatic Phiblex”, “Eagle Sar” apo “AdriaticEagle”, hapjen e Qendrës Rajonale për Marrëdhëniet me Publikun dhe Trajnimin nëMaqedoni apo shkëmbimin e lektorëve dhe pjesëmarrjen në Kursin e Lartë të Sigurisëdhe Mbrojtjes në Tiranë. Shqipëria ka mbështetur projektet e iniciuara nga Kroacia përmbështetje me trajnim e instruktorë të Shkollës së Policisë Afgane, mbështetje meinstruktorë artilerie për ushtrinë afgane si dhe mbështetje Policisë afgane me ekipePOMLT.Në takimin e fundit të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të A-5, Ministri Imami vuritheksin në “përmbushjen me sukses të objektivave dhe reformave”2 por, gjithashtu, dukeu mbështetur tek koncepti i ri i “Mbrojtjes së Mençur”, ai rekomandoi “gjetjen e rrugëvedhe mënyrave të reja për të arritur këto objektiva në kushtet aktuale në të cilat ndodhemi”3.Shtetet e rajonit tonë mund të nxisin iniciativa të përbashkëta, në lidhje me programemodernizimi apo prokurimi, të cilat mund të rezultojnë në zhvillimin e kapaciteteve“joint” apo të përbashkëta që na mundësojnë kursimin e parave dhe arritjen e objektivavekryesore.Për këtë qëllim, ai sugjeroi krijimin e grupeve të përbashkëta me ekspertë, të bazuara nëaxhenda konkrete dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komandën për Transformim tëAleancës, duke përpunuar në mënyrë të mëtejshme potencialet e këtij koncepti të ribashkëpunimi. Edhe deklarata e përbashkët në përfundim të këtij Ministeriali, shprehumirëpritjen dhe mbështetjen e vendeve të A-5, për Politikën e “Dyerve të Hapura”,Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, Misionin ISAF në Afganistan dhe njëkohësishtshprehjen e gatishmërisë së tyre për të bashkëpunuar në fushën e planeve afatgjata përpajisjet dhe mirëmbajtjen.Në këtë mënyrë, u kristalizua angazhimi i përbashkët për një përafrim të ri rajonal nëprojekte me interes të përbashkët, me qëllim shfrytëzimin më të mirë të nismës së NATO-s sipas përafrimit të ri të “Mbrojtjes së Mençur”. Zhvillimi dhe përdorimi i përbashkëti kapaciteteve tona do të ndikojë në kosto-efektivitetin, ndërveprueshmë-rinë dhe ndarjene barrës, kjo në raste kur mungojnë resurset, qofshin burime financiare apo personel.Fokusi kryesor në përzgjedhjen e projekteve që Forcat e Armatosura të RSH-së dëshirojnë,me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit, përfshin fushën e Trajnimeve Shumëkombëshe/Përgatitjen e Forcave dhe Operacionet e Mirëmbajtjen.Duke vlerësuar nëse kjo nismë i ka plotësuar objektivat e saj, mund të themi me bindjese ajo i ka plotësuar ato cilësisht. Në planin politik dhe ushtarak ajo ka siguruarvazhdimësinë e politikës së “Dyerve të Hapura të NATO-s”, nëpërmjet anëtarësimit mesukses të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancë si dhe ka rritur ndjeshëm bashkëpuniminrajonal, duke sjellë një klimë më të mirë në përmirësimin e marrëdhënieve midis vendevetë Europës Juglindore, situatës së sigurisë në rajon, por edhe konsolidimin e procesevedemokratike në këto vende.

Page 26: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

26

A-5 në këndvështrimin post-Lisbonë

Gjithashtu, kjo kartë ka zgjuar interesin e vendeve pjesëmarrëse në të, në zhvillimin epartnership-it strategjik me ShBA-në, e fokusuar kjo në çështjet ushtarake dhe të sigurisë.Mbajtja e sovranitetit kombëtar dhe krijimi i një ambienti sigurie pozitiv për zhvillimine reformave është efekti kryesor i përpjekjeve të këtyre vendeve në rrugën drejt NATO-s. Le të shpresojmë që Samiti i Çikagos do t’i japë një rikonfirmim nismës së A-5 dukeftuar anëtarë të rinj nga “klubi ynë” si dhe duke i qëndruar besnik konceptit largpamëstë ish Sekretarit Shefer (Scheffer).Iniciativa A5, në këndvështrimin e Post-Lisbonës dhe të “Smart Defence”Samiti i NATO-s në Lisbonë, në vitin 2010, përveçse paraqiti Konceptin e ri Strategjiktë Aleancës të ndikuar nga situata e re gjeo-politike në botë, gjithashtu hodhi bazat dheforcoi aspiratat e vendeve partnere për t’u bërë anëtarë të Aleancës më të fuqishmeushtarake në botë. Ky samit, nëpërmjet edhe Konceptit të ri Strategjik, konfirmoi politikëne “dyerve të hapura” të NATO-s, duke nxitur vendet aspirante për vazhdimin e reformavedhe forcimin e demokracive të tyre, me qëllim marrjen dhe përmbushjen e përgjegjësivee detyrimeve të anëtarësimit dhe kontributin për sigurinë dhe stabilitetin e përbashkët.Kjo politikë, jo vetëm që gjeti mbështetjen nga vendet anëtare dhe ato partnere, poredhe parashtroi sfidën e ardhshme të vendeve të A-5, jo-anëtare të NATO-s.Në kuadër të këtij Koncepti të ri Strategjik si dhe vështirësive financiare me të cilat popërballen shtetet anëtare të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Aleancë, z.Rasmusen, në Konferencën e Mynihut, në shkurt të këtij viti, riparaqiti ose, thënë ndryshe,rithirri në skenë konceptin, që tashmë njihet rëndom “Mbrojtja e Mençur”. Sekretari iPërgjithshëm i NATO-s shprehu shqetësimin e tij në lidhje me shkurtimet drastike tëbuxheteve të mbrojtjes të vendeve të Europës, të ardhura si pasojë e sfidave financiare,nga të cilat rezulton se pas Luftës së Ftohtë, megjithëse Prodhimi i Përgjithshëm Bruto(PPB) është rritur me 55%, shpenzimet për mbrojtjen në Europë janë ulur me 20%, sidhe rrezikun e një Europe të ndarë, të dobët dhe të shkëputur nga SHBA.Kjo tablo në Europë është shumë më ndryshe nga tabloja e Azisë, ku shpenzimet përmbrojtje kanë njohur rritje, apo edhe në SHBA. Megjithatë, mbrojtja është dhe mbetetnjë prerogativ i pazëvendësueshëm për vendet sovrane. Një Aleancë Trans-Atlantike kanevojë për një ndarje të drejtë të barrës, në mënyrë që të jetë efiçente. Duke qenë seedhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet Europa kanë të bëjnë me konflikte në afërsi tësaj (konflikti në Libi), me terrorizmin nga shtete të dështuara, me shtimin e përhapjen eADM apo luftën kibernetike, investimi në sigurinë kombëtare apo mbështetja vetëmtek “soft power” nuk do të mjaftonte. Përafrimi i ri i paraqitur si “Smart Defence” ka tëbëjë me arritjen e një sigurie më të madhe me më pak para, duke punuar së bashku memë shumë fleksibilitet, pra e thënë ndryshe “të shpenzosh më pak, por më mirë dhe mëme zgjuarsi”.Ky përafrim do të arrihet nëpërmjet përqendrimit dhe përdorimit të përbashkët tëkapaciteteve, vendosjes së përparësive të duhura dhe koordinim më të mirë të përpjekjevenga shtetet anëtare. Kjo përmendet më së miri nga Zoti Rasmusen në fjalimin e tij nëkëtë konferencë: “Përqëndrimi dhe përdorimi i përbashkët janë elemente jetësore nësene dëshirojmë që të zhvillojmë kapacitetet tona ushtarake dhe NATO është e pozicionuarnë mënyrën më të mirë të mundshme për të identifikuar dhe lidhur kombet që kanënevoja të ngjashme, por që nuk kanë para të mjaftueshme për të ndërtuar kapacitete tëtyre nga e para” .

Page 27: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

27

Kol. Jeronim Bazo

“Smart Defence”Struktura e re Ushtarake e NATO-s dhe angazhimet tona

Kolonel Piro Ahmetaj,Përfaqësues Ushtarak Kombëtar i RSH në SHAPE

Abstrakt. “Të menduarit është puna më e vështirë,- ja pse shumë pak njerëz angazhohenme të.” Kjo shprehje e mençur e Henri Ford (Henry Ford) i jep shumë vlera punëskërkimore në kushtet e krizës financiare globale. Si të prodhohen më shumë kapaciteteme më pak resurse, kjo është dhe do të jetë sfida e së ardhmes, e cila do të kapërcehetvetëm nëpërmjet vlerësimit analitik të formave tradicionale.Pa asnjë dyshim, koncepti “smart defence” ka një kuptim universal në përmbajtje,metodologji dhe kohë. Ai e kalon sferën e mbrojtjes dhe, për këtë, mjafton që, nëkontekstin e shoqërisë, fjalën “defence” ta zëvendësosh me ekonomi, shkencë, shëndetësi,arsim, ushtri, përfshi edhe në aspektin individual, etj.Në fushën e sigurisë “smart defence” , përveçse koncept, është edhe mekanizëm dhemetodologji për të unifikuar përpjekjet dhe për të rritur efiçencën e shoqërisë për t’undeshur me sfidat e kohës. Nëpërmjet këtij shkrimi, autori bën një përpjekje për t’idhënë një dimension sa më aplikativ këtij koncepti, duke argumentuar lidhjet funksionalendërmjet “smart defence” dhe, më specifikisht, transformimit të NATO-s. Përtej kësaj,autori, në një masë të caktuar, mendon në të kundërt - procesi i transformimit të Aleancësmbas Luftës së Ftohtë ka frymëzuar strategjistët për “të zbuluar” dhe promovuarkoncepte pas konceptesh, përfshi edhe “smart defence”.Në artikull bëhet një analizë e ndryshimeve dhe transformimeve, në sasi dhe cilësi, tëNATO-s dhe të proceseve të saj në këto 20 vitet e fundit. Një nga mesazhet e shkrimitështë se ristrukturimi jo vetëm është i imponuar nga ndryshimi i mjedisit të sigurisë,avancimi i teknologjisë, përmirësimi i standardeve të jetesës, kriza ekonomike, pornënvizojmë se reformat dhe transformimi do të mbeten një “kërkesë jetësore” për tëmbetur në tregun e punës. Pra, reformat dhe transformimi nuk do të ndalen asnjëherë.Në një plan të përgjithshëm, “historia e suksesshme e transformimit të Aleancës ështëmesazhi i transformimit të strukturave të sigurisë së çdo vendi aleat”1.

1 Anders Fogh Rasmussen, Speech at the Security Policy Center, Brussels, 11 May 2011, page 7

Page 28: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

28

Struktura e re Ushtarake e NATO-s dhe angazhimet tona

Historiku i Aleancës dhe Strukturës Ushtarake të NATO-s

Pas vendimit të marrë në Samitin e Lisbonës (Nëntor 2010), NATO ka filluar njëreformë të zgjeruar, pjesë e të cilës është edhe Struktura Ushtarake e Aleancës. Nëkuadër të transformimit të kësaj strukture, e quajmë të rëndësishme që në këtë

shkrim të ofrojmë për lexuesin një përmbledhje mbi:a. një historik të shkurtër të Aleancës;b. gjendjen aktuale dhe perspektivën e Strukturës Ushtarake për Kohë Paqe (PE)2;

a. Përmbledhje mbi historikun e Aleancës Veprimtaria e parë zyrtare për një mbrojtjekolektive në Europën Perëndimore ishte nënshkrimi i Traktatit të Dunkirk-ut nga Francadhe Britania e Madhe në vitin 1947. Kjo marrëveshje u zgjerua me nënshkrimin e Traktatittë Brukselit në 17 Mars 1948 kur Belgjika, Britania e Madhe, Franca, Holanda dheLuksemburgu arritën marrëveshjen për asistencë dhe bashkëpunim në fushën e mbrojtjes,nëpërmjet krijimit të një sistemi të përbashkët për mbrojtjen e tyre.Duke parë rrezikun në rritje që vinte nga lindja komuniste, Kanadaja sugjeroi një sistemtë përbashkët mbrojtjeje për të gjithë zonën e Atlantikut të Veriut, pa përjashtuar Traktatine Brukselit, por duke e plotësuar atë. Këtë ide e përkrahën edhe Danimarka, Islanda,Italia, Norvegjia, Portugalia dhe SHBA, të cilat së bashku me vendet e Traktatit tëBrukselit, nënshkruan Traktatin e Uashingtonit, më 4 Prill 1949. Kjo datë shënonhistorikisht krijimin e NATO-s3.Më tej, Aleanca ka njohur disa valë zgjerimesh si: në vitin 1952 me Greqinë dhe Turqinë;në 1955 me Republikën Federale të Gjermanisë; në 1982 me Spanjën; në 1999 meRepublikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë; në 2004 me Bullgarinë, Estoninë, Letoninë,Lituaninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë (zgjerimi më i madh i pas viteve ’90)dhe në vitin 2009 me Shqipërinë dhe Kroacinë.Për arsye të moszgjidhjes së çështjes së emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë, kjo efundit mbetet i vetmi vend i paanëtarësuar nga treshja që kishte statusin e MAP4

(rrjedhimisht Maqedonia është ende “MAP country”). Në mënyrë të përmbledhur mundtë themi se nga vetëm 16 vende, sot është zgjeruar me 28 vendeve anëtare, pa përmenduredhe 19 vende partnere (PfP), 7 vende të Dialogut të Mesdheut (MD), 6 vende tëIniciativës së Stambollit për Bashkëpunimin (ICI), apo edhe 4 Vendet e Kontaktit,- pranjë organizatë që, në ditët e sotme, numëron si bashkëpunëtorë 5 herë më shumë anëtarë(62 vende), krahasuar me kohën e themelimit të saj.Ndërkohë, siç dihet, NATO ka programe të veçanta bashkëpunimi me Rusinë dheUkrainën, përkatësisht Komiteti i Përhershëm NATO-Rusi dhe Këshilli i Bashkëpunimitme Ukrainën.b. Struktura ushtarake e Aleancës (NCS) Shtabi i parë i NATO-s është themeluar nëLondër, Britani e Madhe, menjëherë pas themelimit të NATO-s. Në Shtator 1949, Këshillii Atlantikut të Veriut (NAC) vendosi krijimin e Komitetit të Mbrojtjes i cili, më tej,themeloi Komitetin Ushtarak për të këshilluar NAC-un për çështjet ushtarake. Në 18

2 PE – Peace Establishment – Struktura e Komandës dhe Forcës së NATO-s në kohë paqe, shënim i autorit3 NATO Treaty Document, April 1949, Washington D.C4 MAP – Membership Action Plan, Dokumenti kryesor i Samitit të Washingtonit 23-25 Prill 1999

Page 29: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

29

Kol. Piro Ahmetaj

Dhjetor 1950, NAC aprovoi krijimin e një Force të Integruar për Mbrojtjen në Europë.Kjo datë shënon krijimin e Komandës Supreme të Aleancës në Europë (SHAPE). Mezgjerimin/shtimin e strukturave të Shtabit të NATO-s, lindi nevoja për më tepër hapësirë,kështu që, në Prill 1952, shtabi i NATO-s u transferua në Paris. Pas vitit 1966, kurFranca u tërhoq nga Struktura Ushtarake e NATO-s (për arsye që dihen), u bë edetyrueshme një lëvizje tjetër, këtë radhë NATO HQ u zhvendos në Bruksel, ndërsaSHAPE në Mons.Struktura Ushtarake e Aleancës ka pësuar disa herë ndryshime, veçanërisht pas Luftëssë Ftohtë. Deri në vitet ’90, Aleanca numëronte rreth 40 shtabe/instalime kryesore; nëperiudhën 1990-2000, rreth 20 të tilla, prej vitit 2004 është reduktuar në 13 instalimedhe, në të ardhmen, kjo strukturë do të reduktohet vetëm në 7 shtabe/instalime kryesore.Gjithashtu sqarojmë se, para viteve ’90, NATO nuk kishte as një njësi/trupë të angazhuarnë operacione (sipas konceptit të krijuar për t’u përdorur në bazë të Nenit 5 të Traktatittë Uashingtonit). Ndërsa, aktualisht, NATO është e angazhuar në 6 operacione, me rreth152.000 trupa të përdorura përtej Nenit 5 të Traktatit.Në përmbledhje, performanca dhe, për më tepër, kredibiliteti i NATO-s në “tregun esigurisë globale”, mbështetet në (1) transformimin e pandërprerë dhe (2) “usabilite-tin”5,- kapërcimin nga një strukturë “për ditë të keqe”, me “0” kontribute në operacionepara viteve ’90, në një organizatë/strukturë që kontribuon çdo ditë për paqen dhe sigurinënë botë (në operacione të shtrira në tre kontinente të globit).

Gjendja aktuale dhe perspektiva e Strukturës Ushtarake të Aleancësa. Struktura aktuale Ushtarake e NATO-s Sikurse përmendëm më lart, përbëhet nga 13shtabe kryesore të nivelit të lartë dhe një numër i konsiderueshëm qendrash dhe agjencishnë mbështetje të instalimeve për kohë paqe (PE) dhe operacioneve të drejtuara ngaAleanca. Numri i personelit është rreth 13.000 vetë. Pjesa më e madhe e shtabeve dhekomandave të NATO-s dhe Strukturës Ushtarake të NATO-s financohen nga Fondi iPërbashkët (Common Fund) i Aleancës (përjashtuar personelin e emëruar nga vendetanëtare në shtabet dhe komandat për kohë paqeje dhe kostot që e shoqërojnë këtë personel,kosto e cila mbulohet nga vendet përkatëse). Ndërkohë që janë disa struktura, të cilatfunksionojnë mbi bazën e Marrëveshjeve të Mirëku-ptimit (MoU), të nënshkruara ngavendet anëtare në këto entitete (jo domosdoshmërisht çdo vend duhet të ketë përfaqësuesnë këto struktura).Në mënyrë skematike, struktura aktuale me kontributet e vendit tonë për çdo shtab/komandë, paraqitet në skemën Nr. 1 më poshtë:

5 Usability – Koncept i Aleances për shpeshtësinë e përdorimit të forcave, AJP-1 (D)

Page 30: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

30

Struktura e re Ushtarake e NATO-s dhe angazhimet tona

Skema Nr. 1: Struktura aktuale ushtarake e NATO-s6

b. Struktura e ardhshme Ushtarake e NATO-s Ndërsa struktura aktuale e NATO-sfilloi rishikimin në vitin 2006 dhe u zbatua në muajin Gusht 2010, kjo e fundit e ini-ciuar në Nëntor 2010 dhe e miratuar në Qershor 2011, duhet të jetë efektive brenda vitit2012, pra në afate kohore të reduktuara. Rrjedhimisht, duhen kuptuar intensiteti i lartë ipunës dhe aktiviteteve në këtë aspekt si dhe vështirësitë në kuadër të rishikimit tëstrukturave ndërkombëtare të këtyre niveleve dhe përmasave. Për më tepër, lind nevojapër një koordinim sa më të mirë dhe të shpejtë të aktiviteteve ndërmjet strukturave nëMM/SHP dhe atyre të përfaqësimit jashtë vendit, për një përfaqësim sa më dinjitoz nëstrukturën e re. Këto duhet të jenë në harmoni me konferencat për personelin e NCS, tëcilat do të jenë të shumta në numër dhe do të shtrihen në disa faza (sipas planit tëzhvillimit të strukturës së re dhe implementimit praktik të saj). Duhet të ketë edhepërfaqësim nga strukturat në MM/SHP që mbulojnë këto çështje.Në përfundim të kësaj reforme numri i shtabeve dhe komandave kryesore do të reduktohetnga 13 të tilla vetëm në 7; numri i agjencive nga 12 zbret në 3 dhe numri i personelit nga13.000 vetë zbret në rreth 8.800 vetë. Shtabet e reja do të jenë të dislokueshme e, përrrjedhojë, personelit (përfshirë ushtarakët shqiptarë) të emëruar në to, do t’i kërkohettë dislokohet në operacione gjatë periudhës të detyrës. Kjo kërkon masa shtesë dhembështetje me buxhet, pasi kosto do të rritet. Duke konsideruar vështirësitë që ka procesii ristrukturimit të strukturave shumëkombëshe, synimi është që kjo strukturë të jetëplotësisht operacionale (FOC) në Qershor të vitit 2013.Nga pikëpamja ushtarake, nënvizoj se struktura e re ka disa karakteristika, ndër të cilatsi më kryesoret mund të përmendim:6 Letër e hapur e Shefit të Shtabit të SHAPE/ACO, “ACO Reform Program – Newsletter” datë 01Shtator 2011.

Page 31: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

31

Kol. Piro Ahmetaj

7 Po aty.

Karakteristika e parë e strukturës së ardhshme- shtabet dhe komponentët në varësi(Napoli, Brunsum, Izmir, etj) të kohës së paqes do të jenë të dislokueshme, për rrjedhojëpersoneli i emëruar në to (përfshirë edhe personelin shqiptar) do të dislokohet rast pasrasti në operacione, në kuadër të strukturave për kohë krize (CE) në kohën që është dukekryer detyrën në një strukturë për kohë paqeje (PE). Për këtë do të imponohen masashtesë për mbështetje me buxhet dhe delegim autoriteti.Karakteristika e dytë-Struktura e re “nuk ka vend për manovër” nga pikëpamja ekompletimit me personel. Mesazhi dhe ambicia e autoriteteve të larta ushtarake në NATOdhe SHAPE është që struktura e re të plotësohet me personel në masën 100 %, ndryshenga ajo që historikisht NCS ka qenë e plotësuar deri në masën 80 %.Karakteristika e tretë - në terma financiare, detyrimet dhe angazhimet për të gjithavendet nuk do të ulen-përkundrazi do të shtohen. Kjo bëhet edhe më e qartë po tëmarrim parasysh se disa nga shërbimet (p.sh. mbështetja me sisteme të komunikimitdhe informimit - CIS) të cilat aktualisht dhe deri tani janë siguruar nga fondi i përbashkëti Aleancës, me strukturën e re do të mbulohen nga secili vend më vete. Nga ana tjetër,mjedisi gjeostrategjik i cili sa vjen dhe bëhet më i paparashikueshëm, me konflikte qëshpërthejnë herë pas herë dhe anembanë globit dhe ku NATO është kërkuar të ndërhyjë,pavarësisht rolit për të cilin është krijuar dhe ekziston si Aleancë, do të kërkojë krijimine kapaciteteve më vete, të cilat do të kenë kosto shtesë. Shembulli më i fundit për këtëështë operacioni i NATO-s në Libi ku, në një hark kohor prej vetëm 10 ditësh, NATO uangazhua në operacion.Në mënyrë skematike, struktura e ardhshme (e miratuar në takimin e Ministrave tëMbrojtjes në Qershor 2011), me kontributet e rekomanduara të vendit tonë për çdoshtab/ komandë, paraqitet në skemën Nr. 2, më poshtë:

Skema Nr. 2: Struktura e re ushtarake e NATO-s7

Page 32: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

32

Struktura e re Ushtarake e NATO-s dhe angazhimet tona

Implikimet e mundshme dhe rekomandime për kontributin e vendit tonëPër t’i dhënë një përqasje këtij shkrimi për gjendjen aktuale dhe atë pritshme të StrukturësUshtarake të NATO-s si dhe efektet e këtyre ndryshimeve për FA kemi vlerësimet emëposhtme:a) Për shkak se reforma është vetëm në hapat e para është e vështirë të përcaktohenefektet që do të ketë zbatimi i saj tek të gjitha vendet e Aleancës, rrjedhimisht edhe përvendin tonë. Vetëm në Qershor 2012 do të përcaktohen shifrat e sakta që çdo vendduhet të kontribuojë me personel.b) Përsa i përket kontributit me personel nga vendet e vogla (përfshirë edhe vendintonë), paraprakisht vlerësojmë se nuk do të ketë ndryshime thelbësore. Sipas peshësspecifike të GDP, sasia e FA dhe e buxhetit të mbrojtjes dhe kontributet në operacionetjashtë vendit që përdoren për alokimin e posteve në strukturën ushtarake të NATO-s përtë gjitha vendet anëtare, mendojmë që shifra prej 28 vetësh që aktualisht vendi ynëkontribuon në këtë strukturë, do të mbetet e njëjtë, ose do ketë ndryshime të pandjeshme.Sqarojmë se në këtë numër nuk përfshihen kontributet në strukturat që veprojnë mbibazën e marrëveshjeve të nënshkruara mes vendeve anëtare në këto struktura (të quajturaFramework Structures (IFC, NSHQ), apo Strukturave të Forcës së NATO-s (NFS, NRDC,NDC).Gjithashtu, në këto kontribute nuk llogariten postet që vendi ynë synon të plotësojë nëKomitetin Ushtarak (MC) apo në Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar (IMS) në NATO HQpasi, duke qenë se NATO është një organizëm politiko-ushtarak, strukturat e MC dheIMS nuk konsiderohen pjesë e strukturës së integruar ushtarake të NATO-s. Rrjedhimisht,kur flasim për NCS, duhet të kemi parasysh vetëm strukturën e Komandave Strategjike(SHAPE/ACO dhe ACT), atyre të nivelit Operacional (JFC Napoli dhe Brunsum) dheTaktik (Komandat e FT, FD dhe FA) si dhe agjencive në mbështetje të tyre.c) Nisur nga niveli i lartë i përfaqë-simit, kuotat për postet gjeneral (flag-post) do të diskutohen dhe do tëvendosen në Komitetin Ushtarak nëNATO HQ, Bruksel.Disa rekomandime ushtarakeBazuar në analizën e mësipërme,rekomandoj që në të ardhmen e afërttë mbajmë parasysh sa më poshtë:a) Ruajtjen e nivelit aktual të për-faqësimit të vendit tonë në strukturën e re. Krahas ruajtjes së këtij niveli duhet rivlerësuarnjë rishpërndarje e posteve me synimin që të kemi prani, mundësisht në çdo shtab apokomandë kryesore, sipas skemës Nr. 2. Ndërkohë që vendi ynë ka fituar përvojën enevojshme dhe ka rritur në mënyrë të qenësishme kontributin në operacionet e NATO-s, vlerësojmë se prania në të ardhmen, në çdo shtab e komandë, do të ndihmojë nëmarrjen e përvojave më të mira nga të gjitha vendet ku këto shtabe/komanda janë dislokuarsi dhe të gjitha fushat dhe shërbimet që ato mbulojnë (forca tokësore, detare, ajrore, nëfushën e transformimit, qendra trajnimi, stërvitjeje, etj.).

Page 33: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

33

Kol. Piro Ahmetaj

b) Përzgjedhjen në avancë të resurseve/kapaciteteve (gradat, shërbimet- FT, FD, FA,ekspertiza dhe kualifikimet e personelit) që do të negociohen në proces. Kjo ka të bëjëme synimin që, në procesin e diskutimeve dhe në “garën” e zënies së posteve sa mëprestigjioze të ofrohen burime (njerëzore) të mirëpërgatitura dhe plotësisht të trajnuarapër të plotësuar këto poste.c) Është e domosdoshme që të konsiderohet mesazhi i Aleancës dhe të planifikohetzënia 100 % e posteve që do t’i alokohen vendit tonë, brenda vitit 2013.Nënvizojmë se vlerësimet dhe rekomandimet e këtij artikulli janë të autorit dhe nukpërfaqësojnë domosdoshmërisht pozicionet e institucioneve që ata i përkasin. Opinio-net, pro dhe kundër ideve të këtij artikulli, janë të mirëpritura.Bibliografia:1. Koncepti Strategjik i NATO-s, miratuar nga krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të Aleancës,

Samiti i Lisbonës 2010.2. Deklarata e Përbashkët e Ministrave Mbrojtjes, Qershor 2010.3. Letër e hapur e Shefit të Shtabit të SHAPE/ACO, “ACO Reform Programme – Newsletter”, datë 01

Shtator 2011. (qartësojmë se tabelat/skemat nr 1 dhe 2 janë marrë nga ky dokument i hapur). Gjithashtushiko: http://www.aco.nato.int/ ; http://twiter.com/SHAPE_ACO_PAO

4. Foreign Affairs, “The Atlantic Alliance in Austere Times, NATO After Libya”, Edicioni Ko-rrik/ Gusht2011, Anders Fogh Rasmussen, www.ForeignAffairs.com.

5. “The New Strategic Concept – Three different perspectives”, Kolegji i NATO-s në Romë, Revista ‘VoxCollegii’, Janar 2011.

6. “Security policy in an era of budgetary constraint’’, 21 qershor 2010. Fjala e Sekretarit të Përgjithshëmtë NATO-s, Z. Anders Fogh Rasmussen, në Konferencën e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Bruksel.

7. http://www.nato.int/nato_static/assets/pdf/pdf_2011_06/20110609-Backgrounder_Command_ Structure.pdf8. http://www.aco.nato.int/resources/3/documents/110907ARP_Nwsletter-Version.pdf

Page 34: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

34

Menaxhimi i Shtetit, Paqes dhe Sigurisë

Menaxhimi i Shtetit, Paqes dhe Sigurisë

(Kriza e tanishme dhe fati i sigurisë në vendet e Adriatikut dhe përtej tij - disa reflektimehistorike mbi demokracinë dhe sigurinë në të shkruarën dhe të sotmen.)

Prof. Asc. Donald Abenheim,Shkolla e Studimeve Pasuniversitare Navale,Monterey, Kaliforni.

Abstrakt. Donald Abenheim është një bashkëpunëtor shkencor i Institucionit Hooversi dhe një profesor i asociuar në Shkollën e Studimeve Pasuniversitare Navale nëMonterey, Kaliforni. Profesor Abenheim është autor i shumë punimeve e artikujvekërkimorë të botuara nga Princeton (1988), nga Oxford Companion to Military History(2000), nga Orbis 46, nr.1 (vjeshtë 2002) dhe nga Hoover Institution Digest (dimër/pranverë 2003Ai ka dhënë shumë leksione në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Ai ka dhënë gjithashtushumë intervista në mediat ndërkombëtare si Newsweek, International Herald Tribune,Die Zeit, dhe Los Angeles Times, për çështje të politikave dhe strategjive bashkëkohore.Profesor Abenheim është anëtar i Shoqatës Clausewitz, shoqatës së ushtarakëveprofesionistë gjermanë.Donald Abenheim e ka marrë gradën shkencore Ph.D. mbi historinë nga Universiteti iStanfordit, në 1985. Kjo fjalë është mbajtur në Konferencën e Kartës së Adriatikut (A5),në Tiranë, më 24 Tetor 2011.

Shpreh mirënjohjen e thellë për mundësinë që më krijuat të flas në këtë konferencëtë Parlamentarëve të Kartës së Adriatikut për çështjet e rëndësishme lidhur mesigurinë dhe artin e udhëheqjes shtetërore në të tashmen dhe të ardhmen si dhe të

jap disa mendime për të shkuarën.Lutem të kini parasysh se mendimet e shprehura nga unë sot, nuk përfaqësojnë asqëndrimin e Qeverisë Amerikane dhe as atë të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes,por mendimet dhe vlerësimet e një qytetari të thjeshtë dhe të një akademiku, i ciliinteresohet shumë dhe ndjen një dashuri të thellë për vlerat tona kolektive dhe të fatittonë të përbashkët.Qëllimi i menaxhimit të shtetit dhe të politikave, gjatë dy dhjetëvjeçarëve të shkuar, nëvendet Euro-Atlantike dhe organizatat ndërkombëtare, për të mos përmendur dëshirën eqytetarëve të këtyre vendeve e të këtij rajoni, ka qenë ndërmarrja për të sjellë paqen,

Page 35: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

35

Prof. Asc.Donald Abenheim

sigurinë dhe prosperitetin në vendet e Europës Juglindore në pragluftën e viteve 1990.Në qendër të kësaj ndërmarrjeje kanë qenë si përfitimi i Aleancës trans-Atlantike, ashtuedhe ndërtimi i një Europe të Bashkuar, bazuar në rendin e shteteve-kombe, të krijuarame një kosto shumë të madhe nga viti 1949 e deri në vitin 2006. Qëllimi im këtu, shkonpërtej vlerësimit të zakonshëm të komunikimit për të bërë një lavdërim të përfitimevestrategjike të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive të Aleancës trans-Atlantike. Tashmë jukeni dëgjuar shumë leksione apo fjalime të tilla dhe, sidoqoftë, këto lloj çështjesh janëtë mirëpërshkruara në Website-t dhe mediat e tjera sociale të NATO-s.Në vend të kësaj, unë dëshiroj të reflektoj mbi karakterin e pazgjidhur të sigurisë, paqesdhe prosperitetit dhe mbi kërcënimet në rritje ndaj këtij rendi të ri të brishtë, të cilat janëtipare shumë të fuqishme të krizës së mbarsur sot.Politikat e nevojshme të përfshirjes së Europës Juglindore në Zonën e demokracisë,prosperitetit dhe sigurisë midis Liezhit dhe Aahen (d.m.th. në bërthamën e vjetër tëTregut të Përbashkët Europian), janë prirur drejt një krize shtetërore, ekonomike dheshoqërore, gjë që ka sjellë edhe dobësimin e demokracive perëndimore në gjendjenkaotike të financave botërore.Ky proces i ç’integrimit rëndohet më tej nga dobësimi i kujtesës dhe lodhjes së mendjessë publikut në atë çka duket si një zinxhir krizash pa fund. Ky proces errëson atë qëështë thelbësore në qartësimin e formulimit të politikave për paqe në Europë:ngadalësimin dhe lëkundjen e ruajtjes së vlerave të sigurisë dhe prosperitetit, që do tëthotë jo vetëm varfëri, por kaos dhe luftë. Një kthim i disa stileve të shekullit 21-të nëmentalitetin dhe veprimet e epokës se viteve 1880 - 1939, të mbuluara në mediat socialedhe në politikën e trazirave e shthurjes, do të kenë rezultate të njëjta, madje edhe më tëkëqija. Nuk dua që t’ju mbaj leksione mbi këto fakte, duke menduar se i keni vuajtur ekaluar mbi kurriz në këto 20 vitet e fundit dhe të cilat Europa dhe Amerika e Veriut sinjë e tërë i kanë “pësuar” me një kosto shumë të lartë në shekullin e kaluar e më tej.Shumë prej atyre që qeverisin sot në karrige që u dridhen aq shumë dhe ata që kanëqeverisur e udhëhequr dje, të gjithë, duket se, me plot dëshirë dhe me pakujdesi tronditëse,i kanë harruar këto pamje thelbësore.“Thjeshtëzuesit e tmerrshëm” dhe miqtë/armiqtëNë shekullin e 19-të historiani zviceran Jacob Burckhardt1 shkruante mbi rreziqet ekohës së tij, mbi politikat e masave në epokën Europiane të nacionalizmit dhe revolucionitindustrial. Rreziku kryesor ndër rreziqet e tjerë të politikës së masave që përshkroiBurckhardt, ishin “thjeshtëzuesit e tmerrshëm të saj”, d.m.th. ato figura të dyshimtapublike në Paris, Berlin, Vienë, të cilët helmuan debatin politik të brezit të përpara 14Qershorit 1914, dhuna e mendimit dhe e fjalës së shprehur të të cilëve ishte, pjesërisht,përgjegjëse për epokën e luftërave botërore. Arma kryesore e “thjeshtëzuesve tëtmerrshëm”- nacionalizmi i pandashëm (integral) - ka qenë përdorimi i imazhit të armikut(Feindbild) dhe roli i armiqve brenda shtetit dhe shoqërisë, si thelb i politikës. Juristidhe teoricieni politik gjerman, Carl Schmidt2, na kujton që një mekanizëm i tillë ështëshumë i rëndësishëm dhe qendror për politikën ose, të paktën kështu ishte në trazirat e

1 Carl Jacob Christopher Burckhardt (1818 - 1897), historian i shquar zviceran i artit dhe kulturës.2 Carl Schmidt (1888 – 1985), jurist, filozof, teoricien politik dhe akademist gjerman.

Page 36: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

36

Menaxhimi i Shtetit, Paqes dhe Sigurisë

shumta të shekullit të 20-të, të cilat ne të gjithë menduam se morën fund në vitet 1989-1991.Për të qenë të sigurtë, politikat e Europës dhe të Perëndimit gjatë gjashtë dhjetëvjeçarëvetë fundit kanë pasur për qëllim përmirësimin e efekteve shkatërruese të “thjeshtëzuesvetë tmerrshëm”-duke lehtësuar konkurrencën me shumatore zero ndërmjet shteteveeuropiane dhe prirjen e politikave masive drejt klaneve (në kuptimin e dhënë të këtijtermi nga Hannah Arendt-i3) dhe të paktën, për pak kohë, duke rivendosur gjendjen nëdialektikën e Schmidt-it për “mikun apo armikun”. Por kushtet në të cilat Karl Schmidtshpalosi këtë ide (1920-1940), d.m.th. gjendjet e emergjencës së një demokracie nërrezik, po rikthehen me një shpejtësi të frikshme.Ky imazh i armikut, i modeluar në vitet 1880 dhe 1890 pak a shumë nga themeluesit eksenofobisë franceze (Action Française), nacionalisti radikal gjerman AlldeutscherVerland, apo gjermanët me etni austriake e socialistët kristianë antislavë, po bëhet edhenjëherë monedha e përbashkët e politikës dhe e shoqërisë, për të mos thënë ekonomisëndërkombëtare në zonën Euro-Atlantike. Ky proces është shpalosur në dhjetëvjetëshine fundit mu në mes të integrimit politik dhe ekonomik të një llojshmërie të gjerë tëzonës Euro-Atlantike dhe në të njëjtën kohë që dhuna fetare e politike janë bërë përsëritipare zotëruese të sistemit ndërkombëtar qysh nga 11 Shtatori 2001. E keqja jo më ehershme e luftës nacionaliste integrale, (d.m.th. versioni tokë me gjak) në kontinentinEuropian, e frenuar kryesisht nga vuajtjet e viteve 1990, tanimë po lind të njëjtat tensionenë formën e dhunës nacionaliste raciste në vende që deri më tani janë mbajtur si shumëtë sigurta për prosperitetin dhe stabilitetin e tyre.Ky fakt është përkeqësuar nga rishfaqja e konfliktit klasor në harkun e shekullit të 19-tëdhe 20-të. Në këtë kuptim, kriza financiare e parave parashikon më shumë sesa thjeshtshqetësime dhe telashe për një monedhë të përbashkët në përdorim në Paris dhe Bratislavë.Zakonet e mendimit dhe të shprehjes së përjashtimit që depresioni ekonomik kishtesjellë, e minojnë dhe e prishin rendin social, politik, ekonomik dhe madje edhe kulturor,të cilët sot për shembull, kërcënojnë të çbëjnë progresin e shteteve që lagen nga detiAdriatik dhe të atyre të Europës Juglindore në përpjekjet e tyre të qëndrueshme për tëhyrë në institucionet politike, të sigurisë dhe të mbrojtjes të zonës Euro-Atlantike dhepër të përftuar edhe njëherë pozitën e merituar të tyre me të drejta të plota në kampindemokratik.Europa ndërmjet mureve të florinjta dhe të argjendta: burimi i ç’integrimitEcuria e ç’integrimit, domethënë forcat qendërlarguese që gjallojnë sot, përmbajnë treqendra graviteti ose burime shpërbërjeje, ngushtësisht të lidhura, të cilat kërkojnëpërgjigje nga ne me politikat dhe me artin e menaxhimit të shtetit. Ky proces shthurjejepërmes përjashtimit po sjell një ndarje të re të Europës në dy sfera: në atë të prosperitetit

3 Hannah Arendt (1906 – 1975), ish-teoriciene politike gjermano-amerikane. Shpesh e kanë quajtur filozofe,por ajo e ka refuzuar këtë klasifikim, pasi mendonte se filozofia konsiderohej si “mashkullore në numrinnjëjës”. Ajo e përshkruante veten si teoriciene të politikës, sepse puna e saj kishte në qendër faktin që“njerëzit dhe jo vetëm burrat, jetojnë në planetin Tokë dhe janë banorë të përhershëm të saj”. Puna e sajstudimore ka në qendër natyrën e fuqisë dhe lëndën e mirëfilltë të politikës, autoritetit dhe totalitarizmit.

Page 37: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

37

Prof. Asc.Donald Abenheim

dhe atë të ngarkuar me borxhe-thellimi dhe mprehja e konfliktit midis “atyre që kanë”dhe “atyre që nuk kanë”. Këta të fundit luajnë rolin e dashit të kurbanit ose të viktimavetë epokës neo-liberale të periudhës kohore 1980-2008, së cilës thjeshtë po i vjen fundi.I pari ndër burimet e çintegrimit dhe dekompozimit lidhet me themelin e sigurisë sëAleancës Atlantike dhe të fatit të përbashkët që kanë Europa me Amerikën e Veriut.Burimi i dytë i ç‘integrimit është lodhja dhe rraskapitja brenda “Shteteve Europiane nëzemër të Europës” që lidhet me meritat e një Europe të integruar dhe të zgjeruar dheprirjes për të ngritur një mur të ri prosperiteti për të izoluar ish popujt e sigurtë tëEuropës Jugore përmes një dogme liberale që është, nga ana e saj, duke nxitur njëpopulizëm përherë e më helmues, i cili shkëputet krejtësisht nga kultura politike e pas-periudhës së viteve 1945. Burimi i tretë i çintegrimit është ringjallja e politikave ekstremetë krahut të djathtë të orientuara nga dhuna, një dukuri që pak a shumë u shua në vorbullëne Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj. Në vijim, po trajtoj secilën prej tyre.

Ndarja e ngarkesës dhe përgjegjësive me jashtë dhe demagogjia e brendshmeDemokracia dhe prosperiteti kërkojnë siguri, të cilën Aleanca e Atlantikut Verior e kaarritur së pari nëpërmjet shkurajimit bërthamor dhe, kohët e fundit, me përdorim tëkufizuar të forcës ushtarake për qëllime strategjike të kufizuara, me kryerjen e luftimeveaktualisht dhe instalim sigurie pas konflikti në Europën Jugore, Azinë Jug-Perëndimoredhe, tash së fundi, në Afrikën e Veriut. Sidoqoftë, luftimet e dhjetëvjetëshit të fundit joshumë larg nesh dhe luftimet e tanishme në Afganistan dhe Libi, për shembull, e kanërënduar së tepërmi problemin klasik që shqetëson dhe prek të gjitha format e politikëspluraliste, d.m.th. tabelën e çmimit të politikës dhe perceptimin e ndarjes së përbashkëttë këtij çmimi-përkatësisht ndarjen e barrës, ngarkesës dhe përgjegjësive apo edhe kalimine ngarkesës, barrës apo përgjegjësive tek një tjetër gjithashtu.Sikurse e dinë tashmë edhe të diplomuarit e mi në Monterey, kjo dukuri përfaqëson njëtipar të rëndësishëm sesi funksionon NATO dhe sesi funksionon shumë mirë. Porgjithashtu, tani, në këndvështrimin e mekanizmave të shpëtimit që Bashkimi Europianka iniciuar për të zgjidhur problemin e borxheve të Europës Jugore, kjo gjetje tregonedhe sesi funksionon Bashkimi Europian në përmasat e ndarjes së përbashkët si të pasurisëashtu edhe të detyrimeve.Lufta për ndarjen e barrëve, ngarkesave dhe përgjegjësive ka qenë veçanërisht embrapshtë ndërmjet shteteve të Europës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara qëprej 11 Shtatorit 2011 dhe ka bërë, mendoj, dëm të madh duke mbitheksuar aspektetnegative të saj. Më lejoni të jem i qartë: Ajo çka do t’ju përshkruaj unë tani nuk përfaqësonpikëpamjen time personale dhe profesionale, por qëndrimin e shumicës së atyre që mërrethojnë dhe të një shumice tjetër shumë herë më të madhe se ajo.Këtu, çështja se kush i ka vënë shpatullat barrës, ngarkesës dhe përgjegjësive të luftësdhe paqes, nga shumë aktorë duket sikur shihet nga një tavolinë këndngushtë që mbanvetëm libra llogarish, që injoron kontributet e llojit sasior të dhëna nga shumë aleatëdhe që i shikojnë çështjet e sigurisë, mbrojtjes dhe ato ushtarake si një ushtrim numrash,sikur lufta dhe aleanca të ishin sipërmarrje apo ndërmarrje matematikore dhe biznesi.Kjo ndarje “toksike” e përgjegjësive dhe ngarkesave të përbashkëta, forma e sotme e së

Page 38: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

38

Menaxhimi i Shtetit, Paqes dhe Sigurisë

cilës e ka zanafillën në vitet 1990 këtu në Europën Juglindore, u shndërrua në një fazë tëurryer përpara fushatës për Irakun në vitin 2003 dhe kohët e fundit është dukur edhe nëfushatat në Afganistan dhe Libi. Ky proces ka pasur veçanërisht një efekt helmues nëpolitikën e brendshme të vendit tim. Jo për herë të parë gjatë përvojës time konstatoj selodhja dhe ankthi i luftës ushtrojnë efekte të sëmura krize financiare që mbërthejnëangazhimin e Europës ndaj mbrojtjes së Aleancës së Atlantikut Verior.Shfaqja e forcave politike neo-izolacioniste, që janë në kundërshtim me aleancat e ShBA-së dhe rolit të saj vendimtar brenda sistemit ndërkombëtar, përfaqësojnë një forcëdizintegrimi. Një debat i madh mbi kostot dhe ngarkesat, barrët e përgjegjësitë eangazhimit mbrojtës të Shteteve të Bashkuara ndaj sigurisë së Europës është manifestuaredhe në sezonin elektoral. Kundërshtarët e shpenzimeve të mbrojtjes në politikat ebrendshme të SHBA, gjithnjë qortojnë NATO-n si një relike të Luftës së Ftohtë dhe sishpenzim i kotë parash, në përpjekjen e tyre të përgjithshme për të theksuar rëndësinë eprogrameve sociale mbi kërkesat e sigurisë, mbrojtjes dhe ato ushtarake.Se si do të zbatohen “mësimet e nxjerra” nga fushata e Libisë lidhur me çfarë thashë mëlart, është përtej njohjes time, megjithëse, sipas mendjes time, operacioni në Libi tregonrëndësinë e përhershme e të qëndrueshme strategjike të NATO-s për paqen dhe sigurinë.Sidoqoftë, shumë oficerë të rinj amerikanë, ashtu sikurse edhe shkrimtarë e analistë, besojnëkrejt të kundërtën duke këmbëngulur se NATO ka mbaruar. Kësisoj, Aleanca kryesore esigurisë dhe mbrojtjes që ka sjellë paqe dhe siguri përgjatë gjithë kohës kur unë kamjetuar, me kosto modeste dhe me përfitime shumë të mëdha është dëmtuar sepse janëprishur mekanizmat e ndarjes së barrëve, ngarkesave e përgjegjësive të saj. Përdorimi ikëtyre mekanizmave të prishura të kalimit të barrëve, ngarkesave dhe përgjegjësive tëpërbashkëta si një armë për të zgjuar turmat, paralajmëron-sikurse e ka shprehur i shqetësuaredhe një zyrtar i lartë i SHBA -”një të ardhme të errët” për NATO-n, e cila mendohet që,në vitet që vijnë, të përfundojë në një farë mënyre si plazhi i Dunkirk-ut.4

Rritja ekonomike, ksenofobia dhe arti i menaxhimit të shtetit: lodhja nga një Europëmë e madhe dhe sindroma e Veriut ndaj JugutMë alarmuese sesa stërmundimi dhe lodhja e kryeqyteteve të vendeve të Aleancës sëAtlantikut nga problemi i shpërndarjes së barrës, ngarkesës dhe përgjegjësive të mbrojtjeskolektive në shekullin e 21, qëndron rreziku që mund t’i kanoset politikës ndërkombëtarenga paratë e humbura dhe nga vlerat e klasës së mesme të shtyra në radikalizëm. Nëveçanti, dëshiroj të them që agonitë e qeverisjeve dhe menaxhimit neo-liberal tërhiqenzvarrë sot nën flamurin e globalizimit të bërë copë e për t’u hedhur tej, për shkak tëkolapsit të bankave të vitit 2008. Humbja e drejtimit të kësaj elite menaxheriale dhepërgjigja e aksionerëve të mërzitur dhe të mashtruar, përbën forcën e dytë të dizintegrimitnë sistemin ndërkombëtar.Prosperiteti i lidhur me demokracinë ka qenë baza e sigurisë që prej kohës së rikuperimitekonomik të vendeve të Europës Perëndimore në fundin e viteve 1940 dhe 1950. Ky

4 Port në pjesën veriore të Francës, që u bë skena e evakuimit për 335.000 trupa të Aleancës në vitin 1940ndërsa ishin nën sulme të vazhdueshme prej ushtrisë gjermane.

Page 39: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

39

Prof. Asc.Donald Abenheim

prosperitet ka formuar magnetin e kampit perëndimor dhe më vonë është shpërndarë nërajonet e privuara nga një prosperitet i tillë edhe më përpara periudhës së Luftës sëFtohtë. Paqja politike dhe shoqërore që ky prosperitet ushqeu nuk ka qenë kurrkundtjetër më i dukshëm sesa në të ashtuquajturin ekonomi të tregut social të Rhini-t,5, d.m.th.mrekullia ekonomike e Gjermanisë Perëndimore, e Vendeve të Ulëta dhe Francës qëedhe njëherë formuan thelbin e një Europë të përbashkët, të integruar dhe të bashkuar,të bazuar në heqjen dorë nga revanshi dhe lufta e klasave.Por fakte të tilla nuk luajnë pak rol në jetën e qytetarëve sot, në brezin e dytë apo të tretëtë këtyre kohëve tashmë të vjetra, pozita e rehatshme e të cilave në ish klasat e mesmeështë kthyer në pasiguri dhe pushimet e paguara të të cilëve në vijën bregdetare tëAdriatikut janë tashmë në rrezik. Një nostalgji e tillë për vitet 1950 nuk ka ku të gjendetmë midis të rinjve, të cilët e kanë krejtësisht të pamundur të arrijnë një prosperitet tëtillë për shkak të asaj çka ata e perceptojnë të jetë një invazion nga kufijtë e hapur të“krahut të lirë të punës së të huajve të ardhur nga toka të huaja”, të shtyra nga elitamenaxheriale të pashpirt, të verbuara nga “slide-t e power-point” në krye të kullave tëbiznesit të tyre në dëm të dhjetëra milionëve.Lodhja dhe stërmundimi i zgjerimit të BE-së, i helmosur edhe më shumë nga krizafinanciare e vitit 2008, kur shikohet nga Vjena apo Bratislava, e portretizon së larguBashkimin Europian si një tiran, së bashku me bankat dhe korporatat e globalizuara, tëcilat nuk i përgjigjen asnjë shteti në kuptimin konvencional dhe që përfitimi i të cilëvei shtohet të ashtuquajturës klasë plutokratike që përbën 1 përqind. Ndërkohë, duke parëskenat e trazirave dhe grevave civile nëpër kryeqytetet e Europës Juglindore për shkaktë krizës së borxheve, pronari i një restoranti në pellgun e Mesdheut del sikur i kanëhequr të drejtën dhe sikur e kanë ngarkuar me një faj kolektiv për mungesë suksesi dhevirtytesh të klasës së mesme, megjithëse në rastin e këtij personi, energjia dhe maturia etij nuk është për t’u qortuar. Ai ose ajo priren në nënndërgjegjen e tyre të shkojnë pakmë larg drejt portave të qytetit apo “burgut të borxhit”. Bujaria dhe veprat e dikurshmetë përfshirjes, që atëherë vepronin nën moton e prosperitetit për të gjithë, janë kalbëzuarnë një mentalitet e shpirt pasurie e zhvatjeje, në të cilat, mekanizmi politik i mikut apoarmikut, mund të veprojë më fort dhe me më pak përkujdesje për dëmet që me siguri dotë shkaktojnë në të ardhmen.Populizmi, krahu i djathtë, dhuna politikeBurimi i tretë dhe më shqetësues i dizintegrimit dhe shkatërrimit është rishfaqja e dhunësintegrale nacionaliste të krahut të djathë si një tipar i politikës Europiane. Një dhunë etillë raciste e orientuar politikisht, sigurisht që ka qenë tipar për një kohë të gjatë nëvendit tim dhe po aq me siguri mund të them se ka qenë pak a shumë një gjë e rrallë nëkëto dhjetëvjeçarët e fundit në Europë. Dhe më e rëndësishmja, Breivik-u i Norvegjisë6,

5 Kapitalizmi i Rinit ose Rhenish Capitalism (I njohur si modeli Rhenish apo Rheniland model) është njërregull apo rend ekonomik botëror ekzistues, pikë së pari në vendet e Europës Perëndimore.6 Anders Behring Breivik, lindur më 13 Shkurt 1979, një ekstremist i krahut të djathë në Norvegji dheautori i krimit tashmë të zbardhur të sulmeve norvegjeze të datës 22 Korrik 2011: bomba që u vu pranëndërtesës qeveritare në Oslo rezultoi me 8 të vdekur dhe më pas të shtënave në një kampus të Ligës sëRinisë Punëtore (AUF) Laburiste në ishullin Utoya, mbetën të vrarë 69 persona, shumica adoleshentë.

Page 40: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

40

Menaxhimi i Shtetit, Paqes dhe Sigurisë

pasi kishte lexuar shumë letërsi ekstremiste, midis të cilëve George Sorel7 dhe GustaveLe Bon8, vuri bombat e tij duke vrarë fëmijë të pafajshëm në një mënyrë të tillë që kaqenë shumë e njohur për epokën e viteve 1880 deri në vitin 1945.Populizmi mund të degjenerojë shumë lehtë në ksenofobi, që përkeqësohet si nga luftae stërzgjatur, ashtu edhe nga dështimi i elitave për t‘iu përgjigjur shpresave dhe frikëravetë elektoratit. Më shqetësuesja ka qenë përdorimi i fesë si një armë politike në një mënyrëimorale, si nga kundërshtarët tanë, ashtu edhe nga disa figura të vendit tim. Infektimi ifondamentalizmit fetar i cilësdo natyrë (e kam fjalën për atë Kristian e, po ashtu, edheatë Hebre apo Mysliman) në jetën shtetërore dhe në sistemin ndërkombëtar, shkaktondhe sjell shkatërrim të të drejtave njerëzore, tolerancës dhe paqes dhe, si i tillë, është njëdukuri që shumë pak ekspertë e parashikonin një brez më parë.Unë besoj, sidoqoftë, se Breivik u përpoq të vriste si rendin politik të Europës Perëndi-more, ashtu dhe qytetarët norvegjezë me prejardhje dhe formim kulturor të huaj (praemigrantët) që kryesisht kanë lëkure dhe sy me ngjyrë të errët. Në këtë aspekt, unëpërsëri besoj se të tjerët që janë të vegjël në numër, por në rritje në vende të tjera tëEuropës Perëndimore e Qendrore, që ushqejnë të njëjtat ambicie dhe që, pas dhjetëvjetësh luftë në Irak e veçanërisht në Afganistan, sikurse edhe pas krizës financiare qëpo e dobëson perëndimin, ndjejnë se tashmë ka ardhur ora e tyre! Ndoshta ata vetë nuke mbajnë gishtin në këmbëz apo të mbledhin materiale, apo të përgatisin lëndën e parëpër bomba, por ata i inkurajojnë dhe i tolerojnë të tjerët, kryesisht të veshur civilë meçizme të zeza, me kokën e qethur e me tatuazh ku dallohet numri «88» që e kanë edhemoton e tyre kryesore dhe që mund të mobilizohen në raste krizash për të ngritur nëkëmbë rendin politik dhe civil të të drejtave njerëzore kushtetuese.Ky fakt përfaqëson ndoshta pjesën më të prekshme nga tre forcat dizintegruese që unëpërshkrova më sipër, por sigurisht më të rrezikshmen dhe më shqetësuesen. Dhuna politikenë një shkallë më të vogël në shekullin e 19-të paralajmëroi një epokë luftërash totale.Detyra jonë është të sigurohemi që ky model të mos përsërisë vetveten në shekullin etanishëm.PërfundimeKy paralajmërim, edhe pse mund të duket disi i zmadhuar, vjen pas një refleksioniinformimi mbi të kaluarën europiane dhe pas një përfshirjeje aktive profesionale nëNATO për më shumë se 30 vjet. Paralajmërimi im manifeston gjithashtu një ndjesi tëfortë tërheqjeje për qytetarët e Europës Qendrore, Jugore dhe Lindore, të cilët kanëqenë edhe studentët e mi për njëzetë vjet (dhe që, për këto 14 vitet e fundit, i konsiderojse janë familja ime...), dhe që dëshira e të cilëve për siguri e prosperitet u mashtrua dhe

7 George Eugene Sorel, lindur më 2 Nëntor 1847 në Cherbourg dhe vdekur më 29 Gusht 1922 në Boulognë-sur-Seine, ishte filozof francez dhe teoricien i revolucionit sindikalist. Nocioni i tij mbi fuqinë mitike nëjetën e njerëzve inspiroi Marksistët dhe Fashistët. Kjo, së bashku me mbrojtjen që ai i bënte përdorimit tëdhunës, janë kontributet për të cilat ai kujtohet më së shumti.8 Gustave Le Bon, lindur më 7 Maj 1841, në Nogent-le-Rotrou dhe vdekur më 13 Dhjetor 1931 në Eure-et-Loir, ish psikolog, sociolog dhe fizikan amator francez. Autor i disa librave në të cilët zhvillohen teoritëmbi tradhëtitë kombëtare, superioritetin racor, sjelljes në grupime të mëdha dhe psikologjisë së turmës.

Page 41: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

41

Prof. Asc.Donald Abenheim

u tradhtua gjatë shekullit të 19-të e veçanërisht në shekullin e 20-të nga forca epokale qëmund të ripohojnë vetveten sot.Ata të cilët e shohin rendin e pas viteve 1945 e madje edhe atë të pas viteve 1989 si tëbërë copë copë e të venitur, të gatshëm për të sjellë disa aplikime të reja, sikur të ishtenjë celular që ngarkohet me opsione të reja të marra nga jashtë, duhet të marrin parasyshforcat e vërteta që sollën epokën e luftërave botërore dhe që dënuan këtë pjesë të botësme një dëm dhe fatkeqësi të veçantë. Të tria forcat e dizintegrimit që po shkatërrojnëvlerat e demokracisë, prosperitetit dhe sigurisë në këtë pjesë të Europës, janë duke urritur. Kjo rritje po nxitet së tepërmi nga verbëria e materializmit, nga shpirti i tij i vogëldhe i tkurrur, nga humbja e kujtesës për të kaluarën Europiane dhe nga një injorancë etmerrshme. Këto çështje shtresash drejtpeshimi e magjish menaxhimi, në fakt, nuk janëraste studimi të shkollave të biznesit, por çështje të artit të menaxhimit të shtetit e, si tëtilla, çështje lufte dhe paqeje.Ju dhe unë, kemi kënaqësinë të dyfishojmë përpjekjet tona për të treguar se një hallkë ekëputur e Atlantikut, sikurse ndodhi në vitet 1920-1930, do të sjellë sërish një sistem tëkëputur ndërkombëtar, pikërisht për shkak të ndarjes së barrës, ngarkesave e përgjegjësivetë përbashkëta. Ne duhet të gjejmë një përgjigje politike më të shëndoshë dhe bindëse,më shumë për tablonë e parave te humbura sesa për përdorimin dorështrënguar e pa trutë parave në vitin 1930. Ne duhet të ringjallim ekonominë më të mirë të tregut social tëRhini-t, me qëllim që bekimet e tij të shpërndahen gjerësisht dhe të parandalojnë kaliminnë ekstreme të atyre kombeve në Europën Jugore të cilët ishin skena e vuajtjeve të tillanë shekullin e 19-të dhe 20-të. Më e rëndësishmja nga të gjitha është që ne duhet tëasgjësojmë përmes një procesi të përshtatshëm ligjor dhe përmes fuqisë së shtetitdemokratik ata ekstremistë radikalë të krahut të djathtë, të cilët do t’i drejtohen edhenjëherë dhunës për të rihapur kutinë e famshme të Pandorës9.

Përktheu nga anglishtja: Ervina DervishiShënim: Shpjegimet dhe shënimet në fund të faqeve janë të përkthyeses.

9 Kutia e Pandorës është një “fakt” artistik në mitologjinë gjermane, marrë nga miti i krijimit të Pandorësnë rrjeshtin e 60-të të Hesiod ‘Works and Days”. Kutia, në fakt ishte një “vorbë” e madhe që iu dhaPandorës e që përmbante të gjitha të ligat e të këqijat e mundshme të botës. Kur Pandora e hapi vorbën, tëgjitha të ligat e të këqijat dolën jashtë, me përjashtim të njërës prej tyre, e cila ishte Shpresa.

Page 42: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

42

RUBRIKA E DYTË

RISHIKIMI STRATEGJIK I MBROJTJES

Në këtë Rubrikë, autori i shkrimit, përmes një analize thelbësore, jeprefleksionet e tij dhe mëton t‘iu japë përgjigje pyetjeve të mëposhtme:

Cilat janë kapacitetet që i duhen Forcave të Armatosura për të realizuar samë mirë misionin e vet kushtetues? Çfarë strukture është më e përshtatshmepër arritjen e këtij qëllimi? A duhet t’i rishikojmë përsëri strukturat?!

Të gjitha këto pyetje vijnë natyrshëm tek gjithsecili prej nesh, veçanërisht,po të kemi parasysh ndryshimet e shpeshta që kanë ndodhur gjatë këtyre dydhjetëvjeçarëve të fundit, të shoqëruara jo me pak probleme.

Kuptohet që janë të mirëpritura shkrime të tjera për numrin e ardhshëm,nga njerëz kompetentë, të cilët këtyre pyetjeve por ndoshta edhe shumë tëtjerave, do të dinë t‘iu japin përgjigje në realitetin shqiptar, për sa i takonRishikimit të Strategjisë së Mbrojtjes.

Page 43: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

43

Skenarë dhe koncepte operacionale

N/Kolonel Editson Zarka, Akademist, Kursi i Lartë i Oficerit,

Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt. Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes (RSM), i cili po kryhet tashmë në bashkëpunimtë ngushtë me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, ka hyrë në një fazë të re, atë tëkonsolidimit të skenarëve dhe të përgatitjes së koncepteve operacionale. Të dy këtaelementë janë të lidhur ngushtë me njëri- tjetrin dhe do të rezultojnë në nxjerrjen në pahtë kapaciteteve të kërkuara për kryerjen me sukses të misionit të Forcave të Armatosuratë Republikës së Shqipërisë (FARSH).Ky proces merr një rendësi të madhe, pasi është hera e parë që ai po kryhet në koordinimdhe bashkëpunim të ngushtë me disa prej institucioneve të tjera të vendit, të cilat janëmë pranë aspekteve të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare. Në këtë shkrim synohet tëjepet një panoramë më e përgjithshme lidhur me rolin e Forcave të Armatosura nëShekullin 21-të, planëzimin e skenarëve dhe koncepteve operacionale në mbështetje tëtyre, me synimin e vetëm: harmonizimin e të gjitha përpjekjeve për nxjerrjen në pah tëkapaciteteve të nevojshme operacionale.

Hyrje

Planifikimi i skenarëve strategjikë dhe zhvillimi i koncepteve operacionale qëmbështesin këta skenarë marrin në konsideratë sfidat, rreziqet dhe kërcënimet emjedisit të ri të sigurisë, avancimet teknologjike, metodat e luftimit, si dhe përvojën

e fituar deri tani nga Forcat e Armatosura në operacionet luftarake dhe jo luftarake etj.Analizimi me kujdes dhe profesionalizëm i këtyre elementeve gjykojmë se do të çojë padyshim në ofrimin e opsioneve më të pranueshme për kapacitetet që duhet të zhvillojnëForcave tona të Armatosura.Po cilat janë kapacitetet që i duhen Forcave të Armatosura për të realizuar sa më mirëmisionin e vet kushtetues? Çfarë strukture është më e përshtatshme për arritjen e këtijqëllimi? A duhet t’i rishikojmë përsëri strukturat?! Të gjitha këto pyetje vijnë natyrshëm

Page 44: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

44

Skenarë dhe koncepte operacionale

tek gjithsecili prej nesh, veçanërisht po të kemi parasysh ndryshimet e shpeshta që kanëndodhur gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve të fundit, të shoqëruara jo me pak probleme.Për vendin tonë, si vend anëtar i NATO-s, shtrohen me të drejtë pyetjet:- Çfarë forcashduhet të zhvillojmë, në cilat operacione duhet të marrim pjesë, si duhet t’i plotësojmënjëkohësisht detyrimet kombëtare dhe ato ndërkombëtare?Rishikimet e mbrojtjes që janë bërë deri tani, kanë pasur si qëllim strukturimin sa mëmirë të këtyre forcave, duke iu qasur asaj që është më ideale për kushtet tona. Por këtoristrukturime krahas arritjeve pozitive janë shoqëruar edhe me efekte anësore të cilatkanë çuar në rishikime të tjera më të shpeshta. Gjykojmë se një balancim më i mirë ikërkesave me burimet, duke përdorur ekspertizën më të mirë ushtarake do të ndikojë nëzbutjen e këtyre efekteve dhe në arritjen e objektivave të kërkuara.Spektri i misioneve të Forcave të Armatosura është rritur ndjeshëm. Ky spektër fillonme përdorimin e këtyre forcave në kohë paqeje dhe përfundon në rastin më ekstrem,pjesëmarrjen në operacione luftarake. Plotësimi i kërkesave brenda vendit për përballimine emergjencave civile e humanitare gërshetohet me kërkesat e pjesëmarrjes në organizatatndërkombëtare si OKB, NATO, OSBE, apo nismat rajonale si SEDM/SEEBRIG, A-3/5etj. Koncepti “single set of forces” përdorur nga vendet Europiane anëtare të NATO-s,është ndoshta gjetja më e mirë për vendet e vogla, si vendi ynë. Gjetja e rrugëve më tëpërshtatshme për përdorimin e burimeve të kufizuara, kooperimi me vendet e tjera nëkushtet e “smart defence” mendojmë se do të ofrojë zgjidhjet e duhura për arritjen esuksesit.Forcat tona të Armatosura kanë disa vite që kanë filluar procesin e modernizimit, dukeinvestuar ndjeshëm në mjetet dhe sistemet e komunikimit, armatimin personal të ushtarit,sistemin e vëzhgimit detar, prodhimin e anijeve shqiptare, blerjen e helikopterëve, blerjene pajisjeve të kushtueshme për asgjësimin e municioneve të tepërta, etj. Të gjitha këtokanë bërë të mundur rritjen e kapaciteteve operacionale të njësive tona. Por ky nukështë fundi i procesit, ky është fillimi. Të investosh për të ardhmen është gjëja më evështirë. Kjo bëhet më së miri vetëm kur shqyrton me kujdes prirjet e misioneve tëardhme të Forcave të Armatosura, duke parë me kujdes studimet më të mira që ofrojnëkërkuesit e fushës së sigurisë dhe mbrojtjes.Spektri i misioneve dhe roli i Forcave të Armatosura në Shekullin e 21-tëTë flasësh ende për përcaktimin e misioneve dhe roleve të Forcave të Armatosuramendojmë se nuk është një detyrë e përfunduar. Kjo bëhet më e dukshme, po të mbajmëparasysh ngjarjet tronditëse që ndodhën në fillim të këtij shekulli si sulmet terroristembi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2001, aktet e bombave të terroristëvevendosur në Spanjë në 2004, në Londër në 2005 dhe, së fundi, në Suedi të vendosurakëtë vit. Të gjitha këto shënuan fillimin e një epoke të re - epokës së transformimit tëgjithanshëm të strukturave ushtarake, për të gjetur më mirë vendin dhe rolin në mjedisine ri të sigurisë.Transformimi është fjala që “lakohet” më shpesh në të gjitha vendet e NATO-s, sidomospas përfundimit të epokës së përballjes së dy blloqeve kryesore ushtarake të Luftës sëFtohtë, NATO-s dhe Traktatit të Varshavës. Lufta asimetrike ka vënë në pikëpyetjearsenalet e armatimit të rëndë të vendeve më të fuqishme të botës si dhe njësitë e mëdha

Page 45: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

45

N/Kol. Editson Zarka

të trashëguara nga Lufta e Ftohtë. Në vend të tyre gjithnjë e më tepër kanë zënë vendstrukturat e vogla, të lehta, të dislokueshme dhe të pajisura mirë. Nevoja për këto forcaështë parë më së miri në operacionet e fundit në Irak dhe Afganistan, të cilat kanë kryeroperacione të njohura shpeshherë si operacione të njësive të vogla.Por cili është spektri i misioneve dhe roli që duhet të kryejnë Forcat e Armatosura nëkushtet e sotme dhe ato të ardhme? Sipas disa analistëve, katër janë rolet kryesore qëmund të luajnë këto forca, të tilla si: 1-Mbrojtja territoriale e vendit; 2-Pjesëmarrja nëmisionet jashtë vendit, 3-Kontributi për sigurinë e brendshme, dhe 4-Kontributi përndërtimin e vendit. Shkurtimisht këto role trajtohen si më poshtë:- Mbrojtja e tërësisë territoriale të vendit. Pavarësisht nga ndryshimi i mjedisit të

sigurisë roli kryesor i Forcave të Armatosura mbetet mbrojtja e vendit nga njëkërcënim i jashtëm. Mënyra se si kryhet mbrojtja e vendit mund të bëhet duke vepruarmë vete, ose si pjesë e aleancave ushtarake. Për rastin tonë, si një vend anëtar i ri iNATO-s, kjo kërkon një bashkëpunim dhe planifikimin të detajuar me KomandënOperacionale përkatëse të NATO-s, e cila ka zonën e vet të përgjegjësisë.

- Pjesëmarrja në misionet jashtë vendit. Misionet dhe operacionet e reja të shfaquragjatë dhjetëvjeçarëve të fundit sidomos në Ballkan, Lindjen e Mesme, në Afrikë egjetkë, ka bërë të mundur zhvillimin e kapaciteteve ushtarake për të qenë sa më tëpërshtatshme për këto misione. Pjesëmarrja e NATO-s në operacionet “ekspeditë”është më ambicioze se ç’ka qenë më parë.Për të arritur këtë, NATO i është nënshtruarnjë procesi transformimi për t’u përballur me këtë sfidë të re. Për më tepër Aleancaështë duke ndryshuar strukturën e komandimit, forcës dhe sistemet funksionale,duke përfshirë mbështetjen logjistike, për të përballuar sfidat e reja të operacioneveasimetrike.

- Kontributi për sigurinë e brendshme. Roli i Forcave të Armatosura në sigurinë ebrendshme përbën një sfidë të re në krahasim me rolin tradicional të tyre, atë tëmbrojtjes së vendit. Si rregull, me problemet e sigurisë së brendshme merren organetë tjera të specializuara të shtetit, të tilla si policia, xhandarmëria, organet e antikrimit,antidrogës etj. Angazhimi i Forcave të Armatosura rregullohet me ligj dhe bëhetkryesisht pas kërkesës së organeve të tjera të sigurisë, duke dhënë më tepër rolndihmues, të tilla si ruajtja e aeroporteve, patrullimi, luftimi ndaj trafiqeve tëpaligjshme në det etj. Shpeshherë në vende të ndryshme ky përdorim nuk ka kaluarpa debate që kanë të bëjnë kryesisht me ndarjen e roleve dhe përgjegjësive kushtetueseqë kanë Forcat e Armatosura në krahasim me strukturat e tjera të sigurisë së vendit.

- Kontributin në ndërtimin e vendit. Këtë rol Forcat e Armatosura mund ta luajnë nëdy drejtime kryesore: së pari, ato mund të veprojnë si një përfaqësues simbolik ivlerave dhe sovranitetit kombëtar; së dyti, Forcat e Armatosura mund të përdorinfuqinë njerëzore për mbështetjen e projekteve infrastrukturore civile ose gjatëfatkeqësive natyrore të tilla si përmbytjet, bllokimet nga dëbora, zjarret, tërmetet,rrëshqitjet e dheut, etj.

Cilat mund të jenë operacionet që parashikohen për Forcat e Armatosura në shekullin e21-të? Kësaj pyetje i është përgjigjur më së miri Dr. John L. Clark1, i cili i ndan ope-1 Clark, John L, “What Roles and Missions for Europe’s Military and Security Force in the 21st Century”,faqe V.

Page 46: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

46

Skenarë dhe koncepte operacionale

racionet apo misionet që mund të kryejnë Forcat e Armatosura në gjashtë kategori, simë poshtë:

(1) Operacionet luftarake mësymëse/ndërhyrëse;(2) Operacionet e Stabilizimit dhe Mbështetjes Ndërkombëtare;(3) Operacionet e Mbështetjes Civile;(4) Operacionet e Mbrojtjes Kombëtare;(5) Mbështetja dhe dhënia e ndihmës humanitare ndërkombëtare;(6) Operacionet ushtarake të mëvetësishme (unitare).

Po forcat tona të Armatosura në cilat operacione do të përfshihen? Cilat nga këto janëmë përparësore dhe cilat janë të dorës së dytë? Për t’iu afruar përgjigjes sa më realenevojitet të shihen skenarët se ku do mendohet përdorimi i tyre, duke mbajtur nëkonsideratë specifikat tona, kushtet tona reale dhe ato të pritshme për të ardhmen.Skenarët Strategjikë dhe Konceptet OperacionalePlanifikimi në bazë të skenarëve nuk është një fenomen i ri dhe i panjohur më parë.Fillimisht ai është përdorur për herë të parë nga Herman Kahn, që punonte në KorporatënRAND, në Monika të Kalifornisë, në SHBA. Synimi kryesor i skenarëve të përdorurprej tij ishte të shihte historinë nga pikëpamja e së ardhmes2. Proceset e planëzimit tëbazuara në skenarë kanë demonstruar përdorimin e tyre për qëllime të shumëfishta.Skenarët e planëzimit të kontigjenteve përdoren brenda Forcave të Armatosura për tëshqyrtuar pasojat potenciale që ato mbartin përgjatë të gjitha fazave të operacioneve.Për pyetjen se çfarë mund të ndodhë në 10–20 vitet e ardhme apo më tej, përgjigja kasynuar dhe synon në investimin më të mirë dhe më me mençuri të burimeve në dispoziciontë mbrojtjes. Vizioni për të ardhmen duhet të mbështetet pa dyshim në përvojën historike,zhvillimet aktuale dhe prirjet e së ardhmes.

Metoda origjinale e këtij planëzimi katë bëjë me një grup analistësh të cilëtdo të gjeneronin lojëra simulimi përpolitiëkbërësit. Këto lojëra kombino-nin fakte të njohura dhe të panjohurarreth të ardhmes, duke marrë parasyshdemografinë, gjeografinë, ushtrinë,politikën, informacionin industrial,rezervat minerale etj, si dhe prirjet e

zhvillimeve shoqërore, teknike, ekonomike, mjedisore, arsimore, politike dhe estetike.Procesi i planifikimit mund të bëhet me dy mënyra: planëzimi nga lart-poshtë dheplanëzimi i kufizuar nga burimet. Rasti i parë është një qasje “nga strategjia tek detyrat”–proces, i cili fillon me nxjerrjen në pah e kërkesave të shtruara nga aktet ligjore,nënligjore, udhëzimet dhe direktivat e nxjerra nga organet e larta të shtetit. Hierarkia ezhvillimit të skenarëve nga lart poshtë vijon sipas renditjes: skenarë kombëtarë, skenarëoperacionalë, të cilët vijojnë me deklarimin e misioneve dhe kapaciteteve. Në vijim tëtyre, zhvillohen strategjitë për të mbështetur politikat dhe objektivat e përgjithshme.

2 Ronis, Shila R, “Vision Working Group, Report and Scenarios”, faqe 188.

Page 47: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

47

N/Kol. Editson Zarka

Kjo qasje, më pas zbret më poshtë në nivele më të ulëta të planifikimit3. Në rastin e dytë,i gjithë procesi i zhvillimit të forcës nuk shkon përtej tavanit të burimeve në dispozicion,të cilat në kushtet e vendit tonë nuk e kalojnë shifrën prej 2% të GDP-së.Në kuadrin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, nxjerrja në pah i skenarëve erdhi sirezultat i shqyrtimit nga afër të disa prej faktorëve më të rëndësishëm të tillë si mjedisii ri i sigurisë pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO, si dhe mësimet e nxjerra ngapjesëmarrja e Forcave tona të Armatosura në misionet brenda dhe jashtë vendit. Sirezultat, u arrit në grupimin e trembëdhjetë skenarëve strategjikë, nga të cilat katër janëpërgjegjësi direkte për zhvillim e institucionit të mbrojtjes, ndërsa pjesa tjetër kryesishtmbetet përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme. Të trembëdhjetë skenarët detajohen metej në tridhjetetre skenarë të tjerë, duke synuar mbulimin e të gjithë spektrit të sfidave,kërcënimeve dhe rreziqeve, ku do të përqëndrohet veprimtaria e aktorëve kryesorë tësigurisë kombëtare, por edhe e Forcave tona të Armatosura.Formati i skenarëve strategjikë kombëtarë që është duke u kryer në kuadrin e RishikimitStrategjik të Mbrojtjes merr parasysh elementët e mposhtëm:1. Situata. Këtu jepet një përshkrim i gjerë i një ngjarjeje që mund të ndodhë në të

ardhmen.2. Synimi Strategjik. Në këtë paragraf jepet synimi strategjik i qeverisë për kapërcimin

e situatës së dhënë.3. Objektivat e Qeverisë. Këtu listohen objektivat që synon qeveria për t’u plotësuar

në përfundim të situatës së dhënë.4. Vlerësimi i Kërcënimit. Bëhet një përshkrim i shkurtër se çfarë mund të shkojë keq

në situatën e krijuar.5. Hamendësimet e Planifikimit. Këto hamendësime mund të jenë të karakterit politik,

ekonomik, ushtarak etj.6. Kufizimet. Këtu mund të adresohen të gjitha llojet e kufizimeve për skenarin e dhënë,

ku futen kufizimet fizike, kohore, të kapaciteteve ligjore, etj.7. Skenarët Operacionalë. Sipas natyrës së situatës së dhënë në pikën 1, këta skenarë

zhvillohen nga institucione të veçanta të sigurisë (si Ministria e Mbrojtjes, Ministriae Brendshme, Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, Shërbimi InformativKombëtar, etj). Në këta skenarë, shpeshherë, i jepet përgjigje pyetjes “çfarë?”

8. Misioni. Këtu përshkruhet me kujdes misioni i institucionit, strukturës, forcës, njësisëetj. Kjo është shumë e rëndësishme, se në bazë të saj do të zhvillohen kapacitetet ekërkuara.

9. Koncepti i Operacioneve. Këtu jepet përgjigja pyetjes “si?”, d.m.th si do të trajtohetsituata e dhënë, si do të dislokohen forcat, njësitë, cilat do të jenë fazat e operacionit,çfarë masash sigurimi duhet të merren? etj.

10. Kërkesat e Kapaciteteve Operacionale. Nën këtë kategori evidentohen shtatë kërkesakryesore të kapaciteteve të kërkuara, sipas standardeve të NATO-s, të tilla si:(a) Vlefshmëria e Forcës; (b) Inteligjenca /Zbulimi; (c) Dislokueshmëria dheLëvizshmëria; (d) Angazhimi/Mbështetja me zjarr; (e) C3 (Komandim-Kontroll-

3 NATO Handbook on Long-Term Defense Planning, April 2003.

Page 48: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

48

Skenarë dhe koncepte operacionale

Komunikim); (f) Logjistika dhe qëndrueshmëria; dhe (g) Mbijetesa dhe Ruajtja eForcave.

Këto shtatë elementë përbëjnë anën cilësore të një kapaciteti ushtarak, nga ku mund tëshkohet drejt anës sasiore, kur bëhen llogaritë se sa njësi duhen për përballimin eskenarëve të dhënë. Për më tepër, në zhvillimin e skenarëve strategjikë mbahet parasysharritja e pikës kulmore të situatës me qëllim që të përcaktohet numri maksimal ikapaciteteve që nevojiten për ta trajtuar atë. Njësia më e ulët ushtarake për përgatitjen eskenarëve zakonisht merret batalioni, ose njësitë ekuivalente me të (helikopteri, anijaetj). Prej andej mund të kalohet në strukturat më të larta si brigadë, regjiment etj. Paketae forcës fillestare për çdo opsion veprimi të kundërshtarit mund të dizenjohet dukepërdorur gjykimin ushtarak, si dhe një seri rregullash, ose me anë të modelimit.4

Për të parë nëse misionet e specifikuara mund të realizohen ose jo nga Forcat e Armatosuraduhen bërë disa analiza e vlerësime paraprake, duke parë nëse kapacitetet dhe strukturatekzistuese mund t’i realizojnë ato. Nëse këto forca nuk mund t’i realizojnë detyrat eparashikuara, atëherë duhen vlerësuar impaktet operacionale të këtyre mungesave. Gjetjae rrugëve më të mira se si mund të reduktohen ose kufizohen këto mungesa, pa rriturshpenzimet financiare, përbën një sfidë më vete, e cila kërkon përkushtim,profesionalizëm dhe vullnet. Shpeshherë këto rrugë shoqërohen me ndryshime nëdoktrina, strukturën organizative, si dhe autoritetin dhe strukturën e komandimit. Njënga alternativat që rekomandohet në këto raste është ecja sipas përparësive dukemenaxhuar riskun për ato asete dhe kapacitete që nuk mund të zhvillohen.Në Manualin amerikan Fushor FM 100-5 “Operations” theksohet se Koncepti iOperacioneve përshkruan mënyrën se si komandantët e parashikojnë dhe e përfytyrojnëoperacionin kryesor dhe zhvillimin e betejës5. Koncepti bazohet në kursin e veprimit tëzgjedhur nga komandanti për plotësimin e misionit. Duke iu përgjigjur pyetjeve “çfarë”,“ku”, dhe “si”, forcat, njësitë tona do t’i kundërvihen kundërshtarit. Këtyre pyetjeve iduhet dhënë përgjigje në detaje, duke mos harruar asgjë element dhe duke vlerësuarkontributin e të gjithë aktorëve pjesëmarrës në këtë proces.Planifikimi operacional merr në konsideratë të gjitha të dhënat e skenarit duke analizuarme kujdes të gjithë faktorët që e përbëjnë atë. Duhen nxjerr në pah qartë objektivat,synimet dhe misionet e kundërshtarëve, duke mbajtur në konsideratë doktrinat dhepërvojat e deritanishme, kur ato janë përdorur më parë. Planifikimi operacional bëhetsipas specifikës së misionit. Mungesat që vihen re në planëzimin operacional përdorennga planifikuesit e mbrojtjes si bazë për të përcaktuar objektivat e forcës së ardhme.Identifikimi i kapaciteteve operacionale dhe strukturave të përshtatshmeDuke iu referuar përsëri Dr. Klark, lidhur me rekomandimet e bëra për vendet europiane,në zhvillimin e forcave ushtarake kryesore për misionet e së ardhmes, janë:

(1) Forcat Tokësore konvencionale aktive (të rënda);(2) Forcat Tokësore konvencionale aktive (të lehta);(3) Forcat e Operacioneve Speciale;

4 NATO Handbook on Long-Term Defense Planning, 2003, faqe 10.5 FM 100-5 “Operations”, faqe 66.

Page 49: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

49

N/Kol. Editson Zarka

6 “Transforming NATO – NDU Anthology”, Center for Technology and National Security, page 4.

(4) Forcat Rezervë.Është e rëndësishme të analizohen kapacitetet dhe cilësitë e secilës prej këtyre forcavepërballë kërkesave të misioneve të përcaktuara. Kjo analizë do të ndihmojë nëpërzgjedhjen e atyre forcave që i përshtaten më mirë misioneve, të cilat për vende tëndryshme janë të ndryshme.Nga një analizë e kujdesshme rezulton se nuk është mirë të investohen burimet e mbrojtjesnë forca të rënda të trashëguara nga e kaluara. Këto forca janë më të kushtueshme seforcat e lehta, më vështirë për t’u mbajtur, trajnuar dhe rezistuar. Përveç kësaj, përdorimii tyre është më i kufizuar veçanërisht për kushtet e vendit tonë ku ¾ janë terren malor.Lëvizshmëria strategjike është e vështirë dhe kërkesat për mbështetje logjistike janë mëtë mëdha. Në të kundërt, forcat e lehta aktive tokësore si dhe forcat e operacionevespeciale kanë spektër të gjerë përdorimi. Për më tepër, ajo që është më e rëndësishme,-këto forca kërkojnë vetëm ndryshime të vogla dhe investime më të vogla. Këto forcamund të përfitojnë nga shpikjet teknologjike për t’i paraprirë ndryshimeve të së ardhmes.Një klasifikim tjetër figurativ që i bëhet forcave të NATO-s për dislokime jashtë vendit,jepet nëpërmjet “Piramidës së Forcave6”, ku forcat, bazuar në kërkesat dhe specifikatqë ato zotërojnë listohen si më poshtë:

(1) Forca të Operacioneve Speciale;(2) Forca të Reagimit (të Shpejtë);(3) Forca të Gatishmërisë së Lartë;(4) Forca të Stabilizimit dhe Rikonstruktimit(5) Kapacitete për pjesëmarrje në Reformën e Sektorit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Duke i analizuar me kujdes këto forca, si dhe duke i parë në retrospektivë me kapacitetete Forcave tona të Armatosura, mund të nxjerrim përfundime të rëndësishme të cilatgjykojmë se mund të merren në konsideratë në ndërtimin e strukturave tona për tëardhmen.Forcat e Operacioneve Speciale kanë treguar vlera të larta në zhvillimin e operacionevedhe misioneve të shumta, sidomos gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Këto forca mund tëpërdoren në sulme të shpejta kundër kampeve terroriste, siç ndodhi me vrasjen e BinLaden-it në Pakistan këtë vit. Ato mund të angazhohen gjithashtu në misione për çlirimine pengjeve, shkatërrim pengesash si dhe vëzhgime në prapavijë të armikut. Forcat eOperacioneve Speciale janë njësi të lehta, me armë vdekjeprurëse, të vogla, të lëvizshmedhe të trajnuara mirë. Ato mund të veprojnë të pavarura, si dhe në përbërje me forcat etjera. Këto forca janë mjaft fleksible dhe mund të përshtaten lehtë në çdo situatë tëkrijuar.Forcat tona Speciale janë rritur jashtëzakonisht këto vitet e fundit. Ato janë trajnuar menjësitë më të përzgjedhura të disa vende perëndimore, si dhe kanë filluar të modernizohenduke patur armatimet më të mira të kohës. Duke qenë të tilla këto forca po marrin pjesëaktivisht në operacionet luftarake, në një mjedis mjaft të vështirë në jug të Afganistanit,duke e rritur ndjeshëm pranin cilësore të Forcave tona të Armatosura në ISAF. Mbi këtëbazë duhet gjykuar, se si do të vijojnë të përdoren këto forca në të ardhmen, cila do të

Page 50: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

50

Skenarë dhe koncepte operacionale

jetë sasia e tyre, mundësitë e përdorimit brenda vendit, shpeshtësia e këtij përdorimi,etj. Përveç Forcave Speciale me background tokësor, çfarë mund të thuhet për shtrirjene tyre në Forcat Detare dhe Forcat Ajrore, sidomos po të kemi parasysh misionin eRojës Bregdetare, apo situatat që mund të ndodhin në aeroporte, etj.Forcat e Reagimit të Shpejtë u zhvilluan kryesisht nga NATO si forca të përbashkëta, tëzgjedhura dhe të konfiguruara për operacione goditëse me teknikë të lartë. Ato aktivizohetbrenda një periudhe 5-30 ditë dhe mund të përdoren në misione të mëvetësishme ose nëpërbërje të forcave të tjera. Këto forca përzgjidhen nga Forcat e Reagimit të Shpejtë tëNATO-s dhe qëndrojnë në detyrë në bazë rrotacioni. Këto forca kanë nevojë për armatimmodern mjete të avancuara të teknologjisë së informacionit, sensorë, municione, doktrinadhe trajnim të përbashkët, si dhe mjete me lëvizshmëri të lartë.Megjithëse në fillim u gjykua që këto forca të përdoren kryesisht në situata të veçanta,duke reaguar shpejt dhe fort, më vonë roli i tyre u pa i dobishëm edhe në operacione dhemisione të tjera të tilla si: çlirim pengjesh, evakuime jo luftarake, forcim embargosh,sigurimin e aktiviteteve të rëndësishme kundër terrorizmit, si dhe në misionet me intensitettë ulët siç janë ato të stabilizim–rindërtimit.

Në vijim do të shihet se sa dhe simund të zhvillohen këto forca dhese si dhe ku mund të përdoren, përtë justifikuar mbajtjen, shpenzimetdhe trajnimet që kërkojnë ato.Forcat e Gatishmërisë së Lartë–

janë forca të cilat përdoren kryesisht për operacionet kryesore të mbrojtjes kolektive tëNATO-s ose në përgjigje të krizave. Pavarësisht se këto forca kanë qenë forca për luftimetradicionale, statike, të cilat rrjedhin nga koha e Luftës së Ftohtë, prapëseprapë NATOka parë mundësinë e transformimit të tyre për t’iu përshtatur mjedisit të ri të sigurisëdhe natyrës së re të fushëbetejës. Bazuar në konceptet e NATO-s, një pjesë e këtyreforcave janë parashikuar për të përforcuar Forcat e Reagimit të Shpejtë. Raporti i kësajmbështetjeje është i tillë që për një brigadë të Forcave të Reagimit të Shpejtë në njëzbarkim të mundshëm, të përdoren për përforcim një CJTF (Task Force e Përbashkëtdhe e Kombinuar) në nivel korpusi. Këto lloj forcash janë përdorur me sukses nëoperacionet në Kosovë dhe në Afganistan.Forcat e Reagimit të Shpejtë kanë një status gatishmërie të ulët në krahasim me dykategoritë e parë të “Piramidës së Forcave”. Kërkohet që ato të jenë gati për pjesëmarrjenë një operacion të mundshëm brenda një periudhe prej 90-ditësh. Rikujtojmë se NATOka nivele edhe më të ulëta për forca të tjera që shkojnë nga 90-180 ditë, ose edhe në 360ditë për forcat që ngrihen për një periudhë më afatgjatë. Një tjetër transformim që kanëpësuar këto forca është kalimi nga nivel divizioni në nivel brigade, të pajisura me tëgjitha asetet e nevojshme për pjesëmarrje në operacione të mëvetësishme, larg ngavendqëndrimi i tyre i përhershëm dhe pa u mbështetur në njësitë e tjera të hierarkisë, tënivelit më të lartë.Duke e krahasuar me Forcat tona të Armatosura, në këtë kategori mund të futen ForcatTokësore (ish-Brigada e Reagimit të Shpejtë), të cilat me modernizimin e kërkuarmund të përdoren me sukses si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kjo duhet të bëhet menjë vendimmarrje të gjykuar dhe duke krahasuar të gjitha alternativat e ndërtimin e

Page 51: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

51

N/Kol. Editson Zarka

strukturës së forcave të së ardhmes.Forcat e Stabilizimit dhe Rindërtimit janë kategori relativisht e re forcash dhe kapaciteteshtë cilat janë parë dhe zhvilluar me mjaft interes, sidomos pas pjesëmarrjes në operacionetnë Irak dhe Afganistan. Përvoja e këtyre operacioneve tregoi edhe njëherë vështirësinëe përfundimit të operacionit vetëm me rënien e fuqisë dhe regjimit të kundërshtarit.Kërkimet për një “exsit strategji” nuk japin rezultatet e dëshiruara për ushtarakët, që membarimin e detyrës ushtarake të kthehen në bazat e tyre. Për më tepër, linjat e operacionitstrategjik shtrihen edhe në atë që quhet stabilizimi dhe rindërtimi i vendit. Stabilizimika të bëjë me proceset e përfundimit të rezistencës së forcave të armikut, kundërshtarit,rebelëve, kryengritësve, grupeve kriminale, apo çfarëdo lloj etiketimi që mund të marrinkëto forca. Ndërsa Rindërtimi ka të bëjë me procesin e rikthimit në gjendjen e mëparshme,apo edhe më mirë, të funksioneve bazë të qeverisjes së një vendi.Duke parë operacionet në Irak dhe Afganistan, ushtritë e SHBA-së dhe vendeve Europianejanë përpjekur t’i kryejnë rolet e stabilizimit dhe rindërtimit, duke përshtatur rolet dhemisionet për t’u përballur me këto sfida dhe kërkesa të reja. Kjo gjë është e vështirësidomos për forcat luftarake, të cilat janë trajnuar për misione krejt të tjera nga ato qëkërkon kjo kategori e veprimeve ushtarake. Për këtë qëllim, NATO ka nxitur zhvillimine kapaciteteve të përshtatshme, të cilat mund të merren nga ushtria, por edhe ngainstitucionet e tjera shtetërore dhe private të vendit.Gjykojmë se edhe Forcat tona të Armatosura kanë mundësi më tepër për të rritur dhespecializuar kapacitete që nevojiten për operacionet e stabilizim-rindërtimit. Këto mundtë jenë sidomos nga njësitë xheniere-ndërtuese, policia ushtarake, mjekësia, drejtësiaushtarake, etj.Kapacitetet për pjesëmarrjen në Reformën e Sektorit të Sigurisë dhe Mbrojtjes nuk janëdiçka e re për Forcat e Armatosura. Aktivitete të kësaj fushe nuk priten të zhvillohen paspërfundimit të konfliktit. Ato zakonisht fillojnë që në kohë paqeje, sidomos bashkëpunimii vendeve të NATO-s me ato partnere. Fushat kryesoe të kësaj veprimtarie janë trajnimet,seminaret, këshillimet, dërgimi i ekipeve të veçanta, ndërtimi i kapaciteteve të mbrojtjes,etj.Roli i vendit tonë, i cili ka përfituar një përvojë shumë të madhe, që prej një dhjetëvjeçarie gjysmë si vend partner dhe aspirant mund të jap kontribut të çmuar edhe në këtë fushë.Gjykojmë se Forcat tona të Armatosura mund të ofrojnë ekspertizë trajnimi, siç pondodh me OMLT-në në Afganistan, e cila po trajnon një nga homologet e veta, dukebashkëpunuar ngushtë edhe me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit. Fusha të tjera meinteres mund të jenë zhvillimi i kurseve të ndryshme në vendet partnere, zhvillimi idiplomacisë ushtarake, dhënia e ekspertizës në fusha të veçanta, si planifikimi i mbrojtjes,shkatërrimi i municioneve me eksploziva, gjuha angleze, trajnimi malor, etj.Përfundime/RekomandimeProcesi i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes nuk ndodh çdo vit. Ai është një mundësi mëtepër për reflektim në të gjitha hallkat e zinxhirit të komandimit dhe funksionimit tëForcave të Armatosura, mundësi për pjesëmarrje në debate, konsultime e sugjerime mesynimin kryesor- krijimin e një force sa më profesioniste e dinjitoze për realizimin emisionit kushtetues dhe duke drejtpeshuar sa më mirë kërkesat me burimet. Ky proces

Page 52: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

52

Skenarë dhe koncepte operacionale

është një mundësi më shumë për të reflektuar, për t’i bërë gjerat më mirë, për t’u ndjerëmë të motivuar, e më profesionistë në çdo pozicion që ndodhemi.Planifikimi i skenarëve strategjikë dhe koncepteve operacionale janë dy nga fazat më tërëndësishme të këtij procesi, me synimin e vetëm-nxjerrjen në pah të strukturave dhekapaciteteve më të përshtatshme për Forcat tona të Armatosura. Si mund të arrihet kjo?Vetëm me përfshirjen e ekspertëve më të mirë, drejtuesve më të mirë, duke përdorurprofesionalizimin dhe përvojën tonë dhe atë të vendeve të tjera të ngjashme me ne ngapikëpamja e numrit të forcave, terrenit, popullsisë, trashëgimisë dhe përvojës në misionedhe operacione.Njohja e gjendjes nëpërmjet Raporteve të Vlerësimit të Statusit të Njësive si dhe embikëqyrjes së tyre, gjykojmë se përbën bazën e kritereve për mbajtjen, transformiminapo eliminimin e këtyre strukturave, duke i parë të lidhura ngushtë me burimet që duhenpër mbajtjen e këtyre kapaciteteve.Shfrytëzimi i studimeve të bëra nga analistë, kërkues shkencorë, tanët ose të huaj, lidhurme tendencat e zhvillimit dhe transformimit të forcave të armatosura, gjykojmë se përbënnjë nga mjetet më të rëndësishme për të ecur me vizion. E ardhmja kërkon forca të lehta,të lëvizshme, të dislokueshme shpejt, të ndërveprueshme më aleatët dhe partnerët, prandajkëto forca duhet të zhvillohen më me përparësi. Rekomandimi për të mos investuar nëato forca që janë të rënda, statike, të kohës së Luftës së Ftohtë, mendojmë se duhetmarrë në konsideratë.Ne tashmë kemi hyrë në ombrellën e sigurisë dhe mbrojtjes kolektive të NATO-s, porkjo nuk do të thotë që të heqim dorë nga të gjitha detyrimet që kemi për mbrojtjen evendit. Kjo është e rëndësishme sidomos në hapat e para të cenimit të mundshëm tësovranitetit, ku roli i Forcave tona të Armatosura është shumë i rëndësishëm, deri nëardhjen e forcave përforcuese nga Aleanca.Roli i Komandave të Forcave Kryesore dhe atyre Mbështetëse, roli i Akademisë sëMbrojtjes, Qendrës së Analizave të Mbrojtjes, Drejtorive kryesore në Ministrinë eMbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm kërkohet më shumë se kurrë tashmë në procesine rishikimit dhe strukturimit të forcave të ardhshme. Vetëm një angazhim dhe koordinimi përbashkët i këtyre strukturave do të sjellë rezultatet më të mira të mundshme për tëardhmen e Forcave tona të Armatosura.Bibliografia:1. Roins, Sheila R, “Project on National Security Reform, Vision Working Group, Report and Skenarios,

SSI, US Army War College, Carlisle, Pensilvania, USA.2. Edmondus, Timothy “What are armed forces for? The changing nature of military roles in Europe”,

the Royal Institute of International Affairs.3. Clark, John L, “What Roles and Missions for Europe’s Military and Security Force in the 21st Century”.4. Ratchev, Valery, “Context scenarios in Long-term defense planning”, Information & Security, an

International Jurnal, Vol.23, No.1.5. Rees, Wyn, “A strategic Defense Review: lessons from the past”, the Political Quarterly, Vol.81,

No.3, July-September 2010, Blackewell Bublishing LTd, Oxford, United Kingdom.6. Manuali “Operacioni i Bashkuar Shumëkombësh”, Akademia e Mbrojtjes, Tiranë 2009.7. Gray, Colin S, “Hard Power and Soft power: the utility of military force as an instrument of policy in

the 21st centyry”, SSI, April 2011.

Page 53: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

53

N/Kol. Editson Zarka

RUBRIKA E TRETË

FORCA PROFESIONISTE DHE PROBLEMET E SAJ

E vërteta është që në adresë të Rubrikës “Forcimi i Forcës Profesioniste”,Redaksia priti më shumë shkrime, qofshin këto edhe në nivelin e

analizës.

Sepse pika e referimit të të gjitha strategjive dhe planeve që zhvillojmë nëForcat e Armatosura, është pikërisht Forca Profesioniste, përzgjedhja,edukimi dhe kalitja e vullnetit të ushtarakut në përgjithësi, në të gjitha nivelet.

Dy shkrimet e kësaj rubrike doemos që e trajtojnë temën në mënyrështerruese forcën profesioniste, por sjellin këndvështrime të bazuara nëpërvoja të ushtarakëve që janë marrë me trajnimin dhe stërvitjen.

Me shumë dobi do të ishte që në funksion të kësaj teme do të duhej tëprononcohen edhe ushtarakë që shërbejnë në Personel, kryesisht sa i takonpërzgjedhjes së ushtarakëve në të gjitha nivelet.

Për këtë arsye jemi në pritje të shkrimeve prej njerëzve që kanë ç‘të thonë,por edhe që dinë si ta thonë. Ky kriter është në fuqi për të gjitha llojet eshkrimeve, në të gjitha Rubrikat...

Page 54: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

54

Profesioni i ushtarakut dhe profesionalizmi i tij

Profesioni i ushtarakut dhe profesionalizmi i tij

Kolonel Idai Qorraj,Komandant i Qendrës së Stërvitjes, Bunavi

Abstrakt: Në këtë shkrim, nisur nga qasje të ndryshme të ushtarakëve ndajprofesionalizmit, jam munduar të përcjell tek ata, nevojën e zhvillimit të pandërprerë tëvetvetes në të gjitha planet,intelektuale, fizike, operacionale,drejtuese e komanduese, sikusht kryesor për zhvillimin e aftësive operacionale të formacionit ushtarak ku janërreshtuar dhe si domosdoshmëri për rritjen e performancës profesionale të Forcave tëArmatosura në tërësi.Stërvitja e përditshme, përvoja në misionet e mbështetjes së paqes, si trupa luftimi osembështetëse, stërvitjet e përbashkëta me forcat e NATO-s, përvojat e ndryshme në fushënoperacionale, studimi, shfrytëzimi i internetit, mësimi i gjuhëve të huaja, zhvillimi idetyrave individuale janë disa nga mënyrat dhe mundësitë e zhvillimit të ushtarakut nërrugën e profesionalistit të vërtetë. Ushtarakët që janë futur në rrugën e vetëzhvillimit,punojnë çdo ditë dhe pa ndërprerje për performancën e tyre profesionale. Ata e kuptojnëse në raport me profesionalizmin nuk ka një stacion përfundimtar.Në të kundërt, individët që vegjetojnë, rrezikojnë të ndryshken intelektualisht,profesionalisht, pse jo dhe fizikisht, duke u bërë pengesë për grupin. Më tej, shkrimizbërthen format, rrugët dhe mënyrat e zhvillimit të profesionalizmit, jep disa mendimepër profesionalizmin e instruktorëve, për rritjen e standardeve në rekrutimin e ushtarëveprofesionistë, për nevojën e zhvillimit sipas standardeve të infrastrukturës mbështetëse,në interes të rritjes së profesionalizmit të ushtarakëve.

Hyrje

Një ndër objektivat madhore të Forcave të Armatosura (FA) në rrugën e procesevereformuese ka qenë transformimi i saj në një forcë të vogël në numër, por mëcilësore në përmbajtjen e vet, duke kompensuar sasinë me cilësinë e trupave dhe

rritjen e kapaciteteve operacionale të saj. Në funksion të këtij objektivi, FA gradualishtu shndërruan në një forcë tërësisht profesioniste. Prej vitit 2010, Forcat tona tëArmatosura, duke përfshirë dhe trupën e ushtarëve, janë tërësisht kontingjenteprofesioniste.Produkti i këtij transformimi, jo vetëm “zëvendësoi” trupën e ushtarëve të shërbimit tëdetyrueshëm me ushtarë profesionistë, por edhe siguroi një trupë ushtarësh më cilësorë

Page 55: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

55

Kol. Idai Qorraj

1White Paper-miratuar për shpërndarje dhe diskutim ne ushtrinë amerikane nga TRADOK SHBA më 8dhjetor 2010, https://www.us.army.mil/suite/page/611545.

për nga vlerat intelektuale dhe me një mentalitet të ri, i cili para së gjithash gjen shprehjene vet në vullnetin e lirë të tyre për të shërbyer si ushtarë profesionistë në FA dhe t’iupërkushtuar karrierës ushtarake. Mjafton vetëm ky fakt, për të nxjerrë përfundimin eepërsisë cilësore të trupës së ushtarëve profesionistë, ndaj trupës së USHDA, papërmendur këtu formimin arsimor të tyre (shkollë e mesme dhe e lartë), si një bazë emirë për një qasje më profesionale ndaj profesionit të ushtarit. Realiteti tregoi seprofesioni i ushtarit u preferua nga dhjetëra djem e vajza, të cilët, pas procesit përzgjedhës,nuk nguruan të mbushin rreshtat e formacioneve ushtarake. Tashmë, sfida e tyre mbetetprofesionalizmi, zhvillimi i vlerave të tyre ushtarake në nivelet e kërkesave bashkëkohore.Qëllimi i këtij artikulli është pikërisht profesionalizmi, si sfidë e përhershme e ushta-rakëve, qasjet e ndryshme të tyre ndaj tij, dhënia e disa mendimeve për zhvillimin eprofesionalizmit të FA-ve.Ç’është profesionalizmi i ushtarakut?Për të zhvilluar mendimin rreth profesionalizmit dhe për të qenë të saktë në arsyetimetdhe argumentet tona të më poshtme, le të përgjigjemi shkurtimisht pyetjeve: “Ç’ ështëprofesioni dhe profesionalizmi?”; “A është një ushtar profesionist një profe-sionalist?”;“Cilat janë format, rrugët dhe mënyrat e zhvillimit të profesionalizmit?”.Duke iu referuar “Fjalorit të Gjuhës Shqipe”, me fjalën “profesion” kuptojmë:“veprimtarinë kryesore të njeriut në një fushë të caktuar; një mjeshtëri, e cila kërkon njëshkallë të caktuar dijesh, shprehjesh, përgatitje”, kurse me fjalën “profesionalist”kuptojmë: “përgatitje shumë e mirë për të bërë një punë, një mjeshtëri”.Në thelb, të dy këto kuptime i dallon togfjalëshi “përgatitje shumë e mirë”, i cilimundëson ndarjen e konceptit: “profesion” i ushtarakut nga “profesionalizmi” i tij.Pra, njëri term tregon profesionin e fituar me një shkallë të caktuar përgatitjeje, kursetjetri nivelin, ecurinë, performancën shumë të mirë në profesionin e fituar. Thjesht, tëjesh oficer, nënoficer apo ushtar është një profesion, ndërsa të jesh oficer, nënoficer apoushtar në nivelin e profesionistit do të thotë të jesh nga më të mirët në grupin përkatësose ndryshe, një ekspert në profesion (ekspert, kupto: i specializuar në një fushë tëveçantë).Në White Paper të profesionit të ushtarakut amerikan, të publikuar në ushtri për diskutimnga dhjetori 2010, për kredo-n e ushtarit thuhet: “Unë jam një ekspert dhe njëprofesionist.”1 Pra, dhe këtu vërehet dallimi i termit profesionist nga eksperti/profesionalisti. Si përfundim, në përgjigje të pyetjes së dytë, themi se jo çdo ushtarprofesionist është një profesionalist dhe për analogji jo çdo ushtarak i FA është në niveleprofesionalisti. Profesionalizmi i ushtarit profesionist dhe i ushtarakëve në përgjithësimbetet objektiv i çdo formacioni ushtarak. Në këtë kuptim, nëse shtjellojmëprofesionalizmin në një formacion ushtarak, duhet të trajtojmë nivelin dhe performancëne oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të këtij formacioni në momentin që e shqyrtojmënë lidhje me përmbushjen sipas standardeve të detyrave të misionit.

Page 56: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

56

Profesioni i ushtarakut dhe profesionalizmi i tij

Duke i dhënë përgjigje pyetjes së tretë, lidhur me format, rrugët dhe mënyrat e zhvillimittë profesionalizmit mund të themi se format bazike janë arsimimi dhe kualifikimi ushtarak,ndërsa rruga kryesore e zhvillimit është vetëzhvillimi i ushtarakut, përmes këtyremënyrave kryesore: stërvitjes së përditshme për ruajtjen dhe rritjen e aftësive të fituara,shfrytëzimit të përvojës së fituar dhe përvojës së marrë nga të tjerët, pjesëmarrjes nëmisione luftarake dhe jo luftarake, qëndrimin në kontakt me zhvillimet bashkëkohorenë fushën ushtarake, shfrytëzimin e teknologjisë dixhitale, internetit, gjuhëve dheliteraturës së huaj për marrjen e informacionit.Thënë ndryshe, ndërsa arsimimi dhe kualifikimet në institucionet ushtarake përbëjnëthemelet e profesionalizmit (fiton profesionin), dimensioni i vetëzhvillimit individualpërmes stërvitjes së përditshme, përvojës, aktualizimit të njohurive për përthithjen ezhvillimeve bashkëkohore në profesion, përbëjnë ngrehinën ose performancën eprofesionalizmit. Më thjesht akoma, arsimimi të jep çelësat (profesionin), kurse puna epërditshme në repart përmes vetëzhvillimit, profesionalizmin. Prej këtej kuptohet seprofesionalizmi nuk dhurohet, as të jepet; ai fitohet me vullnet, punë, stërvitje tëvazhdueshme e të pandërprerë.Qasjet e ndryshme të ushtarakëve ndaj profesionalizmitNiveli i profesionalizmit për çdo ushtarak, por edhe brenda një grupi ushtarakësh (nëkrahasim me njeri-tjetrin) është i ndryshëm dhe i ndryshueshëm në lidhje me arsimimin,vullnetin individual për vetëzhvillim dhe motivimin. Ndërsa programet e arsimimit dhekualifikimit janë të njëjta për një grup të caktuar ushtarakësh, japin të njëjtat dije dheshprehi për të gjithë, ai që bën diferencën në profesionalizmin e tyre mbetet të jetëdimensioni i vullnetit për vetëzhvillim (kupto: vullneti individual për t‘u stërvitur mëshumë, për të shfrytëzuar përvojën individuale dhe përvojën e të tjerëve më mirë, vullnetipër studim, për të mësuar gjuhë të huaja, për të shfrytëzuar internetin për aktualizimin ezhvillimeve bashkëkohore e zbatimin e tyre në profesionin etj). Si në çdo profesiontjetër, edhe ushtarakët dallohen nga njëri-tjetri, pikërisht nga dimensioni vetëzhvillues,nga vullneti për ta ushtruar atë. Performanca e profesionalizmit të ushtarakut rritetproporcionalisht me vullnetin e tij për vetëzhvillim, pra: sa më i lartë është vullneti përvetëzhvillim, aq më i është profesionalizmi.Brenda një grupi ushtarësh kemi individë me dimension të ndryshëm vullneti përvetëzhvillim, prandaj jo të gjithë këta individë janë të njëjtë për nga vlerat profesionale,siç do të dëshironte komandanti apo instruktori i tyre. Individi që ka vullnet për t’uvetëzhvilluar, ngre profesionalizimin e tij në stacione të reja muaj pas muaji, vit pasviti, madje kërkon standarde të reja në sensin rritës. Ai kupton se gjithmonë ka diçka për

të arritur në raport me profesionalizmin;kupton se nuk ka stacion përfundimtar në këtërrugë. Nuk ndodh kështu me individin që nukka vullnetin e duhur; ai mbetet pas, rrezikonperformancën e vet, rrezikon të bjerë në atëqë quhet diletantizëm dhe gradualisht, ai bëhetpengesë për grupin dhe rrezikon kompaktësinëe tij.Këtu qëndrojnë vështirësitë dhe njëherësh

Page 57: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

57

Kol. Idai Qorraj

2 Gjovalin Shkurtaj, - Njazi Kazazi, “Hyrje në metodikën e punës shkencore”, Tiranë, 2004. cituar UmbertoEko

çelësi i suksesit, të edukosh dhe stërvitësh vullnetin e individit, grupit/skuadrës. Përvojatregon se dimensioni i vullnetit te individët rritet kur ai motivohet, nxitet dhe orientohetdrejt punës me objektiva dhe standarde.Këtej dalim në përfundimin se vullneti për vetëzhvillim i çdo individi në grup rritet kurkomandanti/instruktori është profesionalist i komunikimit me çdonjërin prej tyre (sipasveçorive të karakterit të secilit); është profesionalist në organizimin e stërvitjes; ështëmetodist në mësimdhënie; kupton dobësitë e secilit; punon për shmangien e tyre mekujdes të veçantë dhe kryen stërvitje shtesë; fut frymën e punës në grup dhe të ndihmëssë shoku-shokut. Ushtarakët që kanë arritje të mira profesionale janë ndihmësit më tëmirë në arritjet e grupit prandaj, si të tillë, duhen shpërblyer nga komandanti. Pjesëtarëte tjerë të grupit duhen nxitur drejt profesionalizmit.Kushdo ka diçka për të na mësuarDalja para grupit për të ligjëruar një temë (kupto: produkt intelektual personal) apodemonstruar një veprim të ri profesional është një përgjegjësi dhe njëherësh motiv ifuqishëm që shtyn individin për të punuar shumë (lexuar, hulumtuar, vepruar), për tëperformuar atë pjese të “unit profesional” që mbart në vetvete (që po të mos e shfaqte,grupi nuk do ta merrte kurrë vesh se ky apo ai individ ka mesazhe me vlerë për tëtransmetuar). Prandaj, nën moton “kushdo ka diçka për të na mësuar”2 komandantëtduhet të nxisin vartësit e tyre për të zhvilluar punë individuale, të studiojnë, të ekspe-rimentojnë në fushën e tyre të përgjegjësisë, të përgatisin detyra individuale, përmes tëcilave të shprehin individualitetin profesional përpara grupit.Përgatitja e temave individuale, metodikave stërvitore, leksioneve të ndryshme, mësimevetreguese, ndërtimi i skemave të ndryshme taktike dhe detyrave stërvitore të përshtaturasipas kushteve të poligoneve të repartit, përgatitja e analizave stërvitore dhe mësimevetë nxjerra, përfshirja në grupe studimi për zgjidhjen e një problemi të caktuar në fushëne programeve, stërvitjes, qoftë dhe demonstrimi para grupit i një veprimi teknik apotaktik tepër profesional, janë disa nga format efikase të cilat orientojnë individët drejtangazhimit për studim, kërkim, eksperimentim, stërvitje shtesë, në fund të fundit, drejtprofesionalizmit. Përveç se kaq, ato diskutohen në grup dhe, kur kanë vlera për të gjithë,përgjithësohen.Kjo është një mënyrë për të angazhuar gjithë grupin drejt profesionalizmit. Është evërtetë se komandantët i përdorin këto forma pune, por në këtë drejtim ngandonjëherëvihen re shenja formalizmi, gjë e cila nuk sjell produktivitet. Ka komandantë të cilët ikthejnë në ngjarje të rëndësishme këtoaktivitete për gjithë repartin, mbushin sallënme vartësit e tyre për të dëgjuar një leksion,apo poligonin për të vëzhguar një veprimtregues, duke i marrë produkt konkret këtijaktiviteti intelektual ose praktik. Në këtërast, nga njëra anë vlerësohet punaindividuale e ushtarakut dhe nga ana tjetër

Page 58: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

58

Profesioni i ushtarakut dhe profesionalizmi i tij

vilen frytet e punës së tij, duke i kthyer përfundimet e punës së tij në përvojë për të tjerëtapo në të mirë të fushave të ndryshme të veprimtarisë në repart. Komandantët që përdorinme efikasitet këto forma pune, rrisin ndjeshëm mundësitë për të krijuar një grup më tëaftë profesionalisht.Forma të tjera për rritjen e profesionalizmitProfesionalizmi është kërkesë e luftës dhe si i tillë sfidë për të gjithë pjesëtarët e FA.Prandaj rritja profesionale kërkohet të bëhet çdo ditë, çdo javë, vit pas viti, të zhvillohetsi një proces pa ndërprerje. Përvoja në punë dhe përpunimi i përvojës së marrë nga tëtjerët, janë dy nga format më të rëndësishme të zhvillimit të ushtarakut, të cilat vijnënatyrshëm te çdo individ kur ka ambicien për t’u vetzhvilluar. Po ashtu, zhvillimi i stërvitjevepara misionit, ku përqendrimi i instruktorëve dhe vullneti i ushtarëve rritet ndjeshëm përarritjen e standardeve të larta, rritin kuotat e profesionalizmit.Pjesëmarrja në trajnime me ushtarakë të vendeve të NATO-s, pjesëmarrja në misioneluftarake ose mbështetëse në vende ku zhvillohen operacione të tilla, janë me vlera tëjashtëzakonshme për ushtarakët tanë. Një përvojë e tillë në vetvete, është me shumë senjë shkollë. Këtu dijet dhe profesionalizmi tregojnë vlerat e vërteta të tyre dhe nxjerrjae mësimeve është thelbësore. Profesionalizmi përmes vetëzhvillimit, tashmë në epokëndixhitale, rritet duke shfrytëzuar internetin, leximin në gjuhët e huaja, studimin e ngjarjevedhe taktikave të luftës, zhvillimin e teknologjisë ushtarake, etj.Është nxitës fakti, që vështirë të gjendet ndonjë individ në FA i cili nuk punon nëkompjuter apo që nuk shfrytëzon internetin. Pjesa dërmuese janë përfshirë aktivisht nënjohjen e gjuhës angleze, të tjerë e zotërojnë këtë gjuhë dhe përdorin gjuhën operacionaletë NATO-s. Ushtarakët tanë, kuadro apo ushtarë, falë zhvillimeve reformuese në FA,janë në një proces të përshpejtuar zhvillimi drejt profesionalizmit të tyre, me synime tëqarta dhe ambicioze, për t’u barazuar në vlera me ushtarakët e vendeve të NATO-s.Vlerësime tepër nxitëse për profesionalizmin e trupave tona në misione vijnë nga tëgjitha vendet ku ato janë dislokuar, përkrah forcave aleate në kuadrin e misionevendërkombëtare si: në Afganistan, në Irak, Bosnjë, Çad etj. Së fundi, ushtarakë tëpërzgjedhur profesionalisht, janë duke u stërvitur për t‘u angazhuar si trajnues përtrajnimin e forcave të armatosura në Afganistan.Orientimi i kontributeve të profesionistëveProfesionalizimi në shfaqjen e vet, parë nga jashtë, është performancë shumë e mirë eindividit në vlera profesionale, është nxjerje në pah, faktorizim i tij në krahasim megrupin. Në ndryshim nga disa profesione ku individi i gëzon vet 100% frytet eprofesionalizmit të vet si mjeku, shkencëtari, etj, profesionalizmi i ushtarakut i fitonvlerat maksimale kur ndikon në ngritjen e vlerave të grupit/skuadrës ku punon. Nuk kavlerë për një skuadër kur njëri prej tyre është qitës i shkëlqyer dhe të tjerët janë qitës tëdobët. Në këtë skuadër profesionalizmi i një individi sfumohet, madje në këto kushte,kur skuadra vlerësohet dobët, atij vetë i bie adrenalina e suksesit individual. Pra,profesionalizmi i ushtarakut merr vlera të plota kur ndikon pozitivisht në grup, udhëheqgrupin, forcon frymën e grupit, tërheq grupin drejt realizimit të detyrës dhe forcimit tëndjenjës së përgjegjësisë për detyrën.Këtej dalin dy përfundime: së pari, profesionalizmi i ushtarakut është i papajtueshëm

Page 59: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

59

Kol. Idai Qorraj

3 John G.Meyer, “Komandanti i kompanisë”, Tiranë, 1995, faqe 58. Cituar -Dagllas Macarthur (1880-1964) gjeneral i shquar amerikan i Luftës së Dytë Botërore. Luajti rol të rëndësishëm në fitoren e forcavealeate në Paqësor.

me ndjenjën e të dukurit, e të shfaqurit si qëllim në vetvete. Ai orientohet drejtkontributeve më të mëdha në grup/skuadër, për të bërë më të mirën drejt suksesit si ekip,përndryshe mbetet i izoluar dhe nuk i hyn në punë kurrkujt; së dyti, komandantët duhettë mbajnë mirë parasysh dhe lipset të jenë mjeshtër në shfrytëzimin e profesionalizmittë individëve, për të marrë produkt pozitiv e për të rritur performancën e grupit qëkomandojnë.Profesionalizmi i trupës së instruktorëveAftësimi i ushtarëve, rritja e performancës së tyre profesionale janë produkt i përbashkëti instruktorit/nënoficerit dhe ushtarëve. Instruktorët duhet të mbajnë gjithmonë parasysh,se stërvitja është mjet mbijetese për ushtarin në luftë; ajo mund të përcaktojë nëse ushtarido të shpëtojë apo vritet. Gjenerali amerikan i Luftës së Dytë Botërore Mc Artur, dukefolur për rëndësinë e përgatitjes profesionale, ka thënë: “Në asnjë fushë tjetër, çmimi, qëpaguhet nga përdorimi i trupave të papërgatitur, nuk është kaq i tmerrshëm dhe ipandreqshëm sa në atë ushtarake”3. Siç e theksuam më lart, profesionalizmi është kërkesëe luftës, për rrjedhojë, produkt i mësimdhënies/stërvitjes duhet të jetë një ushtarprofesionist në nivelin e profesionalistit, i cili bëhet i mundur vetëm nga oficerë/instruktorë profesionalistë.Të gjithëve, gjatë procesit të arsimimit, na kanë ngelur në kujtesë emra instruktorësh/pedagogësh me aftësi të mira mësimdhënëse, por edhe ndonjë me aftësi mediokre. Ajoqë i dallon ata nga njëri tjetri, është “magjia” e metodës për të përçuar njohuritë, shprehitë,veprimet nga vetja tek trupa, është mjeshtëria për të organizuar mësim/stërvitje. Nukmjafton që instruktori të ketë njohuri të mira, por edhe t`i transmetojë ato, t`i demonstrojë,t`i përcjellë tek trupa ato që di, pra, të jetë një profesionalist në metodat e mësimdhënies,të ketë përgatitjen e duhur fizike e praktike për të demonstruar vetë sipas standardevepara grupit që stërvit.Këtej del pyetja: a kemi ne një trupë instruktorësh profesionalistë?Në programet e kurseve përmes të cilavekalon arsimimi i oficerëve të rinj mund tëkëtë një sasi orësh minimale për pedagogjiose psikologji, të cilat në mënyrë embri-onale mund të krijojnë ndonjë ide përmësimdhënien tek ata, por kurrsesi për t‘icertifikuar si mësimdhënës. Profesioni i tyrenë thelb është mësimdhënës.Nga praktika në reparte, vihet re se në këtë drejtim ka mungesa të theksuara. Shumëenergji e punë iu kushtohet atyre nga komandantët eprorë për t‘i ngritur e aftësuar nëmësimdhënie. Kështu ndodh dhe me trupën e instruktorëve nënoficerë, të cilët sikursedihet pas kursit të nëntetarit zhvillojnë tema metodike. Në ANO herë pas here hapet dhenjë kurs për instruktorë. Për hir të së vërtetës, meqënëse ky kurs nuk të jep ndonjë

Page 60: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

60

Profesioni i ushtarakut dhe profesionalizmi i tij

gradë, duket se nuk preferohet shumë nga trupa e nënoficerëve. Për rrjedhojë, shumënënoficerë me detyrë “instruktor” nuk kanë një certifikatë si të tillë.Ata emërohen instruktorë dhe pastaj, përmes përvojës që e marrin në mënyrë empirike,(praktikës së përditshme, ndihmës të instruktorëve me përvojë, (në rastin më të mirëpërmes organizimit të ndonjë mbledhjeje mësimore me afat të shkurtër), mundohen tëngrihen në nivelin e instruktorit. Dhe deri sa të ngrihet në një nivel mesatar tëmësimdhënies, instruktori njëkohësisht është vetë objekt i përgatitjes (është duke mësuartë japë mësim, kur në fakt ekziston një kurs itillë), por edhe subjekt për të përgatitur ush-tarët e grupit të vet. Thënë ndryshe, një i pacertifikuar si instruktor orvatet të përgatisëprofesionistë të certifikuar. Por ç’bëhet meproduktin e punës së tij, ndërkohë që ky vetëorvatet për t‘u afirmuar si instruktor? Kupto-het, gjatë gjithë kësaj kohe, niveli i përgatitjessë ushtarëve nuk do jetë ai i duhuri.Organizimin e një kursi të shkurtër për mësimdhënien, me kohëzgjatje 2-3 javë, me tëgjithë oficerët, menjëherë pas përfundimit të kursit bazë të oficerit, programi i të cilit tëasistohet nga specialistë në fushën e pedagogjisë, do të ishte një zgjidhje me vlerë përoficerët e rinj. Programi duhet të parashikojë jo vetëm parimet kryesore të pedagogjisë,didaktikës, psikologjisë, komunikimit, por duhet të ketë theks të veçantë metodat e mësim-dhënies, mësime praktike si edhe testimin dhe certifikimin e pjesëmarrësve. Dhënia enjë certifikate të dhënë për mësimdhënie, i jep më tepër dinjitet oficerit të ri para vartësve,por edhe përgjegjësi, pasi e pajis atë me një formim bazë për mësimdhënie dhe, përmespraktikës, atij i duhet të rritë profesionalizmin e vet në këtë fushë. Ndërsa për nënoficerët,ata duhet doemos të zhvillojnë kursin e instruktorit në ANO, të certifikohen si instruktorë,pastaj të ushtrojnë këtë funksion.Trupa e instruktorëve profesionistë është një aset i rëndësishëm për repartin/institu-cionin, sepse praktika ka treguar se nuk afirmohesh kollaj si trajnues. Prandaj edhelëvizjet e tyre në detyra që nuk kanë të bëjnë me stërvitjen/trajnimin, gjykoj se duhet tëbëhen shumë të studiuara.Profesioni i ushtaritSikurse e trajtuam më lart, ajo ç‘ka është risi e zhvillimeve të viteve të fundit për FA,është zgjerimi i konceptit të ushtarakut profesionist; rrokja e këtij koncepti brenda tijedhe e trupës së ushtarëve.Gjatë këtyre dy viteve një numër i konsiderueshëm djemsh dhe vajzash ka aplikuar përprofesionin e ushtarit profesionist, gjë e cila, nga njëra anë tregon interesin e të rinjvepër t‘u punësuar në FA dhe nga ana tjetër rrit ndjeshëm konkurrencën për përzgjedhjene kandidaturave më të mira. Me qindra janë ushtarët profesionistë, që kanë kryer e pokryejnë më sukses e profesionalizëm të lartë detyrat në misionet jashtë vendit, madje sëfundmi, edhe si trupa luftimi duke i dhënë nder trupës së ushtarëve dhe FA në tërësi.Sot, trupa e ushtarëve profesionistë po hyn në rrugën e profesionalizmit, falë përvojësqë përftohet vit pas viti, stërvitjes sipas standardeve të NATO-s, përvojës në misionet

Page 61: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

61

Kol. Idai Qorraj

jashtë vendit. Arritjet në këtë drejtim janë të padiskutueshme, të dukshme dhe nxitësepër të gjithë trupën e ushtarëve. Përveç kësaj, ata janë dhe marketingu më i mirë përthithjen e kandidaturave të reja në radhët e ushtarëve profesionistë.Por në radhët e trupës së ushtarëve, si në çdo profesion tjetër, ka qasje të ndryshme.Duke marrë shkas nga këto qasje, vërehet se brenda grupeve ka individë, të cilëtprofesionin e ushtarit nuk e shohin përtej asaj që është një vend pune. Ndonjë tjetërshkon më tej. Pasi ka kuptuar edhe të mirat që përfitohen nga ligji për statusin e ushtarakut.Gjëja e parë që na vjen në mend menjëherë është se këta individë nuk janë të mirë-informuar, sepse profesioni i ushtarit ështëshumë më tepër, është profesion armësh,teknika luftimi, aftësi psikologjike për t‘undeshur në luftim dhe, akoma më tepër, sekaq. Dhe kjo është një gjë jo e mirë, qëreflektohet te qëndrimi i tyre ndajprofesionit, tek bërja bisht ndaj detyravetë ndryshme. Pa dashur të thellohemi,gjykoj se vullneti i tyre nuk është i kaliturpër vështirësitë e jetës së ushtarit dhe duke shkuar më tej në arsyetim, këta individë nukjanë zgjedhja e duhur për profesionin e ushtarit.A është e nevojshme të publikohet një koncept i plotë për profesionin e ushtarit, që ngakriteret e përzgjedhjes, cilësitë e ushtarit, standardet e testeve që duhet të realizojnë nëSIB, kontrata e punës, kufizimet, të drejtat dhe detyrat e ushtarit kur e fitojnë këtë statusetj., duke marrë në konsideratë dhe angazhimet e FA që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO,pjesëmarrja në misionet luftarake e paqeruajtëse në kuadrin e Aleancës?Lidhur me këtë, gjykoj se është në të mirë të FA, por edhe të qytetarëve, të bëhet njëpromovim përmbajtësor i këtij profesioni, ndoshta përmes një libri të bardhë të lexueshëme të hapur për të gjithë shtetasit, pasi moskuptimi si duhet i thelbit të këtij profesioni,është i dëmshëm, sjell zhgënjim dhe pasoja për qytetarët që aplikojnë, por edhe përperformancën e FA.Nëse do të kërkonim të jepnim një koncept për thelbin e profesionit të ushtarit në formëne një përcaktimi, pa pretenduar përcaktimin përfundimtar, mund të thoshim se: “Ushtariprofesionist është një vullnetar i përzgjedhur dhe i certifikuar si luftëtar, një ekspert nënjohjen e përdorimin e armëve dhe të teknikave të veprimit në fushën e luftimit, i aftë tëluftojë, të veprojë në grup, të sillet sipas standardeve të larta të etikës ushtarake, i pajisurme shpirtin e sakrificës e të vetëmohimit në shërbimin ndaj kombit dhe Kushtetutës, ipërkushtuar ndaj atdheut”.Më tej, duke zbërthyer konceptin e dhënë më sipër, çdo qytetar që dëshiron të shërbejënë FA kupton se: Profesioni i ushtarit zgjidhet lirisht, me vullnetin dhe pëlqimin e tij,pasi njihet me thelbin e këtij profesioni; duhet të ndihet krenar më identitetin kombëtar,me të qenët shqiptar dhe pjesëtar i FA; duhet të ketë ndjenjën e sakrificës deri nëvetëmohim për interesat e atdheut dhe kushtetutës. Veprimtaria e përditshme e profesionittë ushtarit është përgatitja si luftëtar për të luftuar, aftësimi me mjeshtëri të ndryshmedhe aftësi psikologjike për t‘u ndeshur me armikun, ku edhe mund të vritesh në emër tëinteresave të atdheut. Certifikimi bëhet vetëm kur përgatitesh në nivele të larta, për të

Page 62: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

62

Profesioni i ushtarakut dhe profesionalizmi i tij

kaluar standardet e stërvitjes dhe kur di të veprosh në grup, ku të kërkohet të sillesh siqytetar dhe si ushtar bazuar në kërkesat e etikës ushtarake; të veprosh brenda kornizëskushtetuese, ligjeve ndërkombëtare të luftës dhe detyrimeve të NATO-s.Nga ky përkufizim dhe, në zbërthim të përmbajtjes së tij,vihet re menjëherë ngarkesapsikologjike e profesionit të ushtarit, vështirësitë dhe sakrificat që i duhet të përballojënë krahasim me ndonjë profesion tjetër, si dhe mospërputhja e madhe me konceptin eindividëve që e shohin këtë profesion vetëm si një vend pune.Përzgjedhja e ushtarit profesionistNga sa trajtuam më lart, në dallim nga të tjerët, ai që zgjedh profesionin e ushtarit, duhetta kuptojë në thelb këtë profesion; si përfitimet dhe vështirësitë e tij. Për këtë arsye,kërkohet që “marketingu” të kryhet në mënyrë profesionale, me qëllim që vullneti iqytetarëve të orientohet drejt këtij profesioni me vetëdije të plotë. Kështu bëhet e mundur,që të painformuarit mirë (të cilët sjellin shqetësime pasi pranohen në FA) të mos bëhenpjesëtarë të trupës së ushtarëve profesionistë, të shtyrë vetëm nga nevoja e momentitpër t`u punësuar diku.Kandidaturat e përzgjedhura, duhet të kenë më të zhvilluar sesa të tjerët disa cilësi si:shpirtin e sakrificës, qëndrueshmërinë para vështirësive, guximin për të vepruar,paraqitjen dhe parametrat turporë, aftësi fizike për të përballuar vështirësitë e luftës,intelektin për të kuptuar teknologjinë moderne ushtarake; të nxiten nga ndjeshmëria përkombin dhe nga krenaria për flamurin më shumë sesa të tjerët; t’i përgjigjen atdheut kurai i thërret, t’i përgjigjen detyrës kur ajo i kërkon.Të tilla kandidatura, janë të vlefshme për profesionin e ushtarit. Për sa trajtuam mësipër gjykoj se, standardet e rekrutimit të qytetarëve për ushtarë profesionistë duhet tëjenë më të larta, më tepër profesionale. Sigurisht, është e vështirë që, në një test intele-ktual, të zbulosh tek kandidatët dimensionet e vlerave të përmendura më lart, por ajo qëështë kryesore është të punohet në këtë drejtim për të gjetur rrugë e mundësi, nëbashkëpunim me specialistët përkatës të fushave, për të minimizuar në maksimum prurjete papërshtatshme, të cilët infiltrohen në FA vetëm nga nevoja për të pasur një punë sotpër sot, ose deri sa nesër të gjejnë një punë tjetër. Shkurt, “sita”- kjo shpikje e lashtë enjerëzimit, duhet të funksionojë për llogari të “miellit” në Forcat tona të Armatosura.Nisur nga vështirësitë që ka procesi i përzgjedhjes së ushtarit profesionist në vetvete,gjykoj se, në testin intelektual, që bëhet gjatë fazës së përzgjedhjes së kandidaturave përushtarë profesionistë, është shumë e rëndësishme që përmes pyetësorëve të përgatiturme shumë profesionalizëm (me ndihmën e specialistëve psikologë), të bëhet e mundur,(pas analizës së përgjigjeve të tyre) të zbulohet reagimi i mundshëm i kandidaturavendaj kufizimeve të profesionit të ushtarit, disiplinës, ndjenjës së përgjegjësisë për detyrën,apo ndaj ndjenjës kombëtare, frymës së punës në grup dhe të sakrificës për shokun. Kjogjë nuk mund të realizohet me pyetësor stereotip e formal, për të cilat jepen disa përgjigjestandarde nga të gjithë pa dallim, por me punë tepër të kualifikuar, në nivel ekspertësh.

Kontributi i QSI për kultivimin e profesionalizmit të ushtarëveKrijimi i QSI në vitin 2003, kompletoi bllokun institucional të arsimimit e stërvitjes tëushtarakëve në FA. Misioni i saj, prej vitit 2010, është zhvillimi i stërvitjes individuale

Page 63: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

63

Kol. Idai Qorraj

në të dy komponentët e saj SIB dhe SIA me ushtarët profesionistë dhe studentët kandidatëpër oficerë.Sikurse dihet, stërvitja individuale që zhvillohet këtu, përbën bazën e piramidës sëarsimimit të ushtarakut të FA. Si e tillë, ajo zhvillohet nga të gjithë kontingjentet e FA,oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë. Ndryshe QSI quhet porta hyrëse eushtarakëve në FA ose “shkolla” e parë e edukimit ushtarak të personelit të FA. QSI, qënë hapat e para të saj, është asistuar nga kompania amerikane SAIC në drejtim tëprogrameve stërvitore, procedurave standarde për zhvillimin e stërvitjes, listës së detyravepër të cilat testohen ushtarët, procedura standarde të testimit dhe vlerësimit të detyravetë stërvitjes për personelin. Në drejtim të mësimdhënies, trupa e nënoficerëve të saj karritur ndjeshëm profesionalizmin, përmes përvojës në 30 cikle stërvitore të zhvilluaraprej vitit 2003. Stërvitja është orientuar drejt detyrave që testohen për realizimin estandardeve. Ushtarët certifikohen vetëm kur vlerësohen kalues në të gjitha detyrat etestimit.Por ajo që ka rëndësi të nxirret në pah është se, pas zhvillimit të programeve stërvitore,kandidatët i nënshtrohen testeve praktike për kalimin e standardeve në mbi 100 detyra,ku jo të gjithë kandidatët që hyjnë munden të certifikohen. Në këtë kuptim, ajo përbëndhe përzgjedhjen e parë profesionale në bazë standardesh, për të gjithë kontingjentet eushtarakëve pra hap, si të thuash, rrugën e zhvillimit me tej të karrierës së tyre si oficerë,nënoficerë dhe ushtarë. Prandaj, nuk e teprojmë kur themi se profesionalizmi iinstruktorëve dhe i oficerëve është i një rëndësie bazike për përzgjedhjen e pjesëtarëvetë ardhshëm të FA.Në QSI, duke u punuar intensivisht për arritjen e standardeve të stërvitjes, njëkohësishtpunohet edhe në edukimin e vullnetit individual të kursantëve për vetëzhvillim. Këtukemi një shembull të qartë të punës së komandantëve dhe instruktorëve, në këtë drejtim,i cili sikurse e trajtuam më sipër është rruga kryesore për rritjen e profesionalizimit.Stërvitja bazë synon rritjen e aftësive fizike, teknike e taktike të ushtarëve në parametrashumë më të lartë sesa ato që kanë ushtarët kur vijnë në QSI. E rëndësishme për ta ështëkapja e standardit dhe normave për t‘u certifikuar në mbi 100 detyra. Përvoja ka treguarse jo të gjithë i arrijnë objektivat dhe standardet brenda kohës së programuar.Shumë prej tyre, fillimisht të orientuar nga instruktorët, vijojnë të vetëstërviten në grupe,në detyrat që kanë vështirësi gjatë kohës së mbasdites, përmes të ashtuquajturës “stërvitjendreqëse” (në kohën sportive, kohën për plotësim detyrash, në kohën e lirë). Më pas,përmes edukimit gradual të vullnetit, ata vijojnë vetë të stërviten për kapjen e normave.Pikërisht, momenti kur ushtarët e shohin vetë të nevojshme të stërviten dhe e bëjnë këtë(jashtë kohës së programuar), tregon se vullneti i tyre është stërvitur dhe më pas kthehetnë edukatë. Një kalitje e tillë e vullnetit çon drejt vetëzhvillimit, i cili e ndihmonushtarakun të rrisë profesionalizmin e tij në çdo hap të karrierës.Kohët e fundit, një grup oficerësh dhe nënoficerësh të QSI ndërmori një tur vizitash nëbatalionet operacionale në Vaun e Dejës, Poshnjë dhe Zall-Herr, më qëllim marrjen efeedback-ut në lidhje me aftësitë e ushtarëve që përgatiten në QSI. Batalionet vlerësuanlart punën profesionale që bëhet në QSI për përgatitjen e ushtarëve, sidomos nëformatimin e tyre si ushtarë, vetëdisiplinën në zbatimin e detyrave, përgatitjen e mirëluftarake, por bënë edhe sugjerime me vlerë.

Page 64: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

64

Profesioni i ushtarakut dhe profesionalizmi i tij

Por ajo që i shërbeu më shumë këtyre vizitave ishte dalja nga vetvetja, vendosja ebashkëpunimit me repartet, e të shikimit sy më sy të specialistëve për identifikimin eproblemeve, për të shkëmbyer mendime rreth problematikave që duan zgjidhje në lidhjeme nivelin e përgatitjes së ushtarëve, për të shkëmbyer mendime për përmirësimin mëtej të punës dhe programeve stërvitore. Është një përvojë e jashtëzakonshme dhe efrytshme për nga vlerat të dëgjosh nga kolegët gjykime për produktin e punës tënde dheaq më tepër nga kolegët që punojnë me produktin e punës tënde.Infrastruktura stërvitore dhe profesionalizmiRritja e aftësive operacionale të individit, grupit, apo formacionit ushtarak bëhet përmesstërvitjes, pajisjeve dhe resurseve mbështetëse. Nëse trupa e ushtarëve dhe instruktorëte tyre janë të orientuar drejt dhe punojnë shumë për arritjen e objektivave dhe standardevetë stërvitjes, elementët të tillë infrastrukturorë si poligonet, baza materiale e didaktikenëse lihen jashtë vëmendjes, nuk punohet sa e si duhet për t’i përgatitur sipas kërkesavedhe standardeve, mund të bëhen pengesë serioze për realizimin cilësor të programeve.Pas proceseve demokratike në vendin tonë dhe reformave të vazhdueshme në FA, krahaszvogëlimit të numrit të forcave u zvogëluan dhe terrenet në përdorim të ushtrisë e përrrjedhojë poligonet stërvitore të FA. Vihet re, që investimet në drejtim të ndërtimit tëpoligoneve sipas standardeve, shpronësimit të tokave brenda masterplaneve të miratuaraedhe pse nuk kanë munguar, nuk kanë ecur përkrah me investimet e kryera nëinfrastrukturën jetësore.Sot, FA ka në dispozicion poligonin kombëtar të Bizës, ku stërviten dhe testohen sipaskapaciteteve operacionale formacionet ushtarake në bazë nënreparti. Gjithashtu, repartetkanë poligonet e tyre ku zhvillohet stërvitja e përditshme në bazë skuadre/toge. Zhvillimii stërvitjes në mjedise taktike sa më afër më kushtet e luftës reale, kërkon jo vetëmpërshtatjen e përmirësimin e vazhdueshëm të tyre, por edhe një bazë materiale të pasur,si paketa plasëse (shashka), granata tymuese, municion imitues, tabela për qitje, bazëmateriale për ndërtimin e pikave të kontrollit, veshje mbrojtëse për dyluftim, municionemësimore, makete te ndryshme, etj.Ndërtimi i poligoneve në përputhje me temat e programit dhe detyrat stërvitore qëparashikon programi, është një kërkesë e domosdoshme për zhvillimin e stërvitjes sipasstandardeve. Pra, nuk mjafton vetëm të kesh terren për poligone, por e rëndësishmeështë t’i përshtatësh ato sa më mirë në interes të përgatitjes së trupave. Me këtë ide ështëpunuar në QSI, e cila sa i takon ndërtimit të infrastrukturës stërvitore, përfaqëson sotnjë nga garnizonet më të plotësuara.Zhvillimi i garnizonit bazohet në masterplanin e miratuar nga KRTRRSH që përfshinnjë sipërfaqe prej 147 ha, në të cilin, përveç infrastrukturës jetësore e administrative,janë parashikuar të gjitha poligonet, terrenet sportive në mbështetje të stërvitjes.Aktualisht, janë ndërtuar dy poligone qitjeje, sipas standardeve, dhe brezi i kalitjesfizike. Janë ndërtuar poligonet e taktikës të cilat janë përshtatur sipas temave të programitmësimor. Përmes procedurave të shpronësimit, janë përfituar 2,3 ha tokë për sheshestërvitjeje.Në këto poligone efektivat stërviten, testohen dhe certifikohen në qitje me automatik,mitraloz të lehtë, qitje me granatë dore luftarake, në qitje me GHLKT, në veprimet

Page 65: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

65

Kol. Idai Qorraj

taktike, xheniere, topografike, dhe në gjithë disiplinat e tjera. Janë përgatitur kushtet eplota për organizimin e ushtrimit stërvitor fushor 3-ditor (është përcaktuar itinerari imarshimeve të gjata në terrene të ndryshme, vendbazimet për ngritjen e fushimit, ështëpërgatitur metodika për këtë qëllim, detyrat që testohen gjatë marshimit, mënyra evlerësimit, etj).Në perspektivë, sipas masterplanit pritet të ndërtohet poligoni i qitjes me granatë dore(punimet e të cilit janë lënë në mes prej vitit 2004), të ndërtohet poligoni i ri për qitjenme GHLKT, poligoni i modifikuar i qitjes deri 300 m, poligoni psikologjik dhe terrenetsportive, pistë vrapimi, etj.Me qëllim vlerësimin e ushtarëve, poligonet janë përshtatur edhe për testimin e detyrave,gjë e cila i ka shërbyer cilësisë së përgatitjes së trupës sipas standardeve të miratuara.Vetëm kur poligonet ndërtohen për t‘i shërbyer zhvillimit të detyrave të caktuara, atokryejnë rolin e tyre si një “banko-provë” për realizimin e standardeve të përcaktuaranga çdo ushtar. P.sh. nëse programi kërkon të vlerësohet ushtari në lëvizjen në transhenga poshtë-lart dhe anasjelltas për një largësi 100m, në poligon duhet të jetë përgatiturnjë transhe e tillë, si dhe të jetë afishuar tabela me kohën dhe notën përkatëse që i duhetushtarit të certifikohet.Ndërtimi në të ardhmen i poligonit 300 m ku duhet të kryhen të gjitha qitjet në distancëreale, me figura që shfaqen në mënyrë të beftë, në drejtime e distanca të ndryshme, përqitje ditën dhe natën, individuale apo me grup, nga vendi apo në lëvizje do të ishte njëaset i jashtëzakonshëm për QSI, për përgatitjen cilësore e certifikimin e qitësve të vërtetë.Gjithashtu, planëzimi i pajisjes së QSI me simulator për qitjet individuale është idomosdoshëm, për faktin se këtu është vendi ku mësojnë të realizojnë qitje të gjithëpjesëtarët e FA. QSI ka të gjitha burimet mjedisore për ndërtimin e kabineteve për tëgjitha disiplinat e programeve që zhvillohen.PërfundimProfesionalizmi, si kërkesë e integrimit të plotë në NATO, mbetet një objektiv ambiciozpër t‘u arritur nga çdo individ e formacion ushtarak i FA. Ai arrihet përmes një procesi,ku çdo individ zhvillon profesionalizmin e vet, çdo nënoficer nxit dhe është përgjegjëspër profesionalizmin e grupit, çdo komandant planëzon, organizon, realizon masat dhemban përgjegjësi për rritjen e profesionalizmit të të gjithë formacionit ushtarak qëkomandon. Vizioni i komandantëve për zhvillimin me efikasitet dhe në mënyrë krijuesetë stërvitjes, zhvillimi me produktivitet i detyrave individuale dhe i formave të tjera qëpërmendëm në këtë artikull, janë rruga e zhvillimit të sigurt të profesionalizmit të trupësdhe njëherësh rrugë për rritjen e kapaciteteve operacionale të formacioneve që drejtojnë.Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për ushtarë profesionistë dhe i kandidatëve përoficerë e nënoficerë, si edhe përzgjedhja e kandidatëve për kurset e karrierës të oficerëvedhe nënoficerëve është një përgjegjësi e madhe për të ardhmen e FA dhe profesionalizmine saj, prandaj kriteret e përzgjedhjes kërkohet të jenë në standarde më të larta profesionale,për t‘iu hapur dyert e karrierës vetëm kandidaturave që realisht mbartin vlera për FA.Shkurt, “sita”-kjo shpikje e lashtë e njerëzimit, duhet të funksionojë për llogari të“miellit”, në Forcat tona të Armatosura...

Page 66: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

66

Profesioni i ushtarakut dhe profesionalizmi i tij

Bibliografia:

1. Doktrina e arsimimit dhe stërvitjes.2. Terry F. Pettijohn, Psikologjia-Një hyrje koncize , Tiranë, 1996.3. John G. Meyer, Komandanti i kompanisë, Tiranë, 1995, faqe 58.4. Gjovalin Shkurtaj, -Njazi Kazazi, Hyrje në metodikën e punës shkencore, Tiranë, 2004. Cituar Umberto Eko, faqe 45.5. Strategjia e Menaxhimit të Burimeve Njërëzore 2011-2015.6. Procedurat standarde të testim vlerësimit të detyrave të stërvitjes individuale.7. Përhapja dhe standardizimi e poligoneve të qitjes.8. Fjalor i Gjuhës Shqipe. Tiranë, 1985.9. White Paper–miratuar për shpërndarje dhe diskutim nga TRADOK SHBA më 8 dhjetor 2010. https:/ /www.us.army.mil/suite/page/611545.

Page 67: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

67

Kol. Idai Qorraj

Shoqërizimi, Mësimi dhe Përshtatja

Dr.Gaqo Tanku,Lektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës

Abstrakt. Në çdo organizatë, përfshi edhe Forcat e Armatosura ndodh procesi ishoqërizimit me personelin e porsaardhur në njësi dhe reparte (ushtarak apo civil),përmes të cilit njerëzit mësojnë normat dhe rolet e nevojshme për funksionimin si grupose organizatë (njësi). Përfshin mësimin rreth detyrës, roleve, grupit, njësisë, arritjen eniveleve të larta të përshtatjes person-punë dhe person-organizatë. Fazat e procesitjanë-parapritja, takimi dhe menaxhimi i rolit.Përshkrimi i punës ndihmon personelin që sapo ka filluar punë në përballjen mevështirësitë e para. Në këto kushte strukturat përgjegjëse për menaxhimin e burimevenjerëzore përmes programeve të orientimit, prezantojnë të porsa ardhurit me punën,vendin e punës, me njerëzit që do të punojnë dhe organizatën(njësinë). Ngritja e sistemittë institucionalizuar të shoqërizimit, ndihmon në uljen e ndjenjave të pasigurisë. Pikërishtobjekti i këtij shkrimi është problematika e sipërpërmendur, duke dhënë ide modeste përtu marrë në konsideratë.

Shoqërizimi është procesi përmes të cilit njerëzit mësojnë normat dhe rolet enevojshme për funksionimin në grup ose njësinë ku bëjnë pjesë, është procesmësimi, në të cilin pjesëtarët e rinj kërkojnë

shumëllojshmëri dijesh, qëndrimesh dhesjelljesh.Objektiv i rëndësishëm është ndihma ndaj tësapoardhurit për tu përshtatur me repartin.Zakonisht janë dy lloje përshtatjesh tërëndësishme për shoqërizimin. Në momentet e para të sapoardhurit mund të kërkojnëdije dhe aftësitë për kryerjen e detyrave dhe rolin e tyre në punë. Kjo njihet si PërshtatjaPerson-Punë, e cila i referohet përshtatjes midis dijeve të ushtarakut dhe kërkesave tëvendit të punës. Së dyti, të sapoardhurit duhet të mësojnë vlerat dhe besimet, që janë tërëndësishme për grupin ose njësinë ku bënë pjesë. Kjo njihet si Përshtatja Person-Organizatë, e cila i referohet përshtatjes midis vlerave personale të ushtarakut dhevlerave të njësisë1

1 Saks,A.M., dhe Ashforth, B.E (1997). A longitudinal investigation of the relationship between jobinformation sources, applicant perception of fit and work outcomes. Personnel Psychology.

Page 68: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

68

Shoqërizimi, Mësimi dhe Përshtatja

Objektiv i rëndësishëm i shoqërizimit të njësisë, është arritja e nivelit të lartë të të dyformave të përshtatjeve. Kërkimet tregojnë se të dyja përshtatjet, janë fuqimisht të lidhurame përshtatjen në punë të të saporekrutuarve. Në veçanti, përshtatja e lartë e të dydrejtimeve, bënë të mundur që ata të kenë qëndrime më pozitive në punë 2

Disa forma të shoqërizimit mund të shfaqen përpara se personeli i porsaardhur të fillojpunë, disa të tjera porsa vjen. Për më tepër, shoqërizimi është një proces i vazhdueshëm,shfaqet si virtyt i ndërveprimit të vazhdueshëm me të tjerët në vendin e punës.3

Skema e procesit të shoqërizimit

Fazat e ShoqërizimitFaza e parë ndodh përpara hyrjes, e dyta porsa ke hyrë dhe e treta kur ke pak kohë që keardhur në repart. Dy fazat e para prezantojnë kapërcimin e pengesave për të arritur teqëndrimi në punë.4

Parapritja e Shoqërizimit. Domosdoshmëria e shoqërizimit mund të shfaqet, përparase personi të bëhet pjesëtar i njësisë. Ky proces quhet parapritja e shoqërizimit e

2Kristof, A.L.(1996). Person-organisation fit:An integrative review of its conceptualization, measurementand implication. Personnel Psychology,49. Saks,A.M., dhe Ashforth, B.E (2002). Is job search related toemployment quality? It all depend on the fit. Journal of Applied Psychology, 87.3 3.Van Maanen, J., dhe Schein, E.H.(1979). Toward a theory of organizational socialization. Research inOrganization Organizational Behaviour, 1,209-264.4 Feldman, D.C(1976). A contingency theory of socialization. Administrative Science Quarterly, 21.

Page 69: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

69

Dr. Gaqo Tanku

përfshin procesin formal të aftësive dhe mbajtjes së qëndrimeve, të cilat mund të shfaqengjatë studimeve në shkollën ushtarake. Të tjera parapritje të shoqërizimit, mund të jenëinformale, si p.sh. portretizimi i jetës së njësisë ushtarake në filma apo televizione.Natyrisht, jo çdo parapritje e shoqërizimit është pa gabime dhe e dobishme për pjesëtarine ri.Takimi. Në këtë fazë i porsa ardhuri, i armatosur me disa shpresa rreth së ardhmes së tijnë njësi, njeh realitetin e jetës së përditshme. Aspektet formale të kësaj faze, mund tëpërfshijnë programe orientuese, trajnime dhe vizita në nënreparte të ndryshme. Aspektetinformale përfshijnë njohjen dhe kuptimin e stilit dhe personalitetit të eprorit dhekolegëve. Në këtë fazë, njësitë dhe ushtarakët me eksperiencë, përpiqen të gjejnë shkallëne pranueshme të përputhshmërisë me normat e njësisë dhe arritjen graduale të sjelljes sëduhur, e cila mund të përfshijë krijimtarinë, punën në ekip dhe marrjen parasysh tëriskut. Nga ana tjetër, të sapoardhurit janë të interesuar për arritjen e shpresave dheplotësimin e nevojave të tyre personale. Nëse do rezultojë e suksesshme, të porsa ardhuritpërshtaten me normat e kërkuara duke u identifikuar me ushtarakët me eksperiencë qëka reparti.Roli i menaxhimit. Duke i mbijetuar fazës së takimit dhe kërkesave bazë të rolit tësjelljes, vëmendja e të sapoardhurve zhvendoset te kuptimi dhe menaxhimi aktiv i rolitnë organizatë. Çdo i ri mund të shpresoj të eksperimentoj disa kredite të ndryshme ngatë tjerët, duke modifikuar rolin për ti shërbyer më mirë repartit. Kjo mund të kërkojedhe formimin e lidhjeve jashtë grupit(skuadrës), ku aktualisht punon. Ai mund tëkonfrontoj ekuilibrin midis kërkesave familjare me kërkesat që lidhen me punën. Secilanga këto eksperienca, siguron socializim shtesë të rolit në punë, i cili mund të fillojë tëpërshtatë normat dhe vlerat e dukshme të repartit.

Fazat e Shoqërizimit

Shpresa jo realiste dhe Kontrata PsikologjikeNjerëzit rrallë shkojnë në një punë, pa patur një ide se kush do të jetë dhe çfarë do tëmarrë nga njësia, si kompensim i përpjekjeve që bën. Në fakt, është pikërisht kjo shpresëqë i drejton në zgjedhjen e karrierës, punës. P.sh. një 18 vjeçar i rekrutuar ka ide se si dotë jetë jeta ushtarake dhe shpreson se detyrimet reciproke do rë respektohen.A mund të ketë shpresa jo realiste? Ato mund të burojnë nga zelli i madh i atyre qëmerren me rekrutimin, të cilët pikturojnë piktura të trëndafilta për të tërhequr kandidatëtmë të mirë për punën. Ndaj të tilla situata shtrojnë nevojën për shoqërizim 5

5 Wanous, J.P.(1992). Organizational entry: Recruitment, selection, orientation and socialization ofnewcomers

Page 70: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

70

Shoqërizimi, Mësimi dhe Përshtatja

Kontrata Psikologjike. Kur njerëzit i bashkohen organizatës, ata kanë besim dhe shpresërreth asaj që do të marrin nga organizata, si kompensim i asaj që japin. Të tilla besimeformojnë atë që njihet si kontratë psikologjike.Kontrata psikologjike i referohet besimittë mbajtur nga punonjësit(ushtarakët), lidhur me detyrimet reciproke midis tyre dheorganizatës. Kjo është një marrëveshje e pashkruar.6 P.sh. një ushtarak mund të shpresojëtë marrë shpërblim, të promovohet, si kompensim i punës së madhe dhe rezultateve tëarritura në mision.Në një studim, u gjet se 55% e studentëve që sapo kishin përfunduar studimet, raportoninse disa aspekte të kontratës psikologjike ishin shkelur nga punëdhënësit e tyre. Dhuna ekontratës shfaqet kur një punonjës, percepton se organizata e tij ka dështuar të plotësojnjë apo më shumë detyrime të saj. Kjo shpesh pasqyrohet përmes nervozizmit, e mundtë ketë ndikim negativ në qëndrimin dhe sjelljen në punë.7

Përse shfaqet dhuna në kontratën psikologjike? Sikundër rasti i shpresave jo realiste,rekrutuesit shpesh janë tunduar të premtojnë më shumë se sa mundësitë e vërteta, meqëllim që të tërheqin më të mirët. Të sapoardhurit kanë mungesë të informacionit tëmjaftueshëm për të formuar perceptimet e sakta lidhur me kontratën psikologjike. Sirezultat, ka mospërputhje ose diferenca, midis punonjësit dhe organizatës lidhur medetyrimet e premtuara. Për më tepër, ndryshimet organizative, si ulja e numrit të personelit,ristrukturimi, mund ta detyrojnë organizatën që me vetëdije të thyej premtimet e bëra,se nuk është në gjendje ose nuk ka vullnet për ti mbajtur.Prandaj, është e rëndësishme që të sapoardhurit të zhvillojnë perceptime të sakta nëformësimin e kontratës psikologjike. Shumica e kushteve të kontratës psikologjike,vendosen gjatë parapërgatitjes së shoqërizimit. Në këtë situatë, organizata e ka tënevojshme të sigurohet se informacioni i duhur dhe pa gabime, lidhur me detyrimet dhepremtimet, i komunikohet të porsaardhurve përpara dhe pasi i bashkohen organizatës.Mospërputhja dhe dhuna e kontratës psikologjike, ka më pak të ngjarë të ndodhë nëorganizata ku shoqërizimi është i fortë.Metodat e ShoqërizimitOrganizatat ndryshojnë -në mënyrat se si ato shoqërizojnë të sapoardhurit. Disa prejtyre, mund të përdorin organizatat e tjera për ti ndihmuar në shoqërizimin e punonjësvetë tyre. P.sh. spitalet nuk mund të pretendojnë se do të kenë kardiologë me eksperiencë,nëse merren vetëm me gërvishtje të lehta. Ata përgatiten nga shkollat mjekësore për t’ishoqërizuar në bazë të kërkesave të rolit të tyre për të qenë mjek. Në të njëjtën logjikë,një pjesë të përgatitjes së tyre edhe pilotët gjermanë e kryejnë në SHBA, pasi ulin edhekoston e përgatitjes, ndonëse në përgjithësi akademitë e policisë, kampet e trajnimit dheseminaret, janë krijuar si pjesë e këtyre organizatave për të ndihmuar shoqërizimin.Organizatat që merren me shoqërizimin e personelit të tyre, interesohen për ruajtjen evazhdimësisë dhe stabilitetit të sjelljes në punë, për një periudhë të gjatë kohe, ndërsa

6 Morrison,E.W dhe Robinson, S.L.(1997). When employees feel betrayed model of how psychologicalviolation develops. Academy of Management Review,22.7 .Morrison and Robinson, 1997Robinson, S.L(1996).Trust and breach of the psychological contract.Administrative Science Quarterly, 41.

Page 71: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

71

Dr. Gaqo Tanku

ato që mbështeten në shoqërizime të jashtme mbështeten me trajnime formale dheorientime apo trajnime jo formale në punë/on-the-job training.Kështu, organizatat ndryshojnë në kuptimin se kush e bën shoqërizimin, si e bën dhe saështë bërë. Metodat e shoqërizimit përfshijnë përshkrim realist të punës, programeorientuese, taktika shoqërizimi dhe këshillim.Përshkrim Realist i PunësNe vumë re më sipër se të porsaardhurit shpesh kanë shpresa jo realiste, të fryra, rrethimagjinatës se si do të jetë puna e tyre. Kur puna fillon dhe shpresat sipas pritshmërisëdështojnë, eksperiencat individuale kthehen në “tronditje të vërtetë”, ku rezultati i vetëmështë pakënaqësia në punë. Si rrjedhojë, fenomeni i qarkullimit me kostot e tij, ndodhmidis të sapoardhurve, të cilët nuk janë në gjendje ti mbijetojnë mospajtimit midisshpresës dhe realitetit. Për organizatën, kjo ngjarje përfaqëson dështimin e shoqërizimit.Organizatat nuk mund të kontrollojnë tërë burimet jo realiste të pritshmërisë nga puna,si ato që sigurohen nga shfaqjet televizive apo që glorifikohen përmes stereotipave.Megjithatë, mund të kontrollojnë ato që gjenerohen gjatë procesit të rekrutimit, përmespërshkrimit realist të punës. Përshkrimi realist i punës siguron një ekuilibër, një pamjerealiste të aspekteve pozitive dhe negative të punës për aplikuesin.8 Skema në vijimkrahason procesin e përshkrimit realist të punës me atë tradicional.

Skema e Krahasimit të Përshkrimit të Punës Realiste dhe Tradicionale

8 .Wanous, 1992, Breaugh,1992.

Page 72: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

72

Shoqërizimi, Mësimi dhe Përshtatja

Si veprojnë organizatat për projektimin dhe drejtimin realist të përshkrimeve të punës?Zakonisht, marrin mendimet e personelit që ka eksperiencë dhe specialistëve të burimevenjerëzore, lidhur me aspektet pozitive dhe negative të punës. Më pas, i përfshijnë në njëlibër të vogël ose në kaseta, ku u prezantohen aplikantëve. P.sh. një prezantim me videomund të përfshij intervistat me kandidatët që aplikojnë e diskutojnë rreth punës.Përshkrimet realiste kanë qenë projektuar për punë me diversitet të ndryshëm si rekrutimene forcat e armatosura, në polici etj.Ndonjëherë përshkrimet realiste, përdorin simulimet për kryerjen e punës nga aplikantët.P.sh. për rekrutimin e ushtarakëve ndërtohet një kamp trajnimi pesë ditor, ku përfshihenshumë aktivitete si qitje, ushtrime fizike, përgjigja ndaj situatave të ndryshme luftarakeetj. Më pas ata që janë të suksesshëm, kalojnë në faza të tjera.Të dhënat tregojnë se përshkrimet realiste të punës, janë efektive në uljen e pritshmërive,largimeve e përmirësimin e performancës në punë. Çfarë është më pak e qartë, është sepërse shfaqet ulja e qarkullimit? Ulja e pritshmërisë dhe rritja e kënaqësisë në punë, janëpjesë e përgjigjes. Përshkrimet realiste bëjnë të mundur që ata që nuk duan të largohen ngamundësia për punësim, ndonëse mund tu ofrohet edhe në një vend tjetër të mos largohennga procesi i aplikimit. Si rezultat, aplikantët që perceptojnë përshtatje të mirë punë-person dhe person-organizatë(njësi), janë më të gatshëm të qëndrojnë në procesin epërzgjedhjes dhe të pranojnë ofertën përpunë. Ndonëse ulja e qarkullimit e cilagjenerohet nga përshkrimet realiste tëpunës është e vogël, mund të rezultojënë kursim substancial për financën eorganizatës.Programet e OrientimitPorsa të sapoardhurit nisin të shoqërizohen gjatë fazës së takimit, kjo realizohet përmesprogrameve orientuese, që hartohen për prezantimin e të sapoardhurit me punën, menjerëzit që do të punoj në njësi e repart. Përmbajtja kryesore e programeve orientuese,konsiston në çështjet e sigurisë, shëndetit, kohës, kushteve të punës, informacioneverreth organizatës si historia e traditat. Një tjetër qëllim i programeve të orientimit ështëfillimi i transmetimit dhe formimit të kontratës psikologjike, mësimi si të përballen mesituatat stresuese.9

Shumica e programeve orientuese, realizohen gjatë javës së parë dhe zgjasin nga njëditë deri në një javë. Ka organizata të tjera që investojnë më shumë kohë dhe resurse nëprogramet e tyre orientuese. Kompania CEO Houërd Shulc (Howard Schultz), i trajnon24 orë në 80 ditët e para, duke përdorur gjerësisht videokasetat, mësimin e historisë sëkompanisë dhe idetë e saj fikse për cilësinë. Pas fazës së parë, vazhdojnë mësimet nëklasë gjatë gjashtë javëve të tjera pasuese. Të porsaardhurve u mësohen teknikat erelaksimit, u jepen drejtimet themelore për marrëdhëniet ndërpersonale në punë. Njerëzveu mësohet që të dinë se përse është kjo organizatë, çfarë kërkon të arrijë, çfarë është e

9 Wanous, J.P.and Reichers, A.E.(2000). New employee orientation programs. Human Management, 10.

Page 73: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

73

Dr. Gaqo Tanku

rëndësishme për të. Iu mësohet se kush nga personat VIP ka ardhur për vizitë, jo vetëmnë shkallë vendi por edhe në rang botëror. Pas rreth 90 ditëve, u caktohet edhe njëkëshilltar, me qëllim që të marrin ndihmë shtesë e të ndërtojnë marrëdhënie me kolegëte tyre.

Programet e orientimit janë një metodë e rëndësishme e shoqërizimit, sepse mund tëkenë ndikim afatgjatë në qëndrimet dhe sjelljet në punë të të porsaardhurve në detyrë.Studimet tregojnë se personeli që ndjek tërësisht programet trajnuese janë të gatshëm tërrinë për një kohë të gjatë në organizatë 10

Taktikat e ShoqërizimitMegjithëse përshkrimet realiste të punës dhe rolin shumë të rëndësishëm të programeveorientuese në shoqërizimin e të rinjve, ky proces nuk përfundon me konkluzionet qëbëhen ditën e fundit të programit orientues. Xhon Van Manen (John Van Maanen) dheEdgar Shain (Edgar Schein), zhvilluan një teori të shoqërizimit e cila na ndihmon tëkuptojmë dhe shpjegojmë këtë proces. Ata sugjerojnë gjashtë taktika shoqërizimi 11

Taktika Kolektive-IndividualeOrganizatat mund të përdorin taktikë shoqërizimi kolektive ose individuale. Kur përdorimtaktikën kolektive përfshijmë shoqërizimin në grup, ku merret e njëjta eksperiencë dhepërballen me të njëjtat sfida. Kampet ushtarake për trajnime, klasat për vëllazërinë përbetim te zoti, klasa për trajnimin e shitësve dhe stjuardesave, janë shembuj të së njëjtësnatyrë. Në kontrast me to, taktikat individuale konsistojnë në shoqërizimin përmeseksperiencave që janë të përshtatura për çdo të sapoardhur. Trajnimi në punë dhe periudhae të punuarit si nxënës për zhvillimin e aftësive e mjeshtërive të tyre, konstituojnëshoqërizimin individual.

Taktikat Formale-Informale përfshijnë veçimin e të sapoardhurve nga personeli irregullt dhe zhvillimin e eksperiencave mësimore gjatë procesit të shoqërizimit. Taktikatinformale, nuk bëjnë dallim midis të sapoardhurit nga personeli me eksperiencë. Atombështeten më shumë në marrëdhëniet informale dhe mësimin gjatë punës.

Taktika Vijuese-të Rastësishme kanë të bëjnë me faktin nëse ka vijueshmëri të hapaveose fazave gjatë procesit të shoqërizimit. Taktikat e vijueshmërisë përcaktojnë hapatdrejt rolit që do të kemi krahasuar me taktikat e rastësishme, në të cilat ka dykuptimësiose ndryshim të vijueshmërisë.

Taktika Fikse-të Ndryshueshme dallohen në kontekstin e ekzistencës në kohë të procesittë shoqërizimit. Nëse taktika e shoqërizimit është fikse, ka kohë të përcaktuar se kur dotë realizohet roli. P.sh. në një kompani trajnimi i të sapoardhurve zgjat tre muaj. Nësetaktika është e ndryshueshme, nuk ka kohë të përcaktuar se kur procesi i shoqërizimitpërfundon dhe kur të sapoardhurit do të jenë gati për rolin e tyre.

10.Schetler,J.(2002,August).Welcome to ACME Inc. Training, 39.11 Van Maanen, J., and Schein, E.H.(1979. Toward a theory of organizational socialization. In B.M. Staw,Research in organizational Behaviour. Vol.1. Greenwhich, CT:JAI Press.

Page 74: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

74

Shoqërizimi, Mësimi dhe Përshtatja

Taktikat Seriale-të Shkëputura. Taktikat seriale i referohen procesit në të cilin tësapoardhurit janë shoqërizuar nga pjesëtarë me eksperiencë. Taktikat e shkëputura ireferohen procesit të shoqërizimit, në të cilin modelet që shërbejnë si role dhe pjesëtarëme eksperiencë të organizatës, nuk u tregojnë të sapoardhurve se çfarë ata duhet tëeliminojnë.Taktikat Kurorëzuese-Shkurorëzuese. Taktikat e shkurorëzimit i referohen gjendjesqë njihet si ulje, shkurorëzim, gjendje e turbullt, e paqartë. Ndodh kur pjesëtarët e rinj,vendosen në një sërë eksperiencash të projektuara për t’i bërë që të pranojnë e largojnënga vetja disa prej vetë-besimeve të tyre fillestare. Shkurorëzimi është rrugë e testimittë përfshirjes së pjesëtarëve të rinj dhe korrigjimit të defekteve të parapritjes sëshoqërizimit. Duke qenë kokulur dhe të zhveshur nga paragjykimet, ata janë të gatshëmtë mësojnë normat e organizatës (njësisë). Një shembull ekstrem, është trajtimi i ashpërdhe rruajtja e kokës e rekrutëve të korpusit të marinës. Ndonjëherë preferohen taktikashoqërizimi kurorëzuese”organizohet ceremoni”, ku prezantohet identiteti dhe atributete të sapoardhurve në punë. Kur përzgjedhja e pjesëtarëve të rinj ka siguruar personel mekarakteristika dhe atributet e kërkuara, priren të përdorin këtë taktikë.Shoqërizimi Institucional-Individual. Kërkimet lidhur me taktikat e shoqërizimit,theksojnë dy grupe. Shoqërizimi institucional i cili konsiston në taktikat kolektive,formale, vijuese, fikse, seriale dhe kurorëzuese. Shoqërizimi individual në taktikatindividuale, informale, të rastësishme, të shumëllojshme, shkurorëzuese dhe tëshkëputura. Shoqërizimi i institucionalizuar reflekton program më të strukturuar tëshoqërizimit, duke ndihmuar në uljen e ndjenjës së pasigurisë për të sapoardhurit. Ngaana tjetër, shoqërizimi individual reflekton mungesë relative të strukturës, e si rezultateksperiencat e fillimit të të sapoardhurve do të ngelen deri diku të pasigurta.Taktikat e shoqërizimit institucional, janë efektive në promovimin e besnikërisë ndajorganizatës, shpirtit të repartit dhe uniformitetit të sjelljes midis atyre që janë shoqërizuar.Karakteristika e fundit është shumë e rëndësishme. Nuk ka rëndësi se në cilën pjesë tëglobit janë ushtarët, ata e dinë se kë duhet të përshëndesin.Taktikat e shoqërizimit institucional, janë efektive në nxitjen e sjelljes uniforme. Përmë tepër, individi i shoqërizuar mund t’i bëjë presion kolegut që gjërat të bëhen saktë.Kështu në shoqërizimin institucional, kolegu provohet se është burim i fuqishëminformacioni për tjetrin.Kur shoqërizimi është individual, pjesëtarët e rinj janë më të gatshëm të veprojnë sipaskarakteristikave personale të atij që i ka shoqërizuar. Kështu, dy ushtarakë që sapo janëpunësuar e trajnohen në punë “on-the-job-training” nga eprori i tyre, mund të mendojnëdhe veprojnë si ai.Shoqërizimi institucional gjithmonë pasohet nga shoqërizimi individual sapo tësapoardhurit shkojnë në njësitë e tyre. P.sh. ushtarët fillestarë në detyrën e shërbimit tërojës, shoqërohen nga ata më me eksperiencë. Në këtë moment ata fillojnë të zhvillojnëindividualitetin e tyre, përmes kryerjes së detyrave.Taktikat e shoqërizimit institucional, ndikojnë në përshtatjen person-organizatë. Nëveçanti, studimet kanë treguar se të porsaardhurit të cilët eksperimentuan me taktika

Page 75: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

75

Dr. Gaqo Tanku

shoqërizimi të vijueshme, fikse dhe kurorëzuese, rezultuan më pozitiv në perceptimin epërshtatjes person-organizatë ku ishin më pak të gatshëm për t’u larguar 12

KëshillimiNë këtë material është theksuar se eprorët dhe kolegët, luajnë rol të rëndësishëm nëprocesin e shoqërizimit. Një marrëdhënie e rëndësishme dhe e veçantë është midis tësapoardhurit dhe atij që është caktuar si këshilltar për të.

Këshilltari është njeri me eksperiencë apo më i vjetri në njësi, i cili i kushton të riutvëmendje të veçantë, duke e këshilluar dhe krijuar mundësi për të ecur në karrierë.Shumë kërkime kanë theksuar domosdoshmërinë e këshilltarit në fazat e para tëkarrierës13. Me qëllim që këshilluesit të jenë efektivë, ata duhet të jenë të suksesshëm nëdy drejtime-në funksionet e karrierës dhe funksionet psikosociale.

Funksionet e Karrierës të Këshilltarit. Një këshilltar siguron shumë përfitime përecjen në karrierë të një të sapoardhuri. Këto përfitime sigurohen nga personat meeksperiencë, status, dije rreth njësisë. Funksionet e karrierës:

1. Sponsporizim. Këshilltari mund të propozoj për emërimin e të sapoardhurit përtransferime në vende pune më të larta.

2. Ekspozim dhe Dukshmëri. Këshilltari mund të sigurojë mundësi për të punuar menjerëz kyç dhe të vizitosh repartet apo departamentet e ndryshme.

3. Konsultim dhe Fidbek. Këshilltari mund të sugjerojë strategji pune dhe përcaktonanët e forta e të dobëta të performancës së të sapoardhurit.

4. Emërime zhvilluese. Një këshilltar mund të sigurojë caktimin në detyra sfiduese, tëcilat ndihmojnë zhvillimin e aftësive kyçe dhe dijeve, që janë vendimtare për progresinnë karrierë.

Funksionet Psikosociale të Këshillimit. Këshilluesit mund të ofrojnë këshillapsikosociale, të cilat rrisin vetë-besimin, kuptimin e identitetit dhe mundësinë përpërballimin e traumave emocionale, të cilat mund të dëmtojnë efektivitetin e tësapoardhurit. Këto përfshijnë-Modelin e Rolit(ofron qëndrimin, vlerat, sjelljet që një isapoardhur mund të imitojë). Pranimi dhe Konfirmimi-këshilltari mund ta inkurajoj,mbështes dhe ndihmoj të sapoardhurin të fitoj vetë-besimin. Këshillimi-mundësi për tëdiskutuar shqetësime personale lidhur me ecjen në karrierë, konflikte në familje etj.

Një studim i fundit për këshillimin bazuar në përvojën e kolegëve me eksperiencë, gjetise funksionet e karrierës dhe ato psikosociale të këshillimit, lidheshin me shoqërizimine suksesshëm të të porsa ardhurve, se shoqërizimi ishte i lidhur negativisht me stresin nëpunë. Me fjalë të tjera, shoqërizimi i suksesshëm kërkonte më pak punë për përballimin

12 Ashforth and Saks, 1996, Cable,D.M, and Parsons, C.K.(2001). Socialization tactics and person-organization fit. Personnel Psychology, 54.13 Dalton,G.W., Thomson, P.H.and Price, R.(1977,Summer).The four stages of professional careers-Anewlook at performance by professionals. Organizational Dynamics.

Page 76: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

76

Shoqërizimi, Mësimi dhe Përshtatja

e stresit. Të dyja funksionet këshilluese lidheshin me sasinë e ndihmës së dhënë përpërballimin e stresit, që të porsa ardhurit kishin marrë nga këshilluesit e tyre14.A munden organizatat(njësitë) formalisht të caktojnë këshilltar për të sapoardhurit dhe tëarrijnë përfitime në shoqërizim dhe karrierë, shoqëruar edhe me këshilltar informal e nëmënyrë spontane-pra ndërtimin e marrëdhënieve me të sapoardhurit? Një numërorganizatash, kanë implementuar atë që ato e shikojnë si një program formal këshilluesshumë të suksesshëm. Firma Bell Kanada, filloi një program këshillues online në intranet,të quajtur Mentor Match “përshtatja e këshilltarit” për tërë personelin e saj. Programiështë i vlefshëm për personelin që regjistrohen si këshilltar ose stazhier. Në përfundim tëstudimit, u konkludua se programet formale janë afërsisht aq përfitues sa edhe marrëdhënietinformale, se janë më përfituese se sa mos pasja e këshilltarëve në përgjithësi15

Ndërsa tërë këshilltarët, sipas përcaktimit, sigurojnë disa nënbashkësi të funksioneve tëkarrierës, ata jo gjithmonë sigurojnë funksione psikosociale për këto nënbashkësi.Njerëzit nisin karrierën e duhet të jenë të ndërgjegjësuar për rëndësinë e saj dhe funksionetpsikosociale. Ndaj duhet të përpiqen të vendosin një network social që i plotëson ato.Një marrëdhënie këshilluese, është zakonisht element kyç në këtë set të gjerë tëmarrëdhënieve. Në një farë mënyre, një rrjet social mbështetës dhe i mirëkoordinuar,mund të zëvendësojë një këshilltar që nuk është efektiv.Çfarë duhet të bëjnë të porsaardhurit për të shoqërizuar vetveten?Bazuar në atë që kemi theksuar, mund të krijohet përshtypja se individët mëshirohennga organizata, për ti shoqërizuar dhe ndihmuar në progresin për karrierë. Ky nuk ështëi vetmi rast. Individët mësojnë edhe përmes ndërveprimit dhe vëzhgimit të sjelljes së tëtjerëve dhe vetë-menaxhimit. Njerëzit me personalitet proaktiv, kanë prirjen të sillen nëmënyrë proaktive dhe të bëjnë ndryshime pozitive në ambientin e punës. Kështu, nukështë surprizë që të porsa ardhurit, mund të jenë proaktivë në shoqërizimin dhemenaxhimin e karrierës së tyre, përmes përdorimit të sjelljes proaktive. Në fakt, ështëgjetur se kjo është një nga mënyrat më të zakonshme që të porsa ardhurit mësojnë nëpunë. Si rezultat, sjellja vetë-menaxhuese e të porsa ardhurve, ka rezultuar me më pakshqetësime e stres dhe në një socializim shumë më të suksesshëm.16.Shoqërizimi proaktiv i referohet procesit në të cilin të porsa ardhurit, luajnë rol aktivnë shoqërizimin e tyre, përmes përdorimit të një numri taktikash proaktive shoqërizuese.Më poshtë, përshkruhen llojet kryesore të përdorimit të taktikave proaktive shoqërizuese.Një ndër më kryesoret, është marrja e fidbekut rreth performancës, kërkimi i informacionitrreth detyrave të punës e rolit, grupit dhe njësisë ku bëjnë pjesë. Rikujtimi që shoqërizimika të bëjë në mësimin e qëndrimeve, dijeve dhe sjelljeve të nevojshme për funksioniminsi pjesëtar aktiv i grupit(organizatës). Një nga rrugët për të sapoardhurit, është kërkimi

14 Allen, T.D., McManus, S.E., and Russell, J.E.A.(1999). Newcomer socialization and stress: Formalpeer relationships as a source of support. Journal of Vocational Behaviour, 54.15Chao, G.,Walz,P and Gardner,P.(1992).Formal and informal mentorship: A comparison on mentoringfunctions and contrast with nonmentored counterparts, Personnel Psychology, 45(1988). 16 Ostroff,C., and Kozlovwski, S.W.J.(1992). Organizational socialization as a learning process: The roleof information acquisition. Personnel Psychology.45.

Page 77: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

77

Dr. Gaqo Tanku

i informacionit për organizatën nga të tjerët 17.

Personeli i porsaardhur, mund të mbledhë informacion duke e kërkuar, bërë pyetje dhevëzhguar sjelljen e të tjerëve. Për më tepër, ka një numër burimesh nga të cilët mund tësigurohet informacioni, si eprorët, kolegët, këshilltarët dhe dokumentet e shkruara.Megjithatë, kërkimet kanë gjetur se të porsa ardhurit, mbështeten kryesisht në vëzhgime,e pasuar kjo nga burimet ndërpersonale(eprorët dhe kolegët). Për më tepër, ata priren qëtë kërkojnë informacion kryesisht jashtë punës, veçanërisht gjatë periudhës së fillimit tëshoqërizimit, e pasuar nga informacioni për rolin, grupin dhe njësinë. Kërkimet kanëgjetur se informacioni dhe fidbeku, është i lidhur me dijet e mëdha në fusha me përmbajtjetë ndryshme si dhe me kënaqësi të lartë në punë, përfshirjen në njësi, performancën nëpunë, përshtatjen dhe nivelin e ulët të stresit, të dëshirës për tu larguar dhe qarkullimit.Mbi të gjitha, eprorët janë burim informacioni i fuqishëm në lidhje me rezultatet pozitivetë shoqërizimit.

Në vijim të kërkimit të informacionit dhe fidbekut, ka një numër taktikash të tjera proaktiveqë të sapo ardhurit mund ti përdorin, si shoqërizimi dhe ndërtimi i marrëdhënieve mekolegët, mundësitë e negociatave në punë, strategjitë për përparim në karrierë, përfshirjanë aktivitete të ndryshme të lidhura me punën dhe gjetja e një këshilltari. Sikundër utheksua më sipër, gjetja e një këshilltari është ekstremisht e rëndësishme për zhvillimin ekarrierës dhe shoqërizimin. Kështu, të sapo ardhurit duhet të jenë proaktivë në gjetjen enjë këshilltari, nëse organizata(njësia) nuk ka një program formal këshillues.

Taktikat e Shoqërizimit ProaktivKërkimi i Fidbekut. Kërkohet informacion se si është kryer detyra dhe roli,Kërkimi i Informacionit-Informon rreth punës, rolit, grupit dhe njësisë.Vëzhgim. Vëzhgojmë dhe modelojmë sjelljet e duhura të të tjerëve.Vetmenaxhimi i sjelljes. Menaxhohet shoqërizimi i një personi përmes vetvëzhgimit,vetvendosjes së objektivit, vetshpërblimit dhe provës.Ndërtimi i marrëdhënieve. Inicimi i ndërveprimit social dhe ndërtimi i marrëdhënieveme pjesëtarët e tjerë.Negociata për ndryshimin e punës. Përpjekje për të ndryshuar detyrat e punës të dikujtose mënyrën dhe mjetet, përmes të cilave dikush kryen punën, me qëllim që të rritetpërshtatja midis vetes dhe punës.Përfshirja në aktivitete që lidhen me punën. Pjesëmarrja në (kurrikula-ekstra) që lidhenme aktivitetet e punës por nuk janë pjesë e punës.Strategjitë për rritje në karrierë. Rritja në sjellje për të përmirësuar mundësitë përkarrierë, si p.sh. kryerja e detyrave të ndryshme, emërime në punë dhe kërkimi ipërgjegjësive shtesë në punë.Marrëdhënie këshilluese informale. Formimi i marrëdhënieve me pjesëtarët eorganizatave me eksperiencë, të cilët veprojnë si këshillues informal.

Një nga objektivat përparësorë të shoqërizimit, është mësimi nga të porsaardhurit ibesimeve kyçe dhe vlerave të kulturës së njësisë.17 17.Morrison, E.W.(1993).Newcomer information seeking: Exploringtypes, modes, sources and outcomes.Academy of Management Journal, 45.

Page 78: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

78

Shoqërizimi, Mësimi dhe Përshtatja

PërfundimeShoqërizimi është procesi përmes të cilit, njerëzit mësojnë normat dhe rolet që janë tënevojshme për funksionimin si grup ose organizatë(njësi). Ai është proces që përfshintë mësuarit rreth detyrës, roleve, grupit, njësisë, e arritjeve në niveleve të larta tëpërshtatjes person-punë dhe person-organizatë. Personeli mëson normat dhe kërkesat erolit, përmes tre fazave të shoqërizimit-parapritja, takimi dhe menaxhimi i rolit.

Përshkrimi realist i punës ndihmon të porsa ardhurin, të përballet me shpresat dhe pritjete tyre jo realiste të fillimit. Programet e orientimit, prezantojnë personelin e porsa ardhurme punën dhe vendin e punës, me njerëzit që do të punojnë me të dhe meorganizatën(njësinë). Shoqërizimi i institucionalizuar, reflekton një program të strukturuartë tij, i cili ndihmon në uljen e ndjenjave të pasigurisë për të porsa ardhurit. Shoqërizimiindividual, reflekton një mungesë relative të strukturës dhe mungesës së eksperiencës tëtë porsa ardhurve, e cila do të jetë më e pranishme. Këshilluesit, mund të ndihmojnëpjesëtarët e rinj gjatë shoqërizimit, influencojnë në suksesin në karrierën e tyre, dukeperformuar funksione të karrierës dhe funksione psikosociale. Pjesëtarët e rinj mund tëluajnë rol aktiv në shoqërizimin e tyre, përmes përdorimit të taktikave të shoqërizimitproaktiv.

Bibliografia:

1. Saks,A.M., dhe Ashforth, B.E (1997). A longitudinal investigation of the relationship between jobinformation sources, applicant perception of fit and work outcomes. Personnel Psychology.2. Kristof, A.L.(1996). Person-organisation fit:An integrative review of its conceptualization, measurementand implication. Personnel Psychology,49. Saks,A.M., dhe Ashforth, B.E (2002). Is job search related toemployment quality? It all depend on the fit. Journal of Applied Psychology, 87.3. Van Maanen, J., dhe Schein, E.H.(1979). Toward a theory of organizational socialization. Research inOrganization Organizational Behaviour, 1,209-264.4. Feldman, D.C(1976). A contingency theory of socialization. Administrative Science Quarterly, 21.5.Wanous, J.P.(1992). Organizational entry: Recruitment, selection, orientation and socialization ofnewcomers.6. Morrison,E.W dhe Robinson, S.L.(1997). When employees feel betrayed model of how psychologicalviolation develops. Academy of Management Review,22.7. Morrison and Robinson, 1997Robinson, S.L(1996).Trust and breach of the psychological contract.Administrative Science Quarterly, 41.8. Wanous, 1992, Breaugh,1992.9. Wanous, J.P.and Reichers, A.E.(2000). New employee orientation programs. Human Management, 10.10. Schetler,J.(2002,August).Welcome to ACME Inc. Training, 39.12. Ashforth and Saks, 1996, Cable,D.M, and Parsons, C.K.(2001). Socialization tactics and person-organization fit. Personnel Psychology, 54.13. Dalton,G.W., Thomson, P.H.and Price, R.(1977,Summer).The four stages of professional careers-Anewlook at performance by professionals. Organizational Dynamics.14. Allen, T.D., McManus, S.E., and Russell, J.E.A.(1999). Newcomer socialization and stress: Formalpeer relationships as a source of support. Journal of Vocational Behaviour, 54.15. Chao, G.,Walz,P and Gardner,P.(1992).Formal and informal mentorship: A comparison on mentoringfunctions and contrast with nonmentored counterparts, Personnel Psychology, 45(1988).16. Ostroff,C., and Kozlovwski, S.W.J.(1992). Organizational socialization as a learning process: Therole of information acquisition. Personnel Psychology.45.17. Morrison, E.W.(1993).Newcomer information seeking: Exploringtypes, modes, sources and outcomes.Academy of Management Journal, 45.

Page 79: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

79

Dr. Gaqo Tanku

RUBRIKA E KATËRT

ANALIZA DHE VLERËSIME PËR SIGURINË

Në këtë rubrikë artikullshkruesit e këtij numri trajtojnë një gamë tëgjerë temash që meritojnë vëmendjen e të gjithëve. Por mendojmëse duhet të jemi “më me këmbë në tokë”(lexo:në realitetin tonë).

Shumica e shkrimeve të kësaj Rubrike janë të tilla, pikërisht pse ato marrinnë analizë probleme me rëndësi jetike për të sotmen dhe për të ardhmen evendit dhe të Forcave tona të Aramtosura.

Si të tillë mund të veçojmë shkrimin që studion riaktivizimin e transportittë brendshëm, shkrimi për stresin në operacionet luftarake etj.

Ndërsa në shkrimet me karakter studimor spikat më shumë analiza studimorepër konceptin e Sigurisë. Sot të gjithë flasim për sigurinë, por ndoshta duhetta studiojmë atë në çdo detaj të saj, për ta kuptuar më mirë e kryesisht për tëpunuar më drejt për ta çimentuar atë, hap pas hapi.

Në numrat e ardhshëm, Redaksia do të kërkojë shkrime që trajtojnëprobleme të stërvitjes në Forcat tona të Armatosura, probleme tëLegjislacionit dhe të zbatimit të tij, e shumë të tjera që kanë të bëjnëdrejtpërsëdrejti me jetën e ushtarakëve tanë.

Njerëzit që kanë për të thënë lidhur me këto probleme nuk na mungojnë nëtë gjitha nivelet. Por mirë do ishte që për këto probleme të sjellin analizaata që merren përditë me forcat, që ndeshen me vështirësi. Ata më së pariduhet të japin mendime dhe rekomandime për zgjidhjen e tyre.

Page 80: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

80

Siguria në Kontekstin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Siguria në Kontekstin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Kolonel ® Zeno JahajSpecialist në Drejtorinë e Politikave dhe Planifikimit Strategjik

Abstrakt. Ç’ është siguria? Çfarë e pengon njeriun apo forcat që ai krijon, për tëarritur atë nivel, pas të cilit ai, jo vetëm të ndjehet subjektivisht i sigurtë, por edhe tëjetë realisht i tillë? Siguri nga kush? Për kë? Sa siguri? Siguri nga cilat rreziqe? Me ç´kosto?

Siguria ka qenë shqetësimi më i madh i shteteve për të ekzistuar e zhvilluar brendakontureve të anarkisë që prodhohet pikërisht për shkak se ata janë ende unikë në zotërimine monopolit suprem të përdorimit të forcës, të ushtrive e të armëve si dhe të ligjbërjesndaj qytetarëve, subjekteve të tyre. Natyrisht që spektri i marrëdhënieve ndërkombëtarenë këtë dhjetëvjeçar të dytë të shekullit 21 është shumë më i pasur, por duket se njëkonstante ka mbetur e pandryshuar: mosbesimi. Bota është bërë më bashkëpunuesepor, njëherësh, edhe më tinëzare në këtë bashkëpunim; ajo është bërë më globaliste, porpo kaq më e rrezikshme dhe më e paparashikueshme; për këtë shkak, edhe më e pasigurt.

Historia tregon se, në çdo situatë marrëdhëniesh ndërkombëtare, prirjet kontradiktorekanë qenë e vijojnë të jenë në lojë, ku secila palë priret nga qëllimi i përjetshëm iinteresave e për të cilat përpiqet të fitojë më shumë fuqi.

Në këto dy dhjetëvjeçarë të pas Luftës së Ftohtë, ne kemi përjetuar një ndryshim thelbësornë gjerësi dhe në thellësi të konceptit “siguri”. Axhenda e sigurisë, krahas sigurisëushtarake, ka bërë tanimë pjesë të pashkëputur të saj sigurinë politike, ekonomike,shoqërore dhe mjedisore. Për më tepër edhe vetë siguria ushtarake ka evoluar, për tëpërfshirë të ashtuquajturat “luftëra të llojit të tretë”, shpesh të cilësuara edhe si “luftërahibride” apo “asimetrike”. Vetë çështjet e sigurisë, të cilësuara si “ushtarake”, mundtë themi se janë “civilizuar” më shumë. Po aq edhe çështjet e sigurisë të cilësuara si“civile”, mund të themi se janë “militarizuar” më shumë. Veçanërisht lufta kundërterrorizmit i ka “ngatërruar” keq kufijtë klasikë midis tyre.

Nuk ka një përgjigje të vetme ndaj këtyre pyetjeve, për më tepër që, në botën e shkencaveshoqërore, ka gjithnjë më shumë se një histori për të treguar. Në këtë shkrim do tëpërpiqemi që, duke çmuar prurjet nga formulimet klasike rreth konceptit “siguri”, të

Page 81: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

81

Kol. ® Zeno Jahaj

mund të identifikohet një formulim me emërues sa më të përbashkët i këtij koncepti, njëpërcaktim i atij kufiri, hendeku apo përmase, tej së cilës siguria shndërrohet në pasiguri.

Hyrje

Nëse besimi dhe shpresa kanë lindur bashkë me njeriun, atëherë do të ketë qenësiguria ajo që është përjashtuar. Duket se e vetmja siguri e njeriut ka qenëpasiguria e tij, shpresa dhe besimi nëse mund t’ia delte mbanë të përballonte

pikërisht këtë pasiguri të përjetshme. Kur jeta e tij kushtëzohej nga natyra, do të ishtemë së shumti besimi në një Zot që do t’i jepte forcën-rrjedhimisht sigurinë, përmespremtimit të përjetësisë pas vdekjes, duke ia besuar jetën një fuqie tjetër -asaj hyjnore.Një ankth që do ta shoqëronte, gjithsesi, edhe kur arriti të ndërtojë shtetin-këtë mbifuqiqë u besua se do t’ia mbyllte njëherë e mirë derën ankthit të përjetshëm të pasigurisë.

Çuditërisht, kur njerëzimi arriti më shumë fuqi e pasuri, pati, njëherësh, edhe më shumëpasiguri, duke mos gjetur asnjëherë kufirin e fundit të sigurisë. Një simbiozë, në dukjeparadoksale, e cila është identifikuar tashmë me termin e njohur në marrëdhënietndërkombëtare si “Security Dilema”, shprehja artistike e së cilës do të ishte mëdyshja“Të jesh apo të mos jesh-kjo është çështja” e Shekspirit të madh. Një dilemë e përjetshmee cila na jep, për këtë arsye, kyçin për të kuptuar se si funksionon siguria në sisteminanarkik ndërkombëtar të shteteve.

Ç’është siguria? Çfarë e pengon njeriun apo forcat që ai krijon, për të arritur atë nivel,pas të cilit ai, jo vetëm të ndjehet subjektivisht i sigurtë, por edhe të jetë realisht i tillë?Siguri nga kush? Për kë? Sa siguri? Siguri nga cilat rreziqe? Me ç´kosto?

Nuk ka një përgjigje të vetme ndaj këtyre pyetjeve, por synimi dhe detyrimi i këtijshkrimi do të jetë të japë, gjithsesi, një përgjigje përmbledhëse, duke u përpjekur tëpërcaktojë atë kufi, hendek apo përmasë, tej të cilëve siguria shndërrohet në pasiguri.Gjithnjë për qëllimet e këtij shkrimi, analiza jonë do të kufizohet kryesisht në konceptin“siguri” që prodhon shteti, në kuadër të rendit ndërkombëtar.

Çmimi i Madh në Marrëdhëniet NdërkombëtarePër krahasim, do të thoshim se, nëse nukdo të ketë sëmundje, nuk do ketë asmjekësi e më tej, as mjekë. Askush nukdo t’i referohej sportit të qitjes, në qoftëse qitësi nuk do të ketë një armë, një

shenjë qitjeje dhe nuk do të vendoset në një hapësirë-largësi në tokë për ta ushtruarsportin e qitjes. Po kështu, në botën shoqërore, individët ekzistojnë brenda strukturavepolitike, shoqërore, gjinore, racore, gjuhësore dhe morale, të kushtëzuara në mënyrë tëndërsjellë prej njëra-tjetrës, sikurse edhe shtetet e komunitetet, të cilat janë të detyruaratë ekzistojnë brenda strukturave të rendit botëror. “Siguria është një fenomenmarrëdhëniesh...Nuk mund të kuptohet siguria kombëtare e një shteti të dhënë pa kuptuar

Page 82: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

82

Siguria në Kontekstin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

kallëpin e modelit ndërkombëtar të sigurisë në të cilin ai shtet futet1.”

Përqasjet ndaj konceptit “siguri”, historikisht, janë përqendruar më së shumti tek shtetet,si aktorët kryesorë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për më tepër, siguria ka qenëshqetësimi më i madh i shteteve, për të ekzistuar e për t’u zhvilluar brenda kontureve tëanarkisë që prodhohet pikërisht për shkak se shtetet janë ende unikë në zotërimin emonopolit suprem të përdorimit të forcës, të ushtrive e të armëve si dhe të ligjbërjesndaj qytetarëve e subjekteve të tyre, duke mos njohur asnjë autoritet mbi veten. Në këtësistem anarkik...”Marrëdhëniet midis shteteve i përshkon mosbesimi....ky është parakushtii shteteve....tipar i domosdoshëm i të gjitha sistemeve anarkike2.”

Sipas Kant-it, shtetet në sistemin ndërkombëtar jetojnë në një situatë të ngjashme me atëtë njeriut në “gjendje natyrale”, d.m.th. në gjendjen ku nuk ekzistojnë ligjet (lat. “statuinjusto”). Është pikërisht ky mosbesim i përjetshëm që shpjegon shkaqet e shqetësimit, tëpërplasjes, të konfliktit e deri të luftës për fuqi e hegjemoni midis shteteve. “Fusha jonë (emarrëdhënieve ndërkombëtare3) duhet të interesohet pikësëpari për marrëdhëniet midisshteteve dhe për ato midis shoqërive e aktorëve joshtetërorë, në masën që këto marrëdhëniecënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe ndikojnë mbi to4.”

Natyrisht që spektri i marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë dhjetëvjeçar të dytë tëshekullit 21 është shumë më i pasur, por duket se një konstante ka mbetur e pandryshuar:mosbesimi. Bota është bërë më bashkëpunuese por, njëherësh, edhe më tinëzare në këtëbashkëpunim; ajo është bërë më globaliste, por po kaq më e rrezikshme dhe më epaparashikueshme; për këtë shkak, edhe më e pasigurt. Historia tregon se, në çdo situatëmarrëdhëniesh ndërkombëtare, prirjet kontradiktore kanë qenë e vijojnë të jenë në lojë,ku secila palë priret nga qëllimi i përjetshëm i interesave e për të cilat përpiqet të fitojëmë shumë fuqi. “Përderisa shtetet janë të armatosur, ata janë kërcënues dhe të kërcënuar,të rrezikshëm dhe të frikësuar5.”

Prandaj marrëdhëniet ndërkombëtare janë, më së shumti, marrëdhënie sigurie. Të gjithaformulat e tjera të “kimisë” së saj, që nga mirëbesimi e deri tek detyrimi për deklarimlufte, nuk “prodhojnë”, as më shumë as më pak, por vetëm, më shumë apo më paksiguri. Prandaj nuk venitet kurrë edhe shprehja e famshme “Nëse doni një sistem shteteshsovrane, çmimi është pasiguria e përgjithshme dhe lufta e herëpashershme6.” Prandajedhe “Grand Prix” në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, i takon sigurisë.

Përkufizimet nën pikëpyetje

Të marrësh përsipër të përpunosh përkufizime është një gjë e rrezikshme, sepse në njëbotë relative asgjë gjë nuk është absolute. Por në shkencat shoqërore, sikurse është edhe

1 Buzan, Barry, “People, States and Fear”, pg. 187 .2 Holsti, Kalevi J. “Shteti, Lufta dhe gjendja e luftës”, 2008, fq.9.

3 Shënim i autorit.4 Jones, A, “Interview with Kal Holsti”, 2002, fq. 621.5 Collins, Allan (Morgan, Patrick), “Studime bashkëkohore të sigurisë”, fq.28.6 Holsti, Kalevi J. “Shteti, Lufta dhe gjendja e luftës”, 2008, fq.10.

Page 83: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

83

Kol. ® Zeno Jahaj

ajo e marrëdhënieve ndërkombëtare, guximi për përkufizim është akoma më i rrezikshëmsepse, siç shprehet aq bukur Smith, “Në botën e shkencave shoqërore ka gjithnjë mëshumë se një histori për të treguar7.” Kjo është arsyeja pse koncepti “siguri” mbetetgjithnjë i kontestuar.

Koncepti “Siguri” përmes gjuhësisëNjë nga fjalorët më të njohur të gjuhës Angleze, me autor Hornby, e interpreton kështusigurinë: “Liri nga rreziku ose shqetësimi...diçka e garantuar8”, çka do të thotë se, sipaskëtij përcaktimi, spektri i sigurisë shkon nga shqetësimi (shkalla më e vogël e pasigurisë)deri tek rreziku (shkallë e lartë e pasigurisë). Ndërsa pjesa e përcaktimit “...diçka egarantuar”, shpreh gradën e kërkesës për siguri, d.m.th. një gjendje e papërmbysshmeqë nuk mund të tjetërsohet ndryshe.

Ndërsa Fjalori voluminoz i Babiniotit i gjuhës Greke, cilëson: “Gjendje në të cilën nukrrezikohemi ose nuk ndjehemi se rrezikohemi....që nuk bëjmë gabim....që nuk rrëzohemiposhtë”9, çka do të thotë që të mos prishet një raport i mëparshëm i njeriut me një njeriapo detyrim tjetër me të cilin lidhet. Një njeri që rrëzohet do të thotë se është relativishti pafuqishëm për t’u angazhuar në raport me atë që është në këmbë. Kur je i rrëzuar dotë thotë se nuk ecën, nuk zhvillohesh, nuk mbrohesh. Shkurt, je i mposhtur, ke ndryshuarnjë gjendje, ke një hierarki të përmbysur në raport me atë që është në këmbë. Ke mbërriturnë çastin e pasigurisë së skajshme, sepse je transformuar në një gjendje tjetër.

Nga ana e vet, Fjalori më i madh i Gjuhës Shqipe interpreton: “Të qenët jashtë çdorreziku dhe të papriture10”, çka do të thotë se bëhet fjalë për “gjendje” të rrezikuar, e cilaose është konstatuar tashmë, ose vlerësohet se mund të jetë e pritshme. Një gjendjerrezikohet kur është në prag të tjetërsimit të saj, d.m.th. të ndryshimit të pakthyeshëm tëidentitetit apo të funksionit të saj. Kur rrezikohet, p.sh. një urë, do të thotë se nuk duhetkaluar më mbi të, sepse praktikisht ka pushuar funksionin e saj dhe, rrjedhimisht,ekzistencën. Nëse duhet dhe mundet, ura do të duhet të ndërtohet nga e para.

Ajo që mund të nxjerrim në kontekst gjuhësor është se siguria shpreh një “gjendje”, ecila lidhet me rrezikun dhe se pasiguria shprehet me një hierarki të përmbysur në raportme një gjendje të mëparshme sigurie të garantuar, d.m.th. me një identitet të humbur tëobjektit që do të duhet të sigurohet. Gjuhësia, për vetë atributet e saj, ka të drejtë të nakufizojë nëse siguria është gjendje, ide apo iluzion. Më poshtë do ta respektojmë dhe dota përfshijmë këtë ofertë të gjuhësisë për konceptin e sigurisë si “gjendje”.

Por le të kalojmë në vlerësimin e analizave të studiuesve që janë marrë posaçërisht mekëtë temë madhore për jetën e popujve dhe të rendit ndërkombëtar.

7 Smith, Steve, “Teori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare”, 2010, fq.21.8 Oxford Advanced Dictionary of Current English, A.S.Hornby, 1974, pg. 785.9 Babinioti G, Fjalor Greqisht-Greqisht, 2002, fq. 305, 1721.10 Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe, 1980, fq. 1750.

Page 84: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

84

Siguria në Kontekstin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Përkufizime të konceptit të sigurisë në sistemin anarkik të shteteveSikurse është provuar tashmë, shtetet s’rrojnë ndryshe përveçse në një dilemë tëpërjetshme sigurie, thelbi i së cilës është: “Me mjetet dhe mënyrat me të cilat një shtetprovon të rrisë sigurinë e tij, pakëson sigurinë e të tjerëve11.” Me këto mjete dhe me këtomënyra, me këtë ekuacion “fitim-fitim” (win-win), shtetet besojnë se fitojnë, por në tëvërtetë, zhyten gjithnjë e më shumë në ekuacionin “humbje-humbje” (loss-loss). Mjaftontë kujtojmë shpenzimet astronomike për armatimet konvencionale e bërthamore të kohëssë Luftës së Ftohtë, për të cilat sot kërkohen shpenzime po aq kolosale, kësaj radhe ....për t’i asgjësuar!

Në këtë shkrim, nuk do të trajtojmë “instrumentet”-përkatësisht strategjitë, politikat,mjetet apo mënyrat sesi zgjidhet kjo dilemë, por vetëm shkaqet pse lind, d.m.th. nëç’kushte siguria transformohet në pasiguri dhe në ç’kushte kjo e fundit tjetërson objektetreferuese të saj. Ne do të analizojmë vetëm ato përkufizime që lidhen me përshkrimin ekufirit apo hapësirës midis sigurisë dhe pasigurisë, tej së cilave tjetërsohet gjendja,identiteti. Dhe vetëm në parim, pavarësisht se siguria rrok sot fusha të shumta. Do tëpërpiqemi të identifikojmë cili është koncepti, apo filli i përbashkët që lidh të gjithafushat për të cilat përdoret termi “siguri”.

Profesor Kolins (Collins) jep këtë cilësim interesant: “Pavarësisht natyrës së kontestuartë sigurisë... në fund të fundit interesohemi për mënyrën sesi kërcënohen objektet referuesedhe se çfarë mund të bëjnë ato për të mbijetuar”12. Brenda këtij kuadri, përcaktimi përkonceptin apo përmasën e sigurisë do të mund të ishte: “Gjendje kërcënimi për mbijetesëne objekteve referuese”.

Por pas këtij përcaktimi, dalin pyetjet: Ç’ masë kërcënimi tjetërson mbijetesën? Cilatjanë “objekte referuese”? Cilat “objekte referuese” rrezikohen në atë shkallë sa tëkërcënojnë mbijetesën?

Lidhur me shkallën apo përmasën e kërcënimit, Kolins i referohet studiuesit Buzan kuthotë se: “Problemi i sigurisë duhet të artikulohet si një kërcënim ekzistencial”13. Pornëse me fjalën “ekzistencial” kuptojmë “mbijetesën”, atëherë ende nuk kemi ndonjëpërgjigje. Deri këtu jemi ende brenda konceptit tradicional të të ashtuquajturës “Shkollae Kopenhagenit”.

Për të zgjeruar këtë koncept, le t’i referohemi një përcaktimi të studiuesit Uolfërs(Wolfers), i cili thotë: “Siguria, sipas çdo kuptimi objektiv, mat mungesën e kërcënimevendaj vlerave të fituara, kurse sipas një kuptimi subjektiv, ajo mat mungesën e frikës ngasulmi ndaj këtyre vlerave”14. Pas këtij përcaktimi, së pari del çështja nëse kërcënimiështë real, i vërtetë apo thjeshtë perceptim. Sikurse është e njohur, shpesh elitat e vendevetë ndryshme iu kanë induktuar popujve të tyre rreziqe imagjinare, hipotetike, të cilat i11 Jervis, Robert, Cooperation Under the Security Dilemma”, 1978, pg.169.12 Collins, Allan, “Studime bashkëkëohore të sigurisë”, fq17.13 Collins, Allan, (Emmers, Ralf) “Studime bashkëkëohore të sigurisë”, fq.154.14 Wolfers, Arnold “Discord and Collaboration”, 1962, pg.15 .

Page 85: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

85

Kol. ® Zeno Jahaj

kanë “përkthyer” në kërcënime ndaj mbijetesës së këtyre popujve. Për rrjedhim, kanëprodhuar edhe politika e strategji militariste, të cilat, nga shkallë të pretenduara sigurie,janë shndërruar në shkallë pasigurie për vetë jetën dhe mirëqenien e popujve të tyre.

Për të shpëtuar nga kthetrat e subjektivizmit, studiuesi Herd, na jep një hollësi intriguesekur arsyeton: “E thënë më thjeshtë, rrezik mund të quhet mundësia e krijimit të njëndodhie, e cila vlerësohet negativisht15.” Në të mirë të analizës tonë, “ndodhia” që mundtë na krijohet është pikërisht “kërcënimi”, i cili në vetvete, është njësi matëse, shkallëapo prodhim i rrezikut. Në vlerësim të kësaj vërejtjeje, përcaktimi si më sipër për termin“siguri” vjen në formën: “Gjendje rreziku që mund të sjellë kërcënim real ndaj mbijetesëssë objekteve referuese, me pasojë humbjen e vlerave të fituara.”

Po cilat janë këto “Objekte Referuese”, me të cilët lidhet siguria? Studiuesi Ralf Emërs(Ralf Emmers) konsideron të tilla ato objekte, kërcënimi i ekzistencës së të cilave, sjellpërmbysjen e sigurisë dhe shndërrimin e saj në pasiguri. Këto janë: shteti, sovraniteti,ekonomia kombëtare, identitetet kolektive dhe mjedisi16. Me këtë zbërthim dhe për t’ushprehur me kategori juridike (jo me terma akademikë), përcaktimi si më sipër vjen nëformën: “Gjendje rreziku që mund të sjellë kërcënim real ndaj mbijetesës së shtetit,sovranitetit, ekonomisë kombëtare, identiteteve kolektive dhe mjedisit, me pasojë humbjene vlerave të fituara”

Pas kësaj, do të na duhet të gjejmë se çfarë përfshihet në konceptin “vlera të fituara”.Nuk ka përcaktime të mirëfillta për të shpjeguar këtë koncept. Por, normalisht, pranojmëse vlerat e fituara janë të gjitha ato vlera kombëtare që janë trashëguar, përfituar apokrijuar përgjatë historisë kombëtare. Si të tilla, natyrshëm ato përbëjnë thelbin e interesavekombëtare. Siguria e këtyre vlerave është interes kombëtar. Duke folur për interesatkombëtare, studiuesit më në zë të këtyre çështjeve nuk kanë mëdyshje për t’i kushtëzuarapo barazuar interesat kombëtare me sigurinë kombëtare. “Interesi kombëtar i një vendipaqedashës mund të përcaktohet në lidhje me sigurinë kombëtare”- thotë Morgentau(Morgenthau) 17.

Atëherë do të na duhet të përcaktojmë se çfarë janë ato lloje interesash kombëtare tëcilat, nëse cënohen në mënyrë të pakthyeshme, tjetërsojnë sigurinë kombëtare duke eshndërruar atë në pasiguri kombëtare. Patrik Morgan (Patric Morgan) na ndihmon, edhepse tërthorazi, për të adresuar përmbajtjen e interesave kombëtare, në lidhje me sigurinëkombëtare, kur përcakton: “Siguria shtetërore-thotë ai, përmban: sigurinë fizike-sigurinënga sulmet; pavarësinë -lirinë nga detyrimi për t’iu bindur urdhrave dhe kontrollit të tëtjerëve; zhvillimin kombëtar-ekonomik, social, arsimor; rendin-aftësinë e administrimittë territorit të tij, d.m.th. garantimin e pushtetit, të mjeteve dhe të legjitimitetit për tëpërftuar bindje dhe për të shuar apo shtypur mosbindjen18.” Me arsye mund të shtojmë

15 Herd, Graeme P, Siguria, fq.21.16 Collins, Allan, (Emmers, Ralf) “Studime bashkëkohore të sigurisë”, fq.151.17 Morgenthau, J.Hans, “Politika ndërmjet kombeve”, 2008, fq.421.18 Collins, Allan (Morgan, Patrick), “Studime bashkëkohore të sigurisë”, fq.28-29.

Page 86: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

86

Siguria në Kontekstin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

se termi “fizike” për një shtet, nënkupton territorin ku ai shtrihet, si dhe popullsinë e tij.Po kështu, e gjejmë me vend të shtohet cilësimi “kushtetuese” pas elementit “rend”, përarsye se jo çdo përmasë e konceptit “rend” ka forcën për të ndikuar në nivel kombëtar.Në këto kushte, përcaktimi i termit “siguri” do të merrte këtë pamje: “Gjendje rrezikuqë mund të sjellë kërcënim real ndaj mbijetesës së shtetit, sovranitetit, ekonomisëkombëtare, identiteteve kolektive dhe mjedisit, me pasojë humbjen fizike të territorit epopullsisë, të pavarësisë, të zhvillimit kombëtar dhe të rendit kushtetues”.

Duket dhe besojmë se formulimi i përmban të gjithë elementët materialë të interesitkombëtar. Gjithsesi, deri tani, kemi folur, do të thoja, me termat e realizmit, çka do tëthotë se mungon gjysma tjetër e të njëjtit koncept, elementi moral i tij.

Morgentau, ndër të rrallët studiues që merren posaçërisht me këtë “gjysmë të dytë”,edhe pse renditet ndër realistët më të zellshëm, na thotë: “Të gjitha dukuritë politikemund të ‘shtrydhen’ për t’u shprehur në një nga tre tipet bazë...të mbash fuqi, të rrisëshfuqi, ose të demonstrosh fuqi. Këtyre tre modeleve tipike të Politikës (fjalë për fjalë:Politics19), iu korrespondojnë tre politika (fjalë për fjalë policies20)...një politikë e statusquo-së, një politikë e imperializmit dhe një politikë e prestigjit21.” Beteja për influencëiu korrespondon pikërisht këtyre kërkesave bazë, ku prestigji, sipas interpretimeve të tëgjithë studiuesve, është një çështje nderi-kundërpjesa e çështjeve politike - por në sferëne gjykimit.

Historia ka mjaft shembuj që demonstrojnë pikërisht përfundimin e mësipërm. Le tëpërmendim goditjen Japoneze të datës 7 Dhjetor 1941 në Përl Harbër (Pearl Harbour)gjatë Luftës së Dytë Botërore. Goditja nuk kishte aq shumë efekte strategjike mbidiapozitivin dhe planet amerikane të Luftës, por falë befasisë së realizimit dhe mungesëssë pafalshme të vigjilencës nga forcat amerikane, ajo ishte në radhë të parë një goditje emadhe morale. Për këtë arsye, ajo datë është quajtur “Dita e Turpit të Amerikës.” Njëgoditje që do të përsëritej plot 60 vjet më vonë, në rastin e sulmeve terroriste ndajSHBA në 11 Shtator 2001! Në të dyja rastet SHBA u hakmorën fort, natyrisht për interesastrategjike, por edhe për të vënë në vend prestigjin e fyer kombëtar!

Kemi arsye që prestigjin ta përfshijmë në formulim. Kësisoj, krahas të gjithë elementevetë tjerë materialë, do të duhet të përfshijmë edhe këtë element apo kundërelement moral:prestigjin kombëtar. Atëherë përcaktimi i konceptit “siguri” do të merrte një formë mëtë plotë: “Gjendje rreziku që mund të sjellë kërcënim real ndaj mbijetesës së shtetit,sovranitetit, ekonomisë kombëtare, identiteteve kolektive dhe mjedisit, me pasojë humbjenfizike të territorit e popullsisë, të pavarësisë, të zhvillimit kombëtar dhe të renditkushtetues, si dhe të prestigjit kombëtar.”

Deri këtu kemi mbetur, gjithsesi, “brenda shtetit”. Por në sistemin dhe rendinndërkombëtar, veçanërisht sot në kushtet e globalizmit, asnjë shtet nuk mund të rrojë i

19 Shënim i autorit.20 Shënim i autorit.21 Morgenthau, H, “Politics among Nations”, English version, pg.52.

Page 87: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

87

Kol. ® Zeno Jahaj

shkëputur dhe pa lidhje institucionale me aleanca apo organizata ndërkombëtare. Madjenuk është as në interesin e shtetit të mos jetë pjesë e zhvillimeve afër e larg vendit.Natyrisht, ky interes kombëtar sjell me vete edhe angazhime e detyrime, çka do të thotëqë siguria e aleancës apo organizatave ndërkombëtare është interes, angazhim dhe detyrimkombëtar. Pikërisht për këtë arsye, studiuesi Valc (Waltz) thekson: “Mbijetesa varetnga kapacitetet materiale të një shteti dhe nga aleancat e tij me shtetet e tjera”22. Nëkëto kushte, formulimi si më sipër, do të merrte formën: “Gjendje rreziku që mund tësjellë kërcënim real ndaj mbijetesës së shtetit, sovranitetit, ekonomisë kombëtare,identiteteve kolektive, mjedisit dhe aleatëve, me pasojë humbjen fizike të territorit epopullsisë, të pavarësisë, të zhvillimit kombëtar dhe të rendit kushtetues, si dhe të prestigjitkombëtar.”

Natyra e sigurisë në Shekullin e 21-tëMë sipër përfunduam një detyrë, duke dhënë një përcaktim të bazuar në vlerësime ngaemra të njohur për përmbajtjen e termit “siguri”, kryesisht në kontekst të marrëdhënievendërkombëtare. Njohim gjithsesi se askush nuk mund të ketë dot monopolin epërcaktimeve absolute, për më tepër në çështje të tilla që lidhen më së shumti dhethelbësisht me shkencat shoqërore, thjeshtë për faktin se përcaktimet e çdo kohe ipërgjigjen një realiteti të caktuar. Por realitetet e djeshme nuk janë ato të sotme dhe atotë sotmet askush nuk i di plotësisht sesi do të jenë nesër.

Në këto dy dhjetëvjeçarë të pas Luftës së Ftohtë ne kemi përjetuar një ndryshim thelbësornë gjerësi dhe në thellësi të konceptit “siguri”. Axhenda e sigurisë, krahas sigurisëushtarake, ka bërë tanimë pjesë të pashkëputur të saj sigurinë politike, ekonomike,shoqërore dhe mjedisore. Për më tepër edhe vetë siguria ushtarake ka evoluuar për tëpërfshirë të ashtuquajturat “luftëra të llojit të tretë”, shpesh të cilësuara edhe si “luftërahibride” apo “asimetrike”. Vetë çështjet e sigurisë të cilësuara si “ushtarake”, mund tëthemi se janë “civilizuar” më shumë. Po aq edhe çështjet e sigurisë të cilësuara si “civile”,mund të themi se janë “militarizuar” më shumë. Veçanërisht lufta kundër terrorizmit ika “ngatërruar” keq kufijtë klasikë midis tyre.

Duke mbetur gjithnjë në kuadër të qëllimit të këtij shkrimi, do të na duhet të siguroheminëse përcaktimi i mësipërm i qëndron apo jo kohës. Për këtë, le t’i referohemi një botimiserioz si “Reform and Riconstruction of the Security Sector”, ku argumentohet: “Vendii parë i sigurisë kombëtare është vënë në pikëpyetje nga logjika e globalizmit dhendryshimet përkatëse në rolin e shtetit...Me shtimin e luftërave brenda vendeve dheprivatizimin e konfliktit në shtete të keqqeverisura apo të dështuara, komunitetindërkombëtar filloi të njohë se janë individët dhe grupet shoqërore të cilët kanë nevojëtë mbrohen gjithnjë e më shumë sesa shteti, çrregullimi i funksionimit të të cilit shpeshështë shkaku i parë i pasigurisë23.”

22 Waltz, Keneth N. “Theory of International Politics”, 1979, pg. 103-104.23 Bryden Alan, Hanggi Heiner“Reform and Riconstruction of the Security Sector”, pg.5.

Page 88: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

88

Siguria në Kontekstin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Natyrisht shtetformimet janë ende nëproces dhe shteti do të vijojë të mbajëvendin e rolin e tij tradicional por, nëepokën ku kemi hyrë, ai nuk mund tëbëjë më si të dojë me qytetarët e vet.

Në këto kushte, cili mund të jetërrjedhimi për përcaktimin që sapo

formuluam në kreun e dytë të këtij shkrimi? E gjithë çështja vjen nëse formulimi imësipërm i jep vendin e duhur elementit “njeri”, në raport me elementët e tjerë.

Ndoshta një shtesë “....dhe njerëzve” në formulim, do të mund t’i shkonte pozitës sëelementit “njeri” në konceptin bashkëkohor të sigurisë. Në këto kushte, formulimi do tëmerrte formën:”Shkallën e rrezikut që mund të sjellë një kërcënim real ndaj mbijetesëssë shtetit, sovranitetit, ekonomisë kombëtare, identiteteve kolektive, mjedisit dhe aleatëve,me pasojë humbjen fizike të territorit e popullsisë, të pavarësisë, të zhvillimit kombëtar,të rendit kushtetues, prestigjit kombëtar dhe njerëzve.” Por, nëse marrim parasysh se nëformulim janë integruar tashmë dy elementë “njerëzorë”-përkatësisht “identitetevekolektive” dhe “popullsisë”, atëherë nuk ka arsye të justifikohet shtesa “...dhe njerëzve”.Për më tepër që edhe elementet e tjera “jo njerëzorë” të formulimit, në thelb, iu shërbejnëdhe duhet t’iu shërbejnë njerëzve.

Çështja është se kush dhe me ç’ kënd i përfaqëson njerëzit në marrëdhënie me elementete tjera të sigurisë kombëtare. Beri Buzan (Barry Buzan) e ka shprehur këtë marrëdhënienë mënyrë të përkryer: “Problemi i sigurisë kombëtare rezulton të jetë një problemsigurie sistemi në të cilin të gjithë individët, shtetet dhe sistemi luajnë pjesën e vet dhe,në të cilin, faktorët ekonomikë, shoqërorë dhe mjedisorë janë po kaq të rëndësishëm saedhe ata politikë e ushtarakë. Nga kjo perspektivë integruese, nivelet dhe sektorët dukenmë të dobishëm si platforma vëzhgimi nga të cilat mund të vëzhgohet problemi ngakënde të ndryshme, sesa si zona vetmbajtëse për politika ose analiza”24

PërfundimeIshte në qëllimin e kësaj analize të mund të eksploroheshin formulimet klasike rrethkonceptit “siguri” dhe, mbi këto baza, të mund të mund të identifikoheshin mundësitë enjë formulimi me emërues sa më të përbashkët të këtij koncepti. Në mbështetje të këtijqëllimi, duke marrë parasysh mendimin teorik botëror, si dhe zhvillimet e realitetet esotme, kemi mbërritur në një përcaktim gjithëpërfshirës, sipas të cilit: “Siguria shprehshkallën e rrezikut që mund të sjellë një kërcënim real ndaj mbijetesës së shtetit,sovranitetit, ekonomisë kombëtare, identiteteve kolektive, mjedisit dhe aleatëve, me pasojëhumbjen fizike të territorit e popullsisë, të pavarësisë, të zhvillimit kombëtar, të renditkushtetues si dhe të prestigjit kombëtar.”

24 Buzan, Barry, “People, States and Fear”, pg. 368.

Page 89: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

89

Kol. ® Zeno Jahaj

Natyrisht, si çdo formulim, veçanërisht ato në shkencat shoqërore, lënë diçka pa thënëose e kanë të pamundur të depërtojnë në të gjitha “terrenet” e konceptit. Për më tepër qëkoncepti “siguri”, në raport me, të themi, “mbrojtje”, është relativisht shumë më i ri dhenë rrugë të reja, qoftë praktikisht edhe teorikisht. Është gjithashtu e njohur që mendimtarëapo rryma të ndryshme të marrëdhënieve ndërkombëtare kanë këndvështrime të ndryshmepër këtë çështje. Kjo sigurisht varet edhe nga njohja shkencore e realiteteve, por edhenga interesi për të krijuar perceptime apo strategji e politika të caktuara sigurimi nëshërbim të këtyre interesave.

Në fund të fundit, diferenca midis asaj që besojmë dhe shpresojmë se do të mund tëndodhë, me atë që objektivisht do të ndodhë, është një diferencë e përjetshme. Emri imadh i diplomacisë bashkëkohore, Henri Kisinger (Henry Kissinger), do ta shprehëkështu këtë perspektivë historike: “Kombet kanë ndjekur më shumë interesat e tyre sesaparimin e lartë dhe më tepër kanë rivalizuar, sesa kanë bashkëpunuar. Të pakta janëfaktet për të thënë se kjo mënyrë sjelljeje shekullore ka ndryshuar apo se ka mundësi tëndryshojë në dhjetëvjeçarët e ardhshëm”25.

Bibliografia:

1. Buzan, Barry, “People, States and Fear”.2. Holsti, Kalevi J. “Shteti, Lufta dhe gjendja e luftës”, 2008.3. Jones, A, “Interview with Kal Holsti”, 2002.4. Collins, Allan (Morgan, Patrick), “Studime bashkëkohore të sigurisë”.5. Holsti, Kalevi J. “Shteti, Lufta dhe gjendja e luftës”, 2008.6. Smith, Steve, “Teori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare”, 2010.7. Oxford Advanced Dictionary of Current English, A.S.Hornby, 1974.8. Babinioti G, Fjalor Greqisht-Greqisht, 2002.9. Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe, 1980.10. Jervis, Robert, Cooperation Under the Security Dilemma”, 1978.11. Collins, Allan,, “Studime bashkëkëohore të sigurisë”.12. Collins, Allan, (Emmers, Ralf) “Studime bashkëkohore të sigurisë”.13. Wolfers, Arnold “Discord and Collaboration”, 1962.14. Herd, Graeme P, Siguria.15. Collins, Allan, (Emmers, Ralf) “Studime bashkëkohore të sigurisë”.16. Morgenthau, J.Hans, “Politika ndërmjet kombeve”, 2008.17. Collins, Allan (Morgan, Patrick), “Studime bashkëkohore të sigurisë”.18. Morgenthau, H, “Politics among Nations”, English version.19. Waltz, Keneth N. “Theory of International Politics”, 1979.20. Bryden Alan, Hanggi Heiner “Reform and Reconstruction of the Security Sector”.21. Buzan, Barry, “People, States and Fear”.22. Kissinger, Henry, “Diplomacia”, 1999.

25 Kissinger, Henry, “Diplomacia”, 1999, fq. 19.

Page 90: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

90

Bashkimi Europian dhe Sundimi i Ligjit në Kosovë

Bashkimi Europian dhe Sundimi i Ligjit në Kosovë

Prof. Dr. Bejtush Gashi∗

MA. Sc. Sali Rexhepi

Abstrakt. Në këtë studim janë analizuar rrethanat ndërkombëtare që kanë ndikuar nëvendosjen e Misionit të EULEX-it në Kosovë. Misioni i EULEX-it është mision iBashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë. Synimi kryesor i tij është t’ikëshillojë, ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në çështjet e sundimit të ligjit,në mënyrë të veçantë në lëmin e veprimtarisë policore, gjyqësisë dhe doganave.Gjithashtu ky Mision ka përgjegjësi që ta zhvillojë dhe përforcojë edhe më tej sistemine drejtësisë shumetnike dhe të pavarur në Kosovë, duke siguruar që institucionet esundimit të ligjit të mos ndikohen politikisht dhe t’i përkrahin standardet e njohurandërkombëtare dhe praktikat më të mira Europiane.Ky mision ishte paraparë të vendoset në Kosovës, në bazë të Propozimit të Ahtisarit përzgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, mirëpo për shkak të mosmiratimit të tij nëKS të OKB-së, shtrirja e plotë e tij u shty deri në dhjetor 2008. EULEX-i vepron brendakornizave të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka një zinxhir tënjësuar të komandës në Bruksel. Zyrtarët e EULEX-it kanë mbështetur Policinë eKosovës, Gjyqësorin dhe Doganat e Kosovës, përmes veprimeve MMK për arritjen eobjektivave dhe synimeve, që janë parashtruar me Strategjinë programore të EULEX-it. Por, efikasiteti i EULEX-it ka treguar rezultate modeste. Në pjesën e veriut të KosovësEULEX-i ka dështuar, si pasojë e mandatit të tij ambivalent dhe të moskoherencës sëPolitikës së Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së.Fjalët kyçe: Misioni i EULEX-it, siguria, siguria shtetërore, siguria kolektive, sigurianjerëzore, Policia e EULEX-it, Policia e Kosovës, Gjyqësori, Doganat e Kosovës.Qëndrimi i BE-së ndaj pavarësisë së KosovësBashkimi Europian në rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës edhe njëherë dëshmoise nuk është në gjendje, që në politikën e jashtme, të flasë me një zë. Edhe përkundërfaktit se shtetet kryesore dhe shumica e shteteve anëtare të BE-së-22 shtete e kanë njohurpavarësinë e Kosovës, 5 të tjera jo, për shkaqe të interesave të tyre kombëtare dhe aleate

∗ Zëvendësministër i FSK-së, ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe Kolegjet Universitare nëPrishtinë dhe Universitetin e Europës Juglindore, Tetovë, Republika e Maqedonisë.

Page 91: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

91

Prof. Dr. Bejtush Gashi, MA. Sc. Sali Rexhepi

të Serbisë, bëri që BE-ja, si subjekt me zotësi juridike në marrëdhëniet ndërkombëtare,edhe pas Opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljessë pavarësisë së Kosovës, të mos kishte qëndrim unik.Kosova është, para së gjithash, një problem Europian dhe Bashkimi Europian kapërgjegjësinë kryesore dhe interesin për ta zgjidhur atë dhe për të stabilizuar rajonin.Mjerisht, BE-ja, në rastin e Kosovës, tregoi paaftësinë e saj për të rënë dakord mbi njëpolitikë të përbashkët, gjë që kadobësuar rolin e saj në nivelinndërkombëtar, ndërsa ky mosunitetështë bërë pengesë e madhe përveprimin e përcaktuar brenda vetëKosovës, duke krijuar mospërputhjemidis politikave (ESDP dhe zgjeri-mit) të udhëhequra nga institucionete ndryshme të BE-s (Këshillit dheKomisionit)1.Prania e Bashkimit Europian në KosovëBashkimi Europian, si faktor i marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk arriti që ta parandalojëdhe menaxhojë krizën në Kosovë gjatë viteve ‘90. Por, EU-ja iu bashkëngjit aktorëve tëtjerë për të menaxhuar krizën e Kosovës dhe shtetet anëtare të saj, në kuadër të Paktit tëAtlantikut të Veriut-NATO-s, që morën pjesë në bombardimin e caqeve të forcaveushtarake serbe në Kosovë dhe në Serbi dhe e detyruan atë që t’i tërheqë forcat e saj ngaKosova.Pas përfundimit të luftës (1999) dhe vendosjes së Kosovës nën administrimin e UNMIK-ut, EU-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm në rehabilitimin dhe në rindërtimin e Kosovës.Në vitin 1999, në Kosovë ishte hapur Zyra Europiane për Ndihmë Humanitare(ECHO).Kjo zyrë u ka dhënë ndihmë emergjente njerëzve që ishin të zhvendosur brendaKosovës, si dhe refugjatëve që u kthyen në vend, menjëherë pas hyrjes së KFOR-it nëKosovë. Ajo ka dhënë një ndihmë të çmueshme në fushën humanitare në fazën e parë,menjëherë pas luftës dhe ka përfunduar misionin e saj në vitin 20012.Aktivitet tjetër që ka ndërmarrë BE-ja për ta mbështetur Kosovën pas luftës, ështëvendosja e Agjencisë Europiane për Rindërtim (AER) në vitin 2000. AER-i, nën drejtiminpolitik të Komisionit Europian, fillimisht ka mbështetur rindërtimin e Kosovës. Më pasAER-i ka mbështetur ndërtimin dhe zhvillimin e institucioneve të Kosovës3.BE-ja, në kuadër të UNMIK-ut, që njihet si Shtylla e katërt, u mor me rindërtimin dheringjalljen ekonomike të Kosovës, e cila ishte shkatërruar gjatë luftës. Shtylla e katërt,aktivitetin kryesor e përqëndroi në fushën e rindërtimit, të industrisë, shërbimeve publikedhe në Autoritetin qendror fiskal.

1 Steven Blockmans & Ramses A. Wesesel, 2009/1, f. 19.2 Rama, B.Z. (2005), f. 15.3 Ibid, fq.16.

Page 92: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

92

Bashkimi Europian dhe Sundimi i Ligjit në Kosovë

BE-ja ka qenë donatori kryesor dhe ka mbështetur shoqërinë kosovare pas luftës si dheka kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e institucioneve të Kosovës. Aktualisht,Bashkimi Europian është i pranishëm në Kosovë përmes Misionit të EULEX-it, Zyrëssë Përfaqësuesit Special të BE-së dhe Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian.

BE-ja, me zhvillimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes (ESDP), karritur interesin e saj që, përveç ndihmës në fushën ekonomike, të paraqitet dhe si aktori rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare edhe në fushën menaxhimit të krizave.Me zhvillimin e rrethanave të reja, të cilat kërkonin zgjidhjen e statusit të Kosovës, BE-ja ka shfaqur interesimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar përmes Misionit të EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit.

Rrethanat që ndikuan në vendosjen e Misionit të EULEX-it në KosovëVendosjes së Misionit të EULEX-it në Kosovë i kanë paraprirë një sërë aktivitetesh tëaktorëve ndërkombëtarë, që ishin të angazhuar për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Me vendosjen e Kosovës nën administrimin e UNMIK-ut, sipas Rezolutës 1244, pasnjë kohe ishte paraparë që të zhvillohen negociatat ndërmjet palëve-Kosovës dhe Serbisë,për arritjen e një zgjidhjeje të statusit të Kosovës4.

Por, aktorët e politikës ndërkombëtare, të preokupuar me probleme më të mëdhandërkombëtare pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, Luftës në Irak 2003, për njëkohë nuk ishin marrë me çështjen e Kosovës dhe zgjidhjen e statusit të saj.

Për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të vazhduar me status-quo-n, aktorëtndërkombëtarë, të përfshirë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, fillimin e bisedimevepër zgjidhjen e statusit e kishin kushtëzuar me të ashtuquajturat “Standarde para statusit”,të cilat PSSP, Majkëll Shtajnër (Michael Steiner), në bashkëpunim me IPVQ-të, i kishinpërmbledhur në tetë pika5, të cilat i kishte miratuar Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Për të vlerësuar zbatimin e standardeve, pas ngjarjeve të marsit 2004, ishte caktuarambasadori Ki Aide (Kei Eide). Ai, në Raportin e përgatitur për KS, kishte konstatuarse përmbushja e zbatimit të standardeve është pozitive dhe se janë pjekur kushtet përfillimin e bisedimeve për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës6.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, në bazë raportit të Ki Aides (Kei Eides), kishte emëruarish-Presidentin finlandez, Marti Ahtisari për të ndërmjetësuar në bisedimet ndërmjetautoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Kryenegociatori Marti Ahtisari, së bashku me ekipin e tij, në kuadër të Zyrës së UNOSEC-ut, pas një viti e gjysmë të ndërmjetësimit në negociatat ndërmjet autoriteteve të Kosovësdhe Serbisë, kishte ardhur në përfundimin se vazhdimi i mëtejmë i negociatave nukështë i mundur për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta për statusin e ardhshëmtë Kosovës7.

4 Aneksi 2, pika 8 e Rezolutës 1244 të KS i OKB-së.

Page 93: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

93

Prof. Dr. Bejtush Gashi, MA. Sc. Sali Rexhepi

Kryenegociatori Marti Ahtisari kishte përgatitur “Raportin me rekomandime për statusine ardhshëm të Kosovës”. Në rekomandime, ai thekson se duke marrë parasysh historinëmë të re të Kosovës, realitetin politik dhe nevojën për stabilitet politik dhe ekonomikpër zgjidhjen e statusit të Kosovës, si në vijim:a) Riintegrimi i Kosovës në Serbi nuk është një opsion i qëndrueshëm;b) Vazhdimi i administrimit ndërkombëtar të Kosovës nuk është i qëndrueshëm;c) Pavarësia e Kosovës, me mbikëqyrje ndërkombëtare, është zgjidhja e vetme eqëndrueshme8.Z. Ahtisari kishte hartuar propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës,me të cilin parashihej rregullimi i sistemit politik në Kosovë, mbrojtja e pakicave, nëveçanti të asaj serbe, roli i pranisë ndërkombëtare në Kosovë, roli i PCN dhe i BE-së nëfushën e zbatimit të ligjit.Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës i Z. Ahtisari ishte pranuarnga autoritetet e Kosovës, ndërsa ishte refuzuar nga ato të Serbisë.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, më 26 mars 2007, ia kishte dërguar Presidentit të KSRaportin dhe Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës e të Dërguarittë Posaçëm, të cilin ai e kishte mbështetur në tërësi si dhe kishte kërkuar që të shqyrtohete të miratohet në KS.Por, Raporti dhe Propozimi i të Dërguarit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm, ish-presidentit finlandez Marti Ahtisarit, nuk ishte vendosur për t’u shqyrtuar në KS tëOKB-së, ngaqë anëtarët e përhershëm të KS, Rusia dhe Kina nuk ishin pajtuar me këtëpropozim- zgjidhje.Më vonë, vazhduan përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhe konsensuale, metë cilën do të ishin pajtuar të dyja palët. Për këtë qëllim, ishte formuar Treshja (Trojka),me përbërje të përfaqësuesit të SHBA-ve, BE-së dhe Rusisë për të rinegociuar ndërmjetautoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për të arritur një zgjidhje të pranueshme.Por edhe pas negociatave shtesë prej tre muajsh, me ndërmjetësimin e Treshes nuk ishtearritur që të harmonizoheshin qëndrimet diametralisht të kundërta të autoriteteve tëKosovës dhe atyre të Serbisë.Shpallja e PavarësisëAutoritetet e Kosovës kishin vazhduar bashkërendimin e veprimeve politike me aktorëtndërkombëtarë, të cilët mbështetnin pavarësinë e Kosovës me SHBA dhe shtetet kryesoretë BE-së. Kështu, më 17 shkurt 2007, Kuvendi i Kosovës, me propozimin e Presidentitdhe të Kryeministrit, në seancë solemne, shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhedemokratik9.

5 Plani për implementimin e standardeve, 2004.6 Raporti i Kai Eides , 2005.7 Raporti i Marti Ahtisarit 2007.8 Raporti i të Dërguarit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm mbi statusin e Kosovës.9 Deklaratën e pavarësisë së Kosovës të 17 shkurtit 2008.

Page 94: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

94

Bashkimi Europian dhe Sundimi i Ligjit në Kosovë

Kuvendi i Kosovës, me miratimin e Deklaratës së Pavarësisë, i bëri ftesë BashkimitEuropian që të dërgojë Misionin civil, në kuadër të ESDP, për t’i mbështetur institucionete Kosovës, në sektorin e sundimit të ligjit. Në tekstin e Deklaratës thuhet: “Ne ftojmëdhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikqyrur zbatimin e Planit tëAhtisarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian”10.Vendosja e Misionit të EULEX-itI gjithë koncepti i vendosjes së Misionit të EULEX-it në Kosovë ishte paraparë në bazëtë Propozimit Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës11, me të cilin parashihejpavarësi e mbikëqyrur, ku BE-ja do ta marrë rolin e mbikëqyrjes në fushën e sundimit tëligjit.Këshilli i BE-së, duke vlerësuar mosgatishmërinë e të gjitha shteteve anëtare për tanjohur pavarësinë e Kosovës dhe duke përdorur mënyrën e re të vendimmarrjes,-abstenimi konstruktiv (neni 23 (1) TEU), që pesë Shtete anëtare të BE-së (Spanja,Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja) kundërshtonin pavarësinë e Kosovës, por qënuk penguan procesin e vendimmarrjes më 16 shkurt 2008, një ditë para shpalljes sëpavarësisë, kishte marrë vendim për dërgimin e Misionit të EULEX-it në Kosovë12, sidhe kishte emëruar Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në Kosovë, Z. Piter Feith13.EULEX-i është Misioni civil më i madh i BE-së, në kuadër të ESDP, që është vendosurjashtë territorit të saj. Ky Mision ka rreth 3.000 zyrtarë (1.900 ndërkombëtarë, 1.100vendorë). Në këtë mision marrin pjesë të gjitha shtetet anëtare të BE-së, por edhe shtetetë tjera, si: SHBA, Turqia, Kanadaja, Zvicra, Norvegjia dhe Kroacia. Misioni është ihapur edhe për shtetet e tjera, të cilat dëshirojnë t’i bashkëngjiten. Ai përbëhet prej trikomponentëve: Komponenti i policisë, Komponenti i Gjykatave, dhe Komponenti idoganave.Por, vendosjen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, menjëherë filloi ta kundërshtojëRusia në rrafshin ndërkombëtar, në KS të OKB, e cila insistonte që angazhimi i Misionittë EULEX-it të jetë në përputhje me kreun VII të Kartës së OKB-së, përkatësisht meRezolutën 1244, ndërsa Serbia zhvillonte aktivitet në dy fronte: në planin ndërkombëtarkërkonte që të respektohet e drejta ndërkombëtare, Rezolutën 1244, që EULEX-i të ketëqëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, ndërsa brenda Kosovës, përmes strukturaveparalele nëpër enklavat serbe, sidomos në veri të Kosovës, të cilat drejtoheshin ngastrukturat shtetërore të Serbisë, kundërshtonin vendosjen e EULEX-it. Ata kërkonin qëUNMIK-u të vazhdojë mandatin e tij, sipas Rezolutës 1244.Ndërkohë, aktorët ndërkombëtarë, për tejkalimin e pengesave me manovrimediplomatike, bënë përpjekje për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për vendosjen eEULEX-it. Gjatë muajve maj dhe qershor 2008, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,Ban Ki Mun dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Havier Solana bënë përpjekje për tëgjetur një lloj kompromisi ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë, sipas të cilit

10 Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës 2008, pika 5.11 Propozimin gjithëpërfshirës Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, 2007.12 Vendimi i Këshillit në OJ L042, 16 shkurt 2008, fq.92.13 Vendimi i Këshillit në OJ L042, 16 shkurt 2008, fq.88.

Page 95: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

95

Prof. Dr. Bejtush Gashi, MA. Sc. Sali Rexhepi

do të funksiononin paralelisht UNMIK-u, me përgjegjësi dhe staf të reduktuar, dheEULEX-i, që do të merrte rolin kryesor në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, në Raportin që i paraqiti KS, më 12qershor 200814,dhe që pasqyronte gjendjen në Kosovë, kishte përfshirë edhe letra, që aiia kishte dërguar Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç. Me këtë ai kishte paralajmëruarnjë Strategji të re të OKB-së për Misionin e EULEX-it në Kosovë. Letra e Ban KiMunit, me të cilën i ishin bërë koncesione Serbisë, përmbante gjashtë pika. Strategjia ere, të cilën e kishte propozuar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, përmes gjashtë pikëshit,parashihte që “Misioni i EULEX-it do të ketë një rol operacional në fushën e sundimittë ligjit, në përputhje me Rezolutën 1244 dhe do të funksionojë nën ombrellën e OKB-së. EULEX-i, gradualisht do t’i merrte përgjegjësitë operacionale nga UNMIK-u nëfushën e policisë, të drejtësisë dhe të doganave”15. Me këtë propozim parashihej që,përkohësisht të rregullohen në mënyrë specifike fusha e policisë, e doganave, e drejtësisë,e transportit dhe e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë për pakicën serbeaty. Autoritetet e Kosovës kishin kundërshtuar gjashtë pikëshin dhe ishin përgjigjur mepropozimin e tyre prej katër pikash.

Ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu gjatë takimit që pati me zëvendësndihmësin esekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, ia kishte prezantuar qëndrimet e institucionevetë vendit, të formuluar në katër pika, mbi bazën e të cilave Misioni i BE-së mund tëfillojë shtrirjen në të gjithë territorin e Kosovës, por duke e respektuar Kushtetutën dhetërësinë territoriale të Kosovës.16

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mbajtur më 26 korrik 2008, në tëcilën nuk u arrit konsensusi lidhur me ristrukturimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë,nismën për të vepruar e merr Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun. Ai, mepajtimin e heshtur të aktorëve të tjerë ndërkombëtarë, urdhëroi Përfaqësuesin e tij Specialnë Kosovë që të ndërmarrë veprimet për rikonfigurimin gradual të UNMIK-ut. Ndërkohë,EULEX-i gradualisht nisi me rekrutimin e personelit ndërkombëtar dhe atij vendor,ndërsa në të njëjtën kohë reduktohej personeli i UNMIK-ut.

Më 24 nëntor 2008, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kishte paraqitur Raportin nëKëshillin e Sigurimit, në të cilin analizohej situata politike, e sigurisë, e sundimit tëligjit, qeverisja lokale, kthimi i të zhvendosurve, prona, të drejtat kulturore dhe fetare,ekonomia, rikonfigurimi i UNMIK-ut dhe shtrirja e EULEX-it, dialogu me Beogradin.Në raport, përveç gjashtë pikëshit, ku parashihej mbrojtja e të drejtave të pakicës serbenë Kosovë në lidhje me policinë, drejtësinë, doganat, transportin dhe infrastrukturën,kufijtë, si dhe trashëgiminë fetare ortodokse serbe. Si Aneks i veçantë ishte përfshirëedhe qëndrimi i institucioneve të Kosovës, i formuluar në katër pika, të cilat janëshpjeguar më lart17.

14 Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së , S/2008/354.15 Dzihic, V. dhe Kramer, H. (2009), fq.17.16 Katër pikëshi i autoriteteve të Kosovës.17 Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, S/2008/692, dt. 24 Nëntor 2008.

Page 96: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

96

Bashkimi Europian dhe Sundimi i Ligjit në Kosovë

Raporti ishte miratuar nga ana e Këshillit të Sigurimit, ku ishin përfshirë edhe gjashtëpikat e Ban Ki Mun-it, me të cilat ishin pajtuar të gjithë aktorët e politikës ndërkombëtare,përveç institucioneve të Kosovës.Si kundërpërgjigje ndaj gjashtë pikëshit, nën organizimin e Shoqërisë Civile, në fund tënëntorit 2008, në Prishtinë ishte organizuar një demonstratë, në të cilën kishin marrëpjesë rreth 50.000 qytetarë. EULEX-i, zyrtarisht, u shtri në tërë territorin e Kosovës, më9 dhjetor 2008, ndërsa aftësinë operacionale e arriti më 6 prill 2009.Mandati i Misionit të EULEX-it në Kosovë - shumëvlerëshVështruar nga aspekti juridik, mandati i Misionit të EULEX-it në Kosovë është i bazuarnë Veprimin e Përbashkët të Këshillit, të 4 shkurtit 200818. Sipas këtij akti, detyrat eEULEX-it janë që t’i monitorojë dhe mentorojë institucionet kompetente të Kosovësnë të gjitha fushat e sundimit të ligjit, duke përfshirë edhe Shërbimin doganor, pornjëherazi të mbajë edhe disa përgjegjësi ekzekutive19.Kështu “ai ka sundimin e ligjit, rendin publik dhe sigurinë sipas nevojës, në konsultimme autoritetet civile ndërkombëtare. EULEX-i mund t’i kthejë ose anulojë vendimet eautoriteteve kompetente të Kosovës”20.Mandati i EULEX-it, siç është përcaktuar me Veprimin e Përbashkët, ngjashëm ështëparaparë edhe me dispozitat e Planit të Ahtisarit.21

Pra, sipas Veprimit të Përbashkët dhe Planit të Ahtisarit, EULEX-i ka mandat për tësiguruar mbajtjen dhe promovimin e sundimit të ligjit, rendin publik dhe sigurinë, në tëcilat mund të përfshihet edhe kthimi ose anulimi i vendimeve të vendosura nga autoritetetvendore22.Komiteti Politik dhe i Sigurisë kishte marrë vendim më 7 shkurt 2008 për ta emëruargjeneralin francez, Iv dë Kermabon (Yves de Kermabon) shef të EULEX-it, i cili mëherët kishte qenë komandant i KFOR-it në Kosovë. Këshilli i BE-së, më 16 shkurt,ditën kur kishte vendosur për ta dërguar Misionin në Kosovë, kishte emëruar edhePërfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Z. Piter Feith23.Shefi i EULEX-it vepron nën drejtimin politik të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, icili njëherësh është edhe Përfaqësues Civil Ndërkombëtar dhe ka mandatin për tëmbikëqyrur implementimin e Planit të Ahtisarit nga ana e institucioneve të Kosovës24.PCN është i emëruar nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar, më 28 shkurt 2008 dhe vepronnën drejtimin politik të këtij grupi.

18 Council Joint Action 2008/124/CFSP, OJ L 42/92, 16.02.2008).19 Neni 3 (a) i Veprimit të Përbashkët,20 Ibid: neni 3 (b),21 Shtojca “Dispozitat kryesore të Propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës” (12).22 Neni 3 (a) dhe (d) i Veprimit të Përbashkët dhe Dispozitat kryesore (12).23 Veprimi i Përbashkët në OJ L042, 16 shkurt 2008, p88.24 Dispozitat kryesore të Veprimit të Përbashkët (11).

Page 97: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

97

Prof. Dr. Bejtush Gashi, MA. Sc. Sali Rexhepi

25 Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, S/2008/692.26 Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, S/2008/692.27 Neni 1.1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.28 Po aty: neni 2.2.29 Po aty: neni 2.1.30 Po aty: neni 146.1.

Mandati i EULEX-it, në aspektin juridik, do të ishte shumë i qartë dhe, në aspektinpolitik-praktik, shumë më efikas, sikur të vendosej sipas Planit të Ahtisarit dhe Veprimittë Përbashkët të Këshillit, të datës 4 shkurt 2008. Por, siç u shpjegua më lart, paskundërshtimit të Serbisë dhe të Rusisë, EULEX-i arriti të “legalizohet”, pas shumëveprimeve diplomatike të aktorëve ndërkombëtarë, më 9 dhjetor 2009 kur KS i OKBmiratoi Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm, me të cilin/sipas të cilit EULEX-i vendosetnën ombrellën e OKB, përkatësisht Rezolutën 1244 dhe me mandat neutral ndaj statusittë Kosovës25. Status ky, me të cilin ishin pajtuar të gjithë, përveç Qeverisë së Kosovës,sipas të cilit EULEX-i vendoset nën ombrellën e OKB, përkatësisht Rezolutën 1244dhe me mandat neutral ndaj statusit të Kosovës26.Mandati i EULEX-it, në Rezolutën1244 dhe me status neutral ndajpavarësisë së Kosovës, është në kundër-shtim me konceptin dhe frymën e Planittë Ahtisarit, Deklaratën e pavarësisë sëKosovës dhe me Kushtetutën eKosovës.Kushtetuta e Kosovës, që ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, Republikën e Kosovës epërkufizon “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm27. Ndërsasovraniteti dhe integriteti i Republikës së Kosovës është i pacënueshëm, i patjetërsueshëmdhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe meligj28.Në Kushtetutë thuhet se sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takonpopullit dhe ushtrohet përmes përfaqësuesve të zgjedhur29. Pra, Kushtetuta e Republikëssë Kosovës nuk ia njeh të drejtën asnjë organizate ndërkombëtare që ta cënojë sovranitetine Republikës së Kosovës, apo të ushtrojë pushtet suprem në emër të popullit të Kosovës.Por, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në dispozitat kalimtare njeh autoritetin ePërfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, të organizatave dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë,në këtë rast edhe të EULEX-it, të cilave u është dhënë mandati dhe kompetencat epërcaktuara me Planin e Ahtisarit, duke përfshirë zotësinë juridike si dhe privilegjet eimunitetet e përcaktuara në të30.Mandati i EULEX-it është kontradiktor edhe për faktin se ai, në njërën anë, në rrafshinjuridik bazohet në Rezolutën 1244 të KS dhe me mandat neutral ndaj pavarësisë sëKosovës, ndërsa në anën tjetër vepron në kuadër të sistemit juridik të Kosovës, tëpërcaktuar me Kushtetutë. Rezoluta 1244 dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës janënë kundërshtim me njëra tjetrën.

Page 98: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

98

Bashkimi Europian dhe Sundimi i Ligjit në Kosovë

Në rrafshin praktik, vështirësi për zyrtarët e EULEX-it paraqet fakti se, me mandat nënRezolutën 1244 dhe status neutral, gjatë punës së tyre të përditshme veprojnë mehomologët e tyre kosovarë, të cilët janë të obliguar ta zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet eRepublikës së Kosovës. Vështirësi tjetër për veprimin dhe efikasitetin e zyrtarëve tëEULEX-it paraqesin 6 pikat e Ban Ki Munit. Ka edhe autorë të tjerë, që konsiderojnë semandati kontradiktor i EULEX-it në Kosovë paraqet vështirësi për të pasur sukses nëpraktikë.Në këto rrethana, në njërën anë, mund ta dëmtojë qëndrueshmërinë e Misionit të EULEX-it përtej mandatit fillestar dhe për pasojë, ndërlikon qeverisjen e Kosovës si një territortë unifikuar”31.EULEX-i, në vend që t’i mbështesë institucionet vendore në sundimin e ligjit, meqasjen e tij shumëplanëshe çon në konfuzion juridik dhe rezultate të cilat nuk mund t’ipërbushë. Në një mjedis të brishtë si Kosova, kjo mund të kthejë shpejt rrjedhjen engjarjeve politike kundër EULEX-it”32.Puna në partneritet me Institucionet vendoreNë bazë të Programit prej 36 veprimesh MMK, Drejtoria e Përgjithshme e PK kishtehartuar Projektin në nivel të PK si dhe kishte themeluar Komitetin Drejtues përkoordinimin e aktiviteteve ndërmjet Policisë së EULEX-it dhe PK për përmbushjen e36 veprimeve MMK. Në bazë të këtij Programi ishin ngarkuar të gjithë sektorët e PK,secili nga fushëveprimi i vet, për t’i përmbushur veprimet fiche të MMK.Objektivat e Sektorit për Luftimin e Krimit kishin të bënin me krijimin e një mjedisi tësigurt për qytetarët e Kosovës, duke bashkërenduar veprimet me agjencitë e tjerapërgjegjëse për zbatimin e ligjit. Ky Sektor ishte ngarkuar për përmbushjen e 11 (30%)veprimeve MMK.Në Raportin e programeve 2010 të EULEX-it dhe të Raportit të PK, shihet se pesë (5)veprime janë në vazhdim e sipër, një (1) është në fazën e planifikimit dhe pesë (5)veprime janë shtyrë për më vonë. Sektori Operativ i cili përmban numrin më të madh tëpjesëtarëve të PK në uniformë, ishte ngarkuar për përmbushjen e 8 (22%) veprimeve tëMMK. Në bazë të Raportit të programeve 2010 të EULEX-it dhe të Raportit të PK,shihet se një veprim është implementuar, ndërsa shtatë (shtatë) të tjerë janë në vazhdime sipër. Sipas analizave që janë bërë nga EULEX-i, në bashkëpunim të ngushtë meKomitetin Drejtues të PK për implementimin e veprimeve MMK, mund të konstatohetse ka pasur progres.Objektivat e Sektorit të Policisë Kufitare (PKK) kanë të bëjnë me faktin që nëpërvendkalimet kufitare të mundësohet lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, ruajtja dhekontrolli i kufirit dhe i brezit kufitar, duke ofruar shërbime cilësore dhe profesionale përtë gjithë shtetasit e vendit dhe për të huajt, që hyjnë dhe dalin nga Kosova. Ky Sektorishte ngarkuar për përmbushjen e 8 (22%) veprimeve MMK dhe kishte formuar tetëgrupe pune, të ngarkuara me detyra dhe afate kohore. Në bazë të Raportit të programeve

31 Wel, Erika de, (2009), fq. 9.32 Muharremi, R. ( 2010) fq.22.

Page 99: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

99

Prof. Dr. Bejtush Gashi, MA. Sc. Sali Rexhepi

33 Më gjerësisht lidhur me progresin e arritur në Policinë e Kosovës, shih Punimin e magjistraturës të SaliRexhepi (2011) FON, Shkup, fq. 91-10534 Raportin e IPOL-it, 2009, fq.13.35 Analiza është publikuar në World Policy Jurnal dhe në gazetën Koha ditore, më 21 gusht 2010.

2010 të EULEX-it dhe të Raportit të PK, shihet se gjashtë veprime janë në implementime sipër, një është në fazën planifikuese, ndërsa një është shtyrë për më vonë.Objektivat Sektorit të Administratës së PK kishin për qëllim të ofronin shërbime cilësoredhe efektive, të paanshme e profesionale për të punësuarit në PK, në mënyrë që ajo tëjetë një organizatë e qëndrueshme dhe efikase për zbatimin e ligjit, për garantimin erendit dhe të qetësisë, sigurinë e qytetarëve dhe të pronës së tyre, duke i respektuar tëdrejtat dhe liritë e njeriut. Ky Sektor ishte ngarkuar me përmbushjen e 9 (25%) veprimeveMMK, për zbatimin e të cilave kishte formuar tetë grupe pune.Në bazë të Raporteve shihet se shtatë veprime janë në implementim e sipër, një është nëfazën planifikuese, ndërsa një është shtyrë për më vonë. Ndërsa nga statistikat e raportevepërmendura më lart, shihet se ka pasur progres në veprimet e MMK-së, që janë nëimplementim e sipër33. Në opinionin publik në Kosovë ekziston bindja se veprimet eEULEX-it janë shumë të ngathëta.Shoqëria civile, përmes OJQ-ve, i bën presion EULEX-it për vendosjen e rendit dhesundimin e ligjit në pjesën e Veriut të Kosovës dhe në luftimin e korrupsionit në niveline lartë qeveritar. Kështu IPOL-i, që ka publikuar dy raporte për EULEX-in, konstaton:“Përsa i përket këtij aspekti ne besojmë se EULEX-i ka dy opsione: ose të punojëseriozisht në përfundimin e rasteve që janë në pritje dhe të ekzekutojë një varg rasteshtë nivelit të lartë që do të preknin rrënjët e problemit, pa marrë parasysh ndërhyrjetshtetërore dhe ndërkombëtare, ose (opsioni i dytë) të kalojë nga posedimi i një funksioniekzekutiv dhe të fokusohet në fuqizimin e institucioneve vendore të sundimit të ligjit”34.Ndërsa, analisti i njohur amerikan, Dejvid Filips (David Phillips), në analizën për gjendjenaktuale në Kosovë, lidhur me Misionin e EULEX-it, shkruan: “Misioni europian përsundimin e ligjit (EULEX) ishte krijuar me kompetenca ekzekutive për të hetuar, ndjekurpenalisht dhe gjykuar kategori specifike të krimeve, përfshirë edhe korrupsionin.Megjithatë, ky mision pati një fillim shumë të ngadalshëm dhe deri tani nuk i ka realizuarpritjet. Ai është duke pësuar nga mungesa e konsensusit në Bruksel”35.EULEX-i, deri më tani, ka patur suksese modeste në përmbushjen e mandatit të tij. Aika mbështetur institucionet vendore për sundimin e ligjit, të cilat kanë shënuar progrestë konsiderueshëm në tri komponentët. Por, konsiderojmë se pika më e dobët e EULEX-it është mosmbështetja e institucioneve të Kosovës dhe mosveprimet e tij për tëfunksionalizuar gjykatat, për të vendosur sundimin e rendit dhe ligjit në Veriun e Kosovëssi dhe për të funksionalizuar doganat në pikën 1 dhe 31.EULEX-i nuk ka mbështetur Strategjinë e Qeverisë së Kosovës për pjesën veriore tëvendit. Mosgatishmëria e EULEX-it për të vendosur rendin dhe sigurinë dhe përfunksionimin e institucioneve të shtetit edhe në veriun e Kosovës, dëshmon se qëndrimineutral i këtij Misioni ndaj pavarësisë së Kosovës është pengesë në përmbushjen eobjektivave që i ka parashtruar vetes. Po ashtu, faktor tjetër me rëndësi për dështimin e

Page 100: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

100

Bashkimi Europian dhe Sundimi i Ligjit në Kosovë

këtij Misioni në veriun e Kosovës është edhe zbatimi, në mënyrë të heshtur, i 6 pikave tëBan Ki Munit.Aksioni i Qeverisë së Kosovës, më 25 korrik 2011, për të vënë nën kontroll pikat doganore1 dhe 31, nuk është mbështetur nga EULEX-i.36 Gjithashtu Policët e EULEX-it nukpenguan bandat serbe kur, më 26 korrik të këtij viti, dogjën objektin e pikës kufitare 1dhe tentuan të djegin edhe atë 31. Është shqetësues fakti, kur shiheshin imazhet qëtransmetonin TV, duke ikur policët e EULEX-it, në mënyrë qyqare, në drejtim të territorittë Serbisë, në vend se të mbronin djegien e infrastrukturës doganore.Aksioni i Qeverisë së Kosovës u mbështet nga forcat e KFOR-it, të cilat më pas morënedhe kontrollin dhe shpallën këto dy pika, si zonë ushtarake deri sa të gjendet një zgjidhjendërmjet autoriteteve të dy vendeve. Nuk është e rastësishme që KFOR-i dhe Policia eKosovës, prej të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, gëzojnë besimin mëtë madh të qytetarëve të Kosovës.37

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, baronesha KetrinEshtën (Catherine Ashton), aksionin e Qeverisë së Kosovës, të 25 korrikut 2011, për tështrirë autoritetin shtetëror në pikat doganore në veri të Kosovës, e vlerëson si veprim tënjëanshëm dhe fton autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë që t’i kthehen dialogut tëndërmjetësuar nga Zyra e saj, për t’i zgjidhur problemet ndërmjet dy vendeve.38

Presidentja e Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga, lidhur me mosveprimin e EULEX-itdeklaron: “Kritikat për EULEX-in janë të drejta, sepse EULEX-i duhet të zbatojë rendindhe ligjin dhe duhet të luftojë krimin e organizuar dhe kontrabandën, gjë që në të kaluarënnuk e ka bërë me shumë sukses”.39

Aksioni i Qeverisë së Kosovës së 16 shtatorit 2011, për të vënë nën kontroll pikatdoganore 1 dhe 31, i mbështetur nga forcat e KFOR-it, kësaj radhe edhe nga EULEX-i,shënon një kthesë në qëndrimet dhe veprimet e EULEX-it për të mbështetur institucionete Kosovës, përgjegjëse për zbatimin e ligjit. Ndërsa aksionin e Qeverisë së Kosovës të16 shtatorit 2011, të cilin e kishin mbështetur edhe zyrtarët e EULEX-it, Përfaqësuesjae Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Ketri Eshton, përmes njëDeklarate të Zyrës për media, vlerëson se “EULEX-i dhe KOFR-i kanë filluar zbatimine Marrëveshjes në pikat doganore, që synojnë rivendosjen e normalizimit tëmarrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ishin ndërprerë para dy muajve.Nuk thuhet se zyrtarët e EULEX-it së bashku me Policitë dhe Doganierët kosovarë janëvendosur në pikat doganore 1 dhe 31, edhe pse një gjë e tillë ekziston në terren. Në këtëDeklaratë theksohet se zbatimi i Marrëveshjes për vulat doganore nuk paragjykon çështjene statusit të Kosovës.40

36 Fjalimi i Kryeministrit të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, dt. 23 gusht 2011, fq.2, në www.assembly-kosova.org37 Raportin e UNDP-së 27, mars 201038 Deklaratën e PL Catherine Ashton, A 300/11, të publikuar më 28 korrik 2011, në www.eeas.europa.eu.39 Shih: Intervistën e Presidentes së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, dhënë Radios Evropa e Lirë, më01.08.201140 Deklaratën e PL Catherine Ashton, A 362/11, të publikuar më 16 shtator 2011, në www.eeas.europa.eu.

Page 101: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

101

Prof. Dr. Bejtush Gashi, MA. Sc. Sali Rexhepi

Angazhimet e BE-së për të ndërmjetësuar në dialogun Kosovë-Serbi, kanë dhënërezultatet e para modeste për pranimin e vulave doganore ndërmjet dy vendeve. Le tëshpresohet se edhe qëndrimi i deritanishëm neutral i EULEX-it do të lëvizë në drejtimtë mbështetjes së plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës për të vënë rendindhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës. Por qëndrimet dhe veprimet e EULEX-it varen nga unifikimi i Politikës së Jashtme dhe i Sigurisë së BE-së në raport me Kosovën.PërfundimePunën e këtij Misioni e kanë favorizuar një numër i konsiderueshëm i lehtësirave, si praniae mbështetjes ligjore të domosdoshme për vendosje dhe ushtrimin e veprimtarisë së këtijMisioni, prania e KFOR-it dhe FSK si forca të sigurisë, prania e një legjislacioni penalo-juridik lokal mbi bazën e të cilit funksionon sistemi i drejtësisë në Kosovë, etj. Mirëpokëtë mision e kanë përcjellë shumë sfida, ndër të cilat veçojmë përkatësisht: paqartësia efunksioneve ekzekutive të EULEX-it, prania e një gjendjeje jo të qëndrueshme të sigurisënë vend, funksionimi i sistemit tresh-e të pushtetit (UNMIK-EULEX-Institucione tëKosovës), funksionimi i strukturave paralele serbe, problemet sociale, çështja e personavetë zhdukur, përbërja heterogjene e Misionit të EULEX-it, etj.Misioni i EULEX-it, përkundër vështirësive në fillim për vendosjen e tij dhe të mandatitambivalent, gjatë kësaj periudhe ka dhënë rezultate modeste në sektorin e sundimit tëligjit. Policia e Kosovës, Gjyqësori dhe Doganat e Kosovës, në bazë të mbështetjes sëEULEX-it, kanë arritur që ta përmirësojnë performancën e tyre. Është rritur numri irasteve ku janë parandaluar veprimet kriminale, janë ndërmarrë disa veprime për ndjekjenpenale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, është ndryshuar metoda e punës së policisëme komunitetet, është rritur efikasiteti në menaxhimin e integruar të kufirit, që PK kamarrë prej KFOR-it ruajtjen e brezit të gjelbër të kufirit me Shqipërinë, Maqedoninëdhe Malin e Zi. Po ashtu, është rritur numri i çështjeve që kanë shqyrtuar gjykatat si dheështë përmirësuar performanca e doganave. EULEX-i, përveç ngathtësisë që kamanifestuar në përmbushjen e objektivave në veriun e Kosovës ka dështuar tërësishtpër të vendosur rendin, sundimin e ligjit dhe për të mbështetur funksionimin e gjykatavedhe të doganave në pikën 1 dhe 31.EULEX-i nuk ka mundur të jetë efikas sa duhet si pasojë e mandatit të tij ambivalent,me qëndrim neutral ndaj pavarësisë së Kosovës. Faktorë të tjerë, që kanë ndikuar nëmosefikasitetin e EULEX-it, sidomos në veriun e Kosovës, janë edhe 6 pikat e Ban KiMunit. Po ashtu, faktor tjetër që ka ndikuar në mosefikasitetin e EULEX-it, ka qenëmosbashkëpunimi i duhur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it. Gjithashtuedhe moskoherenca e Politikës së Jashtme dhe e Sigurisë së BE-së, përkatësisht qëndrimii pesë shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka ndikuar në suksesin epamjaftueshëm të EULEX-it.Për të patur sukses, EULEX-i në përmbushjen e objektivave të përcaktuara me Veprimine Përbashkët për dërgimin e këtij Misioni, në Kosovë, nevojitet që Komiteti Politik dhei Sigurisë, në bashkëpunim me Komandantin e Misioneve Civile të CSDP, të vlerësojnëperformancën e EULEX-it dhe përmbushjen e objektivave të tij. Dhe mbi këtë bazë, t’irekomandojnë Këshillit të BE-së të rishikojë mandatin e EULEX-it për të patur qëndrimtë qartë ndaj pavarësisë së Kosovës si dhe për të mbështetur institucionet vendore nësektorin e sundimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të

Page 102: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

102

Bashkimi Europian dhe Sundimi i Ligjit në Kosovë

standardeve të njohura ndërkombëtare dhe praktikave më të mira europiane.Bibliografia:

1. Barroso, M. J. (2008) The EU and Peacekeeping: Promoting Security, Stability and DemocraticValBEs, in: http//www.eurunion.org/eufocus.

2. Blokcmans, S. and Wessel, R. (2009) The European Union and Crisis Management: Wil the LisbonTreaty make the EU more effective? In: CLEER WORKING PAPERS 2009/1 (http://www.cleer.eu).

3. Demiel, J. and Schmidt, G. A. (2009) Kosovo 2009: Uncertain Future, in: spotlinght europe, nr. 2009/1.4. Erika de Wet (2009) The Governance of Kosovo: Security Concil Rezolution 1244 and the Establishment

and Fubctioning of EULEX, in: America Jurnal of International Law,nr.83.5. Guttry, A. (2009) The EU Rule of Law Mission in Kosovo: Remarks on its legality, in: International

Training Program for Conflict Management, no.1April 2009 (www. itpcm. sssup it).6. Grevi, G.(2009), EULEX Kosovo: The EU role of the Law mission in Kosovo (EULEX Kosovo).7. Kërveshi, K. (2006): Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë si instrument i integrimit: përpu-

thja ndërmjet detyrimeve të BE-së dhe të drejtës së BE-së, bot: DREJT EUROPËS, Prishtinë, f. 225-253.

8. Martin, M. (2009), An Alternative to Statecraft: A Human Security Proposal for a European ExternalAction Service, eds: FRIEDRICH EBERT SIFTUNG, in: International Policy Analysis (www.fes.de/ipa).

9. Muharremi, R. (2010), The European Union Rule of Law Mission in Kosovo (EULEX) from thePerspective of Kosovo Constitutional Law, in: Zeitschrift für ausländisches öffentliches Recht undVölkerrecht (Heidelberg Journal of International Law) 70 (2010), pp. 1-23.

10. Novotina, K. (2009), Kosovo,s post-Indepedence-test for the EU,s Common Foreing and SecurityPolicy. What role has the EULEX Mission to play in Kosovo?, in COFOLA the Conference Proceding,1. editon, ISBN.

11. Pond, E. (2008) The EU’s Test in Kosovo, in: The Center for Strategic and International Studies andthe Massachusetts Institute of Technology, 2008 The Washington Quarterly 31:4 pp. 97–112.

12. Peters, S. (2010) Strategic Communication for Crisis Management Operations of InternationalOrganizations: ISAF Afganistan and EULEX Kosovo, in: EU Diplomacy Papers, nr.01/2010.

13. Rama-Bajrami, Z. (2006): Roli i Bashkimit Europian në Kosovë. A ka mundësi që BE të marrë roline Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë? në: Drejt Europës, “AER/SOFRECO”, Prishtinë,fq. 7-31.

14. Steven Blockmans & Ramses A. Wesesel (2009), The Europena Union and crisis management: Willthe Lisbon Treaty make the EU more efektive? In: CELER Working Papers 2009/1 pp 19, eds.Center for the Law EU External Relations.

15. Vedran, D. and Kramer, H. (2009), Kosovo after Independence: Is the EU’s EULEX Mission Deliveringon the it’s Promises?, eds: FRIEDRICH EBERT SIFTUNG, in: International Policy Analysis(www.fes.de/ipa).

16. Willigen, N. (2009) EU conflict management and internacional administration in Bosnia Herzegovinaand Kosovo, in: Paper for the 50 ISA convetion february 2009, New York.

Page 103: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

103

Prof. Dr. Bejtush Gashi, MA. Sc. Sali Rexhepi

Riaktivizimi i Transportit të Brendshëm Ajror

Dilaver Goxhaj,Pedagog i lëndës së Trafikut Ajror,

Shkolla e Trupës, KDS

Abstrakt. Përmes këtij studimi synohet të nxitet mendimi i qeveritarëve qendrorë elokalë, i politikanëve dhe i biznesit shqiptar për vënien në efiçencë të Transportit tëBrendshëm Ajror, si për pasagjerë edhe për mallra, duke shfrytëzuar një investim tëmadh ekonomik të së kaluarës. Këtë na e imponon edhe zhvendosja masive e popullsisëprej zonave rurale drejt qyteteve të mëdha, e cila parashikohet të vijojë edhe në tëardhmen. Parë edhe në kuadrin demografik të kombit shqiptar, nuk mund të lihet jashtëvëmendjes edhe popullsia shqiptare në Kosovë, Preshevë, Mal i Zi, Maqedoni, por edheemigracioni ynë ekonomik.

Hyrje

Ristrukturimi i ekonomisë së vendit, në kushtet e privatizimit të plotë të saj, kafilluar të ndjejë dukshëm edhe shfrytëzimin e transportit ajror të brendshëm. Ngae kaluara e afërt ne trashëgojmë një rrjet aeroportesh civilë lokalë. Shfrytëzimin

e kësaj infrastrukturë të gatshme e bën të nevojshme edhe fakti që terreni ynë ështëshumë i thyer, me male, ku tokë e punueshme është vetëm 21 %, ndërsa 26 % ështëmale.Largësitë ajrore Veri-Jug, me qendër Tiranën, janë deri 170 km dhe nga Lindja në Tiranërreth 100 km, gjë që tregon se del me leverdi ekonomike riaktivizimi i transportit tëbrendshëm ajror. Por edhe rritja e konsiderueshme e popullsisë, e cila ka arritur në vitin2010 në 3.194.972 banorë1, me një shkallë rritjeje natyrore 2.588%2, me një raport netoemigrimi 4 emigrantë në 1000 banorë3, është faktor plus në këtë drejtim. Funksionimine transportit ajror të brendshëm e bën edhe më të domosdoshëm parandalimi i aksidentevetë shumta rrugore. Vetëm gjatë vitit 2010 kemi patur 1564 aksidente rrugore, prej tëcilëve kanë humbur jetën 2372 qytetarë 4.

1 http://www.instat.gov.al/graphics/doc/downloads/lfs/2011.2 http://passthrough.fwnotify.net/download /www.instat.gov /2011.3 Sipas vjetarit statistikor i vitit 1998.4 http://www.instat.gov.al/graphics/doc/downloads/lfs/2011.

Page 104: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

104

Riaktivizimi i transportit të brendshëm ajror

Ekonomia po zhvillohet, por 32.8% e forcave të punës punojnë jashtë shtetit.5 Eksportigjatë vitit 2010 ka arritur në 161.504 mln lekë, importi në 478.708 mln lekë6. Privatizimii tokës ndihmon në përmirësimin e të ardhurave të popullsisë, pasi ka prodhime bujqësoreqë kërkojnë transport të shpejtë, që mos t’iu bjerë cilësia, sidomos kur edhe ne të bëhemianëtarë të BE. Shqipëria mbulon 7 % të GDP, me shkallë rritjeje 8% dhe me një fuqiblerëse afërsisht të barabartë me 11.7 bilion dollarë amerikanë7. Kompozicioni i GDP,sipas sektorëve, është: bujqësia 55%, ku punojnë afërsisht 50% e fuqisë punëtore tëvendit; industria 24%; shërbimet 21%, etj. Aktiviteti i transportit në tremujorin e parë tëvitit 2011 u rrit me 13.3 përqind, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhepati një rritje me 1.6 përqind ndaj tremujorit paraardhës8, ndërsa fuqia punëtore eemigrantëve është 352.0009. Gjithsej në diasporë jetojnë gati 2 milionë shqiptarë, tëcilët kanë lidhje me banorët në RSH, të shpërndarë si më poshtë10:Turqi deri 300 000;Itali 420 000; Greqi mbi 600 000; SHBA mbi 500 000 (prej 1990:113661 vetë); Gjermani11 630 (vetëm nga RSH); Kanada 14 935 (vetëm nga RSH); Angli 50 000 etj. Po të kemiparasysh edhe popullsinë shqiptare në trevat e tjera në Ballkan, që janë: Kosovë 2 100000; Maqedoni 700 000; Mali Zi 180 000; Preshevë 80.000, jashtë kufijve politikë tëRSH shifra arrin në 5 milionë shqiptarë, një popullsi e konsiderueshme, që duhet tëmerret në konsideratë në zhvillimin e transportit tonë ajror të brendshëm dhe atijndërkombëtar.Përderisa prodhimi industrial rritet 9% çdo vit 11, eksporti ka arritur në 310 milionë,(ose në 1645504 ton) mallra 12, importet 1 bilion dollarë ose 643212 ton mall13 përbëjnënjë impuls tjetër pozitiv në drejtim të transportit ajror të brendshëm. Duke parë se partnerëkryesorë eksporti janë Italia 67%, Greqia 15%, Gjermania 5%, Austria 2%, Republika eMaqedonisë 2%, aktivizimi i aeroporteve lokalë e lehtëson jashtë-zakonisht eksportintonë por edhe importin, ku partnerë kryesorë importi janë: Italia 37%, Greqia 28%,Turqia dhe Gjermania me nga 6%, me të cilët kemi linja direkte ajrore.Gjendja aktuale e transportit në vendin tonëSistemit i transportit është një ndër treguesit kryesorë për zhvillimin social-ekonomik tënjë vendi, i cili konsiston në 6 lloje: në atë rrugor, hekurudhor, detar, ajror dhe meteleferik. Dihet që roli i transportit është përcaktues në zhvillimin e ekonomisë, prandajdhe investimet në drejtim të infrastrukturës së transportit në vendin tonë vijojnë të jenëshumë më të mëdha se në fushat e tjera.Përsa i përket transportit rrugor, ai është 18.000 km, prej të cilit vetëm 7.700 km është i

5 http://www.instat.gov.al/graphics/doc/downloads/lfs/2011.6 Statistikori i vitit 2006.7 http://www.instat.gov.al/2011.8 http://www.instat.gov.al/graphics/doc/downloads/lfs/.9 http://www.mpsc.gov.al/emigrim & http:feshgroup.blogspot.com/2009/03.10 Po aty.11 http://www.instat.gov.al/graphics/doc/downloads/lfs/2011.12 Po aty.13 Gazeta Standard, 24.10.2011.

Page 105: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

105

Dilaver Goxhaj

asfaltuar14; ndërsa ai hekurudhor është 447 km, ku 1.435 km janë linjë standarde dhe230 km linjë hekurudhore sekondare. Në transportin rrugor lëvizin rreth 250.000automjete, nga të cilat rreth 64% janë autovetura, 8% janë mikrobusë dhe pjesa tjetërmjete për transport mallrash.Rrjeti hekurudhor shpërndahet prej Portit të Durrësit, në tri drejtime: në Veri-Hani Hotit,në Jug- Ballshi dhe porti i Vlorës, në Lindje-Pogradeci. Pas viteve 90-të, ky lloj transportika patur rënie të theksuar. Përsa i përket transportit detar, ai realizohet nëpërmjet katërporteve në detin Adriatik dhe detin Jon.Shqipëria ka kushte të favorshme edhe për zhvillimin e transportit me hidroplan, si p.sh.liqeni i Prespës, i Shkodrës, i Ohrit si dhe liqenet e disa hidrocentraleve, por edhe ata tëLurës, Butrintit, etj., duke përdorur për turizëm hidro-avionë të lehtë të tipit klasik, tëcilët mund të kryejnë ulje me slita si në tokë dhe në ujë. Kjo bëhet edhe më imperativepo të kemi parasysh se ka filluar edhe ndërtimi i fshatrave turistikë malorë. Gjithashtukëta lloj hidroplanësh përdoren edhe për fikje zjarresh, të cilët kanë qenë ndër shqetësimetmë të mëdha këta vitet e fundit. Liqenet e lartpërmendur kanë një sipërfaqe shumë tëfavorshme për kryerjen e të gjitha procedurave të ulje-ngritjes, në të gjitha kushtet emotit.Nuk mund të lihet jashtë vëmendjes edhe Ujëmbledhësi i Farkës (edhe pse ka dimensionetë reduktuara, por që janë brenda standardeve dhe praktikave të kërkuara). Atje, era kakryesisht drejtimin veri-jug, duke lejuar kryerjen e procesit të ngritjes në një zonë tëorientuar 3600, e cila i korrespondon planit më të madh të ujërave dhe erës transversale,e cila përgjithësisht ka një shpejtësi prej 5-10 not (8-15 m/sek). Gjatësia e zonës sëngritjes është 1.500 m, shumë më e madhe se gjatësia e nevojshme për ngritje, edetyrueshme prej 750 m dhe konform me distancën prej 1.500 m, e rekomanduar për njësipërfaqe të lirë nga pengesat. Gjerësia e zonës së ulje-ngritjes është pothuaj 130 m; nëkëtë mënyrë ajo është më e madhe se 60 m të gjerësisë së detyruar dhe më e madhe se120 m nga gjerësia e rekomanduar dhe me dy breza anësorë për ruajtjen nga pengesat.Një historik i shkurtër i Transportit Ajror në ShqipëriTransporti Ajror Civil në Shqipëri shënon fillimet e tij në Nëntorin e vitit 1924, kurqeveria e Fan Nolit ia dha koncesionin e transportit ajror shoqërisë gjermane Adria-Aero-Lloyd dhe më vonë atë e mori shoqëria italiane Ala Littoria që e ruajti deri në vitin194315. Në bazë të kësaj marrëveshjeje koncensionare 10 vjeçare u krijua edhe shoqëriae parë ajrore shqiptare. Në pranverën e vitit 1925, mbasi u ndërtua në zonën e Shallvarevenjë fushë me bar 400 x 200 m në Tiranë, në këtë pistë të gjelbër filluan fluturimet e paraajrore të brendshme, me destinacion Shkodrën dhe Vlorën. Në Gusht 1927 shoqëria“Adria Aero Lloyd” u ble prej Zyrës së Aviacionit Civil të Trafikut të Ministrisë së Ajrittë Italisë, e cila zgjeroi fluturimet edhe në drejtim të Elbasanit, Korçës, Peshkopisë dheGjirokastrës, duke e fuqizuar transportin e saj me dy avionë “Junker F 13”, katër vendeshsi dhe u hapën linja ndërkombëtare me Romën, Milanon, Selanikun, Sofjen, Beogradin,Podgoricën. Në vitin 1935 përfunduan punimet për ndërtimin e Aeroportit të Tiranës(Laprakë).

14 Historia e Shqipërisë, Akademia e Shkencave, Tiranë 1984, v. 3, f. 61.15 http://www.instat.gov.al/graphics/doc/downloads/lfs/2011.

Page 106: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

106

Riaktivizimi i transportit të brendshëm ajror

Në vitet 1954-1957 u ndërtua Aeroporti i Rinasit, fillimisht për qëllime ushtarake i cili,më vonë, në 1958 i kaloi nën administrim Ministrisë së Transporteve. Më 25 Janar 1957 ukrijua “Ndërmarrja Shtetërore e Transportit Ajror me Jashtë (Albtransport)”. ShoqëritëAjrore që kanë operuar deri në vitin 1960 kanë qenë Aeroflot, Jat, Malev, Tarom e Interflug.Në vitet 1962-1978 ndodhën ndërprerje të disa linjave ajrore si pasojë e ndikimit të politikës.Gjatë viteve 1989-1991 u bë aderimi i Republikës së Shqipërisë në ICAO ( OrganizataNdërkombëtare e Aviacionit Civil); u hap hapësira ajrore e Republikës dhe u përcaktuandetyrat e Kontrollit të Trafikut Ajror (ATC). Bisedimet për hapjen e Hapësirës AjroreShqiptare filluan në fillim të vitit 1988, me nismën e IATA (Shoqata Ndërkombëtare eTransportit Ajror). Si rrjedhojë u krijuan kushtet e ndarjes së aktivitetit të ATC ngaAlbtransporti. Po në këto vite u lidhën disa marrëveshje qeveritare të Transportit AjrorCivil me Bullgarinë, R.F.Gjermane, Slloveninë, Italinë, Rusinë, Austrinë, Maqedoninë.Në fillim të vitit 1992 nga Albtransporti u shkëput aktiviteti i ATC dhe u krijua AgjenciaNacionale e Trafikut Ajror (ANTA), si ndërmarrje më vete. Për të përballuar zhvilliminqë kërkonte koha, më 3 Shkurt 1992 u ngrit Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC).Kontrollorët e parë shqiptarë u trajnuan në Qendrën e Trafikut Ajror në Brindizi.Mbikalimi i avionit të parë u krye në ora 09:16, më 19 Tetor 1990, nga avioni OAOlimpik. Kjo datë shënoi hapjen e hapësirës ajrore shqiptare për tranzitim pa ulje(mbikalim) për trafikun ajror ndërkombëtar. Trafiku fillestar i mbikalimeve ishte i ulët,4-5 avionë në ditë, krahasuar me 500-700 që është këta vitet e fundit. U firmos njëkontratë me IATA në Gjenevë për mbledhjen e arkëtimeve për mbikalimet. Kosto fillestareqë u kalkulua, ishte rreth 25 $, por me IATA u ra dakord të aplikohej 100 $ për çdombikalim, në mënyrë që të mbështeteshin investimet që kërkoheshin si dhe lëvizjet përkontaktet ndërkombëtare, etj.Në fillim të vitit 1991 u përgatit dhe u firmos kontrata me IATA. Në shkurt 1992, ANTAu regjistrua si person juridik, e para e këtij niveli në Ballkan dhe mjaft e avancuar përkohën. Themelet e sigurisë së aviacionit të transportit civil u hodhën në vitin 1994, menjë kredi prej 50 mln $. Në aspektin juridik, procesi i njohjes ndërkombëtare të trafikutajror dhe i anëtarësimit në ICAO filloi në vitin 1990. Anëtarësimi në ECAC u bë nëvitin 1998 dhe në vitin 2004 u anëtarësuam në Eurokontroll; ndërsa në vitin 2009 nëCANSO (Organizata Botërore e Trafikut Ajror). Me fillimin e luftës në Kosovë, hapësirajonë u mbyll totalisht dhe iu dha në përdorim forcave aleate të NATO-s dhe KrahutLuftarak të aviacionit ushtarak amerikan, i cili përbënte 80% të aviofluturimeve.Aktualisht ANTA është një qendër moderne, sipas projektit NAMP me kompaninëLockheed/Martin Global inc. Në 21 dhjetor 2009, Republika e Kosovës dhe ajo eShqipërisë nënshkruan një marrëveshje për të patur një kontroll të përbashkët të trafikuttë lartë ajror. Nga të dhënat e grumbulluara, sipas statistikave shtetërore të disa vitevepara çlirimit, rezultojnë këto shifra mbi trafikun ajror të brendshëm.

Viti Pasagjerë Bagazhe (ton) Kilometrazhi i kryer

1928 826 8 170 32 272

1935 1 988 23 712 98 739

1940 2 995 49 560 238 428

1943 4 150 158 832 1 352 683

Page 107: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

107

Dilaver Goxhaj

2005 2006 2007 2008 2009 2010

592 863 620 506 735 357 838 518 912 028 998 756

Pasagjerë Shqiptarë Të huaj Gjithsej

Nga Ajri 752 561 246 195 998 756

Nga Deti 328 429 216 079 544 508

Nga Toka 1 418 840 1 955 502 3 374 342

SHUMA 2 228 645 2 417 776 4 917 606

Pas Luftës së Dytë Botërore, shërbimi i transportit ajror civil të brendshëm u ndërpre.Aerodromet dhe fushat e uljes së avionëve u përdorën për stërvitje të aviacionit luftarakdhe veçanërisht për nevoja të bujqësisë dhe shëndetësisë.Aktualisht, në vendin tonë operojnë 14 kompani ajrore, prej tyre dy shqiptare, të cilatpërballojnë 49.42% të të gjithë fluksit të fluturimeve në dhe prej aeroportit të Rinasit 16.Trafiku ajror ka ardhur duke u rritur fuqishëm, gjë të cilën e tregon edhe raporti vjetorpër Shqipërinë i Europian Civil Air Authority (ECAA).

Fluksi trafikut ajror në Aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, 2005-201017

Prej kësaj sasie pasagjerësh nga ajri, vetëm për turizëm dhe pushime, kanë ardhur si mëposhtë18:

Përsa i përket fluksit të përgjithshëm të pasagjerëve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë vitit2010 është si më poshtë19:

Viti Fluturime avionësh

Bagazhe

(në ton) Pasagjerë Rritja në %

2005 15 400 2 000 784 681 22

2006 15 856 1 603 906 103 15

2007 18 258 1 695 1 105 770 22

2008 19 194 1 987 1 267 041 15

2009 20 064 1 711 1 394 688 10

2010 20 768 1 785 1 536 822 10

16 Raport i ECAA për transportin ajror të RSH, i datës 31.01.2011.17 http://passthrough.fwnotify.net/download /www.instat.gov /2011.18 http://passthrough.fwnotify.net/download /www.instat.gov /2011.19 Po aty.

Page 108: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

108

Riaktivizimi i transportit të brendshëm ajror

Nga këta, për pushime dhe vizita në miq e të afërm, vetëm gjatë vitit 2010, janë 3 338687; ndërsa eksport dhe import mallrash nga ajri janë kryer 671 ton.Bazuar në të dhënat e ECAC, rezultojnë të hyjnë dhe të dalin nga Rinasi gati një milionëpasagjerë, në vit. Por nëse pranojmë që edhe 50% e atyre që hyjnë nga deti të përdorintransportin e brendshëm ajror, (270 mijë), arrijmë një shifër prej 770 mijë pasagjerësh,që do të udhëtojnë nga ajri në një drejtim dhe dyfishi nëse do të rikthehen po nga ajri, qëshkon gati 1.5 milionë pasagjerë; pa llogaritur faktin që në vendin tonë operojnë shumësubjekte ekonomike aktive, të cilët do të jenë të interesuar për ta përdorur këtë llojtransporti. Kështu që shifra e pasagjerëve për transport të brendshëm ajror gjatë një vitimund t’i afrohet dy milionëshit, pa folur për transportin e mallrave.Me aktivizimin e këtyre linjave, menjëherë do të lindë nevoja edhe e linjave të tjeramidis qyteteve të ndryshme, pa kryer ulje-ngritje në Tiranë.Në bazë të këtyre të dhënave mund të llogarisim që për këto shtatë linja skajore tëtransportit të brendshëm ajror të kemi mesatarisht 200-300 mijë udhëtarë në vit përsecilën linjë. Po kaq del edhe shifra nëse pranojmë që edhe vetëm 6% e udhëtarëve tëtransportit të sotëm të brendshëm rrugor të udhëtojnë me mjete ajrore, gjë që do të sjellëdyfishim pasagjerësh nga ajri, duke arritur minimalisht në 300-400 mijë. Këto shifratregojnë se transporti i brendshëm ajror do t’i nxjerrë shpenzimet e investuara shumëshpejt.Gjendja e aeroporteve (fushave) për transport ajror të brendshëmAeroporti i Laprakës shtrihet në pjesën Veriperëndimore të Qytetit të Tiranës, mepërmasa të pistës 1200 m gjatësi, 60 m gjerësi, me koordinatat: V-41020’09" dhe L-19047’37". Lartësia mbi nivelin e detit 90 m. Kursi ulje-ngritje 3080-1280. Sipërfaqja,deri në vitin 1996, ka qenë 29.4 hektarë; nga këto 5.9 hektarë i përfshinte pista e fluturimitdhe 23.5 hektarë brezi jeshil si dhe trualli i objekteve të repartit ushtarak. Punimet përndërtimin e Aeroportit të Tiranës (Laprakë) u kryen nga italianët dhe filluan në vitin1934, përfunduan në fund të vitit 1935. Ky aeroport u ndërtua sipas parametrave optimalëteknologjikë të kohës, me pistë asfalto-betoni me dimensione 1200x400 m, shoqëruarme pajisje teknike e ndërtesa të përshtatshme.

Largësia në km (në një drejtim) Nr

Linja

Me rrugë Me ajër

1 Tiranë-Vlorë-Tiranë 147 99

2 Tiranë-Kukës-Tiranë 208 98

3 Tiranë-Peshkopi-Tiranë 183 64

4 Tiranë-Korçë -Tiranë 181 113

5 Tiranë-Shkodër -Tiranë 111 89

6 Tiranë-Gjirokastër -Tiranë 232 143

7 Tiranë-Sarandë –Tiranë 284 163

Page 109: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

109

Dilaver Goxhaj

Figuron pronësi shtetërore. Janë dhënë në përdorim nga Ministria e Mbrojtjes hangarëte avionëve dhe mjediset e infrastrukturës ekzistuese, firmës YYAD LTD (YY AlbaniaDevelopment and Construction Ltd), me shkresë nr. 4970, datë 29/12/1999.Fillimisht operonin afërsisht 40 avionë ushtarakë transporti, gjuajtës dhe civilë. Në linjatcivile, deri në vitin ‘44 operonin disa shoqëri, kryesisht italiane, me itinerar Tiranë-Vlorë-Gjirokastër, Tiranë-Korçë-Gjirokastër, Tiranë-Kukës, etj. dhe kthim. Operacionetishin të përditshme. Pas çlirimit, aeroporti i Laprakës është administruar dhe mirëmbajturnga Ministria e Mbrojtjes, duke u përdorur për qëllime humanitare, ushtarake, qeveritare,bujqësore, mjekësore si dhe ato civile ndërkombëtare.Në vitin 1953, në këtë aeroport u ngrit në ajër për herë të parë avioni ushtarak reaktivMig-15, me pilot shqiptar. Deri në vitin 1961, në këtë aeroport ishin dislokuar avionëushtarakë me dhe pa helikë: PO- 2, Jak 18, Jak 61, AN-2, IL-14 dhe helikopterë MI-4(deri në 1968). Pas vitit 1968 ky aeroport u përdor vetëm për fluturime të avionëve AN-2 dhe IL-14 si dhe për urgjencat mjekësore. Aeroporti i Laprakës ka qenë pajisur memjetet ndihmëse të navigimit, shërbimit meteorologjik, shërbime të pistës, furnizimitme karburant, mirëmbajtjes së pistës dhe të ambienteve të tjera të operimit.Pas vitit ‘90, me vendime të posaçme të Këshillit të Ministrave, nr. 47, datë 24/06/1996dhe nr. 334, datë 13/05/1996, “Për ndryshim destinacioni të Aerodromit të Tiranës”,(Laprakë) dhe me vendimin e Këshillit të Mbrojtjes, nr. 21, datë 14/10/ 1996, “PërMiratimin e Kthimit të Destinacionit nga Zonë Ushtarake në Zonë Banimi-dhe Spitalore”,është rrudhur në heliodrom për avionët e Ministrisë së Shëndetësisë e ata të Ministrisësë Rendit, ndërsa pjesa tjetër është shndërruar në shesh ndërtimi. Në kushtet e rrethimitme banesa nuk mund të përdoret më tej edhe si Heliodrom.Aeroporti i Vlorës shtrihet në pjesën perëndimore të qytetit, 1 km larg nga qendra e tij,në një lartësi prej 1m mbi nivelin e detit, në koordinatat: 400 28’ të gjerësisë veriore dhe190 30’ të gjatësisë lindore. Kursi i uljes dhe i ngritjes është 166° dhe 346°. Pista kapërmasat 1200 m x 80 m, e asfaltuar dhe me penetrim; rruga lidhëse ka një gjatësi 100m x 12 m, e asfaltuar me asfalto-beton. Aeroporti i Vlorës është ndërtuar gjatë viteve‘30 nga italianët, ku operonin afërsisht 30 avionë ushtarakë transporti dhe gjuajtës tëlehtë. Si linjë civile, në vitet ‘41- ‘44, operonte për çdo ditë Shoqëria “Ala Litoria”, meitinerar Tiranë-Vlorë-Gjirokastër, Tiranë-Korçë-Gjirokastër dhe kthim.Pas çlirimit, aeroporti i Vlorës është administruar dhe mirëmbajtur nga Ministria eMbrojtjes, duke u përdorur për qëllime ushtarake, qeveritare, bujqësore dhe mjekësore.Në këtë aeroport kanë kryer operime avionë të tipeve të ndryshëm, si me helikë edhe meturbinë, si p.sh. Jak-61, Mig-15, An-2, si dhe ka qenë i pajisur me mjetet ndihmëse tënavigimit ajror, shërbimit meteorologjik, shërbimit në pistë, furnizimit me karburant,hangarë strehimi për avionët si dhe për mirëmbajtjen e pistës dhe të mjediseve të tjera tëoperimit. Mjetet radioteknike (prurësi dhe pelengatori) kanë qenë vendosur në pjesënjugore të aeroportit. Pas vitit ‘97 gjithçka u kthye në sens të kundërt, drejt një degradimijo të vogël.Bazuar në të dhënat e mësipërme, riaftësimi i aeroportit të Vlorës, në interes të transportitajror të brendshëm, së pari kërkon një infrastrukturë optimale aeroportuale. Infrastrukturaekzistuese krijon vetëm kushtet minimale për një shërbim të tillë, kryesisht konstruksionet

Page 110: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

110

Riaktivizimi i transportit të brendshëm ajror

e domosdoshme për një aktivitet normal dhe bashkëkohor. Mundësitë e zgjerimit tëkëtij aeroporti janë nga tri drejtime: Veriu, Lindja dhe Perëndimi. Nga Veriu mund tëzgjerohet rreth 1000 m. Struktura gjeologjike e zonës i plotëson kushtet për ndërtimindhe funksionimin e aerodromit për qëllime të transportit ajror.Aktualisht, përreth aeroportit të Vlorës ka ndërtime pa leje, me përjashtim të ndërtimevenjë katëshe, që kanë shërbyer si mjedise shërbimi të tij; ndërsa nga ana e Jugut nukmund të zgjatet, pasi ekziston një rrugë si dhe banesa njëkatëshe.Mbështetur në përvojën botërore, në kushtet e vendit tonë, si dhe në fluturimet që kryhenaktualisht në zonën e Ballkanit dhe atë të Mesdheut, nuk përjashtohet mundësia që nëkëtë aeroport të operojnë avionë të kapaciteteve të mesëm, 50 vendesh ose më shumë, tëtipit turbo-helikë, por edhe reaktivë, charter dhe avionë të vegjël për transportin e kargovedhe postës. Ky aeroport mund të përdoret me efikasitet edhe për aviacionin epërgjithshëm. Aeroporti është i pajisur me kanale kulluese funksionalë, me përjashtimtë disa mbulimeve të pjesshme nga ana e jugut. Elementët përbërës të sipërfaqes sëpistës: asfaltim me 3 duar penetrimi, asfalto-beton 2.5 centimetra, shundër e ruluar,çakëll i ruluar dhe në fund baza e vjetër.Një investim i mesëm do të risillte funksionimin e tij të shpejtë me infrastrukturën emëposhtme: terminalin e pasagjerëve, kullën e drejtimit, pistën ulje-ngritje, brezin anësorjeshil, rrugët lidhëse, brezin anësor të rrugëve lidhëse, zonat e sigurisë fundore,vendqëndrimin e avionëve (6-7 avionë), vendqëndrimin e helikopterëve, vendqëndriminpër mjetet e shërbimit aeroportual, sistemin e ndriçimit të VQA dhe të aeroportit, sistemine ndriçimit për ulje-ngritje, rrethimin e aeroportit, parkimin e automjeteve private.Aeroporti (fusha) i Gjirokastrës gjendet 0.8 km në lindje të qytetit dhe rreth 300 mlarg rrugës kombëtare Kakavijë-Tepelenë, në fushën e Gjirokastrës, në lartësinë 190 mmbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të rrjedhjes së lumit Drino dhe rrugës për nëLunxhëri. Ka një sipërfaqe prej 193.200 m2. Pista e fluturimit ka përmasa 1200 m x 100m. Kursi i uljes dhe i ngritjes 3200 dhe 1400. Sipas dokumentacionit të Kadastrës,sipërfaqja është 13.46 ha ose 1.573.000 m2 dhe figuron pronë shtetërore.Gjatësia e pistës është 1350 m, gjerësia 100 m. Pjesa tjetër, që lidh pistën me godinat nëshërbim të tij, ka përmasat 300 m x 60 m, me një sipërfaqe afërsisht 1.800 m2, e cila nëpërgjithësi është përdorur si vendqëndrim i avionëve dhe i kryerjes të të gjithë shërbimevetë tyre në tokë. Sipërfaqja e zënë nga godinat ekzistuese të shërbimit të tij është 700 m2.Toka ku ndodhet aeroporti ka fortësi, si rezultat i fenomeneve neo-tektonike me ndërthurjealternative ranore mergelesh, alevritesh dhe argjilesh me trashësi shtresash nga disa cmnë 20-30cm. Të gjitha këto kanë formuar bazamentin e formacioneve aluviale dhe kanëkarakteristika të mira fiziko-mekanike për ndërtim aerodromi.Aerodromi i Gjirokastrës është ndërtuar nga italianët gjatë viteve ‘30, ku operoninafërsisht 30 avionë ushtarakë transporti dhe gjuajtës. Në linjat civile, në vitet 43-44,operonte për ditë Shoqëria “Ala Litoria”, me itinerar Tiranë-Vlorë-Gjirokastër, Tiranë-Korçë-Gjirokastër dhe kthim. Pas çlirimit, aeroporti i Gjirokastrës është administruardhe mirëmbajtur nga Ministria e Mbrojtjes. Gjatë asaj periudhe aeroporti i Gjirokastrësështë përdorur për qëllime ushtarake, qeveritare, bujqësore dhe mjekë-sore. NëAerodromin e Gjirokastrës kanë kryer operime avionë të tipave të ndryshëm, si me

Page 111: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

111

Dilaver Goxhaj

helikë edhe me turbinë, madje edhe gjatë viteve ‘90. Ky aeroport ka qenë pajisur memjetet ndihmëse të navigimit ajror, shërbimit meteorologjik (i cili funksionon), shërbimetë pistës, furnizimit me karburant, mirëmbajtjes së pistës dhe të ambienteve të tjera tëoperimit. Pas vitit ‘97 shumë prej shërbimeve janë kthyer në sens të kundërt.Mundësitë e zgjerimit të këtij aeroporti janë nga tri drejtime: Veriu, Lindja dhe Jugu.Nga Veriu mund të zgjerohet rreth 600 m. Aktualisht, përreth aeroportit të Gjirokastrësnuk ka ndërtime, me përjashtim të ndërtimeve njëkatëshe, që shërbejnë si ambienteshërbimi të tij; ndërsa nga ana e Jugut mund të konsiderohet si pengesë vetëm një shtyllëe tensionit të lartë, e cila, sipas specialistëve të qytetit, mund të zhvendoset lehtësishtdhe me shpenzime minimale.Aeroporti (fusha) i Sarandës (Vrionit) gjendet 3 km në lindje të qytetit dhe rreth 6 kmlarg rrugës kombëtare, në koordinatat: V-39°53’15’’ dhe L-20°03’35’’, në një lartësiprej 20 m mbi nivelin e detit. Përmasat e fushës janë 780 m x 70 m. Kursi uljes dhe ingritjes: 300 dhe 2100. Kjo fushëulje është ndërtuar gjatë viteve të pushtimit nazi-fashistdhe është mirëmbajtur më pas nga Ministria e Mbrojtjes. Pas çlirimit, aeroporti i Sarandësnuk është përdorur dhe nuk është shfrytëzuar për qëllime të tjera dhe në përgjithësiështë ruajtur infrastruktura e bazamentit te vjetër.Aktualisht aeroporti i Sarandës është i rrethuar me toka bujqësore. Figuron pronështetërore. Terreni i aeroportit nga VL është i rrafshët dhe në largësi ngrihet lehtësishtnjë kodër me lartësi të vogël, me disa ndërtime të ulëta, ndërsa në JP relievi vazhdon tërritet në lartësi drejt qytetit të Sarandës. Më e arsyeshme është që kryerja e proceduravetë ulje-ngritjeve të jenë në drejtimin VL.Mundësitë e zgjerimit të këtij aeroporti janë nga tri drejtime: V, L dhe P. Nga Veriumund të zgjerohet rreth 800 m, ndërsa nga Jugu mund të konsiderohet si pengesëekzistenca e një relievi kodrinor.Rehabilitimi i aerodromit të Vrionit në shërbim të transportit ajror të brendshëm kërkonnjë infrastrukturë optimale aeroportuale. Infrastruktura ekzistuese krijon vetëm kushtetminimale si heliodrom. Mjetet radio-teknike mund të vendosen në pjesën Verilindoreose në drejtimin JP të aerodromit.

Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm ështëdhe struktura e qëndrueshme gjeologjike etokës, ku janë formuar bazamenti eformacionet aluviale që kanë karakteristika tëmira fiziko-mekanike për ndërtime tëinfrastrukturës aeroportuale. Ajo përbëhet nganjë fortësi toke, si rezultat i fenomeneve neo-

tektonike me ndërthurje alternativë ranore mergelesh, alevritesh dhe një shtresë gurëshnë sipërfaqe, e ndërtuar me arkitekturën e kohës. Trashësia e shtresave mund të jetë 20-30 cm. Elementët përbërës të sipërfaqes së pistës janë: e shtruar me një shtresë të fortëguri, shundër i presionuar, çakëll i shkelur dhe në fund baza e vjetër. Ndërtimi gjeologjiki zonës së fushës i plotëson kushtet për ndërtimin dhe funksionimin e aerodromit përqëllime të transportit ajror.Hidrogjeologjia është një faktor i përshtatshëm për lejimin e kryerjeve të operimeve

Page 112: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

112

Riaktivizimi i transportit të brendshëm ajror

ajrore dhe në tokë. Në territorin e brezit të vjetër të ulje-ngritjes rezulton se niveli iujërave nëntokësore është në thellësinë jo më shumë se 2 m, por që janë neutrale dhenuk kanë veti agresive ndaj betonit dhe hekurit.Aeroporti (fusha) i Pish-Poros, Vlorë ndodhet rreth 13 km larg nga rruga kombëtare,në koordinatat: V- 40043’30" dhe L-19028’, me një sipërfaqe prej 343.200 m2, në lartësinë1.4m mbi nivelin e detit, me përmasa aktuale të pistës 2750 m gjatësi dhe 60 m gjerësi.Aeroporti i Pish-Poros është ndërtuar, rreth viteve 1962-1963, nga Komanda e MbrojtjesKundërajrore, ku kanë operuar afërsisht 20 avionë ushtarakë reaktivë MIG-15, Mig-17dhe rreth 25 avionë mësimorë me helikë: JAK Tip- 61 si dhe nga An-2. Aeroporti i Pish-Poros ka funksionuar deri në vitin 1994.Prej vitit 97 ai ka dalë jashtë funksionimit. Me dëmtimin plotësisht të aeroportit tëqytetit të Vlorës si dhe për të realizuar vijimësinë e fluturimeve të Shkollës së Aviacionit,nga ana e Misionit Ushtarak Italian në Shqipëri, në bashkëpunim me FUA, u krye studimidhe projektimi i aeroportit. Studimi është kryer për variantin ushtarak, për Shkollën eAviacionit të Vlorës por edhe për qëllime civile. Aeroporti i Pish-Poros ka qenë i pajisurme mjetet ndihmëse të navigimit (të lëvizshme dhe me përdorim sezonal) si dhe ato tëshërbimit meteorologjik, i cili mbulohej nga stacioni meteorologjik i qytetit të Vlorës.Vënia në funksionim e tij, mirëmbajtja e pistës dhe ambienteve të tjera dhe shërbimetndaj avionëve kryheshin nga efektivi tekniko-pilot i Shkollës së Aviacionit, Vlorë.Furnizimi me karburant kryhej përmes autoboteve ushtarakë.Hidrogjeologjia është një faktor i përshtatshëm për lejimin e kryerjeve të operimeveajrore e tokësore. Ka kanalizime të plota dhe të qëndrueshme, sipas projektit të zbatuarnga pala italiane, të cilët janë funksionalë edhe sot. Aeroporti është i përshtatshëm përt’u kthyer në një aeroport për shërbime të aviacionit civil, për fluturime të brendshmedhe ndërkombëtare, me një investim të mesëm. Investimet është e nevojshme të bëhennë zonat e sigurisë fundore, sikundër i theksuam edhe për aeroportin e qytetit të Vlorës.Një nga problemet me të cilat mund të përballet është vënia në funksionim të vijueshëme hidrovorit ekzistues dhe vendosja e një linje të rregullt elektrike me dy variantefurnizimi.Aeroporti (fusha) Shtiqën, Kukës ndodhet në jug të qytetit, rreth 6 km nga qendra etij, në lartësinë 355.65 m. mbi nivelin e detit, me koordinata V-020°24’47", L-42°01’37". Aeroporti është pronë shtetërore dhe ka një sipërfaqe prej 471.150 m2. Me rastin engjarjeve në Kosovë kjo fushë u riaktivizua. Ka një taban të fortë, me kurs ulje dhengritje 120 dhe 1920. Kjo ish- fushëulje me përmasa 650 x 30, në vitin 2007, përfundoisë ndërtuari si aerodrom me të gjitha anekset përkatëse nga kompania e huaj ZAYED,dhe pista ka përmasat 1900 m x 30 m. Është i gatshëm për shfrytëzim, por aktualisht nukështë vënë në përdorim, jo për shkaqe teknike.Aeroporti (fusha) i Lumalasit, Korçë ndodhet 0.8 km në perëndim të qytetit, rreth 8km nga qendra e tij, në një lartësi prej 830 m mbi nivelin e detit. Ka një sipërfaqe prej343.200 m2. Pista e fluturimit ka përmasat 2500 m x 100 m, me kurs ulje dhe ngritje1910 dhe 11°. Është pronë shtetërore dhe është përdorur nga aviacioni ynë ushtarak nëmënyrë fragmentare, për qëllime stërvitore, nga avionët Mig-15. Gjatë periudhës sëluftës në Kosovë, forcat franceze të NATOS kryen disa punime për riaktivizimin e këtijaeroporti.

Page 113: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

113

Dilaver Goxhaj

P ë r m a s a t Nr. Vendndodhja e aerodromit Kategoria

sipas ICAO Gjatësia Gjerësia

1 Aerodromi i Laprakës C 1200 m 60 m

2 Aeroporti Vlorës C 1200 m 80 m

3 Fusha e Pish-Poros D 2750 m 60 m

4 Fusha e Lumalasit, Korçë D 2500 m 100 m

5 Fusha e Gjirokatrës C 1200 m 100 m.

6 Fusha e Plugut, Lushnjë B 800 m 80 m

7 Fusha e Muriqanit, Elbasan C 1200 m 100 m

8 Fusha e Shtiqnit, Kukës D 1900 m 300 m

9 Fusha e Shtojit, Shkodër C 1200 m 100 m

10 Fusha e Fushë-Kastriotit, Peshkopi, B 1100 m 100 m

11 Fusha e Fierit Është eliminuar

Aeroporti (fusha) i Muriqanit, Elbasan ndodhet 13 km nga qyteti Elbasanit dhe 5 kmnga qyteti i Cërrikut, në lartësinë 75 m mbi nivelin e detit. Aeroporti ka një sipërfaqeprej 343.200 m2. Kjo fushë është shfrytëzuar dhe mirëmbajtur prej Ministrisë sëMbrojtjes; gjithashtu u shfrytëzua edhe nga forcat e NATO-s (amerikane) gjatë luftësnë Kosovë. Figuron pronë shtetërore dhe disponohet planimetria e tij.Aeroporti (fusha) i Shtoit, Shkodër ndodhet 9 km në drejtimin verior të qytetit, në njëlartësi prej 43 m mbi nivelin e detit. Ka një sipërfaqe prej 193.200 m2. Pista e fluturimitka përmasa 1200 m x 100 m, me kurs ulje dhe ngritje 1780 dhe 3580. Është mirëmbajturdhe shfrytëzuar gjatë periudhës moniste, sidomos për nevojat e bujqësisë dhe atomjekësore. Është pronë shtetërore dhe ekziston planimetria e tij.Fusha e Kastriotit, Peshkopi ndodhet rreth 10 km nga qendra e qytetit, në lartësinë459.60 m mbi nivelin e detit. Koordinatat e tij janë L-20015’47" dhe V-4010’21". Fushaka patur dimensione 1 100 m x 100 m. Avionët mund të kryejnë ulje dhe ngritje ngajugu, në drejtim të veriut, paralel me shtratin e lumit Drini i Zi. Për këtë fushë nukdisponohet planimetri.Fusha e Plugut, Lushnjë ndodhet në veri-perëndim të qytetit, rreth 8 km nga qendra etij, në koordinatat V-40057’ dhe në L-19037’, në lartësinë 10 m mbi nivelin e detit. Fushapërfaqëson një sipërfaqe me përmasa 800 m x 80 m, me kurs ulje dhe ngritje 3300 2’30’’. Për këtë fushë nuk disponohet ndonjë planimetri.Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë është aeroporti ynë ndërkombëtar.Shtrihet rreth 16 kilometra në veri të qytetit të Tiranës. Aktualisht, aeroporti shërben përkryerjen e fluturimeve civile, por edhe ushtarake. Koordinatat e tij janë: L-19°43’00’’dhe V-41°24’44’’. Lartësia mbi nivelin e detit është 36 m. Kurset e uljes dhe ngritjesjanë 176° dhe 356°. Përmasat e pistës janë 2750 m x 45 m.

Tabela përmbledhëse me përmasat e pistave

Page 114: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

114

Riaktivizimi i transportit të brendshëm ajror

Vlera e biletës së transportit rrugor për pasagjerëtMbështetur në tarifat që aplikohen në linjat interurbane rrugore, duke marrë çmimetaktuale të tyre, rezultojnë afërsisht këto vlera, për një pasagjer, në varësi të llojit tëmjetit. Për efekt llogaritjeje po marrim linjën Tiranë-Gjirokastër, 232 km, vetëm njëdrejtim dhe do të kemi vlerat si më poshtë:a) me autobus 1200 lekë, ose 8,5 Euro, me kohëzgjatje 6 orëb) me mikrobus 1500 lekë, ose 10,7 Euro, me kohëzgjatje 5 orëc) me taksi 5000 lekë, ose 35,7 Euro, me kohëzgjatje 4 orëKësaj kostoje mund t’i shtohen edhe shpenzimi rreth 500 lekë (ose 3,5 Euro), që do tëbëjë pasagjeri gjatë ndalesave dhe shkojnë respektivisht 13,5 Euro; 15,7 Euro dhe 42,7Euro. Vajtje-ardhje është dyfishi: 27 Euro, 31,7 Euro dhe 85,4 Euro.Vlera e biletës së transportit ajror për pasagjerëtPër përcaktimin e vlerës së transportit ajror për pasagjerët, për transportin me avionëme turbinë, do të marrim një mesatare të tarifave të linjës ajrore ndërkombëtare më tëshkurtër: Tiranë-Bari, e cila zgjat 50’-60’, ku bileta vajtje-ardhje kushton 116 •, (për100’-120’ fluturim), e cila për një drejtim llogaritet 58•. Ndërsa për udhëtim me helikopterbazohemi në konsumin e helikopterit të transportit Mi-8, i cili ka mbi një dhjetëvjeçarqë po përdoret në vendin tonë dhe që merr 24 pasagjerë (ose 12 ton ngarkesë) dhe qëmund të përdoret në çdo kohë. Mi-8, shpejtësinë ekonomike e ka 230 km/orë dhe lartësinëekonomike 1 400 m, duke harxhuar 13 litra vajguri special TS-1 në minutë; është nëgjendje të fluturojë në të gjitha kushtet meteorologjike, ditën dhe natën. Perëndimi kahelikopterë me kapacitet mbartës edhe më të madh dhe me konsumin e MI-8.Krahasojmë tarifën e biletës rrugore dhe të asaj nga ajri për linjën Tiranë-Gjirokastër,vetëm në një drejtim, e cila zgjat 20’-25’ me avion, sa një e treta e asaj Tiranë-Bari dhebileta njëdrejtimëshe nuk mund të kalojë vlerën e 30 Euro, (50% e asaj Tiranë-Bari);ndërsa me helikopter MI-8 realizohet për 37’ dhe, duke patur parasysh çmimin ekarburantit të tij 1 Euro/litri, kosto për një pasagjer është 20 Euro, për një drejtim, plus10 • fitimi, shkon edhe ajo 30 Euro:

Përfitimi: Me avion dhe helikopter përfitohet 3.5–5.5 orë kohë në raport me udhëtimintokësor, vetëm në një drejtim, ndërsa vajtje-ardhje përfitohet 7-11 orë kohë; me kostobilete 2 herë më shtrenjtë se sa kosto me autobus dhe sa 2/3 e kostos me taksi. Mirëponjë biznesmen, i cili do të shkojë Gjirokastër-Tiranë me mjetin e tij, vetëm karburantdhe vetëm për një drejtim, i duhet të harxhojë 32 Euro, përveç konsumit të makinës sidhe gjithë ditën e punës. Gjithashtu, duke qenë se kemi të bëjmë me linja të brendshme

Transport Rrugor Me Aeroplan (Helikopter) Lloji i

mjetit Koha Lekë Euro Koha Avj. (Helik) Euro Krahasimi

Me autobus 6 orë 1700 13,5€ 20’ (37’) 30€ 16€ më shumë

Me mikrobus 5 orë 2000 15,7€ 20’ (37’) 30€ 14€ më shumë

Me taksi 4 orë 5700 42,7€ 20’ (37’) 30€ 13€ më pak

Page 115: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

115

Dilaver Goxhaj

zbriten nga kosto e biletës edhe tarifat e udhëtimeve ndërkombëtare, gjë që mesatarishtbileta Tiranë-Gjirokastër zbret deri në 25 • dhe më pak, që do të thotë 2 herë më pak sebileta me taksi ose sa sasia e harxhimit me veturën personale në një drejtim.PërfundimeRiaktivizimi i këtyre aeroporteve nuk është e thënë që të jetë i njëkohshëm për tëgjithë.Duke qenë se përmasat e këtyre aeroporteve janë në përputhje me parametratstandardë për kategoritë e parashikuara në Aneksin 14 të ICAO, ku: kategoria A kërkonnjë gjatësi piste më pak se 800 m dhe gjerësi 18-30 m; kategoria B kërkon një gjatësideri 800-1 000 m, gjerësi 18-30 m; kategoria C gjatësi 1 200 m – 1 700 m, dhe gjerësi 23– 30 m; kategoria D gjatësi 1800 m e lart dhe gjerësi 45 m, këta mund të përdoren edhepër linja direkte me shtetet fqinjë më të afërt.

Nisur nga ky fakt, realizimi i riaftësimitdo të kërkojë edhe një vlerësim nga anaekonomike. Për shkak të natyrës sëstudimit, rehabilitimi i këtyre aeroportevemund të bëhet dhe me fondet e bashkivetë qyteteve përkatëse ose me koncesion.

Në këtë rast, modernizimi i sistemit të infrastrukturës së Transportit Ajror të Brendshëmmund të bëhet pa dhënë fonde nga buxheti i shtetit. Të ardhurat do të jenë të mjaftueshmepër bërjen e ripagesave të huave, nëse bëhet financimi nga qeveria. Ky përfundim bazohetmbi një llogaritje paraprake të thjeshtë, ku minimalisht pritet të udhëtojnë 1.5 milionëpasagjerë (vajtje dhe ardhje), me 30 Euro bileta, që arrin në 45.000.000 Euro të ardhuranë vit, pa marrë parasysh rritjen e kapacitetit të pritshëm të trafikut ajror të brendshëmsi dhe kërkesat për transport mallrash.Në rast se shfrytëzimi i këtyre aeroporteve bëhet jo me aeroplanë, por me helikopterë,investimi për infrastrukturën e tyre do të jetë shumë herë më i vogël, në raport mepërshtatjen e tyre për aeroplanët; ka shumë më pak rrezikshmëri si dhe mund të përdoretedhe ai për fluturime në linjat e aeroporteve më të afërt të shteteve fqinjë, pasi rrezenmaksimale të fluturimit, me një mbushje karburant, e ka më shumë se 900 km, ndërsaatë vajtje-ardhje, me një mbushje, e ka mbi 500 km. Nuk duhen neglizhuar edhe kërkesate mediave vendore e të huaja për lëvizjet urgjente të ekipeve të gazetarëve.Bibliografia:1. Historia e Shqipërisë, botim i Akademisë së Shkencave.2. Gjeografia e Shqipërisë, botim i Universitetit Shtetëror i Tiranës, 1998.3. Agustin Gjinaj: “Aviacioni shqiptar, 1951-2011”, Botart, Tiranë, 2011.4. Petro Dudi: “Historiku i Regj. 1 i Aviacionit Shqiptar, Peza”, Marin Barleti, 2011.5. Vjetari Statistikor 1998, 1990, 1996, 2000, 2002, 2005, 2008, 2009, 2010.6. http://www.instat.gov.al/graphics/doc/doënloads/lfs/2011.7. http://passthrough.fwnotify.net/download /www.instat.gov /2011.8. http:feshgroup.blogspot.com/2009/03.9. Raport i ECAA për transportin ajror të RSH, i datës 31.01.2011.10. Arkivi Qendror i Ushtrisë, Fondi MKA, D31, 1956; D53, 1968.11. Gazeta Standard, 24.10.2011.

Page 116: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

116

Partneriteti në operacionet e paqes

Partneriteti në operacionet e paqes

Msc Kasem Saliasi,Shefi i BCU, KDSMsc Odise Argjiri

Shef Seksioni në Departamentin e Shkencave Shoqërore,Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt. Organizata e Kombeve të Bashkuara është e para organizatë ndërkombëtaree përmasave kaq të mëdha dhe që ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm për zgjidhjen ekonflikteve dhe sigurimin e paqes në vende të globit, nga më të ndryshmet. Duke parëfillimisht efektivitetin e rolit të OKB-së, mbi bazën e konstruktit të saj janë ngritur dhevazhdojnë të ngrihen organizata të tjera ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare,me qëllime dhe objeksione nga më të ndryshmet. Por a është i mundur bashkëpunimimidis tyre për zgjidhjen e problemeve madhore në interes të paqes dhe sigurisë. Kuqëndrojnë ngërçet e bashkëpunimit dhe krijimit të një partneriteti sa më unik midistyre?

Hyrje

Ndryshimet e pas Luftës së Ftohtë kanë çuar në daljen e një shumëllojshmërie tëmenaxhimit të krizës institucionale1. Në plan të parë është fakti se aktorët duhettë bashkëveprojnë me njëri-tjetrin si asnjëherë tjetër më parë.

Megjithatë, marrëdhëniet ndërinstitucionale nuk kanë çuar në krijimin e një arkitekturetë administrimit të krizave apo mbyllje të sistemit. Janë disa arsye pse ndërtimi ipartneriteteve është dhe do të mbetet i vështirë2:Së pari, organizatat rajonale janë mjaft heterogjene në mandatin e tyre, nga formainstitucionale, burimet, pushteti politik dhe niveli i zhvillimit, si aktorë të administrimittë një krize;Së dyti, marrëdhëniet ndërinstitucionale janë karakterizuar nga bashkëpunimi po aq sadhe nga konkurrenca midis organizatave të cilat duhet që përherë të demonstrojnërëndësinë e tyre;Së treti, disa partneritete janë pasqyrime të një ndasie Veri-Jug që e karakterizojnë sistemin1 Henry Kissinger, Diplomacia, Rishqyrtohet Rendi i Ri Botëror ,fq 822-825.2 www.gcsp.ch geopolitical implication February 2011.

Page 117: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

117

Msc Kasem Saliasi, Msc Odise Argjiri

ndërkombëtar dhe, për këtë arsye, del në pah politizimi i marrëdhënieve ndër-institucionale.Së katërti, në qoftë se bashkëpunimi ndër-institucional dhe shpërndarja e ngarkesësështë zhvilluar pjesërisht në bazë të përparësive krahasuese të shfaqura nga çdoorganizatë, fakti është se gati të gjitha institucionet aspirojnë për të përqafuar një spektërtë tërë të veprimtarive të administrimit të krizave, me pak perspektivë për daljen e njësistemi të bazuar në kompetencat e ndërprerjeve të ndryshme.Përfundimisht, edhe pse partneritetet janë nxitur zyrtarisht nga të gjitha institucionet,koordinimi i brendshëm dhe koherenca janë për secilin detyra më e rëndësishme sesandërtimi i lidhjeve ndër-institucionale.Një konsensus duket se ekziston mbi nevojën për të trajtuar konfliktet bashkëkohorebrenda shtetit, nëpërmjet një shumëllojshmërie aktorësh të cilët shfaqin përparësitëkrahasuese dhe nivele të ndryshme të ekspertizës. Për Kombet e Bashkuara si dhe përorganizatat rajonale të cilat, që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, kanë dalë si aktorëtë administrimit të krizave, bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë rruga e së ardhmes.Përvoja e deritanishme e bashkëpunimitSi OKB dhe BE kanë drejtuar operacione të njëkohshme në Afrikë (RepublikaDemokratike e Kongos, Çad) dhe Kosovë. Nëpërmjet tyre ato kanë institucionalizuarkryesisht bashkëpunimin midis tyre. OKB-ja, nga ana e saj, mori përsipër operacionet evendosura fillimisht nga ana e Bashkimit Afrikan në Afrikën Perëndimore dhe nëBurundi3. Të dyja këto institucione krijuan një hibrid, misionin e OKB-BA (BashkimiAfrikan) në Darfur. BE-ja është duke ndihmuar në ndërtimin e BA-së kryesisht meforca dhe financa operacionet BA. BE, OSBE dhe NATO-s për një kohë kanë ndarëbarrën e menaxhimit të sigurisë në Ballkan, siç është krijuar Departamenti i OperacionevePaqeruajtëse të OKB-së (DPKO) për të përforcuar ndërveprimin me partnerët kryesorëduke mundësuar rritjen e bashkëpunimit për sigurinë dhe ruajtjen e paqes globale.Në të njëjtën kohë, institucionet mund të bashkëpunojnë për arsye të formësimit tëvlerave të institucioneve të tyre. Mbi bazën e normave dhe të kulturës, ato krijojnëtendencën e tyre dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me organizatat e tjera, sidomoskur këto organizata kanë qëllime të ngjashme. Bashkëpunimi midis tyre njëkohësishtmund të pasqyrojë një konceptim të caktuar në fushën e veprimit ndërkombëtar. Përshembull, OKB dhe BE janë paraqitur si “partnerë natyrorë, të bashkuar nga vleratkryesore të paraqitura që në vitin 1945 në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në vitin1948 në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut”4.Të dyja këto institucione bashkëpunojnë për shkak se ato ndajnë vlera të caktuara, tëtilla si besimi në virtytet e të drejtës ndërkombëtare dhe shumanshmëria, një preferencëpër zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve si dhe veprime tepër të matura në lidhjeme përdorimin e forcës.Nëse kjo është e vërtetë, atëherë konvergjenca është pjesë e diskursit zyrtar mbi natyrëne partneritetit. Në praktikë, partneriteti është zhvilluar midis aktorëve të sigurisë gjatë3 UN Organisation, Burundi Mission.4 UN Paper 1948.

Page 118: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

118

Partneriteti në operacionet e paqes

dhjetëvjeçarit të fundit. Bashkëpunimi OKB-BE është ndoshta bashkëpunimi më iinstitucionalizuar, i shprehur në dy deklarata të përbashkëta për menaxhimin e krizave(2003 dhe 2007), në krijimin e një Komiteti të Përbashkët Drejtues, “rregullave përtavolinë” mbi bazën e tavolinës së dialogut dhe të disa përvojave në fushën ebashkëpunimit (në veçanti në Ballkan dhe Afrikë).OKB-ja ka krijuar bashkëpunim edhe me Bashkimin Afrikan, përmes ndërtimit tëkapaciteteve, ndihmës teknike dhe asaj financiare. Departamenti i OKB-së përoperacionet paqeruajtëse dhe Departamenti për Çështje Politike po ndihmojnëDepartamentin Operacional të Bashkimit Afrikan në mbështetje të paqes në fushën eplanifikimit, menaxhimit të logjistikës dhe të burimeve njerëzore. Mbështetje direktegjithashtu është dhënë në operacionin e BA në veçanti në Somali dhe nëpërmjetoperacionit të OKB-BA “Hibrid” në Darfur, që mori përsipër misionin e BA në 2008.Organizatat e ashtuquajtura rajonale kanë nisur edhe partneritete që të tërheqin në aftësitëe tyre përkatëse dhe të mandateve si dhe të kontribuojnë në krijimin e një sistemi tëmenaxhimit të krizës botërore. BE, NATO dhe BA janë të gjithë të angazhuar në një llojpartneriteti, me grada të ndryshme të institucionalizimit rezultativ.5

Në të vërtetë, duke marrë parasysh qëllimin e administrimit të krizave tashmë ka ardhurkoha që OKB, nën përgjegjësinë e saj t’iua ndajë barrën e saj sa, partneritetevendërinstitucionale, po aq edhe atij qendror. Edhe pse, krijimi i partneriteteve midisinstitucioneve ndërkombëtare po përballet me vështirësi të rëndësishme politike dheteknike nuk ka gjasa për ndërprerje në perspektivë.Pse Institucionet bashkëpunojnë?Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve bëhet kryesisht për motive interesash.Bashkëpunimi redukton kostot e transaksionit, por ofron qasje në informacion, ekspertizë,financa ose materiale sa institucionet janë të gatshme për t’i dalluar. Bashkëpunimindërinstitucional mund t‘iu lejojë atyre transferimin e legjitimitetit në mes të njëinstitucioni dhe një organizate e cila, legjitimitetin e veprimit nuk e ka të prodhuar ngabrenda. Ky proces legjitimimi mund të vijë nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit tëOKB-së e cila legjitimon operacionin paqeruajtës. Për më tepër, partneritetet mund tëjetë një mënyrë për të fituar shikimin ose ndikimin brenda institucionit partner ose mëgjerësisht për të përmirësuar pozitën e vet (rritjen e kredibilitetit). Për BE, partneritetime OKB-në apo me NATO-n është një mjet për të ndërtuar deri dhe statusin e saj si njëaktor i sigurisë dhe për të treguar se koncepti i “shumanshmërisë efektive” është duke uzbatuar.Hapi i parë është i lidhur me: “Deklaratën e përbashkët e OKB-BE, bashkëpunimin nëMenaxhimin e Krizave”, Nju Jork, 23 shtator 20036.“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe të Kryesisë së Këshillit tëBashkimit Europian kanë mirëpritur ekzistencën e bashkëpunimit ndërmjet Kombevetë Bashkuara dhe Bashkimit Europian në fushën e administrimit të krizave civile dhe

5 www.gcsp.ch Institutions relations.6 “Deklarata e përbashkët e OKB-BE, bashkëpunimi në Menaxhimin e Krizave”, Nju Jork, 23 shtator2003.

Page 119: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

119

Msc Kasem Saliasi, Msc Odise Argjiri

ushtarake. Ata ranë dakord që, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian të bien nëkonsensus, për të krijuar një mekanizëm të përbashkët konsultativ për të gjetur mënyratdhe mjetet për të zgjeruar bashkërendimin reciprok dhe pajtueshmërinë në fushat emëposhtme7:- Planifikim: duke përfshirë edhe ndihmë reciproke në misionet e vlerësimit dhekontakteve më të shpeshta dhe bashkëpunimit midis ekipeve të planifikimit të misionit,posaçërisht në lidhje me alokimin e burimeve logjistike dhe të inventarit, si dhendërveprimin e pajisjeve;- Trajnim: krijimin e standardeve të përbashkëta të trajnimit, procedurave dhe tëplanifikimit të personelit ushtarak dhe civil, sinkronizimi i para vendosjes, trajnim përpolicinë civile, oficerë ndërlidhës dhe vëzhgues ushtarakë, si dhe institucionalizimin eseminareve të trajnimit, konferencave dhe stërvitjeve;- Komunikim: rritja e tij gjithmonë në interes të bashkëpunimit deri në, shkëmbimin eoficerëve të komunikimit sipas kërkesave (ushtarak, polici civile, zyrtarë politikë etj);krijimin e një zyre dialogu për këtë qëllim në Nju Jork dhe Bruksel;- Praktikat më të mira: shkëmbim të rregullt dhe sistematik të mësimeve të nxjerra dhepraktikave më të mira, të informacionit, duke përfshirë shkëmbimin e informacionitgjatë misionit dhe dorëzimin e tij brenda kufijve të ndërtimit të partneritetit.Në këtë kontekst megjithatë, edhe pse operacionet e paqes janë bashkëkohore, nëshumicën e rasteve karakterizohen nga prania e njëkohshme e disa institucionevendërkombëtare, institucionalizimi i marrëdhënieve të tyre ka mbetur relativisht i kufizuar.Në të vërtetë, në qoftë se ndërtimi i partneriteteve për të rritur efektivitetin e operacionevetë paqes shumëdimensionale është teorikisht i domosdoshëm dhe i pranuar gjerësisht,në praktikë kjo përballet me vështirësi themelore dhe është penguar nga një seri faktorëshstrukturorë që nuk do të trajtohen lehtë. Janë pesë arsye pse ndërtimi i partneriteteveështë dhe do të mbetet i vështirë.Institucionet HeterogjeneSë pari, organizatat rajonale janë mjaft heterogjene në mandatin e tyre, formëninstitucionale, burimeve, pushtetin politik dhe për nga niveli i zhvillimit, si aktorë tëadministrimit të një krize. OKB-ja zë një pozitë kyçe në fushën e administrimit të krizavedhe në zhvillimin e marrëdhënieve me organizatat rajonale. Ajo aspiron të luajë një rolqendror në përcaktimin e kushteve të partneriteteve ndërinstitucionale si dhe nëpërpunimin e kornizës ligjore, politike dhe operative në të cilat aktorët rajonalë do tëveprojnë. Megjithatë, institucionet siç janë BE, NATO, Bashkimi Afrikan apo OSBE-jajanë mjaft të ndryshme për të bërë ndonjë trajtim të përgjithshëm për rolin e tyre në njësistem global për të ofruar operacionet e paqes. Ky ndryshim vihet re që në aspektin ekapaciteteve, përvojës apo mandateve, ku BE dhe NATO, vështirë se mund të krahasohenme Bashkimin Afrikan apo ndonjë institucion tjetër rajonal. Për më tepër, disa rajone, sinë të gjithë kontinentin aziatik, aktualisht janë të privuar nga çdo organ i sigurisë rajonaleqë të jetë në gjendje të marrë pjesë në një përpjekje paqeruajtëse8.

7 E drejta Europiane; Dr. Iva Zajmi, Tiranë 2008.8 UN Organisation, paper 2007.

Page 120: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

120

Partneriteti në operacionet e paqes

Nga kjo rrjedh se krijimi i partneriteteve nuk është thjesht një qëllim në vetvete i njëinstitucioni por, nëpërmjet partneriteteve institucionet zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshenë të gjithë kompleksitetin e specifikave të tyre, deri në përcaktimin e kushteve tëndërveprimit. Si rezultat, ajo që ne shohim janë partneritetet e pabalancuara tëkarakterizuara nga reciprocitete të shpërndarë midis partnerëve, larg nga njëri tjetri përndarjen e barrës globale apo një sistem ndërprerës i bazuar në pikat e forta tëinstitucioneve ndërkombëtare përkatëse.Konkurrenca ndërinstitucionaleSë dyti, marrëdhëniet ndërinstitucionale janë karakterizuar nga bashkëpunimi, aq sadhe nga konkurrenca midis organizatave të cilave iu duhet që përherë të tregojnë se atoi përmbushin funksionet për të cilat janë krijuar dhe se ato mund të përshtaten me nevojate reja. Institucionet e Sigurisë duhet të paraqesin një numër të caktuar të prioritetevekrahasuese, si dhe të sigurojnë performancën e tyre, efikasitetin dhe efektivitetin, siaktorë të sigurisë. Ato janë vazhdimisht duke luftuar për të siguruar burime, informaciondhe krijim të identitetit. Prandaj ato zhvillojnë axhendën e tyre, interesat dhe objektivat.Një konkurrencë e tillë që lind, është e dukshme në mes të BE-së dhe NATO-s, të cilatkanë anëtarë të ngjashëm, që përjetojnë një krizë identiteti po të njëjtë në fushën esigurisë. Por kjo gjithashtu ndikon edhe në marrëdhëniet OKB-BE apo OKB-NATO.Ndarja Veri-JugSë treti, disa partneritete janë reflektime të një ndarje veri-jug që e karakterizojnë sisteminndërkombëtar dhe për këtë arsye nxjerrin në pah politizimin e marrëdhënieve ndër-institucionale. Për ta thënë hapur, operacionet e paqes të OKB-së janë të vendosura dhetë financuara nga shtetet perëndimore e të zbatuara nga vendet e Jugut të Globit. Po t’iureferohemi shifrave mësojmë se; në janar 2010, vendet perëndimore (Shtetet e Bashkuara,shtetet anëtare të BE, Japonia, Kanadaja, Norvegjia dhe Australia) kontribuonin me8831 personel ushtarë dhe policë civilë, nga 99.943 të vendosur në kuadër të OKB-së (ecila paraqet 8,8%), ndërsa përsa i përket financimit ato përballonin rreth 90 % të buxhetittë përcaktuar për paqeruajtje9.Për më tepër, asnjë nga trupat kryesorem përfshirë edhe policinë e vendeve qëkontribuojnë - të cilat kryesisht vijnë nga Afrika dhe Azia Jugore-nuk janë anëtare tëpërhershme në Këshillin e Sigurimit, duke çuar në një ndarje në dy pjesë: mes“mëkatarëve” në operacionet e paqes dhe “vendimmarrësve”. Në këtë kontekst, ështëduke u zhvilluar partneriteti midis OKB-BE apo dhe NATO-s. BE dhe shtetet anëtare tëNATO-s nuk janë të gatshme për të kontribuuar me trupa në operacionet e OKB-së.Edhe mbështetja e OKB-së përmes partneriteteve është konceptuar pjesërisht si njëmënyrë për të korrigjuar këto mungesa.Bashkëpunimi BE-OKB në operacionet paqeruajtëse ka bërë të dukshëm zhvillimin esistemit të administrimit të krizave: në njërën anë OKB që ka një mandat për të ndërhyrëkudo-edhe atje ku institucionet e tjera nuk duan të shkojnë, në anën tjetër BE ka njëkoncept shumë përzgjedhës, është më e mirëpajisur dhe politikisht më e fortë dhe ështëe gatshme, në mënyrë “ad hoc”, për të shkuar në mbështetje të OKB-së.

9 Zbigniev Brzhezhinski, Jashtë Kontrollit, Iluzioni i Kontrollit, fq.203-229, perceptim.

Page 121: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

121

Msc Kasem Saliasi, Msc Odise Argjiri

Avantazhet krahasueseNë qoftë se bashkëpunimi ndër-institucional dhe shpërndarja e ngarkesës janë zhvilluarpjesërisht, fakti është se gati të gjitha institucionet aspirojnë për të përqafuar një spektërtë tërë të veprimtarive të administrimit të krizave, me perspektivë daljen e një sistemi tëbazuar në kompetenca të ndryshme (ushtarake, civile, paqeruajtëse, etj.).Së fundi, edhe pse partneritetet janë nxitur zyrtarisht nga të gjitha institucionet,koordinimi dhe koherenca e brendshme ekziston, për secilin prej tyre del një detyrë mëe rëndësishme e ndërtimit të lidhjeve ndërinstitucionale. Për të dyja, si për OKB dhe përBE, kjo përbën një sfidë.Në tabelën e mëposhtme po paraqesim avantazhet krahasuese të menaxhimit të krizave:nga OKB, BE NATO, OSBE, BA, anët e forta dhe dobësitë e tyre10.Anët e forta dhe të dobëtaInstitucionet Anët e forta Anët e dobëta OKB BE

• Paanshmëria • Legjitimiteti, mandati • Disponueshmëria • Përvoja dhe njohuritë institucionale • Angazhim afat-gjatë • Përvojë shumëdimensionale • Burimet financiare • Leva politike dhe legjitimitetit të afërm • Përvojë në menaxhimin e krizave • Kapacitete “paqeruajtëse të fuqishme”

• Mungesa e levave politike • Kapacitete të dobëta për zbatimin e paqes • E ngadaltë në vendimmarrje • Mungesa e vizionit strategjik • Mungesa e kohezionit politik • Struktura të fragmentuara institucionale • Paanshmëri të kontenstuar

NATO OSBE

• Mbështetje politike relativisht të fortë • Struktura e kapaciteteve ushtarake (Planifikimi dhe Komanda) • Kapacitete “paqeruajtëse të fuqishme” • Fleksibilitet dhe maturi • Kapacitete “Niche” • Anëtarësim gjithëpërfshirës

• Mungesa e kapaciteteve civile • Deficiti Paraparje • Paanshmëri të kontenstuar • Mbështetja e dobët politike • Nuk ka kapacitete paqeruajtëse • Paanshmëri të kontenstuar • Krizat e brendshme

BA (Bashkimi Afrikan)

• Legjitimiteti në Afrikë • Fleksibilitet Relativ • Ekspertizë lokale

• Institucion i ri • Mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore • Mungesë e mbështetjes politike

10 www.gcsp.ch Institucionals Partnerity March 2010.

Page 122: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

122

Partneriteti në operacionet e paqes

PërfundimeNdryshimet e pas Luftës së Ftohtë kanë çuar në lindjen dhe zhvillimin e njëshumëllojshmërie të menaxhimit të krizës institucionale që tani aktorët të bashkëveprojnëme njëri tjetrin në një mënyrë si kurrë ndonjëherë. Këto lidhje ndërmjet tyre janë tëlejuara për institucione politike dhe kulturore, afrim mes organizatave politike dheoperacionale të cilat mund të jenë shumë të ndryshme. Megjithatë, marrëdhëniet ndër-institucionale nuk kanë çuar në krijimin e një arkitekture të administrimit të krizave aponë një përmbyllje të sistemit. Partneritetet janë ende në vazhdën e llojit “ad hoc”, tëpabarabartë për të treguar zhvillimin e një komuniteti midis aktorëve të administrimit tëkrizave, që reflekton pabarazitë në mes të institucioneve dhe divergjenca të vullnetitpolitik për të vepruar në disa rajone të globitBibliografia:

1. E drejta Europiane; Dr. Iva Zajmi, Tiranë 2008.2. Diplomacia, Henry Kissinger, Tiranë 1999.

Sitografia:

1. http://es.wikipedia.org/wiki/UN2. http://www.gcsp.ch

Page 123: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

123

Msc Kasem Saliasi, Msc Odise Argjiri

Stresi në operacionet luftarake

MSc. Kozeta Hoxha,Pedagoge e Shkencave Sociale,

Akademia Ushtarake “Skënderbej”

Abstrakt. Luftimet dhe lufta nxjerrin në pah më të mirën dhe më të keqen e qëniesnjerëzore. Detyra e stërvitjes, e lidershipit dhe e disiplinës është që ta shndërrojë stresinqë del në pah gjatë operacioneve ushtarake , në sjellje pozitive dhe jo të dëmshme përveten, individët dhe njësinë.Në përcaktimin e fitores së të gjitha formave të konfliktit njerëzor, aftësia për tëkontrolluar stresin gjatë luftimeve është një nga faktorët më të rëndësishëm. Kontrolli istresit është objektiv në çdo aktivitet ushtarak, ku përgjegjësia për ta kontrolluar atë itakon të gjitha hallkave të hierarkisë.Ajo që ka rëndësi të theksohet është se ky kontroll nuk duhet bërë vetëm gjatë aktiviteteveoperacionale, por edhe në aktivitetet rutinë, stërvitjet në kohë paqeje, operacionetushtarake në territor të monitoruar, etj.Një rëndësi të vecantë merr fakti që oficerët duhet të jenë gjithmonë në gadishmëri përtë kapur treguesit e parë të lodhjes, mungesës së disiplinës, frikës, rënies së moralit qënjësia të mos bjerë në kolaps. Nëse stresi kontrollohet mirë, ushtarakët fitojnë ndjesinëe rritjes së vigjilencës, të forcës dhe e të të qënurit të aftë.

Aftësia për të kontrolluar stresin gjatë luftimeve rezulton shpesh si faktor vendimtarnë përcaktimin e fitores së të gjitha formave të konfliktit njerëzor. Duke qenë sestresi është një fakt që ndodh gjatë luftimeve, ushtarët nuk duhet ta anashkalojnë,

por nëpërmjet ushtrimeve fizike dhe psikologjike, forcimit të unitetit dhe lidershipit, tëmësojnë ta menaxhojnë dhe përballojnë atë. Një stres i kontrolluar gjatë luftimit jepreagime pozitivë si besnikëri, altruizëm dhe heroizëm. E kundërta ndodh kur stresi gjatëluftimit është i pakontrolluar, mund të shkaktojë sjellje të rrezikshme që pengonpërmbushjen e misionit të njësisë ku ushtaraku bën pjesë.Arti i luftës mund të shihet si një kundërvënie ndaj ushtarakëve kundërshtare duke ingarkuar me një nivel stresi të tillë sa t’i bëjnë kundërshtarët të humbasin dëshirën përluftim. Të dyja frontet e luftës përpiqen të ndjekin këtë objektiv dhe si pasojë, ushtarakëtduhet të jenë të përgatitur për të përballuar një nivel të lartë stresi.

Page 124: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

124

Stresi në operacionet luftarake

Me kontroll të stresit kuptojmë praktikimin e veprimeve dhe aktiviteteve mendore që embajnë stresin në një interval të pranueshëm. Me fjalën stres kuptojmë proceset mendoredhe fiziologjike që e lejojnë një individ të përballojë situata të panjohura më parë. Kjodo të thotë që stresi në vetvete nuk është negativ, siç perceptohet zakonisht ky term. Nësensin shkencor tregon procesin e përshtatjes së një personi ndaj ndryshimevepsikologjike apo të ambientit. Një ambient gjithmonë i qëndrueshëm do të ishte mjaft iparashikueshëm, por nuk do t’i lejonte individët të kënaqnin nevojat e tyre, prandajeliminimi i plotë i stresit është si i pamundur ashtu dhe i padëshirueshëm. Me situatëstresante do të kuptojmë të gjitha ngjarjet apo stimujt, të aftë për të prodhuar stres teknjë individ. Kjo mund të jetë si fizike (e nxehta, e ftohta, lartësia, nxitimi, etj.), ashtuedhe mendore (nevoja për përqendrim të lartë për një kohë të zgjatur, ndjenja evetefikasitetit, parashikimi rreth përfundimit të betejës, etj.).Objektivat e kontrollit të stresit janë:1. Të mbahet në kufij të pranueshëm me qëllim arritjen e rendimenteve më të lartaushtarake;2. Të arrish të çosh në kufij të pranueshëm në rastet kur bëhet përkohësisht i tepruar;3. Të rrisësh hap pas hapi tolerancën ndaj stresit në mënyrë që ushtarakët të mund tërezistojnë dhe të veprojnë në kushtet e stresit ekstrem, të cilat janë të paevitueshmegjatë luftimeve.Kontrolli i stresit nuk ka të bëjë vetëm me mësimin e teknikave për një ulje efikase të tij,por është objektiv në çdo aktivitet ushtarak. Përgjegjësia për kontrollin e stresit i interesontë gjitha hallkave të hierarkisë, duke filluar që nga ndërveprimi i çdo ushtari me shokëte tij të njësisë dhe nga raportet e çdo ushtari me pjesëtarët e familjes së tij deri në niveletmë të larta të përgjegjësisë. Gjithashtu, kontrolli i stresit nuk duhet bërë vetëm gjatëaktiviteteve operacionale, sepse është e rëndësishme edhe në detyrat e mëposhtme:1. Aktivitetet rutinë brenda kazermës;2. Stërvitjet në kohë paqeje;3. Operacionet ushtarake në luftë;4. Operacionet ushtarake në territor të monitoruar, krijimi dhe mbajtja e paqes, misionetndërkombëtare.Përvojat historikeGjithmonë strategët kanë vënë si objektiv parësor përballimin nga ana e ushtarakëve tëstresit të pranishëm gjatë luftimeve. Natyrisht teknikat e kontrollit ndryshojnë sipasnatyrës së operacioneve ushtarake dhe ngashkalla e teknologjisë së përdorur nëoperacione. Është që nëse ushtarakët egoditur nga stresi dhe të paaftë për tëvazhduar luftimin evakuoheshin dhedërgoheshin larg nga fronti, tek shumë prejtyre dalloheshin shqetësime psikologjikekronike. Nëse ata trajtoheshin me shpejtësipranë njësive të tyre dhe iu jepej mundësiatë futeshin përsëri ne betejë, 70 për qind etyre ishin në gjendje të kryenin detyrat e tyre normalisht brenda një kohe të shkurtër.

Page 125: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

125

Msc Kozeta Hoxha

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë luftimeve në Mesdhe dhe në Europë, përqindjamesatare e lodhjes së madhe psikologjike në luftim ishte një për çdo katër të plagosurgjatë operacioneve ushtarake (raporti 1 me 4). Në luftime veçanërisht intensive apo tëzgjatura në kohë raporti ishte 1 me 2. P.sh. në vijën Gotike në divizionin e parë tëushtrisë amerikane u vunë re 137 raste të lodhjes psikologjike, gjatë luftimit dhe 250 tëplagosur gjatë aksioneve (raporti 1 me 1.8). Në përgjithësi me trajtimin e duhur, nga 50deri 70 për qind e ushtarakëve të paaftë për të vazhduar luftimin prej stresit qenë nëgjendje të ktheheshin të aftë mbas tre ditësh dhe pjesa më e madhe e atyre që qëndruanarritën të vazhdojnë operacionet brenda pak javësh. Gjithmonë, gjatë luftës së DytëBotërore u konstatua që njësitë e karakterizuara nga një stërvitje veçanërisht e vështirë,nga një shpirt i lartë ushtarak dhe unitet të lartë mes anëtarëve, dalloheshin për njëpërqindje të ulët viktimash të lodhjes dhe stresit (raporti 1 me 10).Gjatë luftës së Vietnamit edhe pse pati një rënie të numrit të viktimave nga lodhja, dolënnë pah probleme të sjelljes, të lidhura me vetminë dhe zhgënjimin, të bashkuara këtodhe me stresin. Përqindja e rasteve të mungesës së disiplinës, tmerret gjatë përballjesme civilët, refuzimet për luftim, vrasja e liderëve nga ana e vartësve u rritën aq shumë sanë shtator të vitit 1971, 60 për qind e ushtarakëve të evakuuar nga fushat e luftimitdilnin me diagnozën e shqetësimeve neuro-psikike. Po ashtu përdorimi i alkoolit dhedrogave u bë epidemik. Gjithë këta faktorë bënë që shumë veteranë të diagnostikoheshinme çrregullim post traumatik nga stresi, një sëmundje që e bën ushtarakun viktimë tëtraumave të pësuara gjatë operacioneve ushtarake dhe të paaftë për të vazhduar shërbiminaktiv.Efektet e luftimit tek ushtarët dhe oficerëtNë betejë njerëzit dhe njësitë më shpesh dështojnë në mënyrë të menjëhershme se sa nëmënyrë graduale. Pas një numri humbjesh apo një niveli të lartë stresi fizik e psikologjikpësohet një rënie e papritur e moralit dhe, si pasojë, e vullnetit për të luftuar. Prandaj“është e rëndësishme që oficerët të jenë gjithmonë në gatishmëri për të kapur treguesite parë të lodhjes, frikës, mungesës së disiplinës dhe rënies së moralit dhe të marrinmasat e nevojshme në mënyrë që njësia të mos bjerë në kolaps”1.Një njësi nuk është në gjendje të përmbushë misionin e vet nëse ushtarakët janë tëlodhur sepse:1. Vigjilenca bie,ulet;2. Strategjitë dhe parashikimet nuk kanë vëmendjen e duhur nga ana e ushtarakëve;3. Shkëmbimi i informacionit bëhet i pjesshëm;4. Vendimet janë më të ngadalta;5. Urdhrat nuk zbatohen ose keqkuptohen;6. Armët dhe pajisjet përdoren keq ose nuk përdoren;7. Operacionet e mirëmbajtjes nuk zbatohen;8. Bie motivimi dhe vullneti për të zbatuar detyrat;9. Ulet fuqia e komandimit të oficerëve;10. Stërvitja bëhet jo efikase.

1 Marco Costa: “Psicologia Militare” (seconda edizione aggiornata); fq. 147.

Page 126: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

126

Stresi në operacionet luftarake

Operacionet ushtarake në vazhdimësi,mungesa e pushimit, stresi i tepruar mund tëulin rendimentin dhe burimet fizike epsikologjike të ushtarakëve. Me rënien eaftësive individuale dhe kolektive, lodhja prejbetejës mund të çojë jo vetëm në një numër tëmadh viktimash të stresit e lodhjes, por dhenë një përqindje më të madhe plagosjesh edëmtimesh.Elementet kryesore të stresit në fushëbetejë të pajisur me teknologji të lartëNë fushatat e kohëve të fundit kundër Irakut në mbrojtje të Kuvajtit dhe në operacionetushtarake të ditëve të sotme në Afganistan dallohet përdorimi i skuadrave të përbëra ngapak ushtarakë, mjaft të përgatitur dhe të pajisur me teknologji të nivelit më të lartë(kompjuter në miniaturë, laptop, mikrofona të lidhur me transmetues radioje, identifikuestë koordinatave gjeografike të bazuar në komunikim satelitor). Këto skuadra janë nëkontakt të vazhdueshëm me forcat ajrore, të cilave iu komunikojnë koordinatat gjeografiketë objektivave që duhen goditur. Këto ndryshime të mëdha në strategji dhe në mënyrat edrejtimit të operacioneve ushtarake kërkojnë një analizë të vëmendshme të situatave tëforta të stresit në fushë betejë:1. Në rast prishjeje të aparateve të transmetimit është e rëndësishme që ushtarakët tëstërviten për të përballuar stresin nga izolimi, ndërsa në luftën tradicionale vijat e paratë frontit mik dhe armik ishin qartësisht të ndara njëra nga tjetra, në luftërat e sotmenjësitë e vogla mund të transportohen me avion dhe të hidhen me parashutë në territorarmik.2. Rritja e teknologjisë sjell në mënyrë të paevitueshme rritjen e rrezikut që vjen ngakeqfunksionimi dhe prishja e aparaturave. Mungesa e baterive mund të bëjë ushtarakuntë cënueshëm sepse nuk i lejon të përdori aparatet e tij elektronike. Pra duhet që ushtarakëttë stërviten për të përballuar dëmtimet e mundshme dhe mosfunksionimin e aparateveteknologjike me të cilat janë pajisur.3. Mundësia për të përmbushur operacione në mënyrë të pandërprerë në çdo lloj kushtiatmosferik dhe gjatë gjithë kohës e çon vëmendjen tek problemet e mbilodhjes, tekperiudhat e shërbimit e të pushimit, tek nevoja për gjumë.4. Krijimi i armëve jo konvencionale si armët bërthamore, kimike, bakteriologjike, kërkonnga ushtaraku përdorimin e sistemeve mbrojtëse, si dorashka, kasketa, tuta me materializolues, që e ulin shumë mundësinë e sforcove fizike të stërzgjatura të komunikimit, tëmarrjes dhe dhënies së urdhrave, por që rrisin në të njëjtën kohë sanksionet eklaustrofobisë, izolimit dhe të cënueshmërisë.Përgjegjësitë dhe detyrat për kontrollin e stresit në luftimOficerët eprorë duhet:1. të jenë kompetentë, të angazhuar dhe kurajozë;2. të planifikojnë përmbushjen e misionit me numrin më të vogël të humbjeve;3. të rrisin unitetin brenda njësisë;

Page 127: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

127

Msc Kozeta Hoxha

4. të jenë një model i etikës (sjelljes);5. të kryejnë me kujdes detyrimet burokratike;6. të planifikojnë e të kryejnë stërvitje sa më reale në mënyrë që ushtaraku të përballet me të njëjtat situata stresi si në një luftim të vërtetë;7. t’i informojë çdo ditë trupat;8. të sigurojnë që procedurat e kontrollit të stresit të zbatohen në çdo operacion;9. t’i asistojnë dhe t’i stërvitin oficerët vartës duke vlerësuar me çmime që ata i meritojnë;10.të sigurohen që të bëhet një parashikim i detajuar i rreziqeve të mundshme që sjell një operacion i caktuar para se ai të kryhet;11.të jenë të pranishëm.Oficerët vartës duhet:1. të jenë kompetentë, të angazhuar, kurajozë dhe të motivuar;2. të krijojnë skuadra me sa më shumë unitet dhe të zëvendësojnë menjëherë personelin që mungon;3. të planifikojnë dhe të kryejnë një stërvitje reale të mundshme me të njëjtat kushte efe ktive të një beteje;4. të kujdesen për njësinë e vet;5. të kujdesen për gjendjen fizike, ushqimin, ujin, veshjen, kushtet mbrojtëse e të marrin masa për sigurimin e ilaçeve të ndihmës së shpejtë;6. të planifikojnë dhe të bëjnë që të zbatohen me përpikëri orët e gjumit dhe të pushimit;7. të sigurohen që informacionet që iu jepen nënoficerëve të kalojnë tek ushtarët dhe e kundërta që nënoficerët të informojnë me saktësi oficerët për kushtet e trupës;8. të inkurajojnë divizionin për burimet dhe komunikimin ndërmjet ushtarakëve, që ata të shprehin emocionet e tyre, gjendjen shpirtërore, frikën dhe gëzimet;9. të rekomandojnë ushtarakët më të mirë për t’i dekoruar dhe për t’i dhënë çmimin;10.të dallojnë nivelin e lartë të stresit dhe të japin mbështetjen e menjëhershme;11.t’i mbajnë ushtarakët “e stresuar” brenda njësisë, nëse mund të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre, duke i inkurajuar dhe mbështetur deri sa gjendja e tyre psikologjike të kthehet në efiçencë të plotë;12.të bëjnë që ushtarakët e “stresuar” dhe që nuk i kryejnë dot detyrat e tyre të kenë mbështetje duke i ndihmuar me më shumë orë gjumi, ushqim, higjienë, me qëllim ri futjen në shërbim pas 1 ose 2 ditësh;13.t’i referojnë menjëherë rastet e stresit ekstrem trupës shëndetësore për një vlerësim mjekësor;14.të riintegrojnë shpejt viktimat e stresit dhe lidhjes të rikthyer në shërbim aktiv duke iu dhënë përgjegjësi dhe duke iu caktuar punë të rëndësishme për të rivendosur vetëvlerësimin e tyre, ndjenjën e efikasiteti, dhe rifitimin e besimit nga ana e shokëve të skuadrës.Situatat e stresit në operacionet ushtarakeMe situata stresi nënkuptojmë çdo ngjarje apo situatë që kërkon një përshtatje jo tëzakonshme. Shpesh ngjarja apo situata nuk rezulton e njohur ose krijon konflikte ndërmjetmotivimeve të ndryshme brenda individit (p.sh. reagimi në mënyrë impulsive osengurrimi). Ato janë një sfidë, kërcënim për mirëqenien personale dhe vetëvlerësimin eindividit. Situatat e stresit mund të jenë pozitive ose negative (ngritja në detyrë osekërcënimi ndaj një sulmi të rrufeshëm).

Page 128: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

128

Stresi në operacionet luftarake

Situatat e stresit në lidhje me luftimin janë ato që shfaqen gjatë veprimeve ushtarake.Ato nuk kanë lidhje vetëm me rrezikun se mund të plagosesh ose goditesh, por me tëgjithë operacionet, edhe në prapavijë dhe në zona të ashtuquajtura “të sigurta”.Stresi është proces psikologjik e trupor i përshtatjes ndaj një situate stresi. E thënë mëqartë, ai krijon reflekse fiziologjike për të përgatitur organizmin ndaj sulmit ose arratisë.Shembuj të këtyre reflekseve janë rritja e aktivitetit të sistemit nervor, rritja e nivelit tëadrenalinës në qarkullimin e gjakut. Gjithsesi stresi nuk është vetëm sinonimi i ankthitapo aktivizimit. Përkundrazi stresi nxit disa procese fizike e mendore që ndonjëherëmund të ulin gjendjen e aktivitetit dhe të frenojë ankthin.Rëndësia e faktorëve perceptivë dhe njohës vjen nga fakti që “e njëjta situatë stresimund të nxisë nivele të ndryshme stresi në individë të ndryshëm, kjo në bazë të “leximit”personal të situatës, interpretimit, përpunimit mendor të situatës që del përpara”2. P.sh.të qenit i vetëdijshëm se je i stërvitur mirë, të qenit i përgatitur mendërisht dhe fizikisht,fakti që mund të mbështetesh tek të tjerët, e që ke vetëvlerësim, mund ta ulin shumënivelin e stresit të dëmshëm gjatë një situate që paraqet rrezik. P.sh. operacionet guerrilase,prej karakterit të tyre të paparashikueshëm, dhe thyerjes së rregullave nxisin tek ushtarakundjenjën e humbjes së kontrollit, duke rritur nivelin e stresit negativ edhe pse situatanuk paraqet rrezik të madh.Dallimi kryesor i situatave të stresit është midis elementëve stresantë të stresit fizik dheatyre mendorë. Elementët e stresit fizik janë ato që kanë një ndikim të drejtpërdrejtëmbi trupin e individit. Kjo mund të vijë nga shkaqe ambientale (si e nxehta, e ftohta,zhurmat, shpërthimet, mungesa e oksigjenit, helmet, tymrat, armët me lazer, drita shumëe fortë, terrene të vështira), ose nga gjendja e brendshme e organizmit (mungesë gjumi,dehidratim, kequshqyerje, mungesa e higjienës, rënie imuniteti i trupit, sforcime tëtepruara të organizmit).Ndërsa një element stresi mendor vjen nga informacionet që kalojnë në tru pa një impakttë drejtpërdrejtë në trupin e individit. Këto informacione mund të jenë njohëse (mendime,arsyetime, paqartësi, mungese parashikimi të situatës, vështirësi në gjykim, problemenë organizim, pamundësi zgjedhjesh), ose emocionale (ndryshime të gjendjes se humorit,frikë dhe ankth se mund të sëmuresh, të vritesh, mund të dështosh në mision, zemërime,ndjenja faji, preokupim për familjen, mungesa e besimit etj.).Shpesh elementët e stresit mendor përfshijnë si elementët njohës dhe ato emocionale.Nuk ka një ndarje të prerë midis elementëve të stresit mendor dhe fizik. Elementët estresit mendor mund të japin shenja fizike të tilla si rritja e nivelit të djersitjes, skuqje nëfytyrë në raste situatash turpi, rritja e bebes së syrit kur shikon persona ose objekteinteresantë. Gjithashtu të gjithë elementët e stresit mendor (sipas analizave të fundit),provokojnë ndryshime në gjendjen bio kimike të disa pjesëve të trurit, p.sh. ndryshojnëlëshimin e një neuro transmetuesi të caktuar.Elementët e stresit fizik nxisin edhe elementë të stresit mendor, sepse individët bëjnëveprime të tilla që të mund të ulin apo të përballojnë me sa më efikasitet elementët e

2 Segal J.; Hunter E.; Segal Z.: “ Stress reactions among divergent populations of prisoners of war andtheir families”; International Social Sciences Journal; fq.28.

Page 129: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

129

Msc Kozeta Hoxha

stresit fizik. Edhe pse stresi fizik nuk kërcënon jetën e shëndetin e ushtarakut, shqetësimi,hutimi, rënia e rendimentit mund të sëllin zemërim, dëshpërim, turp.Temperaturat ekstreme, dehidratimi, substancat kimike toksike dhe elementë të tjerë tëstresit që ndikojnë në anën fizike, mund të ndikojnë direkt ne aktivitetin e trurit dukendryshuar aftësitë njohëse dhe perceptuese të individit. Drita, zhurma, shqetësimet dheinformacionet që sjellin ankth mund të ndikojnë në gjumin e individit, i cili është thelbësorpër efikasitetin mendor në kohë.Marrëdhënia mes aktivitetit fizik dhe rendimentit në detyrat ushtarakeNëse aktiviteti i organizmit është shumë i ulët detyrat kryhen jo me efikasitet e deri nëfund, sepse individët hutohen, bëjnë gabime apo tentojnë të përgjumen. Nëse në tëkundërt aktiviteti është shumë intensiv, individët fokusohen në kryerjen e detyrës që iuështë caktuar. Ata mund të kenë vështirësi në koordinimin e veprimeve se kur dhe siduhet të veprojnë. Nëse ushtaraku nuk është i familjarizuar me reagimet e veta ndajstresit, këto veprime mund t’i perceptojë si të rrezikshme.Në gjendje aktiviteti ekstrem mund të kemi një reagim të qëndrimit të palëvizur, e cilakonsiston në qëndrimin në vend apo të ngurtësuar nga frika dhe tmerri. Nëse gjendja estresit ekstrem vazhdon shumë gjatë mund të shkaktojë bllokim fizik apo mendor, sidomosnëse individët kuptojnë që nuk kanë asnjë kontroll të situatës apo mundësi për të ndryshuarstatu-kuonë e tyre si dhe eliminojnë elementët e stresit.Si rregull “detyrat që kërkojnë ushtrime intensive{noti, vrapimi, manovrat e artilerisë},zbatohen më mirë në kushte të niveleve të larta të aktivitetit dhe e kundërta detyrat qëkërkojnë jo ndonjë aktivitet të madh fizik, por qartësi në arsyetim (p.sh. të marrëshshënjestër apo të dallosh ndryshimet ndërmjet objektivit armik dhe mik gjatë natës),zbatohen më mirë me një nivel mesatar/të ulët të aktivitetit fizik”3. Nevojitet të përmendimqë nivelet e larta të aktivitetit negativ, si në rastin e frikës, rezistenca dhe forca fizikeulen ndjeshëm. P.sh. gjatë zbarkimit në Normandi u vu re që kompanitë e këmbësorisëtë stërvitura mjaft mirë fizikisht dhe që mbërritën në breg në kushte shumë të mirafizike, nën zjarrin armik u treguan të paaftë për të lëvizur për pak metra artilerinë erëndë, ndërsa në fazën stërvitore i kishin spostuar të njëjtat armë me shpejtësi.Sjelljet pozitive në përgjigje të stresitLuftimet e lufta nxjerrin në pah më të mirën dhe më të keqen e qenieve njerëzore.Detyra e stërvitjes, e lidershipit dhe e disiplinës është që ta shndërrojë stresin që del nëpah gjatë operacioneve ushtarake në sjellje pozitive dhe jo të dëmshme për veten, individëtdhe njësinë.Rritja e vigjilencës, e forcës, e rezistencës, e vlerësimit materialKur stresi kontrollohet mirë ushtarakët fitojnë ndjesinë e rritjes së vigjilencës, rritje tëforcës, të rezistencës, të ndjesisë së të qenit të aftë.Veteranët që kanë jetuar eksperienca pozitive e kujtojnë kohën e luftës dhe të misioneveku kanë marrë pjesë si periudhën më nxitëse e më me kuptim të jetës së tyre. Disa

3 Marco Costa; Po aty, fq. 154.

Page 130: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

130

Stresi në operacionet luftarake

veteranë që kthehen nga përmbushja e misioneve mund të shfaqin shenja depresioni,apatie, mërzie sikur iu mungon një “drogë stimuluese”.Marrëdhëniet ndërpersonaleNjë nga efektet pozitive të stresit është vendosja e marrëdhënieve shumë të ngushtandërmjet shokëve të skuadrës. Ky unitet e kjo besnikëri varet nga zgjedhja që bën nëseqëndron me shokët e njësisë duke përballuar rreziqet dhe vështirësitë apo të zgjedhëshrehatinë dhe sigurinë. Masë ekstreme e unitetit është sakrifikimi deri në vdekje përshokët e skuadrës.Puna në grup në kushte stresi me një qëllim të përbashkët për të kaluar vështirësi dherreziqe është mënyra më e mirë për të rritur unitetin në njësitë e vogla.Në jetën civile për të krijuar marrëdhënie të ngushta kërkohet një kohë më e gjatë nëpunën e përbashkët, në të kundërt “në fushën ushtarake rritja e rrezikut, vetëdija qëshpëtimi varet nga besimi e bashkëpunimi reciprok, jetesa së bashku për 24 orë në ditëpër javë të tëra, bën që marrëdhëniet e ngushta të formohen shumë shpejt dhe mbi bazatë forta”4. Këto marrëdhënie të ngushta formohen mes shokëve të skuadrës gjatëoperacioneve ushtarake aktive. I quajmë marrëdhënie horizontale raportet që vendosenndërmjet shokëve të të njëjtës gradë në të njëjtën skuadër. Dhe do të quajmë marrëdhënievertikale ato që krijohen në linjë hierarkie.Bibliografia:

1. Segal J.; Hunter E; Segal Z. (1976), Universal consequences of capitovity: Stress reactions amongdivergent populations of prisoners of war and their families. International Social Sciences Journal,28, 593 – 609.

2. Strategis Institute of the US Army War College (1995). Strategy and the military revolution: Fromtheory to policy. Carlisle Barracks, Pennsiylvania: US Army War College Publication.

3. Milgram N.A. ( 1991). Personality factors in military psychology. In Handbook of Military Psychology.A cura di Gal R., Mangelsdorff A. D., capitol 28, pp. 559- 572. New York: Wiley and Sons.

4. Luttwak E. N. (2001) Strategy, the logic of war and peace. Harvcard University Press. (trad. It.Strategia:P la logica della Guerra e della pace. Milano: Rizzoli, 2001).

5. Bales. R.F. ( 1970). Personality and interpersonal behavior. New York: Holt, Rinehart & Winston.6. Marco Costa, “Psicologia Militare” (seconda edicione aggiornata), 2006.

4 Milgram N.A. (1991): “Personality factors in military psychology” In Handbook of Military psychology,cap.28, pp 559-561.

Page 131: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

131

Msc Kozeta Hoxha

Forca e balancuar dhe sfidat e kohës

N/Kol. Afërdita Blaka,Oficere Shtabi, Analiste Strategjie,

Dega e Studimeve Strategjike, QAM

Abstrakt. Forcave tona të Armatosura të cilat aderojnë prej dy vjetësh në NATO iu delsi detyrë kryesore përmbushja e objektivave që shtron kjo Aleancë për përballimin erreziqeve aktuale dhe atyre të pritshme. Në këtë kuadër, kërkohet që të bëhet një analizëe hollësishme për përcaktimin e kapaciteteve ushtarake dhe civile të mbrojtjes, për tëqenë sa më efektive dhe plotësisht të përfshira në angazhimet e kësaj Aleance. Meqenëseaktualisht ne jemi në stadin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes dhe të Kapaciteteve tëMbrojtjes, përcaktimi i angazhimit të forcave për vitet e ardhshme dhe ai i mundësive tëkapaciteteve ushtarake që shtrojnë operacionet aktuale, në mjedisin e ri të sigurisë, dotë ndihmohej edhe nga mundësia e zhvillimeve të koncepteve të reja doktrinare.Në këtë material do të diskutohet mundësia e gjetjes së një qasjeje të përshtatshmenëpërmjet ekzaminimit të rreziqeve që ekzistojnë sot dhe atyre të pritshme për operacionetushtarake të NATO-s. Gjithashtu kjo gjetje do të bëhet edhe nëpërmjet një analize mbimarrëdhëniet dhe tensionet që janë krijuar mbi përdorimin e forcave në mjedisinoperacional. Lexuesit janë të mirëpritur të japin ndihmesën e tyre në diskutimin e kësajteme, nëpërmjet analizave, diskutimeve dhe sugjerimeve përkatëse.

Hyrje“Aleanca duhet të pajtohet ... për një rol më efektiv të NATO-s kundërkërcënimeve të reja të paraqitura nga terrorizmi ndërkombëtar dhe armët eshkatërrimit në masë.” 1

NATO, si një organizatë shumë aktive, ka luajtur një rol të rëndësishëm në 62vitet e fundit. Arritja më e madhe e saj për kohën që kur ajo është formuar ishteshpërbërja e Bashkimit Sovjetik, pa bërë luftë. Pas vitit 1989, me rënien e Murit

të Berlinit, shihet një ndryshim drastik i mjedisit operacional të NATO-s, si organizatëqë e ka shtrirë aktivitetin e saj të veprimit jo vetëm e kufizuar në teatrin europian, por nëtë gjithë globin.

1Jose Maria Aznar, http://thinkexist.com/quotes/jose_maria_aznar/2.html; Internet; accessed 08 January2011.

Page 132: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

132

Forca e balancuar dhe sfidat e kohës

Në këtë kuadër, zhvillimet e fundit tregojnë se NATO po përballet në ditët e sotme mëtepër me kërcënime nga lëvizjet kryengritëse (Counter insurgency-COIN), se sa mekonflikte konvencionale (Conventional War-CW). Këtë fakt e tregon vazhdimi ioperacioneve në Irak, si fillim i këtij fenomeni që, sipas gjasave, do të vazhdojë tëpërballet edhe në të ardhmen. Situatat e krijuara kanë hapur diskutim mbi këtë temë: senëse NATO-s do t’i duhet të përqendrohet në COIN, CW, apo në rrezikun e adoptimit tënjërës apo tjetrës. Ralf Pitërs (Ralph Peters) dhe Eduart Lutuak (Eduard Luttwak) kanëdeklaruar se tani është koha për të rishqyrtuar “pyetjet themelore rreth doktrinës sëtanishme dhe doktrinës së të ardhmes, se ku do të shkojmë.”2 Për NATO-n, si organizatamë e madhe ushtarake e politike, ky debat nuk ka qenë i huaj, por i vazhdueshëm gjatëveprimtarisë së saj.Për të dalë në përfundimin se cili nga këto lloje operacionesh është më i përshtatshëmnë ditët e sotme, ky shkrim do të shqyrtojë anët pozitive dhe negative të secilit prej tyredhe, pas një analize, duke marrë në konsideratë marrëdhëniet dhe tensionet mes këtyredy lloj qasjesh, do të dalë në përfundimin dhe rekomandimin përkatës të qasjes më tëpërshtatshme, mbështetur kjo dhe në mundësitë ushtarake të NATO-s.Gjithashtu ky shkrim do të shpjegojë mundësinë e adoptimit të COIN me atë të një luftekonvencionale (CW) për operacionet e ardhshme, duke demonstruar se një forcë ebalancuar e NATO-s do të jetë e përshtatshme dhe e nevojshme për të përmbushur sfidate sotme dhe ato të së ardhmes.Operacionet kundër kryengritjes (Counter Insurgency-COIN)Teoria e luftës është përpjekur të na shpjegojë kompleksitetin e saj gjatë gjithë historisë,duke treguar se ajo udhëhiqet nga faktorët ekonomikë, politikë dhe shoqërorë. Kolin S.Grej (Colin S. Gray) ka shpjeguar se kryengritja është një lloj i luftës apo konfliktit, “...një qëllim, kryesisht për të marrë pushtetin me anën e një beteje popullore, me një sigurigjithashtu të paqëndrueshme, të dhunshme për të destabilizuar në fund të fundit humbjene qeverisë së krijuar.”3 Grej shpjegon më tej se “dhuna e tyre nuk është në sinkron meobjektivat e qeverisë dhe e ngjashme me objektivat politike të një qeverie ‘normale.”4

Zakonisht këto lëvizje mbështeten në një fe, ideologji të anëtarëve të saj, ose në“besimtarët e vërtetë” që nuk përfaqësojnë kombin, ose trekëndëshin: Qeveri, populldhe Ushtri.Nga ana tjetër, formacioni nuk është “i plotësuar me ushtarakë profesionistë që janë nëvarësi të elitës politike”. Ata janë “shembull i luftëtarit të përgatitur për të mos vdekurpër një objektiv politik, por për një të vërtetë të jashtëzakonshme, e gjykuar kjo sipaskapacitetit të tyre, të frymëzuar nga aktorë të tjerë të dhunshëm, jo shtetërorë.”5 Një

2 Gian P. Gentile, “Let’s Built an Army to Win All Wars.” Joint Forces Quarterly issue 52 (1st quarter2009), 273 Colin S. Gray, “Irregular Warfare,” One Nature, Many Characters. Strategic Studies Quarterly, Winter2007, 424 Sebastian L.V.Gorka, “The Age of Irregular Warfare: So what?” in Influence Warfare, ed. James J.F.Forest. (New York: Praeger Security International, 2009), available form http://www.ndu.edu/press/irregular-warfare.html; Internet; accessed 08 January 2011.5 Po aty.

Page 133: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

133

N/Kol. Afërdita Blaka

shembull i tillë është p.sh. Al Kaeda (Baza), si organizatë jo-shtetërore, e cila ështëpasqyra e grupeve të parregullta të kërcënimit.Gjatë zhvillimit të kryengritjes, armiku mbetet i padukshëm, nuk ka një front, prapavijëose kufij, armë të mëdha si aeroplanë, tanke, etj. Nuk ka rol. Nisur nga karakteristikat esaj, lufta shkon gjatë, ndërsa politika luan rol parësor e të rëndësishëm për zgjidhjen ekonfliktit.Kjo organizatë (kryengritëse) kryesisht përbëhet nga katër elementë: lidershipi(udhëheqja), luftëtarët (forcat kryesore, forcat rajonale dhe forcat lokale), kuadrot (liderëtpolitikë lokalë që mund të quhen edhe militantë) dhe masat e gjera (pjesa më e madhe eanëtarësisë) që karakterizohen ose janë të identifikuar si aktorë jo-shtetërorë.6

Si term ushtarak, COIN përfaqëson angazhimin në konflikt të armatosur kundër njëkryengritjeje të forcave që janë të njohura nga qeveria në të cilin ky konflikt ndodh.Forcat e sigurisë “nevojiten të ndihmojnë autoritetet vendore të krijojnë qetësi, siguridhe stabilitet, për arsye se kryengritësit, nga ana e tyre, sjellin kaos dhe destabilitet.”7

COIN është karakterizuar si një operacion midis forcave të armatosura qeveritare osepushtuesve dhe rebelëve të armatosur, të cilët nganjëherë janë të vështirë të njihen sepsedepërtojnë në masat e popullsisë.Të kuptosh operacionet kundër kryengritjeve (COIN) është mirë të kuptosh e të dish secilat janë rrënjët që krijojnë e shkaktojnë rebelimin. Shembuj të qasjeve të tilla janëFilipinet, Peruja, dhe kryengritja në Malajzi. Por cila është mënyra më e mirë për ndarjene popullsisë nga kryengritësit? Është provuar dhe ka dhënë rezultat të dobishëm që, përtë dalë i fituar, është mirë të bëhet ndarja e popullsisë nga kryengritësit dhe trajtimi ityre më me humanizëm dhe dinjitet. Kjo nuk është vetëm një praktikë e mirë, por ajobën dhe dallimin kryesor të popullsisë së lëkundur nga grupet e parregullta.Situata në operacionet COIN shpesh është konfuze dhe dhuna është në nivel të ulët nëkrahasim me luftën konvencionale. Pyetjet thelbësore me të cilat përballen forcatshtetërore janë: Cila është natyra e armikut? A është ajo një rrjet organizate, lëvizje, apoideologji? Cilat janë objektivat afatgjatë të këtij armiku? A ka ajo një qendër Klauzeviçtë gravitetit?8

Kuptimi i këtyre pyetjeve jep vizionin e duhur dhe ndihmon në përcaktimin e strategjivetë reja, shfrytëzimin e një teknologjie gjerësisht të disponueshme, armët dhe taktikatintegruese të cilat janë të përdorshme në spektrin e konfliktit. Manuali i FMI 3-07-22 kacilësuar në lidhje me COIN se “ajo është një qasje ofensive që përfshin të gjithë elementëte pushtetit kombëtar” dhe “ajo mund të bëhet në të gjithë gamën e operacioneve tëspektrit të konfliktit. Kjo qasje përfshin planifikimin strategjik dhe operacional, zhvillimine analizave, trajnimin, materialet, teknikën dhe ndihmën organizative, këshillat, zhvillimine infrastrukturës, operacionet e nivelit taktik.” Kriteri i matjes së suksesit në misionet

6 FMI. 3-07.22. Headquarters Department of the Army (Washington, DC., 1 October 2004),Counterinsurgency Operations http://www.fas.org/irp/doddir/army/fmi3-07-22.pdf; Internet; accessed 08January 2011.7Po aty.8Gorka, The Age of Irregular Warfare: So what? …..

Page 134: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

134

Forca e balancuar dhe sfidat e kohës

COIN përqëndrohet në ndjekjen e detyrave të mëposhtme: mbrojtjen e popullatës,krijimin e institucioneve politike lokale, përforcimin e pushtetin vendor, eliminimin eaftësive kryengritëse dhe shfrytëzimin e informacioneve nga burimet lokale.9

Luftërat në ditët e sotme kanë marrë të tjera dimensione. Ato kanë ndryshuar në përbërjedhe në taktikat që përdorin. Nga ana e tij Klauzeviç, në përshkrimin e luftës, kaargumentuar se, “... të gjithë luftërat kanë të njëjtën natyrë” por, në këtë përshkrim,Klauzeviç nuk ka parashikuar ndryshimin që ekziston midis dy llojeve të konfliktit, kuaktorët e luftës janë të njëjtë. Ndryshimi i rrezikut të grupeve jo të organizuara qëndronse ata nuk janë shtete-komb. Sebastian LvGorka, i cili i është referuar Martin van Krevelt(Martin van Creveld) në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare e shpjegoi këtë se “ÇfarëKlauzeviç nuk e imagjinoi kurrë se në botë, ndoshta gjithnjë e më shumë, palëtndërluftuese përbëhen nga organizata jo-sovrane dhe jo-territoriale.”10

Në ditët e sotme është e rëndësishme të kuptohet dhe të ndërtohet një strategji e re e sëardhmes. Ideja ‘Next-War-it is’ është ilustrim i mendimit të dëmshëm që lufta e parregulltështë fenomen i shpejtë dhe i një rëndësie më të vogël se sa konfliktet konvencionale.”11

Arsyeja e kësaj është për të mos vlerësuar sa duhet lëvizjen kryengritëse, por për t’idhënë përparësi operacioneve konvencionale. Faktet na tregojnë se këto duhen vlerësuarnë masën e duhur dhe se mbajtja e një balance të caktuar është zgjidhja më e mirë.Lufta konvencionaleLufta, e cila karakterizohet si një betejë midis dy sistemeve politike, ekonomike dheideologjive të ndryshme, me monopolin shtetëror mbi dhunën, është e njohur si luftëkonvencionale. Lufta klasike përbëhet nga tri përbërës: Qeveria, qytetarët dheushtarakët.12 Kjo skemë vepron në bazë të një doktrine dhe strategjie të veçantë që ështëmë pak e komplikuar dhe që lehtëson arritjen e objektivave të caktuara. Luftakonvencionale është e karakterizuar nga pjesëmarrja e aktorëve qeveritarë dhe kaspecifikën e saj, pasi kryhet në një kohë të shkurtër, ku në fund fituesit janë përcaktuar.Pjesëmarrësit në luftën konvencionale janë forcat e rregullta të luftimit që zhvillojnëluftën në front dhe me kufij të përcaktuar në të. Gjithashtu, karakteristikë e luftëskonvencionale është se beteja përfundimtare bëhet në fushën e luftës që drejtohet ngaushtarakët, ndërsa politika angazhohet në fund të saj. Ndikimi i politikës në këtë llojështë i vogël dhe në të përfshihen vetëm nivelet e larta të saj. Nga ana e tij, Klauzeviç nëpërshkrimin e figurës së ushtarakut si drejtues i luftës, ka theksuar, në librin “On War”,se profesioni i ushtarakut është i privilegjuar për arsye se “Komandanti i zgjuar, di tëshfrytëzojë dëshirën e pasionin e popullit, që përkon me interesin kombëtar, duke realizuarqëllimet e popullit të tij.”13

Lufta konvencionale karakterizohet gjithashtu “nga sulmi, agresiviteti, kapja e mbajtjae iniciativës dhe mbajtja e një tempi të lartë të operacioneve.”14 Qëllimi kryesor është9FMI. 3-07.22, Counterinsurgency Operations….10Gorka, The Age of Irregular Warfare: So what? ....11John A. Nagl, “Let’s Win the Wars We’re In”, Joint Force Quarterly, (Jan, 2009), 24.12Gorka, The Age of Irregular Warfare: So what?...13Po aty.14Gray, Irregular Warfare…, 45.

Page 135: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

135

N/Kol. Afërdita Blaka

“mposhtja e armikut në kohë të shkurtër, duke përdorur kombinimin e manovrave tësulmit dhe të zjarrit.”15 Përvoja e Luftës së Ftohtë ka treguar se kjo është një luftë eashpër.Lufta konvencionale është e ndryshme nga operacionet COIN. Në një mjedis luftekonvencionale, objektivi është të arrihet një fitore vendimtare në një kohë të shkurtër,me një kosto të ulët të jetëve dhe përpjekjeve dhe me shkaktimin e sa më pak viktimavetë mundshme të armikut, ndërsa për operacionet COIN, është e kundërta, zgjat në kohëdhe kosto e jetëve nuk merret parasysh.Kushtet e luftës sot kanë ndryshuar, krahasuar me ato të mëparshmet, duke u bërë, në tëshumtën e rasteve, instrument i politikës. Kolin S. Grej e ka përshkruar luftën, mbështeturnë idenë e Klauzeviç në librin e tij, se “Lufta, me kërcënimin dhe aktualitetin e saj,është një instrument i politikës”. Kjo ide është zgjeruar më tej me mendimin se “Luftaështë politikë dhe politika është luftë.” “Sot, ne ballafaqohemi me një armik i cili e di selufta fillon me ide dhe varet prej tyre, shumë më tepër se nga armët.” 16

Mjedisi operacional i NATO-sNATO është një kontribues aktiv dhe udhëheqës i paqes dhe sigurisë në skenënndërkombëtare. Përmes operacioneve të menaxhimit të krizave, Aleanca demonstronnjëkohësisht: gatishmërinë e saj për të vepruar si një forcë pozitive për ndryshime dhekapacitetin e saj për të përmbushur sfidat e sigurisë të shekullit të 21-të.17

Sot, në epokën e pas Luftës së Ftohtë, kur mjedisi ka ndryshuar, “pasiguria dhe rreziqetpërballen në kufij të Aleancës dhe priren të përshkallëzohen deri në destabilizim dhe nëkonflikt.”18 Duke u përballur me sfidat e reja, forcat e armatosura, nga ana e tyre, duhettë jenë të përgatitura për të kryer operacione stabiliteti dhe forma të tjera të luftës sëparregullt. Në këto kushte, Aleancës i duhet të rifokusojnë dijet e tyre në aftësitë e luftëskonvencionale me njohuritë që, nëse kërkohet, ajo, me shumë lehtësi, të kalojë ngaprocesi i ndërtimit të vendit në luftën kundër kryengritësve ... Përshtatja me kushtet ereja të këtij mjedisi të ri të sigurisë është e shprehur qysh herët dhe në Artin e Luftës, kuSun Xu përshkruan mundësinë e ushtarit për të qenë fleksibël në fushën e betejës. Ai kailustruar se, ashtu sikurse “Uji merr formën sipas kursit, në përputhje me tokën mbi tëcilën ai rrjedh,” kështu dhe “ushtari duhet të stërvitet për fitoren e tij, sipas armikut metë cilin ai lufton”Në këtë mjedis NATO ka adaptuar Konceptin e ri Strategjik të saj, i cili luan rol kryesornë strukturimin e forcave ushtarake të saj dhe, që përgjithësisht, përqendrohet në luftënkonvencionale. Por faktet tregojnë se lufta e Irakut dhe situata në Afganistan të cilat

15Po aty.16Gorka, The Age of Irregular Warfare: So what? …17NATO, “NATO operations and missions,” (27 Oct 2010) http://www.nato.int/cps/en/natolive/topics_52060.htm; Internet; accessed 08 January 2011.18 Ronald Asmus, et al, NATO’s Strategic Concept and the Role, Reassurance: (Center for Technology andNational Security Policy National Defense University February 23, 2010) http://www.ndu.edu/CTNSP/docUploaded/NATO_SEMINAR%20FOUR%20%20WORKING%20PAPERS.pdf; Internet; accessed 08January 2011.

Page 136: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

136

Forca e balancuar dhe sfidat e kohës

bënë që gjërat të mos shkojnë mirë, minuan “besimin se NATO do të jetë e unifikuar nëpërballjen e një kërcënimi pranë kufijve të saj.”19 Në këtë situatë, një strategji e re eNATO-s për këtë mjedis sfidues është e nevojshme. Zgjidhja është rindërtimi i një fokusiushtarak për arritjen e fitores vendimtare operative në fushën e betejës.20 Por nga anatjetër, nëse NATO përdor luftën konvencionale në mjedisin COIN, ajo do të dështojë.Kështu për shembull, “SHBA dështuan në Vietnam, sepse nuk përdorën fuqinë ushtarakenë maksimumin e avantazheve.”21 Bashkimi Sovjetik dështoi në Afganistan në mënyrëtë ngjashme.Sot, me turbullimin më shumë të ujërave, bota po përballet me ato që janë të njohura sikërcënime hibride. Xhon A. Negll (John A. Nagl), në artikullin e tij “Let’s win the warswe’re in” duke iu referuar Frank Hofman-it (Frank Hoffman), ka theksuar se nëpërcaktimin e kundërshtarëve, është e nevojshme që të “... përfshijnë një gamë të plotëtë llojeve të ndryshme të luftërave, duke përfshirë dhe aftësitë konvencionale.”22 Aishpjegon se rreziqet e ndryshme shfaqen si “taktika e formacionet të parregullta, akteterroriste duke përfshirë dhunën e verbër dhe të detyrimit dhe çrregullime kriminale ...koordinuar brenda hapësirës kryesore të betejës, për të arritur efekte sinergjike nëdimensionin fizik dhe psikologjik të konflikteve.” 23

Shembuj të luftës konvencionale pas Luftës së Ftohtë, kemi atë të vitit 1991, Rusi-Gjeorgji, në Irak dhe gjithashtu edhe në Afganistan. Por zhvillime të mëtejshme dhekërcënime të tjera për të cilat NATO duhet të jetë e përgatitur në të ardhmen janë:kërcënimi i Koresë së Veriut dhe spektri i një Irani bërthamor...Nga ana tjetër, COINështë një kërkesë e vazhdueshme në operacionet e NATO-s në Afganistan.Le të analizojmë anët pozitive dhe negative të operacioneve COIN dhe të luftëskonvencionale.Nëse NATO do të përqendrohet vetëm në operacionet COIN, nuk është e nevojshme tëpërdoren asetet ekzistuese që kërkohen për të mundur forcat kundërshtare, sepse siçXhan S. Xhentile (Gian S. Gentile) ka theksuar, “mbivlerësimi i COIN vendosi ushtrinëamerikane në kushte të rrezikshme. Aftësia për të kryer luftën, duke përdorur kryesishttanke e këmbësorinë e mekanizuar”, në kushtet e sotme “është në rrezik të atrofizohet.”24

Avionët, tanket, mbrojtja ajrore dhe armë të tjera të mëdha, aktualisht, nuk mund tëpërdoren për shkak se ato nuk janë fleksibël për të plotësuar kërkesat e COIN. Nga anatjetër, përgatitja vetëm për operacione COIN mund të kthejë një forcë ushtarake sixhandarmëri (polici) dhe mbart rrezikun e humbjes së rolit dhe misionit të saj si dhemohimin e përgatitjes efektive për operacionet e ndryshme luftarake. Operacionet COINjanë luftime në mes njerëzve, por a mund të përfshijnë ato dhe aktorët jo-shtetërorë?19Po aty.20Nagl, “Let’s Win the Wars We’re In.” Joint Force Quarterly, Jan, 2009. 2121Po aty., 23.22 Po aty., 2321Nagl, Let’s Win the Wars We’re In…, 2022U.S., NATO Global “Hybrid Warfare” 20 November 2009 http://webcache.googleusercontent.com/search?q=cache:DxCjcEjd7JUJ:wfol.tv/stop-nato/2274-us-nato-global-qhybrid-warfareq.html+Nato+conventional+warfare&cd=9&hl=en&ct=clnk&gl=ca; Internet; accessed 08 January 2011.23Po aty.24Nagl, Let’s Win the Wars We’re In…, 20

Page 137: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

137

N/Kol. Afërdita Blaka

Nëse NATO përqendrohet vetëm në luftë konvencionale, ushtritë që janë të organizuara,të pajisura, të trajnuara për të luftuar ushtritë e tjera me karakteristika të ngjashme me tëtyret, do të neglizhojnë realitetin e tanishëm, sepse ajo do të zhvillohet në meskundërshtarëve të shtetit dhe aktorëve jo-shtetërorë. Nga ana tjetër, forcat ushtarake tëNATO-s dhe të gjitha ushtritë “duhet të përgatiten të jenë në gjendje të merren megamën e plotë të operacioneve dhe gamën e plotë të aftësive që ne përballemi,”25 sepse,siç vë në dukje Davenport, disa aktorë të vegjël, apo aktorë jo-shtetërorë “mund të kenënjë ditë aftësi më të mëdha ushtarake konvencionale si dhe do të kenë aftësinë për tëvepruar në mjedise të kërcënimeve të ndryshme të mundshme.”26

Kjo kërkon përshtatjen dhe prodhimin e armëve të reja fleksibël, me fuqi të madhezjarri, të lehta për transport, të cilat mund të përdoren me dobi të barabartë në teatrin eluftës konvencionale dhe në operacionet COIN. Për realizimin e kësaj kërkohet njëfinancim i forcave të armatosura dhe rritje e buxhetit të tyre. Por në fakt, kriza e tanishmefinanciare paraqet një problem dhe provokon debate të mëtejshme për adaptimin(miratimin) e kësaj çështjeje (financiare).Për sa u tha më sipër, një ekuilibër racional i aftësive të luftës konvencionale së bashkume përgatitjen dhe trajnimin për COIN do të ishte alternativa më e përshtatshme. Kjoqasje “hibride” e fundit kërkon një rrjet të integruar të plotë, të përshtatshëm që tëveprojë në mjedisin e sotëm të sigurisë.PërfundimeE ardhmja e NATO-s parashtron përgatitje për të gjitha llojet e konfliktit, si luftëratkonvencionale ashtu dhe për operacionet COIN. Këto dy lloje të luftës janë të ndryshmenga njëri-tjetri. Në luftën konvencionale, forcat e armikut janë të përcaktuara mirë,objektivi është arritja e një fitoreje të shpejtë. Politika luan rol të rëndësishëm në nivelinmë të lartë. Nga ana tjetër, lëvizja kryengritëse është e ulët në spektrin e konfliktit.Kryengritësit veprojnë, depërtojnë në masat e popullit. Një operacion COIN kërkonbashkëpunim dhe sinergji nga agjenci të ndryshme, përcaktimin e sasisë së forcave qëdo të përdoren, përpjekjet e burimet për të mundur atë lëvizje. Angazhimi politik, sidomoskur koalicionet janë të përfshira, bëhet përparësor.Me miratimin e mandatit të ri, angazhimet e NATO-s, ka të ngjarë, të rriten, veçanërishtnë operacionet COIN në të gjithë botën. Në kohën e sotme të dy llojet e kërcënimeve:konvencional dhe ai i kryengritjes, ka gjasa të ekzistojnë. Për mirë apo për keq, NATOdo të ketë pak alternativa për të zgjedhur llojin e luftës në të cilën dëshiron të angazhohet.Çështja nëse NATO duhet të përqendrohet në operacionet konvencionale, apo kundërkryengritësve mbetet një debat i rëndësishëm. Nëse NATO përqendrohet vetëm nëtrajnimin dhe pajisjen për luftë konvencionale, operacionet në vazhdim për të luftuarkryengritjet do të çalojnë. Në realitet, NATO ka nevojë për një ekuilibër për të ekzekutuartë dy llojet e luftimit.

25U.S., NATO Global “Hybrid Warfare” 20 November 2009 http://webcache.googleusercontent.com/search?q=cache:DxCjcEjd7JUJ:wfol.tv/stop-nato/2274-us-nato-global-qhybrid-warfareq.html+Nato+conventional+warfare&cd=9&hl=en&ct=clnk&gl=ca; Internet; accessed 08 January 2011.26Po aty.

Page 138: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

138

Forca e balancuar dhe sfidat e kohës

Bibliografia:

1. Jose Maria Aznar, http://thinkexist.com/quotes/jose_maria_aznar/2.html; Internet; accessed 08January 2011.

2. Colin S. Gray, “Strategy and history”, in Essay on theory and practice, Principles of Warfareand War. (New York: Routledge, 2006).

3. Gian P. Gentile, “Let’s Built an Army to Win All Wars.” Joint Forces Quarterly issue 52 (1stquarter 2009).

4. Martin Van Creveld, “The Changing Face of War: Lessons of Combat, from the Marne to Iraq”;available fromWhttp://www.goodreads.com/quotes/show_tag?name=counter-insurgency;Internet; accessed 08 January 2011.

5. Colin S. Gray, “Irregular Warfare,” One Nature, Many Characters. Strategic Studies Quarterly,Winter 2007.

6. Sebastian L.V.Gorka, “The Age of Irregular Warfare: So what?” in Influence Warfare, ed. JamesJ.F. Forest. (New York: Praeger Security International, 2009), available form http://www.ndu.edu/press/irregular-warfare.html; Internet; accessed 08 January 2011.

7. FMI. 3-07.22. Headquarters Department of the Army (Washington, DC., 1 October 2004),Counterinsurgency Operations http://www.fas.org/irp/doddir/army/fmi3-07-22.pdf; Internet;accessed 08 January 2011.

8. John A. Nagl, “Let’s Win the Wars We’re In”, Joint Force Quarterly, (Jan, 2009).9. NATO, “NATO operations and missions,” (27 Oct 2010) http://www.nato.int/cps/en/natolive/

topics_52060.htm; Internet; accessed 08 January 2011.10. Ronald Asmus, et al, NATO’s Strategic Concept and the Role, Reassurance: (Center for

Technology and National Security Policy National Defense University February 23, 2010) http:// www.ndu.edu/CTNSP/docUploaded/NATO_SEMINAR%20FOUR%20%20WORKING%20PAPERS.pdf; Internet; accessed 08 January 2011.

11. U.S., NATO Global “Hybrid Warfare” 20 November 2009 http://webcache.googleusercontent.com/search?q=cache:DxCjcEjd7JUJ:wfol.tv/stop-nato/2274-us-nato-global-qhybrid-warfareq.html+Nato+conventional+warfare&cd=9&hl=en&ct=clnk&gl=ca; Internet; accessed08 January 2011.

Page 139: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

139

N/Kol. Afërdita Blaka

Privatësia dhe Çështjet e Sigurisë

Doc. Jaup Zenuni,Shef i Seksionit të Përkthimit të Dokumenteve të Shkruara,

Qendra e Gjuhëve të Huaja, Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt. Ndryshimet e vrullshme në nivel global, në marrëdhëniet politikendërkombëtare, në gjeopolitikë, në zhvillimin teknologjik, sidomos në ekonomi, janëpasqyruar e po pasqyrohen edhe në komunikim duke sjellë një peizazh të ri. Kur UNESCOstudioi qarkullimin e informacionit në botë, rreth 30 vjet më parë, ishte e qartë se tregumediatik ndërkombëtar dominohej nga disa organizata, të cilat i kishin bazat në vendete zhvilluara. Sot situata ka ndryshuar shumë. Ky dominim është sfiduar sepse aktorë tërinj kanë dalë në skenë duke e bërë mjedisin e komunikimit global më interesant dheduke cënuar balancat e vjetra.Realitetet e reja në peizazhin e komunikimit global kanë impaktin e tyre edhe mbi çështjete sigurisë. Shekulli i 21-të gjithashtu po tregon në mënyrë më të dukshme nevojën përzgjidhjen e problemeve të miliona qenieve njerëzore të cilat, në mënyra të ndryshme,preken nga pasiguri të mëdha politike, ekonomike, sociale, shëndetësore dhe personale.Çështjet e sigurisë në epokën e shoqërisë së informacionit nuk mund të trajtohen sipaskonceptit tradicional. Kufijtë e shteteve si rezultat i hapësirave të krijuara nga teknologjiae informacionit po bëhen gjithnjë e më poroze dhe vetë koncepti mbi sigurinë ka evoluar.Për rrjedhojë, çështjet e sigurisë po bëhen përherë e më globale, edhe pse aspekte të sajmund të ndryshojnë nga rajoni në rajon.Fjalët kyçe: komunikim global, siguri, shoqëri e informacionit, teknologji e informacionit,treg mediatik, peizazh komunikimi, krim elektronik, sulme kibernetike.

Hyrje

Termi “Revolucion i komunikimit global” është kthyer sot në një term të zakonshëmnë mjaft biseda familjare dhe të flasësh mbi karakterin globalizues të tij sot ështëdiçka krejt normale. Ajo që të befason në kohët e sotme është ritmi i transformimit

të komunikimit dhe shpejtësia e globalizimit.Njeriu, qysh prej fillesave të shoqërisë njerëzore, komunikimin e ka patur si njërën prejnevojave për mbijetesë. Për Karl Raimund Poper-in, aftësia për të komunikuar mbi

Page 140: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

140

Privatësia dhe Çështjet e Sigurisë

ekzistencën është baza e “të qenit njeri”.1 Nga kjo pikëpamje, komunikimi ështëbashkudhëtar i pandashëm i njeriut. Në etapa të ndryshme të historisë së shoqërisënjerëzore, kanalet e komunikimit dhe mënyrat e komunikimit kanë qenë të ndryshme nëvartësi të stadit të shoqërisë.Njëri prej tipareve më të spikatura të komunikimit në botën moderne është se ai kryhetnë nivele gjithnjë e më globale. Mesazhet transmetohen me lehtësi relative nga njëri polnë tjetrin. Individi ka akses në informacionin dhe komunikimin që e ka burimin shumëlarg nga vendbanimi i tij. Tipar tjetër i komunikimit në epokën dixhitale është se individinuk është vetëm konsumues i mesazheve që dërgojnë e përgatisin të tjerët për të, aiështë kthyer në një “prosumer”, pra jo vetëm në konsumues të mesazheve por edhe nëprodhues të tyre. Sot kushdo që ka njohuritë minimale mbi përdorimin e mjeteve tëmedias masive e ka të lehtë të komunikojë me anën tjetër të globit, të informohet e tëinformojë për atë që ndodh, të hyjë lehtësisht në Facebook, Twitter, në blogjet e shumta,të ndjek live çdo gjë që ndodh në botë. Në këtë mënyrë, komunikimi global karakterizohetjo më nga linja tradicionale qendër-periferi, përkundrazi në botën moderne çdo ditëzgjerohet linja e komunikimit paralel nëpërmjet rrjeteve P2P apo nëpërmjet Internetit.Lëvizje të fuqishme si “Pranvera Arabe” u inspiruan dhe u organizuan falë komunikimitparalel dhe mediave moderne të cilat, qeveritë autokrate të Tunizisë, Egjiptit, Libisë,Sirisë e Jemenit nuk mund t’i censuronin apo vinin nën kontrollin shtetëror.Krahasuar me 30 vjet më parë kur UNESCO kreu studimin mbi qarkullimin einformacionit në botë, kanë ndodhur shumë zhvillime të thella politike, gjeopolitike,ekonomike, sociale, kulturore e teknologjike. Bota, nga sistemi bipolar është kthyer nënjë sistem njëpolar në ditët e sotme, por mjaft studiues (Renard 20102, Humphrey 20113,Paul 20104, Tubiana & Voituriez 20075) mendojnë se rendi ri botëror ka gjasa të jetëndërpolar sepse në këto 20 vitet e fundit përveç fuqive të mëdha tradicionale si SHBA eBE po dalin në skenën botërore fuqitë e reja, të ashtuquajturat BRIK (Brazil, Rusi, Indidhe Kinë). Ky proces po e rikonfiguron botën nga pikëpamja gjeopolitike duke konturuar

tiparet e një rendi të ri botëror. Në vitet e fundittë dhjetëvjeçarit që sapo lamë pas ekonomiabotërore, sidomos në SHBA dhe Europë u futnë një krizë të re, e cila po karakterizohet ngaekspertët e fushës si një nga më të mëdhatëpas asaj të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar.Kjo krizë ka sjellë pasoja sociale dhe po shtronnevojën e rregullimeve sistemore për tëngushtuar hendekun midis shtresave tëshoqërisë.Përparimi teknologjik, sidomos i tekno-logjisë

së informacionit e komunikimit, e ka kthyer botën në një “fshat global” siç e cilësoi

1 Popper, K. “Knowledge and the Mind-Body Problem: In Defense of Interaction, Routledge, 1994.2 Renard, Th., “G20: Towards a New World Order”, Studia Diplomatica, Vol. LXIII, Nr.2, 20103 Humphrey, J., “European Development Cooperation to 2020: Rising Powers and New Global Challenges”,Institute of Development Studies, UK, January 2011.

Page 141: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

141

Doc. Jaup Zenuni

Marshall McLuhan para 50 vjetësh. Ky zhvillim i paprecedentë po i bën kufijtë e shtetevegjithnjë e më porozë dhe vetë shtetet më të pafuqishëm për kontrollin e informacionit.Të gjitha këto zhvillime, të ndodhura 30 vjet pas studimit të UNESCO-s kanë krijuarnjë peizazh të ri edhe në fushën e komunikimit global. Ky peizazh i ri ka impaktin e vetedhe në çështjet e sigurisë globale, si në konceptimin e saj po ashtu edhe në rreziqet qëi kanosen, duke nxjerrë në pah qasje të reja, ndryshe nga qasjet tradicionale që e shihninsigurinë si përgjegjësi vetëm të shteteve.Tiparet e peizazhit të ri në komunikimin globalNë shekullin e 18-të, Revolucioni Industrial solli energjinë me avull dhe makineritëmotorike duke ndryshuar një herë e mirë bujqësinë, prodhimin industrial dhe transportin.Revolucioni Industrial nga ana e tij filloi procesin e rritjes së shpejtë të kapitalit, shtimittë popullsisë, zhvillimit të vrullshëm të tregtisë ndërkombëtare dhe urbanizim të shpejtë.Ai preku të gjithë aktorët e shoqërisë. Me futjen e makinerive të reja ra kërkesa për krahtë punës fizike, për pasojë mjaft punëtorë dhe fermerë humbën vendet e punës. Nga anatjetër u rritën kërkesat për një lloj të ri punëtori me aftësi e talente të ndryshme. Novacionetdhe idetë e reja ishin ato që e udhëhoqën këtë proces i cili solli rritje të paparë ekonomikedhe përmirësoi standardin e jetesës dhe mbi të gjitha transformoi rrënjësisht, pse joedhe i shkatërroi, zakonet tradicionale dhe mënyrën e jetesës së shumë njerëzve.Sot, kur kanë kaluar mbi 250 vjet, ne jemi në fillimin e një hapi të ngjashëm revolucionar.Zhvillimi shumë i shpejtë i teknologjive të informacionit dhe shtrirja globale e Internetitpo krijojnë një stad të ri në shoqëri. Vlerat e saj gjithnjë e më shumë po orientohen ngadijet dhe aksesi në informacion. Ky është fillimi i epokës së Revolucionit në Informacion.Ky revolucion ka krijuar një peizazh të ri në komunikimin global. Peizazhi i komunikimitkurrë nuk ka qenë statik, por shkalla e ndryshimeve bashkëkohore është globale dhemjaft dinamike.

Në këtë punim, këto ndryshime do t’i shohimnë dy rrafshe: në rrafshin mikro (individual)dhe në rrafshin makro (shoqëria, fushat eveprimtarisë dhe aktorët e saj në nivelkombëtar, rajonal dhe global).

a. Ndryshime në rrafshin mikroNjeriu i epokës së Web-it dhe mediave dixhitale nuk është më ai i shoqërisë paraindustriale apo industriale në mjaft aspekte. Falë ndikimit të fuqishëm të medias, kynjeri ndryshon në mendim, sjelljet shoqërore, në rutinën e përditshme, në edukatën dhestilin e punës, në mënyrën e veshjes, ushqimit, kuptimit dhe realizimit të dashurisë,konceptimit dhe realizimit të miqësisë e shoqërisë, në qëndrimin ndaj vlerave kulturore,etj. Sjelljet komunikuese të njerëzve po ndryshojnë. Por në ç’mënyrë? Sipas Sajmën

4 Paul, J., “Emerging Powers and Cooperative Security in Asia”, RSIS working paper, S. RajaratnamSchool of International Studies, Singapore, December 2010.5 Tubiana, L., & Voiturez, T., “Emerging Powers in Global Governance: New Challenges and PolicyOptions”, IDDR, 2007.

Page 142: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

142

Privatësia dhe Çështjet e Sigurisë

Rajt (Simon Wright) dhe Xhuraj Zdinak (Juraj Zdinak) (2008)6 janë një numër tendencashqë po spikatin:• Bashkëpunimi: Njerëzit kanë filluar të marrin një rol më aktiv në zhvillimin e

informacionit dhe njohurive. Veprat tradicionale të referencave, si enciklopeditë,nuk konsiderohen më si të vetmet burime të besueshme informacioni. Përmesbashkëpunimit po ndodh ai që quhet proces i zhvillimit kolektiv të informacionitdhe dijeve. Më shumë njerëz po arrijnë të kenë më tepër akses në një fond më tëmadh të njohurive globale se sa ishin në gjendje të garantonin më parë burimetzyrtare të informacionit.

• Ndërveprimi social: Interneti iu krijoi njerëzve mundësinë të zhvillojnë rrethetsociale dhe të kapitalizojnë në to (të tilla si grupet e lidhura në rrjet dhe klubetsportive). Më pas u krijuan mundësitë që këto rrethe të zgjerohen.

• Personalizimi: Njerëzit tani duan më shumë informacion të personalizuar.Zhvillimet në industrinë radiofonike janë një shembull që e ilustron këtë. Gjatëviteve të fundit është vënë re një rritje e numrit të stacioneve të vogla radiofonikeqë përqendrohen në tregje specifike si lajmet, muzika xhaz, sporti apo muzikalatine, të gjitha të mundësuara nga aftësia për të përhapur informacion: internetigaranton akses dhe komunikim në shkallë botërore edhe për grupet specifikemë të vogla.

• Pjesëmarrje aktive: Njerëzit nuk janë më marrës pasivë të informacionit. Ataduan të kontribuojnë dhe të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre.

• Komunikimi përmes pajisjeve teknike: Komunikimi me internet dalëngadalëpo zëvendëson komunikimin tradicional me zë nëpërmjet telefonit dhekomunikimin ballë për ballë. Kufizimet ndaj komuniteteve lokale apo rajonalenuk ekzistojnë më: interneti ka krijuar mundësinë për komunikim global më tëlehtë.

Këto ndryshime sociale po nxiten nga ndryshime më të gjera social-ekonomike. Dikurbartës të ndryshimit të tendencave ishin masmediat (TV, radio dhe gazetat), telefoni dherrethet sociale personale. Interneti jo vetëm ka marrë këtë rol por gjithashtu kapërshpejtuar ritmin e ndryshimit, duke u bërë një platformë për inovacion shumë tëshpejtë nëpërmjet një numri gjithnjë e më të madh njerëzish. Gjithashtu, vetë internetika ndryshuar shumë gjatë historisë së tij të shkurtër. Dikur ai ishte një rrjet i shpikur dhezhvilluar nga disa shpikës të talentuar. Shumica e përdoruesve ishin lexues pasivë tëpërmbajtjes së pastrukturuar me akses vetëm në disa funksione bazë kërkimi dhe meopsione të kufizuara për të ushtruar ndikim mbi atë përmbajtje. Interneti i sotëmpërqendrohet më shumë tek përdoruesi; përdoruesit nxitin zhvillimin e rrjeteve dhe kanëmundësi që të ndikojnë drejtpërdrejt mbi cilësinë e përmbajtjes.b. Ndryshimet në rrafshin makroNdryshimet në rrafshin mikro është e logjikshme që pasohen me ndryshime në rrafshin

6 Wright, S. & Zdinak, J., “New communication behaviors in a Web 2.0 World: Focus on Network-CapacityBuilding”, 2008. http://next-generation-communications.tmcnet.com

Page 143: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

143

Doc. Jaup Zenuni

makro. Këto i shohim dhe i prekim në mjaft aspekte të jetës së shoqërisë. Komunikimiglobal iu ka krijuar mundësinë elitave politike të orientohen më drejt ndaj sfidave aktualedhe atyre që do të vijnë. Ai, nga ana tjetër, i ka vënë këto elita nën presion sepse sotkontrolli mbi mënyrën e qeverisjes dhe veprimet e saj është shumë më i madh. Jeta potregon mjaft shembuj se si mjaft lëvizje masive protestash si p.sh. në vendet arabe, nëkuadrin e së ashtuquajturës “Pranvera Arabe”, apo së fundi, në Greqi e Itali janëorganizuar nëpërmjet komunikimit me anën e internetit.Krahasuar me 30 vjet më parë, kur bota nga pikëpamja gjeopolitike karakterizohej ngadypolarizmi dhe Lufta e Ftohtë, të cilat kishin ndikimin e tyre edhe në peizazhin ekomunikimit, aktualisht bota është njëpolare me tendencën që të kthehet në ndërpolaresi pasojë e rritjes dhe daljes në skenën botërore të fuqive të reja sikundër janë vendet eBRIK-ut. Rritja e peshës së multilateralizmit në rendin e ri botëror krijon peizazh të riedhe për komunikimin politik global.Ndryshime thelbësore kanë ndodhur edhe në mënyrën e bërjes biznes. Interneti ështëmarketizuar jo vetëm nga pikëpamja e lehtësive për të reklamuar produktet por edhenga pikëpamja e shpejtësisë së vendosjes së kontakteve dhe lehtësive për kryerjenegociatash dhe operacionesh ekonomike, për shkëmbimin e informacionit mbi tregjetdhe për orientimin e drejtë në dinamikën globale të tregjeve në përgjithësi dhe të tregjevefinanciare, në veçanti. Informacioni i shpejtë dhe i pandërprerë i ndihmon kompanitë tëhartojnë strategjitë dhe taktikat e nevojshme.Zhvillimet e paprecedenta në teknologjinë e informacionit kanë kryer hop cilësor edhenë fushën e komunikimit akademik, në nivel global. Interneti sot është kthyer në njëbibliotekë gjigande të cilën bota akademike mund ta shfrytëzojë lehtësisht për botime,diskutime, videokonferenca, debate, për punë kërkimore, enciklopedi, libra, revista,gazeta të ndryshme. Rrethet akademike, përmes internetit, marrin informacion mbiveprimtaritë e ndryshme shkencore në fusha të caktuara, shkëmbejnë informacion dhedije.Njëri nga tiparet e rëndësishme të epokës së Revolucionit në Informacion është krijimii komunitetit global. Sipas studiuesit Marshall Goldsmith (2000)7, ky komunitet ka disaavantazhe por ndërkohë paraqet edhe disa sfida. Ky komunitet global e ka potencialinpër t’u kthyer nga ëndrra në realitet duke ofruar:• Një botë me diversitet: ku miliarda njerëz do të jenë gjendje të komunikojnë,

të bëjnë tregti, të shkëmbejnë përvojat kulturore dhe të vlerësojnë njëri-tjetrin,me akses mbi një gamë të pafund dhe të ndryshme produktesh, shërbimesh,fesh, kulturash, filozofish dhe gjuhësh që të marra së bashku ndihmojnë nështrirjen dhe zhvillimin e mendjes njerëzore.

• Një botë që ndërton vlera afatgjata: me individë të panumërt të lidhur si“mendje globale”, që punojnë së bashku për të çuar më tej evolucionin e speciestonë, duke ndërtuar mbi atë çka është mësuar nga bota që na rrethon në njëmënyrë që është e pabesueshme, efektive dhe produktive.

7 Goldsmith, M., “Global Communications and Communities of Choice”, Chapter 10 of the Book “TheDrucker Foundation: The Community of the Future” by Richard Beckhard, Marshall Goldsmith, RichardF. Schubert, Jossey-Bass, San Francisko, 2000, pp.101-114.

Page 144: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

144

Privatësia dhe Çështjet e Sigurisë

• Një botë që i vjen në ndihmë njerëzimit: me njerëz që janë në gjendje tëprekin ndjenjat dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në mënyra që kurrë nuk mund tëimagjinoheshin më parë, që festojnë për sukseset e njëri-tjetrit dhe ndihmojnëanëtarët me më pak fat të komunitetit të bëhen produktivë dhe të suksesshëm.Megjithatë, komuniteti global mbart edhe anën tjetër të medaljes. Ai kapotencialin që të kthehet në makth, nëse anëtarët e tij nuk e kuptojnë si duhetterrenin nëpër të cilin po shkelin. Në këtë rast mund të kishim:

• Një botë konformiteti: me miliarda njerëz që mbajnë të njëjtat kapele bejsbollitë vëna mbrapsht, bluze me krah të shkurtra me të njëjtat stampa dhe modele, tënjëjtat blu xhinse dhe të njëjtat atlete tenisi; që flasin të njëjtën gjuhë (anglishten)dhe që qeshin për të njëjtat shaka e barcaleta.

• Një botë me shtysa afatshkurtra: me orë të panumërta të kaluara para televizo-rit që s’ta vë mendjen në punë, me video games dhe realitetin virtual që fillon tëeliminojë përvojën e vërtetë jetësore mbi tokë.

• Një botë të izoluar: me jetën që kalohet para ekranit, duke u përpjekur të ma-rrësh emocione dhe përfitime për vete dhe duke menduar pak për banorët e tjerëtë komunitetit dhe madje duke bërë pak përpjekje për të ndihmuar brezat eardhshëm.

Pyetja shtrohet: A do të bëhet komuniteti global i së ardhmes një makth apo një ëndërre kthyer në realitet? Pa dyshim ai do të ketë një fizionomi ku do t’i gjejmë të dyja.Tendencat që vihen re sot ku spikatin rritja e komunikimit global, e tregut global dhe ekulturës globale do të vazhdojnë dhe do të vijnë duke u intensifikuar. Duke frymëzuarqytetarët e sotëm dhe duke i edukuar ata me vlerat e lartësimit të diversitetit, të ndërtimittë vlerave afatgjata dhe të ndihmës ndaj njerëzimit, ne mund të fillojmë të ndërtojmë njëkomunitet global i cili gjithnjë e më pak i ngjan një makthi dhe gjithnjë e më shumëbëhet një ëndërr e kthyer në realitet.Peizazhi i ri i komunikimit global dhe çështjet e privacisë dhe sigurisëRevolucioni i Informacionit, krahas zhvillimeve të vrullshme që po sjell si lokomotivë eprocesit të përparimit të shoqërisë në shekullin e 21-të, ka evidentuar dhe po evidentongjithnjë e më shumë disa shqetësime që lidhen me privacinë dhe sigurinë. Natyrisht, kjoështë një temë shumë e gjerë dhe nuk mund të paraqitet me një shkrim, por le të cekimdisa prej këtyre shqetësimeve duke i trajtuar edhe këto në rrafshin mikro dhe makro.a. Shqetësime që lidhen me rrafshin mikroShtrirja masive e mjeteve të komunikimit elektronik është një proces që pëson vetëmrritje. Po t’i referohemi vendit tonë, njërit prej vendeve më të prapambetura të Europës,befasohemi nga numri i përdoruesve të internetit dhe Facebook-ut. Sipas të dhënave tëStatistikave Botërore mbi internetin (Internet World Stats)8 të datës 30 Qershor 2011,Shqipëria numëron 1.300.000 përdorues të internetit ose 43.4% e popullsisë kur mesatarjae Europës është 58.3% dhe një numër përdoruesish të Facebook-ut prej 1.062.740 vetë.

8 Europe Internet Usage Stats Facebook Users, 30 June, 2011, http://www.internetworldstats.com/stats4.htm

Page 145: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

145

Doc. Jaup Zenuni

Krahas shumë avantazhesh, komunikimi elektronik i bën përdoruesit e tij objekte tësulmeve kibernetike nga ana e kriminelëve të botës së krimit elektronik. Të gjithë ata qëkanë akses në postën elektronike, në internet, Facebook apo Twitter vënë në dispoziciontë serverave të dhëna personale të cilat, jo në pak raste, bien pré e mashtruesve qëvjedhin identitetin për qëllime kriminale. Një problem që lind nga përdorimi i të dhënavepersonale është marrja e mesazheve për trashëgimi pasurie të tundshme apo të patundshmeme qëllim vjedhjen e numrit të llogarisë bankare. Site të ndryshme të paautorizuara qëmarrin përsipër organizimin e llotarisë amerikane apo lëshimin e kartës jeshile (greencard-it) kanë arritur deri aty sa të marrin nga individë të caktuar shuma të mëdha parash.Kjo ndodh sepse serverat nuk marrin masat e duhura për mbrojtjen e privacisë sëabonentit.Avancimi teknologjik gjithmonë është shoqëruar me avancim të teknikave kriminalenga ana e botës së krimit. Kështu ka ndodhur edhe me teknologjinë e informacionit.Individë apo grupe kriminale, mjaft të përgatitur nga ana teknike, ndërmarrin sulmeduke lëshuar viruse të ndryshme mbi kompjuterët personalë, apo duke vepruar si hacker-a që vjedhin informacione të ndryshme. Në dhomat e chat-it ka individë që hiqen sipartnerë, që punojnë me mënyra të ndryshme për të krijuar besim me qëllim që të marrintë dhëna personale.Nuk janë të pakta rastet kur prej komunikimit elektronik, p.sh. në Facebook, kanë lindurkonflikte të cilat nga bota virtuale kanë kaluar në botën reale me krime kundër personite deri në vrasje. Hacker-a të ndryshëm, duke u futur në të dhënat e firmave dhe kompanivetë ndryshme të biznesit on-line, bëjnë marketing dhe joshin klientë duke u grabiturshuma të konsiderueshme parash.Një problem mjaft i rëndësishëm që lidhet me komunikimin elektronik është fakti se,sidomos në vende si Shqipëria, përdoruesit më të mëdhenj të këtij lloj komunikimi janëmoshat e reja, veçanërisht adoleshentët dhe fëmijët. Në këtë mënyrë, moshat pa përvojëne duhur jetësore, më kuriozet dhe më të lidhurat me teknologjinë e informacionit, janëmë të ndikueshme dhe më të ekspozuara ndaj krimit elektronik.Nëse e analizojmë çështjen nga pikëpamja e individëve që punojnë për Forcat eArmatosura, qofshin këta në uniformë apo civilë, krahas problemeve të cekura më sipërdel edhe ai që lidhet me qëndrimin ndaj informacionit të klasifikuar. Me masat e marra,në reparte apo qendrën e punës, informacioni që kalon nga serverat filtrohet ose bllokohetnga serveri kur nuk duhet të kalojë. Kjo është një masë e mirë parandaluese, por nukmund ta zgjidhë përfundimisht problemin. Mund të ndodh që një punonjës i pakujdesshëmduke komunikuar nga kompjuteri personal në shtëpi, nga laptopi me wireless kudoqoftëapo nga sallat e internetit, mund të transmetojë informacion të klasifikuar, duke sjellëdëm për Forcat e Armatosura e pse jo edhe për aleatët tanë në NATO. Kjo kërkon që tëforcohen e të përcaktohen më qartë rregullat e etikës së komunikimit elektronik për tëgjithë efektivat e FA dhe personelin civil që punon për to.b. Shqetësime që lidhen me nivelin makroPeizazhi i ri në komunikimin global, krahas kontributit për krijimin e asaj që Castells(2000b)9 e ka quajtur ‘shoqëria e rrjeteve’ ka ekspozuar në nivel makro çështje që lidhen9 Castells, M., (2000b), “The Rise of Network Society”, Second Edition, U.S., Blackwell Publishing

Page 146: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

146

Privatësia dhe Çështjet e Sigurisë

me sigurinë në organizata të ndryshme, në biznese, institucione dhe shtete. Sipas KleiUillson (Clay Wilson) (2008)10 “Krimi kibernetik po bëhet më i organizuar dhe është ishtrirë si një biznes transnacional. Mjeshtëritë e teknologjisë së lartë online tani mundt’i kenë në dispozicion një larmi klientësh, të cilët mund të përfshijnë shtete apo individëpor edhe grupe që në mënyrë të fshehtë mund të veprojnë si grupe terroriste.”Në kohën e sotme nuk është vetëm individi i ekspozuar ndaj rreziqeve të krimit elektronik.Shtete, institucione multilaterale, organizata, kompani ndërkombëtare biznesi e plotentitete të tjera ndjehen të kërcënuara. Madje, edhe siguria globale po bëhet gjithnjë emë e prekshme nga sfidat që paraqet ‘lufta kibernetike’. Përdorimi i armëve të shkatërrimitnë masë të shekullit të 21-të, ose të atyre që ndryshe quhen armët kibernetike, ka krijuarsfida të reja për sigurinë.Nëse ato sofistikohen më tej sikundër po ndodh, atëherë bota do të ishte para kërcënimeshfatale, të cilat sjellin jo thjesht zjarr dhe rrezatim, por fundin e jetës në atë territor qëkanë si objektiv, sepse armët kibernetike kanë aftësinë të bllokojnë kompjuterët që kryejnëkomandimin e veprimtarive. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhte po të kryhej një sulmkibernetik mbi sistemin kompjuterik që komandon gazsjellësin Rusi-Europë në palcëne dimrit; mbi sistemin kompjuterik që bën komandimin e linjave ajrore në një vend tëcaktuar; mbi sistemet e komandimit dhe kontrollit të rrjeteve të furnizimit me ujë tëpijshëm. ‘Sulme’ të tilla shkaktojnë dëme shumë herë më të mëdha se sa një kamikazapo lëshimi i një rakete.Nëse krimi elektronik lindi si sfidë intelektuale që individë të caktuar donin t’iu bëninsistemeve të Teknologjisë së Informacionit me qëllim që të mateshin me ta apo për t’idëmtuar për të parë se deri ku mund të shkonte sfida, me kalimin e kohës njerëz dhegrupe të inkriminuar nga sfidë intelektuale e kthyen në një veprimtari kriminale, shpeshtë organizuar me qëllime të caktuara. Interneti i sotëm i ngjan Perëndimit të vjetër (kujtofilmat West): terren i ri, shumë pak kontroll qeveritar, mënyra të reja për të bërë biznesdhe një shoqëri thuajse totalisht e vetërregulluar. Pikërisht për këto arsye, ekzistojnëshumë mundësi për veprimtari kriminale, duke filluar nga hacker-at që hyjnë me mjeshtërinë mënyrë të kriptuar në kompjuterët personalë, të kompanive apo bankave dhe vjedhinnumrat e llogarisë duke nxjerrë fitime kolosale; me individë apo grupe që bllokojnësitet e institucioneve me rëndësi duke i virusuar ato, apo duke kryer vjedhje të të dhënaveme rëndësi. Raste të bllokimit kanë ndodhur edhe në vendin tonë, në Estoni, në Amerikëe në shtete të tjera. Vjedhje të të dhënave apo shpikjeve teknologjike janë denoncuarnga një numër jo i vogël biznesesh dhe institucionesh shkencore.Teknologjia e rrjeteve kompjuterike thuajse ka i fshirë kufijtë midis luftës kibernetike,krimit kibernetik dhe terrorizmit kibernetik. Sipas Tim Grin (Tim Greene)11 “Mjete tëreja dhe të sofistikuara mund të vihen në punë nga shtete të caktuara, nga ato që quhenshtete ‘rouge’, apo grupe terroriste dhe kryerja e sulmeve kibernetike nëpërmjet internetitmund të mbetet e paidentifikuar.” Shumë ekspertë theksojnë se incidentet e terrorizmit

10 Wilson, C., “Botnets, Cybercrime, and Cyberterrorism: Vulnerabilities and Policy Issues for Congress”,CRS Report for Congress, 2008.11 Wilson, C., “Botnets, Cybercrime, and Cyberterrorism: Vulnerabilities and Policy Issues for Congress”,CRS Report for Congress, 2008.

Page 147: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

147

Doc. Jaup Zenuni

konvencional, të ndodhura në të shkuarën, tashmë janë kombinuar me krimin kibernetikdhe vulnerabilitetet e kompjuterëve mund të bëjnë që sistemet infrastrukturore me mjaftrëndësi të qeverive apo të jetës civile të kthehen në objektiv tërheqës për sulmetkibernetike.Lufta kibernetike përfshin spiunazhin elektronik, vandalizmin e Web-it, propagandënpolitike, shtrirjen e bllokimit të shërbimit në rrjet, prishje të pajisjeve të rrjetit apo atoindividuale, sulmet kibernetike mbi infrastrukturën jetike si rrjeti elektrik, i ujësjellësit,i karburantit, i komunikacionit etj., dhe hardware të falsifikuar dhe kompromentuar meanën e software-ve sabotues madje edhe me anën e mikroprocesorëve sabotues. Luftakibernetike përbën një tjetër shembull të krimit kibernetik të kryer nga një shtet apoorganizatë kundër një shteti apo organizate tjetër. Ajo përbën një nga ato që quhen‘rreziqe asimetrike’ ndaj sigurisë kombëtare por edhe globale meqë është e vështirë tëzbulohen dhe të parandalohen.

Duke patur parasysh këtë dinamikë, NATOpo i kushton vëmendje të veçantë mbrojtjeskibernetike. “Politika e rishikuar ofronqasje të koordinuara për mbrojtjenkibernetike në të gjithë Aleancën duke upërqendruar tek parandalimi i sulmevekibernetike dhe ndërtimi i elasticitetit tëduhur për këtë çështje.Të gjitha strukturat e NATO-s do të kenëmbrojtje të centralizuar dhe do të zbatohen

kërkesa të reja për mbrojtjen kibernetike. Politika e rishikuar shpreh qartë mekanizmatpolitikë dhe operacionalë të kundërpërgjigjes së NATO-s ndaj sulmeve kibernetike dhee integron mbrojtjen kibernetike në Procesin e Planifikimit të Mbrojtjes të NATO-s. Ajo,gjithashtu, ndërton kornizën se si NATO të ndihmojë aleatët, me kërkesën e tyre, nëpërpjekjet për mbrojtje kibernetike, me qëllim që të optimizojë shkëmbimin einformacionit, ndërgjegjësimin për situatat, bashkëpunimin dhe të sigurojëinteroperabilitet të bazuar tek standarde të NATO-s mbi të cilat është rënë dakord. Sëfundi, politika e rishikuar përcakton parimet për bashkëpunimin e NATO-s me vendetpartnere, organizatat ndërkombëtare, sektorin privat dhe botën akademike për mbrojtjenkibernetike.”12

PërfundimeZhvillimi i paprecedentë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit është bërëlokomotiva e përparimit të shoqërisë në nivel global. Shoqëria shqiptare, si pjesë erealitetit global, është duke u transformuar, hapur dhe demokratizuar më tej edhe nësajë të ‘boom-it’ në komunikimin elektronik. Peizazhi i ri në komunikimin global posjell risi në jetën ekonomike, politike, sociale, arsimore e akademike të institucioneve,bizneseve, OJF-ve dhe në mënyrën e jetesës së individit. Ndikimet e këtij mjedisi të rinë komunikimin global spikatin sot edhe në veprimtarinë e Forcave të Armatosura.

12 “NATO and the cyber defense”, 20 Shtator 2011, http://www.nato.int/cps/eu/SID-B7C207BE

Page 148: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

148

Privatësia dhe Çështjet e Sigurisë

Ky ‘Revolucion i Tretë’ në komunikimin global bashkë me zhvillimin e vrullshëm kasjellë edhe rreziqe të reja në nivel mikro dhe në nivel makro, të cilat si individët ashtuedhe shtetet, organizatat multilaterale, korporatat, institucionet dhe entet e ndryshmeduhet t’i njohin dhe të marrin masa që t’i përballojnë. Këto rreziqe lidhen me privacinëdhe sigurinë e individit, por ato gjithnjë e më tepër po shfaqen si rreziqe kërcënuese përsigurinë kombëtare të shteteve dhe për sigurinë në nivel global.Të vetëdijshëm për këto rreziqe asimetrike, për dëmin e madh që mund të sjellin sulmetkibernetike dhe krimi elektronik, shoqëria në nivel global, institucionet ndërkombëtare,shtetet, bizneset dhe organizatat e ndryshme po punojnë që të ndërtohet një bazë ligjoreparandaluese ndaj krimit elektronik, të respektojnë dhe ta zhvillojnë më tej etikën ekomunikimit elektronik si dhe të zhvillojnë teknologji të reja për t’iu kundërvënë sulmevekibernetike nga shtete, organizata terroriste apo individë të inkriminuar. Këto përpjekjekanë filluar të bëhen edhe nga ana e shtetit dhe shoqërisë tonë, por duhet pranuar sejemi ende në hapat e para dhe për rrjedhojë mjaft të ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve.Kjo kërkon që çdo individ, për hir të sigurisë dhe privacisë së tij, të ndërgjegjësohet përpasojat që mund t’i vijnë nga shkujdesja apo mosrespektimi i kodit të komunikimitelektronik. Për individët që punojnë në Forcat e Armatosura kjo bëhet më detyruese përvetë specifikën e punës që ata kanë. Bashkëpunimi dhe legjislacioni ndërkombëtar luajnënjë rol shumë të rëndësishëm në bllokimin e synimeve kriminale. Ky bashkëpunim duhetthelluar dhe puna për njohjen e legjislacionit ndërkombëtar dhe qasjen e vazhdueshmetë legjislacionit tonë me të duhet të jetë e vazhdueshme.Bibliografia:1. Castells, M., (2000b), “The Rise of Network Society”, Second Edition, U.S., Blackwell Publishing2. Europe Internet Usage Stats Facebook Users, 30 June, 2011, http://www.internetworldstats.com/

stats4.htm3. Goldsmith, M., “Global Communications and Communities of Choice”, Chapter 10 of the Book “The

Drucker Foundation: The Community of the Future” by Richard Beckhard, Marshall Goldsmith,Richard F. Schubert, Jossey-Bass, San Francisko, 2000, pp.101-114.

4. Humphrey, J., “European Development Cooperation to 2020: Rising Powers and New GlobalChallenges”, Institute of Development Studies, UK, January 2011.

5. “NATO and the cyber defense”, 20 Shtator 2011, http://www.nato.int/cps/eu/SID-B7C207BE6. Paul, J., “Emerging Powers and Cooperative Security in Asia”, RSIS working paper, S. Rajaratnam

School of International Studies, Singapore, December 2010.7. Popper, K. “Alles Leben ist Problemlösen, (1994), p.228. Renard, Th., “G20: Towards a New World Order”, Studia Diplomatica, Vol. LXIII, Nr.2, 2010.9. Tubiana, L., & Voiturez, T., “Emerging Powers in Global Governance: New Challenges and Policy

Options”, IDDR, 2007.10. Wilson, C., “Botnets, Cybercrime, and Cyber terrorism: Vulnerabilities and Policy Issues for Congress”,

CRS Report for Congress, 2008.11. Wright, S. & Zdinak, J., “New communication behaviours in a Web 2.0 World: Focus on Network-

Capacity Building”, 2008. http://next-generation-communications.tmcnet.com

Page 149: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

149

Doc. Jaup Zenuni

Atasheu si misionar i Diplomacisë Ushtarake

Kol ® Zaim Kuçi,Ish-Atashe i Mbrojtjes i RSH në Francë/Portugali

Abstrakt. Diplomacia është arma e fjalës, e cila bëhet më e fuqishme se avionët dhetanket, kur ajo është pronë e të diturve dhe të urtëve. Diplomacia ushtarake nëseudhëhiqet nga një forcë lëvizëse intelektuale e morale, është vlerë sigurie dhe burimfinanciar, ajo i jep formën e duhur diplomacisë, si një fuqi kombëtare.Në terma të përgjithshëm, diplomacia kategorizohet në një linjë vlerësimi dhe zhvillimime artit e bërjes të luftës, pra është art që vë në funksionim një mori mjetesh paqësorepër të arritur qëllimin: të negociatorit në palë, për të krijuar kushtet e nevojshme tëkonsensualitetit për të fituar situatën e humbur, në interes të sigurisë.Historikisht diplomacia ka prodhuar forma të ndryshme veprimi për stabilizimin eshoqerisë e cila për fat të keq prodhonte më shumë luftë se paqe, psh: Anglia për gjatë dyshekujsh dominoi diplomacinë e Evropës me konceptin për vendosjen e një “ekuilibri forcash”dhe më pas historia solli zbatimin e politikës së forcës nga Gjermania, nën konceptin që“qëllimi justifikon mjetet1”.Edhe pas Luftës së Dytë Botërore ishte diplomacia ajo që ruajti një ekuilibër forcash përsigurimin e paqe, edhe pse ishte periudha ku forcat dhe mjetet ushtarake të Evropës dhebotës së mbarë, të futur në garën e armatimit konvecional dhe bërthamor, arritën kulmin ezhvillimit të tyre, duke kërcënuar njeri tjetrin për një luftë të re botërore. Ka qenë kyelement i fuqisë së shtetit që ka shmangur konflikte ushtarake dhe luftra civile.Për sa më siper, diplomacia si fuqi kombëtare nënkupton forcën e një vendi mbi qëndrimetdhe veprimet e vendeve të tjerë në mjedisin e pritshëm të sigurisë, më të cilin duhet tëpërballohemi. Ç’forcë dhe rol ka dhe do të ketë diplomacia e mbrojtjes në mjedisin e ristrategjik? Kjo mbetet për t’u parë.Në kompleksitetin e elementeve të diplomacisë si fuqi kombëtare, në histori të kaluardhe të tashmë, diplomacia ushtarake ka luajtur e luan një rol parësor si element irëndësishëm i diplomacisë të shtetit. Ky artikull fokusohet në rolin e Atasheut të Mbrojtjesnë diplomaci si faktor dhe aktor kryesor në diplomacinë e mbrojtjes.Zhvillimi i konceptit “diplomaci ushtarake”Nocioni “diplomaci ushtarake” vjen nga periudha e Antikitetit, përfaqësuar nga një ofi-1 Henry Kissinger, “Diplomacia”, botimi Shqip, v, 1999.

Page 150: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

150

Atasheu si misionar i Diplomacisë Ushtarake

cer shoqërues i ambasadorit, ka vazhduar në rritje përfaqësimi ushtarak në mesjetë, kaevoluar në epokën moderne, në formë dhe përmbajtje të re, si përfaqësues i lartëdiplomatik në shërbim të zhvillimit të fuqisë kombëtare.Vlerësuar nga kjo histori zhvillimi, gjithpërfshirja e elementëve të saj në formimin shtet,roli i diplomacise ushtarake përbën një platformë bazë për zhvillimin e fuqisë kombëtare,element parësor i zhvillimit të diplomacisë së shtetit.Shekulli XIX solli përshpejtimin dhe sistemimin e përhershëm të marrëdhënievediplomatike të mbrojtjes kombëtare (të shprehur: vëzhgues të përhershëm), nevojë kjo epasojave të luftrave europiane.Fillimisht, përfaqësitë ushtarake janë vendosur në mënyrë të përhershme pranëambasadave të vendosura në kryeqytetet e fuqive të mëdha evropiane. Nevojat për këtëshërbim morën hapësirë veprimi nga periudha e luftës franko-gjermane (1870) deri nefillimin e luftës së parë botërore, periudhë kjo ku blloqet ndërluftuese rrisninantagonizmin ndërshtetëror, dhe, nga ana tjetër “...shërbimi diplomatik ushtarak udhjetëfishua, nga 30 në 300 vetë”2, personel ky i atashuar ligjërisht, me status dhe praktikajuridike pranë ambasadave.Në atë kohë, fuksionimi i rolit të tyre, vendoset nga një urdhër mbretëror i shkurtit 1839për Francën, i cili përcaktoi përmbajtjen e këtij misioni: atashetë ushtarake të asaj kohekishin për mision të studionin dhe të informonin mbi forcën ushtarake, jo vetëm forcatdhe mjetet luftarake, por edhe planëzimin e veprimeve luftarake të vendeve pranë tëcilave ata ishin të akredituar.Gjatë luftës së parë dhe dytë botërore në kuader të misioneve diplomatike, misioni iatasheve ushtarake siguronte informacione të një rëndësie të veçantë me karakter ushtarakdhe politik, shërbimi i të cilave ishte vendimtar për diplomacinë e shtetit në proçesin emarrjes së vendimit për zgjidhjen e konfliktit.Mbas luftës së dytë botërore, nocioni “diplomaci ushtarake” mori një gjerësi zhvillimisi në koncept, doktrine, strategji dhe shkallë hierarkie. Përfaqësitë ushtarake erdhëngjithnjë e në rritje me daljen e shteteve të reja të pavarura duke ndryshuar misionin,strukturën dhe emërtimin.Çfarë përfaqëson “diplomacia e mbrojtjes”?Teorikisht, dyfjalëshi paraqitet si lojë fjalësh, nga njëra anë forca e mjete për të bërëluftën dhe nga ana tjetër diplomaci për të ndaluar luftën; nga njëra anë prodhohet ngaushtarakët diplomaci për të mospërdorur forcat dhe mjetet kundër njerëzimit, dhe ngaana tjetër po këta ushtarake projektojnë dhe drejtojnë luftën.Në dualitetin konflikual të këtij dyfjalëshi të shoqërisë sonë në histori (mbushur mekronike lufte) dhe në aktualitetin problematik (vatra të reja lufte) gjen vend përcaktueszhvillimi i nocionit diplomaci e udhëhequr po nga ushtarakët, me qëllimin për të bërëluftën dhe për t’u larguar nga ajo.

2 ‘War and diplomacy’, Charles Taylor, European papers, Baillard Edition, 2007, page 12

Page 151: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

151

Kol (R) Zaim Kuçi

A është diplomacia mbrojtjes kontributvetëm i ushtarakeve, i atasheve apopërfaqësuesve ushtarakë?Misionet diplomatike civile duhen tëpërfshihen dhe të bëhen pjesë e diplo-macise ushtarake, direkt dhe indirekt, dukedhënë kësisoj një kontribut të rëndë-sishëmnë parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktitpër të rritur stabilitetin dhe sigurinë përmeskontakteve, lobingjeve për të mundësuarndryshimin e qëndrimeve dhe të perceptimeve për një situatë të caktuar.Ushtarakët, sigurisht nuk udhëheqin politikën e një vendi, por janë aktorë shpejtues apongadalësues, “pro” dhe “kundër” zhvillimit të luftës. Janë ushtarakët ata që dinë mëmirë se kushdo tjetër skenarët e bërjes së luftës, ata parashikojnë më mirë se politikanëtdëmet e luftës dhe janë pikërisht ata që dinë të ndalojnë luftën dhe të rindërtojnë paqen.Në historinë e luftrave shembujt janë të shumtë.Ata janë aktorë dhe faktorë të zhvillimit të veprimeve luftarake në hapësirat tokësore,ajrore dhe detare; vlerësojnë nivelin e përgatitjes së forcave ushtarake, moralin dhearmatosjen e tyre. Vlerësojnë asetet e tjera që kanë të bëjnë me fuqinë luftarake tëvendit si: buxhetin, burimet natyrore, kapacitetet e zhvillimit teknologjik të armatimit,shpërndarjen gjeografike të popullsisë dhe moralin e saj.Për sa më lart ushtarakët janë lojtarët më të mirë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes;ata zbulojnë, paraqesin dhe luajnë me fakte dhe shifra për forcat dhe mjetet mbi njësituate të caktuar të një vendi. Ata bëjnë raport forcash dhe përcaktojnë perspektivëndhe fatin e luftës.Në kompleksitetin e problemeve që paraqiten në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes,shtetet kanë bërë kujdes në përgatitjen e lidershipit ushtarak për të marrë pozicionin ediplomatit ushtarak. Ata jo vetëm përzgjidhen profesionalisht, por më tepër, ata duhet tëkenë një formim dhe kulturë të gjithanshme të stadit aktual dhe perspektiv të zhvillimittë shoqërisë.Formimi i oficerit të sotëm, parkuri i tij shkollaresk, nuk plotëson vetëm kriterin e tëqënurit specialist tokësor, ajror apo detar; ai ka para se gjithash një formim qytetar dheatdhetar. Të dyja këto e bejnë atë një diplomat dhe politikan të mirë të vendit të vet, kufitohet leverdi ekonomike dhe siguri.Diplomacia e MbrojtjesPas viteve 50-te, me krijimin e organizmave të sigurisë si NATO, BE etj, vendet anëtarekrijuan doktrinën e re në marrëdheniet diplomatike ushtarake midis tyre. Në këtë mjedistë ri sigurie, krijimi i aleancave të reja shtetesh shvlerësoi dukshëm misionin e atasheve;nuk mund të realizohej një diplomaci aktive, të kohës me detyra të cilat vështirësoninmisionin e bashkëveprimit në fushën e sigurisë dhe të mbojtjes.Forcat e Armatosura për të përballuar sfidat e sigurise, kaluan në një koncept te ri strategjik

Page 152: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

152

Atasheu si misionar i Diplomacisë Ushtarake

të mbrojtjes “Mbrojtja Kolektive”, si rrjedhoje misioni i FA, sipas ketij koncepti, ndryshoinë gjerësinë dhe thellësinë e detyrave të tij. U zgjerua zona e përgjegjësisë duke marrëpërsipër misione të reja në rajone qofshin këto rajonale apo globale, ku kërcënohet siguriae vendeve anëtare të NATO-s. Po ashtu, disa dhjetra oficerë, u vendosën pranë stafeve/shtabeve të aleancës për përfaqësimin e vendit tonë në agjencitë dhe komitetet e saj.Transformimi i misionit të Atasheut të Mbrojtjes (AM)Në këtë mjedis të ri strategjik, misioni diplomatik ushtarak u rishikua pothuajse plotësishtnë interes të konceptit strategjik dhe të misioneve të reja që morën përsipër Forcat eArmatosura.Në këtë periudhe ndryshimesh, tashmë, koncepti tradicional “fuqi”, që kuptonte forcëdhe kërcënim, në këtë mjedis të ri, u shvlerësua dhe u zëvendësua me konceptinbashkëkohor integrues se, fuqia kombëtare realizohet duke rritur nivelin gjithpërfshirëstë aktorëve politike-ushtarake për një “diplomaci të mbrojtjes” aktive.Së pari, emërtesa “Atasheu ushtarak” u zëvëndesua me “Atashe i Mbrojtjes”, e cila i jepatij një fushë më të gjerë veprimi se ajo e “informatorit ushtarak” klasik të luftës sëftohtë.Së dyti, kemi transformim rrënjësor të misionit ushtarak, nga zbulim (vrojtim, raportim),qëkryhej zakonisht me oficerë zbulues, në funksionin diplomatik që kupton, zhvillimin emarrëdhënieve të hapura dypalëshe midis dy vendeve.Së treti, bashkëpunimi në fushën e sigurisë/mbrojtjes ka ardhur gjithnjë e në rritje dukekrijuar struktura të tjera sigurie si ata rajonale dhe nënrajonale. Për vendet ballkanike,Karta e Adriatikut A5, Ministeriali i Evropës Juglindore SEDM, RACVIAC e të tjerastruktura, sollën përmirësime dhe ndryshime në marrëdhëniet dypalëshe jo vetëm nëfushën e mbrojtjes, por dhe në përmirësimin e klimës politike të vendeve të rajonit. Tëgjitha këto plotësojnë tërësinë e Diplomacisë së Mbrojtjes.Së katërti, u percaktua misioni i ri i AM, i cili është koherent me misionet e lartpërmenduraqë ndërmorën Forcat e Armatosura sipas konceptit strategjik të NATO-s, ku “siguriabashkëpunuese” është një nga tre misionet kryesore.Atasheu i mbrojtjes përfaqëson forcat e armatosura të vendit të tij, pranë misionitdiplomatik (forcat tokësore, ajrore, detare dhe të armatimit) dhe këshillon Ambasadorinnë fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfaqëson Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabittë Përgjithshëm të FA në vendin ku është i akredituar, iniciion dhe zhvillon marrëdhenietbilaterale midis dy forcave të armatosura.Zhvillimi i Diplomacisë së Mbrojtjes në RSHMinistria e Mbrojtjes e RSH e ka plotësuar tashmë boshllëkun vetizolues të sistemittotalitar në spektrin e diplomacise ushtarake. E vlerësoj sukses në fushën e diplomacisëshqiptare, si një vëmendje të një politike të re të shtetit demokratik, të Ministrisë sëMbrojtjes për hapjen e misioneve të reja në rritjen e bashkepunimit të gjithanshëm mevendet aleate e partnere.Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ushtarake me vendet kryesore të NATO-s, ështënjë evoluim integrues në tërësi të politikes shqiptare në rajon dhe më gjërë.

Page 153: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

153

Kol (R) Zaim Kuçi

Diplomacia ushtarake shqiptare është e re. Edhe pse në një kohe fare të shkurtër, ajopërfshin një gamë aktivitetesh dhe kontribute të shumta dhe të rëndësishme nëmarrëdhëniet në fushën e mbrojtjes. Rezulatet e kësaj diplomacie aktive janë tëkonsiderueshme; shumica e ushtarakëve shqiptarë janë arsimuar, kualifikuar, trajnuarapo stërvitur, në auditoret ushtarake jashtë vendit.Detyrat e Atasheut të Mbrojtjes të RSHDetyra e atasheut të mbrojtjes është konform politikave të shtetit dhe Ministrit tëMbrojtjes/ Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA ndaj vendit të akreditimit të tij. Bazuarnë potencialin e fituar intelektual ushtarak dhe diplomatik, atashetë përpunojnë dhezhvillojnë vizione dhe politike aktive për të plotësuar spektrin “diplomaci mbrojtje”.Detyrë parësore për AM është plotësimi i një plani bashkëpunimi, rekomandime përhapjen e fushave të kooperimit; njohje- studim- reflektim mbi Forcat e Armatosura dhembi bazen e kësaj njohjeje, përgatitja e informacion-rekomandimit mbi eksperiencen eFA të vendit të akredituar për forcat tona.Po kaq i rëndësishëm për AM eshte dhe prezantimi hap pas hapi i progresit te bere ngaforcat tona, duke paraqitur argumente per teresine e standardeve te NATO-s qe poplotesojne dhe do te plotesojne forcat tona te armatosura me synim njohje nga partneretper sigurimin e rrugeve te bashkepunimit e mbeshtetje per forcat tona.Ministria e Mbrojtjes ka ndjekur politiken e Akreditimit te AM ne vendet me strukturate medha ushtarake, gjë që rrit pergjegjesine e punes së tij. Që të njohësh funksionimine kësaj force dhe mekanizmi strukturash duhet që të hysh në brendësi, me qëllim që tëpërzgjedhesh më të mirën, t’i shkoje per shtat asaj që ne jemi duke ndertuar dhe tëjapësh, më të mirën e vleresuar, që ka vlerë dhe për vende me forca të mëdha dhemoderne.

Ky lloj informacioni, standard për të gjithë,të përmirësohet sa herë që të jetë enevojshme nga personat kompetentë tëfushave përkatëse. Informacioni të jetë nëformatin “bllok xhepi” me qëllimprezantimi të thjeshtë, në takime, pritje nëambasade dhe në familje, kafe pune etj; simënyrën më efikase për të bërë prezent atëqë kemi arritur dhe do të arrijmë në fushëne mbrojtjes.

Ceremoniali ushtarakPërveç paraqitjes së përmbajtjes, diplomacia ushtarake është edhe një paraqitje në formëe marredhenieve ushtarake, dypalëshe dhe shumëpalëshe për të realizuar misionin nëlartësinë e nderit kombëtar.Ç’kuptojmë paraqitje në formë?Ushtarakët në diplomaci, duhet të prezantojnë vlerat më të mira kombëtare dhe ushtarake,

Page 154: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

154

Atasheu si misionar i Diplomacisë Ushtarake

tradicionale dhe të kohës. Forcat e Armatosura, si në të kaluarën dhe sot, prezantojnëforcën e tyre nëpërmjet ceremonialit, qoftë kjo me paradë ushtarake duke paraqiturperfamoncën e trupave (tradicionale), armatimin, logjistikën por dhe forcën e disiplinestë tyre; dhe zhvillim stërvitje në grup shtetesh si mënyra më e drejtpërdrejtë për tëdemostruar forcën e dijes, të qenurit të barabartë me partnerët.Ceremoniali ushtarak i çdo vendi në kohë paqe është lloj demonstrimi force, krijonbesueshmëri në popull dhe forcon kohezionin ushtarako-civil. Në prag lufte ceremonialiështë forcë morali për të fituar betejën.Në ushtrite moderne, uniforma, simbolet dhe shenjat konsiderohen si elementë të fuqisë“ushtarake”, prezantojnë forcën e disiplinës, shkallën hierarkike të shtetit, të sjelljeve,të respektit për vlerat kombëtare e ushtarake, tradicionale dhe të kohës.Diplomatët me uniformë janë përçuesit më të mirë të sjelljes ceremoniale të forcave tëarmatosura. Ata janë në kontakt të përditshëm me njerëzit që bëjnë diplomaci dhe kanëmundësinë për ta dhënë atë në mënyrën më të mirë.Do të thoja se sjellja, etika, komunikimi, çdo veprim dhe angazhim i diplomatit dhefamiljes të tij, janë elementët rutinë bazë të marrëdhënieve në diplomaci. Të gjitha këto,të etitekuara kulture diplomatike janë armë te fuqishme për të bërë miq, apo dhe armiqnë se ato mungojnë apo nuk kanë vlerë për paraqitje.Organizimi i festave kombëtare dhe ato ushtarake, pritjet në familje dhe në ambasade,janë mundësi të domosdoshme prezantimi dhe komunikimi, që do ti vlerësoja tërendesishme dhe me vlerë ashtu si dhe detyrat e karakterit ushtarak ligjor. Nga këtoorganizime dhe paraqitje fitohet apo krijohet lobingu diplomatik.Rëndësia e përfaqësimit në gradë: Shtetet bëjnë kujdes dhe vlerësojnë lart nivelin egradës. Grada përfaqëson shkallën e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.Ndryshimi përfqësimit në gradë, gjithmonë ka një “biografi” politike dhe diplomatike;mosrespektimi i saj gjatë rotacionit diplomatik merr nuanca politike.Atasheu i Mbrojtjes, eksperienca e fituarAtasheu i mbrojtjes organizon punën e tij në perputhje me prirjet dhe zhvillimet politike,ekonomike dhe ushtarake të vendit ku ai është i akredituar në interes të objektivave tëpolitikës shqiptare.Që detyra të kryhet në nivelin e kërkuar, diplomatit ushtarak i duhet njohje e plotë esituatës dhe bazuar në këtë njohje studimore ai duhet të këshillojë Shefin e MisionitDiplomatik (ambasadorin) dhe të përgatisë informacionin rekomandues për MM dheSHP te RSH.Psh, AM që është i akredituar në vendet europiane, duhet të mbajë në vemendje politikate përbashkëta të zhvillimeve evropiane dhe ato euro-atlantike, dhe të gjejë mundësinëmë të mira për bashkëpunim të vendit tonë me aleatë dhe partnerë.Atasheu i Mbrojtjes zgjedh hapësirën e bashkëpunimit duke u përqëndruar në çfarë metë vërtetë kemi nevojë më shumë, sesa në çfarë do të donim të kishim, duke harmonizuarkërkesat tona me ato që ofrojnë iniciativat europiane. Kjo është vlerë dhe burim financiarpër vendin.

Page 155: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

155

Kol (R) Zaim Kuçi

Marrëdhëniet e Atasheut të Mbrojtjes me shtypinShtypi është një fushë mjaft e rëndësishme dhe delikate në interes të fuqisë kombëtare.Si i tillë shtypi duhet të mbetet në qendër të vëmendjes së çdo personi diplomat me/pauniforme, si një mekanizem prezantues dhe nxitës të asaj që bëhet dhe cfarë kërkohet tëbëhet. Ai konsiderohet si mjeti më efikas për politike-bërje dhe zhvillim marrëdhënieshsi fushën e ekonomisë dhe asaj të mbrojtjes.“Një pikë bojë mjafton për të zgjuar mendime për miliona njerëz”3, ka thënë XhorxhBajron, shprehje që ka kapërcyer shekujt dhe ka mberritur aktuale në ditët tona.Profili i Atasheut të MbrojtjesPërfaqesuesi ushtarak i RSH, duhet të këtë një formim të përgjithshëm profesional dhekulturor, kritere bazë këto për t’u integruar si qytetarë dinjitoz i RSH. Ata duhet të jenëushtarakë me kapacitete bashkëkohorë, diplomatë të kujdesshëm për të afruar më tëmirën e asaj që ne përfaqesojme dhe prezantojme në një mjedis kaq të larmishëm,dashamirës apo jo dashamires dhe tepër të rëndësishëm.Nga ana tjeter, nisur nga aktivitetet e shumta te organizuara nga FA dhe nga trupadiplomatike e akredituar, unë do te thoja se roli i familjes se atasheut në këtë mjediscivilo ushtarak integrues, është plotësues dhe i rëndësishëm për diplomaci; është vlerëqë do ta renditja si pjestare e shërbimit diplomatik.Përzgjedhja e AM dhe përfaqësuesit ushtarakSipas praktikave të vendeve të NATO-s, për përzgjedhjen e AM dhe përfaqësuesveushtarake në shtabe, janë vendosur disa kritere bazë mbi të cilat bëhet dhe seleksionimii oficerëve, i projektuar kohë më parë për të shmangur emërimin “urgjence”. Jo çdooficerë i FA, pavarësisht se ka arritur gradë të lartë, gëzon statusin për të bërë karrierënë pozicionet e diplomacisë.Në bazë te misionit te AM dhe misionit të përfaqesuesit në shtabet e organizmavendërkombetare janë përcaktuar specifikat në varësi të misioneve. AM përzgjidhenkryesisht kandidatura me prirje për karriere diplomatike (ceremonial diplomatik) ndërsapersoneli që punon në shtabet me prirje ushtarake (ceremonial ushtarak); pra këta dyfunksione nuk mund të paralelizohen dhe vlerësohen njësoj.

Si kohëqëndrim në mision për AM preferohetkatër vjet, kjo në varësi të projekteve nezhvillim apo të politikave që paraqesin nevojëeksperience. Zakonisht kjo praktike aplikohetpër shtete me forca ushtarake të vogla, përaresye përzgjedhje personeli, pasi gradat elarta janë të limituara, ndersa vendet me forcatë mëdha ushtarake zgjatja e misionit ështëderi në tre vjet.Atashetë e Mbrojtjes që kanë patur rezultatnë misionin e parë mbeten preferencë për

3 George Bayron, Selected Works, 2003, part 1, page 67.

Page 156: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

156

Atasheu si misionar i Diplomacisë Ushtarake

misione në vendet e tjera, pra fitohet një ushtarak “diplomat në karrierë” edhe përstrukturat e tjera të shtetit.Iniciativa e AMAtasheu i Mbrojtjes nuk duhet të jetë thjesht një informues rutinë, por ai duhet të jetënjë ushtarak me inisiative për të propozuar aktivitete në interes të fuqisë kombëtare,bazuar në një analize të thellë për interesa dypalëshe.Personalisht i akredituar në një vend si Franca, që mbështet strategjine e saj ushtarakenë konceptin se Mbrojtja e Francës fillon nga Mbrojtja Evropiane, e vlerësova tërëndësishme këtë situate gjeopolitike të vendeve evropiane, dhe propozova përpjesëmarrjen e forcave tona në operacione të udhehequra nga BE, si forca komplementarepër misione globale (operacioni ne Çad dhe Atalanta).Gjeografia e përfaqësive ushtarake të RSHMinistria e Mbrojtjes përfaqësohet me AM rezident në SHBA, Turqi, Greqi, France,Spanje, Itali, Angli, Hungari, Austri, të cilët janë jo rezident dhe në vende të tjera tëNATO-s. Kjo politike përfaqësimi ka plotësuar vakumin polítik-ushtarak të diplomacisëshqiptare.Vitet e fundit shikohet, në tërësi nga vendet e botës, një tendence gjithnjë e në rënie tëpërfaqësimit me Atashete e Mbrojtjes dhe nga ana tjetër rritje të përfaqësimit ushtaraknë shtabet e strukturave të sigurise dhe të mbrojtjes, kjo në varësi të situatave.Kjo tendence përfaqësimi në rënie, nuk është rezultat i rritjes së sigurise në botë, përndryshe analistët ushtarake vlerësojnë se bota më tepër se kurrë është e ngarkuar mekriza, rreziqe, konflikte, por angazhimi i faktoreve të tjerë politike, ekonomike të shteteveka sjellë ndryshime në strukturë organizimi dhe objektiva të AM.Mjedisi i ri i sigurisë pas ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001, antarësimi i vendeve të reja nëNATO; zgjerimi i zonës së përgjegjësisë; rritja e personelit në shtabe; zgjerimi meanetarë te rinj të Bashkimit Evropian; rritja e rolit aktiv të organizatave të tjera të sigurisesi: OKB, OSBE, Karta e Adriatikut, Ministeriali i Europës Jugëlindore, DialoguMesdhetar, e shumë inisitiva të tjera, kanë sjellë reduktimin e misionit të AM duke ufokusuar në marredheniet bilaterale dypalëshe.Bazuar sa më lart, kohët e fundit shtetet e Evropës kanë reduktuar ndjeshëm strukturat eatasheve të mbrojtjes. Këto shtete, në shumatoren e përgjithshme, përfaqësohen me AMrezident në Paris dhe jo rezident në vendet e tjera për faktin se Parisi ka një peshë tëkonsiderueshme në bërjen e politikës globale.Për vendin tonë do të sillja si model përfaqësimi Slloveninë, Kroacinë dhe Maqedonine,të cilat me AM rezident në Paris mbulojnë edhe disa vende të tjera, deri në 3-4 shtete.Reduktimi i posteve të AM, edhe për shtetet e zhvilluara ekonomike, përfshi psh Francën,përveç sa më sipër kanë deklaruar se reformat janë bërë dhe për arësye të kostos së lartëbuxhetore. Në këtë kuadër, në kushtet e zhvillimeve të sotme dhe të pritshme rajonale,të cilat prekin interesat e Shqipërisë në rajon e më gjërë, del nevoja e riformatizimit tëpërfaqësimit diplomatik e ushtarak.Nisur nga problematika që mbart rajoni i Ballkanit, sot dhe për një periudhe afatgjatë,

Page 157: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

157

Kol (R) Zaim Kuçi

tashmë e sjellur prezent nga organizmatndërkombetare, do të propozoja rritjen epërfaqësimit me AM në rajon. Pozicionimiynë diplomatik ushtarak në Ballkan mund tishërbejë më mirë qëndrimeve tona aktive përsiguri e stabilitet, dhe promovimin e urave tëbashkëpunimit rajonal apo në kuadrin e A5.Marrëdheniet ndërministeriale përçështjet e diplomacise (MJ dhe MM)Ministrite e Jashtme ndërtojnë marrëdhëniete tyre diplomatike ndërshtetërore në varësitë interesave të ndërsjellta në fusha tëndryshme zhvillimi si ato: të politikës, ekonomisë, kulturës dhe atë të mbrojtjes. Tëgjitha këto fusha bashkëpunimi shkojne për të finalizuar dhe arritur qëllimin e vetëm:rritjen e fuqisë kombëtare të vendit.Nga ky fakt dhe rrugë veprimi për të arritur qëllimin, diplomacia e mbrojtjes mbetet njëelement përcaktues për të ndërtuar marrëdheniet diplomatike midis shteteve.Parë në kohë dhe hapësirë të ndryshme, niveli i marrëdhenieve diplomatike ndërshtetërorekushtëzohen edhe nga vlerësimi i analizës për situatën e vendit si pjesë e sigurisekombëare. Herë-herë marrëdheniet në fushën e mbrojtjes kanë ndikuar pëer vendosjene mëpastajshme të marrëdhenieve diplomatike të shtetit.Sa më lart, DPPM dhe DMBNJ në MM dhe drejtoritë përkatëse në MJ mund tëbashkërendojnë punën e tyre në formëzimin e politikës së jashtme, të diplomacisë nëtërësi dhe të diplomacisë së mbrojtjes në veçanti. Eksperienca e përftuar nga ky personeldiplomatik është diplomaci e fituar dhe vlerë e shtuar e kapaciteteve të FASH.Disa përfundime- Diplomacia ushtarake rrok një spektër të gjërë aktorësh. Ajo përfshin një numër të

gjerë aktorësh; që nga kreu i shtetit e deri tek atashetë ushtarakë. Diplomacia nukështë pronë e diplomatëve me/pa uniformë, por është kontribut gjithëpërfshirës.

- Diplomacia e mbrojtjes nuk është vepër e të gjithë kolonelëve/ nënkolonelëve merotacion; ajo kërkon një procedurë përzgjedhje të kujdesshme e mirëmenduar, tënjë grupi elitë të tyre me një kulturë të gjërë, formim dhe sjellje qytetare dhepërfaqësim dinjitoz.

- Duhet kuptuar se, detyra e AM nuk fokusohet vetëm në sasinë dhe ndjekjen eaktiviteteve që është një pjesë rutinë e misionit, por në zhvillimet e reja të mjedisitstrategjik dhe të forcave ushtarake, për më tepër, ajo është shitje e më të mirës që nekemi dhe blerje e selektuar për atë që kemi nevojë në interes të sigurisë, ajo ështëautoritet dhe prestigj.Detyrë për AM është plotësimi i një plani bashkëpunimi, rekomandime për hapjene fushave të kooperimit; njohje- studim- reflektim mbi Forcat e Armatosura dhembi bazën e kësaj njohjeje, përgatitja e informacion-rekomandimit mbi eksperiencëne FA të vendit të akredituar për forcat tona.

Page 158: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

158

Atasheu si misionar i Diplomacisë Ushtarake

Atasheu i Mbrojtjes zgjedh hapësirën e bashkëpunimit duke u përqëndruar në çfarëme të vërtetë kemi nevojë më shumë, sesa në çfarë do të donim të kishim, dukeharmonizuar kërkesat tona me ato që ofrojnë iniciativat evropiane. Kjo është vlerëdhe burim financiar për vendin.

- Institucioni i mbrojtjes duhet të planifikojë dhe buxhetojë më shumë për bërjediplomaci ushtarake, pra “soft power”, sesa struktura të mëdha dhe mjete luftarake,pra “hard power”. Të prodhosh diplomaci efektive në interes të fuqisë kombëtare,do të thotë, të rritësh ndjeshëm forcën ushtarake dhe prestigjin e vendit. Në sediplomacia ka sukses atëherë FA prezantohen më mirë. RSH i duhen më pak forcadhe më shumë paraqitje, objektiv që përshtatet me konceptin e ri “Smart Defense”te NATO-s.

- Për sa më sipër, për Forcat e Armatosura Shqiptare ka vend për të përzgjedhur:llojin e operacioneve dhe numrin për pjesëmarrje (me më pak forca/mjete, por meparaqitje të dukshme) strukturën me të lehtë për veprim e integrim, logjistike dhearmatim të përshtatshëm; mundësi për rivlerësim të përfaqësive si në ato në shtabete NATO-s dhe në trupën e Atasheve të Mbrojtjes.

Bibliografia:

1. Henry Kissinger, “Diplomacia”, botimi Shqip, v, 1999.2. Charles de Gaulles dhe Kombi, përballë problemeve të mbrojtjes.3. Jon Lotz, ne pozicionin analist shkruante: Në Librin e tij me Kujtime “A time to lead”, ai e ka

titulluar: “Diplomacy, Diplomacy, Diplomacy”.4. Konventa e Vjenes e vitit 1963, Faqe 12-17.

Page 159: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

159

Kol (R) Zaim Kuçi

“Vlerat, themel i interesit kombëtar”

Elira Luli,Specialiste e Protokollit në MM

Abstrakt. Vlerat kombëtare janë tiparet, që e dallojnë një komb nga një komb tjetërdhe që përbëjnë shtyllën kurrizore të një populli.Populli shqiptar ka arritur të ruajë me fanatizëm atë çfarë ai përfaqëson me dinjitet:një identitet të veçantë etnik, gjuhësor-kulturor, një shtet i cili ka ekzistuar që në lashtësisi një fuqi mesdhetare, një komb tashmë të konsoliduar në një proces të gjatë historik,një pozicion gjeopolitik shumë të favorshëm në Europën Juglindore.Megjithë rrudhosjet dhe presionin që ka pësuar në shekuj si një zonë e lakmuar, ai kazhvilluar një histori të tërë luftërash dhe qëndresë për të ruajtur dhe afirmuar të drejtate tij, krahas gjithë kombeve të tjera në rrugën e gjatë që shfaqin tendencat historikedrejt integrimeve dhe globalizimit.Ku qëndron vlera dhe interesi për të njohur popullin shqiptar?

Historia e një populli, prejardhja, pozita gjeostrategjike, kultura, gjuha, tradita,veçoritë kombëtare, predispozita e tij për të qenë një faktor i rëndësishëm nërajon, janë elementë për të treguar shumë mirë, sa i rëndësishëm është një vend

në ofertat e tij për të rritur interesin ndërkombëtar dhe për rolin që mund të luajë ai nëfamiljen e madhe të popujve të qytetëruar dhe përparimtarë.Edhe strategjia e sigurisë kombëtare, një dokument me karakter kombëtar, lind dhepërcaktohet nga vetëvlerësimi i një populli dhe i institucioneve shtetërore për këto vlerakombëtare.Siguria, integriteti dhe fuqizimi i vendit garantohet kur përmbushet me efektivitet mbrojtjae interesave dhe vlerave kombëtare në shtrirje kohore dhe në vështrimin perspektiv.Historia e lashtësisë së shqiptarëve ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të huaj,jo thjeshtë për njohjen e këtij populli të lashtë por, para së gjithash, sepse pa njohjen ehistorisë shqiptare është e pamundur njohja e historisë së popujve të Ballkanitpërgjithësisht.Përhapja e ilirëve ishte madhështore e gjigande, e lavdishme e marramendëse. Kjoshpërndarje krijoi bazat e të gjitha qytetërimeve mesdhetare të Europës.1

1 Enzo Gatti/ Iliret fq. 48, 49

Page 160: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

160

Vlerat, themel i interesit kombëtar

Duke studiuar shkencërisht origjinën e shqiptarëve, profesori kroat Aleksandër Stptevicarrin në përfundimet e mëposhtme:“Nuk mund të studiohet e kaluara e Ballkanit, madje as e tanishmja pa njohjen e elementitIlir. Gjithçka që ka ndodhur në Ballkan prej kohës së mesme e këndej, në një farë mënyre,është ndërtuar mbi atë shtresë që ne e quajmë ilire. Pra çdo tregim për Ballkanin fillonme Ilirët…”2

Autoktonia dhe autenticiteti i identitetit shqiptar përbëjnë kontributin më të madh qëShqipëria dhe shqiptarët i ofrojnë thesarit të trashëgimisë së kulturës botërore.Dhe populli ynë mbetet një faktor ende i fortë dhe sot për shkak të fuqisë dhe traditës qëka për të trashëguar kulturën, identitetin, gjuhën e të parëve, këto cilësi që përbëjnëzanafillën e historisë së popujve të Ballkanit. Fr. Gikardini (Guicardini) në librin e tij“Nuova Antologia” shkroi mbresat e tij në mbështetje të ndërtimit të shtetit shqiptar“Mund të thuhet për këtë komb (shqiptar) ajo që është thënë për Austrinë: nëse nuk dotë ishte, do të duhej të sajohej”...3

Gjeopolitikisht, Shqipëria ka qëndruar gjithmonë si barrierë antisllave. Ndoshta methënien e mësipërme autori ka dashur të shprehë pikërisht këtë.E para është ShqipëriaJa, një e vërtetë aksiomatike për ne shqiptarët, në të gjitha kohërat. Shqipëria ështëemër i madh që shmang kufij gjeopolitikë e bashkon shumë shqiptarë me të njëjtin emër.Kryeemri i gjakut dhe i shpirtit, simbol i pakapërcyeshëm për shpresat dhe imagjinatënqë na bën të ndërgjegjshëm për çka jemi dhe ç’do të bëhemi.4 Vitaliteti, dëshira, optimizmii këtij populli për të ecur përpara kanë sjellë ndryshime thelbësore për vendin tonë.Shqipëria është një popull proatlantik. Kjo tregon vlerat e një vokacioni perëndimor nëkëtë vend. Gjithashtu, ajo ka shfaqur vendosmëri gjatë këtyre viteve tranzicioni për tëecur dhe pë t’u zhvilluar sipas modelit euro-atlantik. Anëtarësimi në strukturat Euro-Atlantike të sigurisë kolektive e ka ndërgjegjësuar atë tashmë për garantimin më së miritë forcimit të mëtejshëm të sigurisë së vendit, që i shërben interesave të paqes dhestabilitetit në rajon.Shqipëria është një vend që ka pranuar pluralizmin, ekonominë e tregut, sistemindemokratik të zgjedhjeve të lira. Këto janë vlera që na afrojnë dhe na bashkojnë mevendet perëndimore. Vendi ynë nuk ka barriera të pakapërcyeshme përpara që të moszhvillohet. Përpara ka sfida që kërkojnë përpjekje dhe vullnet, ndërgjegje e vitalitet.Në një intervistë të ditëve të fundit, pyetjes “A do të bëhet Shqipëria?” shkrimtari MoikomZeqo iu përgjigj: Shqipëria është një vend i bërë. Të mos zhdukesh, siç janë zhdukurdisa popuj të vjetër të botës si etruskët, thrakasit, etj., do të thotë që je një komb i bërë.5

Shqipëria është një komb i arritur historikisht. Në kushte ekstremisht negative, ajo kanxjerrë nga brumi i saj shkrimtarë e patriotë, burra shteti që kanë mbrojtur çështjen

2 Bashkurti Lisen/ Identiteti, Imazhi, Diplomacia, fq. 643 Gaetano Petrota/ Populli, Gjuha dhe Letersia Shqiptare, fq. 5334 Moikom Zeqo/ Rexhep Qosja dhe ceshtja kombetare shqiptare, fq.335 Interviste(I ftuar : Moikom Zeqo) ne TV-Top Channel

Page 161: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

161

Elira Luli

shqiptare dhe kanë çuar përpara konceptin e identitetit. Shqiptarët “e rinj” kanë rënë nëgjumë letargjik dhe harresa ka zaptuar ndërgjegjen historike, këtë episod të gjatë e tëfamshëm epokal të kombit tonë. Kombit tonë, rinisë sonë, i duhet më shumë kujtesë, mëshumë studim për të zgjuar e rikujtuar të vërtetat universale që na kanë ndjekur nëpërshekuj e na kanë bërë kombin që jemi e shpirtin e pasur që kemi. Me një ndërgjegje tëkonsoliduar për atë se çfarë vlerash mbart vendi ynë, me edukimin dhe me arsimiminpërkatës ne mund krijojmë urat e zhvillimit, duke kapërcyer vështirësitë e çfarëdolloji.Shqipëria sidoqë të duket, çfarëdo që të thuhet, mbetet një faktor kyç i pakapërcyeshëm,i paanashkalueshëm për Ballkanin për sa i përket bashkëpunimit për paqe, stabilitet dheintegrim.Korrelacioni Shqipëri- Ballkan është përcaktues për rajonin.6

Pozita gjeografike si element dominues për një kombNatyra dhe pozita gjeografike konsiderohet në mjaft raste komponent thelbësor identitetikombëtar dhe faktorë kyç për imazhin. Shqipëria njihet e konsiderohet ndërkombëtarishtnjë perlë natyrore e pazbuluar, e pashfrytëzuar. Shqipëria dhe natyra e saj përbëjnë njësimbiozë vlerash identiteti unik. Natyra dhe pozita tejet e favorshme e Shqipërisë janëkomponentë objektivë pozitivë që vetë Zoti u ka ofruar atyre.Pozita gjeografike, nërastin e Shqipërisë, përbën në vetvete një element me rëndësi të madhe gjeo-strategjike.Ajo ndodhet në kryqëzimin e rrugëve me të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu perëndimorpër në Ballkan e Azinë e vogël, duke patur nën kontroll një pikë shumë kyçe që ështëkanali i Otrantos.Pra ka një lidhje të brendshme të Ballkanit me detin Adriatik e të Azisësë vogël me viset e Mesdheut.Klima është një element tjetër shumë i favorshëm, duke qenë se Shqipëria bën pjesë nëbrezin subtropikal dhe përfshihet në zonat klimaterike mesdhetare me dimër relativishttë shkurtër dhe të butë, me verë te nxehtë dhe të thatë. Bukuritë dhe burimet tona natyroremund të ngjallin interesin e investitorëve të huaj dhe të brendshëm për zhvillimin emëtejshëm të turizmit, duke sjellë zhvillim ekonomik, social-shoqëror dhe kulturor.Shqipëria kufizohet në veri nga Mali i Zi, Kosova; në lindje me Maqedoninë; në jugkufizohet me Greqinë dhe në vijë bregdetare me Italinë duke e bërë kështu pozicionin esaj një vend kushinetë, me që një pjesë e mirë e këtyre vendeve janë dhe ish-territore tësaj. Kjo ka qenë dhe një arsye më shumë që e shtyn atë të synojë të jetë një faktorstabiliteti e paqeje në rajon, sepse nuk shpreh armiqësi e pretendime territoriale përndryshim kufijsh me përdorimin e forcës. Ajo është kundër krijimit te krizave ekonflikteve rajonale dhe këtë e ka faktuar në të gjitha krizat rajonale që lindën meprishjen e ish-Jugosllavisë.Mjedisi dhe burimet natyrore janë elemente të pashtershëm të gjenerimit të një kombidhe Shqipëria është një vend shumë i pasur me minerale nëntokësore. Këto pasuri janëinstrumente shumë të fuqishëm të sigurisë, interesit dhe strategjisë ndërkombëtare.Një tjetër pikë shumë e konsiderueshme që përbën një thesar të madh turistik të vendittonë është qytetërimi i lashtë që ne kemi. Ky qytetërim është i lashtë dhe i ri. Përcaktohet

6 Bashkurti Lisen Identiteti, Imazhi, Diplomacia fq. 256, 257

Page 162: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

162

Vlerat, themel i interesit kombëtar

qartë nga struktura e një shpirti kombëtar dhe e një tradite mijëvjeçare, si një veprimtarie gjallë, që tregon se si mund të qëndrojë një popull në histori.Rrugëtimi fetar i shqiptarëve për një vlerë të vetme: ruajtjen e identitetitKur flet për besimin fetar në Shqipëri nuk mund të flasësh për një besim të vetëm dhenuk të shkon mendja tek fetë në mënyrë të veçantë apo tek themeluesit apo lajmëtarët eparë të këtyre feve, se sa tek toleranca dhe raporti krejt i qetë që kanë shqiptarët me fe tëndryshme. Në vende të ndryshme të botës feja është shndërruar në kult referues dhepërdoret si fuqi, vlerë mbi çdo gjë dhe shpeshherë instrumentalizohet duke u bërë burimluftërash të ndryshme.Sulme marramendëse për hir “të arsyeve” fetare po kërcënojnë për herë e më shumësigurinë mbarëbotërore duke gjetur të papërgatitura shtete të tëra. Fesë i kanë veshurshpesh “petkun” e duhur për të qenë mburoja dhe kupola e një lëmshi interesash epërplasjesh dhe për të qenë “arsye”. Këtij këndvështrimi shqiptarët i qëndrojnëindiferentë.Mund të themi që feja shpesh herë është përdorur nga shqiptaret për një rol të dorës sëparë në mbijetesën e kombit në po atë shkallë si për disa popuj të tjerë të lashtë siarmenët dhe hebrenjtë. Ishte krishterimi ai që i dha një identitet më të fortë popullitshqiptar në kohën e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer në një vend të shenjtënë kohën e Skënderbeut. Feja Islame i dalloi shqiptarët kur politika sllavizuese dhehelenizuese e fqinjëve synonin përvetësimin dhe përfitimin e trojeve shqiptare. Por le tëndalemi pak tek myslimanizmi, si një fe me të cilën na identifikojnë shpesh te huajt.Xhenaro M. Monti (Gennaro M. Monti) shkruan:” pushteti i turqve më shumë se njësundim i vërtetë, qe një sovranitet i lartë”. Ka pasur karakter administrativ e ushtarake prandaj nuk do të kishte rëndësi të madhe për historinë e origjinës sonë, sikur, herëpas here, të mos kishin dalë njerëz që gjejnë halën në përpeq e të kishin thënë se turqitkanë lënë gjurmë të pashlyeshme, se e kanë ndryshuar gati krejtësisht gjakun arian e sekanë çrrënjosur cilësitë ario-europiane nga populli shqiptar.Myslimanizëm nuk do të thotë turqizëm, sado që turqit sunduan për 500 vjet. Të besojmëçfarë shkruhet përciptas, pa baza për fenë tonë, duhet të ishte njësoj sikur të pohojmë seGjermanët ndërruan origjinën, sepse braktisën paganizmin dhe përqafuan krishterimin,ose se anglezët e sotëm nuk janë më ata të pesëqind vjetëve më parë, sepse u ndanë ngakisha Katolike Apostollore Romake. Duhet të pranohet çfarë aludojnë këta, nësemyslimanizmi do të ishte përhapur me anën e turmave kolone turke të vendosura prejPortës së Lartë nëpër krahina të ndryshme të Shqipërisë. Por, një kolonizim të tillë nuke përmend asnjëherë historia. Duhet shtuar më në fund se nuk do të ishte në asnjëmënyrë e mundur që një popull me gjak të përzierë e gati turk të ruante për pesë shekujndjenjën e individualitetin kombëtar, duke bërë përpjekje të parreshtura për të fituarmëvetësinë politike. 7

Duhet theksuar se shqiptarët mund t’i ketë dëmtuar shumë një element lidhës siç ështëfeja e njëllojtë për të gjithë, ama synimet e lakmia e pushtuesve i bëri ata të besojnë tekdisa elementë akoma më solidë siç janë, identiteti, kultura, historia dhe shqiptaria e7 Jakov Milaj/ Raca Shqiptare. Fq. 73, 74, 75, 76, 77, 79, 80, 81,83, 84,86

Page 163: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

163

Elira Luli

tyre. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë të ndërgjegjshëm që feja është në shërbim të kombitdhe interesave dhe identitetit të tij historik, por asnjëherë aq i rëndësishëm sa të qëndrojëmbi identitetin kombëtar. Feja është një element që i është diktuar atyre përherë ngapushtuesit. Ligji i dhunës dhe i forcës gjeti terren në tërë popujt e botës, jo vetëm në njëpopull të vogël siç ishte Shqipëria. Përballë zgjedhjes më të rëndësishme historia tregonse ata e patën më të lehtë t’iu diktoheshe feja, pa iu prekur e cënuar identiteti.Gjuha shqiptare si vlerë autentike për autoktoninë e shqiptarëveGjuha është faktor themelor për zhvillimin e formimin e personalitetit, vetëdijes dheidentitetit kulturor e social. Ajo është promotore e fuqishme e identitetit kulturor kombëtarsi dhe ka rol stabilizues dhe katalizues për identitetin social e multikulturor. Ajo ështëmjeti me anë të të cilit një popull shpreh e bart nga një gjeneratë në tjetrën, traditat,zakonet, vlerat, mitet, legjendat e individualitetin si dhe mentalitetin e një kombi.Shqipëria bën pjesë tashmë në hallkën zinxhirore të popujve më të rëndësishëm e me tëlashtë të Ballkanit e të Europës, një popull që ka zgjuar kuriozitetin e studiuesve tëshumtë për gjuhën tonë. Pavarësisht faktit të pranisë dhe kontributeve shqiptare në botë,që nga lashtësia e deri në periudhën e rilindjes europiane dhe rolit të saj në fatet eperandorisë Romake e Bizantine, Shqipëria nuk njihej ende nga Europa.Gjuha shqipe u shndërrua në objekt interesimi për të huajt në periudhën e iluminizmitkur popujt e Europës kërkonin njohjen e historisë së vendeve të tyre, në shërbim tëpolitikave ekspansioniste ekonomike-shoqërore dhe kulturore.Duke filluar nga mesi i shekullit të 18-të, në Gjermani ishte krijuar shkolla e parë evazhdueshme e historiografisë (në universitetin e Gëtingenit), që ndodhej larg rrezes seveprimit të inkuizitorëve të cilët ndëshkonin egërsisht në të gjithë Europën çdo përpjekjepër të zbuluar të vërtetën historike në mënyrë antiklerikale.Në shekullin e 19-të enciklopedistë si J.G.Hani do të shpallte se krahas grekëve dheromakëve të lashtë, kishte dhe një popull ilir po kaq të lashtë, po kaq të shquar ngatradita. Vetë gjermanët nuk bënin pjesë në ata popuj; ata nuk kishin një të kaluar të tillëtë ndritur, por dhe ata donin të kishin një atdhe, një shtet e sovranitet mbi trojet e tyrehistorike. Këtë shqetësim e synim, në një frymë iluministe, shpreh nga fundi i shek. te18-të J.G. Herderi, kur shkruan....ne kemi lidhje me njëri- tjetrin, jemi plotësisht tënjëjtë me njëri-tjetrin, por ne nuk kemi një atdhe, një atdhe tonin për të cilin të jetojmë;ne jemi miq të njerëzve dhe të qytetarëve të botës.Me këtë thënie merr një rëndësi të veçantë analiza e tyre për gjuhën tonë, duke mosmbetur vetëm brenda kornizave gjuhësore, por duke e kthyer Shqipërinë në një raststudimi për të kuptuar zanafillat dhe rrënjët e Europës.Ndërkohë që popujt e tjerë luftonin për identitet kombëtar ose kërkonin tashmë tëndërtonin një të tillë, shqiptarët qëndronin fort mbi rrënjët tyre duke hedhur dritë mbi tëvërtetat e civilizimit më të hershëm botëror.Studimi më i rëndësishëm, me një vlerë të çmuar si enciklopedi e botës shqiptare dhemë i gjithanshëm është “Studime shqiptare”, që u botua në vitin 1854 nga studiuesigjerman Johan G. fon Hani.

Page 164: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

164

Vlerat, themel i interesit kombëtar

Ai arrin në përfundimin e parë se zakonet e sotme të shqiptarëve janë po aq të ngjashmeme zakonet e grekëve të lashtë dhe romakëve dhe në një përfundim të dytë të madh, aithotë se në botën e lashtë nuk kishte vetëm grekë e romakë por edhe ilirë “forca jetësoree të cilëve është aq e qëndrueshme, saqë ka arritur deri në ditët tona.” Duke shfrytëzuartë dhënat e autorëve të lashtësisë grekë dhe romakë, ai arrin në përfundimin se ilirët,epirotët dhe maqedonasit, si fise të afërt me njëri-tjetrin e me prejardhje të përbashkët,formonin “bërthamën dhe trungjet e popujve tireno-pellazgjikë e rrjedhimisht edhe tëpopullit shqiptar.Arbëreshi A.Mashi ose anglezi U.M. Lik, arritën të sigurojnë një konsensus në shkallëeuropiane të përfundimit shkencor që shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre të sotme.Një përfundim i tillë pati rëndësi jo vetëm për zbulimin e një të kaluare të lavdishme tëShqipërisë në sytë e Europës, por dhe për formulimin e nevojshëm politik të një çështjejeshqiptare që do t’i imponohej Europës, veçanërisht pas luftërave të Ali Pashë Tepelenës,luftërave antifeudale, anti-osmane dhe çlirimtare që do të përfshinin më pas Shqipërinë..Përveç Hanit pati një numër të madh autorësh si Franc Bop, historiani më i madh ikohëve moderne Teodor Memseni, Helbigu, S. Buge që shkruan për gjuhën shqiptare.Franc Bop rikonfirmoi vendin e shqipes në familjen e gjuhëve indo-europiane dhe dukestudiuar strukturën gramatikore të saj, ai provoi që lidhjet e afërsisë së shqipes ishin mëtë mëdha me sanskritishten sesa me greqishten. Sërish këtu dalim në rëndësinë që patipërfundimi i kësaj teze për Rilindjen tonë Kombëtare kundër propagandës së MegalIdesë rreth një lidhjeje të lashtë prejardhjeje të përbashkët e kulturore të shqiptarëve megrekët.Teodor Memseni, duke studiuar mbishkrimet mesape, arriti në përfundimin mbi lidhjete mesapishtes me ilirishten dhe me shqipen, (në punimet e vitit 1850 “Dialektet e Italisësë jugut” (Unteritalische Dialekte). Në veprën madhore të tij “Historia e Romës”, epirotëte lashtë të prirë nga Pirua, ai i mbiquan “Shqiptarë të lashtësisë”. Helbigu i qëndrongjithashtu të njëjtit përfundim kur zbulon se emrat e njerëzve që hasen në mbishkrimetmesape në shumë raste janë thuajse të njëjtë me antroponimet ilire të bregdetit lindor tëAdriatikut.Në këtë mënyrë, historia dhe gjuha e ilirëve u njoh me një konsensus të kënaqshëmndërkombëtar si histori dhe gjuhë e paraardhësve të shqiptarëve dhe kërkimet dhepunimet e kryera në këtë fushë, duke nisur nga fillimi i shekullit tonë, ishin aq të shumtanë numër dhe në një nivel të atillë shkencor sa që formojnë një fushë të veçantë të dijes,të njohur si ilirologji.8

Studimet për gjuhën shqipe nuk duhet të rreshtin së thelluari edhe më tutje nga studiuesshqiptarë, duke ditur rëndësinë më të madhe që ka ajo, përsa i përket krijimit të ndërgjegjessë origjinës dhe ndërgjegjes kombëtare. Rëndësia tjetër, sipas studimeve, qëndron nëkontributin që ajo i ka dhënë thesarit të gjuhëve të botës. Ajo është ndër karakteret më tërëndësishme duke i qëndruar idesë së filozofit të madh Gotfrid Vilhelm Libnitz përstudimin krahasues të gjuhëve i cili përbën kushtin themelor për të ndërtuar një historiuniversale të botës. Gjuha është një element i dorës së parë që ndihmon për afrimin dhe

8 Autoktonia e shqiptarëve në studimet gjermane, fq. 7-37

Page 165: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

165

Elira Luli

përzierjen e njerëzve të ndryshëm brenda një kombi. Mbijetesa është karakteristika mëe lavdishme e shqiptarëve përballë sfidave të mëdha që i kanë ofruar shekujt e historisë.Populli shqiptar, human dhe tolerant apo i “përulur”?!...Një tjetër sfidë!Humanizmi, solidariteti dhe toleranca që i karakterizon shqiptarët nuk janë vlera qëkarakterizojnë njerëzit e dobët, jo të pushtetshëm dhe të pafuqishëm. Në fakt historiajonë nuk është vetëm histori e shtypjes, por është edhe histori e rezistencës ndaj shtypjes,histori e tolerancës fetare dhe histori e përkushtimit për drejtësinë.Populli shqiptar, nëmarrëdhënie me popujt e huaj, ka qenë i predispozuar të ofrojë gjithmonë miqësi dhepaqe, shpesh herë duke bërë dhe lëshime.Pa dyshim që shqiptarët kanë një karakter human dhe të butë, cilësi këto të lidhura meqytetarinë e vjetër e me traditat e tiparet fisnike që ata kanë trashëguar. Pasi, Shqipëria,pavarësisht se e parë në pozita më inferiore nga lart, ose e “interpretuar” shpesh herë etillë, i ka të gjitha cilësitë dhe vlerat për të ecur përpara. Ka një histori shumë të lashtë,pa ndriçimin e elementëve të saj, Ballkani do të ishte i errësuar. Ka shfaqur njëpredispozitë të madhe në shekuj për ruajtjen e paqes në rajon.Me integrimin e saj në NATO dhe së shpejti në BE pozita e saj gjeografike del në plantë parë, akoma edhe më e favorshme jo vetëm për shqiptarët por edhe për të huajt, dukeqenë se mbetet një vend strategjik tranzit, nga ku ekonomia mund të lëvizi më lirishtnga Azia drejt Europës. Ekonomia e një vendi çdo ditë e më shumë po kthehet në faktordominues. Është e dukshme se në sistemin botëror kapitalist fuqia financiare po bëhetgjithnjë e më përcaktuese e prestigjit dhe ndikimit të një shteti sesa fuqia ushtarake.9Kjo është një sfidë strategjike për vendin tonë ku shteti luan një rol thelbësor për tëarritur shfrytëzimin e saj konkret.Vendi ynë është përballur me shumë periudha të vështira gjatë kohës, momente kyçe evendimtare për të ardhmen. Dalja nga komunizmi dhe periudha pas 90-tës e bënë vendintë përballej me probleme shumë akute si: ekonomia shumë e dobët, varfëria, izolimishumëvjeçar, mbijetesa, çështja e Kosovës, etj.Por në ditët e sotme, vendi ynë duhet të mësohet të eci me këmbët e veta, t’i shfrytëzojëtë gjitha burimet dhe cilësitë që i ka falur natyra, historia dhe tradita. Të shfrytëzojëpopullin pjesën më energjike të lënësisë së tij. Nuk duhet të harrohet që populli ynëështë populli me moshën më të re në Europë. Populli dhe qytetarët e tij janë elementshumë i rëndësishëm për të prezantuar mirë një shtet. Sot, përherë e më shumë, po ijepet rëndësi mirëqenies dhe sigurisë së njeriut. Siguria si koncept ka kapërcyer kufijtëe saj tradicionalë. Siguria, gjithë vëmendjen e saj, tani e ka tek individi/ populli dhesiguria e tij. Pa garantuar sigurinë njerëzore nuk ka kuptim të flasësh për garantim tësigurisë tradicionale (shtetërore) dhe anasjelltas.Populli dhe territori janë burime unike të pazëvendësueshme për një shtet që aspiron tëjetë subjekt i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për këtë arsye, populli duhettë jetë në harmoni me shtetin që të dy të përfaqësojnë njëri-tjetrin denjësisht si brendadhe jashtë kufijve. Një popull që jeton i kërcënuar nga varfëria, pasiguria, dhuna, anarshia

9 Besnik Pula “Lufta e re për Ballkanin”Shih:http://www.mapo.al/index.php?z=blog&bcategory=%20Besnik%20Pula&id=1375.

Page 166: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

166

Vlerat, themel i interesit kombëtar

politike, privimi nga e drejta, trysnia dhe frika, mund ta tradhtojë në çdo moment shtetindhe politikën e vendit të tij. Si në rastin e braktisjes ose emigrimit, si në rastin emospjesëmarrjes në zgjedhjet vendore, ose mosinteresimit total për veprimtaritë politikenë vend.Pse duhet të qëndrojnë vlerat kombëtare në themel të interesit kombëtarVlerat kombëtare janë përbërja dhe thelbi për zhvillimin e një vendi. Shqipëria ka tëgjitha kushtet e favorshme për t’u zhvilluar. Interesi dhe fuqia jonë kombëtare duhetparë dhe zhvilluar mbi bazën e vlerave që mbartim ne si komb.Një fillim i mbarë i punësdo të ishte rikthimi dhe ndërgjegjësimi i të gjithë faktorit shqiptar tek këto vlera. Kyproces do të sillte hapin tjetër që është ndërtimi i projektit drejt rrugës europiane.Shqiptarët duhet të rikthehen tek vetvetja duke u unifikuar me mendjen, mentalitetindhe punën rreth vlerave që mbart një komb i vetëm duke standardizuar kështu të gjithahallkat e shoqërisë sonë. Nuk duhet menduar më si një individ i vetëm por si pjesëtar ikombit, ku kontributi i njërit është kontribut për zhvillim interesash dhe shanse tëpërbashkëta kombëtare. Mangësitë kundrejt interesit të kombit tonë do të qëndrojnë,për sa kohë që shqiptarët veprojnë si individë ose si anëtarë të familjes dhe kundërinteresit që na çon përpara.10 Kombi është bashkësia e qytetarëve11jo vetëm nga elementëte përbashkët që mbartin qytetarët e një kombi, por edhe nga barasvlerësimi dheidentifikimi që kanë qytetarët për këta elementë unifikues.Në botën e sotme janë ndryshimet e mëdha globale dhe nacionalizmat e rilindura sipasojë, të cilat shpesh udhëheqin sjelljen ekonomike-financiare dhe ushtarake të shteteveapo grup shteteve në arenën ndërkombëtare. Prandaj lypset që Lidershipi politik shqiptartë vendosë prioritete të qarta dhe të miratojë një qëndrim pragmatist dhe konsensual përruajtjen e interesave tona më të rëndësishme. Përveç kësaj, duhet bindur kombi/opinioniynë publik për vlerat dhe interesat tona kombëtare, pasi kjo ndihmon në përgatitjen eterrenit për të dy palët (lidership-popull) që të shkohet në unifikim bindjesh dhe idesh,në mënyrë që të shfrytëzohen më së miri kapacitetet e nevojshme. Mbi të gjitha, shqiptarëtnuk duhet të harrojnë që shtetet e rajonit gjithashtu kërkojnë të afirmojnë pozicionet etyre me qëllim avancimin e tyre në fushën e sigurisë dhe të interesave të tyre vetjakekombëtare. Përveçse duhet bërë identifikimi i interesave shtetërore të vendeve të rajonite më gjerë duhen adresuar shumë pyetje dhe çështje për veten gjithashtu, si p.sh.:

• Cilat janë interesat vitale kombëtare shqiptare sot?• Cilat janë interesat jashtëzakonisht të rëndësishme kombëtare?• Cilat janë interesat (thjesht) të rëndësishme?• Cilat janë interesat më pak të rëndësishme ose dytësore?

Mbi shtyllat e interesit kombëtar ndërtohet politika e jashtme e një vendi. Adresimi ipyetjeve të tilla sjell vendosjen e prioriteteve. Cilat janë politikat më të rëndësishme përt’u zhvilluar këto prioritete, rajonet apo shtetet më me rëndësi për të cilat vendi ynëduhet të tregojë kujdes apo interes të veçantë? Cilat janë mundësitë më të mira për

10 Ambasadori danez, Karsten Ankjaer Jensen, leksion që ka mbajtur, i ftuar ngaInstituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare11 Domenique Schnapper në librin e tij “Mbi idenë moderne të kombit”

Page 167: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

167

Elira Luli

zhvillimin dhe hapjen e tregjeve për mundësitë e tregtisë dhe investimeve? Sa të përgatiturduhet të jemi për rreziqet dhe pasojat? Dhe sa do të na kushtojë përgatitja dhe marrja emasave ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve për çështjet e mësipërme sipas shkallëve tërëndësisë?PërfundimeNë dokumentin për strategjinë e sigurisë kombëtare thuhet se: “Garantimi i interesavejetike, siç janë ushtrimi i sovranitetit, mbrojtja e pavarësisë dhe integritetit territorial tëvendit, mbrojtja e rendit kushtetues, mbrojtja e jetës së qytetarëve, e lirive dhe e tëdrejtave të njeriut, zhvillimi i ekonomisë dhe ruajtja e pasurive dhe vlerave kombëtare,përbën bazën e sigurisë së Republikës së Shqipërisë”. Në këtë kuptim, interesa kombëtarejanë dobitë dhe nevojat më të rëndësishme të një shteti dhe zhvillimi i tyre rrjedh ngavlerat dhe vlerësimi që ka një komb për to. Këtu mund të radhisim: pavarësinë e vendit,mbrojtjen e atdheut, vlerat kombëtare (gjuhë dhe identitetin kombëtar), etj. Bazamentii këtyre interesave është i qëndrueshëm për një kohë të gjatë, prandaj dhe me kalimin enjë kohe të gjatë, thelbi i tyre mbetet i pacënuar. Si shembull mund të krahasojmëobjektivat kombëtare të përcaktuara që nga Rilindja Kombëtare e deri më sot, të cilat nëthelb nuk ndryshojnë.Duke patur parasysh, se detyra themelore në çdo politikë të sigurimit kombëtar ështësiguria e kombit dhe mbijetesa e tij, vlerat kombëtare (gjuha, kultura, territori, etj), janëtë lidhura ngushtë edhe me sigurinë e kombit edhe me mbijetesën e tij.Në kushtet e sotme, kur Shqipëria për shumë arsye, nuk mundet të realizojë një objektiv,ose strategji kombëtare të përcaktuar që në kohën e Rilindjes Kombëtare, e cila ishtebashkimi i territoreve kombëtare në një shtet të vetëm kombëtar, asaj i del për detyrë sishtet amë t’i kushtojë shumë vëmendje aspekteve të vlerave kombëtare për të mbajturgjallë shpirtin e kombit. Nëse vlerat kombëtare kanë një energji të pashtershme për tëmbajtur gjallë fuqinë shpirtërore të kombit, atëherë s‘mbetet tjetër vetëm se asaj politiket‘i mëshohet më shumë duke menduar edhe për perspektivën dhe vendin e padiskutueshëmqë do ketë Shqipëria në BE. Shekulli i 21-të është shekulli i shqiptarëve anë e mbanëvendeve ku ndodhen ata, jo vetëm në Shqipëri. I duhet kushtuar rëndësi të madhe këtijshansi që vetë koha, vullneti ndërkombëtar dhe rrjedhja globale i kanë dhënë faktoritshqiptar në kohët e sotmeMisioni, i nisur që nga Rilindja kombëtare, mund të realizohet deri diku, kur Shqipëriado të afirmohet me të drejta të plota në BE. Në BE, çështjet e territoreve etnike shqiptarenë kuptimin fizik (territor,kufij fizik), fillojnë dhe e humbin rëndësinë e tyre, për shkakse qarkullimi i mallrave, i njerëzve dhe ideve brenda BE-së lehtësohet shumë dhe, nëkëtë kuptim, kombi shqiptar i cili ka funksionuar për shumë kohë si një krijesëpolicentriste, fillon të riorganizohet drejt një qendre të vetme (Shteti Shqiptar), sidomosnë kuptimin gjuhësor dhe arsimor, kulturor, etj. Është e vërtetë që nuk do jetë një shtetfizik i vetëm shqiptar, por shqiptarët do të zënë një hapësirë shumë të rëndësishme,gjeopolitike, shpirtërore, jetike, e organizuar për bashkëpunime të mëtejshme në këtoterritore shqipfolëse në kuadrin e shteteve të BE-së.Në këtë kuadër, kujdesi, trajtesa, mbështetja për vlerat kombëtare merr karakterin e njërëndësie jetike për klasën politike, për elitën shoqërore, për diplomacinë, masmedian,

Page 168: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

168

Vlerat, themel i interesit kombëtar

etj. Rëndësia e këtij faktori bëhet edhe më e mprehtë po të llogarisësh edhe një popullsigati disa milionëshe që jeton sot si në diasporë në vendet fqinje ashtu edhe më gjerë.Është detyrë e elitave politike të rrisin fuqinë e shtetit, duke alternuar metodat dherrugët pragmatiste me ato të moralshmet, duke përfituar nga shkollat kryesore të politikësEuro-Atlantike. Duhet të jenë gati përgjigjet e pyetjeve, për ndikimet që luajnë ngjarjetaktuale ne ekonominë e vendit dhe në fuqinë e vendit. Ku synojnë konkurrentët tanë tëdëmtojnë apo të ndikojnë në fuqinë kombëtare, zhvillimi i interesave kombëtare sipasrëndësisë, cilat janë marrëveshjet dhe kompromiset që i shërbejnë interesave tona dherritjes së fuqisë. Duke u nisur nga kushtet e sotme të trendeve globale, rrugët më të mirapër realizimin e strategjive kombëtare, janë rrugët që çojnë në fuqizimin ekonomik tëvendit, të cilat mundësojnë zbatimin më të mirë dhe më efikas të politikave të sigurimitkombëtar për të tashmen dhe për të ardhmen e Kombit Shqiptar.Bibliografia:

1. Bashkurti Lisen - “Identiteti, Imazhi, Diplomacia”2. Gaetano Petrota- “Populli, Gjuha dhe Letërsia Shqiptare”3. Moikom Zeqo –” Rexhep Qosja dhe çështja kombëtare shqiptare”4. Domenique Schnapper në librin e tij -”Mbi idenë moderne të kombit”5. Besnik Pula -”Lufta e re për Ballkanin”

Page 169: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

169

Elira Luli

RUBRIKA E PESTË

STUDIME HISTORIKE

Shkrimi që për këtë numër u vlerësua i botueshëm, sjell para lexuesit një periudhëjo pa rëndësi në historinë e Forcave tona të Armatosura.

“Shqipëria nga Jalta në Traktatin e Varshavës” mëton jo vetëm të revokojë njëperiudhë jo pak të përfolur por, me anë të vëzhgimeve të holla nën dritën e fakteve,vjen të pasurojë njohjen e lexuesit tonë për këtë periudhë.

Ajo ç‘ka ne si Redaksi mendojmë se duhet të ndodhë në të ardhmen, është seduhet që pena të cilat, një jetë të tërë në strukturat e Forcave të Armatosura janëmarrë me historinë e këtyre Forcave dhe më gjerë, duhet të shkruajnë .

Nga të tilla pena të cilat nuk mungojnë në Akademinë e Mbrojtjes, madje janëedhe me grada e tituj shkencorë në këtë fushë, ne presim studime të mirëfillta.Është një histori që ata kanë luksin ta shkruajnë në të “ftohtë”, pra në distancë tëmjaftueshme kohore për një gjykim objektiv...

Page 170: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

170

Shqipëria nga Jalta në Traktatin e Varshavës

Shqipëria nga Jalta në Traktatin e Varshavës (1945-1968)

Kolonel Ahmet Leka,Shef i Qendrës së Doktrinës dhe Manualeve

Abstrakt. Paslufta e Dytë Botërore e gjeti Shqipërinë një vend të brishtë në të gjithadrejtimet, si në pikëpamjen ekonomike, politike ashtu edhe në atë strategjike-ushtarake.Shqipëria ishte thjesht një vend i vogël, me ekonomi krejt të prapambetur, pa kurrfarëinfrastrukture dhe si i tillë, aspak joshës. Udhëheqja e shtetit e shihte si domosdoshmërinjohjen e Shqipërisë nga blloku komunist. Pavarësisht nga vendosja e marrëdhënievediplomatike Shqipëri-BS, lidhjet e Moskës me Tiranën, deri më 1948, realizoheshinvetëm nëpërmjet Beogradit.Ky ishte një nga faktorët që intensifikuan rritjen e ndikimit jugosllav në Shqipëri. Nëkëtë kohë, realisht, vendi ynë kishte probleme të theksuara në lidhje me marrëdhënietme vendet fqinje. “Miqësia” me Jugosllavinë kishte filluar të marrë një çarje të madhe.Ndërsa guerrilasit grekë shfaqeshin rrezikshëm në kufirin me Shqipërinë, duke provokuarshpesh incidente. Kështu, vendi ynë ishte ende në “zjarrin” e pashpërthyer të fqinjëvetë saj. Në këtë mënyrë, pjesëmarrja në një koalicion të tillë si Traktati i Varshavës, ebënte Shqipërinë që të ishte më e mbrojtur.

Para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Jaltë të Krimesë u takuan presidentii SHBA-ve, Ruzvelti, ai i Bashkimit Sovjetik, Stalini dhe i Anglisë Çërçilli. Këtatre burra shtetesh në këtë konferencë diskutuan për rrjedhat e mëtjeshme të luftës.

Para së gjithash, këta tre udhëheqës shtetesh vërtetuan vendimin e marrë në Teheran,për ndarjen e Gjermanisë dhe Polonisë, si dhe ndarjen e sferave të ndikimit mbaspërfundimit të luftës.Në Konferencën e Jaltës nuk kishte rend dite dhe pika të përcaktuara. Asnjë pikë diskutiminuk ishte e përgatitur dhe asnjë pyetje nuk ishte shqyrtuar si duhet. Si pikë kryesorediskutimi ishte kapitullimi i Gjermanisë. Ata vendosën ta mposhtnin nazizmin dhefashizmin, duke dhënë një kontribut për të siguruar fitoren e “demokracisë”.Më në fund Çërçilli arriti të miratojë, që Perandoria Gjermane të okupohet dhe të futetnën administrimin e fuqive fituese. Principi për ndarjen e Gjermanisë në 4 zona u vërtetuanë Jaltë.

Page 171: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

171

Kol. Ahmet Leka

Debatet për Poloninë morën një kohë të madhe në konferencë. Bashkimit Sovjetik iupremtua pjesa lindore e Polonisë, deri në vijën Kurson, kurse Polonia duhej tëkompensohej me pjesën gjermane Oder-Niesen. Me këtë Polonia u bë shtet satelit iMoskës dhe shërbente si mbrojtës kundër Perëndimit.Në këtë kohë Bashkimi Sovjetikkishte okupuar një pjesë të madhe të shteteve Lindore, si dhe të Ballkanit. Në këtëmënyrë ishin me qindra milionë evropianë të shpërndarë në Perandorinë Sovjetike.Vende të tilla si Polonia, Çekosllovakia, Hungaria, Rumania, Bullgaria dhe Jugosllaviasi edhe pjesa lindore e Gjermanisë, u çliruan nga Ushtria e Kuqe, ndërsa Shqipëria uçlirua nga ushtria Nacionalçlirimtare, natyrisht pasi forcat aleate, si nga Lindja, ashtuedhe nga Perëndimi, po i jepnin goditjen përfundimtare Gjermanisë naziste. Pas Luftëssë Dytë Botërore nuk ishim ne shqiptarët që vendosëm se në cilën zonë të influencës dotë qëndronim. Ishte Jalta, Konferenca e tre të mëdhenjve të Luftës, Stalinit, Ruzveltitdhe Çërçillit, e cila Shqipërinë, (pa e përmendur fare), e la në zonën e Lindjes.Kompromisi në Jaltë nuk u bë në formë të një kontrate, por më së shumti në formëdeklarative. Nuk mund të shmanget edhe fakti se interesat e SHBA-së dhe BashkimitSovjetik ishin më të rëndësishme se sa ato të Europës. Është me të vërtetë për t’u çuditurse si në vendimet e Konferencës së Jaltës, të mbajtur në shkurt të vitit 1945, pra më pakse tre muaj pasi komunistët shqiptarë uzurpuan pushtetin për ta mbajtur me dhunë përgati 45 vjet, Shqipëria nuk është përmendur fare në këtë konferencë, thuaj se nukekzistonte në këtë botë?!Mirë Stalini që, siç do të shohim më poshtë, nuk kishte dijeni fare për këtë vend, i cilinuk kishte pasur kurrë të bënte më sllavët, por si është e mundur që të “harronin” Ruzvelti,(1882-1945) dhe Çërçilli,(1874-1965), ndryshe nga presidenti Uillson, (1856-1924),që mbrojti me këmbëngulje interesat territoriale të Shqipërisë, duke përcaktuar nëKonferencën e Paqes në Versajë, (1919-1920), se në Europë është një vend i vogël, porme histori dhe tradita të lashta, që ka gjithashtu kulturë të lashtë, që prej 500 vjetësh kaqenë e pushtuar nga perandoria turke dhe, megjithatë, ka arritur të ruajë gjuhën që nukngjan me asnjë gjuhë tjetër të Ballkanit, ose të Europës, traditat, kulturën?Kjo mund të shpjegohet me faktin se ishte pasojë e “ndarjes” së zonës së influencës nëJaltë që bënë Çërçilli me Stalinin dhe, kur flitej për Jugosllavinë, mbase Shqipëriakonsiderohej pjesë e Jugosllavisë1.Kjo është një tjetër e vërtetë tragjike që dëshmon edhe njëherë se Europa, madje mekeqardhje, nuk tregoi vëmendje për këtë vend dhe për këtë popull, duke na kujtuarkështu vargjet e njohura të poetit Gjergj Fishta, me të cilat ai i drejtohej Europës sëkohës së tij...Pra, ashtu si dhe Kongresi i Berlinit, më 1878, ku kancelari Gjerman Bismark mohonteekzitencën e kombit shqiptar, kongres që me vendimet e tij arbitare shkëpuste nga trungushqiptar vise të tëra të Veriut, si Plava dhe Gucia, për t’ia dhënë Malit të Zi, kurseSerbisë toka të tjera me popullsi shqiptare, në krahinat e Vranjës, Nishit etj., deri nëafërsi të Gjilanit, ashtu si Konferenca e Londrës, më 1913 që i dhuronte Serbisë Kosovën,këtë radhë “tre të mëdhenjtë” e mësipërm vepronin në Jaltë akoma më keq, sepse, pa

1 Ramiz Alia “Jeta ime” fq.133.

Page 172: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

172

Shqipëria nga Jalta në Traktatin e Varshavës

asnjë vendim, e nënkuptonin Shqipërinë si pjesë të Jugosllavisë. Pra, i jepnin asaj tëdrejtën që një ditë ajo edhe ta gllabëronte atë…Në Jaltë, midis Çërçillit dhe Stalinit u vendos që Rumania dhe Bullgaria të ishin 80 përqind nën influencën e Bashkimit Sovjetik, ndërsa 20 për qind nën atë të Perëndimit.Jugosllavia 50 për qind nën influencën e BS dhe 50 për qind në atë të Perëndimit.Greqia 80 për qind nën influencën e Perëndimit dhe 20 për qind në atë të BS. PërShqipërinë nuk është folur fare konkretisht, por ajo, siç duket qartë nga zhvillimet emëvonshme, është përfshirë në kuadrin e Jugosllavisë, e cila kaloi plotësisht nën ndikiminrus2.Ky fat pra i ra “për hise” Shqipërisë. Çdo të ndodhte sikur “tre të mëdhenjtë “ të merrninnë Jaltë një vendim posaçërisht për vendin tonë, pra që ai të mos konsiderohej në mënyrëtrashanike pjesë e Jugosllavisë, sepse nuk ishte vend sllav, por të ishte 80 për qind nëninfluencën e Perëndimit dhe 20 për qind e BS? Ose, që Shqipëria të ishte e lidhur njëllojsi me Lindjen, ashtu dhe me Perëndimin, sepse në këtë luftë kishin marrë pjesë edheforca që nuk ishin komuniste dhe përfaqësonin edhe drejtime të tjera politike?Ashtu siç pritej, paslufta e dytë botërore rezultoi jo vetëm në fitimtarë dhe humbës, poredhe në një ndarje të thellë midis vetë fitimtarëve. Aleatët u tërhoqën në llogoret e veta,tashmë jo si aleatë, por si kundërshtarë. Dy blloqe politike dhe ushtarake u vunë përballënë një luftë të re, e cila në terma historike dhe politike është quajtur “Lufta e Ftohtë”,emërtim ky i përdorur për herë të parë nga gazetari amerikan Valter Lipman.Shqipëria pas Luftës së Dytë Botërore ishte e lidhur politikisht me Bashkimin Sovjetik.Menjëherë pas luftës në këndvështrimin e BS-së Shqipëria ishte thjesht një vend i vogël,me ekonomi krejt të prapambetur, pa kurrfarë infrastrukture dhe si i tillë, aspak joshës.BS-ja ishte i interesuar për Shqipërinë, vetëm në kontekstin e interesave strategjikeushtarake për ta pasur atë në sferën e vet të influencës. Përkrahja sovjetike në OKB përproblemet shqiptare kishte pikërisht këtë synim. Deri më 1948, pavarësisht nga vendosjae marrëdhënieve diplomatike Shqipëri - BS, lidhjet e Moskës me Tiranën realizoheshinvetëm nëpërmjet Beogradit. Ky ishte një nga faktorët që intensifikuan rritjen e ndikimit

jugosllav në Shqipëri. Deri më 1948 ajo u lanën influencën jugosllave. Më pak se katërvjet, (1944-1948), vazhdoi “besa epërjetshme” me fqinjët kufitarë verilindorë3.Lidhur me këtë, shkrimtari i madh PetroMarko përcjell apelin që i bëri atij një tregtarshkodran në vitin 1945, kur ishte kryeredaktori gazetës «Bashkimi», e vetmja e përditshmenë vend: «Pse zoti Petro, sllavët po nazhveshin? Të paktën të marrin një pjesë e njëpjesë ta mbajmë ne se, ku do t’i gjejmë tërëkëto mallra të çdo kategorie: që nga lënda e

2 Ramiz Alia “Jeta ime” fq.136.3 Ana Lalaj, “Momentet më kyçe të historisë së Shqipërisë në vitet ‘50".

Page 173: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

173

Kol. Ahmet Leka

ndërtimit, manifaktura, makineritë, pijet, madje deri tek mjetet e higjenës?Stalini e braktisi Jugosllavinë pasi krijoi një zonë-tampon mes kufirit sovjetik dhePerëndimit, duke dashur të thotë me braktisjen e Jugosllavisë se, ai nuk kishte synimeekspansioniste, por vetëm sigurie për Bashkimin Sovjetik.Braktisja e Jugosllavisë ishte në fakt një gjest vetëpërmbajtjeje i Moskës, dhe paralelishtme këtë erdhi duke e ulur në minimum ndihmën derisa e ndërpreu fare, duke fajësuarpër këtë gjë tradhëtinë e Titos. Pas braktisjes së Jugosllavisë, Stalini e mbajti Shqipërinësi një post të avancuar, diçka si Kaliningradin4 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik,kjo dhe falë faktit që udhëheqja shqiptare zgjodhi që të mbajë anën e Stalinit në konfliktinmes tij dhe Titos.Pasi Bashkimi Sovjetik u prish me Jugosllavinë mori fund kujdestaria mbytëse jugosllavepër Shqipërinë dhe ndihmat që Bashkimi Sovjetik i jepte Shqipërisë, filluan të vijnëdrejtpërdrejt në Shqipëri. Pra, tashmë, kishte një përputhje në marrëdhëniet e Shqipërisëme Bashkimin Sovjetik, si në rrafshin politik ashtu dhe në atë ekonomik.Në dokumentet amerikane ka një numër të madh rekordesh që dëshmojnë për të kundërtën.Qeveria amerikane tradicionalisht dhe në mënyrë konstante e ka shpallur veten nëpërkrahje të pavarësisë dhe integritetitterritorial të vendit. Sipas SHBA-së këtoshtete kishin konflikte interesash nëShqipëri, ndaj ishin të vëmendshme që atotë mos thelloheshin duke prishur statu-kuonë politike në Ballkan, gjë që do të çontenë një konflikt më të gjerë dhe tëpakontrolluar. Qëllimi i SHBA-së duket seka qenë ta izolonte sa të mundte këtë konflikt dhe, Shqipërinë ta shkëpuste nga bllokukomunist pa komplikacione ndërkombëtare.Kështu vitet 1948-1960, mund të konsiderohen vite normale në marrëdhëniet sovjeto-shqiptare, kuptohet në kuadrin e anormalitetit të orientimit të Shqipërisë nga BashkimiSovjetik. Por, është shumë kurioze se, derisa marrëdhëniet sovjeto-shqiptare fituandimensionin ekonomik, veç atij politik, ato mbetën pa përmasat e duhura në fushënushtarake, edhe pse nga udhëheqja komuniste e kohës ishte bërë një kërkesë e tillë.Me vdekjen e Stalinit, më 5 mars të vitit 1953, askush nuk e dinte se ç‘ka do të ndodhtenë Bashkimin Sovjetik pas tij. Me vdekjen e Stalinit shfaqet një liberalizim në politikëne pasardhësve të tij, ashtu si dhe gjendja e brendshme edhe e jashtme e Bashkimit Sovjetikndryshoi tërësisht.Udhëheqësit e rinj u distancuan nga metodat e udhëheqjes staliniste dhe vendosën tësjellin ndryshime, të cilat premtonin përmirësim të gabimeve që ndodhën gjatë qeverisjessë Stalinit. Paralel me këto zhvillime u morën edhe masa kundër shtypjes masive, si dhepati një liberalizim në shtetet socialiste që ishin në hullinë e Bashkimit Sovjetik (përveçShqipërisë). Ishte ky një proces i cili zgjati deri në fund të vitit 1955 dhe solli mjaftpërmirësime në kushtet jetësore në atë kohë.

4 Kastriot Myftaraj “Paralele sovjeto-jugosllave dhe amerikano-greke për Shqipërinë”.

Page 174: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

174

Shqipëria nga Jalta në Traktatin e Varshavës

Por qysh me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik filloi që të hyjë nëmarrëveshje me shtetet që ishin në sferën e interesit të saj. Kur Bashkimi Sovjetik ishtekundër anëtarësimit të Gjermanisë në NATO, ajo bëri një marrëveshje me shtetet ebllokut lindor për përkrahje të plotë dhe për mbrojtje të shumanshme. Marrëveshja përshoqëri, bashkëpunim dhe mbështetje reciproke, u nënshkrua më 14 maj 1955 nëVarshavë. Në këtë forum socialist merrnin pjesë këto shtete: Bashkimi Sovjetik, Polonia,Çekosllovakia, RDGJ, Rumania, Hungaria, Bullgaria dhe Shqipëria.Çfarë ishte Pakti i Varshavës?Pakti i Varshavës ishte një lidhje e shteteve komuniste të Evopës, e udhëhequr ngaBashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, i nënshkruar më 14 maj 1955 në Varshavë,me qëllim të zhvillimit të miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke në mes tëShqipërisë, Bullgarisë, Republikës Demokratike të Gjermanisë, Polonisë, Rumanisë,Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Republikës Socialiste të Çekosllovakisëdhe Hungarisë. Pakti i obligonte anëtarët e saj për konsultime mbi çështjet e interesit tëpërbashkët dhe për ndihmë të mënjëhershme ushtarake në rast të ndonjë sulmi në Europë,mbi një apo më shumë anëtarë të paktit.Të gjitha shtetet anëtare të Paktit të Varshavës, sipas kontratës ishin të barabarta dhevlente principi i mosndërhyrjes në çështjet e tyre të brendshme. Kontrata ishte për 20vjet e kufizuar, dhe dalja nga ky forum nuk merrej parasysh. Shtetet i ishin përkushtuarndihmës në mes tyre, konfliktet internacionale në mes shteteve duhej të zgjidheshin meanë të konsultimeve politike. Kjo mënyrë e zgjidhjes së konflikteve në mes shteteve,shihej si një mekanizëm që nuk paraqiti ndonjë ndikim të madh në politikën këshilluese,por solli vetëm një distancim në mes këtyre shteteve. Marrëveshjet bilaterale në mesBashkimit Sovjetik dhe vendeve të bllokut lindor që nga viti 1944 deri në vitin 1947ishin mjaft të rëndësishme për bshkëpunimin ushtarak.Organet kryesore të paktit me qendër në Moskë ishin: Byroja e Këshillit Politik(Politbyroja) dhe Kryekomanda e Bashkuar. BRSS-ja, gjithnjë kishte kryekomandën eForcave të Armatosura. Ata ishin, I. S. Konjev nga 1955-60, A. A. Greçko 1960-67, I. I.Jakupovskij 1967-76 dhe nga 1977-ta V. G. Kulikovi. Stacionimi i trupave sovjetike nëvendet partnere, rregullohej me marrëveshje të veçanta bilaterale.Pakti i Varshavës u zhvillua si një instrument politik në duar të BRSS-së, si fuqiudhëheqëse e bllokut lindor. Përpjekjet e qeverisë kryengritëse hungareze të I. Nagit (I.Nagy), në tetor-nëntor 1956, për të tërhequr anëtarësimin e Hungarisë nga Pakti iVarshavës, ishin vendimtare për marshimin e trupave sovjetike në Hungari në nëntorine vitit 1969. Po kështu, përpjekjet e reformave komuniste në Çekosllovaki në 1968,BRSS-së iu dukën jo vetëm si një devijim nga ideologjia komuniste, por edhe si rreziki mbajtjes së përbashkët të Lidhjes. Në dallim nga strategjia e Organizatës së KombeveTransatlantike, Pakti i Varshavës, nuk ka publikuar asnjë konceptë mbrojtës kundërsulmeve.Rrethet e ndryshme ushtarake perëndimore, në lidhje me këtë pohonin se sipas udhëheqjeskomanduese, organizimit, stërvitjeve dhe armatimit, Pakti i Varshavës punonte në njëstrategji ushtarake mësymëse. Vështruar nga shpërndarja hapësinore e trupave sovjetikedhe gjendja gjithnjë në gatishmëri e tyre, mund të dilet në përfundim se: Pakti i Varshavës

Page 175: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

175

Kol. Ahmet Leka

mundohej të siguronte gadishmërinë për konflikte të mundshme, pa ndonjë parapërgatitjetë posaçme dhe pa ndonjë manovër. Përmirësimi i përditshëm i armatimit konvencionaldhe atij bërthamor i Paktit të Varshavës, lë të kuptohet se ishin të gatshëm për çdo llojlufte të mundshme të asaj kohe.

Po ashtu në disa vende perëndimore tëEuropës mendohej se armatimi i cili itejkalonte nevojat vetëmbrojtëse tëPaktit të Varshavës, përdorej edhe përtë shtypur interesat e Europës Perë-

ndimore. Shqipëria u bë anëtar i Paktit të Varshavës në vitin 1955, ndërsa në 24 tetor1957, sovjetikëve iu dha Baza e Vlorës.Hyrja e Shqipërisë në këtë Pakt dhe më vonë dhënia e ofertës për t’u ndërtuar në Vlorënjë bazë ushtarake e përbashkët me sovjetikët dhe vendet e tjera komuniste nuk ishte elehtë, pasi udhëheqja komuniste ruse (Stalini, Molotovi etj) kishin qenë kundër meargumentin se, në rast se do të sulmohej Shqipëria, Bashkimit Sovjetik do t’i duhej që tëluftonte për të5. Kërkesa nga shteti shqiptar për t’u pranuar në Traktatin e Varshavës nëvitin 1955 dhe vënia në dispozicion e Bazës së Pashalimanit (1957) ka qenë konsistente,pasi në këtë mënyrë ndreqej anomalia që Shqipëria ishte i vetmi vend komunist nëEvropën Lindore, i lidhur me Bashkimin Sovjetik, ku kishte forca ushtarake sovjetike,gjë që shihej si një pasiguri e madhe për kohën .Nga ana tjetër, këtë anomali, strategët ushtarakë sovjetikë, donin ta shfrytëzonin nëaspektin e avantazhit strategjik që u jepte Shqipëria. Baza Ushtarake e Pashalimanitshihej si një nga bazat më adekuate për afrimin e flotës së Detit të Zi në brigjet shqiptare,për asgjësimin e flotës 6-të amerikane6.Siç theksuam më lart Stalini e kundërshtoi këtë ide, në të dy rastet: si kur ia paraqitiudhëheqja shqiptare në vitet 1949-1952, ashtu edhe kur atë ia paraqitën gjeneralëtsovjetikë, me argumentin se mbrojtja e Shqipërisë do të ishte një aventurë e kotë ngapikëpamja strategjike, pasi Shqipëria nuk kufizohej me vendet e tjera anëtare të Traktatittë Varshavës, duke qenë se ndahej prej tyre nga dy vende të lidhura me SHBA-në, Greqinëdhe Jugosllavinë. Në rast të tensionimit të situatës, kur sigurisht që Turqia do të mbyllteDardanelet dhe Spanja Gjibraltarin, duke nxjerrë pretekste të kota, por në realitet përmos të lejuar flotën sovjetike që të hynte në Mesdhe, Bashkimi Sovjetik nuk do të qe nëgjendje që të furnizonte Shqipërinë dhe forcat e veta atje me armatime dhe sendet e tjeratë nevojshme7.Por, në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar, Hrushovi dhe pjesatjetër e udhëheqjes së Kremlinit mendonin se tashmë Bashkimi Sovjetik ndihej aq ifortë sa për të avancuar në Mesdhe, ku do të shfrytëzonte situatën e favorshme gjeopolitikeqë ishte krijuar pas ardhjes së Naserit në fuqi në Egjipt dhe konfliktit të hapur të këtijme SHBA. Stacionimi i flotës sovjetike në Mesdhe, në një bazë ushtarake të rëndësishme

5Arkivi Qendror i PPSH, fondi 14, lista 1, dosja 24.6Arkivi Qendror i PPSH, fondi 14, lista 1, dosja 20.7 Arkivi Qendror i PPSH, fondi 14, lista 1, dosja 24.

Page 176: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

176

Shqipëria nga Jalta në Traktatin e Varshavës

si ajo e Vlorës, sigurisht që do t’ i preokuponte shumë vendet e NATO-s dhe posaçërishtvendet fqinje me Shqipërinë. Deri në atë kohë forcat e Traktatit të Varshavës nuk ekishin një bazë si detyrë në Mesdhe. Duke marrë nën kontroll bazën e Vlorës, sovjetikëtsiguronin avantazhe të mëdha gjeopolitike.Në rast konflikti, ata mund t’i mbyllnin rrugën e vetme detare Jugosllavisë komunisterebele, duke i nxitur shumë forcat prosovjetike në këtë vend. Ekzistenca e kësaj bazeushtarake sovjetike do t’i nxiste shumë forcat komuniste në Itali, e cila qe një dekadë nëprag të luftës civile. Nga baza e Vlorës, flota sovjetike mund të ndërhynte në mënyrëkonsistente në konfliktin arabo-izraelit. Mungesa e bazës së Vlorës u duk kur flotasovjetike disa vite më pas doli masivisht në Mesdhe dhe nuk pati bazë ku të ankorohej.Për të gjitha këto dhe të tjera, NATO dhe posaçërisht SHBA, nuk mund ta toleroninpraninë sovjetike në bazën e Vlorës. Së pari, kjo përbënte një dhunim të frymës sëMarrëveshjes së Jaltës, që përcaktonte qëndrimin e sovjetikëve larg Mesdheut. Në këtërrethanë, është e sigurt se qenë amerikanët ata që u bënë presion sovjetikëve që të largojnëforcat ushtarake nga baza e Vlorës. Në këto rrethana veprimi, Stalini ende e shihteShqipërinë si një plaçkë të vënë në tryezën e shkëmbimeve me Perëndimin, të cilënmund ta lëshonte në këmbim të diçkaje tjetër.Marrëdhëniet ushtarake sovjeto-shqiptare morën zhvillim dhe qëndresë të plotë në prill1957, kur BS iu ofrua ishulli i Sazanit për ta përdorur atë si bazë ushtarake, një ishull ivogël, 5,5 km katrore, por një pikë e favorshme në hyrje të kanalit të Otrantos, 5 km ngabregdeti shqiptar dhe pika më e afërt me Italinë, 65 km. Ky akt u nënshkrua në tetor, kurnë Shqipëri erdhi për vizitë ministri i Mbrojtjes, Zhukovi i cili nënshkroi vendimin që tëvendoste flotën ushtarake ruse në bazën e Vlorës.Shqipëria ishte bazë me rëndësi të madhe strategjike për mbrojtjen e kampit komunist,pasi për Flotën e Detit të Zi një pengesë e madhe ishin Dardanelet, Bosfori dhe ishujt eshumtë të Greqisë. Në të njëtën kohë u formuluan kërkesat se nga BS-ja nuk kërkoninaq e kaq armatime, por mbrojtja e Shqipërisë të konsiderohej si mbrojtje e çdo pike tëBS-së dhe nëse Sevastopoli është i rëndësishëm, Vlora të bëhej kështjellë paraSevastopolit8.Në të vërtetë, kërkesa për ishullin e Sazanit, për t’u kthyer në bazë ushtarakendërkombëtare për kampin socialist, ishte bërë qysh më herët, por Stalini nuk kishtepranuar. Këtë status preferencial Shqipëria e pati kur marrëdhëniet sovjeto-jugosllave uringjallën dhe kur filloi ndryshimi i kursit politik me ardhjen e Hrushovit në fuqi.Duket pra se gjiri i Vlorës bashkë me Sazanin, në pikëpamje ushtarake ishte një nyjedelikate në ekuilibrin e brishtë politik dhe ushtarak të rajonit të Ballkanit. Por jo thjeshte vetëm për siguri ushtarake, por sidomos për siguri prestigji e pushteti, udhëheqja ekohës ka këmbëngulur dhe ka realizuar ngritjen e kësaj baze ushtarake në kuadrin emarrëveshjeve përkatëse me Traktatin e Varshavës.Vendosja e flotës sovjetike në Vlorë shkaktoi alarm të madh në Perëndim, dhe Hrushoviu detyrua ta tërhiqte duke e përdorur si kartë në negociatat me Perëndimin për Berlinin,dhe duke i ndërprerë fare marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, për t’i dhënëPerëndimit një provë shtesë të tërheqjes nga Shqipëria. Është me interes të thuhet e të8 Ana Lala “Momentet më kyçe të historisë së Shqipërisë në vitet ‘50".

Page 177: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

177

Kol. Ahmet Leka

dihet se prishja sovjeto-shqiptare ishte një deja-vu e prishjes sovjeto-jugosllave, kurishin sovjetikët ata që e kërkuan prishjen, duke e projektuar për alibi tek pala tjetër.Në 28 - 29 mars 1961 u mblodh në Moskë Komiteti Politik Konsultativ (KPK) i Paktittë Varshavës. Kjo mbledhje ishte thirrur në nivelin më të lartë të sekretarëve të parë tëkomiteteve qendrore dhe kryetarëve të këshillave të ministrave, ministrave të punëve tëjashtme, ministrave të mbrojtjes, përfaqësuesve të komisioneve të planeve shtetëroredhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Ushtarake të Bashkuara. Qysh më 22 mars1961, në KPK të Paktit të Varshavës, ishin depozituar një material shqiptar (24 faqe)dhe një sovjetik (6 faqe) për incidentet në bazën e Vlorës9.Përfundimisht, komandanti i Komandës së Bashkuar, Greçko, i kërkoi qeverisë shqiptareqë “në qoftë se është e interesuar për qëndrimin e mëtejshëm në Bazën e Vlorës tënëndetëseve sovjetike dhe të anijeve të tjera luftarake, do të duhej që ato të plotësoheshinvetëm me efektiva sovjetike. …Në të kundërtën ju duhet t’i raportoni për këtë çështjeKPK-së dhe të shtroni para qeverisë sovjetike çështjen mbi tërheqjen nga Shqipëria tëtë gjitha anijeve sovjetike të luftës, të ushtarakëve e të specialistëve.Beqir Balluku, në fjalën e tij theksoi se “likuidimi i bazës së Vlorës jo vetëm që ështëdukshëm në kundërshtim me marrëveshjet ekzistuese, por do të ishte një atentat ipalejueshëm ndaj sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe marrëdhënieve ndërmjetshteteve të kampit socialist dhe Paktit të Varshavës”.Në mbledhje u mor edhe një vendim ku theksohej se “Luftanijet e flotës që ndodhen nëgjirin e Vlorës të shërbehen vetëm nga ekuipazhet sovjetike dhe drejtimi i tyre të kryhetnga një komandë unike sovjetike, e cila të varet nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcavetë Armatosura të Bashkuara të vendeve pjesëtare të Paktit të Varshavës” dhe, në rast seqeveria shqiptare nuk e pranon këtë masë, atëherë “pjesëtarët e Paktit të Varshavës… dotë detyrohen të bien dakord me propozimin për tërheqjen e forcave ushtarako-detare tëlartpërmendura nga Shqipëria”.

Udhëheqja komuniste e kohës porosisteqë “T’i bëhet e qartë popullit se në rastse do të vinin ditë të këqija, deri në luftë,ai duhej të shtrëngojë rripin dhe të hajëbukë të racionuar”. një muaj më vonë,në nëntor të vitit 1961, udhëheqësikomunist E. Hoxha do t’i drejtohejdrejtpërsëdrejti popullit shqiptar me njëfjalim patetik, ku midis të tjerash do tëdeklaronte se: “Ne i themi Hrushovit se

populli shqiptar dhe Partia e tij e Punës do të hamë edhe bar dhe parimet e marksizëm-leninizmit nuk do t’i shkelim”.Këtu fillon procesi për shkëputjen e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës dhe mund tëthemi se udhëheqja komuniste po e çonte kështu Shqipërinë drejt izolimit, militarizimitdhe varfërisë së skajshme. Forcat ushtarake shqiptare nuk morën asnjëherë pjesë në

9 Arkivi Qendror i PPSH, fondi 14, lista 1, dosja 24.

Page 178: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

178

Shqipëria nga Jalta në Traktatin e Varshavës

manovrat e organizuara në kuadrin e Paktit të Varshavës.Nga viti 1960, Shqipëria nuk mori më pjesë në asnjë aktivitet ose mbledhje të Paktit tëVarshavës. Më 4 qershor të vitit 1961 flota ushtarake sovjetike pas një sërë konflikteshmes dy partive komuniste të Shqipërisë dhe asaj të Bashkimit Sovjetik detyrohet që tëlërë pikën më të rëndësishme strategjike detare në Mesdhe, atë të Pasha Limanit.Së bashku me këtë skalion të avancuar ata qenë të detyruar që të linin në duart e ushtrisëshqiptare një arsenal ushtarak nga më modernët e kohës, që përbëhej prej 4 nëndetëseve,bazës lundruese “Nemcinov”, 10 anije të vogla mbiujëse, 22 anije ndihmuese dhe njësasi e madhe armatimesh e materialesh, të cilat pala sovjetike i cilësoi si të rrëmbyeranga ushtria shqiptare.Më 3 dhjetor 1961, për të tretën herë qeveria sovjetike i komunikoi qeverisë shqiptarenjë notë verbale për largimin e personelit të ambasadës shqiptare nga Moska. Në fillimtë 1962 u larguan dhe përfaqësuesit e Traktatit të Varshavës në Tiranë. Ndërkohë,përfaqësuesit shqiptarë në KPK dhe në Komandën e Bashkuar nuk u thirrën më nëmbledhjet e radhës së Paktit të Varshavës. Hrushovi dhe udhëheqësit e tjerë sovjetikëakuzuan udhëheqësit shqiptarë se ata vetë e kishin lënë veten jashtë Paktit të Varshavës.Pati një ftesë nga qeveria polake, për një mbledhje të KPK-së së Paktit në Varshavë, më19 janar 1965, por udhëheqja shqiptare e refuzoi publikisht.Kurse një vit më vonë, në një letër drejtuar KPK-së së Paktit të Varshavës, qeveriashqiptare ankohej se përse nuk ishte thirrur në mbledhjen e këtij Komiteti të mbajtur nëBukuresht, më 4 - 6 qershor 1966. Kjo situatë de jure në Paktin e Varshavës dhe de factojashtë tij, vazhdoi deri më shtator të 1968. Pas ndërhyrjes ushtarake të sovjetikëve nëÇekosllovaki, të cilën Shqipëria e vlerësoi si rrezik paraprak edhe për sigurinë e saj,erdhi tërheqja formale e saj nga Pakti i Varshavës dhe hapja intensive ndaj shtetevetjera, para së gjithash ndaj fqinjëve (përmirësimi i marrëdhënieve me Jugosllavinë,tërheqjen e gjendjes së luftës me Greqinë), me shtetet perëndimore dhe disa AA (mendohetpër disa shtete të Azisë dhe Afrikës-Q.L). Më 12 shtator 1968, Shqipëria deklaroi daljene saj nga Traktati i Varshavës.Sovjetikët kur ikën nga baza, kishin mundur që të merrnin me vete në mënyrë të fshehtëpjesë të domosdoshme armatimi logjistik, me qëllim që vendasit të mos kishin mundësiqë të realizonin detyrat luftarake me mjetet që ua morën forcërisht.Përveç pjesëve të armatimit, oficerët e asaj kohe sjellin ndërmend e madje kanë shkruarse si ish-kolegët i kishin sabotuar duke iu vjedhur detonatorët e silurave, pjesë kryesoretë realizimit të qitjeve për nëndetëset. Detonatorët janë pajisjet bazë, ndonëse në madhësitë vogla, për të realizuar plasjen e silurave ose qitjen luftarake.Pas prishjes së marrëdhënieve me BS-në, mbështetja e Shqipërisë tek Kina ngelet bazakryesore e pozitës së saj ndërkombëtare. Kina ishte shteti i vetëm nga ku Shqipëriapranon edhe ndihma ushtarake. Shteti shqiptar dërgoi misionarë ushtarakë në Kinë përsigurimin e pajisjeve ushtarake për rivendosjen e gatishmërisë luftarake të njësive.Traktati i Varshavës, si strukturë politike dhe ushtarake pati rolin e vet, si strukturëbalancuese përballë Aleancës Atlantike, ashtu edhe në detyrat e angazhimet që mori

Page 179: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

179

Kol. Ahmet Leka

brenda shteteve pjesëmarrëse. Mirëpo, po ta vlerësojmë në vështrimin e sotëm,përgjithësisht ky ka qenë një rol regresiv dhe është përdorur më shumë si instrumentndërhyrës, sa herë që shtetet anëtare nuk kanë qenë të rreshtuara me udhëheqjen politikesovjetike.Shqipëria as brenda e as jashtë Traktatit të Varshavës, (1961 -1968) as marrëveshjet e1957-ës dhe 1959-ës dhe, as vizita e Hrushovit në Shqipëri nuk e konsoliduan prestigjindhe statusin e Shqipërisë si shteti më i devotshëm ndaj BS-së dhe Paktit të Varshavës.Madje, në analizat që CIA amerikane i bënte vizitës së Hrushovit në Shqipëri, vihej nëdukje se Hrushovi ishte larguar nga Shqipëria dy ditë përpara kohës së planifikuar…Situata e ndezur dhe historia e atyre ditëve janë të njohura gjerësisht, pasi edhe mjetet efuqishme të propagandës së kohës e kanë ngritur në apogje këtë histori konfliktesh, ecila, sipas disa analistëve ushtarakë, qe cilësuar si një nga humbjet më të mëdha strategjiketë BS-së, pas Luftës së Dytë Botërore...Bibliografia:

1. Erik Hobsbawm ,,-Epoka e Ekstremeve”.Tiranë,1997.2. Uelltër Laker ,,Evropa në kohën tonë” 1945-1992,Tiranë,1996.3. Leon Poliakov ,,Totalitarizmat e shekullit XX” .Tiranë,1987.4. Henri Kisinger ,,Diplomacia” .Tiranë,1999.5. Karl Grimberg ,,Historia Botërore dhe Qytetërimi”.Tiranë,2005.6. Studime politiko-shoqërore-Tiranë-1989. Ramiz Alia- Libri “Jeta ime” “Rreth marrëdhënieve

shqiptaro-jugosllavo-sovjeto-kineze (1944-1976)”.7. Ana Lalaj, “Panorama” një nga momentet më kyçe të historisë së Shqipërisë në vitet ‘5.

Page 180: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

180

Shkolla e Sigurisë në kohëra

RUBRIKA E GJASHTË

TALENTE TË REJA KËRKIMORE

Në këtë Rubrikë që funksionoi për herë të parë në Revistë, për këtënumër pati prurje të konsiderueshme në sasi, por jodomosdoshmërisht edhe në cilësi.

Qëllimi i Revistës dhe i Qendrës së Analizave të Mbrojtjes është që të tërhiqetmendimi i kursantëve të Masterit të të gjitha shkallëve deri në doktoraturë.E kur themi mendimi, nuk kemi parasysh literaturën që pashmangshmërishtata mund të kenë shfrytëzuar. Revistës i intereson mendimi konkret italenteve të reja për realitetin tonë, në funksion të zhvillimit të institucionevetë sigurisë

Inkurajojmë talentet e reja dhe këdo që ka prirje të trajtojë me kurajë dheme mënyrë analitike çështje të shtruara për zgjidhje në fushat përkatëse,duke ofruar kurset më të mira të veprimit.

Të gjithë të mirëpritur, por me “prodhime” të tyre, për realitetin tonë...

Page 181: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

181

Msc.Albert Hitoaliaj

Shkolla e Sigurisë në kohëra

Msc.Albert Hitoaliaj,Student në Programin Dokt. “Siguria Kombëtare”,

Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt. Qasjet e reja europiane ndryshojnë jo vetëm nga studimet e sigurisë në SHBA,por ato qëndrojnë të veçuara edhe nga pjesa tjetër e studimeve që kryhen në pjesë tëtjera të botës. Se përse ato janë evropiane dhe përse teoritë në SHBA e vende të tjerajanë të ndryshme, kjo varet pjesërisht nga natyra politike e rajoneve ku lindin teoritë. Amundet që ato të zgjidhin problemet lokale dhe të japin zgjidhje apo të përdoren edhe nëvende të tjera të botës?Kjo do të ishte një pyetje interesante dhe e vlefshme edhe nëndërtimin e skemave studimore të cilat mund të aplikohen në vendin tonë.Studimi i thellë i teorive të studimeve të sigurisë mund të ofrojë një mënyrë origjinale tëshikimit të problematikës sonë rajonale e kombëtare në lidhje me çështjet e sigurisë. Kypunim jep një përmbledhje të shkurtër të mendimit të disa prej shkollave kryesore tësigurisë. Informacioni i sjellë tenton të ngacmojë ide që do t’i shërbejë një qasje e cilasynon ndërtimin e studimeve tona kombëtare në fushën e sigurisë.

Hyrje

Një numur teorish apo programesh kërkimi të cilat janë quajtur edhe “shkolla”,kanë dalë në pah për studimin e sigurisë në Europë. Pavarësisht se studimet mbisigurinë, zakonisht janë parë si një nën-degë brenda fushës së marrëdhënieve

ndërkombëtare, këto “shkolla” nuk kanë qenë manifestim sektorial i teorive kryesore tëmarrëdhënieve ndërkombëtare, ashtu si janë quajtur në debate të shpeshta. Ato nuk janëpo ashtu, as një kopjim i teorive amerikane. Debatet e lindura në lidhje me to kanërezultuar shumë të frytshme në fushën e sigurisë. Në dekadat e fundit, kjo fushë, ështëbërë një prej më zonave më dinamike e më të kontestueshme të marrëdhënievendërkombëtare. Në mënyrë të veçantë duhet thënë që kjo hapësirë është shndërruar nënjë forum kryesor në të cilin qasjet konstruktiviste sociale kanë sfiduar qasjet tradicionale,në mënyrë të gjerë ato realiste dhe jo realiste, duke ofruar disa përqasje të reja në analizëne politikës ndërkombëtare.Debatet në studimet mbi sigurinë në SHBA dhe Europë, kanë pasur drejtime thuajsetërësisht të ndara. Në Europë, është e zakonshme që të prezantohet panorama teorike estudimeve kritike, shkolla e Kopenhagës, tradicionalizmi dhe feminizmi, ndërsa në

Page 182: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

182

Shkolla e Sigurisë në kohëra

SHBA, është e zakonshme që të shihet debati kryesor brenda studimeve të sigurisë sinjë debat ndërmjet realizmit ofensiv dhe atij difensiv. Megjithatë duket se kanë ndodhurndryshime pasi kohët e mëparshme të gjitha shpikjet teorike në fushën e sigurisë bëheshinnë SHBA ndërsa kohët e fundit janë krijuar teori të veçuara, të shoqëruara me emra

vendesh si Aberystwyth (StudimetKritike mbi Sigurinë), Paris (punimet eDidier Bigo) dhe Kopenhaga (sigurimi).Se përse ato janë evropiane dhe përseteoritë në SHBA e vende të tjera janë tëndryshme, kjo varet pjesërisht nga natyrapolitike e rajoneve ku lindin teoritë. Amundet që ato të zgjidhin problemet

lokale dhe të japin zgjidhje apo të përdoren edhe në vende të tjera të botës? Kjo do tëishte një pyetje interesante dhe e vlefshme edhe në ndërtimin e skemave studimore tëcilat mund të aplikohen në vendin tonë. Studimi i thellë i teorive të studimeve të sigurisëmund të ofrojë një mënyrë origjinale të shikimit të problematikës sonë rajonale ekombëtare në lidhje me çështjet e sigurisë.Çfarë është Siguria?“Siguri-a”:-Të qenët jashtë çdo rreziku dhe të papriture; gjendje pa ndonjë rrezik a të keqe tëpapritur, sigurim.-Vërtetësia e plotë e diçkaje; mungesa e çdo dyshimi në lidhje me diçka; bindja e plotëse diçka është e vërtetë, e përpiktë a e drejtë. Dihet (nuk dihet) me siguri. Me sigurimatematike me siguri të plotë.-Besimi në diçka; bindja e plotë a besimi i patundur për t’i dalë në krye një pune ose segjithçka do të shkojë mirë, ashtu siç duhet, siç parashikohet, siç dëshirohet. Siguria nëtë ardhmen (në ditën e nesërme). (Fjalor i gjuhës shqipe)”Përkufizime të konceptit të Sigurisë1

“Vetë siguria është një liri relative nga lufta, e shoqëruar nga një pritshmëri relativisht elartë se humbja nuk do të jetë pasojë e asnjë lufte që duhet të ndodhë”.(Ian Bellamy, 1981)“Një komb konsiderohet i sigurt kur nuk ekziston asnjë rrezik që ta detyrojë atë tësakrifikojë vlerat e tij themelore nëse do të donte të shmangte luftën, dhe ai është i aftë- nëse sfidohet- në një luftë të tillë, t’i ruajë ato nëpërmjet fitores”(Walter Lipman, 1991)“Siguria kombëtare mund të përkufizohet si aftësia për t’u përballur me agresionin ejashtëm dhe për t’i rezistuar atij”.(Giacomo Luciani, 1989)“Si kërcënim ndaj sigurisë kombëtare konsiderohet një veprim ose një sërë veprimeshqë (1) kërcënojnë, në mënyrë drastike dhe brenda një intervali të shkurtër kohor cilësinë1 “Studime mbi Sigurinë”, UET, Tiranë 2010

Page 183: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

183

Msc.Albert Hitoaliaj

e jetës së banorëve të një shteti, ose (2) kërcënon të ngushtojë në mënyrë thelbësoregamën e zgjedhjeve politike në dispozicion të qeverisë së një shteti ose të entiteteveprivate, joqeveritare (të tilla si individë, grupe apo korporata) brenda shtetit.”(Richard H. Ullman, 1983)“Siguria, sipas çdo kuptimi objektiv, mat mungesën e kërcënimeve ndaj vlerave tëpërftuara; kurse sipas një kuptimi subjektiv, ajo mat mungesën e frikës nga sulmi ndajkëtyre vlerave”.(Arnold Wolfers, 1962)“Siguria dhe pasiguria përkufizohen në lidhje me kërcënimet si ato të brendshme ashtuedhe ato të jashtme, që janë të afta, që janë të afta të gjunjëzojnë dhe /ose të dobësojnëstrukturat shtetërore–si ato territoriale ashtu edhe ato institucionale – dhe regjimetqeveritare”.(Mohammed Ayob, 1995) “Emancipim do të thotë çlirim i njerëzve (si individë edhe grupe), nga kufizimet fizikedhe njerëzore të cilat i ndalojnë të realizojnë atë që ata do të zgjidhnin të bënin nëkushte lirie… Siguria dhe emancipimi janë dy anë të së njëjtës monedhë. Prandajemancipimi, dhe jo fuqia apo rendi, është ai që prodhon sigurinë e vërtetë. Kësisoj,teorikisht, emancipimi është siguri”.(Ken Booth, 1991)“Nëse njerëzit, qofshin ata ministra të qeverisë apo individë të thjeshtë, e perceptojnënjë çështje si një kërcënim për jetën e tyre në çfarëdolloj mënyre, atëherë ajo çështje dotë konsiderohej një çështje sigurie”.(Peter Hough, 2004)“Siguria… nënkupton si mjetet shtrënguese për të kontrolluar apo balancuar një agresor,ashtu si dhe ato bindëse, të mbështetura nga perspektiva e ndarjes së përfitimeve tëndërsjellta, për të transformuar agresivitetin dhe armiqësinë në bashkëpunim”.(Eduard A. Kolodziej, 2005)Shkollat e sigurisëTiparet e shkollave të sigurisë ndryshojnë nga një kontinent në tjetrin, edhe pse Brendatë njëjtës hapësirë në të cilën ndahen interesa të përbashkëta mbi sigurinë, krijohenaleanca të përbashkëta dhe skicohen vizione të njëjta për të ardhmen. Le të shohimshkurt disa tipare themelore të tyre.Shkollat e Sigurisë në Europë: tradicionalizmi/mendimi realist i zakonshëm; politikarealiste; studimet kritike të Sigurisë; shkolla e Kopenhagës; drejtimi sociologjik; ngaDidier Bigo dhe kolegët e tij; post-modernët radikalë; feminizmi, etjShkollat e Sigurisë në SHBA: realizmi ofensiv; realizmi difensiv; llojet e tjera të realizmit(post-klasik, etj); konstruktivizmi, që vjen në përgjithësi nga marrëdhëniet ndërko-mbëtare; fuqia dhe institucionet në rendin ndërkombëtar (lidhet më së tepërmi me sfidate ndërtimit të rendi njëpolar).Të përbashkëtat e shkollave të sigurisë: reflektime mbi konceptin e sigurisë si të tillë,p.sh si interesim te vetë ai dhe jo një vijëzim apo përcaktim analizues; problem me

Page 184: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

184

Shkolla e Sigurisë në kohëra

çështjen e një zgjerimi të mundshëm si kontradiktor dhe politik; siguria si praktikë;vetë-reflektimi: praktika personale e secilit si një analist sigurie është e implikuar nëpolitikën e sigurisë dhe si e tillë, përballet me dilema të vështira etike si një aktor sigurie.Shkolla e Aberystwyth trajton kryesisht: zgjerimin e konceptit siguri; emancipimin;konstruktivizmin social të kërcënimeve; marrëdhëniet vete-të tjerë.Shkolla e Kopenhagës trajton kryesisht: sigurimi: struktura politike e çështjeve tësigurisë; de-sigurimi: ‘“siguria” nuk është një e mirë por së paku është një e keqe evogël, teksa më shpesh qëllimi ynë duhet të jetë që të limitohet retorika e sigurisë dhe epolitikave të përjashtimeve dhe të emergjencave që e shoqërojnë; dallimi ndërmjetaktorëve të sigurisë dhe objekteve referente.Shkolla e Parisit trajton kryesisht: bashkimin ndërmjet sigurisë së brendshme dhe asajtë jashtme; agjencitë e sigurisë; traditën mbi ligjëratën.Filozofia, paratë dhe institucioni: Të gjitha sa u prezantuan më lart, në lidhje me çështjetkryesore, mund të tentohet t’i shpjegosh në tre nivele dalluese: 1) tradita intelektuale, 2)organizimi i fushës, 3) përdorimi praktik: çështjet politike dhe axhenda politike.2

Aberystwyth ose Shkolla e UellsitAberystwyth ka qenë një prej vendeve më të rëndësishme të rëndësishëm për zhvillimine të ashtuquajturave Studime Kritike të Sigurisë (SKS). Mes tre më të diskutuarave –Aberystwyth, Kopenhagen, Paris – SKS është shkolla që gjendet gjerësisht mes lëvizjevetë dala nga shumë burime dhe në shumë vende, në Europë dhe sigurisht edhe më tutje.Në këtë mënyrë, metafora e një qyteti është pak më problematike, por të sidomos porsai përket krahut emancipues të SKS, dy figurat kryesore të kësaj shkolle, ndodhen nëUniversitetin e Uellsit, në Aberystwyth – Ken Booth dhe Richard Wyn Jones. Për këtëqasje, përdoret shpesh edhe emri Shkolla e Uellsit. Kjo shkollë nuk ka të përfshirëpjesëmarrës Perëndimorë dhe ajo vepron në kontekstin jo-Perëndimor. SKS argumentojnëse kërkuesit duhet të shmangin shikimin e botës nëpërmjet syve të shtetit, si i implikuarnë përdorimin e termit “siguri kombëtare” si kategori kyç. Shteti është shpesh herë vetëproblemi, po aq sa dhe zgjidhja dhe zgjidhja duhet të kryhet në lidhje me qeniet njerëzoredhe jo me një institucion. Mënyra më e mirë që të konceptohet siguria në një mënyrë qëajo të lidhet me njerëzit, në vend se me shtetin, është përcaktimi i saj në termat eemancipimit.3

Frymëzuar nga nocioni i emancipimit të Shkollës së Frankfurtit, dhe i zhgënjyer shpjegimii realistëve pas Luftës së Ftohtë, Shkolla e Uellsit, dhe sidomos Ken Booth, e bënabsolutisht të qartë se emancipimi, dhe jo Fuqia apo rendi, është qëllimi i studimit tësigurisë. “Siguri” do të thotë mungesë ekërcënimeve. Emancipim do të thotë çlirimi njerëzve (si individë edhe grupe) ngakufizimet fizike dhe njerëzore që i ndalojnëtë realizojnë atë që ata do të zgjidhnin tëbënin në kushte lirie.

2 Krause, Keith,”Critical Theory and Security Studies”, 1998, f.298-333;3 “Broadening the Agenda of Security Studies: Politics and Methods”, Mershon International StudiesReview, v. 40, 1996, f. 233-245

Page 185: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

185

Msc.Albert Hitoaliaj

Lufta dhe kërcënimi i luftës është një nga ato kufizime, së bashku me varfërinë, edukimine dobët, shtypjen politike e kështu me radhë. Kësisoj, teorikisht, emancipimi është siguri.4

Shkolla e KopenhagësE ashtuquajtura, Shkolla e Kopenhagës në studimet e sigurisë është e ndërtuar mbi treide kryesore: 1) sigurimi, 2) sektorët dhe 3) ndërlikimet rajonale të sigurisë. Sektorëtdhe siguria rajonale e kanë burimin nga puna e Barry Buzan e pasqyruar në librat e tij,“Security, A New Framework”, në 1998, dhe “Regions and Powers” në 2003. Konceptii ndërlikimeve rajonale, u prezantua po prej Barry Buzan në librin e tij “People, Statesand Fear: The National Security Problem in International Relations” në 1983. Ky konceptqëndron në qendër të projektit të Buzan dhe Wæver, dhënë në librin e mëvonshëm,“Regions and Powers: The Structure of International Security”.Në “People, States and Fear”, Buzan përpiqet të zgjerojë dhe të thellojë konceptin esigurisë duke përfshirë edhe kërcënimin përtej atyre shtetërore dhe ushtarake p.sh.ekonomike, shoqërore e mjedisore dhe nivelet e kërcënimeve që përveç shtetit përfshijnëedhe shoqërinë e individët. Shkolla e Kopenhagës e refuzon pikëpamjen se siguria mundtë jepet objektivisht, por e konsideron atë si një proces social të zbatueshëm ndaj çdokërcënimi ekzistencial, prej cilitdo objekti referent të zgjedhur, që kërkon masakundërshtuese.Aksioni i sigurimit është i njohur si “... një akt fjale. Duke thënë ‘siguri’, një përfaqësuesshteti e zhvendos një rast të veçantë në një zonë të caktuar dhe në këtë mënyrë kërkon njëtë drejtë të veçantë për të përdorur mjetet e nevojshme për të bllokuar atë zhvillim “.5

Shkolla e Kopenhagës është kritikuar për mos shkuarjen aq larg sa të shkëputet krejtësishtprej nocionit shtet-qendror realist të sigurisë. Së bashku me Wæver dhe de Wilde, Buzanka mbajtur qëndrimin shteto-qendror duke argumentuar se për ta bërë një çështje siçështje sigurie, duhet që ta bëjmë atë “aq të rëndësishme sa që ajo duhet të mos të jetëe ekspozuar ndaj pazarllëqeve normale që bën politika, por duhet të trajtohet mevendosmëri nga krerët më të lartë, më përpara se çështjet e tjera “.6

Shkolla e Kopenhagës është akuzuar gjithashtu për kalimin e thjeshtë në teoritë e tjerapozitiviste të njohurisë duke e etiketuar identitetin, si të kishte një “karakter thelbësor”apo si një të dhënë. Ndërsa në sektorët ushtarakë dhe politikë, objekti referent mund tëjetë shtetëror, në sektorin shoqëror objekti referent është identiteti, ose “më saktësisht,ka lidhje me qëndrueshmërinë, brenda kushteve të pranueshme për evolucion, të modelevetradicionale të gjuhës, kulturës, shoqërisë, identitetit fetar e kombëtar dhe traditës”.7

Megjithëse pranon se me anë të një “akt fjalimi” çdo objekt referent mund të jetë nërrezik dhe të bëhet një shqetësim për sigurinë, trajtimi i kërcënimit nga ana e shtetit

4 Ken Botth, ‘“Security and Emancipation”, 1991, Review of International Studies, vol. 17, f. 316-320.5 O. Wæver, 1995, ‘Securitization and Desecuritization.’ in R. Lipschutz (ed.), On Security, ColumbiaUniversity Press, New York, p. 55.6 Buzan, B., Ole Wæver & Wilde, J.d. 1998, Security: A New Framework for Analysis, Lynne Rienner,Boulder, f. 297 O. Wæver, B. Buzan, Morten Kelstrup, Lemaitre, P. & David Carlton et al., L., 1993). 1993, Identity,Migration and the New Security Agenda in Europe, St. Martin’s Press, New York, f. 23

Page 186: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

186

Shkolla e Sigurisë në kohëra

është për të zgjidhur një problem të sigurisë dhe jo domosdoshmërisht për të realizuartendenca emancipuese. Booth i kundërvihet nocionit të sigurisë të Shkollës se Kopenhagësme shtetin apo shoqërinë të qendërzuara, duke theksuar se “është e palogjikshme, që tëshpenzojnë sasi të shumta të hollash dhe përpjekjesh, për të mbrojtur shtëpinë kundërpërmbytjes, prishjes nga thatësira dhe vjedhësve, në qoftë se kjo gjë është në kurriz tëmirëqenies së banorëve”.8

Shkolla e ParisitParisi ka qenë vendi kryesor i një zhvillimi teorik, i frymëzuar kryesisht nga Bourdieudhe sociologë të tjerë dhe me një dozë nga Foucault. Didier Bigo është figura kryesorenë këtë zhvillim dhe revista e tij “Kulturat & Konfliktet” ka botuar një sërë punimesh tërëndësishme në lidhje me këto programe kërkimi. Gjithashtu, edhe Jef Huysmans, i cilika shkruar për qasjet e tjera të reja, ka qartësuar dhe zhvilluar disa supozime të reja tëShkollës së Parisit. Bigo, në mënyrë eksperimentale, ka treguar ndër të tjera, se si siguriae brendshme dhe ajo e jashtme bashkohen, kur agjencitë konkurrojnë për detyrat edeterritorializuara të policisë e të ushtrisë. Bigo fillon nga konceptimi i një fushe dheaktorëve të saj dhe ngre pyetjen: çfarë bëjnë ata?9

Nëse kjo gjë bëhet në mënyrë të thjeshtë, qasja me bazë aktorët, mund të transformohetlehtësisht në diçka të ngjashme me teoritë e konspiracionit. Por, tashmë kjo qasje kaevoluar në praktika të mirë-orientuara, të pazakonta e të dokumentuara mirë, edhe nënivelin e ulët, prej agjencie të sigurisë. Një avantazh i rëndësishëm i kësaj fushe është seajo, më mirë se të tjerat përfshin praktikat rutinë e madje edhe devijimet nga politikazyrtare p.sh. ajo është më pak e orientuar nga ndaj ligjëratave dhe më shumë ndajpraktikave të agjencive.10

Kjo është një punë kërkuese, pasi duhet të depërtosh në agjenci të ndryshme, që ngapolitika e deri te burokracitë e tjera të kompanive të sigurisë dhe në rrjetet e tyre trans-nacionale pak a shumë të fshehta, por që ka avantazhin që në një shoqëri në rritje dhendryshim të jetë në lartësinë e duhur për të parë se kush “bën sigurinë”.Shkolla e FrankfurtitKuptimi i parë i termit teori kritike ishte ai i përkufizuar nga Max Horkheimer, i Shkollëssë Frankfurtit për shkencat sociale, në vitin 1937 në esenë e tij “Teoria tradicionale dhekritike”. Sipas Horkheimer dhe Adorno gjithashtu, teoria Kritike kërkon që “të çlirojëqeniet njerëzore nga rrethanat që i skllavërojnë ata”. Për Horkheimer, një shoqërikapitaliste mund të bëhet më demokratike, kur “të gjitha kushtet e jetës shoqërore tëcilat janë të kontrollueshme nga qeniet njerëzore varen nga konsensusi i vërtetë”. 11

Megjithatë, Horkheimer dhe Adorno, në veprat e mëvonshme mbi Iluminizmin Dialektik,paraqitën një pamje mjaft pesimiste mbi mundësinë në se njerëzit do të ishin ndonjëherë

8 Booth, K. 1991, ‘Security and Emancipation’, Review of International Studies, vol. 17, f. 3209 Didier Bigo, “International Relations Theory and the Politics of European Integration”, London: Routledge2000, f. 180-19010 Referuar faqes se këshillit “Social Science Research Council” “after September 11”, “To Reassure andProtect, After September 11” http://www.ssrc.org/sept11/essays/bigo.htm;11 Horkheimer, M. 1982, Critical Theory, Seabury Press, New York:, f. 244

Page 187: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

187

Msc.Albert Hitoaliaj

në gjendje që të kapërcenin pushtetin e racionalitetit instrumental (zhvillimit material)dhe për të arritur emancipimin. Një qasje alternative ndaj teorisë kritike të Shkollës sëFrankfurtit, që u shkëput nga fokusi i prodhimit i përkrahësve të mëparshëm, është çuarpërpara nga diskutimi teorik i Habermasit ku vendimet merren në bazë të konsensusit tëardhur përmes diskutimeve të lira nga çdo dominim. Në të mëvonshmen, Teori eKomunikimit, Habermas argumenton fuqia emancipuese duhet që të gjendet në fushëne ndërveprimit të komunikimit, ku theksi i madh është te gjuha.Alex Honneth, një teoricien më bashkëkohor kritik i Shkollës së Frankfurtit, çoi më tejidetë e Habermas për të marrë në konsideratë identitetin social-kulturor. Siç është cekurnga Wyn Jones, “ndërsa Honneth, pa dyshim që pajtohet me goditjen e gjerë të aktit tëkomunikimit të Habermas, që është, përpjekje për të gjetur fuqinë emancipuese dhepolitike në fushën e ndërveprimit në vend të punës - ai zbërthen nga Habermas theksiminqë i bën gjuhës drejt një teorie të njohjes.12

Në përgjithësi, qasja e Shkollës së Frankfurtit, në thelb është me natyrë emancipuese.Të gjithë ata, duan që të përmirësojnë jetën e njeriut nga një perspektivë sociale. NdërsaHorkhheimer dhe Adorno mund të kenë ardhur nga një perspektivë marksiste për t’iupërgjigjur rreziqeve të kapitalizmit, Habermas ishte përgatitur që të çonte para reformatsociale në botën moderne kapitaliste nëpërmjet komunikimit aktiv. Honneth përmesteorisë së njohjes, rafinoi më tej qasjen duke inkorporuar bashkëveprimin e identitetevenë botën sociale. Ata, përpiqen që të gjithë për t’i dhënë formë kësaj bote nga njëperspektivë e çlirimit të njeriut. Mund të thuhet se ndërsa origjina e Shkollës së Frankfurtitmund të ketë qenë marksiste, me kalimin e viteve ajo ka lëvizur në drejtim të njëpërzierjeje normativash dhe me një racionalizim post-modernist.Post-strukturalistët dhe post-modernistëtPjesëtarët e këtij debati janë tradicionalistët në një krah dhe post-modernët thelbësorë erryma feministe në krahun tjetër. Këta post-modernë e kritikojnë sigurinë si të tillë.Duke u lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me Nietzsche dhe Heidegger, ata ngrenë çështjense përse ne jemi të shqetësuar për sigurinë. Fillimi i qasjes post-moderne është ndjekurkryesisht nga Friedrich Nietzsche. Nietzsche sulmoi “konceptet filozofike të subjektit,përfaqësimin, shkaqet, të vërtetën, vlerat, dhe sistemin, duke i zëvendësuar ato me njëorientim perspektivist për të cilin nuk ka fakte, - vetëm interpretime - as të vërtetaobjektive, ka vetëm struktura individësh apo grupesh të ndryshme”.Post-modernistët në përgjithësi kritikojnë të vërtetat apo identitetet absolute dhe theksojnërëndësinë e interpretimit të marrëdhënieve të fuqisë/pushtetit, të personalizimit dhediskutimit. Post-modernizmi argumenton se dituria është e lidhur në vetvete me kohën,vendin, pozitën sociale dhe faktorë të tjerë nga të cilët një individ ndërton (konstrukton)pikëpamjet e tij për të.13

Foucault thotë se “që të zbulohet njohuria e konstruktit, është e nevojshme që ajo tëkritikohet dhe të dekonstrukturohet. E parë nga larg, është vetëm interpretim, dhe

12 Jone, R.W. 2005, ‘On Emancipation: Necessity, Capacity, and Concrete Utopia’, in K. Booth (ed.),Critical Security Studies and World Politics, Lynne Rienner Publidhers, Inc, London, f. 225.13 Der Derian, James, “The Value of Security: Hobbes, Marx, Nietzsche, and Baudrillard”, New York:Columbia University Press, 1995, f. 30-40;

Page 188: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

188

Shkolla e Sigurisë në kohëra

interpretimi në vetvete është i kuptuar si një praktikë dominim që ndodhi në sipërfaqe tëhistorisë”.14 Ndërsa sipas Ashley “asgjë nuk është e qëndrueshme në mënyrëpërfundimtare dhe nuk ka konstante, nuk ka kuptime të caktuara, nuk ka arsye të sigurta,nuk ka sekrete të thellë, nuk ka struktura përfundimtare të kufijve të historisë”.15 Për tupërmbledhur me një fjali, mënyra e analizave të post-modernistëve, mund të thuhet seata kanë tendencën për të bërë pyetjen “si” dhe jo pyetjen “çfarë”.Studimet kritike të Sigurisë dhe emancipimi16

Që të kuptojmë më mirë Studimet Kritike të Sigurisë është e nevojshme që së pari tëshqyrtojmë termin “kritikë” apo më saktë se çfarë do të thotë në të vërtetë kritika eofruar. Aristoteli e konsideronte kritikën “aftësi për të shquar qartë apo për të gjykuar nëpërputhje me rrethanat”. Fuqia e kritikës nuk synon për të dalluar të drejtën nga e gabuara,pozitiven nga negativja, por për t’u larguar nga supozimet dhe praktikat ekzistuese dhetë sigurojë forcë dhe bindje për të kërkuar për një kuptim të ri, për të kërkuar për njëkuptimësi të re, për të kërkuar për një mënyrë të re jetese. Kritika ofron fuqinë që të ketëzgjedhje.Lind pastaj problemi se duhet të jetë kjo situatë më e mirë apo mënyra e re e jetesës, oseku duhet që të na çojë kjo kuptimësi e re dhe nga perspektiva e kujt. Është në këtëmoment që ne fillojmë të shohim një divergjencë te ithtarët e studimeve kritike të sigurisë.Disa duan të mbeten kritikë të vendosur, me qëllimin që të jenë në një vazhdimësi të tëkuptuarit ose në vigjilencë, ndërsa të tjerët duan që ta bëjnë këtë botë një vend më tëmirë për të gjithë njerëzimin dhe tashmë të tjerë duan një botë më pluraliste,tolerantendaj vlerave dhe normave të ndryshme të saj. A ka një fije që mund të lidhen të gjithakëto qasje gjoja të ndryshme të Studimeve Kritike të Sigurisë (SKS)?SKS, për momentin duket të jenë të bashkuara vetëm për aq kohë sa ato përpiqen që tëparaqesin një alternativë ndaj studimeve pozitiviste tradicionale të sigurisë të cilat janëpërpjekur për të racionalizuar fundin e Luftës së Ftohtë.EmancipimiSipas Booth “emancipim do të thotë çlirim i njerëzve (si individë edhe grupe) ngakufizimet fizike dhe njerëzore të cilat i ndalojnë të realizojnë atë që ata do të zgjidhnintë bënin në kushte lirie… Siguria dhe emancipimi janë dy anë të së njëjtës monedhë.Prandaj emancipimi, dhe jo fuqia apo rendi, është ai që prodhon sigurinë e vërtetë.Kësisoj, teorikisht, emancipimi është siguri”.17

Emancipim është bërë një term shumë i diskutueshëm, përsa i përket studimeve kritiketë sigurisë. Ka nga ata që e konsiderojnë atë si një koncept qendror, ndërsa ka edhe tëtjerë që janë shumë kritikë ndaj imazhit që këto studime sjellin. Këto studime mbisigurinë, të marra më vete, duket sikur japin idenë e një gjendjeje të përmbushjes së të

14 Foucault, “Nietzsche, Gyneology, History”15 Ashley, R.K, ‘The Geopolitics of Geopolitical Space: Towards a Critical Social Theory on InternationalPolitics’, Alternatives, 1987, vol. XII, f. 408.16 Booth, K. 1991, ‘ ‘Security and Emancipation’’, Review of International Studies, vol. 17, f. 315-33017 Booth, K. 2005, “Emancipation”, Lynne Rienner Publidhers, Inc, London, f. 180.

Page 189: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

189

Msc.Albert Hitoaliaj

mesmes së artë, të mesmes hyjnore të artë e cila qëndron si rregull arkitekture në ndërtimine gjithë Universit. Ka shumë që kritikojnë idealet utopike (sipas tyre) të sugjeruara ngatermi i studimeve të sigurisë, duke i konsideruar si të largët nga realiteti i botës. Të tjerëtakoma, e kanë akuzuar atë (studimin kritik mbi sigurinë) që të jetë një koncept perëndimori lirisë njerëzore, e cila nuk mund të përshtatet me kulturat e vendeve të botës së tretë.Megjithatë, pavarësisht këtyre pikëshikimeve që duket sikur plotësojnë gjithë anën ekundërshtuesve, ka të akoma të tjerë që kanë kritikuar vetë ithtarët e këtij konceptistudimesh, si shkelës të aspektit të studimeve kritike; dhe të tjerë akoma, që nuk mundtë pajtohen me një botë të qëndrueshme dhe harmonike ku fuqia dhe rendi supozohet tëmos ekzistojnë. Për vlerësimin e idesë së emancipimit, të përkrahësve të saj dhe tëkontekstit të saj të përshtatshëm, do të jetë e dobishme që të shqyrtohen mirë shkollat endryshme të studimeve kritike të sigurisë dhe idetë e tyre kryesore.A mund në të vërtetë, që emancipimi, të jetë ngjitësi që të mund të sjellë të gjitha këtoqasje gjoja të ndryshme të SKS drejt rezultateve të dobishme apo një gjë e tillë nuk dondodhë kurrë? Le të shohim në vijim, në mënyrë më të detajuar këtë gjë.Në lidhje me temën e emancipimit, ajo duket kontradiktore, të paktën nga perspektiva eFoucault. Thelbi i qasjes së tij ishte që të arrihej liria për individin, veçanërisht nga çdonorma të paramenduara të lirisë. Argumenti është se duke mos lidhur idenë e lirisë meçdo normë universale të së drejtave të njeriut apo emancipimin, individi do të jetë nëgjendje që të zbulojë për veten e tij, lirinë e vërtetë e cila nuk është e falsifikuar ngandonjë nocion i formuar ose i bazuar në histori, apo në një rend të jashtëm shoqëror.Zgjidhja mund të jetë e largët por mund të ketë në thelb të saj vizionin e bazuar te mendimii Foucault i cili është një kërkim për “të vërtetën që do të na bëjë të lirë”. Liria e vërtetëështë përtej sigurisë dhe e kapërcen pasigurinë, sepse çlirimi prej frikërave kapërcen nevojënpër të qenë i sigurt pasi e vërteta dhe liria sjellin zhdukjen e kërcënimeve.PërfundimeRishikimi i Mbrojtjes Kombëtare (Defence Review) është një pikë e rëndësishmeDirektivës së Mbrojtjes 2011. Në lidhje me të në Direktivë thuhet se: “Puna përgatitorepër një Rishikim Strategjik të Mbrojtjes do të jetë në qendër të aktivitetit 2011 të Stafittë Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Ndërmarrja e një procesi të tillë ështëdomosdoshmëri për kushtet e reja të sigurisë.Ky është një proces që angazhon Ministrinë e Mbrojtjes si një aktor Lider në fushën eSigurisë, por edhe Legjislativin dhe Ekzekutivin shqiptar. Rishikimi i Mbrojtjes dhe

rezultatet që do të dalin prej këtij procesi, dotë detyrojnë edhe prerogativat e sigurisëkombëtare, qoftë në termat e misioneve tëForcave tona të Armatosura, qoftë në termaoperacionalë apo edhe financiarë.I gjithë ky proces do të kërkojë një ndryshimrrënjësor në mënyrën se si Stafi i Mbrojtjes,Shtabi i Përgjithshëm dhe FA do të kryejnëanalizat dhe vlerësimet politiko-ushtarake.”Institucioni i FA duhet të jetë lider në këtë

Page 190: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

190

Shkolla e Sigurisë në kohëra

fushë. E tillë është edhe ambicja pozitive e cituar nga direktiva e Mbrojtjes 2011 (Ministriae Mbrojtjes si një aktor Lider në fushën e Sigurisë). Por që të jesh lider i fushës ndjehetnevoja e studimit të saj dhe zhvillimet e fundit të ndërmarra nga AM në lidhje mearsimimin, programet Master dhe ato të Doktoratës, janë jo vetëm një hap që duhetpërgëzuar por që duhet të na vërë edhe në mendime. Pse? Sepse studimet në këtë fushë,në vendet Perëndimore e jo vetëm, kanë një traditë shumëvjeçare dhe nëse shohim se sizhvillohet kjo fushë do të vinim re një evolucion të vazhdueshëm. Pra, thënë me pakfjalë, jo vetëm që institucionet e Mbrojtjes duhet të fitojnë të drejtën e ligjshme të tëqenit drejtues të kësaj fushe, por duhet edhe të nxitojnë në hapjen e sa më shumëstrukturave arsimuese, analizuese e studiuese në këtë fushë. Kjo gjë nuk është e tepërt,nuk është luks dhe nuk është çështje që pret, por është një domosdoshmëri që institucionika ndaj zbatimit të misionit të vet. Nisur nga ky vëzhgim mbi këtë temë, u soll edhemateriali i mësipërm, i cili ka të bëjë pikërisht me fushën e studimeve të sigurisë dhenatyrën e ndryshueshme të saj. Ndërmarrja e hapave konkretë në fushën e sigurisë prejinstitucioneve tona, shtron si nevojë njohjen dhe studimin e saj e mbi të gjitha qasjendrejt një filozofie të këtyre studimeve, e cila të ishte gjithëpërfshirëse dhe e adoptueshmepër kushtet tona.Bibliografia:

1. “Studime mbi Sigurinë”, UET, Tiranë 2010.2. Krause, Keith,”Critical Theory and Security Studies”, 1998, f.298-333.3. “Broadening the Agenda of Security Studies: Politics and Methods”, Mershon International

Studies Review, v. 40, 1996, f. 233-245.4. Ken Botth, ‘“Security and Emancipation”, 1991, Review of International Studies, vol. 17, f.

316-320.5. O. Wæver, 1995, ‘Securitization and Desecuritization.’ in R. Lipschutz (ed.), On Security,

Columbia University Press, New York, p. 55.6. Buzan, B., Ole Wæver & Wilde, J.d. 1998, Security: A New Framework for Analysis, Lynne

Rienner, Boulder, f. 29.7. O. Wæver, B. Buzan, Morten Kelstrup, Lemaitre, P. & David Carlton et al., L., 1993). 1993,

Identity, Migration and the New Security Agenda in Europe, St. Martin’s Press, New York, f. 23.8. Booth, K. 1991, ‘Security and Emancipation’, Review of International Studies, vol. 17, f. 320.9. Didier Bigo, “International Relations Theory and the Politics of European Integration”, London:

Routledge 2000, f. 180-190.15. Referuar faqes se këshillit “Social Science Research Council” “after September 11”, “To Reassure

and Protect, After September 11” http://www.ssrc.org/sept11/essays/bigo.htm.16. Horkheimer, M. 1982, Critical Theory, Seabury Press, New York:, f. 244.17. Jone, R.W. 2005, ‘On Emancipation: Necessity, Capacity, and Concrete Utopia’, in K. Booth

(ed.), Critical Security Studies and World Politics, Lynne Rienner Publidhers, Inc, London, f.225.

18. Der Derian, James, “The Value of Security: Hobbes, Marx, Nietzsche, and Baudrillard”, NewYork: Columbia University Press, 1995, f. 30-40.

Page 191: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

191

Msc.Albert Hitoaliaj

Siguria rajonale përmes integrimit

Silvana Tashi,Studente në Programin Msc. “Siguria Kombëtare”,

Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt. Konceptet e sotme për gjeopolitikën dhe sigurinë kombëtare e atëndërkombëtare, nuk mund të shihen e vlerësohen të ndara nga ndryshimet e mjedisit,nga ndryshimet e klimës, nga efektet e ngrohjes globale, etj.Faktorët klimaterike dhe mjedisorë, gjithmonë e më shumë po ndikojnë në marrëdhënietndërkombëtare, në sigurinë e vendeve, në nivel botëror duke u konsideruar si burimkonfliktesh, tensionesh të natyrës poltike dhe ekonomike.Studimi i sigurisë mjedisore,faktorëve, shkaqeve dhe pasojave që ajo ka në mbarë njerëzimin, përbën padyshim njënga impenjimet kryesore të politikave që kushtëzojnë marrëdhëniet ndërkombëtare.Kërcënimet natyrore “ngjasojnë” me përcaktimin e niveleve të operacioneve ushtarake;ku rreziqet që vijnë nga ndotja e ujit, ndotja e ajrit, depozitimet ilegale të mbetjeve,konsiderohen kërcënime lokale ose taktike ; ndotjet e ujërave nëntokësore, ndotjet nganafta, shiu acid konsiderohen si rreziqe rajonale dhe ngrohja globale si rrezik në nivelstrategjik

Hyrje

Historikisht, gjeografia dhe faktorët gjeografikë në veçanti, kanë synuar dhe synojnëqë së bashku me vullnetin e njerëzve të “shkruajnë” historinë, të ndërhyjnë,modifikojnë dhe ndryshojnë kushtet dhe rrethanat gjeopolitike të rajonit, zonës

apo vendit.Fenomenet dhe ndryshimet e mëdha natyrore kanë sjellë ndryshime gjeografike tëterritoreve, kanë ndikuar në krijimin apo zhdukjen e tyre dhe, si pasojë, në zhdukjen epopujve, ndarjen apo bashkimin e tyre duke krijuar kështu faktorë të tjerë gjeopolitikë.Si pasojë e një shpërthimi vullkanik, ishulli i Santorinit në detin Egje në vitin 145 parakrishtit, është ndarë në dy pjesë. Në shekullin e 13-të dhe 12-të para krishtit, botamesdhetare pati një “revolucion” si pasojë e tërmeteve, cunameve dhe ndryshimeve tëmëdha gjeografike të cilat çuan deri në zhdukjen e qyteteve mesdhetare.

Page 192: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

192

Siguria rajonale përmes integrimit

Edhe sot, megjithëse ndryshimet natyrore janë të ngadalta, ato përsëri sjellin pasoja.Progresi i shtrirjes së mëtejshme të shkretëtirave në Sahara, Afrikë, shton rreziqet ekonflikteve duke ndikuar në demografinë e rajonit. Këto pasoja mund t’i sjellë edheefekti “serrë” i cili ndikon në ndryshimet klimaterike, në shkrirjen e akullnajave nëPolin e Veriut dhe rritjen e nivelit të deteve. Shembull mbetet Bangladeshi, ku si pasojëe cikloneve tepër të fuqishme humbasin jetën dhjetra mijra banorë.Bashkë me natyrën, e cila vepron në mënyrë të pakontrolluar, edhe njeriu ndikon, përshtate “modelon” me forcën e tij të dhënat bazë të gjeografisë. Shembull klasik mbetet gërmimii kanalit të Suezit, kanali i Panamasë, të cilët “tregojnë” se ndërhyrja e njeriut në gjeografimund të sjellë pasoja gjeopolitike rajonale dhe ndërkombëtare tepër të rëndësishme

Ndryshimet gjeopolitike, pasojë e ndryshimit të klimësEfekti serrëPasojat e efektit serrë janë të njohura, por komuniteti shkencor frikësohet sot ngandryshimi relativ i përqindjes së gazrave në atmosferë, faktor i cili në një kohë të shkurtërmund të ndikojë në shkallën e cikleve të tokës. Ky ndryshim, në historinë e planetittonë, është i aftë të trondisë ciklet themelore.Shkencëtaret parashikojnë se dyfishimi i përqindjes së dyoksidit të karbonit (CO2) gjatëshekullit të 21-të, do të provokonte një ngrohje mesatare që shkon nga 1ÚC në 5ÚC derinë 2100. Ndryshimi i temperaturës do të thotë “ndryshim klimatik” me një ritëm 50 herëmë të shpejtë se kushtet e qëndrueshme natyrore mesatare. Në këto kushte, specietshtazore do të ishte e vështirë të përshtateshin në kaq pak kohë. Ato do të zhdukeshinapo shtegëtonin, duke çrregulluar, në të njëjtën kohë, zinxhirët ushqimorë.Për sa i përket njerëzimit, i cili jetoi një epokë klimatike të qëndrueshme 10 000 vjeçare,mënyra e jetesës në kushtet e reja gjeografike lokale, do të ishte tej mase e destabilizuardhe do të shoqërohej padyshim me lëvizje dhe ndryshime gjeopolitike.Pas vitit 2010, dobësimi i rrymave të Golf Strimit do të shkaktonte një rënie dramatiketë rreshjeve në Europën Veriore duke vënë në rrezik burimet bujqësore të kontinentit. Injëjti fenomen do të ndodhte në Europën Jugore dhe në Afrikën Veriore duke provokuareksodin e miliona fshatarëve. Në Kinë (ku 20% e popullsisë botërore zotëron vetëm 7%të tokave të punueshme), pakësimi i musonit do të destabilizonte prodhimin.

ShpyllëzimiNdërtimi gjeopolitik i brendshëm i shumë shteteve të botës është i pandashëm ngapakësimi i pyjeve që ai administron. Fenomeni i shpyllëzimit nën veprimin e njeriutështë i vjetër. Ai daton nga periudha Paleolitike, periudhë gjatë së cilës përhapet përdorimii zjarrit. Midis fillimit të shekullit të 10-të dhe fundit të shekullit të 19-të, përqindja embulesës pyjore të Europës perëndimore kalon nga 90% në më pak se 20% dhe sot“Bota e Vjetër” (Europa) është zhveshur gjerësisht nga pemët. Shpyllëzimi masiv ipyjeve tropikale ka sjellë një konfigurim të ri gjeopolitik të disa vendeve të kësaj zonesi dhe ndryshim në marrëdhëniet e tyre me vendet e tjera.Shpyllëzimi ka pasoja në ciklin e ujit. Në këto kushte, zvogëlimi masiv i pyjeve ndryshonritmin e avullim-transpirimit. Kështu, të gjitha ekuilibret e mëdha ndryshojnë. Një nga

Page 193: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

193

Silvana Tashi

efektet, përtej uljes së përthithjes së dioksidit të karbonit, në fotosintezën e bimëve dhepemëve, është rritja e shirave në sipërfaqen e kontinenteve dhe provokimi i përmbytjeve.Në shkallë globale, sa më shumë zvogëlohet xhungla pyjore aq më shumë rritet xhunglaurbane. Gjatë kohës që Amazona humbet dy ose tre milionë ha në vit, Brazili “fiton” nëqytetet e tij qindra mijra të varfër të rinj.Shpyllëzimi i “shteteve pyjore” përgatit luftërat civile të së nesërmes. Ky fakt nuk mundtë mbetet larg vëmendjes së interesave gjeopolitike, sigurisë dhe marrëdhënievendërkombëtare.Përgjegjësi kryesor mbetet, në këtë rast, njeriu, bujqësia lokale, djegjet e pakontrolluara,shfrytëzimi i drurëve të rrallë, trafiku i drurit, së bashku me zjarret gjithmonë e më tëshpeshta e të dendura, rezultat i ndryshimeve klimatikeNiveli i deteveNë historinë e njerëzimit, ndryshimi i nivelit të deteve ka patur , një pasojë gjeopolitiketë konsiderueshme. Para 10 mijë vjetësh, ngrirja e fundit, solli një ulje të nivelit tëdeteve prej 120 m, çka i lejoi popullsive të Azisë të kalonin në Amerikë përmes ngushticëssë Beringut.Deri në 2100, një studim i agjencisë së mbrojtjes së mjedisit parashikon një ngritje tëujrave të detit prej 50 cm. Shkaku do të ishte shkrirja e akullnajave, e provokuar ngangrohja klimatike. Por, siç shkruan Zh. Moric dë la Rivër (J.Maurits de la River): “Përshtetet e botës mbarë, bregdeti ose fasada detare është vendi i një aktiviteti të madh. Mëshumë se gjysma e njerëzimit jeton përgjatë brigjeve, deltave dhe grykëderdhjeve”.1

Çfarë do të ndodhte me demografinë e Bangladeshit që, për të shmangur mbytjen, do tështyhej drejt Indisë? A do të kërkonte kjo një marrëdhënie të re midis këtyre vendeve,apo do të ishte precedent për sigurinë, konflikte dhe rindarje të territoreve?Shtetet ishullore dhe arkipelagore do të zhdukeshin. Bangladeshi do të ishte gjerësisht imbytur dhe popullsia e tij do të largohej drejt Indisë duke provokuar tensione të rënda.Ngritja e nivelit të ujrave do të provokonte migrime gjigande të njerëzve. Popullsitë eVendeve të Ulta dhe Anglisë do të duhet të lëvizin në drejtim të Amerikës apo Australisë.NaftaAri i zi, është një sfidë gjeopolitike botërore. Superfuqia ushtarake i lejon Uashingtonitkontrollin e burimeve kryesore të furnizimit botëror me këtë lëndë djegëse të çmuar dheshfrytëzimin e tyre nga shoqëritë amerikane. Monarkitë e Gjirit kanë si interes strategjikmbajtjen e naftës në rradhën e parë të burimeve të energjisë.Dyoksidi i karbonit, gjatë 150 viteve të fundit, është rritur 30% dhe deri në vitin 2030pritet një rritje prej 70%. Kjo rritje tregon konsumin e lartë të naftës edhe në 25 vitet eardhshme.Duke filluar nga viti 2015 do të arrihet maksimumi i prodhimit të naftës, por përsëri dotë prodhohet më pak naftë nga sa do jetë nevoja. Gara midis vendeve do të ndizet

1 De la River, J.Maurits “Revolucionet gjeografike”

Page 194: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

194

Siguria rajonale përmes integrimit

ashpërsisht dhe nuk do të kufizohet vetëm në fenomenin e ngritjes së çmimit të fuçisë.Ashtu si Kina, Japonia dhe Europa janë të pasigurta për furnizimin e tyre energjitik. Eardhmja e tyre do të varet nga marrëdhënia me Rusinë, rezervuari i dytë i naftes pasGjirit dhe rezervuari i parë i gazit në botë. Ka pak mundësi që bota të plotësojë meenergji alternative, brenda kohës së duhur, mungesën e naftës. Në këto kushte, do tëkonsumohet shumë qymyr dhe si pasojë ndotja do të rëndohet. Do të kemi një orientimtë shteteve drejt prodhimit të energjisë bërthamore civile.Mjedisi, në kornizat e sigurisë ndërkombëtareKushtet gjeografike, të trajtuara më sipër, shtrojnë domosdoshmërinë e sigurisë mjedisore,me ndikim të drejtëpërdrejtë në sigurinë njerëzore. Termi “siguri mjedisore” është termi ri politik dhe shkencor.Në raportin e vitit 1987 të Komisionit Botëror mbi Ambientin, të titulluar “E ardhmjajonë e përbashkët”, shkruhet;“Theksi mbi ambientin mund të jetë një pjesë e rëndësishme e hallkave zinxhir tëshkaqeve që lidhen me konfliktet. Në disa raste, ai mund të bëhet vendimtar”2

Në vitin 1983, kur Riçërd Ullman (Richard Ullman) publikoi artikullin e titulluar“Ripërkufizimi i sigurisë”, u pa seriozisht ideja që ndryshimi ambiental mund të shkaktojëluftë . Në pikëpamjen e tij “Rreziku për sigurinë kombëtare është gjithçka që mund tëdegradojë me shpejtësi cilësinë e jetës dhe të banorëve të një shteti, ose që ngushtonzgjedhjet në dispozicion të njerëzve dhe të organizatave brenda shtetit”3 si edhe“degradimi ambiental ka gjasa t’i bëjë qeveritë e Botës së Tretë më tepër ushtarakishtkonfliktuale në marrëdhëniet e tyre me kombet e përparuara dhe të industrializuara”4.“Siguria Mjedisore” ka evoluar gjatë 20 viteve të fundit, si pasojë e ndikimit të madh qëfaktorët natyrorë kanë në sigurinë kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Për një kohë tëgjatë, siguria mjedisore, është konceptuar ngushtësisht si siguri territoriale nga rreziqete jashtme, ose si mbrojtje e interesave kombëtare në politikat e jashtme.Degradimi i natyrës, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndikon në të drejtat themelore të njeriut,në marrëdhëniet e tij me shtetin dhe të këtij të fundit me shtetet e tjera, pra një shqetësimnë nivel ndërkombëtar.Siguria mjedisore është një temë e përhershme e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ka qëllimpërmbushjen e nevojave të shoqërive të sotme. Aktualisht, ky koncept ka të bëjë menevojën për të mbrojtur njerëzit nga shkatërrimet dhe përkeqësimi i kushteve të mjedisit.Pamundësia apo paaftësia e qeverive për të siguruar në territorin e tyre ekosisteme tëqëndrueshme, në mbështetje të jetës së gjallë, si; gjenerimi i ujit, ushqimit, ajrit tëshëndetshëm, etj., mund të mundësojë që brezat e sotëm dhe ato të ardhshëm të përballenme probleme serioze, me konflikte të dhunshme në nivelin global, rajonal, kombëtarapo ndërkombëtar.

2 Raporti i Komisionit Botëror mbi Ambientin “E Ardhmja jonë e përbashket” , 19873 Collins, Allan “Studime bashkëkohore të Sigurisë” f.2414 Collins, Allan “Studime bashkëkohore të Sigurisë” f.241

Page 195: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

195

Silvana Tashi

Një prej studiuesve ambientalistë Norman Majërs (Norman Myers), në një artikull tëvitit 1986 ka shkruar; “Nëse shthuren themelet mjedisore të një kombi, ekonomia e tij dotë pësojë rënie të vazhdueshme, struktura shoqërore do të shkatërrohet dhe struktura etij politike do të destabilizohet. Produkti, ka shumë gjasa të jetë konflikti, qoftë ai nëformën e trazirave dhe kryengritjeve brenda kombit, apo në formën e tensioneve oseakteve armiqësore ndaj kombeve të tjerë”.5

Çështjet e sigurisë, ndikohen nga 5 faktorë kryesorë, të cilët kanë ndërthurje midis tyre.Faktori i parë, mungesa e burimeveBurimet gjithmonë e më të pakta të ujit, ushqimit dhe energjisë kërkojnë administrimindhe shfrytëzimin e tyre të mirë. Përplasjet dhe tensionet mund të rriten. Në Afganistan,për shembull, ku 80 përqind e burimeve ujore kanë si pikënisje reshjet e dëborës nëmalet Hindu Kush, në lartësi mbi 2.000 metra, ndryshimi i klimës paraqet një rrezikserioz për sigurimin e ujit. Pa administrim të shfrytëzimit të ujit mosmarrëveshjet mundta përkeqësojnë gjendjen dramatike me të cilën po ballafaqohet vendi aktualisht.Faktori i dytë, dëmtimi i bregdetitSipas të dhënave statistikore, mbi një e treta e popullsisë së botës jeton në zona bregdetare.Ky fakt shpjegon rrezikun e pallogaritshëm dhe të pandërprerë të vendbanimevenjerëzore, me ndryshimin e klimës, e, në veçanti, me ngritjen e nivelit të detit. Shtetet evogla ishullore rrezikojnë të zhduken, ndërsa, në aspektin ekonomik, rritja e nivelit tëujit do të pasohet me prishjen e peshkimit bregdetar, të turizmit, të industrive, humbjene tokës bujqësore, dëmtimin e porteve kryesore, të cilat mund të vështirësojnë tregtinëndërkombëtare, duke shkaktuar krijimin e vatrave të nxehta ndërkufitare.Faktori i tretë, shtimi i fatkeqësive natyroreGjatë 20 viteve të fundit, rreziqet natyrore kanë marrë jetët e më shumë se 2 milionënjerëzve; kanë prekur më shumë se 200 milionë njerëz në vit dhe kanë sjellë si pasojëhumbje ekonomike mbi 1.2 trilionë dollarë amerikanë. Akim Shtajnër (Achim Steiner),Nënsekretar i Përgjithshëm i OKB-së dhe Drejtor Ekzekutiv i UNEP-it, në lidhje mekëtë, ka shkruar:“Ndikimi ekonomik i furtunës Katrina, që zgjati 24 orë, ishte përafërsisht 125 miliardëdollarë. Asnjë vend nuk mund të përballojë një faturë me çmim të tillë për çdo vit, nëveçanti, vendet që janë në rrugët drejt zhvillimit”6.Siç shihet, ndikimi mjedisor ndikon në ekonomi duke u bërë një kërcënim për sigurinëglobale.Faktori i katërt, emigrimiParashikimet flasin për rritje të emigracionit mjedisor në vitin 2050. Numri i emigrantëvedo të luhatet nga 50 milionë deri në 350 milionë njerëz. Sipas Akim Shtajnër (AchimSteiner) “Ndryshimi i mjedisit do të ndikojë ndaj emigrimit në tri mënyra. Së pari,

5 Myers, Norman “Dimensioni mjedisor i çështjeve të sigurisë”, “Environnements”, f. 2516 Steiner, Achim, Nënsekretar i Përgjithshëm i OKB-së dhe Drejtor Ekzekutiv i UNEP-it, “Mjedisi si njëpolitikë paqeje”.

Page 196: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

196

Siguria rajonale përmes integrimit

ngrohja globale do të zvogëlojë potencialin bujqësor dhe do të dëmtojë disponueshmërinëe ujit. Së dyti, nga shtimi i rreziqeve natyrore, si përmbytjet, stuhitë apo thatësirat, do tëpreken më shumë njerëz me aftësi të ulëta përshtatëse dhe do të krijohen zhvendosje tëpakontrolluara të njerëzve në përmasa të mëdha. Së treti, zonat e ulëta bregdetare dheme dendësi popullsie, do të jenë përherë të përmbytura ose të dëmtuara, çka do të çojënë zhvendosje pa kthim, në rimëkëmbje dhe riintegrim të mundshëm.”7

Faktori i pestë, konkurrenca për burimet e përbashkëta ujoreKonkurrenca e burimeve ujore të përbashkëta dhe ndërkufitare është faktori i fundit dhemjaft themelor. Tërheqja e akujve të detit dhe të tokës, për shembull, mund të krijojëakses në burimet e paarritshme më parë të tilla si rezervat e naftës dhe të gazit në Arktikapo në tokat bujqësore të shfrytëzuara rishtas , duke shkaktuar mosmarrëveshje mbipronësinë dhe kontrollin e tyre.PërfundimeSiguria mjedisore ka të bëjë me pasojat e aktiviteteve njerëzore. Sipas kësaj qasjeje,njerëzit sigurohen vetëm kur ata bëhen pjesë e mjedisit. Kjo lidhet me probleme mjedisoreqë nuk kufizohen brenda kufijve të shteteve-kombe. Hollimi i shtresës së ozonit dhendryshimet klimaterike, kanë natyrë tepër globale, sepse ato shkaktohen nga lëshimi igazrave në atmosferë nga shumë vende e rrjedhimisht, prekin shumë vende. Në mënyrëqë të parandalojmë rreziqet me natyrë mjedisore mund të veçojmë disa aspekte si:Përshtatje e bazuar mbi Ekosistem: Ndërtimi i aftësive të vendit për t’iu përshtaturndryshimit të klimës është një parakusht për parandalimin ose zvogëlimin e ndikimevetë faktorëve përkeqësues mjedisorë që të mos shndërrohen në nxitës për konflikt ose qëmund të çojnë në fatkeqësi natyrore vdekjeprurëse.Forcimi i qeverisjes kombëtare dhe rajonale: Vendet e cënueshme duhet të vlerësojnëse si mund të ndikojë ndryshimi i klimës në sigurinë e tyre njerëzore e kombëtare dhe tëpërcaktojnë mënyrat për të rritur aftësitë e tyre përballuese në përgjigje të rreziqevekryesore ndaj sigurisë.Forcimi i qeverisjes globale: Në nivel global, përpjekje mund të bëhen për të përqendruarvëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare në rreziqet për sigurinë nga ndryshimi i klimësdhe në fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Mjedisi është i lidhur ngushtë mezhvillimin ekonomik të një vendi. Nëse ky zhvillim ekonomik është i paqëndrueshëm,nga pikëpamja ekologjike, atëherë edhe siguria kombëtare mund të jetë e paqëndrueshme.Bibliografia:1. De la River, J.Maurits “Revolucionet gjeografike”.2. Raporti i Komisionit Botëror mbi Ambientin “E Ardhmja jonë e përbashket”, 1987.3. Collins, Allan “Studime bashkëkohore të Sigurisë” f.241.4. Myers, Norman “Dimensioni mjedisor i çështjeve të sigurisë”, “ Environnements”, f. 251.5. Westing, Arthur , “ Një koncept i zgjeruar i Sigurisë Ndërkombëtare”, f.1956. Steiner, Achim ,Nënsekretar i Përgjithshëm i OKB-së dhe Drejtor Ekzekutiv i UNEP-it, “Mjedisi si një politikë paqeje.

7 Steiner, Achim ,Nënsekretar i Përgjithshëm i OKB-së dhe Drejtor Ekzekutiv i UNEP-it, “Mjedisi si njëpolitikë paqeje”.

Page 197: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

197

Silvana Tashi

Ballkani dhe Bashkimi Europian

Bonin Toptani,Student në Programin Msc. “Siguria Kombëtare”,

Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt. Mënyra se si duhet trajtuar Ballkani, për europianët e Fuqitë e Mëdhakontinentale, ka qenë problem, pasi aty ndesheshin interesa të forta, rajonale e jo.Problemet e shoqërisë dhe bashkëpunimit ndërballkanik, të luftërave të pafundme earmiqësive shekullore, do të mund të zgjidhen, në mënyrë përfundimtare, vetëm nëpërmjetintegrimit në Bashkimin Europian, i cili me forcën e tij të gjithanshme kulturore,ekonomiko-financiare e ushtarake, do të bëjë të rritet e të garantohet siguria në të mirëtë të gjithëve.BE-ja e ka pasur gjithnjë rajonin në vëmendje por, veçanërisht, luftërat që u zhvilluan nëish-Jugosllavi pas viteve 90-të, e kanë përforcuar edhe më tej këtë ndjesi. Madje, krizat eBallkanit kanë ndikuar edhe më tej në mendësitë europiane për forcimin e mëtejshëm tëbashkëpunimit mbi sigurinë në Europë. Gjithashtu, mungesa e stabilitetit në zonat kufitaretë Europës mund të shkaktojë paqëndrueshmëri edhe brenda BE-së, qoftë edhe për shkakune mundësisë së një fluksi të paparashikueshëm njerëzish që kërkojnë azil brenda komunitetit.Prandaj, përfundimi i procesit të stabilizimit, pra përshtatjet me ligjet dhe praktikëneuropiane, i cili ka nisur me rënien e diktaturave komuniste dhe me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, është një çështje themelore në axhendat e BE-së.Nga ana e tyre, vendet ballkanike duhet të bëjnë pjesën e tyre për përshtatjen e plotë esa më të shpejtë me përvojën e legjislacionit e të jetës së vendeve të BE-së, deri në“europianizimin e Ballkanit”.

Ismail Kadare: “Në këtë botë mund të ndodhin gjithfarë gjëmash, por është evështirë që një popull ballkanas të mund të thyhet nga një tjetër popullballkanas. Kur popujt e gadishullit të ndërgjegjësohen për këtë të vërtetë, kurata të kuptojnë se i vetmi shans për ta është e kundërta e konfliktit, ata do tëvihen vërtet në rrugën e shpresës”1.

Çfarë përfaqëson Ballkani?HyrjeHistoria e re e Ballkanit dhe, sidomos e asaj pjese të tij që konvencionalisht quhet“Ballkani Perëndimor”, demonstron një mori shtetesh të vogla, përgjithësisht të ‘dobëta’,1 “Ballkani i Jugut”: I.Kadare, P.Simic, L.Frckoski, Y.Hysa

Page 198: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

198

Ballkani dhe Bashkimi Europian

të cilët, pasi kanë kaluar një aventurë të gjatë të përbashkët, kanë krijuar hapësirën etyre kulturore. Kjo tokë ka qenë banuar që prej paleolitit e neolitit dhe popujt më tëvjetër janë Ilirët dhe Grekët. Pas tyre vijnë sllavët, kontingjenti më i rëndësishëmnumerikisht, avarët, bullgarët, etj. Të gjitha këto dyndje ndikuan në ndryshimin periodiktë balancave etnike në gadishull, shpesh të shoqëruara me dhunë etnike, trashëgimi kjoqë është ruajtur gjatë që nga koha e dyndjeve barbare.Në shekujt 14-15, u zhvillua dyndja otomane. Të ardhur si pushtues, turqit osmanë,duke parë vështirësitë e nënshtrimit të trevave ballkanike, filluan gradualisht të nxisninpopullsitë e tyre aziatike të afroheshin drejt pjesës perëndimore të perandorisë. Por këtëherë, ndryshimet demografike u shoqëruan edhe me ndryshime të natyrës fetare: nëBallkanin kristian u vendos besimi mysliman.Rënia otomane, në shekujt 18-20, shoqërohet me rizgjimin e popujve ballkanikë. Nërilindjen e tyre në gadishull ndikuan Revolucioni Francez i 1789-tës, me idetërevolucionare, zgjerimi gradual i Perandorisë Habsburge dhe Cari i Perandorisë ruse,Aleksandri I, trashëgimtar i projekteve të Katerinës së Madhe, me idetë e një supershtetitë krishterë sllav. Ndikim të madh pati edhe revolucioni grek i 1821-it, ku ndërhynëFuqitë Europiane për shkëputjen greke nga perandoria osmane.Nga fundi i shekullit të 18, rajoni përfaqësonte një bashkësi që është vështirë të kuptohettërësisht nga lexuesi i sotëm. Kishte disa qyteza, pak qytete të mirëfillta. Në qytete,përgjithësisht, jetonte administrata dhe garnizonet ushtarake otomane si dhe popullsi joe madhe myslimane. Vetëm një pjesë e vogël e vendasve jetonte në to. Dendësia epopullsisë ishte e ulët, ndërsa toka mbulohej, në më të shumtën e saj, me pyje. Shumicae popullsisë e përballonte jetesën me bujqësi dhe gjithçka lidhet me të. Përsa i përketindustrisë, pothuajse nuk bëhej fjalë fare, ndërsa tregtia zhvillohej në periferitë bregdetaretë perandorisë otomane. Jeta ndiqte një ritëm jashtëzakonisht të ngadaltë. Konflikte tëarmatosura shiheshin rrallë; armiqësitë etnike nuk dilnin jashtë kufijve të grindjevevendore.Në dy dhjetëvjeçarët që pasuan revolucionin francez, kryengritje të fuqishme shpërthyennë të 4 anët e Europës, nga Irlanda në Serbi. Kryengritja serbe, e para në Ballkan, kishteveçorinë se kryengritësit ishin serbë ortodoksë, pra jo myslimanë. Ajo shpërtheu siprotestë kundër dobësisë së shtetit e jo si luftë ndaj pushtuesit të huaj por, me kalimin eviteve, serbët u ndërgjegjësuan për këtë pikë të rëndësishme.Në Ballkan vërehet një paradoks historik: revolucioni francez solli epokën e zgjimit tëpopujve dhe krijimit të kombeve, duke bërë të shpërthejnë ndjenjat nacionalistekombëtare në perandoritë europiane. Por nacionalizmi, si ndjenjë popullore europiane,së pari gjeti strehë në njërin nga rajonet më të pazhvilluara të Europës, në Ballkan:Serbi e Greqi2.Gjatë shekullit të 19, u krijuan disa shtete të reja duke ndjekur shembullin e Fuqive tëMëdha, sistemet e tyre politike, veçanërisht Francën dhe Britaninë e Madhe. Nga e parau ndoq parimi i shtetit komb; nga e dyta ai i demokracisë parlamentare. Por shpejt,kopjet u shndërruan në karikatura të këqija të tyre. Të mbyllje e të qartësoje kufijtë

2 “Historia e Ballkanit”: George Castellan.

Page 199: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

199

Bonin Toptani

ballkanikë do të thoshte të injoroje që këta popuj kanë qenë për shekuj të tërë nënvarësinë e perandorive romake, bizantine e otomane. Secili shtet kishte minoritetet eveta tek fqinji i cili, nga ana e tij, përpiqej të mohonte këtë fakt. Kjo shërbeu si bazë përjustifikimin e mëvonshëm të irredentizmave nacionalë. Lindën programet “kombëtare”të çdo populli: “Megali idea” greke, “Naçertanja” serbe, ose “Maqedonizmi” bullgar, tëcilët, duke iu kundërvënë njeri tjetrit, degjeneruan në konflikte të përgjakura.Luftërat Botërore sollën zhdukjen e perandorive të mëdha dhe, me hyrjen e ushtriveruse më 1945, ndodhi procesi i komunistizimit të Ballkanit, përveç Greqisë që mbetinën influencën perëndimore. Por pas viteve 90, rajoni i kthen përsëri sytë nga perëndimidhe gradualisht fillon procesi i ri-i integrimit drejt BE-së.Rëndësia strategjike e Ballkanit− Gadishulli Ballkanik, në pjesët e tij periferike, Greqi, Shqipëri, Dalmaci si dhe në

Rumani e Bullgari, ka dalje në det, gjë e cila ka qenë bazë e tregtisë për shekuj meradhë. Deri në shekullin e 20, lëvizjet më të mëdha janë kryer nëpërmjet detit Mesdhe.Si rrjedhim, perandoritë e mëdha, janë përpjekur gjithnjë të kontrollojnë rrugët ekalimit në Mesdhe;

− Në pjesën e tij lindore, gjendet ngushtica e Dardaneleve dhe Stambolli, Bizantidikur, qytet i rëndësishëm e pastaj perandori botërore, të cilat kontrollojnë rrugët ekalimit për në Detin e Zi, duke pasur kështu në dorë tregtinë me këtë zonë tërëndësishme. Rëndësia e këtyre zonave ka ardhur duke u rritur me kalimin e shekujve,veçanërisht me fuqizimin e perandorisë ruse, shtet ky që ka kërkuar të ketë rrugët elira për në Mesdhe;

− Ballkani ka qenë dhe mbetet zonë e rëndësishme ekonomike, me prodhimet e vetabujqësore e blegtorale;

− Ballkani ka qenë kryesisht furnizues me ushtri, gjeneralë e komandantë ushtarakë,për perandoritë e mëdha. Roma pati 5 perandorë si Kostantini e Diokleciani, etj..Bizanti u ‘greqizua’ duke u mbështetur tërësisht në kulturën greke dhe besiminortodoks. Ballkani i dha perandorisë otomane burime të panumërta ekonomike enjerëzore, deri edhe vezirë të mëdhenj, ku u shquan shqiptarët (p.sh. familja Vlora).

− Në Ballkan u realizua “de facto” ndarja e qytetërimit perëndimor me atë lindor (viti395 e.s.), si dhe kufiri i mëvonshëm fetar, ndërmjet ortodoksisë dhe katolicizmitroman (viti 1055). Ai mbeti si një vend kufiri apo pikë takimi e të dy poleve tëmëdha;

− Ballkani ka qenë një kryqëzim i rëndësishëm rrugësh: Boshtet e mëdha të qarkullimitnuk kanë ndryshuar prej shekujsh: rruga Moravë-Maricë që shkon nga Danubi nëStamboll (Bizant), rruga Egnatia që shkon nga perëndimi në lindje, Durrës-Selanik;

− Në shekujt 18-20, Ballkani është përdorur si tokë e mundshme për zgjerim ngaperandoritë e mëdha, deri në përvojën e komunizmit të importuar me forcë ngaRusia bolshevike;

− Në fund të shekullit 20 e në fillim të shekullit 21, Ballkani u vu në qendër të vëme-ndjes botërore, sidomos me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe me përsëritjen emasakrave të vjetra mesjetare, përvoja që ishin ‘harruar’ në botën e zhvilluar, qënga Lufta e II Botërore;

Page 200: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

200

Ballkani dhe Bashkimi Europian

− Sot, gradualisht, Ballkani po bëhet pjesë e rëndësishme e NATo-s dhe e BashkimitEuropian.

Si e shohin të tjerët Ballkanin nga jashtë?Ndikimet ballkanike për EuropënPerandoritë e mëdha e kanë pasur ketë trevë si një minierë të pashtershme që i furnizonteme oficerë, gjeneralë, njerëz aventurierë e me ambicie të mëdha. Europa perëndimore eshihte gjithnjë Ballkanin si pararojën e saj, majën e heshtës ndaj perandorisë osmane.Ideja mesjetare turke për të përdorur tokat shqiptare për të sulmuar Italinë katolike uzëvendësua në shekullin e 20-të me idenë e re sovjetike për të kthyer Vlorën kundërpeshëndaj perëndimit. Vetë NATO, sot me sa duket, e sheh gadishullin si terren të përshtatshëmpër ta pasur pararojë ndaj ndonjë rreziku të ardhshëm, të mundshëm, lindor.Pra Ballkani ose Europa Juglindore ka qenë dhe mbetet një terren i përshtatshëm ipërplasjeve të të mëdhenjve. Dhe ky nuk është faj i ballkanasve!Një seri luftërash të rëndësishme e jo, kanë nisur nga Ballkani e, më pas, janë përhapurnë Europë, fillimisht për dominimin e rajonit e më pas për të vërtetuar fuqinë e fituesittë radhës ndaj kundërshtarëve të rastit. Është shumë domethënëse që Lufta I Botërorefilloi pikërisht nga ajo e shtënë në qendër të Sarajevës, në gusht 1914.Ballkani dhe ballkanizmiSot, ende gjallojnë ndjenjat që e mitologjizojnë Ballkanin. Koncepti “ballkanik” osederivatet e tij si “ballkanizim” vijojnë të përdoren me kuptim negativ. Për shembull:nëse dikush ka “mendësi ballkanike” nënkupton se “ka qejf të bëjë hile”, gjë që çon nëpamundësi të mbështetesh tek ai.Termi “ballkanizim” u përdor për herë të parë nga gazetarët e politikanët, për të treguarcopëtimin politik të zonës që doli nga shthurja e perandorisë Austro-Hungareze, ku uformuan një seri shtetesh të vogla.Thuhet se “armiqësitë në Ballkan janë aq të hershme saqë ato kishin rrënjë në përbërjengjenetike të popullsive ballkanike”. Europiano-perëndimorët bëjnë një ‘lëshim’intelektual kur thonë se Ballkani ishte pjesë e Europës. Kjo dëshmohet edhe në deklaratëne Toni Bler (Tony Blair) për Kosovën, më 1999, si “zonë në pragun e Europës”.Për dhjetëvjeçarë me radhë, njerëzit i kanë vështruar këto treva si zona të pasistemuaramirë, zonë që ndan perëndimin e rregullt nga bota e rrëmujshme e lindjes.“Është turp i padurueshëm për frymën njerëzore e politike, që këto vende të vogla, tëpaafta e të mjera në Gadishullin e Ballkanit të grinden, deri aty sa të shkaktojnë edheluftëra botërore. Rreth 150 mijë të rinj amerikanë duhet të vdisnin për shkak të njëvrasjeje të kryer më 1914, në një fshat primitiv plot baltë, të quajtur Sarajevë. Megjithatë,hakërrimat e neveritshme të politikës ballkanike, jo fort të kuptueshme për lexuesinperëndimor, ende luajnë rol jetik për paqen në Europë, e ndoshta edhe në botë”-thotëgazetari amerikan Xhon Gantër (John Gunter)3.

3 “Histori e Ballkanit”: Misha Glenny.

Page 201: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

201

Bonin Toptani

Kjo përbuzje e Gantër (Gunter) tregon opinionin mbizotërues në perëndim, që evështronte dhe ende e vështron Ballkanin, si toksinë të rrezikshme për shëndetin eEuropës. Përbërja e kësaj toksine, mendohet si tepër e ndërlikuar për t’i gjetur ilaçin eduhur. Në mungesë të ilaçit, perëndimi pa si zgjidhje të mirë ta izolonte e ta linte mëvete, siç ndodhi edhe gjatë Luftës së Ftohtë, kur veriu i gadishullit ishte tërësisht nënndikimin e Moskës.Mirëpo, të quajtur, në rastin më të mirë, me një këmbë në pragun e Europës së qytetëruar,popujt e Ballkanit kishin ndjekur rrugë tjetër evoluimi, ku gjaku dhe hakmarrja ishinformat e parapëlqyera të dialogut politik, gjëra që vërehen edhe sot rëndom.Komisioneri i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë, 1999-2004, Kris Patën (Chris Patten),është shprehur: “Njerëzit e Ballkanit perëndimor janë vëllezërit tanë europianë. Le tëkujtojmë pasojat e refuzimit tonë për t’u përfshirë: gërmadhat e Vukovarit, sulmikafshëror ndaj Sarajevës, shtëpia e kockave në Srebrenicë, fshatrat kosovare të mbuluarame tym. Nuk i ka kryer Bashkimi Europian këto krime. Por vetëm në Bosnje-Hercegovinëvdiqën 200 000 motra e vëllezër europianë ose edhe më shumë. Si europianë, ne nukmund të shmangim nga vetja një pjesë të mirë të përgjegjësisë për atë çka ndodhi”.Çfarë përfaqëson Ballkani për Europën?Është normale të thuash sot se Ballkani ka nevojë për Europën. Ndërkaq lind natyrshëmedhe pyetja tjetër: A ka nevojë BE-ja për Ballkanin?Stabiliteti sot në gadishull varet nga dy faktorë kryesorë: e para, nga vetë popujt eBallkanit, e dyta, nga Perëndimi. Në këtë rast, mirëkuptimi ose moskuptimi, ose të dyjabashkë, janë faktorë bazë për ecjen përpara të proceseve. Është bërë zakon të thuhet seBallkani nuk kuptohet nga Europa. E thonë këtë europianët, por sidomos vetë ballkanasit.Në të vërtetë, bashkësia ballkanike është një “pazar i madh moskuptimesh” ndërmjetzonave të ndryshme, popujve e fqinjëve. Mospërputhja e “orarit të lëvizjes” midisEuropës dhe vendeve ballkanike, nuk është enigmë: ajo është derivat i shkëputjes sëkësaj gjymtyre nga trupi europian për 500 vjet. Por edhe kthimi në trungun mëmë, nukrezultoi i kollajshëm: ndër popujt ballkanas ekziston legjenda e shqiponjës së zënë rob,e cila pasi i shpëton robërisë kthehet në vendin e saj. Por robëruesi i kish vënë një unazënë kthetra. Kjo shenjë e bën atë të huaj për popullin e vet dhe familja nuk e pranon më.Kështu popujt e gadishullit qëndrojnë përpara portave të BE-së pa mundur dot ta “fshehin”shenjën që iu ka lënë në ndërgjegje e trup epoka e Perandorisë Otomane.Ata kanë nostalgji për kontinentin, por edhe nervozizëm e zemërim. Nervozizëm për atëqë nuk mund të harrojnë, zemërim për harresën e gjatë të “vëllezërve kontinentalë”.Në mënyrë të vazhdueshme, në arsyetimet perëndimore për Ballkanin, që prej gjysmëssë dytë të shekullit 19-të, ka munguar vështrimi real për ndikimin e perëndimit në rajon.Fuqitë e Mëdha, ose “Bashkësia Ndërkombëtare” sot, gjithnjë kanë hyrë “zvarrë” nëkonfliktet ballkanike, duke marrë anën e tyre të preferuar, natyra e të cilëve, në përgjithësiiu ka rrëshqitur. Ballkani u demonstrua një truall që nuk mund të ndikohej nga atoprocese qytetëruese, për të cilat perandoritë europiane mëtonin se kishin qenë nismëtaregjetiu në botë. Por edhe kur kanë mundur të shkëputen nga ngatërresat ballkanike, fuqitëeuropiane rrallë kanë marrë në shqyrtim atë që ka ndodhur me ndërhyrjen e tyre dhe mëpas.

Page 202: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

202

Ballkani dhe Bashkimi Europian

Deri para vitit 1999, Fuqitë e Mëdha kishin ndërhyrë në të vërtetë 3 herë në Ballkan.Hera e parë ishte me Kongresin e Berlinit më 1878, kur diplomatët europianë u morënvesh të zëvendësonin pushtetin osman me ndërtimin e një sistemi aleancash rivale dheshtetesh të vogla, satelite të të mëdhenjve. Hera e dytë, kur Austro-Hungaria i dërgoiultimatumin e famshëm me 18 pika Serbisë, më 1914, gjë që shënon dhe fillimin eLuftës së I Botërore. Kjo ndërhyrje arriti kulmin më 1923, me marrëveshjen e Lozanës,mbi shkëmbimin e popullsive turke e greke, pas mbarimit te luftës greko-turke. Hera etretë, filloi me sulmin e paprovokuar të Italisë fashiste ndaj Greqisë më 1940, dukepërfunduar me pushtimin e Ballkanit nga trupat e Stalinit dhe me komunistizimin egadishullit, përveç Greqisë (marrëveshja e Jaltës).Të treja këto ndërhyrje qenë aq shkatërrimtare sa çuan në prapambetje relative ekonomike,krahasuar me pjesën tjetër të Europës. Ndërsa dhuna, shpesh e ushtruar nga një popull iBallkanit ndaj fqinjit të tij, garantoi vijimësinë e konflikteve të vjetra kombëtare. Por nëPerëndim, zakonisht, këto ngjarje nuk janë parë si rezultat i ndërhyrjes nga jashtë, porpërkundrazi, vendet ballkanike janë parë si fajtorë, që ‘kanë detyruar’ Fuqitë perëndimoretë ndërhyjnë në konfliktet e tyre të pafundme.Një përfytyrim i tillë për Ballkanin është përdorur gjithnjë kur Fuqitë e Mëdha duan tëmohojnë përgjegjësitë e tyre për vështirësitë ekonomike dhe politike, që rajoni ka pësuarprej ndërhyrjeve të të tretëve.Sot, nga Bashkësia Ndërkombëtare, ndihma më e madhe që kërkohet për rindërtimin eBallkanit është “europianizimi i gadishullit” dhe lufta ndaj nacionalizmave ekstremë,.Ky “europianizim” s’mund të kryhet, ndonjëherë edhe pa veprime arbitrare siç kanëqenë ndërhyrjet ushtarake në Bosnje e Kosovë.Procesi emancipues i shtyn popujt e gadishullit drejt njohjes më të mirë të vetvetes. Kjodo të thotë të çlirohesh nga fantazmat, të çlirosh ndërgjegjen tënde nga rëndesa të pavleradhe helmi i revanshit, duke synuar në çdo moment emancipimin e vazhdueshëm nërrugën e vështirë drejt Europës. Rivendosja e drejtpeshimit të gjykimit është fillimi reali daljes nga drama.Mësime të nxjerra për “Bashkësinë Ndërkombëtare” nga historia e re e Ballkanit(pas 1990-ës)4

Sfidat për garantuesit ndërkombëtarë në rajon, veçanërisht për Bashkimin Europian, iinteresuar për kufijtë e vet, përfshijnë:− Ndërtimin e shteteve e qeverisjeve të mbështetura në legjitimitet;− Vijimin e përpjekjeve në mbështetje të forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë

ballkanik, në favor të integrimeve të mëtejshme drejt Perëndimit;− Zhvillimin e një procesi fleksibël dhe të realizueshëm për rindërtimin e institucioneve

civile dhe zgjerimin e sigurisë e integrimit rajonal;− Përvojat e luftërave në ish-Jugosllavi nxorën edhe një herë në pah ndryshimet e

thella në politikat europiane, duke demonstruar limite konkrete; doli qartë përeuropianët se “refleksi” dominues në politikën e jashtme europiane ishin qëllimetkombëtare e jo ato mbikombëtare;

4«The Wrong Lessons Learned and Future Stra tegic Choices in the Western Balkans»:Western Balkans Security Observer - Jim Seroka

Page 203: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

203

Bonin Toptani

− Vetë kriza në ish-Jugosllavi, me dështimet radhazi të europianëve, rezultoi të ishteedhe një mësim i mirë për BE, mbi rëndësinë e kufijve të saj për integrimet eardhshme si edhe për vështirësitë e konceptimit të bashkëndarjes së sovranitetit nëfusha të ndjeshme të sigurisë e mbrojtjes;

− Rëndësia e përfshirjes së Rusisë në zgjidhjet e problemeve rajonale;− Ndërtimin e një bashkëpunimi të ndërsjellë, jo hierarkik, në marrëdhëniet midis

SHBA dhe BE për ruajtjen e sigurisë në rajon.Integrimi në BE, zgjidhja përfundimtare e problemeve ballkanike dheçështjeve të sigurisë rajonaleHistorikisht, mënyra se si duhet trajtuar Ballkani, për europianët e Fuqitë e Mëdhakontinentale, ka qenë problem, pasi aty ndesheshin interesa të forta, rajonale e jo.Problemet e shoqërisë dhe bashkëpunimit ndërballkanik, ose luftërave të pafundme earmiqësive shekullore, do të zgjidhen në mënyrë përfundimtare vetëm nëpërmjetintegrimit në Bashkimin Europian i cili, me forcën e tij të gjithanshme, kulturore,ekonomiko-financiare e ushtarake, do të bëjë të rritet e të garantohet siguria në të mirëtë të gjithëve.BE-ja e ka pasur gjithnjë rajonin në vëmendje por, veçanërisht luftërat që u zhvilluan nëish-Jugosllavi pas viteve 90-të, e kanë përforcuar edhe më tej këtë ndjesi. Madje mundtë thuhet se vetë krizat e Ballkanit kanë ndikuar edhe më tej në mendësitë europiane përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mbi sigurinë në Europë.Gjithashtu, mungesa e stabilitetit në zonat kufitare të Europës mund të shkaktojëpaqëndrueshmëri edhe brenda BE, qoftë edhe për shkakun e mundësisë së një fluksi tëpaparashikueshëm njerëzish që kërkojnë azil brenda komunitetit.Rol të rëndësishëm ka pasur e do të ketë, në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, edhebashkëpunimi SHBA-BE. Pas viteve ’90, veçanërisht në vijim të krizës jugosllave, kurky konglomerat shtetesh sllave të jugut u përça nga luftërat e vazhdueshme e sidomosnga krimet më ekstreme ndaj individit dhe shoqërisë njerëzore. Vetëm ndërhyrja e SHBAarriti të ndërpresë zhvillimin e luftërave, duke krijuar pastaj bazat për vendosjen e paqesdhe të stabilizimit të mëtejshëm. Ishte vendimtare vendosmëria amerikane për të moslejuar luftëra të mëtejshme në Ballkan, deri edhe me vendosjen e trupave ushtarake tëSHBA në pjesë të ndryshme të rajonit. Por, duke qenë se SHBA janë aktor global, kanëedhe detyrime në zona të tjera të globit, ndërsa Ballkani, si një zonë tërësisht europiane,ka bërë që të shtohet gradualisht angazhimi europian duke zvogëluar angazhimetamerikane në stabilizimin e këtij rajoni të trazuar.

Nga ana tjetër, kjo nuk do te thotë eliminimi rolit amerikan në Ballkan, por vetëmrishikim i rolit të tyre. Ky rol është parënë funksion të fuqizimit të mëtejshëm tëBE-së, si aktor i vullnetit të mëtejshëmeuropian për të kontrolluar e siguruargjithnjë e më tepër zonat e veta kufitare.Në kuadrin e zgjerimit të mëtejshëm tëBashkimit Europian, Ballkani Perëndimor

Page 204: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

204

Ballkani dhe Bashkimi Europian

zë vend të rëndësishëm. Nga njëra anë, për vendet ballkanike, alternativa e pranimit nëkëtë komunitet është më e kërkuara dhe e pranuara, duke pasur konsensus të gjithëkrahëve politikë, nga ana tjetër, janë dyshimet europiane, se sa shpejt duhen përmbyllurprocedurat e pranimit të ballkanasve perëndimorë në Europë.Nga ana e tyre, vendet ballkanike duhet të bëjnë pjesën e tyre për përshtatjen e plotë e samë të shpejtë me përvojën e legjislacionit e të jetës së vendeve të BE. Rast i mirë për tëpërcaktuar një shembull të rëndësishëm, janë zgjedhjet demokratike që zhvillohen nëvendet e ndryshme ballkanike: ka raste që ende flitet se në Ballkan vërehen probleme tëndryshme me zgjedhjet parlamentare apo vendore, siç është edhe rasti i Shqipërisë nëvitet e fundit, e cila gjithsesi nuk është e vetme.Në këtë kuadër, mbetet e hapur edhe një alternativë tjetër: që pranimi i vendeve tëBallkanit në BE, të bllokohet për të gjithë në bllok, për një farë periudhe. Aktualisht,shumë nga rreziqet që mund të kërcënojnë sigurinë e kufijve juglindore të Bashkimit,vijnë nga kjo zonë.Madje, në një rast ekstrem të mundshëm të mungesës së stabilitetit në këtë zonë, BEedhe mund të parashikojë ndonjë hap për ndërhyrje të natyrës ushtarake për stabilizimine përgjithshëm, ndonëse kjo shihet si hipotezë e largët, pasi do të jetë një hap i rëndësishëmprapa për Ballkanin dhe për BE.PërfundimeRruga më e përshtatshme dhe më efikase është “europianizimi i Ballkanit”, d.m.th. punadhe përpjekjet e përbashkëta të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe popujve ballkanikë, përpërparimin e procesit integrues të gadishullit në Bashkimin Europian dhe në NATO.Bashkëpunimi rajonal përfaqëson një tregues domethënës që përforcon nevojën eintegrimit të shteteve me njeri-tjetrin përpara se të shpresojnë për një anëtarësim tëplotë në një realitet që përshkohet nga standarde dhe nivele zhvillimi më të larta. Vetëmnëpërmjet kësaj strategjie dhe gjetjes së mënyrës së duhur për të “trokitur” “dyert” e BEdo të dinë të hapen.Përpjekjet, tashmë të filluara prej kohësh dhe të vendosura në aspektin zyrtar, për sa ipërket marrëveshjeve respektive për tregtinë e lirë, përfaqësojnë një hap të rëndësishëmdhe një premisë pozitive për angazhim real, deri në krijimin e një tregu të përbashkëtrajonal. Kjo do të rrisë dhe do të ngrejë në nivel shumë më të lartë stadin aktual tëmarrëdhënieve ndërajonale, do të nxisë shkëmbimin e mallrave, do të përmirësojëndjeshëm edhe lëvizjen më të madhe të njerëzve dhe kapitaleve.Rëndësi vendimtare në integrimin përfundimtar rajonal ka krijimi i politikave shtetërore,individuale e rajonale, duke realizuar, me përgjegjësi, një standardizim të brendshëmrajonal, sipas modeleve të BE.Ndërhyrja ushtarake e NATO-s, e vitit 1999, ndaj Serbisë, e cila në ato momente poushtronte një genocid që rrallë është parë në histori me atë lloj tërbimi politik, demonstroipublikisht doktrinën e re politike e shoqërore, ndonëse në fazë ende embrionale, se nërastet e shkeljes së të drejtave të njeriut, ndaj një vendi apo populli më të dobët, ishte eligjshme ndërhyrja ushtarake për të mos lejuar më tej këtë përvojë.

Page 205: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

205

Bonin Toptani

Kjo do të sjellë patjetër një risi të rëndësishme edhe në politikën ndërkombëtare e tëdrejtën ndërkombëtare.Vetëm arsyet humanitare mund ta përligjnin këtë veprim!Bibliografia:

“Historia e Ballkanit”: George Castellan.“Histori e Ballkanit”: Misha Glenny.“Historia e Europës, nga 1945 në sot”: Mammarella, botimet ekonomike Laterza, Itali.“Balkans Ghosts”: Robert Kaplan.Gjeopolitika e Ballkanit dhe perspektivat e sigurisë në rajon -Dr. Abaz LleshiRevista Diplomacia, Nr. 12, viti 2004.Revista “Përpjekja”, Nr. 4, viti 1995.“Ballkani i Jugut”: I.Kadare, P.Simic, L.Frckoski, Y.Hysa.“Evropa në kohën tonë” Ualter Laker. Politikat e BE, Desmond Dinan.

Nga interneti:“Dark Histories”. Brighter Futures? The Balkans and Black Sea Region: European Union Frontiers, WarCrimes, and confronting the Past - James Gow.«The Wrong Lessons Learned and Future St ra tegic Choices in the Western Balkans»:Western Balkans Security Observer - Jim Seroka.The United States and Europe: Current Issues. Congressional Research Service, The Library of Congress- Kristin Archick and Vince L. Morelli.South Eastern Europe: An Emerging Environmental Security Agenda? Rethinking Conflict Prevention -Mihaela Papa.Future of the Balkans and U.S. Policy Concerns. CRS Report for Congress Prepared for Members andCommittees of Congress - Steven Woehrel.The challenges of EU enlargement in the Balkans - European Union Institute for Security Studies, ISSOpinion, Jacques Rupnik, June 2009.

Page 206: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

206

RUBRIKA E SHTATË

STUDIUES BASHKËKOHORË PËR SIGURINË

Në këtë Rubrikë vijnë të shqipëruar dy nga personalitetet ndër mëspikaturat në rrafsh ndërkombëtar për Sigurinë. Riçërd Ned Lëboudhe Xhorxh Fridman.

I pari vjen me një fragment nga libri i tij me titull “Pse luftojnë kombet”.Në këtë fragment autori studion shkaqet e luftërave në 400 vitet e fundit. Aiarrin të fajësojë për një numër të caktuar të këtyre luftërave Sigurinë, siç nesot e perceptojmë. Ndoshta edhe vetëm për këtë, mendojmë se paraqet interestë veçantë për lexuesin.

Ndërsa Fridman në kuadrin e gjeopolitikës vjen i shqipëruar me një çështjee cila sot është bërë jo vetëm prirje, por edhe domosdoshmëri në kuadrin eglobalizmit: Nënshtetësinë e shumëfishtë.

Merr rëndësi ky problem, pasi sot marrëdhëniet e individit me shtetin ndërsanuk e kanë humbur rëndësinë si të tilla, për shkak të prirjes globale, tentojnënënshtetësinë e shumëfishtë.

Page 207: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

207

Nacionalizmi dhe Dyshtetësia

Xhorxh Fridman (George Friedman),Drejtor Ekzekutiv i STRATFOR, US

Abstrakt. Gjeopolitika është në qendër të metodologjisë së STRATFOR. Ajo siguronkuadrin mbi të cilin ne studiojmë botën. Themeli i gjeopolitikës në kohën tonë ështëstudimi i shtetit-komb, ku në qendër është çështja e marrëdhënieve të individit me shtetin-komb. Ndryshimet në marrëdhëniet e individit me kombin dhe shtetin janë çështje nëgjeopolitikë dhe, kësisoj, të vlefshme për t’u diskutuar.Shumë çështje e ndikojnë këtë kompleks marrëdhëniesh. Më e spikatura ndër to ështëprirja globale e nënshtetësisë së shumëfishtë. Kjo është e lidhur dukshëm me çështjene imigracionit, por kjo ngre gjithashtu edhe një çështje më të thellë: Cili është kuptimii nënshtetësisë në shekullin e 21-të?Kombi përballë shtetit

Është e vështirë përcaktosh kuptimin e sistemit ndërkombëtar pa përcaktuar kuptimine shtetit-komb. Koncepti është i ndërlikuar nga një realitet që përfshin shteteshumëkombëshe si Belgjika, ku çështja e identitetit kombëtar luan një rol të

rëndësishëm dhe Rusia apo Kina, ku kjo çështje mund të jetë sa e rëndësishme e, ndërkaq,edhe violente. Duke kundruar shtetin-komb, ideja e kombit është më komplekse dhendoshta, më interesante sesa ajo e shtetit.Ideja e kombit nuk është gjithnjë e qartë. Në rrënjë, një komb është një grup njerëzishqë përbashkësojnë një fat dhe, me atë fat, një identitet. Kombet mund të krijohen mendërgjegje, sikurse ka ndodhur me SHBA-në. Kombet mund të ekzistojnë për qindraapo mijëra vjet sikurse është rasti në pjesë të Europës apo të Azisë. Por sado gjatë nëkohë të ekzistojë një komb dhe cilado të jetë prejardhja e tij, një komb themelohet mbiatë çfarë unë e kam quajtur diku “dashuri për veten”, një marrëdhënie unike mekomunitetin, në të cilin një individ lindet apo për të cilin ai përzgjodh të vijë. Kjoafrimësi është themeli i një kombi.Në qoftë se kjo afri tretet dhe prishet, kombi prishet, diçka që ka ngjarë në raste tëshumta në histori. Në qoftë se një komb zhduket, sistemi ndërkombëtar fillon të silletndryshe. Dhe, në qoftë se kombet në përgjithësi humbasin identitetin dhe kohezionin etyre, atëherë mund të zhvillohen shndërrime masive. Ndokush mund të thotë se kjo dotë ishte për mirë, e të tjerë do të thoshin se është për keq. Është e mjaftueshme të vëmënë dukje këtu se, secila rrugë do të bënte një diferencë të thellë.

Page 208: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

208

Nacionalizmi dhe Dyshtetësia

Shteti është shumë më i qartë: Ai është Drejtoria e Përgjithshme Politike e kombit. Se sizgjidhen drejtuesit e tij dhe sesi qeverisin ata - kjo ndryshon gjerësisht. Marrëdhëniet eshtetit me kombin ndryshojnë gjithashtu gjerësisht. Jo të gjitha kombet kanë shtete.Disa janë të pushtuar nga shtete-kombe të tjerë. Disa janë ndarë midis shtetesh tëndryshme. Disa janë pjesë e një identiteti që qeveris shumë kombe. Dhe disa janëkomunitete që kanë zhvilluar sisteme qeverisjeje që nuk përfshijnë shtete, megjithëseky rast po bëhet gjithnjë e më i rrallë.Marrëdhënia me kombin është personale. Marrëdhënia me shtetin është ligjore. Ne mundta shohim këtë në pikëpamje gjuhësore në rastin e SHBA: Unë, p.sh. mund ta pohoj farethjeshtë marrëdhënien time me kombin tim: Unë jam një Amerikan. Por unë nuk mundtë pohoj po kaq thjeshtë marrëdhënien time me shtetin. Po të them: “Unë jam njëShtetbashkuarjan” nuk ka kuptim. Për të pohuar marrëdhënien time legale, jo afrinëtime personale, unë duhet të them se unë jam një qytetar i SHBA. Kompleksiteti gjuhësori SHBA nuk përsëritet tjetërkund, por ka një dallim midis kombësisë dhe nënshtetësisë.Ato mund të koincidojnë lehtësisht kur një person lindet në një vend dhe bëhet njëqytetar thjeshtë përmes këtij fakti, ose ato mund të zhvillohen kur një individ lejohet tëimigrojë dhe të natyralizohet. Vini re me kujdes formulimin interesant të termit përderisaai nënkupton krijimin e një marrëdhënieje natyrale me shtetin.Në SHBA administrohet betimi i mëposhtëm kur dikujt i njihet e drejta të bëhet njëqytetar, përgjithësisht pesë vjet pasi ai është lejuar të imigrojë:“Me anë të të cilit unë deklaroj, me betim, se unë absolutisht dhe krejtësisht, braktisdhe heq dorë ligjërisht nga të gjitha besnikëritë dhe detyrimet ndaj një princi, monarku,mbreti, shteti apo sovraniteti të huaj për të cilin apo ndaj të cilit unë kam qenë deri tanisubjekt apo qytetar; se unë do të mbështes dhe do të mbroj Kushtetutën dhe ligjet eSHBA kundër të gjithë armiqve, të huaj dhe të brendshëm; se unë do të mbaj besnikëridhe angazhim njëherësh; se unë do të mbaj armë në emër të SHBA kur kërkohet ngaligji; se unë do të përkryej shërbime joluftarake në Forcat e Armatosura të SHBA kurkërkohet nga ligji; se unë do të përkryej punë të rëndësisë kombëtare nën drejtimin civilkur kërkohet nga ligji; dhe se unë e marr këtë detyrim lirshëm pa ndonjë rezervë mendoreapo qëllim shmangieje; kështu, më ndihmo o Zot”.Do të thoja që këtë betim unë e bëra kur isha 17 vjeç. Gjithsesi, unë u bëra një qytetar iSHBA kur babai im u natyralizua vite më përpara, kur mora dokumentet e mija tënënshtetësisë, duke shkuar personalisht në një ndërtesë gjykate dhe duke e bërë këtëbetim personalisht. Të ishe përballë me detyrimet e nënshtetësisë ishte një përvojë ekthjellët.Betimi Amerikan është një nga më rigorozët. Kombet e tjerë kanë betime shumë më tëthjeshta dhe me më pak kërkesa. Gjithsesi, është interesante se shumë vende me më pakkërkesa të shprehura hapur në betim, janë gjithashtu vendet ku të bërit një qytetar inatyralizuar është shumë më i vështirë dhe jo një gjë e zakonshme. Për SHBA, një kombdhe një shtet që u shpikën me ndërgjegje, ideja e imigrimit ishte e brendshme në vetëidenë e kombit, ashtu siç ishte ky betim. Imigrimi dhe natyralizimi kërkonin një betim tëkësaj përmase përderisa natyralizimi do të thoshte të marrësh përsipër jo vetëm njëidentitet të ri shtetëror, por gjithashtu edhe një identitet të ri kombëtar.

Page 209: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

209

Xhorxh Fridman

Kombi Amerikan u ndërtua me imigrantë nga kombe të tjerë. Në qoftë se ata nuk do tëishin të përgatitur për “të braktisur dhe hequr dorë ligjërisht absolutisht dhe krejtësishtnga të gjitha besnikëritë dhe detyrimet ndaj një princi, monarku, mbreti, shteti aposovraniteti të huaj për të cilin apo ndaj të cilit unë kam qenë deri tani subjekt apoqytetar,” atëherë ndërmarrja Amerikane do të kishte rënë në kaos, sepse imigrantët qëerdhën në SHBA për të siguruar të mirat e përfitimet e nënshtetësisë së plotë, do tërefuzonin braktisjen e detyrimeve të mëparshme, duke refuzuar njëherësh të bien dakordpër të pranuar detyrimet dhe sakrificat që kërkonte betimi Amerikan. SHBA, prandaj,janë në një pozitë të përbashkët vetëm me pak kombe të tjera të formuara nga imigracionidhe kjo ka bërë që të mbahen nën vëzhgim pozita shumë më të rrepta për kërkimin enatyralizimit.Ka nga ata që konsiderojnë se nacionalizmi krijon ndasi, që është i dëmshëm dhe që tëçon në konflikt. Unë jam i pikëpamjes se nacionalizmi i ka qëndruar kohës, sepse ai iusiguron e u jep individëve ndjenjën e vendit, të komunitetit, të historisë dhe të identitetit.Ai iu jep individëve diçka tej vetvetes, që është mjaft e vogël për të qenë gjithëpërfshirëse,por shumë, shumë më e madhe sesa janë ata. Që nacionalizmi mund të bëhet monstruoz,kjo është dukshëm e vërtetë. Çfarëdo që është e dobishme mund të bëhet gjithashtu edëmshme. Por nacionalizmi ka mbijetuar dhe ka lulëzuar për një arsye.Rritja e nënshtetësisë së shumëfishtë padyshim që siguron liri. Por siç ngjet shpesh,liria ngre çështjen se ndaj kujt angazhohet e detyrohet individi tej vetes së vet. Nëmjegullimin e kufijve midis kombeve, nuk duket se kjo e ka pakësuar konfliktin. Krejtpërkundër, ajo ngre çështjen se ku shkon e ndaj kujt shkon besnikëria e vërtetë e qytetaritdhe e shtetasit, diçka kjo jo e shëndetshme për qytetarin dhe shtetin komb.Prandaj, ngrihet një pyetje akoma më e përgjithshme, d.m.th. çfarë do të thotë të jeshqytetar?

Përshtatur në shqip nga: Kol ® Zeno Jahaj

Page 210: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

210

Shkaqet e luftës dje dhe sot

Shkaqet e luftës dje dhe sot1

Riçërd Ned Lëbou (Richard Ned Lebow)

Abstrakt. Riçërd Ned Lëbou (Richard Ned Lebow) është profesor Amerikan i shkencavepolitike, i diplomuar në universitetet më në zë të vendit, i shquar veçanërisht për studimee botime në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme të SHBA.Konstruktivist për nga orientimi, ai vlerësohet ekspert i njohur në botë për strategjitë emenaxhimit të konfliktit, për Luftën e Ftohtë, etj.Riçërd Ned Lëbou është autor i shumë veprave, si: “Një Teori Kulturore e MarrëdhënieveNdërkombëtare”-i vlerësuar si libri më i mirë në historinë e marrëdhënievendërkombëtare; “Përse luftojnë kombet “; “Kërcënimi, bashkëpunimi dhe etika”;“Vizioni tragjik i Politikës”, etj.Shpjegimi i shkaqeve të luftrave ka qenë dhe është një shtysë e madhe ndërgjegjësimipër të njohur rrjedhimet e tyre në jetën e popujve. Kompleksi realist ndaj luftës i lidhkëto shkaqe me sigurinë. Por a është ky shkaku i vetëm i luftrave?Luftrat kanë në bazë të tyre shumë më shumë se motivi për siguri: frymëzime, orekse,interesa apo edhe frikëra të tjera. Të gjitha këto duket se përcjellin ambicien për pushtet,për fuqi dhe hegjemoni më të shumtë.Shpjegimi shkaqeve të luftrave, sigurisht që nuk është qëllim në vetvehte. Kombet dheshtetet kanë plot rrugë e mënyra të tjera që interesat e tyre të mos përcillen me luftë:bashkëpunimi, aleancat dhe plot alternativa të tjera kanë treguar se janë strategjia mëe mirë, për më tepër në kohët moderne.

Me pak fjalë

Literaturë e shumtë është shkruar për luftën dhe shkaqet e saj. Pothuajse të gjithastudimet kryesore i janë përqasur problemit nga një perspektivë realiste. Atopërcaktojnë se siguria është shkaku kryesor i ekzistencës së shteteve dhe trajtojnë

pasigurinë si shkakun kryesor të luftës. Teoritë realiste përpunojnë mekanizmat(ekuilibrin e fuqisë) dhe kushtet (dilemën e sigurisë, polaritetin, tranzicionin e fuqisë)të cilat i konsiderojnë përgjegjëse për konfliktin dhe luftën.

1 Intervistë e autorit për librin me të njëjtin titull, 04 Tetor 2010.

Page 211: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

211

Riçërd Ned Lëbou

Pakënaqësia ime ndaj literaturës ekzistuese mbi luftën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare,më në përgjithësi, ishte një nxitje për të shkruar librin “Teori Kulturore e MarrëdhënieveNdërkombëtare”, botuar nga Kembrixh më 2008.Ky libër zhvillon një teori të marrëdhënieve ndërkombëtare, të bazuar në një model tëkursyer të motivimit njerëzor. Duke ndjekur Platonin dhe Aristotelin, unë përcaktojfrymëzimin, oreksin dhe arsyen si nxitësat kryesorë me synime të përcaktuara. Atogjenerojnë arsyetime të ndryshme lidhur me bashkëpunimin, konfliktin dhe marrjenpërsipër të rrezikut. Ato kërkojnë dhe ndihmojnë për të gjeneruar forma karakteristiketë hierarkisë së bazuar në parime të ndryshme të drejtësisë. Një shkak i katërt-frika-hynnë lojë kur arsyeja nuk është në gjendje të përmbajë oreksin apo frymëzimin. Frikaështë një emocion i fuqishëm, jo një shkak i lindur. Në botën reale, motive të shumëfishtapërzihen me njeri tjetrin më shumë sesa shkrihen tek njeri tjetri, duke iu dhënë vrull njëvarg sjelljesh të cilat shpesh duken kundërthënëse.Në kohët moderne, frymëzimi (thumos) ka qenë injoruar gjerësisht nga filozofia dheshkenca shoqërore. Unë ngul këmbë që frymëzimi është i gjithëpranishëm. Frymëzimirrit shtysën universale për vetëvlerësim, gjë që gjen shprehje në çështjen e nderit apo tëpushtetit. Duke u shquar, dalluar e vlerësuar në veprimtari të vlerësuara nga grupi aposhoqëria ku jemi përfshirë, ne fitojmë lavdërimin e atyre që kanë peshë dhe që ndjehenmirë ndaj neshInstitucionet dhe shtetet nuk kanë as shpirt (psyches), as emocione. Njerëzit që drejtojnëkëto bashkësi apo që identifikohen me to, kanë shpirt dhe emocione2. Ata shpesh i shtrijnënevojat e tyre psikologjike tek këto njësi politike dhe e ndjejnë veten më mirë kur këtonjësi arrijnë fitore ose rezultate të larta. Nevoja për vlerësim nga një grup tjetër shoqërorështë veçanërisht e theksuar në epokën e nacionalizmit, kur shteti u bë njësia bartëse e tij.Unë e kam dokumentuar këtë lidhje të frymëzimit për luftë në një sërë rastesh studimorenë librin “Teoria Kulturore e Marrëdhënieve Ndërkombëtare”. Në librin “Përse luftojnëkombet”, unë e zgjeroj analizën time për luftën deri në kohët moderne dhe analizojfillimin e luftës, në pikëpamje të fuqisë relative të shteteve dhe shkaqeve të tyre përkatësepër luftë.Unë ndërtova një strukturë të dhënash për të gjitha luftërat ndërshtetërore, ku janëpërfshirë Fuqitë e Mëdha dhe ato që aspirojnë për t’u bërë të tilla, nga viti 1648 deri nëditët e sotme. Struktura e të dhënave identifikon nismëtarët e luftërave (shpeshshumëpalëshe); shkaqet e tyre (sigurinë, përfitimin material, pushtetin, shpagimin dhepolitikë e brendshme); rezultatin (fitoren, humbjen ose tërheqjen); natyrën e rregullaveqë drejtonin luftimet, nëse ka patur; kohëzgjatjen dhe intensitetin e luftës dhe karakterine vendosjes së paqes.Në kundërshtim me pritjet realiste, unë e konsideroj sigurinë si përgjegjëse për vetëm19 nga 94 luftëra që kanë ndodhur në periudhën në fjalë. Një numër i rëndësishëm ikëtyre luftërave vendos përballë fuqi të mëdha kundër fuqish të tjera të mëdha dhe asnjëprej tyre nuk është shoqëruar me kalim fuqie. Kjo nuk do të thotë se siguria nuk është erëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare; ajo ka qenë një shqetësim parësor për të

2 Shënim i përkthyesit.

Page 212: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

212

Shkaqet e luftës dje dhe sot

gjitha shtetet që janë sulmuar. Interesat materiale janë gjithashtu një shkak pa shumëpeshë për luftë: ato janë përgjegjëse për vetëm 8 luftëra, shumica e të cilave të shekullittë tetëmbëdhjetë. Siguria dhe interesat materiale ngandonjëherë veprojnë në harmonime njëra-tjetrën dhe, më shpesh, me shkaqe të tjera. Në disa luftëra ato janë dytësore nëraport më këto shkaqe të tjera.Në të kundërt, pushteti është përgjegjës për 62 luftëra, si një shkak parësor ose dytësor.Shpagimi, gjithashtu si manifestim i frymëzimit, përfshihet në 11 luftëra të tjera. Pashumë mëdyshje, frymëzimi është shkaku kryesor i luftës në shekuj dhe ky, si dhe pasojate tij, janë injoruar pothuajse tërësisht në literaturën e marrëdhënieve ndërkombëtare.Karakteri dhe forca e shoqërive dhe ideve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare përefikasitetin e luftës përcaktojnë rëndësinë relative të shkaqeve të ndryshme për luftëdhe shpeshtësinë e saj të përgjithshme. Interesi tregon një rënie të ndjeshme sapo nxjerrjae parasë i dha rrugë një kuptimi më të sofistikuar të pasurisë. Luftërat, me shkak sigurinë,nuk tregojnë të njëjtën rënie gjatë shekujve, por bashkohen në shprehjen e hegjemonisënga fuqitë e mëdha apo mbizotëruese.Numri më i madh i luftërave të fundit, që kanë qenë të lidhura me sigurinë, kanë qenëato përgatitëse e të lidhura me kryerjen e dy luftërave botërore të shekullit të njëzetë.Ato qenë, për këtë arsye, një produkt dislokimesh që solli modernizimi në një mjedis kugara e fuqive të mëdha dhe etja për hegjemoni kryheshin kryesisht me mjete dhune.Tanimë që kjo kohë, në Europë, ka perënduar dhe ka kaluar në zonën e Paqësorit, si dhekur hegjemonia e arritur nëpërmjet forcës nuk konsiderohet më si një ambicie e ligjshme,kërkesat për siguri dhe frika e fuqive të mëdha duhet të pësojë rënie.Luftërat për pushtet, mund të pritet gjithashtu, se do të jenë në rënie. Gjatë periudhës sëpasluftës dhe, aq më shumë qysh nga fundi i atij konflikti, lufta dhe pushteti janë shkëputurndjeshëm nga njeri tjetri, në kuptimin që nisja e një lufte të suksesshme nuk e forcon mëpushtetin.Fillimi i suksesshëm i luftës mund të çojë aktualisht në humbje të pushtetit kur mungonmiratimi nga Kombet e Bashkuara për nisjen e veprimit ushtarak në fjalë. NdërhyrjaAnglo-Amerikane në Irak, luftë në të cilën pushtimi i territorit nuk përbënte çështje,është një rast që ilustron këtë përfundim.Ndryshimi i vlerave dhe i normave i inkurajon udhëheqësit e arsyeshëm të gjejnë mënyratë tjera paqësore për të kërkuar pushtet. Në masën që kjo ndodh, shpeshtësia e luftës qëmpleks fuqitë në rritje apo fuqitë e mëdha, pritet të ketë ulje të ndjeshme.Këndi i gjerëTre zhvillime rrënjësore në mendim ndikojnë në shpeshtësinë e luftës dhe në shkaqet esaj.I pari ka të bëjë me natyrën e pasurisë. Që nga koha e Adam Smith-it dhe ekonomistëvemodernë, pasuria botërore ishte menduar të ishte e kufizuar, që krijonte rritje për çdogjendje të menduar se rezultonte në humbje për të tjerët. Kur elitat politike mësuan sepasuria e përgjithshme mund të rritej nga ndarja e punës, nga burimet mekanike tëenergjisë dhe ekonomisë së gjerë, atëherë bashkëpunimi ekonomik u bë i mundshëm

Page 213: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

213

Riçërd Ned Lëbou

dhe gjithnjë e më shumë i rëndësishëm. E gjitha kjo u dha fund luftërave për rritjemateriale.Zhvillimi i dytë zë fill në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe ka të bëjë me ndjekjen ealternativës së sigurisë kolektive ndaj asaj të mbyllur autarkike. Aleancat morën kuptimtë ri në Kongresin e Vjenës, në çastin kur ato kishin si qëllim të parandalonin konfliktin.Më vonë, kongreset ndihmuan Fuqitë e mëdha të zbusnin tensionet rajonale me anë tëmarrëveshjeve dhe bindjeve morale. Pas Luftës së I-rë Botërore, Lidhjes së Kombeve iudha detyra shumë ambicioze për parandalimin e luftës me anë të sigurisë kolektive, gjëqë fatkeqësisht dështoi. Parimi i sigurisë kolektive rezistoi dhe Kombet e Bashkuara, tëthemeluara më 1945, e bënë atë misionin kryesor të Këshillit të Sigurimit. Arritjet eOKB-së janë të diskutueshme, ndërsa Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut(NATO) është më e suksesshme. Ajo dhe grupime të tjera kanë luajtur një rol tepër tëspikatur dhe të pakontestueshëm në ruajtjen e paqes apo në ndërprerjen e luftërave nëbotën e Pasluftës së Ftohtë. Siguria kolektive është bërë normë dhe një burim irëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.Zhvillimi i tretë dhe më i fundit ka të bëjë me natyrën e pushtetit në çështjetndërkombëtare. Historikisht, suksesi ushtarak ka qenë mjeti kryesor i fitimit të pushtetitdhe njohjes si fuqi e madhe. Por ka edhe mjete të tjera për të arritur statusin midisshteteve. Bashkimi Europian, Skandinavia, Kanadaja, Japonia dhe Brazili, të gjithëpretendojnë pushtete që nuk kanë të bëjnë aspak me fuqinë ushtarake.Sa më i fuqishëm të bëhet rendi rajonal dhe ndërkombëtar, aq më shumë hierarkipushtetesh do të shfaqen në nivelin ndërkombëtar. Shtetet do të ndjehen më të sigurtë nëkërkimin e pushtetit me mënyra të ndryshme dhe duke iu kushtuar burime për këtëqëllim, që përndryshe do të mund të rezervoheshin për ushtrinë.Një rritje e ndjeshme në pushtetin e vendeve, e shoqëruar me vizione alternative tësistemit ndërkombëtar, duket, për shembull, nga sondazhi i Shërbimit Botëror të BBC-së, i kryer në fillimvitin 2007. Siç raportohet në The Age të Australisë, Kanadaja dheJaponia kryesojnë listën e vendeve ku të anketuarit (54%) vlerësojnë se ushtrojnë ndikimtë mirë në botë, të ndjekura nga Franca (50%), Britania (45%), Kina (42%) dhe India (37%).Në qoftë se paqja vazhdon mes fuqive të mëdha, pretendimet për pushtet, të bazuara nëfuqinë ushtarake, do të bëhen madje më pak bindëse. Meqë pushtet do të thotë ndikim,shtetet do të kenë shkaqe të tjera nxitëse për të ndryshuar politikat e jashtme, në mënyrëqë t’i sjellin ato në një linjë me strukturën nxitëse mbizotëruese. Në një botë të tillë,shtetet do ta shohin madje me negativizëm përdorimin e forcës, në mungesë të mbështetjessë pakualifikuar ndërkombëtare.Duke imagjinuar të flasim, të themi, nga lartësia e vitit 2030, ne mund të shohim pasmbi luftën e Irakut si një nga çastet përcaktuese të marrëdhënieve ndërkombëtare tëshekullit të njëzetë, nga mënyra se si ajo delegjitimoi përdorimin e njëanshëm të forcësdhe alternativën e dukshme e inkurajuese të mjeteve paqësore për të fituar pushtet.Një përmbledhjePushtimi i Irakut i vitit 2003 u justifikua nga administrata Bush duke u bazuar në sigurinëkombëtare. Por të gjithë këshilltarët kryesorë të administratës së babait të presidentit

Page 214: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

214

Shkaqet e luftës dje dhe sot

Xhorxh W. Bush, privatisht i thanë presidentit se asnjë interes sigurie apo ekonomiknuk ishte evidentuar - dhe kjo ndërhyrje mund t’i vinte ata në rrezik.Nafta është një shpjegim tjetër i pakënaqshëm për pushtimin e Irakut. Vetë kompanitë enaftës nuk e favorizuan luftën, por donin që administrata të përfundonte sanksionet nëmënyrë që ato të mund të blinin dhe të shpërndanin naftën e Irakut.Pushtimi është kuptuar më shumë si një përpjekje për të shfrytëzuar epërsinë ushtarakekrahasuese amerikane për t’u kyçur në “lëvizjen njëpolare”, për arsye pushteti. Në vendqë të bënte miqtë dhe armiqtë njëlloj të pakënaqur, ai shkaktoi nevojën dhe mundësinëqë ata të bëheshin më shumë të pabindur.Së fundiTë tre zhvillimet që identifikova kanë dy tipare të përbashkëta. Secili është zhvilluarngadalë dhe në mënyrë të çrregullt.Ndryshimet në besim kanë dashur kohë të gjatë të përhapen mjaftueshmërisht për tëndikuar praktikën dhe praktika ishte e para që ndaloi së qeni e suksesshme. Me kalimine kohës, modelet e sjelljes ndryshojnë dhe shkaqet në fjalë bëhen gjithnjë e më shumë tëshkëputura nga lufta. Revolucioni në mendimin për pasurinë, që filloi aty nga fundi ishekullit të tetëmbëdhjetë, nuk u bë plotësisht urtësi konvencionale deri në fund tëshekullit të nëntëmbëdhjetë si dhe nuk ka vepruar si frenues i luftës, të paktën edhe njëgjysmë shekulli. Siguria kolektive, një produkt i fillimshekullit të nëntëmbëdhjetë, morithuajse 150 vjet për të shpalosur rrjedhime të rëndësishme politike. Zhvillimi në mendimrreth pushtetit është një dukuri e shekullit të njëzetë dhe filloi të ndikojë praktikënpolitike vetëm gjatë Luftës së Ftohtë.Autori mundet vetëm të shpresojë se një libër që tregon se si konceptet tradicionale tëpushtetit kanë qenë përgjegjëse për luftën mund të ndihmojë në përshpejtimin e këtijndryshimi dhe, bashkë me të, edhe në kërkimin dhe pranimin e mjeteve alternative përtë pretenduar dhe përftuar pushtetin.

Përkthyer nga anglishtja: Silvana Markgjonaj

Page 215: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

215

Riçërd Ned Lëbou

“Smart Defence”A Smart Approach for the Balkan Region

Dr. Leonard Demi,Chairman of Parliamentary Security and Defence Commission

Col. ® Thimi HudhraChief of Centre for Defence Analyses, TRADOC

Abstract. “Do you want to spend the rest of your life selling sugared water or do youwant a chance to change the world” This smart maxim of the late Steve Jobs is verymeaningful with concerns of changes and transformation in an organization, especiallyinternational ones. This is a universal axiom; it is valid for all areas of reforms andtransformation of the society. It is also relevant to security and defence.This is the first article on smart defence in Albania, but not the last. The authors of thisarticle initiate this open debate as ‘food for thoughts’ for the research community ofdefence and security. They promote open discussions on what could be “smart defence”areas at national, multinational and regional level.The authors try to give answers to several questions: how to develop more capabilitieswith less resources? How to further prioritize the priorities? How to specialize in nichecapabilities we can afford? How to promote multinational approaches and developregional capabilities to face regional threats, and how to share and pool many ofcapabilities at regional level?One thing is sure: the idea of going smart in this time of austerity is in the agenda of alldefence organizations of all allied countries, and nobody can avoid that easily. Theauthors do not pretend to say everything about “smart defence”; they expect this is onlythe beginning of a ‘for and against’ positioning of independent experts and other civiland military researchers.

“Smart Defence”A concept on research and development in AAF

Colonel Perikli KoliçiDefence Academy “Spiro Moisiu”, Commander

Abstract. Research and Development (R&D) is a term on the daily agenda for the

Page 216: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

216

Përmbledhja në anglisht

Alliance and for each ally country. This process is inspired by the idea of the secretarygeneral of the Alliance Rasmussen on “smart defence”. The new Strategic concept ofLisbon promotes the values of research in the security and defence sector.

This article presents a general idea on the development of an organized system of researchand development in the defence institution. It is a fact that the research we make in theAAF today has not served enough to the fundamental issues of the defence reform. Aconsiderable part of the research in the AAF has reflected few applied values, in orderto anticipate with advanced military studies all key decisions of high civilian and militaryauthorities.

To improve this situation, as a new ally member with a new professional force, togetherwith the development of other new management systems, this article provides an insighton the establishment of a research and development system in AAF.

“Smart Defence”A-5 Initiative after Lisbon Summit

Colonel Jeronim Bazo,J5 Director, AAF General Staff

Abstract. This article focuses on the effects of the Strategic Concept of the Alliance inLisbon, in November 2010. What is the Alliance doing to implement its decisions? Itraises several questions of the smart defence especially in our Balkan region. It givesrelated answers on how we can produce more capabilities will few resources available.Now, the question of smart defence is at the agenda of many small and mid size countriesof the Alliance. It is a question to be further elaborated in Chicago next year in 2012.The author gives some thoughts on the way ahead for Albania and other regional countriesof A5 Charter.

“Smart Defence”NATO New Military Structure and Implications for Albania

Colonel Piro Ahmetaj,National Military Representative of RA in SHAPE

Abstract. “Thinking is the hardest work, which is probably the reason why so fewpeople are engaged in it.” This wise quote by Henry Ford attributes a lot great deal ofvalues to the research work in the present conditions of the global financial crisis. Theprevailing challenge for now and the future, is the following: how to develop morecapacities with less resources. This, of course, shall be subject to accurate evaluationson how to develop new approaches, beyond the traditional ones.

Page 217: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

217

Renalda Manushi

No doubt, the “smart defence” concept has a universal meaning in content, methodologyand time. In this context, it is valid beyond the defence area. In order to do that, it issufficient to replace the word “defence” with economy, science, education, army,including here even the individual human aspect, too, and so forth, as far as the contextof society is to be concerned.In the security area, “smart defence”- besides of the fact of being a concept, is thereforea tool and methodology to unify the efforts and increase the efficiency of the society toconfront the challenges of time. By means of this article, the author gives a moreapplicative dimension to this concept – giving arguments concerning the functionalconnections through “smart defence” and more specifically NATO transformation. Theauthor tries to think beyond this - the process of Alliance transformation after the ColdWar has hereto inspired the security strategists to “discover” and promote conceptsafter concepts, including here even the “smart defence”.The article conducts a thorough analysis of the quantitative and qualitative changes andtransformations of NATO and its processes in these last two decades. One of the messagestransmitted by the article is that restructuring is not only inflicted by the change of thesecurity environment, technology advancement, progress in the lifestyle standards,economic crisis, but it is also to be highlighted that the reforms and transformation shallalways be a “vital necessity” to remain alive at the labour market. So, the reforms andtransformation will never stop. Generally speaking, “the successful history of the Alliancetransformation is the message of the security structures transformation of each alliedcountry”

Management of State, Peace and Security

Prof. Asc. Donald Abenheim,Naval Postgraduate School in Monterey, California

Abstract. Donald Abenheim is a research fellow at the Hoover Institution and an associateprofessor at the Naval Postgraduate School in Monterey, California. He joined the NavalPostgraduate School (NPS) faculty in 1985. He was academic associate (i.e., director ofgraduate studies) for strategic studies in the Department of National Security Affairsfrom 2000 until 2004, where he was responsible for the oversight of some eighty graduatestudents from the United States and thirty from allied and partner nations.The author of the monograph “Reforging the Iron Cross: The Search for Tradition in theGerman Armed Forces (Princeton, 1988), his recent publications have appeared in theOxford Companion to Military History (2000) (NATO and German military history) aswell as in Orbis 46, no.1 (winter 2002) and the Hoover Institution Digest (winter/spring2003) on the evolution of NATO policy and strategy from a historical perspective.He lectures widely in Germany, Austria, and Switzerland and has been interviewed bysuch international media as Newsweek, the International Herald Tribune, Die Zeit, andthe Los Angeles Times on questions of contemporary policy and strategy. Abenheim isa member of the Clausewitz Society, the professional association of officers of the German

Page 218: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

218

Përmbledhja në anglisht

general staff. His present research concerns wars of ideology, paramilitary organizations,and genocide in the twentieth century.

Before the completion of his doctoral studies, he was a civilian staff member of U.S.Army, Europe, as a liaison to the Bundeswehr in alliance burden sharing; an archivist atthe Hoover Institution focusing on Germany in the twentieth century; and a museumcurator at the Presidio of San Francisco on the U.S. Army with a focus on the nineteenthand twentieth century. Donald Abenheim received a Ph.D. degree in European historyfrom Stanford University in 1985.

Scenarios and Operational Concepts

LtC Editson Zarka,Senior Officer Course, Student

Academy of Defence “Spiro Moisiu” Tirana.

Abstract. The Strategic Defence Review (SDR), which is underway in close cooperationwith US Department of Defence, entered a new phase – the phase of development ofscenarios and operational concepts. Both aspects are closely connected to each other.The later shall result in the highlight of the required capabilities for the successfulaccomplishment of the mission of the Albanian Armed Forces (AAF).

This process is very important due to the fact that for the first time it is being conductedin close cooperation with several other institutions of the country. The institutionsinvolved are linked with national security and defence. This article gives a generaloverview of the role of the Armed Forces in the XXIst century, development of scenariosand operational concepts with a sole purpose: the harmonization of all efforts for theidentification of necessary operational capabilities for the coming decade.

The Military Profession and Professionalism

Colonel Idai QorrajCommander of the Training Centre, Bunavi

Abstract: This article, based on different approaches of the military professionalism,conveys the message of the need for a wider assessment of professional forces: includingaspects of intellectual, physical, operational, command and control, and other qualities,which are of fundamental value for the development of higher operational capabilities.These values are becoming a necessity for the increase of professional performance ofthe Armed Forces as a whole.

The day-to-day training, the experience in peace support operations in supporting orcombat missions, joint training with NATO forces, different experiences in the operationalfield, lessons learned, internet utilization, learning foreign languages, and individual

Page 219: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

219

Renalda Manushi

development are therefore some of the ways and methods of development of a trueprofessional force. With regard to the performance, the professional force has no finalstation.On the other side, “passive” individuals, bring risks to intellectual, professional andphysical performance. They could become an obstacle for the entire group. Further on,this article analyses the forms, ways and methods of professional development relatedto recruitment, maintenance and promotion of professional soldiers, in accordance withallied professional standards.

Socialization, Learning and Adjustment

Dr.GaqoTanku,Lecturer at “Aleksandër Moisiu”, University, Durrës

Abstract. The socialization is a normal process in every organization, including theArmed Forces. It has to do with the new coming personnel in units (military or civilian),through which people learn norms and necessary roles to make the unit functional. Itincludes learning on tasks, roles, groups, units, achieving high levels of individual workand individual-unit adaptation. The phases of the process are given an analytic overviewin the article.Job descriptions help the new coming personnel handling the first difficulties. In suchconditions, through orienting programs, responsible structures of human resourcesmanagement are responsible for the socialization of the newcomers with the group. Theestablishment of institutionalized socialization helps reducing insecurities and createconsolidation of the organization. The object of this article is focused on managementof problems in the period of socialization.

Security within the Framework of International Relations

Col. ® Zeno Jahaj,Specialist, Strategic Policy and Plan Directorate, MoD

Abstract. What is security? What gets in the way of the people and their powers that donot leave them achieving a certain level which will provide either intended or a realsecurity? Security from whom? How much security? The security has been always the deepest anxiety of the nations states in order to surviveand develop within the framework of anarchy that is generated precisely because of theirunique right to have and exert the supreme monopoly of using force, militaries and weapons,as well as lawmaking to their citizens. The spectrum of international relationships hasbeen widened in the first decade of the 21-st century, but a variable has not changed: themistrust. The world has become more cooperative, but craftier as well, more global, butmuch more dangerous and unpredictable and hence, much more uncertain.

Page 220: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

220

Përmbledhja në anglisht

The history makes it evident that contradictory tendencies are and will remain withinthe international relations game where each part takes care of its eternal interests andattempts to achieve more power.

We have seen an essential and immense change of the security concept along with lasttwo decades. The security agenda doesn’t consist of only defence and military issues.The political, economic, social and environmental security has become already naturalpart of the former traditional security concept. Even the military concept of security hasbeen evolved to include the so-called “third kind of wars”, or “hybrid wars” or“asymmetrical wars”. We may say that the security issues that have been coarselyqualified as “military” have been widely civilized and vice versa, the issues that havebeen coarsely qualified as “civilian” have been widely militarized. The War againstTerrorism specifically has blurred the classical distinction between them.

There is not only one answer against these questions. We know that the social scienceshave more than one history to tell. In the following writing we will try to reach acomprehensive approach in order the security concept be defined in a complementaryclassical and modern way. The aim is finding an acceptable term which would definethat line or gap, beyond which, the security becomes insecurity.

The EU Rule of Law in Kosovo

Prof. Dr. Bejtush Gashi,Deputy Ministër of FSK

MA. Sc. Sali Rexhepi

Abstract. This study analyzes international circumstances that have affected thedeployment of EULEX Mission in Kosovo. The EULEX mission is the European UnionRule of Law Mission in Kosovo. The main goal is to advise, assist and support theKosovo authorities regarding rule of law issues, particularly in the area of police activity,judiciary and customs. Also this mission has the responsibility to develop and furtherstrengthen the justice system in an independent multi-ethnic Kosovo, ensuring that ruleof law institutions are not politically oriented. Also, EULEX helps rule of law institutionsto adopt internationally recognized standards and European best practices.

This mission was planned to be deployed in Kosovo under the Ahtisaari proposal forresolving Kosovo’s final status, but due to disapproval of the UN Security Council, itsfull scope was extended until December 2008. EULEX operated within the frameworkof Resolution 1244 of UN Security Council and has a unified chain of command inBrussels. EULEX officials have supported the Kosovo Police, Judiciary and Customsof Kosovo, through MMA action for achieving objectives and targets, which are submittedto the EULEX Strategy program. However, the efficiency of EULEX has shown modestresults. In the northern part of Kosovo EULEX has failed, as a consequence of itsincoherent and ambivalent mandate and the Foreign Policy and Security of the Union.

Page 221: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

221

Renalda Manushi

Reactivation of Domestic Air Transport

Dilaver Goxhaj, Air Traffic Lecturer, Troop School, TRADOC

Abstract. This study launches a concept in the interest of central and local governmentalofficials, politicians and Albanian business community in support of an operationalDomestic Air Transport (DAT) in Albania, both for passengers and goods.The study is based on making use of huge economic investments of the past in the areaof DAT. This is also imposed by the massive movement of population from rural areasto big cities. Further, we cannot underestimate the Albanian population in Kosovo,Presheva, Montenegro, Macedonia, and our economic immigrated population as well.

Partnerships in Peacekeeping Operations

MA Sc. Kasem Saliasi,Chief of CIMIC, TRADOC

MA Sc. Odise ArgjiriChief of Section in Social Sciences Department,

Defence Academy “Spiro Moisiu”

Abstract. The United Nations is the first large international organization that has playeda very prominent role in conflict’s resolution, peace and security in various hot-spots ofthe globe. Based on the effectiveness of UN’s role, and its framework agreements andconventions, other international, governmental and non-governmental organizations areestablished in time, with various aims and purposes.One of the key questions with the related answer in this article is: Is it possible a bettermutual collaboration between all international and regional organizations in the interestof sustainable solutions of major issues relating to peace and security? What are themajor discrepancies and the ways for a unique cooperation and partnership amongstthem?

The Stress during Military Operations

Msc. Kozeta Hoxha,Lecturer of Social Sciences,

Military Academy “Skënderbej”

Abstract. War fighting and war itself highlight the best and worst side of human beings.The task of training, leadership and discipline is to transform the stress of the military

Page 222: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

222

Përmbledhja në anglisht

operations into positive attitudes toward individuals themselves and their units.

In the determination of a victory of all forms of human conflict, the capacity to controlstress during war fighting is one of the most important factors. Control of the stress isone of the main purposes in all military activities. The responsibility to control thestress pertains to all hierarchy channels.

It has to be highlighted that the control of the stress shall not be performed only duringthe operational activities; it shall also take place even in the daily-routine activities, inpeacetime activities, during military operations and stabilisation and reconstructionactivities, etc.

Of particular importance is the mere fact that the military officers shall always be on thealert in order to capture the very first indicators of harassment, lack of discipline, fright,moral decline in order for the unit not to fail into undesirable collapse. If the stress iswell-controlled, the military personnel is characterized by feeling of positive vigilance,strength and capability.

Balanced Force and today Challenges

LtC. Afërdita Blaka,Expert of the Centre for Defence Analyses, TRADOC

Abstract. As a new member of NATO, Albania and AAF are required to fulfil theobjectives that the Alliance has addressed in order to face the existing risks and thoseexpected in the future. In this context, a detailed analysis is required to determine civiland military capabilities in order to accomplish effectively all the commitments of theAlliance. Currently, Albania is in the process of a Strategic Defence Review and DefenceCapabilities Review, which will drive the development of the required militarycapabilities posed by the security environment.

The focus of this article is on the relationships and tensions in the debate for greaterconcentration on counter-insurgency vs. conventional operations. The risk of adoptingone over the other for future operations will also be discussed. To determine which ofthese is more appropriate nowadays, the paper will consider the positive and negativesides of each of them, and based on this analysis together with considering the relationshipand tensions between these two approaches, a correct approach will be recommendedfor NATO military capabilities.

It will be demonstrated that a balanced NATO force capable of operating in both COINas well as conventional war (CW) is required to meet the present and future challenges.Readers are also welcomed to add their opinions when discussing this topic throughanalysis, comments and relevant suggestions.

Page 223: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

223

Renalda Manushi

Privacy and Security IssuesDoc. Jaup Zenuni,

Chief of Translation Section of Written Documents,Foreign Languages Centre, Defence Academy “Spiro Moisiu”

Abstract. The dynamic changes at global level in international politics, geopolitics,technological development and more notably in economy, are being reflected a newlandscape even in the wide community. When UNECSO researched the informationcirculation in the world, approximately 30 years ago, it was quite clear that theinternational media market was dominated by some organizations mostly concentratedin the developed countries.

Nowadays the situation has changed a lot. There is a real challenge to this kind of powerbecause of the appearance of new actors on the international stage. Current environmentof global communication is much more interesting than before and has threatened theold balances.

The new realities in the landscape of global communication have given their impacts tothe security issues. The XXIst century is evidently showing the needs for the resolutionof issues of millions of human individuals who are affected by large political, economic,social, health and personal uncertainties. The security issues in the age of informationsociety cannot be any longer analyzed in accordance with the traditional concept. Thestates boundaries in the societies of information age are becoming more and more porousand the concept of security has significantly evolved. As a pure consequence, securityissues are becoming more global with slight differences from region to region.

The Defence AttachéA Missionary of Defence Diplomacy

Col ® Zaim KuçiEx-Defence Attaché of the RA in France/Portugal

Abstract. Diplomacy is the weapon of word. It has become more powerful than airplanes ortanks, when it is used prudently by wise men, leaders, and scholars. Defence diplomacy, ifconducted by a flexible intellectual and moral force, could become a security value and multiplyfinancial resources. In such a context, diplomacy is the soft weapon of national power.

Generally, in an assessment and development analysis, diplomacy is categorized as anelement of the art of war, so, it is an art which makes available a series of peacefulinstruments in order to achieve the final aim: negotiation of parties, achievement of

Page 224: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

224

Bashkimi Europian dhe Sundimi i Ligjit në Kosovë

consensus, etc, in order to reach victory in a difficult situation, and provide more security.During the long course of history, diplomacy has therefore generated different forms ofaction for the stability of the society which unfortunately has produced more war than peace.For example: Great Britain for two centuries dominated the diplomacy of Europe under theconcept of a “balanced force”, and later Germany adopted the policy of “ends justify themeans” as an infamous concept of using force to achieve the goals in international relations.After the Second World War, diplomacy played a determinant role to use the force equilibriumin the interest of a sustainable peace and security. The situation of the hard power was of sucha burden that it has constantly been under the threats of a conventional or nuclear warfare.Diplomacy as a national power has to do with the use or threat of use of power of a countryover the policies and actions of other countries now and in the future. What is the force androle of the defence diplomacy in the new strategic environment?In the complexity of diplomacy as an element of national power, in the past, present andthe future, the defence diplomacy has, is and will play an important role, as part of theoverall state diplomacy. This article focuses on the role of the Defence Attaché, as arelevant factor and actor of defence diplomacy.

Values, Cornerstone of National Identity

Elira Luli,Protocol Specialist at MoD

Abstract. National values are the characteristics and attributes which distinguish a nationfrom another nation. Therefore, they are the so-called backbone of a country.The Albanian people has firmly preserved its representative national values with puredignity: a particular ethnic identity, a linguistic-cultural identity, a country in existencesince the ancient times, and a country as a Mediterranean power.Albanian is now a consolidated country during a long historic process. It has a veryfavourable and desirable geopolitical position in South-Eastern Europe. Despite variouscutbacks and pressures experienced in the history, because of the enviable geographicalposition, it has developed a well-respected history of wars and resistance in order topreserve and affirm its rights along with other nations in the long path towards nationalintegrity, integration and globalization.

Albania - From Yalta to Warsaw Treaty

Colonel Ahmet Leka,Chief of Doctrine and Manual Centre, TRADOC

Abstract. After the Second World War Albania was a vulnerable country in all areas,

Page 225: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

225

Prof. Dr. Bejtush Gashi, MA. Sc. Sali Rexhepi

including economic, political and military-strategic aspects. Albania was merely a smallcountry with a very poor economy, without any infrastructure, and as such, it was notattractive at all. The state leadership deemed the recognition of Albania by the communistbloc as a prerequisite. Notwithstanding the establishment of diplomatic relations betweenAlbania and the Soviet Union, the connections of Moscow with Tirana until 1948 werekept only through Belgrade.This was one of the factors which intensified the increase of Yugoslavian influence overAlbania. At that time, our country had indeed sensitive issues regarding the relationswith the neighbouring countries. “The friendship” with Yugoslavia started to be seriouslyaffected. In the meantime, the Greek guerrilla fighters appeared dangerously across theborder with Albania, often provoking incidents. Accordingly, Albania was still underthe unexploded “fire” of its neighbours. In this way, the participation in such coalitionas Warsaw treaty made Albania more protected.

Security Schools and their development

MSc. Albert HitoaliajDoctorate Degree Program on Security

Academy of Defence “Spiro Moisiu”

Abstract. European security approaches differ not only from security studies in theU.S., but they stand apart from the rest of the studies performed in other parts of theworld. The reason why European theories differ from the U.S. and other countries ispartly influenced by the political nature of the regions where theories arise. Can theysolve local problems and provide solutions for other areas of the world?An in-depth study of theories for security studies can provide an original way of lookingat our regional and national problems related to security issues. This paper gives a briefsummary of opinions of some leading security schools. Information given here tends tobring ideas that will serve as approaches for building our national school of studies inthe field of security.

Regional Security through Integration

Silvana Tashi,MSc. Degree Program on Security

Academy of Defence “Spiro Moisiu”

Abstract. The today’s’ concepts of geopolitics and national and international securitycannot be viewed and assessed as detached from the environmental changes, climatechanges, effects of global warming, etc. The climate and environmental factors aretherefore generating a growing effect in international relations, as well as in the securityof the countries at global level. Consequently, they are being taken into consideration asa resource of conflicts and wide spreading tensions in the political and economic domain.

Page 226: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

226

Përmbledhja në anglisht

No doubt, the study of environmental security, related factors, causes and sequels tohumanity, comprises one of the key engagements of the policies which determine thecourse of international relations.The natural threats “resemble” with the levels of military operations. The risks comingfrom water and air pollution, illegal depositions of waste, are therefore being consideredas local or tactical threats; the pollution of deep and underground waters, pollution fromoil, acid rain, etc are being considered as regional risks and global warming as a risk atthe strategic level.

The EU and the Balkans

Bonin Toptani, MSc. Degree Program on Security

Academy of Defence “Spiro Moisiu”

Abstract. The Balkans and Balkan issues has always been an issue of considerateattention for the Europeans and for the Great Continental Powers, because of the stronginterests they had to promote in this region. The issues of the inter-Balkan society,characterized by endless wars and age-long confrontation and hostility, can be solvedonly by recognition of a final status of integration of the regional countries into theEuropean Union. The later shall guarantee an increase of its all-inclusive cultural,economic-financial and military strength.The EU attention concerning the region has always been present, with an increased focusduring and after wars occurred in former Yugoslavia after the 1990s. The Balkan crisis hasalso given an impact to the European mentality and concept of cooperation on Europeansecurity. Lack of stability in European border areas could cause instability even within thetraditional EU. For instance an unpredictable flow of people acquiring asylum within theEU community may comprise a potential threat and lack of security within EU.Thus, the termination of the stabilization process, the compliance with the Europeanlaws and practices, which have long started by the decline of dictatorships and dissolutionof former Yugoslavia, has to be a fundamental issue in EU agenda. Besides, the Balkansshall play their peculiar part to fully and rapidly adapt to the experience of legislation ofEU countries’ lifestyle, up to the final status of “Europeanization of the whole Balkans”.

Nationalism and Dual Citizenship

George FriedmanExecutive Director of STRATFOR, US

Abstract. Geopolitics is central to STRATFOR’s methodology, providing the frameworkupon which we study the world. The foundation of geopolitics in our time is the study ofthe nation-state, and fundamental to this is the question of the relationship of the individual

Page 227: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

227

Renalda Manushi

to the nation-state. Changes in the relationship of the individual to the nation and to thestate are fundamental issues in geopolitics, and thus worth discussing.Many issues affect this complex relationship, notable among them the increasing globaltrend of multiple citizenship. This is obviously linked to the question of immigration,but it also raises a deeper question, namely, what is the meaning of citizenship in the21st century?

Past and Future Motives for War

Prof. Richard Ned LebowPolitical Scientist, US

Abstract. Richard Ned Lebow is an American political sciences academic, with a veryfamous American University degree. He is prominent specifically in internationalrelations studies and USA foreign affairs policy. He is a constructivist and worldwideknown for the conflict management strategies, for the Cold War studies, etc.Richard Ned Lebow has written many books as: “A cultural theory of InternationalRelations” that has been qualified bestseller in international relations; “Why nations goto war”, “Coercion, cooperation and ethics”; “The tragical vision of Politics”, etc.Clarifying the causes of the wars has been a great incentive to consciously know theirrepercussions in the people’s life. The realist concept on war ties these causes with thesecurity. Anyway, is it the only cause of the war?At the very base of the wars it may be identified that more than security incentives, theyhave even spirit, appetite, interests or other fears. The ambitious level of all theseincentives is: more power, more hegemony.Clarifying the causes of wars is not, of course, an isolated aim. Nations and states haveplentiful ways and manners in order to promote their interests without war: Thecooperation, the alliances and a lot of other alternatives have demonstrated that are thebest strategies, specifically for modern times.

Page 228: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

228

KUJTESË

PËR BASHKËPUNËTORËT E REVISTËS USHTARAKE

Të nderuar bashkëpunëtorë të Revistës Ushtarake!

“Revista Ushtarake” është një Revistë kërkimore me fokus teoriko-shkencor. Ajoështë revistë e elitës ushtarake të FA dhe e analistëve të spikatur civilë që, nëpërmjetshkrimeve të tyre, synojnë jo vetëm të informojnë, por në radhë të parë të ofrojnëzgjidhje për çështjet më të rëndësishme të reformës së Sigurisë dhe të Mbrojtjes nënivel strategjik, operacional dhe taktik. Pra, prioriteti numër një i RU janë vlerataplikative të krijimtarisë origjinale të autorit.Edhe njëherë ftojmë studentët e talentuar ushtarakë, akademistët e sistemit tëkurseve të larta të AM, instruktorët, pedagogët, punonjësit kërkimorë, analistët,komandantët, shefat dhe trajnuesit e të gjithë institucioneve e njësive të FA të RSH,analistët e pavarur civilë apo ushtarakë në fushën e Sigurisë e të Mbrojtjes.Në vijim,Redaksia e RU jep disa udhëzime e të dhëna teknike për strukturën e artikujve tëautorëve të Revistës Ushtarake, të cilat duhet të respektohen prej tyre.Struktura e artikullit

Titulli. Emërtimi i artikullit, me tre deri në katër fjalë.Autori, Bashkautori: Shkruhet emri i autorit ose bashkautorëve të artikullit.Abstrakti: Është pjesa që paraprin një artikull. Tek abstrakti autori shkurtimisht,duhet të paraqesë karakteristikat e artikullit (thelbin apo çështjet themelore tëtrajtesës, synimet e autorit, këndvështrimin, përfundimet ose rekomandimet, etj).Abstrakti nuk zëvendëson parathënien e vetë artikullit. Ai zë rreth 1/2 e faqes dhenuk duhet t‘i kalojë të 400 fjalët.Paraqitja, gjatësia: Pjesa kryesore e shkrimit (përfshirë parathënien dhepërfundimet) shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të jetë maksimumi 6-8 faqekompjuterike (15 000-25 000 shkronja e shenja, duke përfshirë edhe hapësiratpërfshi edhe “endnotes” dhe informacionin shtesë.Formati: Faqja duhet të jetë e formatit A4; Lloji i shkrimit: “Times New Roman”;Madhësia e shkrimit 11.5. Kryeradha (Paragrafi i ri) përcaktohet me një rresht bosh.Paraqitja e tekstit të jetë e thjeshtë dhe në minimum të alternativave të stileve dheformatimit. Kapitujt nuk duhet të jenë të numërzuar; teksti duhet të jetë një strukturëme maksimumin 3 nivele. Duhet të shmangen tekstet e theksuara me bold apo

Page 229: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

229

shkronjat me ngjyra. Shkrimi i pjerrët dhe thonjëzat duhet të përdoren vetëm përcitimet e burimeve të përdorura dhe literaturës.Grafikët, tabelat dhe imazhe të tjera duhet të bëhen të formatuara në grup, duke shmangurshpërbërjen e tyre. Ato duhet të vendosen sa më qartë në një pozicion të përshtatshëmpranë tekstit që i shpjegon ato. Të gjitha imazhet duhet të pasqyrohen në mënyrë të tillëqë lexueshmëria të mos ndikohet nga reduktimi i madhësisë dhe printerat bardhë e zi.Nëse një imazh është marrë nga një burim tjetër, është e domosdoshme që të citohetburimi përkatës i tij.Artikujt duhet të dërgohen të printuar dhe në mënyrë elektronike dhe me CD në Redaksinëe Revistës Ushtarake. Për ata artikuj që nuk i plotësojnë kërkesat e mësipërme të formatitdhe të gjuhës, Redaksia vendos nëse do t’i rikthehen autorëve për përmirësim, apo do tëpërjashtohen nga procesi i paraqitjes në Bord.Dokumentacioni: Redaksia e RU vlerëson me rëndësi të veçantë paraqitjen, nga çdoautor, të artikujve e trajtesave me referenca dhe “footnote” si dhe në fund të materialittë vendosë literaturën e shfrytëzuar. “Footnote” duhet të respektojnë në mënyre korrekterregullat kombëtare e ndërkombëtare ku të përfshihen; Mbiemri, emri (i autorit që ireferohet), titulli i materialit të referimit, emri i entit botues, vendi i botimit, viti i botimit,numri i faqeve ku referohet, numri ISBN, website-in ku ndodhet artikulli. (p.sh. Smith,James, Siguria në Shekullin e 21-të: Histori e panjohur. 2nd edition. New York, London:Oxford University Press, 2006. p..235, ISBN 0071448209, http:/www. iir.cz/display.asp?lng=uk&ida=).Biografia: Së bashku me shkrimin, autori të dërgojë edhe një përshkrim të shkurtërbiografik me rreth 100 fjalë ku të përfshijë: emrin, mbiemrin, gradën, pozicionin e punës,arsimimin, angazhimet kërkimore, fotografinë, numrin e telefonit dhe adresën elektronike.Stili: Shkrimi duhet të paraqesë një strukturë të thjeshtë, duke përdorur tituj dhe nëntituj.Është e rëndësishme që në fund të shkrimit, autori ta mbyllë me disa përfundime dherekomandime të cilat duhet të jenë zgjidhje të propozuara në realitetin tonë.Artikulli nuk duhet të përmbajë material të klasifikuar dhe duhet të zbatojë rregullat eklasifikimit të informacionit.Materiali i shkurtuar për çdo shkrim duhet të vijë në redaksi i përkthyer në anglisht.Artikulli nuk duhet të përmbajë ngjyrime e as qëndrime politike apo partiake.Për çdo informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni me:Dega e Botimeve (Redaksia e RU), Qendra e Analizave të Mbrojtjes, Komanda e KDSMail: Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, QAM, Dega e Botimeve

Kutia Postare 24 23, Rruga e Dibrës, Tiranë, ShqipëriNr. Tel: 00355(4)23 63 465 ext. 516 /10 37, 516/ 10 76Nr. Fax:00355(4)23 69 179Mobile:0682518871Email: [email protected]: [email protected]

Redaksia e Revistës Ushtarake

Page 230: Revista dhjetor 2011 - mod.gov.al · Afganistanit dhe të lidershipit, Qeveria e Afganistanit, NATO dhe partnerët e saj të ISAF-it janë duke zbatuar një proces të tranzicionit

230

Shtypur në shtypshkronjën “Grand Prind”Rruga “Mihal Grameno”, Nr.180, TiranëTel.&Fax. +355 4 2452701