160
PERLA PERLA PERLA PERLA PERLA Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XX 2015 Nr. 3-4 (73) Pasqyra e lëndës ﺗﺨﻴﻼتAlbanologji Albanologji Albanologji Albanologji Albanologji Eqrem Çabej Kristo Frashëri Dhori Qirjazi Kastriot Bezati Gjuhët dhe dialektet .......................................... 19 Vlerësime të albanologëve të huaj për veprën dhe personalitetin shkencor të Eqrem Çabejt (1908-1980) ....................................................... 25 Qiriako Kutra dhe vizioni i tij gjeografik mbi Shqipërinë (1832) (II) ....................................... 56 Rreth një ndihmese të panjohur leksikografike të Th. Mitkos: Ndreqje e fjalëve të gabuara të librit të parë (të "Bletës") (II) .................... 66 Kongresi i Manastirit dhe Fehim Bej Zavalani .. 76 Lidhjet kulturore Lidhjet kulturore Lidhjet kulturore Lidhjet kulturore Lidhjet kulturore Jordhanis Karolidhis “Ëndërrime” nga Naim Bej Frashëri, Kostandinopojë, 1885 (1301) ............................... 5 IRANOLOGJI IRANOLOGJI IRANOLOGJI IRANOLOGJI IRANOLOGJI Vladimir Lukonin M. Xh. Jahaki Ahmed Tamimdari Gliptika dhe çështja e “portretit zyrtar” ........... 85 Periudha e epopesë mistike në letërsinë perse . 89 Shkolla filozofike kombinuese në letërsinë perse ............................................ 106

Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XX 2015 Nr. 3 ... · tetrametërshave të zakonshëm, është e mundur që ky varg të quhet ndër ne edhe: trimetërsh trokaik katalektik;

  • Upload
    others

  • View
    27

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

  • PERLAPERLAPERLAPERLAPERLARevistë shkencore - kulturore tremujore

    Viti XX 2015 Nr. 3-4 (73)

    Pasqyra e lëndës

    تخيالت

    AlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologji

    Eqrem Çabej

    Kristo Frashëri

    Dhori Qirjazi

    Kastriot Bezati

    Gjuhët dhe dialektet .......................................... 19Vlerësime të albanologëve të huaj për veprëndhe personalitetin shkencor të Eqrem Çabejt(1908-1980) ....................................................... 25Qiriako Kutra dhe vizioni i tij gjeografik mbiShqipërinë (1832) (II) ....................................... 56Rreth një ndihmese të panjohur leksikografiketë Th. Mitkos: Ndreqje e fjalëve të gabuaratë librit të parë (të "Bletës") (II) .................... 66Kongresi i Manastirit dhe Fehim Bej Zavalani .. 76

    Lidhjet kulturoreLidhjet kulturoreLidhjet kulturoreLidhjet kulturoreLidhjet kulturore

    Jordhanis

    Karolidhis

    “Ëndërrime” nga Naim Bej Frashëri,Kostandinopojë, 1885 (1301) ............................... 5

    IRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJI

    Vladimir Lukonin

    M. Xh. Jahaki

    Ahmed Tamimdari

    Gliptika dhe çështja e “portretit zyrtar” ........... 85Periudha e epopesë mistike në letërsinë perse . 89Shkolla filozofike kombinuesenë letërsinë perse ............................................ 106

  • Pasqyra e lëndës (persisht) ............................................................ 159

    Pasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e librave

    Kontributi i revistës “Gjurmime albanologjike – seria e shkencavehistorike” në historiografinë shqiptare (1970–2014)(Shpend Avdiu) ................................................................................ 115Shqipnija e vërtetë (studim historik dhe etnografik) (Skënder Sala) 119Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri (1939-1944) i HubertNeuwirth (Michael Schmidt-Neke) ................................................. 126

    Kronika KulturoreKronika KulturoreKronika KulturoreKronika KulturoreKronika Kulturore

    Veprimtari shkencore shqiptare-ruse: Paraqiten vepra albanologjiketë studiuesve rusë (Kujtim Kapllani) ............................................... 133Akademi solemne me rastin e 100-vjetorit të lindjes sëAkad. Dhimitër S. Shuteriqit (Kujtim Kapllani) .............................. 138Veprimtari për Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe revistën“Gjuha shqipe” (Kujtim Kapllani) ................................................... 141Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi merr pjesë në Panairin e LibritTirana 2015 (Elton Lila) ................................................................... 145Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi merr pjesë në Panairin e LibritTetova 2015 (Elton Lila) .................................................................. 148

    NekrologjiNekrologjiNekrologjiNekrologjiNekrologji

    Jorgo Bulo (1939-2015) .................................................................... 153

  • lidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturore

    shqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iraniane

  • Perla, vëllimi 73, numri 3-4, 2015

    Jordhánis Karolídhis (1837–1909), dijetar dhe filolog grek. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

    Jordhanis KAROLIDHIS

    ,ËNDËRRIME” NGA NAIM BEJ FRASHËRI“ تخي�تKOSTANDINOPOJË, 1885 (1301)

    Një vlerësim mjeshtëror i vëllimit me vjersha persisht të Naim

    Frashërit në vitin e botimit

    Një adhurues i ri i Muzave, i ardhur së fundmi, Parnasin pers, ngaherë plot hire e plot dritë, e bëri të shkëlqejë me një përmbledhje të shkurtër, por mjaft të bukur, poezish lirike dhe elegjiake, shkruar në gjuhën perse, dhe pas metrit që mjeshtrit muhamedanë të rimës e quajnë محذوفبحر رمل مسدس remél) a më saktë) رمل , pra me llojin e metrit të lartpërmendur, të quajtur “báhr-i-réml-i-musadés-i-mahzúf”, i cili ndër ne do të ishte: epitriti i dytë hekzametërsh katalektik; por ngaqë epitriti i dytë përkon rëndom me dykëmbëshin tonë trokaik apo me metrin e tetrametërshave të zakonshëm, është e mundur që ky varg të quhet ndër ne edhe: trimetërsh trokaik katalektik; aziatikët e quajnë hekzametër, ngaqë dy trimetërsha të tillë llogariten ndër ata si të ishin pjesë përbërëse e një vargu të plotë.

    Përmbledhja, në formát gjashtëmbëdhjetësh dhe me 66 faqe, përfshin 24 poezi, një pjesë, sikurse thamë, lirike, dhe të tjerat elegjiake1. Janë sipas radhës: 1. Qielli (2 (آسمان. Gjuha e zemrës (3 (زبان دل. Pranvera e re (4 (نو بھار. Lulja (5 (شکوفه. Bilbili (6 (بلبل. Durimi dhe shpresa ( صبر و (زمستان) Dimri .10 (فلسفه) Filozofia .9 (عشق) Dashuria .8 (ماه) Hëna .7 (اميد11. (Vajtim) mbi varret e vëllezërve dhe të motrave ( برمزار خواھران و Dheu dhe njeriu .14 (برلب جو) Buzë rrëkesë .13 (آفتاب) Dielli .12 (دادران Jetimi .16 (وداع) Përqafimi i fundit apo fjalët e fundit .15 (زمين و مردم) Mbi trupin e .19 (بکنار دريا) Në breg të detit .18 (وطن) Atdheu .17 (يتيم)pajetë të sime bije (20 (برميت دختر خود. Zoti (21 (خدا. Mbi varrin e motrës 1 Poezitë janë kryesisht 26 në numër, ndonëse në nr. 19 janë edhe dy të tjera që shfaqen nën të njëjtin numër.

  • 6 Karolidhis

    (دل دردناک و غمگين) Zemra e pikëlluar dhe e brengosur .22 (برتربت خواھر)23. Vasha nazemadhe dhe e hijshme (24 (دختر نازنين وخوشرفتار. Në vdekje të vëllait (دروفات برادر). Kësisoj poeti në përmbledhjen e vet përfshin, si të thuash, mbarë natyrën e brendshme e të jashtme; që ka bërë zgjedhjen më të mirë, këtë e kuptojmë lehtë prej titujve të secilës nga vjershat.

    Poezia e Naim Beut është perse për shkak të tingëllimit dhe të zhanrit në tërësi. Për këtë arsye e shohim të nevojshme të themi disa fjalë paksa sqaruese si për historinë e poezisë perse, ashtu dhe për metrikën perse dhe përgjithësisht muhamedane, ngaqë, në mos gabohemi, ndër njerëzit tanë janë të paktë ata që i njohin këto gjëra. Po e nisim së pari me poezinë perse.

    Poezia e kohëve më të reja, d.m.th. ajo që, pas pushtimit të vendit [Persisë] prej arabëve, çeli gjeth sërish në gjuhën e re perse, lulëzoi që prej fillimeve të qindvjetëshit të dhjetë e deri në qindvjetëshin e katërmbëdhjetë, gjatë kohës së hegjemonëve dhe të dinastive muzëdashëse, siç qenë ato të Samanëve, Gasnevëve, Selxhukëve etj. Por ai që zë kryet e vendit në lulëzimin e hershëm të saj, e sidomos të eposit, ka qenë i lavdishmi Sulltan Mahmud Gasnevi, që u kujdes me gjithfarë mënyrash për poetët e kohës së vet. Ndër këta ia vlen të përmendet nga më të parët Firdeusi (apo Parajsori) epos-bërësi, poeti i شاھنامه (Shahnâmé-së) së famshme, në të cilën, duke zënë fill prej viteve të tejhershme mitike të historisë perse, dhe mandej duke ndërthurur ngjarjet historike dhe legjendat, arrin deri në motet e pushtimit të vendit prej arabëve, me ngjizjen në një tablo unike të ndodhive reale, të miteve dhe të traditave etnike. Prej poetëve të dëgjuar persë që u shfaqën pas Firdeusit (vdiq më 1020), mendojmë se duhet zënë ngoje sidomos Rashidudín Uatuáti, i përmendur prej nesh edhe tjetërkund (shih Revistën e Shoqatës Filologjike, fashikulli 14, viti 1879-1880), i cili u bë ligjvënës i poezisë dhe i metrikës perse. Po kështu duhet përmendur edhe )خمسه( Nizami (vdiq më 1206), poeti i pesë نظامی poemave të mëdha epike, konsideruar në Persi si kryevepra të pashoqe, të cilat janë ( مخزن Khosrew u) (خسرو و شيرين) ,(Makhzenulesrar (thesar misteresh (ا?سرارChirin), (ليلی و مجنون) Medjnoun u Leila, (ھفت پيکر) Heft-peiger (shtatë fytyra) dhe (اسکندرنامه) Iskendernâmé, d.m.th. rrëfim i bëmave të Aleksandrit të Madh; prej këtyre e dyta, e treta dhe e katërta janë margaritarë të poezisë perse. Ia vlen të kujtojmë gjithashtu edhe autorin e së famshmes ( ند نامهپ ) (pendnâmé), e njohur përgjithësisht si (پند عطار) (pend-i-Attar), poetin Feridudin Atári (فريد الدين عطار), që shkroi ndër shumë të tjera (منطق الطير) mantik-out-tair (kuvendimin e shpendëve) dhe librin e mistereve (اسرارنامه) (esrarnâmé). Në fund duhen përmendur si më të shquar ndër të shquarit e poetëve, për qindvjetëshin e trembëdhjetë mistiku i madh Xhelaludíni, i njohur edhe si Rumí (nga Azia e Vogël), poeti i veprës mistike filozofike (مثنوی) (mesnevi), dhe sheiku

  • Ëndërrime” nga Naim Bej Frashëri, Kostandinopojë, 1885 (1301) 7“ تخيEت

    Moslehudín Saadí, átë i veprave legjendare, thellësisht edukative dhe me një gjuhë mbushur mjaltë, shkruar në prozë dhe poezi, të denja për famën e tyre, گلستان (Golestan) = Kopsht trëndafilash dhe بھارستان (Baharestan) = Kopsht, për të katërmbëdhjetin qindvjetësh më i famshmi ndër të famshmit e Orientit dhe një ndër më të mëdhenjtë lirikë të dheut mbarë Shemsudin Hafizi (شمس الدين حافظ) në krijimet e të cilit dallohet ndritshëm panteisti i mbushur entuziazëm. Me Hafizin, Muza perse arriti në pikën më të lartë e më të fundme të saj. Pas tij fillon rënia.

    Nga sa u tha më sipër bëhet e qartë se ndër persët si dhe ndër popujt e tjerë muhamedanë, prej llojeve të poezisë lëshuan sythe dhe u zhvilluan epikja, lirikja dhe didaktikja; dramatikja mungon kryekreje. Sa i përket lirikes, sikurse e thamë qysh në fillim, aty bën pjesë edhe krijimtaria poetike e Naim Beut për të cilën po flasim, me metër që ndër ne do ta quanim “trokaik katalektik trimetërsh”, kurse sipas njohësve të metrikës muhamedane “remel katalektik hekzametërsh”, përbërë secili prej dy gjysmëvargjesh për shkak të trimetërshave që rimojnë. Meqenëse, sikurse u tha, ndër ne, shumëkush, për të mos thënë gjithkush, nuk e njeh fare metrikën e muhamedanëve, e gjykojmë të dobishme të themi paraprakisht pak fjalë rreth saj e mandej të kalojmë në analizën e poezive, për të vënë në dukje elementet e përbashkëta të saj, të ngjashme a të njëjta, apo tërësisht të ndryshme, me metrikën tonë [greke] të lashtë.

    Ndër [grekët] e lashtë, në muzikë dhe në poezi përdoren të katër llojet e ritmit, d.m.th.: të ison-it apo daktylikon-it (ku arsis qëndron ndaj thesis si një ndaj një: ˊ̱ (arsis) = ˬˋˬ (thesis), të diplasion-it apo jambit (ku arsis qëndron ndaj thesis si 2 ndaj 1 : ˋˬ = ½ ˊ̱ (arsis), të hemiolion-it apo paeonikon-it (ku arsis qëndron ndaj thesis si 3 ndaj 2 : ˊ̱ ˬ (arsis) = 3/2 ˬˊˬ (thesis), dhe të epitriton-it (ku arsis qëndron ndaj thesis si 4 ndaj 3 : ˊ̱ ˊ̱ (arsis) = 4/3 ˬ ˊ̱ (thesis). Prej këtyre përdoren më së shumti dy të parët, daktylikon-i dhe jambi, quajtur ndryshe ison dhe diplasion, kurse dy të tjerët hasen më pak; e kundërta ndodh në poezinë muhamedane ku mbizotërojnë tej e tej dy të fundmit, hemiolion-i dhe akoma më shumë epitriton-i; kësisoj prej gjashtëmbëdhjetë (shtoju këtyre edhe tre mirëfilli perset قريب ,مشاکل, dhe جديد, [pra prej]) nëntëmbëdhjetë metrave muhamedanë, dymbëdhjetë i takojnë plotësisht epitriton-it, dy të tjera i takojnë krejtësisht hemiolion-it (متدارک është kretikos-i i të lashtëve, ndërsa منقارب është bakheios-i i të lashtëve), tre janë përzierje e hemiolion-it dhe epitriton-it (arabet e mirëfillta: بسيط، مديد dhe طويل) dhe dy janë përzierje e diplasion-it (jambit) dhe ison-it (këtu të anapaestikon-it)2, ose arabet e mirëfillta: کامل ( ˬˬ ˊ̱ ˬ ˊ̱ ) anapaestos dhe jamb, dhe وافر ( ˬˊ̱ ˬˬˊ̱ ) jamb dhe anapaestos. Prej këtyre bëhet e qartë se ndër

    2 Që edhe këto mund të përfshihen te epitriton-i.

  • 8 Karolidhis

    muhamedanë ison-i përdoret fare pak, po kështu edhe diplasion-i, duke lënë mënjanë mundësinë e zbërthimit të epitriton-it të parë e të tretë në dipod jambik apo trokaik, siç ndodh në dy dyvargëshat e mëposhtëm, njëri prej metrit رجز (tetrametrit jambik) \ ˊ̱ ˬ ˊ̱ ̱ ˊ \ ˊ̱ ˬ ˋ ̱ˊ̱ \ ˊ̱ ˬ ˊ̱ ˊ̱ \ ˊ̱ ˬ ˊ̱ ˊ̱ شاھا سعادت آيتی طو تدی جھانی سراسر\ ˊ̱ ˬ ˊ̱ ̱ \ ˊ̱ ˬ ˊ̱ ̱ \ ˊ̱ ˬ ˋ ̱ ̱ \ ˊ̱ ˬ ˊ̱ ̱

    تا آفتاِب طلعتک آفاقه صالدی نوروفر) شاھدی(

    Tjetri prej metrit رمل (tetrametrit trokaik katalektik)

    ˊ̱ ˬ ˊ̱ \ ̱ ˊ̱ ˬ ˊ̱ \ ̱ ̱ˊ̱ ˬ ˊ̱ \ ̱ ˊ̱ ˬ ˊ̱ پادشاھی کوروادا رد ستم بر زير دست \ ˊ̱ ˬ ˊ̱ \ ̱ ˊ̱ ˬ ˊ̱ \ ̱ ˊ̱ ˬ ˊ̱ \ ̱ ˊ̱ ˬ ˊ̱

    vargje të Saadiut në librin Golestani.دوستدارش روز ساختی دشمن زور آورست

    Prej metrave muhamedanë janë tejet gazmorë کامل (anapaestos dhe jambi ˬˬ ˊ̱ ˬ ˊ̱ ) siç ndodh në këtë dyvargësh të Saadiut (në Hyrjen e Golestanit)

    ˬˊ̱ ˬˬ ˊ̱ ˬˊ̱ ˬˬ ̱ ˬˊ̱ ˬˬ ˊ̱ ˬˊ̱ ˬˬ بَلََغ الُعلَی بَِکَمالِِه کشف الُدَجی بَِحمالِهِ

    si dhe وافر (jamb dhe anapaestos ˬˊ̱ ˬˬˊ̱ ), siç duket në dyvargëshin vijues:

    ˊ̱ ˬˬ ˊ̱ ˬ \ ˊ̱ ˬ ˬˊ̱ ˬ \ˊ ̱ ˬ ˬ ˊ̱ ˬ\ ˋ ̱ˬˬ ˊ̱ ˬ چه شد صنما که سوی کسی بچشم رضا نمی نکری ˊ̱ ˬˬ ˊ̱ ˬ \ ˊ̱ ˬ ˬˊ̱ ˬ \ˊ ̱ ˬ ˬ ˊ̱ ˬ \ˊ̱ ˬ ˬ ˊ̱ ˬ زرسم جفا نمی کذری طريق وفا نمی سپریdhe bakheiakon-i (متقارب) i mirëfilltë i përbërë prej 4 bakheion-esh, siç duket në dyvargëshin e mëposhtëm të Saadiut (në Hyrjen e Golestanit) ̱ˊ ˊ̱ ˬ ˊ̱ ˊ̱ ˬ ˊ̱ ˊ̱ ˬ ˊ̱ ˊ̱ ˬ شفيع مطاع نبّی کريم قسيم جسيم بسيم وسيم

    Këto janë sa kishim për të thënë përmbledhtazi lidhur me metrat e përdorur në poezinë muhamedane3.

    Po vijmë tani në çështjen bazë të trajtesës. Në poezitë e lartpërmendura, me hiret e fjalës dhe të euritmisë dhe të vargëzimit të goditur, poeti e vë theksin fort në thelbin e poezive lirike dhe elegjiake, 3 Duhet shënuar se, sikurse në vargjet e greqishtes së vjetër, ashtu edhe në vargjet muhamedane vërehen ndryshime apo zëvendësime metrash a podesh. Të tilla ndryshime ndër muhamedanë kapin shifrën tridhjetenjë dhe konsistojnë tërësisht në çezurën (caesura) ) زحاف( apo rënien e ndonjë bashkëtingëlloreje, zanoreje a rrokjeje në secilin prej podeve a metrave.

  • Ëndërrime” nga Naim Bej Frashëri, Kostandinopojë, 1885 (1301) 9“ تخيEت

    d.m.th. te pastërtia dhe gjallëria e ndjenjës, si dhe te fryma hyjnore, që e quajmë entuziazëm. U lejon atyre jo pak edhe qartësinë me padjallëzinë. Për pak sosh, mes të gjithave, ku poeti mbolli margaritarë për atë çka don të thotë, do të bëjmë fjalë dhe do të rrekemi të tregojmë vlerën e tyre, pra, siç thotë dhe një proverb, do të përpiqemi të nxjerrim në dritë luanin nisur nga një thua i tij.4

    Në oden (آسمان) e parë, poeti, duke himnizuar bukurinë dhe madhështinë e qiellit të yjëzuar, thërret gjithë entuziazëm:

    !ايون آسماندلستانی، ای ھم !جانفروزی، ای فضای بيکران

    Që do të thotë

    Shumë i bukur je, o qiell i madhërishëm!

    Ngazëllues je, apor i pakufishëm!5

    dhe më poshtë: کی تواند گفت رازآسمان

    !اين زبان و اين دھان مردمان domethënë

    Mund ta thonë dot të fshehtën qiellore

    Kjo gjuhë dhe kjo gojë njerëzore?

    Mjaft elegante edhe pyetja në fund të odes së katërt (شکوفه), drejtuar lules:

    توکجا بودی نھان! ای شکوفه تا بدان دور و بدان کار زمان

    d.m.th.

    Moj lulezë, ku qe fshehur vallë ti?

    Gjatë kohës, pra, që ndodhën kaq çudi...

    (kur prej gjendjes avulloide u shkëputën dhe u formuan dielli, hëna dhe pjesët e sferës së rruzullit tokësor, që përshkruhen në vargjet 1-10);

    Interes paraqet edhe odja e shtatë (ماه):

    Nga na vjen me kaq bujë e dalngadalë,

    Që nga prapa malit befas duke dalë?

    Herë shfaqesh, herë fshihesh s’dukesh më

    4 Është fjala për shprehjen latine: Ex ungue leonem. (Dh.Q.) 5 Vjershat e cituara nga “Ëndërrimet” janë dhënë sipas përkthimit të Vexhi Buharasë, në: Naim Frashëri, “Vepra letrare” 3, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1995. (Dh.Q.)

  • 10 Karolidhis

    Herë nxin e herë ndrin si nuk ka më.

    Herë gjithë dritë bukurie mbushesh,

    Herë si një hark a si një hije dukesh.

    Si kandil për tokën natënë ndriton,

    Sikur t’ishe një fëmijë pas i shkon.

    Çdo gjë ndrit e prapë e lë në të fshehtë

    Çdo gjë e vështron e prapë lehtë-lehtë,

    Nga na vjen, moj vash’ e qiellit, vallë ti,

    Me kaq naze, me kaq dritë e stoli?

    Sa e dashur pamja jote, ky vështrim!

    Po e mbyllim trajtesën duke shtuar në sa më sipër gjithë këngën e shtatë [tetë] (عشق = dashuria):

    O moj flak’ e dashurisë! Ç’e do fare

    Atë jetë kur s’je ti, moj shkëlqimtare!

    Mos ik kurrë nga kjo zemër plot mjerime!

    Mos u fshih as për një çast nga mendja ime!

    Se me ty zemëra ime ka jetuar,

    Të ka shoqe që nga koh’ e amëshuar.

    Ndofta zoti zemrën mbrujtur pat me ty,

    O në zemër të pat hedhur ty ay.

    Edhe pse s’po shoh veç ahut, moj, prej teje,

    Prapë ky m’i bëhet zemrës rrug’ hareje.

    Me mundimin shpirt më jep, moj dashuri,

    Pror’ e dashur m’është zhytja që sjell ti,

    Që ta bënte njeri baltën, Zoti shpejt

    Nga deti yt një pik’ hodhi mbi të drejt!

    E tillë është, siç mund të shihet prej pak syresh, tufa e bukur lirike prej lulesh e Naim Beut, prej së cilës kemi qysh tani ndjesinë e një poeti të denjë të moteve të lashta të Persisë. Duke i uruar atij arritje të shkëlqyera në Muzat, në të njëjtën kohë gëzohemi tek shpresojmë se së shpejti (meqë është njohës i mirë i greqishtes) do të ketë mirësinë të stolisë edhe Parnasin grek me një tufë lulesh erëkëndshme e fort të bukura. Botuar së pari në revistën Κήρυξ të Kostandinopojës, viti I, maj 1885 (1301), fashikulli 5. Shih edhe fotokopjet e origjinalit greqisht, vendosur pas përkthimit shqip.

    Përktheu nga origjinali greqisht Dhori Q. QIRJAZI

  • Ëndërrime” nga Naim Bej Frashëri, Kostandinopojë, 1885 (1301) 11“ تخيEت

    Shënim i përkthyesit për J. Karolidhisin dhe lidhjet e tij me N. Frashërin

    Jordhánis Karolídhis (1837–1909), dijetar dhe filolog grek, ishte vëlla më i madh i historianit të njohur Pávlos Karolídhis. U shkollua në Izmir, Athinë dhe Gjermani si bursist i Shkollës Evangjelike të Izmirit. Në vijim dha mësime në Shkollën Evangjelike të Izmirit (1870-1873) dhe prej vitit 1873 në Kostandinopojë, greqisht dhe histori, në Gjimnazin Gallata-Saraj dhe në Fakultetin Teologjik të Halkit. Pati qenë mësues i sulltanit Mehmet V, para se ky të hipte në fron. Më 1895 u bë Këshilltar Shteti i Perandorisë Osmane. Gjuhëtar me njohuri solide dhe zotërues ndër më të mirët i gjuhëve aziatike, duke përfshirë deri edhe japonishten, shkroi epigrame në vargje dhe në prozë, ode në greqishten e vjetër, histori në vargje të Shtetit Osman dhe ode në latinisht për Papën Leoni XIII. [Enciklopedia Papirus – Larousse – Britannica, vëll. 32, f. 198, Athinë 1996].

    Duke gjykuar nga fryma dashamire e vlerësuese e Karolidhis-it ndaj vëllimit “Ëndërrime”, ka shumë gjasë që ky ta ketë njohur personalisht Naim Frashërin, i cili ishte njohës i mirë i letërsisë, i kulturës e i gjuhës greke dhe kishte një post me rëndësi në Zyrën e shtypit të Perandorisë. Në një shënim të shkurtër që shoqëron ciklin poetik «Ο Έρως» (Kostandinopojë 1895, shih edhe fotokopjen e ballinës, në fund të këtij shkrimi), Naimi na thotë se po plotëson një dëshirë të hershme të miqve të tij [grekë] për të stolisur Parnasin grek me një tufë poezish po aq të denja sa edhe ato të vëllimit “Ëndërrime”, shkruar persisht, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e një personaliteti shkencor e letrar, siç ishte J. Karolidhisi. S’ka dyshim se miqësia ndërmjet tyre ishte një miqësi ndërmjet burrash që i bashkonte drita e diturisë, poezia dhe fisnikëria shpirtërore. Për pozitën shoqërore dhe njohjet e shumta të Naimit në rrethet intelektuale të kryeqytetit të Perandorisë Osmane flet qartë dhe përshkrimi i varrimit të tij nga një njeri i afërt i familjes, siç ishte nipi i tij, Lumo Skëndoja (Mithat Frashëri): “Këta të tjerë s’janë shqipëtarë, por nga komb tjetër: turq, grekër etj. kan’ ardhur me nder të madh, se kanë pasur fatnë të kuvëndojnë me Naimnë dhe janë çuditur me diturinë, me mëndjen dhe sjelljen e bukur të tij!”. (Lumo Skëndo, “Or’ e fundit” në: Proza letrare dhe dokumentare. Zgjedhur dhe përgatitur nga N. Jorgaqi. Onufri, Tiranë 2007, f. 138). Të kemi parasysh se Kostandinopoja e atëhershme ishte, siç e cilëson Lumo Skëndoja më 1901 në jetëshkrimin e Naim Be Frashërit: “...qytet të moçmë dhe me famë të madhe, ... koshere njerëzish ku piqen kombet e Azisë me të Evropësë” (vep. cit., f. 109). Më 1895, dhjetë vjet pas botimit të vëllimit me vjersha persisht “Tehajylat” (“Ëndërrime”), Naim Frashëri botoi një përmbledhje me vjersha greqisht me titullin “O eros” (“Dashuria”), ku ka shtuar edhe një shënim, që merr shkas pikërisht nga urimi dhe dëshira e shprehur prej J. Karolidhisit në fund të recensionit të mësipërm. Po japim këtu tekstin e plotë të shënimit të Naimit (shih dhe fotokopjen e origjinalit, në fund të shkrimit):

    “I dashur zoti J. Karolidhis! Kam vazhdimisht në mendjen time studimin tuaj për vjershat e mia në persisht, botuar në periodikun

  • 12 Karolidhis

    “Qiriks”, që dilte atëherë (1885) në kryeqytet, dhe fjalët: “Duke i uruar atij arritje të shkëlqyera në Muzat, në të njëjtën kohë gëzohemi tek

    shpresojmë se së shpejti (meqë është njohës i mirë i greqishtes) do të

    ketë mirësinë të stolisë edhe Parnasin grek me një tufë lulesh

    erëkëndshme e fort të bukura”, si dhe dëshirën e mikeshës së Muzave, Këshillit Redaksional të “Qiriks-it”. Duke njohur gjithashtu që përmbushja e dëshirave të miqve është detyrim i shenjtë për njerëzit, shkrova brenda një kohe të shkurtër këto pak rreshta. Ju uroj shëndet. Juaji Naim Frashëri”.

    Me këtë rast dëshiroj të falënderoj kolegun Dhimítris Dhimitrópulos, punonjës shkencor në Institutin e Kërkimeve Neohelenike të Entit Kombëtar të Kërkimeve të Greqisë, i cili iu përgjigj me fisnikëri kërkesës sime dhe pati mirësinë të fotografonte e të më dërgonte këtë shkrim interesant kushtuar veprës së Naim Frashërit. Është vendi të thuhet edhe këtu se shtypi në gjuhën greke i shek. XIX mban ende “fshehur” surpriza të këndshme, zbulimi i të cilave kërkon, sigurisht, durim e këmbëngulje.

  • Ëndërrime” nga Naim Bej Frashëri, Kostandinopojë, 1885 (1301) 13“ تخيEت

  • 14 Karolidhis

  • Ëndërrime” nga Naim Bej Frashëri, Kostandinopojë, 1885 (1301) 15“ تخيEت

  • 16 Karolidhis

  • AlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologji

  • Perla, vëllimi 73, numri 3-4, 2015

    Eqrem Çabej (1908 - 1980), gjuhëtar, studiues i etnografisë, historisë së letërsisë. © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

    Eqrem ÇABEJ

    GJUHËT DHE DIALEKTET

    Për “Fjalorin e termave të gjuhësisë (shqip-rusisht-frëngjisht-anglisht-gjermanisht-italisht)”, të hartuar nga një grup gjuhëtarësh në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë dhe të botuar më 1975, i ndjeri prof. Eqrem Çabej, pjesëmarrës aktiv në grupin e hartuesve, pati përpiluar edhe një listë me emërtimet e disa gjuhëve dhe dialekteve kryesore dhe shkurtimet e tyre. Komisioni hartues nuk e pa të arsyeshme atëherë që kjo listë me 257 emërtime të përfshihej në fjalorin që po punohej, duke sugjeruar që ajo të përfshihej në një fjalor të termave të gjuhësisë me shpjegime, që mendohej se do të hartohej në një të ardhme të afërt mbi bazën e fjalorit terminologjik pa shpjegime, tashmë të përfunduar. Edhe me porosinë e Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë unë pata përgatitur atëherë fjalësin (glosarin) për atë fjalor dhe pata propozuar edhe bashkëpunëtorët që do të shpjegonin termat, secili sipas fushës së veçantë dhe të specialitetit (morfologji, sintaksë, leksikologji, terminologji etj.). Mjerisht, siç ndodh jo rrallë me punën e komisioneve, ky projekt nuk eci më tej hartimit të fjalësit.

    Për të mos humbur puna e prof. Eqrem Çabejt dhe për ta përkujtuar atë në 35-vjetorin e ndarjes nga jeta (13 gusht 1980), bashkë me kolegun prof. Emil Lafen, menduam ta nxjerrim në dritë edhe këtë punim të Mjeshtrit (që ma kishte besuar mua dorëshkrimin e tij për ta përfshirë në një fjalor shpjegues të termave të gjuhësisë) dhe që do të vlejë për të saktësuar e ngulitur në gjuhën shqipe emërtimin njësuar të shumë gjuhëve e dialekteve që trajtohen nga gjuhëtarët, veçanërisht nga ata që merren me studime në fushën e gjuhësisë krahasuese, si edhe në përkthimin e veprave nga kjo fushë. Ky material mund të shërbejë si bazë për të hartuar një listë më të plotë të shkurtimeve për emërtimet e gjuhëve e të dialekteve, duke marrë parasysh edhe përdorimin e tyre në veprat e gjuhëtarëve shqiptarë.

    Prof. Ferdinand Leka

  • 20 Çabej

    abkaz. – abkazisht

    abruc. – abrucisht

    angls. – anglosaksonisht

    ak. – akaisht

    akarn. – akarnanisht

    alt. – altaisht

    andal. – andaluzisht

    angl. – anglisht

    apul. – apulisht

    arab. – arabisht

    arag. – aragonisht

    aram. – arameisht

    arb. – arbërisht

    ark. – arkadisht

    arm. – armenisht

    arom. - aromunisht

    asir. – asirisht

    at. – atikisht

    av. – avestisht

    avar. – avarish

    azian. – azianisht

    balt. – baltisht

    bask. – baskisht

    bavar. – bavarisht

    beot. – beotisht

    berber. – berberisht

    bergam. – bergamaskisht

    bergel. – bergelisht

    biz. – bizantisht

    bijellorus. – bieollorusisht

    bosn. – bosnisht

    bresh. – breshanisht

    bret. – bretonisht

    bullg. – bullgarisht

    burb. – burbonisht

    cakon. – cukonisht

    com (kom). – komaskisht

    çakav. – çakavisht

    çamr. – çamërisht

    çan. – çanisht

    çeç. – çeçenisht

    çek. – çekisht

    çerk. –çerkezisht

    dak. – dakisht

    dakorum. – dakorumanisht

    dalm. – dalmatisht

    dan. – danisht

    dial. – dialektore

    dibr. – dibranisht

    dor. – dorisht

    egjipt. – egjiptisht

    ekav. – ekavisht

    el. – elisht

    elam. – elamisht

    engad. – engadisht

    enotr. – enotrisht

    eol. – eolisht

    epidaur. – epidaurisht

    epir. – epirotisht

    est. – estonisht

    etiop. – etiopisht

    etr. – etruskisht

  • Gjuhët dhe dialektet 21

    falisk. – faliskisht

    fin. – finisht

    flam. – flamandisht

    frank. – frankisht

    frgj. – frëngjisht

    frigj. – frigjisht

    friul. – friulanisht

    frizon. – frizonisht

    gal. – galisht

    galic. – galicisht

    gask. – gaskonisht

    geg. – gegërisht

    gel. – gelisht

    gen. – genuezisht

    gepid. – gepidisht

    gort. – gortinisht

    got. – gotisht

    gr. – greqisht

    grizon. – grizonisht

    gjeorgj. – gjeorgjisht

    gjerm. – gjermanisht

    gjermanik. – gjermanikiq1sht

    hebr. – hebraisht

    helenist. – helenistisht

    het. – hetitisht

    hol. – holandisht

    homer. – homerisht

    hunr. – hunrisht

    hurrit. – hurritisht

    iber. – iberisht

    ikav. – ikavisht

    ilir. – ilirisht

    ind. – indisht

    indoeur. – indoeuropianisht

    irl. – irlandisht

    irp. – irpinatisht

    isl. – islandisht

    istr. – istrisht

    istrorum. – istrorumanisht

    it. – italisht

    italik. – italikisht

    it.Kal. – italishte e Kalabrisë

    it.Sic. – italishte e Sicilisë

    jafet. – jafetisht

    jekav. – jekavisht

    jevg. – jevgisht

    jid. – jidisht

    jon. – jonisht

    judik. – judikanisht (Alto Adige)

    kabard. – kabardisht

    kajkav. – kajkavisht

    kal. – arbërishte e Kalabrisë

    kampan. – kampanisht

    karel. – karelisht

    kartvel. – kartvelisht

    kashub. – kashubisht

    kat. – katalonisht

    kaukaz. – kaukazisht

    kelt. – keltisht

    kin. – kinezisht

    kirg. – kirgizisht

  • 22 Çabej

    kor. – korinisht

    korkyr. – korkyrisht

    korn. – kornisht

    kors. – korsisht

    kos. – kosovarisht

    kozent. – kozentinisht

    kret. – kretisht

    kroat. – kroatisht

    kuman. – kumanisht

    kymr. – kymrisht

    kypr. – kyprisht

    lab. – labërisht

    lad. – latinisht

    lak. – lakonisht

    langob. – langobarisht

    lap. – laponisht

    lat. – latinisht

    let. – letonisht

    lezb. – lezbisht

    lib. – libisht

    lid. – lidisht

    ligur. – ligurisht

    lik. – likisht

    lit. – lituanisht

    liv. – livonisht

    log. – logudonisht

    lomb. – lombardisht

    loren. – lorenisht

    luv. – luvisht

    lyon. – lyonezisht

    magj. – magjarisht

    mak. – makedonisht (e vjetër)

    maq. – maqedonisht

    marruc. – marrucinisht

    mars. – marsisht

    megar. – megarisht

    megl. – meglenisht

    mesap. – mesapisht

    mesen. – mesenisht

    miken. – mikenisht

    milan. – ne dialektin e Milanos

    mingrel. – mingrelisht

    mird. – mirditisht

    mold. – moldavisht

    molfett. – molfettisht

    morav. – moravisht

    mordv. –mordvinisht

    munt. – muntenisht

    napol. – napolitanisht

    navarr. – navarrisht

    nord. – nordisht

    norm. – normandisht

    norv. – norvegjisht

    oset. – osetisht

    osk. – oskisht

    osman. – osmanisht

    ostjak. – ostjakisht

    otrant. – otrantisht

    panfil. – panfilisht

    panon. – panonisht

    paraindoeur. – paraindoeuropianisht

  • Gjuhët dhe dialektet 23

    parap. – parapontisht

    parashq. – parashqipe

    parm. – parmizianisht

    pehl. – pehlevi

    pelign. – pelignisht

    pers. – persisht

    piaç. – piaçentisht

    piem. – piemontisht

    pikard. – pikardisht

    pol. – polonisht

    polab. – polabisht

    port. – portugalisht

    prov. – provencalisht

    prus. e vj. – prusishte e vjetër

    raguz - raguzeisht

    retor. – retorumanisht

    rod. – rodisht

    roman. – romanisht

    romanj. – romanjolisht

    rum. – rumanisht

    rus. – rusisht

    sab. – sabinisht

    sabel. – sabelisht

    sak. – sakisht

    saks. – saksonisht

    samn. – samnitisht

    sarak. – sarakaçanisht

    sard. – sardisht

    sav. – savojisht

    serb. – serbisht

    sic. – arbërishte e Sicilisë

    sir. – sirisht

    skr. – serbokroatisht

    sll. – sllavisht

    sllov. – sllovenisht

    sllovak. – sllovakisht

    sogd. – sogdisht

    sorb. – sorbisht

    spanj. – spanjisht

    sued. – suedisht

    sumer. – sumerisht

    svan. – svanisht ( ? )

    surselot. – surselotisht (?)

    shq. – shqip

    shkodr. – shkodranisht

    shtokav. – shtokavisht

    tarent. – tarentisht

    tatar. – tatarisht

    teram. – teramisht

    tesal. – tesalisht

    tesin. – tesinisht (Tiçino)

    tiren. – tirenisht

    tirol. – tirolisht

    tok. – tokarisht

    tosk. – toskërisht

    toskan. – toskanisht

    trak. – trakisht

    triest. – triestinisht

    turkmen. – turkmenisht

    turq. – turqisht

    ukr. – ukrainisht

    umbr. – umbrisht

  • 24 Çabej

    valis. – valisisht

    valon. – valonisht

    valtel. – valtelinisht

    ved. – vedisht

    vegliot. – vegliotisht

    ven. – venecianisht

    venet. – venetisht

    e vj. – e vjetër

    vogul. – vogulisht

    volsk. – volskisht

    xhag. – xhagataisht

    zvicr. – zviceranisht

    zhemait. – zhemaitisht

  • Perla, vëllimi 73, numri 3-4, 2015

    © Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

    Vlerësime të albanologëve të huaj

    për veprën dhe personalitetin shkencor

    të Eqrem Çabejt (1908-1980)

    Botohen të përkthyera shqip

    me rastin e 35-vjetorit

    të ndarjes së tij nga jeta

  • 26 Rosetti – Brâncuş

    EQREM ÇABEJ (1908 – 1980)

    Sapo festuam përvjetorin e datëlindjes së kolegut tonë Eqrem Çabej (në R.R.L., XXV/1980, nr. 2, f. 145-1461), na mbërriti lajmi për vdekjen e tij, më 13 të gushtit të kaluar.

    1

    Në atë numër të Revue Roumaine de Linguistique janë botuar dy shkrimet e mëposhtme, me të cilat kolegët rumunë i shprehnin E. Çabejt ndjenjat dhe vlerësimet e tyre të sinqerta:

    Është një gëzim i madh për revistën tonë t’u bashkohet zërave të autorizuar, të cilët festuan në Shqipëri përvjetorin e lindjes së prof. Eqrem Çabejt, një prej shtyllave të gjuhësisë ballkanike.

    Eqrem Çabej bashkëpunon me revistën tonë. Pikërisht në një mbledhje me karakter shoqëror ne grishëm bashkëpunëtorët tanë për t’i shprehur dijetarit urimet tona më të mira për një jetë të gjatë dhe për një karrierë të shkëlqyer shkencore.

    Alexandru Rosetti

    * * *

    Gjuhëtari shqiptar i mirënjohur Eqrem Çabej hyri në dhjetëvjeçarin e tetë të jetës. Është me origjinë nga Gjirokastra. Studioi në Grac dhe në Vjenë dhe ishte student i Paul Kretschmer-it dhe i Norbert Jokl-it. Në vitin 1933 mbrojti doktoratën me temë Italoalbanische Studien (Studime italo-shqiptare). Eqrem Çabej, ky dijetar me formim shkencor shumëplanësh, zotëronte një metodë kërkimore, sipas së cilës faktet reale gjuhësore shqyrtohen gjithnjë në lidhjet e tyre me të dhënat e ofruara nga shkencat e afërta, duke ngritur kështu një monument madhështor, tek i cili mijëra faqe përbëjnë burime të çmuara referenciale. E Çabej ka trajtuar të gjitha problemet e mëdha të historisë së gjuhës shqipe. Ai ka studiuar tiparet indoeuropiane të shqipes dhe të lidhjeve të saj me ilirishten, latinishten, sllavishten dhe gjuhët kelte. Ai, ithtar i teorisë së autoktonisë së Shqiptarëve në atdheun e tyre të sotëm, studioi emrat e vjetër të vendeve të Gadishullit të Ballkanit në lidhjet e tyre me shqipen, problemin e formimit të shqipes dhe të lidhjeve të saj me gjuhët ballkanike dhe veçanërisht me rumanishten. Në punën e tij kërkimore-shkencore, një vëmendje të veçantë i kushtoi ndikimit të latinishtes mbi shqipen. Çabej botoi shumë studime të hollësishme që kanë të bëjnë me tiparet konstitutive të shqipes, ndikimet që ajo ka pësuar, historinë e strukturës dialektore, ndryshimet fonetike etj., çka i ka lejuar të përpunojë vepra sintezë për historinë e gjuhës shqipe dhe për fonetikën e saj historike. Monografitë e shkëlqyera të parashtesave dhe prapashtesave të shqipes, të botuara në bashkëpunim me të ndjerin Aleksandër Xhuvani, përbëjnë modele të vërteta të kësaj gjinie. Çabej ka ndjekur me një kujdes tejet të veçantë problemet e gjuhës së vjetër shqipe; fryt i këtyre studimeve është botimi i një studimi kritik të shquar të tekstit të Buzukut (1555), shoqëruar me një analizë të gjatë filologjike dhe linguistike. Por vepra më e rëndësishme e Çabejt, çka e rendit si një personalitet të radhës së parë në gjuhësinë bashkëkohore, është seria e gjatë e studimeve etimologjike, të botuara në revistat e Shqipërisë. Kohët e fundit ai ka ndërmarrë kërkime shkencore, duke projektuar botimin e një fjalori etimologjik në dhjetë vëllime, prej të cilëve i pari (A–B) ka parë dritën e botimit. Studimet etimologjike janë bazuar në një material shumë të madh, të vjelë nga dialektet dhe të folmet, nga autorët e vjetër, nga toponimia dhe antroponimia, dhe së fundmi nga gjuha e sotme; shto këtu edhe të dhëna nga etnografia, folklori, historia shoqërore dhe kulturore etj., si dhe analogjitë me gjuhë të tjera

  • Vlerësime të albanologëve të huaj për veprën dhe personalitetin shkencor të Eqrem Çabejt 27

    Ne marrim pjesë në zinë e familjes së tij dhe të ish-nxënësve e të kolegëve të sotëm. Eqrem Çabej ishte një bashkëpunëtor shumë i vlerësuar në revistën tonë gjuhësore. Botimi i Mesharit të Buzukut (1555), të cilin ai e përgatiti, u shtyp në Rumani.

    Alexandru Rosetti Më 13 gusht 1980 vdiq Eqrem Çabej, personalitet i lartë i gjuhësisë bashkëkohore, albanolog i shkëlqyer, komparatist dhe profesor i shquar. E. Çabej, lindur më 7 gusht 1908, në Gjirokastër, qytet në Jug të Shqipërisë, kreu studimet në Grac dhe në Vjenë, duke pasur si profesorë Paul Kretschmer-in dhe Norbert Jokl-in. Më 1933, mbrojti doktoratën Studime italo-shqiptare. Çabej dha leksione në Universitetin e Tiranës dhe u zgjodh në presidiumin e Akademisë së Shkencave së Shqipërisë që prej themelimit të saj. Si shkencëtar, me një erudicion dhe me një inteligjencë të jashtëzakonshme, i pasionuar pas kërkimit shkencor, ai la pas një vepër tejet të pasur dhe me një vlerë të madhe. Fusha që ai parapëlqeu në kërkimet e tij ishte historia e gjuhës shqipe, me të gjitha aspektet e saj të vështira për t’u zgjidhur. Duke u mbështetur në një grumbull të madh faktesh reale të gjuhës, Eqrem Çabej shfaqi një interes shumë të madh për të gjitha periudhat e historisë së gjuhës shqipe, për të gjitha variantet e saj dialektore dhe socio-kulturore. Punimet e tij sintetizuese Hyrje në historinë e gjuhës shqipe dhe Fonetika historike e gjuhës shqipe, si edhe studime të shumta që lidhen me origjinën e gjuhës shqipe, përkimet e saj me gjuhë të ndryshme indoeuropiane, ndikimet që ka pësuar shqipja nga latinishtja dhe greqishtja, nga sllavishtja dhe turqishtja, raportet e shqipes dhe të rumanishtes, origjina e dallimeve midis toskërishtes dhe gegërishtes,

    ballkanike, romane, sllave, gjermanike. Për gjuhësinë ballkanike, ky aspekt i veprës së Çabejt paraqet një interes të jashtëzakonshëm. Në Tiranë ai krijoi një shkollë të vërtetë gjuhësore, si dhe shumë specialistë të gjuhës dhe të kulturës shqiptare në vende të ndryshme të Evropës, të cilët llogariten si nxënës të tij. Çabej, mendjemprehtë, i hollë dhe me një mendësi që u shkon për shtat personaliteteve elitare, bën pjesë ndër miqtë tanë të devotshëm. Vepra e tij çmohet për studimet që lidhen me substratin e rumanishtes. E pra, ne këtu, me gjithë zemër, i bëjmë prof. Çabejt një nderim të ngrohtë dhe miqësor.

    Grigore Brâncuş (Brënkush)

  • 28 Rosetti – Brâncuş

    gjeneza e disa aspekteve gramatikore (si për shembull, prapavendosja e nyjës shquese etj.) paraqesin kontribute themelore jo vetëm për studimet shqiptare, por edhe për gjuhësinë indoeuropiane dhe për ballkanologjinë. Sipas mendimit të Eqrem Çabejt, të bazuar para së gjithash në analizën etimologjike të toponimisë së lashtë të Gadishullit Ballkanik, shqiptarët duhet të quhen si autoktonë në territorin aktual të Shqipërisë, pasardhës të ilirëve; si rrjedhim, gjuha shqipe është vijuese e drejtpërdrejtë e ilirishtes (ose e ndonjë dialekti ilir). Në formimin e shqipes kanë depërtuar në njëfarë mase elemente që vijnë nga trakishtja. E. Çabej ka botuar shumë studime që kanë të bëjnë me fjalorin dhe, në bashkëpunim me të ndjerin A. Xhuvani, ai hartoi dy studime monografike për parashtesat dhe prapashtesat e shqipes; këto dy studime paraqesin punime themelore për gjuhësinë historike të kësaj gjuhe. Botimi kritik i librit Meshari i Gjon Buzukut, tekst i vjetër i vitit 1555, shoqëruar me një studim të rëndësishëm monografik, mund të konsiderohet si model i vërtetë në fushën e filologjisë. Përmasa e vërtetë e kompetencës shkencore të Çabejt është shpalosur para së gjithash nëpërmjet Studimeve etimologjike, të botuara në 28 numra të revistës filologjike, në Tiranë. Atje gjenden kërkimet e tij shkencore që ka kryer gjatë gjithë jetës, punë kërkimore e një rëndësie themelore për lëmin e indoeuropianishtes dhe për atë të ballkanologjisë. Interesi shkencor i Çabejt ka qenë drejtuar gjithashtu edhe te zanafillat dhe evolucioni i letërsisë shqiptare (më 1938 ai botoi vëllimin Për gjenezën e literaturës shqipe), dhe te dukuri të ndryshme të kulturës popullore (etnografi, folklor, mitologji), të para nga perspektiva e ballkanologjisë dhe e indoeuropianishtes. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në hartimin e një fjalori shpjegues të shqipes dhe në fjalorë serbokroatisht - shqip dhe hungarisht - shqip, si dhe në fjalorë të drejtshkrimit, të morfologjisë etj.; ai ka hartuar gjithashtu pyetësorë për studimin e dialekteve të shqipes dhe ka marrë pjesë, me raporte dhe referate, në shumë kongrese dhe konferenca ndërkombëtare. Veprimtaria e tij shkencore bëri që ai të fitojë një famë të madhe në botën e dijetarëve. Kontributi i profesor Çabejt ka qenë vendimtar për ta kthyer Shqipërinë në qendrën e studimeve shqiptare. Ai themeloi në Tiranë një shkollë të vërtetë kombëtare për gjuhësinë shqiptare. Larmia dhe moria e problemeve që ka studiuar Çabej, përbëjnë referenca të detyrueshme në të gjitha kërkimet e albanologëve dhe të ballkanologëve të sotëm. Ndihmesa e tij është gjithashtu themelore për studimin e substratit (nënshtresës) të gjuhës rumune. Eqrem Çabej ka qenë një profesor i madh. Leksionet e tij ishin sinteza të paraqitura në një stil të patëdytë.

  • Vlerësime të albanologëve të huaj për veprën dhe personalitetin shkencor të Eqrem Çabejt 29

    Eqrem Çabej, ky dijetar i shquar, ka qenë njëkohësisht mik i sinqertë i rumunëve. Me ikjen e tij, ai ka lënë një zbrazëti, e cila do të jetë e vështirë të mbushet.

    Shtator, 1980 Grigore BRÂNCUŞ (Brënkush)

    Marrë nga vepra: La Linguistique Balkanique Suivie par Le nouveau en linguistique dans

    l’oeuvre de A. Rosetti. Editura Univers, Bucureşti, 1985, f. 23-24.

    Përktheu nga origjinali frëngjisht: Viktor BAKILLARI Alexandru Rosetti (1895-1990) – një nga gjuhëtarët më të shquar e të gjithanshëm rumunë të shek. XX, akademik, profesor universiteti, ballkanolog.

    Grigore Brâncuş (1929) – gjuhëtar rumun, akademik, profesor universiteti, albanolog; gjatë vitit shkollor 1958-1959 qëndroi për specializim dhe ndoqi disa kurse ligjëratash në Universitetin e Tiranës, ndër të tjera edhe lëndët Histori e gjuhës shqipe e Fonetikë historike e shqipes te prof. Eqrem Çabej.

  • 30 Ölberg

    EQREM ÇABEJ (1907-1980)

    Eqrem Çabej lindi më 7 gusht 1907 si biri i gjykatësit Husein. Familja e kishte vendbanimin në Gjirokastër; Eqremi nuk lindi atje, por në Eskishehir (Anadolli i brendshëm), sepse i ati atëherë shërbente atje si gjykatës. Në këtë mënyrë shpjegohet mospërputhja e të dhënave mbi vendlindjen e dijetarit në dëftesat dhe dokumentet e mëvonshme të studimeve. Në vitet 1918-1921 ai kreu ciklin e lartë të shkollës tetëvjeçare italiane (në vitin e fundit shqiptare) në Gjirokastër. Çabej bënte pjesë në atë brez shqiptarësh, të cilët për shkak të mungesës së mundësive për të vijuar arsimimin e lartë në atdhe, iu desh të studionin jashtë vendit. Kështu ai erdhi në Austri dhe filloi studimin në shkollën e mesme, në fillim privatisht, në Sankt Pëlten (Pölten), ku ai në fillim të vitit shkollor 1922-1923 dha provimin e klasës së parë dhe të dytë në Gjimnazin Federal, dhe në fund të po atij viti shkollor edhe provimet e klasës së tretë dhe të katërt. Në fillim të vitit shkollor 1923-1924 ai dha provimin e klasës së pestë dhe hyri në këtë shkollë në vitin e gjashtë. Më pas ai u zhvendos në Grac (Graz), ku kreu klasën e shtatë të gjimnazit real. Më 21 nëntor 1925 ai hyri në gjimnazin federal të Klagenfurtit, mbaroi klasën dhe më 8 korrik 1926 dha shkëlqyeshëm provimin e maturës.

    Çabej i filloi studimet e larta në Grac, në semestrin e dimrit 1927-1928, ku ndër të tjera ndoqi leksionet e profesorëve Zauner dhe Schürr. Që nga semestri i tretë (semestri i verës 1929) studioi në Vjenë. Ai u regjistrua në kurset e Patsch-it dhe Oberhummer-it mbi historinë dhe gjeografinë e Ballkanit dhe ndoqi një leksion dyorësh të Jokl-it mbi gramatikën historike-krahasuese të shqipes. Në semestrin e katërt ai ndoqi Hyrjen në gramatikën e krahasuar me ushtrime gjuhësore të Kretschmer-it. Në semestrin e pestë ndoqi Hyrjen në prusishten e vjetër të Jokl-it, Parimet dhe metodat e gjuhësisë indeuropiane të Kretschmer-it. Në semestrin e gjashtë ndoqi leksionet për Historinë e gjuhëve gjermanike të Kretschmer-it dhe të Gramatikës historike-krahasuese të Jokl-it. Në semestrin e shtatë (semestri i dimrit 1931-1932) Çabej ndoqi Historinë e gjuhës latine nga Kretschmer-i dhe Hyrjen në nordishten e vjetër nga Much. Në semestrin e verës të vitit 1932 ai i ndërpreu studimet. Në semestrin e tetë (semestri i dimrit 1932-1933), krahas Kretshmer-it dhe Jokl-it, ndoqi ndër të tjera edhe Frauwallner: Sanskritisht për fillestarët, Trubetzkoy: Sllavishte e vjetër kishtare dhe Ettmayer: Dalmatishte e vjetër. Natyrisht, krahas këtyre leksioneve që lidheshin më ngushtë me lëndën e vet, Çabej ndoqi edhe leksione filozofie, arkeologjie si edhe një leksion katërorësh, “Teoria e gjuhës” nga Kainz dhe Bühler.

  • Vlerësime të albanologëve të huaj për veprën dhe personalitetin shkencor të Eqrem Çabejt 31

    Për disertacionin e vet mbi arbëreshët, Çabej mblodhi material në korrik 1932 në Horën e Arbëreshëve (Piana dei Greci) pranë Palermos. Ai ua dorëzoi këtë material me titullin Italoalbanische Studien Kretschmer-it dhe Jokl-it, të cilët e vlerësuan njëzëri me notën “shkëlqyeshëm”. Vlerësimi (Approbation) i punimit u krye më 7.10.1933. Rigorosum-in (provimin me gojë) dyorësh Çabej e dha shkëlqyeshëm më 21.6.1933 përpara Kretschmer-it, Jokl-it dhe Patsch-it, po ashtu edhe provimin njëorësh përpara Reininger-it dhe Müller-it. Më 20 dhjetor 1933 ai fitoi titullin e Doktorit të Filozofisë1.

    Është e tepërt të flitet për meritat shkencore të të ndjerit. Në këtë personalitet bashkohen të gjitha fijet e albanologjisë që nga vitet ’30 e deri në vitet ’80. Cilido që punon në fushën e gjuhësisë ballkanike duhet të merret me kërkimet e tij. Kjo ka të bëjë edhe me fushën e shkencës së letërsisë. Në përputhje me arsimimin e tij Çabej punoi veçanërisht në fushën e gjuhësisë historike, mbi themelin e qëndrueshëm të gramatikanëve të rinj (Junggrammatiker), por gjithsesi i hapur ndaj rrymave të reja. Në qendër të veprimtarisë së tij shkencore gjenden kërkimet mbi fonetikën historike dhe fjalëformimin, ndërsa zhvillimi i eptimit të shqipes fatkeqësisht mbeti prapa, gjë që la një zbrazëti të ndjeshme në njohuritë tona mbi historinë e gjuhës shqipe. Përmes ndriçimit të zhvillimeve tingullore ai mundi t’i vendoste hulumtimet etimologjike mbi një bazë të qëndrueshme dhe të përparonte shumë më tepër se paraardhësit e tij. Më tej ai e lidhi gjithmonë interpretimin etimologjik me mënyrën historike-kulturore të të kundruarit dhe me njohjen konkrete të sendeve (sachkundlich), gjë që po ashtu solli shumë shpjegime të reja. Duke qenë se e kishte shqipen gjuhë amtare, ai ia doli t’i rendiste variantet e shumta dialektore të një fjale në familje fjalësh dhe, përmes kësaj, aspekti krijues në rrjedhën e historisë së gjuhës shqipe doli në pah për herë të parë në rëndësinë e vet. Kështu ai u largua me vetëdije nga interpretimi etimologjik i një fjale të vetme. Përmes punës intensive me monumentet e mëdha letrare, në veçanti me Buzukun, të cilin e botoi rishtas, dolën në pah njohuri të reja për fonetikën historike dhe zhvillimin kuptimor. Romanistëve ai u përgatiti materialin, nga i cili do të kuptonin vendin kyç të shqipes brenda historisë gjuhësore të romanishtes.

    Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së Çabejt, albanologët në Prishtinë botuan veprën e tij të përmbledhur në 6 vëllime. Në këtë mënyrë tashmë është relativisht lehtë të shfrytëzohen punimet e tij. Në vëllimin V gjendet një bibliografi e Çabejt me mbi 150 tituj dhe që shtrihet deri më

    1 Për punën e mundimshme për gjetjen e këtyre të dhënave, u jam shumë mirënjohës Prof. Solta, Dr. Zwanziger, Arkivit të Universitetit të Gracit, drejtorëve të gjimnazeve në Sankt Pëlten, Grac dhe Klagenfurt.

  • 32 Ölberg

    1976. Paralelisht me të duhet konsultuar edhe “Indogermanische Chronik”, e cila del një herë në gjashtë muaj si shtojcë e revistës SPRACHE, ku shqipja trajtohet rregullisht dhe në mënyrë kompetente nga C. Haebler. Do të ishte e dëshirueshme që tani Akademia e Shkencave e Tiranës të botonte një pasqyrë të plotë të veprave të tij, edhe me ato që priten të botohen, të cilat janë ende në dorëshkrim.

    Vdekja e këtij dijetari të madh dhe albanologut më të madh ka lënë pas një zbrazëti të pazëvendësueshme. Atdheu i tij, për ndërtimin e të cilit ai shkriu gjithë energjitë e veta, e nderoi veprën e Çabejt duke e zgjedhur anëtar të Presidiumit të Akademisë së Shkencave të themeluar më 1972 dhe me dekoratat më të larta.

    Në shumë revista shqiptare u botuan nekrologji për Çabejnë, si në “Bashkimi” (16 gusht 1980), “Drita” (17 gusht 1980), “Gjuha jonë”, 1981, nr. 1. Njoftime mbi kremtimet mortore ka dhënë “Studime filologjike”, 1980, nr. 32.

    Disa prej lexuesve, të cilët ishin të pranishëm në kolokuiumin albanologjik të Insbrukut më 1972, do ta kujtojnë këtë personalitet të përunjur, i cili u la mbresa të thella të gjithë pjesëmarrësve përmes etosit të tij shkencor.

    Jemi miq gjer në vdekje3.

    Hermann M. ÖLBERG Innsbruck, nëntor 1981

    Marrë nga revista Balkan-Archiv N.F., 1981, 6, f. 371-373.

    Përktheu nga gjermanishtja: Genc LAFE

    2 Të krahasohet nekrologjia e botuar para pak kohësh në nderim të veprës shkencore të Çabejt nga O. Bucholz dhe W. Fiedler në ZPhon (Berlin), Bd. 34, Heft 5, 1981, f. 591-593. [Në gazetat Bashkimi e Zëri i popullit është botuar njoftimi i vdekjes; nekrologjia në gazetën Drita është shkruar nga Mahir Domi, në revistën Gjuha jonë nga Aleks Buda. Në gusht 1980 në shtypin periodik shqiptar janë botuar edhe një numër nekrologjish të tjera, të cilat prof. H. Ölberg nuk i njihte në kohën kur hartoi këtë shkrim: Idriz Ajeti, Shkëndija (Prishtinë), 23.08.1980; Murat Blaku, Fjala (Prishtinë), 1980, nr. 15; Shaban Demiraj, Mësuesi (Tiranë), 20.08.1980; I. C. Fortino, Katundi ynë (Civita), 1980, nr. 35; Rexhep Ismajli, Rilindja (Prishtinë), 16.08.1980; Xhevat Lloshi, Nëntori (Tiranë), 1980, nr. 8; Qemal Murati, Bota e Re (Prishtinë), 1980, nr. 14, Remzi Nesimi, Flaka e vëllazërimit (Shkup), 17.08.1980; Po ai, Jehona (Shkup), 1980, nr. 7. Lajmi i vdekjes së E. Çabejt dhe njoftime për ceremoninë e varrimit janë botuar në shumë gazeta të Tiranës. – Red.] 3 Shkruar shqip nga autori.

  • Vlerësime të albanologëve të huaj për veprën dhe personalitetin shkencor të Eqrem Çabejt 33

    Hermann M. Ölberg (1922-) – gjuhëtar austriak, profesor në Universitetin e Insbrukut, albanolog i njohur, Doctor honoris causa i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Më 1972 (28 shtator – 3 tetor) organizoi në Universitetin e Insbrukut një Kolokuium Ndërkombëtar Albanologjik, me pjesëmarrje të gjerë të albanologëve nga shumë vende të Europës (Austria, Bashkimi Sovjetik, Belgjika, Britania e Madhe, Bullgaria, Çekosllovakia, Franca, Greqia, Irlanda, Italia, Jugosllavia, Kanadaja, Republika Demokratike Gjermane, Republika Federale e Gjermanisë, Polonia, Qiproja, Rumania, Zvicra). Në grupin e studiuesve nga Shqipëria ishin Eqrem Çabej, Shaban Demiraj, Spiro Floqi, Jorgji Gjinari, Josif Kole, ndërsa nga Kosova Hasan Kaleshi, Rexhep Ismajli, Zef Mirdita, Latif Mulaku, Shefqet Pllana; disa studiues të tjerë dërguan kumtesat e tyre, që u botuan në vëllimin Akten des Internationalen Albanologischen Kolloquiums Innsbruck 1972 zum Gedächtnis

    an Univ.-Prof. Dr. Norbert Jokl. Innsbruck, 28. September bis 3. Oktober 1972.

    Innsbruck. Die Herausgabe des Tagungsbandes wurde besorgt von Hermann

    M. Ölberg. IBK Sonderheft 41. Innsbruck 1977, 784 f. Organizimi i këtij kolokuiumi ishte jo vetëm një përkujtim i denjë për albanologun më të shquar të austriak të shek. XX, Norbert Jokl, i cili humbi jetën në një kamp përqendrimi nazist në mars 1942, por njëkohësisht edhe një shprehje simpatie për shkencën albanologjike shqiptare dhe një përpjekje e kujdesshme e dashamire për ta afruar atë më shumë në gjirin e shkencës albanologjike ndërkombëtare. H. Ölberg ka marrë pjesë në konferencën shkencore për formimin e popullit shqiptar, të gjuhës dhe të kulturës së tij (Tiranë, 1982). (Red.)

  • 34 Buchholz – Fiedler

    EQREM ÇABEJ

    Më 13 gusht 1980 albanologu i shquar EQREM ÇABEJ u nda përgjithmonë prej nesh.

    EQREM ÇABEJ lindi më 6.8.1908 në Gjirokastër të Shqipërisë së Jugut. Pasi ndoqi gjimnazin në Klagenfurt, studioi Gjuhësi të krahasuar në Grac (Graz) dhe Vjenë. Ndër mësuesit e tij, të cilët i shënjuan rrugën dhe do të linin gjurmë në veprimtarinë e mëvonshme të tij, duhen përmendur para të gjithëve PAUL KRETSCHMER dhe NORBERT JOKL. Veçanërisht takimi me Jokl-in, albanologun më kompetent të kohës, duhet emërtuar si një rrethanë e lumtur. ÇABEJ mori në shumicën e rasteve pikëpamjet dhe krejtësisht metodën kërkimore të mësuesit të tij, të përcaktuar para së gjithash nga parimi “Wörter und Sachen” dhe e zhvilloi atë më tej. Pas mbarimit të studimeve me disertacionin Italoalbanische Studien, që nga viti 1934 EQREM ÇABEJ punoi si pedagog në disa shkolla të mesme të Shqipërisë. Gjatë Luftës punoi në Qendrën për Studime Shqiptare të Akademisë së Romës; atje i kushtoi një interes të veçantë hartimit të pyetësorit për Atlasin Gjuhësor të Shqipes, vepër fatkeqësisht ende e parealizuar1, por atje vendosi edhe gurin e themelit për vepra që i përfundoi shumë më vonë. Menjëherë pas çlirimit ÇABEJ dha mësim në Institutin Pedagogjik të Tiranës të krijuar më 1946 dhe – pas themelimit në vitin 1957 – në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Që nga krijimi i Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë në vitin 1972 ÇABEJ ka qenë anëtar i Akademisë dhe i Presidiumit të saj.

    Nëse albanologjia përpara Luftës së Dytë Botërore ka qenë kryesisht një fushë studimi e të huajve – edhe pse dijetarë shqiptarë si S. FRASHËRI, K. KRISTOFORIDHI dhe GJ. PEKMEZI nuk duhen harruar në asnjë mënyrë – një pjesë jo e vogël e meritës për faktin që Tirana sot është kthyer në qendrën më të rëndësishme të albanologjisë i takon ÇABEJT. Edhe përtej gjuhës shqipe, dijet e tij ishin jashtëzakonisht të plota, por ÇABEJ ka vënë në qendër të të gjitha veprave të veta gjuhën amtare. Në to interesi i tij kryesor sigurisht u përqendrua mbi historinë e gjuhës, të cilën e ndriçoi në të gjitha aspektet e saj. Etimologjia dhe fonetika historike u vendosën në fokus të veprimtarisë së tij. Si veprën kryesore të ÇABEJT do të donim të kundronim hulumtimet e tij etimologjike (të botuara ndërmjet viteve 1960-1968 në 28 numra). Që nga Gustav MEYER-I, ato përbëjnë të parin fjalor të plotë etimologjik të

    1 Pyetjet 1-2578 u shtypën në pesë fashikuj më 1943 në Grottaferrata. Khs. bibliografinë e veprave të Çabejt në: EQREM ÇABEJ, Studime Gjuhësore, V, Prishtinë 1975, f. 350.

  • Vlerësime të albanologëve të huaj për veprën dhe personalitetin shkencor të Eqrem Çabejt 35

    shqipes dhe nga vetë autori i tyre ishin menduar si plotësim dhe korrigjim i veprës plot vlera të MEYER-IT. Një fjalor i dytë etimologjik, shumë më i plotë, është në prag të botimit që nga viti 1976. Fatkeqësisht ÇABEJ këtë vepër të menduar në 10 vëllime nuk mundi ta përfundonte; ai arriti ta hartonte deri në shkronjën F (rreth një e katërta) dhe mbetet të shpresojmë se do të përfundohet shpejt nga nxënësit dhe pasuesit e tij të aftë2. Në gjendjen e vështirë të etimologjisë së shqipes – monumente relativisht të vona gjuhësore me ndryshime të theksuara të gjendjes fillestare fonetike dhe shtresa të shumta huazimesh – një peshim i kujdesshëm i shumë mundësive bëhet më i rëndësishëm se gjetiu. Njohuritë e plota të ÇABEJT mbi literaturën e specializuar u shërbyen këtyre studimeve etimologjike po aq mirë sa edhe hulumtimet e tij mbi shkrimtarët shqiptarë dhe dialektet e shqipes.

    Edhe fonetikën historike të shqipes ÇABEJ e ka vendosur mbi një bazë të re. Vepra e tij Fonetika historike e gjuhës shqipe3 është jo vetëm më e plotë se gjithçka e botuar deri atëherë (që nga MEYER, BARIĆ e së fundi MANN)4, por ajo është edhe një përmbledhje e të gjitha kërkimeve të deriatëhershme dhe i saktëson ato në shumë pika. Njohuri të reja sjell ÇABEJ para së gjithash në lidhje me përfaqësimin e guturaleve të indoeuropianishtes në shqipe. Në tërësi ai i përmbahet pikëpamjes së indeuropianistikës tradicionale, ku në rastin e shqipes rimerr tezën e PEDERSEN-IT dhe JOKL-IT mbi përfaqësimin e ndryshëm me tri radhë guturalesh, karakteristikë vetëm për shqipen, dhe e zhvillon atë më tej (velaret mbeten fillimisht k, g); palatalet kthehen në th dhe dh(d) – dhe jo, siç mendohej më parë, edhe në s, z5 – labiovelaret para zanoreve të përparme bëhen s, z, para të pasmeve k. Për një fazë të mëvonshme ÇABEJ flet për një “palatalizim të dytë të shqipes”, gjatë të cilit k dhe g që ruheshin ende, u kthyen në q dhe gj para zanoreve të përparme (parësore ose dytësore). Në fushën e vokalizmit ÇABEJ ka trajtuar në veçanti historinë e gjatësisë së zanoreve dhe të “zanores asnjanëse” (Murmelvokal) ë. 2 Fjalori i parë doli me titullin Studime rreth etimologjisë së gjuhës shqipe I-XI, në: “Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria shkencat shoqërore”, 1960-1963; XII-XXVIII, në: “Studime filologjike”, 1964-1968. Ribotuar në: E. ÇABEJ, Studime Gjuhësore I. A-O, 1976, 389 f. të numëruara; II P-ZH 1976, 507 f. të numëruara (Prishtinë). Nga fjalori i dytë deri tani është botuar vetëm vëllimi II me titullin Studime etimologjike në fushë të shqipes. II. A-B, Tiranë 1976, 615 f. 3 Botuar si dispensë universitare, Tiranë 1959, ribotuar shumë herë, së fundi në Studime gjuhësore III, 1976, f. 105-146. 4 G. MEYER, Albanesische Studien III. Lautlehre der indogermanischen Bestandteile des Albanischen, në Sitzungsgeber d. Phil.-hist. Cl. D. Kais, Akad d. Wiss., Wien 1892. Bd. 125; H. BARIĆ, Hŷmje në historín e gjuhës shqipe, Prishtinë 1955; S. E. MANN, An Albanian Historical Grammar, Hamburg 1977. 5 Khs. para së gjithash: E. ÇABEJ, Über einige mit z- anlautende Wörter des Albanischen, in: Zs. f. Phon. u. allg. Sprachw., 9 (1956), 3, f. 203-229.

  • 36 Buchholz – Fiedler

    Në fushën e morfologjisë historike të shqipes, të cilën ÇABEJ fatkeqësisht nuk e ka paraqitur në mënyrë të ndërlidhur, megjithatë kemi punime tejet të rëndësishme për çështje të veçanta. Artikulli i tij mbi shumësat e singularizuar6 shpjegon, për shembull, edhe shumë probleme të etimologjisë dhe fonetikës. Edhe për çështje të tjera të vështira të morfologjisë së shqipes, ndër të tjera për problematikën e nyjës – në kundërshtim me shumicën e albanologëve, ÇABEJ, me të drejtë sipas nesh, është i mendimit se nyja enklitike (shënjuesi i shquarsisë) është më e vjetër se nyja proklitike (atributive) – po ashtu i detyrohemi Mjeshtrit edhe për njohuri thelbësisht të reja mbi sistemin rasor dhe fushën e përemrave7.

    Një pikë themelore në veprën e plotë të ÇABEJT përbën çështja e prejardhjes së shqiptarëve dhe para së gjithash e parashqipes. Këtu, si pasues i THUNMANN-IT, KRETSCHMER-IT e shumë të tjerëve, ÇABEJ shprehet furishëm për autoktoninë e shqiptarëve dhe për prejardhjen nga ilirishtja të gjuhës së tyre. Kriteri më i rëndësishëm për të, krahas pak fjalëve të njohura nga mesapishtja, është fakti se emrat e qyteteve, edhe të bregdetit shqiptar, marrin pjesë në të gjitha shndërrimet fonetike të shqipes8. Problemet e ballkanistikës në veprën e ÇABEJT zënë po ashtu një vend të rëndësishëm. Në shumë punime ai ka theksuar në veçanti rolin dhënës të shqipes. Shumë punime i kushtohen hulumtimit të elementeve të huaja në shqipe. Dijet mbi huazimet leksikore ishin për ÇABEJN në radhë të parë një çelës për hulumtimin e kronologjisë së dukurive fonetike dhe të tjera gjuhësore. Kështu ato mund të zëvendësojnë deri në njëfarë shkalle mungesën e dokumenteve letrare. Ai është interesuar veçanërisht për elementet më të forta dhe më të diferencuara – ato latine-romake9.

    Për njohuritë e shumta të reja dhe kompetencën e lartë të paraqitjeve të tij përmbledhëse ka rëndësi fakti se Çabej jo vetëm njihte me saktësi të gjithë literaturën indoeuropiane dhe ballkanologjike të botuar deri në të gjallë të tij, por ishte edhe një pionier në bërjen të

    6 E. Çabej, Alb. Vise ‘Ort, Plätze’und die singularisierten Plurale im Albanischen, në: Lingua Posnaniensis VII (1958), 4, f. 145-200; VIII (1959), f. 71-132. 7 Para së gjithash në E. ÇABEJ, Unele probleme ale istoriei limbii albaneze, në Studi şi cercetări linvistice X (1959), 4, f. 527-560. 8 Punime mbi problematikën ilire-shqiptare janë përmbledhur në E. ÇABEJ, Studime gjuhësore IV, 1977, ndër të tjera: Problemi i autoktonisë së shqiptarëvet në dritën e emrave të vendeve, f. 143-154; Ilirishtja dhe shqipja, f. 197-207. 9 Një vështrim të përgjithshëm mbi problematikën e huazimeve në tërësi jep ÇABEJ në Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, e botuar së fundi në E. ÇABEJ, Studime gjuhësore III, 1976, f. 7-102, veçanërisht në f. 45 e vijim; elementeve latine në veçanti u kushtohen disa botime më vete, si p.sh. Zur Charakteristik der lateinischen Lehnwörter im Albanischen, në: Revue roumaine de linguistique VII (1962), 1, f. 161-199; Elementet latine të gjuhës shqipe, në Jehona VI (1974), f. 3-20.

  • Vlerësime të albanologëve të huaj për veprën dhe personalitetin shkencor të Eqrem Çabejt 37

    njohur të lëndës gjuhësore të shqipes. Ai i njihte shumë mirë të gjitha shkallët e zhvillimit dhe dialektet e shqipes dhe i detyrohemi para së gjithash për një botim kritik shembulldhënës të librit të parë të njohur deri tani në gjuhën shqipe, Mesharit të Gj. BUZUKUT10. Përmes punës intensive me letërsinë shqipe të shekujve të XVI-XVIII ÇABEJ mundi të vërtetonte se ndryshmet mjaft të theksuara ndërmjet dialektit gegë dhe atij toskë u formuan në thelb gjatë periudhës letrare të shqipes. Si pasues i drejtpërdrejtë i JOKL-IT, ÇABEJ e kreu të gjithë veprimtarinë e vet mbi historinë e gjuhës shqipe në lidhje të ngushtë, organike me dukuritë etnografike-folklorike dhe kushtet historike-shoqërore. Një gjë e tillë shfaqet në çdo hap të punimeve të tij mbi historinë e gjuhës. Veçanërisht në vitet e rinisë së tij Çabej po ashtu i dha kësaj pjese të albanologjisë edhe disa botime që qëndrojnë jashtë shkencës, si ato mbi motivet e baladave, mbi doket dhe zakonet e shqiptarëve, etj11. Me hulumtime të tilla janë të lidhura ngushtë edhe studimet e tij dialektologjike, të cilat kanë të bëjnë në radhë të parë me arbërishten. Në vitet e para të veprimtarisë së tij shkencore, kur rrallëkush merrej me letërsinë shqipe, ai u shfaq me ndihmesa mbi gjenezën e letërsisë shqipe dhe mbi shkrimtarë si L. PORADECI dhe Gj. FISHTA. Edhe pse në fokus të veprimtarisë së ÇABEJT gjendet pa dyshim gjuhësia historike-krahasuese, meritat e tij për hulumtimin, zhvillimin dhe kodifikimin e gjuhës letrare moderne janë po ashtu të padiskutueshme. Roli i ÇABEJT në të gjithë fjalorët që janë hartuar në Shqipëri – qoftë në fjalorin normativ njëgjuhësh të vitit 195412, qoftë në mbi 15 fjalorët normativë të viteve ’60 dhe ’70, në fjalorin shqip-hungarisht të hartuar nga TAMÁS ose në fjalorin serbokroatisht-shqip të vitit 1947 – ishte vendimtar. Ai mori pjesë edhe në përgatitjet për përcaktimin e drejtshkrimit të shqipes (më 1973 u botuan vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972). Veç këtyre, së bashku me A. XHUVANIN, ai hartoi në fushën e fjalëformimit të shqipes së sotme, monografitë mbi parashtesat dhe prapashtesat e gjuhës shqipe13. Falë autoritetit të vet, ÇABEJ, me përvojën e tij të pasur, mundi të jetë i frytshëm për formësimin e gjuhës së njësuar letrare.

    Me EQREM ÇABEJN ne humbim jo vetëm një dijetar të madh, por ai ishte personalisht për ne një mësues dhe një shembull. Ai na ka

    10 E. ÇABEJ, “Meshari” i Gjon Buzukut (1555). Botim kritik. I. Hyrje dhe transliterim, Tiranë 1968; II. Faksimile dhe transkribim fonetik, Tiranë 1968. 11 Khs. punimin e përgjithshëm Albanische Volkskunde, në: Südost-Forschungen XXV (1966), f. 333-387. 12 Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë 1954. 13 Të dyja monografitë janë botuar disa herë, së fundi në: Aleksandër Xhuvani, Vepra. I., Tiranë 1980: Parashtesat e gjuhës shqipe, f. 359-417; Prapashtesat e gjuhës shqipe, f. 419-581.

  • 38 Buchholz – Fiedler

    mbështetur në punën tonë si askush tjetër përmes pjesëmarrjes së tij të përhershme miqësore dhe kritikës ndihmuese.

    Oda BUCHHOLZ, Wilfried FIEDLER

    Marrë nga: Zeitschrift für Phonetik, Sprachwissenschaft und Kommunikationsforschung, 1, 1981, f. 591-593.

    Përktheu nga gjermanishtja: Genc LAFE

    Oda Buchholz (1940-2014) dhe Wilfried Fiedler (1933) – albanologë

    gjermanë nga Republika Demokratike Gjermane (deri në bashkimin e Gjermanisë). Kanë studiuar albanologji në Universitetin e Tiranës dhe në Berlin. Kanë hartuar së bashku Albanische Grammatik (1987) dhe një varg punimesh të tjera; po ashtu kanë botuar studime monografike të veçanta. Janë marrë edhe me përkthime të letërsisë shqipe në gjermanishte.

  • Vlerësime të albanologëve të huaj për veprën dhe personalitetin shkencor të Eqrem Çabejt 39

    Zdzisław WĄSIK

    PROFESOR DR. EQREM ÇABEJ (1908 – 1980), FILOLOG I

    SHQUAR, THEMELUESI I GJUHËSISË SË SOTME

    SHQIPTARE

    Më 13 gusht 1980 vdiq në Romë, pas një sëmundjeje të rëndë në

    moshën 72 vjeç, njëri nga përfaqësuesit më të njohur të shkencës shqiptare, prof. dr. Eqrem Çabej. Ky lajm tronditi gjithë botën shkencore në Shqipëri dhe jashtë saj, bashkëpunëtorët dhe nxënësit e tij, punonjësit shkencorë dhe studentët, pedagogët dhe njerëzit e kulturës. Atij i janë kushtuar shumë shkrime pas vdekjes nga gjuhëtarë të njohur e të rinj, në të cilat është rrahur dhe diskutuar krijimtaria e tij shkencore, si dhe janë pasqyruar arritjet e mëdha të veprave të tij gjigante, që i kanë marrë aq shumë kohë. Për këtë arsye e kanë quajtur me të drejtë “nestor i gjuhësisë shqiptare” 1 . Në një periudhë kohe ai bashkëpunoi dhe me qendrën shkencore të Poznanit në Poloni2. Pra, është e dobishme që figura e tij t’u bëhet e njohur rretheve të gjera të gjuhëtarëve, të cilët nuk mund të kryejnë punime të posaçme në këtë gjuhë aq pak të njohur, siç është gjuha shqipe.

    Eqrem Çabej lindi më 6 gusht 1908 në qytetin e Gjirokastrës. Arsimin fillor e mori në vendin e lindjes në Shqipëri3, ndërsa shkollën e mesme e përfundoi në Klagenfurt të Austrisë. Ndoqi studimet në Grac (Graz) dhe në Vjenë. Në universitetet e atjeshme dallohej si një nga studentët më të zellshëm. Atje pati mundësi të merrte mësime nga autoritete të shquara të fushës së indoeuropianistikës e ballkanologjisë, duke dëgjuar ligjëratat e thelluara, ndërmjet të tjerash, të Paul Kretschmer-it4 dhe të Norbert Jokl-it5. Suksesin e shndritshëm që arriti

    1 Khs. M. Blaku, In memoriam: Prof. Eqrem Çabej, Nestor i gjuhësisë shqiptare, Fjala, Viti XIII, Nr. 15. Prishtinë 1980: 1, 8-9. 2 Kryesisht mbante kontakte me prof. dr. Wacław Cimochowski-n, autor i studimit të njohur Dialekti i Dushmanit (Le dialecte de Dushmani. Description de l’un des parlers de l’Albanie du Nord, Poznań 1951). 3 Shqipëria e shpalli pavarësinë pas robërisë shumëshekullore turke, më 28 nëntor 1912. 4 Paul Kretschmer (1866-1955), profesor i gjuhësisë indoeuropiane dhe krahasuese në Universitetin e Vjenës. Redaktor për shumë vjet i revistës “Glotta”. U mor kryesisht me gjuhët klasike dhe me ballkanologjinë. Ndër veprat e tij të njohura mund të përmendim: Griechische Vaseninschriften, 1894; Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprachen, 1896; Der Ursprung des Fragetons und Fragesatzes, Scritti in onore di Alfredo Trombetti, Milano 1938; 27-50; Objektive Konjugation im Indogermanischen, 1947.

  • 40 Wąsik

    gjatë studimeve ia detyronte formimit të plotë në gjuhësinë krahasuese, përvetësimit të bazave teorike mbi të cilat mbështeteshin shumë punime shkencore me vlera monumentale dhe këto jo vetëm në lëmin e kërkimeve të larmishme gjuhësore, por edhe të kulturës.

    Pas mbarimit të studimeve u kthye në atdhe, ku punoi për shumë vite si mësues i gjuhës shqipe në shkolla të mesme dhe në institucione të tjera arsimore, fillimisht në qytetin e lindjes, pastaj në Shkodër etj. Për shumë kohë u mor me kërkime mbi “vendin dhe luftën” e popullit të vet, të cilit i kushtoi gjithë krijimtarinë e tij. Duke ecur gjurmëve të shumë burimeve bibliotekare e arkivore (ndërmjet të tjerash, dhe gjatë luftës), arriti të mblidhte materiale në shumë institucione shkencore në Itali. Pas studimit e përpunimit të tyre, arriti të shkruante një varg punimesh e studimesh, duke hedhur dritë mbi disa çështje shkencore të pazgjidhura në sferën e gjuhës dhe të kulturës të popullit shqiptar, të cilat deri atëherë nuk ishin të përshkruar në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë dhe me aq hulumtim të zellshëm e plot pasion, siç i bëri ky shkencëtar i ri.

    Pas Luftës së Dytë Botërore E. Çabej kthehet në vendin e vet të çliruar dhe vë gjithë potencialin e vet intelektual në shërbim të popullit. Në vitin 1946, kur u krijua Instituti Pedagogjik Dyvjeçar, E. Çabej u emërua pedagog i gjuhësisë dhe i albanologjisë; në vitin 1947 u bë anëtar i Institutit të Shkencave dhe në vitin 1957 u caktua profesor në Universitetin e porsaçelur në Tiranë. Në vitet që vijuan punoi pa ndërprerje në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë dhe, kur u krijua Akademia e Shkencave, u zgjodh anëtar i rregullt dhe anëtar i Presidiumit të saj. Në viti 1959 mbrojti disertacionin me titull Disa aspekte të fonetikës historike të shqipes në dritën e gjuhës së Gjon Buzukut, me të cilin fitoi gradën “kandidat i shkencave filologjike”. Më 1960 i dhanë dhe titullin profesor për arritjet shkencore teorike dhe praktike në fusha të ndryshme kërkimi dhe për një varg studimesh shkencore. Përgatiti dhe disertacionin e doktoratës (i ngjashëm me habilitacionin tonë, dr. hab.) me titull Studime etimologjike në fushë të shqipes, por këtë disertacion nuk mundi ta mbronte, pasi në atë kohë ky titull u pezullua. Në këtë fushë punoi deri në fund të jetës tij. Merrte pjesë në shumë veprimtari shkencore brenda dhe jashtë vendit. Në simpoziumet ndërkombëtare pati mundësi të pasqyronte rezultatet e punimeve të tij shkencore, të vlerësuara si të shkëlqyera dhe novatore. Në këto veprimtari ishte gjithmonë i rrethuar me respekt, konsideratë e

    5 Norbert Jokl (1877-1942), profesor i gjuhësisë indoeuropiane në Vjenë. U mor kryesisht me gjuhën shqipe. Më e njohur është vepra e tij Linguistisch-kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen (Hulumtime historike-kulturore nga lëmi i shqipes), 1923.

  • Vlerësime të albanologëve të huaj për veprën dhe personalitetin shkencor të Eqrem Çabejt 41

    nder për frytet e punës së tij, të cilat i botoi pothuajse në të gjitha revistat shkencore të njohura në botë.

    Për gjuhësinë shqiptare dalja në skenë e E. Çabejt kishte një rëndësi të veçantë:

    1. Gjuhësia krahasuese, e cila ishte e përhapur para së gjithash në gjysmën e parë të shekullit XX në shumë qendra shkencore të Europës, me gjithë interesimin e madh, nuk kishte arritur të njihte mjaftueshëm gjuhën shqipe. Ndonjë nga shkencëtarët e mëdhenj e ndërmori këtë nismë, po punimet e kryera u vunë në diskutim dhe tezat e vendosura u rivlerësuan. Nuk munguan gjithashtu dhe shkencëtarë të tillë, të cilët u thelluan mjaftueshëm me studimet e tyre mbi lëndën e kësaj gjuhe. Veç Franz Bopp-it, një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë J. G. von Hahn-i, G. Meyer-i, H. Pedersen-i dhe shumë të tjerë, në mënyrë të veçantë N. Jokl-i. Por shumë nga këta nuk dolën gjithmonë të suksesshëm, nuk arritën që studimet e tyre të kishin gjithmonë rezultate shkencore të dukshme e të verifikueshme. Ato iu nënshtruan kritikës objektive shkencore. Nuk kishin, për shembull, karakter të thelluar, gjë që mund të ilustrohet me punimin e Gustav Meyer-it, profesor i gjuhësisë krahasuese në universitetin e Gracit, i cili në Fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesichen Sprache) të vitit 1981, nxori si konkluzion natyrën gjysmëromane të gjuhës shqipe. Këto përfundime të pasakta ishin rrjedhojë e mosnjohjes së formës së brendshme dhe shpirtit të gjuhës shqipe. Shtigjet e ngatërruara e gjarpëruese të gjuhës, që çuan në rrugë pa krye ata shkencëtarë, ishin të drejta dhe të kalueshme për Çabejn, pikërisht sepse ai kishte epërsinë mbi ta, që njihte në mënyrë të përkryer gjuhën amtare dhe, veç kësaj, ishte i përgatitur mirë në universitetet e atëhershme në gjuhësinë teorike.

    2. Për arsye të njohura gjerësisht, atëherë nuk kishte dije të shumta për gjuhën shqipe dhe në gjuhën shqipe, në veçanti mungonin punime nga fusha e terminologjisë dhe sidomos arritjet teorike gjuhësore të asaj periudhe ishin fare të pakta. Doli pra E. Çabej, i cili preku problemet bazë të studimeve të gjuhës së vet. Pa mohuar, përkundrazi, duke i vlerësuar, paraqiti kontributin dhe bëmat e përfaqësuesve të Rilindjes Kombëtare6, të cilët u dhanë trajtë periudhave të ndryshme të Rilindjes, si: Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Jeronim De Rada, Dhimitër Kamarda, pastaj Ndre Mjeda, Justin Rrota, Marko La Piana, Nikollë Gazulli, Gjergj Pekmezi. Historianët e sotëm mbështesin njëzëri se historia e gjuhësisë shqiptare e ka zanafillën e saj nga Aleksandër

    6 Rilindja Kombëtare Shqiptare filloi në çerekun e fundit të shekullit të XIX. Kjo lëvizje kishte për qëllim luftën për ruajtjen e integritetit territorial, shkëputjen nga Turqia dhe zgjimin e ndërgjegjes kombëtare nëpërmjet përhapjes së arsimit e kulturës në gjuhën shqipe në bazë të traditave të moçme shqiptare. Në këtë etapë të historisë e rëndësishme ka qenë e ashtuquajtura Lidhja e Prizrenit në vitin 1878.

  • 42 Wąsik

    Xhuvani7 dhe Eqrem Çabej. Kryesisht falë veprës së këtij të dytit dhe pastaj të një plejade të tërë, ku renditen miqtë, kolegët dhe nxënësit e tij, fillon epoka e re e gjuhësisë shqiptare, e cila ndodhet në duart e sigurta të specialistëve të vendit. Në kujtimet e mëvonshme të pasvdekjes dhe në konferenca të arritjeve të shkencës shqiptare jo një herë është theksuar se prof. E. Çabej kishte epërsi të dukshme mbi gjithë shkencëtarët që e rrethonin. Këtë epërsi ai e kishte fituar me nivelin e lartë të dijes, që zotëroi në mënyrë të thelluar në qendrën më të njohur e më të fuqishme në fushën e gjuhësisë së krahasuar e të ballkanistikës, siç ishte në atë kohë Vjena, falë mësuesve të shquar të saj dhe punimeve të tyre të mbështetura në kritere të qëndrueshme. Dijet e shëndosha e të gjera ishin të domosdoshme në studimet mbi historinë e gjuhës dhe gjeografinë e saj.

    Këto rrethana e vendosën E. Çabejn në pozitën për të paraqitur dy anë:

    1. Të nxirrte në pah se gjuha shqipe ishte bërë objekt i studimeve jo vetëm i rretheve të huaja shkencore;

    2. Nga arritjet më kulmore të gjuhësisë shqiptare mund të përfitonte e gjithë bota për zgjidhjen e shumë problemeve të indoeuropianistikës në përgjithësi dhe të ballkanistikës në veçanti.

    Diskutimi i punimeve kërkimore shkencore të Eqrem Çabejt dhe pasqyrimi i arritjeve të tij në atë nivel që e meritojnë, nuk është i mundur në këtë paraqitje përmbledhëse, prandaj do të zgjedhim dhe skicojmë ato më të rëndësishmet e ato që mund t’i interesojnë çdo filologu. Në përgjithësi mund të pohojmë se ai ishte një shkencëtar me interesa të gjithanshëm humanitarë. Në vlerësimet dhe rezymetë e krijimtarisë së tij theksohet se ai ishte në periudha të ndryshme etimolog dhe fonetikan, leksikolog dhe leksikograf, dialektolog dhe studiues i teksteve të vjetra, estet, folklorist dhe etnograf, si dhe kritik letrar. Veç këtyre, duhet shtuar dhe fakti se ai dispononte dije enciklopedike në fushat e studimeve që ka rrokur; sot është gjë e rrallë të gjendet një shkencëtar i këtyre përmasave. Mbi të gjitha atë e karakterizonte një patriotizëm i zjarrtë, që e nxiste dhe e detyronte t’i vinte vetes objektiva largvajtës dhe synime të shtrira gjerësisht.

    Për arsye objektive, veprimtaria shkencore e E. Çabejt analizohet në dy faza: e para shtrihet në vitet 1929–1945 dhe e dyta rrok periudhën 1945–1980. Si karakteristikë e fazës së parë kanë qenë kushtet në të cilat

    7 Për sa i përket kontributit të Aleksandër Xhuvanit në shkencën shqiptare, mund të gjeni informacion ndërmjet të tjerash në dy artikujt e botuar në revistën Studia Albanica 1, XVII Annee. Tiranë 1980 (Academie des Sciences de la RPS d’Albanie, Institut d’Histoire, Institut de Linguistique et Literature): T. Cami, Aleksandër Xhuvani, eminente personalite de l’enseignement, de la science et de la vie politique-sociale: 63-79; si dhe M. Domi, Le professeur dr. Aleksandër Xhuvani, une figure eminente de la linguistique albanaise: 81-96.

  • Vlerësime të albanologëve të huaj për veprën dhe personalitetin shkencor të Eqrem Çabejt 43

    punonte, si dhe mënyra e interpretimit të problemeve të shumëllojshme, të cilat nuk përqendroheshin vetëm rreth çështjeve gjuhësore. Në fazën e dytë u krijuan mundësitë e emërimit të tij në vende pune të institucioneve shkencore. Kjo ishte rrjedhojë e pjekurisë së tij, dijeve dhe përvojës. Në këtë periudhë, interesat e tij shkencorë drejtohen në kërkime kryesisht gjuhësore.

    Ende në periudhën kur ishte student, sa mbushi 21 vjeç, botoi artikullin kritik me titull Poezia e Lasgush Poradecit, në të cilin paraqiti pikëpamjet e veta mbi poezinë. Vlera e këtyre mendimeve është konsideruar prej teoricienëve të letërsisë, siç thekson Murat Blaku8, tepër aktuale dhe për ditët e sotme. Por hapat e para në studimin e fakteve të gjuhës i ndërmori në vitin 1933, kur përgatiste disertacionin e doktoratës Studime italoshqiptare (Italoalbanische Studien), të ndarë në pesë kapituj, me vëllim 145 faqe, të cilin e mbrojti me sukses para komisionit të përbërë nga dy profesorët e tij, Paul Kretschmer dhe Norbert Jokl. Ky punim mori vlerësimin “shkëlqyeshëm” dhe i dha autorit titullin doktor i filozofisë. Veçanërisht pozitivisht u shpreh për vlerat shkencore të disertacionit Norbert Jokl-i në recensionin e tij shkencor. Një kopje e këtij disertacioni ruhet edhe sot në Universitetin e Vjenës.

    Tjetër studim, i cili në të vërtetë nuk trajtonte çështje gjuhësore, por që ishte vlerësuar lart në shumë qarqe shkencore për kriteret rigoroze dhe metodat shkencore të përdorura në trajtimin e problemit, ishte artikulli mbi Zakone dhe doke të shqiptarëve (Sitten und Bräuche der Albaner), i botuar në revistën Revue internationale des études balkaniques (Beograd 1935). Mbi vlerën e tij shkencore dëshmon dhe fakti se u botua jo vetëm gjermanisht në revistën e lartpërmendur, por dhe serbokroatisht, po në Beograd në revistën Knjige o Balkanu (I, 1936). Një recension pozitiv mbi këtë artikull doli dhe në faqet e së përjavshmes Illyria (në numrin 4.VIII.1935), që u kushtohej problemeve kulturore të kohës. Këtu theksohej se studimi për zakonet e shqiptarëve ishte shkruar me një gjuhë të mirë shkencore dhe ato janë klasifikuar dhe paraqitur në mënyrë aq sistematike, ndonëse nga një autor i ri, por me zell e pasion, si dhe i armatosur me njohuri dhe kritere të sakta shkencore, saqë ky studim mund të jetë me interes për cilindo. Vëmendje e veçantë i kushtohet faktit se artikulli është një punim mbi zakonet dhe një ndihmesë me vlerë në studimet mbi institucionet e jetës shoqërore të shqiptarëve. Ai, gjithashtu, mbështetet dhe nga punimet e albanologëve të tjerë, si: Hahn, Pedersen, Kretschmer, Patsch, Jokl etj., po ashtu tërheq

    8 M. Blaku, vep. cit., s. 8.

  • 44 Wąsik

    dhe vëmendjen e shkencëtarëve të rinj shqiptarë9 . Për këto arsye ai studim ishte një pikë referimi për studiuesit e rinj të problemeve të zakoneve e dokeve të shqiptarëve, të cilët shfrytëzonin revistën Revue internationale des études balkaniques në Beograd dhe botonin atje punimet e tyre kryesisht në gjuhën gjermane.

    Vëmendje të veçantë u ka kushtuar E. Çabej, në vitet e para të punës, problemeve të prejardhjes së gjuhës shqipe dhe vendit që zë në Ballkan. Në krestomacinë për nxënësit e shkollave të mesme, botuar në vitin 1936 me titull Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe, që përmbante njohuri lidhur me klasifikimin e gjuhëve, ndarjen dhe shtrirjen e dialekteve të gjuhës shqipe dhe informacione të tjera, mbronte tezën mbi prejardhjen nga ilirishtja të gjuhës së tij amtare, duke shfrytëzuar dhe pikëpamjet e filozofëve dhe historianëve, si: Leibniz, Thunmann, Diefenbach, Fallmerayer, si dhe gjuhëtarëve, si: Gustaw Meyer, Miklosich e në mënyrë të veçantë Kretschmer dhe Jokl. Argumentet dhe faktet materiale, të cilat vërtetojnë sot prejardhjen e gjuhës shqipe nga ilirishtja e lashtë, flasin drejtpërdrejt në mbështetje të tezës së formuluar nga Çabej para dhjetëra vjetësh.

    Trajtimi më i thelluar i problemeve gjuhësore, si dhe i atyre kulturore-letrare të popullit shqiptar, mund të gjendet, sipas mendimit të shumë kritikëve, në monografinë e njohur të Çabejt Për gjenezën e literaturës shqipe, botuar në Shkodër më 1939. Kjo vepër dallohet para së gjithash nga shtrimi dhe zgjidhja në mënyrë konkrete dhe kompetente e çështjes lidhur me emrin e popullit shqiptar: arbën, arbër, arbënesh, arbëresh dhe hipotezave të shumëllojshme për sa i përket etimologjisë të emrave: Arbën, Arbër10. Autori ka qenë shumë i kujdesshëm në gjykimet

    9 Shkruan për këtë Jup Kastrati, Veprat albanologjike të Prof. Eqrem Çabejt, Bul. Shk. i Instit. Dyvjeçar të Shkodrës 1965: 100. Citatin e recensionit të përmendur e jep M. Blaku, vep. cit. 10 Shqiptarët e quajnë veten Shqiptar, kurse vendin e tyre Shqipëria, por në kohët e hershme populli shqiptar njihej në botë si: Albanian, Albanese etj. dhe vendi i tij si Albania, Albanie. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyen e vet. Lidhet me disa rrethana me karakter etnografik, të veçanta për Shqipërinë dhe të kaluarën e saj historike.

    Duke ecur në gjurmët e këtyre fakteve, vihet re në fillim se, megjithëqë në vetë fjalën Shqiptar është emri i popullit, kurse Shqipëri emri i vendit, përsëri në kolonitë shqiptare në Itali dhe në Greqi ky emërtim nuk njihet. Shqiptarët në Italinë e Jugut dhe në Sicili, pasardhës